Koha 958

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 22 prill 2021 Viti XX Numër 958 Çmimi 0,50

Shpimet për naftë dhe gaz në bregdetin e Ulqinit rrezikojnë zhvillimin e turizmit

ISSN 1800-5696

Rotacion i pushtetit apo vazhdimësi e qeverisjes aktuale

Mungesa e teatrit dhe bibliotekës, një zbrazëtirë e madhe


PËRMBAJTJE

8

10 ShBA-ja nuk duhet t’i harrojë mësimet nga Vietnami

“Kampionët e reformës në drejtësi” të Shqipërisë

14

16 Besoji publicitetit më shumë se reklamës

Fjala flet ndryshe

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 22 PRILL 2021


PËRMBAJTJE

18

20 Problemi i funksionimit të partive politike shqiptare

Është e vështirë, por sfiduese të jesh stërmbesë e një kolosi letrar si Martin Camaj

22

26 Roman mbi vuajtjen dhe sakrificën e femrës

Kujtesë për t’i vlerësuar gjërat e vogla në jetë KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.me

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 22 PRILL 2021

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi Dr. Dritan Abazoviq bisedoi me anëtarin e Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj

Diaspora ka një rëndësi të shumëfishtë për Malin e Zi Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq gjatë një takimi nëpërmjet platformës ‘‘Zoom’’ me anëtarin e Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj, ka thënë se diaspora ka rëndësi të shumëfishtë për Malin e Zi, dhe se është plotësisht i pasaktë pohimi se mund t’u heqet shtetësia mërgimtarëve malazezë. Sipas njoftimit të Zyrës së Nënkryetarit të Qeverisë, Abazoviq dhe Gjonaj ndërsa biseduan për pozitën e popujve pakicë në Mal të Zi, e veçanërisht për pozitën e popullit shqiptar, kanë konstatuar se situata e dobët ekonomike në komunat ku pakicat jetojnë në mënyrë më dominuese, ka prodhuar emigrimin e tyre masiv. Ndërkaq, nënkryetari Abazoviq, duke

4

Javore KOHA

E ENJTE, 22 PRILL 2021

folur për aktivitetet dhe përpjekjet e deritanishme të Qeverisë, ka theksuar nevojën dhe qëllimin e shpërndarjes së investimeve nëpër komuna. Në këtë kontekst, ndër të tjera, Abazoviq ka përkujtuar se Komuna e Ulqinit ka pasur investime nga buxheti kapital i vitit të kaluar, rreth 1 euro për kokë banori, kurse Komuna e Gucisë ka pasur rreth 3 euro investim për kokë banori, gjë që siç ka thënë ai, flet mjaftueshëm për pozitën e tyre, duke pasur parasysh se komunat e tjera për kokë banori kanë pasur disa qindra euro investime. Në të njëjtën kohë, duke shkëmbyer mendimet mbi diasporën dhe mënyrën në të cilën Qeveria e Malit të Zi dhe mërgimtarët mund të bashkëpunojnë në mënyrë më konstruk-

tive, nënkryetari i Qeverisë, Abazoviq ka shprehur respekt për ndihmën të cilën mërgimtarët vite me radhë ia ofrojnë Malit të Zi, duke theksuar se ata janë ambasadorët e Malit të Zi në vendet e huaja, të cilët në mënyrë të denjë e përfaqësojnë vendin e tyre. Nënkryetari Abazoviq me anëtarin e Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut z. Mark Gjonaj, ka folur edhe për potencialet natyrore dhe turistike të komunas së Ulqinit dhe asaj të Tuzit, duke biseduar për përgatitjet për sezonin turistik veror dhe për rëndësinë që ai ka në këtë moment për Malin e Zi. Ai ka thënë se është e një rëndësie të jashtëzakonshme që diaspora jonë t’i kalojë pushimet verore në Mal të Zi. t. u.


NGJARJE JAVORE

KKSH kërkon nga kryetari i Kuvendit të Malit të Zi

Të themelohet zyra për përkthime në gjuhën shqipe

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi kërkon nga kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, mr. Aleksa Beçiq, që në kuadër të këtij institucioni të themelohet si njësi e përhershme Zyra për përkthimin në gjuhën shqipe të akteve të ndryshme ligjore. Në kërkesën drejtuar kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi theksohet se detyra e kësaj zyre do të ishte “përkthimi nga gjuha malazeze në gjuhën shqipe e akteve të ndryshme normative duke filluar nga Kushtetuta, ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve, vendimet, urdhrat e institucioneve publike, të cilat i referohen të gjithë shtetasve të Malit të Zi, por që deri

tani janë në dispozicion vetëm në gjuhën malazeze”. Sipas KKSH-së, kërkesa bazohet në dispozitat kushtetuese mbi gjuhën zyrtare dhe gjuhët në përdorim zyrtar, obligimeve të marra nga Mali i Zi në kuadër të Konventës ndërkombëtare për ruajtjen e gjuhëve rajonale, faktin se Mali i Zi është deklaruar si shtet multietnik dhe se gjuha shqipe si e vetmja gjuhë josllave e pakicave është e ndryshme nga gjuhët e tjera. “Propozojmë që Ju si Kryetar, të merrni vendimin, që në kuadër të Kuvendit të Malit të Zi, të themelohet njësia e Zyrës për përkthime mne-alb me buxhet të caktuar vjetor, e cila do të

funksiononte si njësi e përhershme pune në kuadër të Kuvendit të Malit të Zi, ku do të angazhoheshin përkthyesit më kompetentë që kemi (3-5 persona), njohës të mirë të të dyja gjuhëve, dhe kështu kjo zyrë do të ishte në shërbim të Kuvendit për përkthimin e materialeve të caktuara apo për përkthime simultane gjatë seancave në Kuvendin e Malit të Zi dhe në raste të tjera sipas nevojave”, thuhet në kërkesë. Megjithëse gjuha shqipe në bazë të Kushtetutës së Malit të Zi është në përdorim zyrtar, niveli i përdorimit të saj zyrtar në praktikë është shumë i (Kohapress) ulët. E ENJTE, 22 PRILL 2021

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Zgedhjet parlamentare në Shqipëri 2021

Rotacion i pushtetit apo vazhdimësi e qeverisjes aktuale Në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri të cilat do të mbahën të dielën më 25 prill, do të marrin pjesë 12 subjekte politike dhe 5 kandidatë të pavarur, ku qytetarët me votën e tyre do të përcaktohen për rotacionin e pushtetit apo për vazhdimin e qeverisjes aktuale, ndërsa parashihet një garë e ngushtë mes PS dhe PD, ku përcaktuese si duket do të jetë LSI-ja në formimin e shumicës parlamentare, përkatësisht të qeverisë për mandatin e ardhshëm katërvjeçar

Nail Draga

Sipas të dhënave nga KQZ-ja, bëhet me dije se në zgjedhjet e 25 prillit do të marrin pjesë 12 parti politike dhe 5 kandidatë të pavarur, të cilët do të renditën në vendin e 13 në qarkun ku konkurojnë. Ndërsa të drejtë vote kanë 3.588.869 qytetarë, të cilët do të votojnë në 12 qarqe, në 5.199 qendra votimi ku do të zgjedhin 140 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Nga qarqet më numër më të madh të elektoratit është ai i Tiranës me 910.494 zgjedhës duke dhënë 36 deputetë, ndërsa më i vogli ai i Kukësit me 83.027 zgjedhës dhe do te japë 3 deputetë. Fushata parazgjedhore në saje të pandemisë Covid-19, nuk ishte si vitëve të shkuara, duke dëshmuar një kujdes ndaj qytetarëve, por nuk ishin në një qendrim të tillë subjektet kryesore politike. Kështu derisa PS në takime kishte numër të përzgjedhur apo të kufizar të qytetarëve e kundërta ishte me PD ku takimet e tyre kanë qenë masive duke

6

Javore KOHA

E ENJTE, 22 PRILL 2021

mos marrë parasysh situatën e pandemisë sipas rekomandimeve mjekësore. E tërë fushata zgjedhore është udhëhequr nga liderët e partive Edi Rama dhe Lulzim Basha, duke demonstruar angazhimet për mandatin e tyre të ardhshëm katërvjeçar. Kështu Rama si favor të tij ka prezantuar rindërtimin dhe ndërtimin e banesave të reja për qytetarët që kanë qenë të shkatërruar nga termeti i nëntorit 2019, pastaj angazhimin e vaksinimit të qytetarëve kundër pandemisë Covid-19, si dhe vazhdimin e përfundimin e objektëve të infrastrukturës rrugore në të gjithë vendin. Nga ana tjetër Basha si shefi i opozitës dhe i koalicionit “Aleanca për ndryshim” kryesisht është fokusuar në papunësi, emigrimin e qytetarëve, uljen e taksave etj., duke e cilësuar konkurentin e tij politik si person të konsumuar se nuk ka së çka iu ofron më shqiptarëve në të ardhmën.

Kështu ditë më parë “Smith Research &Consulting” ka realizuar një pyetësor të strukturuar me pyetje të mbyllura. Në këtë sondazh është përdorur metodologjia e studimit sasior dhe janë pyetur njëmijë vetë nga data 27 mars

Sipas sondazheve PD në përparësi ndaj PS

Në kuadër të fushatës parazgjedhore në Shqipëri nga kompani apo agjenci të ndryshme janë realizuar sondazhe të cilat janë bërë publike për opinionin e gjerë, duke iu mundësuar subjekteve politike dhe mediave e opinionistëve të prezantojnë pikëpamjet e tyre. Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION e deri me 9 prill. Sipas këtij sondazhi del se qytetarët janë shumë të interesuar që të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ky sondazh po ashtu potencon se Partia Demokratike e Shqipërisë do të dalë fituese e zgjedhjeve të 25 prillit. Në pyetjen e tretë, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, për cilën parti do të votonit, 44.7% e pjesëmarrësve kanë zgjedhur Partinë Demokratike të Shqipërisë- “Aleanca për Ndryshim”, ndërsa 42.5% për Partinë Socialiste si dhe 11.3% Lëvizja Socialiste për Integrim. Ndërsa në pyetjen e gjashtë të këtij sondazhi, se kush mendoni se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme, 53.1% janë deklaruar për Partinë Demokratike, ndërsa 44.2% atë të PS. Nga ky pyetësor del qartë se PD është në përparësi ndaj PS, duke dëshmuar se ajo do të jetë fituese e zgjedhjeve të 25 prillit. Por, nga sondazhët e prezantuara deri më tash çështje të veçantë paraqesin partitë e vogla, të cilat marrin pjesë në zgjedhje, ku sipas analistëve vetëm Partia Socialdemokrate ka mundësi të fitojë mandat të deputetit, ndërsa për të tjerat mundësitë janë minimale, pa ndonjë peshë të veçantë, por me mundësi të dëmtojnë tri partitë e mëdha në ndarjën e mandatëve(!?).

Të ndryshohet kodi zgjedhor

Duke marrë parasysh se në Shqipëri ekziston kodi zgjedhor i cili është dhuratë nga marrëveshja Berisha-Rama nga viti 2008, pas zgjedhjeve në mandatin e ardhshëm duhet të inicohet ndryshimi i kodit zgjedhor. Nga 12 njësi zgjedhore sa janë tash përmes qarqeve, Shqipëria duhet të jetë një njësi zgjedhore, me sistem proporcional, me pragun zgjedhor prej 3%. Një veprim i tillë do të ishte në favor të qytetarëve dhe demokracisë pluraliste, duke iu mundësuar të gjithë qytetarëve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në nivel republike. Po ashtu një kod i tillë zgjedhor do të ishte në favor edhe të partive të vogla, të cilat në saje të kodit zgjedhor aktual janë pothuaj të eliminuara, për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Në rastin konkret partitë e vogla për të ekzistuar kanë mundësi të jenë nën ombrellën e partive të mëdha, si pjesë e tyre të koalicionit. Sa i përket kodit zgjedhor për Shqipërinë mendoj se më i pranueshëm është modeli i Kosovës, duke përfshirë edhe listat e hapura. Vetëm në këtë formë do të kishim zgjedhje të pranueshme për të gjithë qytetarët, në favor të pluralizmit dhe të demokracisë parlamentare.

Presidenti të zgjidhet nga populli

Varësisht prej vendeve të ndryshme presidenti zgjedhet në dy forma: atë të votimit nga populli dhe nga Kuvendi. Vetëm me zgjedhje të drejtpërdrejta nga ana e popullit presidenti apo presidentja edhe pse me ingerenca të kufizuara në një sistem shumëpartiak, mund të jetë përfaqësues i të gjithë qytetarëve e jo si deri më tash, të jetë përfaqësues i shumicës parlamentare, ku Shqipëria e Kosova, janë rast tipik në rajon që nuk është në favor të demokracisë, përkatësisht të votës popullore. Edhe pse në Shqipëri është debatuar në lidhje me ketë çështje, si nga forumet politike, shoqëria civile e mediat e ndryshme dy partitë e mëdha (PS,PD) nuk kanë treguar interesimin e duhur që kjo çështje të debatohet në Parlamentin shqiptar. Fillimisht, në Kuvend duhet të ndryshohen nenet e Kushtetutës për zgjedhjen e presidentit nga populli, por deri më tash del qartë se nuk ekziston vullneti politik për këtë çështje. Nga një qendrim i tillë është zënë peng dëshira e popullit për të zgjedhur kandidatin e tyre si kudo në botën demokratike, e jo të imponuar nga deputetët në emër të kompromisit për ”presidentin konsensual”. Andaj duke qenë i zgjedhur në atë post pa votën e qytetarëve, me ose pa dashje keqpërdoret apo bëhet marionetë e shumicës parlamentare, që nuk është në favor të demokracisë parlamentare, ku shembull tipik është presidenti aktual Ilir Meta, prandaj zgjedhja e presidentit të ri duhet të bëhet drejtpërdrejtë nga populli, duke eliminuar dilemat e tilla.

