KOHA Javore Podgoricë e enjte, 13 maj 2021 Viti XX Numër 961 Çmimi 0,50
Nxitje dhe frymëzim për gjenocide të reja në të ardhmen
ISSN 1800-5696
Zgjedhjet në Shqipëri pa pjesëmarrjen e diasporës
Në Shtëpinë Muze në Bardhaj përkujtohet figura e Dedë Gjo’ Lulit
PËRMBAJTJE
10
14 Kuptim i ri
Pendesa e Malit të Zi ilustron më së miri rreziqet e investimeve kineze
16
18 Një ndër librat më të mirë për fëmijë
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga NATO
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me
2
Javore KOHA
E ENJTE, 13 MAJ 2021
PËRMBAJTJE
24
26 Zahiri i Koelo-s, novela e obsesionit njerëzor!
Salçi i Kolë Idromenos
28
32 Fitore historike për klubin e vjetër
Loja e kapuçave në Triesh si trashëgimi e traditës KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 13 maj 2021 Viti XX Numër 961 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Nxitje dhe frymëzim për gjenocide të reja në të ardhmen Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ma uk Qençe n ISSN 1800-5696
Zgjedhjet në Shqipëri pa pjesëmarrjen e diasporës
1001 HALL EVE
e diasporës pjesëmarrjen Shqipëri pa Zgjedhjet në
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.me
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
Në Shtëpinë Muze në Bardhaj përkujtohet figura e Dedë Gjo’ Lulit Gjo’ Lulit figura e Dedë përkujtohet Muze në Bardhaj Në Shtëpinë
avoreHA reja në të ardhmen KJO për gjenocide të Nxitje Adhe frymëzim re H vo a KJO Podgoricë e enjte,
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
E ENJTE, 13 MAJ 2021
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Ambasadorja e Britanisë në Mal të Zi, Karen Maddocks vizitoi Komunën e Tuzit
Shprehu gatishmërinë për bashkëpunim Tuz – Ambasadorja e Britanisë në Mal të Zi, znj. Karen Maddocks, u prit në takim nga kryetari i Komunës së Tuzit, z. Nikë Gjeloshaj, nga nënkryetarët, Haris Ramoviq dhe Ivan Ivanaj, dhe nga kreu i kuvendit, Fadil Kajoshaj. Në këtë takim në mes tjerash, është diskutuar mbi investimet dhe pro-
4
Javore KOHA
E ENJTE, 13 MAJ 2021
jektet e reja zhvillimore të Komunës së Tuzit dhe mbi problematikat e ndryshme me të cilat komuna është përballur kohëve të fundit. Ambasadorja e Britanisë në Mal të Zi, z. Karen Maddocks teksa përgëzoi kryetarin e Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshajn për punën e bërë, ka
shprehur gatishmëri për bashkëpunim në të ardhmen. Ndërkaq, pas përfundimit të këtij takimi, zyrtarët në fjalë kanë vizituar Kishën e Shna Ndout në Tuz dhe Xhaminë e Nizamit. t. u.
NGJARJE JAVORE
Ministri i Bujqësisë, i Pylltarisë dhe i Ekonomisë së Ujërave, mr. Aleksandar Stijoviq, vizitoi Komunën e Ulqinit
Premtohet mbështetje e Komunës dhe e prodhuesve bujqësorë Ulqin – Ministri i Bujqësisë, i Pylltarisë dhe i Ekonomisë së Ujërave, mr. Aleksandar Stijoviq, dhe sekretarja shtetërore Nikolina Mishniq kanë vizituar të premten Komunën e Ulqinit, ku
janë takuar me kryetarin e saj, Aleksandar Daboviq. Në deklaratën për media të kësaj ministrie thuhet se në bisedë me kryetarin e Komunës së Ulqinit dhe bashkëpunëtorët e tij është paralajmëruar realizimi i projekteve për avancimin e infrastrukturës si dhe mbështetja e prodhuesve bujqësorë. Kryetari Daboviq e ka njoftuar ministrin me nevojat e Komunës dhe prodhuesve lokalë, siç janë zhvillimi i sistemit për furnizimin me ujë dhe trajtimi i ujërave të zeza në fshatra, mbrojtja nga përmbytjet, si dhe rehabilitimi i argjinaturës përgjatë Lumit Buna. Ministri Stijoviq ka premtuar se nuk do të mungojë mbështetja ndaj Ulqinit dhe qytetarëve të kësaj komune. Ai ka paralajmëruar hartimin e planprogramit për menaxhimin e pyjeve për zonën e pyllit të pishave në prapavijë të plazhit, me qëllim të krijimit të parakushteve për pyllëzimin e pjesëve të dëmtuara nga zjarret dhe erërat. Gjatë bisedës palët janë pajtuar se qytetarët kanë nevojë për mbështetje në sigurimin e mekanikës dhe pajisjeve bujqësore si dhe ndihmë në një përqindje të caktuar, në pajtim me (Kohapress) abrobuxhetin.
Gëzuar Bajramin E ENJTE, 13 MAJ 2021
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Mohimi i gjenocidit
Nxitje dhe frymëz gjenocide të reja
Mospranimi dhe mohimi i gjenocidit në Srebrenicë është gjenocid i ri dhe vrasje e dytë që iu bëhet viktimave dhe familjarëve e të afërmve të tyre, por edhe popullit boshnjak në përgjithësi. Përpos tjerash, e keqja është se mohimi i gjenocidit shërben si nxitje dhe frymëzim për gjenocide të reja në të ardhmen
Ismet Kallaba
Serbia dhe serbët kanë kryer në të kaluarën shumë krime gjatë luftrave të tyre pushtuese kundër popujve të ndryshëm me të cilët kanë jetuar në fqinjësi, sidomos ndaj shqiptarëve. Por ato shpesh kanë mbetur të padokumentuara sa duhet, falë edhe faktit se teknologjia e informacionit në atë periudhë nuk ka qenë e zhvilluar siç është sot. Mohimi dhe fshehja e gjurmëve të krimeve ka qenë pjesë përbërëse e politikës zyrtare serbe,
“ 6
kurse historiografia propagandistike serbe ka investuar dhe ndihmuar shumë në këtë përpjekje. Edhe në luftrat në ish-Jugosllavi gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, forcat ushtarake e paramilitare serbe kanë kryer me dhjetëra e qindra krime e masakra kundër njerëzimit në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, Malin e Zi etj., të njohura botërisht. Gjenocidi i kryer në Srebrenicë, me ç’rast janë vrarë rreth 7.000 mijë myslimanë të larguar pas rrethimit dhe rënies së Srebrencisës në duart e serbëve, është sinonim i të gjitha krimeve që janë kryer nga serbët në ish-Jugosllavi gjatë luftrave të fundit. Ky gjenocid është njohur dhe dënuar nga të gjitha institucionet dhe organizmat më të rëndësishme evropiane dhe botërore, përfshirë edhe Tribunalin e Hagës. Mosndëshkimi i këtij gjenocidi në kohën dhe mënyrën e
duhur iu shërbeu serbëve për krimet dhe masakrat që janë kryer më pas
Deklarata e Leposaviqit nuk përbën diçka të re, pasi që është në linjën e politikës zyrtare serbe dhe ashtu si ai mendojnë shumica e serbëve, për të mos thënë të gjithë. Ai është pjellë e nacional-shovinizmit serb dhe ka shfaqur fytyrën e vet të vërtetë. Nuk mund të presësh gjë tjetër nga ish-avokati i Kishës Ortodokse Serbe, e cila i ka helmuar “besimtarët e vet” me urrejtjen patologjike kundër të gjithë popujve të tjerë në ish-Jugosllavi
Javore KOHA
E ENJTE, 13 MAJ 2021
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
zim për në të ardhmen në Kosovë, gjatë luftës së viteve 1998-1999, si ato në Reçak, Izbicë, Drenicë, Krushën e Madhe, Krushën e Vogël, Rezallë etj. Mali i Zi e ka pranuar gjenocidin e kryer ndaj viktimave të pafajshme në Srebrenicë, ndërsa Serbia vazhdon ta mohojë atë. Prandaj deklarata e paradokohshme e ministrit të Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi, Vlladimir Leposaviq, i cili në Kuvendin e Malit të Zi ka mohuar gjenocidin në Srebrenicë, duke thënë se do të jetë i gatshëm
“
Shkarkimi i Leposaviqit është gjëja më e vogël që duhet të bëhet, sepse një ministër i tillë është i padenjë për pozitën që mban. Është fyese dhe poshtëruese që në krye të Ministrisë së Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave të qëndrojë njeriu që mohon gjenocidin në Srebrenicë. Si mund t’i besojnë një ministri të tillë pjesëtarët e pakicave në Malin e Zi?!
