Romani “Ferma e Kafshëve” dhe teknikat e propagandës

Page 1

*Ferma e Orwellit, e shkuara dhe e afërta e propagandës në shoqërinë moderne!

R

omanet e “George Orwell” (emri i vërtetë Eric Arthur Blair), me origjinë britanike, i cili lindi në Indi, punoi për administratën e rendit të Perandorisë dhe u rrek nga Franca në Angli, e më vonë në Skoci, i sollën botës të “çmontuar” strukturën e funksionimit të sistemeve totalitare. Përdorimi i krahasimit në romanin “Ferma e Kafshëve” (1945) dhe më pas aplikimi në shoqërinë njerëzore i “botës dhe njeriut të ri”, në romanin (viti) “1984” (1949), sollën një projektim të funksionimit të sistemeve me prirje diktatoriale. Nisur nga kjo Orwelli është parë edhe si një “orakull” që parashikoi ardhjen socializmit në Rusi, pasojat e nazizmit në Gjermani apo fazhizmit në Itali. Për lexuesin shqiptar, ngjarjet e të dy romaneve nuk duken fort larg ngjarjeve historike dhe rendit politik që kaloi shoqëria shqiptare në vitet 1948-1991. Ilustrim grafik i propagandës në romanin “Ferma e Kafshëve”, nga Fokusi i këtij punimi do të jetë struktura mbi të cilën “Satansgoalie”, në “Deviant Art”. ndërtohet romani “Ferma e kafshëve”, fokusuar tek elementët e propagandës që evidentohen në përshkrimin me finesë të Orwellit.

Ëndrra për një botë të udhëhequr nga kafshët! Në “Fermën Menër” të zotit Xhons, diku në fushat e Anglisë, nuk do kishte pasur pështjellim tek kafshët nëse një ditë “Majori Plak”, një dosë pranë ditëve të fundit të jetës, të mos niste tregimin e një ëndrre që i parapriu me një thirrje për “shokët”, term që tregon unitet dhe barazi në shoqëritë e socializuara. Thirrja që Orwelli vendos në gojën e Majorit Plak, nuk duket larg asaj që Harold Lasswell, në vitin 1927 e përkufizoi si “propagandë”. 1 “Propaganda është menaxhimi i qëndrimeve kolektive nga manipulimi i simboleve të rëndësishme. Fjala qëndrim nënkupton një tendencë për të vepruar sipas modeleve të caktuara të vlerësimit. Ekzistenca e një qëndrimi nuk është një fakt i drejtpërdrejtë i përvojës, por një përfundim i shenjave që kanë rëndësi të konvencionalizuar”.

Harold D. Lasswell (1927): “The Theory of Political Propaganda”. Botuar në: The American Political Science Review. Vol. 21, No. 3, USA. Faqe 627 1


Majori Plak po i drejtohej një kolektivi që përbëhej nga të gjitha kafshët e Fermës Menër, duke përdorur simbole, si liria, besimi apo përkatësia. Përgjatë fjalimit i drejtohet ndjenjave, të tilla si shfrytëzimi që i bëhet kafshëve nga njeriu, padrejtësive në trajtim, urinë nga racioni i pakët i ushqimit dhe se kafshët janë “shokë”, të barabarta dhe nuk e vrasin njëra-tjetrën. Pas këtij parashtrimi me karakter ndërgjegjësues, del në pah se ka nevojë për një “kryengritje”, që do të ndryshonte situatën në favor të kafshëve. Burimi i çdo të keqeje evidentohet “njeriu” dhe bëhet e qartë gjatë fjalimit ndarja në “ne dhe ata”. Nëse do i referohemi 3 shtresave të para të “Piramidës së Nevojave”, të studiuesit Abraham Maslow, në fillim renditen 2“nevojat fiziologjike” (ushqimi, uji, veshja etj.), më pas vjen shtresa e “nevojës për siguri”, pasuar nga “nevoja për dashuri dhe përkatësi”. Pikërisht këtyre tre shtresave i drejtohej fjalimi, duke e sjellë komunikimin në trajtën që prekte çdo kafshë të pranishme dhe shmangte ndjenjën e indiferentizmit ndaj çështjeve që po ngriheshin. “Fjalët e gojës” (“word of mouth”) njihen në marketing si mënyra më e mirë për shitjen e një produkti. E njëjta analogji vlen edhe për produktin politik. Dy kafshët që ndërmorën operacionin e “ndërgjegjësimit dhe organizimit” të kafshëve, ishin dy derrat Skuiler dhe Napolon. Nevoja e një dokumenti të shkruar, ku këto parime dhe ide të hidheshin, ngjashëm me atë që ndodhi në regjimet totalitare (manifestet), prodhoi “Animalizmin”, një vepër ku kafshët përpunuan mendimin teorik. Kanalet e komunikimit ishin “dishepujt”, kafshë që nuk u zgjodhën mbi kriterin e zgjuarsisë, por të funksionit si (“kanal”) përcjellës, për idetë “Animalizmit” dhe përgatitjen e terrenit për revolucionin, marrjen e fermës nën kontrollin e kafshëve. Nuk zgjati shumë dhe neglizhenca e zotit Xhons, ulja e sasisë së ushqimit i çoi kafshët në kryengritje dhe dëbim të qenieve njerëzore, duke i shpallur luftë të hapur! Pa humbur kohë në kuadër të organizimit u vendos për kodin e veshjes (lakuriq), u ndërrua emri i fermës, u shpall muze shtëpia e Xhonsit, u krijua flamur i ri, u caktua takim çdo fundjavë dhe u caktuan 7 urdhërat e “Animalizmit”, elementë këto që treguan se në fermë u vendos një regjim i ri, shoqëruar me institucionalizimin! Në romanin “1984”, Orwell trajton unifikimin e popullit nga partia nën një kod komunikimi të njëjtë dhe të vetëm, “gjuha e re”. Po ashtu kafshët nisën mësimin e gjuhës me anë të kurseve, duke ju referuar një alfabeti të përbashkët, por që koha tregoi se shumica prej tyre nuk e përvetësoi. Dy derrat, Snoubolli (simbol i arsyes) dhe Napoloni (simbol i vrazhdësisë) ishin në krye të drejtimit dhe për çdo vendim marrje do kishin qëndrime të kundërta. Institucioni i votimit përdorej për çdo vendi marrje. Dominimi i më të fortit dhe jo ideve më të mira u shfaq kur projekti i detajuar për mullirin, që sipas Sonubollit do sillte industrializimin e fermës, u mposht nga Napoloni jo me ide, por me dhunë, duke e përzënë nga ferma. Nyameh Jerome (2013): Application of the Maslow’s hierarchy of need theory; impacts and implications on organizational culture, human resource and employee’s performance. Botuar në: International Journal of Business and Management Invention. Vol. 2. No. 3. Faqe 41 2