Qytetarët presin ndryshimin

Në saje të pabarazisë së theksuar shoqërore e ekonomike janë të pranishme kontrastet e mëdha sociale ku dukuria e kohezionit social mbetet kërcënim i vazhdueshëm për shoqërinë shqiptare. Dhe nga një gjendje e tillë e pavolitshme ekonomike në botën e jashtme sipas të dhënave nga Shqipëria kanë emigruar rreth 1.7 milionë shqiptarë dukuri e cila vazhdon gjithnjë, me pasoja të mëdha kombëtare. Andaj, qytetarët këto zgjedhje i shohin si mundësi të ndryshimit, në avancim të çështjeve preokupuese në nivel vendi. Janë pikërisht zgjedhjet e 25 prillit ato të cilat do të jenë përcaktuese për ardhmën e tyre për rotacion të pushtetit apo vazhdimin e qeverisjes aktuale. Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 22 PRILL 2021

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

The Hill

ShBA-ja nuk duhet t’i harrojë mësimet nga Vietnami Ali Noorani

Menjëherë pas rënies së Saigonit në vitin 1975, rreth 125 mijë refugjatë vietnamezë mbërritën në Shtetet e Bashkuara, si rezultat i një evakuimi të sponsorizuar nga Uashingtoni. Pastaj, gjatë viteve 1976-1977, SHBA-ja refuzoi të lejonte hyrjen e vietnamezëve të tjerë, përveç rasteve të bashkimit familjar. Pra, ata që morën anën e forcave amerikane dhe ata që ne besonim se po vazhdonin të vuanin. Por, nxjerrja e tyre nga Azia Juglindore nuk do të ishte aq e thjeshtë. Në janarin e vitit 1979, korrespodenti i emisionit “60 Minuta”, Ed Bredli, i përshkroi botës gjendjen e

8

Javore KOHA

E ENJTE, 22 PRILL 2021

vështirë të “njerëzve të anijes” që iknin nga Vietnami me anije të vogla të mbushura me qindra fëmijë dhe familje. Ai ishte një raportim që tronditi Shtetet e Bashkuara, duke çuar në rritjen e numrit të refugjatëve që do të zhvendosnim. Ajo mund të jetë e vetmja shpresë edhe për refugjatët e mundshëm afganë. Njëzet vjet pas sulmeve të sponsorizuara nga talibanët kundër SHBA-së, presidenti Xho Bajden ka vendosur që t’i tërheqë forcat amerikane nga Afganistani deri më 11 shtator. Gjatë dy dekadave të luftës, siç shkroi Eliot Kohen në “The Atlantic”, “qindra mijëra afganë, përkthy-

es dhe pilotë helikopterësh, mësues shkollash dhe burokratë, kanë lidhur fatin e tyre me ne, ndaj SHBA-ja u detyrohet diçka atyre”. Në këtë pikë, mënyra e vetme që kanë afganët për të hyrë në Shtetet e Bashkuara është programi i Vizave të Emigracionit Special. Dhjetorin e vitit të kaluar, Kongresi Amerikan miratoi katër mijë viza shtesë për aplikantët nga Afganistani. Por, as kjo shtesë nuk e përballon dot fluksin e madh të kërkesave, që është mbi 17 mijë. Nuk ka asnjë oqean përmes së cilit mund të shpëtohen refugjatët afganë. Kalimet malore në jug çojnë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Pasi u larguam nga Vietnami në vitin 1973, ne menduam se e kishim mbaruar misionin tonë atje. Edhe pasi të largohemi nga Afganistani brenda këtij viti, do të shpresojmë për të njëjtën gjë

në Pakistan, tashmë shtëpia e gati 1.5 milion refugjatëve afganë të regjistruar. Shkretëtira në perëndim të çon në Iran, Turqi, në Ballkan dhe pastaj drejt kufijve të jashtëm të mbyllur të Bashkimit Evropian. Afro gjashtë muaj pas raportit të Bredlit, në korrik 1979, guvernatori Robert Rej i Ajovas, një nga mbështetësit më të mëdhenj të refugjatëve vietnamezë, ishte me zëvendëspresidentin Valter Mondale në një konferencë të posaçme në Gjenevë mbi krizën e refugjatëve në Vietnam. Në fjalën e tij Mondale i rikthehu të pranishmit 41 vjet pas në kohë, gjatë javës kur kombet ishin

mbledhur për të diskutuar situatën me të cilën po përballeshin hebrenjtë në Gjermani dhe Austri. Ai u kujtoi të pranishmëve: “Në prag të asaj konference, Hitleri e sfidoi botës. Ai tha: ‘Unë vetëm mund të shpresoj që bota tjetër, e cila si një simpati të tillë të madhe për këta kriminelë, do të jetë së paku mjaftueshëm bujare për ta shndërruar simpatinë në ndihmë praktike’. Secili prej nesh ka dëgjuar një argument të ngjashëm në lidhje me gjendjen e refugjatëve në Indokinë”. Në vitin 1938, bota dështoi që ta përballonte atë sfidë. Në vitin 1979, Mondale njoftoi se SHBA-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ja do të priste një shtesë prej 168 mijë refugjatësh të tjerë vietnamezë vitin e ardhshëm. “Le të mos jemi si të tjerët. Le të heqim dorë nga ajo trashëgimi e turpshme. Le të shkojmë përtej metaforës dhe të nderojmë parimet morale që trashëgojmë. Le të bëjmë diçka kuptimplote – diçka të thellë – për të ndalur këtë mjerim. Ne përballemi me një problem botëror. Le të krijojmë një zgjidhje botërore. Historia nuk do të na e falë nëse dështojmë. Historia nuk do të na e harrojë nëse kemi sukses”, tha Mondale. Dhe administrata aktuale e Bajdenit duhet t’i ketë parasysh këto fjalë. E ENJTE, 22 PRILL 2021

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

“Kampionët e reform në drejtësi” të Shqip Shqiptarë, flini rehat! Jeni në duar të sigurta, të paktën sa i përket reformës në drejtësi, dua të them, se probleme të tjera që u lënë natën pa gjumë ka mjaft. 6 javë më parë u njoftuam se Shqipëria kishte një “kampion të drejtësisë”, madje të dalluar në nivel ndërkombëtar, ndërsa këtë javë morëm haberin e ri se në këtë ndërkohë qenkan shtuar “kampionët” e reformës dhe mbrojtësit e zellshëm të drejtësisë në Shqipëri

Për Koha Javore:

Frank Shkreli / Nju Jork

Thuhet se Shqipëria tani ka të paktën dy dyzina “kampionësh” të drejtësisë. Çfarë suksesi i madh! A thua se pas 30-vjet post-komunizëm, më në fund shohim, në anën tjetër të tunelit të errët të drejtësisë shqiptare, dritën e reformës përfundimtare të drejtësisë në Shqipëri? Ku ishin këta “kampionë” të drejtësisë më herët? Si nuk i janë bashkuar kampionatit 30-vjeçar për reformën në drejtësi këta burra e burrëresha gjatë gjithë këtyre viteve. Por pyetja më e madhe është se cilat janë meritat e këtyre “kampionëve” për reformën në drejtësi? Sidoqoftë, nëse vazhdon kështu të rritet numri i “kampionëve të drejtësisë” nga java në javë në Shqipëri, kujdes Danimarkë se po vjen Shqipëria dhe ta ze vendin e parë për drejtësi shoqërore në botë. Për më tepër, Shqipëria ka prokurorë e gjykatës me përvojën më të madhe se çdo vend tjetër ish-komunist në Evropën Lindore dhe Qendrore, me edukatë dhe përvojë në “drejtësinë e popullit”, të “diktaturës kushtetuese” të komunizmit enverist.

10

Javore KOHA

E ENJTE, 22 PRILL 2021

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë në një njoftim në Fejsbuk njofton se: “Gjatë “vizitës së tij virtuale” në Shqipëri , zv.ndihmëssekretari i Shtetit Methju Palmer u takua me kampionë të reformës në drejtësi nga institucionet shtetërore, institucionet e pavarura të drejtësisë, media, shoqëria civile dhe fusha akademike. Gjatë diskutimit të tyre, zv.ndihmëssekretari Palmer ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zbatimin e reformës në drejtësi dhe përkushtimin e tyre për demokratizimin, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri. Ai u njoh me punën e të gjithë pjesëmarrësve në përparimin e reformës në drejtësi dhe sundimin e ligjit, duke u thënë se përkushtimi i tyre është thelbësor për të çuar më tej përparimin e Shqipërisë për anëtarësimin në BE dhe po i mundëson vendit të bëhet një demokraci më e fortë. Reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por ajo ka filluar të tregojë rezultate tashmë - dhe ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim ndërsa ju ecni përpara për të zbatuar reformat, si me përkrahjen tonë, ashtu edhe me programet tona të ndihmës... Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë krah jush ndërsa ju ndryshoni kulturën e ngulitur të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri”, u ka thënë zv.ndihmëssekretari Palmer, atyre që u cilësuan si kampionë të reformës në drejtësi në Shqipëri, gjatë vizitës së tij virtuale në atë vend.

Unë nuk dëshiroj të denigroj seriozitetin me të cilin Ambasada Amerikane e ka marrë reformën në drejtësi dhe nuk dua të nënçmoj as punën që mund të ketë bërë ndonjëri prej këtyre “kampionëve” pjesëmarrës në atë takimin virtual me z. Palmer, por kurioziteti, për të mësuar diçka më shumë për kontributin e tyre, nuk të le rehat për të mësuar diçka më shumë për këta kontribues të reformës në drejtësi. Në njoftimin e Ambasadës thuhet se, “Ai (z. Palmer) u njoh me punën e të gjithë pjesëmarrësve në përparimin e reformës në drejtësi dhe sundimin e ligjit, duke u thënë se përkushtimi i tyre është thelbësor për të çuar më tej përparimin e Shqipërisë për anëtarësimin në BE dhe po i mundëson vendit të bëhet një demokraci më e fortë”. Unë, si një taksapagues amerikan do të doja të dija se cili është kontributi i këtyre

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

mës përisë pjesëmarrësve në drejtësi – si individë dhe si grup – ashtu që të festojmë me ta së bashku arritjet e tyre dhe të shoqërisë shqiptare në fushën e reformës në drejtësi dhe t’i nxisim ata, siç tha edhe zyrtari i lartë amerikan z. Palmer, këta “Kampionë të Reformës në Drejtësi”, në përpjekjet e tyre, në mënyrë që populli shqiptar të ketë drejtësi të vërtetë”. Por, fatkeqsisht, ka shumë njerëz në Shqipëri – politikanë, prokurorë dhe gjykatës që gjatë këtyre tre dekadave kanë penguar zhvillimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, disa prej të cilëve edhe mund të konsiderohen sot si “kampionë” të drejtësisë. Këtë nuk e them unë, por janë, pikërisht, ndërkombëtarët e të gjitha niveleve, që vit pas viti kanë shënuar shkeljet flagrante të drejtave të njeriut dhe të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, të zhytur në korrupsion. S’do mend se Shqipëria ka nevojë për ndryshime radikale në sistemin juridik, por nuk besoj se një paradë e tillë në televizion me njerëz që nuk kanë të bejnë me drejtësinë dhe me disa përfaqësues të drejtësisë ish-komuniste, i shërben kauzës së reformës në drejtësi në atë vend. Pa dashur të përmend të pakën tre raporte ndërkombëtare të kohëve të fundit mbi problemet serioze të drejtësisë shqiptare deri më sot, përfshirë Raportin Vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut, ku përmendet pa-pandërshkueshmëria si një problem serioz – për mua është e pakuptimtë një shfaqje e tillë në këtë mënyrë dhe në këtë kohë – 2-3 javë para zgjedhjeve të përgjithshme. Të gjithë ia duam të mirën Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë. Në të vërtetë, duam që Shqipëria të bëhet si Danimarka ose si Zvicra. Por duam që drejtësia të mbretërojë dhe të zbatohet për të gjithë njësoj, veçanërisht, një shoqëri si Shqipëria që ç’prej themelimit të saj nuk ka parë kurrë drejtësi, e sidomos për pothuaj gjysëm shekulli komunizëm. Të gjithë jemi të vetdijshëm se drejtësia, liria dhe bara-