ta pranojë atë “kur kjo të konfirmohet pa dyshim”, ka ngjallur reagime të shumta. Në fakt, deklarata e Leposaviqit, i cili
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
është serb me kombësi, nuk përbën diçka të re, pasi që është në linjën e politikës zyrtare serbe dhe ashtu si ai mendojnë shumica e serbëve, për të mos thënë të gjithë. Ai është pjellë e nacional-shovinizmit serb dhe ka shfaqur fytyrën e vet të vërtetë. Nuk mund të presësh gjë tjetër nga ish-avokati i Kishës Ortodokse Serbe, e cila i ka helmuar “besimtarët e vet” me urrejtjen patologjike kundër të gjithe popujve të tjerë në ish-Jugosllavi. vecmas kundër shqiptarëve. Gabimi i tij i vetëm është fakti se Leposaviqi ka harruar që tashmë nuk flet si individ, por si ministër, për më tepër si ministër i Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave. Mospranimi dhe mohimi i gjenocidit në Srebrenicë është gjenocid i ri dhe vrasje e dytë që iu bëhet viktimave dhe familjarëve e të afërmve të tyre, por edhe popullit boshnjak në përgjithësi. Përpos tjerash, e keqja është se mohimi i gjenocidit shërben si nxitje dhe frymëzim për gjenocide të reja në të ardhmen. Prandaj shkarkimi i Leposaviqit është gjëja më e vogël që duhet të bëhet, sepse një ministër i tillë është i padenjë për pozitën që mban. Është fyese dhe poshtëruese që në krye të Ministrisë së Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave të qëndrojë njeriu i cili mohon gjenocidin në Srebrenicë. Si mund t’i besojnë një ministri të tillë pjesëtarët e pakicave në Malin e Zi?! E ENJTE, 13 MAJ 2021
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Një tjetër Luftë e Ftoh Uashingtonit dhe Januz Bugajski
Sado që udhëheqësit perëndimorë pretendojnë se ata nuk janë në luftë me Rusinë, presidenti Vladimir Putin e ka bërë të qartë se Rusia është në luftë me Perëndimin. Një sërë aktesh agresive nuk lënë vend për dyshim se Kremlini po lufton kundër intere-
8
Javore KOHA
E ENJTE, 13 MAJ 2021
save amerikane e evropiane dhe synon të zgjerojë shtetin rus në kurriz të fqinjëve të tij. Rusia ka përforcuar trupat e veta ushtarake përgjatë kufirit me Ukrainën dhe kërcënon me një pushtim më të thellë. Ka shtuar praninë e forcave detare në Arktik dhe provokon në vazhdimësi SHBA-në dhe NATO-n me fluturime mbi anijet perëndimore në Detin Baltik dhe atë të Zi. Aktet e tilla kanë katër objektiva krye-
sore: të tregojnë se Rusia është një fuqi globale, të ushtrojnë presion mbi vendet e shënjestruara, të hetojnë për pika të dobëta në mbrojtjen perëndimore, dhe të zhvendosin vëmendjen nga trazirat e brendshme në rritje në Rusi. Ne nuk jemi përballë një tjetër Lufte të Ftohtë mes Uashingtonit dhe Moskës, e cila, në thelb, ishte një bllokim deri në shkatërrimin e perandorisë sovjetike. Pasojat e konfliktit
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
htë mes Moskës midis Rusisë dhe Perëndimit, me gjasë, tani janë më të rrezikshme sepse Kremlini kërkon ta rindërtojë perandorinë e vet dhe nuk e njeh pavarësinë ose tërësinë territoriale të shteteve fqinje. Teksa rindërton dominimin e vet, Moska propagandon idenë se Rusia u “poshtërua” kur perandoria sovjetike ra. Në të vërtetë, çlirimi i kombeve të pavarura i dha fund poshtërimit të tyre nga Kremlini dhe vulosi vendimin e tyre për të shmangur nënshtrimin në të ardhmen. Ndonëse ndarja e Evropës në zona ndikimi, si gjatë Luftës së Ftohtë, është e vjetruar, zyrtarët e Putinit po ushtrojnë presion të madh mbi të gjitha republikat ish-sovjetike për të braktisur aspiratat e tyre perëndimore dhe për t’u bashkuar me “botën ruse”. Transatlantizmi i riformuar duhet të drejtojë fuqinë e NATO-s dhe BEsë në sigurimin e lirisë së shteteve anekënd Evropës , duke filluar me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe fqinjët e tjerë ngjitur me Rusinë. Nëse ata bien nën kontrollin e kleptokracisë së Kremlinit, atëherë edhe cenueshmëria e vendeve më në Perëndim, gjithashtu, do të rritet. Uashingtoni duhet ta kuptojë rolin e udhëheqësit që i përket, ashtu si gjatë Luftës së Ftohtë, sepse politika e BE-së është e dobët dhe e pavendosur. Si kundërpërgjigje ndaj sulmeve kibernetike dhe të dezinformimit të Moskës në SHBA, administrata e Bajdenit ka vendosur sanksione të kufizuara dhe ka ndaluar institucionet financiare amerikane të blejnë bono ose t’i huazojnë fonde Bankës Qendrore të Rusisë ose Fondit Kombëtar të Pasurisë. Problemi është se autoritetet ruse janë mësuar të jetojnë me dënime financiare të kufizuara sepse ata nuk e kërcënojnë regjimin e Kremlinit. Nëse Uashingtoni dëshiron të parandalojë në mënyrë efikase agresionin e Kremlinit, atëherë Putinit ose i duhet të humbasë një luftë ose
Pasojat e konfliktit midis Rusisë dhe Perëndimit, me gjasë, tani janë më të rrezikshme sepse Kremlini kërkon ta rindërtojë perandorinë e vet dhe nuk e njeh pavarësinë ose tërësinë territoriale të shteteve fqinje
“
Një strategji e ashpër nga ana e Uashingtonit është thelbësore që Putini të heqë dorë nga ofensivat e tij. Bashkë me “parandalimin ushtarak nga NATO,” SHBA-së, minimalisht, i duhen “sanksione parandaluese”. Një listë e gjatë masash që do të kërcënonin ekonominë ruse mund të ndërmerren nëse Moska përfshihet në një tjetër shkelje të madhe ndërkombëtare, përfshirë një sulm ndaj Ukrainës. Kjo mund të përfshinte largimin e Rusisë nga rrjeti i pagesave financiare SWIFT, sanksionimin e të gjitha korporatave të lidhura me Kremlinin dhe ngrirjen e aseteve të huaja të rrethit të ngushtë të Putinit dhe oligarkëve të afërt
besueshmërinë. Që të shmangë luftën e drejtpërdrejtë, Uashingtonit i duhet të shtojë përgatitjet për ta parandaluar atë. Moska do të hezitojë të provokojë ushtarakisht, nëse vëren vendosmërinë e Aleatëve për të mbrojtur kufijtë e vet nga Arktiku në Detin e Zi. Uashingtonit i duhet të fuqizojë krahun lindor të NATO-s me mbrojtje raketore, baza ajrore dhe një prani më domethënëse trupash dhe të tregojë se mundet të mobilizojë me shpejtësi forca të konsiderueshme ushtarake për të zbrapsur çdo sulm të papritur rus në territorin e NATO-s. Gjasat që Putini të iniciojë pushtimin e drejtpërdrejtë të Ukrainës janë më të pakta, nëse ai mendon se SHBAja dhe aleatët e saj të NATO-s do t’i sigurojnë Kievit armë, inteligjencë ushtarake dhe të tjera ndihma, çfarë mund të kenë pasoja të kushtueshme për forcat ruse. Po ashtu, Putini do të humbiste besueshmërinë nëse ai nuk do të zhvaste ndonjë lëshim politik nga Kievi apo Uashingtoni, pavarësisht presionit të tij të kushtueshëm ushtarak. Kjo do të shfrynte reputacionin e tij ndërkombëtar dhe do të ulte mbështetjen e brendshme ndaj politikave të tij. Një strategji e ashpër nga ana e Uashingtonit është thelbësore që
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Putini të heqë dorë nga ofensivat e tij. Bashkë me “parandalimin ushtarak nga NATO,” SHBA-së, minimalisht, i duhen “sanksione parandaluese”. Një listë e gjatë masash që do të kërcënonin ekonominë ruse mund të ndërmerren nëse Moska përfshihet në një tjetër shkelje të madhe ndërkombëtare, përfshirë një sulm ndaj Ukrainës. Kjo mund të përfshinte largimin e Rusisë nga rrjeti i pagesave financiare SWIFT, sanksionimin e të gjitha korporatave të lidhura me Kremlinin dhe ngrirjen e aseteve të huaja të rrethit të ngushtë të Putinit dhe oligarkëve të afërt. Politikanët perëndimorë pretendojnë se ata nuk duan të lëndojnë qytetarët rusë, por vetëm të ndëshkojnë elitën. Problemi është se në sistemin e pushtetit në Rusi, elita gjithmonë ua kalon dhimbjen qytetarëve të zakonshëm dhe vetë i shpëton ndikimit të sanksioneve të vakëta. Duke vendosur ndëshkime financiare më gjithëpërfshirëse, qeveritë perëndimore do t’i japin popullit rus mundësinë për të ndikuar Kremlinin. Në një moment të caktuar, zgjidhja e vetme e një krize të thelluar ekonomike do të ishte rrëzimi i tyre prej regjimit. Nëse ukrainasit ia dolën të përmbysin një regjim të korruptuar dhe autokratik, atëherë pse rusët jo? E ENJTE, 13 MAJ 2021
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Pendesa e Malit të Z miri rreziqet e inves Komisioni Evropian refuzoi muajin e kaluar propozimin e Malit të Zi për ta ndihmuar shtetin e vogël ballkanik në shlyerjen e një huaje prej një miliard dollarësh të marrë nga Kina, për të financuar ndërtimin e autostradës Tivar-Bolare
Pauel Pazak Një zëdhënëse e Komisionit Evropian u shpreh se “Bashkimi Evropian nuk paguan huatë e palëve të treta”, duke shtuar se qeveria në Podgoricë ishte e lirë të bënte zgjedhjet e saj në fushën e investimeve. Historia nisi në vitin 2014, kur “Exim Bank” nga Kina lëvroi një hua prej 687 milionë eurosh për Qeverinë e Malit të Zi për ndërtimin e 41 km rrugë të autostradës Tivar-Bolare, me dy përqind interes në vit, derisa shlyerja e huasë do të kryhej pjesëpjesë në 20 vjet. Banka kineze u zotua të sigurojë 85 përqind të financimit, ndërsa 15 përqindëshi i mbetur (120 milionë euro) supozohej të sigurohej nga autoritetet lokale. Kontrata për të përfunduar projektet iu dha kompanisë “China Communication Construction Company” (CCCC) një degë e “China Road and Bridge Corporation” (CRBC), dhe punimet filluan zyrtarisht në nëntor 2015. Duke pasur parasysh terrenin malor të Malit të Zi, ishte e qartë që në fillim se projekti do të ishte shumë i kushtueshëm. Rruga kërkonte 20 ura dhe 16 tunele. Por, kostot e papritura shtesë dhe luhatjet e çmimeve e kanë rritur ndjeshëm barrën financiare të projektit, që tani ka mbërritur në afro një miliard dollarë. Kjo është një sfidë serioze për një vend me një PBB prej pak më shumë se 5.5 miliardë dollarë e që u godit rëndë nga recesioni gjatë vitit të kalu-
10
Javore KOHA
E ENJTE, 13 MAJ 2021
ar, për shkak të pandemisë. Sipas Bankës Botërore, rënia ekonomike e rriti borxhin publik në 105 përqind të PBB-së të Malit të Zi. Autostrada e kushtueshme ka shumë
kritikë në radhët e opozitës dhe shoqërisë civile, të cilët vunë në dukje rreziqet e varësisë nga Kina, shpërndarjen e gabuar të burimeve, dhe paqëndrueshmërinë e këtyre inves-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Zi ilustron më së stimeve kineze timeve. Projekti kinez ka ndjekur një model të njohur, ku kontrata për një projekt infrastrukture i jepet një kompanie kineze, me shumë pak informacion në dispozicion të publikut në lidhje me kushtet dhe efektivitetin e projektit. Kontratat negociohen mbi një bazë dypalëshe, ndërqeveritare, e cila përkeqëson rreziqet e mashtrimit dhe korrupsionit. Prania e Kinës në Ballkan, nuk kufizohet vetëm në Malin e Zi. Në dekadën 2010-2020, Kina i shumëfishoi përpjekjet e saj për të rritur profilin e vet në një rajon që vuan nga mungesa e kapitalit dhe investimet në infrastruk-
turë. Strukturat e dobëta shtetërore, nivelet e larta të korrupsionit dhe marrëdhëniet e paqarta me Perëndimin, krijuan një terren pjellor për kompanitë kineze që kanë një mbështetje të fortë diplomatike nga Pekini. Investimet në zhvillim e sipër përfshijnë ndërtimin e një ure të financuar nga BE-ja në Peleshac të Kroacisë (me kosto 340 milionë euro), autostradat Pojatë-Prelnë dhe Novi SadRumë (Serbi, 850 milionë dollarë), autostradën Prelinë-Pozhegë (Serbi, 500 milion euro), autostradën Kërçovë-Ohër (Maqedonia e Veriut, 375 milionë euro), dhe autostradën
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Banja Llukë-Prijedor (Bosnje e Hercegovinë, 297 milion euro). Kompanitë kineze janë gjithashtu përgjegjëse për përfundimin e pjesës serbe të hekurudhës me shpejtësi të lartë Beograd-Budapest (943 milionë euro), metronë e Beogradit (tre miliardë euro) dhe termocentralin Kostolac B3 (293 milionë dollarë). Për më tepër, në vitin 2019 filloi ndërtimi i parkut industrial në Borc (330 milionë euro), që pritet të bëhet projekti më i madh i këtij lloji në Evropën Qendrore dhe Lindore. Projektet e infrastrukturës të motivuara politikisht në Ballkan, i sigurojnë Kinës kontrata fitimprurëse për kompanitë e saj shtetërore, dhe ndërtojnë lidhje politike dhe ekonomike. Siç e dëshmon më së miri shembulli i Malit të Zi, në shumë raste mungesa e vlerësimeve të efektivitetit të kostos, i vendos vendet pritëse në një pozitë të brishtë. Megjithatë, problemet e hasura nga autoritetet në Podgoricë, kanë potencialin e rritjes së ndërgjegjësimit në lidhje me disavantazhet e modelit kinez të bashkëpunimit. Prandaj, është thelbësore që BE-ja të sigurojë një financim të mjaftueshëm për infrastrukturën e rajonit, e cila ofron përfitime më të mëdha për kompanitë dhe komunitetet lokale, dhe mund të ofrojnë edhe përfitime më të mira mjedisore dhe në fushën e transparencës. Brukseli po siguron tashmë grante dhe hua preferenciale nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB), siç është Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Edhe për Malin e Zi ka një farë drite në fund të tunelit, pasi Komisioni Evropian ka ofruar fonde për projekte të tjera të infrastrukturës përmes Planit të tij Ekonomik dhe të Investimeve prej nëntë miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, të miratuar vitin e kaluar. /Burimi: Center for European Policy Analysis/ E ENJTE, 13 MAJ 2021
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Diskursi politik
Zgjedhjet në Shqip pjesëmarrjen e dias milionë banorë madhorë me të drejtë vote. Nëse llogarisim pjesëmarrjen si përqindje e totalit të qytetarëve me të drejtë vote, pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit ishte 1.662.386 apo 46.3% dhe kjo është shifra zyrtare e Nail Draga Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por nëse llogarisim pjesëmarrjen si përqindje e popullsisë rezidente në moshë madhore, atëherë mund Ndër çështjet kontestuese në vo- të themi se pjesëmarrja në zgjedhtimet në Shqipëri përbën pamundë- je ishte 72%, nuk ka dilemë se kjo sia e pjesëmarrjës së popullsisë së përqindje është e lartë, nëse krahasemigruar, e cila njihet me termin e ohet me vendet e tjera evropiane. diasporës, që është shumë e madhe, ku sipas disa të dhënave janë rreth LSI ndikoi në 1.7 milionë në vende të ndryshme të humbjen e opozitës botës. Duke pasur qëndrim indiferent Në saje të rezultatëve sipas partive nga Qeveria ndaj kësaj kategorie të politike më së shumti e votuar ishte qytetarëve edhe në zgjedhjet parla- PS, me 768.250 vota (48.68%), mentare të cilat u mbajtën me 25 PD me 622.265 (39.43%), LSI prill vazhdon i njëjti refuzim si deri me 107.536 (6.81%) dhe PSD me më tash, sepse ka munguar vullneti 35.477 (2.25%), ndërsa të gjitha politik për miratimin e ligjit në Parla- partitë tjera kanë fituar 44.768 vota ment për votimin e diasporës. Dhe (2.82%), të cilat nuk kanë fituar mannë mungesë të një ligji të tillë ata dat të deputetëve. mbeten jashtë procesit zgjedhor, Ndonëse para zgjedhjeve analistë duke iu mohuar e drejta legjitime të ndryshëm por edhe të disa eksit për të votuar për subjektet politike polleve të publikuara në lidhje me që do të formojnë qeverinë e re në zgjedhjet e 25 prillit vlerësohej se do Shqipëri. Ndërsa çështje tjetër është të jetë një garë interesante në mes refuzimi i votimit i qytetarëve që janë dy partive kryesore (PS,PD) me një në vend që mund të shpjegohet nga rezultat të ngushtë, ndërsa për LSIzhgënjimi me qeverisjen, pakënaqë- në llogaritej se ajo mund të jetë vensia nga partitë politike pjesëmarrëse dimtare në përcaktimin e fituesit të në zgjedhje, si pasojë e përbërjës së zgjedhjeve. listës së tyre zgjedhore dhe çështje Por, rezultatet e zgjedhjeve e sidomos LSI demantoi parashikimet, të tjera. sepse ajo pësoi humbje të thellë. Nga 19 deputetë që kishte në vitin 2017, Votoi vetëm pësoi rënie në 4 deputetë, duke ndpopullsia rezidente Nëse marrim të dhënat e INSTAT-it ikuar që opozita të pësoi humbjen mbi popullsinë rezidente, atëherë e radhës, ndërsa PS të vazhdoi në mund të themi se në Shqipëri aktual- mandatin e tretë qeverisës. Në këto isht jetojnë rreth 2.85 milionë njerëz, zgjedhje PD pati rritje të dukshme nga të cilët, rreth 528 mijë janë nën të votuesve ku nga 46 deputetë në 18 vjeç dhe nuk kanë të drejtë vote. vitin 2017 arriti të fitojë 59 mandate, Ajo që mbetet janë afërsisht 2.32 ndërsa PS mbajti numrin e 74 depu-
12
Javore KOHA
E ENJTE, 13 MAJ 2021
tetëve si katër vite më parë. Ndërsa PSD, nga 1 deputet arriti të fitojë 3 deputetë, duke qenë befasia e zgjedhjeve! Nga këto rezultate PS, sikurse katër vite më parë ka komoditet të formojë e vetme qeverinë. Ndër shkaqet e humbjes së opozitës llogaritet largimi më herët i deputetëve nga Parlamenti, mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale në vitin 2019, keqpërdorimi i resurseve shtetetërore nga ana e pushtetit (PS) për fushatë zgjedhore si dhe pamundësia e pjesëmarrjës së diasporës në zgjedhje, e cila do të ndikonte në rezultatin përfundimtar. Po ashtu mospjesëmarrja e LSI-së në një listë zgjedhore me PD-në ka ndikuar në humbjen e disa deputetëve në disa qarqe, që do të kishte ndikuar që diferenca me PS të ishte shumë më e vogël.
Votat e pavlefshme si „partia e katërt“ në vend
Në sajë të të dhënave nga KQZ, vota të vlefshme kanë qenë 1.641.320(95%) ndërsa të pavlefshme kanë qenë 83.024 vota apo 5% duke qenë numër rekord deri më tash në zgjedhjet në Shqipëri. Një
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
përi pa sporës
Sipas të dhënave nga KQZ numri i shqiptarëve me të drejtë vote në zgjedhjet e 25 prillit 2021 ishte 3.588.869 veta, ndërsa numri i atyre që morën pjesë në votime ishte 1.662.386 apo 46.3% ku nga ato vota të vlefshme ishin 1.578.296 (95%) ndërsa të pavlefshme 83.024 (5%)! Sipas rezultateve të publikuara më e votuara është PS me 48.68 % (74 deputetë) , PD 39.43 %(59), LSI 6.81 %(4) dhe PSD 2.25% (3 deputetë). Në saje të atyre rezultateve PS ka komoditetin që të formojë e vetme qeverinë në mandatin e tretë, që është rasti i vetëm deri më tash në pluralizëm timet e 25 prillit del qartë se me një sistem të tillë zgjedhor partitë e vogla nuk kanë përspektivë, duke mbetur një eksperiment i dështuar pa ndonjë peshë politike. Përfundimisht skena politike në Shqipëri është e përcaktuar nga dy subjekte të mëdha PS dhe PD, ndërsa LSI mbetet çështje e hapur në të ardhmën.
dukuri e tillë nuk është e panjohur sepse edhe më herët ka pasur vota të pavlefshme ku po cekim dy zgjedhjet e fundit, në vitin 2013 ishin 24.279 vota (1.39%), ndërsa në vitin 2017, 31.898 vota(1.98%), por numri i votave të tilla me 25 prill 2021 ka tejkaluar çdo parashikim, që paraqet çështje për hulumtim të veçantë. Sipas këtyre të dhënave del qartë se votat e pavlefshme dalin si “partia e katërt“ në vend, me peshë të veçantë që kanë pasur mundësi të prodhojnë numër të konsideruar deputetësh, madje duke përcaktuar edhe fituesin e zgjedhjeve.
Partitë e vogla pa mbeshtetje elektorale
Në këto zgjedhje për të parën herë morën pjesë edhe disa parti të vogla, të cilat shumica ishin pothuaj të dalura nga Partia Demokratike, në saje të pakënaqësisë dhe animozitetit brenda këtij subjekti politik. Nga rezultati i zgjedhjeve u dëshmua se ata morën numër të vogël votash, duke mos fituar asnjë mandat deputeti. Nëse i mbledhim votat së bashku ata kanë marrë 44.768 vota, pa ndonjë peshë të veçantë në nivel vendi. Nga vo-
Për një kod zgjedhor në favor të qytetarëve
Duke marrë parasysh se Shqipëria nuk është një njësi zgjedhore por e ndarë në 12 qarqe, votat e qytetarëve kanë vlerë vetëm në qarkun përkatës, pa pasur mundësi tjetër në mbeshtetje të subjektit politik. Nëse llogarisim votat në përgjithësi del qartë se ndarja e tillë penalizon partitë politike, ku në rastin konkret kemi të bëjmë me LSI-në. Kështu nëse llogarisim se LSI ka fituar gjithsej 107.000 vota ajo ka fituar 4 mandate të deputetëve, nga del se 1 deputet =26.000 vota, ndërsa PSD gjithsej ka fituar 35.000 vota ku 1 deputet = 11.600 vota. Nga një llogaritje e tillë del qartë pabarazia elektorale, sepse me 107.000 vota me sistemin proporcional kombëtar LSI do të kishte jo 4 deputetë sa ka tash por më shumë! Nga një llogaritje e tillë, ndryshimi ne mes pozitës dhe opozitës do të ishte shumë i ngushtë, e jo sikurse është tani. Andaj ndryshimi i kodit zgjedhor nga ai rajonal në një njësi zgjedhore, duhet të jetë obligim parësor i partive politike në përbërjen e re parlamentare, duke dëshmuar seriozitet për të respektuar vullnetin e qytetarëve
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
përmes votës në zgjedhjet kombëtare. Në këtë aspekt ka modele të ndryshme, por si më i përshtatshmi mund të shërbejë ai i Kosovës, me një prag zgjedhor me 2 apo 3%, me lista të hapura që do të jetë në favor të qytetarëve dhe të demokracisë parlamentare.
Harta demanton ndarjen Veri - Jug
Në fund cekim edhe një çështje e cila ka të bëjë me paraqitjen hartografike në nivel vendi të shpërndarjës së votave nga elektorati në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Pikërisht, pa përfunduar numrimi defintiv i votave në 12 qarqet e vendit, individë të ndryshëm filluan të publikojnë harta me shpërndarjen territoriale të subjekteve politike në nivel republike, duke e përcaktuar PD në Veri e PS në Jug të vendit. Ishte ky një veprim injorant nga individët malicioz duke deklaruar se në Shqipëri kemi ndarje ne bazë rajonale të vendit në Veri - Jug. Ishin këto deklarata të nxituara pa analizuar numrin e votave në tërësi sipas subjekteve politike në tërë vendin. Por, publikimi i të dhënave demantoi një deklarim të tillë, sepse subjektet politike pjesëmarrëse janë votuar në tërë vendin sipas preferencave të tyre politike e jo nga qasja rajonale. Kështu në Veri, PD-në e kanë votuar 134.211 votues, ndërsa në Jug 453.521 votues, nga del PD më së shumti vota ka marrë në Jug (77.56%) se në Veri (22.43%), ku harta e publikuar e dëshmon më së miri një konstatim të tillë. E ENJTE, 13 MAJ 2021
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Kuptim i ri Zbulimi i Arkeas shpjegon se të gjitha kafshët, të gjitha bimët, dhe të gjitha krijesat e tjera komplekse të përbëra nga qeliza që mbajnë ADN brenda bërthamave kanë zbritur nga këto mikrobe të çuditshme. Është njësoj si të thuash që stër-stër-stër-gjyshi juaj nuk erdhi nga ndonjë rajon i Tokës por zbriti nga Marsi
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington Po tani, a do të mendojnë njerëzit se janë ndryshe nga sa kishin menduar se ishin? Shoqërisht ndoshta jo - mendë-
14
Javore KOHA
E ENJTE, 13 MAJ 2021
sia e grupit ndryshon me vështirësi por individualisht, po. Një studim i ri i filogjenetikës tregon se kush jemi, çfarë jemi, dhe si ka evoluar jeta në planetin tonë. Studimi sjell disa surpriza. Një prej tyre është zbulimi i një krijesë anormale, më parë e panjohur, që shkencëtarët e quajtën Arkea. Zbulimi i dytë është një mënyrë e trashëgueshme ndryshimi që gjithashtu nuk njihej më parë e që shkencëtarët i vunë emrin GHR, akronim për Transferimi Horizontal i Gjeneve.
