KOHA Javore Podgoricë e enjte, 8 prill 2021 Viti XX Numër 956 Çmimi 0,50
Shqiptarët në vëmendjen e Uashingtonit ISSN 1800-5696
Letërsia shqipe është letërsi evropiane
Vjosa Osmani zgjidhet presidente e Kosovës
PËRMBAJTJE
6
10 Batuta
Krah për krah me ju, për shumë dhjetëvjeçarë të tjerë!
12
14 Një dukuri që kërkon vëmendje dhe angazhim të institucioneve
Duke pritur vendosjen e drejtësisë për krimet shtetërore
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me
2
Javore KOHA
E ENJTE, 8 PRILL 2021
PËRMBAJTJE
16
24 Kur humanizmi ndihmon edhe lëndon
Dëshmi e provokimeve klero-nacionaliste në malin e Rumisë
26
28 Aty ku edhe vdekja ishte ëndërr e parealizueshme
Studim me vlerë mbi etnogjenezën e kombit ndër shekuj KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë NDRYSHIM
pozitiv
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.me
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E
1001 HALL EVE
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 8 PRILL 2021
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Kryetari i Kuvendit të Komunës së Gucisë, Bujar Hasangjekaj, u takua me kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq
Domosdoshmëri e bashkëpunimit të ndërsjellë Guci – Kryetari i Komunës së Gucisë, njëherazi edhe drejtori politik i Lidhjes Demokratike Shqiptare, Bujar Hasangjekaj, bashkë me nënkryetarin e Kuvendit të Komunës së Gucisë, Mesud Çekiq, u takuan të premten në Podgoricë me kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq. Gjatë takimit, Beçiq nënvizoi se Parlamenti i Malit të Zi paraqet vendin për dialog, në të cilin duhet të afirmohen temat që janë të një rëndësie të veçantë për përmirësimin e mjedisit të përgjithshëm shoqëror. Siç njoftohet nga Kuvendi i Malit të
4
Javore KOHA
E ENJTE, 8 PRILL 2021
Zi, kryeparlamentari Beçiq ka përshëndetur nismën për vendosjen e komunikimeve më intensive me vetëqeverisjet lokale. Bashkëbiseduesit nga Gucia, Hasangjekaj e Çekiq, e informuan kryetarin e Parlamentit për sfidat aktuale të Komunës së Gucisë dhe shprehën besimin e tyre se gjatë mandatit aktual ata do të arrijnë bashkëpunim më aktiv me Parlamentin, në mënyrë që të krijojnë parakushte për tejkalimin e tyre, me veprim të përbashkët. Në deklaratën për gazetën “Koha javore”, kryetari i Kuvendit të Komunës
së Gucisë, Bujar Hasangjekaj, u shpreh se kishin një takim miqësor e konstruktiv me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi. “Biseduam për domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Malit të Zi dhe Kuvendit Komunal të Gucisë, për domosdoshmërinë e përkrahjes nga ana e Kuvendit dhe e Qeverisë së Malit të Zi për zhvillim të mëtutjeshëm të komunës sonë, si dhe për nevojën që pakicat në Mal të Zi të jenë pjesë përbërëse në të gjitha nivelet e pushtetit”, theksoi ai. Shaban Hasangjekaj
NGJARJE JAVORE
Dita e Komunës së Ulqinit u shënua në mënyrë modeste
Bashkërisht duhet t’i tejkalojmë vështirësitë Ulqin - Me një ceremoni modeste dhe në prani të një numri të kufizuar të pjesëmarrësve, kryesisht zyrtarë të Komunës së Ulqinit, këshilltarë të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, deputetë dhe përfaqësues të partive politike dhe mediave, të shtunën u shënua Dita e Komunës së Ulqinit. Pas intonimit të himnit të Malit të Zi, të pranishmit në Kuvendin solemn mbajtën një minutë heshtjeje në nderim të viktimave të COVID-19 nga Ulqini dhe tërë Mali i Zi. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Aleksandar Daboviq, ka thënë në fjalën e tij se kanë vendosur për këtë shënim të thjeshtë të Ditës së Komunës së Ulqinit për shkaqe të njohura për të gjithë. “Si bashkëqytetar dhe mik, ndiej dhimbje për të vdekurit të cilët e kanë humbur luftën me koronavirusin. Jetët e tyre nuk mund t’i zëvendësojë asgjë, por ata na obligojnë që të punojmë së bashku dhe në mënyrë të disiplinuar derisa ta kthejmë jetën në normalitet”, ka
thënë ndër të tjera ai. Daboviq ka përkujtuar se “përgjatë shekujve Ulqini ka mbijetuar dhe është ballafaquar me shumë sfida, prandaj bashkërisht duhet ta tejkalojmë edhe këtë”. Ai ka thënë se qytetarët e Ulqinit duhet të ndjehen krenarë që jetojnë në këtë qytet. Në emër të Komunës së Ulqinit, Daboviq i ka dorëzuar një dhuratë simbolike ish-kryetarit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, i cili është pensionuar pak kohë më parë. Edhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Haxhi Sulejmani, në fjalën e tij është përqendruar në vështirësitë që po kalon Ulqini që prej më shumë se një viti për shkak të pandemisë së COVID-19. “Nga e shtuna e parë e prillit të vitit të kaluar deri të shtunën e parë të prillit të këtij viti bota ka kaluar një ndër vitet më të rënda, edhe Ulqini po ashtu. Kemi humbur shumë familjarë e kushërinj, miq e shokë, ndaj ky vit mban emrat e atyre që
s’janë më në mesin tonë, por në fakt janë më shumë se kurrë në mendjet dhe zemrat tona”, ka thënë ai. Sulejmani ka falënderuar personelin mjekësor dhe diasporën për kontributin në përballimin e situatës epidemiologjike. “Nderime të gjithë mjekëve dhe infermierëve tanë që stoikisht qëndruan në mbrojtjen e jetëve tona. Nderim në veçanti mërgimtarëve tanë që na qëndruan pranë si gjithmonë”, ka theksuar ai, duke shpresuar që Ulqini dhe e gjithë bota do ta përmbyllë kohën e mbrapshtë të koronavirusit. Gjatë ceremonisë janë lexuar apo shfaqur nëpërmjet video prezantimit mesazhet e urimit që me rastin e Ditës së Komunës së Ulqinit i kanë dërguar personalitetet më të larta shtetërore të Malit të Zi, kryetarët e disa komunave në Mal të Zi dhe të bashkive të rajonit. Ky është viti i dytë që Dita e Komunës së Ulqinit pritet në kushtet e i. k. pandemisë së COVID-19.
E ENJTE, 8 PRILL 2021
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Krah për krah shumë dhjetëvjeçar Yuri Kim Përvjetorët si ky janë një mundësi për të menduar sa larg kemi arritur, për të shprehur vlerësim për të gjithë shqiptarët për miqësinë e fortë dhe bashkëpunimin midis dy vendeve tona, për të menduar se ku duhet të shkojmë më tej dhe për t’iu ripërkushtuar punës së bashku si miqtë dhe aleatët më të afërt. Tridhjetë vjet më parë, më 15 mars 1991, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rifilluan marrëdhëniet e plota diplomatike pas 52 vitesh mosnjohjeje.
6
Javore KOHA
E ENJTE, 8 PRILL 2021
Dhe kjo marrëveshje ishte vetëm e para nga shumë ngjarje të rëndësishme që ndodhën këtu në vitin 1991. Do të doja të merrja disa minuta sot për të kujtuar se çfarë viti i jashtëzakonshëm ishte viti1991 për Shqipërinë. George Bush ishte President i Shteteve të Bashkuara. James Baker ishte Sekretari i Shtetit. Të dy ftuan Ministrin e Jashtëm Muhamet Kapllani në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Më 15 mars, marrëdhëniet diplomatike u rivendosën zyrtarisht. Ai çast ndezi një çlirim aktivitetesh që hodhën bazat për një Shqipëri të re dhe një partner-
itet të ri midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Më 31 mars, saktësisht si sot 30 vjet më parë, Shqipëria mbajti zgjedhjet e para pluraliste të vendit që nga kapja nga komunizmi në vitin1944. Ishte një kohë ndryshimesh dhe trazirash në vend, një kohë kur populli shqiptar do të vendoste se kush duhet të ishin udhëheqësit e tij. Pak muaj më vonë, më 22 qershor, Sekretari i Shtetit James Baker vizitoi Tiranën. Rreth 300 mijë shqiptarë u ngjeshën në Sheshin “Skënderbe” për të dëgjuar Sekretarin Baker t’u thoshte se “liria funksionon” dhe për t’i nxitur të ecnin përpara drejt demokracisë. Jam
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
me ju, për rë të tjerë! e lumtur që Dr. Elez Biberaj, i cili përktheu fjalimin e Sekretarit Baker, është me ne sot. Më 1 tetor, Ambasada e SHBA-së në Tiranë rihapi dyert e saj me Christopher Hillin si të Ngarkuarin me Punë dhe që u pasua nga ambasadori amerikan William Edëin Ryerson, i cili i paraqiti letrat kredenciale qeverisë së Shqipërisë më 21 dhjetor 1991. Viti 1991 ishte me të vërtetë një fillim i ri, jo vetëm për marrëdhëniet tona dypalëshe, por edhe për zhvillimin e Shqipërisë si një vend demokratik dhe partner ndërkombëtar. Gjatë tridhjetë viteve të shkuara, marrëdhëniet SHBA-Shqipëri kanë për-
Jam krenare që jam sot këtu si Ambasadore e ShBA-së në Shqipëri, duke festuar së bashku me kolegët tanë shqiptarë, këtë çast historik: 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri
paruar dhe janë rritur. Shtetet e Bashkuara kanë qenë një partner i fortë, aleate dhe mike e Shqipërisë teksa Shqipëria forcon demokracinë e saj, hap ekonominë dhe ofron mundësi për të gjithë njerëzit e saj. Shtetet e Bashkuara mbështesin synimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, siç bënë edhe kur mbështetën kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në NATO. Si një Aleate e çmuar e NATO-s, Shqipëria ka treguar qëndrueshmëri dhe përkushtim ndaj partneritetit tonë të sigurisë – kudo në botë. Jemi krenarë të qëndrojmë si aleatë të NATO-s bashkë me Shqipërinë.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Shtetet e Bashkuara janë një mbështetëse e palëkundur në përpjekjet e Shqipërisë për të zbatuar reformën në drejtësi, për të forcuar sundimin e ligjit dhe qeverisjen dhe për të krijuar kushtet për rritje gjithëpërfshirëse ekonomike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për një të ardhme demokratike, të sigurt dhe të begatë për Shqipërinë, si një anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian, për të mirën e qytetarëve të saj dhe të gjithë rajonit. (Autorja është ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri)
E ENJTE, 8 PRILL 2021
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Shqiptarët në vëmendjen e Uashingtonit Administratat e njëpasnjëshme amerikane kanë ndjekur një politikë të pandryshueshme ndaj Shqipërisë. Vizioni i Amerikës për Shqipërinë ka qenë që ajo të jetë një vend i qëndrueshëm, i begatë dhe demokratik, ku do të respektohen plotësisht normat dhe proceset demokratike
Elez Biberaj
Shqipëria është trajtuar si pjesë e rëndësishme e konceptit të Uashingtonit për ndërtimin e një Evrope të pandarë dhe të lirë. Hartuesit e politikave amerikane e kanë bërë të qartë se është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara ta shohin Shqipërinë pjesë të komunitetit euroatlantik. Shtetet e Bashkuara kanë qenë nxitësi më i rëndësishëm dhe më me ndikim për demokratizimin e Shqipërisë, duke dhënë mbështetje të konsiderueshme diplomatike, politike, ekonomike dhe ushtarake. Uashingtoni ishte forca kryesore shtytëse për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës nga Serbia dhe për pranimin e Shqipërisë në NATO. SHBA luajtën gjithashtu një rol kryesor në zgjidhjen e konfliktit etnik në Maqedoninë e Veriut, çka ka çuar në një përmirësim të dukshëm të statusit të shqiptarëve atje. Po ashtu, gjatë tri dekadave të fundit, Shqipëria, si dhe shqiptarët në
8
Javore KOHA
E ENJTE, 8 PRILL 2021
Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, kanë qenë në qendër të një vëmendjeje të konsiderueshme nga ana e Uashingtonit. Përfaqësuesit shqiptarë kanë pasur qasje relativisht të lehtë te politikanët amerikanë. Ata kanë gëzuar mbështetje dypartiake në Kongresin amerikan dhe senatorë e kongresistë të shquar kanë qenë mbështetës të çështjeve shqiptare. Presidenti Joe Biden ka pasur kontakte të shumta personale me udhëheqësit shqiptarë dhe është njohës i mirë i çështjeve shqiptare, veçanërisht i çështjes së Kosovës. Ndërsa kanë ofruar mbështetje për forcimin e qëndrueshmërisë dhe begatisë së Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara nuk kanë ngurruar të vënë në dukje hapur dështimet e procesit të demokratizimit – shkelja e normave demokratike, përpjekjet e ekzekutivit për të kontrolluar institucionet e pavarura, sulmet ndaj medias, parregullsitë elektorale dhe dështimi për të luftuar korrupsionin e përhapur. Politikëbërësit dhe përfaqësuesit amerikanë shpesh janë zhgënjyer me paaftësinë ose mosgatishmërinë e politikanëve shqiptarë për të gjetur gjuhë të përbashkët në çështjet madhore, për të respektuar zotimet e tyre dhe për t’i mbështetur deklaratat me veprime konkrete. Ekziston një hendek i madh midis deklaratave retorike të
mbështetjes për reformat thelbësore tepër të nevojshme dhe angazhimit aktual ndaj reformave. Shtetet e Bashkuara kanë bërë kritika të sinqerta ndaj rrëshqitjes prapa, e megjithatë kanë qenë të angazhuara fort për ta ndihmuar Shqipërinë që të përballet me këto sfida. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë krijuar një marrëdhënie të fortë dhe të gjallë. Është e natyrshme që në raste të tilla si 30-vjetori i rivendosjes së lidhjeve, vëmendja të përqendrohet tek aspektet pozitive të tyre. Por është gjithashtu e rëndësishme të theksohen disa çështje që, nëse nuk trajtohen nga shqiptarët, mund t’i vënë në provë serioze këto marrëdhënie. Si çdo marrëdhënie dypalëshe, edhe ato mes Amerikës dhe Shqipërisë duhet të ushqehen vazhdimisht dhe jo të merren si të mirëqena apo të shihen si diçka statike dhe të përhershme. Mbi të gjitha, mbështetja e Amerikës nuk është një e drejtë e natyrshme e shqiptarëve. Në themel të marrëdhënieve janë vlerat e përbashkëta demokratike dhe angazhimi i Shqipërisë për demokracinë, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë. Ndërtimi i një demokracie funksionale në Shqipëri mbetet një objektiv i rëndësishëm i politikës së jashtme amerikane. Veprimet që minojnë prak-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
