KOHA Javore Podgoricë e enjte, 23 dhjetor 2021 Viti XX Numër 992 Çmimi 0,50
Kombi shqiptar përballë sfidave të kohës
ISSN 1800-5696
Murtaja e bardhë me përmasa shqetësuese në Mal të Zi
India, vendi ku linden kultura dhe religjione të shumta
PËRMBAJTJE
8
10 Ndërmjet së vërtetës dhe manipulimit
Përpjekje për vendosjen e një regjimi global totalitar!
14
16 Lezha legjendare nderon Monsinjor dr. Zef Oroshin
Përse liria e shtypit është “biznes” i mirë?
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me
2
Javore KOHA
E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
PËRMBAJTJE
20
26 Figurë që la gjurmë në historinë kombëtare
Ruajtja nga harresa e personalitetit dhe veprës së Gjelosh Gjokajt
30
32 E pushkatuan komunistët jugosllavë, por nuk pranoi të heqë kryqin nga qafa KOHA Javore KOHA Javore
Studiuesi dhe atdhetari që ngriti zërin për të drejtat e shqiptarëve KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë NDRYSHIM
pozitiv
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.me
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E
1001 HALL EVE
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Në Tuz u përkujtua 77-vjetori i Çlirimit të Tuzit
Çmimi “15 Dhjetori” i jepet Sead Gjokajt Tuz – Komuna e Tuzit me një ceremoni solemne të organizuar në QKI “Malësia”, shënoi 15 DhjetorinDitën e Çlirimit të Tuzit. Në njoftimin për media të Komunës së Tuzit thuhet se në këtë solemnitet morën pjesë personalitete nga politika, biznesi, institucionet shtetërore dhe përfaqësues të institucioneve fetare. “Kujtojmë sakrificën dhe mundin e atyre që luftuan për çlirimin e qyte-
4
Javore KOHA
E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
tit tonë”, theksojnë nga Komuna e Tuzit. Gjatë këtij solemniteti është bërë edhe ndarja e “Çmimit 15 Dhjetori”, i cili këtë vit iu nda z. Sead Gjokaj, për arritjen: “Mbi angazhimin për hartimin e monografisë së artistit Gjelosh Gjokaj, si redaktor dhe organizator, si dhe promovimi i karakterit dhe veprës së tij në të gjithë Malin e Zi dhe rajonin”. Me rastin e 15 Dhjetorit, nënkryetari
i Komunës së Tuzit, z. Haris Ramoviq, ka vendosur kurorë lulesh tek busti i heroit “Mahmut Lekiq” dhe tek monumenti i “Ushtarët e rënë”, në Cem të Rakiqit. Nga Komuna e Tuzit kanë uruar të gjithë qytetarët me rastin e 15 Dhjetorit- Ditës së Çlirimit të Tuzit e gjithashtu edhe z. Sead Gjokaj i kanë uruar suksese në veprimtarinë e tij. t. u.
NGJARJE JAVORE
U nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit
Mes partive të pakicave dhe disa forcave të tjera politike Drejtuesit e Lëvizjes Qytetare URA, Partisë Socialiste Popullore të Malit të Zi, Unionit Qytetar CIVIS, Partisë Boshnjake, Alternativës Shqiptare, Forcës së Re Demokratike dhe Partisë Demokratike nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit, me synimin për të zbutur polarizimin politik. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kryetari i Lëvizjes qytetare URA dhe zv/ kryeministri, Dritan Abazoviq, tha se nënshkrimi i memorandumit ishte pakt i pajtimit dhe krijimit të një tryeze, nga e cila, dërgohen mesazhe se Mali i Zi në të ardhmen duhet të sillet ndryshe. “Qëllimi është një bashkëpunim më i madh politik, në mënyrë që Mali i Zi qytetar dhe evropian të ketë kohë për t’u mbështetur. Qëllimi është të zhvendoset fokusi nga grindjet , te pajtimi... Në emër të URA-s, dua të falënderoj të gjithë ata që nënshkru-
an, për të treguar se mund të bashkëpunojmë. Ne nuk duam të merremi me të kaluarën, por të shikojmë nga e ardhmja”, tha Abazoviq. Abazoviq theksoi se nënshkrimi i Memorandumit nuk do të thotë se ky veprim është krijimi i një qeverie të pakicës. “Kjo është kundër polarizimit. Ky është krijimi i një shoqërie që është multi- kulturore dhe e përbashkët. Ky nuk është një memorandum për krijimin e një qeverie të pakicës. Askujt këtu nuk do ta kishte problem të bashkëpunonte në një qeveri në të ardhmen. Kjo nuk ka të bëjë me krijimin e një qeverie, por është një akt bashkëpunues,” tha Abazoviq. Nënshkrimi i këtij memorandumi, sipas kryetarit të Partisë Boshnjake, Ervin Ibrahimoviq, zvogëlon distancën ndëretnike. “Besoj se me këtë nënshkrim, por
edhe me përfshirjen e partive të tjera do të kontribuojmë në zvogëlimin e distancës ndëretnike. Kjo ditë konfirmon se popujt pakicë janë gati për këtë,” tha Ibrahimoviq. Ndërkaq, kryetari i Frocës së Re demokratike, Genci Nimanbegu e vlerëson nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimit. “Përparimi i shoqërisë dhe shtetit është vënë në pikëpyetje edhe për shkak të ndarsive të theksuara etnike, fetare dhe kombëtare, ku nënshkrimi i këtij Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet forcave politike jep mundësi për të vendosur në binarët e zgjidhjeve të krizave me të cilat përballët shteti i Malit të Zi”, tha Nimanbegu. Nimanbegu vuri në dukje se nënshkrimi i sotëm i Memorandumit krijon një shpresë për të rinjtë se Mali i Zi ka të ardhme. Memorandumi parashikon bashkëpunimin dhe pajtimin që mundëson një ndryshim të pushteteve pa armiqësi, duke siguruar mostensione etnike, fetare, kombëtare dhe politike, ndërtimi i Malit të Zi si shtet civil, me mundësi dhe shanse të barabarta për të gjithë, respektimin e Kushtetutës së Malit të Zi dhe përkushtimi për shtet ligjor me institucione të pavarura dhe të qëndrueshme, sundimi i shtetit ligjor dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar etj. a.s.
E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Kombi shqiptar përba Njëri prej popujve më të vjetër dhe autokton të Ballkanit është pa dyshim populli shqiptar, i cili i kishte banuar këto vise shumë vite më përpara se të vinin ardhacakë të ndryshëm dhe të popullonin këtë territor, duke sjellë ndryshime në konfiguracionin territorial, demografik dhe politiko-historik
Qani Osmani
Pa dyshim se dihen rrethanat historike të cilat sollën batica dhe zbatica për këtë komb, por pa mëdyshje mund të thuhet se shqiptarët si popull dhe si komb, u formësua shumë përpara lindjes së shtetit të tyre. Ata të përkushtuar ndaj gjuhës, gjakut, flamurit dhe ndjenjës për të jetuar të lirë dhe të bashkuar si çdo popull apo komb, kishin vokacionet e tyre për të jetuar nën një shtet të vetëm. Por, diplomacitë e ndryshme të asaj kohe, sollën vendime në dëm të këtij kombi të fragmentarizuar në më shumë shtete. Ajo që i parapriu më shumë këtij fragmentimi ishte mosunifikimi i faktorit politik shqiptar, e që solli një humbje të dhembshme në Kongresin e Berlinit, më 1878, në Konferencën e Paqes në Londër më 1913 dhe në Versajë. Sido që të jetë, ky komb i pastër etnikisht, me gjurmë të thella në histori, pasardhës i banorëve të parë të Ballkanit, si pellazgët dhe ilirët, ka arritur që t’i mbijetojë dhe t’i bëjë ballë shumë sfidave dhe pushtuesve të ndryshëm. Ky komb i cili është i shpërndarë në disa shtete, nuk ka reshtur së qeni i sfiduar nga shumë faktorë të jashtëm dhe të brendshëm. Ata kanë ndikuar direkt ose indirekt në mirëqenien e këtij kombi. Gjuha e kombit shqiptarë , gjuha shqipe, është njëra prej gjuhëve bazë të kontinentit evropian. Llogaritet si njëra prej 5 apo 6 gjuhëve bazë të këtij kontinenti, ndërsa si njëri prej 10 apo 12 gjuhëve të botës. Me plot të drejtë, studiuesja e njohur nga Shqipëria,
6
Javore KOHA
E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
Elena Kocaqi, e rendit këtë gjuhë si njërën prej më të vjetrave si dhe si një uverturë për formësimin e gjuhëve dhe kombeve tjera evropiane. Ky komb i cili karakterizohet i vogël në krahasim me disa kombe të tjera , për së pari herë në historinë e tij po përjeton ditët më të mira dhe më të lumtura. I gjendur me dy shtete , atij të Shqipërisë dhe të Kosovës, i pari si faktor relevant në Maqedoni dhe në Mal të Zi, dhe atë që njihet si Lugina e Preshevës, pa marrë parasysh injorimin nga disa të tjerë, mund të thuhet se është faktor i stabilizimit në Ballkan. Nacionalizmi i këtij kombi nuk është vrastar, nuk ka shfaqur kurrë pretendime territoriale apo shovinizëm, për dallim prej nacionalizmit serb apo atij grek që institucionalisht dhe historikisht ka qenë vrastar. Nacionalizmi serb i konvertuar në shovinizëm kërcënoi për vdekje qenien shqiptare. Kombi shqiptar, pas rënies së komunizmit, u kthye aty ku e kishte vendin, në aleancë me Evropën Perëndimore dhe SHBA-të, vendin e demokracisë. Guximi, idealet dhe ndihma e tyre solli këtë komb si komb faktorizues në Ballkan, arriti çlirimin e Kosovës, arriti futjen e Shqipërisë në NATO, e nesër mbase edhe në BE, arriti avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni dhe në Mal të Zi. Por, kombi shqiptar, sot gjendet përballë disa sfidave, sa të rrezikshme, po aq edhe sfiduese. Kombi shqiptar, përballë sfidave të jashtme dhe të brendshme duhet të dijë se si të manovrojë me sukses. Përballë sfidave Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
allë sfidave të kohës të jashtme ai ka përballë nacionalizmin serb, i cili kërcënon edhe më tutje Ballkanin dhe shtetin e Kosovës, e kësisoj shqiptarët në përgjithësi. Diplomacia serbe e përkushtuar me çdo kusht në lobim kundër njohjes së pavarësisë
së Kosovës, përmes përkrahjes së strukturave paralele serbe në Kosovë, përmes margjinalizimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përmes oscilacioneve të ndryshme është sfidë për kombin shqiptar. Përballë këtij kombi gjendet e ashtuquajtura çështje çame e cila rri pezull dhe nuk faktorizohet, edhe pse shteti i cili pretendon të jetë demokratike Greqia, mban pa të drejtë popullsinë çame në mëshirën e fatit, duke mos i njohur të drejtat elementare të shqiptarëve. Kombi shqiptar përballë ka edhe sfidën e shtetit me këmbë të qelqtëta Maqedoninë e Veriut, ku shqiptarët atje duhet medoemos të kërkojnë me ngulm të drejtat e tyre natyrore, përndryshe duhet të kërkohen alternativa të tjera, si federalizmi apo ndonjë formë tjetër e rregullimit kushtetues. Ky komb përballë ka edhe sfidat eurointegruese dhe euroatlantike, shkëputjen nga e kaluara komuniste si dhe hyrjen në familjen e kombeve të lira. Kombi shqiptar përballë tij si sfidë të brendshme ka unifikimin ndërshqiptar si në aspekt politik, ekonomik, gjuhësor e arsimor, duhet të synojë unifikimin e objektivave dhe qëllimeve të përbashkëta, ndjekjen e një politike kohezive. Kombi shqiptar përballë ka konceptin monstër të disa pseudoanalistëve si “komb apo gjuhë kosovare”. Kombi shqiptar duhet të luftoj këtë sajesë të rrezikshme dhe armiqësore, sepse ajo sjell përçarjen dhe ndarjen e mëtutjeshme ndërshqiptare. Kombi shqiptar përballë ka heqjen e barrierave ndërshqiptare në çfarëdo qoftë fushë qofshin ato, forcimin e ekonomisë, krijimin e mundësive për një lëvizshmëri dhe fleksibilitet më të madh ndërshqiptar, dhe këmbimet e ndryshme akademike, studentore ndërshqiptare. Kombi shqiptar përballë ka edhe një sfidë tjetër , iniciativat të disa grupacione fetare të ndihmuara nga qarqet e ndryshme sllave, greke, serbe. Tendenca e disa individëve, të cilët dalin dhe deklarojnë publikisht: “Shqiptarëve nuk i duhet Evropa dhe Amerika” sa janë djallëzore, po aq janë edhe armiqësore. Shqiptarëve i duhet Evropa dhe Amer-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
ika më shumë se kurrë sot. Përndryshe ekzistimi ynë si shqiptar është në pikëpyetje. Dilema se a duhet të synojmë Perëndimin apo Lindjen e shtruar si dikotomi, nuk është e nevojshme, sepse dihet se shqiptarët janë Evropa dhe Perëndimi vet. Ata kanë kontribuar në konfiguracionin e këtij kontinenti të vjetër e të lashtë deri atëherë kur u pushtua ky kontinent nga fiset e egra prej Karpateve, si dhe nga pushtuesit osman. Kombi shqiptar duhet t’i luftoj me çdo kusht iniciuesit e një sllavizimi të figurave tona historike kombëtare. Kombi shqiptar duhet të promovojë shumëllojshmërinë ndërfetare, duke mos cenuar aspak të drejtat fetare ndërshqiptare ose të drejtat fetare të kombeve tjera. Shqiptarët sot edhe pse me shumicë myslimane, nuk duhet të shikojnë me sy armiqësore shqiptarin katolik ose ortodoks. Kombi shqiptar duhet të mos gjendet përballë dilemës, po ashtu të disa heretikëve dhe qarqeve ortodokse proserbe dhe progreke, që u pengojnë xhamitë e larta, e nuk ju pengojnë kryqet gjigante përballë shumicës myslimane, që ju pengojnë marrëdhëniet e mira me Turqinë, përderisa ky shtet është duke ndihmuar aktivisht shtetin e Kosovës si dhe ata të Shqipërisë. Pra, kombi shqiptar duhet t’i japë përparësi prezencës së shumëkonfesionalitetit, të respektojë kultet e besimit, të ndërtojë xhami, por në anën tjetër nuk duhet të rrënoj kisha, ose duke ndërtuar kisha të rrënojë xhami, sepse në kompozicionin e tij ka edhe pjesëtarë mysliman edhe të krishterë. Kombi shqiptar duke i dhënë përparësi ndjenjës së pastër kombëtare, kohezionit ndërshqiptar, respektimit të dallimit fetar, librave të shenjtë fetarë dhe të tempujve të shenjtë fetarë, mbrojtjen e këtij dallimi, mbrojtjes së pastërtisë gjuhësore dhe etnike, ngritjes dhe mbrojtjes së personaliteteve të famshme historike shqiptare, pa marrë parasysh besimin e tyre fetar, do të jetë detyrimisht i suksesshëm dhe me ndikim në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Tjetër alternativë nuk ka. Nëse ka, urdhëroni e potenconi. E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Mediatizimi i historisë
Ndërmjet së vërtetë Mënyra se si ne e perceptojmë të kaluarën (historinë) varet shumë nga mënyra se si media na e ka prezantuar atë. Por mediatizimi i historisë bart me vete rrezikun e manipulimit dhe konstruktimit të historisë. Një ndër karakteristikat, njëkohësisht rreziqet më të mëdha të dukurisë së mediatizimit të historisë është instrumentalizimi politik i historisë. Filmi si një medie e komunikimit të përhershëm, qoftë ai dokumentar apo artistik, është ndër format më tërheqëse dhe më me ndikim të mediatizimit të historisë
Ismet Kallaba
Mediat janë pasqyruese të realitetit përmes raportimit për ngjarjet nga jeta e përditshme. Ato janë dëshmitare dhe një burim i rëndësishëm edhe për trajtimin dhe studimin e historisë. Që prej lindjes së shtypit, e kaluara, ngjarjet dhe personazhet historike kanë qenë lëndë e preferuar pët të, nisur edhe nga interesi i lexuesit. Mediat gjeneraliste përpiqen të trajtojnë çdo gjë me qëllim të plotësimit të kërkesave në rritje të audiencës së tyre. Marrëdhëniet e medias dhe historisë janë një raport ndërvarësie. Ato e ndihmojnë dhe e plotësojnë njëratjetrën. Mënyra se si ne e perceptojmë të kaluarën (historinë) varet shumë nga mënyra se si media na e
“ 8
