Koha 962

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 20 maj 2021 Viti XX Numër 962 Çmimi 0,50

Shqiptarët emigrojnë më së shumti në rajon

ISSN 1800-5696

Laboratori më i gjallë i traditës gojore

Mirënjohje për punën dhe sakrificën


PËRMBAJTJE

8

10 Drejtësia është parakusht për paqe

Demokraci dhe pseudo-demokraci

12

14 Gazetari në emër të qytetarëve

Një lidhje dashurie ushtarake

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 20 MAJ 2021


PËRMBAJTJE

16

24 Një realitet i ri në shoqërinë shqiptare

Masakra e Tivarit - tragjedia më e madhe e regjimit komunist

26

30 Trashëgues i klerikëve famëmëdhenj

Përvoja personale si udhërrëfyes për të tjerët KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.me

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 20 MAJ 2021

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Ambasadori i Italisë në Mal të Zi, Luka Zelioli, vizitoi Komunën e Tuzit

I gatshëm për bashkëpunim në disa fusha Tuz – Ambasadori i Italisë në Mal të Zi, z. Luka Zelioli është pritur në takim nga kreu i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj i cili e ka njoftuar ambasadorin Zelioli me mënyrën e funksionimit të kësaj komune, për investimet e bëra gjatë dy viteve qeverisje,

4

Javore KOHA

E ENJTE, 20 MAJ 2021

dhe për projektet e planifikuara për të ardhmen. Në këtë takim është diskutuar edhe mbi situatën aktuale të pandemisë Covid-19, dhe për nevojën e respektimit të masave parandaluese. Nga ana tjetër, ambasadori, Luka

Zelioli e ka përgëzuar kreun e Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshajn për mënyrën e organizimit të komunës, duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe të kulturës, me qëllim promovimin e t. u. investimeve potenciale.


NGJARJE JAVORE

Presidenti dhe Qeveria e Malit të Zi me qëndrime të kundërta lidhur me pjesëmarrjen u ushtarëve malazezë në Misionin e KFOR-it

Gjukanoviq: Mali i Zi duhet ta rrisë pjesëmarrjen në KFOR Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha se ky shtet duhet të rrisë pjesëmarrjen e tij në misionin e KFOR-it. Në një konferencë të përbashkët për media me shefin e Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg, Gjukanoviq nga Brukseli tha të martën se nuk ka asnjë arsye serioze që Mali i Zi nuk duhet të ketë pjesëmarrje më aktive në KFOR. “Ngurrimet janë të natyrës politike. Ngurrimet po përpiqen t’i forcojnë ata që janë kundër pavarësisë së Kosovës, të cilët ende mendojnë se ky ka qenë një gabim dhe të cilët përpiqen të kthejnë rrotën e historisë. Unë mendoj se ky është një mision i pamundur dhe nuk duhet t’i nënshtrohemi kësaj politike që na kthen pra-

pa”, tha Gjukanoviq. Sipas tij, është edhe obligim i Malit të Zi, si shtet nga rajoni, që edhe më shumë se shtetet tjera të japë kontributin e tij si anëtar i NATO-s, për stabilitetin e rajonit. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike (NATO), Jens Stoltenberg, ka thënë se përfshirja e ushtrisë së Malit të Zi në misionin e KFOR-it në Kosovë, do të kontribuonte për paqen dhe stabilitetin në rajon. “Do të mirëprisja kontributin nga Mali i Zi për KFOR-in, sepse një gjë e tillë do të mbështeste punën e rëndësishme të KFOR-it dhe do të ndihmonte që të sigurohej paqja dhe stabiliteti në Kosovë dhe për rajonin. Mali i Zi do të ndihmonte në

stabilitetin e rajonit dhe do të punonte me aleatët dhe partnerët e tjerë të NATO-s në misionin e KFOR-it”, ka thënë ai. Këto komente të Gjukanoviqit dhe Stoltenbergut vijnë pasi Qeveria e Malit të Zi është shprehur kundër dërgimit të një toge të këmbësorisë në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe për këtë si arsyetim është përmendur pandemia. Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi, më herët, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ky shtet nuk planifikon që të dërgojë gjatë këtij viti, një togë të këmbësorisë në misionin e KFOR-it në Kosovë. “Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi dhe për shkak të kufizimeve buxhetore, ushtria e Malit të Zi nuk planifikon më 2021 të kryejë aktivitete dhe ushtrime të përbashkëta, trajnime ose angazhim të togjeve të këmbësorisë në misionin e KFORit në Kosovë”, kanë thënë nga Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi kur u pyetën për arsyen se pse kanë hequr dorë nga dërgimi i trupave në misionin e KFOR-it. Aktualisht, Mali i Zi ka një mision në KFOR, që përbëhet nga një zyrtar ushtarak dhe një zyrtar civil i Ministrisë së Mbrojtjes. Kundërshtime për dërgimin e ushtarëve në misionin e KFOR-it ka pasur edhe nga zyrtarë të partisë në pushtet në Mal të Zi, Frontit Demokratik. Vendimin për pjesëmarrjen e Malit të Zi në misionin e KFOR-it e merr parlamenti malazez, pas nismës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe mendimit të Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri, të kryesuar nga presidenti i vendit. (Kohapress/REL) E ENJTE, 20 MAJ 2021

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Diskursi demografik

Shqiptarët emigro më së shumti në

Në saje të të dhënave të publikuara kohë më parë nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës për përiudhën 2010-2019, del se nga Shqipëria kanë emigruar rreth 499 mijë persona, në një raport të fundit për migracionin neto të Ballkanit Perëndimor, duke dëshmuar së Shqipëria mban vendin e parë në rajon

Nail Draga

Dukuria e emigrimit të popullsisë, nuk është dukuri e panjohur, sepse i ka përfshirë pothuaj të gjitha vendet e ra-

6

Javore KOHA

E ENJTE, 20 MAJ 2021

jonit, duke mbetur çështje shqetësuese për popujt e vendeve përkatëse. Në këtë aspekt vendet e ish-kampit socialist dallohen për numrin e emigrimit të popullsisë, që është dëshmi e varfërisë ekonomike të trashëguar nga koha e monizmit, por edhe të pakonsolidimit në periudhën e tranzicionit shoqëror. Të dhënat e publikuara kohë më parë nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës ka të bëjë me vendet e ish-Jugosllavisë, ku përfshihet edhe Shqipëria që në fjalorin politik nji-

het si Ballkani Perëndimor, duke ofruar të dhëna statistikore për këtë dukuri shqetësuese bashkëkohore. Në këtë grup veçohet Shqipëria, në saje të numrit të emigrantëve që janë përllogaritur përmes autorizimeve për lejet e qendrimit të lëshuara për herë të parë nga këto vende. Të dhënat ekspertët i kanë marrë nga Eurostat-i për vendet e BE-së si dhe nga vende jo anëtare të BE-së. Kështu bëhët me dije se 56% e lejeve janë dhënë për arsye familjare, 17.5%

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ojnë rajon për punë dhe pjesa e mbetur raportohet për arsye studimi apo të tjera. Në krahasim me vendet tjera si Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, Shqipëria rezultoi me numrin më të lartë të emigrantëve prej 499.000, që nëse e krahasojmë me popullsinë në vend paraqet shqetësim për të tashmën dhe të ardhmën e kombit shqiptar. Pasi kemi të bëjmë me të dhëna nga një institucion kompetent të dhënat e tilla duhet të merren seriozisht dhe të analizohen për të gjetur zgjidhje për ndalimin e emigrimit të popullsisë, sepse pasojat janë të mëdha.

Varfëria si shkak i emigrimit

Në lidhje me shkaqet e përmasave të tilla të emigrimit si faktor themelor, ekspertët e Vjenës evidentojnë nivelin e lartë të varfërisë, sidomos në Shqipëri dhe Kosovë, që është dëshmi e

trashëgimisë së moszhvillimit ekonomik në periudhën e kohës së socializmit. Nëse si barometër të zhvillimit ekonomik marrim të ardhurat për frymë të banorëve në rajon, del qartë se Shqipëria dhe Kosova janë në nivelin më të ulët, andaj nuk është befasi niveli i lartë i emigrimit të popullsisë së këtyre vendeve. Sipas të dhënave me të cilat disponojmë për momentin si vendi me i kërkuar për emigrantët është Gjermania , sepse ofron mundësi të punësimit më shumë se disa vende të tjera, qoftë në mënyrë sezonale apo me kohë më të gjatë. Nuk ka dilemë se nga të emigruarit vendin e parë e zënë ata të moshes së re, ku nga të dhënat e publikuara del se për të rinjtë nga Mali i Zi, për periudhën 2010-2019 janë lëshuar 20 mijë leje pune. Nga veprimtaritë bëhet më dije se shumica e lejeve të punës janë të natyrës sezonale për turizëm, ndërtimtari, tregti etj. Në krahasim me vendet e tjera të cilat janë marrë në shqyrtim, Shqipëria dallohet për emigrimin e grup-moshave, sepse nga këtu emigrojnë të gjitha grup-moshat, edhe pse edhe këtu dominojnë të rinjtë, andaj nuk është rastësi së për këtë periudhë nga Shqipëria kanë emigruar pothuaj gjysëm milioni shqiptarë (499.000). Ndërsa, nga vendet e tjera kanë emigruar: nga Serbia

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

351.730 banorë, Bosnja e Hercegovina 272.155, Kosova 246.540, Maqedonia e Veriut 160.633 dhe Mali Zi 22.080 banorë.

Të rinjtë emigrojnë më së shumti

Në motivin e emigrimit të popullsisë, përveç papunësisë së lartë si dhe mungesës së përspektivës në vendet përkatëse, motiv tjetër është edhe ribashkimi i familjeve dhe arsimi, përkatësisisht studimi në profilet e ndryshme mbesin gjithnjë shkaqet e emigrimit të popullsisë. Ndërsa sa iu përket grupmoshave, ekspertët nga Vjena bëjnë me dije se shkalla e papunësisë në grup-moshat e reja (15-19 dhe 2024 vjeç) në vendet e Ballkanit është shumë më e lartë se në ato më të vjetrat, ku një trend i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmën, nëse nuk do të ekzistojë qasje tjetër nga qeveritë në vendet përkatëse ndaj kësaj kategorie. Duke vlerësuar të dhënat e tilla nga Instituti i Vjenës, duhet cekur se Shqipëria regjistrimin e popullsisë e kishte planifikuar ta mbajë në vitin 2020, por për shkak të pandemisë u shty për më vonë. Bëhët me dije se regjistrimi do të realizohet sapo të krijohen kushtet pas pandemisë, ku do të kemi të dhëna më të plota në lidhje mbi emigrimin e popullsisë në botën e jashtme.

E ENJTE, 20 MAJ 2021

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Fjalimi i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në Samitin Brdo-Brioni

Drejtësia është parak Dua të filloj duke falënderuar mikpritësit tanë të sotëm për lehtësimin e këtij takimi të presidentëve në rajon në një kohë kaq të paprecedentë, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor por për mbarë botën. Por sidoqoftë, kohët si këto tregojnë nevojën absolute për bashkëpunim midis nesh, si fqinjë, në baza të barabarta dhe nevojën për reflektim dhe ndershmëri mbi mënyrën se si ne kolektivisht ecim përpara. Ky eveniment shënon 10-vjetorin e procesit Brdo-Brioni. Sot duhet t’i kujtojmë vetes pse e filluam këtë dhe ta përdorim si motiv për të hequr barrierat dhe pengesat dypalëshe të cilat na kanë ngadalësuar gjatë rrugës. Ne duhet të reflektojmë për atë që është arritur, dhe në të vërtetë atë që nuk është arritur, dhe ç’është më e rëndësishmja, se si mund ta kompensojmë këtë mosarritje. Ky moment i rëndësishëm është një përkujtues i nevojës urgjente për një bashkëpunim më të madh rajonal me qëllim përfundimtar integrimin në Bashkimin Evropian. Me një perspektivë të qartë të BE-së për të gjithë, dhe angazhime të definuara mirë për bashkëpunim më të ngushtë, ne e vendosim veten në një pozitë shumë më të mirë për të mishëruar dhe implementuar vlerat themelore të Bashkimit Evropian: respektimin e dinjitetit njerëzor dhe të drejtave të njeriut, lirinë, demokracinë, barazinë dhe sundimin e ligjit. Republika e Kosovës është e përkushtuar për avancimin e vlerave të BE-së dhe bashkëpunimin rajonal ekonomik dhe politik në frymën e vërtetë të Procesit Brdo-Brioni. Për më shumë se një vit rajoni ynë dhe e gjithë bota janë përballur me pandeminë vdekjeprurëse COVID-19. Ne kemi qenë dëshmitarë të ndryshimeve të rëndësishme në komunitetet tona, të tilla si fëmijët që kalojnë me shpejtësi në mësimin në distancë, shumë punonjës që punojnë nga shtëpia dhe firma të shumta që miratojnë modele dixhitale të biznesit për të ruajtur veprimtarinë dhe për të ruajtur rrjedhën e të ardhurave. Pandemia ka paraqitur sfida serioze për politikë-bërësit në të gjitha vendet tona, por gjithashtu ka ofruar një mundësi për

8

Javore KOHA

E ENJTE, 20 MAJ 2021

Unë besoj thelbësisht se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor qëndron në Bashkimin Evropian. Kështu që, unë e them këtë këtu sot, dhe do t’ua them kolegëve në tërë Evropën – BE-ja duhet të hapë dyert për të gjitha vendet në rajonin tonë që përmbushin kriteret e nevojshme dhe me të vërtetë angazhohen dhe kontribuojnë në demokratizim, stabilitet, drejtësi dhe sundim të ligjit

marrjen e mësimeve të vlefshme. Ekziston një pritje e qartë nga qytetarët që ekonomitë tona përkatëse duhet të arrijnë një shpërndarje më efikase dhe më të drejtë të burimeve me qëllim të rritjes së produktivitetit, rritjes ekonomike dhe punësimit. Kjo kërkon ndryshim të përqendruar në inovacion dhe sipërmarrje. Gjatë gjithë kësaj periudhe, ne gjithashtu

kemi kuptuar që vetëm përmes veprimit të koordinuar, solidaritetit dhe multilateralizmit të institucionalizuar mund të kemi një shans për të ruajtur demokracitë tona dhe për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Dhe përderisa ne vazhdojmë të luftojmë me sfidat e paraqitura nga pandemia dhe të përqendrohemi në rimëkëmbjen ekonomike, ne kemi nevojë për veprim të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

kusht për paqe

guximshëm dhe udhëheqje që plotësojnë nevojat e qytetarëve tanë dhe të shoqërisë sonë kolektive, në shekullin e 21të. Ne kemi një momentum për ndryshim të mirëfilltë dhe këtë duhet ta përdorim me mençuri. Kur të gjithë të shkojmë në shtëpi pas samiteve globale dhe takimeve si ky i sotmi, unë besoj se pritja nga qytetarët tanë është që të kthehemi me qëllime dhe ambicie të arritshme, jo vetëm përshëndetje për hir të kamerave. Ne duhet të punojmë shumë për të përqafuar dhe zbatuar modelet e bashkëpunimit rajonal të bazuara në rregullat e BE-së, të cilat promovojnë marrëdhënie të zgjeruara tregtare dhe adresimin e mangësive në lidhje me sundimin e ligjit dhe papunësinë, dhe të punojmë për të intensifikuar shkëmbimet kulturore, arsimore dhe sportive, për të zhvilluar in-

