KOHA Javore Podgoricë e enjte, 19 nëntor 2020 Viti XlX Numër 937 Çmimi 0,50
Është koha të reflektojmë
ISSN 1800-5696
Depolitizimi i pushtetit - mision i demokracisë pluraliste
Me rëndësi kishtare dhe kombëtare
PËRMBAJTJE
10
14 Më pak i varur
Politikës amerikane i duhet një president multilateralist
16
18 Momenti për vetëndërgjegjësim përballë kësaj “flame mbarëbotërore”
Frymë e re anti-socialiste dhe anti-komuniste
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
PËRMBAJTJE
20
24 Infrastruktura aktuale është jofavorizuese
Kënaqësia vjen nga puna dhe dashuria...
28
30 Autoritetet apelojnë për zbatim të masave
Armët e Serbisë, në sulmet terroriste islamike në Evropë KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 19 nëntor 2020 Viti XlX Numër 937 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
Është koha të nuk reflektojmë
jetohet ma Komedia e mjerimit
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
ISSN 1800-5696
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Depolitizimi i pushtetit - mision i demokracisë pluraliste
Me rëndësi kishtare dhe kombëtare
pluraliste i demokracisë pushtetit - mision Depolitizimi i
kombëtare kishtare dhe Me rëndësi
ISSN 1800-5696
ma uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
pozitiv
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
reflektojmë
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Pas Koalicionit Shqiptar “Bashkë nji za”
Edhe Lista Shqiptare deklarohet kundër pjesëmarrjes në qeverinë e re Lista Shqiptare “Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj” nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re, të kryesuar nga Prof. Dr. Zdravko Krivokapiq, që pritet të formohet së shpejti. Vendimi është marrë në takimin e kryesisë së Listës Shqiptare dhe është bërë i ditur nga bartësi i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj. Më herët nga Lista Shqiptare kanë paralajmëruar se mund të jenë pjesë e qeverisë së re. Në takimin e parë me mandatorin për formimin e qeverisë, nga Lista Shqiptare kishin deklaruar se janë pranuar kërkesat e tyre dhe se atyre u ishin ofruar disa poste të rëndësishme, përfshirë postin e zëvendëskryeministrit dhe Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave. Më pas, pas një takimi tjetër që përfaqësuesit e kësaj liste kishin pasur me mandatorin Krivokapiq, ishte bërë e ditur se një pjesë
4
Javore KOHA
E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
e kërkesave të Listës Shqiptare nuk ishin pranuar. Por si duket, prezantimi i përbërjes së re të qeverisë dhe i emrave të ministrave ka shërbyer si kthesë në qëndrimin dhe vendimin përfundimtar të Listës Shqiptare mbi pjesëmarrjen në qeverinë e re. Duke arsyetuar vendimin e Listës Shqiptare, bartësi i saj Nik Gjeloshaj ka deklaruar për Televizionin e Malit të Zi se vendimi i tillë është marrë edhe për shkak të përbërjes së qeverisë, por edhe për shkak të disa zgjedhjeve personale. Ai e ka cilësuar si jo të sinqertë ftesën që iu është bërë pakicave për të hyrë në qeveri. “Këtu nuk është folur shumë për funksione, për ne është më i rëndësishëm koncepti i qeverisë, programi. Për dallim prej të tjerëve, pas zgjedhjeve ne kemi thënë se do të ulemi dhe do të bisedojmë. E res-
pektojmë procedurën demokratike, demokracinë parlamentare. Parimi në demokracitë e zhvilluara është që pakicat janë pjesë e pushtetit. Dhe të shohim nëse ftesa është e sinqertë apo formale”, ka deklaruar Gjeloshaj. Sipas tij, më të rëndësishëm janë parimet sesa hyrja në qeveri. Ai nuk ka pranuar të thotë se çfarë është kontestuese lidhur me përbërjen e qeverisë së re. As Koalicioni Shqiptar “Bashkë nji za” nuk ka pranuar të jetë pjesë e qeverisë së re, të cilën e mbështesin shumica parlamentare e përbërë nga koalicionet “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza në të bardhë”. Koalicioni Shqiptar “Bashkë nji za” kishte refuzuar madje edhe ftesën për takim të mandatorit Zdravko Krivokapiq. (Kohapress)
MARKETING
U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for
Electrical Maintenance Worker • BASIC FUNCTION OF THE POSITION
Working in the General Services section of the Embassy, the Electrical Maintenance Worker carries out scheduled and unscheduled electrical preventive maintenance and repair work to all mission buildings and facilities including residential owned and leased properties.
• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Completion of Secondary School is required and/or completion of vocational training from an accredited institute recognized as producing journeyman level technicians with a concentration in electrical principles and applications is required. EXPERIENCE: A minimum of three (3) years of experience in the repair and maintenance of electrical systems, equipment and components experience as an electrical apprentice or installer is required. 2. LANGUAGE: Level 2 (Limited Knowledge) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This will be tested). Level 3 (Good Working Knowledge) speaking/ Reading/Writing of Montenegrin language is required. 3. KNOWLEDGE: Maintenance and repair of power and lighting circuits associated with switchboards and control gear in single-phase and polyphase systems. Minor component replacement and repairs of motors, generators, controls, and recording instruments. Electrical testing procedures in circuitry and control devices to monitor, diagnose faults, determine continuity, insulation resistance, impedance and capacity levels, all in accordance with US and host country regulations. Reading and working from engineering drawings, specifications, electrical schematics, control circuits and material list 4. SKILLS AND ABILITIES: Communication and interpersonal skills to answer queries from end-users. Ability to work as part of a team, work under pressure and a tight schedule. A flexible approach to work shifts and answer emergency calls at all hours. A valid driver’s license is required CLOSING DATE FOR THIS POSITION: November 23, 2020 HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https://me.usembassy.gov/embassy/jobs/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.
E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Qeveria dhe shqiptarët
Është koha të re
Shqiptarët duhet të jenë në qeveri pa marrë parasysh kush shkon e kush vjen për të parashtruar e mbrojtur interesat tona zhvillimore. Ka shumë raste në Evropë, edhe më gjerë, kur qeveritë konstituohen nga përbërës të ndryshëm konceptualë, bile shumë kontradiktorë; ka raste edhe kur pjesëmarrja e pakicave kombëtare është kusht për formimin e qeverisë. Dhe mbi këto praktika duhet ndërtuar edhe të ardhmen tonë politike në Mal të Zi. Mu për këtë është e nevojshme të jemi pjesëmarrës në qeveri, jo pjesëmarrës për t’i bërë dikujt shumicën apo për t’i mbajtur anën, por për realizimin e të drejtave tona
Hajrullah Hajdari
Qeveria e re e Malit të Zi, edhe pse kaluan gati tre muaj nga zgjedhjet parlamentare, nuk është konstituuar dhe si pasojë shteti vazhdon të udhëhiqet nga partia-shtet - “miku” i shqiptarëve - PDS-ja. Megjithatë, fituesit e zgjedhjeve kanë paralajmëruar se së shpejti qeveria e re do të konstituohet duke i ofruar opinionit një qeveri ekspertësh e reformatorësh të rinj, filozofia e të cilëve bazohet në veprimin e 12 apostujve, sa do të ketë edhe ministri qeveria e re.
“ 6
Numri “12” është tërheqës së paku për një fakt të rëndësishëm, sepse paralajmëron zvogëlimin e aparatit burokratik shtetëror dhe rrjedhimisht, ashtu duhet të jetë, të zvogëlojnë shpenzimet e mëdha të administratës shtetërore. Besoj se “12”-ta, në një situatë kaq të vështirë globale ekonomike që po e kalojmë, është e mirëpritur. Ndërkaq, sa i përket strukturës organizative të qeverisë, mendimet janë të ndara. Disa mendojnë se emrat e ministrave të ofruar nuk japin shumë shpresë, jo ndoshta për shkak të përgatitjes profesionale të tyre, por nga përvoja e paktë e tyre në administratën shtetërore, në udhëheqje të institucioneve të rëndësishme apo përgjegjësisë shoqërore sigurisht se po. Nga ky aspekt disa mendojnë se qeveria e propozuar i përngjan më shumë një qeverie ek-
Është koha të reflektojmë, të mendojmë disi ndryshe, të mendojmë për veten tonë, sepse edhe të tjerët, gjatë gjithë historisë, kanë menduar për vete. Është koha për t’i lënë mënjanë interesat personale, mëritë e të gjitha energjitë e shprehura negative me vite. Duhet t’i bashkërendojmë qëndrimet dhe vendimet tona, sepse historia na ka mësuar se kur jemi të përçarë mund të pësojmë edhe më keq. Mos të mbajmë zi për të kaluarën, të shikojmë të ardhmen
Javore KOHA
E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
sperimentale sesa një qeverie ekspertësh. Natyrisht, e gjithë kjo duhet marrë me rezervë. Disa të tjerë, si mangësi më të madhe të qeverisë së propozuar shohin mungesën e përfaqësimit të pakicave kombëtare, ndonëse, dorën në zemër, iu është ofruar e disa të tjerë theksojnë mungesën e Ministrisë së Turizmit, të Pakicave… në strukturën e qeverisë. Janë këto opinione të përgjithshme të partive të ndryshme politike ose ithtarëve të tyre, qoftë të partive të profilit proserb, promalazez, qytetar apo kozmopolit. Ndërkaq, partitë politike shqiptare, si për herë e siç e kemi zakon, të ndara në mendime dhe qëndrime. Derisa përfaqësuesit e koalicionit “Bashkë nji za” janë të prerë, madje as nuk i janë përgjigjur ftesës për bisedime me mandatorin, sepse “nuk mund të kalojnë mbi të gjitha ato çka u janë bërë shqiptarëve” e unë po shtoj: së paku 142 vite me radhë, ndërsa përfaqësuesit e koalicionit “Lista Shqiptare”, pak më të moderuar, pranuan ftesën dhe shkuan në bisedime me mandatorin për t’u bërë pjesë e qeverisë së re. Shkuan, biseduan dhe deklaruan se kërkesat e tyre janë pranuar nga mandatori, disa thonë se janë pranuar vetëm gjysma e kërkesave të parashtruara. Por, a do të jenë pjesë e qeverisë apo jo, në mënyrë të prerë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
eflektojmë nuk u deklaruan! U mundova të njihem me kërkesat e këtij koalicioni që ia paraqiten mandatorit si kusht për të filluar bisedimet eventuale për pjesëmarrje në qeveri! Mendova së paku, sigurisht, do të ketë ndonjë kërkesë shumë më rëndësi e cila gjer më tani nuk iu është kërkuar qeverive të mëparshme! Por nga ajo që lexova, s’më befasoi asgjë, sepse kërkesa të tilla, së paku 30 vite me radhë, janë adresuar në emrin e çdo qeverie të partisë-shtet, të cilat fatkeqësisht kishin mbetur në sirtaret e zyrave të pushtetmbajtësve 30-vjeçarë, kishin rënë në veshin e shurdhër e si pasojë kanë gjetur rrugën e harresës, të mbuluara me pluhurin e kohës! Nuk më befasoi as fakti se nuk do të ketë Ministri për çështjen e pakicave. Nuk më befasoi për vetë faktin, sepse që në formimin e saj në vitin 1998, LD në MZ-ja, natyrisht edhe unë, ka qenë kundër formimit të Ministrisë së atij formati, sepse e kemi ditur mirë se çështja e popullit shqiptar në Mal të Zi nuk mund të zgjidhet me një ministri të politizuar dhe kemi kërkuar që çështja e shqiptarëve duhet të zgjidhet vetëm më Kushtetutën e shtetit të Malit të Zi. Dhe sot e kësaj dite, me bindje të plotë them se zgjidhja e qëndrueshme e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Mal të Zi duhet të zgjidhen vetëm me Kushtetutë, të gjitha zgjidhjet tjera janë të paqëndrueshme. Zatën, a nuk patëm katër deputetë në Kuvendin e Malit të Zi, bile në dy formate të sistemit zgjedhor?! E sot? Kemi gjysmën e atyre e për këtë u kujdesën bashkërisht pushtetmbajtësit 30-vjeçarë dhe pushtetarët që do të vijnë nesër. Nuk mund të thuhet se në sferën e të drejtave kombëtare nuk ka pasur edhe ndonjë arritje. Megjithatë, duhet kujtuar se sot pas 30 viteve vendet shqiptare sërish janë vendet ekonomikisht më të pazhvilluara në shtet; sot shqiptarët në sferën e punësimit në administratën publike nuk janë të përfaqësuar as për së afërmi në