tikat demokratike jo vetëm që mund të minojnë marrëdhëniet, por mund të sjellin një ndryshim në qëndrimet e SHBA-së dhe, në rastin më të keq, një rishikim thelbësor të lidhjeve mes dy vendeve. Vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rrëshqitje të konsiderueshme prapa në rrugën e demokracisë dhe një autoritarizëm në rritje, duke e bërë atë një nga vendet më jofunksionale dhe më të korruptuara në Evropë. Sistemi politik i Shqipërisë në thelb është prishur dhe vendi është shndërruar në një shtet njëpartiak, autoritar, me Partinë Socialiste në fuqi që kontrollon pushtetin në të gjitha nivelet. Polarizimi politik, korrupsioni i përhapur në radhët e zyrtarëve publikë dhe atyre në poste të larta, krimi i organizuar dhe kultura e mosndëshkimit kanë pasur një kosto të madhe dhe vazhdojnë të paraqesin një kërcënim ekzistencial për demokracinë e Shqipërisë. Pikërisht institucionet që kanë rëndësi të dorës së parë për të luftuar korrupsionin – zyrtarët qeveritarë, anëtarët e Parlamentit, politikanët, gjykatat dhe gjyqtarët, prokurorët dhe Policia – janë ato që po e minojnë fushatën kundër korrupsionit. Politikanët dhe biznesmenët e fuqishëm kanë kapur shtetin dhe, si rrjedhojë, pasuria dhe qasja te pushteti janë përqendruar në duart e një grupi të vogël. Natyra gërryese e modelit kleptokratik të qeverisjes së Shqipërisë është tepër serioze. Prishja e bashkëpunimit midis qeverisë dhe opozitës dhe mosgjetja e gjuhës së përbashkët për çështjet e rëndësishme është thjesht e papranueshme për një anëtar të denjë të NATO-s dhe për një vend që synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Presidenti Joe Biden ka deklaruar se nxitja e demokracisë do të jetë një përparësi kryesore për administratën e tij. Qëndrimet dhe veprimet e qenërisë dhe të opozitës ka të ngjarë të bëhen objekt i një vëzhgimi të shtuar nga ana
e Shteteve të Bashkuara. Vështirë që administrata amerikane të mbetet e pavëmendshme ndaj politikave dhe veprimeve, të cilat minojnë normat, vlerat dhe institucionet demokratike. Në vitin 2016, forcat kryesore politike shqiptare pranuan që sistemi i drejtësisë ishte jofunksional dhe ranë dakord për një reformim thelbësor të këtij sistemi, më rrënjësori në ndonjë vend ish-komunist. Por shqiptarët kurrë nuk u dolën për zot reformave. Ata bënë përpjekje të përbashkëta për të minuar, manipuluar dhe zvarritur ndryshimet për sa kohë të ishte e mundur. Shqipëria po hyn në vitin e pestë të këtyre reformave. Ndërsa skalionet më të larta të sistemit gjyqësor janë hequr si rezultat i procesit të verifikimit, zbatimi i reformave ka qenë i ngadaltë dhe selektiv, duke çuar praktikisht në një kolaps institucional dhe duke kërcënuar parimin themelor të sistemit juridik – qasjen te drejtësia. Mund të thuhet se operacioni kirurgjikal i drejtësisë mbase ka qenë i suksesshëm, por pacienti mbetet në komë. Shqipëria ka nevojë për një përmbyllje. Kostoja e dështimit për të zbatuar plotësisht këto reforma themelore është thjesht tepër e madhe për shoqërinë shqiptare. Shtetet e Bashkuara u kanë kushtuar burime të mëdha këtyre përpjekjeve të reformës dhe presin që Shqipëria të bëjë pjesën e vet. Zgjedhjet e prillit 2021 janë një sprovë për pjekurinë demokratike të Shqipërisë dhe për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Ky është një moment historik dhe dështimi mund të ketë me pasoja të rënda. Edhe pse hapja e fushatës është shoqëruar me një retorikë të ashpër, shqiptarët kanë një mundësi për ta kthyer vendin e tyre në një rrugë të qartë demokratike. Nëse zgjedhjet janë të besueshme, me rezultate të pranueshme nga lojtarët kryesorë, ato do të hapnin mundësi të reja dhe do të shpalosnin potencialin e madh që
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
kanë shqiptarët. Përkundrazi, një proces zgjedhor sërish me të meta dhe i manipuluar ka të ngjarë të pengojë stabilitetin politik të vendit, të sinjalizojë një përkeqësim të mëtejshëm të praktikave demokratike dhe të ndërlikojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe me Bashkimin Evropian. Pamundësia për të mbajtur zgjedhje të pastra do të forconte dyshimet për besueshmërinë dhe angazhimet demokratike të elitave shqiptare. Por, vetëm zgjedhjet nuk janë shpëtimi për sfidat e mëdha të Shqipërisë, edhe nëse ato mbahen në përputhje të plotë me standardet më të larta ndërkombëtare. Periudha paszgjedhore duhet të pasohet nga një konsensus patriotik, një marrëveshje ndërpartiake veprimesh konkrete dhe të qëndrueshme për të trajtuar deficitin demokratik të Shqipërisë, për të kapërcyer hendekun e tanishëm politik dhe për të përcaktuar një rrugë të qartë të ecjes përpara. Shtetet e Bashkuara kanë qenë të drejtpërdrejta në mbështetjen e tyre për demokracinë e Shqipërisë dhe në kritikat ndaj dështimeve demokratike. Duke pasur parasysh marrëdhëniet e veçanta midis dy vendeve dhe mendimin tepër të favorshëm që shqiptarët kanë për Amerikën, asnjë vend tjetër më mirë sesa Shtetet e Bashkuara nuk do të mund ta ndihmonte Shqipërinë në rrugën e saj demokratike. Amerika ka fuqinë, besueshmërinë dhe aftësinë për të ushtruar ndikim pozitiv dhe për të ndihmuar shqiptarët të krijojnë një të ardhme që ushqen një proces politik gjithëpërfshirës, sundimin e ligjit dhe një qeverisje efektive dhe të përgjegjshme. Por edhe pse mbështetja amerikane mbetet me rëndësi kritike, shtysa për ndryshim të vërtetë duhet të vijë nga brenda. Në fund të fundit, varet nga udhëheqësit shqiptarë se sa do të jenë në gjendje të marrin përgjegjësinë dhe të zhvillojnë një strategji të qartë për të ndërtuar një demokraci funksionale, për të cilën kombi shqiptar ka ëndërruar aq shumë. (Autori është drejtor i Drejtorisë së Euroazisë në “Zërin e Amerikës”. Teksti është pjesë nga fjalimi në Konferencën për 30-vjetorin e Rivendosjes së Marrëdhënieve ShBA-Shqipëri, organizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare) E ENJTE, 8 PRILL 2021
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Batuta
10
Javore KOHA
E ENJTE, 8 PRILL 2021
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
’Psikologji e kundërt’ quhet kjo taktikë që përdorin për të sulmuar kundërshtarin; manipulojnë për t’i shtyrë njerëzit të bëjnë të kundërtën; inkurajojnë kundërshtarin të mos arrijë synimin. Dhe e përdorin këtë teknikë qëllimisht, djallëzisht, duke e shtrembëruar - ndryshe nga një prind që mund të përdorë psikologji të kundërt tek fëmija i tij, duke i thënë - “Ti ndoshta nuk je në gjendje ta mbarosh pjatën” - në mënyrë që fëmija ta mbarojë
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington Çfarë s’po shihet në fushatë. Shqipëria ka dalë në shitje, lirë fare, e ndarë në copa. Vetëm kryetarë shihen, që premtojnë gjëra që nuk i kanë, ose ato që s’kanë mundur t’i realizojnë gjatë viteve në pushtet. Njëkohësisht s’pranojnë asnjë gabim dhe thërrasin se zgjedhjen e kanë të sigurt; të tjerët janë thjesht numra, qofshin edhe kandidatët për në Foltore, ku vetëm një parti flet e dëgjohet; Kuvend nuk mund të quhet. Populli përdoret për konsum a ‘mish për top’, dhe vendi konsiderohet si pronë për ta ndarë me cilin ‘numër’ të duan. Kreu i qeverisë mendon se është Perandori: “Me këtë opozitë, qëndroj në pushtet 1500 vjet”, thotë. Pak më tej nga Kryeministria, në të njëjtin Bulevard, Kreu i shtetit bërtet se është opozitë, edhe pse çdo ditë paraqitet për punë në pallatin e
“
“
Çfarë s’po shihet në fushatë. Shqipëria ka dalë në shitje, lirë fare, e ndarë në copa. Vetëm kryetarë shihen, që premtojnë gjëra që nuk i kanë, ose ato që s’kanë mundur t’i realizojnë gjatë viteve në pushtet. Njëkohësisht s’pranojnë asnjë gabim dhe thërrasin se zgjedhjen e kanë të sigurt; të tjerët janë thjesht numra, qofshin edhe kandidatët për në Foltore, ku vetëm një parti flet e dëgjohet; Kuvend nuk mund të quhet. Populli përdoret për konsum a ‘mish për top’, dhe vendi konsiderohet si pronë për ta ndarë me cilin ‘numër’ të duan
Presidentit. Partia e tij LSI duhej të quhej Lëvizja Socialiste Informale, si e gjindshme në kohë të vështira. Sa të mbrapshtë janë këta njerëz dhe nuk e kuptojnë se janë; si hordhi, sytë iu janë veshur; ata që u shkojnë
Kreu i qeverisë mendon se është Perandori: “Me këtë opozitë, qëndroj në pushtet 1500 vjet”, thotë. Pak më tej nga Kryeministria, në të njëjtin Bulevard, Kreu i shtetit bërtet se është opozitë, edhe pse çdo ditë paraqitet për punë në pallatin e Presidentit. Partia e tij LSI duhej të quhej Lëvizja Socialiste Informale, si e gjindshme në kohë të vështira. Sa të mbrapshtë janë këta njerëz dhe nuk e kuptojnë se janë; si hordhi, sytë iu janë veshur; ata që u shkojnë pas janë të një lloji, në mos më keq bëhen kur marrin një post
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
pas janë të një lloji, në mos më keq bëhen kur marrin një post. ‘Psikologji e kundërt’ quhet kjo taktikë që përdorin për të sulmuar kundërshtarin; manipulojnë për t’i shtyrë njerëzit të bëjnë të kundërtën; inkurajojnë kundërshtarin të mos arrijë synimin. Dhe e përdorin këtë teknikë qëllimisht, djallëzisht, duke e shtrembëruar - ndryshe nga një prind që mund të përdorë psikologji të kundërt tek fëmija i tij, duke i thënë - “Ti ndoshta nuk je në gjendje ta mbarosh pjatën” - në mënyrë që fëmija ta mbarojë. Ndërsa mund të shihet si mënyrë për të menaxhuar sjelljen e një personi tjetër, kjo psikologji e kundërt përdoret si formë manipulimi; dhe gjuha e saj është “batuta” - fjalë nga spanjishtja për “shkop dirigjenti” - që jep shenjën, se kur duhet të fillojë dhe kur duhet të mbarojë e qeshura. E ENJTE, 8 PRILL 2021
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Në kujtim të 4 Dëshmorëve të Lirisë së 2 prillit në Shkodër
Duke pritur vendosjen e drejtësisë për krimet shtetërore Fatkeqësisht, shenjat nuk janë shpresëdhënëse për hetime rreth këtij krimi, as sot në këtë 30-vjetor të vrasjes makabre të këtyre 4 heronjve. Sepse sipas raportit të posabotuar të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut për vitin 2020, në Shqipëri, “Mosndëshkimi mbetet një problem serioz”, thuhet në atë raport
Për Koha Javore:
Frank Shkreli / New York Ishte 2 Prilli i vitit 1991. Dy ditë më parë më 31 mars, ishin mbajtur zgjedhjet e para “pluraliste”, pas shembjes së Murit të Berlinit dhe fillimit të “ndryshimit” të sistemit komunist pothuaj gjysmë shekullor në Shqipëri. Megjithëse vet ato zgjedhje u mbajtën në një atmosferë pak a shumë të qetë -- siç shkruante në atë kohë edhe gazeta Nju Jork Tajms, Shqipëria -- “ky vend i pa fat i Ballkanit”, dhe “vendi më i varfër i Evropës”, edhe pas këtyre zgjedhjeve, “mbetet i ndarë dhe i përçarë”. Gazeta e njohur amerikane shkruante në atë kohë se në muajt e fundit rreth 80-mijë të rinj e të reja ishin larguar nga Shqipëria dhe se “fitorja e komunistëve” në ato zgjedhje, “do të bënte që edhe më shumë të rinj të largoheshin nga vendi”, ndërsa citonte një nga studentët e Universitetit të Tiranës, i cili nuk dëshironte të identifikohej, se “nuk ka asnjë arsye
12
Javore KOHA
E ENJTE, 8 PRILL 2021
që të qëndrojë më këtu”. Sidomos ata shqiptarë, veçanërisht rinia, që prisnin që zgjedhjet e para post-komuniste në Shqipëri të 31 marsit, 1991 do të sillnin “ndryshimin e madh”, “lirinë e demokracinë” dhe “Shqipërinë si e gjithë Evropa”, u zhgënjyen për së tepërmi. Përveç mos kënaqësisë me manipulimet e atyre zgjedhjeve që çuan në fitoren e Partisë së Punës, përfundimi i atyre zgjedhjeve shkaktoi edhe shpërthimin e revoltave në disa qytete. Reagimet më revoltuese ndaj fitores së partisë (komuniste) të Punës erdhën nga Shkodra ku për fatin e keq të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, pas zgjedhjeve “pluraliste”, në qytetin verior, me 2 Prill u vranë katër dëshmorë të lirisë e demokracisë: Arben Broçi, Besnik Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Kjo tragjedi e 30-viteve më parë ka lenë plagë të rënda në familjet e këtyre dëshmorëve, për Shkodrën dhe Shqipërinë pasi 30vjet më vonë mbetet gjithnjë një prej ngjarjeve më makabër të historisë moderne shqiptare, e cila pret gjithnjë zbardhje dhe drejtësi, përfshirë identifikimin e individëve përgjegjës për këtë krim, në radhët e enteve të drejtësisë, të policisë dhe Sigurimit të Shtetit të asaj kohe.
