KOHA Javore Podgoricë e enjte, 10 qershor 2021 Viti XX Numër 965 Çmimi 0,50
Shqiptarët, qytetarë me të drejta të kufizuara ISSN 1800-5696
Në Tuz është shkruar dhe memorizuar një pjesë e rëndësishme e historisë kombëtare
E zeza nuk është mbarimi dhe fundi, por kufiri që të shpie tek drita
PËRMBAJTJE
10
12 Paradokse nga e sotmja
Një kontribuues i vyer i paqes dhe drejtësisë në Ballkanin Perëndimor
14
22 Triumfon reperi Capital T
Monografi për veshjen e femrës krajane
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me
2
Javore KOHA
E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
PËRMBAJTJE
24
28 I harruar nga të gjithë
Është rritur interesi e dëshira për të ndihmuar dhe adoptuar kafshë
31
34 Fiton ekipi i gazetarëve nga Bosnja e Hercegovina
Martir i kombit që duhet kujtuar
KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë NDRYSHIM
pozitiv
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.me
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E
1001 HALL EVE
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi
Xhemal Peroviq dhe Linda Camaj, ambasadorë të rinj në Shqipëri dhe Kosovë?! Podgoricë - Aktivisti i shoqërisë civile dhe ish-politikani Xhemal Peroviq do të jetë ambasador i ardhshëm i Malit të Zi në Shqipëri, ndërsa Linda Camaj në Republikën e Kosovës, kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi. Ata pritet të zëvendësojnë në këto poste Dushan Mrdoviqin dhe Ferhat Dinoshën, të cilëve u ka përfunduar mandati i dytë si ambasadorë të Malit të Zi në Tiranë, gjegjësisht Prishtinë. Megjithatë, para fitimit të agremanit nga vendi pritës dhe marrjes së detyrës në shtator, ata duhet të marrin
4
Javore KOHA
E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
pëlqimin e Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Nga Presidenca e Malit të Zi kanë bërë të ditur se nga 18 kandidatë për ambasadorë të rinj, vetëm për shtatë prej tyre Presidenti Millo Gjukanoviq ka dhënë pëlqimin, ndërsa prej 11 të tjerëve disa kanë fituar mendim negativ, kurse për pjesën tjetër janë pajtuar që të zhvillohen konsultime shtesë. Këshilltarja për politikë të jashtme e Presidentit të Malit të Zi, Tamara Brajoviq, ka sqaruar se nëse Qeveria e Malit të Zi do të përcaktohet të
kërkojë agreman nga vendi pritës për kandidatët për të cilët nuk është arritur pajtueshmëri me Presidentin në procesin këshillues, është e qartë se kjo përbën lojë me imazhin e Malit të Zi dhe besimin në marrëdhëniet me vendet dhe organizatat pritëse potenciale. “Presidenti konfirmon se është i hapur për bashkëpunim që nëpërmjet konsultimeve të mëtutjeshme të arrihet konsensusi, gjë që është në interesin më të mirë të shtetit tonë”, ka deklaruar ajo. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) realizoi kursin themelor për edukimin e nëpunësve të shërbimeve të mbrojtjes dhe shpëtimit
Fuqizimi i kapaciteteve njerëzore në raste fatkeqësish Guci – Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim ndërkombëtar (TIKA), në bashkëpunim me Shërbimin e Zjarrfikësve të Komunës Konya, ka realizuar projektin “Kursi themelor për zjarrfikës” për 20 nëpunës të shërbimeve të mbrojtjes dhe shpëtimit në komunat e Gucisë, Plavës, Beranës dhe Zhablakut. Gjatë programit gjashtë ditësh, pjesëmarrësit kanë pasur rast që përmes pjesës teorike dhe praktike të kursit t’i avancojnë dituritë e veta në lëmitë, siç janë intervenimet në rastin e shpërthimit të zjarrit, intervenimet e shpëtimit, aksidentet e komunikacionit, ndihma e parë, mbrojtja në punë etj., ashtu që dituritë e fituara t’i demonstrojnë në stërvitjen përfundimtare, e cila është mbajtur ditën e fundit të kursit. Nëpunësve të Malit të Zi, të cilët me sukses e kanë përfunduar programin, u janë ndarë certifikatat përkatëse, me ç’rast është organizuar ceremonia e dorëzimit në ndërtesën e Komunës së Gucisë. Në programin në fjalë, të pranishmëve u është drejtuar kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, e cila ka theksuar se projekti i përfunduar është zbatuar në bashkëpunim me TIKA-n, agjenci që në të kaluarën e afërt ka realizuar projektin e blerjes së pajisjeve dhe rrobave për Shërbimin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Gucisë, si dhe projekte të tjera në lëmi të ndryshme.
Ajo ka falënderuar instruktorët nga Republika e Turqisë dhe ka shprehur dëshirën për vazhdim të bashkëpunimit të mëtejmë me Agjencionin TIKA. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit të Zjarrfikësve nga Komuna Konya, Latif Erdogan, në fjalën e rastit, pjesëmarrësit e edukimit i ka uruar në punën e zellshme dhe edukimin e suksesshëm gjatë gjashtë ditëve, dhe ka falënderuar Agjencionin në fjalë për organizimin e këtij projekti. Në emër të vijuesve të kursit, të pranishmëve u është drejtuar edhe nëpunësi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Komunës së Beranës,Millosav Koraq, i cili para së gjithash ka falënderuar Agjencionin TIKA dhe kolegët nga Komuna Konya për transmetimin e dijeve dhe përvojës, duke theksuar se edukimi i përmendur do të ketë efekt të madh në vazhdimin e kryerjes së kësaj pune mjaft të rëndësishme për bashkësinë, me shpresë se projektet e këtilla dhe të ngjashme do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Në ceremoninë e ndarjes së cer-
tifikatave, të pranishmëve u është drejtuar edhe koordinatori i Zyrës së TIKA-s për Malin e Zi, Abdurahman Toprak, i cili ka theksuar se TIKA që nga hapja e Zyrës në Mal të Zi, prej vitit 2007 e deri më tani, ka realizuar më se 400 projekte dhe ka theksuar rëndësinë e zbatimit të projekteve edukative, të cilat kanë për qëllim fuqizimin e kapaciteteve të resurseve njerëzore në institucionet shtetërore. Në këtë kontekst është zbatuar edhe programi në bashkëpunim me Shërbimin e Zjarrfikësve të Komunës Konya, stërvitja për nëpunësit e shërbimeve të mbrojtjes dhe shpëtimit të katër komunave të Malit të Zi, dhe ka bërë me dije që edukime të ngjashme do të ketë edhe në periudhën e ardhshme. Projekti në fjalë është zbatuar në kuadër të programit të TIKA-s për intervenime në raste urgjente dhe katastrofa natyrore (ADAMEP), qëllimi i të cilit është fuqizimi i kapaciteteve njerëzore të shtetit, partner në raste të jashtëzakonshme. Shaban Hasangjekaj
E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Diskursi politik
Shqiptarët, qyteta të drejta të kufizu Nail Draga
Por, në këtë drejtim angazhimi i individëve apo intelektualëve të guximshëm për të ndryshuar gjendjen në favor të popullit përkatës, mbetet aspirata e vazhdueshme në fusha të ndryshme shoqërore. Në këtë aspekt ekziston një përvojë e mjaftueshme ku çështje të veçantë paraqesin pjesëtarët e popullit të ndarë, ku shqiptarët në Mal të Zi paraqesin rast për hulumtim, sepse kemi të bëjmë me të drejta të kufizuara, si më parë në monizëm edhe tash në pluralizëm që është veprim flagrant kundër barazisë qytetare e nacionale në një mjedis multinacional.
tare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve). Ky bashkim arriti fitore në zgjedhjet lokale, kur u mbështet nga një këshilltar i Demokratëve, ku formoi shumicën për pushtetin lokal dhe zgjodhi kryetarin. Përfundimisht zgjedhjet lokale në Tuz më 3 mars 2019 dhe fitorja e Forumit Shqiptar, duhet të jetë një sinjal i mjaftueshëm për të gjithë ata që skenën politike e shohin si mundësi avancimi të çështjes shqiptare në Mal të Zi, e jo të interesave dhe të përfitimeve personale. Dhe funksioni i komunës së Tuzit për këto dy vite, dëshmoi besueshmërinë e ekzistimit të saj në favor të qytetarëve të Malësisë, duke dëshmuar se edhe shqiptarët dinë të qeverisin si kudo në botën demokratike. Kemi të bëjmë me veprimin praktik të autonomisë lokale sipas standardeve evropiane, duke eliminuar qasjen
unitariste, e cila ka qenë pengesë e vazhdueshme në të kaluarën në zhvillimin autonom të këtij mjedisi.
Animoziteti dhe ambiciet lideriste
Ndonëse kanë ekzistuar zëra se para zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 30 gusht 2020, shqiptarët do të koordinohen me mundësi reale për të dalë me një listë të përbashkët zgjedhore, madje në këtë aspekt ka pasur angazhime si nga Tirana ashtu edhe Prishtina e nga diaspora jonë në SHBA, koalicioni nuk u realizua. Dhe shkaku qëndronte në ambiciet lideriste për të qenë bartës i listës, duke mos respektuar realitetin politik brenda vetë skenës politike të shqiptarëve në Mal të Zi. Nëse këtij konstatimi i shtojmë edhe animozitetin e dëshmuar në mes udhëheqësve të partive politike, del
Bashkimi garanton suksesin
Duke marrë parasysh se ekziston një numër i madh i subjekteve politike të shqiptarëve, e me këtë edhe sindromi i liderizmit, mungon koordinimi dhe bashkëpunimi që është i nevojshëm për të ndryshuar gjendjen ekzistuese të shqiptarëve në nivel lokal e atë qendror në Mal të Zi. Por, kur ekziston dëshira dhe qëllimi për bashkëpunim, nuk ka dilemë se suksesi nuk do të mungojë, ku si model duhet të na shërbejë Tuzi. Fjala është për zgjedhjet lokale të mbajtura me 3 mars 2019, për të parën herë për komunën e pavarur të Tuzit, për Malësinë. Të vetëdijshëm se vetëm të bashkuar mund të arrijnë rezultatin e dëshiruar, duke sfiduar kundërshtarët politikë, pjesëmarrës në këto zgjedhje. Dhe duke u nisur nga mision i tillë u formua FORUMI SHQIPTAR në kuadër të cilit ishin subjektet politike shqiptare që veprojnë në Malësi(Alternativa Shqip-
6
Javore KOHA
E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
arë me uara qartë se nuk ka pasur mundësi të realizohet një koalicion i dëshiruar, që do të eliminonte ndarjet ndërmjet elektoratit votues shqiptar. Megjithatë, dy listat e shqiptarëve fituan nga një deputet: Lista Shqiptare 6.488 vota apo 1.58% dhe Koalicioni shqiptar- 4.675 vota apo 1.14%, që gjithsej përbëjnë 11.163 vota, duke dëshmuar se elektorati shqiptar mbështet ende partitë politike shqiptare, pavarësisht divergjencave ekzistuese.
Platforma e përbashkët në favor të parimeve
Në të ardhmen duhet gjetur mundësi për bashkëpunim, ku fillimisht duhet bërë përpjekje për të përgatitur një platformë të pranueshme për shqiptarët, që duhet të jetë e obliguese për shqiptarët, sidomos për zgjedhjet lokale e ato qendrore. Vetëm me
Në saje të përvojës tridhjetëvjeçare të pluralizmit, del qartë se skena politike në Mal të Zi, ka pësuar ndryshime të dukshme, ku në këtë mozaik kanë marrë pjesë edhe shqiptarët me partitë e tyre nacionale. Ndonëse subjektet politike shqiptare kanë bërë përpjekje për të sensibilizuar opinionin vendas dhe atë të huaj në lidhje me pozitën e tyre diskriminuese, ndryshimet e para u bënë vetëm nga viti 1998, kur shqiptarët u bënë pjesë e qeverisjes qendrore. Në këtë periudhë kohore prej dy dekadash nuk mund të mohohen disa të arritura, por nuk ka ekzistuar gatishmëria e pushtetit që të avancojë çështjet identitare nga fusha e arsimit dhe kulturës, pastaj të proporcionalitetit në punësim, në investimeve e në çështje të tjera, nga del që shqiptarët vazhdojnë të mbesin qytetarë me të drejta të kufizuara, që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me standardet demokratike ndërkombëtare një veprim të tillë do të ishim seriozë para elektoratit shqiptar, por edhe para të tjerëve, duke dëshmuar se çështja shqiptare është dhe mbetet parësore, për avancimin e pozitës dhe të statusit të shqiptarëve në Malit të Zi, si mjedis multinacional e multikulturor. Një platformë e tillë do të eliminonte interesat personale të individëve apo të klaneve të ndryshme të cilat kanë mbështetur pushtetin (DPS-in) për interesa të tyre, duke eliminuar bashkëpunimin brenda subjekteve politike shqiptare. Rasti i Ulqinit në vitin 2018, pas zgjedhjeve lokale është shembull tipik i këtij veprimi, ku në pushtet u instalua DPS-i edhe pse ishte mundësia që partitë shqiptare të udhëhiqnin me komunën e Ulqinit. Nuk ka dilemë se në moskoordinimi i subjekteve politike të shqiptarëve ka ndikuar prania e sindromit të liderizmit dhe të animozitetit të udhëheqësve të subjekteve politike, duke ndikuar në dobësimin e kohezionit të elektorat shqiptar, që është duke u dëshmuar në zgjedhjet lokale e parlamentare. Pikërisht një qëndrim i tillë vazhdon të jetë shkak që shqiptarët të mbesin gjithnjë qytetarë me të drejta të kufizuara, ku partitë politike, përkatësisht përfaqësuesit e tyre mbajnë përgjegjësinë kryesore.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Identiteti me status të dyfishtë
Me këtë rast duhet rikujtuar të gjithë se shqiptarët në Mal të Zi janë me status të dyfishtë: janë pjesë e pandarë e popullit shqiptar, ndërsa në aspektin qytetar janë shtetas të Malit të Zi. Vetëm ata të cilët nuk kanë njohuri elementare kanë dilema në këtë aspekt, duke krijuar konfuzion në opinion, ku një konstatim i tillë vlen sidomos për ata të cilët janë të luhatshëm në aspektin e identitetit kombëtar, që është pasojë e monizmit edhe në kohën tonë. Vetëm në kohën e pluralizmit, si rezultat i rrethanave të tjera shoqërore, vetëm shqiptarët që janë anëtarë apo mbështetës të partive nacionale e kanë të qartë togfjalëshin shteti amë, duke përmendur Shqipërinë, ndërsa ata në partitë qytetare(malazeze) e quajnë shteti fqinjë, dëshmi që nuk meriton koment! Një e dhënë e tillë është dëshmi e mjaftueshme për të kuptuar se identiteti kombëtar, mund të ruhet vetëm në partitë nacionale. Përfundimisht nuk ka dilemë së çështja e tillë mbetet e hapur, sepse identiteti kombëtar nuk është pronë e individit apo subjekteve të ndryshme qofshin ata edhe politike, por mbetet vetëdije dhe ndërgjegje mbarëkombëtare tash dhe në të ardhmen. E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Vlera e vërtetë e konceptit të ri strategjik të NATO-s Michael Ryan Valbona Zeneli Nga ana tjetër, shumë sfida të mëparshme janë ende të pazgjidhura. Kjo situatë duhet ta shtyjë komunitetin transatlantik të punojë së bashku me partnerët globalë që burimet e rëndësishme të Perëndimit të aplikohen në mënyrë sistematike dhe efektive për të zgjidhur problemet e shumta me të cilat përballemi, duke vënë në qendër demokracinë si ideologjinë e zgjedhur në botë. Për një multilateralizëm efektiv në alokimin e burimeve për zgjidhjen e shkaqeve themelore të problemeve të sotme, udhëheqësit duhet të vendosin prioritete të qarta, të aplikojnë burimet e nevojshme dhe të përshtatshme, të kuptojnë dhe menaxhojnë rreziqet e zgjedhjeve të tyre dhe të angazhohen për të ndërmarrë vendime kolektive në mënyrë të shpejtë, për një implementim efektiv të agjendës sonë gjithëpërfshirëse të sigurisë. Koha është thelbësore. Krerët e shteteve të NATO-s, në Samitin e ardhshëm që zhvillohet më 14 qershor, duhet të bien dakord për një agjendë të re strategjike si plan veprimi për një multilateralizëm efektiv dhe të udhëzojnë ministrat e tyre të vendosin përparësi, të alokojnë burime, të përmirësojnë aftësitë e Aleancës në menaxhimin e rreziqeve, matjes së progresit dhe më e rëndësishmja marrjes së vendime konsensuale në kohën e duhur. Siguria e shoqërisë, besueshmëria në demokracinë e bazuar në vlera, prosperiteti ekonomik dhe autonomia e shoqërisë sonë transatlantike kërkojnë një udhëheqje të vendosur. Vendimmarrja me shpejtësinë e rëndësisë është mënyra më e mirë për të tejkaluar regjimet autoritare që kanë mundësinë të vendosin dhe veprojnë shpejt (në sisteme jodemokratike) e kjo do të kërkojë një përforcim strukturor të themelit të marrëdhënieve transatlantike. Përforcimi i resiliencës shoqërore dhe strukturore dhe uniteti ekonomik dhe financiar transatlantik janë bazë në përcaktimin e agjendës strategjike, si
8
Javore KOHA
E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
edhe përmirësimin dhe përshpejtimin e vendimmarrjes konsensuale. Një program veprimi që mund të japë rezultate? Në Konferencën e Sigurisë së Munihut, në shkurt të vitit 2021, Presidenti Joe Biden do të deklaronte triumfalisht “Amerika është kthyer” (America is back) duke iu drejtuar liderëve europiume se “së bashku, nuk ka asgjë që nuk mund të bëjmë”. Por një nga pyetjet që u shtrua në përfundim të konferencës virtuale ishte: “Amerika është kthyer, por a është kthyer edhe Europa?”. Nëse po, si do ta kuptojmë? Në të njëjtën konferencë, udhëheqësit evropianë u angazhuan për kauzën tonë të përbashkët demokratike, duke shprehur pikëpamjet e tyre në lidhje me komponentët e nevojshëm për përforcimin e unitetit transatlantik, e duke marrë edhe angazhime konkrete. Siç paraqitet edhe në konkluzionet e Konferencës së Sigurisë së Mynihut, a mundet që këto angazhime të përkthehen në “një program veprues që mund të japë rezultate?”. Me fjalë të tjera, si do të behet e mundur që Amerika dhe Europa të ecin së bashku përpara me shpejtësinë e rëndësisë përballë fuqive konkurrente autokratikë dhe të mirë financuara? Në takimin virtual të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s që u zhvillua në dhjetor të vitit 2020, diskutimi u përqendrua në konkluzionet e Raportit të Grupit të Reflektimit “NATO 2030: Të Bashkuar për një epokë të re”, e cili paraqet sfidat komplekse dhe kritike, me të cilat përballet komuniteti transatlantik në këtë dekadë. Me konkluzionet dhe rekomandimet e tij, raporti vendoste një steke shumë të lartë për të ardhmen e Aleancës. Për të përballuar sfidat e shumta, vendet e NATO-s duhet të shkojnë përtej vendimmarrjes konsensuale të “emëruesit të përbashkët më të vogël”, dhe te evoluojnë Aleancën në një organ parashikues, e aftë të marrë vendime përpara se të konfrontohet me nevojat urgjente. Një aftësi më e mad-
he parashikuese në lidhje me sfidat e së ardhmes, do të bënte që NATO të mbetej aleanca më e rëndësishme ushtarako-politike. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, propozoi në konferencën virtuale të Mynihut, “të bashkojmë forcat në të gjitha sferat dhe ta konsiderojmë sigurinë si një koncept të ndërlidhur, një siguri multidimensionale”. Presidenti francez, Emanuel Macron, ishte edhe më specifik duke u shprehur, “Unë mendoj se kemi nevojë për një multilateralizëm efektiv”, dhe “ne duhet të ndërtojmë një agjendë sigurie, që përfshin rindërtimin e arkitekturës sonë të sigurisë përmes një Koncepti të ri Strategjik të NATO-s”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të përforconte se “ne duhet të demonstrojmë përkushtimin tonë për solidaritetin transatlantik jo vetëm me fjalë, por me vepra”. Më tej, ai do të shprehej “NATO është platforma unike që bashkon Europën dhe Amerikën e Veriut, çdo ditë. Aleatët duhet të angazhohen për këshillime për të gjitha çështjet që ndikojnë në sigurinë tonë”. Duke pranuar konceptin e sigurinë multidimensionale të Kancelares Merkel, ai do të shprehej se “ne duhet të zgjerojmë qasjen tonë ndaj sigurisë. Kundërshtarët e mundshëm po përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion – ushtarake, politike, ekonomike – për të sfiduar institucionet tona, për të dobësuar shoqëritë tona dhe për të minuar sigurinë tonë. Sigurisht, për ta mbajtur popullin tonë të sigurt, na duhet një ushtri e fortë. Por ne gjithashtu kemi nevojë për shoqëri të forta”. Çfarë vendimesh duhen marrë dhe kur? Qartësisht, konsensusi po formohet – së paku nga ana retorike – në lidhje me zgjerimin e dialogut të sigurisë, përcaktimin e një agjende specifike të sigurisë globale, dhe nevojën që vendet të punojnë bashkërisht në mënyrë efektive. Në Samitin e ardhshëm të NATO-s, udhëheqësit duhet të udhëzojnë ministrat e tyre të jashtëm, të mbrojtjes,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Komuniteti transatlantik ka një set të vetëm burimesh në dispozicion për të adresuar një seri të gjerë sfidash. Në realitetin e sotëm numri i sfidave kolektive që burojnë nga konkurrenca e fuqive të mëdha, në veçanti me regjimet autoritare është zgjeruar financave e të fushave të tjera që të punojnë së bashku, me qëllim ruajtjen e sigurisë të shoqërive tona, mbrojtjes së mënyrës tonë demokratike të jetesës dhe sigurimit të prosperitetit ekonomik si themel të suksesit tonë. Ministrat e vendeve të NATO-s, nga ana e tyre, do të duhet të përcaktojnë me kujdes agjendën e sigurisë për komunitetin transatlantik dhe prioritetet e saj, të alokojnë burime të mjaftueshme për secilin prioritet, si edhe të hartojnë planet e duhura për menaxhimin e risqeve aty ku burimet janë të pamjaftueshme. Mbi të gjitha, ata duhet të angazhohen për një vendimmarrje të shpejtë, për t’i dhënë NATO-s dhe mekanizmave kombëtarë kohë të mjaftueshme për përgatitje dhe implementim të detyrave të kërkuara në një qasje multidimensionale. Si në çdo përpjekje politike, për më tepër në atë multinacionale, vendim-marrja është pjesa më e vështirë. Te nxitur nga realiteti aktual dhe duke konsideruar mundësitë e reja të angazhimit të ripërtërirë transatlantik – një agjendë strategjike, e prioritizuar dhe e fokusuar te burimet në dispozicion, është më se e arritshme. Me një “plan veprimi” të tillë në dorë, vendimmarrja nuk duhet të jetë e vështire. Për këtë, të gjitha vendet duhet të angazhohen për vendimet që duhen marrë, në kohen e duhur, në mënyrë që puna kolektive e Aleancës të vazhdojë me ritmin e kërkuar, pa mbajtur peng diskutimet e ndryshme për “teka” kombëtare. Koncepti i ri strategjik i NATO-s Ekziston një nevojë urgjente për përdorimin e të gjithë elementeve të pushtetit transatlantik, në një qasje të ndërlidhur të sigurinë bashkëpunuese, për të ofruar stabilitet multidimensional jo vetëm në vendet e NATO-s, por edhe në rajonet periferike të tyre, në mënyrë që barra e sfidave të përbashkëta të mos tejkalojë shumën e burimeve tona të kombinuara. Koncepti i ri Strategjik i NATO-s (dokumenti i fundit është miratuar në vitin 2010) do të duhet të jetë gjithëpërf-
shirës, duke konsideruar të gjitha sfidat e mundshme të sigurisë dhe multidimensional, duke konsideruar të gjitha aspektet e sigurisë. Ky koncept i ri do të duhet të shkojë përtej thjesht një dokumenti që na rikujton arsyet e ekzistencës së NATO-s dhe punën e saj, në një dokument që duhet të na tregojë se si NATO do të përdorë përparësitë e saj të mëdha për të qenë forumi me i rëndësishëm në të cilin multilateralizmi efektiv parashikon sfidat, përcakton përparësitë e veprimeve, alokon burimet, menaxhon rrezikun dhe merr vendime për të dhënë rezultate reale. Koncepti i ri Strategjik i NATO-s do të duhet të përcaktojë se si NATO do të merret me problemet e shumta të sigurisë duke pasur parasysh burimet ne dispozicion, si dhe të përcaktojë se si NATO do të përshtatet në të ardhmen në këtë konkurrencë në dukje të pafund me një mori sfidash të reja. Një koncept i tillë gjithëpërfshirës strategjik është thelbësor nëse duam të thyejmë paradigmën tonë të përqendrimit thjesht në çështjet urgjente të momentit, që zvogëlon kapacitetet për t’u fokusuar në përparësitë tona kolektive. Arkitektura e sigurisë e nevojshme për të implementuar Konceptin e ri Strategjik për të përmbushur agjendën e sigurisë dhe për të mundësuar multilateralizmin efektiv duhet te jetë në gjendje të marrë vendime më shpejt edhe sesa shpejtësia e rëndësisë. Vetëm në këtë mënyrë veprimet e NATO-s do të diktonin kushtet për konkurrentët e saj. Pra, po flasim për një vendimmarrje parashikuese që të mundësojë të gjitha pjesët përbërëse të kësaj arkitekture të veprojnë në mënyrë efektive. Kjo do të lejonte organizimin e duhur, trajnimet e nevojshme dhe përgatitjet për veprimet e duhura. Teoricieni i famshëm ushtarak prusian, Karl von Clausewitz, shkruante se “Lufta është vazhdimi i politikës me mjete të tjera”, që sugjeron se e kundërta është gjithashtu e vërtetë:
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
“Politika është vazhdimi i luftës me mjete të tjera”. Në konkurrencën e Fuqive të Mëdha, pra, duket se kemi vetëm dy zgjedhje, të jemi fitimtarë politikisht ose të luftojmë ushtarakisht. Ne kemi burimet e nevojshme, kemi retorikën e duhur, duket se kemi gjithnjë e më shumë vendosmëri, por a mund të përmirësojmë rutinat politike të duhura në kohë për të shmangur imperativat e padëshirueshme ushtarake? Rutina politike fituese kërkon një fokus të ngushtë në integrimin koherent dhe aplikimin në kohë të të gjithë elementeve të fuqisë kombëtare si një Aleancë dhe një komunitet kombesh. Përballë konkurrenteve të vendosur autokratë që përdorin sistematikisht të gjithë elementët e tyre të pushtetit, të koordinuar për të na sulmuar në pjesët tona më vulnerabel dhe kur u ofrohet mundësia, ne nuk kemi zgjidhje tjetër. Komuniteti transatlantik duhet të zhvillojë aftësinë për të marrë vendime konsensuale rutinë me shpejtësi duke ruajtur konsensus dhe angazhimin e popullsive aleate dhe partnere. Koncepti i ri strategjik i NATO-s është mundësia më e mirë për të azhurnuar mënyrën e punës së NATO-s, por për ta bërë këtë duhet që të gjithë Aleatët të pranojnë realitetin se interesat tona të sigurisë kolektive tejkalojnë përparësitë tona kombëtare. Ky proces i komplikuar do të marrë kohë. Për të garantuar se kemi kohën e mjaftueshme në dispozicion, komuniteti transatlantik duhet të punojë urgjentisht për të siguruar që të jemi resilientë, të unifikuar dhe autonomë si komunitet transatlantik. Vetëm kështu do të mbetemi zotë të fatit tonë. Ironikisht është proverbi kinez “një udhëtim prej një mijë miljesh fillon me një hap të vetëm”, që është inkurajimi më i përshtatshëm për komunitetin transatlantik të nisë tani një rrugë kaq revolucionare dhe të domosdoshme, siç kërkon edhe çështja e fuqizimit të Kinës. Samiti i NATO-s që zhvillohet në pak javë duhet të jetë hapi i parë. (Michael Ryan ka shërbyer si zëvendësasistentsekretari i Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe të NATO-s të ShBA-së prej tetorit 2019 deri në tetor 2020. Valbona Zeneli është profesoreshë e studimeve të sigurisë dhe drejtore e Departamentit të Iniciativave Strategjike në Qendrën Evropiane të Studimeve të Sigurisë, George C. Marshall (Marshall Center) E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Paradokse nga e sotmja I gjithë qëllimi i politikës sot është të mbajë të alarmuar popullsinë (dhe kështu me lavdi ta çojë atë në siguri) duke e frikësuar me një seri të pafund rreziqesh, të gjitha imagjinare. Propagandë. Kjo teknikë është përdorur nga sundimtarët. Kombi i njerëzve pa Guxim ka vetëm një fat, të presë, sepse nga qeveria vjen shpëtimi. Kështu do ajo që populli të mendojë
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington
Në demokraci me pak njerëz të mirë, të këqijtë janë shumicë. Të ikurve në vende të lira u është krijuar një ministrit, por nuk kanë të drejtë të votojnë. Ata kanë mbetur si dikur, ‘pa triskë fronti’; kufijtë ditën e zgjedhjeve qeveria i mbyll për emigrantët, të sëmurët me Covid nuk i lejon t’u afrohen qendrave të votimit. Vetëm ata që janë brenda territorit, si dhe të burgosurit votojnë. Prej zgjedhjeve të tilla dihet se çfarë qeverie del, dhe çfarë kuvendi. I gjithë qëllimi i politikës sot është të mbajë të alarmuar popullsinë (dhe kështu me lavdi ta çojë atë në siguri) duke e frikësuar me një seri të pafund rreziqesh, të gjitha imagjinare. Propagandë. Kjo teknikë është përdorur nga sundimtarët. Kombi i njerëzve pa Guxim ka vetëm një fat,
10
Javore KOHA
E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
“
Në demokraci me pak njerëz të mirë, të këqijtë janë shumicë. Të ikurve në vende të lira u është krijuar një ministrit, por nuk kanë të drejtë të votojnë. Ata kanë mbetur si dikur, ‘pa triskë fronti’; kufijtë ditën e zgjedhjeve qeveria i mbyll për emigrantët, të sëmurët me Covid nuk i lejon t’u afrohen qendrave të votimit. Vetëm ata që janë brenda territorit, si dhe të burgosurit votojnë. Prej zgjedhjeve të tilla dihet se çfarë qeverie del, dhe çfarë kuvendi
të presë, sepse nga qeveria vjen shpëtimi. Kështu do ajo që populli të mendojë. Covid-19, dhe vaksinat që dalin e i presin çdo ditë në aeroport. Thjesht, vazhdon e vazhdon e vazhdon, veçanërisht tani që vendi qeveriset pa program, por vetëm me
mesazhe e pamje me drone në FB. Dhe nëse nuk mund të presësh mjaftueshëm që ndonjë protestë të ndizet, bëje vetë, atëherë mund të thuash, ‘hej, plasi dhuna - duhet të bëjmë diçka!’ Dhe bën atë që doje të bëje duke përdorur justifikimin se nuk
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
“
Teoritë e konspiracionit mund të jenë argëtuese, sepse krijojnë një ndjenjë aventureske dhe mbase epërsie. Por të gjitha bien vetëm me pak analizë. Kurdoherë që ndjen dëshirën për t’u entuziazmuar kontrollo veten dhe mendo për gjërat e tjera të ngjashme që kanë ardhur dhe kanë ikur me kalimin e kohës, për të gjetur se asnjë nuk është më, të gjitha mungojnë. Njeriu, thotë një fjalë e urtë, gjithmonë ka dy arsye për atë që bën - një e mirë dhe një e vërtetë. Ka gjasa ndonjëherë që arsyeja e mirë dhe arsyeja e vërtetë të jenë e njëjta. Kjo mund të ketë ndodhur thjesht rastësisht, por jo mes politikanëve
do të ndodhë kurrë më...por do të ndodhë kur të vendosësh të bllokosh aeroportin.
