KOHA Javore Podgoricë e enjte, 10 shkurt 2022 Viti XXl Numër 998 Çmimi 0,50
Në pritje të qeverisë së re
ISSN 1800-5696
Vazhdon rënia e numrit të shqiptarëve në Mal të Zi
Dhembja e nënës sa e njerëzimit
PËRMBAJTJE
10
12 Kthehet në nevojtore
Media të bëhet promotore e reformave pozitive në shoqëri
14
18 Komuna e Katërkollës dhe Krajës, që edhe fshatrat të mos vdesin
A është Turqia miku i shqiptarëve?!
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me
2
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHKURT 2022
PËRMBAJTJE
20
22 Ndarja e një perandorie
A është kjo një fazë e re e pandemisë?
26
30 Rëndësia e shëndetit mendor
Mjeshtri i madh dhe besnik i punës së vet humane dhe fisnike
ARKIVI: www.kohajavore.me
E ENJTE, 10 SHKURT 2022
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Kuvendi i Malit të Zi votoi për ndryshimet e Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale
Zgjedhjet lokale në Ulqin bashkë me 13 komuna të tjera Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë miratuar të premten ndryshimet e Ligjit për vetëqeverisjen lokale, me të cilat parashikohet që zgjedhjet lokale në 14 komuna të mbahen të njëjtën ditë. Nga 57 deputetë, për kanë votuar 46, kurse kundër 11. Për propozimin kanë votuar deputetët e opozitës dhe koalicionit “E zeza mbi të bardhë” (Lëvizja Qytetare URA dhe Civis), të cilët edhe e kanë dorëzuar iniciativën, kurse kundër kanë votuar
4
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHKURT 2022
deputetët e Demokratëve të Malit të Zi, Malit të Zi të Bashkuar dhe Prava Crna Gora. Me ndryshimet e miratuara parashikohet që zgjedhjet e ardhshme për këshilltarë në kuvendet e komunave Ulqin dhe Beran të mbahen në vitin 2022, njëkohësisht me zgjedhjet e rregullta lokale në Podgoricë dhe Gollubovc, si dhe në komunat Tivar, Bijello Pole, Danillovgrad, Kollashin, Plavë, Plluzhinë, Plevle, Rozhajë, Zhablak dhe Shavnik. Me këtë
vendim, këshilltarëve të kuvendeve në Ulqin dhe Beran iu është zgjatur mandati deri në zgjedhjet e reja lokale. Më herët, kryetari i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kishte vendosur që zgjedhjet lokale në Ulqin dhe Beran të mbahen më 27 mars të këtij viti. Megjithatë, pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për vetëqeverisjen lokale, ato pritet të mbahen në muajin maj. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Epilogu i krizës politike në Malin e Zi
Kuvendi voton për rrëzimin e Qeverisë dhe shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Podgoricë – Kuvendi i Malit të Zi ka votuar të premten pro mocionit të mosbesimit duke e rrëzuar Qeverinë e kryeministrit Zdravko Krivokapiq. Për shkarkimin kanë votuar 43 deputetë, kurse kundër kanë qenë 11 deputetë. Për rrëzimin e qeverisë kanë votuar të gjitha partitë opozitare – PDS, Socialdemokratët, PSD, Partia Boshnjake, dy deputetët e koalicioneve shqiptare, si dhe partitë e koalicionit të deritashëm Lëvizja Qytetare URA dhe Civis. Mocioni i mosbesimit është iniciuar
nga Lëvizja URA, udhëheqës i së cilës është zëvendëskryeministri i deritashëm Dritan Abazoviq, ndërsa është mbështetur edhe nga deputetët e opozitës. Të hënën, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar edhe për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Aleksa Beçiq. Për shkarkimin e tij kanë votuar 43 deputetë, kurse kundër kanë qenë 36 deputetë. Më herët, të enjten dhe të premten, kanë dështuar dy iniciativat e kryeministrit Zdravko Krivokapiq për
shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq dhe për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, pasi që nuk kanë marrë shumicën dhe nuk janë vendosur në rendin e ditës së Kuvendit të Malit të Zi. Shkarkimi i qeverisë dhe i kryetarit të Kuvendit i hap rrugë zgjidhjes së krizës politike dhe procesit të bisedimeve për formimin e qeverisë së re, që pritet të jetë qeveri e pakicës, sipas modelit të propozuar nga Lëvizja Qytetare URA, me mbështetjen e (Kohapress/REL) PDS-së.
E ENJTE, 10 SHKURT 2022
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Mali i Zi pas rrëzimit të qeverisë
Në pritje të qeveris i shkathët, duke iu dhënë leksion aktorëve të tjerë politikë. Në vendet me traditë demokratike, ndërrimi i pushtetit është diçka normale dhe e natyrshme, madje konsiderohet Ismet Kallaba pozitive për shëndetin e demokracisë. Por në Mal të Zi, politikanët dhe forcat politike që ata përfaqësojnë rënien e tyre nga pushteti përpiqen ta tregoFundi i javës së kaluar dhe fillimi i jnë si apokalips, ku pala tjetër gjithkësaj jave kanë qenë të bujshme në monë paraqet rrezik për shtetin dhe skenën politike të Malit të Zi. Brenda të ardhmen e tij. Kësaj i kontribuon disa ditësh në Kuvendin e Malit të Zi situata e përgjithshme politike, ekonojanë shqyrtuar, miratuar apo rrëzuar mike, e sigurisë etj. Mali i Zi është sot i iniciativa të rëndësishme për zgjidh- përçarë, aq sa situata mund të krahajen e krizës politike. Me shkarkimin e sohet me periudhën në prag apo pas qeverisë së Malit të Zi të kryeministrit referendimit për pavarësi në vitin 2006. Zdravko Krivokapiq dhe kryetarit të Qeveria në detyrë ka qenë një eksperKuvendit, Aleksa Beçiq, tashmë kemi iment i rrezikshëm për Malin e Zi dhe një realitet të ri politik dhe krijimin de shtetësinë e tij. Ajo ka treguar se nuk facto të një shumice të re qeverisëse. din të qeverisë dhe në njëfarë mënyre Në këtë luftë politike, ku palët që deri e ka rrëzuar vetveten. Në shesh kanë dje përbënin shumicën qeverisëse nuk dalë dallimet e mëdha në orientimet kanë zgjedhur mjete për të goditur politike (ideologjike) të forcave polikundërshtarin, kryetari i Lëvizjes Qytet- tike të shumicës qeverisëse dhe ata are “Ura”, Dritan Abazoviq, ka shënuar kanë dëshmuar papjekuri politike në fitoren e parë politike. Ai është treguar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Tashmë
6
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHKURT 2022
“
Shqiptarët e kanë rastin të jenë më të parfaqësuar në qeverinë e ardhshme dhe të luajnë një rol më të madh, prandaj partitë shqiptare duhet ta shfrytëzojnë rastin që iu jepet. Ato nuk guxojnë të humbin këtë mundësi, siç kanë humbur shumë raste të tjera në të kaluarën
opozita e re (Fronti Demokratik dhe Demokratët) ka treguar se arma e saj më e fortë e veprimit politik është rruga. Ata dinë të protestojnë dhe të fye-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
së së re jnë këdo që është kundër tyre. Nëse nuk ndodh ndonjë e papritur, Mali i Zi pritet që shumë shpejt të fitojë qeverinë e re pakicë, e cila do të formohet nga forcat politike që kanë firmosur memorandumin, mundësisht edhe me ndonjë parti tjetër, me mbështetjen e Partisë Demokratike të Socialistëve. Ndërkaq kryeministër i ri pritet të jetë ish-zëvendëskryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Qytetare „Ura“, Dritan Abazoviq, i cili ka qenë në krye të lëvizjes dhe nismës për zgjidhjen e
“
Në vendet me traditë demokratike, ndërrimi i pushtetit është diçka normale dhe e natyrshme, madje konsiderohet pozitive për shëndetin e demokracisë. Por në Mal të Zi, politikanët dhe forcat politike që ata përfaqësojnë rënien e tyre nga pushteti përpiqen ta tregojnë si apokalips, ku pala tjetër gjithmonë paraqet rrezik për shtetin dhe të ardhmen e tij krizës politike, duke marrë përsipër një barrë të rëndë, përfshirë edhe pasojat e një veprimi të tillë politik. Abazoviqi mund të hyjë në histori si shqiptari i parë në krye të qeverisë së Malit të Zi, duke thyer kështu një tabu tjetër, pas asaj që është bërë kryetari i parë nga pjesëtarët e pakicave (shqiptar) i një partie jonacionale (malazeze).
Abazoviqi mund të hyjë në histori si shqiptari i parë në krye të qeverisë së Malit të Zi, duke thyer kështu një tabu tjetër, pas asaj që është bërë kryetari i parë nga pjesëtarët e pakicave (shqiptar) i një partie jonacionale (malazeze). Kjo do të ishte e mirë dhe pozitive jo për Abazoviqin sesa për vetë Malin e Zi. Me këtë Mali i Zi do të tregonte në praktikë karakterin e tij të vërtetë qytetar, ashtu siç pretendon të jetë, por që deri tani ka qenë vetëm deklarative
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Kjo do të ishte e mirë dhe pozitive jo për Abazoviqin sesa për vetë Malin e Zi. Me këtë Mali i Zi do të tregonte në praktikë karakterin e tij të vërtetë qytetar, ashtu siç pretendon të jetë, por që deri tani ka qenë vetëm deklarative. Në rast të formimit, qeveria e pakicës me siguri do të jetë kalimtare dhe me shumë mundësi, me mandate të afatizuar. Ajo do të përballet me vështirësi të shumta, në radhë të parë në planin e brendshëm. Ndërsa në politikën e jashtme, qeveria e re do të vijojë rrugën e integrimit euroatlantik, ku Mali i Zi gjatë qeverisjes aktuale ka ngecur, madje ka bërë hapa pas. Shqiptarët e kanë rastin të jenë më të parfaqësuar në qeverinë e ardhshme dhe të luajnë një rol më të madh, prandaj partitë shqiptare duhet të shfrytëzojnë rastin që iu jepet. Ato nuk guxojnë të humbin këtë mundësi, siç kanë humbur shumë raste të tjera në të kaluarën.
E ENJTE, 10 SHKURT 2022
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Diskursi demografik
Vazhdon rënia e nu shqiptarëve në Mal Nail Draga
Ka kohë që CEDEM-i merret me hulumtimin e opinionit publik në Mal të Zi, duke prezantuar të dhëna me interes për opinionin, ku përveç analizës së spektrit politik, ofrojnë të dhëna në lidhje me strukturën kombëtare të popullsisë. Duke marrë parasysh se regjistrimi i fundit në Mal të Zi është mbajtur në vitin 2011, ndërsa regjistrimi i rregullt që është dashur të mbahet vitin e kaluar, të dhënat për strukturën kombëtare të popullsisë në këtë mjedis janë me interes edhe për ne shqiptarët, ku sipas hulumtimit të tyre, shqiptarët momentalisht përbëjnë 4.6% të popullsisë së përgjithshme në Mal të Zi.
fundit kemi pasur goditje nga pandemia Kovid-19, që as shqiptarët nuk bëjnë përjashtim. Por, sa është vërtetë numri i shqiptarëve dhe sa mund të trajtohen si reale të dhënat nga ana e CEDEM-it, mbetet çështje për diskutim.
Në pritje të regjistrimit të rregullt të popullsisë
Pa mohuar angazhimin e hulumtimit
të opinionit nga ana e CEDEM-it, të dhënat e publikuara janë të rastit, por nuk mund të injorohen sepse kemi të bejmë me një subjekt serioz në Mal të Zi, që ka një përvojë në këtë fushë të hulumtimeve. Madje, deri në regjistrimin e rregullt të popullsisë që sipas gjasave do të mbahet gjatë këtij viti, nëse në ndërkohë nuk vendoset ndryshe, ky subjekt mund të organizojë ndonjë hu-
Anketimi si test i momentit
Bëhët me dije se këto rezultate janë të ngjashme me ato të anketimit të muajit qershor, dhe diferenca e vogël është në kuadër të mundësisë së gabimit statistikor prej 3.1%. Në anketimin e qershorit si shqiptarë deklaroheshin 4.1% e të anketuarve, dhe rritja në 4.6% nuk do të thotë rritje e numrit të tyre. Megjithatë, të dy këto anketime tregojnë përqindje më të ulët të shqiptarëve se në regjistrimin e vitit 2011, kur si të tillë, deklaroheshin 4.9% e popullsisë së Malit të Zi. Se shqiptarët kanë rënie të numrit të tyre askush nuk e vën në dyshim, sepse krahas rrethanave të pavolitshme shoqërore, në tri vitet e
8
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHKURT 2022
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
umrit të l të Zi lumtim tjetër, duke na ofruar të dhëna tjera. Por, nuk ka dilemë se valide do të jenë të dhënat nga regjistrimi zyrtar i popullsisë, pavarësisht se sa do të jetë përqindja e pjesëmarrjes së shqiptarëve në popullsinë e përgjithshme të Malit të Zi. Por, zhgënjyese është e dhëna që ka të bëjë me ndryshimin e shqiptarëve në aspektin e përkatësisë kombëtare si dhe te gjuhës amtare. Një dukuri
Të dhënat e publikuara nga CEDEM-i nga mesi i muajit dhjetor të vitit të kaluar gjatë hulumtimit të opinionit publik, në mes tjerash kanë paraqitur të dhëna në lidhje me strukturën kombëtare të popullsisë në Mal të Zi, ku për shqiptarët kanë prezantuar shifrën prej 4.6% në kuadër të popullsisë së përgjithshme, nga del se është më e ulët për 0.3% krahasuar me regjistrimin i popullsisë të mbajtur në vitin 2011, çështje e cila mbetet e diskutueshme deri në regjistrimin e rregullt të popullsisë që duhet të mbahet gjatë këtij viti, nëse në ndërkohë nuk vendoset ndryshe e tillë nuk është e panjohur, sepse ka ndodhur edhe me herët ku numri i shqiptarëve se gjuhën shqipe e kanë gjuhë amtare, është me i lartë se numri që i përket përkatësisë kombëtare. Andaj, një e dhënë e tillë pa dilemë do të jetë identike edhe në këtë regjistrim të popullsisë, madje do të ishte senzacion të ndodhë e kundërta. Është çështje tjetër pse ka qenë e pranishme një dukuri e tillë, si veprim subjektiv i regjistruesve, apo të qëndrimit indiferent të të intervistuesve në ditët e regjistrimit të popullsisë.