ka prezantuar atë. Përpos që shërben për regjistrimin e historisë, media është ndoshta institucioni social më i përshtatshëm për rishqyrtimin e së kaluarës, sepse vetëm vështrimi i publikut mbi atë “çfarë ka ndodhur” hap rrugën për shqyrtim kritik të së kaluarës. Këtu duhet përmendur edhe rolin kyç të medias në procesin e kujtesës kolektive. Vetë media është pjesë e historisë së një vendi apo një populli, ndërsa historia e medias shkencë ndihmëse e historisë moderne bashkëkohore. Gazetat dhe mediat në përgjithësi janë edhe aktore, edhe dëshmitare të historisë së një vendi, dokumente historike që mund t’i ndihmojnë historianët në punën e tyre duke iu ofruar material. Mediatizimi i historisë bart me vete rrezikun e manipulimit dhe konstruktimit të historisë. Shembulli më i mirë për këtë është mediatizimi i historisë në periudhën e socializmit në Shqipëri, ku ngjarjet e ndryshme, sidomos Lufta e Dytë Botërore, por edhe ngjarje të tjera janë treguar nën ndikimin (presionin) e ideologjisë
Media ka përparësinë për shkak të mënyrës tërheqëse të tregimit të historisë. Audienca e sotme kërkon forma të gatshme dhe media është në gjendje t’ia ofrojë, falë teknologjisë që përdor, pa çka se mediatizimi i historisë vuan nga tregimet sipërfaqësore dhe jo të thelluara, ndonjëherë edhe të formës “bardhë e zi”
Javore KOHA
E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ës dhe manipulimit sunduese të kohës, duke e proklamuar atë si “të vërtetë absolute”. Kjo mënyrë e trajtimit dhe e mësimit të historisë ka lënë pasoja të pariparueshme në mendësinë tonë kolektive për historinë shqiptare. Media ka përparësinë për shkak të mënyrës tërheqëse të tregimit të historisë. Audienca e sotme kërkon forma të gatshme dhe media është në gjendje t’ia ofrojë, falë teknolog-
jisë që përdor, pa çka se mediatizimi i historisë vuan nga tregimet sipërfaqësore dhe jo të thelluara, ndonjëherë edhe të formës “bardhë e zi”. Një ndër karakteristikat, njëkohësisht rreziqet më të mëdha të dukurisë së mediatizimit të historisë është instrumentalizimi politik i historisë. Filmi si një medie e komunikimit të përhershëm, qoftë ai dokumentar apo artistik, është ndër format më tërheqëse
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
dhe më me ndikim të mediatizimit të historisë. Në kinematografinë botërore ka mjaft shembuj pozitivë të mediatizimit të ngjarjeve dhe personazheve historike. Këtu po përmendim filmin “Quo Vadis, Aida?” të regjisores boshnjake Jasmila Zhbaniq, i cili flet mbi gjenocidin në Srebrenicë. Filmi ka marrë vlerësime nga kritika filmike dhe ka fituar shumë çmime, ndër të cilët së fundmi edhe Çmimin e Akademisë Evropiane të Filmit. Nga ana tjetër, ka edhe shembuj negativë të mediatizimit të historisë nëpërmjet filmit. Një filmi artistik ose dokumentar-artistik i lejohet “të luajë” me elementet artistike, por nuk mund të trillojë të vërtetën, aq më tepër nëse ka për qëllim mohimin e së vërtetës, manipulimin e fakteve historike etj., siç është rasti me filmin serb „Slučaj Račak“ (Rasti Reçak) për Masakrën e Reçakut, i realizuar nga Radiotelevizioni i Serbisë si pjesë e serialit „Dosije Kosovo“ (Dosja Kosova), me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Serbia është e njohur për investimet e shumta shtetërore në propagandën mediatike, ku filmi zë një vend të posaçëm. Përkundër kësaj, shqiptarët kanë investuar shumë pak gjatë pluralizmit për mediatizimin e historisë, përfshirë edhe luftën e fundit në Kosovë. Sipas disa regjisorëve, përpos mosinteresimit të shtetit për të investuar në projekte të tilla të kushtueshme, një gjë e tillë ka ndodhur edhe për shkak se regjisorët nuk i shikojnë me interes filmat me temë nga lufta e fundit. Por regjisori i njohur kosovar Ben Apolloni mendon se nuk është jashtë modës të trajtohet tema e luftës në filma, por kjo është e vështirë të realizohet pa përkrahjen e shtetit. Së këndejmi, duhet thënë se bazuar në përvojën shqiptare dhe atë botërore mediatizimi i historisë duhet shikuar si një përpjekje (luftë) e vazhdueshme për paraqitjen e së vërtetës historike dhe përpjekjeve për deformimin apo manipulimin e saj. E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
“Loja e madhe” e një “sundimtari të padukshëm” (1)
Përpjekje për vendos një regjimi global tot Hajrudin S. Muja
Më 9 korrik të vitit 2020, akademiku Dr. Ferid Muhiq, pati botuar shkrimin “Nevidljivi vladar Covid-19 zapravo je instrumenat u rukama vidljivog, ali skrivenog vladara” [TheBosniaTimes. com], ku pati parashikuar fillimin e një “loje të madhe” të historisë njerëzore, të një sundimtari të padukshëm të quajtur “Covid-19”, si një instrument në duar të një “sundimtari të dukshëm”, por të fshehur! Është një “zot i fshehur”, i cili në vend të “konceptit të shoqërisë si bashkësi e lirë individësh” synon të sjellë në skenë “konceptin e shteteve totalitare”, gjë që ka përndjekur imagjinatën e shumë filozofëve dhe shkrimtarëve të shquar të mijëvjeçarit të fundit, por që ka filluar të konceptohet teorikisht në vitet 1948-1974 dhe ka hyrë në fazën kritike të realizimit! Është përpjekje për vendosjen e një
“ 10
regjimi global totalitar! Si provë për këtë, Muhiq konsideron bindjen e verbër e të pakushtëzuar si detyra më e madhe qytetare, në vend të të drejtave dhe lirive të mëparshme qytetare, një provë drejt vendosjes së “Rendit të Ri Botëror”, nga e cila kurrë nuk u hoq dorë! Në realizim të saj vendoset gjendja e jashtëzakonshme, izolimi dhe desocializimi, ndalohen tubimet, protestat dhe çdo rezistencë e organizuar ndaj autoriteteve, duke prezentuar idealin e një të binduri, pavarësisht çmimit që ka! Idealet janë zëvendësuar nga frika për jetën: të qëndrosh gjallë është bërë çështje pushteti! Pushteti i padukshëm merr në mënyrë të padukshme të gjitha pushtetet, pa mbështetjen e popullit dhe pa pengesa institucionale. Ky pushtet, që mban në dorë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, është në qendër të kapitalit financiar, kurse qeveritë e tjera veprojnë sipas udhëzimeve, për kënaqësinë e tyre dhe për përfitime personale. Në fund Muhiq thotë se: “Qytetarët u kthyen në vetmitarë asketë, të mbyllur në shpellat e tyre. Por jo më të udhëhequr nga vendimi i tyre i lirë, as
Më 9 korrik të vitit 2020, akademiku Dr. Ferid Muhiq, pati botuar shkrimin “Nevidljivi vladar Covid-19 zapravo je instrumenat u rukama vidljivog, ali skrivenog vladara” [TheBosniaTimes.com], ku pati parashikuar fillimin e një “loje të madhe” të historisë njerëzore, të një sundimtari të padukshëm të quajtur “Covid-19”, si një instrument në duar të një “sundimtari të dukshëm”, por të fshehur! Është një “zot i fshehur”, i cili në vend të “konceptit të shoqërisë si bashkësi e lirë individësh” synon të sjellë në skenë “konceptin e shteteve totalitare”
Javore KOHA
E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
nga dëshira e tyre për përvojën ekstatike të pafundësisë, por me urdhër, dekret, kërcënime me burg dhe në vend të Zotit të Plotfuqishëm, ata tani i drejtojnë lutjet e tyre shtetit totalitar”! Akademiku Muhiq dhe shumë të tjerë u referohen këtu dy veprave të psikologut Burrhus Frederic Skinner (1904-1990): “Walden Two” (Macmillan 1948) dhe “Beyond Freedom and Dignity ” [Përtej lirisë dhe dinjitetit (Cambridge 1971)], të cilat edhe pse të shkruara në formë romani (utopik), të zgjojnë kureshtjen dhe të bëjnë të mendosh e të ndjesh se nuk është thjesht një zhvillim ngjarjesh sikurse te romanet e zakonshëm! Në “Walden Two”, ku protagonistët flasin për një refuzim të vullnetit të lirë, diskutimi sillet rreth aplikimeve sociale dhe edukative të “teorisë së sjelljes”, ku përshkruhet një komunitet eksperimental, në të cilin mund të përdoren maksimalisht “teknikat psikologjike” për të promovuar “mirëqenien njerëzore” dhe për të siguruar kushte optimale për eksperimentim. Për këtë i nevojitet “një teknologji e sjelljes njerëzore” dhe “modelet mekanike të veprimit njerëzor”! Në vija të trasha, Skinner propozon ridizajnimin e shoqërisë, parimet e së
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
sjen e talitar!
cilës i shpjegon më pas në “Beyond Freedom and Dignity”, ku argumenton se besimi i rrënjosur në vullnetin e lirë dhe autonomia morale e individit, që ai e quan “dinjitet”, pengon mundësinë e përdorimit të metodave shkencore për të modifikuar sjelljen, me qëllim të ndërtimit “të një shoqërie më të lumtur dhe më të organizuar” dhe këtë ndërmjet “dinjitetit” dhe “ndëshkimit”. Dinjiteti mendon se është një nocion i rremë i shkakut të brendshëm, që “heq si meritën për veprimin ashtu edhe fajin për keqbërjet”, që ta mbajë përherë në “zero”. Njëra nga këto mund të jetë kredia në funksion të kontrollit, përmes së cilës individi ndëshkohet dhe robërohet me mendimin se po e bën për të mirën e tij! Shumë studiues, përfshirë edhe akademikun Muhiq, “Walden Two” e konsiderojnë si një lloj kundërvështrimi polemik me librin “Walden” ose “Jeta në pyll” (New York 1854) të autorit Henry David Thoreau (18171862), në lidhje me përvojat e tij eksperimentale përgjatë dy viteve, dy muajve dhe dy ditëve (4 korrik 1845 - 6 shtator 1847), në një kasolle që ai ndërtoi pranë “Walden Pond” [Massachusetts], ku provoi të bënte një jetë të thjeshtë, pa lukse të tepër-
Idealet janë zëvendësuar nga frika për jetën: të qëndrosh gjallë është bërë çështje pushteti! Pushteti i padukshëm merr në mënyrë të padukshme të gjitha pushtetet, pa mbështetjen e popullit dhe pa pengesa institucionale. Ky pushtet, që mban në dorë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, është në qendër të kapitalit financiar, kurse qeveritë e tjera veprojnë sipas udhëzimeve, për kënaqësinë e tyre dhe për përfitime personale ta dhe në kushte të reduktuara rrënjësisht. Është një reflektim mbi mosbindjen civile, jetën e thjeshtë në një mjedis natyror të pavarësisë personale, eksperimentit social, udhëtimit drejt zbulimeve shpirtërore ose më saktë një manual për mbështetjen në vetvete. Ndërsa “Walden” përjashton konceptin e “mosbindjes civile” si një e drejtë primare demokratike, “Walden Two” që posedon “Bordin Planifikues” të një ”qeverie të vetme” si një qendër nga ku dalin projekte të mëdha, përjashton çdo justifikim të mosbindjes dhe shpall ideale “bindjen civile” për arritje kolektive! Gjashtë planifikues përbëjnë “bordin” dhe janë të ngarkuar me suksesin e komunitetit. Ato bëjnë politikën, rishikojnë punën e menaxhuesve dhe mbajnë një sy në gjendjen e kombit në përgjithësi. Shkencëtarët që janë grupi më së paku i përmendur, kryejnë eksperimente mbi kontrollin e sjelljes së fëmijëve, veçanërisht në proceset edukative. Disa nga këto zakonet e “bordit” përfshijnë që fëmijët të rriten në mënyrë të përbashkët, familjet të jenë jo-bërthamore, dashuria e lirë të jetë normë dhe shprehjet personale të falënderimit të jenë tabu! Konstatimi i Skinnerit se njerëzit janë makina që nuk mendojnë është në pajtim me Dekartin se ata “reagojnë vetëm ndaj rrethanave të jashtme”, dhe prandaj është e mundur të drejtohet dhe të kontrollohet sjellja e tyre në të gjitha format kolektive dhe individuale, që shpie deri në vendosjen e një regjimi global totalitar! Ndonëse qarqet më të larta politike e pritën me entuziazëm dhe prej atëherë njihet si “Bibla e politikës ndërkombëtare të SHBA-së”, praktikat e përshkruara ishin shqetë-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
suese për shoqërinë intelektuale dhe popullore amerikane të viteve ‘40 [Hocutt:1977; Rouse:2002; Zuriff:1987]. Intelektualët i kategorizuan në rangun e ushtrimeve despotike për manipulimin e mendjes. Kritiku Harvey L. Gamble Jr., për shembull, mendonte se teza e Skinnerit është që “tiparet individuale të formohen nga lart, nga forcat shoqërore që krijojnë mjedisin”, kurse qëllimi i tij “të krijojë një shoqëri individësh të socializuar për të funksionuar me të tjerët si një njësi dhe për të formuar një komunitet të kontrolluar” [Texas Studies in Literature and Language”, #41/1999, f. 3]. Disa të tjerë madje e kanë klasifikuar në kategorinë e asaj që përfshinë inxhinierinë e sjelljes dhe manipulimin e mendjes [Matson:1971], që mund “të ndryshojë natyrën e qytetërimit perëndimor në mënyrë më katastrofike sesa fizikanët bërthamorë dhe biokimistët së bashku” [Jessup:1948, f. 192]. Skinner u kritikua edhe në librin “The New Behaviorism” [Philadelphia 2014], ku autori John Staddon e krahasoi me “Brave New World” (1931) të Aldous Huxley-t dhe “1984” (1949) të George Orwell-it. Por, ndërsa romanet e Orwell-it dhe Huxley-t janë të dy distopi që flasin për pasojat e liga të përpjekjeve shtrënguese përmes qasjeve teknologjike, Skinner supozon të ndriçojë rrugën teknologjike drejt utopisë. Propozimi i tij ndjek filozofinë platonike të monarkut ligjvënës dhe grupit të kujdestarëve si një kastë e ndarë. Janë ata që duhet të rregullojnë ushqimin, punën, arsimin dhe gjumin, ata që vendosin agjendën morale dhe ekonomike, sepse ata janë “më të mençurit” që duhet të sundojnë dhe të ndryshojnë botën. (vijon) E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Diskursi demografik
Murtaja e bardhë me përmasa shqetësuese në Mal të Zi E dhëna se murtaja e bardhë i ka përfshirë 20 komuna nga 24 sa ka Mali i Zi, dëshmon se kemi të bëjmë me dukuri e cila ka marrë përmasa shqetësuese që ditë më parë u publikuan nga MONSTAT-i për nëntë muaj të këti viti, nga del se trendi negativ është i pranishëm viteve të fundit
vdekur 7.278 njerëz. Kemi të bëjmë me të dhëna statistikore, ku nuk duhet të anashkalohet ndikimi i pandemisë, e cila në Mal të Zi ka ndikuar Nail Draga në nivelin e vdekshmërisë së qytetarëve të këtij mjedisi. Shtimi natyror pozitiv në vitin 2020 është shënuar vetëm në shtatë komuna(Tivar,BudVetëm katër komuna në Mal të Zi vë, Plavë, Podgoricë, Rozhajë, Tivat e kanë pasur shtim natyror pozitiv për Tuz), ndërsa ky numër për nëntë muaj nëntë muaj të këtij viti(Podgoricë, të këtij viti ka rënë në katër komuna. Budvë, Rozhajë e Tuz), ndërsa me Nga këto katër komunat me shtim atë negativ veçohen Nikshiqi (-316) natyror pozitiv për nëntë muaj të vitit dhe Plevla (-308). Ndërsa në nivel të 2021 veçohet Podgorica me 1.911 vendit është shënuar shtimi natyror të lindur, ndërsa kanë vdekur 1.655 negativ, sepse kanë vdekur 1.526 njerëz, me shtim natyror (+256), ndërsa vijon Budva me 289 të lindur njerëz më shumë sesa kanë lindur. Kemi të bëjmë me shtimin natyror e 213 të vdekur (+76), Rozhaja me negativ, i cili për të parën herë pas 196 të lindur e 168 të vdekur(+27) Luftës së Dytë Botërore në Mal të Zi dhe Tuzi, me 119 të lindur dhe 110 të është shënuar vitin e kaluar. Mediat vdekur(+10). kanë informuar se në vitin 2020 që Shtimin natyror negativ më të lartë ishte viti i pandemisë Covid-19, kanë e kanë pasur Nikshiqi ku kanë lindur lindur 7.082 fëmijë, ndërsa kanë 492 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 808
12
Javore KOHA
E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
njerëz, me bilanci negativ(-316) dhe pastaj vijon Plevla, ku kanë lindur 111 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 419 banorë(-308).
