KOHA Javore Podgoricë e enjte, 15 prill 2021 Viti XX Numër 957 Çmimi 0,50
Djepat dhe shenjtëritë e rreme serbe ISSN 1800-5696
Formimi i institucioneve shtetërore në favor të stabilitetit të Kosovës
Ftesë për debat
PËRMBAJTJE
8
12 Gjëra së prapthi
Memorandumi dhe antimemorandumi serb i ASSHA-së
14
16 Bashkërisht të kontribuojmë në rikthimin e situatës në normalitet
Projektligji që rrezikon të drejtën e votës për diasporën
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me
2
Javore KOHA
E ENJTE, 15 PRILL 2021
PËRMBAJTJE
18
20 Poetikë e dashurisë dhe ndjenjës universale
Kardinali Ernest Simoni, martiri i gjallë i kombit shqiptar
26
28 Imami që meriton respektin dhe nderimin më të lartë
Kur këndon qerleku KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë NDRYSHIM
pozitiv
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.me
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E
1001 HALL EVE
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 15 PRILL 2021
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq
Në vizitë zyrtare komunave të Plavës dhe Gucisë Plavë/Guci - Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq me bashkëpunëtorët e vet, qëndroi të premten në vizitë zyrtare në komunat e Plavës dhe Gucisë, me ç’rast u takua me kryetarët e komunave në fjalë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Në takimin në Plavë, kryetari i asaj komune Nihad Canoviq ka folur mbi aktivitetet e veprimtarisë së punës, por edhe për problemet me të cilat ballafaqohet Komuna e Plavës. Me këtë rast, ai nënkryetarin e Qeverisë së Malit të Zi e ka njoftuar me investimet kapitale të cilat janë realizuar në tri vitet e kaluara, duke e falënderuar Qeverinë e kaluar dhe në vazhdim ka theksuar pakënaqësinë me projektin e Buxhetit të Qeverisë për vitin 2021. Kryetari Canoviq, në këtë takim ka shfrytëzuar rastin të theksojë se ndryshimet e paralajmëruara të dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me vendbanimet, shtetësinë dhe sistemin zgjedhor në Mal të Zi, i kanë prekur, revoltuar dhe mllefosur shumë qytetarë të kësaj ane, të cilët për shkaqe të ndryshme gjenden në mërgatë. Nënkryetari Abazoviq ka theksuar se informatat e tilla janë të pavërteta, gënjeshtra të kulluara dhe manipulim i qytetarëve nga PDS-ja dhe satelitët e saj, se me këto ndryshime të parimeve ligjore diaspora do të privohet nga shtetësia. Ai po ashtu ka deklaruar se reforma zgjedhore do të jetë në përputhje dhe harmoni me praktikën e Bashkimit Evropian dhe se veprimi që i njëjti person të votojë në dy shtete, gjithsesi do të ndërpritet. Kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, në takimin me nënk-
4
Javore KOHA
E ENJTE, 15 PRILL 2021
ryetarin e Qeverisë e ka njoftuar atë me projektet e planifikuara që komuna i realizon ose janë në fazën e planifikimit, si dhe me problemet rreth dosjeve të planeve. Ajo po ashtu ka theksuar pakënaqësinë me projektin e Buxhetit të propozuar të Qeverisë për vitin 2021 në përmbajtjen e të cilit qartë vërehet se Qeveria ka ndarë shumë pak mjete për projektet e Komunës së Gucisë. Ajo po ashtu ka shprehur shqetësim ndaj ndryshimeve të paralajmëruara të ligjit mbi shtetësinë në pjesën e regjistrit të vendbanimit dhe vendqëndrimit me të cilin një numër i madh i qytetarëve të Komunës së Gucisë në diasporë do ta humbnin statusin e vendbanimit dhe në atë mënyrë do të bëhen qytetarë të rendit të dytë dhe të ndihen të parespektuar dhe të tradhtuar nga shteti të cilin bashkë me ne e kanë ndërtuar. Kryetari i Kuvendit të Komunës së Gucisë, Bujar Hasangjekaj, ka falënderuar nënkryetarin e Qeverisë për vizitën dhe ka shprehur besimin në bashkëpunim të ndërsjellë të Qeverisë dhe Komunës së Gucisë. Nënkryetari i Qeverisë Dritan Abazoviq ka theksuar se Gucia ka potencial shumë të madh për zhvillim të turizmit dhe se lidhshmëria më e mirë infrastrukturore me pjesën tjetër të Malit të Zi, kësaj treve do t’i sjellë ndryshim të dukshëm në të mirë. Në këtë drejtim, ai ka theksuar rëndësinë e përfundimit të punëve në ndërtimin e pikës së kalimit kufitar me Shqipërinë në Cem të Trieshit, aks rrugor ky i cili do të zvogëlojë largësinë në mes të Gucisë dhe Podgoricës në gjithsej 70 kilometra. Në takimin e palëve në Guci është
bërë fjalë edhe për mundësitë e shfrytëzimit të Fondit GREEN të BEsë për rregullimin e Krojeve të Ali Pashës, jo larg Gucisë, njërit ndër vendet më të njohura dhe më atraktive të kësaj komune. Palët në diskutim kanë shqyrtuar dhe trajtuar edhe një vistër çështjesh të tjera të rëndësishme për komunën. Në pyetjen tonë se si të zgjidhet çështja e migrimit të popullatës nga kjo anë, me theks të veçantë të asaj shqiptare, nënkryetari Abazoviq u shpreh se zgjidhjen e këtij problemi të rëndësishëm, por edhe brengosës, e sheh në krijimin e mundësive të zhvillimit ekonomik dhe të kushteve që njerëzit nga kjo trevë të mos kenë nevojë të shpërngulen. Me rastin e vizitës së nënkryetarit Abazoviq në Plavë, disa qytetarë të revoltuar protestuan duke bartur flamuj shtetërorë dhe transparentë në dorë me mbishkrimin “Këtu nuk është Serbi”, dhe duke u shprehur me fjalë ofenduese e fyese “hajn”, “tradhtar” Shaban Hasangjekaj etj.
NGJARJE JAVORE
Presidenti i Shqipërisë dekoroi personalitete të shquara në Malësi
Vlerësim për kontributin e tyre të çmuar Tuz – Në 110-vjetorin e Kryengritjes së Malësisë, Institucioni i Presidencës së Republikës së Shqipërisë, Insituti “Albanica” dhe Komuna e Tuzit kanë organizuar ceremoninë solemne të ndarjes së dekoratave për disa personalitete të shquara nga Malësia dhe Ana e Malit, të cilët kanë dhënë ndër vite kontribut të çmuar për lirinë e kombit, për krijimin e shtetit shqiptar, për pajtimin e gjaqeve, për ruajtjen e dinjitetit dhe vlerave kombëtare jashtë territorit të Shqipërisë. Këto dekorata i ka dorëzuar këshilltari i Presidentit të Shqipërisë, z. Flamur Gashi dhe ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, z. Ridi Kurtezi.
Në prani të një numri të kufizuar të të pranishmëve, të klerikëve, të përfaqësuesve të Komunës së Tuzit, dekoratat i kanë pranuar të afërmit e të dekoruarve dhe z. Rexhep Lika personalisht. Me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” u vlerësua z. Rexhep Lika. Me të njëjtin titull u dekoruan, Smajl Martini (bajraktar i Grudës) dhe Baca Kurti. Me titullin “Kalorës i Urdhërit të Flamurit” u dekoruan Trimat e Kojës dhe Zef Miliqi Lulgjuraj. Me titullin, “Naim Frashëri” u dekorua Gjergj Gjokaj. Ndërkohë, gjatë fjalës përshën-
detëse, këshilltari i Presidentit të Shqipërisë, z. Flamur Gashi ka theksuar se këto dekorata ndahen në vijën e dekoratave që Republika e Shqipërisë u ndan figurave të ndritura të kombit të vet. Ndërkaq, kryetari i Komunës së Tuzit, z. Nikë Gjeloshaj falënderoi Institucionin e Presidencës së Shqipërisë, për ruajtjen e vlerave kombëtare për shqiptarët që janë jashtë kufirit të Republikës së Shqipërisë, duke nderuar dhe kujtuar me dekorata këto figura të shquara, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për kombin. t. u.
E ENJTE, 15 PRILL 2021
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Djepat dhe shenjtëritë e rreme serbe Në Ballkan këtë imazh e ka Serbia, e cila edhe pas gjenocidesh e krimesh të bëra gjatë luftrave të fundit, vazhdon të udhëhiqet prej despotësh që mendjen e kanë te gllabërimi i dhunshëm të tokave dhe të simboleve të huaja, tkurrja dhe zhbërja e fqinjve, sepse për logjikën e tyre: aty ku ka qoftë edhe një varr serbi a një faltore ortodokse është Serbi!?
Qani Osmani
Ashtu siç nuk ekziston mal pa ujq e grurë pa egjër, nuk ekzistojnë as shtete e popuj tërësisht të mirë apo tërësisht të këqinj. Megjithatë, politikat hegjemoniste e kriminogjene të disa shteteve e kanë prishur baraspeshën ndërmjet të mirës dhe të keqes, ndaj me faj të vetin, konsiderohen nga të tjerët si të dëmshëm, të rrezikshëm, dhe të pabesë... Në Ballkan këtë imazh e ka Serbia, e cila edhe pas gjenocidesh e krimesh të bëra gjatë luftrave të fundit, vazhdon të udhëhiqet prej despotësh që mendjen e kanë te gllabërimi i dhunshëm të tokave dhe të simboleve të huaja, tkurrja dhe zhbërja e fqinjve, sepse për logjikën e tyre: aty ku ka qoftë edhe një varr serbi a një faltore ortodokse është Serbi!? Imazhin në fjalë janë përpjekur prej kohësh ta meremetojnë disa intelektual liberalë serbë, por ndikimi i antipodëve të tyre është shumë më i madh në popull, sepse mbështetet
6
Javore KOHA
E ENJTE, 15 PRILL 2021
në frikën nga pushteti dhe rrenat e stërpërsëritura të parësisë dhe megafonëve të saj. Viteve të fundit, përveç tjerash, Serbia ka intensifikuar edhe propagandën për të dëshmuar se Gjergj Kastrioti-Skënderbeu paska qenë serb. Për ta mbështetur mashtrimin e tyre, pseudohistorianët serbë kanë botuar vitin e kaluar katër vepra voluminoze, të cilat janë duke i përkthyer edhe në gjuhët e mëdha të botës. Ata shkojnë aq larg sa përgatiten për të kërkuar zyrtarisht nga muzeu i Vjenës që t’ia dorëzojë Serbisë përkrenaren dhe shpatën e heroit kombëtar të shqiptarëve të fjetur. Në shikim të parë kjo duket qesharake, por duke pasur parasysh shpir-
“
tin mercenar të klasës politike shqiptare, që viteve të fundit u dhuron fqinjve grabitqarë territore etnike, pa denjuar të përmendë barbaritë e bëra ndaj nesh dhe tokat e pushtuara prej të njejtëve gjatë dy shekujve të fundit, nuk do të ishte befasi as dhurimi i simboleve të rëndësishme të Shqiptarisë. Ja çfarë shkroi për gënjeshtrat serbe shkrimtari, akademiku, kryetari i Jugosllavisë pas shkatërimit të saj të tërsishëm më 1992, njëri prej baballarëve dhe promotorëve më të mëdhenj të kauzës nacionaliste serbe – Dobrica Qosiq: “Ne gënjejmë për ta mashtruar veten, gënjejmë nga mëshira, nga turpi, nga krenaria, gënjejmë që ta fshehim mjerimin tonë,
“Ne gënjejmë për ta mashtruar veten, gënjejmë nga mëshira, nga turpi, nga krenaria, gënjejmë që ta fshehim mjerimin tonë, gënjejmë edhe nga “ndershmëria”!? Gënjejmë shkaku i lirisë që kemi. Ne jemi mjeshtër të gënjeshtrës. Gënjeshtra për ne është lloj i patriotizmit serb, është dëshmi e inteligjencës sonë të lindur për të gënjyer! Ne gënjejmë në mënyrë imagjinative e krijuese, sepse gënjeshtra është interes shtetëror serb, sepse gënjeshtra është në vetëqenien (gjenin) serb, sepse në Serbi çdo gënjeshtër bëhet e vërtetë, sepse serbët disa herë në histori i ka shpëtuar gënjeshtra...”
