Koha 954

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 25 mars 2021 Viti XX Numër 954 Çmimi 0,50

Reflektimi politik i strukturave politike shqiptare, më se i nevojshëm

ISSN 1800-5696

Kushtrim për identitetin

Sazana Çapriqi (1964-2021)


PËRMBAJTJE

14

16 Konsiderimi i ndihmës psikologjike si tabu

Ujq e njerëz

18

20 Perceptimi dhe ndjenjat frymëzuese shpirtërore

Kaosi modern rrezikon fëmijët dhe adoleshentët

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 25 MARS 2021


PËRMBAJTJE

24

26 Bora shkruan(inë) tregim!

Vepër e rëndësishme për arsimin në Krajë

28

30 Kundërshtime të ashpra nga ekologët, komuniteti lokal dhe organizatat mjedisore

Personalitet me merita në fushën e arsimit dhe kulturës KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.me

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 25 MARS 2021

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Në vazhdim të mbledhjes së Kuvendit të Komunës së Ulqinit

Aleksandar Daboviq u zgjodh kryetar i ri i Komunës Ulqin – Inxhinieri i arkitekturës dhe kryearkitekti i deritashëm i Komunës së Ulqinit, Aleksandar Daboviq, është zgjedhur kryetar i kësaj komune, në vazhdim të mbledhjes së Kuvendit të Komunës së Ulqinit, që është mbajtur të mërkurën e kaluar. Për zgjedhjen e Daboviqit kanë votuar 20 këshilltarë të shumicës së re parlamentare, e cila përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve, koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” (Partia Demokratike, LD në MZ), Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Socialidemokratët e Malit të Zi dhe Partia Boshnjake, kundër kanë votuar gjashtë këshilltarë të Forcës së Re Demokratike, ndërsa këshilltari

4

Javore KOHA

E ENJTE, 25 MARS 2021

i Partisë Socialdemokrate ka qenë i përmbajtur. Në fjalën e tij pas dhënies së betimit, Daboviq ka thënë se nuk dëshiron të premtojë gjëra joreale dhe të paarritshme. “Por dëshiroj të jeni të bindur që do të jap maksimumin për të bërë disa ndryshime themelore për të mirën e Ulqinit dhe për përparimin e komunitetit ku jetojmë. Kurse koha do jetë treguesi më i mirë për suksesin e arritur”, ka thënë ai. Kryetari i ri i Komunës së Ulqinit është shprehur se jemi dëshmitarë që Ulqini dhe Mali i Zi po kalojnë nëpër një situatë shumë të vështirë shëndetësore, ndaj së cilës duhet të

përshtatemi, të jemi të përgjegjshëm, të ruajmë veten dhe të tjerët. “Vetëm së bashku dhe të disiplinuar mund ta fitojmë pandeminë. Shëndeti nuk ka çmim, këtë e kemi parë edhe vetë”, ka thënë Daboviq, duke përkujtuar se jemi në prag të sezonit turistik dhe se duhet të japim maksimumin në mënyrë që Ulqinit t’ia kthejmë shkëlqimin. Daboviq zëvendëson në këtë post kryetarin e deritashëm të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, të cilit i ka përfunduar mandati për shkak të pensionimit. Ai është anëtar i Këshillit Qendror të Partisë Demokratike të Socialistëve. i. k.


NGJARJE JAVORE

Kosova zgjedh kryetarin e ri të Kuvendit dhe Qeverinë e re

Albin Kurti kryeministër për të dytën herë Prishtinë – Në Kosovë të hënën ka filluar formimi i institucioneve të reja shtetërore, të dala nga zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt. Në seancën konstituive të përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje! është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit. Për zgjedhjen e tij kanë votuar 69 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje!, partive të komuniteteve joshumicë dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, kundër kanë votuar 33 deputetë të opozitës, ndërsa nuk ka pasur asnjë të përmbajtur. Deputetët kanë zgjedhur po ashtu edhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje! ka propozuar Saranda Bogujevcin, Partia Demokratike e Kosovës Bedri Hamzën dhe Lidhja Demokratike e Kosovës Kujtim Shalën, të cilët janë votuar me 107 vota për dhe 6 kundër, pa asnjë abstenim. Kurse Lista Serbe për nënkryetar ka propozuar Sllavko Simiqin, partitë tjera të komuniteteve joshumicë propozuan Bekim Arifin, të cilët janë zgjedhur me 91 vota për, 6 kundër dhe 10 abstenime. Po të njëjtën ditë, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan për qeverinë e re të Kosovës, me kryeministër Albin Kurti. Qeveria e re mori besimin e 67 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe komuniteteve joshumicë, kurse kundër votuan 30 deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo është hera e dytë që Albin Kurti zgjidhet kryeministër i Kosovës pasi që herën e parë, vitin e kaluar, u shkarkua vetëm pas 50 ditësh në krye të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e re e Kosovës ka 15 ministri dhe tre zëvëndëskryeministra: zëvendëskryeministër i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi; zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, dhe zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi. Në ekspozenë e paraqitur para deputetëve, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se prioritet i qeverisë së tij është ekonomia dhe drejtësia, duke u fokusuar në ditët e para të qeverisjes me pandeminë që e ka kapluar vendin me rritje të madhe të numrit të të infektuarve. Me një ceremoni shtetërore, kryeministri i deritashëm i Kosovës, Avdullah Hoti, ia ka dorëzuar të martën detyrën, kryeministrit të ri, Albin Kurti. Sfidë për Kuvendin e ri të sapo konstituuar është tani zgjedhja e presidentit të Kosovës. Kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje! për këtë post është Vjollca Osmani. Por nuk dihet

nëse ajo do të arrijë të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur Presidente e Kosovës. Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Nëse kjo dështon në dy raunde, organizohet votimi i tretë ku pretendenti për president duhet të ketë së paku 61 vota, por gjithsesi duhet të jenë në sallë 80 deputetë nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës. Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje!, pjesë e listës zgjedhore të së cilës ishte edhe Lëvizja “Guxo” e Vjosa Osmanit”, fitoi 50.28 për qind të votave apo 58 ulëse të Kuvendit. Partia Demokratike e Kosovës ka 19 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka tetë deputetë. 20 vende të garantuara në Kuvend u takojnë pakicave, 10 nga to për serbët e Kosovës, kurse 10 vendet tjera për komunitetet tjera joshumicë. (Kohapress)

E ENJTE, 25 MARS 2021

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Hipokrizia politike e partive shqiptare në Ulqin

Reflektimi politik i strukturave politike shqiptare, më se i nevojshëm Kur një politikan, me të madhe mbron programin a projektet politike të një partie të caktuar, jo pse beson në saktësinë, korrektësinë apo ndershmërinë e tyre, por vetëm se pret ndonjë favor nga ajo politikë, etiketohet si hipokrit politik, i cili në thelb është një person i pasigurt, lëkundet andej e këndej për rehatinë e tij! Sjelljet e tilla të politikanëve, sidomos të atyre që na paraqiten si dashamirës të popullit - votuesit të vet, janë të rrezikshme dhe të dëmshme!

Hajrullah Hajdari

Tanimë qytetarët e Komunës së Ulqinit janë dëshmitarë të dështimit edhe të një koalicioni të panatyrshëm, apolitik e jofunksional në pushtetin vendor në Ulqin dhe krijimit të një koalicioni po ashtu të panatyrshëm në raport me dëshirën e shprehur të qytetarëve të kësaj komune në zgjedhjet lokale, para më shumë se tre viteve. Pra, dëshira e votuesve shqiptarë për një koalicion të partive shqiptare edhe një herë u keqpërdor, madje në mënyrën apo formën më të keqe të mundshme, duke e arsyetuar këtë akt të turpshëm si nevojë për realizimin e planeve zhvillimore, madje edhe me arsyetimin, aspak të moralshëm, se kinse “kështu na ka thënë Prishtina e Tirana”. Pra, ajo “Prisht-

6

Javore KOHA

E ENJTE, 25 MARS 2021

inë e Tiranë” që para tetë apo nëntë muajve nuk iu dha as përkrahjen më minimale të tyre. Ky veprim dhe mesazhi që po përcjellë s’është tjetër veçse hipokrizi e pastër politike, që fatkeqësisht, politikën, zhvillimin ekonomik e mirëqenien e popullsisë së Komunës së Ulqinit po e përcjellë së paku nga viti 2007. Dhe për hipokrizi, të njëjtit aktorë! E njëjta parti politike e ndarë në dysh, me koncepte të njëjta, por për interesa të veçanta individuale. Po ashtu, duhet theksuar se dalja e anëtarit të ish-koalicionit në opozitë nuk mund të konsiderohet ndryshe përveçse akt i taktikës së bërjes politikë të tyre, sepse të ishte ndryshe e të mendonin për vullnetin e atyre që me votën e tyre i mandatuan për krijimin e një koalicioni të partive shqiptare e jo për t’i bërë DPS-it shumicën për zgjedhjen e kryetarit të komunës dhe udhëheqjen me administratën publike në komunë. Ky veprim i tyre dëshpërues s’ma do mendja se do te ketë eho dhe ndikim në një të ardhme

të shpejtë për rejtingun e tyre politik. Në anën tjetër, në këtë moment, në këto rrjedha politike dhe afat kohor, jo më shumë se nëntë muaj, nuk është e qartë se çka mund të bëjë, natyrisht në të mirë të qytetarëve, për zhvillimin ekonomik të kësaj komune më të prapambetur në bregdetin malazez, ky koalicion i riformuar apo kryetari i zgjedhur, për zbatimin e politikave për integrimin e popujve pakicë dhe zhvillimin kulturor, arsimor të tyre etj., kur ata këtu ishin dhe e udhëhoqën Komunën e Ulqinit 14 vitet e fundit. Rezultatet e arritura janë të prekshme dhe si rrjedhojë pritshmëritë janë shumë të vogla. Një gjë që të bën përshtypje, ndoshta pozitive, është egoja e një djaloshi të ri, të shkolluar, të sjellshëm, e si duket të etur për pushtet, të bëhet kryetar, anipse në këto kohë të vështira edhe për partinë së cilës i takon, anipse ndoshta nuk do të ketë mundësi të bëjë diçka më shumë e më mirë, por kryesore, sadopak të jam/bëhet kryetar i komunës. Në këtë aspekt, ai

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION është i pafajshëm. Sigurisht, duke e njohur qysh në fëmijëri, prejardhjen e tij dhe impenjimin e tij në kryerjen e detyrave, duhet t’i urojmë sukses, por pritshmëria është shumë e vogël, veçanërisht nëse ky koalicion i rindërtuar është në të mirën e të gjithëve. Skepticizmi im për pritshmëritë e qytetarëve ulqinakë nga kompozimi i ri i pushtetit vendor, bazohet në fakte të shkruara e botërisht të njohura për gjendjen në Komunën e Ulqinit, për zhvillimin ekonomik, kulturor e arsimor të trojeve shqiptare dhe pozitën e tyre politiko-juridike në Mal të Zi. Nuk trashëguam shumë as nga ish-Jugosllavia, edhe atëherë ishim më të varfrit në bregdet, mbase edhe më gjerë, por trashëguam shumë më shumë se na ka mbetur sot. Ulqini trashëgoi një rrjet të objekteve turistike me afër 7 500 shtretër funksionalë në sektorin shoqëror (hotele, pushimore), një sipërmarrje me rëndësi të veçantë – kriporen, një sipërmarrje që furnizonte krejt bregdetin malazez me artikuj bujqësorë “Agroulqinin” etj. etj. Sot Ulqini, edhe pas 30 viteve, jo që s’ka shtuar asnjë kapacitet turistik, përkundrazi janë shembur dy hotele (“Galeb” dhe “Lido”) me afër 900 shtretër, ndërsa objektet tjera u devastuan, kriporja u privatizua dhe u shkatërrua, “Agroulqini”-n për një shumë qesharake e çuan në falimentim. Me fjalë të tjera, sot (s)kemi një ekonomi të shkatërruar në krahasim me kohën e kaluar. Në fushën e kulturës, ku bën pjesë edhe sporti, trashëguam shumë pak. Po për 30 vite, çka arritëm të kemi? Klubi i Futbollit i Komunës së Ulqinit është i vetmi ekip futbolli në Mal të Zi që nuk ka, jo stadium, por së paku fushë sportive! Ulqini është ndër qytetet e rralla në Mal të Zi që nuk ka qendër – sallë sportive shumëfunksionale, Ulqini është i vetmi qytet bregdetar që nuk ka marinën e vet. Vërtet u mashtruam me të famshmen “Kaceme” jofunksionale. Shumë e shumë objekte të tjera të nevojshme për zhvillimin ekonomik, kulturor e arsimor mungojnë në Ulqin. Faktikisht, kështu është shprehur kujdesi i shtetit për qytetin tonë, me resurse të shumta që Zoti ia ka dhënë, por pa kujdesin apo interesin e merituar për valorizimin e tyre. Hipokriti i skenës sonë politike ka sofistikuar tej mase veten, aq sa një

