Hyrje
Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa vendimtarë drejt shfrytëzimit më efikas të resurseve fosile të vendit për nevojat urgjente të zhvillimit ekonomik dhe social. Hapi i parë madhor drejt këtij qëllimi është Projekti i Asistencës Teknike Energjia nga Linjiti. Sektori i energjisë në Kosovë siç e njohim ne sot, është rrjedhojë e investimeve kapitale të kryera para disa dekadash (1962 – 1984). Ato investime përfshinin zhvillimin e minierave të Bardhit dhe Mirashit, me rezerva totale të linjitit prej 300 milion tonë, dhe ndërtimin e termocentralit Kosova A, e më vonë Kosova B, me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 1,478 MW. Gjatë viteve të 90-ta, për shkak të situatës politike dhe ekonomike, sektori energjetik stagnoi; nuk ndodhi zgjerimi i minierës dhe nuk është zgjeruar kapaciteti i TC Kosova B ashtu siç është paraparë në atë kohë. Sot, afro dy dekada më vonë, kjo gjë është pasqyruar me furnizim të pamjaftueshëm me energji, termocentrale të vjetra të pasigurta të cilat duhet të zëvendësohen
2
dhe miniera të linjitit të cilat do të shteren tërësisht deri në vitin 2010. Trashëgimia mjedisore dhe sociale është e rëndë, përderisa kërkesa për energji elektrike vazhdon të rritet në masë të madhe në sektorin e amvisërisë, dhe gjithashtu pritet një rritje në sektorin e industrisë. Që nga viti 1999 janë përgatitur më shumë se 50 studime teknike, dokumente dhe raporte nga ana e konsulentëve të financuar nga donatorë ndërkombëtarë, të cilat kishin në fokus minierat, prodhimin, ristrukturimin e sektorit të energjisë, çështjet ligjore, mjedisore dhe sociale në sektorin e energjisë. Përfundimet dhe rekomandimet e këtyre studimeve janë paraqitur në Strategjinë e Kosovës për Energji. Për të zbatuar rekomandimet e Strategjisë brenda kornizës së një tregu konkurrues dhe të liberalizuar të energjisë sipas standardeve evropiane dhe praktikave më të mira ndërkombëtare, është nisur Projekti për Asistencë Teknike Energjia nga Linjiti (PATEL).
Projekti i Asistencës Teknike Energjia nga Linjiti
Synimi i Projektit të Asistencës Teknike Energjia nga Linjiti (PATEL) është të ndihmojë Qeverinë e Kosovës (QK) në ndërtimin e një mjedisi që mundëson investimet i cili do të tërheq investuesit privat për zhvillimin e minierave të linjitit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja për termocentrale me linjit me bazë të qëndrueshme sociale dhe mjedisore. Objektiva e PATEL-it do të arrihet përmes: (a) zhvillimit dhe përforcimit të kornizave politike, ligjore dhe rregullative në sektorin e energjisë, përfshirë këtu edhe zbutjen e ndikimeve mjedisore dhe zhvillimin e kornizës për shpronësim dhe zhvendosje; (b) zhvillimin e strukturës dhe kapacitetit institucional për zbatimin e strategjisë sektoriale, përfshirë këtu mobilizimin e financimit dhe trajtimi i Investime Direkte të Huaja në sektorin e energjisë; dhe (c) konsultime teknike me qëllim të kërkimit të investuesve të kualifikuar strategjik në propozimin për prodhues të pavarur të energjisë (PPE) dhe minierë. Struktura për menaxhimin e projektit përbëhet nga këto organe menaxhuese: • Komiteti Drejtues i Projektit (KDP) i udhëhequr nga Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM) • Zyra e Projektit (ZP) e themeluar pran MEM-it. Komiteti Drejtues i Projektit është organ menaxhues përgjegjësitë e gjithmbarshme të cilit janë koordinimi dhe mbikëqyrja e të gjithë veprimit të projektit PATEL. Për implementimin e Objektivave Strategjike nevojiten investime të mëdha kapitale, dhe për të siguruar harmoninë e plotë të transaksionit me legjislacionin e BE-së,
