Nr. 1 Tetor, 2018
B
U
L
E
T
I
N
I
www.mzhe-ks.net I nderuar zotëri / E nderuara zonjë, ky është numri i parë i Buletinit informativ për Termocentralin “Kosova e Re”. Këtë po e bëjmë në mënyrë që të gjithë faktorët vendimmarrës dhe opinioni publik të jenë të mirinformuar me të gjitha aspektet përmbajtësore të Projektit për Termocentralin “Kosova e Re”. Valdrin Lluka Ministër i Zhvillimit Ekonomik
Përmbajtja: Informata të përgjithshme rreth Projektit TC “Kosova e Re”
Procesi i përzgjedhjes së kontraktorëve për ndërtimin dhe mirëmbajtjen afatgjatë të TC “Kosova e Re”
Punëtoria lidhur me procesin e VNMSSh-së për TC “Kosova e Re”
I. I NFORMATA TË PËRGJITHSHME RRETH PROJEKTIT TC “KOSOVA E RE”
Ndërtimi i kapaciteteve të reja gjeneruese - energjetike, siç është Projekti për Termocentralin “Kosova e Re” (TC “Kosova e Re”), i dalë nga Strategjia e Energjisë së Kosovës, është parakusht i domosdoshëm për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit. TC “Kosova e Re” është zhvilluar në përputhje me standardet më të larta teknike ndërkombëtare për emetime industriale (IED/BAT). Qeveria e Republikës së Kosovës më 20 dhjetor 2017 ka nënshkruar Marrëveshjet Komerciale me investitorin ContourGlobal për fillimin e ndërtimit të TC “Kosova e Re”. Sot jemi në fazën përmbyllëse për fillimin e ndërtimit.
Vendimi për ndërtimin e TC “Kosova së Re” ka një bazë të fuqishme argumentuese, e cila mbështetet në disa kritere thelbësore si: siguria e furnizimit me energji elektrike, mbrojtja optimale mjedisore, krijimi i tregut të përbashkët dhe integrimit rajonal energjetik, rritja ekonomike dhe krijimi i parakushteve për tërheqje të investimeve, si dhe krijimi i vendeve të punës. Duke marrë parasysh kriteret e lartpërmendura që janë të lidhura drejtpërdrejt me agjendën zhvillimore të institucioneve të Republikës së Kosovës, Projekti është jetik për të ardhmen e vendit tonë.