frastrukturë më të mirë, si dhe, të shohim se si ne përdorim teknologjinë dhe dixhitalizimin për të rritur mirëqenien e përgjithshme. Dhe, përderisa e bëjmë këtë, ne duhet të qëndrojmë të përqendruar në ndjekjen e udhërrëfyesit të vendosur nga Marrëveshja e Gjelbër Evropiane dhe së bashku të biem dakord për t’i kthyer sfidat mjedisore dhe klimatike në mundësi në të gjitha fushat e politikave. Me shkallën dhe ritmin e ndryshimit të kërkuar, ne do të kemi nevojë për mbështetjen e Bashkimit Evropian për të siguruar shpërndarje të barabartë midis vendeve tona. Pyetja për rajonin tonë nuk duhet të jetë “Nëse Bashkimi Evropian?” Pyetja duhet të jetë “Kur?” Sa më shpejt të përfundojë procesi i zgjerimit, aq më shpejt do të jetë i përfunduar vetë projekti i Bashkimit Evropian. Përfshirja e Republikës së Kosovës dhe atyre vendeve të Ballkanin Perëndimor që kryejnë reformat e nevojshme është thelbësore për suksesin e BE-së. Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat me të cilat përballet BE-ja, ato janë të shumëfishta. Ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm për rezistencën e disa shteteve anëtare ndaj idesë së anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por duhet t’u bëhet e qartë të gjithëve që vënë në dyshim anëtarësimin e rajonit se rezistenca e tyre do të kontribuojë vetëm në një gjë – dhe kjo është se do të nxisë paqëndrueshmërinë dhe do të krijojë mundësi për aktorët malinj të ushtrojnë ndikim në rajonin tonë, gjë që nga ana tjetër mund të destabilizojë tërë kontinentin. Anasjelltas, anëtarësia jonë është garantuese për stabilitetin, paqen e qëndrueshme dhe mirëqenien e shtuar përbrenda kufijve të Evropës. Por ndërsa secila nga vendet tona vazhdon të bëjë pjesën e vet të punës, Bashkimi Evropian duhet ta kryej detyrimin e vet. Dhe në rastin e Republikës së Kosovës, BE-ja ende nuk e ka mbajtur premtimin e saj të vonuar për t’u dhënë qytetarëve tanë liberalizimin e vizave. Ndërsa e ka përmbushur këtë premtim për shumë vende, përfshirë edhe ato në Lindjen e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Largët dhe Amerikën Latine, këtë nuk e ka bërë për ne. Qytetarët e Republikës së Kosovës mbeten të izoluar dhe peng i shqyrtimeve (konsideratave) të brendshme politike të disa shteteve anëtare. Republika jonë është vendi më pro-BE në rajon, dhe institucionet tona kanë përmbushur dyfishin e kritereve në lidhje me liberalizimin e vizave krahasuar me të gjitha vendet e tjera në rajon, dhe është shtëpia e vetme e 1.8 milion qytetarëve. Është thelbësore që ‘Perspektiva jonë Evropiane’ të mos mbetet vetëm një frazë e zbrazët. Ne i kemi përmbushur detyrat tona, kështu që ato tani duhet të japin rezultate. Populli im dhe vendi im besojnë në këtë projekt. Ne besojmë në vlerat evropiane dhe ne riafirmuam angazhimin tonë për këto vlera në zgjedhjet e fundit. Unë besoj thelbësisht se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor qëndron në Bashkimin Evropian. Kështu që, unë e them këtë këtu sot, dhe do t’ua them kolegëve në tërë Evropën – BE-ja duhet të hapë dyert për të gjitha vendet në rajonin tonë që përmbushin kriteret e nevojshme dhe me të vërtetë angazhohen dhe kontribuojnë në demokratizim, stabilitet, drejtësi dhe sundim të ligjit. Të dashur kolegë, marrëdhëniet e mira fqinjësore nuk duhet të mbeten vetëm një frazë e zbrazët. Një fqinj i mirë as nuk ndërhyn dhe as nuk destabilizon një tjetër. Një fqinj i mirë respekton sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të tjetrit. Një fqinj i mirë nuk bëhet një instrument i akterëve keqdashës rus apo të tjerë për të ndikuar në rajonin tonë. Ne duhet të punojmë për t’iu kundërvënë ndërhyrjeve të tilla. BE-ja nuk duhet të jetë vetëm një alternativë. Duhet të jetë opsioni i vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sepse, siç thotë shprehja: nuk mund të ulesh në dy karrige në të njëjtën kohë. Sa i përket udhëtimit tonë evropian, Kosova beson fuqimisht se NATO ka qenë një komponent thelbësor i paqes dhe sigurisë në rajonin tonë. Jam shumë e kënaqur që gjithnjë e më shumë vende nga rajoni jonë i janë bashkuar kësaj aleance që siguron paqe, stabilitet dhe prosperitet. Ne, në Kosovë, jemi të përkushtuar të bëjmë të njëjtën gjë, sepse anëtarësimi në Partneritetin për Paqe dhe anëtarësimi në NATO mbeten një përparësi strategjike. E ENJTE, 20 MAJ 2021

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Demokraci dhe ps Të gjitha qenieve njerëzore, jo vetëm borgjezia, u pëlqen të besojnë se ajo që është e mirë për ta është e mirë për të gjithë. Të armatosur me instrumente shtrënguese të shtetit (sigurim, polici, burgje, kampe internimi) dhe të bindur se forcimi i fuqisë së tyre llogaritej gjithashtu si një kontribut në krijimin e utopisë komuniste, komunistët vranë dhjetëra miliona njerëz gjatë shekullit të 20-të

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington Shqipëria ka një sistem por me dy emra, demokratik dhe pseudo-demokratik - i pari është emri zyrtar, tjetri përdoret kur analizohet rendi. Po ashtu, shqiptarët krenohen me Flamurin me Shqiponjën dykrenare, për kuptimin e së cilës spekulohet, por flitet, jo-zyrtarisht, se përfaqëson ndarjen e kombit në dy e më shumë copa a shtete. Flamuri amerikan, p.sh., përmban 13 shirita që simbolizojnë numrin e shteteve themeluese dhe 50 yje, për numrin e shteteve që janë sot në Federatë.

“ 10

Pra, flamuri është simboli i ecurisë së një kombi. Po nga Marksi, a keni lexuar ndonjë gjë? Ai ishte i gabuar për shumë gjëra, përfshirë kritikat që i bënte traditës. Marksi thoshte se kultura shërben për të justifikuar pabarazinë shoqërore. Sipas tij, tradita supozonte se sjellja njerëzore përcaktohet nga besimet dhe vlerat, por zbeh rolin e luajtur nga gjendja materiale dhe ekonomike në formësimin e aftësive dhe aspiratave. Pra, në vend që të përpiqemi të reformojmë shoqërinë duke bindur njerëzit të përvetësojnë besime dhe vlera të ndryshme, ne, thoshte Marksi, duhet të marrim kontrollin e mjeteve të prodhimit dhe t’i përdorim ato për të eleminuar konkurrencën, pabarazinë, shfrytëzimin, varfërinë, dhe dominimin në përgjithësi. Në botën e pas-skamjes, sipas Marksit, njerëzit do të formonin besimet dhe vlerat e duhura për ta

trajtuar njëri-tjetrin si të lirë dhe të barabartë. Debati moral dhe politik nuk do të ishte më i nevojshëm dhe shteti përfundimisht do të pushonte së ekzistuari. Një problem me teorinë e Marksit është se besimet dhe vlerat nuk përcaktohen plotësisht nga të mirat materiale; një tjetër problem është se krizat ekonomike kapitaliste nuk janë të pashmangshme dhe shteti mund të zbatojë politika për t’i zvogëluar kur ato ndodhin; gjithashtu mungesat

Shqipëria ka një sistem por me dy emra, demokratik dhe pseudo-demokratik - i pari është emri zyrtar, tjetri përdoret kur analizohet rendi. Po ashtu, shqiptarët krenohen me Flamurin me Shqiponjën dykrenare, për kuptimin e së cilës spekullohet, por flitet, jo-zyrtarisht, se përfaqëson ndarjen e kombit në dy e më shumë copa a shtete. Flamuri amerikan, p.sh., përmban 13 shirita që simbolizojnë numrin e shteteve themeluese dhe 50 yje, për numrin e shteteve që janë sot në Federatë. Pra, flamuri është simboli i ecurisë së një kombi

Javore KOHA

E ENJTE, 20 MAJ 2021

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

seudo-demokraci

Nëse demokracia nënkupton vetëqeverisjen e njerëzve të lirë, atëherë realizimi i demokracisë do të presupozonte heqjen e pseudodemokracisë ekzistuese, opozita e ndodhur përballë rezistencës së shumicës do të bëhej jashtë-parlamentare, pra nuk mund të mbetej e ligjshme. Sipas Markuze, sapo opozita të forcohej dhe të impononte vullnetin e saj mbi pushtetin, njerëzit do ta kuptonin se ajo kishte të drejtë

nuk mund të eliminohen, kështu që nuk do të jetë e mundur të çrrënjoset plotësisht konkurrenca dhe pabarazia. Për këtë arsye, do të ketë një nevojë të vazhdueshme për të debatuar besimet dhe vlerat tona, d.m.th një nevojë e vazhdueshme për politikë, moral, ligj dhe rregull. Marksi gjithashtu e dinte që liria kërkon jo vetëm kushte politike por edhe ekonomike. Nëse një industri nga e cila varet një komunitet shkatërrohet, siç ndodhi me shumë uzina e fabrika në Shqipërinë pas-ko-

muniste, sepse shteti nuk ishte në gjendje t’i mbante siç kishte bërë regjimi i diktaturës për t’i treguar botës se ishte shtet i industrializuar, atëherë komuniteti i nënshtrohet vullnetit arbitrar. Liria e vërtetë është e papajtueshme me këtë lloj varësie. Marksi gjithashtu e kuptonte tendencën e grupeve për të identifikuar interesat e tyre me mirëqenien e përgjithshme. Ndërsa klasa borgjeze u ngrit në Evropë, ai supozoi se borgjezia ishte e prirur ta imagjinonte veten shumë më altruiste se sa ishte

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

në të vërtetë. Fatkeqësisht, komunistët e frymëzuar nga Marksi bënë saktësisht të njëjtin gabim - vetëm me pasoja të pallogaritshme më shkatërruese. Të gjitha qenieve njerëzore, jo vetëm borgjezia, u pëlqen të besojnë se ajo që është e mirë për ta është e mirë për të gjithë. Të armatosur me instrumente shtrënguese të shtetit (sigurim, polici, burgje, kampe internimi) dhe të bindur se forcimi i fuqisë së tyre llogaritej gjithashtu si një kontribut në krijimin e utopisë komuniste, komunistët vranë dhjetëra miliona njerëz gjatë shekullit të 20-të. Në “Essay on Liberation” (1969), filozofi gjermano-amerikan Herbert Markuze ilustron konfuzionin e interesit personal me atë të shoqërisë në tërësi. Për Markuze, qytetarët e zakonshëm janë të lidhur me mënyrën e tyre të jetës për shkak të “indoktrinimit”, dhe kjo e bën të pamundur arritjen e ndryshimeve të vërteta në mënyrë demokratike: Nëse demokracia nënkupton vetëqeverisjen e njerëzve të lirë, atëherë realizimi i demokracisë do të presupozonte heqjen e pseudo-demokracisë ekzistuese, opozita e ndodhur përballë rezistencës së mazhorancës do të bëhej jashtë-parlamentare, pra nuk mund të mbetej e ligjshme. Sipas Markuze, sapo opozita të forcohej dhe të impononte vullnetin e saj mbi pushtetin, njerëzit do ta kuptonin se ajo kishte të drejtë. Dhe kur të këputej zinxhiri i qeverive të së kaluarës, shumica do të çlirohej nga kontrolli, dhe e lirë të gjykonte qeverinë e re në lidhje me interesin e ri të përbashkët. Në çdo rast, mendimi themelor është i qartë: interesi i elitës është identik me interesin e shoqërisë, kështu që çdo gjë që ata bëjnë për të marrë ose ushtruar pushtet është e justifikuar. Markuze ishte kritik ndaj kapitalizmit, teknologjisë moderne, komunizmit të llojit sovjetik, dhe kulturës së argëtimit, duke argumentuar se ato përfaqësojnë forma të reja të kontrollit shoqëror. E ENJTE, 20 MAJ 2021

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

“Defender Europe 21”

Një lidhje dashurie

Siç dihet, stërvitjet ushtarake shumëkombëshe “Defender Europe 21” të NATO-s, të drejtuara nga Ushtria Amerikane, janë në zhvillim e sipër. Në fillim të këtij muaji, në portin e Durrësit arritën një numër i madh kontejnerësh dhe kamionësh të mëdhenj në prag të stërvitjeve të forcave të NATO-s në Shqipëri dhe në rajon

kuara, fillimisht, dhe pastaj si anëtare e NATO-s. Megjithë rrëmujën poliFrank tike të kësaj klase politike gjatë këtij Shkreli / tranzicioni të tejzgjatur neo-komunist Nju Jork në Shqipëri prej tri dekadash – fatbardhësisht kanë qenë dhe janë lidhjet ushtarake dhe anëtarësimi i Zyrtarët amerikanë e cilësuan këtë Shqipërisë në NATO, ato që të papërqendrim të mjeteve ushtarake ktën, simbolikisht, e kanë mbajtur amerikane dhe të NATO-s si më të Shqipërinë të ankoruar në Perëndim, madhin që është parë në bregdetin shpesh edhe përballë kërcënimeve e Shqipërisë ç’prej Luftës së Dytë nga udhëheqësit politikë shqiptarë Botërore. Sipas zëdhënësve amer- se Shqipëria ka alternativa të tjera, ikanë, këto stërvitje ushtarake (nga duke lenë të nënkuptohet dhe duke 17 maji e deri më 2 qershor) kanë për aluduar për marrëdhëniet “historike” qëllim parandalimin e agresionit dhe të Shqipërisë komuniste enveriste ruajtjen e gatishmërisë operacionale me Rusinë, Kinën dhe shtete të tjera të Aleancës Perëndimore të NATO-s. autoritare, vende këto që nuk kanë Në stërvitjet “Defender Europe 21” asgjë të përbashkët me vlerat që të këtij viti po marrin pjesë gjithsej mbron NATO-ja, anëtare e të cilës 26 vende me pjesëmarrjen e 28.000 është sot Shqipëria. ushtarëve të kësaj force shumëkom- Merita për këtë moment historik të bëshe, aleatësh dhe partnerësh. stërvitjeve “Defender Europe 21” “Shqipëria është një partner i vlef- nuk u shkon politikanëve aktualë dhe shëm. Ushtarakët tanë përfitojnë neo-komunistëve shqiptarë – jo se duke u trajnuar së bashku, duke jo – por as të tjerëve që me “photo rritur ndërveprimin, duke ndërtuar opps” nga platformat e anijeve ushgatishmërinë operacionale dhe duke tarake amerikane në Durrës, me dylbi forcuar marrëdhëniet - të gjitha këto në dorë sikur të ishin turistë, duan mundësojnë aftësinë tonë për t’iu ta tregojnë veten si protagonistë përgjigjur çdo krize, në çdo kohë, kryesorë të këtij momenti historik së bashku me aleatët dhe partnerët në marrëdhëniet ushtarake shqiptatanë,” citon VOA-shqip zëdhënsen, ro-amerikane. Jo, jo, merita për këtë Tami Makenfus të kontingjentit të moment në histori, siç tha më 3 maj ushtrisë amerikane për Evropën dhe edhe zëdhënësi i Pentagonit, z. Xhon Afrikën, me qendër në Gjermani. Kirbi, u shkon atyre “Burrave dhe Është mirë që me këtë rast të kujto- grave në uniformë dhe punës së tyre jmë se si erdhi deri tek ky moment të shkëlqyeshme nga dita në ditë në historik në marrëdhëniet ushtarake rajon – veçanërisht në Ballkan dhe të Shqipërisë me Shtetet e Bash- në zonën e Detit të Zi, si dhe në zonat Për Koha Javore:

