executive_summary_sh

Page 1

RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

REPUBLIKA E KOSOVËS Ministria e Energjisë dhe Minierave Zyra e Projektit PATEL Rr. 24 Maji, Nr. 15. 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË HARTIMIN E VLERËSIMIT PRELIMINAR TË NDIKIMIT MJEDISOR DHE VLERËSIMIT PRELIMINAR SOCIAL

RAPORTI FINAL GRANTI Nr. H2540 Projekt i financuar nga Banka Botërore Projekt i implementuar nga ELEKTROPROJEKT Consulting Engineers Rr. Alexandera von Humboldta, Nr. 4, ZAGREB, Kroaci Zagreb, Maj 2009 1


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Projekt i financuar nga Banka Botërore dhe i menaxhuar nga Zyra e Projektit PATEL të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave të Kosovës

Granti Nr. H2540

RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË HARTIMIN E VLERËSIMIT PRELIMINAR TË NDIKIMIT MJEDISOR DHE VLERËSIMIT PRELIMINAR SOCIAL

ELEKTROPROJEKT Consulting Engineers Rr. Alexandera von Humboldta Nr. 4, P.O.Box 136 10000 Zagreb KROACI Tel: + 385 1 6152 691 Fax: + 385 1 6152 685 Email: ga-biro@elektroprojekt.hr www.elektroprojekt.hr 2


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

HC ZHUR RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË HARTIMIN E VLERËSIMIT PRELIMINAR TË NDIKIMIT MJEDISOR DHE VLERËSIMIT PRELIMINAR SOCIAL

RAPORTI FINAL Y0-K74.00.05-G01.0

Ekspertët kryesorë:

Željko Pavlin, dipl. ing. građ, Koordinator i projektit

dr. sc. Stjepan Mišetić, prof. biol., Specialist për vlerësim mjedisor

prof. dr. sc. Ranko Žugaj, dipl. ing. građ., Specialist për hidrologji

Željko Miklin, dipl. ing. geol., Specialist për gjeologji dhe hidrogjeologji

prof. dr. sc. Ognjen Čaldarović, dipl. soc., Specialist për vlerësim social

Marijan Magdić, dipl oec., Analist financiar dhe ekonomik

Dragan Orlović, dipl. ing. el., Specialist për pajisje elektronike

dr. sc. Zoran Stanić, dipl. ing. el., Specialist për CDM

ELEKTROPROJEKT Consulting Engineers Rr. Alexandera von Humboldta, Nr. 4 ZAGREB, KROACI Zagreb, Maj 2009 3


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

PËRMBAJTJA 1. 2.

HYRJE ................................................................................................................................ 5 ZBULIMET DHE KONKLUZIONET.................................................................................... 6 2.1 Detyra 1: Rishikimi, konfirmimi dhe sipas nevojës azhurnimi i të dhënave ekzistuese hidrologjike, hidroteknike dhe gjeologjike për HC Zhur....................................................... 6 2.2 Detyra 2 Rishikimi, optimizmi dhe azhurnimi i kapacitetit të instaluar të hidrocentralit – kompletimi i dizajnit preliminar inxhinjerik të HC Zhur ........................................................ 8 2.3 Detyra 3: Rishikimi dhe azhurnimi/kompletimi i analizës ekzistuese financiare dhe ekonomike, përfshirë opsionet për financim ..................................................................... 11 2.4 Detyra 4: Hartimi i VNM preliminar (Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor), përfshirë ndikimet ndërkufitare, ndikimet në ujitje në rrjedhën e poshtme dhe kushtet ndërkombëtare të ndërlidhura me sigurinë e pendës .................................................................................... 21 2.4.1 Pasqyrë e gjendjes legjislative dhe rregullative ........................................................ 21 2.4.2 Pasqyrë e ndikimeve të mundshme .......................................................................... 21 2.4.3 Pajtueshmëria e Projektit me Detyrimet Ndërkombëtare të Republikës së Kosovës mbi Uljet e Ndikimeve Mjedisore Tejkufitare dhe/apo Uljen e Ndikimeve Mjedisore Globale. 28 2.4.4 Masat mbrojtëse mjedisore ....................................................................................... 29 2.4.5 Programi për monitorimin mjedisor ........................................................................... 35 2.4.6 Vlerësimi i kostove të mbrojtjes mjedisore dhe hiset e tyre në kostot e ekzekutimit të projektit dhe kostot operimit...................................................................................................... 35 2.5 Detyra 5: Përgatitja e Vlerësimit Social (VS) fillestar përfshirë draft Planin e Veprimit për Zhvendosje........................................................................................................................ 37

4


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

1.

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

HYRJE

Pas përmbylljes së procedurës së tenderimit, të bazuar në Grantin Nr. H254KOS, Zyra e Projektit PATEL, e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave më 13 tetor 2008 kontraktoi Elektroprojekt Consulting Engineers, nga Zagrebi i Kroacisë për të sajuar një RISHIKIM TË STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR, PËRFSHIRË EDHE PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR. Bazuar në studimin e mëparshëm, Hidrocentrali (HC) Zhur paraqiste sistem të përbërë nga dy hidrocentrale me akumulime të llojit derivativ, HC Zhur I dhe HC Zhur II. Hidrocentrali është i paraparë të ndërtohet në veri perendimor të qytetit të Prizrenit. Rënia në dispozicion mblidhet nga dy struktura të grumbullimit të ujit, HC Zhur I pranë fshatit Zhur dhe HC Zhur II tek Drini i Bardhë. Lumenjtë që do shfrytëzohen nga ky sistem janë ato që rrjedhin përmes masivit të Malit të Sharrit, përfshirë lumenjtë Plavë dhe Çaljanë dhe degët që rrjedhin në to. E tërë sasia e ujit të mbledhur sillet në akumulim në Lumi Plavë dhe në akumulim në Fushën e Llopushnikut. Uji i mbledhur bartet përmes tuneleve me presion dhe gypa të çelikut në turbinat e HC Zhur I, duke shfrytëzuar rënien mesatare bruto prej 565m. Pas shfrytëzimit në HC Zhur I, uji kalon përmes një tuneli dhe kanali me gravitet, dhe përmes gypit të çelikut me rënie tek HC Zhur II, duke shfrytëzuar rënin mesatare bruto prej 104.8m. Përfundimisht, tërë uji i grumbulluar dhe shfrytëzuar derdhet në Drinin e Bardhë. Sipas Rishikimit Ekonomik dhe Financiar të vitit 2001 mbi Raportin e Studimit të Fizibilitetit nga viti 1983, kapaciteti i instaluar i HC Zhur I është 246 MW, me prodhim mesatar vjetor prej 335 GWh. Kapaciteti i instaluar i HC Zhur II është 46.8 MW me prodhim mesatar vjetor prej 63.2 GWh. Ky studim nuk përfshin ndryshimet e lokacionit nga periudha 1986-2001, VNM dhe VS preliminare apo Planin e Veprimit për Zhvendosje. Objektivat kryesore të aktiviteteve të kontraktuara janë: • Azhurnimi i Studimit ekzistues të Fizibilitetit të HC Zhur, për ndërtimin e HC Zhur të ri • Përgatitja e VNM (Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis) preliminar, përfshirë ndikimet ndërkufitare, ndikimet në ujitje në rrjedhën e poshtme dhe sigurimin e pendës, nga këndvështrimi i kushteve ndërkombëtare • Përgatitja e Vlerësimit Social preliminar, përfshirë edhe Planin e Veprimit për Zhvendosje. Rezultatet që duhet arritur përmes aktiviteteve të konktratuara përfshijnë: Detyra 1: Rishikimi, konfirmimi dhe sipas nevojës azhurnimi i të dhënave ekzistuese hidrologjike, hidro-teknike dhe gjeologjike për HC Zhur; Detyra 2: Rishikimi, optimizmi dhe azhurnimi i kapaciteteve të instaluara – kompletimi i dizajnit preliminar inxhinierik i HC Zhur; Detyra 3: Rishikimi dhe azhurnimi/kompletimi i analizave ekzistuese financiare dhe ekonomike, përfshirë opsionet e financimit; Detyra 4: Përgatitja e VNM (Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor) preliminar, përfshirë ndikimet ndër-kufitare, ndikimet në ujitje në rrjedhën e poshtme dhe sigurinë e pendës, nga këndvështrimi i kushteve ndërkombëtare; Detyra 5: Përgatitja e VS (Vlerësimit Social) preliminar, përfshirë Projektplanin e Veprimit për Zhvendosje.

5


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

2. 2.1

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

ZBULIMET DHE KONKLUZIONET Detyra 1: Rishikimi, konfirmimi dhe sipas nevojës azhurnimi i të dhënave ekzistuese hidrologjike, hidroteknike dhe gjeologjike për HC Zhur

Zbulimet dhe konkluzionet në vijim janë nxjerrë në bazë të anketimit në terren dhe rishikimit të të dhënave dhe dokumentacionit në dispozicion: 1. Trajektorja e sistemit bartës mes rezervarëve të Lumit Çaljanë dhe Lumit Plavë nuk ka nevojë të ndryshohet për shkak të zhvillimeve në këtë zonë. Ky sistem bartës mund të bie ndesh me shtëpitë dhe godinat e ndërtuara rishtas vetëm në një pjesë afër Dragashit. Bazuar në dokumentacionin dhe inputet në dispozicion, është propozuar modifikimi i kësaj pjese të rrugës që do përshkohet nga sistemi bartës, gjë që është e pranueshme në nivel të Studimit të Fizibilitetit, por vetëm pasi që të arrijnë rezultatet e dala nga hulumtimi i terrenit do të jemi në gjendje të sajojmë konceptin final. 2. Zona e Fushës së Llopushnikut ka pësuar ndryshime të konsiderueshme hapësinore në krahasim me gjendjen e përshkruar në dizajnin e paraparë me dokumentacionin e vitit 1983, kur Dizajni Konceptual i Rezervarit Brezna ishte azhurnuar, si dhe me gjendjen e përshkruar në vitin 2001 kur u rishikuar Studimi i Fizibilitetit nga këndvështrimi ekonomik dhe financiar. Vendbanimi i Breznës është zgjeruar në drejtim të fushës së Llopushnikut e cila planifikohet të mbulohet nga akumulimi. Hulumtimi në terren gjithashtu zbuloi zgjerimin e vendbanimit të Hanit të Llopushnikut, i cili do të përmbytet në tërësi.

3. Njësia gjeneruese HC Zhur I gjithashtu ka pësuar ndryshime të dukshme në hapësirë në krahasim me përshkrimin e dhënë në Dizajnin Konceptual të vitit 1970, i cili është përdorë si dokumentacion bazë për përgatitjen e Studimit të Fizibilitetit. Më parë është theksuar se njësia gjeneruese e HC Zhur I duhet të rilokohet. Në krahasim me dokumentacionin dizajnues të vitit 1970, është e domosdoshme që të ndryshohet trajektorja e sistemit bartës dhe lloji i odës valëvitëse, si dhe lartësia e njësisë gjeneruese të Zhur I.

4. Sa i përket sistemit shkarkues të HC Zhur I, do të thotë sistemi bartës në HC Zhur II përmes tunelit, nuk janë vërejtur probleme sa i përket zhvillimit hapësinor të zonës. Në rast se do të ndërtohet kanal i hapur, pjesa e parë e tij do të ketë ndikim mbi shtëpitë e ndërtuara rishtas dhe në rrugën që shpie drejt Vërmicës dhe kufirit me Shqipërinë. Gjithashtu, pjesa e tij e fundit, afër fshatit Mirzë, mund të ketë ndikim në shtëpitë e ndërtuara rishtas.

5. Nga të dhënat gjeologjike në dispozicion mund të konkludohet se nuk ka ndonjë arsye për zhvendosjen e trajektores së planifikuar të sistemit bartës. Nga të dhënat dhe analizat në dispozicion që janë marrë nga kjo zonë mund të konkludohet se Lumi Plavë dhe akumulimi Brezna janë opsione të qëndrueshme, me kusht që të ndërmerren masat e parapara dhe të zbatohen zgjidhjet teknike përkatëse. Përgatitja për dizajnin final parasheh hetime dhe testime të mëtejme laboratorike, gjeofizike dhe hulumtuese të gropave për të vlerësuar qëndrueshmërinë e strukturave dhe stabilimenteve të planifikuara të sistemit. 6