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
gënjejmë edhe nga “ndershmëria”!? Gënjejmë shkaku i lirisë që kemi. Ne jemi mjeshtër të gënjeshtrës. Gënjeshtra për ne është lloj i patritizmit serb, është dëshmi e inteligjencës sonë të lindur për të gënjyer! Ne gënjejmë në mënyrë imagjinative e krijuese, sepse gënjeshtra është interes shtetëror serb, sepse gënjeshtra është në vetëqenien (gjenin) serb, sepse në Serbi çdo gënjeshtër bëhet e vërtetë, sepse serbët disa herë në histori i ka shpëtuar gënjeshtra...” Ndër dëshmitë më të mëdha për rrenën që gjallon brenda qenies së pinjollëve të Qosiqit janë gjithsesi profkat mbi djepat dhe shenjtëritë e rremë serbë. Më i njohur është miti serb mbi Kosovën si djep i Serbisë, sado që, në çdo fjalor, fjala djep nënkupton vendin e parë në të cilin ka zënë fill jeta e një populli, gjë që nuk shkon fare në favor të serbëve, dyndja e të cilëve në siujdhesën ballkanike nisi në shekujt VI dhe VII. Dëshmi plotësuese për rrenat janë djepat tjerë të serbëve, si puna e Rashkës apo territoreve tjera me enklava serbe, si Bosnja, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut. Është interesante se kufijtë e djepave të rremë serbë janë shënuar e shënohen me shënjtërit e rremë serbë. Në të tilla janë katandisur sot faltoret e krishtera të Dardanisë, janë shndërruar në xhepa të rrezikshëm, në ish-territore mijëra hektarëshe, në troje e vende pelegrinazhi ku vërdallisen si në oborret e tyre propa-
“
Ndër dëshmitë më të mëdha për rrenën që gjallon brenda qenies së pinjollëve të Qosiqit janë gjithsesi profkat mbi djepat dhe shenjtëritë e rreme serbe. Më i njohur është miti serb mbi Kosovën si djep i Serbisë, sado që, në çdo fjalor, fjala djep nënkupton vendin e parë në të cilin ka zënë fill jeta e një populli, gjë që nuk shkon fare në favor të serbëve, dyndja e të cilëve në siujdhesën ballkanike nisi në shekujt VI dhe VII. Dëshmi plotësuese për rrenat janë djepat tjerë të serbëve, si puna e Rashkës apo territoreve tjera me enklava serbe, si Bosnja, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut
ganduesit neoçetnikë të pogromeve të reja serbe, po ku nuk kanë asnjë qasje organet shtetërore të Republikës së Kosovës. Mjerisht, fajet për këtë janë edhe të shqiptarëve që u treguan të paaftë për t’i dalë zot në kohën e duhur trashëgimisë së tyre shpirtërore e materiale. Ndër objektet e këtilla të tjetërsuara pakthyeshëm, që duhej të ishin dëshmi e lashtësisë sonë në trojet e të parëve, përveç kishave ortodokse shqiptare, janë dhe qindra kisha katolike të kthyera me gënjeshta në tempuj të shenjtë, në toka biblike, në shenjtore serbe. Më paradoksale në gjithë këtë punë është e dhëna se serbët kanë arritur ta gënjejnë edhe botën me dokrrat mbi djepat dhe shenjtëritë, pa të cilat nuk mundkan të ekzistojnë. Për çudi askush nuk i pyet si është e mundur që aq shumë shenjtore serbe të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
gjenden sot në territoret autoktone shqiptare? Në cilën betejë ekspansioniste shqiptarët arritën të aneksojnë ndonjë Mollë të Kuqe serbe? Si është e mundur që shenjtoret më të rëndësishme serbe të na qenkan larg shumadive, larg fushave pjellore të banateve, larg gjithë qyteteve dhe vendbanimeve më të mëdha e më të zhvilluara të Serbisë? Them për çudi, sepse serbët janë ndër popujt e rrallë në botë (në mos të vetmit), që fyejnë e shajnë në mënyrën më bizare shenjtëritë në emër të të cilëve zgjerojnë shtetin e tyre. Ata shajnë Zotin, Diellin dhe Bukën. Vetëm nga gojët e tyre mund të dëgjosh sharjet: Jebem ti Boga! Jebem ti Sunce! Jebem ti Lebac! A nuk mjafton kjo për ta kuptuar fuqinë e gënjeshtrës dhe botën idiote që manipulohet me shenjtëri të rreme? E ENJTE, 15 PRILL 2021
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Memorandumi dhe antimemorandumi serb i ASSHA-së Dikush ka lexuar e dikush vetëm ka dëgjuar për Memorandumin e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, por pakkush ka ditur se pati edhe një Antimemoradum, në atë akademi. Fjala është për Antimemorandumin të cilin e kishte iniciuar profesori Mirko Simiq dhe të cilin e nënshkruan 18 akademikë të ASSHA-së
Adem Nimani (Projekti i vitit 1986) (Memorandumi i ASSHA-së është një tekst me rreth 54 faqe shkrimi A4 me shkronja të madhësisë ‘14). Zakonisht dikush e nisë leximin e atij teksti normalisht nga fillimi, dhe e sheh se aty ka shumëçka që duket goxha mirë, duket njëfarë analize serioze e gjendjes në ekonominë e ishRSFJ-së, por edhe të metat e rregullimit shtetëror. Duke e lexuar më tutje në vazhdim, nisin të dalin qëllimet konkrete të autorëve të Memorandumit. Pikërisht Profesori Mirko Simiq (anëtar me korrespondencë i ASSHA-së) në një nga zyrat e kësaj akademie, e kishte parë në tavolinën e një akademiku, koleg të tij, edhe hartën e madhe të Kroacisë me të cilën merreshin akademikët serbë. Pastaj ishte interesuar se çka iu duhet ajo hartë e madhe akademikëve në tavolinë. Kishte parë se aty, përveç tjerash, kërkohej edhe një spital me 1.500 shtretër dhe natyrisht i kishte thënë vetes, se krejt kjo duket si përgatitje për luftë. Duke lexuar më tutje tekstin e Memorandumit, pa shkuar në gjysmën e tekstit, nis të dalë në sipërfaqe krejt
8
Javore KOHA
E ENJTE, 15 PRILL 2021
qëllimi dhe plani që duhet të realizohet, nga kush tjetër, pos nga ushtria me luftë. Pastaj po ky profesori Mirko kishte menduar seriozisht për këtë gjakderdhje që do të ndodhë dhe kishte organizuar nënshkrimin e një Apeli për të kundërshtuar kasaphanën që po përgatit Beogradi zyrtar i kohës. Kishte mbledhur edhe 18 nënshkrime, por ia kishin zhvlerësuar kolegët akademikë, duke i thënë se ky nuk është kompetent për këso gjerash. Më në fund, edhe Mirko Simiq e kishte përjetuar ekzodusin si çdo serb tjetër që ka folë hapur për planet e rrezikshme që po zien Beogradi. Kishte kuptuar, se aty, në Beograd, nuk mund të jetojë i lirë dhe kishte ikur në Angli. Derisa në këtë Memorandumin e ASSHA-së, numërohen një nga një vendimet e Mbledhjeve të famshme të KAÇKJ-së (AVNOJ) dhe garancia që aty PKJ u kishte dhënë serbëve për të drejta të barabarta kudo që jetojnë në Jugosllavi, thuhet se ata tashmë nuk po i gëzojnë ato në asnjë pjesë të RSFJ-së, madje as edhe brenda vet Serbisë. Në anën tjetër, në Antimemorandumin që nënshkruan 18 akademikët tjerë, në krye me Mirko Simiqin, vihen në pah të gjitha të ligat që sjell ky dokument i hartuar enkas për të ndihmuar marshimin vrastar të
bandave kriminale të pushtetit serb të Beogradit në cdo pjesë të Jugosllavisë. Shihet se askund, ata akademik serb nuk merren me zhvillimet konkrete në terren, por fjali pas fjalie, iu kthehen miteve të njohura të tyre. Nuk përmendin asnjë fakt të prekshëm për punën e Kosovës dhe kuvendin e Prizrenit. Pastaj nuk e thonë as edhe një fjalë, se vet mbajtja e atij kuvendi e ka përcaktua pozitën kushtetuese të Kosovës dhe vet fjalia që thuhet: “Kosova i bashkohet Serbisë me vullnetin e qytetarëve të saj”, dëshmon se; nëse Kosova iu ka bashkua Serbisë me vullnet, me po atë vullnet mund të ndahet prej saj. Ky fakt dëshmon se akademikëve që po ia përgatisnin planin Sllobës, nuk iu interesonte fare e vërteta e as logjika e asaj që kanë bërë e kanë shkruar e nënshkruar vet ata. Duke pasur parasysh logjikën e këtyre fjalëve del se: një territor kompakt me shumicë dërmuese shqiptare, historinë e të cilit më mirë e njeh Serbia se vet shqiptarët, paska votuar me iu bashkua Serbisë e jo Shqipërisë, megjithëse gjithçka dhe çdo fakt dëshmon se ishte krejt e kundërta. Shih për seri, edhe në mbledhjen e Kuvendit të KSA-së të Kosovës në vitin 1990, ndodhë e njëjta gjë dhe serbët thonë po të njëjtën gjë, edhe
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
45 vjet më vonë. Memorandumi dëshmon me pikë e presje se Serbia kurrë nuk ka heq dorë nga politika e saj sa i përket shqiptarëve, por edhe kroatëve e boshnjakëve, gjë që u pa vetëm 3 vjet më vonë nga publikimi i Memorandumit të ASSHA-së. Nga memorandumi i ASSHA-së, shihet krejt hapur, se ata serish janë të gatshëm të bëjnë të gjitha të zezat dhe t’i përsërisin ato edhe në prag të shekullit 21, pa menduar kurrë as edhe me një fjali se çka ka ndodhë për 45 vjet rresht dhe sa zhvillimet kanë ndodhur gjatë asaj kohe. Edhe sot kur kanë kaluar 31 vjet nga viti 1990, kur Serbia i hyri aventurës ushtarake për të suprimuar autonominë e Kosovës, në Serbi akoma fliten të njëjtat fjalë e fjali nga “pogllavarët” e Beogradit, për rehabilitimin e Memorandumit që në fakt ishte shkrepës me të cilën iu vu zjarri ishRSFJ-së . Të gjitha ato të liga, që gjoja ua paskan bërë shqiptarët serbëve, gjatë 45 vjetëve të pas luftës së dytë botërore, përfshihen me një fjali në rezymenë e Memorandumit ku thuhet se shqiptarët kanë bërë gjenocid mbi serbët e Kosovës, fjali kjo që dëgjohet e shkruhet akoma në mediat serbe. Në anën tjetër, Kosova është një fushë e mbushur me gjak shqiptarësh të vrarë e të zhdukur nga serbët. Është Kosova me shumë varre me të vrarë, por edhe me shumë varre pa trupat e të vrarëve, që i mori me vete soldateska serbe dhe i groposi diku në Serbi. Faktet konkrete, janë në anën e shqiptarëve në çdo ditë e në çdo pikë. Kur njeriu normal mëson me fakte krejt çka kanë bërë serbët mbi
shqiptarët, edhe fjala gjenocid mund të përdoret pa hezitim, pasi këtë e kishte në plan Serbia dhe për këtë ajo kishte hartuar plane të njëpasnjëshme shtetërore, për realizimin e tyre në terren deri edhe Memorandumin, por doli se nuk ishte punë e lehtë në terren.
Çka di Serbia për shqiptarët?
Serbia, sigurisht për historinë e vërtetë të shqiptarëve di më shumë se vet shqiptarët. Serbia e di edhe historinë e shqiptarëve që e fsheh nëpër arkivat e kishave dhe të shtetit serb. Beogradi zyrtar me më shumë vëmendje e kujdes i ruan ato dokumente e dosje të shqiptarëve, se rezervat e arit që posedon. Serbia planet e shfarosjes së shqiptarëve i ka bërë me makina shkrimi dhe nga njerëz të shkolluar serbë. Nuk e gjeni dot edhe një serb pa shkollë, që di aq shumë të zeza të thotë me gojë sa thonë akademikët dhe politikanët serbë nëpër planet e tyre. Serbia ka të gjitha dosjet e shqiptarëve. Serbia i ka të shënuar me dokumente krejt shqiptarët që ka vrarë me gjyq e pa gjyq fare. Serbia i ka të gjitha shënimet një për një edhe sa të burgosur politik shqiptarë kanë vuajtur nëpër burgjet serbe, sa kanë vuajtur e sa kanë vdekur nga torturat në burgjet e saj. Serbia e di me emër e mbiemër sa shqiptar ka vrarë në Kosovë dhe sa kufoma të tyre ka zhdukur. Serbia e di mirë si e ka përdorë armatën jugosllave për qëllime të saj, kur ajo akoma quhej APJ. Serbia e di mirë sa shërbime sekrete të saj veprojnë në Kosovë dhe me çka merren ato.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Dy partitë politike serbe që kanë pushtetin në Serbi, tash 31 vjet, e dinë më mirë se të gjithë popujt tjerë fqinjë, sa krime kanë bërë dhe sa pasuri të njerëzve kanë plaçkitur, pasi i kanë dëbuar nga vatrat e tyre apo i kanë vrarë në shtëpitë e tyre, anekënd Jugosllavisë. E di Serbia sa para e pasuri të shqiptarëve, ka plaçkitur e konfiskuar në shtëpitë e tyre, apo edhe duke i ndjekur edhe në vendkalimet kufitare gjatë luftës. Në Bllacë i kanë parë e përjetuar këto plaçkitje me qindra mijëra shqiptarë. E dinë akademikët dhe çdo organ i shtetit serb se sa ka plaçkitur Serbia nga Kosova për 90 vjet të pushtimit. Edhe sot ka përpjekje për rehabilitimin e Memorandumit të ASSHA-së. Vetëm po të shikohet se si u lëshua politika serbe si uragan kundër një interviste të kryetarit aktual të ASSHA-së Kostiq, i cili nuk tha asgjë më ndryshe se çka thuhet në atë dokument, por ai e tha edhe të vërtetën që ekziston sot në terren. Ai Memorandum është ndërtuar mbi mite dhe nacionalizëm të rrezikshëm, si ajo fjalia: “të gjithë serbët në një shtet”. Hapja e çështjes serbe në mënyrën siç është shkruar në Memorandumin e ASSHA-së mund të të interpretohet vetëm si ftesë e drejtpërdrejtë për shpartallimin e Jugosllavisë, e të cilin akt e panë shumë shpejtë të gjithë ata që jetonin këtu. E ashtuquajtura elitë intelektuale serbe në ASSHA është e keqja më e madhe në Serbi, e cila ka ndihmuar politikën që të bëjë pastrimin etnik të serbëve në Kroaci, gjenocidin në Bosnje dhe ngjarjet tragjike në Kosovë. E ENJTE, 15 PRILL 2021
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Diskursi politik
Formimi i institucioneve shtetërore në favor të stabilitetit të Kosovës Në sajë te zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe së fundi me zgjedhjen e presidentes së Kosovës më 4 prill 2021, përfundimisht u formuan institucioneve shtetërore që do të jenë në favor të qëndrueshmërisë, stabilitetit dhe zhvillimit të përgjithshëm të qytetarëve në Republikën e Kosovës
Nail Draga
Nga zgjedhjet e pasluftës të mbajtura deri më tash në Kosovë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit janë të veçanta, sepse për të parën herë një subjekt politik arriti të fitojë mbi 50 përqind të votave të elektoratit, dukuri e panjohur deri më tash në skenën politike në Kosovë. Një rezultat i tillë ishte shprehje e vullnetit të sovranit, në saje të zhgënjimit me qeverisjet e mëhershme për dy dekada nga subjektet e tjera politike. Ishte kjo përgjigja popullore në mënyrë plebishitare ndaj atyre që keqpërdorën pushtetin për përfitime personale, partiake apo klaneve të ndryshme. Nuk ka dilemë se një situatë e tillë depresive politike e shoqërore për shumë vite ka ndikuar në ndërgjegjësimin e qytetraëve për të ndryshuar gjendjen ekzistuese. Në këtë drejtim, kontribut kanë dhënë edhe mërgimtarët në botën e jashtme, të cilët kanë qenë mbeshtetje financiare e morale në mënyrë të vazhdueshme, por fat-
10
Javore KOHA
E ENJTE, 15 PRILL 2021
keqësisht nuk janë vlerësuar sa e si duhet nga qeveritë e deritashme. Por rezultati plebishitar zgjedhor në favor të Levizjes Vetëvendosje (LVV) do të ndikojë që opozita të reflektojë dhe analizojë shkakun e humbjes së zgjedhjeve. Ata nuk duhet ta kërkojnë shkakun tek të tjerët por te vetja e tyre, se ku dhe si kanë gabuar. Madje, do të ishte e logjikshme, që ata për një kohë të heshtnin, sepse ajo çka është shkatërruar e zhvlerësuar për dy dekada nuk mund të riparohet për disa muaj.
Vjosa, më e votuara në Kosovë
Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021, subjektet politike pjesëmarrëse nominuan publikisht edhe kandidatët për pozitat në institucionet qeverisëse në Kosovë, që ishte motiv nxitës për elektoratin për mbeshtetje në ditën e votimit. Kështu LVV si kandidat për kryeministër paralajmëroi Albin Kurtin, ndërsa Vjosa Osmanin për pozitën e presidentes së Kosovës, ku ngjashëm kanë vepruar edhe subjektet e tjera pjesëmarrëse në zgjedhje. Në saje të rrethanave politike e shoqërore në këto vitët e fundit, këto dy personalitete politike ishin magnet për mbeshtetje dhe votim nga qytetarët e Kosovës, si dhe nga mërgim-
tarët kosovarë në botën e jashtme. Një mbështetje e tillë qytetare mori përmasat e referendumit popullor për të ndryshuar qeverisjen, që u dëshmua me mbeshtetjen e LVV me 438.355 vota apo 50.28%, ndërsa për Vjosa Osmanin e votuan 300.788 votues, duke qenë deputetja më e votuar deri më tash nga paslufta në Kosovë. Në mungesë të ligjit për referendum dhe të zgjedhjes së presidentit drejtpërdrejtë nga qytetarët, mbeshtetja e kandidates për presidente të znj.Vjosa Osmani, ishte votim plebishitar për këtë pozitë institucionale shtetërore. Rrugëtimi i deputetes Vjosa Osmani dhe mbeshtetja politike nga elektorati në kuadër të LDK-së nuk ishte rastësi, sepse ajo edhe më herët është mbeshtetur nga qytetarët duke vlerësuar qendrimet dhe parimet e saj, duke u bërë model për të tjerët në skenën politike në Kosovë. Kështu në bazë të të dhënave në votimet nga viti 2014-2021 del qartë se mbeshtetja nga elektorati është rritur dukshëm, duke qenë deputetja më e votuar në Kosovë. Në vitin 2014 ajo ka fituar 39.912 vota, 2017 (64147 vota), 2019 (176.016 vota) dhe së fundit me 14 shkurt 2021 në kuadër të LVV-së (300.788 vota). Por, ndonëse ishte votuar në mënyrë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
plebishitare dhe me mbeshtetje edhe nga ndërkombëtarët, çështja e zgjedhjes në Kuvend nuk ishte e lehtë, sepse opozita kishte qëndrime joparimore, që nuk ishte në favor të respektimit të vullnetit të sovranit, por të interesave të ngushta personale dhe partiake.