Së paku duhet të reflektojnë në nivelin e liderëve shqiptarë në Malësi, të cilët, dorën në zemër, krijuan një pushtet vendor me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike shqiptare dhe po i dalin zot popullit të vet dhe nuk mund të quhet hipokrizi politike edhe nëse thonë se “kështu më thanë në Prishtinë e Tiranë”. Reflektime pozitive në këtë aspekt ka edhe në Komunën e Gucisë

pjesë të konsiderushme, jo vetëm të votuesit të vet, por edhe një pjesë të konsiderueshme të popullatës apolitike, i ka futur në huti apo lajthitje. Votuesit dhe të tjerët shpeshherë nuk janë në gjendje të shohin e dallojnë realitetin politik, e kështu vështirë bëjnë dallimin e të mirit nga i keqi. Nuk arrijnë dot të dallojnë programet e partive të ashtuquajtura qytetare nga ato me koncept kombëtar! Me veprimet hipokrite të politikanëve tanë, që tjetër premtojnë e tjetër bëjnë, qytetari ynë, votuesit tanë janë demotivuar dhe kanë humbur shpresat se mund të bëhet diçka më mirë. Shumë njerëz mendojnë se asgjë nuk i shqetëson më shumë se hipokrizia, sepse ajo është bërë pjesë e jetës jo vetëm politike; ajo i ka shtrirë rrënjët edhe në ekonomi, kulturë etj. Kështu, edhe pa dashje mund t’i nënshtrohen uraganit të hipokrizisë politike të kohës. Kur një politikan, me të madhe mbron programin a projektet politike të një partie të caktuar, jo pse beson në saktësinë, korrektësinë apo ndershmërinë e tyre, por vetëm se pret ndonjë favor nga ajo politikë, etiketohet si hipokrit politik, i cili në thelb është një person i pasigurt, lëkundet andej e këndej për rehatinë e tij! Sjelljet e tilla të politikanëve, sidomos të atyre që na paraqiten si dashamirës të popullit - votuesit të vet, janë të rrezikshme dhe të dëmshme! Në rastin tonë konkret, edhe pse nuk mund të flasim, ndoshta, për hipokrizinë tipike politike, politikanët tanë duke e parë e përjetuar mosinteresimin e pushtetit për investime, për zhvillim ekonomik, kulturor e arsimor e duke e shijuar së bashku me ne varfërinë e pamerituar të këtij qyteti, duhet ta heqin “maskën”, e cila u përshkruhet. Ata duhet të vetëdijësohen se populli u ka besuar atyre postet politike bazuar në premtimet e tyre

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

për një angazhim, së bashku me të gjitha partitë shqiptare, për forcimin e identitetit kombëtar dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, kulturor e arsimor e jo për përfitime personale. Ata ua kanë dhënë besimin e tyre për të qenë unik e jo përçarës. Së paku duhet të reflektojnë në nivelin e liderëve shqiptarë në Malësi, të cilët, dorën në zemër, krijuan një pushtet vendor me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike shqiptare dhe po i dalin zot popullit të vet dhe nuk mund të quhet hipokrizi politike edhe nëse thonë se “kështu më thanë në Prishtinë e Tiranë”. Reflektime pozitive në këtë aspekt ka edhe në Komunën e Gucisë. Reflektimi politik i të gjitha strukturave politike shqiptare është më se i nevojshëm, sidomos në këto kohë kur shumëçka nuk është e qartë për popullin shqiptar në raport me qeverinë aktuale. Është më se nevojshme të distancohemi nga përdorimi i vetëdijshëm i një maske politike për të mashtruar publikun dhe për të pasur përfitime politike për vetëm disa nga ata e jo përfitime politike për të gjithë shqiptarët në Mal të Zi. Unë nuk mundem dhe as dua të besoi se përfaqësuesit e partive politike dhe lidershipet e atyre partive politike që favarizojnë cilëndo parti joshqiptare për krijimin e pushtetit vendor në Ulqin, do të qëndrojnë edhe më tutje nën ombrellën e hipokrizisë politike, por dua të besoj se, edhe nëse kanë pasur pretendime apo veprime të tilla, se do të reflektojnë sa më shpejt që është e mundur e do të japin kontributin e tyre aq të nevojshëm për unitetin e munguar, për të eliminuar njëherë e përgjithmonë përçarjet, ashtu siç dua të besoj edhe në reflektimin e votuesit dhe popullit shqiptar kundrejt marrëdhënies së tyre me partitë përçarëse e në favor të atyre unifikuese. E ENJTE, 25 MARS 2021

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

“Fëshfërima në errësirë” Robert Ellis Sidoqoftë, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së dhe Komisioni janë ftuar të paraqesin një raport mbi gjendjen e lojës në lidhje me marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare BE-Turqi dhe mbi instrumentet dhe opsionet se si të veprohet. Kështu që të gjithë jemi duke pritur për të dëgjuar atë që Xhozep Borrell ka për të thënë. Shpresojmë se do të pritet me një përgjigje më pozitive sesa vizita e tij në Moskë në kërkim të “një dialogu më konstruktiv”. Siç shpjegoi Borrelli, ai kishte për qëllim “të provonte, përmes diplomacisë parimore, nëse qeveria ruse ishte e interesuar të adresonte ndryshimet dhe të ndryshonte trendin negativ në marrëdhëniet tona”. Çështjet e të drejtave të njeriut dhe liritë themelore ishin në qendër të

8

Javore KOHA

E ENJTE, 25 MARS 2021

vizitës së tij, por thirrja e tij, duke përfshirë një thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Aleksej Navalnit, ra në vesh të shurdhër. Në vend të kësaj, ai u takua me një konferencë shtypi “të organizuar në mënyrë agresive” dhe dëbimin e tre diplomatëve të BE-së. Në vend që të kënaqem me mendime dëshirash, një vlerësim i ngjashëm me atë në “Financial Times”, “Akti i tretë i Vladimir Putin” do ta shpëtonte Borrellin nga zhgënjimi. Duke gjykuar nga takimi i tij në janar me ministrin e jashtëm turk Mevlut Çavushoglu, ai ka të ngjarë të bëjë të njëjtin gabim. Nën drejtimin e kancelares gjermane Angela Merkel, BE-ja ka miratuar “një agjendë pozitive” me Turqinë, e cila në qarqe të caktuara ka fituar pothuajse të njëjtin status si kërkimi për Gralin e Shenjtë. Në shkurt, Fondi Gjerman Marshall mbajti një uebinar “në kërkim të një aghende pozitive”, ku eurodeputet-

ja kroate Zelana Zovko, e cila është kryetare e Forumit BE-Turqi, injektoi një shënim të realizmit kur deklaroi se disa thirrje telefonike në Gjermani ishin të pamjaftueshme. Turqia duhet të “ecë në bisedime” dhe të demonstrojë përmirësime në lidhje me shoqërinë civile, gazetarët dhe të drejtën për të protestuar. Në një uebinar, të mërkurën e kaluar, mbajtur nga Këshilli i Atlantikut mbi një perspektivë afatgjatë të marrëdhënieve BE-Turqi, kishte marrëveshje mbi interesat e përbashkëta, tregtinë, migracionin dhe sigurinë, por një nga folësit bëri thirrje për një përqendrim në çështje të prekshme. Po, me të vërtetë, le ta bëjmë atë. Theksimi i Xhozep Borrellit mbi çështjet e të drejtave të njeriut dhe liritë themelore është përputhur me kthimin e administratës Bajden në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe një ripranim të “një politike të jashtme të përqendruar në

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Në Samitin e dhjetorit, Këshilli Evropian edhe një herë vendosi të shtyjë zvarritjen e negociatave. Në përfundimet e tij ai vuri në dukje: “BE-ja do të kërkojë të koordinojë në çështjet që lidhen me Turqinë dhe situatën në Mesdheun Lindor me Shtetet e Bashkuara”. Pra, problemi i është kaluar Xho Bajdenit, por për vetë respektimin e saj, BE-ja duhet të vendosë çfarë duhet të bëjë me Turqinë

demokraci, të drejtat e njeriut dhe barazinë”. Kjo, në parim, duhet t’i vendosë SHBA-të në një rrugë përplasjeje me Turqinë dhe Presidenti Bajden ende nuk i ka bërë një telefonatë Presidentit Erdogan. Në një përpjekje për të rinovuar marrëdhëniet BE-Turqi, Erdogani ka paraqitur një Plan Veprimi për të Drejtat e Njeriut, i cili tashmë është konsideruar i vdekur. Asnjë nga tre uebinarët që kam marrë pjesë (dy me Këshillin Atlantik) nuk e kanë adresuar çështjen e refuzimit të Turqisë për të respektuar vendimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe lirimin e liderit kurd Selahatin Demirtas dhe humanistit Osman Kavala. Mbi të gjitha, Turqia, si Rusia, është një anëtare e Këshillit të Evropës dhe e detyruar të respektojë vendimet e Gjykatës. Siç demonstrohet nga një numër telefonatash nga Erdogan me Merkel dhe gjithashtu presidenten e Komis-

ionit të BE-së, Ursula von der Lajen, çështja kryesore për Turqinë është zbatimi i deklaratës së 18 marsit nga 2016. Kjo përfshinte gjashtë miliardë euro për refugjatët sirianë në Turqi , hapat drejt liberalizimit të vizave dhe një azhurnim të Bashkimit Doganor si dhe një angazhim për të “ri-aktivizuar” procesin e pranimit. Marrëveshja erdhi si një përgjigje ndaj vendimit të keq-gjykuar të Angela Merkelit në 2015 për të hapur dyert e Evropës për mbi një milion refugjatë të Lindjes së Mesme, gjë që e bëri atë të nxitonte në Stamboll dhe t’i ofronte Erdoganit stimuj për të ndaluar migrimin. Korrikun e kaluar kjo u rrit me 485 milion euro, por siç e bëri të qartë të mërkurën zëvendësministri i jashtëm i Turqisë Faruk Kajmakçı, marrëveshja ka nevojë për rinovim. Por, ka pika takimi. Liberalizimi i vizave kërkon përafrimin e legjislacionit të terrorit me standardet evropiane

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

dhe deri tani përkufizimi i terroristit në Turqi ka arritur të përfshijë pothuajse të gjithë që nuk pajtohen me presidentin dhe qeverinë e tij. Në lidhje me një azhurnim të Bashkimit Doganor, Parlamenti Evropian në draft raportin e tij thekson se një modernizim i Bashkimit Doganor mund të jetë i dobishëm për të dyja palët dhe do ta mbante Turqinë të ankoruar ekonomikisht dhe normativisht në BE. Sidoqoftë, ai rithekson se kjo do të duhej që të bazohet në kushtëzim të fortë në lidhje me të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Për më tepër, thekson se duket joreale të parashikohet ndonjë modernizim i Bashkimit Doganor duke pasur parasysh rrethanat aktuale. Pra, kur Këshilli Evropian mblidhet në 25-26 mars, është një pyetje e hapur nëse vendet anëtare do të bien dakord edhe një herë për një politikë akomodimi ndaj Turqisë apo nëse ata do të mbajnë një qëndrim parimor. E ENJTE, 25 MARS 2021

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Diskursi politik

Zgjedhje lokale me Ndonëse zgjedhjet në Nikshiq ishin lokale, në saje të kohës dhe vendit të mbajtjes së tyre, ato kishin peshë të veçantë, duke marrë përmasa shtetërore, që u dëshmua me angazhimin e partive politike në vend por edhe të faktorëve relevantë nga jashtë, sidomos ata serbë, duke dëshmuar se Mali i Zi vazhdon të jetë mjedis i pakonsoliduar me ambient të polarizuar politik me përmasa shqetësuese gjeopolitike për vendin dhe rajonin

Nail Draga

Në asnjë qytet në Mal të Zi, mbajtja e zgjedhjeve lokale nuk ka pasur jehonë sikurse në Nikshiq, i cili është i dyti në vend pas Podgoricës për nga numri i banorëve dhe elektorati. Angazhimi i subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhje me lista të veçanta zgjedhore dëshmoi se skena politike në Mal të Zi vazhdon me kursin e mëparshëm, me ndarje dhe përçarje politike, në baza nacionale e fetare kësaj here në popullsinë ortodokse (malazeze e serbe) e cila të përkujton vitet 90-ta të shekullit të kaluar në ish-Jugosllavi. Në një atmosferë të tillë të tensionuar u realizua fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale që i ngjante një referendumi për popullatën lokale.