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

6. Një studim i titulluar Analizë e Rreziqeve Sizmike dhe Definimi i Parametrave Sizmik për Dizajnimin e Strukturave të Sistemit të HC Zhur, IZIS, Shkup 1986, ofron të gjitha të dhënat e domosdoshme për kalkulim strukturor – analizë sizmike. Nëse parashihet kalkulimi sipas Eurocode 8, studimi IZIS do të shfrytëzohet krahas dokumenteve përkrahëse, në bazë të kalkulimit të forcave sizmike sipas Eurocode 8. 7. Dokumentacioni dhe inputet hidrologjike nga Vëllimi 1 i Dokumentacionit të licencimit për ndërtimin e Projektit HC Zhur janë përgatitur nga Elektroprojekt Consulting Engineers, Zagreb, në maj të vitit 1986. Është arritur konkluzioni, në bazë të shqyrtimit të dokumentacionit hidrologjik, se të gjitha analizat janë kryer në mënyrë të saktë dhe të duhur, dhe që rezultatet janë reale për periudhën që është shqyrtuar. Megjithatë, të dhënat bazike shpesh duhet të kontrollohen shpesh, ndërsa që konkluzionet është dashtë të nxirren duke u bazuar në matjet e kryera në stacionin Orqusha mbi lumin Plavë, i cili gjendet mjaft larg nga zona. Për shkak se të dhënat në dispozicion nuk kanë mundur të merren nga tregues hidrologjik që mund të konsiderohen më të qëndrueshëm. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se ato janë përcaktuar për vitet 1925/26 – 1978/79. Gjatë tridhjetë viteve të fundit (nga 1979) ka pasur më pak të dhëna në dispozicion. Për stacionin Orqusha, nivelet mesatare ditore të ujit dhe rrjedhjet përkatëse janë shënuar vetëm në Vjetarët Jugosllavë për vitet 1983, 1984, 1985 dhe 1986. Në kohët e fundit nuk janë kryer vrojtime apo matje as në Stacionin Orqushë, as në lumin Plavë e as në stacionet e grumbullimet tjera. Për këtë arsye, nuk kemi pasur në dispozicion të dhëna më të reja hidrologjike, kështu që të gjitha konkluzionet janë nxjerrë në bazë të analizave të parashtruara në dokumentacionin që është shqyrtuar. Duhet theksuar se në periudhën e fundit vitet janë paksa më të thata se sa vitet e mbuluara me analizat e dokumentuara, gjë që mund të kuptohet edhe nga të dhënat e mbledhura në grumbullimet e lumenjtë tjerë gjetiu. (Shkarkimi mesatar në stacionin Orqushë në lumin Plavë për periudhën katërvjeçare (1983-1986) ishte Qsr = 4.30 m3/s, periudhë kjo tepër e shkurtë për të nxjerrë konkludime. Për këtë arsye, rezultatet e paraqitura në dokumentacion konsiderohen si reale dhe të pranueshme për periudhën e analizuar (1925/26-1978/79). Pasi që nuk është e mundshme të përcaktohen më saktë të dhënat më të reja për periudha më të thata për shkak se të dhënat bazike mungojnë, rekomandohet që stacioni Orqushë në lumin Plavë të rindërtohet dhe stacionet hidrologjike të vendosen në pika ku janë të vendosura pikat hyrëse në lumenjtë Çaljanë, Restelicë, Brod, Leshtan, Radeshë, Xërë dhe Plavë, dhe që pikat e vrojtimit sistematik dhe matjet përkatëse të iniciohen urgjentisht. Ky është një kusht që duhet plotësuar nëse duam të nxjerrim konkluzione më të sakta dhe të qëndrueshme lidhur me rrjedhat hyrëse për HC Zhur. 8. I vetmi lloj dokumentacioni në dispozicion sa i përket hulumtimit të tokës ishin hartat topografike (shkalla 1:25.000) të përpiluara në vitet 70ta të shekullit të njëzetë. Nuk ka dokumentacion tjetër vrojtues apo hulumtime tokësore që mund të jenë realizuar gjatë përgatitjes së Dizajnit Konceptual. Hulumtime tokësore duhet të bëhen në lokacionet e ndërtimit të strukturave të sistemit të HC Zhur, në mënyrë që të fitohet një pasqyrë e gjendjes aktuale në terren dhe përgatitet një regjistër e strukturave dhe zonave nën ndërtim apo që planifikohet të vërshohen si pasojë e krijimit të rezervarit. Këto të dhëna, të plotësuara me të dhëna nga regjistrat kadastral dhe të tokave, si bazë për zgjidhjen e kontesteve pronësore dhe për përcaktimin e kompensimit për popullatën lokale.

7


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

2.2

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Detyra 2 Rishikimi, optimizmi dhe azhurnimi i kapacitetit të instaluar të hidrocentralit – kompletimi i dizajnit preliminar inxhinjerik të HC Zhur Modifikimet e projektit në vijim janë shqyrtuar dhe optimizuar: • Ndryshimi i lokacionit të HC Zhur I – njësia gjeneruese dhe rrjedhimisht lartësia • Trajektorja e tunelit dhe gypit rënës të HC Zhur I, dhe lloji i tankut valëvitës. • Trajektorja dhe elementet e sistemit shkarkues të HC Zhur I, rrjedhimisht e sistemit bartës të HC Zhur II. • Numri i seteve të turbinave dhe gjeneratorëve (TG) për HC Zhur II, • Trajektorja dhe madhësia e sistemit bartës nga Lumi Çaljanë në Akumulimin Plavë. (trajektorja dhe madhësia e sistemit bartës nga Procka Lubovijë në rezervarin Rencë (zona e Dragashit) jepet në dy alternativa. Për detaje mbi dizajnin, duhet të vazhdohet me optimizmin financiar të sistemit bartës.), • Niveli i ujit maksimal të Akumulimit Brezna, dhe • Autorruga Vërmicë - Merdarë (pjesa Vërmicë – Prizren). Analizat e interkoneksionit në rrjet tregojnë: Dallimi në çmim mes lidhjes në rrjetet e tensionit 110kV dhe 220kV nuk është i madh. Supozohet se alternativa 110 kV zë më shumë sipërfaqe tokësore. Humbjet energjisë elektrike në sistemin elektroenergjetik sipas modeleve janë: 22.4 MW në rast se HC Zhur lidhet në rrjetin 110 kV dhe 20.3 MW nëse HC Zhur lidhet në rrjetin 220 kV, që rrjedhimisht tregon se humbjet do të jenë më të ulëta nëse HC Zhur lidhet në rrjetin e transmisionit në nivel 220 kV. Lidhja e mundshme e HC Zhur I në rrjetin 110 kV do të ishte më e favorshme marrë parasysh se e liron ngarkesën e transformimit në nënstacionin e Prizrenit 2 220/110 kV (aktualisht ky paraqet nivelin ndërtues të sistemit energjetik të Kosovës), do të sjell mirëmbajtje më të mirë dhe profilin e tensionit më të mirë, krahas zbritjes së nivelit të humbjeve në rrjet. Problemet e ndërlidhura me rrjetin e transmisioni 110 kV – 400 kV do të zgjidhen nga Master Plani që pritet të përpilohet në të ardhmen e afërt. Dokumenti do të zgjidh çështjen e fuqisë optimale të transformimit të instaluar (ngase një problem strukturor i sistemit energjetik të Kosovës është se të gjitha burimet më të mëdha janë të kyqura në nivel të tensionit 220 kV dhe 400 kV, kështu që furnizimi me energji elektrike varet nga fuqia e transformimit në tensionet të këtyre niveleve). Sipas pritjeve të KOSTT sh.a, rrjeti 220 kV nuk do të zhvillohet më tej, ndërsa që një unazë prej 400 kV me transformim 400/110 kV do të mbyllej. Kjo do të zgjidhte problemin e furnizimit të rrjetit prej 110 kV, kështu që lidhja e HC Zhur në rrjetin 220 kV është e justifikueshme. Kjo lidhje është logjike për një central të këtij kapaciteti, ngase minimalisht ndikon në lidhjet e mundshme të cekëta dhe është optimale për veprimin si hidrocentral që shërben pikun. Përveç kësaj, humbjet në sistemin energjetik sipas modeleve për nivelin e caktuar të rrjetit janë për ~2 MW më të ulëta në rastet e lidhjes në rrjetet 220 kV. 8


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Dalja nga funksioni i një njësie të TC Kosova B nuk ka ndonjë ndikim të theksuar në metodën e interkoneksionit të HC Zhur. Gjatë parashtrimit të kërkesës për lidhjen e HC Zhur në sistemin e transmisionit të Kosovës, sipas rregullave të Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe KOSTT sh.a., duhet t’i përmbahemi: (1) Rregullave mbi kushtet e përgjithshme të furnizimit me energji (2008) (2) Kodit të rrjetit ─ Kodit të Kyqjes (2008) (3) Metodologjisë për Pagesë për Lidhje në Rrjet të Transmisionit (2008) dhe rregullave të UCTE Rekomandohet që karakteristikat e pajisjeve për hidrocentrale të definohen para ndërtimit të projektit, duke pasur në konsideratë kërkesat e Sistemit Energjetik të Kosovës dhe funksionimin paralel të tij në UCTE.** Të dhënat themelore dhe prodhimi nga HC, Zhur I me 2 x 25 m3/s dhe Zhur II me 1 x 50 m3/s për grumbullim të ujit në pikat hyrëse për rrjedha deri në pesë ditë:

9


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Të dhënat themelore për grumbullim të ujit në pikat hyrëse për rrjedha deri në pesë ditë Sipërfaqja e pellgut

F= 307.10 km2

Reshjet mesatare vjetore

h= 958 mm

Rrjedha vjetore mesatare

Qav.ann=8.84 m3/s

Prurja mesatre vjetore e Volumit

Vav.ann=278.8 hm3

Rezervari Plavë • Niveli max i ujit • Volumi tërsishëm • Volumi dobishëm Rezervari Brezna • Niveli max i ujit • Volumi tërsishëm • Volumi dobishëm Rëniet bruto • më i madhë • më i vogëli Rëniet neto • më i madhë • më i vogëli Të dhënat për turbinat • Numri • Rrjedhja nominale • Rënia (punuese) • Shpejtësia • Fuqia e instaluar Të dhënat për gjeneratorin • Numri • Fuqia e instaluar • Tensioni • Cosφn • Frekuenca Të dhënat për transformatorin • Numri • Fuqia e instaluar • Hersi transformimit • Grupi vektorial • Frekuenca Prodhimi vjetor i energjisë elektrike • Vite me reshje (1955) • Mesatarisht • Vite të thata (1926) Prodhimi total i rrymës Zhur I+Zhur II • Vite me reshje (1955) • Mesatarisht • Vite të thata (1926)

980.40 m a.s.l. 2 Vtot.= 7.4 hm Ve.s.= 4.9 hm2 979.40 m a.s.l. 2 Vtot.= 119 hm Ve.s.= 112 hm2 HC Zhur I 589.40 m 555.25 m

HC Zhur II 94.15 m 87.94 m

583.93 m 533.38 m

93.52 m 85.41 m

2 3 25 m /s 557.4 500 rpm 131 MW

1 3 50 m /s 90.72 300 43 MW

2 143 MVA 16 kV ± 5% 0.90 50 Hz

1 46 MVA 10.5 kV ± 5% 0.90 50 Hz

2 143 MVA 16/242 kV YNd5 50 Hz

1 46 MVA 10.5/242 kV YNd5 50 Hz

586.82 GWh 342.20 GWh 200.86 GWh

95.00 GWh 55.39 GWh 32.51 GWh

681.82 GWh 397.59 GWh 233.37 GWh

10


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Janë parashikuar investimet totale vijuese:

Njësi shpenzimi

Shpenzime (EUR)

KOSTOJA E NDËRTIMIT (pa TVSH) 1

Punë ndërtimore

2

Pajisjet hidromekanike

3

Pajisjet elektromekanike

126,890,000.00 33,442,000.00 76,267,000.00

SHPENZIME FILLESTARE 1

Studime the hulumtime

2

Mbikëqyrje dizajni dhe inxhinierie

3 4

Mbikëqyrja në terren dhe shpenzime të pronarit Shpronësimi i tokave dhe objekteve të banimit (me tatim në shitje) TOTAL INVESTIME

2.3

7,695,000.00 4,217,000.00 8,681,000.00 29,824,000.00 287,016,000.00

Detyra 3: Rishikimi dhe azhurnimi/kompletimi i analizës ekzistuese financiare dhe ekonomike, përfshirë opsionet për financim

Konkluzionet vijuese janë nxjerrë gjatë shqyrtimit të dokumentacionit të azhurnuar: 1. HC Zhur paraqet një projekt që ndërtohet për gjenerim të energjisë elektrike të cilësisë së lartë (variabile) 2. HC Zhur planifikohet të ketë prodhim vjetor prej 397,590,000 kWh. 3. Rregullim terciar dhe sekondar i sistemit energjetik të Kosovës, 4. Ofrimi i shërbimeve ndihmëse për sistemin elektroenergjetik apo tregun e energjisë elektrike në rajon. 5. Përkrahja dhe ngritja e cilësisë së veprimit të njësive ekzistuese të Termocentraleve dhe njësive të Termocentralit të ri 6. Ngritja e karakteristikave operimit të sistemit ekzistues elektroenergjetik të Kosovës. 7. Kostoja e ndërtimit të projektit parashihet të jetë: Total [€] Shpronësim i tokave 29,824,000 Punë ndërtimore 126,890,000 Pajisje 109,708,000 Tjera 20,593,000 Total asete afatgjata (kapitale) 287,017,000 Asete aktuale 3,110,000 Monitorim 175,000 Kamata gjatë ndërtimit (7%) 39,030 Total asete kapitale dhe aktuale,monitorim 329,332,000 11


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

8.

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Pas përfundimit të ndërtimit të projektit, pajisjet do duhet ndërruar si vijon: a. b. c.

Pajisjet elektromekanike, vlera € 70,070,000, do të zëvendësohen në vitin e 15 dhe 50, Pajisjet hidromekanike, vlera € 33,442,000, do të zëvendësohen në vitin e 35, Linjat e transmisionit, € 6,196,000, do të zëvendësohen në vitin 40.

9.

Ndërtimi i HC Zhur planifikohet të përfundojë brenda 6 vitesh (1 vit parandërtim dhe 5 vite ndërtimi)

10.

Të ardhurat e projektit përfshijnë të hyra nga shitja e energjisë elektrike me çmim prej 84 €/MWh (përzierje: çmimi bazë, variabël dhe importi i realizuar gjatë vitit 2007), me çka to të zëvendësohet dhe zbritet niveli i importit dhe të hyrat nga zvogëlimi i emetimit të CO2, me vlerë prej10 €/ton. Të ardhurat nga zvogëlimi i emetimit të CO2 do të shtohen deri në maksimum vitin 21 të funksionimit të projektit. Çmimi i shitjes së energjisë elektrike, 84 €/MWh, bazohet në çmimin e energjisë elektrike të importuar nga Korporata Energjetike e Kosovës.

11.

Shpenzimet operative parashihet të jenë € 7,061,000 në vit.

12.

Periudha e analizuar me këtë rast parasheh jetëgjatësi të projektit prej 50 vitesh dhe një periudhë 6 vjeçare për ndërtimin e projektit.

13.

Bazuar në kostot (investive) të projektit, të ardhurat nga shitja dhe shpenzimet operative, profitabiliteti i projektit (norma interne e fitimit) është: Norma interne e kthiimit [%] Periudha e analizuar

Me të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2

Pa të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2

3.48

1.52

5.42

3.72

5.87 7.10

4.27 5.99

Vitet 1 – 15 Vitet 1 – 20 Vitet 1 – 25 Vitet 1 – 50 14.

