Čuvari prirode 3 albanski

Page 1

Mbrojtësit e natyrës Për klasën e tretë të shkollës fillore


Mbrojtësit e natyrës

Për klasën e tretë të shkollimit fillor Botimi i parë Titulli i origjïnalit: Čuvari prirode 3 Autori Ilustrator Recensentë

Redaktorë

Përktheu dhe përshtati në shqip Lektorimin në gjuhën shqipe

Stanka Brdar Tihomir Çelanoviq, Nikola Korica prof. Dr Brigita Petrov, Fakulteti i Biologjisë i Univerzitetit të Beogradit Snezhana Grbiq, profesor i mësimit klasor në SH.F. “Gjura Jakshiq”, Ravni Afrodita Krstiq, mësuese e mësimit klasor në SH.F. “Vuk Karaxhiq”, Beograd Slavica Markoviq Mr. Slagjana Iliq Bukurije Hetemi, mësuese e Gjuhës Angleze në SH.F. “Dituria”, Corroticë Qenan Hetemi, prof. i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe në SH.F. “Dituria”, Corroticë

Redaktor artistik

Andrej Bojkoviq

Përgatitja për shtyp

Ljiljana Pavkov

Botues

Për botuesin

Qendra Kreative Gradishtanska 8 Beograd Tel&fax: 011/38 20 464; 38 20 483; 24 40 659 mr Liljana Marinkoviq

Shtypi

Grafostil, Kragujevac

CIP - Каталогизација у публикацији Народна библиотека Србије, Београд

Tirazhi

1.000

37.016:502/504(075.2)

Copyright © Qendra kreative, 2014 ISBN 978-86-529-0132-6

BRDAR, Stanka, 1951Mbrojtësit e natyrës : për klasën e tretë të shkollës fillore / [autori Stanka Brdar ; ilustrator Tihomir Çelanoviq, Nikola Korica ; përktheu Bukurije Hetemi]. - Botimi i 1. Beograd : Kreativni centar, 2014 (Kragujevac : Grafostil). - 49 str. : ilustr. ; 22 x 24 cm. - (Kreativna škola) Prevod dela: Čuvari prirode. - Podatak o autorki preuzet iz kolofona. - Tiraž 1.000. ISBN 978-86-529-0132-6 COBISS.SR-ID 209132300

Ministria e arsmit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik të Republikës së Sërbisë ka lejuar botimin dhe përdorimin e këtij libri për lëndën Mbrojtësit e natyrës në klasën e tretë të shkollës fillore në Gjuhën shqipe me vendimin nr.: 650-02-636/2013-06 nga 14.11.2013.


MBROJTËSIT E NATYRËS Për klasën e tretë të shkollës fillore


RMBAJTJA Udhëzuesi ....................................................................3 Vendi im ..................................................................4–5 Vendi im dikur dhe sot ...........................................6–7 Kërkoj natyrën ........................................................8–9 Si të orientohem në natyrë ............................... 10–11 Zinxhiri ushqimor .....................................................13 Natyra në rrezik ........................................................14 Ajri – miku i padukshëm ..........................................15 Si fillojnë pikat e shiut .............................................16 Ndotësit e ajrit ..........................................................17 Pse është uji i çmueshëm .................................. 18–19 Ndotësit e ujit .................................................... 20–21

2

Toka............................................................................22 Pastrimi i tokës .................................................. 23–24 Çrregullim i madh.....................................................25 Riciklimi.............................................................. 26–28 Zhurma ......................................................................29 Mbrojta e kafshëve dhe bimëve të rrezikuara . 30–32 Shëndeti është më i rëndësishëm ..................... 33–35 Vërteto se sa di .........................................................37 Eko – kuizi .......................................................... 38–39 Librat dhe sajtet ........................................................40 Zgjidhja .............................................................. 42–43 Fletore shënimesh.............................................. 44–47


UdhËzUESI detyrë flasim zgjidhim kërkojmë punojmë të nevojitet ç’farë mund të bësh ti data të rëndësishme

3


VENdI IM Emri i vendit ku jetoj: _________________________________________________ Emri i lumit që rrjedh nëpërmes vendit tim: _____________________________________ Liqenet dhe kënetat në rrethin e vendit tim: ___________________________________________ Rrafshinat: __________________________________________________________________ Malet që gjenden në afërsi të vendit tim: __________________________________ Vendet fqinje (fshatra dhe qytete): ______________________________________________ Përshkrimi i natyrës së vendit tim: __________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________

Gjeje në hartën gjeografike vendin në të cilin jeton. Të dhënat mund ti kërkosh edhe në internet. Në këtë adresë www.earth.google.com mund të shohësh incizimin e vendit tënd nga sateliti që shëtitet rreth tokës. 4


Nënvizo përshkrimet që i përgjigjen më së shumti pamjes së vendit në të cilin jeton: – shumë ndërtesa të larta; – shumë shtëpi përdhese me kopshte; – kontejnerët janë plot me mbeturina,është i ndotur; – rrugët janë të pastra dhe të rregullta; – është shumë zhurmë; – është qetë; – në trotuare janë të parkuara shumë vetura, dhe për shkak tyre nuk mund të kalohet; – ekziston shtegu i rregulluar i biçikletave; – në vend gjendet një park i madh dhe i bukur; – nuk ekziston kopshti për fëmijë; – lumi është i pastër; – lumi është i turbullt; – ajri është i pastër; – ajri është i ndotur.

Ç’farë mund të konkludosh për vendin tënd nga përshkrimet e nënvizuara?

5


VENdI IM dIKUR dhE SOT Vendi në të cilin jeton me siguri ka qenë ndryshe dikur para dhjetë vitesh. Bisedo me gjyshen, gjyshin ose ndonjë person tjetër të rritur për atë se ç’farë ka ndryshuar: – si është dukur lagja ku jeton; – si ka qenë komunikacioni; – si ka qenë ajri; – si kanë qenë ujrat (lumi, përroi, këneta); – ku janë deponuar mbeturinat, ku deponohen sot; – a ka pasur më shumë apo më pak gjelbërim se sa sot.

Sipas mendimit tënd çka ka qenë më mirë më parë në vendin tënd se sa sot? Çka është sot më mirë se më parë?

6


Bisedoni në klasë se ç’farë duhet të ndryshohet në vendin ku jetoni. Për atë mund ti shkruani komunës, Pastrimit të qytetit dhe të gjithë atyre që mund të ndikojnë në të.

LETËR KOMUNËS

7


KËRKOJ NATYRËN Deri më tani në shkollë, nga librat, duke shikuar televizion ose duke kërkuar në internet, sigurisht ke mësuar shumë për natyrën. Do të duket interesante edhe të kërkosh (vëzhgosh, dëgjosh, fotografosh, shikosh përmes llupës, mbledhësh, dhe të zbulosh) gjurmët e gjallesave tjera të rrethit tënd – në livadhe, në park ose në kopsht. Me ndihmë të mësuesit bëje planin e kërkimit: cakto cakun, vendin dhe datën e kërkimit dhe siguro mjetet që të nevojiten. Pyet se si do të jetë moti në vendin ku planifikon të kërkosh, që të vishesh sipas kohës. Në kërkim mund të shërbejnë edhe atlaset të ndryshëm të bimëve dhe të kafshëve. Në ta mund të lexosh të dhëna të rëndësishme për atë se çka kërkon. Porosi e rëndësishme: Mos kërko vetëm në vende që janë larg nga fshati ose nga qyteti ku jeton. Kërko në shoqëri të personave të rritur.

Çka gjendet në çantën e kërkuesit?

8

Një bllok dhe laps – të vizatosh atë që sheh dhe të shënosh vëzhgimin tënd.

Llupa – të vështrosh insektet, pjesët e bimëve (gjethet, koren), unazave...

Fotoaparatin – që të fotografosh gjërat interesante që ke zbuluar.

