Koha 960

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 6 maj 2021 Viti XX Numër 960 Çmimi 0,50

Arsimi si mision e jo profesion i rastit ISSN 1800-5696

Pianoja dhe kitara, instrumentet që më pëlqejnë dhe luaj me to

Kulla zëmadhe e bajraktarëve të Grudës, fole heronjsh e heroinash


PËRMBAJTJE

8

10 Riaktivizohet lobi shqiptar në SHBA

Pa ndryshim

12

16 Ftesë për debat politik

Vendimmarrësit lokalë duhet t’u përgjigjen nevojave të qytetarëve

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 6 MAJ 2021


PËRMBAJTJE

22

26 Ditari intim

Kulla zëmadhe e bajraktarëve të Grudës, fole heronjsh e heroinash

29

30 Promovues i kulturës së Ulqinit

Ende pa buxhet edhe pas gati dy dekadash ekzistencë KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.me

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 6 MAJ 2021

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës

Të zgjidhet çështja e pensionit të ish-punëtorëve shqiptarë nga Mali i Zi Ulqin – Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të angazhohet për zgjidhjen e çështjes së pensionit të ishpunëtorëve shqiptarë nga Mali i Zi, të cilët kanë punuar në ndërmarrjet dhe institucionet e ndryshme në Kosovë deri në vitin 1999. Në një shkresë drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kryetari i KKSH-së, Faik Nika, ka kërkuar nga ai angazhimin e organeve kompetente të Kosovës për zgjidhjen e kësaj çështjeje, për ish-punëtorët nga Mali i Zi të cilët “akoma sot nuk kanë mundur të realizojnë të drejtën e pensionit që u takon për vitet e punës në Kosovë”. Sipas KKSH-së, “bëhet fjalë për

4

Javore KOHA

E ENJTE, 6 MAJ 2021

një grup prej 60 individësh, të cilët për ta zgjidhur këtë çështje janë angazhuar me vite të tëra duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, por pa sukses deri sot, dhe kjo ka sjellë një demoralizim dhe humbje shprese tek ata, sepse po u kalojnë vitet e jetës pa e përfituar të drejtën që iu takon”. KKSH rikujton se në dhjetor të vitit 2013, ministrat e atëhershëm të Punës dhe Përkujdesjes Sociale të Malit të Zi dhe Kosovës, Predrag Boshkoviq dhe Nenad Rashiq, kanë firmosur në Podgoricë marrëveshjen dypalëshe për pranimin e periudhës së sigurimeve për arritjen e të drejtës së pensionit, e cila nuk është zbatuar deri tani. “Ju lutemi që të bëni çka është e

mundur për zgjidhjen e kësaj problematike, në mënyrë që të gjitha ato vite pune dhe kontributi në Kosovë i këtyre personave të mos u shkojnë dëm dhe të drejtat t’u njihen para se të jetë vonë dhe ata të mos jenë më në mesin tonë”, thuhet më tej në shkresën drejtuar kryeministrit Kurti. KKSH beson dhe shpreson se Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti, do ta trajtojë me seriozitetin më të madh këtë çështje dhe që, më në fund, do t’i japë “epilog të drejtë dhe të shpejtë kësaj çështjeje, sa humane aq edhe jetike për ata të moshuar që sot marrin gjysmën e asaj që meritojnë ose nuk e gëzojnë fare të drejtën e asaj që ju takon, jo për fajin e tyre”. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

NATO po zhvillon stërvitjet ushtarake në Shqipëri

Të parat në këtë shkallë në Ballkanin Perëndimor NATO nisi të enjten stërvitje ushtarake në Shqipëri, me pjesëmarrjen e mijëra forcave nga Shtetet e Bashkuara. Stërvitjet në këtë shkallë janë të parat në Ballkanin Perëndimor që nga Lufta e Dytë Botërore, ka thënë koloneli amerikan, Joseph Scrocca. “Shqipëria është një aleate e vendosur e NATO-s që nga viti 2009” dhe “një partnere e vlerësuar e sigurisë – si në rajon, ashtu edhe në nivel global”, ka thënë ai. Trupat amerikane janë vendosur në Shqipëri qysh më 26 prill. Ato

do të mbajnë stërvitje në gjashtë baza tokësore, detare dhe ajrore në Shqipëri deri më 10 qershor. Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi, Kroacinë dhe Maqedoninë e Veriut, janë vende anëtare të NATO-s. “Ky mision historik demonstron aftësinë tonë për të shërbyer si një partner strategjik i sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe në rajonet e Detit të Zi”, ka thënë Scrocca. Stërvitjet e koduara si “DEFENDER-Europe 21” janë ushtrime vjetore

shumëkombëshe, të cilat udhëhiqen nga SHBA-ja. Natyra e tyre është mbrojtëse dhe përqendrohet në parandalimin e agresionit. Në kuadër të tyre, rreth 28.000 forca të SHBA-së dhe 26 vendeve të tjera do të kryejnë operacione gati të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi, nisur nga Baltiku dhe Afrika deri në rajonet e Detit të Zi dhe Ballkanit. Scrocca ka thënë se stërvitjet si këto janë “shembulli kryesor i aftësive tona (REL) kolektive”.

E ENJTE, 6 MAJ 2021

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Arsimi si mision e jo Në saje të rrethanave të reja shoqërore në pluralizëm në vendet e ish-kampit socialist në Evropën Juglindore është përshtypje e përgjithshme se arsimi ka humbur vlerën që e kishte më herët, sepse profesioni si mision, tash me ndonjë përjashtim lirisht mund të cilësohet si profesion i rastit, me pasoja të mëdha shoqërore. Në këtë aspekt përjashtim nuk bëjnë as shqiptarët në Mal të Zi të cilët në shkollat me mësim në gjuhën shqipe mësojnë me programe dhe tekste mësimore të imponuara që janë kundër barazisë arsimore e kombëtare të shqiptarëve në këtë mjedis sipas standardeve ndërkombëtare

Nail Draga

Nëse më herët kemi pasur rast të dëgjojmë për krizat ekonomike, e më pas edhe ato politike në pluralizëm vite me radhë është e pranishme kriza morale. Kemi të bëjmë më një krizë të veçantë e cila në pluralizëm është paraqitur me shpejtësi, sepse kanë rënë maskat e kohës së monizmit, që ishte dukuri e imponuar shoqërore. Në këtë përmasë nuk është evituar as arsimi, sepse të gjithë jemi dëshmitarë së autoriteti i mësimdhënësit ka rënë në nivelin më të ulët shoqëror. Duke marrë parasysh faktin se në të kaluarën në arsim janë drejtuar nxënës dhe studentë të dalluar, në pluralizëm me ndonjë përjashtim të rastit janë orientuar studentët më të dobët. Po ashtu duhet cekur së kësaj dukurie i ka kontribuar edhe politizimi i shkollave që ka marrë përmasa shqetësuese, si me rastin e punësimit të mësimdhënësve por edhe në zgjedhjen e drejtorëve të shkollave duke vendosur kuadrot partiake pa marrë parasysh vlerat profesionale dhe autoritetin shoqëror në mjedisin përkatës.

mësimdhënësit nuk kanë treguar ndonjë disponim apo angazhim konkret, por në heshtje kanë vazhduar të realizojnë programet mësimore. Kemi të bëjmë pikërisht me programe mësimore e tekste shkollore të imponuara, ku në hartimin e tyre nuk

kanë marrë pjesë mësimdhënësit, me vërejtjet dhe sygjerimet e tyre, aq më tepër kur kemi të bëjmë me tekste shkollore të përkthyera në gjuhën shqipe. Në këtë aspekt në saje të rrethanave shoqërore tek arsimtarët të cilët janë aktiv në procesin mësi-

Indiferentizmi si shprehi

Në rrethana të tilla shoqërore, me përjashtim të rasteve në këtë aspekt

6

Javore KOHA

E ENJTE, 6 MAJ 2021

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

o profesion i rastit mor ende vazhdon indiferentizmi si shprehi nga koha e monizmit, përkatësisht mentaliteti i të nënshtruarit. Pikërisht, nga një situatë e tillë deri më tash nuk kemi pasur rast të dëgjojmë apo të lexojmë ndonjë reagim në këtë drejtim, si nga individë apo nga aktivistë profesional, për të njoftuar opinionin e gjerë e sidomos prindërit e nxënësve të cilëve u japin mësim. Mësimdhënësi bashkëkohor përveç se realizon programin mësimor, ai duhet të jetë edhe kërkues, duke mos qenë monoton, duke ofruar përmbajtje motivuese dhe inspiruese për nxënësit. Në këtë aspekt, mësmidhënësi të nxënësi duhet të zhvillojë qasjen kritike duke nxitur kulturën e debatit për çështjet përkatëse. Vetëm në këtë formë të zhvillimit të mësimit do të trajtoheshin edhe tema të tjera që kanë të bëjnë me çështjen e identitetit kombëtar të nxënësve që iu është mohuar nga programi mësimor.

Vetëm me një organizim me kuadro të dëshmuar, si staf pedagogjik dhe personel arsimor aktiv në procesin mësimor me përgatitje shkollore, jo vetëm si profesion të rastit, por si mision jetësor, mund të arrihen objektiva pedagogjike në mjedisin përkatës. Nuk ka dilemë se arsimi mbetet baza e një shoqërie, ndërsa e kundërta do sjellë pasoja, ku në veçanti rrezikohet identiteti kombëtar tek popujt e ndarë në mjediset multinacionale, ku as shqiptarët në Mal të Zi nuk janë përjashtim.

Mosangazhimi i partive politike shqiptare

Në këtë drejtim në pluralizëm me të drejtë është pritur angazhim konkret nga partitë politike të shqiptarëve të cilët kanë qenë pjesë e pushtetit qendror për dy dekada, por fatkeqësisht përveç ndonjë deklarate të rastit nuk kanë treguar interesimin e duhur, andaj ka munguar rezultati

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

konkret. Konkretisht mendoj se kanë pasur mundësi të angazhohen për të arritur bashkëpunim me ministritë analoge në Shqipëri e Kosovë, në lidhje për nënshkrimin, përkatësisht memorandumin e marrëveshjes me Ministrinë e Arsimit në Mal të Zi, por ka munguar angazhimi konkret në këtë drejtim, që nuk mund të arsyetohet me asgjë. Nuk ka dilemë së një marrëveshje e tillë do të kishte qenë në favor të arsimit në gjuhën shqipe dhe të mbrojtjes së identitetit të shqiptarëve në këtë mjedis, sipas standardeve ndërkombëtare, për të eliminuar pabarazinë arsimore edhe në pluralizëm.

Me heshtje nuk ndryshohet gjendja

Nuk ka dilemë se nëse do të vazhdojmë të jemi të heshtur apo statist vetëm për qëllime personale, gjendja në fushën e arsimit nuk do të ndryshojë. E vetmja mundësi është angazhimi i kuadrove të dëshmuara në nivel kombëtar, enkas për çështje programore dhe tekste shkollore te lëndët e identitetit kombëtar. Ndonëse pritshmëritë kanë qenë të mëdha, për fat të keq edhe pas tridhjetë viteve në pluralizëm sistemi arsimor nuk ofron barazi për të gjithë qytetarët në arsim-edukim e identitet kombëtar. Rasti i shqiptarëve në Mal të Zi paraqet diskriminim praktik, sepse lëndët e identitetit kombëtar siç janë historia e kultura muzikore, janë me tekste mësimore të autorëve sllav dhe të përkthyera në gjuhën shqipe, dhe si të tilla janë të papranueshme dhe të dëmshme për nxënësit shqiptarë. Andaj është obligim i mësimdhënësve të cilët marrin pjesë aktive në procesin mësimor të reagojnë dhe të angazhohen për të ndryshuar gjendjen ekzistuese. Çdo angazhim në këtë aspekt duke u bazuar në ligje, kushtetutë e standarde ndërkombëtare është obligim moral dhe kombëtar. Vetëm në këtë mënyrë mund të eliminohet diskriminimi arsimor, duke dëshmuar profesionalizëm dhe guxim, sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët! E ENJTE, 6 MAJ 2021

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

VOA

Riaktivizohet lobi s Paqëndrueshmëria politike dhe ekonomike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, nxiti riorganizimin e disa lobistëve të njohur shqiptarë në SHBA, nën ombrellën e një organizate të re, të quajtur “Kongresi Panshqiptar Amerikan” Burim Goxhuli Sistemi politik amerikan u mundëson qytetarëve pjesëmarrjen në procese vendimmarrëse, përmes ndikimit ose lobimit në çështje të caktuara. Komuniteti shqiptaro-amerikan ka qënë shumë aktiv, kur Kosova po luftonte për liri dhe pavarësi. Por, pas arritjes së këtij synimi, angazhimi sikur u zbeh. Kohët e fundit, një grup veprimtarësh synojnë të rigjallërojnë përpjekjet lobuese. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, veprimtari Martin Vulaj shpjegon misionin dhe synimet e organizatës “Kongresi Panshqiptar Amerikan”. Paqëndrueshmëria politike dhe ekonomike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi nxiti riorganizimin e disa lobistëve të njohur shqiptarë në SHBA, nën ombrellën e një organizate të re, të quajtur “Kongresi Panshqiptar Amerikan”. Synimi i tyre është kthimi i ndikim-

