KOHA Javore Podgoricë e enjte, 12 nëntor 2020 Viti XlX Numër 936 Çmimi 0,50
Anatemimi i shqiptarëve ISSN 1800-5696
Ndihma emergjente për përballimin e situatës
Martiri i albanologjisë
PËRMBAJTJE
8
10 Zgjedhje...
Si do t’i duket botës SHBA-ja e presidentit Xho Bajden
12
16 Të mirat materiale, jo domosdoshmërisht të japin lumturi
Zgjedhjet në SHBA dhe mbështetja historike për kombin shqiptar
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
PËRMBAJTJE
18
20 Duke pritur fatin e vet
Branko Merxhani: Çdo mëmëdhe ka plotësisht të drejtë të kërkojë llogari e nji frut pozitiv nga bijtë e tij
22
30 Të ndërpritet dialogu me Serbinë
Koronavirusi i merr jetën aktorit Koço Devole KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv
Podgoricë e enjte, 12 nëntor 2020 Viti XlX Numër 936 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Martiri i albanologjisë
situatës përballimin e emergjente për Ndihma
albanologjisë Martiri i
ISSN 1800-5696
Ndihma emergjente për përballimin e situatës
6965-0081 NSSI
1001 HALL EVE
shqiptarëve Anatemimi i
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 743
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
Anatemimi i shqiptarëve
ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Mandatori Zdravko Krivokapiq ka prezantuar emrat e ministrave
Qeveria e re do të ketë dymbëdhjetë ministri Podgoricë – Mandatori për kryeministër të qeverisë së re, z. Zdravko Krivokapiq ka prezantuar emrat e ministrave për ministritë përkatëse të cilat do ta përbëjnë qeverinë e re të Malit të Zi. Kjo qeveri sipas prezantimit të mandatorit, do të ketë dymbëdhjetë ministri. Për ministër të Administratës Publike, të Shoqërisë Digjitale dhe të Mediave është propozuar, mr. Tamara Srzentiq, për ministër të Ekologjisë, të Urbanizmit dhe Rregullimit Hapësinor, Dr. Ratko Mitroviq, për ministër të Punëve të Brendshme, mr. Nikolla Terziq, për ministër të Punëve të Jashtme, mr. Gjorgje Radulloviq, për ministër të Zhvillimit
4
Javore KOHA
E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
Ekonomik, mr. Jakov Millatoviq, për ministër të Investimeve Kapitale, Mlladen Bojaniq, për ministër të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, mr. Aleksandër Stijoviq, për ministër të Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit, Prof. Dr. Vesna Bratiq, për ministër të Shëndetësisë, doktorante Jelena Boroviniq- Bojoviq, për ministër të Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Dr. Vlladimir Leposaviq, për ministër të Financave dhe Mirëqenies Sociale, mr. Millojko Spaiq, ndërsa sipas burimeve jozyrtare të gazetës “Vijesti”, z. Krivokapiq, për ministër të Mbrojtjes dhe për nënkryetar të Qeverisë do të propozojë liderin
e Lëvizjes Qytetare URA, z. Dritan Abazoviq. Sipas raportimeve të gazetës në fjalë, nëse ky propozim refuzohet, atëherë pripozimi tjetër për ministër të Mbrojtjes do të jetë z. Krsto Peroviq. Ndërkaq, mandatori, Zdravko Krivokapiq i ka dërguar Kuvendit të Malit të Zi kërkesën për mbajtjen e seancës në të cilën ai do të prezantojë programin e qeverisë dhe do të propozojë përbërjen e saj. Kujtojmë se qeveria e kryeministrit Dushko Markoviq, përbëhej prej 22 dikasterësh. Krahas kryeministrit ajo ka tre nënkryetarë qeverie, një ministër pa portofol dhe 17 ministri. t. u.
NGJARJE JAVORE
Fondacioni “Trojet tona” ndihmon vendlindjen për tejkalimin e situatës me COVID-19
Rapid Teste COVID-19 për Ambulancën në Katërkollë Fondacioni “Trojet tona”, i cili vepron në kuadër të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Ana e Malit” në Nju Jork, ka ofruar mbështjetjen financiare për 1 000 Rapid Teste Covid-19 për ambulancën në Katërkollë, që kap vlerën 15 mijë dollarë. Në njoftimin e Fondacionit thuhet se realizimi i këtij testi pritet të nisë të hënën (9 nëntor) në orët e paradites, ku sasia e parë prej rreth 100 testesh janë donacion i Laboratorit “ABA Medica”. Indikacionet dhe vlerësimin për realizimin e këtij testi do ta bëjnë mjekët e ambulancës, sepse testimi në masë ende është i pamundur. Gjithashtu, në ditët në vazhdim, Shtëpia e Shëndetit - Ulqin do të rrisë kapacitetet mjekësore dhe teknike në ambulancën e Katërkollës, ku bashkëvendasi ynë, Dr. Gzim Çobaj, do t’u vijë në ndihmë kolegëve
dhe bashkëvendasve të prekur nga COVID-19. Fondacionit “Trojet tona” bën të ditur se ka siguruar deri tani sasinë e mjaftueshme të ilaçit Remdesivir, i cili ka një çmim të lartë në treg dhe është vështirë i disponueshëm. “Në porosi e sipër është sasia prej 40 ampulave të të njëjtit dhe rastet e prekura i kanë adresat e mjekëve ku mund të kontaktojnë dhe sigurojnë ilaçin e lartcekur. Gjithashtu, të prekurve që e kanë siguruar privatisht Remdesivirin, Fondi ua ka rimbursuar shpenzimet”, thuhet në deklaratën për media. Po ashtu Fondacioni “Trojet tona” ka siguruar sasi të terapisë mbështetëse (vitamina, minerale, etj.), të cilat do t’u vihen në dispozicion personave dhe familjeve të prekura, në bazë të vlerësimit të grupit punues dhe grupit
mjekësor. Në vazhdim “Trojet tona” do të vazhdojë mbështjetjen e vet ndaj bashkëvendasve përmes fondit financiar: https://gf.me/u/y6wmas , që do të përdoret për trajtimin e rasteve me Covid-19. Fondacioni njofton se është në konsultim të vazhdueshëm me grupin mjekësor në vendlindje: udhëheqësin Dr. Kujtim Sellaj, Dr. Sadije Hollaj, Dr. Argëzon Sulejmani, Dr. Hysni Myrtezaj dhe të tjerë mjekë të kontaktuar. Gjithashtu, Fondacioni falënderon për bashkëpunim të gjitha strukturat udhëheqëse të Shtëpisë së Shëndetit - Ulqin si dhe instancat tjera të përfshira që po bëjnë të pamundurën që nga kjo luftë e jashtëzakonshme globale të dalim fitimtarë me sa më pak beteja të humbura nga (Kohapress) COVID-19.
E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Dukuri
Anatemimi i shqiptarëve Dukuria e mosbesimit ndaj shqiptarëve është e ngjizur thellë në vetëdijen kolektive të popullatës shumicë në Malin e Zi. Shqiptarët vazhdojnë të shikohen në sytë e pushtetit si kërcënim dhe rrezik për shtetin e Malit të Zi. Pavarësisht bindjeve politike, pushteti dhe opozita në Mal të Zi i kanë bashkuar shumë herë votat kundër shqiptarëve, bile duke ua hequr edhe disa të drejta të arritura
Ismet Kallaba
Propozimi i përbërjes së kabinetit qeveritar nga mandatori për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi, në të cilën nuk ka asnjë ministër nga partitë shqiptare as nga partitë e pakicave të tjera, mund të përbëjë çudi vetëm për iluzionistët dhe ata që nuk i njohin rrethanat politike në vend. Kjo nuk përbën diçka të re dhe të papritur, sepse është vijimësi e politikës së anatemimit të shqiptarëve në Malin e Zi nga jeta publike, përfshirë të gjitha fushat si politika, ekonomia, mediat, kultura, sporti, sektori joqeveritar etj. Edhe në të kaluarën, gjatë periudhës së pluralizmit, shqiptarët kanë qenë pothuajse të përjashtuar nga institucionet shtetërore. Shumë pak shqiptarë, për të mos thënë aspak,
6
Javore KOHA
E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
ka pasur në funksione vendimmarrëse. Edhe pse 30 vite në pushtet, nuk ka pasur asnjë ministër shqiptar nga radhët e PDS-së. Kjo tregon për injorimin e anëtarëve të saj shqiptarë nga kjo forcë politike. Ndërkaq përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet dhe organet shtetërore është në disproporcion të madh me përqindjen e tyre. Sipas të dhënave të organeve qeveritare, ndonëse shqiptarët përbëjnë rreth 5 përqind të popullsisë së përgjithshme të Malit të Zi, vetëm diçka më shumë se 1 përqind e të punësuarve në institucionet shtetërore janë shqiptarë. Jo vetëm në pushtet por edhe në segmente të tjera, qoftë ta zëmë në trajnime të ndryshme të cilat organizohen nga OJQ-të që luftojnë për të drejtat e njeriut, shqiptarët përdoren zakonisht për balancimin e kuotave të përkatësisë nacionale të pjesëmarrësve. Për hir të së vërtetës, edhe kur kanë qenë pjesë e qeverisë, partitë shqiptare kanë shërbyer më tepër si dekor, sa për t’u dukur në sytë e bashkësisë
ndërkombëtare Mali i Zi si një shtet multinacional i cili “i respekton” të drejtat e pakicave, por në realitet ndikimi i shqiptarëve për përmirësimin e pozitës së tyre ka qenë i papërfillshëm. Kërkesat e partive shqiptare ose nuk janë realizuar fare, ose janë realizuar me shumë vonesë kur pasojat kanë qenë të pariparueshme dhe pas kërkesave të të tjerëve, siç është rasti me pavarësimin e Komunës së Tuzit (Malësisë). Por është edhe faji i vetë shqiptarëve që nuk kanë ditur t’i materializojnë kërkesat e tyre në momentet kur kanë qenë në pozitë ta kushtëzojnë pushtetin. Në anën tjetër, edhe në ato pak pozicione drejtuese që kanë pasur, shqiptarët kanë treguar se nuk dinë të udhëheqin. Për partitë shqiptare, në rastet kur kanë qenë pjesë e qeverisë, ka qenë e rezervuar gati rregullisht Ministria e Pakicave (emërtimi i së cilës ka ndërruar herë pas here). Për mënyrën se si është udhëhequr kjo ministri nga shqiptarët, më tepër u ka bërë dëm atyre sesa kanë pasur përfitime, me përjashtim të ndonjë përfitimi individ-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ual të personave drejtues ose atyre afër tyre. Dukuria e mosbesimit ndaj shqiptarëve është e ngjizur thellë në vetëdijen kolektive të popullatës shumicë në Malin e Zi. Shqiptarët vazhdojnë të shikohen në sytë e pushtetit si kërcënim dhe rrezik për shtetin e Malit të Zi. Pavarësisht bindjeve politike, pushteti dhe opozita në Mal të Zi i kanë bashkuar shumë herë votat kundër shqiptarëve, bile duke ua hequr edhe disa të drejta të arritura. Disa veprime aktuale të qarqeve të afërta me pushtetin e ardhshëm flasin për tendenca të radikalizimit si mënyrë e zgjidhjes së problemeve dhe çështjeve kontestuese. Prandaj shqiptarët duhet të jenë të përgatitur
“
Edhe kur kanë qenë pjesë e qeverisë, partitë shqiptare kanë shërbyer më tepër si dekor, sa për t’u dukur në sytë e bashkësisë ndërkombëtare Mali i Zi si një shtet multinacional i cili “i respekton” të drejtat e pakicave, por në realitet ndikimi i shqiptarëve për përmirësimin e pozitës së tyre ka qenë i papërfillshëm. Kërkesat e partive shqiptare ose nuk janë realizuar fare, ose janë realizuar me shumë vonesë, kur pasojat kanë qenë të pariparueshme dhe pas kërkesave të të tjerëve, siç është rasti me pavarësimin e Komunës së Tuzit (Malësisë)
për sfidat që i presin në të ardhmen, në radhë të parë të jenë të bashkuar në kërkesat për të drejtat e tyre, në
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
mënyrë që të reagojnë me kohë ndaj ndonjë befasie të pakëndshme të radhës. E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
The Guardian
Si do t’i duket bot e presidentit Xho
SHBA-ja ka nevojë për atë rrjet partnerësh në Evropë dhe Azi, po aq sa edhe këto të fundit kanë nevojë për Uashingtonin. Andaj demokracitë e botës duhet të jenë gati ta kapin dorën e zgjatur të një njeriu të mirë në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht ndryshimit që mund të vijë
Timoti Garton Ash
Çfarë është më e mira që mund të shpresojë bota nga Shtetet e Bashkuara, nën presidentin e ri Xho Bajden? Përgjigja ime është: që SHBA-ja do të jetë një nga vendet udhëheqëse në një rrjet post-hegjemonik të demokracive. Por jo udhëheqësja kryesore dhe në kontrast të plotë me fillimin e këtij shekulli, kur “hiperfuqia” e SHBA-së dukej se po e dominonte botën si një kolos. Zvogëlimi e ndikimit ka dy shkaqe: rënien e SHBA-së, dhe ngritjen e të tjerëve. Edhe nëse Bajden do të kishte korrur një fitore të madhe dhe demokratët do të kontrollonin edhe Senatin, fuqia e Shteteve të Bashkuara në botë do të zvogëlohej shumë. Presidenti Donald Tramp i ka bërë dëm të paparë reputacionit të saj ndërkombëtar. Rekordi i tij katastrofik në menaxhimin e pandemisë së Covid-19, konfirmoi ndjenjën e përhapur të një shoqërie me probleme të thella strukturore, nga përkujdesja shëndetësore, raportet racore, infrastruktura, deri tek hiper-polarizimi i nxitur nga media, dhe një sistem politik jofunksional. Në një sondazh të kohëve të fundit
8
Javore KOHA
E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
më shumë se gjysma e atyre që u pyetën në të gjithë Bashkimin Evropian, thanë se demokracia në SHBA ishte “joefektive”. Dhe gjëja e parë ishte se Tramp do ta denonconte si të “manipuluar” procesin e numërimit të votave. Kur SHBA-ja u jep vendeve të tjera leksione mbi demokracinë këto ditë, përgjigjja më e ndershme është: ”Doktor, shëro më parë veten!” Edhe krahasuar me periudhën e zymtë të Vietnamit dhe skandalit të Uotergejtit, kjo e sotmja duhet të jetë pika më e ulët e gjitha kohërave për fuqinë e brishtë amerikane. Evropa ka shumë probleme të veta, por krahasuar me regresin rekord të SHBA-së gjatë 20 viteve të fundit, historia jonë evropiane na duket si një progres triumfal. E njëjta gjë mund të thuhet për Australinë, Zelandën e Re ose Kanadanë. Akoma më dramatike ka qenë ngritja e Kinës, e lehtësuar nga vitet e shpërqendrimit strategjik të SHBA-së. Edhe duke supozuar se të gjitha sfidat ligjore për zgjedhjen e tij do të jenë trajtuar, kur presidenti i 46-të të marrë detyrën janarin e vitit të ardhshëm, Xho Bajden do të përballet me një vend shumë të përçarë, me një qeveri të fragmentuar, dhe gati me siguri me një Parti Demokratike larg nga të qenit e bashkuar. Por për fatin e mirë të ne të tjerëve, fusha në të cilën ai do të ketë më shumë hapësirë manovrimi është
politika e jashtme. Bajden ka përvojë të madhe personale në politikën e jashtme si ish-zëvendëspresident, dhe para kësaj si Kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme në Senatin Amerikan. Ai ka edhe një ekip me përvojë në politikën e jashtme. Anëtarët e këtij ekipi, identifikojnë si sfidat e tyre më të mëdha 3 “C” strategjike: Covid
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
tës SHBA-ja o Bajden (përfshirë pasojat e tij ekonomike globale), ndryshimi i klimës dhe Kina. Kjo është një agjendë, në të cilën aleatët e SHBA-së në Evropë dhe Azi, mund të angazhohen me shumë gëzim. Ribashkimi i Shteteve të Bashkuara me Marrëveshjen e Parisit, që ajo e braktisi zyrtarisht të mërkurën që shkoi, do të jetë një hap i parë i rëndësishëm. NATO mbetet thelbësore për sigurinë e Evropës përballë një Rusie agresive, por çelësi për të fituar sërish mbështetjen e evropianëve të zhgënjyer, do të jetë ofrimi i një cilësie të re të partneritetit SHBA-BE. Vizita e tij e parë presidenciale në kontinentin e vjetër, duhet të përfshijë institucionet e BE-së në Bruksel, dhe ndoshta një fjalim në Parlamen-