Diktafonin – të incizosh zërat në natyrë (rrjedhën e lumit, cicërimën e zogjve, krakatjen e bretkosave).

Kuti dhe qese të letrës – që në to të vendosësh gjethet e djegura, boçat, lendet, puplat e zogjve.

Është mirë të kesh gjithmonë një shishe ujë.

Çantën mbaje në shpinë që duart ti kesh të lira.


Livadhi nën llupë Banesa është një hapësirë për strehimin e qenieve të gjalla. Për shembull, hapësira në të cilën gjendet livadhi ku jetojnë gjallesa të ndrysh, me është një vendbanim jetësor. Cilat bimë dhe kafshë jetojnë në livadhin më të afërt ose në park? Kërko.

– llupë – 5 metra litar të hollë – katër pjesë druri të gjatë 20 cm

1. Sipërfaqen prej 1 metër katrorë ndërtoje me ndihmën e katër pjesëve të drurit.

3. Shiko kafshët dhe bimët që jetojnë në atë hapësirë.

2. Pjesët e drurit lidhi me litarin e hollë.

4. Me ndihmë të llupës mund të zbulosh edhe atë që me sy të lirë nuk shihet.

Pyet se si është toka në të cilën e kryen kërkimin (e lagësht apo e terur, në diell apo në hije). Vëzhgimin tënd shkruaje në fletoren që gjendet në fund të librit dhe vizato bimët dhe insektet që jetojnë aty. 9


SI TË ORIENTOhEM NË NATYRË Derisa kërkon në natyrë ose qëndron në të është e rëndësishme që të dish të orientohesh në hapësirë dhe të caktosh anët e botës. Mund ti caktosh me ndihmën e kompasit që ke në çantë ose me ndihmë të ndonjë shenje natyrore. Gjilpëra në kompas gjithmonë tregon drejtimin veri – jug.

Nëse nuk ke kompas, mos u brengos! Në trung ekzistojnë rrathë që quhen unaza. Ato janë të ndara dendësisht në faqe që është e kthyer në veri, kurse të gjitha janë të radhitura kah faqja që është e kthyer nga jugu.

Myshku i përgjigjet freskisë dhe për atë rrittet në pjesën veriore të trungut.

Në mot të kthjellët mund të orientohesh edhe me ndihmën e diellit. Atë që me siguri e di dielli del në Lindje, kurse ikë në perëndim.

LINDJE

10

PERËNDIM


ËShTË E RËNdËSIShME TË KUJdESESh PËR VETEN dhE NATYRËN

Kur qëndron në natyrë është e rëndësishme të kujdesesh për veten, por edhe për bimët dhe gjallesat të cilat jetojnë aty. Mos lëviz jashtë shtigjeve dhe rrugëve të shënuara. Në malin e shpeshtë dhe të panjohur mund të humbasësh lehtë. Shiko ku ecën, mos vrapo, mund të ngecësh dhe rrëzohesh. Mos pi ujë në përrua ose nga burime të panjohura; ajo ndoshta nuk është e mirë për pije. Mos e ndot ujin duke hedhur mbeturina në të. Mos i fut duart në të çarat e shkëmbinjve dhe drunjve – ndoshta nga atje kërcënon ndonjë rrezik, por aty mund të jetojë ndonjë gjallesë të cilën mund ta shqetësosh. derisa vështron ndonjë kafshë bëhu i qetë. Mos i ngacmo dhe mos i ushqe. Mos i shqetëso dhe mos i gjuaj. Nëse të gjendet në rrugë, largo kërmillin. Mos i shkel ngrehinat e dheut. Ato i kanë ngritur urithët të cilët kërkojnë ushqimin. Në këtë mënyrë ajroset dheu. Mos këput degët e pemëve dhe drizave, mos e shkruaj emrin tënd në lëvoren e pemëve. Mos mblidh bimë – mund t`i vizatosh ose fotografosh. Mos mblidh dhe mos ha bathëza, këpurdha ose fryte tjera mali – disa prej tyre janë helmuese. Qenin tënd merre me vete, sepse mund të humbasësh në teren të panjohur. Përpiqu që në hapësirën ku hulumton të lësh të gjithën ashtu si ka qenë më herët para se të ishe ti atje. Mos e prish rregullin në hapësirën natyrore të bimëve dhe kafshëve. Mos i lë mbeturinat. Merri me vete dhe vendosi në kontejner.

