KOHA Javore Podgoricë e enjte, 27 maj 2021 Viti XX Numër 963 Çmimi 0,50
Trieshi akoma mbetet pa rrugë
ISSN 1800-5696
Mediat, retorika dhe debati publik
Analizë shumëdimensionale e disa prej dukurive dhe proceseve më të rëndësishme
PËRMBAJTJE
8
10 Rëra
Besimi, shpresa dhe bamirësia nuk kanë vend në përballje me Rusinë
12
20 Ditari intim
Nuk mund të bashkëjetojë NATO me komunizmin
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me
2
Javore KOHA
E ENJTE, 27 MAJ 2021
PËRMBAJTJE
24
26 Historiku i fshatit Guci e Re në Shkodër
Lumi i Shalës -‘’Tajlanda shqiptare’’
30
34 Muzika e tij, trashëgimi dhe dhuratë për brezat
Gjon Gjonaj, misionar i arsimit shqip
KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë NDRYSHIM
pozitiv
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.me
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E
1001 HALL EVE
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 27 MAJ 2021
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Reagim i shoqatave shqiptaro-amerikane të diasporës shqiptare nga Mali i Zi në SHBA lidhur me ndryshimet e propozuara nga Qeveria e Malit të Zi të Ligjit të nënshtetësisë dhe lejeqëndrimit të përkohshëm
Penalizim për diasporën Shoqatat shqiptaro-amerikane që tubojnë diasporën shqiptare nga Mali i Zi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë se ndryshimet e propozuara nga Qeveria e Malit të Zi të Ligjit për nënshtetësinë dhe lejeqëndrimit janë penalizues për diasporën dhe nëse miratohen, “pa dyshim që do të shtypin edhe më tej zërin dhe përfaqësimin e shqiptarëve dhe grupeve të tjera të pakicave në Malin e Zi”. Në një deklaratë të përbashkët drejtuar Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, kryeministrit Zdravko Krivokapiq, zëvendëkryeministrit Dritan Abazoviq, ministrit të Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vlladimir Leposaviq, dhe ministrit të Brendshëm Sergej Sekulloviq, organizatat shqiptaro-amerikane vlerësojnë se megjithëse mund të tingëllojë si një ndryshim pozitiv, ligji do të kishte pasoja të dëmshme për votuesit e regjistruar. “Së pari, ligji i ri do të ndryshonte demografinë e vendit; së dyti, do të përkeqësonte tensionet ndëretnike që mund të çojnë në një konflikt përpara ciklit të ardhshëm zgjedhor”, theksohet në deklaratë. Në reagimin e tyre, shoqatat shqiptaro-amerikane nënvizojnë se Lig-
4
Javore KOHA
E ENJTE, 27 MAJ 2021
ji për regjistrimin e personave me vendbanim të përhershëm dhe të përkohshëm synon së pari çregjistrimin dhe më pas riregjistrimin e banorëve të përhershëm. “Ky ligj do të shërbente jo thjesht për të pastruar listën e votuesve, por do të penalizonte me qëllim diasporën shqiptare dhe pakicat e tjera që punojnë përkohësisht jashtë vendit e që do të kenë vështirësi të riregjistrohen brenda një viti, duke humbur kështu shtetësinë e tyre malazeze dhe të drejtën e votës”, thuhet në deklaratë. Sipas këtyre organizatave, “ndryshimet e propozuara në Ligjin për shtetësinë do të zbehin sistematikisht numrat e pakicave; do t’i detyrojë shqiptarët dhe grupet e tjera të pakicave të asimilohen, duke humbur identitetin e tyre etnik; dhe do t’i detyrojë ata të largohen nga atdheu i tyre për shkak të mungesës së mundësive dhe prosperitetit”. Ato i kanë bërë thirrje Qeverisë së Malit të Zi që të tërheqë ndryshimet e propozuara të ligjit, “të cilat janë maskuar si progresive, por në fakt janë konceptuar keq dhe synojnë të mbështesin qeverinë aktuale në kurriz të shqiptarëve dhe pakicave të tjera”. “Nuk është asgjë tjetër veçse një akt diskriminimi në maskim që mund
të destabilizojë vendin dhe të shkaktojë dëm të konsiderueshëm në ekonominë tashmë të dobët dhe klimën e brishtë politike në Malin e Zi dhe rajonin”, thekson deklarata. Në të njëjtën kohë, shoqatat shqiptaro-amerikane i kanë bërë thirrje edhe SHBA-së dhe bashkësisë ndërkombëtare që “të bëhen të vetëdijshme për këto veprime anti-demokratike të propozuara nga qeveria aktuale e Malit të Zi dhe të kërkojnë që qeveria malazeze të pushojë dhe të heqë dorë menjëherë”. Deklarata është firmosur nga anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, anëtari i Këshillit Bashkiat në Uestçester të Nju Jorkut, Vedat Gashi, Albanian American Community Association, Fondacioni Kulturor Shqiptaro-Amerikan, Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Ulqini”, Shoqata “Don Gjon Buzuku” – Çikago, Shoqata “Don Gjon Buzuku” – Nju Jork, Federata Panshqiptare “Vatra”, Fondacioni “Don Simon Filipaj”, Fondacioni “Hoti i Kujit”, Fondacioni “Plavë-Guci”, Fondi Humanitar “Trieshi”, Shoqata “Ana e Malit”, Shoqata Atdhetare “Kraja”, Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” – Miçigan, Shoqata “Malësia e Madhe” – Nju Jork dhe Shoqata (Kohapress) “Koja”.
NGJARJE JAVORE
Komuna e Tuzit hartoi Planin strategjik të zhvillimit
Synimi, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe kualiteti i avancuar i jetës së qytetarëve Tuz – Komuna e Tuzit gjatë një debati publik, javën e kaluar ka bërë prezantimin e planit strategjik të zhvillimit për periudhën pesëvjeçare, 2021-2026. Në këtë dokument të hartimit të këtij plani, thuhet se potencialet e shumta që ka Komuna e Tuzit duhet të shfrytëzohen, se problemet dhe sfidat duhet të njihen dhe të zgjidhen në mënyrë sistemore, dhe se zhvillimi duhet të jetë i planifikuar dhe harmonik. “Në pesë vitet e ardhshme në Malësi do të realizohen investime të reja të shumta, do të valorizohen kapacitetet turistike, do të realizohen projekte të reja kapitale – infrastrukturore. Kjo do ta avancojë jetën e banorëve të Tuzit, do të përshpejtojë rritjen ekonomike, do të rrisë punësimin, do të avancojë cilësinë e jetës dhe do të kontribuojë që Malësia të bëhet një bashkësi e suksesshme, e aftë për t’i shfrytëzuar shanset e veta për zhvillim, gjë që paraqet edhe misionin tonë themelor”, thuhet në këtë dokument. Më tutje theksohet se me përpilimin e këtij plani strategjik të zhvillimit të
Komunës së Tuzit, po tregohet një qasje serioze dhe e përgjegjëse për zhvillimin e Komunës së Tuzit. Sipas dokumentit në fjalë, qëllimi i përgjithshëm strategjik i Komunës së Tuzit në periudhën e ardhshme është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe kualiteti i avancuar i jetës së qytetarëve të Tuzit që do të realizohet përmes arritjes së tri qëllimeve strategjike në kuadër të së cilave janë definuar fushat prioritare. “Krijimi i kushteve për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe për tërheqjen e investimeve. Zhvillimi i prodhimit bujqësor dhe avancimi i konkurrencës. Krijimi i kushteve për zhvillim dhe diversifikim të turizmit dhe ofertës turistike. Valorizimi i resurseve natyrore. Infrastruktura e avancuar komunale, komunikacioni dhe ruajtja e mjedisit jetësor. Avancimi i furnizimit me ujë në zonat qendrore dhe rurale. Avancimi i menaxhimit të ujërave të ndotura”, thuhet në këtë hartim plani. Gjithashtu, si prioritete radhitet edhe avancimi dhe zhvillimi i shërbimeve komunale dhe infrastrukturës ko-
munale, ndërtimi dhe rikonstruktimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, ndërtimi i infrastrukturës tjetër publike. Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit jetësor. Avancimi i efikasitetit energjetik, i burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe përshtatshmëria ndaj ndryshimeve klimatike. “Qasshmëria e avancuar dhe kualiteti i shërbimeve shoqërore, avancimi i mbrojtjes shëndetësore, avancimi i mbrojtjes sociale dhe inkluzionit të grupeve vulnerabile. Avancimi i kushteve dhe kualiteteve të arsimimit. Avancimi i kushteve për zhvillimin e sportit dhe rekreacionit. Promovimi dhe zhvillimi i kulturës”, thuhet në këtë plan strategjik. Dokumenti thekson se përmes planifikimit strategjik si mekanizëm themelor zhvillimor, qeverisja lokale tenton të krijojë kushtet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për përmirësimin e kualitetit të jetës së banorëve në territorin e Komunës së Tuzit dhe se përgatitja e këtij dokumenti strategjik është bazuar në qasjen participative përmes formimit të grupit punues dhe konsultativ, anëtarët e së cilit janë përfaqësues të segmenteve të ndryshme të shoqërisë, të cilët me rastin e përpilimit kanë dhënë kontributin e tyre në planifikimin e zhvillimit të Komunës së Tuzit. Ky është plani i parë strategjik i zhvilt. u. limit të Komunës së Tuzit. E ENJTE, 27 MAJ 2021
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Mediat, retorika d Prezantimi në media dhe zhvillimi i debatit publik gjatë fushatës para e paszgjedhore mbetet çështja më e diskutueshme për pjesëmarrësit nga partitë politike, analistët e shoqërinë civile duke dëshmuar retorikën dhe përgatitjen profesionale të individëve pjesëmarrës, e me këtë edhe të subjekteve të cilët i përfaqësojnë, ndërsa i mbetet opinionit të gjerë të vlerësojë qasjen profesionale, seriozitetin e në veçanti realitetin shoqëror pa anime ndaj subjekteve në skenën politike në mjedisin përkatës! edhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri nga PD në vitin 2019.
Kultura politike - dëshmi e subjekteve dhe e individëve Nail Draga
Nga themelimi i tyre, pushteti është synimi kryesor i partive politike në pluralizëm dhe si të tilla angazhohen me tërë kapacitetin për të arritur qëllimin. Por, praktika e deri tashme dëshmon se për të realizuar objektivin nuk zgjedhën mjete, sepse pushteti është karrem për të gjithë pjesëmarrësit në skenën politike, ku përvoja 30-vjeçare ofron mundësi për analiza dhe përfundime në këtë drejtim. Kulturën politike nuk duhet trajtuar si dukuri të izoluar nga raportet shoqërore, por e kundërta- si pjesë e realitetit shoqëror të pluralizmit politik. Është çështje tjetër se në vendet e ish-kampit socialist pluralizmi është ende i pakonsoliduar dhe si i tillë shkakton pakënaqësi të natyrave të ndryshme, madje edhe zgjedhje jo të lira dhe të kontestuara nga qytetarët e mjediseve përkatës. Pikërisht nga manipulimi dhe mosbesimi ndaj pushtetit, opozita në ca vende ka bojkotuar zgjedhjet, ku si dëshmi është rasti në Serbi vitin e kaluar, apo zgjedhjet lokale në disa komuna në Mal të Zi më herët nga opozita proserbe! Po ashtu rikujtojmë me këtë rast
6
Javore KOHA
E ENJTE, 27 MAJ 2021
Por, si qëndron situata në hapësirën etno-gjeografike shqiptare ku veprojnë një numër i konsiderueshëm i partive politike. Me paraqitjen e pluralizmit në skenën politike u shfaqjen shumë subjekte politike me ambicie për të qenë pjesë e pushtetit në nivel lokal dhe atë qendror. Në këtë dimension, hapësira etno-gjeografike shqiptare ofron të dhëna për qasje multidimensionale, ndërsa me këtë rast në mënyrë të veçantë do të trajtojmë kulturën politike që është dëshmi e individëve dhe subjekteve politike pjesëmarrëse në fushatat zgjedhore. E cekim fushatë parazgjedhore sepse pas zgjedhjeve, varësisht nga rezultati i arritur ndryshon edhe qëndrimi i tyre ndaj konkurrentëve politikë. Në këtë gamë të çështjeve janë përfshirë edhe gazetarë, apo analistë të ndryshëm(!?) të cilët me komentet e tyre kanë humbur etikën, sepse me apo pa qellim përdorin fjalë të padenja që nuk i nderojnë, sepse fushatat kanë kohën e kufizuar, deri në ditën e zgjedhjeve. Trajtimi i çështjeve në mënyrë të njëanshme, me egoizëm dhe xhelozi, duke tentuar të njollosin individët apo subjektet e ndryshme, nuk është në favor të realitetit dhe të analizës së raporteve shoqërore. Një qasje e tillë është e tejkaluar, sepse qytetarët kanë përvojë të
mjaftueshme për të kuptuar realitetin shoqëror dhe interesin e individëve apo të subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhje.
Qytetarët nuk i pranojnë manipulimet
Në këtë aspekt, rasti i deformimeve të skenës politike në Kosovë, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, dëshmoi qartë se qytetarët nuk pranojnë mashtrime e tallje nga partitë politike, të cilët për interesa personale apo të klaneve të ndryshme nuk mbajtën premtimet parazgjedhore, por i zhgënjyen pas zgjedhjeve. Rasti i LDK është rast tipik i dënimit nga qytetarët për manipulimet e zgjedhjeve, që u dëshmua me përgjysmimin e e elektoratit, duke e ulur këtë subjekt politik në rezultatin më të dobët historik të saj(!). Ishte ky leksion demokratik nga elektorati, sepse nuk kanë mundur të përpijnë zhgënjimin partiak, andaj e dënuan me votën e tyre, ashtu siç e kanë merituar. Një veprim i tillë joparimor kishte të bënte kryesisht me dy çështje kyçe; prishjen e koalicionit me LVV(shkurt-mars 2020) dhe largimin e V.Osmanit nga LDK, si deputetja më e votuar, ishte shkaku i disfatës së LDK, që ndikoi në fitoren historike të LVV, me 50.28% të votave të përgjithshme. Nga ana tjetër, me rastin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri me 25 prill 2021, kishim një fushatë plot tensione sidomos në dhjetëditëshin e fundit, ku nuk munguan incidentet fizike,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
dhe debati publik madje edhe plagosje e vrasje të individëve! Ishin këto veprime të cilat nuk janë në favor të zgjedhjeve dhe të qytetarëve, por si duket individë militantë apo klane të ndryshme partiake e kishin si skenar për të realizuar obligimet e tyre para padronëve për përfitime politike. Dukuritë e tilla nuk janë të panjohura, sepse kanë ndodhur edhe më parë duke dëshmuar se kemi të bëjmë me mungesën e kulturës politike në pluralizëm si kudo në botën e qytetëruar.
