Perkufizoeveten

Page 1

Klubi studentor

jo këshillë është për çdo besimtar dhe besimtare që dëshiron Xhennetin, këto këshilla nuk janë të mia por janë nga Zoti i botëve dhe qiejve, i Cili thotë: “Përkufizoe veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes dhe mbrëmje e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, ngase puna e tij ka mbaruar.” (El-Kehf:28) Nëse je që dëshiron Xhennetin, kujdesu për shoqërinë, nëse i shikon ata, të përkujton All-llahun, nëse të flasin ty, të flasin për çdo punë të mirë dhe të dobishme, kujdesu dhe ke frikë prej shoqërisë së keqe dhe të përkujtojë gjithmonë me këtë ajet: “Atë ditë zullumqari do t’i kafshoj duart e veta dhe do të thotë: ‘I mjerri unë ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit! O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik! Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejtë, ai më largoi mua prej asaj’. E djalli është ai që njeriun e humb dhe e len të vetmuar.” (El-Furkan: 27-29) Personi në këtë ajet është shoku i keq i cili të thërret në ahengje të muzikës, filma të fëlliqur, gazeta të ndytura dhe në çdo send që të largon nga respekti dhe përmendja e All-llahut. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Atë ditë shokët e ngushtë (Ditën e Gjykimit) do të jenë armiq të njërit-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.” (Ez-Zuhruf: 67) Çdo i dashur do ta armiqësojë të dashurin e tij, vetëm ata të cilët janë dashur për hir të All-llahut… çdo shok do të largohet prej shokut të tij përveç ata që kanë qenë shoqëria e tyre në respekt ndaj All-llahut [subhanehu ve teala]. Nëse je prej atyre që je sprovuar me shoqëri që nuk të afron tek All-llahu, largohu prej tash para se të largohen ata prej ty, por ku dhe kur, sa i përket kohës nuk është e njohur ndërsa vendi është në zjarr: “Dhe (sikur të shihnin) kur do të largohen e ata që u prinin prej atyre që i ndiqnin (paria largohet prej atyre që u shkonin pas) e të gjithë e shohin dënimin dhe këputen lidhjet e tyre.” (El-Bekare:166) Nëse shoqëron ndonjë popull

K

shoqëro më të mirët e tyre mos shoqëro të mposhturit e të shkatërrohesh me shkatërrimin e tyre. Së fundi, lus All-llahun [subhanehu ve teala] që të të udhëzojë në çdo vepër të mirë dhe të të largojë prej çdo vepër të keqe. All-llahu t’i faltë mëkatet tua, t’i lehtësoftë punët e tua, e paqja dhe shpëtimi qoftë mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve selem]. Porosi e veçantë Vëlla i dashur! Ti që e përfille fjalën e All-llahut [subhanehu ve teala]: “… ruani veten dhe familjen tuaj prej një zjarri lëndë djegëse e të cilët janë njerëzit dhe gurët.” (Et-Tahrim: 6) Ti i cili ke vendosur në shtëpine tënde një send të cilit do t’ia shohësh nesër dëmin e tij, hesht për veprën të cilës ia din pasojat, kjo letër është prej të dashurit tënd, që përmallohet për ty, lexo me syrin e drejtësisë, larg pasimit të epshit, pastaj shiko se çfarë do të veprosh ti? Kërkoj prej teje që ta lexosh tërësisht duke përkujtuar fjalën e All-llahut: “A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut me atë të vërtetë që zbriti (Kur’an)…” (El-Hadid: 16) Vëllai im! Të porosis me këto fjalë, të cilat dolën nga zemra ime, ndoshta arrijnë te zemra jote, janë përzier me shpirtin tim, ndoshta përzihen me shpirtin tënd, e shkrova me ngjyrë të dashurisë dhe çiltërisë, me këshilla e përmbushje të emanetit, ndoshta nga shpirti yt i çiltërt nuk gjen tjetër shtegdalje. Vëlla i dashur, pa dyshim unë nuk të njoh, por edhe ti nuk më njeh, por ajo që më shtyri të shkruaj për ty, është ajo që e ke vendosur mbi shtëpinë tënde, që arrin në re, e përqafon qiellin, e hap zemrën për çdo mysafir, e përshëndet me duar çdo ardhës, e ka drejtuar trupin e tij me çdo krenari e lumturi, e që ka ngritur kokën me mendjemadhësi dhe mashtrim, pastaj je ulur brenda në shtëpinë tënde në formën e ndejës së tij. Je mbështetur në shtrojë të butë edhe shtrojë prej mëndafshi, ke urdhëruar që të të sjellin ushqime të ndryshme si dhe të mbyllen dyert dhe dritaret, pastaj, ke marrë çelësin e aparatit me dorë dhe e sjell si të duash, nefsi yt që të urdhëron të thotë: Kush është si ti! Të shëtitet zemra yte ka të dojë epshi, kjo është bota para teje, shëtitu në të kah të duash, fillon të shëtitesh dhe