Norma interne e fitimit nga kapitali është Norma interne e kthiimit [%] Periudha e analizuar Vitet 1 – 15 Vitet 1 – 20 Vitet 1 – 25 Vitet 1 – 50

Me të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2

Pa të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2

-10.13 4.13

-0.14

5.38 7.85

1.70 5.84

12


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

15.

Bazuar në atë që u theksua më lartë, mund të arrihet deri tek konkluzionet vijuese sa i përket profitabilitetit të projektit: a. Kriteri i pranueshmërisë së profitabilitetit është profitabiliteti i kapitalit të investuar në projekte alternative (kostoja oportune e kapitalit). Norma e parrezikshme alternative e profitabilitetit është profitabiliteti i investimit në letra me vlerë (obligacione qeveritare). Norma kamatore në obligacione qeveritare është 4 – 6%. b.

Bazuar në atë që u theksua më lartë, kriteri i profitabilitetit nga investimi, të ardhurat e fituara nga zvogëlimi i emetimit të CO2, projekti nuk është i pranueshëm gjatë 15 vitet e para të funksionimit. Pas vitit 15, sa më e gjatë të jetë jetëgjatësia operative e tij (dhe numri i viteve gjatë të cilave vjelet profiti) aq më i kënaqshëm do të jetë fitimi.

c.

Në rast se nuk do fitohen të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2, profitabiliteti i kënaqshëm i projektit do të arrihet për një periudhë 50 vjeçare.

d.

Profitabiliteti i kënaqshëm nga kapitali, duke parasupozuar se raporti mes borxhit/kapitalit është 70% me 30%, ndërsa që projekti përfiton të ardhura nga zvogëlimi i emetimeve të CO2, do të arrihet në një periudhë operimi prej më shumë se 25 vite. Pa të hyra nga zvogëlimi i emetimeve të CO2, profitabiliteti i kënaqshëm i projektit do të arrihet në një periudhë 50 vjeçare.

16. Janë analizuar tri alternative financimi për projektin: a. Financim me kapital 100%, b. Financim përmes kapitalit dhe huave në raport prej 30% me 70% (kamata 7%, periudha e shpagimit 15 vjet) c. Financimin dhe ndërtimin me koncesion. 17. a. b.

c. d.

Efikasiteti ekonomik dhe financiar i projektit në rast të financimit 100% nga kapitali paraqitet si vijon: Profitabiliteti si në pikën 11 të konkluzionit Llogaria e profitit dhe humbjeve tregon se projekti do të ketë fitime pas tatimit në fitim periudhë mes vitit 1 dhe 50 të funksionimit me/pa të ardhura nga zvogëlii i emetimit të CO2, Projekti është likuid në periudhën mes vitit 1 dhe 50 të funksionimit, me/pa të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2, Rezultati kumulativ financiar i projektit është paraqitur në tabelën vijim: Njësia

1.

Të hyra (llogaria profit/humbje)

2.

Shpenzime (llogaria profit/humbje)

3. 4.

Tatimi në fitim (llogaria profit/humbje) Fitimi i kthyer pas tatimit (1-2-3)

5.

Amortizimi

6.

Rezultati final bruto (4+5)

7. 8.

Pagesa e primit të huasë Investimet mes vitit 25 – 50

9.

Rezultati financiar neto (6-7-8)

Me të hyra nga zvogëlimi i emetimit të CO2 [€ 000]

1,781,451 695,887 217,113 868,451 342,857 1,211,308 0 179,779 1,031,529

Pa të hyra nga zvogëlimi i emetimit të CO2 [€ 000]

1,669,878 695,887 194,798 779,193 342,857 1,122,050 0 179,779 942,271 13


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

18.

a. b.

c.

d.

Efikasiteti ekonomik dhe financiar i projektit, në rast të financimit me 30% kapital dhe 70% financim përmes huasë (me normë kamatore 7%, dhe periudhë fitimi 15 vjet) paraqitet si vijon: Profitabiliteti si në pikën 10 të konkluzionit Llogaria e profitit dhe humbjeve tregon se projekti do të ketë fitime pas tatimit në fitim periudhë mes vitit 1 dhe 50 të funksionimit me/pa të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2, Projekti është likuid në periudhën mes vitit 1 dhe 50 të funksionimit me të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2. Në alternativën pa të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2, projekti është jolikuid mes vitit 1 dhe 15 të funksionimit (gjatë periudhës së shpagimit të huasë). Jolikuiditeti mes viteve 1 dhe 15 mund të kompensohet nga një hua që do të shpaguhej mes viteve 16 dhe 50. Rezultati kumulativ financiar i projektit është paraqitur në tabelën në vijim: Njësia

1.

Të hyra (llogaria profit/humbje)

2. 3.

Shpenzime (llogaria profit/humbje) Tatimi në fitim (llogaria profit/humbje)

4.

Fitimi i kthyer pas tatimit (1-2-3)

5.

Amortizimi

6.

Rezultati final bruto (4+5)

7. 8.

Pagesa e primit të huasë Investimet mes vitit 25 – 50

9.

Rezultati financiar neto (6-7-8)

e.

f.

g.

h.

i.

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Me të hyra nga zvogëlimi i emetimit të CO2 [€ 000]

1,781,451 891,627 177,965 711,859 381,887 1,093,746 242,241 179,779 671,726

Pa të hyra nga zvogëlimi i emetimit të CO2 [€ 000]

1,669,878 891,627 155,650 622,601 381,887 1,004,488 242,241 179,779 582,467

Nëse kushtet e huasë financuese janë: kamata 7%, periudha e fitimit 15 vite, pjesa maksimale e huasë mund të jetë 77.26% me të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2, në mënyrë që projekti të jetë likuid në periudhën mes vitit 1 dhe 15. Në alternativën pa të ardhura ne zvogëlimi i emetimit të CO2, pjesa më e madhe e huasë sipas kushteve të njëjta mund të jetë 64.52%. Norma e mbulimit të huasë është më e lartë se 1 në alternativën me të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2. Ky fakt mundëson që projekti të mbulojë pagesën vjetore të kredisë investuese. Në alternativën pa të ardhura nga zvogëlimi i emetimeve të CO2, norma e fitimit të huasë është më e ulët se 1, që do të thotë se projekti nuk do të sjell fitime të mjaftueshme për të mbuluar pagesën vjetore të kredisë gjatë viteve 1-15 dhe mbetet jolikuid gjatë kësaj periudhe. Në periudhën mes viteve 1-50, kostoja e prodhimit të energjisë elektrike, për financim duke iu përmbajtur normës kapital/hua 70% me 30% (kamata 7%, shpagimi për 15 vite), do të jetë mes 84.65 €/MWh në vitin e parë të prodhimit dhe 36.93 €/MWh në vitin e 50 të prodhimit. Kostoja mesatare e prodhimit gjatë periudhës mes viteve 1-50 do të jetë 51.26 €/MWh. Gjatë periudhës së shpagimit të kredisë (vitet 1-15) kostoja e prodhimit do të jetë 84.65 €/MWh, ndërsa pas kësaj periudhe 37.01-36.93 €/MWh. Arsyeja për kosto të ndryshueshme të prodhimit mes viteve 1-50 është norma e amortizimit të pronës. Kostoja e gjenerimit të liruar, do të thotë kostoja e nivelizuar për njësi energjie me të ardhura të fituara nga zvogëlimi i emetimeve të CO2 gjatë periudhës mes viteve 1-50 është 14


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

Norma e liruar (kostoja e kapitalit) % 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Kostoja e nivelizuar për njësi energjie €/MWh 41.40 44.78 49.01 54.08 59.96 66.63 74.04 82.13 90.86 100.19 110.09

Tabela e mësipërme paraqet koston mesatare të gjenerimit për periudhën mes viteve 1-50, varësisht nga burimet e financimit (kostoja e kapitalit). Kjo analizë nuk merr parasysh strukturën e burimeve të financimit, pasi që shpërndarja e kostos së kapitalit, do të thotë e fitimit, mes pronarit të kapitalit dhe kreditorit nuk është relevante për këtë rast. Për parashikim të kostos, nuk është relevante se kush është pronari e kush bën financimin. j.

Analiza e ndjeshmërisë tregon: • Në mënyrë që të ardhurat dhe shpenzimet të barazohen, sipas kushteve të financimit me kredi të 70% të shumës, gjenerimi vjetor i energjisë elektrike duhet të jetë: 1. 331,938,715 kWh me të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2 gjatë periudhës mes viteve 1 – 50; 2. 400,771,463 kWh pa të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2 gjatë periudhës mes viteve 1 - 50 3. 168.815,382 kWh pa të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2 gjatë periudhës mes viteve 16 – 50 •

Në mënyrë që të ardhurat dhe shpenzimet të barazohen, në rast kur shfrytëzohet huaja për të mbuluar 70% të shumës, çmimi minimal i shitjes duhet të jetë 84.7 €/MWh në periudhën mes viteve 1–15 apo 37 €/MWh në periudhën mes viteve 16 – 50 Profitabiliteti është i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të çmimit të shitjes së energjisë elektrike dhe ndaj ndryshimeve në investim, siç paraqitet më poshtë:

15


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

Njësia

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Analiza e profitabilitetit – ndjeshmërisë Norma interne e fitimit [%] (vitet 1 - 50) Me të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2

Pa të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2

7.09 7.51

5.99 6.42 6.83 5.54 5.08 5.66 5.36 6.34 6.73

Analiza fillestare Rritje e çmimit prej 5% Rritje e çmimit prej 10% Zbritje e çmimit prej 5% Zbritje e çmimit prej 10% Rritje e investimit prej 5% Rritje e investimit prej 10% Zbritje e investimit prej 5% Zbritje e investimit prej 10%

19. a. b.

c. d.

e.

7.91 6.66 6.21 6.72 6.37 7.50 7.94

Në rast se projekti implementohet në formë koncensioni, efikasiteti ekonomik dhe financiar i projektit për koncesionarin qëndron në pikat në vijim: Koncesionari siguron burimet e financimit Koncesionari ndërton dhe udhëheq me projektin, shet energjinë e elektrike sipas çmimit të përcaktuar në kontratën e koncesionit dhe ia transferon projektin dhënësit të koncesionit pas kalimit të periudhës së kontratës së koncesionit Koncesionari i paguan dhënësit të koncesionit shumën pre 3% të të ardhurave të fituara nga shitja e energjisë elektrike Struktura e analizës ekonomike dhe financiare nga ana e koncesionarit është e njëjta nga ajo e anës së projektit, do të thotë se sistemi energjetik i Kosovës dhe shitja e energjisë elektrike do të jenë pjesë e tregut të hapur të energjisë elektrike të rajonit. Dallimi qëndron deri diku në rezultatet më të ulëta të efikasitetit ekonomik dhe financiar për shkak se koncesionari përballet me pagesën për koncesion si shpenzim i ri. Profitabiliteti i projektit nga ana e koncesionarit qëndron si vijon Norma interne e fitimit [%] Periudha e gjenerimit Vitet 1 – 15 Vitet 1 – 20 Vitet 1 – 25 Vitet 1 - 50

Me të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2

Pa të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2

3.15 5.13

1.14 3.39

5.57

3.93

6.84

5.72

16


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

f.

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Edhe nëse projekti implementohet në formë koncesioni, koncesionari pritet të shfrytëzojë modelin e financimit me proporcion të huasë/kapitalit prej 70% me 30% (kamata 7%, shpagimi për 15 vite). Në kushte të tilla financimi, profitabiliteti nga kapitali për koncesionarin është: Norma interne e fitimit [%] Periudha e prodhimit Vitet 1 – 15 Vitet 1 – 20 Vitet 1 – 25 Vitet 1 – 50

g.

h.

1.

Të hyra (llogaria profit/humbje)

2. 3.

Shpenzime (llogaria profit/humbje) Tatimi në fitim (llogaria profit/humbje)

4.

Fitimi i kthyer pas tatimit (1-2-3)

5.

Amortizimi

6.

Rezultati final bruto (4+5)

7. 8.

Pagesa e primit të huasë Investimet mes vitit 25 – 50

9.

Rezultati financiar neto (6-7-8)

j.

k.

Pa të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2

3.37

-0.98

4.65 7.37

0.87 5.39

Llogaria e profitit dhe humbjeve tregon fitimet e kthyera pas tatimit në të gjitha vitet e funksionimit të impiantit në periudhën mes viteve 1 – 50, me/pa të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2. Rezultati kumulativ financiar nga ana e koncesionarit është:

Njësia

i.

Me të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2

Me të hyra nga zvogëlimi i emetimit të CO2 [€ 000]

1,781,451 941,724 167,945 671,782 381,887 1,053,669 242,241 179,779 631,649

Pa të hyra nga zvogëlimi i emetimit të CO2 [€ 000]

1,669,878 941,724 145,631 582,523 381,887 964,410 242,241 179,779 542,390

Nëse projekti financohet me proporcion hua/kapital prej 70% me 30% (kamata 7%, shpagimi për 15 vite), projekti nuk do të jetë likuid në periudhën mes viteve 13-15 me të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2. Kumulativisht, projekti është likuid gjatë periudhës mes viteve 1 -15. Pa të ardhura nga zvogëlimi i emetimeve të CO2, projekti është jolikuid gjatë periudhës së shpagimit të huasë (15 vitet e para të jetëgjatësisë operative). Në mënyrë që projekti të jetë likuid gjatë periudhës së shpagimit të huasë, me të hyra nga zvogëlimi i emetimit të CO2 , proporcioni maksimal i financueshëm me hua duhet të jetë 74.95%. Pa të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2, pjesa maksimale e financueshme përmes huasë duhet të jetë 62.21%. Norma e mbulimit të huasë në alternativën me të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2 do të ishte më e ulët se 1 gjatë periudhës mes viteve 13-15, që do të thotë se gjatë këtyre viteve projekti është jolikuid.