zia janë faktorë të rëndësishëm që një shoqëri të përparojë dhe të shkojë përpara. Pyetja është se si të arrihet deri tek ky qëllim. Unë nuk besoj se duke venë në detyra me përgjegjësi për reformën në drejtësi, përfaques të “gardës së vjetër” të diktaturës, është mënyra për të siguruar reformën në drejtësi dhe për të sjellur paqën dhe pajtimin në Shqipëri. Një lëvizje për një sistem juridik më efektiv duhet që të bashkojë të gjitha palët e spektrit politik me qëllim që të lehtësohet krijimi i një atmosfere të re pajtimi kombëtar, kushtuar forcimit të dialogut se si mund të çohet përpara drejtësia, siguria dhe barazia për të gjithë shqiptarët, pa dallim. Barazi dhe drejtësi do të thotë trajtim i barabartë nga shteti dhe shoqëria, mundësi për përparim për të gjithë pa dallim dhe mbrojtje nga drejtësia, sidomos për ata që në të kaluarën kanë qenë viktima të sistemit. Barazi e drejtësi do të thotë zhdukja e pengesave që kanë bërë të pamundur deri më tani pjesëmarrjen e plotë të disa grupeve siç janë ish-të përndjekurit dhe pasardhësit e tyre në sistemin juridik dhe në reformën e drejtësisë. Diversiteti ose gjithëpërfshirja krijon, detyrimisht një mjedis në të cilin individët dhe grupet e ndryshme të lëna pas dore dhe të shtypura, historikisht, ndjehen të mbështetura, të respektuara dhe të vlerësuara nga sistemi në fuqi për pjesëmarrjen e tyre në vendimet për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen sot shqiptarët. Përderisa politika dhe drejtësia shqiptare nuk merren seriozisht me trashëgiminë dhe me të kaluarën e krimeve të regjimit komunist të Enver Hoxhës, prej gjysëm shekulli ashtu siç kanë bërë shumica e ish-vendeve komunkiste të Evropës – në Shqipëri nuk do të ketë drejtësi. Kjo nuk është vetëm një çeshtje drejtësie, por është edhe një çeshtje morale, që kërkon përgjegjësi dhe zgjidhje nga ana e organeve të shtetit dhe të drejtësisë. Në Amerikë përdoret fraza: “Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”. Për viktimat e regjimit komunist të Enver Hoxhës drejtësia është vonuar për një kohë të gjatë tashmë. “Kampionët” e drejtësisë mund të menodjnë ndryshe, por drejtësia është diçka më tepër se të burgosësh hajdutin dhe të korruptuarin. Drejtësia, mbi të gjitha, ka të bejë me jetën dhe me vdekjen. Nuk e kam fjalën për hakmarrje, por pa-ndësh-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

kueshmëria dhe mosndëshkimi për krimet e komunizmit nuk mund të pres më gjatë. Shoqëria shqiptare duhet të përballet me atë histori të hidhët, sa më parë aq më mirë. Deklaratat e fundit nga figura publike dhe politike shqiptare duke glorifikuar komunizmin janë tepër të dëmshme dhe përçarëse. Edhe drejtësia e re shqiptare ka rolin dhe përgjegjësinë e saj në këtë mes. Prandaj nuk janë nostalgjikët e atij sistemi kriminal, qofshin ata në politikë ose në sistemin juridik, që mund të bëjnë ndryshimin e madh. Thjesht, kjo është një çështje kredibiliteti! Prandaj, në qoftë se dëshironi që të siguroni drejtësi për brezat e ardhshëm, është e nevojshme që të vendosni drejtësinë për të kaluarën dhe për të tashmën. Unë do të dëshiroja që disa prej këtyre “kampionëve të drejtësisë”, disa prej të cilëve i njoh si gazetarë, që në mediat e tyre luajnë rolin në mbrojtje të të drejtave të viktimave të komunizmit, si një kusht paraprak për një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë. Unë e kam thenë edhe më përpara dhe do vazhdoj ta them deri sa të kem mundësi se në qoftë se reforma në drejtësi do të jetë e besueshme, efektive dhe serioze, ajo duhet të jetë gjithëpërfshirëse në Shqipëri. Duhet të përfshijë edhe prokurorë e gjykatës nga shtresat jo të përfaqësuara deri më tani, siç janë ish-të përndjekurit e komunizmit. Ky është standardi amerikan, sistemi duhet të jetë gjithëpërfshirës, përndryshe nuk ka kredibilitet. Shqiptarët e dinë mirë se kush janë e kush nuk janë kampionët e drejtësisë. Po e përfundoj me një koment të marrë nga një lexues në Fejsbukun e Ambasadës Amerikane në Tiranë, pyetje që edhe unë vet e kam bërë edhe herë tjera, por duket se është një ndjenjë që ndahet nga shumë të tjerë, siç pasqzrohet edhe nga komentet në faqen Fejsbuk të ambasadës: Nga US Embassy Tirana Facebook:Atdheu jonë loton: A ka ndonjë prokuror të persekutuar të regjimit komunist kjo reforma në drejtesi e nderueme zonja Yuri Kim? Nëse më ktheni përgjigje ju falënderoj shumë. Na i thoni emrat ju lutem. Të bëhet e besueshme reforma në drejtësi duhet të ketë prokuror nga klasa e të përndjekureve politikë, përndryshe është fallco,ashtu siç nisi demokracia në 1991 dhe na doli diktaturë e dytë 30 vjeçare!! E ENJTE, 22 PRILL 2021

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Malësia ende pa institucionet kryesore të artit dhe kulturës

Mungesa e teatrit dhe bibliotekës, një zbrazëtirë e madhe Toni Ujkaj

Vendet të cilat pretendojnë që të zhvillohen dhe emancipohen në tërësi, duhet që fillimisht të veprojnë për të venë gurthemelin që do të çonte në realizimin e këtij qëllimi. Njëra ndër

12

Javore KOHA

E ENJTE, 22 PRILL 2021

synimet që një vend të destinohet drejt një zhvillimi të shoqërisë, s’do mend se është krijimi i institucioneve kulturore të cilat janë aq të rëndësishme për një shoqëri. Kur i referohemi vendit ku edhe unë jetoj, Malësisë, nuk është hera e parë që e sjellim në kujtesë mungesën e

institucioneve kryesore të artit dhe të kulturës në vend, siç është teatri dhe biblioteka e qytetit. Vite më parë në gazetën “Koha Javore” e kemi trajtuar këtë çështje, si një fakt i cili për fat të keq vazhdon të të brengos, sepse realiteti qëndron i njëjtë, dhe asgjë nuk ka ndrysh-

Jetësimi i një biblioteke të qytetit do t’i jepte vendit një imazh ndryshe. Malësia dhe Tuzi do të ngjasonin gradualisht në vende të zhvilluara përkrah qyteteve të tjera të cilat kanë një traditë në fushën e artit, të shkencës dhe të kulturës

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

uar për të mirë në këtë aspekt, pra ne nuk kemi as sot një bibliotekë të qytetit dhe as një teatër. Është më se e ditur se pa instititucionet kryesore të kulturës nuk mund të ketë zhvillim kulturor, shkencor dhe intelektual të gjeneratës së re. Pra, kjo është një dukuri e cila vazhdon të mbetet në vendnumëro. Të rinjtë dhe të rejat tona, në vend që të shikojnë ndonjë shfaqje teatrale ose të shkojnë në sallën e bibliotekës për të lexuar ndonjë libër, atyre u mbetet që kohën ta kalojnë nëpër kafenetë e qytezës të cilat i kemi me bollëk. Jo ndoshta sepse ata/ato dëshirojnë një jetë tillë, por sepse nuk kanë se ku t’i përmbushin nevojat e tyre për ngjarjet kulturore. Personalitete të shkencës e kulturës si: shkrimtarë, publicistë, poetë, gazetarë, etj, përherë e kanë potencuar se një vendi po të duash t’ia humbasësh identitetin kulturor, gjuhësor, dhe kombëtar, lërë pa institucione të kulturës. Edhe profesionistë të artit në të kaluarën, kanë vënë në dukje boshllëkun kulturor në Malësi si pasojë e mo-

Mendoj se do të ishte koha që ata të cilët janë të ngarkuar për të vepruar në mënyrë institucionale për të avancuar jetën e shoqërisë së popullit që e përfaqësojnë, duhet të impenjohen dhe të veprojnë në drejtim të jetësimit të këtyre projekteve që do të ishin aq të domosdoshme për të gjithë komunitetin, e veçanërisht për gjeneratën e re e cila është dhe do të mbetet një potencial i fuqishëm në avancimin e vendit në të gjitha sferat e jetës

sekzistencës së këtyre institucioneve kulturore. Jetësimi i një biblioteke të qytetit do t’i jepte vendit një imazh ndryshe. Malësia dhe Tuzi do të ngjasonin gradualisht në vende të zhvilluara përkrah qyteteve të tjera të cilat kanë një traditë në fushën e artit, të shkencës dhe të kulturës. Gjithashtu, edhe teatri do të ishte më tepër se i domosdoshëm dhe i mirëseardhur në këtë trevë. Të gjithë do të prisnim me padurim që të shkojmë dhe të shijojmë ndonjë shfaqje teatrale të cilat i kemi aq shumë të nevojshme që t’i frekuentojmë. Në këtë këndvështrim, mendoj se do

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

të ishte koha që ata të cilët janë të ngarkuar për të vepruar në mënyrë institucionale për të avancuar jetën e shoqërisë së popullit që e përfaqësojnë, duhet të impenjohen dhe të veprojnë në drejtim të jetësimit të këtyre projekteve që do të ishin aq të domosdoshme për të gjithë komunitetin, e veçanërisht për gjeneratën e re e cila është dhe do të mbetet një potencial i fuqishëm në avancimin e vendit në të gjitha sferat e jetës. Në fund të këtij vështrimi po veçoj një thënie të regjisorit të Teatrit Nacional të Milanos, Xhorxhio Strekler i cili thoshte: “Më thuaj çfarë teatri ke se të them në çfarë shoqërie jeton”.

E ENJTE, 22 PRILL 2021

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Fjala flet ndryshe Personat praktikë dhe komodë i shtypin ata që kanë pretendime, ose që mendojnë ndryshe dhe pushteti mbetet për heroizmin dhe vetëflijimin si ushqim për propagandën e tyre. Shprehja “Ik sot për të luftuar një ditë tjetër”, si koncept është shuar

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington

14

Javore KOHA

E ENJTE, 22 PRILL 2021

Mbulesë e gjerë dhe ata që e mbajnë torturohen nga frika se po të hiqet, ajo që fshihet nën ’të, do të shkatërrojë sistemin e tyre. Artistët thonë se natyra është mënjanuar; studiuesit nuk kanë ideal. Ata i rëndojnë fjalës së sinqertë me shaka për të ngritur veten; qeshin kur flasin dhe ndry-

shojnë temën. Fakti është se gjithçka që ka të bëjë me lirinë, e kështu me radhë, është zhdukur. Personat praktikë dhe komodë i shtypin ata që kanë pretendime, ose që mendojnë ndryshe dhe pushteti mbetet për heroizmin dhe vetëflijimin si ushqim për propagandën e tyre. Shprehja

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

“Ik sot për të luftuar një ditë tjetër”, si koncept është shuar. Asnjë poet nuk guxon të bëjë murmuritje bukurie jashtë nga zona e rimave. Ashtu si asnjë klerik nuk guxon të sugjerojë një Providencë e cila kritikon kombin kur sheh se ka zgjedhur rrugë të keqe. Shqipëria është ishull vullkan i zhurmshëm i fatit, i vlerave materiale, i tarifave e taksave të larta dhe ligjeve që rëndojnë, tregjeve të gllabëruara dhe çmimeve pa vlera. Të gjitha në mungesë të qëllimeve më të larta, të dashurisë së pastër të dijes dhe dorëzimit ndaj natyrës; ekziston shtypja e imagjinatës dhe mendimit; kemi “faktik” në vend të “natyrshëm”; dhe shpenzime pa shije; art dhe

Mbulesë e gjerë dhe ata që e mbajnë torturohen nga frika se po të hiqet, ajo që fshihet nën ’të, do të shkatërrojë sistemin e tyre. Artistët thonë se natyra është mënjanuar; studiuesit nuk kanë ideal. Ata i rëndojnë fjalës së sinqertë me shaka për të ngritur veten; qeshin kur flasin dhe ndryshojnë temën. Fakti është se gjithçka që ka të bëjë me lirinë, e kështu me radhë, është zhdukur

vetëkënaqësi; shpërblim për cilindo që krijon një pengesë më shumë për të ndërhyrë midis njeriut dhe sendeve. Kështu fjala degradohet; poezia bëhet udhëzues i rimuar turistësh. Dhe bibliotekat e vargjeve që shtypen marrin këtë karakter vendor. Në sa

Është humbur nga sytë fakti që poezia ekziston që shpirti të flasë, dhe se asnjë pasuri e përshkrimit ose e zbukurimit është risi derisa të arrihet. Prandaj, poetët fare fare të vjetër u vunë veshin vargjeve dhe më pak konsideronin gjykimin. Fjalët e tyre të çojnë te burimi. Dhe lexuesi do të thoshte: Për Zotin, nëse fjalët nga shpirti do të ishin si të kalemxhinjve, Shkrimi do të kishte më shumë ligësi

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

vëllime duhet të qëmtojmë para se të mbushemi mend, të mësojmë, të përtërihemi? Kërkojmë mrekullinë, bukurinë, që nuk mund ta prodhojmë në asnjë mulli, që nuk mund të japë llogari; bukurinë, prodhimin e së cilës e mbajtën sekret poetët e mëdhenj; nuk dihet ku e gjetën. Është humbur nga sytë fakti që poezia ekziston që shpirti të flasë, dhe se asnjë pasuri e përshkrimit ose e zbukurimit është risi derisa të arrihet. Prandaj, poetët fare fare të vjetër u vunë veshin vargjeve dhe më pak konsideronin gjykimin. Fjalët e tyre të çojnë te burimi. Dhe lexuesi do të thoshte: Për Zotin, nëse fjalët nga shpirti do të ishin si të kalemxhinjve, Shkrimi do të kishte më shumë ligësi.

E ENJTE, 22 PRILL 2021

Javore KOHA

15


VËSHTRIM & OPINION

Blerjet online

Besoji publicitetit shumë se reklamë

Të blesh online ofron lehtësi sepse mund të informohesh e të sigurohesh nëpërmjet publicitetit që gjendet kudo, ndërsa ky proces bëhet i komplikuar për shkak të mashtrimeve të shumta që vijnë nga faqe të pakontrolluara që shesin në internet. Reklamat e pafundme që qarkullojnë në rrjete sociale apo uebsajte të ndryshme, ia dalin të tërheqin vëmendjen, të joshin, të bindin çdo ditë konsumatorë të rinj

Paula Dekaj

Publiciteti dhe reklama duken të ngjashme dhe për këtë arsye shumë njerëz i marrin për të njëjtën gjë, por me të gjitha të përbashkëtat e tyre, ato kanë disa dallime të rëndësishme. Publiciteti duhet t’i interesojë konsumatorit sepse është i pakontrollueshëm, dhe mund ta konsiderojë më tepër. Megjithatë edhe reklamat kanë rëndësinë e tyre, të cilat për kompaninë janë të domosdoshme që produkti apo shërbimi të ketë sukses në treg, ndërsa konsumatorit i shërbejnë për tu njoftuar mbi ekzistencën dhe informacionet bazë të këtyre produkteve apo shërbimeve.

16

Javore KOHA

E ENJTE, 22 PRILL 2021

Reklamat i shohim dhe dëgjojmë kudo, po publicitetin në ç’formë e marrim? Në fakt atë e ndeshim çdo ditë, nga një mik, i afërm apo i njohur i yni. Rëndësia e publicitetit vërehet atëherë kur secili prej nesh i merr më tepër në konsideratë përshtypjet e atij që njohim, sesa përshtypjet e një personi të panjohur që shfaqet në reklamë. Mirëpo, me gjithë vërtësinë që mund të përmbajë publiciteti, nuk duhet harruar se çfarë është e mirë për dikë, domosdoshmërisht mund të jetë e mirë edhe për ne, sidomos kur bëhet fjalë për produktet e kujdesit ndaj lëkurës, flokëve, produkte

mjekësore apo medikamente të ndryshme për shtim apo humbje në peshë, e të tjera si këto. Në ditët e sotme, blerjet online sa na lehtësojnë punë, nganjëherë bëhen bëhen mjaft të komplikuara. Të blesh online ofron lehtësi sepse mund të informohesh e të sigurohesh nëpërmjet publicitetit që gjendet kudo, ndërsa ky proces bëhet i komplikuar për shkak të mashtrimeve të shumta që vijnë nga faqe të pakontrolluara që shesin në internet. Reklamat e pafundme që qarkullojnë në rrjete sociale apo uebsajte të ndryshme, ia dalin të tërheqin vëmendjen, të joshin, të bindin çdo

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

t më ës

ditë konsumatorë të rinj. Por, për të gjithë ata që duan të blejnë online, është e domosdoshme që të shikojnë përshtypjet e blerësve poshtë postimeve për gjënë në fjalë, në mënyrë që të parandalojnë sa më shumë blerjet e gabuara. Një hap tjetër që është mirë të hidhet para se të kryhet porosia nëpërmjet internetit apo celularit, kur nisemi nga një reklamë dhe jo vetëm, është kërkimi i informacionit tek shitësit rreth produktit për funksionet, cilësinë apo autenticitetin e tij. Duhet siguruar se ato që shikuam në reklamë, përkojnë me porosinë që po bëjmë dhe se i plotësojnë

vërtetë kërkesat dhe nevojat tona. Gjithashtu, edhe për aspekte të tjera si, lejimi i kthimit të produktit apo jo, posta me pagesë apo falas, të paturit përafërsisht idenë se për sa kohë mund të vijë porosia, mund të shtrohen si pyetje në fillim që më pas të mos lindin pakënaqësi të panevojshme. Ofertat që bëjnë dyqanet, kompanitë, agjensitë e biznese të tjera, janë një reklamë që vjen në formë lajmi të mirë për të gjithë ne. Por, a ju ka ndodhur ndonjëherë të dyshoni për shumën e zbritur? Nëse jo, bëjeni! Mos blini asnjëherë në mënyrë të mënjëhershme me të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

parën herë që shihni diçka. Me siguri ajo që po kërkoni ju nuk ofrohet vetem nga një faqe e vetme. Gërmoni online dhe shikoni se në çfarë çmimi shiten ato në dyqane tjera, kombëtare apo ndërkombëtare. Ndoshta oferta që ju vjen në formë reklame, është çmimi fillestar ose edhe më i lartë. Përveç kësaj, krahasimi i çmimeve brenda dhe jashtë vendit është i nevojshëm që për shembull të mos paguash 100 euro për një produkt në Mal të Zi, i cili në një shtet tjetër evropian kushton 20 euro, kur fare mirë mund të kryesh një blerje në faqe që operojnë në shtete të ndryshme të botës. E ENJTE, 22 PRILL 2021

Javore KOHA

17


KULTURË

Botime të reja

Problemi i funksionimit të partive politike shqiptare

(Allmir Çausheviq, “Pakicat shqiptare në Mal të Zi, Midis bashkëpunimit dhe nënshtrimit”, botoi “Art Club” 2021)

Autori Allmir Çausheviq ka bërë përpjekje që t’i identifikojë problemet e pluralizmit politik në Mal të Zi dhe të nxjerrë konstatime të qëndrueshme për problemet e realizimit të pluralizmit në këtë vend. Ai jep një pasqyrë historike të paraqitjes së partive gjatë viteve të 90-ta, zhvillimin e tyre historik dhe tendencat bashkëkohore në këtë drejtim

Qani Osmani

Autori i librit “Pakica shqiptare në Mal të Zi - Midis bashkëpunimit dhe nënshtrimit” , Allmir Çausheviq, ia ka arritur qëllimit të bëjë një studim tejet serioz për pakicën shqiptare si dhe partive politike shqiptare si përfaqësues autentikë të kësaj popullate autoktone në Mal të Zi. Autori në këtë punim në veçanti i gjurmon fenomenet politike dhe juridiko-politike të funksionimit të partive politike shqiptare prej fazave më të hershme të zhvillimit të tyre e deri më sot. Këto fenomene shoqërore autori i vë në pah përmes një qasjeje serioze hulumtuese ku jepen kahjet për zhvillimin e partive politike shqiptare, demokracisë dhe formës së përfaqësimit politik.

18

Javore KOHA

E ENJTE, 22 PRILL 2021

Autori, Allmir Çausheviq ka bërë përpjekje që t’i identifikojë problemet e pluralizmit politik në Mal të Zi dhe të nxjerrë konstatime të qëndrueshme për problemet e realizimit të pluralizmit në këtë vend. Ai jep një pasqyrë historike të paraqitjes së partive gjatë viteve të 90-ta, zhvillimin e tyre historik dhe tendencat bashkëkohore në këtë drejtim. Në mënyrë të veçantë merret me analizën e veprimit të partive politike shqiptare, duke argumentuar konstatimin se pikësynimet dhe zhvillimi i tyre ende gjenden në fazën fillestare dhe nuk ka një ecuri të qëndrueshme. Autori me të drejtë pohon se partitë politike shqiptare në Mal të Zi, që participuan në pushtetin qëndrorë gjatë veprimit të tyre politik nuk ia arritën qëllimit që të imponojnë ndryshime të karakterit fundamental për avancimin e të drejtave të popullatës shqiptare në Mal të Zi, me këtë, edhe jetësimi i tendencave të partive politike shqiptare të parshikuara me aktet normative të tyre. Sipas autorit një ndër faktorët krye-

sorë për mosrealizimin e pikësynimeve të partive politike shqiptare që participuan në Qeverinë e Malit të Zi ka qenë bashkëpunimi dhe mbështetja pa kushte të Partisë Demokratike të Socialistëve e cila ushtroi pushtetin qëndror për tri dekada, duke dëshmuar naivitetin e tyre politik, duke besuar më shumë sesa që duhet në vlerat e demokracisë dhe duke harruar se politikisht duhet të luftojnë dhe të bashkëpunojnë me një përfaqësim politik intrigant që disponon me aftësi manipuluese që ta prezentojë “të bardhën si të zezë dhe të zezën si të bardhë”. Por nuk duhet harruar edhe faktin që potencon autori se ka munguar, me qëllim ose pa qëllim edhe sensi i partive politike shqiptare pjesëmarrëse në Qeveri. Asnjëherë nuk ka pasur gatishmëri të sinqertë për një bashkëpunim ndërmjet opozitës dhe pozitës shqiptare për çështjet me rëndësi të veçanta kombëtare. Rëndësi të veçantë në libër autori i kushton pjesëmarrjes së partive politike shqiptare në zgjedhjet parlamen-


KULTURË

tare në Mal të Zi, duke na dhënë një pasqyrë shumë të qartë të rezultateve të partive politike shqiptare që garuan në të gjitha ciklet zgjedhore në Mal të Zi, që janë mbajtur me 9 dhjetor të vitit 1990 e deri më sot në praktikë ka ndryshuar disa herë varësishë nga rrethanat shoqërore dhe interesat e pushtetit. Në rastin konkret në pozitë më të pavolitshme kanë qenë shqiptarët, si e vetmja popullatë josllave, ku ende nuk kanë arritur të reailzojnë në praktikë përfaqësimin autentik të popullatës shqiptare, subjektet politike shqiptare garuan në të gjitha zgjedhjet parlamentare. Në këtë drejtim autori është i mendimit se ligji aktual zgjedhor është diskriminues ndaj shqiptarëve dhe se ky ligj duhet të pësojë ndryshime, ku shqiptarët duhet të kenë zonën e veçantë zgjedhore në të cilën do të marrin pjesë në zgjedhje vetëm partitë nacionale shqiptare, sepse vetëm në këtë mënyrë do të kemi përfaqësim autentik, konform standardeve ndërkombëtare, që vlen edhe për popujt tjerë pakicë në këtë mjedis. Në fund dëshiroj të theksoj se autori i librit gjatë hulumtimit lidhur me përfaqësimin e pakicës shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi, nuk shërbehet me metodën bardhezi por ka

një qasje më kritike ndaj partive nacionale shqiptare dhe veprimit të tyre në praktikën shoqërore. Prandaj, në këtë libër gjejmë edhe fakte që tregojnë për mosrealizimin e kërkesave që bëhen nga ana e deputetëve të pakicës shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi, në vendimarrje dhe suksesit të dobët në mosmiratimin e amandamenteve të propozuara edhe pse ishin pjesë e koalicionit në pushtet. Autori nga hulumtimi që ka bërë në terren, në lidhje me veprimin politik të përfaqësuesve të partive shqiptare në aktivitetet parlamentare nxjerr edhe konkluzione të qëndrueshme shkencore e që kanë të bëjnë me rënien e e besimit tek partitë politike shqiptare nga shkaku si mungesë e mosrespektimit të marrëveshjeve, por edhe të unitetit politik programor dhe funksional të partive politike shqiptare, në veçanti të atyre me mandate në Parlamentin e Malit të Zi, të cilat vrapuan të përkrahin dhe të bëjnë koalicione me Partinë Demokratike të Socialistëve dhe me disa parti të tjera malazeze manipuluese, të cilët kurrë nuk kanë treguar vullnet të mirë për avancimin dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi. Si faktor tjetër me rëndësi që ka ndikuar në rënien e mbështetjes të

elektoratit shqiptar për partitë shqiptare, autori e sheh në mosunifikimin dhe bashkëpunimin e partive politike shqiptare, për çështjet madhore, në mosdhënien e llogarisë për emancipimin e trupit votues shqiptar, duke devalvuar gjithnjë votën shqiptare për interesa të ngushta partiake dhe personale. Marrë në përgjithësi, libri “Pakica shqiptare në Mal të Zi” paraqet një kontribut të dalluar shkencor të autorit në studimin e pakicës shqiptare dhe të partive politike shqiptare si përfaqësues autentik të shqiptarëve në shtetin malazez. Botimi i këtij libri do të pasurojë literaturën politike shqiptare dhe do të zgjojë kurreshtjen e studiuesve të rinj për t’u marrë me aspektet tjera të kësaj problematike. Ndonëse ky libër është i pari i kësaj natyre për autorin, ai ka arritur të dëshmohet si një studiues i mprehtë dhe i zellshëm, me një aftësi burimore të qasjes shkencore, me një metodologji tipike shkencore, gjuhë të pastër dhe të kuptueshme, dhe me një përkushtim për të vazhduar punën e mëtejshme shkencore. (Fjala e mbajtur me rastin e përurimit të librit më 11 prill 2021) E ENJTE, 22 PRILL 2021

Javore KOHA

19


INTERVISTË

Intervistë ekskluzive me politikanen nga Shqipëria, Melisa Braci

Është e vështirë, por sfiduese të jesh stërmbesë e një kolosi letrar si Martin Camaj Melisa Braci është një vajzë e re politikane nga Shkodra, është kandidate për deputete për Qarkun e Shkodrës në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo është pjesë e partisë politike “Lëvizja për Ndryshim”. Znj. Braci është juriste e diplomuar dhe aktualisht është duke ndjekur studimet e magjistraturës në Universitetin e Torinos në Itali për Shkenca Ndërkombëtare. E lartëpërmenduara është çertifikuar nga Universiteti i Tartusë në Estoni për “Marrëdhënie Ndërkombëtare BE-Rusi” dhe “Sudime Rajonale të Detit Baltik”. Po ashtu ajo ka ndjekur edhe disa kurse ndërkombëtare mbi konstitucionalizmin rus, politikat amerikane dhe politikat nukleare. Përveç tjerash vlenë të theksohet se politikanja Braci është njohëse e disa gjuhëve të huaja: gjuhës angleze, italiane, latine, ruse dhe asaj frënge Koha Javore: Znj. Braci, duke marrë parasysh që jeni në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe jeni kandidate për deputete për Qarkun e Shkodrës, a mund të na flisni pak për gjendjën aktuale politike në Shqipëri, si e shikoni ju? M.Braci: Gjendja aktuale politike në Shqipëri është shumë e zymtë dhe e paqartë. Sot, politika shqiptare vuan nga një mungesë totale besimi nga ana e qytetarëve , por në të njëjtën kohë dhe nga këmbëngulja e drejtuesve të klasës politike për të ruajtur pushtetin e tyre me çdo kusht. Diferenca është shumë e thellë mes kërkesave që kanë shqiptarët dhe ofertës së njëjtë 30 vjeçare që japin këta politikanë. Një ofertë e bazuar në korrupsion, premtime të pambajtura, regres dhe kryetarokraci. Këta politikanë kanë treguar se janë bashkë vetëm kur ka interesa personale të për-

20

Javore KOHA

E ENJTE, 22 PRILL 2021

puthura dhe vazhdojnë e janë bashkë për këtë qëllim. Ne, praktikisht, kemi një qeveri të korruptuar, të paaftë dhe të inkriminuar, por kemi dhe një kryeopozitar të vetëquajtur, që spanjollët do e titullonin me të drejtë “ministër Opozite, që ka shitur vullnetin e secilit prej besimdhënësve ndaj Partisë që ai sot e ka uzurpuar. Politika aktuale s’ po merret efektivisht as me pandeminë, as me ringritjen ekonomike, as me integrimin euroatlantik, as me luftën ndaj krimit e korrupsionit, as me parandalimin e shpopullimit masiv, as me politikën e jashtme, të cilat janë prioritet e çdo qytetari sot. Këtu ka vetëm show mediatik politik që prodhon vetëm mllef e indiferencë qytetare ndaj politikës. Koha Javore: Jeni politikane e re, por që prej disa vitesh e angazhuar dhe aktiviste në Forumin e Partisë Demokratike, si i

parashikoni zgjedhjet e 25 prillit, a mendoni që do të bëhen ndryshime dhe sa ka nevojë Shipëria për to? M.Braci: Besoj se zgjedhjet e 25 prillit do jenë zgjedhje vendimtare për fatin e Shqipërisë. Shqipëria ka përjetuar këto 8 vite vetëm regrese, në çdo fushë dhe sot ne të gjithë jemi përballë dy rrugëve: E para, ajo e 3 Kryetarëve që është baraz me korrupsion, regres dhe kufizime lirie. E dyta është rruga e ndryshimit, ringritjes, drejtësisë, integrimit dhe fuqizimit të shtetit, por dhe kombit shqiptar. Sepse politikanët shqiptarë në fund të ditës nuk duhet të mendojnë vetëm për 3 milionë (zyrtarisht) qytetarë Shqiptarë, por dhe për miliona të tjerë në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut e diasporë. Këto ndryshime janë domosdoshmëri në vitin 2021, përballë krizave kaq të thella sociale, politike, ekonomike, shëndetësore e ideolog-


INTERVISTË

jike që po përjetojmë. Nëse Shqiptarët zgjedhin rrugën e 3 Kryetarëve, fati i Shqipërisë do jetë i dhimbshëm. Por, unë mendoj që situata politike është aq e paaprovueshme nga bashkëqytetarët sa do ketë votë masive proteste dhe alternative këtë herë. Koha Javore: Cila është partia politike pjesë e së cilës jeni aktualisht, dhe kur është formuar? M.Braci: Partia politike në të cilën unë bëj pjesë quhet “ Lëvizja për Ndryshim”. Është një parti e qendrës së djathtë, lindur si nevojë imediate për t’ iu përgjigjur politikisht kërkesës së qytetarëve për ndryshim. Është themeluar që në Tetorin e vitit të kaluar, pra praktikisht kemi 6 muaj jetë. Në këto 6 muaj jemi detyruar të kryejmë njëkohësisht procedurat ligjore për themelimin, promovimin e kësaj partie dhe pastaj direkt fillimin e fushatës dhe ngritjen e strukturave, gjë që është sfidë e disafishtë në krahasim me partitë e tjera ekzistente. Megjithatë, këto sfida s’ janë aq të vështira kur bazë veprimi janë parimet e vlerat. Ne jemi një parti e krijuar nga të rinj brenda dhe jashtë vendi, profesionistë dhe personalitete të pakompromentuara në fushën e tyre, të pakorruptuar dhe me një të shkuar të djathtë të pastër. Shumë nga ne i kanë rrënjët politike nga Partia Demokratike, së bashku me lideren e zgjedhur po me këtë të shkuar, ish-kryeparlamentaren Znj. Jozefina Topalli, dhe i kemi hyrë kësaj rruge të vështirë për të ringritur e ndryshuar Shqipërinë, por dhe për të ringritur të djathtën që sot është prè e kryetarokracisë së imponuar. Koha Javore: Gjendemi në rretha-

na të papërshtatshme sa i përket zhvillimit të fushatave elektorale, kjo për shkak të pandemisë që ka kapluar botën. Si i organizuat takimet parazgjedhore dhe sa efektive mendoni që mund të kenë qenë këto takime? M.Braci: Takimet tona kanë qenë të shumta në numër, por të vogla në përbërje, pikërisht për shkak të pandemisë. Ne nuk hyjmë tek ata politikanë që vendosin në punë gjithë artilerinë e strukturave partiake që e gëzojnë falë siglës e jo vlerave personale e të grupit, për të treguar forcën tonë. E para, kjo nuk është treguese e frymës popullore sepse janë strukturat e anëtarësisë dhe jo qytetarë të thjeshtë dhe së dyti ne s’ mund të pretendojmë votëbesim duke vendosur në rrezik shëndetin e jetën e shqiptarëve. Prandaj, jemi të sigurtë se për aq sa kemi bërë janë takime efektive dhe pozitive. Rezultati do e tregojë më mirë. Koha Javore: Jeni juriste e diplomuar dhe aktualisht po ndiqni studimet e magjistraturës në Universitetin e Torinos në Itali për Shkenca Ndërkombëtare, po ashtu jeni njohëse e disa gjuhëve të huaja, si: angleze, italiane, frënge, latine dhe ruse.... Duke i marrë parasysh gjitha këto njohuri, pse u fokusuat pikërisht tek politika? Çfarë ju shtyu, mos ndoshta vullneti për të bërë ndryshime në vend? M.Braci: Pikërisht, fakti që studioj për Shkenca Ndërkombëtare dhe jam çertifikuar në kurse të tjera politike më bën të pandashme me politikën, si po të angazhohesha aktivisht e si jo. Megjithatë, politika për mua është dhe vokacion që e vogël dhe hyj tek ata persona që besojnë se politikan lind e nuk bëhesh. Por, ato që më shtynë të hyja konkretisht e publikisht në politikë janë analfabetizmi politik i parlamentarëve të viteve të fundit në vend, mungesa e demokracisë brenda e jashtë partive, regresi total, shpopullimi dhe situata e kryqëzuar e marrëdhënieve ndërkombëtare në nivel global, ku besoj se Shqipëria duhet të marrë një qëndrim preciz e konkret. Koha Javore: Përveçse jeni pjesë e politikës brenda vendit, ju jeni e përfshirë edhe në atë të jashtmen, a mund të na flisni diçka

më shumë për angazhimet tuaja jashtë Shqipërisë dhe po të bëjmë një krahasim, sa ndryshon politikëbërja në vendin tuaj dhe jashtë tij? M.Braci: Në Shqipëri nuk ka politikë, as politikanë. Ka interesa personale të veshur me pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe mediatik. Në një vend ku s’ ka të majtë e të djathtë, ku s’ ka debat politik ideologjik, ku nuk ka përballje idesh , por militantësh, dhe ku nuk ka forume e think-tanke partiake, por kafe dhe festa partiake ,nuk mund të flasim për politikëbërje.Këtu qëndron ndryshimi mes partive politike jashtë vendi , ku unë marr pjesë dhe me strukturat kryetarokrate shqiptare. Koha Javore: Ju njohim edhe si mbesa e ish-shkrimtarit, akademikut dhe albanologut të njohur shqiptar Martin Camaj, sa ju gëzon ky fakt? M.Braci: Ky fakt më gëzon shumë, por dhe më jep shumë përgjegjësi. Është e vështirë, por sfiduese të jesh stërmbesë e një kolosi letrar si Camaj e të kërkosh të mbash atë nivel intelektualizmi e mirësie për kombin tënd. Koha Javore: Kur mendoni që do ta shohim Shqipërinë të antarësuar në BE, sa optimiste jeni ju sa i përket kësaj çështjeje? M.Braci: Sigurisht, as brenda 100 ditëve të qeverisë së pas 25 prillit, siç thotë Lulzim Basha, por as momentalisht siç thotë Edi Rama. Unë jam duke u profilizuar në fushën e studimeve Evropiane dhe e di si është situata brenda BE-së dhe e jona. Di dhe procesin burokratik të plotësimit të kapitujve të Traktateve Evropiane që zgjat shumë. As ne s’ jemi gati për të hyrë, as BE-ja s’ është gati të na pranojë pa u evropianizuar Shqipëria, por gjithmonë duke ruajtur identitetin kombëtar. Nuk kam një datë konkrete, por di që kur të fillojë ndryshimi brenda nesh, do fillojë dhe afrimi ndaj strukturave evropiane. Koha Javore: Një mesazh për të gjithë votuesit tuaj? M.Braci: Më 25 prill, zgjidhni identitetin kombëtar dhe dinjitetin personal, para siglave partiake dhe interesave personale të 3 Kryetarëve. Më 25 prill, zgjidhni Ndryshimin, para Riciklimit. Më 25 prill, mos e shit votën, sepse je Intervistoi: Shtjefën Ujkaj Shqiptar! E ENJTE, 22 PRILL 2021

Javore KOHA

21


MOZAIK

Çfarë më ka mësuar pandemia COVID-19?!

Kujtesë për t’i vler gjërat e vogla në j Kjo botë është e ndërlidhur. Ne shpesh mendojmë për secilin vend si një entitet të veçantë dhe që janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Brenda disa muajve nga identifikimi i parë i virusit, ai u përhap në pothuajse çdo vend dhe u shpall një pandemi globale. Pavarësisht nga ndryshimet dhe distanca midis vendeve, ne po luftojmë të njëjtin virus dhe po luftojmë të njëjtin “armik” ditshme ndaluan dhe çdo ndjenjë e normalitetit ishte e humbur. Ndërsa ndalemi dhe shikojmë botën përreth nesh, nuk mund të mos e kuptoj atë që e konsideroja si të mirëqenë. Donika Lulgjuraj Covid-19 na ka dhënë disa mësime të jetës si: -Kjo botë është e ndërlidhur. Ne shpesh mendojmë për secilin vend Gjatë vitit të kaluar, pandemia si një entitet të veçantë dhe që janë COVID-19 ka kthyer jetën tonë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. përmbys dhe ka ndryshuar jo vetëm Brenda disa muajve nga identifikimi i mënyrën e të jetuarit dhe të punës, parë i virusit, virusi u përhap në pothpor edhe mënyrën e të menduarit uajse çdo vend dhe u shpall një pandhe sjelljet tona. Rutinat tona të për- demi globale. Pavarësisht nga ndry-

22

Javore KOHA

E ENJTE, 22 PRILL 2021

shimet dhe distanca midis vendeve, ne po luftojmë të njëjtin virus dhe po luftojmë të njëjtin “armik” . -Njerëzit janë krijesa shoqërore dhe ne kemi nevojë për ndërveprim shoqëror dhe kontakte njerëzore. Pandemia COVID-19 ka theksuar rëndësinë e ndërveprimit shoqëror dhe kontaktit njerëzor pothuajse në të gjitha aspektet e jetës sonë, përfshirë arsimin, punësimin dhe argëtimin. Përpjekjet për të zvogëluar përhapjen e virusit, duke përfshirë distancën fizike, karantinën dhe urdhrat e qëndrimit në shtëpi, kanë


MOZAIK

Njerëzit janë adaptues dhe jeta është më fleksibile nga sa mendojmë. Pandemia ka qenë një kohë e ndryshimeve të jashtëzakonshme, dhe na është dashur të ndryshojmë me shpejtësi dhe t’i përshtatemi situatës përreth nesh. Shumë individë kanë humbur vendin e punës dhe janë detyruar të gjejnë mënyra krijuese për të paguar faturat

rësuar jetë nxitur dhe përkeqësuar izolimin dhe vetminë shoqërore. Dhe aq sa e konsideroj veten një person të pavarur që ka udhëtuar neper qytete të reja kjo pandemi më ka bërë të kuptoj se sa më mungojnë gjërat aq të thjeshta si një përqafim me të afërmit apo edhe një kafe me një mik në kafene. -Njerëzit janë adaptues dhe jeta është më fleksibile nga sa mendojmë. Pandemia ka qenë një kohë e ndryshimeve të jashtëzakonshme,

dhe na është dashur të ndryshojmë me shpejtësi dhe t’i përshtatemi situatës përreth nesh. Shumë individë kanë humbur vendin e punës dhe janë detyruar të gjejnë mënyra krijuese për të paguar faturat. Shumë të tjerë filluan të punojnë nga shtëpia. Shkollat u kthyen në internet me të mësuarit në distancë ( virtual). Kjo pandemi ka qenë një dëshmi e asaj se sa elastik jemi si njerëz dhe aftësia jonë për të qenë fleksibël përballë

Me mbi 1.1milion jetë të humbura nga pandemia në të gjithë botën, kjo pandemi më ka bërë që të rimendoj përparësitë e mia dhe të kujtoj se sa e çmuar është jeta. Ka qenë një kujtesë për të vlerësuar gjërat më të vogla në jetë - gjërat që unë shpesh i marr si të mirëqena. Me kaq shumë vdekje çdo ditë, unë jam mirënjohëse për familjen dhe miqtë e mi, edhe nëse kjo do të thotë thirrje video dhe mesazhe me tekst, ndërsa ne nuk mund ta shohim njëri-tjetrin personalisht

pasigurisë dhe situatave të papritura. -Jeta është e çmuar. Jini mirënjohës për atë që keni. Me mbi 1.1milion jetë të humbura nga pandemia në të gjithë botën, kjo pandemi më ka bërë që të rimendoj përparësitë e mia dhe të kujtoj se sa e çmuar është jeta. Ka qenë një kujtesë për të vlerësuar gjërat më të vogla në jetë - gjërat që unë shpesh i marr si të mirëqena. Me kaq shumë vdekje çdo ditë, unë jam mirënjohëse për familjen dhe miqtë e mi, edhe nëse kjo do të thotë thirrje video dhe mesazhe me tekst, ndërsa ne nuk mund ta shohim njëri-tjetrin personalisht. Me kaq shumë njerëz që sëmuren, unë jam mirënjohëse për shëndetin tim. Me kaq shumë njerëz që humbin punën dhe po bëhen të pastrehë, unë jam mirënjohëse për ushqimin dhe një vend për të thirrur shtëpi. Kjo pandemi më ka bërë që të rivlerësoj jetën time dhe të vlerësoj përparësitë e mia dhe shërbeu si një kujtesë se sa e çmuar është jeta dhe të vlerësoj gjërat e vogla në jetë. E ENJTE, 22 PRILL 2021

Javore KOHA

23


FOKUS

Shpimet për naf bregdetin e Ulqi zhvillimin e Këto ditë nisi procesi i shpimit në bregdetin e Ulqinit për gjetjen e naftës dhe gazit, gjë e cila shkaktoi reagime dhe shqetësime të dukshme tek ambientalistët, shoqëria civile dhe tek banorët e qytetit. Shpimet për hidrokarbure po bëhen vetëm dhjetëra kilometra larg bregut të detit, ku sipas tyre, rrezikohen resurset e pasura natyrore e posaçërisht turizmi i kësaj zone. Përfaqësuesja e shoqërisë civile në Ulqin, zonja Zenepe Lika vuri në dukje se strategjia zhvillimore e Malit të

24

Javore KOHA

E ENJTE, 22 PRILL 2021

“ Strategjia zhvillimore e Malit të Zi është e bazuar në zhvillimin e turizmit. Për këtë arsye nuk përputhen këto dy gjëra: shpimet dhe platformat e naftës me turizmin elitar siç pretendon gjithë këto vite Mali i Zi”, tha zonja Lika

Zi dhe posaçërisht e Ulqinit është e bazuar në zhvillimin e turizmit. “ Strategjia zhvillimore e Malit të Zi është e bazuar në zhvillimin e turizmit. Për këtë arsye nuk përputhen këto dy gjëra: shpimet dhe platformat e naftës me turizmin elitar siç pretendon

gjithë këto vite Mali i Zi”, tha zonja Lika. Kjo veprimtari në bregdetin e Ulqinit, sipas analistit Mustafa Canka është shkatërruese dhe rrezikon mirëqenien ekonomike të këtij qyteti. “Bëhet fjalë për një projekt shkatër-


FOKUS

ftë dhe gaz në init rrezikojnë e turizmit rues, i cili sjellë në pikëpyetje mirëqenien tonë në këto hapësira, detin e bukur të Ulqinit si dhe ekonominë tonë, kryesisht zhvillimin e turizmit”, tha Canka. Zonja Lika, vë në dukje, se Mali i Zi nuk është në gjendje të reagojë në mënyrën e duhur ndaj avarive të mundshme gjatë shpimit në det. “ Duhet të theksojmë se edhe kapacitetet e resurseve teknologjike dhe njerëzore të Malit të Zi janë të varfra dhe nuk janë në gjendje të reagojnë ndaj ndonjë avarie të mundshme në det”, tha zonja Lika.

Ndërkaq, Drejtoria e Hidrokarbureve të Malit të Zi ka bërë të ditur se gjatë hulumtimit, shpimit dhe eksploatimit të mundshëm të naftës dhe gazit, shteti ka paraparë implementimin e standardeve më të larta nga aspekti i mbrojtjes së njerëzve dhe të ambientit. Kjo drejtori e vlerësoi lart kompaninë italo-ruse “Eni Novitek” dhe shprehen optimiste se shpimet në këtë zonë do të përfundojnë me sukses. a.s

“Bëhet fjalë për një projekt shkatërrues, i cili sjellë në pikëpyetje mirëqenien tonë në këto hapësira, detin e bukur të Ulqinit si dhe ekonominë tonë, kryesisht zhvillimin e turizmit”, tha Canka

E ENJTE, 22 PRILL 2021

Javore KOHA

25


KULTURË

U bë përurimi i romanit “Gjurmë që mbesin” të autores Edita Nimanbegu

Roman mbi vuajtje dhe sakrificën e fe “Duke qenë se jetojmë në një shoqëri ku femra ka vuajtur dhe nuk është respektuar sa duhet, andaj vuajtjet e saj ishin të mëdha. Kjo më ka nxitur që të flas për këto gjëra. Ndoshta ndjenja e zemërimit kundrejt padrejtësive ishte arsyeja e vetme që unë u nxita të shkruaj për femrën”, ka thënë Nimanbegu Ulqin - Në sallën e konferencave të hotelit “Plaza”, të shtunën është bërë përurimi i romanit “Gjurmë që mbesin” të autores Edita Nimanbegu. Moderatorja Adriana Hoxha, studiuese e letërsisë, ka thënë se që në titull kuptojmë se libri ka për të trajtuar diçka që ka ndodhur në të shkuarën, gjurmë që kanë ngelur në jetët e personazheve të romanit. “Romani ka në qendër figurën e femrës, ashtu siç kemi vënë re që Edita zakonisht trajton figurën e femrës në librat e saj. E trajton atë në forma të ndryshme duke treguar vuajtjet të

26

Javore KOHA

E ENJTE, 22 PRILL 2021

cilat femrat në përgjithësi kanë kaluar gjatë hapërimit të tyre”, ka thënë ajo. Në vështrimin e saj për librin Lumnije Rexha – Bisha, edukatore dhe autore e disa librave për fëmijët parashkollorë, ka thënë se duke lexuar romanin “Gjurmë që mbesin” është mbushur me impresione dhe është kthyer në ditët e fëmijërisë së saj “kur të gjithë fëmijët e lagjes luanin bashkë rrugicave, në oborre e kopshtije, e ku të gjithë fëmijët kishin edhe obligimet e veta në familje”. Ajo ka theksuar se autorja i shtjellon mirë dramat njerëzore dhe se brezat

e ardhshëm duhet të njihen me vuajtjet e sakrificat e femrës përmes personazheve të këtij libri. “Gëzimi dhe dhimbja, lumturia dhe vuajtja janë personazhet e romanit që përballen nga dekada në dekadë me sfida të shumta për të jetuar jetën. Jeta, personazhi kryesor i veprës na jep mesazhin thelbësor: Nëse ne si femra jemi këmbëngulëse në realizimin e ëndrrave, dëshirave dhe pikësynimeve tona, çdo sfidë të jetës do ta përballojmë dhe do të mposhtim çdo barrierë që na pengon në arritjen e qëllimeve që i kemi vënë


KULTURË

en emrës vetes”, ka thënë Bisha. Në bashkëbisedim me moderatoren e takimit, autorja e librit Edita Nimanbegu ka treguar për nxitjen dhe frymëzimin e saj për të folur për femrat, të cilat janë në qendër të librave të saj. “Duke qenë se jetojmë në një shoqëri ku femra ka vuajtur dhe nuk është respektuar sa duhet, andaj vuajtjet e saj ishin të mëdha. Kjo më ka nxitur që të flas për këto gjëra. Ndoshta ndjenja e zemërimit kundrejt padrejtësive ishte arsyeja e vetme që unë u nxita të shkruaj për femrën”, ka thënë ajo. Në vërejtjen e moderatores se femrat që ajo i trajton në libër janë, pak a shumë, të ndryshme nga të tjerat, sepse kanë vullnetin, dëshirën, ndoshta edhe guximin për të vepruar ndryshe në një shoqëri maskiliste, siç është ajo për të cilën flitet në libër, Nimanbegu ka thënë se edhe sot kjo gjendje nuk ka ndryshuar aq shumë,

“Jeta, personazhi kryesor i veprës na jep mesazhin thelbësor: Nëse ne si femra jemi këmbëngulëse në realizimin e ëndrrave, dëshirave dhe pikësynimeve tona, çdo sfidë të jetës do ta përballojmë dhe do të mposhtim çdo barrierë që na pengon në arritjen e qëllimeve që i kemi vënë vetes”, ka thënë në vështrimin e saj për librin Lumnije Rexha - Bisha

duke pranuar se edhe në kohën e sotme është vështirë të jesh ndryshe dhe të jetosh kundër rrjedhës së kohës. “Mendoj se në një vend të vogël është përherë e vështirë që të kesh mendime të ndryshme dhe të jetosh një jetë që të pëlqen. Ka shumë elemente të cilat ndikojnë, që i nxisin njerëzit të flasin për të tjerët dhe ka paragjykime. Mirëpo kjo gjë ishte e theksuar më herët më tepër. Kurse besoj që në ditët e sotme nuk kanë ndryshuar aq shumë kohërat dhe mund të them se akoma ekzistojnë gratë apo femrat të cilat mund ta gjejnë veten në romanin tim”, ka thënë ajo. Autorja ka treguar se shumë histori që shtjellohen në roman bazohen në ngjarje të vërteta, por ka edhe ndërthurje. Ndërsa lidhur me fundin e lumtur të romanit, ajo ka thënë se jo të gjitha historitë kanë pasur fund të lumtur, por që ka dashur të japë një

mesazh pozitiv. “Romani patjetër ka edhe ndërhyrje. Mirëpo historitë janë bazuar në ngjarje të vërteta, por janë të modifikuara dhe në të vërtetë të gjitha historitë nuk patën fundin e lumtur, por dëshira ime që të jetë ashtu më nxiti që ta shkruaj në atë mënyrë”, ka thënë Nimanbegu. Gjatë përurimit është lexuar edhe vështrimi i redaktorit të librit, shkrimtarit Jaho Kollari. Për shkak të situatës epidemiologjike, përurimi është mbajtur pa publik, vetëm në prani të mediave. Libri “Gjurmë që mbesin” është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, ndërsa është mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Ky është libri i dytë i autores Edita Nimanbegu, e cila më herët ka botuar romanin “Shtigjet e fatit”. i. k. E ENJTE, 22 PRILL 2021

Javore KOHA

27


KULTURË

Në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin u mbajt aktiviteti letrar-muzikor “Natë poezie dhe muzikë”

Ndërthurje e vargjeve me muzikën Nxënësit e Shkollës së Mesme në Ulqin kanë lexuar në gjuhën shqipe dhe malazeze pjesë nga krijimtaria e autorëve vendas. Ndërthurja e natyrshme e fjalës me muzikën ka sjellë frymën rinore dhe ka krijuar një atmosferë të ngrohtë për të pranishmit Ulqin – Vargjet e krijuesve vendas kanë ardhur nëpërmjet leximit të nxënësve të Shkollës së Mesme “Vëllazërim-Bashkim” në aktivitetin letrar-muzikor, të titulluar “Natë poezie dhe muzikë”, që është mbajtur të shtunën në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin. Njëmbëdhjetë nxënësit e kësaj shkolle: Diandra Koçan, Arbër Seferi, Edita Kovaçeviq, Anesa Veliq, Sanja Çausheviq, Endrit Seferi, Iva Miniq, Kujtesa Kurti, Irena Selçanin, Ang-

28

Javore KOHA

E ENJTE, 22 PRILL 2021

jella Niloviq dhe Amra Demiri kanë lexuar në gjuhën shqipe dhe malazeze pjesë nga krijimtaria e autorëve Hajro Ulqinaku, Ibrahim Berjashi, Basri Çapriqi, Ali Gjeçbritaj, Shaban Osmanaj, Hajredin Kovaçi, Haxhi Shabani, Suzana Llolla, Lumnije Hoxha, Andrej Nikollaidis, Avdija Kajeviq, Senad M. Karagjuzoviq, Skender Osmani, Argëzon Sulejmani, Flutur Mustafa, Gazmend Çitaku, Valbona Bajri, Besmir Asllani, Vediha Gjoni, Kosta M. Kuzman dhe Iva Miniq.

Ndërthurja e natyrshme e fjalës me muzikën, përmes këndimit të Diellza Ramës nën shoqërimin e Imi Nimanbegut, ka sjellë frymën rinore dhe ka krijuar një atmosferë të ngrohtë për të pranishmit. Përpos tjerash, aktiviteti kishte për qëllim promovimin e autorëve vendas dhe njohjen e nxënësve me krijimtarinë e tyre. Mbrëmja letrare-muzikore është organizuar nga Qendra e Kulturës – i. k. Ulqin.