Dhe zbulimi i tretë që sjell studimi është se Njeriu ndoshta ka ardhur nga krijesa që, 40 vjet më parë, as që mendohej se ekzistonin. Identifikimi i Arkeas, që ishte marrë prej kohësh si nëngrup bakteresh, zbuloi se jeta e sotme në shkallë mikrobike është shumë ndryshe nga ajo që shkenca kishte përshkruar më parë, dhe se historia e hershme e jetës është gjithashtu shumë ndryshe. Njohja e transferimit horizontal të gjenit (GHR) përmbys njohuritë e deritanishe që
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
gjenet transferohen vetëm vertikalisht, nga prindërit te pasardhësit dhe nuk mund të dalin anash përtej kufijve të specieve. Zbulimi i Arkeas shpjegon se të gjitha kafshët, të gjitha bimët, dhe të gjitha krijesat e tjera komplekse të përbëra nga qeliza që mbajnë ADN brenda bërthamave kanë zbritur nga këto mikrobe të çuditshme. Është njësoj si të thuash që stër-stër-stër-gjyshi juaj nuk erdhi nga ndonjë rajon i Tokës por zbriti nga Marsi. Të marra së bashku, këto tri zbulime ngrenë pasiguri të reja të thella dhe mbartin implikime të mëdha në lidhje me identitetin njerëzor, individualitetin njerëzor, shëndetin e njeriut. Ne
“
“
Identifikimi i Arkeas, që ishte marrë prej kohësh si nëngrup bakteresh, zbuloi se jeta e sotme në shkallë mikrobike është shumë ndryshe nga ajo që shkenca kishte përshkruar më parë, dhe se historia e hershme e jetës është gjithashtu shumë ndryshe. Njohja e transferimit horizontal të gjenit (GHR) përmbys njohuritë e deritanishe që gjenet transferohen vetëm vertikalisht, nga prindërit te pasardhësit dhe nuk mund të dalin anash përtej kufijve të specieve
nuk jemi pikërisht ata që menduam se ishim. Ne jemi krijesa të përbëra dhe prejardhja jonë duket se lind nga një zonë e errët e botës së gjallë, nga një
Të marra së bashku, këto tri zbulime ngrenë pasiguri të reja të thella dhe mbartin implikime të mëdha në lidhje me identitetin njerëzor, individualitetin njerëzor, shëndetin e njeriut. Ne nuk jemi pikërisht ata që menduam se ishim. Ne jemi krijesa të përbëra dhe prejardhja jonë duket se lind nga një zonë e errët e botës së gjallë, nga një grup krijesash për të cilat shkenca, deri kohët e fundit, nuk kishte asnjë njohje
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
grup krijesash për të cilat shkenca, deri kohët e fundit, nuk kishte asnjë njohje. Evolucioni është më i ndërlikuar, shumë më i ndërlikuar, sesa e kishim kuptuar. Pema e jetës është më e ngatërruar. Gjenet nuk lëvizin vetëm vertikalisht; ato gjithashtu mund të kalojnë anash përtej kufijve të specieve - nga burime jo primate, ose nga ekuivalenti gjenetik i një transfuzioni gjaku, ose nga një infeksion që transformon identitetin. Zbulime të tilla e bëjnë njeriun të ndryshojë botëkuptimin; të sfidohet për të rregulluar kuptimet themelore se kush është, nga ka ardhur, si sillet apo si vepron.
E ENJTE, 13 MAJ 2021
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION
Arsyet e bombardim Jugosllavisë nga N Skender Jashari Këtë më së miri e dëshmojnë protestat e demostratat e shumta në vende të ndryshme të botës që organizuan shqiptarët, për të kërkuar reagimin ndërkombëtar, reagimin e NATO-s dhe të SHBA-së, por edhe të vendeve të tjera evro-perëndimore. Arsyet e intervenimit të SHBA-së, prej nga bëri që të intervenojë edhe NATO, ishin: 1. Agresioni serb në Kosovë që kërcënonte drejtëpërdrejt paqen në Ballkan dhe stabilitetin në Evropën Juglindore; 2. Represioni serb në Kosovë që krijoi krizë humanitare në përmasa marramendëse; dhe 3. Sjelljet e Millosheviqit, drejtëpërdrejt sfiduan kredibilitetin e NATO-s. 1. Agresioni serb në Kosovë që kërcënonte drejtëpërdrejt paqen në Ballkan dhe stabilitetin në Ervopën Juglindore. Ballkani, në vazhdimësi ka qenë nyje dhe fushëbetejë konfliktesh të fuqive rajonale dhe superfuqive. Prandaj palët në konfliktet ballkanike, në vazhdimësi kanë shfrytëzuar mbështetjen e Fuqive të mëdha, e njejta u pa edhe në konfliktet e viteve të 90-ta të shekullit të kaluae. Vitet 1990 në ish-Jugosllavi dhe në tërësi në Ballkan ishte dekada që shënon rrijten e nacionalizmit dhe konfrontimeve të armatosura, e paralelisht me të vërehej ngritja e Millosheviqit, i cili mes viteve 19921995 nxiti luftëra në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje. Nga pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë, nuk kishte pasur ndonjë rast që të kryhej agresion dhe këtë tashmë e bënte Serbia. Kishte shumë ankesa për dështimin e NATO-s, që të ndërmerrte ndonjë veprim për stabilizim të këtij rajoni.
16
Javore KOHA
E ENJTE, 13 MAJ 2021
Duke qenë se në Bosnje dhe Hercegovinë, reagimi i ngathtë, bëri që të eskalonte edhe më shumë situata dhe të kishte krime të rënda të kryera nga serbët, e që Serbia në këtë rast kishte një mbështetje nga surogatët e saj në këtë vend. Potencialiteti i rrezikut të situatës në Kosovës, ishte e njohur për shumë dekada. Me ngritjen e Millosheviqit në fundvitet e1980-ta, i mori autonominë dhe implementoi një sëri masash represive duke i përjashtuar shqiptarët nga çdo pozitë udhëheqëse. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh raportet shqiptaro-amerikane dhe mbështjejen e SHBA-së në rastet më të vështira të kombit shqipëtar, gjatë shekullit të fundit, popullata shqiptare kishte drejtuar sytë e zemrën kah ky vend, si i vetmi vend që mund të zgjidhte problemin e Kosovës. Në dhjetor 1992, në Krishtlindje, Xhorxh Bush, paralajmëroi Millosheviqin që “SHBA-të do t’i përgjigjen në
rast se Serbia nxit dhunë në Kosovë”. Konfliktet në ish-Jugosllavi, të filluara në Slloveni, të vazhduara në Kroaci dhe pastaj në Bosnje dhe Hercegovinë, tregojnë më së miri, faktin që ato përhapeshin prej një vendi në vendin tjetër. Madje situata ishte edhe më delikate për sa i përket shqiptarëve, të cilët jemi të shpërndarë në disa shtete. Kjo e bënte situatën edhe më eksplozive, sepse as shqiptarët në Maqedoni, as në Luginë të Preshevës dhe as në Mal të zi nuk ishin të kënaqur me statusin e tyre. Mobilizimi dhe aktivizimi i gjithë shqiptarëve si në Ballkan ashtu edhe në mbarë botën, rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës, është tregues që Serbia nxiti konflikt me shqiptarët dhe jo vetëm me Kosovën. Prandaj fillimi i konfliktit në Kosovë, padyshim ishte e sigurt që mund të përhapej dhe rrezikohej paqja dhe stabiliteti në Ballkan por dhe në Evropën Juglindore, e që përbënte
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
mit të NATO
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe janë theksuar arsye të ndryshme, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimeve të ndryshme. E rëndësishme është që shqiptarët, SHBA-ja dhe NATO-ja, kanë bindjen e njëjtë për arsyet e ndërhyrjes
kërcënim serioz për: a) Minimin e procesit të Paqes së Dejtonit për Bosnjën; b) Rindezja e kaosit në Shqipëri (që mund të përfshihej në konflikt); c) Destabilizimi i Maqedonisë, ku shqiptarët paraqisnin minoritetin e madh, që mund të copëtonte këtë vend, e për rrjedhojë pastaj edhe Greqia dhe Bullgaria do përfshiheshin kundër Maqedonisë; d) Rritja e rivalitetit dhe tensioneve greko-turke, që të dyja aleate të NATO-s (prej nga mund të fillonte shpërbërja e kësaj organizate). 2. Represioni serb në Kosovë që krijoi krizë humanitare në përmasa marramendëse. Dhuna serbe ishte bërë sistematike, gjë që detyroi faktorin ndërkombëtar të reagonte edhe në frontin diplomatik dhe ushtarak. Në tetor 1998, nën presionin ushtarak të NATO-s, Millosheviqi ishte detyruar që të përmbahej nga represioni, të zvogëlonte forcat
në Kosovë dhe të fillonte negociatat . E në marrëveshjen e njejtë parashihej edhe vendosja e vëzhguesve ndërkombëtarë të paarmatosur të OSBE-së dhe misionit verifikues ajror të NATO-s. Por përkundër këtyre, Serbia shkeli marrëveshjet ndërkombëtare duke rifilluar shpejt dhunën në Kosovë. Veçanarisht njihet masakra e Reçakut, e kryer nga forcat serbe më 15 janar 1999, e cila i dha jehonë të madhe ndërkombëtare dhe imponoi komunitetin ndërkombëtar të angazhohet. Grupi i Kontaktit të Ministrave u takua në Londër më 29 janar 1999, ku kërkoi nga palët të përmbaheshin dhe të fillonin procesin e dialogut. Me dështimin e Rambujesë me 19 mars bisedimet ishin suspenduar, derisa misioni verifikues i OSBE-së në Kosovë, ishte tërhequr shkaku i obstruksioneve të Serbisë, e që Millosheviqi kishte finalizuar planin e dëbimit dhe nënshtrimit total
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
të shqiptarëve të Kosovës. Veç një ditë pas tërheqjes së vëzhguesve të OSBE-së nga Kosova, forcat serbe kishin filluar ofensivën masive që shpërnguli mijëra shqipëtar, duke i djegur edhe vendbanimet e tyre, në përmbushje të “Planit Patkoi”. Përmes kësaj, Millosheviqi synonte që me mënyra brutale t’i jepte fund krizës, duke dëbuar dhe spastruar etnikisht shqiptarët dhe kështu duke tentuar të copëtojë aleancën e NATO-s, e që ajo së bashku me aleatët e tjerë iu kundërpërgjigj kësaj krize, duke parandaluar urinë dhe duke siguruar përfundimisht kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e veta. 3. Sjelljet e Millosheviqit, drejtpërdrejt sfiduan kredibilitetin e NATO-s. NATO festonte 50-vjetorin e themelimit të saj, derisa Serbia, hapur e sfidonte duke shkelur marrëveshjet e nënshkruara në tetor 1998, për vëzhguesit e OSBE-së që monitoroheshin nga NATO. Përpjekja e fundit diplomatike ishte më 21 mars, kur ambasadori i SHBA-së Riçard Holbruk, në Beograd e paralajmëroi Millosheviqin, por që Beogradi më 22 mars e vazhdoi represionin, e që Këshilli i Atlantikut të Veriut, autorizoi sekretarin gjeneral Solana të vendos konsultimet me aleatët për operacione ajrore. Më 23 mars Holbruk largohet nga Beogradi, pa marrëveshje me Millosheviqin. Derisa Serbia në vazhdimësi rriti shkeljen e marrëveshjeve, e që nuk mbeti rrugë tjetër pos që të ruante kredibilitetin e saj SHBA-ja dhe NATO-ja, që të kundërpërgjegjeshin. Balansimi i përgjegjes së NATO-s ndaj konfliktit në Kosovës, ishte edhe ruajtja e mbështetjes pozitive dhe relacioneve bashkëpunuese me Rusinë e cila fuqimisht kundërshtonte ruajtjen e mbështetjes pozitive dhe marrëdhënieve bashkëpunuese me Rusinë e cila fuqimisht kundërshtonte çdo veprim ushtarak të NATO-s, kundër Jugosllavisë. E ENJTE, 13 MAJ 2021
Javore KOHA
17
KULTURË
Në Tuz u bë përurimi i librit “Sirena e Liqenit” i autorit Ibrahim Berjashi
Një ndër librat më
Tuz – Në prani të përfaqësuesve diplomatikë të Kosovës dhe Shqipërisë në Mal të Zi, të përfaqësuesve të Komunës së Tuzit, të SHF “Mahmut Lekiq”, të Entit të Teksteve dhe Mjeteve Mësimore në Podgoricë, të përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit, të nxënësve, prindërve e të adhuruesve të fjalës së shkruar, të premtën pasdite në hapësirat e SHF “Mahmut Lekiq” u bë përurimi i librit “Sirena e Liqenit”, i autorit, Ibrahim Berjashi. Në fillim të këtij aktiviteti kulturor-letrar, përshëndeti drejtori i SHF “Mahmut Lekiq”, Luigj Dedvukaj, i cili duke falënderuar të gjithë të pranishmit, në mes tjerash tha se ndjehet i kënaqur kur qëndron pas promovimit të veprave letrare të autorëve shqiptarë. “Të gjithë së bashku duhet që nxënësve tonë t’u ofrojmë vepra letrare
18
Javore KOHA
E ENJTE, 13 MAJ 2021
në tryeza dhe takime të ndryshme, në mënyrë që librin t’a konsiderojmë si shokun më të mirë të jetës në sigurimin e dijes. Të lexojmë, të shkruajmë dhe të krijojmë e kemi borxh gjithë jetën, sepse, vetëm në këtë mënyrë do të dëshmojmë se jemi”, theksoi Dedvukaj. Në të njëjtën kohë ka përshëndetur, Marina Ujkaj, sekretare e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale në Komunën e Tuzit e cila shprehu kënaqësi të veçantë që për herë të dytë vazhdojnë të realizojnë projektin e promovimit të librave, një marrëveshje që siç tha ajo, është bërë ndërmjet tyre dhe Entit për Tekste dhe Mjete Mësimore në Podgoricë. “Shpresoj se këto iniciativa për bashkëpunim do të jenë edhe më të mira, më të mirëfillta dhe më të shpeshta, që ta avancojmë dhe ta ngrisim niv-
elin e kulturës në komunën tonë”, u shpreh ndër të tjera Ujkaj. Ndërkohë, një vështrim të detajuar mbi librin “Sirena e Liqenit” ka shpalosur profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe, Rrok Dushaj, i cili njëherazi tha se takime të tilla të ngjashme janë të nevojshme dhe të dobishme. “Sikurse shumë shkrimtarë nga Ulqini me rrethina, edhe Ibrahim Berjashin e shohim me një energji të plotë duke ushtruar kështu veprimtari të shumta për pasurimin e kulturës kombëtare. Pra, kemi një krijues të palodhur i cili për pesë dekada i ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm krijimtarisë kulturore shqiptare në Mal të Zi, në pasurimin e vlerave të pastra kombëtare, ku një jetë të tërë ia kushtoi mësimit, bukurive natyrore, detit, liqenit, njerëzve, etj.