“ 8

it që shqiptarët kishin në politikën amerikane gjatë viteve ‘90. “Dikur pas vitit 2000 konsideroheshim si lobi i katërt më i fuqishëm në Shtetet e Bashkuara. Por, pas pavarësimit të Kosovës ndodhi një zbehje dhe një shuarje e aktivitetit struktural”, thotë Martin Vulaj, anëtar i bordit të Kongresit Panshqiptar Amerikan. Anëtari i bordit të kësaj organizate, Martin Vulaj, për Zërin e Amerikës thotë se misioni i tyre nuk është vetëm lobimi për çështje të caktuara, por edhe informimi i politikëbërësve amerikanë për situatën në rajon dhe promovimin e vlerave shqiptare. Ai shton se angazhimi në këtë kohë është i domosdoshëm, pasi sipas tij, vendet e rajonit po vënë themelet e së ardhmes së tyre. “Në qoftë se më duhet të përdor vetëm një fjali, ajo është që të sigurohemi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta kenë në vëmendje botën shqiptare. Dhe kjo i përfshin të gjitha nënçështjet. Nënçështje

është ndihma e zhvillimit ekonomik, që është e domosdoshme, që të mundësohet integrimi i atij rajoni në Evropë. Përfundimin e shtetësimit të Kosovës me të gjitha çështjet dhe sfidat që ka Kosova si dialogu, marrëdhëniet me Evropën, droja se Amerika ia ka lënë në dorë komplet Evropës, procesin e Kosovës. Evropa nuk i shikon shqiptarët si Amerika”, thotë ai. Z. Vulaj nuk mendon se është zbehur interesimi i SHBA-së për rajonin, por shton se prioritetet e saj edhe mund të ndryshojnë, prandaj organizata synon të jetë kujdestare e miqësisë dhe angazhimit amerikan. “Sidomos në këtë kohë me sfidat e mëdha që ka Amerika, me sfidat nga Kina, Rusia, apo problemet me Iranin. Ndërsa ne shqiptarët nganjëherë harrojmë se nuk jemi epiqendra e botës, jemi në një cep të vogël, që pak kush në këtë qytet këtu në Uashington di shumë për ne. Puna jonë është të tërheqim vëmendjen dhe të sigurohemi se

“Nuk ka dyshim se Presidenti Bajden ka një histori të lavdishme karshi interesave tona dhe marrëdhëniet e tij jo vetëm me komunitetin por edhe me rajonin. Problemi është se unë besoj se është shumë gabim të përqëndrohemi në këto emocione që ekzistojnë, sepse si president i Amerikës ai duhet të shikojë interesat e Amerikës dhe sfidat që i ka edhe problemet janë shumë më të mëdha sesa problemet që kemi ne. Besoj se është gabim nëse strategjia jonë varet në këto emocione që ka Presidenti. Ky president ka qenë edhe zv. president, për tetë vjet në një kohë kur Shtëpia e Bardhë nuk është marrë fare, ose është marrë minimalisht me Shqipërinë dhe Kosovën. Nuk është se interesat nuk kanë ekzistuar, por ka pasur prioritete tjera. Dhe kjo ka ndodhur në një kohë kur nuk ka ekzistuar elementi i ndikimit të diasporës”, thotë z. Vulaj

Javore KOHA

E ENJTE, 6 MAJ 2021

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

shqiptar në SHBA

Shtetet e Bashkaura do të mbesin të angazhuara në zhvillimin e rajonit”, shton z. Vulaj. Veçanërisht në Kosovë me ardhjen e Presidentit Xho Bajden në Shtëpinë e Bardhë u rritën edhe pritshmëritë nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, në Kongresin Panshqiptar Amerikan mendojnë se kjo marrëdhënie duhet ushqyer. “Nuk ka dyshim se Presidenti Bajden ka një histori të lavdishme karshi interesave tona dhe marrëdhëniet e tij jo vetëm me komunitetin por edhe me rajonin. Problemi është se unë besoj se është shumë gabim të përqëndrohemi në këto emocione që ekzistojnë, sepse si president i Amerikës ai duhet të shikojë interesat e Amerikës dhe sfidat që i ka edhe problemet janë shumë më të mëdha sesa problemet që kemi ne. Besoj se është gabim nëse strategjia jonë varet në këto emocione që ka Presidenti. Ky president ka qenë edhe zv. president, për tetë vjet në një kohë kur Shtëpia e Bardhë nuk është marrë fare, ose është marrë minimalisht me Shqipërinë dhe Kosovën. Nuk është se interesat nuk kanë ekzistuar, por ka pasur prioritete tjera. Dhe kjo ka ndodhur në një kohë kur nuk ka ekzistuar elementi i ndikimit të diasporës”, thotë z. Vulaj. Martin Vulaj thotë se mënyra më e

Anëtari i bordit të kësaj organizate, Martin Vulaj, për Zërin e Amerikës thotë se misioni i tyre nuk është vetëm lobimi për çështje të caktuara, por edhe informimi i politikëbërësve amerikanë për situatën në rajon dhe promovimin e vlerave shqiptare. Ai shton se angazhimi në këtë kohë është i domosdoshëm, pasi sipas tij, vendet e rajonit po vënë themelet e së ardhmes së tyre

mirë e komunikimit me udhëheqësit shqiptarë janë kanalet institucionale, duke mos u dhënë rëndësi emrave. Në këtë mënyrë thotë ai, shmangen sfidat që mund të vijnë nga krizat politike në rajon. “Ne duhet të krijojmë marrëdhënie strukturore mes diasporës dhe shtetit, që nuk varen prej individit, nuk varen prej partive, nuk varen as prej individëve këtu. Por të ngrejmë këto struktura që të kemi synime afatgjata dhe komunikim të vazhdueshëm, pavarësisht se kush është në këtë karrige dhe kush është në karrigen tjetër. Institucionalizimi i marrëdhënieve, është mënyra e vetme drejt avancimit të çështjes”. Sipas veprimtarit Vulaj, Kongresi Panshqiptar Amerikan synon t’i përfaqësojë të gjithë shqiptarët. “Nuk e kemi krijuar këtë organizatë të sfidojmë të tjerët, por të bashkëpunojmë me të tjerët. Synimi ynë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

është të përfshijmë sa më shumë jo vetëm organizata, por edhe individë nga të gjitha qendrat shqiptaro-amerikane që ekzistojnë në Shtetetet e Bashkuara. T’i anëtarsojmë, që të kemi me dhjetëra mijëra anëtarë dhe të përpunojmë të gjitha detajet e demografisë së tyre; ku banojnë, cilës parti i takojnë; a votojnë; nuk votojnë; a janë të regjistruar; se kur të vijnë fushatat e ndryshme në Shtetet e Bashkuara të dijmë se cilin komunitet mund ta aktivizojmë, sa anëtarë kemi aty, cili ligjvënës i përfaqëson ose zgjedhjet presidenciale, sepse kemi parë se në këto zgjedhjet e kaluara, shqiptarët ksihin ndikim”, përfundon z. Vulaj. Para më shumë se një muaji, Kongresi Panshqiptar Amerikan hapi zyrën në kryeqytetin Uashington, ndërsa kanë filluar aktivitetet dhe takimet e para me zyrtarë të lartë të Shtetit amerikan. E ENJTE, 6 MAJ 2021

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

10

Javore KOHA

E ENJTE, 6 MAJ 2021

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Pa ndryshim Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington Ky është realitet. Çdo gjë false, zëvendësuar me virtuale dhe gënjeshtra fshihet. Buzëqeshja është përqeshje; nuk ka aspak thjeshtësi e sinqeritet. Është tymnajë që nuk ndryshon, veç ngrihet; atmosferë që frymëzon e ushqen kontroll, shtypje e diktatorë. Bijtë nxjerrin etërit nga varri për t’u mburrur, u vënë edhe ndonjë fjalë në gojë, dhe në “shtypin” servil online mbushin titujt dhe numërojnë “ndryshimet” që kanë sjellë. Është kohë tiranësh. Askush nuk mund të shpresojë të shpëtohet nga askush. Praktikisht, kohë e përsosur, asgjë nuk lëviz, njësoj si në pellg të ndenjur të ndyrë. Në sytë e lënguar dhe buzët e qeshura ka dhembshuri të pakufishme mbushur me ironi për marrëzinë dhe injorancën e një bote të verbër, ku njerëzit identifiko-

Diktatura e dinte se bënte diçka të keqe. Një nga djallëzitë e saj ishte dënimi i kundërshtarëve me akuza për krime ordinere, për t’i denigruar dhe në mënyrë që kur të vinte koha, si tani, numri i të dënuarve politikë të dilte sa më i vogël; diktatura me më pak me faj; dhe të dënuarit të mbeteshin zemërvrarë, kokëulur në turp, megjithëse ishin ata që në fakt e kishin dëmtuar më shumë regjimin

Ky është realitet. Çdo gjë false, zevendësuar me virtuale dhe gënjeshtra fshihet. Buzëqeshja është përqeshje; nuk ka aspak thjeshtësi e sinqeritet. Është tymnajë që nuk ndryshon, veç ngrihet; atmosferë që frymëzon e ushqen kontroll, shtypje e diktatorë. Bijtë nxjerrin etërit nga varri për t’u mburrur, u vënë edhe ndonjë fjalë në gojë, dhe në “shtypin” servil online mbushin titujt dhe numërojnë “ndryshimet” që kanë sjellë

hen me numra si në burgje e kampe përqendrimi. Në çdo parazgjedhje, sa më shumë falje e premtime; udhëheqësit “e mirë” pa pikë personaliteti kanë vetëm “po” bosh - është fjalëkalim për kapjen e shtetit. Sa injorant, sa i mjerë elektorati. Diktatura e dinte se bënte diçka të keqe. Një nga djallëzitë e saj ishte

dënimi i kundërshtarëve me akuza për krime ordinere, për t’i denigruar, dhe në mënyrë që kur të vinte koha, si tani, numri i të dënuarve politikë të dilte sa më i vogël; diktatura me më pak me faj; dhe të dënuarit të mbeteshin zemërvrarë, kokëulur në turp, megjithëse ishin ata që në fakt e kishin dëmtuar më shumë regjimin.

Është kohë tiranësh. Askush nuk mund të shpresojë të shpëtohet nga askush. Praktikisht, kohë e përsosur, asgjë nuk lëviz, njësoj si në pellg të ndenjur të ndyrë. Në sytë e lënguar dhe buzët e qeshura ka dhembshuri të pakufishme mbushur me ironi për marrëzinë dhe injorancën e një bote të verbër, ku njerëzit identifikohen me numra si në burgje e kampe përqendrimi. Në çdo parazgjedhje, sa më shumë falje e premtime; udhëheqësit “e mirë” pa pikë personaliteti kanë vetëm “po” bosh - është fjalëkalim për kapjen e shtetit. Sa injorant, sa i mjerë elektorati

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 6 MAJ 2021

Javore KOHA

11


GAZETARI E ANGAZHUAR

Vendimmarrësit lo përgjigjen nevojav Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje është njëri nga parakushtet e rëndësishme për një qeverisje më efikase, sidomos në nivelin lokal pasi, pikërisht, kjo është shkalla e parë dhe më e afërta në plotësimin e nevojave dhe interesave të qytetarëve. Andaj, nga ky fakt rrjedh edhe domosdoshmëria e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje që, apriori, duhet trajtuar si mbështetje të pazëvendësueshme në angazhimet e pushtetit lokal, shërbimeve dhe organeve të tij

Kristjan Dukaj

Në tentativat e shumta për të definuar mënyrën më adekuate të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, ligjdhënësit kanë ofruar kornizën e përshtatshme ligjore duke u mundësuar qytetarëve mekanizmat e duhur për t’u dëgjuar zëri i tyre në organet e vendimmarrjes. Duke u nisur nga praktikat e deritashme në nivelin vendor, pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje nuk mund të vlerësohet e kënaqshme, në veçanti në shfrytëzimin e mekanizmave ekzistues në këtë drejtim. Situatë e ngjashme është pothuajse në të gjitha komunat në Mal të Zi, por duke marrë parasysh rrethana të ndryshme e specifike, të shkaktuara mbase nga angazhimi i pamjaftueshëm i sektorit civil, si dhe nga mungesa e mbështetjes së duhur e institucioneve përkatëse, kjo çështje është më e theksuar në komunat më të reja e veçanërisht në Komunën e Tuzit. Më së miri këtë situatë e ilustron edhe hulumtimi që në janar të këtij viti

