100 PYETJE DHE PËRGJIGJE (1)
HOXHË OMER EF. BAJRAMI
PARATHËNIE
Falenderimi i takon All-llahut, vetëm Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetëvetes dhe të veprave tona, kë e udhëzon All-llahu nuk ka kush që e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë Ai, nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet (me të drejtë) pos All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i tij. Duke parë pyetjet e shumta që parashtrohen në faqen zyrtare të hoxhës së nderuar Omer Bajrami, kemi marrur një hap të rëndësishëm për tubimin e përgjigjeve dhe për lehtësimin e shkarkimit të tyre, në mënyrë që lexuesi të ketë mundësinë t’i ketë të ruajtura përgjigjet dhe t’i lexojë pa harxhuar në to shumë dhe kohë. Pyetjet dhe përgjigjet nuk janë të ndara në kapituj, apo të rradhitura në ndonjë mënyrë të catkuar, porse ato janë të postuara ashtu siç kanë ardhur në faqe, pa ndonjë renditje të caktuar. Lusim Allahun (subhanehu ve teala) që të jetë kjo përpjekje një shërbim në Dinin e Allahut, nga e cila do të përfitojnë lexuesit, duke shpresuar që shpërblimi të jetë mbi shkruesin, tubuesin, dhe lexuesit e këtyre përgjigjeve.
Biografia e Hoxhës së nderuar
Omer Ef. Bajrami, është i lindur në vitin 1985 në Saraj të Shkupit. 2
Mësimet fillestare (leximin e Kur’anit) i mori para prindit të tij, Dr. Zekerija Ef. Bajrami, ndërsa në vitin 1995 filloi hifzin e Kur’anit para hoxhës së tij Mahmud Ef. Asllani, të cilin e përfundoi brenda njëzet muajve, gjegjësisht në vitin 1997.
Më pas, në vitin 1999 ai u regjistrua në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë, të cilën e përfundoi me sukses në vitin 2003. Pas kryerjes së medresesë, mësimet e mëtutjeshme i vazhdoi në Kairo-Egjipt, ku edhe përfundoi studimet në “Universitetin e hapur amerikan”, në shtator të vitit 2009.
Përveç tjerash, ai në vitin 2005 publikoi edhe albumin e parë me ilahi, të titulluar : “Jeta është e shkurtë”. Ndërsa në vitin 2007 vijoi edhe albumi i dytë i tij me titull: “Civilizimi i keqkuptuar”.
Ndërsa pas përfundimit të studimeve, hoxha vazhdon me obligimet e tij në Saraj-Shkup, duke mësuar rininë shkrim-leximin e Kur’anit dhe çështjet e përgjithshme të fesë.
Deri më tani, hoxha ka shtjelluar disa tema në seriale ligjeratash, si: -Seriali: “Akideja e Ehli Sunetit”, i cili përmban tridhjetë e gjashtë ligjerata, dhe i cili përqëndrohet kryesisht në librin “Mearixhul Kabul” të autorit Hafidh ibn Ahmed ElHakemij. -Seriali: “Gjërat që e prishin Islamin”, i cili përmban nëntë ligjerata. -Seriali: “Tregimet e Pejgamberëve”, i cili fillon prej Ademit (alejhiselam) dhe përfundon me Isain (alejhiselam), dhe i cili përmban njëzet ligjerata. -Seriali: “Jeta e të Dërguarit (salallahualejhiveselem)”, duke filluar prej kohës së injorancës, dhe duke mbaruar me vdekjen e Pejgamberit (salallahualejhiveselem). Spjegimi i këtij seriali përmban njëzet e shtatë ligjerata. -Si dhe ligjerata të përgjithshme në lëmi të ndryshme të fesë.
3
Shpresojmë që Allahu (azze ve xhel) t’u jep sinqeritet dhe sukses të gjithë atyre që mundohen për përhapjen e fesë së pastër Islame. AMIN!
4
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirbërësit
Nëse gaboj në fund të namazit, si të veproj? Pyetje: Nese nje njeri gabon ne selam ne fund te namazit edhe hyn ne sunet edhe i kujtohet se ka gabu qraf duhet me vepru Allahu ju shperbleft.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Sa i përket gabimit në fund të namazit, varet se gabimi në çfarë rangu është. Nëse është gabimi në ndonjë prej rukneve-shtyllave të namazit, atëherë namazi duhet të përsëritet në tërësi, apo rekati në të cilin ka gabuar. Ndërsa nëse është gabimi në ndonjë prej vaxhibeve-obligimeve të namazit, atëherë duhet të bëhet sehvi sexhdeh, e nëse bëhet gabim dhe lëshohet ndonjë sunet i namazit, atëherë namazi është në rregull dhe nuk ka nevojë të përsëritet asgjë. Allahu e di më së miri.
A lejohet të falem, aty ku ka foto lakuriq? Pyetje: Selam Alejkum, Hoxh I Nderuar, Pytja Ime eshte Keshtu: A Lejohet me nje obijekt, ku ka Foto Lakuriq, me fal namazin ne at vend?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Muslimanit nuk i takon të qëndrojë aty ku gjenden fotografi të tilla, e jo më të falë namaz në ato vende. Shikimi në gjëra të tilla, është shkak prej të cilit arrihet hidhërimi i Allahut. Andaj, muslimani duhet të qëndrojë larg atyre vendeve. Ndërsa nëse është i imponuar që të qëndrojë aty, dhe nuk ka mundësi që të largohet për ta falur namazin, atëherë namazi i tij është në rregull, dhe Allahu nuk e ngarkon askënd përtej mundësisë së tij. 5
Allahu e di më së miri.
Ku është vendi i të çmendurve në botën tjetër? Pyetje: Selam alejkum shejh Omer kam nevoj me ma sqaru kete pytje kam ndegju se njerzit e qmendur do te hyn ne xhehenem arsya se Allahu ju thot hini ne xhennet e ata thojn a po tallesh me neve e Allahu i fut ne zjarr sa asht e vertet apo a ka diqka per keta Allahu te shperbleft.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Së pari, njerëzit e çmendur në këtë botë nuk janë të obliguar me obligimet e Islamit, dhe pët ta është i ngritur lapsi. Thotë Muhamedi (salallahualejhi veselem): “Është ngritur lapsi ndaj tre personave: Ndaj të çmendurit deri të vjen në vetëdije, atij që është në gjum deri të zgjohet, dhe atij që është femijë deri të hyn në moshë madhore”. (Transmeton Imam Ahmedi, Ebu Davudi dhe Hakimi, dhe Shejh Albani e cilëson hadithin si të vërtetë). Ndërsa sa i përket qëndrimit të Islamit për të çmendurit në ditën e gjykimit, dijetarët për këtë janë ndarë në dy mendime: -Ndalja në këtë, duke mos thënë se janë në Xhenet apo në Xhehenem, dhe duke e lënë këtë vetëm në diturinë e Allahut (azzevexhel), -Provimi i tyre në ditën e gjykimit, siç është përmendur në hadithin të cilin e transmeton Imam Ahmedi me zinxhirë të vërtetë, se Muhamedi (salallahu alejhiveselem) thotë: “Katër lloje njerëzish do të arsyetohen ditën e gjykimit: I shurdhëri i cili nuk ka dëgjuar, i vjetri (plaku i cili nuk ka kuptuar), i çmenduri dhe njeriu i cili ka vdekur në kohën e fetras (që nuk i ka arritur lajmi i Islamit).” Deri ku thotë: “Allahu do të dërgojë një të dërguar i cili do t’u thotë: Hyni në zjarr, e pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, nëse hyjnë në të, do t’u bëhet ai i ftohtë dhe shpëtim”. Allahu e di më së miri.
6
A lejohet të këndohen dy sure në një rekatë? Pyetje: Selamun Alejkum Hoxhë i nderuar. A lejohet që në namaz, në një rekatë të këndohen dy apo më shumë sure, pamvarësisht a jemi në namazi farz apo sunet? Allllahu ju shpërbleftë, Amin!
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Nuk ka ndonjë ndalesë për të lexuar namazliu më shumë se një sure në një rekatë, qoftë në farz apo nafile, dhe qoftë imam apo xhematë. Një gjë e tillë është vërtetuar nga Muhamedi (salallahualejhiveselem), se ai në disa namaze, i ka kënduar nga dy apo më shumë sure në një rekatë. Transmeton Abdullah ibn Mes’udi se Muhamedi (salallahualejhiveselem), në një rekatë e ka kënduar suren En-Nexhm dhe suren Er-Rahman, apo suren Ikterabet dhe ElHakah, apo suren Et-Tur dhe Edh-Dharijat... (Transmeton Ebu Davudi, dhe Shejh Albani këtë hadith e cilëson si të vërtetë). Gjithashtu transmeton Hudhejfeh se Muhamedi (salallahualejhiveselem) në namazin e tij të natës, në një rekatë ka kënduar suren El-Bekareh, En-Nisa dhe Ali Imran. (Transmeton Muslimi) Thotë Shejh Ibn Uthejmini: Lejohet që njeriu të lexon pas Fatihasë dy apo tri sure, apo të mjafton vetëm me një sure, apo ta ndajë një sure në dy pjesë në dy rekatë, dhe e gjithë kjo duke u mbështetur në ajetin e përgjithshëm: “Lexoni sa të keni mundësi prej Kur’anit”. (El-Muzemil 20) Dhe thotë Shejh Albani në librin e përshkrimit të namazit të Muhamedit (salallahualejhiveselem), se Muhamedi (salallahualejhiveselem) ndonjëherë i ka bashkuar në një rekatë, dy apo më shumë sure. Allahu e di më së miri.
A lejohet martesa me një femër e cila nuk falë namaz? Pyetje: Selamun Alejkum, Shejh A Ban me u martu me nje femer cka se fal namazin? 7
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Së pari duhet të kemi parasyshë, se mendimi më i saktë i dijetarëve, është se lënësi i namazit nuk është musliman. Dhe argumentet për këtë janë të shumta. Prej tyre: Thotë Allahu (subhenahu ve te’ala): “Po, nëse ata pendohen,e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezër në fe. Ne sqarojmë agumentet për ata njerëz që kuptojnë“. (Et-Teubeh 11) Nga ky ajet nënkupthet se nëse nuk e falin namazin, atëherë nuk janë vëllezër të muslimanëve, e nëse nuk janë vëllezër të muslimanëve, atëherë nënekuptohet se janë prej jomuslimanëve, ngase Allahu thotë: “S'ka dyshim se besimtarët janë vëllezër“. E mohimi i vëllazërisë nuk bëhet me mëkate qofshin ato edhe të mëdha, por bëhet me dalje nga Islami. Si dhe hadithi në të cilin Muhamedi (salallahualejhiveselem) thotë: “Vërtetë ndërmjet njeriut, dhe shirkut e kufrit është lënia e namazit” (Transmeton Muslimi), si dhe në hadithin tjetër në të cilin thotë: “Dallimi ndërmjet neve dhe atyre (muslimanëve dhe jomuslimanëve) është namazi, kush e len atë vetëm se ka bërë kufër. (Transmeton Tirmidhiu, Ibn Maxheh dhe Imam Ahmedi me zinxhirë të vërtetë). Gjithashtu dhe koncensusi i gjithë sahabëve, për të cilin Abdullah ibn Shekik thotë: Ishin sahabët e Muhamedit (salallahualejhiveselem), që nuk shihnin ndonjë gjë prej veprave, që lënia e saj të jetë kufër, përpos namazit. E pasi është vërtetuar se lënësi apo lënësja e namazit nuk janë musliman, atëherë dihet fare mirë se Islami e ka ndaluar martesën e muslimanit me jomuslimane, (përveç nëse është ithtare e Librit, e që lënësja e namazit nuk është prej tyre). Thotë Allahu (azzevexhel): “O ju që besuat, kur t'ju vijnë besimtaret e shpërngulura (prej Mekes), provoni besnikërinë e tyre, ndonëse All-llahu di më së miri për besimin e tyre, nëse vërtetoni se ato janë besimtare, atëherë, mos i ktheni ato te jobesimtarët, sepse as ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë të lejuar për to, e ju jepnu atyre (jobesimtarëve) atë që kanë shpenzuar për to (në emër të kurorëzimit). Ju nuk keni pengesë të martoheni me to, pasi t'ua jepni vlerën e kurorës. Mos i mbani nën kurorë, idhujtaret por kërkoni (prej idhujtarëve mekas) atë që keni shpenzuar për to, dhe ata le të kërkojnë (prej jush besimtarë) atë që kanë shpenzuar. Këto janë dispozita të All-llahut me të cilat Ai gjykon ndërmjet jush, All-llahu është më i dijshmi, më i informuari.” (ElMumtehineh 10) Allahu e di më së miri.
8
A lejohet zbukurimi i varrit? Pyetje: Es Selam Alejkum, Jam ne Itali po djemte e ages i kam ne Serbi dhe dojn me zbukuru varrin e babgjishit qe ka ndru jet para ni vite un i kam than qe nuk lejoet po nuk me kuptojn qa mund te baj? Allahu ju shperblefte.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Zbukurimi i varrit me gjëra të ndryshme, duke e ngritur atë, mbjellur lule mbi të, duke vënduar mermer mbi të, duke ndërtuar apo shkruar mbi të, të gjitha këto janë të ndaluara në Islam. Muhamedi (salallahualejhiveselem) ka ndaluar të vizatohet varri, të ulet njeriu mbi varr apo të ndërtohet diç mbi të. (Transmeton Muslimi). Ndërsa mjafton që të hudhet mbi të, dheu që është nxjerrur prej tij, dhe të jetë i ngritur varri mbi tokë sa një pëllëmbë, që të vërehet se është varr, që mos të shkelë apo të ulet dikush mbi të. Ndërsa muslimani nëse e sheh ndonjë mëkat dhe gabim tek vëllezërit e tij muslimanë, ai duhet që atë ta ndryshojë me dorën e tij, e nëse nuk ka mundësi, atëherë me gjuhën e tij, e nëse jo atëherë së paku ta urrejë atë me zemër. Kështuqë nëse ti i ke këshilluar dhe u ke treguar se një gjë e tillë është e ndaluar, dhe ata nuk e kanë marrë parasyshë këshillën tënde, dhe ti nuk ke mundësi tjetër për të ndryshuar gjë, atëherë obligimi yt është kryer dhe mjafton që ta urresh atë vepër të tyre. Allahu e di më së miri.
Nëse teshat e mbrendshme ndyten nga gazrat, si duhet vepruar? Pyetje: Selamun Alejkum! Nëse veshjet e mbrendshme të përlyhen nga lëshimi i gazrave të shumta, si duhet vepruar dhe a lejohet të falet namaz me to? Allahu ju shpërbleftë,Amin! Es-selamu Alejkum!
Përgjigje:
9
Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Njeriu pasi të liron gazra, prishet abdesi i tij, por nuk ka nevojë të pastrojë vendin apo teshat e tij për këtë. Thotë Ibn Kudameh: Nuk dijmë që ka diskutim në mesin e dijetarëve në lidhje me këtë çështje. Kështuqë nënkuptohet se të gjithë dijetarët janë të një mendimi në lidhje me këtë, ngase për të obliguar pastrimin duhet të ketë argument, e që argument i tillë nuk ekziston. Ndërsa nëse vërtetë teshat e brendshme ndyten aq shumë saqë vërehet papastërtia në to, atëherë më mirë është që të ndërrohen apo të pastrohen ato, e mos të del njeriu me to para Allahut (azzevexhel). Allahu e di më së miri.
A pranohet namazi nëse nuk e thua tekbirin filestarë? Pyetje: Selamun Alejkum Hoxh i nderuar Tekbiri Fillestar a eshte Farz edhe nese nuk e thot a e ke Namazin ne Regull?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Tekbiri fillestar është rukn – shtyllë prej shtyllave të namazit me pajtimin e gjithë dijetarëve, duke u bazuar në hadithin ku Muhamedi (salallahualejhiveselem) thotë: “Çelësi i namazit është pastërtia, tahrimi i tij (hyrja në të cilën gjërat e lejuara bëhen të ndaluara, si biseda, ngrënia, pirja etj.) është tekbiri, dhe tahlili i tij (lejimi i gjërave që janë ndaluar në të, apo dalja prej tij) është selami”. Transmeton Ebu Davudi, dhe Shejh Albani këtë hadith e cilëson si të vërtetë. Dhe tekbiri nënkupton thënien: Allahu ekber, e ai i cili nuk e thotë këtë, me apo pa qëllim, namazi i tij nuk është i vlefshëm, dhe ai namaz duhet të përsëritet. Allahu e di më së miri.
10
Çka mendoni reth mevludit? Pyetje: Es-Selamu alejkum hoxha i nderuar Omer ef. Bajrami a ka mundesi te me flisni reth mevludit diqka?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Mevludi i cili festohet sot në mesin e muslimanëve, pa dyshim se është i ndaluar dhe risi në fenë e pastër islame. Dhe ndalimi i tij është për disa shkaqe: 1-Se Allahu (azzevexhel) thotë: “Sot e plotësova ndaj jush dhuntinë Time, dhe e zgjodha Islamin fe për ju”. (Maideh-3) Andaj, Islami është i plotë dhe nuk ka vend për të futur gjëra të reja në të, edhe nëse në mendjen dhe logjikën e ndokujt ato duken të mira dhe të dobishme. 2-Muhamedi (salallahualejhiveselem) thotë: “Kush e vepron një vepër, të cilën ne nuk e kemi urdhëruar, pa dyshim se ajo është e refuzuar” (Muslimi). E dihet fare mirë se nuk ka asnjë argument të vërtetë e as të dobët, që argumenton se Muhamedi (salallahualejhiveselem) ka urdhëruar t’i këndohet mevlud, e përderisa nuk ka urdhëruar, atëherë mevludi është i refuzuar. 3-Sahabet kanë qenë ata të cilët e kanë dashur më së shumti Muhamedin (salallahualejhiveselem) saqë kanë sakrifikuar pasurinë, familjen dhe jetën e tyre për të, dhe sikur të shprehej dashuria ndaj Tij me mevlud, do ta kishin bërë ata atë para nesh. 4-Sikur të kishte pasur ndonjë vlerë dhe ndonjë veçori dita e lindjes së Muhamedit (salallahualejhiveselem), Islami do të kishte caktuar ndonjë shpërblim dhe ndonjë vlerë për ta madhëruar dhe për të festuar në këtë ditë. 5-Dashuria ndaj Muhamedit (salallahualejhiveselem) nuk shprehet një herë në vit, por dashuria ndaj Tij duhet të jetë në zemrat e muslimanëve vazhdimisht. 6-Dita e lindjes së Muhamedit (salallahualejhiveselem) është çështje mospajtimi në mesin e dijetarëve, dhe nuk ka gjë të sigurtë dhe të saktë në lidhje me këtë datë. Disa prej dijetarëve kanë thënë ditën e nëntë, e disa në atë të dymbëdhjetë, e disa kanë përmendur data tjera, kështuqë nuk ka siguri dhe garancë se kur saktësisht ka qenë dita e lindjes së Tij. 7-Të parët të cilët e kanë festuar mevludin, janë shiat Fatimij – Ubejdij, të cilët e sunduan Egjiptin mbi dyqind vite, dhe shpikën risi dhe festa të ndryshme, e që ndër to 11
ishte edhe Mevludi i Fatimes, Aliut, Hasanit dhe Husejnit, e pas rrënimit të shtetit të tyre, këto festa u larguan prej muslimanëve, e prej tyre mbeti vetëm mevludi për Muhamedin (salallahualejhiveselem). Thotë Ibn Kethiri: U shfaqën në shtetin e tyre bidatet, mëkatet, u shtuan njerëzit e shkatërrimit dhe degjenerimit, e u pakësuan dijetarët dhe të mirët. Gjithashtu thotë: Ata janë mosbesimtarë, të prishur, shkatërrimtarë, mohues të Islamit, ata janë në besimin e rrugës së zjarrputistëve. (El-Bidajeh ve Nihajeh 11-346). 8-Festimi i mevludit dhe ditëlindjes së Muhamedit (salallahualejhiveselem) është përngjasim i muslimanëve ndaj krishterëve, pasiqë ata festojnë ditëlindjen e Isait (alejhiselam), ndërsa Muhamedi (salallahualejhiveselem) thotë: “Kush i përngjanë një popullit, ai është prej tyre”. Përfundimisht, muslimanëve nuk u takon të festojnë përveç festave që Islami ua ka caktuar atyre, dhe ato janë Kurban dhe Fitër Bajrami, ndërsa çdo festë tjetër, është në kundërshtim me urdhërat e Allahut dhe porositë e Muhamedit (salallahualejhiveselem). Allahu e di më së miri.
A lejohet namazi pas imamit që i lejon votimet? Pyetje: Cka eshte dispozita e atij hoxhes qe i lejon zgjedhjet a lejohet me u fale pas tij duke e ditur se ai i cili e lejon kufrin eshte kafir?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Vëlla i dashur, çështja për të cilën keni pyetur, është një prej çështjeve më diskutabile në këtë kohë, dhe është përgjegjësi për neve dhe për të gjithë ata që e njohin të vërtetën, ta shprehin dhe mos ta fshehin atë. Thotë Allahu (azzevexhel): “Vërtetë ata të cilët i fshehin argumentet dhe faktet tona që Ne i kemi zbritur, pasiqë ua sqaruam ato në Libër, të tillët i mallkon Allahu, dhe i mallkojnë ata që mallkojnë”. (Bekareh – 159). Pastaj, para se të përgjigjem për vendimin e Islamit mbi atë person i cili i lejon votimet, duhet së pari të përmend vendimin e Islamit mbi to. Votimet ndaj ligjeve të kufrit, partive dhe gjykimeve të kufrit, janë një prej fatkeqësive më të mëdha, që e kanë goditur këtë umet. Në to rrezikohet imani i muslimanëve, dhe nëpërmjet tyre arrihen shumë qëllime dhe dëshira të Iblisit. 12
Pa dyshim se ai i cili ia mveshë vetes ndonjë cilësi, e cila i takon vetëm Allahut, ai e ka shpallur veten zot pos Allahut, dhe është një prej tagutave, siç kanë përmendur dijetarët e Ehli Sunetit. Si: Ai i cili pretendon se e din të fshehtën, ai me këtë ia ka dhënë vetes një cilësi që i takon vetëm Allahut, e nuk ka dyshim se ai është tagut. Thotë Allahu (azzevexhel): “Thuaj: Askush pos Allahut, as në qiej e as në tokë, nuk e di të fshehtën” (Neml – 65). Apo ai i cili bën sihr, ai me këtë ia ka dhënë vetes cilësinë e ndryshimit të gjendjeve të krijesave të Allahut, cilësi e cila i takon vetëm Krijuesit, e pa dyshim se i tilli është tagut. Njëashtu ai i cili i jep të drejtë vetes në gjykim dhe ligjvënie, i ka dhënë të drejtë vetes për një gjë e cila i takon vetëm Allahut, dhe pa dyshim që edhe ky është tagut. Thotë Allahu (azzevexhel): “Dhe në gjykimin e Tij nuk mund të përzihet askush” (Kehf – 26), sikur që thotë: “Në adhurim ndaj Zotit të tij mos të përziejë askë” (Kehf – 110). Andaj, të gjithë ata të cilët kandidohen në emër të partive të kufrit, ata kanë rënë në këtë kufër, edhe nëse quhen me emra muslimanësh, apo thirren në emër të Islamit. Ndërsa ata të cilët i votojnë këto parti, padyshim se e kanë votuar kufrin, e kanë përkrahur kufrin, e kanë ndihmuar kufrin, dhe e kanë votuar fenë e cila quhet Demokraci, duke ia kthyer shpinën fesë së pastër e cila quhet Islam. E nuk ka dyshim se në një person dy fe nuk mund të qëndrojnë asnjëherë. Thotë Allahu (azzevexhel): “E kush kërkon fe tjetër pos Islamit, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpruarit”. (Ali Imran – 85) Dhe çdo ligj i cili vjen pastaj në shtet, nga partia e votuar dhe e përkrahur nga populli, të gjithë ata që e kanë votuar atë, e bartin përgjegjësinë për ligjet që i sjellin ata kundër Islamit. Si: Ligji i cili i lejon njeriut të adhurojë zotra tjerë pos Allahut, apo të shprehë çdo gjë që dëshiron kundër Islamit, apo ligji i ndalimit të mbulesës, apo ligji i martesës mashkull me mashkull, e kështu me radhë. Ndërsa ai i cili nuk ka votuar, nuk ka përgjegjësi për këtë para Allahut, ngase ai edhepse nuk ka mundur ta ndryshojë të keqen, së paku nuk e ka përkrahur atë. Megjithatë ajo që është e njohur në akiden e pastër të Ehli Sunetit, është se jo secili musliman i cili bën kufër, edhe është kafir, ngase ai mund të mos plotësojë ndonjë kusht, apo mund të ketë ndonjë pengesë, e cila pengon në shpalljen e tij kafir. Kështuqë dijetarët apo hoxhallarët, të cilët e kanë lejuar një gjë tillë duke i keqkuptuar argumentet dhe duke e parë çështjen si çështje ixhtihadi, e cila pranon shikimin e dëmeve dhe dobive, duke lënë anash thelbin dhe bazën e çështjes dhe argumentet e saj, mendoj se arsyetohen me te’vil (keqinterpretim të argumenteve), dhe mendoj se lejohet muslimani të falet pas tyre, deri t’u qartëohet e vërteta dhe t’u largohen dyshimet.
13
Thotë Allahu (azzevexhel): “Kush i kundërvihet të Dërguarit, pasiqë i është bërë e qartë e vërteta, dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që e ka zgjedhur dhe e fusim në xhehenem. Përfundim i keq është ai. (Nisa – 115) Allahu e di më së miri.
A pranohet abdesti nëse nuk bën bismilah? Pyetje: Selamun alejkum Shejh nese nuk ban Bismilah para se me mar abdest a kije Abdes?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Shumica e dijetarëve janë të mendimit se besmeleja para abdesit është gjë e pëlqyer, siç është e pëlqyer të thuhet para shumë gjëra të mira apo të lejuara. Ndërsa disa nga dijetarët, janë të mendimit se thënia e besmelesë para abdesit është obligim, duke u bazuar në hadithin i cili thotë: “Nuk ka abdes ai i cili nuk e përmend emrin e Allahut”. Por, shumica e dijetarëve janë të mendimit se ky hadith dhe hadithet e ngjashëm me këtë, janë prej haditheve të dobëta, të cilat nuk merren për argument. Ndërsa hadithet e vërteta, të cilat përshkruajnë mënyrën e marrjes së abdesit nga Pejgamberi (salallahualejhiveselem), asnjë prej tyre nuk përmend thënien e besmelesë në fillim. Andaj, përfundimisht themi se nëse njeriu merr abdes duke mos përmendur emrin e Allahut në fillim, abdesi i tij është në rregull dhe i saktë. Allahu e di më së miri.
Si duhet të veprojë gjidhënësja gjatë muajit të agjërimit?
14
Pyetje: Selam alejkum hoxhe, nese gruaja e ka fmiun e vogel ne gji, a e ka farz agjerimin, a munet me e prishe ate, dhe a duhet me i agjeru ato dite mas ramazanit? Allahu ju shperbleft.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Së pari: Gruaja e cila e ka fëmiun e saj në gji, dhe ka frikë për fëmiun e saj se nuk i mjafton qumshti për shkak të agjërimit, atëherë lejohet për të që mos të agjërojë, ndërsa nëse qumshti mjafton për fëmiun, dhe nuk ka ndonjë dëm në fëmiun e vogël për shkak të agjërimit të saj, atëherë ajo duhet të agjërojë dhe nuk ka të drejtë ta prishë agjërimin. Së dyti: Sa i përket kompenzimit të ditëve të cilat nuk i ka agjëruar gjidhënësja, dijetarët janë ndarë në mendime të ndryshme se si duhet t’i kompenzojë ato ditë. Sipas Imam Malikut, Shafiut dhe Ahmedit, ajo duhet për çdo ditë të agjërojë nga një ditë, dhe gjithashtu të paguaj nga një ushqim për një të varfër. Sipas Imam Euza’it, Theurit dhe Ebu Hanifes, mjafton për të që të agjërojë nga një ditë, për çdo ditë që e ka prishur atë, dhe nuk ka nevojë të ushqejë të varfër, dhe këtë duke e krahasuar atë (gjidhënësen) me të sëmurin. Sipas Imam Ibn Hazmit, ajo nuk ka nevojë as të agjërojë e as të ushqejë të varfërit për të kompenzuar ditët e prishura, ngase për obligueshmërinë e tyre nuk ekziston ndonjë argument. Ndërsa sipas Abdullah ibn Abasit dhe Abdullah ibn Omerit, Is’hak ibn Rahavejt (dhe ky është mendimi edhe i Shejh Albanit), ajo duhet që për çdo ditë që nuk e ka agjëruar, të ushqejë nga një të varfër me një ushqim mesatar, duke mos i agjëruar ditët e prishura, dhe ky është mendimi më i saktë me të cilin e adhurojmë Allahun, ngase fjala e sahabëve ka përparësi para të tjerëve, dhe gjithashtu nuk dihet se ndonjë nga sahabët tjerë e ka kundërshtuar këtë. Thotë Abdullah ibn Abasi: Ajo e cila është shtatzënë, dhe ajo e cila e ka fëmiun në gji, nëse kanë frikë (për veten apo fëmiun), (e prishin agjërimin) dhe ushqejnë për çdo ditë nga një të varfër. Allahu e di më së miri.
15
A lejohet notimi duke qenë agjërueshëm? Pyetje: Selamun Alejkum Shejh, a lejohet me shku ne bazen duke qen agjerushem?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Shkuarja në vende të tilla, si bazenet, plazhet, e vende tjera të ngjashme me to, nëse janë të përziera në to të dy gjinitë, atëherë është e ndaluar qoftë duke qenë agjërueshëm apo jo. Gjithashtu nëse janë vetëm të njëjtës gjini, por zbulohen aty pjesët e turpshme që muslimani nuk ka të drejtë t’i shikojë, përsëri është e ndaluar. Ndërsa nëse vendi është i pastër nga haramet tjera, atëherë notimi është i lejuar edhe duke qenë agjërueshëm, me kusht që mos të hyn uji në fyt gjatë notimit. Siç ka ardhur në fetvanë e Komisionit të përhershëm: “Lejohet notimi në ditë të Ramazanit, vetëmse duhet notuesi të kujdeset që mos të hyn uji në fytin e tij”. (10/281) Allahu e di më së miri.
A lejohet urinimi në këmbë? Pyetje: Eselamu alejkum hoxhe i nderuar. Desha me pyt per urinimin ne kembe, cili eshte denimi i atij qe urinon ne kembe, cka eshte halli me kete njeri?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Disa nga dijetarët e kanë ndaluar urinimin në këmbë, duke u mbështetur në hadithin të cilin e transmeton Aisheja (radijallahuanha) e cila thotë: “Kush ju thotë se Muhamedi (salallahualejhiveselem) ka urinuar në këmbë, mos e besoni. Nuk ka urinuar, përveçse ulur”. Si dhe në hadithin të cilin e transmeton Omeri (radijallahuanhu) i cili thotë: “Më ka parë Pejgamberi (salallahualejhiveselem) duke urinuar në këmbë, dhe më ka thënë: O Omer, mos urino në këmbë, e nuk kam urinuar më ashtu asnjëherë”. 16
Ndërsa dijetarët të cilët e kanë lejuar një vepër të tillë, kanë thënë se hadithi i Aishes tregon për atë që e ka parë ajo, dhe nëse ajo nuk e parë, nuk don të thotë që nuk ka ndodhur. Ndërsa hadithi i Omerit (radijallahuanhu) është hadith i dobët. Gjithashtu, ajo që e forcon edhe më shumë këtë mendim, është hadithi iHudhejfes (radijallahuanhu), i cili tregon se e ka parë Pejgamberin (salallahualejhiveselem) duke urinuar në këmbë. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi). Kështuqë, përfundimisht themi se urinimi në këmbë është i lejuar dhe nuk ka asnjë ndalesë në të, nëse plotësohen dy kushte: 1-Të sigurohet njeriu se nuk e sheh askush auretin e tij, 2-Dhe të sigurohet se nuk bijnë pikat e urinës në teshat e tij. Allahu e di më së miri.
A prishet agjërimi, nëse e përkdhel bashkëshorten? Pyetje: A prishet agjerimi nese defrehesh me bashkeshorten, (nese e puth, apo e prek, apo etj.) dhe sa eshte e lejuar kjo, deri ne cfare gjendje (momenti)?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Kontakti i burrit me bashkëshorten e tij, në çfarëdo mënyre, duke qenë agjërueshëm është i lejuar, përveç marrëdhënieve të drejtpërdrejta intime. Thotë Aisheja (radijallahuanha): “Ka qenë Pejgamberi (salallahualejhi veselem) që e puthte dhe e përkdhelte (gruan e tij) duke qenë agjërueshëm”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi). Gjithashtu thotë Mesruku: E kam pyetur Aishen: Çka lejohet për burrin ndaj gruas së tij duke qenë agjërueshëm? Tha: Çdo gjë, përveç marrëdhënieve intime. (Transmeton AbduRazaku, me zinxhirë të vërtetë). Kështuqë, nuk ka ndalesë përveç marrëdhënieve intime, për burrin dhe gruan, duke qenë agjërueshëm. Ndërsa nëse përkdheljet bëhen shkak për të arritur deri në ejakulim, 17
atëherë agjërimi i atij që ejakulon prishet, dhe këtë ditë ai nuk mund ta kompenzojë asnjëherë, dhe me këtë ai ka bërë një mëkat të madh. Andaj, muslimani nuk ka ndalesë që t’i afrohet gruas së tij duke qenë agjërueshëm, vetëmse duhet të ketë kujdes që mos të arrijë deri në ejakulim. Ndërsa nëse pas përkdheljeve, kalon deri në marrëdhënie intime, (pa marrë parasyshë nëse ejakulon apo jo) agjërimi i tyre prishet, dhe për këtë ditë, duhet agjëruar gjashtëdhjetë ditë tjera pa ndërpre. Allahu e di më së miri.
A është injorant, ai që thotë se ka sunet para farzit të xhumas? Pyetje: Selam Alejkum. Hoxh i nderuar kam ndegjuar qe nje njeri i cili deklaron qe ka Sunet para Farzit te Xhumas esht njeriu ma injorant tek Zoti...?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Falja e katër rekateve sunet, para farzit të xhumasë, është çështje për të cilën ka mospajtime në mesin e dijetarëve. Dhe të thuhet se ai i cili thotë se ka sunet para farzit të xhumasë, është njeriu më injorant tek Allahu, është thënie e gabuar dhe e pasaktë. Ndërsa nëse shtrohet pyetja se cili mendim është më i saktë, atëherë mendojmë se mendimi i dijetarëve të cilën e mohojnë një gjë të tillë, është më i saktë, pasiqë nuk ka asnjë argument se sahabët pas ezanit janë ngritur dhe kanë falur katër rekatë sunet para farzit të xhumasë. Ndërsa ajo që është vërtetuar, është se ata kanë falur nafile para se të thirrë ezani, dhe një gjë e tillë është e lejuar, por nuk mund të quhet sunet i rregullt para farzit të xhumasë. Gjithashtu është me rëndësi të përmend, se ajo të cilën e keni dëgjuar ju, ndoshta mund të jetë thënia e Ibn Kajimit, i cili thotë: “E kush mendon se ata (sahabet) pasiqë ka përfunduar Bilali (radijallahuanhu) me ezanin, janë ngritur të gjithë dhe i kanë falur nga dy rekatë, ai është njeriu më injorantë ndaj sunetit”. Dhe kjo thënie e tij ka shumë dallim nga ajo që ju keni pyetur. Ngase Ibn Kajimi nuk thotë se kush thotë se ka sunet para farzit të xhumasë, është njeriu më injorant tek 18
Allahu, por kush mendon se sahabët janë ngritur pas ezanit, dhe kanë falur sunet të xhumasë para farzit, ky është njeriu më injorantë ndaj sunetit të Pejgamberit (salallahualejhiveselem), e që ndërmjet dy thënieve, qëndron dallim i madh. Ndërsa ata të cilët kanë thënë se ka sunet para farzit të xhumasë, asnjë prej tyre nuk ka thënë se sahabet janë ngritur pas ezanit dhe e kanë falur atë, në mënyrë që të keqkuptohet se Ibn Kajimi i ka quajtur ata dijetarë injorantë. Por, ata mendimin e tyre e kanë mbeshtetur, duke thënë se xhumaja është drekë e shkurtër (në vend të katër raketëve farz, falen dy), apo kanë bërë krahasim me drekën, e që sunetet nuk mund të vendosen në Islam në këtë mënyrë. Apo janë mbështetur në disa transmetime të dobëta, pasiqë transmetime të vërteta për këtë nuk ekzistojnë. Thotë Ibn Haxheri: “Sa i përket sunetit para farzit të xhumasë, nuk është vërtetuar për këtë asgjë”. (Fet’hul Bari 2/426) Allahu e di më së miri.
A e prishë agjërmin masturbimi? Pyetje: A e prish agjerimin masturbimi nese ka mundsi nje sqarim te shkurt Allahu ju shperbleft.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Së pari, duhet të keshë parasyshë se masturbimi është i ndaluar në Islam, dhe muslimani duhet të largohet prej gjërave të tilla, dhe të ketë frikë Allahun, i cili e shikon për çdo gjë që vepron. Por, nëse një gjë e tillë ndodhë duke qenë agjërueshëm, atëherë sipas shumicës së dijetarëve, masturbimi e prishë agjërimin, duke u bazuar në hadithin në të cilin Muhamedi (salallahualejhiveselem) thotë, se Allahu (subhanehuveteala) ka thënë për agjëruesin: “Ai largohet nga ushqimi, pirja dhe kënaqësia e epshit për shkak Timin”.
19
Kështuqë ai që nuk largohet nga ushqimi, pirja dhe kënaqësia e epshit, ai nuk ka agjërim. Ndërsa sipas Ibn Hazmit, agjërimi i atij që masturbon nuk prishet, ngase argumenti ekziston vetëm për atë që bën marrëdhënie, e jo për të tjerët. Por, mendimi i shumicës së dijetarëve është më i saktë. E nëse e prishë njeriu agjërimin në këtë mënyrë, sipas shumicës së dijetarëve, duhet ta kompenzojë atë me një ditë tjetër, ndërsa disa nga dijetarët janë të mendimit se kjo ditë më nuk mund të kompenzohet asnjëherë dhe për obligueshmërinë e kompenzimit të saj nuk ka ndonjë argument. Unë anoj kah mendimi i dytë dhe mendoj se ky është mendim më i saktë. Pra, përfundimisht: 1-Masturbimi është mëkat dhe i ndaluar në Islam, andaj muslimani duhet të largohet nga ky ves i ligë dhe të ketë turp prej Allahut, qoftë në Ramazan apo jasht tij, 2-Masturbimi e prishë agjërimin, 3-Dita e prishur e agjërimit me masturbim, nuk mund të kompenzohet asnjëherë, dhe me këtë njeriu bën një mëkat të madh ndaj Allahut, për të cilin duhet të pendohet sinqerisht, duke mos iu kthyer asnjëherë atij mëkati. Allahu e di më së miri.
A lejohet formimi i xhematit të dytë aty ku ka imam të regullt? Pyetje: Selam.a. Hoxh i nderuar ju kisha lutur nje sqarim pak met gjeresishem ne lidhje me namazin. Pyetja: a lejohet qe ne nje xhami pasi te falet namazi (farzi) me xhematimam,me von te falen nje grup njerezish perseri me imam apo secili duhet falur ne vecanti.selam.a.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.
20
Formimi i xhematit të dytë në xhami, pasiqë është falur namazi me xhematin e parë, mund të jetë në disa mënyra: -Nëse xhemati organizohen, dhe caktojnë kohën e xhematit të parë, e pastaj kohën e xhematit të dytë, dhe kjo bëhet në mënyrë të organizuar për çdo ditë, në një xhami ku ka imam të rregullt, kjo është e ndaluar me pajtimin e gjithë dijetarëve. Ngase në këtë mënyrë shkaktohet përçarje në mesin e muslimanëve, dhe ndahen rradhët e namazfalësve. Gjithashtu kështu u mundësohet njerëzve që mos të interesohen për kohën e parë të namazit, ngase nëse nuk arrin xhematin e parë, arrin të dytin, e kështu me rradhë. -Nëse xhamia nuk ka imam të rregullt, apo është në ndonjë treg, apo në të falen kalimtarët, atëherë lejohet që që çdo herë që hyjnë njerëz të falen me xhematë dhe për këtë nuk ka kurrfar ndalese. -Ndërsa nëse xhamia ka imam të caktuar të rregullt, dhe namazi i dytë me xhematë nuk bëhet në mënyrë të organizuar, por për shkak të vonesës së paqëllimshme formohet xhemati i dytë në xhami, atëherë për këtë ka dy mendime të dijetarëve. Disa nga dijetarët kanë thënë: Secili që është vonuar falet i vetëm, dhe nuk lejohet të formohet në atë xhami xhematë i dytë. E disa kanë thënë: Formohet xhematë i dytë dhe e falin namazin me imam. Dhe ky është mendimi më i saktë, duke u bazuar në hadithin në të cilin Muhamedi (salallahualejhiveselem) thotë: “Namazi i një personi me një person, është më i mirë se namazi i tij vetëm, dhe namazi i tij me dy persona është më i mirë se namazi i tij me një person, e sa më shumë që të jenë, aq më e dashur është tek Allahu”. Si dhe hadithi i një personi i cili erdhi me vonesë në xhami, e Muhamedi (salallahualejiveselem) tha: Kush ngritet t’i jep sadaka këtij - të falet bashkë me të? Atëherë u ngrit një person dhe u fal bashkë me të. Kështuqë përfundimisht themi se lejohet të formohet xhemati i dytë në atë xhami që është falur namazi me xhematë më herët, nëse kjo nuk bëhet në mënyrë të organizuar dhe të rregullt. Allahu e di më së miri.