PDS (DPS) 19.293 vota (40.40 %) , 18 mandate të këshilltarëve, Fronti Demokratik (DF) 12.387 vota (25.90%),11 mandate, Demokratët (DCG) 11.094 vota (23.20%), 10 mandate, URA 2.138 vota (4.50%) 1 mandat, Lëvizja Popullore (NP) 1.558 vota (3.30%), 1 mandat si dhe PSD (SDP), 1.269 vota (2.7%) pa mandat këshilltari. Nga këto të dhëna del se partia që

ka fituar më shumë mandate është PDS-ja e cila kësaj here ka pasur në koalicion edhe disa subjekte të vogla (SD, PL dhe PK), dhe ka fituar 18 mandate të këshilltarëve në pushtetin lokal, por të pamjaftueshëm për shumicën parlamentare lokale prej 41 këshilltarësh. Nga ana tjetër të gjitha subjektet tjera politike kanë marrë gjithsej 23 këshilltarë që së bashku do të formojnë pushtetin lokal, duke

Rotacion në pushtetin lokal

Në zgjedhjet lokale në Nikshiq të cilat u mbajtën më 14 mars kanë marrë pjesë 6 lista zgjedhore, ku të drejtë vote kanë pasur 58.833 qytetarë, ndërsa këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 48.160 persona, apo 81.85 %. Në bazë të rezultateve të publikuara nga CEMI, subjektet politike kanë arritur këto rezultate;

10

Javore KOHA

E ENJTE, 25 MARS 2021

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

përmasa shtetërore e larguar nga aty pas njëzet vitëve PDS-në. Pasi, dy partitë kryesore të opozitës FD e MZD kanë së bashku 21 këshilltarë që janë të mjaftueshëm për të udhëhequr pushtetin lokal, iu mbetët atyre për t’i ftuar edhe dy partitë tjera (me nga 1 këshilltarë) që t’i bashkëngjiten shumicës në parlamentin lokal.

Votimi si në zgjedhjet parlamentare

Pas zgjedhjeve paralamentare më 30 gusht 2020, ku u realizua në mënyrë demokratike rotacioni i pushtetit pas tridhjetë viteve ku fitoi ish opozita parlamentare, provimi i parë i shumicës së re parlamentare ishte në Nikshiq, më 14 mars me rastin e zgjedhjeve lokale. Ishte ky një rast tipik për të dëshmuar seriozitetin e zgjedhjeve parlamentare, se ato nuk kanë qenë të rastit, por rezultat i vetdijes politike të qytetarëve se janë përkushtuar për ndryshim të pushtetit. Atë që e real-

izuan më 30 gusht 2020, e përseritën në Nikshiq, duke dëshmuar edhe këtu shumicën në parlamentin lokal, duke bërë rotacionin e pushtetit lokal të cilin e ka pasur PDS-ja për njëzet vite. Fitorja e opozitës lokale në Nikshiq, dëshmon se nuk është rastësi por vazhdim i kursit politik të qeverisjes se re edhe në këtë qytet i cili për nga pesha politike dhe numri i banorëve është i dyti në Mal të Zi, pas Podgoricës.

Barometri, tregues i zgjedhjeve

Si barometër tregues të rezultatit të këtyre zgjedhjeve lokale shërbejnë zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit 2020, ku krahasimi për këtë periudhë kohore dëshmon disponimin e elektoratit për mbeshteje të subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhje. Në këtë aspekt partia e PDS-së e cila ka pasur pushtetin lokal për njëzet vjet, ndonëse ka humbur pushtetin që ishte paralajmëruar me zgjedhjet parlamentare, megjithatë arriti të ruaj elektoratin (40.40%) edhe pse më një rënie prej 294 votash, duke mbetur subjekti më i votuar në këtë qytet. Nga ana tjetër ndonëse ka pasur mbeshtetje logjistike nga Beogradi zyrtar e gjetiu, Fronti Demokratik( DF) edhe pse është pritur të përsërisë rezultatin e 30 gushtit 2020, ndodhi e kundërta, sepse pësoi rënie nga 37.46% në 25.9%, apo për 5.685 vota. Ndërsa e kundërta ka ndodhur me Demokratë t(DCG) të cilët nga 14.32% arritën në 23.37% , përkatësisht u rritën për 4.257 vota, duke qenë befasia e këtyre zgjedhjeve. Nga ana tjetër rezultat identik me zgjedhjet parlamentare ka pasur edhe URA, ndërsa PSD mbeti jashtë pushtetit lokal, që ishte paralajmëruar që në zgjedhjet parlamentare, si parti e vogël pa mbeshtetje në elektorat.

Zgjedhjet lokale të mbahen në një ditë

Ka kohë që në lidhje me zgjedhjet Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

lokale në Mal të Zi subjektet politike por edhe analistë të ndryshëm kanë shprehur mendimin se do të ishte e arsyeshme që ato të mbahën në një ditë, sikurse mbahen zgjedhjet parlamentare. Një qëndrim i tillë arsyetohet me faktin se në saje të rrjedhave aktuale politike, pothuaj çdo vit do të kemi zgjedhje lokale, andaj, për të eliminuar një dukuri të tillë, është e udhës që të punohet në këtë drejtim nga ana e faktorëve politikë, sepse qytetarët janë të ngopur me zgjedhje. Ligj i veçantë për zgjedhjet lokale Pikërisht, në këtë aspekt në kuadër të Komisionit për reformën zgjedhore duhet të trajtohet çështja e zgjedhjeve lokale. Bëhet më dije se ky komision do të punojë deri në fund të qershorit, andaj ekziston kohë e mjaftueshme në këtë drejtim. Por, për të arritur këtë qëllim, duhet të ekzistojë vullneti politik i pushtetit, por edhe i opozitës parlamentare, sepse për tu votuar në Parlament duhet mbeshtetja e 54 deputetëve. Në lidhje me këtë çështje ekziston ideja e miratimit të ligjit të veçantë për zgjedhjet lokale, që do të ishte risi në jetën parlamenatare pluraliste. Po ashtu risi do të jetë edhe votimi me lista të hapura, duke iu mundësuar qytetarëve që të votojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë përfaqësuesit e tyre e jo si deri më tash që janë votuar listat e partive politike. Një veprim i tillë do të ishte në favor të qytetarëve dhe të demokracisë pluraliste.

Relaksim për qytetarët

Nëse do të realizohej kjo ide, do të ishte një relaksim për qytetarët dhe skenën politike në Mal të Zi, sepse do të ishte në favor të uljes së tensioneve politike, dukuri kjo e pranishme kur kemi zgjedhje të veçanta për një komunë, ku rasti i Nikshiqit është shembull tipik i kësaj dukurie. Andaj, mbajtja e zgjedhjeve lokale në një ditë, do të ishte në favor të eliminimit të dukurive të tilla, por edhe të konsolidimit të skenës politike dhe elektoratit në tërë vendin. E ENJTE, 25 MARS 2021

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Në fokus

Kushtrim për identitetin

Fillimisht regjistrimi po realizohet në diasporë, gjë që paraqet një arritje të rëndësishme të participimit të shqiptarëve në pushtet, pasi që në regjistrimet e mëparshme, kjo nuk ishte e mundur. Me këtë të drejtë shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, e që më dëshirë kanë ta quajnë Iliridë, do fitojnë, për herë të parë, mundësinë që me numër të dalin aq sa janë. Prandaj ia vlen që çdo shqiptar të apelojë që të mos humbet ky rast. Mendoj se aty nuk nevojitet shumë punë për vetëdijësimin kombëtar, pasi që shqiptarët i dinë rrënjët e veta

Nikollë Camaj

Në Maqedoninë e Veriut, që nga 1 marsi ka filluar regjistrimi i popullsisë. Ky proces do të zgjasë deri më 21 prill. Fillimisht regjistrimi po realizohet në diasporë, gjë që paraqet një arritje të rëndësishme të participimit të shqiptarëve në pushtet, pasi që në regjistrimet e mëparshme, kjo nuk ishte e mundur. Me këtë të drejtë shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, e që më dëshirë kanë ta quajnë Iliridë, do fitojnë, për herë të parë, mundësinë që me numër ta dalin aq sa janë. Prandaj ia vlen që çdo shqiptarë të apelojë që të mos humbet ky rast. Mendoj se aty nuk nevojitet shumë punë për vetëdijesimin kombëtar, pasi që shqiptarët i dinë rrënjët e veta. Madje, as me ata që kanë humbur rrugën në oborr,

12

Javore KOHA

E ENJTE, 25 MARS 2021

Dihet se nga përqindja në regjistrimin e popullsisë varet shumëçka; buxheti, investimet, shkollimi, punësimet, përfaqësimi etj., prandaj, të mos humbet ky rast historik. Shqiptar, duku shqiptar!

të cilët, duke u lidhur me fenë ortodokse, pranuan sllavizmin, apo me ata pak, që duke u identifikuar me

islamin, pranuan ndonjë opsion tjetër joshqiptar. Vlerësoj se ata e dinë se ky është një kushtrim për identitet dhe se në shekullin 21 është krenari të ndihesh e të regjistrohesh shqiptar. Nëse dikur edhe ngurrohej, sepse mund të pritej ndonjë përfitim nga përkatësia një kombit tjetër, sot, për një gjë të tillë nuk ka nevojë. Sot, të jesh ai që je, të jesh shqiptar, është nder dhe privilegj. Prandaj, vëllezërit e mi, mos ngurroni, e mos e neglizhoni këtë kushtrim kombëtar. Mos e leni për një ditë, apo për një herë tjetër. Ky rast përsëritet pas 10 viteve dhe atëherë mund të jetë vonë, sidomos nëse sot nuk shfrytëzohet si duhet, që të jemi ata që jemi, Shqiptar, den-baba-den. Dihet se nga përqindja në regjistrimin

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

e popullsisë varet shumëçka; buxheti, investimet, shkollimi, punësimet, përfaqësimi etj., prandaj, të mos humbet ky rast historik. Shqiptar, duku shqiptar! Përfundimisht, uroj vëllezërit e motrat nga Ilirida, që të dalin faqebardhë nga ky referendum kombëtar, dhe njëherë i inkurajoj, që të mos ketë lajthitje, por t’i qasën regjistrimit të popullsisë me dinjitet e përkushtim, e të dëshmojnë se Ilirida është aty, e gjallë dhe e fortë. TË MBETEMI TË VETVETES, KËTU NË FAKT, NUK KA KURRFARË ÇËSHTJEJE! AJO KUPTOHET!

Madje, as me ata që kanë humbur rrugën në oborr, të cilët, duke u lidhur me fenë ortodokse, pranuan sllavizmin, apo me ata pak, që duke u identifikuar me islamin, pranuan ndonjë opsion tjetër joshqiptar. Vlerësoj se ata e dinë se ky është një kushtrim për identitet, dhe se në shekullin 21 është krenari të ndihesh e të regjistrohesh shqiptar. Nëse dikur edhe ngurrohej, sepse mund të pritej ndonjë përfitim nga përkatësia një kombit tjetër, sot, për një gjë të tillë nuk ka nevojë. Sot, të jesh ai që je, të jesh shqiptar, është nder dhe privilegj

(Autori është kryetar i LDSH-së)

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 25 MARS 2021

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Shëndeti mendor

Konsiderimi i ndihmës psikologjike si tabu Përveç ndjenjës së turpit që është më e dalluara, një hulumtim i Universitetit Ondokuz Mayis (2015), tregon se faktorët të cilët mund të frenojnë një të rritur për të kërkuar ndihmë psikologjike janë: mosgatishmëria për të ndarë problemet me një person të panjohur, bindja se problemet private duhet të mbahen brenda familjes, dyshimi se dikush tjetër do t’ua zgjidhë problemet dhe mosnjohja e mjaftueshme e procesit të ndihmës psikologjike

Paula Dekaj

Edukimi i përgjithshëm i njerëzve në lidhje me rëndësinë e shëndetit mendor po aq sa për shëndetin fizik, ka goxha diferencë. Nëse një person pëson një lëndim fizik sado të vogël, ai menjëherë do të kërkojë ndihmën e shpejtë, atë plagë do ta kurojë duke uruar që të mbyllet sa më shpejt, dhe të mos lërë shenjë. Ndërsa, kur kalon një traumë psikologjike, fakti që plagën nuk e sheh si në rastin e mësipërm, nuk duhet menduar se ajo ndoshta nuk ekziston. Prandaj, mendoj që njerëzit duhet të jenë më të informuar mbi shëndetin mendor, pasi kur ky kujdes të jetë bërë pjesë e kulturës, në një situatë të

