Mjetet dhe teknikat e raportimit të lajmit lokal

Page 1

Mini-manual për gazetarët lokal në Shqipëri

“Mjetet dhe teknikat e raportimit të lajmit lokal”

Geri Emiri

Prill 2019


2

Përgatiti: Geri Emiri Korrektore: Fjoralba Sinoruka

Desing & kopertina: Geri Emiri Fotografia e kopertinës: Fotoreporter dhe operator gjatë aktivitetit për vendosjen e emrit të arkeologut Vlangjel Toçi, për rrugën pranë amfiteatrit në Durrës, 18 prill 2018. Foto Geri Emiri E drejta e autorit: Geri Emiri Të gjitha të drejtat janë të rezervuara Viti i publikimit: 2019. Publikimi i dytë

Ky mini-manual, me temë “Mjetet dhe teknikat e raportimit lokal”, është përgatitur në kuadër të një trajnimi me gazetarët në qytetin e Durrësit, mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert dhe media online Citizens Channel, mbi mjetet dhe teknikat e raportimit në nivel lokal. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë botim, janë të autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht ato të Fondacionit Friedrich Ebert apo medias online Citizens Channel.


3

PËRMBAJTJA Hyrje ___________________________________________________________________4 Kapitulli 1: Përgatitja përpara daljes në terren ___________________________________5 1.1 Për çfarë mund të raportohet në “lajmet lokale”?! _____________________________5 1.2 Çfarë fushash mbulon pushteti vendor? _____________________________________6 1.3 Gjetja e historisë _______________________________________________________7 1.4 Gjetja e të dhënave për të nisur historinë ____________________________________8 1.5 Propozimi i temës ______________________________________________________10 Kapitulli 2: Si të njihesh me dokumentet publike? ________________________________11 2.1 Çfarë konsiderohet informacion publik? ____________________________________ 11 2.2 Kush ka të drejtë të kërkojë informacion publike? _____________________________11 2.3 Ku mund të ankohemi në rast se nuk na jepet informacioni? ____________________ 11 2.4 Si mund të ankohem? __________________________________________________ 12 2.5 Si t’i drejtohem institucioneve?! ___________________________________________13 Kapitulli 3: Përdorimi i databazave online ______________________________________ 14 3.1 Cilat janë faqet shqiptare më të rëndësishme për raportimin lokal?! _______________14 Kapitulli 4: Procesi i kontrollit të fakteve ________________________________________17 Përfundime ______________________________________________________________ 20 Webliografia dhe bibliografia ________________________________________________ 21


4 Hyrje Raportimi i gazetarëve lokal shtrihet në një territor të caktuar gjeografik, duke mbuluar çështje që prekin banorët e një qyteti apo periferie. Shpesh këto ngjarje përbëjnë interes edhe për një audiencë me shtrirje kombëtare dhe që duan të mësojnë arsyen përse studentët në Durrës kanë braktisur mësimin dhe po protestojnë për fushën e mbetjeve urbane pranë godinës ku studiojnë apo nëse punimet e bashkisë së qytetit për rehabilitimin e rrjetit të ujërave të ndotura, kanë përfunduar përpara nisjes së sezonit veror. Ky publikim, në formën e një manuali të shkurtër synon të përmbledh disa prej karakteristikave të lajmit me interes lokal dhe teknikave që mund të përdoren për pasurimin e tij, në kushtet kur lajmi i shkurtër është shtuar ndjeshëm me praninë e medias online dhe thellimi në gazetarinë hulumtuese po bëhet një ishull gjithnjë e më i largët. “Gazetaria e lirë” (freelance) ofron sot mundësinë që reporterët të marrin kohën e nevojshme, të identifikojnë aspektet kryesore të një çështje, të gjejnë burimet e nevojshme, të hulumtojnë në dokumentet publike dhe pasi t’i japin të drejtën e përfaqësimit në shkrim të gjitha palëve, të shkruajnë për çështjet që prekin banorët e një qyteti. Gazetari me shumë aftësi, mundet sot të kryejë të gjitha operacionet e shkrimit të një lajmi, duke nisur nga gjetja e temës, burimeve, dokumenteve, filmimeve dhe fotografimit nëpërmjet celularit “mobile” dhe montimit të tyre, duke relizuar të gjithë procesin e “paketimit” të lajmit.


