Ky është një manual për mësuesit e Edukimit për Qytetari Demokratike (EQD) dhe të Edukimit për të Drejtat e Njeriut (EDNJ), për redaktorët e teksteve dhe hartuesit e kurrikulës së EQD/EDNJ. Nëntë kapituj, me afërsisht, nga katër mësime secili, përqendrohen në konceptet themelore ë EQD/EDNJ. Planifikimi i veprimtarive mësimeve përmban udhëzime hap pas hapi, fletë pune pune për nxënësit dhe informacion ndihmës për mësuesit. Në këtë mënyrë, manuali shërben, si për ata që janë të rinj në profesionin e mësuesit, ashtu edhe për mësuesit në punë që trajnohen në fushën e EQD/EDNJ. Edhe mësuesit me përvojë mund të mbështeten në idetë dhe materialet e këtij manuali. Manuali, në tërësi, ofron një kurrikul të plotë për klasat e arsimit të mesëm të ulët, por, meqë çdo kapitull i tij është i plotë në vetvete, ai lejon mundësi të mëdha përshtatjeje në përdorimin e tij.
Objektivi i EQD/EDNJ është qytetari aktiv, i gatshëm dhe i aftë të marrë pjesë në komunitetin demokratik. Për këtë arsye, EQD/