12

Javore KOHA

E ENJTE, 20 MAJ 2021

operacionale të caktuara të Evropës dhe Afrikës”, theksoi zëdhënësi i Pentagonit. Unë do të shtoja se meritë për ketë ditë të shënuar shqiptaro-amerikane, kanë edhe ushtarakët shqiptarë të cilët, krah për krah, me forcat ushtarake amerikane dhe të NATO-s janë të përkushtuar dhe të betuar që të mbrojnë sigurinë kombëtare dhe vlerat e përbashkëta perëndimore, si ushtarë të një vendi anëtar të NATO-s. Prandaj, në këtë eufori të këtij momenti historik – ndoshta deri diku edhe i justifikueshëm ia vlen të sjellim në kujtesë se si erdhi deri tek ky moment historik i stërvitjeve historike “Defender Europe 21” në Shqipëri, vërtetë një moment krenarie për të gjithë, sidomos për komunitetin shqiptaro-amerikan. Në një shkrim me rastin e 9-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, botuar më 10 gusht 2018 kisha shënuar një historik të shkurtër të marrëdhënive ushtarake shqiptaro-amerikane se si dhe kur filluan ato. Pjesë nga ai shkrim i tre viteve më parë: “Megjithëse njerëzit mund të kenë harruar, e vërteta është se ky interesim, në fusha të ndryshme nga ana e Shteteve të Bashkuara për Shqipërisë dhe për shqiptarët, është pasqyruar dhe theksuar që në vitet menjëherë pas shembjes së komunizmit në Shqipëri. Marrëdhëniet ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kanë parë vetëm rritje gjatë pothuaj 30-viteve të fundit,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

e ushtarake pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë në Mars të vitit 1991, marrëdhënie këto që falë historisë, ishin të natyrshme midis dy kombeve, pas rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara kanë qenë vendi më entuziast në mbështetje të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në NATO, ç’prej fillimit. Ishte ky një proces i gjatë dhe i ngadalshëm në zhvillimin e marrëdhënieve ushtarake midis dy vendeve, kryesisht, për arsye të problemeve të brendshme politike në Shqipëri, por që në të vërtetë procesi ka filluar me vizitën e parë të delegacionit të forcave të armatosura të Shqipërisë në fillim të 1990-ve, një proces ky që zgjati, por që më në fund kulmoi në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në vitin 2009. Zyrtarë të lartë amerikanë gjatë viteve kanë thënë se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Shqipërinë si një shtet partner dhe vend mik, marrëdhëniet me të cilin Uashingtoni i ka vlerësuar shumë. Që prej rivendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve tona më 15 mars 1991, pas një ndërprerjeje prej një gjysmë shekulli nga regjimi komunist edhe Shqipëria, bren-

da mundësive të saj, e ka dëshmuar veten me fjalë dhe me vepra, si një prej aleatëve më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara, jo vetëm në marrëdhëniet dypalëshe, por edhe me bashkëpunimin e saj në arenën ndërkombëtare. Vizita e parë në Uashington e një ministri të Mbrojtjes të Shqipërisë ishte vizita e Safet Zhulalit dhe delegacionit të tij ushtarak në fillim të viteve ’90. Unë kam marrë pjesë si përkthyes në takimin e parë zyrtar midis delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë dhe zyrtarëve të lartë të Pentagonit ku të dyja palët biseduan në hollësi mbi gjendjen e atëhershme të forcave të armatosura të Shqipërisë, si dhe për marrëdhëniet e ardhshme dhe për bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ishte tetori i vitit 1993 kur Uashingtoni nënshkroi një marrëveshje ushtarake me Shqipërinë, vendi i parë ish-komunist me të cilin Shtetet e Bashkuara kishin nënshkruar një marrëveshje të tillë. Si diçka e jashtëzakonshme, duke marrë parasysh mosekzistencën e marrëdhënieve deri atëherë midis Tiranës dhe Uashingtonit - në atë kohë ky lajm bëri bujë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

duke u pasqyruar në organet më të njohura të shtypit amerikan, si Nju Jork Tajms dhe Uashington Post. “Marrëveshja e parë e këtij lloji e Shteteve të Bashkuara me një shtet ish-komunist”, shkruante gazeta Nju Jork Tajms, “është nënshkruar më 8 tetor nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Les Aspin dhe më 14 tetor në Tiranë është nënshkruar nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Safet Zhulali”, njoftonte në atë kohë gazeta e njohur e Nju Jorkut. Në marrëveshjen ushtarake shprehej, “Gatishmëria e të dy palëve për të zgjeruar marrëdhëniet mbrojtëse dhe ushtarake midis dy vendeve.” Koloneli Adem Çopani, këshilltari ushtarak i Presidentit të atëhershëm Sali Berisha, gjendej ato ditë në Uashington për të biseduar mbi hollësitë e marrëveshjes. Jo vetëm që kjo ishte marrëveshja e parë ushtarake e Uashingtonit me një prej vendeve ish-komuniste më të egra, por Shqipëria ishte gjithashtu edhe vendi i parë ish-komunist që kishte kërkuar gjithashtu të anëtarësohej në NATO. Ka qenë Presidenti Sali Berisha ai që kishte bërë lutje për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, por fatkeqësisht u desh të pritej deri në vitin 2009 që Shqipëria, më në fund, të anëtarësohej zyrtarisht në Aleancën e Atlantikut Verior - NATO, duke finalizuar kështu përpjekjet, prej pothuaj dy dekadash dhe duke realizuar gjithashtu edhe aspiratat mbarëshqiptare për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën më të fuqishme që ka njohur ndonjëherë bota.

E ENJTE, 20 MAJ 2021

Javore KOHA

13


GAZETARI E ANGAZHUAR

Gazetari në emë Problemet me konfliktin e interesit bëhen edhe më të paqarta në nivel lokal, si në rastin e qytetit të Tuzit apo të Ulqinit, sepse në mjedise kaq të vogla ku të gjithë njihen me njëri-tjetrin, autocensura e gazetarit për të bërë hulumtime mund të vijë nga frika për t’u bërë “i keqi” prej presionit të madh social, nga frika se një parti e tërë politike do të krijojë urrejtje për të, apo nga frika se në të ardhmen do të ketë vështirësi në qasjen e informacionit

Paula Dekaj

I keni parë videot prej filmimeve amatore, apo njerëzit e thjeshtë që regjistrojnë e fotografojnë në një vendngjarje me kamerën e telefonit të tyre? Njerëz që askush nuk i ka dërguar apo porositur, por vetëm se rastisin aty kur diçka e pazakontë ndodh, dhe po, me vetiniciativë mbledhin prova materiale, më pas për t’i shpërndarë në internet. Kjo gjë e ka një emër dhe quhet gazetari qytetare, të cilën mund ta bëjë secili nga ne; pra, mund të jesh një qytetar-reporter pa pasur ndonjë kualifikim të fushës. Mjetet e komunikimit online si, faqet e internetit, forumet, blogjet e fokusuara në tematika të përgjithshme/specifike apo aktuale, janë terreni ku shtrihet dhe operon kjo gazetari amatore. Shikuar nga ky këndvështrim, bën të duket sikur gazetaria qytetare është ndonjë produkt i zhvillimeve tekonologjike të kohëve të fundit, të cilat me të vërtetë kanë shtuar rolin e qytetarit në shoqëri, por kjo gazetari mendohet se ka ekzistuar shumë kohë më përpara, thjesht me ndihmën e teknologjisë ajo është zgjeruar. Gazetaria qytetare si ajo profesionale, i shërben individit, shoqërisë dhe shtetit. Qëllimi i saj është inkurajimi i përgjegjëshmërisë dhe llogaridhënies, me qëllim që çdo gjë të funksionojë në mënyrë më të rregullt, ashtu siç ligji e

14

Javore KOHA

E ENJTE, 20 MAJ 2021

përcakton. Dokumentimi i abuzimeve të pushtetit për shembull, përdoret si një mjet goditjeje ndaj hileve që kierarki të ndryshme apo akterë politikë iu bëjnë qytetarëve të vet. Denoncimi i korrupsionit është hapi i parë që duhet të merret për ta luftuar atë, dhe kur kjo bëhet nga vetë qytetarët tregon se shoqëria ka si synim përparimin e përgjithshëm. Nëse në fillimet e shtypit, lexuesit që shfletonin buletinët ishin të përzgjedhur dhe i takonin vetëm shtresës së aristrokratëve, për arsye se vetëm këta kishin peshë në vendimmarrje dhe pjesa tjetër e popullsisë përveç rolit të dobët apo inekzistent në pushtet, nuk kishte as njohuritë për të lexuar, sot në shekullin XXI roli i qytetarit të thjeshtë është bërë larg e larg më i rëndësishëm. Duke iu referuar gazetarit-qytetar, lexuesi dhe audienca e ditëve të sotme është mjaft aktive. Ai nuk është më vetëm një spektator që përthith informacione, por edhe autor që reagon e kundërshton me informacione të tjera që janë lënë në hije nga media. Kur vjen puna për të vënë në pah avantazhet dhe përparësitë e gazetarisë

qytetare, një nga pikat më të forta të saj është fakti se qytetari është i kudondodhur, gjë që gazetari nuk mund të jetë. Kjo e bën gazetarin-qytetar protagonist dhe dëshmitar okular të ngjarjes, plus dëshira për të qenë i pari apo i vetmi që i zotëron këto foto/video a çdo informacion, çon në atë që vetë qytetari të bëhet reporter, duke mos mbetur thjesht një dëshmitar i intervistuar nga gazetari pasi ngjarja ka ndodhur. Përveç kësaj, gazetaria qytetare dallohet për vëmendjen që ua jep të gjithëve njëlloj, ajo nuk fokusohet vetëm tek problemet më të mëdha, por edhe tek ato më të voglat ku askush nuk merret me to, në një fshat të thellë malor apo qytet të vogël. Me gjithë avantazhet e disavantazhet e veta, përhapja e madhe e gazetarisë qytetare ka bërë që në vendet e zhvilluara të vihet në diskutim pyetja se, “a do t’ia zërë vendin gazetari-qytetar atij profesionist”? Sidoqoftë, këtu tek ne gazetarët s’kanë konkurrenca të tilla, aq më pak në komunitetin shqiptar në Mal të Zi, i cili ka një praktikë jo aq aktive të gazetarisë qytetare. Zakonisht është vetë media ajo që shkon tek problemi, dhe më rrallë ndodh që të jenë ankesat


GAZETARI E ANGAZHUAR

ër të qytetarëve e qytetarëve që bëjnë të trajtohet një problem, por asnjëherë duke shkuar më larg sesa një kronikë apo emision televiziv, domethënë investigimi është i mangët edhe tek media. Pra, nëse vetë media nuk investigon, si do ta bëjë qytetari?! Ekzistojnë një sërë arsyesh përse një gazetar nuk bën hulumtime a investigime, dhe disa prej tyre mund të jenë rasti tipik i gazetarëve që punojnë për mediat në gjuhen shqipe në Mal të Zi. Konflikti i interesit për shembull mund të “paralizojë” punën që duhet të kryejë një gazetar. Miqësitë dhe njohjet janë ndër pengesat më të mëdha për rrjedhjen e informacionit, ajo mund të bëjë që të transmetohen më shumë ngjarje, po ashtu të lihen në hije shumë të tjera. Afrimiteti i gazetarit më shumë se ç’duhet me burimet e informacionit, të cilët mund të jenë nëpunës publikë, politikanë, vendimmarrës a pushtetarë, përbën një nga shkaqet kryesore përse në mediat në gjuhen shqipe në Mal të Zi, mungojnë shkrime që denoncojnë korrupsionin, abuzimet me postin, mungesën e llogaridhënies etj. Problemet me konfliktin e interesit bëhen edhe më të paqarta në nivel lokal, si në rastin e qytetit të Tuzit apo të Ulqinit, sepse në mjedise kaq të vogla ku të gjithë njihen me njëri-tjetrin, autocensura e gazetarit për të bërë hulumtime mund të vijë nga frika për t’u bërë “i keqi” prej presionit të madh social, nga frika se një parti e tërë politike do të krijojë urrejtje për të, apo nga frika se në të ardhmen do të ketë vështirësi në qasjen e informacionit. Gjithashtu për të zhvilluar gazetari investigative, redaksia ku punon reporteri ka rëndësi mjaft të madhe, aq më tepër kur është krejt e zakonshme për drejtorin ekzekutiv të një gazete apo televizioni, të ketë marrëdhënie sociale me liderët politikë dhe ata të biznesit, të cilët mund të vihen në shënjestër të një hulumtimi. Padyshim që kjo do të pasonte me pushim nga puna për gazetarin që do të shkruante në dëm të këtyre personave. Rastet më skandaloze janë kur vetë gazetari

Duke pasur parasysh situatën e përgjithshme tek shqiptarët në Mal të Zi, zhvillimi i të dyja gazetarive, si i asaj investigative dhe i asaj qytetare, duhet të ndodhë sa më shpejt. Kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit më të madh të gazetarisë tradicionale me “gazetarinë qytetare” e që diku quhet edhe “gazetari e pjesëmarrjes”. Në këtë mënyrë do të inkurajohet debati publik, do të fuqizohet roli mbikëqyrës i gazetarëve, do të rritet transparenca e harxhimit të parasë publike nga buxhetet e komunave ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, dhe do të nxitet parimi i llogaridhënies te vendimmarrësit lokalë dhe zyrtarët publikë.

është pjesë e ndonjë subjekti politik. Për ta përmirësuar sadopak këtë situatë, fillimisht do të duhet të marrë iniciativa vetë media, duke siguruar që stafi i redaksisë të punojë duke respektuar kodin etik. E thënë shkurt, në mediat në gjuhën shqipe në Mal të Zi do të nevojitej një rubrikë më vete për ankesat e qytetarëve, dhe këto media të mos merren vetëm me pasqyrimin e zakonshëm të ngjarjeve publike, por të shkojnë më thellë tek të pathënat dhe tek të padëgjuarat, pavarësisht se kush mund të preket prej kësaj, sepse në fund të fundit interesi i parë dhe i vetëm i një medieje duhet të jetë ai i qytetarëve. Siç kuptuam, gazetaria qytetare në disa vende është tepër e zhvilluar, ndërsa në disa vende ku bëjmë pjesë dhe ne si pakicë shqiptare, është pothuaj e pazhvilluar. Për këtë arsye nuk duhet harruar se, roli i qytetarit në denoncimin e një dukurie a fenomeni negativ, roli i tij si dëshmitar okular është i pazëvëndësueshëm dhe i domosdoshëm për median. Në anën tjetër edhe media duhet të jetë aty për t’u ardhur në ndihmë nevojave të shoqërisë, çka do të thotë që nëse ka më tepër bashkëpunim mes komunitetit dhe me-

dias, më pak korrupsion dhe më shumë mirëqenie do të ketë në shoqëri. Duke pasur parasysh situatën e përgjithshme tek shqiptarët në Mal të Zi, zhvillimi i të dyja gazetarive, si i asaj investigative dhe i asaj qytetare, duhet të ndodhë sa më shpejt. Kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit më të madh të gazetarisë tradicionale me “gazetarinë qytetare” e që diku quhet edhe “gazetari e pjesëmarrjes”. Në këtë mënyrë do të inkurajohet debati publik, do të fuqizohet roli mbikëqyrës i gazetarëve, do të rritet transparenca e harxhimit të parasë publike nga buxhetet e komunave ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, dhe do të nxitet parimi i llogaridhënies te vendimmarrësit lokalë dhe zyrtarët publikë. Ky shkrim publikohet në kuadër te projektit “Parandalimi i Korrupsionit dhe Promovimi i Pjesëmarrjes Qytetare” i mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL). Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk përfaqëson medoemos pikëpamjet apo qëndrimin e donatorit.