12

Javore KOHA

E ENJTE, 6 MAJ 2021

e ka realizuar agjencia “Damar” dhe Qendra për Zhvillimin e Organizatave Joqeveritare (CRNVO) mbi këtë temë. Kështu pyetjes “Sa shpesh merrni pjesë në konsultime apo diskutime publike të organizuara nga vetëqeverisja lokale?”, 86.4% e të anketuarve në Komunën e Tuzit janë përgjigjur që “asnjëherë” nuk marrin pjesë dhe vetëm 13.6% e tyre “rrallë” marrin pjesë në shqyrtimet publike që organizon Komuna. Duke marrë parasysh mungesën e gjatë dhe të theksuar të infrastrukturës në Komunën e posaformuar të Tuzit por edhe në disa komuna të tjera, kandidatët në listat zgjedhore të subjekteve nacionale, në fushatat parazgjedhore, rëndom premtojnë gjithë atë që nuk është arritur dekada me radhë dhe se, pikërisht, ata do të jenë zëri i qytetarëve dhe kjo, domosdo, shkakton pakënaqësi në popullatën vendore e cila ka nevojë për informim të vazhdueshëm për të gjitha çështjet me interes publik. Mirëpo, vështirë se mund të ndodhë që, me qëllim të informimit sa më të mirë të publikut, politikëbërësit tanë, të ofrojnë njohuritë e duhura për opinionin lidhur me mekanizmat normativ në interesin më të gjerë për qytetarët. Ligji për Vetëqeverisjen Lokale i Malit të Zi, në nenin 157, parasheh: “Komuna krijon kushtet, inkurajon dhe

ndihmon pjesëmarrjen e popullatës lokale në arritjet e vetëqeverisjes lokale, përmes formave të ndryshme të pjesëmarrjes së banorëve në deklarimin dhe vendimmarrje për punët në interes të përgjithshëm”. Ligji po ashtu përcakton që “funksionarët lokal dhe drejtuesit e organeve të administratës lokale janë të obliguar të caktojnë kohën për pranimin e qytetarëve”, ndërsa “organet e qeverisjes lokale dhe shërbimet përkatëse janë të obliguar të sigurojnë librin e përshtypjeve dhe kutinë për vërejtjet, propozimet dhe ankesat e qytetarëve, por edhe të sigurojnë pranimin e tyre nga drejtuesit e këtyre organeve me qëllim të deklarimit të vërejtjeve ose ankesave për punën e administratës ose për sjelljen e padrejtë të zyrtarit publik”! Sipas të njëjtit hulumtim, “komunikimin me ushtruesit e funksioneve në vetëqeverisjen lokale”, qytetarët e Tuzit e kanë vlerësuar me notën 2,79 ndërsa “kuptimin e nevojave për kërkesat dhe nevojat e komunitetit nga vendimmarrësit në nivelin lokal” të anketuarit në Tuz e vlerësuan me notën 2,89. Këto rezultate më së miri tregojnë nevojën e menjëhershme për ndryshimin e koncepteve në qeverisjen vendore në komunikimin me qytetarët dhe për zbatimin e drejtë të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


GAZETARI E ANGAZHUAR

okalë duhet t’u ve të qytetarëve mekanizmave që përcakton ligji dhe rregulloret lokale. Për ilustrim të këtij shkrimi po sjellim një shembull konkret nga komuniteti. Mungesa e ndriçimit publik që çon në njërën nga lagjet e mëdha në Komunën e Tuzit, Dushiq, është problem në vazhdimësi për banorët në këtë territor. Nuk është fjala për një, dy ose ndonjë numër modest të dritave që nuk funksionojnë tash sa kohë, por për ndriçim publik me gjatësi kilometri. Pasi ata që do të duhej të përkujdesen për zgjidhjen e problemeve të infrastrukturës komunale vazhdojnë të jenë indiferent për nevoja të ngjashme të qytetarëve, është i domosdoshëm reagimi adekuat për t’i përkujtuar pushtetarët lokal në obligimin parësor – që të përkujdesen për interesin publik, sepse paguhen nga paratë e taksapaguesve. Është e pashpjegueshme se si mund të lejohet mosinteresimi i tillë i vendimmarrësve lokal ndaj mirëmbajtjes së kësaj infrastrukture në Komunën e Tuzit apo kudo tjetër, sidomos kur bëhet fjalë për një territor të gjerë. Kjo vlen edhe për çështjet e tjera siç është infrastruktura rrugore, ruajtja e ambientit, paralajmërimet për pyllëzimin e maleve përreth e kështu me radhë. Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje është edhe më e nevojshme në kushtet e mungesës së mediave lokale të cilat do të përcillnin zërin e qytetarëve në hartimin e politikave publike. Vetëm fjalët e mirënjohjes e të falënderimit nuk mund të reflektojnë një qeverisje lokale efikase dhe llogaridhënëse, kudo qoftë. Me qëllim të avancimit të pjesëmarrjes më aktive të qytetarëve në vendimmarrje, janë hartuar dokumente të rëndësishme në nivelin ndërkombëtar. Kështu, Deklarata Universale për

të Drejtat e Njeriut, të cilën e kanë miratuar Kombet e Bashkuara më 1948, identifikon dhe pranon : “Secili ka të drejtë të marrë pjesë në punët publike të vendit të vet, drejtpërdrejtë ose përmes përfaqësuesve të zgjedhur në mënyrë të lirë”. Ndërkaq, me Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale, të miratuar në Këshillin e Evropës në vitin 1985, parashihet që : “Vetëqeverisja lokale nënkupton të drejtën dhe aftësinë e pushtetit vendor që, brenda kornizës ligjore, të rregullojë dhe udhëheqë një pjesë të konsiderueshme të punëve publike, në bazë të përgjegjësisë së vet dhe në interes të popullatës lokale”. Më vonë, respektivisht në vitin 2001, janë miratuar një sërë rekomandimesh të detajuara, ashtu që nga fusha e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve, më i rëndësishmi është rekomandimi 19, i cili fton të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës që të marrin pjesë në mënyrë aktive në promovimin e parimeve dhe zbatimin e praktikës së pjesëmarrjes

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

së drejtpërdrejtë të qytetarëve, duke dhënë udhëzime konkrete dhe shembuj për mënyrat se si mund të arrihet kjo. Një qasje e këtillë në politikëbërje në nivelin lokal, padyshim që rezulton me një qeverisje më pak efikase, pa llogaridhënie dhe moszgjidhjen e çështjeve me interes publik në komunitet. Ligjdhënësit kanë paraparë mekanizmat e nevojshëm ligjor në jetësimin e interesave më të gjera për qytetarët, prandaj pushteti vendor duhet vetëm t’i zbatojë ato. Ky shkrim publikohet në kuadër te projektit “Parandalimi i Korrupsionit dhe Promovimi i Pjesëmarrjes Qytetare” i mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL). Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk përfaqëson medoemos pikëpamjet apo qëndrimin e donatorit.

E ENJTE, 6 MAJ 2021

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Predikimet e At Pjetër Meshkallës në burgjet komuniste

Kur diktatura paraqi me maskën e demok Pa zgjedhje të lira nuk mund të jesh vend i Për Koha Javore: lirë e demokratik. Frank Fatkeqësisht, në këto Shkreli / 30-vjet tranzicioni, Nju Jork asgjë nuk ka ndryshuar për të mirë në Shqipëri, sidomos Duke lexuar disa shkrime për fatin e keq kur është fjala për të tij nën komunizëm në këtë përvjetor mbajtjen e zgjedhjeve (muajin që kaloi) të arrestimit të tij, përf- të lira, të drejta dhe të shirë kujtimin që i bëri Radio Vatikani ndershme, bazuar në shqip, më ra në sy citimi i mësipërm i një numër faktorësh At Pjetër Meshkallës, i quajtur ndryshe dhe parimesh ndër“Engjëlli i birucave”, për predikimet e tij kombëtare, kryesisht në burgjet komuniste. Një thënje kjo që të botës perëndimë tërhoqi vëmendjen, sidomos, duke more. Për fat të keq, pasur parasysh zhvillimin e zgjedhjeve këtë, po e provojnë parlamentare të 25 prillit në Shqipëri, edhe zgjedhjet e funpor edhe të gjithë historinë e tranzi- dit, ndonëse procesi i cionit të ashtuquajtur post-komunist në të cilave nuk ka përShqipëri, këto tre dekadat e kaluara. funduar ende. Gjatë Dihet se për 30-vjet tranzicion, nga një viteve kam shpresistem në tjetrin, Shqipëria, asnjëherë, hur mendimet e mia deri më sot, nuk ka mbajtur zgjedhje të se pse ndodhë kjo lira e të ndershme me standarde ndër- në Shqipëri, madje kombëtare dhe të pakontestueshme. edhe tre dekada pas Si rrjedhim, Shqipëria, asnjëherë, nuk shembjes së Muështë renditur me shumicën e vendeve rit të Berlinit, se pse si motra post-komuniste, që organizatat “zgjedhjet” në atë ndërkombëtare të të drejtave njeriut si vend nuk sjellin asnjë dhe qeveritë perëndimore, i kanë cilë- ndryshim për të mirë suar si vende “plotësisht të lira” gjatë në shoqërinë shqipShpeshherë tre dekadave të fundit, por gjithmonë tare. Shqipëria është cilësuar dhe cilësohet kam thenë se probleedhe sot si një shtet “pjesërisht i lirë”. met me të cilat është Janë disa faktorë që organizatat dhe përballur Shqipëria, qeveritë perëndimore përdorin për të në të gjitha fushat identifikuar vendet e botës se në cilin shoqërore, politike, prej këtyre dy grupeve bejnë pjesë ato ekonomike, integruese e të tjera, e ose edhe në grupin e tretë, si “vende kanë bazën në të kaluarën komuniste jo të lira”. Një ndër faktorët e rëndë- të vendit si dhe në refuzimin e kësaj sishëm që një vend të karakterizohet klase politike 30-vjeçare që qeverisë si “plotësisht i lirë” si dhe baza e një Shqipërinë, për t’u përballur seriozisht shoqërie të lirë është, natyrisht, mbajtja me atë histori të tmerrshme, ndryshe e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe nga shumica e vendeve ish-komuniste demokratike, bazuar në disa vlera, liri, të Evropës. Zgjedhjet e 25 prillit nuk parime dhe të drejta ndërkombëtare. bënë asgjë për të më bindur se diçka

14

Javore KOHA

E ENJTE, 6 MAJ 2021

ka ndryshuar për të mirë, në këtë mes. Falëminderit Zotit që Shqipëria është në NATO, sepse mos të ishte anëtare e NATO-s, nuk jam i sigurt se cili do ishte fati i saj sot, e udhëhequr nga kjo klasë politike aq e papërgjegjëshme për fatet afatgjat dhe afatshkurtra të kombit. Dikush mund të thotë, në rregull, po çfarë ka të bëjë i ndjeri At Pjetër Meshkalla me aktualitetet politike të tran-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

itet kracisë zicionit në Shqipëri, përfshirë edhe zgjedhjet e tre dekadave të fundit në Shqipëri, një vend që 30-vjet si sot vazhdon të cilësohet nga perendimorët si një shtet “pjesërisht i lirë”. Shumë veta, brenda dhe jashtë Shqipërisë, përfshirë opozitën, i pritën këto zgjedhje me shumë entuziazëm, si mundësinë për “ndryshimin e madh”, si “kthesën historike”, e tjera. Unë nuk isha aspak entuziast për këto zgjedhje (rezultati përfundimtar i të cilave mbetet ende për t’u parë falë ankesave për ç’rregullime, megjithë nxitimin e ndërkombëtarëve për të bërë urimet e rastit) dhe as nuk isha optimist se këto zgjedhje do të sjellin ndonjë ndryshim të madh në Shqipëri, sepse ndryshimi i vërtetë dhe i sinqertë kërkon, në themel, ndër të tjera, zgjedhje vërtetë të lira e të ndershme dhe jo vetëm urimin e ndërkombëtarëve, për t’i bërë ato legjitime dhe një mjet që ato të sjellin “ndryshimin” aq të nevojshëm politik dhe ekonomik në Shqipëri dhe që të ndalohet zbrazja e trojeve nga rinia shqiptare. Koha do e tregoj se kush ka të drejtë! Por një gjë nuk është e drejtë as e pranueshme, që sot pas tre dekadash tranzicion, Shqipëria në qendër të Evropës, vazhdon të konsiderohet një vend “pjesërisht i lirë”. Gjatë viteve, jam shprehur, në përputhje me shumë kolegë të mi në Perëndim, se është e domosdoshme që Shqipëria të përballet me historinë dhe krimet e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës, para se në Shqipëri të mund të ketë ndonjë ndryshim domethënës të jetës politike dhe shoqërore. Kjo nuk ka ndodhur. Përkundrazi, gjatë fushatës së fundit në Shqipëri, udhëheqës të lartë të Partisë Socialiste në pushtet, përfshirë Kryeministrin dhe kandidatë me profil të lartë të kësaj partie, haptazi dhe publikisht dhe me krenari folën për “meritat” dhe për të “mirat” e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës. Po

“Diktatura ma e rrezikshme, asht ajo, që i paraqitet popullit me maskën e demokracisë!” - At Pjetër Meshkalla, jezuit, martir i Kishës Katolike Shqiptare, gjigand i fesë dhe i kulturës shqiptare – në përvjetorin e arrestimit të tij më 29 prill të vitit 1967 nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Vërtet “një pishtar i demokracisë” dhe simbol i inteligjencës së përsekutuar katolike shqiptare nga komunizmi enverist, At Meshkalla ishte dënuar dy herë me 25 vite burgim, si kundërshtar i regjimit enverist për “agjitacion e propagandë”, nga regjimi komunist i asaj kohe

si ndodhë që në Shqipëri, ndryshe nga çdo vend tjetër i Evropës ish-komuniste, nuk po ndodhë ndryshimi që miliona shqiptarë anembanë trojeve dhe në mbarë botën prisnin dhe presin se do ndodhë? Përgjigjen na e jep viktima e ish-regjimit komunist, At Pjetër Meshkalla, në përvjetorin e burgosjes së tij në prill të vitit 1967, i cili citohet të ketë thenë se pseudo-demokracia nuk sjellë ndryshimin. Një shtet “pjesërisht i lirë”, siç kategorizohet sot Shqipëria, nuk garanton as të drejtat më themelore të njeriut dhe jo më të sjellë “ndryshimin” me votën e lirë të shqiptarëve. Si të ketë ndryshim nepërmjet zgjedhjeve ku haptas blihet vota dhe ku qeveria në fuqi përdori burimet shtetërore në favor të vet, sipas ODIHR-it? Se pse në Shqipëri nuk mund të ndodhë ndryshimi që zakonisht pritet nga zgjedhjet e lira në një vend normal, përgjigjen na e jep një i ish-burgosur i komunizmit eneverist, At Pjetër Meshkalla, i cili është shprehur se asgjë e mirë nuk mund të vijë nga një pseudo-demokracia ku “autokracia me makijazh demokratik lëshon rrenjë më të shëndosha se sa vet diktatura e shpallur tek një popull i lodhur e i demoralizuar, i cili bie në prehërin e saj symbyllas”. At Pjetër Meshkalla, “pishtari i demokracisë shqiptare”, ka paralajmëruar se pasojat e rënda të autokracisë me makijazh demokratik “janë më afatgjata se ato të një diktature të ligjëruar mbasi populli i shpresëhumbur gjunjëzohet prej deshpërimit duke u bërë një pre e lehtë për despotët e rinj me grim demokratik”. Në një shkrim botuar në portalin “Radi and Radi”, At Meshkalla citohet të ketë thenë se, “duke i lenë kastile të hapura dhe të pa mjekuara plagët e diktat-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

urës ato do të infektohen dhe shoqëria shqiptare do të gangrenizohet duke u dobësuar dhe ç’orientuar progresivisht derisa të katandiset në një turmë të hallakatur lypësarësh të nënshtruar”. Për më tepër thekson At Meshkalla, “pseudo-demokracia është një anarshi e organizuar me qëllim që pushtetarët despotë dhe bashkëpunëtorët e tyre mëkatarë të përfitojnë në mënyrë të paligjshme atë që ua ndalon ligji i tyre fasadë mashtrimi!” Shpresoj se si “fituesit” ashtu edhe “humbësit” e zgjedhjeve të fundit në Shqipëri, por edhe ndërkombëtarët të cilët për 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit vazhdojnë të mos njohin realitetin e “autokracisë shqiptare me makijazh demokratik”, si pengesën kryesore drejt një shoqërie vërtetë të lirë e demokratike - të reflektojnë edhe kësaj radhe me rastin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri dhe të mbajnë përgjegjëse këtë autokraci shqiptare me makijazh demokratik për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në atë vend. “Prej të parëve tanë pritëm nji Shqipni të lirë! Nipat presin prej nesh nji Shqipni të lumtun!”, citohet të jetë shprehur At Pjetër Meshkalla. Fatkeqësisht, unë e kam vështirë të besoj se zgjedhjet e 25 prillit– sido që të karakterizohen ato nga ndërkombëtarët, nuk japin asnjë përspektivë as shpresë për një Shqipëri më të lumtur dhe vërtetë të lirë dhe demokratike perëndimore, siç e dëshironte brezi i At Pjetër Meshkallës, por as brezat e tanishëm nuk kanë ndonjë arsye të jenë më optimist për të ardhmen e kombit shqiptar! Uroj të jem i gabuar. Zot ndihmoju shqiptarëve në këtë periudhë të historisë së tyre. E ENJTE, 6 MAJ 2021

Javore KOHA

15


KULTURË

Mbi librin e Allmir Çausheviqit “Pakica shqiptare në Mal të Zi – midis bashkëpunimit dhe nënsht

Ftesë për debat p Ismet Kallaba

Libri “Pakica shqiptare në Mal të Zi – midis bashkëpunimit dhe nënshtrimit” i autorit Allmir Çausheviq është një studim gjithëpërfshirës dhe një pasqyrë mbi veprimtarinë e partive politike shqiptare në Malin e Zi dhe të përfaqësuesve (deputetëve) të tyre në Kuvendin e Malit të Zi, në harkun kohor midis viteve 1998-2016, që përbën një periudhë të rëndësishme të shumëpartiakësisë te ne. Për të mos krijuar ndonjë keqkuptim, sidomos tek ata që nuk e kanë lexuar librin, për faktin se kur themi “pakica shqiptare”, kjo ka një kuptim të gjerë, titulli i tij do të mund të ishte “Partitë politike shqiptare në Mal të Zi – midis bashkëpunimit dhe nënshtrimit”. Përzgjedhja e objektit të studimit (temës) është me rëndësi të veçantë, sidomos për vetë shqiptarët në Malin e Zi, duke qenë se deri tani nuk kemi pasur ndonjë studim të thelluar mbi këtë çështje dhe problematikat që ngërthen ajo. Për këtë arsye, duhet vlerësuar autorin për guximin për t’u përballur me një temë sa të rëndësishme, po aq edhe të ndjeshme. Kur

“ 16

e them këtë kam parasysh faktin se duke qenë vetë pjesëtar i pakicës shqiptare, domethënë duke i njohur edhe personalisht aktorët politikë për të cilët shkruan, ekziston rreziku i qasjes subjektive, ndryshe nga një autor joshqiptar, për shembull. Por në anën tjetër, kjo ka edhe favorin, sepse i njeh më mirë rrethanat dhe rrjedhat politike, pasi që edhe vetë në mënyrë të tërthortë i ka ndjekur proceset politike të shqiptarëve në Malin e Zi. Megjithatë, vlerësoj se autori i ka tejkaluar me sukses këto vështirësi paraprake. Studimi është realizuar mbi bazën e metodologjisë së konsoliduar shkencore dhe i plotëson të gjitha kërkesat e një punimi shkencor serioz. Ai ofron një qasje teorike solide mbi bazën e literaturës ekzistuese në fushën e të drejtave të pakicave, përfaqësimit politik, me theks të posaçëm në përfaqësimin e pakicave, proceseve politike në vendet e ish-Jugosllavisë, sidomos në Mal të Zi etj. Nisur nga pyetja kërkimore se “Si reflektohet veprimtaria politike e partive nacionale shqiptare nëpërmjet pjesëmarrjes së tyre në sistemin politik malazez, si pjesë e koalicionit të shumicës parlamentare që nga viti 1998?”, autori arrin të provojë dhe të argumentojë me të dhëna faktike

Ky libër nuk duhet kuptuar e as trajtuar si një kritikë ndaj partive politike shqiptare dhe përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Malit të Zi. Përkundrazi, studimi iu shërben vetë partive politike shqiptare për të përmirësuar punën e tyre në të ardhmen. Në të vërtetë, të dhënat, pra rezultatet e studimit dhe përfundimet e tij janë një kambanë për partitë politike shqiptare, për nevojën e rishikimit të politikës së tyre dhe ndryshimin e strategjisë së veprimtarisë së tyre politike

Javore KOHA

E ENJTE, 6 MAJ 2021

hipotezën duke arritur në përfundimin se “efektiviteti i partive nacionale shqiptare është shumë i ulët sa i përket ndikimit në procesin e vendimmarrjes, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje që lidhen drejtpërdrejt ose indirekt me komunitetin e pakicës shqiptare”. Studimi bazohet në tre rrafshe kryesore: 1. pjesëmarrjen, gjegjësisht suksesin (rezultatet) e partive shqiptare në proceset zgjedhore në Mal të Zi; 2. aktivitetetin, gjegjësisht efektivitetin e deputetëve të partive politike shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi; 3. nivelin e kënaqësisë së vetë shqiptarëve me veprimtarinë e partive politike shqiptare. Autori ka përdorur të dhëna sasiore dhe cilësore, të siguruara në arkivat e partive politike, Kuvendin e Malit të Zi, nga intervistat me deputetët shqiptarë, nga anketimi i opinionit publik shqiptar etj. Analiza e këtyre të dhënave e ndihmon autorin në interpretimin sa më me objektivitet, ofron mundësi për analiza krahasuese, duke nxjerrë përfundime mbi bazën e fakteve. Në këtë drejtim do të nënvizoj origjinalitetin e punimit dhe faktin se punimi është fryt i punës kërkimore individuale të autorit. Kur e them këtë, kam parasysh në radhë të parë faktin se për qëllime të studimit, autori ka realizuar anketimin me 350 persona. Kjo përbën një vështirësi tjetër, sepse autori nuk ka mundur të bazohet në ndonjë anketim paraprak lidhur me këtë çështje. Si periudhë studimi janë marrë me qëllim vitet 1998-2016, pasi që kjo lidhet me kohën kur partitë politike shqiptare kanë qenë pjesë e pushtetit. Brenda kësaj periudhe, mund të dallojmë dy faza: 1998-2006 (që


KULTURË

trimit”

politik

përkon me kohën e ndarjes së Partisë Demokratike të Socialistëve e deri në shpalljen e Pavarësisë së Malit të Zi) dhe 2006-2016 (periudha pas pavarësisë). Pavarësisht kësaj, autori nuk vëren ndonjë dallim apo përmirësim sa i përket politikës së pushtetit ndaj partive politike shqiptare dhe realizimit të kërkesave të tyre.

Autori ka përdorur të dhëna sasiore dhe cilësore, të siguruara në arkivat e partive politike, Kuvendin e Malit të Zi, nga intervistat me deputetët shqiptarë, nga anketimi i opinionit publik shqiptar etj. Analiza e këtyre të dhënave e ndihmon autorin në interpretimin sa më me objektivitet, ofron mundësi për analiza krahasuese, duke nxjerrë përfundime mbi bazën e fakteve

Me rëndësi janë përfundimet në të cilat ka arritur autori se përkundër bashkëpunimit me pushtetin (Partinë Demokratike të Socialistëve), partitë shqiptare dhe shqiptarët në përgjithësi nuk kanë pasur ndonjë përfitim dhe se pozita e tyre politike e socio-ekonomike mbetet pothuajse e njëjtë. Ndonëse kanë qenë pjesë e

pushtetit, partitë shqiptare nuk kanë arritur që çështjet e tyre t’i vendosin në agjendën politike. Përpos tjerash, punimi lejon që të bëhen edhe analiza krahasuese me periudhën kur shqiptarët nuk kanë qenë (janë) pjesë e pushtetit apo shumicës parlamentare, siç është rasti tani. Ky libër paraqet një kontribut në studimin e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Malin e Zi. Studimi ka rëndësi për pasurimin e literaturës që trajton në mënyrë shkencore përfaqësimin e shqiptarëve në Kuvendin e Malit të Zi. Rezultatet e tij do t’u shërbejnë edhe studiuesve dhe hulumtuesve të tjerë që do të trajtojnë këtë problematikë. Ky libër nuk duhet kuptuar e as trajtuar si një kritikë ndaj partive politike shqiptare dhe përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Malit të Zi. Përkundrazi, studimi iu shërben vetë partive politike shqiptare për të përmirësuar punën e tyre në të ardhmen. Në të vërtetë, të dhënat, pra rezultatet e studimit dhe përfundimet e tij janë një kambanë për partitë politike shqiptare, për nevojën e rishikimit të politikës së tyre dhe ndryshimin e strategjisë së veprimtarisë së tyre politike. Ai është një ftesë për debat politik. Jam i vetëdijshëm se ky libër nuk do t’iu pëlqejë të gjithëve, sidomos disa aktorëve politikë shqiptarë, por kjo nuk duhet as ta mërzisë e as brejë ndërgjegjen e autorit, sepse detyra e një hulumtuesi është ndriçimi i së vërtetës me të dhëna faktike. Dhe në rastin konkret, mendoj se faktet janë kokëfortë, i pëlqen apo jo dikujt kjo. (Vështrimi është lexuar në përurimin e librit në Hotelin “Plaza” – Ulqin, më 11 prill 2021) E ENJTE, 6 MAJ 2021

Javore KOHA

17


KULTURË

“Kelmendasit e Sremit” i Karl Gottlieb Von Windisch (2)

Gratë kelmendase me veshje shumëngjyrëshe Studiuesi Karl Gottlieb Von Windisch, përmes artikullit të tij “Rreth kelmendasve të Sremit”, pa dyshim ka dhënë një kontribut vërtetë të madh në prezantimin, ndriçimin dhe shpalosjen e gjenealogjisë së fisit kelmendas i cili ka një rëndësi shumë të madhe për studiuesit, por edhe për mbarë kombin shqiptar, e në radhë të parë për popullatën e këtij fisi, për të cilin shumë pak është shkruar

Shaban Hasangjekaj (Vijon nga numri i kaluar) Janë veshje tepër interesante, sidomos ato të grave. Burrat veshin kapele të vogla të kuqe që me përjashtim të xhufkës, janë identike me ato që përdorin priftërinjtë laik mbi çaçkën e qethur. Mbajnë flokë të shkurtra me një copë të zezë rreth qafës. Mbi këmishë përdorin një veshje pa mëngë që zgjatet pothuaj deri të gjunjët, në ngjyrë të kuqe, e cila është e hapur te gjoksi, me qëllim që të lidhet mbi supe sa më lehtë. Mbi këtë veshje hedhin një xhaketë që zgjatë deri në fund të belit me një palë të mbushur me një numër të vogël pullash dhe një varg me nyje pak a shumë si pelerinat me gëzof të Hussarëve. Përreth belit mbështjellin një rryp, i cili sillet disa herë përreth, dhe përreth kyçeve të këmbëve lidhin

18

Javore KOHA

E ENJTE, 6 MAJ 2021

një copë shumë të bukur, qëndisur me ngjyra të ndryshme, saqë dikush fare lehtë mund t’i marrë për çorape grash. Kurse në këmbë veshin opinga (openki) me cilësi të mirë, të shtrënguara me lidhëse të holla. Për armë përdorin të ashtuquajturën Pushtovan (Pusztovan), përdorin plumb bronzi ose hekuri që futet brenda tytës, pothuaj gjysmë metri e gjatë. E mbajnë në dorën e djathtë dhe janë tepër të aftë në përdorimin e saj. Në brez mbajnë një kamë – thikë turke dhe një pistoletë. Në anën e majtë të brezit varin një shpatë hungareze, dhe mbi supe mbajnë një lloj pushke të vjetër Çark (pushkë me strall), me të cilën mund të qëllojnë në shenjë nga një distancë prej 100 metrash. Ushtarët, që zakonisht veshin uniformën e gardës mbretërore, mund të vishen në këtë mënyrë vetëm gjatë festave, dasmave, kërcimeve e festimeve të ndryshme. Megjithatë, si me këto armë apo me çfarëdo arme tjetër, ata njihen si luftëtarë të palëkundur, se nuk e njohin se ç’është frika. Ata përbëjnë kompaninë këmbësore në qarkun e Petrovaradit, dhe po ashtu

edhe gjysmën e kompanisë së Hussarëve. Veshjet e grave të kësaj krahine janë shumë interesante. Palloi, ose më mirë ylberi, do t’i kishte zili gratë kelmendase kur vishen me rrobat e tyre shumëngjyrëshe. Vajzat mbulojnë kokën me një shami mëndafshi (rubë) me shtufa të verdha dhe të kuqe që u varen deri tek qafa. I ndajnë flokët nga maja e kokës deri tek qafa, dhe në secilën anë kanë tre gërsheta që u derdhen mbi supe. Në pjesën e sipërme të kokës, thurin me flokët copa të vogla letre varaku (fletë metalike ngjyrë argjendi), lule me zbukurime të ndryshme. Gratë e martuara veshin kapele si ato të burrave, pothuaj identike me ato që veshim “ne” me përjashtim se kapelet e tyre pjesën e kthyer e zbukurojnë me fjongo të bardha. Varëset janë të bëra me fije koralesh dhe rruaza qelqi. Kurse përpara janë të mbuluara me monedha, nga qafa deri tek beli, dhe mënyra e zbukurimit të tyre të jep përshtypjen sikur mundohen të krijojnë një lloj simetrie të veçantë. Xhaketat e kuqe të bëra me material të mirë, zgjaten deri tek beli dhe


KULTURË

e mbërthejnë me një pullë të vetme afër kërthizës. Këto xhaketa kanë fije gjithandej dhe mëngët zakonisht nuk kalojnë përtej bërrylit. Pra, nga bërryli e deri te duart, njësoj si dhe këmbët, i kanë të mbuluara me një lloj veshje leshi shumëngjyrëshe. Edhe fijet që u varen nga xhaketa janë të zbukuruara me guaska të vockla, njësoj si ato që ne përdorim në Hungari për të zbukuruar mjetet e udhëtimit. Nga supet e deri te bërrylat vendosin aq shumë guaska saqë kur dy gra Kelmendase dalin në shëtitje tringëllimi i tyre ngjan me “sleigh ride” (sh.im: “sleigh ride” slita që rrëshqet mbi borë). Ndoshta ky është një veprim për të tërhequr vëmendjen e burrave, veç kësaj e gjithë pjesa tjetër e xhaketës është e zbukuruar me rruaza të verdha, të kuqe dhe të gjelbra, dhe në mes ka disa rruaza të bardha të vendosura në një mënyrë të veçantë që krijojnë një rreth të vogël. Mëngët në veçanti janë të zbukuruara me kësi rrotash dhe gërsheta argjendi të mbushura me xhufka mëndafshi. Rreth belit veshin dy breza njëri mbi tjetrin: Poshtë, një brez të gjerë i punuar me copë të kuqe dhe mbi të një të

ngushtë prej lëkure me shumë pulla metalike, nga brezi i sipërm varet një zinxhir i hollë metali. Në vend të fundit veshin një përparëse të qëndisur me rreshta leshi të trashë ngjyrë të verdhë e të kuqe që shkon deri te pulpa e këmbës. Në anën tjetër veshin një rrobë mëndafshi që varet mbas shpinës. Këmbët i mbështjellin me copa lecke njësoj si burrat dhe veshin opinga. Këmsishat që u zgjasin deri te pulpa e këmbës janë të ngjitura mbas trupit, dhe poshtë veshin një këmishë të brendshme të trashë prej leshi Gjithashtu edhe vallëzimet i kanë tejet të veçanta. Fillimisht, gratë dhe burrat rreshtohen përballë njëri­tjetrit, dhe secila grua në rresht vendos krahun e majtë mbi supin e djathtë të asaj që i qëndron përkrah, dhe kështu fillojnë të kërcejnë duke nxjerrë një tingull të lartë, me një zë dredhës dhe çjerrës, mjaft monoton. Mbas pak kohe dalin dy burra me shpata të zhveshura në dorë dhe dy pistoleta në brez. Dhe kështu me lëvizje paksa komike hidhen derisa një nga gratë përparon në mes duke i ndarë nga përballja. Gruaja, mban një shami mëndafshi në secilën dorë dhe

me lëvizje të përcaktuara dhe gjeste interesante kthehet përballë secilit burrë për ta përshëndetur duke mos lëvizur fare nga vendi, ndërsa burrat vazhdojnë e hidhen rreth saj pa asnjë lloj rregulli, si të ishin të çmendur. I gjithi ky vallëzim bëhet pa praninë asnjë instrumenti tjetër veç pipëzave dhe fyejve, sepse të tjerat ata nuk i njohin. Në këtë mënyrë ata u këndojnë heronjve, bëmave për mbrojtjen e vendit të tyre të vjetër, e në veçanti akteve heroike të princit Gjergj Kastrioti, që njihet ndryshe edhe me emrin Skënderbeu. Gjuha e tyre është Shqipja e cila s’ka asnjë lidhje as me gjuhët e tjera të Lindjes dhe me ato të Perëndimit. Studiuesi Karl Gottlieb Von Windisch, përmes artikullit të tij “Rreth Kelmendasve të Sremit”, padyshim ka dhënë një kontribut vërtetë të madh në prezantimin, ndriçimin dhe shpalosjen e gjenealogjisë së fisit Kelmendas i cili ka një rëndësi shumë të madhe për studiuesit, por edhe për mbarë kombin shqiptar, e në radhë të parë për popullatën e këtij fisi, për të cilin shumë pak është shkruar. Fund E ENJTE, 6 MAJ 2021

Javore KOHA

19


INTERVISTË

Bisedë me këngëtarin David Dreshaj

Pianoja dhe kitara, instrumentet që më pëlqejnë dhe luaj me to

Koha Javore: David, të njohim si kengëtar të ri të muzikës moderne, muzikë e cila nuk është shumë prezente në Malësi. Çfarë të shtyri të fokusohesh pikërisht tek kjo rrymë muzikore? D.Dreshaj: Është e vërtetë se më njihni si këngëtar të ri të muzikës moderne, muzikë e cila nuk është prezente as në Malësi e as në Mal të Zi në përgjithësi. U fokusova këtu pasi ishte dëshira ime, pasioni dhe ambiciet e mëdha. Po ashtu edhe

20

Javore KOHA

E ENJTE, 6 MAJ 2021

dashuria për të gjetur zhandrin dhe stilin tim në muzikë. Koha Javore: Ke disa projekte-këngë mjaft të suksesshme, ku para pak ditësh ke publikuar edhe këngën e titulluar “Ta fala”. Si është pritur kjo këngë deri më tani dhe sa i kënaqur je ti? D.Dreshaj: Po, kam disa projekte-këngë goxha të sukseshme, ku ndër to është edhe kënga “Ta fala”, që u publikua javën e kaluar. Kjo këngë

u mirëprit nga fansat, dëgjuesit dhe adhuruesit e muzikës sime, kështu që për këtë fakt unë ndjehem shumë i kënaqur. Koha Javore: Cila është kënga jote që mund ta veçosh si më të sukseshmen? D.Dreshaj: Këngën që mund ta veçoj si më të suksesshmen deri tani është “ Nuk e dua”, në versionin shqip. Por nuk e anashkaloj as këngën “I believe” në versionin në gjuhën angleze.


INTERVISTË

David Dreshaj është një djalë i ri, këngëtar nga Malësia. Ai i është përkushtuar muzikës qëkur ishte i vogël, duke ndjekur edhe kurse të ndryshme profesionale për degën e kantos në Podgoricë dhe në Shkodër. Davidi ka disa këngë të suksesshme dhe për këtë fakt ai falënderon edhe adhuruesit e muzikës së tij, ku siç shprehet ai pa ta nuk do të mund të vazhdonte me projektet e tij

izimi dhe publikimi i projektit? D.Dreshaj: Derisa të vësh çdo gjë në binar, them se është goxha e vështirë. Pasi një projekt, një këngë, një videoklip kanë shumë punë. Sa i përket pjesës së këngës dhe të bashkëpunëtorëve, kjo çdo herë varet nga stili i këngës që dua të punoj, por them dhe mundohem çdo herë të jem i kujdesshëm sa i përket kësaj pjese. Pastaj është ajo pjesa e videoklipit, po ashtu është një pjesë e vështirë, këtu hyn dukja, veshja e të gjitha të tjerat derisa bihet në vijë ajo çfarë duam. Çdo gjë e don përkushtimin dhe vëmendjen e vet. Dua të ceki se unë e kam një ekip njëzet personash pas meje, meqë dëshiroj që gjërat të bëhen në detaje, duke filluar nga personi i angazhuar për grim, stilisti i veshjes, fotografi, e çdo gjë tjetër që nevojitet për një projekt të mirë. Koha Javore: Përveç muzikës, me çfarë tjetër merresh? D.Dreshaj: Përveç angazhimit tim në muzikë, këngëvë të mia, teksteve të këngëve ku punoj nëpër studio muzikore të ndryshme, si: Tiranë, Prishtinë, Shkup, Maqedoni të Veriut etj. unë merrem edhe me sport, me palestër. Po ashtu nuk mund të ndaj nga vetja as pikturimin, basketbollin dhe tenisin. Të gjitha këto janë pjesë të jetës sime, duke përfshirë edhe leximin, pasi që unë në shkollë kam qenë çdoherë i shkëlqyeshëm.

Koha Javore: Përveç këndimit, a luan ndonjë instrument? Nëse po, cili është instrumenti që të pëlqen më së shumti? D.Dreshaj: Përveç këndimit, dua të them se kam ndjekur disa kurse profesionale. Për disa vite me radhë intensivisht i jam kushtuar degës së kantos në Podgoricë, po ashtu edhe në Shkodër. Pianoja dhe kitara janë instrumentet që më pëlqejnë e që luaj me to. Koha Javore: A ke bërë kontratë

me ndonjë produksion muzikor të Shqipërisë apo të Kosovës? Nëse po, sa i kënaqur je me bashkëpunimin që ke me ta? D.Dreshaj: Sa i përket kësaj çështjeje, unë akoma jam nën menaxhimin e vetes dhe të familjes sime. Kështu që nuk kam bërë asnjë kontratë me asnjë produksion. Koha Javore: Sa e vështirë është të gjesh bashkëpunëtorët e duhur për këngën, klipin dhe për çdo gjë tjetër deri tek final-

Koha Javore: Jemi në prag të verës, cilat janë planet e tua për këtë sezon? A mund të presim ndonjë bashkëpunim (duet)? D.Dreshaj: Po, jemi në prag të sezonit të verës dhe planet, këngët e projektet janë të shumta për këtë periudhë kohore. Patjetër që gjatë këtij viti do të ketë edhe bashkëpunime. Koha Javore: Një përshëndetje për adhuruesit e muzikës tënde. D.Dreshaj: Të gjithë adhuruesit e muzikës sime i përshëndes. Vlerësimi dhe mbështetja e tyre për mua si artist kanë shumë rëndësi, dua të them se pa ta unë nuk do të mund të vazhdoja me projektet e mia. Bisedoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 6 MAJ 2021

Javore KOHA

21


KULTURË

Në Galerinë “Oda” në Shkodër u hap ekspozita e piktores Vahida Hasanaga – Nimanbegu

Ditari intim Mjedisi i veçantë i Galerisë “Oda”, në një shtëpi të vjetër karakteristike shkodrane me oborr, i është përshtatur shumë mirë veprave të piktores, e njohur për stilin e saj krijues, duke përçuar te publiku botën intime të saj, çiltërsinë, butësinë, kaltërsinë mesdhetare etj Në prani të artistëve, miqve dhe adhuruesve të artit nga Shkodra, Ulqini etj., të dielën në Galerinë “Oda” në Shkodër është hapur ekspozita e piktores Vahida Hasanaga – Nimanbegu. Në këtë ekspozitë të titulluar “Ditari intim”, ajo është paraqitur me disa punime të kohës së fundit. “Janë piktura të reja që i kam punuar këto ditët e fundit. Shpresoj se do t’ju pëlqejnë”, ka thënë piktorja në hapje të ekspozitës, duke falënderuar të pranishmit. Pronarja e Galerisë “Oda”, poetja dhe fotografja Rozafa Shpuza, ka

22

Javore KOHA

E ENJTE, 6 MAJ 2021

thënë se Vahida është një mike e saj dhe piktore shumë e mirë. “Unë shpresoj që me anë të pikturës së saj ju të merrni emocione dhe ta shpërndajmë këtë pandemi dhe këtë gjë që na ka turbulluar pak, edhe na ka ndarë. Vahida ka një stil të veçantë”, ka thënë ajo duke e hapur ekspozitën. Mjedisi i veçantë i Galerisë “Oda”, në një shtëpi të vjetër karakteristike shkodrane me oborr, i është përshtatur shumë mirë veprave të piktores, e njohur për stilin e saj krijues, duke përçuar te publiku botën intime të saj, çiltërsinë, butësinë, kaltërsinë

mesdhetare etj. Vahida Hasanaga - Nimanbegu ka mbaruar studimet për art në Beograd. Përpos qytetit të saj Ulqinit dhe Malit të Zi, deri tani ka pasur ekspozita personale edhe në SHBA, Itali, Izrael, Gjermani, Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Serbi etj. Është laureate e disa çmimeve, si Çmimit Vjetor për pikturë të Shoqatës së Artistëve Figurativë të Malit të Zi, Çmimit të Sallonit të Zemunit etj. Aktualisht drejton Shoqatën “Art Dulcinium” e cila merret me art dhe kulturë, si dhe ka organizuar një sërë i. k. kolonish artistike.


FOTOGRAFIA E JAVËS

ADELA NIKAJ PRANVERA

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 6 MAJ 2021

Javore KOHA

23


FOKUS

Ulqini përgatitet për sezonin turistik pas pandemisë Bregdeti i Ulqinit është një vend i parapëlqyer pushimi për turistët e rajonit dhe më gjerë. Për shkak të pandemisë, ky vend i bukur turistik, vitin e kaluar, pësoi një humbje të madhe duke shkaktuar një krizë me pasoja ekonomike për këtë zonë. Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, z. Gëzim Hajdinaga, vë në dukje se humbja në fushën turistike ishte mbi 80 % në krahasim me vitet tjera.

24

“ Dihet për goditjen që ka pësuar qyteti ynë dhe tërë bregdeti i Malit të Zi dhe bota në përgjithësi. Në Ulqin dhe në Mal të Zi është shënuar një humbje shumë e madhe në krahasim me vitet tjera, deri në 80 %. Mendojmë se sikur të arrihet një parashikim me rritjen e mundshme deri në 50 % do të ishte një sukses për punonjësit dhe qytetarët e Ulqinit”, thotë z. Hajdinaga.

Sidoqoftë, punonjësit turistikë në Komunën e Ulqinit janë duke u përgatitur për sezonin e këtij viti dhe shpresojnë se do të dalin nga kjo situatë e vështirë për turizmin e Ulqinit. Hotelieri i njohur Shaqir Molla beson se ky sezon do të jetë më i mirë. “Presim shumë nga ky sezon pasi edhe pushteti i ri në Mal të Zi na ka dhënë një premtim se gjatë vitit 2021 nuk do të ketë mbyllje të kufirit për

Sidoqoftë, punonjësit turistikë në Komunën e Ulqinit janë duke u përgatitur për sezonin e këtij viti dhe shpresojnë se do të dalin nga kjo situatë e vështirë për turizmin e Ulqinit. Hotelieri i njohur Shaqir Molla beson se ky sezon do të jetë më i mirë. “Presim shumë nga ky sezon pasi edhe pushteti i ri në Mal të Zi na ka dhënë një premtim se gjatë vitit 2021 nuk do të ketë mbyllje të kufirit për tërë rajonin dhe shpresojmë se nëse nuk ka ndonjë përkeqësim të situatës me Covid-19 do të jetë një sezon i suksesshëm,” thotë z. Molla

Javore KOHA

E ENJTE, 6 MAJ 2021


FOKUS

“ Jemi duke punuar në eliminimin e barrierave që kanë qenë ngarkesë për turistët nga Kosova, Maqedonia e Veriut etj., të cilët në pikën kufitare të Muriqanit janë të detyruar të paguajnë sigurimet për automjete. Kjo ndikon në koston e turistëve, por edhe në pritjet e gjata në kufirin mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Po ashtu jemi duke biseduar që të lehtësohet qarkullimi mes vendeve të rajonit dhe fëmijëve t’u lejohet kalimi vetëm me çertifikatë të lindjes”, thotë z. Hajdinaga

Përpjekja për rimëkëmbjen e sezonit turistik në bregdetin e Ulqinit ka angazhuar autoritetet vendore dhe punonjësit e kësaj fushe për një përgatitje të shtuar në mbarëvajtjen e këtij sezoni. Për kthimin në normalitet janë duke u ndërmarrë disa masa edhe në lehtësimin e pengesave ndërkufitare që ngadalësojnë zhvillimin e turizmit rajonal

tërë rajonin dhe shpresojmë se nëse nuk ka ndonjë përkeqësim të situatës me Covid-19 do të jetë një sezon i suksesshëm,” thotë z. Molla. Në ketë kuadër z. Hajdinaga thekson se për kthimin në normalitet janë duke u ndërmarrë disa masa në lehtësimin e pengesave ndërkufitare midis shteteve që janë pengesë e zhvillimit të turizmit rajonal. “ Jemi duke punuar në eliminimin e barrierave që kanë qenë ngarkesë për turistët nga Kosova, Maqedonia e Veriut etj., të cilët në pikën kufitare të Muriqanit janë të detyruar të paguajnë sigurimet për automjete. Kjo ndikon në koston e turistëve, por edhe në pritjet e gjata në kufirin mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Po ashtu jemi duke biseduar që të lehtësohet qarkullimi mes vendeve të rajonit dhe fëmijëve t’u lejohet kalimi vetëm me çertifikatë të lindjes”, thotë Hajdina-

Edhe Ministri i Zhvillimit ekonomik në Mal të Zi, Jakov Milatoviq, gjatë qëndrimit në Ulqin, vuri në dukje nevojën e bashkëpunimit midis Qeverisë dhe komunave bregdetare. “Duhet një bashkëpunim sa më i ngushtë mes Qeverisë dhe komunave bregdetare që të zhvillohet dialogu konstruktiv i sektorit privat dhe atij publik në mënyrë që turizmi si degë, e cila gjeneron të ardhura dhe ka efekte të mëdha për ekonominë e Malit të Zi, të fillojë rimëkëmbjen”, tha ministri Milatoviq

ga. Edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik në Mal të Zi, Jakov Milatoviq, gjatë qëndrimit në Ulqin, vuri në dukje nevojën e bashkëpunimit midis Qeverisë dhe komunave bregdetare. “Duhet një bashkëpunim sa më i ngushtë mes Qeverisë dhe komu-

nave bregdetare që të zhvillohet dialogu konstruktiv i sektorit privat dhe atij publik në mënyrë që turizmi si degë, e cila gjeneron të ardhura dhe ka efekte të mëdha për ekonominë e Malit të Zi, të fillojë rimëkëmbjen”, tha ministri Milatoviq. a.s. E ENJTE, 6 MAJ 2021

Javore KOHA

25


KULTURË

Kulla zëmadhe e b Grudës, fole heronjs Gjekë Gjonaj

Në qendër të fshatit Kshevë jo shumë larg Tuzit qëndron krenare, por e vetmuar, kulla zëmadhe e bajraktarëve të Grudës. Kulla është mjaft e vjetër. Gjenezën e ka të hershme,që në shekullin XVIII. Ajo është ndërtuar prej guri të papërpunuar, të gdhendur dhe të latuar, të ngjeshur me gëlqere e rërë vendi që janë nxjerrë në Qafë të Blinit në Kshevë nga duart e arta të mjeshtërve më të njohur vendas të asaj kohe. Kjo shtëpi fortifikuese dykatëshe ka oborrin në dy nivele me një portë të ndërtuar prej guri të zbukuruar, ku është e vendosur dera hyrëse prej druri dykapakëshe në madhësi prej 2.70 metra, e mbuluar me tjegulla. Kjo shtëpi tradicionale banimi është e gjatë 10 metra, e gjerë 6.5 , kurse e lartë 7.20 metra. Ka katër dritare. Tri prej tyre pothuaj kanë të njëjtën madhësi, kurse tjetra është më e vogël. Përjashta ka shkallët prej guri. Pjesa përdhese nën ahur (ahër) ka shërbyer për mbajtjen e bagëtive. Kati i parë është një tërësi e përbashkët, ku gjendet dhoma e ditës dhe kuzhina. Aty sipas traditës është votra në sipërfaqe prej 12 metrash katrorë. Ajo është shtruar me rrasa guri vendas. Përballë saj është oxhaku tradicional në formë gjysmë harku i punuar me qemer guri. Në katin e dytë nën pullaz të kullës ndodhet dhoma (oda) e burrave . Kjo dhomë pas arrestimit të Smajl Martinit mbante emrin e Tringës.

26

Javore KOHA

E ENJTE, 6 MAJ 2021

Brenda mureve të kësaj kulle u mbajtën shumë tubime dhe u zhvilluan biseda të ndryshme me krerët më të shquar shqiptarë të kohës. Në këtë shtëpi fisnike, bujare dhe kreshnike u fol për shumë ngjarje të lavdishme dhe u morën vendime të rëndësishme historike. Aty bujtën dhe ishin miq personalitete të shquara të kombit shqiptar. Sot kur hynë në këtë monument me vlera kombëtare të renovuar nga pinjollët e kësaj familje, vëllezërit Gjelosh dhe Gjeto Ivezaj në vitin 2016, ke çfarë të shohësh. Nën tavan, në mur qëndrojnë të varura fografitë - portrete të vizatuara me laps të Smajl Martinit, bijës së tij Tringës dhe Dedë Nikës, nga piktori kosovar Albin Elezkurtaj, i cili jeton në Slloveni. Përveç këtyre aty ndodhen edhe disa fotografi të tjera , Flamuri Kombëtar, dekorata dhe mirënjohja me rastin e 100-vjetorit të çlirimit

të Shkupit dhe pavarësisë së Shtetit Shqiptar dhe Flamurit Kombëtar dhënë Robert Ivezaj , anëtarit të familjes së Tringë Smajles, dekorata e Smajl Martinit ( pas vdekjes) nga Presidenca e Shqipërisë me titullin “ Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, e cila iu nda me rastin e 110-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë dhe një shkrim në anglisht nga Nju-Jork Tajmsi. Hijeshi e vlerë të posaçme kullës i japin edhe eksponatet e vjetra ( orenditë shtëpiake) rreth votrës, 5 stola me tri këmbë, tri karriga të vjetra afro 100 vjeçare, vargonjtë me kusi, mashicat për zjarr, buljera e dikurshme shumë e vjetër në sqoll, ibriku për ujë në mur , i cili ka shërbyer për larjen e duarëve, qypi i vogël prej dheu dhe tavolina njëshekullore. Këtu ruhet me dashuri e kujdes edhe një lahutë 35 vjeçare, një çifteli 40 vjeçare, dy thika pushkësh ( hanxharë) dhe arka e nusnisë së bash-


KULTURË

bajraktarëve të sh e heroinash

këshortes së Gjokë Dedës – Gjystes e punuar prej druri me zbukurime. Këtu ruhen edhe dy kandila vajguri ( bishtukë) , dy lëkura delesh (posta), që kanë shërbyer për ndeja dhe dueqit e kalit të shalës. Kulla ka oborrin e saj në dy nivele dhe portën. Dera e hyrjes dykapakëshe prej druri, e gjërë 2.70 metra është e mbuluar me tjegulla. Në krahun e majtë të hyrjes në oborr ndodhet pllaka përkujtimore e Smajl Martinit. Afro 15 metra larg kullës janë varrezat familjare të bajraktarëve të Grudës në mesin e të cilave edhe varri i Tringës. Ajo e ka lënë amanet që në varrin e saj mos të varroset askush tjetër. Porosia e saj ruhet edhe sot dhe do të ruhet edhe në të ardhmen. Thuhet se ushtria serbe e ka dëmtuar qëllimisht varrin e Tringës , me ç’rast është thyer kryqi dhe është plasur rrasa e varrit. Varrin e saj e ka renovuar anëtari i kësaj

familje Gjelosh Ivezaj, punonjës shumëvjeçar i dalluar i arsimit shqip në Malësi. Kulla e bajraktarëve të Grudës ka një histori të madhe dhe të lavdishme, prandaj mund të quhet me të drejtë edhe historike. Në këtë votër heroike kanë lindur dhe janë rritur në vazhdimësi , në frymën e traditës shqiptare burra të mëdhenj, patriotë e liridashës, trima e trimëresha, si vëllezërit Preç e Bac Vuksani Ivezaj ( princat e Grudës) , të cilët u vunë nën mbrojtjen e Kalasë së Rozafatit, në Shkodër, pastaj Smajl Martini, njëri ndër luftëtarët më të mëdhenj që pati Malësia, prijës dhe trim i vendosur në luftërat e njohura në Shkodër, Vraninë e Shipshanik, në Deçiq e Bukovik, në Plavë e Guci, në Pejë si dhe në betejën (kryengritjen) e përgjakshme në tokat e Maqedonisë kundër Sadri Agë Pashës , sikur edhe Dedë Nika, Zef Martini e të tjerë. E kësaj derë është edhe vajza e Smajl Martinit, Tringa e njohur si Tringa e Grudës, e cila krah për krah me burra luftoi me armë në dorë për të çliruar trojet tona shqiptare. Të gjithë këta burra të mëdhenj malësorë dhe kjo heroinë shqiptare u ushqyen nga prindërit e tyre fisnik me dashurinë për tokat shqiptare. Këta

Kulla e bajraktarëve të Grudës ka një histori të madhe dhe të lavdishme, prandaj mund të quhet me të drejtë edhe historike

fatosa të lirisë gjatë gjithë jetës së tyre vepruan për çështjen kombëtare dhe ishin në shërbim të atdheut dhe flamurit të shenjtë kombëtar. Ata drejtuan shumë forca shqiptare fitimtare në beteja të përgjakshme në mbrojtje të trojeve etnike shqiptare në luftë kundër osmanëve dhe malazezëve për të çliruar tokat tona shqiptare. Pasardhësit e kësaj dere, të njohur për trimëri e atdhetari, me zjarrin e pushkës në luftrat për liri dhe pavarësi të shqiptarëve dhe me gjakun e tyre të derdhur për atdhe, shkruan historinë e lavdishme të krahinës së vet dhe të Shqipërisë. Veprat heroike të këtyre fatosave të lirisë frymëzuan shumë rapsodë popullorë, poetë, studiues, e historianë të njohur vendas dhe të huaj. Kjo çerdhe apo fole heronjsh e heroinash është djegur tri herë nga forcat ushtarake turke. Megjithatë ajo i mbijetoi këtyre kohërave të errëta, sikurse edhe tërmeteve gjatë kësaj periudhe kohore. Gjithësesi duhet thënë se me këtë kullë dhe me këtë familje bajraktarësh krenohet jo vetëm Malësia, por e gjithë shqiptaria, sepse ajo nderon kombin shqiptar. Vlerat e saj e kemi për detyrë t’i nderojmë dhe t’i repektojmë përherë e mot. Roli i kësaj kulle, sikurse edhe i të tjerave në Malësi, është jashtëzakonisht i madh. Si pjesë e trashëgimisë së mirëfilltë arbërore dhe si simbol i traditave të banorëve të Malësisë do të ishte mirë që ato të kenë një përkujdesje institucionale. Të evidentohen, të riparohen dhe të vihen sa më parë në dispozicion të popullsisë së vet, por gjithashtu të bëhen të dukshme edhe për vizitorët e huaj si dëshmi e kësaj trashëgimie të pakët kulturore dhe të njërit prej popujve më të vjetër të Evropës. E ENJTE, 6 MAJ 2021