Veprimi konstruktiv nga LDK-ja
Duke patur qëndrim partiak për të mos mbeshtetur Vjosa Osmanin kandidate për presidente nga ana e PDK-së dhe AAK-së, si mundësi kompromisi për mbeshtjen e presidentes ishte vetëm te LDK-ja, në të kundërtën pa kuorumin e domosdoshëm, vendi do të ishte në krizë me mundësi te shkuarjës në zgjedhje tjera parlamentare. Por, nga këto subjekte politike opozitare vetëm LDK-ja është treguar me konstruktivja (përveç tre deputetëve), duke marrë pjesë në votim dhe siguruar kuorumin e nevojshëm. Me këtë veprim ata si dhe dy deputetë (AAK e PDK) të cilët morën pjesë në votim, dëshmuan se janë në favor të stabilitetit politik të Kosovës dhe të parimeve demokratike e jo të interesave partiake. Mosprania në sallë e deputetëve të PDK-së dhe AAK-së në momentin e votimit dëshmon se kemi të bëjmë me qëndrime identike si Lista Serbe, që nuk është në favor të demokracisë parlamentare dhe të vullnetit të sovranit. Ndërsa deklaratat se kandidati për president duhet të jetë faktor unifikues, mbipartiak dhe të tjera,
ishin joserioze dhe demagogji politike, duke harruar se si ishte zgjedhur presidenti i mëparshëm.
Presidenti të zgjidhet nga populli
Ndonëse zgjedhja e presidentit të Kosovës filloi me 3 prill, në mungesë të kuorumit, sepse morën pjesë në votim 79 deputë, mbledhja u ndërpre për të vazhduar ditën tjetër. Kështu me 4 prill 2021, për të respektuar Kushtetutën u votua në ruandin e dytë ku përseri mungoi kuorumi, për të vazhduar mënjëherë në ruandin e tretë, ku ishte kuorumi i nevojshëm (82 vota) dhe me 71 vota “për” e 11 “kundër”, u zgjodh Vjosa Osmani presidente e Kosovës. Është kjo presidentja e gjashtë e Kosovës nga përfundimi i luftës pas vitit 1999. Kujtojmë së deri më tash presidentë të Kosovës kanë qenë Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu, Behxhet Pacolli, Atifete Jahjaga, Hashim Thaçi dhe së fundi Vjosa Osmani. Duke marrë parasysh se në zgjedhjen e presidentit të Kosovës sipas të Kushtetutës aktuale, paraqiten dilema dhe spekulime të mëdha, uroj që kjo formë e zgjedhjes të jetë e fundit, sepse në të ardhmen presidentin duhet ta zgjedhin qytetarët e Kosovës me votim të drejtpërdrejtë, si kudo në botën e qytetëruar.
Të ndryshohet Kushtetuta
Në këtë aspekt, fillimisht duhet të inicohet procedura e ndryshimit të Kushtetës së Kosovës, nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, pra të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
gjithë së bashku pozitë e opozitë, që do të ishte në favor të demokracisë parlamentare. Pasi kemi të bëjmë me veprim demokratik besoj se një ide e tillë duhet të pranohet nga të gjithë deputetët të cilët kanë kapacitet demokratik. Një veprim i tillë do të eliminonte dilemat e politizimit të institucionit të presidentit, ku raste të tilla në Kosovë ka pasur vazhdimisht, ndërsa ky i fundit nuk ishte përjashtim. Vetëm zgjedhja nga populli, përkatësisht nga qytetarët do të eliminoheshin dilemat ekzistuese. Në këtë aspekt ekzistojnë shembuj praktikë në rajon, ndërsa përjashtim deri tash bëjnë Shqipëria dhe Kosova, por shpresoj se edhe këtu duhet të ndryshojë një qasje e tillë, që do të jetë në favor të qytetarëve dhe demokracisë parlamentare.
Qytetarët presin ndryshime
Me përfundimin e zgjedhjeve, konstituimin dhe formimin e institucioneve shtetërore, qytetarët presin ndryshime në qeverisje ashtu siç është premtuar në fushatën parazgjedhore. Këtu mendohet në funskionimin e shtetit të së drejtës, punësim, shëndetësi, arsim, luftën kundër korrupcionit etj. Në kuadër të ligjeve të reja përparësi duhet të ketë ligji për votimin e mërgimtarëve në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në botën e jashtme. Vetëm në këtë formë do të respektoheshin mërgimtarët, kontributi dhe dinjiteti i tyre kombëtar e shoqëror. Qeveria e re me kryemistër Albin Kurtin do të gjindet para sfidave të ndryshme ku në aspektin ndërkombëtar dialogu me Serbinë mbetet pjesë e agjendës politike, por me një qasje e program tjetër si partner në dialog, e jo inferior si deri më tash, që duhet të jetë në favor të Kosovës e qytetarëve të saj. Duke marrë parasysh faktin se kemi të bëjmë me çështjen në të cilën janë të kyçur faktorë ndërkombëtarë, në këtë drejtim duhet të ketë bashkëpunim mes pozitës dhe opozitës, sepse çështjet shtetërore janë të përbashkëta, andaj duhet të ekzistojë bashkëpunim pa hipoteka nga e kaluara, duke dëshmuar qëndrueshmëri politike e ekonomike në favor të avancimit të shtetësisë së Kosovës dhe të demokracisë parlamentare. E ENJTE, 15 PRILL 2021
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Gjëra së prapt E drejta për të jetuar e punuar në vendin tuaj është e patjetërsueshme. Përndryshe vendi zhbëhet. Njerëzit janë njerëz, majmunët janë kafshë
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington
“ 12
Njerëzit janë njerëz, majmunët janë kafshë. Disa thonë se njerëzit janë majmunë. Atëherë, majmunët janë njerëz. Kështu, Toka është planet i majmunëve. Nëse majmunët janë njerëz, përse
mbyllen në kafaze në kopshte zoologjike? A nuk është ligji njerëzor që thotë që para se një njeri të mbyllet në kafaz ose burg, duhet të ketë kryer një krim? A nuk është ligj njerëzor që thotë se një njeri është i pafajshëm
Nëse majmunët janë njerëz, përse mbyllen në kafaze në kopshte zoologjike? A nuk është ligji njerëzor që thotë që para se një njeri të mbyllet në kafaz ose burg, duhet të ketë kryer një krim? A nuk është ligj njerëzor që thotë se një njeri është i pafajshëm derisa të provohet fajësia e tij? A nuk thotë ligji njerëzor që njerëzit kanë të drejta kushtetuese dhe të drejta civile? Atëherë, çfarë krimi ka bërë njeriu majmun që të mbyllet në kafaz në kopshte zoologjike, ose t’i mohohet punësimi për dëfrimin e majmunëve njerëzorë? Cila lloj shoqërie njerëzore e civilizuar mbyll njerëz në kafaze në kopshte zoologjike, duke mohuar të gjithë procesin e duhur të ligjit? Njerëzit nuk janë majmunë, dhe majmunët nuk janë njerëz. Lironi, pra, njerëzit nga kopshtet zoologjike dhe nga robëria
Javore KOHA
E ENJTE, 15 PRILL 2021
“
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
thi
derisa të provohet fajësia e tij? A nuk thotë ligji njerëzor që njerëzit kanë të drejta kushtetuese dhe të drejta civile? Atëherë, çfarë krimi ka bërë njeriu majmun që të mbyllet në kafaz në kopshte zoologjike, ose t’i mo-
“
“
Zoti i kishte paralajmëruar që nëse hanin do të vdisnin. Satani, ky engjëll i shëmtuar, me anë të gjarprit i tha Evës: “Ju me siguri nuk do të vdisni.” Njeriu iu bind dhe u bë i vdekshëm. Fjala hebraike “Satan” përkthehet “Kundërshtar”. Fjala Djall, është emri i Satanit në shkrimet e shenjta greke, që do të thotë “Shpifës”. Pra, mos i besoni, mos u mashtroni
Njerëzit nuk janë majmunë, dhe majmunët nuk janë njerëz. Lironi, pra, njerëzit nga kopshtet zoologjike dhe nga robëria. Në atë mënyrë ata mund të jenë të lirë të drejtojnë makina, të kontrollo-
Pse nuk mund të pranohet që kjo është thjesht gënjeshtër? Siç është qendrimi i Satanit ndaj tregimit të krijimit. Një engjëll u përpoq të bënte kryengritje, vetëm sepse donte të adhurohej. Kështu, përdori një gjarpër t’i fliste Evës të bindte Adamin të hanin nga një pemë në Kopshtin e Edenit
hohet punësimi për dëfrimin e majmunëve njerëzorë? Cila lloj shoqërie njerëzore e civilizuar mbyll njerëz në kafaze në kopshte zoologjike, duke mohuar të gjithë procesin e duhur të ligjit?
jnë e të fluturojnë aeroplanë, të bëhen mjekë, avokatë etj. Pse t’i privojmë nga dashuria dhe liria e jetës? Sepse, ndryshe pohohet se njerëzit janë majmunë, dhe majmunët janë njerëz.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Pse nuk mund të pranohet që kjo është thjesht gënjeshtër? Siç është qendrimi i Satanit ndaj tregimit të krijimit. Një engjëll u përpoq të bënte kryengritje, vetëm sepse donte të adhurohej. Kështu, përdori një gjarpër t’i fliste Evës të bindte Adamin të hanin nga një pemë në Kopshtin e Edenit. Zoti i kishte paralajmëruar që nëse hanin do të vdisnin. Satani, ky engjëll i shëmtuar, me anë të gjarprit i tha Evës: “Ju me siguri nuk do të vdisni.” Njeriu iu bind dhe u bë i vdekshëm. Fjala hebraike “Satan” përkthehet “Kundërshtar”. Fjala Djall, është emri i Satanit në shkrimet e shenjta greke, që do të thotë “Shpifës”. Pra, mos i besoni, mos u mashtroni. E drejta për të jetuar e punuar në vendin tuaj është e patjetërsueshme. Përndryshe vendi zhbëhet. Njerëzit janë njerëz, majmunët janë kafshë. E ENJTE, 15 PRILL 2021
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Projektligji që rre drejtën e votës pë Qeveria e Malit të Zi ka bërë propozimin për ndryshimet në Ligjin për regjistrat e vendbanimit dhe vendqëndrimit, ku duhet vënë në dukje disa zgjidhje problematike për diasporën shqiptare në tekstin e propozuar të këtij projektligji
Dr. Angjell Gojçaj
Së pari, neni 4 i projektligjit ndryshon ligjin aktual, sipas të cilit një shtetas malazes që emigron nga Mali i Zi me këtë projektligj është i detyruar të çregjistrojë vendbanimin e tij në Tuz, Ulqin, Guci apo diku tjeter në Mal të Zi. Sipas ligjit aktual, ai nuk është i detyruar ta bëjë këtë, por lihet i lirë nëso do mund ta bëjë ose jo. Ky projektligj ka shumë formulime të pakuptueshme si p.sh. formulimi “me qëllimin për të jetuar përgjithmonë në të” është problematik sepse, së pari, është e vështirë të provosh qëllimin e dikujt, dhe së dyti, një qytetar mund të ketë ndërmend të jetojë përgjithmonë në një vend tjetër, por ka shumë raste që nuk arrin të marrë të drejtën e qëndrimit në shtetet ku kanë migruar. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm në ligj aktual është futja e një neni të ri 19a – çregjistrimi i vendbanimit sipas detyrës zyrtare i cili përcakton, ndër të tjera, që Ministria e Brendshme do të lëshojë një vendim për çregjistrimin e vendbanimit, nëse një inspektim në terren konstaton se një qytetarë i Malit të Zi nuk jeton në adresën e regjistruar duke kontrolluar vendbanimin,
14
Javore KOHA
E ENJTE, 15 PRILL 2021
vërtetohet se ai ka emigruar në një shtet tjetër në të cilin ka një qëndrim të përhershëm dhe nuk e ka çregjistruar vendbanimin e tij në mënyrën e përshkruar më sipër. Domethënë organet shtetërore do shkojnë shtëpi për shtëpi të bëjnë inspektime për të vertetuar nëse jeton një qytetar në shtëpi apo jo. Problematike me këtë ndryshim është zbatimi i tij në praktikë sipas së cilës procedurë, Ministria e Brendshme do të përcaktojë nëse një qytetar malazes nuk jeton me të vërtetë në adresën e regjistruar, domethënë që ai u zhvendos në një vend tjetër ku ai ka një qëndrim të përhershëm. Në bazë të cilit kriter dhe si do të vlerësohet nëse qytetari ynë vërtet nuk jeton në atë adresë? Ky veprim është absurd sepse lë hapesirë për manipulime dhe keqpërdorime, mbase mund të ndodhë në praktikë që një qytetar apo krejt familja të kënë shkuar në pushime apo në një punë të përkoshme dhe ai të mos gjendet fizikisht në shtëpi kur të vijë inspektimi, dhe kështu në bazë këtij propozimi të ligjit rrezikon të humbas të drejtën e vëndbanit dhe të votës. Shtrohet pyetja gjithashtu se si Ministria e Brendshme kur merr një vendim për çregjistrimin e vendbanimit, do të përcaktojë këtë fakt vendimtar se shtetasi ynë ka qëndrim të përhershëm në një shtet tjetër, duke ditur që shumë shtete të tjera nuk paraqesin të dhëna për vendbanimin e qytetarëve të tyre. Gjithashtu, shtrohet pyetja se si qytetari
ynë do të informohet se është marrë një vendim për çregjistrimin e vendbanimit, në mënyrë që ai të bëjë një ankesë, pra një padi në Gjykatën Administrative siç
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ezikon të ër diasporën përcaktohet me ligj. Theksoj se procedura e çregjistrimit të vendbanimit të një shtetasi është një procedurë komplekse dhe se formulimi i propozuar i nenit 19a të ligjit nuk është specifikuar dhe rregulluar qartë, gjë që do të krijojë probleme në zbatimin praktik dhe ka karakter diskriminues ndaj pakicave kombëtare. Prandaj, është e qartë se teksti i propozuar i Ligjit nuk mund të shihet veçmas nga Ligji për Zgjedhjen e Këshilltarëve dhe Deputetëve i cili në nenin 11 përcakton që një qytetar malazes i cili ka banuar në Mal të Zi për të paktën dy vjet para zgjedhjeve ka të drejtën e votës .
“
Të drejtën për të votuar dhe të drejtën e vendbanimit do të humbasin kryesisht pakicat nacionale në Mal të Zi veçanërisht pakica shqiptare. Kjo do të ndikojë në strukturën ekzistuese të votuesve në zonat shqiptare në Mal të Zi, kështu që hapen dyshime të justifikuara për ndonjë inxhinieri zgjedhore para zgjedhjeve të ardhshme
Të gjithë qytetarët tonë në diasporë të cilëve u është lëshuar një vendim për çregjistrimin e vendbanimit do të humbasin të drejtën e votës (por edhe disa të drejta te tjera) dhe do të fshihen nga lista e votuesve, çka është një hap prapa në demokratizimin e Malit të Zi. Ky është një veprim diskriminues për një popull autokton siç janë shqiptarët. Zyrtarët në pushtet harrojnë që qytetarët tanë nga diaspora, të cilët, ndër të tjera, vijnë dhe jetojnë për një periudhë të gjatë këtu, paguajnë taksa, kanë pasuri të paluajtshme në Mal të Zi, kanë lidhur fatin e tyre me shtëpinë e tyre dhe vëndin ku kanë lindur dhe janë rritur, që kryesisht janë larguar nga këtu për arsye diskriminimi dhe arsye financiare, kështu që u detyruan të shkojnë dhe të punojnë jashtë vendit, tani ata mbesin pa leje qëndrimi dhe pa të drejtë vote në vendin e tyre të lindjes. Disa prej tyre kalojnë një pjesë të konsiderueshme të vitit në Malin e Zi, investojnë paratë e tyre, kanë pasuri të paluajtshme dhe pronë për të cilat i paguajnë taksat shtetit, kështu që të gjithë ata a duhet të lihen pa të drejtën e qëndrimit dhe të votimit në vendin e tyre të lindjes? Prandaj, nuk guxohet t’i privohet diasporës tonë e drejta në vendbanim dhe e drejta e tyre për të votuar dhe kriteret për votim duhet të bëhen në përputhje me praktikën e shteteve antare të BE-së, ku madje diaspora voton nga shtetet ku ata jetojnë. Të drejtën për të votuar dhe të drejtën
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
e vëndbanimit do të humbasin kryesisht pakicat nacionale në Mal të Zi, veçanërisht pakica shqiptare. Kjo do të ndikojë në strukturën ekzistuese të votuesve në zonat shqiptare në Mal të Zi, kështu që hapen dyshime të justifikuara për ndonjë inxhinieri zgjedhore para zgjedhjeve të ardhshme. Në anën tjetër, propozimi i vendimit për ndryshimet në vendimin për kriteret për përcaktimin e kushteve për marrjen e shtetësisë malazeze duke ndërruar fjalët “qëndrim i përhershëm” me fjalët “qëndrim i përhershëm i aprovuar dhe / ose qëndrim i përkohshëm i miratuar në përputhje me ligjin që rregullon qëndrimin e të huajve në Mal të Zi ”. Me këtë propozim shkurtohet koha për fitimin e nënshtetësisë malazeze nga 15 vite në 10 vite, po ashtu zgjerohet numri i atyre që mund të përfitojnë nënshtetësine në bazë të këtij vendimit. Me këtë ndryshim, kryesisht qytetarët e ikur nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina do të fitojnë të drejtën e votës pas dy viteve të marrjes së shtetësisë në përputhje me nenin 11 të Ligjit për Zgjedhjen e Këshilltarëve dhe Deputetëve. Atëherë është e qartë se numri dhe struktura e elektoratit në Malin e Zi mund të ndryshohet ndjeshëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2024, ku do të zvogëlohet numri i votuesve të pakicave prej përafërsisht 15.000 deri 20.000, dhe njëkohësisht do rritet numri i shtetasve të rinj që janë shpërngulur nga shtetet e lartpërmendura. (Malësia.org) E ENJTE, 15 PRILL 2021
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION
Frika nga virusi, por edhe nga vaksinimi
Bashkërisht të ko rikthimin e situatë
Virusi ndikoi negativisht jo vetëm burgosur, ishte diçka i pazakontë në mirëqenien tonë, në raportet për secilin nga ne. Rregullat kufizutona ndërpersonale, por edhe në ese të vendosura nga autoritetet të gjitha sferat e tjera jetësore. Pra, qeveritare, në fillim u dukën si diçky tinzar i padukshëm, përveçse ka e papërballueshme për t’u zbatToni mori me miliona jetë njerëzish në të uar, pasi që, deri atëherë e jetonim Ujkaj gjithë botën, ai shkaktoi një zinxhir një jetë me të gjitha liritë e saj. problematikash të mëdha në sek- Mirëpo, edhe pas më shumë se një torin e ekonomisë edhe në vendet viti këto masa i kemi ende të pranishme dhe na duhet t’i zbatojmë më të zhvilluara të Planetit. Frika e të prekurit nga virusi Sars Virusi ndryshoi pothuaje çdo gjë. me përpikmëri, sepse virusi është Cov-2 padyshim që ka qenë e I dha dinamikë tjetër jetës së ende në mesin tonë dhe rreziku pranishme tek secili person, që njerëzve. Jeta nuk ishte më ajo që nga infektimi ekziston akoma. nga momenti kur është shfaqur kjo ishim mësuar ta jetonim në vitet Nëse bëjmë një vështrim të numrit pandemi e shtrirë në përmasa të e kaluara. Izolimi sikur të ishim të të të prekurve sot dhe të vdekjeve si frikshme, në mbarë globin. Ankthi, frika dhe stresi sigurisht se janë Pavarësisht se autoritetet shëndetësore vazhdimisht bëjnë shtuar edhe më shumë, duke qenë të vetdijshëm se bëhej fjalë për një apel për t’u vaksinuar, ka nga ata të cilët shfaqin njëfarë frike epidemi e cila nuk njihej shumë, as nga vaksinimi. Ndoshta kjo frikë deri diku mund të tingëllojë nga shkenca e mjekësisë e jo se jo nga njerëzit e rëndomtë. Kësi soji, e natyrshme, sidomos atëherë kur dëgjojmë disa lajme që ky frikësim ishte më shumë se norraportohen mbi problemet (efektet anësore) të cilat janë mal për gjithësecilin nga ne, sepse ndodheshim nën trysninë e stresit, konstatuar se i shkaktoi njëra nga vaksinat e dala në treg ankthit e nervozizmit.
“
16
Javore KOHA
E ENJTE, 15 PRILL 2021
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ontribuojmë në ës në normalitet pasojë e virusit në shkallë globale, shohim se numri i infektimeve të reja e rrjedhimisht edhe i viktimave nuk është në atë nivel që ishte para gjysmë viti ose më shumë. Në uljen e shifrave të të infektuarve dhe në uljen e numrit të viktimave sigurisht që kontribuan masat kufizuese që aplikuan shtetet në mbarë globin, por edhe krijimi i vaksinës kundër kësaj epidemie, një vaksinë kjo e shumëpritur për t’u shfaqur në treg. Pikërisht mosekzistimi e një vaksine kundër kësaj epidemie të rrezikshme e vështirësonte situatën tonë të të jetuarit në rrethana të reja. Logjikisht vetvetiu lindte pyetja se a do ta kemi fatin të shpëtojmë nëse do të prekeshim nga ky virus, meqenëse nuk kishte një vaksinë apo ilaç për t’u mbrojtur. Në këtë këndvështrim, besoj se secili njeri me shumë interes dhe me padurim e ka pritur lajmin mbi shpikjen e vaksinës e cila e lufton
këtë virus vrastar. Pa mëdyshje se ky ishte një lajm i gëzueshëm për të gjithë njerëzimin. Megjithatë, krahas këtij lajmi të mirë se vaksina doli në treg dhe tashmë kanë filluar vaksinimet masive, ndoshta tek disa persona ekziston njëfarë rezerve kur bëhet fjalë për t’u vaksinuar. Pavarësisht se autoritetet shëndetësore vazhdimisht bëjnë apel për t’u vaksinuar, ka nga ata të cilët shfaqin njëfarë frike nga vaksinimi. Ndoshta kjo frikë deri diku mund të tingëllojë e natyrshme, sidomos
“
atëherë kur dëgjojmë disa lajme që raportohen mbi problemet (efektet anësore) të cilat janë konstatuar se i shkaktoi njëra nga vaksinat e dala në treg. Megjithatë, mendoj se do të ishte e udhës që secili nga ne të ndërgjegjësohet për t’iu përgjigjur apelit të mjekëve, sepse siç vlerësojnë ata, vetëm duke u vaksinuar do të kemi mundësi të shpëtojmë jetën tonë dhe të tjerëve, duke ditur tashmë se bëhet fjalë për një infeksion të transmetueshëm nga një person tek një tjetër.
Mendoj se do të ishte e udhës që secili nga ne të ndërgjegjësohet për t’iu përgjigjur apelit të mjekëve, sepse siç vlerësojnë ata, vetëm duke u vaksinuar do të kemi mundësi të shpëtojmë jetën tonë dhe të tjerëve, duke ditur tashmë se bëhet fjalë për një infeksion të transmetueshëm nga një person tek një tjetër
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 15 PRILL 2021
Javore KOHA
17
KULTURË
65-vjetori i meshtarisë dhe mesazhi i tij për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri
Kardinali Ernest Sim martiri i gjallë i kom Në një bisedë në 65-vjetorin e meshtarisë së tij me Radio Vatikanin në gjuhën shqipe, Kardinali shqiptar Ernest Simoni përshëndeti mbarë kombin shqiptar duke thenë: “Si popull me bujari, me dinjitet kombëtar, me Gjergj Kastriotin në krye, të mundohemi që të gjithë të bashkohemi në një harmonizim fjale, mendimi e veprimi, lutjeje, përshpirtërimi, dashnije, për paqë, buzqeshje e lumturi për të gjithë popullin, para të Madhit Zot, në forcën e Tij hyjnore që ka me kenë dritë e dhënë prej qiellit, me pa të gjithë diellin që do shëndrit të gjithë popullin, në rast se na përshëndesim të Madhin Zot e lutemi…”.
Për Koha Javore:
Frank Shkreli / Nju Jork Me ketët rast, Kardinali shqiptar ofroi bekimin e tij drejtuar shqiptarëve kudo që janë, duke thenë: “Zoti Kjoftë me ju! Bekimi i Hyut të gjithëpushtetshëm, Ati e Biri e Shpirti Shejtë, qoftë gjithmonë në zemrat tuaja! Rrnoftë Populli Shqiptar, Rrnoftë Shqipënia!” Radio Vatikani në gjuhën shqipe njoftoi se Kardinali shqiptar Ernest Simoni, i mbijetuari i burgjeve dhe internimeve të regjimit të egër komunisto-ateist të Enver Hoxhës, festoi, javën që kaloi 65-vjetorin e meshtarisë. Ka qenë 7 prilli i vitit 1956 atëherë kur Don Ernest Simoni është shuguruar meshtar nga Imzot Ernest Çoba, ish-Arkipeshkvi i Shkodrës, i cili me një heroizëm të pashoq, vdiq edhe ai vet nën tortura mizore në duar të xhelatëve komunistë të burgut të Tiranës në janar të vitit 1980. Fatin e Imzot Çobës dhe të qindra klerikëve të tjerë në fillim të regjimit
18
Javore KOHA
E ENJTE, 15 PRILL 2021
komunist dhe më vonë e pësoi edhe prifti i ri në atë kohë, Don Ernest Simoni – sot Kardinali i parë shqiptar, i cili kaloi tre dekada të jetës së tij në burgjet dhe kampet e internimit komunist të regjimit të Enver Hoxhës. Kalvari i Don Ernest Simonit nisi në prag të Krishtlindjes të vitit 1963, kur ai arrestohet nga komunistët si “armik i popullit”, ndër të tjera akuza, sepse kishte kremtuar një meshë pëkujtimore – siç është traditë e Kishës Katolike kushtuar të vdekurëve, për shpirt të ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon F. Kenedi, i cili ishte vrarë në Dallas të shtetit Teksas vetëm disa muaj më parë. Si përfundim, Don Ernest Simoni arrestohet, burgoset, internohet, dërgohet në punë të detyruara, përfshirë handrakët e Shkodrës dhe në miniera. Besoj se Kardinali Ernest Simoni të jetë i vetmi klerik katolik shqiptar ende i gjallë i cili u mbijetoi torturave, burgjeve, kampeve të internimit dhe në përgjithësi barbarizmave që regjimi komunist i Enver Hoxhës kreu mbi klerikët shqiptarë të tre feve në përgjithësi, një barbarizëm që ishte veçanërisht brutal ndaj Kishës Katolike Shqiptare dhe përfaqsuesve të saj, siç ishte Don Ernest Simoni, në veçanti. Kardinal shqiptar, mund të
jetë i vetmi ndër klerikët katolikë të atij brezi të zhdukur nga Enver Hoxha, i cili “Rrnon ende për të tregue”. Jo se nuk dihej kjo e vërtetë, por u bë edhe më e qartë me shembjen e Murit të Berlinit dhe me lirimin e disa prej klerikëve që për fatin e tyre e tonin kishin mbetur ende gjallë “për të tregue”. Klerikë si Kardinal Simoni dhe At Zef Pllumi, i cili me veprën e tij, “Rrno për me Tregue”, rrëfimet rrënqethëse të vuajtjeve të klerikëve katolikë shqiptarë dhe shumë të tjerëve. 30 e ca vjet më parë dhe me ndryshimet historike anembanë botës ish-komuniste në Evropë, përfshirë Shqipërinë enveriste, këto tregime u bënë të mundura dhe u botuan, pasi diktaturat dhe diktatorët, përfshirë monumentet e tyre po ç’rrënjoseshin dhe po groposeshin, anembanë Shqipërinë. Don Ernest Simoni lirohet në vitin 1990, kur njëkohësisht filluan të hapeshin kishat e xhamitë. Shqipëria nuk ishte më vendi i parë dhe i vetëm ateist në botë, sipas Kushtetutës së diktaturës të vitit 1967 “diktaturës kushtetuese”, siç e quajnë disa edhe sot në Shqipëri duke justifikuar pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre ndaj atij regjimi sikur diktatura komuniste ishte e interesuar të zbatonte Kushtetutën. Me
KULTURË
moni, mbit shqiptar
ndryshimin e sistemit, ushtrimi i fesë u bë i lirë përsëri, u hapen kishat e xhamitë, ato që kishin mbetur pa u rrënuar nga regjimi komunist i pa Zot dhe i pabesë. Don Ernest Simoni rifillon apostolatin e tij fetar e meshtarak në shërbim të Zotit dhe besimtarëve, të cilëve për pothuaj një gjysëm shekulli u ishte mohuar e drejta e ushtrimit të fesë në publik, megjithëse ka pasur shumë shqiptarë të guximshëm që e kishin ruajtur traditën e tyre fetare gjatë komunizmit, edhe pse mund ta pësonin keq po të diktohej një gjë e tillë nga regjimi komunist. Ndërkaq, pas vizitës historike të Papa Gjon Palit të II në Shqipëri me 25 prill 1993, në shtator të vitit 2014 Papa Françesku bëri vizitën e tij apostolike në Shqipëri që ishte edhe e vizita e parë e tij në një shtet të kontinetit evropian. Gjatë asaj vizite Papa Françesku u takua me Don Ernest Simonin dhe dëgjoi dëshmitë mbi vuajtjet e tij nën regjimin komunist. Nga takimi me priftin e vuajtur shqiptar, Papa Françesku mallëngjehet deri me lotë dhe emocionohet dukshëm nga tregimi i vuajtjeve të Don Ernestit në burgjet komuniste, sa që e përqafon vëllazërisht të mbijetuarin e regjimit komunist të Enver Hoxhës, një fotografi kjo shumë domethenëse e që në atë kohë u transmetua anembanë botës nga mediat ndërkombëtare. Dy vjet më vonë, më 2016, Papa Françesku i akordon Don Ernest Simonit titullin më të lartë administrativ e fetar – atë të Kardinal-
it të Kishës Katolike – një titull nderi ky, pasi Don Ernest Simoni e kishte treguar me vepra se kishte qenë gati të jepte edhe jetën për fenë e tij si dhe për lirinë dhe paqën e popullit të vet. Kardinali Ernest Simoni megjithëse i shkuar në moshë (93 vjeç) edhe në këtë 65-vjetor të meshtarisë vazhdon të jetë i interesuar për gjendjen aktuale të shqiptarëve, për të mirën e popullit të vet, për lirinë, paqën dhe mirëqenjen e bashkëkombasve të tij në Shqipëri dhe kudo që janë ata. Në këtë frymë vëllazërore dhe baritore, Kardinali shqiptar Ernest Simoni me rastin e 65-vjetorit të meshtarisë së tij, përcolli nepërmjet Radio Vatikanit në gjuhën shqipe këtë porosi të gjithë atyre që me 25 prill do të hedhin votën e tyre për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, duke thenë: “Po afrohen zgjedhjet. Zgjedhjet janë (shprehje) e vullnetit të lirë të popullit. I një populli të pjekur që kërkon dashuri, paqë, vëllazërim, mirësi e begati, për të gjithë. Secili mendon që me hedhë votën e vet, zgjedhjen e vet për njerëzit që janë vërtetë, gëzimi i popullit. Çdo deputet që do të zgjedhet do të konsiderohet prej popullit në rregull, si një babë i dytë që përpiqet të zgjidhë vështirësitë që ka në anën jetësore dhe ekonomike, me gjetë vende pune, me u interesu për edukatën e tyre, me ndejtë larg mëkatit, për të kriju nji shoqëri plot vëllazënim dhe nji buzëqeshje në zemër e në sytë e tyne, ashtu që kur të shohin deputetët, të jetë si me pa