Qeveria e Kosovës me anë të një granti nga Banka Botërore ka siguruar shërbimet për: (i) Këshilltar të Transaksionit, (ii) Këshilltar për Çështje Ligjore dhe Rregullative, dhe (iii) Këshilltarët për Kujdes Mjedisor dhe Social që të zhvilloj propozimin për transaksion i cili do t’i lëshohet formalisht “investuesve” si Kërkesë për Propozime (KpP). Roli kyç i Këshilltarëve të Transaksionit është përfundimi i suksesshëm i negociatave që shpijnë në përmbyllje financiare me ofertues të përzgjedhur në mënyrë konkurrente. Ky proces quhet Transaksion. Procesi i Transaksionit ka tri faza: • Punët përgatitore • Përgatitja dhe lëshimi i KpP-së • Negociatat dhe Përmbyllja Financiare Këshilltarët Ligjor ofrojnë përkrahje ligjore gjatë transaksionit. Ata shqyrtojnë ligjet, japin propozime për ndryshime ose për ligje të reja dhe ofrojnë përkrahje ligjore gjatë negociatave. Puna e Këshilltarëve për Çështje Ligjore ndahet në dy aktivitete paralele: • Zhvillimi i Kornizës Ligjore dhe Rregullative • Përkrahja gjatë Transaksionit Këshilltarët për Mjedis ofrojnë përkrahje në lidhje me çështjet mjedisore dhe sociale të transaksionit. Objektivat kryesore të Këshilltarëve për Kujdes Mjedisor dhe Social janë: • Përgatitja e Vlerësimit Strategjik Mjedisor dhe Social • Përgatitja e “Planit Hapësinorë Zhvillimor të Fushës Mihja e Re” • Procedurat për Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor dhe Trajnim
3
Skenarët e Zhvillimit
Gjatë shqyrtimit të skenarëve alternativë për zhvillimin e termocentralit të propozuar Kosovae Re dhe zhvillimin e Fushës Mihja e Re, janë shqyrtuar strategjitë dhe studimet e sektorit, në kuptim të prodhimit dhe kërkesës së energjisë, rolit të linjitit dhe arsyetimit ekonomik për zhvillimin e këtij projekti. Gjithashtu është përgatitur Vlerësimi Strategjik Mjedisor dhe Social (VSMS). Zona me interes për zhvillimin e propozuar përfshin minierat e linjitit Bardh dhe Mirash, termocentralet (TC) me linjit Kosova A dhe Kosova B dhe lokacionet e deponive, të cilat gjenden në komunën e Obiliqit, rreth 15 km në verilindje nga qyteti i Prishtinës. Fusha e re e propozuar e mihjes gjendet në veri të minierave Bardh dhe Mirash. Përderisa ende mbetet të merret vendimi nga Qeveria e Kosovës sa i përket kapacitetit që përfundimisht do të instalohet, skenarët alternativë zhvillimorë parashohin ndërtimin e një termocentrali të ri me djegie linjiti me kapacitet të gjithmbarshëm të instaluar deri në 2,000 MW (1,000 MW + 1,000 MW në një faze të mëvonshme) dhe zhvillimin e një miniere të re të linjitit. Janë vlerësuar tre lokacione potenciale për TCKR, madhësia e njësive prej 300 MW dhe 500 MW secila, me teknologji të fundit superkritike (PF dhe CFB). Përftimi kryesor nga projekti është që të Kosova të jetë në gjendje të plotësoj nevojat e veta për energji dhe të krijoj të hyra nga eksporti i energjisë elektrike. Për më tepër, pritet që projekti të sjell edhe përfitime tjera, ku disa prej tyre janë: • Rikultivimin e zonave të mihjes, deponive të hirit dhe djerrinës (në minierën e re dhe në zonat e kontaminuar më parë) • Emetime më të ulëta totale atmosferike (NOX, SO2, partikuj);
4
• Përmirësimin/modifikimin e infrastrukturës aktuale (kanalit Ibër-Lepenc, rrjetit elektrik, rrugëve, etj.) • Bonifikimin e tokave Ndikimet kryesore të pritura nga projekti janë: • Konsumi më i lartë I ujit; • Zhvendosja e njerëzve/fshatrave • Modifikimi i mënyrës së përdorimit të tokës • Konsumi më i lartë total i linjtit • Emetimet më të larta totale të CO2 (por emetime më të ulëta specifike CO2/MWh). Masat e propozuara lehtësuese mund të përfshijnë: • Zvogëlimi i konsumit të ujit përmes riciklimit të ujërave industriale; • Zhvillimi i politikës gjithëpërfshirëse dhe kornizës institucionale për menaxhimin e ujërave dhe planifikimin e pellgut lumor; • Instalimi i barrierave përkatëse të zërit për të zbritur pengesat e shkaktuara nga zhurma; • Përkrahja e hulumtimeve mbi metodologjitë më të mira për zvogëlimin e emetimeve të CO2; • Rikultivimi i zonave të vjetra minerare; • Zvogëlimi urgjent i emetimeve të pluhurit nga minierat, termocentralet dhe deponimi I hirit; • Riparimi i Kosovës A dhe Kosovës B për t’i vënë ato në pajtim me standardet e BE-së; • Ndërtimi i në impianti për trajtim të ujërave të zeza dhe kanalizimit; • Krijimi i një sistemi adekuat të monitorimit; • Miratimi i kornizës politike për zhvendosje; • Miratimi i planit zhvillimor hapësinor;