Sondazhet - dëshmi e momentit
Çështje të veçantë paraqet publikimi i sondazheve të realizuara nga subjekte të ndryshme, duke ofruar të dhëna për momentin kur janë zhvilluar ato. Ne këtë aspekt disa subjekte apo agjenci janë të specializuara që parashikojnë rezultatet zgjedhore ne diferencë të vogël, duke krijuar besueshmëri te opinioni i gjerë. Në këtë aspekt sondazhet e realizuar para zgjedhjeve të 14 shkurtit ishin unike, sepse dihej më herët se LVV do të jetë fituese e zgjedhjeve, por çështja qëndronte se cila parti do të jetë e dyta dhe e treta. Nga ana tjetër, para zgjedhjeve të 25 prillit ë Shqipëri, sondazhet i jepnin përparësi PS, ndërsa PD dhe LSI së bashku kishin luhatje sepse së bashku dilnin afër PS e madje disa i paraqitnin edhe si fitues të zgjedhjeve. Dilema ka qëndruar te partitë e vogla konkurruese, sepse askush nuk i ka llogaritur si mundësi e mbështetjes nga elektorati votues duke iu prishur llogaritë PS e PD-LSI. Një konstatim të tillë e ka mundësuar sistemi zgjedhor se do të ishte situatë tjetër po qese Shqipëria të ishte si një njësi zgjedhore, e jo në 12 qarqe siç është tani.
shumë media është zhvlerësuar debati publik, duke humbur misionin e tyre. Sepse në vend që mediat të angazhohen nga analizimi i programeve partiake, duke prezantuar përparësitë ndaj subjekteve konkurruese dhe dobësitë e pushtetit në mosrealizimin e premtimeve parazgjedhore e në veçanti në dështimin e qeverisjes në shumë drejtime, jemi dëshmitarë se ata janë shndërruar në arenë sharjesh e fyerjesh në mes të ashtuquajturve analistë, duke zhvlerësuar debatin publik. Po ashtu bie në sy se mediat në programet e tyre pothuaj ftojnë të njëjtit mysafirë në programet e tyre, qe jep për të kuptuar se ata janë të pazëvendësueshëm, madje janë bërë gjithologë, sepse i japin vetes të drejtë të diskutojnë për të gjitha temat. Nga një veprim i tillë joserioz të shikuesit krijon antipati me efekte negative për mediat! Kujtojmë këtu zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, që u dëshmua një debat të paartikuluar politik në mediat elektronike, me njëanshmëri e diletantizëm personal që nuk nderojnë as
mediat që i ftojnë mysafirët apo opinionistët e tillë të cilët kanë mungesë të kulturës personale dhe qasjeve profesionale.
Marketingu politik si mision
Është bërë dukuri e përgjithshme se nëse nuk marrin pjesë në debate televizive nga strukturat partiake, partitë politike të angazhojnë gazetarë e analistë të ndryshëm për mbështetje, të programit apo pikëpamjeve të tyre. Dhe të tillët nuk shqetësohen për retorikën dhe fjalorin e përdorur, sepse si qellim kanë të realizojnë „besueshmërinë“ e tyre ndaj subjektit të cilin e mbështesin. Madje sa me banal të prezantohen, për çudi më shumë kanë ftesa që të marrin pjesë në debatet televizive. Dukuria e tillë nuk është tipike vetëm për partitë opozitare, por është edhe për pozitën, sepse marketingu politik ka vetëm një mision, për ta sulmuar konkurrentin e garës zgjedhore. Sepse qëllimi arsyeton mjetet, për të reflektuar në elektoratin votues në zgjedhje që sipas tyre arsyeton fjalorin e prezantuar në këto debate publike.
Zhvlerësimi i debatit publik
Çështje të veçantë paraqesin mediat të cilat prezantojnë kandidatët, partitë politike dhe programet e tyre në fushatën parazgjedhore. Por, megjithë angazhimin për të qenë korrekt me publikun dhe elektoratin, në
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 27 MAJ 2021
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Besimi, shpresa dhe kanë vend në përba Pavarësisht vendosmërisë së tij të deklaruar shpesh për të zmbrapsur fushatën anti-perëndimore të Vladimir Putinit, presidenti Joe Biden është në rrezik që të kapet me kokë nga Kremlini
Janusz Bugajski
Ky proces i “Putinizimit” ka qenë i dukshëm në ditët e para të secilës administratë të ShBA-së dhe bazohet në tre virtyte të gabuara: besimi, shpresa dhe bamirësia. Domethënë, besimi se interesat amerikane dhe ruse janë në përputhje; shpresa se samitet dhe marrëveshjet do të sjellin bashkëpunim të qëndrueshëm; dhe bindja se koncesionet e bamirësisë do të ngopin oreksin e Kremlinit. Dy vendime të fundit nga administrata e Bidenit tregojnë se modeli i administratave të mëparshme mund të përsëritet. Takimi i planifikuar Biden-Putin në qershor, do t’i japë Putinit një legjitimitet të ri si një burrë shteti global, sesa ta distancojë atë si një diktator ekspansionist. Duket se sa më shumë Putini kërcënon fqinjët e Rusisë me luftë, siç është rasti me Ukrainën, Uashingtoni bëhet më i etur për samitet për të shmangur konfliktin më të gjerë. Por, përgjigje të tilla thjesht e inkurajojnë Kremlinin. Një samit përsëri do të rrisë shpresat se marrëveshje të qëndrueshme mund të lidhen me Moskën në fusha të tilla si kontrolli i armëve ose ndryshimi i klimës dhe ta joshin Perëndimin në një ndjenjë false të sigurisë deri në sulmin e ardhshëm të Kremlinit.
8
Javore KOHA
E ENJTE, 27 MAJ 2021
Së dyti, mungesa e dëshirës së Shtëpisë së Bardhë për të ndaluar ndërtimin e tubacionit të gazit natyror Nord Stream II drejt Evropës. Bideni provoi aq shumë kur, këtë javë, ai përjashtoi kompaninë ruse që mbikëqyr projektin nga sanksionet. Veprimi i tij mund të qetësojë interesat e biznesit gjerman, por gjithashtu do të largojë aleatët përgjatë krahut lindor të NATO-s. Ata me të drejtë e shohin NS2-në si përpjekje të Moskës për
të mbytur Ukrainën duke eliminuar të ardhurat e saj nga tranziti i energjisë. Megjithëse zyrtarët amerikanë po negociojnë me Berlinin për mënyrat për të mbrojtur sigurinë energjetike të Ukrainës dhe për të kompensuar mungesat e ardhshme buxhetore, çdo marrëveshje që përfshin Kremlinin nuk duhet të pranohet me vlerën nominale. Pavarësisht se cila administratë është në Shtëpinë e Bardhë, marrëdhëniet
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
e bamirësia nuk allje me Rusinë ShBA-Rusi janë thelbësisht kundërshtuese. Në vend që të supozojmë se mosmarrëveshjet aktuale janë rezultat i vendimeve specifike të politikave që mund të korrigjohen, zyrtarët amerikanë duhet të zbardhin shkaqet themelore të konfliktit. Uashingtoni dhe Moska do të jenë rivalë globalë për sa kohë që Rusia mbetet një fuqi autokratike neo-perandorake që kërkon të dominojë fqinjët e saj dhe të minojë aleancat e Amerikës. Tri papajtueshmëri thelbësore qëndrojnë në rrënjën e këtij rivaliteti: identiteti, sistemi dhe interesat. Identiteti amerikan bazohet në shtetësinë përfshirëse jo-etnike, në të cilën statusi civil tejkalon dallimet etnike, kombëtare, rajonale, fetare, gjuhësore dhe klasore. Është i suksesshëm në integrimin e të gjitha kombësive sepse nuk është ndërtuar rreth një
kategorie të vetme dominante etnike. Identiteti i Rusisë bazohet në mbizotërimin e etnosit rus, të themeluar mbi pushtimet perandorake cariste dhe sovjetike. Procesi i “rusifikimit” gjeneron pakënaqësi midis grupeve të ndryshme kombëtare dhe rajonale si brenda dhe jashtë Rusisë. Kryqëzata e Putinit “Bota Ruse” është ilustrimi më i fundit i kësaj fushate ekspansioniste, asimilimi. Në fushën politike, sistemet dhe ideologjitë amerikane dhe ruse janë të papajtueshme. Shtetet e Bashkuara janë një federatë demokratike me autonomi të konsiderueshme midis të 50 shteteve. Zgjedhjet janë garë të lirë, pushteti ndahet midis degëve ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore, dhe secili shtet ka një zë në Uashington. Rusia është federale vetëm në emër. Në praktikë, është një
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
shtet i centralizuar në të cilin zgjedhjet manipulohen, opozita politike është e ndaluar ose e shtypur, institucionet kontrollohen nga besnikët e Putinit, dhe guvernatorët lokalë emërohen dhe mbikëqyren nga Kremlini. Arsyeja kryesore për konfliktin ShBA-Rusi janë interesat ndërkombëtare antitetike. Ndërsa të dy shtetet kanë “sfera të ndikimit”, dallimet midis tyre janë të mëdha. Uashingtoni respekton të drejtën e secilit vend për të zgjedhur aleancat e tij, ndërsa zyrtarët e Kremlinit kërkojnë të vendosin rregullime sigurie për fqinjët e tyre. Vendet hyjnë vullnetarisht në NATO sepse anëtarësimi forcon sigurinë e tyre kombëtare dhe sovranitetin politik. Shtetet janë induktuar në orbitën e Rusisë si rezultat i presionit dhe kërcënimit. Kremlini gjithashtu përfiton nga mosmarrëveshjet midis Uashingtonit dhe fuqive të tjera të tilla si Kina për të dobësuar ndikimin amerikan. Nocioni që Uashingtoni mund të joshë Putinin përmes samiteve dhe koncesioneve për të ndihmuar të shtyhet kundër Pekinit është një iluzion strategjik. Politika e ShBA-së nuk duhet të bazohet në shpresën e harruar të partneritetit me Rusinë. Strategjia duhet të rrënjoset në realitet, në të cilin dobësitë perëndimore korrigjohen dhe veprimet anti-amerikane të Moskës luftohen. Nëse një aleat apo partner i ShBA-së përmbyset ose sulmohet, atëherë Uashingtoni duhet të forcojë sigurinë e tyre, përfshirë këtu edhe fushën e energjisë. Dhe nëse demokracia apo infrastruktura kritike e Amerikës sulmohet nga Kremlini ose përfaqësuesit e tij, atëherë duhet të ndiqen politika për të kufizuar ofensivat e ardhshme duke synuar brishtësitë e brendshme dhe ndërkombëtare të Rusisë. Besimi, shpresa dhe bamirësia nuk kanë vend në përballjen me një fuqi grabitqare. E ENJTE, 27 MAJ 2021
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Rëra Disa nga fatet më të mëdha të Amerikës u ndërtuan në rërë. Henry J. Kaiser, një nga industrialistët më të pasur dhe më të fuqishëm të shekullit XX, e filloi biznesin duke u shitur rërë dhe zhavorr ndërtuesve të rrugëve në Veriperëndim të Amerikës. Henry Crown, miliarder i cili dikur zotëronte Empire State Building në Nju Jork, filloi perandorinë e tij me rërë nga Liqeni Michigan që ua shiste sipërmarrësve për ndërtimin e rrokaqiejve të Çikagos. Sot industria e ndërtimit në të gjithë botën shpenzon rreth 130 miliardë dollarë rërë në vit
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington Njeriu harron gjërat e vogla, edhe pse ato përbëjnë thelbin e çdo gjëje. Të gjitha lindin nga grimcat. Dhe në mendje vjen rëra - substanca më e ngurtë në Tokë; themeli i mirëfilltë i civilizimit; materiali kryesor nga janë bërë qytetet moderne. Është për qytetet çfarë mielli është për bukën; çfarë qelizat janë për trupin tonë. Rëra është në thelbin e jetës sonë të përditshme. Ne jetojmë mbi ‘të. Shikoni rreth jush. A keni një dysheme poshtë, mure përreth, a një çati sipër? Shanset janë që ato të jenë bërë të paktën pjesërisht nga betoni. Dhe çfarë është betoni? Është thjesht rërë dhe zhavorr, me ujë e çimento. Hidhni një vështrim nga dritarja. Të gjitha ndërtesat që shihni janë bërë gjithashtu nga rëra. Po kështu është xhami në dritare dhe rrugët e asfaltuara që lidhin e zgjaten. Janë edhe mikroprocesorët prej silici, që përbëjnë trurin e kompjuterit, laptopit dhe telefonit inteligjent. Nëse jeni në qendër të qytetit të San Franciskos, në bregun e liqenit të Çikagos ose në aeroportin ndërkombëtar të Hong Kongut, terreni nën ju ka të ngjarë të jetë artificial, i prodhuar me rërë të
10
Javore KOHA
E ENJTE, 27 MAJ 2021
zhvendosur nga nën uji. Ne, njerëzit lidhim së bashku trilion të panumërta kokrra rëre për të ndërtuar struktura të larta, dhe i ndajmë molekulat e grimcave individuale për të bërë mikroçipse. Disa nga fatet më të mëdha të Amerikës u ndërtuan në rërë. Henry J. Kaiser, një nga industrialistët më të pasur dhe më të fuqishëm të shekullit XX, e filloi biznesin duke u shitur rërë dhe zhavorr ndërtuesve të rrugëve në Veriperëndim të Amerikës. Henry
Crown, miliarder i cili dikur zotëronte Empire State Building në Nju Jork, filloi perandorinë e tij me rërë nga Liqeni Michigan që ua shiste sipërmarrësve për ndërtimin e rrokaqiejve të Çikagos. Sot industria e ndërtimit në të gjithë botën shpenzon rreth 130 miliardë dollarë rërë në vit. Rëra qëndron thellë në vetëdijen tonë kulturore. Ajo i jep fuqi gjuhës në fjalorë nga arenë, rrëshqitje e rënie. Në krijimin e miteve të kulturave autoktone, rëra portretizohet si
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