17


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

Zvogëlimi i emetimit do të ishte më i ulët se 1 gjatë periudhës mes viteve 13-15, dhe gjatë këtyre viteve projekti nuk është likuid. Norma e mbulimit të huasë në alternativën pa të ardhura nga zvogëlimi i emetimit i CO2 do të ishte më e ulët se 1 gjatë të gjitha viteve të shpagimit të huasë, që do të bënte që gjatë këtyre viteve projekti të mos jetë likuid. Kostoja e prodhimit të energjisë elektrike në rast se projekti ndërtohet si koncesion dhe financimi bëhet në bazën 70% me 30% hua/kapital: i. 87.17 €/MWh gjatë periudhës së operimit mes viteve 1-15 ii. 39.53 €/MWh deri 39.45 €/MWh gjatë periudhës mes viteve 16-50 iii. 53.78 €/MWh në mesatare gjatë periudhës mes viteve 1-50

l.

m.

Kostoja e nivelizuar për njësi të energjisë, gjatë periudhës mes viteve 1-50, me të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2 është:

n.

Norma e liruar (kostoja e kapitalit) % 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 o.

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Kostoja e nivelizuar për njësi të energjisë €/MWh 43.92 47.30 51.53 56.60 62.48 69.15 76.56 84.65 93.38 102.71 112.61

Analiza e ndjeshmërisë nga ana e koncesionarit tregon: • Në mënyrë që të ardhurat dhe shpenzimet të barazohen sipas kushteve të parapara të financimit: 1. 340,644,894 kWh në vit me të ardhura nga zvogëlimi i emetimit CO2 gjatë periudhës mes viteve 1 – 15 4. 413,532,144 kWh në vit pa të ardhura nga zvogëlimi i emetimit CO2 gjatë periudhës mes viteve 1 – 15 5. 174,190,513 kWh në vit gjatë periudhës mes viteve 16-50 •

Në mënyrë që të ardhurat dhe shpenzimet të barazohen, çmimi minimal i shitjes është: 2. 87.2 €/MWh në periudhën mes viteve 1 – 15 3. 39.5 €/MWh në periudhën mes viteve 16 – 50

18


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Profitabiliteti (norma interne e fitimit) ndryshon varësisht nga çmimi i shitjes së energjisë elektrike dhe kostoja e zhvillimit të projektit, si vijon: Analiza e profitabilitetit – ndjeshmërisë Norma interne e fitimit [%] (vitet 1 - 50)

Njësia

Me të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2

Pa të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2

6.84 7.25 7.65 6.41 5.97 6.47 6.13 7.24 7.67

5.72 6.15 6.56 5.28 4.82 5.40 5.11 6.07 6.45

Analiza fillestare Rritje e çmimit prej 5% Rritje e çmimit prej 10% Zbritje e çmimit prej 5% Zbritje e çmimit prej 10% Rritje e investimit prej 5% Rritje e investimit prej 10% Zbritje e investimit prej 5% Zbritje e investimit prej 10% 20.

Sa i përket efikasitetit ekonomik të ndërlidhur me përfitimet sociale, të ardhurat përfshijnë edhe përfitimet e drejtpërdrejta edhe të tërthorta, ndërsa shpenzimet nuk përfshijnë pagimin e tatimeve të ndryshme, siç paraqitet në vijim:

Norma e liruar [%] 6 7 8 9 10

Norma mes të ardhurave të liruara dhe kostos 1.30 1.18 1.07 0.98 0.89

Bazuar në atë që u theksua më lartë, projekti përmban karakteristikat ekonomike dhe financiare në vijim: Parashihet, bazuar në çmimin miks të importit të energjisë elektrike për vitin 2007 (çmimi bazik, variabil dhe emergjent), HC Zhur do të shet energjinë elektrike për rregullim terciar tek Korporata Energjetike e Kosovës apo në tregun e lirë, me çmim prej 84 €/MWh. Me këtë çmim, profitabiliteti i projektit është si vijon:

Periudha e gjenerimit

Vitet 1 – 15 Vitet 1 – 20 Vitet 1 – 25 Vitet 1 – 50

Norma interne e fitimit për çmim të shitjes prej 84 €/MWh [%] Për dhënien e koncesionit Për koncesionarin (Korporata Energjetike e Kosovës) Me të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2

Pa të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2

Me të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2

Pa të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2

3.48 5.42 5.87 7.10

1.52 3.72 4.27 5.99

3.15 5.13 5.57 6.84

1.14 3.39 3.93 5.72 19


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Pronari i burimit të financimit (kapitalit) vendos mbi pranueshmërinë e profitabilitetit. Kjo pranueshmëri vendoset pasi të jenë marrë në konsideratë alternativat e mundshme të investimit (kostoja e mundësisë e kapitalit). Pasi që profitabiliteti pa rrezik në investime është 5% (kamata për obligacione qeveritare), dhe nëse kësaj vlere i shtohet një normë prej 2% për shkak të rreziqeve të ndërlidhura me projektin, profitabiliteti i kërkuar është 7%. Profitabiliteti mbi 7% arrihet nga projekti gjatë periudhës 50 vjeçare për Korporatën Energjetike të Kosovës, me të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2. Për të arritur koncesionari profitabilitet prej 7% nga projekti gjatë periudhës 50 vjeçare, përfshirë të ardhurat nga zvogëlimi i emetimit të CO2, çmimi i shitjes së energjisë elektrike duhet të jetë 84.65 €/MWh. Pasi që, konsideruar aspektet energjetike, është e domosdoshme që HC Zhur të mos i nënshtrohet rreziqeve të tregut, ekziston vetëm rreziku si rrjedhojë e faktit se gjenerimi i energjisë elektrike do të varet nga disponueshmëria e ujit. Për këtë arsye, pronari i kapitalit mund të zbresë profitabilitetin margjinal nën 7%. Nëse profitabiliteti margjinal është 5%, çmimi i shitjes së energjisë elektrike me të ardhura nga zvogëlimi i emetimit të CO2 do duhej të ishte 69.15 €/MWh nga ana e koncesionarit, respektivisht 66.63 €/MWh nga ana e Korporatës Energjetike të Kosovës (dhënësit të koncesionit). Periudha 50 vjeçare paraqet një periudhë relativisht të gjatë, dhe investuesi vendimin duhet ta bazojë në këtë fakt. Për këtë arsye, duke supozuar që pronari i kapitalit pret që shpagimi i investimit t’i realizohet brenda 25 vitesh, çmimi i shitjes për profitabilitet prej 5% do të ishte 78.74 €/MWh nga ana e Korporatës Energjetike të Kosovës, respektivisht 81:26 €/MWh nga ana e koncesionarit. Relacioni mes profitabilitetit dhe çmimit të energjisë elektrike është treguar në formë tabelare në vijim:

Profiti [%] (Norma e lirimit[%]) 0 5 7 10

Kostoja e nivelizuar për njësi energjie [€/MWh] Për dhënësin e koncesionit Për koncesionarin (Korporata Energjetike e Kosovës) Vitet 1 – 25 Vitet 1 – 50 Vitet 1 – 25 Vitet 1 – 50 54.10 41.40 56.53 43.92 78.74 66.63 81.26 69.15 92.71 82.13 95.23 84.65 118.08 110.09 120.60 112.61

Pasi që profitabiliteti është tejet i ndjeshëm ndaj nivelit të çmimit të shitjes së energjisë elektrike dhe periudhës së arritjes së profitabilitetit, ky fakt duhet marrë parasysh në kontratën e koncesionit, në mënyrë që kohëzgjatja e koncesionit të jetë mes 20 dhe 30 vite, gjë që do t’i mundësojë koncesionarit të kthej kapitalin e investuar. Ligji për Rregullatorin e Energjisë Nr. 2004/9 (Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë 22/2008) specifikon se aktivitetet në sektorin e energjisë mund të realizohen vetëm nga operatorët e licencuar nga Rregullatori i Energjisë. Vlefshmëria e licencës dallon për aktivitete të ndryshme të sektorit të energjisë. Për stabilimentet që prodhojnë energji elektrike, licenca mund të lëshohet me kohëzgjatje maksimale prej 30 vitesh, me mundësi ripërtëritje. Do të ishte e dobishme që kohëzgjatja e kontratës së koncesionit të përcaktohet në relacion me vlefshmërinë e licencës. 20


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

2.4

2.4.1

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Detyra 4: Hartimi i VNM preliminar (Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor), përfshirë ndikimet ndërkufitare, ndikimet në ujitje në rrjedhën e poshtme dhe kushtet ndërkombëtare të ndërlidhura me sigurinë e pendës Pasqyrë e gjendjes legjislative dhe rregullative Legjislacioni i Kosovës nga sfera e mjedisit dhe mbrojtjes së natyrës nuk është plotësisht i harmonizuar me legjislacionin e BE-së. Zbrazëtirat kryesore të ndërlidhura me legjislacionin mjedisor të Kosovës paraqiten në formë të: • • • • • • •

Mosekzistencës së planeve fizike Harmonizimit të pjesshëm të legjislacionit me direktivat e BE-së Mungesës së strategjisë mjedisore Mungesës së strategjisë shtetërore për monitorim mjedisor Mungesës së strategjisë për biodiversitetin Mungesës së planeve bazike për ndikim mjedisor (tokë, ujë dhe ajër) dhe Institucioneve të pakta dhe përgjegjësive të definuara në mënyrë të zbehtë sipas ligjit.

Si rregull, zhvendosja jovullnetare kryhet sipas Manualit Operativ të Politikave të Bankës Botërore për Zhvendosje Jovullnetare (OP 4.12) dhe Standardit të Performancës 5 të IFC-së. 2.4.2

Pasqyrë e ndikimeve të mundshme Vlerësimet e studimit të Fizibilitetit për Projektin HC Zhur bazohen kryesisht në raportin mes kostos-përfitimit nga ndërtimi i planifikuar i projektit. Vlerësimi i fizibilitetit të projektit do të përfshijnë vlerësimin e fizibilitetit të ndërtimit të HC Zhur si nga këndvështrimi i ndikimit mjedisor ashtu edhe nga këndvështrimi i analizës ‘kosto-përfitim’ të fizibilitetit të projektit.

Zona nën ndikim të drejtpërdrejtë dhe tërthortë Zona nën ndikim të drejtpërdrejtë është zona e cila mbulohet direkt nga struktura. Ndërtimi i projektit të planifikuar do të prek drejtpërdrejt një sipërfaqe prej 560.1 ha, respektivisht Rezervari Plavë me rreth 49 ha, Rezervari Brezna me rreth 500 ha, sistemi bartës nga Rezervari Brezna në HC Zhur I me njësi gjeneruese 3.3 ha, dhe sistemi bartës prej HC Zhur I në Zhur II së bashku me njësinë gjeneruese të Zhur II 4.0 ha. Kanalet brenda sistemit bartës të lumit Brod gjatë ndërtimit do të mbulojnë rreth 11.4 ha. Pas ndërtimit rreth 7.6 ha nga kjo sipërfaqe do të rikthehet, pasi që kanalet do të mbulohen. Rreth 3.8 ha do të humben në mënyrë permanente për shkak të ndërtimit të rrugës pranë kanaleve të mbuluara. Livadhet dhe kullosat mbulojnë rreth 432 ha, toka bujqësore rreth 80 ha, pyjet rreth 2 ha, tokat e shkreta dhe toka ndërtimore rreth 30 ha, dhe toka e ndërtuar rreth 17 ha. Brenda kufijve të Rezervarit Brezna ekzistojnë rreth 200 shtëpi familjare me godina bujqësore (shtalla) të cilat duhet rrëzuar. Këto ndërtesa gjenden në fshatrat Brezna dhe 21


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Llopushnik. Mes strukturave tjera që duhet rrëzuar në fshatin Brezna janë shkolla dhe fusha e lojës. Tri varreza në të njëjtin fshat duhet zhvendosur. Brenda kufijve të Rezervarit Brezna, përfshirë një rrip prej 50 metrash toke të mbuluar me ujë në nivel maksimal, janë të vendosura 25 shtëpi familjare me ndërtesa bujqësore (shtalla) të cilat duhet rrëzuar. Mes strukturave që duhet rrëzuar me qëllim të ndërtimit të Rezervarit Brezna janë një shkollë dhe një qendër e mjekësisë familjare në fshatin Llopushnik. Stabilimentet hoteliere dhe ato të vogla industriale që duhet rrëzuar në fshatin Brezna me qëllim të sigurimit të hapësirës së duhur për Rezervarin Brezna mbetet të përcaktohen në fazat e ardhme të zhvillimit të projektit të HC Zhur. Për ndërtimin e Rezervarit Brezna duhet përmbytur tri varreza, krahas rreth 3 km të rrugës shtetërore Prizren – Dragash dhe rreth 3 km të rrugës lokale Llopushnik – Brezna. Varrezat dhe rrugët që do vërrshohen, si dhe infrastruktura tjetër lokale, siç janë ujësjellësi dhe sistemet e furnizimit me rrymë, duhet të zhvendosen. Zona nën ndikim të drejtpërdrejt është zonë e pazhvilluar në të cilën ndikimet mjedisore të projektit mund të definohen në bazë të kritereve dhe standardeve të parapërcaktuara. Ndikimet e tërthorta mund të shfaqen si rrjedhojë e mosaplikimit të masave teknike shtesë apo masave tjera mbrojtëse. Masa e ndikimit në këtë zonë varet nga dizajnet teknike të cilat përcaktojnë nivelin e pranueshëm apo të dëshiruar të ndikimit. Kriteret dhe standardet duhet definuar nga organet kompetente dhe institucionet qeveritare shtetërore, megjithëse ato ndonjëherë propozohen nga dizajnuesi apo ndërtuesi, e ndonjëherë janë edhe rezultat i kërkesave të shfrytëzuesit të tokës në zonën e ndërtimit apo shfrytëzuesit të tokës që do të pësojë ndikim mjedisor nga zhvillimi i strukturës. Përfitimet nga projekti i planifikuar Përfitimet vijuese rezultojnë nga ndërtimi i HC Zhur: •

• • • • •

Prodhimi vjetor i energjisë elektrike prej rreth 400 GWh, prodhuar nga resurse të ripërtritshme të pashtershme (uji), që nuk kontaminon komponentat abiotike, siç janë ajri, toka dhe uji, nuk ka efekt rrezikues mbi shëndetin njerëzor, dhe që do të përmirësonte rrjedhimisht balancin vjetor të energjisë elektrike në Kosovë, Mbulimi i suksesshëm i pjesës variabile të diagramit ditor të furnizimit (pikut), Garantimi i furnizimit, në rast të eksportit të energjisë, Sigurimi i Shërbimeve Ndihëmse për sistemin elektroenergjetik, Sigurimi i rezervës terciare dhe sekondare, Shitja e suficitit të energjisë elektrike të prodhuar gjatë natës, duke siguruar kësisoj energji shtesë nga HC Zhur në kohën e konsumit maksimal, dhe duke siguruar shitje të vazhdueshme të energjisë elektrike që sjell efekte financiare të theksuara, apo ngritje të vlerës së energjisë më pak të vlefshme të prodhuar në termocentrale, Sigurimi i rezervës së ftohtë me humbje minimale të ujit (sipas nevojës) dhe rezervës së nxehtë për kapacitetet e termocentraleve, 22


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

• • • • • • • •

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Sigurimi i cilësisë mjedisore dhe kontrollimi i sistemit grumbullues të HC Zhur, Hapja e vendeve të reja të punës; kërkesa për punësim do të shfaqet gjatë ndërtimit dhe pas ndërtimit të hidrocentralit të planifikuar, Përmirësimi i kushteve për zhvillim të turizmit ditor, Përmirësimi i kushteve për sport dhe rekreacion në rezervar dhe zonë, Përmirësimi i kushteve për zhvillimin e rezorteve vikendore, Përmirësimi i kushteve për vrojtim të peizazhit, Përmirësimi i kushteve për gjah Sigurimi i mundësive për kultivim peshku në rezervar.

Përfitimet nga projekti i planifikuar rrjedhin nga përmbushja e të gjitha objektivave lidhur me shfrytëzimin e tokës dhe natyrës. Edhe pse dizajni më i favorshëm ende nuk është përzgjedhur, disa ndikimeve të caktuara të pafavorshme mjedisore, të drejtpërdrejta dhe të tërthorta, nuk mund t’i shmangemi. Për këtë arsye, të gjitha ndikimet mjedisore të projektit gjatë ndërtimit, funksionimit dhe largimit nga funksioni janë shqyrtuar në studim, në mënyrë që të jemi në gjendje të vlerësojmë se cilat do të jenë ndikimet kryesore të projektit në gjendjen aktuale mjedisore. Vlerësimi i këtyre ndikimeve do të shfrytëzohet në analizën kosto-përfitim me qëllim të verifikimit të fizibilitetit të gjithmbarshëm social të ndërtimit të projektit. NDIKIMET GJATË NDËRTIMIT TË PROJEKTIT Ndërtimi i projektit të planifikuar do të zgjasë rreth 5 vite, ndërsa nuk pritet të shkaktojë kurrfarë ndikimesh në klimë, ujëra tokësore, gjeologji, sizmikë, pasuri kulturore apo natyrore të mbrojtur, deponi, sisteme telekomunikimi dhe sektorin e biznesit. Ndikimet e mundshme në vijim mund të priten gjatë ndërtimit, që paraqet fenomen me kohëzgjatje të limituar: • Zhurma. Emetimi i zhurmës paraqet zhurmën e padëshiruar të gjeneruar nga makineria dhe automjetet, në veçanti gjatë punimeve në ndërtim dhe transportim që kryhen gjatë natës. Niveli i përcaktuar i zhurmës në zona të banuara është 45 dB(A). Zhurma më e lartë në teren do të shkaktohet nga makineria dhe pajisjet e përdorura për hapje të tunelit (80 dB(A) dhe si e tillë mund të ndikojnë më së shumti në popullatën që jeton në shtëpitë më të afërta në fshatin Dragash. • Ndotja atmosferike nga pluhuri dhe gazrat e nxjerra nga makineria e shfrytëzuar në ndërtim të sistemit të planifikuar dhe rrugëve për qasje, në afërsi imediate të lokacionit të ndërtimit dhe gjatë bartjes dhe zhvendosjes së materialeve ndërtimore. Ky lloj ndikimi prek më së shumti vendbanimet më të afërta me lokacionin e ndërtimit. • Kontaminimi i tokës për shkak të deponimit joadekuat të materialit dhe lëndës djegëse dhe vajrave që rrjedhin nga makineria dhe automjetet. • Kontaminimi i ujit, posaçërisht kontaminimi i ujërave sipërfaqësore gjatë punimeve të kryera në ndërtimin e Rezervarit Plavë dhe sistemin bartës nga lumi Brod nga lëndët djegëse dhe vajrat që rrjedhin nga makineria dhe automjetet që shfrytëzohen për lëvizje të tokës. Kontaminimi i ujërave sipërfaqësore gjithashtu mund të shkaktohet nga pastrimi i mbushjeve dhe materialet e shkapërderdhura në sipërfaqen e lokacionit të ndërtimit. 23


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

• •

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Fauna tokësore. Ndikimet të cilave do t’i nënshtrohet fauna tokësore përfshin migrimin e përkohshëm të disa specieve, përfshirë shpezët që janë cak i gjymtisë, nga habitatet në lokacionin e ndërtimit dhe në afërsinë e tij, për shkak të punimeve, ndotjes atmosferike dhe zhurmës. Ndikimet mund të shtohen dukshëm nëse punimet parashihet të kryhen gjatë periudhës së shumimit të specieve të caktuara. Bujqësia. Ndikimi në kulturat e mbjella përfshin rënien e vlerës së tyre për shkak të emetimit të pluhurit dhe partikujve të lëshuar në vendpunishte dhe në afërsi të tyre. Trafiku rrugor. Rrugët lokale mund të dëmtohen për shkak të lëvizjes së shtuar të automjeteve të rënda transportuese gjatë fazës së ndërtimit të impiantit. Problemet në furnizim me ujë. Problemet e ndërlidhura me furnizimin me ujë mund të shfaqen gjatë përgatitjes së tokës për përmbytje nga rezervari i planifikuar dhe modifikimet në gypat ekzistues në lokacionet e rezervarëve. Energjia • Bartja e rrymës. Problemet me furnizimin me rrymë mund të ngjajnë gjatë rilokimit të linjës së transmisionit në lokacionin e Rezervarit Brezna. • Shpërndarja e rrymës. Problemet me shpërndarje të rrymës mund të ngjajnë vetëm në segmentin lokal të shpërndarjes, ku lidhen shtëpitë e vendbanimeve Brezna dhe Zym që planifikohet të shkatërrohen për shkak të mbushjes së rezervarëve. Peizazhi. Ndikimet në peizazh përfshijnë ndryshimet në të, kryesisht për shkak të zhvendosjes së mbulesës së vegjetacionit dhe vendosjes së punishtes.

Ndikimet që nuk kanë kohëzgjatje të limituar përfshijnë: •

• • •

Habitatet. Ndikimi në habitate përfshin humbjen graduale të habitateve të kafshëve dhe bimëve në zonën e zënë nga strukturat e planifikuar të HC Zhur, d.m.th. rreth 560 ha tokë, por humbja e këtyre habitateve nuk do të shkaktojë zhdukjen e specieve shtazore apo bimore. Ndërtesat e banimit dhe afarizmit. Pasi që projekti i planifikuar mbulon disa zona të fshatrave, ndërtimi i tij kërkon shkatërrimin e rreth 225 njësive banimi dhe afarizmi, 25 në Zym dhe rreth 200 në Brezna. Toka bujqësore (tokë e punueshme, livadhe dhe kullosa). Ndikimi në toka bujqësore përfshin humbjen graduale të rreth 523 ha toke bujqësore, nga e cila 89 ha i përkasin tokës së punueshme me produktivitet të lartë, rreth 70 ha në lokacionin e Rezervarit Brezna, rreth 11 ha në lokacionin e Rezervarit Plavë dhe rreth 8 ha në zonën e planifikuar për instalimin e rrjetit të kanaleve (Kaptina 4, pika 4.1.2.17). Pyjet dhe toka pyjore. Ndikimet në pyje dhe toka pyjore përfshin humbjen graduale të rreth 2 ha pyje dhe tokë pyjore në zonën e lokacionit të Rezervarit Plavë. Toka ndërtimore. Ndikimi në tokën ndërtimore përshin humbjen graduale të rreth 17 ha toke ndërtimore, nga të cilat 15 ha në lokacionin e Rezervarit Brezna. Toka tjera. Ndikimi në tokat tjera nga ndërtimi përfshin humbjen graduale të rreth 8 ha toka tjera. Ndikimi në alokimin dhe shfrytëzimin e tokave. Edhe gjatë fazës së ndërtimit, pjesë të caktuara të tokave do të humbin përgjithmonë destinimin e tyre, 24


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

posaçërisht pyjet komerciale me rreth 2 ha, toka bujqësore me sipërfaqe rreth 523 ha dhe toka ndërtimore me rreth 17 ha. Ndikimi i ndërsjellë me stabilimente tjera të planifikuara. Sipas të dhënave në dispozicion, projekti i planifikuar do të ketë ndikim të ndërsjellë me strukturat në vijim: • •

Penda dhe rezervari i lumit Plavë me hidrocentralet e vogla të planifikuara të ndërtohen në lumin Plavë brenda territorit të Kosovës, Penda dhe rezervari në lumin Plavë me HC Lumi Plavë në Shqipëri.

Efektet e favorshme të mundshme të projektit, përfshijnë: •

Vendet e reja të punës. Ndërtimi i një sistemi aq të madh, çfarë është HC Zhur, mobilizon një fuqi të madhe punëtore, që do të thotë ngritje e punësimit gjatë implementimit të projektit. Ngritja e normës së punësimit do të ndihet parimisht në komunat në të cilat zhvillohet projekti. Deponitë ilegale. Përmirësimi i gjendjes në deponitë ilegale paraqet një nga përfitimet e mundshme që mund të nxirren nga implementimi i projektit në zonën e grumbullimit dhe në zonat e afërme me projektin. Peizazhi. Efektet e favorshme të mundshme në peizazh përfshijnë dizajnimin e peizazhit dhe implementimin e këtij dizajni si pjesë e ringjalljes së disa habitateve.

NDIKIMET GJATË FUNKSIONIMIT TË HIDROCENTRALIT Ndikimet e mundshme që priten gjatë funksionimit të impiantit, përveç humbjes së përhershme të habitatit në një zonë prej 560 ha, përfshijnë: •

• •

Ndryshimet klimatike. Ndikimet e mundshme në ndryshimet klimatike, vetëm në Rezervarin e Breznës, përfshijnë devijimet në vlerat e temperaturave për mes 0.5 dhe 2oC, ngritjen e nivelit të frymës mes 10 dhe 30%, dhe ngritje në nivelin e lagështisë së ajrit mes 10 dhe 20% në krahasim me gjendjen aktuale. Ujërat tokësore. Ndikimet e pritura gjatë funksionimit të impiantit përfshijnë ndryshimet e regjimit të rrjedhës hidrologjike të ujërave në rrjedhat e poshtme nga penda, do të thotë në strukturën pranuese. Është e pasigurt nëse minimumi i paraparë biologjik është rrjedhë e pranueshme nga këndvështrimi mjedisor për të siguruar zhvillimin dhe ruajtjen e komuniteteve vendore të rrjedhave pasi që të gjitha sasitë e ujit të jenë përdorë. Për këtë çështje duhet marrë pajtimin e Republikës së Shqipërisë. Toka bujqësore. Ndikimi në tokat bujqësore përfshin humbjen e përhershme të rreth 523 ha tokë bujqësore, nga e cila rreth 89 ha i përkasin tokës me produktivitet të lartë (rreth 81 ha në rezervarë dhe rreth 8 ha në zonën e planifikuar për instalim të rrjetit të kanalit). Ndikimi në prodhim bujqësor gjithashtu mund të pritet në rrjedhën e poshtme nga pika pranuese e ujit nga rrjedhat, si rrjedhojë e ujitjes. Pyjet dhe tokat pyjore. Ndikimi në pyje dhe toka pyjore përfshin humbjen e përhershme të rreth 2 ha pyje dhe tokë pyjore në lokacionin e Rezervarit Plavë. Toka ndërtimore. Ndikimi në tokën ndërtimore përfshin humbjen e përhershme të rreth 17 ha tokë bujqësore, nga të cilat 15 ha në lokacionin e Rezervarit Brezna. 25


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

• •

• •

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Toka tjera. Ndikimi në toka nga ndërtimi përfshin humbjene përhershme të 8 ha nga tokat tjera. Habitatet, flora dhe fauna. Ndërtimi i projektit të planifikuar do të shkaktojë zhdukjen e disa bimëve në zonën e grumbullimit të ujit dhe specieve shtazore në zonën prej rreth 560 ha e cila i përket sipas Klasifikimit të Biotopeve Korinë kategorive në vijim 2 ujëra, 3 pyje të ulëta dhe livadhe, 4 pyje, 5 regjione bujqësore, 86.2 fshatra dhe 87.2 komunitete minerare. Fauna ujore. Ndikimi kryesor dhe më i dukshëm nga ndërtimi i pendës në rrjedha do të manifestohet me migrime të peshqve, gjë që do të prek në veçanti peshqit që migrojnë çdo sezon për riprodhim dhe ushqim. Është fakt i njohur se speciet migruese mblidhen pasivisht në rrjedhën nga penda në tentativë për të kaluar në pjesën e sipërme. Në rrethana të tilla, ata janë shumë më të kërcënuar nga kafshët vrastare se sa në rrethana të natyrshme. Gjatë migrimeve në pjesën e poshtme të rrjedhës, do të shkaktohet një ndikim negativ mbi peshqit të cilët do të lëndohen për shkak të rënies mbi kanale. Zvogëlimi i sedimentit në rrjedhën e poshtme nga penda shkakton zvogëlim të sasisë së ushqimit për peshq. Gjahu. Me përmbylljen e ndërtimit të HC Zhur dhe me futjen në funksion të tij, zona e gjahut do të zvogëlohet dukshëm dhe mjedisi i pjesëve më të poshtme të gjahut do të pësojnë ndryshime të konsiderueshme. Ndikimi do të prek zogjtë, në veçanti gjatë periudhës fillestare të funksionimit të sistemit, kur do të mund të shënohen edhe përmbytje të tyre. Megjithatë, këto ndikime janë të tilla që me to do të mund të adaptohen të gjithë zogjtë, kështu që mund të konsiderohen si pak të rëndësishme. Ndikimi në destinimin e tokave dhe përdorimin e tyre. Ndërtimi i planifikuar do të rezultojë me ndryshimin e destinimit të rreth 560 ha tokë. Aspekti sociologjik dhe demografik. Për shkak të ndërtimit të sistemit HC Zhur, dhe konformitetit të tij me dokumentet e dizajnit që janë në dispozicion, rreth 225 objekte banimi do të përmbyten, në fakt rreth 200 në fshatin Brezna dhe rreth 25 në fshatin Zym. Një shkollë fillore dhe një kopsht loje do të shkatërrohen, ndërsa varrezat do të zhvendosen në fshatin Brezna. Një shkollë dhe një qendër e mjekësisë familjare do të përmbyten në fshatin Llopushnik. Përveç objekteve të banimit në zonën e Rezervarit Brezna, disa struktura afariste të vogla gjithashtu duhet përmbytur, ndërsa që numri i saktë i tyre ende mbetet të përcaktohet. Shkaku i ndërtimit në zonën e Rezervarit të Plavës, shfrytëzimi i rreth 11 ha tokë bujqësore do pamundësohet, sikurse edhe e 34 ha livadhe e kullosa dhe 2 ha pyje, ndërsa që pronësia e tyre ende mbetet të përcaktohet. Në zonën e Rezervarit Brezna, prodhimtaria nga rreth 70 ha tokë bujqësore do të ndalet sikurse që do të pamundësohet shfrytëzimi i rreth 400 livadhe dhe kullosa. Peizazhi. Me mbushjen e Rezervarit Plavë, niveli i ujit do të arrijë rreth 34 m, dhe shkarkimi i ujit në Fushën e Llopushnikut do të ndikojë rëndë në habitatin origjinal, dhe rrjedhimisht në humbjen e disa specieve bimore dhe shtazore në zonën e ndërtimit. Ndërtimi i projektit do të ndryshojë disa karakteristika të caktuara natyrore dhe kulturore dhe asetet e peizazhit. Vegjetacioni i livadheve dhe kullosave, si dhe i zabeleve apo kodrinave do të humbat në zonën e Rezervarit Plavë. Vizuelisht, masa e sipërfaqes ujore to të dominojë dhe do të reflektojë cilësi vizuale më të shquar se sa ajo që aktualisht shihet.

26


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Efektet e favorshme të mundshme nga ky projekt përfshijnë: •

Rregull të shtuar në zonën e projektit.

Prodhimi bujqësor. Do të jetë e mundshme të sigurohen sasi të mjaftueshme të ujit për ujitje të tokave bujqësore dhe luginave të rezervarit. Deponitë ilegale do të largohen, gjë që paraqet një efekt të favorshëm për bujqësinë. Kjo nuk është çështje e ‘aspektit estetik’ apo e ndikimit në peizazh. Kjo në fakt ka të bëjë me rrezikun potencial për kontaminim të rrezikut, dhe çështje e asaj që bimët e rrezikuara në afërsi, dhe çështje e importimit të kontaminimit në zinxhirin e ushqimit në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë.

Fauna ujore. Ndërtimi i rezervateve Plavë (deri 49 ha) dhe Brezna (deri 500 ha) do të rezultojë me ngritje të ihtioproduktivitetit në krahasim me gjendje e mëparme të rrjedhës ujore, gjë që paraqet një parakusht për ngritje të interesit për vrojtim të peizazhit. Rezervarët gjithashtu ofrojnë mundësi për kultivim të mbyllur të peshqve. Për shkak të ndryshimeve të pritura të temperaturave, rezervarët do të jenë të përshtatshëm për kultivim të peshqve cilësorë për ushqim, siç është salmoni.

Pylltaria. Ngritja e nivelit të lagështisë në ajër dhe ngritja e nivelit të reshjeve në zonën e rezervarit do të ketë ndikim të favorshëm në ngritjen e produktivitetit të biomasës pyjore. Sidoqoftë, për shkak se ndryshimet klimatike nuk arrijnë shumë larg nga kufijtë e rezervarit (disa dhjetëra metra në lartësi dhe 1 deri 2 km nga brigjet), ky lloj ndikimi i favorshëm do të prek vetëm një zonë të vogël pyjore.

Gjahu. Edhe pse zvogëlimi i sipërfaqes ekzistuese për gjah mund të jetë faktor i pafavorshëm, marrë parasysh gjendjen aktuale në gjah, krijimi i sipërfaqeve të reja ujore do të ketë ndikim të favorshëm në zhvillimin e specieve të peshqve ujorë, dhe rrjedhimisht do të ngritë mundësitë për gjah në këtë zonë. Efekti gjithashtu do të jetë i favorshëm për shpezët e mëdhenj për shkak të përmirësimit të kushteve të ujitjes.

Ndikimi në destinimin e tokave dhe shfrytëzimin e tokave. Pas ndërtimit, destinomi i ri i tokave mund jetë edhe për turizëm dhe rekreacion. Sipërfaqja e ujit në rezervar me rreth 550 ha mund t’i shërbejë komunitetit për rekreacion. Promenadat dhe shtigjet e çiklizmit mund të ndërtohen pranë rezervarëve ndërsa në prapavijë të tyre mund të zhvillohen programe tjera sportive, rekreative dhe edukative. Rezervarët mund të shfrytëzohen edhe për kultivim të peshqve.

Aspekti sociologjik dhe demografik. Me kusht të ndërmarrjes së masave mbrojtëse, projekti i planifikuar nuk do të kërcënojë jetën apo kushtet e punës së popullatës lokale, nuk do të nxisë migrim, ndalë imigrim, rrezikon orientimin afarist të popullatës dhe as nuk do të kontaminojë resurset natyrore të rëndësishme për jetesën dhe punën në këtë zonë, në fakt ai do të inkurajojë imigrim dhe punësim në këtë zonë.

27


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Efektet pozitive që rezultojnë nga ndërtimi i planifikuar përfshijnë: • • • •

Vlera më të larta të pronave Kushte më të mira për sport dhe rekreacion Burime të reja të të ardhurave si rrjedhojë e zhvillimit të aktiviteteve të reja, turizmit në veçanti Rregullimi i peizazhit në një zonë më të gjerë, ndërtimi i infrastrukturës dhe rrugëve.

NDIKIMET NË RAST TË EMERGJENCËS DHE VLERËSIMI I RREZIKUT Ndonëse të gjitha strukturat e HC Zhur do të modelohen dhe ndërtohen në pajtim me rregulloret ekzistuese, megjithatë, mund të ndodhin aksidentet e shkaktuar nga forca madhore gjatë veprimtarisë së sistemit të HC Zhur. Forca madhore nënkupton tërmetet shkatërruese të shkallës përtej asaj të planifikuar, luftërave, dëmeve të qëllimshme në pjesë strukturore, apo stabilimente. Për vlerësim të ndikimit dhe definim të masave mbrojtëse, do të përgatitet plani për rrënimin emergjent të pendës së Rezervuarit të Plavës, i cili do të përkufizon pasojat si rrjedhojë e rrënimit dhe masat mbrojtëse në zonën e prekur. Bazuar në rezultatet e fituara, do të shtjellohet plani i përvijimit të zonës së vërshimit, krahas me sistemin e paralajmërimit dhe të alarmimit.

NDIKIMET PAS MBYLLJES HC Zhur është planifikuar të jetë strukturë e përhershme. 2.4.3

Pajtueshmëria e Projektit me Detyrimet Ndërkombëtare të Republikës së Kosovës mbi Uljet e Ndikimeve Mjedisore Tejkufitare dhe/apo Uljen e Ndikimeve Mjedisore Globale Në pajtim me Konventën Espoo, ministria kompetente e Republikës së Kosovës ka njoftuar kompetente të Republikës së Shqipërisë mbi Projektin e planifikuar të HC Zhur. Gjatë kësaj faze të zbatimit të projektit, është themeluar kontakti ndërmjet autoriteteve relevante të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në lidhje me çështjet tejkufitare. Ky bashkëpunim është në vazhdim e sipër. Meqë sasitë e cekura të ujit të përkufizuara si “minimume biologjike” nuk janë pajtuar me Shqipërinë, kjo duhet të bëhet në faza të mëvonshme të zhvillimit të Projektit HC Zhur. Kjo është pikë shumë e rëndësishme para dizajnit përfundimtar për përcaktimin e parametrave hidrologjikë mbi të cilat varet realizimi i projektit të planifikuar.

28


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

2.4.4

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Masat mbrojtëse mjedisore TË PËRGJITHSHME Analiza fillestare e Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor e projektit në fjalë HC Zhur bazohet në dokumentet ekzistuese të cilat nuk mjaftojnë për vlerësimin përfundimtar të ndikimeve. Për këtë arsye, masat e propozuara të përgjithshme për mbrojtje mjedisore të projektit të planifikuar përfshijnë edhe dokumente që do të sigurohen para përgatitjes së analizës së Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor të HC Zhur dhe ato që do të sigurohen para fazave të mëvonshme të zhvillimit të projektit. Para zhvillimit të analizës së Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor për projektin HC Zhur, duhet të përgatitet dokumentacioni vijues: • të dhëna të rrjedhës hidrologjike • të dhëna të cilësisë së ujërave sipërfaqësorë • të dhëna bazike meteorologjike (reshjet, lagështia e ajrit, mjegulla, era). Në fazat vijuese të projektit, zhvilluesi: do të përgatitë modelin e zhvendosjes së varrezave, duke marrë parasysh kërkesat e prelatëve; • do të zhvillojë një model të ndikimeve të rezervuarëve të planifikuar në ndryshimin klimatik; • do të përgatitë modelin e organizimit të zonës së ndërtimit; • do të përgatitë modelin e shpërthimeve; • do të përgatitë modelin e rregullimit të peizazhit; • në bashkëpunim me autoritetet lokale kompetente, do të përkufizojë lokacionet për huazim për materialet e duhur për ndërtimin e pendës së Rezervuarit të Plavës; • do të sigurojë dërgimin e materialeve artificiale në vendin e ndërtimit nga depot apo impiantet që duhet të vendosen jashtë zonës së ndërtimit; • në bashkëpunim me autoritetet lokale kompetente, do të përkufizojë lokacionet për shkarkimin e materialeve të tepërta të ekstraktuara por të pashfrytëzuara, bashkë me mbulesën e humusit që do të vendoset në lokacionet të përcaktuara; • do të informojë publikun përmes mediumeve mbi ekzekutimin e projektit të planifikuar dhe ndikimeve të pritura; • do të ofrojë akomodim për stafin e punësuar për ndërtimin e sistemit dhe do të sigurojë lokacionet për grumbullimin e mbeturinave të ngurta; • do të sigurojë shkarkimin e mbeturinave si rrjedhojë e objekteve të tualeteve (nëse janë kimike) dhe mbeturinave të ngurta nga kompanitë e licencuara; • do të ofrojë lokacion adekuat për ruajtjen e makinerisë dhe pajisjeve të ndërtimit dhe për mirëmbajtjen e pajisjeve dhe makinerisë; • do të shënjojë lokacionin e ndërtimit dhe do të ofrojë mbrojtje adekuate në lokacion; • do të informojë autoritetet përkatëse të ruajtjes mbi fillimin e punëve me qëllim të mbikëqyrjes gjatë ndërtimit; • do të sigurojë bashkëpunim me një ekspert biologjik për mbrojtjen e habitateve, florës dhe faunës; • do të ofrojë materiale riprodhuese të duhur për mbushjen e rrjedhave dhe rezervuarëve me peshq nga rezervuarët më të afërt për shumëzimin e peshkut apo përmes ndërtimit të një rezervuari të ri; • në bashkëpunim me autoritetet lokale kompetente, do të përkufizojë lokacionet për shkarkimin e materialeve të grumbulluara gjatë pastrimit të rezervuarëve dhe do të vlerësojë mundësinë e shfrytëzimit përkatës komercial; • përveç modelit të monitorimit të mjedisor, do të përgatitë modelin e monitorimit teknik të projektit. 29


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Zhvilluesi i projektit është i obliguar të zbatojë masat për mbrojtje mjedisore në pajtim Vendimin e ministrisë kompetente se ky projekt është me qëllime të mira mjedisore. MASAT MBROJTËSE GJATË EKZEKUTIMIT TË PROJEKTIT Zhvilluesi i projektit do të sigurojë se kontraktori shfrytëzon makineri adekuate dhe respekton planin kohor të ndërtimit të projektit, respekton dokumentacionin e aprovuar të modelit dhe vepron në përputhje me ligjet dhe rregulloret. Masa thelbësore që nënvizon zbatimit e mbrojtjes mjedisore gjatë ekzekutimit të projektit është kontrolli i integruar mbi mbrojtjen mjedisore përmes tërë lokacionit të ndërtimit. Kontrolli mjedisor përfshin ekspertë të specializuar të fushave të ndryshme, si, konservator, ekolog, pylltar, agronom, etj. Mbrojtja kundër pluhurit dhe zhurmës

Maza themelore për mbrojtjen kundër pluhurit është lagia me ujë gjatë kryerjes së punëve, gjera mbrojtja kundër zhurmës mund të sigurohet me përdorimin e makinerisë në gjendje të rregullt teknike. Për të minimizuar zhurmën dhe pluhurin, shpejtësia e automjeteve nuk duhet të tejkalojë 30 km/h. Mbrojtja kundër kontaminimit të ujit

Gjatë ekzekutimit të projektit të planifikuar, do të sigurohen objekte mobile tualeti që përmbajnë cisterna të mbyllura hermetikisht. Këto objekte tualeti do të zbrazen dhe përmbajtjet do të shkarkohen në mënyrë të sigurt. Deponimi i lëndës djegëse, lubrifikuesve dhe pajisjeve në lokacion do të minimizohet. Çdo lirim i lëndës djegëse, lubrifikuesve apo masave tjera të lëngëta në tokë dhe ujë në lokacion është rreptësisht e ndaluar dhe rastet e tilla do të korrigjohen menjëherë. Materialet e mbeturinave të prodhuara gjatë ndërtimit do të deponohen në një lokacion të përcaktuar enkas dhe mbeturinat do të transportohen rregullisht nga ndërtimi i lokacionit deri në deponinë më të afërt të ndërtuar apo në deponinë e përkohshme në rast të mbeturinave të palëvizshme ndërtimore. Një pjesë e rrjedhës së ujit nga penda poshtë apo struktura e pranimit të ujit do të ushtrohet për të marrë parasysh metodat teknike biologjike të ushtrimit të rrjedhës ujore. Përkitazi me ekosistemin e sapoformuar ujor, i tërë vegjetacioni baror dhe i shkurreve do të largohet para mbylljes së rezervuarëve në mënyrë që të ngadalësohet eutrofikimi. Drunjtë pyjor dhe pemët individuale do të shkurtohen, por trungjet nuk duhet të shkulen. Masat për mbrojtjen e florës dhe faunës

Një masë thelbësore për parandalimin e degradimit të panevojshëm të habitateve është kufizimi i punëve brenda lokacionit të ngushtë të projektit dhe planifikimi i tyre jashtë periudhës së riprodhimit të grupeve të caktuar të shtazëve.

30


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Masat për mbrojtjen e tokës

Një shtresë e lëruar toke e gjerë 0.3 m do të largohet në mënyrë selektive dhe të kontrolluar dhe do të deponohet përkohësisht në një lokacion specifik të përcaktuar. Depozitet e materialeve të tokës do të formësohen përfundimisht sipas topografisë ekzistuese dhe do të integrohen në mjedis në mënyrën më të mirë të mundur. Punimet tokësore do të organizohen duke marrë parasysh kushtet e motit. Në rast të reshjeve të forta të shiut dhe të erës së fortë punët duhet të pezullohen, lokacioni të mbrohet kundër vërshimit dhe materialet kundër gërryerjes apo shkapërderdhjes. Pas përfundimit të çdo faze të punës, pjesët tokësore të strukturës duhet të mbrohen kundër erozionit. Pas përfundimit të punëve mjedisi i pendës, rrugët hyrëse dhe sistemet e bartjes dhe shkarkimit duhet të kthehen në gjendjen fillestare. Masat për mbrojtjen e gjuetisë

Me qëllim të mbrojtjes së kafshëve të egra gjatë kryerjes së punëve, është e domosdoshme që të brigjet e rezervuarit të rregullohen ashtu që mundësojnë qasjen e sigurt të kafshëve të egra në ujë. Për këtë qëllim lejohet përdorimi i elementeve të betonit absorbues që lehtëson rritjen e vegjetacionit specifik. Mbrojtja e peshqve

Mbijetesa e bashkësive të peshqve gjatë kryerjes së punëve kërkon mirëmbajtjen e cilësive adekuate të ujit në rrjedhjet. Masat për mbrojtjen bujqësore

Gjatë kryerjes së punëve popullata lokale duhet të ketë qasje në kullosa, livadhe dhe tokën e punueshme brenda kufijve të projektit. Materialet tepricë dhe mbeturinat nuk do të shkarkohen në tokën e afërt. Masat për mbrojtjen e pyjeve

Gjatë kryerjes së punëve nuk lejohet prerja dhe dëmtimi i pemëve dhe sistemeve të rrënjëve të pemëve jashtë lokacionit të projektit. Ndalohet çdo depozitim i materialit dhe mbeturinave tepricë dhe lirimi i vajrave në pyje dhe në tokën pyjore. Masat për mbrojtjen e aseteve natyrore dhe kulturore

Para ekskavimit të humusit dhe shtresës sipërfaqësore të tokës në lokacione të objekteve individuale, lokacioni duhet të vizitohet nga personeli i institutit të ruajtjes së artit dhe institutit për mbrojtjen e natyrës të cilët do t’i parashtrojnë kushtet për punët e ekskavimit dhe kushtet e kontrollit të mundshëm të mëtejshëm. Masat për mbrojtjen e objekteve dhe infrastrukturës

Të gjitha punët në objekte dhe infrastrukturë duhet të kryhen në mënyrë që nuk rrezikohen funksionet e tyre.

31


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Masat për mbrojtjen e peizazhit

Pas përfundimit të të gjitha punëve, të gjitha strukturat e ndërtimit dhe elementet tjerë të lokacionit të ndërtimit do të largohen dhe do të kryhet rehabilitimi i plotë teknik dhe biologjik i hapësirës së degraduar në afërsi të projektit, në pajtim me dizajnin e peizazhit. Masat për mbrojtjen e njerëzve

Kërkohet zbatimi i masave të përhershme për parandalimin e shpërndarjes së pluhurit dhe baltës në mjedis dhe për zbutjen e efekteve të zhurmës. Automjetet dhe makineritë e ndërtimit duhet të kenë qasje nga rrugët e lokacionit të ndërtimit për në rrugët lokale pa çrregullim të komunikacionit lokal. MASAT MBROJTËSE GJATË VEPRIMIT TË PROJEKTIT Masat për mbrojtjen e ujit

Ujërat e zeza do të grumbullohen në cisterna të mbyllura hermetikisht dhe në mënyrë periodike do të transportohen për në pikën e lejuar të shkarkimit. Ndarësit e vajit duhet të mirëmbahen me rregull. Nuk lejohet asnjë shkarkim i vajrave apo materieve tjera kimike në tokë dhe rrjedha ujore. Veç kësaj, është e domosdoshme të monitorohet lëvizja e ujërave të zeza me prejardhje nga deponia sanitare që ndodhet në afërsi të Rezervuarit Brezna dhe të parashihen masat adekuate për parandalimin e atyre ujërave nga hyrja në rezervuar. Për të minimizuar mbushjen e Rezervuarit të Plavës, pjesët e rrezikuara të rrafshnaltave të zonës së grumbullimit duhet gjelbërohen dhe pyjëzohen në masë më të madhe. Depozitet e fundit të rezervuarit duhet të pastrohen në intervale specifike kohore. Vetëm rritja e kontrolluar e pemëve dhe shkurreve lejohet në vetë shtratin e rrjedhës dhe përgjatë brigjeve të rrjedhës (për mbrojtjen kundër bllokimeve dhe vërshimeve të rrjedhës). Mbrojtja e habitateve, jetës bimore dhe shtazore

Parashihet mirëmbajtja dhe kujdesi i rregullt i florës dhe vegjetacionit në mënyrë që të mbrohet flora dhe fauna e ekosistemeve tokësore gjatë shfrytëzimit të projektit. Për përmirësimin e dukjes së peizazhit, të gjitha zonat në humbëtirë të projektit të planifikuar duhet t’i lihen suksesionit natyror të bashkësive dhe në të gjitha zonat e hapura në lokacion të projektit të planifikuar do të mbillet vegjetacioni autokton i zonës në pajtim me dizajnin e aprovuar të hortikulturës. Monitorimi i përhershëm i specieve treguese do të mundësojë zbatimin e masave shtesë për mbrojtjen e specieve dhe bashkësive të rrezikuara. Mbrojtja e gjuetisë

Zotëruesit e njësisë së gjuetisë duhet të përgatisin një plan të veçantë për mbrojtjen e gjahut dhe ta përshtatin kalendarin e aktiviteteve të tyre me përdorimin e planifikuar të projektit dhe mjedisit të tij. 32


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Mbrojtja e peshqve

Meqë ekosistemet e sapokrijuara ujore do të shfrytëzohen nga peshkatarët, është e domosdoshme të rriten rezervat e peshkut. Megjithatë, është me rëndësi të sigurohet se mbushja me peshk nuk bëhet as në mënyrë të paorganizuar as të paplanifikuar, por të kryhet në bashkëpunim me ekspertë peshkimi dhe specialistë të mbrojtjes së mjedisit. Një masë e domosdoshme është parandalimi i qasjes së peshqve në strukturat e pranimit të ujit në ndërtesat e hidrocentralit (prapësimi përmes dritës, tingullit apo rrymës(në mënyrë që të shmanget mbytja e peshqve gjatë migrimeve në derdhje të poshtme të ujit. Mbrojtja e pyjeve

Është e domosdoshme të monitorohen, në mënyrë periodike, pjesët periferike të zonave pyjore në mënyrë që të identifikohen efektet e mundshme të ujërave të rezervuarëve në shëndetin dhe cilësinë e pemëve në humbëtira të rezervuarëve të planifikuar. Mbrojtja e tokës bujqësore

Meqë mbrojtja e tokës dhe e ujërave paraqet detyrë të përhershme të të gjithë shfrytëzuesve të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të hapësirës dhe duke marrë parasysh faktin që bujqësia është ndotës i madh potencial i ujit, rekomandohet shfrytëzimi i kujdesshëm i plehrave artificiale dhe agrokemikaleve në mënyrë që të zvogëlohen emetimet e ndotësve nga bujqësia, që nuk lidhet menjëherë me ekzekutimin. Në rast se ujitjet e tokës bujqësore rezultojnë me rritje të presionit të tokës, projekti duhet të parasheh të gjitha mbrojtjen e duhura për tokën e që lidhen me: • Krijimin e rotacionit fiks të të korrurave dhe plehrave organikë, dhe • Ndryshimet në praktikat e ruajtjes së bimëve. Mbrojtja e trashëgimisë natyrore dhe kulturore

Masat për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore do të definohen në pajtueshmëri me praninë e tyre në zonën e shqyrtuar pasi të jetë përgatitur studimi i konservimit. Mbrojtja e peizazhit

Peizazhi afër rezervuarëve dhe pendës do të rikthehet në pajtim me dizajnin e peizazhit. Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet ruajtjes së skajeve të pyjeve në kontakt me rezervuarët dhe në integrimin e ekosistemeve të reja në mjedisin ekzistues. Vëllimet reale të duhura të ujit do të sigurohen në rrjedhat ujore të rrymës së poshtme nga penda dhe strukturat e pranimit. Intervenime speciale të peizazhit do të kryhen në bashkëpunim me ekspertë pyjorë dhe biologjikë.

33


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Mirëmbajtja e objekteve dhe infrastrukturës

Të gjitha objektet dhe infrastruktura e ndërtuar për nevoja të HC Zhur do të mirëmbahen rregullisht. Rikthimi i peizazhit

Zona përreth strukturave të kompletuara do të rikthehen në gjendje të mëhershme. Rekomandohet mbjellja e llojeve të pemëve dhe shkurreve që rriten në natyrën e kësaj zone. Sociologjia dhe demografia

Duke konsideruar tiparet sociologjike dhe demografike të hapësirës, të gjitha masat e rekomanduara në këtë Pjesë e që lidhen me përmirësimin e kushteve të punës dhe jetesës do të zbatohen gjatë shfrytëzimit të projektit. Atë kanë të bëjnë me: • monitorimin e ndryshimit klimatik, • ndotjen e ujit, • mirëmbajtjen e objekteve infrastrukturore, dhe • rikthimin e peizazhit. Zbatimi i masave të sipërpërmendura i siguron zonës vlera të përhershme ekologjike dhe si rrjedhojë edhe vlera turistike që do të kenë ndikime pozitive në gjendjen e popullatës në këtë zonë dhe më gjerë. Masat për mbrojtjen kundër aksidenteve

Masa bazike për mbrojtjen kundër aktiviteteve sizmike është pozicionimi i stabilimenteve të projektit të planifikuar në zona që nuk shtrihen në shkarje madhore rajonale. Masat për mbrojtjen kundër shembjes së pendës janë pjesë përbërëse të Planit Operativ për Kontroll të Vërshimeve të bazuar në vrojtimet meteorologjike dhe hidrologjike, parashikimet, informimet dhe sistemin e alarmimit. Në rast të aksidenteve të lidhur me ndotjen potenciale apo aktuale të ujërave të rezervuarit është e domosdoshme një tjetër formë e intervenimit. Ky segment lidhet me planin operativ për mbrojtjen e ujit dhe duhet të përfshijë masat dhe procedurat për raste të tilla. Krijimi i zonës së sigurisë prej 50m nga nivelet e larta të ujit në akumulime. Masat që dalin nga obligimet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës

Për shkak të ndërtimit të planifikuar të pendës së Rezervuarit të Plavës në Lumin Plavë dhe për shkak të ndërtimit të strukturave të pranimit në lumenjtë Çaljane, Restelicë, Brod, Leshtan dhe Radeshë për bartjen e ujit për në Rezervuarin e Plavës, në këtë fazë të planifikimit është propozuar një minimum biologjik i rrjedhës nëpërmes shtrateve të lumenjve në zonën e Republikës së Shqipërisë, ndonëse stabilimentet e Hidrocentralit të planifikuar të Zhurit do të ndërtohen në hapësira të Republikës së Kosovës. Republika e Shqipërisë është njoftuar për projektin e planifikuar, por deri më tani nuk është përgjigjur për sa i përket nevojës për të vlerësuar ndikimet tejkufitare të projektit të planifikuar në pajtim me Konventën Espoo.

34


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Megjithatë, vlerësimi i ndikimeve tejkufitare duhet të kryhet në kontekst të përgatitjes së Studimit të Vlerësimit Mjedisor të HC Zhur. Masat e mbrojtjes mjedisore pasi që Hidrocentrali të ketë ndaluar veprimtarinë

HC Zhur është paraparë të jetë strukturë e përhershme, prandaj masat e tilla të mbrojtjes mjedisore nuk janë të duhura në këtë fazë. 2.4.5

Programi për monitorimin mjedisor Kjo pjesë përshkruan programin e propozuar për monitorimin mjedisor, që ka të bëjë vetëm me aspekte ekologjike, gjersa monitorimi teknik i stabilimenteve të projektit do të mbulohet nga dokumenti i modelit bazik për projektin. Kushti bazik për sigurimin e cilësisë së monitorimit mjedisor është se ky aktivitet i është besuar një institucioni apo kompanie të autorizuar për kryerjen e punëve. Monitorimi mjedisor para ekzekutimit të projektit

Monitorimi mjedisor para realizimit të projektit ka të bëjë me: • monitorimin meteorologjik, • monitorimin sizmik, • monitorimin hidrologjik, dhe • monitorimin e gjendjes ekologjike të ujërave sipërfaqësorë.