14

Javore KOHA

E ENJTE, 25 MARS 2021

vështirë emocionale vetë personi do të jetë ai që mund të marrë iniciativa për të kërkuar ndihmë tek një profesionist. Por, sa kërkohet ndihmë? Situata është më e komplikuar nga një sërë faktorësh që mund të bëhen pengesë. Për shembull, shumë njerëz kanë turp të kërkojnë ndihmë tek psikologu, për shkak se shoqëria do t’i etiketojë ata si njerëz me probleme mendore, të paaftë e lloj-lloj etiketimesh të tjera. Pra, nëse të shohin se troket në derën e zyrës së një terapeuti, fjala merr dhenë dhe ti ‘‘nuk bëhesh më njëri’’. Përveç ndjenjës së turpit që eshtë më e dalluara, një hulumtim i Universitetit Ondokuz Mayis (2015), tregon se faktorët të cilët mund të frenojnë një të rritur për të kërkuar ndihmë psikologjike janë: mosgatishmëria për të ndarë problemet me një person të panjohur, bindja se problemet private duhet të mbahen brenda familjes, dyshimi se

dikush tjetër do t’ua zgjidhë problemet dhe mosnjohja e mjaftueshme e procesit të ndihmës psikologjike. Falë teknologjisë dhe rrjeteve sociale, viteve të fundit po shohim një pjesë të mirë të personazheve publike, shqiptarë apo të huaj, teksa ndajnë eksperiencat e tyre me ankthin apo depresionin. Të ndash me fansat momente të vështira nga jeta dhe të japësh mbështetje për këdo që ka kaluar sfida të ngjashme, është një gjë për tu vlerësuar. Sepse, të jesh i sinqertë e t’u tregosh të tjerëve që edhe unë kam pasur apo kam shumë vështirësi, vlen më tepër sesa ekzpozimi i një jete të rreme perfekte, ku çdo gjë duket se vete në vijë. Secili individ ka nevojë për frymëzim dhe shpresë, aq më tepër dikush që mund të jetë në një moment të vështirë të jetës së tij. Ndoshta këto rrëfime mund të bëhen shkas që dikush të marrë iniciativën që të kërkojë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ndihmë psikologjike. Dr. Erik Kaine, Specialist i Psikiatrisë në Roçester, Nju Jork, liston pesë arsye përse njerëzit duhet të konsultohen me një profesionist të shëndetit mendor. Së pari, kur keni mendime, emocione a sjellje të pakontrolluara, veçanërisht kur ndikojnë në marrëdhëniet tuaja, në punë apo mirëqenie. Së dyti, kur po përballeni me sfida të vështira të jetës si sëmundje të madha, humbje të një personi të dashur, divorc apo prob-

leme në punë. Së treti, kur përdorimi i ilaçeve apo alkoolit ndërhyjnë në shëndetin tuaj. Së katërti, kur ndjeheni të hutuar e të mbushur me emocione, si dhe të paaftë në kryerjen e dilemave të vështira. Dhe e fundit, kur ndjeni se jeta nuk ia vlen të jetohet, jeni të pashpresë dhe në mes të një ankthi të tillë ku nuk mund të merrni vendime për jetë a vdekje, kërkoni ndihmë. Ndaj, kushdo që vuan në një farë mënyre dhe ndihet në një gjendje emo-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

cionale të rënduar, prej një problemi personal, familjar, shoqëror a çfarëdo qoftë, s’duhet të ndjehet i turpëruar apo të hezitojë të kërkojë ndihmë. Dikush mund të ketë mbështetje të madhe nga një shok/shoqe apo i afërm, por kjo jo përherë kjo mjafton, e aq edhe më e vështirë kur dikush nuk e ka as këtë mbështetje. Tekefundit, të bësh konsulta dhe terapi me një psikolog/e, do të thotë të kujdesësh dhe ta duash veten. E ENJTE, 25 MARS 2021

Javore KOHA

15


VËSHTRIM & OPINION

Ujq e njerëz Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington

16

Javore KOHA

E ENJTE, 25 MARS 2021

Një elitë njerëzore nuk duhet ta ngrejë kurrë zërin. Të tjerët nuk e kuptojnë që është në krye. Nëse bërtet për të tërhequr vëmendjen askush nuk të sheh si drejtues, por si njeri jashtë kontrollit. Udhëheqësi i vërtetë ushtron autoritetin përmes mbikëqyrjes së qetë të atyre që varen prej tij

Për të qenë shoqëri, kafshë është gjithçka që duhet të jemi në disa gjëra. Hierarkia është rregullim nga maja në bazë. Shoqëria udhëhiqet nga hierarkia. Po ashtu edhe kopeja ka hierarkinë e saj. Ata që janë në krye, të parët e vërtetë, janë mbrojtës kundër ndërhyrjes, por rrallë pohojnë veten bren-

da grupit, rrallë veprojnë me agresion, rrallë japin urdhra, dhe nuk përdorin forcën fizike të kontrollit. Një elitë njerëzore nuk duhet ta ngrejë kurrë zërin. Të tjerët nuk e kuptojnë që është në krye. Nëse bërtet për të tërhequr vëmendjen askush nuk të sheh si drejtues, por si njeri jashtë kon-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION trollit. Udhëheqësi i vërtetë ushtron autoritetin përmes mbikëqyrjes së qetë të atyre që varen prej tij. Ekspertët, duke studiuar tufa ujqërish, e quajtën Alfa kryesuesin e kopesë, prej të cilit Elitat e njerëzve kanë ç’të mësojnë: Një Alfa zakonisht ha i pari, vendos kur dhe cili do të hajë më pas, frymëzon besim përmes kujdestarit të vendosur prej tij për sigurinë dhe mirëqenien e grupit; ai nuk është domosdoshmërisht më i forti ose më i shpejti, por mund të ndëshkojë një anëtar të grupit me një vështrim ose me zë të ulët, dhe e përdorë fuqinë me gjykim. Nuk shohim një Alfa të vërtetë, nëse ai duhet të bërtasë, të ngacmojë ose të sulmojë ata që janë nën të për t’i nënshtruar. Me këtë sjellje Alfa humbet besimin e tufës dhe i rrezikon të gjithë përmes pasigurisë së tij, përmes shfaqjes së frikës dhe mungesës së guximit. Nëpërmjet studimeve të grupimeve të mëdha të ujqërve është mësuar se karakteristika kryesore e një ujku Alfa

Nëpërmjet studimeve të grupimeve të mëdha të ujqërve është mësuar se karakteristika kryesore e një ujku Alfa është siguria në vetvete. Ai e di se çfarë është më e mira për kopenë e tij, dhe udhëheq me shembullin e vet. Në fund të hierarkisë është Omega, ujqërit e rangut më të ulët. Omega në përgjithësi ha e fundit dhe shërben si një valvul çliruese pakënaqësie e tufës. Ajo mban barrën e tensioneve kur tufa bëhet subjekt sulmi nga grabitqarët ose nga tufat rivale

është siguria në vetvete. Ai e di se çfarë është më e mira për kopenë e tij, dhe udhëheq me shembullin e vet. Në fund të hierarkisë është Omega, ujqërit e rangut më të ulët. Omega në përgjithësi ha e fundit dhe shërben si një valvul çliruese pakënaqësie e tufës. Ajo mban barrën e tensioneve kur tufa bëhet subjekt sulmi nga grabitqarët ose nga tufat rivale. Omega vepron si një lloj lidhje shoqërore. Ajo është aq kyçe për strukturën e grupit, saqë kur

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

grupi humbet, hyn në periudhë të gjatë zie, ku e gjithë tufa ndalon gjuetinë dhe thjesht shtrihet sikur të mos kishte më ndonjë arsye për të vazhduar. Humbja e Omegës mund të kërcënojë kohezionin shoqëror dhe të vërë në rrezik të gjithë tufën. Në varësi të përbërjes së kopesë, një Omega mund të mos zëvendësohet lehtësisht. Omegë e re nënkupton ulje në nivel të të gjithë tufës, dhe kjo destabilizohet. Njerëzit mund të mësojnë shumë nga ujqërit.

E ENJTE, 25 MARS 2021

Javore KOHA

17


SOCIALE

Sfidat e brezit të ri

Kaosi modern rrezikon fëmijët dhe adoleshentët Lejla Kajoshaj

Mediat sociale dhe mbingarkesa informative, konsumatorizmi i tepërt dhe paqëndrueshmëria financiare, të jetuarit e shpejtë si dhe çekuilibri i standardeve dhe normave tradicionale, mund të jenë mënyra më e shpejtë e përshkrimit të realitetit që sot na rrethon. Ky kaos modern rrezikon të gjitha

18

Javore KOHA

E ENJTE, 25 MARS 2021

grupmoshat e në veçanti fëmijët dhe adoleshentët, koha kur ata duke u përgatitur për moshën e rritur përjetojnë ndryshime të mëdha emocionale dhe fizike. Sot, dukuritë socio-psikologjike si izolimi shoqëror, pasiviteti, pesimizmi, pasiguria dhe ndjenja e fajit janë në rritje, dhe padyshim shkaktojnë depresion tek adoleshentët, gjë që çon në vetë-ndëshkim e deri edhe në formën më ekstreme në vetëvrasje. Çdo fenomen shkak-pasojë që nuk sjell ndërgjegjësim është i destinuar të përfundojë në humbje. Njohja e problemit është kusht i zgjidhjes së tij.

Problemin e dikujt mund ta kuptojmë vetëm nëse me vëmendje e dëgjojmë dhe me dashamirësi e përkrahim. Adoleshentët sot më shumë se kurrë kanë nevojë që të kuptohen, mbështeten, përkrahen dhe nxiten. Por, shtrohet pyetja, nga kush?! Prindi është i pari, e mbështetja më e madhe që ata duhet t’ia japin fëmijës adoleshent është ngritja e vetëbesimit duke ia bërë të ditur që çdo individ është personalitet në vete, e jo duke e qortuar vazhdimisht dhe duke e krahasuar atë me të tjerët, të cilët edhe mund të jenë më të suksesshëm, por jo domosdoshmërisht për shkak të fajit


SOCIALE

Adoleshentët sot më shumë se kurrë kanë nevojë që të kuptohen, mbështeten, përkrahen dhe nxiten. Por, shtrohet pyetja, nga kush?! Prindi është i pari, e mbështetja më e madhe që ata duhet t’ia japin fëmijës adoleshent është ngritja e vetëbesimit duke ia bërë të ditur që çdo individ është personalitet në vete, e jo duke e qortuar vazhdimisht dhe duke e krahasuar atë me të tjerët, të cilët edhe mund të jenë më të suksesshëm, por jo domosdoshmërisht për shkak të fajit të tij të tij. Padyshim fati i adoleshentit nuk bën të ngelet vetëm në dorën e prindit dhe individëve dashamirës, por janë institucionet ato që kanë obligim të kujdesen për të. Veçanërisht kur familja nuk është në gjendje të ofrojë ndihmën e nevojshme, atëherë janë mësuesit, edukatorët dhe pedagogët ata të cilët duhet të sigurojnë që adoleshentëve t’u ofrohet ndihma profesionale. Kjo është një ndër sfidat jetike të brezit të ri. (Autorja është studente e vitit të dytë në programin e studimit Psikologji në Kolegjin AAB - Prishtinë)

Fati i adoleshentit nuk bën të ngelet vetëm në dorën e prindit dhe individëve dashamirës, por janë institucionet ato që kanë obligim të kujdesen për të. Veçanërisht kur familja nuk është në gjendje të ofrojë ndihmën e nevojshme, atëherë janë mësuesit, edukatorët dhe pedagogët ata të cilët duhet të sigurojnë që adoleshentëve t’u ofrohet ndihma profesionale. Kjo është një ndër sfidat jetike të brezit të ri

E ENJTE, 25 MARS 2021

Javore KOHA

19


KULTURË

Mbi veprën “Libri i sekreteve – Udhërrëfyes për një jetë të suksesshme...” të autores Teuta Hasangjekaj

Perceptimi dhe ndjenjat frymëzuese shpirtërore Vepra ka recetat më të rëndësishme për jetën dhe i dedikohet çdokujt që dëshiron të gjejë dhe të jetojë një jetë të vërtetë, një jetë të suksesshme, në të gjitha sferat e saj dhe të jetë vetvetja

Shaban Hasangjekaj Autorja Teuta Hasangjekaj, e cila me profesion është magjistre e artit pamor, dega e Grafikës, e cila pos punës së vet profesionale, njëkohësisht është shoqëruar edhe me literaturën shpirtërore dhe psikologjike, kryesisht botime të huaja, që më vonë u bë pasion i pashmangshëm, u bë pjesë e rëndësishme e sirtarit të jetës së saj. Këtë vepër, të cilën, siç shprehet ajo ua ka kushtuar atyre të cilët formojnë copëzat dhe në mënyrë të përkryer plotësojnë mozaikun e jetës së saj, atyre që i japin gjithë ngrohtësinë e vatrës, atyre që ia mbushin plot sofrën e jetës: prindërve, që e mbuluan me ngrohtësinë e dashurisë, që prej tyre mban vulën e urtisë, të drejtësisë, të forcës, të guximit – gjithë moralin dhe pasurinë e jetës; bashkëshortit Luanit, që e mbështolli, e mori në strehën e dashurisë, thuri vargje të panjohura të zemrës dhe i dha melodi jetës së saj; fëmijëve Oltit, Olsës dhe Ledit, që i japin kuptim

