Mbrojtësit e natyrës Për klasën e katërt të shkollës fillore
Mbrojtësit e natyrës
Për klasën e katërt të shkollimit fillor Botimi i parë Titulli i origjïnalit: Čuvari prirode 4 Autori Ilustrator Recensentë
Redaktorë
Përktheu dhe përshtati në shqip Lektorimin në gjuhën shqipe Redaktor artistik Konsultant profesional Përgatitja për shtyp Botues
Për botuesin
Stanka Brdar Dushan Lakiçeviq prof. Dr Brigita Petrov, Fakulteti i Biologjisë i Univerzitetit të Beogradit Snezhana Grbiq, profesor i mësimit klasor në SH.F. “Gjura Jakshiq”, Ravni Afrodita Krstiq, mësuese e mësimit klasor në SH.F. “Vuk Karaxhiq”, Beograd Slavica Markoviq Mr. Slagjana Iliq Qenan Hetemi, prof. i Gjuhës dhe Letërsisë në SH.F. “Dituria”, Corroticë, Preshevë Nermine Memishi, prof. mësimit klasor në Sh.F. “Muharrem Kadriu” Tërnoc i Madh, Bujanoc Andrej Bojkoviq dr. Dragan Babiq Ljiljana Pavkov Qendra Kreative Gradishtanska 8 Beograd Tel&fax: 011/38 20 464; 38 20 483; 24 40 659 mr Liljana Marinkoviq
Shtypi
Grafostil, Kragujevac
Tirazhi
1.000 Copyright © Qendra kreative, 2014
CIP - Каталогизација у публикацији Народна библиотека Србије, Београд 37.016:502/504(075.2) BRDAR, Stanka, 1951Mbrojtësit e natyrës : për klasën e katërt të shkollës fillore / [autori Stanka Brdar ; ilustrator Dushan Lakiçeviq ; përktheu Bukurije Hetemi]. - Botimi i 1. - Beograd : Kreativni centar, 2014 (Kragujevac : Grafostil). - 51 str. : ilustr. ; 22 x 24 cm. (Kreativna škola) Prevod dela: Čuvari prirode. - Podatak o autorki preuzet iz kolofona. - Tiraž 1.000. ISBN 978-86-529-0133-3
ISBN 978-86-529-0133-3
COBISS.SR-ID 209132812
Ministria e arsmit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik të Republikës së Sërbisë ka lejuar botimin dhe përdorimin e këtij libri për lëndën Mbrojtësit e natyrës në klasën e katërt të shkollës fillore në Gjuhën shqipe me vendimin nr.: 650-02-637/2013-06 nga 14.11.2013.
MBROJTËSIT E NATYRËS Për klasën e katërt të shkollës fillore
PËRMBAJTJA Udhëzuesi ...................................................................3 Kujtojmë çfarë kemi mësuar deri më tani ...............4 Shëtitje në natyrë ......................................................5 Shenjat nga natyra ....................................................6 Parashikimi i motit ....................................................7 Bimët vetvetishme .....................................................8 Herbariumi ...............................................................10 Nga vjen ushqimi .....................................................11 Në fermën ekologjike ..............................................12 Vëzhgojmë zogjtë ....................................................14 Gabonja ....................................................................15 Zbulimi i gjurmëve ..................................................16 Kërmilli në rrugë ......................................................17 Kafshët në cirk .........................................................18 Mbeturinat nuk janë bërllok...................................20 Toka e shëndetshme ................................................21 Si të zvogëlojmë sasinë e mbeturinave shtëpiake ..............................................................22 Ndërrimi në vend të blerjes ....................................23 Uji në rrugë nga lumi deri në rubinet ....................24
2