IN MEMORIAM

Skënder Temali (1946-2021)

Të shtunën, në moshën 75-vjeçare vdiq shkrimtari, mësuesi i letërsisë dhe publicisti nga Shkodra, Skënder Temali. Ai e humbi luftën me COVID-19 pasi që prej një muaji ishte i infektuar. Skënder Temali ka lindur në Shkodër, më 30 korrik 1946. Në këtë qytet kreu Universitetin “Luigj Gurakuqi”. Për 15 vjet punoi redaktor në shtypin e Radion e Shkodrës, revistën “10 Korriku” dhe për një çerek shekulli mësues i letërsisë dhe drejtues në shkollat e mesme. Është përfshirë në enciklopedi e përmbledhje të ndryshme letrare. Krijime të tij janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Në vitin 2018 doli vëllimi i tij me tregime në gjuhën malazeze “Këtë dimër nuk ra dëborë”, botim i Qendrës për Ruajtjen dhe

Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi. Si publicist e shkrimtar është nderuar me çmime lokale e kombëtare. Në vitin 2001, me tregimin “Këpucët e turpit” në gjuhën italiane, merr çmimin special të jurisë në Konkursin e 7-të Ndërkombëtar të Shoqatës së Shkrimtarëve e Artistëve “Cristalide” të Italisë, mes 462 shkrimtarëve nga shumë shtete të botës. Në vitin 2015, me poemën “Unë, Ballkani dhe Europa”, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës në manifestimin mbarëkombëtar “Drini poetik” i akordoi Çmimin “Adem Demaçi”. PEN Klubi i Malit të Zi e ka nderuar me mirënjohjen e tij. Në vitet 2013-2017 themeloi dhe kryesoi Shoqatën e Shkrimtarëve të Shkodrës, duke përmbledhur e reda-

ktuar tri antologji voluminoze “Pena e Shkodrës” me krijime të anëtarëve të kësaj shoqate. Si shkrimtar dhe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shkodër vendosi urat e bashkëpunimit midis shkrimtarëve të Shkodrës dhe atyre shqiptarë në Malin e Zi. Ai ishte redaktor i librave të disa autorëve nga Ulqini, pjesëmarrës në aktivitete letrare dhe kulturore në trevat shqiptare në Mal të Zi. Po ashtu udhëhoqi mjaft promovime librash dhe qe bashkëpunues në veprimtari të përbashkëta me organizata homologe në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni. Si shkrimtar ka lëvruar të gjitha gjinitë e letërsisë, që nga letërsia e deri te monodrama. Që nga viti 1971 botoi rreth 20 vëllime në poezi e prozë. Ka lënë në dorëshkrim disa vepra. Përpos vlerave letrare, Temali shquhej si një njeri me vlera e virtyte të rralla njerëzore që rrezatonte më së miri qytetarinë shkodrane dhe tek i cili mishërohej natyrshëm dija, kultura, maturia, altruizmi etj. Vdekja e tij përbën një humbje të madhe për letërsinë dhe kulturën shkodrane, por edhe për atë shqiptare në përgjithaësi. U varros të dielën në Shkodër. (Kohapress) E ENJTE, 22 PRILL 2021

Javore KOHA

29


MOZAIK

Shtëpitë tradicionale trieshjane

Vlera të zhdukura kulturës popullor

Trieshjanët, sikur të gjithë shqiptarët e tjerë që kanë jetuar në zona malore, kanë ëndërruar të kenë një shtëpi të mirë banimi. Në kohët e hershme kjo gjë realisht nuk ka qenë e mundur për shkak të kushteve ekonomiko –sociale dhe varfërisë në të cilën ata kanë jetuar. Banorët e nëntë fshatrave të Trieshit fillimisht kanë jetuar në kasolle të këqija të ndërtuara nga ata vetë

Gjekë Gjonaj

Zgjedhja e trollit

Këto shtëpi tradicionale banimi i ndërtonin në vende të ngritura, shpate mali e në kodrina, për të mos zënë tokën e paktë pjellore , por edhe për t’u mbrojtur nga lagështia, ku tërë ditën nxenë dielli ( në shulla) , ndërsa më rrallë në ndonjë luginë, apo pranë ujit siç është rasti në fshatin Cemi i Trieshit. Këto shtëpi të përhershme banimi qenë të tipit të dendur, domethënë të grumbulluara nëpër çdo fshat e mëhallë larg njëra tjetrës 1-10 kilometra. Kjo zgjedhje e truallit për ndërtimin e shtëpisë bëhej për arsye praktike, respektivisht materiale. Por trieshjanët nuk i kanë ndërtuar shtëpitë vetëm në atë truall, i cili i plotëson vetëm kushtet natyrore dhe praktike, nëse nuk plotësohen edhe kushtet e natyrës shpirtërore, sepse ishin të ngarkuar me besime dhe besëtytni të ndryshme. Ata nuk ndërtonin shtëpi në atë vend ku mund të kenë qenë ndërtuar kishë ose ndonjë varr, të cilat konsideroheshin vende të

30

Javore KOHA

E ENJTE, 22 PRILL 2021

rrezikshme për pjesëtarët e familjes. Po ashtu nuk preferonin të ndërtonin shtëpi në trollin e shtëpisë së vjetër ku nuk ka pasur përparim në familje dhe në ekonomi shtëpiake. Ka qenë traditë gjithashtu që në themelet e shtëpisë kur fillon ndërtimi i shtëpisë të theret ndonjë dash, dele shterpë apo ndonjë gjel. Besohej se shtëpia e cila është ndërtuar “ në troll të keq”, ose pa therjen e ndonjë kafshe shtëpiake ( përgjakjen e themelit) nuk do të përparojë. Ishte zakon i vjetër që kur të përfundojë kulmi i shtëpisë në maje të tij të vihet një shami e kuqe , që simbolizonte flamurin kombëtar.

Tipet e shtëpive tradicionale

Sipas të dhënave gojore të trieshjanëve, ngase nuk kemi të dhëna të tjera të plota arkitekturore , rezulton se kasollet për strehimin e njerëzve në këtë trevë kryesisht kanë qenë të ndërtuara me thupra druri ( me gardh) dhe me gurë. Ato kanë qenë përdhese, të shtruara me baltë e të mbuluara me kashtë. Në të katër qoshet e kasolles janë vendosur shtylla druri të forta prej lisi etj. Midis shtyllave vendosnin hunj të gjatë që përfundonin me dy degë ( grremça) në formën e shkronjës V, që shërbenin për të vendosur drurët lidhës, horizontalë. Ndërmjet këtyre drunjve ( furkave) ngrihej gardhi

deri atje ku nis çatia e kasolles. Ato pastaj lidheshin e përforcoheshin me anë të trarëve, kurse mbi to ndërtohej kulmi prej hunjve të tjerë prej druri. Sipër gjithë sipërfaqes së çatisë vendosej kashta e ngjeshur , që të mos depërtojë shiu. Kashta më e mirë thonë ishte ajo që merret nga thekra, kashta e elbit dhe ajo e grurit. Kasollet e moçme të thjeshta për njerëz, siç thamë më lartë, janë ndërtuar edhe prej guri të papërpunuar pa baltë e pa gëlqere. Edhe ato kanë qenë përdhese dhe të mbuluara me kashtë. Muret e kasolles, nga ana e brendshme, në kohën për të cilën bëhet fjalë, lyheshin me baltë të bardhë të përzier me byk (mbeturina kashte dhe kallinjsh që mbeten nga shirja e grurit) ose me gëlqere. Shfrytëzimi i kasolleve të lashta si banesë, për shkak se aty ndizej zjarri, paraqisnin edhe rrezik. Djegia e druve nga zjarri e mbushte kasollen me tym, nga i cili njerëzve u lotonin sytë dhe u zihej fryma, si rezultat i koncentrimit në të të gazit karbonik CO2. Zjarri ndizej në kasolle drejtpërdrejt në vatër, pra në tokë. Kjo e bënte kasollen të ftohtë për banorët që jetonin brenda saj. Gjatë shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX në Triesh dominonin shtëpitë me mure të ndërtuara me gurë të latuar e me gëlqere dhe mure me gurë e me baltë, të mbuluara me tjegulla.


MOZAIK Një shtëpi banimi e vjetër trieshjane

ra të re Këto shtëpi kryesisht ishin të vogla, varësisht nga numri i anëtarëve të familjes. Pra, në dimensionet e shtëpisë së Trieshit ka ndikuar numri i pjesëtarëve të familjes . Familjet me shumë anëtarë kishin shtëpi më të mëdha, se sa familjet me më pak anëtarë. Shumica e tyre kishin dritare të vogla, dhe s’kishin tymtarë (kumin). Në vend të tymtarit shpesh herë kishte një vrimë të vogël në kulm të shtëpisë. Shtëpitë më të thjeshta ishin përdhese në formë katërkëndëshi me dy ndarje. Në njërën anë ka jetuar familja, kurse pjesa tjetër është shfrytëzuar për bagëti (dele, dhi, lopë, e kafshë tjera shtëpiake). Më së shumti kishte shtëpi në kat dhe gjysmë kat të cilat përshtateshin në terrenin e pjerrtë ( gjysma e poshtme me dy kate dhe e sipërmja me një kat përdhese). Në shumicën e rasteve në njërin kafkan të shtëpisë, ndërtohej oxhaku, afër të cilit ishte vatra e zjarrit ku përgatitej ushqimi. Shtëpitë e këtij tipi zakonisht kishin vetëm një derë dhe nga një ( rrallëherë) dy dritare të vogla ( në çdo kthinë) prej druri. Por, ka pasur raste që në shtëpia të mëdha janë ndërtuar dy dyer prej dërrasave të trasha dhe dy oxhaqe prej guri të skalitur me mjeshtëri, nga duart e gurgdhendësve vendas e të tjerëve. Kulmi ( pullazi) i shtëpive në Triesh ishte me dy ujna ose me katër ujna ( dy ose katër strehë). Shtëpitë e ndërtuara në kat kanë pasur tavan ( çardak) . Ato kanë vetëm dy ambiente ( kthina) . Në katin përdhes ndodhej ahuri (ahri) për bagëti , kurse në katin mbi ahur ndodheshin pjesët e tjera ku organizohej jeta e familjes “ shpija e zjarmit”( kuzhina) dhe dhoma e ( të) fjetjes. Shkallët për në kat kanë qenë brenda në ahur ose përjashta.

Edhe pse shtëpitë trieshjane ishin të vogla aty gjithmonë kishte vend për mysafirë. Ndërtime prej druri në këtë periudhë kohore për të cilën po flasim ka shumë më pak dhe ato ishin kasolle për bagëti ose kotece të vogla ( hangarë) për pak drithëra e gjëra të tjera të ekonomisë shtëpiake. Këto ndodheshin në oborre të shtëpive. Oborri i trieshjanëve zakonisht nuk ishte i rrethuar me lëndë e dërrasa ose me gardh, sepse në këtë trevë nuk ka qenë traditë të ngritën rrethoja të larta e të forta individuale pasi mbrojtja këtu gjithmonë ka qenë kolektive. Vendi me vathë e me kasolle ishte i rrethuar me drunj. Në hyrje të vathës kishte një shtrungë (derë prej dërrasash druri) , ku mileshin dhentë që ishin me numër të madh dhe nuk i nxinte kasollja. Trieshjanët përveç vendbanimeve të vjetra të përhershme kanë pasur, edhe ato të përkohshme ose sezonale ( verore) . Ato janë tëbanat ( dbanet) në bjeshkën e Koritës dhe Koshticës, ku kanë jetuar me bagëti gjatë stinës së verës. Edhe tëbanat e ndërtuara prej guri të papërpunuar dhe të mbuluara me kashtë janë të shpërndara sikur vendbanimet e përhershme. Gjithashtu ato nuk janë afër njëra-tjetrës, sepse këtu ( në bjeshkë) bagëtia ka nevojë për hapësirë edhe më të madhe se në fshat.

Orenditë shtëpiake tradicionale

Çdo shtëpi e vjetër në fshatrat e Trieshit ka pasur orenditë shtëpiake për gatim, për ushqim, për larje etj. Orenditë kanë qenë primitive. Po ju tregojmë disa nga këto pajisje. Për pjekjen e bukës dhe ushqimeve tjera, si lakëroje, pite, mish, patate etj. shërbente vatra prej guri dhe ka-

kini ( saçi) me prush, kusia për zierjen e ushqimit, magjja për përgatitjen e bukës ose për qumësht, mjelca e qumështit ( tamblit), kusia për zierjen e ushqimit, tepsi,a fulterja, thika luga, sofra rrumbullake për ngrënie, stolat trekëmbësh ose ndonjë karrige e gjerë e ulët ( stollovaça), bulera për ujë të pijshëm, zakopi për djathë e kos, tëpini për tëlyen, arka e mielit, arka e rrobave, kandili me vajguri ( bishtuku) etj. Shumica e pajisjeve për nevojat e përditshme në shtëpitë tradicionale, trieshjane të vatrës, të gatimit, të ngrënies, të fjetjes, të ndenjjes, të mbajtjes së plaçkave, të ndriçimit etj. janë prej druri, prej dheu dhe prej tekstili, të punuar zakonisht brenda ekonomisë shtëpiake. Shumë nga këto sot nuk i gjen as dhe për kujtim.

