Pertyrobereshe

Page 1

Klubi studentor

Për ty "Robëreshë e All-llahut"!

F

alënderimi i takon All-llahut [subhanehu ve teala], Krijuesit të Gjithëdijshëm. Paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], mbi familjen dhe shokët e tij të ndershëm, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. “Atë që e udhëzon All-llahu s’ka kush që e lajthit, dhe atë që All-llahu e lajthit ska kush që e udhëzon”. Motër e dashur… Oj robëreshë, bija e robëreshës së All-llahut [subhanehu ve teala]… … Të shkruaj me dorën që dridhet nga sinqeriteti dhe zemrën e copëtuar nga frika ndaj All-llahut të Lartësuar, i Cili në Kur’an thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja…” (Et-Teube: 71) Prandaj motër e dashur vendosa që kësaj radhe të të flas pa rezervë dhe sinqerisht të të thërras që t’i përgjigjesh thirrjes së All-llahut [subhanehu ve teala] për nënshtrim të plotë ndaj Tij, praktikim të urdhrave të Tij dhe largimin nga ndalesat e Tij. Lus All-llahun [subhanehu ve teala] që kjo letër të jetë në të mirën tënde dhe në të mirën time, insha’Allllah! Le të jetë fjala e All-llahut [subhanehu ve teala] ajo që do ta mbajë të zgjuar ndërgjegjen tënde në çdo kohë dhe e cila insha’All-llah do të mundësojë që të jeshë njëra ndër ato të cilat i përshkruan All-llahu [subhanehu ve teala]: “Edhe, ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin namazin rregullisht dhe ata që konsultohen në mes vete për punë të përbashkëta…” (Esh-Shura: 38)

Motra ime…, All-llahu i Lartësuar nuk ka nevojë për ne, ne jemi ata që kemi nevojë për Të, për ndihmën dhe udhëzimin e Tij. A thua vallë do të mjaftonte që ne të themi e duam All-llahun [subhanehu ve teala] dhe e duam fenë e Tij të drejtë - Islamin, ndërsa këtë dashuri nuk do ta argumentonim me vepër?! Ose a thua në të ardhmen ti nuk do ta shprehësh dashurinë ndaj fëmijës tënd duke u kujdesur për të, duke kaluar netë të tëra pa gjumë, me qëllim që ai të jetë i qetë dhe të mos i mungojë asgjë apo dashuria jote ndaj tij do të jetë vetëm një ndjenjë që nuk shoqërohet me vepër?! Atëherë nëse dashuria jote ndaj ndonjë krijese duhet të shndërrohet në vepër, a thua Krijuesi ynë nuk meriton që dashurinë ndaj Tij ta vërtetojmë duke i praktikuar urdhrat e Tij dhe duke e ndaluar atë që ta ndaloi?!!! … Oj robëreshë e All-llahut, shpresoj se tani më ke arritur ta dallosh errësirën nga drita, të vërtetën nga e pavërteta, mu ashtu siç thotë All-llahu [subhanehu ve teala] në Kur’an: “Erdhi e vërteta dhe u zhduk gënjeshtra, vërtetë gënjeshtra gjithnjë ka qenë e zhdukur”. (El-Isra: 81) Ndoshta pikërisht në këtë kohë ndërgjegjja jote ndodhet në mes të udhëkryqit ku nga njëra anë shejtani i mallkuar të lutet që të mos i braktisësh kënaqësitë e kësaj botë ndërsa të thërret All-llahu [subhanehu ve teala] për falje mëkatesh dhe për një jetë të qetë e të lumtur… … Motra ime, nuk dëshiroj që në asnjë mënyrë të lëndoj ndjenjat e tua, të cilat i respektoj aq shumë, por, vetëm desha të ta bëjë të qartë se në këtë gjendje imani ytë është i rrezikuar, pasi që shejtani mundohet që gjithsesi të ta vështirësojë braktisjen e gjërave të cilat të largojnë nga rruga e devotshmërisë. A nuk thotë All-llahu [subhanehu ve teala] se ai i mallkuari është armiku jonë gjatë tërë kësaj jete, prej atëherë kur u bë armik i prindërve tanë Ademit dhe Havës [alejhimus-selam] duke i nxjerrë ata nga Xhenneti. Pra, përderisa kjo është luftë, betejë me shejtanin e mallkuar prandaj, motër me çdo kusht duhet të jeshë ngadhnjyese e kësaj beteje, ty të takon fitorja, pasi që ai i mallkuari nuk është më i fortë se ti, atë Allllahu [subhanehu ve teala] e krijoi nga zjarri ndërsa ty të vlerësoi nga të gjitha krijesat e tjera, të bëri mëkëmbës të Tij në tokë, që ti të jeshë mirënjohëse