njeriun më të dashur të tyre. Kjo ashtë fjala e Zotit dhe u shkoftë në vesh të gjithëve”, porositi votuesit shqiptarë, Kardinali Ernest Simoni. Kardinalit shqiptar Ernest Simonit i urojmë 65-vjetorin e meshtarisë dhe jetë të gjatë në shërbim të fesë dhe të Atdheut. Komunizmi dhe komunistët shqiptarë atëherë dhe sot mund t’i kenë konsideruar si fitore të përhershme të komunizmit shqiptar dhe atij ndërkombëtar, shtypjet dhe shfarosjen e klerikëve katolikë dhe të feve të tjera, në përgjithësi. Atyre nostalgjikëve të komunizmit shqiptar dhe mbështetsëve të tyre, të cilët janë prononcuar kohët e fundit se “komunizmi ishte në anën e duhur të historisë” dhe se “komunizmi kishte më shumë të mira se këqija”, dua tu them që të gjejnë rastin e të flasin me Kardinal Ernest Simonin sa është gjallë e ndoshta mund të marrin një përspektivë tjetër për të “mirat e komunizmit”, për të cilat ata flasin. Mbrojtja ose heshtja ndaj krimeve të shqiptarit kundër shqiptarit gjatë periudhës komuniste, mbetet një njollë kombëtare e cila nuk do të zhduket përderisa personalitete të larta të politikës shqiptare nuk përfillin zërin e brendshëm të ndërgjegjes së vet dhe as interesat kombëtare. Por, e keqja kurrë nuk mbizotëron mbi të mirën, përjetësisht. Siç është shprehur me një rast kolegu dhe bashkëvendasi im i nderuari Prof. Sami Repishti, edhe ky vet e familja e tij viktima të komunizmit dhe të fashizmit – se: “Njeriu i përket Zotit dhe si i tillë është përgjegjës ndaj ndërgjegjes së vet, atij zëri të fuqishëm brenda vetes tonë i cili na lavdëron dhe na qorton, por që është një zë që nuk mund të shuhet. Natyra e tij shpirtërore dhe fuqia e tij e pamposhtur janë baza e bindjeve tona se ekziston vetëm një fitore, e vërteta, se e mira fiton gjithmonë mbi të keqën”. Jeta dhe vepra e Kardinal Ernest Simonit, megjithë vuajtjet e tmerrshme të tij dhe vrasjet e qindra bashkëvëllezërve të tij të pafajshëm klerikë, vetëm e vetëm, se kishin një mendim ndryshe ndaj imponimit me forcë të komunizmit ndërkombëtar sllavo-aziatik mbi shqiptarët – na tregon sot se ndonëse pak me vonesë dhe pas humbjeve të mëdha, më në fund e mira gjithmonë fiton mbi të keqen. Lavdi viktimave të pafajshme të komunizmit shqiptar – këtyre rrezeve të qytetërimit shqiptar! E ENJTE, 15 PRILL 2021
Javore KOHA
19
INTERVISTË
Intervistë me shkrimtarin dhe poetin e njohur Muzafer Ramiqi
Poetikë e dashurisë dhe ndjenjës universale Shkrimtari dhe poeti Muzafer Ramiqi, u lind në vitin 1967, në fshatin Pozharan të Kosovës. Rrjedh nga një familje atdhedashëse, fisnike, bujare dhe sakrifikuese. Shkollimin fillor e ka përfunduar në vendlindje, kurse atë të mesëm në vendlindje dhe në Viti. Ka përfunduar studimet Bachelor në drejtimin Menaxhimi i Burimeve Njerëzore në Kolegjin “Pjetër Budi” si dhe studimet Master në drejtimin Menaxhment i Përgjithshëm në Kolegjin “Universum” në Prishtinë. Me shkrime merret që nga fëmijëria dhe deri tash ka botuar katër përmbledhje me poezi. Në kohën e rinisë ka botuar në shtypin periodik të kohës në revistat “Zëri”,” Bota e Re”, revista e Fakultetit te Mjekësisë “Refleksi”. Ka marrë pjesë në orë të numërta poetike. Si student ka qenë udhëheqës i grupit letrar dhe recitator të fshatit. Përveçse në gjuhën shqipe, Muzaferi ka shkruar ose përkthyer vepra edhe në gjuhën angleze, frënge, rumune dhe kineze. Është prezantuar me një cikël poezish në gjuhën shqipe dhe rumune në antologjinë “Apele iubirri” (Ujërat e dashurisë) në vitin 2012 në Bukuresht të Rumanisë. Po ashtu në revistën “Pelegrin”, ka botuar një cikël poezish dhe së fundmi edhe në revistën “Poetry Hall”, revistë dygjuhësore angleze dhe kineze, volumi 3, 15 Prill 2020 i janë botuar dy poezi në gjuhën angleze dhe kineze Koha Javore: Cili është libri juaj më i ri dhe kur e keni botuar? M.Ramiqi: Libri im më i ri titullohet “Dashuri në shtegtim” dhe është botuar në verën e vitit 2019. Koha Javore: Për çfarë bën fjalë libri? M.Ramiqi: Si gjithë librat e mi edhe në librin e ri “Dashuri në shtegtim” dominon motivi i dashurisë si ndjenjë univerzale, e cila gjindet në çdo qenie, jo vetëm te njeriu. Flas për dashurinë ndaj njeriut, ndaj partnerit, prindërve, fëmijëve, vëllezërve, motrave, miqve, të panjohurve, ndaj tokës, qiellit, ajrit, gjithësisë…me një fjalë çdo gjëje.
20
Javore KOHA
E ENJTE, 15 PRILL 2021
Koha Javore: Çfarë mesazhi keni dashur të përcillni përmes tij? M.Ramiqi: Mesazhi im është një ndërgjegjësim për të investuar më shumë në ndjenja, ngase njerëzimi kohëve të fundit e ka humbur fokusin. Njerzit çdo ditë e më shumë po bëhen vetjak, injorues ndaj të tjerëve dhe rrethinës. Fare nuk iu bëhet vonë për tjerët dhe nuk lodhen aspak në kultivimin e marrëdhënieve me njëritjetrin.
gjithsej 102 poezi dhe është i ndarë në katër kapituj ose cikle: 1. Rrugët, 2. Ecje, 3. Qëllimi dhe 4. Dashuria.
Koha Javore: Çfarë strukture ka libri? M.Ramiqi: Në libër kam përfshirë
Koha Javore: Sa libra keni botuar deri tani? Na tregoni më tepër për veprat tjera letrare tuaja.
Koha Javore: Çfarë e ka frymëzuar këtë zhanër të librit? M.Ramiqi: Mua më frymëzojnë jetët e njerëzve, historitë e tyre, fatet e njerëzve, fati i njerëzimit. Nga po shkon kjo botë, ka po shkojmë ne si shoqëri dhe mundohem që t’i thërras ndërgjegjes së njerzve për t’u ndërgjegjësuar për fatin e botës.
INTERVISTË bëjnë është vetëm se marrin numrin ISBN dhe këtë e bëjnë në marrëveshje me shtypshkronjat për të marrë ndonjë pjesë të fitimit.
M.Ramiqi: Deri tani kam botuar gjithsej 4 (katër) libra me poezi: 1. “Anemia e kujtimeve”, 1997, Shtëpia botuese Asdreni, Shkup. 2.”Mendoj për ty”, 2003, Shtëpia botuese Buzuku, Prishtinë, 3. “Portat e heshtjes”, 2011, Shtëpia botuese Prishtina Press, Prishtinë dhe 4. “Dashuri në shtegtim”, 2019, Shtëpia botuese Meshari, Prishtinë. Koha Javore: Cilin libër do ta veçonit nga veprimtaria juaj? M.Ramiqi: Të flasësh për librat është si të flasësh për fëmijët e tu. Është vështirë të dallosh se cilin do e doje më shumë, përkundër dallimeve që mund të kenë mes vete. Por, për nga realizimi teknik dhe artistik, do e veçoja librin “Portat e heshtjes”, që për mua është një realizim gati i përsosur dhe do dëshiroja të përkthehet dhe në gjuhët e huaja, sidomos në angleze për vlerat që ka, vlera që i reziston kohës. Koha Javore: Cili libër/autor që keni lexuar ju ka tërhequr më shumë dhe pse? M.Ramiqi: Në kohën e rinisë kam lexuar shumë libra dhe besoj se ajo ka qenë koha e formësimit tim si krijues i ardhshëm. Nga poetët më eminent dhe që ka lënë mbresë të thellë në mua është poeti rus Sergej Jesenin, arsyeja pse mund të them se ishte një qasje krejt ndryshe ndaj poezisë dhe shtjellimit të temave. Koha Javore: Çfarë pasione dhe qëllime të tjera keni në jetë? M.Ramiqi: Për mua pasion është poezia, por kam mjaft tërheqje edhe ndaj arteve tjera, nga filmat sidomos. Herë pas here edhe gatimi, sidomos
në kohën e pandemisë kam zhvilluar mjaft shkathtësi për gatim. Por mbi të gjitha ajo që më flen në zemër është bamirësia, t’u ndihmoj njërëzve me dijen dhe kapacitetet që kam. Pa dashur njerëzimin, s’mund t’i ndihmosh, prandaj rrjedhimisht del se edhe dashuria ndaj njerëzve është një lloj pasioni. Koha Javore: Çfarë temash ju interesojnë të trajtoni në shkrimet tuaja? M.Ramiqi: Siç e kam përmendur edhe më lart, më interesojnë fatet e njerëzve, raportet ndërnjerëzore, ngjarjet. Mbi të gjitha dashuria si ndjenjë më fisnike dhe më e lartë. Synimi im është që të trajtoj tema sociale, diversitetin kulturor, dallimet në pikëpamjet e njerëzve, luftimi i paragjykimeve dhe emancipimi kulturor, një urë lidhëse mes të kaluarës dhe së ardhmes. Koha Javore: Çfarë mendoni për letërsinë që krijohet sot? M.Ramiqi: Sot, teknologjia i ka mundësuar secilit që dëshiron të shkruaj çfarë dëshiron, shprehja e lirë është në nivelin më të lartë; kjo ka mundësuar që ti shmangemi cenzurave të ndryshme, qoftë atyre me karakter politik, fetar etj. Por prapë mendoj se duhet një lloj auto-cenzure, ku secili që shkruan të reflektoi pse jo dhe të konsultohet me ndonjë krijues profesional para postimit. Në anën tjetër, çështja e botimeve ka dalë prej kontrollit ngase shtëpitë botuese janë shndërruar në biznese, ndaj për të botuar sa më shumë libra nuk vendosin asnjë kriter. Shtëpitë botuese nuk bëjnë më as redaktimin as lektorimin, krejt çfarë
Koha Javore: Si ka ndryshuar stili i shkrimit tuaj gjatë viteve? M.Ramiqi: Unë kam filluar të shkruaj poezi që nga fëmijëria, diku përafërsisht nga mosha 12 vjeçare, në atë kohë krijimet e mia të para ishin të thjeshta kushtuar nënës, mësuesit, zogjve, natyrës…me rritjen time edhe natyra e krijimeve vinte e pjekej, në vitet 80-ta, kam synuar një stil të poezisë hermetike, dhe kam qenë mjaft i ndikuar nga gjendja e rëndë politike dhe nga mitologjia greke, të cilën si i ri e kam dasht shumë. Gjatë kohës studentore poezia ime ka marrë stilin e tanishëm dhe jam munduar ta trasoj këtë stil të poezive meditative refleksive, me pak fjalë me thënë shumë. Poezinë time e kisha krahasuar më parfumin, siç duhen shumë e shumë lule për të prodhuar disa pika parfum, ashtu është edhe poezia. Koha Javore: Çfarë e bën të suksesshëm një shkrimtar? M.Ramiqi: Përkushtimi ndaj poezisë, dashuria ndaj lexuesve, krijimi i një rrethi krijuesish të cilët të përkrahin dhe vullneti i fortë për të përballuar sfidat, sepse të qenit shkrimtar do edhe sakrificë, për këtë duhet edhe përkrahja e familjarëve. Koha Javore: Ku mund të blihen librat tuaj? M.Ramiqi: Nëse e keni fjalën për librat e mi, unë nuk kam shitur libra: ato i dhuroj; poezia ime nuk ka çmim, unë krijoj për lexuesit. Sidoqoftë, dëshira ime është që librat e mi të jenë të qasshëm edhe në versionet elekronike, që të mund t’ua ofroj sa më afër lexuesve kudo qofshin ata. Koha Javore: Na flisni më shumë për qytetin nga vini, ku jetoni tani, jetën dhe disa nga veprimtaritë tuaja. M.Ramiqi: Unë jam lindur e rritur në fshat, fshati im quhet Pozharan. Fshati im gjeografikisht i takon rajonit të Anamoravës, nën administrimin e Komunës së Vitisë dhe është ndër fshatrat më të mëdhenj në Kosovë dhe shquhet me nivelin e lartë të shkollimit të njerzve. Tash jetoj në Prishtinë, qyteti që ka shpirt dhe zemër. Intervistoi: Ermira Babamusta E ENJTE, 15 PRILL 2021
Javore KOHA
21
MOZAIK
Kryetari i Fondacionit “Plavë Guci” – Nju Jork, Fahrudin Kukaj
Vizitoi Komunën e Gucisë
Guci - Me rastin e qëndrimit disa ditësh në vendlindje – në lagjen Kukaj të fshatit Krushevë, kryetari i Fondacionit “Plavë Guci”, me seli në Nju Jork, Fahrudin Kukaj, para pak ditësh vizitoi Komunën e Gucisë, ku e pritën krerët e qeverisjes lokale, kryetarja e Komunës Anella Çekiq dhe kryetari i Kuvendit të komunës, Bujar Hasangjekaj. Gjatë takimit është biseduar mbi situatën aktuale në Komunën e Gucisë, me theks dhe përkushtim të veçantë mbi gjendjen dhe situatën epidemiologjike të shkaktuar nga pandemia Covid-19. Palët në takim janë pajtuar se gjithsesi duhet intensifikuar bashkëpunimin e ndërsjellë me diasporën dhe me të gjitha shoqatat e saj, e gjithë kjo në dobi të qytet-
22
Javore KOHA
E ENJTE, 15 PRILL 2021
arëve të Komunës së Gucisë. Kryetarja e Komunës dhe kryetari i Kuvendit, Anella Çekiq dhe Bujar Hasangjekaj, kanë falënderuar kryetarin e Fondacionit “Plavë Guci”, Fahrudin Kukaj, për vizitën dhe për donacionin në formë të pajisjes medicinale për ambulancën e Gucisë dhe për vetë komunën. Me këtë rast, kryetari i Kuvendit të komunës së Gucisë, Bujar Hasangjekaj, në prononcimin për gazetën “Koha Javore” theksoi se me kryetarin e Fondacionit “Plavë Guci” biseduan “për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gucisë dhe Fondacionit “Plavë Guci”, për mundësinë e takimeve të rregullta në mes të komunës dhe organizatave të tjera të cilat veprojnë në SHBA, e krejt kjo me
qëllim të mundësisë së dhënies së kontributit për vendlindje, kontribut ky që nuk ka munguar asnjëherë nga bashkëvendësit tanë në diasporë”. Ai tregoi se në emër të veprimtarit dhe humanistit Mark Gjonaj, i cili jeton dhe punon në Amerikë, dhe shoqatave shqiptare nga Mali i Zi që veprojnë në SHBA, Kukaj i dhuroi Komunës dhe ambulancës së Gucisë donacion maska dhe aparat për matjen e temperaturës. “Me këtë rast falënderojmë veprimtarin dhe humanistin Mark Gjonaj dhe Fondacionin “Plavë Guci” për interesimin dhe kontributin e tyre të pareshtur për bashkëvendësit në vendlindje”, deklaroi Hasangjekaj. Sh. Hasangjekaj
MOZAIK
Koordinatori i ri i Agjencisë TIKA në Mal të Zi, Abdurrahman Toprak, vizitoi Gucinë dhe Plavën
Kontributi do të vazhdojë edhe në të ardhmen Plavë/Guci – Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim Ndërkombëtar (TIKA) do të vazhdojë edhe në të ardhmen kontributin e vet në zhvillimin e veriut të Malit të Zi, përmes formave të ndryshme të ndihmës, mbështetjes dhe edukimit në interes të banorëve lokalë. Kjo është deklaruar nga zyra e kryetarit të Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, i cili bashkë me kryeadministratorin e komunës Ervin Kandiq, pritën të mërkurën e kaluar në takim koordinatorin e ri të Agjencisë TIKA në Mal të Zi, Abdurrahman Toprak, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e vet Merdan Krlliq dhe Asmir Spahiq. Canoviq ka falënderuar përfaqësuesit e Agjencisë TIKA për stërvitjen e planifikuar të zjarrfikësve, e cila ka për qëllim aftësimin e pjesëtarëve
të Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit – zjarrfikësve, në mënyrë që ata sa më të përgatitur t’u përgjigjen rasteve gjatë ndërhyrjeve. Në takimin miqësor dhe konstruktiv bashkëbiseduesit kanë konstatuar suksesin e përkrahjes së bujqësisë në formë të serave, andaj kanë theksuar shpresën se në të ardhmen e afërt do të ketë edhe më shumë linja të tilla të mbështetjes, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë avancojnë zhvillimin e bujqësisë në këto hapësira. Po të njëjtën ditë, koordinatori i Agjencisë TIKA, Abdurrahman Toprak me bashkëpunëtorët e vet vizituan Komunën e Gucisë, ku biseduan me kryetaren Anella Çekiq dhe nënkryetarët mr. Huso Brdakiq dhe Edon Balidemaj.
Në takim është folur për përgatitjen dhe zbatimin e stërvitjes së zjarrfikësve, që do të realizohet në Komunën e Gucisë për njëzet pjesëmarrës nga shërbimet e mbrojtjes dhe shpëtimit nga Gucia, Plava, Berani dhe Zhablaku, në periudhën kohore prej 19-24 prill të këtij viti, ku ligjërues do të jenë profesionistët eminentë nga Republika e Turqisë. Në takim është biseduar edhe mbi bashkëpunimin e ardhshëm në sferat e turizmit, bujqësisë, edukimit etj. Përfaqësuesit e Komunës së Gucisë falënderuan mysafirin e lartë nga Turqia me bashkëpunëtorë për vizitën e bërë dhe për kontributin që do të japin për organizimin e stërvitjes së zjarrfikësve. Sh. Hasangjekaj
E ENJTE, 15 PRILL 2021
Javore KOHA
23
KULTURË
U përurua libri “Pakica shqiptare në Mal të Zi – midis bashkëpunimin dhe nënshtrimit” i autorit Allmir Çausheviq
Ftesë për debat
Sociologu dhe publicisti Qani Osmani ka thënë se autori i librit ia ka arritur qëllimit të bëjë një studim shumë serioz për pakicën shqiptare dhe partitë politike shqiptare si përfaqësues autentikë të kësaj popullate autoktone në Mal të Zi Ulqin – Në sallën e konferencave të Hotelit “Plaza”, të dielën është bërë përurimi i librit “Pakica shqiptare në Mal të Zi – midis bashkëpunimit dhe nënshtrimit” i autorit Allmir Çausheviq. Autori ka thënë se shpreson që ky libër të paktën të hapë debat, jo në kuptimin nëse dikujt i pëlqen apo jo, por nëse partitë shqiptare do të vazhdojnë me të njëjtin model si deri tani apo do të ndërrohet modeli i qasjes së politikave të tyre. Libri përbën temën e punimit të masterit të autorit në Universitetin e Gracit. Ai është një studim gjithëpërfshirës dhe një pasqyrë mbi veprimtarinë e partive politike shqiptare në Malin e Zi dhe të përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Malit të Zi, në harkun kohor midis viteve 1998-2016 Çausheviq ka treguar se ka zgjedhur këtë periudhë për studim “pasi që në vitin 1998 për herë të parë në mënyrë formale fillon edhe bashkëpunimi formal midis partive shqiptare, së paku një partie, dhe partisë së atëhershme në pushtet apo PDS-së”. Autori ka theksuar se libri “përfshin disa hulumtime që përcaktojnë veprimtarinë politike të partive shqiptare dhe tenton të vendosë një bazë shpjeguese për bashkëpunimin e vazhdueshëm të tyre me PDS-në”. Sipas tij, ajo që është më shqetësuese e që e kanë konfirmuar pothuajse të gjithë deputetët e partive shqiptare është se “asnjë marrëveshje me PDS-së nuk është respektuar, ndërsa të gjitha çështjet e diskutueshme që përdoren dhe që janë
24
Javore KOHA
E ENJTE, 15 PRILL 2021
përdorur në marrëveshje ende presin të zgjidhen”. Njëri prej përfundimeve të librit është se përkundër demokratizimit të Malit të Zi, si rezultat edhe i përpjekjeve në procesin e anëtarësimit në BE, ku vërehet avancimi sidomos i kuadrit ligjor gjë që hap mundësi për përmirësim, kjo nuk ka pasur ndikime pozitive në pozitën e shqiptarëve. “Pakica shqiptare në dy dekadat e fundit po përballet gjithnjë e më shumë me pengesa të njëjta apo të ngjashme në kontekstin e zhvillimit socio-ekonomik, pavarësisht prej pjesëmarrjes së tyre aktive në procesin e vendimmarrjes dhe bashkëpunimin me koalicionin qeverisës”, ka thënë Çausheviq. Vlerësime për librin dhe temën që ai trajton kanë dhënë Boris Raoniq, Ismet Kallaba, Qani Osmani, Xhemal Peroviq dhe nënkryetarja e Komunës së Ulqinit, Hadixha Gjoni. Boris Raoniq nga Aleanca Qytetare ka thënë se megjithëse Mali i Zi është i definuar me Kushtetutë si shtet qytetar, nëse kemi parasysh se çfarë kemi kaluar gjithë këto vite, pastaj shkallën e distancës etnike në Mal të Zi, faktin se mjediset më të pazhvilluara në Malin e Zi janë pikërisht ato ku banojnë shqiptarët, nënpërfaqësimin e shqiptarëve në qeveritë e kryesuara nga Partia Demokratike e Socialistëve, atëherë mund ta merrni me mend se në çfarë gjendjeje ndodhet jo vetëm komunitetit shqiptar, por edhe shoqëria jonë. “Nuk është kjo përgjegjësi e shqiptarëve, por e tërë shoqërisë. Dhe
atëherë normalisht që fillojmë me tregimin për të drejtat e pakicave, dhe është normale që kemi partitë nacionale”, ka thënë ai. Raoniq ka kritikuar partitë politike shqiptare, për të cilat ka thënë se në intervistën që është realizuar për qëllimet e studimit i ka quajtur satelitë të PDS-së. Ai ka nënvizuar problemin e copëzimit të partive politike të shqiptarëve në Mal të Zi, marrëdhëniet e pakuptueshme mes tyre dhe mungesën e bashkëpunimit. Raoniq ka shtruar pyetjen se “Pse ekziston nevoja për gjithë këto parti?!”, duke u përgjigjur vetë se “Të gjithë e dini mirë”. Gazetari Ismet Kallaba ka thënë se përzgjedhja e objektit të studimit të librit është me rëndësi të veçantë, sidomos për vetë shqiptarët në Malin e Zi, duke qenë se deri tani nuk kemi pasur ndonjë studim të thelluar mbi këtë çështje dhe problematikat që ngërthen ajo. “Për këtë arsye, duhet vlerësuar autorin për guximin për t’u përballur me një temë sa të rëndësishme, po aq edhe të ndjeshme”, ka thënë ai. Kallaba ka thënë se për qëllimet e studimit autori ka përdorur të dhëna sasiore dhe cilësore, të siguruara në arkivat e partive politike, Kuvendin e Malit të Zi, nga intervistat me deputetët shqiptarë, nga anketimi i opinionit publik shqiptar etj. “Analiza e këtyre të dhënave e ndihmon autorin në interpretimin sa më me objektivitet, ofron mundësi për analiza krahasuese, duke nxjerrë
KULTURË
përfundime mbi bazën e fakteve”, ka theksuar ai. Në vijim Kallaba ka thënë se ky libër nuk duhet kuptuar e as trajtuar si një kritikë ndaj partive politike shqiptare dhe përfaqësuesve të tyre (deputetëve) në Kuvendin e Malit të Zi. “Përkundrazi, studimi iu shërben vetë partive politike shqiptare për të përmirësuar punën e tyre në të ardhmen. Në të vërtetë, të dhënat, pra rezultatet e studimit dhe përfundimet e tij janë një alarm për partitë politike shqiptare, për nevojën e rishikimit të politikës së tyre dhe ndryshimin e strategjisë së veprimtarisë së tyre politike. Ai është një ftesë për debat politik”, ka nënvizuar ai. Sociologu dhe publicisti Qani Osmani ka thënë se autori i librit ia ka arritur qëllimit të bëjë një studim shumë serioz për pakicën shqiptare dhe partitë politike shqiptare si përfaqësues autentikë të kësaj popullate autoktone në Mal të Zi. “Autori në këtë punim në veçanti i gjurmon fenomenet politike dhe juri-
diko-politike të funksionimit të partive politike shqiptare prej fazave më të hershme të zhvillimit të tyre e deri më sot. Këto fenomene shoqërore autori i vë në pah përmes një qasjeje serioze hulumtuese, ku jepen kahjet për zhvillimin e partive politike shqiptare, demokracisë dhe formës së përfaqësimit politik”, ka thënë ai. Sipas Osmanit, autori Allmir Çausheviq ka bërë përpjekje që t’i identifikojë problemet e përfaqësimit politik në Mal të Zi dhe të nxjerrë konstatime të qëndrueshme për problemet e realizimit të shumëpartiakësisë në këtë vend. Ai ka theksuar se nga hulumtimet në terren në lidhje me veprimin politik të përfaqësuesve të partive politike shqiptare në aktivitetet parlamentare, autori nxjerr edhe konkludime të qëndrueshme shkencore që kanë të bëjnë me rënien e besimit te partitë politike shqiptare për shkak të mosrespektimit të marrëveshjeve. Për ish-deputetin dhe aktivistin e shoqërisë civile, Xhemal Peroviq,
vlera e këtij libri nuk qëndron as në statistikat, as në numrat, sidomos jo në atë se çfarë ka deklaruar ai apo deputetët tjerë shqiptarë në intervistat që janë realizuar për qëllimet e studimit, pasi që ato janë opinione personale dhe mund të jenë rezultat i debatit. “Mirëpo, Allmiri ka hyrë në bodrumet e Kuvendit të Malit të Zi dhe nga arkivi i ka nxjerrë dhe i ka përmbledhur në një vend për këdo që do t’i interesojë sot, nesër, pasnesër dhe paraqet për disa edhe pasqyrë që të shikohen në to, edhe ta dinë se veprimet dhe fjalët shënohen. Dhe kjo e rrit nivelin e përgjegjësisë së aktorëve politikë se si do të vlerësohen në një periudhë tjetër, e sot ne jetojmë në një realitet të ri”, është shprehur ai. Libri është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, Komunës së Ulqinit dhe Aleancës Qytetare. i. k. E ENJTE, 15 PRILL 2021
Javore KOHA
25
KULTURË
Prozë
Kur këndon qerleku Asllan Bisha
Kjo ngjarje s’është pjellë e shkrimtarit, është një histori e folur dhe e përfolur, por gati e harruar se: në shekullin e kaluar, në vitin që s’e di askush, ka jetuar një plak me emrin Beqir. Ai ishte një burrë i urtë. Për mençurinë dhe bujarinë e tij përmendet edhe sot. Në fillim të verës natyra u tregua fisnike. Shiu ra në kohë dhe u ndal me kohë. Dielli i verës së parë i thau tokat. Në arë nisi puna. Djali i Beqirit kapi punën pa i thënë i ati. S’kishte kohë as të shikonte lumin, jo më të peshkonte. Vuri qetë në zgjedhë. Parmenda e tij çante tokën e butë buzë Barbanës. Qahej djali kur mjegulla mbyllte luginën dhe ai, pa shkundur dielli tisin e mjegullës, gjendej në arë. Lëvronte dhe punonte deri në terrin e parë. Sikur mos t’i kishte frikë rojet e kufirit, kushedi sa do të qëndronte në lavër. “Hyn vera e del vera!” - murmuriste ai. Beqiri ishte plakur. Më shumë i kënaqej zemra buzë lumit. Dhe fliste me vaun, me plepin e lartë. Me sy e duar lëmonte shelgjet e buta, këtë e bënte disi fshehtas. Tundte ballin, i kujtohej rinia që i kishte ikur shpe-
26
Javore KOHA
E ENJTE, 15 PRILL 2021
jt, më shpejt se rrjedha e Barbanës. Zoti e kishte gëzuar shumë, kur pas dymbëdhjetë vjetësh martese i kishte lindur djali. Ishte për të gëzim i madh. Atëherë sikur u gëzua guri e druja. Djali u rrit, u bë burrë. Janë tre vjet që ishte martuar. Dhe menjëherë pas gëzimit familjar, Beqirit i vdiq gruaja. Ajo i kujtohej, posaçërisht në stinën e beharit, sepse e kishte shoqëruar në çdo hap. Punonte ai shumë, e shoqja edhe më shumë. Ajo lante rrobat në va. Në lumë dhe me lumë ishte e lidhur çdo gjë. I biri i kujtonte veten e tij. Punë, punë dhe punë deri në vjeshtën e parë, kur dora e njeriut korrte atë çka kishte mbjellur, dhe korrte kur Barbana i lejonte të korrat. Djali i tij çohej me natë dhe vinte me natë. Në atë krahë që binte, edhe ngrihej. Kështu kaluan gati dy muaj. Nusja ishte e heshtur, e lodhur. Kafenë e mëngjesit ia binte plakut pa buzëqeshjen e zakonshme. Dukej si e fashitur. Rreth e rrotull saj nisi të ketë sjellje të çuditshme, i truante lopët, delet, bërtiste. “E ka një hall nusja, por çfarë është?! U grindën! Jo, ku të grinden, kur djali gjithë ditën në punë. Punë shumë?! A thua unë të jem barrë e familjes?! Eh, pleqëri! Vera ka punë të cilat duhen shpejtuar, edhe unë në rini shpejtova, shpejtova dhe harrova se jeta të ikën” - mendonte Beqiri. “O Zot, si nuk e gjej hallin e nuses?! U plaka. Sa të marrë janë kur thonin se Beqiri i Bregut të Bunës është i urtë, kur unë
s’di ta gjej një fshehtësi, brengën e nuses!” Ecte buzë bregut për të parë sa kishte punuar djali. I gëzohej stinës, zërit të qerlekut që fluturonte mbi lumë dhe ngulte sqepin në dhe për të bërë folenë. “E gjeta, e gjeta! Auuu! Sa punë e lehtë!” Dy qerlekë kishin afruar gushat, ledhatonin njëri-tjetrin. “Eh, more bir, e harrove nusen! Rinia duhet jetuar dhe shijuar. Çdo gjë në botë është e krijuar me dashuri!” - qeshi me të madhe. Qerlekët fluturonin në qiell, afër njëri–tjetrit. Vera është stinë e punës, por dhe e dashurisë. Dhe ngadalë arriti në arë. I gëzuar. “Po, si t’i them djalit?!” Gurrnia dhe rrjedha në Vaun e Barbanës e gëzuan Beqirin dhe i dukej se e përshëndetnin. “U lodhe, more bir?” “Koha është për t’u lodhur. Mirë po shkon puna. Për një muaj i mbaroj punët”, sqaronte djali. “Po fle natën?” “Në atë krah që bie, edhe çohem?” “Po, a flen me nuse?” - buzëqeshi plaku. “Vera është e gjatë...” I biri u skuq. I ati kurrë s’kishte folur gjëra të tilla. Bile ishte i rreptë. “Lëshoji qetë më herët në kullotë. Është gjynah. Janë lodhur. Moti ka marrë mirë. Vazhdo, mirë!” - qeshi Beqiri. “Unë po shkoj te dhentë në ograjë”. “Ndal!” - u bërtiti qeve. “Mirë më tha babai. Unë u tregova fodull. E harrova nusen, të cilën e dua shumë. Ajo digjet, lodhet, punon. Babai e ka vërejtur shqetësimin e saj!” Ishte duke pushuar nën hijen e frashërit të bardhë, Nusja shtatzhdërvjellë e solli drekën. “Po pushon!” - i tha ajo. “A u lodhe?” “Po pushoj, toka s’mbaron kurrë”. Ai iu afrua afër, shumë afër. “Mos, mos, na shohin. Është turp”. “Sonte, sonte! Mos u lodh, pusho! Të nam edhe gjëja e gjallë nëse e mundon”. Nusja u gëzua. Një erë e maestralit i ledhatonte faqen e përgjakur. Me bisht të syrit shikoi edhe një herë të shoqin dhe diellin atë pasdite qershori.