Materiet e dëmshme në lum ...................................25 Preparatet kimike për amvisni................................26 Sapuni i lëngët .........................................................27 Aksioni: Kursejmë ujin ............................................28 Ndryshimi i klimës ...................................................29 Mbështjellësi i Ozonit .............................................32 Energjia në jetën e përditshme...............................34 Energjia diellore.......................................................35 Të gjithë duhet të kujdesen për ambientin jetësor ...................................................................36 Kujdesi yt ndaj planetit ...........................................37 Aksioni: gazetat ekologjike .....................................38 Të zgjedhim një jetë të shëndoshë .........................39 Katrorët e gjelbërt ...................................................41 Aksioni: garat shkollore mbrojtësit e natyrës ...............................................................42 Eko – fjalori ..............................................................45 Zgjidhjet ...................................................................47 Librat dhe websajtet ................................................49 Fletore shënimesh....................................................50
UDHËZUESI Detyrë Flasim Zgjidhim Kërkojmë Bëjmë Të nevojitet Çfarë ti, mund të bësh Datat e rëndësishme
3
TË KUJTOJMË ÇFARË KEMI MËSUAR Tungjatjeta, mbrojtës të natyrës! Tani më kemi arritur në klasë të katërt. Deri tash kemi fituar shumë njohuri mbi mjedisin jetësor, ruajtjen e natyrës dhe ndryshimet në të. Kemi mësuar: • Se pa ajër, ujë, diell dhe dheun nuk ka jetë në Tokë; • Se në çdo bashkësi jetësore qeniet e gjalla janë në lidhshmëri në mes veti, kurse njëri lloj i lidhjes në mes tyre është ushqimi; • Se kjo lidhje e qenieve në ushqim quhet, zinxhiri i ushqimit dhe në krye të çdo zinxhiri gjenden organizmat të cilët kanë aftësi që vet vetes t`i krijojnë ushqimin; • Se në çdo vendbanim qeniet e gjalla i përshtaten kushteve në të cilat jetojnë, çka i mundëson të arrijnë deri tek ushqimi dhe të mbrohen nga armiqtë; • Se shumë lloje bimësh e kafshësh janë të rrezikuara për arsye se njerëzit e ndotin dhe shkatërrojnë vendstrehimin e tyre; • Se pasuritë natyrore duhet ruajtur dhe kursyer, sepse nuk ka mjaftueshëm dhe u nevojiten edhe brezave të ardhshëm; • Se çdo gjë që bëhet mbeturina është e krijuar nga materiali prej natyrës(nafta, metali, druri, ...) dhe mbeturinat përsëri mund të përpunohet; • Se duhet të kujdesimi për veten kur qëndrojmë në natyrë, por edhe për bimët dhe kafshët të cilat atje jetojnë; • Se duhet ta lëmë të gjithën ashtu si ka qenë para se ne të kishim ardhur, kur të largohemi nga hapësira ku kemi bërë kërkime; • Se 22 Prilli në botë kremtohet si Dita e planetit Tokë duke organizuar aksione të ndryshme, por edhe atë se për mbrojtësit e natyrës çdo ditë është Dita e Tokës.
4
Dhe, çfarë është më e rëndësishme, kemi mësuar se çfarë mund të bëjmë që mjedisi jonë jetësor të jetë vend më i mirë për të jetuar për të gjitha qeniet e gjalla me të cilat e ndajmë atë. Mirëpo, njohuritë kurrë nuk janë të mjaftueshme! Pa ra nesh janë aktivitetet dhe kërkimet si dhe njohuritë e reja mbi atë se si mund të ruhet dhe mbrohet natyra.
SHETITJE NË NATYRË Natyrën mund ta njohësh më mirë vetëm kur je brenda saj. Klasa jote, le të organizojë një shëtitje në natyrë. Shkoni në pyll, në luadhe, shëtitni përgjatë lumit ose bregut të lumit. Vëzhgoni botën bimore dhe shtazore. Mund të shihni dhe mësoni shumë çka. Para se të shkoni në shëtitje, studioni hartën e rrethit tuaj. Caktoni në të vendet të cilat janë interesante për kërkim. Përgatituni mirë për shkuarje në natyrë! 1. Vishni rrobe të përshtatshme (duart dhe këmbët duhet të jenë mbuluara me qëllim që të mbrohen nga kafshimi i insekteve dhe gërvishtjeve).
2. Vishni këpucë të rehatshme që nuk lëshojnë lagështinë, të përshtatshme për ecje të gjatë.
3. Merrni çantën në të cilën keni vendosur pajisjet e duhura për kërkim në natyrë (blokun, lapsin, llupën, busullën, fotoaparatin, diktafonin për incizimin e zërave nga natyra, kutitë ose qese letrash për vendosjen e materialeve nga natyra, shishe uji).