KULTURË
të mirë për fëmijë
Ashtu siç janë Naimi, Çajupi dhe Mjeda, themelues të letërisë shqipe për fëmijë, ashtu duhet të zërë vend edhe Ibrahim Berjashi në Malin e Zi”, theksoi Dushaj. Ai më tej tha se me këto tregime të botuara në librin “Sirena e Liqenit”, fëmijët tonë kanë në dorë një vepër që mund të mësojnë, lexojnë dhe pasurojnë fjalorin e tyre. Dushaj ka folur më pas edhe mbi biografinë e autorit; shkrimtarit, gazetarit, publicistit e poetit, Ibrahim Berjashi. Ndërkaq, përfaqësuesi i Entit të Teksteve dhe Mjeteve Mësimore, Dimitrov Popoviq, duke folur gjerësisht mbi krijimtarinë e pasur të Ibrahim Berjashit, tha se libri “Sirena e Liqenit” ishte një ndër librat më të mirë për fëmijë në Panairin e Librit në Tiranë në nëntor të vitit 2016. “Janë dhënë shumë tregime me mo-
tive dhe përmbajtje të ndryshme. Ato të gjitha zhvillohen aty në fshatin e bukur – në Lagjen e Peshkatarëve që me kaq pak fjalë e jep shumë qartë, aty në breg të Liqenit, që është aq i bukur sa edhe ëndrra e fëmijëve. Aty është sofra ku do të shtrohet me radhë historia që nga antikiteti i mjegullt e deri në ditët tona”, u shpreh Popoviq. Ai shtoi se merita e autorit qëndron në atë se “ai nuk merret me gjerësinë e gjatësinë gjeografike nga njëri breg në tjetrin, se dallgët i puthin njësoj të gjitha brigjet, por ai merret me thellësinë, nga sipërfaqja e qetë dhe e lëmuar e liqenit, që të vjen keq ta trazosh, deri në fund të liqenit, ku ndodhen të pastra ose të shtresëzuara bimë e barishte, por edhe margaritarë, amfora e anije shumëvjeçare”.
Popoviq tha se kurioziteti këtu fillon tek ajo që nuk duket, që është fshehur diku atje poshtë dhe që do mend e fantazi për ta zbuluar. “Këtë material, ai e ka gjetur mënyrën e duhur për ta realizuar bukur; dy personazhe fort të goditura përjetojnë ose më mirë i jetojnë ato ngjarje të këndshme, por edhe të pakëndshme, që u ndodhin në atë qoshe të vendlindjes”, u shpreh ndër të tjera Popoviq në vështrimin e tij mbi librin “Sirena e Liqenit”. Ky promovim libri u gërshetua me leximin e disa pjesëve të shkeputura nga libri “Sirena e Liqenit” nga nxënës të SHF “Mahmut Lekiq”, të shoqëruar me instrumentin e pianos. Ky aktivitet letrar u organizua nga Sekretariati për Vetëqeverisje Lokale i Komunës së Tuzit dhe Shkolla Filt. u. lore “Mahmut Lekiq” në Tuz. E ENJTE, 13 MAJ 2021
Javore KOHA
19
KULTURË
Në Shtëpinë Muze përkujtohet figura
“
“Malësia e Madhe ndoshta përbën shembullin më të gjallë, më jetësor dhe më domethënës të rrugëtimit historik përmes sakrificave, rezistencës dhe përmes ruajtjes së identitetit për gjithë kombin shqiptar. Neve sot kujtojmë heroin apo pjesë të historisë, të cilat kanë ndodhur në të kaluarën dhe në të gjithë hapësirën e trojeve shqiptare, por ne kurrë nuk do të mund të mbërrinim në këto ditët e sotme pa sakrifica, pa kontribute, pa angazhime të kombit shqiptar e mbi të gjitha pa sakrificat e burrave dhe grave dhe mendjeve të ndritura të pushkës dhe penës në tërë këtë rrugëtim historik”, tha ish-presidenti Nishani
Në Shtëpinë Muze në Bardhaj të Hotit në Malësi u përkujtua figura e Dedë Gjo’ Lulit, i cili cilësohet si njëri ndër udhëheqësit që i parapriu shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në manifestim morën pjesë personalitete nga rajoni dhe diaspora si dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili gjatë presidencës së tij, e dekoroi pas vdekjes Dedë Gjo’ Lulin me “ Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Në manifestim u vlerësua Kryengritja e Malësisë si shembulli më jetësor i rrugëtimit historik të kombit shqiptar. Në Shtëpinë Muze, në Bardhaj të Hotit, u përkujtua figura më e rëndësishme e historisë kombëtare Dedë Gjo’ Luli, i cili vlerësohet si njëri ndër
“ 20
udhëheqësit që i parapriu shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në manifestim morën pjesë personalitete nga trevat mbarëshqiptare dhe diaspora, të cilët duke përkujtuar Dedë Gjo’ Lulin ravijëzuan historinë e shekujve që përcillet brez pas brezi. Organizatori i këtij manifestimi, Lulash Palushaj, vuri në dukje se Kryengritja e Malësisë është një epope e lavdishme për popullin shqiptar. “ Kjo është një histori e shekujve që përsëritet brez pas brezi. Të vish tek shtëpia e heroit kombëtar Dedë Gjo’ Luli dhe zërin që ka thirrë ai me të gjithë krerët e Malësisë për të ngritur flamurin maja malit të Deçiqit dhe rënia e dëshmorëve për këtë flamur është një epope e lavdishme
“Kjo është një histori e shekujve që përsëritet brez pas brezi. Të vish tek shtëpia e heroit kombëtar Dedë Gjo’ Luli dhe zërin që ka thirrë ai me të gjithë krerët e Malësisë për të ngritur flamurin maja malit të Deçiqit dhe rënia e dëshmorëve për këtë flamur është një epope e lavdishme për Malësinë dhe në përgjithësi për shqiptarët në rajon”, tha profesor Palushaj
Javore KOHA
E ENJTE, 13 MAJ 2021
për Malësinë dhe në përgjithësi për shqiptarët në rajon”, tha profesor Palushaj. Në manifestim mori pjesë edhe ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili gjatë presidencës së tij e dekoroi pas vdekjes Dedë Gjo’
KULTURË
e në Bardhaj a e Dedë Gjo’ Lulit
“
Lulin me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Zoti Nishani vlerëson sakrificat e “Kryengritjes së Malësisë” si shembullin më jetësor të rrugëtimit historik dhe ruajtjes së identitetit kombëtar. “ Malësia e Madhe ndoshta përbën
shembullin më të gjallë, më jetësor dhe më domethënës të rrugëtimit historik përmes sakrificave, rezistencës dhe përmes ruajtjes së identitetit për gjithë kombin shqiptar. Neve sot kujtojmë heroin apo pjesë të historisë, të cilat kanë ndodhur në të kaluarën
“Që nga koha e Skënderbeut dhe betejave të lavdishme të tij, kjo është beteja e parë e organizuar me karakter kombëtar që i vuri themelet asaj që më vonë quhet Shqipëri e që ne parapëlqejmë ta quajmë shqiptari”, tha zoti Camaj
dhe në të gjithë hapësirën e trojeve shqiptare, por ne kurrë nuk do të mund të mbërrinim në këto ditët e sotme pa sakrifica, pa kontribute, pa angazhime të kombit shqiptar e mbi të gjitha pa sakrificat e burrave dhe grave dhe mendjeve të ndritura të pushkës dhe penës në tërë këtë rrugëtim historik”, tha ish-presidenti Nishani. “Kryengritja e Malësisë” ishte luftë me qëllime të qarta për liri, komb dhe shtet. Andaj, sipas Nikollë Camaj, zyrtar i Komunës së Tuzit, luftëtarët e Hotit konsiderohen si nismëtarët e formimit të shtetit shqiptar. “Që nga koha e Skënderbeut dhe betejave të lavdishme të tij, kjo është beteja e parë e organizuar me karakter kombëtar që i vuri themelet asaj që më vonë quhet Shqipëri e që ne parapëlqejmë ta quajmë shqiptari”, tha zoti Camaj. “Kryengritja e Malësisë” e vitit 1911 ishte ndër ngjarjet më të rëndësishme që kishte për bazë idenë kombëtare për pavarësi. Kjo kryengritje u bë shembull dhe model që u ndoq nga shumë zona në mbarë rajonit ku jetoa.s. jnë shqiptarët. E ENJTE, 13 MAJ 2021
Javore KOHA
21
MOZAIK
Mali i Zi dhe Kosova në bisedime për hyrjen sa më parë në fuqi të marrëveshjes për njohjen reciproke të policave të sigurimit të automjeteve
Nga 1 qershori pritet të mos paguhen 15 euro?! Mali i Zi dhe Kosova janë duke bërë përpjekje që marrëveshja për njohjen reciproke të policave për sigurimin e automjeteve të hyjë sa më parë në fuqi. Këtë e ka konfirmuar në një intervistë për portalin Ekonomia Online drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku. Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të nxjerrë një udhëzim të ri për regjistrimin e automjeteve, që po ashtu do të ndihmonte në procesin për ta bërë Kosovën pjesë të Kartonit të Gjelbër. Mes tjerash, Mazreku ka theksuar se janë në diskutime me Malin e Zi në mënyrë që qytetarët e dy vendeve të lëvizin lirshëm pa pasur nevojë të paguajnë për policën e sigurimit të automjetit.