elementi që lindi tokën. Murgjit budistë dhe artizanët Navajo kanë pikturuar mbi e me rërë për shekuj. ‘Ashtu si kokërrizat që kalojnë nëpër orë me rërë, ashtu janë edhe ditët e jetës sonë’, titullohet një soap opera. William Blake na inkurajon që ‘të shohim një botë në një kokërr rërë’. Percy Bysshe Shelley na kujton se ‘edhe mbretërit më të fuqishëm përfundojnë të vdekur dhe të harruar, ndërsa rreth tyre shtrihet vetëm rërë’. Rëra ka qenë e rëndësishme për shekuj, madje edhe për mijëvjeçarë. Njerëzit e kanë përdorur për ndërtim që së paku nga koha e egjiptianëve të lashtë. Në shekullin e XV, një artizan italian zbuloi se si ta shndërronte rërën plotësisht transparente, që bëri të mundshëm mikroskopët, teleskopët dhe teknologjitë e tjera që ndihmuan në nxitjen e revolucionit shkencor. Por vetëm me ardhjen e botës moderne të industrializuar, në dekadat pak para shekullit XX, njerëzit me të vërtetë filluan të shfrytëzojnë potencialin e plotë të rërës dhe ta përdorin atë në një shkallë kolosale. Ishte gjatë kësaj periudhe që rëra kaloi nga të qenit një burim i përdorur për qëllime artizanale, duke u bërë ndërtesa thelbësore e civilizimit, dhe ma-
“
Rëra qëndron thellë në vetëdijen tonë kulturore. Ajo i jep fuqi gjuhës në fjalorë nga arenë, rrëshqitje e rënie. Në krijimin e miteve të kulturave autoktone, rëra portretizohet si elementi që lindi tokën. Murgjit budistë dhe artizanët Navajo kanë pikturuar mbi e me rërë për shekuj. ‘Ashtu si kokërrizat që kalojnë nëpër orë me rërë, ashtu janë edhe ditët e jetës sonë’, titullohet një soap opera. William Blake na inkurajon që ‘të shohim një botë në një kokërr rërë’. Percy Bysshe Shelley na kujton se ‘edhe mbretërit më të fuqishëm përfundojnë të vdekur dhe të harruar, ndërsa rreth tyre shtrihet vetëm rërë’
teriali kryesor për të krijuar struktura dhe prodhime në masë të kërkuara nga një popullsi në rritje të shpejtë. Në agimin e shekullit XX, pothuajse të gjitha strukturat e mëdha të botës - blloqe apartamentesh, ndërtesa zyrash, institucione, pallate, fortesa - u bënë me gurë, tulla, argjilë ose me dru. Ndërtesat më të larta në Tokë qëndronin më pak se dhjetë kate të larta. Rrugët ishin kryesisht të shtruara me gurë të thyer, ose më shumë gjasa, nuk ishin të asfaltuara fare. Xhami në formën e dritareve ose sendeve ishte një luks relativisht i rrallë dhe i shtrenjtë. Prodhimi dhe përdorimi masiv i betonit dhe qelqit ndryshoi gjithçka, duke reformuar mënyrë se si dhe ku jetonin njerëzit në botën e industrializuar. Pastaj në vitet pak para shekullit XXI, përdorimi i rërës u zgjerua jashtëzakonisht përsëri, për të plotësuar nevojat e vjetra dhe të reja të pashembullta. Betoni dhe qelqi filluan të zgjeronin me shpejtësi sundimin e tyre nga kombet e pasura në të gjithë botën. Sot, jeta varet nga rëra. Mund të mos e kuptoni, por rëra është atje, duke e bërë të mundur mënyrën e jetesës sonë, në pothuajse çdo minutë të ditës. Ne jetojmë në të, udhëtojmë mbi të, komunikojmë me të, rrethohemi me të. Nëse zgjohesh këtë mëngjes, ka shumë të ngjarë që të ndodhesh në një ndërtesë të bërë të paktën pjesërisht nga rëra. Edhe nëse muret janë bërë me tulla ose dru, themeli me shumë gjasë është prej betoni. Ndoshta është suvatuar edhe me llaç, që është kryesisht rërë. Boja në muret tuaja ka të ngjarë të përm-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
bajë rërë silici të bluar imët për ta bërë atë më të qëndrueshme, dhe mund të përfshijë forma të tjera të rërave me pastërti të lartë për të rritur shkëlqimin e saj, thithjen e vajit dhe qëndrueshmërinë e ngjyrave. Rrini të qetë në dritën e siguruar nga një llambë qelqi e bërë nga rëra e shkrirë. Shkoni në banjë, ku lani dhëmbët tuaj mbi një lavaman të bërë me porcelan me bazë rëre, duke përdorur ujë të filtruar përmes rërës në fabrikën e pastrimit; pasta e dhëmbëve ka të ngjarë të përmbajë silic të hidratuar, një formë rëre që vepron si gërryes i butë për të ndihmuar në heqjen e pllakëzave dhe njollave. Silikoni gjithashtu ndihmon shamponin që flokët të bëhen më të ndritshëm, i bën këmishat më pak të ndjeshme ndaj rrudhave dhe përforcon tabanin e çizmeve me të cilët Neil Armstrong la gjurmët e para në hënë. Dhe po, më e famshmja, silikoni është përdorur edhe për shndërrimin e pjesshëm sintetik të trupave për më shumë se pesëdhjetë vjet. Të veshur dhe të gatshëm, ju udhëtoni për të punuar në rrugë të bëra prej betoni ose asfalti. Në zyrë, ekrani i kompjuterit dhe kabllot me fibra optike që e lidhin atë me internet janë bërë të gjitha nga rëra. Letra në të cilën shtypni shënimet tuaja është e veshur me një film me bazë rëre që e ndihmon letrën të thithë bojën e printerit. Edhe ngjitësja që i bën shënimet tuaja të ngjiten rrjedh nga rëra. Sot dëgjohet për ndërtime të ngritura me para të pista dhe që shiten pastaj për para të pastra; për rërën flitet pak, megjithëse procesi i larjes është i ngjashëm, por i pastër. E ENJTE, 27 MAJ 2021
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Nuk mund të bashk NATO me komunizm Në trojet shqiptare dhe mëtej po zhvillohet stërvitja ushtarake historike e Aleancës së Atlantikut Verior, NATO, “Defender Europe 21”, një ngjarje kjo që duhet të përshëndetet nga të gjithë shqiptarët që besojnë në vlerat perëndimore, të cilat NATO ka promovuar dhe i ka mbrojtur ç ‘prej themelimit të saj në Prill të vitit 1949. Kjo stërvitje është me të vërtetë një ngjarje që na jep shpresë se Shqipëria mund të bëhet, eventualisht, megjithë paaftësitë e klasës politike shqiptare të këtyre 30-viteve për të ndërtuar shtet. Respekt për burrat dhe gratë në uniformë, ushtarakët tanë dhe të aleatëve tanë nga shumë vende, nga të dy anët e oqeanit
Për Koha Javore:
Frank Shkreli / Nju Jork I kujtoj lexuesit se objektivi themelor i Aleancës së NATO-s ishte dhe mbetet mbrojtja e lirisë dhe sigurisë së vendeve aleate- anëtare të kësaj aleance ushtarake, me të gjitha mjetet politike dhe ushtarake që ajo ka në dispozicion. Aleanca NATO mbetet pra instrumenti kryesor i sigurisë së komunitetit trans-atlantik, i cili me veprimtarinë e tij ushtarake, njëkohësisht, shpreh edhe mbron vlerat e përbashkëta demokratike, të lirisë dhe të drejtësisë. Faleminderit të Madhit Zotit që e kemi NATO-n se për ndryshe, në qoftë se do të ishte krejtësisht në duar të kësaj klase politike të këtyre 30-viteve të kaluara, Shqipëria do të ishte sot edhe më keq se s’është. Po cilat janë këto “vlera të përbashkëta demokratike” që mbron NATO dhe që duhej të ndanin të gjitha vendet aleate të Nato-s, përfshirë Shqipërinë. Pasi jemi gjithnjë në atmosferën e zgjedhjeve të 25
12
Javore KOHA
E ENJTE, 27 MAJ 2021
prillit, zgjedhjet e lira, të drejta dhe demokratike janë një element kyç për një shoqëri demokratike. Për 30vjet tranzicion Shqipëria, përfshirë zgjedhjet e fundit, nuk ka zhvilluar zgjedhje të pakontestueshme dhe të pranueshme nga të gjithë, si të lira dhe demokratike, përfshir entet ndërkombëtare, siç është ODIHR-i dhe nga faktorët kryesorë politikë shqiptarë. Për shkeljen dhe mospërfilljen e vlerave perëndimore nga qeveritë shqiptare të tre dekadave të kaluara, mjafton të lexoni raportet vjetore mbi të drejtat e njeriut të enteve të ndryshme perëndimore, ku Shqipëria, megjithëse anëtare e NATO-s, vazhdon të mbetet “pjesërisht e lirë” dhe ndër vendet më të korruptuara në botë. Megjithëkëtë, diplomatët perëndimorë në Tiranë i trajtojnë politikanët shqiptarë sikur këta na qenkan “jeffersonian democrats”, demokrat si Jeffersoni, njëri nga baballarët e Kombit amerikan. Jo, more jo, nuk janë të tillë, as nuk duan të jenë të tillë. Këta nuk kanë asgjë të përbashkët as me Xhefersonin as me demokracinë. Për 30-vjet tani, ata nuk janë distancuar nga e kaluara komuniste – pjellë e të cilës janë – dhe as nuk kanë marrë ndonjë masë serioze për dekomunistizimin e sho-
qërisë shqiptare. Politika shqiptare aktuale, me një paturpësi arrogante vlerëson “të mirat dhe sukseset” e regjimit të Enver Hoxhës, njërit prej diktatorëve më të egër që ka njohur historia evropiane dhe botërore. Merreni me mend, se sa keq janë punët, një kandidat i shpallur për Kryetar të Partisë Demokratike (Fatbardh Kadilli), në opozitë, u shpreh ditët e fundit, se ai do t’a ndajë partinë e tij “demokratike” nga “kultura e anti-komunizmit”. More zotëri nga cili “anti-komunizëm”? Çfarë betë ju për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare gjatë këtyre viteve? E mbarë shoqëria shqiptare, çfarë ka mbjellë gjatë tre dekadave të fundit, po korrë tani. Në prak të greminës, politikisht, ekonomikisht, ndërkohë që presim nga ish-prokurorët komunistë t’i sjellin atij vendi drejtësi. Jeni mbi një kapërcyell të distancoheni nga komunizmi kini frikë, por as nuk kini bindjen morale dhe politike, se duhet të bëni një gjë të tillë. Janë një numër deklaratash dhe veprimesh nga përfaqësues të partisë në pushtet, që janë venë në lëvizje kohët e fundit, e që lënë të nënkuptohet se distancimi zyrtar nga e kaluara komunizmi dhe dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare nuk është në rendin e ditës me këta pushtetarë, megjithë praninë e
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
këjetojë min anijeve të NATO-s në Durrës. Kryeministri aktual nuk e fsheh fare mbështetjen e tij për ish regjimin diktatorial, ndërkohë që muajt e fundit është shprehur nga foltorja e Kuvendit, ndër të tjera, se “komunizmi ishte në anën e duhur të historisë”. Persona të tjerë të zgjedhur në Kuvendin e ardhshëm kanë shprehur të njëjtat ndjenja. Në këtë ndërkohë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka njoftuar fillimin e një rishikimi të historisë për të vendosur njëherë e mire, sipas disa vrojtueseve, hegjemonizmin enveristo-stalinist historik dhe kulturor mbi Kombin shqiptar nga pothuaj të njëjtit “historianë” nostalgjikë të komunizmit, të cilët e kanë shkruar, fillimisht, atë histori. Çfarë tragji-komedi! Ndërkaq, ndërsa këta udhëheqës shqiptarë po merrnin foto nga platformat e anijeve të NATO-s në Durrës me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe me autoritetet e larta ushtarake amerikane në mes të Tiranës, aty përball Kryeministrisë dhe Presidencës, është dëmtuar ato ditë, për të disatën here, “Postblloku” që bashkon (burgun) Spaçin me Berlinin – një memorial ky që përkujton viktimat e komunizmit në Shqipëri. Hapni sytë e reagoni. Kjo tregon se e shkuara komuniste nuk është e shkuar, të nderuar diplomatë, por është aktuale, mu aty në qendër të Tiranës ku jetoni e punoni edhe ju. Në qoftë se nuk doni ta shihni, kjo është puna juaj, por kjo e shkuar komuniste po bëhet realitet në jetën politike dhe ekonomike të vendit, për ditë e më shumë. Ndoshta ju nuk mund ta ndaloni këtë frymë të re nostalgjike për komunizmin në Shqipëri, por të pakën do u lutesha mos u bëni palë me të keqen, të mos heshtni ndaj këtyre dukurive se ju jeni ata që do duhej të përfaqësonit dhe të mbronit vlerat perëndimore të lirisë e demokracisë, pikërisht ato vlera për të cilat ekziston NATO. Të nderuar përfaqësues
perëndimorë në Shqipëri, ju lutem si një shqiptaro-amerikan i thjesht dhe u bëj thirrje: mos u bëni palë e “turpit në radhët e të paturpshmeve”! Flisni për dekomunistizimin e Shqipërisë, para se të jetë vonë. Edhe kjo ka të bëjë me drejtësinë, sidomos në përvjetorin e revoltës antikomuniste në burgun e Spaçit. Shikoni se sa poshtë ka renë politika shqiptare në 30-vjet post-komunizëm. Fatkeqësisht, votuesit shqiptarë kanë dy alternativa politike, asnjëra më e mire se tjetra: një, Partinë Socialiste e cila me krenari mbron komunizmin si një sistem që “ishte në anën e duhur të historisë”, sipas Kryeministrit Rama dhe Partinë Demokratike, një kandidat i shpallur për kryetar i të cilës bën thirrje që kjo parti të largohet nga “anti-komunizmi”, që nënkupton të bëhet më shumë ashtu si partia si motër socialiste. Kjo është alternativa që Partia Demokratike ofron, të pakën nëpërmjet një kandidati të saj për kryetar të ri? Po cili është ndryshimi midis jush? Më mirë bëhuni bashkë, të dy partitë kryesore, se këtë po promovojnë edhe ndërkombëtarët aty në Tiranë një parti-shtet me një udhëheqës të përjetshëm – me kult personaliteti. Mblidhuni të gjithë rreth tij dhe duartrokisni. Rroftë demokracia alla-shqiptarçe!
E buono per Albania!