20

Javore KOHA

E ENJTE, 25 MARS 2021

jetës së saj, që thellë në të gdhendin diellin e jetës së saj, që ia mbushin jetën me të gjitha ngjyrat e ylberit dhe që i sjellin rreze çdo ditë jetës së saj, doli si një nevojë për t’i ndarë me të tjerët njohuritë e saj të fituara mbi fshehtësitë e jetës, të cilat i kishte akumuluar dhe i kishte shpalosur gjatë viteve të fundit. Ajo falënderon të gjithë ata që e ndihmuan dhe ia dhuruan krahët që të fluturojë, falënderon të gjithë ata që janë pjesë e jetës së saj, të gjithë ata që ishin dhe janë bashkudhëtarë të saj në jetë, të gjithë ata që zgjatën fijet dhe thurën rrjetën e jetës së saj. Kjo vepër, përmbajtjen tematike të së cilës autorja e ka ndarë dhe radhitur kronologjikisht në 17 trajtesa shtjelluese, ka marrë formë dhe, siç thotë ajo, është bërë tregim bashkë me të, apo më mirë me thënë kanë lindur së bashku, përgjatë kësaj rruge, kanë marrë edhe formë së bashku. Të gjitha ato që i përjetoi lanë gjurmë në fletët e këtij ditari, që më vonë formojnë shkronjat me të cilat më pas ajo do të thurë tregimin e jetës dhe të së vërtetës. Çdo gjë që është shkruar në këtë vepër rrjedh nga pastërtia e shpirtit të saj, andaj autorja Teuta Hasangjekaj, dëshiron që kjo vepër e saj jetësore (e para ndër gjithsej tri sa ka botuar deri më tani) të jetë dhuratë e saj për të gjithë. Kjo vepër ka recetat më të rëndë-

sishme për jetën, dhe i dedikohet çdokujt që dëshiron të gjejë dhe të jetojë një jetë të vërtetë, një jetë të suksesshme, në të gjitha sferat e saj dhe të jetë vetvetja. Prandaj, porosit autorja, këtë vepër duhet ta përdorni dhe shijoni ashtu siç duhet, duke ecur çdo hap, duke ndjekur çdo gjurmë dhe duke i praktikuar ato gjatë jetës, që në fund të kuptoni vërtetë peshën e fjalëve të kësaj vepre. Autorja Hasangjekaj shpreson se kjo vepër e saj të zë vendin meritor në sirtarin e dhomës, të jetës dhe të zemrës së lexuesve, që të arrijë t’i besoni, ashtu siç i beson ajo. Ta ruani si një thesar, por edhe ta përdorni, të merrni shembuj nga ajo dhe


KULTURË

ata t’i bartni në jetën reale. Të bashkëjetoni me ato që ju thuhen në këtë vepër, derisa të bëhen pjesë e juaja, se përndryshe nuk do të ketë efektin e duhur. Autorja Hasangjekaj konfirmon se i tërë rrugëtimi i saj në fjalë kishte një qëllim – të gjejë perlën e jetës brenda vetvetes, e tani qëllimi i saj është ta gjeni edhe ju, t’ju ndihmojë që ta sillni atë në sipërfaqe dhe të jetoni jetën e vërtetë. Prandaj, shprehet ajo, rruga e saj sapo ka prekur magjinë e vet, dhe kjo magji do të zbres dhe do të zërë vendin e saj, nëse ju do ta përkrahni këtë dhuratë me zemër të hapur. Ju jeni ata që do ta zgjidhni se a do të jetë e mbyllur dhurata e saj, apo do ta hapni dhe do ta shijoni. Ju jeni ata që do të vendosni, thotë autorja, se a do të vazhdojë rruga e saj, deri ku do të shkojë ajo dhe a do të arrijë ëndrra e saj t’i prekë majat e realitetit. Dhe kjo bëhet kur edhe ju të niseni në kërkim të rrugës suaj jetësore, që ta gjeni llambën tuaj magjike, thesarin brenda vetes suaj. Ta gjeni fuqinë brenda vetvetes, të zotëroni plotësisht atë dhe të nisni jetën e ëndrrave që gjithmonë e keni gjakuar, sepse fuqia për të arritur të gjitha këto, është pikërisht brenda jush.

Autorja Hasangjekaj, thotë se me këtë vepër secili do të fillojë rrugëtimin e vet drejt rrugës së pasurisë, lumturisë, shëndetit të mirë, drejt parajsës magjike, dhe do të bashkohet me pikën më të lartë të jetës – aty ku ëndrrat bëhen realitet. Vetëm kur të bëheni pjesë e kësaj ekspedite, përgjatë rrugës do të kuptoni edhe vetë rëndësinë e saj. Kjo vepër do t’i japë shijen e vërtetë jetës suaj, nëse hyni me zemër të hapur, nëse i përmbaheni dhe gatuani jetën tuaj sipas mënyrës së saj. Teuta Hasangjekaj veneron se ndonjëherë do të mbetet e pa shijuar një dhuratë e mbyllur për ata që nuk i hapin rrugë veprës së saj “Libri i sekreteve – Udhërrëfyes për një jetë të suksesshme...”, deri te zemrat e tyre dhe nuk i përmbahen mënyrës së saj. Ajo i fton lexuesit që me shpirt të hidhen në këtë libër të sekreteve dhe rruga e jetës do tu shpaloset vetë. Ajo në fund lexuesve u drejtohet se nuk është e rëndësishme prej cilës pikë jeni nisur, e rëndësishme është se për ku jeni nisur. I rëndësishëm është përjetimi i kësaj rruge, në çdo hap të marrin dhe të ruajnë mësimet që u jepen dhe të nxjerrin kënaqësi në çdo situatë që do të ndodhen. T’i shoqërojë ndjenja e fitores brenda

vetes gjatë kohës dhe të vazhdojnë rrugën e të mos dorëzohen për asnjë moment, të realizojnë çdo gjë pavarësisht se çka hasin. Nuk ka rëndësi prej nga vini, thekson autorja, por ku shkoni. Andaj, duhet shikuar vetëm rruga përpara, shtrirjet e saj për ku jeni drejtuar. Dhe, ecni përpara, porositë ajo, duke u kënaqur me fitoret e radhitura brenda vetes. Ashtu të vazhdoni pa u kthyer mbrapa, deri të arrini në cakun tuaj. Autorja Hasangjekaj, në fund citon fjalët e të madhes Nënë Tereza“Unë jam veçse një laps i vogël në dorën e Zotit që po ju shkruan dhe po ju dërgon sot këtë libër dashurie...” Andaj edhe këtë vepër pranojeni si një dhuratë, si një mesazh dashurie, që Zoti e ka nisur drejt jush, që destinacionin dhe pikën e ndalesës e ka tek ju. Dhe, lexoni ato që kanë për tu thënë, ndjejeni, kërkojeni dhe gjejeni gjithë atë dashuri që do ta shpalosë ky libër brenda jush. Në fund, pa ngurrim, dhe me plot gojë mund të konstatohet por edhe të konfirmohet se autorja e re, Teuta Hasangjekaj, pas një studimi serioz, para lexuesit vjen me një realizim të mahnitshëm, që do ta kënaqë e do ta stimulojë secilin lexues, duke i ndihmuar që jetën e botën t’i shohë nëpërmjet këndvështrimit më pozitiv. Teksti i veprës është shkruar me një gjuhë të rrjedhshme, të pastër dhe me përmbajtje domethënëse. Përndryshe, Teuta (Beqiri) Hasangjekaj u lind më 15 nëntor të vitit 1979 në Skenderaj të Kosovës, ku edhe kreu shkollën fillore dhe të mesme. Ka mbaruar Fakultetin e Arteve Damore , dega e Grafikës në Prishtinë (1998-2002) dhe ka magjistruar në të njëjtin fakultet (2002-2004). Aktualisht punon si mësimdhënëse e grafikës në Shkollën e Mesme “28 Nëntori” në Prishtinë. Përpos artit pamor, dizajnit dhe veprimtarisë artistike, Teuta merret me shkrime të zhvillimit personal dhe të ngritjes shpirtërore. Ka botuar tri vepra: “Libri i sekreteve – Udhërrëfyes për një jetë të suksesshme...” (2013), “Mrekullia e jetës në ty” (2019) dhe “Kur frymëmarrja bëhet shërim” (2020). Teuta është e martuar dhe jeton me bashkëshortin dhe tre fëmijët në Prishtinë. E ENJTE, 25 MARS 2021

Javore KOHA

21


IN MEMORIAM

Sazana Çapriqi (1964-2021) Pas një sëmundjeje të rëndë, të premten në moshën 57-vjeçare ka vdekur profesoresha universitare, studiuesja dhe përkthyesja e gjuhës angleze, Sazana Çapriqi. Ajo ka lindur më 1964 në Prishtinë, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. Ka studiuar në Universitetin e Prishtinës, dega Gjuhë dhe letërsi angleze, ku ka diplomuar në vitin 1986. Ka magjistruar në vitin 2005, ku ka mbrojtur punimin me temën “Statusi i shkrimit femëror shqiptar në dritën e veprës së Virgjinia Woolf ‘Një dhomë për vete’”. Doktoroi në Prishtinë në vitin 2009, me temën “Poetika e shkrimit femëror”. Me qëllim studimi e specializimi ka ndjekur kursin për letërsi angleze në Edinburg – Skoci, në vitin 1990; kursin për letërsi skoceze, po në Edinburg, në vitin 1993; vizitën studimore në Institute for International Education Washington – SHBA, në vitin 2003; kurset për zhvillimin e kurrikulës në London School of Economics, në Londër, më 2004, dhe në Central European University, në Budapest, më 2005. Karrierën e mësimdhënies e ka filluar në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Prishtinë, në vitin 1986. Në vitin 1990 fillon punë si asistente e letërsisë në degën Gjuhë dhe letërsi angleze, pranë Universitetit të Prishtinës. Në vitin 2010 u zgjodh profesor asistent në Fakultetin e Filologjisë, për lëndët Letërsi moderne amerikane, Pasqyrë e letërsisë amerikane, Letërsi amerikane e shek. XX, Tregimi i shkurtër amerikan, Maskultura. Krahas punës si profesoreshë universitare, në vitet 1995-1996 ka qenë koordinatore e Programit për Anglisht të Fondacionit për Shoqëri të Hapur (Fondacioni Soros). Më 1997 themeloi Shoqatën për Hulumtime dhe Botime të Femrës “Sfinga Center” dhe po atë vit nisi botimin e revistës kulturore për studimet gjinore “Sfinga”, duke qenë kryere-

22

Javore KOHA

E ENJTE, 25 MARS 2021

daktore e saj. Në vitin 2002 u zgjodh anëtare e Bordit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në vitin 2007 konsulente për çështje gjinore në Agjencinë për Barazi Gjinore, pranë Zyrës së Kryeministrit, në vitin 2008 koordinatore e programit “Master për përkthim e interpretim” në Fakultetin Filologjik, ndërsa në vitin 2012 anëtare e Bordit te Zyra e Komisionerit për Gjuhët, pranë Zyrës së Kryeministrit. Sazana Çapriqi ka botuar librat studimorë “Letërsia e grave – perspektiva krahasuese” dhe “Shkrimi femëror”. Artikujt e saj janë botuar në revista e botime të ndryshme, si dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore. Po ashtu ka përkthyer në apo nga gjuha angleze librat: “The Grass on the Window” (Basri Çapriqi, poezi, 1992), “Zërat e shiut” (Sheamus Heaney, poezi, 1995), “Një dhomë për vete” (Virginia Woolf, ese letrare, 1997), “Si të lexohet – ese angloamerikane” (publicistikë, 1997), “The Street Cat” (Xheraldina Vula, poezi, 2000), “Manual i IDEA për hartimin e sistemeve elektorale” (publicistikë, 2002), “Bizarre Fruits”

(Basri Çapriqi, poezi, 2007), si dhe poezi dhe tregime të përkthyera në anglisht dhe shqip nga autorë shqiptarë dhe të huaj, që janë botuar në revista e botime të ndryshme. Sazana Çapriqi ishte anëtare e PEN Qendrës së Kosovës dhe aktiviste e këtij asociacioni që nga themelimi i saj, ndërsa aktualisht ishte kryetare e Komitetit të Grave Shkrimtare të PEN Qendrës së Kosovës. Ajo ishte po ashtu anëtare e Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”. Kontributi i Sazana Çapriqit për arsimin, studimet letrare dhe kulturën shqiptare në përgjithësi është i madh. Si profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë angleze në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ajo edukoi shumë breza. Sazana e kishte përjetuar rëndë humbjen e bashkëshortit të saj, Basriut, tri vjet më parë. Të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë bashkëpunuar me të, do ta kujtojnë gjithmonë si një grua të mençur, të matur, të dashur dhe të përkushtuar. Sazana la pas dy fëmijë: djalin Bindin dhe vajzën Bulzën. i. k.


