Rini

Page 1

hap këndin e jetës në veprën e cila titullohet “Rinia”. Shikoj fotografitë e rinisë. I shoh të mrekullueshme, vetëmohuese, plot entuziazëm, elan, kënaqësi, punë e zhytur në shkencë, e edukuar në mirësjellje… Në fotografinë tjetër - në fotografinë e rinisë së sotme, aktuale, e shoh me fytyrë në shtangim të hidhur, shikim i cili bredh duke kërkuar diçka, shoh rininë pa rini - vjeshtë në pranverë. Kërkoj fotografitë e mëparshme të kësaj rinie, dhe shoh fotografinë “të mërrëzishme”: djelmoshat e vajzat në ndonjë ritëm shurdhues të muzikës bashkëkohore, në transin e zbavitjes, truplëshuar e flokëprishur, paki cigaresh e pije të ndryshme pranë tyre. I shikoj veprimet e tyre dhe pyes: “A është kjo rini?” ku është elani, entuziazmi… ku është jeta e kësaj rinie? - shumë nga kjo “plejadë” e të rinjëve i pyes: “Jeta! Ç’është ajo për ju?” dhe ja, përgjigjet: “Ëëë… është diç kalimtare…, vetmi e amshuar…, koktej i hidhur…, koktej në të cilën është e përzier krejt çka ekziston…, paj… nuk e di…, diç shumë e mërzitshme…, për këtë nuk kam menduar…, marrëzi…, edhe vet e pyes veten…, shfaqje me plot regjisor e artist të marrë…, shpresë e kotë…” Dhe ja punojmë - nuk dimë përse, mësojmë - nuk dimë përse, jetojmë - nuk dimë pse?! Sipas dëshirave dhe të gjykuarit të të rinjëve, zbavitja është i vetmi cak i jetës. Me rëndësi është që sa më shumë të argëtohemi. Që të mos na ik zbavitja, e për nesër ndoshta do të përsëritet e nesërmja nuk është me rëndësi - koha jonë është e tanishmja. E zbavitja! Çfarë lloji? Thënë më thjeshtë sa më vullgare. Se sa janë të pamoralshme ato zbavitje as që duhet të flasim. - Po i shikuam në punë, atëherë janë të pavlevshme. Puna është mundim. Punojmë me vështirësi. Pritet vetëm që sa më shpejtë të mbarojë. - Mësimi! Ja, kjo na duhet sot, për t’u mbajtur në jetë. Luftojmë më tepër për letra e diploma, e shumë pak për dituri. Dashuria ka humbur anën e vet ideale dhe është e shtypur me lajtime të rrejshme, me mashtrime, gënjeshtra, shfrenim momental, pasojat e së cilës janë mosbesimi i thellë, gjëmat e dhembshmje, vetëvrasjet e shumta dhe problemet sociale. Kjo konkludohet nga e gjithçka vërehet, nga romanet,

nga këngët, nga filmi, nga revistat - nga tërë ajo që e pasqyron jetën. Dhe pas çasteve të zbavitjeve të tilla, të muzikës shurdhuese, të përdredhmeve të trupit, të transit në argëtime, të shumë gotave të alkoolit, të pakove me cigare dhe të humbjeve të kota të kohës, vjen boshllëku - zbrazëtira, ngopja, pluhuri e hiri. Po, kur koha e merr me vete atë “preokupim” momental, njeriu i ri mbetet i zbrazët, pa vullnet, i thyer… mbetet… i vetmuar. Dhe ja një paradoks i së sotmes – vetmia, në kohën e komunikimit më të madh në mesin e njerëzve. Kur ndeshen me vështirësitë më të vogla, të rinjtë shpeshherë bëhen të humbur, për ta nuk ka rrugëdalje. Shpesh thonë: “Përse gjithë kjo?” e edhe: “Nuk i besoj më askujt..., jam e dëshpruar, dua të mbytem… e urrej jetën, nuk ka në të asgjë të bukur…, për çka të jetoj…, asgjë më nuk ekziston, e vetmja që do të më shpëtonte është vdekja…, kështu më nuk mund të jetohet, kjo është botë e gënjeshtrave dhe e mashtrimeve…”. (kështu flasin dhe shkruajnë ato të moshës 14 deri 30 vjeçare). A është kjo ndonjë kontradiktë, kaos, inferiuoritet i tepërt, a nuk është ky dallim i madh ndërmjet rinisë së vërtetë dhe asaj të rrejshme - rinisë së zbrazët? Sa kontraverza? Nuk njihen ligjet e së bukurës, fillon të sundojë sadizmi, hipokrizi, urrehet e mira, ndërsa e keqja kërkohet në baltë e në qiell. Argëtimi është gjithçka, ndërsa puna asgjë! Fyerja është kënaqësi, ndershmëria - nuk është trend. Ja, kjo është kompetenca e jetës sot, e pjesës dërmuese, jo vetëm e të rinjëve, por edhe e njerëzve në përgjithësi. Thonë: “Kjo është moderne”. Shumë këtë e shohin, e shijojnë, e pranojnë menjëherë me nxitim këtë kafshatë, duke mos vënë re se a është e hidhur apo jo. Me rëndësi është t’i përshtatemi modës së shumicës, ndërsa truri të mbetet vetëm send i vdekur në organizmin tonë. Kjo rini e jonë e mrekullueshme, kjo periudhë e shkëlqyer, koha më poetike në jetë, tek ne ekziston vetëm në formë, ndërsa përmbajtja e saj është vetëm refren i ëmbël i zbavitjes, i kënaqësive të shpejta. - Andaj motër e nderuar, edhe ti vëlla i dashur, gjegjësiht ti rini, mbane mend një gjë, mos harroni se

“jeta është një libër, kapakët e të cilit janë lindja dhe

vdekja. Fletët e tij janë ditët. Në atë libër shkruhen punët e mira për të cilat njeriu shpërblehet ose punët e këqia për të cilat ai ndëshkohet”. O njeri, mundohu

që në këtë libër të shkruhen ato gjëra që janë në të mirën tënde. Dije se çdo fletë që mbyllet, të afron drejt fundit. Shfrytëzoje kohën për aq sa do të jesh në këtë jetë, për punë të dobishme, për të adhmen tënde. “Në garë me këtë kohë le të pyetemi se kah shpie jeta e tillë? Të përpiqemi të gjejmë përmbajtjen e saj! Le të kthehemi kah e vërteta e amshuar, të mbështetemi në Fuqiplotin All-llahun [subhanehu ve teala] e atëherë t’i shohim të gjitha magjepsjet e rinisë dhe të jetës. Andaj All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Njerëzve u është zbukuruar

dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, ndaj djemve, e ndaj pasurisë e grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek All-llahu është e ardhmja më e mirë”.

Gjithashtu i Gjithëfuqishmi dhe i Mëshirëploti thotë: “Thuaj: ‘A t’ju kumtoj për diç shumë më

të mirë se ato kënaqësitë e dunjasë?’ për ata që janë ruajtur, ata kanë tek Zoti i tyre Xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë edhe bashkëshorte të pastra, e gëzojnë edhe kënaqësinë e All-llahut [subhanehu ve teala]. All-llahu është i kujdesshëm për robët”.

Vetëm duke u mbështetur te All-llahu [subhanehu ve teala] (Ali Imran - 14 -15) e jo te njerëzit, i riu do të kuptojë se para tij nuk ka pengesa. Ne nuk guxojmë të jemi ata të cilët nuk dijnë përse jetojnë dhe për të cilët thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:

“…e ata që nuk besuan, përjetojnë kënaqësi ‘në këtë jetë’ dhe hanë ashtu si hanë kafshët, e vendi i tyre është zjarri”. (Muhammed: 12) Pra, thotë një poet: “Shumë prej tyre janë si në ndonjë vendpritje ku nuk ka se çka të presin. Jetojnë e që kurrë nuk janë pyetur pse, jetojnë ngase janë në jetë, i nënshtrohen instiktik të paqartë të jetës, por nuk kanë asgjë që mund të bëjnë në jetë. Nga dita në ditë sillen ashtu që ta kenë sa më mirë dhe sa më pak keq. Punojnë nëse kjo është e nevojshme për të jetuar, e nëse nuk është - nuk punojnë asgjë.


Parashikojnë vetëm qëllime më të afërta. I ikin përsiatjes (të menduarit) mbi vdekjen. Dhe mbesin, sepse u bëhet se presin pa pritur gjë.”

Gjithashtu këtë e inlustron një poet tjetër kur përmend se si jetojnë jobesimtarët: Erdha nuk di prej nga, por erdha, e pash rrugën para meje dhe eca, do të udhëtoja deshta apo jo. Qysh erdha, si e pash këtë rrugë. Nuk e di, edhe pse nuk e di, nuk e di. Pasi, motrat dhe vëllezërit e mi të dashur, feja Islame është ushqim më i bukur, e vetëmohimi - ujë i amshuar, i cili duhet të shuajë etjen e të gjithë neve. Nuk ka fuqi, e cila do të rënonte shpirtin e ri të mbështetur në All-llahun e Gjithëfuqishëm. Atëherë në shpirt hyn qetësia, ndërsa forca e vullnetit, kalon në fuqinë e trupit. Dhe kur drita e udhëzimit Islam vëhet përmbi të gjitha vlerat tjera - arrin lumturia e vërtetë. Andaj, motra dhe vëllezër, ejani së bashku të pendohemi ngase shpresën në All-llahun e Gjithëmëshirshëm nuk duhet shkëputur. Ai atyre që pendohen ju premton të ardhshme më të mirë. Allllahu i Lartësuar në Kur’an thotë: “Thuaj: “O robërit

e Mi, të cilët e keni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, se All-llahu i fal të gjitha mëkatët, Ai është që shumë fal dhe është mëshirues!” (Ez-

Zumer 53) Mirëpo, krahas mëshirës, o robët e All-llahut duhet mos harruar se vërtetë All-llahu [subhanehu ve teala] është edhe Dënues (Ndëshkues) i ashpër ndaj atyre që janë indiferent ndaj fesë së tij. Zoti i Pastër nga çdo e metë thotë: “Njoftoi robërit e Mi se

vërtetë Unë jam Ai që fal shumë dhe Mëshirues i Madh. Po (njoftoi se) edhe dënimi Im është ai dhembshëm (El – Hixhër: 49-50). Ai pastaj thotë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtetë falë shumë. Ai ju lëshon nga qielli shumë bolleqe. Ju shumon (shton) pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.” (Nuh: 10-12). Andaj vëlla dhe motër e dashur, ju thërras me fjalën e All-llahut: “Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti i juaj dhe për në një Xhennet, gjërësia

e të cilit është sa gjërësia e qiejve dhe e tokës i përgatitur për të devotshmit.” (Ali Imran: 133) Dietari i shquar El Gazali thoshte: “Sikur e përkohshmja (kjo botë) të jetë nga ari, ndërsa e amshuara (bota tjetër) nga balta, do të zgjedhja atë nga balta, për shkak të amshueshmërisë së saj”. Më

mirë pra të jetosh në baltë, se të bëhesh baltë e të tjerët të lozin me ty. Dhe së fundi, të shkojmë pas këshillës së Llukmanit [alejhis-selam] (paqja e All-llahut qoftë mbi të) i cili deklaron: “O bir. Bota është det i thellë dhe

shumë njerëz në të fundosen. Barkë e jotja le të jetë frika nga All-llahu [subhanehu ve teala], timon besimi në All-llahun [subhanehu ve teala], e llopatëz mbështetja e fortë në krijuesin e gjithësisë All-llaun [subhanehu v e teala].”.

Boton: Shoqata Qytetare

Klubi Studentor

Rr. Stiv Naumov 7 / 18 Tel. ++389 (02) 223-654 1000 Shkup


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.