KOHA Javore Podgoricë e enjte, 3 qershor 2021 Viti XX Numër 964 Çmimi 0,50
Intelektualët e heshtur ISSN 1800-5696
Duhet të mësojmë nga gabimet
Dukuritë neofashiste në Mal të Zi, dëshmi e një mjedisi të pakonsoliduar
PËRMBAJTJE
4
12 Dënohen thirrjet raciste të tifozëve vendas
Supë alfabeti
14
16 Teoritë konspirative që e dëmtojnë shoqërinë
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me
2
Javore KOHA
E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
PËRMBAJTJE
20
24 Behar Pali, fitues i përgjithshëm
Në mbështetje të refleksionit “Papërgjegjshmëri politike” të Uran Butkës
28
34 Të pakënaqur me mbështetjen financiare të Komunës, pezullojnë aktivitetet sportive KOHA Javore KOHA Javore
Duhani si faktor rrezikues për shëndetin KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë NDRYSHIM
pozitiv
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.me
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E
1001 HALL EVE
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Reagime të shumta pas ofendimit të shqiptarëve në ndeshjen finale të Kupës së Malit të Zi ndërmjet Deçiqit dhe Buduqnostit
Dënohen thirrjet raciste të tifozëve vendas Në vend të një atmosfere sportive dhe festës së futbollit pas lejimit të rikthimit të shikuesve në tribuna, ndeshja finale e Kupës së Malit të Zi në futboll në stadiumin “Pod Goricom” ndërmjet Buduqnostit të Podgoricës dhe Deçiqit të Tuzit është kthyer në arenë sharjesh e ofendimesh të shqiptarëve nga tifozët vendas “Varvari” (Barbarët). Ky veprim i grupit të tifozëve të Buduqnostit ka nxitur reagime të shumta nga subjektet politike shqiptare, krerët e institucioneve shtetërore etj. “Terrenet sportive kanë qenë gjithmonë fushë për garë, e kurrë për shpërthim të urrejtjes dhe jotolerancës etnike”, ka shkruar në Twitter Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Edhe kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Mr. Aleksa Beçiq, i ka dënuar brohoritjet e “Varvarëve” në stadiumin e Buduqnostit, duke thënë mjaft më
4
Javore KOHA
E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
me urrejtje, ndarje, mosdurim dhe tensione. Veprimet e tifozëve të Buduqnostit i kanë dënuar edhe kryetari i Partisë Popullore Socialiste, Vlladimir Jokoviq dhe nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Strahinja Bullajiq. Deputeti i Listës Shqiptare, Genci Nimanbegu, ka thënë se duke pasur parasysh çfarë ka ndodhur në stadiumin “Pod Goricom”, pret jo vetëm kërkim falje nga KF “Buduqnost”, por edhe reagimin e Federatës së Futbollit të Malit të Zi. Ai madje ka thënë që për shkak të incidentit, Kupa duhet t’i merret “Buduqnost”-it si një mësim në mënyrë që forma e tillë e mbështetjes të mos përsëritet më. Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, i cili ka qenë i pranishëm në stadium, ka deklaruar se vërtet që Deçiqi nuk e fitoi finalen në futboll, por ai vetë nga stadiumi ka dalë krenar, ballëlart, me krejt stafin, miqtë
e klubit e tifozët e “Deçiq”-it, të cilët kundrejt gjithë asaj shprehjeje fashizmi treguan civilizim. “Zemrën e kam sa Deçiqi! Fituam në arenën ku Malësia e njerëzimi kanë fituar gjithmonë, në atë të ndershmërisë, dinjitetit dhe civilizimit”, ka deklaruar ai. Lidhur me këtë rast kanë reaguar edhe nga Forca e Re Demokratike, Lidhja Demokratike Shqiptare etj. Përndryshe, “Buduqnosti” ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1, duke siguruar edhe Kupën e Malit të Zi pasi që më parë ka fituar Kampionatin. Megjithatë, e gjithë kjo ka mbetur në hije të incidenteve të shkaktuara nga tifozët vendas. Në anën tjetër, pas rikthimit këtë vit në Ligën e Parë të Malit të Zi, “Deçiqi” ka hyrë në histori pasi që ka arritur për të parën herë në historinë e tij 95-vjeçare të kualifikohet në kupat evropiane dhe në finalen e (Kohapress) Kupës së Malit të Zi.
NGJARJE JAVORE
Reagim i KKSH-së lidhur me ofendimet ndaj shqiptarëve në ndeshjen e futbollit Deçiq – Buduqnost
Urrejtja patologjike ndaj shqiptarëve, një kambanë alarmi
I konsiderojmë tronditëse e të papranueshme britmat ofenduese të një grupi të tifozëve huliganë kundër shqiptarëve, në ndeshjen e futbollit për Kupën e Malit të Zi, ndërmjet ekipit “Budućnost” të Podgoricës dhe “Deçiq”-it të Tuzit. Siç na mëson historia, të vërtetat e hidhura janë thënë përmes lojërave dhe shfaqjeve skenike. Ky ishte rasti, por jo i vetëm që shpërfaqi në sy të botës, se ende në një pjesë të shoqërisë dhe familjeve në Mal të Zi mbillet fara e urrejtjes dhe racizmit në vend se ajo e tolerancës dhe harmonisë ndëretnike. Shqiptarët nuk mund të ofendohen nga një grup tifozësh të vetëshpallur “barbarë”, por kjo është një kambanë alarmi për ne, sepse ende në vetëdijen e një pjese të shoqërisë në këtë vend, ka zënë rrënjë urrejtja patolog-
jike ndaj fqinjëve shekullorë - shqiptarëve. Këto fenomene të përsëritura në forma të ndryshme, na tregojnë se sa shumë punë, përkushtim, sakrificë e unitet na duhet akoma sot, për të ruajtur identitetin tonë kombëtar, në një hapësirë ku herë pas here shpërfaqen elemente neofashiste ndaj pjesëtarëve të një kombi pakicë brenda Malit të Zi. Normalisht, si shqiptarë në Malin e Zi, nuk ndihemi mirë nga britmat e tilla albanofobe dhe mund të perceptohen edhe si forma të presionit psikologjik ndaj shqiptarëve si pakicë kombëtare. Mëgjithatë, këto ngjarje as nuk na frikësojnë, as nuk na bëjnë të ndihemi inferiorë, sepse ndërgjegjjen kolektive e kemi të pastër, të bindur se kemi kontribuar për të mirë në këtë vend dhe nuk i detyrohemi askujt.
Ndihemi krenarë dhe vlerësojmë lart reagimin shembullor dhe civilizues të tifozëve të klubit të Deçiqit kundrejt provokimeve skandaloze të artikuluara nga grupe me bindje neofashiste. Apelojmë ndaj të gjitha organeve përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha masat ndëshkimore ndaj aktorëve që kanë artikuluar britma ofenduese ndaj shqiptarëve, si mësim që të mos përsëriten më kurrë në të ardhmen. Ndërsa, të gjitha institucionet ndërkombëtare, të cilat monitorojnë respektimin e të drejtave të pjesëtarëve të popujve pakicë në Malin e Zi, të evidentojnë dhe raportojnë për këto ngjarje, thuhet në reagimin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika. (Kohapress) E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Intelektualët e heshtur Ne sot ballafaqohemi me heshtjen e intelektualit, të një pjese të shkollarëve që kanë pritje, në fakt interesa dhe benefite që mund t’u vijnë në të ardhmen. Sa e shëmtuar është pamja kur “intelektualë” të caktuar iu vardisen politikanëve, ku shprehin një formë të frikës e respekit, që është kategori e teologjisë, jo e raportit njeri-njeri, por e raportit njeri-Zot. Imagjinoni korin e duartrokitjeve për figurat politike edhe kur fliten dokrra, edhe kur thonë të pamenduarën. Në një shoqëri ku edhe kolumnat shkruhen me porosi, ku portale e gazetarë janë me ngjyrime politike, ku edhe mësimdhënësit thurin elozhe për “liderin”, s’mund të flitet as për debat publik, as për intelektualizëm, as për kritikë konstruktive
Qani Osmani
Për të shkruar rreth rolit të intelektualit në shoqëri duhet kohë dhe hapësirë, kërkohet çasje serioze dhe pragmatike, për shkak se roli i intelektualit në një shoqëri është shumë i madh, e në veçanti në shoqërinë tone është shumëdimensional dhe i pakompensueshëm. Vite më pare në shkrimet e mia me titull: “Intelektuali i vërtetë” dhe “ Pseudointelektualët” u mundova të zgjoj ndërgjegjen e disa prej intelektualëve të heshtur e të përgjumshëm, që në të kaluarën jo shumë të largët mbanin poste të larta. Ata ishin: kryetar, nënkryetar, kuvendar, drejtor, anëtar kryesie… etj, e që sot janë strukur në strofullen e tyre dhe bëjnë “sehir” thuajse nuk po ndodhë asgjë në shoqërinë tonë shqiptare!
6
Javore KOHA
E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
Dy shkrimet tona të kaluara kishin të bëjnë me intelektualin publik, me përkufizimet, shpërfaqjen e këtij profili të qytetarit që mënyrë jetese e ka dijen dhe veprimin në favor të shoqërisë. Në këtë ese do të trajtojmë diçka të ndryshme, diametrale, antipodin e intelektualit publik, atë të heshtur dhe jopublik. Fjala jopublik nënkupton një individ që nuk është i njohur nga popullata e përgjithshme, një gjë prapa skenave, të heshtur, të brendshme, intime, private dhe të fshehtë. Përderisa publikja shenjon atë që nuk është private, që është e hapur për publikun, që është e njohur përgjithësisht si për shembull përmes mediave, gjërat jopublike janë të mbyllura dhe të njohura vetëm për një pjesë të vogël të shoqërisë. E çka në fakt pasqyron termi apo neologjizmi intelektuali i heshtur dhe jopublik? Kjo para se gjithash flet për një kategori shkollarësh që jetojnë në guacën apo shpellën e vet të intelektualizmit, leximit, ligjerimit, hulumtimit që i mban ata gjallë në vendin e punës etj. Intelektualit të heshtur nuk i mungon bagazhi, mendimi, kreativiteti, inven-
cioni, por i mungon guximi që të dale në agorë, që ta thotë të vërtetën si veritas, që të përballet me kritikën ose kritikat, që të dale në skenën ku mund të shigjetohen nga opinioni, kolegët, intelektualët e vërtetë dhe para se gjithash nga politika. Intelektualit të heshtur i mjafton vendi i punës , i mjafton paga, i mjafton prestigji për të cilin është i vetëdijshëm vetëm ai, institucioni i vet. Ai ka drojë që të mos e turbullojë ujin, që të mos bëhet objekt shkrimesh e komentesh. Ai di, por di vetëm për vetëveten, ai kritikon por vetëm në ndeja diskrete. Kur vjen fjala për të thënë diçka troç, ka dilema, edhe atë shumë të mëdha që e bëjnë që të bashkëjetojë me veten, me kursin dhe diskursin e profesionalitetit, ku nuk ka dyshime për veten, por kur vjen te mejdani i ballafaqimit me të paprekshmit, aty ndalet dhe …suus, hesht! Ai s’e merr guximin për përfshirje aktive publike, ai e ka më lehtë të intelektualizojë brenda hemisferës së vet, brenda globit të shkollarësisë së imagjinuar nga vetë ai. Ai edhe ka liri edhe s’ka liri, edhe e gëzon edhe s’e gëzon lirinë, edhe duket, edhe
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
s’duket, në fakt s’dëshiron të duket, sepse “nuk dëshiron të bëhet i keq”, por e ndihmon të keqen me heshtjen e vet publike. Intelektuali i heshtur dhe jopublik kollarizohet kur i thonë, e rri gatitur kur e urdhërojnë, jep deklarata me porosi, s’është rahat as në shtëpi. Ne sot ballafaqohemi me heshtjen e intelektualit, të një pjese të shkollarëve që kanë pritje, në fakt interesa dhe benefite që mund t’u vijnë në të ardhmen. Sa e shëmtuar është pamja kur “intelektualë” të caktuar iu vardisen politikanëve, ku shprehin një formë të frikës e respektit, që është kategori e teologjisë, jo e raporteve njeri-njeri, por raporteve njeri-Zot. Imagjinoni korin e duartrokitjeve për figurat politike edhe kur fliten dokrra, edhe kur thonë të pamenduarën. Në një shoqëri ku edhe kolumnat shkruhen me porosi, ku portale e gazetarë janë me ngjyrime politike, ku edhe mësimdhënësit thurin elozhe për “liderin”, s’mund të flitet as për debat publik, as për intelektualizëm, as për kritikë konstruktive.
Me siguri shumë prej neve na ka ndodhur të na thonë: “shikoje punën tënde, mos u përzij në punë të shtetit, politikës, partisë, prijësit…” “Nuk do ta shpëtosh ti botën, e the, s’e the, ata do të vazhdojnë me të veten”. Ky është defetizmi vetë, kjo është vetëcensura. Këta njerëz nuk kanë dëgjuar për shprehjen “E thash (të vërtetën) dhe shpëtova!” Intelektuali i heshtur dhe jopublik është lumpen intelektual, intelektual i kafeneve, që realisht nuk mundohet të zotërojë asnjë subjekt, por vetëm rrëmon nëpër libra ashtu siç e çojnë impulset. Intelektuali është njeriu që ka kaluar nivele dhe filtra të ndryshëm arsimor dhe edukativ, i pajisur me diplomë dhe çertifikata që provojnë ekspertizën-specializimin e tij dhe statusin e caktuar më të lartë nga qytetarët, përgjegjësinë specifike lidhur me ngjarjet e fenomenet. Intelegjencia përfshin tërësinë e shkollarëve, në veçanti të atyre kulmorë që racionalizojnë rreth dukurive shoqërore dhe përtej.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Truri elitar është ai që funksionon për të mirën kolektive, që ka barrë shumë më të rëndë se sa individualja. Çdo shoqëri synon që të krijojë një klas të njerëzve akademikisht të ngritur dhe të përgaditur me të cilët do ta ndërtojë të tashmen dhe të ardhmen për të garuar me të tjerët. Sot, kur jetojmë në kohë të çuditshme, në kohët kur të gjithë përbërësit shoqërorë frymojnë në një botë ngulfatëse, kur vlerat janë zhvlerësuar, kur kultura është varfëruar, kur qytetërimet janë acaruar, kur njeriu ka humbur nga ajo sublimja, nga thelbësorja e vet, kur kemi shumë shkolla pak mendarë, kur vërejmë figura intelektuale por pak guximtarë, çështja e intelektualit të vërtetë e të publicizuar është shumë aktuale, duhet të diskutohet dhe të avancohet. Në veçanti në kontekstin kur të gjithë heshtin para pushtetarëve, kur të gjithë nga masa flasin permes rrjeteve sociale, kur intelektualët s’bëjnë zë, nevoja për intelektual proaktivë dhe publikë është domosdoshmëri, nevojë si uji. E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Shqiptarët në Malin e Zi dhe 15 vjet pavarësi!
