Nga ABC-ja e gazetarisë tek hulumtimi

Page 1

GERI EMIRI


Shkrimi i lajmit dhe teknikat e hulumtimit Përgatiti: Geri Emiri Desing & kopertina: Geri Emiri

Fotografia e kopertinës: Një përgjigje zyrtare e Ministrisë së Kulturës, vendosur në lupë. Foto nga Geri Emiri E drejta e autorit: Geri Emiri. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti i publikimit: Dhjetor 2019 Ky material prezantues mbi konceptet dhe teknikat bazë të gazetarisë, me temë “Nga ABC-ja e gazetarisë tek hulumtimi”, është përgatitur në kuadër të një trajnimi lokal, me aktivistë dhe studentë në qytetin e Durrësit, mbështetur nga fondacioni Olof Palme international Center, Ambasada e Suedisë në Shqipëri dhe është zbatuar nga Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile Durrës (CSDC Durrës). Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë botim, janë të autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht ato të fondacionit Olof Palme international Center, Ambasadës së Suedisë në Shqipëri apo CSDC Durrës.


Éric Scherer, reporter, korrespondent dhe profesor në Shkollën e Gazetarisë së Shkencave Politike, Francë: “Interneti dhe mediat e reja shoqërore po e rishpikin gazetarinë. Nën trysninë e një dukurie çstrukturuese, të lindur nga një thyerje teknologjike dhe nga sjellje të reja, redaksitë kanë nisur të përdorin mjete të reja” (Éric Scherer (2010): A na duhen më Gazetarët? Tiranë. Papirus. Faqe 32)


Çfarë është lajmi? 1. Relevancë

- Rëndësia që paraqet një ngjarje për tu

kthyer në lajm.

+ 2. Dobi = 3. Interes

- Çfarë ndikimi sjell ngjarja në Shoqëri, nëse ajo e ndikon publikun.

- “Relevanca dhe dobia krijojnë nivelin e lartë të interesit, duke orientuar gjykimin për vlerën lajmore të një ngjarje”.

Screenshot i një lajmi nga faqja online e medias

Lapsi.al, datë 09.12.2019

Brian S. Brooks. George kennedy. darly R. Moen. Don Ranly. 2005. Raportimi dhe shkrimi i lajmeve. Boston. New York: BEDFORD/ST. MARTIN'S. Faqe 13


Kur një ngjarje përbën lajm?  “Ndikimi (impakti) – Sa njerëz ndikohen nga një ngjarje?” Konflikti – Përballjet midis njerëzve apo shteteve, si një themel i rrëfimit; Risia – Njerëzit dhe ngjarjet e pazakonta tërheqin vëmendjen e opinionit publik;

Operator televizionesh duke filmuar një nga protestat kundër importit të mbetjeve. Foto: Geri Emiri

Fama – Njerëzit e thjeshte duan të dijnë mbi jetën dhe veprimtarinë e njerëzve të njohur; Afërsia - Zakonisht njerëzit interesohen për ngjarjet që ndodhin përreth shtëpisë së tyre; Koha – Lajmi “lind dhe vdes” brenda pak orësh. Nëse nuk është i freskët nuk tundon askënd ta konsumojë, klasifikohet si i pavlefshën. Brian S. Brooks. George kennedy. darly R. Moen. Don Ranly. 2005. Raportimi dhe shkrimi i lajmeve. Boston. Neë York: BEDFORD/ST. MARTIN'S. Faqe 13


Burimet Reporteri shkon në vendngjarje – Shkruan çfarë shikoi dhe dëgjoi; Burimi është dëshmitar – ““Reporteri kthehet në dorën e dytë të infromacionit, duke raportuar informacionet e marra nga një dëshmitar”; Burimi është pjesëmarrës – Kur burimi nuk është dëshmitar në

Oficer policie në Spitalin e Durrësit, pas një ngjarje kriminale. Foto: Geri Emiri

ngjarje nuk mund të flasë për detajet dhe dinamikën e zhvillimit të saj; Burimi ekspert i një fushe – Ofron analizë rreth një ngjarje, por pa hyrë në detaje. Duhet

vërtetuar paanësia e tyre dhe raporti i konfliktit të interesit me palët e përfshira. Zylyftar Bregu (2017): Teknologjia e lajmit. Tiranë. Pegi. Faqe 189


Burimet Burimet anonime – Përdoren në raste të veçanta dhe të nevojshme, duke e përcjellë informacionin pa identifikuar burimin e tij, me qëllim mbrojtjen e këtij të fundit. Këshillohet të përdoren rrallë.