KULTURË
Plakun e mirëpriti. I shtroi drekë me të gjitha të mirat. Në mbrëmje hëna qiti syrin andej Barbanës. Nusja fiku llampën. Nusja e lutte: “Ngadalë, mos u ngut, s’ka fjetur plaku. Prit!” Ajo e hutuar dhe e turbulluar çkopsoi këmishën. Hëna erdhi mbi dritare, Barbana gurgullonte. “Kemi mjaft edhe tokë e të gjitha të mirat”, - fliste nusja me zërin e butë. Gjumi i zuri vonë. Qetë kullotnin në ograjë, vesa binte në arë, ndërsa dielli i zuri në shtrat. “Çohu! Ka dalë dielli?” Ai u zgjua ngadalë. I ati rrinte në çar-
dak. Nusja i lante gjinjtë e lopës, i këndonte. Nga gjinjtë rridhte qumështi si krua. Nusja i poqi plakut kafen me sheqer. Ajo ishte më e butë se mëngjesi i qershorit. “Lopa qiti më shumë tamel”, - tha ajo. “Kur këndojnë qerlekët, të gjithë janë më të gëzuar”, - tha plaku. Plaku gëzohej, ëndërronte në konakun e tij të ulej djepi nga tavani. “Do ta blej një të ri! S’vdes pa e pritur atë ditë!” Dhe Beqiri e priti ditën e lumtur. Nusja lindi nipa dhe mbesa… Jeta rrjedh buzë Barbanës.
*** Plaku Beqir nuk jeton më, por ngjarja e vërtetë rrjedh breznive. Askush më s’e lëvron tokën me qe, më rrallë dëgjohet kënga “Shkon pulëbardha permi Dri…Tue u njit Bunës…” Barbanasit kanë marrë dhenë anembanë në Gjermani, në Amerikë dhe deri në Australi. Ata që jetojnë në brigje të Barbanës ëndërrojnë të shkojnë larg, ndërsa ata që janë larg e kanë afër në zemër. Ëndërrojnë të kthehen. Jeta është ëndërr, ka pasë thënë Plaku i urtë. Guri peshon randë në vend të vet. E ENJTE, 15 PRILL 2021
Javore KOHA
27
PORTRET
Rexhep Lika
Imami që meriton respektin dhe nderimin më të lartë Në të gjitha trevat shqiptare ky imam që drejtoi lutjet e besimtarëve në xhami ka lënë gjurmë të pashlyera dhe do të përmendet për vepra të mira me interes fetar e kombëtar. Si rezultat i gjithë kësaj veprimtarie të pasur dhe të suksesshme në shërbim të Zotit dhe të Kombit, para pak ditësh, saktësisht më 6 prill të këtij viti, ai u dekorua nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë me titullin “ Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, me rastin e 110-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë
Gjekë Gjonaj
Vëllai im, imami tashmë në pension Rexhep Lika, 81 vjeç, është një person shumë i respektuar jo vetëm në Ulqin e Malësi, ku ka shërbyer si imam e kryeimam pothuaj tërë jetën e tij, duke predikuar fenë islame, duke pajtuar njerëz e duke ndërtuar ura të reja komunikimi e bashkëpunimi , por edhe kudo në treva tjera shqiptare. Ai është një njeri i ditur dhe i aftë për komunikim. Është tolerant në diskutim, njohës i mirë i dijeve që burojnë nga Kurani i madhërishëm. Është hoxhë që gëzon autoritet nga brezi i vjetër, i mesëm dhe i ri. Ai është i afërt, i dashur me njerëzit e të gjitha komuniteteve, i qeshur dhe në shërbim të përhershëm të fesë. Të gjitha këto vlera njerëzore e fetare që i theksova për këtë njeri të dashur dhe të nderuar i kam dëgjuar nga popullata e Malësisë dhe e Ulqinit.
28
Javore KOHA
E ENJTE, 15 PRILL 2021
Në xhaminë e Tuzit erdhi të punojë në moshën 25 vjeçare pasi mbaroi medresenë “Alauddin” në Prishtinë dhe pas dy viteve punë në xhaminë e Hysein-Pashës në Plevla. Malësia për imamin e ri nga fshati Rashtishë i Komunës së Ulqinit ishte vend i panjohur. Mirëpo, edhe pse në një mjedis të ri me një mentalitet krejtësisht tjetër nga ai që ishte rritur dhe edukuar, falë mirësisë, thjeshtësisë, butësisë, sinqeritetit dhe sjelljeve të tij shembullore, jo vetëm se ambientohet por edhe hynë në zemrat e malësorëve të besimit myslimanë dhe katolikë. Malësorët e kanë pranuar atë si djalin e vet, kurse ai i ka pranuar ata si vëllezërit e tij. Hoxha i ri, por i ditur e i dashur bashkëpunon ngusht me prijësit fetarë në Kishën e Tuzit. Vendos ura të ngushta komunikimi e bashkëpunimi fillimisht me Patër Gjergjin, fratin e Kishës së Tuzit e pastaj edhe me patër Dedën, priftin e Grudës e meshtarët e tjerë në Malësi. Shoqërohet me ta vazhdimisht. Sidomos me patër Gjergjin ka qenë i pandarë. Kudo kanë shkuar bashkë. Në tubime të ndryshme, në darsma, gëzime e vdekje, në festa
fetare, nëpër fshatra fushore e malore të Malësisë, por kanë ndenjur shpesh së bashku edhe në kafene. Po përmendim një rast për të cilin është folur gjatë kohë në Malësi.
PORTRET Derisa ishin ulur për të pirë kafe së bashku imami Rexhep dhe patër Gjergji një malësor u afrohet dhe u drejtohet si me provokim: “ Po çka dreqin ashtë kjo punë djalë? Ju rrini e pini kafe bashkë e na duem m’u hagër njani me tjetrin ! “ Të urtit pinë kafe bashkë, kurse budallenjtë rrihen mes veti- iu përgjigj me urtësi patër Gjergji”. Këta të dy prijës fetarë vërtetë kanë qenë shembull model i tolerancës dhe harmonisë fetare mes shqiptarëve. Rexhep Lika ka qenë hoxha i parë në Malësi i cili ka shkua në Kishën e Tuzit dhe të Grudës. Deri atëherë hoxhët nuk kanë shkuar në kishë. Me këtë veprim të tij ai theu akullin dhe paragjykimin tek popullata vendase se hoxha nuk duhet të shkojë në kishë. Rasti i parë ka ndodhur në kohën kur Ambasadori i Selisë së Shenjtë ka vizituar Kishën e Tuzit. Një malësore kur e shikon hoxhën Rexhep se ka hyrë në kishë pëshpëriti me zë: Na nimo o Zot! Edhe hoxha na ka ardhë në kishë!? Rasti tjetër ka të bëjë me pjesëmarrjen e tij në Kishën e Grudës, me rastin e festës së Zojës së Grudës, si mysafir i ftuar nga patër Deda. Këtë pritje, respekt e nderim, që i është bërë atij atë ditë nga patër Deda dhe miqtë e tij të ftuar të tjerë të të dy besimeve, imami Rexhep Lika e ka përmendur kudo që i është dhënë rasti. Rexhep Lika aq ka qenë i dashur dhe i respektuar saqë e kanë ftuar në shtëpi familjet më të njohura të kohës në Malësi pa dallim feje. Në çdo familje malësore ka qenë i mirëseardhur dhe i mirëpritur. Pa prezencën e tij dhe të patër Gjergjit nuk ka pasur kënaqësi ( lezet) ndeja e as bashkimi, thonë në Malësi . Ata u kanë dhënë vlerën tubimeve. Pa ta është ndjerë një mungesë e madhe në shoqëri. Dëshira e tij ishte që të gjithë të kujdesemi maksimalisht që ta ruajmë respektin reciprok fetar, gjë të cilën edhe e arriti. Gjith-
monë është shprehur se çdo kënd Zoti e ka lënë të lirë të besojë ose jo dhe se zgjedhja e vetë individit i jep përgjegjësi tek Zoti. Ai kurrë nuk e ka urryer një person nëse nuk është mysliman. “Secili fenë e ka për vete. Është shumë mirë ku ka harmoni midis besimtarëve pavarësisht cilit besim i përkasin”, më thoshte Rexhepi. Përveç detyrave kryesore në xhami dhe disa shërbime të tjera fetare, tradicionale, ai gjatë dy dekadave të punës dhe veprimtarisë së tij shumë të suksesshme në Tuz ishte individ me ndikim shumë të madh në Besëlidhjen e Malësisë, e cila u zhvillua më 28 qershor 1970. Me predikimet e tij në xhami ndikoi në ndërgjegjësimin e malësorëve të besimit islam që të lidhin Besën për të ndaluar njëherë e përgjithmonë gjakmarrjen, këtë fenomen të zi për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Jo vetëm kaq, por ai ishte pjesëmarrës i Kuvendit të Burrave , i cili solli këtë vendim historik, i cili sot vlerësohet si një ngjarje e rëndësishme në historinë bashkëkohore të shqiptarëve në Mal të Zi. Kontribut të rëndësishëm në aspektin kombëtar ai ka dhënë edhe në periudhën e vështirë të regjimit komunist në shpjegimin e vëllezërve tanë të besimit myslimanë që të mos e ngatërrojnë fenë me kombin. Ai gjatë fushatës së regjistrimit të popullsisë, që kishte organizuar shteti jugosllav,
arriti t’i bind besimtarët e vet, që të mos bien viktimë e propagandës shtetërore se të gjithë besimtarët e fesë islame duhet të deklarohen si komb myslimanë. S’do të harrohen kurrë fjalët e shenjta të imamit Rexhep Likës drejtuar besimtarëve të vet: “Shqiptarët nuk kanë nevojë të mohojnë kombin e vet, për shkak se i takojnë besimit islam. Ne jemi të besimit mysliman dhe duhet ta ruajmë fenë tonë. Por duhet ta dimë se jemi shqiptarë dhe ashtu duhet gjithmonë të deklarohemi. Shqiptarë kemi lindur dhe shqiptarë do të vdesim. Ne duhet t’i themi bukës bukë, e jo ndryshe”. Në të gjitha trevat shqiptare ky imam që drejtoi lutjet e besimtarëve në xhami ka lënë gjurmë të pashlyera dhe do të përmendet për vepra të mira me interes fetar e kombëtar. Si rezultat i gjithë kësaj veprimtarie të pasur dhe të suksesshme në shërbim të Zotit dhe të Kombit, para pak ditësh, saktësisht më 6 prill të këtij viti, ai u dekorua nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë me titullin “ Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, me rastin e 110-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë. Kjo është një mirënjohje më se e merituar për këtë interpretues të denjë të fesë islame, por edhe të një njeriu që u dallua me sjellje të veçantë të moralit dhe kulturës si refleksione dëshmuese të imamit dhe nivelit të tij shpirtëror. E ENJTE, 15 PRILL 2021
Javore KOHA
29
MOZAIK
Rrjedh “dokumenti” shpërbërjes së Jugo edhe ndryshimi i ku Skenat politike të Bosnje e Hercegovinës dhe Sllovenisë janë tronditur nga lëvizjet e pretenduara të udhëheqjes shtetërore sllovene, e cila, sipas tyre, e ka vizionin e kompletimit të shpërbërjes së Jugosllavisë. Sipas mediave në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke cituar burime të paemërta në Bruksel, kryeministri slloven Janez Jansha i ka dorëzuar Presidentit të Këshillit Evropian Çarls Mishel, një dokument mbi prioritetet e presidencës sllovene të BE-së, në të cilat, siç thuhet, janë përcaktuar udhëzimet mbi “shpërbërjen përfundimtare të Jugosllavisë”, raporton gazeta kroate “Jutarnji.hr”. Me këtë, siç shkruan “B92″pretendohet se Jansha donte të informonte kreun e Këshillit Evropian për një nga prioritetet e presidencës së Bashkimit Evropian, të cilin do ta marrë Sllovenia nga 1 korriku i këtij viti. Nga Brukseli aktualisht arrijnë informacione kontradiktore për ekzistencën e dokumentit të diskutueshëm. Korrespondenti i gazetës sllovene “Delo” nga Brukseli, Peter Zherjaviq, njoftoi në llogarinë e tij në Tuiterit se i është konfirmuar nga zyra e Çarls Mishel se ai kishte marrë ‘ non – paper’ nga Jansha, në mënyrë që të njoftojë në më pak se gjysmë ore: “Nuk mund të konfirmojmë që kemi marrë ‘non-paper’”, përcjell Telegarfi. Gjithçka filloi me artikullin e portalit të BeH “Politički.ba”, për të cilin thuhet se është i lidhur me komunitetin lokal të inteligjencës, i cili njoftoi se Jansha angazhohet në favor të ndryshimit të kufijve të Serbisë dhe Kosovës sipas planit Vuçiq-Thaçi, i cili ishte në opsion vitin që shkoi derisa Donald Tramp ishte presidenti i SHBA-së,
30
Javore KOHA
E ENJTE, 15 PRILL 2021
por ai u kundërshtua fuqimisht nga Gjermania, shkruan gazeta kroate “Jutarnji.hr”. Në këtë artikull thuhet se Jansha ka shkuar një hap tutje, duke parashikuar mundësinë e shkëputjes së Republikës Srpska, bashkimi i pjesëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me shumicën shqiptare në Shqipëri dhe bashkimi i Hercegov-
inës perëndimore me Kroacinë. Një variant rezervë i planit të pretenduar të Janshas është formimi i tri republikave kombëtare në Bosnjë dhe Hercegovinë. Serbia dhe Kroacia, sipas portalit “Politički.ba”, do të kishin lidhje të ngushta me vendet e tyre amë, ndërsa republika boshnjake do të fitonte një korridor sipas ujërave ndërkombëtare detare, që do të ga-
MOZAIK
” i kompletimit të osllavisë, përmendet ufijve të Kosovës
rantohej nga NATO. Shkrimi i kësaj medie boshnjako-hercegovase ndoshta nuk do të kishte jehonë sikur mos ta çonte në një nivel më të lartë anëtari i Presidencës së BeH-së, Zhelko Komshiq nga zyra e të cilit ftuan në bisedë ambasadoren sllovene në BeH, Zorica Bukinac. Anëtarët e Presidencës së BeH, Xhaferoviq dhe Komshiq, gjithashtu
iu përgjigjën pyetjeve të mëparshme të Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, në lidhje me shpërbërjen e Bosnje e Hercegovinës. Ata deklaruan se nuk ka asgjë nga ndarja paqësore, respektivisht shpërbërja e Bosnjës e Hercegovinës, ndërsa Dodik (kryetari i Republikës Srpska dhe anëtari i presidencës së BeH) konfirmoi se beson në atë mundësi, përcjell Telegrafi. Në takimin e mbajtur, ambasadorja sllovene e siguroi Komshiqin se politika e Sllovenisë ndaj BeH ka ndryshuar dhe se Sllovenia mbështet rrugën evropiane të BeH në përmbushjen e kushteve për t’u anëtarësuar në BE, raporton Radio Sarajevo. Nga zyra e presidentit slloven Borut Pahor njoftuan se presidenti nuk ishte i informuar me përmbajtjen e pretenduar të ‘non –paper” të cilën kryeministri slloven Jansha ia ka dorëzuar presidentit të Këshillit Evropian, Mishel. “Meqenëse ai (Pahor) nuk e di përmbajtjen, nuk mund ta komentojë atë. Ndryshe presidenti Pahor është një avokues i BeH, integritetit të saj territorial, perspektivës Evropiane dhe zhvillimit paqësor, të cilin gjithmonë e thekson”, thanë nga kabineti i Pahor, duke shtuar se Pahor nuk mbështet shpërbërjen e Bosnjës e Hercegovinës, por mbështet pranimin e saj në Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. Jansha tashmë i është përgjigjur shkrimeve në media, duke shkruar në mediat sociale se Presidentin e Këshillit Evropian, Çarls Mishel, për herë të fundit e ka takuar vitin e kaluar dhe se për këtë arsye do të ishte e vështirë t’i dorëzojë diçka fizikisht në shkurt ose mars të këtij viti.
Jansha thekson se Sllovenia po kërkon zgjidhje për zhvillimin e rajonit dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, “por që artikuj të tillë (në media) po përpiqen të parandalojnë atë qëllim”. Në ndërkohë, portali slloven ‘24ur’ raportoi se kishte marrë konfirmimin se dokumenti i diskutueshëm sekret vërtetë ekziston, por supozohet se ai ishte dërguar jashtë kanaleve të zakonshme diplomatike. “As përfaqësuesit më të lartë sllovenë në Bruksel nuk e kanë parë atë”, shkruan ‘24ur’, përcjell Telegrafi. Disa burime madje pretendojnë se dokumenti do të rregullonte kthimin e ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Nikola Gruevski nga azili në Hungari. Ministria Sllovene e Punëve të Jashtme i tha agjencisë “STA” se kishte parë vetëm një “non – paper” për Ballkanin Perëndimor, e që bëhet fjalë për atë kroat nga fundi i vitit të kaluar, i cili në asnjë mënyrë nuk ka të bëjë me ndonjë ndryshim të kufijve. Eurodeputetët sllovenë Klemen Grosel dhe Irena Joveva deklaruan se Sllovenia duhet fillimisht të mbështesë procesin e mëtejshëm të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe të luajë rolin e një ndërmjetësi të sinqertë në përputhje me vlerat, parimet, traktatet dhe marrëveshjet evropiane, pa dashur të ndryshojë kufijtë midis shteteve në rajon. E njëjta medie paraqet kryeministrin slloven Janez Jansha si avokatin më të zëshëm të “kompletimit të shpërbërjes së Jugosllavisë”, duke pretenduar se ai tash një kohë të gjatë ka shtyrë konceptin e “Serbisë së Madhe” dhe “Shqipërisë së Madhe”. E ENJTE, 15 PRILL 2021
Javore KOHA
31
MOZAIK
Joga - aktivitet mendjes dhe sh
Ju ndoshta keni dëgjuar deri tani që joga është e mirë për ju. Mbase edhe e keni provuar dhe keni zbuluar që ju bën të ndiheni më mirë. Një praktikë e qëndrueshme ofron të gjitha llojet e përfitimeve të shëndetit mendor dhe fizik. Por, çfarë është joga dhe ku e ka origjinën ? Joga është një grup praktikash ose disiplinash fizike, mendore dhe shpirtërore që kanë origjinën nga India e lashtë. Joga është një nga gjashtë shkollat Āstika (ortodokse) të traditave filozofike indiane. Ekziston një larmi e madhe e shkollave, praktikave dhe synimeve të jogas në Hinduizëm, Budizëm dhe Jainizëm. Termi “Yoga” në botën perëndimore shpesh tregon një formë moderne të hatha yoga dhe yoga si ushtrim, i përbërë kryesisht
32
Javore KOHA
E ENJTE, 15 PRILL 2021
nga qëndrimet ose “asanat”. Praktika e jogës është menduar se daton që nga traditat indiane para-vedike;
“
ndoshta në qytetërimin e luginës së Indit rreth vitit 3000 p.e.s. - Gurut (mësuesit) e Jogës nga India më
Praktika e rregullt e jogës mund të zvogëlojë nivelet e stresit dhe inflamacionin në të gjithë trupin, duke kontribuar tek zemra . Joga ju relakson, për t’ju ndihmuar të flini më mirë. Hulumtimet tregojnë se një rutinë e qëndrueshme e jogës para gjumit mund t’ju ndihmojë të merrni mendimin e duhur dhe të përgatitni trupin tuaj të bjerë në gjumë dhe të qëndrojë në gjumë. Praktikimi i jogës sjellë më shumë energji dhe përmirson gjendje shpirtërore . Ju mund të ndjeni energji të shtuar mendore dhe fizike, një nxitje të gatishmërisë dhe entuziazmit dhe më pak ndjenja negative pasi të keni hyrë në një rutinë të praktikimit të jogës
MOZAIK
ti i trupit, hpirtit!
vonë prezantuan jogën në Perëndim, pas suksesit të Swami Vivekananda në fund të shekullit 19 dhe në fillim të shekullit 20. Jashtë Indisë, ajo është zhvilluar në një gjendje fizike të bazuar në sjellje, lehtësim të stresit dhe teknikë relaksimi. Joga në traditat indiane, megjithatë, është më shumë se ushtrim fizik; ajo ka një bërthamë medituese dhe shpirtërore. Një nga gjashtë shkollat kryesore ortodokse të filozofisë indiane quhet gjithashtu Joga, e cila ka epistemologjinë, ontologjinë dhe metafizikën e vet dhe është e lidhur ngusht me filozofinë Samkhya. Emri joga rrjedh nga rrënja sanskrite yuj “për të bashkuar, shfrytëzuar, zgjedhë”. Fjala joga është e lidhur me anglisht “zgjedhë”. Kuptimi shpirtëror i fjalës yoga fillon së pari në sanskrishten antike, në
gjysmën e dytë të mijëvjeçarit të parë p.e.s. dhe shoqërohet me sistemin filozofik të paraqitur në (Yoga Sutras) të Patanjali, me qëllimin kryesor të “bashkimit” të shpirtit njerëzor me shpirtin hyjnor. Dikush që praktikon joga ose ndjek filozofinë e jogas me një nivel të lartë angazhimi quhet yogi (mund të zbatohet për një burrë ose një grua) ose yogini (një grua). Disa përfitimit shëndetsore të jogës janë: përmirëson forcën, ekuilibrin dhe fleksibilitetin. Lëvizjet e ngadalta dhe frymëmarrja e thellë rrisin qarkullimin e gjakut dhe ngrohin muskujt, ndërsa mbajtja e pozës mund të ndërtojë forcë. Joga ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të shpinës. Joga ka përfitime për shëndetin e zemrës. Praktikimi i rregullt i jogës mund të zvogëlojë nivelet e stresit
dhe inflamacionin në të gjithë trupin, duke kontribuar tek zemra. Joga ju relakson, për t’ju ndihmuar të flini më mirë. Hulumtimet tregojnë se një rutinë e qëndrueshme e jogas para gjumit mund t’ju ndihmojë të merrni mendimin e duhur dhe të përgatitni trupin tuaj të bjerë në gjumë dhe të qëndrojë në gjumë. Praktikimi i jogës sjellë më shumë energji dhe përmirson gjendjen shpirtërore . Ju mund të ndjeni energji të shtuar mendore dhe fizike, një nxitje të gatishmërisë dhe entuziazmit dhe më pak ndjenja negative pasi të keni hyrë në një rutinë të praktikimit të jogës. Me të gjitha këto përfitime shëndetësore dhe qetësinë shpirëtore që do të ndjeni, çfarë prisni? Shtroni tapetin e jogës dhe filloni ta praktikoni. Donika Lulgjuraj E ENJTE, 15 PRILL 2021
Javore KOHA
33
MARKETING U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for
Shift Supervisor • BASIC FUNCTION OF THE POSITION
Provides security for Embassy (Consulate) personnel and facilities by conducting access control and visitor screening duties as a member of a local guard program. Detects, deters, responds, and reports potential criminal and terrorists acts directed against U.S. Government personnel and facilities. Serves as Shift Supervisor for all U.S. government facilities and leased residences by providing operational and administrative supervision of each local guard shift ensuring that U.S. government property and personnel are safeguarded. Responsibilities includes planning the schedules guard assignments and making arrangements as needed based upon environmental conditions.
• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Completion of High School/Secondary School is required EXPERIENCE: A minimum of 3-year experience in the military or as a police officer, or private security guard is required. 2. LANGUAGE: Level 3 (Good Working Knowledge) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This will be tested). Level 3 (Good Working Knowledge) speaking/Reading/Writing of Montenegrin language is required. 3. KNOWLEDGE: Knowledge of the emergency response procedures and notification process, familiarity with state-of-the-art security equipment and processes, awareness of cultural norms and customs required. 4. SKILLS AND ABILITIES: Ability to understand the security control panel and to operate emergency alarms and the public address system. Ability to use stateof-the-art security and radio communication equipment. Ability to use Automated External Defibrillator. Ability to use fire extinguisher. Ability to use personal protective equipment (i.e. batons, pepper spray, handcuffs, and flexi cuffs, etc.). Daily duties may involve extended periods of walking and/or standing in a wide variety of weather conditions. Ability to work flexible shift schedules, to include nights, days, weekends, and/or holidays. Ability to operate motor vehicle. Host country driving license B is required. Must effectively react to various incidents. Must be able to independently take action as necessary depending on the nature of incidents outlined in guard orders. Must be able to communicate with persons from all socioeconomic classes. Must be familiar with dispute mediation tactics to ease potentially dangerous security situations. Must be proficient in presentation techniques and instructional strategies. Must also be proficient in Microsoft Word, Excel, PowerPoint, and SharePoint. Coordinates Embassy wide drills with Weapons of Mass Destruction (WMD) First Responder Team, RSO, Medical Unit, and the Marine Security Guard Detachment to ensure a coordinated response with LGF personnel at posts. Must be immediately capable of performing the duties of the LGF Commander and serve in this position for short periods in the LGF Commander’s absence. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: April 20, 2021 HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https:// me.usembassy.gov/embassy/jobs/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.
34
Javore KOHA
E ENJTE, 15 PRILL 2021
SPORT & MARKETING
Kombëtarja shqiptare tenton Pajtim Kasamin
Nga dëshira te pengesat ligjore Mesfusha është një nga pikat nevralgjike të Kombëtares shqiptare. Kjo e detyroi trajnerin Edi Reja të investonte personalisht për ta bindur talentin e Empolit, Nedim Bajramin, mirëpo rregullorja e përditësuar e FIFA-s nuk ia lejon aktivizimin me Shqipërinë dhe duhet një çështje gjyqësore në KAS për të marrë lejen, në rast se do të pranohet. “Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht se ideja më e fundit në qarqet sportive pranë ekipeve kombëtare, po diskutohet çështja “Pajtim Kasami”. Gazeta ka mësuar se njerëz të rëndësishëm pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ekipeve kombëtare kanë bërë një punë të dyfishtë: Së pari, t’ia komunikojnë trajnerit Reja nëse e pranon si alter-
nativë për të ardhmen. Së dyti, ta kontaktojnë vetë mesfushorin. Por, çështja nuk është kaq bardhezi për shkak të pengesave ligjore. Kasami është një futbollist që ka luajtur me kombëtaren helvete të Zvicrës. Në 12 ndeshje prej tyre ka qenë në stol, edhe kundër Shqipërisë në vitin 2013. Kjo në thelb përbën një nga pengesat thelbësore për Kasamin si kuqezi, mirëpo me ndryshimet e fundit të bëra në rregulloren e FIFA-s, ka edhe disa klauzola juridike që mund të përdoren për të marrë lejen në FIFA. Kasami nuk ka luajtur me Zvicrën as në fazën finale të Kampionatit Evropian dhe as në atë të Botërorit. Një pikë domethënëse që nëse ka ndodhur, ia ndalon një futbollisti ta ndryshojë kombëtaren. Këto janë pika ligjore në rregulloret e FIFA-s, që ia lejojnë Kasamit dhe Shqipërisë të mund të bëjnë kërkesë në FIFA që mesfushori i lindur në Zvicër dhe me origjinë familjare nga Struga, të mund të provojnë betejën ligjore që në të ardhmen Kasami të jetë një lojtar i gatshëm për Kombëtaren shqiptare.
“Urime muaji i bekuar i Ramazanit. Agjërim të lehtë dhe të pranuar!”
E ENJTE, 15 PRILL 2021
Javore KOHA
35
“Koha Javore” në versionin online,
mund ta lexoni
në linkun:
www.kohajavore.me
kohajavore.me