Duhet të mësojmë nga gabimet
Kërkesat e popujve pakicë janë trajtuar sikur ndonjë çështje “lokale”, të cilat i përfaqësojnë ata të cilët janë kundër interesave “shtetërore”. Kërkesat tona nuk janë çështje prioritare për liderin e integrimeve për në BE: Kriporja, mbyllja dhe ndërtimi i një qyteti të ri. Komuna e Tuzit, akoma nuk ka kushte. Flamuri. Valdanosi. Materniteti në Ulqin. Porti detar (që shumica e quajnë Marinë). Pastaj Galebi, të rrënohet dhe ndërtohet në 14 nivele nëse gjenden paratë… Në Guci dhe Plavë, atje nuk u duhet asgjë shqiptarëve, madje as puna në institucione shtetërore
Genci Nimanbegu
Edhe pse ky tekst i është dedikuar 15-vjetorit të pavarësisë 2006-2021, viti 2006 dhe pavarësia ka ndodhur si rezultat i së paku po aq viteve për nga numri - 15: 1991-2006. Dhe jo vetëm ato 15 vite, por për këtë analizë, kjo është mostra më e mirë. Viti 1991! Mobilizimi! Sutormani! Lufta! Vukovari! Dubrovniku!... Ditët dhe vitet kur e keqja erdhi për të na marrë me vete. E keqja, e cila me vite ishte planifikuar në qendrat e pushtetit, para së gjithash në institucionet e Beogradit. Zbatuesi i këtij
8
Javore KOHA
E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
plani ishte Millosheviqi, dhe i kishte zbatuesit besnikë edhe këtu në Mal të Zi. Zbatues shumë e kritikë pak. Ky ishte Mali i Zi atëherë. Bile edhe një pjesë e kritikëve të tij ishin zbatues, por ishin ata të cilët kritikonin jo për shkak të luftës, por më shumë për shkak se nuk ua kishte plotësuar premtimet, të planifikuara dhe në mitologji të ndërtuara. Shpresoj se në këtë qëndrimin tim, nuk do ta gjejnë veten ata të cilët ishin si atëherë ashtu dhe tani, të rreshtuar kundër luftës. Kritika e tyre ishte e fuqishme, por pa ndikim, sepse makineria e luftës ishte nisur. Për lëvizjen kundër luftës në Mal të Zi atëherë, më kujtohet se kam ndier dhe dëshmuar se ishin pak, ose edhe pakëz më shumë, por kanë heshtur. Ndoshta ua kanë lënë të tjerëve që të kundërshtojnë luftën dhe të keqen. Sa shumë pak ishim! Popujt pakicë
dhe një pjesë e vogël e popullit ortodoks të Malit të Zi. Ne e kemi shikuar atë shumicë, atë popull i cili me vite para 1991-shit ka folur se është i shtypur nga të gjithë të tjerët, dhe se me “shtypës” do të kusuriten njëherë e përgjithmonë. Shumë herë kemi dëgjuar se bashkëkombasit tanë nga pakicat kombëtare, në pjesët tjera të Jugosllavisë, ishin ata “shtypës”. Kjo kusuritje tani ka nisur dhe rezultati ishte lufta, dhe kjo na frikësonte. Na frikësonte rruga në të cilën ishte nisur Mali i Zi, si dhe fati i tij (atëherë Jugosllavia, qoftë e madhja, apo më vonë e cunguara në formë të RFJsë dhe SMZ-së), dhe shumë nga ne kanë filluar t’i përgatisin valixhet, duke e parë fatin e të tjerëve. Valixhja në dorë. Rruga për Amerikë, Gjermani, Zvicër, Itali, Australi, kemi shkuar kudo me qëllim që të largohemi nga ai terr, që të mos shkojmë në
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
luftë. Që të ikim nga lufta. Kjo vazhdoi edhe në vitin 1992, edhe më 1993, dhe deri më 1999. Pastaj Bosnja dhe Kosova, keq e më keq, më e përgjakshme dhe gjakpirëse. Djem të rinj në arkivole nga llamarina. Granatime dhe shkatërrime të katundeve dhe qyteteve, kurse lumenj të të shpërngulurve kanë nisur të lëvizin nëpër ish-shtetin, dhe ta braktisin atë! Të dëbuar me plan, të lënë pa dokumenta që t’u pamundësohet kthimi i tyre. Varreza që fshiheshin dhe viktima të varrosura në fshehtësi. Përdhunime. Vrasje. Llogore. Kriminelë dhe Heronj. Krimet bëhen nga kriminelët dhe jo nga populli. POR KRIMI I KRYER NË EMËR TË POPULLIT E OBLIGON ATË POPULL QË TË DISTANCOHET NGA KRIMINELËT. Asnjëherë nuk do të pajtohem me ata të cilët në vend që të pranojnë përgjegjësinë për luftë dhe pasojat e luftës, edhe më tej fshehen nga përgjegjësia dhe ia kalojnë atë faktorëve të huaj. Ata i urren edhe Vatikani, edhe Amerika, edhe Turqia, e sigurisht edhe Evropa! Lufta kishte nisur si rezultat i planeve dhe politikave të liderëve të tyre, të hartuara në emër të popullit të tyre. Por, edhe më tutje vazhdojnë të fshehen, sepse çdoherë është më lehtë të gjenden fajtorët tek të tjerët, sepse ne jemi në të drejtë dhe ne nuk bë-
jmë krime. Krimet kryhen ndaj popullit tonë, edhe atë të nisur nga faktorët e jashtëm të cilët na urrejnë. Viti 1991 nuk ka ardhur rastësisht. Tani e shoh se ai është dashur të ndodhë, ashtu siç është dashur të ndodhin edhe të gjitha vitet e tjera të asaj dekade. Dhe e dimë se çfarë rezultatesh kanë lënë ato vite. Pakicat ua kanë shtrirë dorën partive qytetare dhe kundër luftës, në vitin 1998. I ndihmuam të forcohen, të pastrohen dhe ta drejtojnë një pjesë nga e kaluara e tyre. Ai ishte fillimi, fillimi i çlirimit nga ato vite të 90-ta. Kurse të tjerët, edhe atëherë, edhe tani, e kanë quajtur dhe përjetuar këtë si tradhti. Ato momente edhe kanë mundësuar që të shkohet drejt shkëputjes nga të 90-at, të shkohet drejt pavarësisë. Rezultati i referendumit ishte i qartë. I mjaftueshëm sipas standardeve dhe numrave të dhënë, 55,5 kundrejt 44,5. Por edhe ky është për një tregim tjetër. Kundërshtarët e pavarësisë tani po luftonin kundër krimit, nuk po kusuriteshin më me shtypësit. Ajo çfarë ka ndodhur 15 vite para referendumit, nuk ishte më temë për ta. Nuk do të duhej të ishte as sot. Sepse popujt tanë nuk kanë kriminelë, kriminelët i kanë popujt e tjerë. Pavarësia, sipas tyre, nënkuptonte që shteti do të bëhej pronë private; “që më lehtë të kryejnë aktivitetet e veta kriminale” - kështu kanë folur për ar-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
syet pse është gabim të votohet Pro. Shqiptarët e kanë dhënë votën e vet Pro, edhe për shkak të viteve të cilat i kanë paraprirë referendumit. Jo vetëm si distancim nga diçka e keqe, sepse Jugosllavia, e në veçanti Millosheviqi, nuk u kanë mundësuar asnjë gjë të vetme për çka ata të rrinë në të. E kanë dhënë njëzëri votën Po, sikurse Po për Evropën, Po për barazinë me të tjerët në Malin e Zi, Po për zhvillimin e ekonomisë dhe votën Po për një të ardhme të qetë dhe të sigurt. Votën Po, kundër askujt, por për diçka që është më e mirë, që është interes i përgjithshëm për shoqërinë. Ne e duam edhe Evropën, edhe Amerikën, edhe Zvicrën, edhe Turqinë, edhe Vatikanin. Entuziazmi nga referendumi, kur pakicat e dhanë votën Po për Malin e Zi, për herë të parë ka zgjatur me vite. Entuziazmi për një Mal të Zi të Ri. Rritje në ekonomi, stabilitet valutor, afrim ndaj BE-së. Dhe ato para të çuditshme nga Rusia, kur të gjithë kërkonin ndonjë trashëgimi familjare ose ndonjë truall për ata “investitorë”. Qumështi dhe mjalta vetëm sa nuk kanë filluar të rrjedhin. Kush do të thoshte se kjo ishte e mundur në ato vitet e 1990-ta. Shansi dhe besimi në një të ardhme më të mirë rritet tek të gjithë. Si kemi filluar të shkojmë më së Vazhdon në faqen 18 >>> E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Diskursi sociopolitik
Dukuritë neofashist dëshmi e një mjedi Pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 30 gusht 2020, në Mal të Zi kemi paraqitje të dukurive të neofashizmit, të inspiruara nga ideologjia serbomadhe të përfaqësuara nga partitë serbe, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me mjedis të pakonsoliduar, që të përkujton vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, përkatësisht fillimin e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë me pasoja shoqërore edhe pas tridhjetë viteve pluralizëm
Nail Draga
Rasti i nismës nga ana e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit për të marrë masa ndëshkuese ndaj një mësimdhënëse në një shkollë fillore në Cetinë, se nuk i ka ndaluar nxënësit të mos shkojnë në një takim përkujtimor me rastin e 9 Majit - Ditës së fitorës mbi fashizmin, që është organizuar nga Organizata e Luftëtarëve të LNÇsë dhe mbeshtetur nga qytetarë të ndryshëm, ka shkaktuar reagime nga subjekte të ndryshme politike në Mal të Zi. Nuk ka si të jetë ndryshe, sepse pothuaj gjatë tërë vitit 2020, para e pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtuara më 30 gusht, dukuritë neofashiste me parulla e ikonografi ishin bërë pjesë e retorikës në skenën politike në Mal të Zi. Madje të tillët qëllim kanë të rehabilitojnë kriminelët e bashkëpunëtorët e fashizmit, duke zhvlerësuar luftën antifashiste si vlerë çlirimtare e evropiane.
10
Javore KOHA
E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
Me rastin e rotacionit të pushtetit në Mal të Zi, opozita aktuale e përfaqësuar nga PDS-ja është duke dëshmuar se janë mbrojtësit e antifashizmit, përkatësisht të shtetësisë dhe të kombit malazez, sepse ai është i kërcënuar nga ideologjia serbomadhe, duke akuzuar pushtetin aktual se qëndron pas paraqitjeve të tilla neofashiste. Opinioni publik është i njohur se dukuria e tillë më së shpeshti po shfaqet në mjediset ku jetojnë popujt pakicë, ku si rast tipik kemi boshnjakët në qytetin e Plevlës, ku para një muaji në qytet kishte grumbullime të qytetarëve serb, të cilët defiluan me parulla e këngë shoviniste kundër boshnjakëve, ku si shkas ishte emërimi i kryeshefit boshnjak të policisë në këtë qytet, i cili sipas tyre është person i papërshtashëm (!?).
Arsimi si vaksinë kundër neofashizmit
Ndonëse po bëhën dy vite që jemi të ballafaquar me pandeminë Covid-19, në Mal të Zi dukuritë e neofashizmit nuk janë të panjohura, por janë bërë pothuaj të zakonshme. Nuk ka si të jetë ndryshe, sepse kemi të bëjmë me një mjedis heterogjen në aspek-
tin nacional e të ndarë politikisht, që ka marrë përmasa shqetësuese edhe pas ndryshimit demokratik të pushtetit më 30 gusht 2020. Pasi në këtë aspekt nuk kemi ndonjë hulumtim të opinionit të kohës së fundit, me këtë rast po cekim hulumtimin e realizuar nga subjekti Joqeveritar Qendra për edukim qytetar (CGO) të para një viti, që janë të dhëna me interes edhe për momentin për të kuptuar realitetin shoqëror në Mal të Zi, në lidhje me dukuritë e neofashizmit në këtë mjedis. Kështu sipas të dhënave të publikuara del se 77.5% e studentëve nuk dinë të numërojnë tre personalitete antifashiste nga Mali i Zi, vetëm 43.6% dinë të numërojnë tre shtete të Lëvizjës Antifashiste, ndërsa 23% nga ata nuk dinë se pse festohet 13 Korriku në Mal të Zi (!?). Të dhënat e tilla janë dëshmi e nivelit dhe zhvlerësimit të arsimit që është bërë monopol i partisë në pushtet për tridhjetë vite, duke e trajtuar këtë veprimtari shoqërore pa vlerën e merituar me kuadro e drejtues partiak. Duke marrë parasysh këtë strukturë qeverisëse te ata nuk ka ekzistuar shqetësimi se me çfarë programesh mësojnë nxënësit dhe
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
te në Mal të Zi, isi të pakonsoliduar kush i inspekton ato për të përfituar njohuri optimale për t’u ballafaquar me të shkuarën jo vetëm nga Lufta e Dytë Botërore. Andaj, nuk duhet të na befasojnë paraqitja e dukurive neofashiste si në Plevle, Tivar, Beranë e gjetiu në Mal të Zi. Pa dilemë këta të rinj nuk janë vetëm prodhim i mjedisit arsimor, apo mediatik të infektuar dhe të skenës politike nga vitet 90-ta të shekullit të kaluar, por edhe të një trashëgemie nga koha e monizmit.
Si do të përgjigjeshin nxënësit shqiptarë?
Në lidhje me këtë çështje do të ishte me interes të realizohej një hulumtim i tillë edhe me nxënësit shqiptarë në shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Pa pasur ndonjë paragjykim në këtë aspekt, dyshoj se do të kemi ndonjë rezultat të një niveli të kënaqshëm, sepse kemi programe unike arsimore e me këtë edhe përgjigjët pothuaj do të jenë identike. Por, po të bëhëj hulumtimi për ngjarje nga historia shqiptare, dyshoj se do të kishim përgjigje pozitive, sepse nuk kanë nga të mësojnë për çështje të tilla, sepse kemi të bëjmë me program mësimor e tekste shkollore të imponuara, ku është e përjashtuar historia e popullit shqiptar. Duke marrë parasysh se fitimtarët shkruajnë historinë, duhet cekur se historia nuk fillon me Luftën e Dytë Botërore, dhe me vendosjen e pushtetit të komunistëve, ku parësore ishte qasja ideologjike që ishte praktikë në të gjitha vendet e ish-kampit socialist. Por, me këtë rast duhet të cekim se vazhdojmë të kemi koncepte të kundërta të trajtimit të ngjarjeve historike në mes të shqiptarëve e mala-
zezëve, sepse rrethimin e Shkodrës në Luftërat Ballkanike, malazezët e mësojnë si çlirimtare, ndërsa për ne ajo është luftë pushtuese për zgjerim territorial të Malit të Zi. Andaj është kërkesë e kohës rishkrimi i historisë, duke eliminuar qasjen ideologjike dhe konceptet hegjemoniste e ekspansioniste.
të merret me politikë se sa më çështje teologjike, andaj nuk është befasi mbeshtetja nga qytetarët ortodoks në Mal të Zi, duke dëshmuar forcën e vet jo vetëm teologjike por edhe politike kundër ish pushtetit, që u dëshmua edhe në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 30 gusht 2020.