Jeni të gatshëm të niseni në kërkim. Vërejtje me rëndësi: Vendet e largëta hulumtoni me persona të rritur! Në fletoren e shënimeve, në fund të këtij libri, shkruani të gjitha vëzhgimet nga natyra. Nga vizatimet, fotografitë dhe materialet të cilat ti dhe miqtë e tu i keni grumbulluar në shëtitje bëjeni një ekspozitë në korridorin e shkollës.
5
SHENJAT NGA NATYRA Nga vëzhgimet dhe përcjelljet e dukurive natyrore mund të parashikosh edhe parashikimin e motit.
Shenjat të cilat paralajmërojnë mot të mirë: - Merimangat tjerrin fije të gjata në rrjetë - Dallëndyshet fluturojnë lart - Retë e arta pejzore janë në qiell në mbrëmje - Gjinkallat paraqiten zëshëm - Tymi ngjitet drejt lart
Likenet janë të ndjeshme nga ndotja e ajrit. Likenet gjethedendur dhe shkurroje rriten në vende ku ajri nuk është i ndotur. Verifiko nëse në vendin tënd rriten këso likene.
6
Shenjat që paralajmërojnë mot të keq:
- Merimangat nuk tjerrin rrjeta - Mizat therin - Jonxha dhe lule dylli mbyllin fletët - Dielli perëndon pas reve - Tymi kthehet kah toka - Urithët nxjerrin grumbuj dheu nga shtrofullat
PARASHIKIMI I MOTIT Nga kjo provë do të kuptosh se në çfarë mënyre me ndihmën e boçeve mund të parashikohet çfarë do të jetë moti. 1. Hidh ujë në enën e xhamit.
2. Vendose një boçë në ujë.
• Dy boçë të thata • Enë xhami • Ujë
3. Në vazhdim, brenda gjysmë ore, përcill çfarë po ndodh. Në ujë, luspat e boçës mblidhen. Kur luspat e boçës thahen, fillojnë të hapen. Dukuri e ngjashme mund të përcillet edhe në natyrë – boçetë para shiut mbyllen. Kështu bima mbron farën e saj në kohën me lagështi e shi, kurse kur është thatë e nxehtë, luspat e boçës qëndrojnë të hapura.
4. Извади шишарку из воде и упореди је са сувом.
Cilat shenja të natyrës paralajmërojnë mot të mirë? Cilat shenja të natyrës paralajmërojnë mot të keq? Si mund të na ndihmojnë likenet të zbulojmë se a është ajri i ndotur? Si mund me ndihmën e boçës ta përcaktojmë se çfarë mund të jetë moti?
7
BIMËT VETËMBIRËSE Njerëzit, në tokën e punueshme mbjellin dhe kultivojnë bimët, të cilat më vonë i përdorin për ushqim. Bimët e këtilla i quajmë bimë të kultivuara. Mirëpo ato nuk janë banorët e vetëm të tokës pjellore. Në të rriten edhe shumë bimë vetë mbirëse ose baroja. Ato janë bimë të cilat nuk janë mbjellë nga njeriu. Ato rriten vet nga farat të cilat kanë rënë në tokë ose janë shpërndarë. Bari ndikon negativisht në zhvillimin e bimëve të kultivuara – ua nxë hapësirën, ua pi ujin dhe materien ushqyese nga toka. Për këtë, njerëzit e shkatërrojnë barin me mjete të ndryshme kimike. Por, bari mund të jetë edhe i dobishëm. Sikur bimët e tjera edhe ai në pastrimin e ajrit, sepse derisa krijon ushqimin, prodhon oksigjenin. Në fletët e tij ndalen flluskat e pluhurit dhe të blozës. Në vendet të cilat janë zhveshur për shkak të ndërtimit të rrugëve dhe vendbanime, ndodh që bari përsëri të rritet. Ai, me rrënjët e tij, pengon që era ose shiu të shpëlajnë dheun. Midis barërave ka ushqime të shijshme dhe të shëndetshem, si ç`janë luleylli, hithrat, hudhra, kaça e egër dhe rrodha. Disa lloje të barojave, si ç`është ambrozia, mund të shkaktojnë probleme shëndetësore.