Diaspora e përjashtuar nga regjistrimi(?!)
Ashtu si në regjistrimin e fundit të popullsisë, edhe kësaj radhe janë gjasat që diaspora do të mbesë jashtë këtij procesi me rëndësi të veçantë shoqërore. Nuk ka dilemë se nga të dhënat që disponojmë, shqiptarët janë populli i cili më se shumti ka emigruar duke dëshmuar për pozitën sociale e shoqërore të tyre të pavolitshme në Mal të Zi. Ndërsa pas shqiptarëve të dytët janë pjesëtarët e popullit boshnjak, e më pas malazezet e serbët. Mosgatishmëria e Qeverisë që të evidentohet në regjistrimin e popullsisë edhe diaspora, dëshmon qartë politikën denigruese të pushtetit ndaj qytetarëve të cilët kanë lindur dhe kanë kontribuar në aspektin shoqëror dhe ekonomik në vendlindjen e tyre. Përjashtimi nga regjistrimi i popullsisë i paraprin shlyerjes nga evidenPikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
ca e vendbanimit të lindjes dhe nga regjistri zgjedhor për të marrë pjesë në zgjedhje, qofshin ato lokale apo parlamentare. Diaspora nuk e meriton një qasje të tillë, sepse kujtojmë me këtë rast se votat e tyre ishin vendimtare në Referendumin për pavarësinë e Malit të Zi, të mbajtur me 21 maj 2006.
Regjistrimi i popullsisë jo vetëm çështje statistikore
Pa marrë parasysh se kur do të mbahet regjistrimi i popullsisë gjatë këtij viti, partitë politike të shqiptarëve që janë parlamentare, duhet të angazhohen që përmes amendamenteve të ndikojnë në Ligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive shtëpiake dhe banesave, i cili duhet të miratohet nga Parlamenti gjatë muajve në vijim, e të evidentohet edhe diaspora në këtë rast, në mënyrë të veçantë ajo shqiptare. Një veprim i tillë duhet të jetë obligim politik, moral dhe kombëtar, sepse diaspora është pjesë e pandarë e identitetit tonë kombëtar, ngase regjistrimi i popullsisë nuk është vetëm çështje statistikore. Po ashtu, në Komisionin për përgatitjen e regjistrimit të popullsisë, shqiptarët duhet të jenë pjesë e atij komisioni me individë profesionistë që njohin çështjet demografike, jo vetëm në procesin e regjistrimit, por edhe në atë të përpunimit dhe të publikimit të të dhënave, të cilat janë zyrtare për këtë proces të rëndësishëm shoqëror e jo vetëm statistikor, në këtë mjedis. E ENJTE, 10 SHKURT 2022
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Edukimi i masës dhe çrrënjosja e dukurive negative
Media të bëhet pro reformave pozitive Toni Ujkaj
“
10
Roli i medias në shoqëri nuk është thjesht informativ, që të njoftojë se çfarë po ndodhë në një komunitet apo shoqëri, por është, apo më mirë të themi do të duhej të ishte më shumë se kaq. Media përtej misionit informues, duhet të ketë një rol edukativ tek
Po t’u referohemi programacioneve të disa mediave audio-vizuale dhe rubrikave të disa mediave të shkruara, qofshin lokale apo kombëtare në rajon, siç mund të jenë ato të Shqipërisë, shohim që kryelajm i këtyre mediave janë, përveç jetës politike e cila i “pushton” këto mjete informative, janë edhe kronikat e zeza: vrasjet, vjedhjet, dhunimet, kontrabandimet, e shumë dukuri të tjera negative, ndërsa më të pakta ato që kanë të bëjnë me arsimimin, shkencën e kulturën
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHKURT 2022
masa, në njërën anë të jetë promotore për të bërë ndryshime pozitive në shoqëri, e në anën tjetër të bëhet nxitëse dhe protagoniste për të luftuar dhe çrrënjosur dukuritë negative ekzistuese. Po t’u referohemi programacioneve të disa mediave audio-vizuale dhe rubrikave të disa mediave të shkruara, qofshin lokale apo kombëtare në rajon, siç mund të jenë ato të Shqipërisë, shohim që kryelajm i këtyre mediave, përveç jetës politike e cila i “pushton” këto mjete informative, janë edhe kronikat e zeza: vrasjet, vjedhjet, dhunimet, kontrabandimet, e shumë dukuri të tjera negative, ndërsa më të pakta ato që kanë të bëjnë me arsimimin, shkencën e kulturën. Por, përveç informimit mbi këto ngjarje, a ka nevojë që publikut t’i ofrohet edhe një model, një nismë, një fushatë se si mund të luftohen këto
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
omotore e e në shoqëri fenomene negative në mënyrë që ato të pakësohen, dhe që situata të përmirësohet, dhe në vend të tyre lexuesi/dëgjuesi/shikuesi të informohet më shumë për arritjet në shoqëri, për civilizimin dhe avancimin e gjithanshëm të saj. Pra, media duhet të bëjë ndryshime në këtë aspekt, që përtej informimit të jetë sensibilizuese në shoqëri, për të influencuar dhe ndërgjegjësuar masën për të hequr dorë nga këto dukuri negative, për t’u kthyer më shumë në rrugën e arsimimit dhe të prosperitetit të përgjithshëm. Nuk mjafton që media të informojnë mbi ngjarje të cilat zënë aq shumë hapësirë në të, saqë nganjëherë mund të ndikojnë negativisht tek masa, sepse publiku duke qenë vazhdimisht i ekspozuar ndaj lajmeve të tilla, mund të influencohet për t’u përfshirë edhe më shumë në raste të dhunës, të drogës, të prostitucionit,
të vjedhjeve, të vrasjeve, etj, sepse është vetë media ajo që u ofron më shumë lajme pikërisht mbi këto fenomene. Në këtë prizëm, mediat dhe drejtuesit e tyre duhet të bëjnë përpjekje për të mobilizuar punonjësit e vet që në përmbajtjet programore t’u jepet
“
më shumë hapësirë emisioneve kulturore, arsimore, edukative e shkencore, por edhe të zhvillojnë emisione me protagonistë profesionistë të cilët do të jepnin ide dhe opinione konstruktive mbi atë se si mund të luftohen dukuritë negative të pranishme në shoqëri, dhe se si mund të ndryshohet shoqëria në çdo sferë të jetës.
Nuk mjafton që media të informojnë mbi ngjarje të cilat zënë aq shumë hapësirë në të, saqë nganjëherë mund të ndikojnë negativisht tek masa, sepse publiku duke qenë vazhdimisht i ekspozuar ndaj lajmeve të tilla, mund të influencohet për t’u përfshirë edhe më shumë në raste të dhunës, të drogës, të prostitucionit, të vjedhjeve, të vrasjeve, etj, sepse është vetë media ajo që u ofron më shumë lajme pikërisht mbi këto fenomene
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 10 SHKURT 2022
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Monumenti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu
Kthehet në nevo
Nga i harruari i kombit, nga i mbuluari me çarçaf mu në qendër të Tiranës, e deri tek vizita provokuese e Presidentit turk Erdogan në Shqipëri, kohët e fundit në ditën e vdekjes së heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, mendonim se nuk mund të ketë ofendime më të shëmtuara se këto nga Qeveria dhe shteti shqiptar ndaj Skënderbeut dhe kujtimit të tij. Fatkeqësisht, ishim të gabuar, ka edhe më keq
Për Koha Javore:
Frank Shkreli / Nju Jork E pabesueshme, por e vërtetë. Jo, more jo, për këtë situatë, nuk ka faj Erdogani, i cili nuk e fsheh kurrë urrejtjen e tij për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun. Fajin e kanë vetë shqiptarët, Qeveria në Tiranë, shteti shqiptar, Ministria e Kulturës, Bashkia, e ku ta di unë. Të gjithë duhet të turpërohen, në qoftë se kanë fytyrë! Lexon njeriu një lajm të tillë, se në çfarë gjëndje të shëmtuar gjendet Memoriali i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Lezhë dhe bën pyetjen: Kush janë këta njerëz në krye të kombit shqiptar që lejojnë një gjë të tillë në “kompleksin arkelogjik”, në vendvarrimin e heroit kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut? Nga vinë këta njerëz “liderë” të kombit, nga e kanë origjinën, që lejojnë shkombëtarizimin dhe zhdukjen dalëngadalë të identitetit kombëtar? Interesave të kujt i shërbejnë këta njerëz që nuk çajnë kokën për dukuri të tilla, si ajo në Lezhë? A ekziston ndonjë gjë e shenjtë për ta në historinë dhe kulturën shqiptare, që duhet mbrojtur. Fati i keq i monumenteve historike dhe kulturore, anembanë Shqipërisë, tanimë dihet. Harroje Gjergj Fishtën, Nënë Terezën
12
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHKURT 2022
e monumente të tjera, shumë prej tyre të shpallura “monumente kulture”, të mbrojtura pra me ligj nga qeveria shqiptare, por që mbrojtje nuk kanë. Por se do i vinte radha edhe kompleksit arkeologjik tek monumenti dhe vendvarrimi i heroit kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Lezhë, është vështirë të merret me mend ose të besohet. Është vështirë, që nga larg të mësohet e vërteta se në çfarë gjëndje është dhe ç’po ndodhë rreth Memorialit të Skënderbeut në Lezhë, pasi mediat e oborrit nuk flasin, as nuk shkruajnë. Por nga një kronikë në Syri TV mësova se për vite të tëra, vizitorët vendas dhe të huaj, si edhe vetë banorët e asaj zone, përdorin Memorialin e vendvarrimit të kryeheroit kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, për të kryer nevoja personale, pasi kompleksi arkeologjik përreth vendvarrimit të Skënderbeut nuk është i rrethuar. Sipas kronikës së Syri TV, asnjë ent qeveritar nuk ka reaguar për këtë situatë të turpshme në Memorialin e Skënderbeut në Lezhë – përveç Avokatit të Popullit, megjithëse kronika e Syri TV nuk thotë se çfarë tha zyra e Avokatit të Popullit për këtë situatë të turpshme kombëtare, as nuk pati ndonjë pasqyrim as reagim në media. Por entet qeveritare që janë përgjegjëse për mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës, ku bën pjesë edhe Memoriali i Skënderbeut në Lezhë, sipas gazetarit të Syri TV, Mar-
tin Markut, “Bashkia apo Ministria e Kulturës, nuk kanë marrë ende masa për të parandaluar atë që qytetarët e cilësojnë si turp për Lezhën”. Unë do të shtoja se kjo gjendje e krijuar atje, nuk është vetëm turp për Lezhën, por është turp edhe për Shqipërinë, për qeverinë e saj dhe për Ministrinë e ashtuquajtur të “Kulturës”, që nuk kujdeset as nuk jep fondet, ndërkohë që as nuk tregon vullnetin as interes-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ojtore imin për tu kujdesur për mirëmbajtjen e vendvarrimit të shpëtimtarit të kombit, Gjergj Kastriotit- Skënderbut. Dihet se Monumenti i Gjergj Kastriotit në Lezhë është një prej vendeve më të vizituara nga shqiptarët anembanë botës, por edhe nga evropianë dhe turistë të rajonit. Prandaj është vështirë të merret me mend se kush janë ato mendje të ndritura të “kulturës” në qeverinë shqiptare që kanë lejuar që ky monument, tërheqës për turistët, të bie në këtë gjëndje të turpshme dhe të mjerueshme? Kush janë ata njerëz përgjegjës për mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës në Tiranë dhe në Lezhë, dhe pse duan që duke lenë në harresë vendin më të shenjtë të kombit, t’u tregojnë vizitorëve të huaj këtë pasqyrë të shëmtuar të Shqipërisë dhe shqiptarëve? TV Syri njofton në kronikën e para disa ditëve se edhe pas një kronike të
transmetuar disa javë më parë nga ky televizion, dhe pas vërejtjes së bërë nga Avokati i Popullit, institucionet përgjegjëse, sidomos Ministria e Kulturës, me qëndrimet e saj arrogante për mospërkujdesjen ndaj monumenteve kulturore dhe historike, një arrogancë për të cilën ajo ministri është e njohur tanimë për disa vite, nuk kanë marrë asnjë masë, për të ndërhyrë. Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Lezhë, Paulin Zefi tregon edhe se e kujt është përgjegjësia për këtë situatë. Sipas një kronike tjetër mbi këtë subjekt, disa javë më parë të Syri TV thuhet: “Në mungesë të banjove publike, qytetarët iu drejtohen mureve antikë për të kryer nevojat e tyre personale, duke degjeneruar në këtë mënyrë vlerat historike të këtij qyteti 2400-vjeçar. Ata thonë se mungesa e banjove publike në qytet është problem mjaft shqetësues, ndaj Bashkia duhet të ndërhyjë për zgjidhjen e kësaj maskarade”. Me të drejtë, sipas Syri TV, shumë turistë ngelin të tmerruar me ato pamje që shikojnë në një zonë të tillë arkeologjike. Pavarësisht se ky problem vijon