Në tekstet shkollore duhet të mësohet e vërteta
Përfundim
Nëse në librat e historisë duhet mësuar për kohën me të re në Mal të Zi, sidomos për ngjarjet e vitëve 1988 e më pas që kanë të bëjnë me të ashtuquajturin revolucion antibyrokratik, si dhe luftën në Dubrovnik, ku kanë marrë pjesë edhe malazezët, atëherë duhet cekur udhëheqësit e Malit të Zi të kohës, që janë ende në pozita të tilla. Nëse atëherë ishin në mbeshtetje të politikës serbomadhe, ndërsa nga viti 1997, u distancuan nga ajo, faktët janë të arkivuara. Kemi të bëjmë me ngjarje që i kemi përjetuar të gjithë si qytetarë në këtë vend. Çështjet e tilla duhet të prezantohen ashtu siç kanë qenë, me të gjithë kompleksitetin e tyre, sepse nxënësit duhet të dinë të vërtetën, e jo të kamufluar sipas interesit të politikës si në kohën e monizmit (!). Andaj, dukuritë e neofashizmit në Mal të Zi nuk janë befasi, sepse „çka ke mbjellur do të korrësh“, ku pushteti malazez, ishte pjesë e të kaluarës jo të lavdishme në të shkuarën e afërt. Këtu qendron problemi në sistemin arsimor, sepse është punuar pak apo aspak në këtë drejtim, kur është në pyetje edukimi dhe arsimimi i brezit të ri. Nëse shkolla nuk ka bërë detyrën e vet, në rastin konkret te popullsia ortodokse atë e ka kryer KOS-i. Sepse, ky subjekt vazhdon më tepër
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Dukuritë fashistoide në Mal të Zi janë prodhim i ambientit neofashist që është i pranishëm në këtë mjedis, si rezultat i veprimit të partive politike serbe, që tani janë pjesë e pushtetit e në veçanti të Kishës Ortodokse Serbe, e cila vazhdon të veprojë si shtet brenda shtetIT, sipas ideologjisë serbomadhe. Por, në këtë aspekt nuk mund të amnistohet pushteti tridhjetëvjeçar nga ana e PDS-së, të cilët kësaj çështjeje nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur, sepse nuk janë ballafaquar me të shkuarën, duke dëshmuar drejtësi e barazi që ka ndikuar në forcimin e neofashizmit. Gjatë kësaj kohe ata kanë qenë të preokupuar për përfitime personale të klaneve të ndryshme, duke e trajtuar shtetin si pronë private që në mënyrë perfide e ka shfrytëzuar KOS-i për të realizuar objektivat e saj jo vetëm klerikale. Nuk ka dilemë se askush nuk mund të jetë i qetë dhe indiferent në Mal të Zi me paraqitjen e neofashizmit. Ndonëse është menduar se një dukuri e tillë i takon të kaluarës, del se jemi mashtruar, sepse dukuritë neofashiste në praktikë na demantojnë në vazhdimësi, që është në kundërshtim me konceptin e antifashizmit, barazisë qytetare e nacionale të një mjedisi multinacional dhe multikulturor. E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Supë alfabeti Termi “ligj” ka një kuptim krejtësisht të ndryshëm prej sa zbatohet nga sundimtarët e shtetarët që nuk ndalen së vjelluri e infektuari aty ku ka njerëz. Zotat ekzekutivë, legjislativë dhe juridikë e krijojnë ligjin me një trill, duke ndryshuar përkufizimin. Një listë fjalësh të tilla si: drejtësi, bashkim, mirëqenie, përcaktojnë tashmë tregtinë, luftën, paratë, titujt e nderit, reformën, të drejtën për të protestuar
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington “Një gënjeshtër e përsëritur shpesh bëhet e vërtetë”. Lenini e kishte në mendje këtë shprehje, sa herë për-
12
Javore KOHA
E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
gatiste fjalimet e tij drejtuar popullit. Fjalët i sollën atij sukses, dhe filluan të përsëriteshin nga ata që pasuan. Antikomunizmi bën më shumë dëm, e shqetëson në ambiente të mbyllura komuniste. Kritikat ndaj kësaj ideologjie do të hiqen nga fjalori i një partie. Në shtyp, gazeta e portale online nuk do të ketë më shkrime që tregojnë sa i keq është komunizmi. Termi “ligj” ka një kuptim krejtësisht të ndryshëm prej sa zbatohet
nga sundimtarët e shtetarët që nuk ndalen së vjelluri e infektuari aty ku ka njerëz. Zotat ekzekutivë, legjislativë dhe juridikë e krijojnë ligjin me një trill, duke ndryshuar përkufizimin. Një listë fjalësh të tilla si: drejtësi, bashkim, mirëqenie, përcaktojnë tashmë tregtinë, luftën, paratë, titujt e nderit, reformën, të drejtën për të protestuar. Duket sikur qeveria kërkon falje. Por është thjesht ndryshim përkufizimi. Ekzistojnë tre hapa për të kuptuar
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION origjinën e faljes: Një individ mund të kuptojë lirinë e fituar përmes njohjes së origjinës nga ku ajo ka ardhur; Nuk ka asnjë konflikt midis lirisë dhe drejtësisë shoqërore; Vetëm një fe sekrete ose një socializëm mund të nxisë konfliktin pa shkak. Beteja për pushtet është betejë për përkufizime. Duhet mbjellur fara para se të korren frutat. Liria fitohet, nuk falet, nuk vjen por lind. Bima e lirisë sapo zë rrënjë, rritet me shpejtësi. Njerëzve u ofrohet të imitojnë mjedisin e tyre, ata që nuk nënshtrohen janë ata që mendojnë vetë. Shpirti i lirisë është shpirt pa kufizime. Një art i rëndësishëm i politikanëve është gjetja e emrave të rinj për institucionet të cilat nën emrat e vjetër janë bërë të urryer për publikun. Sot kemi një supë shkronjash për emër-
“
“
Gjuha politike është një varrim që projektohet për t’i bërë gënjeshtrat të vërteta. Policia nuk është e shtetit, por e popullit, duhet t’i shërbejë atij; gjykata nuk është e ligjit, por e drejtësisë ku ligjet e natyrës dhe të Kushtetutës nuk shkelën. Kleptokracia okupuese dhe statistët që godasin gjyqësorin nuk kanë aspak lidhje me jurisprudencën e vendosur de jure, që fatkeqsisht është kthyer në zyrë përmbarimi të një filozofie kriminale dhe arbitrare
time. Doktrina e drejtësisë përdoret në vend të censurës; ulja e taksave, për mirëqenie; progresiv, për fashist; liberal, në vend të socialist. Hej, kjo është kënaqësi. Gjuha politike - për të gjitha partitë politike është krijuar për t’i bërë
Një art i rëndësishëm i politikanëve është gjetja e emrave të rinj për institucionet të cilat nën emrat e vjetër janë bërë të urryer për publikun. Sot kemi një supë shkronjash për emërtime. Doktrina e drejtësisë përdoret në vend të censurës; ulja e taksave, për mirëqenie; progresiv, për fashist; liberal, në vend të socialist. Hej, kjo është kënaqësi
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
gënjeshtrat të tingëllojnë të vërteta, krimet e vrasjet të respektohen, me ‘to të mburren për t’i dhënë një pamje mbizotëruese ere të pastër kombit ku jemi pjesë dhe vendit ku jetojmë. Gjuha politike është një varrim që projektohet për t’i bërë gënjeshtrat të vërteta. Policia nuk është e shtetit, por e popullit, duhet t’i shërbejë atij; gjykata nuk është e ligjit, por e drejtësisë ku ligjet e natyrës dhe të Kushtetutës nuk shkelën. Kleptokracia okupuese dhe statistët që godasin gjyqësorin nuk kanë aspak lidhje me jurisprudencën e vendosur de jure, që fatkeqsisht është kthyer në zyrë përmbarimi të një filozofie kriminale dhe arbitrare.
E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Teoritë konspirativ e dëmtojnë shoqë Për Koha Javore:
Haxhi Zeneli / Nju Jork Njerëzimi sot po jeton në rrethana të ndryshme. Interneti ia ka mundësuar çdonjërit që të dalë në publik dhe të shprehë mendimet e veta. Mbase këto lajme nuk janë të gjitha të vërtetuara dhe të kontrolluara, ose janë dezinformata të qëllimshme që u hapë derën teorive konspirative, të cilat nuk janë të pakta. Bazat e këtyre teorive konspirative janë të studiuara mirë nga lansuesit e tyre dhe të përgatitura për ata që synojnë tua paraqesin lajmin. Ekzistojnë disa faktorë për njerëzit që kanë prirje pak a shumë për të pranuar apo besuar teoritë e konspiracionit ose lajmet e rreme. Njeriu në një farë
14
Javore KOHA
E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
“
Sot kemi mjaft dezinformata në gati të gjitha fushat. Është një pjesë e popullit në botë që besojnë se Covid-19 nuk ekziston, çka do të thotë se besime të tilla mund të kërcënojnë shëndetin publik duke refuzuar maskën në një pandemi ose të refuzojnë vaksinimin kundër sëmundjeve vdekjeprurëse, siç është sot Covid-19, duke shpërndarë lajmin se: “brenda vaksinave janë të vendosura nano teknologji për t’i kontrolluar njerëzit” ose “i kanë krijuar vaksinat për të zvogëluar numrin e njerëzve në planet”,etj,etj
mase është kurioz të marrë njohuri, por në fakt ka nga ata që nuk mund ta ndajnë të vërtetën nga gënjeshtra dhe parapëlqejnë idenë konspirative pa e hulumtuar. Sido që të jetë, një “teori” e supozuar mund të fillojë si asgjë, mbase edhe e lexojmë me shumë dyshime, por lajmi duke u përsëritur përfundon si i vërtetë
dhe një pjesë e madhe e njerëzve, pa e hulumtuar aspak se nga rrjedhë lajmi e parapëlqejnë ta marrin si të vërtetë. Teoritë e konspiracionit dallohen nga mitet, shpesh lidhen me të mbinatyrshmen dhe qëndrojnë gjatë duke lundruar në sipërfaqe, por për disa të tjerë këto janë mjaft qesharake. Si të tilla sot kemi mjaft dezinforma-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ve që ërinë
Bazat e këtyre teorive konspirative janë të studiuara mirë nga lansuesit e tyre dhe të përgatitura për ata që synojnë t’ua paraqesin lajmin. Ekzistojnë disa faktorë për njerëzit që kanë prirje pak a shumë për të pranuar apo besuar teoritë e konspiracionit ose lajmet e rreme. Njeriu në njëfarë mase është kurioz të marrë njohuri, por në fakt ka nga ata që nuk mund ta ndajnë të vërtetën nga gënjeshtra dhe parapëlqejnë idenë konspirative pa e hulumtuar
ta në gati të gjitha fushat. Është një pjesë e popullit në botë që besojnë se Covid-19 nuk ekziston, çka do të thotë se besime të tilla mund të kërcënojnë shëndetin publik duke refuzuar maskën në një pandemi ose të refuzojnë vaksinimin kundër sëmundjeve vdekjeprurëse, siç është sot Covid-19, duke shpërndarë lajmin se: “brenda vaksinave janë të vendosura nano teknogji për ti kontrolluar njerëzit” ose “i kanë krijuar vaksinat për të zvogëluar numrin e njerëzve në planet”, etj,etj. Merreni me mend se ku do të ishte njerëzimi sot pa vaksina të viruseve të ndryshme, kur dihet se vaksinat kanë shpëtuar jetë njerëzish në të kaluarën. Edhe ne shqiptarët kemi rënë viktimë e këtyre lajmeve. Sot në mediat e Shqipërisë shohim se në emisionet televizive ftohen individë që kanë publikuar edhe libra konspirativë dhe për fat të keq japin mesazhin kundër vaksinave.
Ekspertët e shëndetit janë përballur me kërcënime për vdekje për shkak të mosbesimit në Covid-19. Studiuesit janë nën sulm në mediat sociale nga teoricientët e konspiracionit, të cilët përdorin thirrje në përpjekje për të tronditur shkencëtarët dhe për ta diskredituar shkencën. Kemi vërejtur në media të ndryshme se ekziston një lëvizje kundër shkencës dhe hakerët po i lulëzojnë klikimet e faqeve të rrejshme në internet. Më e keqja është se ka nga ata që po i marrin si të vërteta këto teori konspirative që
“
parapëlqejnë të lexojnë diçka që atyre ju përshtatet politikisht, sepse kjo në një mënyrë i përmbush besimet e tyre. Studiuesit vlerësojnë se lexuesit që kanë njohuri të mediave janë më pak të rrezikuar nga teoritë e konspiracionit, pasi ky grup është më shumë i informuar. Andaj, çdo lexues duhet të ketë kujdes dhe të hulumtojë sa më shumë për burimin e lajmit, për të mos u shndërruar në një viktimë të teorisë së konspiracionit që mund të ketë pasoja afatgjata për mbarë shoqërinë.
Kemi vërejtur në media të ndryshme se ekziston një lëvizje kundër shkencës dhe hakerët po i lulëzojnë klikimet e faqeve të rrejshme në internet. Më e keqja është se ka nga ata që po i marrin si të vërteta këto teori konspirative që parapëlqejnë të lexojnë diçka që atyre ju përshtatet politikisht, sepse kjo në një mënyrë i përmbush besimet e tyre
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
Javore KOHA
15
KULTURË
Dom Nikollë Kaçorri
Strategu i harruar i Pavarësisë së Shqip Dom Nikollë Kaçorri u lind në Krejë të Lurës në vitin 1862, në një familje babai i së cilës ishte katolik, ndërsa nëna i përkiste besimit mysliman. Dom Nikollë Kaçorri mund të ketë qenë i vetmi prift katolik që festonte Pashkë e Bajram
Për Koha Javore:
Frank Shkreli / Nju Jork Siç është traditë për ata që duan të bëhen priftërinjë në Kishën Katolike, edukata e tij kishte për bazë studimet teologjike dhe në vitin 1884 mbaroi studimet filozofiko–teologjike për meshtar dhe u shugurua në Shkodër. Me kalimin e kohës kryen shkollën e rregullt të gërshetuar me kulturë të lartë perëndimore, duke mbaruar studimet në vitin 1890 në Zvicër për teologji, politikë, filozofi e magjistraturë me nota të shkëlqyera. Dom Kaçorri ka shërbyer si sekretar i Arqipeshkvisë së Durrësit, me qendër atë kohë në Delmnisht të Kurbinit, duke pasur në administrim edhe kishat dhe famullitë e Kthellës, Selitës dhe Lurës. Ai është firmëtari i dytë i Deklaratës së Pavarsisë pas Ismail Qemalit dhe pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit dhe në Kongresin Kombëtar të Elbasanit. Më vonë, numri dy i qeverisë shqiptare të posa formuar është emëruar famullitar në Durrës. Dom Nikollë Kaçorri ka ndërruar jetë në sanatoriumin Vurth, në Vjenë të Austrisë, më 29 maj të vitit 1917, pasi kishte vuajtur tre-katër muaj nga një sëmundje e rëndë. Varrimi i tij u bë më 1 qershor 1917 në varrezat Zentralfriedhof të Vjenës. Ai është një ndër firmëtarët e Deklaratës së Pavarsisë.
16
Javore KOHA
E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
Prandaj, më 29 maj kujtojmë këtë burrë të madh të kombit në përvjetorin e kalimit të tij në amshim, Dom Nikollë Kaçorrit, priftit e patriotit shqiptar, ikonës së Pavarësisë së Shqipërisë, njërës prej figurave kryesore të Lëvizjes Kombëtare për pavarësi të shqiptarëve të Shqipërisë nga pushtuesi otoman. Nënkryetar i Qeverisë së Vlorës të vitit 1912, Dom Nikollë Kaçorri, qe një personalitet i spikatur i Kishës Katolike të Shqipërisë, me detyra dhe misione të ndryshme në shërbim të Kishës dhe të Atdheut. Ai dallohej si një atdhetar i flaktë, që shkriu jetën për liri e pavarësi të popullit e vendit të vet, por ai la gjurmë edhe si një intelektual i madh që dha kontribut të vyer në afirmimin e vlerave kulturore, fetare dhe patriotike të kombit shqiptar, në përgjithësi. Në një homazh të veçantë kushtuar Dom Nikollë Kaçorrit, me këtë rast, Radio Vatikani shprehet se, “Atdhedashuria dhe ndjenja e lartë e patriotizmit, e shtyjnë Imzot Nikollë Kaçorrin që gjatë viteve 1910-1912 të bëhej drejtues i zjarrtë i Kryengritjes së Kurbinit me arritjen finale e sublime, të 28 Nëntorit 1912, kur ai u gjend në krah të Ismail Qemalit, në ngritjen e Flamurit në Vlorë. Megjithëse prift, për interesat e Kombit e të Atdheut, Dom Nikollë Kaçorri nuk tërhiqet edhe mbas atij çasti të lavdishëm për detyrat e tjera që ia kërkon interesi i popullit dhe Atdheut, ndërsa emërohet nënkryetar i Qeverisë së parë shqiptare”. Ai merr pjesë në shumë kuvende kombëtare, sidomos ndër ato për arsim-kulturë dhe për lëvrimin e gjuhës shqipe.
Ishte pjesëtar në Kongresin e Manastirit dhe përkrahës për hapjen e Normales së Elbasanit. Gjithmonë gjëndej aty ku e kërkonte interesi i atdheut. Por më në fund, largohet burrërisht prej detyrave dhe tërhiqet nga politika, vetëm atëherë kur, me ndërgjegjen e tij të pastër sheh e kupton se në politikën e asaj kohe kishte papastërti e mos sinqeritet që rrezikonin fatet e popullit e të atdheut të tij të dashur. Burrërisht, në rrezik e në pjesëmarrje në mbrojtje të interesave të atdheut edhe më burrërisht kur vendosë të largohet nga politika, Dom Nikollë Kaçorri mbetet përgjithmonë një figurë e shquar e Rilindjes Shqiptare Kombëtare, thuhet në komentin e Radio Vatikanit. Ndërroi jetë në Vjenë më 29 maj të vitin 1917, pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 55 vjeçare. Në muajin shkurt të vitit 2011, eshtrat e Dom Nikollë Kaçorrit u kthyen në atdhe, dhe me një ceremoni solemne, aty në Kishën e Shën Luçisë në Durrës ku ai kishte shërbyer për 30vjet, u rivarrosen eshtrat e tij në vendlindje, 94-vjet pas vdekjes. Me atë rast, i ndjeri Imzot Rrok Mirdita, në atë kohë, Kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit mbajti një fjalim mbi jetën dhe veprimtarinë e këtij gjigandi të kombit shqiptar. Ndonëse kanë kaluar 10-vjet, fjalimi i Imzot Rrok Mirditës është një thirrje për reflektim edhe për aktualitetin e sotëm shqiptar politik, shoqëror dhe akademik. Dihet se emri i Dom Nikollë Kaçorrit nuk ishte aspak i preferuar gjatë periudhës së komunizmit duke mos i dhënë vendin që meriton në historinë e Kombit, fatkeqësisht, as atëherë as sot, këtij kleriku katolik, në
KULTURË
përisë panteonin e figurave më të shquara të kombit shqiptar, prandaj mendova se është me vend që të ta kujtojmë Dom Nikollë Kaçorrin – në këtë përvjetor të kalimit në amshim, nepërmjet fjalëve të të ndjerit Monsinjor Rrok Mirdita. Në këtë përvjetor të vdekjes, ju sjellim pjesë nga fjalimi i të ndjerit Imzot Rrok Mirdita me rastin e kthimit dhe rivarrimit të të eshtrave të Dom Nikollë Kaçorrit në atdhe – pikërisht në Kishën e Shën Luçisë në Durrës, në shkurt të vitit 2011: ”Sot kemi para nesh mbetjet mortore të një burri të madh të Kombit tonë, që gjatë tërë jetës ka kërkuar një Atdhe të lirë dhe i cili ka vdekur në tokë të huaj. Imzot Nikollë Kaçorri qëndron në themelet e shtetit shqiptar në të gjitha kuptimet e fjalës themel. Së pari, sepse ka pasur bindjen e thellë se shqiptarët nuk mund të prisnin më për t’u çliruar nga sundimi i gjatë osman dhe kjo bindje e ka shtyrë atë të angazhohej për të përgatitur mendërisht, kulturalisht dhe politikisht, popullin shqiptar për shpalljen e Pavarësisë në nëntor të 1912. Së dyti, sepse priti në Durrës delegacionin që ishte nisur nga Trieste për të shpallur “Shqipninë e mos varme” dhe, pasi u vu re se shpallja e pavarësisë në Durrës vihej në rrezik për shkak të pasigurisë së atij qyteti të kërcënuar nga pretendimet serbe dhe greke, (Dom Nikollë Kaçorri) bëri të mundur sigurinë e udhëtimit të këtij delegacioni drejt Vlorës. Së treti, sepse në Vlorë jo vetëm se hodhi firmën përkrah Ismail Qemalit dhe ishte ndër pesë personat që valëvitën për herë të parë flamurin e Shqipërisë së pavarur, por u bë edhe zëvendëskryeministri i parë i shtetit të ri shqiptar. Ai qëndron në themelet e shtetit shqiptar jo vetëm sepse është njëri ndër gurët e mëdhenj të këtij themeli, por sepse më shumë se të gjithë protagonistët e tjerë ka mbetur i fshehur dhe i mbuluar me heshtje nga historia shqiptare si gjatë periudhës komuniste, ashtu edhe gjatë këtyre njëzet vjetëve. Themelet janë të padukshme
për vetë funksionin e tyre të mbajtjes së godinës që mbështet mbi të, por, nëse njerëzit që banojnë në atë godinë lejojnë të përjashtohen nga themelet, gurë të tillë të mëdhenj, rrezikojnë të banojnë në një godinë të lëkundshme. Përballë kthimit në Shqipëri të eshtrave të Imzot Nikollë Kaçorrit, më lind vetvetishëm dhe fuqishëm dëshira dhe urimi që i historisë sonë të hershme dhe të vonë, me motivin e vetëm, kujtesa historike kombëtare të bëhet një thesar i çmueshëm në Shqipëri të fillojë të bëhet me vërtetësi, dashuri dhe korrektesë shkencore hetimi nga i cili të mund të nxjerrim mësime për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë. Njohja e turbullt e historisë së shkuar, pa llogaritur pastaj shtrembërimin me apo pa dashje të saj, rëndon si një perde e errët në horizontin e shpirtit të kombit, prandaj është detyrë jo vetëm e historianëve, por e çdo shqiptari, të japë ndihmesën e vet për ta shthurur fije për fije këtë perde...” “…Pas shpalljes së pavarësisë (Dom Nikollë Kaçorri) gëzoi vetëm për dy vjet shijen aq të dëshiruar të tokës së vet, sepse barbaria e lëvizjes së Haxhi Qamilit jo vetëm që e rrëzoi qeverinë ku ai ishte zëvendëskryeministër, por i dogji atij edhe shtëpinë në Durrës, duke e kthyer në pluhur e hi njërën ndër bibliotekat më të pasura të Shqipërisë së asaj kohe, që ai kishte mbledhur me pasion. Pas rrëzimit të qeverisë së Ismail Qemalit, largohet nga Shqipëria për në Austri dhe atje vdes pas pesë vjetësh, për t’u lënë në harresë. Harresa, megjithatë, nuk rëndon mbi të, por mi historinë tonë…”. “Sa herë që mendojmë për politikën, na krijohet ideja se në politikë hyhet për të fituar, ose, edhe më keq, për të përfituar. Fatkeqësisht, historia e shtetit tonë, që, pas pak më shumë se një viti, mbush njëqind vjeç, është e mbushur me shembuj të një politike të ushtruar e të kuptuar si pushtet dhe përfitim. Fatkeqësisht, jo vetëm forcat e Haxhi Qamilit dhe jo vetëm egërsia e diktaturës komuniste, por edhe tranzicioni i stërzgjatur njëzetvjeçar nuk na kanë dhënë një shembull bindës të politikës së kuptuar, si shërbim ndaj shoqërisë. Ungjilli që sapo kemi dëgjuar na kujton se në politikë hyhet jo për të marrë, por për të dhënë…”. Imzot Kaçorri, i mbrujtur me fjalën e Ungjillit, është angazhuar në politikën e Shqipërisë jo për të marrë, por për të dhënë dhe me të vërtetë ka dhënë gjithçka, deri edhe famën e emrit të vet. Nga ana tjetër, duhet të angazhohemi
ta nxjerrim në pah këtë famë, që të jetë model jo vetëm për politikanët shqiptarë, por edhe për qytetarët që kërkojnë frymëzim për vizionin e tyre politik…”. “…Deri më sot historia e Shqipërisë nuk e ka shpërblyer Imzot Kaçorrin për kontributin e pamasë që ai i ka dhënë vendit tonë, por ky fakt nuk na shqetëson ne që jemi mbledhur këtu në emrin e besimit, sepse e dimë se shpërblimi vjen prej Zotit, prandaj lutemi që Zoti të shpërblejë me lavdinë qiellore të gjitha vuajtjet e tij. Amen.” (Lexuat pjesë të fjalimit të të ndjerit Imzot Rrok Mirdita me rastin e kthimit të eshtrave të Dom Nikollë Kaçorrit në atdhe – pikërisht në Kishën e Shën Luçisë në Durrës, në shkurt të vitit 2011) Në këtë përvjetor të kalimit në amshim të Dom Nikollë Kaçorrit kjo është edhe dëshira ime dhe besoj e gjithë shqiptarëve vullnetmirë, që Zoti i gjithëfuqishëm t’ia shpërblejë të gjitha kontributet historike Dom Nikollë Kaçorrit dhe njëkohësisht ai të ketë, eventualisht, edhe mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve, pa marrë parasysh se si janë sjellur me të bashkakombasit e tij dhe si e ka trajtuar atë historiografia marksiste sllavo-komuniste, por edhe harresa sot e këtij burri të madh të kombit shqiptar nga historiografia e këytre 30-viteve post-komunizëm! Mbetet për tu parë se si Akademia e Shkencave e Shqipërisë do ta trajtojë figurën historike të Dom Nikollë Kaçorrit në të ashtuquajturin “botimin e veprës madhore “Historia e Shqiptarëve”, të paralajmëruar kohët e fundit. Duke pasur parasysh bindjet ideologjike, të shfaqura publikisht me gojë, kohët e fundit dhe me shkrimet e tyre gjatë dekadave të disa prej këtyre antarëve aktualë të Akademisë Shqiptare e gjejë shumë të vështirë të bindëm dhe të jem optimist se diçka për të mirë do të ndryshojë. Në atë Akademi ende ka “historianë” të cilët Lëvizjen Kombëtare të fillim shekullit të kaluar, periudhën pra kur jetonte dhe vepronte edhe Dom Nikollë Kaçorri – e kanë trajtuar sipas “konceptit marksist”, bazuar në veprat e Leninit dhe të Stalinit. Prandaj, në qoftë se më lejohet të parafrazoj fjalët e Imzot Rrok Mirditës me rastin e rivarrimit të eshtrave të Dom Nikollë Kaçorrit 10-vjet më parë në Durrës, harresa historike për arsye ideologjike e të tjera, me të cilën ju e kini mbuluar gjatë dekadave personalitetin dhe kontributin e Dom Nikollë Kaçorrit , nuk rëndon mbi të, por mbi ju dhe fatkeqësisht edhe mbi historinë e kombit shqiptar. E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
Javore KOHA
17
VËSHTRIM & OPINION >>> Vazhdon nga faqja 9 shpejti drejt BE-së nga gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, të gjithë e kemi pranuar dhe përdorur thënien Lider. Po, lider në integrimet për në BE. Lideri jemi ne! Së bashku me këtë vazhduan privatizimet dhe privatizimet. Ndërsa kërkesat e popujve pakicë janë trajtuar sikur ndonjë çështje “lokale”, të cilat i përfaqësojnë ata të cilët janë kundër interesave “shtetërore”. Kërkesat tona nuk janë çështje prioritare për liderin e integrimeve për në BE: Kriporja, mbyllja dhe ndërtimi i një qyteti të ri. Komuna e Tuzit, akoma nuk ka kushte. Flamuri. Valdanosi. Materniteti në Ulqin. Porti detar (që shumica e quajnë Marinë). Pastaj Galebi, të rrënohet dhe ndërtohet në 14 nivele nëse gjenden paratë… Në Guci dhe Plavë, atje nuk u duhet asgjë shqiptarëve, madje as puna në institucione shtetërore. Çdo gjë po zgjidhet ngadalë, me muskuj dhe me një rezistencë të madhe. Ndërtimi në Kripore u ndalua në Kuvend, në vitin 2012, dhe pas kësaj ndihmuan aleatët ndërkombëtarë. Komuna e Tuzit, nuk është votuar deri në vitin 2017, e pastaj e fituar në vitin 2019. Flamuri në vitin 2019… Valdanosi nga java e kaluar ka 76 vota Për… Tani kur të gjithë kanë ardhur në pozicionin e partive nacionale shqiptare, pakkush i gëzohet kësaj. Është shpenzuar kohë dhe energji e madhe. Është thyer entuziazmi, kurse mosbesimi është i madh dhe i vazhdueshëm. E pastaj NATO-ja, më 2014-ën afrohemi dhe duhet të kapërcehet edhe kjo. Ata të cilët nuk ishin Për referendum, tani nuk janë as për NATO. Janë për Evropë, te 27 vendet, 21 nga të cilat janë pjesë e NATO-s. Kundër kujt janë vallë?! Do të jetë se janë kundër Islandës dhe Norvegjisë, Kanadasë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi që qëndrimi i tyre për SHBA-në dhe Turqinë e kam të qartë nga ato të viteve të 90-ta. Përveçqë rezistenca tani është ndryshe: thonë NATO-ja është agresor, e po ashtu edhe ekonomia në Mal të Zi ka dështuar dhe vetëm që nuk bankrotojmë (pa marrë parasysh se e kemi monedhën e fortë). Pastaj, Mali i Zi është i rrezikuar nga pakicat, sepse
18
Javore KOHA
E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
“
Tani kur të gjithë kanë ardhur në pozicionin e partive nacionale shqiptare, pakkush i gëzohet kësaj. Është shpenzuar kohë dhe energji e madhe. Është thyer entuziazmi, kurse mosbesimi është i madh dhe i vazhdueshëm
shumica nga ato pakica janë “armiq shekullorë”. Déjà vue e ‘90-tave. Për anëtarësimin në NATO është votuar në vitin 2017. Derisa diskursi kundër NATO-s, po i atyre të njëjtëve kundër referendumit, u rrit në nivele të papara. Kosova dhe borxhlinjtë nga NATO-ja, a thua se kanë ndodhur dje, prandaj i përmendin për çdo ditë. Normalisht, i përmendin si pjesë e shtetit fqinj që kemi. Po mediat? Mediat janë sektori më joprofesional në Mal të Zi, të gjithë janë vënë në shërbim të dikujt. Kush paguan më shumë, shkruan çfarë të dojë: kështu që në kanalin me frekuenca nacionale (në Televizionin Pink) “ndodh” që më 11 korrik 2017, mysafir është djali i gjeneralit, i po atij kriminelit të luftës i cili ka komanduar me njësitet në Srebrenicë. Kurse të rinjtë, të lindur pas vitit 1995, e dëgjojnë duke folur se si nuk ka gjenocid në Srebrenicë, pikërisht në ditën e kujtimit. Kurse frekuenca është nacionale. Televizioni më i shikuar, i cili pak nga pak i ka lajmet një minutë-dy dhe Informeri si shtesë. Tani këtë e dëgjojmë nga ministrat dhe deputetët. Më shpesh dhe më zëshëm, sikur me refrenin i cili vjen nga po i njëjti Beograd, nga fillimi i këtij teksti. Biseda e njëjtë, akterët e njëjtë dhe të ngjashëm. Çfarë planifikojnë? Gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale po e ndanë shoqërinë në Mal të Zi. Mediat aktrojnë sikur kjo po ndodh diku tjetër dhe jo në faqet e portaleve të tyre. Përveç nëse ndoshta as nuk kanë për qëllim që të ndalojnë ndonjë gjë. Mos janë pjesë e ndonjë plani? A e kanë qëllimin që të kthehemi në vitet e ‘90-ta? Të themi që jemi për rrugën evropiane, është bisedë e kotë nëse nuk bazohet në veprime të bindshme që ajo rrugë edhe të kalohet. Mundësitë e humbura nuk kthehen kurrë në të njëjtën formë, prandaj as rezultatet nuk mund të jenë të njëjta.