8
Dredhëzat e malit, boronicat dhe mjedrat janë bimë autoktone. Frytet e tyre të shijshme janë të shëndetshme. Duhet mbledhur në vendet të cilat nuk janë të ndotura.
Luledylli Luledylli është bimë shumë vjeçare me gjethe të verdha. Rritet në luadhe dhe kullosa, por shpesh mund ta shohim edhe në sipërfaqe të gjelbra të parqeve të qyteteve, në kopshte dhe skaj rrugëve. Gjethet e reja të luleyllit në ushqim shfrytëzohen si sallatë. Luledylli është bimë shëruese e cila shpesh përdoret edhe në mjekësinë popullore.
Sallata prej luledylli 1. Laj gjethet e luledyllit dhe prej imet. 2. Hidhi lëng limoni dhe vaj ulliri. 3. Sallatës mund t`i shtosh edhe një vezë të zier të prerë imët (ose të grirë). Le të ndihmojë dikush nga të moshuarit të bësh sallatën.
1.
2.
3.
Rrodha Rrodha është bimë dyvjeçare. Rrënjët e holla dhe të gjata të rrodhes janë shëruese. Nga rrënjët e freskëta mund të bëhet çaji, kurse nga farat e saj bëhet vaji i cili nxit rritjen e flokëve dhe pengon rënien e tyre. Në frytin e rrodhes gjenden grremçat e vegjël të cilat ngjiten në qimet dhe leshrat e kafshëve. Kafshët kështu e çojnë larg që i ndihmon bimës në shumim. A e din se? Zvicerriani Zhorzh de Mestral në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, duke kujtuar rrodhen, ka shpikur rrodhe – shiritin i cili përdoret për kopsitjen e veshjeve, këpucëve si dhe për përforcimin e mjeteve në fluturaket satelitore.
Kur shkon në natyrë, mos ha bimë për të cilat nuk je i sigurt se janë ushqyese. Disa bimë përmbajnë materie të cilat janë të shumë të rrezikshme për shëndetin. 9
HERBARIUMI Herbariumi është përmbledhje e bimëve të thara, të shtypura në mes të fletëve prej letre. Bimët mblidhen dhe shtypen për t`i studiuar. Secili gjeth në herbarium duhet të përmbajë këto të dhëna: - Emërtimin popullor të bimës; - Llojit të cilit bima i përket; - Shenjën e vendit ku është gjetur bima; - Emrin e atij që e ka grumbulluar bimën, vendin dhe kohën (datën) e grumbullimit; - Emrin e atij që e ka përshkruar bimën. A din se? Herbariumi më i vjetër, i ruajtur, i takon shekullit të XVI –të dhe përmban rreth 15.000 bimë. Herbariumi më i madh dhe më i rëndësishëm gjendet në Kopshtin Botanik të Londrës. Në të ka më tepër se gjashtë milion bimë. Lidh me shigjetë emrin dhe përshkrimin e bimëve me vizatimin përkatës. Kamomili
Gjethe të zverdhura dhe të vogla, lule të mbyllura dhe pllakore.
Nana
Gjethe të imëta me damarë të bardhë dhe burdullak të verdhë në mes.
Rrodha
Gjethe të gjelbra të rreckosura dhe lule të verdhë.
Shtogu
Trup me degëza me gjethe aromatike me majuca në formë veje.