raport me pjesëmarrjen e tyre në numrin e përgjithshëm të popullsisë; sot brezi i të mirave detare është aty ku ka qenë në vitin 1994, përkundër se përfaqësuesi i “Listës Shqiptare” zotëron një ndër vendet udhëheqëse në strukturat e “Të Mirave (të këqijave) Detare”; funksionimi i pushtetit lokal bazohet në centralizimin e udhëheqjes, i theksuar më shumë se në komunizëm, për të mos përmendur këtu Valdanosin, K-1 e K-2 e shumë të tjera. Për këtë arsye nuk duhet të brengosemi edhe aq shumë për distancën eventuale me qeverinë, pasi edhe ashtu kemi qenë të distancuar. Sigurisht që kjo gjendje është e dhimbshme për çdo shqiptar, prandaj shtrohet pyetja se a duhet shqiptarët të marrin pjesë në qeverinë e re apo duhet “t’i majnë jasin partisë-pushtet që po shkon”? Të jemi në krahun e asaj partie që për 30 vite nuk i realizoi të gjitha ato kërkesa të cilat “Lista Shqiptare” ia vuri si kusht mandatorit për krijimin e qeverisë së re, e thuhet se i pranoi, e të presësh që qeveria e re t’i realizojë me shpejtësi dhe për këtë arsye ose ndonjë arsye tjetër që për momentin nuk na pëlqen, mos të bëhëmi pjesë e qeverisë, nuk është reale-pragmatike e as fitimprurëse për kombin shqiptar në Mal të Zi. Kërkesat tona, vlerësimet, qëndrimet dhe vendosja duhet të jenë pragmatike e fitimprurëse për një zhvillim të qëndrueshëm politiko-ekonomik të shqiptarëve. Përndryshe, nëse bëhemi rob të koncepteve të “dashurisë së parë”, do të krijojmë një distancë edhe më të madhe dhe rrjedhimisht përmirësimi i pozitës së shqiptarëve do të jetë më i ngadalshëm se të arriturat në segmentin 0-142 (vjet)! Askush nga shqiptarët, besoj, nuk mund të pajtohet me konceptet politike të Frontit Demokratik dhe qëndrimet e mandatorit për disa çështje kontradiktore me qëllimet tona kombëtare, as për qëndrimin ndaj Kosovës e as për NATO-n, por sigurisht as për celebrimin fetar të insti-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
tucioneve publike shtetërore të cilat shkojnë drejt eleminimit të shtetit laik e kthimit të shtetit me fe kryesore ortodoksizmin, ashtu siç ishte edhe në shtetin e Krajl Nikollës. Ne shqiptarët nuk jemi as ortodoksë, as katolikë e as myslimanë, jemi vetëm shqiptarë. Unë mendoj se shqiptarët duhet të mendojnë për veten e tyre, për zhvillimin ekonomik, kulturor e arsimor. Shqiptarët nuk duhet të jenë shumë të interesuar për udhëheqjen e politikës malazeze, këtë t’ua lëmë atyre. Ne duhet të kujdesemi për politikën tonë, për politikën tonë kombëtare, për zhvillimin tonë. Shqiptarët duhet të jenë në qeveri pa marrë parasysh kush shkon e kush vjen për të parashtruar e mbrojtur interesat tona zhvillimore. Ka shumë raste në Evropë, edhe më gjerë, kur qeveritë konstituohen nga përbërës të ndryshëm konceptualë, bile shumë kontradiktorë; ka raste edhe kur pjesëmarrja e pakicave kombëtare është kusht për formimin e qeverisë. Dhe mbi këto praktika duhet ndërtuar edhe të ardhmen tonë politike në Mal të Zi. Mu për këtë është e nevojshme të jemi pjesëmarrës në qeveri, jo pjesëmarrës për t’i bërë dikujt shumicën apo për t’i mbajtur anën, por për realizimin e të drejtave tona. Sado që të jetë vështirë të hyhet në qeveri, aq më lehtë është të dalësh në momentin kur “s’e banë barra qeranë” pasi tani kemi vetëm një zgjidhje. Por të kemi zgjidhje tjetër, sigurisht kjo zgjidhje nuk do të preferohej nga askush, do të shkonim, ndoshta, te “dashuria e parë”, anipse deri dje, shumica thonin “edhe me dreqin por jo me këta, na mërziten 30 vjet…” Është koha të reflektojmë, të mendojmë disi ndryshe, të mendojmë për veten tonë, sepse edhe të tjerët, gjatë gjithë historisë, kanë menduar për vete. Është koha për t’i lënë mënjanë interesat personale, mëritë e të gjitha energjitë e shprehura negative me vite. Duhet t’i bashkërendojmë qëndrimet dhe vendimet tona, sepse historia na ka mësuar se kur jemi të përçarë mund të pësojmë edhe më keq. Mos të mbajmë zi për të kaluarën, të shikojmë të ardhmen. E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Project Syndicate
Katër vjet frym
Ai mund të mos e dijë ende, por pyetja më e rëndësishme me të cilën përballet presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së Xho Bajden është se si Donald Tramp arriti të fitonte një numër shumë më të madh votash sesa fitoi katër vjet më parë, pavarësisht gënjeshtrave, korrupsionit dhe mënyrës katastrofike se si e menaxhoi këtë pandemi. Nëse ai nuk e adreson këtë çështje, atëherë Partinë Demokratike në vitin 2024 e pret një goditje e fortë Demokratët mund t’ia kishin dalë Dani më mirë. Për fat të keq, fitorja e tyre Rodrik e ngushtë nuk jep mësime të lehta. Politika amerikane sillet rreth dy Ndërsa Xho Bajden fitoi zgjedh- akseve: kulturës dhe ekonomisë. jet presidenciale të SHBA-së pas Për të dyja këto grupe çështjesh, disa ditësh pezull, vëzhguesit e ne mund të gjejmë ata që fajësojnë demokracisë amerikane mbetën Demokratët se u treguan shumë largduke kruar kokën. Të tronditur nga pamës dhe ata që i fajësojnë ata se sondazhet, shumë prisnin një fitore nuk u treguan shumë largpamës. të thellë të Demokratëve, me partinë Luftërat e kulturës i fusin rajonet që do të merrte jo vetëm Shtëpinë e Bardhë, por edhe Senatin. Si arriti Donald Tramp të ruante mbështetjen e kaq shumë amerikanëve – duke marrë një numër edhe më të madh votash sesa katër vjet më parë – pavarësisht gënjeshtrave të tij të qarta, korrupsionit të dukshëm dhe një trajtimi katastrofik të pandemisë? Rëndësia e kësaj pyetje shkon përtej politikës amerikane. Partitë e qendrës së majtë kudo po përpiqen të ringjallin fatin e tyre elektoral kundër populistëve të krahut të djathtë. Edhe pse Bajden është një centrist, platforma e Partisë Demokratike ka lëvizur mjaft në të majtë – të paktën nga standardet amerikane. Një fitore vendimtare e Demokratëve do të kishte qenë një shtysë e konsiderueshme për shpirtrat e të majtës së moderuar: ndoshta për të fituar duhet thjesht të kombinohen politikat progresiste ekonomike të ndërlidhura me vlerat demokratike dhe mirësjelljen themelore njerëzore. Debati sillet rreth mënyrës së si
8
Javore KOHA
E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
shoqërore konservatore, kryesisht të bardha të vendit, kundër zonave metropolitane ku të ashtuquajturat qëndrime “të zgjuara” kanë filluar të mbizotërojnë. Në njërën anë kemi vlerat familjare, kundër abortit dhe të drejtës për të mbajtur një armë. Nga ana tjetër, kemi të drejta e grupeve LGBT, drejtësinë sociale dhe kundërshtim të “racizmit sistematik”. Shumë nga ata që votuan për Tramp
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
më demokratike e panë mbështetjen e Demokratëve për protestat e këtij viti në rrugë kundër brutalitetit të policisë si pranim të dhunës. Ndërsa Bajden u tregua i kujdesshëm për të folur kundër dhunës, Demokratët u bënë të ndjeshëm ndaj akuzave për moral dhe denigrim të vlerave të qendrës. Për të tjerët, vazhdimi i mbështetjes për Tramp thjesht konfirmon se sa i ngulitur është racizmi dhe fanatizmi, si dhe nevojën urgjente e Partisë Demokratike për t’i luftuar ato. Për sa i përket ekonomisë, shumë vëzhgues, përfshirë disa demokratë centristë, besojnë se partia i zemëroi votuesit konservatorë duke lëvizur shumë më thellë në të majtë. Republikanët nxitën frikë për taksa të larta, politika mjedisore që shuanin vende pune dhe mjekësi të socializuar. Në të dy partitë kryesore politike amerikane, miti kuintesencial amerikan i sipërmarrësit të vetëm që është më mirë kur qeveria bën më pak, ekzis-
ton ende. Në anën tjetër, progresistët argumentojnë se Bajden bëri fushatë bazuar në propozime që zor se ishin radikale nga standardet e vendeve të tjera të zhvilluara. Në fund të fundit, ai ishte i vendosur për t’i hartuar zgjedhjet si një referendum për Tramp-in, jo si një provë mbështetjeje për një agjendë alternative. Ndoshta Berni Sanders ose Elizabet Ëarren, me theksin e tyre më të madh në vendet e punës, sigurinë ekonomike dhe rishpërndarjen, ishin më në përputhje me aspiratat e shumicës së amerikanëve. Duke qenë se zgjedhjet u mbajtën në mes të një pandemie gjithnjë e më vdekjeprurëse, është gjithashtu e mundur që modelet e votimit të jenë drejtuar nga një përzierje konsideratash shëndetësore dhe ekonomike. Disa persona të brendshëm të Partisë Demokratike besojnë se votuesit mund të kenë qenë të shqetësuar për kostot ekonomike të izolimeve dhe për politikat më agresive të COVID-19 të mbrojtura nga Demokratët. Nëse është kështu, argumentet e mësipërme janë kryesisht të diskutueshme. Për ta përmbledhur, është e qartë se zgjedhjet nuk e zgjidhin debatin e përhershëm mbi mënyrën se si Partia Demokratike dhe partitë e tjera të qendrës së majtë duhet të pozicionohen në çështjet kulturore dhe ekonomike për të maksimizuar joshjen e tyre elektorale. Por kjo as nuk e ndryshon thelbësisht sfidën me të cilën përballen këto parti. Liderët politikë në të majtë duhet të krijojnë një identitet më pak elitist dhe një politikë ekonomike më të besueshme. Siç ka theksuar ndër të tjera, Tomas Pikety, partitë e së majtës janë bërë gjithnjë e më shumë parti të elitave të arsimuara, metropolitane. Ndërsa baza e tyre tradicionale e klasës punëtore është gërryer, ndikimi i profesionistëve të globalizuar, industrisë financiare dhe interesave të korporatave është rritur. Problemi
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
nuk është vetëm se këto elita shpesh favorizojnë politikat ekonomike që lënë pas klasat e mesme dhe të ulëta. Gjithashtu izolimi i tyre kulturor, shoqëror dhe hapësinor i bën ata të paaftë për të kuptuar dhe për të qenë të ndjeshëm ndaj botëkuptimeve të më pak fatlumëve. Një simptomë e qartë është se sa lehtë elita kulturore hedh poshtë më shumë se 70 milionë amerikanë që mbështetën Trampin në këto zgjedhje duke i portretizuar ata si njerëz të pashkolluar që votojnë kundër interesave të tyre. Në aspektin e ekonomisë, e majta ende nuk ka një përgjigje të mirë për pyetjen më të rëndësishme të kohës sonë: Nga do të vijnë punët e mira? Taksimi më progresiv, investimet në arsim dhe infrastrukturë dhe (në Shtetet e Bashkuara) sigurimi shëndetësor universal janë kritike. Por, ato nuk janë të mjaftueshme. Punët e mira për klasën e mesme po bëhen të pakta, për shkak të tendencave laike në teknologji dhe globalizim. COVID-19 ka thelluar polarizimin e tregjeve të punës. Ne kemi nevojë për një strategji më proaktive nga ana e qeverisë që synon drejtpërdrejt një rritje në furnizimin me punë të mira. Komunitetet ku zhduken punët e mira paguajnë një çmim që shkon përtej ekonomisë; varësi nga droga, prishje e familjes dhe shtim i krimit. Njerëzit bëhen më të lidhur me vlerat tradicionale, më pak tolerantë ndaj të huajve dhe më të gatshëm për të mbështetur liderët autoritarë. Pasiguria ekonomike shkakton ose përkeqëson linjat e gabimeve kulturore dhe racore. I takon partisë të së majtës të zhvillojë zgjidhje programore për këto probleme ekonomike të rrënjosura. Por zgjidhjet teknokratike vetëm deri këtu mund të shkojnë. Duhen ndërtuar shumë ura për të kapërcyer çarjet për të cilat përgjegjëse janë kryesisht elitat kulturore. Në të kundërt, Demokratët mund të përballen me një goditje tjetër të fortë pas katër vjetësh. E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Zgjedhjet presidenciale në SHBA