A mund të zgjasin menstruacionet mbi dhjetë ditë? Pyetje: Selam alejkum e kam nje pytje per menstruacionet, me te nejt ato permbi 10 dit a d.m.th. se i ke hala apo jan qrregullime. Pres pergjigjen e juve selam alejkum Allahu ju rujt amin. 21
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Sa i përket kohës së menstruacioneve, disa nga dijetarët kanë përmendur ditë të caktuara, e disa nga dijetarët kanë thënë se nuk ka kohë të caktuar se sa mund të zgjasin më së shumti ato. Dhe mendojmë se ky është mendimi më i saktë, pasiqë nuk ka ndonjë argument i cili definon kohëzgjatjen e menstruacioneve. Kështuqë menstruacionet mund të zgjasin edhe dhjetë ditë, por muslimanja duhet të jetë vetë ajo e cila e dallon se nëse ai gjak është i menstrucaioneve, apo është ndonjë çrregullim. Ngase gjaku i menstruacioneve është me ngjyrë të zezë (apo afër të zezës), me erë të rëndë dhe të papëlqyer, ndërsa gjaku i çrregullimeve është i kuq, sikur gjaku i cili del nga ndonjë pjesë tjetër e trupit, dhe era e tij është sikur era e gjakut normal. Andaj, nëse gjaku i cili rrjedh dhjetë ditë është me cilësi të gjakut të menstruacioneve, atëherë ndalohet falja e namazit, agjërimi, dhe marrëdhëniet me bashkëshortin, ndërsa nëse gjaku është me cilësi të gjakut normal, atëherë obligohet namazi, agjërimi, dhe lejohen marrëdhëniet me bashkëshortin. Gjithashtu pastrimi nga menstruacionet vërehet nëse pas tyre rrjedh një lëng me ngjyrë të bardhë, apo ndalet i gjithë gjaku dhe nuk rrjedh më fare. Allahu e di më së miri.
A është bidat dhënia mes’h qafës gjatë abdestit? Pyetje: Selam alejkum..kam degjuar se mes’hi i qafes eshte bidat gjat marjes se abdesit..mirpo nuk jam hasur ende ne ndonje argument te sigurt?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.
22
Argument se dhënia mes’h gjafës gjatë abdesit është bidat, është mosekzistimi i argument se një gjë e tillë është sunet. E përderisa nuk gjendet asnjë argument që vërteton se kjo është sunet, atëherë padyshim nënkuptohet se kjo është bidat. Thotë Imam Ibn Kajimi: “Nuk është vërtetuar nga Pejgamberi (salallahualejhiveselem) në asnjë hadith, se ai i ka dhënë mes’h qafës”. (Zadul Mead 1/195) Thotë Shejh Ibn Bazi: “Nuk pëlqehet dhënia mes’h qafës, por mes’h i jepet vetëm kokës dhe veshëve, siç është vërtetuar në Kur’an dhe Sunet”. Allahu e di më së miri.
A lejohet heqja e qimeve të gjoksit dhe barkut? Pyetje: Selamun Alejkum! A lejohet heqja apo shkurtimi i qimeve ne gjoks dhe ne bark?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Nuk ekziston ndonjë argument, i cili ndalon heqjen e qimeve të gjoksit dhe të barkut, dhe përderisa sheriati ka heshtur për një gjë të tillë, atëherë nënkupton se ajo është e lejuar. Thotë Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem): “Hallalli është ai që Allahu në Librin e Tij e ka bërë hallall, dhe harami është ai që Allahu në Librin e Tij e ka bërë haram, ndërsa për atë që (Islami) ka heshtur, ajo është e falur”. (Transmeton Tirmidhiu me zinxhirë të mirë). Ndërsa e gjithë ajo që është e ndaluar për mashkullin, është rruajtja e mjekrrës (apo shkurtimi i saj, varësisht nga mendimet e ndryshme të dijetarëve), dhe heqja apo shkurtimi i vetullave (ndërsa për rruajtjen e kokës, në esencë është e lejuar, edhepse nuk është e pëlqyer nëse bëhet pa arsye, edhepse varësisht nga rasti, ashtu edhe vjen vendimi. Ngase në disa raste rruajtja e kokës është mirësi për të cilën ka shpërblim, e në disa raste është mekruh, e në raste të caktuara është edhe shirk apo haram, edhepse nuk zgjerohemi më shumë në këtë, pasiqë pyetja nuk ka të bëjë me këtë shumë).
23
Ndërsa për femrën është e ndaluar vetëm heqja e vetullave, dhe rruajta e kokës (apo shkurtimi i flokëve deri në atë shkallë saqë përngjasohet me meshkujt). Allahu e di më së miri.
Si të veprojë një i martuar nëse ka rënë në zina? Pyetje: Eselamu alejkum hoxhe i nderuar a ka mundsi me na tregu dicka me shum mbrenda kesaj ndodhije Allahu xh.sh. te shperbleft inshallah.. shembull: nje njeri i martum me nje moter muslimane te ndershme i cili i fale 5 kohe namaz e ashte i devotshem elhamdulilah por ja nje nat deshton dhe ban zina me nje femer lavire tjeter. E din shum mir se denimi i ketij ashte me e gurezu por jeton me nje shtet kjafir i cili nuk funksionon ligji islam por aj njeri ka qen i devotshem dhe ashte i devotshem dhe ende fal 5 kohe namaz por ja vetem niher ka gabu por tash qan cdo nat per gabimin e ber por ka deshir me degju me teper prej juve inshallah Zoti ju shperblefte juve eselamu alejkum.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Vëlla i dashur, Allahu (azzevexhel) jo rastësisht ka ndaluar që njeriu mos t’i afrohet fare këtij mëkati, se nëse merren shkaqet, atëherë shumë lehtë pastaj vjen edhe te rënia në këtë mëkat. Allahu (azzevexhel) këtë mëkat të madh e ka përmendur afër vrasjes së njeriut dhe adhurimit të dikujt tjetër pos Allahut, dhe ka thënë: “Edhe ata që pos Allahut nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai do të gjen ndëshkim. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë” (Furkan 68/69). E që përmendja e këtij mëkati, afër atyre mëkateve më të mëdhaja, tregon se sa është i madh ky mëkat. Thotë Imam Sefarini: Prostitucioni është mëkati më i madh pas shirkut dhe vrasjes së njeriut. E ky mëkat është edhe më i madh, nëse vepruesi i tij është i martuar. Për këtë shkak, edhe sheriati islam për dallim nga dënimi i të pamartuarit (i cili është rënie njëqind herë me kamxhikë), ka vendosur dënim me gurëzim deri në vdekje për atë që është i martuar, ngase sa më i madh të jetë mëkati, aq edhe më i madh është dënimi. 24
Gjithashtu Allahu (azzevexhel) ka caktuar dënime për vepuesin e këtij mëkati, në këtë botë, në varr dhe në botën tjetër, nëse ai nuk pendohet. E cili është ai njeri i cili ia don këtë mëkat familjes së tij? Cili veprues i këtij mëkati, don që bashkëshortja e tij të bjen në këtë mëkat? Cili don që nëna, vajza, motra e tij të bien në këtë mëkat? Pa dyshim se askush. Andaj duhet pasur frikë Allahun, se edhe ajo me të cilën bëhet ky mëkat, edhe ajo është bashkëshorte, nënë, motër, apo vajzë e dikujt. Megjithatë, edhepse ky mëkat është ndër mëkatet më të mëdhaja, Allahu (azzevexhel) nuk i mbyll dyert e pendimit edhe për vepruesin e tij. Allahu (azzevexhel) thotë: “Thuaj: O robërit e mi të cilët e keni tepruar (me mëkate) ndaj vetes suaj, mos i humbni shpresat në mëshirën e Allahut, se Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është Falës dhe Mëshirues”. Andaj, muslimanit nuk i mbetet gjë tjetër pas gabimit të tij, përveçse t’i kthehet Allahut me sinqeritet dhe të kërkon falje tek Ai, e padyshim se Allahu i falë të gjitha mëkatet. Ndërsa për të qenë pendimi i pranuar, patjetër duhet të plotësohen edhe kushtet e tij, si: 1-Pendimi të jetë i sinqertë vetëm për Allahun, 2-Largimi dhe distancimi nga mëkati i vepruar (si dhe nga të gjitha ato gjëra që të afrojnë në këtë mëkat), 3-Keqardhja për veprimin e mëkatit, 4-Dhe vendosshmëria për të mos u kthyer asnjëherë më në atë mëkat. Allahu e di më së miri.
A duhet t‘i zbuloj mëkatet e kaluara, në ras të ofertës për martesë? Pyetje: Nese gjate rinis ke ba mekate por tash je pendu per to dhe takohesh me nje djal musliman a duhesh me i tregu apo duhet me i lan thjesht anash pasi jane te kalume dhe kishin sjell veq te kqija po qe do te diheshin! Edhe kur e din veten qe je e paster a eshte kjo edhe nje arsye me shume per mos me e hap plagen e vjeter. Selam Alejkum Allahu ju shperblefte.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. 25
Së pari, muslimanja nuk ka të drejtë të takohet me djem të huaj, qoftë ajo edhe për lidhje serioze si fejesa apo martesa, dhe kjo nuk është rrugë e saktë dhe islame për të arritur deri në martesë. Ndërsa nëse vjen oferta e martesës për një muslimane, e cila ka gabuar në rininë e saj, apo nuk ka qenë e pastër në nderin e saj, e pastaj është penduar për mëkatet e bëra, duke i plotësuar të gjitha kushtet e pendimit, atëherë asaj nuk i takon assesi të zbulojë mëkatet e kaluara. Ka thënë Muhamedi (salallahualejhiveselem): “Gjithë umeti im është i falur, përveç atyre që i zbulojnë mëkatet e tyre..” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi). Andaj, nëse muslimanja çdo herë që vjen dikush të kërkon fejesën e saj, ajo zbulon mëkatet e kaluara të saj, atëherë ajo vetëmse i bën të tjerët dëshmitarë kundër vetëvetes para Allahut (azzevexhel) dhe me këtë ajo zbulon atë që ia ka mbuluar Allahu. Allahu e di më së miri.
Pse keni lëshuar mjekër aq të madhe? Pyetje: Pse ju personalisht si hoxh i nderuar keni leju qe aq shum te keni mjeker te madhe..?? Eshte patjeter apo pse aq shum..??
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Vëlla i dashur, së pari mjekrra është pjesë e trupit të cilën Allahu (azzevexhel) e ka caktuar se sa të jetë në çdo person, dhe nëse më pyet për këtë, atëherë dije se Allahu (azzevexhel) thotë: “Ai nuk pyetet për atë që vepron, ndërsa ata (njerëzit) do të pyeten”. Ndërsa nëse e ke fjalën, se pse unë nuk e kam shkurtuar atë deri në atë shkallë saqë të mos vërehet ekzistimi i saj, atëherë dije se Muhamedi (salallahualejhiveselem) në shumë hadithe të vërteta ka urdhëruar dhe ka thënë: “Lëshoni mjekrrat, shkurtoni mustaqet”. Andaj, nuk mbetet për muslimanin përveçse t’i nënshtrohet fjalës së Allahut dhe të Dërguarit të Tij, duke mos marrur parasyshë fare fjalët dhe kundërshtimet e tjerëve. Allahu e di më së miri. 26
Dua të mbulohem, por nuk më lejojnë prindërit ...? Pyetje: Eselamu alejkum, me falni deshta nje pyetje. Un jom një vajz muslimane, po du mu mbulu ama prinderit spom lajn, qfar te baj un a un kom shum deshir, te lutem gjejma nje zgjidhje. Pash zotin tregoma nje pergjigje, qfar te bej?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Rrespektimi i prindërve është obligim në Dinin e Allahut, dhe muslimani patjetër duhet t’i rrespektojë prindërit e tij. Allahu (azzevexhel) në shume ajete, menjëherë pas teuhidit, ka përmendur rrespektin ndaj prindërve, gjë që tregon vlerën dhe rëndësinë e madhe që ka ky adhurim. Gjithashtu Muhamedi (salallahualejhiveselem) menjëherë pas shirkut, ka përmendur mosrrespktin ndaj pindërve, si një prej mëkateve më të mëdhaja. Andaj muslimani duhet të jetë shumë i kujdesshëm që mos t’i hidhërojë prindërit, se ai me këtë e hidhëron edhe Allahun (azzevexhel). Por, me gjithë këtë rrespekt që Allahu e ka caktuar për fëmijët ndaj prindërve të tyre, ka shumë prej prindërve që nuk janë të kënaqur me këtë caktim të Allahut, dhe mundohen që t’i bëjnë fëmijët rob të tyre, e jo rob të Allahut, dhe kërkojnë prej fëmijëve të tyre edhe atë që nuk u takon. Kërkojnë që të rrespketohen edhe në atë që janë bagim, dhe të nderohen edhe në atë urdhër të tyre që është në kundërshtim me Dinin e Allahut. Muslimani e ka obgilim ta rrespektojë prindin e tij, përveç në dy raste: 1-Kur prindi kërkon nga fëmiu atë që është e pamundur, 2-Dhe kur prindi urdhëron në atë që është në kundërshtim me fjalën e Allahut dhe të Muhamedit (salallahualejhiveselem). Ka thënë Muhamedi (salallahualejhiveselem): “Nuk rrespektohet krijesa, kur i bëhet mëkat Krijuesit”. (Hadithi është i vërtetë - Sahihul Xhami’/7520) Andaj, nuk merret parasyshë urdhëri i prindit ndaj fëmiut, apo i burrit ndaj gruas, apo i shefit ndaj punëtorit, apo i prijësit ndaj popullit, kur ai urdhër kundërshtohet me Dinin e Allahut.
27
Ndërsa mbulesa është obligim dhe urdhër i Allahut, dhe për këtë nuk merret leje nga askush. Allahu (azzevexhel) thotë: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve, le t’i vëjnë shamitë e veta mbi trupin e tyre, sepse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu falë gabimet e kaluara. Ai është Mëshirues.” (Ahzab/59) Andaj, motër e nderuar, nuk mbetet për ty asgjë tjetër përveçse ta rrespektosh urdhërin e Zotit tënd, i cili të ka obliguar me këtë adhurim, e pa dyshim se kjo është më e mirë për ty në këtë botë dhe në botën tjetër, e nëse pastaj do të keshë probleme dhe sprova, mos e harro fjalën e Allahut ku thotë: “A menduan njerëzit të thonë: Ne kemi besuar, e mos të vihen në sprovë? Ne i sperovuam ata që ishin para tyre, ashtu që Allahu t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën dhe t’i dallojë gënjeshtarët”. (Ankebut/2,3). Lusim Allahun (azzevexhel) që të të shpërblejë dy herë me të mirat e Tij, një për mbulesën tënde, dhe dy për durimin tënd. Allahu e di më së miri.
A është selefizmi medh’heb? Pyetje: Kam degjuar disa qe thon jam selef, dmth ata e konsiderojn kete si medhheb,a ne fakt vetem kater medhhebe jan ne fen islame, e selefizmi nuk asht nje prej tyre, qka do te thoni ne lidhje me kete hoxhe i nderuar?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Selefizmi nuk është medhheb, por selef janë të parët tanë (sahabët dhe gjenerata pas tyre). E ata të cilët e pasojnë Pejgamberin (salallahualejhiveselem) duke i kuptuar argumentet ashtu siç i ka kuptuar selefi quhen selefij, sikur që ata që e pasojnë Ebu Hanifen quhen hanefij, apo ata që e pasojnë Imam Shafiun quhen shafi’ij, e kështu me rradhë.. E nuk ekziston asnjë argument në Dinin e Allahut, i cili urdhëron që muslimanët të pasojnë një person të caktuar, qoftë ai edhe dijetari më i madh, përveç Pejgamberit (salallahualejhiveselem). Thotë Allahu (azzevexhel): “Atë që ua jep i Dërguari merrnie, e 28
atë që ua ndalon ai largohuni prej saj.” (Hashr/7) Dhe thotë: “Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur Allahut”. (Nisa’/80) Dhe thotë: “Ju e keni shembullin më të lartë në të Dërguarin e Allahut”. (Ahzab/21) Andaj, muslimani është i obliguar që ta pasojë në çdo çështje Pejgamberin (salallahualejhiveselem), duke i kuptuar fjalët e tij, ashtu si i kanë kuptuar shokët e tij të cilët kanë jetuar me të. Thotë Allahu (azzevexhel): “Kush i kundërvihet të Dërguarit, pasiqë i është bërë e qartë e vërteta, dhe ndjek rrugë tjetër pos asaj të besimtarëve (sahabëve), Ne e lëmë në atë që e ka zgjedhur dhe e fusim në Xhehenem. Përfundim i keq është ai.” (Nisa’/115) Ndërsa medhhebet janë formuar vite më vonë pas vdekjes së Pejgamberit (salallahualejhiveselem), dhe atë nga nxënësit dhe pasuesit e atyre dijetarëve, (dhe kanë qenë më shumë se katër, e pastaj disa prej tyre kanë humbur dhe janë zhdukur me vdekjen e disa prej dijetarëve të tyre). E pastaj dijetarët janë ndarë në mendime në lidhje me pasimin e një medhhebi të caktuar, dhe mendimi që mendojmë se është më i saktë, është se lejohet që një person i cili nuk ka njohuri rreth Islamit, dhe nuk ka mundësi t’i kuptojë argumentet si duhet, të pasojë një medhheb të caktuar, me kusht që mos të jetë ekstrem në të, dhe mos t’i jep përparësi medhhebit të tij para fjalës së Pejgamberit (salallahualejhiveselem), por kur t’i vjen argumenti, ta pason atë pa marrë parasyshë nëse përputhet me medhhebin e tij apo jo, dhe kështu kanë thënë dijetarët e medhhebeve: “Kur të vjen mendimi im, në kundërshtim me urdhërin e Pejgamberit (salallahualejhiveselem), mendimin tim përplaseni për muri”, apo kanë thënë: “Nëse u vjen hadithi i vërtetë, ai është medhhebi im”. Allahu e di më së miri.
A lejohet masturbimi nëse ndjen dhimbje në organ? Pyetje: A lejohet masturbimi ne raste kur ndjen mundime dhe dhimbje ne organet?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.
29
Vëlla i dashur, masturbimi është i ndaluar në Islam. Thotë Allahu (azzevexhel): “Dhe ata që i kanë ruajtur organet e tyre. Përveç ndaj grave ose robëreshave të tyre, ata nuk qortohen për to. E kush kërkon përveç kësaj, të tillët janë të shfrenuar”. (Mearixh, 29/30/31) Ndërsa të shfrytëzohet masturbimi për të larguar dhimbjet, don të thotë me sëmundje të largosh sëmundjen, ngase përderisa një gjë është e ndaluar në Islam, atëherë nënkupton që në të ka dëm, dhe me dëm nuk largohet dëmi. (Përveç në ndonjë rast të veçantë që mjek të besueshëm të këshillojnë në këtë, për arsye të caktuara, dhe për shkaqe të patjetërsueshme).
Si duhet festuar ditëlindja e të Dërguarit? Pyetje: Es-selamu Alejkum hoxhë i nderuar Omer ef. Bajrami a ka mundesi te me tregoni si duhet festuar ditlindjen e Muhamedit a.s. a duhet te Agjerojm at dite apo dishka tjeter?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Vëlla i dashur, festimi i ditëlindjes së Muhamedit (salallahualejhiveselem) pa dyshim se është një risi në fenë e Allahut, për të cilën nuk ka asnjë argument, dhe të cilën nuk e kanë vepruar të parët tanë. Por, një gjë e tillë rrjedh nga shiat e humbur të cilët e devijuan Dinin e Allahut, dhe shpikën festa të ndryshme me të cilat i inspiroi djalli i mallkuar. Thotë Shejh Ibn Uthejmin: (Për ata të cilët e festojnë këtë ditë) A e ka ditur Pejgamberi (salallahu alejhi veselem) se muslimanët duhet të festojnë ditëlindjen e tij? Nëse përgjigjja është: JO, atëherë nënkupton se Muhamedi (salallahu alejhi veselem) paska qenë injorant në ndonjë çështje të sheriatit. E nëse përgjigjja është: PO, atëherë nënkupton se Muhamedi (salallahu alejhi veselem) paska fshehur diçka nga sheriati. E që të dyja këto janë të pamundura për të Dërguarin (salallahu alejhive selem). Gjithashtu agjërimi në këtë ditë, si madhërim dhe veçim i kësaj dite nga të tjerat, nuk është prej sunetit, ngase për ditëlindjen e tij së pari nuk kemi ndonjë datë të sigurtë dhe 30
të vërtetë që në të nuk ka dyshim, dhe së dyti ne jemi të urdhëruar të pasojmë Pejgamberin (salallahualejhiveselem), dhe nëse agjërojmë, agjërojmë ditët që i ka agjëruar ai, apo ditët që na ka porositur t’i agjërojmë. Kështuqë prej sunetit është agjërimi në ditën e hënë dhe të enjte, apo tri ditë në muaj, apo një ditë po një jo, e kështu me rradhë, e nuk është prej sunetit veçimi i ditës së ditëlindjes së tij për agjërim, dhikër, salavatë, apo për ndonjë adhurim tjetër. (Për më shumë, lexo dhe përgjigjen: Çka mendoni rreth mevludit?, f. 14) Allahu e di më së miri.
A lejohet adoptimi i fëmijëve në Islam? Pyetje: Selamun Alejkum! Jam një gru, jam e martuar dhe kam tre fëmijë me të cilët jetoj bashkë, mirëpo e kam edhe një fëmijë tjetër të cilin ia kam dhuruar tezes së burrit, që nga momenti kur e kam lindur. Si është gjendja ime, çka duhet të veproj? Ju lutem një sqarim dhe të më këshilloni.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Motër e nderuar, fëmiu në Islam është një dhuratë prej Allahut (azzevexhel) që Ai ia jep atij që do. Thotë Allahu (azzevexhel): “Ai i falë vetëm vajza atij që do, e i falë vetëm djem atij që do, ose u falë çift djem dhe vajza, e atë që do e lë pa fëmijë. Ai është i Dijshëm, i Fuqishëm”. (Shura 49/50) Kështuqë Allahu atij që do i jep më shumë fëmijë, e atij që do nuk i jep fare, dhe e gjithë kjo varet nga dëshira dhe urtësia e Tij. E muslimani duhet të jetë i kënaqur me atë që ka caktuar Allahu për të, qoftë ajo furnizimi me fëmijë në kohën që ai nuk dëshiron, apo qoftë gjinia e fëmisë në atë që ai nuk lakmon, apo qoftë edhe mosdhënia fëmijë fare. Ndërsa dhënia e fëmiut dikujt tjetër që nuk ka fëmijë, ka qenë e lejuar në kohën e injorancës dhe në fillim të Islamit, sikur që ka ndodhur me Zejdin (radijallahuanhu) të cilin e thirrnin sahabet Zejdi i biri i Muhamedit, por pastaj Allahu e ndaloi një gjë të tillë, duke thënë: “Ai nuk ua bëri djem tuaj të adoptuarit tuaj (fëmijët e tjetërkujt që i adoptoni ju). Këto janë vetëm thënie që i shqiptoni ju me gojët tuaja, e Allahu e thotë atë që është realitet, dhe Ai udhëzon në rrugën e drejtë. Ju thirrni ata në baballarët e vërtetë të tyre, 31
kjo është më e drejtë tek Allahu.” (Ahzab 4/5) Dhe me këtë ajet u ndalua adoptimi në Islam. Gjithashtu Muhamedi (salallahualejhiveselem) thotë: “Prej shpifjeve më të mëdha është të thirret dikush në emër të atij që nuk e ka babë..”. (Transmeton Buhariu) Dhe thotë: “Kush thirret në emër të atij që nuk e ka babë, duke e ditur se nuk e ka babë, Xheneti për të është haram – i ndaluar”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Kështuqë nënkuptohet se Islami e ndalon adoptimin e fëmijëve, ngase në të ka dëme të shumta, sikur për prindërit, ashtu edhe për vet fëmiun. Në të ka: Përzierje të familjeve dhe të gjakut, gënjeshtra (thënia se është fëmijë i atij që nuk është, apo thënia se është babë i atij që nuk është), ndalesa (sikur qëndrimi vetëm me atë grua të cilën e quan nënë, e që nuk e ka të tillë, apo ndoshta ajo është prej atyre grave që e ka të ndaluar vetminë, të folurit për dore, apo shikimin e saj të pambuluar..), padrejtësi (sikur largimi dhe ftohja e fëmiut nga prindërit e tij të vërtetë, apo pengimi nga trashigimia e familjes së tij, apo marrja e trashigimisë që nuk i takon), etj. Andaj, ju si nënë e atij fëmiu, duhet të keni parasyshë se një gjë e tillë është e ndaluar në Islam, dhe është prej mëkateve të mëdha, andaj edhe duhet që ta ktheni fëmiun tuaj, dhe të dijnë të gjithë se ai është fëmijë i juaji, si dhe t’i tregohet fëmiut se kënd e ka prind të vërtetë, e pastaj nuk asnjë ndalesë që ai t’i viziton ata shpesh, dhe t’u ndihmon atyre në atë që kanë nevojë, bile kjo është mirësi për të cilën edhe shpërblehet. Allahu e di më së miri.
A lejohet përdorimi i barnave që përmbajnë alkool? Pyetje: A eshte e lejuar te lyejm ftyren me ilacet qe jane te bera me alkohol, sepse e shumta e ilaceve per puçrat ne fytyr jane me alkohol. A ka ndonje zgjidhje tjeter nese nuk eshte e lejuar?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.
32
Përdorimi i alkoolit është i ndaluar në Islam, qoftë për pierje, apo për shërim. Ka thënë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Allahu nuk e ka bërë shërimin tuaj, në atë që ua ka ndaluar”. (Transmeton Buhariu) Ndërsa sa u përket barnave të cilat janë të përzier me alkool, varet sa është sasia e alkoolit në to. Nëse shumica e tij (barit apo kremit) është alkool, atëherë është i ndaluar përdorimi i tij. Ndërsa nëse pakica e tij është alkool, dhe alkooli e humb ndikimin e tij që e ka, atëherë lejohet përdorimi i tij. Thotë Shejh Ibn Uthejmin: Sa u përket barnave të cilat përmbajnë alkool, nëse vërehen shenjat e alkoolit në të, apo nëse e pi njeriu atë dehet (nëse është prej barnave që pihen), atëherë përdorimi i tij është i ndaluar, ndërsa nëse nuk vërehen shenjat e alkoolit, dhe nuk dehë pirja e tij, atëherë përdorimi i tij është i lejuar, ngase më alkooli në të nuk ka kurrfar ndikimi. (Lika’at babil meftuh 3/231) Kështuqë përfundimisht themi se kremi apo masti i cili përdoret në fytyrë, dhe ka sasi të vogët të alkoolit në të, lejohet përdorimi i tij. Allahu e di më së miri.
Prej cilës moshë është obligim agjërimi? Pyetje: Selam Alejkum Hoxh i Nderuar. Prej n’sa vjet eshte i domosdoshem agjerimi?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.
Agjërimi është i obliguar prej kur të hyn njeriu në moshë madhore. Ndërsa shenjat që tregojnë arritjen e kësaj moshe janë: 1-Ejakulimi (qoftë zgjuar apo në gjum), 2-Dalja e qimeve rreth organit gjenital, 3-Arritja e moshës pesëmbëdhjetë vjeçare, dhe 4-Ardhja e menstruacioneve (tek femrat). 33
Ndërsa para kësaj moshe nuk është i obliguar agjërimi, edhepse është më mirë që të fillohet më herët, si parapërgatitje për kohën që në të ky adhurim është obligim. Allahu e di më së miri.
A lejohet kontakti oral në Islam? Pyetje: Selamun Alejkum! A lejohet oralja dhe cilat gjera jane te ndaluara gjat mardhenieve intime me bashkeshorten?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Çdo gjë është e lejuar ndërmjet bashkëshortëve gjatë marrëdhënieve intime, përpos: 1-Marrëdhëniet intime gjatë kohës së hajdit (menstruacioneve) dhe nifasit (lehonisë): Thotë Allahu (azzevexhel): “Të pyesin ty për menstruacionin. Thuaj: Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. (Bekareh 222) 2-Marrëdhëniet në vrimën anale: Thotë Muhamedi (salallahualejhiveselem): “I mallkuar është ai që i afrohet gruas së tij (kryen marrëdhëniet me të) në vrimën anale”. (Transmeton Ebu Davudi me zinxhirë të mirë) 3-Marrëdhëniet intime në kohë të disa adhurimeve të caktuara, si: Në agjërim farz (qoftë burri apo gruaja), apo në i’tikaf, apo në ihram (në haxh apo umre). Kështuqë përveç këtyre rasteve dhe gjendjeve, çdo gjë ndërmjet burrit dhe gruas është e lejuar. E që këtu hyn edhe kontakti oral i cili është i lejuar, pasiqë nuk ka ndonjë argument që e ndalon atë. Edhepse çdo gjë që është e lejuar, nuk don të thotë që edhe duhet të veprohet. Allahu e di më së miri.
A lejohet të vendohen dy vathë në një vesh? 34
Pyetje: Selam Alejkum! A esht haram me i pas femra dy vath me nje vesh?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Sa i përket shpuarjes së veshëve, dhe vëndimit të vathëve për femrat, dijetarët janë ndarë në dy mendime: 1-Dijetarët e medhhebit Hanefij dhe Hanbelij, e kanë lejuar një gjë të tillë; 2-Ndërsa dijetarët Shafi’ij dhe Ibn Xheuzij, e kanë ndaluar atë. Mendimi më i saktë është se lejohet që femra të zbukurohet me vathë, duke u bazuar në hadithin në të cilin Muhamedi (salallahualejhiveselem) i nxiti gratë që të japin lëmoshë, dhe pastaj ato nxorrën vathët dhe bylyzykët e tyre, dhe i dhanë për hirë të Allahut. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Si dhe hadithi i Ebu Zer’it, në të cilin tregohet se si njëmbëdhjetë gra ishin mbledhur dhe kishin dhënë besë për të treguar drejtë secila për burrin e saj… e e njëmbëdhjeta tha: Burri im është Ebu Zer’i, ai i cili m’i ka zbukuruar veshët me vathë të arit… Thotë Aisheja (radijallahuanha): Tha Muhamedi (salallahualejhiveselem): Unë jam për ty, sikur Ebu Zer’i për Ummu Zer’in. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi). Kështuqë nënkuptohet se Pejgamberi (salallahualejhiveselem) e pranoi atë vepër, dhe nuk e kundërshtoi vëndimin e vathëve për femrat. Ndërsa vëndimin e më shumë se një vathi në një vesh, disa nga dijetarët e kanë ndaluar për shkak të harxhimeve të panevojshme, e disa e kanë ndaluar për shkak të përngjasimit me jomuslimanet. Edhepse mendoj që nuk ka ndonjë ndalesë që të vëndohen dy vathë në një vesh, dhe sikur që është i lejuar një, njëashtu është njëjtë nëse vëndohen dy, vetëmse me kusht që mos të del femra e zbuluar, dhe bukurinë e saj mos ta sheh askush pos atyre që e kanë të lejuar. Allahu e di më së miri.
A lejohet martesa me një vajzë, me të cilën ke kaluar më herët? Pyetje: Es-selamu alejkum! A lejohet martesa (me ba niqah) me nje vajz, me te cilen ke kaluar nje kohe te gjate perpara (pa niqah) dhe ke bere gjynahe me te (pos zinas!)? Si 35
duhet vepruar dhe cfar kushtesh duhet plotsuar dhe a duhet me kerku hallallek ndaj njeri tjetrit? Ju lutem me keshilloni.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Së pari, duhet të keni parasyshë se çdo lidhje ndërmjet mashkullit dhe femrës së huaj, pa kurorë martese është i ndaluar, qoftë ai prostitucion, apo gjë (ndalesë) më e vogël se prostitucioni. -Ndërsa ai i cili ka pasur lidhje jomartesore me një femër të huaj, nëse ka arritur deri në shkallën e prostitucionit, atëherë martesa me të është e ndaluar, derisa të pendohen të dy nga ai mëkat. Ngase Allahu (azzevexhel) thotë: “Laviri nuk martohet përveçse me laviren apo idhujtaren, dhe lavirja nuk martohet përveçse me lavirin apo idhujtarin, e kjo është e ndaluar për besimtarët”. (Nur – 3) Kështuqë përderisa ai ose ajo nuk pendohen nga ai mëkat, atyre ende ju mbetet emri lavir ose lavire, andaj edhe martesa me të (lavirin apo laviren) nuk lejohet, deri të pendohen. Thotë Shejhul Islam Ibn Tejmijeh: Martesa me laviren është e ndaluar deri të pendohet, pa marrë parasyshë nëse ai ka bërë prostitucion me të, apo dikush tjetër. Kjo është e vërteta pa dyshim, dhe ky është mendimi i shumë prej dijetarëve të hershëm dhe të vonshëm, prej tyre: Ahmed ibn Hanbeli, dhe të tjerë. -Ndërsa nëse ai që ka pasur lidhje të ndaluar jomartesore, nuk ka arritur deri në shkallën e prostitucionit, atëherë ai nuk emërtohet me emrin lavir, dhe lejohet martesa me atë vajzë, edhepse për këto mëkate gjithashtu duhet të pendohen dhe të kërkojnë falje prej Allahut, ndërsa nuk ka nevojë të kërkojnë falje nga njëri tjetri. Allahu e di më së miri.
Si bëhet shpagimi për betimin e thyer? Pyetje: Es-selamu alejkum! A lejohet martesa (me ba niqah) me nje vajz, me te cilen ke kaluar nje kohe te gjate perpara (pa niqah) dhe ke bere gjynahe me te (pos zinas!)? Si duhet vepruar dhe cfar kushtesh duhet plotsuar dhe a duhet me kerku hallallek ndaj njeri tjetrit? Ju lutem me keshilloni.
36
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Së pari, duhet të keni parasyshë se çdo lidhje ndërmjet mashkullit dhe femrës së huaj, pa kurorë martese është i ndaluar, qoftë ai prostitucion, apo gjë (ndalesë) më e vogël se prostitucioni. -Ndërsa ai i cili ka pasur lidhje jomartesore me një femër të huaj, nëse ka arritur deri në shkallën e prostitucionit, atëherë martesa me të është e ndaluar, derisa të pendohen të dy nga ai mëkat. Ngase Allahu (azzevexhel) thotë: “Laviri nuk martohet përveçse me laviren apo idhujtaren, dhe lavirja nuk martohet përveçse me lavirin apo idhujtarin, e kjo është e ndaluar për besimtarët”. (Nur – 3) Kështuqë përderisa ai ose ajo nuk pendohen nga ai mëkat, atyre ende ju mbetet emri lavir ose lavire, andaj edhe martesa me të (lavirin apo laviren) nuk lejohet, deri të pendohen. Thotë Shejhul Islam Ibn Tejmijeh: Martesa me laviren është e ndaluar deri të pendohet, pa marrë parasyshë nëse ai ka bërë prostitucion me të, apo dikush tjetër. Kjo është e vërteta pa dyshim, dhe ky është mendimi i shumë prej dijetarëve të hershëm dhe të vonshëm, prej tyre: Ahmed ibn Hanbeli, dhe të tjerë. -Ndërsa nëse ai që ka pasur lidhje të ndaluar jomartesore, nuk ka arritur deri në shkallën e prostitucionit, atëherë ai nuk emërtohet me emrin lavir, dhe lejohet martesa me atë vajzë, edhepse për këto mëkate gjithashtu duhet të pendohen dhe të kërkojnë falje prej Allahut, ndërsa nuk ka nevojë të kërkojnë falje nga njëri tjetri. Allahu e di më së miri.
A lejohet zbukurimi i duarve me kanë? Pyetje: Es-selamu Alejkum. Allahu [subhanehu we teala] ju shpërbleft hoxhë i nderuar për punën tuaj. Deshta të di se a lejohet te vizatohen duart me këna me modele të ndryshme (nëse ato duar nuk ti sheh askush prej jomahremëve)?
37
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Zbukurimi i duarve me këna është i lejuar për femrat, nëse: -Atë zbukurim nuk e sheh askush prej burrave të huaj (jomahremëve), -Nëse zbukurimi nuk është vizatim i ndonjë prej gjallesave, -Nëse nuk është vizatim figurash prej të cilave shpresohet të ketë ndonjë dobi apo mbrojtje nga ndonjë dëm i caktuar, dhe -Nëse nuk vizatohen apo shkruhen ajete të Kur’anit (apo fjalë ku përmendet Allahu, ngase në këtë mënyrë nënçmohet Kur’ani apo emri i Allahut). Përndryshe, zbukurimet tjera janë të lejuara. Siç ka ardhur në fetvanë e Komisinit të përhershëm se: “Është vërtetuar sipas sunetit se lejohet femra t’i zbukurojë duart e saj me këna, dhe kanë përmendur dijetarët se një gjë e tillë është mustehab (e pëlqyer). Allahu e di më së miri.
A lejohet të mos paguaj tatimet e plota ndaj shtetit? Pyetje: Selamu Alejkum. Une e kam rrogen 350 euro por kompanija i deklaron zyrtarisht se une paguhem 250 euro ne menyre qe mos me pagu (une dhe kompanija) tatime te larta. A eshte e lejuar qe une ti pranoj kto kushte?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.
Nëse dikush ju kryen një shërbim të caktuar, pa marrë parasyshë kush është ai (qoftë edhe jomusliman), nëse bëhet me marrëveshje dhe me dëshirën tuaj, atëherë patjetër atë që ju ofron shërbimin duhet paguar dhe dhënë atë që e meriton.
38
Ndërsa nëse pagesa kërkohet duke mos ju kryer asnjë shërbim, atëherë ajo është padrejtësi ndaj jush, dhe keni të drejtë që mos ta paguani atë, nëse nga mospagesa e saj nuk arrihet ndonjë dëm tjetër më i madh. Kështuqë tatimi i cili caktohet në bazë të rrogës suaj mujore, është një formë padrejtësie nëpërmjet të cilës merret pasuria e juaj pa kurrfar shërbimi dhe kompenzimi, andaj edhe keni të drejtë që mos tregoni saktë rrogën tuaj. Allahu e di më së miri.
A lejohet hyrja në parti politike me qëllim daveti? Pyetje: A lejohet hyrja ne parti politike me qellim daveti apo diqka te ngjajshme?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Vëlla i dashur, në Islam qëllimi nuk e arsyeton mjetin, dhe gjërat e ndaluara nuk bëhen të lejuara për shkak të qëllimit të mirë. Partitë politike, të gjitha janë të ngritura mbi themelet e Demokracisë, nëpëmjet të cilave vendosen ligjet e kufrit, dhe merren nëpër këmbë ligjet e Islamit. Andaj, ai i cili hyn në to, nuk mund të jetë tjetër përveçse një ndihmues dhe përkrahës i këtyre ligjeve, pa marrë parasyshë qëllimin e tij. Kush kërkon prej davetçiut që ai të rrezikojë imanin e tij, për të ngritur fjalën e Allahut? Davetçiu nuk guxon të jetë si qiriu, i cili u bën dritë të tjerëve, ndërsa e shkrinë dhe e djegë veten e tij. Davetçiu duhet së pari t’i bën dritë vetëvetes, e pastaj sa të ketë mundësi t’u bën edhe tjerëve. Atij nuk i mbetet gjë tjetër përveçse të thërret ashtu siç është i urdhëruar, e rezultati dhe suksesi është në dorën e Allahut. Pastaj, si mund të thërret në pasim të sunetit të Pejgamberit (salallahu alejhi veselem) një davetçi bidatçi? Apo si mund të thërret në nënshtrim ndaj Allahut dhe largim ndaj mëkateve, një thirrës që mëkatet e tij janë haptas? Apo si mund të thërret një davetçi në teuhid, duke qenë vetë ai në kufër?! Thotë Allahu (azzevexhel): “A po i urdhëroni njerëzit në punë të mira, e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin. A nuk po mendoni?” (Bekare – 44).
39
Kjo është sikur një person të vjedhë pasurinë e muslimanëve, me qëllim që të ndërtojë xhami, apo të ndihmojë të varfërit. Apo sikur të bëjë prostitucion, me qëllim që fëmijët e prostitucionit t’i bëjë pastaj dijetarë e muxhahida. Apo sikur të shpifë hadithe, sikur ato janë fjalë të Pejgamberit (salallahualejhiveselem), me qëllim që t’i nxitë njerëzit në punë të mira. Ndërsa Muhamedi (salallahualejhiveselem) thotë: “Kush gënjen në emër timin me qëllim (qoftë të mirë apo të keq), le t’ia bën vetit gati një ulëse të zjarrit (në Xhehenem). (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Kështuqë qëllimi i tij, nuk e arsyeton atë para Allahut, bile dijetarët janë ndarë në mendime në lidhje me këtë person nëse ai me këtë ka bërë kufër dhe vritet, apo ka bërë vetëm mëkat të madh që nuk arrin shkallën e kufrit. Gjithashtu kjo i përngjanë atij personit i cili vjedhte për çdo natë nga një dirhem, e pastaj me atë blente bukë dhe ia dërgonte ndonjë të varfërit. E pastaj thoshte: Për vjedhjen time, e kam një mëkat (ngase për çdo mëkat Allahu e shkruan një), ndërsa për ndihmën ndaj të varfërit i kam dhjetë shpërblime (ngase për çdo të mirë Allahu i shkruan dhjetë e më shumë), kështuqë një e mirë e shlyen një të keqe, e më mbesin edhe nëntë të mira shtesë. Subhanallah. Kështu vepronte ai, duke harruar se lëmosha e cila bëhet nga pasuria e ndaluar, nuk është e pranuar tek Allahu. Kështu mund të vepron edhe ai që hyn nëpër parti politike me qëllim daveti, duke harruar se thirrja në teuhid, duke qëndruar vetë në kufër, nuk pranohet tek Allahu. Allahu e di më së miri.