Pse njerëzit i shkatërrojnë bimët vetmbirëse (barojat). Bimët vetëmbirëse mund të jenë të dobishme. Si? Pse është e rëndësishme që bimët vetëmbirëse t`i mbledhim në vendet e pandotura. Çfarë mund të bëjmë nga luledylli? Cila dobi i ka njeriu nga rrodha? 10
NGA VJEN USHQIMI Ushqimet, të cilat çdo ditë i blejmë në shitore, kanë prejardhje nga pjesë të ndryshme të vendit, kurse disa edhe nga vende të tjera. Në tabelë, gjatë një jave përshkruaj prejardhjen e prodhimeve ushqimore të cilat i blejnë anëtarët e familjes sate. Në paketimin e ushqimeve mund të lexosh prej nga ato e kanë prejardhjen. Në hartë kërko vendet e shënuara në paketimin e ushqimeve dhe në tabelë shkruaj përafërsisht largësinë e tyre nga vendi yt në kilometra (km). E Hënë
E Martë
E Mërkur
E Enjte
E Premte
E Shtunë
E Diel
Nga vendi im
Nga vendi larg 50 km
Nga vendi larg 200 km
Nga vendi larg 300km Nga shteti larg deri 1000 km Nga shteti larg më tepër se 1000 km Cilët janë prodhimet nga rrethi yt më i afërt? Cilët janë prodhimet që kanë ardhur nga vendet më të largëta? Më mirë është hash pemë dhe perime që rriten në afërsi të vendit tënd. Kur ajo nuk sillet nga vendet e largëta, nuk shpenzohet shumë lëndë djegëse. Në këtë mënyrë më pak ndotet ajri, por edhe çmimi i pemëve dhe perimeve nuk është i lartë.
11
NË FERMËN EKOLOGJIKE Në fermën ekologjike prodhohet ushqimi i shëndetshëm. Aty njerëzit kujdesen për ruajtjen e ambientit jetësor.
Për kultivimin e bimëve nuk përdoret plehu artificial, por plehu natyror.
Kafshët kullosin bar në luadhe, kurse dimrit hanë bar të thatë.
Pulat ushqehen me misër dhe shëtisin nëpër oborr.
Rreth bimëve vendoset kashtë dhe gjethe të lagura, kjo pengon rritjen e barit dhe mban tokën me lagështi.
Në ara nuk duhet rregullisht të kultivohet të njëjtat drithëra. Në arën në të cilën një vjet është kultivuar misri, vitin tjetër duhet të mbillet jonxheja. Kështu toka bëhet e pëlleshme.
A e din se? Prodhimi i ushqimit pa përdorimin e mjeteve kimike quhet, prodhim organik. Ky kultivim i bimëve është më i shëndetshëm, sepse bimët janë rritur në tokën ku nuk janë përdorur plehrat kimike. Shkencëtarët ndryshojnë vetitë e disa bimëve për të dhënë rendimente më të mëdha, të jenë më të shijshme dhe të jenë më të qëndrueshme ndaj dëmtuesve. Derisa disa studiues thonë se kështu zgjidhet problemi i urisë në botë, sepse mund të prodhohet sasi e madhe e ushqimit, të tjerët janë të brengosur për arsye se nuk janë të ditur akoma pasojat ndaj shëndetit të njerëzve dhe ambientit jetësor që mund të kenë ndryshim të veçorive të bimëve. 12
Kopshti yt i vogël Për kultivimin e bimëve aromatike nuk të nevojitet as kopsht, as terracë. Mund ta kultivosh edhe në dritaren e dhomës sate. • Tri enë plastike • Fara të origanos, majdanozit dhe borzilokut (shiten në vetëshërbime të mëdha dhe në barnatore bimësh) • Dheun ose komposton të cilën e ke bërë • Uji
3. Në enë vendos dheun dhe lehtë fut disa fara në thellësi prej dy deri në tri centimetra.
1. Ruaj ambalazhin prej plastike (nga ndonjë paketim i madh i akulloreve apo pastave).
4. Ujit farat në të tria enët.
2. Lute ndonjë person të rritur që fundin e enës ta shpojë disa herë.
5. Kur faret mbijnë, vendosi në vend me diell. Dhe mos harro – për t`u rritur, bimëve u duhet drita e diellit, nxehtësia dhe uji.
Origano dhe borzilok mund t`i hedhësh picave ose shpagesave, kurse majdanoz të freskët vendos në sandviç. Çfarë mund të përdorësh në vend të plehut kimik për përmirësimin e kualitetit të tokës në fermat ekologjike? Si mbrohen bimët në këto ferma nga barojat? Pse në ushqim është më mirë të përdorësh ushqim i cili është prodhuar në mënyrë organike në vend të asaj e cila kultivohet me përdorimin e mjeteve kimike. 13
ISBN 978-86-529-0133-3
9 788652 901333