Politikës amerikan një president mult Bajdeni është një multilateralist, ai që e kupton vlerën e aleancave për Amerikën dhe nuk i degradon ato në aleanca të interesit të njëanshëm. Ai është politikan i cili vlerëson aleatët dhe nuk i përbuzë ata. Ana tjetër e fortë e tij është kalitja jetësore me një përvojë personale. Tragjeditë familjare nuk e kanë mposhtur, por e kanë kalitur dhe bërë më të fuqishëm në angazhimet e tij politike. Ai e din ç’është dhimbja. Vetëm kjo vlen shumë vuajnë nën regjime diktatoriale. Para katër vitesh një udhëheqës shqiptar në bisedë me një diplomat amerikan shprehu shqetësimet e tij se nëse do të fitonte Trampi do ishte shumë keq, Fiqret Mujeziqi ndërsa diplomati amerikan iu përgjigj se Amerika është aq e fuqishme sa mund të durojë edhe një Tramp. Mbase ashtu është, politika amerZgjedhjet në SHBA janë të rëndë- ikane nuk varet nga një president. sishme për tërë rruzullin tokësor. Por, sidoqoftë, ka rëndësi se kush Amerika si një superfuqi dhe përc- është në krye të shtetit, sidomos për jellëse e frymës së lirë dhe antidik- imazhin e vendit. Bajdeni është një taturë, është me rëndësi për mbarë multilateralist, ai që e kupton vlerën globin tokësor, andaj këto zgjedhje e aleancave për Amerikën dhe nuk na kanë mbajtur të gozhduar para i degradon ato në aleanca të interekraneve. Politika e Donald Trampit esit të njëanshëm. Ai është politikan „America first“ ka ngjallur një frikë për i cili vlerëson aleatët dhe nuk i përaleatët e SHBA-së. Andaj, zgjedhjet buz ata. Ana tjetër e fortë e tij është në Amerikë e mbajtën të elektrizuar kalitja jetësore me një përvojë persoskenën politike botërore. Jetojmë në nale. Tragjeditë familjare nuk e kanë kohën e globalizmit dhe çdo orvatje mposhtur, por e kanë kalitur dhe për izolim sjell probleme, sepse rritja bërë më të fuqishëm në angazhimet ekonomike dhe interesi gjeostrateg- e tij politike. Ai e din ç’është dhimbja. jik duhet të jenë të përbashkët sipas Vetëm kjo vlen shumë. asaj që e quajmë“win-win“, e njohur Por, në zgjedhjet amerikane u pa si një strategji e dyfishtë e fitores, ku shumëçka, saqë shpeshherë pyqëllimi është që të gjithë ata që janë esnim veten: „A është duke u zhviltë përfshirë dhe të prekur të arrijnë luar me të vërtetë ky spektakël në Amerikë, mëmëdheun e demokracisë një përfitim. Politikës amerikane i duhet një pres- moderne”? ident multilateralist, sepse Amerika Fitorja e Xhozef Bajdenit u prit me është shteti më i fuqishëm në botë entuziazëm në shumë vende perëndhe shpresa e shumë popujve që dimore. Në Gjermani, entuziazmi për
10
Javore KOHA
E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
fitoren e Bajdenit është i dukshëm, pasi ajo shihet si një shans për të bashkëpunuar dhe rinovuar marrëdhëniet e lëkundura pas një periudhe katërvjeçare në të cilën bashkëpunimi ishte zbehur. Racizmi, padrejtësia sociale, hendeku ndërmjet Republikanëve dhe Demokratëve janë disa dështime në politikën e brendshme të Trampit. Xho Bajden, si Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, duhet të bashkojë një vend të ndarë plotësisht. Ai madje duhet të “shërojë” SHBA-në nga këto plagë të shkaktuara. A mund ta bëjë këtë? Në paraqitjen e tij të parë pas fitores, ai theksoi se “ne duhet të ndalojmë t’i trajtojmë kundërshtarët tanë si armiq” dhe me këtë lë të kuptojmë se Amerika ka për të ndryshuar nën drejtimin e tij. Por, roli i tij si ndërtues i urave në një shoqëri të polarizuar do të jetë shumë i vështirë. Në politikën e jashtme, poashtu administrata e re e presidentit të 46-të të SHBA-së ka mjaft punë. Konfliktet nuk do të pushojnë brenda natës. Por ajo çka është me rëndësi është të ekuilibrojë marrëdhënien transatlantike, të bëjë më shumë dhe të bëhet më e fortë në të gjitha fushat e veprimit. Krejt kjo duhet bërë në frymën e një partneriteti të ri dhe jo me qasje arrogante ndaj partnerëve
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ne i duhet tilateralist
“
Nuk është çudi që fitorja e Bajdenit në zgjedhje u festua me entuziazëm në klasën politike në BE. Bashkëpunimi i SHBAsë me BE-në ka një domethënie të madhe. Në Ballkan nuk mund të ketë një qasje amerikane ndryshe nga ajo evropiane kur i gjithë rajoni po përpiqet të integrohet në BE
strategjikë. Sfida më e madhe e politikës së jashtme të Bajdenit do të jetë politika ndaj Kinës. Me kursin e tij agresiv ndaj Kinës, Trampi arriti që marrëdhëniet tregtare të përkeqësohen gati deri në shkallën e një konflikti të hapur. Në Gjermani dhe BE fitorja e Bajdenit shihet me sy të mirë. Kancelarja gjermane Angela Merkel tani ia ka uruar fitoren. Merkel nuk është e vetmja që dëshiron të harrojë sa më shpejt të jetë e mundur epokën e Trampit. Duke u bazuar në shtypin gjerman, ashtu si presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Lejen, kancelarja shpreson për një rivendosje të marrëdhënieve me SHBAnë. Shpresohet se me Bajdenin, atmosfera në marrëdhëniet transatlantike, në NATO dhe drejt BE-së, do të hapet dhe ndriçohet sikurse qielli
pas një stuhie të keqe. Çka do të thotë për Ballkanin Perëndimor dhe shqiptarët zgjedhja e Bajdenit? Pa patur kurrfarë iluzionesh se dikush do të na i zgjidhë problemet si me një shkop magjik, mendoj se administrata e re amerikane do të ketë një qasje më serioze ndaj Ballkanit Perëndimor dhe shqiptarëve në veçanti. Së pari, Bajdeni është njohës i mirë i shqiptarëve dhe nuk do ta konsiderojë Kosovën si një ”shtet mysliman” që ka luftuar 400 vjet me Serbinë. Pastaj nuk do lejohet copëtimi i mëtutjeshëm i territoreve shqiptare dhe nuk do të favorizohen politikanët e korruptuar. Për demokracitë e brishta në Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut, një qasje e re e SHBA-së do të jetë e rëndësishme për stabilitetin e tyre. Tani ka ardhur koha që Evropa të ekuilibrojë më ngusht marrëdhënien transatlantike, të bëjë më shumë dhe të bëhet më e fortë në të gjitha fushat e veprimit. E mira është që kjo mund të ndodhë në frymën e një partneriteti të ri dhe nuk është rezultat i një avarie totale. Por kjo thjesht do të thotë se evropianët, më në fund, po bëjnë atë që kanë thënë për një kohë të gjatë: që të jenë në një bazë të barabartë, ata duhet të krijojnë kushtet materiale dhe politike për këtë. Nga zgjedhja e Bajdenit do të përfitojnë edhe organizatat multilaterale si OBSH, OKB, OBT, FMN, BB dhe Marrëveshja
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
“
Racizmi, padrejtësia sociale, hendeku ndërmjet Republikanëve dhe Demokratëve janë disa dështime në politikën e brendshme të Trampit. Xho Bajden, si Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, duhet të bashkojë një vend të ndarë plotësisht. Ai madje duhet të “shërojë” SHBA-në nga këto plagë të shkaktuara
e Klimës në Paris. Bashkëpunimi i Amerikës në politikën mjedisore në ndryshimin e klimës dhe ngrohjes globale si dhe organizatat multilaterale botërore ka rëndësi për mbarë rruzullin tokësor. Nuk është çudi që fitorja e Bajdenit në zgjedhje u festua me entuziazëm në klasën politike në BE. Bashkëpunimi i SHBA-së me BE-në ka një domethënie të madhe. Në Ballkan nuk mund të ketë një qasje amerikane ndryshe nga ajo evropiane kur i gjithë rajoni po përpiqet të integrohet në BE. Prania e një fytyre të përbuzur nga Berlini, siç ishte Grenell, bëri që qasja amerikane dhe evropiane pak a shumë të ndryshojnë ndaj Kosovës. Politika shoviniste serbe u orvat të fitojë avantazh duke avancuar tema të cilat për pavarësinë e Kosovës janë të rrezikshme. BE-ja nuk është e interesuar të pranojë shtete me konflikte të mundshme. Rivendosja e dialogut pa kushtëzime dhe djallëzira do të ishte një gjë e mirë për Ballkanin Perëndimor dhe vendosjen e paqes dhe qetësisë në këto hapësira. Dëshirat janë çdoherë më të mëdha sesa mundësitë. Shpresojmë se me një qasje reale do të krijohen kushte që planeti ynë të bëhet më i sigurt dhe më human. Shuarja e vatrave të konflikteve, ndasive fetare dhe racore do të ishte shumë e rëndësishme për të ardhmen e njerëzimit. E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Depolitizimi i push i demokracisë plu Duke marrë parasysh pushtetin autoritar për tri dekada edhe në pluralizëm në Mal të Zi, ideja e depolitizimit të pushtetit do të jetë sfidë për qeverinë e re në procesin e reformimit dhe të demontimit të strukturave ekzistuese në nivel qendror dhe atë lokal, duke vlerësuar si kriter profesionalizmin e jo përkatësinë partiake, që do të jetë dëshmi praktike e ndryshimeve në qeverisje si kudo në botën demokratike
Nail Draga
Por, me të drejtë bëhet pyetja se çka mund të bëjë në këtë drejtim Qeveria e re e cila ka obligime dhe përgjegjësi në udhëheqjen e Malit të Zi në mandatin e saj, në këtë kohë të krizës së përgjithshme ekonomike, shoqërore e shëndetësore, për të realizuar në praktikë premtimet e dhëna elektoratit gjatë fushatës parazgjedhore. Nuk ka dilemë se përgjegjësia kryesore bie mbi kryetarin e qeverisë, por as ministrat nuk mund të jenë pa përgjegjësi, sepse ata do të japin lloragi për veprimet në resorët përkatës. Madje opinioni pret me padurim fillimin e punës së kësaj qeverie, për të parë ndryshimin apo vazhdimësinë e qeverisë së mëparshme. Duke marrë parasysh se koalicioni i shumicës parlamenatre është përcaktuar për qeverinë e ekspertëve, do të thotë se janë mënjanuar figurat politike që është risi në skenën politike. Mbetet për t’u se sa do të kenë ata mundësi praktike për ta realizuar këtë mision. Angazhimi i personave të ndryshëm në qeveri në cilësinë e ministrave pa
12
Javore KOHA
E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
përkatësi partiake, është përgjegjësi kryesisht e kryeministrit, sepse ai ka zgjedhur ekipin me të cilin do të punojë, duke marrë parasysh referencat e tyre profesionale. Një veprim i tillë jep për të kuptuar se ata nuk do të jenë në presionet partiake, dukuri e cila iu mundëson autonomi personale dhe profesionale për të vendosur për të zgjedhur kuadrot e ndryshme në resorin përkatës. Si të tillë ata do të jenë baza e fillimit të depolitizimit të pushtetit duke filluar nga lart që do të jetë risi në qeverisjen shtetërore në Mal të Zi. Por, duke marrë parasysh përbërjen heterogjene të shumicës parlamentare, interesat personale si dhe animozitetin e dëshmuar, nuk ka dilemë së do të ketë divergjenca brenda tyre, andaj mbetet të shihet se a do të jenë pengesë ne realizimin e angazhimeve konkrete në këtë drejtim.
Sovraniteti i qytetarit
Në saje të fitorës së opozitës në zgjedhjet parlamentare të mbajtura me 30 gusht 2020, për të parën herë qytetari votues është sovran, ku vendosi me ndërgjegje me votën e vet ndryshimin e pushtetit. Si të tillë ata janë relaksuar duke dëshmuar guximin e munguar vite më radhë, sepse pushteti i mëparshëm kishte monopolizuar edhe votën e qytetarëve.
Ndërsa ndasitë politike dhe ato fetare në komunitetin ortodoks në Mal të Zi, arritën nivelin më të lartë në këtë vit zgjedhor, që u manifestua me shëtitjet fetare, ku si shkak ishte Ligji për lirinë e bashkësive fetare, që definitivisht përcaktoi edhe rezultatin e këtyre zgjedhjeve në favor të opozitës.