22
Javore KOHA
E ENJTE, 13 MAJ 2021
Drejtori i BKS-së ka thënë se janë duke bërë përpjekje që marrëveshja të përfundojë sa më shpejt dhe të hyjë në fuqi nga data 1 qershor e këtij viti. “Që nga data 1 mars kam rifilluar diskutimin me Malin e Zi. Për një kohë kaq të shkurtër mund t’ju konfirmoj se kemi arritur deri te diskutimet teknike që kanë të bëjnë me një fond garantues në modalitetet e marrëveshjes. Ajo që po bëjmë kohëve të fundit është diskutimi brenda organeve të Byrosë. Besoj shumë shpejt do të marrim një vendim për ndarjen e një fondi me Malin e Zi, fond ky që garanton në kohë reale pagesën e dëmeve përmes të dyja vendeve. Pasi të tejkalojmë këto diskutime teknike, ajo çka na mbetet neve është caktimi i një date nënsh-
krimi të marrëveshjes dhe ajo çka unë kam kërkuar duke ditur që tashmë fillon edhe sezoni veror, që kjo marrëveshje të jetë në fuqi nga data 1 qershor. Ky është një lajm i mirë për qytetarët, sepse gjatë kohës së verës nuk kemi nevojë të presim për të paguar një sigurim kufitar. Ajo çka kemi diskutuar është edhe njohja reciproke e policave të sigurimit, që i bie që Mali i Zi në Kosovë hyn me karton të gjelbër. Ndërsa ne nga Kosova do të udhëtojmë me të njëjtin sigurim që udhëtojmë edhe në Maqedoni”, ka thënë ai. Ditë më parë është dhënë lajmi se Mali i Zi dhe Kosova kanë hequr pagesën për policën e sigurimit, gjë që rezultoi të ishte i pavërtetë. (Kohapress)
FOTOGRAFIA E JAVËS
ARBEN GJURASHAJ DEDË GJON LULI
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 13 MAJ 2021
Javore KOHA
23
KULTURË
24
Javore KOHA
E ENJTE, 13 MAJ 2021
KULTURË
Zahiri i Koelos, novela e obsesionit njerëzor! Paulo Koelo (24 gusht 1947) është një romancier i njohur brazilian. Ai është një ndër autorët më të lexuar në të gjithë botën. Ai është njëri ndër fituesit e çmimeve më të mëdha ku njëra nga të cilat është “Kristal Awords” i dhënë nga forumi “World Economic”. Disa nga veprat më të njohura të tij janë: “Alkimisti”, “ Veronika dëshiron të vdesë” “Bridal” “Zahir” etj Rrëfyesi i “The Zahir” është një romancier me bestseller që jeton në Paris dhe gëzon të gjitha privilegjet që sjell paraja dhe fama. Gruaja e tij prej dhjetë vjetësh, Esteri, është një korrespodente e luftës që është zhdukur së bashku me një mik, i cili mund të jetë ose jo i dashuri i saj. A u rrëmbye Estera, u vra apo ajo thjesht i shpëtoi një martese që e la të paplotësuar? Rrëfyesi nuk ka ndonjë përgjigje, por ai ka mjaft pyetje të tij. Një ditë Mikhaili gjen rrëfyesin dhe i premton se do ta ribashkojë me gruan e tij. Në përpjekjen e tij për të rimarrë një dashuri të humbur, tregimtari zbulon anët e panjohura për veten e tij. Narratori brohoritet përreth 200 faqe, në mënyrë të përsëritur, përmbledh jetën dhe mendimet e tij, magjeps çdo grua që takon, debaton mbi etikën e përvetësimit të bashkëshortit kur rishfaqet përkthyesi (Mikhaili), pastaj - duke ndjekur faqe të panumërta të
parathënies retorike - ndërmerr një shërim pelegrinazh në territorin Mikhail (Kazakistan). Gruaja që ai po kërkon, është bërë “Zahiri” i tij - në mendimin islam, “diçka që, sapo të preket ose të shihet, nuk mund të harrohet kurrë, dhe e cila gradualisht na mbush mendimet sa jemi shtyrë në çmenduri”. Si rezultat i kësaj zhdukjeje, protagonisti detyrohet të rishikojë jetën e tij si dhe martesën e tij. Rrëfyesi nuk është në gjendje të kuptojë se çfarë çoi në zhdukjen e Esterës. A ishte rrëmbyer apo kishte braktisur martesën? Autori përfundimisht e kupton që për të gjetur Esterën duhet së pari të gjejë veten e tij. Mikhaili e njeh atë me besimet dhe zakonet e tij, misionin e tij të përhapjes së dashurisë duke mbajtur seanca në restorante dhe duke takuar njerëz të pastrehë që jetojnë në rrugë. Ai i tregon rrëfyesit për zërat që dëgjon besimet e tij lidhur me to.
Rrëfyesi përfundimisht vendos të shkojë në kërkim të “Zahirit” të tij. Meqenëse ishte Estera që e kishte sjellë fillimisht Mikhailin nga Kazakistani në Francë, protagonisti dyshon se ajo në fakt mund të ishte në Kazakistan. Përmes udhëtimit të narratorit nga Parisi në Kazakistan, Koelo eksploron kuptimet e ndryshme të dashurisë dhe jetës. Koelo krahason martesën me një sërë shinash hekurudhore të cilat qëndrojnë së bashku përgjithmonë por nuk arrijnë të afrohen. Përfundimisht, narratori takon “Zahirin” e tij dhe rezultati i këtij takimi përbën pikën kulmore të librit. Novela Zahir është reflektim , thirrje ose ftesë për njohjen e vetvetës nga këndvështrimet më të vogla deri ato më të larta, si fiksimet dhe obsesionet e çfarëdo lloji të natyrës njërzore. Andaj nëse po kërkoni një vepër që do ju mbajë të fiksuar nga fillimi deri në fund, shtojani këtë novel listës “së librave tuaj për të lexuar”! Donika Lulgjuraj E ENJTE, 13 MAJ 2021
Javore KOHA
25
REPORTAZH
Salçi i Kolë Idromenos Se në Ulqin mund të shohësh e të vizitosh shumë gjëra interesante kjo nuk vihet në dyshim, vetëm duhet me pasë kohë, vullnet të mirë dhe dëshirë për eksplorim 1 maji i këtij viti (2021) Ulqinin e gjeti të stërmbushur me turistë të cilët pas një viti të vështirë shkaktuar nga pandemia erdhën në gjirin e qytetit më të bukur dhe më të sigurt të Adriatikut. Rrugët gumëzhonin nga turistët sikur të ishin bletë, kurse tollovia e shkaktuar ishte aq e këndshme dhe vërehej se i kishte munguar këtij qyteti. Por, këtë ditë unë dhe miku im Sami Flamuri vendosëm që të dalim për të në një vend të veçantë dhe jo shumë larg Ulqinit. Në prapavinë e Ulqinit gjendet Mali i Mozhurit (622m) dhe mu aty në pjesën jugore të tij në lartësinë prej 550m shtrihet një fshat piktoresk me emrin Salç. Pozita gjeografike të jep ndjenjën se gjendesh në një ballkon ku ke mundësi ta shohësh gjithë qytetin e Ulqinit si në pëllëmbë të dorës. Ndoshta dikush do mendonte se është shumë larg, por jo, është vetëm 7km nga qendra e qytetit dhe përmes një rruge të asfaltuar për vetëm 10 min arrin deri te kisha e fshatit e që dikur ka qenë qendra e tij. Por, çka e bën të veçantë Salçin? Burimet e shumta të ujit cilësor janë ato që Salçin e dallojnë nga vendet tjera. Sipas prof.dr. Maksut Haxhibrahimit, këtu identifikojmë 13 burime të cilat së bashku formojnë përrosken e Braticës që dikur moti, siç na tregonte i ndjeri dr.Simë Dobreci, nga fuqia e këtij uji përgjatë rrjedhës së përroskes kanë punuar 15 mullinj për bluarje. Katër mullinjtë e fundit kanë punuar deri në vitin 1979 kur edhe shkatërrohen nga tërmeti i atij
26
Javore KOHA
E ENJTE, 13 MAJ 2021
viti. Sipas banorëve lokal, në vendin e quajtur Meshkallë, dikur ka qenë një burim aq i madh saqë fshatarëve shpeshherë ka ditë t’u bëjë dëme të konsiderueshme, andaj ata vendosin t’ia zvogëlojnë shtypjen e rrjedhjes së ujit. Këtë e arrijnë duke vendosur shtëllunga leshi dhe kështu burimi vihet nën kontroll. Për Samiun ishte kjo hera e parë që vizitonte Salçin por që fare mirë i kujtoheshin fotografitë që kishim bërë unë dhe vëllai i tij binjak Naimi vite më
parë. Edhe pse rruga ishte e ngushtë dhe e asfaltuar, kalonim përmes një vegjetacioni të bujshëm dhe vërenim shtëpi të mbyllura që tregonin se aty me vite të tëra nuk kishte shkelë këmbë njeriu. Pas ngjitjes disa minutëshe arritëm në vendin që dikur simbolizonte qendrën e fshatit. Aty gjetëm gërmadhat e Kishës së Shën Pjetrit dhe Shën Palin ku sipër portës kryesore gjendej pllaka me mbishkrim që na jepte të dhënat lidhur me të. Lexojmë në gjuhën latine: “E ndërtuar në
REPORTAZH
vitin 1850 nga famullitari i kësaj kishe don Engjëlli dhe zbukuruar në vitin 1885 nga don Antoni”. Këtë kishë dikur e frekuentonin jo vetëm banorët e Salçit por edhe ata të fshatrave të afërm si Krytha e Ulqinit, Krruçi por edhe Kullomza. Lidhur me banorët e këtij vendi disa të dhëna interesante na i sjell studiuesi ulqinak dr.Nail Draga. Ai, përmes publikimit të një dokumenti të datës 5 mars të vitit 1919, nga ana e Komitetit të Mbrojtjës Kombëtare të Ulqinit (Poue le
Comite de la Defense Nationale de Ulqini), nënshkruar nga kryetari Zejnel Gjyli, ofron të dhëna statistikore me interes për popullsinë dhe vendbanimet e Ulqinit. Sipas këtij dokumenti Salçi ka një shkollë në gjuhën shqipe, 32 shtëpi dhe 155 banorë të gjithë shqiptarë. Gjithashtu një e dhënë tjetër nga viti 1945 thotë se në shkollën e fshatit mësimin e kanë vijuar 135 nxënës. Kurse sot... Dy të dhëna tjera interesante lidhur me Kishën e Salçit janë edhe këto se në këtë kishë nga viti 1966-1969 ka shërbyet Imzot Rrok Mirdita (19392015) Arqipeshkëv i Tiranë-Durrësit nga viti 1993 deri në vitin 2015 si dhe afreskat e kishës gjatë restaurimit të saj në vitin 1885 i ka punuar piktori i madh shqiptar Kolë Idromeno (1860-1939). Për t’i punuar afreskat e Kishës së Salçit, Kolë Idromenoja ka qëndruar pothuaj një vit në Ulqin dhe nga kjo periudhë sot në Galerinë Kombëtare në Tiranë gjendet një pikturë me motiv nga Ulqini e quajtur “Shkrepi i Ulqinit”. Për fat të keq afreskat nuk i kanë mbijetuar kohës dhe sot nuk e dimë se çfarë afreskash ishin të pikturuara brenda mureve të kësaj kishe. Pasi që bëmë fotografimet e duhura rreth e rrotull kishës së rrënuar vazhduam rrugën këmbë për në vendin e afërt që quhet Sojmirë ku edhe ndodhet një burim uji shumë i mirë. Rrugës hasim kalimtarë të ndryshëm të cilët kishin dalë për të ecur, por kishte edhe asi që bënin piknik. Pas disa minutash ecje arritëm te Kroni i Sojmirës i cili kishte ujë të bollshëm dhe njëherit aty hasëm një nënë e cila ruante dhitë. Ishte kjo Prena nga Ljara por e martuar në Kullomzë. Kurreshtja ime lidhur me krojet më bën që ta pyes për emrat e krojeve që di. Ajo numëron disa (Kroni i Ballabanit, Kroni i Korpolatit, Kroni i Lukmarkut (ky krua dikur ka pasë emrin Kroni i Brahushit) që kryesisht gjendeshin në Kullomzë e që gjetja e tyre në terren është një përparësi shumë e madhe. Uji freskues i kronit të Sojmirës ishte mu ashtu siç është edhe emri SA I MIRË shumë freskues dhe nuk është çudi që edhe në periudhën e Perandorisë Osmane nga Salçi ishte vendosur ujësjellësi me tubacione të dheut të pjekur që ujin e merrte nga burimi dhe e dërgonte deri te muret
e Kalasë së Ulqinit. Gjithashtu në vitet ’60 të shekullit të kaluar është ndërtuar ujësjellësi që merrte ujin nga Salçi për nevoja të qytetit të Ulqinit. Unë mendoj se kjo duhet të jetë edhe arsyeja kryesore e pakësmit të ujit rrjedhës të përroit të Braticës e që njëherit edhe ka shënuar fundin e funksionimit të mullinjëve për bluarje që gjendeshin në rrjedhën e kësaj përroske. Natyra e Salçit është shumë e pasur me vegjetacion. Këtu hasim në ullinj qindravjeçar, fiq të llojeve të ndryshme, lloj-lloj agrumesh por ata pak vendas që kanë mbetur aty krenohen me një lloj hardhie rrushi që e quajnë Zadrimore e që prodhon verë shumë cilësore. Me Samiun përshkuam këmbë rrugën prej kishës së Salçit e deri në majën e Mozhurit ku gjenden antenat dhe kjo rrugë quhet Rruga e malit. Pamja nuk mund të përshkruhet me fjalë. Gjatë kthimit bëmë fotografi të disa bimëve të rralla e më e veçanta ishte një bimë shëruese me emrin Asphodeline lutea lat. (King’s spear ang., Zhuta zlatoglavica serb.) kurse me rastin e publikimit të fotografisë në rrjetet sociale në ndihmë na vjen miku ynë ambientalisti Xhelal Muja i cili na tregon se vendasit këtë bimë në gjuhën shqipe e quajnë PIÇIRUK. Rrënjët e kësaj bime e cila rritet deri në 120cm janë shumë të trasha dhe mund t’i konsumojmë si ushqim, sepse janë të pasura me vitamin C. Grekët e vjetër i kanë pjekur sikurse ne që sot pjekim patatet me vaj e kripë dhe pastaj i shtonin fiq të cilat së bashku i shtypnin dhe bënin pure. Salçi goditjen përfundimtare e merr në vitin 1979 atëherë kur tërmeti i atij viti për pak sekonda shkatërroi çdo gjë. Rinia u shpërngul, shtëpitë u shkatërruan, krojeve iu prish damari i ujit dhe sillnin më pakë ujë. Kjo bëri që sot Salçi është duke jetuar me atomet e tij të fundit, por me asfaltimin e rrugës në vitin 2005 një shpresë iu dha prapë, sepse ky vend i ka mundësitë e përkryera për të zhvilluar eko-turizmin si dhe të bëhen shtigjet për bjeshkatarë, sepse ecja prej Ulqinit-Krythë e Ulqinit-Salç-Kullomzë është një shetitje shumë e mirë dhe duhet shfrytëzuar. Teksti dhe fotografitë: Gazmend Çitaku E ENJTE, 13 MAJ 2021
Javore KOHA
27
MOZAIK
Loja e kapuçave në si trashëgimi e t Gjekë Gjonaj
Brezi im në Triesh mban mend disa lojëra popullore të cilat janë marrë në mënyrë origjinale nga ata që shumë vite më përpara i kanë luajtur në darsma, gëzime familjare, ndeja pas darke, netëve të dimrit, në orët e vona të natës, kur mblidheshin tek shtëpia e ndonjërit për qejf dhe aktivitete të tjera në vendlindjen time. Njëra ndër lojërat e shumta popullore në historikun e malit të Trieshit, ka qenë loja e kapicave ( kapuçave) . Kjo lojë plot krijimtari , humor e satirë, si trashëgimi e traditës , ka qenë mjaft popullore, interesante dhe tërheqëse. Nëpërmes kësaj lojë të bukur e shlodhëse, trieshjanët që nga kohërat e vjetra kanë plotësuar dëshirën e tyre argëtuese sidomos gjatë netëve të gjata të dimrit. Unë disa herë kam qenë dëshmitar i organizimeve mjeshtërore të kësaj loje e cila sjell kënaqësi jo vetëm për ata që e luajnë, por edhe për ata që e shohin.
Rregullat e lojës
I zoti i shtëpisë fillimisht përgatit vendin se ku do të luhet loja. Ai aty shtron një post, qilim apo një shtresë tjetër të përshtatshme për këtë lloj ” beteje” burrash , ku rreshtohen kapuçat dhe ulen në gjunjë lojtarët. Vendi më i përshtatshëm gjithmonë ka qenë pranë vatrës së zjarrit, përballë oxhakut, që lojtarët të mos kenë ftohtë. Pastaj caktoheshin dy vetë për të zgjedhur (ndarë) lojtarët. Zgjedhja e lojtarëve fillonte me shprehjet:
28
Javore KOHA
E ENJTE, 13 MAJ 2021
- U’ dua filanin, thotë i pari. - U ‘ dua filanin, thotë i dyti. Dhe kështu vijohet derisa secili të zgjedhë aq lojtarë sa janë marrë vesh me njëri me tjetrin. Pasi ndahen në dy grupe burrash secili lojtar shkon në krahun e tij, vihen përballë njëri-tjetrit të ulur në gjunjë. Një grup burrash në një anë, një grup në anën tjetër. Në lojë përdoren së paku 12 çorape leshi që simbolizojnë kapuçat ( të cilët mbahen enkas vetëm për
lojë) , gjashtë nga njëra e gjashtë nga ana tjetër përballë, mundësisht të ishin të gjithë të bardhë dhe të njëjtë. Në mungesë të çorapeve të leshta lejohej zëvendësimi i tyre me ruba e shalle derisa të plotësohej numri i duhur. Për zhvillimin e lojës duhej një sferë plumbi të gjyleve të topit me diametër rreth 1 cm që quhet “kokrra e kapuçave”. Në kohën time për këtë lojë kemi përdorur unazën, në vend të plumbit. Grupet paraprakisht merren
MOZAIK
ë Triesh traditës
vesh se a do t’ia këndojnë këngët tallëse ekipit humbës , të cilat shoqëroheshin edhe me valle të lidhur krah për krah, duke ua afruar majat e këmbëve deri të hunda humbësve, të cilët rrinin të ulur dhe me shpresë që t’u marrin hakun në lojën tjetër. Loja ishte shumë më interesante dhe më emocionuese kur palët dakordoheshin të këndojnë këngë të kapuçave, që kanë qenë të shumëllojshme, nga më shpotitëse dhe me pak banalitet
Njëra ndër lojërat e shumta popullore në historikun e malit të Trieshit, ka qenë loja e kapicave ( kapuçave). Kjo lojë plot krijimtari , humor e satirë, si trashëgimi e traditës, ka qenë mjaft popullore, interesante dhe tërheqëse
brenda. Madje në disa raste ato ishin edhe mjaft ofenduese. I gjithë qëllimi i kësaj loje është të gjesh ku e ka futur kundërshtari kokrrën. Hidhej shorti se cila palë do ta fshehë kokrrën e para. Kokrrën e fshehte ai që kishte më tepër mjeshtëri. Lojtari në dorën e djathtë mbante kokrrën. Me dorën e majtë kapte çorapin, ndërsa dorën e djathtë e fuste me radhë me shpejtësi në të gjitha kapuçat dhe në njërën prej tyre, e fshehte kokrrën ( plumbin-unazën) sa mundej pa e kuptuar kundërshtari. Shpejtësia e kalimit të dorës nëpër çorape ishte e jashtëzakonshme për të mos u dalluar momenti kur e lëshon kokrrën nën çorap. Kundërshtarët e përcillnin me vëmendje të madhe atë që e fshehte kokrrën dhe ndiqnin çdo lëvizje të tij. Kundërshtari rrinte i përqendruar te sytë dhe te dora e atij që fshihte kokrrën, ndërsa mbështetësit e tij, shkëmbenin lojëra e batuta fjalësh për të hutuar ndjekësit e fshehësit në mënyrë që të mos e kuptonin se në cilin çorap fshihej kokrra. Kishte nga ata lojtarë të zot, që e sugjestiononin kundërshtarin dhe ja merrnin në sy, se ku e ka fshehur kokrrën, por kishte edhe nga ata fshehës të stërvitur, që gjatë gjithë kohës që kalonin dorën nga njëri çorap te tjetri e shikonin kundërshtarin në sy “pa i luajtur qerpiku i syrit”. Lojtari që fsheh kokrrën mbasi mbaron të gjitha kapuçat ka të drejtë ose të rrijë në vend, ose të kthehet mbrapa derisa të zbulohet kokrra , nëse kishte frikë se mund ta diktojnë në sy, ku e ka fshehur kokrrën. Kur lojtari mbaron së fshehuri kokrrën, lojtarët kundërshtarë japin mendime se ku mund ta ketë lëshuar kokrrën.
Fjalët therëse në fund të lojës Kur mbaron loja,
lojtarët e palës
fituese, ngrihen në këmbë e të kapur krah më krah nisin vallen duke hedhur nga një hap përpara e nga një mbrapa. Ata këndonin me zë të lartë këngë tallëse. Këngët e kapuçave, kane qenë të shumëllojshme nga me shpotitëset dhe me pak banalitet brenda. Kishte raste që ishin shumë ofenduese, por jo me karakter keqdashës . Po ju sjellim disa vargje nga një këngë kapuçash: Ç’pejt kjeka çue shpija jonë, Kjoftë e barllë, ka pa zakon. Miore djel, more jaramaza, Qe kjo a loja me unaza. Lua unaza gisht ën gisht Sa t’zez kjeki lypki, Kush va llasht-o ata ju, Rritju leshi deri n’g-ju! Kur ja nisme pramë lojsë, Mirë kem dit se do t’u ktojmë . Kaçimak bylmye me voj, Mirë u qyet ën karaboj! Qigji i keq i gjolave, O, mixori i morrave! Jaj filan fisteku çoban llësh Vet vikat vet leh si qen. Pramë i qit e sonte i qit, A ini dreqën a ini gjit? Edhe sonte kjoshi falë, Nesër prama marrshi malë! Marrshi malë , o brisë përpjetë, E filan fisteku - o daltë e u bleltë! Abl’ e butë - 0 ni ortytë Filan fisteku – o marrtu grykë! Këto fjalë thumbuese nuk u binin aspak mirë palës humbëse, por lojtarët nuk kishin çfarë të bënin përveçse të durojnë me shpresë se në lojën tjetër do t’ua kthejnë “ huanë”. Në këtë rast nuk pranohej hatërmbetja, pasi lojtarët i pranojnë shakatë, ose nuk futen në lojë. Ndërsa sot ta marrim ndërmend , çka do të ndodhte nëse do të shaheshin burrat në atë mënyrë! Sa kush do të hidhërohej, e sa kush do rrihej… E ENJTE, 13 MAJ 2021
Javore KOHA
29
MOZAIK
Këndi për të rinj
Në rrjetet sociale asgjë nuk është ashtu siç duket Zbulimi i internetit dhe shfaqja e rrjeteve sociale pa dyshim që kanë përmirësuar jetën e njeriut në shumë aspekte. Ato na lidhin me botën në çdo kohë, çdo vend. Përmes tyre jemi vetëm një klikim larg çdo informacioni dhe lajmi. Një zbulim ky kaq i fuqishëm dhe i arritshëm për të gjithë. Çfarë mund të shkonte keq? Megjithatë, me kalimin e kohës, me rritjen e numrit të përdoruesve nisën të shfaqen edhe të metat e gjithë kësaj vorbulle të madhe dhe anët negative po vazhdojnë të shtohen nga dita në ditë. Rrjetet sociale kanë arritur që të krijojnë një ndikim të madh tek ne, pa marrë parasysh moshën dhe kanë krijuar një ndjenjë varësie. Ato kanë ndikuar dukshëm edhe në ndryshimin e këndvështrimit tonë në mënyrën se si e shohim dhe e konceptojmë jetën, lumturinë, dashurinë dhe argëtimin. Shqetësues është fakti se sa shumë ne si individë ndikojmë tek njëri-tjetri në lidhje me rrjetet sociale. Duket sikur njerëzimi vuan faktin e pranimit nga të tjerët, të jemi si të tjerët, të na duan, të na pranojnë. Kështu, me dëshirën tonë postojmë foto
30
Javore KOHA
E ENJTE, 13 MAJ 2021
dhe video private të vetes, familjes, shoqërisë, arritjeve tona, makinës e madje arrijmë deri tek ushqimi apo kafeja e mëngjesit. Gjithmonë turremi të tregojmë më të mirën e vetes. Bëhemi klone, veprimet e njërit ndikojnë në hapat që merr tjetri, duke krijuar kështu një zinxhir të pafund. Perveç privatësisë që na rrëmbehet që në momentin e regjistrimit në këto rrjete, ne qoftë me vetëdije, qoftë me pavetëdijen tonë, i ushqejmë ato edhe më shumë. Shpërndajmë vendndodhjen tonë pa e menduar dy herë. E vendosim veten para disa syve po aq të uritur sa tanët, me dëshirën e vlerësimit me ca pëlqime dhe komente. Lind një luftë për lëvdata, aprovime. Ai që pëlqehet më shumë, atë e vlerëson shoqëria më shumë. Përherë e ndiejmë të nevojshme ta tregojmë veten, kërkojmë reagime e vëmendje sikur të ishte drogë. Deri edhe lumturia jonë varet nga vlerësimi që na bëjnë të tjerët. Presioni që na krijohet nga shoqëria për t’u përshtatur këtyre normave është aq i madh saqë njerëzit e ndiejnë nevojën e postimeve të rreme, të falsifikimit të realitetit. Bota virtuale
është mjaft e madhe dhe shpesh bie ndesh me botën e vërtetë, meqë krijon një realitet të dytë, i cili duhet theksuar se në të shumtën është i pavërtetë. Ajo që jemi në të vërtetë, përplaset me atë që shtiremi të jemi para të tjerëve dhe kjo na krijon pakënaqësi me veten, pasiguri, frikë nga dështimi dhe zili kundrejt të tjerëve. Derisa lodhemi duke krijuar dhe jetuar këtë realitet, harrojmë të jetojmë realitetin tonë të vërtetë. Duhet theksuar se qëllimet e rrjeteve sociale janë humbur gjatë rrugës, apo ndoshta pas tyre janë fshehur qëllime të tjera, të dala vonë në pah. U përshkuan në jetën tonë dhe në fund e morën pushtetin mbi ne, ndërsa ne i pritëm me duar hapur. Çfarë mund të shkonte keq, apo jo? Amra Demiroviq Ky shkrim publikohet në kuadër të trajnimit për të rinj „Sapere aude guxo të jesh i mençur“, i mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi.