Fatkeqësisht, edhe sot në 30-vjetorin e vrasjeve të këtyre dëshmorëve të lirisë, ashtu siç ka ndodhur me shumë vrasje e tragjedi të tjera në historinë komuniste të vendit, nuk janë identifikuar përgjegjësit as nuk është vendosur drejtësia për këto krime shtetërore. Nuk është zhvilluar asnjë proces i mirëfilltë drejtësie për ata që ishin përgjegjës të drejt - përdrejtë , ose për ata që dhanë urdhër për të shtënë me armë zjarri kundër njerëzve të pafajshëm dhe të pa armatosur, pjesëmarrës në një protestë paqësore. Ato të shtëna kundër protestuesve paqësorë -- sipas dëshmitarëve vendas — kishin ardhur nga ndërtesa e ish-Komitetit të Partisë së Punës në Shkodër, ndërsa jehona e këtij krimi shtetëror kumbon edhe sot dhe thërret për drejtësi, përgjegjësi dhe ndëshkim – kumbon nëpër korridoret e institucioneve qeveritare e shtetërore të Shqipërisë, 30-vjet pas zgjedhjeve të para “pluraliste”. Fatkeqësisht, shenjat nuk janë shpresëdhënëse për hetime rreth këtij krimi, as sot në këtë 30-vjetor të vrasjes makabre të këtyre 4 heronjve. Sepse sipas raportit të posa botuar të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut për vitin 2020, në Shqipëri, “Mosndëshkimi
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
mbetet një problem serioz”, thuhet në atë raport: “Ndjekja penale, dhe veçanërisht dënimi, i zyrtarëve që kryen abuzime ishin sporadike dhe jo të vazhdueshme. Zyrtarë, politikanë, gjyqtarë dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje t’i shmangeshin ndjekjes penale.” Problemi është se kemi të bëjmë me krime shtetërore dhe jo thjeshtë me “abuzime” nga zyrtarë të lartë të asaj kohe, urdhër-dhënës për ekzekutimin e katër dëshmorëve të demokracisë në Shkodër, disa prej të cilëve ende gëzojnë poste të larta në institucionet e qeverisë të shtetit shqiptar, “post-komunist”. Me gjithë problemet me zgjedhjet e
para “pluraliste” të 31 marsit, 1991– më kujtohen shpresat e mëdha që kolegët e mi dhe unë kishim ato ditë në Tiranë -- për një fillim të ri historik, për “ndryshimin e madh”, për varrosjen e diktaturës, për një shoqëri më të drejtë, më të lirë e demokratike dhe më tolerante në Shqipërinë post-komuniste. Por, vrasjet në Shkodër me 2 prill, 1991 u interpretuan në atë kohë, nga ne dhe nga delegacionet e tjera ndërkombëtare të pranishme në Tiranë, si një shenjë ogurzezë për të ardhmen e demokracisë shqiptare. Në këtë 30-vjetor, mos zbardhja dhe mos ndëshkimi i këtyre vrasjeve deri më sot, justifikon dyshimet tona sot e asaj dite – dhe në prag të zgjedh-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
jeve parlamentare të 25 prillit 2021, se ky krim shtetëror si dhe krime të tjera të komunizmit, nuk do të zbardhen, as personat përgjegjës nuk do të ndiqen ligjërisht dhe as nuk do të ndëshkohen, ashtu siç ka ndodhur me të gjitha krimet e komunizmit në Shqipëri. Por ajo që mund të bëjmë ne njerëzit e thjeshtë kudo është që të kujtojmë, të kujtojmë që të mos harrojmë dhe të kujtojmë viktimat e pafajshme duke hedhur poshtë gënjeshtrat dhe duke mbrojtur të vërtetën. Kam zgjedhur që në këtë 30-vjetor të kujtoj katër heronjtë e lirisë e të demokracisë – këto 4 yje të lirisë, lule të demokracisë që u vranë gjatë protestave anti-komuniste në Shkodër me 2 prill, 1991. E ENJTE, 8 PRILL 2021
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Sulmet ndaj gazetarëve
Një dukuri që kërko dhe angazhim të ins Mendoj se sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave, duhet të zgjojnë interesim dhe angazhim shtesë tek institucionet kompetente, në mënyrë që ato të impenjohen më shumë për të vepruar që kjo dukuri të mos bëhet një gjë e zakonshme, sepse gazetarët duhet të gëzojnë liri të plotë për të vepruar në interes të përgjithshëm të shoqërisë, të pandrojtur, pa pengesa në punë dhe në rrethana të volitshme të cilat nuk cenojnë para së gjithash, sigurinë fizike të gazetarëve gjatë kryerjes së misionit të tyre informativ
Toni Ujkaj
Misioni informativ i çdo gazetari i cili u qëndron besnik parimeve etike, profesionale dhe ligjore, është që të
14
Javore KOHA
E ENJTE, 8 PRILL 2021
raportojë të vërtetën, nëpërmjet një informimi të saktë, të paanshëm, objektiv, të balancuar dhe kredibil, e në interes të përgjithshëm të shoqërisë. Për të përmbushur detyrën e tij sa të shenjtë, aq dhe të vështirë dhe shpeshherë të rrezikshme, një gazetari i nevojitet që ai të punojë i lirë e i papenguar për të qenë në shërbim të publikut të cilin ai e përfaqëson dhe për ta informuar në mënyrën më të
mirë të mundshme, mbi gjithçka që ndodhë në shoqëri. Gazetaria është një profesion i cili në përditshmëri nuk është aspak i lehtë. Ka vështirësi dhe sfida për t’i përballuar. Por, për fat të keq, ky profesion nganjëherë bëhet edhe më i vështirë dhe thuajse “i pamundur” për t’u ushtruar. Kjo “pamundësi” ndodh kur gazetarët gjatë punës së tyre rutinë, përballen me sulme dhe kërcënime
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
on vëmendje stitucioneve të ndryshme, ku si rrjedhojë, në raste të tilla, gazetarët hasin në barriera për të kryer punët e tyre në shërbim të publikut. Sulmet ndaj punonjësve të medias, përkatësisht ndaj gazetarëve janë trajtuar dhe vazhdojnë të konsiderohen si sulme të drejtpërdrejta ndaj fjalës dhe mendimit të lirë, si një e drejtë elementare njerëzore e cila garantohet jo vetëm me ligjet vendase, por edhe me shumë konventa ndërkombëtare, ndër të cilat edhe me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut në të cilën thuhet se: “Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe shprehjes; kjo e drejtë përfshinë lirinë për të mbajtur mendime pa ndërhyrje. Lirinë për të kërkuar, pranuar dhe dhënë informacion dhe ide nëpërmjet çdo mediumi, pavarësisht nga kufijtë”. Liria e të shprehurit dhe e informimit është gurë-themeli i demokracisë së një vendi. Fatkeqësisht, sulmet, dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve
nuk janë një risi dhe as shumë të rralla. Pak javë më parë, në Mal të Zi ndodhën sulme ndaj gazetarëve të cilat zgjuan vëmendjen e opinionit, të shoqërisë civile, të qeverisë, por edhe të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare të cilat i dënuan fuqishëm sulmet ndaj gazetarëve. Parlamenti Evropian, duke u deklaruar për sulmet e fundit ndaj gazetarëve në Mal të Zi, ka dënuar ashpër të gjitha llojet e sulmeve ndaj mediave dhe gazetarëve, duke bërë apel që urgjentisht të fillojnë hetimet efikase për këto sulme. Sulmet në fjalë janë dënuar edhe nga adresa të tjera ndërkombëtare, si nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga shoqatat rajonale të gazetarëve, etj. Gjithashtu, ato u dënuan ashpër edhe nga Sindikata e Medias në Mal të Zi, e cila ndër të tjera ka theksuar se vendimmarrësit duhet që në mënyrë serioze të mendojnë për dënime më
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
të larta kur kemi të bëjmë me sulmet ndaj gazetarëve, sepse siç kanë konsideruar ata, bëhet fjalë për një dukuri të rrezikshme e cila në kontinuitet është e pranishme në Mal të Zi. Ndërkaq, këto sulme i ka dënuar fuqishëm edhe Ministria e Administratës Publike, Shoqërisë Digjitale dhe Medias, përkatësisht ministrja e këtij dikasteri, znj. Tamara Srzentiq e cila ka iniciuar konsultimet ndërdikasteriale në Qeveri, me iniciativë të Asociacionit të Mediave të Evropës Juglindore, mbi dhënien e statusit të personit zyrtar gazetarëve/eve në Mal të Zi. Në këtë prizëm, mendoj se sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave, duhet të zgjojnë interesim dhe angazhim shtesë tek institucionet kompetente, në mënyrë që ato të impenjohen më shumë për të vepruar që kjo dukuri të mos bëhet një gjë e zakonshme, sepse gazetarët duhet të gëzojnë liri të plotë për të vepruar në interes të përgjithshëm të shoqërisë, të pandrojtur, pa pengesa në punë dhe në rrethana të volitshme të cilat nuk cenojnë para së gjithash, sigurinë fizike të gazetarëve gjatë kryerjes së misionit të tyre informativ. E ENJTE, 8 PRILL 2021
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION
Aksionet humanitare
Kur humanizmi ndih
Falë iniciativës së personave që i krijojnë dhe i menaxhojnë këto donacione, gjithashtu edhe falë përgjig financiare, deri edhe të tilla si një apartament apo shtëpi. Të ndihmosh është një akt vërtet i nevojshëm
Paula Dekaj
Të ndihmosh dikë që ka nevojë, mbetet një nga gjërat më fisnike që ndodh këto kohë, kur njerëzit po duket se po bëhen përherë e më të largët me njëri-tjetrin. Aksionet humanitare janë një nga format e ndihmave më të zakonshme sot për sot. Falë iniciativës së personave që i krijojnë dhe i menaxhojnë këto donacione, gjithashtu dhe falë përgjigjes së shpejtë të një numri të lartë të dhuruesve, shumë njerëz në nevojë marrin mbështetje të mëdha financiare, deri edhe të tilla si një aparta-
16
Javore KOHA
E ENJTE, 8 PRILL 2021
ment apo shtëpi. Të ndihmosh është një akt vërtetë i nevojshëm, siç ka thënë edhe George Eliot, “Përse të jetojmë, në mos për t’i lehtësuar jetën njëri-tjetrit.” Disa nga personat që dhurojnë, preferojnë të mbesin anonimë, gjë që personalisht mbetet forma e preferuar e të ndihmuarit, ndërsa disa të tjerë
“
kanë një fiksim të madh që t’iu përmendet emri. Shembulli i fundit, heraherës nuk ndeshet vetëm në individë të caktuar që thjesht japin një shumë parash, por edhe tek vete iniciatorët e këtyre donacioneve. Njerëzit e tjerë të thjeshtë “i nuhasin” aq shpejt këto sjellje, saqë menjëherë do i ulin notat e vlerësimit për ndihmën e kryer,
Disa nga personat që dhurojnë, preferojnë të mbesin anonim, gjë që personalisht mbetet forma e preferuar e të ndihmuarit, ndërsa disa të tjerë kanë një fiksim të madh që t’iu përmendet emri. Shembulli i fundit, hera-herës nuk ndeshet vetëm në individë të caktuar që thjesht japin një shumë parash, por edhe tek vete iniciatorët e këtyre donacioneve. Njerëzit e tjerë të thjeshtë “i nuhasin” aq shpejt këto sjellje, saqë menjëherë do i ulin notat e vlerësimit për ndihmën e kryer, sado e dobishme të jetë ajo
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
hmon edhe lëndon
gjes së shpejtë të një numri të lartë të dhuruesve, shumë njerëz në nevojë marrin mbështetje të mëdha m, siç ka thënë edhe George Eliot, “Përse të jetojmë, në mos për t’i thjeshtuar jetën njëri-tjetrit.” sado e dobishme të jetë ajo. Reklamimi i tepërt i një ndihme që i bëhet dikujt, aq sa e vë në pah rëndësinë e akteve humanitare, aq edhe sikur e zbeh kur bëhet i tepruar. Mediat janë ato që iu japin vëmendje të lartë aksioneve humanitare, herë për të dhënë mesazhe pozitive, herë për të mbushur minutazhin e transmetimit, dhe shumë herë pa menduar për sikletin që mund t’iu shkaktojnë anëtarëve të asaj familjeje, që nga më i moshuari deri tek më i riu. Pasqyrimi i punës që është bërë, nuk kërkon detyrimisht intervistimin e të gjithë personave që morën ndihmën. Ky është edhe çmimi që këta persona në nevojë paguajnë sa herë që iu jepet një ndihmë, sidomos këtu tek ne. Sepse po nuk u pasqyrua në media, donacioni nuk u pa, dhe nëse nuk u pa, ndoshta është i shkuar dëm. Por a duhet të shihen? Ata që japin të hollat, normalisht që kanë nevojë