Ekipi i ekspertëve si „fushë e minuar“
Sistemi ekzistues me përvojen tridhjetëvjeçare pothuaj është „betonuar“, përmes kuadrove partiake, andaj qeveria e re duhet të angazhohet ne demontimin e tij. Nuk ka dilemë se ekipi i ekspertëve nuk do ta ketë të lehtë, sepse duhet të ecë mbi “fushën e minuar“, andaj edhe sukseset do të jenë të diskutueshme. Pikërisht në ketë aspekt duhet të dëshmohet qëndrimi dhe angazhimi konkret në fushën e depolitizimit të strukturave dhe të institucionve qeveritare. Çdo angazhim në këtë aspekt qoftë edhe minimal, duhet mbeshtetur, sepse edhe rruga më e gjatë fillon me hapin e parë. Andaj mbetet obligim i shumicës së re parlamentare që të angazhohet në këtë drejtim, për të ndryshuar status quo-në ekzistues që është „prodhim“ shumëvjeçar nga qeverisja e mëparshme.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
htetit - mision uraliste
Neoliberalizmi dhe dështimi i privatizimit
Ndërsa nga fusha e ekonomisë, qeverisja e re duhet të merret jo vetëm me strukturën e saj por duke eliminuar konceptin e neoliberalizmit, duke ofruar qasje tjetër dhe zgjidhje në këtë drejtim. Po ashtu duhet të rishqyrtohen marrëveshjet dhe kontratat në procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore, të cilat në saje të procesit të tillë janë plaçkitur në forma të ndryshme, duke lënë pa punë një numër të konsideruar të punëtorëve. Në këtë aspekt, deri më tash askush nuk ka dhënë përgjegjësi, edhe pse ka raste të shumta
të dështimit, ku Kriporja e Ulqinit paraqet rast të veçantë të hulumtimit, sepse ishte e vetmja fabrikë e tillë në vend, por gjoja u privatizua dhe u plaçkit në formën ma të vrazhdë të mundur.
Partitokracia pengesë e depolitizimit
Andaj, duhet bërë përpjekje për të filluar me procesin e depolitizimit, sepse kemi të bëjmë me një të drejtë të mohuar të qytetarëve, sepse deri më tash ka dominuar autokratizmi në udhëheqje dhe sistemi i partitokracisë në qeverisje. Kemi të bëjmë pikërisht me partitë e ndryshme
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
politike të cilat nuk zgjedhin mjete për të fituar ndonjë mandat qoftë të këshilltarit apo të deputetit, duke u bërë pjesë e qeverisjes, për përfitime të ndryshme. Dhe të tillët nuk marrin parasysh vlerat dhe parimet por interesin personal apo të klanëve të ndryshme. Është koha e fundit për të vlerësuar profesionalizmin e jo përkatësinë partiake si kriter bazë i punësimit që do të jetë hapi vendimtar në procesin e depolitizimit të pushtetit, përfundimisht edhe në pluralizëm, si në nivelin lokal dhe atë qendror, si kudo në vendet demokratike. E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Më pak i varur
14
Javore KOHA
E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington
Pse vetëvrasja quhet e paligjshme? - ishte pyetja që iu bë Sokratit. Mos u shqetëso - u përgjigjigj ai - do të vijë dita kur gjërat e këqija të jenë të mira, dhe kur vdekja të bëhet rruga e vetme. Kur njeriu është më mirë i vdekur, duhet të presë dorën e tjetrit, sepse nuk lejohet të jetë bamirësi i vetes. Ideja që pëshpëritet është se njeriu është një i burgosur që nuk ka të drejtë të hapi derën për të ikur; Zoti, a dikushi, është roja dhe njeriu është zotërim i tij. Mendo, nëse një nga zotërimet tuaja, një lopë ose një gomar a mushkë, për shembull, do të dilte nga rruga kundër dëshirës suaj, a nuk do të zemëroheshit? Do t’a mallkonit, do t’a godisnit, dhe një vend për varrim do t’i mohonit. Kështu ndodhi me qindra mijëra njerëz në kohën e diktaturës. Kombi a populli është shpirti, kurrë nuk vdes; Shteti a pushteti që njohim është i vdekshëm, i ngjan një
“
Shteti a pushteti që njohim është i vdekshëm, i ngjan një magazinieri. Njerëzit e magazinuar përbëjnë shqetësim të pafund, për shkak të kërkesës së thjeshtë për ushqim, arsim, mjekim e të gjitha nevojat; mosplotësimi i tyre i pengon në kërkimin e qenies së vërtetë; e mbushin plot dashuri, frikë dhe fantazi të të gjitha llojeve, mashtrime pafund, dhe në fakt, siç thonë, i marrin fuqinë e të menduarit magazinieri. Njerëzit e magazinuar përbëjnë shqetësim të pafund, për shkak të kërkesës së thjeshtë për ushqim, arsim, mjekim e të gjitha nevojat; mosplotësimi i tyre i pengon në kërkimin e qenies së vërtetë; e mbushin plot dashuri, frikë dhe fantazi të të gjitha llojeve, mashtrime pafund, dhe në fakt, siç thonë, i marrin fuqinë e të menduarit. Nga vijnë luftërat, dhe fraksionet përveç se nga dashuria për para, dhe paratë duhet të gjenden për hir e në shërbim të trupit. Për shkak të të gjitha këtyre pengesave njeriu nuk ka kohë t’i jepet mendimit. Dhe e fundit dhe më e keqja nga të gjitha - edhe nëse është në kohë të lirë dhe e tradhton veten me disa spekulime - trupi gjithnjë depërton, me rregulla, dekrete e ligje, duke shkaktuar trazira dhe konfuzione saqë e pengon njeriun të shohë të vërtetën. Është vërtetuar nga përvoja se nëse do të kishim
mendime të pastra për ndonjë gjë, duhet të shkëputeshim nga trupi - shpirti vetë duhet t’i shohë gjërat në vetvete - pastaj njeriu do të arrijë mençurinë që dëshiron dhe për të cilën thotë se është i dashuruar. Në këtë jetë të tanishme, mendoj, ne e bëjmë qasjen më të afërt të dijes kur kemi marrëdhënie ose bashkim sa më pak të mundshëm me trupin dhe nuk jemi të njësuar me natyrën trupore, por e mbajmë veten të pastër deri në orën kur dyert hapen dhe na jepet liria. Dhe kështu, duke hequr qafe marrëzinë e trupit a shtetit, ne do të jemi të pastër dhe do të flasim me të pastrit dhe do të njohim nga vetja dritën e pastër, e cila nuk është tjetër përveç drita e së vërtetës. Papastërtitë nuk lejohen. Këto janë llojet e fjalëve, të cilat dashamirët e vërtetë të dijes mund t’i thonë njëri-tjetrit dhe të mendojnë se si të varen më pak nga pushteti.
Pse vetëvrasja quhet e paligjshme? - ishte pyetja që iu bë Sokratit. Mos u shqetëso - u përgjigjigj ai - do të vijë dita kur gjërat e këqija të jenë të mira, dhe kur vdekja të bëhet rruga e vetme. Kur njeriu është më mirë i vdekur, duhet të presë dorën e tjetrit, sepse nuk lejohet të jetë bamirësi i vetes. Ideja që pëshpëritet është se njeriu është një i burgosur që nuk ka të drejtë të hapi derën për të ikur; Zoti, a dikushi, është roja dhe njeriu është zotërim i tij. Mendo, nëse një nga zotërimet tuaja, një lopë ose një gomar a mushkë, për shembull, do të dilte nga rruga kundër dëshirës suaj, a nuk do të zemëroheshit? Do t’a mallkonit, do t’a godisnit, dhe një vend për varrim do t’i mohonit. Kështu ndodhi me qindra mijëra njerëz në kohën e diktaturës
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
“
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION
Në Kongresin e ardhshëm të SHBA-së
Frymë e re anti-so iste dhe anti-kom Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Sipas lajmeve në media, ndër kongresistët e rinj të Partisë Republikane që fituan në zgjedhjet e 3 nëntorit janë edhe dy anëtarë të cilët kanë lindur dhe janë rritur nën socializëm/komunizëm: Karlos Gimenez, tani përfaqësues i shtetit Florida, i lindur në Kubë dhe Viktoria Sparts e lindur në Ukrainë, si dhe dy kongresiste të reja republikane, me prindër të ardhur këtu nga Kuba: Nikoll Malliotakis dhe Maelvira Salazar – përfaqësuese të reja republikane në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Si shembuj të këtij fenomeni të ri politik, po paraqes për lexuesit në- profil të shkurtër - dy femra të reja, kongresistën VKctoria Spartz nga shteti Indiana e lindur në Ukrainë dhe Nikoll Malliotakis nga Nju Jorku, nëna e të cilës ka lindur në Kubë. Këto janë dy nga 35 femrat republikane që do të shërbejnë në sesionin e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit, që fillon punën me 20 Janar 2021, duke sjellur kështu edhe njerëz të rinj që zgjidhen për herë të parë në Kongresin Amerikan. Nikoll Malliotakis, nëna e të cilës ka lindur në Kubë do të jetë një prej 10 anëtarëve që e konsiderojnë veten kubano-amerikanë, në Kongresin e ardhshëm të Amerikës. Deputetja e re tha për median amerikane se në fushatën e saj për Kongres, ajo pati mbështetjen e Senatorit Mark Rubio dhe të Kongresistit Mario Diaz-Balart, të dy kubano-amerikanë
16
Javore KOHA
E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
”Skuadra” është emri i femrave kongresiste të krahut të majtë të Partisë Demokrate, të zgjedhura dy vjet më parë në Kongresin Am
nga shteti Florida dhe është në kontakt gjithashtu edhe me kubano-amerikanë të tjerë, të posa zgjedhur në Kongres. Ajo u shpreh se këta anëtarë të Kongresit do të formojnë “Grupin Kuban” të interesit (Cuban Caucus). “Kjo është shumë e rëndësishme”, u shpreh ajo, “sepse kubano-amerikanët dinë më shumë se çdo kush tjetër se çdo të thotë të jetosh nën komunizëm e socializëm dhe janë mjaft vigjilent ndaj individëve që dëshirojnë të na mohojnë liritë individuale dhe të na çojnë në rrugën drejt socializmit. Zërat tonë do të jenë me rëndësi dhe do të formojmë një grup anti-socialist në Kongres, për të kundërshtuar idetë e përfaqësuesve të së majtës ekstreme demokrate në Kongres”, ka thenë kongresistja e re republikane nga Nju Jorku, Nikoll Malliotakis për rrjetin televiziv Fox. Ajo shtoi se ka familjarë të saj që ende jetojnë në Kubë, ndërsa theksoi
se ajo i njeh shumë mirë shtypjet e regjimit komunist atje, shtypjet nën të cilat ata jetojnë në atë vend komunist prej dekadash. Ajo theksoi gjithashtu se për të, si bijë e një refugjati kuban, Shtetet e Bashkuara, “Duhet të bejnë çdo gjë që të jetë e mundur për të vazhduar që Amerika të jetë gjithnjë udhëheqëse e botës së lirë, për të promovuar lirinë dhe demokracinë, kudo në botë.” Aktualisht nënvijoi kongresistja e ardhshme republikane në Kongres, është kongresistja Aleksandria Okasio-Kortez me “brigadën” e saj socialiste, e quajtur “Squad”, por tani ne kemi individë me prejardhje dhe përvoja të ndryshme – shumë prej të cilëve janë arratisur nga komunizmi/ socializmi, e të cilët janë ashtu sikurse unë që jam bijë e një refugjati kuban, tha ajo. Do të jemi ne, ata të cilët do të themi - bazuar në përvojën tonë ose të familjeve tona - sepse socializmi është një sistem i keq dhe
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ocialmuniste
merikan, të frymëzuara nga ideologjia majtiste e senatorit demokrat, Berni Sanders
njëkohësisht, do të luftojmë për të mbrojtur liritë tona dhe për të ruajtur sistemin kapitalist i cili siguron punësime dhe mundësi të reja”, tha ajo në një intervistë pas fitores së saj. “Këta kongresistë të rinj republikanë janë imigrantë nga Korea, Kuba dhe nga Ukraina, të cilët do sjellin në Kongresin Amerikan përspektivat, alternativat dhe qëndrimet e tyre anti-komuniste dhe anti-socialiste”, u shpreh ajo. Nga kongresistet e reja republikane bie në sy sidomos, Viktoria Spartz, e lindur në Ukrainë, ardhur në Amerikë para 20 vitesh, dhe e cila mishëron atë që cilësohet si “ëndrra amerikane”. E lindur dhe e rritur në një vend socialist/komunist si Ukraina, ajo ka përjetuar personalisht anën e errët të socializmit. Si pasojë e asaj përvoje, ajo ka adaptuar në Amerikë një filozofi politike konservatore, sipas të cilës një qeverisje e kufizuar është gjithmonë më e mirë për qytet-