Tivari dhe Ulqini me trendin negativ të popullsisë
Nëse analizojmë të dhënat për komunat bregdetare, shtimin natyror negativ më të lartë e kanë Tivari, me 330 fëmijë të lindur, ndërsa të vdekur 463 qytetarë (-143), Ulqini me 161 të lindur dhe 303 të vdekur (-142) dhe Herceg Novi, të lindur 236 fëmijë ndërsa të vdekur 347 qytetarë (-111). Trendi negativ i shtimit të popullsisë është i pranishëm edhe në këto komuna: Bijello Pole (-148), Berane (-145), Cetinë (-104), Andrijevicë (-40), Mojkovc (-82), Danilovgrad (-50), Guci(-26), Kolashin (-50), Kotor (-76), Petnjicë (-20), Plavë (-20), Pluzhinë(-26), Shavnik (-22), Tivat
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
(-22) dhe Zhablak(-44). Ndërsa më së paku fëmijë për këto nëntë muaj kanë lindur në komunat: Shavnik(13), Pluzhinë (16), Zhablak(22), Andrijevicë (24), Guci(25), Mojkovc (35) dhe Petnjicë (36), që paraqesin komunat me numër më të vogël të popullsisë në Mal të Zi.
Popullsia migron në drejtim të kryeqytet dhe bregdetit
Të dhënat sipas Monstat-it për nëntë muaj dëshmojnë se numri i banorëve në Podgoricë, në sajë të ndryshimit të imigrimit dhe emigrimit, është rritur për 678, ndërsa për të njëjtën periudhë Plevla ka mbetur pa 482 banorë, Biellopola 344. Ndërsa përveç Podgoricës rritje të banorëve kanë pasur edhe Budva për 178 banorë, Tivari 158, H.Novi 44, Tivati 45, Ulqini 42, Danilovgradi për 42, Petnjica 39, Kotori 29 dhe Gucia për 24 banorë. Nga të dhënat e prezantuara del se përveç kryeqytetit, Podgoricës, popullsia ka imigruar edhe në bregdet, nga del se lëvizjët migruese të popullsisë në Mal të Zi do të vazhdojnë trendin në këto dy drejtime.
Diferencime në të punësuar dhe në paga
Nga të dhënat e prezantuara në lidhje me të punësuarit del qartë se rreth gjysma e të punësuarave janë në Podgoricë, ndërsa Tivati dhe Plevla prijnë me paga. Pothuaj gjysma e të punësuarave nga numri i përgjithshëm në fund të muajit tetor kanë punuar në Podgoricë-93.618, që është për rreth 15.000 më shumë së në janar të këtij viti. Ndërsa në pjesën tjetër të Malit të Zi janë të punësuar 109.363 persona. Kështu sipas të dhënave në Nikshiq kanë punuar rreth 15000 individë, në Budvë mbi 15.600, Tivari rreth 13.000, H.Novi 10.388, B.Pole 8.800, Kotorr mbi 7000, etj.
Ulqini me pagën më të ultë në vend
Sipas të dhënave të publikuara del se pagën mesatare ma të lartë në Mal të Zi e kanë të punësuarit në Tivat me 633 euro, Plevle me 566 euro, në Podgoricë më 562 euro. Ndërsa pagën nën 500 euro e kanë tetë komuna: Andrijevica, Bijello Polja, Danillovgradi, Herceg Novi, Petnjica, Rozhaja, Shavniku dhe i fundit Ulqini. Madje duhet cekur se paga mesatare me e ulët në Mal të Zi është gjithnjë në Ulqin prej 427 euro.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Përfundim
Ndonëse dukuria e murtajës së bardhë ka vite që është bërë pothuaj trend bashkëkohor, edhe në Mal të Zi, deri më tash nuk kemi pasur rast të dëgjojmë ndonjë reagim nga strukturat qeveritare. Nga një qëndrim i tillë joserioz del se kemi të bëjmë me një çështje e cila iu është lënë familjeve si çështje e tyre autonome. Por, duke pasur parasysh rrethanat shoqërore, ekonomike e sociale të pavolitshme të pjesa ma e madhe e popullsisë, formimi i familjeve të reja paraqet sfidë për çdo të ri. Në lidhje me këtë çështje nuk ka dilemë se iu takon institucioneve qeveritare të angazhohen në këtë drejtim për të dhënë propozime konkrete siç do të ishin ofertat ndaj çiftëve të reja, që do të ishte në favor të natalitetit dhe zvogëlimit të migrimit dhe emigrimit të popullsisë së re. Për këto tre vite(2019-2021) murtaja e bardhë në Mal të Zi është avancuar, sepse në vitin 2019 nga 18 komuna të dhënat për nëntë muaj të këtij viti(2021) dëshmojnë se i ka përfshi 20 komuna, çështje e cila duhet të jetë shqetësim shtetëror. Ndërsa nëse vazhdohet me heshtje sikurse është vepruar deri më tash rënia e shtimit të popullsisë do të jetë plagë shoqërore me pasoja të përgjithshme në këtë mjedis. E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Përse liria e shtypit ë Liria dhe pavarësia e shtypit, një element kryesor i demokracisë në mbarë botën, po pëson rënie me një ritëm alarmues, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit Lusi P. Markus Por, transparenca dhe vigjilenca që ofron një shtyp i lirë dhe i pavarur janë kritike jo vetëm për demokracinë; ato shërbejnë gjithashtu si armë të fuqishme kundër forcave degraduese nga korrupsioni deri te praktikat e këqija të biznesit, të cilat dëmtojnë begatinë ekonomike. Më thjesht, pa gazetari të cilësisë së lartë, bëhet e pamundur të kesh ekonomi më të mirë, më të fortë dhe më të begatë. Çdo ditë që kalon sjell shembuj kërcënimesh, dhe në disa raste sulmesh, me të cilat përballet gjithnjë e më shumë shtypi, qoftë nga udhëheqës autoritarë, qoftë si rezultat i modeleve të paqëndrueshme të biznesit. Sido që të jetë, në një kohë kur kemi nevojë më shumë se kurrë për gazetari investigative serioze dhe analizë inteligjente të tendencave ekonomike si dhe veprimtarive të biznesit, aftësia për t’i ofruar këto po reduktohet me shpejtësi. Një problem tjetër është se, me reklamat, në print në rënie të pandalshme, kompanitë mediatike e kanë gjithnjë e më të vështirë të financojnë gazetarinë investigative, e cila kërkon kërkime afatgjata dhe të thella. Megjithatë, duke identifikuar dhe nxjerrë në pah problemet që mund të kenë ndikim të madh në agjendat politike dhe jetën publike për vitet që do të vijnë, impakti i një gazetarie të tillë mund të jetë shumë i madh. Mendoni investigimin që bëri Rojters në vitin 2012 – i cili bëri muaj të tërë kërkimesh të hollësishme mbi skemën e shmangies së taksave nga ana e Starbaks. Gazetari Tom Bergin analizoi vite të tëra dokumentacione komplekse për të zbuluar, ekspozuar dhe shpjeguar se si kompania po anashkalonte taksimin e vendeve ku vepronte. Investigimi i tij shkaktoi një ortek, i cili vazhdon të
14
Javore KOHA
E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
jehojë përreth botës, edhe sot e kësaj dite, teksa shumë kompani shumëkombëshe po shihen “me lupë”. Dhe një kërkim i tillë gazetaresk kushton. Por, një model financimi që siguron ofrimin e kësaj të mire publike nuk të hyn në punë, përballë represionit politik, i cili po rritet kudo në modë. Për shembull, në fillim të marsit, qeveria e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan,
mbylli gazetën me tirazh më të lartë në vend “Zaman”, dhe forcat e sigurisë hodhën gaz lotsjellës e qëlluan me plumba gome protestuesit jashtë zyrave të gazetës. Udhëheqës evropianë, përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryeministrin italian, Mateo Renci, dhe presidentin francez, Fransua Holand, të gjithë e bënë çështjen “Zaman” pjesë të diskutimeve
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
është “biznes” i mirë? të tyre me kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu, kur u takuan së fundmi për të diskutuar mbi krizën e refugjatëve. Udhëheqësit botërorë duhet të vazhdojnë të flasin me zë të lartë – dhe të jenë të palëkundur në mbështetjen për lirinë e shtypit në vendet e tyre. Në fund të fundit, sinjali që dërgon një qëndrim i tillë zyrtar është i një vendi që bën hapa prapa – një pengim i inovacionit dhe rritjes. Kina, e cila është sot ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe një burim tejet i rëndësishëm i prodhimeve botërore dhe investimeve, të duket sikur përgënjeshtron çdo lidhje mes lirisë së shtypit dhe suksesit ekonomik.
E megjithatë, një mësim themelor në rritjen e luhatshmërisë financiare që nisi verën e kaluar, është se informacioni i kontrolluar nga shteti, shpeshherë është informacion i keq. Duket se investitorët kanë filluar të vlerësojnë rrezikun e të bërit biznes, në një mjedis ekonomik dhe biznesi, të cilin ata nuk munden ta kuptojnë plotësisht. Organizatat mediatike kineze janë nën mbikëqyrje konstante nga autoritetet, dhe botuesit kanë protestuar, e ndonjëherë janë përpjekur edhe të sfidojnë censurën. Kohët e fundit, botimit në gjuhën kineze të “South China Morning Post” iu mbyllën llogaritë në mediat
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
sociale. Shumë faqe të huaja lajmesh në internet, nga BBC te Rojters, iu bllokohen shpeshherë lexuesve kinezë. Në vitin 2012, faqja e internetit e “New York Times” u bllokua në Kinë, pasi gazeta botoi një artikull se familja e kryeministrit të atëhershëm kinez, Uen Jiabao, kontrollonte asete me vlerë 2.7 miliardë dollarë. Po kështu, organizatat e huaja mediatike shpeshherë nuk munden të investigojnë kompani kineze dhe veprimtarinë ekonomike, në mënyrë të lirë dhe të saktë. Ursula Gautier, korrespondente nga Pekini për L’Obs (IshLe Nouvel Observateur), u detyrua të largohet nga Kina në vitin 2015, pasi autoritetet refuzuan t’i rinovojnë vizën. Ajo nuk është aspak e vetmja gazetare perëndimore që “neutralizohet” në këtë mënyrë. Pastaj ka vende që nuk marrin aq vëmendje sa duhet. Renditja e Andorës, një parajsë fiskale në Indeksin e Lirisë së Shtypit, pësoi rënie të fortë në vitin 2015, sepse gazetarët nuk e kanë të lehtë të sigurojnë qasje në informacion për bankat që veprojnë atje. Vendit i mungon “mbrojtja ligjore për lirinë e informimit, si për shembull konfidencialiteti i burimeve të gazetarëve”. Dhe sasia e paktë e mbulimit që marrin bankat në Andorë, ka qenë shqetësuese. Lista e vendeve ku liria e shtypit është e kufizuar vazhdon, nga Afrika dhe Lindja e Mesme në Rusi, si dhe në shumicën e ish-republikave sovjetike. Edhe SHBA-ja po sheh shenja alarmuese, teksa kandidati kryesor i republikanëve për president, (i cili edhe u bë president) Donald Trump, i ka sulmuar ashpër gazetarët gjatë mitingjeve të tij elektorale. Një shtyp aktiv, i angazhuar dhe i pavarur ofron një të mirë publike themelore - transparencën, e cila bën të mundur llogaridhënien politike dhe ekonomike. Në një botë gjithnjë e më komplekse e të specializuar, sigurimi i një shtypi të tillë duhet të mbështetet, të mbrohet dhe të inkurajohet. Po organizatat mediatike duhet të gjejnë mënyra për të financuar gazetarinë që vlen, investigimet dhe analizat. Fatkeqësisht, shumë vende do të ishin të lumtura që ato kanë probleme të tilla. E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
Javore KOHA
15
KULTURË
Lezha legjendare nderon Monsinjor dr. Zef Oroshin Për Koha Javore:
Frank Shkreli / Nju Jork
Sa simbolike hapësira e zgjedhur nga planifikuesit e këtij projekti, për të vendosur bustin e Mons. Zef Oroshit në atë vend të identifikuar me këta dy emra të mëdhenj: njëri i Kishës Katolike Shqiptare dhe tjetri një prej personaliteteve më të njohura të historisë së Shqipërisë. Dom Zefi ishte adhurues i madh i Papa Gjon Palit II dhe kishte respekt edhe për Faik Konicën, gjithashtu, si një patriot e shkrimtar i pashoqë. Pasi unë kam shkruar në të kaluarën për vlerat fetare dhe kontributet kombëtare të Dom Zefit – të cilin e kam konsideruar këshilltar dhe besnik timin sa ishte gjallë -- këtë kronikë sot po e përgatis bazuar në materialet që pati mirësinë të m’i dërgonte Dom Nikë Ukgjini, koordinatori dhe motori, si të thuash, jo vetëm i këtij projekti të rëndësishëm dhe me vlerë, por edhe autor i shumë nismave dhe projekteve të tjera të karakterit kombëtar e fetar. Disa prej veprave që ekzistojnë sot, falë angazhimit personal të Dom Nikë Ukgjinit, përfshijnë Qendrën e Poetit Dom Ndre Mjeda në Kukël, të vitit 2014. Dom Nika është angazhuar gjithashtu edhe për restaurimin e dy kishave mesjetare të shek. XIII, me gjurmë të afreskeve të cilat gjendeshin në gjend-
16
Javore KOHA
E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