Javore KOHA

27


MOZAIK

Luftëtarët e lirisë dhe përkujtimi i tyre në pluralizëm Gjatë Luftës së Dytë Botërore anamalasit u përcaktuan për lirinë kombëtare dhe fuqishëm mbështetën frymimin kombëtar me mbrojtjen e tokës, gjuhës, shkollës dhe identitetin e tyre shqiptar. Mobilizimi vullnetar në Çetën e komandantit Hasan Isufi, që ndryshe u quajtën edhe “gushëkuqat e Hasanit” për shkak të uniformave karakteristike, ishte tejet i madh. Ata nuk u vunë në mbrojtje të ndonjë ideologjie, por ishin atdhetar që nuk pajtoheshin që territoret shqiptare të copëtoheshin dhe të binin nën pushtuesit sllavo-komunist. Kjo çetë nga anamalasit përjeto-

28

Javore KOHA

E ENJTE, 6 MAJ 2021

hej si ushtri e vet e përbërë nga djemtë më të mirë të kësaj zone të Mbishkodrës. Çeta e Hasan Isufit në radhët e veta kishte luftëtarë nga të gjitha fshatrat e Anës së Malit: nga Krytha, Katërkolla, Brajsha, Shasi, etj. Në fshatin Krythë veçohet Muho Pali, i cili ishte një luftëtar i paepur për bashkimin e trojeve shqiptare. Ai luftoi përkrah Hasan Isufit dhe asnjëherë nuk u dorëzua përpara sulmeve të shumta. Për këtë veprimtari ai bëri 18 vjet burg në burgun famëkeq të Spuzhit pranë Podgoricës ku u torturua në mënyrën më të egër. Fatin e tij e përjetuan

gati të gjithë bashkëluftëtarët e Hasan Isufit, kurse disa u likuiduan në mënyrën më të dhunshme siç është ngjarja makabër e Çaprajve pranë fshatit Kravar. Edhe pse sakrifica e këtyre luftëtarëve ende sot cilësohet si veprim kontrovers, megjithatë, do të ishte e udhës që sot në pluralizëm të përkujtohet me pietet dhe si një ngjarje e rëndësishme historike për popullatën e kësaj ane. Autoritetet vendore duhet ta kenë si obligim që në një të ardhme të vendosin ndonjë shenjë në formë të memorialit, përmendore ose të shënohet ndonjë rrugë apo shesh në nder të sakrificës së tyre.


MOZAIK

Muzeu Etnografik i Malësisë shënoi 19-vjetorin e themelimit

Ende pa buxhet edhe pas gati dy dekadash ekzistencë Lekaj/Malësi – Muzeu Etnografik i Malësisë, më 1 maj 2021, shënoi 19-vjetorin e themelimit të tij. Për dallim nga disa vjet më parë, në këtë përvjetor, Muzeun Etnografik të Malësisë e vizituan vetëm disa individë, të cilët mund të numërohën në gishtat e dorës, dhe nga ky fakt mund të konstatohet se vëmendja, interesimi dhe kujdesi ndaj vlerave të trashëgimisë kulturore nuk është në nivelin e duhur. Në 19-vjetorin e themelit të Muzeut Etnografik, pronari dhe themeluesi, z. Shtjefën Ivezaj kishte hapur një ekspozitë fotografish artistike nga arkivi i tij i pasur si fotografi i parë në Malësi. Ivezaj në një prononcim për gazetën “Koha Javore” thotë se këtë vit interesimi për të vizituar dhe përgëzuar

përvjetorin e muzeut që ai drejton, ishte në rënie. “Jemi njerëzit e vetëm që nuk përfitojmë nga ky muze. Ne nuk e hapëm këtë muze për përfitim, por për të evidentuar, kultivuar e transmetuar gjeneratave pasardhëse kulturën materiale, shoqërore dhe artistike të popullit në Malësi. Pa rroga, pa asnjë qindarkë, ne po vazhdojmë që gati dy dekada ta mbajmë të gjallë këtë muze, edhe pse me sakrifica të jashtëzakonshme”, u shpreh Ivezaj. Ai më tutje shprehu shqetësimin e tij për mungesë buxheti, për një buxhet vjetor që siç tha, do të duhej ta kishte edhe muzeu që ai drejton, sikurse të gjithë muzetë e tjerë në Mal të Zi. “Ky nëntëmbëdhjetë vjetor i muzeut, për të parën herë që nga themelimi, u shënua edhe pa donatorë dhe spon-

sorë”, përfundoi Ivezaj. Rikujtojmë se në këtë muze gjenden materiale qindravjeçare nga jeta, puna, tradita dhe shpirti i pasur i malësorëve. Aty ruhen nga pluhuri i harresës shumë gjësende shtëpiake, vegla pune, vegla për bujqësi e blegtori, orendi, vegla muzikore, armë, veshje popullore e gjëra të tjera të vjetra, por të rëndësishme nga etnokultura. Ky muze ka një arkiv të pasuar edhe në seksionin e filatelisë, galerisë, fototekës dhe bibliotekës. Ndër vite Muzeu Etnografik i Malësisë u vizitua nga një numër i madh vizitorësh, admiruesish të trashëgimisë kulturore, studiuesish, mediash, personalitetesh politike e publike, nga të gjitha anët. t. u.

E ENJTE, 6 MAJ 2021

Javore KOHA

29


PORTRET

Portret: Gazmend Çitaku

Promovues i kulturës së Ulqinit

Në gjenet dhe gjakun e tij ka trashëguar nga babai dashurinë për të shkruar dhe hulumtuar, kurse nga nëna e cila ka lindur në shkumbën e detit, dashurinë për detin dhe të kaluarën tonë. Natyrisht, pa dyshim se edhe një mjedis siç është Ulqini ka ndikuar në zhvillimin dhe formimin e personalitetit të tij, i cili në opusin e interesimit të tij ka një mori aktivitetesh

Ismet Karamanaga Ka kohë që mendoj të shkruaj një portret të shkurtër për Gazmend Çitakun. Ai është një njeri i rrallë, adhurues i kulturës për të cilën angazhohet në shumë segmente, me një pasion dhe dashuri të madhe. Gazi, siç e thërrasim të gjithë, është një njeri modest. Populli ynë ka një shprehje: një njeri “i butë”, i vyeshëm dhe komunikativ. Jam më se i sigurt që ai edhe kur zemërohet, ose bëhet me nerva, nuk din ta ngrejë zërin. Gjithçka e merr me të qeshur. Në gjenet dhe gjakun e tij ka trashëguar nga babai dashurinë për të shkruar dhe hulumtuar, kurse nga nëna e cila ka lindur në shkumbën e detit, dashurinë për detin dhe të kaluarën tonë. Natyrisht, pa dyshim se edhe një mjedis siç është Ulqini

30

Javore KOHA

E ENJTE, 6 MAJ 2021

ka ndikuar në zhvillimin dhe formimin e personalitetit të tij, i cili në opusin e interesimit të tij ka një mori aktivitetesh. Në shtëpinë e tij në Mahallën e Re, Gazmendi ka një dhomë, galeri, ku gjendet një numër i sendeve, një ekspozitë shumë interesante, të them më mirë një muze privat, i cili ditë për ditë pasurohet me sende dhe eksponate nga e kaluara jonë. Këtu ka shumë gjëra, por edhe vepra nga veprimtaria e tij e suksesshme si publicist dhe autor i albumeve, filmave dokumentarë dhe publikimeve të tjera. Njeriu fascinohet me entuziazmin e tij për të bërë një hapësirë kaq interesante dhe shumë edukative. Në çdo pëllëmbë të kësaj hapësire, jam më se i sigurt kaq të shtrenjtë dhe të shenjtë, sundon një mrekulli e rregulluar dhe e planifikuar nga duart e arta të këtij punëtori të palodhur. Ai, por edhe çdo njeri i cili gjendet brenda kësaj hapësire ushqen shpirtin me llojllojshmërinë e eksponateve të cilat qëndisin këtë hapësirë. Mua më duket që kjo bukuri, përveçqë të fascinon, është edhe një relaksim për sytë dhe shpirtin.

Sa i përket publicistikës, në revistën “Kronika” ka lënë gjurmë të pashlyera. Po ashtu kontribuon për botimin e revistës “Dija”, si një ndër redaktorët e saj. Gazmendi gjithmonë ka sjellë risi në kulturë. Duhet të mos harrohet filmi dokumentar “Servantesi në Ulqin”, kurse fotoalbumi i përgatitur prej tij “URLAUB IN ULQINI” me fotografi nga Alfred Wollner ka mbetur i papërsëritshëm. Natyrisht, gjithmonë është i pari në Panairin e Librit, i cili vite me radhë organizohet në Ulqin. Ai është edhe autor i librit “Tregime të çuditshme nga Ulqini”, por shpesh është edhe moderator dhe kritik, Dua ta përmend edhe monografinë “Udhëtim në kështjellat ilire të Malit të Zi”, një libër që duhet të gjendet çdokund ku ka njerëz të kulturës në përgjithësi. Më 8 qershor 2019, brenda mureve të Kalasë pranë Muzeut Arkeologjik, është bërë përurimi i këtij libri të jashtëzakonshëm, të them më mirë i një albumi apo monografie me fotografi të jashtëzakonshme dhe tekste të shkruara nga autori, si një vazhdimësi e punës së


PORTRET

tij të palodhshme. Një ndihmesë të madhe pati edhe nga Sami Flamuri dhe Gëzim Mavriqi, të cilët e kanë përcjellur gjatë këtij udhëtimi në kështjellat ilire në Malin e Zi. Përurimi është bërë në mënyrë spontane, në prani të një publiku të zgjedhur, ku folën vetë autori, pastaj Samiu dhe shkrimtari Jaho Kollari. Një përurim i tillë ka lënë mbresa të bukura te ne dhe në fund shpreha mendimin tim që do të ishte mirë që në të ardhmen të bëjmë përurime të librave dhe manifestime të tilla, gjithmonë në këtë hapësirë kaq të shtrenjtë të qytetit tonë të bukur. Kështu kanë vepruar edhe më parë në kohët e lashta antike, pra në hapësira dhe sheshe publike të tilla, edhe grekët dhe romakët e vjetër. Është mirë që manifestime të ndryshme gjithmonë t’i organizojmë në vende dhe sheshe të tilla, në veçanti në kuadër të “Skenës Verore” brenda mureve të Kalasë. Përveç këtyre aktiviteteve, në këtë portret të shkurtër kushtuar Gazmend Çitakut dëshiroj t’i ceki edhe disa aktivitete nga opusi i gjerë i këtij entuziasti të kulturës sonë. Ai është edhe një hulumtues i etnografisë sonë. Punon pa ndërprerje, ka një elan të

Në shtëpinë e tij në Mahallën e Re, Gazmendi ka një dhomë, galeri, ku gjendet një numër i sendeve, një ekspozitë shumë interesante, të them më mirë një muze privat, i cili ditë për ditë pasurohet me eksponate nga e kaluara jonë. Këtu ka shumë gjëra, por edhe vepra nga veprimtaria e tij e suksesshme si publicist dhe autor i albumeve, filmave dokumentarë dhe publikimeve të tjera. Njeriu fascinohet me entuziazmin e tij për të bërë një hapësirë kaq interesante dhe shumë edukative

pashtershëm dhe një durim të pafund. Ai është edhe redaktor teknik i shumë librave që botohen në Ulqin dhe më gjerë. Mendoj se një njeri me kapacitet të tillë duhet të angazhohet më tepër nga organet kompetente të Komunës në lëmi të kulturës, pasi që jam më se i sigurt që ai me dijen dhe talentin e tij mund të kontribuojë shumë më tepër në ngritjen e kulturës dhe identitetit tonë në përgjithësi. Në një nga postimet në profilin tim në “Facebook”, një ndër lexuesit e mi ka komentuar: “Gazin duhet angazhuar në Muzeun e Qytetit. Pasioni dhe njohuritë e tij duhet të vihen në

funksion të të gjithë dashamirëve të Ulqinit tonë. Me nderime e shpresë që ka ndonjë mendje ekzekutive që i lexon e arsyeton këto rreshta”. Me punën tij të palodhur Gazmend Çitaku është një promovues i kulturës së Ulqinit çdokund ku shkel këmba e tij. Mendoj se është mirë të përmenden personalitetet, në veçanti adhuruesit dhe punëtorët e kulturës siç është Gazmendi, pavarësisht që ai ende është në fillimin e rrugëtimit të tij. Mirëpo, shkrimet dhe publikimet tjera duhet të stimulojnë njerëz të talentuar të cilët kanë një energji të madhe dhe vullnet të mirë. Gazmend Çitaku i ka të gjitha këto. E ENJTE, 6 MAJ 2021

Javore KOHA

31


MOZAIK

Praktika dhe rëndësia e meditimit Meditimi është një praktikë kur një individ përdor një teknikë - të tillë si vetëdijësimi, ose përqendrimi i mendjes në një objekt, mendim ose aktivitet të caktuar - për të trajnuar vëmendjen dhe vetëdijen, dhe për të arritur një gjendje emocionale të qetë. Studiuesit e kanë gjetur meditimin të pakapshëm për ta përcaktuar si definicion, pasi praktikat ndryshojnë si midis traditave ashtu edhe brenda tyre. Meditimi praktikohet në shumë tradita fetare. Të dhënat më të hershme të meditimit (dhyana) gjenden në tekstet e lashta hindu të njohura si Vedat, dhe meditimi luan një rol të dukshëm tek Hinduizmi dhe Budizmi. Që nga shekulli i 19-të, teknikat aziatike medituese janë përhapur në kultura të tjera, ku ato gjithashtu kanë gjetur zbatim në kontekste jo-shpirtërore, të tilla si biznesi dhe shëndetësia. Meditimi mund të zvogëlojë ndjeshëm stresin, ankthin, depresionin dhe dhimbjen, dhe të rrisë paqen, perceptimin, vetë-konceptin dhe mirëqenien. Kërkimet janë duke vazhduar për të kuptuar më mirë efektet e meditimit në shëndet (psikologjik, neurologjik dhe kardiovaskular) dhe fusha të

32

Javore KOHA

E ENJTE, 6 MAJ 2021

tjera. Pozicionet më të njohura janë pozicionet me lotus të plotë, gjysmë lotus, burmese, seiza dhe gjunjëzimi janë të njohura në Budizëm, Jainizëm dhe Hinduizëm, edhe pse qëndrime të tjera të tilla si ulur, i shtrirë dhe qëndrimi përdoren gjithashtu. Disa religjione kanë tradita të përdorimit të rruazave të lutjes (mala) si mjete gjatë meditimin. Hindu japa mala ka 108 rruaza (numri 108 në vetvete ka rëndësi shpirtërore), si dhe ato të përdorura në Gaudiya Vaishnavism, traditën Hare Krishna, Jainizëm dhe rruaza budiste. Në Perëndim, teknikat e meditimit janë ndarë në dy kategori: meditim i përqendruar (ose përqendrues) dhe meditim i hapur i monitorimit (ose i vëmendjes). Një praktikues mund të përqendrohet intensivisht në një objekt të veçantë (i ashtuquajturi meditim përqendrues), në të gjitha ngjarjet mendore që hyjnë në fushën e ndërgjegjësimit (i ashtuquajturi meditim i vëmendjes), ose në të dy pikat fokale specifike dhe fushën e ndërgjegjësimit. Metodat e përqendruara i kushtojnë vëmendje frymëmarrjes, një ideje ose ndjenje (të tilla si mettā (dashamirë-

si)), një kōan, ose një mantra (të tilla si në meditimin transcendental) dhe meditim në një pikë. Metodat e hapura të monitorimit përfshijnë vetëdijen dhe gjendje të tjera të ndërgjegjësimit. Unë kam qenë duke medituar për më pak se 9 vite, dhe mund të them me të vërtetë se kjo ka ndryshuar jetën time për të mirë dhe më ka mësuar se si të jem më e vëmendshme përmes meditimit. Kam mësuar se si ta kuptoj më mirë “unin” tim të brendshëm dhe të vëzhgoj se si ai përkon me “unin” tim të jashtëm. Unë kam mësuar (në shumicën e situatave) si të jem më pasive dhe e zhytur në mendime, në krahasim me më agresivët dhe iracionalet. Meditimi nuk ka të bëjë thjesht me një pozë të vështirë dhe të recitosh mantrat, apo sa orë qëndroni duke medituar është përtej asaj. Meditimi ka të bëjë me atë që të bëhesh një me mendjen tënde dhe të mësosh diçka për veten tënde që mbase nuk e ke ditur para se të ndërmarrësh praktikën e meditimit. Praktika juaj mund të jetë aq e gjatë ose aq e shkurtër sa dëshironi, por përpiquni të merrni kohë për të medituar çdo D. Lulgjuraj ditë.


MOZAIK

Nxënësit e Shkollës Fillore “Marshall Tito” - Ulqin morën pjesë në programin “Mëso në shtëpi”

Motivimi dhe kreativiteti i nxënësve në shprehjen e mendimeve kritike

British Council (Këshilli Britanik) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Entin për Shkollim, ka vendosur që një pjesë të përmbajtjes së parashikuar për klasë ta paraqesë në platformën televizive përmes programit zyrtar “Mëso në shtëpi”. Është publikuar një thirrje publike për xhirimin e mësimeve televizive mbi tema që nxisin zhvillimin e të menduarit kritik, zgjidhjen e problemeve dhe kodimin e mikrobiteve. Mësimet e xhiruara do të integrohen në orarin e orëve “Mëso në shtëpi”, në një mënyrë që korrespondon më së miri me nevojat e programeve lëndore. Me nxënësit Reina Fici (VIII-4), Yllëza

Rama (VIII-4), Elsa Mollazeqiri (VIII4), Riad Tafa (VIII-4), Sejla Axhagiq (VIII-4) dhe Mervana Muçoviq (VIII5) të Shkollës Fillore “Marshall Tito” – Ulqin, xhiruam një orë në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë, ku arritëm të bëhemi pjesë e këtij projekti. Tema që zgjodhëm ishte analiza e romanit “Djemtë e rrugës Pal” - Ferenc Molnar (lexim jashtë klase). Me përdorimin e metodave të ndryshme si stuhi mendimesh, druri i problemit dhe harta e mendjes, nxënësit u treguan motivues dhe kreativë në shprehjen e mendimeve kritike gjatë xhirimit. Ne u munduam që sadopak të

Ne u munduam që sadopak të japim kontributin tonë me vullnet të pashterur dhe përkushtim maksimal, për të lehtësuar mungesën e klasës e cila është e pazëvendësueshme. Megjithatë, vlen të theksohet se edhe klasa virtuale i ka përmbushur pritshmëritë dhe objektivat e lëndëve të zhvilluara duke dalluar nga klasa reale për disa mangësi, por edhe përparësi. Ne si mësimdhënës, gjithnjë në kërkim për më të mirën e nxënësve, orën e mësimit e kemi trajtuar me të njëjtin përkushtim sikurse në shkollë dhe rezultatet janë të kënaqshme japim kontributin tonë me vullnet të pashterur dhe përkushtim maksimal, për të lehtësuar mungesën e klasës e cila është e pazëvendësueshme. Megjithatë, vlen të theksohet se edhe klasa virtuale i ka përmbushur pritshmëritë dhe objektivat e lëndëve të zhvilluara duke dalluar nga klasa reale për disa mangësi, por edhe përparësi. Ne si mësimdhënës, gjithnjë në kërkim për më të mirën e nxënësve, orën e mësimit e kemi trajtuar me të njëjtin përkushtim sikurse në shkollë dhe rezultatet janë të kënaqshme. Unë i përgëzoj të gjithë nxënësit për punën e bërë dhe i falënderoj me plot sinqeritet për sakrificën dhe vullnetin e bashkëpunimit përgjatë një periudhe aspak të lehtë! Lumnije Metanoviq (Autorja është mësimdhënëse e Gjuhës shqipe dhe letërsisë në Shkollën Fillore “Marshall Tito” – Ulqin) E ENJTE, 6 MAJ 2021

Javore KOHA

33


MOZAIK

Fondi Humanitar “Trieshi” siguroi dy furgona për SHF “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Triesh

Kontribut me rëndësi shumëdimensionale Triesh – Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti-Skendërbeu”, javën e kaluar mori dy automjete (furgona) për transportin e nxënësve të kësaj shkolle, donacion ky nga Fondi Humanitar “Trieshi”, të cilin e përbëjnë bashkëvendasit nga Trieshi dhe Malësia që jetojnë në SHBA, përkatësisht në Nju Jork dhe Miçigan. Drejtori i sapoemëruar i këtij institucioni edukativo-arsimor, z. Leon Gjuravçaj, në një prononcim për gazetën “Koha Javore”, u shpreh se ky kontribut i bashkatdhetarëve tonë ka një rëndësi shumëdimensionle, sepse siç tha, falë këtij donacioni nxënësve u mundësohet shkollimi pa pengesa dhe në kushte shumë më të volitshme, për të ecur drejt shtigjeve të dijes, arsimit, kulturës dhe të diturisë në përgjithësi. “Falënderoj të gjithë donatorët, edhe ata nga Malësia që mbështetën dhe iu bashkangjitën këtij aksioni të bashkëvendasve në diasporë, për përkrahje e kontribut me mjete të konsiderueshme në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm, duke siguruar dy kombi-busa, një për nxënësit e SHF ‘’Gjergj Kastrioti-Skënderbeu’’,

34

Javore KOHA

E ENJTE, 6 MAJ 2021

me vlerë prej 31.800 euro, dhe një tjetër me vlerë prej 31.600 euro, për gjimnazistët e Trieshit, të Kojës, Fundnave, Malit të Kakarriqit, Omerbozhajve, dhe të fshatrave të tjera që mësimin e ndjekin në Shkollën e Mesme të Përzier ‘’25 Maji’’ në Tuz”, shprehet Gjuravçaj. Ai, duke falënderuar dhe duke shprehur mirënjohje të pafundmë për bamirësit e arsimdashësit që jetojnë në SHBA, vlerësoi këtë vepër humane si shumë të qëlluar e cila siç tha, shkon në dobi të përparimit, të avancimit, dhe të organizimit të përgjithshëm të procesit edukativo-arsimor në këtë institucion. “Kontributi i Fondit Humanitar “Trieshi” ka dëshmuar edhe deri më tani se trieshjanët, e për fat të mirë malësorët në përgjithësi, kudo jetojnë e veprojnë nuk e harrojnë kurrë vendlindjen e tyre. Falë donacioneve të trieshjanëve në mërgim, dhe jo vetëm të tyre, janë bërë investime të dukshme në Shkollën “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, duke filluar nga sigurimi i kompjuterave të parë gati para dy dekadave e deri te pajisja moderne para disa vitesh e kabinetit

të informatikës, rregullimi dhe zgjerimi i oborrit të shkollës falë bujarisë e zemërgjerësisë të dhurimit të trollit, si dhe punimi i bustit të Heroit kombëtar “Gjergj Kastriotit- Skënderbeut”, që padyshim hijeshon shkollën si institucion”, thekson kreu i SHF “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Triesh, Leon Gjuravçaj. Ai më tej shton se ky donacion do të ndikojë në transformimin dhe valorizimin e Trieshit si bashkësi lokale, e krahas kësaj edhe në rritjen e numrit të nxënësve. “Pse jo edhe në kthimin e banorëve që për shkak të mungesës së transportit të organizuar të fëmijëve pas përfundimit të shkollimit nëntë-vjeçar janë detyruar që familjarisht ta braktisin Trieshin, vetëm për t’i shkolluar fëmijët në shkollën e mesme”, përfundoi Gjuravçaj. Me transport të organizuar përfshihen nxënësit nga Mali i Kakarriqit, Omerbozhajt, Podgorica si edhe ata të Bashkësisë lokale të Trieshit. Kështu që numri i nxënësve udhëtarë që shfrytëzojnë transportin vetëm në Shkollën Amë dhe në Paralelen Rudinë momentalisht është 29. t. u.


SPORT

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ervin Skela, ndërmerr një hap tjetër të rëndësishëm në karrierën e tij

Emërohet trajner i skuadrës së U17 të Ajntrahtit të Frankfurtit Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ervin Skela, ka ndërmarrë hapin e madh në karrierë teksa është emëruar trajner i skuadrës së U17 të Ajntrahtit të Frankfurtit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja e klubit gjerman, duke njoftuar për emërimin e Skelës në krye të ekipit të tyre. “Ervini e njeh mirë klubin dhe ka fituar shumë përvojë gjatë viteve që ka punuar këtu në Ajntraht. Si një bashkëtrajner dhe trajner individual ka provuar se mund të kalojë për-

vojën e tij profesionale te futbollistët e rinj të akademisë. Ne jemi shumë të kënaqur që ai tani po bën hapin tjetër si trajner me përgjegjësinë kryesore dhe se ai do të vazhdojë të punojë së bashku me ekipin e Ajntraht U17”, shprehet kreu i qendrës stërvitore, Andrea Moller. Ervin Skela ka nënshkruar një kontratë e cila e lidh me klubin gjerman deri më 30 qershor 2022. Që nga vera e vitit 2020, Ervin Skela ka punuar si ndihmës trajner

dhe si trajner individual pranë akademisë së Frankfurtit. Skela punon në shkollën e futbollit të Ajntraht Frankfurt që nga viti 2015 dhe fitoi licencën e instruktorit të futbollit në vitin 2019. Si futbollist ka luajtur për ekipin e Ajntrahtit nga viti 2001 deri në vitin 2004 duke shënuar 26 gola në tre vjet. Pas tre viteve me Frankfurtin, ish-mesfushori kuqezi luajti dhe me ekipe të tjera gjermane si Arminia Bielefeld, Kaizerslautern dhe Energji Kotbus.

E ENJTE, 6 MAJ 2021

Javore KOHA

35


“Koha Javore” në versionin online,

mund ta lexoni

në linkun:

www.kohajavore.me

kohajavore.me


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.