Përgjegjësia e politikanit është që t’i dallojë edhe mundësitë, edhe rreziqet e rasteve dhe të reagojë ndaj tyre. Koha prej 15 vitesh nuk është e humbur, shumëçka është bërë, edhe pse me vonesë dhe me shumë rezistencë. Por me siguri është dashur të punohet shumë e shumë më tepër. Më shumë në të drejtat e pakicave, më shumë në forcimin e institucioneve, më shumë në pranimin e standardeve evropiane, edhe ekonomia, edhe sundimi i ligjit, edhe shanset e barabarta për të gjithë. Malit të Zi i duhet dialogu, dialogu dhe vendosmëria. Populizmi është aktualisht në trend, ai po arrin rezultate. Ai po i shpall armiq dhe kriminelë të gjithë ata që nuk janë në mainstream. Populizmi ka shpallur çlirimin. Atë çlirim, një pjesë e Malit të Zi e ndien si okupim, apo së paku ashtu thonë. Duhet vendosmëri që të dilet përpara populistëve dhe t’u tregohet se gabojnë. Duhet vendosmëri të dilet para popullit dhe t’u tregohet se ku kemi gabuar. Ato gabime nuk guxojnë ta robërojnë të ardhmen e fëmijëve tanë, nëse gabimet e baballarëve të dikujt e kanë robëruar jetën tonë për shumë vite. Njëra anë duhet të çlirohet nga paragjykimet dhe t’i pranojë gabimet e bëra në emër të tyre. Mos e mashtroni popullin, sepse rezultatet do të jenë si shumë herë në histori. Do të ketë prapë mundësi të humbura, por që këto humbje të mos jenë shekullore dhe historike, duhet të mësojmë nga gabimet. Nëse jo nga gabimet e të tjerëve, atëherë të paktën nga gabimet e veta. (Autori është deputet i Listës Shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi dhe nënkryetar i Forcës së Re Demokratike. Teksti është botuar në të përditshmen “Vijesti”, më 19 maj 2021)
KULTURË
Në Shtëpinë e Fshatit në Millë të Anës së Malit
e SOS Telefonit në U promovua Drejtoresha Ulqin, Hatixhe Nelaj, njëherit autore e dokumentarit, dokumentari edhe ka thënë se motoja e saj është që një shoqëri e cila nuk i “T’i rikthejmë harron traditat, një shoqëri e cila nuk i harron rrënjët, një e cila e trashëgon te artizanatet shoqëri brezat e rinj vlerën e punës do të jetë një - Ta ruajmë dheshoqëridinjitetin, më e pasur e më pak traditën” dhunuese në çdo aspekt
Promovimi i dokumentarit “T’i rikthejmë artizanatet - Ta ruajmë traditën”, i realizuar nga SOS Telefoni për Femra dhe Fëmijë viktima të dhunës – Ulqin, mbushi të shtunën mbrëma plot sallën e Shtëpisë së Fshatit në Millë të Anës së Malit. Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi, drejtori Emir Daciq dhe Valerina Dedvukaj. Promovimi filloi me një minutë heshtjeje në nderim të jetës dhe veprës së mullisit, përndryshe protagonistit në dokumentar Skender Veliqit, i cili u nda nga jeta një muaj më herët. Drejtoresha e SOS Telefonit në Ulqin, Hatixhe Nelaj, njëherit edhe autore e dokumentarit, ka thënë se është kënaqësi që promovimin e tij po e bëjnë në Shtëpinë e Fshatit në Millë. “Uroj që të jemi një ogur i mirë meqenëse jemi të parët që po bëjmë një aktivitet të tillë në këtë ambient, me dëshirën që të zhvillohen edhe shumë aktivitete të tjera. Ka muaj që kemi punuar në këtë projekt, me vështirësitë që kemi hasur rrugës si shkak i pandemisë, por në fund besoj se kemi arritur që të bëjmë një punë të mirë”, ka thënë ajo. Të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Ul-
qinit, Haxhi Sulejmani, dhe Emir Daciq, drejtor i Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave të Malit të Zi, që e ka mbështetur projektin. Në realizimin e këtij dokumentari kanë punuar edhe gazetarët Dafina Teliqi e Artan Lika, si dhe kameramani dhe montazhieri Shaban Bajraktari. Ulqini si qytet dhe zona e Anës së Malit janë të njohur për vlerat e shumta historike dhe kulturore. Në këtë dokumentar u prezantuan katër zanate të vjetra, që janë drejt zhdukjes.
Për protagonistët e dokumentarit u ndanë mirënjohje për kontributin e tyre në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, ndërsa buqetat e luleve shkuan në duar të grave aktiviste. Nelaj tha se motoja ime është që një shoqëri e cila nuk i harron traditat, një shoqëri e cila nuk i harron rrënjët, një shoqëri e cila e trashëgon te brezat e rinj vlerën e punës dhe dinjitetin, do të jetë një shoqëri më e pasur e më pak dhunuese në çdo aspekt. Në fund të promovimit, për të gjithë të ftuarit u shtrua një koktej me ga(Kohapress) time tradicionale. E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
Javore KOHA
19
MOZAIK
Fondacioni “Studenti” organizoi “Garat e recituesve të rinj – Ulqin 2021”
Behar Pali, fitues i përgjithshëm
Fitues i përgjithshëm i Garave të recituesve të rinj – Ulqin 2021 është shpallur nxënësi i klasës së nëntë në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga”, Behar Pali. Në kategorinë e shkollave fillore, vendi i parë i takoi Arbana Curës, nxënëse e klasës së shtatë në Shkollën Fillore “Boshko Strugar”. Me Çmimin e parë në kategorinë e shkollave të mesme është vlerësuar nxënësja e vitit të tretë, Leontina Elezoviq Ulqin – Fondacioni “Studenti” ka organizuar të shtunën në Qendrën e Kulturës në Ulqin edicionin e 15të të Garave të recituesve të rinj për shkollat fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe në Komunën e Ulqinit dhe Tivarit. Kryetari i Fondacionit “Studenti”, Ha-
20
Javore KOHA
E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
jredin Kovaçi, ka thënë në fjalën përshëndetëse se për shkak të situatës së rënduar epidemiologjike, sidomos në Komunën e Ulqinit, kanë qenë të detyruar që të shtyjnë mbajtjen e garave, “sepse puna me fëmijë është përgjegjësi e madhe!” “Këto gara janë mundësi e mirë për
zbulimin e talenteve të reja që një ditë mund të shkëlqejnë! Të dashur nxënës, Ju vleni, prandaj jeni këtu! Ju të gjithë jeni fitues!”, ka thënë ai, duke u drejtuar pjesëmarrësve. Kovaçi ka thënë se kanë arritur që Garat e recituesve të rinj të bëhen tashmë tradicionale, për ç’gjë ka
MOZAIK
falënderuar “të gjithë ata që ndër vite ndihmuan këtë aktivitet të bukur kulturor”, e në veçanti Fondin për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave të Malit të Zi, i cili këtë vit ka mbështetur mbajtjen e tyre. Në edicionin e sivjetshëm kanë marrë pjesë nxënësit e katër shkollave fillore në Komunën e Ulqinit dhe të Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Ostros, si dhe nxënësit e Shkollës së Mesme “Vëllazërim Bashkim”. Pasi që i ka dëgjuar të gjithë garuesit, juria e përbërë nga poeti dhe studiuesi i letërsisë Dimitrov Popoviq, përndryshe redaktor për botimet në gjuhën shqipe në Entin e Teksteve dhe të Mjeteve Mësimore në Podgoricë, Edita Nimanbegu, shkrimtare, dhe mjekja Teuta Gjeçbritaj, ish-pjesëmarrëse në Garat e recituesve të rinj, kanë vlerësuar dhe përzgjedhur fituesit. Fitues i përgjithshëm i Garave të recituesve të rinj – Ulqin 2021 është shpallur nxënësi i klasës së nëntë në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga”, Behar Pali, i cili ka recituar poezinë “Nga
“
Juria e përbërë nga poeti dhe studiuesi i letërsisë Dimitrov Popoviq, përndryshe redaktor për botimet në gjuhën shqipe në Entin e Teksteve dhe të Mjeteve Mësimore në Podgoricë, Edita Nimanbegu, shkrimtare, dhe Teuta Gjeçbritaj, mjeke dhe ish-pjesëmarrëse në Garat e recituesve të rinj, kanë vlerësuar dhe përzgjedhur fituesit
gurët e kishave, nuk bëmë shtëpi, o Ti!” të poetit vendas Hajredin Kovaçi. Në kategorinë e shkollave fillore, vendi i parë i takoi Arbana Curës, nxënëse e klasës së shtatë në Shkollën Fillore “Boshko Strugar”. Për shkak të konkurrencës dhe paraqitjes së mirë të garuesve, juria ka vendosur që të ndahen dy çmime të dyta dhe të treta në këtë kategori. Me Çmimin e dytë janë vlerësuar Bora Kurti, nxënëse e klasës së tretë në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” dhe Hena Cungu, nxënëse e klasës së shtatë në Shkollën Fillore “Boshko Strugar”. Ndërkaq me Çmimin e tretë janë vlerësuar Reina Fici, nxënëse e klasës së tetë në Shkollën Fillore “Marshall Tito” dhe Fjorentina Lekperi, nxënëse e klasës së nëntë në Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”. Në kategorinë e shkollave të mesme
kanë marrë pjesë vetëm dy nxënëse të Shkollës së Mesme “Vëllazërim Bashkim”, prandaj juria ka vendosur të ndajë një çmim. Me Çmimin e parë në këtë kategori është vlerësuar nxënësja e vitit të tretë, Leontina Elezoviq. Fituesit e vendeve të para janë shpërblyer me të holla dhe diploma, ndërsa për të gjithë nxënësit garues dhe mësimdhënësit që i kanë përgatitur ata janë ndarë libra. Drejtuesit e Fondacionit “Studenti” kanë paralajmëruar se shumë shpejt do të mbahen edhe Garat e recituesve të rinj për të gjitha shkollat në gjuhën shqipe në Malin e Zi. Garat e recituesve të rinj është konkursi i vetëm i këtij lloji ndër shqiptarët në Malin e Zi, të cilin Fondacioni “Studenti” e organizon që i. k. nga viti 2006.