5 Kapitulli 1: Përgatitja përpara daljes në terren 1.1 Për çfarë mund të raportohet në “lajmet lokale”?! Gazetarët lokal janë të profilizuar në raportimin e lajmeve për zona të caktuara gjeografike, brenda të cilave raportojnë mbi fusha si ekonomika, mjedisi, mjekësia, arsimi dhe çështjet që lidhen me një komunitet të caktuar. Pushteti vendor është përgjegjës për shërbimet e ofruara ndaj komunitetit të një qarku të caktuar. Vendosja e lupës tek fushat që ai mbulon, mund të gjenerojë histori dhe tema që informojnë banorët e një qyteti apo të gjithë vendit.

Në foto: Ndërtesa e Bashkisë Durrës. Burimi: Geri Emiri

Puna e një gazetari lokal nis nga kontrolli i 1çështjeve që mbulon pushteti vendor, sidomos në ngjarje si miratimi i buxhetit, nisja e investimeve që marrin një pjesë të konsiderushme të buxhetit të bashkisë, kompanive që përfshihen në projekte që ndikojnë në jetën e qytetarëve dhe kapacitet e tyre për të përmbushuar detyrat e marra përsipër. Pushteti vendor mbulon 11 fusha që nënkategorizohen në shërbime që ofrohen në territorin urban dhe rural, duke nisur nga infrastruktura, e përfunduar me pyjet dhe kullotat. 1

S. Brooks, Brian, Kennedy, George, R. Moen, Darly, Ranly, Don, “Raportimi dhe shkrimi i lajmeve”, faqe 277, Botimet IDK, Tiranë


6 1.2 Çfarë fushash mbulon pushteti vendor?


7 1.3 Gjetja e historisë Pikënisja për një histori mund të jetë shqetësimi i bërë publik nga banorët e një qyteti, apo probleme mjedisore. Shpesh duhet që gazetarët “të lexojnë midis rreshtave”. Të qenurit kurioz ndihmon në njohjen me detajet e një çështje, duke evidentuar elementët e pazakontë. Njoftimi nga pushteti vendor i çeljes së një tenderi mund të shërbejë si pikënisje për të ndjekur ecurinë e tij, ofertat e paraqitura dhe kompaninë fituese. Ndodh që gara zhvillohet në mungesë konkurrence apo ku skualifikohen të gjithë operatorët konkurrues përveç fituesit, duke hedhur dyshime për abuzim me fondet publike. 2Njoftimet

e zyrës së shtypit për një investim mund të orientojë reporterin të ngrejë disa

pikëpyetje se si është realizuar investimi apo se çfarë fshihet pas tij. Vendimet e Këshillit Bashkiak janë një “minierë” ku po të kërkosh me kujdes mund të gjesh edhe vendime që cënojnë interesat e qytetarëve, në favor të grupeve të interesit. Specifikat lokale përbëjnë interes për të raportuar mbi sektorët që një zonë ka. Një reporter në Bulqizë mbulon me interes zhvillimet në minierën e zonës, ndërsa një koleg në Durrës mund të mbulojë tema që vijnë nga sektori i peshkimit, turizmit bregdetar apo arkeologjisë. Më tej ato përbëjnë edhe interes për audiencën kombëtare, në kushtet kur këto specifika nuk gjenden në çdo qytet. Të ndjekësh ecurinë e një ngjarje (follow-up) kontribuon në informimin e mëtejshëm të publikut mbi ngjarje që ai i ka ndjekur me interes. Reporterët shpesh informojnë mbi një zhvillim dhe rutina i bën të harrojnë ecurinë e saj, kur me kalimin e kohës dhe shtimin e aktorëve mund të ndodhin zhvillime me shumë interes. Përqendrimi i raportimit të medias në kryeqytet, i ka kthyer në periferike problemet që prekin zona të ndryshme të vendit. Në këto rrethana, “gazetaria e lirë” (freelance) ofron për gazetarët lokal një mundësi të re për zhvillimin e temave të caktuara, me interes për mediat me shtrirje kombëtare dhe ndërkombëtare.

2

Marzouk, Lawrence, “Zbardhja e të vërtetës: Udhëzues për gazetarinë investigative në Shqipëri”, faqe 9, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, Shqipëri, Tiranë 2015.