Ndryshimet në arkitekturën e ndërtimeve

Si rezultat i përmirësimit të kushteve të jetesës pas rënies së komunizmit në gjysmën e dytë të shekullit XX në Triesh bien në sy shumë ndryshime të tipareve tradicionale të kulturës popullore, mes të cilave edhe në arkitekturën e ndërtimeve të shtëpive. Prej atëherë arkitektura popullore në Triesh ka përjetuar ndryshime të dukshme. Ndërkohë u ndërtuan shumë shtëpi të reja. Në disa fshatra , madje aty këtu ato kanë pamjen deri diku të shtëpive në qytet. Shtëpi të tilla ka në fshatin Delaj etj. Ato i kanë ndërtuar trieshjanët në mërgim. Por, për fat të keq shumica e tyre gjatë gjithë vitit qëndrojnë të mbyllura sepse të zotët e tyre ndodhen larg vendlindjes. Në malin e Trieshit sot nuk mund të shohësh asnjë shtëpi të vjetër prej druri a guri të mbuluar me kashtë, madje nuk arrita të gjej asnjë fotografi të para 100 – vjetëve të Trieshit. Këto objekte të moçme e të veçanta të arkitekturës popullore ikën. U zhdukën. Shkuan sikur mos të kishin qenë. U harruan. E ranë në gjumë të flenë. Si gjurmë e ekzistencës të këtyre vlerave popullore kanë mbetur vetëm rrënojat ( gërmadhat) e murishtave të tyre të lëna pas dore, të cilat ruhen vetëm në kujtesën e njerëzve që “po firojnë “ njëri pas tjetrit. E ENJTE, 22 PRILL 2021

Javore KOHA

31


MOZAIK

Qytetarët e mllefosur të Komunës së Gucisë pyesin

Pse në Guci nuk ka pikë për vaksinim? Guci – Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Malit të Zi që me rastin e formimit të pikave për vaksinim kundër koronavirusit Covid-19 mos ta përfshijë edhe Gucinë, ka shkaktuar mllef, revoltë dhe komente të shumta të qytetarëve të Komunës së Gucisë në rrjetet sociale. Është paraparë që qytetarët e Gucisë me rrethinë për vaksinë të shkojnë në Plavë, që sipas komentimeve udhëtimi vetëm rrit rrezikun nga infektimi. Në konferencën për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë, të mbajtur në Podgoricë, gazetarët kanë pyetur drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit, dr. Danillo Jokiq, për ç’arsye Komuna e Gucisë nuk ka fituar pikë të veçantë për vaksinim, dhe se banorët e kësaj komune detyrohen të udhëtojnë në Plavë, me ç’rast në të dy drejtimet t’i kalojnë rreth 25 kilometra. Dr. Jokiq ka deklaruar se vlerësimi

i Shtëpisë së Shëndetit në Plavë është që mund të organizojnë vaksinimin në Plavë për banorët e Gucisë, por ai ka shtuar se sërish do të shqyrtojnë vendimin dhe do të arrijnë te zgjidhja që do të jetë më e mirë për banorët e Gucisë. Çështja e mungesës së pikës për vaksinim në Guci është aktualizuar dhe komentuar edhe në seancën e Kuvendit të Komunës së Gucisë, të mbajtur më 19 prill 2021, me ç’rast këshilltarët e kanë pyetur drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit në Plavë,

dr. Omer Shahmanoviq, në përbërje të së cilës punon edhe Stacioni Shëndetësor i Gucisë, me rastin e elaborimit të tij përkitazi me informatën mbi realizimin e kujdesit shëndetësor në Komunën e Gucisë në vitin 2020, pse Gucia është komuna e vetme në Mal të Zi pa pikë për vaksinim? Dr. Shahmanoviq premtoi se ky problem do të zgjidhet shumë shpejt dhe se edhe Komuna e Gucisë do ta ketë pikën e vaksinimit. Shaban Hasangjekaj

Nga Ambasada e Izraelit në Beograd

Donacion me vlerë për Shtëpinë e Shëndetit në Plavë Plavë – Në kuadër të mbështetjes së masave për parandalimin e përhapjes së epidemisë, si pasojë e koronavirusit Covid-19, por edhe të ofrimit të ndihmës mjekësore të të prekurve nga virusi në fjalë, të premten, më 16 prill 2021, Shtëpisë së Shëndetit “Dr. Branko Zogoviq” në Plavë i është

32

Javore KOHA

E ENJTE, 22 PRILL 2021

dorëzuar donacioni me vlerë nga ana e Ambasadës së Izraelit në Beograd, në formë të pajisjes medicinale: Defibratori TEK 5621K, koncentratori i oksigjenit i modelit 9F-5, si dhe katër këmbalecë infuzioni. Donacionin e Agjencisë së Izraelit për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndër-

kombëtar (MASHAV), në emër të Ambasadës së Izraelit, drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Plavë, dr. Omer Shahmanoviq, ia ka dorëzuar konsulli i nderit i Izraelit në Mal të Zi, Millosh Komneniq. Sh. Hasangjekaj


MOZAIK

Në seancën e parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Gucisë në vitin 2021

U miratua Llogaria përfundimtare e Buxhetit për vitin 2020 Guci – Në seancën e parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Gucisë, të mbajtur të hënën, janë shqyrtuar dhe miratuar një vistër propozim vendimesh, programesh, informatash dhe raportesh të komisioneve, këshillave e organeve të qeverisjes lokale, të organizatave dhe institucioneve publike që punojnë dhe veprojnë në kuadër të Komunës së Gucisë. Në seancë, në rendin e ditës të së cilës ishin 29 pika, kanë marrë pjesë 29 këshilltarë prej gjithsej 30 sa numëron Kuvendi i Komunës së Gucisë. Në fillim të saj u verifikua mandati i këshilltarit të ri të koalicionit të partive shqiptare “Bashkë për Guci”, Memë Balidemaj, në vend të këshilltarit të deritashëm të koalicionit në fjalë, Asdren Çelaj, që paraprakisht kishte dhënë dorëheqje nga detyra e këshilltarit për shkak të konfliktit të interesit meqë kishte kaluar në detyrë të re në Komunë. Pastaj u miratua procesverbali nga seanca e jashtëzakonshme e mbajtur më 5 mars 2021 dhe rendi i plotësuar i ditës edhe me një pikë të re – Propozim vendimi mbi dhënien e pëlqimit në kontratën mbi besimin e kryerjes së veprimtarive komunale dhe shfrytëzimit të infrastrukturës komunale dhe mjeteve të tjera në pronësi të Komunës së Gucisë, të propozuar nga drejtori i SHPK “Vep-

rimtaritë Komunale”, Demir Bajroviq. Seanca e filloi punën me prezantimin e dy informatave mbi realizimin e kujdesit shëndetësor në Komunën e Gucisë për vitin 2020, të cilën e argumentoi drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Plavë, dr. Omer Shahmanoviq, dhe mbi situatën e sigurisë në territorin e Komunës së Gucisë për vitin 2020, e arsyetuar nga kryeshefi i seksionit të Policisë në Plavë, Xhemall Shabotiq. Në vazhdim të seancës, u shqyrtua propozimi i vendimit mbi llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Komunës së Gucisë për vitin 2020, të cilin e parashtroi sekretari për ekonomi, zhvillim dhe financa, Mirallem Bektesheviq. Ai konfirmoi se Buxheti i komunës për vitin 2020 ishte planifikuar në shumën 1.632.820 euro dhe është realizuar 89,97%. Të hyrat janë realizuar në shumën 1.469.102,38 euro, shpenzimet në shumën 1.145.732,16 euro, kurse gjendja e depozitit më 31 dhjetor 2020 ka qenë 323.370,22 euro, i cili transferohet në Buxhetin e komunës për vitin 2021. Llogaria përfundimtare e Buxhetit për vitin 2020 është miratuar njëzëri nga këshilltarët e pranishëm në seancë. Me shumicë votash “Për” apo “Njëzëri”, këshilltarët në punën e mëtejme të Kuvendit kanë miratuar një vistër propozim vendimesh.

Me propozim të kryetarit të Kuvendit, Bujar Hasangjekaj, juristi i diplomuar Enver Dedushaj, është zgjedhur sekretar i Kuvendit të Komunës së Gucisë në periudhën pesëvjeçare, me votim njëzëri nga këshilltarët e pranishëm. Ai ishte kandidati i vetëm që aplikoi në konkursin publik për këtë funksion. Këtë detyrë ai e ka kryer edhe në mandatet e kaluara prej se Komuna e Gucisë ka rikthyer statusin e komunës së pavarur. Në seancën e cila ka zgjatur rreth tetë orë, këshilltarët kanë trajtuar dhe miratuar programin e planifikimit hapësinor për vitin 2021 dhe programin e punës dhe planin financiar të Qendrës për Kulturë të Gucisë për vitin 2021. Në seancë po ashtu janë shqyrtuar dhe miratuar raportet e punës dhe ato financiare të SHPK “Veprimtaritë Komunale” të Gucisë, të Organizatës Turistike të Gucisë, të Qendrës për Kulturë të Gucisë, të punës së kryetares së Komunës e të punës së organeve dhe shërbimeve të Komunës, dhe raportin e punës së shërbimit të Kuvendit të Komunës së Gucisë, të gjitha për vitin 2020. Në fund këshilltarët shqyrtuan dhe miratuan pikën plotësuese të rendit të ditës të propozuar nga drejtori i SHPK “Veprimtaritë Komunale”, Demir Bajroviq. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 22 PRILL 2021

Javore KOHA

33


MOZAIK

“Horizonti i Ri” prezantoi rezultatet e projektit

Publikohet analiza “Rrugë të sigurta – prioritet i qytetit tim” Ulqin – Organizata Joqeveritare “Horizonti i Ri” prezantoi të premten rezultatet e projektit “Rrugë të sigurta – prioritet i qytetit tim”, të mbështetur nga Ministria e Investimeve Kapitale (ish-Ministria e Transportit dhe e Detarisë). Në deklaratën për shtyp thuhet se hulumtimi i realizuar u fokusua në shqyrtimin e qëndrimeve të fëmijëve dhe të rinjve në Ulqin në lidhje me sigurinë dhe rreziqet në komunikacion, duke përshkruar sjelljen e vëzhguar të pjesmarrësve në trafik, veset e nxënësve të praktikuara në kulturën e komunikacionit, vlerësimin e sigurisë së trafikut në zonat përreth shkollave dhe përgjatë rrugës nga shtëpia deri në shkollë. Përmes kësaj analize u evidentuan edhe burimet dhe mënyrat përmes të cilave nxënësit informohen dhe edukohen rreth kësaj teme. Në bazë të rezultateve të hulumtimit rezultoi që infrastruktura rrugore nuk është një hapësirë e sigurt për nxënësit e shkollave të qytetit të Ul-

34

Javore KOHA

E ENJTE, 22 PRILL 2021

qinit “Prandaj është e nevojshme që të ndërmerren masa në shumë aspekte, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion e veçanërisht fëmijëve dhe të rinjve”, thuhet në deklaratën për shtyp. Për këtë arsye, ekipi i ekspertëve të angazhuar në hulumtim, ka dhënë edhe disa rekomandime konkrete që rrjedhimisht do të përmirësonin dukshëm problemet e evidentuara nga pjesëmarrësit e projektit, ndër të cilët veçojmë: vendosja e vendkalimeve të shënjuara dhe të sigurta për këmbësorë në zonat pranë shkollave; rregullimi dhe funksionalizmi i më shumë trotuareve në secilën pjesë të rrugës, aty ku konstrukti, mjedisi, pozicionimi dhe dedikimi i rrugës e lejon një gjë të tillë; rritja e nivelit të informimit dhe mësimit për sigurinë në komunikacion, në arsimin formal dhe atë joformal; intensifikimi, monitorimi dhe kontrollimi i komunikacionit dhe zbatimit adekuat dhe reciprok të masave

parandaluese nga autoritetet dhe shërbimet kompetente etj; monitorimi dhe kontrolli i shtuar i trafikut rrugor si dhe zbatimi adekuat i masave parandaluese nga autoritetet dhe shërbimet kompetente; në rrugët me një frekuencë të lartë dhe trafik të mbingarkuar, ku ekzistojnë “ishuj për këmbësorë”, të vendosen pengesa fizike (gardhe mbrojtëse) që do të parandalonin kalimin e parregullt të rrugës nga këmbësorët; të krijohen hapësira për lëvizjen e sigurt të çiklistëve, drejtuesve të patinave dhe trotineteve elektrike. Përveç stafit të projektit të OJQ “Horizonti i Ri”, në zbatimin e këtij hulumtimi ishte i angazhuar një ekip i veçantë ekspertësh i përbërë nga: Hakile Resulbegoviq - specialiste për kërkime dhe statistikë, Ognjen Bobiçiq - specialist i trafikut rrugor, dhe Jozo Briskoviq - magjistër i trafikut dhe kryetar i Shoqatës për Sigurinë e Trafikut të Malit të Zi. (Kohapress)


SPORT

Kosova zë vendin e parë në Kampionatin Evropian të Xhudos në Portugali

Suksesi më i madh në një garë të xhudos

Kosova është renditur në vendin e parë në Kampionatin Evropian të Xhudos 2021 në Portugali, me dy medalje të arta, një të bronztë dhe dy vende të pesta. Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova luajtën rol të madh në suksesin më të madh të Kosovës në një garë të xhudos deri më tani. Krasniqi u bë kampione e Evropës në xhudo në kategorinë -48 kilogramë, ndërsa Akil Gjakova fitoi Evropianin në kategorinë -73 kilogramë Kosova ka zënë vendin e parë në Kampionatin Evropian të Xhudos 2021 në Portugali, duke e mbyllur garën si shteti me rezultatet më mira nga të gjitha vendet. Kosova është renditur në vendin e parë në Kampionatin Evropian të Xhudos 2021 në Portugali, me dy medalje të arta, një të bronztë dhe dy vende të pesta. Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova

luajtën rol të madh në suksesin më të madh të Kosovës në një garë të xhudos deri më tani. Krasniqi u bë kampione e Evropës në xhudo në kategorinë -48 kilogramë, ndërsa Akil Gjakova e fitoi Evropianin në kategorinë -73 kilogramë. Kosova dhe Turqia ishin vendet e vetme që i fituan nga dy medalje të arta në Portugali, ku gjatë fundjavës u zhvillua Kampionati Evropian.

Nora Gjakova fitoi medaljen e bronztë në kategorinë -57 kilogramë. Ndërsa Laura Fazliu dhe Loriana Kuka zunë vendet e pesta në kategoritë e tyre përkatëse, -63 kilogramë dhe -78 kilogramë. Pas Kosovës, e dyta renditet Turqia, Franca e treta, Gjeorgjia e katërta dhe Holanda e pesta. Dhjetëshen në renditje e mbyllin Rusia, Italia, Sllovenia, Belgjika dhe Portugalia.

E ENJTE, 22 PRILL 2021

Javore KOHA

35


“Koha Javore” në versionin online,

mund ta lexoni

në linkun:

www.kohajavore.me

kohajavore.me


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.