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
prej vitesh ende nuk është gjetur një zgjidhje përfundimtare, thuhej në kronikën e transmetuar në Syri TV, disa javë më parë. Në atë kronikë të Syri TV theksohet: “Si në rrallë zona të tilla, kompleksi arkeologjik i Lezhës është pa mur rrethues, duke i lënë mundësinë kujtdo të futet në të lehtësisht, për të kryer nevojat personale, por edhe duke i shkaktuar dëmtime zonës historike. Ndërkohë që deri në qartësimin se e kujt është përgjegjësia për mbrojtjen e këtij monumenti, si dhe ndërtimin e një banjoje publike në Lezhë, Memoriali i heroit tonë kombëtar, duket se do të shërbejë ende si nevojtore”, ka përfunduar kronikën nga Lezha, Syri TV. E gjithë kjo pasqyrë e shëmtuar për botën ndaj kujtesës së heroit kombëtar dhe kulturës shqiptare, në përgjithësi, për mungesën e një muri rrethues dhe një nevojtoreje publike! Diçka vërtetë nuk është në rregull me atë vend. Ndërsa në Tiranë, shemben shtëpitë e shqiptarëve duke i hedhur në rrugë të madhe në pikë të dimrit, për t’i lënë vend e hapësirë ndërtimit të pallateve të larta për interesa të errëta kriminale financiare, Qeveria e Shqipërisë nuk gjenë dot fondet për ndërtimin e një muri të thjeshtë rrethues të Memorialit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe të kompleksit arkeologjik përreth tij në qytetin e lashtë, Lezhë. Turp e marre të kini, kushdo qofshi ju, duke filluar nga Kryeministri, Ministria e Kulturës, si dhe e ashtuquajtura opozitë politike në Parlament, shoqëria civile, por sidomos mediat që duhet të jenë sytë dhe veshët e shoqërisë, që heshtin përballë një koritjeje e të tillë kombëtare. Ju të gjithë jeni përgjegjës për këtë situatë të shëmtuar, për këtë koritje kombëtare! Është arroganca juaj, moskujdesja dhe mosrespekti juaj ndaj heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, ndaj historisë, identitetit dhe kulturës kombëtare të shqiptarëve, në përgjithësi. Por, eshtë edhe heshtja juaj ndaj dukurive të tilla, që vendin më të shenjtë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, kompleksin arkeologjik dhe vendvarrimin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Lezhë, e keni kthyer në një nevojtore publike! E ENJTE, 10 SHKURT 2022
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Dilema
A është Turqia mik
Si ka mundësi që një pjesë e shqiptarëve ende kanë ngelur në periudhën e Perandorisë Osmane dhe nuk po arrijnë të shkëputen nga ajo kohë. Deshëm apo nuk deshëm ne, Turqia është një fuqi dhe aktor kryesor në skenën ndërkombëtare, por edhe dominuesi kryesor në Ballkan dhe ne nuk kemi fuqi ta ndalojmë. Duhet të kuptojmë se nëse dikush të futë në lojë duhet të dish të luash lojën, përndryshe mbetesh jashtë saj
Haxhi Zeneli
Kemi vërejtur shpeshherë se kur flitet për Turqinë, komentet në rrjetet sociale janë të shumta. Edhe vizita e fundit e Presidentit të Turqisë Taip Erdogan në Shqipëri, nuk u shpëtoi debateve dhe komenteve të ndryshme në rrjete sociale por edhe mediave elektronike, bile kjo vizitë u përdor edhe për “lojëra” politike deri në maje të shtetit të Shqipërisë. Ç ‘është e vërteta, disa nga këto “lojëra” ishin mjaft banale sa edhe qesharake. Si ka mundësi që një pjesë e shqiptarëve ende kanë ngelur në periudhën e Perandorisë Osmane dhe nuk po arrijnë të shkëputën nga ajo kohë. Deshëm apo nuk deshëm ne, Turqia është një fuqi dhe aktor kryesor në skenën ndërkombëtare, por edhe do-
“ 14
Ndihma e shtetit turk që i dha Shqipërisë është për t’u falënderuar, por në anën tjetër duhet kuptuar lojën dhe qëllimin: se askush nuk të jep diçka pa përfituar!. Erdogani në mes të parlamentit shqiptar publikisht kërkoi që Shqipëria t’i përgjigjet menjëherë ndihmës së Turqisë, duke na kujtuar proverbin popullor mbi lopën që “të jep qumështin dhe në fund e shkelmon kovën”
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHKURT 2022
minuesi kryesor në Ballkan dhe ne nuk kemi fuqi ta ndalojmë. Por ne mund të bëjmë një gjë në këto kohëra destabilizuese që po krijon Rusia duke përdor këtu edhe Serbinë për të avancuar në Ballkan. Mendojë se është më se e nevojshme të kemi rreth nesh sa më shumë miq, duke përfshire këtu patjetër edhe Turqinë. Ka ardhur koha që të tregojmë pjekuri kombëtare dhe mos të merremi me politika të rrugicave dhe të kafeneve.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ku i shqiptarëve?!
“
Ne nuk jemi aq naiv që mos të kuptojmë politikën e Erdoganit për Ballkanin. Duhet të kuptojmë se nëse dikush të futë në lojë duhesh të dish të luash lojën, përndryshe mbetesh jashtë sajë. Në politikë nuk ka vëllazëri apo emocione, përkundrazi në politikë ka vetëm interes. Politika është arti që ruan dhe siguron qëllimet dhe interesat kombëtare, duke përdorur kontrollin mbi kombet e tjera, ku çdo komb përpiqet të ruajë dhe të sigurojë interesat e veta,
Në politikë nuk ka vëllazëri apo emocione, përkundrazi në politikë ka vetëm interes. Politika është arti që ruan dhe siguron qëllimet dhe interesat kombëtare duke përdorur kontrollin mbi kombet e tjera, ku çdo komb përpiqet të ruaj dhe të sigurojë interesat e veta, qofshin ato në paqe apo në konflikte me të tjerët. Ata të cilët nuk e kuptojnë këtë janë humbës
qofshin ato në paqe apo në konflikte me të tjerët. Ata të cilët nuk e kuptojnë këtë janë humbës. Erdoani shpesh herë sillet si diktator duke e çuar ndoshta Turqinë drejtë një shteti autokrat, por kjo nuk duhet të na shqetësojë ne shqiptarëve. Andaj, për shqiptarët në këtë rast nuk do ishte e këshillueshme që t’i vendosin të “gjitha vezët në një shportë, por për siguri të tyre, vezët të ndahen në disa shporta”!.(pra marrëdhënie me
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
shumë aleat). Ndihma e shtetit turk që i dha Shqipërisë është për tu falënderuar, por në anën tjetër duhet kuptuat lojën dhe qëllimin: se askush nuk të jep diçka pa përfituar!. Erdogani në mes të parlamentit shqiptar publikisht kërkojë që Shqipëria ti përgjigjet menjëherë ndihmës së Turqisë duke na kujtuar proverbin popullor mbi lopës që “të jep qumështin dhe në fund e shkelmon kovën”. Edhe termat “vëllezërit shqiptarë” janë lojëra politike të joshjes që përdor Erdogani. Turqia duhet të mendoje ndryshe për shqiptaret! duhet t’i trajtojë ata si aleatë. Nuk ka nevojë t’i trajtojë si vëllezër të një feje apo si islamistë, pasi kjo merr një konotacion tjetër. Tani dihet se kush janë shqiptarët dhe kush janë turqit. Shqiptarët përbëhen nga tri konfesione, ku e tërë bota mund të mësojë nga ata se si duhet të r respektohen besimet fetare. Është e pamohueshme se marrëdhëniet e këtyre dy vendeve historikisht kanë qenë të mira, bile edhe në kohën e monizmit dhe mendojë se në shumicën e rasteve Turqia ka shprehur gatishmëri për ti ndihmuar shqiptarët sa herë që kanë kërkuar ata, Kjo duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen deri sa nuk cenohen interesat kombëtare të njëri tjetrit si aleat të vërtetë. Sepse tek e fundit, dihet vendi i shqiptarëve, ata i takojnë Evropës dhe asnjë kontinenti tjetër. E ENJTE, 10 SHKURT 2022
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION
Nga “Naçertania” deri te “Srpski svet” (2)
Memorandumet se dëm të popullit shq Nuk besoj se një akademik të mos dijë kush ishin shqiptarët, por “arnautë”, shqiptarët quheshin nga turqit dhe besoj se kjo ishte një përpjekje për të mohuar para opinionit të gjerë se shqiptarët janë popull autokton që jeton në këto treva me mijëra vite, dhe se arnautët duhet të trajtohen si një fis i ardhur turk
Për Koha Javore:
Fiqret Mujeziqi /Shtutgart
Memorandumet serbe, të cilat ushqenin hegjemonizmin serb dhe ishin në dëm të popullit shqiptar janë të shumta, por do të veçoj disa prej tyre: 1844 – Naçertania 1937 – Memorandumi për “dëbimin e arnautëve (shqiptarëve)“ 1941 – Serbia homogjene 1986 – Memorandumi SANU 1 2012 – Memorandumi SANU 2 2021 – “Srpski svet” apo “Bota serbe”
Naçertania
„Naçertania“ e ka zanafillën nga elita politike polake, e cila u largua nga vendi pas dështimit të Kryengritjes së Nëntorit kundër Perandorisë Ruse, më 1830. Në vitin 1843, kjo elitë dërgoi një të emisar special në Serbi, çekun Frantishek Zah (1807-1892), me një plan për t’ia paraqitur Ilija Garashaninit, një figurë e shquar e regjimit të atëhershëm. Plani i Zahut parashikonte çlirimin dhe bashkimin e sllavëve të Jugut, gjë që do të ndihmonte më vonë në çlirimin e Polonisë
16
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHKURT 2022
nga sundimi austriak dhe rus. Bazuar në planin e Zahut, Garashanini përpiloi “Naçertanien” – “Programi i politikës së jashtme - kombëtare të Serbisë” në vitin 1844, me rreth 90% të tekstit të huazuar. Në disa pjesë, duke ripunuar projektin e Zahut, Garashanini, me idetë e tij për shtetin jugosllav, supozoi bashkimin e “të gjithë popujve serbë”, gjë që e bëri Naçertanien (projektin) një program sekret të politikës së jashtme dhe kombëtare të Serbisë. Ministri i Punëve të Brendshme, Ilija Garashanin (1812-1874), ia përgatiti princit Aleksandër Karagjorgjeviq (18421858). Ky projekt u botua për herë të parë i plotë në vitin 1906.
të mohuar para opinionit të gjerë se shqiptarët janë popull autokton që jeton në këto treva me mijëra vite dhe se arnautët duhet të trajtohen si një fis i ardhur turk. Duke lexuar këtë memorandum, hasa në një urrejtje mesjetare patologjike ndaj mbarë kombit, dhe metodat që do të përdoreshin ishin më çnjerëzoret që kemi parë apo dëgjuar ndonjëherë. Këto metoda të shfarosjes gjithashtu nuk do të përdoreshin kundër kafshëve të
Memorandumi për “dëbimin e arnautëve (shqiptarëve)“ (1937), dhe “Serbia homogjene” (1941) Memorandumi për “dëbimin e arnautëve (shqiptarëve)”, i shkruar nga akademiku serb Dr. Vasa Çubrilloviq në vitin 1937, është po ashtu një dokument mbi spastrimin etnik të territorit të banuar me shqiptarë dhe deri në detaje përshkruan mënyrën dhe metodat se si duhet të arrihet kjo. Titulli i memorandumit është “Iseljavanje Arnauta”. Pse vallë arnautë dhe jo shqiptarë apo “Albanci”?! Nuk besoj se një akademik të mos dijë kush ishin shqiptarët, por “arnautë”, shqiptarët quheshin nga turqit dhe besoj se kjo ishte një përpjekje për
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
erbe në qiptar rrezikshme, sepse organizatat për mbrojtjen e kafshëve pa dyshim që do të protestonin. Sidoqoftë, këtu nuk është qëllimi të analizohet memorandumi në fjalë, por vetëm të theksohet si një dokument në shërbim të hegjemonizmit serb. Një memorandum të ngjashëm për “zgjidhjen” e çështjes së pakicave etnike në Jugosllavi e ka hartuar Dr. Vasa Çubrilloviq edhe në fund të Luftës së Dytë Botërore për nevojat e qeverisë së re komuniste, duke marrë parasysh përvojat e regjimit diktatorial të Bashkimit Sovjetik. Kjo mundësoi dëbimin e gjysmë milioni gjermanë (Volksdeutscher) nga Vojvodina. Serbia homogjene është shkrimi i ideologut çetnik Stevan Moleviq e vitit 1941, i cili mbron krijimin e Serbisë së Madhe dhe spastrimin e saj etnik nga kombet tjera. Në mes tjerash, këtu flitet për gjoja “gabimin” e
“
Rezultati i Memorandumit SANU 1 u pa me luftërat e shkatërrimit përfundimtar të ish-Jugosllavisë. Kjo histori hegjemoniste serbe nuk ka sjellë asgjë të mirë, as për popullin serb, por as për të tjerët në Ballkan. Vetëm luftra, vuajtje, spastrim etnik dhe gjenocid
bërë më 1918 kur kufijtë e Serbisë nuk ishin definuar siç duhej, dhe kjo duhej përmirësuar në favor të hegjemonizmit serb.