Flamuj alarmi të rremë - historia është e mbushur me ta. Njerëzit besuan në këto qeveri për 30 vjet. Por
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
ishte besim i çimentuar nga diktatura e mëparëshme që i kishte bërë njerëzit ta quanin derrin dajë. Ata përshtaten me të gjithë alarmistët. Teoritë e konspiracionit mund të jenë argëtuese, sepse krijojnë një ndjenjë aventureske dhe mbase epërsie. Por të gjitha bien vetëm me pak analizë. Kurdoherë që ndjen dëshirën për t’u entuziazmuar kontrollo veten dhe mendo për gjërat e tjera të ngjashme që kanë ardhur dhe kanë ikur me kalimin e kohës, për të gjetur se asnjë nuk është më, të gjitha mungojnë. Njeriu, thotë një fjalë e urtë, gjithmonë ka dy arsye për atë që bën - një e mirë dhe një e vërtetë. Ka gjasa ndonjëherë që arsyeja e mirë dhe arsyeja e vërtetë të jenë e njëjta. Kjo mund të ketë ndodhur thjesht rastësisht, por jo mes politikanëve. E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Ndërroi jetë ambasadori Xhejms Përdu
Për Koha Javore:
Një kontribuues i drejtësisë në Ballk
Frank Shkreli / Nju Jork larta të inteligjencës, përfshirë, ndër të tjera, postin e zëvendës Drejtorit për Inteligjencë dhe Drejtor i InteligMe 2 Qershor, 2021 ndërroi jetë në jencës së Jashtme, në periudhën moshën 77-vjeçare, njëri prej këtyre e shembjes së komunizmit anë e burrave, ish-Ambasadori amerikan mbanë Evropës lindore dhe qenXhejms Përdu. Ambasadori i ndjerë drore dhe në ish-Bashkimin Sovka shërbyer, ndër të tjera poste, si jetik. Ai doli në pension nga ushtria ambasador i Shteteve të Bashkuara amerikane në vitin 1994 për të filluar në Bullgari, por unë kam pasur priv- një karrierë të re në diplomaci. Gjatë ilegjin dhe nderin ta njihja Ambasa- krizës ballkanike, Xhejms Përdu ishte dorin e nderuar gjatë shërbimit të tij në qendër të zhvillimeve dhe të vepnë Uashington si Zëvendës këshilltar rimtarive politiko-diplomatiko-ushtari Posaçëm i Presidentit dhe Sekretar- ake të Shteteve të Bashkuara në atë it të Shtetit për çështjet Ballkanike rajon, duke filluar që në vitin 1995, gjatë konfliktit në Kosovë dhe ven- fillimisht si pjesëmarrës në negociadosjes së paqes atje nga viti 1999- tat e ish-ambasadorit Riçard Holbruk 2001, si dhe më përpara gjatë luftës për të ndaluar luftën në Bosnje, e deri në Bosnje dhe kur përfaqësonte tek shpallja e pavarësisë së Kosovës, Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes në në vitin 2008. Ambasadori Përdu grupin negociator të Shteteve të llogaritë në rezymenë e tij profesioBashkuara që siguroi arritjen e mar- nale edhe detyrën e krye/negociarëveshjes Dejton, që i dha fund luftës torit amerikan në bisedimet e Ohrit në Bosnje. Para se t’i përvishej di- midis palës shqiptare dhe palës slplomacisë, Xhejms Përdu ka pasur lavo-maqedonase. Z. Përdu ka kryenjë karrierë të shkëlqyeshme në de- suar gjithashtu edhe task-forcat, ose tyra të ndryshme ushtarake në Pen- grupet ndër-qeveritare të Shteteve tagon. Në ketë kapacitet, ai krye- të Bashkuara për Ballkanin, të orgasonte mbledhjet e përfaqësuesve të nizuara nga Departmenti Amerikan i institucioneve të ndryshme të degës Shtetit (DASH) dhe nga Pentagoni ekzekutive të qeverisë federale (in- gjatë krizave në Ballkan, ndërkohë ter-agency meetings) -- që merresh- që ka shërbyer edhe si këshilltar in me çështjet ballkanike -- me qëllim politik pranë Aleancës së NATO-s. të bashkërendimit të veprimeve dhe Fillimisht, Z. Përdu u emërua Drejtor masave qeveritare, gjatë konflikteve i Zyrës përgjegjëse për Ballkanin në në Ballkan. Nuk ishte pra diplomat Departmentin e Mbrojtjes dhe nga i karrierës, por me një përvojë të viti 1996 e deri në vitin 2008 ka dyfishtë në ushtri dhe diplomaci, ai shërbyer në DASH. besonte në zgjidhjen e konflikteve “Ai është i njohur në qarqet ballkannëpërmjet ushtrimit të një diploma- ike dhe e njeh mirë Ballkanin”, ka cie të profilit të lartë, mbështetur me thënë për ish-ambsadorin Përdu, Ndihmësekretari aktual i Shtetit, Filip forcë ushtarake, po të ishte nevoja. Riker, edhe vet ky një njohës shumë KUSH ISHTE AMBASADORI i mirë i çështjeve ballkanike. Duke filluar nga viti 1966 e deri në shpallXHEJMS PËRDU? Ambasadori Përdu ka pasur më parë jen e pavarësisë së Kosovës, Amb. një karrierë të gjatë dhe të dalluar Përdu ka qenë në qendër të politikës ushtarake dhe diplomatike. Para se amerikane kushtuar Kosovës dhe si i të fillonte karrierën e tij diplomatike, tillë ka luajtur një prej roleve kryesore Z. Përdu ka shërbyer në ushtrinë në zhvillimet politike, diplomatike, amerikane për 27 vjet, në detyra të ushtarake dhe ndërkombëtare, të
12
Javore KOHA
E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
cilat me në fund -- nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara -- çuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Nga viti 1999 e deri në 2001, Ambasadori Përdu ka shërbyer si Zëvendës këshilltar i posaçëm i Presidentit dhe i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin gjatë luftës së NATO-s në Kosovë dhe si i tillë ka marrë pjesë në bisedimet diplomatike për paqe, që pasuan konfliktin. Në këtë kapacitet, Z. Përdu ka zhvilluar, bisedime edhe me krye-kriminelin serb Sllobodan Millosheviç dhe me udhëheqësit politikë shqiptarë të Kosovës. Në Uashington ai ka shërbyer si bashkërendues i Misionit Verifikues Ndërkombëtar dhe pas fushatës së suksesshme të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, Z. Xhejms Përdu ka luajtur rol të rëndësishëm në vendosjen e pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë dhe në krijimin e institucioneve qeveritare dhe të sigurisë në atë vend. Përveç punës së tij të dalluar në lidhje me fatin e të ardhmes së Kosovës, Ambasadori Përdu është marrë gjithashtu edhe me të drejtat e shqiptarëve në përgjithësi në rajonin e Ballkanit. Sekretari i Shtetit, në administratën e Presidentit Xhorxh W. Bush, Gjenerali Colin Powell e ka dërguar Ambasadorin Përdu në Maqedoni, në verë të vitit 2001, për të gjetur një zgjidhje politike të konfliktit etnik që kishte arritur përmasat që rrezikonin të fusnin Maqedoninë në një luftë civile, me pasoja të rënda, jo vetëm për shqiptarët, por për mbarë rajonin e Ballkanit. Pas disa javë negociatash, palët arritën marrëveshjen e quajtur “Marrëveshja e Ohrit”, e nënshkruar nën mbikëqyrjen e Ambasadorit Përdu dhe përfaqësuesit evropian, në gusht të vitit 2001. Më vonë, nga viti 2005-2008, Ambasadori Përdu ka shërbyer në detyrën e Zëvendës Ndihmësit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, i cili ka mbikëqyrur stafin ndërkombëtar për
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
vyer i paqes dhe kanin Perëndimor Operacione dhe Menaxhim Krizash me qendër në Bruksel, me përgjegjësi -- ndër të tjera -- për zhvillimin e politikës së NATO-s ndaj Kosovës. Falë përvojës së tij të gjatë në konfliktet e Ballkanit, Ambasadori Përdu ka marrë pjesë edhe në bisedimet e Grupit të Kontaktit, si përfaqësues i NATO-s, bisedime këto që kishin të bënin me zhvillimin e politikës ndërkombëtare ndaj Kosovës dhe njëherazi ka dhënë ndihmesën e tij edhe OKB-së për të ashtuquajturin Plani Ahtissari, përpjekje këto që më në fund përfunduan në pavarësinë e Kosovës. Ushtaraku i karrierës i këthyer në diplomat, Xhejms Përdu ka përmbledhur përvojat e tija dhe rolin jetik të Shteteve të Bashkuara në luftërat Ballkanike 1995-2008. Libri i Ambasadorit Përdu, botuar me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, titullohet: “Pajtuesit: Udhëheqja Amerikane dhe Fundi i Gjenocidit në Balkan”, është historia e parë gjithë përfshirëse e një ndërhyrjeje të suksesshme shumëkombëshe në Ballkan, 1995-2008, e treguar nga një zyrtar i lartë amerikan, i cili gjendej në qendër të veprimtarive dhe përpjekjeve të drejtë për drejta diplomatiko-ushtarake, për të parandaluar krizat due më vonë, si njëri prej përpiluesve kryesorë i politikave për zgjidhjen eventuale të konflikteve në atë rajon. Ai, ndër të tjera, përshkruan në hollësi se si i ndjeri Riçard Holbrooke dhe përfaqësuesit amerikanë që erdhën pas tij, ndihmuan për të ndaluar ose parandaluar luftëra shkatërruese në Bosnje, Kroaci, Kosovë dhe Maqedoni. Në librin e tij, ai flet për dramën njerëzore në luftë, por edhe në fushën e diplomacisë, duke pasqyruar njëkohësisht edhe motivet, karakterin, talentin dhe dobësitë e udhëheqësve të rajonit me të cilët i është dashur të punonte gjatë asaj periudhe. Në kujtimet e tija, “Ambasadori Përdu demonstron se
përdorimi i fuqisë ushtarake amerikane për të pakësuar dhe për të eliminuar vuajtjet njerëzore, është në përputhje të plotë me vlerat amerikane”, thuhet në vlerësimin e librit nga ana e botuesit. Megjithëse kanë kaluar disa vite nga luftërat në Ballkan, libri i Z. Përdu është gjithashtu një kujtesë due mësim edhe për situatat e sotme të krizave në botë se pa udhëheqjen e vendosur të Shteteve të Bashkuara dhe pa një bashkëpunim shumëkombësh, është e vështirë të merret me mend zgjidhja e krizave kritike ndërkombëtare, kudo qofshin ato. Në një vlerësim të librit të Ambasadorit Përdu, Marc Grossman, ish-Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështje Politike është shprehur se amerikanët duhet ta ndjejnë vetën të lumtur që Ambasadorin Përdu, siç ishte shprehur edhe ai vet, vite më parë, “e kishte tërhequr diçka në Ballkan”. Ish-diplomati i lartë amerikan, Z. Grossman vlerëson se Ambasadori Xhejms Përdu ka kontribuar pa ndërprerje dhe pozitivisht për kauzën e paqes dhe të drejtësisë në atë pjesë të Evropës, të prekur nga dhuna. Ai e cilëson librin gjithashtu si një studim të rëndësishëm se si dhe kur duhet të përdoren të gjitha mjetet politike, diplomatike dhe ushtarake të shtetit, për të realizuar objektivin e misionit të caktuar. Profesori David L. Anderson i Universitetit Shtetëror të Kalifornisë ka vlerësuar librin “Pajtuesit: Udhëheqja Amerikane dhe Fundi i Gjenocidit në Balkan” të Ambasadorit Përdu duke thënë se, “Rekomandimet e tija në favor të një diplomacie aktive, për lidhjet që duhet të ekzistojnë midis përdorimit të forcës kur është e nevojshme dhe përdorimit të diplomacisë, si dhe rëndësia që ka stabiliteti evropian për politikën e jashtme amerikane – janë këshilla dhe porosi me shumë vlerë për zyrtarët e sotëm publikë në Amerikë dhe për udhëheqësit ndërkombëtarë”.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Si i tillë, Ambasadori Xhejms Përdu është karakterizuar nga disa ekspertë të çështjeve të politikës së jashtme dhe të ndërhyrjeve ushtarake, si një pasues i doktrinës së Woodrow Wilsonit: mbështetës i fortë i përhapjes së demokracisë në botë, promovues i fortë i vet-vendosjes së popujve, kundërshtar i izolacionizmit dhe mos ndërhyrjes ushtarake dhe si i tillë favorizonte angazhimin e fortë ushtarak dhe diplomatik të Shteteve të Bashkuara për të parandaluar shpërthimin e krizave dhe luftërave në zona konflikti, siç ishte Ballkani Perendimor gjatë 1990-ave. Me rastin e kalimit të tij në amshim, falënderimet e mia më të përzemërta për këtë figurë të rëndësishme të politikës së Shteteve të Bashkuara ndaj fatit të shqiptarëve në Ballkan. Duhet të jemi mirënjohës që Ambasadorin Përdu e “kishte tërhequr diçka në Ballkan”. Si i tillë, vlerësoj se Ambasadori Xhejms Përdu ishte njëri prej diplomatëve amerikanë të asaj periudhe -- i duhur si diplomat dhe në kohën e duhur si mbrojtës i interesave dhe i të drejtave të shqiptarëve për vet-vendosje, pikërisht kur ato të drejta, tragjikisht, po kërcënoheshin ndoshta si asnjëherë më parë. Xhejms Përdu, në frymën e ish-Presidentit amerikan Woodrow Wilson, mbrojtësit të vet-vendosjes së popujve -- përfshirë Shqipërinë një shekull më parë – la gjurmë të pashlyeshme si një mbrojtës i vendosur i kauzave mohuara të shqiptarëve për liri, demokraci dhe drejtësi në mbarim të shekullit XX dhe në fillim të këtij shekulli. Krenar që e njofta sado pak si një njeri të butë, të durueshëm dhe i respektueshëm me të gjithë në takimet me të – por edhe mirënjohës ndaj tij për kontributin e tij historik për lirinë dhe vet-vendosjen e shqiptarëve në trojet e veta. Pushofsh në paqe, Ambasador Xhejms Përdu! E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
The Uashington Post