Atribuimi T’i tregosh audiencës se si e ke mësuar informacionin dhe cilat janë burimet e tua. Duke treguar kështu burimin dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë ose të tërthortë në shkrim, të njerëzve, fakteve apo dokumenteve që lidhen me ngjarjen. Arkeologu, Prof. Dr. Adem Bunguri, gjatë një interviste audiovizive për autorin e punimit


Jepini përgjigje 5 W-ve dhe H-së! 1. Who/ KUSH është i përfshirë? 2. What/ ÇFARË ndodhi?

3. When/ KUR ndodhi? 4. Where/ KU ndodhi? 5. Why/ PSE ndodhi?

6. How/ SI ndodhi? Zjarri përfshin një servis automjetesh në Lezhë. Foto: Geri Emiri


Piramida e përmbysur e lajmit Sipas modelit të shkrimit të lajmit në formën e “Piramidës së Përmbysur”, “informacioni më i rëndësishëm renditet në krye dhe më pas vijon ai më pak i rëndësishëm”.

Kreu (fjalia e parë e lajmit) kur shkruhet sipas renditjes “Kryefjalë-Kallëzues-Kundrinor (KKK)”, ndihmon në përcjelljen e informacionit më të rëndësishëm në krye të lajmit.

Brian S. Brooks. George kennedy. darly R. Moen. Don Ranly. 2005. Raportimi dhe shkrimi i lajmeve. Boston. New York: BEDFORD/ST. MARTIN'S. Faqe 130

“Piramida e përmbysur e lajmit”. Burimi: The Air Force Departmental Publishing Office (AFDPO) “Makeemlighter”. Përpunoi Geri Emiri


Zhanret kryesor të informacionit| Llojet e teksteve “Reportazhi – Përshkruan një ngjarje sa më konkretisht dhe në një mënyrë të prekshme. Ai përfshin përshkrimin artistik të gërshetuar me fakte”;  “‘Feature’ (reportazhi i thelluar) – Një përzierje e reportazhit dhe analizës. Përdor përshkrimin e fakteve njerëzore për të shpjeguar fenomene komplekse dhe synon të shpjegojë përmes analizës tema abstrakte e të vështira”; Komenti – Sjell qëndrime të qarta dhe me shkathtësi argumentimi përmes opinioneve, që mund të mos përputhen me atë që mendon publiku; Intervista – Vjen në formën e bashkëbisedimit sipas rendit pyetje-përgjigje. Është e nevojshme të strukturohet në formë hinke, me pyetje të hapura në fillim dhe më konkrete në vijim. Stephan Russ-Mohl (Publikimi i dytë, 2010): Gazetaria. Tiranë. K&B. Faqe 64


ETIKA NË MEDIA “Në teorinë e gjuhës gazetareske tërë tema e etikës përmblidhet në një pyetje të vetme: Çfarë qëllimi duhet të synojë të arrijë sjellja e gazetarëve dhe ç’mjete duhen përdorur për ta arritur këtë qëllim?”, Alberto Papuzzi, gazetar, pedagog dhe autor i disa librave kushtuar gazetarisë në Itali (Instituti Shqiptar i Medias (2007): Diskutim për etikën. Përmbledhje esesh dhe artikujsh për etikën e gazetarisë së sotme. Tiranë. Instituti Shqiptar i Medias.Faqe 71).

Informacionet duhet të bazohen në fakte apo burime që identifikohen, e jo mbi bazë thashethemesh apo dyshimesh;  “Duhet ruajtur konfidencialiteti kur ai është premtuar”; Informacioni nuk duhet ndikuar nga interesat ekonomikë apo politikë të medias apo vetë gazetarit; Duhet respektuar dinjiteti njerëzor, mosha e të miturve apo grupeve vunerabël; Nuk duhet diskriminuar për shkak të përkatësisë etnike, fetare apo gjinisë; Duhet shmangur paraqitja e ekzagjëruar e skenave të dhunës apo informacione që mund të nxisin frikë e ankth; Cito burimet e fotografive dhe videove, kur nuk i ke realizuar vetë. Stephan Russ-Mohl (Publikimi i dytë, 2010): Gazetaria. Tiranë. K&B. Faqe 306


Gazetaria qytetare Qytetarët sot mund të bëhen bashkautorë me gazetarët, duke dërguar në redaksitë online foto, video dhe informacione për zhvillime të ndryshme; Teknologjia e celularëve smartphone dhe interneti i kanë kthyer ata edhe në prodhues individual, duke pasur blogjet e tyre në internet apo fanpageet me miliona ndjekës. Qytetarët prodhojnë dhe shpërndajnë kështu lajme duke tejkaluar median tradicionale dhe duke dalë si burime informacioni në skenën mbarëbotërore që ofron interneti.

