9 minute read

Mobilizim dhe Tranzicion

Next Article
Dorëzimi

Dorëzimi

Analistët kanë argumentuar se kjo do t'i kushtojë rreth 13% të PBB-së së saj këtë vit. Ideja është që në momentin që të mbarojë pandemia, ekonomia do të rimarrë aktivitetin e saj aty ku ka mbetur. Për sa kohë që njerëzit i përmbahen politikave të karantinës, arsyetimi qëndron dhe kosto do t’ja vlejë, sepse pandemia do të jetë shndërruar në një tragjedi të menaxhueshme në vend të një shtytësi të kolapsit shoqëror. Megjithatë kjo llogari e kostove është e paplotë, pasi këto shifra nuk kanë integruar humbjet që rrjedhin nga vetë izolimet. Kina mbylli zonat e vendit që përbëjnë vetëm 20% të PBB-së së saj dhe panë një rënie prej 10% të PBB-së gjatë tre muajve të izolimit. Në SH.B.A., 80% e punëtorëve tanë janë në zona urbane dhe 80% janë në sektorin e shërbimeve. Nëse ky model do të zbatohej në ShBA, humbjet reale të parashikuara duhet të vlerësohen në një të tretën deri në gjysmën e ekonomisë për kohëzgjatjen 12 - 18 muaj të karantinës, ose në 10 - 15 trilion dollarë.

Në modelin e “Ngrirjes në Vend”, njerëzit duhet të planifikojnë për një periudhë dymbëdhjetë deri tetëmbëdhjetë mujore ku mundësia është të bëhet një rotacion ndërmjet punës nga distanca në shtëpi dhe daljes perseri jashte ne punë normalisht.

Advertisement

Modeli “Mobilizim dhe Tranzicion” buron nga këndvështrimi se kërcënimi i kolapsit të infrastrukturës shëndetësore duhet të trajtohet si një kërcënim i madh kombëtar dhe global i sigurisë, duke rrezikuar shtyllat themelore sociale, që variojnë nga institucionet politike, deri në shkolla, deri në industri dhe vendet e punës, dhe, rrjedhimisht , përgjigja e duhur e politikës është ajo që mobilizon të gjitha burimet e një gjendjeje të kohës së luftës, përfshirë një aleancë globale të solidaritetit universal, për të luftuar virusin Covid-19.

Bouskill dhe Smith ofrojnë një kornizë të mirë për këtë pikëpamje në artikullin e tyre të ndërgjegjshëm për vitin 2019 "Kërcënimet dhe Mundësitë globale për shëndetin dhe sigurinë". Në skicimin e një situate në të cilën një patogjen i ri përhapet në proporcione pandemike, duke ushtruar trysni tek institucionet publike të shëndetit, ata parashikuan që “fluksi i individëve dhe mallrave” do të prishej dhe se “udhëheqësit politikë do të përballeshin me punën e madhe të mbajtjes nën kontroll të patogjenit si fillim, ashtu si dhe të informacionit të gabuar dhe keqinformimit të publikut që do të përhapej me rritjen e niveleve të vdekshmërisë.” Pasojat sociale, ekonomike dhe politike mund të jenë katastrofike,” shkruajnë ata, duke na kujtuar se pandemitë kanë tejkaluar luftën si vrasës (20 milion në Luftën e Parë Botërore, një nga luftërat më vdekjeprurëse në historinë njerëzore, krahasuar me 50 milion nga Gripi Spanjoll në 1918). Ndërsa në skenarin e tyre (por jo tonin) patogjeni imagjinar del nga bioterrorizmi, situata që ata përshkruajnë mbi ndikimin e një pandemie i përshtatet situatës tonë aktuale. Kjo vlen edhe për

kornizën e përgjigjes ndaj kësaj situate që ata propozojnë. Ata shkruajnë se përballë dobësive të këtij lloji ndaj pandemive dhe efekteve të tyre, “ne propozojmë nevojën për të rimenduar konceptet, gjuhën dhe praktikën e sigurisë globale të shëndetit. Kjo do të përfshijë politikëbërësit dhe vendimmarrësit në mënyrë të qartë duke konsideruar sigurinë shëndetësore si një shtyllë e sigurisë kombëtare - domethënë mbrojtjen e qytetarëve dhe sistemeve sociale, ekonomike, ushqimore dhe shëndetësore nga kërcënimet e bëra nga njeriu dhe natyra.”