Është një fenomen i ri dhe interesant i zgjedhjeve të fundit këtu në Shtetet e Bashkuara për të cilin po flitet pak ose aspak, pasi të gjithë janë përqendruar në zgjedhjen e presidentit. Mund të jem gabim, por për herë të parë në histori, në Kongresin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara - të dalë nga zgjedhjet që posa u mbajtën këtu në Amerikë - siç duket do të formohet një grup anti-socialist/anti-komunist kongresistësh të rinj arët, ndërkohë që vendimet financiare, ekonomike dhe shëndetësore duhet të merren nga vet individët, në një treg të lirë dhe jo nga burokratët dhe përfaqësues të grupeve të interesit. Gjatë punës së saj në Legjislaturën e shtetit Indiana, kongresistja e re republikane njihej si një konservatore fiskale që mbështet kufizimet e pushtetit të qeverisë mbi qytetarët, si një grua e cila nuk ka frikë të trajtojë çështje të vështira dhe në përgjithësi të sfidojë status-quo-në. Në profilin e saj thuhet se ajo ka luftuar për të shfuqizuar rregulloret e panevojshme qeveritare, për të reformuar kujdesin shëndetësor, për të përmirësuar rezultatet arsimore, për të mbrojtur të drejtat e pronës private dhe për të sjellë transparencën dhe llogaridhënien për qeverinë e shtetit Indiana. Viktoria Spartz është aktive në komunitetin e saj lokal, ku thuhet se ka sponsorizuar, vullnetarisht, kauza të shumta bamirësie dhe ka ndihmuar shumë fushata politike të Partisë Republikane në qarkun zgjedhor ku jeton, të cilin tani do e përfaqësojë në Kongresin Amerikan. Duket se edhe në Senatin Amerikan është përhapur kjo frymë anti-socialiste/anti-komuniste në vend. Kandidatja e Partisë Republikane për Senatin në Shtetet e Bashkuara, Kelli Lloefller, në portalin e saj u premton qytetarëve të shtetit jugor të Amerikës, Xhorxhia se ajo “NUK DO TË LEJOJË KURRË QË AMERIKA TË BËHET SHTET SOCIALIST”. Zgjedhjet e posaçme për Senatin në shtetin Xhorxhia do të mbahen në janar 2021 – zgjedhje nga të cilat do të varet nëse Partia Republikane fiton një shumicë të ngusht në Senat, Dhoma e Epërme e Kongresit të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Shteteve të Bashkuara. Mbetet për tu parë nëse kjo frymë e re anti-socialiste/anti-komuniste e grupit të rinj të legjislatorëve të posa zgjedhur republikanë në Kongres, do të kthehet ose jo në vepra konkrete për të luftuar prirjet socialiste të krahut të majtë ekstrem. Por duke pasur parasysh se zgjedhjet në Shqipëri janë caktuar të mbahen prillin që vjen, ndërkohë që zgjedhjet në Kosovë duket se janë në “hava”, nuk mund ta përmbaj veten e të mos bëj pyetjen pse jo edhe në Shqipëri e në Kosovë? Pse pas 30 vjet post-komunizëm, kemi të njëjtat parti dhe të njëjtit politikanë që po e çojnë kombin shqiptar drejt një gremine historike, ekonomike, politike dhe kombëtare duke shkaktuar, ndër të tjera tmerre nga politikat e tyre të papërgjegjshme, që jo vetëm prekin jetën e përditshme të shqiptarëve, por po shkaktojnë edhe zbrazjen fizike, katastrofike të trojeve shqiptare. Pas tre dekadash, PSE në trojet shqiptare nuk ka individë ose grupe individësh që të dalin me ide dhe programe ose me alternativa të reja për t’u përballur me sfidat e mëdha, për të cilat jam i sigurt se të gjithë, pa dallim, e dinë dhe i ndjejnë në palcë se janë reale dhe të frikshme për të ardhmen e shqiptarëve, në qoftë se vazhdohet kështu, anë e mbanë trojeve të tyre. KU është brezi i ri i shqiptarëve (djem dhe vajza që e duan Kombin) të pas 1990-ës, që nuk angazhohen për të shpëtuar të ardhmen e vet dhe të shqiptarëve në përgjithësi? Shikoni fytyrat e reja dhe angazhimin në politikë të të rinjve dhe shumë të rejave amerikanë, nga të dy partitë kryesore politike të vendit. Merrni shembull! Atdheu ju thërret, sot më shumë se kurrë! E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
Javore KOHA
17
VËSHTRIM & OPINION
Kohë kovidiane
Momenti për vetënd përballë kësaj “flam
Ka ardhur koha që të reflektojmë dhe ta kuptojmë gabimin tonë se “nuk është gjë ky virus” se ”është një ekziston dhe është tejet i rëndë. Duhet kujdes sepse ai thjesht nuk e di nga ku të vjen. Edhe nëse të vje por shumë të rrezikshëm e vdekjeprurës, i cili mund të godasë fuqishëm çdonjërin nga ne, veçmas moshën e tretë dhe ata me sistem imunitar më të dobët. Një pjesë e Gjekë vogël e njerëzve e kanë kuptuar seGjonaj riozisht këtë virus “të mallkuar”, sikurse edhe këshillat dhe porositë e autoriteteve të shëndetësisë se të gjithë duhet të mbrohemi, më së Që nga muaji mars i këtij viti qytet- pari për vetveten, për familjen, për arët e të gjitha vendeve të botës të afërmit, dhe për miqtë tanë. Nga po përjetojnë ankthin e ardhjes së ana tjetër shumica nuk besuan dhe koronavirusit. Prej atëherë ndod- vazhdojnë të mos respektojnë mahemi në një situatë “lufte”. Jemi në sat dhe kufizimet e parapara për luftë me një virus të padukshëm, parandalimin e përhapjes së këtij
18
Javore KOHA
E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
virusi i cili për fat të keq përditë po merr jetë njerëzish të të gjitha grupmoshave. Në këto ditë të vështira pandemie si këto që po kalojmë duhet të vetëndërgjegjësohemi përballë këtij virusi. Të ndërgjegjësojmë veten dhe familjarët tonë. Ndërgjegjësimi i komunitetit është hapi kryesor dhe ilaçi numër një përballë kësaj “ flame mbarëbotërore”. Çfarëdo masash të mira të marrësh, nëse nuk respektohen nga të gjithë nuk pritet të ketë rezultate. Andaj, ka ardhur koha që të reflektojmë dhe ta kuptojmë gabimin tonë se “ nuk është
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
dërgjegjësim me mbarëbotërore”
ë grip i zakonshëm sezonal”. Nuk ka vend për diskutim se a duhet besuar, apo mos besuar virusin. Virusi en i ka goditjet e rënda. Këtë gjë na e ka dëshmuar përvoja e deritashme gjë ky virus” se ” është një grip i zakonshëm sezonal ”. Nuk ka vend për diskutim se a duhet besuar, apo mos besuar virusin. Virusi ekziston dhe është tejet i rëndë. Duhet kujdes sepse ai thjesht nuk e di nga ku të vjen. Edhe nëse të vjen i ka goditjet e rënda. Këtë gjë na e ka dëshmuar përvoja e deritashme. Në këto kushte jashtëzakonisht të vështira fizikisht dhe mendërisht nevojitet të shmangim egoizmin tonë dhe indiferentizmin e panevojshëm. Në këtë betejë me këtë pandemi të rrezikshme duhet të jemi të gjithë bashkë. Askush në këtë kohë
kovidiane nuk është imun, pavarësisht pozicionit, profesionit, moshës e çdo gjëje tjetër, kështu që të gjithë duhet të ruhemi dhe të zbatojmë rregullat e profesionistëve të shëndetësisë. Kundërshtimi i këtyre rregullave nuk na bën të dukemi të fortë. Përkundrazi, na tregon njerëz të dobët, se të dobëtit udhëheqen nga ankthi e paniku. E të fortit i udhëheq gjakftohtësia e kuraja! Prandaj, në kohën kur shumica e shteteve evropiane e botërore po shënojnë rekord të zi me të infektuar nga Covid-19 është momenti të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
duam veten dhe familjarët tanë, të mendojmë më shumë se kurrë me përgjegjësi të lartë qytetare. Jeta na është dhënë dhuratë dhe është detyra jonë ta mbrojmë atë. Tani është momenti që duhet të mbledhim të gjitha forcat tona dhe të bëhemi bashkë. Shpresojmë që shumë shpejt secili prej nesh do t’i rikthehet jetës normale dhe do ta nisim aty ku e kemi lënë. Por, deri atëherë duhet të dëgjojmë specialistët dhe të përpiqemi t’i zbatojmë rregullat. Në të kundërtën do të arrijmë në një ditë, që askush nuk do të mundet të na vijë në ndihmmë. E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
Javore KOHA
19
VËSHTRIM & OPINION
Rivlerësimi i aktivitetit fizik dhe çiklizmi në Tuz
Infrastruktura ak është jofavorizue Paula Dekaj
Që nga karantina e muajit mars, në të përditshmen tonë kemi parë mjaft ndryshime. Përveç masave të detyrueshme që janë kudo tashmë, si vendosja e maskave, mbajtja e distancës apo sërish oraret e
20
Javore KOHA
E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
kufizuara të daljes, ndryshimi që solli kjo pandemi tek një pjesë personash, ishte aktiviteti fizik. Nëse kthehemi pas në kohë, mund të kujtojmë se mënjëherë me lehtësimin e masave, u pa një lëvizje e madhe e njerëzve jashtë në natyrë. Parqe të mbushura me njerëz me veshje sportive që ecin, vrapojnë apo lëvizin me biçikletë, ishin në një masë që nuk na i kishte zënë syri më parë. Një gjë e tillë është vënë re këtu në Mal të Zi, në një zonë ku pjesa më e madhe e banorëve janë shqipfolës, në Tuz. Si kudo, edhe këtu për
disa, biçikleta shërben si një mjet që mundëson kryerjen e udhëtimeve të shkurtra, të dalësh që të blesh bukën apo për disa të tjerë për të shkuar në punë. Por, këtë të fundit nuk e ndeshim aq shpesh. Sepse, edhe sikur banorët e Tuzit do ta kishin një iniciativë të tillë, infrastruktura aktuale nuk i favorizon aspak. Përveç trotuareve në zonat më në afërsi të qendrës (të cilat edhe këto janë vetëm për këmbësorë), njerëzit me biçikletë nuk kanë se ku të kalojnë tjetër veçse në korsinë e makinave. Sidoqoftë, në fund të muajit gusht,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ktuale ese përfundoi punimi i shëtitores Vulaj-Tuz-Hakshabanaj, një projekt më se i nevojshëm për të gjithë ata që janë adhurues të sportit. Që atëherë e deri më tani, kjo shëtitore shfrytëzohet si për ecje, si për vrapim, ashtu edhe për çiklizëm. Edhe pse për të ushtruar këtë të fundit, kjo shëtitore nuk është aq e përshtatshme sepse vende-vende zhavorri është i pafiksuar dhe lehtësisht mund të pësohet ndonjë incident. Gjithashtu, për këtë shëtitore njerëzit nuk janë të vetmit kalimtarë. Duke qenë se kjo hapsirë shërben edhe
Studimet kanë treguar se çiklistët shpenzojnë tri herë më shumë se shoferët e makinave në bizneset lokale, dhe se kjo është e lidhur drejtpërdrejt me shitje më të larta në dyqanet me pakicë. Një qytet me më shumë çiklizëm është një qytet me njerëz më të shëndetshëm, rrugë më të sigurta, ajër më të pastër dhe trafik më të mirë si rrugë që të çon tek disa shtëpi, banorët kalojnë dhe me makina. Dhe përveç kësaj, po këndej kalojnë edhe me gjedhë të buta. Të gjitha këto që përmendëm, sikur e cënojnë funksionin e kësaj shëtitoreje, dhe padiskutim cënojnë dhe të gjithë ata persona të cilët e përshkojnë për aktivitet fizik. Ndërkohë në botë, menjëherë pas shenjave të para të krizës së koronavirusit, shumë qeveri po mendojnë për projekte masive infrastrukturore që mund të krijojnë vende pune dhe rritje të aktivitetit ekonomik. Infras-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
truktura në mbështetje të biçikletave shihet si një lloj investimi fitimprurës, që do të ndihmonte ekonomitë të rikuperohen e njëkohësisht të frenojnë edhe ndryshimet klimatike. Studimet kanë treguar se çiklistët shpenzojnë tri herë më shumë se shoferët e makinave në bizneset lokale, dhe se kjo është e lidhur drejtpërdrejt me shitje më të larta në dyqanet me pakicë. Një qytet me më shumë çiklizëm është një qytet me njerëz më të shëndetshëm, rrugë më të sigurta, ajër më të pastër dhe trafik më të mirë.
E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
Javore KOHA
21
PANORAMË
Në konkursin e bukurisë “The Miss Globe”
Triumfon bukuroshja nga Kosova, Lorinda Kolgeci
Bukuroshja nga Kosova, Lorinda Kolgeci, ka triumfuar në natën finale të edicionit të sivjetshëm të konkursit të bukurisë “The Miss Globe”, i cili u mbajt të enjten e kaluar në Parkun Olimpik në Tiranë, duke u bërë vajza e parë nga Kosova që mban këtë kurorë. Ajo doli e para në mesin e 41 kandidateve të tjera, në edicionin e 47të të këtij konkursi ndërkombëtar të bukurisë, që organizohet çdo vit nga Agjencia “Deliart Association” nga Tirana, që drejtohet nga regjisori dhe producenti i njohur shqiptar Petri
22
Javore KOHA
E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
Bozo. Në pesëshen e më të bukurave u zgjodhën bukuroshet nga Siberia (shoqëruesja e parë e miss-it), Gana (shoqëruesja e dytë), Brazili (shoqëruesja e tretë) dhe Filipinet (shoqëruesja e katërt). Nata finale u zhvillua në kushte pandemie, ku morën pjesë një numër i kufizuar i publikut, ndërsa spektakli u udhëhoq nga “Miss Albania 1995”, Hygerta Sako. Lorinda është 21 vjeçe dhe ka mbaruar studimet për teknologji ushqimore
Ajo doli e para në mesin e 41 kandidateve të tjera, në edicionin e 47-të të këtij konkursi ndërkombëtar të bukurisë, që organizohet çdo vit nga Agjencia “Deliart Association” nga Tirana. Në pesëshen e më të bukurave u zgjodhën bukuroshet nga Siberia (shoqëruesja e parë e miss-it), Gana (shoqëruesja e dytë), Brazili (shoqëruesja e tretë) dhe Filipinet (shoqëruesja e katërt)
dhe bioteknologji. Ajo është gjithashtu modele dhe aktore si dhe ka punuar me disa nga disenjatorët dhe fotografët më të mirë në Evropë dhe është shfaqur në serialin “O sa mirë”. Lorinda është mbesa e modeles dhe aktores shqiptare, Diellza Kolgeci, e cila u kurorëzua me titullin “Miss Kosova” në vitin 1996. “The Miss Globe” është njëri prej konkurseve të bukurisë që mbahet në nivel botëror. Vitin e kaluar nata finale e këtij konkursi është mbajtur në Ulqin. (Kohapress)
MOZAIK
Komuna e Gucisë dhe ajo e Pejës nënshkruan marrëveshjen e partneritetit për projektin e ri ndërkufitar
Trashëgimia kulturore – thesar i rajonit ndërkufitar Më 9 nëntor 2020, në zyrën e kryetarit të Komunës së Pejës është nënshkruar marrëveshja e partneritetit për projektin e ri ndërkufitar, të cilin do ta realizojnë Komuna e Gucisë dhe ajo e Pejës, vlera e të cilit është 358.617.23 euro, nga e cila shumë mbi 50 përqind janë për Komunën e Gucisë. Marrëveshjen e partneritetit e kanë nënshkruar kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Në takim kanë qenë të pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Gucisë, mr. Huso Brdakiq, dhe shefi i Policisë Komunale të Komunës së Gucisë, Semih Rexhepagiq, të cilët njëheri janë edhe anëtarë të ekipit për hartimin e projektit ndërkufitar në fjalë i cili bashkëfinancohet me mjetet e Bashkimit Evropian. Projekti ka të bëjë me zhvillimin dhe diversifikimin e turizmit kulturor dhe lidhshmërisë së këtyre dy shteteve fqinje dhe mike me ofertat e turizmit kulturor. Komuna e Pejës dhe ajo e Gucisë, pas binjakëzimit të tyre, kanë bashkuar forcat për bashkëpunim më të ngushtë në hartimin e projektit të përbashkët “Trashëgimia kulturore – thesar i rajonit ndërkufitar”, që ka të bëjë me turizmin kulturor. Ky projekt është mbështetur nga programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës. Projekti do të financohet nga BE-ja në masën 85 përqind, kurse pjesën tjetër do ta bashkëfinancojnë dy komunat e sipërpërmendura. Projekti do të zgjasë 24 muaj. Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë mes
tjerash se “ky është projekti i cili ka vënë hapat e parë të bashkëpunimit më të ngushtë në mes të këtyre dy komunave dhe se edhe në të ardhmen shpresojmë se do të vazhdohet ky bashkëpunim, duke diversifikuar potencialet tona natyrore dhe kulturore dhe duke i prezantuar si vendcaktim të vetëm përgjatë shtegut të këmbësorëve ‘Majat e Ballkanit’ ose ‘Via Dinarica’ për përvojat e secilit vizitor. Njëkohësisht ky projekt do të ketë aspektin ekonomik duke ndikuar drejtpërsëdrejti në rritjen e numrit të vizitorëve në këto destinacione, si dhe diversifikimin e ofertës turistike, të cilat operatorëve turistikë mund t’u ofrojnë, si përvoja të reja në punësim udhërrëfyesve të rinj kulturorë, qëndrim më të gjatë të vizitorëve në destinacione dhe raste të volitshme për të gjitha shërbimet që të rritin të ardhurat e veta”, u shpreh z. Muhaxheri. Kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, ka deklaruar se i gëzohet këtij projekti të fituar dhe se “kjo është nisma e parë pas binjakëzimit të komunave, nismë kjo që ndikon në zhvillim dhe diversifikim të përbash-
kët të ofertave turistike në mes të Gucisë dhe Pejës. Gucia, edhe pse komunë e vogël, ka shumë potenciale të cilat duhet përjetuar. Potencialet kulturore, turistike dhe natyrore me të cilat disponon, do t’u jenë të afërta të gjithë vizitorëve”, tha znj. Çekiq. Ajo ka theksuar në vazhdim se “përmes këtij projekti do t’i rrisim shërbimet dhe do t’ua lehtësojmë afrimin vizitorëve në të dyja destinacionet (Guci dhe Pejë)”. Çekiq ka shpjeguar se “projekti njëkohësisht ka parashikuar aktivitete të ndryshme të cilat do të ndikojnë në pasurimin e jetës shoqërore të banorëve në të dy shtetet, që do të mundësojnë lidhjen edhe më të fortë dhe do të ketë aktivitete të shumta kulturore për vizitorë”, u shpreh Çekiq. Kryetarja e Komunës së Gucisë dhe kryetari i Komunës së Pejës kanë falënderuar Bashkimin Evropian, i cili ua ka besuar këtë fond për zhvillim të këtij projekti dhe promovimin e vlerave dhe përvojave turistike. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
Javore KOHA
23
BISEDË
Bisedë me këngëtarin nga Kosova, Osman Imeraj
Kënaqësia vjen puna dhe dashu
K.Javore: Osman, ka disa vite që i ke hyre botës së muzikës, e gjithashtu brenda këtyre viteve ke pasur suksese të herëpashershme. Sa i kënaqur je me suksesin tënd për këto vite që performon në skenë? O.Imeraj: Po, vërtetë ka vite që jam në skenë, por ne gjithmonë kërkojmë edhe më shumë nga vetja dhe nga puna që e bëjmë. Gjithmonë kënaqësia vjen nga puna dhe dashuria që marrim nga publiku. K.Javore: E dimë që je dhe gazetar i diplomuar. A e ke ushtruar ndonjëherë profesionin e gazetarisë që është profesion aq i bukur? O.Imeraj: Jam i diplomuar në fushën e gazetarisë dhe nuk e kam ushtruar asnjëherë këtë profesion për shkak të angazhimit tim në muzikë. Por nuk do të thotë që kjo deshirë e imja për gazetarinë një ditë do të mbetet vetem si një diplomë dhe asgjë më shumë. K.Javore: Deri më tani a ke realizuar ndonjë album tëndin dhe sa ja vlen të punohen, a ka përfitim nga ato? O.Imeraj: Kam realizuar katër albume me muzikë “live”, ndërsa këngët e mia nuk i kam përmbledhur ende në një album edhe pse po t’ i numërosh do të dilnin disa albume. Tani kanali “Youtube” sikur e ka zbehur lansimin e albumeve, e të “CD”-ve që i kemi punuar më parë, prandaj nuk është ndonjë përfitim nga nxjerrja e tyre në treg.
24
Javore KOHA
E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
nga uria...
BISEDË
Osman Imeraj është një djalë nga Prishtina. Ai ka disa vite që i hyri botës së muzikës dhe që nga atëherë i është përkushtuar shumë asaj. Sukseset tek Osmani nuk kanë të ndalur, kështu që ai është prezent nëpër koncerte të ndryshme, darsma, ditëlindje dhe ahëngje të tjera familjare. I lartpërmenduri ka studiuar në degën e gazetarisë dhe është gazetar i diplomuar, edhe pse këtë profesion asnjëherë nuk e ushtroi
K.Javore: Sivjet ishte një vit goxha problematik sa i përket muzikës por jo vetëm, duke marrë para sysh situatën me virusin global. Sa ka ndikuar kjo gjendje personalisht tek ti, tek puna jote? O.Imeraj: Ka ndikuar boll padyshim, sepse jemi mësuar me paraqitjet në skenë, koncertet, mbrëmjet dhe aktivitetet që mbajmë, por uroj që të perfundojë sa më shpejt ky problem edhe të ketë sa më pak pasoja tek të gjithë. K.Javore: Gjatë kësaj periudhe a ke lansuar ndonjë këngë të re? O.Imeraj: Kam punuar më shumë se çdo vit më përpara, të paktën një diçka pozitive e kësaj pandemie. Kam publikuar disa projekte. “E kujtoj sonte atë natë” (cover), po ashtu e kam punuar këngën “Fal” dhe së fundmi këngën “Kalle shqipe”. Tani së shpejti do të publikoj edhe një super projekt në bashkëpunim. K.Javore: Cilën këngë tënden do e kishe veçuar dhe pse? O.Imeraj: Kam dëgjuar që “fëmijët” nuk ndahën edhe pse unë jam beqar!!! (qesh) K.Javore: Planet e tua të afërta ? O.Imeraj: Planet janë të shumta sepse ne gjithonë jemi në kërkim për nxjerrjen e projekteve të reja muzikore. Pa dyshim do të ketë kengë të reja por që ia lëmë kohës. Bisedoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
Javore KOHA
25
KULTURË
Mbi librin me kumtesa “250-vjetori i Famullisë së Trieshit” (1)
Me rëndësi kishtare (250-vjetori i Famullisë së Trieshit, Përmbledhje kumtesash nga Simpoziumi shkencor kushtuar këtij jubileu, botuar nga Misioni Françeskan në Malësi / Famullia e Trieshit, shtypur nga Fiorentia, Shkodër 2017. Redaktorë: Zef Gjuravçaj, Pjetër Lucaj, Gjokë Dukaj)
Libri përmbledh kumtesat e lexuara (dhe disa që nuk u lexuan, por u dërguan më vonë për botim) në Simpoziumin e mbajtur në gusht të vitit 2013, me rastin e kremtimit të 250-vjetorit të Famullisë së Trieshit. Kumtesave u paraprijnë fjalët përshëndetëse të Gjokë Dukajt - në emrin e Këshillit organizativ, fra Gazmend Tinajt - si provincial i Provincës françeskane shqiptare, si dhe Kolë Cacajt, i lindur në Triesh dhe prej shumë vitesh me banim në SHBA - një kontribues i dalluar në fushën e investimeve në vendlindjen e vet dhe më gjerë
Anton Gojçaj
I. Dy kumtesa akribike dhe kompatibile me temën e simpoziumit Kumtesa e parë “Famullia e Trieshit”, shkruar nga famullitari i Trieshit (që më vonë kaloi në shejtnoren e Laçit) P. Mirash Marinaj, është tematikisht, krahas edhe një apo dy kumtesave të tjera, më kompatibili me temën e simpoziumit. Në këtë kumtesë, e cila lirisht mund të merret si një “mini-monografi” dhe për mendimin tim paraqet kontributin më të rëndësishëm përkatësisht të simpoziumit dhe librit në fjalë, jepen të dhëna të rëndësishme nga historia e famullisë. Pasi shpreh mendimin se “historinë na e kanë ba të huajt që shumë prej tyre shkrueshin për qëllime politike e jo për të vërtetën historike të këtij populli”, Marinaj konstaton se si datë e themelimit të Famullisë së Trieshit si institucion merret 1763, kjo edhe për arsye se prej këtij viti janë ruajtur amzat e pagëzimeve dhe të kurorëzimeve të
26
Javore KOHA
E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
famullisë. Para këtij viti, sipas Marinajt, Trieshi përfshihej në famullinë e Grudës. Edhe kisha e Trieshit (godina), duke u bazuar në shkrimet e ruajtura, daton nga shekulli XVIII. Koha e ndërtimit të kishës (godinës) hamendësohet se duhet të jetë në periudhën 17161763, duke lënë mundësinë se ka indicie të bazuara se në këtë trevë ka pasur edhe kisha më të vjetra, por që, për shkaqe të ndryshme dhe si pasojë e rrethanave jo të favorshme historike humbën pa lënë as gërmadha pas vetes. Vendin ku është ndërtuar kisha e ka falur Prekë Ljepori, diku në gjysmën e parë të shekullit XVIII. Marinaj, ndër të tjera, jep një mendim-sintezë lapidar(e): “Me u ndërtue kisha katolike në Triesh ishte nji ndamje e përhershme nga rreziku i tjetërsimit kjoftë në fe, kjoftë edhe në kombësi”. Famullinë e Trieshit prej themelimit e deri në fundin e shekullit XX e ndoqën vështirësi. Sipas misionarëve, famullia ishte “ndër më të vorfnat e Misionit”. Në gjysmën e dytë të shekullit XX ajo u përplas edhe me kundërshtime të natyrës ideologjike. Fillimisht famullia administrohej nga dioqeza e Shkodrës dhe bënte pjesë në Provincën françeskane shqiptare, kurse nga viti 1832 ishte pjesë e prefekturës së Kastratit. Nga viti 1878 i kalohet Argjipeshkvisë së Tivarit. Në periudhën 1763-1904, pra që nga
themelimi e deri në vitin 1904, kur për famulliar emërohet P. Leonard Gojani, të gjithë famullitarët ishin të huaj, kryesisht nga Italia dhe rrallë ndonjëri nga Kroacia. Krahas të dhënave të tjera, në kumtesë dëftohet ku gjenden altarët (elterët) dhe kapelat në Triesh. Më pastaj sqarohen disa toponime karakteristike që kanë lidhje me fretërit
KULTURË
e dhe kombëtare (Pellgu i Fratit, Qarri i Fratit, Guri i Fratit, Shkalla e Fratit, Grobzat e Fratit) që dëshmojnë për një lidhje të ngulitur jo vetëm në gojëdhëna dhe dokumente, por edhe në toponiminë e vendit, që ka një dimension të posaçëm. Nuk mungon as lista me emrat e të gjithë meshtarëve që shërbyen në famullinë e Trieshit gjatë një çerek-mileniumi. Françeskanëve dhe motrave që lindën në Triesh u kushtohet vend i veçantë. Kumtesa përfundon me të dhëna informativo-analitike për lëvizjen e popullsisë, për gjendjen aktuale të famullisë, për mërgatën ose diasporën e cila për nga numri i njerëzve tani është disa herë më e madhe sesa numri i atyre që ende jetojnë në trevën tradiciona-
le të Trieshit, për veprimtaritë kryesore kulturore gjatë viteve - ku veçanërisht apostrofohet botimi i disa librave nga trashëgimia e krijimtarisë së ish-famullitarëve të Trieshit, të dhëna statistikore mbi onomastikën, janë pasuri gjuhësore të një populli; ata në mënyrë të veçantë tregojnë historinë tij. Historia e shpëtimit të librave amë të të pagëzuarve dhe të kurorëzuarve në këtë famulli, siç mësohet nga libri (i botuar pas vdekjes së autorit) i Simon Filipajt, të cilit edhe i referohet studiuesi prof. dr. Mark Camaj në kumtesën “Antroponomia e Trieshit (dhe Kojës) në librat amë të këtyre famullive 1763-1899” është mjaft indikative: ato i kishte gjetur mësuesi i mirënjohur i kësaj treve, Gjon Gjeka Lucaj, në “bunishtë” (plehërishte) te kisha, pas qelës, të cilën për një kohë e pat uzurpuar për nevojat e veta pushteti i ri lokal (komunist), i cili i kishte hedhur – duke i konsideruar pa vlerë. Mësuesi i urtë i mori ato dokumente të vjetra dhe në mirëbesim ia dorëzoi famullitarit të atëhershëm (S. Filipajt), i cili u kujdes për t’i shpëtuar nga zhdukja. Shënimi i parë në këta libra daton nga data 8 gusht 1763. Camaj sqaron se “këta libra amë janë shkruar italisht, në pjesën më të madhe, dhe latinisht.” Kjo është e kuptueshme pasi që asnjë famullitar deri në fillim të shekullit XX nuk ishte shqiptar. E vetmja fjalë shqipe, vëren Camaj, që përdoret në këta libra amë është parafjala “prej”: Lena prej Triepsi, Prenta prej Budeset... Studiuesi më pastaj sqa-
ron se megjithëse këta libra amë janë shkruar për nevoja famullitare të pastorizimit dhe jo për qëllime onomastike, ata “janë burim dhe material i dorës së parë, tepër i rëndësishëm për shkencën linguistike” dhe paraqesin “një mozaik të vërtetë onomastik”. Studiuesi Camaj shënon se në këto dokumente në përdorim janë 91 emra meshkujsh dhe 34 emra femrash. Sipas regjistrit të pagëzimeve rezulton se në Triesh (dhe Kojë) kanë dominuar emrat “kalendarikë”, kurse në regjistrin e kurorëzimit vërehet se triepshjanët përveç me shqiptare janë martuar edhe me sllave “nga Kuçi ose Drekali”. Autori në këtë trajtesë nxjerr përfundimin logjik se në këta libra amë faktohet “kontinuiteti antroponimik në relacionin mesjeta e vonshme me kohën e sotme”, duke arritur në gjykimin final se “analiza e plotë e antroponimisë së Trieshit e Kojës, në gjysmën e dytë të shek. XVIII dhe shekullin XIX, jo vetëm se është kontribut shkencor, por qartë tregon se kush dhe çka ishin dhe janë Trieshjanët dhe Kojasit”. Numri i madh i emrave janë “panshqiptarë”, ku përveç emrave të shenjtorëve dhe martirëve hasen edhe emra nga onomastikoni vendas (Ujk, Zog/-e, Gjel, Bjeshkë etj.). Kumtesën e cilëson disiplina metodologjike, moslargimi nga tema (pa digresione), përdorimi i saktë i termave nga lëmi i onomastikës dhe përfundimet e argumentuara. Një lëshim, për mendimin tim - i redaktorëve, është lënia në tekstin e kumtesës të paragrafit (në faqen 181) në të cilin autori Camaj, duke lexuar kumtesën e vet në simpozium, thotë se këtu do të tregojë “shkurtimisht” se “çfarë nënkuptojnë klasifikimet”, kurse “rezultatet e këtyre analizave të interesuarit do të mund t’i lexojnë në variantin e shkruar, nëse eventualisht botohen.” Ky paragraf në versionin e librit është i panevojshëm dhe është dashur të hiqet. Ky lëshim vërtet nuk e dëmton librin përmbajtësisht, por është dashur të kihet parasysh gjatë redaktimit. (vijon) E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
Javore KOHA
27
MOZAIK
Armët e Serbisë, terroriste islamik Duke marrë shkas nga rasti i sulmeve terroriste islamike në Vjenë, që ndodhi pak ditë më parë, si dhe duke pasur parasysh edhe rastet e mëparshme që dëshmojnë përfshirjen gjithnjë e më të madhe të Serbisë në terrorizmin islamik kundër vendeve të Evropës Perëndimore Skender Jashari
Derisa ekspertët si Brajan Xhonson-Tomas ekspert i trafikut të armëve që ka punuar pranë Këshillit të OKB-së për Siguri dhe Komisionit Evropian për ndjekjen e armëve nga Ballkani në pjesën tjetër të Evropës, thotë: “Forcat Evropiane të Sigurisë kanë qenë të ngadalshme për të kuptuar se ekziston një problem i përhapur që del nga sasia e madhe e armëve të sulmit dhe municioneve që janë zhdukur gjatë problemeve të ndryshme në Ballkan”. Këtu duhet kuptuar që sidomos është Serbia, prijëse e këtij krimi të organizuar, brenda të cilit synon arritje edhe të qëllimeve politike të saj nën kamuflimin e krimit të organizuar të grupeve kriminale. ISIS ka akses në armët substanciale (armët kryesore të përdorura nga terroristët islamik) të 25 shteteve, derisa shfrytëzojnë municione të shekullit 21, përfshirë edhe të Serbisë. Serbia kishte nënshkruar një marrëveshje me qeverinë irakiane në fillim të vitit 2008 në vlerë 236 milion dollarë amerikan, ku përfshiheshin edhe armët M-21 dhe M-70, e kontrata të tilla ka me një numër të madh të vendeve arabe. Përderisa bëhen kontrata qeveritare për shit-blerje armësh dhe municionesh të ligjshme por që pastaj shihen armët e njejta në duart e ISIS-it, është vështirë të determinohet fajtori. Po ashtu disa nga armët e sulmeve
28
Javore KOHA
E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
terroriste në Paris, ishin nga ish-Jugosllavia, derisa ministri i Mbrojtjes së Bosnjës Dragan Mektiq, deklaron që Franca ka propozuar që Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria të bashkojnë forcat në ndalimin e tregtisë me armë, pasiqë këto armë zakonisht janë përdorur në sulmet terroriste. Ndërsa ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë
që ka bashkëpunuar në hetimin e prejardhjes së armëve të përdorura në sulmet në Paris. Ndërsa drejtori i fabrikës së armëve të Zastavës së Kragujevcit, Millojko Brzakoviq, shprehet që “numrat serik të këtyre armëve, sipas databazës së tyre janë deponuar në depo ushtarake në Slloveni, Bosnje dhe Maqedoninë e Veriut” pos saj thekson që “kontrolli
MOZAIK
, në sulmet ke në Evropë qeveritar dhe aprovimi i tyre bëhet për çdo eksport.” Pas masakrës në Paris, janë konfiskuar 6 armë kallashnikov me prejardhje nga Ballkani, e që në sulmet terroriste ishin përdorur katër armë automatike ak-47, dy të prodhimit kinez të modelit 56 dhe dy të prodhimit serb të modelit M70. Ndërsa për kallashnikovët model AK-47 prodhim kinez, sipas TIME, e vlerësuar nga një ekspert, thuhet që në fakt janë prodhuar edhe në Shqipëri më 1960 në Gramsh. Ndërsa pak para sulmit në Paris, policia gjermane kishte arrestuar një malazez, që në makinën e tij kishte fshehur 8 kallashnikov, që kishin destinacion Parisin,
por nuk e konfirmuan që kishte lidhje me sulmet. Duhet marr ëme kujdes të veçantë, pse armët kallashnikov modeli kinez (që mendohet të jenë prodhuar në Shqipëri) dhe ato të Serbisë, u përdorën në një sulm terrorist - nuk duhet të cilësohet thjesht rastësi!? Pastaj duke analizuar shkrimet e medieve ndërkombëtare, qartazi vërehet që ende nuk detektohet, apo së paku nuk publikohet,që Serbia ka disa lidhje të fshehta me grupet terroriste islamike kryesisht të Ballkanit, por jo vetëm (edhe arabe) dhe me aktet terroriste islamike. Prandaj mund të dyshohet por edhe besohet arsyeshëm që armët e tilla, jo rastësisht bienë në dorë edhe
të terroristëve islamik, e që në këtë drejtim nuk ka asnjë studim apo hulumtim serioz deri më tash. E aq më pak, ndonjë hetim zyrtar në lidhje me armatosjen direkte a indirekte të disa hoxhallarëve radikal a terroristëve islamik, të dyshuar e gjykuar për terrorizëm në Republikën e Kosovës, të tillë madje të arrestuar edhe me armë, dokumente dhe para të Serbisë. Kjo imponon nevojën që seriozisht të trajtohet çështja e implikimit të Serbisë sidomos përmes ndërlidhjes së saj indirekte përmes grupeve kriminale me grupet terroriste islamike, me anë të cilave terroristët islamik janë duke siguruar armët e Serbisë për aktet e tyre terroriste.
E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
Javore KOHA
29
MOZAIK
Situata epidemiologjike në Mal të Zi javëve të fundit u përkeqësua dukshëm
Autoritetet apelojnë për zbatim të masave Shifrat e larta të publikuara çdo ditë nga Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi, tregojnë për një përkeqësim evidente të situatës epidemiologjike në vend, dhe këtë më së miri e dëshmon edhe humbja e jetëve si pasojë e rëndimit të situatës, mes të cilëve edhe të rinj. Në Mal të Zi ka më së tepërmi të sëmurë aktivë në 100 mijë banorë. Nisur nga kjo situatë, Trupi Koordinues Nacional në bazë të rekomandimeve të Institutit të Shëndetit Publik ka vënë në zbatim një sërë masash të reja kufizuese të cilat filluan të zbatohen nga e diela më 15 nëntor. Me masa të reja, ndalohet dalja nga objekti i banimit nga ora 21 e mbrëmjes, deri në orën 5 të mëngjesit në të gjithë territorin e shtetit. Shitoret dhe objektet hoteliere punojnë nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 20 të mbrëmjes. Ndalohet qarkullimi ndërqytetas gjatë fundjavës, nga e premtja në orën 21, deri të hënën në 5 të nëngjesit. Nuk lejohen më shumë se katër persona së bashku në ambient të hapur. Tubimet dhe ceremonitë fetare bëhen pa praninë e besimtarëve. Sipas deklaratës së ministrit të Shëndetësisë, Kenan Hrapoviq, dhënë për mediat malazeze, këto masa do të zbatohen deri më 1 dhjetor, krahas mundësisë që ato të vazhdohen në rast të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në vend. Gjithashtu, me masa të reja, është vendosur që të ndalohen ceremonitë e dasmave, funeraleve, tubimet fetare, të gjitha tubimet dhe festimet private si: datëlindjet, krezmimet, dhe kremtimet e tjera. Pasi pak ditë më parë në disa qytete
30
Javore KOHA
E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
të vendit veprimtaria e objekteve hoteliere ka qenë e ndërprerë për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike, me masa të reja, lejohet puna e tyre nga ora 7 deri në 20 të mbrëmjes, por që çdo objekt hotelierik duhet të emërojë një person përgjegjës për të zbatuar masat. Në objektet hoteliere duhet të vendosen maskat si në hapësirë të hapur ashtu edhe të mbyllur, përveç gjatë konsumimit të ushqimit dhe pijeve. Mjetet dezinfektuese duhet të jenë të vendosura mbi çdo tavolinë. Dezinfektimi i duarve në hyrje dhe në dalje të objektit është i detyrueshëm. Është e detyrueshme vendosja e mbrojtëseve ndërmjet tavolinave, ndërsa numri maksimal i personave që mund të qëndrojnë në një tavolinë
është katër, me distancë të detyrueshme prej dy metrash. Nëpër terraca në një tavolinë mund të qëndrojnë katër persona, me distancë prej 2 metrash, ndërmjet tyre dhe ndërmjet tavolinave të tjera. Ndërkohë, qendrat e fitnesit u rihapen, kurse edhe gjatë ushtrimeve është e detyrueshme mbajtja e maskës. Në dhjetë metra katror mund të qëndrojë më së shumti një individ, ndërsa ushtrimet grupore janë të ndaluara. Gjithashtu, ndalohen vizitat nëpër objekte banimi për personat të cilët nuk janë të të njëjtës familje. Edhe në Malësi ditëve të fundit ka pasur shtim të numrit të të infektuarve me Covid- 19. Autoritetet shëndetësore dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë deklaruar se numri i personave të infektuar dhe mbingarkesa e sistemit shëndetësor tregojnë për një situatë alarmante si pasojë e Sars Cov–2 në vendin tonë. Si shkak për rritje të numrit të të infektuarve në vend ata kanë potencuar mosrespektimin e masave kufizuese nga ana e qytetarëve dhe mosndëshkimin e veprimeve të tilla nga ana e autoriteteve kompetente. Ata kanë thënë se nëse qytetarët nuk i respektojnë masat, situata do të shkojë drejt përkeqësimit. Ata apelojnë dhe I lusin qytetarët që në mënyrë të vazhdueshme t’i zbatojnë masat në fuqi. t. u.
MOZAIK
Vlerësim i Shtabit Emergjent në Komunën e Gucisë
Situata epidemiologjike është stabile dhe nën kontroll Guci – Shtabi Emergjent i Komunës së Gucisë, me qëllim të parandalimit dhe zvogëlimit të përhapjes së infektimit nga koronavirusi Covid-19 dhe rëndësisë së respektimit të masave parandaluese u ka rekomanduar qytetarëve që t’u shmangen tubimeve të panevojshme, të bartin maskat dhe rregullisht të mbajnë higjienën e duarve. Situata epidemiologjike në Komunën e Gucisë është stabile dhe nën kontroll, por nuk ka vend për çlirim dhe pakujdesi, është ky vlerësim nga takimi i Shtabit Emergjent të kësaj komune, të mbajtur në Guci, më 10 nëntor 2020. Në takimin, të cilin e ka kryesuar kryetarja e Komunës Anella Çekiq, është biseduar gjerësisht mbi situatën aktuale epidemiologjike në territorin e Komunës së Gucisë, si dhe në tërë Malin e Zi. Është konstatuar se situata epidemiologjike në Guci për momentin është stabile dhe nën kontroll, por është i nevojshëm kujdesi i veçantë dhe respektimi i masave, si dhe shkalla e lartë e disiplinës.
Pjesëmarrësit e takimit në deklarimet e veta kanë konkluduar se është e domosdoshme ngritja e shkallës së përgjegjësisë personale të të gjithëve, me qëllim të mbrojtjes maksimale të shëndetit personal, të shëndetit të më të afërmve dhe të gjithë qytetarëve, si dhe respektim i plotë i masave të rekomanduara nga Trupi Koordinues Nacional. Shtabi Emergjent në fjalë me qëllim të zvogëlimit të përhapjes së infektimit dhe rëndësisë së respektimit të masave parandaluese, qytetarëve u ka rekomanduar që t’u shmangen tubimeve masive, t’i respektojnë maksimalisht masat e parashikuara me qëllim të ruajtjes së stabilitetit epidemiologjik, duke pasur parasysh se situata në Mal të Zi është brengosëse. Shtabi ka obliguar shërbimet kompetente të komunës që çdo ditë të punojnë dhe veprojnë në ndërgjegjësimin e qytetarëve me rekomandimet e Trupit Koordinues Nacional përkitazi me bartjen e domosdoshme të
maskave në ambiente të hapura dhe të mbyllura, me mbajtjen e distancës sociale dhe higjienën e duarve dhe higjienën e hapësirës në të cilën qëndrojnë. Në takimin në fjalë është theksuar se në bashkëpunim me SH.P.K. “Veprimtaritë Komunale” dhe me organet relevante inspektive të komunës, kujdes i posaçëm do t’i kushtohet tregut në Guci – ditën e enjte, kur është frekuenca më e madhe e njerëzve në hapësirën e tregut, kurse Shërbimi i Mbrojtjes dhe i Shpëtimit në bashkëpunim me “Veprimtaritë Komunale” rregullisht të dezinfektojnë hapësirat publike. Kryetarja e Komunës së Gucisë,Anella Çekiq, ka theksuar se qytetarët duhet të kuptojnë shkallën e rrezikut dhe me përgjegjësi do të sillen ashtu siç kanë vepruar edhe deri më tani, siellje kjo që kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në mbrojtjen e asaj që për ne është më e çmuar, e ajo pa dyshim është shëndeti i qytetarëve. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
Javore KOHA
31
IN MEMORIAM
In Memoriam: Sabri Seferi (1943-2020)
Mësues i dalluar Pas një sëmundjeje të rëndë, të shtunën, më 14 nëntor, vdiq mësimdhënësi Sabri Seferi nga fshati Krythë i Anës së Malit. Ai u lind në fshatin Krythë, më 25 dhjetor 1943, ku ka kryer ciklin e ulët të shkollës fillore, kurse shkollën tetëvjeçare e ka përfunduar në Katërkollë. Më pas vijoi shkollimin në Shkollën Normale “Milladin Popoviq” në Prishtinë, për t’u transferuar në Shkollën Normale “Hysni Zajmi” në Gjakovë, pas rihapjes së saj, ku edhe u diplomua në vitin 1966. Pas diplomimit u kthye në vendlindje, dhe më 1 tetor të këtij viti filloi punën si mësues i kualifikuar në fshatin Kllezën. Në këtë shkollë ka punuar për një kohë relativisht të shkurtër, pasi që vitin e ardhshëm ka punuar në Megjureç, me një paralele të kombinuar katërklasëshe, me më-
32
Javore KOHA
E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
sim në gjuhën serbokroate. Më vonë ka punuar edhe në shkollat në Kravar dhe Millë, ku kushtet për mësim kanë qenë tepër të vështira. Pjesën më të madhe të karrierës së tij në mësimdhënie e ka kaluar në shkollën në vendlindjen e tij në Krythë, pjesë e Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë. Ai është shquar për punën e tij me nxënës, të cilët janë dalluar jo vetëm për mësime por edhe në aktivitete të tjera. Këtë gjë e kanë vlerësuar edhe këshilltarët pedagogjikë dhe inspektorët e arsimit në raportet e tyre me rastin e inspektimit. Ndërkaq drejtoria e shkollës e ka cilësuar si punëtor të dalluar, të palodhur dhe me rezultate të mira në punë. Profesionin e mësuesit e ka ushtruar me shumë entuziazëm, që prej ditëve të para të punës e deri në daljen e
tij në pension, më 31 tetor 2003. Ka dhënë një kontribut të madh në edukimin e shumë brezave, të cilët përveç mësuesit e kanë konsideruar prind të dytë. Përpos punës me nxënës ka qenë i angazhuar edhe në aktivitete të ndryshme në Bashkësinë Lokale të fshatit Krythë. Ai ka qenë nismëtar për elektrifikimin e fshatit, meremetimin dhe asfaltimin e rrugëve, ndërtimin e ujësjellësit, rrjetit telefonik dhe në shumë veprimtari të tjera të dobishme për jetën e banorëve. Përkundër sëmundjes së rëndë, me të cilën është përballur vitet e fundit, ai ka bërë jetë shumë aktive duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, përvjetorë etj. U varros të dielën, më 15 nëntor, në vendlindjen e tij në Krythë. (Kohapress)
IN MEMORIAM
In Memoriam: Dritan Alaj (1982-2020)
Humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme Të dielën, më 15 nëntor, vdiq në moshën 38-vjeçare në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë sekretari i përgjithshëm i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Dritan Alaj. Ai ishte i infektuar me COVID-19 dhe pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ishte transferuar nga Spitali i Përgjithshëm në Tivar në Qendrën Klinike në Podgoricë, por nuk arriti ta përballojë betejën me
këtë sëmundje vdekjeprurëse. Alaj ka punuar në Njësinë e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor në Tivar dhe po ashtu ka qenë këshilltar në Kuvendin e Komunës së Ulqinit. Vdekja e tij në moshë të re ka pikëlluar jo vetëm familjen dhe të afërmit e tij, por të gjithë ata që e kanë njohur – kolegët, miqtë, shokët etj. Në njoftimin e UDSH-së thuhet se “kjo është humbje e pazëvendësueshme para së gjithash për famil-
jen e tij, por edhe për partinë tonë, sepse Dritani ishte vigan në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Po ashtu, kjo është humbje e madhe edhe për shumë qytetarë të Ulqinit dhe Tivarit, sepse Dritani me punën e tij të përkushtuar në Njësinë Zonale të Fondit Pensional Invalidor ishte përherë në shërbimin e të gjithëve”. Varrimi i tij u bë të dielën, në varrezat në vendlindjen e tij në Katërkollë. (Kohapress) E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
Javore KOHA
33
MARKETING
U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for
Administrative Clerk SSM OBO
• BASIC FUNCTION OF THE POSITION
Under the direction of the Site Security Manager (SSM), the Overseas Buildings Operations (OBO) Administrative Clerk is responsible for the overall office management of security operations. When not conducting duties as an Administrative Clerk, the incumbent will fill in, when necessary, to assist the Foreign Service National Investigators (FSNIs) with background investigation and vetting paperwork.
• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Completion of Secondary School EXPERIENCE: Minimum two (2) years of administration or management or customer service experience in an office environment is required. 2. LANGUAGE: Level 3 (Good Working Knowledge) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This will be tested). Level 3 (Good Working Knowledge) speaking/Reading/Writing of Montenegrin language is required. 3. KNOWLEDGE: Demonstrate knowledge of office administrative standards and procedures. Knowledge of host-nation customs and working practices in general to understand the local protocol for interpersonal interaction, communication, and norms. 4. SKILLS AND ABILITIES: Must be able to deal effectively with customers and organize own work to meet established deadlines. Good customer service orientation and interpersonal skills are required. Must be able to use a computer for data entry, spreadsheets, word processing, and email. Ability to establish and maintain liaison with personnel at all levels in other organizations in order to coordinate personnel matters. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: November 27, 2020 HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https://me.usembassy.gov/ embassy/jobs/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.
34
Javore KOHA
E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
MARKETING
U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for
Security Investigator OBO
• BASIC FUNCTION OF THE POSITION
Under the supervision of the Overseas Building Operations (OBO) Site Security Manager (SSM), serves as the Foreign Service National Investigator (FSNI)/Security Investigator for all security related activities associated with the construction of the New Embassy Compound (NEC)in Podgorica, Montenegro. Works independently and provides security and secretarial services in support of the project including background investigations, screening calls, file maintenance, etc. Maintains liaison with local police, OBO contractors, Local Guard Force (LGF), security organizations and other security authorities.
• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Two years of post-secondary education EXPERIENCE: Minimum three years of security related experience of progressively responsible experience in investigative work with police or private security organization. 2. LANGUAGE: Level 3 (Good Working Knowledge) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This will be tested). Level 4 (Fluent) speaking/Reading/Writing of Montenegrin language is required. 3. KNOWLEDGE: Good working knowledge of procedures and policies of the U.S. government and security office with regards to conducting background investigations and determining suitability for employment and access to U.S. government facilities. Good knowledge of host country legal system and institutions, criminal law, and U.S. Government security standards and regulation procedures. A good working knowledge of documentary sources of information, ability to maintain extensive contacts with officials of various local agencies, ability to exercise initiative and use research skills in obtaining information or evidence. 4. SKILLS AND ABILITIES: Good computer skills in Word, Outlook, Power Point, and Excel. Ability to draft concise reports and letters of inquiry in English. Must have good interpersonal skills and the ability to develop and maintain contacts with officials of various agencies. Must be able to conduct thorough interviews and evaluate honesty of candidate or employee. Must hold a valid driver’s license. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: November 27, 2020 HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https://me.usembassy.gov/embassy/jobs/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.
E ENJTE, 19 NËNTOR 2020
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 19 nëntor 2020
Viti XlX Numër 937 Çmimi 0,50
Është koha të reflektojmë
ISSN 1800-5696
Depolitizimi i pushtetit - mision i demokracisë pluraliste
Me rëndësi kishtare dhe kombëtare