Ditën e hënë, më 13 dhjetor 2021 në Sheshin Gjon Pali II, Rruga Faik Konica në Lezhën legjendare, është zbuluar busti i klerikut të njohur, atdhetarit dhe anti-komunistit të shquar të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mons. Dr. Zef Oroshit je të mjerueshme. Pastaj, Kishën në Balldren të Lezhës e ka përfunduar në vitin 2019 dhe atë të Pllanës në vitin 2020. Të gjitha këto dhe të tjera vepra, Dom Nika i ka realizuar pa asnjë ndihmë nga shteti shqiptar, por kuptohet se janë mundësuar me ndihmën e donatorëve privatë, jashtë dhe brenda vendit. Ndër planet e ardhshme të Dom Nikës përfshihet një përkujtimore, që siç njofton ai, është në përfundim e sipër, kushtuar gazullorëve gjatë shekujve, në Dajç të Zadrimës, duke filluar nga figurat e rëndësishme të periudhës së Gjergj Kastrioit, Gjon e Pal Gazulli, diplomatë të Skënderbeut, e deri të Gjon Gazulli i varur nga mbreti Zog në vitin 1927 e deri tek gjuhëtari Dom Nikollë Gazulli, i pushkatuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, në famullinë e Shkrelit, në vitin 1946. Ndër planet e ardhshme të Dom Nikës dhe bashkëpunëtoreve të tij, përfshihet edhe restaurimi e rindërtimi i Kishës dhe i qelës së Kuvendit të Arbërit. Sa u përket nismave të Dom Nikës dhe mbështetësve të tij në fushën e rinovimeve të objekteve fetaro-kulturoro-kombëtare -- të rëndësishme për fenë dhe për historinë e Kombit shqiptar -- një prej këtyre, pa dyshim, duhet të jetë vepra më e fundit që ai
koordinoi, i nxitur sipas tij, nga disa intelektualë të diasporës – e që është vendosja e bustit të Dom Zef Oroshit në Lezhën legjendare, të hënën që kaloi. Fatkeqësisht, qeveria dhe shteti shqiptar, këto tre dekada, jo vetëm që nuk i ka ndihmuar, por në të kundërtën, ka penguar shpesh restaurimin ose rindërtimin e monumenteve të tilla. Por, me gjithë vështirësitë gjatë procesit të miratimit të vendosjes së bustit të Mons. Oroshit në Lezhë, më në fund, i dashuri dhe i respektuari i gjithë komunitetit shqiptaro-amerikan, Mons. Zef Oroshi, pas 69 viteve të arratisjes së tij nga Shqipëria, përjetësohet në atdheun e vetë që aq shumë e ka dashur. Pa pasur mundësi që në një shkrim si ky të pasqyrohen të gjitha kumtesat që u mbajtën me këtë rast të inaugurimit të bustit të Mons. Dr. Zef Oroshit në Lezhë, po përmendi disa. Kryetari i Bashkisë Lezhë, Z. Pjerin Ndreu i cili përshëndeti përgjithësisht të pranishmit e shumtë. Fjalën kryesore e mbajti Dom Nikë Ukgjini, ndërsa folën gjithashtu edhe Vitor Gjikola dhe Leonora Laçi. Kishin dërguar letra urimi edhe përfaqësues të mërgatës, përfshirë Z. Elmi Berisha, Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare Vatra në Nju Jork edhe urimin
KULTURË
nga Z. Ndue Oroshi, Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve shqiptarë, “Trojet e Arbrit “, nga diaspora. Edhe përfaqësuesi diplomatik i Vatikanit në Shqipëri, i nderuari Luigi Bonazzi, nuk mungoi me urimet e tija me rastin e inaugurimit të bustit të Mons. Dr. Zef Oroshit në Lezhë. Ndërkohë, Dom Nikë Ukgjini me rastin e zbulimit të bustit të Mons. Zef Oroshit në Lezhë me 13 dhjetor 2021, , ndër të tjera, tha se, sot në 109 vjetorin e lindjes, së Mons. Zef Oroshit, si do të ishte ndryshe, veçse një gëzim për të gjithë, kur pas 32 viteve të kalimit të tij në Amshim në qytetin e New Yorkut, nëpërmjet bustit në Bronx, përjetësohet në atdheun e tij të dashur, pikërisht, në qytetin e Besëlidhjes në Lezhë, kleriku, intelektuali e atdhetari, Mons. Dr. Zef Oroshi. “Nuk është lehtë sot të flitet para kësaj përkujtimoreje, kur kemi parasysh jetën dhe veprën e tij që e kaloi përplot trazira shpirtërorë e fizike” u shpreh Dom Ukgjini dhe shtoi. “Jeta
e mundimshme e tij si dhe shumë klerikëve katolikë, kishte filluar që nga koha e kthimit të tij si meshtar i ri nga Roma, në vitin 1940, në Shqipëri, me pas, arratisja e detyrueshme në vitin 1952, për në Jugosllavi, për shkak se mortja e zezë e kishte kapluar gjithë Shqipërinë e në veçanti me persekutimet e klerit katolik në mënyrë të pa mëshirëshume. Gjatë qëndrimit në mes refugjatëve në Itali, nga viti 1954-1960, edhe pse tani e kishte lirinë fizike, brengosjen e mbante në zëmër për Shqipërinë e robëruar nga bolshevizmi komunist. Po kështu shqetësimet dhe dhimbja shpirtërore e përcollën jetën e tij edhe gjatë veprimtarisë në mes emigrantëve shqiptare në Amerikë. Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, për t’i mbajtur shqiptarët të bashkuar dhe të mbrojtur nga asimilimi, Oroshi, do zhvillonte aktivitete të shumta, fetare, kulturore e atdhetare, në Kishë dhe në tribuna të ndryshme kudo që shqiptarët bashkoheshin. Edhe pse qe i vëzhguar nga sigurimi i shtetit ateist
shqiptar, ai kundër sistemit komunist fliste shpesh me mikun e tij Fan Nolin dhe shkruante kudo në shtypin e diasporës shqiptare në SHBA dhe Europë. Forca, madhështia dhe serioziteti i fjalës së tij, dituria e gjerë dhe e thellë, bënte që ai të gëzonte gjithnjë respektin dhe admirimin e thellë nga të gjithë shqiptaret, pa dallim besimi e ndarje politike”, ka thënë Dom Nikë Ukgjini. “Ngritja e këtij busti”, u tha të pranishmeve, intelektuali i Lezhës, Vitor Gjikola, “është vlerësim dhe homazh për klerikët e familjet e tyre, që përjetuan kalvarin dramatik të burgimeve, internimeve e persekutimeve, pa fund. Nderim për jetë veprës së Monsinjor Zef Oroshit, klerikut, atdhetarit e dijetarit të shquar! Zoti e bekoftë veprën e tij! Respekt e mirënjohje për familjarët e tij, për qëndresën e tyre heroike ndaj dhunës e persekutimit të diktaturës komuniste”, u shpreh Vitor Gjikola, duke falënderuar Bashkinë e Lezhës dhe biznesmenin Martin Lleshi, që bënë të mundur ngritjen e bustit. Dom Nika falënderoi me këtë rast të gjithë ata që bënë të mundur realizimin e këtij projekti, përfshirë, “Kryetarin Bashkisë së Lezhës, një dashamirësi i thekshëm i kulturës, z. Pjerin Ndreu”, siç tha ai, “për dhënien e lejes së ndërtimit; prefektin fjalëmirë, Gjokë Jaku; pronarin e Restorantit Milenium, vullnetmirin, Martin Lleshi; biografin e Oroshit, atdhetarin, Tomë Mrijaj nga Nju Jorku; skulptorin e bustit Sadik Spahia, dhe ata që e mundësuan gjithë këtë vepër, shtoi Ukgjini. Dy djemtë e vëllezërve të Mons. Oroshit: Gjon e Nikollë Prendi me djemtë e nipat e tyre. Ta gëzojmë këtë vepër më vlera kombëtare, përfundoi përshëndetjen e rastit, Ukgjini në zbulimin e bustit të Dom Zef Oroshit në Lezhë, të hënën që kaloi. Një falënderim i veçantë për këtë vepër të shkëlqyeshme prej të gjithë neve -- brenda dhe jashtë Shqipërisë -- që e kemi njohur dhe bashkëpunuar për vite me Mons. Zef Oroshin – i shkon, sidomos, Dom Nikë Ukgjinit të palodhshëm, siç u shpreh edhe intelektuali Z. Gjikola, “për përkushtimin e lartë të tij, si për çdo punë që ai merr për sipër dhe i shkëlqen!” Ad multos Annos, Dom Nikë Ukgjini. Zoti të faltë jetë e shëndet! E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
Javore KOHA
17
KULTURË
Universi malufian (5)
Mbështetja pothuajse utopike e mundësisë së një fqinjësie të mirë paqësore, pa luftëra, lakmi dhe dinakëri fitimprurëse, politikëbërje në dëm të të tjerëve, përshkon të gjithë librat e Malufit, me një theks të veçantë në marrëdhëniet midis Lindjes dhe Perëndimit
Bota në rrezik të një anijembytjeje të madhe Bernard Çobaj
(vijon nga numri i kaluar) Çdo shekull fitoi një përshpejtim të ri, kështu që nga gjysma e dytë e shekullit XX deri më sot, ritmi u bë kërcënues. Koha po mbaron për ne, duke na lënë të lundrojmë midis shkëmbinjve të lidhur me akull në një përpjekje pothuajse të kotë për t’u kthyer tek arsyeja. Malufi si një nga diagnostikuesit më të mirë të modernitetit traumatik në vazhdim të Identiteve vrastare boton esenë socio-historike Përçarja e botës: kur qytetërimet tona janë rraskapitur (Le dérèglement du monde: Quand nos civilisations s’épuisent), fitues të Çmimit francez të Librit dhe të Drejtave të Njeriut për vitin 2009. Te Përçarja e botës autori tregon për rreziqet e shumta që fshihen në qytetërimet tona të rraskapitura, në një botë që ka arritur “pragun e paaftësisë së saj morale”. Si pjesëtar i dy sferave qytetëruese, arabe dhe perëndimore, përpiqet t’i kuptojë ato nga brenda dhe nga jashtë, duke u zhytur në histori për të shpjeguar dështimin e tyre. Ndërsa ndjenjat e poshtërimit motivojnë urrejtjen dhe fanatizmin e paparë në botën arabe, e cila ka rënë në një ngërç historik, ku politika instrumentalizon fenë, në
18
“
botën perëndimore vlerat e shpallura rrallë zbatohen në marrëdhëniet me të tjerët dhe shpesh shërbejnë si maskë në garë për dominim dhe pasuri. Kemi hyrë në shekullin e ri pa një busull. Dhe është, para së gjithash e thjeshtë, shqetësimi i një të dashuruari me jetën, që nuk do të pranojë këtë shkatërrim e asgjësim që na rri përmbi kokë. Jam i joshur nga ç’na sjell epoka jonë dhe rri plot vëmendje t’i mësoj shpikjet më të fundit dhe t’i përdor sa më parë në jetën time të përditshme. Jam i ndërgjegjshëm që i takoj, sidomos për sa u përket përparimeve në mjekësi e në informatikë, një brezi fort të privilegjuar në krahasim me gjithë ç’ka qenë më parë. Por nuk mund t’i shijoj i qetë e i patrazuar frytet e modernitetit po nuk qesh i sigurt se po kështu do t’i shijojnë edhe brezat e ardhshëm. Toni alarmues në Përçarjen e botës shndërrohet në ton pesimist për të ardhmen e njerëzimit, dhjetë vite më vonë, në esenë Anijembytja e qytetërimeve (Le naufrage des civilisations), fituese e çmimit Aujourd’hui 2019 në kategorinë nga fusha e gjeopolitikës. Anijembytja e qytetërimeve është shembulli më i mirë i dëshirës së
Sipas Malufit, maniheizmi ishte ndoshta religjioni më i persekutuar gjatë historisë së njerëzimit dhe në novelën “Kopshtet e dritës”, mundohet të rishikojë dhe të korrigjojë padrejtësinë që persekutuesit ia kanë bërë këtij besimi
Javore KOHA
E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
pashtershme të Malufit që kombe dhe besime të ndryshme të botës të bashkëjetojnë. Mbështetja pothuajse utopike e mundësisë së një fqinjësie të mirë paqësore, pa luftëra, lakmi dhe dinakëri fitimprurëse, politikëbërje në dëm të të tjerëve, përshkon të gjithë librat e Malufit, me një theks të veçantë në marrëdhëniet midis Lindjes dhe Perëndimit. E kaluara na lejon të mësojmë prej saj, por, për fat të keq, njeriu është një student i keq. Prandaj Anijembytja e qytetërimeve duhet lexuar si një sintezë e dhimbshme e gabimeve të mëparshme që, të shumëfishuara në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, rrezikojnë mbijetesën tonë të përbashkët. Malufi fillon të numërojë dhe analizojë shanset e humbura, në mënyrë racionale, melankolike, i frikësuar dhe i trishtuar në fund: njerëzit janë të helmuar nga urrejtja dhe urrejtja ndaj vetvetes, një lajthitje monstruoze dhe ajo që më shqetëson më shumë
KULTURË është indiferenca e përgjithshme që ka pushtuar botën. Nga ana tjetër, shkrimtari beson se përderisa respektohen të drejtat civile dhe kombësia, ka shpresë. Ai është gjithashtu kritik i mprehtë i vendeve demokratike që në një moment i braktisën rrymat e tyre të begata për shkak të rrëshqitjeve të ndryshme oportuniste, duke zhgënjyer kështu ata për të cilët kishin qenë model deri atëherë. Faktorët vendimtarë në këtë drejtim janë turbullirat politike dhe morale që kanë tronditur botën arabe që nga disfata e saj e madhe më 1967; ato u intensifikuan rreth vitit 1979, me shfaqjen e revolucioneve konservatore në Lindje dhe Perëndim (ardhja në pushtet e Margaret Thaçerit dhe Ronald Reganit si pjesë të kampit neoliberal në ekonomi dhe revolucioni islam në Iran), ku më 11 shtator të vitit 2001 i gjithë planeti rrëshqiti, gjë që shkaktoi një reaksion zinxhir që na çon në të panjohurën sot - pa dyshim një anijembytje. “Asnjë nga pasagjerët në bordin e anijes që është njerëzimi, tani nuk mund të injorojë faktin se ka akullnajë në rrugën tonë dhe që ne duhet të shmangim me çdo kusht”. Anijembytja e qytetërimeve është një interpretim i thellë dhe thellësisht shqetësues i historisë së fundit të botës dhe ardhmërisë sonë të pasigurt. Amerika, edhe pse mbetet superfuqia e vetme, po humb çdo besueshmëri morale. Evropa, e cila u ofroi popujve të saj dhe pjesës tjetër të njerëzimit projektin më ambicioz dhe më të ngrohtë të kohës sonë, po shpërbëhet. Bota arabo-myslimane është në një krizë të thellë, e cila i zhytë popullatat e saj në dëshpërim dhe ka pasoja katastrofike në të gjithë planetin. Kombet e mëdha “në zhvillim” ose “të rilindur”, si Kina, India dhe Rusia, po shpërthejnë në skenën botërore në një atmosferë të dëmshme ku mbretëron ligji i më të fortëve. Një garë e re armësh duket e pashmangshme. Pa llogaritur kërcënimet serioze (klima, mjedisi, shëndeti), që rëndojnë mbi planetin dhe me të cilat ne mund të përballemi vetëm përmes një solidariteti global që na mungon pikërisht. Edhe para se të përhapej pandemia e koronavirusit, Malufi shprehet se