“
Reklamimi i tepërt i një ndihme që i bëhet dikujt, aq sa e vë në pah rëndësinë e akteve humanitare, aq edhe sikur e zbeh kur bëhet i tepruar. Mediat janë ato që iu japin vëmendje të lartë aksioneve humanitare, herë për të dhënë mesazhe pozitive, herë për të mbushur minutazhin e transmetimit, dhe shumë herë pa menduar për sikletin që mund t’iu shkaktojnë anëtarëve të asaj familjeje, që nga më i moshuari deri tek më i riu. Pasqyrimi i punës që është bërë, nuk kërkon detyrimisht intervistimin e të gjithë personave që morën ndihmën
të shohin se ku kanë shkuar paratë e tyre, por për këtë duhen zgjedhur forma sa më modeste dhe etike për ta bërë. Por, disa njerëz harrojnë se nëse vërtetë do të ndihmosh dikë, duhet pasur kujdes se mos cenon dinjitetin e tij. Çfarëdo gjëje me vlerë që të dhurosh a ndërtosh, fare lehtë mund
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
ta rrëzosh kur ndërhyn në çështje delikate se pse një familje është e varfër, apo kur jep këshilla ironike se si tashme këta persona të punojnë, sepse njerëzit s’mund tu japin edhe bukë për të ngrënë. Ndonjëherë është më e lehtë të mbledhësh shuma të mëdha të hollash, sesa ta çosh me nder ndihmën deri në fund... E ENJTE, 8 PRILL 2021
Javore KOHA
17
VËSHTRIM & OPINION
Të qenurit kreative Për shumë kë, kjo periudhë bllokimi nga Covid-19 (lockdown ose edhe karantinë ose edhe vetizolim) na ka dhënë më shumë kohë në duar sesa kemi pasur ndonjëherë. Koha të cilën nuk e kemi menduar kurrë se do ta përjetonim. Kjo kohë e lirë na paraqet mundësi për të bërë gjëra të cilat gjithmonë kemi dashur t’i bëjmë ose dëshirojmë t’i bëjmë më shumë në varësi të rrethanave tona individuale. Ja disa këshilla si t’a kaloni kohën tuaj në karantinë Lexoni atë libër që ju e keni lënë pa lexuar ose ndaluar. - Nuk ka asnjë mënyrë më të bukur për të shfrytëzuar kohën sesa të zhytemi në një libër, duke u përqendruar plotësisht te libri, personazhet e tij dhe rrëfimi i tij pa shpërqendrime. Tani e kemi kohën e mundësinë. Librat ushtrojnë trurin, ndërtojnë fjalorët tanë ulin stresin dhe gjithashtu rrisin imagjinatën. Pavarësisht nëse preferoni trillime ose jo, blini vetes disa libra dhe filloni të lexoni më shumë këtë javë. Mos harroni, nëse preferoni audion, librat audio ose në qoftë se i keni lexuar librat që keni në librarinë tuaj personale internet ofron edhe formatin PDF të shumë librave të ndryshëm. Shikoni një film ose dokumentar në Netflix ose diku tjetër- Netflix si aktivitet është një kurth i mundshëm. Përderisa shikimi i një seriali stimulues televiziv në Netflix kalon kohë, ai mund ta bëjë këtë në një mënyrë joproduktive dhe ju mund të gjeni veten duke shikuar programe të tepruara që nuk do t’ju ndihmojnë në asnjë mënyrë, përveç humbjes së kohës së lirë që keni. Investoni kohë në shikimin e dokumentarëve dhe të mësoni rreth temave tuaja të preferuara. Ju mund të zgjidhni të shikoni një serial dokumentar në Netflix për të cilin nuk jeni interesuar kurrë më parë, gjë që është e shkëlqyeshme për ata që nuk kanë llogari tek Netflix ,Filma24 është opsioni zëvendësues. Mbani një blog / ditar-Mbajtja e shënimeve të mendimeve, aktiviteteve dhe mësimeve tuaja është
18
Javore KOHA
E ENJTE, 8 PRILL 2021
gjithmonë një ide e mirë - dhe një ide shumë produktive. Ju mund të shikoni prapa në këtë kohë dhe të rifreskoni kujtimet tuaja ose madje të rishikoni mendimet tuaja për ditën ose javën që ka kaluar. Ju mund ta bëni këtë privatisht në kompjuterin tuaj, në celular ose edhe më mirë në një fletore. Merrni parasysh të shkoni një hap më tej dhe krijoni një blog personal që i merr ato përvoja të përditshme dhe i kthen ato në postime javore ose mujore që të tjerët t’i lexojnë dhe të mësojnë nga to. Regjistrohuni në një kurs online falasRegjistrimi në një kurs dhe kalimi me sukses i testeve dhe detyrave do t’ju ndihmojë të ndërtoni bazën tuaj të njohurive si dhe CV-në tuaj. Universiteti i Hapur, për shembull, ofron një gamë të gjerë të kurseve në nivelin e fondacionit për këdo që të regjistrohet falas dhe të fillojë të mësojë nga katalogu i kurseve të tij nga historia dhe artet e shoqëria, politika dhe ligji. Mësoni një aftësi të re- Ndërtimi i kualifikimeve tuaja duke u regjistruar në kurse mund të shoqërohet gjithashtu nga mësimi i aftësive të reja. Kjo mund të jetë mësimi i rregullave të një loje (Shahu është një shembull i mire) ose mënyra se si të luaj një instrument ose diçka tjetër që kërkon kohë për t’u kapur. Praktikimi i një instrumenti mund të jetë kënaqësi e mirë, dhe gjithashtu është një mënyrë krijuese për ta mbajtur veten të argëtuar dhe duke mësuar vazhdimisht. Interneti ofron
mësime dhe video të shumta që mund të ju ndihmojnë. Joga është e mirë për trupin, mendjen e shpirtin - Joga është një mënyrë e pabesueshme për ta bërë veten të djersitet dhe të jeni fleksibël. Kur
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
e në KARANTINË! shikoni udhëzimet për joga, trajnerët prekin gishtërinjtë e tyre me lehtësi dhe hijeshi. E ju nga ana tjetër? Jo aq shumë. Megjithatë, dy javë më vonë, po e filluat do jeni ende duke parë video të mësimeve të jogas dhe do gjeni një nivel tjetër kënaqësie . Zgjidhni enigma- Ashtu si leximi i librave, zgjidhja e enigmave ofron një sërë përfitimesh: Përmirësimi i kujtesës, aftësi më të mira për zgjidhjen e problemeve dhe rritja e inteligjencës janë vetëm disa prej tyre. Ky lloj i trajnimit të trurit mund të marrë shumë forma, të tilla si bashkim figurash, enigma Sudoku ose fjalëkryqe të cilat mund të gjenden, blihen lehtë . Ju gjithashtu mund të vizitoni App Store / Play Store në celularin tuaj dhe të përdorni një sërë lojërash
që stimulojnë mendjen. Vendosni 30 minuta për të provuar një enigmë çdo ditë. Meditoni- Është e rëndësishme të keni kujdes për mjedisin tuaj, si dhe mirëqenien tuaj ndërsa jeni në karantinë, dhe meditimi mund t’ju ndihmojë të merrni pak qetësi në kohë pasigurie. Gjeni një hapësirë të qetë, ndizni disa qirinj dhe pastroni mendjen me disa muzikë terapeutike meditimi .Meditimi është një nga gjërat më të mira që mund të bëni tani për të lehtësuar stresin dhe për të përmirësuar mirëqenien tuaj. Mësoni një gjuhë të re- Sa herë keni thëne se do të mësoni një gjuhë të re në të kaluarën? Tani keni kohën për ta bërë. Me aplikacione të tilla si: Memrise dhe Duolingo mund ta bëni
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
lehtë dhe pa shpenzime. Dëgjoni muzikë- Në ambientet tuaja normale të zyrës, ka të ngjarë që të dëgjoni kanale radio ose aspak muzikë. Kur punoni nga shtëpia ose në karantinë, nuk e keni këtë kufizim dhe mund të dëgjoni gjithçka që dëshironi. Pse të mos e kaloni kohën duke punuar nëpër albume muzikore, duke dëgjuar muzikë të re dhe potencialisht të pazbuluar? Ju mund të dëgjoni muzikë të re nga zhanret tuaja të preferuara ose të gjeni një listë të albumeve më të mira. Flini-Ato mëngjeset e hershme dhe netët e vona, që përbëjnë rutinat tona të zakonshme, ndonjëherë na dëmtojnë veçanërisht kur vjen puna te gjumi . Gjatë kësaj periudhe, joproduktive në rritje, sigurohuni që të flini mjaftueshëm. Kujdesuni për kopshtin-Stili juaj i jetës së zënë zakonisht do të thotë që gjërat në kopsht mund ti kemi edhe anashkaluar , por tani nuk e keni atë justifikim. Rregullimi i kopshtit tuaj, rilyerja e gardheve tuaja dhe çdo punë tjetër që duhet të bëni në kopshtin tuaj mund të bëhet gjatë një periudhe kohore kur ju pëlqen dhe kur koha është e mirë. Bëhuni artist -Kopshtaria nuk është e përshtatshme, por dëshiron të bëni diçka krijuese? Arti dhe zanatet janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të shprehur veten, për të mësuar një aftësi të re dhe për t’ju ndihmuar të shihni gjërat e zakonshme në një mënyrë krejt të re dhe të analizoni krijimtarinë tuaj. Ju mund të pikturoni, të bëni një skicë , krijoni poezinë, novela etj. Eksploroni webfaqet të ndryshme që ofrojnë kurse fillestare dhe ide mbi aktivitetet e artit dhe zanatit që mund të ndërmerrni gjatë kësaj periudhe. Cilën do nga këshillat të ndjekni një apo të gjitha, kujtohuni që kjo karantinë (kohë e lirë) nuk do të zgjas përgjithmonë prandaj shfrytëzojeni në mënyrën e duhur! Donika Lulgjuraj E ENJTE, 8 PRILL 2021
Javore KOHA
19
INTERVISTË
Intervistë me Akademikun Mehmet Kraja, shkrimtar dhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
Letërsia shqipe është letërsi evropiane Koha Javore: Z. Kraja, si e vlerësoni letërsinë shqipe që krijohet sot në hapësirën shqiptare, përfshirë edhe diasporën? M. Kraja: Letërsia shqipe i ka avantazhet dhe disavantazhet e saj. Në fund të shekullit XX ajo përjetoi një zhvendosje të madhe, sepse u shkëput nga rrafshi ideologjik dhe u vendos në rrafshin artistik, si çdo letërsi tjetër evropiane. Nuk kishte ideologji vetëm në letërsinë e Shqipërisë, por edhe në letërsinë e Kosovës, edhe të diasporës, siç e quani ju, sepse në krejt hapësirën shqiptare letërsia duhej të funksiononte e pandarë nga një korpus idesh: diku këto ide ishin më shumë komuniste, diku tjetër nacionale, pra me një fjalë, bëhej fjalë për letërsi utilitare, e cila përveçse të kryente një funksion artistik, duhej të kryente edhe funksione të tjera. Kjo kohë kaloi dhe tani letërsia përballet me veten, me fuqinë e saj, me
“ 20
Fjalori Enciklopedik i Kosovës, e them pa asnjë mëdyshje, është vepra më e mirë leksikografike që është botuar ndonjëherë në gjuhën shqipe. Me këtë Fjalor është kodifikuar dija enciklopedike për Kosovën
Javore KOHA
E ENJTE, 8 PRILL 2021
“
Ndoshta problemi më specifik i letërsisë shqipe është pamundësia për të ndërtuar kritere të qëndrueshme vlerësimi, ose për të unifikuar shijen e lexuesit, nëse mund të thuhet kështu, sepse lexuesin e ka me mungesë të madhe dhe askush nuk e di nëse ai funksionon ose jo
artin e saj. Pra, letërsia nuk mund të fshihet më pas ideve, as pas detyrave të tjera, duhet të mbahet pas artit të saj: teksti duhet të shkruhet bukur, fraza duhet të jetë kreative, gjuha
duhet të jetë e kultivuar dhe kjo nuk është aq e thjeshtë. Në këtë pikë, letërsia shqipe i ka problemet e saj, disa janë probleme të ngjashme me letërsitë e tjera, disa janë specifike.
INTERVISTË Ndoshta problemi më specifik i letërsisë shqipe është pamundësia për të ndërtuar kritere të qëndrueshme vlerësimi, ose për të unifikuar shijen e lexuesit, nëse mund të thuhet kështu, sepse lexuesin e ka me mungesë të madhe dhe askush nuk e di nëse ai funksionon ose jo. Por, më anë tjetër, duke qenë se jam lexues i rregullt i letërsisë për një kohë të gjatë dhe duke qenë se kam një informacion për letërsinë në përgjithësi, them se letërsia shqipe është letërsi evropiane, është më mirë se disa letërsi të rajonit, tjetër është se te ne ka një deficit shtetëror sa iu përket politikave kombëtare rreth kulturës dhe letërsisë: nuk ka stimuj, nuk ka nxitje, nuk ka mbështetje të qëndrueshme. Në kulturën shqiptare ndërhyrjet shtetërore janë çorientuese. Koha Javore: Letërsia shqipe dikur ka qenë e ndarë në varësi të rrethanave politike. Po sot, 30 vite pas hapjes së Shqipërisë, si funksion? Sa mund të flasim për letërsinë shqipe si një e tërë? M. Kraja: Po, letërsia shqipe është një e tërë, e tillë ka qenë edhe atëherë kur bota shqiptare ishte ndarë me kufij të pakapërcyeshëm. Natyrisht
“
Shkruaj për vendlindjen, sepse atë e njoh më së miri, por besoj se ka diçka më shumë se kaq, dhe kjo ka të bëjë me shtresimet e brendshme, me konstelacionin tim shpirtëror, me botën time dhe natyrisht, me nevojën për ta rrëfyer atë realitet. Ndryshe nga ambientet tjera, çfarëdo që të jenë, urbane apo rurale, vendlindja ime ka mitologjinë e vet, ka sistemin e vet të njohjes së botës reale, të botës metafizike dhe transcendentale. Realizmi magjik, i cili ka kërkuar shumë mund që të përçohet në letërsi, aty është krijuar vetvetishëm dhe buron nga vetë njerëzit, nga perceptimi i tyre i fenomeneve jetësore
që në rrethana të tilla, para se të binin muret tona “të Berlinit”, letërsia shqipe kishte gjuhën e përbashkët, kishte traditën e përbashkët, por kishte realitete të ndryshme politike dhe jetësore, ishte e prirë ndaj ndikimeve të ndryshme, pra, kishte përvoja të ndryshme, ishte një periudhë çintegrimi. Në të vërtetë, deri në fund të shekullit XX letërsia shqipe, njësoj si populli i saj, nuk arriti të integrohej ndonjëherë, as në periudhën e Rilindjes, as të indipendencës dhe as të kohës së socializmit. Është interesant ky
fakt: socializmi në shumë kultura lindore, me gjithë problemet që bartte, mbase kishte një përparësi: i integroi kulturat ndërvetishëm, mbi baza ideologjike, natyrisht, kurse te ne krijoi ndasi të mëdha, për shkak të dallimeve ideologjike dhe kombëtare të shteteve ku jetoi dhe mbijetoi kultura shqiptare. Në këtë kontekst, letërsia shqipe vjen në fund të shekullit XX si një e tërë në pikëpamje të traditës dhe trashëgimisë, edhe të gjuhës, por e ndarë në pikëpamje të përvojës letrare. Ajo që shkaktoi një lloj traume në fillim të shekullit XXI, ishte pamundësia që sërish të funksionojë një letërsi e Kosovës si përvojë e ndarë e letërsisë shqipe, sepse nuk ekziston më asnjë nevojë, asnjë arsye që ajo të shkruhet si e tillë. As në diasporë, as në hapësirat e tjera shqiptare. Deri në fillim të këtij shekulli, për shkak të rrethanave dezintegruese në botën shqiptare, letërsia e Kosovës ishte një lloj letërsie arbëreshe në letërsinë bashkëkohore shqipe. Me themelimin e shtetit shqiptar, letërsia arbëreshe nuk funksionoi më, sepse diaspora e humb rolin e vet. Me çlirimin e Kosovës dhe me heqjen e pengesave në komunikim kulturor, letërsia e Kosovës e humb rolin e vet, në raport me letërsinë e unifikuar shqipe. Po të vazhdonte të mbahej me kryeneçësi, do t’i ngjante atyre “rebelizmave” gjuhësore që përpiqen të mbijetojnë pas unifikimit të gjuhës letrare shqipe. Por ka një gjë që duhet ta kemi në vëmendje: njësoj si gjuha, përvoja letrare e Kosovës do të jetojë edhe për shumë kohë në letërsinë shqipe >>> E ENJTE, 8 PRILL 2021
Javore KOHA
21
INTERVISTË >>> dhe një “unifikim i dhunshëm” i kësaj përvoje as që duhet të ndodhë. Koha Javore: Nga kritika vlerësoheni, ndër të tjera, si mjeshtër i gjuhës. Cili është roli i gjuhës në krijimtarinë letrare? M. Kraja: Unë mbroj një parim: letërsia është gjuhë, njësoj si piktura që është ngjyrë, si muzika që është tingull. Ky është funksioni i gjuhës në letërsi, është shprehje dhe lëndë ndërtimi njëkohësisht. Mua më është tekur të mendoj kështu, por ka të tjerë që nuk e miratojnë këtë, ose i fshehin pamundësitë e veta, duke relativizuar gjuhën. Por një gjë të mos harroj pa e thënë: gjuha jonë është e jashtëzakonshme, është e mrekullueshme, unë e dua shumë dhe përpiqem ta zbuloj dhe ta përdor gjithë pasurinë e saj leksikore, gramatikore dhe sintaksore. Koha Javore: Në krijimtarinë tuaj vendlindja zë një vend të posaçëm dhe personazhet e disa veprave tuaja shpesh janë persona realë (nga vendlindja). Si e shpjegoni këtë? M. Kraja: Kjo nuk do ndonjë shpjegim, ka nevojë vetëm të identifikohet dhe të merret si një fakt letrar. Shpjegimi më i thjeshtë është ky: shkruaj për vendlindjen, sepse atë e njoh më së miri, por besoj se ka diçka më shumë se kaq, dhe kjo ka të bëjë me shtresimet e brendshme, me konstelacionin tim shpirtëror, me botën time dhe natyrisht, me nevojën për ta rrëfyer atë realitet. Ndryshe nga ambientet tjera, çfarëdo që të jenë, urbane apo rurale, vendlindja ime ka mitologjinë e vet, ka sistemin e vet të njohjes së botës reale, të botës metafizike dhe transcendentale. Realizmi magjik, i cili ka kërkuar shumë mund që të përçohet në letërsi, aty është krijuar vetvetishëm dhe buron nga vetë njerëzit, nga perceptimi i tyre i fenomeneve jetësore. Rrëfimet nga ajo botë, nga kujtesa dhe mbamendja janë letërsi e mbaruar, janë letërsi autentike. Koha Javore: Në tetor të vitit 2019 jeni zgjedhur në krye të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Cilat janë problemet me të cilat balla-
22
Javore KOHA
E ENJTE, 8 PRILL 2021
faqohet dhe prioritetet në veprimtarinë e këtij institucioni kulmor shkencor të Kosovës? M. Kraja: Akademia e Kosovës ka kaluar periudha të ndryshme, të përdorimit politik dhe ideologjik në kohën e monizmit, pastaj të utilitarizmit dhe së fundi është përfshirë edhe në agjendën e punëve politike të ditës. Kjo e ka luhatur autoritetin e saj. Më anë tjetër, shumë njerëz në Kosovë, po edhe gjetiu në hapësirën shqiptare, kur flitet për akademitë, e kanë të paracaktuar një stereotip, që është stereotipi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve. Shumë njerëz në Kosovë e mendojnë akademinë si institucion që duhet të japë përgjigje në të gjitha çështjet e rëndësishme të kombit dhe të shtetit. Ose edhe më keq se kaq, duhet të gjejnë zgjidhje për çdo gjë që i mungon njeriut të këtij vendi. Unë përpiqem t’iu them njerëzve se Akademia e Serbisë është modeli më i keq i akademive në botë, sepse ajo, me memorandumin e saj, i ka nxitur dhe projektuar të gjitha luftërat në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Më anë tjetër, Akademitë e modelit si ASHAK, janë akademi honorifike, të cilat mbledhin personalitete të fushave të ndryshme, më shumë për kontributin që kanë dhënë fushat e caktuara. Akademia ka një ndikim moral në jetën publike të vendit, ka rolin e vet në fushën e shkencës, të kulturës dhe të artit, por nuk ka mandat të ndërhyjë në jetën politike, as në vendimet politike. Koha Javore: Botimi i Fjalorit të parë Enciklopedik të Kosovës, kryeredaktor i të cilit keni qenë ju, ka ngjallur reagime të ndryshme. Si i vlerësoni ato? M. Kraja: Fjalori Enciklopedik është një botim që i duhej Kosovës dhe mbarë botës shqiptare. Ndër të tjera, bashkë me Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, ai krijon bazën e mirë për Enciklopedinë Shqiptare, bazë hartuese profesionale, por edhe të fjalësit dhe të të dhënave. Vërejtjet rreth Fjalorit, përveç në rastet kur gabimet kanë qenë reale, kanë pasur motiv krejtësisht personal dhe kryesisht kanë ardhur nga individët e pakënaqur me prezantimin ose mosprezantimin në Fjalor, sepse ga-
bimisht Fjalori është perceptuar si “biletë hyrjeje në histori”. Sido që të jetë, Fjalori Enciklopedik i Kosovës, e them pa asnjë mëdyshje, është vepra më e mirë leksikografike që është botuar ndonjëherë në gjuhën shqipe. Me këtë Fjalor është kodifikuar dija enciklopedike për Kosovën. Koha Javore: Sa janë të përfshirë shqiptarët në Malin e Zi, trevat shqiptare dhe ngjarjet që lidhen me to në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës? M. Kraja: Sa u përket shqiptarëve të Malit të Zi, ne kemi mbajtur një qëndrim të njëjtë, si me shqiptarët e Maqedonisë (ndryshe nga Lugina e Preshevës, e cila është konsideruar si vazhdimësi edhe gjeografike e Kosovës): gjeografikisht nuk janë përfshirë, por janë përfshirë si tërësi historike dhe kulturore, duke zbatuar kriteret e pandryshuara të përfshirjes. Koha Javore: Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët në Malin e Zi që të jenë më të integruar në iniciativat kulturore, shkencore etj. ndërshqiptare (kombëtare)? M. Kraja: Për mendimin tim ka dy mundësi: e para, që të nxisni Malin e Zi të përfshihet në një agjendë bashkëpunimi kulturor me Shqipërinë dhe me Kosovën, ku këmbimi kulturor ndërshqiptar do të kishte hapësirë të veçantë; e dyta, nismat e pavarura janë të mundshme dhe të pëlqyeshme nga secila palë. Ta zëmë, ju keni arritur të bëni disa manifestime kulturore në Ulqin, si panairi i librit, “Kalimera poetike” etj. dhe keni arritur që gjatë verës të bëheni pothuajse ngjarja kryesore kulturore e mbarë botës shqiptare. Nismat e këtilla në Tuz, pra në Malësi, në Krajë, në Katërkollë dhe gjetiu do të gjenin jo vetëm frekuentues, por edhe mbështetës. Pastaj vjen turizmi kulturor, fushë në të cilën Shqipëria ka arritje domethënëse. Me një fjalë, modelet ekzistojnë, duhet vetëm shkathtësi dhe gjeturi më e madhe në nisma për promovim të vlerave që i ka kultura shqiptare në Mal të Zi. Ajo, pa mëdyshje, është pjesë e kulturës kombëtare shqiptare dhe vetëm si e tillë duhet të trajtohet dhe të njihet në mbarë entitetin tonë. Bisedoi: Ismet Kallaba
PANORAMË
Dokumentari ‘Hope’ fiton çmim në ‘Amsterdam World International Film Festival’ Dokumentari ‘Hope’ i realizuar nga Vjosa Abazi, ka fituar çmimin ‘Best Cast’ në Amsterdam World International Film Festival. Dokumentari i cili premierën e kishte në DokuFest-in e këtij viti, shpalos historinë e katër grave që i lidhin histori
të ndryshme, por një fat i përbashkët. Heroina që ndonëse të goditura si mos më keq nga fatkeqësia, mbajnë të freskëta rrëfimet e tyre. Nuk është historia e njëjtë ajo që i bashkon, por është shpresa që i mban të gjalla, ju jep kurajo dhe forcë për të vazhduar
më tutje. Dokumentari “Hope” sjellë rrëfimet dhe përditshmërinë e këtyre katër grave, Hajries, Ferdonijes, Valintinës e Makfiretes, i bënë të gjalla dhe njëherë historitë që nuk duhet të kalohen në heshtje. E ENJTE, 8 PRILL 2021
Javore KOHA
23
KULTURË
Dëshmi e provokim klero-nacionaliste malin e Rumisë (Hajrudin S.Muja, KI S HA E S H E R R IT, Botoi:LO G O S-A, Shkup-Prishtinë-Tiranë, 2014)
Në kuadrin e mërgimtarëve shqiptarë të cilët jetojnë e veprojnë në SHBA, ekzistojnë individë të cilët përveç punës së obliguar, merren me hulumtime e botime të ndryshme. Në këtë kategori të rrallë bën pjesë H.Muja, i cili deri më tash është prezantuar me botime të ndryshme shkencore e publicistike të cilat për nga qasja dhe tematika e trajtuar kanë zgjuar interesim tek opinioni i gjerë
Nail Draga