E ENJTE, 20 MAJ 2021

Javore KOHA

15


VËSHTRIM & OPINION

Një realitet i ri në shoqërinë shqiptare Gjekë Gjonaj

Përmbysjet që s’kishin fuqi t’i bënin perandoritë më të mëdha të botës e as regjimet më të egra të kohës i bëri një sëmundje-virus misterioz i frymëmarrjes me origjinë të panjohur në qytetin Vuhan të provincës kineze Hubei, më 31 dhjetor 2o19. Me shfaqjen për herë të parë të këtij koronavirus i të ri ( COVID-19) në të gjitha vendbanimet me popullatë shqiptare në Malin e Zi, sikurse në gjithë botën, solli ndryshime të mëdha. Pandemia çoi në një ndryshim të rregullave të sjelljes në mar-

16

Javore KOHA

E ENJTE, 20 MAJ 2021

rëdhëniet shoqërore dhe kontaktet, kështu që në vend që të shtrëngonim duart dhe të putheshim, ne iu drejtuam disa formave të tjera të përshëndetjes, të tilla si prekja me bërryla ose një grusht i mbyllur. Brenda një kohe të shkurtër ky virus i padukshëm, i cili ndryshoi krejt botën, bëri që edhe ritet fetare, doket e zakonet tona të trashëguara nga periudha e lashtë, të përjetojnë thjeshtime e ndryshime , për të mos thënë zhdukjen e tyre. Këto pjesë të kulturës sonë tradicionale, të cilat i kishin rezistuar kohës tashmë , u përulën përpara një virusi që, sot për sot, dihet vetëm se si quhet. Të shpresojmë për një kohë sa më të shkurtër. Ajo që ishte e paimagjinueshme deri vitin e kaluar është bërë përditshmëri e jetës së shqiptarëve. Në këtë kohë pandemie jemi dëshmitarë të realitetit të hidhur të zhvil-

limit të ceremonive tona në raste gëzimi e pikëllimi, siç janë lindjet, darsmat e vdekjet. Deri dje pothuaj ishte e paimagjinueshme dhe e papranueshme që të afërmit e familjes të mos shkonin me dhurata në dorë në shtëpinë e çiftit të ri për t’i uruar foshnjës së posalindur jetëgjatësi. Shqiptarët besonin se data e dasmës nuk mund të ndryshojë, sepse në rast se ajo shtyhet sjell fatëkeqësi tek çifti i ri. Po ashtu për shqiptarët ishte e pabesueshme që personi që ka ndërruar jetë të shoqërohet për në shtëpinë e përjetshme vetëm nga familjarët. Masat për parandalimin e koronavirusit nuk lejuan asnjë përveç familjarëve të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit. Gjithashtu u ndaluan edhe drekat mortore, pra një lamtumirë në distancë. Të gjitha këto rregulla zakonore të shqiptarëve që përmenda nuk zbatohen më. Ato ka-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Në këtë kohë pandemie jemi dëshmitarë të realitetit të hidhur të zhvillimit të ceremonive tona në raste gëzimi e pikëllimi, siç janë lindjet, dasmat e vdekjet

lojnë pa zhurmë, në fshehtësi të plotë e larg syve të botës. Thënë shkurt e shqip, të gjitha ceremonive, qofshin këto për të mirë apo për të keq , në kohën e virusit korona, iu ka mbetur vetëm emri. Dhe ky realitet krejt i ri ndodhi brenda një harku të shkurtër kohor. Pandemia Covid-19, përveç gëzimit të jetës dhe fatkeqësive njerëzore, ndryshoi tek shqiptarët në Malin e Zi edhe shumë tradita të tjera që i kishin rezistuar kohës. Distanca fizike dhe masat e tjera që imponoi koronavirusi sollën që ritet e festave, meshat dhe lutjet të mos praktikohen si në kohën normale. Ato u zhvilluan në shtëpi për të shmangur grumbullimet e njerëzve. Meshat e lutjet në shumë kisha e xhami janë kryer online. Besimtarët kanë festuar vetëm me familjet e tyre. Ajo që, sipas psikologëve dhe sociologëve, duhet të marrim

Pandemia Covid-19, përveç gëzimit të jetës dhe fatkeqësive njerëzore, ndryshoi tek shqiptarët në Malin e Zi edhe shumë tradita të tjera që i kishin rezistuar kohës. Distanca fizike dhe masat e tjera që imponoi koronavirusi sollën që ritet e festave, meshat dhe lutjet të mos praktikohen si në kohën normale. Ato u zhvilluan në shtëpi për të shmangur grumbullimet e njerëzve. Meshat e lutjet në shumë kisha e xhami janë kryer online

si shoqëri pas një viti e gjysmë ne dhe e gjithë bota, është se duhet të ndiejmë se njerëzimi është një tërësi e vetme dhe se një armik i përbashkët na bashkon globalisht dhe na bën të vetëdijshëm për përkatësinë e njeriut, racës dhe civilizimit. Ne, siç pohojnë ata, duhet të shohim se e vetmja rrugëdalje është një qëndrim bashkëpunues, si dhe të mbështe-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

temi te shkenca dhe njohuritë e saj, e jo te kategoritë e vlerave dogmatike dhe retrograduese, duke përfshirë këtu edhe të ashtuquajturat “ teori të konspiracionit” të cilat janë vetëm maja e Ajsbergut. Pa marrë parasysh këto vlerësime të sociologëve dhe psikologëve mbetet e drejtë e secilit person ( individ) që ritualet ( ngjarjet) më intime t’i vlerësojë vetë. E ENJTE, 20 MAJ 2021

Javore KOHA

17


KULTURË

Laboratori më i gjall (“Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri”, kumtesa të simpoziumit shkencor)

Simpoziumi shkencor “Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri”, mbajtur më 8.9.2018 në Institutin Albanologjik të Prishtinës, tuboi studiues nga shumë vende e ndër to edhe nga Italia e Polonia, dy epikologë të njohur, prof. dr. Nikolla Skalldaferi dhe prof. dr. Rigels Halili

Për Koha Javore:

Zymer Ujkan Neziri / Prishtinë Redaksia i ka renditur kumtesat për botim sipas këtyre fushave: histori, gjuhësi, hulumtime kërkimore-shkencore në Sanxhakun e Pazarit të Ri dhe në Universitetin e Harvardit, pasqyrime të hulumtimeve kërkimore-shkencore të dorëshkrimeve të epikës gojore shqiptare në fondet arkivore të Harvardit, si dhe të tjera. Ky vëllim hapet me kumtesën nga fusha e historisë, mbajtur nga mr. Ismet Azizi, “Sanxhaku i Pazarit të Ri në fokusin e historisë”. Autori thekson që në fillim se Sanxhaku gjendet në qendër të Gadi-shullit Ballkanik dhe ka pozitë jashtëzakonisht të mirë gjeografike dhe gjeostrategjike. Sanxhaku, ose saktësisht Sanxhaku i Pazarit, ka popullsi shqiptare dhe shqiptare të boshnjakizuar, si dhe një pakicë të popullsisë sllave. Popullsia shumicë ka tradita të trashëguara nga lashtësia ilire-arbërore: të folmen, veshjen, doket, ritet, mitet, festat e motmotit, lojërat, vallet, këngët ku veçohen këngët e Eposit të Kreshnikëve dhe lahuta, që tashmë janë të njohura për opinionin botëror. Sanxhaku sot u takon dy shteteve, Serbisë dhe Malit të Zi, i cili në vitin 1790 ishte në kuadër të Vilajetit të Kosovës. Sipas studiuesit Ejup Mushoviq, pohon autori, ky rajon që

18

Javore KOHA

E ENJTE, 20 MAJ 2021

nga lashtësia ka qenë i banuar nga ilirët. Pas gjendjes së krijuar, Sanxhaku, që nga viti 1913 mbeti i ndarë nga Kosova. Sanxhakasit, edhe pse të pushtuar nga Italia dhe Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore, këtë kohë e përjetuan si çlirim duke shpresuar se do t’i bashkohen Shqipërisë etnike, përfundon ai. Nga fusha e gjuhësisë pason kumtesa e prof. dr. Rexhep Doçit, nga Instituti Albanologjik i Pri-shtinës, ndër studiuesit tanë më të dalluar në fushën e onomastikës “Onomastika shqiptare – boshnjake e Sanxhakut të Pazarit të Ri, sipas këngëve të koleksionit të Millmen Perit në Universitetin e Harvardit”. Këngët popullore të trimërisë së hershme të koleksionit të Millmen Perit nga ana e Sanxhakut të Pazarit të Ri, thekson ai, shihet se janë këngë shqipe të kënduara nga lahutarë shqiptarë të asaj krahine dhe janë përkthyer në serbisht. Në këto këngë të përkthyera janë përdorur kryesisht trajtat shqipe. Toponimet e atjeshme ilire janë dëshmi e vijimsisë shqiptare në ato vise, kurse për ruajtjen e emrit ilir Teutë, oikonimi i sotëm Tutin dëshmon për një fortifikatë të atyshme. Por, gjendja e sotme, thotë ai, dëshmon se shumica e katundeve shqiptare të Rrafshnaltës së Peshterit janë çko-mbëtarizuar, sidomos në këto njëqind vjetët e fundit, duke e humbur gjuhën e vet. Autori e mbyll këtë kumtesë me pohimin se populli shqiptar është populli më i moçëm evropian me prejardhje pellazge-ilire-thrakase, prejardhje kjo për të cilën ai ka shkruar 10 vepra shkencore onomas-

tike-gjuhësore-historike. Kumtesa vijuese është e prof. dr. Rigels Halilit, epikolog nga Universiteti i Varshavës, i cili në fi-llim të këtij mijëvjeçari ka kryer hulumtime kërkimore-shkencore në Sanxhakun e Pazarit të Ri, “Epika heroike legjendare në Sanxhakun e Pazarit-një krahasim midis kërkimeve të Par-it e Lord-it dhe gjendjes së sotme”. Sanxhaku, pohon autori, mund të quhet një nga laboratorët më të gjallë të traditës gojore të këngës epiko-heroike në Ballkan gjatë gjysmës së parë të shekullit XX. Studiuesi lokal Rexhep Shkrijel (me origjinë nga fshati Boroshticë, i cili banohet tërësisht me popullatë me prejardhje nga fisi i Shkrelit) dhe disa mësues në Novi Pazar ishin të vetëdijshëm për ekzistencën dhe mjeshtërinë e Salih Uglaninit, thotë ai. Pos këngëtarit Smaka Bibiq, shembull i gjallë i vazhdimësisë së dygjuhësisë shqiptaro-boshnjake në Peshter, autori përmend edhe lahutarin Remo Gorçeviq (Gorçaj), por, mund të thuhet se tradita gojore sot në Sanxhak po shkon drejt humbjes tërësore, thotë autori, për shkak të ndryshimeve të strukturës shoqërore, migracionit masiv të brendshëm dhe të jashtëm, të ndryshimeve modernizuese, sidomos zhvillimit të sistemit shkollor të kontrolluar nga instanca shtetërore dhe mungesës së kujdesit të institucioneve kulturore për traditën e këngës së lahutës. Kumtesa tjetër e hulumtimeve kërkimore-shkencore në Sanxhakun e Pazarit të Ri, në fillim të këtij mijëvjeçari, është edhe ajo e dr. Harun Crnovershaninit, “Lahutarët e


KULTURË

lë i traditës gojore

njohur të Sanxhakut, me vështrim të posaçëm për lahutarin Xhemajl Arnautoviqi (1925-2017)”. - Me zgjimin e ndërgjegjes kombëtare të boshnjakëve në mes të shekullit XIX, u shfaq një valë e veprimtarisë kulturore të lahutarëve në formën e krijimeve epike nga Sanxhaku, e më i famshmi ndër ta ishte Qorr Hysi (Qor Huso Husoviq), nga Kolashini, thotë autori. Pas Luftës së Dytë Botërore, secila komunë e Sanxhakut kishte dhjetëra lahutarë të shkëlqyeshëm. Ai shkruan edhe për një lahutar të Sanxhakut, Xhemail Arnautoviq, i lindur në vitin 1925 në fshatin Milijesh të Pribojit, që kishte botuar 11 libra dhe kishte shkruar 25.000 vargje,

kurse boshnjakët në Suedi e kanë quajtur “Kalorës dhe Hero nga Sanxhaku i zemëruar”. Në vitet 1962-1965, ai kishte mbledhur emrat e të vrarëve gjatë gjenocidit çetnik në Luftën e Dytë Botërore. Kështu, gjatë hulumtimit të hollësishëm, Xhemajl Arnautoviqi kishte mbledhur emrat dhe mbiemrat e 2.473 viktimave boshnjake, përfundon autori. Kumtesa e studiuesit arbëresh prof. dr. Nikolla Skalldaferi (Nicola Scaldaferri) nga Universiteti i Milanos është rezultat i hulumtimit të tij kërkimor-shkencor në fondet arkivore të Universitetin të Harvardit, Koleksioni i Letërsisë Gojore të Millmen Perit (Milman Parry). “Muji dhe Gavran Kapetani”, nga Salih Ugljanini (Salih Uglla). Vërejtje për performancën muzikore”: - Millmen Peri kishte pro-jektin paraprak, ku ende nuk përmendej epika shqiptare, e pastaj materialet e tij përfshijnë një korpus epik me më shumë se 100 këngë e me mbi 22.000 vargje, që u përkisnin repertorëve të rreth dyzet këngëtarëve, thotë autori. Aty kemi regjistrimin e parë të një kënge të tërë epike shqiptare dhe këngën më të gjatë shqipe, të dyja të pabotuara. E para është “Muji dhe Gavran Kapetani”, e kënduar nga Salih Uglla, ndërsa e dyta është “Sirotin Alia”, me 2.163 vargje, e diktuar nga Adem Brahimi. Kë-ngëtari Salih Uglla, një nga figurat qendrore të brezit të tij të këngëtarëve, deri në moshën tri-

dhjetë vjeç këndoi vetëm në gjuhën shqipe. Në këngën “Muji dhe Gavran Kapetani”, me 236 vargje, Salih Uglla përdor vetëm tre melodi të shkurtra (ose, më saktë, modele melodike), secila prej të cilave ka pozicionin dhe funksionin e vet të saktë, pohon ai. Këngët boshnjake të Salihit ofruan elementë të rëndësishëm për zhvillimin e teorisë së formulës. Ai ishte i njohur për studiues, si Matija Murko dhe Alois Shmaus. Rasti i tij është shumë interesant dhe tregon se sa të ndërlikuara ishin lidhjet etnike dhe kulturore në atë zonë në atë kohë, përfundon autori. Edhe kumtesa e profesorit të folkloristikës dhe studiuesit të Institutit Albanologjik të Prishtinës, prof. dr. Zymer U. Neziri, “Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri në Koleksionin e Millmen Perit”, është po ashtu rezultat i kërkimeve të tij në Harvard, në Koleksionin e Letërsisë Gojore të Millmen Perit - Projekti i Millmen Perit shtë hartuar më 1933 dhe, në kuadër të tij, është realizuar edhe poezia popullore gojore shqiptare, nga lahutarët shqiptarë në Sanxhak të Pazarit: Salih Uglla, Avdo ose Avdullah Ferizi, Sulejman Makaj, Ali Fulani, Xhemajl Zogaj, Shaban Nuhoxha, si dhe Fatime Arifi, Ethem Hasani dhe Hamdi Mutari. Dy më të mirët ishin Salih Uglla e Avdo (Avdullah) Ferizi dhe konsiderohen ndër Homerët e fundit në Evropë. Dëshmitë se lahutarët shqiptarë dygjuhësorë nuk janë sllavë, duhet pranuar, pra: deklarimi i tyre për përkatësinë etnike shqiptare, plisi i bardhë shqiptar, mbiemri pa prapashtesën boshnjake - viq, leksiku shqip në këngët boshnjakisht dhe sinta-ksa e përmbysur boshnjake, prandaj duhet të rishikohet edhe emërtimi i Koleksionit. A. Llordi solli edhe dëshmi shumë të rëndësishme në Harvard se këngët e kreshnikëve i këndojnë njësoj lahutarët shqiptarë të dy besimeve, ndërsa Koleksioni i Perit mbetet kryevepër arkivore e eposeve heroike të Ballkanit dhe renditet ndër kryeveprat arkivore botërore të letërsisë gojore. (vazhdon) E ENJTE, 20 MAJ 2021

Javore KOHA

19


MOZAIK

Në Ulqin u mbajt Koncerti i falënderimit kushtuar punonjësve shëndetësorë në luftën kundër kor

