Ipermalluariperxhennet

Page 1

Morra frerin e kalit nga ajo dhe pashë se e kishte përgatitur prej flokëve të saj, pastaj ajo më tha: “Nëse ke mundësi, lëre tek plaçkat e luftës dhe rrobat e udhëtimit, ngase kam dëshirë që kur të kalosh pranë shtëpisë sime, ta shoh e të më qetësohet zemra". Morra atë me plaçkat e mia dhe dola nga Er-Rakkah, ku me mua ishin edhe disa shokë. Ecëm derisa arritëm tek kalaja e Musel-lemeh bin Abdulmelikut. Kur arritëm aty, ja një kalorës më thëret prej mbrapa: “O Ebu Kudameh! Ndalu pak, All-llahu të mëshiroftë!”. U ndala. Shokëve u thashë: “Vazhdoni ju rrugën se unë do të ndalem pak të shoh se kush është ky që më thërret”. Kur u ndala, arriti, mu afrua, më përqafoi dhe më tha: “Elhamdulilah që All-llahu nuk më pengoi nga shoqërimi yt dhe nuk më ktheu të dëshpruar”. “Më zbulo fytyrën që të shoh se a është kërkuar nga ti lufta apo jo?”- i thashë kalorësit. “Nëse është kërkuar nga ti, do të pranoj që të vazhdosh rrugën me ne për ku jemi nisur, e nëse nuk është kërkuar nga ti, do të të kthej”. Atëherë ai zbuloi fytyrën. Vërejta se ishte shumë i ri, por i shkëlqente fytyra si hënë pesëmbëdhjetëshe, vëreheshin shenjat e lumturisë në fytyrën e tij. Pastaj i thash: “A ke prind?” “Jo” - më tha. “Unë do të vi me ty që të nxjer hakun e babait tim, i cili ka ra shehid (dëshmor), e ndoshta All-llahu më begaton me shehidllëk edhe mua, ashtu siç e ka begatuar babain tim”-tha ai. “A e ke nënën ?” - i thashë. “Po!” – u përgjigj vogëlushi. “Atëherë kthehu dhe kërkoi leje nënës!” - i thashë. “Nëse ajo të lejon, mund të vish me ne, përndryshe rri tek ajo, sepse respektimi i saj, për ty është më mirë se të shkosh në Xhihad, ngase Xhenneti, siç është nën hijen e shpatave, poashtu është edhe nën shputat e nënës”. Ai më tha: “O Ebu Kudameh, a nuk më njeh?” “Jo!” - i thashë. “Unë jam biri i asaj gruaje që të ka dhuruar frerin, ajo është nëna ime, më është betuar, që mos të kthehem më dhe më ka thënë: ‘O biri im, nëse takohesh me jobesimtarët, mos ua kthe shpinën, por dhuroje veten për All-llahun dhe lute Atë që të pranon shehid dhe të bashkon me babain tënd dhe vëllezërrit tu të mirë në Xhennet. Nëse All-llahu të begaton me shehidllëk, më ndërmjetëso Ditën e Gjykimit. Kam dëgjuar se dëshmori ndërmjetëson për shtatëdhjetë të afërm të familjes së tij dhe shtatëdhjetë fqinjë. Pastaj më përqafoi dhe më shtrëngoi për gjoksin e saj, ngriti kokën lart në qiell dhe tha: ‘Zoti im, Zotëria dhe i Dashuri im! Ky është djali im, aroma dhe loçka e zemrës sime, fryti i shpirtit tim. Ta dorëzova Ty. Pra pranoje dhe afroje te babai i tij’”.