3

“Ju vetëm duhet të mbani një çomange mbi kokat e tyre dhe nëse ata dalin nga linja, goditini ata mbi kokë. Por ndërsa shoqëria bëhet më e lirë dhe demokratike, ju do e humbni atë kapacitet”. Shfaqja e një garde qensh solli frymën e terrorit në fermë. Nën trysninë e tyre kafshët pranuan vendimin e pa konsultuar të Napolonit për heqjen e të drejtës së votës dhe debatit, me argumentin se duhej “disiplinë”. Teknika e frikës dhe terrorit solli heshtjen e kafshëve, të cilat mund të shqyheshin nga qentë nëse zbulohej se bashkëpunonin me armikun ose nuk i bindeshin urdhërave të udhëheqësit. Sonubolli u kthye në simbolin e armikut dhe nisën t’i faturoheshin përgjegjësitë për çdo dështim të Napolonit dhe punëve në fermë. 4“Të fshish nga memoria publike çdo raport që mohon tablonë e dëshiruar”, është një nga teknikat e bindjes që përdor propaganda. Nga hero me dekorata për luftën kundër njerëzve në “Betejën e stallave”, nisi të punohej për zbehjen e rolit të Snoubollit, deri në momentin që u (shpikën) gjetën edhe dokumente që provonin bashkëpunimin e tij me njerëzit. Ideja se pas çdo të keqeje qëndronte armiku Snouboll, nisi të besohej kolektivisht aq sa uria dhe kushtet në fermë filluan të harroheshin. Parullat, si “shoku Napolon ka gjithnjë të drejtë”, përdoreshin sa herë që kishte nevojë të arsyetohej mbi vendimet. Tentativa për logjikë të kthjellët shtypej edhe nga kori i deleve që ri përsërisnin pa ndërprerje për disa minuta parullat pro Napolonit. 5

“Qëndrimet kolektive janë të përshtatshme për shumë mënyra ndryshimi. Ato mund të shkatërrohen para një kërcënimi të frikshëm për ushtrim dhune ose të përbërë nga shtrëngimi ekonomik. Por rregullimi dhe ri rregullimi i tyre ndodhin kryesisht nën nxitjen e simboleve të rëndësishme dhe teknika e përdorimit të simboleve të rëndësishme për këtë qëllim është propaganda”. Me tu shfaqur nevoja për vegla që kafshët nuk i prodhonin dot, u vendos tregtia me njerëzit! Më pas paria drejtuese e përbërë nga derrat, vendosi të jetonte në “rezidencë” (shtëpinë e Xhonsit), që deri para pak kohësh sipas vendimit të shumicës ishte kthyer në muze. Kafshët e habitura nuk mund të lexonin vetë 7 parimet, për shkak të analfabetizmit. Për ato që nuk i kishte lënë memoria, Skuileri (derri që përcillte urdhërat e Napolonit) i kërkoi ndonjë dokument ku shkruhej kjo. 6 “Kujtesa e plakut ishte veç një kapicë vogëlsirash. Mund ta pyesje gjithë ditën e s’merrje vesh asnjë lloj informacioni të saktë. Ndoshta historitë e partisë qenë të vërteta, madje