Në vazhdën e botimeve nga H.Muja, kësaj here kemi marrë në shqyrtim librin Kisha e sherrit, botuar nga Logos-A, në vitin 2014. Çështja në fjalë ka të bëjë me një shituat të panjohur deri më tash jo vetëm në territorin e komunës së Tivarit, por edhe më gjerë në Mal të Zi, sepse kemi të bëjmë me vendosjen e objektit metalik në maje të malit të Rumisë. Nuk ka dilemë se një veprim i tillë ishte i natyrës politike, duke dëshmuar në praktikë intolerancën ortodokse ndaj grupeve të tjera fetare, edhe në këtë mjedis multinacional e multikulturor, e vendosur pa leje të organeve komunale në Tivar. Një veprim i tillë nga Kisha Ortodikse Serbe(KOS), dëshmon se ata janë në shërbim të falsifikim të historisë, përkatësisht të politikës serbomadhe e cila është duke realizuar objek-
24
Javore KOHA
E ENJTE, 8 PRILL 2021
tivin përmës kishës, e cila vazhdimisht ka qenë në shërbim të politikës shtetërore serbe. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse kemi të bëjmë me realizimin e programit të Naçertanijës(1844), që është në vazhdimësi nga Kongresi i Berlinit(1878), duke vazhduar deri në ditët tona me shkatërrimin e ish-Jugosllavisë. Të gjithë jemi dëshmitarë për rolin e KOS-it në mbështetje të luftës gjenocidale kundër Kroacisë(1991-1995), Bosnjës(1992-1995) dhe Kosovës(1990-1999). Ndonëse në statutin e saj nuk përcakton përmbajtje politike të KOS-it, si institucion fetar, si më parë edhe tash është duke luajtur rolin parësor politik, në skenën politike ballkanike, ekskluzivisht për interesa të politikës ekspansioniste serbe. Në këtë aspekt në sulm ishin si më parë edhe tash viset shqiptare, ku mali i Rumisë, përkatësisht krahina etnografike e Krajës, së bashku me ujdhesat e liqenit të Shkodrës, ishin në shënjestër të politikës klerikale serbe. Kujtojmë këtu, më parë kolonizimin e ujdhesave në liqenin e Shkodrës me personel ortodoks, si dhe ndërtimin e objektëve sarkale,
vizitat e përvitshme jo vetëm klerikale më 3 qershor te kisha Shën Mërisë në Ostros, e së fundmi edhe vendosen objektin metalik në Rumi, dëshmojnë strategjinë kishtare të politikës serbomadhe. Nuk ka dilemë se organizimi i ceremonive fetare nga KOS-i, nga viti 1990 e më pas është provokim për shqiptarët si popullsi autoktone, me qëllim për të nxitur reagime dhe konfrontime me prapavije politike. Kisha metalike u vendos më 18 qershor 2005, në saje të financimit nga KOS-i si dhe me ndihmën e helikopterëve ushtarakë “Mi-8”të Ushtrisë së Serbisë e Malit të Zi, me bekimin e pushtetit malazias. Një veprim i tillë kishte mbështetjen direkte të partive politike serbe, të cilat ishin të pranishëm në vendosjen e saj në Rumi. Dhe nga ajo kohë kemi ndarjen e pikëpamjeve në lidhje me këtë objekt metalik, ku përfaqësuesit e KOSit e quajnë kishë, ndërsa të tjerët, objekt i llamarinës i cili është provokim i hapur për qytetarët e këtij mjedisi. Edhe pse më parë pushteti qeveritar ka marrë vendime për ta larguar atë objekt nga Rumia, sepse është i paligjshëm, ilegal dhe me pasoja
KULTURË
meve e në politike për popullatën e këtij mjedisi, deri më tash konkretisht nuk është zhvendosur nga aty. Deri, kur do të tolerohet një veprim i tillë, mbetet për t’u parë, por përgjegjësia direkte bie mbi pushtetin, sepse nuk është duke realizuar në praktikë obligimet dhe vendimet ligjore. Çdo hezitim në këtë aspekt, tregon qartë mosgatishmërinë e pushtetit për të vepruar, apo ndoshta kemi të bëjmë me ndonjë miratim të heshtuar ndaj këtij veprimit të KOS-it, që është duke u sjellur sikur shteti në shtet. Të shqiptarët një veprim i tillë ka irituar opinionin, ku kanë reaguar subjektet politike dhe individë të ndryshëm, sepse Rumija për shqiptarët është mal i veçantë, që bënë pjesë në traditën popullore shqiptare. Ajo në të kaluarën ishte vend peligrinazhi për shqiptarët, por edhe për përfaqësuesit e konfesioneve të tjera, duke mbetur pjesë e vetëdijës së popullit në këtë mjedis. Çdo tentim për të ndryshuar traditën, përkatësisht vendosjen e një objekti metalik identik me kishë, e pikërisht përmes një subjekti kishtar serb, del qartë strategjia e politikës serbomadhe që KOS-i ka qenë në shërbim të vazhdueshëm të politikës ekspansioniste serbe në ballkan. Duhet cekur me këtë rast se më herët në Rumi nuk ka pasur kishë, që dëshmohet edhe nga harta e vitit 1571, ndërsa çdo tentativë për të eliminuar të dhënat shkencore në këtë aspekt, nga përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe, janë të pabaza dhe irituese për opinionin e gjerë, sepse ka kaluar koha e manipulimeve, sepse çdo gjë është transparente për të gjithë ata që duan të kuptojnë realitetin në këtë mjedis. Dhe në fund duhet falënderuar au-
torin i cili trajtoi një temë të veçantë me përkushtim, që është botimi i vetëm deri më tash në gjuhën shqipe. Ndonëse kemi të bëjmë me një çështje e cila ka marrë përmasat e politizimit, dhe me pasoja për qytetarët e mjedisit përkatës, autori nuk spekulon por ka konsultuar një literaturë shumëdimensionale, duke
ofruar përfundime të qëndrueshme. Një libër i tillë meriton të përkthehet edhe në gjuhët sllave, si malazeze apo serbe, sepse kemi të bëjmë me një çështje të politizuar që është në kundërshtim me parimet e tolerancës qytetare e asaj fetare dhe të demokracisë, si kudo në botën e qytetëruar. E ENJTE, 8 PRILL 2021
Javore KOHA
25
KULTURË
Mbi veprën monografike “Për fiset, ligjet e zakonet e ballkanasve” të autores Mery Edith Durham
Studim me vlerë mbi etnogjenezën e kombit ndër shekuj Para më se nëntë dekadash, pikërisht në vitin 1928, hulumtuesja dhe studiuesja e mirënjohur angleze, bashkëpunëtore e Institutit Mbretëror Antropologjik, Mery Edith Durham, botoi veprën e saj tejet të rëndësishme në lëmin e etnologjisë krahasimtare me titull “Rreth prejardhjes së fiseve, të ligjeve e të zakoneve të ballkanasve”, titulli origjinal i të cilit është “Some Tribal Origins, Laws And Customs Of The Balkans”, të cilin e përktheu përkthyesi i zellshëm nga Shkodra, veprimtari dhe diplomati, Ferit Hafizi, të cilën në gjuhën shqipe për herë të parë ai e botoi në Shkodër në vitin 2005 dhe u ribotua nga Shtëpia botuese “Argeta – LMG”, në Tiranë në vitin 2019
Shaban Hasangjekaj Autorja Edith Durham, lëndën e kësaj monografie e mblodhi kryesisht në çerekun e parë të shekullit XX, gjatë udhëtimeve të shpeshta në viset malore të Shqipërisë së Veriut e të Malit të Zi, ku u përqendrua në çështjet e dukuritë më të spikatura të shoqërisë tradicionale si organizimi i vjetër shoqëror, e drejta popullore, doket, lindja, martesa, vdekja, tatuazhet, besëtytnitë, mjekësia popullore, etj. Brumi i materiali të lëndës së veprës në fjalë, është i ndarë në tetë pjesë së zbërthyera në 50 trajtesa shtjelluese të demonstruara dhe konkretizuara me 35 ilustrime (12 fotografi e 23 figura) të vetë autores: I: Fiset e Shqipërisë dhe Malit të Zi; II. Qeverisja dhe ligji;
26
Javore KOHA
E ENJTE, 8 PRILL 2021
III. Tatuazhi dhe simbolet e shprehura me to; IV. Farefisnia dhe zakoni i gjakut; V. Lindja, martesa dhe vdekja; VI. Pemët dhe frutat; VII. Magji, mjekësi, Parathënia e fatit; VIII. Disa tabu të ballkanasve. Hekuri. Flokët. Në faqet e fundit të veprës gjendet bibliografia e përdorur e shkruar në gjashtë gjuhë: latinisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe serbisht, kurse në faqet e para të saj janë parathënia e këtij botimi dhe ajo e autores. Gjendja e fisit të madh tërhoqi vëmendjen e autores, sipas së cilës atë stad e kishin kaluar edhe popujt e Europës përpara se të arrinin në epokën e formimit të shtetit, kurse në Gadishullin Ballkanik “Sistemi i fisit”, mbijetoi deri në fillim të shekullit XX, i paprekur vetëm në Shqipëri e Mal të Zi. Përcaktimi i tij, megjithëse jo i plotë, i qëndroi kohës. “Fisi shqiptar rrjedh nga një pinjoll i lashtë mashkull (ose disa të tillë). Të gjithë pasardhësit që rrjedhin nga i njëjti stërgjysh i përbashkët mashkull,
pavarësisht se sa të largët janë, njihen si vëllezër e motra dhe nuk martohen midis tyre. Ligji i egzogamisë (martesa jashtë fisit), respektohet me rreptësi. Kryefamiljarët dinë përmendësh tërë gjenealogjinë e gjatë të fisit të tyre, njohuri që ka rëndësi të madhe, meqenëse martesa, ashtu edhe gjakmarrja, rregullohen sipas bashkësisë së gjakut. Ne mund të jemi të sigurt se grupe që nuk martohen midis tyre, në të vërtetë rrjedhin nga i njëjti stërgjysh. Për gratë kjo nuk ka rëndësi”, shprehej studiuesja Durham dhe në vazhdim gjykonte se historia e formimit të fiseve shqiptare lidhet me shpërnguljet e detyruara që u bënë në tri periudha, në atë të pushtimit romak e turk. Zanafilla e fiseve të sotme i përket shpërnguljes së tretë. Kjo hipotezë si dhe hamendja e ardhjes së ndonjë fisi nga Bosnja, nuk gjen mbështetje në dokumente. Nga paqartësitë e kohës, kur mungonin studimet e mirëfillta, shpesh i ngatërronin emërtimet Bajrak e Fis me njëri-tjetrin. Kështu, autorja e këtij
KULTURË
studimi Mery Edith Durham shkruan se Shala përbëhej nga katër bajrakë (Theth, Pecaj, Lotaj e Lekaj), kur duhej thënë katër vllazëni. As bajrakët: Drish, Shllak, Sumë, etj., nuk qenë fise. Studimet rreth fiseve malësore, shqiptare e malazeze, marrëdhënieve të tyre historike e fqinjësore, kanë rëndësi të madhe për etnogjenezën e popullit të malazez, e përbërë nga komponentët e ndryshme etnike, tash më të sllavizuara. Shembullin më të qartë e japin fiset e Bërdës, në mes të cilëve Vasoviq, Pipër, Palabardh, Pjeshivc, Pipëri e Vasoviqi deri në shekulli XVIII flisnin shqip dhe ishin katolik. Në Vasoviq “Nga disa portrete të vjetra mësova se deri në brezin e fundit gratë kanë përdorur veshjen e zbukurimet e shqiptareve të Malësisë së Madhe. Shumë prej burrave mbanin ende veshje shqiptare”, ka shkruar studiuesja Durham. Duke u nisur nga të dhënat e grumbulluara gjatë gjurmimeve në terren, autorja e studimit në fjalë, zonja Durham, gjykon se ka të ngjarë që Lekë Dukagjini të drejtën popullore e ka modifikuar dhe e ka zbatuar, prandaj morri emrin e tij “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Shprehjen kështu e ka thënë Leka “I bënte njerëzit të bindeshin më tepër sesa Dhjetë Porositë dhe predikimet e hoxhëve dhe priftërinjve, shpesh nuk kishin asnjë vlerë po të binin në
kundërshtim me ato të Lekës”. Studiueses Durham i kanë rënë në sy veçori krahinore në Kanunin e Lekë Dukagjinit. Në Malësi të Madhe Kanuni ishte modifikuar shumë, kurse në Dukagjin, ruhej në formë primitive. Ndonëse Qeveria turke e kishte përmirësuar sado pak, ai kudo ishte i lidhur me “fisin” (bajrakun), që ushtronte juridiksionin e vet brenda kufijve të tij. Përputhjet në mes të disa rregullave e zakoneve malazeze me norma të Kanunit të Lekë Dukagjinit nuk e befasojnë autoren e studimit Mery Edith Durham. Ajo ka shkruar se shumica e fiseve malazeze “janë me prejardhje vllahe shqiptare dhe se malaziasi nuk është aq shumë serb sesa një pasardhës i serbizuar i banorëve të vjetër”. Në Mal të Zi, e drejta popullore nuk zbatohej më në fillim të shekullit të XX. Për të gjetur përqasje me Kanunin e Lekë Dukagjinit, studiuesja i hedhë një vështrim Kodit të Vlladikës Petar I (1796) kodit të Danillit (1855), ligje që zbatoheshin në shtetin malazias. Kurse “Zakoniku” i Stefan Dushanit, i përpiluar me 1349, që i përkiste Serbisë Mesjetare, të feudalizuar dhe të ndarë në fisnikë, robër e skllevër, ndryshonte rrënjësisht me Kanunin e Lekë Dukagjinit. Ky gjykim i jep fund diskutimeve nëse Kanuni i Lekë Dukagjinit, ka ose s’ka të bëjë me Kodin e Dushanit. Autorja e studimit, Edith Durham, lashtësinë e popullit shqiptar e qëmton tek doket, besimet, besëtytnitë e simbolet, disa nga të cilat i analizon në momente të ndryshme gjatë ceremonive e riteve në lindje, martesa e vdekje. Ajo me ngulm përdorë fjalët “e shitur”, “e blerë”, për vajzën malësore të fejuar, mendim mjaft i diskutuar nga etnologët. Përshkrimin më të gjallë, studiuesja Durham i bëri dasmës qytetare katolike në Shkodër, që menjëherë të kujton tablonë e Nikollë Idromenos “Dasma shkodrane”, ku është fiksuar momenti i përcjelljes së vajzës – nuse, nga shtëpia atërore (e prindërve), për tek ajo e dhëndrit. Studimi dhe analiza i mjaft dukurive në jetën e përditshme të malësorit të fillimit të shekullit XX, si besëtytni e simbole të vjetra (hëna, dielli, kryqi, gjarpri, etj.) të qëndisura apo të gdhendura, por tashmë të shndërruara në motive zbukurimi, tregon se ende besimet fetare monoteiste në viset malore shqiptare, ishin të lidhura me të kaluarën e tyre pagane. Tatuazhi që praktikohej