Një qytetar duke filmuar një pjesë së Kullës C në muret e Kalasë së Durrësit, pak minuta pas shembjes nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019. Foto: Geri Emiri


Raportimi nga qytetarët Media online Dosja.al shkruan një artikull të bazuar mbi raportimin e një qytetari në Durrës. Ai shkruan se në zonën e ish-Kënetës mbeturinat digjen buzë shtëpive, duke përshkruar me detaje emrin e rrugës, veprimet e ndërmarra nga banorët, premtimet e qeverisë dhe e bashkëshoqëron raportimin me një video. Screenshot nga faqja online e medias Dosja.al, datë 10.12.2019


Dilemat për gazetarinë qytetare Pas tërmetit të datës 26.12.2019 ndër burimet e para të informacionit ishte media online “Jeta Osh Qef”, që publikoi fotot, videot dhe informacionet e sjella nga qytetarë të ndryshëm. Publikimi i një lajmi që aludonte për mbi 100 persona që kishin humbur jetën dhe nuk ishin deklaruar nga qeveria, i kushtoi 2 administratorëve të medias procedimin penal, me akuzën se kanë lejuar publikimin e njoftimeve të rreme, të cilat mbjellin panik tek qytetarët. Më tej qeveria kërkoi mbylljen e faqes së internetit të kësaj medieje, duke hapur një debat mbi lirinë dhe kufizimet e medias, në raport me informacionet e sjella nga qytetarët.

Screenshot nga faqja në Facebook e medias “Jeta Osh Qef”, datë 26.12.2019


“A na duhen më gazetarët?!” Studiuesi i medias Éric Scherer e nis me këtë pyetje librin e tij, duke ballafaquar zhvillimet teknologjike dhe gazetarinë qytetare, me profesionin e gazetarit. Pas një analize të hollë ai shkruan se në epokën e mbingarkesës me informacion roli i gazetarit është më i rëndësishëm se kurrë, për të verifikuar informacionet e sjella nga qytetarët, kontrolluar faktet dhe ruajtur etikën.

Gazetarët e televizioneve gjatë një aktiviteti në Portin e Durrësit. Foto: Geri Emiri


Raportimi përmes celularit Njohur si “Mobile Journalism” – MOJO, sot gazetari mjafton të ketë një çantë shpine, me një tripod, mikrofon të përshtatshëm për celular, një bankë karikimi për baterinë dhe mund të realizojë të gjithë procesin e prodhimit të lajmit, me tekst, foto dhe video, ndihmuar nga aplikacionet për editimin e fotove dhe videove.

Gazetari Sami Curri, duke raportuar përmes celularit mbi ndotjen në fushën e mbeturinave në Porto-Romano, Durrës. Foto: Geri Emiri


Qasja drejt hulumtimit lokal

Gazetaria hulumtuese

Një përgjigje zyrtare e Ministrisë së Kulturës vendosur në lupë. Foto: Geri Emiri


Për çfarë mund të raportohet në “lajmet lokale”?!

Ndërtesa e Bashkisë Durrës


Nga t’ia nisësh?! Një gazetar lokal e nis punën duke kontrolluar çështjet që mbulon pushteti vendor, sidomos në ngjarje si nisja e investimeve që marrin një pjesë të konsiderushme të buxhetit të bashkisë, miratimi i buxhetit, duke mësuar mbi kompanitë që përfshihen në projekte që ndikojnë në jetën e qytetarëve dhe zhvillimet sociale apo mjedisore në zonën ku ai raporton. Punonjësit e një kompanie private gjatë punimeve për rrjetin e ri të kanalizimeve në Durrës. Foto: Geri Emiri


Cilat fusha mbulon pushteti vendor?

Tabelë për një punë publike të Bashkisë Durrës. Foto: Geri Emiri





“Gazetaria freelance” (e lirë), një mundësi e re për gazetarët lokal “Gazetaria e lirë” (freelance) ofron sot mundësinë që reporterët të marrin kohën e nevojshme, identifikojnë aspektet kryesore të një çështje, të gjejnë burimet e nevojshme, hulumtojnë në dokumentet publike dhe pasi t’i japin të drejtën e përfaqësimit në shkrim të gjitha palëve, të shkruajnë për çështjet që prekin banorët e një qyteti.

Gazetar duke filmuar përmes celularit ndotjen në fushën e mbeturinave në PortoRomano, Durrës. Foto: Geri Emiri


Gjetja e historisë Për të kuptuar nivelin e realizueshmërisë së shkrimit është e nevojshme që të identifikohen burimet që mund të ndihmojnë për ngritjen e hipotezës ose hedhjen poshtë të saj. Nisja e kërkimit online është një hap që mund të sjellë të dhëna me vlerë, më tej identifikimi i burimeve, personave që mund të kenë dijeni për temën dhe burimet offline mund të ofrojnë të dhëna që nuk janë të digjitalizuara.

Gazetar në kërkim të historive njerëzore, pas përmbytjes së fund nëntorit 2017, në fshatin Devren, Krujë. Foto: Geri Emiri


Rëndësia e dokumenteve offline Hetimi i Prokurorisë së Pogradecit në vitin 2017 arriti në përfundimin që punimet e një HEC-i në zonën e Mokrës nuk kishin dëmtuar një rrugë antike dhe se aty nuk kishte asnjë gjurmë të “Via Egnatia”. Pas konsultimit me njohësit e fushës dhe burimet offline, rezultoi se rruga që prokuroria nuk e konstatoi në hetim, është identifikuar në disa studime, ndër to në librin “Rrugë dhe ura të vjetra në Shqipëri”, të botuar në vitin 1997, nga Valter Shtylla.

“Screenshot” i investigimit të datës 17 nëntor 2018, në median online “Reporter.al”, me titull: “Dëmtimi i rrugës antike nga punimet e HEC-it, u fshi me një të rënë lapsi”.


T’i bësh follow-up lajmit Reporterët shpesh informojnë mbi një zhvillim dhe rutina i bën të harrojnë ecurinë e saj, kur me kalimin e kohës dhe shtimin e aktorëve mund të ndodhin zhvillime me shumë interes. Gjykata Administrative e Apelit vendosi t’i hapi rrugën ndërtimit të projektit “Veliera” në Durrës. Për shkak se zhvillimet mbi temën u shtrinë në rreth 2 vite, interesi i gazetarëve u ul. Ngjarja do mbetej e pambuluar nëse nuk do të shkohej disa herë në gjykatë, për tu interesuar mbi rastin, deri në ditën që ajo mori një vendim larg “syrit dhe veshit” të medias.

“Screenshot” i lajmit të datës 22 shkurt 2019, në median online “Reporter.al”, me titull: “Apeli i hap rrugë ndërtimit të ‘Velierës’ në zonën arkeologjike ‘A’”.


LIGJI Nr. 119/2014 PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT ju ndihmon:

Si të njiheni me dokumentet publike? Dokumentet publike janë themeli i shumë shkrimeve, për të kuptuar se si qëndrojnë rrethanat apo vërtetuar përgjegjësitë e palëve të përfshira në shkrim. Ligji siguron për publikun akses më të madh në dokumentet zyrtare, si edhe penalitete konkrete për zyrtarët publikë që refuzojnë t’i vendosin në dispozicion informacionet publikut.

Ambientet e institucionit të Komisionerit për të Drejtën e informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave personale. Foto: Geri Emiri


Çfarë konsiderohet informacion publik?

“Çdo qytetar ka të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë arsyet e kërkimit të informacionit”. Njohja me informacionin publik bëhet përmes dokumentit origjinal ose duke marrë një kopje të tij, në formën ose formatin që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit. Si mund të ankoheni? Në rast se ju vlerësoni se ju janë shkelur të drejtat për të marrë informacion (nuk ju është kthyer përgjigje ose përgjigjja e kthyer nuk është e plotë) keni të drejtë të ankoheni në rrugë administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Ankimi bëhet brenda 30 ditëve punë, nga dita kur ju nuk keni marrë njoftim për refuzimin e informacionit ose ka kaluar afati ligjor për dhënien e informacionit të kërkuar (10 ditë pune në kushte normale ose 15 ditë pune, kur kërkohet nga autoriteti publik të shtyhet me 5 ditë dhënia e informacionit). Ligji nr. 119/2014, "Për të drejtën e informimit": http://www.idp.al/wp-content/uploads/2016/11/160-2014-DI.pdf


Si t’i drejtoheni institucioneve?! Pasi të plotësoni formularin e Kërkesës për Informacion (kliko këtu për ta shkarkuar), ju mund ta dërgoni atë vetë përmes emailit drejt postës elektronike të institucionit që doni t’i drejtoheni ose nëpërmjet portalit “Pyet Shtetin”, ku regjistroheni dhe më pas informoheni më në detaje për ecurinë e kërkesës për informacion dhe një metodë tjetër është dërgimi me rrugë postare. Një lehtësi kur dërgon Kërkesën për Informacion me email, është përfshirja në të e adresës së emailit të koordinatorit për të drejtën e informimit në institucionin përkatës, që ligji e ngarkon me përgjegjësi për ndjekjen e ecurisë së kërkesave për informacion dhe kthimin në kohë të përgjigjeve. Të dhënat e tij mund t’i gjeni në faqet online të institucioneve shtetërore, në kategoritë “kontakt” ose “programi i transparencës”.

“Screenshot” i formatit të Kërkesës për Informacion. Burimi: Pyetshtetin.al


Përdorimi i databazave online Databazat online përbëjnë shpesh një burim të shpejtë të gjetjes së të dhënave, duke mësuar rrugën e kërkimit në to. Teksa ju prisni përgjigje nga institucionet shtetërore, mund t’i drejtoheni databazave në internet. Në Shqipëri janë krijuar disa të tilla gjatë viteve të fundit. Disa prej tyre janë: Vendime.al: Është platforma kombëtare ku publikohen vendimet e këshillave bashkiakë të Republikës së Shqipërisë; Qkr.gov.al: Faqja zyrtare e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit;

App.gov.al: Kjo është faqja zyrtare e Agjencisë së Prokurimit Publik; Prokurimetransparente.al: Publikuar nga Instituti Shqiptar i Shkencave, është e ngjashme me faqen e Prokurimeve Publike, por kërkimi në të është më i lehtë. Gjykata.gov.al: Ofron akses në vendimet e gjykatave të faktit dhe apelit, si edhe lidhje me faqet përkatëse të internetit të këtyre gjykatave.


Rëndësia e databazave online “Screenshot” i analizës së datës 27 shtator 2018 në median online “Porta Vendore”, me titull: “Rrugët e amortizuara në Durrës e Shijak, abuzimi prej 1.4 miliardë lekësh me rrugën e “Sektor Rinia”.

Në kuadër të një shkrimi në median Porta Vendore, mbi gjendjen e rrugëve kryesore në Bashkinë Durrës, nga kërkimi në databazën online “Prokurimetransparente.al”, lidhur me rikonstruksionin e rrugës Vrinë - Fshati Rinia (Durrës), një investim në total rreth 1.2 milion euro, prodhoi të dhëna që pasuruan një shkrim që trajtonte problematikat e rrugëve kryesore në Bashkinë Durrës. U zbulua se përveç tenderit të vitit 2014, me vlerë 40 milionë lekë për këtë rrugë, Bashkia Durrës kishte dhënë edhe 100 milionë lekë të tjera për rikonstruksionin e rrugës “Virnë – fshati Rinia”, më 16 shkurt 2016.


Procesi i kontrollit të fakteve (factchecking) Televizioni kombëtar Top-Channel më datë 6 qershor 2017 në një kronikë informonte për zbulimet arkeologjike në fshatin Bishqem, të Peqinit. Një vit më pas, më datë 22 korrik 2018, media online “Jeta Osh Qef”, publikon të njëjtin lajm, me foto dhe citime të njëjta, duke e sjellë si një zbulim të sapo ndodhur. Veprim që pasohet edhe nga media online “Korrieri”. Si të mos mjaftonte kjo, më datë 12 prill 2019 një media online në Kosovë, e quajtur “Kosova ime”, publikon të njëjtin artikull, me të njëjtin tekst dhe citime, si në lajmin e Top-Channel, 2 vite më parë. Megjithatë informacioni paraqitej si ngjarje e re. Në një komunikim telefonik me arkeologun Ylli Cerova, në kuadër të verifikimit të këtij lajmi si gazetar i blogut të profilizuar në raportimin mbi arkeologjinë, Amfora.al, në muajin korrik 2018, ai jo vetëm që e mohoi vijimin e gërmimeve, por shprehu një mendim negativ ndaj shumicës së gazetarëve dhe mediave, që sipas tij ishin përgjegjës për prodhimin e lajmeve të pavërteta. Nëse mediat e përmendura ose gazetarët/redaktorët do t’i kishin kushtuar pak vëmendje datave të publikimit dhe teksteve të njëjta të lajmeve, nuk do të kishin përsëritur për dy vite resht të njëjtin lajm.


“Screenshote” të lajmeve të publikuara në katër media, në vite të ndryshme.


Përfundime Hartimi i këtij materiali që shërben si një hyrje në profesionin e gazetarit është mbështetur në përvojën e autorit dhe në publikime të ngjashme, të cilat këshillohen të lexohen nga çdo gazetar që dëshiron të thellohet në raportimin e lajmit, në qasjen lokale, por edhe hulumtuese, ku një rëndësi e veçantë i kushtohet marrjes së dokumenteve publike dhe procesit të kontrollit të fakteve (factchecking).


Rekomandime: Publikime dhe media nga ku mund të mësoni më shumë rreth gazetarisë profesioniste dhe me qasje hulumtuese: 1. Lawrence. Marzouk, “Zbardhja e të vërtetës: Udhëzues për gazetarinë investigative në Shqipëri”, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, Shqipëri, Tiranë 2015. (https://www.osce.org/sq/albania/201336?download=true)

2. Rrapo. Zguri, “Factchecking - Manual për gazetarët”, fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung, instituti Shqiptar i Medias, Tiranë 2018. (http://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/14794.pdf) 3. Geri. Emiri, “Mjetet dhe teknikat e raportimit të lajmit lokal” - Mini-manual për gazetarët lokal në Shqipëri, me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert dhe medias online Citizens Channel. Durrës 2019. *PËR RAPORTIMIN E LAJMIT LOKAL KËSHILLOHET KONSULTIMI I KËTIJ PUBLIKIMI (https://issuu.com/geriemiri/docs/mini-manual_-__mjetet_dhe_teknikat_)


Reporter.al: Reporter.al është publikimi online i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri – BIRN Albania. BIRN Albania është një organizatë jo-fitimprurëse që ka për qëllim kryesor promovimin e medias të lirë dhe të pavarurur, e cila synon informimin e opinionit publik mbi çështje lidhur me korrupsionin, pa ndëshkueshmërinë, situatën e të drejtave të njeriut, aktivitetin e shoqërisë civile në Shqipëri dhe rajon, etj. Portavendore.al: Qëllimi i së cilës është krijimi i një mjedisi mbështetës për demokracinë vendore dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrjen lokale, duke përmirësuar informimin e qytetarëve mbi funksionet dhe përgjegjësitë e bashkisë, duke forcuar gazetarinë vendore dhe duke advokuar për më shumë transparencë dhe llogaridhënie të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Amfora.al: Blog jofitimprurës kushtuar arkeologjisë dhe monumenteve të kulturës në Shqipëri, me fokus qytetin e Durrësit. Në brendësi do të gjeni publikime ekskluzive, me qasje kritike, por edhe promovuese, që synojnë informimin e qytetarëve për zhvillimet mbi arkeologjinë dhe monumentet e kulturës. Theport.al: Është një platformë digjitale mediatike e krijuar nga anëtarët e komunitetit të Durrësit. Ajo përbëhet nga një ekip digjital i radios dhe një ekip i multimedias, që krijojnë përmbajtje për të patur një zë në komunitetet e tyre dhe të shprehin veten e tyre në mënyrë krijuese.


Webliografia dhe Bibliografia “E drejta për informim - procedura e ankimit dhe sanksionet në rast të refuzimit të kërkesës për informim”, Komisioneri për të Drejtën e informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Tiranë. (http://www.idp.al/wpcontent/uploads/2017/03/E_drejta_per_informimProcedura_e_ankimit.pdf) Éric Scherer (2010): A na duhen më Gazetarët? Tiranë. Papirus.

S. Brooks, Brian, Kennedy, George, R. Moen, Darly, Ranly, Don (2005): Raportimi dhe shkrimi i lajmeve. Tiranë. Botimet IDK. Stephan Russ-Mohl (Publikimi i dytë, 2010): Gazetaria. Tiranë. K&B.

Zylyftar Bregu (2017): Teknologjia e lajmit. Tiranë. Pegi. Instituti Shqiptar i Medias (2007): Diskutim për etikën. Përmbledhje esesh dhe artikujsh për etikën e gazetarisë së sotme. Tiranë. Instituti Shqiptar i Medias.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.