MOZAIK

Piktorja dhe poetja nga Plava, Kaltrina Hoti

Në vizitë selisë së Fondacionit “Alsar” Veprimtarja e mirënjohur e krijimtarisë artistike e letrare – piktorja dhe poetja nga Hoti i Kujit të Komunës së Plavës, Kaltrina Hoti, qëndroi në Tiranë, ku ishte mysafire e selisë së Fondacionit “Alsar”. Atë e priti dhe i dëshiroi mirëseardhje kryetari i Fondacionit në fjalë, Mehdi Gurra, i cili në bisedën e ngrohtë dhe miqësore e njoftoi me aktivitetet, veprimtarinë e punës dhe të arriturat e fondacionit në fjalë ndër vite. Në bisedën konstruktive, në mes tjerash vëmendje i veçantë i është kushtuar mbarëvajtjes së veprimtarive kulturore e kombëtare, nivelit të marrëdhënieve të bashkëpun-

imit në këtë segment, për realizimin e projekteve të përbashkëta gjithëpërfshirëse që kanë për synim ruajtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore kombëtare shqiptare. Mysafirja nga Plava, Kaltrina Hoti, në mënyrë analitike dhe koncize, mikpritësit të vet ia ka prezantuar nivelin e gjendjes së veprimtarisë kulturore, artistike e sociale të shqiptarëve në trevën e Plavës, Gucisë dhe më gjerë në Mal të Zi, me përkushtim të veçantë në Galerinë “Hoti”, themeluese dhe menaxhuese e të cilës ajo është, e cila, siç ka thënë ajo, padyshim, vazhdimisht do të jetë

në shërbim të fëmijëve dhe të rinjve të Hotit, por edhe të atyre të trevës së komunave të Plavës dhe Gucisë, që janë të interesuar të njoftohen dhe mësojnë për vlerat kulturore kombëtare shqiptare. Kryetari i Fondacionit “Alsar”, Mehdi Gurra¬, në përfundim të takimit, mysafires nga Plava – menaxhueses së Galerisë “Hoti”, i ka uruar sukses në punën e saj duke i shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit në lëmin e kulturës në projekte të përbashkëta në drejtim të prezantimit dhe promovimit të vlerave kulturore kombëtare shqiptare. Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 25 MARS 2021

Javore KOHA

23


KULTURË

Prozë urbane

Bora shkruan(inë) tregim! Për Koha Javore:

Bajram Sefaj

Bora (e bardhë), ky ndajshtim ose veçim, si tillë, bëhet me qëllim të qëllimshëm: të dallohet bora e (ftohtë) nga Bora, emër i gjinisë femërore, jo aq i shpeshtë ndër ne, por, edhe krejt i panjohur nuk është. (T’ia shtoj De, as që provoj nga se emri Deborë-a, është aq i shpeshtë, madje i pop-

24

Javore KOHA

E ENJTE, 25 MARS 2021

ullarizuar në botën shqiptare për të dy anët e gardhit, me shpresë të rrënimit të shpejt!). Fill pas këtij shpjegimi, si domosdoshmëri sqaruese, pason pyetja: a më mirë bën Bora kur shkrinë apo kur shkruan romane! Dorën në zëmër, bora zemërftohtë, këto dy gjëra ose nuk i bën fare, ose i

bën shumë rrallë! Si në këtë rast, fjala vjen. * Kur iu avita kompjuterit për të shënuar titullin, me ndonjë fjalë shoqëruese eventuale, sa për të mbajtur mend sajesën letrare që do të lindë, gjinie asnjanëse (hermafroditë) – prozë ur-


KULTURË bane. Mund të thuhet se titullin, që, vërdallë, me sillej në kokë, e kisha të gatshëm: Bora shkruan tregim! E hajt tok’s. Tamam në çastin kur po shënoja këtë, në vend se Bora shkruan..., instinktivisht shënova Bora shkrinë... Besoni miq, lexues të dashur, gjithë sa jeni, shumë më shumë, mu begenis fjala shkrinë se sa shkruan! Kjo dilemë a mëdyshje mbetet për t’u hulumtuar dhe analizuar, para se të jepet përgjigje!. Eh, sikur bora më shumë të shkrinte se sa të shkruante tregime, sa mirë, do të ishte! * Kjo grimë teksti që, në vijim, mbërthehet midis thonjëzash, si midis nofullash të një krokodili të sertë, apo midis kanxhash të një shpend mali grabitqar, të ndonjë krijese të panjohur e, edhe më të trentë, është fajtor për këtë gjithë ketë zallamahi e hallakamë: “Këtë vit, Saharaja është zbardhur nga dëbora dhe temperaturat në Arabinë Saudite kanë rënë në minus dy (2) gradë Celcius. Këto imazhe me akull në dunat e rërës në Sahara sjellin një pamje tejet të pazakontë për këtë vend. Ndërsa në Arabinë Saudite, banorët mbushën shkretëtirën në rajonin e Aseer për të shijuar boren... “. * Kjo është gjithçka (e tera) që me cyti (yshti), të hallakas e shpupuris e midis faqesh, tashmë të verdha, të vël-

limit tim të parë më tregime, “Tri pika” (Rilindja – 1980). Atje gjeta (çka nuk gjeta. Gjeta edhe atë që nuk dëshiroja ta gjeja!). Në anën tjetër, nuk e gjeta atë që kërkoja: Nuk e gjeta ashtu siç pandehja, siç e ëndërroja ta gjej. S’i doja zotit tjetër mall se të gjëja, të paketuar në një pako të veçantë tërë atë që kisha thënë e parashikuar në lidhje me ndryshimin e madh klimaterik që, ndërkohë do të ndodhë, në botën tonë të madhe, në botën tonë të vogël e, gjithnjë më të vocërr. Në atë parashikim ogurzi, shih ironinë e koincidencës, si jerm të kisha qëlluar, flisja mbi përzierjen e poleve: zhvendosjen e Antarktikut dhe Arktikut bashkë me viset e tyre të ngrira gjithmonë, dimër e verë, nënpeshën e rendë shekullore të akullt dhe, vendosjen e tyre brezit të nxehtë (skuqur), gjithmonë, dimër e verë, në Ekuador! Ndërsa klima ekuatoriale të zbres a të ngjitet në të dy polet e skajshme të planetit Tokë. Kjo zhvendosje e madhe dhe e papritur klimaterike, kjo luhatje e madhe, natyrisht se shkaktonte edhe rebalancë dhe prishje të madhe terezie dhe ekuilibri, në përmasa të gjëra planetare! Asgjë tjetër nuk me kujtohej pos që atje përmendeshin, ziheshin në gojë, shporetë zjarri me dru dhe me elektricitet, të nxehtë valë, tesha të trasha zhguni, terrene të përshtatshme e me pista të gjata për ski e sporte

të tjera dimërore, e sende të tjera tipike për Polin e Veriut dhe Polin e Jugut instaloheshin dhe kërkoheshin në Ekuador dhe harkun e tij... Kurse plazhe të mëdha me shumë pushues të përgjumur, në diell e rrezitje, me shumë diell, me të nxehtë të madh, me flladitëse e rekuizita tjera të shumta, tipike për klimën ekuatoriale, ishin të nevojshme në të dy Polet, të Veriut dhe të Jugut... Hallakatje e përzierje kjo, se ç’ke me të. Ec e bjeri në fije. * Derisa arabët, i madh e i vogël, ishin zgjuar me sabah, e kishin nxituar, të përjetojnë gëzimin, që borën e bardhë, që në Shkretëtirë të Saharasë ngjante edhe më e bardhë, ta shihnin me sy të tyre, ta preknin me dorë, ta ledhatonin e përqafonin dhe, ajo si e llastuar shkrihej në duart e tyre të djegura etjeje të pashuar shekullore, në anën tjetër, unë rrëqethesha nga këto pamje dhe mendoja në diçka tjetër: sa e frikshme është bora për mua dhe moshatarët e mi, që atje, në Dukagjin, kur bënin dimra të gjatë e plotë acar, shkelnim mbi të këmbëzbathur... Dhe, e dyta, asnjëherë në jetë nuk kam pasur dëshirë me të flakët që mos t’i besohet asnjë fjalë që e thash deri këtu. Të vërteten e njëmendet të kësaj lakërdie lëxuesi eventual, ta kërkojnë e gjej në fletët e tregimit a novelës “Përrallë nate”, në vëllimin “Tri pika”, Prishtinë – 1980!

E ENJTE, 25 MARS 2021

Javore KOHA

25


KULTURË

Vepër e rëndësishme për arsimin në Krajë (Ali Gjeçbritaj “ Shkolla në Krajë 1929-2019”)

Monografia “ Shkolla në Krajë 1929-2019” është homazh për të gjithë ata mësues të cilët nuk jetojnë më, por që kanë mbetur në mendjen e të afërmve , kolegëve, nxënësve dhe të gjithë neve

Gani Karamanaga Doli nga shtypi libri-monografia e Ali Gjeçbritaj “ Shkolla në Krajë 19292019”. Ky libër, është gurëthemel i zhvillimit të arsimit në Krajë. Autori me kompetencë ka mbledhur, sistemuar dhe dokumentuar me dashuri punën e të gjithë atyre të cilët kanë shërbyer në arsimimin në Krajë. Duke shfletuar librin defilojnë emrat, portretet e mësuesve të parë, dhe atyre deri në ditët e sotme. Në këtë vepër voluminoze autori ka arritur të përfshijë të gjitha fushat e veprimtarisë të shkollimit në Krajë si rajon etnik shqiptarë. Këtu përfshihen jo vetëm Kraja e Madhe, por edhe Kraja e Sipërme, në të cilën mësimi zhvillohet në gjuhën serbo-malazeze. Në 383 amvisëri në fshatrat e Krajës para 140 vitesh jetonin 1.952 perso-

26

Javore KOHA

E ENJTE, 25 MARS 2021

na. Ky numër ishte shumë më i lartë sesa sot, kur në këtë zonë në shpatet e Rumisë dhe në brigjet e Liqenit të Shkodrës jetojnë rreth 1.300 banorë. Shkollën Fillore “Gjergj KastriotiSkënderbeu” në Ostros e ndjekin pak më shumë se 80 nxënës. Ali Gjeçbritaj e fillon këtë monografi me përshkrimin e pozitës gjeografike të Krajës për monumentet mijëvjeçare siç ishin Ublat e Krajës etj. Vend të posaçëm autori i ka dhënë përshkrimit të Mesharit të Gjon Buzukut si libër i parë shqiptarë i botuar në shekullin XVI. Është interesante se mësuesit e parë në Krajë kanë qenë prej Ulqinit edhe Anës së Malit. Vend të rëndësishëm ka edhe Antonija Rogin Markoviq e cila ishte e kombësisë kroate e lindur në Varazhdin më 1910. Ajo duke punuar në Krajë mësoi gjuhën shqipe, për çka ishte edhe kritikuar nga pushteti. Kjo ishte rrugëdalja e vetme e saj që të merrej vesh me nxënësit dhe me prindërit e tyre. Më kujtohet në dekadën e pestë të shekullit XX, kur mësuese Antonija u jepte mësim në gjuhën shqipe vëllezërve të

mi. Zonja Antonija ka jetuar moshën e tretë dhe më kujtohet kur dilte për të shëtitur nëpër Pyllin e Pishave deri te hotel “Albatrosi”. Ali Gjeçbritaj shkruan edhe për Prenk Jakovën i cili u lind në Shkodër në vitin 1917. Pas përfundimit të studimeve punon si mësues I gjuhës dhe muzikës në shkollat e Bërdicës (Shkodër), të Oroshit (Mirëditë), Katërkollë, Ostros edhe Krajë. Shkolla e parë në Krajë është hapur në shtëpinë e Smajl Bajramit Maxhuraj në vitin 1929. Po i përmend disa mësues nga Ulqini dhe Ana e Malit: Veli Hoxha, Xhemal Avdiu, Metë Kurti, Hasan Hoxha Gjeçbritaj, Rexhep Lani Gjeçbritaj, Hali Avdiu. Është interesant se mësuesi i ri Veli Hoxha u dashurua në një vajzë nga Kraja me të cilën krijoi familjen e vet. Më vonë fillimet në arsim i kanë pasur në Krajë Ruzhdi Alibegu dhe dy motrat e tij Naxhija dhe Hinda. Hajro Ulqinaku më tregonte se ka punuar mësues në Krajë: “Atëherë nuk ka pasur rrugë ( rruga e sotme është hapur në vitin 1972), kemi ecur


KULTURË

këmbë nëpër mal...nxënësit e mij ishin edhe Mehmet Bardhi ,Ibrahim Berjashi...” Edhe Shefki Karamanaga, gjithashtu fillimisht ka qenë mësues në Krajë. Mësues në Krajë tërë jetën ishte edhe Hysein Hasan Cuka. Në monografi përshkruhen edhe mësuesit tjerë siç janë: Pjetër Pavloviqi, Faik Avdiu, Prenë Nikollë Nikaj, Hilmi Cungu, Hasan Gorana, Myrto Cufo Cura..Salo Kurmemaj, Sylo Ymer

Kurti..Përmenden edhe mësuesit: Bahri Brisku, Riza Rexha, Beqir Kasneci, Durrie Shita Kasneci, Shefqet Dragaj... Monografia “ Shkolla në Krajë 19292019” është homazh për të gjithë ata mësues të cilët nuk jetojnë më, por që kanë mbetur në mendjen e të afërmve , kolegëve, nxënësve dhe të gjithë neve. Kraja ka qenë gjithmonë një rajon me rëndësi për popullin shqiptarë. Ko-

muna e Tivarit është ndër më të zhvilluarat në Mal të Zi. Por, Kraja është lënë gjithmonë pas dore. Është koha që të bëhet rekonstruimi i rrugës prej Katërkollës deri në Krajë. Të mendohet për rregullimin e ujësjellësit, hapjes të pikës kufitare Ske - Zogaj... Ali Gjeçbritaj me këtë, si edhe më veprat tjera zë vend krahë për krahë me krijuesit e njohur nga këto treva. Ai me punën e vet të palodhshme i mbet besnik vendlindjes.

