Uneemartovaburrintim

Page 1

P

A ka ndokush që dëshiron të veprojë kështu?!

Thotë kjo muslimane: “...shkoi dhe më la, më la duke i fshirë lotët... kur dikush e dashuron dikë dhe ia mbush zemrën me dashuri, ai do të sakrifikojë çdo send për të dashurin e tij... o muslimanë! Kjo është një e vërtetë që më ka ndodhur mua, e unë po ua tregoj juve këtë ndodhi...”. “U martova me një djalë të ri, nuk ekzistonte djalë i bukur si ai në këtë botë... asnjëherë! Pas dy muajsh më tregoi se e donte një tjetër dhe se e donte shumë, se ishte shumë e bukur dhe tërheqëse, shumë e këndshme... U mendova një kohë të shkurtër, pastaj e pyeta: - A e don më shumë se mua? - Po e dua më shumë se t y! - m’u përgjigj. - O i dashuri im! Shko dhe martoje atë vajzë ngase gëzimi yt është edhe gëzimi im, hareja jote është edhe hareja ime! - i thashë atij pasi që mendova një kohë. - Nuk më mjafton pasuria për ta martuar atë vajzë! - m’u përgjigj. - Merre arin tim të cilin e posedoj, shite pastaj martoje atë vajzë të cilën e don! - i thashë mëpastaj. Refuzoi ta pranonte këtë dhe më tha se

Klubi Studentor

ndoshta do t'i nevojiten disa ditë për të menduar, por unë këmbëngulja, isha e vendosur... dhe pas insistimit tim bëri që ta pranojë dhuratën time. E mori dhe e shiti arin tim, pastaj udhëtoi për ta kërkuar të dashurën e tij, më la mua edhe pse ishim një kohë të shkurtër në martesë. Kaloi një muaj, dy... një vit, dy... tre vite, kurse i dashuri, burri im nuk më vizitonte. Përmes telefonit më thoshte se është i preokupuar me punë dhe se nuk mundej të vinte në vizitë. I largoja lotët gjatë tërë ditës dhe natës duke e shijuar hidhëtinë e ndarjes.Vallë a mendoni se jam e hidhëruar me atë? Jo assesi... assesi... Ai është i dashuri im, por e arsyetoj dhe i besoj se është i sinqertë dhe besnik... Përmallohem për të folur me të, veshi im gëzohet, kënaqet kur i dëgjon ato fjalë të tij të bukura, zëri i tij i ëmbël e qetëson veshin dhe trupin tim. Ndonjëherë kalon një muaj e të mos me thërrasë në telefon. Oh, sa zemër të ashpër, të vrazhdë dhe të pashpirtë! Ah sa i vrazhdë edhe aq më tepër kur je zemërgurë! Si po duron për të mos më folur, kurse unë nuk mundem më të duroj... por kështu janë burrat, gjithmonë më të fortë, më shumë durojnë dhe më pak janë dinjitoz... Kur më f let në telefon ndjej sikur e gjithë bota të jetë në duart e mia. I fsheh lotët dhe zërin e butë që t'i them se nuk

mërzitem e brengosem, ndërsa unë f las e lotët rrjedhin në faqet e mia, zëri ndikohet nga gjurma e pikëllimit, e fsheh vajin në brendësinë time, e kam mbyllur rënkimin, e kam mbyllur ofshamën në katër muret e zemrës sime, kurse zemra copëtohet nga përmallimi, andaj tregohesha e fortë kështu që mos ta brengos burrin tim. Vallë çfarë burri është ai i cili e lë gruan e vet të posa martuar dhe shkon për të kërkuar një tjetër?! Vallë çfarë gruaje është ajo e cila e shet arin e saj për ta martuar burrin e vet? Po befasohem, çuditem me ju dy… Një ditë e zymtë, e mërzitur... Ja dita e gëzimit… Cingëron telefoni, shpejton Heja ta kapë telefonin e të përgjigjet. Një zë i largët: - A ka mundësi të f lasë me motrën Heja. - Po, unë jam Heja! ia ktheva. Unë jam një vëlla i yti nga Çeçenia! Bën durim dhe shpreso në shpërblimin e Allahut, burri yt ka rënë shehid pas një lufte të ashpër me rusët në Çeçeni. Bën durim oj motër e imja dhe shpreso në shpërblimin e Allahut! më tha mëpastaj. E mbajta veten dhe i thashë: - Elhamdulilah! Falënderimi i takon Allllahut! E mbylla telefonin dhe më kaploi një gjendje histerike, më kaploi vaji, pikëllimi e gëzimi në të njëjtën kohë, u trishtua nëna ime. - Heja... Heja çka ke? Kush ishte në telefon?


Klubi Studentor

më pyeste ajo. Nuk mundesha të f lisja, vajtoja dhe qeshja. Më përqafoi nëna ime duke më thënë: - Të lutem Heja, më trego çka ka ndodhur? I tregova nënës time për lajmin. Shkova në dhomën time duke i thënë nënës time: - Nëna ime, kush të vijë të më përgëzojë le të urdhërojë e kush vjen në ngushëllime, le të mos futet në dhomën time. Nuk erdhën vetëm se një pakicë e vogël të cilët mundesh t'i numërosh në gishta. Subhanallah! O burri im! Më në fund e gjete të dashurën dhe loçkën e zemrës! O burri im! Po futesh dhëndër, po martohesh me shtatëdhjetë e dy hyri (gra te Xhenetit), të gjitha më të bukura se Heja, më të dhe me të këndshme se Heja. Ah o burri im! Kisha dëshirë të dija gjendjen tënde në mesin e at yre hyrive të bukura dhe të këndshme. A thua e ke harruar Hejen, por kurrë nuk besoj se e ke harruar, unë asnjëherë nuk të kam harruar, do të mbetesh në zemrën time përgjithmonë. Tre vite kam shijuar idhtësinë e ndarjes dhe nuk i kam zbukuruar sytë duke të shikuar, por i jap shpresë vetes se do të të shikoj në Xhenet ul-Firdeus, inshallah i dashuri im! Ti je trim shehid! Ke lënë shtëpinë tënde të mirë e të bukur që të jetosh në malet dhe shpellat çeçene dhe nën reshje plumbash dhe të granatash, e ke lënë gruan tënde të re që të f lesh në borë dhe

hendeqe… më kujtohet kur më the mua “Heja nuk mundem të f lejë me qetësi e gjendja e motrave tona në Çeçeni është e keqësuar… nga kjo gjendje po me copëtohet zemra dhe po rrjedhin lotë nga sytë e mi…”. O burri im! Ishe burrë me ambicie të larta, e mbajte gajlen e këtij umeti dhe u shqetësove për muslimanët. Urime Xhenetin! Po të përgëzoj Xhennetin! Urime shoqërimin me Hamzën, Xhaferin, Zejdin, Musabin! Urime e përgëzime në shoqërimin e të dashurit tonë Muhamedin, salallllahu alejhi ve selem! O burri im, të dëshiroj rrugë të mbarë! Amin! Marrë nga: www.ankebut.com KLUBI STUDENTOR

Pasi të lexoni këtë broshurë, mundësojani të tjerëve të lexojnë të njëjtën. Dhe keni kujdes, fletushka përmban ajete kur'anore, andaj ndalohet hyrja me të në vende të ndotura, gjegjësisht në toalet si dhe në vende të ngjashme. Boton: Shoqata Qytetare Klubi Studentor e-mail: penastudentore@hotmail.com

UNË E MARTOVA BURRIN TIM!


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.