Mirënjohje për pun

“E vetëdijshme për madhështinë e njerëzve që luftojnë për një qëllim gjatë gjithë ditës, për çdo jetë njerëzore, ndjeva nevojën që t’ju them faleminderit. Si dikush që profesionin jetësor e gjen në muzikë, përgjigjen në pyetjen si t’u falënderohem, po ashtu e gjeta në muzikë. Kështu lindi dhe u realizua ideja që ne sonte na bashkon”, ka thënë ideatorja e organizimit të koncertit, violinistja Aksa Murati, studente e vitit të katërt në Akademinë e Artit Muzikor në Cetinë Ulqin – Artistët e rinj nga Ulqini kanë gjetur një formë të veçantë për t’u falënderuar të gjithë punonjësve shëndetësorë të Ulqinit dhe më gjerë në luftën e tyre kundër koronavirusit gjatë kohës së pandemisë. Të nxitur nga kriza e përgjithshme për shkak të pandemisë dhe të frymëzuar nga puna e përkushtuar e punonjësve shëndetësorë të Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin dhe institucioneve shëndetësore malazeze, në mënyrë që të tregojnë respektin dhe mirënjohjen për mjekët heronj, ata kanë organizuar të shtunën mbrëma në sallën e Qendrës së Kulturës një koncert falënderimi kushtuar bluzave të

20

Javore KOHA

E ENJTE, 20 MAJ 2021

bardha. Ideatorja dhe organizatorja e këtij koncerti, violinistja Aksa Murati, studente e vitit të katërt në Akademinë e Artit Muzikor në Cetinë, ka thënë se gjatë vitit të kaluar kanë kaluar tragjedi personale dhe kolektive, ndërsa në rrethin familjar, në rrethin e të afërmve, por edhe në rrethin tonë kemi përjetuar agoninë e pandemisë, ku fatin e secilit prej nesh e kanë pasur në dorë punëtorët shëndetësorë. “E vetëdijshme për madhështinë e njerëzve që luftojnë për një qëllim gjatë gjithë ditës, për çdo jetë njerëzore, ndjeva nevojën që t’ju them faleminderit. Si dikush që profesionin

jetësor e gjen në muzikë, përgjigjen në pyetjen si t’u falënderohem, po ashtu e gjeta në muzikë. Kështu lindi dhe u realizua ideja që ne sonte na bashkon”, ka thënë ajo. Murati ka thënë se qëllimi i organizimit të këtij koncerti është vetëm një, që t’u tregojmë punonjësve me mantel të bardhë “se ne jemi të vetëdijshëm për atë që ata kanë bërë dhe për atë se çfarë ata bëjnë për çdo ditë për secilin prej nesh. Dhe se ne jemi shumë mirënjohës, edhe pse ndonjëherë nuk e dimë si ta shprehim këtë falënderim”. Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, dr. Sadije Hollaj, ka shpre-


MOZAIK

ronavirusit

nën dhe sakrificën hur falënderime për organizatorët e koncertit, për të gjithë personelin shëndetësor të këtij institucioni, diasporën që më shumë se kurrë është gjetur pranë vendlindjes në luftën kundër COVID-19, Komunën e Ulqinit dhe Ministrinë e Shëndetësisë për bashkëpunimin etj. Ajo ka thënë se ky nuk ka qenë një vit i lehtë për askënd në Ulqin dhe anekënd botës, sepse pandemia na ka sfiduar ashtu siç nuk e kemi imagjinuar ndonjëherë. “Kemi luftuar e po luftojmë me një armik të padukshëm, i cili nuk ka njohur kufij, por na ka sulmuar të gjithëve dhe pa dallim. Pandemia ka ndryshuar gjithçka, por nuk ka arritur të ndryshojë një gjë – dashurinë dhe respektin që e kemi për njëri-tjetrin”, ka theksuar ajo, duke shtuar se dëshmi për këtë është “edhe kjo mbrëmje kaq e veçantë e organizuar nga rinia e vendit tonë, ata që përherë mbeten shpresa dhe motivi për të fituar luftën, pa u dorëzuar”. Hollaj ka thënë se “përkundër thirrjeve për distancë, ne u afruam më shumë, duke zhvilluar akoma më tepër shpirtin solidar”.

I pranishëm në koncert ka qenë edhe Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, dr. Dritan Abazoviq, i cili në fjalën e tij ka thënë se bluzat e bardha ia kanë zbardhur fytyrën Ulqinit. “Një falënderim u shkon të gjithëve, jo vetëm doktorëve por të gjithë stafit, të cilët në kushte jashtëzakonisht të vështira kanë bërë një punë jashtëzakonisht të madhe dhe kanë treguar se në momentet më të vështira ky qytet mund të jetë më i miri”, ka thënë ai. Ai ka falënderuar për organizimin të rinjtë e Ulqinit duke thënë se arti dhe muzika janë mënyra më e mirë për t’u ballafaqur me një situatë kaq të vështirë, duke treguar në këtë mënyrë se Ulqini në momentet më të vështira mund të jetë së bashku dhe mund të solidarizohet. Në emër të organizatorit të koncertit Abazoviq ka ndarë mirënjohje për Shtëpinë e Shëndetit dhe Shërbimin e Urgjencës në Ulqin, si dhe për ideatoren e koncertit, violinisten Aksa Murati. Në koncert janë paraqitur studentët e Akademisë së Artit Muzikor në Cetinë, Aksa Murati (violinë), Lejla Sulejmanoviq (piano), Teodora Qaliq

(violë), Ardit Lika (violinë), studentja e Akademisë së Arteve në Tiranë, Egzona Salaj (soprano), profesoreshat e Shkollës së Muzikës në Ulqin, Fatime Katana – Buzuku (piano), Gjylie Pelingu – Hoxha (soprano), Jelena Knezheviq (piano), si dhe artistët Ajna Kaleziq, Bekim Tafa (kitarë), Eliza Markiq, Dino Zhygjeli, Andi Kollari (kitarë) dhe Besart Llazorja (bateri). Ata kanë luajtur në instrumente dhe kënduar pjesë të muzikës klasike si dhe vepra të trashëgimisë kulturore. Pjesë e grupit organizues të koncertit kanë qenë gjithashtu edhe skenografistja Jetmira Hoxha, regjisorja Edina Mustafiq, disenjatoret Flutra Murati dhe Emina Nimanbegu, orkestruesi Islam Axhemoviq dhe ekonomistja Katarina Marnikoviq. Për shkak të masave epidemiologjike, në koncert kanë marrë pjesë një numër i kufizuar i publikut, kryesisht punonjës të Shtëpisë së Shëndetit dhe Shërbimit të Urgjencës në Ulqin, punonjës shëndetësorë nga Ulqini që punojnë në institucionet e tjera shëndetësore në Mal të Zi dhe rajon, përfaqësues të politikës, pushtetit lokal i. k. etj. E ENJTE, 20 MAJ 2021

Javore KOHA

21


MOZAIK

Këndi për të rinj

Shoqëria jonë nën ndikimin e paragjykimeve dhe stereotipeve Semira Gjelosheviq: Vlerësimi i njeriut ditët e sotme bëhet në varësi të bukurisë dhe pasurisë. Kjo është gjëja e parë çfarë ne shohim tek personi, nuk mund ta lexojmë mendimin e tij e as të dimë më shumë rreth diturisë së tij. Mençurisë nuk i nevojitet paraja e bukuria. Teoritë më të rëndësishme si për shkencën ashtu edhe për njerëzimin, janë thënë nga njerëz të thjeshtë, as nuk kanë qenë mbretër e as pasanikë. Mençuria mund të gjendet në çdo person, në fëmijë e të rritur, të zi apo të bardhë e ngjashëm. Të gjithë mund të shohim se shoqëria jonë po shkon drejt humnerës dhe askush nuk po bën asgjë për përmirësimin e saj. Përse zezakët nuk i kanë të drejtat e njëjta si të tjerët?! Përse njerëzit në botë mendojnë se të gjithë myslimanët janë terroristë?! Përse popullata e Amerikës Latine konsiderohet e rrezikshme?! Përgjigjja është e thjeshtë: këtë e sjellin stereotipet. Ato e bëjnë shoqërinë të ketë frikë nga e ndryshmja. Por, përkundrazi, ndyshimet na bëjnë të veçantë. Përse ngjyra e lëkurës dhe pasuria ime duhet kushtimisht ta paracaktojë edukatën time!? Fjalë të mira mund të ta ndryshojnë ditën, nga goja e cilitdo njeri që ato dalin. Çdo person ka të mira dhe të këqija që janë pjesë e personalitetit të tij. Nuk është puna jonë që të gjykojmë asnjë person, sepse në këtë botë erdhëm vetëm dhe do të shkojmë vetëm, kurse njerëzit që takojmë këtu janë vetëm pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët. Njerëzit, sidomos fëmijët, duhet mësuar të mos paragjykojnë. Po ta mendonte secili veten në këpucët e tjetrit, po ashtu do të mendonte dy herë para se të fliste. Sepse ndjenjat gjenden në shpirtin e çdo personi. Ato janë aq të brishta, saqë një fjalë goje mund t’i copëtojë në mijëra pjesë. Shumë të rinj, në vendin

22

Javore KOHA

E ENJTE, 20 MAJ 2021

tonë, kanë frikë të tregojnë personalitetin e tyre, kanë frikë se nuk janë të denjë për shoqërinë e tyre. Kështu ata ndryshojnë për t’u përshtatur, për t’u pranuar. Dituria është virtyti më i rëndësishëm për njeriun, por fatkeqsisht, tek ne të mençurit vlerësohen vetëm kur na nevojiten. Në atë moment nuk na bën përshtypje as pamja e tyre, as prejardhja apo e kaluara, kombësia, gjinia etj., sepse interesi personal është mbi të gjitha. Në kushte të tjera, mund të jesh më i dituri në botë, po nuk iu deshe njeriu je i papërfillshëm. Shoqërinë tonë e përbën një larmishmëri njerëzish: i bardhë, i zi, mysliman e i krishterë... të gjithë duhet të funksionojmë si një familje e madhe, sepse ne jetojmë në një shtëpi të përbashkët, në planetin tonë, Tokën. Funksionimi i përbashkët bëhet me marrëveshje dhe ndërgjegjësim, respekt dhe përfillje, sepse sot më shumë se kurrë kemi nevojë për njëri-tjetrin. T’i lëmë gjykimet dhe ndryshimet pas, sepse në fund të ditës gjëja, e cila e ka ndihmuar njeriun më së shumti është mençuria. Mervana Muçoviq: Paragjykimet, një temë e përhershme e së shkuarës dhe e së tashmes. Ky term e ky ‘’ves’’ sikur

është ngulitur në gjuhët e mendjet e njerëzve dhe dita-ditës po bëhet edhe më i padurueshëm e acarues. Shpesh pyes veten se si do të ishte ta jetojmë jetën pa paragjykime? Si do të ishte jeta jonë nëse do ta jetonim sipas mënyrës e shijeve tona? Por, jo! Nganjëherë nuk mund të gjej një përgjigje të saktë dhe bindëse. Nuk mund të arrij në këtë përfundim, sepse nuk po na e lejon rrethi e shoqëria ku jetojmë e ku po rritemi. E kam përshtypjen sikur ky ves fillon e rrënjoset që në moshë të re, mos të them që në fëmijëri, sikur të imponohet pa dashje dhe pastaj është e vështirë të ndahesh prej tij, nuk e dëbon dot. Duket sikur është më e lehtë të thyesh atome sesa paragjykime. Por, edhe mundet! Sidomos NE, MUNDEMI! Ne, pra unë me moshatarët e mi e bashkë me njerëz të tjerë të kësaj kohe, mundemi. Duhet të kuptojmë se ashtu siç një libër nuk mund të paragjykohet nga kopertina para se ta shfletojmë e ta lexojmë, ashtu edhe një njeri nuk paragjykohet nga veshja apo paraqitja para se të flasim me të e ta njohim. Duhet të kuptojmë e të bindemi se njerëzit janë të ndryshëm, kanë qëllime të ndryshme, shije të ndryshme, pastaj edhe çojnë jetë nga më të ndryshmet, për të cilat ne nuk jemi në dijeni. Duhet shpesh që të vendosim veten në vendin e tjetrit, të ecim me këpucët e tjetrit e të kalojmë rrugët e tij në mënyrë që të mos paragjykojmë. Të gjithë ne gabojmë, por edhe mësojmë duke gabuar, rritemi. Prandaj kush nuk ka gabuar kurrë, le të paragjykojë i pari! Por, unë nuk e ndjek! Ky shkrim publikohet në kuadër te trajnimit për të rinj „Sapere aude guxo të jesh i mençur“, i mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi.


MOZAIK

Si të kontrollojmë kohën tonë në përdorimin e celularit? Nëse nuk mund të ndaloni së shikuari telefonin tuaj, nuk jeni vetëm. Mesatarisht ne kalojmë pesë orë në ditë në pajisjet tona “smartphone” (celularë të mençur). Kjo është më shumë se një ditë e plotë në javë! Nëse do i thoni dikujt 50-vjet më parë se shpikja më e ndryshueshme në botë për të ardhmen e afërt do të ishin telefonat që mund t’i mbani në xhep, ata ndoshta do t’ju shikonin sikur të ishit të çmendur. Por është e vërtetë, celularët (dhe rrjetet e të dhënave që janë rritur me to) kanë riformuar në mënyrë drastike formën se si jetojmë në mijëra mënyra të ndryshme. A mbani mend shpalosjen e hartave konfuze prej letre dhe përpjekjen të gjeni se ku ishit në rrugë? Po kur vristnin trurin tuaj për të menduar emrin e aktorin që luajti një mësues që i ndihmon nxënësit në atë filmin që keni parë? Asnjë nga këta skenarë nuk është më problematik falë kompjuterave të vegjël që janë gjithmonë në duar dhe të gatshëm të na ndihmojnë qoftë me zë si Siri që jepe përgjigje, qoftë me shkrim si kur

kërkojmë në Google. Me një fuqi të madhe vjen një përgjegjësi e madhe, megjithatë, shkencëtarët çdo ditë e më shumë kanë filluar të na paralajmërojnë se kalimi i kaq shumë kohë duke parë telefonat tanë në të vërtetë po i bën disa dëme jetës sonë fizike, sociale, mendore dhe intelektuale: celularët dëmtojnë shikimin, ky fakt vërehet shumë lehtë, me kalimin e kohës ne hasin vështërsi në shikim, nuk shofim mirë nga larg; shpërqendrimet në rrugë (shpesh edhe aksidenti rrugor dhe ju mund të jeni ose jo drejtuesi i automjetit me përdorimit e celularit. Edhe kalimtarët në rrugë rrezikojnë aksidente rrugore pikërisht nga përdorimin i celularit dhe shpërqëndrimi i vëmendjes) ; dhimbje të shpinës dhe duarve. Studimet kanë treguar se celulari njëjtë si PC (kompjuteri) në varësi të pozicionit trupor shkaktojnë dhimbje të shpinës dhe të duarve ; celulari juaj është i stërmbushur me bakterie të cilat i kalojmë në organizmin tonë përmes syve e hundës, etj.