Memorandumi SANU 1
Memorandumi për gjendjen e kombit serb në Jugosllavi, i njohur si Sanu Memorandum 1, ishte një memorandum i përpiluar dhe i përgatitur nga viti 1982 dhe 1986 nga anëtarët e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve. Ka mundësi të jetë përpiluar edhe më herët. Teksti duhet të ishte redaktuar nga ish-anëtari i Akademisë dhe më vonë edhe President i Republikës Federale të Jugosllavisë, Dobrica Qosiq (1921-2014). Memorandumi gjithëpërfshirës me 74 faqe është fillimisht një kritikë ndaj zhvillimeve aktuale ekonomike dhe kulturore të sistemit jugosllav. Vetëqeverisja jugosllave dhe Titoizmi konsiderohen si një “doktrinë antiserbe” me të cilën kombi serb u dobësua në mënyrë specifike, gjë që gjoja do ta kishin shfrytëzuar republikat tjera dhe dy krahinat autonome në favor të tyre. Memorandumi bën thirrje për një fund të “diskriminimit të popullit serb”. Në memorandum konstatohet se: - Kufijtë e Serbisë nuk janë në përputhje me përbërjen etnike, sipas memorandumit, me Kushtetutën e vitit 1974, për shkak të krijimit të krahinave autonome të Vojvodinës dhe Kosovës; - Rrezikimi i popullit serb nga popujt e tjerë brenda Jugosllavisë: asimilimi, shfrytëzimi, dëbimi, pamundësia për të shprehur, margjinalizimi në sferën politike, ekonomike, kulturore dhe shkencore; - Forcimi i forcave anti-serbe brenda Jugosllavisë (kroatë, shqiptarë); - Nevoja për një veprim të shpejtë për të parandaluar rënien e Serbisë dhe popullit serb. Intelektualët dhe politikanët e popujve të tjerë të Jugosllavisë reaguan
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
ndaj kërkesës së Akademisë me programet e tyre kombëtare. Midis republikave përhapej një atmosferë gjithnjë e më e helmuar. Tashmë në media dhe në literaturën e Jugosllavisë, flitej më hapur për “etninë”, “tokën dhe gjakun” dhe se aty ku ishte një varr serb edhe toka ishte serbe. Një propagandë antishqiptare kishte filluar menjëherë pas demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, ku shqiptarët e Kosovës do të fajësohen për gjenocid ndaj serbëve. Teza u mbështet në “argumentet historike”, të cilat shkonin shumë kohë para themelimit të Jugosllavisë së Parë në vitin 1918. Shqiptarët filluan të quheshin me nofka fyese, si separatistë, nacionalistë, irredentistë dhe ndaheshin në ”shqiptarë të ndershëm” dhe “shqiptarë të pandershëm”. Natyrisht se numri i atyre që ishin “të pandershëm” ishte shumë më i madh. Ata fajësoheshin për krizën e sistemit vetëqeverisës socialist në Jugosllavi, edhe pse asgjë nuk kishin të bënin me të, sepse pesha e tyre në atë shtet ishte shumë e vogël. Për arritjen e qëllimeve hegjemoniste serbe nuk përjashtohej as përdorimi i dhunës, deri te konflikti i hapur luftarak. Deri në shpërthimin e luftës në Jugosllavi, shqiptarët e paguan shumë shtrenjtë. Me mijëra shqiptarë u burgosën, shumë të tjerë u vranë në rrethana misterioze, siç është vrasja e vëllezërve Gërvalla, vrasja e Kadri Zekës, Enver Hadrit etj. Shqiptarët në mjediset serbe duhej të flisnin me zë të ulët, ose të mos e hapnin fare gojën, përndryshe mund ta pësonin shumë keq. Rezultati i memorandumit SANU 1 u pa në luftrat e shkatërrimit përfundimtar të ish-Jugosllavisë. Kjo histori hegjemoniste serbe nuk ka sjellë asgjë të mirë, as për popullin serb, por as për të tjerët në Ballkan. Vetëm luftra, vuajtje, spastrim etnik dhe gjenocid. (Vijon) E ENJTE, 10 SHKURT 2022
Javore KOHA
17
VËSHTRIM & OPINION
Qasje
Komuna e Katërk dhe Krajës, që edh fshatrat të mos vd Besmir Asllani
Çka po mendoni? Komuna e Katërkollës dhe Krajës. Një vizion që edhe fshatrat të jetojnë. Ne jemi të varfër sepse nuk punojmë,dakord? Por neve edhe jemi te varfër sepse paguajmë tatime e pak kemi përfitime, edhe në një rast stuhie e dëmi bujqësie nuk subvencionohemi apo kompensohemi, sikurse ka filluar të ndodhë në komunën e Tuzit. Sikur çdoherë që Komuna e Ulqinit ishte në “bllokada” të blinim nga një “bllok” për të ndërtuar Komunën në Katërkollë,
“ 18
një murë vetëm do ta kishim tani gati.
Komuna e Katërkollës dhe Krajës do te duhej të funksiononte si të gjitha komunat e tjera. Staf jo shumë i madh dhe projekte të vogla në fillim derisa të vendoset një bazë e fortë qëndrueshmërie në këtë Komunë. Buxheti të përfshij projekte që mbështesin fshatarët që duan të punojnë e shumë gjëra të tjera sipas mundësive. Pas një kohe kjo Komunë mundet të investoj në Shas dhe Krajë e të bëj fshatra të veçantë turistik. Komuna paraqet një zonë të veçantë dhe atraktive për gjueti. Me kalimin e kohës kjo komunë do të mund të themeloj p.sh një qumështore dhe të punësoj disa persona. Unë mund të gaboj por Anën e Malit edhe Krajën i shoh me potencial unik për banoret e tyre, zona të pasura që mund të bëhen pasuruese
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHKURT 2022
Po mendoj në Ulqin është mbjellë shumë varfëri pa e ditur qëllimin. Ajo që ne dimë është se çdo gjë duhet të paguhet, çdo gjë paguhet. Dështimi në një ndarje të padrejtë të thesarit në mes fshatit dhe qytetit mund ta lë qytetin pa fshat. Si është nisur qyteti do të mbesë pa fshat. A mundet që para kësaj fshati të mbesë pa qytet? Ne duhet të mendojmë diçka, ne duhet të mbijetojmë. Ne kemi një elitë në mërgim. Unë mendoj se ato janë më të përgatitur se sa ne. Dikush që sheh me sy por edhe me zemër e ndjen se zemra këtu e ka presionin e kufirit të varfërisë posaçërisht kur punon vetëm një anëtarë i familjes. Këtu nuk mund të ndash për ditët apo vështirësitë e papritura, po flas për shumicën në realitetin e familjembajtjes, shkollimit të fëmijëve e shumë litarë të tjerë të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
kollës he desin
lidhur për një rrogë. Në këtë ambient pesimist, rrugëve të qeta dimërore na del vizioni i një Komune në Katërkollë. Kjo Komunë është barazi me më shumë vëmendje dhe gjallëri pozitive në shpirtrat që nuk e kanë parë kaherë realitetin e mirë jetesës. Kjo Komunë do të jetoj me donacione dhe do të kujdeset që ti mbaj banoret e saj me ndihma të vazhdueshme në raste të ndryshme. Ne kemi shumë shtete dhe nga ato do ta kërkojmë ndihmën për ta realizuar Komunën. Ndihmën e marrim nga çdo cep edhe nga elita jonë jashtë. Ato e dinë se këtu te ne gjithmonë terri prinë. Komuna e Katërkollës dhe Krajës do te duhej të funksiononte si të gjitha komunat e tjera. Staf jo shumë i madh dhe projekte të vogla në fillim derisa të vendoset një bazë e
Në këtë ambient pesimist, rrugëve të qeta dimërore na del vizioni i një Komune në Katërkollë. Kjo Komunë është barazi me më shumë vëmendje dhe gjallëri pozitive në shpirtrat që nuk e kanë parë kaherë realitetin e mirë jetesës. Kjo Komunë do të jetoj me donacione dhe do të kujdeset që ti mbaj banoret e saj me ndihma të vazhdueshme në raste të ndryshme. Ne kemi shumë shtete dhe nga ato do ta kërkojmë ndihmën për ta realizuar Komunën. Ndihmën e marrim nga çdo cep edhe nga elita jonë jashtë. Ato e dinë se këtu te ne gjithmonë terri prinë
fortë qëndrueshmërie në këtë Komunë. Buxheti të përfshij projekte që mbështesin fshatarët që duan të punojnë e shumë gjëra të tjera sipas mundësive. Pas një kohe kjo Komunë mundet të investoj në Shas dhe Krajë e të bëj fshatra të veçantë turistik. Komuna paraqet një zonë të veçantë dhe atraktive për gjueti. Me kalimin e kohës kjo komunë do të mund të themeloj p.sh një qumështore dhe të punësoj disa persona. Unë mund të gaboj por Anën e Malit edhe Krajën i shoh me potencial unik për banoret e tyre, zona të pasura që mund të bëhen pasuruese. Nëse me këmbëngulje vendosim koha nuk pret shumë. Ne jemi një ujë i pastër, i pasherr që shumë shpejt mund të burojë i gjithi jashtë vendit. Ne jemi aktorë se ndryshe do të kishim ikur nga këtu. Le të dalim nga
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
kjo komedi dhe të bëjmë atë që na duhet realitet. Ndoshta gaboj por kam dëgjuar se përmendet UNESCO e këndej ne jemi të varfër e po braktisim vendlindjen. Bukuritë natyrore ju takojnë atyre që i kanë afër ,ato i kanë zbuluar edhe i mbrojnë ma mirë se askush. Komuna i mbron, nuk kemi nevojë për të huaj. Çfarë mendoni ju, ta shoh liqenin çdo ditë si pikturë e vdekur kur ai është një mrekulli e gjallë turistike? Neve na duhet kjo Komunë. Një organizim i mirë territorial i saj. Këtu mundet të organizohet një jetë e mirë. Krajës i duhet kjo Komunë. Çdo shqiptari i duhet kjo Komunë. Ne mund të ndryshojmë pikëpamjet e ne mund të jetojmë më mirë. Ky është një vizion që këtu pritet, e ti mund të vazhdosh ta qepësh… E ENJTE, 10 SHKURT 2022
Javore KOHA
19
VËSHTRIM & OPINION
Ndarja e një peran Lindja u shpëtua dhe Perëndimi u braktis vetëm për t’u copëtuar nga fiset gjermane në shekullin V. Megjithatë, nuk humbi gjithçka. Mbijetesa e Perandorisë Lindore për shekujt në vijim luajti rol të thellë në historinë evropiane nëpërmjet ngritjes së krishtërimit, duke parandaluar përhapjen e islamit në Evropë, duke nisur nga kryqëzatat dhe qëndresa arbërore e Skënderbeut, që mbolli pa dashje farat për një ringjallje në Evropën Perëndimore në formën e Rilindjes Evropiane
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington
Perandoria Romake u nda në Perandori të Lindjes dhe Perëndimit pasi nuk kishte zgjidhje tjetër, megjithëse hendeku midis Perëndimit dhe Lindjes ishte i madh. Lavdia e Lindjes ishte në Athinë, Kostandinopojë, Rodos. Edhe Egjipti kishte qytetet e veta madhështore si Aleksandria e Memfis. Perandoria Perëndimore nuk ishte aq e rëndësishme ekonomikisht apo edhe politikisht. Vetëm 30% e popullsisë së Perandorisë Romake jetonte në Perëndimin Latin, nga të cilët mbi gjysma jetonin vetëm në Itali. Galicia, Britania dhe Iberia gjatë kësaj epoke ishin vetëm rajone kufitare të papopulluara të cilat u nënshtruan me sukses nga Roma për shkak se ishin afër gjeografikisht. Galicia kishte vetëm 3 milionë njerëz. Roma ishte i vetmi qytet në Perëndim i krahasueshëm për nga madhësia dhe ndikimi me qytetet e mëdha të Lindjes. Përsa i përket Londrës dhe Parisit, ato mezi regjistroheshin si qyteza e lëre më qytete. Stabiliteti dhe ruajtja e Perandorisë Romake siguroheshin kryesisht falë pasurisë së madhe të Lindjes, e cila ishte shtëpia e 70% të popullsisë së Perandorisë. Që nga lindja e Perandorisë Auguste në shekullin I, deri në
20
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHKURT 2022
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ndorie krizën e shekullit III, perëndimi i papopulluar dhe i privuar ekonomikisht u mbështet nga Lindja. Megjithatë, ky sistem u shemb në shekullin III me ngritjen e Perandorisë Persiane Sasanide. Ndryshe nga paraardhësit e tyre parthinë, sasanidët kishin një politikë të jashtme shumë më agresive kundër romakëve. Kjo ndezi konfliktin me Perandorinë Romake në përpjekje për të pushtuar Sirinë, Palestinën, Egjiptin dhe Anadollinë, dhe për të rivendosur Perandorinë e Per-
sisë nën Akamenidët. Pas krizës 50-vjeçare të shekullit III, (ku në një fazë Perandoria Romake u nda në 3 entitete të veçanta politike dhe pothuajse u shemb) romakët më në fund arritën të pranonin se thjesht nuk ishte e mundur që Lindja të përdorte pasurinë e saj njëkohësisht për vete dhe për të mbështetur Perëndimin. Si pasojë, në vitin 284, Perandori Diokleciani u përball me një vendim shumë të vështirë që do të vendoste jo vetëm të ardhmen e Evropës, por edhe të botës. A do të ruante ai
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
unitetin e Perandorisë dhe në këtë proces të rrezikonte shpërbërjen e saj, siç pothuajse ndodhi në vitin 260? Apo do të zgjaste jetëgjatësinë e Perandorisë duke e ndarë dhe në këtë proces të hiqte përgjegjësinë ekonomike të Lindjes ndaj Perëndimit? Ndryshe nga paraardhësit e tij, Diokleciani zgjodhi opsionin numër 2 dhe u bë perandori i parë që zhvendosi kryeqytetin nga Roma në Antioki. Diokleciani prezantoi një sistem të bashkë-perandorëve që do ta bënte pararendës për ndarjen e Perandorisë. Ndarja u rafinua më vonë nga perandori Kostandin (i cili e zhvendosi kryeqytetin në Kostandinopojë) dhe u nda përfundimisht nga Perandori Teodosi në vitin 395. Zhvendosja e kryeqytetit në Kostandinopojë në brigjet e Bosforit, siguroi që qyteti të mund të furnizohej nga deti në rast rrethimi, dhe ndërtimi i Mureve Teodosiane e bënte atë të padepërtueshëm ndaj çdo rrethimi. Kjo, së bashku me ndarjen e perandorisë ia zgjati jetën Perandorisë Romake të Lindjes me mbi një mijë vjet. Muret rrethuese i dhanë çdo pushtuesi një zmbrapsje deri në 1453, dhe ndarja e Perandorisë Romake në atë Lindore dhe Perëndimore nuk mund të shmangej. Ndryshe nga ajo që adhuruesit e historisë romake pëlqejnë të imagjinojnë, thjesht Perandoria nuk ishte e mundur të shpëtohej në formën e saj të bashkuar. As perandorët e mëdhenj romakë si Augusti apo Trajani po të kishin qenë gjallë nuk do të kishin mundur ta shpëtonin. Lindja u shpëtua dhe Perëndimi u braktis vetëm për t’u copëtuar nga fiset gjermane në shekullin V. Megjithatë, nuk humbi gjithçka. Mbijetesa e Perandorisë Lindore për shekujt në vijim luajti rol të thellë në historinë evropiane nëpërmjet ngritjes së krishtërimit, duke parandaluar përhapjen e islamit në Evropë, duke nisur nga kryqëzatat dhe qëndresa arbërore e Skënderbeut, që mbolli pa dashje farat për një ringjallje në Evropën Perëndimore në formën e Rilindjes Evropiane. E ENJTE, 10 SHKURT 2022
Javore KOHA
21
VËSHTRIM & OPINION
Lehtësim i masave kufizuese
A është kjo një fazë e re e pandemisë?