Çfarë është e pakthy pas një viti pandemik Salman Rushdie ”Unë mendoj se sëmundja nuk është një metaforë, dhe kjo është mënyra më e vërtetë për ta trajtuar këtë sëmundje“, shkroi ajo. Por, teksa pandemia globale nisi të përhapej me shumë vrull vitin e kaluar, shumë njerëz nuk arritën që të zbatojnë këshillën e saj. Zëra të ndryshëm, nga një zëdhënës të Shtetit Islamik, sportisti i njohur amerikan Hulk Hogan dhe deri tek pastori konservator nga Florida, Rick Wiles, deklaruan se virusi ishte një ndëshkim nga Zoti. Zëra të tjerë, me një përmasë më shumë ambientaliste, sugjeruan se pandemia ishte hakmarrje e natyrës ndaj racës njerëzore. Edhe pse, të them të drejtën, kishte zëra më të fortë që paralajmëronin kundër antropomorfizimit të “Nënës Natyrë”, ndërkohë qarkulloi edhe ideja e vjetër se raca njerëzore është virusi nga i cili Toka po përpiqet ta marrë veten. Politikanët e cilësuan pandeminë si një luftë. Arundhati Roy e quajti atë “një portal, një portë hyrëse midis një bote dhe botës tjetër”. Dhe, pati shitje rekord të romanit “Murtaja” të shkrimtarit francez Albert Camus, botuar për herë të parë në vitin 1947. Unë nuk bleva asnjërën prej tyre dhe asgjë që shkruhej rreth ndëshkimit hyjnor ose tokësor, apo mbi ëndrrat për një të ardhme më të mirë. Shumë njerëz donin të mendonin se disa të mira do të dilnin nga ky tmerr, se ne si specie do të mësonim në një fare mësime disa leksione të virtytshme, dhe do të dilnim nga bllokimet si flutura të shkëlqyera të Epokës së Re, duke krijuar më me elegancë, me më pak lakmi, më me mençuri nga pikëpamja ekologjike, duke qenë shoqëri më
14
Javore KOHA
E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
pak raciste, më pak kapitaliste, dhe më shumë gjithëpërfshirëse. Kjo më dukej dhe më duket ende si
një mënyrë të menduari utopik. Koronavirusi nuk më bëri përshtypje si ndonjë paralajmërues i socializmit.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
yeshme k?
Strukturat e fuqisë botërore dhe përfituesit e tyre nuk do t’i dorëzohen lehtë një idealizmi të ri.
Në librin e saj të famshëm “Sëmundja si metaforë”, Susan Sontag – vetë një e mbijetuar nga kanceri, e cila vite më vonë u prek nga një tjetër tumor – na paralajmëroi që të mos e shohim shëndetin e keq si një metaforë të disa sëmundjeve tjera sociale Nuk mund të mos më dukej e çuditshme nevoja jonë e çuditshme për ta imagjinuar të mirën që del nga e keqja. Evropa në kohën e epidemisë së Vdekjes së Zezë dhe më vonë Londra gjatë Murtajës së Madhe, nuk ishin plot me njerëz që përpiqeshin të shihnin anën pozitive të gjërave. Njerëzit ishin shumë të zënë me përpjekjet për të mos vdekur. Ne nuk jemi rastësisht speciet dominuese në këtë planet. Kemi aftësi të mëdha për mbijetesë. Dhe, do të mbijetojmë. Por dyshoj se do të ketë një revolucion social, të nxitur nga leksionet që do të na lërë kjo pandemisë. Nga ana tjetër është e sigurt se dikush mund të shpresojë për përmirësimin e gjërave dhe të luftojë për këtë, dhe ndoshta fëmijët tanë do ta shohin – ose do ta bëjnë – më të mirë këtë botë. Është një pjesë e tragjedisë sonë, që në këtë kohë krize ne jemi të mallkuar, në shumë vendetë botës, përfshirë tri vende që i kam më shumë për zemër, të kemi në krye udhëheqës cinikë dhe me mendje të mbrapshta. Në Indi, qeveria e Narendra Modit e përdori pandeminë për t’ua hedhur fajin myslimanëve. Në Britani, Boris Johnsoni (megjithëse u sëmur vetë nga virusi), e trajtoi krizën me një paaftësi epike duke i minimizuar në fillim rreziqet, duke reaguar shumë pak dhe shumë vonë, dhe duke vazhduar të luante kartën kundër emigracionit të mbështetësve të Brexit-it, pavarësisht nga fakti se mjekët dhe infermierët që u kujdesën në spital ishin emigrantë dhe nga faktit tjetër se Shërbimi Shëndetësor Kombëtar Britanik varet në tërësi nga aftësitë dhe guximi i tyre. Dhe, në Amerikën e Donald Trumpit, ku asgjë nuk ishte më e paimagjinueshme, dhe pavarësisht sesa poshtë ra ai dhe ndjekësit e tij, ekzistonte gjith-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
monë një nivel edhe më i ulët për t’u zhytur. Në Trumpistan virusi (ashtu si gjithçka tjetër) u politizua, u minimizua si rrezik, u quajtur një hile e demokratëve, u tallën shkencëtarët dhe reagimi i dobët i administratës ndaj pandemisë u la në hije nga një mori gënjeshtrash. Mbështetësit e Trumpit bullizuan ata që mbanin maska, numri i të vdekurve u rrit frikshëm, teksa këta të fundit nuk patën as respektin më minimal nga një sharlatan i dashuruar me veten e tij dhe që pretendonte, përballë të gjitha provave për të kundërtën, se po e bënte sërish madhështore Amerikën. Riparimi i dëmeve të shkaktuara nga këta njerëz në këto kohëra, nuk do të jetë i lehtë. Unë mund të mos i shoh sa të jem gjallë. Mund të duhet një brez ose më shumë. Dëmi social i vetë pandemisë, frika nga jeta jonë e vjetër sociale, në bare dhe restorante, salla vallëzimi dhe stadiume sportive, do të kërkojë kohë për t’u zhdukur (edhe pse një përqindje njerëzish duket se nuk kanë më frikë). Ne do të përqafohemi dhe puthemi sërish. Por, a do të shihen më filma në kinema? A do të ketë librari? A do të ndihemi mirë në vagonët e metrove të mbushura me njerëz? Dëmi social, kulturor dhe politik i këtyre kohëve, thellimi i përçarjeve tashmë të thella në shoqëritë e shumë pjesëve të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Indinë, do të zgjasin më shumë. Nuk do të ishte e ekzagjeruar të thuhet se ndërsa i shohim nga afër ato hendeqe, kemi filluar që t’i urrejmë njerëzit në anën tjetër. Kjo urrejtje është e nxitur nga cinikët dhe ajo ushqehet pothuajse çdo ditë në mënyra të ndryshme. Nuk është e lehtë të shohësh se si mund të kapërcehet kjo humnerë, se si dashuria mund ta gjejë një mënyrë për ta bërë këtë. E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
Javore KOHA
15
KULTURË
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Në Tuz është shkruar d pjesë e rëndësishme e “Ne si institucione do të punojmë veçmas si një formë integruese që studiuesit nga Tuzi apo Ulqini të mund të aksesojnë dokumentacionin arkivor të Arkivave të Shqipërisë apo të Kosovës, pa pasur nevojë që të vijnë në Tiranë apo në Prishtinë”, u shpreh drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, z. Ardit Bido Tuz – Në konferencën që mbajti në Tuz Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, në bashkëpunim me Komunën e Tuzit, u tha se krijimi i një platforme të përbashkët të shërbimit është objektiv i veprimtarisë në të ardhmen i këtyre dy institucioneve. Në këtë konferencë ku u trajtuan çështje të ndryshme të punës së arkivave, me kumtesat e tyre referuan
16
Javore KOHA
E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
një numër i konsiderueshëm i studiuesve të spikatur dhe me reputacion, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Ulqini. Fillimisht, në emër të Komunës së Tuzit përshëndeti, Mark Lucgjonaj, i cili duke shprehur kënaqësi të veçantë për këtë organizim, tha se pa punën e këtyre dy institucioneve, e kaluara jonë do të ishte e panjohur, kurse e ardhmja do të ishte akoma më e rrezikuar.
“Mbajtja e Konferencës së V Mbarëkombëtare e Arkivistikës në Tuz është një dëshmi e përkushtimit ndaj ruajtjes së kulturës, kujdesit për të kaluarën dhe të ardhmen”, u shpreh Lucgjonaj. Ndërkohë, ka folur drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, z. Ardit Bido, i cili shprehu kënaqësi të veçantë që Konferenca e V Mbarëkombëtare e Arkivistikës u zhvillua pikërisht në Tuz, duke
KULTURË
s mbajtën Konferencën e V Mbarëkombëtare të Arkivistikës
dhe memorizuar një e historisë kombëtare thënë se qëkur është filluar me këtë konferencë, synimi ka qenë që kjo të jetë një konferencë e shqiptarëve ngado. “Jo si pikëpamje nacionaliste, por si një pikëpamje thellësisht patriotike dhe profesionale. Arkivat e kombit tonë janë një. Ato mund të jenë të ndara në institucione dhe në shtete të ndryshme, por bëhet fjalë për historinë tonë, dhe ajo histori është kombëtare. Zhvillimet në Kosovë kanë ndikuar në zhvillimet në Shqipëri. Zhvillimet në Malësi kanë ndikuar në zhvillimet në Kosovë, dhe zhvillimet në Maqedoninë e Veriut kanë ndikuar në zhvillimet në Malësi. Pra, janë të ndërlidhura, dhe rrjedhimisht do të ishin gjysmake që konferencat tona në këtë drejtim të bëheshin të parcelizuara në bazë të shteteve ku jetojmë”, u shpreh z. Bido. Ai shtoi se puna e tyre është të studiojnë fushën e përbashkët, që janë
arkivat e kombit shqiptarë. “Ne si institucione do të punojmë veçmas si një formë integruese që studiuesit nga Tuzi apo Ulqini të mund të aksesojnë dokumentacionin arkivor të Arkivave të Shqipërisë apo të Kosovës, pa pasur nevojë që të vijnë në Tiranë apo në Prishtinë”, u shpreh drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, z. Ardit Bido, duke shtuar se nëse nuk arrijnë që të integrohen në mes vete, nuk mund të arrijnë të integrohen më gjerë. Ai ndërkohë shprehu gatishmëri për bashkëpunim me këdo, në mënyrë që këtë platformë unike ta shtrijnë më gjerë, duke shpresuar se këto bashkëpunime do të jenë afatgjata dhe produktive, edhe në vazhdim. Në të njëjtën kohë, drejtori Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, z. Bedri Zyberaj tha se në Tuz është e shkruar dhe e memorizuar një pjesë
e rëndësishme e historisë tonë kombëtare. Ndër studiuesit e shumtë nga vendet shqipfolëse të rajonit që morën pjesë në këtë konferencë, me kumtesat e tyre referuan: Dr. Nail Draga – Popullsia dhe vendbanimet e Ulqinit në Shek. XIX sipas dokumenteve arkivore malazeze, MA. Ali Bardhi – Shkolla Fillore Publike (mektebet) në trevën e Krajës sipas dokumenteve të Arkivit Osman të Shtetit të Stambolli, dhe Hajrullah Hajdari – Çarmatimi dhe kalimi me dhunë i shqiptarëve në fenë ortodokse sipas dokumenteve arkivore të Arkivit Shtetëror të Malit të Zi. Kjo është hera e parë që në Tuz organizohet Konferenca e V Mbarëkombëtare e Arkivistikës, ndërsa katër të mëparshmet u mbajtën në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe Sarandë. t. u. E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
Javore KOHA
17
KULTURË
Botime të reja
Monografi për veshjen e femrës krajane (Hamid Alaj, Veshja e nusënisë krajane, S HAI “Art Club”, Ulqin, 2021) Në mungesë të një studimi gjithëpërfshirës për veshjen e trevës së Krajës, adhuruesi dhe studiuesi i traditës dhe trashëgimisë Hamid Alaj ka ndërmarrë nismën për studimin e saj, rezultat i së cilës është botimi i monografisë “Veshja e nusënisë krajane”. Sipas autorit, kjo vepër është shkruar me qëllim që të tregojë pasurinë dhe rëndësinë e kësaj veshjeje në mesin e veshjeve tjera të popullit shqiptar. “Treva e Krajës karakterizohet nga një pasuri e madhe traditash, ku ndër to bën pjesë edhe veshja tradicionale e nusënisë krajane. Kjo veshje tradicionale e nuses krajane është shumë e pasur me qëndisma të ndryshme që zbukurohen me fije peri të ngjyrave të ndryshme, ku mbahet si një ndër veshjet më të bukura ndër trevat shqiptare, e zbukuruar me elemente të ndryshme, me monedha ari në gjoks që bartin nuset e reja krajane”, thekson ai ndër të tjera, duke nënvizuar se “edhe veshja e nusënisë krajane është një burim shumë i pasur që na ndihmon në studimin e mëtejshëm të entitetit të popullit të Krajës, në periudha të ndryshme his-
18
Javore KOHA
E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
torike”. Në libër autori trajton çështje të ndryshme si origjinën e veshjes, materialin e veshjes, strukturën artistike të veshjes, motivet dhe vizatimet dekorative të veshjes, veglat kryesore për përgatitjen e veshjes, merret me shqyrtimin e disa elementeve të veshjes, përdorimin e stolive si elemente dekorative të veshjes dhe ngjyrave në veshjen (kostumin) e nuses krajane. Ai po ashtu flet për mjeshtret popullore krajane të përgatitjes së veshjes. Libri është i ilustruar me pamje të veshjes dhe elementeve të saj, veglave për punimin e veshjes etj. Libri mbyllet me fotoalbumin me nuset krajane. Libri është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, kurse është shtypur në Shtypshkronjën IVPE – Cetinë. Libri është botim cilësor dhe me lidhje të fortë. Redaktor i librit është Hajrudin S. Muja, recensent Ali Gjeçbritaj, konsulente Mejreme Subrahimi – Draga dhe Minire Hoxha – Alaj, lektor Ismet Kallaba, redaktor teknik Gazmend Çitaku, kurse ballina është disenjuar
nga piktori Agron Ujkashi. Hamid Alaj ka lindur në Krajë, në vitin 1965. Si shumë bashkëvendas të tjerë nga treva e Krajës, në vitin 1992 merr rrugën e mërgimit dhe emigron në SHBA, përkatësisht në qytetin e Nju-Jorkut, ku jeton dhe vepron. Që nga viti 2006 është anëtar i rregullt i Shoqatës Atdhetare “Kraja”, ndërsa për një kohë e ka drejtuar këtë shoqatë. Krahas punës së përditshme ai merret edhe me shkrime dhe studime të ndryshme, kryesisht mbi trevën e Krajës. Deri tani ka botuar librat: “Nga nektari i mençurisë njerëzore”, “Huazimet turko-osmane në të folmen e Krajës”, “Zhvillimi i shkollave dhe arsimi në trevën e Krajës dhe Shestanit”, “Durimi dhe durueshmëria sipas parimeve islame”, “Këngë folklorike nga treva Krajë – Shestan”, “Dasma krajane dhe ceremoniali i saj”, “Xhamia e Qyrjanit - institucioni i parë islam në trevën e Krajës”, “Dokumente të ndryshme nga e kaluara e Krajës dhe Shestanit” dhe “Veshja e nusënisë krajane”. Ka në dorëshkrim edhe disa vepra të tjera, që po ashtu i. k. i kushtohen trevës së Krajës.
KULTURË
Botime të reja
Një historik i shkurtër mbi institucionet islame në Krajë (H. Smajl S. Muja, Institucionet islame në Krajë 1602-2012, S HAI “Art Club”, Ulqin, 2021) Aktivisti dhe besimtari i devotshëm, H. Smajl S. Muja, i ndarë nga jeta vitin e kaluar, ka lënë në dorëshkrim një material mbi historinë e Islamit dhe të institucioneve islame në trevën e Krajës. Shënimet e grumbulluara nga autori janë përgatitur dhe redaktuar për botim nga vëllai i tij, studiuesi Hajrudin S. Muja. Ato vijnë të përmbledhura në librin “Institucionet islame në Krajë (1602-2012)”, që përbën një historik të shkurtër mbi institucionet islame në Krajë. Në hyrje të shënimeve autori ka shkruar: “I nderuari lexues, e pashë të nevojshme që me ndihmën e Zotit (xh. sh), të bëj një përmbledhje të xhamive dhe imamëve që kanë shërbye në xhamitë e trevës së Krajës. Kanë kalue qindra vite nga koha që u hapën xhamitë por kanë mbetë në errësirë të gjithë aktivistët e tyre, ndër to haxhinj, hafizë e dijetarë të cilët njëkohësisht kanë qenë edhe atdhetarë të flaktë, luftëtarë e madje edhe Shehitë në mbrojtje të fesë dhe të kombit. Për fat të keq, gjithë veprimtarinë e tyre e ka mbuluar pluhuri i harresës”.
Në parathënien e librit, redaktori Hajrudin S. Muja shprehet, mes tjerash: “Materialet që ka grumbulluar (autori) gjatë gjithë atyre viteve mendoj se janë të një rëndësie të veçantë për subjektin që trajtohet. Shumë nga këto të dhëna, ndonëse kanë qenë pjesë e jetës krajane, i ka mbuluar tërësisht pluhuri i harresës dhe nëse nuk gaboj, është prova e parë për t’i ndriçuar”. Librit i paraprinë “Dy fjalë për autorin”, shkruar nga studiuesi Hamid Alaj. Duke u bazuar në literaturën ekzistuese dhe të dhënat gojore të vjelura prej të moshuarve, autori në libër na njeh me historikun e religjioneve në Krajë, duke përfshirë periudhën nga viti 1602 deri në vitin 2012, pastaj jep historikun e të gjitha xhamive në Krajë, si dhe biografitë e hoxhallarëve nga Kraja, të cilët kanë shërbyer në vendlindjen e tyre apo në vende të tjera. Libri është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, në kuadër të bibliotekës “Botime të veçanta”, kurse është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë. Ai është botim cilësor me lidhje të fortë. Redaktor i librit është Hajrudin S.
Muja, recensent Irfan Kaca, lektor Ismet Kallaba, ndërsa redaktor teknik Qazim Muja. Smajl Muja u lind në vitin 1959 në fshatin Ftjan të Krajës. Dashuria e madhe për dijen bëri që ndonëse kishte të mbaruar vetëm shkollën fillore për shkak të kushteve ekonomike, të vijojë vetedukimin. Në vitin 1989 filloi të ushtrojë detyrën e muezinit në Xhaminë e Ftjanit, kurse nga viti 2012 edhe detyrën e imamit në këtë xhami. Si kryetar dhe sekretar i Bashkësisë Islame të Krajës ka dhënë një kontribut të madh për grumbullimin e fondeve, ndërtimin dhe administrimin model të Qendrës Islame në Ostros të Krajës. Në vitin 2016 kreu obligimin e pelegrinazhit në Mekë duke marrë titullin fetar “Haxhi”. Vdiq më 31 tetor 2020. Botimi i librit “Institucionet islame në Krajë (1602-2012)” është edhe një përkujtim dhe borxh moral për punën dhe veprimtarinë e madhe të autorit në shërbim të fesë, kombit dhe të komunitetit shoqëror në përgjithësi. i. k. E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
Javore KOHA
19
KULTURË
Në QKI “Malësia” u hap ekspozita personale “Xhubleta entropia” e autorit Fatmir Juka
E zeza nuk është mbarimi dhe fundi, por kufiri që të shpie tek drita “Në këtë xhubletë ka një gjuhë kodesh që na thërrasin për ta zbuluar, një gjuhë që ia vlen dhe që është shkruar mbi të zezën. Në të gjithë kostumografinë tonë e shikoj që e zeza nuk përbën kufi. E zeza nuk përbën mbyllje, por një hapje. Një moment për të kaluar tek drita. Dhe kjo ka qenë mahnitja ime, ku sonte e përligji këtë mahnitje, duke qenë këtu, poshtë këtij mali, në këtë kufi në mes dritës dhe universit”, u shpreh piktori dhe autori i kësaj ekspozite personale, Fatmir Juka Tuz – Në Qendrën Kulturore-Informative “Malësia” në Tuz, u hap ekspozita personale e piktorit të njohur nga Shkodra, njëherazi përgjegjës i Galerisë së Arteve në Shkodër, z. Fatmir Juka, “Xhubleta entropia”. Në prani të një numri të konsiderueshëm të admiruesve të arteve pamore, ka përshëndetur, Marina Ujkaj, sekretare e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale në Komunën e Tuzit, e cila falënderoi piktorin nga Shkodra, ndërkohë që më vonë e shpalli të hapur këtë ekspozitë. Ndërkaq, kuratori dhe piktori, Jozo Koçaj, ka folur mbi krijimtarinë artistike të piktorit Fatmir Juka i cili siç tha, duke vështruar çdo ditë kostumin e xhubletës në manekinen e vendosur
20
Javore KOHA
E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
tek dhoma e improvizuar atje sipër në çardak në katin e muzeut, nuk mundi të qëndronte indiferent e të tërhiqej nga ky kostum, “monument fundamental” i identitetit të vet. “Dhe si i tillë ky “monument” kalon në një objekt eksplorimi për të, me tërë përmbajtjen e vet, dhe vazhdon ashtu pak nga pak ta tërheqë, derisa e fut në labirintet e misterit të vet, sikur ai plaku i vjetër i fshatit i cili të mahnit dhe pushton, të kënaq veshin, syrin, ndjenjat dhe krejt qenien me rrëfimet e tij jetësore të cilat ia lanë dhuratë vitet të cilat i mbart mbi supe”, u shpreh Koçaj. Ai më tej tha se e zeza e cila përfshin pothuajse nëntëdhjetë për qind të xhubletës, është e gjithë fusha e
veprimit të këtij cikli. “Mbi këtë bazë të errët, siç shprehet vetë autori, vetë koha në formën më autentike ka lënë gjurmët e veta të pashlyeshme”, theksoi Jozo Koçaj, duke shtuar se për autorin e zeza është ajo e vërteta që nuk është mbarimi dhe fundi, por kufiri që të shpie tek drita. Autori i kësaj ekspozite personale, Fatmir Juka, ka falënderuar përzemërsisht të gjithë të pranishmit në këtë ekspozitë, ku tha se ne duhet të jemi krenarë që xhubletën po e fusim si trashëgimi të UNESCO-s. “Në këtë xhubletë ka një gjuhë kodesh që na thërrasin për ta zbuluar, një gjuhë që ia vlen dhe që është shkruar mbi të zezën. Në të gjithë
KULTURË
kostumografinë tonë e shikoj që e zeza nuk përbën kufi. E zeza nuk përbën mbyllje, por një hapje. E zeza është një moment për të kaluar tek drita. Dhe kjo ka qenë mahnitja ime, ku sonte e përligji këtë mahnitje, duke
qenë këtu, poshtë këtij mali, në këtë kufi në mes të dritës dhe universit”, u shpreh piktori dhe autori i kësaj ekspozite personale, Fatmir Juka. Kjo është hera e parë që në Tuz hapet ekspozita, “Xhubleta entropia”,
ndërsa do të qëndrojë e hapur deri më 13 qershor. Ekspozita është organizuar nga Sekretariati për Vetëqeverisje Lokale i Komunës së Tuzit. t. u. E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
Javore KOHA
21
KULTURË
Në Ulqin u mbajt nata finale e edicionit të 18-të i Festivalit të videoklipeve “Netët e Klipit Shqiptar”
Triumfon rep “Koha javore” nuk ishte e ftuar Gazeta “Koha javore” nuk ishte e ftuar në përcjelljen e Festivalit “Netët e Klipit Shqiptar”, prandaj gazetarët e saj nuk ishin të pranishëm në këtë ngjarje kulturore.
22
Javore KOHA
E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
Ulqin – Reperi i njohur nga Kosova, Capital T (emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi), është shpallur fitues i edicionit të 18-të të Festivalit “Netët e Klipit Shqiptar”, nata finale e të cilit për të katërtin vit me radhë u mbajt të dielën mbrëma në Ulqin, në Molin e Madh buzë detit dhe bedenave të Kalasë së Ulqinit. Klipi i këngës së tij me titull “Rrushe”, një realizim i “Gjirafa Film”, është vlerësuar si videoklipi më i mirë në të gjithë komponentët për këtë edicion.
Artisti është shprehur se ky projekt ka një domethënie të veçantë për të, pasi i dedikohet Kosovës, së kaluarës së shtetit të dytë shqiptar dhe së ardhmes së saj. “E ardhmja po ushqehet veç me propaganda, po m’dhimet nana, e madhe plaga, zemra e saj po kan’, andrrat mesin andrra, po m’dhimet baba, e myti gajlja, s’po mun me dal pi vetes, andrrat mesin andrra”, është një pjesë e tekstit të këngës. Capital T ka arritur të rrëmbejë kupë
KULTURË Fituesit e çmimeve
peri Capital T në çdo kategori, duke marrë gjithsej shtatë prej tyre. “Fitues i lindur. Netët e Klipit Shqiptar”, ka shkruar këngëtari në fotot që ka publikuar në rrjetet sociale. Përgjatë mbrëmjes janë ndarë edhe 22 çmime të tjera për kategori të ndryshme. Festivali ka bashkuar emra të njohur të muzikës shqiptare dhe në konkurrim kanë qenë 42 videoklipe të artistëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Diaspora.