Pak këshilla Shkruaj mendimin tënd për sjelljen në natyrë.

Derisa qëndron në natyrë, mund të të pickojë rriqra. Nëse të duket se kjo ka ndodhur, posa të kthehesh në shtëpi, kontrollo trupin. Nëse e heton se vërtet të ka pickuar, mos bëj panik dhe mos tento ta heqësh vet. Lajmëro prindërit për këtë dhe kërko ndihmë profesionale. 11


zINXhIRI UShQIMOR Qeniet e gjalla janë në lidhshmëri ndërmjet veti. Ajo që i lidh në të vërtet është ushqimi. Për shembull, miu ushqehet me lajthi, gjarpri ushqehet me minj, ushqim i iriqit është gjarpri, dhelpra ushqehet me iriqë, kurse shqiponjës shpesh i behet ushqim dhelpra. Kjo lidhje e gjallesave në ushqim, quhet zinxhiri ushqimor. Zinxhiri përbëhet prej hallkave, kurse hallkat janë bimët dhe kafshët. Në natyrë ekzistojnë shumë lloje zinxhirësh ushqimor. Në secilin zinxhir hallka e parë janë bimët. Vetëm ato e krijojnë ushqimin, kurse të gjitha të tjerat vetëm e shpenzojnë. Nuk është mirë kur ndonjë kafshë ose bimë zhduket. Kur kjo ndodh zinxhiri pëlcet dhe shumë qenie mbeten pa ushqim. Kurse pa ushqim, siç e dini, askush nuk mund të jetojë.

Rrjeta e merimangës Në pyllin e shkretë të lisave, Në vendin e fshehtë ndërmjet dy degësh, Një mëngjes merimanga thur rrjetën. Kur mbaron, niset nga mesi i rrjetës për të pushuar pak. Aty pret me durim që të ngatërrohet ndonjë insekt në fijet e holla ngjitëse. Insektet ushqehen me bimë. Ato i gjuan merimanga. Ajo frikohet mos e ha ndonjë zog. zogjtë frikohen nga kafshimi i gjarprit. Shqiponjat i gjuajnë gjarpërinjtë. Oho! Rrjeta e merimangës po dridhet. Insekti i hutuar ngatërrohet në rrjetë dhe ja merimanga – e shpejtë për ta ngrënë.

Vizato hallkat në zinxhirin e ushqimit sipas përmbajtjes së tregimit.

12


KARKALEC, KËRCYESI Tungjatjeta! Unë jam Karkalec Kërcyesi. Parapëlqej të kërcej. Sipas kësaj edhe e kam marrë emri, edhe llagapin. Mund të bëjë kërcime të mëdha, sepse këmbët e prapme më janë më të gjata dhe të zhvilluara. I kam gjashtë këmbë dhe dy palë krahë. Ekzistojnë shumë lloje të karkalecave. dallohemi sipas ngjyrës, madhësisë dhe vendit ku jetojmë. Më së shumti jemi ne, karkaleca të gjelbër. Vendbanimi jonë janë pyjet, luadhet dhe pjesë tjera të gjelbëruar. Ushqehemi me bimë, kurse neve na ndjekin zogjtë dhe gjarpërinjtë për të na ngrënë. derisa jemi të rinj dhe derisa rritemi, disa herë e ndryshojmë ngjyrën. Në bazë të tregimit veço të dhënat për karkalecin (pamjen, me se ushqehet, ku jeton...), dhe shkruaji në tabela.

KËRCEN

13


ISBN 978-86-529-0132-6

9 788652 901326


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.