Disa ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se disa vende tani mund të konsiderojnë lehtësimin e masave nëse kanë shkallë të lartë imuniteti kolektiv, nëse sistemet e tyre të kujdesit shëndetësor janë të forta dhe nëse tendencat epidemiologjike po shkojnë në drejtimin e duhur.
Paula Dekaj
Varianti më i lehtë i koronavirusit, Omikron, pavarësisht transmetueshmërisë më të lartë, na bëri të besojmë se pandemia e Kovid-19 mund të shohë një pikë kthese këtë vit, dhe se do t’i kthehemi jetës normale siç ishte përpara fillimit të pandemisë. Disa ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se disa vende tani mund të konsiderojnë lehtësimin e masave nëse kanë shkallë të lartë imuniteti, nëse sistemet e tyre të kujdesit shëndetësor janë të forta dhe nëse tendencat epidemiologjike po shkojnë në drejtimin e duhur. Gjatë ditëve të fundit kemi parë se si disa shtete po i heqin apo lehtësojnë masat kufizuese që patën vendosur përgjatë dy viteve të fundit në pandemi. Më 1 shkurt, Danimarka u bë vendi i parë i Bashkimit Evropian që
22
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHKURT 2022
hoqi të gjitha kufizimet e ndërmarra kundër përhapjes së koronavirusit. Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar po ashtu kanë hequr të gjitha kufizimet, Republika Çeke dhe Gjermania braktisën idenë e vaksinimit të detyrueshëm, Spanja dëshiron ta konsiderojë këtë koronavirus si grip ndaj të cilit mjafton imuniteti natyror, Bosnja dhe Hercegovina bëhet vendi i parë evro-
“
pian që refuzon pasaportën për Kovid, kurse Gjykata e Lartë në SHBA, bllokoi vaksinimin e detyrueshëm të punëtorëve. Ndërsa Norvegjia, Franca dhe Afrika e Jugut kanë hequr shumicën e masave kufizuese, Zvicra shfuqizoi “Green Pass” e Izraeli tashmë e kërkon këtë dëshmi vetëm në ngjarje të mëdha, siç janë martesat.
Sidoqoftë, situata aktuale epidemiologjike me variantin Omikron, në shumë shtete ka krijuar shpresën se shpërthimi do të hyjë në një fazë të re në të cilën virusi do të bëhet, si gripi, një kërcënim i vazhdueshëm, por përgjithësisht i menaxhueshëm me të cilin njerëzit mund të jetojnë. Por, pavarësisht se Omikron ka dëshmuar më pak të ngjarë të shkaktojë sëmundje të rënda sesa varianti Delta, ekspertët gjithsesi paralajmërojnë njerëzit që të mos e nënvlerësojnë atë apo të heqin kujdesin e tyre ndaj mundësisë së varianteve të reja, më të rrezikshme
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Për dallim nga këto shtete, Austria më 5 shkurt vuri në fuqi ligjin që e bën vaksinimin kundër Kovid-19 të detyrueshëm për të gjithë të rriturit, përveç grave shtatzëna dhe personave që përjashtohen nga vaksinimi për arsye shëndetësore. Ky është ligji i vetëm i këtij lloji në Bashkimin Evropian, dhe ata që e refuzojnë vaksinimin mund të dënohen me një gjobë prej 3.600 eurosh nga mesi i marsit. Sidoqoftë, situata aktuale epidemi-
ologjike me variantin Omikron, në shumë shtete ka krijuar shpresën se shpërthimi do të hyjë në një fazë të re në të cilën virusi do të bëhet, si gripi, një kërcënim i vazhdueshëm, por përgjithësisht i menaxhueshëm, e me të cilin njerëzit mund të jetojnë. Por, pavarësisht se Omikron ka dëshmuar më pak të ngjarë të shkaktojë sëmundje të rënda sesa varianti Delta, ekspertët gjithsesi paralajmërojnë njerëzit që të mos e nënvlerësojnë atë apo të heqin kujdesin e tyre ndaj
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
mundësisë së varianteve të reja, më të rrezikshme. Masat kufizuese nga 4 shkurti janë lehtësuar edhe në Mal të Zi. Certifikata e vaksinimit nuk është më kusht për hyrjen në qendrat tregtare, dhe me disa kushte të caktuara lejohet prania e publikut në ndeshjet që zhvillohen në ambiente sportive. Rikujtojmë se në mbarë botën deri më tani janë raportuar shumë se 395 milionë raste dhe mbi 5.7 milionë vdekje të lidhura me Kovid-19. E ENJTE, 10 SHKURT 2022
Javore KOHA
23
FOKUS
Në Mal të Zi rrëzohet qeveria e Zdravko Krivokapiqit
Hapet rruga e negociatave për qeveri të re
Parlamenti i Malit të Zi, me mbështetjen e 43 deputetëve votoi rrëzimin e qeverisë së Zdravko Krivokapiqit. Votimi i mocionit, i iniciuar nga Lëvizja Qytetare “URA” e Dritan Abazoviq, i hap rrugë procesit të negociatave për formimin e qeverisë së re. “Ky veprim u tregoi qytetarëve të
“ 24
Malit të Zi se ndryshimet janë të mundshme dhe në të mirë të vendit”, tha Abazoviq. Zoti Abazoviq vuri në dukje se “qeveria e re duhet të zgjedhet sa më parë dhe se tashmë kanë nisur bisedimet me shumicën parlamentare”. Rrëzimin e qeverisë e mbështetën
Rrëzimin e qeverisë e mbështetën të gjitha partitë opozitare, në mesin e të cilës edhe deputeti Fatmir Gjeka, kryetar i Partisë Demokratike, i cili në një prononcim për “Zërin e Amerikës” vlerësoi se janë krijuar kushte të reja për integrimet evropiane të Malit të Zi. “Mendojmë të ecim me hapa përpara drejt integrimit evropian duke marrë parasysh se këtë vit kemi humbur me një qeverisje të gabuar. Kemi marrë raportin më të keqe prej që kemi filluar bisedimet me BE-në, kështu që duhet të bëjmë shumë përpjekje në këtë drejtim”, tha zoti Gjeka
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHKURT 2022
“
Analistët politikë në Mal të Zi, ndërkaq vlerësojnë se “u rrëzua një qeveri konservative dhe proserbe, e cila shkaktoi një ndasi të thellë në shoqërinë malazeze.” Analistët shprehin besimin se “qeveria e ardhshme mund ti sanojë problemet identitare në Mal të Zi.”
të gjitha partitë opozitare, në mesin e të cilëve edhe deputeti Fatmir Gjeka, kryetar i Partisë Demokratike, i cili në një prononcim për “Zërin e Amer-
FOKUS
Votimi i mocionit, i iniciuar nga Lëvizja Qytetare “URA” e Dritan Abazoviq, i hap rrugë procesit të negociatave për formimin e qeverisë së re. “Ky veprim u tregoi qytetarëve të Malit të Zi se ndryshimet janë të mundshme dhe në të mirë të vendit”, tha Abazoviq. Zoti Abazoviq, vuri në dukje se “qeveria e re duhet të zgjidhet sa ma shpejt dhe se tashmë kanë nisur bisedimet me shumicën parlamentare” ikës” vlerësoi se janë krijuar kushte të reja për integrimet evropiane të Malit të Zi. “Mendojmë të ecim me hapa përpara drejt integrimit evropian duke marrë parasysh se këtë vit kemi humbur me një qeverisje të gabuar. Kemi marrë raportin më të keqe prej qëkur kemi filluar bisedimet me BE-në, kështu që duhet të bëjmë shumë përpjekje
“
në këtë drejtim”, tha zoti Gjeka. Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, partia e të cilit votoi kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë, e cilësoi si absurde situatën e re të krijuar në Mal të Zi. “Absurd historik është që një parti që ka më së paku deputetë dhe e cila ishte në pushtet ta rrëzoj qeverinë”, tha zoti Beçiq.
Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, partia e të cilit votoi kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë, e cilësoi si absurde situatën e re të krijuar në Mal të Zi. “Absurd historik është që një parti që ka më së paku deputetë dhe e cila ishte në pushtet ta rrëzoj qeverinë”, tha zoti Beçiq. Ai shfaqi dyshimin se “në këtë skenar është e përfshirë Partia Demokratike e Socialistëve të presidentit Gjukanoviq, e cila më se tri dekada ishte në pushtetin e Malit të Zi.”
Ai shfaqi dyshimin se “në këtë skenar është e përfshirë Partia Demokratike e Socialistëve të presidentit Gjukanoviq, e cila më se tri dekada ishte në pushtetin e Malit të Zi.” Analistët politikë në Mal të Zi, ndërkaq vlerësojnë se “u rrëzua një qeveri konservative dhe proserbe, e cila shkaktoi një ndasi të thellë në shoqërinë malazeze.” Analistët shprehin besimin se “qeveria e ardhshme mund ti sanojë problemet identitare në Mal të Zi.” Mocionet e mosbesimit dhe kërkesat për shkarkimin e përfaqësueseve të ekzekutivit janë rezultat i krizës disamujore qeveritare, si mes parlamentit dhe qeverisë, ashtu edhe brenda vetë qeverisë. Parlamenti të enjten e kaluar, më 3 shkurt, refuzoi të vendosë në rend dite votimin për shkarkimin e Zv/ kryeministrit Dritan Abazoviq, të cilin e kishte kërkuar kryeministri Krivokaa.s. piq. E ENJTE, 10 SHKURT 2022
Javore KOHA
25
PSIKOLOGJI
Rëndësia e shënd Çrregullimet mendore janë të zakonshme. Më shumë se gjysma e të gjithë njerëzve do të diagnostikohen me një çrregullim mendor në një moment të jetës së tyre. Hapat për të vendosur një diagnozë përfshijnë :një histori mjekësore , një ekzaminim fizik dhe ndoshta teste laboratorike, nëse ofruesi juaj mendon se kushte të tjera mjekësore mund të shkaktojnë simptomat tuaja. Një vlerësim psikologjik. Do t’u përgjigjeni pyetjeve në lidhje me të menduarit, ndjenjat dhe sjelljet tuaja
Donika Lulgjuraj
Shëndeti mendor përfshin mirëqenien tonë emocionale, psikologjike dhe sociale. Ajo ndikon në mënyrën se si mendojmë, ndjejmë dhe veprojmë. Gjithashtu ndihmon në përcaktimin se si e trajtojmë stresin, si lidhemi me të tjerët dhe si bëjmë zgjedhje. Shëndeti mendor është i rëndësishëm në çdo fazë të jetës, nga fëmijëria dhe adoleshenca deri në moshën madhore. Nëse nuk jeni i sigurt nëse ju ose dikush që njihni po jeton me probleme të shëndetit mendor përjetimi i një ose më shumë prej ndjenjave ose sjelljeve të mëposhtme mund të jetë
26
“
një shenjë paralajmëruese e hershme e një problemi: Ngrënia ose gjumi shumë ose shumë pak ,largimi nga njerëzit dhe aktivitetet e zakonshme duke pasur energji të ulët ose aspak ndjeheni i mpirë ose sikur asgjë nuk ka rëndësi. Duke pasur dhimbje dhe dhimbje të pashpjegueshme, ndjeheni të pafuqishëm ose të pashpresë, ndjeheni jashtëzakonisht konfuz, harrues, në skaj, i zemëruar, i mërzitur, i shqetësuar ose i frikësuar, përjetoni ndryshime të rënda të humorit që shkaktojnë probleme në marrëdhënie, ke mendime dhe kujtime të vazhdueshme, nuk mund t’i largosh nga koka, d zëra ose të besosh gjëra që nuk janë të vërteta, mendimi për të dëmtuar veten ose të tjerët ,pamundësia për të kryer detyrat e përditshme si kujdesi për fëmijët tuaj ose shkuarja në punë ose shkollë etj. Çrregullimet mendore (ose sëmundjet mendore) janë kushte që ndiko-
jnë në të menduarit, ndjenjën, disponimin dhe sjelljen tuaj. Ato mund të jenë të rastësishme ose afatgjata (kronike). Ato mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për t’u lidhur me të tjerët dhe për të funksionuar çdo ditë. Ka shumë lloje të ndryshme të çrregullimeve mendore. Disa të zakonshme përfshijnë: Çrregullimet e ankthit, duke përfshirë çrregullimin e panikut, çrregullimin obsesiv-kompulsiv dhe fobitë, depresioni, çrregullimi bipolar dhe çrregullime të tjera të humorit , çrregullime të ngrënies çrregullime të personalitetit ,çrregullimi i stresit post-traumatik ,çrregullime psikotike, duke përfshirë skizofreninë etj. Një sërë faktorësh mund të kontribuojnë në rrezikun për sëmundje mendore, si: gjenet tuaja dhe historia familjare, përvojat tuaja të jetës, të tilla si stresi ose një histori abuzimi, veçanërisht nëse ato ndodhin në fëmijëri. Faktorët biologjikë të tillë si pabarazitë
Çrregullimet mendore (ose sëmundjet mendore) janë kushte që ndikojnë në të menduarit, ndjenjën, disponimin dhe sjelljen tuaj. Ato mund të jenë të rastësishme ose afatgjata (kronike). Ato mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për t’u lidhur me të tjerët dhe për të funksionuar çdo ditë. Ka shumë lloje të ndryshme të çrregullimeve mendore. Disa të zakonshme përfshijnë: Çrregullimet e ankthit, duke përfshirë çrregullimin e panikut, çrregullimin obsesiv-kompulsiv dhe fobitë, depresioni, çrregullimi bipolar dhe çrregullime të tjera të humorit , çrregullime të ngrënies çrregullime të personalitetit ,çrregullimi i stresit post-traumatik ,çrregullime psikotike, duke përfshirë skizofreninë etj.