Kam kontaktuar me një djalë dhe jam penduar, por ...? Pyetje: Eselamu alejkum. Me falni e kam ni pytje. Une jam nje vajz 17 vjeqare. Para disa vitesh kam ba sipas mendimit tim ni mëkat te madh. Kisha kontakt me ni djal. At si shok e kam konsideru. Aj ishte disa vitesh ma i motshem se un, por aj u dashuru te un. Un kam vazhdu kontaktin se sma ka mor mendja qe me don pernime. Un isha teper e re. Kontaktin kemi pasur vetem ndermjet msn – internet. Pytja esht jam pendu por ni kusht esht qe duhet me kerku falje tek aj personi. A duhet un ne kët rast me lyp kontaktin tek aj per mi kerku falje? Edhe qe ndoshta do ti qes problem vetes?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. 40
Së pari, kontaktet me djem të huaj janë të ndaluara në Islam, qoftë ato të drejtpërdrejta, apo nëpërmjet internetit. Dhe në Islam, nuk ka shok për femrën muslimane, dhe nuk ka “sikur vëlla”. Të gjitha këto shprehje dhe mendime, kanë ardhur në mesin e muslimanëve nga mashtrimet e shejtanit, dhe nga pasimi i jomuslimanëve, dhe këto janë një prej shkaqeve që degjenerojnë rininë islame. Ndërsa, sa i përket kontaktit i cili është i kaluar, dhe jeni penduar prej tij, nuk ka nevojë që të kontaktoni sërish me të për t’i kërkuar falje atij (e me këtë të veproni edhe një mëkat tjetër ndaj Allahut), por mjafton për këtë të kërkoni falje tek Allahu dhe të pendoheni sinqerisht ndaj Tij. Thotë Allahu (azzevexhel): “Thuaj: O robërit e mi të cilët e keni tepruar (me mëkate) ndaj vetes suaj, mos i humbni shpresat në mëshirën e Allahut, se Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është Falës dhe Mëshirues”. Allahu e di më së miri.
A është nikabi farz apo sunet? Pyetje: Selam alejkum hoxhe i nderuar. A eshte nikabi apo mbulesa e fytyres farz apo sunet apo wagjib apo nje gje qe nuk eshte e nevojshme te grate dhe mosbartja e saj a meriton denim nga Allahu i madheruar?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Vëlla i dashur, sa i përket nikabit (mbulimit të fytyrës) dijetarët janë ndarë në dy mendime, nëse koha nuk është kohë e fitneve. Disa prej tyre janë të mendimit se nikabi është vaxhib pa marrë parasyshë kohën dhe fitnet, e disa të tjerë janë të mendimit se në kohë të fitneve është obligim, e në kohë që nuk ka fitneh është sunet. Kështuqë nëse është kohë e fitneve, të gjithë dijetarët janë në pajtim se femra muslimane duhet të mbulojë gjithë trupin e saj, duke përfshirë edhe fytyrën dhe duart. E pa dyshim se umeti nuk ka parë fitneh me të mëdha, se sa fitnet që po i përjeton në këtë kohë. Gjithashtu, argumentet që vërtetojnë se muslimanja duhet të mbulojë gjithë trupin e saj janë të shumta, dhe nuk kanë mundësi të përfshihen të gjitha brenda një përgjigjeje të shkurtër, por megjithatë do të përmend disa prej tyre: 41
-Ka thënë Allahu (azzevexhel): “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua, dhe grave të besimtarëve të vëjnë shamitë (mbulojat) e veta mbi trupin e tyre, sepse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu falë gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues”. (Ahzab – 59) Thotë Ibn Sirini: E kam pyetur Abidete Selmanij në lidhje me kuptimin e ajetit: “të vëjnë shamitë (mbulojat) e veta mbi trupin e tyre”, e ai m’u përgjigj duke marrë teshën e tij, dhe duke e mbuluar kokën dhe fytyrën e tij, dhe duke lënë të zbuluar vetëm njërin sy (sa për të parë rrugën). Ndërsa Abidete Selmanij është prej tabi’inëve të mëdhenj, i cili e ka pranuar Islamin në kohën e çlirimit të Mekës duke qenë në Jemen, e pastaj ka marrur mësim prej Aliut dhe Ibn Mes’udit (radijallahuanhuma), e pastaj është shpërngulur në Medine dhe ka jetuar në të në kohën e Omerit (radijallahuanhu). Kështuqë nënkuptohet se fjala e tij është thënë duke e parë ai gjendjen e grave të sahabëve, dhe duke e kuptuar ajetin në bazë të kuptimit të tyre. Thotë Ebu Bekër El-Xhesas (dijetar i medhhebit hanefij): Në këtë ajet (ajetin e lartpërmendur) ka argument se gruaja e re është e urdhëruar të mbulojë fytyrën e saj nga njerëzit e huaj. (Ahkamul Kur’an 3/371) Thotë Ebu Abdullah El-Kurtubij (dijetar i medhhebit malikij): Fjala e Allahut: “..shamitë (mbulojat) e veta..”, e vërteta është se është fjala për atë teshë e cila mbulon gjithë trupin. (El-Xhami’ li ahkamil Kur’an 14/243) Thotë Kadij ibn Umer El-Bejdavij (dijetar i medhhebit shafiij): Ajeti: “të vëjnë shamitë (mbulojat) e veta mbi trupin e tyre”, nënkupton të mbulojnë fytyrën dhe trupin e tyre. (Envaru Tenzil 2/280) Thotë Imam Es-Sujutij: Ky ajet flet për të gjitha gratë, dhe në të ka argument për obligueshmërinë e kokës dhe fytyrës. (Aunul Ma’bud 4/106) Thotë Imam Esh-Shenkitij: Dhe prej argumenteve Kur’anore për mbulimin e femrës, mbulimin e trupit dhe fytyrës së saj, është fjala e Allahut: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua, dhe grave të besimtarëve të vëjnë shamitë (mbulojat) e veta mbi trupin e tyre”. Dhe kanë thënë më shumë se një prej dijetarëve se kuptimi i ajetit: “të vëjnë shamitë (mbulojat) e veta mbi trupin e tyre” nënkupton mbulimin e tërë trupit dhe fytyrës, dhe moszbulimin e asnjë pjese të trupit përveç njërit sy për të parë me të, dhe prej atyre që kanë thënë kështu janë: Ibn Mes’udi, Ibn Abasi, Abidete Selamnij dhe të tjerë. (Edvaul Bejan 6/586) Thotë Ebu Bekër El-Xhezairij: Ky ajet kërkon nga muslimanet që nëse dalin prej shtëpive të tyre për shkak të ndonjë nevoje, të mbulojnë fytyrën dhe bukurinë e tyre... E 42
thirrësit e zbulimit (të fytyrës) thonë se ky ajet nuk urdhëron për mbulimin e fytyrës, por vetëm për mbulimin e kokës, e ky është kuptim i pavlerë (i ajetit). (Faslul Hitab fil Mer’eti vel Hixhab 38/39) -Gjithashtu Allahu (azzevexhel) në një ajet tjetër thotë: “E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë gjë, kërkonie atë pas perdes. Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre”. (Ahzab – 53) Thotë Imam Taberiu (shejhu i mufesirinëve, në komentin e këtij ajeti): Kur të kërkoni ndonjë gjë prej grave të Pejgamberit (salallahualejhiveselem) dhe grave të muslimanëve, të cilat nuk janë gra të juaja, “kërkonie atë pas perdes”, dmth: Duke pasur perde ndërmjet jush dhe atyre. (Xhamiul Bejan 22/3) Thotë Ebu Bekër El-Xhesas (në komentin e ajetit të lartpërmendur): Ky vendim i Islamit edhe nëse ka zbritur veçanërisht për gratë e Pejgamberit (salallahualejhiveselem), kuptimi i tij është i përgjithshëm për to dhe për gratë tjera. Thotë Imam El-Kurtubij: Dhe në kuptimin e këtij ajeti, hyjnë të gjitha gratë. (El-Xhami’ li Ahkamil Kur’an 14/227) Thotë Imam Esh-Shenkitij: Pjesa e ajetit: “Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre” është një shenjë e qartë e cila tregon se ky vendim i përfshin të gjitha (gratë), pasiqë askush prej muslimanëve nuk mund të thotë se përveç grave të Pejgamberit (salallahualejhiveselem), gratë tjera nuk kanë nevojë për pastrim të zemrës.. (Edvaul Bejan 6/584) -Gjithashtu Allahu (azzevexhel) thotë: “Le të mos kërcasin me këmbët e tyre, për të zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre”. (Nur – 31) Thotë Shejh Ibn Uthejmin: Nëse është e ndaluar për femrën që të kërcasë me këmbë nga frika se bën fitneh për mashkullin, duke dëgjuar zërin e shtikllave të saj, çka mbetet atëherë me zbulimin e fytyrës? Cila është fitneh më e madhe, të dëgjon mashkulli zërin e shtikllave të femrës, duke mos e ditur se kush është ajo dhe çfarë bukurie ka, duke mos e ditur se është e re apo e vjetër, dhe duke mos e ditur se është është e shëmtuar apo e bukur, cila është fitneh më e madhe, kjo apo shikimi i fytyrës së bukur të femrave të reja.. Pa dyshim se secili njeri që e kupton fitnen e femrave, e kupton se cila fitneh është më e madhe, dhe cila ka përparësi më shumë të mbulohet. (Risaletul Hixhab 9/10) Dhe ajete tjera të cilët argumentojnë obligueshmërinë e mbulimit të fytyrës, e që përgjigjja nuk premton prezentimin e të gjitha argumenteve. Dhe para se të përfundoj, do të përmend edhe disa hadithe, të cilët argumentojnë vendimin e Islamit në lidhje me këtë çështje. 43
-Thotë Aisheja (radijallahuanha) në hadithin e shpifjes (ndaj nderit të saj): “... Dhe u afrua ai (Safvani radijallahuanhu) dhe më njohu kur më pa, ngase më kishte parë para (obligueshmërisë së) mbulesës. Atëherë u zgjova me të shpejtë, dhe e mbulova fytyrën time me mbulojën time. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) -Gjithashtu thotë Aisheja (radijallahuanha): Allahu i mëshiroftë gratë e para muhaxhire, të cilat kur zbriti ajeti: “Le të vejnë mbulojën e tyre mbi krahrorin e tyre”, e grisën mbulojën e tyre “Fahtemerne biha”. (Transmeton Buhariu) Thotë Hafidh Ibn Haxheri: Fjala: “Fahtemerne” nënkupton: Mbuluan fytyrat e tyre. (Fet’hul Bari 8/490) -Thotë Esma’ bija e Ebu Bekrit: I kemi mbuluar fytyrat tona prej burrave. (Transmeton Hakimi, dhe thotë hadithi është i vërtetë, dhe me këtë pajtohet dhe Imam Dhehebiu) Thotë Hafidh Ibn Haxheri: Ka vazhduar si vepër e lejuar dalja e grave në xhami dhe në treg, duke qenë të mbuluara me nikab, për të mos i parë ato burrat e huaj. (Fet’hul Bari 9/337) Dhe thotë Imam Gazaliu: Është duke vazhduar gjithë këtë kohë dalja e burrave me fytyrë të zbuluar, dhe dalja e grave të mbuluara me nikab. (Ihja’ 4/729) -Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Nëse dikush don që të fejojë një femër, nëse ka mundësi të shikon atë që e dërgon deri në nikahun e saj, le ta bën .” Thotë Xhabiri (radijallahuanhu): Deshta të fejoj një femër, dhe fshehesha për të, derisa pashë prej saj aq sa më dërgoi deri në nikahun e saj, dhe e martova atë. (Transmeton Hakimi dhe thotë se zinxhiri i hadithit është i vërtetë, dhe më këtë pajtohet edhe Imam Dhehebiu) Thotë Shejh Ebu Hisham El-Ensarij: Nga ky hadith argumentimi nxjerret në dy aspekte: 1-Nga fjala e Pejgamberit (salallahualejhiveselem): “Nëse ka mundësi ta shikon atë..”, që nënkupton se shikimi i grave nuk ka qenë i lehtë, por është dashur mund dhe hile (fshehje), e sikur të kishin dalur me fytyra të zbuluara, atëherë fjala “Nëse ka mundësi” nuk do të kishte ndonjë kuptim. 2-Atë që e veproi Xhabiri, duke u fshehur, nënkupton se gratë nuk e kanë lënë hixhabin (nuk e kanë zbuluar fytyrën), përveç nëse kanë qenë të sigurta nga shikimi i meshkujve. Duke mos e zgjatur më shumë, themi se nikabi (mbulimi i fytyrës) është vaxhib – obligim (apo farz, pasiqë farzi dhe vaxhibi nuk kanë dallim), dhe zbulimi i fytyrës para njerëzve të huaj është mëkat, dhe meriton dënim tek Allahu (azzevexhel). Dhe kjo është mbulesa e plotë e motrës muslimane, e trashëguar prej grave të Pejgamberit (salallahualejhiveselem), grave të sahabëve, dhe grave të ndershme 44
muslimane brez pas brezi, deri në kohën e shfaqjes së mëkateve haptas, dhe kohën e ndryshimit të natyrshmërisë së pastër, ku mbulesa llogaritet prapambeturi, ekstremizëm dhe terrorizëm, e lakuriqësia llogaritet përparim, liri dhe tolerancë. Allahu e di më së miri.
Si t’i largoj vesveset dhe mendimet e këqia? Pyetje: Selam alejkum kam nje pytje per nje shoqe se une nuk po di si me keshillu. Fjala esht se ajo po me tregon se po ka probleme me mendime (qe po ka problem me shirk e si e dim na se nese bjen ne shirk shirku nuk te falet kurr amo ajo bash ato mundime i ka se nuk ka qetesi as ne namaz edhe ne kohet e fundit ajo nuk po ka vullnet per asgje eshte ftohe edhe per namaz) edhe pa e praktiku islamin ka pas keto probleme keto mundime i ka edhe gjate ramazanit a ka ni far keshille per kete moter? Selam alejkum, pres pergjigjen e juve.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Mendimet e këqia janë vesvese të cilat vijnë prej shejtanit. Ndërsa frika nga shirku ka mundësi që të jetë prej shejtanit, dhe ka mundësi të jetë prej imanit. Ngase frika mund të jetë e lavdëruar, dhe mund të jetë e nënçmuar, varësisht prej frytit dhe rezultatit që e jep ajo. Nëse frika bëhet shkak që njeriu të jetë më i kujdesshëm në imanin e tij, dhe të jetë më preciz në atë që e forcon imanin e tij, e më i ruajtur nga ato që e prishin imanin e tij, pa dyshim se kjo frikë është e lavdëruar. Ndërsa nëse frika bëhet shkak për largimin nga Allahu dhe nga adhurimi ndaj Tij, si dhe shkak i nënshtrimit ndaj lojrave të shejtanit dhe vesveseve e mendimeve që vijnë prej tij, atëherë pa dyshim se kjo frikë është e nënçmuar. Është e vërtetë se Allahu (azzevexhel) nuk e falë shirkun dhe kufrin, nëse njeriu vdes pa u penduar prej tij, por kjo nuk don të thotë që të zhgënjehemi dhe të dorëzohemi vetëm nëse vjen edhe ndonjë mendim në mendjet dhe zemrat tona, duke menduar se ato mund të jenë shirk apo kufër. Ngase mendime të ndryshme u kanë ardhur edhe disa prej sahabëve, të cilët thanë: O i Dërguar i Allahut, ndonjëri prej nesh e ndjen në veten e tij, një gjë (mendim apo ndjenjë në lidhje me Allahun) e që është e vështirë (e pamundur) për të ta shprehë atë. Tha (salallahualejhiveselem): “A e keni gjetur atë (a ju kanë ardhur mendime të tilla)? Thanë: Po. Tha (salallahualejhiveselem): Ky është imani 45
i vërtetë”. (Transmeton Muslimi) Kështuqë nëse vjen në mendje ndonjë mendim që është e pamundur për ty ta shprehësh, e që ka të bëjë me Allahun, dhe ti nuk e shprehë atë, për këtë jo që nuk ka mëkat, por kjo është dëshmi për imanin tënd të vërtetë.. Gjithashtu thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “I vjen shejtani ndonjërit prej jush dhe i thotë: Kush e ka krijuar këtë? Kush e ka krijuar atë? Derisa i thotë: Kush e ka krijuar Zotin tënd? Nëse i vjen kjo, le të kërkon mbrojtje prej Allahut (le të thotë Eudhu bilahi minesh-shejtanir-raxhim) dhe le të mbaron me kaq”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Thotë Shejhul Islam Ibn Tejmijeh: Dhe muslimani sprovohet me vesvese të shejtanit, dhe vesvese të kufrit nga të cilat ngushtohet gjoksi i tij, sikur rasti i sahabëve... (hadithi i lartpërmendur). Andaj, nëse motra e nderuar ka arritur në këtë shkallë të vesveseve dhe mendimeve të këqia, ajo assesi nuk bën të largohet nga namazi dhe ibadeti, por përkundrazi duhet t’i kthehet Allahut, duke qëndruar vazhdimisht me abdes, duke përmendur Allahun, dhe duke e lutur Atë për largimin e këtyre mendimeve. E nëse është nevoja, ka mundësi dhe të bën rukje sipas sheriatit (ta frynë dikush prej vëllezërve që fryjnë me Kur’an). Allahu e di më së miri.
A duhet t’i vizitoj të afërmit, nëse në atë vizitë ka harame? Pyetje: Bismilahi Rrahmani Rrahim. Selam alejkum hogj i nderuar, pyetja ime osht kjo: Duke e dit hakun se sban te rrin gra e burra bashk e sidomos nkit koh si qilen, me interesoj ta di farefisi jem krejt jan te paudhzum dhe un ka vite qe skam shku shkaku se rrin bashk gra e burra, dora mos me u jep fitne, masanej grun e kam me nikab dhe ajo qysh me hanger ose me pi, por ndoshta gruja ban edhe mos me shku ke farefisi jem se ka gjyna nese nuk shkon ama une kam frik mos me ju shku kam frik mos me majt lidhjet farefisnore sepse e di kercnimin per ato, qfar mendimi keni ju qa me keshilloni? Allahu ju shperbleft me te mira.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.
46
Vëlla i dashur, mbajtja e lidhjeve farefisnore është një prej obligimeve islame, dhe këputja e tyre është mëkat ndaj Allahut. Thotë Allahu (azzevexhel): “E ata që thyejnë besën e dhënë Allahut pasi u patën zotuar, e këpusin atë për të cilën Allahu ka urdhëruar të jetë e pakëputur (këpusin lidhjet farefisnore), bëjnë shkatërrime në tokë, ata janë të mallkuar dhe ata kanë përfundim të keq”. (Ra’d 25) Dhe Pejgamberi (salallahualejhiveselem) thotë: “Nuk ka për të hyrë në xhenet, ai që këputë lidhjet familjare”. (Transmeton Muslimi) Andaj, muslimanët nuk guxojnë t’i ndërprejnë lidhjet e tyre familjare, por në bazë të mundësive duhet të mundohen që t’i ruajnë ato. Thotë Shejh Ibn Bazi: Është obligim mbajtja e lidhjeve familjare, në bazë të mundësive, duke i vizituar ata, apo duke ju shkruar, apo duke i kontaktuar në telefon. (Kështuqë të gjitha këto hyjnë në mbajtjen e lidhjeve familjare.) Por, nëse gjatë vizitës së farefisit njeriu imponohet të vepron mëkate të caktuara, atëherë ai duhet të mundohet të gjejë ndonjë zgjidhje tjetër, dhe mëkatet e tyre mos të jenë shkak për ndërprerjen e lidhjeve me ta. Ngase bojkotimi i mëkatarëve ka bazë në sheriatin islam, por me kusht nëse ky bojkot bëhet shkak për përmirësimin e tyre, e që fatkeqësisht në popullin tonë, me bojkot vetëm se shkaktohet urrejtje dhe përçarje edhe më e madhe, e nuk përmirësohen dhe drejtohen gjërat. Gjithashtu duhet patur shumë kujdes, dhe të mos tolerohet rënia në mëkate për shkak të hidhërimit të tyre, ngase hidhërimi i Allahut është më i madh dhe më i rëndë. Dhe duhet bërë atyre me dije, se përshëndetja për dore dhe qëndrimi i burrave me gra në një vend është i ndaluar në Islam, në mënyrë që t’ua tregosh të vërtetën dhe të jeshë i arsyetuar para Allahut. Gjithashtu duhet të mundohesh të gjeshë kohë të caktuar, ku e ke më të lehtë t’u ikësh atyre mëkateve, sikur që është përgjigjur Komisioni i përhershëm në pyetjen: Kur e vizitoj hallën apo tezen, ulen vajzat e tyre me neve, dhe imponohem t’i përshëndes për dore... a lejohet mos të vizitoj hallën dhe tezen time? Përgjigjja: ... Dhe mos u ndalo duke ua tërhjekur vërejtjen në atë që kundërshtohet me sheriatin e pastër, si dhe mundohu të gjeshë ndonjë kohë të përshtatshme ku mund t’i vizitosh hallat dhe tezet, dhe kur je i siguruar nga përzierja me ato që nuk të takon. Andaj përfundimisht themi se: -Lidhjet farefisnore nuk lejohet të këputen, -Nëse gjatë vizitës së të afërmve shkaktohen mëkate, nuk lejohet të tolerohen mëkatet për shkak të hidhërimit të tyre,
47
-Duhet që t’ua tregosh atë që është e ndaluar, -Duhet të mundohesh të gjeshë kohë të përshtatshme për vizitën e tyre. Ndërsa sa i përket bashkëshortes, ajo nuk ka të drejtë të zbulon fytyrën e saj para familjarëve të burrit, dhe gjithashtu nuk e ka obligim vizitën e tyre. Por, nëse ka mundësi që t’i viziton ato (gratë e familjes së burrit bashkë me burrin e saj) duke mos rënë në mëkate, për këtë ka shpërblim tek Allahu (azzevexhel). E nëse jo, atëherë për këtë nuk ka përgjegjësi para Allahut. Allahu e di më së miri.
A lejohet përdorimi i ngjyrave që përmbajnë hidrogjen? Pyetje: Selamu alejkum, desha te bej nje pyetje. A ban me i ngjyros flokt me boj qe ka hidrogjen ama hidrogjeni te jet 9% e teposht? Selamu alejkum
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Ngjyrosja e flokëve për femrat është e lejuar në Islam me çfarëdo lloj ngjyre, përveç ngjyrave me të cilat muslimanja përngjasohet me jomuslimanet. Ndërsa ngjyrat që përmbajnë hidrogjen në esencë janë të lejuara, dhe nuk ka ndonjë argument për ndalimin e tyre (edhepse thuhet se prej tyre shkaktohen dëme të ndryshme, si: dobësim dhe rënie të flokëve, apo dhembje koke, etj). Ndërsa ajo që është me rëndësi në përdorimin e këtyre ngjyrave, është nëse këto ngjyra lejojnë apo pengojnë depërtimin e ujit në flokë, dhe kjo vlen vetëm gjatë marrjes së guslit, e nuk pengon gjë në marrjen e abdesit. Kështuqë, nëse ngjyra e lartpërmendur e cila përmban nëntë përqind apo më pak hidrgojen, lejon ujin të depërtojë në flokë dhe kokë atëherë përdorimi i saj është i lejuar pa kurfar pengese, ndërsa nëse nëpërmjet saj pengohet depërtimi i ujit, atëherë ajo ngjyrë mund të shfrytëzohet vetëm në atë kohë që gruaja nuk ka nevojë për gusël (si në kohën e hajdit, nifasit, etj). Dhe nëse përdorimi i kësaj ngjyre pengon depërtimin e ujit, 48
atëherë gusli është i papranuar dhe i pasaktë. Andaj në kohën që femra duhet të marrë gusël, duhet të largohet nga përdorimi i ngjyrave të tilla. (E sa i përket asaj se cila ngjyrë lejon depërtimin e ujit e cila jo, apo sa përqind lejohet të jetë hidrogjeni në to, për këtë mund të kërkosh përgjigje nga ata të cilët kanë njohuri apo janë të specializuar në këtë drejtim, ndërsa unë nuk kam njohuri të mjaftueshme në lidhje me këtë). Allahu e di më së miri.
A lejohet martesa me ithtare të librit? Pyetje: Hoxh i nderuar, a lejohet me u martu me nje vajz qe eshte idhtare e librit (krishtere apo jehudije)?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Martesa me ithtare të librit (krishtere apo jehudike) është e lejuar në Islam. Thotë Allahu (azzevexhel): “Sot u lejuan për juve ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therrurat) e ithtarëve të librit janë të lejuara për ju, edhe ushqimet (të therrurat) tuaja janë të lejuara për ta. Dhe (u janë lejuar) gratë e ndershme besimtare, dhe (gra) të ndershme nga ata të cilëve u është dhënë libri para jush, kur atyre u jepni pjesën e caktuar të kurorës, por duke pasur për qëllim martesën e jo imoralitetin dhe jo si dashnore ilegale. E kush e mohon besimin, ai ka asgjësuar veprën e vet dhe ai në botën tjetër është prej të shkatërruarve. (Maideh – 5) Thotë Imam Ibn Kajjimi: Martesa me ithtare të librit është e lejuar me argument nga Kur’ani, (duke cekur ajetin e lartpërmendur). Gjithashtu disa nga shokët e Pejgamberit (salallahualejhiveselem) kanë qenë të martuar me ithtare të librit, si Othman ibn Affani i cili ka qenë i martuar me krishtere, apo Hudhejfeja i cili ka qenë i martuar me jehudike, etj. Edhepse për lejimin e kësaj martese, dijetarët kanë përmendur disa kushte. Prej tyre:
49
-Ithtarja e librit të jetë e moralshme dhe e ndershme. Ndërsa nëse nuk është e ndershme, atëherë martesa me të është e ndaluar, qoftë edhe muslimane. Thotë Allahu (azzevexhel): “Laviri nuk martohet përveçse me lavire apo idhujtare”. (Nur – 3) -Udhëheqësia e familjes t’i takojë burrit. Thotë Allahu (azzevexhel): “Burrat janë përgjegjës për gratë”. (Nisa’ – 34) E që në bazë të ligjeve të kufrit, (në martesat e të rinjëve në këtë kohë, e sidomos atyre që martohen në perendim) përgjegjësinë të dy bashkëshortët e kanë të njëjtë, e në disa raste gruas i takon edhe më shumë, e që mund të jetë ky shkak që edhe pasardhësit e kësaj martese, të anojnë kah nëna e tyre, dhe kah feja e nënës së tyre. Gjithashtu duke pasur parasyshë se në këtë kohë, shumë prej motrave të ndershme muslimane, kanë mbetur të pamartuara duke kaluar të njëzetat, nuk i takon një muslimani të martohet me ithtare të librit, duke lakmuar në bukurinë apo pasurinë e saj, e duke lënë anash ato që kanë përparësi. Andaj, edhepse një martesë e tillë është e lejuar, në kohën që ne jetojmë, themi se është vështirë kushtet e saj të plotësohen, apo së paku ajo martesë nuk është e preferuar. Allahu e di më së miri.
Bashkëshortja nuk pranon të mbulohet. Çka të bëj? Pyetje: Esselamu alejkum. Jam i martun dhe nusja jeme vitin e kalune ka vendos per me mbajt shamine ne mujin e ramazanit dhe e ka mbajtur deri para ni dite, po tash mo nuk e mban shamine! Une i kam tregu shum kshilla po nuk me degjon. Qa muj te baj? Allahu ju shperbleft. Esselamu alejkum
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Vëlla i dashur, mbulesa është obligim për çdo muslimane, e cila ka arritur moshën madhore, dhe hjekja e mbulesës apo mosvënia e saj është prej mëkateve të mëdha. Thotë Allahu (azzevexhel): “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua, dhe grave të besimtarëve të vëjnë shamitë (mbulojat) e veta mbi trupin e tyre, sepse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu falë gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues”. (Ahzab – 59) 50
Gjithashtu Pejgamberi (salallahualejhiveselem), kur i ka përmendur gratë të cilat nuk janë të mbuluara, ka thënë: “Nuk do të hyjnë në Xhenet, e as që do të nuhasin erën e tij”. (Transmeton Muslimi) Andaj, muslimani është i obliguar që ta urdhërojë bashkëshorten e tij të mbulohet, duke i marrur të gjitha shkaqet, dhe duke i përdorur të gjitha metodat. Thotë Allahu (azzevexhel): “E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largoni nga shtrati, (e më në fund) edhe rrahni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat dhe largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. Allahu është më i larti, më i madhi”. (Nisa’ – 34) Kështuqë, atë që ka përmendur Allahu në këtë ajet, duhet praktikuar grdualisht, duke u munduar së pari me këshilla dhe fjalë të urta. E nëse nuk keni njohuri të mjaftueshme, atëherë mund t’i dhuroni ndonjë libër apo ligjeratë e cila flet për këtë temë. E nëse me këshilla nuk arrihet ajo që kërkohet, atëherë kalon në metodën tjetër e cila është largimi nga shtrati. Dhe në këtë kohë burri qëndron larg bashkërshortes së tij (duke mos pasur marrëdhënie intime me të një kohë), deri ajo të respekton urdhërin e Allahut. E nëse edhe me këtë nuk arrihet qëllimi, atëherë burri ka të drejtë që ta rrahë atë me një rrahje të lehtë, duke mos i mëshuar në fytyrë, dhe duke mos i lënë shenja në trup. E nëse e gjithë kjo nuk bëhet shkak për pendimin dhe përmirësimin e saj, atëherë burri ka të drejtë t’i kërcënohet asaj me shkurorëzim, nëse ajo nuk i kthehet Allahut. E shumë prej dijetarëve kanë përmendur, se në shumë raste nuk arrin burri deri te rrahja e bashkëshortes së tij, përveçse duke mos pasur durim në përmirësimin e saj me urtësi dhe këshilla. Kështuqë, nëse burri përdor metodë të përshtatshme dhe të urtë për të përmirësuar gjendjen e bashkëshortes së tij, dhe për ta kthyer atë në rrugë të saktë dhe të vërtetë, pa dyshim se kjo metodë do të ketë sukses dhe bereqet. Por, nëse nuk arrihet me këtë asgjë, atëherë mund të përdoren edhe metodat tjera të lartpërmendura. Allahu e di më së miri.
A mund të shihet Allahu në ëndër? Pyetje: Selam alejkum. Jam nje vajz 19 vjeqare. Para disa vitesh kur isha reth 14 apo 15 vjeqare, e kam par nje enderr qe kurr nuk e harroj. E kam par Krijusin tim ne enderr, Allahun. Por ne form drite. Isha duke ecur mbi uren e Siratit, dhe arrita te kaloj. Pastaj mberrina tek nje der e madhe nga ari. Ishte e punuar bukur dhe ishte e rende. Ishte njera der e Xhenetit. Afer deres ishte Allahu, ne form drite. Me thoshte diqka, por kan kaluar disa vite dhe nuk mbaj mend qka me ka then. Mbasi mbaroj duke me then at qka 51
ka pas tme thoshte, u hap ajo der e arit dhe hyra brenda saj. Hyra ne Xhenet. Kur hyra brenda mu ndal endrra dhe ma kurr se kam par. Inshallah me ndihmen e Allahut do keni nje pergjigje per mua.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Motër e nderuar, unë nuk mund të komentoj ëndrrën tuaj, pasiqë për komentim të ëndrrës së caktuar, nuk kam ndonjë argument. Ndërsa sa i pëket shikimit të Allahut, duhet të kemi parasyshë se: -Allahu (azzevexhel) nuk mund të shihet me sy (zgjuar) në këtë botë, dhe sikur të ishte e mundur një gjë e tillë, Allahu do t’ia kishte mundësuar këtë Musait (alejhiselam) i cili kërkoi dhe tha: “O Zot, më mundëso të të shoh Ty. Ai (Allahu) i tha: Ti nuk ke mundësi të më shohësh, por shiko kodrën, e nëse ajo qëndron në vendin e vet, ti do të më shohësh Mua. Kur u drejtua kah kodra një pjesë e dritës nga Zoti i tij, e bëri atë (kodrën) thërmi, e Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete tha: E lartë është madhëria Jote, pendohem te Ti, dhe unë jam i pari i besimtarëve.” (A’raf – 143) -Allahun (azzevexhel) do ta shohin muslimanët në ditën e gjykimit. Thotë Allahu (azzevexhel): “Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera, që Zotin e tyre e shikojnë”. (Kijameh – 22/23) -Njeriu mund të sheh në ëndërr sikur është duke e parë Allahun, apo është duke folur me Të, por nuk mund të sheh Allahun në pamjen e Tij të vërtetë. Thotë Allahu (azzevexhel): “Atij nuk i përngjanë asgjë, dhe Ai është Dëgjues, Shikues”. (Shura – 11) Thotë Shejh Ibn Uthejmini: Sa i përket Pejgamberit (salallahualejhiveselem), ai e ka parë Allahun në ëndërr, ndërsa sa u përket njerëzve tjerë, sikur në veten time ndjej diç (nuk jam i qetë për ta pranuar një gjë të tillë), bile edhe për atë që transmetohet për Imam Ahmedin (se e ka parë Allahun në ëndërr), sikur ndjej diçka në veten time, ngase fjala e Pejgamberit (salallahualejhiveselem): “Nuk mund të shihni Zotin tuaj deri të vdisni” nënkupton gjendjen kur njeriu është zgjuar dhe në gjum. E nëse i përfshin të dy gjendjet, atëherë nuk mund të themi se ka mundësi të shihet Allahu në ëndërr. Allahu e di më së miri.
52
Ç’është përgojimi, dhe në cilat raste lejohet ai? Pyetje: Es-selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu. Sipas mundsis disa fjale te shkurta rreth gibetit me i sqaru, shka asht dhe kur asht gibet. Se koheve te fundit eshte shpernda shum ki lloj mekati. Allahu te shperbleft ne xhennet.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Është e vërtetë se në ditët e sodit është përhapur kjo sëmundje e madhe, e cila për fat të keq ka përfshirë edhe shumë prej muslimanëve të mirë, të cilët duke e nënçmuar këtë mëkat dhe duke e llogaritur atë si një gjë të thjeshtë dhe të lehtë, përgojojnë vëllezërit e tyre muslimanë. Ndërsa Allahu (azzevexhel) thotë: “O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat, dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri tjetrit, dhe mos përgojoni njëri tjetrin. A mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i Allahut, e Allahu është Mëshirues, Ai pranon shumë pendimin”. (Huxhurat – 12) E sa i përket definimit të tij, Pejgamberi (salallahualejhiveselem) tha: “A e dini ç’është përgojimi? Thanë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dijnë më së miri. Atëherë tha: (Përgojimi është) të përmendësh për vëllaun tënd, atë që ai e urren. Tha (ndonjëri prej tyre): Po nëse është tek ai ajo që e them për të? Tha: Nëse është tek ai ajo që e thua për të, atëherë e ke përgojuar atë, e nëse nuk është, atëherë ke shpifur ndaj tij”. (Transmeton Muslimi dhe Tirmidhiu) Thotë Imam Neveviu: Përgojimi është të përmendësh për vëllaun tënd, një gjë që ai e urren, qoftë ajo në trupin e tij, në fenë e tij, në jetën e tij, në moralin e tij, në pasurinë e tij, në fëmijët e tij, në prindët e tij, në bashkëshorten e tij, në veshjen e tij, në ecjen e tij, e të tjera, dhe qoftë ajo duke e thënë atë me fjalë, apo duke e shkruar, apo duke bërë me shenjë, qoftë me sy, apo me dorë, apo me kokë, e të ngjashme me këtë. (El-Edhkar 336) Gjithashtu dijetarët, si Imam Neveviu dhe të tjerë, kanë përmendur disa raste, që përmendet për njeriun ajo që ai e urren, dhe kjo nuk llogaritet përgojim ndaj tij. Ato janë: -Kërkimi i largimit të padrejtësisë – Kur dikujt i bëhet padrejtësi, ai ka të drejtë të tregojë para gjykatësit apo para dikujt që ka fuqi dhe mundësi për t’i ndihmuar, rastin, personin dhe padrejtësinë që i është bërë.
53
-Kërkimi i ndihmës për të larguar të keqen – Kur ndonjëri prej njerëzve vepron ndonjë të keqe ndaj vetes së tij apo ndaj muslimanëve në përgjithësi, dhe ti nuk ke mundësi ta pengosh atë prej asaj të keqe, ndërsa dikush tjetër ka fuqi dhe mundësi për ta ndaluar atë, lejohet t’i tregohet atij, personi dhe e keqja që ai e bën. -Kërkimi i fetvasë – Sikur t’i thuhet muftiut se filani ka vepruar kështu ndaj meje, a i takon atij kjo gjë, apo si duhet zgjedhur këtë problem me të. Edhepse më mirë është të thuhet: Nëse “dikush” vepron ndaj meje kështu, a i takon atij.. Por megjithatë nëse përmendet personi me emër, lejohet dhe nuk ka mëkat për këtë, sikur që pyeti Hindi dhe tha: “Ebu Sufjani (burri im) është njeri koprrac, a lejohet të marr prej pasurisë së tij aq sa kam nevojë?.. -Tërhjekja e vërejtjes prej të keqes së ndonjërit – Sikur që është çështja e transmetuesve të haditheve, ku përmendet se filani e ka këtë të metë, apo filani është besnik e filani nuk është besnik, apo filani i harron gjërat, apo i ngatërrohen fjalët etj. (Kjo jo vetëm që nuk llogaritet përgojim, por kjo është edhe e obliguar, ngase kështu ruhet dhe mbrohet sheriati). -Tërhejkja e vërejtjes prej atyre që i veprojnë mëkatet haptas – Sikur ndaj atij që pi alkool haptas, apo merr pasurinë e muslimanëve pa të drejtë, apo vepron ndonjë bidat prej bidateve haptas. Në këtë rast lejohet t’u tregohet tjerëve për mëkatin apo bidatin e tij, në mënyrë që të mos shoqërohen me të, dhe të mos ndikohen në mëkatin apo bidatin e tij. (Kjo lejohet vetëm për mëkatet që ai i vepron haptas, ndërsa ato mëkate që ai i vepron fshehtas, nuk lejohet përmendja e tyre). -Interesimi për martesë – Nëse dikush të pyet për dikënd që e ke të afërm, dhe interesohet seriozisht për të martuar atë (vajzë), apo për t’i dhënë vajzën atij (djali), ndërsa tek ai/ajo ekziston ndonjë e metë, qoftë ajo në çështje të moralit (sikur të jetë djali apo vajza e prishur në moralin e saj, ndërsa i interesuari të jetë njeri i ndershëm dhe i devotshëm), apo qoftë ndonjë e metë serioze në trupin e tij/saj, atëherë lejohet të përmendet ajo e metë, në mënyrë që të mos shkaktohen probleme dhe pasoja në të ardhmen e tyre. -Nofka me të cilën njihet dikush – Si: i verbëri, apo i shurdhëri, apo emri i tij në formë të shkurtuar, apo ndonjë nofkë tjetër, e cila nuk përdoret ndaj tij për ta nënçmuar atë, por ashtu është i njohur në mesin e njerëzve, dhe ai nuk hidhërohet me këtë, atëherë lejohet që kur të flasësh për të, ta përmendësh me këtë nofkë, edhepse ndërrimi i saj me ndonjë tjetër më të mirë është më mirë. Ndërsa ai që e ka përgojuar dikënd prej vëllezërve të tij muslimanë, ai me këtë ka bërë një prej mëkateve të mëdha, dhe për këtë duhet të pendohet tek Allahu, duke i plotësuar kushtet e pendimit. E nuk ka nevojë t’i kërkon falje atij që e ka përgojuar, ngase me këtë ka mundësi që e keqja të shtohet edhe më shumë, por mjafton që t’i bën 54
të mira atij, të lutet për të, dhe të kërkon falje tek Allahu për të. Thotë Hudhejfe (radijallahuanhu): “Shpagimi për atë që e ke përgojuar është të kërkosh falje tek Allahu për të”. Allahu e di më së miri.
A duhet të kërkoj leje nga i feuari, për të dalur nga shtëpia? Pyetje: Eselamu Alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu. A duhet gruaja të kërkon leje nga i fejuari (me nikah) për të dalur nga shtëpia? All-llahu i Lartësuar ju shpërbleftë me begatitë më të mëdha në këtë botë dhe në botën e ardhshme.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Motra muslimane, pasi të bëhet nikah (të kurorëzohet), ajo më llogaritet bashkëshorte e atij me të cilin është kurorëzuar. Por përgjegjësia ndaj saj mbetet ende tek prindërit e saj, përderisa ajo është në shtëpi të tyre. E kur të kalon në shtëpi të burrit të saj, atëherë përgjegjësia kalon tek ai. Kështuqë nuk është obligim për të, (në këtë rast) të pyet bashkëshortin e saj për të dalur nga shtëpia, por mjafton që të pyet prindin apo kujdestarin e saj që e ka në shtëpi, edhepse është e pëlqyer që të respektohet fjala e burrit në mënyrë që të mos shkaktohen probleme ende pa filluar së bashku jetën martesore. Thotë Shejhul Islam Ibn Tejmijeh: Nuk ka të drejtë femra të del prej “shtëpisë së burrit të saj” pa lejen e tij, me pajtimin e të gjithë dijetarëve, edhe nëse atë e urdhëron babai, nëna, apo dikush tjetër. (Fetava – 3/147) Dhe thotë Shejh Ibn Bazi: Përderisa ajo (bashkëshortja) është ende te famija e saj, nuk ka të drejtë ai mbi të deri të kalon ajo tek ai dhe të jeton në shtëpinë e tij... dhe nuk ka të drejtë ai ta ndalon të del nga shtëpia e saj, dhe përderisa ajo është te prindërit e saj, përgjegjësinë e saj e kanë prindërit deri të kalon tek ai (në shtëpi të bashkëshortit). Allahu e di më së miri.
55
A lejohet prekja e fëmiut duke qenë i papastër? Pyetje: Selam alejkum hoxh i nderuar. Kam nje pyetje: Kur je i papaster a lejohet ta prekesh femijen, nese ne at moment qan femija dhe te dy prinderit jan te papaster?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Kur njeriu është i papastër, i ka të ndaluara disa ibadete të caktuara, për të cilat është kusht pastërtia. Ndërsa sa i përket prekjes së fëmiut, nuk ka ndonjë ndalesë për prekjen e tij (në çfarëdo gjendje që të jenë prindërit, qoftë duke qenë të papastër, apo qoftë nëna në hajd apo nifas). Allahu e di më së miri.