fytyra jote plot buzëqeshje, shikimet e tua hasen në pamje të zbuluara, jarga jote po rrjedh nëpër shikimet e turpshme, prej filmit në pjesë teatrale, prej valleve në këngë, prej mëkateve në mëkate, prej gabimeve të vogla në gabime të mëdha, shikon në këtë ekran të bardhë gjë që të bënë pikë të zezë në zemrën tënde, të cilët bëhen të njëpasnjëshme e kështu zemrën tënde të bardhë e shndërrojnë në të zezë, e më në fund zemra vdes dhe mbetet vetëm trupi yt. Pastaj e urren çdo vepër të mirë dhe dëshiron çdo punë të keqe, largohesh nga mirësia dhe u afrohesh gjërave të shëmtuara. Në fytyrën tënde paraqiten gjurmë të rraskapitjes, ngushtim të shpirtit dhe brenga të thella. Me gjithë këto zbavitje dhe kënaqësi, jeta jote do të shndërrohet në vështirësi, netët e tua do të nxihen ndoshta do të ankohesh nga këto mundime, do të ankohesh prej dilemave dhe gjendjeve të ndërlikuara, ngase Zoti dhe Mbrojtësi yt thotë: “E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në Ditën e Kijametit do ta ringjallim të verbër.” (Ta Ha: 124) Vëlla i dashur! Dije se ti tani i mbyll sytë dhe veshët që të mos të shohësh dhe dëgjosh asgjë përveç televizorit. Dije se tani po vrapon, e po vrapon, e ti nuk mendon përveçse për ndonjë film apo bisedë të natës, dhe nuk mendon vetëm se për zbavitje e dëfrime. Dije se ti po vrapon, e vrapon, e je i etur, i etur… E di se ti vrapon pas epsheve dhe i lodhur mundohesh që t’i arrish kënaqësitë shkatërruese. Por, a thua vëlla i dashur, nuk e di se fundi i kësaj rruge është një humnerë e thellë dhe e tmerrshme. Vëlla, më lejo që të ndalem para teje në mes të kësaj rruge dhe të them: ndalu, ndalu dhe kthehu te Zoti yt. Ruaju nga zjarri, ruaju nga Xhehennemi, para atij ke tmerre dhe trishtime. Para vetes ke begati dhe dënim. Para vetes ke gjarprinj dhe gjëra të trishtueshme. Betohem në All-llahun, Zotin e vërtetë, nuk do të bëjnë dobi filmat, humbja e kohës dhe të ndejturit pa nevojë. S’ke dobi prej valles dhe këngëve. Vëlla i dashur, ndalu me vetveten për një çast dhe pyetu: deri kur do të vrapoj pas epsheve dhe do të lodhem pas gjërave të shëmtuara. Sa do të jetoj në këtë botë? 60, 80, apo 100 vjet, pastaj çfarë? Vdekje, jetë e amshueshme në kopshtet e begatisë ose në zjarrin e