Sido që ta merrni, sido që të mendoni ju të nderuar përfaqësues diplomatikë dhe të klasës politike shqiptare - Shqipëria nuk mund dhe nuk do të bëhet një aleate e denjë e NATO-s pa dekomunistizimin njëherë e mirë të shoqërisë shqiptare dhe pa distancimin (por edhe pastrimin) e bindshëm të kësaj klase politike shqiptare të sotëme dhe të nesërme nga trashëgimia komuniste, ashtu siç kanë bërë vendet e tjera ish-ko-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
muniste, që tani janë anëtare të denja të NATO-s. Si një taksapagues amerikan, unë do të dëshiroja që Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore, të jenë gjithmonë pranë Shqipërisë, jo vetëm për një çështje megjithëse tepër e rëndësishme siç është vendosja e drejtësisë në vend por të jenë pranë saj edhe në mbrojtje të të gjitha vlerave të tjera perëndimore të përbashkëta demokratike që mbron NATO-ja – përfshirë edhe dekomunistizimin e shoqërisë dhe distancimin nga gulagu komunist i Enver Hoxhës. Është e qartë se kuadrot e nomenklaturës së Partisë në pushtet nuk besojnë në distancimin nga e kaluara komuniste, por kjo është e vetmja mënyrë për ta bërë Shqipërinë pjesë të familjes evropiane dhe euro-atlantike, si dhe një vend anëtar të denjë të NATO-s me të cilin do të krenohemi të gjithë, kudo që jemi. Heshtja e përfaqësuesve diplomatikë të vendeve anëtare të NATO-s në Tiranë në lidhje me këtë çështje nuk u bën nder as vendeve që ata përfaqësojnë dhe as NATO-s që këto ditë po zhvillon stërvitjen ushtarake “Defender Europe 21”. Në këtë 48-vjetor të Revoltës antikomuniste në burgun e Spaçit, ndoshta kini nevojë për një rifreskim të kujtesës se çfarë përfaqësonte regjimi i Enver Hoxhës. Për të parë nga afër dhe pjesërisht Gulagun e Enver Hoxhës, do të sugjeroja që përfaqësuesit diplomatikë në Tiranë dhe sidomos politikanët shqiptarë aktualë dhe ata që të pretendojnë të bëhen udhëheqës të atij vendi nesër, të vizitojnë Spaçin, Tepelenën e të tjera vende të persekutimit dhe të vrasjeve të viktimave të pafajshme të komunizmit tmerrin e Spaçit të cilin ish-ambasadori amerikan, Donald Lu, gjatë një vizite atje, e kishte cilësuar si “një dëshmi të brutalitetit njerëzor”. E ENJTE, 27 MAJ 2021
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
14
Javore KOHA
E ENJTE, 27 MAJ 2021
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Banorët e revoltuar për rrugën e papërfunduar
Trieshi akoma mbetet pa rrugë Kurdoherë që dikush i pyet banorët e këtyre zonave, se kur do të fillojnë punimet e kësaj pjese të rrugës, ata shpresojnë, e shprehen se, “punimet do të fillojnë nga fillimi i javës së ardhshme”. Kështu u është ngulitur në kokë, ngaqë jo pak herë kanë marrë të tilla premtime nga dikasteret përkatëse të Komunës së Tuzit dhe nga zyrtarët e saj
Shtjefën Ujkaj
“
Ky aks rrugor është më se i nevojshëm. Banorët janë dita-ditës duke shkatërruar auromjetet e tyre, që me shumë mund e saktrifica ia kanë mundesur vetës. Por jo vetëm banorët e kësaj zone, por as për kalimtarët e rastit kjo nuk është një pasqyrë e bukur. Me këtë rrugë tregohet qartë se banorët që jetojnë nëpër këto fshatra janë të lënë pas dore
Rruga që të çon drejt bajrakut të Trieshit, nga kilometri i shtatë, e deri në bjeshkën e Koritës ende mbetet e papërfunduar. Nga fshati Delaj-Poprat-Koritë, rruga është copë-copë, e prishur dhe e shkatërruar, është në gjendje skandaloze. Ky fakt bënë që udhëtarët, e sidomos banorët e këtyre zonave të funksionojnë me vështirësi. Premtimet për këtë rrugë kanë qenë dhe janë të shumta, të përsëritshme e tani u bënë edhe të mërzitshme, ngaqë mbetën vetëm fjalë boshe. Kurdoherë që dikush i merr në pyetje banorët e këtyre zonave, se kur do të fillojnë punimet e kësaj pjese të rrugës, ata shpresojnë e shprehen se, “punimet do të fillojnë nga fillimi i javës së ardhshme”, kështu u është ngulitur në kokë, ngaqë jo pak herë kanë marrë të tilla premtime nga dikasteret përkatëse të Komunës së Tuzit dhe nga zyrtarët e saj. E nuk kanë qenë të pakta as ato, kur këta të fundit janë shprehur se dimri, bora apo shiu janë pengesë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
për punime në këtë aks rrugor. Duke qenë se jemi në prag të muajit qershor, çfarë është tani duke e penguar fillimin e punimeve në këtë aks rrugor? Mos vallë bora është akoma pengesë? Pra, as kjo nuk është një arsye, ngaqë vendi ka lulëzuar dhe lulet e pranverës janë goxha të lezetshme në atë vend. Banorët janë tepër të revoltuar, tani çdo javë u bëhet vit, ngaqë atyre u duhet edhe t’i kufizojnë udhëtimet për shkak të rrugës tepër të dobët, rrugë e cila të kthen të jetosh si në një shekull më të hershëm. Ky aks rrugor është më se i nevojshëm. Banorët janë dita-ditës duke shkatërruar automjetet e tyre, që me shumë mund e sakrifica ia kanë mundësuar vetës. Por jo vetëm për banorët e kësaj zone, por edhe për kalimtarët e rastit, kjo nuk është një pasqyrë e bukur. Me këtë rrugë tregohet qartë se banorët që jetojnë nëpër këto fshatra janë të lënë pas dore. E ENJTE, 27 MAJ 2021
Javore KOHA
15
KULTURË
U mbajt Sesioni shkencor “Shqiptarët në Malin e Zi gjatë tri dekadave të fundit (1990-2020)”
Analizë shumëdime disa prej dukurive d më të rëndësishme Në sesion morën pjesë 15 studiues nga Mali i Zi dhe Shqipëria, të cilët në artikujt e tyre trajtuan çështje dhe problematika me rëndësi për shqiptarët në Malin e Zi. Pjesëmarrësit në sesion vlerësuan dhe përgëzuan “Art Club”-in për organizimin e aktiviteteve të tilla, duke potencuar nevojën e organizimit në të ardhmen të sesioneve shkencore për çështje të veçanta që lidhen me shqiptarët në Malin e Zi Ulqin - Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” organizoi të dielën në sallën e konferencave të Hotelit “Plaza” – Ulqin Sesionin shkencor “Shqiptarët në Malin e Zi gjatë tri dekadave të fundit (19902020)”. Në sesion morën pjesë 15 studiues nga Mali i Zi dhe Shqipëria, të cilët në artikujt e tyre trajtuan çështje dhe
16
Javore KOHA
E ENJTE, 27 MAJ 2021
problematika me rëndësi për shqiptarët në Malin e Zi. Temat e paraqitura në këtë sesion u përkasin fushave të ndryshme: letërsisë që krijohet nga shqiptarët në Mal të Zi, historisë, demografisë, politikës, ekonomisë, kulturës, turizmit, arkitekturës, diasporës, medias etj. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Shoqatës së Artistëve dhe Intelek-
tualëve “Art Club”, Ismet Kallaba, ka thënë se qëllimi i sesionit është që përmes një analize shkencore shumëdimensionale t’i vështrojë, studiojë dhe analizojë disa nga proceset dhe dukuritë që kanë ndodhur gjatë periudhës 30-vjeçare, të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me shqiptarët në Malin e Zi. “Pavarësisht se tematika e këtij se-
KULTURË
Foto: Studio PRO
ensionale e dhe proceseve sioni është e gjerë, ajo lidhet me një bosht kryesor e që janë shqiptarët në Malin e Zi. Thirrjes sonë i janë përgjigjur 15 studiues nga Mali i Zi dhe Shqipëria, të cilët jam i bindur që përmes artikujve të tyre do të kontribuojnë në arritjen e objektivit dhe suksesit të sesionit. Synimi ynë nuk ka qenë masiviteti, por pjesëmarrja cilësore e studiuesve. Më gëzon fakti se përpos që studiuesit u takojnë fushave të ndryshme, ata janë edhe të brezave të ndryshëm”, ka thënë ai. Kallaba ka theksuar se sesioni nuk pretendon të jetë shterues, por që të nxisë studime dhe hulumtime të reja për shumë çështje që janë objekt i tij. Pjesëmarrësit në sesion vlerësuan dhe përgëzuan “Art Club”-in për organizimin e aktiviteteve të tilla, duke potencuar nevojën e organizimit në të ardhmen të sesioneve shkencore për çështje të veçanta që lidhen me
shqiptarët në Malin e Zi. Studiuesit ngritën shqetësimin e mungesës së dokumenteve dhe burimeve tjera që mund të përdoren si referencë shkencore. Sesioni shkencor ishte planifikuar që të mbahet vitin e kaluar, në 30-vjetorin e themelimit të “Art Club”-it, por është shtyrë për shkak të pandemisë. Sipas organizatorit, kumtesat e paraqitura në sesion do të botohen në një përmbledhje të posaçme, gjë që nga pjesëmarrësit u konsiderua shumë e rëndësishme dhe me dobi. Mbajtjen e Sesionit shkencor “Shqiptarët në Malin e Zi gjatë tri dekadave të fundit (1990-2020)” e kanë mbështetur Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi. (Kohapress)
“Art Club”-i, organizator i veprimtarive shkencore të ndryshme Krahas veprimtarisë botuese, organizimit të manifestimeve tradicionale si “Kalimera Poetike”, përurimit të librave, takimeve me shkrimtarë dhe autorë të ndryshëm, hapjes së ekspozitave figurative dhe fotografike etj., njëra prej aktiviteteve kryesore të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” është edhe organizimi i veprimtarive shkencore. Kjo shoqatë ka organizuar ndër të tjera sesione shkencore kushtuar Gjon Buzukut, autorit të librit të parë në gjuhën shqipe, mandej Ymer Prizrenit, njërit prej udhëheqësve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sesionin shkencor mbi pozitën aktuale të gjuhës shqipe në Mal të Zi, sesionin “Shqiptarët dhe pluralizmi në Mal të Zi” etj. Vitin e kaluar, me rastin e 60-vjetorit të lindjes dhe dyvjetorit të vdekjes, është organizuar sesioni shkencor “Poeti i detit” kushtuar poetit, studiuesit të letërsisë dhe pedagogut Prof. dr. Basri Çapriqit. E ENJTE, 27 MAJ 2021
Javore KOHA
17
KULTURË
Doli nga shtypi libri me kumtesa Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri (2)
Epika heroike (“Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri”, kumtesa të simpoziumit shkencor)
Ky libër, i hartuar sipas standardve shkencore, me rezyme edhe boshnjakisht e anglisht, është ndihmesë e vogël për krahinën e Sanxhakut të Pazarit të Ri, dikur pjesë e Kosovës, e sot i ndarë dysh ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi
Për Koha Javore:
Zymer Ujkan Neziri / Prishtinë (Vijon nga numri i kaluar) Në kreun Pasqyrime është renditur kumtesa e studiuesit dhe e kandidatit doktor i shkencave të filologjisë, mr. Fitim Veliu, për hulumtimet kërkimore-shkencore të dorëshkrimeve të epikës gojore shqiptare në fondet arkivore të Universitetit të Harvardit: “Kryelahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri, Salih Uglla dhe Avdullah Ferizi, në studimet e deritashme të profesor Zymer Nezirit në fondet arkivore të Universitetit të Harvardit”: - Në këtë kumtesë për studimet e deritashme të Zymer Nezirit, autori flet për punën e tij kërkimore-shkencore në fondet arkivore të Universitetit të Harvardit, në vitet 2002, 2007 e në vijimësi. Ajo, pohon ai, ka si esencë trajtimin poetik të këngës epike në studimet e tij, në një rend substancial të kërkimit të këngëtarit, këngës dhe dëgjuesit (lexuesit), pra një trinom që shënjon poetikën teorike dhe retorikën pragmatike, dy fusha të dijes që Zymer
18
Javore KOHA
E ENJTE, 27 MAJ 2021
Neziri suksesshëm i inkorporon në tekstet e tij, për ta dhënë eposin si dije e dëshmi dhe, në fund, si bindje, pra, retorikë të argumentuar. Punimi i tij heton këtë idiomatikë në studimet e Zymer Nezirit, në relacionin trino-mik këngë, këngëtar dhe lexues, që, sipas tij, janë shenja themelore të epopesë si zhanër. Në kreun Të tjera, redaksia ka renditur dy kumtesa të mbajtura në këtë simpozium shkencor për lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri. E para ka të bëjë me shqyrtimin paralel të baladës boshnjake të vëllezërve Moriqi me vëllezërit Kastrati të Malësisë së Madhe, ndërsa kumtesa e dytë është një pa-raqitje e jetës dhe e repertorit të lahutarit të krahinës së Hasit, Jemin Zeneli. Kumtesa e profesorit dhe studiuesit të njohur të folkloristikës në Institutin Albanologjik të Prishtinës, prof. dr. Adem Ze-jnullahu, është “Tragjika e vëllezërve Kastrati dhe vëllezërve Moriqi në dy balada historike”. – Balada shqipta-re e vëllezërve Kastrati dhe balada boshnjake e vëllezërve Moriqi, në rrafshin semantik, informativ e artistik janë krijime poetike që kanë pikëtakime të shumta, por kanë edhe karakteristika të veçanta kombëtare të shtresimeve të ndryshme etnopsikologjike, ambientore, të cilat, po
ashtu, i shquajnë për disa veçori të theksuara, thotë autori. Te kënga shqipe, motra, duke u hakmarrë, shëron një plagë, por hap një tjetër të pashëruar për tërë jetën e saj. Në baladën boshnjake, nëna i kërcënohet Dizdar agës se do të hakmerret ndaj tij dhe Sulltanit. Kënga shqiptare e vëllezërve Kastrati dhe balada boshnjake e vëllezërve Moriqi kanë lindur dhe janë zhvilluar pavarësisht nga njëra-tjetra në kohë e hapësira të ndryshme, por në rrethana të caktuara shoqërore, ekonomike, nacionale, sociale, politike, kulturologjike e historike, përfundon autori. Mbledhësi i dalluar i folklorit shqiptar dhe botuesi i tij, sidomos i epikës heroike legjendare, studiues i njohur i disa fushave të albanologjisë, prof. asoc. dr. Shefqet Hoxha, ka këtë kumtesë për rapsodin e Eposit të Kreshnikëve, Jemin Zeneli: “Jemin Zeneli (Ukperaj), bartës i njohur i Eposit të Kreshnikëve të Hasit”. - Krahinat e Kukësit (Lumë, Has, Malsi, Fand) ruajnë tradita të pasura folklo-rike, në mes tyre edhe Eposin e Kreshnikëve, i cili ka qenë më i pasur në krahinën e Hasit, thotë autori. Në këtë krahinë, si vegël muzikore përdorej edhe lahuta, me të cilën rapsodët shoqëronin këngët e ciklit të Mujit dhe Halilit. Jemin Zeneli
KULTURË
e legjendare (Ukperaj), është bartësi më i njohur (ndoshta jo më cilësori, por me një repertor të gjerë) në Hasin e Brijës, në gjysmën e dytë të shek. XX, pohon ai, që nuk dinte të lexonte dhe të shkruante, por që zotëronte talent natyror, mençuri, kujtesë të fortë dhe ndjeshmëri delikate. Ai ishte ndër këngëtarët e njohur në Has, nga i cili ka mbledhur dhjetëra këngë historike dhe këngë të Eposit të Kreshnikëve. Prej tij, autori ka shënuar dhe botuar 14 këngë të Eposit të kresh-
nikëve dhe 28 këngë historike. Ky libër, i hartuar sipas standardve shkencore, me rezyme edhe boshnjakisht e anglisht, është ndihmesë e vogël për krahinën e Sanxhakut të Pazarit të Ri, dikur pjesë e Kosovës, e sot i ndarë dysh ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi. Banorët e tij janë përfshirë në projekte shtetërore edhe për zhvendosje në Turqi, sidomos në kohën e Kralit, kur këtu bënin kërkime për Eposin e Kreshnikëve studiuesit e Universitetit të HarvarSalih Uglla
dit dhe ku, për fat të mirë, takojnë Homerët e fundit të Evropës. Trajtimi i keq ndaj këtyre banorëve ka vazhduar edhe në kohën e Titos, prandaj sot jetojnë të zhve-ndosur në vende të ndryshme, një pjesë e madhe e tyre në Turqi, në Evropën Perëndimore e gjetiu. Ky libër, besoj se sadopak do t’u ndihmojë të gjithëve që ta njohin të kaluarën e vet të lavdishme të etnokulturës, që ruhet në fondet arkivore të Universitetit të Harvardit. (Fund)
Avdullah Ferizi
E ENJTE, 27 MAJ 2021
Javore KOHA
19
KULTURË
Në Galerinë “DivArt” në Beograd u hap ekspozita e përbashkët e piktoreve Vahida Hasanaga – Nimanbegu dhe Tamara Nedelkoviq – Vuksha
Ditari intim
Veprat e dy piktoreve në këtë ekspozitë i bashkon mikrobota që krijojnë, e ngjashme për nga ndjeshmëria, koloriti, raporti ndaj jetës. Ndonëse jetojnë dhe punojnë në mjedise të ndryshme, veprat e tyre janë të afërta për nga poetika Në Galerinë “DivArt” në Beograd, më 18 maj është hapur ekspozita e përbashkët “Ditari intim” e piktoreve Vahida Hasanaga – Nimanbegu nga Ulqini dhe Tamara Nedelkoviq – Vuksha nga Beogradi, si shprehje e bashkëpunimit të tyre shumëvjeçar. Ekspozita është titulluar sipas filmit të preferuar të dy artisteve “Caro diario” të Nanni Morettit dhe në të ato prezantohen me punimet më të reja. Për dy piktoret ka folur dhe e ka hapur ekspozitën kustosja e Galerisë “DivArt”, Sllavica Obradinoviq. Veprat e dy piktoreve në këtë ekspozitë i bashkon mikrobota që krijojnë, e ngjashme për nga ndjeshmëria, koloriti, raporti ndaj jetës. Ndonëse jetojnë dhe punojnë në mjedise të ndryshme, veprat e tyre janë të afërta për nga poetika.