“
“Njerëzit janë të helmuar nga urrejtja dhe urrejtja ndaj vetvetes, një lajthitje monstruoze dhe ajo që më shqetëson më shumë është indiferenca e përgjithshme që ka pushtuar botën”
ishte e qartë se bota “do të goditej nga një lloj akullnaje”. Me fjalë të tjera: Titaniku u mbyt, sepse ekuipazhi i tij nuk e vuri re akullnajën në kohë. Ekuipazhit të botës së sotme nuk i ka mbetur shumë kohë. Homolog të këndshëm imagjinar me esetë Përçarja e botës dhe Anijembytja e qytetërimeve formon novela Të çorientuarit (Les Désorientés) e vitit 2012, që ndjek librin e shkëlqyeshëm të kujtimeve të Malufit Origjina, të vitit 2008. Të çorientuarit është pajtimi i shkrimtarit me atdheun, një histori për efektin e “identiteteve vrastare” në fatet njerëzore. I vendosur me ironi dramatike në fillim të vitit 2001, romani është pjesërisht një elegji për botën para 11 shtatorit – përpara se presioni për të marrë anën midis identiteteve të supozuara ndërluftuese të rritej drejt një përplasjeje kataklizmike. Novela përfshin 16 ditë kur Adami, një historian 47 vjeç, i cili tani është “më francez se francezi”, alter egoja i Malufit, kthehet në atdheun e tij pa emër, pas 25 vjetësh, një dekadë pas përfundimit të luftës civile (referencë e qartë për Libanin, vendlindjen e Malufit). Nostalgjia e Adamit për rininë e tij për miqtë me një “gotë në dorë dhe revolucion në zemër” - është po aq për kufijtë të përshkueshëm dhe “identitetet delikate” të Levantit të tij të dashur. Miqtë e tij të shpërndarë, myslimanë, të krishterë dhe hebrenj, pasqyrojnë një mikrokozmos të qytetërimit për të cilin vajton. Romani mund të lexohet si një vajtim për zhdukjen e pakthyeshme të qyteteve të vjetra kozmopolite. Zhdukja e diversitetit kulturor dhe konfesional, që është forca e tij jetësore, po e shtynë këtë rajon në kaos dhe shkatërrim. Ky është një nga mesazhet kyçe të romanit. “Në emrin tim mbaj një njerëzim që ka lindur. Por unë i përkas një njerëzimi të venitur”... do të shënojë Adami (jo
rastësisht emri i njeriut të parë), kryeprotagonisti i romanit. Ose do të jemi në gjendje të ndërtojmë një qytetërim të përbashkët në këtë shekull, me të cilin të gjithë do të mund të identifikohen, të ndërtuar nga të njëjtat vlera universale, të udhëhequr nga një besim i fortë në aventurën njerëzore dhe të pasuruar me gjithë diversitetin tonë kulturor, ose do të fundosemi së bashku në barbarizëm të përbashkët... Duke reflektuar për dekadat e fundit, Malufi trajton ngrohjen globale dhe ndryshimet teknologjike duke përfshirë revolucionin digjital dhe robotikën që ka të ngjarë të shkaktojnë zhdukjen e qindra miliona vendeve të punës – sfida befasuese sociale dhe ekonomike (këto tema thellësisht i trajton autori Yuval Noah Harrari, po ashtu me origjinë nga Levanti, në veprat Homo Sapiens, Homo Deus dhe 21 leksione për shekullin e 21-të). Romani i fundit i Malufit Vëllezërit tanë të papritur (Nos frères inattendus) i vitit 2020, doli gjatë 2021 në gjuhën angleze me titull Our unexpected brothers dhe këtë muaj u promovua po ashtu përkthimi në gjuhën serbe. Duke e quajtur këtë periudhë “periudha e mbajtjes së distancës”, Malufi shprehet: “Romani im i fundit ka të bëjë me njerëzimin në prag të katastrofës. Romani është metaforë për botën tonë të sotme, e cila është me të vërtetë në buzë të humnerës dhe është në rrezik të një anijembytjeje të madhe”. Novela e fundit ndërlidhet tematikisht me tërësinë kuptimore komplekse të nisur me novelën Të çorientuarit dhe esetë Identitetet vrastare, Origjina, Përçarja e botës, Anijembytja e qytetërimeve. Në shkrimet e deritanishme kemi prekur dy tërësi të gjera tematike të universit krijues të autorit Amin Maluf dhe në fund do të merremi me shkrimin e tij Karrigia në Senë, historikun e Akademisë së Shkencave të Francës. (Vazhdon) E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
Javore KOHA
19
INTERVISTË
Intervistë me Sead Gjokaj, përgatitës dhe redaktor i monografisë- Gjelosh Gjokaj
Ruajtja nga harresa e personalitetit dhe veprës së Gjelosh Gjokajt Artdashësit dhe admiruesit e personalitetit dhe veprës së Gjelosh Gjokajt, do të kenë rastin që për herë të parë në një vend, të shohin një numër të madh të unifikuar të veprave nga opuse të ndryshme të krijuesit, (mbi 350 vepra). Këto janë vepra të krijuara gjatë studimeve në Akademinë e Arteve në Beograd, vepra të cilat i ka krijuar derisa ka qëndruar në Prishtinë, Romë, Augsburg dhe në Mal të Zi Koha Javore: z. Gjokaj, para pak muajsh, Ju në bashkëpunim me IP “Muzetë dhe Galeritë” e Podgoricës dhe me Qendrën e Arteve Bashkëkohore të Malit të Zi, botuat Monografinë- Gjelosh Gjokaj. Na flisni pak rreth idesë dhe realizimit të këtij projekti? S. Gjokaj: Po, është e vërtetë se para pak muajsh, saktësisht më 16 shkurt 2021, doli nga shtypi monografia e Gjelosh Gjokajt, botuar nga IP “Muzetë dhe Galeritë” e Podgoricës dhe Qendra e Arteve Bashkëkohore të Malit të Zi. Ideja për të punuar këtë monografi është paraqitur që më herët, derisa Gjeloshi si piktor ishte gjallë. Disa herë kam biseduar me të mbi këtë tematikë dhe kam vërejtur që ishte i interesuar të kishte monografi, edhe në Mal të Zi, në gjuhën malazeze. Megjithatë, një sërë rrethanash atëherë nuk lejuan që të fillohej me punë në hartimin e monografisë. Në atë kohë, si njeriu i parë i muzeut, fillova nismën për hartimin e monografisë së piktorit akademik, Gjelosh Gjokaj, dhe isha i kyçur gjatë gjithë projektit të punimit,
20
Javore KOHA
E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
deri tek dalja nga shtypi dhe promovimi i saj. Koha Javore: A mund të na njihni me përmbajtjen e kësaj vepre me vlerë, për të gjithë ata të cilët nuk e kanë lexuar ende? S. Gjokaj: Artdashësit dhe admiruesit e personalitetit dhe veprës së Gjelosh Gjokajt, do të kenë ras-
tin që për herë të parë në një vend, të shohin një numër të madh të unifikuar të veprave nga opuse të ndryshme të krijuesit, (mbi 350 vepra). Këto janë vepra të krijuara gjatë studimeve në Akademinë e Arteve në Beograd, vepra të cilat i ka krijuar derisa ka qëndruar në Prishtinë, Romë, Augsburg dhe në Mal të Zi. Gjithashtu, me punë kërkimore ka ardhur deri tek një numër i madh i veprave të cilat ndodhen në muze dhe galeri në Mal të Zi dhe rajon, në: Muzeun Popullor të Malit të Zi, në Muzeun e Jugosllavisë në Beograd, në Muzeun e Arteve Bashkëkohore në Beograd, në Akademinë e Arteve në Beograd, në Galerinë Bashkëkohore në Zrenjanin, në Muzeun e Somborit, në Galerinë Kombëtare të Kosovës, në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe në koleksionet private përgjatë gjithë rajonit dhe Evropës. Janë përzgjedhur tekstet më
INTERVISTË
shumti, është fakti se kjo monografi është dërguar në të gjitha institucionet e rëndësishme kulturore, dhe në biblioteka në Mal të Zi dhe rajon, siç është: Muzeu Popullor i Malit të Zi, Qendra e Arteve Bashkëkohore e Malit të Zi, Mezetë dhe Galeritë e Budvës, Qendra për Kulturë- Tivat, Biblioteka Kombëtare e Malit të Zi, Biblioteka Popullore- “Radosav Lumoviq”, Muzeu i JugosllavisëBeograd, Muzeu i Arteve Bashkëkohore- Beograd, Akademia e Arteve- Beograd, Galeria Kombëtare e Kosovës, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Public Library- Nju Jork. Krahas të sipërpërmendurave, monografia u është dërguar, kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti si dhe shumë qytetarëve akademikë në Mal të Zi dhe rajon.
të rëndësishme, si nga kritikët vendas ashtu edhe nga ata të huaj të cilët kanë shkruar për Gjeloshin dhe krijimtarinë e tij, intervistat të cilat janë realizuar me Gjeloshin, biografia e vetë piktorit, e cila ndiqet nga një biografi e sistemuar në mënyrë kronologjike dhe metodologjike. Koha Javore: Çfarë ka për qëllim botimi i kësaj monografie e cila dokumenton veprimtarinë e pasur artistike të piktorit të madh, Gjelosh Gjokaj? S. Gjokaj: Krahas gjërave të lartpërmendura, siç është unifikimi i një numri të madh të të gjitha të dhënave të disponueshme për një piktor, qëllimi i vetë monografisë është, edhe ruajtja nga harresa e personalitetit dhe veprës së Gjelosh Gjokajt. Gjithashtu, me publikimin e një vepre të tillë kapitale, ofrohet mundësi për qasje në krijimtarinë gjithëpërfshirëse të një artisti nga ana e artdashësve, derisa nga ana tjetër, hulumtuesve të rinj dhe historianëve të artit u ofron mundësi, që në fushën e artit të vazhdojnë të studiojnë dhe të japin gjykimet vlerësuese mbi veprën e tij të respektuar të arritjeve të larta artistike.
Koha Javore: Si është pritur botimi i kësaj monografie nga publiku në tërësi, dhe nga piktorët, (njerëzit e artit) në veçanti, duke qenë se Ju jeni i pari në Mal të Zi që hartuat një monografi të tillë? S. Gjokaj: Unë vlerësoj se kjo monografi është pritur shumë mirë nga opinioni dhe nga njerëzit e profesionit, duke pasur parasysh interesimin e madh dhe përgjigjen e publikut gjatë promovimit të saj, si dhe komentet pozitive. Koha Javore: Ku është promovuar deri më tani monografia në fjalë? S. Gjokaj: Kjo monografi deri më tani është promovuar në Podgoricë dhe Budvë. Është planifikuar edhe në disa qytete të tjera të Malit të Zi, dhe për shkak të interesimit të madh për këtë monografi, jam në bisedime edhe me Beogradin, Tiranën dhe Prishtinën. Do të theksoja se monografia është promovuar përmes mediave tradicionale dhe atyre elektronike, e gjithashtu edhe me rastin e organizimit të ekspozitave të Gjelosh Gjokajt në Bijello Pole, Tuz dhe Budvë. Ajo çfarë më gëzon më së
Koha Javore: Kjo monografi është botuar në dy gjuhë: malazeze- angleze. A mendoni ta bëni përkhimin e saj edhe në gjuhën shqipe apo në ndonjë gjuhë tjetër? S. Gjokaj: Monografia Gjelosh Gjokaj është dygjuhëshe, malazezo-angleze, dhe gjithsesi është planifikuar që në periudhën e ardhshme kjo monografi të bëhet edhe në shqip-anglisht. Koha Javore: Z. Gjokaj, për hartimin e kësaj monografie, ditë më parë u shpërblyet me “Çmimin 15 Dhjetori”, nga Komuna e Tuzit. Si e komentoni këtë vlerësim? S. Gjokaj: Po, më 15 dhjetor më është ndarë Çmimi, “15 Dhjetori” i Ditës së Çlirimit të Tuzit, për angazhimin mbi hartimin e monografisë së artistit Gjelosh Gjokaj, si redaktor dhe organizator, si dhe promovimi i karakterit dhe veprës së tij në të gjithë Malin e Zi dhe rajonin. Gjithsesi, kjo mirënjohje e madhe është një satisfaksion për një punë dhe përpjekje të madhe që është investuar me rastin e punimit të vetë monografisë. Koha Javore: Z. Gjokaj, Ju falënderoj për këtë intervistë! S. Gjokaj: Ju faleminderit edhe Juve! Intervistoi: Toni Ujkaj E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
Javore KOHA
21
MARKETING
Forca e Re Demokratike ju uron të gjithë besimtarëve të krishterë festën e Krishtlindjeve, t’i kremtoni me shëndet, paqe dhe dashuri në familjet e juaja. Gëzuar dhe për shumë mot!