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHKURT 2022
“
PSIKOLOGJI
detit mendor
kimike në tru ,një dëmtim traumatik i trurit, ekspozimi i nënës ndaj viruseve ose kimikateve toksike gjatë shtatzënisë , përdorimi i alkoolit ose drogave rekreative etj. Çrregullimet mendore nuk shkaktohen nga të metat e karakterit. Ata nuk kanë asnjë lidhje me të qenit dembel apo të dobët. Çrregullimet mendore janë të za-
konshme. Më shumë se gjysma e të gjithë njerëzve do të diagnostikohen me një çrregullim mendor në një moment të jetës së tyre. Hapat për të vendosur një diagnozë përfshijnë :një histori mjekësore , një ekzaminim fizik dhe ndoshta teste laboratorike, nëse ofruesi juaj mendon se kushte të tjera mjekësore mund të shkaktojnë simptomat tuaja.
Një vlerësim psikologjik. Do t’u përgjigjeni pyetjeve në lidhje me të menduarit, ndjenjat dhe sjelljet tuaja. Mënyrat për të ruajtur shëndetin mendor pozitiv përfshijnë: marrja e ndihmës profesionale nëse ju nevojitet ,lidhja me të tjerët ,qëndrimi pozitiv ,duke u aktivizuar fizikisht ,duke ndihmuar të tjerët, fjetja e mjaftueshme etj. E ENJTE, 10 SHKURT 2022
Javore KOHA
27
KULTURË
Recension (1)
Dhembja e nënës sa e njerëzimit (Flutura Açka, Biri, roman, Tiranë, 2020)
Kjo dhembje e nënës, është sa dhembja e njerëzimit. Sepse, nëna është ajo që përkund djepin e njerëzimit, ajo që krijon ardhmërinë, ajo që rri zgjuar për të mëkuar dhembjet të Birit, ajo që fsheh lotët, që ai, i Biri të mos i shohë, ngase ai, i Biri, të mos i shohë sytë e saj me lot, edhe për atë se i ka lënë amanet që nëna ta jetojë jetën edhe pas shkuarjes së tij Atje, siç thotë nëna për botën tjetër
Emin Kabashi
Përkufizimi
Një roman për dhembjen. Ky është përkufizimi më i përgjithshëm në botë. Cila nënë nuk e ka përjetuar dhembjen, kur i ka vdekur fëmija, pa marrë parasysh, ishte më i miri i botës, apo ishte si të gjithë fëmijët e tjerë. Por, ky është një roman për dhembjen e nënës, që ka humbur të birin, djalin e vetëm, në lulen e rinisë, sa po mbushte tetëmbëdhjetë vjet. Kjo dhembje e nënës, është sa dhembja e njerëzimit. Sepse, nëna është ajo që përkund djepin e njerëzimit, ajo që krijon ardhmërinë, ajo që rri zgjuar për të mëkuar dhembjet të Birit, ajo që fsheh lotët, që ai, i Biri të mos i shohë, ngase ai, i Biri, të mos i shohë sytë e saj me lot, edhe për atë se i ka lënë amanet që nëna ta jetojë jetën edhe pas shkuarjes së tij Atje, siç thotë nëna për botën tjetër. Pra, ai, i Biri, e di se sa jetë ka, andaj, një zot e di se nga cila bindje,
28
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHKURT 2022
ai përkundër se ndonjë herë tronditet, prapëseprapë e merr vdekjen pa alarm, pa vaje e britma, sepse i ka thënë nënës, që ta jetojë jetën edhe pas shkuarjes së tij, Atje. Kur mbështeste kokën mbi gjoksin e saj dhe qanin të dy, ajo, nëna për humbjen përgjithmonë të të Birit, kurse ai se ikte në moshën më ti mirë, kur edhe në ëndërr fluturon, por edhe se i lutej nënës që ta jetonte jetën.
Cili është romani i Flutura Açkës, Biri, që lexuesi e ka në dorë?
Në ligjëratën e saj, autorja e romanit Biri, Flutura Açka, nuk ka fshehur asgjë, as dhembjen deri në lemeri, as përballjen e saj me gjithë dhembjen e botës. Aty është gjithë jeta e një të riu, i cili nga një sëmurje e rëndë, shumë e veçantë, ikën nga duart e nënës, në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare. Por, përkundër faktit se shtjellimi bëhet, thuajse brenda një periudhë të caktuar kohore, rrëfimi përfshinë një jetë të tërë. Një jetë të tërë, që herë sikur ndalet diku, herë tjetër bredhë nëpër gjithë hapësirën që i ka krijuar jeta, jo vetëm të Birit, por edhe të tjerëve përreth, familjes, shokëve dhe shoqeve të shkollës, njerëzve të tjerë, që ka njo-
hur kudo që ka shkuar, kudo që ka gjetur interesimet dhe preokupimet e tij. Kjo bredhje nëpër kujtimet dhe realitetet e jetës, i ka dhënë dorë autores së romanit Biri, ta shpalojë gjithë përmasën e dhembjes, thuajse sa dhembja e të gjitha nënave të botës. Prandaj, është e veçantë kjo dhembje, sepse është dhembje e nënës. Ai, Biri, është i vetëdijshëm për gjendjen e tij shëndetësore, andaj i lutet së ëmës: -‘‘Mam, do të shkruash një libër për mua? -Libër për ty? Po përse? -Ja për këto dhembjet e mia të tmerrshme . -Po dhembjet do të ikin dhe ti do të bëhesh më mirë e do ta shkruash vetë librin? -Epo, unë nuk jam shkrimtar, e nuk di ta shkruaj si ti. Unë dua ta shkruash ti’’. (Biri, 63) Hapësira e shtrirjes së kujtimeve kap tri kontinente, që nga mosha e njomë e Birit, duke filluar nga fëmijëria e hershme e deri në ditët dhe javët që bredh nëpër spitale të ndryshme të Holandës, që ishte atdheu u dytë i Birit. Atdheu i parë i Birit ishte Shqipëria, në të cilin kishte kaluar fëmijërinë, herë nën kujdesin e nënës, herë nën kujdesin e një nëne tjetër, e cila ia
KULTURË
ka mësuar, si thuhet, hapat e parë të ecjes në jetë. Ky atdhe, për të cilin sa fillon të rritet e kupton se nuk është i tëri, andaj, ai kërkon që ta vizitojë Kosovën, jo vetëm për ato që i kishin folur të dy nënat, edhe ajo që e kishte lindur, edhe ajo që ishte kujdesur për të, të cilën ai, Biri, nuk e kishte harruar kurrë, si dhe e kishte dashur shumë, jo vetëm për ato që kishte lexuar, por edhe për ato që kishte parë vetë, pa marrë parasysh se në cilën moshë ishte. Atij, Birit, pra, sa duket, nuk i është thënë asnjëherë, se ai në Kosovë kishte ardhur edhe pa lindur, ngase nëna shtatzënë, kishte ardhur me të, në Panairin e parë të librit të lirisë së Kosovës, në nëntor të vitit 1999. Qoftë edhe vetëm kjo rrethanë, e bën atë kërkues të tërësisë së atdheut, gjë që e manifeston edhe kur përkundër dhembjes së madhe të nënës, ai i lë amanet se ku duhej të shpërndahej hiri i trupit të tij. Doemos, edhe në Kosovë.
Romani “Biri” i Flutura Açkës fillon në muajt e fundit të një jete
Ndërtimi i strukturës së romanit Biri të Flutura Açkës, mund të thuhet se është një biografi artistike, thuajse e
pa shoqe në letërsinë tonë, jo vetëm për faktin e shtjellimit të ngjarjes, jo vetëm për strukturën kronologjike, që e ka shpërbërë sa herë, është lodhur me rrëfimin, jo vetëm për dialogët e kursyer, por aq të domosdoshëm, edhe përkundër faktit se në tërësinë e ligjëratës së romanit, shtrihen hapësira të pafund të një jete, e cila po përgatitej të mbyllej kur duhej të fillonte. Pra, ky përkufizim, se romani Biri, mbyllet kur duhej të fillonte, është një karakteristikë tjetër e ligjëratës së autores në këtë roman, e cila ka qenë e zonja, të ndrydhë gulçet e gjëmës dhe ta këndojë e ta vajtojë, atë vdekje që nuk duhej të vinte. Një fuqi për lakmi nga të gjitha nënat, kurdo që i përballë jeta me vdekjen e fëmijëve, kurdo që jeta bën ato padrejtësi të pa shkruara në asnjë rregull ungjillor e kuranor, që kur ekziston njerëzimi e këndej. Ky përjashtim, nuk bëhet as në romanin e autores së mirënjohur Flutura Açka. Por bëhet një përjashtim tjetër, shumë i rrallë, Flutra Açka krijon një monument për atë që quhet dashuri prindërore, krijon një lapidar krejt të freskët me gjuhën e rrëfimit, për vdekjen e një të riu, në këtë rast të djalit të saj, Jerinit, për të cilin, lëre më, se mezi kishte pritur t’ia
dëgjonte zërin, kur do të fliste fjalët e para, por edhe kur ai do t’i bëhej pjesë e shtyllës kurrizore të saj, për të ecur edhe ajo vertikalisht, e deri të shkuarja e tij Atje, diku për tej nesh, andaj belbëzimet e para vijnë tashti si pjesë e kujtimeve: ‘‘Një herë, kur ishte ende fëmijë, i thashë se mezi kisha pritur që ai të fillonte të fliste, sepse doja të dija se çfarë zëri do të kishte. Zëri, besoj unë, është aq i lidhur me personalitetin, sa është gati element ndërtues i tij. ‘‘E si ishte zëri im kur fola për herë të parë?’’, u kresht ai të dinte mendimin time. ‘‘Si zëri i një zogu, i bukur’’, i thashë, ‘‘më i bukuri që mund të kisha zgjedhur. Por, unë nuk kisha pse të zgjidhja, ti ishe bekuar vetë me zë të tillë’’. (Biri, 132). Krijon një model shkrimi, që na ka munguar, ndoshta vetëm për faktin se ata që kanë përjetuar tragjedi të këtilla, nuk kishin fuqi krijuese për ta përjetësuar dhembjen e humbjes. Lexuesi, si unë, kot thotë se romani fillon atje ku duhej të mbaronte. Pse mund të thuhet kështu? Ka disa arsye të mëdha jetësore, por dy a tri janë më të veçanta. Së pari, romani i Flutura Açkës, “Biri”, kapërcen nivelin e rrëfimit të kronikës, edhe për faktin se vetëm kur shihet fundi, fillon e rrëfehet tërësia e jetës së të Birit, por edhe të autores. Së dyti, autorja asnjëherë nuk ka harruar atë shkollën e madhe të Shekspirit, se kujtimi i kohëve të mira, kur ke rënë në mjerim, është shumë i rëndë, shtreson në strukturën e këtij romani, aq dendur, sa ndonjëherë lexuesi hutohet, mos është kjo vetëm dhembja e një nëne, duke aluduar se ku janë nënat e tjera që kanë humbur pjellën e vet. Së treti, sa herë që autorja lodhet nga dhembja e jetës, vjen nga dika, sidomos nga ato që kishte lënë i Biri, qoftë si shenja të detyrave shkollore, qoftë si relikte të lojës së tij me kompjuterin, qoftë nga shënimet që kishte lënë të shkapërderdhura nëpër fletore pune, apo shkolle, por qoftë edhe gjithë marrëdhëniet me miq e mikesha, me shokë e me shoqe, edhe me nënën në këtë mes, që tashti ligjëratën e romanit e shtrijnë në tërë hapësirën e jetës. Nuk është aspak me rëndësi sa ishte ajo jetë, dhjetë vjet, njëqind vjet, apo vetëm tetëmbëdhjetë vjet. (Vijon) E ENJTE, 10 SHKURT 2022
Javore KOHA
29
PORTRET
Dr. Jusuf Smajl Ulaj, neuropsikiatër dhe psikoterapeut
Mjeshtri i madh dhe besnik i punës së vet humane dhe fisnike Shaban Hasangjekaj Në veprimtaritë e tij si një ekspertë duhet të veçojmë: Drejtor ekzekutiv i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK); Kryetar i Asociacionit të psikiatërve të Kosovës; Ish kryetar i Lidhjes së Psikiatrisë shqiptare; Ish kryetar i Bordit për edukim të vazhdueshëm mjekësor në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, ka qenë sekretar i Shoqatës së mjekëve të Kosovës gjatë kohës së okupimit në dy mandate, ka pasur rolin e drejtorit të Klinikës së neuropsikiatrisë, menjëherë pas luftës në Kosovë, prej ku ka vazhduar si drejtor i Klinikës së Psikiatrisë dhe bashkëthemelues i Institutit për shëndet mendor dhe ripërtërije të Kosovës - si OJQ udhëheqëse e Shëndetit mendor pas luftës në Kosovë. Si bashkëthemelues i projektit kombëtar për Mjekësinë mendje – trup në Kosovë, ai është i kyçur në Mjekësinë mendje – trup që nga viti 1999. Dr. Jusufi ka qenë edhe ligjërues kombëtar i CMBM (Center for Mind and Body Medicine) nga viti 2001. Pas kësaj, nga qershori i vitit 2005 zgjedhet nga Qendra CMBM në Washington DC, si ligjërues ndërkombëtar dhe bëhet pjesë e ekipit global për trajnimin e traumës psikologjike në shumë vende të botës, si: Gaza, Izrael, Haiti, SHBA, Puerto Riko, etj. Dr. Jusufi është trajner i Psikoterapisë pozitive i certifikuar në Akademinë për psikoterapi në Wiesbaden (Gjermani)
30
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHKURT 2022