20
Javore KOHA
E ENJTE, 27 MAJ 2021
Kurioziteti dhe fryma e aventurizmit i lidhë ato në një miqësi prej më shumë se njëzet vitesh, si dhe parimet e jetës, ndjesia për të bukurën, dashuria ndaj muzikës, filmit, natyrës dhe udhëtimeve. Në katalogun e ekspozitës thuhet se Vahida Hasanaga – Nimanbegu në krijimet e saj sjell koloritin dhe aromën e bregdetit ku ajo jeton dhe krijon, në atelienë në Kalanë magjike të Ulqinit. Pikturat e saj janë skena abstrakte të jetës së përditshme, para nesh shfaqen anijet, plazhet e fshehura, nxitimi i një qyteti të vogël me diell. Vahida Hasanaga – Nimanbegu ka diplomuar në vitin 2002 në Fakultetin e Arteve të Aplikuara në Beograd. Është anëtare e Shoqatës së Artistëve Figurativë të Malit të Zi që
nga viti 2009. Deri tani ka ekspozuar në 27 ekspozita personale, në më shumë se 80 ekspozita kolektive, si dhe në 15 koloni dhe rezidenca artistike në botë (Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Izrael, Zvicër, Gjermani, Itali, SHBA etj.). Është laureate e pesë çmimeve për pikturë. Ka themeluar OJQ “Art Dulcinium”, me të cilën organizon punëtorinë me fëmijë, simpoziume, koloni dhe ekspozita me artistë nga e gjithë bota. Ajo është po ashtu nënkryetare e SHAI “Art Club”. Mysafire të ekspozitës ishin Lisa, vajza 18-vjeçare e Vahidës, dhe Vaja, vajza 6-vjeçare e Tamarës, të cilat po ashtu kanë prirje për art. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri nesër. i. k.
KULTURË
Nxënës të shkollave fillore shfaqin talentin në pikturë
Edukim dhe nxitje për artin figurativ
Tuz – Një numër i konsiderueshëm i nxënësve nga shkollat fillore në Malësi, i janë përgjigjur thirrjes publike të Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale të Komunës së Tuzit, për të marrë pjesë në garën, dedikuar zbulimit të talentëve të rinj në artin figurativ, (pikturë). Aktiviteti i titulluar “Koloriti i vendit
tonë” nisi këtë fillim- javë në Tuz, me prezantimin e punimeve të nxënësve, të ekspozuara në qendër të Tuzit, ndërsa sipas organizatorëve, ky aktivitet do të zgjasë plot katër ditë, dhe do të zhvillohet nëpër hapësira të ndryshme publike në Malësi. “Me qëllim të edukimit dhe nxitjes së talenteve të reja të pikturës dhe pro-
movimin e bukurive natyrore të komunës sonë”, theksohet në njoftimin e këtij sekterariati. Aktiviteti në fjalë do të përmbyllet më 1 Qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve ku pikturat më të mira të cilat do të ekspozohen, do të shpërblehen. |t. u.
E ENJTE, 27 MAJ 2021
Javore KOHA
21
INTERVISTË
E ardhmja ësh
22
Javore KOHA
E ENJTE, 27 MAJ 2021
INTERVISTË
htë teknologji Dikur njerëzit bënin një jetë shumë më të thjeshtë dhe imagjinata e tyre nuk e konceptonte dot se do të vinte një ditë ku çdo gjë rreth tyre do të ishte teknologji. Këtë ndikim të teknologjisë e kemi vënë re akoma më shumë në vitet e fundit, sidomos me varësinë që njerëzit janë duke pasur ndaj internetit. Për të sjellë më shumë informacione në lidhje me rritjen e ndikimit të teknologjisë ndër vite, kemi përzgjedhur të bisedojmë me dr. Zhilbert Tafën, i cili është profesor në Universitetin për Biznesin dhe Teknologjinë në Kosovë Ju i keni përfunduar studimet në Podgoricë vite më parë. Për të nisur bisedën, si fillim na intereson të dimë cila ka qenë shtysa që ju ka nxitur për të studiuar shkencat kompjuterike, duke qenë se në atë kohë zhvillimi i teknologjisë ka qenë dukshëm më i ulët? ZH. Tafa: Vërtet, asokohe, tek ne, pak kishte informacione në lidhje me teknologjitë informatike. Në fillim të shkollës së mesme, për kompjuterin, robotët dhe teknologjitë e tjera kam dëgjuar vetëm nga mediat. Kuptova që këto janë lëmi ku aplikohet matematika dhe inxhinieria elektronike. Unč isha i interesuar në fushën e matematikës, ndërsa në lidhje me inxhinierinë kompjuterike nuk kisha kë të pyesja. Asokohe, një kushëriri im, profesor i matematikës, punonte në një bankë në Kosovë në zhvillimin e sistemit informatik të bankës. Në tavolinën e tij për të parën herë pashë kompjuterin. Dhe, ndoshta këtu filloi çdo gjë. Shpejt fillova të blija revista që mbërrinin nga Sllovenia. Disa vite më vonë, në shkollë kishim edhe lëndën e informatikës. U pajisa edhe me kompjuterin e parë në shtëpi, zhvillova programet e para etj. Pastaj regjistrova Fakultetin Elektroteknik, magjistrova dhe doktorova në fushën e Inxhinierisë Kompjuterike dhe Teorisë së Informacionit.
A keni pasur në atë kohë dijeni dhe a e keni pritur se avancimi teknologjik do të jetë kaq i shpejtë? ZH. Tafa: Në atë kohë askush nuk ka mundur të paramendonte se ku do të mbërrinte sot zhvillimi teknologjik, siç është edhe sot vështirë të parashikojmë se ku do të mbërrijë nesër ky zhvillim. Në lidhje me këtë, studentëve të mi, gjithmonë ua jap një shembull: më 1981, Bill Gejtsi i Mikrosoftit, në një konferencë për teknologjinë ka parashikuar që në të ardhmen asnjë kompjuter nuk do të ketë nevojë për më shumë se 640 KB RAM memorie. Për kompjuterët e sotëm ky numër është qesharak pasi ata kanë dhjetëra mijëra herë më tepër RAM memorie. Meqë sot fëmijët rriten në një epokë digjitale, vërejmë se nuk kanë më interes për mësimin formal. Si mendoni ju se duhet të funksionojë mësimi nëpër shkollat tona në raport me përdorimin e teknologjisë gjatë procesit mësimor? ZH. Tafa: Mendoj që procesi mësimor në masë të madhe duhet të jetë i asistuar nga teknologjitë informatike, por që prania fizike nuk mund të zëvendësohet në tërësi me mësimin online. Pra, mendoj se duhet të zhvillohen forma të kombinuara të procesit mësimor. Teknologjia duhet të
përdoret për qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në informacion, por nuk mund ta zëvendësojë praninë e njeriut. Për fund, çfarë parashikimesh mund të bëni në lidhje me rëndësinë e teknologjisë dhe inovacionit për jetën tonë në të ardhmen dhe a e quani rrezik mbizotërimin kaq të fuqishëm të teknologjisë? ZH. Tafa: Teknologjia, që nga paraqitja e internetit, vazhdimisht është duke ndryshuar jetën e njeriut. Njerëzit sot jetojnë dhe veprojnë shumë më ndryshe se para 30 apo 40 vitesh. Ngjashëm do të jetë edhe pas 30 apo 40 viteve të tjera. Do të jetohet në një botë tjetër, të cilën ne ende nuk e njohim. Pa dyshim, këto ndryshime do të rrisin në masë të madhe kualitetin e jetës së njeriut, por do ta kenë edhe tehun tjetër. Shumë procese jetësore do të jenë të vendosura, të kushtëzuara, refuzuara apo aprovuara, pra të varura, nga teknologjitë informatike dhe nga algoritmet përkatëse. P.sh. jeta e njeriut në trafik mund të jetë e varur nga softueri i automjetit autonom. Po ashtu, tendenca për ruajtjen e privatësisë personale është luftë e humbur për njeriun. Në kushtet ku teknologjia mund të përcjellë çdo veprim të njeriut (interesimet e tij, të dhënat personale, lëvizjet, komunikimet me njerëzit e tjerë etj.), për privatësi gjithnjë e më pak mund të diskutohet.
Bisedoi: Reina Fici
Kjo intervistë publikohet në kuadër te trajnimit për të rinj „Sapere aude guxo të jesh i mençur“, të mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi. E ENJTE, 27 MAJ 2021
Javore KOHA
23
KULTURË
Mbi shënimin gjenealogjik me vlerë të veprimtarit e hulumtuesit Taulant Shahmani
Historiku i fsh e Re në Shko
Veprimtari i mirënjohur hulumtues dhe prezantues i rrjedhave të gjenezës së çështjeve kombëtare, mësuesi i historisë dhe gjeografisë, Taulant Shahmani, nga fshati Guci e Re, Shkodër, me prejardhje nga Plava, në aktivitetin e vet të punës gjithëpërfshirëse, duke pasur parasysh gjenezën mjaft interesante të mënyrës së formimit të vendbanimit ku ai jeton dhe vepron, ia ka dalë që në mënyrë analitike dhe konstruktive të shënojë historikun e bujshëm dhe interesant të tij
Shaban Hasangjekaj Veprimtari Taulant Shahmani, hyrjen në shpalosjen kronologjike të shënimit të vet e fillon që nga koha që kur Perandoria Osmane u dobësua dhe filloi të lëshojë territoret e saj në Ballkan. Vendeve fqinje iu shtua lakmia për ndarjen e territoreve shqiptare mes tyre. Ai thekson se pas Traktatit të Shën Stefanit, u mbajt Kongresi i Berlinit, më 13 qershor 1878, ku ndër të tjera u vendos që Malit të Zi t’i jepej Podgorica, Tivari, Plava, Gucia, Hoti, Gruda, etj. Gjithashtu, në vitin 1913 Konferenca e ambasadorëve në Londër vendosi kufijtë e Shqipërisë, të cilët ashtu janë edhe sot. Veprimtari Taulant Shahmani, në shënimin e vet “Historiku i fshatit Guci e Re, Shkodër”, shkruan se ka më shumë se 100 vjet që kombi shqiptar lëngon pasojat e kësaj pa-
24
Javore KOHA
E ENJTE, 27 MAJ 2021
besie, duke u përpjekur vazhdimisht të ndreqë diçka nga vendimet tinëzare të asaj masakre. E gjithë kjo panoramë, thekson ai, solli ndër të tjera edhe spastrimin etnik të shqiptarëve, shumë prej të cilëve ju drejtuan edhe qytetit të Shkodrës dhe rrethinave të saj, si Bushat, Dobraç, Kullaj, Vrakë, Zadrime, etj., ku kaluan disa vite, por duke mbajtur gjithmonë lidhje mes njëri tjetrit dhe duke synuar që të qëndrojnë të bashkuar përsëri kudo që të vendosen.
Krijimi i Gucisë së Re
Gjendur në këtë situatë, shkruan në shënimin e vet veprimtari Shahmani, një nga shqiptarët e Vuthajve të trevës së Plavë-Gucisë, të ardhur në Shkodër, ishte edhe Alush Mem Bruçaj (i biri i Mem Shabanit, i pushkatuar nga serbët ngaqë nuk pranoi të kthehej në fenë Ortodokse). Alushi, një djalë i mençur dhe trim, ishte emëruar si anëtar i Këshillit të komunës Qendër në vitin 1928. Në këtë kohë, ai bën një kërkesë drejtuar Mbretërisë shqiptare (Prefetura
Shkodër), ku kërkon që të gjithë të ardhurit nga trojet e Plavë-Gucisë
KULTURË
hatit Guci odër dhe Vuthajve të vendosen në një vend të tyre të ri. Kërkesa aprovohet dhe vendoset që ky fshat të krijohet në fushën e Shtojit, krahas disa fshatrave të tjera (të cilat kishin karakteristika të përbashkëta) dhe të quhej Guci e Re. Veprimtari Taulant Shahmani, në shënimin e vet gjenealogjik shkruan se disa nga familjet e para që u vendosën në fshat ishin: familja Plava, Zharaj, Bruçaj, Mekulaj, Çekaj, Shahmani, Llukaj, Bekteshi, Trepshi, Goçaj, Nikshiqi, Ahmetaj, Hakaj, Jahukaj. Pas disa vitesh nga krijimi i fshatit në fjalë, popullsia ishte në rritje me ardhjen e familjeve të tjera, si familja Gjonbalaj, Piri, Dedushaj, etj.
Shtrirja dhe popullsia e fshatit Guci e Re
Veprimtari Shahmani, në shënimin e vet “Historiku i fshatit Guci e Re, Shkodër”, shkruan se fshati në fjalë shtrihet në Veriun e qytetit Shkodër dhe ndodhet rreth 5 km në largësi të tij dhe ka reliev fushor. Ai kufizohet në Veri me përroin e Vrrakës, i cili është si vijë ndarëse mes Shkodrës dhe Malësisë së Madhe, në Jug me fshatin Grudë e Re, në Lindje me fshatin Postribë dhe në Perëndim me fshatin Shtoj i Vjetër. Popullsia e Gucisë së Re fillimisht ka numëruar 263 banorë, ndër të cilët 45 ishin kryefamiljarë, gjashtë kunorë dhe 206 frymë. Gjatë kësaj kohe, shkruan Shahmani, në periudhën kohore 1930-1932 u bë edhe ndarja e tokave të gjithë familjarëve të fshatit, ku rezulton se fshati ka një sipërfaqe rreth 189,8 hektarë. Pas sistemimit të banorëve, dhe mbi të gjitha, vendosjes në një fshat ku do të jenë përsëri së bashku, ashtu siç ishin më parë në trojet e paraardhësve të tyre, lindi nevoja për arsimim të fëmijëve. Kështu, banorët marrin lejen për ndërtimin e shkollës, kurse truallin e dhuroi xhamia e fshatit. Kështu të gjithë banorët u mobilizuan dhe ndërtuan shkollën e fshatit Guci e Re. Ajo sot mban emrin e Heroit të punës, mësuesit, birit të saj “Ismet Sali Bruçaj”, i cili dha jetën në krye të detyrës, duke vënë të parin interesin e fëmijëve, arsimimin e tyre me çdo kusht dhe zhdukjen e analfabetizmit edhe në zonat më të thella të Shqipërisë. Kontributin e vet edukativo-arsimor në këtë shkollë e dha edhe vetë autori i shënimit në fjalë, Taulant Shahma-
ni, si mësimdhënës dhe drejtor i saj. Njerëz që lanë gjurmë dhe vazhdojë të kontribuojnë në fshatin Guci e Re Në fillimet e fshatit Guci e Re, në fushën e artit njihej Nasuf Husko Shahmani, i cili kishte ardhur në moshë shumë të re nga Plava dhe artin e nisi si një mënyrë për të jetuar. Ai pikturonte ajete kuranore në qelq, si dhe ndërtonte vegla muzikore si çifteli dhe fyej, po ashtu bënte punime të ndryshme druri dhe ndërtimtarie. Gjatë viteve në vazhdim, fshati Guci e Re nxori shumë patriotë dhe intelektualë në fusha të ndryshme, shkruan veprimtari Shahmani në shënimin e vet. Kështu mund të përmendim Sadik Bekteshin si komandant i Çetës Perlat Rexhepi, Rexhep dhe Hava Hakaj (bashkëshortë), partizanë, Hysen Delia, partizan i cili kishte kthyer shtëpinë e tij në bazë partizanësh të Luftës Nacional-Çlirimtare. Në fushën e arsimit familjen Bruçaj e cila përveç mësues Ismetit, ka edhe tre mësues, me mësues të tjerë që vazhdojnë të punojnë. Familja Shahmani e cila nxori shumë mësues dhe vazhdon të kontribuojë në arsim me gjashtë arsimtarë. Vlen të përmendet mësuesi i ndjerë Shaqir Shahmani, i cili kishte mbaruar dy fakultete, atë të Teologjisë si dhe fakultetin e Gjuhë-Letërsisë. Gjithashtu në arsim dhe arte ka dhënë dhe vazhdon të jep kontribut edhe familja Mekulaj. Në fushën e mjekësisë kontribuon familja Plava me doktorë, veterinarë dhe infermierë. Po ashtu, të suksesshëm në fushën e ekonomisë dhe biznesit ishte dhe është edhe familja Llukaj, e cila kontribuon duke punësuar shumë të rinj të fshatit. Duke pasur parasysh të gjitha të dhënat që u prezantuan më lart, pa ngurrim dhe me plot gojë mund të konstatohet, por edhe të konfirmohet se shënimi “Historiku i fshatit Guci e Re, Shkodër”, i veprimtarit Taulant Shahmani, padyshim është event vërtetë me vlerë dhe peshë të madhe në identifikimin e entitetit kombëtar shqiptar jashtë trojeve të trevës së Plavë-Gucisë, shënim ky i cili pa mëdyshje do t’u kontribuojë studiuesve dhe hulumtuesve në shpalosjen, ndriçimin dhe reflektimin e identitetit kombëtar në trojet etnike shqiptare. E ENJTE, 27 MAJ 2021
Javore KOHA
25
REPORTAZH
Lumi i Shalës -”Ta
Është lumë malor me rënie mesatare 22 metra në një kilometër. Lumi Shala dallohet me ujin e tij të kris ndërsa prurje minimale në gusht në të cilin arrin 9m³/sek. Lumi i Shalës është i pasur me një shumëlloj Duke qenë se vera është në prag , pse jo mos të dilni dhe të eksploroni vende të reja , vende që nuk njihni ose vende që keni parë nëpër fotografi të miqve tuaj nëpër rrjetet sociale. Shqipëria të ofron mundësi të shumta, si pjesa veriore e saj ashtu edhe pjesa e jugut. Mjafton që ju të zgjidhni destinacionin në varësi të buxhetit tuaj personal si dhe në varësi se çfarë ju pëlqen më shumë alpet, bregdetet , lumenjtë . Ne ju sugjerojmë këtë radhë Lumin e Shalës. Lumi i Shalës Ka një gjatësi prej 37 km nga burimi në majën e Radohinës e deri në Dri, buron tek kroi i Shtrazës në krye të fshatit Theth, në rrëzë të majës së Radohinës, nga ku zbret poshtë nëpër luginë të Shalës, nga Thethi, Ndërlysa e Musha, nga Breg-Lumi tek Porta e
26
Javore KOHA
E ENJTE, 27 MAJ 2021
Shalës (Gryka e Rrshqëmit), nëpër Lotaj e në luginën e Shoshit, derisa derdhja e tij shkon në Lesniqe në Dri (sot liqeni Koman). Është lumë malor me rënie mesatare 22 metra në një kilometër. Lumi Shala dallohet me ujin e tij të kristaltë, me prurje mesatare vjetore afro 34 m³/sek. Prurjet maksimale arrijnë në nëntor me 52m3/sek, ndërsa prurje mini-
“
male në gusht në të cilin arrin 9m³/ sek. Lumi i Shalës është i pasur me një shumëllojshmëri peshqish, por më i përhapuri është trofta, që rritet vetëm në ujërat e ëmbla. Ngjyra e kaltër dhe e ftohtë e ujit është karakteristike e këtij lumi, shkëmbit e thepisur që e rrethojnë duken sikur prekin qiellin me dorë. Paketa dhe guida të shumta për të
Lumi i Shalës Ka një gjatësi prej 37 km nga burimi në majën e Radohinës e deri në Dri, buron tek kroi i Shtrazës në krye të fshatit Theth, në rrëzë të majës së Radohinës, nga ku zbret poshtë nëpër luginë të Shalës, nga Thethi, Ndërlysa e Musha, nga Breg-Lumi tek Porta e Shalës (Gryka e Rrshqëmit), nëpër Lotaj e në luginën e Shoshit, derisa derdhja e tij shkon në Lesniqe në Dri (sot liqeni Koman)
REPORTAZH
ajlanda shqiptare”
staltë, me prurje mesatare vjetore, afro 34 m³/sek. Prurjet maksimale arrijnë në nëntor me 52m3/sek, jshmëri peshqish, por më i përhapuri është trofta, që rritet vetëm në ujërat e ëmbla lumi i Shalës ofrohen nga qyteti i Shkodrës, dhe i Tiranës , por pse jo edhe udhëtoni me makinë vetë, me miq , familjar , apo edhe vetëm . Për të hir të vërtetës rruga drejt Komanit vende vende është pashtruar dhe do duhej një investim për këtë rrugë meqenëse ky destinacion fton turistë të shumtë të huaj dhe vendas. Për të arritur nga Shkodra drejt Komanit duhen 1 orë e gjysmë udhëtim ku gjatë rrugës do shihni ishullin e Sardës. Pas arritjes suaj në Koman ju mirëpresin varka të shumta dhe tragete. Udhëtimi drejt Shalës fillon nga këtu. Për të arritur tek lumi i Shalës duhet të udhëtoni me një varkë , udhëtimi që zgjatë një orë e tridhjetë minuta , ku përveç se do mbeteni të mahnitura nga pamjet dhe ngjyrat e shumta të këtij lumi . Varkat që ju trans-
portojnë drejt lumit, ju presin 3 orë , kohë e mjaftueshme për të eksploruar lumin , për të provuar ushqimin tradicional të restorantit , kohë për plazh , për kanone , për të eksploruar legjenda dhe mite që fshihen në këtë zonë . Sipas gojëdhënave, vitet e fundit të jetës princi Lekë Dukagjini kaloj në këtë zonë , ku gjendet
“
edhe guri i Lekës ku mendohej se nga ruante vendin Leka nga turqit e shumë e shumë gojëdhëna tjera. Kjo perlë e fshehtë e konsideruar edhe si ,,Tajlanda shqiptare’’ duhet patjetër t’i shtohet liste tuaj për ta vizituar së paku një herë në jetë. Donika Lulgjuraj
Për të arritur tek lumi i Shalës duhet të udhëtoni me një varkë , udhëtimi që zgjatë një orë e tridhjetë minuta , ku përveç se do mbeteni të mahnitura nga pamjet dhe ngjyrat e shumta të këtij lumi . Varkat që ju transportojnë drejt lumit, ju presin 3 orë , kohë e mjaftueshme për të eksploruar lumin , për të provuar ushqimin tradicional të restorantit , kohë për plazh , për kanone , për të eksploruar legjenda dhe mite që fshihen në këtë zonë E ENJTE, 27 MAJ 2021
Javore KOHA
27
KULTURË
Prozë urbane
PANDE (H) MIA (ose: letërsi pa gjini, me e për Pande(h)mi që, mund të lexohet edhe si ese!)
Për Koha Javore:
Bajram Sefaj
Të vdesësh e të varrosesh si njeri, jo si shifër! E vendos pikërisht këtu, pa ia ndërruar, shtuar as munguar, pikë as presje, asaj bime të brishtë (fragile), asaj grimë tekst, më shumë, si protestë, si reagim, se sa si tregim, a diçka tjetër! “Kurrë s’i jam frikësuar vdekjes. Me mirë së vjen, do ta pres kurdo që të vjen, kam pohuar përherë, sinqerisht dhe, pa gënjye asnjëherë. Por kjo ishte dikur. Tash, në kohë pandemie e karantine, është pakëz më ndryshe! Vdekja vjen me vakt a pa vakt. Herët a vonë. Vdekja gjithmonë vjen në vakt të duhur. Në sahatin e ‘dekës. (Çdo qenie njerëzore, por jo vetëm, ka dekikun e Lindjes dhe të Vdekjes!). Është gabim kur thuhet se dikush, qoftë fëmijë, i ri apo e re, plak a plakë, vdiq pa vakt! Në çastin që njeriu vdes, vdes me vakt. Deri aty e ka pasur dekikun, rriskun e jetës. Finalen e rrugës jetësore. Të gjatë apo të shkurtër. Mate si ta matesh! Vdekja vjen e paftuar. Pa orar as rend të caktuar. Nuk pyet fare. Po të me pyeste mua, bie fjala, unë do ta shtyja për nesër. Për një ditë më vonë, do ta shtyja. Në mos për asgjë tjetër, për aq sa kjo grimë teksti, të sheh dritën e botimit! Shih, pra, sa të imëta janë arsyet që vdekja të shtyhet së pakut për një çast. Si të padukshme, mikroskopike janë arsyet që vdekja të shtyhet për një herë tjetër, për një ditë më vonë. Kur arsyet e motivet janë më të mëdha, më afatgjata, atëherë, kush e di, për sa kohë, vdekjes do t’i thuhej: kapërcemë, me le rehat, ec rrugës sate, këput e the qafën...”!). Në parantezë (Pasi që, lindja ime nuk
28
Javore KOHA
E ENJTE, 27 MAJ 2021
ishte pritur kurrqysh, me lot pikëllimi ishte pritur, nuk ishte shënuar me asnjë shenjë gazmendi, qoftë edhe në kuptimin simbolik të fjalës, pa asnjë fjalë të vetme miradije, nuk me ishte uruar mirë së ardhja në këtë jetë, shkurt e shqip, në pellgun e kësaj llahtarie, të kësaj stine të pa gjethe e, të pa mugullim, në shtrëngatë pandemie e paniku, kur brenda ditës, në të katër anët e botës regjistrohen me mijëra e mijëra të vdekur, viktima të epidemisë së Coronavirusit, jo, jo, nuk denjoj të vdes assesi, si pre epidemie. Të rreshtohem e të shtoj edhe një shifër (numër), midis milionash. Të shkoj si qeni në rrush, si ia thonë fjalës, andej nga nahija jonë e Shqipërisë veriore, në Kosovë! Gjithmonë, kam ëndërruar që, kur të vdes, të varrosem solemnisht e me dinjitet. Me nderime e homazhe. Për në banesë të fundit të me përcjellin me fjalime e nderime të tjera mortore. Lamtumira ime me këtë botë, të ndiqet me muzikë klasike të kompozitorëve të njohur, të Wagner-it, bie fjala. Të shkruajnë gazetat. Të flasin radiot dhe televizionet... E jo të groposem, heshtur e pa ceremoni, pa hijeshi. Të shkoj si macja në thes, të shkoj si qeni në rrush, siç shkonin e tretnin dikur, viktimat xhaxhit. Si mijëra viktimat e luftës në varrezat masive, të kodoshit Millosheviq!). (Gaillard, 11.5.2020!). (Data në fund të shkrimit (15 maj 2020), është edhe një dëshmi më shumë, për mikun tim, dhe për të gjithë lexuesit e tjerë eventualë, se këtë “projekt” e fillova më herët. Me kalimin e kohës, gjithnjë e më tepër jam buzë greminës së dyshimit që më bren e gërryen si me limë çeliku se, si (e kur) do ta përfundoj këtë aventurë, këtë udhë të paudhë, që përmbysi dynjanë*, mbarë botën dhe njerëzimin e qiti në dy gjunjë. Natyrisht, edhe kësaj dileme i gjendet çarja disi. Ekziston një “point final” , sikurse francezët i thonë pikës përfundimtare, që, në këtë rast, është jo vetëm
përfundimtare, por edhe shpëtimtare, në të njëjtën kohë!). *Thuaja këngës vajtuese: “Tri ditë ymër kena, o n’kët’ dynja...”! Shtesë: Prejse në qiellin e paanë të Planetit tonë, prejse në horizont u shfaq ky korb i zi, kush nuk vdiq më, nga vdekja natyrale, mosha e shtyrë e të tjera, as nga asnjë sëmundje tjetër, robi i zotit, kudo në botë, ndërkohë vdiqët vetëm nga pandemia Covid-19. Sikur u hodhën në harresë sëmundjet e tjera të rrezikshme, kanceri, në të parin rend, pastaj sida*, sëmundja e sheqerit (diabeti), veremi (tuberkulozi)..., që, deri dje, ishin lëngime të “popullarizuara”, të shpeshta, kur, përditë e, krejt pamëshirshëm, shkurtonin e shuanin jetë të mijëra, miliona fatzinjve të kafshuar nga këto sëmundje të egërshane e katile, të pashpirt. Të mos harrohen viktimat nga to, kudo në botë. Janë e vazhdojnë të jenë shumë e të shpeshta. Është gjynah t’i ikin vëmendjes! * Kur është fjala për sidën, e shartoj këtu një mahi, gazmore a qesëndi, tragjike në vërtetësinë e saj të jetuar, me prejardhje nga Bosnja (made in Bosnia!), i vetëdijshëm, se kjo ngjanë si të luhet një komedi në thelbin e një tragjedie të egër e të pa mëshirshme, ngjanë si një hith i sertë midis krizantemash. “Babo, i shkruan babës, që jetonte, diku në një provincë, në zonë të thellë malore kodrinore, në një vukojebina (që në shqip i bie: atje ku dreqi bën vë(zë), të kësaj ish-republike fatmjerë, që i përkiste gjirit të ftohtë, të ish-Jugosllavisë: “Babo, dovest ću ti Sidu iz Amerike”! “Ako, sine, ako, samo nek’ je muslimanka”! (“Babë, nga Amerika do ta sjell Sidën” – “Ani mirë biro, mirë, veç lë të jetë myslimane”! I dredh përgjigjën plaku boshnjak, djalit të tij që, para shumë vjetësh, kishte mërguar në Amerikë, pa e pasur idenë, plaku i gjorë e krahëthatë së, Sida është një sëmundje e keqe, po aq katile, e cila ua shkurton jetën mijëra e mijëra
