Cfarekepergatiturpervdekjen

Page 1

P

Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim Falënderimi i takon All-llahut, atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë Ai, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është robi dhe i Dërguari i tij. Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit. Vëlla musliman, çdo krijesë në këtë botë jeton me furnizim (risk) të caktuar, vite të caktuara, e në qoftë se i mbaron furnizimi dhe vitet e tij kalojnë, vjen koha e shpërnguljes (vdekjes): “Thuaj (o Muhammed): Pikëtakimi për ju është për një ditë të cilën as nuk mund ta afroni qoftë për një orë (për një qast) e as ta shtyni” (Sebe, 36). Çka përgatite për vdekjen? - stacion prej stacioneve të llogaritjes. Ndalu pak në këtë stacion, se shumica e njerëzve kalojnë në këtë pa u ndalur fare. Dunjaja - iluzion i rastit! Hije kalimtare! Dunjaja - shtëpi mashtrimi! Banesë dëshprimi! Dunjaja - respekti ndaj saj, zhgënjim! Lakmia në të, mashtrim! Njerëzit në të janë udhëtarë, së shpejti do të udhëtojnë. Abdullah ibn Mes'udi thotë: “Nuk ka njeri prej juve i cili kur të ngrihet në mëngjes vetëm se është i dobët, pasuria e tij është e huazuar, udhëtar i cili do të udhëton, borxh i cili duhet të kthehet”. Hudhejfja r.a thotë: “Në mbrëmje dhe mëngjes thërret një thirrës: 'O ju njerëz, vdekja!' Argument për këtë është fjala e All-llahut: 'Vërtet ai (Xhehennemi, mohimi i të Dërguarit ose vdekja ) është një nga fatkeqësitë më të mëdha. Këshillë për njerëzimin, për çdonjërin prej jush që zgjedhë të shkojë përpara (duke punuar drejtësi) ose të mbetet pas (duke bërë padrejtësi, mëkate)' (El Mudethir, 35-37)”. Vdekja! Premtim i sinqertë…takim i vërtetë. Vdekja! Vendim i zbatuar…urdhër i nënshtruar. Vdekja! Shigjetë që nuk gabon...kërkues që nuk e zë plogështia. Vdekja! Pije që çdo krijesë do ta shijojë… Vëlla i dashur musliman! Çfarë ke përgatitur për shtangitë e saj? Çfarë ke përgatitur për tmerrin e saj? Vëlla, a ke menduar për idhtësinë e saj? A ke menduar për tragjeditë e saja? Ebu Derda r.a. thotë: “Në qoftë se i kujton të vdekurit, llogarite

Klubi Studentor veten para se të bëhesh njëri prej tyre!”. Ibrahim Et-Tejmi thotë: “Dy sende më ndërprejnë kënaqësinë e kësaj bote, kujtimi i vdekjes dhe dalja para duarve të All-llahut (namazi)”. Esh-athi thotë: “Shkonim tek Hasan el Basriu dhe nuk bisedonim tjetër vetëm se: zjarr, çështje të ahiretit (botës tjetër) dhe përmendjen e vdekjes”. Vëlla musliman! A nuk shikon njerëzit se për çdo ditë përcjellin të dashurit apo shokët e tyre. Vëlla, a është shqetësuar zemra yte nga ky shikim? A është kjo ndodhi mësim për ty?. O i mençur, pyete veten tënde! Llogarite veten tënde para vdekjes, para përfundimit në varr! Fillo bisedën, shqyrtimin, llogaritjen, me kujtimin e vdekjes, meditimin e tmerrit, vuajtjeve! Sa prej njerëzve janë të pakujdesshëm nga këto momente, e sa prej tyre i kanë harruar ankthet, dhimbjet, agonitë, brengat, pikëllimet e varrit! Hamid El-lefaf thotë: “Kush e shton përmendjen e vdekjes, shpërblehet me tri gjëra: shpejtimin e teubes (pendimit), kënaqje me furnizim dhe zellshmëri në adhurime, e kush e le pas dore, dënohet me tri gjëra: zvarritjen (shtyrjen, vonimin) e teubes (pendimit), moskënaqje me furnizim dhe përtaci në adhurim”. Në qoftë se beson se ka kthim tek All-llahu, kujdesu për këto qaste, puno, para se të jesh prej te pikëlluarve! All-llahu s.v.t thotë: “Aq sa, kur t'i vijë vdekja ndonjërit prej tyre (politeistëve, mosbesimtarëvë) thotë: 'Zoti im! Më kthe prap, që të mund të bëjë mirësi në çfarë kam lënë (pa bërë) mbrapa! Jo! Është vetëm një fjalë që Ai e flet, ndërsa pas është Berzahu (perde, pengesë ndarëse) deri Ditën kur do të sillen përsëri në jetë!” (Mu-minun, 99 100). “Dhe shpenzoni (në bamirësi) nga ajo me të cilën Ne ju kemi furnizuar, para se ndonjërit prej jush t'i vjen vdekja e të thotë: 'Zoti im! Sikur të më jepje fare pak kohë (të kthehesha në jetën e dunjasë), se do të jepja sadakanë (lëmoshën) nga pasuria dhe të isha prej të drejtëve (të punoja në rrugën tënde, të plotësoja detyrimet ndaj Teje, të përmbushja shtyllat e fesë e të kryeja Haxhxhin)'”. “Dhe All-llahu nuk ia shtyn askujt afatin kur atij t'i vijë exheli (koha e përcaktuar, vdekja). Dhe All-llahu është i mirënjohur për gjithçka që ju bëni” (El-Munafikun, 10-11). Mjer për atë rob të cilin e arrin vdekja dhe nuk ka bërë vepra të mira! Shiqoje vetveten, o njeri, medito mbi gjendjen tënde! Me çfarë fytyre (gjendje) do t'i dalësh All-llahut s.v.t përpara në qoftë se je prej atyre që kundërshtojnë urdhërat e Tij?! Me çfarë fytyre (gjendje) do të dalësh para Zotit të botëve, në qoftë se je mëkatar? Vëlla musliman, kujdes nga ankthet e vdekjes! Sa të tmerrshme janë për mëkatarët! Transmetohet nga Ibrahimi a.s. se ai i tha melekut i cili merr shpirtërat: “A mundesh të më tregosh fizionominë kur ua merr shpirtin mëkatarëve? 'Nuk mundesh të rezistosh' (durosh)-iu përgjigj. Tha: 'Mundem!'. U largua nga unë dhe u largova prej tij, pastaj erdhi një njeri i zi me flokë të çoroditura, me erë të keqe, roba të zeza, nga goja e tij dilte

zjarr dhe tym. U alivanos Ibrahimi a.s.. Pasi që erdhi në vete i tha melekut i cili i merr shpirtërat: 'O melek, mjafton dënim për një mëkatar vetëm të të takoj në këtë formë! Vëlla musliman, çka ke përgatitur për këto tmerre?! Mendon se kjo është larg?! Sa personave u vjen vdekja dhe janë të shëndoshë?! Përgatitu o njeri, për këtë ditë dhe çastet e agonisë! Në këto çaste nuk ke dobi nga asgjë pos nga punët e mira, nuk do të ndihmojnë prej tmerrit, në këto caste, vetëm se veprat e sinqerta. Mos të të mashtrojnë begatitë e kësaj bote e as shëndeti…e ti shikon vdekjen, vërsulet mbi të sëmuarin dhe të shëndoshin. Kujdes nga sulmi i vdekjes, befasia e udhëtimit! Transmetohet prej Muadhit se i tha të Dërguarit (s.a.v.s.): Më këshillo? I Dërguari i All-llahut i tha: Të adhurosh All-llahun, sikur se je duke e parë, llogarite veten prej të vdekurve, përmende Allllahun në çdo gurë dhe dru, në qoftë se bën mëkat vepro pranë, afër saj vepër të mirë. Në hutben (fjalimin) “Çdo udhëtim ka nevojë për paisje” Omer ibn Abdulazizi tha: “Merrni paisjet e udhëtimit prej kësaj bote, për në botën tjetër veproni, punoni sikur të kishit shikuar atë çka përgatiti Allllahu prej mirësive apo dënimeve, friksohuni dënimit të All-llahut, shpresoni në rahmetin (mëshirën), mos shpresoni shumë, që të ngurosen zemrat tuaja”. Prej fjalëve të të devotshmëve ishin: “Përgatituni për ditën e udhëtimit (vdekjen)….”. Ebu Musa El-Eshari para vdekjes shtoi zellshmërinë në adhurim. I është thënë: “Sikur të mos bësh kështu, që të mos e shkatërrosh veten!”. U përgjigj, r.a.: “Kalorësi, kur të afrohet në pikëtakimin e tij jep gjithë forcën për të arritur e ajo që më ka mbetur mua prej jetës është më afër se kjo”. All-llahu e mëshiroftë Ebu-Musën, ndërroi jetë duke qenë në këtë gjendje. Theu-ri thotë: “Takova në xhaminë e Kufes një njeri duke thënë: 'Tridhjetë vite pres që të më vjen vdekja, e në qoftë se vjen, nuk do të urdhëroja në asnjë send, as nuk do të ndaloja nga asnjë send, nuk kam te askush gjë e as ndokush tek unë”. Ka-kau ibn Hakim thotë: “Me dhjetra vite jam i përgatitur për të vdekur, e në qoftë se vjen nuk kisha dëshiruar shpejtimin e veprës prej vepre”. Vëlla musliman! Nëse ke vendosur të udhëtosh, përgatitu për këtë udhëtim dhe përgatiti paisjet (punët e mira). Një njëri i tha të Dërguarit s.a.v.s: “Cili besimtar është më i miri?” I Dërguari i All-llahut tha: “Më i sjellshmi (moralshmi) me familjen e tij!”. “E cili është më i mençuri?” I Dërguari i All-llahut tha: “Ata të cilët më së shumti (tepërti) kujtojnë vdekjen, përgatiten për botën tjetër, këta janë të mençurit”. Hasan El-Basriu thotë: “Katër gjëra janë përgatitje për botën tjetër: agjërimi-shëndet për shpirtin, lëmosha-pengesë mes njeriut dhe zjarrit, namazi-afrues i robit tek All-llahu s.v.t dhe lotët-shlyesit e mëkateve”. Naser bin Muhamed Es-Samrakadi thotë: “Më i miri prej njerëzve është ai person i cili posedon këta pesë cilësi (virtyte):


Një: zellshmëria në adhurimin e All-llahut. Dy: Ndihma e tij tek njerëzit të jetë e qartë (dukshme). Tre: Të ndihen njerëzit të sigurtë prej dëmit të tij. Katër: Dëshprimi nga ajo çka është në duart e njerëzve. Pesë: Përgatitja për vdekje. Vëlla musliman, jeta është pasuri, pra mos e humb përveç se në adhurim. Gjëja më e mirë që përgatit muslimani për vdekje është frika nga All-llahu dhe veprat e mira, puno pra për atë ditë që nuk ka dobi prej mallit e as fëmisë, autoritetit apo pozitës. Këta janë vitet, garojnë me ty, mos të jenë fituese, e të vjen vdekja, e ti të jesh neglizhent. Berau r.a thotë: “Ishim me të Dërguarin e All-llahut në një varrim. U ul pranë varrit, qajti derisa u lagë toka e pastaj tha: 'O vëllezër, për këtë përgatituni!'”. Naser ibn Muhamed Es-Samrekandi thotë: “I Dërguari i Allllahut ka treguar vuajtjet dhe agonitë e vdekjes dhe tmerrin e saj duke e këshilluar ummetin e vet për t'u përgatitur për këtë dhe për të qenë durimtar në vuajtjet e kësaj bote. Durimi nga vuajtjet e kësaj bote është më i lehtë se nga vuajtjet e vdekjes, vuajtjet e vdekjes janë prej dënimit të botës tjetër, se dënimi i botës tjetër është më i ashpër nga dënimi i kësaj bote!” Vëlla, ajo është vdekja nuk e din kohën se kur vjen (zbret), për atë shkak duhet përgatitur, kujdesu, ajo vjen atëherë kur më së paku e pret, përgatitu për zbritjen e saj! Asim El-Ahval thotë: “Më tha Fudejl Er-Rukashi pasi që e pyeta: 'O ti njeri, mos të të pengojnë njerëzit nga vetvetja, sepse vdekja të zbret vetëm ty! Mos thuaj do të shkoj këtu e atje e të shkon dita pa vepruar vepra të mira'.” Vëlla musliman! Tregu i veprave të mira sot është i gatshëm dhe me çmime minimale, pra, shpejto për të marrë pjesën tënde para se të të vjen vdekja! Po sikur të flisnin të vdekurit, do të lajmëronin se gjëja më e mirë, më e vlefshme që kanë marrë prej kësaj bote janë veprat e mira. Ebu Hurejra r.a. thotë: “I Dërguari i All-llahut kaloi pranë një varri, dhe pyeti se kush është personi në varr. I thanë filani. Tha: 'Dy reqate namaz janë më të dashura për këtë se sa dunjaja'”. Mjerrë për atë i cili udhëton prej kësaj bote pa vepra të mira. O vëlla musliman, si të jesh prej të mençurve, përgatitu për ditën e udhëtimit! Përgatitu për agonitë, shtangitë e vdekjes. Ibn Mes-udi thotë: “Një dirhem e jep për hir të All-llahut duke qenë i shëndosh, më mirë se njëqind, duke qenë i sëmurë”. Hasan El-basriu thotë: “Puno, puno! Jeta është frymëmarrje, e në qoftë se ndërpritet, ndërpriten veprat me të cilat afroheni tek All-llahu s.v.t.. All-llahu e mëshiroftë një njeri i cili e llogarit vetëveten e qanë për mëkatet e tij. Pastaj lexoi: 'Ne vetëm numërojmë për ta një numër të caktuar të ditëve të tyre në këtë botë dhe ua shtyjmë afatin që të zhyten më thellë e të shtojnë të këqijat e mëkatet'” (Merjem, 84). Mundhiri thotë: “Dëgjova Malik ibn Dinarin duke i thënë vetvetës: 'Mjer për ty, fillo me vepra të mira para se të vjen vdekja! Mjer për ty, fillo me vepra të mira para se të vjen vdekja!'

Klubi Studentor Përsëriti këtë fjalë 60 herë, e dëgjova e ai nuk më shihte”. Vëlla musliman, ka shpëtuar ai person i cili e llogarit veten para se të llogaritet. Përgatitu për vdekjen! Shto prej veprave të mira. Ke kujdes nga neglizhenca dhe shtyrja (zvarritja) e teubes (pendimit). Me këta (gafletin, pendimin) shkatërroi shejtani njerëzit e i dërgoi në zjarr. Këta janë helm vdekjeprurës, shigjetë mbytëse…Shumica e njerëzve janë kapluar prej këtij helmi të rrezikshëm. Kjo është ajo e cila i pengoi për përkujtimin e vdekjes, e i ka preokupuar nga përgatitja për agonitë e saja, derisa shijuan idhëtinë e vdekjes, e u penduan kur nuk ka dobi pendimi. Thonë disa të mençur: “Kur të jesh fëmi, luan me fëmijët, e në rini argëtim, zbavitje,në pleqëri-i dobët. E kur do të adhurosh All-llahun, kur do të punosh vepra të mira?” O biri i Ademit, kujtoe atë ditë kur të arrijë shpirti në fyt, ndërpritet lëvizja e gjuhës, bllokohet gjithçka…Ç'ke përgatitur për këto çaste?! Të pengoi dunjaja nga Xhenneti! Mos të të hutojë dunjaja me kënaqësitë e saja të përkohshme. Mos të të mashtrojë dunjaja me premtime joreale. Para teje ekzistojnë kënaqësi të përjetshme... Vëlla musliman, kujdesu për punët e mira, kujdesu ashtu siç kujdesesh per mirësitë e kësaj bote. Përgatitu për udhëtimin e fundit. Përgatitu për të hyrë në gropë të errët, e cila nuk ndriçohet, përveç se me vepra të mira! Takimi është afër, llogaritja është e ashpër! Atë ditë do të dallohet fituesi prej humbësit! Punoni vepra të mira para se të jeni prej të penduarve! Filloni të veproni vepra të mira para se të jeni prej të pikëlluarve! Falënderimi i takon All-llahut, paqja dhe mëshira e Allllahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij, shokëve dhe familjes së tij.

KLUBI STUDENTOR Pasi të lexoni këtë broshurë, mundësojani të tjerëve të lexojnë të njëjtën. Dhe keni kujdes, fletushka përmban ajete kur'anore, andaj ndalohet hyrja me të në vende të ndotura, gjegjësisht në toalet si dhe në vende të ngjashme. Boton: Shoqata Qytetare Klubi Studentor

e-mail: penastudentore@hotmail.com

ÇFARË KE PËRGATITUR PËR VDEKJEN?!


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.