dhe falënderuese ndaj Tij, si dhe ta ngrisish fjalën e Tij të lartë. Oj robëreshë e All-llahut [subhanehu ve teala], vërtetë ti je shumë e vlefshme, sepse All-llahu [subhanehu ve teala] të krijoi për një mision shumë të rëndësishëm. Ti je më e vlefshme se era e parfumit tënd, se zbukurimet dhe stolitë e tua, më e vlefshme se rrobat e qëndisura, ndërsa All-llahu [subhanehu ve teala] të urdhëroi që me të gjitha këto ta kënaqish vetëm bashkëshortin tënd, trupi yt duhet të jetë ai i cili është i mbrojtur nga shikimet e të tjerëve, atë të cilën All-llahu [subhanehu ve teala] një ditë do ta tretë në dheun e zi dhe s’do të mbetet asgjë prej tij. Prandaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kujtojeni sa më shpesh vdekjen, shkatërruesin e kënaqësive të kësaj bote”. Ardhmëria e pasardhësve të tu varet drejtpërdrejt prej teje, prandaj bëhu shkaktare e shpëtimit të tyre nga zjarri i Xhehennemit. All-llahu [subhanehu ve teala] na urdhëron: “O ju që keni besuar, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët”. (EtTahrim: 6) Motër, ti je baresha e kopesë tënde dhe në Ditën e Gjykimit All-llahu [subhanehu ve teala] do të pyes për to, ashtu siç na lajmëroi i Dërguari i All-llahut [sallall-llahu alejhi ve sel-lem]: “… Gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe ajo do të përgjigjet për tufën e saj”. … Dhe në fund…, dije motër se dyert e pendimit janë gjithmonë të hapura, ndërsa tani kur arrite ta zbulosh sekretin e lumturisë dhe shpëtimit, mos nguro që sa më parë t’i përgjigjesh thirrjes së All-llahut [subhanehu ve teala]: “Pendohuni të gjithë te Allllahu o besimtarë, që të gjeni shpëtim…” (EnNur: 31) Lutja jonë e fundit: “Falenderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave”. Përgatiti: F. A.

Klubi Studentor


Klubi studentor

Këshilla motra v e muslimane

1

Pakushtësisht besoi All-llahut si Zot të Vetëm, i cili të ka krijuar dhe beso se Muhammedi [sal-lallllahu alejhi ve selem] është i Dërguari i fundit i Zotit. 2. Mos u mbështet në askë pos All-llahut [subhanehu ve teala]. Dije se Ai ta cakton fatin dhe fatkeqësinë. Lutju që të të ndihmojë, por nëse te gjen ndonjë fatkeqësi, duro. 3. Frikësoju vetëm All-llahut [subhanehu ve teala] dhe dije se një ditë do te japësh llogari para Tij. 4. Kërko nga All-llahu [subhanehu ve teala] falje mëkatesh se Ai pranon pendimin, por të jesh e vendosur se më nuk do t’i përsërisësh gabimet. 5. Ruaju nga mëkati më i madh - shirku (kur i përshkruan All-llahut shok). Çdo vepër që e bën, bëje vetëm për All-llahun, ndërsa nga shirku kërkoi ndihmë All-llahut me këtë lutje: “All-llah, në Ty mbështetem nga shirku që e njoh dhe kërkoj falje prej Teje për shirkun që nuk e njoh” 6. Shpesh përmende All-llahun [subhanehu ve teala], se Ai është me ata që e përmendin. 7. Dije se All-llahu [subhanehu ve teala] vëzhgon çdo hap tënd. 8. Beso se krijesa të All-llahut [subhanehu ve teala] janë edhe engjujt (melekët), të cilët i zbatojnë urdhërat që ua jep All-llahu [subhanehu ve teala]. 9. Mëso sa më shpejt të falesh (nëse akoma nuk din) dhe filloja të falurit, sepse ky është një ndër kushtet për të qenë muslimane. Me anë të të falurit do ta pastrosh shpirtin dhe trupin, e nga ana tjetër nuk do të të ngelë kohë për gjëra të kota.

10. Agjëroje muajin Ramazan (kjo është gjithashtu një ndër kushtet për të qenë muslimane), ndërsa ditët që të ngelin të paagjëruara agjëroi sa më shpejtë, madje menjëherë pas festës së Bajramit. 11. Çdo punë filloje me qëllim të mirë dhe duke thënë: “Bismil-lahir-rrahmanir-rrahim” (Në emër të All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëberësit) 12. Lexoje Kur’anin sa më shpesh që të njohtohesh me urdhërat dhe ndalesat e All-llahut [subhanehu ve teala]. Gjithashtu lexo libra që përmbajnë Hadithe të vërteta (fjalë të Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve selem] sepse këto më së miri e shpjegojnë Kur’anin. 13. Respektoi dhe ndihmoi anëtarët e familjes (posaçërisht prindërit) dhe lute All-llahun për to, lutja yte shpejt do të pranohet nëse do Zoti. 14. Lexo sa më tepër se kjo ta përmirëson të shprehurit dhe nëse ke mundësi studjo ndonjë shkencë. 15. Ruaju nga mendjemadhësia, se mendjemëdhenjtë i urren çdo njeri. 16. Buzëqeshju shoqeve dhe epju dhurata, që të shtohet dashuria dhe mëshira mes jush. 17. Mos gënjej, mos përqesh dhe mos u bë dyftyrëshe, se këto ta nxijnë nderin, ndërsa i bën njerëzit që ta humbin respektin ndaj teje. 18. Asnjeherë mos u bë kokëforte dhe mos hy në konflikt me shoqet, por nëse vjen deri te konflikti sillu sa më butë (ashtu siç i përngjan një muslimaneje) se vetëm në këtë mënyrë mund të ngadhnjesh. 19. Bëhu e drejtë dhe e vendosur, stabile në qëndrimet e tua, por kur ta shohësh se ke gabuar, pranoje haptazi. 20. Mos përgojo (kjo bëri kështu, ajo bëri ashtu) qoftë edhe nëse je në të drejtë dhe mos paragjyko, sepse shpesh këto janë mëkate dhe traditë e injorancës. 21. Assesi mos shpif. Shpifja është është mëkat edhe më i madh se përgojimi. 22. Asnjëherë mos u vetmo me ndonjë djalë dhe shmangiu bisedave me djemtë. 23. Gjithmonë kur takon ndonjë të varfër jepi diçka sado qoftë e vogël dhe përpiqu që këtë ta bësh fshehurazi duke shpresuar në shpërblim më të madh tek All-llahu.

24. Përpiqu që sa më pak të të duken pjesët (islamikisht) të turpshme të trupit: mos vish tesha të shkurta, të ngushta ose të tejdukshme. Burri yt le të martohet për bukurinë tënde shpirtërore, e jo atë trupore (trupi humb bukurinë pas një kohe, kurse shpirti është i përjetëshëm). 25. Gjithmonë ha me dorën e djathtë, ndërsa të majtën përdore për pastrim. 26. Pastroi dhëmbët para dhe pas fjetjes, si dhe para çdo namazi. 27. Mos lexo revista dhe libra me tematikë “të ndytë”, sa më pak shiqo filma dhe sa me pak dëgjo muzikë, se këto ta robërojnë shpirtin, të bëjnë të jetosh në botën e ëndërrave dhe ta dobësojnë të mbajturit mend. 28. Shoqëroju me besimtare, që të këshilloheni njëra me tjetrën. 29. Respektoje çdo urdhër të All-llahut dhe të Lajmëtarit të All-llahut [subhanehu ve teala]. 30. Kudo që je, bëju shembull për muslimanet dhe vajzat tjera.

Pasi të lexoni këtë broshurë, mundësojani të tjerëve të lexojnë të njëjtën. Gjithashtu, keni kujdes që me te mos të hyni në vende të ndotura, gjegjësisht në toalet si dhe në vende të ngjashme. SH.Q. “Klubi Studentor” Rr. Stiv Naumov 7/18 1000 Shkup tel. 02/ 32 23 654 e-mail: klubistudentor@hotmail.com


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.