MAKEDOKS NË MËSONJËTORE Filma dokumentarë kreativë në arsim
1
Programi arsimor – MakeDoks në mësonjëtore +389 2 6147629
makedox.junior@makedox.mk www.makedox.mk
Në bashkëpunim me:
Projekti është realizuar me mbështetjen e:
Falënderim për mbështetjen dhe bashkëpunimin për: Katarina Majdikova dhe Vllasta Viçiçllova – One World in Schools, Pançe Kralev – ministër i Arsimit, Vesna Horvatoviq, Igor Jurukov dhe Mitko Çeshllarov – Byroja për Zhvillimin e Arsimit, Katarina Vilk – Instituti Dokumentar Polak (Polish Dox), Produksioni Rob Maas-Zidenvind (Zuidenwind), Adam Berman - Fulkrum (Fulcrum), Vanja Jambroviq - Restart, Orlando von Einsiedel-Grejnmedia (Grainmedia), Finlej Precel – Instituti Dokumentar Skocez (Scottish Documentary Institute), Maria Golosh – Studio Vajda (Wajda studio), Ajfer Ergun – Amnisti Interneshënell (Amnesty International), Andrei Daskalesku, Tajler Bastian, Millosh Tomiq
2
PËRMBAJTA
- HYRJE 4 - UNË, SHTYLLA E SHOQËRISË 7 - UNË MES ROLEVE GJINORE 17 - UNË NDRYSHOJ 31 - UNË SI MBROJTËS 39 - UNË DHE PJESA TJETËR E BOTËS
45
- UNË, KRIJESA MË E PASUR NË GJITHËSI
51
- UNË DHE NJERËZIT E MREKULLUESHËM RRETH MEJE
61
- UNË, ARTISTI 65 - UNË DHE NJERËZIT NGA BALLINAT
73
- UNË, QYTETARI AKTIV 77 3
Të nderuar,
4
Në fillim më lejoni t’ju shpreh falënderimin për gatishmërinë dhe pajtueshmërinë tuaj që së bashku me ne të jeni pionierë në shfrytëzimin e filmave dokumentarë kreativë në procesin mësimor në Maqedoni. Para jush është seti i parë edukativ, i formuar nga filma dhe doracakë për punë me to, të përshtatshëm për mësim në sociologji dhe në arsimin qytetar në shkollat e mesme, publikuar nga organizata joqeveritare MakeDoks. MakeDoks është lidhje qytetarësh, qëllimi i të cilëve është që nëpërmjet promovimit të filmave dokumentarë kreativë dhe artit të angazhuar të nxisë zhvillimin e vetëdijes, normave dhe vlerave estetike e morale kritike, si dhe qytetarinë aktive, që i kupton dhe i respekton të drejtat e njeriut. Filmi dokumentar kreativ është krijim artisik, nuk është reportazh televiziv. Gazetari ka për qëllim ta paraqesë realitetin sa është e mundur më në mënyrë objektive, përderisa në filmin dokumentar kreativ regjisori na mundëson vëzhgim mbi një pjesë të botës rreth nesh, duke e ngjyrosur lirshëm me vizionin dhe me qëndrimin e vet. Filmi dokumentar kreativ ka kualitete artistike: inovacion, origjinalitet, ekspresion, por dhe vlera kulturore e historike. Çdo krijim artistik është pjesë e shoqërisë në të cilën krijohet, kështu që edhe filmat dokumentarë kreativë janë pjesë e botës e cila na rrethon. Por, me rëndësi është të dihet se ata nuk janë kolazh i thjeshtë i fotografive dhe zërave nga ndodhi aktuale dhe tregime të tilla si ato që mediat vazhdimisht na bombardojnë. Filmi dokumentar kreativ është dëshmi kreative. Paraqet tregimin autentik dhe valëvit stereotipe, rrënon paragjykime, vetëdijeson në mënyrë kritike. Që tre vjet me radhë MakeDoks bart tregime të këtilla në festivalin e filmit dokumentar kreativ në Kurshumli-Han në Shkup dhe në kinemanë udhëtuese nëpër vendbanime më të vogla në Maqedoni. Në tre vitet e fundit shfaqëm 160 filma, me rreth 11.000 shikues në Shkup dhe deri në 3.000 shikues në Vitolishte, Prilep, Dojran, Koçanë, Bogdanci, Llazaropole, Vevçan, Gjevgjeli, Kavadar, Shtip, Berovë, Dvorishte, Ratevo, Rusinovë, Vlladimirovë, Bllatec dhe Pehçevë. Çdo vit lista rritet me 6-8 vende të reja. Që nga viti i parë i ekzistimit të vet, nëpërmjet programeve të veçanta të formave të shkurtra dokumentare, MakeDoks iu drejtohet fëmijëve dhe të rinjve. Në këtë program deri tani kyçëm 55 filma nga vende të ndryshme nëpër botë, të cilat janë ose të përpunuara nga ana e fëmijëve dhe të rinjve, ose janë me tema që iu drejtohen atyre. Nëpërmjet vizitave të organizuara të shkollave në Kinotekën e Maqedonisë, këtë program gjatë tre viteve të fundit e kanë vizituar rreth 5.600 fëmijë. Të gjitha projeksionet e organizuara mbaronin me diskutime të moderuara pas shfaqes së filmave. Nxitje për koncipimin e një programi të veçantë për fëmijët dhe të rinjtë kishim gjendjen aktuale të dominimit mediatik, në të cilën mediat vizive ndonjëherë pa kontroll e përdorin fuqinë për ndikim të shpejtë dhe direkt mbi të menduarit e konsumentëve. Gjeneratat e reja rriten para TV apo ekranit të kompjuterit, prandaj fotografinë e kanë më të përafërt se fjalën dhe bëhet pjesë e vetëdijes së tyre që nga hapat e parë. Ky program është nxitje e jonë e vogël në tentimin për shfrytëzimin e asaj fuqie të mediave vizive si mjet ndihmës në arritjen arsimore, kanalizimin dhe bartjen e informatave bashkëkohore e të shëndosha, diturive, qëndrimeve dhe vlerave, përkatësisht vetëdijesimit dhe aftësimit për qasje kritike ndaj përmbajtjeve të ofruara, me qëllim të zhvillimit të qytetarëve në qenie aktive, të cilët në mënyrë kritike e paramendojnë vendin e tyre në shoqëri.
Të inkurajuar nga reagimet pozitive edhe të fëmijëve, edhe të institucioneve arsimore për kino-projeksionet dokumentare, si dhe nga përvojat ndërkombëtare në këtë fushë, në vitin 2012 e inicuam projektin MakeDoks në mësonjëtore, i cili ka për qëllim ta nxisë përdorimin e mjeteve audiovizive/filmave dokumentarë gjatë arsimimit në shkollat e mesme dhe fillore në Republikën e Maqedonisë. Në kohën e kompjuterizimit të zhvilluar e gjerësisht të zbatuar dhe me digjitalizimin shkallëshkallë të arsimimit, të cilat edhe si kornizë ligjore depërtojnë në punën e secilit arsimtar, mendojmë se mund të japim kontributin tonë në digjitalizimin e arsimimit dhe së bashku me ju të nxisim përfaqësimin më të madh të përmbajtjeve arsimore vizive. Shfrytëzimi i filmit dokumetar kreativ në mësim mund të jetë edhe një mjet i rëndësishëm për mbindërtimin, ende dominant, të procesit arsimor reproduktiv te ne dhe çuarjen përpara të synimit që ka mësimdhënia bashkëkohore-nxitjen e zhvillimit dhe mbërrijtjen e potencialeve skajore të personalitetit, si dhe shfrytëzimin e mjeteve arsimore digjitale në mësimëdhënien bashkëkohore. Gjithsesi, konsumimi kritik dhe evaulimi i moderuar janë faktorë të rekomandueshëm në këtë proces. Në qasjen kah filmi dokumentar kjo është edhe pjesë e domosdoshme, bile që materia me shumë shtresa dhe jo e shprehur sipas standardeve të mund të shpalosë shtresat, të lëvizë dhe të shpjegohet, që kështu të mbahet mend e shtresuar dhe me përvojë. Filmi dokumentar kreativ thjesht nxit të mendosh dhe të diskutosh, të komentosh dhe të kundërshtosh mendimet, e ndërkohë autentizmi i tij fuqishëm „të mashtron“ që ëndrra të zgjasë edhe më, të sqaroheni dhe, si e tillë, të renditet në sirtarë të përshtatshëm në diturinë personale. Nuk duhet të lihet anash edhe niveli emotiv në të cilën ai, si dhe çdo film tjetër, ndikon. Që të mundësohet ky proces, predispozitë është që arsimtarët të dalin nga pozicioni i tyre i të gjithëditurit, në atë të dhënies së diturisë dhe të bëhen pjesë e publikut, të hapur për të rishqyrtuar edhe mendimet, edhe qëndrimet e veta. Arsimtarët do të duhet me guxim ta pranojnë sfidën se „tema ndoshta është shumë e fortë“ apo se nxënësit ndoshta „nuk do ta kuptojnë“, „nuk janë të gatshëm“ apo „ gabimisht do ta kuptojnë“. Lënia dhe pritja për të ditur gjithçka e liron mësuesin nga barra e vënë joreale e shtypjes, njëkohësisht duke e afruar kah nxënësit, duke e krijuar një kualitet të ri edhe më të lartë në raportin nxënës-mësues. Mësuesit, edhe pse janë të obliguar të shfrytëzojnë përmbajtje digjitale në procesin e mësimëdhënies, shpesh kanë vështirësi në gjetjen e tyre dhe të përpunimit të tyre, si ato përmbajtje gojarisht, në mënyrë të drejtë dhe në mënyrë kualitative të shfrytëzohen për arritje të qëllimeve në mësimdhënie. Për atë shkak besojmë se filmat e ofruar dhe doracaku për përpunimin e tyre në masë të madhe do të jenë risi e dobishme dhe e mirëseardhur. Seti ynë i parë edukativ, i formuar nga filma dhe doracaku për punë me to, është i paraparë për nxënësit në moshë nga 14-18 vjeç dhe është i përshtatur për mësim në sociologji dhe arsimim qytetar në shkollat e mesme në R. e Maqedonisë. Në të kyçëm 12 filma të metrazhit të shkurtër, si dhe 2 bonus filmash të metrazhit të gjatë, të cilët do të na gëzonin në rast se gjenin interes, hapësirë dhe kohë në mësim apo jashtë tij, që së bashku me nxënësit tuaj t›i shikoni dhe të diskutni. Një pjesë e filmave janë inkurajues dhe pozitiv, por një pjesë e tyre merren me tema më pak të gëzuara apo tema „të rënda“. E përbashkët për të gjithë është se janë kompleks, me shumë shtresa dhe nuk kanë një porosi të vetme e as poentë optimiste. Ashtu si edhe në jetë, nga rrjedhat e së cilës janë fragmentet kreative, edhe në to ndërthuren më shumë sfera apo tema. Për atë shkak ndarja në 10 nënkaptina dhe tema të sugjeruara për përpunim do të donim të mos ta kuptoni rreptë, por vetëm si një sugjerim. Ashtu si do të shihni edhe vetë, për secilën temë janë ofruara: filmi ose filma, propozimi i temës nga programet mësimore ku filmat dhe aktivitetet konkrete do të mund të gjenin zbatim, 5