22
Javore KOHA
E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
MARKETING
Gëzuar Krishtlindjen
Gëzuar Krishtlindjen E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
Javore KOHA
23
MOZAIK
India, vendi ku lin dhe religjione të s India është një shtet në Azinë Jugore. Është shteti i shtatë më i madh për nga sipërfaqja, ndërsa i dyti për nga ana e popullsisë. Bregdeti i Indisë është i gjatë 7.517 kilometra. India është djepi i disa besimeve në Azi, e këto janë Hinduizmi, Sihiszmi, Budizmi, Jainimzi. Gjatë historisë, në Indi kanë jetuar shumë kultura, raca dhe besime të ndryshme. India është shumë e larmishme nga ana sociale, kulturore dhe gjuhësore. Hinduishtja dhe anglishtja fliten gjerësisht dhe njihen si gjuhë zyrtare. Përveç kësaj, ekzistojnë 22 gjuhë të njohura nga kushtetuta e Indisë. Megjithatë, më shumë se 400 gjuhë dhe dialekte në Indi ende nuk dihen. Dialektet ndryshojnë edhe me disa kilometra udhëtim në shtet. Me kalimin e viteve, rreth 190 gjuhë janë bërë të rrezikuara për shkak të fare pak folësve të mbijetuar. Feja ka ndikuar historikisht në shoqërinë indiane në një nivel politik, kulturor dhe ekonomik. Ekziston një ndjenjë krenarie e lidhur me historinë e pasur fetare të vendit pasi traditat e hinduizmit, budizmit, sikizmit dhe Janizmi dolën të gjitha nga India. Për më tepër, ndërsa shumica e njerëzve në Indi identifikohen si hindu, përzierja e feve që ekzistojnë brenda vendit vazhdimisht ndikojnë në shoqërinë bashkëkohore. Kjo bëhet e dukshme kur merren parasysh hapësirat e shumta që mendohen të jenë të shenjta . Shembujt përfshijnë ‘ashramet’ (manastiret ose vendet e kongregacionit) që përbëhen nga komunitete të mëdha studiuesish ose monastësh, tempuj (mandir), faltore dhe peizazhe specifike si lumi Gange. Ekziston një histori e pasur fetare e dukshme në arkitekturë dhe nuk është e pazakontë të gjesh vende të ndryshme adhurimi, si një tempull hindu, xhami myslimane dhe kishë të krishterë, të gjitha pranë njëri-tjetrit. Ndërsa jo të gjitha fetë në Indi mund të diskutohen në detaje, në vijim jepet
24
Javore KOHA
E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
një përmbledhje e feve kryesore në vend, si dhe feve të konsiderueshme që kanë origjinën në Indi. Me origjinë në Indi, Sikhizmi është një fe monoteiste që promovon përkushtimin ndaj një Zoti pa formë. Feja përqendrohet në një parim shërbimi, përulësie dhe barazie, duke i inkurajuar ndjekësit e saj që të kërkojnë të ndihmojnë ata që kanë më pak fat ose në nevojë. Për shembull, është e zakonshme që Sikhët të ofrojnë ushqim për ata që vizitojnë një gurdwara (vendi kryesor i adhurimit për Sikhët). Një nga simbolet më të njohura të komunitetit Sikh është një çallmë Sikh (e njohur si “dastar” ose “dumalla”) e veshur nga shumë burra dhe disa gra. Budizmi filloi si një kundërlëvizje ndaj hinduizmit të hershëm duke paraqitur një etikë universale në vend që të bazonte kodet etike në kastën e një individi. Doktrina thelbësore e Budizmit, e njohur si ‘Katër të Vërtetat Fisnike’,
mëson se njeriu mund të çlirohet nga vuajtjet që mbështesin ciklin e vdekjes dhe rilindjes duke praktikuar ‘Rrugën e Tetëfishtë Fisnike’. Budizmi është praktikuar më gjerësisht në Indi gjatë 30 viteve të fundit. Kjo është pjesërisht për shkak të migrimit të shtuar të murgjve budistë të mërguar nga Tibeti. Megjithatë, popullariteti i tij është rritur gjithashtu pasi shumë nga kasta e ‘të paprekshmeve’ e shohin atë si një alternativë të qëndrueshme ndaj hinduizmit në shoqërinë bashkëkohore indiane. Janizmi gjithashtu filloi si një kundërlëvizje që kundërshtoi disa nga mësimet dhe doktrinat e hinduizmit të hershëm. Në Indinë e sotme, Janizmi (Xhanistet) laikë zakonisht mbështesin parimin etik të ‘ahimsa’ (‘mos dëmtim’ ose ‘jo dhunë’). Si të tillë, xhainët priren të promovojnë vegjetarianizmin dhe mirëqenien e kafshëve. Një praktikë tjetër e zakonshme në komu-
MOZAIK
nden kultura shumta nitetin laik xhain është samayika, një ritual meditues që synon të forcojë disiplinën shpirtërore të dikujt. Samayika praktikohet shpesh në një mjedis fetar, të tillë si një tempull, përpara një murgu ose në shtëpinë e dikujt. Hinduizmi - feja më e ndjekur në Indi - mund të interpretohet në mënyra të ndryshme. Përcaktimi i saktë i asaj që përbën hinduizmin është i vështirë, me disa që sugjerojnë se ai është një term ombrellë që përfshin fe dhe tradita të ndryshme brenda tij. Hinduizmi vazhdon të lulëzojë në Indinë moderne. Feja ndikon në jetën e përditshme dhe ndërveprimet shoqërore mes njerëzve përmes festimeve të shumta, veprave artistike dhe tempujve të frymëzuar nga hindu. Ekziston gjithashtu një ringjallje e vazhdueshme e rrëfimeve klasike ‘epike’ të Ramayana-s (Udhëtimi i Ramës) dhe Mahabharata (Epika e Madhe e Dinastisë Bharata) përmes mediu-
mit të filmit dhe televizionit. Krishna Lila (Aktivitetet lozonjare të Krishna) është një tjetër përrallë popullore mes shumë fshatrave. Zoti me kokë elefanti, i njohur si Ganesh, është veçanërisht i popullarizuar për shkak të aftësisë së tij të besueshme për të hequr pengesat. Peizazhet natyrore janë gjithashtu të nderuara, të tilla si pemë ose lumenj të veçantë. Panteoni hindu i hyjnive shtrihet në qindra mijëra për shkak të mishërimeve të lokalizuara dhe rajonale të perëndive dhe perëndeshave. Ka gjithashtu shumë festivale të festuara në të gjithë vendin kushtuar shumë narrativave dhe hyjnive hindu. Një komponent me ndikim i hinduizmit që ndikon në Indi është sistemi i kastës në shkallë të gjerë, i njohur si sistemi “varna”. Sistemi i kastës së varnës përfaqësonte idealin hindu se si duhet të strukturohej shoqëria. Kjo formë organizimi e klas-
ifikoi shoqërinë në katër kategori ideale: brahmin (kastë priftërore), kshatriya (kastë e luftëtarëve, mbretërve ose fisnikërisë), vaishya (kastë e zakonshme ose tregtare) dhe shudra (kastë artizanale ose punëtore). Është një sistem i trashëguar në atë që njerëzit besohet se lindin në një familje të një kaste specifike. Çdo kastë ka detyra specifike (ndonjëherë të njohura si ‘dharma’) që pritet t’i mbajë si pjesë e pozitës së tyre shoqërore. Për shembull, një anëtar i kastës brahmine mund të pritet të marrë pjesë në çështjet fetare (të tilla si mësimi i teksteve fetare dhe kryerja e ritualeve) duke shmangur detyrat jashtë kastës së tyre, si pastrimi. Në kohët bashkëkohore, burrat brahminë që janë trajnuar si priftërinj shpesh priren të shkojnë në tempuj dhe të kryejnë aktivitete rituale në emër të anëtarëve të tjerë të shoqërisë hindu. India sheh gjithashtu një numër të madh festash, kryesisht për shkak të përhapjes së feve dhe grupeve të ndryshme. Myslimanët festojnë Bajramin, të krishterët kanë Krishtlindjet dhe të Premten e Mirë, Sikët kanë Baisakhi (vjeljen e të korrave), dhe ditëlindjet e Gurus-ve të tyre dhe hindutë kanë Diwali, Holi, Makar Sakranti, xhainët kanë Mahavir Jayanti, budistët festojnë Ditëlindja e Budës në Buddha Poornima, dhe sinqerisht, numri është i pafund. Ushqimi dhe kuzhina indiane jo vetëm që përbëjnë një pjesë integrale të kulturës së Indisë, por janë gjithashtu një nga faktorët kritikë të popullaritetit të Indisë në mbarë botën. Stili i gatimit ndryshon nga rajoni në rajon, megjithëse njëzëri, ushqimi indian ka një reputacion të rëndësishëm për përdorimin e tij të gjerë të erëzave dhe barishteve. Ashtu si vallet, praktikat fetare, gjuha dhe rrobat, ju gjithashtu do të gjeni një shumëllojshmëri të gjerë ushqimesh në të gjithë vendin. Pothuajse çdo rajon është i njohur për një pjatë apo përbërës të veçantë. Megjithatë, elementi kryesor në të gjithë vendin përbëhet kryesisht nga orizi, gruri dhe grami i Bengalit . Ndërsa ushqimi vegjetarian është një pjesë integrale e kuzhinave Gujrati të Indisë Jugore dhe Rajasthani, pjatat jo-vegjetarianë përbëjnë një pjesë qendrore të kuzhinës Mughlai, Bengali, Indin Veriore dhe Punjabi. Donika Lulgjuraj E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
Javore KOHA
25
KULTURË
Në Ulqin hapet ekspozita e 100-vjetorit të Hasan Prishtinës si kryeministër i Shqipërisë Në Ulqin u hap ekspozita me dokumente dhe fotografi nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës në 100 vjetorin e veprimtarisë së tij si kryeministër i Shqipërisë. Organizatorët shprehën gatishmërinë që kjo ekspozitë të mbetet e përhershme në qytetin e Ulqinit, si vlerësim dhe frymëzim për veprimtarinë politike të Hasan Prishtinës
Figurë që la gjurmë në historinë kombëtare Në Ulqin është hapur ekspozita me dokumente arkivore dhe fotografi nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës, në 100 vjetorin e veprimtarisë së tij si kryeministër i Shqipërisë. Roli i Hasan Prishtinës në këtë ekspozitë, përshkruhet si një individ, i cili frymëzoi në kryengritjet që kulmuan me çlirimin e territoreve shqiptare. Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Skender Asani, vuri në dukje rolin atdhetar të Hasan Prishtinës. “ Ne kemi dëshiruar që përmes këtyre aktiviteteve, duke shënuar veprimtarinë atdhetare të Hasan Prishtinës, i cili ka dhënë gjithçka për ta arsimuar këtë popull dhe për ta drejtuar aty ku duhet. Hasan Prishtina i dha
“ 26
“
“Ne kemi dëshiruar që përmes këtyre aktiviteteve, duke shënuar veprimtarinë atdhetare të Hasan Prishtinës, i cili ka dhënë gjithçka për ta arsimuar këtë popull dhe për ta drejtuar aty ku duhet. Hasan Prishtina i dha drejtim unifikimit kombëtar dhe krijoi bashkëpunim dhe përkrahje me aleatët tanë natyrorë që në atë periudhë kohore ishte AustroHungaria, ndërsa jo rastësisht komunikon edhe me presidentin Uillson”, tha zoti Asani
drejtim unifikimit kombëtar dhe krijoi bashkëpunim dhe përkrahje me aleatët tanë natyrorë që në atë periudhë kohore ishte AustroHungaria, ndërsa jo rastësisht komunikon edhe me presidentin Uillson”, tha zoti Asani. Drejtoresha e Drejtorisë së Eviden-
“Ne si Drejtori e Përgjithshme e Arkivave ruajmë një memorie historike shumë të pasur kombëtare dhe mundohemi që ti sjellim për publikun përmes formave të stendave, siç janë ekspozitat si rasti konkret. Mezi presim që në qytetin e Ulqinit të hapim këndin tonë arkivor që studiuesve dhe qytetarëve tu japim mundësi që të gjitha këto pasuri kombëtare, që ne ruajmë në arkiv, ti studiojnë nga Ulqini pa qenë nevoja që të vijnë te institucionet përkatëse, siç është rasti i kësaj ekspozite”, tha zonja Saka
Javore KOHA
E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
cave dhe Komunikimit në Tiranë, zonja Elsa Saka vlerëson rolin e institucioneve publike në ruajtjen dhe konservimin e trashëgimisë arkivore. “Ne si Drejtori e Përgjithshme e Arkivave ruajmë një memorie historike shumë të pasur kombëtare dhe mundohemi që ti sjellim për publikun përmes formave të stendave, siç janë ekspozitat si rasti konkret. Mezi presim që në qytetin e Ulqinit të hapim këndin tonë arkivor që studiuesve dhe qytetarëve tu japim mundësi që të gjitha këto pasuri kombëtare, që ne ruajmë në arkiv, ti studiojnë nga Ulqini pa qenë nevoja që të vijnë te institucionet përkatëse, siç është rasti i kësaj ekspozite”, tha zonja Saka. Pasardhësi i familjes Prishtina dhe bashkëorganizatori i ekspozitës, Mehmet Prishtina shprehu gatishmërinë që kjo ekspozitë të
KULTURË
“
“Në Ulqin duhet gjetur një hapësirë ku ekspozita e Hasan Prishtinës të jetë e përhershme. Nëse kjo hapësirë caktohet unë jam shumë i gatshëm që këtë ekspozitë t’ia bëjë dhuratë Kuvendit Komunal të Ulqinit”, tha zoti Prishtina
mbetet e përhershme në qytetin e Ulqinit. “Në Ulqin duhet gjetur një hapësirë ku ekspozita e Hasan Prishtinës të jetë e përhershme. Nëse kjo hapësirë caktohet unë jam shumë i gatshëm që këtë ekspozitë t’ia bëjë dhuratë Kuvendit Komunal të Ulqinit”, tha zoti Prishtina. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika tha se ekspozita për veprën dhe jetën e Hasan Prishtinës do të paraqitet edhe në trevat tjera të shqiptarëve në Malin e Zi.
“Kjo ekspozitë duhet ti prezantohet edhe qytetarëve tjerë shqiptarë në Malin e Zi. Prandaj ditëve në vijim ekspozita do të hapet edhe para
“
qytetarëve të Tuzit, në Malësi si dhe në Plavë dhe Guci me qëllimin e vetëm të ngritjes së vetëdijes kombëtare, sidomos për figurat që kanë lënë gjurmë në historinë kombëtare, “ tha zoti Nika. Hasan Prishtina ishte kryeministri i parë jashtë kufijve shtetërorë, por që pati një ndikim të fuqishëm në krijimin a.s. (VOA) e shtetit shqiptar.
“Kjo ekspozitë duhet ti prezantohet edhe qytetarëve tjerë shqiptarë në Malin e Zi. Prandaj ditëve në vijim ekspozita do të hapet edhe para qytetarëve të Tuzit, në Malësi si dhe në Plavë dhe Guci me qëllimin e vetëm të ngritjes së vetëdijes kombëtare, sidomos për figurat që kanë lënë gjurmë në historinë kombëtare, “ tha zoti Nika
E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
Javore KOHA
27
PORTRET
Isa Demaj (1946-1985)
Atdhetar i denjë dhe veprimtar i paepur i çështjeve kombëtare e arsimore Shaban Hasangjekaj Për jetën dhe veprimtarinë e tij të bujshme dhe shumë përfshirëse, hollësisht me përkushtim dhe me përpikëri kanë shkruar moshatari dhe shoku i shkollimit të tij në Gjimnazin e Pejës, SHLP të Prizrenit e Fakultetit Filozofik të Prishtinës, dhe bashkëveprimtari i çështjeve dhe ngjarjeve mbarëkombëtare shqiptare, epikologu prof. dr. Zymer U. Neziri, dhe veprimtari e publicisti nga Lipjani, Ismail Gashi – Sllovia. Shënimet e të cilëve i kam shfrytëzuar për koncipimin dhe hartimin e portretit në fjalë. Isa Demaj u lind më 12 janar të vitit 1946 në Shkrel të Rugovës, nga e ëma Zojë Zekaj – Demaj, dhe i ati Musë Tahiri Demaj i Bajrimerajve të fisit Kelmend, familje kjo me traditë të lavdishme atdhetare brez pas brezit. Isa ishte djali i dytë nga dhjetë fëmijët e Musës dhe Zojës. U rrit në mjedis të shëndoshë të Kosovës, në Rugovën e lavdishme e të pasur me male e gryka, lugina e kroje të freskëta, e me livadhe e kullosa të begatshme. Rritën e fëmijërisë e djalërinë e shëndoshë e kaloi në këtë pjesë të bukur të Kosovës. Isa u lind e u rrit në vendin ku lindin trimat e nga njihet urtia shqiptare. U lind mu aty ku në vazhdimësi është dëshmuar trimëria e guximi i burrave me përcaktim të thellë kombëtar, në Shkrelin e Rugovës, në vendin e traditës jo vetëm nga begatia natyrore, por e pasur edhe nga tradita e
28
Javore KOHA
E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
lavdishme e frymës kombëtare. Mësimet e para të fillores, ciklin e ulët (IIV) i kreu në vendlindje ((Shkrel), ndërsa ciklin e lartë (V-VIII), i kreu në Shkollën tetëvjeçare në Haxhaj, duke udhëtuar katër vite shkollore bjeshkëve e rrugëve të vështira nga disa kilometra. Pas përfundimit të shkollës fillore, Isa i vazhdoi mësimet në Gjimnazin e Pejës, në drejtimin pedagogjik, në të cilin që në fillim zgjeroi njohuritë e rrethin e shokëve. Në fillim u shoqërua me Zymer Nezirin, Kolë Ademin, Adem Miftarin, po edhe me Rexhë Kelmendin e Fazli Gjevukajn, e pastaj edhe me shumë të tjerë nga anët e ndryshme të viseve shqiptare, si Xhemajl Gashi, Ramadan Blakaj, Muhamet Shatri, Hasan Ukëhaxhaj, Zenun Gjocaj, etj. Në gjimnaz e filloi aktivitetin atdhetar. Nezir Gashi nga grupi i Adem Demaçit në Pejë, u bë idol dhe mësues i brezit (gjeneratës së Isës), krahas idolit familjar Rexhep Takut, axhës, dhe Sylë Mehmetit, kryetar i NDSH-së në Rugovë, që të tre të burgosur politik. Isa, Zymeri dhe brezi i ri i tyre në Gjimnazin e Pejës, lexonin shumë. Lexonin edhe libra që në ato vite ishin të ndaluar, si: “Shqipëria” e Sami Frashërit, “Lahuta e Malcisë” e At Gjergj Fishtës, etj. Dëgjonin fshehurazi Radio Tiranën. Shqipëria u bë ideali i tyre kryesor. Çlirimi i Kosovës dhe bashkimi me Shqipërinë, ishte synimi i këtij brezi, ashtu si vepruan edhe brezat përpara në viset shqiptare dhe në Rugovë, gjatë Rilindjes kombëtare, gjatë Lidhjes shqiptare të Prizrenit, sidomos në betejat për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë, nga sulmet e Malit të Zi në vitet 1879, 1980, ku trimat nga Shkreli, Adem Isufi e Rexhë Avdia u bënë të famshëm në Betejën e Nokshiqit. Djali e burri i dalluar nga Rugova, Isa
Demaj, që nga vitet e shkollimit të mesëm në Pejë, u angazhua në sensibilizimin e çështjes kombëtare. Ai kudo që ishte me guxim e pa asnjë hamendje, shprehte mendimet e qëndrimet e veta për çështje kombëtare, duke folur e diskutuar, madje edhe kryer aksione konkrete, si shkrimi i parullave kundër okupatorit serb në kërkim të lirisë e bashkimit kombëtar. Isa kishte respekt të madh për figurat e shquara të historisë, nga Skënderbeu e deri te princat e mbretërit ilir dhe nga Ali Pashë Tepelena e Mahmut Pashë Bushati, e deri te Haxhi Zeka. Isa në një mbrëmje të vitit 1963 bashkë me Isa Bicajn, në të dy anët e hyrjes së objektit të Gjimnazit të Pejës, shkruan parullat “Rroftë Shqipëria!”, “Rroftë Enver Hoxha!”, dhe si rrethojë e kësaj, të nesërmen gjithë personeli arsimor dhe nxënësit e Gjimnazit të Pejës, u vu nën mbikëqyrje nga Organet e shërbimit shtetëror, për të kapur shkruesit e këtyre parullave. Megjithatë, asnjëherë nuk u zbuluan, sepse nxënësit dhe autorët e parullave ruajtën sekretin. Në vitin 1964, kur Isa ishte maturant, dhe në moshën 18 vjeçare, pas një takimi të rastësishëm gjatë një udhëtimi me tren, me Azem Beqirin, atdhetarin e njohur nga treva e Llapit, mu që atëherë u bë veprimtar i “Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin Kombëtar të Shqiptarëve”, në themelimin e së cilës morri pjesë, dhe ishte anëtari më i ri i kësaj organizate të drejtuar nga bacë Adem Demaçi. Isa Demaj studimet i vazhdoi në shkollën e lartë pedagogjike në Prizren, në degën e Gjuhës dhe letërsisë shqipe, me ç’rast kontaktoi me atdhetarë të shumtë nga të gjitha viset shqiptare që studionin aty, nga Malësia e Madhe e deri në Tetovë. Familja Braha, familje dëshmorësh, që me të drejt quhej shkollë e atdhetarisë në Prizren, për Isën u bë familje e dytë. Me 27 nëntor të vitit 1967, Isa me shokët studentë festuan Ditën e Flamurit kombëtar, i ndaluar me ligj, ku edhe arrestohet së bashku me Meriman Brahën, Zymer Nezirin, Rafet Ramën, Fazli Gjevukajn, etj. nga sigurimi shtetëror dhe dënohet me burg kundërvajtës dhe grupi mbetet gjashtë muaj nën hetime në Prokurorinë e Prizrenit. Por, gjatë asaj kohe, Isa me shokë vazhdoi veprimtarinë. Ata me nismën e Meriman Brahës, i filluan përgatitjet në SHLP të Prizrenit për demonstrata në rrafshin e Dukagjinit: Prizren, Pejë e Therandë (Suharekë), me kërkesat për flamurin e lirë, përdorimin
PORTRET
e shqipes në Administratë, Universitet, Kosovën Republikë dhe për vetëvendosje. Isa ishte edhe koordinues i grupit të Prizrenit me grupin e studentëve të Prishtinës. Me 6 tetor të vitit 1968, Isa Demaj me shokët: Meriman Braha, Zymer Neziri, Pashk Laçi, Mikel Kuzhnini, Simon Kuzhnini, Selajdin Braha, Lemane Braha, Rafet Rama, Haxhi Bajraktari, Haxhi Maloku, Gjergj Camaj, Shpresë Elshani, Shqipe Vokshi, Shaban Gjekaj, Pjetër Dreshaj, Isë Morina, e shumë të tjerë, dolën në demonstrata me flamurin kuq e zi, të punuar me dorë, si në vitin 1912. Grupi i Prizrenit, për herë të parë, prishi rahatinë shumëvjeçare të sundimit robërues jugosllav, dhe për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore në Kosovë, kërkuan liri para ndërtesës së Lidhjes shqiptare të Prizrenit, kërkuan siguri për popullin shqiptar, kërkuan të flitet dhe të përdoret lirshëm gjuha shqipe, të përdoren simbolet kombëtare, të hapet universiteti dhe kërkesa kryesore Kosova të shpallet republikë, me të drejtë vetëvendosjeje deri në shkëputje, kërkesa këto që u dëgjuan mandej në të gjitha demonstratat që u zhvilluan të vazhdimësi në Kosovë. Pashk Laçi, në emër të rinisë dhe popullit në Prizren dhe Gjergj Camaj, në emër të studentëve të SHLP-së, i lexuan kërkesat, të hartuara nga Zymer Neziri dhe të rishikuara nga shokët. Disa orë në qytet, gjatë parakalimit me flamur kombëtar, nga kolona e gjatë me rreth tre mijë demonstrues, ka pasur brohoritje kryesisht për flamurin, Kushtetutën e për Kosovën Republikë dhe janë kënduar këngë atdhetare, po ashtu të ndaluara. Vetëm dy vite më vonë, u bënë demonstratat në Therandë (Suharekë), kurse dy javë më vonë, më 19 tetor të vitit
1968, u bënë demonstratat e mëdha në Pejë, të planifikuara në Prizren dhe me Zymer Nezirin përgjegjës, të organizuara me shumë kujdes bashkë me Isën, Xhemajl Gashin e Ramadan Blakajn, si dhe me grupin e nxënësve të Shkollës normale (për mësues) të përzgjedhur me propozimin e Xhemajlit dhe Ramadanit dhe me arsimtarin e tyre të Muzikës, Sadri Kelmendin. Organizimi u planifikua edhe në shkollën e mesme gjyqësore, atë të mesme ekonomike, në gjimnaz, si dhe me studentët e shkollës së lartë komerciale, sidomos me planifikimin e rreshtimit pas flamurit nga të ardhurit në ditën e tregut në Pejë nga zejtarët dhe banorët e qytetit. Në Arbnesh (Vitomiricë) u shpalos flamuri kombëtar dhe normalistët në krye me Demë Mulliqin, bartës i parë i flamurit, u nisën në drejtim të gjimnazit. Edhe në Pejë u lexuan kërkesat për të drejtat e shqiptarëve, ashtu si edhe në Prizren. Ato i lexoi normalisti, Sylë Kuçi, t[ hartuara nga Zymer Neziri. Kontributi i Isa Demajt, ishte shumë i rëndësishëm sepse përfundimisht u hap dera e demonstratave në mbarë Kosovën, deri në Tetovë e Ulqin. Kjo valë e demonstratave shumë shpejt përfshiu gjithë Kosovën gjatë muajit nëntor dhe u kurorëzua më 27 nëntor 1968 me demonstratat e mëdha të rinisë studentore, të intelektualëve, të punëtorëve e zejtarëve në Prishtinë. Në demonstratat e mëdha në Prishtinë, Isa Demaj ishte në ballë, ku dhe u plagos në kokë, pasi policia reagoi ashpër në demonstrues, duke përdorur dhunë, gaz lotësjellës e plumba. Me ndihmën e Qeram Teliqit, arsimtar, Isa u strehua dhe u mjekua në fshehtësi në Kastriot (Obiliq). Isa Demaj, studimet i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës, në degën e Gjuhës dhe letërsisë shqipe, gjatë viteve 19681972. Ishte edhe student i shkallës së tretë të studimeve pasuniversitare, dega e Letërsisë në vitet 1972-1974. Gjatë kësaj periudhe, vazhdoi aktivitetin atdhetar me Meriman Brahën e Zymer Nezirin. Mban lidhje edhe me atdhetar të njohur të “Brezit 68”, Selajdin Braha, Rafet Rama, Binak Ulaj, Pashk Laçi, Haxhi Bajraktaari, Jusuf Gërvalla, Idriz Gërvalla, Ramadan Blakaj, Xhemajl Gashi, Fazli Gjevukaj, Isë Shatri, Muhamet Shatri, Xhafer Shatri, Hasan Ukëhaxhaj, Zenun Gjocaj, me “Brezin 64” të Adem Demaçit dhe me breza të tjerë të lëvizjes kombëtare, me intelektualë të Rugovës, përkrahës të kërkesave për Republikën e Kosovës, Bajram Kelmendi, Ymer Neziri, Shege Kelmendi, Hysnije Kelmendi,
Rexhë Kelmendi, etj. Pas demonstratave të vitit 1968, Isa me Merimanin e Zymerin formuan në Prishtinë grupin ilegal si “Treshe ilegale të kohës” me Merimanin përgjegjës i grupit në pranverë të vitit 1972. Aty përcaktuan pikat kryesore të veprimtarisë atdhetare të grupit, detyrat individuale, miratuan statutin e grupit, të cilin Isa Demaj e strehoi në Rugovë, në fshatin e lindjes në Shkrel. Krahas studimeve, Isa Demaj punoi në disa shkolla të mesme në Kosovë, në Klinë, Kastriot (Obiliq), Lipjan e Prishtinë, por disa herë e larguan nga puna për shkak të veprimtarisë atdhetare. Ai ishte arsimtar, personifikim i mësimit dhe atdhedashurisë. Është i njohur rasti i paraleles 4/1 i Shkollës së mesme teknike në Prishtinë, maturantët e të cilës me greva dhe të përkrahur nga qindra nxënës grevistë, e ndaluan për disa javë zbatimin e letrës së Titos (1972), në atë shkollë, pra nuk e lejuan zbatimin e vendimit për përjashtimin e atdhetarit të shquar, referentit Metush Krasniqi, të Isa Demajt dhe të profesorëve Nuhi Veselaj dhe Mehmet Rukiqi. Së fundmi, Isa Demaj, ishte i angazhuar në Shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë, ku edhe u arrestua më 27 dhjetor të vitit 1979. E dënuan me katër vjet burgim të rëndë. Fillimisht deri në vitin 1981, u mbajt në Burgun e Prishtinës, mandej në Gjilan për tu dërguar më pas në Zajeçarë, ku dhe vuajti dënimin e rëndë në qeli të këtij burgu deri më 27 dhjetor të vitit 1983. Isa Demajt, papritmas jeta iu shua më 27 gusht të vitit 1985, në një aksident komunikacioni, duke lënë pas vetes bashkëshorten Zizën dhe katër fëmijët, Artanin, Artën, Ardianën dhe Kreshnikun. Për kontributin e veçantë të dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dy rrugë të Kosovës (një në Pejë dhe një në Lipjan) mbajnë emrin e tij, kurse presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, më 27 gusht të vitit 2010, në 25 vjetorin e vdekjes, Isa Demajn e dekoroi me “Medaljen e artë të pavarësisë” dhe më 28 nëntor të vitit 2015, në 70 vjetorin e lindjes dhe 30 vjetorin e vdekjes, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, dekoroi Isa Demajn për kontribut të veçantë në veprimtari atdhetare me dekoratën “Krenaria e kombit”. Në fund theksojmë se Isa Demaj edhe pse jetoi jo më shumë se një gjysmë jete të natyrshme, vetëm 39 vjet, mbi gjysmën e kësaj gjysmë jete ia kushtoi veprimtarisë atdhetare e arsimore. E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
Javore KOHA
29
KULTURË
Të shtunën në Ulqin u mbajt orë përkujtimore me rastin e vdekjes së Dr. Bahri Briskut
Studiuesi dhe atdhe zërin për të drejtat e “Dr. Bahri Brisku u rreshtua në krahun e duhur të historisë së kombit shqiptar, duke u vënë në ballë të atdhetarëve që guxuan, por të cilët pastaj e pësuan me burgosje, dëbime nga puna, censurime, izolime nga shoqëria“, ka thënë kryetari i KKSH-së, Faik Nika .Ulqin – Në sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, të shtunën u mbajt Orë përkujtimore me rastin e vdekjes së mësimdhënësit, krijuesit, studiuesit, publicistit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Dr. Bahri Brisku, i cili u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare. Ora përkujtimore është organizuar nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi. Në fjalën e rastit, Gazmend Çitaku, një ndër bashkëpunëtorët e afërt të Bahri Briskut, ka treguar për njohjen e tij me të dhe ka sjellë për të pranishmit disa kujtime nga jeta dhe veprimtaria e Briskut, të cilat ai ia ka rrëfyer. “Takimi im i parë me Bahri Briskun është me librin e tij ‘Gjurmime shqip-
30
Javore KOHA
E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
tare’. Në vitin e largët 1994 më ra në dorë ky libër i tij, të cilin e kishte botuar në Tiranë”, ka treguar ai, duke thënë se ky libër i shërbeu si shtyllë për njohjen më të madhe të kulturës dhe historiografisë shqiptare të Ulqinit. Çitaku ka thënë se Bahri Brisku ishte gjithmonë i qeshur dhe se ashtu e mban mend, gjithnjë i gatshëm për të ndihmuar dhe këshilluar të tjerët. Ai ka thënë se Brisku ka punuar në shumë fronte. “Veprimtaria e Bahriut nuk është vetëm atdhetare. Kontributi i tij është jashtëzakonisht i madh në studimin e gjuhës. Ka qenë një mbledhës i jashtëzakonshëm i folklorit të kësaj treve. Është, si të thuash, hartues dhe vlerësues për detarinë e Ulqinit”, ka thënë Çitaku. Kryetari i KKSH-së, Faik Nika, ka thënë se në kohën kur ishte në modë
vëllazërim-bashkimi dhe shqiptarët nuk lejoheshin t’i shpalosnin vlerat dhe simbolet e tyre identitare, dr. Bahri Brisku guxoi, punoi e veproi pa u trembur, sepse donte ndërgjegjësimin dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve në Malin e Zi. “Bindjet, formimi i tij intelektual, tradita familjare e karakteri i fortë nuk ia jepnin luksin dr. Briskut që shqiptarët në Mal të Zi të lejoheshin të asimilohen e konvertohen në sllavofonë, nën petkun e ‘vëllazërim-bashkimit’, duke qenë dominantë në numër, në jetën sociale, ekonomike, politike, në shfaqje kulturore, muzikore e mediatike”, ka theksuar ai. Nika ka thënë se duke e parë këtë gjendje, dr. Bahri Brisku u rreshtua “në krahun e duhur të historisë së kombit shqiptar, duke u vënë në ballë të atdhetarëve që guxuan, por të cilët pastaj e pësuan me burgosje,
KULTURË
Foto: Art Photo
etari që ngriti e shqiptarëve dëbime nga puna, censurime, izolime nga shoqëria, siç ishte edhe rasti i dr. Bahriut“. Në fjalën e tij, kryetari i BKSHMZ-së, Prim. Dr. Gani Karamanaga, ka thënë se nuk është lehtë të jetosh dhe duke kaluar nëpër shumë dredhira të jetës, të plakesh dhe të mbetesh person siç ishte Bahri Brisku. “Ai në disa periudha jete ka pasur vështirësi të mëdha. Atëherë kur nuk ka qenë aspak lehtë të eksponohesh dhe kur shumëkush ka heshtur, Bahri Brisku ngriti zërin dhe pendën”, ka thënë ai. Karamanaga ka theksuar se shkollimi, dashuria për kombin, dashuria për vendlindjen, vuajtjet dhe mundimet e kanë përcjellur jetën e Briskut. “Gjithmonë në rrugën e cila shkon për një drejtim: të jetë këmbëngulës në arritjen e qëllimeve për ngritjen dhe ruajtjen e identitetit të popullit shqiptar, ai e tregon veten si shkrimtar, poet, historian, patriot i vërtetë”, ka thënë ai. Për jetën dhe veprimtarinë e Briskut në orën përkujtimore ka folur edhe kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba. Po ashtu janë lexuar edhe mesazhet e ngushëllimit të Prof. dr.