Edhe nëse kaloni më pak se pesë orë në ditë në telefonin tuaj, bëjeni atë kohë më paqësore. Kjo është ajo që unë bëj për t’u siguruar që unë zotëroj telefonin tim dhe jo anasjelltas. Fikni njoftimet në apikacionet që përdorni më shumë, siç janë: Instagrami, Fesjbuku, Tumblr, etj përveç ato që kanë të bëjnë me punën tuaj. Tekefundit, nuk duam të pushohemi nga puna! Në qoftë se interneti nuk ju duhet për punën fikni WiFi-në me butonin “airplane mode “ ai butoni me aeroplanin që u fik internetin. Uleni dritën në telefon, kështu telefoni bëhët më pak tërheqës. Dilni nga shtëpia pa të, dilni për kafe pa e fotogruafur filxhanin e kafesë, dilni për shetitje pa bërë “check in” se ku ndodheni dhe fotografoni pamjen që keni përballë me sy në vend se me telefon. Jo gjitha momentet tona kanë nëvoj të “digjitalizohen”!. Dhe mos të harrojmë se ne jemi në kontroll të kohës sonë në përdorimin e celularit tonë dhe jo anasjelltas. Thuaj ti je nën kontroll! Kaq ishte për sot dhe hiqe celularin nga dora! Donika Lulgjuraj E ENJTE, 20 MAJ 2021

Javore KOHA

23


MOZAIK

Masakra e Tivarit e madhe e regjimit Masakra e Tivarit e vitit 1945 cilësohet ndër ngjarjet më tragjike të popullit shqiptar, kur forcat ushtarake të ish-Jugosllavisë vranë gati 4.000 të rinj dhe burra nga Kosova. Kjo ngjarje tragjike vazhdimisht kujtohet nga shqiptarët në Mal të Zi, kurse këto ditë doli nga shtypi libri me përmbledhje kumtesash nga Nail Draga “Masakra e Tivarit, gjenocid kundër shqiptarëve” Masakra e Tivarit është tragjedia më e madhe e regjimit komunist që u realizua mbi pabesinë ndaj të rinjve kosovarë. Ky mobilizim tragjik i çoi drejt vdekjes rreth 4.000 persona, të cilët besohet se u vranë në qytetin e Tivarit nga forcat e Ushtrisë Jugosllave. Studiuesi Nail Draga vlerëson se kjo ngjarje ishte një strategji për të spastruar shqiptarët nga Kosova dhe për të instaluar pushtetin ushtarak atje. “Masakra e Tivarit e 1 prillit 1945 është një rast i veçantë që dëshmon për një veprim strategjik të pushtetit ushtarak dhe politik të Jugosllavisë së asaj kohe dhe animoziteti i tyre ndaj

“ 24

shqiptarëve, që nuk mund të arsyetohet me asnjë akt një veprim i tillë gjenocidi kundër shqiptarëve, pasi që në atë kohë nuk ka pasur operacione ushtarake në këtë vend. Andaj qytetarët nga Kosova, në një mënyrë janë marrë peng gjoja se do të luftohet armiku në pjesën veri-perëndimore të ish-Jugosllavisë. Kjo ishte një strategji perfide e tyre për ti spastruar etnikisht shqiptarët nga Kosova dhe për të realizuar vendosjen e pushtetit ushtarak të Serbisë në Kosovë”, thotë z. Draga. Në përkujtim të kësaj ngjarjeje tragjike, këto ditë doli nga shtypi libri me përmbledhje kumtesash “Masakra e

“Masakra e Tivarit e 1 prillit 1945 është një rast i veçantë që dëshmon për një veprim strategjik të pushtetit ushtarak dhe politik të Jugosllavisë së asaj kohe dhe animoziteti i tyre ndaj shqiptarëve, që nuk mund të arsyetohet me asnjë akt një veprim i tillë gjenocidi kundër shqiptarëve, pasi që në atë kohë nuk ka pasur operacione ushtarake në këtë vend. Andaj qytetarët nga Kosova, në një mënyrë janë marrë peng gjoja se do të luftohet armiku në pjesën veri-perëndimore të ish-Jugosllavisë. Kjo ishte një strategji perfide e tyre për ti spastruar etnikisht shqiptarët nga Kosova dhe për të realizuar vendosjen e pushtetit ushtarak të Serbisë në Kosovë”, thotë z. Draga

Javore KOHA

E ENJTE, 20 MAJ 2021

Tivarit, gjenocid kundër shqiptarëve” i përgatitur nga studiuesi Nail Draga, i cili ofron të dhëna me interes për


MOZAIK

tragjedia më t komunist lexuesin shqiptar. “Ky botim ofron të dhëna me interes dhe nga ana tjetër paraqet edhe përgjegjësinë e shtetit shqiptar ne lidhje me këtë ngjarje tragjike, përgjegjësi që shteti shqiptar asnjë herë nuk e ka trajtuar në mënyrë serioze dhe shkencore, për arsye se ata ishin bashkëfajtorë dhe bashkëpërgjegjës për këtë masakër kundër shqiptarëve. Unë mendoj se në të ardhmen duhet të bëhen hulumtime në arkiva të ndryshme dhe sigurisht në arkivin ushtarak të ish- Jugosllavisë, por edhe në mjedise tjera për të gje-

“Ky botim ofron të dhëna me interes dhe nga ana tjetër paraqet edhe përgjegjësinë e shtetit shqiptar ne lidhje me këtë ngjarje tragjike, përgjegjësi që shteti shqiptar asnjë herë nuk e ka trajtuar në mënyrë serioze dhe shkencore, për arsye se ata ishin bashkëfajtorë dhe bashkëpërgjegjës për këtë masakër kundër shqiptarëve. Unë mendoj se në të ardhmen duhet të bëhen hulumtime në arkiva të ndryshme dhe sigurisht në arkivin ushtarak të ish- Jugosllavisë, por edhe në mjedise tjera për të gjetur materiale të mjaftueshme për këtë çështje”, shtoi z. Draga tur materiale të mjaftueshme për këtë çështje”, shtoi z. Draga. Studiuesi Draga poashtu, vë në dukje se për Masakrën e Tivarit arkivat e shtetit në Beograd dhe Podgoricë janë të mbyllura. Megjithatë ai beson se Kosova, si shtet i pavarur, do të angazhohet në ndriçimin e kësaj ngjarjeje tragjike. “Deri më tani në opinionin e Malit të Zi nuk ka të dhëna për këtë çështje, ndërkohë që arkivat janë të mbyllura për arsye se nuk do të pranojnë se kanë kryer krime. Sidoqoftë krimet mbesin krime dhe ato duhet të publikohen dhe duhet të zbardhën dhe opinioni publik të njihet me ato të dhëna. Unë mendoj se në rrethana të reja kur Kosova është shtet i pavarur u takon atyre që të angazhohen drejtpërdrejt me Qeverinë e Malit të Zi që në vendin e krimit të vendoset një pllakë përkujtimore ose të ndërtohet një memorial në kujtim të viktimave të kësaj masakre”, tha z. Draga. Zoti Draga thotë se vrasjet e djemve dhe burrave kosovarë u realizuan nga pjesëtarët e Brigadës së Dhjetë Malazeze. Të vrarët, sipas tij, nuk janë varrosur, por janë depërtuar në vende të ndryshme për të humbur gjurmët e krimit, ku edhe sot varret mungojnë. a.s. E ENJTE, 20 MAJ 2021

Javore KOHA

25


KULTURË

Në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin u mbajt takimi me Fatmir Toçin, autor i librit “Ditari i përballjes me koronavirusin”

Përvoja personale si udhërrëfyes për të tjerët “Ditari është bërë me qëllimin që atë përvojë të hidhur që kam kaluar, që shumë vetë edhe nuk e kanë besuar, e kanë përbuzur me plot kuptimin e fjalës, nuk e kanë vlerësuar sa duhet rrezikun e saj, ta shikonin realisht përvojën e një njeriut që e ka kaluar covidin e tij dhe ka vajtur në kufirin midis jetës dhe vdekjes”, ka thënë autori Ulqin – Përvojën e tij të luftës me koronavirusin, të pasqyruar në librin “Ditari i përballjes me koronavirusin – 55 ditët e luftës sime me armikun e panjohur”, autori Fatmir Toçi e ka ndarë në takimin e organizuar të dielën mbrëma në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin. Ai ka treguar se çfarë e ka nxitur për

26

Javore KOHA

E ENJTE, 20 MAJ 2021

të shkruar ditarin. “E kam shkruar për të përcjellur më tepër një përvojë, një përvojë të hidhur në momentet më të vështira që ka kaluar jo vetëm bota shqiptare, por e gjithë bota mbarë”, ka thënë ai. Toçi ka treguar se qëllimi i tij, duke qenë në spital, ka qenë që mesazhet që shpesh i vinin nga brenda t’i përc-

jellë për të tjerët. “Ditari shtë bërë me qëllimin që atë përvojë të hidhur që kam kaluar, që shumë vetë edhe nuk e kanë besuar, e kanë përbuzur me plot kuptimin e fjalës, nuk e kanë vlerësuar sa duhet rrezikun e saj, ta shikonin realisht përvojën e një njeriut që e ka kaluar covidin e tij dhe ka vajtur në kufirin


KULTURË

midis jetës dhe vdekjes”, ka theksuar ai. Autori ka thënë se ky libër është edhe një falënderim për punën e jashtëzakonshme që ka bërë personeli mjekësor në Shqipëri vetëm për t’i shërbyer me një ndjenjë humane ata njerëz që janë prekur nga Covid-19. Shpeshherë me emocione, Toçi ka treguar edhe për momentet kritike që i ka kaluar në spital, duke thënë se përpos besimit të tij, puna e personelit mjekësor u kthyen në një forcë tek ai. Kjo bëri që në çastet kur ishte i kthjellët të mbajë shënime “ca pika për t’i mbajtur mend, sepse punën e personelit mjekësor duhej ta tregonte dikush, ta thoshte siç është, jo thjesht media”. Njëri ndër personazhet kryesore të Ditarit është Prof. dr. Perlat Kapisyzi, drejtor i Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Ai ka thënë se Ditari i Fatmir Toçit është shkruar si pasojë e pandemisë, e cila gjunjëzoi personelin shëndetësor, gjunjëzoi po ashtu besimin për jetën në mbarë botën, që u shpreh me ankthin, frikën, mosbesimin për t’ia dalë kësaj pandemie. “Por si shumë të tjerë kemi edhe një personazh, siç është autori, i cili as nuk u frikësua, as nuk e humbi besimin, as nuk e humbi dashurinë për jetën dhe për komunitetin. Dhe këtë libër unë e shoh si një shembull se si një njeri të cilin e prek vdekja ka kurajën, forcën, dashurinë, për të marrë dhe për të mbajtur një ditar duke

treguar me vërtetësi dhe dashuri vuajtjet, punën dhe kuptohet momentet e vështira të tij”, ka theksuar Kapisyzi. Duke iu referuar deklaratës së Toçit se në përballjen e tij me koronavirusin ai kishte edhe fat, Kapisyzi tha se “Fatmiri ia bëri hysmetin fatit duke pasur një besim të patundur në shërbimin e personelit shëndetësor dhe duke pasur një dashuri, duke e ndjerë nga afër dashurinë si të personelit, por edhe të familjes. Pra, del që një fatkeqësi, midis tjerash, mposhtet me besim dhe me dashuri”. Profesor Kapisyzi vlerësoi se një nga pikat më të rëndësishme të Ditarit të Fatmir Topit është se me sa dashuri dhe respekt flet për personelin shëndetësor. Gjatë fjalës së tij ai ka dhënë për publikun edhe shpjegime profesionale lidhur me trajtimin e koronavirusit SarsCov-2. Udhëheqësi i takimit, Ismet Kallaba, ka thënë se Ditari i Fatmir Toçit është një histori e dhimbshme e një kohe të përjetuar. “Zakonisht jemi mësuar të lexojmë për drama jetësore, në të shumtën të imagjinuara, kurse kjo është një dramë jetësore reale, e përjetuar, për fat të mirë me fund të lumtur. Ditari i Fatmirit është ditari i gjithësecilit prej atyre që janë përballur me Covid-in. Secili prej atyre që e kanë kaluar atë, ka një përvojë të veten dhe mund ta gjejë veten në Ditarin e Fatmirit. Por ky është një libër që mund të na shërbejë të gjithëve, edhe neve që

nuk e kemi kaluar Covid-in, për të mos bërë gabimet që i ka bërë Fatmiri në përballjen me infektimin nga koronavirusi”, ka thënë ai. Kallaba ka thënë se Ditari i Toçit është një libër që na kujton se sa vlerë ka jeta dhe se në jetën e përditshme nuk dimë ta çmojmë atë. “Vetëm kur përballesh me sëmundjen, pra me rrezikun e vdekjes, siç është përballur autori, njeriu e kupton më mirë vlerën e vërtetë të jetës. Aty (në spital), ku pacienti përballet me dilemat për jetëvdekje, aty ku jeta nuk matet me vite, por me orë, minuta e madje edhe me sekonda… Aty ku çdo fjalë e mirë të ngjallë shpresën”, ka thënë ai. Të pranishëm në takim ishin ndër të tjerë edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Mira Rakacolli, Konsulli i Nderit i Bosnjë e Hercegovinës në Shqipëri, Fiqiri Kllari, drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, dr. Sadije Hollaj etj. Në fillim të takimit, violinistja Aksa Murati e shoqëruar nga pianistja Lejla Sulejmanoviq, të dyja studente në Akademinë e Artit Muzikor në Cetinë, kanë luajtur pjesën “Shindler’s list” nga John Williams. Ndërkaq, në fund të takimit autori ka ndarë libra falas për të gjithë të pranishmit, kurse Shtëpia Botuese “Toena” i ka dhuruar Bibliotekës së Ulqinit disa nga botimet e veta. Takimi u organizua nga Qendra e Kulturës – Ulqin dhe Botimet “Toena”. i. k. E ENJTE, 20 MAJ 2021

Javore KOHA

27


KULTURË

Prozë urbane

PANDE (H) MIA (ose: letërsi pa gjini, me e për Pande(h)mi që, mund të lexohet edhe si ese!)

Për Koha Javore:

Bajram Sefaj

(Fjala pandemi është term mjekësie dhe rrjedh nga gjuha greqishte, që do të thotë: e përgjithshme. Ka të bëjë me një popull të terë, me një kontinent të terë. Me mbarë botën. Pandemi, është disi e afërt me fjalën shqipe Pandeh, por ka kuptim krejt tjetër! Shembull: pandeh së pandemia është një gjë e trishtueshme për krejt njerëzimin!). Ju flet Corona...! Askush nuk të mësoi si thyhet befas jeta Ditënatën ta jetosh në grimca pafundësie As dashurinë ta ndash në vakte racionale Më kot përpiqesh, nuk gjen dot manuale Kujtim Prodani - kantautor Si të pikte nga kupë e qiellit me shumë blu, u plandos përtokë. Sakaq, sa mbyll e çel sytë, gllabëroi dhe mbuloi me teshë të galme krejt botën mbarë. Njerëzimi u shtri përdhe. Më shumë nga frika, nga hutimi e nga paniku, sesa nga “dhëmbi” shkatërrimtar i atij atje virusi (mikrobi) të padukshëm, që mezi e sheh syri magjik i mikroskopit më të ndjeshëm, sado inatçi e cikërrimtar qoftë, kur s’i shpëton asgjë, asnjë qenie e gjallë, në Gjithësi (e rrethinë) pa e parë, pa ia marrë masën, në dimensionet më të imëta. Ç’është ky djall i zi, ky dreq me bisht, ç’është!? Çka lyp e çka kërkon ajo në të zezën, e fatkeqen Tokë, të kafshuar nga të gjitha anët mikrobesh, të mëdha e