E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
Javore KOHA
21
MOZAIK
Kryministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq mbi pikën kufitare Cemi i Trieshit – Grabom
Punimet në fazën përfundimtare Çëshja e hapjes së pikës së përbashkët kufitare me Shqipërinë, Cemi i Trieshit-Grabom, është e një rëndësie të madhe për Qeverinë e Malit të Zi, kështu ka deklaruar kryeministri i Malit të Zi, z. Zdravko Krivokapiq. Nga Zyra e Kryetarit të Qeverisë njoftohet se Ministria e Punëve të Brendshme i ka intensifikuar aktivitetetet e saj gjatë muajve të fundit në mënyrë që kjo pikë kufitare të vihet në funksion. Sipas këtij njoftimi, ndër të tjera thuhet se kreu i Qeverisë ka deklaruar se vendkalimi i përbashkët kufitar Cemi i Trieshit – Grabom do të fil-
22
Javore KOHA
E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
lojë të funksionojë pas përfundimit të instalimit të energjisë elektrike në këtë pikë kufitare dhe pas arritjes së marrëveshjes me palën shqiptare për terminin e kryerjes së përbashkët të kontrollit doganor. Kryeministri Zdravko Krivokapiq ka thënë se në kuadër të programit strategjik të bashkëpunimit ndërkufitar, IPA, Mal i Zi – Shqipëri, në vitin 2017 është bërë ky vendkalim i përbashkët kufitar, me qëllim lidhjen e Podgoricës me Gucinë, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë. “Hapja e vendkalimit të përbashkët kufitar Cemi i Trieshit – Grabom ka nënkuptuar rikonstruksionin e mëpar-
shëm të aksit rrugor nga Dinosha deri tek linja kufitare me Republikën e Shqipërisë, përkatësisht deri tek vendkalimi i ardhshëm i përbashkët kufitar, si parakusht për ndërtimin e këtij aksi rrugor, me qëllim të lidhjes së dy shteteve në drejtimin, Podgoricë – Guci, i cili në një pjesë të dukshme shtrihet përmes territorit të Republikës së Shqipërisë”, theksohet në këtë njoftim. Më tej njoftohet se z. Krivokapiq është shprehur se Drejtoria për Komunikacion është në fazën finale të rikonstruksionit të këtij aksi rrugor. t. u.
MOZAIK
Hartimi dhe menaxhimi i projekteve të Bashkimit Evropian Plavë – Javën e kaluar në Plavë, është mbajtur punëtoria për hartimin dhe menaxhimin me projektet e Bashkimit Evropian, e cila ka zgjatur tri ditë. Punëtoria në fjalë është e para nga dy modulet e stërvitjes, e mbajtur në organizim të Komunës së Plavës dhe Drejtorisë për kuadro të Bashkësisë së komunave të Malit të Zi, e në bashkëpunim me rrjetin e projekt-menaxherëve.
Në stërvitje ishin të pranishëm pjesëmarrësit e deleguar nga komunat e Plavës, Gucisë, Andrijevicës e Petnjicës, të organizatave komunale dhe të ndërmarrjeve, të cilat pas përfundimit të modulit të dytë nga Drejtoria për kuadro do të marrin certifikatat përkatëse. Pjesën profesionale të stërvitjes e kanë menaxhuar anëtarët e rrjetit të projekt-menaxherëve Jellena
Vuçetiq dhe Simona Boshkoviq, me mbështetje teknike të menaxherit të Komunës së Plavës, Merdin Purishiq, i cili po ashtu është anëtar i rrjetit të projekt-menaxherëve. Moduli i dytë i punëtorisë stërvitëse, po ashtu do të mbahet në Plavë prej 9-11 qershor të vitit 2021. Sh. Hasangjekaj
E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
Javore KOHA
23
MOZAIK
Në mbështetje të refle “Papërgjegjshmëri po të Uran Butkës Vilhelme Vrana Haxhiraj Falënderoj dhe përgëzoj z.Uran Butka për këtë ballafaqim të së vërtetës historike dhe jam plotësisht në një mendje me të. Z. Butka kërkon drejtësi në shkrimin e botimit të ri të historisë, por “Drejtësia e një kombi nuk blihet me para dhe as dhurohet nga politikanët”. “Drejtësia është e barasvlertë me lirinë e shpirtit të cilën e vendos vetëm i virtytshmi”(Vivra*). Këto dy citate vlejnë më shumë se kudo, në përpilimin e një historie reale të kombit. Deri tani nuk isha prononcuar përsa i përket përgatitjes që po bëhet për rishkrimin dhe botimin e një historie të re të Shqipërisë. Nuk më pëlqeu ekipi që do të hartojë historinë, pasi disa prej tyre mbajnë përgjegjësi morale dhe politike ndaj historisë së Shqipërisë dhe mbrojtjes së identitetit kombëtar. Madje punën “studimore” të cunguar dhe të tjetërsuar në hartimin e historisë, do ta quaja krim dhe tradhti ndaj kombit. Sot kur lexova refleksionin e z.Uran Butka, mësova të vërtetën e tekstit të historisë, në hartimin e të cilit historishkruesit nuk heqin dorë nga realizmi socialist, nga lufta e klasave që ende po u bëjnë shqiptarëve, duke i ndarë me një hendek të thellë në dy grupime, pro parti dhe kundër saj, ose në armiq dhe atdhetarë. Po çfarë atdhetarësh e quajnë veten këta “historianë” që i përçajnë shqiptarët, duke u injektuar urrejtjen dhe hakmarrjen ndaj njëri-tjetrit? Lufta brenda llojit është
24
Javore KOHA
E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
më e keqe se ndaj armikut, të cilit di si t’i ruhesh. Po si të ruhesh kur të shkon ujin nën rrogoz vëllai i një race, i një gjaku, i të njëjtave gjene, me të njëjtat tradita dhe që flet të njëjtën gjuhë?! Sot ky ekip që duhet të ishte i paanshëm, pa ndikime politike, po nëpërkëmbë personalitetin e Mit’hat Frashërit, një elitë e mohuar, të birin e atdhetarit të madh Abdyl Frashëri dhe pinjoll i familjes së madhe atdhetare Frashëri që nxori vetëm elita kombëtare, Rilindasit, të cilët udhëhoqën Rilindjen Kombëtare. A nuk e kuptojnë këta dritëshkurtër dhe mendjeshterpë se, me historinë e Shqipërisë apo historinë e letërsisë shqiptare po bëjnë të njëjtat gabime të para viteve ’90?! A nuk i vret sadopak ndërgjegja për brezat që do të mësojnë një histori kombëtare të gënjeshtërt, të cunguar, të tjetërsuar dhe të politizuar, mbushur me mllefe dhe urrejtje klasore? Historinë e bëjnë njerëzit, ndaj nuk është ideale, por mbështetet në të vërtetat historike. Që të shkruhet një histori reale, duhet të mbështetemi në katër elemente: faktet ose ndodhitë (ngjarjet), vendngjarjet, koha e zhvillimit të ngjarjeve dhe personat që kanë marrë pjesë në to. Përsa i përket rishkrimit dhe rishikimit të historisë së Shqipërisë kam shkruar artikullin me temë, “Rishkrimi i historisë është identitet kombëtar“(Standard, 11.9.2007), madje e kam vënë theksin për rishkrimin e një historie të plotë dhe reale. Asnjë tekst historie nuk është i pranueshëm, nëse nuk mbështetet në fakte dhe dokumente reale historiko-shkencore. “... Pa analizuar të shkuarën, pa ndërtuar të sotmen mbi gabimet e saj, e
ardhmja kombëtare mbetet dilemë... Ndaj historia duhet të shkruhet me paanshmëri dhe pa ndikime politike... pa lënë pas dore asnjë epokë të saj”. Sot në letërkëmbimet me miqtë e mi të letrave, lidhur me shkrimin e z. Butka, më erdhi dhe një mesazh nga Prof.dr.Eshref Imeri, personalitet i kulturës gjuhësore, frazeolog i shquar dhe analist i politikave të sotme ndërballkanike, i cili shkruan: “...nuk ka si ndodh ndryshe se, në dhjetor1990, komunizmi nuk u përm-
MOZAIK
eksionit olitike”
bys, thjesht u zëvendësua me neokomunizëm, prandaj do të vazhdojnë të na serviren xhevahirët e demoshëmtisë dhjetoriste. Sepse kryekrimineli Hoxha punoi me një perspektivë afatgjatë për rrënjosjen e thellë të psikologjisë komuniste, çka solli si pasojë që në dhjetor, 1990, të mos ekzistonte një shtresë-përfaqësuese e së djathtës së vërtetë nacionaliste, pinjollët e së cilës ishin dergjur burgjeve, kampeve të internimit apo qenë pushkatuar. Më tej prof.Eshre-
“Uran Butka do të bënte mirë të “peshkonte” historianë nacionalistë dhe duke e vënë Institutin e tij në shërbim të tyre, t’i hynte punës për hartimin e historisë së vërtetë të Shqipërisë” Prof.dr.Eshref Ymeri
fi vazhdon: “Uran Butka do të bënte mirë të “peshkonte” historianë nacionalistë dhe duke e vënë Institutin e tij në shërbim të tyre, t’i hynte punës për hartimin e historisë së vërtetë të Shqipërisë.” Jam plotësisht dakord me Prof. dr.Eshref Ymerin. Paska qenë e shkruar që siç na kanë ndarë në dy grupime të kundërta, kështu do të shkruhen dhe dy histori, njëra do të përshkohet nga filli i kuq marksist - leninist, kurse tjetra, e të
padëshiruarve, do të jetë reale, e cila do të mbart të mirat dhe të këqijat e kombit. Zotërinj studiues, kush punon, edhe gabon. I detyruar apo me dashje, këtë e di ndërgjegja e secilit historian. Një komb, gjatë historisë së tij nuk ka vetëm suksese, por njeh mossuksese dhe gabime. Zotërinj, historianë dhe studiues, faktet historike janë të dokumentuara, ndaj ejani ta ndreqim pa anashkalime, pa përjashtime apo dallime klasore, vetëm të ribëhet një histori reale e kombit. Me një histori të vërtetë faktike e shkencore, ne do të jemi në gjendje të ballafaqohemi me fqinjët që na kanë rrëmbyer identitetin kombëtar, autoktoninë dhe lashtësinë e gjuhës shqipe. Historia e kombit shqiptar, më të lashtit në Evropë, nuk fillon as me Ilirët, as me Skënderbeun, as me Pavarësinë Kombëtare, as me vitin 1944 dhe as me vitin 1990. Historia e kombit tonë nis me Pellazgët, vazhdon me ilirët, arbërit dhe shqiptarët. Vetëm kur të përshkruhen të gjitha epokat hisorike që nga neoliti e deri më sot, pa ndikime politike, pa ideoologji dhe pa urrejtje klasore, atëherë do të kemi një histori reale të Shqipërisë që do ta ketë zili bota e kulturuar . Në librin tim studimor “Krahina Autoktone e Shqipërisë Jugore, Enigma e Shekujve”, kam ngulnuar që Akademia e Shkencave të Shqipërisë të bëjë ballafaqimin e historisë së Shqipërisë që nga parahistoria, me historinë antike të Greqisë dhe të Serbisë. Meqë kam trokitur në portë të shurdhët, ne shqiptarëve na duhet të ballafaqojmë një histori reale të përgatitur nga Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” me tekstin neokomunist të historisë që po përgatit Akademia e Shkencave. E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
Javore KOHA
25
KULTURË
U përurua Leksikoni i piktorëve të popujve pakicë në Malin e Zi “Saga e dritës”
Një mozaik i çmueshëm
“Nuk është qëllimi që artistët e korpusit nacional të veçohen nga krijimtaria e përgjithshme figurative dhe artistike malazeze, por që përmes kësaj forme të theksohet pasuria dhe larmia e shprehjes artistike, që bashkohen në potencialin unik kulturor të Malit të Zi”, ka theksuar Salko Luboder, drejtor i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave, që e ka botuar leksikonin Ulqin – Në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin, të enjten është bërë përurimi i Leksikonit të pik-
26
Javore KOHA
E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
torëve të popujve pakicë në Malin e Zi “Saga e dritës”, i cili është botuar nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvil-
limin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi. Në leksikon janë përfshirë 54 pik-
KULTURË
Takime me përfaqësuesit e subjekteve kulturore në Ulqin Përfaqësuesit e Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave, Salko Luboder dhe Izedina Axhoviq – Shkrijel, kanë zhvilluar me këtë rast takime pune me përfaqësuesit e subjekteve kulturore në Ulqin, si Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Qendrën e Kulturës – Ulqin
torë, në mesin e të cilëve edhe piktorët shqiptarë Gjelosh Gjokaj, Rudi Goga, Gjergj Noc Martini, Zake Prelvukaj, Bilal Nikeziq, Qazim Muja, Naser Hasa, Vahida Hasanaga – Nimanbegu, Edin Kapllani, Agron Gjokaj etj. Drejtori i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave, Salko Luboder, ka thënë se institucioni që drejton ka inicuar botimin e Leksikonit të piktorëve që janë pjesëtarë të popujve pakicë në Malin e Zi me titull metaforik “Saga e dritës”, me dëshirën që të kontribuojë në afirmimin e mëtejshëm të artit figurativ dhe avancimin e skenës kulturore të Malit të Zi. “Sigurisht, nuk është qëllimi që artistët e korpusit nacional të veçohen nga krijimtaria e përgjithshme figurative dhe artistike malazeze, por që përmes kësaj forme të theksohet pasuria dhe larmia e shprehjes artistike, që bashkohen në potencialin unik kulturor të Malit të Zi”, ka theksuar ai.