informacione bazë për filmat, si dhe informacione shtesë të cilat mund të ndihmojnë në zgjidhjen e dilemave të mundshme rreth temave konkrete. Në këtë pjesë u munduam të ofrojmë përgjigje në pyetjet eventuale të cilat ju apo nxënësit tuaj ju interesojnë për temat respektive. Aktivitetet e ofruara për punë në orë janë të paramenduara që të bëhen për kohëzgjatje të një ore shkollore. Struktura e tyre është e paramenduar të ndjek dinamikë të caktuar racionale dhe emotive, e cila siguron parakushte më të mira për pranimin e njohurive, vlerave dhe aftësive të reja. Për një pjesë të temave, për ato që kanë më shumë se një film, ofrojmë edhe më shumë aktivitete alternative. Mbetet që ju të zgjidhni se cilën temë do ta punoni për një apo për dy orë. Porosia jonë është që të shfrytëzohen aktivitetet e ofruara, si bazament për mbindërtimin e mëtutjeshëm. Vetë do të shihni cilat aktivitete kërkojnë më shumë kohë, vëmendje, e cilat më pak. Si reagojnë nxënësit në filmat e ndryshëm... Thelbi i gjithë doracakut dhe qasjes në të është që të ofrohet perspektivë e re për gjërat. Të nxitet mendimi aktiv. Të hyhet ndër lëkurën e huaj. Të hapet perspektiva e multiperspektivitetit. Të zhvillohet kreativiteti te nxënësit, mendimi kritik, të ndjehet, të ëndërrohet, të veprohet... Doracaku, edhe pse në masë të madhe është i strukturuar, nuk ofron receta të gatshme. Ai llogarit në mësues aktiv-model për nxënësit e tyre. Doracaku nuk ofron zgjidhje të gatshme, për shkak se askush nuk mund më së miri ta dijë gjendjen konkrete në mësonjëtoren (klasën) tuaj, në një klasë konkrete, të atij e të asaj fëmije... Doracaku ofron bazë, e cila, si deri tani, së bashku, duke u kyçur të gjithë duhet të mbindërtohet... Sugjerimet, mendimet dhe vlerësimet tuaja të këtij edicioni na i dërgoni në makedox.junior@ makedox.mk Do të na jenë me rëndësi të paçmueshme për përmirësim dhe mbindërtim të edicioneve dhe programeve të ardhshme.
Për më shumë informata për MakeDoks na vizitoni në www.makedox.mk apo na ndiqni në rrjetet sociale FB (https://www.facebook.com/makedox.mk) /TWITTER (https://twitter. com/MakeDox)/ YOUTUBE (http://www.youtube.com/user/makedox1). Kirijana A. Nikolloska Sasho N. Alushevski
6
UNË, SHTYLLA E SHOQËRISË Filmi dhe aktivitetet e ofruara mund të shfrytëzohen në lëndët e arsimit qytetar dhe të sociologjisë kur trajtohen këto tema: të drejtat e njeriut, diskriminimi, grupet e margjinalizuara, njerëzit me të meta (hendikep).
FILM 1:
ANA FLUTURUESE INFORMACIONE THEMELORE PËR FILMIN: • ANA FLUTURUESE (Flying Anne) • Holandë, 2010, 21 min. • Regjia: Ketrin van Kampen (Catherine van Campen)
Ana është e njomë dhe delikate, por një vajzë 12 vjeçe e fortë dhe emocionalisht shumë e pjekur, me një bukuri të rrallë. Por, kur do ta shihni pak më gjatë, do t›i vëreni tekat e saj. Ana vuan nga sindroma e Turetit, disfunksion neurologjik që rezulton me teka të pakontrolluara motorike ose vokalike. Tekat më të shpeshta të Anës janë lëpirja e gjithëçkaje dhe sjellja në rreth. Ajo ndonjëherë ka vështirësi ballafaqimi me to, veçanërisht në shkollë. Ajo frikësohet se do ta përqeshin ose maltretojnë për shkak të tyre, kështu që edhe pse nuk është lehtë, orvatet t›u shmanget. Ky film dokumentar na tregon si Ana e mëson vetveten dhe të tjerët të jetojnë me tekat që ka, të cilat në fund edhe nuk dëshiron t›i humbë. Ky film është shëtitje simpatike nëpër një univers kompleks, në të cilin na udhëheq ajo me sharmin e saj, duke kërkuar dashuri, mirëkuptim, pranim...
7
FILM 2:
JETA NË STIL TË LIRË INFORMACIONE THEMELORE PËR FILMIN: • JETA NË STIL TË LIRË (Freestyle Life) • Poloni, 2012, 10 min. • Regjia: Adam Palenta (Adam Palenta)
Jeta në stil të lirë është tregim për shkathtësinë e luftimit të rivalëve më konkurrentë – vetvetes. Protagonistët e këtij filmi luftojnë kundër determinizmit, duke vënë vetveten para sfidave që në shikim të parë duken të pamundshme. Filmi në mënyrë shumë humane dhe kreative na i paraqet garuesit e notit në stil të lirë, në një garë për persona me të meta fizike. Ashtu siç sipërfaqja e ekranit e largon shikuesin e filmit nga realiteti, ashtu sipërfaqja e ujit i largon notarët nga hendikepi i tyre.
8
INFORMACIONE QË MUND TË JENË TË DOBISHME:
1. Arsimi dhe personat me pengesa në zhvillim në Maqedoni Pikëpamja për arsimin që e promovon Konventa për të drejtat e fëmijëve bazohet në arsimim inkulziv, i cili jo vetëm që siguron rreth më të mirë arsimor, duke i përfshirë edhe fëmijët me të meta fizike dhe intelektuale, por ndihmon edhe të hiqen paragjykimet dhe të tejkalohen stereotipet. Kjo pikëpamje ndihmon të krijohet shoqëri e cila me vullnet të mirë dhe dituri e pranon hendikepin, në vend se të frikësohet prej tij. Kushtetuta e RM (neni 44) thotë: “Çdokush ka të drejtë arsimimi”, “Arsimi është i arritshëm për çdokënd dhe në kushte të barabarta...”. Ligji për arsim fillor pa mëdyshje angazhohet për parimin kundër diskrimimit (neni 2), por fton që diskriminimi të jetë i ndaluar vetëm mbi disa baza. Lista është e mbyllur dhe në të nuk janë përfshirë personat (nxënësit) me hendikep. Me trendin e “inkluzionit” në RM ka filluar një farë procesi i kyçjes së personave me hendikep në mësimin e rregullt, por numri i tyre dhe shkalla e inkluzionit nuk ndiqen. Në hulumtimin e Polio Plus të vitit 2011 për diskriminimin e personave me pengesa intelektuale, 38% e prindërve të fëmijëve me hendikep kanë deklaruar se janë ballafaquar me diskriminim në procesin arsimor nga ana e punëtorëve arsimorë, prindërve të fëmijëve tjerë dhe prej vetë fëmijëve pa hendikep; 18% kanë deklaruar se fëmijët e tyre nuk janë të kyçur përgjithësisht në procesin arsimor, ndërsa 44% se nuk ballafaqohen me diskriminim, pasi fëmijët janë në shkolla speciale. Në dallim nga bota, Maqedonia inkluzionin arsimor e plotëson me ende 45 shkollat fillore speciale ekzistuese me gjithsej 993 nxënës dhe 4 shkolla të mesme speciale me gjithsej 307 nxënës. Në shkollat fillore speciale përveç fëmijëve me pengesa intelektuale dhe fëmijëve me hendikep serioz mësojnë edhe fëmijët pa edukim. Këto „shkolla“ më tepër ngjajnë me lokale ku kultivohet segregacioni i shoqëruar me kufizim, margjinalizim dhe programe të vjetruara. Në ligjin për arsim ekzistojnë edhe dispozita që e rregullojnë çështjen e stundetëve me hendikep në arsimin e lartë. Në të janë paraparë përshtatje të caktuara, si lirim nga participimi (neni 87), transporti falas, si dhe e drejta për vendosje dhe ushqim pa pagesë në shtëpitë studentore (neni 14). Në nenin 150, nga ana tjetër, ligji parasheh edhe aksese të përshtatura, por kjo është lënë të rregullohet nga ana e vetë universiteteve. Kjo zgjidhje nuk është më fatlume, për shkak se varet nga vullneti i universitetit, a do të jetë universiteti me akses ose jo në çdo kuptim. Gjithsej 47 studentë me hendikep studiojnë në 22 fakultete me akses në universitetin „Sh. Kirili dhe Metodi“. Pa akses janë 62 fakultete. Arsimi parashkollor është i rregulluar me Ligjin e mbrojtjes së fëmijëve. Në dallim nga ligjet e mëparshme, këtu në listën e ndalesave nga diskriminimi, për fat ose jo, është kyçur edhe hendikepi (neni 9). Çerdhja publike për fëmijë duhet të organizojë, kujdeset dhe edukojë fëmijë me hendikep (neni 48) në programe të përshtatura individuale, me ndihmë plotësuese profesionale, edhe atë në grupet e rregullta. Por... Dyert në çerdhen „Shoqëria e gëzuar“ u mbyllën për Marijanin 5 vjeç. Arsyeja e çerdhes ishte se prindërit e fëmijëve tjerë janë kërcënuar se nëse Marijani mbetet, ata do të duhet t›i çregjistrojnë fëmijët e tyre. Që të mund të sigurohet inkluzion i plotë dhe të definohet qasja, shteti duhet të veprojë në ndryshimin e pikëpamjeve për hendikepin dhe mënyrës së dhënies së notës për shkallën e hendikepit, të punojë në rritjen e vetëdijes publike te popullata dhe kapacitetet te kuadri arsimor; t›i transformojë shkollat speciale në qendra rehabilituese; të përpunojë programe për arritjen e arsimit joformal për personat me hendikep; të zhvillojë servise të reja arsimore për mbështetje, përveç atyre defektologjike. Konventa për mbrojtje dhe promovim të të drejtave dhe dinjitetit të personave me hendikep në kuadër të sistemit të OKB-së (në Maqedoni e ratifikuar në 2011) kërkon që shtetet ta njohin të