8

Një shembull i ngjashëm ishte lajmi që Gjykata Administrative e Apelit vendosi në dhomën ndërtimit

e të

këshillimi projektit

t’i

hapi

rrugën

“Veliera”,

duke

pushuar gjykimin e çështjes dhe prishur vendimin e Gjykatës Administrative Durrës, që kishte ndaluar kryerjen e punimeve ndërtimore në zonën arkeologjike “A”. Për shkak se zhvillimet mbi temën u shtrinë në rreth 2 vite, interesi i gazetarëve u ul, duke lënë jashtë fokusit zhvillime të rëndësishme, deri sa kulmoi me vendimin e gjykatës, që solli rinisjen e punimeve. Ngjarja do mbetej e pambuluar nëse nuk

“Screenshot” i lajmit të datës 22 shkurt 2019, në median online “Reporter.al”, me titull: “Apeli i hap rrugë ndërtimit të “Velierës” në zonën arkeologjike ‘A’”.

do të shkohej disa herë në gjykatë, për tu interesuar mbi rastin, deri në ditën që ajo mori një vendim larg “syrit dhe veshit” të medias. Buxheti është plani i shpërndarjes së parave të një institucioni. Kështu nëpërmjet vëzhgimit të kujdesshëm të zërave të buxhetit mund të prodhohen histori me interes, duke parë se ku shkojnë paratë dhe se për çfarë planifikohen të shpenzohen. 1.4 Gjetja e të dhënave për të nisur historinë Për të kuptuar nivelin e realizueshmërisë së shkrimit është e nevojshme që të identifikohen burimet që mund të ndihmojnë për ngritjen e hipotezës ose hedhjen poshtë të saj, përpara se të harxhosh energji dhe kohë në përpjekje për të shkruar artikullin. Nisja e kërkimit online është një hap që mund të sjellë të dhëna me vlerë, si kërkimi në

internet mbi temën që media mund ta ketë raportuar më herët, kërkimi i raporteve të Organizatave Jo-qeveritare (OJQ), kërkimi në faqet e institucioneve që merren me biznesin ose prokurimet, leximi i të dhënave në raportet apo databazat për open data.


9 Identifikimi i burimeve, personave që mund të kenë dijeni për temën dhe kontaktimi i tyre ndihmon për pasurimin me informacion mbi çështjen. Burimet offline mund të ofrojnë të dhëna që nuk janë të digjitalizuara. Kërkimi në arkivë apo bibliotekë, për libra, botime shkencore apo raporte, mund të ndihmojë me të dhëna që forcojnë hipotezën e shkrimit.

Një shembull i përdorimit të librave dhe raporteve është ngjarja e regjistruar më datë 14 tetor 2017, në policinë e Pogradecit, për dëmtimin e një degëzimi të rrugës antike që sipas arkeologëve ka lidhur krahinën e Mokrës me rrugën romake “Via Egnatia, si rrjedhojë e punimeve për ndërtimin e digës së hidrocentralit “Slabinja 2D”. Hetimi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec arriti në përfundimin që aty nuk kishte rrugë dhe asnjë gjurmë të “Via Egnatia”. Gjatë hulumtimit për rastin në kuadër të shkrimit në median BIRN Albania dhe pas konsultimit me njohësit e fushës dhe burimet “offline”, rezultoi se rruga që prokuroria nuk e konstatoi në hetim, është identifikuar në disa studime, përfshi vëzhgimin e fundit arkeologjik të porositur nga vetë kompania që po ndërton HEC-in, si një degëzim i rrugës “Egnatia”. Në librin “Rrugë dhe ura të vjetra në Shqipëri”, të botuar në vitin 1997, specialisti i monumenteve të kulturës, Valter Shtylla, i referohet kalldrëmit në kanionin e Llëngës si kalldrëmi i një rruge romake, i ngjashëm me Egnatian, duke shërbyer si degëzim i saj. “Në Grykën e Llëngës, në Mokër të Pogradecit, ruhen gjurmë kalldrëmi të njëjtë me atë të rrugës Egnatia, që lidhte zonën e Bishnicës, me Korçën”, shkruhet në librin e Shtyllës. Prania e degëzimit në këtë zonë përmendet edhe në botime më të hershme të cituara edhe në vëzhgimin sipërfaqësor të “K.A.E.XH” sh.p.k. Nëpërmjet librit dhe raportit u vërtetua prania e rrugës, vendndodhja e saj dhe më pas identifikimi në terren, ku u konstatua ekzistenca dhe përdorimi i saj për kalimin me automjete, në kundërshtim me ligjin.


10 1.5 Propozimi i temës Pas identifikimit të nivelit të realizueshmërisë së shkrimit, nis kontakti me redaktorin përgjegjës. Përpara se të propozohet tema, duhet ngritur hipoteza e shkrimit, që ndërtohet mbi parimin bazë të gazetarisë, 5 W-të (çfarë?!, kur?!, kush?!, pse?! dhe si?!). Përcaktimi i hipotezës është shumë i rëndësishëm për orientimin e shkrimit. Në fund ajo mund të vërtetohet ose jo, por shërben si “busulla” ku orientohet reporteri në mbledhjen e fakteve dhe intervistimin e personave që kanë përgjegjësi apo dijeni mbi temën. Shpesh editori mund të mos ketë informacion për pozicionin gjeografik të ngjarjes që po i shpjegoni në celular. Ju i përmendni shumë emra, ndërkohë ai ka lënë përgjysmë një shkrim që po e redaktonte. Duhet të niset pas 15 minutash për të ndjekur një seancë gjyqësore dhe ju po i përmendni shumë emra të përfshirë në histori. Një mënyrë praktike do të ishte shkrimi i temës së propozuar, duke dhënë përgjigje për 5 pyetjet bazë të gazetarisë, listuar burimet që mendon t’i drejtohesh, hipotezën e shkrimit, ilustrimin me hartë për vendndodhjen apo shtrirjen e subjektit (kur është e nevojshme), ngritja e hipotezës dhe fokusimi në gjetjen e përgjigjes për pyetjen “Pse?!”. Më pas kjo koncept ide shërben si një pikë orientimi edhe për vetë gazetarin, ku ai të referohet gjatë zhvillimit të temës, nëse ajo është miratuar nga media përkatëse. Për të mos u shpërhapur me dokumente që nuk të kujtohet më se ku i ke lënë, mund të krijosh një dosje në një hapësirë virtuale, si Google Drive apo Dropbox. Atë më pas e ndan me redaktorin që po ndjek shkrimin dhe përveçse jeni të dy të sinkronizuar për ecurinë e mbledhjes së fakteve, kjo lehtëson procesin e redaktimit të shkrimit, ku redaktori mund të hyjë të verifikojë dokumentet që citohen në shkrim apo ta pasurojë me elementë që nuk i ke vlerësuar si të rëndësishëm.


11 Kapitulli 2: Si të njihesh me dokumentet publike? Dokumentet publike janë themeli i shumë shkrimeve, për të kuptuar se si qëndrojnë rrethanat apo vërtetuar përgjegjësitë e palëve të përfshira në shkrim. Çdo entitet shtetëror prodhon dokumente, nga blerja e një stilolapsi, e deri tek dhënia me koncension e Minierës së Bulqizës. 3Ligji nr. 119/2014, "Për të drejtën e informimit", siguron për publikun akses më të madh në dokumentet zyrtare, si edhe penalitete konkrete për zyrtarët publik që refuzojnë t’i vendosin në dispozicion informacionet publikut. 2.1 Çfarë konsiderohet informacion publik? Informacion publik është çdo e dhënë e regjistruar nga institucionet publike, në çfarëdo lloj forme, e formati, gjatë ushtrimit të funksionit publik, pavarësisht se kush ka qenë autoriteti që e ka përgatitur atë. 2.2 Kush ka të drejtë të kërkojë informacion publik? 4Çdo

qytetar ka të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë arsyet

e kërkimit të informacionit. Njohja me informacionin publik bëhet përmes dokumentit origjinal ose duke marrë një kopje të tij, në formën ose formatin që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit. 2.3 Ku mund të ankohemi në rast se nuk na jepet informacioni? Në rast se ju vlerësoni se ju janë shkelur të drejtat për të marrë informacion (nuk ju është kthyer përgjigje ose përgjigjia e kthyer nuk është e plotë) keni të drejtë të ankoheni në rrugë administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

3

Ligji nr. 119/2014, "Për të drejtën e informimit": http://www.idp.al/wp-content/uploads/2016/11/160-2014-DI.pdf

4

“E drejta për informim - procedura e ankimit dhe sanksionet në rast të refuzimit të kërkesës për informim”, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Tiranë