Monitorimi mjedisor gjatë ekzekutimit të projektit

Aktivitete monitoruese janë të njëjta sikurse ato para ekzekutimit të projektit. Monitorimi mjedisor gjatë shfrytëzimit të projektit

Monitorimi mjedisor pas ndërtimit të projektit të planifikuar përfshin: • monitorimin hidrologjik • monitorimin sizmologjik • mbrojtjen e ujërave dhe ndotësit • gjendjen ekologjike të ujërave sipërfaqësorë • gjendjen e ihtiofaunës • gjendjen e kurrizorëve tokësorë • pyjet dhe tokat pyjore, dhe • bujqësinë dhe tokat bujqësore. Pasi që të jetë stabilizuar sistemin, do të rishikohet programi i monitorimit në pajtim me rezultatet e fituara. Aktivitetet e lidhura me monitorimin e ujit duhet të jenë në pajtueshmëri me Direktivën Evropiane mbi Ujërat dhe ato që kanë të bëjnë habitatet me Direktivën e Habitateve. 2.4.6

Vlerësimi i kostove të mbrojtjes mjedisore dhe hiset e tyre në kostot e ekzekutimit të projektit dhe kostot operimit

35


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Projekti i planifikuar HC Zhur përbën një varg strukturash të cilat, nëse nuk planifikohen për ndërtim dhe nëse nuk mirëmbahen në mënyrë të duhur, me gjasë do të krijojnë efekte të dëmshme në mjedis gjatë ndërtimit dhe shfrytëzimit. Kostot e vetme shtesë që rrjedhin nga masat për mbrojtje mjedisore janë ato që kanë të bëjnë me monitorimin mjedisor. Gjithsej kostot vjetore të monitorimit mjedisor, përveç kostove të udhëtimit, kapin shumën prej:

Përshkrimi i Kostos

Kostot (EURO/vit)

A.

Para ekzekutimit të projektit të planifikuar – Gjithsej

35,000.00

B.

Gjatë ekzekutimit të projektit të planifikuar – Gjithsej

35,000.00

C.

Gjatë shfrytëzimit të projektit të planifikuar – Gjithsej

102,000.00

Kostot e njëhershme janë si në vijim:

Përshkrimi i Kostos Blerja e pajisjeve dhe kostot e instalimit – Gjithsej Kostot e hulumtimit dhe përgatitjes së studimeve të nevojshme – Gjithsej Kostot e njëhershme – Gjithsej

Kostot (EURO) 63,000.00 191,000.00 254,000.00

36


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

2.5

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Detyra 5: Përgatitja e Vlerësimit Social (VS) fillestar përfshirë draft Planin e Veprimit për Zhvendosje Konkluza të përgjithshme: •

Aprovimi i përgjithshëm i ndërtimit të HC Zhur të planifikuar është regjistruar në rajon. Çështjet e atij aprovimi janë shpjeguar si: e ardhme më e mirë për shtetin, më shumë energji elektrike, dhe më shumë zhvillim.

Shteti i Kosovës shihet si garanci për arritjen e suksesshme të projektit.

Përfaqësuesit e komuniteteve lokale kanë kërkuar për më shumë informata në lidhje me projektin.

Vlerësimi Social Fillestar Për shkak të faktit që Shteti i Kosovës gëzon respekt të madh te popullata lokale, siç është shënuar gjatë takimeve të Grupeve të Fokusit si dhe në raste të tjera të ndryshme të shënuar në atë zonë, ne besojmë se Kosova duhet të ketë rol më aktiv, më vendimtar dhe më stimulues në zbatimin e projektit HC Zhur si dhe në organizimin e veprimeve tjera që mund të lehtësojnë jetën e popullatës lokale. Ai rol mund të shprehet si në vijim: 1. Organizimi i hartimit të planeve urbane dhe hapësinore për rajonin – është shumë vështirë të planifikosh çfarëdo pa plane të miratuara të përgjithshëm dhe të hollësishëm për shfrytëzimet e ardhshme të tokës 2. Përfshirja e fondeve të BE-së për zhvillimet e ardhshme hapësinore 3. Hartimi i planeve të bazuara për lloje të ndryshme të kompensimit për shkak të realizimit të projektit, bazuar në planin hapësinor 4. Hartimi i programeve, rregulloreve madje dhe ligjeve që stimulojnë Diasporën e Kosovës që të motivohet për t’u angazhuar në mënyrë financiare dhe organizative në zhvillimin e zonës së HC Zhur. Mund të parashihet lehtësisht se Diaspora do të jetë e interesuar që t’i investojë parat e tyre në zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme ekonomike. Mundësitë janë të shumta (koncesionet, shoqërimet aksionare, themelimi i kompanive të vogla, donacione financiare, etj.), por çdo gjë duhet të jetë në bazë të kornizës së fuqishme ligjore. 5. Shteti i Kosovës, po ashtu, duhet të zhvillojë programe sociale për popullatën që do të vendoset jashtë mundësive normale të jetës në këtë zonë. Kjo situatë tanimë ekziston në zonë (shkallë shumë e lartë e papunësisë, të ardhura shumë të ulëta, niveli i ulët i arsimit i popullatës ekzistuese, etj.), por përmes zbatimit të projektit të HC Zhur, kushtet e jetesës normale mund të përkeqësohen për shumë banorë. Prandaj, duhet të përfundohet, paraprakisht, zhvillimi i programeve të ndryshme kompensuese me orientim social. 6. Shteti duhet të zhvillojë rregullore të qarta procedurale në lidhje me të drejtat e ardhshme të koncesionit të impiantit të HC Zhur. Një nga kushtet e domosdoshme është rregullimi i të drejtave pronësore mbi tokën, regjistër dhe rregullore të qarta kadastrale dhe të pronësisë. Mund të parashihet që zotëruesi i ardhshëm i koncesionit nuk do të jetë i interesuar madje dhe në gjendje që të qartësojë situatat e sotme të mundshme të paqarta në lidhje këto çështje. Një nga kushtet lehtësuese dhe të domosdoshme për implementimin e projektit HC Zhur definitivisht është sajimi i planeve urbanistike dhe hapësinore për rajonin. Për shkak të mungesës së dokumentacionit planifikues urban dhe hapësinor është shumë e vështirë të parashihet harmonizimi i implementimit të HC Zhur me aktivitetet dhe shërbimet tjera që ofrohen në këtë zonë. Kur të jenë sajuar dhe pranuar planet urbane dhe hapësinore si dokumente zyrtare në komunat Prizren dhe Dragash, atëherë planet konkrete afatshkurtra për zhvillimin e zonës mund të përgatiten dhe elaborohen. Kjo në veçanti ka të bëjë me pozicionimin e strukturave të ardhme të vendbanimeve si dhe linjave të mëdha 37


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

infrastrukturore dhe kapaciteteve gjegjëse. Gjithashtu është e qartë se kjo do ta lehtësojë zbatimin e planeve potenciale të zhvendosjes. Si rrjedhojë e ndikimit pozitiv të ndërtimit të HC Zhur mund të parashihet se njerëz tjerë do të vijnë dhe do tentojnë të vendosen në zonën e prekur për shkak të mundësive ekonomike të reja që do të hapen. Kjo në veçanti ndërlidhet me pikat vijuese: a. Punësimi i përkohshëm apo i përhershëm i fuqisë punëtore lokale gjatë implementimit të projektit b. Programet rizhvillimore – nga blegtoria deri te zhvillimi intensiv përmes investimeve në ferma të vogla. Kjo do të rezultojë me ngritje të prodhimtarisë dhe mund të shërbejë si masë kompensimi për zvogëlimin e sipërfaqes së tokave ekzistuese për kullosa. c. Zhvillimi i llojeve të ndryshme të aktiviteteve dhe objekteve turistike ri rrjedhojë e paraqitjes së sipërfaqes ujore të re (liqenit), siç janë restorantet e reja, vilat dhe hotelet e vogla, aktivitetet rekreative (raftin, kanu), etj. d. Në këto kapacitete të reja turistike do të shfaqen mundësi të reja punësimi si dhe mundësi investimi në iniciativa të reja. e. Një nga këto aktivitete ekonomike mund të jetë kultivimi i kulturave ujore që gjithashtu mund t’i sigurojë fuqisë lokale punëtore vende punësimi dhe mundësi peshkimi për zonën lokale dhe më gjerë. Kjo ka gjasa të ndodhë për shkak të faktit se ka të ngjarë që disa njerëz të ndalojnë aktivitetet bujqësore apo blegtorale për shkak të ndryshimit të kushteve në zonën e prekur. f.

Një mundësi do të ofrohet me rastin e implementimit të projektit HC Zhur – rezervari do të ofrojë rast për zgjerimin e aktiviteteve rekreative dhe të gjahut. Mundësia për shfrytëzim të rezervarit me qëllime të ndryshme, gjithashtu i jep njerëzve shkas për të vizituar këtë zonë për qëllime rekreative.

Si rrjedhojë e ndryshimeve të mëdha të pritura në jetën sociale dhe ekonomike të popullatës ekzistuese, shteti i Kosovës duhet të ushtrojë ndikim mbi programet zhvillimore të ardhme, si vijon (veprime të rëndësishme): 1. Stimulimi financiar dhe organizativ i ndryshimit të aktiviteteve blegtorale të popullatës lokale – nga prodhimi ekstensiv në atë intensiv (realizimi i kushteve për zgjerim të fermave, integrimi i tyre dhe diversifikimi i produkteve të); 2. Organizimi i grumbullimit dhe plasimit të produkteve në treg përmes mekanizmave dhe aktorëve ekzistues të tregut; 3. Ky ndryshim mund t’i ofrojë popullatës ekzistuese mundësi reale për të vazhduar me praktikat e tyre jetësore dhe mund të nxisë ardhjen dhe qëndrimin e njerëzve tjerë në këtë zonë. Përfitimet e pritura të drejtpërdrejta dhe të tërthorta në zonë mund të realizohen vetëm nëse sigurohen përkrahje pozitive nga shteti. Kjo përkrahje nuk ka të bëjë vetëm me zhvillimin potencial të aktiviteteve të ndryshme, etj. por edhe krijimin e ndjenjës së sigurisë, mbrojtjes dhe perspektivës për popullatën lokale dhe potencialisht popullatës së re që mund të vijë në këtë zonë. Ato mund të përmblidhen si vijon: 38


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

1. 2. 3. 4.

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

Kultivim më intensiv i lopëve Ndjenja mes popullatës lokale se ekzistenca në këtë zonë është premtuese Siguria sociale duhet ofruar për banorët lokalë Zhvillimi i aktiviteteve turistike të ndërlidhura me rezervarët që do krijohen përmes aktiviteteve të ndryshme të ndërmarra në afërsi (kamping, peshkatari, vëzhgim zogjsh, ecje, stabilimente dhe infrastrukturë skijimi në malet e afërme, etj.), zhvillimi i industrisë hoteliere dhe restoranteve, zhvillimi i rrjetit të rrugëve dytësore, etj.

Projektplani i veprimit për Zhvendosje Aspektet kryesore të ndërlidhura me zhvendosjen janë: a. Për shkak të natyrës së aktiviteteve të popullatës lokale (bujqësi, blegtori) është shënuar problemi i dhënies së tokave adekuate në këmbim për tokat e përmbytura. b. Për shkak të faktit që ndryshime të thella në jetët e njerëzve mund të priten, gjatë negociatave duhet të merren parasysh kërkesat e tyre dhe gjendjet e tyre individuale me kujdes të shtuar. c. Zhvendosja nuk ka të bëjë vetëm me njësitë e banimit por edhe me tërë infrastrukturën e vendbanimeve, si dhe planet, gjendjet dhe kontekstet individuale. d. Për shkak të veprimtarisë bujqësore që paraqet profesionin kryesor apo shtesë të shumë banorëve në zonën e prekur, pas krijimit të rezervarëve, e tërë mënyra e jetesës në këtë zonë do të ndryshojë (tokë e llojit tjetër, rrugë të përmbytura, burime uji, distanca më të largëta për të arritur tokën e punueshme, etj. e. Plani i zhvendosjes vlerësohet si i domosdoshëm për miratimin-pranimin e projektit. f.

Kompensimi i popullatës së prekur shihet nga këndvështrime të ndryshme – për shembull këmbimi i tokës duke ua zëvendësuar tokat me toka tjera të përshtatshme, këmbim të pronave me njësi banimi apo shtëpi, kompensimi me para të gatshme.

g. Kompensimet për zhvendosje duhet fillimisht të regjistrohen si duhet – çdo rast ndaras. h. Të gjitha kompensimet duhet shtjelluar sipas vlerës aktuale në treg të pronave. Është supozuar se kostoja e zhvendosjes dhe kompensimeve do të arrijë rreth 28.500.00 Euro. i.

Në disa raste (fshati Brezna) është kërkuar një zhvendosje kolektive (të gjithë banorët të vendosen në një lokacion të ri) dhe kjo duhet shtjelluar.

j.

Orari kohor i zhvendosjes parasheh që shtëpitë, shkollat, qendrat mjekësore, njësitë e bizneseve të vogla, tokat dhe varrezat të organizohen para fillimit të aktiviteteve ndërtimore. Ndërtimi dhe rilokimi i rrugëve, zgjidhja e problemeve me ujësjellës dhe rilokimi i linjave të transmisionit mund të realizohet paralelisht me aktivitetet ndërtuese të projektit por duhet përfunduar para përmbytjes së rezervarit.

39


RISHIKIM I STUDIMIT TË FIZIBILITETIT TË HC ZHUR PËRFSHIRË PËRGATITJEN E VNM DHE VS PRELIMINAR

REPUBLIC OF KOSOVO LPTAP GRANT NO. H254KOS

k. Plani i Veprimit për Zhvendosje duhet të bazohet në legjislacionin ekzistues në Kosovë (Ligjin për Shpronësim – ende i pashpallur) si dhe në Procedurat e parapara në Manualin Operacional të Politikave të Bankës Botërore, të nxjerrë më 25 shtator 2006, si dhe në shembujt tjerë të praktikave të mira të politikave të ngjashme.

40


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.