Për teoricienen e artit, Mr. Selma Gjeçeviq, krijimtaria e paraqitur në leksikon mund të shërbejë vetëm si një shembull i mirë. “Interpretimi i saj çon në njohuri dhe përfundime në lidhje me rolin e fuqishëm të pjesëtarëve të popujve pakicë në formimin dhe zhvillimin e të gjithë rrjedhës magjistrale të skenës sonë artistike, poetika artistike dhe vlerat artistike autentike të të cilëve i japin një vulë të veçantë kulturore”, ka thënë ajo. Piktorja nga Ulqini, Vahida Hasanaga – Nimanbegu, ka folur për rëndësinë e prezantimit të piktorëve në këtë leksikon. “Leksikoni ka rëndësi për të gjithë ne që jemi nga Ulqini. Dua të filloj me tre artistë që nuk janë më mes nesh, si Rudi Goga, Gjergj Noc Martini dhe Gjelosh Gjokaj. Fillova prej tyre vetëm për të treguar se arti është i përjetshëm, ose nuk është i vdekshëm. Bile, ekzistojnë shumë raste ku faktikisht pas vdekjes së
artistit, ai bëhet më i famshëm”, ka thënë ajo. Nimanbegu ka thënë se arti figurativ në Mal të Zi është në nivel të lartë dhe se grupi i vogël i piktorëve nga Ulqini ka rëndësinë e vet në nivel shtetëror. “Njëra prej teknikave të artit është mozaiku. Ai bëhet prej guralecëve të vegjël dhe sa më tepër që ka guralecë, aq më i çmueshëm është ai mozaik. Kështu që ne si shtet i vogël që jemi, me disa kombësi, ky mozaik vetëm mund të jetë më i mirë, më i vlefshëm, nuk mund të jetë kurrë më i dobët”, është shprehur ajo. Redaktore e leksikonit është Mirsada Sredanoviq, ndërsa konsulente profesionale dhe fjalën hyrëse e ka shkruar Liljana Zekoviq. Përurimi i Leksikonit të piktorëve nga popujt pakicë në Malin e Zi “Saga e dritës” u organizua nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave dhe Qendra e Kulturës – i. k. Ulqin. E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
Javore KOHA
27
MJEKËSI
Duhani si faktor rrezikues për shëndetin Fabrikimi i cigareve fillon përafërsisht pas Luftës së Parë Botërore. Atëherë filloi edhe rritja e madhe e duhanpirësve, normalisht, më tepër tek meshkujt. Mbas vitit 1950 vërehet rritja e madhe e konzumimit të duhanit edhe tek femrat, të cilat këtë gjë e kuptonin si një mënyrë të “emancipimit”
Gani Karamanaga Shumë sëmundje shfaqen, ose shpejtohen me përdorimin e duhanit si p.sh.: - Sëmundjet kardio-vaskulare; - Karcinomi i mushkërive; - Sëmundjet kronike obstruktive të mushkërive; - Sëmundjet me dobësimin e lëvizjes së gjakut në periferinë e ekstremiteteve të poshtme (këmbët) – M. Burger - Astma bronkiale si edhe sëmundjet respiratore (të frymëmarrjes) te fëmijët të sapolindur ose te ata në vitin e parë, prej atyre nënave të cilat janë duhanpirëse. Prej këtyre sëmundjeve të lartpërmendura, sipas të dhënave statistikore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ( OBSH) në botë në vitin 1985 kanë vdekur 1.700.000 njerëz, kurse në vitin 1995 ky numër u rrit në 2.100.000.
Karakteristikat e tymit të duhanit
Tymi i duhanit përmban më tepër se 4.000 kimikate. Prej atyre janë të
28
Javore KOHA
E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
vërtetuara 40 kancerogjene (ato që mundësojnë karcinomin bronkial të mushkërive). Në to zënë vend edhe shumë materie aromatike si: hidrokarbonatët, aminët etj. si dhe materiet organike: benzenët, akrilinitritët. Gjithashtu tymi i duhanit përmban edhe materie joorganike: arseni, acetilaldehidi etj. Më i njohuri prej tyre është Polonium 210. Përbërja e tymit të duhanit varet edhe nga disa faktorë të tjerë si: - a përdoret duhani në hapësira ose vende të mbyllura (dhoma, zyre, vende pune etj.); - mënyra e fermentimit të duhanit; - prej aditivave (materialet plotësuese); - si dhe prej letrës me të cilën është i mbështjellur duhani. Shumë prej kimikateve të lartpërmendura formohen edhe gjenden mbas thithjes së cigares (duhanit) në momente kur zhvillohen temperatura shumë të larta, si dhe kur pirja e duhanit është në vende të mbyllura dhe të paajrosura.
Pirja “pasive” e duhanit
Edhe personat që nuk e përdorin duhanin kur qëndrojnë në ambientin e brendshëm e në afërsinë e duhanpirësve janë të rrezikuar për arsye se tymi i cili nxirret prej organeve të frymëmarrjes të atyre që e përdorin duhanin ende ka 80% të materieve
të cilat kanë mbërritur në mushkëritë e duhanpirësve, si dhe materiet tjera (20%) toksikogjene të cilat prodhohen edhe gjinden tek personat që e përdorin duhanin. Kështu në mënyrë “pasive” personat që nuk e përdorin duhanin mund të fitojnë efekte shumë negative kur qëndrojnë në afërsi të duhanpirësit, normalisht më tepër në ambientin e brendshëm. Po e theksojmë edhe një herë është vërtetuar shfaqja me e shpeshtë e astmës si edhe e sëmundjeve tjera respiratore tek fëmijët e posalindur, si dhe te ata në vitin e parë të jetës nga nënat të cilat e përdorin duhanin. Për shkak të këtij problemi Bashkimi Internacional për duhanpirje dhe shëndet, në vitin 1995 i aprovoi rekomandimet për rolin e mjekut në luftën kundër pirjes së duhanit. Ky asociacion ndërkombëtar përbëhet prej këtyre shoqatave: - Shoqata Amerikane e mjekëve - Shoqata Amerikane torakale (sëmundjet e krahrorit) - Shoqata Respiratore Evropiane - Shoqata Torakale e Kanadasë - Unioni Internacional për luftën kundër tuberkulozit dhe sëmundjeve të mushkërive.
Roli i mjekut në luftën kundër pirjes së duhanit
Detyra e çdo mjeku është pyetja për
MJEKËSI të sëmurin se a e konsumon duhanin. Mandej vazhdojnë aktivitetet tjera. Me rëndësi ka edhe mënyra preventive e cila nënkupton se mjeku të jetë shembull pozitiv. Fatkeqësisht në praksën e përditshme kemi situata ku mjeku e përdorë duhanin në prani të të sëmurit. Nga literatura vërtetohet se mjekët e konsumojnë duhanin me këto përqindje: 61% meshkuj dhe 16% femra. Propozohet si mënyrë preventive: - ndalimi i pirjes së duhanit në spitale, shtëpitë e shëndetit, - ndalimi i pirjes së duhanit në shkolla dhe objekte tjera arsimore, - ndalimi në mënyrë ligjore i reklamimit të duhanit.
ku të sëmurit theksojnë se nuk kanë probleme për arsye të duhanit; 2. Shkalla e dytë: i sëmuri fillon të mendojë “mundësisht se unë kam probleme, por...”; 3. Shkalla e tretë: të sëmurit e kanë vendosë dhe mendojnë “se duhani është i dëmshëm për shëndet” dhe i lajmërohen për ndihmë mjekut. Ata ndahen në dy grupe: a. Ata të cilët me sukses e ndalin pirjen e duhanit; b. Ata të cilët mbas ndalimit prap rifillojnë konzumimin e duhanit. Te kategoria e fundit, mjeku ka rolin e posaçëm që këta ti bind të mendojnë dhe të vendosin sikurse ata nga kategoria e parë.
Aktivitetet e mjekut në luftën kundër duhanit mund të sistematizohen në katër pyetje për pacientin: 1. A e pin duhanin, dhe numri i cigareve të pira në ditë? 2. Propozimi i mjekut si dhe theksimi për efektet negative për shëndetin në përgjithësi, 3. Vlerësimi për interesimin e duhanpirësit për zhdukjen e kësaj varësie të duhanit, 4. Ndihma e mjekut për ndalimin e përdorimit të duhanit si edhe zhdukjen e varësisë.
Nikotina
Nikotina shkakton varësinë tek duhanpirësit për arsye se në mënyrë direkte ndikon në rritjen e koncentrimit të Norepinefrin-it dhe Dopamin-it në qelizat e trurit, dhe në këtë mënyrë ka efekte stimulative. Mbas thithjes së tymit të duhanit nga mushkëritë, nikotina depërton nëpër membranën e kapilarëve të mushkërive dhe për disa minuta gjendet në koncentrim të madh në qarkullim të trurit. Duhanpirësit në mënyrë të shpejtë zhvillojnë tolerancën ndaj nikotinës dhe kështu rritet varësia ndaj duhanit dhe
Kur e ndizni cigaren pasi të zgjoheni? Pas 5 min. 3 Pas 5-30 min. 2 A e keni të vështirë të duroheni nga pirja e duhanit në vende të ndaluara? Po 1 Jo 0 Cilën cigare e keni më vështirë të mos e pini? Të parën në mëngjes 1 Çdo tjetër 0 Sa cigare pini në ditë? 10 e më pak 0 11-20 1 21-30 2 31 e më shumë 3 A e pini duhanin më tepër në orët e para pas zgjimit, apo gjatë ditës? Po 1 Jo 0 A e pini duhanin kur jeni të sëmurë, si dhe kur jeni të shtrirë në shtrat? Po 1 Jo 0 0-2 p varësi e nivelit më të ulët 3-4 p varësi e ulët 5p shkallë e mesme e varësisë 6-7 p varësi e lartë 8-10 p varësi më e lartë Në luftën kundër varësisë së duhanit përdorohen: - mjetet farmakologjike të nikotinës siç janë: flasterët – ngjitësi transdermal (sipër lëkure), inhalimi me aerosol nëpër hundë, sakëzë (goma përtypëse) etj. Vitet e fundit bëhen hulumtime për zbulimin e barnave të cilët kanë përmbajtjen jonikotine me efekte për zhdukjen e varësisë etj. Medikamenti më interesant quhet Bupropion. Terapia me këtë medikament fillon një javë para ndalimit të pirjes së duhanit.
Në fund
Përcaktimi i vullnetit të sëmurit (duhanpirësit për ndalimin e pirjes së duhanit (Procaska dhe Di Ciemente metodi) 1. Shkalla e parë – para mendimit:
numri i pirjes së cigareve rritet për çdo vit. Testi i varësisë ndaj nikotinës – Fagerstrom Pyetjet Përgjigjet Poenat
Tymi i duhanit ndikon dëmshëm në shëndetin e krejt popullsisë së botës. Preferimet e organizatave ndërkombëtare për pirjen e duhanit dhe shëndetin cekin rolin kryesor të mjekut në luftën kundër përdorimit të duhanit. Këtu nënkuptohen masat preventive dhe aksionet për zhdukjen e shprehisë së pirjes së duhanit. Po e përsërisim edhe edukimin familjar, shkollor dhe medicinal, si dhe ndalimin e reklameve në lidhje me prodhimin e duhanit. E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
Javore KOHA
29
MOZAIK
Një përqafim për gjeneratën time Muaji maj është periudha më e bukur e vitit andaj e kujtojmë për çastet e këndshme që përjetojmë në 31 ditët e këtij muajit. Kuptohet, secili kemi kujtimet dhe përjetimet e veta por ajo që është e përbashkët dhe mbetet e paharruar për të gjithë ne, është përfundimi i vitit shkollor për gjysmëmaturantët dhe maturantët në shkollat tona. Edhe pse të përballur me situatën e krijuar nga epidemia e koronavirusit, përfundimin e kësaj faze të shkollimit nëntëvjeçar, e përjetuam me emocione të veçanta siç ndodh rëndom me rastin e ndarjes nga shokë e shoqe të klasës, me mësimdhënës dhe bankat e shkollës, ku i kaluam nëntë vite shkollore të plota. Filluam në moshën e hershme fëmijërore për të vazhduar duke u mësuar dhe duke u zhvilluar me orët e mësimit, fletore e libra, ushtrime e detyra të përditshme por gjithmonë me dëshirë për të mësuar dhe duke u përgatitur për atë që na pret në
30
Javore KOHA
E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
jetën e mëtejme. U shoqëruam dhe u njohëm me shumë moshatarë duke iu gëzuar shkollës dhe mësimit, lojës dhe argëtimit me dëshira dhe shpresa të shumta nga bukuria që sjellë fëmijëria, sidomos në bankat e shkollës. Sot, kur jemi duke u përgatitur për mësimin e mëtejmë, për detyra e obligime të reja, bashkërisht me lamtumirën e përzemërt, dëshirojmë që banka e shkollës të na bashkojë sërish, që ndonjëra nga shkollat e mesme të jetë foleja e kujtimeve tona në të ardhmen. Por dëshira më e madhe është që viti i ardhshëm shkollor të fillojë sipas orarit të paraparë dhe që pasojat e virusit korona ti takojnë të kaluarës. Që, orët e mësimit të zhvillohen rregullisht të liruar nga frika dhe ankthi që na shkaktoi sëmundja e pamëshirshme e quajtur koronavirusi. Ajo që nuk na lejoi që vitin e fundit në mësimin nëntëvjeçar ta zhvillojmë në mënyrë normale, të lirë dhe pa frikë në klasë
dhe ambientet tjera në shkollë. Na trazoi që të mos kënaqemi plotësisht me suksesin e arritur në mësime, të mos përqafohemi me shokët e klasës dhe mësimdhënësit tonë nga droja e shkaktuar nga pandemia globale. Kemi shkruar vargje e hartime dhe jemi përgjigjur në pyetje të shumta të mësimit nga shtëpia, por gjithherë në pritje të kthimit sa më parë në shkollë. Shpresoj se dëshirat i kemi të njëjta të vazhdojmë mësimin e mëtejmë, me suksese edhe më të mira dhe që frika e shkaktuar nga pandemia globale të mos përsëritet më kurrë. Me këtë dëshirë, përqafoj të gjithë gjeneratën time kudo dhe që rrugët e fatit të na bashkojnë sërish në rrugën e mësimit dhe të dijes. Këtë, jo vetëm si dëshirë por edhe pritje nga gjeneratat e reja për një të ardhme më të mirë të shoqërisë në përgjithësi. Angjella Dukaj
MOZAIK
Rrugët e zhvillimit të karrierës
Sfidë e përbashkët për të rinjtë e rajonit Ky projekt ka premisa të shënojë arritje konkrete dhe të provojë se të rinjtë, si në Mal të Zi ashtu edhe në Shqipëri, janë të aftë të mendojnë për çështje madhore, të diskutojnë për punësimin, të planifikojnë biznesin e tyre të ardhshëm, sepse ata janë të vendosur për qëllimet e veta, janë të përpiktë, këmbëngulës, njohës të fushës së turizmit dhe planifikues të mirë të kohës Nuk mjafton t’i edukojmë fëmijët tanë pa u përqendruar edhe te mundësitë që atyre u shfaqen për të ardhmen. Diskutimi, shkëmbimi i ideve për të kuptuar funksionimin e tregut të punës dhe ku të shkojmë pasi të përfundojmë ciklin e shkollimit, janë ndër çështjet kryesore që trajtojnë të rinjtë nga Ulqini dhe Shkodra në projektin ndërkufitar “Rrugët për zhvillimin e karrierës: Përgatitja e të rinjve në Shqipëri dhe Mal të Zi për mundësitë e karrierës në sektorin e turizmit”, të cilin e realizojnë World Vision Albania në partneritet me Horizontin e Ri, si dhe shkollat e mesme “Vëllazërim-Bashkim” nga Ulqini dhe “Hamdi Bushati” nga Shkodra. Pasi janë realizuar aktivitetet fillestare, tashmë kanë nisur edhe trajnimet me 50 të rinj të qytetit tonë, të përzgjedhur në këtë projekt. Në një hapësirë të veçantë në Shkollën e Mesme në Ulqin, është krijuar ambienti i përshtatshëm për organizimin e trajnimeve dhe aktiviteteve, gjegjësisht Youth Employment Lab (YEL), laboratori i punësimit për të rinjtë. Këtu të rinjve u jepet mundësia që të diskutojnë, të shprehin hapur mendimet dhe vizionet e tyre për punësimin, bashkëpunimin ndërkufitar, sipërmarrjet premtuese, problemet e ndryshme që e preokupojnë rininë në rajon etj. Projekti ka synime të qarta, të cilat janë thelbësore për çdo individ, e më shumë për të rinjtë që pretendojnë të arrijnë diçka në jetë. Karriera e