9
drejtën e arsimimit të personave me hendikep, pa diskriminim, në bazë të barazisë me të tjerët dhe të sigurojnë arsim inkluziv në të gjitha nivelet.*
Ndoshta një nga pikat më të dobëta në praktikën shkollore në Republikën e Maqedonisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijë me hendikep, është koha e pastrukturuar në shkollë (aktivitetet e lira, pushimet, ekskursionet). Përveç asaj që klima e përgjithshme në shoqëri dhe, rrjedhimisht, nëpër shkolla ndryshon, kështu që solidariteti si vlerë çdoherë e më rrallë gjendet, ndërsa dhuna ndër-moshore bëhet më e shpeshtë, përkatësisht ndodhi e përditshme, „normale“. Fëmijët me hendikep janë shumë shpesh cak i dhunës, edhe atë më së shpeshti dhunës psikike dhe maltretimit ndër-moshor – buling. Dhuna psikike është më e rëndë për identifikim, përkatësisht për eliminimin e saj, ndërsa pasojat e saj shpesh janë më afatgjata nga pasojat e dhunës fizike. Kur dikush aplikon dhunë psikike, në të vërtetë lëndon dinjitetin dhe ndjenjat e viktimës. Te dhuna psikike përveç tjerash hyjnë edhe këto forma të sjelljes: ofendimi, përqeshja, të kritikuarit, dhënia e emrave fyes, përshkrimi i vetive; kërcënimi dhe frikësimi; nxjerrja me dhunë e të hollave, shërbimeve dhe detyrimi; injorimi dhe refuzimi, përkatësisht shkyçja nga...; Shumë shpesh viktimat e dhunës psikike kanë vetëbesim të shprishur, vullnet të dobët, humbin motivimin për mësim, nuk duan të shkojnë në shkollë, u bie suksesi shkollor, kanë çrregullime psikosomatike (kokëdhimbje, probleme me të fjeturit, me tretjen e të ngjashme). Maltretimi ndër-moshor – bulingu, është një lloj i veçantë i dhunës, veti kryesore e së cilës është se ndodh në një periudhë më të gjatë kohore dhe nënkupton forma të ndryshme të detyrimit fizik ose psikik, të nënshtrimit të nxënësve më pak të fuqishëm nga ana e nxënësve më të fuqishëm. Sulmet mbi dinjitetin e fëmijëve me hendikep, të cilët më shpesh kanë përvojë të madhe negative prej situatave më të ndryshme të lëndimeve të dinjitetit të tyre, në qoftë se u përsëriten edhe në shkollë, mund të jenë veçanërisht devastuese për ta. Mësuesit, si dhe i tërë kuadri në shkolla kanë përgjegjësi të ndërtojnë një klimë plotësisht të hapur dhe të pranimit (inkluzivitetit) të të gjithë fëmijëve që inklinojnë kah shkolla. Arsimimi inkluziv nënkupton qasje individuale kah çdo fëmijë, e jo vetëm kah ata që janë vlerësuar si „të ndryshëm“.
2. Çka do të thotë saktë termi sindroma e Turetit?
Sindroma e Turetit është gjendje kongjenitale neuro-psikiatrike e trurit. E mban emrin e personit që e ka përshkruar – neurologu francez, Gilles de la Tourette (1857-1904). Sëmundja më së shpeshti për herë të parë manifestohet gjatë fëmijërisë, në moshë rreth gjashtë ose shtatëvjeçare. Shenjat e para janë të padiktueshme dhe ngadalë fitojnë intensitet. Më së shpeshti situata keqësohet gjatë pubertetit, ndërsa mandej sëmundja ka tendencë të tërhiqet. Te rreth një e treta e pacientëve sëmundja plotësisht humbet, tek e treta e dytë prej pacientëve mbetet në ndonjë formë më të dobët gjatë tërë jetës së tyre dhe vetëm një e treta e pacientëve janë më ndjeshëm të hendikepuar – madje edhe si persona të rritur. Sëmundja manifestohet me teka kinetike dhe vokalike, që janë të shoqëruara me ndryshime në sjellje. Tekat paraqiten më shumë herë gjatë ditës, ndërsa keqësohen kur personi është në stres. Tekat kinetike përfshijnë grimasa të ndryshme, shkelje syri, nxjerrje të gjuhës, lëkundje të kokës ose përsëritje kinetike më komplekse – të quajtuara teka komplekse. Personi, për shembull, është i prirur të bie në gjunjë, të kërcejë ose të ngjashme. Tekat vokalike përfshijnë tingujt e thjeshtë, siç janë heqja e hundëve, fishkëllima e të ngjashme; dhe tekat zanore më komplekse, kur pacienti direkt bërtet fjalë të caktuara. Simtomë e njohur, por jo shumë e shpeshtë është bërtitja e fjalëve të pahijshme, që paraqet pengesë të madhe sociale. Më parë ishte përhapur mendimi se njerëzit me këtë çrregullim janë me intelegjencë më të ulët dhe mentalisht të kufizuar. Por, është e saktë e kundërta, shumë prej pacientëve janë me të vërtetë të talentuar dhe kreativë në fusha të ndryshme. Shumë prej personave të shquar kanë 10
* Marrë dhe përshtatur nga: Hendikepi-plotësore që mungon-pasqyrë e gjendjes së personave me hendikep në Maqedoni, 2012, Polio Plus-lëvizje kundër hendikepit www.polioplus.org.mk/
vuajtur nga sindroma e Turetit, si Moxarti, Çarls Dikens, Hans Kristian Andersen, Emil Zola. Të gjithë mësuesit dhe moshatarët e nxënësve me sindromën e Turetit duhet të informohen për sëmundjen dhe manifestimet e saj. Fëmijës me sindromë të Turetit i duhet qasje individuale. Është e domosdoshme të pengohet çdo stres i padëshiruar në shkollë. Nxënësit duhet t›i jepet lista e saktë e mësimeve, detyra shtëpie dhe data për testet. Shpesh te këta fëmijë paraqitet problem gjatë njehsimit, leximit dhe shkrimit. Për atë shkak, është e dëshirueshme që fëmijët të pyeten gojarisht. Testet me shkrim janë të padëshiruara, veçanërisht në qoftë se janë të kufizuara me kohë. Këta fëmijë vuajnë prej çrregullimit për shkak të mungesës së vëmendjes, janë hiperaktivë dhe impulsivë. Nxënësit me sindromë të Turetit i duhet një regjim i veçantë i orës, me një numër më të madh pauzash dhe mundësi të relaksohet gjatë orës. Fëmija me sindromë të Turetit shpesh është objekt talljeje dhe maltretimi ndër-moshor (bullying). Është me domethënie të madhe ajo të parandalohet.
3. Stereotipe
Në shkencat shoqërore termi stereotip përdoret për t’u definuar një pasqyrë joracionale, e thjeshtuar dhe që vështirë ndryshon për ndokë ose diçka. Shprehja rrjedh që nga paraqitja dhe zhvillimi i mosdurimit racor, fetar dhe social. Në themel të stereotipeve ndodhet përgjithësimi i gabuar dhe zgjerimi i paarsyeshëm. Përgjithësimi është proces natyror i funksionimit të mendjes sonë, por kur bëhet fjalë për kontekst social, mekanizmi i njëjtë mund të bëjë probleme. Stereotipet bazohen në supozime se TË GJITHË pjesëtarët e grupit i kanë vetitë e caktuara. Rezultat i kësaj është pasqyra e gabuar për grupin/individët që i përkasin atij grupi. Termi më shpesh përdoret në kuptim negativ dhe stereotipet konsiderohen si besime të padëshiruara që mund të ndryshojnë përmes arsimimit dhe/ose njoftimit me objektin e stereotipit. Stereotipet janë në të vërtetë kur kuptimet e gabuara mbeten kundër të dhënave dhe fakteve. Stereotipet janë argumeti kryesor me të cilin arsyetohet armiqësia ose qëndrimi negativ ndaj grupeve konkrete ose personave që janë vlerësuar si pjesëtarë të atyre grupeve. Për këto filma janë ofruar më tepër aktivitete. Aktiviteti 1, të cilin e rekomandojmë për shkak të kombinimit të filmave, për të cilët mendojmë që më së miri funksionojnë bashkë, bëhet fjalë për të dy, pra punohet me të dy filmat për një orë. Aktivitetet 2 dhe 3 mund të zbatohen nëse doni të punoni në dy orë, me çdo film në veçanti.
11
AKTIVITETI 1:
PASQYRA GLOBALE
QËLLIMET: • Të fitohet pasqyrë më e pastër për njerëzit me të meta
• Të hapet mundësi për tejkalimin e një pjesë të paragjykimeve ndaj njerëzve me të meta • Të rishqyrtohet qëndrimi personal ndaj personave me të meta • Të zhvillohet empatia dhe përgjegjësia për të tjerët
AKTIVITETI HYRËS: (3’)
Me pjesëmarrësit bëhet bisedë e pastrukturuar për atë çka do të thotë pengesë (hendikep) dhe me cilat probleme ballafaqohen personat me ndonjë lloj pengese.
PROJEKSIONI I FILMIT: JETA NË STIL TË LIRË (10’)
BISEDË PËR FILMIN: (5’) • Si e përjetuat filmin?
• Orvatuni ta ndani ndjenjën më të fortë që e kishit deri sa e shikuat filmin. A dëshironi ta thoni në zë? • A mësuat diçka nga ky film?
PROJEKSIONI I FILMIT: ANA FLUTURUESE (21’) BISEDË PËR FILMIN (mandej parapëlqehet biseda e përgjithshme për temën): (5-7’) • • • • • • •
Si e përjetuat Anën? Me çfarë problemesh ballafaqohet ajo? Çka mendoni, për çka ëndërron ajo në jetë? Për çka ëndërrojnë njerëzit me pengesa? Si mund t’u ndihmohet këtyre njerëzve? A mendoni se ëndrrat e njerëzve me pengesa janë më të ndryshme prej tuajave? Përse? Si do të silleshit ju në qoftë se njihnit një person/fëmijë me gjendje të këtillë?* A mund që një pjesë e fëmijëve të moshës suaj, me ndonjë lloj të mete, të mësojnë në të njëjtën klasë me ju? Përse? A keni vërejtje për propozimin e këtillë? • Çka është e ndryshme në këtë film prej tjetrit? Përse i pamë të dy filmat në të njëjtën orë? • Nga ajo që dini, cilat janë problemet themelore të personave me pengesa zhvillimore në rrethin tuaj? • Çka do të kishit bërë për personat me pengesa, në qoftë se keni një ditë për të qenë në pozitën e Kryetarit të komunës dhe keni fuqinë për të bërë çfarëdo?
12
* Është shumë e rëndësishme të theksohet se si ëndrrat, ashtu edhe DINJITETI i atyre njerëzve është në të njëjtin nivel si edhe të të gjithë tjerëve. Është me rëndësi të bëhet me dije, se njerëzit me pengesa zhvillimore, nga eksperienca e madhe e shembujve negativë në jetë, janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj lëndimeve të dinjitetit të tyre. Të keni parasysh rregullën themelore: afrohuni, se jeni të hapur për ndihmë në qoftë se personi ua kërkon, mos e lëmoni dhe ofroni ndihmë për gjërat të cilat është i aftë edhe vetë t’i bëjë.
QËNDRIMI NDAJ GRUPEVE TË MARGJINALIZUARA
AKTIVITETI 2:
QËLLIMET: • Të vetëdijesot qëndrimi personal ndaj personave me pengesa zhvillimore (ngushëllim)
MATERIALE: • KOMPLET PËR TË SHKRUAR • FLETË PUNE: GRUPET E MARGJINALIZUARA
AKTIVITETI HYRËS: (5’)
Me pjesëmarrësit merr flakë stuhia e ideve për termin „stereotip“, kërkohet një pjesëmarrës/ pjesëmarrëse t›i shënojë në tabelë. Në fund përmblidhen (se sumiraat) përgjigjet).
PROJEKSIONI I FILMIT: JETA NË STIL TË LIRË (10’) REFLEKSION I FILMIT:
Nga pjesëmarrësit kërkohet me një fjalë t›i përshkruajnë njerëzit prej filmit.
AKTIVITETI KRYESOR: (15-20’)
Formohen tetë grupe. Secili grup merr nga një kartelë nga gleta e punës: GRUPET E MARGJINALIZUARA. Detyrë e secilit grup është t’u përgjigjet këtyre pyetjeve: • Kush janë këta njerëz? • Si i sheh ato shumica?
• Çka është ajo që shumica vëren te këta njerëz? • Cilat prej vërejtjeve të dhëna janë stereotipe?
• Çka nëse TI ishe njëri/njëra prej atyre njerëzve?
• Pasi që grupet të mbarojnë me punë, e paraqesin punën e tyre para të tjerëve.
DISKUTIM: (5-10’)
• Përse i përshkruat grupet tuaja mu në atë mënyrë?
• Çka mendoni, përse të tjerët i shohin ata në atë mënyrë? Çka mendoni, përse njerëzit kanë tendencë të krijojnë stereotipe? • Përse për stereotipet më së shpeshti flitet me parashenjë negative? • Si të luftojmë kundër stereotipeve?
13
FLETË PUNE:
GRUPET E MARGJINALIZUARA
FLETA E PUNËS PARA FILLIMIT TË ORËS/AKTIVITETIT PRITET SIPAS VIJAVE TË NDËRPRERA
PERSONA ME TË META FIZIKE (HENDIKEP)
ROMËT
PERSONAT E MOSHUAR
PUNËTORËT / PUNËTORET SEKSUALË
PERSONAT ME TË METË PSIKIKE (HENDIKEP)
PERSONAT ME HIV
14
PERSONA ME ORIENTIM TË NDRYSHËM SEKSUAL (LGBT)
TË PASTREHËT
AKTIVITETI 3: NË
LËKURËN E HUAJ
QËLLIMET: • Të vetëdijesot qëndrimi personal ndaj personave që janë „të ndryshëm“. • Të zhvillohet ngushëllimi
• Të hyhet në situatën e njerëzve me të meta
MATERIALE: • KOMPLET PËR SHËNIM • MARHAMË OSE NJË SHIRIT I PATEJDUKSHËM, (PËR LIDHJEN E SYVE).
AKTIVITETI HYRËS: (5’) Të gjithë qëndrojnë në rreth. Pjesëmarrësit kanë një minutË të paramendojnë, në qoftë se do të kishin mundur të zgjedhin të jenë kushdoqoftë në botë, cilin do ta kishin zgjedhur. Në këtë aktivitet nuk mund të zgjedhin të mbeten ata që janë. Mund të zgjedhin persona të njohur ose ndokë që vetëm ata e dinë. Mandej ndahen në treshe dhe ndajnë cilin e kanë paramenduar. Në fund, pyeten disa pjesëmarrës që duan të tregojnë para të gjithëve cilin kanë zgjedhur dhe përse.
PROJEKSION I FILMIT: ANA FLUTURUESE (21’)
REFLEKSION PËR FILMIN: Nga pjesëmarrësit kërkohet të paramendojnë si është të jetë në lëkurën e Anës dhe pas një minute jepet instruksioni që ta ndajnë me personin majtas nga vetja.
AKTIVITETI KRYESOR: (10-15’)
Pjesëmarrësit futen në këtë aktivitet ashtu që u tregohet se të gjithë në një moment të caktuar duan të jenë ndonjë person tjetër dhe se në këtë aktivitet do të orvateni të gjithë bashkë të viheni në lëkurën e dikuj tjetër. Kërkohet një pjesëmarrës ose pjesëmarrëse të cilit / së cilës do të duhet t›ia lidhim sytë. Pasi që të zgjidhet personi që vullnetarisht dëshiron t›i lidhen sytë dhe pasi të bëhet kjo, i japim disa detyra të thjeshta. Të shkojë deri te tabela, ta gjejë çantën. Të vë stilograf në çantë, ta gjejë librin e matematikës... Personi mundet, por edhe nuk është patjetër të kërkojë ndihmë prej kujtdoqoftë. Në çdo rast, personi që e udhëheq aktivitetin duhet të jetë skajshmërisht i kujdesshëm të mos vijë deri te lëndimet. Kjo mund të përsëritet edhe me disa pjesëmarrës, ndërsa atyre që i kanë kaluar, u këshillohet t›i shënojnë përjetimet dhe ndjenjat në një fletë, të cilën mandej nuk do t›ua lexojnë të tjerëve.
15
DISKUTIM: (5-10’) • Pyeten vullnetarët: si ndiheshit, si do ta kishit përshkruar këtë përvojë? (nxiten të fliten më gjerë, veçanërisht për ndjenjat) • Me çfarë ndjenjash duhej të ballafaqoheni? • Si u ballafaquat me to?
• (pyetje për tërë grupin) Si ndiheshin të tjerët?
• Çfarë të metash do të kishit në jetën e përditshme?
• Si do të ishit gjendur (do t’ia dilnit me pengesat e tilla?
• A do t’u duhej ndihmë? A do të kishit kërkuar ndihmë? Pse? • Kush do të mund t’u ndihmonte?
• Si do të vinte të ishit person me shikim të dëmtuar në vendin tonë? • Si do të ishin sjellë ndaj jush?
• Cilat do të ishin problemet më të mëdha me të cilat do të duhej t’ia dilni?
16
UNË MES ROLEVE GJINORE Filmi dhe aktivitetet e ofruara mund të jenë të dobishme në lëndët e sociologjisë dhe të kulturës qytetare, veçanërisht ku flitet për zhvillimin e personalitetit; fazat e zhvillimit të personalitetit, të kulturës si mënyrë e aftësimit, të drejtat e njeriut, seksi dhe gjinia, të drejtat e grave, grupet e margjinalizuara, normat shoqërore, socializimi, rolet shoqërore, normat e vlerave dhe sanksionet, fuqinë, satisfaksionin shoqëror, diferencimin sipas moshës dhe gjinisë ... FILM 1:
KËNGA E AJSHAS INFORMACIONE THEMELORE PËR FILMIN: • KËNGA E AJSHAS (Aisha’s Song) • Britani e Madhe, 2011, 10 min. • Regjia: Orlando von Ejnsiedel (Orlando von Einsiedel) Ajsha Sani Abdullahi në moshë 4-vjeçare ka mbetur pa dritën e njërit sy.Në moshën 9-vjeçare ka mbetur pa prindër dhe ka përfunduar në rrugët e qytetit Kono në Nigeri. Shanse se do të mbijetojë dhe se do të ketë një jetë normale thuajse nuk ka pasur. Por, një takim i rastësishëm i jep drejtim jetës së saj në një kahe krejtësisht tjetër. ‘Kënga e Ajshas’ është film energjetik dhe i veçantë. Është i incizuar në shirit filmik 16mm, e duke përdorur zërat e rrugëve të Kano-s formon perde muzikore të fortë e të vrullshme, e cila thuajse bëhet organike me tregimin vizuel për forcimin e suksesshëm të një gruaje nga një vend ku gratë shumë shpesh trajtohen si qytetarë të rendit të dytë.
17
FILM 2:
FILMI MASHKULLOR INFORMACIONE THEMELORE PËR FILMIN: • FILM MASHKULLOR (Real’s Man Movie) • Kroaci, 2012, 12 min. • Regjia: Nebojsha Slijepçeviq (Nebojša Slijepčević)
Pistoleta dhe pushkë në çdo dorë.Koncentrimi i armëve si në fushë lufte.Edhe një incident më i vogël mund ta shkatërrojë paqen e brishtë dhe të shkaktojë kaos të paparë. Ky film e fitoi çmimin për të drejtat e njeriut në festivalin e filmit të Sarajevës në vitin 2012. Është i xhiruar në një panagjyr jo shumë larg nesh.
18
INFORMACIONE QË MUND TË JENË TË DOBISHME:
Çfarë e përcakton gjininë? Gjinia (në anglisht sex) i përket karakteristikave biologjike të individit dhe ato në një periudhë më të gjatë kohore janë të pandryshueshme për një numër më të madh të llojeve shtazore.Këtu hynë karakteristikat gjinore primare dhe sekondare. Me termin gjini (në anglisht gender) në kohën e sotme nënkuptohen karakteristikat psikologjike dhe sociale, përkatësisht bëhet fjalë për rolet shoqërore që iu përshkruhen pjesëtarëve të të dy gjinive. Nocioni “role gjinore” është futur nga seksologu Xhon Mani (John Money 1955).“Termi roli gjinor përdoret për të shënuar të gjitha ato gjëra që personi i bën apo i thotë që të tregojëveten në statusin e djalit apo të burrit, të vajzës apo të gruas.Ajo përfshin, por nuk kufizohet në seksualitetin në kuptimin e erotizmit. Elementet e roleve të tilla përfshijnë të veshurit, të folurit, lëvizjet, veprimtarinë dhe faktorët tjerë që nuk janë të kufizuar nga gjinia biologjike.” Bëhet fjalë edhe për norma, pritje, kërkesa... Atributet e gjinisë janë të ndryshme në kultura të ndryshme dhe, gjithsesi, janë kategori shumë lehtë të ndryshueshme, të paktën nga ajo që na ka treguar historia e civilizimit tonë (veçanërisht e atij perëndimor). Numri më i madh i shoqërive dhe grupeve shoqërore njohin vetëm dy kategori të roleve gjinore: mashkullore dhe femërore. Megjithatë, disa shoqëridhe grupe qartë fusin edhe persona që kanë rol gjinor më ndryshe nga seksi biologjik. Gjinia është pjesë e rëndësishme e identitetit. Veten tonë e shohim si burra ose si gra, dhe mund të jetë shumë e pakëndshme nëse ndokush gabimisht na e interpreton identitetin gjinor. Por, ka shumë njerëz, si transseksualët (transgender) dhe kvirët (queer) të cilët nuk e përjetojnë identitetin e tyre në një nga dy mundësitë (mashkull apo femër). Meqenëse qëndrimi i këtillë shkon në kundërshtim me pritjet sociale, në një numër të madh rastesh ata mund të ballafaqohen me mungesë mirëkuptimi, agresiviteti dhe urrejtjeje. Ka autorë që thonë se edhe te lloje të caktuara kafshësh gjithashtu ekzistojnë më shumë se dy gjini, dhe nga ajo – më shumë forma të të sjelli. Mishel Fuko (Michel Foucault) thotë se gjinia është shndërruar në mjet për ndarje shoqërore të fuqisë. Dallimet e bazuara në gjini janë vetëm konstrukte të shoqërisë që shfrytëzohen për nxitje të dallimeve që ekzistojnë mes asaj që llogaritet për tipike/e pritshme “mashkull” dhe “femër” dhe mundëson dominimin e mashkullit mbi femrën me përshkrimin e karakteristikave të lidhura me gjininë. “Filmi mashkullor” në mënyrë eksplicite tregon se cilat janë gjërat që priten nga meshkujt, e me atë që femrat praktikisht nuk janë, dhe vendi i tyre është i parapërcaktuar. Filmi i zhvesh normat shoqërore dhe praktikisht e përfaqëson tezën se maçizmi dhe patriakati janë bazë e të gjitha luftërave.Djemtë në shumë kultura, e të tilla janë një numër i madh i atyre ballkanike, edukohen të jenë të qëndrueshëm, agresivë, të fortë.Më së shpeshti luajnë me lodra të cilat janë lloje të ndryshme armësh apo automobilash. Çfarë e ardhme na pret nëse një gjysme të fëmijëve iu japim armë, e gjysmës tjetër i themi të jenë tolerantë, të durueshëm dhe të dinë të heshtin? Filmi ‘Kënga e Ajshas’na i tregon pritjet e grave dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet një (nga miliarda) gra në shpërndarjen mbi bazë të gjinisë të fuqisë shoqërore. Studimet mbi gjininë mësohen në mënyrë interdisciplinare, të bazuara në mënyrë primare në sociologji, antropologji kulturore dhe sociale, psikologji, histori, në media, medicinë dhe në fusha të tjera. Është me rëndësi të madhe që të mos lihet përshtypje se normat e këtilla shoqërore janë në dëm vetëm të grave. Është e rëndësishme që pjesëmarrësit të shohin se rolet e gjinive kufizojnë, pamundësojnë zgjedhje të shumë niveleve dhe bëjnë presion edhe mbi burrat edhe mbi gratë. Gjithashtu, është me rëndësi që të mos futet tension midis vetë pjesëmarrësve apo të imponohet prekja e ndërgjegjes, në veçanti te djemtë. Qëllimi është bashkëpunimi për një të ardhme më të
19
drejtë dhe më të lirë për të gjithë. Para se t’i kryeni aktivitetet në vijim, ju propozojmë t’i lexoni dhe informacionet plotësuese që janë të dhëna për filmin “Nusja e vogël”. Për këta filma janë ofruar më shumë aktivitete. Aktiviteti 1 që e rekomandojmëpër shkak të kombinimeve të filmave, për të cilat mendojmë se më së miri funksionojnë së bashku, punohet me të dy filmat për 1 orë. Aktivitetet 2 dhe 3 mund të zbatohen në qoftëse doni të punoni dy orë, me secilin film veç e veç.
20
AKTIVITET 1:
QËLLIMET:
ЛИСТ, ПРЕД
SI NA IMPONOHEN ROLET Т
• Të kuptohet çfarë ndikimi kanë identitetet e seksit dhe të gjinisë në të gjitha aspektet e jetës • Të kuptohen pritjet nga rolet gjinore
• Të mbikëqyret se si barten rolet e gjinive dhe pritjet e gjinive • Të zhvillohet empatia
• Të njihen llojet e ndryshme të narracionit filmik
AKTIVITETI HYRËS: (5’)
Secili pjesëmarrës në tabelë shënon, me më së shumë 3 fjalë, çka ka ndikuar më shumënë zhvillimin e tyre si personalitete. Nuk kërkohet të shkruajnë me rend dhe është e pëlqyeshme të shkruajnë më shumë veta në të njëjtën kohë. Në fund një pjesëmarrës/pjesëmarrëse vullnetarisht i lexon gjërat e shkruara në tabelë me zë.
PROJEKSIONI I FILMIT: FILM MASHKULLOR (12’) BISEDË PËR FILMIN: (3-5’) • Si e përjetuat filmin?
• A u përcoll porosia qartë, edhe pse në film nuk ka të folur?
• Cila është porosia bazë në film? Cili është problemi bazë në film? (Për çka bëhet fjalë në film?) • Përse në fillim filmi është i locuar në kohë “mes dy luftërave”?
• Sipas filmit, cilat janë pritjet nga meshkujt? Si duhet ata të sillen? • A janë ato pritje reale? Përse?
Pjesëmarrësit kanë një minutë, secili të mendojë për vete, një virtyt pozitiv e një ves negativ. Nëse disa pjesëmarrës duan, mund ta ndajnë me të tjerët.
PROJEKSIONI I FILMIT: KËNGA E AJSHAS (10’)
BISEDË PËR FILMIN/DISKUTIM: (10-15’) Në fillim bisedohet për filmin e më pas vazhdohet me diskutimin e përgjithshëm për të dy filmat, përkatësisht për temën. • Si e përjetuat filmin? • Për çka flitet në film? Cili është tregimi jetësor i Ajshas?
• Ku është locuar “dobësia” e saj? A është ajo vetëm dobësi? • Nga ku e fiton Ajshaforcën e vet?
21
• Nëse Ajsha ishte mashkull dhe kishte sy të dëmtuar, do ta kishte më lehtë të gjente partnere? Përse? • Shoqëria a ka pritje të ndryshme nga meshkujt dhe nga femrat?
• Nëse fëmijëve meshkuj iu ofrohet vetëm armë e femijëve femra kukulla, a mund të flasim se ata e kanë larine e zgjedhjes? • Çka ndodh nëse ndokush kërcen nga „sjellja e pritur“?
• Çka ishte e ngjashme e çka ndryshe në mënyrën se si janë incizuar këta dy filma? • A mendoni se porositë themelore u treguan në mënyrë të përshtatshme? • Çka do të kishit bërë më ndryshe?
22
AKTIVITETI 2
EDHE GRUA, EDHE ME PENGESË FIZIKE
FILMI: KËNGA E AJSHAS QËLLIMET:
• Të kuptohet çfarë ndikimi kanë identitetet e seksit dhe ato gjinore mbi të gjitha aspektet e jetës • Të kuptohen pritjet nga rolet gjinore
• Të shqyrtohet si barten rolet gjinore dhe pritjet gjinore • Të zhvillohet empatia
• Të njihen llojet e ndryshme të narracionit filmik
MATERIALE:
• FLETË PUNE А dhe А: ALEKSANDRI
• FLETË PUNE А dhe А: ALEKSANDRA
AKTIVITETI HYRËS :(5’) Secili pjesëmarrës në tabelë shënon, me më së shumti 3 fjalë, çka më shumë ka ndikuar në zhvillimin e tyre si personalitete.Nuk kërkohet të shkruajnë me radhë dhe është e pëlqyeshme të shkruajnë më shumë veta në të njëjtën kohë.Në fund një pjesëmarrës/pjesëmarrëse vullnetarisht i lexon gjërat e shkruara në tabelë me zë.
PROJEKSION I FILMIT: KËNGA E AJSHAS (10’) BISEDË PËR FILMIN/DISKUTIM: (5-7’) • Si e përjetuat filmin?
• Për çka flitet në film? Cili është tregimi jetësor i Ajshas?
• Ku është locuar “dobësia” e saj? A është ajo vetëm dobësi? • Prej ku Ajsha e fiton forcën e vet?
AKTIVITETI KRYESOR: (5-8’) Pjesëmarrësit ndahen në katër grupe.Grupet nuk guxon të komunikojnë mes vete derisa punojnë. Dy grupe marrin fletë pune: А dhe А: ALEKSANDRI, e dy fletë pune: А dhe А: ALEKSANDRA. Kanë disa minuta t‘iplotësojnë. Më pas lexohen fletët e plotësuara para pjesëmarrësve të tjerë. 23
DISKUTIM: (10-15’) • A dallojnë këta dy fëmijë me karakteristikat e tyre? • Përse fituam përgjigje të ndryshme?
• A ndikon gjinia në jetën tonë të mëtutjeshme? Si?
• A na e kufizojnë zgjedhjen në një farë mënyre pritjet e këtilla? • Çka ndodh nëse ndokush kërcen nga „sjellja e pritur“?
• A mendoni se porositë themelore në film u treguan në mënyrë të përshtatshme? • Çka do të bënit ju më ndryshe?
24
FLETA E PUNËS А dhe А:
ALEKSANDRI
ALEKSANDRI
Aleksandri është djalë dymbëdhjetëvjeç.Që në çerdhe është shumë i qetë.Ende është mjaft i turpshëm kur duhet të flasë para gjithë klasës. E don punën në grupe. Ka shumë shokë. Fëmijët e duan për shkak të ideve të tij të mençura.Është i mirë në thurjen e tregimeve, nuk është i mirë në matematikë. I do shkencat natyrore, në veçanti kur mund të bëjnë eksperimente. Me vetëdëshirë iu ndihmon të gjithëve kur kanë probleme. Pas orëve zakonisht sheh televizion. Shumë lexon, në veçanti tregime për kafshët. Don të luajë me shkokët në park. Ndonjëherë kujdeset për vëllain e vogël.Nëse e lusin, ndihmon në larjen e enëve. Nuk është i sigurt se çfarë don të bëhet pas mbarimit të shkollës, por doqë të ketë shumë para që të dalë me shokët, për rroba dhe për muzikën që do. Aleksandri e ka ditëlindjen, çfarë do t’i dhuronit?
Aleksandri duhet të zgjedhë hobi. Çka mendoni, çfarë do të zgjedhë? • • • • • • • • • •
Eksperimentim në shkenca natyrore gjimnastikë kor futboll shah kompjuter seksioni i dramës/punëtori seksioni i letërsisë not qeramikë
Aleksandri do që të blejë veturë kur t’i mbushë 18 vjet. Veçmë kursen para.Si mund të fitojë për veturën?
Çka mendoni, çka do të bëjë Aleksandri në moshën 30-vjeçare?
25
FLETË PUNE А dhe А:
ALEKSANDRA
ALEKSANDRA Aleksandra është vajzë dymbëdhjetëvjeçe.Që në çerdhe është shumë e qetë.Ende është mjaft e turpshme kur duhet të flasë para gjithë klasës. Do që të punojë në grupe. Ka shumë shokë.Fëmijët e duan për shkak të ideve të saj të mençura.Është e mirë në thurjen e tregimeve, nuk është e mirë në matematikë. I do shkencat natyrore, në veçanti kur mund të bëhen eksperimente. Me vetëdëshirë iu ndihmon të gjithëve kur kanë probleme. Pas orëve zakonisht sheh televizion. Shumë lexon, në veçanti tregime për kafshët. Doqë të luajë me shkokët në park. Ndonjëherë kujdeset për vëllain e vogël.Nëse e lusin, ndihmon në larjen e enëve. Nuk është e sigurt se çfarë don të jetë pas mbarimit të shkollës, por do që të ketë shumë para që të dalë me shokët, për rroba dhe për muzikën që do. Aleksandra e ka ditëlindjen, çfarë do t’i dhuronit?
Aleksandra duhet të zgjedhë hobi. Çfarë mendoni, çfarë do të zgjedhë? • • • • • • • • • •
Eksperimentim në shkenca natyrore gjimnastikë kor futboll shah kompjuter seksioni i dramës/punëtori seksioni i letërsisë not qeramikë
Aleksandra do që të blejë veturë kur t’i mbushë 18 vjet. Veçmë kursen para.Si mund të fitojë për veturën?
Çka mendoni, çka do të bëjë Aleksandra në moshën 30-vjeçare?
26
AKTIVITETI 3:
MES DY LUFTËRASH
FILM: FILM MASHKULLOR QËLLIMI:
• Të vetëdijesohen për rolet dhe pritjet gjinore
• Të shihet se si barten rolet gjinore dhe pritjet gjinore • Të zhvillohet empatia
MATERIALE:
• FLETË PUNE: SILUETA
AKTIVITETI HYRËS: (5-7’)
Të gjithëve iu arashtrohen pyetje, cili është roli i burrave e cili i grave në shoqëri. Bëhet stuhi idesh e thjeshtë, pa shënime. Në fund arsimtari i sumon rolet më stereotipe dhe i pyet të gjithë se a pajtohen me përfundimet dhe a është me të vërtetë ashtu.
PROJEKSIONI I FILMIT: FILM MASHKULLOR (12’) REFLEKSION PËR FILMIN:
Nga pjesëmarrësit kërkohet që me një fjalë ta përshkruajnë impresionin që filmi u ka lënë.
AKTIVITETI KRYESOR: (10-12’) Të gjithë pjsëmarrësit marrin nga një kopje të fletës së punës: SILUETA. Iu shpjegohet se në fletë kanë një siluetë mashkulli dhe një të gruas. Në mes janë shënuar veti të ndryshme, prej të cilave të gjithë mund të quhen (zakonisht) si tipike mashkullore ose tipike femërore. Çdo veti duhet ta lidhin me siluetën e mashkullit, në qoftë se mendojnë që është tipike mashkullore ose ta lidhin me siluetën e femrës, në qoftë se mendojnë se është tipike femërore. Në qoftë se mendojnë që ndonjë veti tipike për meshkujt ose tipike për femrat është lënë anash, mund t’ia bashkangjesin listës. Mandej formohen çifte të të njëjtës gjini që duhet t’i krahasojnë listat. Në fazën tjetër formohen 4 grupe. Dy grupe meshkujsh dhe dy femrash, që sipas vetive të listave, pa dallim cilat më parë i kanë lidhur si tipike mashkullore ose femërore, duhet të punojnë në: • Dy grupe (një meshkujsh dhe një femrash) punojnë në gjendjen e karkateristikave që do t‘i kishin ndihmuar një gruaje të jetë kryetare shteti e suksesshme dhe t‘i shënojnë • Dy grupe (një meshkujsh dhe një femrash) punojnë në gjendjen e karakteristikave që do t‘i kishin ndihmuar një burri të bëhet kryetar shteti i suksesshëm, dhe t‘i shënojnë. 27
DISKUTIM: (5-7’) • Cilat janë karakteristikat tipike mashkullore e cilat janë karakterisitikat tipikefemërore?
• A mundet që disa veti tipike për meshkujt të jenë veti të ndonjë gruaje dhe e kundërta? Numëroni konkretisht cilat?
• Nëse ka të tillë, a mundet që në atë rast disa gra të kryejnë punë tipike për meshkujt dhe gjithashtu poaq mirë si meshkujt dhe e kundërta? • A ka ndofarë vetish që kanë përfaqësuesit e njërës gjini, të cilët assesi nuk mund t‘i kenë përfaqësuesit e tjetrit? Cilat janë ato? (përveç biologjike - NUK KA!)
BISEDË PËR FILMIN: (3-5’) • Si e përjetuat filmin?
• A ishte porosia qartë e bartur, edhe pse në film nuk ka të folur?
• Cila është porosia themelore e filmit? Çka është problemi kryesor në film? (për çka bëhet fjalë në film) • Pse në fillim filmi në aspektin kohor është locuar „mes dy lufërash»? • Sipas filmit, cilat janë pritjet prej burrave? Si duhet të sillen ata? • A janë pritjet reale? Pse?
• Ku na çon ajo nëse ato pritje janë të vetmet pritje prej burrave?
28
• AFTËSIM QË TË MERREN PËRSIPËR RREZIQET
• TOLERANCË
• MOSLËSHIM
• IU JEP PËRPARËSI DETYRAVE/EFIKASITETIT
• IU JEP PËRPARËSI LIDHJEVE
• PAK FLET, POR E THOTË THELBIN
• SHUMË MENDON
• NUK DURON KRITIKA
• PËRKUSHTUESHMËRI NDAJ DETAJEVE
• NJOHURI TEKNIKE
• AFTËSIM PËR BASHKËPUNIM
• FRYMË GARUESE
• ORIENTIM NË HAPËSIRË
• INTUITË
• KOMUNIKATIVITET
• AFTËSIM PËR DALJE MBANË ME KONFLIKTE
• PËRKUJDES
• SHPEJTËSI
• FUQI
• EMPATI/KEQARDHJE
FLETË PUNE:
SILUETA
29
30
UNË NDRYSHOJ Filmi dhe aktivitetet e ofruara mund të jenë të dobishme në lëndët e sociologjisë dhe të arsimit qytetar, veçanërisht ku flitet për zhvillimin e personalitetit; fazat në zhvillimin e personalitetit, për t›i përshkruar karakteristikat e çdo hapi të ciklit jetësor; grupet dhe/ose institucionet shoqërore vlerat personale dhe kolektive; kujdesin për të tjerët...
FILM:
AJRIN
INFORMACIONE BAZË PËR FILMIN: • AJRIN (Irene)
• Skoci, Britani e Madhe, 2008, 10 min
• Regjisor: Lindsej Gudall (Lindsay Goodall) Ajrin është një tregim personal i angazhuar për gjyshen 92-vjeçare të regjisores dhe nënës së saj që kujdeset për të. Ajrin vuan nga sëmundja e Alchajmerit, e cila kontribuon në zvogëlimin drastik të aftësive të saj fizike dhe psikike. Por, kjo nuk e zvogëlon sharmin e saj që shkakton gaz, por dhe tensione e kokëdhimbje për familjen e saj. Regjisorja e ndjek procesin në të cilin ajo dhe nëna e saj orvaten ta përgatisin Ajrinin të kalojë një uikend në shtëpinë për pleq.
31
INFORMACIONE QË MUND TË JENË TË DOBISHME 1. Çka është sëmundja e Alchajmerit? Sëmundja e Alchajmerit është sëmundje serioze dhe progresive e trurit gjatë së cilës shkatërrimi i qelizave të trurit shoqërohet me zvogëlimin e masës së trurit. Në të njëjtën kohë, ka edhe procese të tjera degjenerative në tru, prej të cilave një pjesë ende nuk janë shpjeguar. Një i tillë është zvogëlimi i sasisë së acetilholinit, që është kyç në shkëmbimin e informacioneve mes qelizave të trurit. Pengesat në shkëmbimin mes qelizave shpie deri në shprishje serioze të funksioneve të trurit dhe deri në demencë.
2. Cilat janë shkaqet për sëmundjen e Alchajmerit?
Shkenca ende nuk i di shkaqet e sakta për sëmundjen e Alchajmerit. Megjithatë, në masë të madhe ndikon trashëgimia gjenetike. Përveç asaj, dihet se sëmundja e Alchajmerit është kombinim kompleks prej më tepër faktorëve. Personat me më tepër rrezik janë njerëzit e moshuar, mbi 65 vjeç, veçanërisht nëse në familjen më të afërt ka rast të sëmundjes së Alchajmerit.
3. Si manifestohet?
Simptomë kryesore e sëmundjes së Alchajmerit është humbja e kujtesës. Shenja e parë e sëmundjes është harrimi. Personi gjithmonë kërkon diçka, vë objekte në vende jo të përshtatshme (telefoni në frigorifer). Personi mund të kujtohet në ndodhi të vjetra, por nuk mund të kujtohet se çka ka ndodhur para pak kohe (çka ka pasur për drekë) dhe nuk mund të kujtohet në emra të objekteve specifike, kështu që i përshkruan (prej asaj që pihet, ajo për shkruarje). Humbet orientimi dhe perspektiva kohore dhe hapësinore, nuk di çfarë dite është, nuk di të kthehet në shtëpi nga dyqani.
Simptoma të tjera janë:
- Probleme në aktivitetet rutinë: të gjithë njerëzit, veçanërisht në periudha të stuhishme të jetës mund të bëjnë sallatë dhe ta mbajnë në mend atë edhe kur të kenë mbaruar me drekën. Njerëzit me Alchajmer do të bëjnë drekë dhe jo vetëm që do të harrojnë ta venë në tavolinë, por do të harrojnë që e kanë bërë. - Gjykim racional i keq dhe me progresion stërkeqjeje: njerëzit aq shumë mund të zhyten në punë, saqë për një moment e harrojnë fëmijën për të cilin kujdesen. Njerëzit me sëmundjen e Alchajmerit harrojnë që fëmija përgjithësisht ekziston. Mund të vishen në mënyrë jologjike; për shembull, të veshin nga disa këmisha dhe bluza në të njëjtën kohë. - Problemi me të menduarit abstrakt: pagimi i llogarive ose kontrollimi i raporteve të kartave të kreditit mund çdokënd ta habisë në qoftë se bëhet fjalë për sistem pak më të komplikuar se sa zakonisht. Personi me Alchajmer krejtësisht mund të harrojë se çfarë kuptimi kanë numrat dhe çka duhet të bëjë ai me to. - Vendosja e gjërave në vende të gabuara: çdokujt prej nesh i ka ndodhur të ketë futur ndokund kuletën ose çelësat. Njerëzit me sëmundjen e Alchajmerit i vendosin gjërat në vende krejtësisht absurde: ujtinë në frigorifer, orën në akuarium. - Ndërrim në sjellje dhe disponim: çdokush mund të jetë ndonjëherë i padisponuar. Por, njerëzit me sëmundje të Alchajmerit iu nënshtrohen ndërrimeve të shpeshta të disponimit. Personi papritmas fillon të qajë ose mllefoset, edhe pse nuk ka asnjë arsye të dukshme për të qenë i mllefosur. - Ndryshim të personalitetit: karakteri te njerëzit shpesh ndodh të ndryshojë deri në një shkallë të caktuar me kalimin e viteve. Te njerëzit me Alchajmer ndryshimi është i ndjeshëm. Personi mund të bëhet i habitur, i pabesueshëm ose prekës dhe nervoz. - Humbja e iniciativës: ndonjëherë kur njeriu është i lodhur nga aktivitetet e përditshme, nga puna ose nga detyrat sociale, është normale që pas një kohe të shkurtër ta rikthejë energjinë prapë. Njerëzit me sëmundjen e Alchajmerit vuajnë nga pasiviteti i tërësishëm dhe vazhdimisht iu duhet stimulim për t’u kyçur në ndonjë aktivitet.
32
4. A është humbja e kujtesës pjesë e procesit normal të plakjes? Edhe po edhe jo. Çdokush ndonjëherë harron ku e ka parkuar veturën ose si quhet personi që e ka njohur para një jave. Personat më të moshuar, të shëndoshë, gjithashtu i harrojnë disa gjëra. Sëmundja e Alchajmerit, nga ana tjetër, sulmon jo vetëm kujtesën, por edhe aftësitë për komunikim, mendim, mësim dhe ndikon në jetën sociale dhe profesionale të personit.
5. Sa është numri i njerëzve me sëmundjen e Alchajmerit?
Sëmundja e Alchajmerit është karakteristike për personat më të moshuar. Te njerëzit në moshën 65-vjeçare paraqitet me përfshirje prej 2-3% të popullsisë së përgjithshme. Në çdo 5 vite të shtuara moshe përqindja dyfishohet. Sipas disa hulumtimeve, gjysma e popullsisë në moshë 80-vjeçare ka simptoma të Alchajmerit. Vlerësohet se për momentin jetojnë rreth 20 milionë njerëz me ndonjë formë të Alchajmerit.
Zhvillimi i personalitetit:
Në kohën e sotme përgjithësisht është i pranuar diferencimi i fazave në zhvillimin e personalitetit. Zhvillimi i personalitetit gjithsesi nuk mund të ndahet prerazi në faza të cilat janë qartë të diferencuara, por për shkak të shpjegimit dhe studimit më të lehtë është bërë gjeneralizim. Përgjithësisht është pranuar vështrimi se secili kalon nëpër këto faza të zhvillimit: 1. Periudha prenatale: nga zënia e fëmijës deri në 280 ditë; 2. Foshnja në gji: nga 2 javë deri në 12 muaj; 3. Fëmijëria: nga 1 deri në 10 vjeç; 4. Adoleshenca: nga 11 vjeç deri në 24 vjeç; 5. Pjekuria: nga 25 vjeç deri në 65 vjeç; 6. Pleqëria: nga 65 vjeç e më tej. Secila prej periudhave të përmendura ka nënperiudhat e veta. Kështu, edhe periudha e adoleshencës, e cila zgjat më tepër se një dekadë, i ka këto nënperiudha: 1. Adoleshenca e hershme, (pubertet): nga 10 deri 14 vjeç;: 2. Adoleshenca e mesme: nga 15 deri 19 vjeç; 3. Adoleshenca e vonshme: nga 20 deri 24 vjeç;
Adoleshenca karakterizohet me kriza të bujshme psikike, emocionale dhe morale të thella, me shpërthime dhe degëdisje, shkuarje në ekstreme. Shpjegohet si periudhë kalimtare nga fëmijëria në pjekuri. Ajo që mund të veçohet si thelbësore është se personi rishqyrton dhe „e vë në test“ pothuajse gjithçka! Të gjitha besimet, bindjet, normat, këndvështrimet. Edhe në plan vlerësues, edhe në plan emocional, edhe në plan fizik; në njëfarë mënyre i cakton „kufijtë“, bën zgjedhje, e zgjedh identitetin e vet dhe në fund e forcon.
33
AKTIVITETI 1:
: MISIONI NË JETË
QËLLIME:
• Të zhvillohet ndjesia e ndërsjellë mes pjesëmarrësve
• Të zhvillohet ndjeshmëria, vullneti dhe nevoja për tu ndihmuar të tjerëve • Të zhvillohen vetërespekti dhe vetëbesimi
• Të formohen vlera si liria, solidariteti, toleranca dhe përgjegjësia
MATERIALE:
• Komplet shënimesh për çdo pjesëmarrës
AKTIVITETI HYRËS: (3-4’)
Pjesëmarrësit kanë 30 sekonda të shënojnë në një fletë tri gjëra që i mendojnë si më të rëndësishme në jetën e tyre. Kur të mbarojnë, u propozojmë të mendojnë se janë 60 vjeç dhe të mendojnë e t›i shënojnë tri gjërat më të rëndësishme në jetë për ta, kur janë 60 vjeç. Bëhet një diskutim i shkurtër për atë se cilat janë dallimet në gjërat (vlerat) e zgjedhura në moshën e tanishme dhe kur do të ishin 60 vjeç.
PROJEKSIONI I FILMIT AJRIN: (10’) BISEDË PËR FILMIN: (5-10’) • Si e përjetuat filmin?
• Çka ju la përshtypje më të fortë?
• Sipas jush, cilat ishin tri gjërat më të rëndësishme për heroinën kryesore të filmit – Ajrinin? • Në çka dallohen prioritetet dhe vlerat tuaja prej të asaj?
AKTIVITETI KRYESOR: (10’)
Nga pjesëmarrësit kërkohet të mendojnë se janë 60 vjeç, shekulli i punës i tyre ka mbaruar dhe tani janë në pension. Secili duhet të shohë prapa dhe t›i shkruajë vetvetes letër, për të cilën kanë pesë minuta. Letra nuk duhet të ketë asnjë formë standarde dhe të humbet kohë dhe energji në të, por duhet të japë përgjigje për pyetjet më poshtë: • Çka do të kishit veçuar nga jeta juaj?
• Cilat janë gjërat më të rëndësishme të jetës suaj?
• Cilat gjëra nga jeta juaj i pranoni, i vlerësoni më tepër?
34
Pasi të kalojë koha e dhënë, thirren pjesëmarrësit që duan t›i lexojnë letrat e tyre para të tjerëve. Shpërblehen me duartrokitje.
DISKUTIM: (5-7’) Me pjesëmarrësit niset bisedë për letrat që i kanë shkruar. Gjatë diskutimit theksohet se letrat flasin për vlerat e tyre, për atë që ata vlerësojnë në jetë dhe çka duan të bëhen. Gjithashtu theksohen karakteristikat kryesore të periudhës jetësore në të cilën tani ndodhen. Për periudhën e adoleshencës, më karakteristike është hulumtimi, eksperimentimi, kërkimi dhe në fund forcimi i identitetit vetjak. Këto përfundime nuk u imponohen pjesëmarrësve, por drejt tyre udhëzohen përmes pyetjeve. Mund të shfrytëzohen këto: • Çka do të kishit dashur ju të arrini në jetë?
• Cila është gjëja më e rëndësishme në jetën tuaj tani?
• Cilat janë karakteristikat kyç të periudhës jetësore në të cilën tani ndodheni?
35
AKTIVITETI 2:
PËRGJEGJËSIA PERSONALE
Mund të shfrytëzohet si aktivitet alternativ për filmin Ajrin, në qoftë se vlerësohet se qëllimet e mëposhtme, në klasën konkrete është më e rëndësishme të trajtohen.