KULTURË
njerëzve fatkeq, në botë! * Posa lind, çdo qenie e gjallë, nis të vdes!. Qëllimshëm, (nuk është gabim shtypi!), përsëritet, nënvizohet, ngjyroset me shumë të zi nuancohet, potencohet: Vdekja, vjen e paftuar, zakonisht. Pa orar, as rend të caktuar. Nuk pyet fare. Po të më pyeste mua, bie fjala, unë do ta shtyja për nesër. Për një ditë hesapi, do ta shtyja. Në mos për asgjë tjetër, për aq sa kjo grimë teksti, të shohë dritën e botimit! Shih, pra, sa të imëta mund të janë arsyet, si të padukshme (të paudhë!), mikroskopike, që Vdekja të shtyhet për njëherë tjetër, qoftë edhe për një ditë më vonë. Kur arsyet e motivet janë më të mëdha, kur arsyet dhe motivet, janë më afatgjata, atëherë, kushedi për sa kohë, Vdekjes do t’i thuhej: kapërcemë, më le rehat, ec rrugës sate, këput qafën, moj shtrigë-shtrige! * Kujt i flas, i shkreti unë, shkretan. Kujt i shes mend, me broçkulla të tilla të njohura dhe bajate! Por, ja që erdhën ditët idiote. Kohë të llahtarshme (le të me lejohet të përdor një fjalë të dashur, fjalë të preferuar nga ana e Lasgushit, poet yni i urtë lirik (I hëngra fjalët: denjoja të them Lasgushit tonë të pavdekshëm, thashë: Lasgushit tonë të urtë!. Këtu, nis e sos, fjala është për Vdekje, prandaj shprehja i pavdekshëm, tingëllon ndryshe, ngase është boshe dhe e pakuptim gjithnjë. Në këtë botë kopile, shejtankë, mashtruese dhe të pabesë, asgjë, ama bash asgjë, nuk është e
pavdekshme, pra, e përjetshme. E gjithmonshme. Në çastin që lind, çdo qenie e gjallë, nis të vdesë! * Dy herë, radhazi, dy herë, madje në majën e kulmit të krizës, të fushatës korrje-shirje (nëse mund të quhet edhe kështu!), Pandemia më provokoi, por, si të thuash, më “tradhtoi” duke më anashkaluar. Herën e parë, në fund të muajit mars të këtij viti të kobshëm. Herën e dytë, në mes të muajit prill, po ashtu, të këtij viti të zi! Sa pandeha se shpëtova, erdhi muaji i dimrit, muaji i murrmë dhjetor. Egërshan. I kërleshur. Bashkë me të edhe Covid-19. Erdhi pikërisht, sikurse thashë edhe më përpara, në çastin kur kujtova se më anashkaloi. Më gjeti (zuri) të papërgatitur fare! Kisha në plan të realizoja edhe shumëçka. Edhe shumë punë të kryeja. Nëse jo asnjë tjetër, sa ta mbaroja këtë shkrim dhe ta shihja të zbardhur në faqe gazete a reviste. Në faqet e revistës letrare “Akademia” të Prishtinës apo në të simotrës së saj, revistën letrare të Tiranë, (“Illz”), saktësisht, apo ndoshta në revistën letrare shqiptare “Haemus”, udhëhequr nga dueti i vyer Kyçyku (atë e bir), dikur pogradecarë (enkelanas), tashti, bukureshtarë të natyralizuar, në javoren Koha Javore (shqiptare podgoricare)! Diku, po, me kesmet!. A në të gjithat, veç e veç, pse jo! (Ja, sa të imëta, si të padukshme fare, mund të jenë arsyet dhe motivet për shtyrjen e vdekjes për më vonë! Më pastaj mund të vdes kur e ku të dua. Po edhe nga Covid-19, në fund të fundit. Kjo gatishmëri që të vdes fill pasi të realizohet dhe të botohet ky shkrim, sikur me së miri fuqizon atë thënien-kushtrim të poetit të (pa) vdekshëm Azem (Shkreli), kur porosit: ...mos u bëj poet nëse s’mund të lindësh me secilin varg, të lindësh me secilën fjalë..., mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh për secilin varg, të vdesësh për secilën fjalë... * Përbirja për vesh gjilpëre, shpëtimi nga krehanë e nofulla të vdekjes së shpejtë e për adalet, më sollën dy gjëra, dy sqarime, përnjëherë. Një të mirë, e një jo fort të mirë. E mira ishte se profecia e birit tim, Mic, për kënaqësinë e gëzimin e tij më të madh, nuk u plotësua. Ndonëse i kafshuar nga të gjitha anët, nga sasi e pakufishme sëmundjesh shoqëruese, mbi-
jetova Covid-19. Betejën e fitova. E dyta, jo fort, por hiç e mirë, të galmë ishte fitorja e ngadhënjimi, kur më vinte në siklet se duhej të vazhdoja (e të përfundoja, dosido), ketë tekst të mundimshëm, që, për bira hundësh (e veshësh), shpirtin ma nxori dhe, sipas të gjitha gjasave, nuk do të dalë asgjë prej tij. Asnjë rendiment me vlerë të veçantë (lus perëndinë që kështu, si unë, të mos mendojnë redaktorët dhe përgjegjësit e tjerë kompetentë për çështje botimi të këtij shkrimi!). Në fillim, isha entuziast. Isha naiv e gurman i paepur, i vyeshëm, bash si bleta krahëlehtë kur kërcen lule më lule e mbledh nektar. Nuk më ikte e nuk më shpëtonte asgjë pa shënuar. Pa evidencuar nga “faqe” fesjbuku, interneti, pa marrë ujemin nga të gjitha burimet që sillnin kurdo e çfarëdo lajmi (të mirë e të keq, të keq kryesisht!), e të reja të tjera që do të ndërtonin disi kullën time të prozës urbane, në kohë pandemie. Më mbuloi meraku, të mblidhja, të regjistroja e të sistemoja, sa më shumë, përvojat e të tjerëve, të atyre që kishin mbijetuar, që kishin kaluar nëpër këtë golgotë dhe kishin dalë triumfues, ngadhënjyes! Tashmë nuk më duheshin dëshmitë e tyre. Isha vetë dëshmitar. Vetë ngadhënjyes e triumfues i përmjerë, “hero”, që kisha dalë fitues në arenën e kësaj fushëbeteje të përmasave botërore, gjithënjerëzore. Jo, mor, jo! Ndërkohë, pandemia “kishte prerë” koka të ndritshme mendimtarësh e shkrimtarësh të njohur nga e gjithë bota, midis të cilëve ndodheshin edhe disa miq të mi të shtrenjtë. Në fillim, them, isha optimist kokëbosh, si një i ri e naiv të isha. Në anën tjetër, optimist nuk isha fare, aspak, hiç. Tash edhe me pak! Më është përzier puna e më është bërë tërkuzë. Lëmsh i ngatërruar. Ec e bjeri në fije ç’ka ndodhur para se mua, personalisht, të më mbërthente Covid-19, e çka pas tij! Por, hajt, grahi e mos grij shumë ujë në havan, më pëshpërit në vesh një zë i një hijeje të dikujt të padukshëm dhe sikur më urdhëron: ec përpara, mos u ndal, ashtu si e fillove, ashtu edhe mbaroje! Si e nise, bitise! (Hiç, bre, hiç nuk e dua fjalën bitisje, në çfarëdo trajte të mundshme të shfaqjes së saj!). Mor, kush po të pyet çka ke e çka s’ke ti mërzi. Këput qafën e çaj, ec përpara. Çaj terrin e dil prej tij, ose mbytu brenda tij! E ENJTE, 27 MAJ 2021
Javore KOHA
29
PORTRET
Gjon Gjonaj, misionar i arsimit shqip Mësuesi i përkushtuar Gjon Gjonaj me punën e vet, me ritme të pandërprera, një jetë të tërë pune të palodhshme, ia kushtoi arsimit dhe edukimit në shkolla në Hot dhe në Triesh të Poshtëm, duke shpërndarë rrezet e dijes dhe të arsimit, duke përhapur dije dhe kulturë , duke mbetur shembull i punës, angazhimit dhe i sakrificës dhe duke lënë vepër pas vetes
Gjekë Gjonaj
Në historinë e arsimit shqip në Mal të Zi e ka vendin e vet edhe mësuesi i dalluar i kohës së tij Gjon Marku Gjonaj, (1939-1999) nga fshati Rudinë, Triesh, Malësi. Ai i takon atij brezi mësuesish shqiptarë ( malësorë) të diplomuar në Shkollën Normale të Gjakovës, institucionit të parë profesional pedagogjik, i hapur në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore, misioni i së cilës ishte përgatitja profesionale e kuadrove për fushën e arsimit në ish-Jugosllavi. Ky mësues i nderuar, personifikon një nga emrat e rrallë të arsimit shqip të asaj kohë në Mali të Zi, i cili më se 40 vjet ia kushtoi edukimit dhe arsimimit të brezave në Malësi. Erdhi në Malësi atëherë kur iu desh më së shumti dhe qëndroi në vendlindje për gjatë gjithë kohëve të vështira që kaluan shqiptarët, për të qenë këmbëngulës në misionin e tij të shenjtë. Mësuesi i përkushtuar Gjon Gjo-
30
Javore KOHA
E ENJTE, 27 MAJ 2021
naj me punën e vet, me ritme të pandërprera, një jetë të tërë pune të palodhshme, ia kushtoi arsimit dhe edukimit në shkolla në Hot dhe në Triesh të Poshtëm, duke shpërndarë rrezet e dijes dhe të arsimit, duke përhapur dije dhe kulturë , duke mbetur shembull i punës, angazhimit dhe i sakrificës dhe duke lënë vepër pas vetes. Fshatrat ku ai punoi në fillim, bashkë me pishtarët e tjerë veteranë të arsimit në Malësi, ishin pa rrugë, pa rrymë elektrike, tepër
të varfra dhe larg qyteteve. Në atë kohë kushtet ishin të vështira. Puna me nxënës nuk ishte aspak e lehtë për shkak të kushteve më se minimale për zhvillimin e mësimit. Nxënësve u mungonin fletoret, lapsat dhe mjetet e tjera të nevojshme për mësim. Megjithatë, ky misionar i arsimit me një vetëdije të pakufishme, në kohë të vështira, me gjithë qenien e tij u angazhua në zhdukjen e analfabetizmit në krahinën e Malësisë. Ai e kuptoi se beteja kundër analfabetizmit dhe edukimit kulturor të popullit është detyrim kombëtar, prandaj me përkushtimin përcolli mesazhin e rilindësve të shquar se “pa shkollë nuk ka dituri, pa dituri s’ka jetë”. Takti i tij prej një pedagogu të shquar ishte për t’u admiruar. Mësuesi Gjon në shkollë punoi me zellin dhe përkushtimin më të madh, vetëm e vetëm që brezat e rinj të Malësisë dhe më gjerë të marrin dije, kulturë dhe edukatë. Kjo tregon se kemi të bëjmë me njeri të përkushtuar dhe kontribuues me rëndësi në ato vite tepër të vështira në përhapjen e rrezeve të dritës së diturisë për popullatën që kishte nevojë për shkrim e lexim shqip. Për gjithë ato vite qe punoi dhe kontribuoi ne arsim, mbajti ditarin me sukses dhe krenari. Në
PORTRET
rrugëtimin e tij të gjatë të dritës dhe diturisë rrëmbeu e pushtoi zemrat e nxënësve. Atyre u dhuroi dashuri e ngrohtësi, buzëqeshje e çiltërsi, kënaqësi e drejtësi, mësim e dituri, shkathtësi e lumturi. Depërtoi thellë në botën shpirtërore e emocionale të nxënësit. Gjithmonë kishte kujdes të mos i lëndojë emocionet e tyre, dhe gjithmonë t’i kontrollojë emocionet e veta . “Para se të shkelni në pragun e shkollës, harrojeni çdo brengë personale e familjare tuajën. Përkushtim dhe vetëm përkushtim, durim dhe vetëm durim, dashuri dhe pasion për profesion, se për ju fillon një rrugë e betejë e gjatë e dritës dhe diturisë. Gjithmonë të jeni të përgjegjshëm
dhe mësoni nxënësit edhe me shkathtësitë e jetës. Ju mësuesit e ardhshëm para se të jeni mësues të mirë e të dalluar, duhet të jeni edukatorë të mirë, të luani rolin e prindit, psikologut, pedagogut, po pse jo nganjëherë edhe të artistit” , u thoshte kolegëve të rinj mësuesi Gjon. Frytet e punës së këtij meteori të arsimit shqip në Mal të Zi bënë që nga gjeneratat që ai nxori të dalin intelektualë dhe personalitete të shquara, të cilët sot gjenden në vende dhe shtete të ndryshme të botës. Për punën e tij të suksesshme në edukimin dhe arsimimin e nxënësve shqiptarë në vitin shkollor 1987/1988 me rastin e shënimit të
Jubileut të artë-100-vjetorit të themelimit dhe ekzistimit të Shkollës Fillore “ Gergj Kastrioti-Skënderbeu”, si pedagog i dalluar i këtij tempulli të arsimit dhe kulturës u dekorua me Urdhrin e Punës. Edhe ky çmim prestigjioz është një homazh për jetën e tij, model prej qytetari të devotshëm atdhetar dhe një dëshmi për ta vlerësuar. Koha i jep secilit atë që meriton, nganjëherë me vonesë, por kush lë vepër pas vetes, jeton gjatë. Ky dashamirës i përjetësuar i arsimit dhe edukimit shqiptare ka mbetur në kujtesën e mësuesve dhe të nxënësve. Ish- kolegët dhe ish-nxënësit e tij veçojnë shumë vlerësime dhe flasin me respektin dhe admirimin më të madh për këtë shëmbëlltyrë të arsimit dhe kulturës sonë kombëtare, i cili la përshtypje të pashlyeshme tek ata dhe njerëzit e tjerë me të cilët punoi dhe bashkëpunoi. Në kujtimet e tyre ata e përmendin si njeriun që u ka hapur portat e dijes dhe ka ndihmuar të ecin përpara në jetë. Kjo nuk është pak. Figura e këtij personaliteti të shquar në fushën e arsimit shqip, edhe pas vdekjes, gjithnjë respektohet dhe çmohet jo vetëm nga punonjësit e arsimit , por edhe nga masa e gjerë e popullit. Me punën e tij i dha një dimension të ri profesionit të mësuesit, si njeri që sakrifikoi për të ardhmen, sakrificë që shprehet në përkushtimin ndaj familjes, punës dhe shoqërisë. Në përvojën e tij jetësore të gjatë në arsim gjithmonë ishte dhe mbeti parimi se të edukosh dhe të mësosh gjenerata të tëra nxënësish është mund e përkushtim, kënaqësi e dashuri, nder e krenari, por edhe detyrim dhe përgjegjësi e madhe. “Nderimi për punën që ke bërë është vetë puna”, ka thënë filozofi amerikan Ralph Waldo Emerson. E ENJTE, 27 MAJ 2021
Javore KOHA
31
HISTORI
Historia e vrasjes Çerçiz Topulli mund të ishte edhe simboli i ushtarit të panjohur i rënë në luftë për pavarësi. Nuk ka një të dytë në historinë e Shqipërisë që të mos e ketë hequr armën asnjëherë nga supi, por njëkohësisht të kishte një fund aq të trishtë, i vrarë pabesisht dhe, për më tepër, pa marrë famën dhe vlerësimin që i takonte
Roland Qafoku I lidhur kokë e këmbë me zinxhirë nga ushtarët malazezë, mëngjesin e të shtunës së 17 korrikut 1915, ai e humbi betejën e fundit në jetë edhe pse u përlesh me ta si një luan. Ndërkohë që 15 njerëz me uniformë e qëllonin me plumba dhe e shponin me bajoneta në trup, Çerçiz Topulli u bë nga dëshmorët e parë të Shqipërisë. Vetëm pak minuta më parë i kishin vrarë para syve shokun e tij Mustafa Qulli, një gazetar i cili, ndryshe nga Çerçizi që pushkën e kishte simbolin e lirisë, mbante penën.
ushtarët i zbritën ata dhe pa një pa dy nisin t’i qëllojnë me armë. Mustafai vdiq në vend, ndërsa Çerçizi, ashtu i lidhur me zinxhirë, përleshet me ushtarët malazezë, por ata, duke qenë në numër të madh, arritën ta qëllonin për vdekje me plumba dhe duke i shpuar trupin me bajoneta. Kur panë që të dy kishin dhënë shpirt, me shpejtësi hapën dy gropa jo shumë të thella, i futën brenda të dy trupat, i mbuluan me shkurre dhe drurë rrethanorë dhe u larguan.