tek katolikët dhe myslimanët, njihej edhe në kohën para romake e para sllave. Studiuesja Durham, zbuloi se disa motive tatuazhi ishin të njëjta me ato të gdhendura në gurë varresh, në kryqe bronze e hekuri si simbol i diellit. Vepra monografike “Për fiset, ligjet e zakonet e ballkanasve” e autores Mery Edith Durham, është kryesisht përfitim i lëndës që ajo vet mblodhi në terren në viset fisnore të Malit të Zi, e sidomos në ekspeditën e vitit 1908, gjatë 8 muajve në Shqipëri të Veriut (Kastrat, Shkrel, Grudë, Selcë, Vukël, Bogë, Reç, Xhajë, Plan, Theth, Vuthaj, Shalë e Poshtme, Shosh, Sumë, Dushman, Berishë, Nikaj, Shkodër, Pukë, Has, Gjakovë, Prizren, Prishtinë, Mitrovicë, Lumë, Mirditë, Milot e Lezhë), e botuar në veprën “Shqipëria e Epërme” (High Albania, London, 1909). Duket se për këtë arsye në bibliografinë kryesore nuk shënohen vepra të autorëve më të njohur si: Han, Ekar, Koci, Gjeçov, etj. Me këtë autorja Durham u shprehte mirënjohje dijetarëve F. Nopça, E. Koci, N. Ashta e L. Mjeda, me të cilët ishte konsultuar për ndonjë çështje. Vepra monografike “Për fiset, ligjet e zakonet e ballkanasve” të autores angleze, studiueses së mirënjohur, Edith Durham, për studiuesin shqiptar, është një arkiv me lëndë burimore nga kultura tradicionale, pjesa dërrmuese e së cilës nuk gjendet më në terren. Studiuesja dhe hulumtuesja e mirënjohur Mery Edith Durham, dallohet në mesin e albanologëve bashkëkohës për objektivitet, që gjurmimet i shtriu në një hapësirë më të gjerë se të tjerët. Për mungesë paragjykimesh të karakterit etnik, politik, fetar e shoqëror. Ajo deri në fund të jetës vërtetë mbeti dashamirëse dhe mike e popullit shqiptar, vlerësuese e traditave të tija të lashta ndër shekuj. Studiuesja M. E. Durham, nuk hezitoi për të falënderuar baronin Franc Nopça, për ndihmën e madhe që ia dha, njohuritë e të cilit për Shqipërinë Veriore janë të pa shoqe. Ajo po ashtu u është mirënjohëse edhe një numri të madh miqsh nga Ballkani që e pranuan në gjirin e tyre familjar dhe ia mundësuan dhe e lejuan të vëzhgojë mënyrën e tyre të jetës. Midis tyre ajo kujton në mënyrë të veçantë shoqëruesin e saj të vjetër shqiptar, Mark Shantojen, pa aftësitë, bujarinë dhe kujdesin e të cilit, ajo s’do të kishte mundur t’i bëjë ato udhëtime të lodhshme nëpër male. E ENJTE, 8 PRILL 2021
Javore KOHA
27
MOZAIK
Dënimet e të burgosurve politikë në Goli Otok
Aty ku edhe vdekja ishte ëndërr e parealizueshme Periudha komuniste në ish- Jugosllavi është e dhembshme për shumë njerëz që u dënuan dhe u persekutuan prej saj. Mundimet e tmerrshme të këtij burgu famëkeq në Kroaci i kanë përjetuar edhe shumë shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe dhjetëra qytetarë nga Hoti, Gruda, Trieshi , Koja, e treva të tjera shqiptare në Mal të Zi
Gjekë Gjonaj
Disa nga ata mbijetuan vuajtjet dhe torturat më brutale të këtij ferri komunist, të cilat nuk i kishin në praktikën e vet as nazistët e as sovjetikët. Por jo të gjithë. Një numër i vogël i tyre vdiq nga torturat, apo u vranë , duke i lënë përgjithmonë eshtrat e veta atje, të cilëve as sot nuk u dihet vendvarrimi. Nuk jam në dijeni se a është gjallë sot ndokush prej malësorëve që e kanë vuajtur hijen e errët të atij sistemi. Por, për fat të mirë ka mbetur një pjesë e kujtesës së tyre, e cila mendoj se do të duhej të jetë për të gjithë ne, një vlerë që nuk duhet hedhur në pluhurin e harresës. Pa kujtesë, shumëçka harro-
28
Javore KOHA
E ENJTE, 8 PRILL 2021
het dhe së fundmi humbet. Kështu do të ndodhte edhe me një pjesë të dhimbshme të jetës së mundimshme të dhjetëra të dënuarve politikë nga Malësia, që përjetuan tortura, dhembje, vuajtje e trishtim gjatë qëndrimit në burgun famëkeq të Goli Otokut ku , siç shprehen ata, edhe vdekja ishte një ëndërr e parealizueshme, pasi mbikëqyrja ishte e rreptë. Rrëfimet e shumë të burgosurve malësorë , që kaluan nëpër ferrin e Goli Otokut, dëshmojnë për një trajtim të egër e mizor, të papërsëritshëm në historinë e njerëzimit. Të dënuarit politikë , sipas dëshmive të të burgosurve dhe dokumenteve të shkruara, i mbanin gjallë aq sa për t’i detyruar të vuanim atë makth, vetëm për hir të kënaqësisë për t’i torturuar deri në atë masë saqë njerëzit humbitnin vetëdijen dhe qëndronin të shtrirë për tokë, sikur të vrarët në fushëbetejën e luftës. Rrëfimet e shumë të burgosurve malësorë , që kaluan nëpër ferrin e Goli Otokut, dëshmojnë për një trajtim të egër e mizor, të papërsërit-
shëm në historinë e njerëzimit. Qëllimi ka qenë i qartë: jo vetëm dëmtimi fizik, por edhe thyerja dhe shkatërrimi i plotë shpirtëror i çdo të burgosuri. Aty është praktikuar rrahja e të burgosurve në mes vete (të burgosurit e vjetër rrihnin deri në alivanosje dhe vdekje të burgosurit e rinj që vinin në këtë kamp famëkeq). Pas punëve të rënda e të mundimshme që bënin gjatë ditës, të burgosurit për çdo mbrëmje ishin të detyruar të kalonin nëpër kordonin e gjallë të të burgosurve të penduar dhe të udbashëve të çakërdisur... Në Goli Otok, pra të burgosurit me karakter të thyer e të përbaltur (tipat më imoralë) jo vetëm që “vetëqeverisnin” me krejt kampin, por bëheshin edhe xhelatë të atyre që kishin karakter njerëzor e të pathyeshëm. I dënuari politikë nga Trieshi Nikë Gjeti Arapaj në librin e tij “Në hijen e heshtjes” deri në detaje ka përshkruar shumë vuajtje që i ka përjetuar ai dhe shumë shqiptarë -malësorë e të dënuar të tjerë. Ai , ndër të tjera,
MOZAIK
Pjesa qendrore e burgut Goli Otok
shkruan se oficerët e UDBA-së i torturonin në mënyrën më mizore. “ Po u kallëzoj çudinë që e pashë me sy kur na zhveshën lakuriq e na ulën në det me u la. Si ishin njerëzit e gjallë në Goli Otok. Veç ata eshtën të mbërthyem. Ishte e çuditshme se ku u mbahej shpirti njerëzve. Të betohem se 50 njerëz me i pasë rjepë, nuk i kishin 60 kile mish e lëkurë të gjithë bashkë, ashtu ishin ata njerëz. Ishte çudi si mund të qëndronin ata eshtën të kapun. Si mundeshin ata njerëz me ecë ose me folë? , pohon Arapaj. Ai tregon se një metodë tjetër ishte me ndërrua qëndrimin , mendimin që nënkupton rrahjen me grushte e shqelma, të fusnin në ndonjë zyrë ku nuk shihje askënd përveç disa milicë të tërbuar të cilët ua fusnin çarapët në gojë, për të mos mundur me marrë frymë për goje, të shtinin lakomicën në bira të hundës dhe me bokall të qitnin ujë nga i cili të vinte momenti të pëlcasësh. Të burgosurit i detyronin të pijnë ujë të valë. Atyre u duhej të kalonin midis dy rreshta ku ishin së paku 200 vetë, të cilët të rrihnin pa mëshirë. Ndokujt edhe ia kanë nxjerrë syrin. Sipas fjalëve të Dedë Malit Gjurashaj, tashmë i ndjerë, i cili mbijetoi vuajtjet e burgut në Goli Otok, puna e parë dhe kryesore, që shërbeu edhe si torturë, ishte thyerja dhe bartja e gurëve, në pikë të diellit.. Gurët janë bartur në dy mënyra: në krahë dhe në lese prej dërrase. Le-
sat mbusheshin me gurë prej rreth 100 kilogramësh dhe i bartnin dy të burgosur, ndërsa kujdestari i shtynte të shpejtonin, thuaja në vrap. Nga puna e tillë e rëndë e tërëditshme, të burgosurit rraskapiteshin, sa shpesh binin e plandoseshin përtokë. Për ndëshkimet e rënda në Goli Otok më ka treguar edhe një tjetër trieshjan i dënuar politik, Nikollë Baci Arapaj. Ai më ka folur se të burgosurit shpesh ndëshkoheshin edhe me ndëshkime të të tjera, me punë të rëndë shtesë, me shkurtim të gjumit, me reduktimin të sasisë së bukës, që edhe ashtu ishte vetëm 150-200 gramë në ditë, me dënim me qëndrim mbi kibëll, që është një nevojtore portative në barakë për përdorim natën nga të burgosurit, me qëndrim në diell tërë ditën etj. Gruiçiq Vladimir në librin e tij” Nga dëshmia gojore në një paradigmë biopolitike” shkruan: - Nën batanije nënkupton torturimin e izolimit nga të burgosurit e tjerë duke lëvizur në një kazermë tjetër ku ai u abuzua fizikisht dhe u mor në pyetje. Në pantallona u krye një lëvizje e zorrëve të holla e cila krijon një ndjenjë të shqetësimit, turpit dhe ekspozimit ndaj infeksionit. Noti spanjoll ishte procesi i lidhjes së të burgosurve me një litar dhe vënies së tyre në një pozicion të mbështjellë. Nxjerrja e rërës në shoqërinë e Korda është emri i torturës, i cili u emërua sipas një të burgosuri me pseudonimin
“Korda” dhe konsistonte në nxjerrjen e rërës nga cekëtit me një lopatë. Një torturë e veçantë ishte nxjerrja e rërës në shoqërinë “ Kodra” e cila bëhej në dimër kur temperatura e ujit është shumë e ulët dhe mund të jetë kërcënuese për jetën. Nga ana tjetër, izolimi në korridoret e errëta , të lagura e të ftohta nëntokësore, të mbushura përplot me minj. Grupi 101 ose Petrova rupa ( gropa e Pjetrit) ishte emri për pjesën më famëkeqe të kampit, ku praktikantët e sjellë ishin anëtarët më të shquar të Partisë Komuniste. Veprimet e saj janë të fshehura në fshehtësi, megjithëse dëshmitë flasin për tortura të tmerrshme, kur të burgosurit rriheshin për vdekje me shkopinj. Të burgosurit vdisnin nga uria dhe liheshin të uritur ose rrahur, gjë që ndonjëherë do të çonte në vdekje më të shpejtë. Përveç dënimeve të gjata kohore, atyre gjatë vuajtjes së dënimit u mohohej çdo lloj e drejte. S’kishin të drejtë të ankoheshin për burgosjen pa gjyq e pa gjykim, as për punën e rëndë, as për torturat që ushtroheshin çdo ditë, as për mangësi ushqimi, as për etjen e vazhdueshme, kur uji kufizohej me dy-tri gota në ditë. Dhe të gjitha këto dhe mënyra të tjera, siç na treguan të dënuarit politikë, nuk ishin për një ditë, por ishin të përditshme, aq sa edhe ushqimin detyroheshin ta hanin në këmbë dhe dytre veta me një lugë. E ENJTE, 8 PRILL 2021
Javore KOHA
29
RAJONI
Kosova përmbyll me sukses konstituimin e institucioneve më të larta shtetërore
Vjosa Osmani zgjidhet presidente e Kosovës
Me 71 vota për, Kuvendi i Republikës së Kosovës zgjodhi të dielën Vjosa Osmanin në postin e presidentes së Kosovës me mandat pesëvjeçar. Osmani fitoi në raundin e tretë të votimit, ku morën pjesë 82 deputetë. Për kundërkandidat kishte ish-kandidatin për deputet nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejtën, i cili nuk mori asnjë votë. Në këtë seancë nuk morën pjesë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ata të Listës Serbe. Kuorumin për zgjedhjen e Osmanit ia mundësoi ish-partia e saj, Lidhja Demokratike e Kosovës, që është në opozitë, deputetët e komuniteteve nga pakicat joserbe, si dhe deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, dhe ajo e PDK-së, Adelina Grainca. Osmani, 39-vjeçare, ishte kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje! për postin e presidentit, parti kjo që udhëheq
30
Javore KOHA
E ENJTE, 8 PRILL 2021
edhe me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës. Në adresimin e saj të parë pas zgjedhjes, Osmani tha para deputetëve se ky post e mvesh atë me përgjegjësi të madhe. “Sot është dita kur vullneti juaj (i qytetarëve) i shprehur më 14 shkurt po jetësohet”, tha Osmani, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit, ishte personi më i votuar, duke siguruar mbi 300 mijë vota. Osmani, e cila është gruaja e dytë që mban postin e presidentit, pas Atifete Jahjagës, tha se zgjedhja e saj në krye të shtetit jep edhe mesazhin për vajzat e vogla, se ato mund të arrijnë aty ku ato dëshirojnë. “Sot Kosova zgjodhi edhe një herë një presidente grua, për të cilat vajzat e vogla që mund të jenë duke na shikuar në këto momente, shpresoj përherë ta mbani mend këtë që po e them tani: vajzat e kanë vendin vetëm