Pse mbulohen sot femrat muslimane? Pyetje: Pse ne ditet e sodit po mbulohen femrat muslimane, edhe sa i perket kesaj mbulesa fetare neper shkolla eshte e ndalushme dhe une mendoj se nuk ka ligj ose rregullore per kete, cila eshte arsyeja e kesaj nese ne shqiptaret mundohemi te hyjm ne evrop me femra te zhveshura a mendoni edhe ju se eshte nje gabim i madh kur shtetet e evropes mundohen qe ti mbulojn femrat e tyre dhe a mendoni se disa femra mbulohen vetem per para? Kerkoj falje nese kjo pyetje eshte ofenduese per ju.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Si në ditët e sodit ashtu edhe më herët, motrat muslimane janë mbuluar se kështu kanë qenë të urdhëruara prej Allahut, dhe me këtë ato e kanë zbatuar fjalën e Allahut ku thotë: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua, dhe grave të besimtarëve të vëjnë shamitë (mbulojat) e veta mbi trupin e tyre, sepse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu falë gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues”. (Ahzab – 59) 56
Ndërsa sa i përket ndalimit të mbulesës nëpër shkolla, padyshim se kjo është një luftë kundër Islamit e cila zhvillohet nëpër shumë vende, duke u munduar që të çrrënjosin moralin dhe nderin e motrave muslimane, e duke harruar se Allahu (azzevexhel) thotë: “Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e Allahut, e Allahu nuk do tjetër pos ta përsosë dritën e Tij, edhepse e urrejnë këtë jobesimtarët”. (Teubeh – 32) Dhe pa marrë parasyshë se ka apo nuk ka rregullore e cila ndalon mbulesën islame nëpër vende të caktuara, ligji dhe rregullorja e tillë nuk hyn në konsideratë fare, ngase çdo ligj i cili nuk është i bazuar në Kur’an dhe Sunet është i kotë dhe i pavlerë. E sa i përket zhveshjes dhe lakuriqësisë së femrave shqiptare, kjo nuk tregon gjë tjetër prëveç mentalitetit të dobët dhe ndjenjave të pakontrolluara të atyre të cilat pasojnë verbërisht epshet dhe djallin. Njëkohësisht ato vërtetojnë fjalën e Pejgamberit (salallahualejhiveselem) i cili thotë: “Do t’i pasoni rrugët e atyre që ishin para jush, pëllëmbë pas pëllëmbe, hap pas hapi, dhe sikur të hynin ata në birën e hardhucës, do të mundoheshit të hyni edhe ju. Thanë: O i Dërguar i Allahut: A krishterët dhe jehudët? Tha: Kënd tjetër? (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Ndërsa, a mendoj se disa femra mbulohen vetëm për para? Jo, nuk mendoj asnjëherë. Ngase sot nuk ekzistojnë njerëz që japin para për t’i mbuluar femrat, por përkundrazi ekzistojnë të tillë të cilët japin pasuri dhe kontribut të madh, për të prishur moralin e rinisë islame dhe për të dobësuar muslimanët. Thotë Allahu (azzevexhel): “Ata që nuk besuan, shpenzojnë pasurinë e tyre për të penguar nga rruga e Allahut. Ata do ta shpenzojnë atë, dhe ajo do të bëhet dëshprim i tyre, madje ata do të mposhten. E ata që mohuan, do të tubohen në Xhehenem”. (Enfal – 36) Gjithashtu, edhe sikur të kishte të tillë të cilët japin para për t’u mbuluar femrat muslimane, muslimanja është e vetëdijshme se adhurimet nuk bëhen për shkaqe të kësaj bote, por ato i kushtohen plotësisht Allahut (azzevexhel) dhe se gjërat që janë me interes apo me dhunë, nuk janë afatgjate. Allahu e di më së miri.
A lejohet leximi i Kur’anit apo hyrja në xhami duke qenë i papastër? Pyetje: A lejohet leximi i Kur’anit apo prezentimi në derse, apo diqka të ngjajshme, duke qenë xhunub (i papastër)?
Përgjigje:
57
Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Vëlla i dashur, sa i përket leximit të Kur’anit duke qenë njeriu i papastër, dijetarët janë ndarë në dy mendime: 1-Shumica e dijetarëve janë të mendimit se nuk lejohet prekja e Kur’anit duke qenë i papastër, duke u bazuar në fjalën e Allahut: “Atë nuk e prekë askush përveç të pastërtit”. (El-Vakiah – 79). Si dhe duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit (salallahualejhiveselem) i cili thotë: “Mos ta prekë Kur’anin përveçse ai që është i pastër”. 2-Disa nga dijetarët janë të mendimit se lejohet leximi i Kur’anit edhe duke qenë i papastër, duke u bazuar në hadithin e Aishes (radijallahuanha) e cila thotë: “Pejgamberi (salallahualejhiveselem) e përmendte Allahun në çfarëdo gjendje”. (Transmeton Muslimi) Si dhe në hadithin tjetër, ku Pejgamberi (salallahualejhiveselem) i tha Aishes (radijallahuanha) duke qenë ajo me hajd (menstruacione): “Vepro atë që vepron haxhiu, vetëm mos e bën tavafin rreth Qabes”. (Transmeton Buhariu) E dihet që haxhiu e përmend Allahun, dhe lexon Kur’an, e këtë nuk ia ndaloi Pejgamberi (salallahualejhiveselem). Ndërsa sa i përket ajetit me të cilin argumentohen shumica e dijetarëve, për ndalimin e prekjes së Kur’anit duke qenë njeriu i papastër, dijetarët e këtij mendimi kanë thënë se fjala në këtë ajet nuk është për Kur’anin, por për librin i cili është në qiell dhe quhet Leuhi Mahfudh, dhe këtë nuk e prekë askush përveç atyre që janë të pastër, e të pastërtit janë: Melaiket. Dhe për hadithin e lartpërmendur, i cili ndalon prekjen e Kur’anit duke qenë i papastër, dijetarët kanë thënë se ky hadith është i dobët. (Ndërsa Shejh Albani këtë hadith e ka cilësuar si të vërtetë). Por, edhe sikur të llogaritet hadithi i vërtetë, nënkupton se nuk lejohet ta prekin Kur’anin mushrikët, dhe papastërtia në këtë hadith nënkupton papastërtinë e shirkut, e jo papastërtinë trupore. Thotë Muhadithi Sulejman El-Ulvan: Të gjitha hadithet që flasin për ndalimin e leximit të Kur’anit nga njeriu që është i papastër, të gjitha janë hadithe të dobëta. Kështuqë përfundimisht mendoj se nuk ka argumente të mjaftueshme për ndalimin e leximit apo prekjes së Kur’anit nga ai që është i papastër, apo gruaja e cila është me hajd apo nifas. Ndërsa sa i përket prezentimit në derse, nëse ato mbahen në xhami, dijetarët gjithashtu janë ndarë në dy mendime:
58
Sipas dijetarëve të katër medhhebeve, është e ndaluar të hyn në xhami ai që është i papastër, apo ajo e cila është me menstruacione. Dhe këtë duke u bazuar në disa argumente. Prej tyre: -Thotë Allahu (azzevexhel): “O ju që keni besuar, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, deri sa të dini se ç’flitni, e as duke qenë xhunubë (të papastër) derisa të pastroheni..” (Nisa’ – 43) E qëllimi i fjalës namaz në këtë ajet, nënkupton vendin ku falet namazi. Ndërsa ata që e kanë lejuar hyrjen në xhami (si Ibn Hazmi dhe të tjerë) kanë thënë se ajeti e ka fjalën për faljen e namazit, e jo për vendin ku falet namazi. -Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Unë nuk lejoj të hyn në xhami ajo që është me hajd (menstruacione) dhe ai që është i papastër”. (Transmeton Ebu Davudi dhe Bejhekiu). Ndërsa ata që e kanë lejuar hyrjen në xhami duke qenë njeriu në këtë gjendje, janë kundërpërgjigjur se ky hadith është hadith i dobët. Gjithashtu ata që e kanë lejuar këtë, janë argumentuar me disa argumente. Prej tyre: -Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijallahuanhu) se njerëzit e varfër (të cilët quhen EhluSufeh) në kohën e Pejgamberit (salallahualejhiveselem) kanë jetuar në xhami. (Transmeton Buhariu dhe Tirmidhiu). Kështuqë nënkupton se ka pasur raste kur ata kanë qenë të papastër, por megjithatë nuk janë urdhëruar të dalin prej xhamie. -Transmeton Aishja (radijallahuanha) se: “Një grua e quajtur Velidete Seuda’ ishte nga një fis arab, të cilët e liruan atë, e ajo erdhi te Pejgamberi (salallahualejhiveselem) dhe e pranoi Islamin. E pastaj, banonte në xhami”. (Transmeton Buhariu) E duke e ditur se gratë kanë kohën e caktuar të menstruacioneve, kjo grua nuk u urdhërua të del prej xhamie edhe gjatë asaj kohe. E që nënkupton se lejohet qëndrimi në xhami edhe duke qenë me hajd. -Është vërtetuar gjithashtu se: “Ibn Omeri (radijallahuanhu) flente në xhami, duke qenë ai i ri dhe pa familje (i pamartuar)”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) -Gjithashtu është vërtetuar se Pejgamberi (salallahualejhiveselem) kishte futur në xhami mushrikë dhe i kishte lidhur ata. E si mund të lejohet që mushriku të hyn në xhami, duke qenë i papastër me papastërtinë e shirkut, e të ndalohet muslimani i cili ka papastërti trupore?! Kështuqë, duke pasur parasyshë argumentet e të dy palëve të dijetarëve, përfundimisht themi se lejohet hyrja në xhami për atë që është i papastër, apo për atë që është me
59
menstruacione, dhe se argumentet për të ndaluar një gjë të tillë nuk janë të mjaftueshme. Allahu e di më së miri.
A lejohet mbathja e këpucëve ortopedike? Pyetje: Selam alejkum hogj kam ni pyetje. A lejohet mbathja e kpucave ortopedike. Se di si e thoni ju, ato jan kpuc jo me shtikell po e kan ni shtres te trash dhe nuk kercasin mirpo te qesin ma te gjat dhe me intereson ta di per kit qeshtje, Allahu ju shperbleft me te mira.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.
Këpucët me take të larta janë të ndaluara në Islam, ngase nëpërmjet trokitjes së tyre shkaktohet fitneh tek meshkujt e huaj, dhe gjithashtu muslimanja me mbathjen e tyre u përngjanë jomuslimaneve apo mëkatareve. Thotë Allahu (azzevexhel): “Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre“. (Nur – 31) (Dhe ky vendim vlen nëse atë e shohin burrat e huaj, ndërsa nëse është vetëm para grave, atëherë nuk është e pëlqyer së paku, ngase mbathja e tyre shkakton dëme në trupin e femrës, si dhe përngjason femrën me jomuslimanet apo mëkataret). Thotë Shejh Ibn Bazi: Dhe mbathja e tyre, së paku është e papëlqyer. Ngase nëpërmjet tyre ajo paraqitet më e lartë, ndërsa ajo nuk është e tillë. Gjithashtu ka mundësi të dëmtohet duke u rrëzuar prej tyre, apo dëme tjera të cilat i kanë përmendur mjekët. Thotë Shejh Ibn Uthejmini: Këpucët me take, nëse nuk janë të larta dhe nuk bien në sy, lejohet mbathja e tyre, ndërsa nëse bien në sy (kthejnë shikimin e tjerëve kah ajo që i mbathë ato) atëherë së paku është mekruh – e papërlqyer. E nëse thuhet se është haram, edhe për këtë ka argument, ngase mbathja e tyre është prej zbulimit të bukurisë, dhe gjithashtu në bazë të fjalëve të mjekëve, ato shkaktojnë dëme në këmbët e femrave. Thotë Shejh Albani (Në lidhje me mbathjen e këpucëve me take të larta): Nuk lejohet përngjasimi me jomuslimanet apo mëkataret, dhe baza e kësaj veshje rrjedh prej femrave jehudike.. 60
Ndërsa këpucët ortopedike nuk janë të këtij rangu, dhe nuk kërcasin rrugëve që të kthejnë shikimin e meshkujve kah ajo që i mbathë ato. Por, ato mbathen me këshillën e mjekut për shkaqe shëndetësore apo për ndonjë deformim të këmbëve. Dhe nëse mbathen për këtë shkak, atëherë lejohet dhe nuk ka ndonjë ndalesë për këtë. Ndërsa nëse mbathen vetëm për t’u paraqitur më e lartë, atëherë nuk është e pëlqyer mbathja e tyre. Allahu e di më së miri.
Si të sillem me familjen time të cilët nuk dijnë asgjë për Islamin? Pyetje: Selam alejkum hoxhe i nderuar, kerkoj nje keshill nga ana juaj: Si te veproj ne familjen time kur asnje prej tyre nuk falin namaz bile as shehadetin nuk e dijn mir me than as nuk agjerojn ramazanin asnjerin kusht te Islamit nuk e zbatojn, un jam e vemtja qe fali namaz rregullisht qe 1 vit elhamdulilah, agjeroj bej edhe pun nafile qfardo qoft, prindit nuk me lejojn te ve mbules bile edhe Kur‘anin sbesojn se eshte prej Allahut kurr besmelen nuk e thojn ne buk asgje asgje, mu me vjen shum keq per gjendjen e tyre kam frike se Zoti kurr nuk do ti udhezoj edhe pse lutem per ta, ata nuk dojn me degju, e tash une a kam pergjegjesi per ta ne Diten e Gjykimit... si te veproj me ta me keshilloni ju lutem dhe e lus Allahun te ju ndihmoj ne punen qe beni dhe te ju shperblej me xhennetin Firdeus. Selam alejkum ue rahmetullah.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Motër e nderuar, Allahu (azzevexhel) në gjithë Librin e Tij tregon se njerëzit të cilët e pasojnë të vërtetën janë pak, dhe ata të cilët e kundërshtojnë atë janë më shumë. Thotë Allahu (azzevexhel): “Dhe pak prej robërve të Mi janë falenderues“. (Sebe‘ – 13) Dhe thotë: “Dhe nuk do t’i gjeshë shumicën e tyre falenderues“. (A’raf - 17) Dhe thotë: “Kjo është e vërteta prej Zotit tënd, por shumica e njerëzve nuk e besojnë“. (Hud – 17) Dhe thotë: “Po shumica e njerëzve, edhepse lakmon ti (të besojnë), ata nuk janë besimtarë“. (Jusuf – 103) 61
Kështuqë qoftë në familje, në shoqëri, në rrethin ku jeton, apo edhe më gjërë, njerëzit që e duan dhe e pasojnë të vërtetën janë më pak. Gjithashtu, Allahu (azzevexhel) jo rastësisht na ka treguar edhe për familje të pejgamberëve të cilët e kanë mohuar pejgamberllëkun e tyre. Sikur që e ka mohuar bashkëshortja e Nuhut (alejhiselam) burrin e saj, apo bashkëshortja e Lutit (alejhiselam) burrin e saj, apo babai i Ibrahimit (alejhiselam) birin e tij, e kështu me radhë. Thotë Allahu (azzevexhel): ”Atyre që mohuan Allahu u sjell shembull gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato të dyja ishin në kurorë të dy robërve të mirë nga robërit tanë, por ato të dyja i tradhëtuan (në fe) ata të dy, dhe këta dy nuk mund t’i mbrojnë ato fare tek Allahu, e atyre dyjave ju thuhet: Hyni të dyja në zjarr së bashku me ata që hyjnë”. (Tahrim – 10) Gjithashtu Allahu (azzevexhel) thotë: “Është e vërtetë si ti (Muhamed) nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por Allahu e udhëzon kë të dojë dhe Ai është që di më së miri për të udhëzuarit”. (Kasas – 56) Kështuqë nuk mbetet gjë tjetër për secilin prej nesh, përveçse të mundohet me metodën më të mirë dhe më të butë për t’i afruar të gjithë nën ombrellën e Islamit, për t’i futur ata në drejtësinë e tij dhe për t’i larguar nga padrejtësitë e kësaj bote, për t’i kthyer ata në robër të Allahut dhe për t’i larguar prej robërimit të dynjasë dhe të njerëzve, duke mos i anashkaluar lutjet e vazhdueshme dhe të sinqerta për ta, me shpresë në Allahun që t’i udhëzojë, si dhe duke bërë durim në thirrjen ndaj tyre dhe në sprovat që mund të vijnë prej tyre, me shpresë në shpërblimin e Allahut. Ndërsa sa i përket mosvënies së mbulesës për shkak se familja nuk ju lejon, lexoni përgjigjen e pyetjes: Dua të mbulohem, por nuk më lejojnë prindërit.. Dhe në fund, lusim Allahun (azzevexhel) që të udhëzojë familjen tuaj në rrugë të drejtë, dhe juve të ju bën të qëndrueshme në adhurimet ndaj Tij. Amin! Allahu e di më së miri.
A është i vërtetë hadithi për leximin e sures Kehf ditën e xhuma? Pyetje: Es-selamu alejkum. Sa eshte i vertete hadithi qe flet per leximin e sures Kehf ne diten e xhuma? A kan folur dijetaret e hadithit rreth keti hadithi. Allahu ju shperbleft.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi 62
shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Vëlla i dashur, për vlerën e leximit të sures Kehf ditën e xhuma kanë ardhur disa transmetime nga Pejgamberi (salallahualejhiveselem). Prej tyre: -Thotë Ebu Seid El-Hudrij (radijallahuanhu): “Kush e lexon suren Kehf natën e xhuma, i bëhet dritë (në një distancë) prej tij deri në Qabe”. (Transmeton Darimiu 3407) -Si dhe hadithi: “Kush e lexon suren Kehf ditën e xhuma, i bëhet dritë atij ndërmjet dy xhumave.”. (Transmeton Hakimi 2/399 dhe Bejhekiu 3/249) -Dhe hadithe tjera të dobëta, të cilat flasin për këtë çështje. Sa u përket transmetimeve të lartpërmendura, dijetarët janë ndarë në mendime të ndryshme në lidhje me vërtetësinë e tyre. Muhadithi i njohur, Shejh Albani (rahimehullah) të dy këto transmetime i ka cilësuar si të vërteta në Sahihul Xhami’ 6471 dhe 6470. Shejh Ibn Bazi (rahimehullah) thotë: Për leximin e sures Kehf ditën e xhuma kanë ardhur hadithe që të gjitha janë të dobëta, por ato (transmetime) e forcojnë njëra tjetrën. Gjithashtu është vërtetuar nga Ibn Omeri (radijallahuanhu) se ai e ka lexuar atë çdo të xhuma. Kështuqë nëse e lexon njeriu atë, ajo është gjë e mirë dhe shpresohet për të shpërblimi që ka ardhur në hadithe, vetëmse çështja (e arritjes së shpërblimit) nuk është e prerë, pasiqë hadithet janë të dobëta, por një gjë e tillë është mustehab – e pëlqyer. Muhadithi Sulejman El-Ulvan (Allahu e liroftë) thotë: Për vërtetësinë e transmetimeve që kanë ardhur në lidhje me këtë, dijetarët kanë mendime të ndryshme. Shkurtimisht themi se hadithet merfuah (të ngritura deri te Pejgamberi salallahualejhiveselem) janë të dobëta.. Dhe transmetimi më i vërtetë që flet për këtë, është transmetimi i Ebu Seid ElHudriut (radijallahuanhu) i cili thotë: “Kush e lexon suren Kehf natën e xhuma, i bëhet dritë (në një distancë) prej tij deri në Qabe”. Transmetuesit e këtij transmetimi janë të besueshëm, kështuqë transmetimi ngritet (deri te Pejgamberi salallahualejhiveselem), ngase këtu nuk ka vend për ixhtihad (këtë nuk mund ta thotë Ebu Seidi prej mendjes apo përpjekes së tij). Muhadithi Muhamed Amr Abdu-Latif (rahimehullah) thotë: Veçimi i ditës së xhuma, për leximin e sures Kehf është i dobët. (Tebjidus-sahifeh 1/35) Muhadithi Ebu Is’hak El-Huvejnij (hafidhahullah) thotë: E gjithë çështja është në veçimin e ditës së xhuma për leximin e saj (sures Kehf). Nuk është vërtetuar absolutisht në asnjë hadith veçimi i ditës apo natës së xhuma.. Për këtë hadith të vetëm kam kaluar 63
tërë natën duke kërkuar vërtetësinë e tij, e pastaj e kam falur sabahun, dhe kam vazhduar edhe dy orë pas sabahut derisa kam përfunduar me kërkimin e plotë të vërtetësisë së këtij hadithi.. E gjithë fjala ime është se në këtë hadith nuk përmendet fjala “e xhuma”, dhe ky transmetim nuk vërtetohet as meukuf (i ngritur deri te sahabiu) e as merfu’ (i ngritur deri te Pejgamberi salallahualejhiveselem). Por transmetimi që është i vërtetë është: “Kush e lexon suren Kehf (në një transmetim: ashtu sikur ka zbritur), i bëhet ajo dritë prej vendit të tij deri në Qabe (në një transmetim: deri në Meke). Kështuqë vërtetohet vlera e sures Kehf, por jo veçimi i leximit të saj në ndonjë ditë prej ditëve. Kështuqë dijetarët të cilët e llogarisin hadithin e vërtetë, janë të mendimit se leximi i sures Kehf ditën e xhuma është i pëlqyer. Ndërsa ata të cilët thonë se veçimi i ditës së xhuma për leximin e kësaj sure është i dobët, janë të mendimit se leximi i kësaj sure mund të bëhet në cilëndo ditë, duke mos veçuar ndonjë ditë të caktuar, dhe se veçimi i leximit të saj ditën e xhuma nuk është prej sunetit. (Ndërsa unë nuk jam ai që mund të them se cili mendim është më i saktë, por më shumë anoj kah mendimi i Shejh Ebu Is’hak El-Huvejnit (hafidhahullah), se sureja Kehf e ka vlerën e saj të caktuar ashtu siç është përmendur në transmetim të vërtetë, ndërsa veçimi i ditës së xhuma për leximin e saj nuk është prej sunetit). Allahu e di më së miri.
Kush janë sufijtë dhe cilët janë bindjet e tyre? Pyetje: Selamu alejkum hoxhe, e kam nje pyetje reth sufistave. A bejn shirk ata dhe cfar dallimi ka mes sufizmit dhe ehli sunni wal jamaah ne akide. Edhe a ben me u fal mas nje imami qe e ka deklaru veten se i takon grupit sufist te sheh Nazimit te qipros?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Vëlla i dashur, është e vështirë që brenda një përgjigjeje të shkurtër të përmblidhen të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me sufijtë dhe bindjet e devijuara të tyre. Megjithatë do të mundohemi shkurtimisht të japim një pasqyrë se kush janë ata dhe cilat janë bindjet e tyre. 64
Së pari: Sufizmi së pari ka filluar në Kufe, kah fundi i shekullit të dytë dhe fillimi i shekullit të tretë. Thotë Shejhul Islam Ibn Tejmijeh: “I pari që është quajtur sufij, është Ebu Hashim El-Kufij në vitin 150h.” E pastaj në shekullin e tretë filloi të përhapet sufizmi edhe në në Irak, Egjipt, Magrib, dhe vende tjera. Së dyti: Sa i përket akides së tyre, për dallim nga akideja e Ehli Sunetit e cila bazohet në Kur’an dhe hadithe të vërteta,akideja sufite bazohet në disa gjëra tjera,si: -Inspirimi i cili vjen prej Allahut te të ashtuquajturit “evlija”. -Kontaktimi me xhinët të cilët quhen Rauhanijiin. -Ngritja e shpirtit në qiell për t’u pastruar zemra e tij (Ky quhet Mi’raxhi i evlijave). -Njohja e gajbit – të fshehtës, të cilën nuk e din askush pos Allahut. -Kontaktimi me Pejgamberin (salallahualejhiveselem) duke qenë në gjum apo zgjuar. -Kuptimi dhe komentimi i Kur’anit me komentim të brendshëm, duke e lënë anash atë që kuptohet nga jashtë prej ajeteve të tij. Dhe këtë nuk mund ta kupton askush përveç “evlijave” sufij. Sufijtë janë ata të cilët besojnë se nuk ka asgjë në tokë, përveç se Allahu është në të. Gjithashtu besojnë disa prej tyre, se Pejgamberi (salallahualejhiveselem) ka disa cilësi të Allahut. E disa prej tyre besojnë se “evlijatë” e tyre janë në gradë më të lartë se pejgamberët e Allahut. Sufijtë besojnë se “evlijatë” kanë mundësi ta sjellin shiun, t’i shërojnë të sëmurit, t’i ringjallin të vdekurit, dhe ta mbrojnë botën prej shkatërrimit. Besojnë se namazi, agjërimi, zekati dhe haxhi, janë ibadete për muslimanët e rëndomtë, ndërsa për atë të cilët janë në shkallën e “njerëzve të veçantë”, ata kanë ibadete të veçanta të cilat i marrin drejtpërdrejt prej Allahut. Kështuqë nuk ndalohet pastaj për ta alkooli, përzierja e burrave me gra, prekja e grave që nuk i kanë të afërme, përmendja e Allahut nëpër tubime duke vallëzuar dhe duke u tallur me emrin e Allahut. Sufijtë gjithashtu dallohen me bindjen e tyre ndaj Hidrit (alejhiselam), duke u bazuar në tregimin e tij se në Islam ka gjëra të jashtme dhe të brendshme. E Hidri është ai që i din të brenshmet dhe që ua përcjell sufijve deri në ditët e sodit. Gjithashtu sufijtë e kanë dhikrin e tyre të veçantë, përveç asaj që na e ka mësuar Pejgamberi (salallahualejhiveselem). Ata e kanë dhikrin e tyre duke e përmendur vetëm 65
emrin e Allahut, dhe duke thënë: Allah, Allah, Allah, apo: Hu, Hu, Hu (Ai), apo përmendje tjera që i kanë shpikur vetë ata, duke ia bashkangjitur këtyre vallëzimin dhe defin. Dhe ky dhikër për ta është më me vlerë se leximi i Kur’anit dhe ibadetet tjera ndaj Allahut. Thotë Shejhul Islam Ibn Tejmijeh: Ibadeti i muslimanëve është rukuja dhe sexhdeja, ndërsa ibadeti i cili bëhet me muzikë dhe vallëzim, është ibadet që rrjedh prej jehudëve, e që është futur edhe në mesin e disa muslimanëve. Gjithashtu në bindjet e sufijve ekziston bindja e shenjtërimit të të vdekurve, duke shkuar te varrezat e tyre dhe duke i lutur ata për hallet dhe problemet e tyre, apo duke bërë tavaf rreth varreve të tyre. E kjo nuk është gjë tjetër kjo përveçse adhurim i idhujve dhe gurëve, dhe jo rastësisht perendimi nëpër media kur don të tregon rrezikun dhe bindjen e devijuar të “muslimanëve”, paraqet inserte të ibadeteve të sufijve, për t’i frikësuar ata që duan të hyjnë në Islam. Prej bindjeve të devijuara të sufijve, është edhe bindja e kerameteve (gjërave të jashtzakonshme) të evlijave të tyre. Sikur që përmendet nëpët librat e tyre, se një prej evlijave të tyre i bën nga treqind e gjashtëdhjetë mijë hatme të Kur’anit brenda një dite dhe një nate. Apo një tjetër, të cilin kur e pyesin për ndonjë çështje thotë: Pritni të kontaktoj me Xhibrilin e pastaj ju tregoj. Apo një tjetër i cili nuk ka ngrënë dhe pirë katërdhjetë vite. E shumë gjëra tjera të tyre, që njeriu nëse merr të shfleton librat e tyre, e sheh veten sikur është duke shikuar ndonjë film të Holivudit, ku ndodhin skena që me to nuk mashtrohen as fëmijët e jo më njerëzit e pjekur dhe të mençur. Gjithashtu shehlerët e sufijve, përveç që e kanë Xhenetin e garantuar për veti, ata ua garantojnë edhe pasuesve të tyre. Thotë Shejh Tixhanij (një prej shehlerëve sufij): “Nuk i takon asnjë njeriu t’i futë të gjithë pasuesit e tij në Xhenet, edhe nëse kanë bërë mëkate të shumta, përveç meje”. Dhe shumë bindje të devijuara të tyre, të cilat nuk premton koha dhe vendi të përmenden në këtë përgjigje të shkurtër. Së treti: Përveç kësaj, sufijtë gjithashtu nuk janë një grup i vetëm dhe i bashkuar, por ata janë të ndarë dhe të përçarë nëpër shumë grupe të quajtura tarikate. Prej tyre: -Tarikati Xhejlanij: Të cilët pasojnë Abdul-Kadir Xhejlanin (edhepse ai nuk ka qenë me bindjet e tyre), i cili është i vdekur në vitin 561h dhe i varrosur në Bagdad. Varrin e të cilit e vizitojnë çdo vit sufijtë, duke kërkuar bereqet prej tij. -Tarikati Rifa’ij: Të cilët e pasojnë Ahmed Er-Rifain i vdekur në vitin 580h. Ky tarikat përputhet në shumë bindje edhe me shiat. Thotë Imam Alusij: Njerëzit më të dëmshëm
66
në këtë kohë, për popullin dhe shtetin janë bidatçitë Rifa’ij. Nuk ka bidat që veprohet, përveçse prejardhjen e ka prej tyre. -Tarikati Bedevij: Të cilët e pasojnë Ahmed El-Bedeviun, i vdekur në vitin 634h dhe i varrosur në Tanta. Shumë sufij për çdo vit e vizitojnë varrin e tij, dhe kërkojnë ndihmë dhe bereqet prej tij. -Tarikati Bektashij: Në këtë tarikat kanë qenë shumë prej osmanlive, që nëpërmjet tyre ky tarikat është përhapur edhe në Shqipëri, asketizmi i të cilit i përngjanë asketizmit të shiave. -Tarikati Nakshibendij: Të cilët e pasojnë Sheh Behaudinin i njohur si Sheh Nakshibendi. E që sufisti i përmendur në pyetje, i cili quhet Muhamed Nadhim ElHakani, i takon këtij tarikati. Dhe tarikate tjera të njohura, si: Dusukijtë, Mevlevijtë, Shadhulijtë, Kajrvanijtë, Beshbeshijtë, Hatmijtë, Muhtarijtë, etj. (Nga këto bindje të devijuara përfshihen edhe Nurxhitë dhe Sulejmanxhitë, të cilët kohëve të fundit kanë filluar t’i nxjerrin bishtat e tyre edhe në vendet tona). Së katërti: Sa i përket të devijuarit Nadhim El-Hakani, ai është një ndër kokat e sufijve të kësaj kohe, që thirrja e tij më së shumti kryesohet në perendim. Është i lindur në vitin 1922 dhe jeton në Qipro. Supozon se është prej familjes së Pejgamberit (salallahualejhiveselem). Edhepse është çudi me sufijtë të cilët nuk turpërohen të supozojnë se janë prej familjes së Pejgamberit (salallahualejhiveselem) edhe nëse nuk janë arabë. Sheh Nadhimi përmban bindje të devijuara sufite, nga të cilat rrezikohen sot shumë njerëz të cilët pasojnë bindjet e tij. Thotë nxënësi i tij Hisham El-Kubani: Ai është vërtetë një imam i shkëlqyer për njerëzit besnik, dhe ai e ka ringjallur tarikatin Nakshibendij në fund të shekullit njëzet.. Ai është dijetari i evlijave, shpëtimi i njerëzimit, ai ka trashiguar cilësi profetike, dhe ka veshur mbulojën e tij prej dritës së ekzistimit të Allahut, dhe është i veçantë në diturinë e të jashtmes dhe të brendshmes. Ai gjithashtu ka hapur shoqata nëpër perendim, për të përhapur thirrjen e tij, si dhe mbi njëzet faqe të internetit, të cilat thërrasin në devijimin e tij. Për të qenë më i bindur dhe më i sigurtë në devijimin e tij, shiko: -Ibadeti dhe dhikri i tij dhe i pasuesve të tij (Plaku me mjekërr të bardhë është Shehu në fjalë – Nadhim El-Hakani): http://www.youtube.com/watch?v=PAqfGGF4btI&feature=related 67
http://www.youtube.com/watch?v=NneNN_RgQY0&feature=related http://www.youtube.com/watch?v=tLXxKmraS0Q&feature=related -Nënshtrimi i pasuesve të tij ndaj tij, dhe puthja e këmbëve: http://www.youtube.com/watch?v=Cuh-NirUTtc&feature=related -Kontakti i tij në telefon me Pejgamberin (salallahualejhiveselem) – Kur është thirrur nga kanali El-Xhezirah për një program të caktuar, ai ka thënë: Pritni njëherë të flas me Pejgamberin (salallahualejhiveselem) në telefon e pastaj ua jap përgjigjen. http://www.youtube.com/watch?v=Cuh-NirUTtc&feature=related -Shiko prekjen e femrave dhe fryerjen e tyre për bereqet: http://www.youtube.com/watch?v=16_js6NVcV0 -Shiko si i fiton ai kundërshtarët e tij (Ehli Sunetin) me “argumente bindëse”: http://www.youtube.com/watch?v=zoE-ZhsZk3k Dhe së pesti: Nëse në një xhami të muslimanëve është imami me bindje sufite, është obligim për muslimanët e atij vendi të mundohen ta ndërrojnë imamin e tyre, dhe mos të lejojnë që udhëheqës i namazit të tyre të jetë një i devijuar. Por, nëse nuk kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë, atëherë duhet të vërtetohet bindja e tij e devijuar nëse ka kufrijate në të, apo ka vetëm bidate të cilat nuk arrijnë në shkallën e kufrit. Kështuqë nëse imami beson se të vdekurit kanë mundësi të bëjnë dëm apo dobi, apo drejtohet dhe i lutë ata, apo beson se Allahu ekziston në çdo qenie, apo beson se evlijatë e dijnë të ardhmen, apo se ata janë të pagabueshëm, apo gjëra tjera të ngjashme me këto, atëherë ai ësht kafir – i dalur nga feja, dhe nuk lejohet falja e namazit pas tij. E shumica e sufijve nuk shpëtojnë prej këtyre bindjeve të devijuara. Lusim Allahun (azzevexhel) që t’i pastron xhamitë e muslimanëve prej imamëve të devijuar, qofshin ata sufij apo ndonjë grup tjetër i devijuar, dhe t’i zëvendëson vendet e tyre me imamë të ndershëm dhe të devotshëm, të cilët pasojnë Kur’anin dhe Sunetin. Amin! Allahu e din më së miri.
68
A duhet të lexohet surja Fatiha në namazet me zë? Pyetje: A duhet te kendohet suretu Fatiha ne vete gjat namazit kur Imami kendon me ze?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Vëlla i dashur, sa i përket leximit të Fatihasë kur njeriu falet me imam, dijetarët janë ndarë në tri mendime: 1-Disa prej dijetarëve janë të mendimit se njeriu kur falet me imam, nuk ka nevojë të lexojë fare qoftë Fatihanë apo ndonjë sure tjetër, por ai duhet të qëndrojë në heshtje, ngase leximi i imamit mjafton edhe për xhematin. Dhe ky mendim është mendimi i Imam Ebu Hanifes dhe i Imam Ahmedit në një transmetim, duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit (salallahualejhiveselem) i cili thotë: “Kush falet me imam, leximi i imamit mjafton edhe për të”. (Transmeton Imam Ahmedi dhe Ibn Maxheh) Porse ky hadith është mursel, e hadithi mursel është prej llojeve të hadithit të dobët, kështuqë nuk mund të merret për argument. Thotë Imam Buhariu: Ky transmetim nuk është i vërtetë te dijetarët, për shkak të këputjes që ekziston në zinxhirin e tij. 2-Mendimi tjetër i dijetarëve është se leximi i Fatihasë duhet të bëhet atëherë kur imami lexon pa zë, ndërsa kur imami lexon me zë xhemati duhet të dëgjojë leximin e tij. Dhe ky është mendimi i imam Malikut, i imam Ahmedit në një transmetim, dhe i shumë dijetarëve të tjerë, duke u bazuar në disa argumente. Prej tyre: Thotë Allahu (azzevexhel): “Kur të lexohet Kur’ani, ju dëgjonie atë dhe heshtni, në mënyrë që të fitoni mëshirë”. (A’raf – 204) Thotë Ebu Hurejrah (radijallahuanhu): (Pasi Pejgamberi (salallahualejhi veselem) i ndaloi sahabët të lexojnë pas imamit) U ndaluan njerëzit së lexuari, në namazet që Pejgamberi (salallahualejhi veselem) lexonte me zë. (Transmeton Imam Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu i cili thotë: Hadithi është i mirë). Kështuqë ky është argument se leximi i Fatihasë pas imamit që lexon me zë, është mensuh - i deroguar (Që nënkupton se një kohë është lexuar, por më vonë është ndaluar leximi i tij).
69
Thotë Shejh Albani (rahimehullah): Është deroguar leximi pas imamit në namazet me zë (Duke u bazuar në transmetimin e Ebu Hurejrës). (Mënyra e namazit të Pejgamberit (salallahualejhiveselem) 1/98) E disa dijetarë kanë thënë: Nëse duhet xhemati të lexojë pas imamit që lexon me zë, atëherë nënkupton që leximi i imamit është i kotë dhe i pa kuptim, nëse ai nuk zëvendëson leximin e tyre. 3-Dhe mendimi i tretë i dijetarëve është se sureja Fatiha duhet të lexohet çdo herë, pa marrë parasyshë nëse imami lexon me zë apo pa zë, dhe nëse nuk lexohet Fatihaja, namazi i tillë nuk pranohet. Dhe ky është mendimi i Imam Shafiut, Is’hak ibn Rahavejt, Imam Buhariut, Ibn Hazmit dhe disa dijetarëve të tjerë, duke u bazuar në disa argumente. Prej tyre: Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Nuk ka namaz, për atë që nuk e lexon suren Fatiha”. (Buhariu dhe Muslimi) Fjala namaz në hadith ka ardhur në trajtën e pashquar, që nënkupton përfshirjen e të gjitha namazeve, qofshin ato me zë apo pa zë. Thotë Ubadeh ibn Samit (radijallahuanhu): “Kemi qenë pas Pejgamberit (salallahualejhi veselem) në namazin e sabahut, dhe lexoi Pejgamberi (salallahualejhi veselem) e iu rëndua leximi (u pengua gjatë leximit), e pasi e përfundoi tha: Ndoshta ju lexoni pas imamit tuaj? Thamë: Po, o i Dërguar i Allahut. Tha: Mos veproni ashtu (mos lexoni) përveç Fatihatul-Kitab (Sures Fatiha) se nuk ka namaz ai që nuk e lexon atë”. (Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu i cili e cilëson hadithin si të mirë, dhe Shejh Ibn Bazi thotë se hadithi është i vërtetë, ndërsa Shejhul Islami thotë se hadithi është i dobët). Thotë Shejh Ibn Bazi (rahimehullah): Nuk lejohet që xhemati të lexon pas imamit në namazet me zë, përveç sures Fatiha. (Fetava Ibn Baz 11/234) Thotë Shejh Shenkitij (rahimehullah): Ajo që është më e saktë sipas mendimit tim -e dituria i takon Allahut- është mendimi se leximi i Fatihasë është obligim për xhematin, qoftë ai në namazet me zë apo pa zë. Dhe argumenti për saktësinë e këtij mendimi është se Pejgamberi (salallahualejhiveselem) urdhëroi që të lexohet Fatihaja nga të gjithë, dhe nuk bëri përjashtim për ndonjë namaz apo namazli, kështuqë esenca mbetet: Obligueshmëria e leximit të Fatihasë. Ndërsa sa i përket ajetit me të cilin janë argumentuar dijetarët e mendimit të dytë, se: “Kur të lexohet Kur’ani, ju dëgjonie atë dhe heshtni..”, thotë Shejh Ibn Uthejmini (rahimehullah: Ato janë argumente të përgjithshme, ndërsa urdhëri për leximin e Fatihasë është i posaçëm, kështuqë përparësi i jepet argumentit që është i posaçëm ndaj atij që është i përgjithshëm. (Sherhul Mumti’ 3/302)
70
Ndërsa sa i përket fjalës së Ebu Hurejrës (radijallahuanhu): U ndaluan njerëzit së lexuari, në namazet që Pejgamberi (salallahualejhiveselem) lexonte me zë, dijetarët e këtij mendimi thonë: Së pari, dijetarët janë në mospajtime nëse kjo thënie është e Ebu Hurejrës, apo e Imam Zuhriut, dhe shumë prej tyre kanë thënë se kjo thënie nuk është e Ebu Hurejrës, por ky transmetim është mudrixh (këto fjalë janë të shtuara nga Imam Zuhriu), sikur që transmeton Imam Ahmedi (2/240) dhe të tjerët. Dhe këtë e thotë Imam Buhariu në Tarihun e tij, Imam Ebu Davudi, Jakub ibn Jusufi, Hatabiu dhe të tjerë. E imam Neveviu thotë: Për këtë nuk ka mospajtime në mesin e tyre. Gjithashtu ka mospajtime nëse mesin e dijetarëve se ky transmetim arrin shkallën e zinxhirit të mirë, apo është transmetim i dobët. Thotë Shejh Shenkitij: Kjo çështje ka nevojë që t’i hidhet një shikim, ngase vetë Ebu Hurejra është ai që ka urdhëruar për leximin e saj (sures Fatiha), dhe këtë (thënie të tij) e ka transmetuar Imam Bejhekiu në pjesën: “Leximi pas imamit” me zinxhirë të vërtetë, ndërsa ku është vërtetuar thënia e tij për ndalimin e leximit të sures Fatiha?!... Pastaj Ebu Hurejra është vetë ai që i ka urdhëruar njerëzit të lexojnë suren Fatiha, e është e palogjikshme që ai të ketë transmetuar se njerëzit janë ndaluar prej leximit, përveç nëse qëllimi i tij është për suret tjera shtesë pos Fatihasë. (Sherh Zadul Mustekni’ – Erkanu Salah/2) Andaj, edhe sikur të themi se kjo thënie është e Ebu Hurejrës, dhe të pranojmë se transmetimi është i vërtetë, themi se thënia e Ebu Hurejrës është thënie e përgjithshme, ndërsa rregulli i Usuli Fikhut thotë: Nëse kundërshtohet argumenti i përgjithshëm me argumentin e posaçëm, i jepet përparësi argumentit të posaçëm. Së dyti, për të thënë se njëri argument e ka deroguar tjetrin duhet patjetër të ketë për këtë argumente të sigurta, ngase derogimi nuk bëhet me hamendje apo me krahasime. Thotë Shejh Kemal bin Sejid Salim: E sa i përket atyre që kanë thënë se hadithi i Ebu Hurejrës e derogon hadithin e urdhërit për leximin e Fatihasë, dije se Hazimiu (në I’tibar 72/75) e thotë të kundërtën, dhe argumentohet se urdhëri për leximin e Fatihasë e derogon ndalimin e leximit pas imamit. E e vërteta është se nuk ka argument për njërën apo tjetrën, andaj duhet kthyer në rregullin e bashkimit të argumenteve dhe nxjerrjen e mendimit më të saktë prej tyre. Dhe për thënien e disa dijetarëve se: Nëse imami lexon me zë, dhe xhemati obligohet të lexon pas tij, atëherë leximi i imamit është pa kuptim, Shejh Ibn Uthejmini thotë: Ky është krahasim në kundërshtim me argumentin, e krahasimi i cili vjen në kundërshtim me argumentin është krahasim i papranuar. (Që nënkupton se kur të vjen argumenti i qartë, si hadithi: Nuk ka namaz pa Fatiha, atëherë nuk lejohet të bëhen krahasime, apo të futet logjika për të kundërshtuar argumentin). 71
Kështuqë përfundimisht anojmë kah mendimi i fundit, se leximi i Fatihasë është obligim për çdo namaz, qoftë ai nafile apo farz, me imam apo i vetëm, në namazet me zë apo pa zë. Ndërsa sa i përket kohës se kur duhet të lexohet ajo, Shejh Ibn Uthejmini thotë se leximi i saj bëhet pasi të përfundon imami me të, dhe të fillon suren pas saj. Kështuqë xhemati së pari dëgjon leximin e Fatihasë nga imami, dhe pasi të përfundon ai, e lexojnë atë edhe xhemati, e pastaj dëgjojnë leximin e imamit në vazhdim. Allahu e di më së miri.