MOZAIK
Këndi për të rinj
Muzetë në Ulqin
Ulqini është një qytet, i cili njihet për lashtësinë dhe kulturën e tij. Këto veçori mund ta shndërronin atë në një qytet me dhjetëra muze, por fatkeqësisht mungojnë investimet. Muzeu i Ulqinit, i cili ndodhet brenda Kalasë, është një destinacion që nuk duhet humbur. Ai funksionon si një tërësi e përbërë nga seksioni arkeologjik, etnologjik dhe galeria e arteve. Çdoherë që e kam vizituar kam vënë re se Muzeu Arkeologjik është ai që tërheq më shume vëmendjen e vizitorëve të huaj. Jo vetëm nga ajo se çfarë ka brenda, por edhe nga pamja e jashtme. Një kishë e kthyer në xhami e më pas në muze, duket një ndërtesë vërtet intriguese. Për t’u futur brenda duhet të ngjisësh shkallët dhe të hapësh derën prej druri me një mbishkrim në gjuhën latine. Në brendësi, ndërtesa ka elemente të të dy besimeve që e kanë përdorur këtë vend si objekt kulti. Ajo ka strukturën e një xhamie që pas pushtimit turk, por edhe sot akoma mund të dallohen kryqat e vegjël të gdhendur në mur. Tashmë kishë-xhamia nuk kryen më funksionin e saj të dikurshëm. Prej më shumë se 45 vitesh ajo është e mbushur me vitrina tipike të një muzeu. Në ato vitrina ekspozohen sende të lashta të gjetura nën tokë nga arkeologët gjatë gërmimeve të tyre. Shumica prej tyre u përkisnin të parëve tanë - ilirëve. Nuk mungojnë as objektet romake, greke, turke që kanë mbetur në Ulqin si pasojë e tregtisë dhe pushtimeve. Si “gjërat
më me vlerë” të këtij muzeu cilësohen mbishkrimet kushtuar perëndeshave greke: Artemisa dhe Athena. Nga ekskursionet shkollore si fëmijë mbaj mend se sendet që na zgjonin kurreshtjen ishin monedhat e lashta, poçat, sëpatat ilire, varëset prej floriri dhe një piano i shek. XVIII që nuk guxonim ta preknim. Pas vëzhgimit të çdo cepi të këtij muzeu, vizitorët zakonisht shkojnë në atë etnologjik që ndodhet aty pranë. Aty ekspozohen veshjet dhe veglat e punës që përdoreshin në të kaluarën. Në dhomën ku gjenden veshjet, ka pëlhura nga më të ndryshmet me lloj-lloj ngjyrash. Veshjet e ekspozuara vijnë nga çdo krahinë në afërsi të Ulqinit: Ana e Malit, Shtoji, Kraja, Shestani, Malësia. Më e vjetra prej tyre është padyshim xhubleta e Malësisë, e vjetër rreth 4.000 vjet. Ky fakt më kujton një shprehje që thotë: “Historitë e popujve të tjerë janë të gdhendura në gur, ndërsa historia shqiptare është e qëndisur në xhubletë.” Ndoshta jo të gjithë e dinë se viteve të fundit Ulqinit i është shtuar edhe një muze tjetër, një muze larg zhurmave të qytetit. E kam fjalën për Muzeun Etnografik në fshatin Draginë të Anës së Malit. Gjithçka nisi si një koleksion personal i sendeve të vjetra, ndërsa sot është kthyer në një muze te mirëfilltë. Muzeu gjendet në katin e parë të shtëpisë së vjetër të familjes Kovaçi. Dhoma ku ndodhet sot muzeu është e vetmja pjesë e shtëpisë që i rezistoi tërmetit në vitin
1979. Deri më sot ky muze numëron mbi 700 eksponate nga fshatra të ndryshme të kësaj krahine. Ato karakterizojnë jetën e përditshme të një fshati shqiptar në shek. XX. Sapo futesh në muze dallon një sofër tipike shqiptare. Pranë saj ndodhen djepi, tezgjahu, dybeku¹, arka, furra, që dikur gjendeshin në çdo shtëpi. Në rafte janë të ekspozuara enë të ndryshme, foto bardhezi, makina shkrimi, pllaka gramafoni, para të vjetra. Gjëja që më bëri më shumë përshtypje ishte një helmetë gjermane nga Lufta e Dytë Botërore. Një të tillë e kisha parë vetëm në filma shqiptarë. Njëra faqe e murit shërben si ekspozitë për veglat e punës, siç janë: drapri, sëpata, kazma e parmenda. Të gjitha këto përdoreshin për punë në ara atëherë kur “jeta ishte e vështirë, ndërsa njerëzit të lumtur”. Përderisa në Kala mund të mësoni rreth kohës së Ilirisë, në Muzeun Etnografik në Draginë do të mësoni se si ka qenë jeta gjatë shekullit të kaluar. Çdo pyetje e juaja rreth jetës së gjyshërve tanë do të marrë një përgjigje. ¹Tundësi i qumështit. Në të folurën tonë njihet me emrin tini. Anesa Veliq Ky shkrim publikohet në kuadër të trajnimit për të rinj „Sapere aude - guxo të jesh i mençur“, i mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi.
E ENJTE, 13 MAJ 2021
Javore KOHA
31
SPORT
Klubi i Futbollit “Deçiq” siguron daljen në skenën evropiane
Fitore historike për klubin e vjetër Tuz – Klubi futbollistik “Deçiq” me ndeshjen që zhvilloi me Klubin “Sutjeska” në Nikshiq me rezultatin 2:1, ka arritur që t’ia sigurojë vetes daljen në skenën evropiane të futbollit për të parën herë në historinë 95-vjeçare të këtij klubi. Ky rezultat i shkëlqyeshëm, është pritur jashtëzakonisht mirë nga tifozët e Klubit Futbollistik “Deçiq”.
32
Javore KOHA
E ENJTE, 13 MAJ 2021
Si rezultat i kësaj fitoreje, të dielën në mbrëmje në Sheshin e Tuzit u bë një festë e vërtetë, ku drejtuesit e klubit, trajnerët dhe lojtarët u pritën nga tifozët e tyre, për të festuar këtë fitore vërtetë historike të këtij klubi të cilin po e ndjekin sukseset e njëpasnjëshme. Rikujtojmë se Klubi futbollistik “Deçiq” është një klub sportiv i her-
shëm me një traditë mbi nëntëdhjetë-vjeçare. Ky klub ndër vite krijoi një emër të spikatur në futboll, falë talentëve dhe mjeshtrave të mëdhenj të futbollit të cilët nëpër ndeshje të ndryshme brenda dhe jashtë vendit shënuan rezultate të rëndësishme. Nga ky klub dolën lojtarë cilësorë ikona të futbollit, të njohur në të gjitha t. u. vendet e ish- Jugosllavisë.
SPORT
Kryetari i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviqeviq, dhe sekretari i përgjithshëm Momir Gjurgjevac, vizituan Plavën, Gucinë, Rozhajën dhe Petnjicën
Përpjekje për avancimin e ambientit futbollistik
Guci/Plavë - Kryetari i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviqeviq, dhe sekretari i përgjithshëm i këtij asociacioni Momir Gjurgjevac, qëndruan të premten e kaluar në vizitë zyrtare në komunat e Plavës, Gucisë, Rozhajës dhe Petnjicës, ku kanë biseduar me përfaqësuesit e vetëqeverisjeve lokale dhe të klubeve futbollistike nga komunat e përmendura. Kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, pas takimit që pati me
udhëheqësit e Federatës së Futbollit të Malit të Zi, theksoi se vetëqeverisja lokale do t’i bëjë të gjitha përpjekjet që sa më parë t’i realizojë planet lidhur me avancimin e ambientit futbollistik në Guci. “Më gëzon pa masë interesimi i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, të kryesuar nga kryetari Saviqeviq, mbi situatën aktuale që ka të bëjë me futbollin në Guci. Besoj që në periudhën e ardhshme do t’ia dalim të realizojmë idenë e ndërtimit të stadi-
umit të ri futbollistik në Guci, si dhe presim përkrahje të rëndësishme të FFMZ-së në mbylljen e konstrukit të domosdoshëm financiar për finalizimin e këtij projekti”, theksoi znj. Çekiq, duke shtuar se “vetëqeverisja lokale e Gucisë do t’i vëjë në veprim përpjekjet maksimale në realizimin e të gjitha projekteve të dedikuara për avancimin e ambientit për marrjen me sport, e në veçanti me futboll”. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 13 MAJ 2021
Javore KOHA
33
MARKETING
Për shumë mot
Gëzuar Fitër Bajramin
Urime Fitër Bajramin 34
Javore KOHA
E ENJTE, 13 MAJ 2021
MARKETING
Urime Fitër Bajramin
Urime
Bajramin E ENJTE, 13 MAJ 2021
Javore KOHA
35
KOHA Javore Podgoricë e enjte, 13 maj 2021 Viti XX Numër 961 Çmimi 0,50
Nxitje dhe frymëzim për gjenocide të reja në të ardhmen
ISSN 1800-5696
Zgjedhjet në Shqipëri pa pjesëmarrjen e diasporës
Urime Bajramin
Në Shtëpinë Muze në Bardhaj përkujtohet figura e Dedë Gjo’ Lulit
kohajavore.me