28

Javore KOHA

E ENJTE, 20 MAJ 2021

vogla, që për hunde ia nxjerrin shpirtin robit të Zotit. Pjesës dërrmuese të banorëve (banuesve) të Planetit tonë – Tokës, Gjithësisë! * Hajt, bre, ti i uruar, grahi pelës. Fol e mos grij shumë! Mos mbështjell shumë (flliqësirë) e mos filozofo, se të zuri belaja...! * Kështu e nisa skicën (jo projektin) them, për tregimin a sajimin tjetër, të akëcilës gjini letrare, të një kronike të thatë (të ngratë), shumë ditë përpara së të “më zinte belaja”. Kur isha në breg shëndosh e mirë dhe larg kthetrave të pandemisë, kësaj shtrige të ligë e të pabesë, kur e gjunjëzoi botën mbarë. Kur përmbysi çdo gjë, duke mbështjellë me arna të zinj frike e paniku. E tashti, kur, ndërkohë, më rroku për fyti e me kanxhat e saj të gjakosura, veç sa shpirtin për hundesh nuk ma nxori, kam eksperiencë të duhur, ta rrëfej një tregim krejt tjetër. E këtë do ta bëj, do ta bëj një ditë prej ditësh, kur t’i vijë vakti. Nëse kam ymër edhe ndonjë ditë... * E ajo ditë, dhunshëm e pa rend fare, ja që erdhi. Më shpejt sesa pandeha. Pa e pritur fare mëshirën dhe vaden e vdekjes natyrore. Përjetova Covidin-19, a si e pati numrin ai qoftëlarg! Mbijetova Coronavirusin. Dola ngadhënjyes në përleshje, fyt për fyt, me të... (Me vlerë përkohësie. Derisa të vijë vala tjetër e re, stuhia e radhës, e pandemisë dhe varianteve të mundshme të saj!). * Epidemitë, që i njeh njerëzimi dhe dija e derisotme shkencore, që me kohë ua kishim dëgjuar zërin e keq, plot trishtim, paskan qenë zero në krahasim me këtë! Por s’ka tjetër rrugëdalje: ekzistuaka diçka hala, ende më e trishtueshme, që nuk e kishte njohur njerëzimi, he i lumi ai për vete, sa naiv, sa i padijshëm dhe sa i painformuar kish qëlluar i gjori ai, i gjori. Kur nuk

di asgjë, ose fare pak, e të gratshme i ka njohuritë mbi fenomenet, hiret e marifetet, misteret e shumë të tjerave mistere të jetës në rrjedhë, e, në anën tjetër, nuk di asgjë. Nuk kam haber! * Pasi me sukses të plotë (për fat) kreva (mbarova) “kursin trejavor dhe riedukues”, në mjekim intensiv, madje në dy qytete të Francës, në shtëpi do te kthehem “shëndoshë e mirë”, sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Nga kurreshtja, jo për motive të tjetra, intime, jo se jo!, infermieren kryesore, atë që ishte kujdesur, gjithë ato ditë e net të gjata, të pagjumë, i ngazëllyer gëzimi, që lëshoja spitalin, e pyes: zonjushë (a zonjë) infermiere, nëse nuk është “Secret d’État” (sekret shtetëror), sa kushton një ditë qëndrimi në një dhomë, si kjo, në të cilën isha unë. Gjashtë (6) mijë euro, ma ktheu ajo shkurt. Në e parë, nuk e besova. Pandeha se, edhe po të më nxirrte dikush në treg dhjetë herë në ditë, për të me shitur, jo me kilogram por me gram, me teshë e koteshë, nuk vleja as aq sa bëjnë gjashtë euro! Për pak sa s’brohorita: Rroftë Franca, atdheu im i dytë! Nuk e bëra këtë. Kurrë s’ma ka thënë zemra. Hezitova. Më ngjau në hipokrizi. Në lajkë! * Kur tashmë jam në spital, i ngujuar në repartin e tij infektiv, le të më lejohet t’i them dy-tri fjalë (të buta) mbrese për të! Pas atyre tri javësh të qëndrimit aty, përshtypjet dhe mbresat janë të përziera. Shumëngjyrëshe janë. Sillen prej të këqijave, deri në ekstremin e skajshëm dhe, në anën tjetër, mbresave më të mira pa fund. Të këqija, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, janë më pak, janë të imëta, mikroskopike janë, prandaj edhe mund të anashkalohen e të mos përmenden fare. Sikurse është, fjala vjen, kërkesa e përsëritur për një kokërr kripë më shumë, që gjellët pa shije asfare, vetëm kokrra e kripës ta mundësonte që disi kafshatën ta


KULTURË

shtyje përpara. Infermierja e sektorit të ushqimit, të hajes dhe të pijes, ose harronte fare, ose ta sillte një qeskë mikroskopike me, përnjëmend, një fije mikroskopike kripe, që edhe po ta fusja në syrin tim të majtë, në të cilin tani e dy vjet, oftalmologu i ri Amelio, një herë në muaj, ditën e enjte, më ther me gjilpërën katile e zeherli (siç është më gjilpëra), në dritë të syrit! Nga ana tjetër, ajo që mund të hyjë në korpusin e mbresave spitalore, është edhe ndarja e rreptë (rigoroze) e sektorëve ose e kompetencave midis personelit shërbyes. Mund të vdesësh për një pikë ujë përroi, për që ta sjell ai (ajo) që nuk është e autorizuar për këtë shërbim... * Vajta larg me evidentimin e mbresave të galme e, kjo me siguri, shkon në dëm, cenon hapësirën, shumë të gjerë e të gjatë, që meriton t’u kushtohen gjërave të mira e mbresave të paharrueshme nga ato tri javë të kaluara në këtë spital, repartin e tij infektiv, në shërim intensiv nga ataku i Covid-19! Meqë lista, regjistri i bamirësive dhe sjelljeve të mira të mbarë personelit ishte i mrekullueshëm dhe për lavd, unë po ndalem vetëm në sjelljen fisnike, bujare, të pashembullt miqësore, të mjekes kryesore, të asaj me emrin, paksa jo të zakonshëm, Letertre Gilbert Paule, kur ishte më modeste se të gjitha infermieret e tjera, pavarësisht se cilit sektor i takonin. Duke filluar nga pastrueset e deri ku s’ka më poshtë. Bile, herën e parë, kur më vizitoi, u mëkatova, ia kërkova një shërbim që, zaten, ngurroja t’ia kërkoja një infermiereje të rëndomtë. – Jo, unë jam mjekja juaj, më tha shkurt dhe u ul cuc, në cep të shtratit

tim për të dëgjuar versionin autentik, për vuajtjen e një të sëmuri që mjekja specialiste e kishte parasysh, të “vizatuar” në dosjen time vëllimore. Kështu, me modesti e fisnikëri, me përvujtëri, mund të thuhej, mjekja specialiste e përsëriti sa herë erdhi të me vizitonte në dhomën time qeli (më zi se e burgut famëkeq të Burrelit, të ishte), duke shprehur gatishmërinë e saj të më ndihmonte, të më plotësonte kërkesat, që nuk ishin të pakta, kur isha në prangat e çelikta të kuçedrës pande(h)mi. * Veç sa u ktheva në “shtëpi”, në apartamentin tim të vocërr, që (gati-gati kurrë, dimër as verë, nuk e rrok rreze dielli!), pa pikë takatit në trup, pa pikë fuqie, “as lugën te goja me çua”, aq më pak i zoti, një shkronjë të vetme, ‘me shkrua’, me mund të madh, i avitem kompjuterit, si një sendi, kahmoti, të vdekur, të ftohët e plak, si të përgjumur dhe të braktisur e të harruar fare. Dhe çfarë bëra? Nuk bëra asgjë të hajrit. Bëra Pus e Drin bashkë, bëra! Kopjova pesëmbëdhjetë rreshtat e parë të tregimit të nisur para disa muajsh, kur akoma ishim të trullosur, si të mpirë e, asgjë prej gjëje, nuk dinim mbi këtë përbindësh dhe përmasat fantastike të shtrirjes së tij, në botën mbarë! Atij vëllimi teksti ia shtova dhe nëntë (9) rreshta të rinj, me premtimin se, në paça ymër, do t’ia bëj të ditur publikut të gjerë lexues, atë viran rrëfimi që kisha filluar ta tirrja shumë përpara... dhe, e vura pikën përfundimtare, point final, sikurse kësaj pune i thonë francezët! * Fragmentin, e “tregimit” dypjesësh: para dhe pas Covidit-19, e publikova, ashtu cung, siç ishte. Më së pari në murin, kohëzgjatjen time në facebook, pastaj edhe në disa portale të preferuara të miqve të mi. Ky “tregim” shyt, i stisur dhe i sajuar për ngut e adalet, për çudinë e çudirave, bëri jehonë të papritur. Miq, kolegë të tashëm e të dikurshëm, por edhe të tjerë, thjesht me bombarduan me vërejtjet, mospajtimet e sugjerimet e tyre. Njeri ndër ta, ish-koleg imi shumë i nderuar, sikur e vë në dyshim se, njëmend, para shumë muajsh, kisha nisur të shkruaja një shkrim të gjatë, lidhur me Coronavirusin, i lutet profetit, kudretit dhe madhërisë së tij, Shën Pjetrit, në fakt Coronavirusit,

të ma zgjatë jetën, për aq sa të nxjerr në dritë publike skicën e tregimit të nisur shumë më përpara (Thua se, tani, robi i zotit, vdes sall prej Coronavirusit!). Jo, mor jo, egjeli vjen edhe nëpër shumë e shumë shtigje e udhë të tjera. Arsyeja e njëmendtë pse e nisa këtë tregim, nuk ishte për modë e trend. Krejt tjetër ishte. Për një vizion timin personal e specifik, duke synuar të sajoja një prozë “të re”! Një kronikë pandemie, që do të ishte sa më e afërt me prozë(n) urbane, që lëvroj dhe kultivoj tani e sa vjet më parë. Në kërkim të identitetit (tim të vonuar) letrar. Qasja ime në këtë drejtim, nuk ishte punë pispillosje, mode e trendi, as etje për t’u ngjitur në vallen e të vyerve shkrimtarë, që nuk lejojnë t’u kalojë nga dera një temë aq e madhe, me aq trishtim brenda saj, kur majë penës, thënë figurshëm, u ngatërrohen edhe dukuri shumëfish më të imëta, fenomene shumë herë më të vocrra. Më e mira, ndër ata shumë lexues të mi, ishte, shkrimtarja, poetesha e shquar, etnografja e vyer nga Tirana, ajo me emrin përkëdhelës Lili, kur më qorton e, bukur më këshillon e trimëron, në mesazhin e saj, duke më porositur: ”Zemër, forcë dhe zemër të gëzuar dhe në pranverë do të jemi siç kemi qenë në kohët më të mira të zemrës”! Me fjalët e saj gëzimplota dhe optimiste, begenisa ta mbyll krejt këtë sagë, por nuk më lë rehat meraku, pa i thënë troç mikut të nderuar (Hamdi) se tekstin tim të nisur ja tek e ke(ni)! Mund të vdes kur e ku të dua, thua se nuk paska tjetër vdekje, më civilizuese, më qytetëruese se vdekja katile që vjen nga pandemia. Mos u frikëso, mik, i miri miku im, se edhe unë, që tanimë kam shkelur, me të dyja këmbët, mbi majë kapuçi të të tetëdhjetave, një ditë, shumë shpejt, do të vdes. Por, jo, nuk doli ashtu. Mes përmes, kaosit të pandemisë, ngase sikurse e kam thënë dhe e kam shënuar në reagimin tim lidhur më këtë, muaj më përpara, që, bash këtu, vjen dhe e gjen vendin e riprodhimit: Refleksion karantinor (të vdesësh e të varrosesh si njeri, jo si shifër!). Kurrë nuk i jam frikësuar vdekjes. Ose, sikurse konstaton mendimtari e filozofi kinez Konfuçije (Kong Qiu, 479 para Krishtit): “I kemi dy jetë, dhe e dyta fillon kur kuptojmë se e kemi vetëm një”. E ENJTE, 20 MAJ 2021

Javore KOHA

29


PORTRET

Portret: Mr. Ali Bardhi

Trashëgues i klerikëve famëmëdhenj

Është mirë që kemi pasur por edhe kemi në vazhdimësi të historisë sonë kombëtare dhe fetare trashëgues të personaliteteve fetare të mëdha, siç ishin Hafiz Ali Riza Ulqinaku, Kadi Hysejn Mujali, Hafiz Hasan Mavriqi dhe shumë të tjerë, të cilët gjithmonë e kanë mbajtur lart flamurin e fesë sonë në këto treva

Ismet Karamanaga Jam më se i sigurt që ka kohë që Ulqini dhe Bashkësia Islame e Ulqinit nuk ka pasur një Kryeimam kaq të arsimuar, kaq të aftë dhe të mirë në përgjithësi, siç është mr. Ali Bardhi. Ai është i ri, i pashëm, njohës i mirë i Kur’anit, imam i mirë, orator i pajisur me dije, i lexueshëm dhe i respektuar nga të gjithë. Përveç detyrës fetare, ai merret edhe me hulumtime të historisë sonë kombëtare, në veçanti atë që është e lidhur me fenë islame. Është njohës i mirë i gjuhës turke, por çka është më me rëndësi, ai është njohës i mirë i osmanishtes, në të cilën edhe janë të shkruara shumë dokumente nga koha e qëndrimit të Perandorisë Osmane në Ulqin dhe në Ballkan. Prandaj, edhe ky fakt e ka shtyrë që në

30

Javore KOHA

E ENJTE, 20 MAJ 2021

kohën e fundit është duke punuar në hulumtimin e gurëvarreve në Ulqin dhe në rrethinën e tij. Ka botuar librin “Varrezat në Anë të Malit – Ulqin”, një monografi e rrallë, të them më mirë unikate. Më pas, ka botuar edhe librin e dytë “Varrezat në Ulqin – Zona e brendshme e qytetit dhe rrethina e afërt”, kurse vitin e kaluar në bashkautorësi me Dr. Behlul Kanaqin librin “Varreza e Xhamisë së Nizamëve dhe Varreza e Vjetër e Tuzit”. Këto hulumtime kanë një peshë të veçantë për shkrimin e historisë së qytetit dhe popullit tonë, pasi që në shumë raste shpeshherë historia e një populli shkruhet dhe lexohet në varreza. Me njohjen e gjuhës arabo-osmane, me dijen dhe vullnetin e tij Aliu është duke i nxjerrë nga errësira në dritën e historisë shumë ngjarje të cilat kanë të bëjnë me jetën, kulturën dhe fenë tonë, të popullit tonë autokton në këto treva, gjërat dhe faktet të cilat nuk i kemi ditur më parë. Në shumë raste më parë për ne kanë shkruar të tjerët, ashtu siç kanë dashur të shkruajnë ata, kështu që

është mirë që kemi njerëz, siç është Ali Bardhi, të cilët kanë dije dhe inspirim për hulumtime të tilla. Mbaj mend se para dy-tri vitesh, Aliu ishte një pasdite në Muzeun në Kala, ku në qemerin e parë, në vendin ku janë të sistemuar gurëvarret me mbishkrime në gjuhën arabo-osmane, filloi t’i lexojë me zë dhe i bëri disa fotografi për librin e tij, i cili është tashmë në duart e atyre të cilët duhen të punojnë edhe më tepër për ndriçimin e historisë sonë, në veçanti në kohën e Perandorisë Osmane. Në qemerin e parë në hyrje të Muzeut të Ulqinit gjenden mbi 40 gurëvarre, mes të cilëve edhe ai i Dizdarit të Kalasë. Një thesar i madh për të cilin ne, pak ose aspak, kemi pasur njohuri. Qindra mysafirë nga vendi dhe bota, por edhe ne të tjerët, për çdo ditë kalojmë pranë këtij qemeri, hedhim një sy në ato gurëvarre dhe në gjylet e topit, të cilat gjenden aty, dhe asgjë tjetër më. Edhe unë si autor i këtij shkrimi, si një ndër ciceronët më të mirë në Mal të Zi, nuk kam pasur njohuri për këto gurëvarre. Prandaj, duke iu falënderuar z. Ali Bardhit