dhe është anëtar i Asociacionit europian dhe botëror për Psikoterapi pozitive. Aktualisht është bashkëpronar i Klinikës private për Neurologji dhe Psikiatri “AURA” në Prishtinë dhe prej fundvitit të kaluar këshilltar politik për shëndetësi i kryeministrit të Republikës së Kosovës. Jusuf Smajl Ulaj u lind më 3 mars të vitit 1959 në fshatin Vuthaj të Komunës së Gucisë, nga e ëma Hashë Hasangjekaj – Ulaj dhe i ati Smajl Salihi Ulaj, në një familje tipike tradicionale shqiptare, me veti dhe tipare atdhedashëse, patriotike, mikpritëse e bujare. Në familje ku prindërit rritnin katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë, e Jusufi ishte vëllai i madh. I rritnin në kushte të vështira ekonomike sociale, të cilët si shumica e familjeve të kësaj ane mbijetonin me bujqësi dhe blegtori. Babai i Jusufit, Smajl Salihi, përndryshe rapsod i njohur i interpretimit të këngëve kreshnike – në veçanti të këngëve “përkrye krahu”, në mënyrë autodidakte kishe mësuar shkrim lexim, meqë në atë kohë nuk kishte shkolla në gjuhën shqipe. Smajli ishte dashamir i flaktë i shkollimit dhe edukimit. “Dy rrugë i kini” u thoshte babai Smajl fëmijëve të vet “shkollimin ose shkuarjen në Amerikë”, meqenëse se ekzistenca dhe jetesa në Vuthaj ishte e vështirë. Jusuf Smajl Ulaj, shkollimin fillor katërkatësh (I-IV), e ka kryer në vendlindje – në fshatin Vuthaj, ndërsa katër klasat e ciklit të lartë (V-VIII), i ka kryer në Shkollën fillore tetëvjeçare “Xhafer Nikoçeviq” në Guci. Bashkë me shumë shokë dhe shoqe të asaj kohe, ka udhëtuar në këmbë çdo ditë mësimi nga 10 kilometra, me veshmbathje jo të mirë, e shpesh edhe të uritur. Jusufi ishte nxënësi më i mirë i gjeneratës në shkollën fillore të Gucisë. Ndonëse në atë kohë, në Plavë dhe Guci, nuk
kishte shkollë të mesme me mësim në gjuhën shqipe, Jusufi vazhdon shkollimin e mesëm në Gjimnazin “11 Maji” në Pejë, si shumë nxënës të kësaj ane, të cilin në afat të rregullt e përfundon me sukses shembullor. Ndarja e hershme nga familja në moshën 15 vjeçare, kushtet e vështira ekonomiko-sociale të kohës, adaptimi në jetën e qytetit, ambicia për të qenë gjithmonë më i miri, për Jusufin kureshtar ishin sfida të cilat jo lehtë u përballuan. Për katër vjet të shkollimit të mesëm në Gjimnazin e Pejës, Jusufi ka banuar me vëllain Hysenin dhe dajën Halil Shpend Hasangjekaj, i cili tashmë po ashtu është mjek specialist – anesteziolog, i cili ka shumë vite që jeton dhe punon në profesionin e vet në Gjermani. Gjatë asaj periudhe kohore të qëndrimit në Pejë, ata kanë ndërruar shumë shtëpi, e besa edhe podrume të këtij qyteti, shumicën e dimrave pa ngrohje, e shpeshherë edhe me bark të uritur. Për Jusufin, libri ishte mbi të gjitha. Ai ishte në grupin e ngushtë të nxënësve më të dalluar të gjim-
PORTRET
Në mesin e një numri të konsiderueshëm vuthjanësh e vuthjaneve, të Komunës së Gucisë, të cilët kanë bërë emër dhe janë në zë në profesionet e tyre të ndryshme profesionale, është edhe Jusuf Smajl Ulaj, doktor i mjekësisë, në lëmin e neuropsikiatrisë dhe psikoterapeutisë, i cili në karrierën e vet të veprimtarisë së punës profesionale rreth 38 vjeçare që ushtron në punën e përditshme të mjekut klinicist, ka kryer dhe ushtruar edhe shumë detyra dhe funksione të rëndësishme në institucione të ndryshme medicinale brenda dhe jashtë Kosovës. nazit. Babai i tij, si shkas dhe pasojë e varfërisë, i shkonte ndoshta një herë në vit në Pejë për ta vizituar dhe për të mësuar për suksesin e tij mësimor nga kujdestari i klasës. E kujdestari i klasës atij (në prezencë të Jusufit) i thoshte se nuk keni nevojë të vini, të lodheni e të shpenzoni para, sepse “biri juaj, Jusufi, është më i miri i shkollës”. Jusufi shpeshherë e përfytyronte gëzimin në fytyrën e babit të lodhur dhe të vuajtur, gjestin, mimikën dhe lotin e mallëngjimit në sytë e tij. Prej fillimit të shkollimit, Jusufi i ka thënë vetes “dua të bëhem mjek dhe t’i shëroj njerëzit”. Pas përfundimit të gjimnazit, regjistrohet në Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, pa iu shtruar provimit pranues, meqë i kishte të gjitha pesa në shkollën fillore dhe atë të mesme. Fakultetin në fjalë e përfundon në afat rekord me nota të larta. Pas përfundimit të stazhit njëvjeçar, si mjek i ri, dr. Jusufi shërben në fshatra të Llapit një vjet, dhe ajo, për të ishte periudhë mjaft interesant, jo vetëm në aspektin profesional, por edhe kulturologjik. Me hapjen e Klinikës së re të Neuropsikiatrisë në QKUK në Prishtinë, pranohen pesë mjek të rinj, në mesin e tyre edhe dr. Jusufi. Kriter pranimi ishte nota mesatare e studimeve të cilës ai ia sheh hajrin, sepse ishte ndër më të lartat e kandidatëve konkurrentë. Në klinikën në fjalë, fillon specializimin dhe në Zagreb i përfundon studimet postdiplomike në lëmin e Psikoterapisë psikodinamike – psikoanalitike dhe specializimin nga lëmia e neuropsikiatrisë. Dr. Jusuf Smajl Ulaj rikthehet në Prishtinë dhe tërë kohën punon në klinikën e Neuropsikiatrisë. Koha e okupimit 1990-1999 ishte shumë e rëndë për të punuar dhe mbijetuar. Gjatë asaj periudhe kohore, dr. Jusufi ka punuar në klinikë. Mësonte studentët nëpër
shtëpia private dhe një herë në javë në Prishtinë dhe Kaçanik, në ambulancat humanitare të Nënë Terezës. Gjatë asaj kohe, në dy mandate ka qenë edhe sekretar i Shoqatës së mjekëve të Kosovës. Me fillimin e luftës dhe rritjes së nevojës për profesionin e tij në zona të luftës, dr. Jusufi ka frekuentuar sa herë që është paraqitur nevoja për ndihmën e tij, kryesisht në ZO të Drenicës. Me fillimin e bombardimit të NATO-s dhe zhvendosjen popullatës në shtetet e rajonit, ndryshoi situata dhe u rrezikua jeta e secilit. Fati e ka dashur që dr. Jusufi të shpëtojë dhe me datën 1 maj të vitit 1999 kalon në Maqedoni, ku deri në përfundim të luftës shërben në kampet e refugjatëve në Stenkovec dhe Çegran. Me të kthyer në Kosovë, nga Qeveria e përkohshme emërohet drejtor i Klinikës së Neuropsikiatrisë. Ballafaqimi me njerëz të traumatizuar dhe sfida e rindërtimit të çdo gjëje nga fillimi, ishin sfida të reja në karrierën e dr. Jusuf Smajl Ulajt. Në ndërkohë janë krijuar shumë kontakte me njerëz të mirë dhe të ditur nga fusha e tij profesionale. Dr. Jusufi i veçon dy prej tyre: profesor Jim Gordonin nga SHBA, themelues i Qendrës së mjekësisë mendje – trup në Washington, dhe prof. Nosrat Peseshikan, themelues i psikoterapisë pozitive në Wisbaden në Gjermani. Dr. Jusuf S. Ulaj, certifikohet si trajner i dy qasjeve të reja psikoterapeutike (qasjen mendje – trup dhe psikoterapinë pozitive). Së bashku me prof. Jim Gordon dhe ekipin e tij nga SHBA dhe kolegët e vet nga Kosova, kanë trajnuar të gjithë punëtorët e shëndetit mendor në Kosovë, për t’i trajtuar njerëzit e traumatizuar. Kjo qasje është bërë pjesë e sistemit, protokollit terapeutik dhe është zbatuar në të gjitha qendrat e shëndetit mendor në Republikën e Kosovës. Si ligjërues ndërkombëtar, së bashku me ekipin nga SHBA, dr. Jusufi ka vazhduar tra-
jnimet në vende tjera të botës kudo që ka pasur lufta, konflikte e katastrofa natyrore. Kanë filluar në Izrael e rrypinë e Gazës, ku Jusufi ka qenë 13 herë, në vendet e ndryshme të SHBA-së – kryesisht me ushtarë e personel që kanë trajtuar të traumatizuarit e kthyer nga lufta në Irak e Afganistan, në Haiti, në Porto Riko e vende të tjera. Dr. Jusufi Klinikën e neuropsikiatrisë e ka ndarë në dy klinika të reja, në psikiatri dhe neurologji. Me këtë rast, ai zgjidhet drejtor i Klinikës së Psikiatrisë deri në vitin 2007. Prej vitit 20072009, dr. Jusuf Smajl Ulaj ka qenë drejtor ekzekutiv i Qendrës Klinike Universitar të Kosovës. Gjatë gjithë viteve të punës së tij profesionale, dr. Jusuf Smajl Ulaj, ka kryer edhe shumë punë e detyra tjera me rëndësi udhëheqëse dhe profesionale, marrë parasysh pozitat udhëheqëse në kuadër të institucioneve shtetërore shëndetësore dhe organizatave profesionale psikiatrike të Kosovës dhe mbarë shqiptare. Dr. Jusuf S. Ulaj, ka kryer edhe detyrën e Kryesuesit të Bordit për Edukim të Vazhdueshëm Mjekësor në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë për dy vite. Ishte organizator dhe bashkë organizator i disa konferencave kombëtare e ndërkombëtare që lidhen me psikiatrinë, psikoterapinë dhe neuroshkencën. Dr. Jusuf Ulaj në vazhdimësi ka qenë pjesëmarrës aktiv i shumë konferencave dhe ngjarjeve brenda dhe jashtë Kosovës, që lidhen me psikiatrinë, psikoterapinë, neurologjinë dhe neuroshkencën. Në fund, pa ngurrim dhe me plot gojë mund të konfirmojmë se dr. Jusuf Smajl Ulaj me tërë qenien e vet është i përkushtuar profesionit të vet human e fisnik, neuropsikiatrisë dhe psikoterapisë. Tani bëhen 38 vjet që ushtron veprimtarinë e punës së mjekut klinicist, me punë të përditshme profesionale. Numri i njerëzve në nevojë dhe kërkesa për t’u vizituar te ai, është rritur në vazhdimësi. Përkundër presionit dhe punës, dr. Jusufit profesioni i mjekut i sjellë edhe më shumë kënaqësi kur ai sheh se sa shumë persona e familje përfitojnë nga dija dhe përvoja e tij. Dr. Jusuf Smajl Ulaj me familjen e vet, nënën Hashën, bashkëshorten Fitneten, djalin Rronin dhe vajzën Alketën, jeton dhe punon në Prishtinë, ndërsa vajza (bija e madhe e tij) Rrita – mjeke, e martuar, jeton dhe punon në profesionin e vet në Gjermani. E ENJTE, 10 SHKURT 2022
Javore KOHA
31
MOZAIK
“Washington Post”
Kur shkatërrimi i k rrënoi dhe realitetin Charles King
Pothuajse menjëherë, prindërit e saj fillojnë të thurin një histori familjare revizioniste. Askush nuk kishte besuar ndonjëherë në komunizëm, thonë ata. Gjatë disa javëve në vijim, të afërmit e saj shpalosën të gjithë ndjenjën e realitetit të Ypit: Vendi i saj ishte një burg, edukimi i saj ishte indoktrinim, versionet e vjetra të lirisë dhe demokracisë ishin gënjeshtra. “Por unë isha një pionier”, kundërshton ajo, për anëtarësimin e saj të fituar me vështirësi në organizatën komuniste të fëmijëve. Shamia e saj e kuqe bëhet një leckë pluhuri. Ajo sapo kishte mbushur 11 vjeç. Ypi, një teoriciene e shquar politike në Shkollën Ekonomike të Londrës, u rrit në Shqipëri, një vend me brigje detare mahnitëse dhe male me gurë, me një komunitet kombëtar të përhapur historikisht në të gjithë besimet myslimane, ortodokse dhe katolike. Për shekuj me radhë shqiptarët shërbyen si vezirë të mëdhenj dhe pashallëqe kufitare brenda Perandorisë Osmane. Kur perandoria u shemb pas Luftës së Parë Botërore, një i famshëm vendas, Ahmet Zogu, u ngrit në sovran të një mbretërie të pavarur. Si Mbreti Zog, ai u bë subjekti i preferuar i shkrimtarëve të udhëtimit të jashtëzakonshëm. Pasoi një pushtim italian dhe pushtim nazist, i cili nga ana e tij u shty nga të majtët shqiptarë, një nga rastet e rralla kur partizanët vendas mundën pak a shumë fashistët vetë. Komunistët shqiptarë nën Enver Hoxhën vendosën shpejt një regjim që e quajti veten si një bastion i stalinizmit të vërtetë. Një nga një,
32
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHKURT 2022
“
Kur komunizmi u shkatërrua, u shkatërrua edhe realiteti i një 11-vjeçareje. Në mes të librit “Të Lirë”, kujtimet mashtruese të pafajësisë dhe përvojës së Lea Ypit në Ballkanin e epokës komuniste dhe më gjerë, familja e saj shikon televizorin në dhjetor 1990, duke parë si flet një sekretar i Byrosë Politike
aleatët socialistë u larguan – Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik, Kina – ndërsa udhëheqësit shqiptarë denoncuan çdo hapje ndaj Perëndimit si revizionizëm të shitur. U deshën më shumë se pesë vjet pas vdekjes së Hoxhës në 1985, dhe më shumë se një vit pasi u shemb Muri i Berlinit, që komunizmi shqiptar të zbehej në histori. Kjo kronologji formoi sfondin e fëmijërisë së Ypit, por kapitujt e “Të lirë”
janë histori intime, të organizuara të një jete të marrë si të mirëqenë që kalon në pasiguri. Ka të afërm të çuditshëm, aroma e kremit të diellit që përhapet nga turistët, një grindje në lagje për një kanaçe Coca-Cola dhe më pas një akt vandalizmi që ndryshon jetën: Një protestues i heq kokën një statuje të Stalinit. Ishte një tronditje kur dëgjoja se familja e saj filloi t’u referohej liderëve politikë si “bastardë”.