A lejohet heqja e qimeve ndërmjet vetullave? Pyetje: Es-selamu Alejkum. Hoxhe i nderuar a lejohet qe femrat ti heqin qimet qe dalin ne mes te vetullave, a llogariten edhe ato pjese e vetullave?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Në mesin e dijetarëve ka mospajtime në lidhje me heqjen e qimeve ndërmjet vetullave, por mendimi më i saktë është se nuk ka ndonjë argument që ndalon heqjen e tyre, qoftë për meshkuj apo për femra. Dhe kjo është fetvaja e Komisionit të përhershëm, i cili thotë: Lejohet heqja e tyre, ngase ato nuk janë pjesë e vetullave. (Fetava 5/197) Allahu e di më së miri.
Ata që vdesin të vegjël, ku e kanë vendin në botën tjetër?
72
Pyetje: Selam alejkum, kam nje pyetje per femijet qe vdesin nen moshen 10 vjeq, a shkojn ata drejt ne xhennet?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Ata të cilët vdesin të vegjël janë dy lloje: 1-Fëmijë të muslimanëve: Të gjithë dijetarët janë të pajtimit se ata hyjnë në Xhenet. Thotë Imam Ahmedi: A dyshon dikush se fëmijët e muslimanëve janë në Xhenet?! Thotë Imam Neveviu: Janë pajtuar të gjithë dijetarët muslimanë, se kush vdes prej fëmijëve të muslimanëve është në Xhenet, sepse ata nuk janë të ngarkuar (me obligime dhe ndalesa). (Sherh Muslim 16/207) 2-Fëmijë të jomulimanëve: Ndërsa për fëmijët e jomuslimanëve dijetarët janë ndarë në disa mendime. Disa prej tyre kanë thënë se ata janë në Xhenet, njëjtë sikur fëmijët e muslimanëve, e disa kanë thënë se vendi i tyre është në Xhehenem, bashkë me prindërit e tyre, e disa kanë thënë se ata janë shërbetorë të Xhenetit, e disa kanë thënë se ata do të sprovohen në Ditën e Gjykimit. Mendimi më i saktë i gjithë këtyre mendimeve, është se ata do të sprovohen në Ditën e Gjykimit, dhe ky është mendimi i Imam Ahmedit, Shejhul Islamit, Ibn Kajimit, Ibn Kethirit, dhe i shumicës së dijetarëve të Ehli Sunetit. Allahu e di më së miri.
A është e vërtetë se në Islam nuk ka asnjë medh’heb? Pyetje: Selam Alejkum. Zoti ju shperbleft, desha te pyes ne lidhje me medh’hebet. Ne gjith e dime se jan 4 medh’hebe ne fene tone, por kam degju se nuk ka asnje medh’heb. Medh’hebi i vetem osht Kur’ani. A osht e vertet? Selam Alejkum
73
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Vëlla i dashur, në fillim të Islamit nuk ka pasur asnjë medhheb për muslimanët përveç rrugës së Pejgamberit (salallahualejhiveselem). E pas një kohe, dijetarët të cilët e kanë spjeguar fenë nëpër vende të ndryshme, (duke i spjeguar argumentet varësisht prej kuptimit të tyre ndaj argumenteve), kanë pasur xhematin e tyre i cili i ka pranuar fetvatë prej tyre, dhe kanë pasur nxënësit e tyre të cilët e kanë shpërndarë mendimin e imamit të tyre. Kështuqë në këtë mënyrë mendimet e dijetarëve janë përhapur nëpër botën islame, nëpërmjet të cilëve është formuar një medhheb i caktuar i ndonjërit prej dijetarëve. Dhe përveç katër medhhebeve të njohura, ka pasur edhe medhhebe tjera të cilat kanë vdekur pas një kohe të shkurtër pas vdekjes së dijetarit të atij medhhebi, duke mos pasur pasues dhe njerëz të cilët e përhapin atë. E dijetarët nuk kanë diskutuar nëse ekzistojnë katër medhhebet apo jo, pasiqë një gjë e tillë është e padiskutueshme, por kanë diskutuar nëse i lejohet muslimanit të pasojë një medhheb të caktuar apo jo. Dhe në lidhje me këtë, dijetarët janë ndarë në tri mendime: -Disa prej dijetarëve e kanë ndaluar pasimin e një medhhebi të caktuar, duke u argumentuar me ajetet dhe hadithet ku muslimani urdhërohet të pasojë Kur’anin dhe Sunetin, dhe duke thënë se medhhebet janë risi në fe, të cilat nuk kanë ekzistuar në kohën e sahabeve. Kah ky mendim ka anuar Imam Ibn Hazmi, dhe disa dijetarë tjerë. -E disa tjerë prej dijetarëve, e kanë obliguar pasimin e një medhhebi të caktuar, duke thënë se nëse xhemati i thjeshtë mbetet i lirë në zgjedhjen e mendimeve të dijetarëve, atëherë ai mund të zgjedhë për çdo çështje mendimin më të lehtë. Kah ky mendim ka anuar Imam Neveviu dhe të tjerë. -E disa prej dijetarëve e kanë lejuar pasimin e një medhhebi të caktuar, duke mos e obliguar atë, dhe duke thënë: Nëse vjen argumenti në kundërshtim me medhhebin e tij, ai duhet ta pasojë argumentin, duke e lënë anash mendimin e dijetarit të cilin e pason. Dhe ky është mendimi i Shejhul Islam Ibn Tejmijes dhe disa dijetarëve tjerë. Ndërsa thënia se: Në Islam nuk ka asnjë medhheb dhe medhhebi i vetëm është Kur’ani, nënkupton pasimin e Kur’anit dhe Sunetit drejtpërdrejt (duke mos anuar nga asnjë medhheb i caktuar), dhe jo mohimin e ekzistimit të medhhebeve. Për më shumë, lexoni dhe përgjigjen e pyetjes: A është selefizmi medhheb? Allahu e di më së miri. 74
Cila është zgjedhja më e mirë për ata që nuk kanë fëmijë? Pyetje: Eselamu alejkum ve rahmetullah. Kam nje pyetje. Nese nje cift musliman nuk mund te ken femij, a eshte e pelqyeshme ne fene islame qe ato te bejn saber, ose te adaptojn nje femij, ose burri te lind femi me nje grua tjeter me nje kundervler?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Allahu (azzevexhel) ka mundësi që t‘i furnizojë të gjithë njerëzit me fëmijë (djem dhe vajza), por me urtësinë e Tij, Ai ndonjërit i jep vetëm vajza, e ndonjërit vetëm djem, e ndonjërit nuk i jep fëmijë fare. Thotë Allahu (azzevexhel): “Ai i falë vetëm vajza atij që do, e i falë vetëm djem atij që do, ose u falë çift djem dhe vajza, e atë që do e lë pa fëmijë. Ai është i Dijshëm, i Fuqishëm”. (Shura 49/50) Ngase ka mundësi që fëmiu i tij të jetë dhunti dhe mirësi për të, por ka mundësi të jetë edhe sprovë dhe dënim për të, dhe të jetë kundër tij Ditën e Gjykimit. Thotë Allahu (azzevexhel) (kur flet për Hidrin dhe djaloshin që e mbyti ai): “Sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë, e u frikësuam se ai do t’i shpie ata të dy në humbje dhe në kufër”. (Kehf – 80) Thotë Matrafi: “U gëzuan prindërit e tij me lindjen e tij, dhe u pikëlluan me vrasjen e tij, e sikur të kishe mbetur gjallë do të ishin shkatërruar të dy në dorën e tij. Andaj, le të jetë besimtari i kënaqur me atë që ka caktuar Allahu, se caktimi i Allahut për atë që e urren besimtari, është më i mirë se caktimi për atë që e dëshiron ai”. Kështuqë njeriu nuk duhet të brengoset nëse nuk ka fëmijë, por duhet të jetë i kënaqur me caktimin e Allahut dhe të jetë i bindur se caktimi i Allahut është më i mirë për të, se sa ajo që e dëshiron ai. Gjithashtu, duhet të mundohet që t’i merr sebepet të cilat ndihmojnë në furnizimin e tij me fëmijë, si: -Lutja ndaj Allahut (azzevexhel) – E cila është një prej shkaqeve kryesore që Allahu i furnizon me fëmijë ata që nuk kanë. E që për fat të keq shumica e atyre që nuk kanë fëmijë e anashkalojnë këtë sebep i cili ndihmon në arritjen e plotësimit të dëshirës së 75
tyre. Allahu (azzevexhel) kur flet për Zekerijanë (alejhiselam) thotë: “Kur ai iu lut Zotit të vet me një zë të ulët e tha: Zoti im, vërtetë mua më janë dobësuar eshtrat, më janë përhapur thinjat në kokën time, e me lutjen time ndaj Teje o Zoti im, asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar”. (Merjem 3/4) E duke qenë Zekerijai (alejhiselam) në këtë gjendje dhe në këtë pleqëri, të cilit i ishin dobësuar eshtrat dhe i ishin zbardhur flokët, Allahu (azzevexhel) ia pranoi lutjen dhe tha: “O Zekerija, Ne po të përgëzojmë ty me një djalë, emri i të cilit është Jahja, e që askush para tij nuk u emërtua me këtë emër”. (Merjem – 7) -Pendimi dhe kërkimi i faljes për mëkatet – Thotë Allahu (azzevexhel): “Unë u thashë: Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtetë falë shumë. Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk, ju shumon pasurinë dhe fëmijët, dhe ju bën të keni kopshte dhe lumenj”. (Nuh 10/12) -Si dhe kontrollat mjekësore dhe përmirësimi apo shërimi i ndonjë pjese në të cilën ka ndonjë sëmundje apo pengesë, duke u ruajtur nga ndalesat e Allahut dhe duke mos harruar se çdo gjë është në dorën e Tij. E sa i përket adoptimit të fëmijëve, ai është i ndaluar në Islam. Dhe për këtë, mund të lexoni përgjigjen e pyetjes: A lejohet adoptimi në Islam? Ndërsa sa i përket lindjes së fëmiut me ndonjë grua tjetër me ndonjë kundërvlerë të caktuar, kjo pa dyshim se është e ndaluar rreptësisht dhe është mëkat i madh. Qoftë duke pasur burri marrëdhënie të drejtpërdrejtë me ndonjë grua e cila nuk është bashkëshorte e tij, apo qoftë duke e bartur spermën e tij tek ajo nëpërmjet mjekëve dhe mjeteve të mjekësisë. Allahu e di më së miri.
Disa fjalë reth botës së xhinëve ...? Pyetje: Selamualejkum hoxh i nderuar. Cfar denimesh ka masturbimi, dhe cfare jane xhinet pak historine e tyre nese ka mundesi. Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
76
Vëlla i dashur, sa i përket masturbimit nuk ka ndonjë argument i cili tregon ndonjë dënim të caktuar për vepruesin e tij, por argumentet flasin se masturbimi është haram, dhe për çdo haram njeriu meriton dënim prej Allahut (azzevexhel). Gjithashtu në lidhje me këtë, lexo përgjigjen e pyetjes: A e prishë agjërimin masturbimi? Si dhe përgjigjen e pyetjes: A lejohet masturbimi nëse ndjen dhimbje në organ? Ndërsa sa u përket xhinëve dhe jetës së tyre, do të përmendim disa pika shkurtimisht: -Xhinët janë të krijuar prej zjarrit dhe para njerëzve. Thotë Allahu (azzevexhel): “Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prishur (me erë të keqe). E xhinët i krijuam më parë nga zjarri, nga flaka e fortë”. (Hixhr – 26/27) -Xhinët sikurse njerëzit, janë të krijuar për ta adhuruar vetëm Allahun. Thotë Allahu (azzevexhel): “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë”. (Dharijat – 56) -Prej xhinëve sikurse prej njerëzve, ka të mirë dhe të këqinj, besimtarë dhe jobesimtarë. Thotë Allahu (azzevexhel) kur flet për xhinët: “Është e vërtetë se prej nexh ka të mirë, por ka edhe jo aq të mirë, sepse ne kemi qenë në drejtime të ndryshme”. (El Xhinn – 11) Dhe thotë: “Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë, dhe prej nesh ka që janë jasht rrugës (jobesimtarë), e kush pranoi Islamin, të tillët mësyjnë rrugën e shpëtimit. Ndërsa ata që lëshuan rrugën, ata u bënë lëndë e xhehenemit”. (El Xhinn – 14/15) -Xhinët sikurse njerëzit, martohen, shtohen dhe kanë pasardhës. Thotë Allahu (azzevexhel): “Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë (Iblisin) dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj? Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve”. (Kehf – 50) -Xhinët jetojnë në tokë dhe na shohin neve, por ne nuk kemi mundësi t’i shohim ata. Thotë Allahu (azzevexhel) kur flet për Iblisin dhe shoqërinë e tij: “Vërtetë ai dhe shoqëria e tij ju shohin juve, ndërsa ju nuk i shihni ata”. (A’raf – 27) -Xhinët banojnë nëpër vende të papastërta dhe të fëlliqura. Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Vërtetë vendet që në to kryhet nevoja, janë vende ku qëndrojnë xhinët, e nëse hyn dikush në to, le të thotë: Eudhu bilahi minel hubthi vel habaith – Kërkoj mbrojtje nga Allahu prej të fëlliqurve (xhinëve meshkuj) dhe të fëlliqurave (xhinëve femra)”. (Transmeton Ebu Davudi, dhe Shejh Albani këtë hadith e cilëson si të vërtetë) -Dhe xhinët sikurse njerëzit, përfundojnë dhe vdesin. Thotë Allahu (azzevexhel): “Çdo gjë që është në të (në tokë) është e zhdukur”. (Rahman – 26) Për më shumë, lexo librin e përkthyer: “Bota e xhinëve dhe shejtanëve”, të autorit: Omer Sulejman El-Eshkar. 77
Allahu e di më së miri.
A kam mëkat nëse nuk flas me një person që nuk falet? Pyetje: Eselamu Alejkum hoxh i nderuar. Nje pytje me bren ne shpirt gjat kohe. Qe 3/4 vjet nuk flas me nje bashkmoshatar me te cilin kam mesuar ne shkolle fillore, jemi idhnu per faj te atij.. Ai nuk fal namaz, i ben te gjithe punt e kqija, eshte larg fes se Allahut. A kam gjynah un nese vazhdoj te mos flas me kete xhahil? Allahu ju shperbleft.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Njerëzit mund të mos flasin në mes veti për shkaqe të dynjasë dhe për shkaqe të fesë. -Nëse hidhërimi dhe ndërprerja e lidhjeve bëhet për shkak të ndonjë problemi të kësaj dynjaje, atëherë ai hidhërim dhe bojkotim i vëllaut musliman është haram, dhe nuk lejohet të zgjatet më shumë se tri ditë. Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Nuk lejohet të mos flet muslimani me vëllaun e tij (musliman) më shumë se tri ditë, e kur takohen njëri refuzon (t’i flet) dhe tjetri refuzon, e më i miri i tyre është ai i cili fillon me selam” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Gjithashtu thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Hapen dyert e Xhenetit çdo të hënë dhe të enjte, dhe falet çdo rob i cili nuk i bën shirk Allahut, përveç atij i cili ka me vëllaun e tij ndonjë mospajtim (i cili ka qenë shkak në prishjen e raporteve të tyre), e ju thuhet (melaikeve): Pritni deri t’i përmirësojnë këta dy raportet në mes veti, pritni deri t’i përmirësojnë këta dy raportet në mes veti, pritni deri t’i përmirësojnë këta dy raportet në mes veti”. (Transmeton Muslimi) Thotë Imam Neveviu: “Pritni këta dy” nënkupton: Vonojini (prej faljes) deri të përmirësohen dhe të pajtohen në mes veti. Kështuqë muslimani nuk duhet të nguron të flet i pari me vëllaun e tij, qoftë edhe nëse vëllau i tij ka qenë shkaktar i prishjes së tyre. Dhe mbajtja e hidhërimit dhe inatit me vëllaun nuk është gjë tjetër, përveçse mashtrim i shejtanit me të cilin ai realizon një prej qëllimeve kryesore të tij, dhe shpërndanë e safat e muslimanëve. 78
-Gjithashtu bojkotimi dhe prishja e marrëdhënieve mund të bëhet edhe për shkak të fesë, dhe nëse bëhet për këtë shkak, atëherë nuk ka dënim dhe nuk hyn njeriu në argumentet e lartpërmendura. Dhe ky bojkotim ka bazë në sunetin e Pejgamberit (salallahu alejhi veselem), siç është rasti i njohur i bojkotimit të tre sahabëve të cilët nuk morën pjesë në luftën e Tebukut, të cilët u bojkotuan nga Pejgamberi (salallahualejhiveselem) dhe nga të gjithë sahabet. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Thotë Imam Ebu Davudi: Nëse bojkotimi bëhet për hirë të Allahut, atëherë nuk ka të bëjë me këtë (me argumentet që e ndalojnë atë) fare, bile Omer ibn Abdul-Azizi e mbulonte fytyrën e tij nga një person (që mos ta sheh dhe mos t’i flet atij). (Sunen Ebi Davud 4/432) Thotë Imam Neveviu: Bojkotimi i bidatçive dhe njerëzve të prishur, dhe kundërshtarëve të sunetit të cilët kanë njohuri, është i lejuar përgjithmonë. E ndalimi për bojkotim më shumë se tri ditë, është për ata që i prishin raportet e tyre për ndonjë interes të dynjasë, ndërsa bidatçitë dhe të ngjashmit me ta: Lejohet të bojkotohen përgjithmonë. (Sherh Muslim 13/106) Thotë Shejhul Islam Ibn Tejmijeh: Kush është i njohur me lënien e obligimeve, dhe veprimin e harameve, ai meriton të bojkotohet, dhe nuk i jepet selam atij si tërheqje e vërtejtjes ndaj tij, deri të pendohet. (Fetava 23/252) Gjithashtu thotë Shejhul Islami: Dhe ky bojkotim (për shkak të fesë) dallon varësisht prej fuqisë, dobësisë, pakicës apo shumicës së atyre që bojkohen. Ngase qëllimi i këtij bojkotimi është: Tërheqja e vërejtjes ndaj tij, edukimi i tij, dhe kthyerja dhe largimi i të tjerëve nga gjendja e tij. E nëse bojkotimi ndaj tij bëhet shkak që të pengohet dhe dobësohet dëmi i tij, atëherë kjo ka bazë në sheriatin islam. Ndërsa nëse bojkotimi bëhet shkak që ai mos të përmirësohet, apo të shtohet dëmi i tij, atëherë ky bojkotim nuk është i preferuar. Ngase te disa njerëz më shumë ndikon butësia dhe afrimiteti, se sa bojkotimi i tyre. E te disa tjerë më shumë ndikon bojkotimi, se sa afërsia dhe butësia ndaj tyre. (Fetava 28/206) Thotë Shejh Ibn Uthejmini: Nëse bojkotimi i mëkatarit bëhet shkak që ai të largohet prej mëkatit të tij, atëherë le të bojkotohet ai, por nëse nga bojkotimi ndaj tij nuk ka dobi, atëherë bojkotimi i tij është haram. Ngase mëkatari është musliman, edhe nëse vepron shumë prej mëkateve të mëdha, përveç nëse bën kufër.. (Lika’atul babil meftuh - 231) Kështuqë përfundimisht themi: Nëse prishja e raporteve bëhet për shkaqe të dynjasë, atëherë ajo është e ndaluar, dhe nuk lejohet të zgjatë më shumë se tri ditë. E nëse bëhet për shkaqe të fesë, atëherë ajo nuk ka kufi të caktuar, vetëmse varet prej dobisë apo dëmit që shkakton ajo.
79
Ndërsa sa i përket rastit në fjalë, shihet qartë se ai me të cilin nuk flitni ju është person i cili përveç mëkateve të mëdhaja, ai gjithashtu nuk e falë edhe namazin, e që lënia e namazit është kufër. Kështuqë nëse ju nuk i përmirësoni raportet me të, nuk keni mëkat për këtë para Allahut, ngase të gjitha argumentet flasin se: Nëse muslimani nuk flet me “vëllaun e tij”, e që lënësi i namazit nuk është vëlla i muslimanit. Por, nëse i përmirëson raportet me të, me qëllim që ta afrosh atë në Dinin e Allahut dhe ta largosh prej mëkateve të tij, atëherë pa dyshim se për këtë ke shpërblim. Allahu e di më së miri.
A më është pranuar agjërimi nëse nuk kam ngrënë iftar me kohë? Pyetje: Nuk di a mu ka pranu agjerimi. Jam qu ne ora 4 mengjes e kam hanger pak buk dhe kam vendos me agjeru por isha ne pune nesrit dhe deri ora 5 kam punu qe skam hanger as buk as uj tek ne 5:15 kam pi uj dhe jam bo nervoz qe skam bo me kohe iftar ne oren 4:20, se pse nuk kam pas mundsi me hanger buk. Tash jam ne dilem a kam agjeru per badijava qe as nuk di qysh qe lot mkan dal prej syve qe jam bo nervoz pse nuk kam bo iftar me kohe. Tash sdi am pranohet agjerimi apo e kam prishe.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Ngrënia e iftarit me kohë si dhe shpejtimi i tij në kohën e tij, është prej suneteve të Pejgamberit (salallahualejhiveselem). Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Do të vazhdojnë njerëzit të jenë në hajr, përderisa e shpejtojnë iftarin”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Kështuqë vonimi i iftarit pa ndonjë arsye, nuk është i pëlqyer. Por, nëse njeriu vonohet për ndonjë shkak dhe arsye, nuk ka ndonjë mangësi në agjërimin e tij. Andaj, shpresojmë që agjërimi juaj është i saktë, dhe e lusim Allahun që t’ua ketë pranuar atë. Allahu e di më së miri.
80
A lejohet që nusja e re t’ua mer dorën grave? Pyetje: Es Selamu Alejkum. Deshta të di se a lejohet që nusja tua mer dorën grave. Allllahu i Lartësuar ju shpërbleftë me begatitë më të mëdha në këtë botë dhe në botën e ardhshme.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Nusja e re e cila kalon prej shtëpisë së saj në shtëpi të burrit është mysafire në atë shtëpi, dhe mysafiri duhet të respektohet nga anëtarët e shtëpisë, e jo të obligohet mysafiri t’i respekton ata që janë në shtëpi të tyre. Kështuqë së pari nusja e re duhet të respektohet, dhe sikur të kishe qenë e pëlqyer marrja e dorës, do të ishte pëlqyer që gratë tjera t’ia marrin dorën asaj, pasiqë ajo është mysafire dhe e re në mesin e familjarëve të burrit. Por, megjithatë marrja e dorës nuk është e pëlqyer dhe lënia e kësaj tradite është më e mirë, ngase kjo nuk ka bazë në Dinin e pastër islam, dhe sikur të kishte qenë respekt marrja e dorës së ndonjërit, do t’ia kishin marrur dorën sahabet Pejgamberit (salallahualejhiveselem). Por, ajo që është praktikuar nga sahabet ndaj Pejgamberit (salallahualejhiveselem) është puthja e dorës së tij. Kjo është praktikuar edhe nga selefi, në shenjë respekti ndaj dijetarëve dhe njerëzve të devotshëm. Dhe kjo është e lejuar edhe për të tjerët nëse plotësohen këto kushte: -Atij që i puthet dora, të jetë prej dijetarëve apo prej të devotshmëve, -Mos të kërkon vetë ai që të tjerët të puthin dorën e tij, -Mos të bëhet puthja e dorës në shenjë nënshtrimi dhe përulje ndaj tij, -Dhe mos të bëhet vazhdimisht, ngase prej sunetit është përshëndetja për dore. Thotë Shejh Ibn Uthejmini: Puthja e dorës në shenjë respekti, ndaj atyre që meritojnë respekt të veçantë, si prindi, plaku i vjetër, mësuesi etj. nuk ka ndonjë të keqe në këtë, nëse nuk rrjedh nga ajo ndonjë dëm, si pëlqimi i vetes nga ai që i puthet dora, apo 81
mendimi i tij se ai kështu është në një pozitë të lartë. Nëse është kështu, atëherë ndalohet veprimi i saj. (Fetava Babul Meftuh 177). Kështuqë nëse marrjen e dorës e krahasojmë me puthjen e saj, atëherë mund të themi se lejohet nëse plotësohen kushtet e lartpërmendura. Edhepse në raste që mund t’i iket asaj, lënia e saj është më e mirë. Ndërsa përulja që bëhet prej disa grave (nuseve të reja) gjatë marrjes së dorës është e ndaluar, ngase përulja i takon vetëm Allahut (azzevexhel). Thotë Komisioni i përhershëm për fetva: Nuk lejohet që muslimani ta ulë kokën e tij gjatë përshëndetjes, qoftë kjo ndaj muslimanit apo jomuslimanit, ngase kjo është prej veprimeve të të huajve ndaj të mëdhenjve të tyre, dhe kjo i përngjanë rukusë, e rukuja është përshëndetje dhe madhërim që i takon vetëm Allahut (azzevexhel). (Fetava 6779) Allahu e di më së miri.
A është gabim të bëhet tekfir mbi hoxhallarët që i lejojnë votimet? Pyetje: Selamualejkum. Nese keni mundsi te na pergjigjeni ne kete pyetje. Ibn Teymiyah ka permendur per ceshtjet jo te qarta tekfiri nuk behet, ateher dashta te di a quhet ende ne vendin tone ceshtja e gjykimit ne gjygjet e josheriatit dhe votimet, ceshtje jo te qarta, dhe se a eshte gabim me u be tekfir ata hoxhallar qe thirin ne votime duke e ditur mir per ket kufr. Nese arsyetohen me irxha a mund te na spjegoni pak ma teper per ket arsyetim. Ma bani hallall qe do ju mar koh. Allahu u shperbleft. Wasalamualejkum
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Së pari: Sikur mos të më ishte parashtuar kjo pyetje, do të kisha heshtur duke ua lënë fjalën hoxhallarëve të cilët janë më të mëdhenj dhe më të ditur. Por, duke e pasur parasyshë hadithin në të cilin Pejgamberi (salallahualejhiveselem) thotë: “Kush pyetet për një dituri dhe ai e fshehë atë, në ditën e gjykimit do t’i vëndohet një fre prej frerëve të zjarrit“, (Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh, dhe Shejh Albani 82
hadithin e cilëson si të mirë) imponohem të shkruaj shkurtimisht në lidhje me pyetjen e parashtuar, duke e lutur Allahun (azzevexhel) që të ketë dobi prej këtij shkrimi. Së dyti: Ndarja e çështjeve të Dinit në të qarta dhe të paqarta, apo të domosdoshme për t’i ditur çdo musliman dhe jo të domosdoshme, apo çështje bazë dhe çështje degë, të gjitha këto ndarje janë përmendur prej dijetarëve të Ehli Sunetit në formë të përgjithshme të çështjeve të fesë. Ndërsa ndarja e Dinit në këtë mënyrë në aspektin e arsyetimit me injorancë është bërë nga disa dijetarë, edhepse për këtë nuk ka bazë në sheriat dhe kjo është prej bidateve që rrjedhin prej mu’tezilëve, ashtu siç thotë Shejhul Islam Ibn Tejmijeh. (Fetava 13/125) (Çështja është e gjërë, dhe nuk mund të përmblidhet brenda një përgjigje). Andaj, edhe nuk mund të themi në formë të përgjithshme se çështja e gjykimit në gjygjet e kufrit dhe çështja e votimeve është e qartë apo nuk është e qartë, ngase qartësia e çështjeve dallon prej një vendi në vendin tjetër, dhe prej një personi në personin tjetër. Së treti: A është gabim të bëhet tekfir mbi hoxhallarët që i lejojnë votimet? Çështja e votimeve është prej çështjeve që diskutohen më së shumti në këtë kohë, e sidomos para dhe pas zgjedhjeve të tanishme në Kosovë, dhe pas thirrjeve apo shprehjeve të mendimeve të disa hoxhallarëve në lidhje me këtë çështje. Kështuqë është shkaktuar vërtetë një fitneh e madhe në mesin e muslimanëve për shkak të çështjes së votimeve, dhe sikur të mos kishte as një të keqe prej votimeve, përveç përçarjes dhe prishjes së muslimanëve ndërmjet veti, si dhe ngritjes së pluhurit dhe turbullirave në mesin e xhematit, do të mjaftonte për njeriun e mençur të kupton dëmin e votimeve, edhepse dëmi i tyre është shumë më i madh. Shumë prej njerëzve në realitet çështjen e votimeve e llogarisin sikur një gjë shumë të lehtë dhe të thjeshtë, duke mos e kuptuar domethënien e tyre. Çka don të thotë vota yte ndaj një personi apo partie që ti e voton? Çka synon ai që kërkon të ketë një karrigë në parlament? Cili do të jetë obligimi i tij? Cilët do të jenë urdhërat e tij? Ai që hyn në parlament, pa dyshim se do të merr përgjegjësinë për të vendosur ligje për popullin i cili e ka votuar atë. Dhe ato ligje pa dyshim do të jenë të bazuara në fenë e cila quhet Demokraci. Dhe ai pa dyshim do të jetë një ligjvënës në tokë, së bashku me kolegët e tij. Dhe ai pa dyshim do t’i shkelë ligjet e Kur’anit dhe Sunetit. Ai padyshim do ta cilëson veten me një cilësi të Allahut. Dhe ai padyshim do të shëndërrohet në një zot, i adhuruar nga përkrahësit dhe votuesit e tij. E si mund të jetë gjendja e atij i cili e pëkrahë këtë njeri? Si mund të jetë gjendja e një njeriu i cili e voton një person i cili e quan veten Krijues, kur dihet se krijimi i takon 83
vetëm Allahut? Padyshim se ai i ka bërë shirk Allahut (azzevexhel) në Teuhidin Rububijeh. E cili është dallimi ndërmjet krijimit dhe gjykimit të Allahut, kur dihet se të dyja i takojnë vetëm Allahut? Thotë Allahu (azzevexhel): “Gjykimi nuk i takon askujt pos Allahut, e Ai urdhëroi që të mos adhuroni tjetër pos Tij“. (Jusuf – 40) Dhe thotë: “Allahu gjykon me drejtësi, ndërsa ata që adhuronin tjetër pos Tij, ata nuk kanë në dorë të gjykojnë asgjë. Allahu është Ai që dëgjon dhe sheh“. (Gafir – 20) Kështuqë ai që votohet nuk është tjetër përveçse një tagut, i cili pretendon t’i bëhet ortak Allahut (azzevexhel) në ligjvënie, duke i nëpërkëmbur ligjet e Allahut dhe duke u dhënë përparësi ligjeve të njerëzve. Thotë Allahu (azzevexhel): “O ju që keni besuar, mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij ashtu si i ngërmoheni njëri tjetrit, e të zhduken veprat e juaja duke mos e hetuar ju atë“. (Huxhurat – 2) Në këtë ajet Allahu (azzevexhel) tregon se nëse dikush e ngirtë zërin mbi zërin e Pejgamberit (salallahualejhiveselem), veprat e tij bëhen pluhur (e nuk i bën të gjitha veprat pluhur përveçse shirku dhe kufri). E nëse vetëm ngritja e zërit i prishë të gjitha veprat, çka mbetet për atë që e ngritë ligjin e kufrit mbi ligjin e Allahut, e ngritë mendimin e tij mbi urdhërin e Allahut, e ngritë fenë Demokraci mbi fenë e Allahut? Padyshim se kufri i tij është edhe më i madh, dhe veprat e tij kanë edhe më shumë përparësi të zhduken dhe të bëhen pluhur. E nëse ai që votohet është tagut, si është gjendja e atij i cili e voton atë? Padyshim se pëkrahja e të keqes është e keqe, sikur që përkrahja e haramit është haram. Nëse dikush vjedh dhe ti e përkrahë atë, edhe ti e ke mëkatin së bashku me të. Nëse dikush bën prostitucion dhe ti e përkrahë atë, edhe ti e ke mëkatin së bashku me të. Nëse dikush pi alkool dhe ti e përkrahë atë, gjithashtu e ke mëkatin së bashku me të. Por, nëse dikush i bën kufër Allahut, dhe ti e përkrahë atë në kufrin e tij?!! Thotë Allahu (azzevexhel): “Dhe mos anoni kah ata që bënë zullum, e për atë shkak t’ju kapë zjarri, sepse përveç Allahut nuk keni ndonjë mbrojtës, e mbeteni të pandihmuar“. (Hud – 113) Allahu (azzevexhel) tregon se vetëm nëse anon kah zullumqarët të kaplon zjarri, por nëse i ndihmon ata?! Nëse i përkrahë ata?! Nëse i lavdëron ata?! Nëse thërret nëpër radio dhe TV që njerëzit t’i votojnë ata?! Si do të jetë gjendja?!! Kështuqë, edhe ata që më së paku kanë njohuri rreth këtyre çështjeve, duhet ta kenë të qartë se çfarë domethënie kanë votimet dhe cili është rreziku i tyre. Pas gjithë kësaj, shtrohet pyetja edhe një herë: A është gabim të bëhet tekfir mbi hoxhallarët që i lejojnë votimet? Po, mendoj se është gabim. Ngase sipas Ehli Sunetit: Ka dallim prej tekfirit të përgjithshëm dhe atij të posaçëm, dhe josecili që bjen në kufër, nënkupton se ai është kafir. Sepse ai mund të mos ketë plotësuar ndonjë kusht, apo 84
mund të ketë ndonjë pengesë prej pengesa të tekfirit. (Edhepse çështja është më e gjatë, por rasti nuk premton të zgjerohemi më shumë). Në lidhje me këtë, lexo dhe përgjigjen e pyetjes: A lejohet namazi pas imamit që i lejon votimet? (f. 16) E nëse shtrohet pyetja: Cila është zgjidhja e muslimanëve në këtë kohë, nëse nuk dalin në votime? Zgjidhja është: Largimi dhe distancimi prej votimeve, duke qëndruar në teuhid dhe duke mohuar çdo gjë që adhurohet pos Allahut. Thotë Allahu (azzevexhel): “Thuaju: O ithtarë të librit, ejani (të bashkohemi) në një fjalë e cila është e njëjtë mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë askënd pos Allahut, të mos i shoqërojmë atij asgjë, të mos konsiderojmë njëri tjetrin zotër pos Allahut. E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: Dëshmoni pra se ne jemi muslimanë“. (Ali Imran – 64) Dhe thotë (duke përmendur fjalët e Ibrahimit alejhiselam): “Unë distancohem prej jush dhe prej asaj që adhuroni ju pos Allahut, e shpresoj që me adhurimin ndaj Zotit tim nuk do të jem i humbur“. (Merjem – 48) Dhe para se të përfundoj, i këshilloj të gjithë vëllezërit që të ruajnë gjuhën e tyre ndaj kundërshtarëve të tyre në mendime dhe bindje, ngase shprehjet ndaluara, nënçmimet dhe ofendimet, nuk u takojnë njerëzve të akides së pastër. Njerëzit e akides së pastër, nuk janë të pastër vetëm në bindje dhe mendime, por janë të pastër edhe në gjuhë dhe në sjellje. Si dhe i këshilloj që të jenë mesatar ndaj dijetarëve dhe hoxhallarëve: -Duke mos i shenjtëruar dhe duke mos menduar se i gjithë haku është mbledhur vetëm në një, dy apo tre persona, -Si dhe duke mos i nënçmuar dhe dalur para tyre, ngase ata janë që ua mësojnë njerëzve Dinin e Allahut dhe ua përcjellin mesazhin e Pejgamberit (salallahualejhiveselem). Allahu e di më së miri.
A i lejohet muslimanit të emigrojë në vendet joislame? Pyetje: I nderuar hoxhe esselamu alejkum. A i lejohet nje besimtari te emigroje ne vendet jomuslimane per shkak ekonomik? Allahu ju shperblefte.
85
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Pejgamberi (salallahualejhiveselem) është distancuar nga ai musliman, i cili jeton në mesin e jomuslimanëve, dhe nuk ka mundësi ta paraqet haptas fenë e tij. Andaj nuk lejohet që muslimani të emigron në vendet e kufrit pa ndonjë arsye. Ndërsa dijetarët kanë vendosur kushte, të cilat nëse plotësohen lejohet udhëtimi për në ato vende. Si: -Emigruesi për në ato vende të ketë njohuri të mjaftueshme të fesë, me të cilën i kundërshton dyshimet të cilat mund t’i vijnë nga ana e jomuslimanëve, -Emigruesi për në vendet e kufrit të ketë iman dhe devotshmëri, me të cilën mbrohet prej epsheve dhe shfrenimeve të hapura që janë në ato vende, -Emigruesi të ketë mundësi të paraqet haptas fenë e tij dhe të mos pengohet nga adhurimet e tij, dhe -Të mos qëndrojë në ato vende përgjithmonë, por vetëm aq sa është nevoja e tij. Thotë Shejh Ibn Uthejmini: Qëndrimi në vendet e kufrit, është rrezik i madh për fenë dhe moralin e muslimanit. Ne dhe të tjerët jemi dëshmitarë për devijimin e shumë prej atyre që kanë qëndruar atje, të cilët janë kthyer pa atë që kanë shkuar. Janë kthyer të prishur, bile disa janë kthyer murteda prej fesë së tyre, apo mohues të fesë së tyre dhe të gjitha feve, derisa kanë arritur në mohim të përgjithshëm dhe tallje me fenë e Allahut ... andaj qëndrimi në ato vende, patjetër duhet t’i plotësojë dy kushte kryesore: -Siguria e atij që qëndron në ato vende për fenë e tij, duke pasur ai njohuri, iman, dhe qëndrim të fortë i cili e bën të qëndrueshëm në fenë e tij, dhe e mbron prej humbjes dhe devijimit të tij, dhe -Mundësia për ta shfaqur fenë e tij, duke mos u penguar nga ndonjë obligim i saj. Duke mos u penguar nga namazi, nga xhumaja, namazi me xhematë, zekati, agjërimi, haxhi dhe gjërat tjera të fesë. E nëse nuk e ka këtë mundësi, atëherë i ndalohet qëndrimi dhe i bëhet obligim shpërngulja (në vendet ku ka mundësi ta shfaqë fenë e tij dhe ku nuk pengohet prej adhurimeve të tij). Allahu e di më së miri.
A lejohet falja e namazit në xhaminë që është blerë me kamatë? 86
Pyetje: Es-selamu alejkum Hoxh i nderuar. Pyetja ime eshte se a lejohet falja e namazit ne nje xhami ku eshte bler apo ndertuar me kamat dhe a lejohet me i ndihmu nje xhamijes qe eshte ble me kamat (me qellim qe te del sa ma shpejt nga ky haram i madh). Allahu ju shperbleft dhe ju ruajt. Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Vëlla i dashur, nuk ka dyshim se kamata është e ndaluar në sheriatin e Allahut (azzevexhel) dhe është një prej mëkateve të mëdha, pa marrë parasyshë se për çka shfrytëzohen paratë që merren nëpërmjet saj. Dhe njeriu i cili merr kamatë për të blerë apo për të ndërtuar xhami, gjithashtu e ka mëkatin e kësaj ndalese dhe nuk atsyetohet me qëllim të mirë në këtë vepër të ndaluar. Thotë Allahu (azzevexhel): “O ju që keni besuar, kini frikë Allahun dhe nëse jeni besimtar të sinqertë hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata. E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk hiqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në luftë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij”. (Bekareh 278/279) Por mëkati i tij mbetet vetëm tek ai, duke mos u përfshirë edhe të tjerët në këtë mëkat, edhe nëse ata e shfrytëzojnë vendin apo ndërtesën që ai e ka blerë me paratë e ndaluara. Kështuqë namazi në xhaminë që është blerë apo ndërtuar me kamatë është i lejuar, dhe nuk ka ndonjë pengesë në faljen e namazit në atë xhami. Thotë Shejh Ibn Uthejmini: Vjen një njeri i cili punon në bankë, apo punon me gjëra që fitimi i të hollave në to është i ndaluar, e pastaj ndërton xhami apo rregullon ndonjë rrugë, e dikush pyet: A lejohet të falemi në atë xhami apo të ecim në atë rrugë që është ndërtuar me para të ndaluara? E shohim që nuk ka ndonjë ndalesë të falet njeriu në atë xhami, edhe nëse është ndërtuar me para të kamatës, apo me para që janë fituar diku tjetër në haram, sepse mëkati është mbi atë që i ka fituar në atë mënyrë.. (Sherhul Mumti’ 10/60) Kështuqë lejohet të falet njeriu në xhaminë e ndërtuar me kamatë, si dhe lejohet të ndihmon në atë xhami, duke i këshilluar blerësit apo ndërtuesit e saj të pendohen tek Allahu (azzevexhel) nga ky mëkat i madh. Allahu e di më së miri.