PORTRET

kam mësuar dhe ende mësoj edhe më tepër për historinë tonë në kohën e Perandorisë Osmane. Do të ishte mirë që edhe stafi i Muzeut të merret me to. Edhe diçka për këto hulumtime dhe studime të gurëvarreve, të cilat po na i qet në dritën e historisë z. Ali Bardhi. Kam pasur nder të veçantë që isha ligjërues në përurimin e librit të tij ”Varrezat në Ulqin”, në veçanti mbi analizën e mbishkrimeve në gurëvarret që deri atëherë për ne ishin të panjohura. Pas këtyre hulumtimeve më shkoi ndërmend shprehja në gjuhën malazeze “Kao pored turskog groblja” ( Të kalosh sikur pran varrezave turke ), e cila shpesh është dëgjuar në qytetin tonë nga ata të cilët i kanë mirëmbajtur varrezat më mirë dhe më pastër se ne. Kjo nuk ishte më aktuale, pasi që ka ndryshime të mëdha në varreza, në veçanti tash kur edhe kemi njohuri mbi mbishkrimet. Isha i privilegjuar të flas për librin e tij ”Varrezat në Ulqin”, por kisha edhe një përgjegjësi të madhe të flas për gjëra të cilat kanë një peshë të veçantë në historinë tonë të asaj kohe. Më në fund, po ashtu nuk guxojmë të harrojmë faktin se Perandoria Osmane ka qëndruar mbi 300 vite në këto treva, kështu që ajo pa dyshim ka lënë gjurmë të pashlyera në përgjithësi në secilën pëllëmbë dhe në secilin gur te ne. Dua të theksoj që pasoja të rënda kanë lënë vendimet e Kongresit të Berlinit (1878) dhe tërheqja e Perandorisë Osmane, duke na lënë jashtë

shtetit amë. Mbi 413 familjeje nga Ulqini dhe rrethina e braktisen vendlindjen dhe shkuan në Shkodër, Lezhë, Durrës dhe në Stamboll. Në mesin e tyre ishte edhe imami më i madh në trevat tona, Hafiz Ali Riza Ulqinaku, i cili kurrë nuk e harroi Ulqinin dhe vendlindjen, duke jetuar dhe vepruar në trekëndëshin Ulqin-Lezhë-Shkodër. Prandaj është mirë që në mesin tonë ende ka njerëz të cilët në gjakun e tyre kanë gjenet e forta për hulumtime të tilla për forcimin e trashëgimisë sonë. Dhe pa dyshim që Ali Bardhi është njëri nga ata. Është mirë që ta stimulojmë dhe t’i japim mundësi dhe kurajë që të vazhdojë një rrugëtim të tillë. Edhe disa fjalë shkurt mbi biografinë e këtij imami, mësuesi dhe hulumtusesi të kulturës sonë fetare. U lind në vitin 1981. Shkollën fillore e ka ndjekur në Shkollën Fillore ”Bedri Elezaga” në Katërkollë, kurse në vitin 2000 Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër. Më vonë ka regjistruar dhe përfunduar me sukses të madh Fakultetin e Teologjisë në Stamboll, me temën ”Periudha Osmane në tekstet mësimore të shkollave mësimore të shkollave të mesme të Malit të Zi dhe Turqisë - Vështrim krahasues”. Në vitin 2006 regjistroi studimet pasuniversitare në Stamboll pranë Institutit të Shkencave Sociale, në degën Historia islame - periudha osmane. Pasioni për histori e bëri që të fokusohet në studimet rreth historisë së Perandorisë Osmane në trevat e Ballkanit. Në vitin 2009 magjistroi me temën “Arsimi në Vilajetin e Shkodrës sipas ditarit - defterit të ispektorit të arsimit Daut Shyqyri Boriçi”. Ditë për ditë punon dhe hulumton në biblioteka dhe arkiva të ndryshme në Stamboll, në Shqipëri, te ne në Ulqin dhe çdokund tjetër ku ka dokumentacion, në veçanti në gjuhën osmane. Ka një energji të pashtershme dhe është i palodhur. Mirëpo, Ali Bardhi merr pjesë edhe

në konferenca shkencore në fushën e teologjisë dhe të trashëgimisë islame, në veçanti në ato konferenca dhe projekte ku bëhet fjalë për historinë dhe kulturën tonë. Shkruan artikuj nga fusha e teologjisë, historisë dhe drejtësisë, të cilat janë botuar në revista dhe gazeta të ndryshme. Është aktiv dhe i pranishëm në tubime të ndryshme në prezantimin e kulturës sonë autoktone. Herën e fundit ka marrë pjesë edhe në tubimin për kthimin e Ullishtës së Valdanosit. Rrugëtimi i tij, të them më mirë sapo ka filluar dhe nga Aliu presim edhe në të ardhmen shkrime, publikime dhe libra të rinj. Po e rikujtoj opinionin për një ngjarje të madhe të fesë sonë islame - hapjen dhe inaugurimin e Xhamisë së Detarëve në Ranë, në vitin 2012. Ishte i pranishëm dhe më kujtohet mirë kjo ngjarje e madhe për qytetin tonë dhe fenë islame. Pas fjalës solemne Reisi i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Rifat ef. Fejziq, e ftoi në skenë Ali Bardhin dhe me këtë gjest e inauguroi atë si Kryeimam. Të gjithë ne e patëm të qartë. Aftësia e tij bëri që Reisi Fejziq e caktoi ta prezantojë Bashkësinë Islame të Ulqinit në këtë manifestim solemn. Ali Bardhi mbetet një imam i thjeshtë, një njeri i rrallë i cili mban ligjëratë në xhami, këshillon dhe mban hytbe para faljes së Xhumasë, por asnjëherë nuk harron të studiojë dhe të hulumtojë. I dëshiroj sukses në hulumtimet e tij dhe nuk dyshoj aspak se nga ai edhe në të ardhmen do të presim libra të tjerë pasi që ai sapo e ka filluar rrugëtimin e tij, është i ri dhe në fuqinë e tij intelektuale dhe fizike më të fortë. Gjeneratat e reja te ne duhet të edukohen edhe në frymën e fesë islame, prandaj është me rëndësi të shkruajmë dhe ta njoftojmë opinionin me njerëz të tillë, me teologë dhe imamë siç është edhe Ali Bardhi. Është mirë që kemi pasur por edhe kemi në vazhdimësi të historisë sonë kombëtare dhe fetare trashëgues të personaliteteve fetare të mëdha, siç ishin Hafiz Ali Riza Ulqinaku, Kadi Hysejn Mujali, Hafiz Hasan Mavriqi dhe shumë të tjerë, të cilët gjithmonë e kanë mbajtur lart flamurin e fesë sonë në këto treva. E ENJTE, 20 MAJ 2021

Javore KOHA

31


MOZAIK

Realizim i projektit me vlerë për Komunën e Gucisë

Gucia do të bëhet komuna e parë që mbeturinat i shfrytëzon si resurse Guci – Gucia është komuna e parë e Malit të Zi, e cila planifikon që përmes programit “Qytetet pa mbeturina”, të bëhet qyteti me zero hedhurina, në të cilin plehrat nuk do të përfundojnë në deponi, por do të shfrytëzohen si resurs. Sipas deklaratës së koordinatores së projektit në fjalë, Emina Adroviq, dhënë mediave, arritja e këtij plani është menduar përmes zbatimit të mekanizmave dhe strategjive të ndryshme, në mënyrë që sistemi linear i menaxhimit me hedhurina të zëvendësohet me të ashtuquajturin qarkullues. Fjala është mbi konceptin, të cilin në kuadër të këtij rrjeti e kanë përvetësuar me qindra komuna në Evropë, shumica prej të cilave në viset malore. “Gucia është komunë e cila bën çmos që të pengojë stivimin e hedhurinave në deponi. Ne nga lëvizja ‘Zero Waste’, e shohim hedhurinën si resurs. Qëllimi ynë është që në vend të hedhurinave të ‘nxjerrim’ vlerën më të madhe të resursit dhe t’ua zgjasim jetën materialeve të cilat përndryshe do të përfundojnë në natyrën tonë vërtetë të bukur. Këtë qëllim në Guci do ta zbatojmë dhe planin do ta realizojmë përmes strategjive të ndryshme, siç janë kompostimi, përdorimi i serishëm i gjërave të vjetra, mbledhja e hedhurinave të seleksionuara prej derës në derë, edukimi i

32

Javore KOHA

E ENJTE, 20 MAJ 2021

banorëve, bashkëpunimi me biznesmenë, etj.”, ka theksuar koordinatorja Adroviq. Ajo sqaron se programi “Qytetet pa hedhurina”, është program i organizatës “Zero Waste Europa”, dega e saj malazeze është anëtare fuqiplotë. Programi e bën rrjetin prej 33 anëtarësh fuqiplotë nga 26 shtete evropiane. Koordinatorja Emina Adroviq thekson se për Gucinë kanë vendosur këtë projekt, për shkak se fjala është për komunën me potenciale të mëdha për zhvillim. “Dëshirojmë t’i kontribuojmë zhvillimit përmes metodave vërtetë të qëndrueshme. Ekzistojnë shumë komuna të suksesshme me zero hedhurina, të cilat gjenden në trevat rurale ku vërtetë janë krijuar sistemet e qëndrueshme ideale. Ne do të përpiqemi që Gucia të jetë njëra ndër qytetet përrallore, për shkak se në rrethinën e saj natyrore të përbërë nga male dhe kullosa, burime e ujëvare, vetëm sistemi qarkullues i mbeturina është zgjidhje. Ky projekt do t’i kontribuojë zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në Guci, i cili është i rrethuar me Parkun Nacional ‘Prokletije’ (Bjeshkët e Nëmura)”, ka veçuar koordinatorja Adroviq. Projekti “Së bashku drejt shkallës zero të hedhurinave” ka filluar më 1 shkurt të këtij viti dhe do të zgjasë dy

vjet. Projektin e financon Bashkimi Evropian përmes IPA Programit për bashkëpunim ndërkombëtar në mes të Malit të Zi dhe Shqipërisë. “Zero Waste Montenegro”, në partneritet me aplikuesin udhëheqës, Agjencionin rajonal zhvillimor RDA Bjellasica, Komovi dhe Prokletije, fillon implementimin e programit ‘Zero Waste Cities’ në Guci, kurse partnerët janë nga Shqipëria, Green Line Albania dhe ALCDF, po ashtu do të veprojnë në Margegaj. Buxheti prej 563.515 euro është akorduar përmes Fondit të Bashkimit Evropian, ka deklaruar zonja Adroviq. Në Evropë ekzistojnë 400 qytete në programin zyrtar ‘Zero Waste Cities’. Në program marrin pjesë 22 shtete. Shembujt më të suksesshëm të komunave me zero hedhurina janë: Lubjana, Munihu, Salsea dhe Prellogu. Fakti më i rëndësishëm është që në komunikim me koordinuesit e këtyre dhe qyteteve të ngjashme, ata mësojnë njëri prej tjetrit. Pos Evropës, ekziston edhe rrjeti botëror GAIA – Global Alliance for Incinerator Alternatives. Projekti “Zero Waste Europe” është anëtare fuqiplotë, e me këtë edhe ‘Zero Waste Montenegro’ “, ka përfunduar koordinatorja Emina Adroviq. Shaban Hasangjekaj


MOZAIK

SHPK “Komunale” dhe Policia Komunale

Apel qytetarëve për kujdes ndaj pastërtisë së hapësirave publike Tuz – Bashkëpunimi për mirëmbajtjen e pastërtisë publike në trevën e Komunës së Tuzit ka qenë në fokus të takimit të zhvilluar ndërmjet SHPK “Komunale” dhe Policisë Komunale. Nga këto shërbime është konstatuar se kohëve të fundit, edhe përkundër angazhimit maksimal të shërbimeve komunale, ka një pakujdesi të tepruar ndaj ruajtjes së ambientit dhe ndaj higjienës në hapësirat publike. Në njoftimin e përbashkët për opinion publik të SHPK “Komunale” dhe të Policisë Komunale theksohet se pakujdesia ndaj ruajtjes së ambientit konsiston në veçanti në deponimin vend e pa vend të mbeturinave inerte. “Prandaj, SHPK “Komunale” së

bashku me Policinë Komunale kanë vendosur të intensifikojnë veprimtarinë e tyre në pastrimin dhe mbikëqyrjen e hapësirave publike. Sepse, në prag të sezonit turistik dhe të temperaturave ekstreme gjatë muajve të verës rrezikohemi nga ndotja dhe infektimet, prandaj kërkohet një angazhim shtesë për mirëmbajtjen e hapësirave publike në mjedisin ku jetojmë”, thuhet në njoftim. Nga këto shërbime komunale presin mbështetje nga qytetarët në mënyrë që mbeturinat të deponohen në vendet e duhura, me ç’ gjë siç kanë thënë, qytetarët do të ndihmonin këtë aksion dhe do të evitonin pasojat eventuale për shëndetin publik, por edhe pasojat për shkak të vepri-

meve që nuk janë në pajtim me ligjin. Nga SHPK “Komunale” dhe nga Policia Komunale u kërkojnë qytetarëve që mbeturinat shtëpiake t’i hedhin në kazanë apo edhe në thasë plasmasi, kurse për mbeturinat inerte dhe ato bujqësore t’i kontaktojnë shërbimet komunale në adresën elektronike: info@komunalno-tz.me ose në numrat: 382 20/ 875-129 dhe 067/ 073-295. “I lusim qytetarët që të na bashkëngjitën në këtë aksion për mirëmbajtjen e oborrit tonë të përbashkët”, përmbyllet ky njoftim i firmosur nga drejtori ekzekutiv i SHPK “Komunale”, Nikollë Camaj dhe nga kryeshefi i Policisë Komunale, Rexhep Çunmulaj. t. u.

E ENJTE, 20 MAJ 2021

Javore KOHA

33


MARKETING U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

Budget and Program Specialist

(Temporary position for employee on maternity leave) • BASIC FUNCTION OF THE POSITION

International Narcotics and Law (INL) Program and Budget Specialist is a senior-level professional and subject-matter expert responsible for strategy development, activity design and program oversight for rule of law assistance. They oversee the implementation of INL programming and acquisitions, recommends changes in development course when necessary, and serves as the lead person in monitoring progress toward results. Serves as the INL budget/financial manager, with responsibility for financial planning, accounting, reporting, and internal management controls. The employee directly supervises the INL Program Assistant and INL Administrative Clerk.

• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: University degree in International Relations, Economics, Finance, Business Management or Public Policy is required. 2. EXPERIENCE: Five years of progressively responsible professional experience in program and financial management, in the field of law or development, is required. 3. LANGUAGE: Level 4 (Fluent) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This will be tested). Level 4 (Fluent) speaking/Reading/Writing of Montenegrin language is required. 4. KNOWLEDGE: Requires detailed knowledge of financial management and analysis, budgeting, strategic planning, and procurement processes. Requires detailed knowledge of current legal, governance, and political issues in Montenegro, as well as with Montenegro rule of law institutions and structures. Requires knowledge of project design methodology, and project monitoring and evaluation principles related to development assistance programs. 5. SKILLS AND ABILITIES: Must have project management experience and skills as well as project design knowledge (strategic objectives, ability to pair resources with needs, and ability to review and critique project implementation). Demonstrated ability to communicate and interact effectively with host senior Government of Montenegro officials, civil society leaders, representatives of international organizations, foreign donors, and USG officials within and outside the Embassy. Strong organizational, interpersonal and supervisory skills needed. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: May 28, 2021 HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https://me.usembassy.gov/embassy/jobs/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 20 MAJ 2021


MARKETING

U. S. EMBASSY PODGORICA The U.S. Embassy Podgorica is pleased to announce an online auction to be held at https://online-auction.state.gov/en-US. If you are interested in bidding on Embassy Podgorica surplus property, you will first need to register as a user at https://online-auction.state.gov/sr-Latn-ME/Account/Register The US Embassy Podgorica next online auction will be available from May 25 – 31, 2021. You will not be able to place bids outside of those dates. In order to bid, you must be a resident of Montenegro. Please contact PodgoricaOnlineAuction@state.gov if you have any questions. In order to place a bid you will need to ‘subscribe’ to the Podgorica auction. To subscribe, on the Podgorica auction page click on the ‘subscribe to place bids’ button. Please continue to monitor and check the website for auction updates. More information can be found on Podgorica auction web site. Američka Ambasada u Podgorici vas sa zadovoljstvom obavještava o novoj elektronskoj aukciji: https://online-auction.state.gov/en-US. Ukoliko ste zainteresovani da učestvujete na elektronskoj aukciji Američke Ambasade i dajete ponude za korišćene stvari, prvo se morate registrovati kao korisnik na: https:// online-auction.state.gov/sr-Latn-ME/Account/Register Svaka aukcija će imati tačno određen početni i završni datum. Aukcija će obično biti aktivna šest dana, od ponedjeljka do nedjelje. Da biste mogli da date ponudu bit će potrebno da se prijavite na Podgorica auction web stranicu. Da se prijavite na Podgorica auction web stranicu pritisnite na “Prijavite se da biste dali ponudu”. Molimo vas da provjeravate s vremena na vrijeme ovu web stranicu za eventualne izmjene. Više informacija možete naći na Podgorica auction web stranici. Slijedeća elektronska aukcija Američke Ambasade bit će dostupna za davanje ponuda od 25. do 31. maja 2021. godine. Izvan ovih datuma nećete biti u mogućnosti da dajete ponude. Da biste mogli da učestvujete i dajete ponude, morate biti gradjanin ili rezident Crne Gore. Ukoliko imate pitanja, molimo vas da nas kontaktirate na PodgoricaOnlineAuction@state.gov.

E ENJTE, 20 MAJ 2021

Javore KOHA

35


“Koha Javore” në versionin online,

mund ta lexoni

në linkun:

www.kohajavore.me

kohajavore.me


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.