aty ku vetë dëshirojnë, aty ku çdo natë ëndërrojnë, aty për çka punojnë fort e me zell”, tha ajo. Presidentja Osmani tha se Kosova po jep shembull për përfaqësimin e gruas në institucionet shtetërore. Osmani ka falënderuar aleatët e Kosovës, të cilët e kanë mbështetur shtetin ndër vite në rrugën drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Ajo tha se Kosova gjithmonë është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria dhe u bëri thirrje aleatëve që të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës “për qëllime të përbashkëta”, për integrimin e shpejtë euro-atlantik dhe për zhvillimin ekonomik. Presidentja foli edhe për dialogun me Serbinë, duke thënë se paqja “do të arrihet vetëm nëse shohim pendesë nga Serbia”. Osmani tha se drejtësi për Kosovën
RAJONI
Osmani fitoi në raundin e tretë të votimit, ku morën pjesë 82 deputetë. Për të votuan 71 deputetë, ndërsa kundërkandidat kishte ish-kandidatin për deputet nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejtën, i cili nuk mori asnjë votë. Osmani, 39-vjeçare, ishte kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje! për postin e presidentit, parti kjo që udhëheq edhe me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës. Ajo është gruaja e dytë që mban postin e presidentit të Kosovës, pas Atifete Jahjagës nuk mund të ketë derisa Serbia nuk do të sjellë para drejtësisë “kriminelët që kryen krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ndaj popullit të Kosovës”. Ajo u zotua se gjatë mandatit të saj pesëvjeçar do të jetë figurë unifikuese. “Unë do të jem presidentja e juaj, presidentja e të gjithëve”, tha Osmani, duke shtuar se dera e saj do të jetë e hapur për të gjithë dhe se nuk do të bëjë dallime mes pushtetit dhe opozitës. Osmani, pas votimit, pranoi detyrën nga ushtruesi i deritanishëm i presidentit, Glauk Konjufca. Sipas Kushtetutës, presidenti ka mandat pesëvjeçar dhe mund të rizgjidhet vetëm edhe një herë. Pas zgjedhjes, presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike. Më 3 shkurt të vitit 2020 Osmani ishte zgjedhur kryetare e Kuvendit
të Kosovës, gruaja e parë që mbajti këtë post. Përndryshe, që nga 5 nëntori 2020 e deri më 22 mars, Osmani e kishte ushtruar postin e presidentit, pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje nga ky post për shkak të konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Dikur aktiviste e Lidhjes Demokratike të Kosovës, më pas Osmani arriti të bëhej edhe nënkryetare e kësaj partie. Si deputete nga LDK-ja në Kuvendin e Kosovës në tri legjislatura, Vjosa Osmani ka qenë kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike dhe kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane. Në qershorin e vitit 2020, kryesia e LDK-së e shkarkoi Osmanin nga të gjitha postet partiake, për shkak të kundërshtimeve të shprehura lidhur
me prishjen e koalicionit qeverisës me LVV-në dhe kundërshtimit të krijimit të qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti. Me rastin e zgjedhjes Presidente e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë mesazhe urimi nga krerët e institucioneve më të larta shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë, SHBA, Bashkimi Evropian, përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të ndryshme etj. Mesazhe urime asaj i kanë dërguar edhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve dhe partitë politike shqiptare në Malin e Zi. Ndërkohë partitë opozitare në Kosovë, PDK dhe AAK, e kanë kritikuar zgjedhjen e Osmanit, duke thënë se ajo u zgjodh presidente përmes “pazareve” dhe se Kosova ka “rrëshqitur në monizëm”. Vjosa Osmani është presidentja e pestë e shtetit që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008. (Kohapress/REL) E ENJTE, 8 PRILL 2021
Javore KOHA
31
KULTURË
Botime të reja
Ndihmesë në ndriçimin e Masakrës së Tivarit (Masakra e Tivarit – gjenocid kundër shqiptarëve, Redaktoi dhe përgatiti për botim: Nail Draga, S HAI “Art Club”, Ulqin, 2020) Me rastin e 75-vjetorit të Masakrës së Tivarit, studiuesi Nail Draga ka përgatitur për botim librin me titull “Masakra e Tivarit – gjenocid kundër shqiptarëve”. Libri është përmbledhje e studimeve, artikujve, dëshmive, intervistave që janë lexuar në aktivitete të ndryshme apo janë botuar në shtyp, si dhe e recensioneve për botimet kushtuar kësaj ngjarjeje të dhimbshme për shqiptarët. Në parathënien e librit, Draga shkruan se “duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me vitin jubilar të 75-vjetorit të Masakrës së Tivarit, këtë ngjarje e
32
Javore KOHA
E ENJTE, 8 PRILL 2021
përjetësojmë me këtë botim, që është një ndihmesë modeste në ndriçimin e saj e cila është planifikuar e realizuar nga pushteti jugosllav i kohës. Ishte kjo masakra më e madhe kundër shqiptarëve pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në ish-Jugosllavi, me mision politik për zvogëlimin e numrit të shqiptarëve, si dhe spastrimin etnik të hapësirës etnogjeografike shqiptare. Duke marrë parasysh se në kohën e monizmit kjo temë ishte e ndaluar të trajtohej, në rrethana të reja shoqërore hulumtimi dhe publikimi i të dhënave për këtë ngjarje tragjike është në favor të faktografisë shken-
core, duke eliminuar paragjykimet dhe qasjen ideologjike, si kudo në botën demokratike”. Redaktor i librit është dr. Nail Draga, lektor Sabri Halili, kurse redaktor teknik Gazmend Çitaku. Libri është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, në kuadër të bibliotekës “Botime të veçanta”. Libri është botim cilësor me lidhje të fortë dhe është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë. Botimin e librit e kanë ndihmuar disa bashkëvendas të cilët jetojnë në NjuJork të ShBA-së. i. k.
Javore KOHA KONKURS SHPËRBLYES PËR SHKRIME HULUMTUESE Koha Javore në bashkëpunim me Horizontin e Ri shpallin FTESË PUBLIKE për shkrime investigative. Qëllimi kryesor i kësaj ftesë është lufta ndaj korrupsionit, nxitja e llogaridhënies te vendimmarrësit dhe zyrtarët publikë, forcimi i rolit mbikëqyrës të gazetarëve në promovimin e lirisë së shtypit dhe sundimit të ligjit. Përparësi do t’i kushtohet propozimeve që do të trajtojnë një apo disa nga çështjet e mëposhtme: • Raste korrupsioni ose abuzimi me postin publik në administratën vendore; • Favorizim, nepotizëm ose mungesë transparence në marrëdhënie të ndryshme kontraktuese; • Kontratat me negocim ose tenderët me vetëm një konkurrent efektiv; • Realizimi i punëve publike para bërjes së tenderit; • Transparenca e harxhimit të parasë publike nga buxhetet e komunave apo institucioneve publike • Keqmenaxhim i burimeve natyrore ose pronave publike; • Ndryshime jo transparente / pa procedurë në administratën lokale ose në emërime; • Degradimi / mbrojtja e mjedisit; • Mungesë taksimi për zënie të hapësirës publike; • Lidhje kontrate ofrim-shërbimi pa një akt/vendim për punën që do të kryhet; • Kujdesi shëndetësor, Edukimin, Mbrojtja sociale, dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesit publik në komunitetet lokale Shkrimi / raporti hulumtues me të cilin konkurrohet, duhet: • të jetë i bazuar në të dhënat që merren në baze të Ligjit për Qasje të Lirë në Informacion • të jetë i përqendruar në mbrojtjen e interesit publik • të ndërgjegjësojë publikun e gjerë mbi çështjet e korrupsionit dhe pasojat e tij në jetën e qytetarëve Procesi i ndarjes së çmimeve do të bëhet nga Stafi i Projektit me ndihmën e ekspertëve të angazhuar. Tre artikujt e vlerësuar si më të mirët do të shpërblehen me këto çmime: Çmimi I - 400 euro Çmimi II - 300 euro Çmimi III - 200 euro METODA E APLIKIMIT Artikujt do të dërgohen në redaksinë e gazetës “Koha Javore”, në e-mail adresën: kohajavore@t-com.me, me shënimin “FTESA PËR SHKRIME HULUMTUESE” Aplikimi është i hapur për të gjithë gazetarët shqiptarë në Mal të Zi të punësuar pranë mediave apo në profesion të lirë si dhe çdo individ i interesuar për gazetarinë hulumtuese. Ftesa do të jetë e hapur tre muaj – deri më 30 prill 2021. Kjo ftesë publikohet në kuadër te projektit “Parandalimi i Korrupsionit dhe Promovimi i Pjesëmarrjes Qytetare” i mbështetur nga Departamenti i Shtetit të SHBA – Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), në kuadër të Programit të Shoqërisë Civile për Drejtësi Penale. E ENJTE, 8 PRILL 2021
Javore KOHA
33
IN MEMORIAM
Shevqet Draga (1939-2021) Të hënën më 21 mars 2021, pas një sëmundje disa mujore në moshën 82 vjeçare vdiq. Shevqet Draga, mësues në pension. Ai ka lindur me 6 janar 1939 në Oblikë të Anës së Malit(Shkodër), ndërsa për shkaqe familjare nga viti 1941 vendosën familjarisht të jetojnë në Draginë. Shkollën e ultë fillore e ka kryer në Sukubinë, atë të lartën në Katërkollë, ndërsa shkollën e mesme normale në Prishtinë. I takon brezit të parë që kryen shkollën tetëvjeçare në Anë të Malit. Në profesionin e mësuesit fillimisht ka punuar në Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Ostros të Krajës (1957-1965) ndërsa më pas në paralelet e ndara në Krythë, Fras-
34
Javore KOHA
E ENJTE, 8 PRILL 2021
kanjel, Kravar, Shtodër e Sukubinë në kuadër të Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë. Në pension ka dalur në vitin 1999. Gjatë shërbimit në arsim për katër dekada ka qenë i përkushtuar në edukimin e brezave të rinj, u dallua si mësues punëtor dhe i suksesshëm. Ndonëse në kushte të papërshtatshme sociale në saje të ndërrimit të vendbanimit në shkollat e ciklit të ulët, me paralele të kombinuara i mbeti besnik profesionit të mësuesit. Ndonëse edhe ma herët ka pasur pasion mbledhjen e materialit të trashëgimisë kulturore në Anë të Malit, pas daljes në pension(1999) është treguar aktiv duke mbledhur
e shënuar lëndë me interes. Dhe në sajë të këtij angazhimi ka botuar librin “Ngjarje dhe ndodhi në Anë të Malit” Art Club, Ulqin, 2015, që është i veçantë për nga lënda e prezantuar si dhe i vetmi si i tillë në shqip tek ne deri më tash. Me mjaft interes janë edhe materiale e tjera në dorëshkrim si “Shënime etnografike nga Ana e Malit”, “Gjeanologjia familjare në fshatrat e Anës së Malit”, “Historiku i shkollave fillore në fshatrat Sukubinë, Kravar e Shtodër(1945-2000)” etj. Këto dorëshkrime dëshmojnë përkushtimin në mbledhjen e materialit me vlerë të veçantë etnografike që duhet të botohen në të ardhmen. N.Draga
SPORT
Deklaratë e fuqishme nga Pep Guardiola që mund të lë pasoja
FIFA dhe UEFA janë duke i ‘vrarë’ lojtarët Pep Guardiola po kërkon ta dërgojë Manchester Cityn në katër të fundit të Ligës së Kampioënve për herë të parë që kur mori drejtimin e skuadrës. Lideri aktual i Ligës Premier do të luajnë kundër Borussia Dortmundit në çerekfinale dhe janë favoritë për këtë takim, pavarësisht kërcënimit që vije nga Erling Haaland. Sidoqoftë, trajneri i Citizens mendon se puna e tij nuk po bëhet e lehtë për shkak të numrit të ndeshjeve.
“Ata janë qenie njerëzore, nuk janë makina”, ka thënë Guardiola në konferencën e tij për shtyp. “Disa nga lojtarët janë të mërzitur gjatë gjithë kohës sepse duan të luajnë çdo ditë por nuk është e mundur”. “Të garosh në të gjitha garat këtë vit pa spektatorë, në garën më të shkurtër ndonjëherë, nëse nuk bën rotacion, nuk garon në të gjitha garat dhe nuk do të jesh në pozicionin që jemi tani”.
“Sigurisht që ata mund të luanin, ata kanë një mentalitet të pabesueshëm, por u duhet një pushim. UEFA dhe FIFA po vrasin lojtarët sepse ka shumë takime”. “Ne nuk kemi pasur një mesjavë të lirë që kur kemi filluar, as edhe një. Nuk ka asnjë lojtar që mund ta mbajë këtë, jo vetëm fizikisht por mendërisht, për të qenë i gatshëm çdo ditë për të garuar kundër kundërshtarëve për të fituar ndeshjen. Është e pamundur”, shtoi ai.
E ENJTE, 8 PRILL 2021
Javore KOHA
35
“Koha Javore” në versionin online,
mund ta lexoni
në linkun:
www.kohajavore.me
kohajavore.me