87
A duhet të zbuloj sëmundjen time, në rast të ofertës për martesë? Pyetje: Eselamu alejkum. Une kam nje infeksion ne miter edhe si shkak i kesaj mund te vij deri tek steriliteti. E pyetja ime eshte nese kam nje kerkes per martes a duhet ti tregoj personit qe e kerkon doren time. Allahu ju shperbleft.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Së pari duhet të vërtetohet nëse sëmundja ekziston sigurtë apo jo. E pastaj, nëse është prej sëmundjeve që mund të shkakton probleme dhe ndarje pas martese, atëherë patjetër duhet të tregohet ajo. Dhe nëse ajo mbahet fshehtë, atëherë llogaritet mashtrim ndaj atij që kërkon martesën tuaj. Ndërsa Pejgamberi (salallahualejhiveselem) thotë: “Kush mashtron, nuk është prej neve”. (Transmeton Muslimi) Kështuqë gjërat serioze që ndikojnë në mashkullin, dhe që mund të shkaktojnë pakënaqësi dhe prishje të lumturisë bashkëshortore, patjetër duhet të zbulohen, në raste që kërkuesi i femrës është serioz dhe ka mundësi të arrijë në martesë. Ndërsa nëse martesa ndërmjet tyre mund të pengohet nga ndonjë shkak tjetër, atëherë nuk është e nevojshme të zbulohet mangësia e femrës në atë rast. Thotë Shejh Ibn Uthejmini: Nëse dikush e fejon një vajzë e cila ka ndonjë të metë të mbuluar, që dikush prej njerëzve e din të metën e saj: Atëherë nëse i fejuari pyet për atë, patjetër duhet t’i tregohet atij, dhe kjo është e qartë. Por nëse ai nuk pyet, atëherë i tregon ai (përgjegjësi i vajzës) atij, dhe kjo është në formë të këshillës, e sidomos nëse është sëmundje e pashërueshme, ndërsa nëse është sëmundje që mund të shërohet, atëherë është më e lehtë. (Lika’atul Babil Meftuh 5/22) Andaj, nëse i interesuari për martesë i plotëson të gjitha kushtet, dhe vërehen mundësitë për të arritur në martesë, atëherë atij duhet t’i tregohet sëmunja e juaj, në mënyrë që mos t’i bëhet padrejtësi dhe mos të prishet lumturia e juaj pas martese. Allahu e di më së miri.
Sa është numri i rekate të namazit të teravisë? 88
Pyetje: Selamu Alejkum Hoxh i nderuar. Pyetja ime eshte per taravit. Hoxh i nderuar ne themi qe taravit duhet te falen 20 rekate, mund te gjejm argumente te shumta sepse i ka fal edhe Omeri radijallahu anhu, por ne themi se duhet te falen 8 rekate, ateher pse Omer iben Hatab radijallahu anhu i ka fal njezet njiashtu edhe ne arabine saudite falen njezet si dhe ne shum vende te rruzullit toksor njiashtu edhe tek ne.. Ateher cili eshte argumenti per ti fal nga tete rekate pos hadithit qe e transmeton Ajshja se i ka fal vete tete. Krejt kjo pyetje ka te bej me ate sepse edhe un po duhet dikujna me ju pergjigj se ti e di se neve selefive na kujn krejtve hoxhallar apo si shum te ditur, por un mendoj se ato din pak per ate ne dim ma shum se ato. Allahu te shperbleft.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Vëlla i dashur, çështja e numrit të rekateve të teravisë është çështje e gjërë, për të cilën dijetarët kanë diskutuar dhe janë ndarë në disa mendime. Kështuqë teprimi në të duke mos lejuar të falen më pak se njëzet, apo shtërngimi në të duke ndaluar të falen më shumë se njëmbëdhjetë është gabim. (Sherhul Mumti‘ 4/73) Ndërsa sa i përket hadithit të Aishes (radijallahuanha) se Pejgamberi (salallahualejhiveselem) nuk ka falur më shumë se njëmbëdhjetë rekatë, dijetarët kanë thënë se kjo nuk përcakton numër të prerë të rekateve, ngase veprimi i Pejgamberit (salallahualejhiveselem) nuk tregon obligueshmëri. Dhe prej argumenteve të qarta që tregojnë se namazi i natës nuk është i prerë në numër të caktuar, është hadithi ku Pejgamberi (salallahualejhiveselem) thotë: “Namazi i natës është dy nga dy, e kush frikohet nga arritja e mëngjesit le të falë një rekatë vitër, për të përfunduar atë që ka falur“. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Gjithashtu të gjithë dijetarët e medhhebeve, kanë përmendur numër të rekateve të teravisë, më shumë se njëmbëdhjetë rekatë, si dhe shtuarja e numrit të tyre është vërtetuar edhe nga disa prej selefit. Thotë Shejhul Islam Ibn Tejmijeh: Namazi i teravisë nëse falet sipas medhhebit Hanefij, Shafi’ij apo Hanbelij: Njëzet rekatë, apo sipas medhhebit Malikij: Tridhjetë e gjashtë apo njëmbëdhjetë, është mirë dhe në rregull. (Ihtijarat – 64)
89
Thotë Shejh Ibn Uthejmini: Kjo çështje është e gjërë, dhe nuk kundërshtohet ai që i falë njëmbëdhjetë apo ai që i falë njëzet e tre, sepse çështja është e gjërë elhamdulilah. (Fetava 1/107) Allahu e di më së miri.
A lejohet fekondimi artificial (in vitro) në Islam? Pyetje: Selam alejkum hoxhe i nderuar. Pyetja ime eshte se a lejohet ne Islam fekondimi artificial apo In–Vitro, nëse po ne cilat raste e nese jo ateher ju kisha lute te sjellni disa argumente. Allahu ju shperbleft per mundin e bere.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Sa i përket fekondimit artificial (marrjen e spermës së burrit dhe bartjen e saj nëpërmjet vaksinave në mitër të gruas së tij) dijetarët janë ndarë në dy mendime: 1-Disa dijetarë e kanë lejuar fekondimin artificial, nëse plotësohen këto kushte: -Nëse nevoja është e tepërt për të vepruar një gjë të tillë. (Mosarritja e shtatzënisë brenda një apo dy viteve, nuk është arsye për të kaluar në këtë metodë). -Mos të zbulohet aureti i femrës para meshkujve, duke pasur mjeke femra. -Mos të masturbojë burri për të dhënë spermën e tij mjekëve, por këtë mund ta arrijë nëpërmjet bashkëshortes së tij, duke iu larguar masturbimit. -Mos të ruhet sperma për të kryer fekondimin më vonë, apo të shfrytëzohet ajo edhe për ndonjë tjetër që ka nevojë për të. -Të ketë besim të plotë në mjekun apo mjeken që e kryen këtë. Ky është dhe mendimi i Komisionit të Fikhut Islam, i cili në vitin 1986 mbajti mbledhjen ku dhe nxori fetvanë për lejimin e fekondimit artificial nëse plotësohen kushtet.
90
2-Ndërsa dijetarë të tjerë e kanë ndaluar fekondimin artificial, për shkak të rrezikut të përzierjes së prejardhjes së njerëzve, dhe për shkak të disa ndalesave që duhet të kalohet nëpër to gjatë kësaj metode. Thotë Shejh Albani (rahimehullah): Pasiqë kam menduar në lidhje me këtë çështje, mendoj se nuk lejohet një gjë e tillë, përveç nëse burri dhe gruaja janë mjekë, apo së paku njëri prej tyre, dhe e kryejnë këtë me dorën e tyre, ndërsa fekondimi në duar të burrave dhe grave të huaja nuk lejohet... Pyetësi: Edhe nëse e njeh mirësinë dhe devotshmërinë e personit (mjekut)? Shejhu: Po, edhe nëse e njeh (nuk lejohet). (El-Huda Ven-Nur 678) Thotë Shejh Ibn Uthejmini (rahimehullah): Kjo çështje është shumë e rrezikshme. Kush e siguron mjekun që mos të futë spermën e burrit, në mitrën e gruas së dikujt tjetër? Andaj e shohim mbylljen e kësaj dere dhe nuk japim fetva, përveç në ndonjë rast të caktuar, ku e njohim burrin, gruan dhe mjekun. (http://www.ibnothaimeen.com/publish/cat_index_226.shtml) Thotë Shejh Ibn Xhibrini (rahimehullah): Ka dhënë fetva Komisioni i përhershëm për ndalimin e kësaj, për shkak të zbulimit të aureteve, prekjes së organit, veprimit të gjërave të kota në mitër, edhe nëse sperma e burrit është ajo që futet te gruaja e tij, mendoj që njeriu duhet të jetë i kënaqur me caktimin e Allahut, e Ai: “Atë që do e lë pa fëmijë”. (Shura – 50). (Fetava Ibn Xhibrin - 56) Thotë Shejh Feuzani: Nuk lejohet përdorimi i vaksinave, për të lindur fëmijë. Kjo metodë nuk lejohet. Lindja e fëmijëve kërkohet sipas metodave të sheriatit. I marton dy, tri apo katër, ndoshta Allahu i jep fëmijë... (http://www.alfawzan.ws/AlFawzan/Fata...x? PageID=11283) Dijetarët të cilët e ndalojnë këtë metodë, të gjithë kanë jetuar në tokat arabe, ku gjenden mjekë dhe mjeke të devotshme (pasues të selefëve), dhe me gjithë këtë gjendje të tyre, ata e ndalojnë këtë metodë. E si do të ishte përgjigjja e tyre, nëse do pyeteshin për vendet tona, ku thuajse të gjitha gjërat kryesore udhëhiqen në duart e jomuslimanëve, e ku muslimanët nuk kanë në dorë asgjë përveç një përqindje shumë të vogël. Andaj, përfundimisht anoj kah mendimi i dytë i dijetarëve i cili më i sigurtë dhe më i afërt. Për më shumë, lexoni dhe përgjigjen e pyetjes: Cila është zgjidhja më e mirë për ata nuk kanë fëmijë? (f. 93) Allahu e di më së miri.
91
T’i besoj bashkëshortes, apo atyre që flasin kundër saj? Pyetje: Selam alejkum. Kam nje pytje qe me brengose ne shpirt mendoj dite e nate per kete, para nje kohe me hyri diqka ne krye dhe mu doke se shoqja ime kishte ndryshuar disi, e shiqoja dhe nje dite gjeta nje msn te dikuj ne te dhe i thash fjal te rende shoqes andej situata u keqsua shume. Shkova te nje hoxhe mos na ka bere dikush magji, jo tha ai por keto sende jane te verteta shoqja jote e ka leshuar rrugen e Allahut ka hyre ne rruge... Shkova te nje moter myslimane qe falet 5 here ne dite, me thane edhe ma zi... mua me boni mu tranuar, dhe keto fjale mu kane pjeke ne krye dhe ne shpirt tim e ndiej veten shume keq, lexoj kuran e lutna por merzitna shume, kur e pytja se si i din keto sende ate motren myslimane qe me dha keto informata, tha se po me dalin ne kuran, bonte ndonje lutje dhe i dilke me thonte.. Shoqja ime merzitet shume per ket problem dhe thote se kurre nuk ka punuar kunder jetes sone dhe familjes sone. Qka me boe, kujt me i besuar?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Vëlla i dashur, së pari: Muslimani duhet të ketë mendime të mira për muslimanin, dhe duhet t’i largojë mendimet e këqia ndaj tij. Thotë Allahu (azzevexhel): “O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri tjetrit”. (Huxhurat – 12) Kështuqë muslimani nuk duhet të lejon që shejtani të futë dyshime në kokën e tij ndaj bashkëshortes së tij. Por, nëse ka gjëra që çojnë në dyshime dhe mendime të këqia, atëherë duhet mbyllur derën e atyre gjërave, dhe duhet munduar në përmirësimin e gjendjes. Së dyti: Kontakti i muslimanes në Msn apo në lidhje tjera me njeri të huaj është i ndaluar, qoftë ajo e martuar apo jo, edhepse për atë që është e martuar mëkati është më i madh. Përveç mëkatit ndaj Allahut (azzevexhel), ajo bën edhe një krim të madh ndaj bashkëshortit të saj, i cili quhet: Tradhëti. Por, nëse burri i saj është në gjendje ta falë këtë gabim të saj, duke qenë ajo e penduar për gabimin e bërë, si dhe duke u larguar nga kjo gjë e shëmtuar, dhe duke mos e përsëritur këtë asnjëherë, atëherë burri i saj më duhet ta harron këtë gabim të saj, dhe duhet të mos e përmend gabimin e saj e as faljen e tij. Por, duke mos lënë anash shkaqet që pengojnë në arritjen e këtij gabimi përsëri. 92
Së treti: Hoxhallarët të cilët flasin për gjëra që nuk i kanë parë me sytë e tyre, apo që nuk kanë njerëz të besueshëm për njoftimin e tyre, duke thënë se këto gjëra “i dalin” atij, këta janë vetëm njerëz që bashkëpunojnë me shejtanët për të prishur shoqërinë islame, nuk janë hoxhallarë fare. Si dhe muslimanja e cila i falë pesë kohë të namazit, por që sheh gjëra në Kur’an të cilat Allahu nuk i ka përmendur (sikur rasti i lartpërmendur), ajo duhet t’i kthehet Islamit edhe njëherë dhe pastër ashtu si ka urdhëruar Allahu, dhe fjalët e saj nuk merren parasyshë. Së katërti: Edhe nëse fjalët që muslimani i dëgjon për bashkëshorten e tij nuk janë të vërteta, muslimani duhet të jetë shumë i kujdesshëm për nderin dhe moralin e familjes së tij. Duhet mos të mashtrohet me fjalët e njerëzve, por të jetë në rrjedha për çdo gjë që bëhet në familjen e tij, ngase përgjegjësia është edhe për të para Allahut nëse nuk ka qenë kujdestar i mirë për familjen e tij. Thotë Allahu (azzevexhel): “O ju që keni besuar, ruane veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët”. (Tahrim – 6) Dhe së pesti: Nëse bashkëshortja mohon një gjë të tillë me gojën e saj, dhe bashkëshorti nuk e ka parë të kundërtën e asaj që e thotë ajo, si dhe nuk ka njerëz të besueshëm të cilët flasin për këtë gjë, ai duhet t’i beson bashkëshortes së tij dhe të vazhdon jetën e tij me të, duke mos lejuar të futen dyshime në mesin e tyre, si dhe duke e ruajtur atë dhe veten e tij nga marrëzirat e shejtanit dhe njerëzve të pandershëm. Allahu e di më së miri.
A lejohet ngjyrosja e flokëve me ngjyrë të zezë? Pyetje: Esselamu Alejkum hoxh i nderuar. Kam degjuar se ngjyrosja e flokeve me ngjyr te zeze eshte haram per motrat muslimane, e deshta te mar edhe mendimin tuaj rreth kesaj qeshtje, dhe po ashtu ka disa ngjyra qe jane te zeza po kane nje reflektim tjeter, si ne te kalter, te gjelber, etj. Allahu ju shperbleft per punen tuaj.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
93
Sa i përket ngjyrosjes së flokëve me ngjyrë të zezë, dijetarët janë ndarë në tri mendime: 1-Disa prej dijetarëve janë të mendimit se ngjyrosja e flokëve me ngjyrë të zezë është haram, duke u bazuar në këto argumente: -Thotë Xhabiri (radijallahuanhu): Erdhi Ebu Kuhafeja (babai Ebu Bekrit) ditën e çlirimit të Mekës, ndërsa flokët dhe mjekrra e tij ishin të zbardhura. E Pejgamberi (salallahualejhiveselem) tha: “Ndryshonia këtë (të thinjurën) me ndonjë ngjyrë, e largohuni ngjyrës së zezë”. (Transmeton Muslimi) -Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Do të ketë në fund të kohës njerëz që do t’i ngjyrosin flokët e tyre me të zezë, nuk do ta nuhasin erën e Xhenetit”. (Transmeton Ebu Davudi me zinxhirë të vërtetë) 2-E disa dijetarë të tjerë janë të mendimit se ngjyrosja e flokëve me të zezë është mekruh–e papëlqyer, dhe se argumentet e lartpërmendura nuk ndalojnë në formë të prerë një veprim të tillë. Ky është mendimi i Muxhahidit, Seid Ibn Xhubejrit, Mekhulit, Imam Malikut, dhe të tjerëve. 3-Ndërsa mendimi i tretë i dijetarëve është se ngjyrosja e flokëve me të zezë është i lejuar, duke thënë: -Argumenti i parë është argument i veçantë i cili flet për Ebu Kuhafen dhe për ata që janë në gjendjen e tij. Për ata që janë të shtyrë në moshë, dhe që ngjyrosja e tyre me të zezë paraqet një pamje qesharake dhe joserioze për ta. -Ndërsa argumenti i dytë tregon për disa njerëz që do të jenë në fund të këtij umeti, të cilët do të kenë bindje dhe do të veprojnë vepra për shkak të të cilave nuk do të nuhasin as erën e Xhenetit. E prej cilësive të tyre është ngjyrosja e flokëve me të zezë, e jo që ngjyrosja e tyre është haram. Sikur që shenjë e havarixhëve është rruajtja e flokëve, edhepse rruajtja e tyre nuk është haram. Gjithashtu ajo që e përforcon më së shumti këtë mendim, është ngjyrosja e flokëve me të zezë nga disa prej sahabeve dhe tabiinëve. Si: Ukbeh ibn Amir (Transmeton Ibn Ebi Shejbeh - Musanef 8/250 me zinxhirë të vërtetë) Hasan ibn Alij (Transmeton Taberaniu – Mu’xhemul Kebir 2535 me zinxhirë të mirë) Husejn ibn Alij (Transmeton Buhariu – Thotë Enesi: Më së shumti i ka përngjarë Husejni Pejgamberit (salallahualejhiveselem) dhe i ngjyroste flokët me Vesmeh – ngjyrë që anon kah e zeza)
94
Hasan Basriu – E shihte që nuk ka ndonjë të keqe për ngjyrosjen e flokëve me të zezë (Transmeton Taberiu me zinxhirë të vërtetë) Urveh ibn Zubejr – i ngjyroste flokët me vesmeh (Transmeton Taberiu me zinxhirë të mirë) Imam Zuhriu – i ngjyroste flokët me të zezë (Ibn Ebi Shejbeh – Musanef 8/251 me zinxhirë të vërtetë. Thotë Shejh Mustafa El-Adevij (kur flet për femrat): Lejohet që femra të ngjyrosë flokët e saj me të zezë, sepse hadithi i cili flet për ndalimin e kësaj, është për meshkujt. E sa ndalesa ka për meshkujt ne aspektin e zbukurimit, e që nuk ndalohen me të femrat, si ndalimi i veshjes së mëndafshit, bartjes së arit, bartjes së unazës në gishtin e mesëm dhe atij tregues, e të tjera. Kështuqë mendoj se lejohet ngjyrosja e flokëve me të zezë për femrën, nëse me këtë ngjyrosje nuk synohet ndonjë mashtrim për atë që kërkon fejesën e saj... (Fetava – 1/322) Kështuqë përfundimisht anojmë kah mendimi i fundit dhe themi se lejohet ngjyrosja e flokëve me ngjyrë të zezë për meshkujt, edhepse largimi nga ajo është më e mirë. Ndërsa për femrat lejohet ngjyrosja, duke mos pasur ndonjë pengesë në të. Allahu e di më së miri.
Si të bëj sehvi sexhde nëse gaboj në namaz? Pyetje: Hoxh i nderuar dua te pys se si behet sehvi sexhde, pasi e di qe nese gabon gjat namazit duhet bere sehvi sexhde. Si behet ajo?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Sehvi sexhdeja bëhet në disa mënyra, varësisht prej gabimit që është bërë në namaz: 95
1-Nëse njeriu shton ndonjë gjë në namaz, (shton një ruku, një sexhde, apo ndonjë rukn apo vaxhib tjetër), atëherë duhet të bëjë sehvi sexhdeh pas selamit. Sikur që transmetohet nga Abdullah ibn Mes’udi (radijallahuanhu) se: “Pejgamberi (salallahualejhiveselem) e fali namazin e drekës pesë rekatë. I thanë: A është shtuar namazi? Tha: Pse? Thanë: Ke falur pesë rekatë. Atëherë u drejtua kah kibleja dhe bëri dy sexhde”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Kështuqë nëse njeriu gabon dhe shton ndonjë gjë në namaz, ai duhet të bën sehvi sexhdeh pas selamit (dy sexhdeh dhe pastaj të jep selam përsëri). 2-Nëse njeriu harron dhe mangëson ndonjë gjë në namaz, atëherë varet: -Nëse ka harruar ndonjë rukn të namazit (si: rukunë, sexhden apo ndonjë rukn tjetër) dhe nuk ka arritur në të njëjtin rukn të rekatit pas tij, ai duhet të kthehet në atë që ka lënë mangu dhe ta plotëson atë, e pastaj në fund të bën sehvi sexhdeh pas selamit. Psh: Nëse njeriu në rekatin e parë harron njërën sexhdeh, dhe ngritet në rekatin e dytë, e pastaj i kujtohet se ka lënë një sexhdeh mangu, e ai ende nuk ka arritur në sexhdeh të rekatit të dytë, ai duhet të ulet dhe të plotëson sexhden që e ka lënë mangu, e pastaj të vazhdon namazin deri në fund, dhe në fund bën sehvi sexhdeh pas selamit. -Nëse ka harruar ndonjë rukn të namazit, dhe nuk i kujtohet përveçse pasi të kalon rekatin tjetër në po të njëjtin rukn, atëherë ai atë rekatë që e ka harruar në të një rukn të namazit nuk e llogaritë fare, dhe vazhdon namazin duke mos e llogaritur atë rekatë dhe duke e plotësuar atë, dhe në fund bën sehvi sexhdeh pas selamit. Psh: Nëse njeriu në rekatin e parë ka harruar njërën sexhdeh, dhe nuk i kujtohet që ka harruar përveçse pasi të arrin në sexhden e rekatit të dytë, atëherë ai e mangëson atë rekatë në të cilin e ka harruar sexhden, duke i llogaritur rekatet tjera pa atë rekatë, dhe në fund bën sehvi sexhdeh pas selamit. -Nëse harron ndonjë vaxhib të namazit, atëherë bën sehvi sexhdeh para selamit. Psh: Nëse ka harruar teshehudin e parë në namazet që kanë tri apo katër rekatë, atëherë para se të jep selam bën sehvi sexhdeh, e pastaj jep selam. 3-Nëse njeriu dyshon në namaz, se ka shtuar apo ka mangësuar ndonjë gjë, atëherë: -Nëse anon më shumë në njërën anë, bazohet në atë në të cilën ka anuar më shumë, e pastaj bën sehvi sexhdeh pas selamit. Psh: Nëse është duke falur namazin e drekës, dhe dyshon nëse ka falur tri apo katër rekatë, dhe anon më shumë se ka falur tri rekatë, atëherë bazohet në të dhe e falë edhe një rekatë, dhe bën sehvi sexhdeh pas selamit. -Nëse nuk anon në asnjërën anë, atëherë bazohet në atë që është e sigurtë dhe bën sehvi sexhdeh para selamit. Psh: Nëse është duke falur namazin e drekës, dhe dyshon 96
nëse ka falur tri apo katër rekatë, dhe nuk anon nga asnjëra anë, atëherë shkon në atë që është e sigurtë (e sigurtë është se i ka falur tri rekatë, dhe dyshon për të katërtin), e vazhdon dhe një rekatë dhe pastaj bën sehvi sexhdeh para selamit. Allahu e di më së miri.
A kam mëkat nëse e fyej Zotin (me mend) pa dëshirën time? Pyetje: Selam Alejkum. Besoj se do marr pergjigje e cila do me ndihmoj te kuptoj qe eshte apo nuk eshte mekat...! Jam nje vajze e cila me mundon nje lloj vesi...qe nga femirija, falesha,beja namaz..por mu fiksu vesi (fyej shaj Zotin me mendje), dhe shpesh here kam qen ne depresion per kete gje! Edhe sot ne moshen 25 vjeqe, fyerja nuk me largohet dhe ndihem shum keq!! Nuk e fyej Zotin me zemer, as nuk e shqiptoj me goj, vetem me mendje.. dhe dua te di a kam mekat! Allahu ju shperbleft.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Vesveset janë problem dhe sëmundje që shumë njerëz vuajnë prej tyre. E nëpërmjet tyre djalli i mallkuar mundohet të arrijë qëllimet e tij në robërit e Allahut (azzevexhel). Njerëzit janë sprovuar me këtë sëmundje në mënyra të ndryshme, saqë shejtani mundohet të futë dyshime në kokat dhe shpirtërat e tyre, edhe në besimin e pastër të tyre ndaj Allahut. Por Allahu (azzevexhel) me mëshirën e Tij, ka bërë që njeriu mos të ketë përgjegjësi dhe mos të fajësohet për atë që nuk është në dorën e tij dhe për atë që nuk e bën me dëshirën e tij. Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Vërtetë Allahu e ka falur për umetin tim atë që bëhet gabimisht (pa qëllim), atë që bëhet me harresë dhe atë që bëhet me imponim”. (Transmeton Ibn Maxheh dhe Shejh Albani hadithin e cilëson si të vërtetë). Gjithashtu thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Vërtetë Allahu e ka falur për umetin tim, atë që pëshpëritë ai në veten e tij, përderisa nuk flet apo nuk vepron me të”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) 97
Kështuqë Allahu (azzevexhel) nuk e ngarkon robin e Tij përtej mundësisë së Tij. Thotë Ai: “Allahu nuk e obligon asnjë njeri më shumë se sa ka mundësi. Atij (njeriut) i takon ajo që fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi”. (Bekareh – 286) Ibn Kethiri (rahimehullah) në lidhje me ajetin: “E për atë që e keni në shpirtin tuaj, e shfaqët haptazi apo e mbajtët fshehtë, Allahu do t’ju marrë në përgjegjësi”. (Bekareh – 284) thotë: Allahu edhe nëse i merr në përgjegjësi dhe i pyet ata, Ai nuk i dënon përveçse për atë që kanë pasur mundësi ta largojnë. Ndërsa për atë që nuk kanë pasur mundësi ta largojnë, prej vesveseve të nefsit dhe pëshpëritjeve të tij, për këtë nuk ngarkohet njeriu, dhe urrejtja e vesveseve të këqia është prej imanit. (Tefsir Ibn Kethir 1/343) Andaj, shpresojmë që nuk keni mëkat për atë që sjellet në kokën tuaj, përderisa ajo është pa dëshirën tuaj dhe ju e urreni atë. Ndërsa për largimin vesveseve: Thotë Ibn Haxher El-Hejtemij: Shërimi i dobishëm i vesveseve është refuzimi dhe kthyerja e shpinës ndaj tyre në formë të përgjithshme. Dhe nëse ka njeriu në shpirt ndonjë mendim, përderisa ai nuk i kushton rëndësi atij, ai largohet prej tij dhe nuk qëndron përveçse një kohë të shkurtër. (Fetava 1/149) Thotë Imam Izz Ibn AbduSelami: Shërimi i vesveses është të bindet njeriu se ajo është prej shejtanit dhe Iblisi është ai që ia sjell atë, dhe ai të mundohet ta kundërshton dhe ta lufton atë, e nëpërmjet kësaj e fiton shpërblimin e muxhahidit, ngase ai është duke e luftuar armikun e Allahut, e ai (shejtani) kur ta sheh këtë largohet prej tij. Gjithashtu në lidhje me këtë çështje, lexoni dhe përgjigjen e pyetjes: Si t’i largoj vesveset dhe mendimet e këqia? (f. 57) Përfundimisht, lusim Allahun (azzevexhel) që ta largon këtë brengë prej jush, dhe të ju shpërblen për durimin dhe kundërshtimin e saj. Allahu e di më së miri.
A lejohet të lutet muslimani për jomuslimanin? Pyetje: Eselamu alejkum hoxhë i nderuar. Pyetja ime ka te bej per dua, a i lejohet muslimanit me kerkue bereqetin e Allahut ndaj nje jobesimtarit. Ose po e citoj e kam degjue nje imam: Zoti i dhashte jete te gjate filanit, nje jobesimtarit.
98
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Lutja për jobesimtarët mund të jetë për katër shkaqe: 1-Për udhëzimin e tyre - dhe kjo është e lejuar. Sikur që është lutur Pejgamberi (salallahualejhiveselem) që Allahu ta udhëzon Thekifin, Deusin dhe të tjerë. 2- Për lëshimin e mëshirës, faljes dhe bereqetit ndaj tyre – dhe kjo është e ndauar. Thotë Imam Neveviu: Lutja që Allahu t’i falë mosbesimtarët është e ndaluar me argument të Kur’anit dhe Ixhmait (koncensusit të gjithë dijetarëve). (Mexhmu’ – 5/119) Thotë Shejhul Islam Ibn Tejmijeh: Kërkimi i faljes për mosbesimtarët është i ndaluar me Kur’an, Sunet dhe Ixhma’ (koncensus). (Fetava – 12/489) 3- Për ndihmën dhe zgjatjen e jetës së tyre – e kjo është më afër kufrit se imanit, nëse lutja për ndihmën e tyre nuk është kundër muslimanëve. Ndërsa nëse lutja bëhet që Allahu t’i ndihmon ata kundër muslimanëve, atëherë një gjë e tillë është kufër që e nxjerr njeriun prej Islamit. Thotë Allahu (azzevexhel): “Kush i miqëson ata, ai është prej tyre”. (Maideh – 51) 4- Për shkatërrimin e tyre – dhe kjo është e lejuar. Sikur që është lutur Pejgamberi (salallahualejhiveselem) dhe ka thënë: “O Zot shkatërroje Ebu Xhehlin, Utbe ibn Rebian, Shejbeh ibn Rebian, Velid ibn Utben, Umejeh ibn Halefin dhe Ukbeh ibn Ebi Muajtin”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Allahu e di më së miri.
A është ky argument për lejimin e përzierjes së burrave dhe grave? Pyetje: A eshte i vertete hadithi ku Ajshja transmeton qe i ka sherbyer Pejgamberit alejhiselam ushqim duke qene ai me disa shoke te tij dhe eshte ulur Ajshja ka ngrene bashk me ta? Me kete hadith argumentohen disa njerez se lejohet perzierja e dy gjinive. Si e komentoni ju kete?
Përgjigje: 99
Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Nuk ka ndonjë transmetim të vërtetë se Aishja (radijallahuanha) ju ka shërbyer shokëve të Pejgamberit (salallahualejhiveselem) apo se është ulur për të ngrënë së bashku me ta. Por, ka disa transmetime tjera (për ndonjë prej grave të sahabëve) të cilat mund të keqkuptohen nga lexuesi, duke menduar se në to ka argument për lejimin e përzierjes së burrave dhe grave. Sikur hadithi i Umu Usejd Es-Saidijut e cila i shërbeu Pejgamberit (salallahualejhiveselem) dhe sahabëve, apo hadithi i sahabiut i cili e nderoi mysafirin e Pejgamberit (salallahualejhiveselem) duke e shuar llambën bashkë me bashkëshorten e tij, dhe duke u paraqitur kinse janë duke ngrënë bashkë me mysafirin, apo hadithe tjera të ngjashme me këto. Në komentin e këtyre haditheve, dijetarët kanë dhënë mendimet e tyre: -Disa prej tyre kanë thënë se këto argumente flasin për kohën para obligimit të hixhabit. Thotë Imam Neveviu: Ky hadith bartet në kohën para obligimit të hixhabit. (Sherh Muslim 13/177). Thotë Imam El-Ajnij: E kjo ka qenë para zbitjes së ajetit të hixhabit. (Tefsir Kurtubij 9/68) -E disa të tjerë kanë thënë se një gjë e tillë është e lejuar, nëse gruaja është e mbuluar me mbulesën e plotë islame, nëse me të është edhe mahremi i saj (i afërmi me të cilin i ndalohet martesa) dhe nëse është në kohën kur njeriu është i garantuar prej fitneve. Thotë Imam Ibn Haxheri: E në hadith tregohet se lejohet gruaja t’i shërben burrit të saj dhe mysafirëve të tij, vetëmse në kohën kur njeriu është i sigurtë prej fitneve, dhe kur zbatohet obligimi i mbulimit të saj. (Fet’hul Bari 9/251) E që kushtet e lartpërmendura nuk ekzistojnë në kohën të cilën e jetojmë, e cila pa dyshim është kohë e fitneve. Edhepse ka prej njerëzve për të cilët Allahu (azzevexhel) thotë: “E ata që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për të shkaktuar huti, e kinse e kërkojnë komentin e tyre”. (Ali Imran – 7) Ndërsa argumentet që flasin për ndalimin e përzierjes së burrave dhe grave janë të shumta. Prej tyre: Thotë Allahu (azzevexhel): “E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë gjë, kërkonie atë pas perdes. Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre”. (Ahzab – 53) Ky ajet ndalon përzierjen e grave të Pejgamberit (salallahualejhiveselem) me 100
sahabët e tij të ndershëm, e nuk mbetet fjalë për neve të cilët jemi shumë të dobët dhe shumë larg tyre në çdo aspekt. Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Kini kujdes, ruajuni nga përzierja me gratë. Tha një prej ensarëve: O i Dërguar i Allahut, a e ke parë kunatin (të afërmin e burrit)? Tha Pejgamberi (salallahualejhiveselem): Ai është vdekje”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Kini frikë dhe ruajuni nga fitneja e grave, sepse fitneja e parë e Beni Israilëve kanë qenë gratë”. (Transmeton Muslimi) Gjithashtu Islami edhe në momentin kur njeriu qëndron në namaz para Allahut (azzevexhel) nuk lejoi që burrat të përzihen me gratë, por urdhëroi që burrat të qëndrojnë në safat e parë, ndërsa gratë në safat e fundit. Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Safi më i mirë i burrave është safi i parë dhe më i keqi është safi i fundit, ndërsa safi më i mirë i grave është safi i fundit dhe më i keqi është safi i parë”. (Transmeton Muslimi) Allahu e di më së miri.
A e falë Allahu shirkun nëse njeriu pendohet prej tij? Pyetje: A e fale All-llahu shirkun? Nese po, ju lutem me tregoni ne lidhje me faljen e shirkut. Se un kam ndegjuar qe shirkun All-llahu nuk e fale.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Thotë Allahu (azzevexhel): “Vërtetë Allahu nuk e falë (mëkatin) t’i përshkruhet shok Atij (shirkun), e pos këtij mëkati i falë kujt të do”. (Nisa – 48) Nga ky ajet kuptohet se Allahu shirkun nuk ia falë askujt, nëse vepruesi i tij nuk pendohet tek Allahu. Ndërsa mëkatet tjera të cilat nuk arrijnë shkallën e shirkut, Allahu ia falë atij që do, edhe nëse ai nuk pendohet.
101
Thotë Allahu (azzevexhel): “Thuaj: O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, sepse vërtetë Allahu i falë të gjitha mëkatet. Ai është që falë shumë dhe është Mëshirues”. (Zumer – 53) Në këtë ajet Allahu (azzevexhel) i nxitë njerëzit që t’i kthehen Atij dhe të pendohen, sepse Allahu është Ai që i falë të gjitha mëkatet, saqë edhe shirkun. Gjithashtu në lidhje me pendimin prej shirkut, Allahu (azzevexhel) thotë: “Edhe ata që pos Allahut, nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai e gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve Allahu të këqiat ua shëndërron në të mira. Allahu është Mëshirues, ndaj Ai falë shumë”. (Furkan – 68/70) Pra, Allahu (azzevexhel) e falë shirkun nëse njeriu pendohet dhe largohet prej tij, ndërsa Allahu kurrë nuk e falë atë nëse vepruesi nuk pendohet prej tij. Allahu e di më së miri.
Kur është shumë ftohtë, a mund të mar tejemum në vend të guslulit? Pyetje: Selamu alejkum, nese ka mundesi hoxhe i nderuar qe te me tregoni nje pergjigje. Kur zgjohem ne mengjes ndonjehere me ndodh qe te zgjohem xhunub, ndodh qe uje te mos kem ne banjo (uje te nxehte ne kohe dimri) mirepo nga ana tjeter dua qe te shkoj ne xhami ta fali sabahun. Tash nuk di si te veproj. A ta leshoj bojlerin dhe ta fali sabahun pasi qe te linde dielli per shkak se eshte ftoht te lahem me uje te ftoht, apo te marr tejemum dhe te nisem per ne xhami me fale sabahun?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Thotë Allahu (azzvexhel): “Nëse jeni të papastër (xhunub), atëherë pastrohuni (lahunimerrni gusël)”. (Maideh – 6) Andaj muslimani nëse bëhet i papastër dhe don ta falë namazin, patjetër duhet të pastrohet. Por nëse nuk ka ujë, apo nuk ka mundësi ta 102
përdorë ujin për shkak të ndonjë sëmundjeje apo për shkak të paraqitjes së sëmundjes nga uji i ftohtë, dhe nuk mund të ngrohë ujin që e posedon, atëherë ka mundësi të marrë tejemum. Thotë Allahu (azzevexhel): “E nëse jeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen nga vendi i nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë merrni tejemum me dhe të pastër. Fërkoni me të fytyrën dhe duart tuaja.” (Maideh – 6) Gjithashtu Amër ibn Asi (radijallahu) thotë: U bëra i papastër në një natë të ftohtë në luftën Dhatu Selasil, dhe mendova se nëse pastrohem (me ujë) do të shkatërrohem. Kështuqë mora tejemum dhe e fala namazin e sabahut me shokët e mi. E pastaj i treguan për këtë Pejgamberit (salallahualejhiveselem), e ai më tha: “O Amër, a je falur me shokët tu duke qenë i papastër (xhunub)? E i tregova për atë që më ka penguar nga gusli dhe thash: E kam dëgjuar fjalën e Allahut ku thotë: “Dhe mos e mbytni veten tuaj, vërtetë Allahu është i mëshirshëm për ju”. (Nisa-29) Atëherë qeshi Pejgamberi (salallahualejhiveselem) dhe nuk tha asgjë”. (Transmeton Ebu Davudi, dhe Shejh Albani hadithin e cilëson si të vërtetë) Thotë Imam Ibn Haxheri: Nga ky hadith nënkuptohet se lejohet njeriu të merr tejemum nëse ka frikë se përdorimi i ujit e dërgon atë në shkatërrim (sëmundje apo përkeqësim të shëndetit), qoftë për shkak të ftohtit apo për shkak të ndonjë gjëje tjetër. Dhe (nënkuptohet) se lejohet të paraprijë si imam ai që është me tejmum, ndaj atyre që janë me abdes (sepse Amër Ibn Asi ishte imam i tyre, edhepse ai kishte marrë tejemum, ndërsa ata abdes). (Fet’hul Bari 1/454) Kështuqë, nëse ju nuk keni mundësi t’i përballoni ujit të ftohtë dhe nëse e përdorni atë ka mundësi të arrijë deri në sëmundje dhe dëmtim të shëndetit, apo të shtojë sëmundjen tuaj, dhe nuk keni mundësi të ngrohni ujin para se të kalon koha e sabahut, atëherë lejohet të merrni tejemum dhe të falni namazin e sabahut. Ndërsa vonimi i namazit deri të lindë dielli për të pritur ngrohjen e ujit nuk lejohet. Dhe lënia e namazit deri pas lindjes së diellit, për këtë shkak nuk llogaritet arsye në sheriatin Islam. Thotë Shejh Salih ibn Feuzan: -Nëse hyn koha e namazit dhe njeriu ka vetëm ujë të ftohtë, dhe uji është i ftohtë aq sa ka mundësi ai ta përballojë atë, edhepse me pak vështirësi, ai duhet të merr abdes dhe të falet, sepse ai e posedon ujin dhe nuk posedon pengesë për shfrytëzimin e tij. -E nëse uji është aq i ftohtë saqë nuk ka mundësi ta përballojë atë, dhe ka frikë për shëndetin e tij, por ka mundësi që ta ngrohë atë, ai obligohet që ta ngrohë ujin dhe të merr abdes dhe të falet.
103
-E nëse uji është i ftohtë dhe i papërballushëm për ta shfrytëzuar atë, dhe nuk ka mundësi që ta ngrohë atë, atëherë merr tejemum dhe e falë namazin.. (Fetava 1/230) Allahu e di më së miri.
Jam betuar se nuk do t’i flas, po jam penduar ...? Pyetje: Eselamu alejkum hoxhe i nderuar. Qeshtja eshte keshtu. Ne rast ka ndodh qe jemi polemizu me dike, dhe nga nervoza ju kam shpreh atij se nese nuk e ben kete pune per kaq kohe te betohem ne mallkim te Allahut se nuk do te flas ma me ty. Ai nuk e ka be ate pune per aq koh po pak me vone. Un jam pendu nga kjo pasi qe Allahu na rujt nuk e di as vet si shejtani me ka nxite. Tan kohen kerkoj falje te Allahu. Cfar eshte dispozita? Personi eshte musliman. A lejohet me kontaktu une, pasiqe kjo shprehje nuk meriton as te shprehet, mirpo shejtani i mallkuar siq e dini.. Cfar me keshilloni? Ju lutem pergjigjen sa me shpejt te jete e mundur. Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Vëlla i dashur, pyetja përmban disa çështje të cilat duhet të spjegohen, vetëmse për të mos u zgjeruar shumë do të mundohemi të përgjigjemi shkurtimisht në disa pika: Së pari: Mallkimi i Allahut është përmendur në disa argumente. Prej tyre është fjala e Allahut ku thotë: “Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bëmë të forta”. (Maideh – 13) Apo fjala e Allahut: “Ata të cilët fshehin argumentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasiqë ato ua sqaruam njerëzve në librin, të tillët i mallkon Allahu, i mallkojnë edhe ata që mallkojnë”. (Bekareh – 159) Dhe argumente tjera të cilat flasin se Allahu (azzevexhel) i mallkon disa prej njerëzve të caktuar, në disa raste të caktuara. E mallkimi i Allahut, nënkupton largimin prej mëshirës së Tij, ashtu siç kanë spjeguar dijetarët. Andaj, ne i besojmë të gjitha cilësitë e Allahut ashtu siç janë përmendur në argumente, duke mos i devijuar ato dhe duke mos i përngjasuar me krijesat. Së dyti: Betimi në cilësitë e Allahut është i lejuar, sikur që është përmendur në disa argumente. Thotë Ebu Hurejra (radijallahuanhu) se Pejgamberi (salallahualejhiveselem) ka thënë: “Mbetet një njeri ndërmjet Xhenetit dhe Xhehenemit dhe thotë: O Zot largoje 104
fytyrën time prej zjarrit, se pasha Madhërinë Tënde nuk kërkoj gjë tjetër pos kësaj”. (Transmeton Buhariu) Thotë Ibn Kudameh El-Hanbelij: Betimi në cilësitë e Allahut, është sikur betimi në emrat e Allahut. (Mugnij 9/395) Thotë Ibn Abdul Berr: Betimi në cilësitë e Allahut është i lejuar, dhe obligohet shpagimi i tij (nëse ai thyhet). (Istidhkar 5/205) Thotë Shejhul Islam Ibn Tejmijeh: Është e ditur se ai që betohet në cilësitë e Allahut, është sikur të jetë betuar në Allahun.. ngase është vërtetuar betimi në cilësitë e Allahut nga Pejgamberi (salallahualejhiveselem) dhe nga sahabet.. (Fetava 4/130) Së treti: Nuk është në rregull që njeriu të betohet që të zbret mallkimi apo hidhërimi i Allahut mbi të, nëse ai nuk e vepron ndonjë gjë, apo nëse nuk largohet prej saj, ngase ka mundësi që lutja e tij të pranohet dhe mallkimi i Allahut të zbret mbi të nëse ai e thyen betimin e tij. Thotë Allahu (azzevexhel): “Sikur Allahu t’ua shpejtonte njerëzve pranimin e kërkesës për të keqen, ashtu si e pranon shpejtimin e kërkesës për të mirën, atyre do t’u përfundonte afati (i vdekjes)”. (Junus – 11) Gjithashtu Pejgamberi (salallahualejhiveselem) e ndaloi një person i cili e mallkoi devenë e tij, dhe tha: Mos u lutni kundër vetes suaj, as kundër fëmijëve tuaj, e as kundër pasurisë suaj, se mund të takoni prej Allahut një moment që kur luteni Ai ju përgjigjet”. (Transmeton Muslimi) Së katërti: Betimi juaj se nuk do të flisni me një vëlla musliman, është betim në një prej mëkateve, andaj edhe duhet të largoheni prej tij dhe të flisni me vëllaun tuaj. Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Nuk lejohet të mos flet muslimani me vëllaun e tij (musliman) më shumë se tri ditë, e kur takohen njëri refuzon (t’i flet) dhe tjetri refuzon, e më i miri i tyre është ai i cili fillon me selam”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Dhe thotë: “Hapen dyert e Xhenetit çdo të hënë dhe të enjte, dhe falet çdo rob i cili nuk i bën shirk Allahut, përveç atij i cili ka me vëllaun e tij ndonjë mospajtim (i cili ka qenë shkak në prishjen e raporteve të tyre), e ju thuhet (melaikeve): Pritni deri t’i përmirësojnë këta dy raportet në mes veti, pritni deri t’i përmirësojnë këta dy raportet në mes veti, pritni deri t’i përmirësojnë këta dy raportet në mes veti”. (Transmeton Muslimi) Thotë Imam Neveviu: “Pritni këta dy” nënkupton: Vonojini (prej faljes) deri të përmirësohen dhe të pajtohen në mes veti.
105
Dhe së pesti: Dijetarët janë ndarë në dy mendime, nëse betimi i thyer i këtij lloji obligon shpagimin e tij apo jo. Megjithatë, mendojmë se më e saktë dhe më e sigurtë është që për këtë betim të bëhet shpagim. E për shpagimin e betimit, lexoni përgjigjen e pyetjes: Si bëhet shpagimi i betimit të thyer? (f. 47) Allahu e di më së miri.
Si ta këshilloj shoqen time e cila shiqon në haram? Pyetje: Selam alejkum kam nje pytje per nje shoqe se une nuk po di si me e keshillu. Pytja eshte se ajo shikon haram dhe perdor haram. A kini mundesi me tregu si me e keshillu dhe qfar denimi e pret ate vajz qe e perdor kete haram? Prej pergjigjen e juve.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Thotë Allahu (azzevexhel): “Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më pastër për ta”. (Nur – 30) Dhe thotë: “Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre..” (Nur -31) Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “O Alij, mos e paso shikimin me shikim, se i yti është i pari (shikimi pa qëllim), e nuk është i dyti (shikimi me qëllim)”. (Transmeton Tirmidhiu dhe Ebu Davudi, ndërsa Shejh Albani hadithin e cilëson si të mirë) Gjithashtu Pejgamberi (salallahualejhiveselem) thotë: “Edhe sytë bëjnë imoralitet, e imoraliteti i tyre është shikimi”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Dhe shumë argumente tjera të cilat flasin për ndalimin e shikimit në haram, dhe të cilat urdhërojnë në ruajtjen e tij. E muslimani duhet të ketë parasyshë se Allahu e shikon atë në çdo moment dhe e di çdo gjë që vepron ai. Thotë Allahu (azzevexhel): “Ai di për sytë tradhëtarë (shikimin me cep të syve) dhe për atë që e fshehin në zemra”. (Gafir – 19) E syri i cili nuk ka frikë Allahun pa dyshim se është sy tradhëtar, i cili para tjerëve paraqet një fytyrë tjetër, e kur është i vetmuar nuk turpërohet prej Allahut dhe shikon atë që është e ndaluar.
106
Ndërsa Allahu është Ai i cili e ka pajisur njeriun me këtë dhunti, dhe Ai është i cili mund t’ia merr atij atë. Sa prej njerëzve në botë nuk kanë mundësi të shikojnë asgjë, përveç territ të vazhdueshëm i cili qëndron para tyre? Ndërsa shumë prej njerëzve që Allahu ua ka dhënë këtë mirësi, nuk e ruajnë dhe nuk e falenderojnë Allahun për të. Gjithashtu Allahu është Ai i cili ia mbulon njeriut mëkatet të cilat ai i bën fshehurazi. Por, ka mundësi që pas teprimit të tyre, Allahu t’ia zbulon atij ato mëkate dhe ta turpëron atë para gjithë njerëzve. Gjithashtu ka mundësi që Allahu t’ia merr shpirtin atij që shikon në harame, në ato momente që është duke e vepruar ai këtë haram. E sa fund i hidhur që është ky! Si do të ndjehesh ti nëse meleku i vdekjes të vjen në ato momente? Si do të jetë gjendja yte, nëse fyti të ngjitet dhe gjoksi të shtrëngohet, ndërsa sytë e tu janë duke shikuar në atë që është e ndaluar? Si do të ndjehet familja yte, e cila do të hyn të merr trupin tënd të vdekur, nëse ti mbetesh i shtangur para mëkatit që ke qenë duke e shikuar? Dhe në fund, me çfarë fytyre do të dalësh para Allahut (azzevexhel)? Andaj,njeriu për t’u larguar prej kësaj sëmundje,duhet të ketë parasyshë se: -Allahu e shikon atë në çdo gjendje që ai është, -Melaiket janë me të dhe regjistrojnë çdo gjë që vepron ai, -Shikimi është dhunti prej Allahut, dhe nëse nuk e falenderon Allahun për këtë mirësi, ka mundësi që kjo dhunti të humbet, -Martesa e ndihmon të largohet prej shumë ndalesave, -Agjërimi është mbrojtje për të, nëse nuk ka mundësi martese, -Përfundimi i keq është humbja më e madhe për të, andaj nuk dihet si vjen fundi i tij. Allahu e di më së miri.
A mund të fali namaz nate, pasi e kam falur vitrin? Pyetje: Masi ta fali vitrin, si zakonisht bije te flej. Por naten qohem dhe kam deshir te fali namaz nate. Si duhet te veproj? 107
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Namazi i vitrit mund të falet prej pas namazit të jacisë, e deri në kohën e namazit të sabahut. Dhe është e pëlqyer që namazi i vitrit të jetë namazi i fundit i namazeve vullnetare të natës, duke u bazuar në hadithin në të cilin Pejgamberi (salallahualejhiveselem) thotë: “Le të jetë namazi i fundit i juaji natën vitri”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Kështuqë, nëse e di se mund të zgjohesh dhe të falësh namaz nate, atëherë është mirë që ta lësh vitrin më vonë. Por, nëse ke frikë se nuk mund të zgjohesh dhe e falë atë, e pastaj të del gjumi dhe dëshiron të falësh nafile, për këtë dijetarët janë ndarë në dy mendime: 1-Shumica e dijetarëve janë të mendimit se lejohet të falet namaz nate pas namazit të vitrit, vetëmse duke mos e falur vitrin edhe njëherë. Dhe ky është mendimi i shumicës së dijetarëve të medhhebit Hanefij, Malikij, Hanbelij dhe mendimi i njohur i medhhebit Shafi’ij. Duke u bazuar në hadithin të cilin e transmeton Aisheja (radijallahuanha) se Pejgamberi (salallahualejhiveselem) pas namazit të vitrit fali edhe dy rekatë. (Transmeton Muslimi) Thotë Imam Neveviu: Ky hadith nënkupton se Pejgamberi (salallahualejhiveselem) i ka falur edhe dy rekatë pas vitrit, për të na treguar se lejohet të falet nafile pas tij. (Mexhmu’ 3/512) Gjithashtu dijetarët e këtij mendimi, ndalojnë faljen e namazit të vitrit edhe njëherë, duke u bazuar në hadithin në të cilin Pejgamberi (salallahualejhiveselem) thotë: “Nuk ka dy vitra brenda një nate”. (Transmeton Tirmidhiu, Ebu Davudi dhe Nesaiu me zinxhirë të mirë) 2-Disa prej dijetarëve janë të mendimit se nuk lejohet të falet nafile pas vitrit përveç nëse njeriu e prishë atë. Dhe prishja e vitrit bëhet duke e falur edhe një rekatë të vetëm, kështuqë rekati tek i vitrit së bashku me këtë rekat tek pas vitrit, bëhen dy rekate me të cilat prishet vitri. E pastaj falë nafile dhe në fund e falë vitrin edhe njëherë. Ky është mendimi i transmetimit tjetër të medhhebit Shafi’ij dhe disa dijetarëve tjerë. E mendimi më i saktë mendojmë se është mendimi i parë i dijetarëve, të cilët thonë se lejohet njeriu të falë nafile pas namazit të vitrit, duke mos e falur vitrin edhe njëherë. 108
Thotë Shejh Ebu Malik Sejid Salim: Prishja e vitrit (sipas mendimit të dytë të dijetarëve) është mendim i dobët për dy shkaqe: -Sepse vitri i parë është falur në mënyrë të saktë dhe nuk ka mundësi të prishjes së tij, pasi ka kaluar koha e tij, -Se namazi nafile me një rekatë (për të prishur vitrin) nuk është i njohur në sheriatin e Allahut (nuk ka argumente për të). (Sahih FikhuSuneh 1/387) Allahu e di më së miri.
A e falë Allahu njeriun që ka qenë homoseksual? Pyetje: Selam alejkum hoxhe i nderuar. Un kam nje shok te ngushte, ai eshte shum njeri i mire, mirpo ai ka qene homoseksual, shtash e ka larguar homoseksualitetin. A jan falur te gjitha gabimet ne lidhje me kete apo jo? Ju faliminderit.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Vëlla i dashur, homoseksualiteti është një sëmundje dhe mëkat prej mëkateve më të mëdha, për shkak të të cilit Allahu (azzevexhel) ka shkatërruar popull të tërë në kohën e Lutit (alejhiselam). Thotë Allahu (azzevexhel): “Përkujto kur popullit të vet Luti i tha: A punoni të shëmtuarën që asnjë nga popujt e botës nuk e bëri para jush? Vërtetë ju të shtyrë nga epshet u afroheni burrave duke i lënë gratë. Po ju jeni popull i shfrenuar. Përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm se të thonë: Dëboni ata (Lutin dhe besimtarët) nga vendbanimi juaj, ata janë njerëz që ruhen shumë (i largohen të shëmtuarës). Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, por gruas së tij që mbeti aty (ndër të shkatërruarit). Ne lëshuam mbi ata një lloj shiu (me gurë). E shiko se si ishte fundi i kriminelëve”. (A’raf 80-84)
109
Gjithashtu Pejgamberi (salallahualejhiveselem) thotë: “Kënd e gjeni duke e vepruar mëkatin e popullit të Lutit, mbytnie atë që e bën dhe atij që i bëhet ajo vepër”. (Transmeton Tirmidhiu dhe Shejh Albani hadithin e cilëson si të vërtetë) Nga ky hadith nënkuptohet dënimi i rëndë për vepruesin e këtij mëkati. E varësisht prej mëkatit, ashtu vjen edhe dënimi. Por megjithatë, edhe pas këtij mëkati të madh, dhe mëkateve edhe më të mëdha se ky, dera e pendimit është e hapur për çdo njeri deri t’i vjen atij shpirti në fyt (në gargarah), ose deri të lindë dielli kah perendimi. Thotë Allahu (azzevexhel): “Thuaj: O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, sepse vërtetë Allahu i falë të gjitha mëkatet. Ai është që falë shumë dhe është Mëshirues”. (Zumer – 53) Gjithashtu thotë: “Edhe ata që pos Allahut, nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai e gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve Allahu të këqiat ua shëndërron në të mira. Allahu është Mëshirues, ndaj Ai falë shumë”. (Furkan – 68/70) Dhe shumë argumente tjera, të cilat thërrasin dhe nxisin njeriun që t’i kthehet Allahut (azzevexhel). Andaj gabimi i kaluar i tij, vërtetë është një prej mëkateve shumë të mëdha, por megjithatë mëshira e Allahut (azzevexhel) është shumë më e madhe. Kështuqë, mjafton për të që të pendohet sinqerisht duke iu larguar njëherë e përgjithmonë atij mëkati të fëlliqur, me shpresë në Allahun se Ai do t’ia falë atij këtë mëkat. Allahu e di më së miri.
A lejohet heqja e vetullave nëse ato janë shumë të trasha? Pyetje: Selam Alejkum i nderuar hoxhe. A lejohet heqja e vetullave nese ato jane shum te trasha?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi
110
shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Pejgamberi (salallahualejhiveselem) i ka mallkuar ato gra që i heqin vetullat (e tyre) dhe ato gra që ua heqin (tjerave) vetullat. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Andaj, heqja e vetullave është një prej mëkateve të mëdha prej të cilit muslimanja duhet të largohet. Dhe nuk ka dallim ndërmjet vetullave të trasha dhe të holla, për të shpëtuar nga mallkimi dhe mëkati i madh i kësaj ndalese. I vetmi përjashtim që është bërë nga dijetarët është nëse vetullat janë aq të mëdhaja saqë e pengojnë njeriun në sytë e tij, (dhe kjo ka mundësi të ndodhë te disa njerëz që janë në moshë të shtyer, të cilëve për shkak të rrudhave dhe vetullave të mëdhaja ju pengohet shikimi i tyre). Në këtë rast lejohet shkurtimi i tyre vetëm aq sa ka nevojë. Përndryshe, një gjë e tillë është e ndaluar. Allahu e di më së miri.
A lejohet të lutemi në sexhde në gjuhën shqipe? Pyetje: Eselamu alejkum. A e kam gabim qe une gjat faljes se namazit te vitrit bej dua ne gjuhen shqipe ne sexhde dhe kete e bej vazhdimisht, e nese ndonjeher nuk bej dua me duket sikur kam lene mangu diqka. Çka me kshilloni? Allahu ju shperbleft me te mirat e kesaj bote si dhe botes tjeter dhe ju mbrojt nga zjarri i xhehnemit.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Dijetarët në lidhje me lutjet në namaz (në sexhde) në ndonjë gjuhë tjetër pos gjuhës arabe, janë ndarë në tri mendime. -Disa prej dijetarëve janë të mendimit se nuk lejohet njeriu të lutet në namaz në ndonjë gjuhë tjetër pos gjuhës arabe, sepse Pejgamberi (salallahualejhiveselem) ka urdhëruar që të falemi ashtu siç ai është falur. E nuk ka dyshim se ai nuk ka përmendur lutje përveçse në gjuhën arabe. 111
-Disa dijetarë tjerë kanë bërë dallim ndërmjet namazeve farze dhe atyre nafile, duke thënë se në namazet farze është e ndaluar lutja në gjuhë tjera pos gjuhës arabe, ndërsa në nafile është e lejuar një gjë e tillë. -E disa tjerë prej dijetarëve e kanë lejuar një gjë të tillë, qoftë në namazet farze apo nafile, duke u argumentuar me argumente të përgjithshme në të cilat Pejgamberi (salallahualejhiveselem) ka nxitur që njeriu të lutet më shumë në sexhde. Sikur hadithi në të cilin Pejgamberi (salallahualejhiveselem) thotë: “Njeriu më afër Allahut është kur është në sexhde, andaj shtoni lutjet e juaja (në të)”. (Transmeton Muslimi) Kështuqë njeriu duhet t’i shton lutjet e tij në sexhde, ngase ai në këtë gjendje është më afër Allahut. E si mund t’i shtojë lutjet ai që dëshiron ta lutë Allahun në këtë gjendje, e që nuk e di gjuhën arabe? Padyshim se do t’i pamundësohet një gjë e tillë, nëse themi që është e ndaluar lutja në gjuhë tjera, e që me këtë pengohen shumë prej muslimanëve nga lutjet e tyre në momentin që janë afër Allahut, dhe mbetet një privilegj i cili i përfshinë vetëm arabët dhe ata që e dinë gjuhën arabe, për ta shfrytëzuar këtë mundësi dhe për të kërkuar prej Allahut (azzevexhel) plotësimin e nevojave dhe dëshirave të tyre. Andaj, mendimi në të cilin anojmë më shumë dhe mendojmë që është më i saktë, është mendimi i fundit i cili lejon që njeriu të lutet në sexhde edhe në gjuhën shqipe, nëse nuk di lutje të transmetuara në gjuhën arabe. Ndërsa sa i përket asaj se nëse e leni ndonjëherë lutjen në sexhde, e djeni sikur keni lënë ndonjë gjë mangu në namaz, kjo ndjenjë dhe bindje është e gabuar. Ngase shtuarja e lutjeve në sexhde është gjë e pëlqyer, e që lënia e tyre nuk e mangëson apo dobëson namazin. Allahu e di më së miri.
Si t’i kompenzoj ditët që nuk i kam agjëruar para dy viteve? Pyetje: Selam alejkum hoxh i nderuar. Pytja ime eshte keshtu: Ne ramazanin e vitit 2009 me kane mbete disa dite pa agjeru per shkak se jam kane i semur, por me ka mbete ne koke pse nuk i kam kompenzu me nje here si me eshte permirsu gjendja. Si mund ti kompenzoj ato dite tani kur jan bere 1 vit e gjysme?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi 112
shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Vëlla i dashur, të gjithë dijetarët janë të pajtimit se nëse njeriu nuk i ka agjëruar disa ditë të muajit Ramazan me arsye, duhet t’i kompenzojë ato para se të vijë Ramazani i vitit tjetër. Duke u bazuar në hadithin e Aishes (radijallahuanha) e cila thotë: “Kam pasur borxh disa ditë agjërim prej Ramazanit, dhe nuk kam mundur t’i kompenzoj ato përveçse në muajin Sha’ban (një muaj para Ramazanit tjetër)”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Thotë Imam Ibn Haxheri: Nënkuptohet nga lakmia e saj për t’i agjëruar ditët e mbetura në Sha’ban, se nuk lejohet vonimi i kompenzimit të atyre ditëve deri të hyn Ramazani tjetër. Kështuqë është dashur menjëherë pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, t’i kompenzoni ditët e mbetura nga muaji Ramazan. Por, nëse vonimi i kompenzimit të këtyre ditëve është bërë me arsye, atëherë për këtë nuk ka mëkat dhe mund të bëhet kompenzimi i tyre kur të jetë mundësia. Ndërsa nëse vonimi është bërë pa ndonjë arsye, atëherë për këtë ka mëkat dhe për komepnzimin e atyre ditëve dijetarët janë ndarë në dy mendime: -Disa prej dijetarëve janë të mendimit se ditët e mbetura duhet të kompenzohen, duke ua shtuar atyre edhe nga një ushqim për të varfërit. Dhe ky është mendimi i Imam Malikut, Shafiut, Ahmedit dhe disa dijetarëve tjerë. -Ndërsa mendimi i dytë i dijetarëve është se mjafton kompenzimi i ditëve të mbetura borxh, duke mos pasur nevojë për ushqyerjen e të varfërve. Dhe ky është mendimi i imam Ebu Hanifes dhe disa dijetarëve tjerë. Mendimi në të cilin anojmë dhe mendojmë se është më i saktë është mendimi i imam Ebu Hanifes, pasiqë për obligueshërinë e ushqyerjes së të varfërve nuk gjejmë ndonjë argument të qartë dhe të vërtetë. Thotë Shejh Ibn Uthejmini: E vërteta në lidhje me këtë çështje është se nuk i obligohet atij më shumë se sa agjërimi i atyre ditëve, përveçse ai ka mëkat për vonimin e kompenzimit të tyre. (Sherhul Mumti’ 6/451) Allahu e di më së miri.
113
A lejohet puna dhe falja e namazit në kishë? Pyetje: Es-selamu alejkum. Kam 3 pyetje qe kane te bejn me nje qeshte. 1)A lejohet me punu ne kishe (psh. Firma ku punon te dergon ne ndonje kishe me punu apo me renovu diqka) sa lejohet kjo? 2)A lejohet me u fale ne kishe? 3)Sa eshte e vertete thenjet e disave se kisha eshte shtepija e Zotit xh.sh.? Allahu ju shperblefte. Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Së pari: Puna në kishë është e ndaluar, sikur që është e ndaluar çdo punë tjetër e cila ndihmon njerëzit në mëkate dhe devijim. Thotë Allahu (azzevexhel): “Ndihmohuni në mirësi dhe devotshmëri, e mos u ndihmoni në mëkate dhe armiqësi. Kini dro dënimit të Allahut, se me të vërtetë Allahu është ndëshkues i fortë”. (Maideh – 2) Së dyti: Falja e namazit në kishë është e lejuar nëse në të nuk ka figura dhe fotografi. Ndërsa nëse ka fotografi, disa prej dijetarëve e kanë ndaluar namazin në të, e shumica e dijetarëve kanë thënë se namazi në të është mekruh – i papëlqyer. Thotë Imam Ibn Kudameh: Nuk ka ndonjë të keqe që njeriu të falet në kishë të pastër, dhe këtë e kanë lejuar Hasani, Omer ibn Abdul-Azizi, Sha’biju, Euzaij dhe Seid ibn Abdul-Aziz. Gjithashtu kjo është transmetuar edhe nga Omeri dhe Ebu Musa. Ndërsa nuk e kanë pëlqyer namazin në kishë Ibn Abasi dhe Maliku për shkak të fotografive. E ne kemi edhe rastin e Pejgamberit (salallahualejhiveselem) i cili falej në Qabe e në të kishte fotografi (para çlirimit të Mekës). (El-Mugni 1/407) Së treti: Kishat nuk janë shtëpi të Allahut, por janë vende ku në të i bëhet kufër Allahut. Thotë Shejhul Islam Ibn Tejmijeh: Kishat nuk janë shtëpi të Allahut, por shtëpi të Allahut janë xhamitë. Ndërsa kishat janë shtëpi ku i bëhet kufër Allahut. (Fetava Kubra 2/59) Allahu e di më së miri.
A lejohet të marr kredit për ndërtimin e shtëpisë? Pyetje: Selam alejkum hoxhe i nderuar. E di denimin dhe rrezikun e kamates mirpo jena nje familje qe gati 23 vite jemi ne nje shtepi me mixhen tem dhe te shpies po dojn me
114
marr kredit, mirpo un jam tu ju thane se haram, mirpo po me thojn se skena prej kujt mi marr borxh. Me ndihmoni me pergjigjen tuaj sa me shpejt. Allahu ju shperbleft.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Vëlla i dashur, kamata është një prej mëkateve më të mëdha në Islam. Thotë Allahu (azzevexhel): “O ju që keni besuar, kini frikë Allahun dhe nëse jeni besimtar të sinqertë hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata. E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk hiqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në luftë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij”. (Bekareh 278/279) Kështuqë nuk lejohet të merr muslimani kredit qoftë për të ndërtuar shtëpi apo për ndonjë arsye tjetër. I vetmi rast që lejohet të shfrytëzohet kjo mundësi është nëse rrezikohet jeta e tij. Thotë Allahu (azzevexhel): “Ai ju sqaroi juve se çka është e ndaluar për ju, përveç kur jeni të detyruar (edhe harami është hallall)”. (En’am – 119) E detyrim është: Arritja e njeriut deri në atë shkallë, saqë nëse nuk e shfrytëzon atë që është haram, rrezikohet apo shkatërrohet jeta e tij. Në këtë rast edhe harami i lejohet atij. (El-Menthur fil-Kavaid 2/319) Andaj, nëse jeni ngushtë në një shtëpi dhe keni bërë sabër në të me vite, më mirë dhe më lehtë është të qëndroni dhe të bëni sabër në të edhe më tutje, se sa të ndërtoni shtëpi të re me para të ndaluara dhe të kaloni gjithë jetën në të. Nuk ka hajr prej shtëpisë e cila ndërtohet me kamatë. Thotë Allahu (azzevexhel): “Allahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën. Allahu nuk e do asnjë besëpremë e mëkatar”. (Bekareh – 276) Gjithë rehatia dhe lumturia është në dorën e Allahut dhe Ai mund t’u jep lumturi edhe nëse jeni ngushtë dhe bëni sabër, dhe mund ta largon atë prej jush edhe nëse i keni kushtet më të mira në këtë botë. Sa prej njerëzve kanë kushte luksoze në këtë jetë, ndërsa shpirtërat e tyre vuajnë për çdo ditë prej brengave dhe problemeve të kësaj bote? Andaj, kërkoni dhe luteni Allahun që Ai ta lehtëson gjendjen tuaj dhe t’u furnizon me hallall. Allahu e di më së miri.
115
A është e vërtetë se në 2012 do të bëhet Kijameti? Pyetje: Desha te di me shum per diten e fundit, dhe a eshte e vertet se ne 2012 do behet kijameti?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Ndodhia e Kijametit është një prej fshehtësive që nuk e di askush përveç Allahut. Thotë Allahu (azzvexhel): “Thuaj: Askush që është në qiej dhe në tokë nuk e di të fshehtën përveç Allahut”. (Neml – 65) Dhe thotë: “Vetëm Ai di për momentin e Kijametit dhe tek Ai do të ktheheni”. (Zuhruf – 85) Gjithashtu thotë: “Njerëzit të pyesin për Kijametin, e ti thuaj: Për atë di vetëm Allahu! E ku mund ta dish ti, ndoshta ai është afër”. (Ahzabë – 63) Kështuqë, nuk e di kur do të ndodhë Kijameti askush pos Allahut (azzevexhel), dhe të gjithë ata që thërrasin dhe supozojnë se e dijnë dhe e parashohin një gjë të tillë, duke përmendur data të caktuara, padyshim se i bëjnë kufër Allahut dhe dalin prej Islami, së bashku me ata që u besojnë atyre. Allahu e din më së miri.
A lejohet shkuarja në haxh me para borxh ose me kamatë? Pyetje: Selam alejkum. Kam nje pytje per ju dhe kam deshir qe te me pergjigjeni ne kete pyetje. Shkuarja ne haxh, a mund te shkohet ne haxh me para borxh ose me kamate?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. 116
Thotë Allahu (azzevexhel): “Për hirë të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo”. (Ali Imran – 97) Pra, haxhi është obligim për atë që ka mundësi. E mundësia është: Fizike – të jetë i shëndoshë dhe të ketë mundësi të udhëton deri në atë vend, dhe Materiale – të ketë pasuri me të cilën i mbulon harxhimet e kryerjes së haxhit. Kështuqë ai i cili nuk ka pasuri, nuk e ka obligim haxhin dhe nuk ka nevojë që të merr borxh për ta kryer atë. Bile nëse njeriu ka borxh, dijetarët i kanë dhënë përparësi larjes së borxhit, para kryerjes së haxhit. Ngase nëse vdes ai i cili e ka larë borxhin dhe nuk ka pasur mundësi ta kryejë haxhin, ai para Allahut del i pastër dhe nuk ka përgjegjësi për një gjë që nuk ka pasur mundësi, ndërsa nëse e kryen haxhin dhe del para Allahut me borxh që ju ka mbetur njerëzve, ai është vërtetë në rrezik të madh, sepse borxhi nuk i falet as shehidit, e jo më njerëzve tjerë të cilët nuk janë në atë gradë. Ndërsa të merr njeriu para me kamatë për të kryer haxhin, ai me këtë vetëmse i shton mëkatet e tij, duke e vepruar një prej mëkateve të mëdha të ndaluara në Islam. Për më shumë lexo përgjigjen e pyetjes: A lejohet të marr kredit për ndërtimin e shëpisë? (f. 142) Allahu e di më së miri.
A del prej Islamit ai person që i mohon hadithet e vërteta? Pyetje: Eselamu alejkum hoxhe i nderuar. Allahu te shperblefte me xhenetin firdeus per punen e mire qe po e ben. Kisha nje pyetje ne lidhje me hadithet qe jane ardhur nga Pejgamberi a.s. Nji shok i imi thote qe une besoj se Kurani eshte hak, kurse hadithet nuk besoj se jane te sakta as 50 perqind e tyre, por jane te ndryshuara gjate transmetimit nga dijetaret tek dijetaret. Si eshte halli i tij, a del nga feja ai? Une i kam thene qe per muslimanin duhet te jete Kurani dhe syneti, se njera pa tjetren nuk ben.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi 117
shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Thotë Allahu (azzevexhel): “O ju që besuat, bindjuni Allahut, respektoni të Dërguarin dhe përgjegjësit e juaj. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë kthehuni tek Allahu (te libri i Tij) dhe tek i Dërguari (te suneti i tij), po qe se i besoni Allahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë”. (Nisa’ – 59) Gjithashtu thotë: “Çka t’ju jep i Dërguari, atë merrnie, e çka t’ju ndalojë, përmbanju dhe kinie frikë Allahun, se Allahu është ndëshkues i ashpër”. (Hashr – 7) Dhe thotë: “Dhe Ai (Muhamedi) nuk flet nga mendja e tij”. (Nexhm – 3) Dhe shumë argumente tjera të cilat flasin për obligueshmërinë e besimit dhe nënshtrimit ndaj sunetit të Pejgamberit (salallahualejhiveselem). Kështuqë ai i cili e kundërshton dhe nuk e pranon sunetin e tij në formë të përgjithshme, apo e refuzon atë ngase nuk e pranon logjika dhe epshi i tij, ai vërtetë është në një humbje të madhe dhe me këtë ka dalur prej Islamit. Thotë Imam Is’hak ibn Rahavejh: Kujt i arrin ndonjë hadith nga Pejgamberi (salallahualejhi veselem) dhe ai e pranon vërtetësinë e atij hadithi, e pastaj e refuzon atë pa kurfar frike, ai person është kafir – i dalur nga Islami. Thotë Imam Sujutiu: Dijeni Allahu ju mëshiroftë, se ai i cili e mohon sunetin e Pejgamberit (salallahualejhiveselem) si argument të sheriatit, qoftë fjalë apo vepër, me kushtet e njohura të tij, ai ka bërë kufër dhe ka dalur nga Islami, dhe do të ringjallet me jehudët, krishterët, apo me grupet tjera të kufrit. (Miftahul Xheneh fil ihtixhaxh bi Suneh 14) Gjithashtu ka ardhur në fetvatë e Komisionit të Përhershëm se: Ai i cili e mohon të vepruarit me sunet të Pejgamberit (salallahualejhiveselem) është kafir, ngase ai me këtë e përgënjeshtron Kur’anin, Sunetin dhe Ixhmain (koncensusin e gjithë muslimanëve). (Fetava, Mexhmu’ 2 – 3/194) Ndërsa ai i cili e kundërshton ndonjë hadith të caktuar, duke mos e ditur se është fjalë e Pejgamberit (salallahualejhiveselem), apo duke menduar se nuk është hadith i vërtetë, apo duke e keqkuptuar atë, ai person nuk del menjëherë prej Islamit, porse atij i spjegohet më gjërësisht çështja në fjalë. E nëse edhe pasi t’i spejgohet refuzon dhe kundërshton, atëherë: Komisioni i Përhershëm thotë: Nëse edhe pas kësaj refuzon dhe vazhdon në mohimin e tij, apo në ndryshimin e kuptimit të tij të vërtetë, duke e pasuar epshin dhe mendimin e tij të kotë, atëherë ai është njeri i prishur dhe mëkatar dhe obligohet bojkotimi tij dhe 118
mospërzierja me të.. E sa i përket faljes së namazit pas tij, vendimi për namazin e tij është sikur vendimi për namazin pas mëkatarit të madh. Edhepse më sigurtë është që të mos falet namazi pas tij, sepse disa prej dijetarëve e kanë bërë atë kafir. (Fetava 6280) Ndërsa thënia se shumë prej haditheve janë ndryshuar gjatë transmetimit të tyre prej një brezi në një brez tjetër, padyshim se është një thënie e injorancës, me të cilën njeriu e tregon njohurinë e cekët të tij që e ka ndaj Kur’anit dhe Sunetit. Thotë Ibn Hazmi (rahimehullah): Thotë Allahu (azzevexhel): “Vërtetë Ne e kemi zbritur Dhikrin (Përkujtimin) dhe Ne jemi ruajtës të tij“. (Hixhr/9) Dhe thotë: “Thuaj: Unë ua tërheq vërejtjen vetëm me shpalljen (prej Allahut), por i shurdhëti nuk dëgjon thirrjen edhe kur i tërhiqet vërejtja“. (Enbija‘/45) Allahu (azzevexhel) na tregon se e gjithë fjala e Pejgamberit (salallahualejhiveselem) është shpallje prej Tij, dhe shpallja padyshim është Përkujtim, dhe Përkujtimi është i ruajtur me argument të Kur’anit, kështuqë vërtetohet se e gjithë fjala e Pejgamberit (salallahualejhiveselem) është e ruajtur me ruajtjen e Allahut dhe e garantuar se nuk ka mundësi të humbë asgjë prej saj. (El-Ihkam 1/95) Andaj, përfundimisht themi se: -Suneti është bazë e dytë e Sheriatit pa të cilin Islami nuk qëndron, -Mohuesi i Sunetit në formë të përgjithshme nuk llogaritet musliman, -Mohuesi i ndonjë hadithi të caktuar pasiqë t’i qartësohet atij, është në mesin e mendimeve të dijetarëve, që sipas njërit mendim është njeri i prishur dhe mëkatar, e sipas mendimit tjetër është i dalur nga feja dhe mosbesimtar, -Mendimi se shumë prej haditheve janë humbur gjatë transmetimit të tyre është mendim i devijuar, ngase Allahu (azzevexhel) është Ai që e ka marrë përsipër ruajtjen e Sunetit, ashtu siç e ka garantuar ruajtjen e Kur‘anit. Allahu e di më së miri.
A bëhet e papastër tesha në të cilën ka prekur sperma? Pyetje: A behet e papaster tesha te cilen e prek sperma dhe a mund te falemi me ate teshe qe e ka prekur sperma? Si cka e konsideron Islami spermen?
119
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Sa i përket pastërtisë së spermës, dijetarët janë ndarë në dy mendime: 1- Imam Ebu Hanifeja, Imam Maliku dhe Imam Ahmedi në një transmetim, janë të mendimit se sperma është e papastër, duke u bazuar në hadithin e Aishes (radijallahuanha) e cila u pyet për teshën në të cilën ka prekur sperma, dhe ajo tha: “E kam pastruar atë (spermën) prej teshës së Pejgamberit (salallahualejhiveselem) dhe me të ai dilte për në namaz, e u vërente shenja e pastrimit në të”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) E nuk bëhet pastrimi përveçse prej ndonjë gjëje të papastër. 2-Ndërsa Imam Shafiu, Imam Davudi dhe Imam Ahmedi në transmetimin më të saktë prej tij, janë të mendimit se sperma është e pastër, duke u bazuar në hadithin e Aishes (radijallahuanha) e cila në lidhje me teshën në të cilën ka prekur sperma thotë: “E fërkoja teshën e Pejgamberit (salallahualejhiveselem), e pastaj ai falej me të”. (Transmeton Muslimi) E mjaftimi i saj vetëm me fërkim të teshës duke mos e larë dhe pastruar atë, tregon pastërtinë e saj. Imam Neveviu në komentin e hadithit të lartpërmendur thotë: Shumë prej dijetarëve kanë anuar kah mendimi se sperma është e pastër. Dhe ky mendim është transmetuar nga Ali ibn Ebi Talibi, Sead ibn Ebi Vekasi, Ibni Omeri, Aisheja, Davudi, Imam Ahmedi në transmetimin më të saktë dhe ky është medhhebi i Imam Shafiut dhe i dijetarëve të hadithit. (Sherh Muslim 3/198) E dijetarët e mendimit të parë në lidhje me këtë thonë: Se fërkimi i teshës nga ana e Aishes nuk nënkupton pastërtinë e spermës, por nënkupton mënyrën e pastrimit të teshës prej saj. Ndërsa Shejhul Islam Ibn Tejmijeh, si kundërpërgjigje ndaj këtij mendimi thotë: Fërkimi i teshës (në të cilën ka prekur sperma) nga ana e Aishes njëherë dhe pastrimi i saj (teshës) në herën tjetër nuk tregon papastërtinë e spermës, ngase tesha mund të pastrohet edhe nga këlbaza apo pështyma, dhe kështu ka thënë më shumë se një prej sahabeve, si Sead ibn Ebi Vekasi, Abdullah ibn Abasi dhe të tjerë. (Fetava – 21/605) Dhe ajo që e përforcon më së shumti mendimin se sperma është e pastër është se: Sperma ka prekur edhe teshat e sahabeve në kohën e Pejgamberit (salallahualejhiveselem), dhe sikur të kishte qenë ajo e papastër, atëherë do t’i kishte njoftuar Pejgamberi (salallahualejhiveselem) dhe do t’i kishte urdhëruar t’i pastrojnë 120
teshat e tyre prej saj.. e përderisa nuk është transmetuar një gjë e tillë prej sahabeve, atëherë edhe nënkuptohet se pastrimi i teshave prej saj nuk është i obliguar. (Fetava 21/604) Thotë Shejh Ibn Uthejmini: Sperma është e pastër dhe nuk obligohet pastrimi i teshës në të cilën ka prekur ajo. (Fetava Ibn Uthejmin 11/169) Kështuqë përfundimisht themi se mendimi më i saktë është se sperma është e pastër, dhe nuk obligohet pastrimi i teshave në të cilën ka prekur ajo, vetëmse nëse bëhet pastrimi nga vetdëshira e njeriut për të larguar shenjat e saj në tesha. Dobi: Për të mos u keqkuptuar ndonjë gjë, duhet të përmendim se: -Sperma (El-Menij) – Është lëng i trashë dhe me erë, i cili del me vrull dhe për shkak të epshit. Është i pastër dhe njeriu pas daljes së tij obligohet të merr gusël për ta falur namazin, ndërsa pastrimi i teshave prej tij nuk është i obliguar. -Parasperma (El-Medhju) – Është lëng i lehtë i cili nuk e ka erën e spermës dhe i cili nuk del me vrull sikurse sperma, por del kur njeriu mendon, shikon apo dëshiron ndonjë gjë prej epshit të tij. Nuk vërehet gjatë daljes së tij. Është lëng i papastër dhe pas daljes së tij njeriu obligohet të merr abdes për ta falur namazin, duke mos pasur nevojë të merr gusël. Si dhe obligohet të pastron teshën e tij, duke përshkuar me dorë të lagur atë dhe organin e tij, dhe duke mos pasur nevojë të lajë dhe të fërkojë teshën në të cilën ka prekur ai. -Lëngu pas urinës (El-Vedju) – Është lëng i bardhë dhe i trashë i cili del në fund apo pas urinës. Është lëng i papastër dhe pas daljes së tij, njeriu obligohet të merr abdes për ta falur namazin dhe nuk obligohet të merr gusël. Vendimi i Islamit për të, është sikur vendimi mbi Paraspermën. Allahu e di më së miri.
Zgjohem natën, frikohem, shoh ëndëra të këqija ..., si të veproj? Pyetje: Esselamu alejkum Hoxh i ndëruar. Jam nje moter muslimane, i kam 23 vjet dhe prej moshes 12 vjeqare qohem jerem, bertas dhe kur te qohem naten nga gjumi shoh forma dhe sene sikur te ishin ulur te krevati im dhe morin ngadale frym dhe me shikojn. Kjo është sikur te isha qute, por prap si në ëndër. Ju lutem me tregoni se si duhet te veproj ne këto momente dhe shka është ma e mira per mua?