12

Ankimi bëhet brenda 30 ditëve punë, nga dita kur ju nuk keni marrë njoftim për refuzimin e informacionit ose ka kaluar afati ligjor për dhënien e informacionit të kërkuar (10 ditë pune në kushte normale ose 15 ditë pune, kur kërkohet nga autoriteti publik të shtyhet me 5 ditë dhënia e informacionit). 2.4 Si mund të ankohem? Ankimi mund të dërgohet me e-mail në adresën info@idp.al, dorazi ose me postë në adresën, “Rruga e Kavajës”, Nd. 80, H.1, Tiranë. Komisioneri verifikon faktet dhe bazën ligjore ku është mbështetur ankesa juaj. Komisioneri mund t’ju kërkojë juve (në cilësinë e ankuesit) dhe autoritetit publik, kundër të cilit është bërë ankesa, të paraqesin shpjegime të tjera me shkrim, si dhe të informohet nga çdo person dhe burim tjetër. Kur e sheh të nevojshme, Komisioneri mund të zhvillojë një seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen e të dy palëve (5kliko këtu për të shkarkuar formularin e ankesës).

Në foto: Ambientet e institucionit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave personale. Foto: Geri Emiri

5

https://regjistri.pyetshtetin.al/home


13

2.5 Si t’i drejtohem institucioneve?! Pasi të plotësoni formularin e Kërkesës për Informacion (6kliko këtu për ta shkarkuar), ju mund ta dërgoni atë vetë përmes emailit drejt postës elektronike të institucionit që doni t’i drejtoheni, ose nëpërmjet portalit “Pyet Shtetin”, ku regjistroheni dhe më pas informoheni më në detaje për ecurinë e kërkesës për informacion dhe një metodë tjetër është dërgimi me rrugë postare. Një lehtësi kur dërgon Kërkesën për Informacion me email, është përfshirja në të e adresës së emailit të koordinatorit për të e drejtën informimit në institucionin përkatës, që ligji e ngarkon me përgjegjësi për ndjekjen e ecurisë së kërkesave për informacion dhe kthimin në kohë të përgjigjeve. Të dhënat e tij mund t’i gjeni në faqet online të institucioneve shtetërore, në kategoritë “kontakt” ose “programi i transparencës”.

“Screnshot”, të dhënat e koordinatores për të drejtën e informimit në Bashkinë Durrës. Gjenden tek faqja online e bashkisë (durres.gov.al) –> Qyteti & qytetarët -> E drejta e informimit. 6

https://regjistri.pyetshtetin.al/home


14

Kapitulli 3: Përdorimi i databazave online Databazat online përbëjnë shpesh një burim të shpejtë të gjetjes së të dhënave, duke mësuar rrugën e kërkimit në to. Teksa ju prisni përgjigje nga institucionet shtetërore, mund t’i drejtoheni databazave në internet. Në Shqipëri janë krijuar disa gjatë viteve të fundit. 3.1 Cilat janë faqet shqiptare më të rëndësishme për raportimin lokal?! Vendime.al: Është platforma kombëtare ku publikohen vendimet e këshillave bashkiakë të Republikës së Shqipërisë. Platforma përfaqëson Arkivën Kombëtare të Akteve Legjislative të Pushtetit Vendor. Qkr.gov.al: Faqja zyrtare e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. Kjo faqe interneti përmban një databazë të të gjitha bizneseve të regjistruara në Shqipëri, nga bizneset e vogla te korporatat e mëdha, përfshirë informacion mbi aksionarët, drejtorët e kompanive, anëtarët e bordeve dhe disa të dhëna financiare. Në kategorinë “kërko për subjekt”, ju mund të gjeni të dhëna rreth bizneseve. Kërkimi në të mund të realizohet duke vendosur emrin e subjektit apo aksionerëve, por ky kërkim nuk është shumë i mirë. Për të shmangur vështirësitë, gjeni numrin e NIPT-it dhe vendoseni në kutinë përkatëse. App.gov.al: Kjo është faqja zyrtare e Agjencisë së Prokurimit Publik. Kjo faqe interneti përmban një databazë të prokurimeve publike aktuale si dhe njoftimet e fituesve të tenderëve të ndryshëm, të zhvilluara gjatë muajve të fundit. Të dhënat historike fshihen në mënyrë të vazhdueshme. Prokurimetransparente.al: Publikuar nga Instituti Shqiptar i Shkencave, AIS, është e ngjashme me faqen e Prokurimeve Publike, por këkimi në të është më i lehtë. Duke zgjedhur kategorinë “Prokurime Publike Njësi të Qeverisjes Vendore”, ju profilizoheni në të dhënat që kanë të bëjnë me pushtetin vendor. Me rëndësi është kategoria red flags (flamur i kuq), ku gjeni të evidentuara tenderat e pushtetit vendor, të cilët kanë predispozitë për abuzim.


15

Gjykata.gov.al: Ofron akses në vendimet e gjykatave të faktit dhe apelit, si edhe lidhje me faqet përkatëse të internetit të këtyre gjykatave. Gjykata e Rrethit, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Administrative Durrës zhvillojnë çdo ditë seanca që mund të paraqesin interes për raportimin mediatik, në këto faqe gjenden “kalendari i seancave” dhe vendimet gjyqësore. Pushtetivendor.reporter.al: Faqja speciale mbi pushtetin vendor në Shqipëri është një iniciativë e BIRN Albania, e cila ka për qëllim të informojë publikun mbi 61 bashkitë dhe organet e pushtetit vendor që dolën nga zgjedhjet e 21 qershorit 2015. Rilindjaurbane.reporter.al: Databaza e projekteve lokale për rikualifikime urbane, gjelbërim, fasada, institucione arsimore dhe inovacion të financuara nga qeveria. Kjo faqe dhe të dhënat e saj janë produkt i Rrjetit Ballkanik për Gazetarinë Investigative në Shqipëri - BIRN Albania. Portavendore.al: Qëllimi i së cilës është krijimi i një mjedisi mbështetës për demokracinë vendore dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrjen lokale, duke përmirësuar informimin e qytetarëve mbi funksionet dhe përgjegjësitë e bashkisë, duke forcuar gazetarinë vendore dhe duke advokuar për më shumë transparencë dhe llogaridhënie të njësive të vetëqeverisjes vendore. Në databazat më lart reporterët lokalë mund të gjejnë vendimet e këshillit bashkiak, pa pasur nevojë të dërgojnë një kërkesë për informacion në bashki dhe të presin 10 ditë sa të marrin përgjigje. Nëse në qytetet “papritur” ka nisur ndërtimi i një rruge të re, mjafton të identifikohet emri i kompanisë që po realizon punimet ose të bëhet një kërkim për prokurimet e zhvilluara së fundmi nga pushteti vendor, për tu thelluar në vlerën e tenderit, kompaninë fituese dhe identifikimin e aspekteve të pazakonshme, në se ka të tillë. Të dhëna për shtrirjen e bashkive të reja, njësitë administrative që përfshijnë, numri i popullsisë, krijojnë mundësinë e njohjes më në detaje të territorit që shtrihet përtej vijës së verdhë të qytetit. Një pjesë e premtimeve dhe programeve elektorale janë të rëndësishme për të parë se sa janë realizuar 4 vite pas zhvillimit të zgjedhjeve lokale.


16 Zhvillimet në gjykata gjenerojnë shpesh lajme me vlerë për komunitetin në një zonë të caktuar, duke ndjekur seancat gjyqësore në Gjykatën e Rrethit, Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Administrative Durrës, mund të gjenden histori që lidhen me pushtetin vendor, konflikte, abuzime nga zyrtarët, histori njerëzore që sjellin realitete të caktuara, me vlerë për raportimin lokal dhe atë kombëtar.

Në kuadër të një shkrimi në median Porta Vendore, mbi gjendjen e rrugëve kryesore në Bashkinë Durrës, nga kërkimi në databazën online “Prokurimetransparente.al”, lidhur me rikonstruksionin e rrugës Vrinë-Fshati Rinia (Durrës), një investim në total rreth 1.2 milion euro, prodhoi të dhëna që pasuruan një shkrim që trajtonte problematikat e rrugëve kryesore në Bashkinë Durrës. U zbulua se përveç tenderit të vitit 2014, me vlerë 40 milionë lekë për këtë rrugë, Bashkia Durrës kishte dhënë edhe 100 milionë lekë të tjera për rikonstruksionin e rrugës “Virnë – fshati Rinia”, më 16 shkurt 2016. Fitues i këtij tenderi ishte bashkimi i 3 kompanive, “Sireta 2F” sh.p.k – “Agri Construksion” sh.p.k – “Beladi” sh.p.k. Ndaj këtij tenderi në Komisionin e Prokurimeve Publike u ankuan 3 operatorët e tjerë pjesëmarrës në garë, “Nika” sh.p.k. & “Kthella” sh.p.k. & “Mane/S” sh.p.k.”. Ankimi u ndoq edhe në njoftimet e Komisionit të Prokurimit Publik, duke mësuar mbi trajtimin që i ishte bërë rastit dhe arsyet përse komisioni e kishte rrëzuar ankimin e bashkimit të operatorëve. Nga kërkimi në internet rezultoi se edhe rikonstruksioni i dytë i rrugës kishte rënë përsëri në “rrjetën” e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH). Me rikonstruksionin e vitit 2014 dhe 2016, Bashkia Durrës shpenzoi 140 milion lekë për një rrugë, asfalti i së cilës sot është shkërmoqur dhe ka rrëshqitur.


17

Kapitulli 4: Procesi i kontrollit të fakteve Sot në gazetari po flitet gjithnjë e më shumë për fenomenin e “fake news”, që njihet si prodhimi dhe përhapja e lajmeve të rreme, që “paketohen” si të vërteta. Procesi i kontrollit të fakteve, njohur si “fact-checking”, është një detyrë e shtuar për gazetarët në ditët e sotme. Pasi dikush të ofron informacion për një temë apo të siguron të dhëna për të, duhet realizuar procesi i “skanimit” të tyre. Verifkimi lidhet edhe me elementët më bazikë, si: • Emrat dhe emërtimet (për njerëz, vende, etj.)

• Lokalizimet gjeografike dhë përshkrimet e tyre

• Matjet dhe konvertimet

• Përshkrimi fizik i njerëzve, vendeve dhe gjërave • Datat

• Shpjegimet shkencore dhe teknike

• Ilustrimet dhe fotot, përfshi edhe diçiturat

Titujt, gradat, funksionet, përshkrimet e punës, përkatësitë

• Përkufizimet dhe zgjedhjet e fjalëve

• Detajet e produkteve, përfshi çmimet, specifikimet, dhe përshkrimet • Citatet nga filmat apo nga mediat

• Argumentet mbizotëruese

7

• Mosha

• Citimet

• Numrat

• Citimet historike apo ngjarjet historike, madje edhe ato që konsiderohen gjerësisht si të mirënjohura

7

• Madje edhe gjërat që ju mund t’i keni kontrolluar një javë më pare • Madje edhe gjërat që ju mendoni se i dini si të vërteta.

Borel, Brooke, The Chicago Guide to Fact-Checking, University of Chicago Press; 1 edition, Chicago, 2016 Për më shumë lexo: Zguri, Rrapo, “Factchecking - Manual për gazetarët”, fondacioni FriedrichEbert-Stiftung, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë 2018.


18 Ky proces bëhet i rëndësishëm që në vendosjen e elementëve bazë në shkrim, si emrat apo statuset e personave të përfshirë në shkrim. Ngatërrimi i tyre përveçse tregon mungesë serioziteti nga shkruesi i lajmit, sjell pakënaqësi tek personat që janë pronocuar në kuadër të shkrimit. Në kronikën e datës 22 korrik 2018, mbi restaurimin e Kishës së Apostujve dhe debatin mbi teknikën që u zbatua, në lajmin e transmetuar nga televizioni kombëtar Top-Channel, binte në sy ngatërrimi i emrave dhe statuseve të të intervistuarve. Paskal Nasi, kryeplak i fshtatit Hoshtevë të Zagorisë (Gjirokastër), ishte vendosur si “strishë” gjatë momenteve kur fliste arkitekti restaurator, Reshat Gega dhe kur fliste ky i fundit, dilte emri Paskal Nasi.

“Screnshot” i kronikës së datës 22 korrik 2018, Top-channel Majtas, Paskal Nasi, kryeplak i fshtatit Hoshtevë të Zagorisë