“Netët e Klipit Shqiptar” organizohet nga “Deliart Association”, me regjisor Petri Bozon, kurse drejtimi i këtij spektakli edhe këtë vit iu besua moderatores Arjola Shehu. Nata finale u transmetua drejtpërdrejt në tre televizione publike – në RTSH1 për Shqipërinë, në RTK për Kosovën dhe në MTV2 për Maqedoninë. Mbrëmja ishte parashikuar të zgjaste deri në orët e vona të mesnatës, por për shkak të prishjes së motit dhe fil-
1. Debutuesi më i mirë - Mos Marko Strazimiri 2. Klipi më i mirë urban - A jena - Nita Latifi 3. Imazhi më i mirë në klip - Mos shko - Dafina Zeqiri & Ylli Limani 4. Best Promotion - Në zemër tjetër - Besa Kaziu 5. Klipi më i mirë alternativ Goddess like me - Kleoniki Delijorgji 6. Çmimi special i jurisë - Kujtim Prodani 7. Çmimi i jurisë - Provokim Neki Emra 8. Çmimi Deliart - Mono - Bojken Lako & Kastro Ziso & Alban Kondi 9. Klipi më i mirë i muzikës qytetare - Le të thyhen gotat Rovena Stefa 10. Klipi më i mirë pop - Mbaje fjalën - Shkumbin Ismaili 11. Dueti më i mirë në klip - Ti ma more zemrën - Devis Xherahu & Spanja Pipa 12. Kamera më e mirë - Mos shko - Wonder, Yllka Mustafa & Andi Gola 13. Montazhi më i mirë - Mall bulevardi - Adhurim Demiri Gjergji Pano, Armand Vllahu, Studio Act & Art 14. Interpretimi më i mirë mashkull - Mono - Bojken Lako & Kastro Ziso & Alban Kondi 15. Klipi më i mirë rock - Më harrove - Redon Makashi 16. Fabula më e mirë - Rrushe Capital T 17. Klipi më i mirë popfolk Magic 4 18. Çmimi i medias - Sardi Struga 19. Interpretimi më i mirë femër - Beatriks Ramosaj 20. Regjia më e mirë - Beatriks Ramosaj 21. Çmimi i publikut - Adhurim Demiri 22. Produksioni më i mirë Plumba pushke - Cinematik Albania limit të shiut, u mbyll më shpejt. Festivali u mbështet nga Organizata Turistike e Ulqinit, Komuna e Ulqinit dhe Qendra e Kulturës – Ulqin. (Kohapress) E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
Javore KOHA
23
KULTURË
Liqeni i Shasit
I harruar nga të gjithë
Liqeni i Shasit ishte dikur pronë e kooperativës bujqësore të Anës së Malit – Ulqinit. Ai ruhej dhe mbikëqyrej nga kjo kooperativë bujqësore, e cila me prodhimet e saj mbante edhe Ulqinin dhe më gjerë. Është kjo e kaluara e shkëlqyeshme e Liqenit të Sasit, i cili ishte vend i peshkimit dhe i gjuetisë, sepse në këtë trevë banojnë shumë shpesë të rralla dhe tërheqëse për gjueti
Asllan Bisha
Liqeni i Shasit është një pasuri jo vetëm e Anës së Malit dhe e Komunës së Ulqinit, por e mbarë rajonit. Ky liqe me gjatësi 3.2 km dhe gjerësi 1 km konsiderohej dikur në ish-Jugosllavi ndër 11 liqenet e rëndësishme për begatinë e tij me peshq. Liqeni i Shasit ka 23 lloje të peshqve, sidomos 12 lloje të krapit të familjes cipronida, por edhe qefuj, ngjala të jashtëzakonshme etj. Liqeni i Shasit lidhej me Lumin Buna përmes një kanali të ngushtë me gjatësi 3 km. Këtu lulëzonte peshkimi
“ 24
me mënyrat e ndryshme të peshkimit, si ai me koca. Pasuria e liqenit me peshq mundësonte edhe jetën e fshatarëve të kësaj ane. Liqeni i Shasit ishte dikur pronë e kooperativës bujqësore të Anës së Malit – Ulqinit. Ai ruhej dhe mbikëqyrej nga kjo kooperativë bujqësore, e cila me prodhimet e saj mbante edhe Ulqinin dhe më gjerë. Është kjo e kaluara e shkëlqyeshme e liqenit të Sasit, i cili ishte vend i peshkimit dhe i gjuetisë, sepse në këtë trevë banojnë shumë shpesë të rralla dhe tërheqëse për gjueti. Po sot, cila është gjendja e Liqenit të Shasit? Tani ky liqen nuk është nën mbikëqyrjen e askujt. Është i harruar plotësisht. As Bashkësia Lokale e Katërkollës, as Komuna e Ulqinit nuk kujdesen fare për këtë pasuri të rrallë. Peshkohet në mënyrë të paligjshme, në
Pikërisht në Shas dikur prodhohej djathi i njohur i Shasit, që konsumohej edhe në tryezat e Senatit të Romës, hahej edhe peshku i tharë i Liqenit të Shasit... Të gjitha këto të mira ia dha Zoti Anës së Malit, Ulqinit, por këto të mira duhet kultivuar dhe mbrojtur. Me shpresë se më në fund dikush do të marrë masa, do të investojë në mbrojtjen e kësaj pasurie dhe do ta shpëtojë liqenin e bukur të Shasit
Javore KOHA
E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
mënyrë të keqe, pa kontroll, sidomos gjatë pranverës, kur rreh krapi. Askush nuk përgjigjet, as kujdeset. Peshkohet me rrymë elektrike në çdo kohë, në qetësi. Komuna e Ulqinit ka një pasuri të rrallë për të cilën nuk kujdeset fare. Liqeni i Shasit është një resurs i madh, një mënyrë për të përfituar jo vetëm banorët lokalë, por edhe e tërë komuna. Një pakujdesi e jashtëzakonshme, e cila do t’i kushtojë banorëve të kësaj ane, sepse fondi i peshkut po zvogëlohet për ditë. Duhet të merren masa për ta mbrojtur dhe mbikëqyrur liqenin. S’duhet lejuar peshkimi i paligjshëm, por duhen marrë masa. Me pak para dhe mbikëqyrje do të ndalohet që liqeni i Shasit të kthehet në një moçal. Këtë punë duhet ta marrë në dorë Komuna e Ulqinit dhe Bashkësia Lokale e Katërkollës. Është mëkat i madh të mos pastrohen 3 km të kanalit që lidh liqenin me Bunën. Në komunë harrojnë se kanë një burim të madh, një pasuri të cilën na e dha Zoti, por njeriu është i pamëshirshëm ndaj natyrës. Kjo pasuri po shkatërrohet dhe është koha e fundit që të merren masa për mbrojten e saj. Për çudi të madhe, askush nuk investon në liqen, por as nuk e ruan. Kjo pakujdesi do të na kushtojë. Duhen marrë masa që të ruhet fondi i peshkut, por edhe i shpezëve në liqenin e
KULTURË
Shasit. Kjo pasuri në zhdukje do të ketë pasoja të mëdha nëse shteti nuk vë dorë. Edhe një rrugë e ndërtuar buzë liqenit, nuk mirëmbahet. Ka shumë mënyra për ta shpëtuar liqenin e Shasit, që përbën një pasur kombëtare. Por nëse vazhdohet kështu, së shpejti liqeni i Shasit do të shndërrohet në kënetë, pa peshq. Dhe askush nuk po reagon që të ruhet dhe të mbrohet ky mjedis i rrallë, i bukur natyror, që të shfrytëzohet edhe për turizëm. Është koha ta shpëtojnë liqenin vetë banorët e Anës së Malit dhe Komunës së Ulqinit. Kështu do të shpëtohej një pasuri kombëtare për
“
Është koha ta shpëtojnë liqenin vetë banorët e Anës së Malit dhe Komunës së Ulqinit. Kështu do të shpëtohej një pasuri kombëtare për të mirën e të gjithëve. Është pasuri në të cilën Komuna e Ulqinit duhet të planifikojë dhe ta shpëtojë
të mirën e të gjithëve. Është pasuri në të cilën Komuna e Ulqinit duhet të planifikojë dhe ta shpëtojë. Ne harrojmë shpeshherë se kemi çka t’u ofrojmë turistëve. Kjo anë është e pasur edhe për bimësi të veçantë. Pikërisht në Shas dikur prodhohej djathi i njohur i Shasit, që konsumohej edhe në tryezat e
Senatit të Romës, hahej edhe peshku i tharë i liqenit të Shasit... Të gjitha këto të mira ia dha Zoti Anës së Malit, Ulqinit, por këto të mira duhet kultivuar dhe mbrojtur. Me shpresë se më në fund dikush do të marrë masa, do të investojë në mbrojtjen e kësaj pasurie dhe do ta shpëtojë liqenin e bukur të Shasit. E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
Javore KOHA
25
MOZAIK
Lamtumirë famil Gjatë tri dekadave të fundit, jemi dëshmitarë të një transformimi shumë të madh të familjes tradicionale në Malësi. Ajo që vlen të theksohet është se, në shoqërinë tonë, familja ka humbur kuptimin që kishte dikur, si diçka e shenjtë dhe e përjetshme midis anëtarëve të saj
Gjekë Gjonaj
Familjet e gjyshërve tanë kishin dhjetë e më shumë frymë (anëtarë) që jetonin në një shtëpi. Pleqtë, fëmijët dhe të rinjtë bashkëjetonin me njëritjetrin. Tri gjenerata (breza): prindërit, fëmijët, madje dhe nipërit jetonin së
26
Javore KOHA
E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
bashku. Familjarët kishin shumë respekt, kujdes e solidaritet, dashuri , mirëkuptim e njerëzi për njëri-tjetrin. Të gjithë sa ishin shkonin mirë me njëri-tjetrin. Marrëdhëniet familjare ishin të qëndrueshme. Nuk kishte konflikte të shumta, dhunë në familje e shkurorëzime si dukuri masive, Jeta e tyre ishte e vështirë, por e lumtur. Kështu ishte dikur, po sot ku ndodhet familja jonë ? Gjatë tri dekadave të fundit jemi dëshmitarë të një transformimi shumë të madh të familjes tradicionale në Malësi. Ajo që vlen të theksohet është se, në shoqërinë tonë, familja
ka humbur kuptimin që kishte dikur, si diçka e shenjtë dhe e përjetshme midis anëtarëve të saj. Modernizimi që vijon si proces, po ia humb rolin familjes sonë dhe, sa më moderne të bëhet shoqëria shqiptare, aq më shumë familja do të bëhet një institucion problematik shoqëror. Tranzicioni në shoqërinë tonë, rrethanat e reja të krijuara në të gjitha segmentet e jetës ekonomike e shoqërore, presionet e vrazhda transformuese të realitetit, kanë ndikuar që familja si formacion themelor, të ndryshojë në strukturë, në përbërje, në koncept dhe të krijojë fizionomi, tipologji,
MOZAIK
ljes tradicionale funksione, moral e (pa)përgjegjësi tjera brenda familjes. Për fat të keq, familja jonë tani ka humbur dhe po e humb dita-ditës rolin e saj. Prandaj, me keqardhje e dhembje mund të themi se institucioni i familjes, sikurse e gjithë shoqëria shqiptare, po kalon një krizë të madhe, e cila e ka ndryshuar përgjithmonë imazhin e familjes tradicionale malësore (shqiptare). Ndryshimet rrënjësore sociale e ekonomike, si dhe shndërrimi i shoqërisë, nga një shoqëri tradicionale( patriarkale) e mbyllur në një shoqëri më të hapur kanë krijuar një model të ri të familjes, i cili nuk ngjan pothuajse në asgjë me vite më përpara. Familja po tkurret dhe zvogëlohet nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, po përjeton një proces pothuajse degradues. Numri i personave për familje ka zbritur nën katër persona, pra çiftet nuk po riprodhojnë as vetveten. E tejkaluar është tashmë familja ku autoriteti i prindit ishte i padiskutueshëm. Po ashtu, tashmë është e te-
jkaluar edhe familja me gjysh, me gjyshe, me kushërinj e kushërira. Në kohët e sotme familja përgjithësisht përbëhet vetëm nga familja e ngushtë, nga prindërit dhe fëmijët, duke harruar “familjen e zgjeruar”, pjesë e së cilës janë edhe dajat, hallat, xhaxhallarët, tezet, kushërinjtë dhe farefisi, të cilët, pavarësisht se shkenca sociologjike i trajton si pjesë të familjes, ne i kemi përzënë nga parajsa familjare dhe takohemi vetëm në raste ndodhie. Prej tipit tradicional të familjes, që ishte një ambient i ngrohtë njerëzor, social, etik, moral dhe edukativ, familja në masë të madhe është duke u shndërruar në një anarki sociale, në arenë konfliktesh, me tendenca individualiste e pavarësi ekonomike të pjesëtarëve të saj, qofshin ata edhe vetëm bashkëshortët, pa pjesëtarë të tjerë të familjes më të gjerë. Në ndryshimet e strukturës së familjes kanë ndikuar dukshëm disa faktorë, si imitimi i vlerave të huaja pa kriter, zëvendësimi i lidhjeve
të vjetra dhe ato të reja, emigrimet në relacion fshat -qytet, rënia e natalitetit, kriza e vlerave e cila ka prodhuar krizë të identitetit, largësia në familje, mosrespektimi i familjes nga fëmijët, mungesa e vizitave të ndërsjella familjare, problemet dhe konfliktet e ndryshme brenda familjes si rezultat i shkaqeve socio-ekonomike dhe shkaqeve të tjera. Karakteristika të krizës që vihen re në familjet e sotme tona janë edhe zvogëlimi i martesave , që nënkupton edhe zvogëlimin e lindjeve, fillimi i fenomenit të bashkëjetesës pa kurorë dhe krijimi i lidhjeve të paqëndrueshme që në disa raste më shpejt përfundojnë se sa fillojnë. Ana tjetër është se nëse sot kemi një shoqëri kryesisht të përbërë nga rinia, e që konsiderohet si e ardhmja e jonë, dhe nuk kemi një familje të shëndoshë, atëherë problemet do të jenë të mëdha. Nga çfarë u tha mund të përfundojmë se me sa duket, familjes sonë tradicionale i është dhënë lamtumira.
E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
Javore KOHA
27
BISEDË
Bisedë me Izabela Salën, aktiviste dhe menaxhuese e Animals Need Me
Është rritur interesi e dëshira për të ndihmuar dhe adoptuar kafshë Koha Javore: Fillimisht të njihemi me organizatën “Animals Need Me “ si lindi si ide ? I. Sala: Në vitin 2014, u bë e mundur krijimi i strukturës së Animals Need Me në Shkodrën e cila është e para strukturë në Shqipëri në ndihmë të kafshëve të pastrehë me mision të qartë e të pastër ku vetëm me punë dhe kontribut vullnetar ende sot e kësaj ditë pret dhe shpëton një numër prej 70-90qe endacakë në vit.. Prej ditëve të para dhe ende sot që menaxhoj ANM, shërbimi im ndaj qenve e maceve të pastreha është një detyrë të cilën e mendoj si të përhershme jo vetëm në kujdesin ndaj tyre po edhe në edukimin e një modeli sjelljeje në banorët e qytetit tim për pranimin dhe bashkëjetesën me çdo gjë të gjallë që kemi fatin të kemi përreth. Koha Javore: Çfarë keni mësuar nga të qenurit vullnetarë tek A.N.ME? I. Sala: Nga të qenit pjesë e grupimit vullnetar ANM kam mësuar se me dëshirën e mirë dhe me përpjekjet e duhura mund të ndryshojmë realitetin e shumë qenieve të pambrojtura. Vullnetarizmi në vetvete duhet të jete pjesë e çdo segmenti të jetës,qoftë kujdesi për kafshët në rastin tim apo
28
Javore KOHA
E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
për njerëzit,per natyrën e çdo te mirë që planeti ynë na ofron. Vullnetarizmi në ANM me ka mësuar gjithashtu që jo përherë mund të ndjejmë përmbushjen vetjake si individ nga gjërat apo punët e pagueshme pasi ka kënaqësi në jetë që të jepen falas dhe është pikërisht ky sodisfaksion që asnjë e mirë materiale nuk do e zëvendësonte dot. Koha Javore: Sa të lidhur jeni me kafshët që keni aty , dhe si ndiheni në momentin kur ndaheni nga ata qoftë kur ata adoptohen ose edhe në rastet tilla kur për fat të keq ata nuk arrijnë të fitojnë luftën si pasojë e keqtrajtimit apo aksidentit ? I. Sala: Marrëdhënia ime me kafshët është shumë e afërt, e dhe si në rastet e gëzuara të shpëtimeve dhe adoptimeve të lumtura në familje ashtu edhe në rastet e humbjeve të tyre, emocionet janë shumë të mëdha. Për mua arritja më e madhe është fundi i lumtur për qentë e macet që çdo ditë shpëtojmë dhe njëkohësisht dhimbja më e rënde kur i humbas apo kur luftojmë fort deri në sekondat e fundit dhe nuk ja dalim dot. Në të dy rastet duke qenë e ndjeshme ndaj tyre unë qaj... Ndjehem e pafuqishme për të mbajtur brenda emocionet
e mia pasi kjo është përditshmëria ime dhe ata zënë një pjesë të rëndësishme në zemrën dhe jetën time për t’u zgjuar në mëngjes, sepse një i pashpresë po pret për t’i dhëne kurajo, ndihmë, frymë mbase. Koha Javore: A mendoni se shteti duhet t’u kushtojë më shumë rëndësi kafshëve endacakë , ndoshta të krijojë hapësira të tjerat strehim? I. Sala: Po, mendoj që ndihma nga Shteti duhet të jetë parësore në zgjidhjen e problematikave të kafshëve endacake... Ajo që ne përherë propozojmë dhe synojmë, është që të ketë një bashkëpunim dypalësh mes shtetit dhe organizatave vullnetare për të pasur efikasitet në frenimin e fenomenit të endacakëve. Parësore sot për sot është edukimi i masës se popullsisë për mosbraktisjen e kafshëve të tyre dhe sterilizimi i tyre për të minimizuar numrin e të pastrehëve. Unë mendoj se kur të jemi në rrugën e duhur për zgjidhjen e këtyre probleme atëherë mund të pretendojmë krijimin e strehëve për ato kafshe që kanë mbetur në rrugë që të kenë një jetesë më të mirë dhe t’ju jepet një shansë për të pasur një familje. Koha Javore: Po qytetaret sa të ndërgjuhësor janë? A kanë interes të mjaftueshëm të ju vin në ndihmë edhe ju si organizatë? I. Sala:Unë mendoj që puna që kemi bërë ndër vite ka pasur impakt në mendësinë e qytetarëve. Po flas për Shkodrën, meqë se bazën e kemi këtu.. Gjatë këtyre viteve ne kemi punuar shumë ne edukimin e popullsisë përmes bashkëbisedimeve në panairet informative që kemi bërë në qytet, apo takimet sensibilizuese në shkolla. Gjithashtu kemi organizuar fushata të shumta sterilizimesh, një pjesë në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe një pjesë përmes lidhjeve me organizata të huaja që kanë ardhur në Shkodër. Pak nga pak është rritur interesi e dëshira për të ndihmuar dhe adop-
BISEDË
tuar kafshë, po kemi ende shumë punë për është përpara sepse të ndryshosh një mentalitet nuk është e lehtë. Ne përpiqemi që ne brezat me të rinj të edukojmë një sjellje ndryshe por mosha e prindërve dhe gjyshërve tonë ende mendojnë se qeni duhet mbajtur i lidhur për roje për të paktën 10-15vitet që jeton në një familje. Është pikërisht kjo kategori më e vështira për t’u ndërgjegjësuar dhe me problematikja në edukimin e te rinjve sepse bazat ata sigurisht do i marrin në familje. Koha Javore: Me çfarë problemesh jeni hasur më shpesh gjatë punës suaj si aktiviste tek a.n.me ? I. Sala: Kur merresh me kafshë, problemet janë të shumta. Që të kujdesesh si duhet për ta, duhet t’i krijosh kushtet e duhura për një jetese optimale deri ne momentin qe adoptohen. Një ndër vështirësitë kryesore është numri i reduktuar i vullnetareve
pasi vizitore vijnë, por streha ka nevojë për shërbim çdo dite... Streha nuk njeh dite pushimi, sepse qentë duhet të hane, pastrohen e mjekohen çdo dite prandaj dhe sigurimi i vullnetareve aktiv e permanent është i vështirë. Përgjegjësia për to nuk mund të jetë një ditë apo një muaj, por duhet të jetë një zotim për kujdes të përhershëm. Një tjetër vështirësi është sigurimi i te ardhurave për të përmbushur nevojat bazike duke qenë se Animals Need më funksionon vetëm mbi baza vullnetare kjo është një problematikë e zakonshme, sidomos kur rastet e qenve të sëmurë apo te aksidentuar shtohen dita ditës. Pastaj është përballja me qytetarët jo kafshëdashës qe paragjykojnë punën tonë të përditshme dhe propozojnë zgjidhje jo humane si vrasja apo zhdukja e kafshëve prej qytetit a thua se ishte faji i tyre që janë ne rruge.
Koha Javore: Sipas jush, pse të adoptojmë një maçë apo qenë në vend që ta blejmë? I. Sala: Fatkeqësisht mund te them qe nuk aprovoj e as mbështes nismat e blerjes se kafshëve nga pet-shopet në Shqipëri pasi sot për sot kemi plot qenë e mace në rrugët e qyteteve tona, të cilave do ju bënim një nder të madh po t’i hiqnim nga rruga. Në këtë mënyrë jo vetëm kemi shpëtuar një jetë, por edhe kemi dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në uljen e numrit të të pastrehëve. Gjithashtu, duke mos pasur rregullat e duhura të mirëmbajtjes e as ligje për mbrojtjen e kafshëve në Shqipëri kemi hasur në raste abuzueses ndaj tyre. Në botë ka institucione specifike që merren me shtimin e racave dhe çdo gjë bëhet me rregulla, kështu që për aq kohë sa ne s’ kemi arritur ende ketë standard, nuk mbështes dot shitjen e kafshëve para adoptimit të tyre. Bisedoi Donika Lulgjuraj E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
Javore KOHA
29
IN MEMORIAM
Lamtumirë, njeriu i mirë Fundjavën e kaluar u nda nga jeta në moshën 61 vjeçare, Nikollë Prëkë Lulgjuraj, i cili pjesën më të madhe të karrierës profesionale e kaloi në diplomaci, duke shërbyer në përfaqësitë diplomatike të Malit të Zi në Gjermani dhe, së fundmi, në Prishtinë. Vdekja, papritmas e mori në shërbim, në kryeqendrën e Republikës së Kosovës, pasi atje aktualisht, ishte ushtrues i detyrës së ambasadorit të Malit të Zi në shtetin e Kosovës, ku ishte i angazhuar në funksionin e sekretarit të ambasadës së Malit të Zi në këtë vend. Lajmi për vdekjen e tij të parakohshme, përveç se ishte pikëllim i thellë për familjen e tij, të afërmit dhe të dashurit e tij, pikëlloi edhe të gjithë të njohurit, miq, kolegë dhe bashkëvendësit me të cilët Nikolla, kaloi pjesën më të madhe të jetës. Është normale që vdekja e një të afërmi të përjetohet me dhembje e pikëllim të thellë e, po ashtu, edhe një miku dhe bashkëvendësi në moshën e tillë, sidomos kur ndarja nga jeta rikujton çaste miqësie, respektit e dashamirësie për të cilat Nikolla ishte i njohur gjatë gjithë jetës.
30
Javore KOHA
E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
I qetë, i dashur dhe fjalëbutë në komunikim, i sjellshëm dhe dashamirë për të gjithë, i sinqertë dhe seriozë në bisedë, zemërgjerë dhe i afërt kudo, modest dhe plotë thjeshtësi me të afërm, të dashur dhe të njohur, janë kujtimet më të bukura që na i ka lënë pas. Kudo punoi dhe veproi, në vend apo jashtë, ai, kurrë nuk i harroi shokët e miqtë e vjetër por i afroi edhe më shumë i vetëdijshëm se detyra e funksione kalojnë por kujtimet njerëzore vazhdojnë përjetësisht. Në çdo çast, gjente mënyrën të jetë afër atyre që i donte e respektonte, t’i ndihmoj ata dhe të jetë frymëzim për arritje të reja. E gëzonte suksesi dhe e mira e të tjerëve, i përgëzonte ata duke ndarë gëzimin e kënaqësinë në të mirën e miqve, të njohurve dhe bashkëvendësve të vet. Fjala e mirë nga goja e tij nuk pushoi të rrjedhuri askurrë derisa vdekja e papritur e mori në gjirin e vet. Edhe në këto kohëra trazirash nga virusi vdekjeprurës, ishte në lidhje të vazhdueshme me të afërmit, miq e të njohur, i interesuar për shëndetin e tyre, për ndonjë nevojë apo ndihmë për çgjë
ishte i gatshëm çdoherë. Familja e tij të cilën e deshi aq shumë dhe ku e kishte mbështetjen më të madhe në punë dhe karrierën e tij, fëmijët e tij të cilët përjetuan humbjen më të madhe, le të jenë krenar për virtytet e larta njerëzore që ua ka lënë pas njeriu më i dashur i tyre. Të afërmit e tij kudo, le të ruajnë kujtimet më të bukura nga dashuria dhe përkushtimi i të dashurit të tyre të cilin e mori vdekja e pamëshirshme. Njëjtë, sikur të njohur dhe miq të cilët me besnikëri do ruajnë çaste e momente të përbashkëta të cilëve Nikolla, ose siç e thërrisnim të gjithë, Nisho, do tu mungojë. Do t’u mungojnë kujdesi dhe dashamirësia e tij pasi ai, ndante kohën e vet dhe të familjes, duke ua kushtuar të njohurve dhe miqve sa herë që vinte në vendlindje. Jetove i qetë, i ndershëm dhe me përvujtëri dhe, po ashtu, njëjtë u largove nga kjo botë. Nisho, i përjetshëm qoftë kujtimi në virtytet tua njerëzore të cilat do ta zbukurojnë jetën edhe në amshim.
Gjokë Dukaj
PORTRET
Riza Ferri (1904-1945)
Martir i kombit që duhet kujtuar Në shënimin gjenealogjik të trungut të familjes së heroit kombëtar shqiptar, Jakup Ferri, të prof. dr. Naser Ferrit, kushtuar paraardhësit të vet, pjesëtarit të kësaj familje patriotike mbarëkombëtare, martirit të kombit, Riza Ferri, për jetën dhe veprimtarinë e të cilit fare pak dihet, thuhet: “Riza Ferri, nip i heroit kombëtar mbarëshqiptar, Jakup Ferrit (i biri i Mehmedit, njërit nga pesë bijtë e Jakupit) u lind në Plavë më 1904. Ishte ndër intelektualët e pakët të trevës se Plavë- Gucisë i cili kreu Fakultetin e Veterinarisë në Milano të Italisë”. Në shënimin e vet arkeologu, prof. dr. Naser Ferri, shkruan se paraardhësi i tij Riza Ferri shumë herët iu ishte bashkëngjitur veprimtarisë atdhetare të xhaxhait të tij, Hasan Ferrit, dhe pjesëtarëve të tjerë të kësaj familjeje, duke qenë anëtar i Ballit Kombëtar. Në vitin 1941 bëhet prefekt i Dibrës, ndërsa djali i xhaxhait tij, Shemsi (Agan) Ferri, prefekt i Plavës. Për shkak të veprimtarisë së tij patriotike, ishte arrestuar nga pushteti komunist i cili deshi edhe ta ekstradojë në Jugosllavi sipas kërkesave të komunistëve jugosllavë. Me të kuptuar që do të ekstradohet, Rizai bëri vetëvrasje në burg të Shkodrës më 17.04.1945, duke pirë helmin, të cilin e mbante të fshehur në unazë, për të mos rënë i gjallë në duar sllavëve. Pas ardhjes si familjar i Rizait, në shënimin e vet shkruan se pos që asokohe komunistet ia zhdukën vend-
varrimin, për fat të keq edhe sot pak dihet për këtë intelektual atdhetar, emri i tij nuk përmendet as në Historinë e Popullit Shqiptar, as në Fjalorin Enciklopedik të Shqipërisë, as në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës, e po ashtu në asnjë botim tjetër relevant. Në shënimin monografik të prof. dr. Naser Ferrit, thuhet që me rastin e 100- vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, Enver Hoxha, nën presionin nga Mehmet Shehu, kishte refuzuar ta dekoronte Jakup Ferrin me pretekst se ”i kishte pasur pasardhësit ballistë”. Presidenti Sali Berisha, deri diku e kishte përmirësuar këtë gabim, duke i dekoruar Jakup e Hasan Ferrin (por jo me dekoratë të heroit kombëtar, të cilën e meritojnë që të dy). Ky është realiteti i kujtesës së shkurtër të shqiptarëve dhe pasqyrë e mosvlerësimit të personaliteteve të merituara kombëtare që sakrifikuan edhe jetën për të mirë të kombit! Përndryshe, duke u mbështetur në të dhënat e shënimit monografik të prof. dr. Naser Ferrit, këtë portret me vullnet të plotë e për-
gatita, me qëllim që lexuesit e të përjavshmes “Koha Javore”, por edhe aderuesit e tjerë të fjalës së shkruar letrare, dhe mirënjohësit e ngjarjeve dhe rrethanave mbarëkombëtare shqiptare, pak a shumë të kanë dijeni për martirin e kombit Riza Ferri, pjesëtarin e familjes patriotike kombëtare shqiptare, patriotit, heroit dhe komandantit legjendar shqiptar, Jakup Ferri, personalitet ky të cilin duhet përkujtuar. Sh. Hasangjekaj
E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
Javore KOHA
31
KULTURË
Prozë urbane
PANDE (H) MIA (ose: letërsi pa gjini, me e për Pande(h)mi që, mund të lexohet edhe si ese!)
Për Koha Javore:
Bajram Sefaj
Por, ja se të gjitha shpresat gjejnë mbështetje në pikën (e madhe) përfundimtare. Kur do të (ç)liroj veten dhe ju nga kjo rrugë e mundimshme, nga ky tunel që, asgjëkund, nuk kallëzon fije (rreze) drite e shprese se do të mbarojë, do të përfundojë, përfundimisht! Nëse është për t’i besuar asaj që predikojnë shumica, jo të gjithë (larg saj!), se shkrimtarët nga pak janë edhe maniakë! Me shkrimet e tyre, në të shumtën e herës, mundojnë veten dhe lexuesit eventualë. Me përfundimin e këtij shkrimi, do të shpëtoi lexuesi eventual, në një anë, e, në anën tjetër, do të shpëtoj edhe unë vetë. Një e rame, dy të vrame, predikon një ekspresion (proverb) yni i lashtë, nga thesari i pasur popullor! Ngul këmbë e denjoj t’i shkoj deri në fund, durimit të dyanshëm. Lexues mik e qëllimmirë, sigurisht, ndoshta më nguti pakëz, “kush ngutet përmutet” (thotë një ekspresion tjetër yni, (kur është vetëm yni), i urtë dhe i mençur në porosinë e tij, dhe, unë, si çdo pjesëtar i kombit shqiptar, detyrimisht pajtohem me porosinë e tij), por, në anën tjetër, kurrsesi, nuk honeps një fat të tillë, të dal para jush dosido. E ndiej për obligim që tekstin në vijim ta riprodhoj ashtu siç e kam shkruar, në fazën përgatitore, pa ia ndërruar, as shtuar, as munguar as (të vetmen) një pikë, as presje. Këtë e bëj në mbështetje të sigurt të së mençurës porosi të shkrimtarit erudit e të njohur kroat Mirosllav Kërlezha (Miroslav Krleža), kur thotë: “Rrëmuja në fjali është pasojë e rrëmujës në mendime, e, rrëmuja e mendimeve
32
Javore KOHA
E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
është pasojë e rrëmujës në kokë, e, rrëmuja në kokë është pasojë e rrëmujës te njeriu, e, rrëmuja në njeri është pasojë e rrëmujës së mjedisit dhe e gjendjes së atij mjedisi letrar”!. (Në origjinal, në gjuhën kroate, në gjuhën, kërlezhiane*: “Nered u rečenicama je posljedica nereda u mislima, a nered u mislima je posljedica nereda u glavi, a nered u glavi je posljedica nereda u čovjeku, a nered u čovjeku je posljedica nereda u sredini i u stanju te (književne) sredine“). E, gjendje më kaotike për mbarë njerëzimin nuk ka ku shkon, sesa është kjo, e gjithë këtyre ditëve të skëterrshme të Pande(h)misë! *(Si identifikim i gjuhëve më emra të shquar shkrimtarësh kombëtarë: gjuhë shekspiriane; te anglezët; gjuhë e Molerit, te francezët; gjuhë tolstojane , te rusët; gjuhë dantiane, te italianët; gjuhë niçeane, te gjermanët; gjuhë e noliane, te shqiptarët... e, kështu më radhë!). * Pa eskivazhe, ekuivokë, pa ngreh e mos këput! Ja teksti im, në vijim. Nuk jam në gjendje të lakmueshme fizike kurrfare, shëndetësore aq më pak, të rrugëtoj me Ju. Rruga e mbarë ju qoftë, pa mua. Kabahatin për këtë aventurë e ka Pande(h)mia, jo unë! I tmerrshëm ishte fillimi... (ditë apokalipsi ishin, ato ditë!) Ditët e para të Pandemisë, kur akoma ende nuk ia dinim emrin me tamam, ishin posaçërisht të vështira. Të veshura me shoka të trasha zhguni të murrmë. Ishin ato ditët e para të muajit të mbrapshtë mars, të vitit të mbrapshtë 2020, në kuptimin e parë të fjalës. Në fillim, jo krejt bota, por shumë rajone, pjesë të mëdha të botës, u gjendën ballë përballë me të panjohurën. Dinosaurin e zi, që shumë shpejt do të shndërrohet në një apokalips të frikshëm. Pikësëpari, i tërë opinioni i gjerë publik botëror, u preokupua, u angazhua për ta ditur e për ta njohur
vendlindjen e këtij përbindëshi. Fill pasi opinioni mësoi emrin e qytetit kinez Wuhan, filluan kalkulimet ogurzeza, që, realisht, më shumë ngjanin në trillime fantastike dhe imagjinatave të njerëzve të humbur në mjegull e të fantaksur. Ky virus, aq i panjohur dhe aq enigmatik, i egër dhe i pashpirt, është pjellë e mendjes së ligë dhe të sëmurë të të ndjerëve, të ligjve kriminelëve marroqë e destruktivë, të cilët e prodhuan këtë “ilaç”, për të “shëruar” (lexo: likuiduar) një pjesë të mirë të njerëzimit. Pastaj, gjoja se, nga pakujdesia, njërit nga punëtorët e laboratorit akoma të panjohur (inconnu), i shpëton nga dora, a i plas në dorë, provëza (epruveta) a ndonjë enë tjetër më e sofistikuar, ku ishte konservuar ky “ilaç” vdekjeprurës. Ata që mendonin e besonin kështu, argumentin e tyre e mbështetnin fort në besimin naiv se prodhuesit, atje, në atë qytetin me emrin Wuhan, në zemrën e Kinës shumëmilionëshe, prodhimin e tyre e distribuonin në sasi e doza të caktuara. Diku më shumë e diku më pak, në rajone të botës. Rusia, për shembull, fqinji më i afërt i Kinës, nuk ishte prekur akoma ende nga ky virus, vrastar i pamëshirshëm e katil, që nuk po i gjendej ilaçi askund në botë. Një mik imi, me tamam mik, kur është burrë fisnik e artist i mirë, nga Prishtina, i kishte zënë besë një teksti trillan të fejsbukut, i kishte besuar parashikimet dhe parallogaritë ogurzeza të atyre “mirë të informuarëve”, se koronavirusi, botën do ta lehtësojë, do ta dëlirë e do ta pastrojë nga dy miliardë banorë të saj, nga shtatë miliardë a sa ka sot saktësisht. Dy miliardë banorë më pak në Planet, nuk janë pak, llogarite! Ndërkohë, vërshimi i tërbuar i koronavirusit, njerëzimin e herri (e dëliri) për dy milionë e sipër. Nëse nget (ecën a vrapon) me këtë ritëm nxitimi, nuk është e largët dita kur, njëmend, do të mbërrihet shifra e kobshme prej dy miliardëve, shifër kjo monstruoze dhe
KULTURË
e frikshme, të cilën e kishte gjetur diku, në hallakamë, në arrati (ikje) e sipër, miku (im) nga Prishtina. * Në atë mjegullim, çrregullim e trishtim, kur u dha urdhër i prerë (aga lart, si fermanët katilë të sulltanëve të Mbretërisë mesjetare otomane!), prej kushedi kujt dhe kushedi nga (mbase i vonuar), që krejt mileti, i madh e i vogël, të mbyllet në shtëpi dhe, nga andej, pas barrikadave, të japë kontributin e vet, çdo individ, pra, në luftën e përgjakshme kundër këtij armiku të panjohur, që, me aq zell e ashpërsi, aq pamëshirshëm, tund shaminë e kërcënimit nga të gjitha anët. E asaj “epoke”, sigurisht edhe nga droja (tuta, deri në panik!), e birit tim Urim, me shumë emra ledhatues (Mic, Mitrush, Mitke, Barbullush, Miçun, Mitrushanec, Michel...), me dhunë i ndarë, i shkëputur nga puna e përditshme, i mbyllur brenda
bedenave të katër mureve të kullës së apartamentit të vet, nuk lë gjë pa lexuar (në gjuhën shqipe, në serbokroatisht, në anglisht e, posaçërisht, në frëngjisht, (në gjuhën e tij të dytë “amtare”), prandaj, me të drejtë, në gjirin tonë të ngushtë familjar, konsiderohej si epidemiolog të ishte, çmohej si personi më së miri, midis nesh, i informuar mbi këtë virus më shumë x-a, por që shoqërohej me një ndajshtim të lartë Kuroravirus ose Coronavirus, sikurse u shpall dhe u emërtua në botën mbarë. Një ditë, Mici (im bir), më mori në telefon dhe, natyrisht (bien évidement), shumë i shqetësuar, më thotë: nëse të prek koronavirusi, dije Bajr(r)ush (ai që bart rrush, jo unë!) se vetëm katër ditë jetë i kë. Kështu po shkruan në fejsbuk dhe ky parashikim është për të gjithë ata që vuajnë nga sëmundje të ndryshme të ashtuquajtura sëmundje shoqëruese. Këtë kumt të zi evlati
im ma jepte duke pasur parasysh se unë vuaja nga një mal i madh dhe i dendur sëmundjesh, të ashtuquajtura, shoqëruese, ndër të cilat më e moçmja, më e rënda, ishte sëmundja e sheqerit (diabeti), që me shoqëron këtu e dyzet vjet të shkuara. I kësaj periudhe, “epoke” fillestare, gjithsesi të errët dhe me shumë të panjohura, në lidhje me këtë virus më kurorë, është edhe urimi i miku im i shtrenjtë nga Prishtina, kur në lidhje telefonike me thotë: shyqyr që paske dalë pozitiv, në test, e, për të tjerat, bëjmë kollaj! (Gjithnjë duke u nisur nga parimi i njohur se, gjithçka pozitive është e mirë, kur është pozitive, dhe se gjithçka e keqe, është negative!) Humor i zi: Dola pozitiv në testin koronavirusit. Kjo është e vetmja gjë pozitive me të cilën e përmbyll vitin 2020! (Dialog, i përnjëmendtë dhe i saktë, midis dy të rinjve shqiptarë në Mërgatë!) E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
Javore KOHA
33
SPORT
Turneu “Pro Beach Soccer – Ulqini 2021” tuboi rreth 120 gazetarë sportivë nga rajoni
Fiton ekipi i gazetarëve nga Bosnja e Hercegovina Turneu u organizua nga Organizata Turistike e Ulqinit dhe ndeshjet u zhvilluan në plazhet “Tampico Beach” dhe “Safari Beach & Camping” në Plazhin e Madh. Fitues i turneut u shpall ekipi i gazetarëve sportivë nga Bosnja e Hercegovina, që në finale fitoi ekipin e gazetarëve sportivë nga Mali i Zi. Gazetari Jasmin Hukiq u shpall lojtari më i mirë i turneut, ndërsa Adnan Nezirov u zgjodh portieri më i mirë, të dy nga Bosnja e Hercegovina Ulqin – Për dy ditë me radhë, të enjten dhe të premten, Ulqini ishte mikpritës i rreth 120 gazetarëve sportivë nga pesë vende të rajonit: Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, që morën pjesë në Turneun e futbollit në rërë “Pro Beach Soccer – Ulqini 2021”. Turneu u organizua nga Organizata Turistike e Ulqinit dhe ndeshjet u zhvilluan në plazhet “Tampico Beach” dhe “Safari Beach & Camping” në Plazhin e Madh. Fitues i turneut u shpall ekipi i gazetarëve sportivë nga Bosnja e Hercegovina, që në finale fitoi ekipin e gazetarëve sportivë nga Mali i Zi. Gazetari Jasmin Hukiq u shpall lojtari më i mirë i turneut, ndërsa Adnan Nezirov u zgjodh portieri më i mirë, të dy
34
Javore KOHA
E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
nga Bosnja e Hercegovina. Krahas ekipeve të gazetarëve sportivë në këtë aktivitet sportiv morën pjesë edhe emra të njohur të sportit nga rajoni dhe përfaqësues të federatave të futbollit të këtyre vendeve. Në mbyllje të turneut, në një ceremoni të posaçme në mjediset e kompleksit hotelier “Holiday Village Montenegro” janë ndarë mirënjohje për personat që kanë kontribuar në rritjen e cilësisë së sportit. Turneu “Pro Beach Soccer – Ulqin 2021” u organizua në kuadër të aktiviteteve që OTU organizon para fillimit të sezonit turistik dhe përbën rikthimin e traditës së dikurshme kur në Ulqin zhvilloheshin turne në futbollin në rërë, në prag të sezonit turistik veror apo në përfundim të tij. Ky aktivitet sportiv ka për qëllim, ndër
të tjera, promovimin e Ulqinit dhe turizmit në këtë qytet. (Kohapress)
“Koha javore” nuk ftohet Gazetarët e gazetës “Koha javore” nuk ishin të ftuar në aktivitetet që u zhvilluan në kuadër të turneut “Pro Beach Soccer – Ulqini 2021”.
SPORT
KT “Ulqini” i suksesshëm në Turneun Ndërkombëtar “Iskra Open” në Sarajevë
Dhjetë medalje, dy trofe dhe një çmim personal
Turneu u zhvillua në të dy disiplinat – ndeshje dhe forma, dhe tuboi rreth 550 garues të 38 ekipeve nga katër vende të rajonit. Ekipi i Taekwondosë “Ulqini” mori pjesë me 12 garues, të cilët fituan gjithsej dhjetë medalje, dy trofe dhe një çmim personal Ekipi i Taekwondosë “Ulqini” është paraqitur me sukses në Turneun Ndërkombëtar “Iskra Open”, që u zhvillua të dielën në Sarajevë. Turneu u zhvillua në të dy disiplinat – ndeshje dhe forma, dhe tuboi rreth 550 garues të 38 ekipeve nga katër vende të rajonit. Ekipi i Taekwondosë “Ulqini” mori pjesë me 12 garues, të cilët fituan gjithsej dhjetë medalje, dy
trofe dhe një çmim personal. Me medalje të arta u kurorëzuan Sara Kraja (dy medalje), Amra Dushku, Dorian Vukaj, Amella Nuti, Arta Ismailaga dhe Berina Mustafa, medalje të argjendta Sumeja Bisha dhe Amell Nuti, ndërsa medalje të bronztë Medina Kanaqeviq. Garuesi i “Ulqini”-t, Dorian Vukaj, u shpall Sportisti më i suksesshëm në
disiplinën e formave. Në renditjen e përgjithshme, KT “Ulqini” fitoi trofeun për vendin e dytë në kategorinë e kadetëve dhe trofeun për vendin e dytë në disiplinën e formave. Ekipi u drejtua në këtë turne nga kryetrajneri Fikret Dushku. (Kohapress)
E ENJTE, 10 QERSHOR 2021
Javore KOHA
35
“Koha Javore” në versionin online,
mund ta lexoni
në linkun:
www.kohajavore.me
kohajavore.me