Skena e krimit
Vrasja e pabesë dhe e fshehtë e Çerçiz Topullit është shoqëruar dhe me rregullin se edhe krimi më i sofistikuar lë gjurmë. Edhe pse menduan se i fshinë gjurmët bashkë me varrosjen e kufomave, asnjë nga 15 vrasësit nuk e dinin se prapa shkurreve, një person i ndodhur aty rastësisht kishte parë të gjithë ngjarjen. Quhej Mahmut Golemi dhe rrëfimi tij gjashtë muaj pas ngjarjes është unikal: “Natën e së premtes, (duke gdhirë e shtuna) natë Ramazani, para se del drita, dola me ngarkue sanë prej livadhit, në freskë, kur prej së largut pashë tuj ardhë dy njerëz të përcjellë prej afro 15 ushtarësh, të cilët kur më panë, më urdhëruan të largohem, dhe unë u fsheha mbrapa qerres. Kur erdhën deri në një vend, atje u ndalën dhe ushtarët morën pozicion me qitë mbi dy personat në fjalë. Ai që ishte veshë me petka bojëhini që ia kisha dhënë unë pse kishte
Çerçiz Topulli kishte bërë dhjetëra manovrime në jetën e vet ndaj atyre që kishin dashur ta kapnin dhe asgjësonin. Por mëngjesin e 17 korrikut 1915, për herë të parë dhe të fundit, ai dështoi. Një skuadër ushtarësh malazezë u shfaqën në portën e shtëpisë ku qëndronte në Shkodër dhe, pa asnjë urdhër të shkruar e vunë në pranga. Bashkë me të u arrestua edhe miku i tij, Mustafa Qulli, një gazetar me emër në atë kohë në Shkodër. Pa shumë sqarime ushtarët e huaj i lidhën të dy me zinxhirë në duar e këmbë dhe i dërguan në kazermë. Pas 10 ditësh qëndrimi në një dhomë në kushte skandaloze, ata të dy i hipën në një karrocë dhe u thanë se do t’i dërgonin në Cetinë. Sapo karvani bëri disa kilometra në Fushën e Shtoijt, ora shënonte 04:00 dhe sapo nisi të zbardhte,
32
Javore KOHA
E ENJTE, 27 MAJ 2021
Si u krye vrasja
mbetur pa xhaketë (Muço Qulli) bërtiti në një mënyrë alarmante, e një burrë i gjatë dhe i plotë, i bërtiti shokut tue i thanë: “Mos u tremb se patriotët kështu e kanë”. Ushtarët qitën; ai me petka bojëhini ra dekun, kurse tjetri, tue sha, me një zë luani e me një shpejtësi të rrufeshme, mësyn ushtarët dhe pa u lanë kohë të qesin të dytën herë, hyn midis tyre dhe erdhi fytyrat me ta për të marrë një pushkë prej tyre. Kjo luftë vazhdoi afro një minutë. Në atë përleshje mbasi gjetën rast i ranë për
HISTORI
së Çerçiz Topullit herë të dytë dhe e vranë”. Krimi i organizuar u krye, më pas duhej vetëm fshehja e gjurmëve. Një veprim që ushtarët vrasës e bënë me shpejtësi dhe fshehtësi. Të paktën sipas tyre, hapën dy gropa dhe i hodhën brenda dy viktimat. U hodhën shkurre përspër. Dëshmitari Mahmut Golemi vijon rrëfimin: “Të nesërmen shkova në vendin e ngjarjes, ku i pashë se ishin mbulue krejt cekët e me ferra. Si myslimanë që ishin, për sevap, i mbulova më thellë. Në kontrollimin e gropes gjetëm shumë shenja që i përkisnin Muço Qullit, pasi trupin e Çerçizit që ishte mbuluar më thellë nuk e prekëm”.
Grekët në vrasje
Vrasja e Çerçiz Topullit tregoi edhe një herë aleancat sllavo-greke kundër shqiptarëve. Sipas të dhënave, dëshmive dhe raporteve të kohës, rezulton se malazezët e vranë Çerçizin për llogari të grekëve. Ishte një hakmarrje për faktin që Çerçizi kishte vrarë peshkopin grek, si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së Spiro Kosturit, në Selanik, në vitin
1907. Kishin kohë që qarqet greke e kërkonin me qiri komitin shqiptar, i cili u vra nëpërmjet një intrige. Po cilët ishin grekët që e porositën vrasjen te malazezët? Tre janë personat që ishin të implikuar në këtë vrasje: Alush Lohja, Spiro Tozhli, Mihalaki Kulumburi, të cilët kishin si qendër konsullatën greke në Shkodër. Tozhli ishte një tregtar në këtë zonë që mendohet se ka vënë në dispozicion paratë për vrasje. Dëshmia dhe deklarata e parë që vërteton këtë është e Kol Bjankut, sekretar i Kadastrës në Shkodër. Në një shkrim të numrit 18 të datës 9 qershor 1919 në gazetën “Kuvendi” ai shkroi: “Tash, tuj mos mujtun m’u durumun prej varrës randë të zemrës s’eme, po i lajmëroj vllazënve qi në vjetin 1915 Mihalaki Kambuluri me dredhime t’veta bani fli (mbyti) dy ma t’ndershmit atdhetar, shpirtndritçmit Mustafa Qulli dhe Çerçiz Topulli qi sot Shqipnia i vajton”. Kjo dëshmi e tronditi rëndë opinionin. Në numrin e datës 16 korrik në gazetën “Kuvendi”, Mihalaki Kambuluri iu përgjigj Bjankut duke e cilësuar shpifje atë që ai shkruan. Por shfajë-
simi të lë me gojë hapur teksa ai implikon Fejzi Alizotin: “Fejzi Bej Alizoti i njef fort mirë shkaktarët e njimnendshëm t’asaj vrasje, sikur ai vetë shumë herësh m’a pat diftue ktu në Shkodër, kur shifeshim ditë për ditë e rrinim bashkë…”. Se sa e vërtetë është që Alizoti të kishte dijeni, kjo nuk është vërtetuar, por pas kaq vjetësh një dëshmi e shkruar vlen sa një mijë prova. Ndërkohë ndryshonte arsyeja dhe rrethanat për eliminimin e gazetarit Mustafa Qulli. Të dhënat tregojnë se ai u vra si austrofil dhe kjo ndihej hapur në shkrimet e tij në gazetën “Populli” që botohej në Shkodër, në të cilën ai ishte drejtor. Kjo kishte sjellë zemërimin e malazezëve, por sidomos të serbëve dhe, nga situata e krijuar, ishte një rast që, duke e bërë bashkë me Mustafanë Çerçizin, të eliminonin njëherësh dy shqiptarë që luftonin me penë dhe me pushkë.
Katër varrime
Eshtrat e Çerçiz Topullit nuk gjetën prehje kollaj. Katër herë nëntoka shqiptare ka pranuar trupin e tij të vdekur si të ishte një reagim. Varrimi i parë u krye nga malazezët, të cilët pasi e vranë, ende me gjak të ngrohtë e futën në dhe. Varrimi i dytë u krye më 27 nëntor të vitit 1936, në Gjirokastër, në një ceremoni shtetërore, ndërkohë që më 14 shtator 1936 në Shkodër ishte kryer zhvarrimi dhe kjo u shoqërua me një ceremoni përcjelljeje që ka mbetur në histori, sepse kjo ishte edhe dalja e parë publike e Enver Hoxhës me një fjalim që ai mbajti në ballkonin e Bashkisë së qytetit. Në vitin 1945 u krye varrimi i tretë, duke i vendosur eshtrat në Varrezat e Dëshmorëve në Gjirokastër. Në vitet ’70-të eshtrat u vendosën në kodrën e qytetit të Gjirokastrës bashkë me varret e Bajo Topullit, Koto Hoxhit dhe Pandeli Sotirit të shoqëruara me një memorial. Marrë nga libri “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017” E ENJTE, 27 MAJ 2021
Javore KOHA
33
MOZAIK
Në Shkollën e Muzikës në Ulqin u mbajt orë përkujtimore me rastin e vdekjes së profesorit të muzikës dhe kompozitorit Fahri Beqiri
Muzika e tij, trashëgimi dhe dhuratë për brezat Në fjalën e rastit, Jusuf Lika, ish-student i profesorit dhe ish-drejtor i Shkollës së Muzikës në Ulqin, ka thënë se prof. Fahri Beqiri i takon plejadës së dytë të kompozitorëve në Kosovë dhe ka shkëlqyer në botën e muzikës serioze dhe muzikës sonë popullore Ulqin – Me një orë përkujtimore të organizuar të mërkurën e kaluar në Shkollën e Muzikës në Ulqin, është përkujtuar profesori i muzikës dhe kompozitori i njohur nga Kosova, Fahri Beqiri, i cili u nda nga jeta para disa ditësh në Prishtinë. Ora përkujtimore ka filluar me një minutë heshtjeje. Në fjalën e rastit, Jusuf Lika, ish-student i profesorit dhe ish-drejtor i Shkollës së Muzikës në Ulqin, ka thënë se prof. Fahri Beqiri i takon plejadës së dytë të kompozitorëve në Kosovë dhe ka shkëlqyer në botën e muzikës serioze dhe muzikës sonë popullore. “Unë dhe kolegët e mi e mbajmë mend dhe kemi shumë kujtime nga vitet e studimeve në Akademinë e Arteve e më pas profesori ishte shpesh mik i familjes sime. Ai kishte një dashuri të veçantë për Ulqinin,
34
Javore KOHA
E ENJTE, 27 MAJ 2021
detin, njerëzit e thjeshtë, muzikën tonë autoktone etj.”, ka thënë ai. Lika ka thënë se angazhimi dhe puna e profesorit mund të vështrohet në shumë aspekte. “Ai ishte udhëheqës i shumë shoqërive kulturore-artistike, orkestrave popullore. Ai drejtoi Ansamblin e Këngëve dhe Valleve ‘Shota’, ishte kryetar i Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës, kryeredaktor i RTP-së dhe bartës i funksioneve të tjera të rëndësishme të cilat i kreu me përkushtim dhe nder”, ka theksuar ai, duke shtuar se ai u ka lënë dhuratë brezave muzikën e tij. Moderatori i orës përkujtimore, gazetari Zenel Katana, ka thënë se “arti dhe artdashësit shqiptarë humbën artistin e madh dhe kompozitorin që ndriçoi me artin e tij, në kohë paqeje por edhe të errë-
ta për Kosovën duke lënë pas një krijimtari të vyer, për të cilën do të përmendet brez pas brezi”. Gjatë orës përkujtimore profesoreshat e Shkollës së Muzikës, pianistja Fatime Katana - Buzuku dhe sopranoja Gjylie Pelingu - Hoxha interpretuan pjesën “Shkoj e vij fluturim si zogu”, të kompozuar nga profesor Fahri Beqiri. Fahri Beqiri u lind në Mitrovicë, në vitin 1936. Dashuria e pasioni për muzikën lindën tek ai shumë herët. Ai u diplomua në Akademinë Muzikore në Beograd. Ka punuar në shumë institucione të rëndësishme të Kosovës. Për kontributin e tij artistik është vlerësuar me çmime, urdhra dhe medalje të shumta. Gjatë vitit të fundit Kosova dhe bota shqiptare në përgjithësi humbën një numër të konsiderueshëm i. k. të artistëve të njohur.
SPORT
Në “Asteriks Kup” që u mbajt gjatë fundjavës në Nish të Serbisë
KT “Ulqini” fitoi vendin e parë në forma Medalje të arta kanë fituar Medina Kanaqeviq, Sara Kraja, Vesa Dervishi, Sumeja Bisha, Ardit Dervishi dhe Dorian Vukaj, medalje të argjendta Adna Sulejmani, Nermin Sulejmani, Amra Dushku, Berina Mustafa, Enes Dushku dhe Arta Ismailaga, ndërsa medalje të bronzta Eren Karaminxhoja, Hakush Fici, Bledar Kasmi, Amar Bakalli dhe Amella Nuti Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka fituar vendin e parë në renditjen e përgjithshme në disiplinën e formave, duke u kurorëzuar me kupë, në Turneun ndërkombëtar “Asteriks Kup” që u mbajt gjatë fundjavës në Nish të Serbisë. “Ulqini” është përfaqësuar me 20 sportistë, në të dyja disiplinat – forma dhe ndeshje.
Nga KT “Ulqini” kanë bërë të ditur se medalje të arta kanë fituar Medina Kanaqeviq, Sara Kraja, Vesa Dervishi, Sumeja Bisha, Ardit Dervishi dhe Dorian Vukaj, medalje të argjendta Adna Sulejmani, Nermin Sulejmani, Amra Dushku, Berina Mustafa, Enes Dushku dhe Arta Ismailaga, ndërsa medalje të bronzta Eren Karaminxhoja, Hakush Fici, Bledar Kasmi, Amar
Bakalli dhe Amella Nuti. Ky aktivitet sportiv mblodhi gjithsej 870 sportistë të 97 ekipeve nga 18 vende të ndryshme. Drejtuesit e KT “Ulqini” kanë falënderuar prindërit e garuesve për përkrahjen morale dhe financiare, si dhe sponsorët për lehtësimin e shpenzimeve të udhëtimit. (Kohapress)
E ENJTE, 27 MAJ 2021
Javore KOHA
35
“Koha Javore” në versionin online,
mund ta lexoni
në linkun:
www.kohajavore.me
kohajavore.me