Modeli “Mobilizim dhe Tranzicion” fillon nga pranimi i arsyetimit se siguria shëndetësore është një shtyllë e sigurisë kombëtare dhe rajonale dhe globale, dhe se të gjitha burimet e sigurisë kombëtare mund dhe duhen dedikuar për të arritur sigurinë shëndetësore. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, investimet amerikane në luftë arritën deri në mbi 37% të PBB-së në vitin 1945. Luftimi i një pandemie si në një kohë lufte përfshin një investim intensiv të burimeve, potencialisht në një nivel të njëjtë me atë që propozohet në modelin “Ngrirje ne vend”. Përkundër modelit “Ngrirje në vend”, shpenzimet publike do të ishin njëkohësisht një përgjigje edhe ndaj pandemisë aktuale por dhe një investim në një të ardhme të gatishmërisë pandemike. Edhe përtej kësaj pandemie, kemi arsye të forta të mendojmë se do të na duhet të përballemi me shpërthime të tjera Covid-19 në tre deri pesë vitet e ardhshme përtej pandemise aktuale. (Kissler et al. 2020b).

Çfarë do të thotë “Mobilizimi dhe Tranzicion” si përgjigje ndaj pandemisë Covid-19 në vend të “Ngrirjes në vend”? Mobilizimi dhe tranzicioni përfshin përshpejtimin masiv të përgatitjes ndaj pandemisë, i cili lejon mobilitet (levizje) maksimal për një pjesë të madhe të popullsisë sa më shumë që të jetë e mundur, edhe kur pandemia po vazhdon. Skemat e këtij modeli janë propozuar nga Paul Romer dhe Alan Garber në New York Times (Romer dhe Garber 2020), nga Tim Searchinger, Anthony LaMantia dhe Gordon Douglas në Ëashington Post (Searchinger, LaMantia, dhe Douglas 2020), dhe nga Glen Weyl, Zoe Hitzig dhe Rajiv Sethi në një dokument informues, “Mobilizimi i ekonomisë kundër Covid-19”.

Në vend që të fokusohemi që të përdorim aplikime të përsëritura të distancës ekstreme sociale për të kontrolluar Covid-19 gjatë një periudhe dymbëdhjetë deri tetëmbëdhjetë muaj, qëllimi do të ishte që të përdoren një ose më së shumti dy aplikime të një distancimi të tillë shoqëror për të ndryshuar trajektoren e transmetimit për sëmundjen, në të njëjtën kohë që gjithashtu investohet në mënyrë agresive në prodhimin e kapacitetit të testimit, pajisjet mbrojtëse personale, skanuesve termik dhe mjetet teknologjike për identifikimin e rasteve të infektuara dhe gjurmimin e kontaktit, me qëllim të arritjes së mbulimit universal të popullatës me këto burime nga mbarimi i një periudhe fillestare të karantinës prej tre muajsh, për të përfunduar 22 qershorin e vitit 2020. Kjo datë e fundit të karantinës do t'i lejonte bizneseve një javë kohë që të tërhiqeshin para se të fillonte viti i ri fiscal (Viti fiskal ne SHBA –shenim IDRA).

Elementet më të rëndësishëm të këtij investimi agresiv do të ishin (1) implementimi i Teknologjise së Informacionit të nevojshme për gjurmimin e kontakteve; (2) rritja e aftësisë së testimit në miliona teste në ditë; (3) prova se imuniteti i përkohshëm është i mundur dhe aftësia për të kryer kontrolle të antitrupave; dhe (4) izolimi i popullatave të dobeta (vulnerabel) dhe zëvendësimi e shumicës së personelit shwndetwsorw nw popullatat vulnerabel me persona imunë ose individë që zbatojnë izolimin ekstrem.

Gjatë të gjithë periudhave të karantinës, individët të cilët mund të testohen për antitrupat dhe rezulton se kanë imunitet do të përjashtoheshin nga karantina sapo të kenë imunitet dhe me kushtin që ata tw angazhohen nw Korpusin e Rezervave Mjekësore, një grup vullnetarësh të mbikëqyrur nga Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore që mbështet aktivitete pandemike “përfshirë mbikëqyrjen, vaksinimin, masat lehtësuese, komunikimet dhe arsimin.”

Një përgjigje optimale do të konsideronte gjithashtu përfshirjen e popullatave të rrezikuara nga rreziku i ulët në këtë program, me paga jo më të ulëta se paga minimale dhe në mënyrë ideale në të njëjtën kohë me pjesëmarrësit e tjerë, si për të zvogëluar dendësinë e burgjeve amerikane, ashtu edhe për të adresuar mungesat në fuqinë punëtore duke u dhënë personave të burgosur mundësinë e ndihmës për përgjigjen pandemike.