Vajzat pioniere në Bulevardin e Heronjve në Tiranë, më 1987 (Rudi Blaha/AP)
MOZAIK
komunizmit, n e një fëmije “Të lirë” është kujtimet më hetuese të prodhuara ende për periudhën e papërcaktuar të “tranzicionit” pas komunizmit evropian. Por është më thellësisht një abetare se si të jetosh kur të vërtetat e vjetra kthehen në pluhur. Ypi ka shkruar një histori të shkëlqyer personale të çorientimit, për atë që ndodh kur parmakët e jetës së përditshme – e kaluara e një familjeje, udhëzimet e suksesit, shënuesit e një të ardhmeje normale bien papritur. “Ai e dinte se çfarë ishte kundër, por e kishte të vështirë të mbronte atë që ai përfaqësonte,” shkruan Ypi për babain e saj, një herë revolucionar që frynte një aparat për thithjen e astmës, i cili luftoi “për t’i çuar përpara angazhimet e tij morale pa i interpretuar dikush ose dikush tjetër. në emër të tij.”
Në rrugë dhe në klasa, Karl Marksi dhe Friedrich Engels ua lanë vendin ekonomistëve Milton Friedman dhe Friedrich von Hayek. Sekretari i Shtetit James Baker shpalli një slogan të ri – “Liria funksionon” – përpara se të brohoriste te turmat në Tiranë. Një kandidate politike vendase u shfaq në derën e Ypit duke kërkuar të merrte hua çorapet gri të babait të saj. Një program amerikan i ndihmës për demokracinë i kishte thënë atij se politikanët e duhur veshin këpucë të errëta me kostumet e tyre. Familja më vonë e pa burrin në televizor, me çorape që dukeshin poshtë pantallonave të tij, dhe më vonë ende me truproje dhe një Mercedes. Çorapet humbën gjatë tranzicionit, dhe në një farë mënyre ishte edhe babai i saj, idetë e tij madhështore u zëvendësuan me një sërë të vërtetash të pakësuara: “çfarë dinte, çfarë ishte, çfarë u përpoq të bëhej, çfarë donte të bënte.” E ëma e Ypit për pak kohë e rinovoi veten në regjimin postkomunist, duke punuar me një organizatë joqeveritare, duke pritur delegacione, duke përdorur terma të rinj si “shoqëri civile” dhe “transferim njohurish”. Por më pas kursimet familjare u zhdukën në një skemë piramidale. Në vitin 1997, Shqipëria u shkri në luftën civile, një periudhë që Ypi e bën të tmerrshme përmes ditarit të saj të adoleshencës. Ypi dalloi dy koncepte të lirisë në kanunin perëndimor. Liria negative ishte e drejta për t’u lënë vetëm, për të ndërtuar një jetë kuptimplotë të pakënaqur nga ndërhyrja e shtetit. Liria pozitive ishte e drejta për të mos u lënë anash, për të gëzuar akses në disa nga përfitimet e jetës, pavarësisht nga sfondi apo rrethanat. Për huadhënësit dhe konsulentët ndërkombëtarë që zbritën në Shqipëri dhe në pjesë të tjera të botës në vitet
1990, liria negative ishte gjendja e natyrës, liria pozitive, mashtrimi që fshihej pas dekadash marrëzie dhe tiranie. Rikthimi në realitet kërkonte privatizim dhe pasuri të monetizuara, të cilat nga ana e tyre çuan në lumturi dhe lulëzim njerëzor – përveç rasteve kur nuk ndodhi, gjë që thjesht evidentonte nevojën për më shumë llojin e duhur të lirisë. Por “çfarë lirie është ajo?” Mësuesi i Ypit pyet në një moment për vendet kapitaliste, ku shkollat e mira kushtojnë para dhe njerëzit binden të blejnë më shumë sesa mund të konsumojnë. E ardhmja e Ypit do të qëndronte jashtë vendit, si një filozofe e angazhuar publikisht. Në kërkimin dhe mësimdhënien e saj, megjithatë, ajo erdhi në të njëjtën pyetje, për të kaluarën e saj si dhe për të tashmen liberale, kapitaliste dhe globaliste. Liria më e thellë rezulton të jetë aftësia për të bërë pyetje të vështira për ide të rehatshme, për të parë botën në mënyra të panjohura, për të jetuar si një e rritur. Gjykimi i historisë zakonisht nuk vjen si lavdërim apo dënim, por si hutim. Si mund të jetonin kështu? “Ne nuk kishim kategori për të përshkruar atë që ndodhi, nuk kishim përkufizime për të kapur atë që kishim humbur dhe çfarë fituam në vend të saj”, shkruan Ypi. Të lexosh “Falas” sot nuk është aq një rikthim në Luftën e Ftohtë sesa një vështrim i shkurtër i rrugës së mundshme të çdo shoqërie, një kartolinë nga e ardhmja, si ajo e Kullës Eifel që Ypi merr nga një turist francez në plazh. Filozofitë kanë një gjysmë jetë. Vendet në rënie. Virtytet e vjetra kthehen në vese të vetëkuptueshme ose, më keq, në bindje që mbahen mend si marrëzi. Në vorbullën e historisë, ne kapemi pas asaj që dimë, çfarë jemi, kush përpiqemi të jemi, çfarë duam të shohim të ndodhë. E ENJTE, 10 SHKURT 2022
Javore KOHA
33
MOZIK
Përfaqësues të disa institucioneve zhvilluan takim në Komunën e Tuzit
Djegia ilegale e gomave, problem që vazhdon Tuz – Përpjekja për të zgjidhur një problem të kamotshëm, që ka të bëjë me ndezjen ilegale të gomave të automjeteve në territorin e Komunës së Tuzit, mblodhi të mërkurën, më 2 shkurt 2022 në godinën e Komunës së Tuzit përfaqësues të Sekretariatit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Komunës së Tuzit, të SHPK “Komunale”, të Inspektoratit Komunal në Tuz, të Drejtorisë për Inspektoratin Ekologjik, të Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe të asaj komunale. Në lidhje me këtë dukuri e cila vazhdon të krijojë një sërë problemesh mjedisore, jo vetëm tek ne por edhe në komunat e tjera në Mal të Zi, për gazetën “Koha Javore” u prononcua z. Mirsad Orahovac, menaxher i sektorit për veprimtari komunale në SHPK “Komunale”, i cili shprehet se konkluzioni i këtij takimi konsiston në dakordimin e të gjitha palëve që të veprojnë intensivisht për gjetjen e mënyrës së zgjidhjes së këtij problemi. “Këtë problematikë do ta evidento-
34
Javore KOHA
E ENJTE, 10 SHKURT 2022
jmë edhe në nivelet më të larta, në institucione kompetente, por edhe përmes mediave, në mënyrë që ky problem të gjejë një zgjidhje, që të gjindet një vend mbase edhe për krejt Malin e Zi, ku do të hidheshin këto goma. Ne, si Komunë e Tuzit u dakorduam që edhe në vijim të zhvillojmë takime me sipërmarrës të cilët kanë në pronësi servise që mbajnë goma të nxjerra jashtë përdorimit, e që duhet të hidhen”, u shpreh Orahovac. Ai shton se të gjithë ata të cilët posedojnë goma të tilla, të paraqiten pranëvSHPK “Komunale” në Tuz, që ky institucion t’u sigurojë një zgjidhje për hedhjen e këtyre mbeturinave. “Do të përpiqemi që të gjejmë një qendër grumbulluese, siç mund të jetë ndonjë magazinë apo hangar i vjetër ku do të mund të vendosen përkohësisht këto goma, derisa Qeveria të miratojë një plan për t’i ricikluar ato”, shton Orahovac. Kjo problematikë e cila vazhdon të jetë shqetësuese vite me radhë,
padyshim që ndikon negativisht në ndotjen e ajrit dhe të mjedisit jetësor në tërësi, dhe për këtë, përfaqësues të SHPK “Komunale” dhe të Policisë Komunale të Komunës së Tuzit, janë zotuar se do të shtojnë kontrollet e tyre në terren, me synim që të reagojnë në kohë për parandalimin dhe zvogëlimin e kësaj dukurie mjaft të shëmtuar dhe të dëmshme për vent. u. din.
SPORT
Lojërat Olimpike Dimërore në Kinë
Atletët ankohen për kushtet
Pekini ka hapur Olimpiadën të premten me premtimet se organizimi do të jetë “i sigurt dhe i shkëlqyeshëm”. Disa kanë përshëndetur përpjekjet e Kinës për të siguruar Lojëra pa praninë e koronavirusit. Mirëpo disa pjesëmarrës kanë thënë se janë duke jetuar dhe duke u trajnuar në kushte të mjerueshme Atletët janë ankuar për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore, duke përmendur ambientet e ftohta dhe rregullat e ashpra të karantinës. Pekini ka hapur Olimpiadën të premten me premtimet se organizimi do të jetë “i sigurt dhe i shkëlqyeshëm”. Disa kanë përshëndetur përpjekjet e Kinës për të siguruar Lojëra pa praninë e koronavirusit. Mirëpo disa pjesëmarrës kanë thënë se janë duke jetuar dhe duke u trajnuar në kushte të mjerueshme. Ata u kanë kërkuar organizatorëve
kushte më të mira. Delegacioni suedez ka kërkuar që disa garat me ski të mbahen më herët gjatë ditës për të mbrojtur atletët nga temperaturat tejet të ftohta. Zyrtarët suedezë kanë reaguar pasi atletja e këtij shteti, Frida Karlsson, është parë duke u dridhur dhe buzë kolapsit në garën e saj me ski të shtunën. Sipas rregulloreve ndërkombëtare për ski, garat nuk lejohen të mbahen nëse temperaturat arrijnë në -20 gradë Celsius.
Temperaturat të shtunën është thënë se kanë qenë -13 gradë Celsius, mirëpo shefi i ekipit suedez, Anders Bystroem, u ka thënë gazetarëve se temperaturat kanë qenë rreth -31 gradë Celsius, duke marrë parasysh erërat e ftohta. “Ne kemi limitet e të ftohtit, mirëpo nuk e di nëse e masin edhe efektin e erës”, ka thënë Bystroem për agjencinë e lajmeve Reuters. Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin do të zgjasin deri më 20 shkurt. (REL)
E ENJTE, 10 SHKURT 2022
Javore KOHA
35
kohajavore.me