suksesshme duhet të jetë pikësynim për të gjithë, prandaj në kurrikulën e projektit përfshihet një gamë e larmishme konceptesh e objektivash që, me përkushtim dhe angazhim, të rinjtë do të arrijnë t’i përvetësojnë dhe të dalin sa më të përgatitur nga ky program. Modeli që ndiqet në këtë projekt është një qasje e integruar “Skye Club”, që ka për qëllim të ndihmojë të rinjtë të përmirësojnë aftësitë, sjelljet dhe qëndrimet që paraqiten si të nevojshme për pjesëmarrjen e tyre konstruktive në shoqëri. Ky model ka në fokus zhvillimin ekonomik të të rinjve, adreson nevojat e jetesës dhe aspiratat e tyre, duke i ftuar ata të jenë sa më inovativ dhe sa më krijues në mënyrë që të nuhasin atë që mund të përbëjë një risi në tregun e punës dhe kështu të mund të planifikojnë një biznes për veten e tyre, si hap individual drejt karrierës. Përmes këtij programi, të rinjtë do të ndjekin 10 trajnime (Soft Skills Trainings) në lidhje me komunikimin, aftësitë drejtuese, mendimin kritik, përshtatshmërinë, organizimin, punën ekipore, përpikërinë etj. Kurrikula, sa e ngjeshur, aq edhe voluminoze, është e ndarë në tema dhe nëntema, të cilat prezantohen tek të rinjtë përmes trajnimeve të vyera, që shtjellojnë punësueshmërinë dhe sipërmarrjen sociale. Përveç ekspertëve të angazhuar për trajtimin e hollësishëm të secilës pikë nga kurrikula, nuk duhet harruar se mësimi më i
mirë bëhet në grup, duke komunikuar dhe debatuar me njëri-tjetrin, përmes diskutimit dhe ndarjes së përshtypjeve, ideve, qëllimeve, të metave nga përvojat e deritanishme e çështjeve tjera me interes për të rinjtë. Prandaj, ky projekt ka premisa të shënojë arritje konkrete dhe të provojë se të rinjtë, si në Mal të Zi ashtu edhe në Shqipëri, janë të aftë të mendojnë për çështje madhore, të diskutojnë për punësimin, të planifikojnë biznesin e tyre të ardhshëm, sepse ata janë të vendosur për qëllimet e veta, janë të përpiktë, këmbëngulës, njohës të fushës së turizmit dhe planifikues të mirë të kohës. Projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programi IPA II për Bashkëpunim Ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri 2014-2020. E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
Javore KOHA
31
MOZAIK
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi organizoi trajnimin për liderët e rinj
Rëndësia e pjesëmarrjes së të rinjve shqiptarë në jetën publike dhe politike Ulqin – Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi organizoi gjatë fundjavës në Hotelin “Otrant” në Ulqin trajnimin për të rinj, me temë “Rëndësia e pjesëmarrjes së të rinjve shqiptarë në Mal të Zi në jetën publike e politike”. Trajnimi dyditor bashkoi rreth 25 të rinj shqiptarë nga Mali i Zi, të cilët e shohin veten si pjesë të rrugëtimit politik. Të rinjtë nga Plava, Gucia, Malësia, Tivari dhe Ulqini ndoqën trajnimin programi i të cilit ishte i fokusuar në politikë dhe media. Trajnerët ishin figura të njohura, kryesisht nga Shqipëria, me një bagazh mediatik dhe politik, figura që kanë njohuri dhe përvojë, e cila duhet përcjellur te gjeneratat e reja. Ditën e parë të trajnimit u diskutua për idetë politike, pjesëmarrjen poli-
32
Javore KOHA
E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
tike, format e ndryshme të angazhimit politik, u dhanë shembuj të karrierave televizive, u fol për paraqitjen televizive, duke e përmbyllur me fjalimin publik dhe mendimin kritik. Të gjitha këto njohuri, të rinjtë patën mundësi t’i përthithin nga trajnerët Adri Nurellari, Alban Dudushi, Ardian Lama dhe Ilir Kalemaj. Dita e dytë e trajnimit nisi me temën që ngërthente internetin, rrjetet sociale me mënyrat se si të rinjtë mund t’i përdorin ato për nevojat e tyre si liderë të ardhshëm, u fol për bazat e lidershipit e më pas u prek edhe lidhja dhe ndikimi i politikës në media dhe anasjelltas. Për trajtimin e temave të ditës së dytë ishin meritorë trajnerët Benjamin Kolenoviq, Neritan Sejamini dhe Arbër Hitaj. Pjesëmarrësit në trajnim morën pjesë
në mënyrë interaktive duke shprehur idetë dhe perceptimet e tyre dhe me njohuritë e reja që patën mundësi të vjelin nga ky trajnim, dolën shumë të kënaqur dhe optimistë për të ardhmen e tyre, gjegjësisht për aftësitë e veta në fushën e lidershipit. Në fund të trajnimit dyditor, të rinjtë pjesëmarrës u pajisën me çertifikatë. Trajnimi u organizua në kuadër të Planit të Veprimit për periudhën 2021-2022, për zbatimin e Strategjisë për pakicat kombëtare 20192023. Vitin e kaluar, KKSH organizoi po ashtu një trajnim për të rinj. Në KKSH kanë deklaruar se puna me të rinj dhe rritja e potencialit të tyre do të jetë pikësynim i punës së tyre edhe në të ardhmen. (Kohapress)
SPORT
U mbajt edicioni i dytë i Turneut Ndërkombëtar në Taekwondo “Trofeu i Ulqinit”
Festë sportive
Në turne morën pjesë 510 sportistë të 45 ekipeve nga pesë vende të rajonit: Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Kroacia. Ata kanë zhvilluar gara në të dy disiplinat – forma dhe ndeshje. Në renditjen e përgjithshme për ndeshje dhe forma, KT “Ulqini” zuri vendin e tretë, ndërsa vendin e parë në kategorinë e formave. Ai po ashtu fitoi kupën për vendin e dytë në kategorinë e kadetëve Ulqin - Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka organizuar të shtunën, në sallën e Shkollës Fillore “Marshall Tito”, edicionin e dytë të Turneut Ndërkombëtar në sportin olimpik të taekwondosë “Trofeu i Ulqinit”. Në turne morën pjesë 510 sportistë të 45 ekipeve nga pesë vende të rajonit: Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Kroacia, duke e kthyer këtë aktivitet në një festë të vërtetë sportive. Ata kanë zhvilluar gara në të dy disiplinat – forma dhe ndeshje. Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka marrë pjesë me 51 sportistë. Në disiplinën e ndeshjeve, në klasën A, garuesit e “Ulqini”-t kanë fituar dy
medalje të arta, pesë medalje të argjendta dhe dy medalje të bronzta, kurse në klasën B shtatë medalje të arta, pesë medalje të argjendta dhe katër medalje të bronzta. Ndërsa në disiplinën e formave, në klasën A, ata kanë fituar gjashtë medalje të arta, pesë medalje të argjendta dhe dy medalje të bronzta, kurse në klasën B gjashtë medalje të arta, pesë medalje të argjendta dhe gjashtë medalje të bronzta. Në renditjen e përgjithshme për ndeshje dhe forma, KT “Ulqini” zuri vendin e tretë, ndërsa vendin e parë në kategorinë e formave. Ai po ashtu fitoi kupën për vendin e dytë në kategorinë e kadetëve.
KT “Ulqini” ka falënderuar të gjitha ekipet pjesëmarrëse në turne, sportistët, trajnerët, gjyqtarët, personelin organizues për punën e bërë duke dhënë maksimumin që turneu të kalojë sa më mirë. “Falënderoj të gjithë sponsorët që na përkrahën me mjete financiare si dhe shoqërinë nga Nju Jorku. Falënderojmë mediat që pëcollën këtë aktivitet, TV ‘Teuta’ dhe MNE Sport. Falënderoj të gjithë ata që kontribuan në çfarëdolloj mënyre që ky aktivitet të përfundojë me sukses. Sportistëve ju uroj suksese në garat tjera”, është shprehur në një deklaratë për shtyp kryetrajneri i KT “Ulqini”, Fikret Dush(Kohapress) ku. E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
Javore KOHA
33
SPORT
Klubi i Taekwondosë “Besa” organizoi protestë paqësore
Të pakënaqur me mbështetjen financiare të Komunës, pezullojnë aktivitetet sportive Në njërin ndër sloganet e shumta që mbanin në duar sportistët e “Besës”, thuhej: “Bota dhe Evropa na njeh e Tuzi dhe Malësia jo! Pse?”. Ndërsa, në pankartën që mbante në duar trajneri i klubit “Besa”, Nikollë Gegaj shkruhej: “Të gjithë jetën e sakrifikova për Malësinë, kombin e komunitetin tonë e çka përfitova –000. Por jo, përfitova shumë. Jam malësori më i pasur” Tuz – Klubi i Taekwondosë “Besa” me një proteste paqësore përpara godinës së Komunës së Tuzit me pankarta në duar dhe slogane të ndryshme ka paralajmëruar pezullimin e aktiviteteve sportive, nga data 1
34
Javore KOHA
E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
qershor, për shkak të siç kanë thënë, keqtrajtimit nga ana e komisionit për ndarjen e mjeteve financiare dedikuar këtij klubi sportiv me një përvojë gati tridhjetëvjeçare. “Me ato mjete të cilat i kishte caktuar
komisioni sigurisht se nuk janë marrë parasysh vlerat apo puna jonë në mënyrë serioze dhe dinjitoze. Prandaj, kjo mënyrë proteste është që të shohin të gjithë këshilltarët, politikanët dhe organet komunale që ne duam
SPORT
përkrahje konstante dhe serioze, sepse jemi klub serioz, me punë e rezultate serioze dhe ashtu do të mbetemi”, është shprehur trajneri i Klubit të Taekwondosë “Besa”, Nikollë Gegaj në një prononcim për televizionin lokal “Boin”. Gegaj më tutje ka shtruar pyetjen, se a mund të vazhdojmë nëse nuk kemi përkrahje? “Ato mjete janë të qytetarëve tonë dhe duhet të gjithë që t’i gëzojmë dhe të mos kemi diskriminime sepse shohim që Klubi “Deçiqi” i gëzon të gjitha të drejtat dhe mundësitë, mirëpo ne jo. Pse? Me rezultate evropiane dhe që na i njeh bota. Edhe para vitit të ri kam dërguar një shkresë, sygjerime se çfarë të bëhet për klubin “Besa”, mirëpo kemi pas heshtje dhe asnjë përgjigje. Përpara se u përshëndetëm me kryetarin ai bëri një pyetje politike, mirëpo ne nuk merremi me politikë, ne merremi me çështje sporive dhe ashtu do të jemi. Sporti duhet të përkrahet”, është shprehur Gegaj. Trajneri i klubit “Besa” duke shprehur mburrje dhe krenari për sportistat e “Besës” të cilët siç tha ai, e kanë afirmuar Malësinë dhe kombin shqiptar, tha se kërkojnë që “Besa” të ketë një mbështetje konstante dhe që rezultatet e tyre të vlerësohen në mënyrë të duhur.
“Sportisti Zinedin Beqaj për këtë vit i cili ishte kandidat për Lojërat Olimpike e që u radhit i pesti në kualifikime dhe ishte ndoshta shumë afër që të kualifikohet, kishte mbështetje zero. A është kjo e drejtë? A është kjo në rregull, a është kjo një strategji e zhvillimit të sportit? Unë them jo”, theksoi Gegaj. Ai ka shprehur kaqardhjen e tij që, siç tha, është detyruar të bëjë këtë protestë. “Ne kërkojmë përkrahje dhe jo duartrokitje. Ne do të pëzullojmë aktivitetet tona nga data 1 qershor, deri në një zgjidhje, me shpresë se do te kemi mirëkuptim. Fatkeqësisht në duar të politikanëve është e ardhmja e sportistëve tonë”, është shprehur në mes tjerash Gegaj, duke shtuar se ata do t’ia dalin me krenari edhe kësaj beteje. Nga Komuna e Tuzit është njoftuar se nga buxheti i komunës për vitin 2021 në bazë të konkursit publik për Klubin Taekwondo “Besa” janë ndarë 11 mijë euro, shifër të cilën sipas trajnerit të klubit, nuk e kishin imagjinuar as në ëndërr, dhe si rrjedhojë e kësaj, ky klub nuk ka firmosur kontratën në ditën e ndarjes së mjeteve financiare për klubet sportive në vend. Ndërkaq, në njërin ndër sloganet e shumta që mbanin në duar sportistët e “Besës”, thuej: “Bota dhe Evropa
na njeh e Tuzi dhe Malësia jo! Pse?”. Ndërsa, në pankartën që mbante në duar trajneri i klubit “Besa”, Nikollë Gegaj shkruhej: “Të gjithë jetën e sakrifikova për Malësinë, kombin e komunitetin tonë e çka përfitova –000. Por jo, përfitova shumë. Jam malësori më i pasur”. Ai ka thënë se Komunën e Tuzi e kanë përkahur me aktivitete edhe gjatë situatës së pandemisë në Malësi. “Klubi “Besa” ka ndihmuar atëherë me 7-8 veta këtu pranë Komunës, kurse klubet e tjera nuk i kam vërejtur të kenë qenë të organizuara dhe nuk e bënë këtë”, u shpreh Gegaj. Ai gjatë prononcimit të tij është shprehur se nevojitet të organizohet një tryezë e rrumbullakët për të diskutuar mbi zhvillimin e sportit, e sidomos për sportet të cilat e kanë ngitur këtë vend në mënyrë kulminante. “Dhe jo të merremi me politikë se çfarë ka bërë pushteti i mëparshëm. Por unë them, çfarë jemi duke bërë tani dhe çfarë do të bëjmë në të ardhmen. Ato mjete financiare nga buxhetit, janë mjetet tona dhe duam që në mënyrë transparente të dihet se si ato shpenzohen, dhe të mbështeten edhe disa sporte të tjera në mënyrë të duhur”, është shprehur trajneri i Klubit të Taekwondosë “Besa”, Nikollë Gegaj. t. u. E ENJTE, 3 QERSHOR 2021
Javore KOHA
35
“Koha Javore” në versionin online,
mund ta lexoni
në linkun:
www.kohajavore.me
kohajavore.me