Në fund të periudhës fillestare të karantinës, shkollat mund të rihapen, me kontrollet ditore të temperaturave për studentët dhe stafin, si dhe me testime javore, në mënyrë që çdo shpërthim i ri të mund të identifikohet dhe kontrollohet shpejt. Individët jo në kategoritë e rrezikut të lartë të popullatës mund të fillojnë të lëvizin përsëri lirisht, por në një kontekst ku lëvizjet e tyre në transportin publik gjurmohen me skanimin QR të mbrojtjes së privatësisë dhe ku hapësirat publike monitorohen në mënyrë rutinore, si në Tajvan, me skanues termik, dhe kur furnizimi me maska mbrojtëse është mjaft i madh për të lejuar përdorimin rutinë në hapësirat publike. Individët në kategoritë me rrezik të lartë do të këshillohen që të mbajnë nivele më të ulëta të ekspozimit në komunitetit deri në një pikë të tillë ku virusi të jetë rikthyer në nivele jo më të rëndësishme sesa ato të gripit sezonal.

Nëse transmetimi i sëmundjes do të përshpejtohej dhe do t’i shpëtonte identifikimit, gjurmimi i kontaktit dhe mekanizmat e përmbajtjes të përshkruara më lart, me nivele të parashikuara të sëmundjes që shfaqen të kërcënojnë sistemin shëndetësor përsëri gjatë dimrit, atëherë një fazë e dytë e distancimit agresiv social do të duhej të ndërmerrej për një deri në tre muaj.

Kjo metodë politike mobilizon burimet e qeverisë kombëtare për të arritur brenda tre muajve llojin e gatishmërisë pandemike që iu desh Tajvanit pesë vite për ta zhvilluar, duke ofruar më shumë mjete dhe aftësi për të përballuar pandeminë, në mënyrë që të mos na duhet të

mbështetemi vetëm në karantinën kolektive. Përpjekja për gatishmëri pandemike do të vazhdonte përtej tre muajve deri sa të ishin arritur të gjitha objektivat.

Kjo qasje politike njëkohësisht ri-orienton infrastrukturën dhe forcën e punës në vend, përfshirë riatdhesimin e llojeve të caktuara të prodhimit industrial, dhe në këtë mënyrë zvogëlon në mënyrë të matshme ndjeshmërinë e vendit ndaj pandemive në të ardhmen. Kur aktiviteti rutinë i biznesit rifillon, me vitin e ri fiskal më 1 korrik, ai e bën këtë në një situatë më të forte, ku ekonomia në tërësi ka më pak prekshmëri ndaj kërcënimit të pandemive. Në këtë drejtim, shpenzimet publike i kthejnë vlera firmave dhe shoqërisë, dhe e bëjnë këtë më shumë për ata që janë më të aftë të riorientojnë misionet, qëllimet dhe funksionet e tyre në mbështetje të këtij mobilizimi. Për qytetarët individ, modeli “Mobilizim dhe Tranzicion” siguron një kornizë për t'u përqëndruar në atë se si ata mund të kontribuojnë në përpjekjet për të mposhtur virusin; individët bëhen pjesëmarrës aktivë në përpjekjen për të arritur sigurinë kombëtare, dhe jo njerëz që strehohen pasivisht në vend.

Në modelin e “Mobilizimit dhe Tranzicionit”, individët duhet të planifikojnë së pari për një periudhë intensive tremujore të pjesëmarrjes në inovacionin dhe eksperimentimin e mobilizimit - qoftë në karantinë, qoftë në vijat e para me përdorim rutinë të pajisjeve mbrojtëse personale. Kjo do të pasohet nga një kalim në “normën e re” të lëvizjes përgjatë orareve të ndryshme për pjesë të ndryshme të vendit ose, kur është e mundshme dhe e këshillueshme etikisht dhe epidemiologjikisht, për segmente të ndryshme të popullatës (studentë, të rritur që punojnë, pensionistë, etj.).

Kosto ekonomike e shoqëruar Mobilizim dhe Tranzicion vlerësohet të jetë midis 2 trilion deri 3 trilion dollarë nga ekonomistët Glen Weyl dhe Rajiv Sethi (2020) (Rreth 10% e PPB se SHBA-ve –shenim i IDRA).

Programi i propozuar do të ishte mbajtja e distancës ekstreme sociale nga tani deri më 22 qershor (afërsisht tre muaj) dhe pas kësaj kalimi në bllokim të stratifikuar ose "ditë dëbore" sipas modelit të Tajvanit, të mbështetur nga testimi i gjerësisë dhe gjurmimi i kontaktit të mbështetur nga TI, me shumicën e popullsisë në gjendje të kthehet në lëvizshmëri të plotë. Nëse shkalla e transmetimit fillon të përshpejtohet përsëri, së pari ne përpiqemi të marrim masa graduale, por nëse përhapja parashikohet të kërcënojë sistemin shëndetësor përsëri në dimër, atëherë bëjmë një fazë të dytë të distancës agresive sociale për një deri në tre muaj.

This article is from: