Rehabilitimi pasoperativ në kushte shtëpiake

Page 1

IPSH SPITALI I SPECIALIZUAR PËR SËMUNDJE KIRURGJIKE “FILIP VTORI”

Rehabilitimi pasoperativ në kushte shtëpiake Dua të zgjedh mënyrën e jetës që do ta ruajë zemrën time Sot, me largimin nga IPSH FILIP VTORI mbyllni një kapitull të madh të një procesi tejet të rëndësishëm të jetës tuaj. Më nuk jeni pacient, hapni faqe të re dhe vazhdoni me procesin e rimëkëmbjes në atmosferë shtëpiake. Me rëndësi është të jeni të durueshëm gjatë procesit të rimëkëmbjes s shëndeti. IPSH FILIP VTORI i jep rëndësi të madhe bashkëpunimit të ndërsjellë me ju dhe familjen tuaj. Pjesëmarrja juaj në këtë proces është shumë e rëndësishme dhe për këtë arsye paraprakisht ju falënderojmë për vëmendjen që do t’i kushtoni këtij teksti. Qëllimi i këtij teksti nuk është që të plotësojë informatat mjekësore të cilat tashmë ju i dini, por për të ofruar rekomandime të dobishme që do t’ju ndihmojnë në rrugën për një ardhmëri dhe jetë më cilësore. RUANI ASHTIN E KRAHARORIT Te numri më i madh i pacientëve ashti i kraharorit hapet dhe në fund të operacionit mbyllet. Nevojiten rreth dy muaj qe ai të shërohet dhe për këtë arsye gjatë tetë javëve të para fjetja duhet patjetër të jetë në shpinë (mos flini të kthyer anash apo në stomak). Kur uleni ose çoheni, vëni duart tuaja rreth gjoksit (përqafohuni) dhe përdorni muskujt e këmbëve. Gjatë kësaj periudhe duhet shmangur të gjitha lëvizjet që mund të destabilizojnë eshtrat e kraharorit: të flemë me një ose të dy duart nën kokë, të ngremë peshë, mbështetje në duart gjatë ngritjes ose uljes, ngasje të automjetit, ushtrime gjimnastikore për duar dhe bark të rrafshët. Mund të keni dhimbje të rastit rreth eshtrave të gjoksit gjatë rimëkëmbjes p.sh. gjatë lëvizjeve apo ndryshimit të kohës. Në qoftë se ju shkaktojnë probleme në funksionimin tuaj,

përdorni një nga këto medikamente kundër dhimbjeve – Paracetamol, Ketonal, Analgin, Kafetin, e të ngjashme. Te pacientët tek të cilët operacioni është kryer pa e hapur ashtin e gjoksit (bajpas periferik, aneurizëm të aortës së barkut, operacion të arteries karotide, e të tjera) këto këshilla nuk duhet të zbatohen. PRERJET OPERATIVE Plagët e operimit (të ashtit të kraharorit, këmbës dhe/ose dorës) qepen me fije, të cilat disa javë pas shërimit, “shkrihen” ashtu që heqja e tyre nuk është e nevojshme. Është normale që të ketë një të ënjtur të vogël rreth prerjeve në këtë periudhë, të kruhet vendi herë pas here, mpirje apo tendosje rreth tyre. Me kalimin e kohës ajo do të zhduket. Lini prerjet të shërohen vetë (mos vendosni asnjë pomadë, krem, locion etj.) Në rast të ndonjë ndryshimi në ose rreth prerjes (ënjtje, sekrecione, skuqje), na kontaktoni në telefonin 3091 – 484. DUSH Është i nevojshëm dush i përditshëm me sapun antibakterial (mund t’i gjeni në çdo farmaci dhe drogeri) ose me sapun të zakonshëm. Me sapun kaloni tërë trupin, sapuni le të kalojë nëpër plagë pa e fërkuar. Lëkura e papastër është një burim i mundshëm i infeksionit nëpërmjet plagëve ende të pashëruara. Nevojitet qe veshja e poshtme që do ta vishni pas dushit të jetë e pastër.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.