Klubi studentor

Xhehennemit dhe ujë të nxehtë përvëlues. Vëlla, paramendo veten në çastin e vdekjes, kur do të futesh në varr dhe kur do ta hetosh errësirën e tij, vetminë dhe ngushtësinë e tij. Përkujto dy melekët të cilët të ulin dhe të pyesin. Paramendo trupin tënd pas vdekjes, mish i copëtuar, asht i thyer, është humbur bukuria e trupit dhe është shndërruar në ushqim për krimbat. Përkujto atë ditë kur do të dëgjosh britmën e madhe me të cilën do të jesh i ftuar për qëndrim para All-llahut. Zemra do të dridhet nga frika, flokët do të zbardhen, e do të dalish nga varri i pluhurosur këmbëzbathur dhe i zhveshur. Dridhet toka, kodrat rrafshohen, shmangen sytë prej tmerrit, hapen fletoret, brengoset i frikësuari. Ndizet zjarri, mëkatet i kaplojnë njerëzit, shtrihet ura, përgatiten kamxhikët, afrohet llogaria, vështirësohet dënimi, dëshmon libri dhe ndërpriten lidhjet. Përkujto se sa i vogël do të jesh atë ditë, do të jesh i vetmuar me frikën tënde, me pikëllimin tënd, brengat tua, do të jesh i vetmuar me mëkatët tua, do të ikësh prej fëmijëve tu, prej nënës dhe babait, bashkëshortes, prej vëllait... Atë ditë vendosen peshoret dhe përgatiten librat, sa rrëshqitje do të jenë të regjistruara në ato libra, sa të mangëta kanë qenë veprat tua, atë ditë do të ftohesh në mesin e krijesave. O filan, biri i filanit, dil para All-llahut! Do të ngritesh i vetmuar, sepse ti je ai që kërkohesh. Përkujto dobësinë tënde, frikën e madhe, dridhjen e zemrës kur qëndron para Mbretit të vërtetë. Qëndron para Atij prej të Cilit ishe duke ikur në këtë botë. Ai vazhdimisht të thirrte por t’i nuk i përgjigjej. Në dorën tënde e ke librin i cili ka regjistruar çdo gjë, qoftë e madhe apo e vogël, do ta lexosh me zë të ulët, me zemër të thyer. Fjalët e tua janë plot frikë dhe turp, me çfarë fjalë do të përgjigjesh pyetjeve të Tij, për pasurinë që e humbe, për jetën në të cilën e kalove, të gjithë kufijtë për syrin mashtrues, për veshin me të cilin dëgjoje gjëra të ndaluara, me çfarë këmbë do të qëndrosh para All-llahut, me çfarë sy do të shikosh dhe me çfarë zemre do të përgjigjesh. Çfarë do të thuash nesër kur do të pyet: O robi im, pse nuk më nderove, pse nuk u turpërove prej Meje, pse e harrove praninë Time, o robi Im, a mendove se Unë nuk të shoh, a nuk isha Bamirës ndaj teje, a nuk t’i dhash gjithë këto begati. Vëlla i dashur, përkujto këto çaste të vështira dhe

këto momente të trishtueshme, atë ditë njeriu e harron shokun e vet, të dashurin e vet, nuk shpëton përpos atij që vjen me zemër të shëndoshë. Vëlla, ndalu me vetveten në këtë çast vendimtar dhe dije se shkaku i krijimit tënd në këtë botë është adhurimi. All-llahu thotë: “Unë nuk i krijova xhinnët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” (Edh-Dharijat: 56) Nuk je krijuar për kot, për lojë dhe për tallje. Allllahu thotë: “A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do të ktheheni ju te Ne?!” (El-Mu’minun: 115) Vëlla, të drejtohem ty dhe fesë tënde, e cila i ndalon këto gjëra të shëmtuara, i drejtohem moralit tënd i cili qëndron larg këtyre epsheve, i drejtohem mendjes tënde e cila i refuzon këto çmenduri, i drejtohem zemrës tënde e cila frikohet prej këtyre gjërave shkatërruese, i drejtohem xhelozisë tënde e cila e ruan nderin e grave të huaja. Pra, ndihmoe veten tënde, mbizotëroe dhe largoe këtë satelit prej shtëpisë tënde, All-llahu [subhanehu ve teala] do ta zëvëndësojë me diç më të mirë në këtë botë dhe botën tjetër. Vëlla, nuk i shkrova këto shkronja dhe nuk i thashë këto fjalë për gjë tjetër vetëm nga frika për fytyrën tënde të bardhë, që mos të nxihet fytyra jote e ndritshme në Ditën e Gjykimit, që mos të bëhet errësirë në trupin tënd të butë, e që të kaploj zjarri i Xhehennemit. Ndoshta zemra yte e mirë, e pastër i pranon këto këshilla E ndoshta shpirti yt i çiltër i pranon këto porosi. Lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon Allllahut, Zotit të botërave! On-line versionin e këtij teksti mund ta gjeni në: http://www.everteta.cjb.net/ Boton: Shoqata Qytetare Klubi Studentor Rr. Stiv Naumov 7 / 18 Tel. ++389 (02) 223-654 1000 Shkup

Përk uf izoe ve t e n t ë n de !


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.