3

Noam Chomsky (1991): Media Control The Spectacular Achievements of Propaganda. Association with Open Media. United States. Ribotim viti 1997. Faqe 14 4

Marcello Foa: Magjistarët e lajmit. Onufri. Tiranë. Faqe 251 Harold D. Lasswell (1927): “The Theory of Political Propaganda”. Botuar në: The American Political Science Review, Vol. 21, No. 3, United States, faqe 628 5

6George

Orwel (2005): 1984. Zenit. Tiranë. Faqe 107


mund të ishin tërësisht të tilla”. Operacionet për harresën e së kaluarës i bënë kafshët që të mos ishin të afta as të krahasonin gjendjen në të cilën ishin nën pronësinë e Xhonsit. 7

“...me një fjalim të Skuilerit, që jepte shifrat e arritjeve të kohëve të fundit, sidomos shtimin e prodhimit ushqimor”. Shifrat nuk korrespondonin me racionet ushqimore, por krijonin iluzionin dhe ndiznin ndjenjën e krenarisë për “republikën e kafshëve”. 7 rregullat u modifikuan hap pas hapi, në varësi të komoditeteve që derrat vendosën t’i shtonin vetes. Çdo hezitim nga kafshët shpërbëhej nga Skuinteri me pretendimin (kërcënimin) se ndryshe do të rikthehej Xhonsi, do të sulmoheshin papritur dhe mbi të gjitha, kafshët do të humbnin pavarësinë e arritur. Për të cilën ato ishin të gatshme të pranonin çdo kusht. Përdorimi i kësaj teknike nuk është i largët në historinë e kombeve. 8“...për të bindur vendin të aprovonte luftën e Irakut, Shtëpia e Bardhë mbështetej tek këta tre elementë: Frika e amerikanëve; ...kërcënimi irakian ishte i vërtetë dhe i menjëhershëm...; Interesi suprem kombëtar”. Nëse do ta krahasonim me termat bashkëkohorë sjelljen e parisë së derrave me kafshët dhe njerëzit, dallojmë dy standarde. 9“Diplomacia publike është rrugë dydrejtimëshe dhe përdor dialogun, ndërsa propaganda përdor informacionin dhe informacioni siç thotë Wolton, është njëdrejtimësh”. Kafshët merrnin vetëm urdhëra për zbatimin e vendimeve të Napolonit dhe çdo hezitim apo mëdyshje përballej me egërsinë e qenve ose teknikat manipuluese të Skuinterit, që propagandonin të mirën e përbashkët, barazinë, rrezikun nga armikun dhe “kultin e liderit” që kujdesej për masën. Trajtim tjetër, shkëmbime tregtare, pritje delegacionesh me drejtues fermash kishin njerëzit, si pjesë e vendosjes dhe forcimit të marrëdhënies me ta, që në fillim ishin shkaku për nisjen e revolucionit, term që u ndalua të përdorej dhe kafshët ja harruan kuptimin!

*Ky Artikull me qasje analitike mbi elementët e përdorimit të propagandës, në romanin “Ferma e Kafshëve”(1945), të George Orwell, u realizua në kuadër të një detyre kursi në lëndën “Diplomacia publike”, që zhvillohet në nivelin master, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, profili Marrëdhënie me Publikun, Universiteti i Tiranës. Tiranë, maj 2019

7

George Orwel (2006): Ferma e Kafshëve. Onufri. Tiranë. Faqe 96

8Marcello

9 Saliu

Foa: Magjistarët e lajmit. Onufri. Tiranë. Faqe 243

Hasann (2015): Komunikimi në diplomacinë publike. Soft power-i dhe imazhi ndërkombëtar i Kosovës. Kolegji ABB. Prishtinë. Faqe 37


 Bibliografia  Libra: 

Noam Chomsky (1991): Media Control The Spectacular Achievements of Propaganda. Association with Open Media. United States. Ribotim viti 1997;

Marcello Foa: Magjistarët e lajmit. Onufri. Tiranë;

George Orwel (2006): Ferma e Kafshëve. Onufri. Tiranë;

George Orwel (2005): 1984. Zenit. Tiranë;

Saliu Hasann (2015): Komunikimi në diplomacinë publike. Soft power-i dhe imazhi ndërkombëtar i Kosovës. Kolegji ABB. Prishtinë.

 Artikuj shkencor: 

Harold D. Lasswell (1927): “The Theory of Political Propaganda”. Botuar në: The American Political Science Review. Vol. 21, No. 3, USA;

Nyameh Jerome (2013): Application of the Maslow’s hierarchy of need theory; impacts and implications on organizational culture, human resource and employee’s performance. Botuar nw: International Journal of Business and Management Invention. Vol. 2. No. 3.

(https://pdfs.semanticscholar.org/b0bc/c8ca45193eaf700350a8ac2ddfc09a093be8.pdf)


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.