2

Kur dëgjova fjalët e fëmiut - thotë Ebu Kudameh, më shpërtheu vaji, ngase më vinte keq për bukurinë dhe mirësinë e këtij fëmiu si dhe mëshirën e nënës së tij dhe njëkohësisht, isha i habitur me durimin e saj që kishte ndaj tij. Kur më pa duke qarë, më tha vogëlushi: “Pse po qanë, xhaxha? Nëse qanë se jam i vogël dhe për atë të dhimbsem, All-llahu dënon edhe atë që është më i vogël se unë, nëse ai nuk e respekton Atë dhe bën mëkate”. Atëherë i thashë: “Nuk po qaj për moshën tënde të re, por po qaj për zemrën e nënës sate, si do të mbetet pas!”. “Pastaj pushuam atë natë” -vazhdon Ebu Kudameh - e të nesërmen në mëngjes, prap vazhduam rrugën. Fëmiu nuk ndalej nga të përkujtuarit e All-llahut. Mandej vërejta gjatë udhëtimit se ishte kalorësi më i mirë prej të gjithëve. Shërbente kur pushonim. Sa më shumë ecnim aq më shumë forcohej e i shtohej lumturia, i pastrohej zemra. Shenjat e gëzimit vëreheshin në fytyrën e tij. Kështu pra, ecëm deri në mbrëmje derisa arritëm te vendet e mushrikëve. U ulëm të pushojmë, kurse fëmiu na përgatiste ushqim, që të bënim iftar, ngase ishim agjërues. Duke përgaditur ushqim, e mori një kotje gjumi ashtu, dhe fjeti gjatë. Përderisa ai ishte duke fjetur u buzëqesh në gjumë. I thashë shokëve se apo e shihni se si buëqeshet në gjumë. Kur u zgjua i thashë: “O vogëlush, të pashë pak para u buzëqeshe në gjumë?”. “Pashë një ëndërr, më pëlqeu dhe më bëri të qeshi” - tha ai. “Po çfarë ke parë, që të bëri të qeshesh?” -e pyeta. Tha: “Pashë sikur isha në një kopsht të bukur, të gjelbër, e unë shëtitja në te. Pashë një pallat prej argjendi, ballkoni i të cilit ishte prej diamanti, dyert i kishte prej ari, kurse perdet ishin të lëshuara, e kur vashat i ngritnin perdet, dukeshin fytyrat e tyre që shkëlqenin si hëna. Kur ato më panë, më thanë: ‘Mirë se ke ardhë!’. Desha që t'ia zgjas dorën njërës nga ato, mirëpo ajo më tha:-‘Mos u ngut se ende nuk është koha për të’. Dëgjova disa nga ato i thonin të tjerave se ky është burri i të pëlqyeres. Mua më thanë:-‘Afrohu, All-llahu të mëshiroftë!’. Atëherë eca para, ku pashë në majë të pallatit ishte një dhomë prej arit të kuq. Në të ishte një shtrat prej akuamarine (gurë të çmuar me ngjyrë gurkali) të gjelbër, këmbët e të cilit ishin prej argjendi të bardhë. Në të gjindej një vashë, fytyra e së cilës shëndriste si dielli. Po të mos ma kishte forcuar All-llahu shikimin, do ta kisha humbur të pamurit dhe do të më kishte ikur mendja prej bukurisë së dhomës, në të cilën gjendej edhe vasha, e cila kur më pa, më tha: ‘Urdhëro dhe mirë se na erdhe o miku i All-llahut dhe i dashuri i Tij. Ti je për mua dhe unë jam për ty’. Desha që ta përqafoja, por ajo më tha: ‘Ngadalë, mos nxito! Ti ende je larg këtyre gjërave. Takimi mes ne, do të jetë nesër pas namazit të drekës. Për këtë, përgëzohu!’”.

3

I thashë: "Ke pa mirë, ke pa mirë” - dhe kaluam natën të çuditur me ëndrrën e vogëlushit. Kur u zgjuam, shpejtuam dhe i hipëm kuajve, kur ja thirrësi bërtiste: "O ti kalorës i All-llahut, shpejto dhe fito Xhennetin e Tij", dhe lexonte fjalën e All-llahut: “Dilni (në luftë) le t'ju vijë (lufta) e lehtë ose e rëndë, luftoni për hirë të All-llahut me pasurinë tuaj dhe me veten tuaj; kjo është gjëja më e dobishme për ju nëse e kuptoni” (EtTevbeh, 41). Nuk kaluan vetëm disa çaste, kur ushtria e kufrit, All-llahu e mposhtë, arriti sikur të ishin karkaleca të shpërndarë. I pari prej nesh që filloi luftën, ishte vogëlushi. Ai shpërndau tubimin dhe ndau grupin e tyre. Futej në mesin e tyre. Mbytte shumë burra. Kur e pashë kështu, vrapova drejt tij, kapa litarin e kalit të tij dhe i thashë: “O vogëlush, kthehu, se ti je i vogël dhe ende nuk e di tradhëtinë (mashtrimin) e luftës!”. Ai më tha: “O xhaxha, a nuk e ke dëgjuar fjalën e All-llahut ku thotë: "O ju që besuat! Kur të ndesheni me turmën e jobesimtarëve, mos ua ktheni shpinën!" (El-Enfalë, 15)”. “A do që të hy në zjarr?!”- vazhdoi vogëlushi. Gjersa ne bisedonim, armiqtë na sulmuan të gjithë së bashku përsëri, si të ishin një trup. Kështuqë, na ndanë me vogëlushin dhe secili prej nesh, ishte i nxënë me veten e tij. Në këtë betejë u vranë shumë muslimanë. Kur mbaroi lufta dhe u ndanë dy grupet, të mbyturit nuk numëroheshin. Sillesha me kalin tim mes të vrarëve. Fytyrat nuk u dalloheshin prej pluhurit të madh dhe gjakut të shumtë. Derisa isha në mesin e të vrarëve, kur ja, e pashë vogëlushin mes thundrave të kalit të tij. E kishte mbuluar pluhuri dhe ai rrotullohej në gjakun dhe thoshte: “O ju vëllezër muslimanë, ju lutem për All-llahun, ma dërgoni xhaxhain tim, Ebu Kudamen”. Shkova drejt tij ma vrap dhe dëgjova zërin e tij, por nuk e dalloja fytyrën e tij prej gjakut të madh, pluhurit dhe shkeljes së kafshëve dhe i thashë se unë jam Ebu Kudameh. “Pasha All-llahun e Qabës, më është realizuar ëndrra. Unë jam biri i zonjës së frerit të kalit!” -tha vogëlushi. Atëherë hedha veten drejt tij, e putha mes dy syve, ia fshira pluhurin dhe gjakun prej fytyrës dhe i thashë: “O vogëlush! Mos e harro xhaxhain tënd, Ebu Kudameh, në ndërmjetësim në Ditën e Gjykimit”. E ai më tha: “A harrohet njeriu si ti, o Ebu Kudameh! Mos ma pastro fytyrën me petkun tënd, se petku im më shumë e meriton të zhytet, se petku yt. Lëre e mos më pastro, o xhaxha, e të takoj All-llahu me të. O xhaxha, kjo është vasha e Xhennetit që të tregova për të. Është ngritur në këmbë tek koka ime dhe pret që të

4


dorëzoj shpirtin dhe më thotë shpejto….shpejto, ngase jam përmalluar për ty. Për All-llahun, o xhaxha, nëse të kthen Allllahu në shtëpi shëndosh e mirë, meri këto rroba të mia kështu të zhytyra me gjak dhe dërgoja nënës sime, dorëzoja asaj, që ta di se unë nuk kam lënë pas dore porosinë e saj. E as që kam ndier frikë kur jemi përleshur me mushrikët. Përcjelli selam nga unë dhe thuaj se All-llahu e ka pranuar dhuratën tënde. Unë, o xhaxha, kam një motër të vogël, dhjetë vjeçare. Sa herë që kthehesha në shtëpi, ishte e para që më priste dhe më përshëndette dhe, kur dilja, e fundit më përcillte. Ditën kur dola, më përcolli dhe më tha: ‘Pashë All-llahun, o vëlla, mos u vono!’ Pra, nëse e takon, dërgoi selam nga unë dhe thuaj, vëllau yt ka thënë se All-llahu do të jetë mbikëqyrësi yt deri në Ditën e Gjykimit. Pastaj - thotë Ebu Kudameh, u buzëqesh vogëlushi dhe tha: “Eshhedu en lailahe il-lall-llah vahdehu la sherike lehu sadeka va'dehu ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu” (Dëshmoj se nuk ka kush, që me të drejtë, e meriton adhurimin, pos All-llahut të pashoq. E ka realizuar premtimin. Dhe dëshmoj se Muhammedi s.a.v.s. është rob dhe i Dërguar i Tij). Kjo është ajo që na ka premtuar All-llahu dhe i Dërguari i Tij. Të vërtetën e kanë thënë. Pastaj i doli shpirti. E varrosëm me rrobat e tij dhe e mbuluam me dhę. All-llahu s.v.t. qoftë i kënaqur me të dhe na bëftë ne të kënaqur me te. Kur u kthyem prej luftës dhe arritëm në er-Rrekkah. Gjithnjë mendoja se si të shkoj të shtëpia e nënës së vogëlushit. Kur ja e pashë një vogëlushe që i ngjante shehidit të ri në pamje dhe bukuri, e ngritur në këmbë, rrinte tek dera dhe i thoshte çdokuj që kalonte pranë saj: “O xhaxha, prej nga vjen?” “Prej lufte”- i përgjigjeshin. “A nuk është kthyer me ju vëllai im?” -pyeste ajo. “Nuk e njohim”- thonin ata. Kur e dëgjova, iu afrova e ajo më pyeti: “Prej nga vjen, o xhaxha?” “Prej lufte” - i thashë. “A nuk është kthyer me ju vëllau im?” -më pyeti vogëlushja. “Jo, nuk e njoh vëllain tënd”. Pastaj filloi të qajë dhe tha: “Ç'është kjo, të gjithë po kthehen e vëllai im ende nuk është kthyer”. Në atë moment më shpërtheu vaji dhe më rrjedhën lotët. "Oj vogëlushe” -i thashë, thuaj nënës sate Ebu Kudameh të pret në derë. Më kishte dëgjuar e ëma e saj zërin, e doli me vrap dhe i kishte ndryshuar fytyra. I dhashë selam, e ktheu selamin dhe më tha: “A ke ardhë të më përgëzosh apo të më ngushëllosh?”.

5

I thashë: “Më dallo përgëzimin nga ngushëllimi, All-llahu të mëshiroftë!”. “Nëse djali im është kthyer i gjallë, ti je ngushëllues, e nëse është mbytur në rrugën e All-llahut, ti je përgëzues” -tha ajo. Atëherë i thashë: “Përgëzohu, se All-llahu ta ka pranuar dhuratën!” Filloi të qajë dhe tha: “Elhamdulilah, falënderoj All-llahun, që ma ka bërë djalin tim paisje për Ditën e Gjykimit”. Pastaj e pyeta se si është motra e vogëlushit? Më tha, ajo është që pak para të foli. Ajo erdhi tek unë, e i thashë se vëllai yt të dërgon selam dhe të thotë: “All-llahu është kujdestari yt, deri në Ditën e Gjykimit”. Ajo bërtiti dhe ra me fytyrë në tokë, kishte humbur vetëdijen. E lëviza pas një çasti, por ajo kishte ndërruar jetë. Ia dhashë rrobat e vogëlushit nënës së tij, e përshëndeta dhe u ktheva i mërzitur për vogëlushin dhe motrën e tij dhe njëkohësisht i habitur me durimin e nënës së tyre. Autori i këtij tregimi tha: “Kur ka dëgjuar këtë tregim Hafidh Ebu Mudhafer ibn el-Xhevzi, ka tubuar flokë sa ka mundur dhe i ka përgaditur treqind fre kuajsh”. Këtë ngjarje e ka transmetuar Ibnu Nuhas ed-Dimjati në librin e tij të quajtur "Meshariul Eshvak ila Mesariil Ushshaak". Gjithashtu tregimin e kanë treguar edhe shumë të tjerë, si Ahmed ibn el-Xhevzi ed-Dimeshki në librin e tij "Sukul Arus ve Unsu en-Nufus". Allahu na bëftë prej luftëtarëve në rrugën e Tij, ashtu që të fitojmë atë që fitoi vogëlushi. Amin! On-line versionin e këtij teksti mund ta gjeni në: http://www.everteta.cjb.net/

Boton: Shoqata Qytetare Klubi Studentor Rr. Stiv Naumov 7 / 18 Tel. ++389 (02) 223-654 1000 Shkup

6

I përmalluari për Xhennet Në Qytetin e Pejgamberit s.a.v.s. jetonte një njeri që e quanin Ebu Kudame Eshshamijj. Këtij njeriu, All-llahu ia pat dashuruar Xhihadin në rrugën e Tij dhe luftën kundër romakëve. Një ditë prej ditëve, ai ishte ulur në Xhaminë e Pejgamberit dhe bisedonte me shokët e tij. Ata i thanë: “Ebu Kadame! Na trego ndonjë ngjarje ndër më të çuditshmet që e ke parë në Xhihad!” “Po, do t'ju tregoj” - tha Ebu Kudameja. “Isha disa vite në Er-Rakkah (vend në Irak) dhe kërkoja, që të blejë një deve, për t'i bartë armët e mia”-filloi të rrëfen. Një ditë prej ditëve isha ulur diku, kur ja më erdhi një grua dhe më tha: “Të kam dëgjuar, o Ebu Kudameh, duke folur për Xhihadin dhe duke i nxitur njerëzit për të. Unë nuk kam mundësi të shkoj në Xhihad, por mua më janë dhuruar flokë që nuk iu kanë dhuruar asnjë gruaje tjetër. I kam shkurtuar dhe me to e kam rregulluar një pengojcë (fre kali), e kam zhytur me dhę, që të mos e sheh askush atë. Kam dëshirë, që ta marrish me vehte, kështu që kur të arrish në vendet e jobesimtarëve e të fillojë lufta, ta përdorish frerin nëse ke nevojë për të. E nëse nuk ke nevojë, atëherë jepja atë atij që ka nevojë. Merrni flokët e mia që të pluhurosen në rrugën e All-llahut. Unë jam një grua e ve. Kam pasur burrin dhe disa vëllezër. Të gjithë kanë vdekur dëshmorë në rrugën e All-llahut. E po të më ishte obliguar edhe mua Xhihadi, do të kisha luftuar edhe unë”. Ma dha frerin e kalit, që e kishte përgatitur prej flokëve të saj dhe më tha: “O Ebu Kudameh, burri im kur vdiq, më la një djalë dhe një vajzë. Djali është prej djelmoshave më të mirë. E ka mësuar Kur'anin. Ka mësuar gjithashtu mjeshtërinë e kalërimit dhe gjuajtjen me shigjetë. Është agjërues gjatë ditës dhe adhurues gjatë natës. Është në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare. Ai tash nuk është prezent ngase ka shkuar pas një pasurie që ia pat lënë babai i tij, e ndoshta vie para se të nisësh për në Xhihad. Kështu që kam dëshirë të ta jap me vehte, dhuratë All-llahut s.v.t.. Kërkoj nga ti, që për hirë të All-llahut, të mos më largosh prej shpërblimit (sevapit) që kam kërkuar”.

1


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.