Hajrullah Koliqit dhe Prof. dr. Zymer Nezirit nga Instituti Albanologjik – Prishtinë. Në emër të familjes të pranishmëve iu është drejtuar Nita Brisku, mbesa e dr. Bahri Briskut. Ajo ka falënderuar gjyshin e saj Bahriun për fëmijërinë e bukur, duke thënë se ka qenë me shumë fat, ashtu si edhe nipat dhe mbesat tjera, që janë rritur në prehrin e tij. “Faleminderit që na ke mësuar për me e dashtë vendin, kombin tonë, pa bërë asnjëherë dallime se kush është qytetar, kush është i katundit, kush është mysliman e kush është katolik. Gjithmonë më ke thënë: ai që i thotë nanës nanë e bukës bukë është i joti të pastë gjyshi. Faleminderit shumë që mua, familjes sonë e pasardhësve tanë na ke lënë vetëm krenari sa herë që kemi me të kujtuar e me përmendur emrin tënd”, ka thënë Brisku. Pas orës përkujtimore, përfaqësuesit e organizatorëve dhe pjesëtarët e familjes dhe të afërmit kanë vendosur një kurorë me lule në varrin e Bahri Briskut në varrezat në Pinjesh të Ulqinit. Bahri Brisku ka lindur në Ulqin në vitin 1933. Ka punuar si mësimdhënës në
Mal të Zi, në Kosovë dbe në Maqedoni. Ka qenë gazetar shumëvjecar i gazetës “Rilindja”, mbledhës dhe studiues i folklorit, studiues i detarisë dhe kusarisë shqiptare. Ka lënë trashëgimi një numër të veprave nga fusha e letërsisë, folkloristikës, detarisë, publicistikës etj. I frymëzuar nga demonstratat në Kosovë dhe Maqedoni të vitit 1968, Bahri Brisku organizoi dhe udhëhoqi demonstratat e nxënësve në Ulqin, më 3 qershor 1969, si shprehje e pakënaqësisë së popullit shqiptar për pozitën e tyre në Mal të Zi. Për bindjet politike dhe veprimtarinë e tij kombëtare ka qenë përherë i përndjekur, është arrestuar dhe dënuar disa herë nga pushteti malazez-jugosllav. Bahri Brisku ishte aktiv edhe në jetën politiko-shoqërore dhe kulturore pas viteve ‘90. Ka qenë bashkëthemelues dhe nënkryetari i partisë UNIKOMB, kryetar i Shoqatës së ish të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë Shqiptarë në Mal të Zi, kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë në Mal të Zi, anëtar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane në Uashington, anëtar i kryesisë së Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi, bashkëpunëtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, redaktor i revistës “Buzuku”, si dhe anëtar i disa subjekteve kulturore-artistike. Për veprimtarinë e tij është nderuar me dhjetëra diploma e mirënjohje nga institucione të ndryshme. Vdiq më 11 dhjetor 2021, ndërsa u varros më 12 dhjetor 2021 në vendlindjen e tij në Ulqin. i. k. E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
Javore KOHA
31
MOZAIK
Në 72-vjetorin e pushkatimit të Dedë Nikë ( Nici) Nikollaj
E pushkatuan komu por nuk pranoi të he -Dua të vdes me nder, si i krishterë, ishin fjalët e fundit të Dedë Nicit para pushkatimit. Pas shqiptimit të këtyre fjalëve atë e vrasin partizanët komunistë . Kështu u shua edhe një jetë pafajshme e një djali të ri të sapomartuar e pa trashëgimtar, duke marrë me vete vështirësitë, vuajtjet, dhe dhimbjet e mëdha e me shumë më pak gëzime të kësaj jete
Gjekë Gjonaj
Nuk është i vogël numri i trieshjanëve të cilët u arrestuan, u torturuan , u burgosën dhe u pushkatuan nga regjimi totalitar i komunizmit në Shqipëri dhe në ish - Jugosllavi. Numri i saktë i këtyre të pushkatuarve për motive politike deri më sot nuk dihet, sepse këto shifra asnjëherë nuk janë bërë publike nga asnjë institucion shtetëror e as nga ndonjë historian shqiptar apo i huaj. Këta djem dhe burra antikomunistë u harruan nga shteti dhe historiografia shqiptare edhe pas tri dekadash në demokraci, por mbetën të paharruar në kujtesën popullore ( kolektive) të Trieshit. Për këta guximtarë, të cilët i dolën në shesh dhe u përballën me diktaturën dhe diktatorët e kohës gjatë periudhës së monizmit, kur nuk është guxuar të flitet asnjë fjalë e vetme, sepse familjarët, të afërmit dhe farefisi i tyre kishin frikë se do të ndëshkoheshin ashpër dhe pamëshirshëm nga diktatura komuniste. Kjo heshtje, për fat të keq, vazhdon edhe sot në periud-
32
Javore KOHA
E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
hën post - komuniste demokratike në disa familje trieshjane, të cilat ende nuk janë çliruar nga paniku të cilin e përjetuan. Disa trieshjanë të ekzekutuar nga diktatura komuniste vazhdojnë të jenë të zhdukur. Edhe sot mjaft familje trieshjane që vuajtën persekutimin komunist nuk dinë ende se ku gjenden eshtrat e të afërmve të tyre, të vrarë gjatë diktaturës. Ndër trieshjanët e rrallë që u vra nga komunistët jugosllavë dhe u varros në varrezat familjare është Dedë Nikë ( Nici) Nikollaj nga fshati Muzheçk. Ai është një emër i panjohur për shumicën e shqiptarëve . U lind në vitin 1910. Rrjedh nga një familje e varfër fshatare. Prindërit e tij Nika dhe Bjeshka kishin tre djem, Prelën, Tomën e Dedën dhe dy vajza, Filen dhe Pashkën. Dedë Nici jetoi në një familje prej pesëmbëdhjetë anëtarësh në kushte tejet të vështira sikurse edhe shumica e moshatarëve të tij të varfër të Trieshit. Ai u rrit në mjerim i cili përkon edhe me legjendën e Migjenit. Nuk dinte shkrim e lex-
im. Por ishte atdhetar dhe besimtar si dhe shumë muzheshjanë të tjerë. U martua në moshën 31 vjeçare me vajzën ( nuk ia dimë emrin) e Gjekë Ukë Dedvukaj nga fshati Bardhaj të Hotit, kushërirë e afërme e heroit tonë kombëtar Dedë Gjo’Lulit. Lumturia mes këtyre dy bashkëshortëve zgjati pak. Vetëm një vit kur partizanët jugosllavë e vrasin Dedë Nicin , në moshën 32 vjeçare . U ekzekutua për fajin e vetëm se ishte kundër regjimit komunist në vitin 1945, afër vendit të quajtur Fjerrkuqe në Bardhaj të Hotit. Në momentin para se ta pushkatonin partizanët sllavë të pa fe kërkuan nga Deda që ta hiqte kryqin që e mbante në qafë dhe ta përdhoste. -Hiqe atë kryq që e mban në qafë dhe gjuaje në tokë ! – i bërtiti me zë të lartë oficeri partizan. -Jo, nuk e heq kryqin për së gjalli! - iu përgjigj me gjakftohtësi Deda . -Ose do të heqësh kryqin, ose do të vdesësh, - e kërcënon përsëri oficeri. -Dua të vdes me nder, si i krishterë, ishin fjalët e fundit të Dedë Niicit
MOZAIK
unistët jugosllavë, eqë kryqin nga qafa
para pushkatimit. Pas shqiptimit të këtyre fjalëve atë e vrasin partizanët komunistë . Kështu u shua edhe një jetë pafajshme e një djali të ri të sapomartuar epa trashëgimtar, duke marrë me vete vështirësitë, vuajtjet, dhe dhimbjet e mëdha e shumë më pak gëzimet e kësaj jete. Vdekja e tij theu përgjithmonë zemrat e prindërve, vëllezërve , motrave e familjarëve të tij. Familja pasi dëgjoi lajmin e dhimbshëm , të papritur për vrasjen e djalit të tyre, e morën
trupin e tij të pajetë dhe e varrosën në varrezën familjare në vendlindje, pa ndonjë ceremoni mortore të gjerë publike, për shkak të frikës nga regjimi i kohës. Familjarët dhe pasardhësit e tij, për dallim nga shumë familje shqiptare të cilat ende nuk i dinë eshtrat e më të dashurve të tyre, patin fatin që të kenë ku të vendosin një tufë lule dhe të ndezin një qiri për djalin e tyre të dashur. Tre nipat e Dedë Nicit Nikollaj, Zefi, Nikolla dhe Gjeloshi, të cilët ndod-
hen në mërgim në shtetin e largët në Australi, ia ndërtuan varrezën familjare. Ata sa herë që vijnë në vendlindje shkojnë pranë varrit për të qetësuar shpirtin e tij dhe të familjarëve të tyre të tjerë eshtrat e të cilëve prehen aty. Gjaku i tij i derdhur do të bashkohet me gjakun e të gjithë atyre shqiptarëve që u vranë padrejtësisht nga komunistët. Gjaku i tyre i përbashkët do të bëhet dritë për popullin shqiptar dhe për të gjitha trojet shqiptare. E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
Javore KOHA
33
MARKETING
U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for
Chauffeur
• BASIC FUNCTION OF THE POSITION
The major duties for this position involve operating motor vehicles to transport Mission Staff, official visitors, or cargo, within city limits or outside Podgorica, surrounding areas, as well as across international borders, as needed. The incumbent will also perform deliveries for the Mission and will be directly supervised by General Services Office Motor Pool Supervisor.
• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Completion of Secondary School or Local Mandatory Schooling and received high school diploma. EXPERIENCE: Two years of driving experience with a clean safety record of no accidents or citations. 2. LANGUAGE: • English language - Level 3 (Good Working knowledge) Speaking/Reading/Writing is required. (This will be tested). • Montenegrin language - Level 3 (Good Working knowledge) Speaking/Reading/ Writing is required. 3. KNOWLEDGE: Must have a basic understanding and knowledge of motor vehicles. Must have full knowledge of local traffic laws. Must be familiar with Podgorica area, safest and fastest routes. Knowledge of Government driving regulations and standard operating procedures, defensive driving, and vehicle security procedures are required. Must be able to perform operator-level preventive maintenance, checks and services, and minor automotive repair work. Knowledge of simple mechanics is required. 4. SKILLS AND ABILITIES: Must have category B and C driver’s license. Excellent reaction and night vision. Must be able to communicate politely, and tactfully with Mission Personnel, passengers, supervisors, and other U.S. Mission personnel and VIP visitors. Tact in dealing with VIPs. Ability to anticipate and adapt to VIP requirements. Ability to ascertain adverse security situations and act accordingly. Must be able to drive safely and responsibly. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: 01.02.2022 HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https://me.usembassy.gov/embassy/jobs/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.
34
Javore KOHA
E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
MOZAIK
Proces i një dukurie natyrore në Plavë që pret zgjidhje
Liqenit të Plavës i kanoset rreziku i zhdukjes Plavë – Edhe përkundër paralajmërimeve dhe kërkesave të shumta, as në vitin që po e lëmë pas, asgjë më seriozisht nuk është bërë në drejtim të mbrojtjes dhe rivitalizimit të Liqenit të Plavës. Kjo nuk ka ndodhur, edhe pse ekspertët e shumtë eminent, kohëve të fundit tregojnë se për shkak të një vistër ndikimesh negative dhe të dëmshme, është vënë në pyetje ekzistimi i mëtejmë i Liqenit të Plavës, i liqenit më të madh glacial në Mal të Zi. Ekspertët bëjnë me dije që për shkak të faktorit njerëzor, dimensionet e liqenit, respektivisht sipërfaqja, thellësia dhe gjatësia e bregut të tij, prej vitit në vit zvogëlohen, dhe se liqeni sot gati dy herë është më i vogël se para 100 vjetësh. “Të dhënat dëshmojnë se Liqeni i Plavës në vitin 1913, ka pasur sipërfaqe prej 5,4 kilometrash katror, ndërsa 55 vjet më vonë, 3,4 kilometra katrorë. Sot, sipërfaqja e tij është diku rreth 2 kilometra katrorë, që vetvetiu tregon që ai edhe më shumë është duke shkuar kah zhdukja, nëse sa më parë nuk do të merren masa përgjegjëse”, është ky konstatim dhe vlerësim i përbashkët i shumë ekspertëve, të cilët janë marrë me problematikën e shprehur të Liqenit të Plavës. Kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, konfirmon se organet gjegjëse të Administratës lokale janë të njoftuar me këtë problem serioz dhe se vazhdimisht bëjnë apel në organet shtetërore që të shtrijnë dorën e ndihmës me qëllim të shpëtimit të Liqenit të Plavës nga zhdukja që po i kanoset. “E vërtetë është se as në këtë vit asgjë nuk është bërë në drejtim të
mbrojtjes dhe rivitalizimit të Liqenit të Plavës, sepse për këtë nuk ka pasur mjete, e që gjithsesi nuk është mirë. Jemi njoftuar se Qeveria për vitin e ardhshëm ka planifikuar që nga Buxheti kapital të orientojë 110.000 euro për hartimin e dokumentacionit projektues të domosdoshëm që të fillohet me punën në mbrojtjen e liqenit. Duam të shpresojmë se më në fund do të pason punimi i projektit kryesor dhe ca investime shtesë, ngase nëse shteti më me seriozitet nuk i qaset zgjidhjes së këtij problemi, dhe nëse nuk siguron mjete nga Fondi evropian, Liqenit të Plavës nuk i pritet ardhmëri e mirë”, ka theksuar kryetari i komunës, Nihad Canoviq. Në administratën lokale të Plavës përkujtojnë se është bërë studimi në bazë të së cilit do të duhet të fillohet puna në procesin e ruajtjes së të gjitha vlerave të cilat Liqeni i Plavës i bartë në vete. “Është bërë studimi i mbrojtjes dhe
rivitalizimit të Liqenit të Plavës, për çka janë ndarë 250.000 euro. Ai studim ka dhënë orientimet kryesore se cilat janë ato probleme, për shkak të të cilave vjen deri te zvogëlimi i sipërfaqes dhe thellësisë së Liqenit të Plavës. Në çfarë mënyre të zgjidhet ai problem dhe sa do të kushtonin shpenzimet e punëve të parapara”, deklarojnë kompetentët e Administratës lokale të Plavës, duke përkujtuar se vlera parallogaritëse e punëve të mbrojtjes dhe rivitalizimit të Liqenit të Plavës sillet rreth 16 milion euro. Ekspertët konfirmojnë se Liqeni i Plavës zvogëlohet si pasojë e shumë shkaqeve. Së pari për shkak të pendës që vjen ka lumenjtë Luça e Gerçari, pastaj për shkak të çështjes së pazgjidhur të kanalizimit në vendbanimet përreth Liqenit të Plavës, por edhe për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të njerëzve, të cilët me aktivitetet e veta ndikojnë që liqeni të Sh. Hasangjekaj zvogëlohet. E ENJTE, 23 DHJETOR 2021
Javore KOHA
35
“Koha Javore” në versionin online,
mund ta lexoni
në linkun:
www.kohajavore.me
kohajavore.me