SkenarĂŤt e Zhvillimit
5
Pyetjet e shpeshta
1. Cilat janë kërkesat e Kosovës për energji elektrike dhe prodhimi aktual nga kapacitetet gjeneruese vendore? Konsumi elektro energjetik prej 2,864 GWh realizuar në vitin 2000, në vitin 2008 u rrit në 4,944 GWh. Rritja e konsumit në këtë periudhë (2000-2008) është për 1.7 herë. Prodhimi vjetor aktual i energjisë elektrike nga kapacitetet gjeneruese vendore vlerësohet në 4,100 – 4,600 GWh. Ky prodhim nuk mbulon kërkesat aktuale për energji elektrike, një pjesë sigurohet nga importi dhe operimi i konsumit vazhdon të jetë me reduktime. Në periudhën 2000-2008 rritja vjetore mesatare e shpenzimit të energjisë elektrike ka qenë 7% në vit. Çka nënkupton që me këtë rritje të lartë mund të pritet dyfishimi kërkesës për energji elektrike në periudhën kohore prej rreth 8 vite. 2. Cilat janë burimet e energjisë në Kosovë? Kosova, në territorin e vet prej 10,908 km2 dhe me 2.1 milion banorë, disponon jo të gjitha llojet kryesore të burimeve energjetike, por vetëm disa lloje të tyre. Në Kosovë nuk ka hidrokarbure. Konkretisht Kosova ka rezerva të madha të qymyrit të llojit të lignitit të ri me rezerva gjeologjike prej rreth 14 miliard ton (ose 3.7 miliard tce), dhe potencial vjetor të ujërave për prodhimin e energjisë elektrike prej rreth 800 GWh. 3. Deri më tani sa është shfrytëzuar potencialit i linjitit në Kosovë? Nga rezervat e tërësishme të shfrytëzueshme të qymyrit në basenin e Kosovës deri më tani në periudhën 1962-2008 janë shfrytëzuar rreth 3% ose 300 milion ton. Nga kjo sasi e qymyrit të shfrytëzuar është prodhuar 136 miliard kWh (77 TWh në Termocentralin Kosova A dhe 58 TWh në Termocentralin Kosova B), rreth 1.2 miliard m3 gaz, rreth 7 milion ton qymyr i terur, dhe energji termike. Eksploatimi i qymyrit në burimet tjera nuk zhvillohet (Dukagjini, etj.). 4. Sa është hidro potenciali në Kosove? Potenciali hidroenergjetik teknikisht i shfrytëzueshëm vjetor vlerësohet në rreth 800
6
GWh/vit. Nëse do të shfrytëzohej tërë ky hidro potencial, pjesëmarrja në konsumin elektro energjetik të vendit e realizuar në vitin 2008 do të ishte rreth 16%. Me rritjen e kërkesës për energji elektrike kjo pjesëmarrje do të zvogëlohet, dhe në konsumin e energjisë elektrike të parashikuar për vitin 2020 do të ishte në masën prej 9.5-13%. 5. Cila është struktura e shfrytëzimit aktual e burimeve të energjisë në botë? Aktualisht prodhimi i energjisë në botë mbështetet në konceptin fosilo-nuklear. Llojet e burimeve energjetike të prodhuara nga nafta janë me përdorim më të madh. Rreth 35% e energjisë të përdorur për qëllime të ndryshme është me origjinë nga nafta; dhe 24% nga qymyri, 21% nga gazi natyror dhe 20% nga gjithë burimet tjera (biomasa, nukleare, potenciali ujor, dhe të tjera burime të ripërtëritshme). 6. Cila teknologji, standarde mjedisore dhe madhësi e blloqeve do të aplikohet në Termocentralin Kosova e Re? Blloqet moderne dhe komercialist të vërtetuara janë me teknologji e djegies së linjitit në shtresën te fluidizuar (CFB) ose me djegie të qymyrit me pulverizim (PF). Këto teknologji në tërësi plotësojnë kërkesat nga direktivat aktuale e BE-së për mbrojtjen e mjedisit (LCPD 2001/80/EC). Më zhvillimin e teknologjisë më vonë ka mundësi që vendosen pajisjet edhe për ndarjen e CO2. Për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re të dy teknologji janë në dispozicion (PF ose CFB). Nga pikëpamja e stabilitetit të sistemit elektroenergjetik i Kosovës blloqet të reja të mund të janë deri 500 MWneto. 7. Ku do të sigurohet ujë për termocentralin Kosova e Re Në kuadër të planifikimit të ndërtimit të Termocentralit Kosova e R përveç tjera është kryer edhe studimi për sigurimin e ujit. Ujë për operimin me Termocentralin Kosova e Re do të jetë nga liqeni akumulues në lumin Ibër.
Aktivitetet tjera të PATEL
Programi i monitorimit të cilësisë së Ajrit
HC ZHUR
PATEL përfshinë edhe komponentë tjera të cilat kanë për synim grumbullimin e të dhënave relevante mjedisore të domosdoshme për vlerësimin e mëtutjeshëm të projektit gjatë implementimit, p.sh. përgatitja e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis.
Hidrocentrali Zhur sipas llojit është hidrocentral akumulues-derivativ i cili është vendosur në jugperëndim të Prizrenit, në rajonin e komunave të Prizrenit dhe Dragashit/Sharrit. Rëniet bruto në dispozicion janë prej asaj maksimale 683.50 m, deri në minimale prej 643.00 m dhe shfrytëzohet në dy shkalle HC Zhur I. i vendosur afër vendbanimit Zhur dhe HC Zhur II. i vendosur pran lumit Drini i Bardhë. I gjithë uji i shfrytëzuar derdhet në lumin Drini I Bardhë.
Programi për monitorimin e të dhënave mjedisore bazë dhe Regjistri i të dhënave mjedisore është program testues në terren me qëllim të grumbullimit të dhënave mjedisore në zonën e projektit. Programi do të monitoron emetimet dhe nivelin e ndotjes në ajër, e që do të përdoret në modelet të cilat do të sjellin më shumë informata mbi shpërndarjen e ndotjes nga mihjet e linjiti, termocentralet me djegie të linjiti dhe aktivitetet tjera në zonë si dhe migrimi i ndikimeve në kohë, Të dhënat e grumbulluara do të shfrytëzohen për të themeluar sistemin e regjistrimit të dhënave mjedisore në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë e që do të përdoren për monitorimin, raportimin dhe statistika. Opsionet e energjisë së ripërtëritshme PATEL gjithashtu është duke shqyrtuar mundësitë për shfrytëzimin e potencialit të energjisë së ripërtëritshme të energjisë, më saktësisht hidro energjisë, për të siguruar energji të pikut e që do të avanconin operimin e sistemit elektro energjetik të Kosovës. Ekzistojnë dy projekte konkrete në kuadër të këtij komponenti e që janë:
HC Zhur është central për ngarkesat maksimale të sistemit, me fuqi të instaluar prej 305 MW dhe me prodhimin mesatar vjetor prej 397.59 GWh. Sistemi i Hidrocentralit Zhur do të kyçet në sistemin elektro energetik të Kosovës në nivel të tensionit 220 kV. Puna mesatare vjetore e HC Zhur me fuqi të plote është rreth 1,400 orë. HC Reverzibil Ujman Në kuadër të këtij komponenti shqyrtohet mundësia dhe opsionet për shndërrimin e hidrocentralit ekzistues HC Ujman në hidrocentral reversibil si dhe rritja maksimale e kapacitetit prodhues. Me shndërrimin këtij HC në HC reversibil sistemi elektro energjetik i Kosovës do të përfiton nga energjia cilësore e ripërtëritshme, do të mundëson optimizmin më të mirë të operimit të termocentraleve, dhe do të rris sigurinë e furnizimit me energji elektrike.
• Rishikimi i Studimit të Fizibilitetit të HC Zhur, përgatitja e Vlerësimeve paraprake të ndikimit në mjedis dhe shoqëri. • Studimi konceptual për HC reversibil në akumulimin e Ujman/Gazivodë.
7
Ministria e Energjisë dhe Minierave Zyra e Projektit PATEL Rruga 24 Maji Nr.15 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës T: + 381 38 213 770 F: + 381 38 213 772 E: info@lignitepower.com W: www.lignitepower.com
Financuar nga Banka Botërore