E ENJTE, 25 MARS 2021

Javore KOHA

27


PORTRET

Portret i mësuesit Gjergj Hasanaj (1933-1978)

Personalitet me merita në fushën e arsimit dhe kulturës Sukseset dhe meritat e Gjergj Hasanajt në fushën e arsimit, kulturës dhe folkloristikës shqiptare janë të shumta dhe të një rëndësie të veçantë, që nuk mund të përmblidhen në një shkrim të vetëm gazetaresk. Ato janë të mundshme të pasqyrohen vetëm në një monografi eventuale të tij, të cilën e meriton

Gjekë Gjonaj

Trieshjanët e kanë në gjen arsimin. Këtë e kanë dëshmuar disa personalitete të njohura të arsimit dhe kulturës mbarëshqiptare nga ky cep i Malësisë, që në fillimet e shekullit XX , të cilët u diplomuan në universitetet më të njohura evropiane të kohës, ku edhe fituan titujt më të lartë shkencorë të profileve të ndryshme dhe ushtruan detyra të larta në disa shtete të Evropës dhe Amerikës. Ata, natyrshëm , kanë qenë shembull dhe frymëzim për brezat e rinj triesh-

28

Javore KOHA

E ENJTE, 25 MARS 2021

janë në kërkim të dijes. Duke e njohur jetën dhe veprimtarinë e këtyre intelektualëve të mirëfilltë, them se lista e trieshjanëve të arsimuar është shumë e gjatë. Por, në atë listë njerëzish të arsimuar gjithsesi prijnë mësuesit, të cilët me punën e tyre me përkushtim kontribuan në misionin e tyre fisnik të dhënies së dijes dhe edukimit të brezave të rinj. Paralelisht me këtë, mësuesit i kontribuan shoqërisë shqiptare të Malësisë dhe trevave tjera shqiptare në Mal të Zi që të ruajnë, mësojnë, zhvillojnë dhe kultivojnë gjuhën e bukur shqipe. Në atë listë mësuesish dhe mësimdhënësish të artë të gjysmës së dytë të shekullit XX, vend të merituar zë edhe protagonisti i këtij shkrimi përkujtimor, Gjergj ( Marash ) Hasanaj, nga fshati Stjepoh i Trieshit. Kthimi i tij nga Prishtina në vendlindje

me diplomën e mësuesit, që e mori në Shkollën Normale ishte jo vetëm një gëzim i papërshkrueshëm për të personalisht e familjarët e tij, por kishte rëndësi të madhe për arsimimin dhe edukimin e bashkëvendësve të tij, nga të cilët nuk u nda që nga viti 1954 e deri në vitin 1972, kur u detyrua të marrë rrugën pa kthim të mërgimit, në Detroit-SHBA. Sot kur e kujtoj këtë mësues model, arsimtar të gjuhës dhe letërsisë shqipe, drejtor shkolle, mbledhës të folklorit e bamirës, kam parasysh njeriun e mirë e modest me vlera të veçanta, intelektualin e pajisur me dije dhe i edukuar në frymën kombëtare, punonjësin serioz e cilësor të arsimit, drejtuesin e suksesshëm të shkollës dhe të afërt me kolegët e bashkëpunëtorët. Për mua mbetet i paharrueshëm bashkëpunimi i tij me


PORTRET

Nxënësit dhe mësimdhënësit e Trieshit para objektit të vjetër të shkollës fillore në Kodër të Burgut-Stjepoh

Shkollarët e vegjël trieshjanë para SHF ” Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” në Stjepoh

babain tim e kolegun e tij të shtrenjtë e të besueshëm , Gjon Gjonaj, deri në ndarje të rrugëve të jetës së tyre. Bashkëpunimi i tyre si kolegë në fushën e arsimit dhe fusha të tjera me rëndësi shoqërore, kishte zgjatur plot 18 vite. Detyrat e sfidat që i zgjidhnin bashkërisht dhe me disa kolegë të tjerë, qenë me rëndësi të madhe. Rezultat i këtij bashkëpunimi ishte respekti i ndërsjellë, gatishmëria për të ndihmuar njëri-tjetrin si dhe sinqeriteti i gjithanshëm për të mbështetur njëri-tjetrin në çdo situatë sado e vështirë apo e rrezikshme që ishte ajo për momentin. Sukseset dhe meritat e Gjergj Hasanajt në fushën e arsimit, kulturës dhe folkloristikës shqiptare janë të shumta dhe të një rëndësie të veçantë, që nuk mund të përmblidhen në një shkrim të vetëm gazetaresk. Ato janë të mundshme të pasqyrohen vetëm në një monografi eventuale të tij, të cilën e meriton, pa asnjë mëdyshje. Megjithatë po fokusohem në disa nga të arriturat e tij që kanë lënë gjurmë të pashlyera në jetën arsimore dhe kulturore jo vetëm në

Triesh, por edhe më gjerë. Ky njeri i rrallë, i rritur e i shkolluar në varfëri të skajshme, në një mjedis patriarkal, me rregulla fisnore, në një sistem komunist, kur çdo veprim atdhetar konsiderohej si armiqësi, i tejkaloi sfidat e kohës. Me fillimin e punës në shkollë, e cila kishte statusin katërvjeçar, i vuri vetes për detyrë që ajo të rritej. Falë angazhimit të tij dhe përkrahjes së mësimdhënësve të tjerë, ia doli të realizojë dëshirën dhe vullnetin e tij, por edhe ëndrrën e trieshjanëve arsimdashës, që shkolla ekzistuese katërvjeçare të rritet në shkollë të plotë tetëvjeçare. Për meritat e tij të mëdha në hapjen e shkollës tetëvjeçare, zgjidhet drejtor i parë i saj, detyrë të cilën e kreu me sukses gati dy dekada. Përveç kësaj me angazhimin e tij të matur, me mençurinë që kishte, por edhe me përkrahjen e parezervë të mësuesve përparimtarë të shkollës, arriti që ta pagëzojë shkollën me emrin e heroit tonë kombëtar “ Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”. Ishte kjo një vepër madhështore dhe pothuaj e pamundur për kohën, me të cilën

Gjergj Hasanaj

mburren sot e përgjithmonë trieshjanët. Në kontesktin dhe rrethanat e kohës në të cilën shkolla e Trieshit emërohet me emrin e prijësit tonë legjendar mund të vlerësohet si një shembull patriotizmi, të cilin edhe sot ia kanë lakmi disa shkolla me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Gjergj Hasanaj e arriti kulmin e krijimtarisë së tij , si mbledhës i folklorit burimor shqiptar në Malësi të Madhe dhe në mesin e shqiptarëve tjerë në Mal të Zi . Pasi që mblodhi dhe sistemoi këngët e ndryshme nga thesari ynë popullor, botoi veprën “ Malësori këndon” në vitin 1971. Pas botimit të kësaj vepre të rëndësishme për folkloristikën shqiptare nuk pati një jetë të qetë e të rehatshme nga pushteti, për ç ‘arsye u detyrua të braktisë vendin e tij që e donte me gjithë zemër e shpirt dhe të shpërngulet në Amerikë, ku edhe vdiq në vitin 1978 në rrethana ende të pazbardhura. Vepra dhe personaliteti i tij duhet të nderohet dhe të respektohet për kontributin e madh që dha në profesionin e arsimtarit dhe në vjeljen e folklorit burimor. E ENJTE, 25 MARS 2021

Javore KOHA

29


MOZAIK

Mali i Zi në kërkim të naftës

Kundërshtime të ashp komuniteti lokal dhe o Qytetarë të Ulqinit, por edhe të gjithë bregdetit malazez, janë të zemëruar për shkak të paralajmërimit se konsorciumi italo-rus “Eni-Novatek”, më 25 mars, do të nisë fillimisht me shpimin e puseve hulumtuese për gjetjen e naftës nën detin e Malit të Zi. Ata kanë frikë nga rrezikimi i mjedisit jetësor dhe i turizmit, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) gazetari dhe aktivisti nga Ulqini, Mustafa Canka. Rrëfimi për hulumtimin e naftës dhe gazit nën detin e Malit të Zi, është në qendër të vëmendjes së opinionit, pasi që nga qeveria malazeze është paralajmëruar se më 25 mars, do të nisë shpimi i pusit të parë për hulumtim, i cili gjendet rreth 28 kilometra nga bregu i detit, në jug të Malit të Zi, në ujërat detare ndërmjet Tivarit dhe Ulqinit. Deri në fund të vitit 2021, do të bëhet e ditur se a ekzistojnë në këtë lokacion depozita të hidrokarbureve. Pusi i dytë hulumtues do të jetë më afër bregut të detit, rreth 18 kilomtra larg nga aty. Do të jetë më i cekët dhe jo më i thellë se një kilometër e gjysmë. Deri më tani, Mali i Zi i ka përmbyllur dy kontrata për hulumtimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit. Kontrata e parë është nënshkruar në vitin 2016, me kompaninë italo-ruse “Eni dhe Novatek”, për katër blloqe hu-

“ 30

lumtimi, për një periudhë prej shtatë vjetësh, ndërkaq kontrata tjetër është përmbyllur një vit më vonë me kompaninë greke “Energean”, për dy blloqe hulumtimi, me të njëjtin afat për hulumtim. Lëvizja qytetare “Ura” (e Dritan Abazoviqit) do të fillojë nismën për shpalljen e referendumit për eksploatimin e naftës dhe gazit në Mal të Zi, ka njoftuar deputeti dhe nënkryetari i Lëvizjes Qytetare “Ura”, Millosh Konatar.

Qeveria premton se do të jetë e kujdesshme edhe për shkak të Kroacisë

Nga Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, sigurojnë se do t’i mbikëqyrin të gjithë parametrat mjedisorë, që lidhen me gjendjen e ekosistemit detar, si dhe që pas shenjës së parë të prishjes së tij, do të veprojnë. “Jo vetëm për shkak të ruajtjes së bregdetit malazez, por edhe për shkak të Kroacisë fqinje. Çdo rrjedhje eventuale e naftës, e gazit ose çfarëdo qoftë, për rreth 20 kilometra nga bregdeti ynë, mund të ndikojë në Kroacinë fqinje, për shkak të rrymave të detit që shkojnë në drejtim të saj”, tha për Radion Evropa e Lirë, sekretari i Ministrisë së Ekologjisë, Danillo Mrdak.

Rrëfimi për hulumtimin e naftës dhe gazit nën detin e Malit të Zi, është në qendër të vëmendjes së opinionit, pasi që nga qeveria malazeze është paralajmëruar se më 25 mars, do të nisë shpimi i pusit të parë për hulumtim, i cili gjendet rreth 28 kilometra nga bregu i detit, në jug të Malit të Zi, në ujërat detare ndërmjet Tivarit dhe Ulqinit. Deri në fund të vitit 2021, do të bëhet e ditur se a ekzistojnë në këtë lokacion depozita të hidrokarbureve

Javore KOHA

E ENJTE, 25 MARS 2021

Ndonëse në qeveri sigurojnë që ruajtja e mjedisit jetësor është primare, ekologët dhe bashkësia lokale e kundërshtojnë ashpër këtë ide. “Pa dilema, qytetarët janë unikë për këtë çështje. Këtë nuk e kanë pritur nga qeveria. Ato aktivitete nuk janë të mira dhe paraqesin disfatë të madhe për shoqërinë dhe kthim në barbarizëm. Projekte të tilla vetëm sa e shembin dhe e degradojnë orientimin kushtetues të këtij vendi dhe e shembin shtyllën, në të cilën aktualisht qëndron qeveria”, tha Canka. Puna në lidhje me kërkimin e naftës nën detin e Malit të Zi, ishte kontraktuar nga qeveria e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve, e cila u ndërrua pas zgjedhjeve më 30 gusht të vitit të kaluar. Qeveria e re e kryeministrit Zdravko Krivokapiq është zgjedhur në fillim të muajit dhjetor. Ministri për Investime kapitale, Mlladan Bojaniq, në një konferencë për media, më 12 mars të këtij viti, ka thënë që do t’i vazhdojë të gjitha projektet e qeverisë paraprake, për të cilat vlerësohet se janë të mira.


MOZAIK

pra nga ekologët, organizatat mjedisore

“ A ka logjikë ekonomike?

Për aktivistin ekologjik nga Ulqini, Mustafa Canka, shpimet eksploatuese në det janë të barabarta me “vetëvrasjen”. “Kjo është një ndërmarrje e çmendur që pas vetes lë shkretim në det dhe në bregdet, ndërkaq njëkohësisht e vë në rrezik ekzistencën tonë në këtë hapësirë. Është e domosdoshme që sa më parë të pezullohet ai projekt, veçanërisht në këtë situatë, kur në tregun botëror ka naftë të mjaftueshme, si dhe po kalohet në energjinë e gjelbër. Të këmbëngulësh për këtë, është çmenduri dhe vetëvrasëse”, tha Canka. Ai nuk pajtohet me optimizmin e ministrit Bojaniq, i cili ka thënë që Mali i Zi do të ketë nga kjo punë përfitime të rëndësishme dhe që kjo do të jetë një nga gjërat kryesore që do të bëjnë që Mali i Zi të mos jetë i varur vetëm nga turizmi dhe shërbimet. “Në variantin më të mirë, në rast se gjendet nafta, do të përfitojmë 70 milionë në vit, ndërkaq në sezonet e mira kemi fituar një miliard. Është çmenduri që për atë shumë të vihet

“Kjo është një ndërmarrje e çmendur që pas vetes lë shkretim në det dhe në bregdet, ndërkaq njëkohësisht e vë në rrezik ekzistencën tonë në këtë hapësirë. Është e domosdoshme që sa më parë të pezullohet ai projekt, veçanërisht në këtë situatë, kur në tregun botëror ka naftë të mjaftueshme, si dhe po kalohet në energjinë e gjelbër. Të këmbëngulësh për këtë, është çmenduri dhe vetëvrasëse”, thotë gazetari dhe aktivisti Mustafa Canka

në pikëpyetje ekonomia dhe ekologjia”, tha Canka. Megjithatë, sipas marrëveshjes ndërmjet shtetit malazez dhe koncesionerëve të huaj, nëse përcaktohet ekzistenca e naftës dhe gazit nën detin e Malit të Zi, të ardhurat që do t’i përkasin këtij shteti do të jenë nga 62 deri në 68 për qind. Këto para nuk do të derdhen drejtpërdrejt në buxhet, por do të ruhen për gjeneratat e ardhshme, përmes një fondi të veçantë, për të cilin është në vazhdim e sipër hartimi i ligjit, sipas modelit norvegjez, i cili është më i pasuri në botë.

