SHKENCA E RREGULLIMIT EMOCIONAL

Page 1

Shkenca e rregullimit emocional

Rregullimi emocional nuk është diçka që lind me ne. Fëmijët e vegjël nga 12 muajsh deri në 36 muajsh nuk kanë aftësi rregulluese të emocioneve. Emocionet e tyre mund të luhaten nga çasti në çast. Ti ndihmojmë të vegjëlit tanë të vetë-rregullojnë emocionet është një nga detyrat më të rëndësishme të rritjes së fëmijëve. Ky artikull adreson rëndësinë e vetë-rregullimit emocional, si zhvillohet dhe si mund ti ndihmojmë fëmijët ta përvetësojnë këtë aftësi kritike. Çfarë është Rregullimi Emocional / Inteligjenca Emocionale? Rregullimi emocional konsiston në proçese të brëndshme dhe të jashtme që përfshihen në nismën, mirëmbajtjen dhe rregullimin e të ndodhurit, intensitetit dhe të shprehurit të emocioneve Për të rregulluar emocionet, njeriu duhet ti monitorojë, ti njohë dhe ti adaptojë ato në mënyrë optimale, në varësi të situatës. Kini parasysh se adaptimi optimal i emocioneve nuk do të thotë gjithmonë ulje e emocioneve negative dhe rritje e emocioneve pozitive. Për shembull, kur fëmija ka dhimbje, prindërit mund të vetërregullojnë emocionet e tyre duke përjetuar dhimbjen e fëmijës dhe duke treguar empati ndaj tij. Inteligjenca emocionale është aftësia e njeriut për të perceptuar emocionet e të tjerëve, ti dallojë qartë ato dhe ta përdorë këtë informacion për të lehtësuar mendimin e vet, aftësinë problem-zgjidhëse, të vepruarit dhe vetë-rregullimin emocional. Një person me inteligjencë emocionale jo vetëm mund të vetë-rregullojë emocionet, por gjithashtu mund të ndikojë dhe të manaxhojë emocionet e të tjerëve. Rëndësia e Vetë-Rregullimit Emocional Për të pasur inteligjencë emocionale, rregullimi emocional është i domosdoshëm. Rregullimi emocional është vital për cilësinë e jetës pasi ndikon thuajse çdo aspekt të jetesës sonë. Marrëdhëniet Familjare Një fëmijë që nuk mund të administrojë vetë emocionet e tij dhe krijon shpërthime inati, vendos një tension të vazhdueshëm në marrëdhëniet prind-fëmijë. Marrëdhëniet Shoqërore


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.