Studimi i Harvard - Modele per tu konsideruar ne perballimin e situates se COVID-19

Page 11

e humbur kundrejt kostos për kujdesin ndaj shëndetit dhe mirëqenies që do te sjelle destabilizimi ekonomik. Te qenurit te ndergjegjshem per rëndësinë dhe forcen ndikuese te këtyre pyetjeve në lidhje me kostot oportune, eshte e pashmangshme te quajturit e ketij modeli si "Dorezim", për arsyet që do ti paraqesim me poshtë ne vijim. Duke e konsideruar shumë te rëndësishëm përshpejtimin e masave te gatishmërisë përgjatë një Pandemie, Modeli “Mobilizim dhe Tranzicion” shkon disi kundër Skemës rregullatore mbi Intervalet e zhvillimit te Pandemisë sipas Planit te Masave ndaj Pandemine e Gripit (sikundër përmendur më lart), ku masat e gatishmërisë prezantohen në Intervalin 6 (gjashtë) dhe të fundit të procesit të ndërmarrë, konkretisht në situatën kur pandemia aktuale ka përfunduar duke paraprirë pandeminë e rradhës. Kjo Rregullore thekson se masat dhe rregullat e ndjekura duhet të ecin paralel me karakteristikat e funksionimit të atij shteti ku ndodh një pandemi, ose t’i përshtaten trajektoreve aktuale dhe parashikuese të zhvillimeve epidemike, si edhe kushteve ekonomike. Ndodh që trajektoret e epidemisë të karakterizohen nga skenare të përseritura të pikut të larte dhe të ulët, zhvillime këto që variojne sipas faktorëve sezonalë dhe ulje-ngritjeve të zbatimit të distancimit shoqëror. Duhet pranuar që përgjate pikut të ulët (rënies së kurbës) duhet të përgatitemi për pikun maksimal, dhe gjatë pikut të lartë duhet dhënë vëmendje nevojave urgjente afatshkurtra. Ndërkohe, impaktet e politikave te ndjekura për zgjidhje do të reflektohen në intervalin kohor dhe amplitudën që ka piku maksimal dhe minimal. Sidoqoftë, në rastin e COVID-19, të gjendurit të pa-përgatitur për një pandemi të tillë kërkon që vëmendje t’i kushtohet aktiviteteve të ndërmarra në Intervalin 4 (katër) dhe Intervalin 6 (gjashtë) lidhur me përpjekjet tona aktuale. Parimi i ndjekur në këto faza përkufizon më tej rëndësinë e konceptit të mobilizimit të shoqërise. Nuk jemi aspak si rasti i një biznesi, as në kushtet optimale të një biznesi me plan masash të hartuar për një pandemi. Përkundrazi, ne kemi nevojë për një rritje maksimale investimi t të hartuar burimeve tona financiare, njerëzore, industriale dhe organizative. Me pak fjalë, ne kemi nevojë për një mobilizim të plotë te nje situate ne nivel lufte.

Ngrirje në vend Modeli “Ngrirje në Vend” është ndërtuar në përpjekje për t'iu përgjigjur pyetjes se si të shmanget një panik, i cili kërcënon të shkatërrojë sistemin kombëtar të shëndetit (qofshin ato publike ose private-publike hibride ) ku mjetet e vetme në dispozicion jane: (a) infrastruktura shëndetësore ekzistuese terapeutike; (b) kufizim në bërje testimesh; dhe (c) ndërhyrje jo-farmaceutike, sic janë distancimi social dhe karantinim i popullatës. Qëllimi i Modelit kundrejt pyetjes së shtruar është përcaktimi i nivelit të distancimit social dhe karantinim i popullatës për të ngadalësuar ritmin e infeksioneve në një nivel te tillë që sistemet ekzistuese shëndetësore të menaxhojnë situaten pa pësuar kolaps. Shembulli më i mirë i këtij modelimi është punimi që ka patur ndikim të madh në


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.