Puset e naftës dhe shteti ekologjik

Organizatat joqeveritare ekologjike janë të befasuara me paralajmërimet e Qeverisë së Malit të Zi, se shpimi hulumtues i pusit të naftës në bregdetin malazez, duhet të fillojë për 15 ditë. Ata përsërisin që nxjerrja e naftës nuk është në asnjë mënyrë në harmoni me statusin kushtetues të Malit të Zi, si shtet ekologjik dhe me zhvillim të turizmit. Zenepa Lika nga Ulqini, aktiviste për mbrojtjen e mjedisit jetësor, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky projekt nuk është në harmoni me shtetin ekologjik. “Jam e vetëdijshme që na duhet

ta bëjmë ekonominë të shumëllojshme, por jo në dëm të një resursi që është i kufizuar. Nuk kemi mjaft brigje, deti është i mbyllur, Kroacia ka vendosur moratorium për naftën, njëjtë edhe Italia që po e rishikon atë proces. Bashkimi Evropian ka marrë obligimin mbi vete që të jetë neutral lidhur me klimën deri në vitin 2050, ndërkaq ne tash e kemi gjetur që të kërkojmë naftë, gjë që Evropa nuk e pranon”, thekson Lika.

Qeveria: Topaz Driller ka arritur në Malin e Zi

Impianti që do të kryejë shpimin e parë hulumtues nën detin malazez, Topaz Driller, ka arritur më 13 mars, pas udhëtimit prej pesë ditësh nga Malta, ku janë kryer përgatitjet përfundimtare për shpimet e ardhshme. Ekuipazhi, i cili arriti më herët, ishte në karantinë në Podgoricë, për shkak të situatës epidemiologjike, në mënyrë që të ishte gati të hipte në Topaz Driller në kohë. Inspektimi në këtë fazë të punës kryhet nga kompania e pavarur e auditimit “ADC”, me qendër në Aberdin të Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka përvojë 30-vjeçare në inspektimet e pajisjeve të shpimit, njoftoi Administrata e Hidrokarbureve e Malit të Zi. Pajisjet e nevojshme për shpime ndodhen në portin e Tivarit. (REL) E ENJTE, 25 MARS 2021

Javore KOHA

31


MOZAIK

Drejtori i SHPK “Komunale” në Tuz, Nikollë Camaj zhvilloi takim me kryetarin e Bashkisë “Malësi e Madhe”, Tonin Marinaj

Krijimi i urave të bashkëpunimit, prioritet i të dyja palëve Krijimi i një ure bashkëpunimi në sfera të ndryshme jetësore, veçanërisht për projektet që realizohen përmes IPA-s, ka qenë tematikë e takimit dypalësh që patën drejtori i SHPK “Komunale” në Tuz, z. Nikollë Camaj dhe kryetari i Bashkisë “Malësi e Madhe”, z. Tonin Marinaj, në qytetin e Koplikut. Drejtori i SHPK “Komunale” z. Nikollë Camaj, në një prononcim për gazetën “Koha Javore” shprehet se qëndrimet e tij si drejtor i një ndërmarrjeje publike, por edhe si lider i një partie nacionale janë që të krijojë ura bashkëpunimi me të gjitha qytetet rajonale dhe më gjerë. “Jam i mendimit që dikush duhet të inicojë takime të tilla për të krijuar bashkëpunim me çdo qytet, qoftë me qytete të Shqipërisë, Kosovës, të Ballkanit apo edhe të SHBA-së ku atje kemi një qytet simotër, Roçester

32

Javore KOHA

E ENJTE, 25 MARS 2021

Hillsin. Unë mendoj se fqinji është adresa e parë ku ne duhet të drejtohemi për bashkëpunim. Këtu mendoj të lidhim ura bashkëpunimi fillimisht me qytetin e Koplikut, pastaj të Shkodrës e kështu me radhë”, u shpreh Camaj. Ai më tej shton se duke pasur bashkëpunim konstruktiv edhe nga aktivitetet e mëparshme me Bashkinë “Malësi e Madhe”, tha se qëllimi është që bashkëpunimi midis tyre në të ardhmen të intensifikohet. “E përbashkëta që na lidhë me qytetet më të afërta: Koplikun, Shkodrën, Ulqinin, Tivarin dhe Podgoricën është pellgu i Liqenit të Shkodrës i cili do të ishte me interes për tërheqjen e donatorëve për projketet IPA, për shfrytëzimin dhe valorizimin e potencialit turistik tejet të begatshëm në këtë zonë”, theksoi Camaj. Për të bashkëpunimi me qytetin e

Koplikut, përkatësisht me Bashkinë “Malësi e Madhe” mund të jetë një prioritet në të ardhmen, me shpresë që bashkëpunimi dypalësh do të ngritet në nivelin institucional midis Komunës së Tuzit dhe Bashkisë “Malësi e Madhe”. “Kryetari i Bashkisë “Malësi e Madhe”, z. Tonin Marinaj, shprehu gatishmëri që në momentin që do të ketë thirrje për implementimin e projekteve IPA, ai do të na propozoi si partner të atyre projekteve. Nga ana tjetër edhe ne nëse do të kemi ndonjë projekt të tillë, ata janë të gatshëm që të shërbejnë si partnerët tonë”, u shreh drejtori i SHPK “Komunale”, z. Nikollë Camaj. Ky ishte një takim në vargun e takimeve të mëparshme që janë zhvilluar midis dy palëve. t. u.


MOZAIK

Në Shtëpinë e Shëndetit në Tuz filloi vaksinimi kundër virusit Covid-19

Të moshuarit në krye të listës për imunizim Tuz – Vaksinimi i grupeve prioritare, ( i personave 80 dhe mbi 80 vjeç) për imunizim kundër virusit Covid-19, ka filluar këtë të hënë në Shtëpinë e shëndetit në Tuz. Mjeku i këtij institucioni shëndetësor, z. Halil Dukoviq, duke u prononcuar për gazetën “Koha Javore” shprehet se gjatë ditës së hënë kanë mbërritur njëqind dozat e para të vaksinës së kompanisë farmaceutike Sinofarm nga Kina. “Vaksinimi filloi sot (e hënë, më 22

mars 2021) nga ora 14 dhe do të zgjasë deri në orën 20 të mbrëmjes. Gjithashtu, vaksinimi do të vazhdojë edhe gjatë ditës së martë. Këto dy ditë do të vaksinohen vetëm individët të cilët e kanë paraqitur interesimin e tyre për vaksinim”, u shpreh mjeku, Halil Dukoviq. I pyetur se në ç’nivel paraqitet interesimi i të rinjve për t’u vaksinuar, z. Dukoviq u shpreh se aktualisht interesim më të shtuar paraqesin të moshuarit, kurse sipas tij nga të

rinjtë për momentin mungon një interesim i tillë. Megjithatë, ai beson se në periudhën në vazhdim edhe kjo grupmoshë do të shpreh interesim për t’u imunizuar. Dukoviq thekson se procesi i vaksinimit në këtë shtëpi të shëndetit do të vazhdojë edhe në të ardhmen, varësisht nga dozat e vaksinave që do t’i shpërndahen këtij institucioni shëndetësor. t. u.

E ENJTE, 25 MARS 2021

Javore KOHA

33


MARKETING

Javore KOHA KONKURS SHPËRBLYES PËR SHKRIME HULUMTUESE Koha Javore në bashkëpunim me Horizontin e Ri shpallin FTESË PUBLIKE për shkrime investigative. Qëllimi kryesor i kësaj ftesë është lufta ndaj korrupsionit, nxitja e llogaridhënies te vendimmarrësit dhe zyrtarët publikë, forcimi i rolit mbikëqyrës të gazetarëve në promovimin e lirisë së shtypit dhe sundimit të ligjit. Përparësi do t’i kushtohet propozimeve që do të trajtojnë një apo disa nga çështjet e mëposhtme: • Raste korrupsioni ose abuzimi me postin publik në administratën vendore; • Favorizim, nepotizëm ose mungesë transparence në marrëdhënie të ndryshme kontraktuese; • Kontratat me negocim ose tenderët me vetëm një konkurrent efektiv; • Realizimi i punëve publike para bërjes së tenderit; • Transparenca e harxhimit të parasë publike nga buxhetet e komunave apo institucioneve publike • Keqmenaxhim i burimeve natyrore ose pronave publike; • Ndryshime jo transparente / pa procedurë në administratën lokale ose në emërime; • Degradimi / mbrojtja e mjedisit; • Mungesë taksimi për zënie të hapësirës publike; • Lidhje kontrate ofrim-shërbimi pa një akt/vendim për punën që do të kryhet; • Kujdesi shëndetësor, Edukimin, Mbrojtja sociale, dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesit publik në komunitetet lokale Shkrimi / raporti hulumtues me të cilin konkurrohet, duhet: • të jetë i bazuar në të dhënat që merren në baze të Ligjit për Qasje të Lirë në Informacion • të jetë i përqendruar në mbrojtjen e interesit publik • të ndërgjegjësojë publikun e gjerë mbi çështjet e korrupsionit dhe pasojat e tij në jetën e qytetarëve Procesi i ndarjes së çmimeve do të bëhet nga Stafi i Projektit me ndihmën e ekspertëve të angazhuar. Tre artikujt e vlerësuar si më të mirët do të shpërblehen me këto çmime: Çmimi I - 400 euro Çmimi II - 300 euro Çmimi III - 200 euro METODA E APLIKIMIT Artikujt do të dërgohen në redaksinë e gazetës “Koha Javore”, në e-mail adresën: kohajavore@t-com.me, me shënimin “FTESA PËR SHKRIME HULUMTUESE” Aplikimi është i hapur për të gjithë gazetarët shqiptarë në Mal të Zi të punësuar pranë mediave apo në profesion të lirë si dhe çdo individ i interesuar për gazetarinë hulumtuese. Ftesa do të jetë e hapur tre muaj – deri më 30 prill 2021. Kjo ftesë publikohet në kuadër te projektit “Parandalimi i Korrupsionit dhe Promovimi i Pjesëmarrjes Qytetare” i mbështetur nga Departamenti i Shtetit të SHBA – Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), në kuadër të Programit të Shoqërisë Civile për Drejtësi Penale.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 25 MARS 2021


SPORT

Futbollisti shqiptar i “Deçiqit” të Tuzit, Kristijan Vulaj, ftohet nga Përfaqësuesja e Malit të Zi për tri ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”

Moment historik Paraqitjet e mira me skuadrën e Deçiqit të sulmuesit Kristijan Vulaj i kanë rënë në sy përzgjedhësit të ri të Përfaqësueses së Malit të Zi, Miodrag Radulloviq, i cili e ka ftuar për tri ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Botëror që do të mbahet vitin e ardhshëm në Katar. Lajmin e kanë bërë të ditur nga KF “Deçiq”, duke e cilësuar këtë si një moment historik për këtë klub. “Futbollisti ynë, Kristijan Vulaj, është ftuar nga përfaqësuesja e Malit të Zi.

Njëherazi është shkruar historia; futbollisti i parë i Deçiqit në 94 vitet e fundit që ftohet në ekipin A të Malit të Zi”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Tuzi. Kristijan Vulaj ka zhvilluar të dielen mbrëma stërvitjen e parë me Përfaqësuesen e Malit të Zi. Futbollisti 23-vjeçar e ka cilësuar ftesën si momentin më të mirë në karrierën e tij. Gjatë muajit mars, Mali i Zi do të zhvillojë tri ndeshje kualifikuese. Mbrëmë Mali i Zi ka luajtur si mysafir kundër

Letonisë në Riga, ndërsa dy ndeshjet tjera do të presë në Podgoricë, Gjibraltarin, më 27 mars, dhe Norvegjinë, më 30 mars. Përpos këtyre ekipeve, në Grupin G janë edhe Holanda dhe Turqia. Pas Fatos Beqirajt nga Peja e Kosovës, Kristijan Vulaj bëhet futbollisti i dytë shqiptar që aktivizohet me Përfaqësuesen e Malit të Zi. (Kohapress)

E ENJTE, 25 MARS 2021

Javore KOHA

35


“Koha Javore” në versionin online,

mund ta lexoni

në linkun:

www.kohajavore.me

kohajavore.me


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.