Djathtas, Reshat Gega, arkitekt restaurator


19 Procesi i kontrollit të fakteve shmang vendosjen gabim të të dhënave që nuk “cënojnë” në një masë të madhe integritetin e shkrimit, por rëndësia më e madhe e këtij procesi shtohet kur gazetari apo redaktori përballet me një informacion apo lajm fake news. I ngjashëm është rasti i një lajmi për zbulimet arkeologjike në fshatin Bishqem, të Peqinit. Televizioni kombëtar Top-Channel realizoi më datë 6 qershor 2017, një kronikë që informonte mbi zbulimin. Një vit më pas, më datë 22 korrik 2018, media online “Jeta Osh Qef”, publikon të njëjtin lajm, me foto dhe citime të njëjta, duke e sjellë si një zbulim të sapondodhur. Veprim që pasohet edhe nga media online “Korrieri”. Si të mos mjaftonte kjo, më datë 12 prill 2019, një media online në Kosovë, e quajtur “Kosova ime”, publikon të njëjtin artikull, me të njëjtin tekst dhe citime, si në lajmin e Top-Channel, 2 vite më parë. Megjithatë informacioni paraqitej si ngjarje e re. Në një komunikim telefonik me arkeolgoun Ylli Cerova, në kuadër të verifikimit të këtij lajmi si gazetar i blogut të profilizuar në raportimin mbi arkeologjinë, Amfora.al, në muajin korrik 2018, ai jo vetëm që mohoi vijimin e gërmimeve, por shprehu një mendim negativ ndaj shumicës së gazetarëve dhe mediave, që sipas tij ishin përgjegjës për prodhimin e lajmeve të pavërteta. Nëse mediat e përmendura ose gazetarët/redaktorët do t’i kishin kushtuar pak vëmendje datave të publikimit dhe teksteve të njëjta të lajmeve, nuk do të kishin përsëritur për dy vite resht të njëjtin lajm.


20

“Screnshote” të lajmeve të publikuara në katër media, në vite të ndryshme


21 Përfundime: Elementët e paraqitur përgjatë këtij mini-manuali janë produkt i përvojës së autorit, kryesisht si reporter lokal, të shumë gazetarëve, paraqitur në raporte, libra dhe udhëzues për fushën e gazetarisë me qasje hulumtuese. Pjesën më të madhe të tyre gazetarët e njohin, por rutina shpesh i detyron të mos i ndjekin të gjitha hapat që përmbushin një raportim profesional. “Gazetaria e lirë” (freelance), me qasje lokale është një mundësi e mirë për gazetarët në thellimin e tyre në raportimin e temave që prekin komunitete të caktuara dhe jo vetëm. Rekomandim: Pas publikimit të parë të këtij manuali, u hartua një tjetër manual i cili në pjesën e parë trajton teknikat e shkrimit dhe raportimit të lajmit, duke u zgjeruar më tej mbi teknikat e hulumtimit, bazuar tek ky publikim që ju sapo lexuat. Për një rifreskim apo njohje më të gjerë të procesit të shkrimit e raportimit të lajmit, përdorimit të burimeve dhe rregullave etike, ju rekomandojmë leximin e manualit të shkurtër me titull: “Nga ABC-ja e gazetarisë tek hulumtimi” (https://issuu.com/geriemiri/docs/mini-manual_-_nga_abc-ja_e_gazetaris__tek_hulumtim)

Bashkëpunimi midis gazetarëve në nivel qendror dhe lokal, besoj se sjell forcimin e demokracisë dhe një shërbim profesional, në funksion të qytetarëve. Për çdo bashkëpunim, sugjerim apo pyetje, ju lutem më kontaktoni në adresat:

Email: emirigeri@gmail.com Twitter: @Geri_Emiri


22

Webliografia: Hartimi i këtij mini-manuali është mbështetur në përvojën e autorit dhe në publikime të ngjashme, të cilat këshillohen të lexohen nga çdo gazetar që dëshiron të thellohet në raportimin lokal, me qasje hulumtuese, ku një rëndësi e veçantë i kushtohet marrjes së dokumenteve publike dhe procesit të kontrollit të fakteve (factchecking), të cilat i gjeni në tre linqet më poshtë: 1. Marzouk, Lawrence, “Zbardhja e të vërtetës: Udhëzues për gazetarinë investigative në Shqipëri”, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, Shqipëri, Tiranë 2015.

(https://www.osce.org/sq/albania/201336?download=true) 2. Zguri, Rrapo, “Factchecking - Manual për gazetarët”, fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung,

Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë 2018. (http://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/14794.pdf) 3. “E drejta për informim - procedura e ankimit dhe sanksionet në rast të refuzimit të kërkesës për informim”, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Tiranë. (http://www.idp.al/wpcontent/uploads/2017/03/E_drejta_per_informimProcedura_e_ankimit.pdf )

Bibliografia: S. Brooks, Brian, Kennedy, George, R. Moen, Darly, Ranly, Don, “Raportimi dhe shkrimi i lajmeve”, Botimet IDK, Tiranë.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.