121
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Motër e nderuar, të gjitha këto gjëra janë prej djallit të mallkuar, andaj edhe ju këshillojmë që t’i merrni të gjitha shkaqet nëpërmjet të cilave e mbroni veten tuaj, si: 1-Falja e namazit rregullisht, ngase personi i cili nuk e falë namazin, ai ia ka hapur derën Shejtanit për të bërë me të çdo gjë që ai dëshiron. 2-Qëndrimi me abdes dhe e pastër, ngase abdesi është armë e muslimanit. 3-Lutjet e vazhdueshme dhe të sinqerta ndaj Allahut (azzevexhel), që t’i largon këto gjëra prej jush dhe të qetëson zemrën dhe shprtin tuaj. 4-Dhikri (përmendja e Allahut) në mëngjes dhe mbërmje, e sidomos: -Në çdo mbrëmje të thuhet: “Eudhu bikelimatilahit-tammat min sherri ma halek”, (Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsorura të Allahut, prej çdo gjëje që ka krijuar). (Tri herë) -Të thuhet në çdo mëngjes dhe mbrëmje: “Bismilahil-ledhi la jedurru measmihi shej’un fil erdi ve la fis-sema’, ve huves semiul alim”, (Në emër të Allahut, me emrin e të Cilit nuk bën dëm asgjë që është në tokë dhe në qiell, dhe ai është Dëgjues dhe i Ditur). (Tri herë) -Të thuhet në çdo mëngjes, mbrëmje dhe para gjumit: Ajetul Kursij, sureja Ihlas (Kul Huvallahu Ehad), sureja Felek dhe sureja Nas. (Suret përveç Ajetul Kursij, nga tri herë) Dhe shumë edhkare dhe lutje tjera me të cilat na ka porositur Pejgamberi (salallahualejhiveselem), e të cilat mund t’i gjeni në librin e vogël dhe shumë të dobishëm, të titulluar: Mburoja e muslimanit. Gjithashtu duhet të keni parasyshë se ëndërrat e këqia dhe gjërat që ju paraqiten sikur në ëndërr, të gjitha janë prej shejtanit. Ndërsa Pejgamberi (salallahualejhiveselem) thotë: “Nëse dikush prej jush sheh ndonjë ëndërr që e dëshiron (ëndërr të mirë), ajo është prej Allahut, le ta falenderon Allahun për të dhe le ta tregon atë. E nëse sheh atë që nuk e dëshiron (ëndërr të keqe), ajo është prej shejtanit, le të kërkon mbrojtje (tek Allahu) prej saj dhe mos t’ia tregon askujt atë, se ajo (ëndërr) nuk do t’i bën dëm atij”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Dhe thotë: “Ëndërra e mirë është prej Allahut, ndërsa ëndërra e keqe është prej Shejtanit. E kush sheh ndonjë gjë që e urren, le të pështynë (vetëm me maje të gjuhës) 122
në të majtën e tij tri herë, dhe le të kërkon mbrojtje (tek Allahu) prej Shejtanit, se ajo (ëndërr) nuk do t’i bën dëm atij”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Ndërsa në transmetimin e Muslimit thotë: “..Le të kërkon mbrojtje tek Allahu prej Shejtanit tri herë, e pastaj le të kthehet në anën e kundërt prej anës në të cilën ka qenë”. Kështuqë përfundimisht, ju këshillojmë: Të falni namazin rregullisht, të qëndroni me abdes, të lutni Allahun që të ju mbrojë nga çdo e keqe, të bëni dhikrin e mëngjesit, mbëmjes dhe para gjumit, të pështyni tri herë në anën e majtë nëse shihni ndonjë ëndërr të keqe, të kërkoni mbrojte tek Allahu prej Shejtanit dhe këto ëndërra mos t’ia tregoni askujt. Ndërsa ne e lusim Allahun që të përmirëson gjendjen tuaj dhe të gjithë muslimanëve të cilët e kanë këtë brengë dhe vuajnë nga ky stres. Amin! Allahu e di më së miri.
A bën shirk njeriu që nuk e falë namazin? Pyetje: Ai i cili nuk e fal namazin edhe pse nuk bon shirk por per shkak lenjes se namazit ne baze te hadithit te Pejgamberit a.s. i cili ka thon ne mes kufrit edhe imanit edhe namazi, nese ai e len ate, ai ka bere shirk. Hadithin e transmeton Tirmidhiu edhe eshte hadith sahi. A ka bere shirk ai person per shkak te lenies se namazit apo jo?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Në lidhje me lënësin e namazit, dijetarët e Ehli Sunetit janë ndarë në dy mendime: -Imam Sufjan Theurij, Ebu Hanifeja, Imam Maliku dhe Imam Shafiu, lënësin e namazin e kanë konsideruar prej mëkatarëve të mëdhenj, por nuk e kanë përjashtuar atë prej Islami.
123
-Ndërsa Seid in Xhubejri, Imam Sha’biu, Nah’iu, Euzaij, Ibn Mubareku, Is’haku dhe Imam Ahmedi, lënësin e namazit e kanë konsideruar kafir – jomusliman dhe e kanë përjashtuar atë prej Islami. Mendimi në të cilin anojmë dhe mendojmë se është më i saktë, është mendimi i dijetarëve të cilët thonë se lënësi i namazit nuk llogaritet musliman. Si dhe lexoni përgjigjen e pyetjes: A lejohet martesa me një femër e cila nuk falë namaz? (f. 10) Allahu e di më së miri.
Ku është vendi i një të riu i cili e mbytë veten e tij? Pyetje: Nese nje i ri 16 vjecar e mbyt vehten per arsye qe nuk dihen, qe len nje brenge te madhe ne zemren e te gjitheve, a shkon ai “mardar“ ose a shkon ai pa dhene llogari drejte ne xhehenem, apo ky gabim i falet. Duhet te them se per fat te keq ai nuk kryente asnje rit islam, d.m.th. nuk falej, nuk agjeronte, etj etj. Ju faleminderit shume, dhe Allahu jua shperblefte per lete ndihme te madhe qe na jepni..
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Nuk ka dyshim se mbytja e vetëvetes, është prej mëkateve më të mëdha në Islam. Allahu (azzevexhel) duke ndaluar këtë dukuri dhe vepër të shëmtuar thotë: “Dhe mos e mbytni veten tuaj, vërtetë Allahu është i Mëshirshëm për ju”. (Nisa’ – 29) Dhe thotë: “Kush e mbyt një besimtar me qëllim, dënimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. Allahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh”. (Nisa’ – 93) Dhe Pejgamberi (salallahualejhiveselem) thotë: “Mëkatet më të mëdha janë: Shirku në Allahun, mbytja e vetëvetes, mosrrespektimi i prindërve dhe fjala e rrejshme, apo dëshmia e rrejshme”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
124
Gjithashtu Pejgamberi (salallahualejhiveselem) thotë: “Largohuni prej shtatë mëkateve shkatërruese..”, prej tyre: “Dhe nga mbytja e vetëvetes”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Dhe shumë argumente tjera të cilat ndalojnë këtë dukuri negative dhe që tregojnë rrezikun e këtij mëkati. E njeriu nuk e mbytë veten e tij, përveçse kur nuk ka bindje të plotë në Allahun dhe në caktimin e Tij. Por megjithatë dijetarët e Ehli Sunetit, për dallim nga grupet e devijuara si Havarixhët dhe Mu’tezilet, njeriun që e mbytë veten e tij nuk e kanë nxjerrur prej Islamit, porse e kanë llogaritur prej mëkatarëve të mëdhenj, të cilët mbeten nën dëshirën e Allahut. Nëse don Ai i falë, e nëse don i dënon. Nëdrsa sa i përket mosveprimit të asnjë prej adhurimeve kryesore të Islamit, themi se personi i cili është në këtë kategori nuk llogaritet musliman, dhe dëshmia e tij nuk mjafton për të si arsye para Allahut në Ditën e Gjykimit. Kështuqë përfundimisht themi se: -Mbytja e vetëvetes është prej mëkateve më të mëdha në Islam, porse nuk e nxjerr njeriun prej Islami, nëse ai nuk e lejon këtë mëkat, dhe -Njeriu i cili nuk praktikon asgjë prej Islamit, ai nuk llogaritet musliman edhe nëse e shpreh shehadetin me gjuhën e tij. Ndërsa për familjarët të cilët goditen me sprova të tilla, lusim Allahun (azzevexhel) që t‘ua lehtëson gjendjen e tyre dhe t’ua shton durimin atyre, duke i përforcuar ata në fenë e Tij të pastër dhe duke i ngritur shkallët e tyre në Xhenet. Amin! Allahu e di më së miri.
Kam kaluar me një djalë jomusliman. A më falet ky gabim? Pyetje: Selam Alejkum. Isha shum e re dhe bera nje mekat te madh. Isha ne lidhje me nje djal qe nuk i takon fese islame. A me falet gabimi nese pendohem?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. 125
Nuk lejohet që muslimanja të ketë kontakte me djem të huaj, qofshin ata muslimanë apo jomuslimanë. E sidomos kontakti i një muslimaneje me një mashkull jomusliman, është mëkat edhe më i madh ndaj Allahut (azzevexhel). Përkundrazi çdo muslimane dhe musliman, janë të obliguar t’i urrejnë jomuslimanët, pa marrë parasyshë racën dhe kombin e tyre, dhe zemra në të cilën është e futur dashuria ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, nuk pranon të futet dashuria ndaj njerëzve të kufrit dhe kundërshtarëve të Islamit. Thotë Allahu (azzevexhel): “Nuk gjen popull që e beson Allahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre”. (Muxhadeleh – 22) Megjithatë pas këtij mëkati dhe mëkateve tjera, dera e pendimit është e hapur dhe Allahu (azzevexhel) thërret robërit e Tij që të pendohen dhe të kthehen tek Ai, duke thënë: “Thuaj: O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, sepse vërtetë Allahu i falë të gjitha mëkatet. Ai është që falë shumë dhe është Mëshirues”. (Zumer – 53) Andaj muslimani dhe muslimanja, pas çdo gabimi dhe mëkati duhet t’i kthehen Allahut me pendim të sinqertë ndaj Tij dhe me vendosshmëri për të mos u kthyer asnjëherë në mëkatin e kaluar. Në lidhje me këtë, gjithashtu lexoni përgjigjen e pyetjes: Kam kontaktuar me një djalë dhe jam penduar, por ...? (f. 51) Dhe: A e falë Allahu njeriun që ka qenë homoseksual? (f. 135) Allahu e di më së miri.
A del prej Islamit ai që i ndihmon jomuslimanët kundër muslimanëve? Pyetje: Ata ushtar te cilet i dergon shteti ktu ne vendet tona neper vende te muslimanve ne afganistan apo ne irak, a jane musliman ata pasi qe ju ndihmojn kafirave kunder muslimanve apo jo?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi 126
shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Është e vërtetë se kohën e fundit, jemi duke parë njerëz që janë të gatshëm të sakrifikojnë jetën e tyre dhe të shesin fenë e tyre, për të përfituar një çmim të ulët të kësaj bote kalimtare, duke harruar se e mira e tyre në këtë botë dhe në botën tjetër nuk arrihet përveçse me lejen e Allahut. Shumë prej tyre mendojnë se me këtë do të arrijnë të kompenzojnë atë që ju mungon këtu, duke harruar se në atë mënyrë e humbin edhe atë që e kanë poseduar. Ata me këtë vepër e rrezikojnë jetën e tyre, e prishin imanin e tyre, e luftojnë vëllaun e tyre, dhe tregojnë që janë në gjendje të shkatërrojnë edhe njerëzit e familjeve të tyre, vetëm për të arritur në qëllimet materiale të tyre. E Allahu (azzevexhel) thotë: “Ti lajmëroj munafikët se me të vërtetë ata kanë një dënim të dhembshëm. Janë ata që përkundër besimtarëve, i miqësojnë jobesimtarët. Vallë, a mos kërkojnë fuqi te ta? S’ka dyshim, e tërë fuqia i takon Allahut“. (Nisa‘ 138/139) Dhe thotë: “I sheh shumë prej tyre që i miqësojnë ata që mohuan. E keqe është ajo që i përgatitën vetes së tyre ngase Allahu është i hidhëruar kundër tyre dhe ata përgjithmonë janë në vuajtje të dënimit. Sikur të ishin ata që vërtetë e besojnë Allahun, Pejgamberin dhe atë i zbriti atij, nuk do t’i zinin për miq ata (idhujtarët), por shumica e tyre janë mëkatarë“. (Maideh 80/81) Dhe thotë: “O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë as të krishterët. Ata janë miq të njëri tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtetë Allahu nuk e vë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë“. (Maideh – 51) Kështuqë Allahu (azzevexhel) në këto ajete dhe në ajete tjera, na e bën të qartë se ai person i cili i miqëson jomuslimanët dhe i ndihmon ata kundër muslimanëve, ai del prej Islamit dhe kalon në radhët e atyre që i ka miqësuar dhe ju ka ndihmuar. Dhe për këtë çështje, shumë prej dijetarëve kanë përmendur ixhma‘ (koncensus të gjithë dijetarëve), se personi i tillë nuk llogaritet musliman, edhe nëse e thotë shehadetin, e falë namazin dhe i vepron disa prej riteve të Islamit. Thotë Imam Ibn Hazmi: Fjala e Allahut: “E kush i miqëson ata, ai është prej tyre“ është e qartë se ai është kafir, dhe kjo është e vërtetë për të cilën nuk ka diskutim në mesin e dy muslimanëve. (El-Muhala 11/138) Thotë Shejhul Islam Ibn Tejmijeh: Allahu (azzevexhel) na e bën të qartë se besimi në Allahun, në Pejgamberin dhe në atë që i ka zbritur atij, obligon jomiqësinë ndaj tyre, dhe vërtetimi i miqësisë ndaj tyre (jomuslimanëve), obligon mosekzistimin e imanit. (Iktidau Siratil Mustekim 1/241) 127
Thotë Imam Ibn Kajimi: Allahu (azzevexhel) ka gjykuar dhe nuk ka gjykim më të mirë se gjykimi i Tij, se ai i cili i miqëson krishterët dhe jehudët ai është prej tyre.. Ai është murted me argument dhe me koncensus të gjithë dijetarëve. (Ahkamu Ehli Dhimeh 1/195) Thotë Shejhul Islam Muhamed ibn Abdul-Vehab: Dije se gjërat më të mëdha që e prishin Islamit janë dhjetë.. E teta: Ndihma ndaj idhujtarëve kundër muslimanëve, dhe argument për këtë është fjala e Allahut: “E kush i miqëson ata, ai është prej tyre“. (Duraru Sunijeh 10/92) Thotë Imam Ibn Bazi: Janë pajtuar të gjithë dijetarët e Islamit, se kush i ndihmon jomuslimanët kundër muslimanëve, me çfarëdo lloj ndihme ndaj tyre, është kafir sikur ata. (Fetava vel Mekalat 1/274) Andaj, njeriu i cili udhëton për në vendet ku luftohen muslimanët dhe ju shërben jomuslimanëve, pa marrë parasyshë me çfarë ndihme dhe çfarë lloj shërbimi, ai është kafir njësoj sikur ata. Dhe gjendja e vështirë ekonomike, apo rrethanat dhe problemet ne vendin ku jeton, apo heshtja e shumë hoxhallarëve në lidhje me këtë çështje, nuk ia arsyeton ai kufrin para Allahut në ditën e gjykimit, ngase ai që e dëshiron të vërtetën dhe e kërkon atë, Allahu ia mundëson ta kuptojë atë. Por, për fat të keq ata të cilët e marrin këtë rrugë, as që duan të dëgjojnë fjalët e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ngase para syve të tyre qëndron Euroja dhe Dollari, dhe aty është imani i tyre. Kështuqë përfundimisht themi se: -Ai person i cili ka shkuar në ato vende në shërbim të jomuslimanëve, me këtë ka bërë kufër ndaj Allahut dhe ka dalur prej Islami. Por, nëse pasi është kthyer e ka kuptuar se ka gabuar, ka mundësi të pendohet dhe Allahu ia falë atij këtë gabim nëse i plotëson kushtet e pendimit. -Ai person i cili ka shkuar në ato vende dhe ende është duke qëndruar atje, apo është kthyer dhe nuk është penduar, ai mban me vete kufrin e tij dhe nuk llogaritet musliman edhe nëse vepron ndonjë gjë prej Islamit. -Ai person i cili ka dashur të shkon në luftë kundër muslimanëve, dhe i vendosur i ka marrur shkaqet e pranimit të udhëtimit, por nuk i ka ardhur radha dhe nuk i është dhënë mundësia, ai gjithashtu është i dalur nga Islami dhe nuk llogaritet musliman, dhe adhurimet e tij nuk pranohen deri kur t’i kthehet Allahut dhe të pendohet tek Ai sinqerisht. Allahu e di më së miri.
128
Pirja e duhanit a është haram apo mekruh? Pyetje: Selam Alejkum. Hoxhe i nderuar cigarja ne Islam a eshte Haram apo Mekruh?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Duhani është haram - i ndaluar në Islam për disa shkaqe. Prej tyre: -Pirja e duhanit shkakton dëme të mëdha në shëndetin e njeriut, saqë shumë njerëz kanë vdekur dhe vdesin nga shkaku i tij. Bile në disa statistika është cekur se deri në katër milion njerëz vdesin për çdo vit nga dëmi i duhanit. Ndërsa Allahu (azzevexhel) thotë: “Dhe mos e mbytni veten tuaj, vërtetë Allahu është i Mëshirshëm për ju”. (Nisa’ – 29) Dhe thotë: “Dhe mos e hidhni veten me duart e juaja në shkatërrim”. (Bekareh – 195) -Duhani është i fëlliqur dhe i papastër, ndërsa Allahu (azzevexhel) thotë: “Të pyesin ty (Muhamed) çka u është lejuar atyre? Thuaj: U janë lejuar të gjitha ushqimet e pastërta” . (Maideh – 4) Dhe thotë: “(Ai) U lejon ushqimet e pastërta, dhe u ndalon ato të fëlliqurat”. (A’raf – 157) -Pirësi i duhanit pengon të tjerët, qoftë në shëndetin e tyre, apo qoftë me erën e ndotur në takimet e tyre. Ndërsa muslimani është i ndaluar që t’i pengon muslimanët tjerë me çfarëdo lloj pengese. Bile me erën e duhanit, përveç njerëzve pengohen edhe melaiket. Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Vërtetë melaiket pengohen prej asaj që pengohen njerëzit”. (Transmeton Muslimi) -Pirja e duhanit shkakton harxhime të panevojshme dhe të tepruara, ndërsa Allahu (azzevexhel) thotë: “Ata që shpenzojnë tepër janë vëllezër të shejtanëve, e shejtani është përbuzës i madh i Zotit të Tij”. (Isra’ – 27) Allahu e di më së miri.
Cilët janë pasojat e vonimit të guslit? 129
Pyetje: Eselamu alejkum. Pershendetje hoxh i nderuar, kisha nje pytje per ju nese mundet.. Shum kam ndegju, shum e potencojn se kur del sperma ne gjum, ne anderr etj, nese nuk lahesh me nje fjal thojn bahesh baksuz.. Nese mundet deshta ta dij per cfar baksuzi behet fjale, dhe cfar pasoja ka nese nuk lahesh menjehere nese ndodh kjo.. Ju lutem pergjigjen ne email tma dergoni. Ju pergezoj per web faqen se ketu kam gjet pergjigje te cilat mu kan nevojit shum, dhe cdo dit e hapi faqen tuaj dhe lexoj cdo gje..
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Vëlla i dashur, nëse njeriu bëhet i papastër (xhunub) qoftë në gjum apo zgjuar, obligohet të merr gusël për ta falur namazin. Por vonimi i guslit deri në kohën e faljes së namazit, është i lejuar dhe nuk ka ndonjë pasojë dhe rrezik prej tij, (edhepse më e mirë është që njeriu të mos e vonon atë dhe të qëndron çdoherë i pastër). Transmeton Ebu Hurejra (radijallahuanhu) se Pejgamberi (salallahualejhi veselem) e takoi një ditë atë në rrugët e Medines, ndërsa ai (Ebu Hurejra) ishte i papastër. Atëherë ai shkoi dhe u pastrua, e pastaj erdhi. E Pejgamberi (salallahualejhiveselem) tha: “Ku ishte o Eba Hurejra? Tha: Isha i papastër, dhe nuk deshta të ulem me Ty duke qenë në atë gjendje. Pejgamberi (salallahualejhiveselem) tha: Subhanallah, vërtetë besimtari nuk bëhet i papastër“. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Thotë Ibn Haxheri: Nga ky hadith nënkuptohet se lejohet vonimi i guslit. Kështuqë lejohet njeriu të qëndron i papastër, të del për të kryer nevojat e tij, të ushqehet dhe të flejë, përderisa nuk është koha që ka ndonjë namaz të obliguar në të. Edhepse nëse don të ushqehet apo të flejë, është mustehab (e pëlqyer) që të merr abdes. Thotë Aishja (radijallahuanha) se: “Pejgamberi (salallahualejhiveselem) kur donte të ushqehej apo të flejë, dhe ishte i papastër, merrte abdes“. (Transmeton Muslimi) Ndërsa hadithi në të cilin thuhet se: “Nuk hyjnë melaiket në atë shtëpi në të cilën ka qen dhe njeri të papastër“, është hadith i dobët dhe nuk merret për argument. Allahu e di më së miri.
130
Cilat janë kushtet dhe rregullat e përdorimit të mesteve? Pyetje: Selam Alejkum. Cila eshte e verteta ne lidhje me mestet? Cfar kushte duhet te plotesojne ato qe t’i perdorim si meste derisa degjojme mendime te ndryshme rreth mesteve. Disa prej tyre thon qe mestet duhet te jene te trasha nga lekura qe te pranohen si meste, disa thon se vetem pjesa e poshtme e tyre duhet te jete nga lekura, disa thon se pranohen vetem te jene te trasha kurse nje pjese thon vetem ta mbulojne kemben. S’mund te jene te gjitha te sakta dhe kto ngjallin dyshime dhe na lane te hutuar. A mund te na spjegoni me shum rreth kesaj se cila eshte e verteta rreth mesteve? Cfar kushte duhet te plotesojne? Allahu te shperbleft me te mira.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Për të qartësuar çështjen e përdorimit të mesteve, do të ndalemi shkurtimisht në disa pika, (vetëmse me fjalën meste në spjegim nuk kam për qëllim vetëm mbathjet e njohura të lëkurës, por të gjitha ato që i mbathë njeriu në këmbët e tij, qofshin ato të lëkurës apo jo, dhe qofshin të trasha apo të holla): Së pari: Përdorimi i mesteve në Islam është i lejuar me ixhma’in (koncesusin) e gjithë dijetarëve. Thotë Abdullah ibn Mubarek: Nuk ka ihtilaf (mospajtime në mesin e dijetarëve) se përdorimi i mesteve është i lejuar në Islam. Së dyti: Cila është më e pëlqyer, larja e këmbëve apo dhënia mes’h atyre? -Sipas shumicës së dijetarëve më e pëlqyer është larja e këmbëve. -Sipas medhhebit Hanbelij më e pëlqyer është përdorimi i mesteve. -Sipas mendimit të Shejhul Islam Ibn Tejmijes, më e pëlqyer për atë që ka të mbathura meste është që t’u jep mes’h atyre nëse i plotësojnë kushtet, ndërsa për atë që nuk ka të mbathur asgjë, pa dyshim atij i takon larja e këmbëve. (Dhe ky është mendimi më i saktë). (El-Ihtijarat 13) Së treti: Koha e definuar e përdorimit të mesteve – Për atë që është mysafir (udhëtar) lejohet t’i përdorë mestet tri ditë e tri netë pa i zbathur fare, ndërsa për atë që është
131
vendas (joudhëtar) lejohet t’i përdorë ato një ditë e një natë. (Transmeton Muslimi dhe Nesaiu) Së katërti: Kur fillon koha e mesteve? Sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, fillimi i mesteve është prej momentit të parë që njeriu u jep mes’h atyre, dhe ky është mendimi i Imam Ahmedit, Euzait, Neveviut, dhe këtë mendim e ka përkrahur edhe Shejh Ibn Uthejmini. Kështuqë nëse një person ka marrur abdes në kohë të drekës dhe i ka mbathur mestet, dhe ka qëndruar me atë abdes deri në namazin e jacisë, e pastaj së pari herë ju ka dhënë mes’h atyre në namazin e jacisë, koha e mesteve të tij fillon prej këtij momenti, e deri në jacinë e ditës së nesërme. Së pesti: Kusht për t’u pranuar mestet, është që në momentin e mbathjes së tyre, njeriu të jetë i pastër (me abdes). Mugirah ibn Shu’beh, duke i dhënë ujë për abdes Pejgamberit (salallahualejhiveselem), pas larjes së fytyrës, krahëve, dhe dhënies mes’h kokës, thotë: “Deshta t’ia nxjerri atij mestet (për t’i larë këmbët), ndërsa Pejgamberi (salallahualejhiveselem) tha: Leri, se i kam mbathur në këmbë të pastërta, e pastaj u dha mes’h atyre”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Kështuqë është kusht që njeriu të jetë me abdes, para se t’i mbathë mestet. Ndërsa nëse i mbathë ato duke qenë pa abdes, nuk lejohet dhënia mes’h atyre, por patjetër duhet të lahen këmbët. Së gjashti: Në cilën anë u jepet mes’h këmbëve? Mes’hu bëhet në pjesën e sipërme të këmbëve dhe jo në pjesën e poshtme të tyre. Thotë Aliu (radijallahuanhu): “Sikur të kishte qenë feja me logjikë, mes’hu nën këmbë do të kishte përparësi nga mes’hu mbi këmbë, por e kam parë Pejgamberin (salallahualejhiveselem) duke iu dhënë mes’h në pjesën e sipërme të tyre”. (Transmeton Ebu Davudi dhe Bejhekiu, ndërsa Shejh Albani këtë transmetim e cilëson si të vërtetë) Dhe prej sunetit është që me dorën e djathtë t’i jepet mes’h këmbës së djathtë, dhe me dorën e majtë këmbës së majtë, nga një herë. Së shtati: Cilat gjëra i prishin mestet? -Gjërat që e obligojnë guslin, si: Xhunubllëku, dhe pastrimi nga hajdi dhe nifasi, -Kalimi i kohës së mesteve, dhe
132
-Nxjerrja e mesteve dhe prishja e abdesit para mbathjes së tyre. (Ndërsa nxjerrja e tyre dhe mbathja përsëri duke qenë me abdes, nuk i prishë mestet, edhepse ky është mendim i disa dijetarëve) Së teti: Çfarë materiali duhet të kenë mestet, që të lejohet përdorimi i tyre? Sipas mendimit më të saktë të dijetarëve mestet mund të jenë të lëkurës, apo mund të jenë të pambukut, apo çorapë qofshin ata të trashë apo të hollë. Dhe ky është mendimi i Imam Ibn Hazmit, Ibn Tejmijes, Shenkitit dhe Ibn Uthejminit. Thotë Mugirah ibn Shu’beh: “Pejgamberi (salallahualejhiveselem) mori abdes, dhe ju dha mes’h çorapave dhe nalleve të tij”. (Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi, dhe Shejh Albani këtë hadith e cilëson si të vërtetë) Kështuqë, çfarëdo që njeriu të ketë të mbathur në këmbët e tij, lejohet t’u jep mes’h atyre. Allahu e di më së miri.
A mund të mos kem fëmijë për shkak të sihrit? Pyetje: Burri me punon her pas here, por sa her shkon ne pun dy dit qe i ban ne pun lendohet. Ka koh qe me ka vdek nje femij e burri ka qene te nje hoxh dhe i ka thon qe keni sehire per me ju vdek femija dhe ti mos me punu kurr e me pas perlamje ne shpi. I ka than burrit qe me shku te vorri djalit dhe te i gjyshes vet me marr dhe te vorrit dhe me ate ujin e dheut me la fytyren une edhe burri qe me pas do te lindim femij te shnosh edhe burri nuk do ket probleme ne pune. E burri don me shku me ba si i ka thon hoxha po une nuk kam deshir se kam frike Allahut. Ju lutem mu pergjigjni urgjent ne kete pytje. Allahu ju shperbleft hoxha efendi Omer Bajrami.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Për të qartësuar problemin tuaj dhe për të ju ndihmuar sadopak në zgjidhjen e tij, do të ndalemi në disa pika: 133
Së pari: Në çdo shtëpi dhe në çdo familje ka probleme. E nëse nuk ka shenja të sihrit në shtëpinë tuaj, mos mendoni në këtë aspekt, ngase problemet nuk vijnë vetëm nëpërmjet tij. Së dyti: Sipas besimit të Ehli Sunetit sihri është i vërtetë dhe ka ndikim. Thotë Allahu (azzevexhel): “E mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (sihrin) me të cilin ndanin burrin prej gruas së tij, edhepse nuk mund t’i bënin dëm askujt pos me lejen e Allahut. Dhe mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre“. (Bekareh – 120) Gjithashtu është vërtetuar se jehudët ju kishin bërë sihr muslimanëve në Medine, që mos të ju lindin fëmijë. E kur lindi fëmiu i parë i tyre, i cili ishte Abdullah ibn Zubejri muslimanët u gëzuan shumë. Ngase ju kishin thënë atyre se jehudët ju kanë bërë sihr dhe nuk do të mund të lindni fëmijë. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Thotë Imam Ibn Kudameh: Sihri është i vërtetë dhe ka ndikim. Prej tij ka sihr (magji) që e mbytë njeriun, që e sëmurë atë, që e pengon burrin prej marrëdhënieve me gruan e tij, që e ndanë burrin prej gruas dhe që e futë urrejtjen apo dashurinë në mesin e tyre. (El-Mugni 10/104) Gjithashtu Shejh Ibn Xhibrini kur u pyet se: A ka mundësi që njeriu të mbetet steril dhe mos të ketë fëmijë për shkak të sihrit? Tha: Në esencë steriliteti është në dorën dhe caktimin e Allahut, sikur që thotë Ai: “Dhe e bën kënd të dojë steril“ (Shura-50) ... Dhe ka mundësi që steriliteti të jetë prej ndonjë vepre të shejtanit e cila bëhet nëpërmjet sihirbazëve, të cilët mund t’i bëjnë burrit apo gruas ndonjë gjë e cila e pengon shtatzëninë e saj, dhe këtë e bëjnë me hile të fshehta në të cilat i ndihmojnë shejtanët... (Es-Savaikul Murseleh 184/186) Thotë Shejh Usameh ibn Jasin (i specializuar në këtë lëmi): Varet nga qëllimi i sihirbazit. Nëse qëllimi i sihrit të tij është që të dëmtohet apo mbytet foshnja, ka mundësi të ndodhë kjo me caktimin e Allahut universal dhe jo me caktimin e Tij fetar. (Munteda Rukjeh Sher’ijeh) Kështuqë një gjë e tillë mund të bëhet nëpërmjet sihrit, edhepse pa dyshim asgjë nuk mund të ndodhë pos me lejen dhe caktimin e Allahut (azzevexhel). Andaj, nëse në bazë të rrethanave që i keni, mendoni se ka mundësi që dikush t’u ketë bërë sihr, atëherë mund të kontaktoni me ndonjë prej hoxhallarëve apo vëllezërve të cilët fryjnë me Kur’an dhe ashtu siç na ka mësuar Pejgamberi (salallahualejhiveselem). Së treti: Hoxha i cili e ka porositur burrin tuaj që të merr dhe në varreza dhe të përshkon me të fytyrën e tij, ai nuk është gjë tjetër përveçse një prej sihirbazëve, nxënësve të Iblisit dhe ndihmues i devijimit në rrugën e tij. Dhe shkuarja tek ai person i ashtuquajtur “hoxhë” është e ndaluar në Islam. Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): ”Kush 134
shkon te falltori dhe kërkon ndonjë gjë prej tij, nuk i pranohet namazi katërdhjetë ditë”. (Transmeton Muslimi) E në një transmetim tjetër thotë: “Kush shkon te falltori dhe e beson atë që ai e thotë, ka bërë kufër në atë që i ka zbritur Muhamedit (salallahualejhiveselem)”. (Transmeton Imam Ahmedi dhe Shejh Albani hadithin e cilëson si të vërtetë) Së katërti: Marrja e dheut në varreza dhe përshkimi i fytyrës dhe trupit me të, duke shpresuar në dobinë e tij, apo duke besuar në ndonjë mbrojtje të ndonjë dëmit prej tij, është shirk në Allahun (azzevexhel). Ngase çdo gjë është në dorën e Allahut, dhe nuk mund të sjellë askush ndonjë dobi pos me lejen e Allahut. E çfarë dobie mund të sjellë dheu i varrezave? Thotë Allahu (azzevexhel): “Thuaj (o Muhamed): Unë nuk kam në dorë për veten time as ndonjë dobi, as ndonjë dëm, pos çka do Allahu. Sikur ta dija të fshehtën, do t’i shtoja për vete të mirat, dhe nuk do të më prekte gjë e keqe. Unë nuk jam tjetër vetëmse qortues dhe përgëzues për njerëzit që besojnë”. (A’raf – 188) Së pesti: Mundohu që ta ndalosh burrin tënd nga kjo vepër e shëmtuar, dhe kërko prej tij që të sjellë ndonjë hoxhë i cili pason Kur’anin dhe Sunetin në vendin tuaj, dhe i cili mund të ju ndihmon prej së afërmi në zgjidhjen e problemit tuaj. Si dhe mundohu që t’ia mundësosh burrit tënd që ta lexon këtë përgjigje, e që ndoshta sadopak do të ndikojë në zemrën dhe ndryshimin e bindjes së gabuar të tij. E nëse edhe pas kësaj refuzon, dhe vepron një të tillë e cila është shirk në Allahun (azzevexhel), atëherë ai nuk llogaritet musliman dhe qëndrimi i juaj me të në martesë konsiderohet i ndaluar. Ndërsa nëse kjo përgjigje ju arrin pas veprimit të tij të gabuar, atëherë kërkoni prej tij të pendohet tek Allahu (azzevexhel) dhe të ndryshon këtë bindje të devijuar. Dhe lexoni: A e falë Allahu shirkun nëse njeriu pendohet prej tij? (f. 126) Allahu e di më së miri.
135
PËRMBAJTJA
PARATHËNIA ..................................................................................... 2 Biografia e Hoxhës së nderuar ............................................................. 3 BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM ........................................................ 5 Nëse gaboj në fund të namazit, si të veproj? ......................................... 5 A lejohet të falem, aty ku ka foto lakuriq? ............................................. 5 Ku është vendi i të çmendurve në botën tjetër? ...................................... 6 A lejohet të këndohen dy sure në një rekatë? ........................................ 7 A lejohet martesa me një femër e cila nuk falë namaz? ........................... 8 A lejohet zbukurimi i varrit? ................................................................ 9 Nëse teshat e mbrendshme ndyten nga gazrat, si duhet vepruar? ........... 10 A pranohet namazi nëse nuk e thua tekbirin filestarë? ........................... 11 Çka mendoni reth mevludit? .............................................................. 11 A lejohet namazi pas imamit që i lejon votimet? ................................... 13 A pranohet abdesti nëse nuk bën bismilah? .......................................... 15 Si duhet të veprojë gjidhënësja gjatë muajit të agjërimit? ..................... 16 A lejohet notimi duke qenë agjërueshëm? ............................................ 17 A lejohet urinimi në këmbë? .............................................................. 18 A prishet agjërimi, nëse e përkdhel bashkëshorten? .............................. 19 A është injorant, ai që thotë se ka sunet para farzit të xhumas? ............. 20 A e prishë agjërmin masturbimi? ........................................................ 21 A lejohet formimi i xhematit të dytë aty ku ka imam të regullt? .............. 23 A mund të zgjasin menstruacionet mbi dhjetë ditë? .............................. 24 136
A është bidat dhënia mes’h qafës gjatë abdestit? .................................. 25 A lejohet heqja e qimeve të gjoksit dhe barkut? ................................... 26 Si të veprojë një i martuar nëse ka rënë në zina? ................................. 27 A duhet t‘i zbuloj mëkatet e kaluara, në ras të ofertës për martesë? ........ 28 Pse keni lëshuar mjekër aq të madhe? ................................................ 29 Dua të mbulohem, por nuk më lejojnë prindërit ...? .............................. 30 A është selefizmi medh’heb? .............................................................. 32 A lejohet masturbimi nëse ndjen dhimbje në organ? ............................. 33 Si duhet festuar ditëlindja e të Dërguarit? ............................................ 34 A lejohet adoptimi ifëmijëve në Islam? ................................................ 35 A lejohet përdorimi i barnave që përmbajnë alkool? .............................. 36 Prej cilës moshë është obligim agjërimi? .............................................. 37 A lejohet kontakti oral në Islam? ........................................................ 38 A lejohet të vendohen dy vathë në një vesh? ....................................... 39 A lejohet martesa me një vajzë, me të cilën ke kaluar më herët? ............ 40 Si bëhet shpagimi për betimin e thyer? ............................................... 41 A lejohet zbukurimi i duarve me kanë? ................................................ 42 A lejohet të mos paguaj tatimet e plota ndaj shtetit? ............................ 43 A lejohet hyrja në parti politike me qëllim daveti? ................................. 44 Kam kontaktuar me një djalë dhe jam penduar, por ...? ........................ 46 A është nikabi farz apo sunet? ........................................................... 47 Si t’i largoj vesveset dhe mendimet e këqija? ....................................... 51 A duhet t’i vizitoj të afërmit, nëse në atë vizitë ka harame? .................... 53 A lejohet përdorimi i ngjyrave që përmbajnë hidrogjen? ........................ 55 A lejohet martesa me ithtare të librit? ................................................. 56 137
Bashkëshortja nuk pranon të mbulohet. Çka të bëj? .............................. 57 A mund të shihet Allahu në ëndër? ..................................................... 58 Ç‘është përgojimi, dhe në cilat raste lejohet ai? .................................... 60 A duhet të kërkoj leje nga i fejuari, për të dalur nga shtëpia? ................. 62 A lejohet prekja e fëmiut duke qenë i papastër? ................................... 63 Pse mbulohen sot femrat muslimane? ................................................. 64 A lejohet leximi i Kur’anit apo hyrja në xhami duke qenë i papastër? ....... 66 A lejohet mbathja e këpucëve ortopedike? ........................................... 68 Si të sillem me familjen time, të cilët nuk dijnë asgjë për Islamin? .......... 70 A është i vërtetë hadithi për leximin e sures Kehf ditën e xhuma? ........... 71 Kush janë sufijtë dhe cilët janë bindjet e tyre? ..................................... 73 A duhet të lexohet surja Fatiha në namazet me zë? .............................. 79 A lejohet heqja e qimeve ndërmjet vetullave? ...................................... 82 Ata që vdesin të vegjël, ku e kanë vendin në botën tjetër? ..................... 83 A është e vërtetë se në Islam nuk ka asnjë medh’heb? .......................... 84 Cila është zgjedhja më e mirë për ata që nuk kanë fëmijë? .................... 86 Disa fjalë reth botës së xhinëve ...? .................................................... 87 A kam mëkat nëse nuk flas me një person që nuk falet? ........................ 89 A më është pranuar agjërimi nëse nuk kam ngrënë iftar me kohë? .......... 92 A lejohet që nusja e re t’ua merr dorën grave? ..................................... 93 A është gabim të bëhet tekfir mbi hoxhallarët që i lejojnë votimet? ......... 94 A i lejohet muslimanit të emigrojë në vendet joislame? ......................... 98 A lejohet falja e namazit në xhaminë që është blerë me kamatë? ............ 99 A duhet të zbuloj sëmundjen time, në ras të ofertës për martesë? ........ 101 Sa është numiri i rekateve të namazit të teravisë? .............................. 102 138
A lejohet fekondimi artificial (in vitro) në Islam? ................................. 103 T’i besoj bashkëshortes, apo atyre që flasin kundër saj? ...................... 105 A lejohet ngjyrosja e flokëve me ngjyrë të zezë? ................................ 107 Si të bëj sehvi sexhde nëse gaboj në namaz? ..................................... 109 A kam mëkat nëse e fyej Zotin (me mend) pa dëshirën time? ............... 111 A lejohet të lutet muslimani për jomuslimanin? ................................... 113 A është ky argument për lejimin e përzierjes së burrave dhe grave? ...... 114 A e falë Allahu shirkun nëse njeriu pendohet prej tij? .......................... 116 Kur është shumë ftohtë, a mund të mar tejemum në vend të gusulit? .... 117 Jam betuar se nuk do t’i flas, por jam penduar ...? .............................. 119 Si ta këshilloj shoqen time e cila shikon në haram? ............................. 122 A mund të fali namaz nate, pasi e kam falur vitrin? ............................. 124 A e falë Allahu njeriun që ka qenë homoseksual? ................................ 125 A lejohet heqja e vetullave nëse ato janë shumë të trasha? .................. 127 A lejohet të lutemi në sexhde në gjuhën shqipe? ................................. 128 Si t’i kompenzoj ditët që nuk i kam agjëruar para dy viteve? ................ 129 A lejohet puna dhe falja e namazit në kishë? ...................................... 130 A lejohet të marr kredit pë ndërtimin e shtëpisë? ................................ 131 A është e vërtetë se në 2012 do të bëhet Kijameti? ............................. 133 A lejohet shkuarja në haxh me para borxh ose me kamatë? ................. 133 A del prej Islamit ai person që i mohon hadithet e vërteta? .................. 135 A bëhet e papastër tesha në të cilën ka prekur sperma? ...................... 137 Zgjohem natën, frikohem, shoh ëndërra të këqija ..., si të veproj? ........ 139 A bën shirk njeriu që nuk e falë namazin? .......................................... 141 Ku është vendi i një të riu i cili e mbytë veten e tij? ............................ 142 139
Kam kaluar me një djalë jomusliman. A më falet ky gabim? ................. 144 A del prej Islamit ai që i ndihmon jomuslimanët kundër muslimanëve? .. 145 Pirja e duhanit a është haram apo mekruh? ....................................... 148 Cilët janë pasojat e vonimit të guslit? ................................................ 149 Cilat janë kushtet dhe rragullat e përdorimit të mesteve? ..................... 150 A mund të mos kem fëmijë për shkak të sihrit? .................................. 153 PËRMBAJTJA .................................................................................. 156
100 Pyetje dhe Përgjigje (1) nga Hoxhë Omer Bajrami Përmblodhi: Hetem Ibrahimi
Për më shumë, vizitoni faqen zyrtare të hoxhës së nderuar: www.omerbajrami.com
140