7 minute read

Ngrirje në vend

e humburkundrejt kostos për kujdesin ndaj shëndetit dhe mirëqenies që do te sjelle destabilizimi ekonomik. Te qenurit te ndergjegjshem per rëndësinë dhe forcen ndikuese te këtyre pyetjeve në lidhje me kostot oportune, eshte e pashmangshme te quajturit e ketij modeli si "Dorezim", për arsyet që do ti paraqesim me poshtë ne vijim.

Duke e konsideruar shumë te rëndësishëm përshpejtimin e masave te gatishmërisë përgjatë një Pandemie, Modeli “Mobilizim dhe Tranzicion” shkon disi kundër Skemës rregullatore mbi Intervalet e zhvillimit te Pandemisë sipas Planit te Masave ndaj Pandemine e Gripit (sikundër përmendur më lart), ku masat e gatishmërisë prezantohen në Intervalin 6 (gjashtë) dhe të fundit të procesit të ndërmarrë, konkretisht në situatën kur pandemia aktuale ka përfunduar duke paraprirë pandeminë e rradhës. Kjo Rregullore thekson se masat dhe rregullat e ndjekura duhet të ecin paralel me karakteristikat e funksionimit të atij shteti ku ndodh një pandemi, ose t’i përshtaten trajektoreve aktuale dhe parashikuese të zhvillimeve epidemike, si edhe kushteve ekonomike. Ndodh që trajektoret e epidemisë të karakterizohen nga skenare të përseritura të pikut të larte dhe të ulët, zhvillime këto që variojne sipas faktorëve sezonalë dhe ulje-ngritjeve të zbatimit të distancimit shoqëror. Duhet pranuar që përgjate pikut të ulët (rënies së kurbës) duhet të përgatitemi për pikun maksimal, dhe gjatë pikut të lartë duhet dhënë vëmendje nevojave urgjente afatshkurtra. Ndërkohe, impaktet e politikave te ndjekura për zgjidhje do të reflektohen në intervalin kohor dhe amplitudën që ka piku maksimal dhe minimal.

Advertisement

Sidoqoftë, në rastin e COVID-19, të gjendurit të pa-përgatitur për një pandemi të tillë kërkon që vëmendje t’i kushtohet aktiviteteve të ndërmarra në Intervalin 4 (katër) dhe Intervalin 6 (gjashtë) lidhur me përpjekjet tona aktuale. Parimi i ndjekur në këto faza përkufizon më tej rëndësinë e konceptit të mobilizimit të shoqërise. Nuk jemi aspak si rasti i një biznesi, as në kushtet optimale të një biznesi me plan masash të hartuar për një pandemi. Përkundrazi, ne kemi nevojë për një rritje maksimale investimi t të hartuar burimeve tona financiare, njerëzore, industriale dhe organizative. Me pak fjalë, ne kemi nevojë për një mobilizim të plotë te nje situate ne nivel lufte.

Modeli “Ngrirje në Vend” është ndërtuar në përpjekje për t'iu përgjigjur pyetjes se si të shmanget një panik, i cili kërcënon të shkatërrojë sistemin kombëtar të shëndetit (qofshin ato publike ose private-publike hibride ) ku mjetet e vetme në dispozicion jane: (a) infrastruktura shëndetësore ekzistuese terapeutike; (b) kufizim në bërje testimesh; dhe (c) ndërhyrje jo-farmaceutike, sic janë distancimi social dhe karantinim i popullatës. Qëllimi i Modelit kundrejt pyetjes së shtruar është përcaktimi i nivelit të distancimit social dhe karantinim i popullatës për të ngadalësuar ritmin e infeksioneve në një nivel te tillë që sistemet ekzistuese shëndetësore të menaxhojnë situaten pa pësuar kolaps. Shembulli më i mirë i këtij modelimi është punimi që ka patur ndikim të madh në

opinion punuar nga Neil Ferguson et al. (2020) nga Imperial College. Ferguson dhe kolegët e tij rekomandojnë një fazë pesë-mujore distancimi social të rreptë në mënyrë që të ulet përshkallëzimi i COVID-19 dhe ta vonojne fundin e pandemisë deri sa të perfshijë SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë Model, përgjatë pikut maksimal dhe minimal të zhvillimit pandemik presioni mbi sistemet shëndetësore do të vazhdojë të ekzistojë, por jo në të njëjtin nivel sic do të ndodhte në skenarin ku ritmi i infeksioneve do të ndiqte trajektoren që përkon me kohen para vendosjes në karantinim të popullatës të detyrueshëm dhe udhëzime përkatëse e deri në statusin e tanishëm.

Rekomandimi për një periudhë pesë-mujore të distancimit social të rreptë dhe/ ose karantinimi i popullates është pothuajse i pakonceptuar per shoqërinë e diteve te sotme. Ne nuk jemi hasur ndonjëherë me një shembull të ngjajshëm të karantinimit emergjent te shtrirë ne kaq kohe sikunder ky që propozohet; më e afërta që kemi perjetuar si shoqëri ishte epidemina e Ebolës (periudha 2013–2016) kur një sërë masash per zbutjen e situates (ndalimi i tubimeve publike, mbyllja e bizneseve, ndalimi i udhëtimeve dhe mbyllja e shkollave) u zbatuan për disa muaj me rradhë, e megjithatë nuk u imponua në shoqeri një karantinim i popullsise mbarë-kontinental. Le të rikujtojme rastin kur harku kohor i karantimit të popullates në raste pandemie, i rekomanduar nga Departamenti i Sigurisë së Brendshme, të ishte dy herë më shumë se sa periudha e inkubacionit. Në këtë rast, rekomandimi do të ishte një karantinë prej njëzet e tetë ditësh. Sigurisht, rekomandimi i Departamentit të Sigurisë së Brendshme u krijua nën pritshmërinë se së shpejti do të ketë një vaksinë për rastin. Modeli i rekomanduar i Imperial College rezulton në një rekomandim më te ashpër, sepse bazohet në situatën kur mungon një vaksinë nëpermjet së cilës mund të kontrollohet situata pas një periudhe më pak se ajo njëzet e tetë-ditore.

Megjithatë, propozimi pesë-mujor mbetet masë ekstreme. Për të bërë një krahasim, në Sh.B.A gjatë Luftës së Dytë Botërore, fëmijët u evakuuan në zona rurale në Shtator 1939. Që në fazën e parë, vetëm pas katër muajsh, evakuimi u nderpre thjesht sepse njerëzit nuk e zbatuan më. (Clouting 2018).

Duke qënë të dijshëm rreth mundësisë së vogël të suksesit për një karantinim pesë mujorë të popullatës, ekspertë të tjerë të shëndetit publik, për shembull Ezekiel Emanuel, Susan Ellenberg dhe Michael Levy, kanë propozuar qe karantimi pesë mujor të zëvendesohet me një numër periudhash të njëpasnjëshme më të shkurtra karantinimi të popullatës. Ata rekomandojnë dy muaj, kohë më të shkurtër per karantinën fillestare të popullatëse dhe presin një ritëm të vazhdueshëm të zbatimit të periudhave dy mujore të karantinimit dhe urdhra bllokimesh të aktiviteteve sociale me diference një-mujore pushim nga njëra tjetra, duke u ndjekur kështu për dy deri në katër cikle të tilla (Emanuel, Ellenberg, dhe Levy 2020; cf .Frieden 2020). Modelimi për këtë strategji për ShBA-ne është në dispozicion në botimin paraprak tëKissler et al. (2020). Ky

Modelim sugjeron një hark kohor te përcaktuar me masa zbutëse ndaj situatës, e cila do zgjaste deri në vitin 2021, dhe ndoshta deri në vitin 2022.

Kostot ekonomike të këtyre politikave të "mbylljes se vendeve" janë tashmë të qarta: prishja e zinxhirëve të furnizimit në nivel vendas dhe global; humbje në masë e vendeve të punës; mungesë likuiditeti ne treg; korporata në krizë borxhi; rënia e vlerës së aseteve (shtëpisë dhe sigurimi i pensionit); falimentime në nivel individual; dhe presioni mbi sistemin financiar (pasi kredidhënësit të humbasin prej dështimit të huamarrëvsve të tyre). Në Kinë dhe Eurozonë, numri i sondazheve të Indeksit të Blerësve në Sektorin Privat parashikon një tronditje shumë herë me të madhe se ai i periudhës 2008/09 dhe fillimi i Recesionit të Madh. Sipas një Raporti të Barron (Scaggs 2020) që daton në 20 Mars, ekonomistët e Goldman Sachs projektojnë një tkurrje të ekonomisë prej 24% në tremujorin e dytë të 2020. Indekset kryesore të tregut flasin për një humbje në vlerën 30% të aksioneve përgjatë muajit të kaluar, më shumë kjo sesa një humbje e total fitimeve të bëra gjatë tre viteve të fundit. Sekretari i Departamentit të Thesarit ka paralajmëruar se mosveprimi nga ana e Kongresit do të shkaktonte një nivel papunësie prej 20%, e cila është përjetuar për herë të fundit gjatë momenteve më kritike Depresionit të Madh pararendës.

Për të bërë të zbatueshme politikat e përsëritura dhe ekstreme të "mbylljes se vendeve" në një periudhë dymbëdhjetë muajsh –për të siguruar një mirëfunsionim të vazhdueshëm të sistemit shëndetësor - udhëheqësit politikë përgjegjës për politikën makroekonomike kanë hartuar një politikë "ngrirje në vend" për ekonominë, që do të bashkëshoqërojë rregulloren "mbylljes së vendeve" ndaj shoqërisë. Politika e “Ngrirjes në Vend” është pasqyruar më së miri nga ekonomistët Emanuel Saez dhe Gabriel Zucman në faqet e internetit dhe blog-et e tyre dhe postimet individuale opinionesh (Saez and Zucman 2020a; Saez and Zucman 2020b). Ata argumentojnë se detyra e qeverive është t’i garantojnë bizneseve statusin e të qenurit aktiv përgjatë periudhës kur zbatohet ndërprerja operacionale e aktiviteteve në shoqeri dhe biznes. Shkurtime në vendet e punës, që pasohen nga përpjekjet për rikthimin e punonjësve, ul vlerën e kapacitetit njerëzor për të performuar ne punë dhe përhap rrezikun e papunësisë në mbare ekonomi dhe shoqëri, e ndërkohe bizneset nuk kane rezerve Cash të mjaftueshme që t’i lejojë atyre të mbajnë forcën punëtore kur ka mungesë të të ardhurave. Për të zgjidhur këtë problem, Saez dhe Zucman rekomandojnë një sërë politikash me anë të të cilave investimet publike mund t'i mbajnë “mbi ujë” dhe punëtorët në listë-pagesen e tyre deri në daljen nga karantina dhe operimin e bizneseve në treg. Ndërkohe që punëtorëve u kërkohet “te mbyllen”, bizneset “do të ngrijnë ne vend”, me mbështetje nga investimi publik dhe ofruar përgatitje për të rifilluar menjëherë me pak rritje të prodhimit të hedhur ne treg.

Deri më tani, Danimarka ka ndërmarrë versionin më ambicioz të modelit "Ngrirje në vend".

This article is from: