Unejambanorixhennetit

Page 1

Klubi studentor

T

a lëmë anash fizionominë time. Çdo kush në Mekke e njihte djaloshin e ri, të veshur me petka më të shtrenjta. Edhe unë isha i humbur në rininë time, si e tërë Mekka. Idhujtaria, vena, bixhozi, varrosja e vajzave të gjalla, ishin e përditshmja jonë. Përleshjet ndërfisnore dhe flamujt e përgjakur i kërcënoheshin tërë asaj që ne e quajmë nder dhe moral. Gjaku ishte ujë për shkretëtirën. Në një ambient të tillë jetova 17 vjet, gjersa Mekken e zgjoi një zë, një dritë e cila do t’i kundërvihet errësirës dhe injorancës, dhe e cila do t’i hapë logjikës së shëndoshë horizonte të reja mendore. Tani çdo gjë shkatërrimtare ishte në rrezik. Unë jam kushëriri i Emine bint Vehbit, nënës së Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pra daja e tij. Sa herë që e vizitoja Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ai qeshej me mua. Shokëve të vet u thoshte: “Ky është daja im, le të tregojë dikush dajën e vet.” Unë jam trim i Kadisijes, çlirimtar i Medainit dhe arkitekt i qytetit Kufa në Irak. Njerëzit për mua thonë se jam kalorës i shkathtë, njëri nga komandantët më të suksesshëm të ushtrisë muslimane. Jam shumë i devotshëm, prandaj falem dhe agjëroj shumë; jam bujar dhe kam shpirt fisnik. A dëshironi të dini se kush jam unë? U linda në shtëpinë më autoritative të Mekkes. Prindërit e mi më ofruan të gjitha të mirat! Nëna ime më donte shumë, por edhe unë atë, sa që njerëzit në Mekke dashurinë tonë e mirrnin si shembull. Shok të jetës e kisha Ebu Bekrin. Gati tërë kohën e kalonim së bashku. Ai ishte njeri besnik, por edhe mendjemprehtë, prandaj për çdo problem kërkoja këshillë nga ai. Një ditë dëgjova se Ebu Bekri e kishte lënë fenë e kurejshitëve dhe e kishte pranuar fenë e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. U zemërova shumë. Nuk munda ta besoj një gjë të tillë. A e dini pse? Tua them të vërtetën, atë e kisha shok më të ngushtë, e tani si do të mund ta vizitoj kur ai e ka ndërruar fenë. Pastaj, pabesimtarët kurrë nuk do të pajtohen me këtë fe të re, ashtu që sa e si do të më pengojnë të takohem me shokun tim më të ngushtë. Lajmi për Ebu Bekrin më pat tronditur aq shumë, sa që e pashë të nevojshme të dal diku në periferi të Mekkes, e të meditoj. Ashtu edhe veprova. U ula në një breg, dhe thashë në vete: “Një njeri i mençur dhe besnik si Ebu Bekri nuk mund ta lë fenë e etërve të tij, e të përqafojë një fe tjetër të re, pos nëse ka ndonjë arsye. Ndoshta feja e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem është më e mirë se kjo e jona. Duhet ta takoj atë, e ta pyes sy më sy. Nuk

është mirë t’u besoj thashethëmeve. Ndoshta Ebu Bekri ka vepruar mirë?” Disi e gjeta. Në pyetjen, se a është e vërtetë ajo që kisha dëgjuar, ai menjëherë filloi të më shikojë dhe sqarojë fenë e tij. Pse ta fshehi të vërtetën, fjalët e Ebu Bekrit ishin me vend. Çdo njeri do të bindet se, misionin e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i mençuri nuk e refuzon, përveç mendjetrashëve apo kryeneqëve. Pasi që Ebu Bekri e kreu fjalën, menjëherë deklarova se edhe unë dëshiroj të jam në këtë fe. Isha i riu i parë që besova. U thashë edhe më parë se kisha vetëm shtatëmbëdhjetë vjet. A e dini se si reagoi nëna ime kur i tregova se e kam pranuar fenë Islame? Iu duk sikur u prish tërë bota. Me mish e me shpirt deshi të më detyrojë të dal prej Islamit. Nuk la metodë pa përdorur. Herë më lutej për hirë të dashurisë, e herë më kërcënohej. Kur pa se po mundohet kot me këso metodash, vendosi ta përdorë një metodë tjetër, më prekëse. Një ditë më tha: “Nëse nuk i kthehesh fesë së etërve tanë, do të hudhem në grevë urie derisa të vdes, e pastaj ti do të kesh turp të dalësh para njerëzve, sepse ata do të thonë: ‘Ja, ky e ka mbytur nënën e vet.’ Iu luta nënës së dashur që mos ta bëjë këtë, se e ka kot, ngase unë nuk kthej prapa. Ajo e bëri të veten. Pas disa ditëve, ishte lodhur aq shumë, sa që mendova se do të vdes. Erdhën disa të afërm të mi në vizitë. Ata më lutën që t’ia plotësoj dëshirën nënës time. Iu afrova, ia përkëdhela flokët, dhe e shikova si për herë të fundit. Ky akt i imi ua rriti shpresat të pranishmëve, se do të më zbutet zemra. Sytë më ishin mbushur me lot. E putha në ballë, ngase nuk ka njeri më të dashur se nëna për mua. I tërë trupi më dridhej nga të rrahurit e zemrës. Me zë të ulët i thashë në vesh: “Oj nënë, ti e di se të dua shumë, por fenë time e dua edhe më shumë. Kur po të shoh kështu, po më coptohet zemra, por nuk kam ç’të bëjë. All-llahun dhe Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i dua më shumë se gjithë botën. Nuk mund ta shes fenë time për asgjë, qoftë edhe për jetën e më të dashurës që kam, nënës time. Nënë, mos u bëj kryeneçe, se sikur t’i kishe edhe njëqind shpirtëra, e të dalin një pas një, unë nuk do të largohem nga feja Islame, e ti, nëse do, ha, e nëse do, mos ha.” Nëna ime e humbi betejën para besimit tim të paluhatshëm. Si mbet gjë tjetër, pos të fillojë të hajë, të pi, e t’i kthehet jetës. Thonë se këtë akt timin e ka përmbajtur edhe qielli. Prandaj edhe zbriti ajeti Kur’anor: “E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata. Por në çështjet e kësaj bote të kesh mirëkuptim ndaj tyre. E ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mandej kthimi i juaj është tek Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni punuar.” (Llukman: 150). Harrova t’ju them se në fillim faleshim fshehurazi. Ashtu, një

ditë, derisa po faleshim në një luginë në Mekke, erdhën disa idhujtarë dhe filluan të tallen me atë që po bënim. Ne nuk duruam, por u përleshëm me ta. Unë gjeta pranë meje një asht të devës dhe i rashë me të një idhujtari. Kur panë idhujtarët tjerë shokun e tyre të përgjakur, ikën si qyqarë, e ne vazhduam ibadetin. Ishte hera e parë që një musliman e godet një idhujtar. Prej se e pranova Islamin, kam qëndruar pranë Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Prej tij mësoja shpalljen, që i shpallej prej All-llahut, dhe normat fetare. Jam pjesëmarrës i çdo lufte. Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më donte shumë dhe kishte besim në mua. Në luftën e Uhudit ishim në një pozitë të rëndë. Ushtria jonë ishte e shpartalluar. Unë isha i plagosur, por kjo nuk më ndali që të vazhdoj luftën kundër armiqëve. Vetes ia kisha dhënë një detyrë ta mbroj Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Shtizën e drejtuar kah ai, e ndala unë. Në ato momente vendimtare për të gjithë ne, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e luti Zotin për mua. Pas vdekjes së Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem unë isha ushtarë besnik i Ebu Bekrit. Me dinjitet kam kryer çdo obligim ushtarak, por kurrë nuk e kam lënë anash ibadetin e Allllahut. Omeri radijall-llahu anhu u caktua për halife në kohën kur ushtria muslimane luftonte në tokat e perandorisë Persiane. Në fushëbetejë punët nuk qëndronin mirë. Omeri radijall-llahu anhu deshi që personalisht ta udhëheqë luftën, por as’habët nuk pëlqyen një gjë të tillë, sepse muslimanët kishin nevojë për halife, e jo për luftëtarë. Ata propozuan që Omeri radijall-llahu anhu të mbetet në kryeqytetin e shtetit Islam, në Medine, ndërsa për komandant të ushtrisë të caktojë ndonjërin prej as’habëve më autoritativ. Omeri radijall-llahu anhu e pranoi këtë propozim, ashtu që mua më zgjodhi për komandant të ushtrisë në Irak. Me ushtrinë time, të përqëndruar para dyerve të Irakut, në vendin e quajtur Kadisije, i dërgova një mesazh komandantit të ushtrisë persiane, me të cilin e thirra që të pranojë fenë Islame, e të largohet nga zjarrputizmi. Përndryshe… na pret lufta. Kështu na ka mësuar feja Islame dhe Muhammedi sal-lallllahu alejhi ve sel-lem. Ne nuk jemi ithtarë të luftës, e as gjakpirës. Ne jemi misionarë të paqes, dashurisë, Islamit. Zjarrputistët rrefuzuan. Ata me çdo kusht dëshironin luftë. Kuptohet se ata kishin më tepër armë, dhe ishin në numër më të madh, por ne ishim të vetëdijshëm se besimi i vërtetë mund ta mposht ushtrinë më të përgatitur. All-llahu në Kur’an thotë: “Zoti gjithsesi do t’i ndihmojë ata


Klubi studentor

që e ndihmojnë Atë.” Para se të fillonte beteja, unë u sëmura. I tërë trupi më ishte bërë me puçërza të thata, ashtu që nuk mundesha as të lëvizi, e lëre më të udhëheqi luftën e të kalëroj para ushtrisë. Në kokë më qarkullonin një varg pyetjesh! Ah sikur të kishte filluar lufta para se të sëmurem! Ah sikur të shërohesha sa më shpejtë! Ah sikur… sikur! Dëshira ime e flaktë ishte që të marrë pjesë aktivisht në luftë, të kalëroj në kalë në ballë të ushtrisë sime. Por mu kujtua hadithi i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem që urdhëron që mos të themi: “sikur”, nëse na godet ndonjë e keqe, ose nëse nuk kemi sukses në punë, sepse fjala: “sikur të kisha vepruar ndryshe”, ia hapë rrugët djallit dhe ia humbë shpresat njeriut. Në këso raste, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem na ka mësuar të themi: “Kështu është Vullneti i All-llahut të Madhëruar.” Lufta filloi. Unë komandoja ushtrinë time prej një tende. Kalorësit muslimanë luftonin në emër të Zotit të Madhëruar, ndërsa zjarrputistët luftonin në emër të asgjësë, dhe nga dhembjet e plagët e shpatave tona uluronin si ujq. Ata pësuan disfatë bindëse, sepse ne kishim ndihmën e Zotit të Madhëruar. A e dini se ç’ndodhi pas kësaj beteje? Shumë ushtarë persian, por edhe shumë prej komandantëve të tyre, pranuan fenë tonë Islame. Heroizmi i ushtrisë muslimane i kishte habitur. Gatishmëria e muslimanëve që ta flijojnë veten për këtë fe, ishte dëshmi se ne ishim në të drejtë. Arkitektura është traditë e muslimanëve. Unë i vura themelet e qytetit Kufa në Irak. Kufa më vonë u bë seli e Irakut. Por krahas që kishte funksionin administrativ, ajo ishte edhe minareja e Islamit në ato troje. Nuk kaloi shumë kohë, dhe ne muslimanët kaluam lumin Degla, ashtu që çliruam Medainin, pasi e mbajtëm të rrethuar dy muaj. Me çlirimin e Medainit përfundimisht e shuam zjarrin që e adhuronin persianët. Në Irak qëndrova si vali, derisa halifja më urdhëroi të kthehem në Medine. Unë ashtu edhe veprova. Ndejta në Medine deri kur zjarrputisti Ebu Lului bëri atentat ndaj Omerit radijall-llahu anhu në xhami, gjatë namazit të sabahut. Para se të ndërrojë jetë, Omeri radijall-llahu anhu zgjodhi gjashtë as’habë, të cilët i obligoi që ta zgjedhin halifen e ri pas tij. Ndër ta isha edhe unë. Konsultimet mes nesh për këtë qështje nuk zgjatën shumë. Halife u zgjodh Othman ibën Affani radijall-llahu anhu. Unë vazhdova t’i kryej obligimet e mia si ushtar. Detyra ime ishte t’i mbrojë interesat e popullit musliman, por kur kishte nevojë, edhe e shprehja mendimin tim. Dikur na e vranë edhe Othman ibën Affanin radijall-llahu anhu. Fitneja ishte sprovimi më i rëndë ndër muslimanët. Vetëm

tri herë në jetë kam qarë: Ditën kur vdiq Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për vdekjen e Othmanit radijall-llahu anhu, dhe sot, kur po qajë për popullin musliman. Në momentet kur po ndërroja jetë, u shtriva në shtëpinë time në Akik, e thirra djalin tim dhe ia bëra me shenjë kah një arkë. E luta që të mi japë disa rroba të vjetra, të cilat i pata ruajtur në atë arkë që prej luftës së Bedrit. Porosita djalin tim që me ato rroba të ma mbulojnë kufomën time. Kam ndërruar jetë në moshën shtatëdhjetëvjeçare. Varrin e kam në Medine, në vendin e quajtur Bekia. A më njihni tani? Unë jam Sad ibën ebi Vekkasi. Njëri nga dhjetë as’habët e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem të përgëzuar me Xhennet qysh në këtë botë. Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e luti Zotin për mua: “O Zot i Madhëruar, drejtoja shtizën Sadit kur gjuan, dhe përgjigju lutjes së tij.” Përkujtojeni hadithin e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Shokët e mi janë si yjet, cilin ta përcillni, do të udhëzoheni.”

A e di kush jam unë?

Marrë nga libri: ,,A e di kush jam unë?” të autorit Muhammed Hamza SA’DAVI, botuar nga shtëpia botuese ,,Furkan ISM”

Pasi të lexoni këtë broshurë, mundësojani të tjerëve të lexojnë të njëjtën. Dhe keni kujdes, fletushka përmban ajete kur’anore, andaj ndalohet hyrja me të në vende të ndotura, gjegjësisht në toalet si dhe në vende të ngjashme. Boton: Shoqata Qytetare Klubi Studentor e-mail: penastudentore@hotmail.com

UNË JAM BANOR I XHENNETIT


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.