tin Evropian. Në këtë partneritet të barabartë, SHBA-ja nuk do të ulet gjithnjë në krye të tryezës. Kjo është ajo që unë nënkuptoj me termin “post-hegjemonike”. Evropianët duhet të bëjnë më shumë për sigurinë e tyre, por Bajden nuk do të tregohej i zgjuar, po të këmbëngulte tek tema e vjetër “Shpenzoni 2 përqind të PBB-së tuaj në mbrojtje”. Eksperti gjerman Volfgang Ishinger ka sugjeruar një mënyrë të mirë për të riformuluar çështjen: mendojeni më shumë si 3 përqind në 3D – domethënë në mbrojtje, diplomaci dhe zhvillim. Një BE e vetëquajtur “gjeopolitike”, duhet të marrë një barrë më të madhe në lagjen e saj më të gjerë, pra në jug, përtej Mesdheut në Lindjen
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
e Mesme, në Afrikën e Veriut dhe në lindje, në marrëdhëniet me Bjellorusinë, Ukrainën, dhe me një Rusi agresive por edhe në thelb më të dobët nën Vladimir Putinin. Nëse administrata Bajden do të jetë e zgjuar, ajo mund të krijojë një rrjet demokracish, në vend të një aleance fikse, apo një bashkësie demokracish. Edhe një “samit i demokracive”, i premtuar prej tij në fushatë, do të ngrinte pikëpyetje të ndërlikuara se kush përfshihet dhe kush jo. Por duke e menduar si një rrjet, ai mund të jetë fleksibël, duke ndryshuar koalicionet sipas çështjeve. Për çdo çështje, si SHBA-ja ashtu edhe Evropa, duhet t’ia fillojnë duke identifikuar demokracitë përkatëse. Por sigurisht ato nuk mund të ndalen këtu. Ato duhet të bashkëpunojnë me regjime jo liberale dhe anti-demokratike, përfshirë Kinën. Kina është sfida më e madhe gjeopolitike e kohës sonë. Është një nga “3 C”, por gjithashtu ajo është thelbësore për adresimin e 2 C-ve të tjera: ndryshimi i klimës dhe Covid-19. Ajo është një rivale, ideologjikisht dhe strategjikisht më e frikshme, sesa Bashkimi Sovjetik të paktën nga vitet 1970 e tutje. Por ndërkohë, është thelbësor bashkëpunimi me të në fusha më të mëdha. Në zbatimin e një strategjie të dyfishtë të konkurrencës dhe bashkëpunimit, SHBA-ja ka pikat e forta unike. Ajo është e vetmja fuqi ushtarake, që mund ta pengojë Kinën e Xi Jinping të pushtojë Tajvanin. SHBA-ja e udhëheq ende botën në fushën e teknologjisë. Ndërkohë Evropa nuk është askund në krahasim me Kinën dhe SHBA-në, në fushën e inteligjencës artificiale. Por duke pasur parasysh shqetësimet e saj të brendshme, SHBA-ja nuk mund të përballet e vetme me një Kinë, që është tashmë një superfuqi shumëdimensionale. Ajo ka nevojë për atë rrjet partnerësh në Evropë dhe Azi, po aq sa edhe këto të fundit kanë nevojë për Uashingtonin. Ndaj demokracitë e botës, duhet të jenë gati ta kapin dorën e zgjatur të një njeriu të mirë në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht ndryshimit që mund të vijë. E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Zgjedhje... Etërit themelues shikuan të kaluarën për udhëzime se si të ndërtonin një qeveri të ekuilibruar - me kufizime të kujdesshme, kontroll e balancë - dhe askush nuk ndikoi në mendimin e tyre më shumë sesa burri i shtetit Romak Ciceroni (106-43 p.e.s.) Gati dy mijë vjet pas kohës së tij, Ciceroni u bë arkitekt i kushtetutave që ende drejtojnë jetën tonë. Për themeluesit e Shteteve të Bashkuara dhe homologët e tyre politikë në Britaninë e Madhe, shkrimet e Ciceronit ishin baza e edukimit të tyre. Ciceroni shkroi se si një shtet duhet të organizohet më së miri, dhe vendimmarrësit e shekullit XVIII prej tij kuptuan atë që thoshte
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington
Themeluesit e Amerikës ishin të kujdesshëm për të shmangur krijimin e një demokracie të drejtpërdrejtë, pasi shqetësoheshin se demokracia e drejtpërdrejtë do të ishte e barabartë me sundimin e turmës. Kështu u vendos që qytetarët e secilit shtet të votojnë për zgjedhësit (kolegj zgjedhor), të cilët nga ana tyre zgjedhin presidentin. Senatorët u zgjodhën
“ 10
nga legjislaturat e shtetit - jo nga populli. Vetëm anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve u zgjodhën drejtpërdrejt. Etërit themelues shikuan të kaluarën për udhëzime se si të ndërtonin një qeveri të ekuilibruar - me kufizime të kujdesshme, kontroll e balanc dhe askush nuk ndikoi në mendimin e tyre më shumë sesa burri i shtetit
Themeluesit e Amerikës ishin të kujdesshëm për të shmangur krijimin e një demokracie të drejtpërdrejtë, pasi shqetësoheshin se demokracia e drejtpërdrejtë do të ishte e barabartë me sundimin e turmës. Kështu u vendos që qytetarët e secilit shtet të votojnë për zgjedhësit (kolegj zgjedhor), të cilët nga ana tyre zgjedhin presidentin. Senatorët u zgjodhën nga legjislaturat e shtetit - jo nga populli. Vetëm anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve u zgjodhën drejtpërdrejt
Javore KOHA
E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
Romak Ciceroni (106-43 p.e.s.) Gati dy mijë vjet pas kohës së tij, Ciceroni u bë arkitekt i kushtetutave që ende drejtojnë jetën tonë. Për themeluesit e Shteteve të Bashkuara dhe homologët e tyre politikë në Britaninë e Madhe, shkrimet e Ciceronit ishin baza e edukimit të tyre. Ciceroni shkroi se si një shtet duhet të organizohet më së miri, dhe vendimmarrësit e shekullit XVIII prej tij kuptuan atë që thoshte. Libri i parë dhe zotërimi më krenar i Xhon Adams ishte Ciceroni përkthyer në anglisht nga Uilliam Bllejk (1757-1827). Bazuar në këtë libër, Adams paraqiti idenë e tij për një kushtetutë të përzier ose të ekuilibruar. Ai nuk favorizoi as monarkinë as oligarkinë dhe as demokracinë, por një kombinim të tyre. Modeli ishte vetë Roma, por e përmirësuar. Drejtuesit e Romës kishin patur fuqi pothuajse mbretërore. Ajo u përm-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Xhon Adams
Romak Ciceroni
bajt pjesërisht nga përdorimi i gjerë i vetove, dhe nga një Senat, i dominuar kryesisht nga familje të mëdha politike. Politikanët zgjidheshin në detyrë nga populli. Ky model nuk është aq shumë i largët nga Kushtetuta e Shteteve të Bash-
“
kuara me balancin midis ekzekutivit dhe legjislativit, si dhe kufizimet, që u hoqën, të cilat e bënin demokracinë e pastër të paplotësuar. Kur Xhorxh Uashington, duke medituar mbi vështirësinë e sigurimit të një qeverie të qëndrueshme tha: “Çfarë triumfi
për mbrojtësit e despotizmit të zbulojnë se ne jemi të paaftë për të qeverisur veten, dhe se sistemet në bazë të lirisë së barabartë janë thjesht ideale dhe të gabuara”, ai mund të ishte duke cituar Markus Tullius Cicero.
Libri i parë dhe zotërimi më krenar i Xhon Adams ishte Ciceroni përkthyer në anglisht nga Uilliam Bllejk (1757-1827). Bazuar në këtë libër, Adams paraqiti idenë e tij për një kushtetutë të përzier ose të ekuilibruar. Ai nuk favorizoi as monarkinë as oligarkinë dhe as demokracinë, por një kombinim të tyre. Modeli ishte vetë Roma, por e përmirësuar. Drejtuesit e Romës kishin patur fuqi pothuajse mbretërore. Ajo u përmbajt pjesërisht nga përdorimi i gjerë i vetove, dhe nga një Senat, i dominuar kryesisht nga familje të mëdha politike. Politikanët zgjidheshin në detyrë nga populli. Ky model nuk është aq shumë i largët nga Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara me balancin midis ekzekutivit dhe legjislativit, si dhe kufizimet, që u hoqën, të cilat e bënin demokracinë e pastër të paplotësuar.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
“
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Situata e rënduar me COVID-19 në Krajë mobilizon diasporën
Ndihma emergjen përballimin e situa Hajrudin S. Muja
Urtësia popullore se “Zjarri djeg aty ku bie, kurse dhimbja përvëlon vetëm zemrat që prek”, mund të na paraqesë situatën me të cilën po përballemi sot. Quhet “Covid-19”, një virus i ri “SARS-CoV-2” i familjes së virusit “Corona”, shkaktar i sëmundjes respiratore akute. Disa nuk e dinë, disa e dinë por nuk duan ta besojnë, të tjerët thjesht e shohin larg vetes së tyre! Pavarësisht bindjeve tona, ai po bëhet gjithnjë më alarmant, më i përhapur, më i ndjerë, më i frikshëm kudo në botë. Në situata të këtilla shqetësuese ndihet nevoja për marrjen e masave emergjente për të bërë çdo gjë të
“ 12
Falë organizatorit dhe stafit në Ostros janë blerë mjetet e nevojshme që i duhen klinikës, kurse testimi dhe trajtimi tashmë ka filluar falas. 100 teste i kanë marrë falas, janë porositur edhe 200 të tjera që kushtojnë 3.000 euro
Javore KOHA
E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
mundur në parandalimin e përhapjes së kësaj “murtaje”, e cila çdo ditë po na ndan prej anëtarëve të familjeve tona. Në Krajë situata përballet edhe me vështirësitë ekonomike, të cilat e komplikojnë edhe më shumë situatën. Për këtë arsye bashkatdhetari ynë Dr. Selatin Kraja, në “Gofundme. com” ka hapur fushatën: “Emergency COVID-19 Relief for Kraja” (Ndihma emergjente COVID-19 për Krajën) për të ndihmuar të prekurit në Krajë. Synohet shuma prej 200.000 dollarësh dhe deri në përmbylljen e këtij artikulli, mesazhin e kanë shpërndarë 423 veta, kanë kontribuar 307 donatorë dhe janë tubuar 63.716 dollarë, përfshirë edhe donacionin e Shoqatës “Kraja” prej 5.000 dollarësh, për çka të gjithë i falënderojmë përzemërshisht. Dr. Kraja ka lansuar një video në “Youtube” dhe ka dhënë një intervistë për Televizionin “Teuta”, ku flet për situatën emergjente, për simptomat dhe masat parandaluese që duhet të ndërmerren. Simptomat fillestare që shfaqen te personat e infektuar me COVID-19 kryesisht janë: ethet dhe temperatura e lartë, dhimbje fyti, kollitje e rëndë, vështirësi në frymëmarrje. Virusi mund të shkaktojë komplikime serioze të cilat mund të dëmtojnë funksionimin e organeve të frymëmarrjes, të sistemit kardiovaskular dhe të veshkave. Fillon në forma të lehta, pastaj rëndohet dhe rrallë mund të përfundojë me pasoja fatale, veçanërisht për moshat e treta ose njerëzit me sëmundje të tjera të tilla si diabeti, sëmundjet e zemrës etj. Masat preventive që sugjerohen për të parandaluar infektimin janë: larja e duarve me ujë e sapun, përdorimi i mjeteve dezinfektuese, mbulimi i fytyrës gjatë kollitjes apo teshtimës
dhe distanca, përkatësisht shmangia fizike në ambiente të mbyllura dhe të hapura me shumë njerëz (2m). Kjo e fundit është shumë e rëndësishme pasi periudha e inkubacionit të virusit është më së shumti 14 ditë, gjatë së cilës personat e infektuar nuk shfaqin simptoma, por mund ta shpërndajnë virusin te personat e tjerë, përmes gojës apo hundës, përkatësisht përmes frymëmarrjes që arrin deri në mushkëri. Dr. Kraja rekomandon momentin e nevojshëm që secili të japë kontributin në ruajtjen e shëndetit dhe zvogëlimin e pasojave fatale, kërkon rritjen e solidaritetit dhe përkrahjen humanitare për të gjithë ata që kanë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
nte për atës nevojë dhe vuajnë nga pasojat e këtij virusi. Sipas Dr. Krajës, në lokalet e Ambulancës në Ostros (Krajë) është dedikuar një dhomë e veçantë për pacientët e dyshuar me Covid-19, në mënyrë që të mos përzihen me pacientët tjerë. Kjo do të shërbejë si një qendër e veçantë për menaxhimin e kësaj pandemie, një qendër me një shërbim cilësor dhe falas deri të na paraqitet mundësia. Stafi emergjent përbëhet prej Aishe Koliq (kryetare), Beqir Berjashi, Dr. Ganimete Hoxha, Dr. Blerta Gjoni - Arbneshi, Dr. Jasmina Gjençiq dhe Dr. Mehmet Gjenashi. Lokalin e ka vizituar edhe kryetari i Shtabit Emergjent të Malit
“
Dr. Selatin Kraja, në “Gofundme.com” ka hapur fushatën “Emergency COVID-19 Relief for Kraja” (Ndihma emergjente COVID-19 për Krajën) për të ndihmuar të prekurit në Krajë. Synohet shuma prej 200.000 dollarësh dhe deri në përmbylljen e këtij artikulli, mesazhin e kanë shpërndarë 423 veta, kanë kontribuar 307 donatorë dhe janë grumbulluar 63.716 dollarë, përfshirë edhe donacionin e Shoqatës “Kraja” prej 5.000 dollarësh
të Zi – Nebojsha Kavariq, sipas të cilit në Krajë janë të infektuar rreth 100 individë, edhe pse vetëm 25 kanë rezultuar pozitivë në test. Falë organizatorit dhe stafit në Ostros janë blerë mjetet e nevojshme që i duhen klinikës, kurse testimi dhe trajtimi tashmë ka filluar falas. 100 teste i kanë marrë falas, janë porositur edhe 200 të tjera që kushtojnë 3.000 euro. Pacientët që dyshojnë për infektim po konsultohen me mjeken Ganimete Hoxha. Ata që rezultojnë pozitivë por me simptoma të lehta, do të karantinohen për dy javë dhe do të mbikëqyren nga stafi falas falë kontributit të donatorëve. Kjo është e rëndësishme për mbajtjen e gjendjes
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
nën kontroll. Ata me simptoma më të rënda respiratore do të dërgohen në Spitalin e Tivarit, ku vepron mjekja e respektuar krajane Dr. Blerta Gjoni Arbneshi, e cila po bën çfarë është e mundur për t’u ndihmuar bashkëvendasve. Ata po përpiqen për të siguruar antiviralin Remdesivir, që mund të gjendet vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, edhe aty vetëm përmes ndërhyrjeve meqenëse nuk mund të gjendet nëpër farmacitë publike. Janë siguruar katër ampula nga 310 euro dhe janë porositur gjashtë të tjera nga 250 euro. Këto do të qëndrojnë në Shtëpinë e Shëndetit për raste të nevojshme. Pavarësisht se kjo kohë e pandemisë është bërë edhe tregues i shumë çrregullimeve mendore të shoqërive moderne, sidomos të spektrit politik kundër të cilit një masë e madhe turmash reagon në mënyrë agresive, ne mbetemi me shpresë që të gjithë të qëndrojmë në ballë të kësaj fatkeqësie që ka përfshirë botën, që secili të japë maksimumin e mundësive të veta në mënyrë që pasojat të mbeten sa më të kufizuara. Organizatorin dhe stafin Zoti i ruajt nga çdo fatkeqësi, e neve na takon t’i njohim dhe t’i përkrahim ashtu si ata e meritojnë. Jemi të pakët që ua njohim vlerën e profesionit që posedojnë, nevojën që kemi për ta, kujdesin që tregojnë në fazat më kritike të jetëve tona. Nuk kemi kohë për të humbur. Autoritetet shëndetësore po bëjnë thirrje që t’u përmbahemi masave parandaluese, të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti për Shëndet Publik me qëllim që secili prej nesh të ruaj veten dhe ata që ka më afër nga kjo sëmundje vrastare. E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Zgjedhjet në SHBA historike për kombi Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara u mbajtën. Votat u numëruan, ish-zëvendëspresidenti Xho Bajden i Partisë Demokrate u shpall fitues i zgjedhjeve, ndërkohë që Presidenti Donald Tramp ende konteston në gjykata numërimin e votave në disa shtete të Amerikës
Për Koha Javore:
Frank Shkreli / Nju Jork Megjithë këto kundërshtime dhe disa sfidave ligjore – të cilat nuk janë të parat – dhe besoj as do të jenë të fundit në historinë e zgjedhjeve në Amerikë – me 20 janar 2021, transferimi i pushtetit do të ndodhë ashtu si gjithmonë dhe sipas Kushtetutës, pikërisht siç ka ndodhur për më shumë se dy shekuj më parë. Një ceremoni, vërtetë unike në botë, por që ne, këtu në Amerikë, e konsiderojmë krejt normale pas një fushate politike dhe debatesh shpesh të ashpra për të zgjedhur kandidatin që mendohet se do të jetë më i miri për Amerikën në katër vitet në vijim. Pa dashur të largohem shumë nga tema e këtij shkrimi të shkurtër e modest, do dëshiroja që me këtë rast të transferimit të pushtetit në Shtetet e Bashkuara, t’i këshilloja – nëqoftse më lejohet - udhëheqësit shqiptarë në Tiranë dhe në Prishtinë, që të përmbahen nga deklarata të papërgjegjëshme, siç ka ndodhur herë të tjera, në lidhje me njërin apo tjetrin kandidat për president të Amerikës. Amerika nuk është as Trampi as Bajden, por është populli amerikan, i cili, për mirë ose për të keq i voton ata me një shumicë votash. Ashtu siç
14
Javore KOHA
E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
kam shkruar edhe katër vite më parë - marrëdhëniet midis kombit shqiptar dhe kombit amerikan janë tepër të rëndësishme për tu përgojuar me paragjykime ndaj njërit ose tjetrit kandidat për president. Duhej të ishte e qartë tanimë se marrëdhëniet midis dy popujve tanë duhet të zhvillohen bazuar në miqësinë dhe mbështetjen historike të Amerikës për Kombin shqiptar, si dhe në vlerat dhe interesat e përbashkëta aktuale, dhe jo në paragjykime mbi njërin ose tjetrin kandidat, bazuar në bindje ideologjike. Në fund të fundit, duhet të respektohet vendimi i votës së shumicës së amerikanëve, pasi ata janë zgjedhësit të cilët votojnë kandidatin që ata konsiderojnë si më të mirin për president dhe për të ardhmen e tyre. Marrëdhëniet e shqiptarëve në Ballkan me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë dhe nuk duhet të jenë të lidhura me ndonjë udhëheqës të veçantë amerikan ose shqiptar, por janë të lidhura, përjetësisht midis dy popujve tanë, dhe si të tilla duhet të trajtohen, me përgjegjësi kombëtare si nga Tirana ashtu dhe nga Prishtina zyrtare. Vura re debatet e nxehta, sidomos në studiot e Tiranës – sikur Shqipëria nuk ka probleme tjera – në lidhje me zgjedhjet në Amerikë. Pyetja kryesorja ishte ç’bëri Trampi për Shqipërinë dhe çdo bejë Bajdeni për Shqipërinë??? Askush nuk bëri pyetjen se si shqiptarët duhej të punonin së bashku me Amerikën - aleatin e tyre të fortë – në mbështetje të
lirisë, demokracisë dhe sigurisë së vërtetë në Shqipëri dhe në Kosovë, pa marrë parasysh se kush është në Shtëpinë e Bardhë. Nuk ka dyshim se shpeshëherë demokracia mund të duket si një sistem vazhdimisht në rrëmujë. Uinston Çerçilli ka thenë: “Demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, me përjashtim të të gjitha të tjerave”. Nuk ka dyshim, se zgjedhjet e
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
dhe mbështetja in shqiptar këtij viti këtu në Amerikë provuan, se siç ka thenë edhe Çerçilli, ndoshta për disa, demokracia nuk është një shembull i mirë qeverisjeje. Por, kur kur ke parasysh alternativat e tjera, sistemi demokratik – megjithëse jo i përsosur – mbetet mbi të gjithë të tjerët, mbetet ende sistemi në të cilin triumfojnë dinjiteti dhe të drejtat bazë të njeriut. Gjatë katër viteve të kaluara Shtetet e Bashkuara dhe bota u përballen me sfida të mëdha, përfshirë pandeminë Covid-19 dhe jam i bindur se edhe katër vitet e ardhshme nuk do të jenë të lehta as për Amerikën dhe as për botën, ndonëse do të përballen me problemet e pazgjidhura aktuale, por edhe me sfida të reja. Zgjedhjet kanë pasoja, ato sjellin ndryshime. Ndryshimet në qeverisje, jo vetëm që janë pozitive por edhe të
domosdoshme. Nuk duhet të kemi frikë as të shqetësohemi nga ndryshimet, sado të dhimbshme qofshin ato për mbështetësit e njërës apo tjetrës palë. “Ndryshimi është ligj i jetës. Dhe ata të cilët shikojnë vetëm të kaluarën dhe të tashmen, kanë gjasa të humbasin të ardhmen”, ka thënë ish-presidenti amerikan Xhon Kenedi. Atyre të cilët gjatë katër viteve të fundit kanë parashikuar dhe që ndoshta edhe dëshirojnë fundin e Amerikës dhe të demokracisë si sistem qeverisjeje në SHBA, u them qetësohuni, mos u shqetësoni! Megjithë fushatën e ashpër për president midis dy palëve dhe megjithë sfidat aktuale të brendshme dhe ndërkombëtare, si dhe problemet me të cilat do të përballet në të ardhmen Ameri-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
ka - “Amerikanët, ashtu si edhe në të kaluarën, kanë kapacitetet të bëjnë gjithçka që duhet bërë për të ruajtur këtë bastion (Amerikën) të fundit dhe të madh të lirisë”, është shprehur dikur ish-presidenti amerikan, Ronald Regan. Ndërsa, fjalët e një presidenti tjetër të Amerikës Xhon Kenedi në inaugurimin e tij, pikërisht 60-vjet më parë në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë amerikane, fjalët ende tingëllojnë aktuale për shumë amerikanë e të cilat gjithnjë pasqyrojnë përkushtimin e këtij vendi në mbështetje dhe mbrojtje të lirisë, jo vetëm në këtë vend, por kudo. “Le ta dijë çdo komb, nëse na dëshiron të mirën apo të keqen, se ne do të paguajmë çdo çmim, do mbajmë cilëndo barrë të rëndë, do përballemi me çdo vështirësi, do mbështesim çdo mik dhe do kundërshtojmë çdo armik, për të siguruar mbijetesën dhe suksesin e lirisë”. Në zgjedhjet e këtij viti, ashtu si edhe në të kaluarën, votuesit amerikanë përpiqen që me ndërgjegjje të hedhin votën e tyre duke pasur parasysh të metat dhe problemet e këtij vendi, por duke qenë njëkohësisht edhe krenarë për vlerat dhe demokracinë e këtij vendi, si dhe mundësitë që ofron demokracia e vërtetë, duke qenë të vetdijshëm se me votën e tyre të lirë, pa marrë parasysh se cili kandidat fiton – më në fund fiton, Amerika. Megjithë ndarjet aktuale politike që tani për tani mund të duken të thella në politikën amerikane dhe si rrjedhim edhe në radhët e publikut amerikan, Shtetet e Bashkuara kanë fuqinë dhe përvojën historike që politika amerikane dhe amerikanët në përgjithësi me dialog dhe bashkpunim me njëri tjetrin - t’i kapërcejnë ndasitë me sukses dhe si gjithmonë në interes të Amerikës. “Ne mund të jemi kundërshtarë, por nuk jemi armiq”, siguroi amerikanët Presidenti i zgjedhur Xho Bajden në një fjalim drejtuar kombit. E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION
Materializmi në jetën tonë
Të mirat materiale, jo domosdoshmërisht të japin lumturi Jeta jonë e përditshme sado introvertë të jemi përbëhet nga miq e të afërm. Po përse disa njerëz priren gjithmonë të mbajnë më afër ata persona që janë më të pasur? Interesi si një filiz i pandashëm i qenies njerëzore, çel lulet e veta edhe këtu. Të qenurit i ngjitur ndaj personave të tillë për përfitime personale, jo vetëm që nuk ka asnjë vlerë miqësie të sinqertë, por shpejt do të tregojë qëllimet tona të ulëta, duke i zbehur vetes edhe ato karakteristika pozitive që mund të kemi si individë
Paula Dekaj
Shpjegimin e fjalës ‘‘materialist’’ në fjalorin e gjuhës shqipe e gjejmë me këtë përkufizim: ai që punon, vepron e gjykon duke u nisur gjithnjë a kryesisht nga përfitimi material. Shumica prej nesh punon për përfitime materiale, kjo është e padiskutueshme. Jeta e kërkon vlerën monetare qoftë edhe vetëm për mbijetesë. Sepse, në bazë të të ardhurave ekonomike varet edhe mirëqenia jone sociale apo shëndetësore. Pasojat që mund të vijnë nga mungesa e të ardhurave e tregon numri i vdekjeve nga uria përgjatë gjithë globit. Mënyra se si ne zgjedhim të punojmë mund të lidhet disesi me të qenurit materialist ose jo. Një shembull mund të jetë dëshira e të bërit i/e pasur duke ndjekur rrugën më të shkurtër. Të shumtën e rasteve këto rrugë të shkrurtra janë ilegale dhe
16
Javore KOHA
E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
të pandershme. Kësisoj, dëshira e ekzagjeruar për fitim dhe të mira materiale mund të na shpjerë në rrugë të gabuara. Gjithashtu edhe fokusimi i tepërt në punë, duke sakrifikuar në skaj shëndetin, mund të lidhet me një ego të pangopshëm për të ardhura financiare. Jeta jonë e përditshme sado introvertë të jemi përbëhet nga miq e të afërm. Po përse disa njerëz priren gjithmonë të mbajnë më afër ata persona që janë më të pasur? Interesi si një filiz i pandashëm i qenies njerëzore, çel lulet e veta edhe këtu. Të qenurit i ngjitur ndaj personave të tillë për përfitime personale, jo vetëm që nuk ka asnjë vlerë miqësie të sinqertë, por shpejt do të tregojë qëllmet tona të ulëta, duke i zbehur vetës edhe ato karakteristika pozitive që mund të kemi si individë. Anë e mbanë botës, plot vajza apo djem preferojnë të kenë një partner/e të mirë ekonomikisht pa vrarë mendjen për cilësitë e tjera të personit. Pra, duke pasur si kriter numër një dhe të vetëm, pasurinë. Në gjuhën angleze ekzistojnë dhe termat ‘‘sugar daddy’’ apo ‘‘sugar momma’’, ku iu referohet personave të moshuar, që shpenzo-
jnë pa kursyer për një person më të ri në këmbim të një marrëdhënie apo intimiteti seksual. Po këta persona që pajtohen kaq lehtë me këtë model, a kanë lidhje me materializmin? Gjykojeni vetë. Të paturit të mira materiale, nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të jemi gjithashtu të lumtur. Të gjesh kënaqësi në gjëra të thjeshta është mëyra më e mirë për të bërë një jetë sa më të gëzuar. Prandaj, mendoj se të bësh një jetë modeste ështe mënyra më e mirë për të arritur të gjitha kënaqësitë dhe rehatitë. Sepse besoj se lumturia e vërtetë gjendet brenda nesh. Është fakt se po të fokusohemi tek mendimet apo kujtimet e këqija, menjëherë do të biem në mërzi dhe depresion, ndërsa po të fokusohemi tek ato pozitivet do të ndihemi të lumtur në vend se të trishtuar. Një rrymë filozofike që ka mohuar krejtësisht të mirat materiale (por jo vetëm) e frymëzuar nga Sokrati ka qenë ajo e Cinikëve. Edhe në ditët e sotme, shumë prej nesh jemi të varur nga paraja, suksesi, fama etj., dhe kjo mund të ketë pasojat e veta, pasi këto kanë aftësinë të na shtyjnë dre-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
jt një jete sipërfaqësore, ku në fund të fundit prapë nuk do jemi të lumtur. Kjo tregohet edhe me shembujt nga e kaluara kur fëmijët e aristokratëve të rrethuar nga luksi, por duke mos gjetur kënaqësi shpirtërore i pëlqenin idetë e Cinikëve sepse ndiheshin të lirë. Pra, sado para të kemi ka gjëra të tjera që në mungesë të tyre, do të ndihemi edhe më keq se njeriu më i varfër. Është e rëndësishme që gjatë këtij udhëtimi siç është jeta të fokusohemi tek ato gjëra që na japin kënaqësi më afatgjata. Të mos rrëmbehemi prej atyre të momentit, të mos tërhiqemi
“
Anëembanë botës, plot vajza apo djem preferojnë të kenë një partner/e të mirë ekonomikisht pa vrarë mendjen për cilësitë e tjera të personit. Pra, duke pasur si kriter numër një dhe të vetëm, pasurinë. Në gjuhën angleze ekzistojnë dhe termat ‘‘sugar daddy’’ apo ‘‘sugar momma’’, ku iu referohet personave të moshuar, që shpenzojnë pa kursyer për një person më të ri në këmbim të një marrëdhënie apo intimiteti seksual. Po këta persona që pajtohen kaq lehtë me këtë model, a kanë lidhje me materializmin? Gjykojeni vetë
pas materies, por të investojmë kohë dhe mund në ato që na japin atë jetë, ku në fund të së cilës, të mos pendohemi për asgjë. Pasi jam e sigurt se në shtratin e vdekjes, asnjëri nga
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
ne nuk do të kërkojë ajfon-in e fundit por do të donim të kishim vepruar ndryshe me dikë, të kishim shprehur një fjalë të pathënë, dhe çdo gjë tjetër përveçse diçkaje materiale. E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
Javore KOHA
17
VËSHTRIM & OPINION
Shpresat e njeriut
Duke pritur fatin e vet
18
Javore KOHA
E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Shtjefën Ujkaj
Njeriu lind për të shpresuar dhe shpreson për të jetuar, por shpeshherë gjërat nuk shkojnë ashtu si mendon personi. Që nga lindja njeriu kalon nëpër etapa të ndryshme, ka nga ato që janë pozitive por ka edhe nga ato që janë negative. Shpeshherë njeriut i priret edhe fati... Njeriu çdoherë kërkon më tepër, sepse në të shumtën e rasteve nuk është i kënaqur me atë çfarë aktualisht ka, apo më mirë të themi se nuk mund të jetojë vetem me aq. Nisur nga ky fakt njeriu fillon dhe stresohet, bëhet me nerva dhe më e keqja që mund t’i ndodhë është kalimi në fazën e depresionit... E gjithë kjo krijohet nga pakënaqësia me jetën, me rrethanat që neve si shoqëri na rrethojnë. Qëkur lindim dhe fillojmë pak të rritemi, kemi obligime nga më të ndryshmet, si ato: të shkollohemi, të punësohemi, të krijojmë kushte për jetesë, të krijojmë një familje të shëndetshme e kështu me radhë. Gjithë ky rrugëtim nuk është krejt i lehtë, kërkon shumë përkushtim, mund dhe vështirësi nga më të
“
Në të shumtën e rasteve, për të krijuar atë çfarë do në mënyrën më të mirë të mundshme, të mungojnë kushtet financiare dhe kjo është ndër problemet kyçe për të vazhduar jetën ndryshmet. Në të shumtën e rasteve për të krijuar atë çfarë do në mënyrën më të mirë të mundshme të mungojnë kushtet financiare dhe kjo është ndër problemet kyçe për të vazhduar jetën... Por, çdo herë
“
arritur të gjitha, por përsëri diku, diçka u mungon. Aq më tepër në kohën e sotme që jemi duke u përballur me sëmundje të ndryshme, me viruse të ndryshme, nga të cilat në të shumtën e rasteve jeta e njeriut
Njeriu çdoherë kërkon më tepër, sepse në të shumtën e rasteve nuk është i kënaqur me atë çfarë aktualisht ka, apo më mirë të themi se nuk mund të jetojë vetëm me aq. Nisur nga ky fakt njeriu fillon dhe stresohet, bëhet me nerva dhe më e keqja që mund t’i ndodhë është kalimi në fazën e depresionit... E gjithë kjo krijohet nga pakënaqësia me jetën, me rrethanat që neve si shoqëri na rrethojnë
kur ne na kaplojnë këto probleme, mundohemi që ti anashkalojmë, e po ashtu ne i bëjmë qefin vetes me shprehjen “hajt se do të bëhet mirë.” Kështu, duke shpresuar jeton një shumicë e madhe e njerëzimit, sidomos nëpër vendet tona të Ballkanit. Por jo vetëm, probleme të këtilla ka çdo vend e çdo popull. Ka edhe nga ata që në dukje i kanë
vihet në rrezik. Pra, as këta të fundit nuk mund të mbrohen nga gjendjet e jashtëzakonshme e të papritshme. Pa marrë parasysh se cilës kategori i përket një x-person, ai kalon nëpër etapa e vështirësi të ndryshme që jeta ia ka servirur, të cilat janë të paanashkalueshme. Sidoqoftë njeriu lind për të shpresuar dhe shpreson për të jetuar...
Duke shpresuar jeton një shumicë e madhe e njerëzimit, sidomos nëpër vendet tona të Ballkanit. Por jo vetëm, probleme të këtilla ka çdo vend e çdo popull. Ka edhe nga ata që në dukje i kanë arritur të gjitha, por përsëri diku, diçka u mungon. Aq më tepër në kohën e sotme që jemi duke u përballur me sëmundje të ndryshme, me viruse të ndryshme, nga të cilat në të shumtën e rasteve jeta e njeriut vihet në rrezik. Pra, as këta të fundit nuk mund të mbrohen nga gjendjet e jashtëzakonshme e të papritshme. Pa marrë parasysh se cilës kategori i përket një x-person, ai kalon nëpër etapa e vështirësi të ndryshme që jeta ia ka servirur, të cilat janë të paanashkalueshme
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
“
Javore KOHA
19
KULTURË
Branko Merxhani: Çdo mëmëdhe ka plotësisht të drejtë të kërkojë llogari e nji frut pozitiv nga bijtë e tij Ndriçim Kulla
“7 prilli i 1939, e komplikoi edhe më shumë jetën e Brankos në Shqipëri. Dy numrat e fundit të revistës “Përpjekja Shqiptare” ia konfiskuan dhe e porositën që, në qoftë se donte të vazhdonte punën e tij si gazetar, të nxirrte një revistë me titullin Përpjekja Fashiste. Kështu, ai vendosi të largohej nga Shqipëria. Në fillim të gushtit 1939, u nis për në Korçë, ku vizitoi Kishën Ortodokse me vlera historike, vizitoi fshatin Butkë, fshat i Kolonjës, dhe së bashku me inxhinier Qemal Butkën dhe agronomin Dalip Zavalani (vëllai i Tajar Zavalanit), kaluan kufirin grek dhe u vendosën në Turqi. Branko u takua atje me disa miq të vjetër të Kostandinopolit. Ata, duke ditur vështirësitë ekonomike të Brankos, e ndihmuan pa kursim. Ndërmjet atyre përmendet emri i Tare Libohovës, i cili kishte ndihmuar shumë refugjatë të varfër dhe patriotë. Në vitet 1941-1942, një organizatë amerikane që vepronte në Egjipt, kërkonte folës për ‘Zërin e Amerikës’ në një stacion radioje. Ndër refugjatët shqiptarë u zgjodhën: Branko Merxhani, Prof. Dr. Mirash Ivanaj dhe Xhemal Farka (ky i fundit ishte student në Universitetin Amerikan të Bejrutit). Pas pushtimit të Libisë, të tre të lartpërmendurit kaluan në Jerusalem dhe punuan atje deri në mbarim të luftës.” (318) Kështu rrëfen Pertefë Leka, sipas një faksi të marrë nga Dr. Jakov Milaj. Nga një burim tjetër autobiografik, ai i të birit të Vangjel Koçës, për largimin
20
Javore KOHA
E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
e tij tregohet kështu: “Branko Merxhani, siç më thoshte nëna, qe gjithmonë me një ekonomi të dobët, por qe nga ata njerëz që edhe një javë të mos hante, nuk e
shfaqte. Branko Merxhani i përkiste Dojç Kulturës, dhe me italianët nuk shkonte mirë. Kur erdhën italianët këtu, ai i thotë Vangjelit: ‘Unë do iki!’ I thotë Vangjeli: ‘Mirë bën, se këta do
KULTURË të lenë, do të lenë dhe do të internojnë. Unë nuk të mbroj dot’. Vangjeli qe për vete shumë i shqetësuar, meqenëse influencën më të madhe e kishte në Greqi, mendoi se këta do me lenë për disa kohë dhe do të sajojnë ndonjë gjë. Në 1939-ën, Brankos i jep peshqesh nji arkitekt që kishte mbaruar në Gjermani një radio, të cilën ai e shiti për nja 30 napolona floriri, dhe i thotë Vangjelit: ‘Ika Vangjel!’ dhe iku, u arratis, kaloi nëpërmjet Greqisë dhe doli në Egjipt. Nga Egjipti, e nga Kajroja, ai i dërgon një letër Vangjelit, ku i përshkruan gjithë historinë, dhe së fundi duke dashur të mos e kompromentojë Vangjelin, e mbyll letrën me shënimin Madam Baterflaj (M.B.) që i linte të kuptonte se ishte Merxhani Branko. Vangjeli e kuptoi menjëherë se kush e dërgonte letrën. Kështu u largua njëherë e
përgjithmonë nga Shqipëria Branko Merxhani.” Po ku shkoi pas kësaj? Pse nuk u kthye më? Janë pyetje të natyrshme, që mund t’i bëjë çdokush, por nëse e ndjek gjithë ecurinë e jetës dhe mënyrën e tij të të jetuarit, është e lehtë të hamendësosh. Pas luftës, Xhemal Farka kthehet në Shqipëri që të kontaktonte me mikun e tij Lef Nosi, por e pësoi keq nga komunistët. Edhe Prof. Mirash Ivanaj, u kthye në Shqipëri për të vazhduar karrierën e tij në edukimin e brezit të ri, por vdiq në burg. Branko nuk u kthye në Shqipëri, sepse kishte shkruar artikullin: Pse nuk jam marksist. Duket pra, edhe nga ky rrëfim, se shokët më të ngushtë të kohës së fundit të Merxhanit në lidhje me Shqipërinë, përfunduan keq, aq më tepër do të përfundonte Brankoja
që kishte shkruar kundër marksizmit. Ndërsa, për të kuptuar më mirë se ç’profesion vijoi, do të duhet të ndjekim përshkrimin e një dimensioni të rëndësishëm personal që ai jep në njërin nga artikujt e tij të hershëm. “Kam ca muaj në Stamboll, ku shkova tërë beharin në shtëpinë e babait që ndodhet në brigjet magjike të Çamlixhës. Duhet t’ju zbuloj një faj t’im – në mund t’a them kështu – dëshirën e natyrshme të temperamentit t’im; shpirti i gazetarit, ky instikt çqetësonjës i mbledhjes së lajmeve dhe gjurmimit, më ndjek në çdo hap të jetës s’ime. Gazetaria ka qënë puna ime e parë e kënaqshme, që më tërhoqi thellë dhe më fali oreksin e punës. Kam nxjerë gazetë, doemos qesharake dhe të shkruarë me dorë, që kur se kam qënë akoma nxënës i vogël i shkollës së mesme. Më pas kjo nxehje djalatore, që më dukesh në krye si lodrë e mirë, u kthye në profesion të regullt e të dashur, pa që t’a ndjej edhe unë këtë gjë se si e me gjithë kundërshtimin e familjes. Kur u’shkrova në Universitet zura të bashkëpunoj në revisia letrare të ndryshme dhe më pastaj punova vjet me radhë në redaksitë e disa gazetave të përditshme. Kështu dashurova dalenga-dale punën e natës në zyrën e Drejtorisë së Lëndës, u-mësova me zhurmën harmonike të maqinës rotative edhe era e rëndë dhe e helmuar e mellanit të njomë, derdhur në kartën gazetare të rodhës së madhe të presës, ishte gëzimi dhe dëfrimi im i vetëm në orët e para të mëngjesit. Që nga ajo kohë e tehu nuk gjeta gjëkundi gjetkë qejfin dhe gëzimin, që mjeshtëria gazetare i fal një redaktori të lindur e me ndërgjegje. Me gjithë shkuarjen e kohës dhe megjithë ndryshimin dhe shvillimin e paskëtajmë të udhës s’ime gazetare, mbeta thellë, kudo dhe kurdoherë, gazetar, njeri që e shkon natën pa fjetur, mik i pa-ndarë i penës, kudo që u-ndodha, jo vetëm në atmosferën e zhurmës të një qyteti ose gjysmë-qyteti, po edhe në fshatin më të largmë e më të shkretë. Dhe që nga ajo kohë nuk munda të bind-vetëhen se orët plot diell të ditës janë, për punën e mendjes, më të mira nga qetësia dhe vetëmia e natës së errët… Ky është faji im. (Vazhdon) (Pjesë nga libri “Bota shqiptare e Branko Merxhanit”) E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
Javore KOHA
21
MOZAIK
Koronavirusi i merr jetën aktorit Koço Devole
Ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes së koronavirusit aktori i njohur i humorit, Koço Devole. 75 vjeçari Devole ndodhej prej disa ditësh në spital për shkak të virusit vdekjeprurës, por gjendja e tij u përkeqësua. Mësohet se aktori i njohur vuante dhe nga sëmundja e leukemisë. Koço Devole konsiderohet një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor, Devole ishte karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Koço Devole ( u lind në Kuçovë më 28 nëntor 1945, dhe vdiq më 8 nëntor 2020), ishte skenarist, humorist dhe karikaturist shqiptar. Ai rrjedh nga një familje me origjinë nga fshati Sinjë i Beratit. Koço Devole ishte një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole ishte karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues
22
Javore KOHA
E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
spektaklesh. Rolet e tij në skenë dhe ekran janë nga më të njohurat për publikun shqiptar. Në vitin 1946 familja e Koço Devoles është zhvendosur në Tiranë. Koço Devole ka studiuar dy vjet për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës, por në vitin e dytë të shkollës së lartë konkurroi për dramaturgji në Akademinë e Arteve, ku nuk u pranua pasi u cilësua si i patalentuar. Në nëntor të vitit 1966 u thirr për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ku punoi si aktor dhe regjisor i Estradës së Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë përkrah aktorëve të njohur si Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari. Më pas ka punuar edhe në revistën “Hosteni” si karikaturist, përkrah karikaturistëve Zef Bumçi, Bardhyl Fico, Enriko Veizi, Bujar Kapexhiu, Shtjefën Palushi etj, si edhe me shkrimet humoristike me emrat më të spikatur të humorit shqiptar si Spiro Çomora, Dionis
Bubani, Niko Nikolla, Filip Çakuli, etj. Gjatë viteve 1970-1977 Devole është dërguar disa herë në punë të detyruar për “gabime” ideologjike në artin skenik. Në vitin 1978 Devole nis punën në Televizionin Shqiptar si redaktor, skenarist dhe regjisor i programeve artistike. Në vitin 1997, me marrjen e pushtetit nga Socialistët, drejtori i atëhershëm i RTSHsë e shkarkon si të paaftë. Devole detyrohet të emigrojë me familjen në SHBA. Në 26 nëntor të vitit 2002, së bahku me një mik të tij, kapet nga policia italiane. Nën akuzën: transport i 3 kilogramëve heroinë. Pas tetë muajsh më 24 korrik 2003 lirohet nga burgu italian dhe pas gjyqit në Gjykatën e Riminit merr pafajësinë e më pas dëmshperblimin për muajt e burgut. Në vitin 2004-2005 punon si regjisor dhe skenarist në emisionin “Fiks Fare” si dhe në spektaklin humoristik “Portokalli” .
FOTOGRAFIA E JAVËS
SHTJEFËN UJKAJ RRUGA PËR TRIESH
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
Javore KOHA
23
KULTURË
141-vjetori i lindjes së shkencëtarit kroat, Milan Shuflaj
Martiri i albanolog
Ky fisnik me zemër të madhe do të shkruante për Shqipërinë ashtu siç e shihte realitetin, në dritën e fakteve historike. Milan Shuflaj ka vendosur një gur të rëndë themeli në murin historik ku shkruhet se shqiptarët janë autoktonë në territorin e tyre Milan Shuflaj, studiues dhe albanolog i madh kroat, njohës i mirë i historisë mesjetare shqiptare shquhet për kontributin e madh që dha në ndriçimin dhe trajtimin e problemeve të ndryshme në fushën e historisë mesjetare shqiptare. Në këtë pikëpamje ai shquhet edhe si njohës i mirë i qyteteve të Shqipërisë në përgjithësi, duke filluar që nga lindja dhe zhvillimi i tyre për të vazhduar gjatë gjithë mesjetës. Në veprën e tij “Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë kryesisht në mesjetë”, që për herë të parë u botua në vitin 1924 në Vjenë, në gjuhën gjermane, dhe që është përkthyer dhe botuar në shqip nga Shtëpia Botuese “Onufri”, trajtohen pothuajse të gjitha aspektet shoqërore, juridike, ekonomike që i karakterizuan qytetet e Shqipërisë kryesisht në mesjetë. Sipas Milan Shuflajt, qytetet që gjenden në bregun lindor të Adriatikut ekzistojnë prej mijëra vjetësh. Shkodra gjendet pranë kështjellës, Lezha në grykën e Drinit, ndërsa Durrësi cilësohet si qytet ndërkombëtar detarësh dhe tregtarësh. Në lindje të Vlorës gjenden dy qytete të mëdha - Bylisi dhe Amantia. Ndërsa rreth dhjetë stade larg nga Vjosa gjendej Apolonia, e cila ka qenë një qendër e rëndësishme e qytetërimit urban. Data 9 nëntor e këtij viti shënon 141-vjetorin e lindjes së shkencëtarit kroat, albanologut Milan Shuflaj. Ai konsiderohet si një nga albanologët më të shquar, por edhe si martir i albanologjisë, pasi u vra nga qeveria serbe më 18 shkurt 1931. Shkaku duhet kërkuar te vepra e madhe voluminoze shkencore e Shuflajt kushtuar nxjerrjes së të vërtetës se populli shqiptar është populli më i hershëm autokton në Ball-
24
Javore KOHA
E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
kan. Këtë ai e argumentoi shkencërisht në shumë vepra, veçanërisht në veprën e tij më të madhe studimore “Acta Albaniae”. Arriti të botojë dy vëllime të kësaj vepre, ndërkohë që planifikonte të shkruante edhe vëllime të tjera. Vepra u referohet dokumenteve autentike të studiuara nga ai në bibliotekën e Venecias. Shuflaj ishte shkencëtar i një kalibri të lartë evropian. Ai lexonte në origjinal, që në universitet, veprat historike të shkruara në greqishten e vjetër, në latinisht, italisht, spanjisht, gjermanisht, anglisht, frëngjisht apo hungarisht. Njihte në themel të gjitha gjuhët sllave e, më vonë, mësoi hebraisht, shqip e sanskritisht. Që në moshën 24 vjeçare ishte afirmuar si studiues i përmasave evropiane. Me kalimin e kohës, ai u afirmua si një autoritet i madh shkencor. Mjafton të kujtojmë se lajmi për vrasjen e tij u përhap në tërë botën dhe jehona ishte e madhe. Milan Shuflaj u lindu në vitin 1879, në Lepoglavë të Kroacisë. Shkollën fillore e mbaron në vendlindje, ndërsa gjimnazin klasik në Zagreb, ku laureohet si nxënësi më i mirë i gjeneratës së tij. Studion shkencat shoqërore në Universitetin e Zagrebit. Doktoron në vitin 1901. Menjëherë pas doktoratës, Shuflaj i futet punës për sistematizimin, mbledhjen dhe përshkrimin e dokumenteve mesjetare nga arkivat e qyteteve bregdetare dalmatinase për “Codex Diplomaticus”. Këtu ishin kontaktet e para të studiuesit të ri me lëndën e vëllimshme dhe të pahulumtuar fare, që i takonte Shqipërisë. Në vitin 1902, Shuflaj mbron me sukses provimin për profesor në shkencat ndihmëse të historisë, në Universitetin e Zagrebit. Në vitet 1902-1903 special-
izohet në Vjenë, në “Österreichische Institut für Geschichtsforschung”, në fushat e paleografisë latine, diplomacisë, kronologjisë dhe notariatin, te profesorët O. Redliha dhe A. Dopskha. Në këtë vit regjistron te prof. K. Jireçeku “Studimet albanologjike në Kolegjin e Vjenës”, të cilat nuk ka arritur t’i përfundojë. Në vitet 1904-1908, dr. Shuflaj punon si asistent në Bibliotekën Kombëtare “Szeczeny” të Budapestit. Këtu thellon njohuritë në fushën e ballkanologjisë dhe sidomos albanologjisë. Vendos kontakte të shumta me intelektualë dhe shkencëtarë me famë botërore, kontakte këto që do t’i shfrytëzojë më vonë, gjatë gjithë punës së tij shkencore. Në Budapest, Shuflaj botoi në revista dhe gazeta të ndryshme një numër të madh punimesh shkencore me vlera të jashtëzakonshme. Në revistën “Szazdok” boton dy punime për mesjetën kroate, ku me argumente shkencore tregon se dokumentet e Rabit të shekullit XI dhe XII, për Mbretin kroat Zvonimir, ishin falsifikat. Kjo gjë më vonë do t’i kushtojë shumë, sepse do të shpallet tradhtar i popullit kroat, dhe studentët e tij do t’ia bojkotojnë leksionet! Në vitin 1908 emërohet profesor i rregullt për shkencat ndihmëse të historisë në Universitetin e Zagrebit. Së bashku me Talocin dhe Jireçekun, në vitin 1913 dhe 1918, boton në dy vëllime kryeveprën “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”. Në vitin 1918, me kërkesën e tij pensionohet, e pastaj boton pjesën e tretë të Historisë së Shqipërisë, të cilën kishte planifikuar ta shkruante në tetë vëllime, me titull: “Die kirchenzustände im vortürkischen Albanien. Die orto-
KULTURË
gjisë doxe Durchbruchszone im katolischen Damme”, për të vazhduar, pastaj në vitin 1920 me romanin me temë nga mesjeta shqiptare, “Konstantin Balsha”, të firmosur me pseudonimin Alba Limi. Në dhjetor të vitit 1920 burgoset. Dënohet me tre vjet e gjysmë burg, të cilat i bën në Mitrovicën e Sremit. Në vitin 1925 boton studimin: “Srbi i Arbanasi, njihova simbioza u srednjem vijeku”( Serbët dhe Shqiptarët, simbioza e tyre në mesjetë). Në vitin 1928 botoi librin me ese “Hrvatska u svijetlu svjetske historije i politike”( Kroacia në dritën e historisë dhe politikës botërore). Po këtë vit emërohet profesor i rregullt në Universitetin e Budapestit. Për shkak se nuk kishte pasaportë, detyrohet ta refuzojë këtë emërim. Në vitin 1929, Akademia Vjeneze e Shkencave i propozon dr. Shuflajt që të vazhdonte vjeljen e lëndës arkivore për vazhdimin e botimit të ”Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”, vëllimet III-V. Këtë iniciativë e përkrahu edhe qeveria e Mbretërisë Shqiptare, e cila shprehu gatishmërinë e saj që të merrte përsipër shpenzimet për një ndërmarrje të tillë kaq serioze dhe të vlefshme. Dr. Milan Shuflaj ftohet të vizitojë Shqipërinë. Pas shumë peripecish rreth pajisjes me pasaportë, ai arrin në Shqipëri më 12 janar të vitit 1931. Vritet nga dora e kriminelëve serbë më 18 shkurt 1931, një ditë pas kthimit nga Shqipëria, duke lënë pas shumë studime të papërfunduara në dorëshkrim, një pjesë e mirë e të cilave ruhet në Arkivin Shtetëror të Kroacisë në Zagreb. Për vrasjen e dr. Shuflajt kanë reaguar shumica e intelektualëve të kohës, në mesin e të cilëve edhe shkencëtari i njohur Ajnshtajn.
Vizita në Shqipëri, shkaku i vrasjes së Shuflajt Mbreti Zog ishte i mirinformuar mbi veprimtarinë e Milan Shuflajt për Shqipërinë. Atij i kishin folur për kontributin e madh që ai kishte dhënë në
“
Me vdekjen e Shuflajt, albanologjia humbi njërin nga mbështetësit kryesorë që kishte në atë kohë, studimet e të cilit edhe sot e kësaj dite janë me vlera të larta dhe pothuajse të pazëvendësueshme
historinë e Ballkanit dhe veçanërisht të shqiptarëve si populli më autokton dhe më i ngulur në këtë rajon, ndaj dhe me kënaqësi e ftoi në Shqipëri, në oborrin e tij. Shuflaj erdhi në Tiranë në janar të vitit 1931 dhe qëndroi 8 ditë. Veprimtaria më interesante në këto ditë ishte fjala e tij në Parlamentin e asaj kohe. Ishte interesante, jo vetëm se ai foli shqip dhe për këtë u duartrokit disa herë, por edhe se dha argumente bindëse për prejardhjen e shqiptarëve, si dhe për punën që duhet të bëhej në të ardhmen për ta evokuar këtë prejardhje. Ai u largua nga Shqipëria i impresionuar, i gjallëruar dhe i rinuar, i ushqyer me vullnetin e çeliktë për hulumtime të mëtejshme në përmbyllje të veprës së tij kapitale që do të pasuronte dhe thellonte studimet albanologjike dhe ballkanologjike. Flamuri shqiptar ishte për të dhuntia më e çmueshme që mori me vete. Në Zagreb, pas kthimit nga Shqipëria, atij i vjen një letër kërcënuese për të hequr dorë nga studimet dhe dëshmitë historike. Pas këtij kërcënimi ai nuk e dha veten. I nxitur nga vizita në Tiranë, ai vazhdonte të punonte për pjesën e tretë të “Acta Albaniae”. Por nuk kaloi muaji dhe në mbrëmjen e 18 shkurtit 1931, ndërsa kthehej në shtëpi, tre vetë e qëllojnë me mjete të forta në kokë. Vdes po atë natë në moshën 52-vjeçare, pa mundur të flasë. Vdekja u mundua të mbulohej, por Shuflaj ishte një autoritet shkencor dhe lajmi u përhap në tërë botën. Jehona e vdekjes së tij ishte e madhe. Reaguan me shkrimet e tyre “Tribuna” - Romë, “Berliner Tagblat”, “New York Times”, “Frankfurter Zeitung”, “Arbënia” - Tiranë, “Vullneti i Popullit” - Tiranë etj. Me një memorandum të veçantë reaguan edhe kolosët e shkencës e të letrave, si Albert Ajnshtajn, Heinrih Mann, dr. Josef Bajza, dr. Maks Hildebert Boehm, dr. Karl Fritzler, dr. Zenon Kuziela, dr. Martin Shpahn, dr. Branimir Jeliq, Josip Milkoviq, Lumo Skëndo, Faik Konica,
si dhe Ligue Internationale des Droits des L’Homme, Federation Universitaire Internationale. Më vonë doli se vrasjen e kishte planifikuar dhe organizuar që më datën 15 shkurt policia e Zagrebit. Arsyeja? E thjeshtë. Ai ishte kundër teorive të serbëve që e quanin popullin serb popull misionar, një popull i cili qëndron mbi të tjerët. Ishte kundër asaj që propagandohej se sllavët e jugut kishin ardhur në këtë rajon të Evropës për të emancipuar barinjtë e egër të Ballkanit. Kjo filozofi që ekziston dhe sot e kësaj dite binte ndesh me frymën evropiane të Shuflajt. Ja, pra, pse u desh vdekja e shkencëtarit të madh. Ky fisnik me zemër të madhe do të shkruante për Shqipërinë ashtu siç e shihte realitetin, në dritën e fakteve historike. Milan Shuflaj ka vendosur një gur të rëndë themeli në murin historik ku shkruhet se shqiptarët janë autoktonë në territorin e tyre. Vepra e Shuflajt gjendet në arkivin e Vjenës, në Arkivin e Shqipërise dhe në atë të Kroacisë. Fill pas vrasjes, në shtëpinë e tij policia bëri bastisjen e rrufeshme, përmbysi dhe zhduku pjesën më të vlefshme të materialeve që gjeti, shumica me vlera unikale. Në këtë rast humbi edhe vëllimi i tretë i veprës monumentale “Acta Albaniae”, të përgatitur për shtyp. Ngelet detyrë që materialet që gjenden në arkivin shqiptar, kroat, një pjesë tjetër në Venedik, Vatikan, Napoli, Raguzë, Vjenë etj. me tituj për Historinë e Shqipërisë nga viti 1400-1536, të grumbullohen, të konceptohen dhe redaktohen në një vepër të plotë nga një grup autorësh kompetentë siç e kishte ëndërruar autori. Me vdekjen e Shuflajt, albanologjia humbi njërin nga mbështetësit kryesorë që kishte në atë kohë, studimet e të cilit edhe sot e kësaj dite janë me vlera të larta dhe pothuajse të pazëvendësueshme. Përgatiti: Dr. Nexhad Avdiu E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
Javore KOHA
25
MOZAIK
Armët e Serbisë, n terroriste islamike Duke marrë shkas nga rasti i sulmeve terroriste islamike në Vjenë, që ndodhi pak ditë më parë, si dhe duke pasur parasysh edhe rastet e mëparshme që dëshmojnë përfshirjen gjithnjë e më të madhe të Serbisë në terrorizmin islamik kundër vendeve të Evropës Perëndimore Skender Jashari Prandaj janë të rralla sulmet terroriste islamike në vendet e Evropës Perëndimore, sidomos pas viteve 1998, që nuk kanë ndonjë lidhje me Serbinë. Rastet më të freskëta janë sulmet terroriste në Madrid, në Londër, Paris e deri në SHBA (Fort Diks) dhe së fundmi në Vienë, ku janë parë armë të Serbisë. Këtë praktikë Serbia e ka kopjuar nga Rusia e cila të njejtën gjë ka bërë sidomos me grupet marksiste-leniniste-komuniste, përgjatë shekullit të shkuar, pa lënë anash edhe grupet terroriste islamike. Zyrtarë të shërbimeve inteligjente të saj apo të Shërbimit Informativ Ushtarak janë përfshirë në aktivitete, praktika dhe akte terroriste që në vitet 1908 e më pas, sidomos në trojet shqiptare. Kurse më i njohuri mbetet rasti i Sarajevës, ku është vrarë Arkiduka Ferdinand më 1914 e që është njohur ndërkombtarisht që Serbia e furnizoi me armë e me mjete monetare dhe logjistike grupin terrorist. Gjatë konflikteve të armatosura në ish-Jugosllavi, Serbia u përfshi në instrumentalizimin edhe të kriminelëve ordiner qoftë si pjesëmarrës aktiv në luftra, qoftë përmes krimit të organizuar dhe kontrabandës përmes grupeve kriminale për t’i zbutur pasojat e sanksioneve ndërkombëtare kundër saj, pa lënë anash edhe kontrabandimin e armëve dhe format e tjera të krimit të organizuar, të cilat i përdorë edhe për qëllime politike
26
Javore KOHA
E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
sidomos kundër kundërshtarëve politik a kundër palëve kundërshtare në konflikt dhe pas konfliktit. Madje përdorimin e kriminalitetit edhe pas konflikteve, qoftë të organizimit të grupeve kriminale, a të ngjajshme me të ashtuquajturën “Republika Srpska”( sisteme paralele), rrjete spijunazhi, kleri fetar ortodoks dhe islamik, kontrabandës së armëve dhe migrantëve (në kuadër të të cilëve mundësojnë pajisjen me dokumente false edhe terrorist islamik) përdoren nga Serbia për qëllime të saj politike ekspansioniste dhe shoviniste. Të njejtat janë përdorur edhe gjatë përpjekjes për ringritje të Rusisë pas rënies së saj më 1989, por ende përdoren, e
Fig 1. Sulmet terroriste në Paris, nëntor 2015.
prej nga janë kopjuar. Për koincidencë sulmi terrorist islamik në Paris, nga terroristi islamik çeçen kundër mësuesit Samuel Pati dhe më pas deklarimi i Ramazan Kadirov-it duke e kërcënuar për luftë Francën me 25 milionët mysliman të Rusisë, kurse pak ditë më pas, ndodhë sulmi terrorist islamik në Vjenë, ku ishin përfshirë disa shqipfolës, njëri prej tyre tashmë i vrarë, e që kishte armën “kallashnikov” të Serbisë. Sulmet terroriste në Paris, të ndodhura më 13 nëntor 2015, mes tyre, sulmi i parë vetëvraës pa viktima tjera në sheshin Volter, sulmi i dytë terrorist vetëvrasës dhe tri viktima pranë stadiumit kryesor të Parisit “ Stade
MOZAIK
në sulmet e në Evropë de France” ( ku luhej miqësorja mes Francës dhe Gjermanisë në futboll), sulmi i tretë terrorist me 18 viktima në barin “La Belle Équipe”, sulmi i katërt me pesë të vdekur në një piceri, sulmi i pestë në një bar, sulmi i gjashtë në restorantin “ Petit Cambodge”, sulmi i gjashtë në sallën e koncerteve “Le Bataclan”! Numri i viktimave vlerësohej fillimisht në 128, por që më pas ka shkuar deri në 130, e ca vlersime ka edhe deri 150 apo edhe 158 ( duke përfshirë edhe 8 terroristët)! Ndërsa të plagosur mbetën 200 të tjerë. Sulmi terrorist në “Le Bataclan” ku një grup këngëtarësh amerikan “Eagles of Death Metal” kishin koncertin , ku terroristët islamik të ISIS-it, vranë qytetarët me gjakftohtësi ekstreme pasi i kishin marr peng, duke i qëlluar me rradhë një nga një, ku pjesa më e madhe e viktimave - mbetet sinonim i tërë kësaj tragjedie kombtare Franceze dhe jo vetëm aq, por edhe tragjedi evropiane. Numri i tërroristëve islamik, ishte 8,
prej tyre 4 u vranë gjatë ndërhyrjes së forcave franceze në sallën “Le Bataclan”, një u vra nga agjentët, si dhe tre të tjerët hodhën veten në ajër në vende tjera jashtë sallës! Specifike është që shumica janë me shtetësi nga Franca, Belgjika, por me origjinë nga vendet tjera( vendet islamike!). Terroristët ishin të ndarë: Bilal Hadfi, ‘Ahmad al-Mohamed’ dhe ‘M al Mahmod’ për sulmet terroriste në ” Stade de France”, për sulmet në bare dhe restorante ishin Khakib Akrouh, Abdelhamid Abaoud dhe Brahim Abdeslam, kurse në sulmet në “Le Bataclan” ishin Omar Ismail Mostefai, Sami Amimour dhe Foued Mohamed Agad, po ashtu edhe Salah Abdeslam dhe Mohamed Abrini të arrestuar për lidhje me sulmet terroriste në Paris dhe Bruksel. Armët e Serbisë në sulmet terroriste islamike nuk janë rastësore a pa ndonjë lidhje të qëllimshme. Në këto sulme terroriste të bashkërenduara u përdorën jelekët me eksploziv për vetëvrasje, armët automatike dhe
granatat e dorës. Arma kryesore që është përdorur në shumicën e këtyre sulmeve terroriste në Paris pos jelekut me eksploziv për vetëvrasje, ishte arma automatike kallashnikov. Të theksohet po ashtu në mendjen e një terroristi për të përdorë një armë, ajo duhet të ketë këto karakteristika: sa më e vogël dhe e sigurt dhe me çmim të përballueshëm; sa me më shumë municion; sa më e fortë dhe e shpejtë në gjuajtje, por edhe si simbol i ideologjisë. Arma sa më e vogël kërkohet për arsye që ta fshehin më lehtë deri tek vendi ku synojnë aktin terrorist dhe e sigurt që nuk ngec në funksionim, po ashtu edhe që ka çmim të përballueshëm, përfshirë nën këtë edhe lehtësinë për ta siguruar në tregun e zi. Arma të mbajë sa më shumë municion, me qëllim që të mund të gjuaj më shumë fishekë - të shkaktojë më shumë viktima në gjuajtjet e para. Arma të ketë fuqi zjarri sa më të fortë dhe refale më të shpejta që në gjuajtjet e para të ketë goditur më shumë njerëz. Vendet e ish-Jugosllavisë, janë të njohura tashmë ndërkombëtarisht si furnizuesi i madh i tregut të zi të Bashkimit vuropian me armë vdekjeprurëse. Derisa Molenbeku, lagje në Bruksel, që njihet tashmë si çerdhe e terrorizmit islamik, po ashtu njihet edhe si “ Tregu i Madh i Kallashëve”. Eksperti i SEESAC, organizatë e OKB-së, e vendosur në Beograd, thekson që shkaku i qarkullimit të numrit të madh të armëve në Ballkan, ku mund të jenë lidhjet mes blerësve sekondarë të krimit të organizuar dhe terroristëve. Realisht kjo mbetet një mënyrë ende e mirë për të fshehur dorën e vet çdo implikim agjenturash të shteteve të Ballkanit (veçmas Serbisë). Që njerëz të cilët ishin pjesë të shërbimeve informative, policive dhe ushtrive të vendeve të Ballkanit - sidomos Serbisë, të cilët kanë mbetur pa punë shkaku i ndërrimit të regjimeve ( por edhe i arsyeve tjera, mes tyre që qëllimisht pushohen nga puna, për të kryer detyra speciale, pra edhe si të kriminelit të krimit të organizuar me armë që ato t’ia ofrojnë sidomos grupeve kriminale ordinere për të shkaktuar vrasje politike e veçmas për të shkaktuar akte terroriste, që qeveria e tyre mund t’i përdorë për arritje të qëllimeve politike). (vazhdon) E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
Javore KOHA
27
MOZAIK
Në 100-vjetorin e lindjes së Anton Çettës
Pajtimtari i trojeve shqiptare
Qeveria e Republikës së Kosovës në një takim të radhës miratoi propozimin e paraqitur nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Vlora Dumoshi, që muaji Nëntor të jetë “Muaji i Anton Çettës”, pasi ky vit shënon 100-vjetorin e lindjes së Pajtimtarit të Kombit, 25-vjetorin e vdekjes së tij dhe 30-vjetorin e pajtimit të gjaqeve - kryesisht në Kosovë, por edhe në trojet e tjera shqiptare dhe në diasporë. Qeveria e Kosovës vendosi që në kuadër të këtij muaji, kushtuar bacës Anton, të organizohen një serë aktivitetesh, si vijon: Do të bëhet përurimi i veprave të shumta të Anton Çettës. Do të përurohet Kulla e Fazli Buqollit në Pejë ku thuhet se u realizua pajtimi i parë i gjaqeve. Do të hapet “Këndi i Anton Çettës”, një ekspozitë në Muzeun Kombëtar të Kosovës, për jetën dhe veprimtarinë e këtij shqiptari të madh. Radio Televizioni i Republikës së Kosovës është angazhuar se gjatë këtij muaji do të transmetojë emisione të ndryshme dokumentarësh dhe RTKja do prodhojë një dokumentar të ri mbi jetën, veprimtarinë akademike të Çettës dhe mbi pajtimin e gjaqeve. Për më tepër, në Prishtinë dhe në Tiranë do të mbahen simpoziume shkencore mbi Anton Çettën. Në Muzeun Kombëtar të Kosovës dhe në Muzeun Historik të Tiranës do të ekspozohen fotografi nga veprimtaria dhe tubimet e pajtimit të gjaqeve. Gjatë këtij muaji, autoritetet kompetente të Kosovës kanë vendosur të themelojnë edhe “Çmimin Anton
28
Javore KOHA
E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
Çetta”, në nder dhe përkujtim të Pajtimtarit të Kombit. Në njoftimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës thuhet se propozimi i ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, u miratua pasi “Viti 2020 shënon 100-vjetorin e lindjes dhe 25-vjetorin e vdekjes së Prof. Anton Çettës - intelektualit të ndritur, mbledhësit të shquar të folklorit, shkrimtarit të njohur e pajtuesit të palodhur të gjaqeve. Njëkohësisht viti 2020 shënon edhe 30 vjetorin e pajtimit të gjaqeve, kthesës historike mbarë popullore në Kosovë e jashtë saj, që i kontriboi zhdukjes së hasmërive dhe shërimit të shoqërisë shqiptare, e pajtimit mes njerëzve”, përfundon njoftimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës, që muaji i Nëntorit t’i kushtohet Prof. Anton Çettës. Ndërkaq nuk di se çfarë ka ndodhur me shtatoren e Anton Çettës në oborrin e Institutit Albanologjik ose në ndonjë vend tjetër në Prishtinë, në këtë përvjetor të lindjes së tij - aty ku ishte paraparë fillimisht të vendosej - e për të cilën kam shkruar në fillim të këtij viti. Në atë kohë, disa media të Kosovës kanë shkruar se po zhvillohej një debat i ashpër mospajtimi për vendosjen e shtatores kushtuar Pajtuesit më të madh në historinë e shqiptarëve! Sipas mediave vendore, kundër vendosjes së shtatores së Anton Çettës në oborrin e Institutit Albanologjik kishte dalë vet ky Institut – anëtar i të cilit ishte
dikur Anton Çetta. Është vështirë të merret me mend se kush dhe pse do të ishte kundër vendosjes së shtatores së Anton Çettës në oborrin e Institutit Albanologjik - Prishtinë, ose në ndonjë vend tjetër. Nuk ishte e qartë nëse ishin “gypat” apo “qypat”, ata që pengonin vendosjen e shtatores së Profesor Anton Çettës në oborrin e Institutit Albanologjik - Prishtinë, ose diku tjetër. Sipas një lajmi të mirë që sapo më ra në dorë thuhet se në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal të Prishtinës do të merrej vendimi për caktimin e lokalicionit se ku do të vendoset shtatorja e Profesor Anton Çettës, si pjesë e aktiviteteve të muajit Nëntor, kushtuar këtij njeriu të madh të Kombit. Në këtë ndërkohë, me gëzim mësova gjithashtu edhe lajmin se ish-kryetarja e Parlamentit të Kosovës – sot Presidente e Republikës së Kosovës – Vjosa Osmani ka thenë se shtatorja e Anton Çettës do t’i bënte nder Prishtinës dhe mbarë Kosovës po të vendosej në oborrin e Kuvendit të Kosovës, për një atdhetar i cili, sipas saj, bëri “të pamundshmen, në një kohë të pamundshme”. Në postimin e saj, me rastin e 25-vjetorit të shkuarjes së tij në amshim, z. Osmani shtoi se, “Ideja e tij për pajtim nuk ka marrë fund. Ëndrra vazhdon, teksa nevoja për pajtim e unifikim vjen e rritet në këto kohë të zorshme për vendin. Ne nuk arritëm ende ta kemi një shtatore të tij të vendosur në një vend të denjë, ku mund
MOZAIK
të përkulemi e ta falënderojmë që në vitet 90-ta na ktheu shpresën, na mobilizoi e na bëri një rreth kauzës kombëtare. Ndaj sot, dy dekada më pas një shtatore për Plakun e urtë do t`i bënte nder jo vetëm kryeqytetit, por gjithë Kosovës! Si kryetare e Kuvendit, do t’i propozoj Kryesisë së institucionit më të lartë përfaqësues e legjislativ, që shtatorja e Anton Çettës të vendoset në oborrin e Kuvendit, pra në shtëpinë e përfaqësuesve të popullit, si figurë frymëzimi e pajtimi”, ka premtuar z. Osmani. Bravo, pra Presidentes Vlora Osmani dhe ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Qeverisë së Kosovës për interesimin e tyre mbarë-institucional të shtetit, për të shënuar në mënyrë dinjitoze këta tre përvjetorë me rëndësi, në jetën dhe veprimtarinë e Anton Çettës, në nderim dhe kujtim të kësaj figure të ndritur dhe historikisht të rëndësishme, jo vetëm për Kosovën, por edhe për mbarë Kombin Shqiptar. Aktiviteteve të lartpërmendura të njoftuara më heret, thuhet se u parapriu, ditën e martë të kësaj jave, botimi i kompletit të veprave të Profesor Anton Çettës, vepra të cilat i prezantoi ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në një takim që ajo zhvilloi me ministren e Financave të Republikës së Kosovës, Hykmete Bajrami.
Në njoftimtin e Ministrisë së Kulturës të Kosovës thuhet se kompleti i veprave të Çettës - i sponsorizuar nga MKRSja dhe Qeveria e Kosovës - përmban gjithsejt 13 vëllime. Aktivitetet e shumta në kujtim të Anton Çettës gjatë këtij muaji, po bëhen në bashkpunim midis ministres së MKRS-ë, Dumoshi dhe ministres së Financave, Hykmete Bajrami të cilën z. Dumoshi e falënderoi për mbështetjen që i ka dhënë botimit të veprave të Anton Çettës. Ministret Dumoshi e Bajrami e vlerësuan lart figurën e Anton Çettës dhe u shprehën se përmes këtyre aktiviteteve Qeveria e Kosovës e nderon dhe e çmon figurën e tij. Në përvjetorin e Anton Çettës, ministret Dumoshi e Bajrami qëndruan për homazhe tek varri i tij në Prizren, së bashku profesor Rizah Krasniqin, si rikujtim dhe përulje për angazhimin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm për pajtimin e mijëra familjeve të hasmuara dhe në çrrënjosjen e dukurisë së keqe të gjakmarrjes. “Aksioni për Pajtimin e Gjaqeve bëri që viti 1990 të futej në histori si viti kur kjo plagë do të zhdukej rrënjësisht. Si institucione të shtetit të Kosovës e kemi për obligim dhe detyrim që historinë e Kosovës ta kujtojmë dhe nderojmë brenda të gjithë mekanizmave institucional që posedojmë”, është shprehur ministrja Dumoshi.
Qeveria e Republikës së Kosovës po bën të duhurën dhe sikur po lanë mëkatet e harresës dhe të mospajtimit në radhët e disave, për të kujtuar, më në fund, rolin e Pajtimtarit të Kombit, duke nderuar njeriun që përveç kontributeve të shumta në fushën e Albanologjisë dhe në fushë të tjera të shkencës e letërsisë, ka pajtuar me mijëra familje shqiptare në hasmëri, jo vetëm në Kosovë, por edhe në diasporë. Një atdhetar i merituar - i cili sipas të ndjerit Prof. Zekeria Canës një bashkëpunëtor i ngushtë i Anton Çettës - punoi aq shumë, “që gishtin e krimit t’a zëvendësonte me dorën e pajtimit, ndër shqiptarët”. Sot, më shumë se kurrë, shqiptarët kanë nevojë për pajtim – për pajtues dhe unifikues si Profesor Anton Çetta. Kujtimi i tij qoftë gjithmonë i paharrueshëm në historinë e Kombit Shqiptar. Urime ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Dumoshi dhe Qeverisë së Kosovës, që më në fund, po i venë gjërat në vendin ku duhet duke nderuar dhe kujtuar jetën dhe kontributin e pazëvendësueshëm të Profesor Anton Çettës, në mbështetje të kauzës dhe unitetit kombëtar - këtij aktivisti të palodhur të çeshtjes kombëtare, të cilin Perëndia ia dërgoi Kombit në kohën kur kishte më së shumti nevojë për bashkim e pajtim midis shqiptarëve. F. Shkreli E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
Javore KOHA
29
INTERVISTË
Intervistë e Vjosa Osmanit për “Deutsche Wellen”
Të ndërpritet dialogu me Serbinë Zonja presidente në detyrë dhe kryetare e Kuvendit, pak ditë më parë ju morët detyrën e Presidentes së Kosovës ashtu siç e parashikon kushtetuta, pas dorëheqjes së Presidentit Hashim Thaçi për shkak se ai u akuzua nga Dhomat e Specializuara për krime lufte në Kosovë. Së bashku me të u akuzua edhe kryetari i një partie të madhe në Kosovë, dhe kreu i një grupi parlamentar të një partie po ashtu të madhe në Kuvendin e Kosovës. A mund të thuhet se në Kosovë ka jostabilitet institucional apo rrezikim të funksionalitetit të shtetit? Vjosa Osmani: Më lejoni ta përmend që në fillim se nuk është kohë e lehtë, aq më pak e zakonshme për Kosovën si shtet, për të gjithë qytetarët tanë, por edhe për institucionet tona. Natyrisht që përkundër këtyre zhvillimeve ne nuk duhet të kemi asnjë hezitim që ta përsërisim vazhdimisht të vërtetën që ka ndodhur në Kosovë. E vërteta është se në Kosovë kanë ndodhur krime të llahtarshme të kryera nga Serbia, duke filluar nga tentim gjenocidi e deri tek krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës, krime të cilat kanë qenë vazhdimësi e një regjimi që ka qenë i ngjashëm me Aparteidin nga viti 1989 deri në fund të luftës. Janë këto veprime për të cilat për fat të keq Serbia, akoma nuk ka dalë para drejtësisë, përkundër disa rasteve në ICTY në Tribunalin e Hagës, i cili tani nuk funksionon, siç e dini. Mirëpo shumica dërrmuese e kryerësve të krimeve akoma nuk kanë dalë para drejtësisë, gjë që ne duhet ta themi zëshëm çdo kohë, çdo kund edhe në Kosovë edhe jashtë vendit, para çdo forumi, në çdo insitucion, sepse po themi të vërtetën dhe si shqiptar nuk kemi asnjë nevojë që ta ekzagjerojmë të vërtetën, sepse tashmë ajo e vërtetë që ne kemi përjetuar është jashtëzakonisht e tmerrshme, dhe duhet të ngremë çdo ditë zërin për të kërkuar drejtësi. Ne kurrë nuk kemi kërkuar hakmarrje. Por vetëm drejtësi për viktimat, drejtësi për fëmijët e vrarë gjatë luftës, drejtësi për gratë
30
Javore KOHA
E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
dhe burrat e dhunuar gjatë luftës, drejtësi për të gjitha këto viktima. Dhe gjithashtu dhe reparacione për dëmin që Serbia ka krijuar në Kosovë. Mirëpo në anën tjetër Kosova është shtet prej më shumë se 12 vitesh, dhe gjatë këtyre viteve pavarësisht furtunave të shumta që kemi kaluar vazhdimisht është mbajtur stabiliteti institucional. Ne kemi një kushtetutë, e cila përcakton qartë që në rast të mungesës së Presidentit ushtrues detyre është Kryetarja e Kuvendit, gjë që është konfirmuar edhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kemi një kushtetutë që e cakton kush e zëvendëson kryeministrin në rast të ndonjë mungese, kush e zëvendëson Kryetarin e Kuvendit. Unë kam pesë nënkryetarë të tjerë, të cilët mund të më zëvendësojnë. Pra janë çështje që janë ndërtuar në atë mënyrë që të sigurojnë stabilitetin institucional. Pra, për momentin institucionet tona janë duke funksionuar pa ndonjë problem. Por kjo nuk nënkupton që situata në Kosovë nuk është situatë e vështirë dhe mbi të gjitha për shkak se për qytetarët, për viktimat civile të luftës së fundit në Kosovë akoma nuk ka pasur drejtësi dhe kjo nënkupton që si institucione kemi obligim shumëfish më të madh tani për të ngritur zërin që të kërkojmë këtë drejtësi të munguar deri tani. Gjykata Speciale do të gjykojë pretendimet për krime lufte për ish-pjesëtarë të UÇK. Në Kosovë ka shumë zëra që thonë se Gjykata është e njëanshme, gjykon një etni. Dhe është rast precedent në drejtësi. Më intereson nga këndvështrimi i një juristeje, ju jeni njohëse shumë e mirë e këtyre gjërave, a pajtojeni ju me këtë konstatim? Vjosa Osmani: Në kohën kur Dhomat e Specializuara, siç po quhet Gjykata Speciale, me një terminologji pak më të lehtë, janë diskutuar në Kuvendin e Kosovës, janë diskutuar të gjitha këto që ju përmendët, pra ka pasur argumente se do të jetë një etni. Ka pasur argumente se gjykon njëra palë, përderisa siç e përmenda më parë
nuk ka drejtësi për krimet e kryera nga Serbia. Që të gjitha këto argumenta janë vendosur në seancat e Kuvendit të Kosovës, por në fund ka qenë insistim i atëhershëm i qeverisë që në atë kohë përbëhej nga LDK dhe PDK, apo më qartësisht ka qenë një koalicion ndërmjet zotit Thaçi dhe zotit Mustafa, dhe kanë qenë që të dy si bartës të koalicionit që insistonin që me çdo kusht të formohej Gjykata Speciale. Sepse, siç na është thënë ne si deputetë në atë kohë, opcioni tjetër do të ishte shumë më i tmerrshëm, dhe ajo do të ishte formimi i një Gjykate Speciale nga ana e Kombeve të Bashkuara, ku pastaj nuk do të njiheshin ligjet e Kosovës, do të ktheheshim mbrapa në kohën e UNMIK-ut, ku do t’i jepeshin kompetenca shtesë edhe në fushën e drejtësisë dhe të politikës së jashtme Kombeve të Bashkuara. Pra kompetenca këto që ne i morëm pas shpalljes së pavarësisë. Në një fare mënyre ishte një atak mbi shtetësinë e Kosovës, nëse do të shkonim në atë drejtim. Dhe ky pak a shumë ka qenë argumenti themelor pse shumica dërrmuese e deputetëve vendosën, ose të paktën të flas për veten time, mos të ekzagjeroj, e kemi përkrahur në atë kohë. Por ka qenë siç e thashë, barrë që e ka marrë përsipër ai koalicion në atë kohë, koalicion i cili përbëhej nga dy të tretat. Dhe nëpërmjet asaj përkrahjeje politike që kishte koaliconi, arriti që të bënte dy të tretat në Kuvendin e Kosovës për ta ndryshuar Kushtetutën madje, dhe për ta futur Gjykatën Speciale si pjesë të sistemit tonë juridik. Pavarësisht argumentave që thuhen tani, kjo Gjykatë është obligim ndërkombëtar që ka marrë Kosova, nëpërmjet ratifikimit të një marrëveshjeje ndërkombëtare, në atë kohë ndërmjet Presidentes Jahjaga dhe Bashkimit Evropian. E dyta, ajo marrëveshje është shndërruar në amendament kushtetues, të cilin e kanë mbartur përsipër dy udhëheqësit e koalicionit së atëhershëm. Dhe e treta, është shndërruar edhe në ligj shtesë, i cili pastaj determinon procedurat. Tashti unë edhe ditën kur është miratuar Gjykata Speciale kam treguar argumentat pro dhe kontra, vërejtjet që kam pasur. Nuk besoj që tani është koha që të kthehemi atje, por dua ta përmend një fakt që vetë zyrtarë të Speciales disa herë kanë deklaruar, ose ishprokurorë që kanë punuar aty dhe kanë marrë pjesë në hetime kanë dhënë deklarata publike që askund në dokumentacionin, nëpërmjet të cilit është krijuar Specialja nuk thuhet që do të merren me një etni apo tjetrën, por vetëm përcaktohet mandati kohor, pra që do të hetojnë krimet nga një periudhë deri në një periudhë tjetër, pra përcaktohet juridiksioni kohor, ai territorial,
etj., por jo që do të merren vetëm me një etni. Ne tani do të shohim se çfarë mund të presim në të ardhmen nga ana e Dhomave të Specializuara, mirëpo nuk do të doja tani të hyja të komentoja çështjet që kanë përfunduar në momentin që është votuar kjo Gjykatë. Sepse me vullnetin e vet Kosova ka formuar, me vullnetin e vet e ka bërë pjesë të Kushtetutës, me vullnetin e vet e ka bërë pjesë të sistemit juridik. Pra të gjitha këto detaje kanë qenë të ditura që atëherë. Të flasim për zhvillimet e politikës së brendshme. Zgjedhja e presidentit të ri është detyrë e partive politike parlamentare, sipas sistemit parlamentar zgjedhor të Kosovës. Ju ushtroni edhe detyrën e Kryetares së Kuvendit. Jeni e gatshme ta bëni të plotë detyrën e Presidentes për një mandat pesëvjeçar, nëse ju ofrohet? Vjosa Osmani: Jo, nuk besoj që tani unë do të jem ndër personat që do të bëhet pjesë e kalkulimeve politike në parlamentin aktual. Unë nuk dua të jap vlerësime rreth asaj, se ku qëndrojnë partitë politike nga kjo zyrë, por besoj se tashmë e dini qëndrimin tim politik që e kam shprehur më parë si Kryetare e Kuvendit, si përfaqësuese e zgjedhur e qytetarëve të Kosovës, siç e kam me legjitimitetin popullor që është dhënë më datë 6 tetor, dhe i cili natyrisht e ka zgjedhur Kuvendin aktual. Megjithatë unë personalisht nuk do të bëhem pjesë e kalkulimeve të tilla. Ndodhemi në fazën kur po zhvillohet dialogu. Ju thoni që ka stabilitet institucional në Kosovë. Si mendoni se duhet zhvilluar dialogu? Ka zëra që thonë se dialogu duhet ndërprerë… Vjosa Osmani: Unë mendoj që për shkak të zhvillimeve aktuale tani nuk është momenti që të vazhdohet dialogu menjëherë. Dhe duhet që institucionet e Kosovës të marrin pak kohë, të ulemi, të konsultohemi mes vetes, të krijojmë një qëndrim shumë më të unifikuar rreth dialogut, sepse është e domosdoshme që kushdo që negocion në emër të Kosovës, për fatin e Kosovës, të ketë një qëndrim shumë më të unifikuar të spektrit politik se sa vetëm të koalicionit që përfaqëson. Unë do të jap kontributin tim maksimal në këtë drejtim, që të diskutojmë së bashku me të gjithë, lidhur me atë se cilat do të duhet të ishin qëndrimet e Kosovës. Por tani nuk besoj se është momenti i duhur, që Kosova të vazhdojë kinse asgjë nuk ka ndodhur. Jo se nuk i ka institucionet. Institucionet janë. Mirëpo për shkak se sit-
uata nuk është e njëjtë, siç ishte para disa ditësh. Kjo duhet të merret parasysh. Duhet të bëhet një rievaluim i procesit të deritanishëm, çfarë është negociuar, si është negociuar, çfarë është arritur, sado pak që mund të ketë qenë ajo e arritur. Por të gjithë bashkarisht, t’i ndërtojmë hapat më tutje. Dhe të mos kemi raste kur negociohet diçka në Bruksel, dhe ne si institucione të tjera e marrim vesh pastaj qoftë nëpërmjet Brukselit, ose zyrtarëve atje, qoftë nëpërmjet mediave. Por të jenë këto një lloj konsultimi paraprak, një lloj komunikimi paraprak i qëndrimit që pastaj kushdo që negocion në emër të Kosovës, ta ketë më të qartë çfarë pret Kosova prej tij ose prej saj. Në anën tjetër, si Kuvend i Kosovës, tani të flas nga cilësia e Kryetares së Kuvendit, në një moment ia kemi bërë të qartë secilës qeveri se cilat javë vijat e kuqe, lidhur me temat që nuk do të duhej të diskutoheshin, dhe ato kanë të bëjnë jo vetëm me sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, por edhe me rregullimin e brendshëm të Kosovës, pra mënyrën se si funksionojnë. Nuk lejohet askush të negociojë për krijimin e një pushteti të tretë. Dhe duhet që qeveria të jetë jashtëzakonisht e kujdesshme që të mos bjerë në kurthe të tilla, të cilat Serbia i ndërton duke hapur këto tema në Bruksel, kinse vetëm formalisht, por që pastaj shndërrohen në kompromise të reja për Republikën e Kosovës. Ne që e kemi përcjellë një kohë të gjatë dialogun e kemi parë se si kanë arritur deri këtu. Mirëpo gabimet nuk duhet të përsëriten. Marrëdhëniet tuaja me kryeministrin nuk duken shumë të mira. Marr parasysh që qeverinë e tij nuk e keni votuar, ndonëse vinit nga e njëjta parti. Ndërsa, tani së voni nuk jeni më nënkryetare e LDK. Jeni e gatshme të jeni pjesë e dialogut, në këtë pozicion në të cilën po flisni, si presidente në detyrë, nëse duhet eventualisht nënshkruar ndonjë marrëveshje gjithëpërfshirëse nëse flas në krijimin e një uniteti kombëtar? Vjosa Osmani: Unë e thashë që uniteti do të duhet të ndërtohej për të përcaktuar se cilat janë qëndrimet e Kosovës dhe të ketë unifikim paraprak. Mirëpo asnjë njeri racional nuk do të duhej të shkonte në Bruksel vetëm sa për nënshkrime dhe formalitete. Unë do të isha pjesë e një procesi, ku vetë jam pjesë e negociatave që nga fillimi, dhe jo vetëm t’ja jap atë farë formalitetin e fundit. Dhe të jem pjesë e nënshkrimit të marrëveshjeve që nuk i kam negociuar vetë. Uniteti është i domosdoshëm, por ne duhet ta bëjmë një hap mbrapa në procesin e dialogut, sidomos pas deklaratave të fundit të zotit Lajcak, i cili ka kërkuar që Kosova
të shtyjë përpara ndryshimin e Kushtetutës për çështjen e asosacionit. Pra liderët politikë dhe institucionalë të Kosovës duhet të ulen për të rikonfirmuar qëndrimet e veta lidhur me këto tema në detaje dhe jo të flitet në përgjithësi që udhërrëfyesi është Kushtetuta. Kushtetuta ka qenë gjithmonë udhërrëfyesi. Por i kemi 33 marrëveshje të nënshkruara deri tani, shumë prej të cilave kanë shkuar përtej Kushtetutës, sidomos dokumenti i viti 2015 i nënshkruar në Bruksel për asosacionin. Pra nuk duhet të jetë e mjaftueshme për askënd fakti që e përmendi Kushtetutën e Kosovës kurse nga ana tjetër nënshkruhet marrëveshje që tejkalon kornizat që përcaktohen me Kushtetutë. Ne duhet të ulemi të gjithë bashkarisht, t’i ripërcaktojmë qëndrimet, të vendosim si do të ecet përpara dhe pastaj të diskutohet për çështjet e formaliteteve. Mirëpo vetëm të shkoj dhe të nënshkruaj marrëveshjen që e ka negociuar dikush tjetër do të ishte absurd për secilin mbartës institucional. Sepse nuk mund të marrësh përsipër nënshkrimin e një marrëveshjeje kur nuk ke marrë pjesë në negocijimin e saj. Unë nuk jam aty si figurë, unë përfaqësoj, jam liderja e dytë më e votuar në Republikën e Kosovës, pra përfaqësoj qytetarët e Kosovës dhe mund të flas në emër të popullit të Kosovës, nuk jam aty një figurë formale, që do të duhej të priste në këmbë përderisa dikush tjetër është duke nënshkruar marrëveshje. Mirëpo do të jap përkrahje për secilin dokument që është në të mirë të Kosovës, cilindo dokument që e avancon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, por asesi dokumente që cungojnë qoftë shtetësinë tonë, qoftë rregullimin tonë të brendshëm. Nëse i hyjmë listës së koncensioneve që Kosova ka bërë deri tani që nga koha e Ahtisaarit e deri tani, do na duhet të tëra që t’i diskutojmë, nuk po i hy tani. Kurse koncensionet e bëra nga Serbia janë tepër të vogla, për të mos thënë të pavolitshme. Flasim ato që i kemi bërë ne. Nuk është koha dhe as momenti që ne të bëjmë koncensione shtesë, që e bëjnë shtetin tonë edhe më jofunksional. Është koha për Serbinë që E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
Javore KOHA
31
INTERVISTË të bëjë konsensionet e veta. Dhe pastaj të shohim nëse mund të ecet përpara. Por ne të bëjmë koncensione të vazhdueshme me shpresën se kinse ata do na njohin dhe në fund ata të sillen siç janë sjellë edhe në vitin 2007, 2008 dhe tani në këto marrëveshjet e fundit, unë besoj se është qasja e gabuar. Thjesht Serbisë nuk i besohet. Nuk mund t’i besohet. Kushdo që e ka përcjellë pak historikisht mënyrën se si ata sillen në politikën e jashtme, me nënshkrimin e marrëveshjeve, pavarësisht me kë i nënshkruajnë, duhet ta dijë që Serbia si tipar kryesor ka pabesinë. Janë të pabesë, si institucione po flas, si lider politik, nuk e mbajnë fjalën dhe nuk i respektojnë nënshkrimet e tyre. Prandaj nuk do të duhej të prisnim diçka tjetër ne nga Serbia në këtë rast. Në SHBA kemi një president të ri, Joe Biden, i cili edhe gjatë fushatës paralajmëroi se do të ketë një qasje ndryshe nga Donald Trump dhe i dërguari i tij Grenell rreth dialogut me Serbinë. Nga pikëpamja juaj ka shpresë për një dinamikë të re të dialogut? Vjosa Osmani: Mendoj që problemi kurrë nuk ka qenë dinamika, kanë qenë qëndrimet. Ta zemë gjatë administratës Trump në fillim ishte këshilltari për sigurinë nacionale zoti Bolton, i cili përkrahu idenë e ndryshimit të kufijve, një prej ideve më të rrezikshme historikisht për rajonin tonë, dhe jo vetëm për Kosovën. Dhe e krijoi një situatë ku komplet skena politike në vend kishte mosbesim në raport me dialogun. Madje kjo ide është shtyrë për dy vite, dhe e ka vendosur Kosovën në një situatë tepër të palakmueshme, ku ish-kryeministri Haradinaj është detyruar të vendosë tarifa ndaj mallrave të Serbisë, pikërisht për të krijuar edhe një pengesë shtesë, në mënyrë që kjo temë të ndalohej. Prandaj nuk besoj që ne duhet të jemi të kënaqur me dinamikën, nëqoftëse ajo dinamikë shkon në drejtim të gabuar. Në këtë rast mund të ketë pasur dinamikë shtesë, por ajo dinamikë ka shkuar absolutisht në drejtim të gabuar. Pra kemi pasur nga ish- Këshilltari për Siguri Nacionale mbështetje të plotë për ide që janë shkatërrimtare për Kosovën, për pavarësinë e saj, për kufijtë e saj, si element kostituiv shtetëror dhe për çështje të tjera. Prandaj edhe ne nuk duhet të shohim a ka dinamikë, por cila është qasja, cili është qëndrimi. Në kohën kur zoti Biden ka qenë zëvendëspresident, meqenëse kemi bashkëpunuar shumë afër në atë kohë, fillimisht kur kam qenë këshilltare dhe shefe e stafit në Presidencë dhe pastaj si deputete, dhe më vonë Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, ne kemi parë një qasje të ad-
32
Javore KOHA
E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
ministrates amerikane ku edhe për shkak se Zonja Clinton ishte fillimisht Sekretare e Shtetit, mirëpo përveç që ka pasur kujdes të vazhdueshëm në raport me Kosovën, qasja amerikane ka qenë tepër e qartë, edhe për punën e kufijve, edhe për rregullimin e brendshëm të Kosovës, pra nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë insistim nga pala amerikane që ne t’i diskutojmë kufijtë në tavolinë. Prandaj unë pres sërish nga administrata e re, administrata e Bidenit që në radhë të parë të veprojë duke qenë që zoti Biden e njeh shumë mirë të kaluarën në Kosovë, e njeh kontekstin, e di që asnjëherë nuk mund të krijohet kjo ekuivalenca ose barazia morale e asaj se çfarë ka bërë Serbia në Kosovë dhe çfarë mund të kenë bërë individë të caktuar. E di shumë mirë që Serbia ka kryer krimet më të llahtarshme kundër njerëzimit në vend, përfshirë edhe gjenocidin, dhe ai ka qenë një nga personat që i ka qëndruar pranë Kosovës kur diplomatë ose politikanë kanë qenë të paktë që kanë qenë zëri ynë. Ai ka qenë vërtet zëri ynë në kohën kur ne nuk kishim zë. Si e shihni rolin e Gjermanisë në procesin e dialogut me Serbinë. Sipas ambasadorit gjerman këtu në Kosovë në një intervistë për Deutsche Wellen, ai thotë se Gjermania do një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, e cila i zgjidh të gjitha çështjet, përfshirë edhe atë të njohjes reciproke? Vjosa Osmani: Unë mendoj që një gjuhë e qartë e Gjermanisë sikurse kjo që ju sapo e cituat është tejet e nevojshme në këtë proces, sepse, përderisa Gjermania është e qartë, ka shtete, ka zyrtarë të caktuar që nuk e quajnë këtë me emrin e vërtetë që është njohja reciproke, por e quajnë normalizim. Natyrisht që Kosova është në dialog për njohje reciproke, por jo edhe vetëm për njohje reciproke. Pra njohje reciproke në kufijtë aktualë dhe me rregullimin e brendshëm shtetëror që e kemi me kushtetutën aktuale të Kosovës pa ndonjë ndryshim. Prandaj është e domosdoshme të sigurohemi që kjo qasje e Gjermanisë të bëhet më gjithëpërfshirëse, të jetë qasje që e adoptojnë edhe shtetet e tjera, në veçanti Bashkimi Evropian si mekanizëm, pra Brukseli dhe dua të them që përtej kësaj, përtej qasjes së tanishme, Gjermania ka pasur rol krucial, vendimtar në parandalimin e ideve të rrezikshme dhe aventurave të rrezikshme për ndryshim kufijsh. Për këtë ne si Kosovë i jemi Gjermanisë përjetësisht mirënjohës dhe shpresojmë shumë që do të avancohet bashkëpunimi me Gjermaninë në këtë periudhë, sepse jo vetëm që është shteti më i fuqishëm në Bashkimin Evropian, por edhe është shteti që e ka përkrahur më
së shumti Kosovën në baza të ndryshme para dhe pas luftës, në procesin e ndërtimit të shtetësisë. Prandaj gjatë dialogut me Serbinë presim rol të shtuar të Gjermanisë, jo vetëm për të parandaluar katastrofa të tilla siç ishte ideja e ndryshimit të kufijve, por edhe për të marrë këshillat idetë dhe përkrahjet që kemi nevojë si Kosovë për ta shtyrë përpara këtë proces dhe siç e ka thënë edhe vetë ambasadori gjerman këtu në Kosovë, për të përfunduar me një marrëveshje që i trajton të gjitha çështjet, përfshirë njohen reciproke si finale. Jeni zgjedhur kryetare e Kuvendit në një proces të rregullt nga një koalicion ndërmjet LDK-se dhe VV. Ai koalicion nuk është më, ndërkohë që Ju siç keni deklaruar disa herë jeni përjashtuar nga LDK. Si dhe ku është e ardhmja politike e Vjosa Osmanit? Vjosa Osmani: Ajo që kam deklaruar nuk është vetëm deklaratë e imja por është çështje që konfirmohet me vendime të këshillit të përgjithshëm, pra ka qenë zgjedhje e LDK-së që të vazhdojë rrugën përpara pa mua. Pra ka qenë zgjidhje e tyre, sepse më kanë mbyllur çdo derë në mënyrë që të mos të funksionojë aty. Mirëpo unë, nga pozita e presidentes së Kosovës nuk dua të hyj në detaje më shumë. Siç e thatë edhe ju jam zgjedhur nga kuvendi i Kosovës si kryetare e Kuvendit, nuk është hera e parë që funksionet kushtetuese vazhdojnë pavarësisht se çka ndodh me koalicionin, nuk do të doja që të hyjë në detaje lidhur me rrugën politike timen, por ajo që dua të them është që do të vazhdojë të jem në skenën politike dhe aty se ku do të jem unë do ta përckatojnë qytetarët e Kosovës, siç e kanë përcaktuar gjithnjë. Dhe pikërisht ata qytetarë për të cilët po flisni dëshirojnë ta dëgjojnë nga Vjosa Osmani se ku është e ardhmja e saj politike. E keni menduar rikthimin tuaj në LDK dhe ta bëni luftën aty brenda partisë? Vjosa Osmani: Jam deklaruar disa herë për këtë cështje dhe nuk dua të hyj në këtë temë. Një derë e cila gozhdohet, nuk është që mund të hapet. Do të thotë ju preferoni alternativa tjera politike? Vjosa Osmani: Po them sërish që është çështje që nuk do ta doja sot nga kjo zyrë të flas nga zyra e presidentes, edhe pse një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese e sqaron që ushtruesi i detyrës mund të merret me aktivitet politik, për dallim nga presidenti i zgjedhur nga kuvendi, megjithatë për shkak të situatës, nëpër të cilën po kalojmë nuk do ta doja sot të hyjë në detaje për këtë çështje.
MOZAIK
Pjesëmarrësit në tubimin protestues kundër eksploatimit pa kriter të pyjeve në Plavë
Pyjet do t’i mbrojmë me jetë Plavë – Në tubimin protestues, të mbajtur të hënën, më 2 nëntor 2020, në qendër të Plavës, drupërpunuesit lokalë, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe qytetarë të shumtë, në deklarimet e veta shqetësuese dhe revoltuese janë shprehur se me të gjitha mjetet në dispozicion do t’i pengojnë koncesionerët e privilegjuar nga jashtë të kryejnë eksploatimin e mëtejmë të pyjeve shtetërore në territorin e Komunës së Plavës. Nga tubimi u është përcjellur kërkesa institucioneve kompetente që të shikojnë detalisht elaboratin disponues mbi, siç është theksuar, shkatërrimin, devastimin dhe plaçkitjen e resurseve tjera pyjore dhe të ndërmarrin masat e parapara ligjore kundër koncesionerëve dhe ndihmësve të tyre nga administratat e drejtorive lokale dhe Drejtoria për Pyje e Malit të Zi. “Mesazhi jonë është e qartë. Në
të thuhet : ‘Me jetë do t’i mbrojmë pyjet tona’, sepse ato janë tonat, e kurrsesi jo të askujt nga jashtë. Do të veprojmë ashtu siç ia kemi dalë t’i mbrojmë edhe lumenjtë në Komunën e Plavës. Çdo vendim i cili, sipas mënyrës së qeverisjes së pyjeve, që do të merret pa dijeninë tonë, do ta konsiderojmë të pavlefshëm, sepse asnjë fije bari, asnjë pikë uji, asnjë shkop druri nuk do t’ia lejojmë më askujt”, ka theksuar qartë qytetari i revoltuar, Rashit Markoviq, njëri ndër organizatorët e tubimit protestues. Me deklaratën e qytetarit Markoviq është pajtuar dhe solidarizuar edhe kryetari i Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq, i cili i ka mbështetur fuqimisht pjesëmarrësit e protestës, duke theksuar se në këtë situatë duhet të respektohet pa rezervë dhe plotësisht interesi i banorëve vendas, i bashkësive lokale dhe i Komunës së Plavës në tërësi. “Duhet ngritur zërin dhe mospajtimin me politikën aktuale koncesionare. Çfarë është ajo politikë koncesionare, e cila sipas rregullave të lojës, tekstualisht rrjedh se asnjë lojtar nga territori i Komunës së Plavës i cili merret me përpunimin e drurit nuk mund të përfshihet në lojë, e jo më të garojë në atë garë. Për këtë, të gjithë ne nga Plava, si dhe përgjegjësit nga institucionet e sistemit, në një dialog të kulturuar dhe të mirëfilltë, duhet të ulemi në tryezën e bisedimeve dhe të kuvendojmë mbi politikën koncesionsre, e kjo do të thotë se në ato rregulla të ardhshme të lojës duhet të ekzistojë shansi që edhe drupërpunuesit tanë të vegjël të fitojnë rastin që në një mënyrë të jenë konkurrentë potencialë në ven-
“Do të veprojmë ashtu siç ia kemi dalë t’i mbrojmë edhe lumenjtë në Komunën e Plavës. Çdo vendim i cili, sipas çështjes së qeverisjes me pyje, do të merret pa dijeninë tonë, do ta konsiderojmë të pavlefshëm, sepse asnjë fije bari, asnjë pikë uji, asnjë shkop druri nuk do t’ia lejojmë më askujt”, ka theksuar Rashit Markoviq, njëri ndër organizuesit e tubimit protestues dimet përkitazi me rastin e sigurimit të lëndës së parë, që nga puna e vet të mund të jetojnë dhe veprojnë. Duhet të marrim qëndrim që në këtë rast të gjithë të jemi të barabartë”, ka theksuar ai. Në emër të përpunuesve të drurit ka folur Esad Bajraktareviq, i cili ka theksuar se në trevën e Komunës së Plavës janë vetëm tetë drupërpunues të regjistruar dhe dihet se dikur aty kanë qenë të punësuar 500 punëtorë në sektorin e pylltarisë. “E gjithë kjo dëshmon se politika koncesionare ka favorizuar njerëzit nga jashtë, të cilët kanë pasur fuqi të bëjnë çka të duan me pyjet shtetërore, kurse drupërpunuesit tanë janë lënë anash. Mjerisht, është fakt që organet shtetërore nuk dëshirojnë të dëgjojnë zërin tonë kur dëshmojmë se në pyjet tona janë anashkaluar veprimet kriminele. Kjo vërtet është çështje e paprecedent. Për këtë apelojmë që çështjeve dhe veprimeve të këtilla duhet dhënë fund”, ka deklaruar ai. Në tubimin protestues kanë folur edhe përfaqësuesi i OJQ “T’i ruajmë lumenjtë e Plavës”, Ramo Gutiq, përfaqësuesi i pronave privat të pyjeve, Salo Pejçinoviq, si dhe qytetari Çedomir Vukoviq. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
Javore KOHA
33
MOZAIK
Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare mbajti mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme
Ngritje e kapacitetit dhe frymëzim për strukturat e emergjencave civile Tiranë – Në kryeqytetin shqiptar javën e kaluar u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në rajon, në të cilën morën pjesë kryetarët e komunave anëtare të unionit, mes të cilëve edhe kryetarët e Komunës së Ulqinit dhe Tuzit, Loro Ndrekiq dhe Nikë Gjeloshaj. Sipas organizatorëve të kësaj mbledhjeje, krerët e komunave pjesëmarrëse kanë shkëmbyer përvojat në menaxhimin e pandemisë Covid-19 në qytetet e tyre. “Bashkë me komunat pjesëmarrëse vendosëm të ngrejmë kapacitetet dhe të formëzojmë strukturat e emergjencave civile rajonale, në përgjigje të kushteve dhe pandemisë
34
Javore KOHA
E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
në të cilën ndodhemi. Turizmi rajonal dhe hartëzimi i projekteve të suksesshme të Komunave ishte një tjetër hap i rëndësishëm që do të ndërmerret së shpejti nga UBSHR” – thuhet në njoftimin për publikun të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon. Ndërkohë, nga Komuna e Tuzit njoftohet se në ditën e dytë të kësaj mbledhjeje është bërë promovimi i projektit për zhvillimin e turizmit rajonal. “Në këtë takim, ku pjesëmarrëse ishte edhe sekretarja e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale të Komunës së Tuzit, znj. Marina Ujkaj, u diskutua mbi problematikat dhe dëmet që ka shkaktuar pandemia në turizmin ra-
jonal, si dhe strategjitë e ndërmarra për përballimin e krizës dhe zhvillimin e turizmit. Në takim, gjithashtu u paraqit edhe projekti i rradhës i UBSHR-së që është krijimi i Forumit të parë të përhershëm për turizmin rajonal, i cili ka për qëllim mbështetjen e sipërmarrjeve turistike shqiptare në rajon”, theksohet në faqen e fejsbukut të Komunës së Tuzit. Kujtojmë se synimi i Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon është nisma e një sërë aktivitetesh të përbashkëta në nivel lokal dhe rajonal për të kontribuar në fushën e kulturës, sportit, trashëgimisë kulturore, turizmit, urbanistikës etj. t. u.
SPORT
Në Maratonën e 27-të të Podgoricës – vrapim në 10 kilometra
Atleti nga Gucia - Eroll Pepiq, zuri vendin e tretë Komuna e Gucisë e ka shpërblyer me dhuratë simbolike prej 150 eurosh, në shenjë mirënjohjeje për arritjet e tij sportive si atlet i shquar nga ky qytet. Pepiq u ka bërë apel të rinjve që sa më shumë të merren me sport Në Maratonën e 27-të të Podgoricës, të mbajtur më 1 nëntor 2020, në kuadër të së cilës u mbajt edhe Kampionati shtetëror i Malit të Zi në garat “Vrapime të kënaqësisë” në 5 km dhe 10 km, atleti nga Gucia me prejardhje shqiptare, Eroll Pepiq, anëtar i Klubit Malor-Sportiv “Oçnjak” (Dhëmbi i syrit) nga Gucia, ka fituar medaljen e bronztë. Ai ka zënë vendin e tretë në garën e vrapimit për meshkuj në 10 kilometra, në të cilën kanë marrë pjesë 68 garues. Me këtë rast, kryetarja e posa rizg-
jedhur e Komunës së Gucisë Anella Çekiq, të enjten, më 5 nëntor 2020, ka pritur në zyrën e vet atletin Pepiq, duke shprehur kënaqësinë për rezultatin e arritur në vrapimin në 10 kilometra, ku zuri vendin e tretë, dhe të parin në atë rekreativ, duke e shpërblyer me dhuratë simbolike prej 150 eurosh, në shenjë mirënjohjeje për arritjet e tij sportive si atlet i shquar nga ky qytet. Atleti Pepiq ka falënderuar për mbështetjen kryetaren Çekiq dhe Komunën e Gucisë, duke theksuar se për të pritja vërtet solemne është
shpërblim i madh, madje më i madh nga ai në formë parash, sepse stafi drejtues i Komunës së Gucisë ka vlerësuar përpjekjen e tij në arritjen e rezultateve të mira sportive. Ai u ka bërë apel të rinjve që sa më shumë të merren me sport, duke shtuar se në garën në të cilën ka marrë pjesë ka bartur trikon e Klubit të posa themeluar Malor-Sportiv “Oçnjak” nga Gucia, anëtar aktiv i të cilit është. Përndryshe, atleti gucian Eroll Pepiq ka kryer Fakultetin për Menaxhim sportiv në Universitetin Donja Gorica në Podgoricë. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 12 NËNTOR 2020
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 12 nëntor 2020
Viti XlX Numër 936 Çmimi 0,50
Anatemimi i shqiptarëve ISSN 1800-5696
Ndihma emergjente për përballimin e situatës
Martiri i albanologjisë