QËLLIME:
• Të njihet përgjegjësia personale për jetën dhe në jetë • Të njihen karakteristikat për fazat jetësore
MATERIALE:
• Fletë pune për pjesëmarrësit: 10 rregullat e mia të arta • Fletë e madhe prej letre për plot ide
AKTIVITETI HYRËS (5’):
Nxiten plot ide për atë se çka nënkuptojmë me termin përgjegjësi.
PROJEKSIONI I FILMIT: AJRIN (10’) DISKUTIM: (5’)
Bëhet bisedë për përgjegjësitë e vajzës së Ajrinit dhe anëtarët tjerë të familjes së saj.
AKTIVITETI KRYESOR: (15’)
Pjesëmarrësit ndahen në disa grupe të vogla, prej nga tre deri në pesë veta. Çdo grup e merr fletën e punës për pjesëmarrësit: 10 rregullat e mia të arta. Fletën e punës duhet ta shqyrtojnë me vëmendje dhe ta diskutojnë kuptimin e çdo pohimi. Mandej duhet të merren vesh dhe t’i renditin pohimet sipas asaj që ata e mendojnë si më të rëndësishme e cilën si më pak të rëndësishme. Në rrethin para secilit pohim duhet të shënojnë numër, nga një për atë pohim të cilin e mendojnë si më të rëndësishëm deri në 10 për atë që ata e mendojnë si më pak të rëndësishëm. Në fund i paraqesin listat e tyre para të tjerëve dhe shpjegojnë përse e kanë bërë mu atë zgjedhje.
DISKUTIMI: (10’)
Në diskutim, pjesëmarrësit drejtohen kah detektimi i arsyeve përse e kanë bërë mu atë rangim. Nga adoleshentët pritet të thirren në koncepte „të mëdha“ idealiste si liria, e vërteta, sinqeriteti e të ngjashme. Kuptohet, nuk pritet një pjesë e madhe e tyre të jenë të vetëdijshëm se disa nga qëndrimet mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, si dhe mu në këtë periudhë ata i definojnë vlerat e veta „të përhershme“. • Si ju shkoi procesi i zgjedhjes? Vështirë ose lehtë? Pse? • Pse e bëtë mu atë zgjedhje?
• A mund të paramendoni shembull nga jeta e përditshme për çdo deklaratë?
• A mendoni se para pesë ose pas pesëmbëdhjetë vitesh do ta kishit zgjedhur të njpëjtën? A do të kishte qenë gjithçka ndryshe ose disa gjëra do të mbesin? Cilat janë ato? Pse? 36
FLETË PUNE:
10 RREGULLAT E MIA TË ARTA
Qëndrimi im themelor është: „Unë jam OK – ti je OK“ Njerëzit që mbeten ata që janë, mund të arrijnë më së shumti. Jeta të jep atë që e investon në të. Përgjegjësia për gjithçka që bëj ose pranoj fillon dhe mbaron me mua. Liria është mundësi dhe nevojë që të bëhet zgjedhja. Unë nuk jam këtu për t’i plotësuar pritjet e të tjerëve. Njohja e së vërtetës të bën më të lirë. Nuk mund të imponosh përgjegjësi. „Kthesat“ (nga rruga e përcaktuar) e zgjerojnë diturinë, si dhe e pasurojnë përvojën. Respektimi i vetvetes është parakusht për respektimin e të tjerëve.
37
38
UNË SI MBROJTËS
Filmi dhe aktivitetet e ofruara mund të jenë të dobishme për lëndët e sociologjisë dhe të arsimit qytetar, veçanërisht kur flitet për: devijimet shoqërore; krimin, gjininë dhe kriminalitetin, familjen
FILM:
NUSJA E VOGËL INFORMACIONE THEMELORE PËR FILMIN:
• NUSJA E VOGËL (Little Bride) • Poloni, 2009, 14 min. • Regjia: Leslav Dobrucki (Leslaw Dobrucki) Dhuna familjare mbi femrat dhe tabuizimi i saj mes komunitetit turk në Gjermani janë shtytje për Leslav Dobrucki-n që ta xhirojë këtë film në të cilin ai në mënyrë perfekte e pasqyron pasigurinë dhe rrezikun të cilat çdo ditë e ndjekin protagonisten kryesore në këtë film. Në moshë 13-vjeçare ajo, nën presionin e familjes së saj martohet me marrëveshje me një kusheri të saj dhe ik në Gjermani ku jeton me të. Martesa shpejt shndërrohet në ankth, me rrahje dhe nënçmime të përditshme. Pas disa orvatjeve për të ikur dhe refuzimi nga ana e familjes së saj për t’i ndihmuar, ajo më në fund arrin të ikë. Për fat të keq, ajo ende duhet të fshihet nga familja e burrit të saj, për të cilën ikja e saj është akt turpërues dhe tradhti. Dobrucki arrin në mënyrë mjeshtrore të na e paraqesë rrëfimin intim të kësaj gruaje, të na fut thellë në vuajtjet dhe frikërat e saj, e megjithatë të mos e shpalosë identitetin që ajo ka, e me këtë ta rrezikojë sigurinë e saj.
39
INFORMACIONE QË MUND TË JENË TË DOBISHME PËR JU: 1. Ç’është seksi e ç’është gjinia? Seksi (në anglisht ѕех) iu përket karakteristikave biologjike të individit dhe ato në një periudhë më të gjatë kohore janë të pandryshueshme për numrin më të madh të llojeve shtazore. Këtu hyjnë specifikat primare dhe sekundare të seksit. Me termin gjini (në anglisht gender) në kohën e sotme nënkuptohen rolet shoqërore që iu përshkruhen të dy sekseve. Bëhet fjalë për norma, pritje, kërkesa... atributet gjinore janë të ndryshme në kultura të ndryshme dhe, kuptohet, janë kategori që lehtë ndërrohen, së paku sipas asaj që na ka treguar historia e civilizimit tonë (veçanërisht e atij perëndimor). Kjo do të thotë që para vetëm 50 viteve ka pasur norma të sjelljes për burrat dhe gratë, të cilat në kohën e sotme as që mund të paramendohen. Për shembull, në kohën e gjyshërve dhe gjysheve tona, martesat me marrëveshje dhe gjithë çka shkon me to, kanë qenë diçka normale.
2. Çka është dhuna ndaj grave? Sipas të dhënave të cilat në vitin 2011 i ka mbledhur UN Women – Аgjencia e Kombeve të Bashkuara për barazim dhe forcim gjinor të grave, deri 70% e grave gjatë jetës së tyre kanë ndjerë dhunën fizike ose psikike nga ana e ndonjë burri, më së shpeshti bashkëshortit, partnerit intim ose të njohurit. Deklarata për eliminimin e dhunës ndaj grave (KB 1993) në nenin 1 e definon dhunën ndaj grave si „çfarëdo akti të dhunës i mbështetur mbi bazë seksit/gjinisë, që rezulton ose mund të rezultojë me lëndim ose vuajtje fizike, gjinore ose piskologjike të gruas, duke përfshirë edhe kërcënimet nga vepra të tilla, dhunim ose heqje arbitrare e lirisë, qoftë në jetën publike ose private.“
Sipas statistikave të KB: • • • • • •
Gratë kryejnë 67% të punës në botë Posedojnë 1% të resurseve botërore Gratë janë 70% e popullatës së paarsimuar në botë Në botë, gratë për të njëjtën punë fitojnë 20-50% më pak se burrat Nga 1.3 miliardë njerëz që jetojnë në varfëri të plotë, 70% janë gra Gratë janë në pozita udhëheqëse (drejtoresha, menaxhere) në 10% deri 20% të kompanive botërore • Gratë zënë 10% të parlamenteve në botë • 5% prej kryetarëve të shteteve janë gra
Në BE: • Gratë kryejnë 80% e punëve shtëpiake, madje edhe nëse janë të punësuara jashtë shtëpisë • Gratë kalojnë dy herë më tepër kohë në kujdesin e fëmijëve se burrat • Për të njëjtën punë, gratë mesatarisht paguhen 25% më pak se burrat • 20% nga gratë kanë përjetuar ndonjë lloj dhune mbi bazë të gjinisë • 98% e viktimave të dhunës shtëpiake janë gra
Në të kaluarën, ndikimi i normave patriarkale kuptohet që ka qenë më i madh. 40
Në kohën e sotme situata ndërron dhe është me rëndësi të theksohet se përveç grave dhe fëmijëve si viktima „tradicionale“ të dhunës familjare, në kohë të sotme edhe një pjesë e burrave bëhen viktima të dhunës familjare. Në masë të madhe ata janë më tepër viktima të dhunës psikike (shantazhe, kërcënime, presion për shkak të lartësisë së rrogës, statusit e të ngjashme) se sa të dhunës fizike, që përsëri është rezultat i normave dhe pritjeve të roleve gjinore në kohë të sotme. Ajo që është e shkruar më lart nuk do të thotë që ende, numri më i madh i viktimave të dhunës familjare nuk janë gratë, përkundrazi. Më tepër informata mund të gjenden në faqen e Trupit Koordinues Nacional për mbrojtje nga dhuna familjare: http://nkt.mtsp.gov.mk/nkt/, si dhe në faqen e Entit për punë sociale: http://zsd.gov.mk/
41
AKTIVITET:
E SAKTË OSE E PASAKTË
ОТ ЛИСТ, ПРЕД
QËLLIME: • Të njihen me termin dhunë familjare
• Të ndërtojnë qëndrim ndaj dhunës familjare
MATERIALE: • FLETË PUNE: SAKTË-PASAKTË, e prerë sipas pohimeve, për çdo pjesëmarrës nga një pohim • Një kopje nga fleta e punës SAKTË-PASAKTË, për arsimtarin/edukatorin, e paprerë
AKTIVITET HYRËS: (3’) Kërkohet një pjesëmarrës/pjesëmarrëse që vullnetarisht të dalë te tabela dhe t’i shënojë asociacionet që të tjerët i kanë për termin dhunë familjare. Kur idetë do të shteren, vetëm lexohen pa u komentuar ose t’u jepen gjykime vlerësuese (a janë të përshtatshme apo të papërshtatshme).
AKTIVITET KRYESOR: (15-20’) Në një fund të hapësirës vihet një fletë, në të cilën me shkronja të mëdha shkruan: SAKTË, ndërsa në skajin e kundërt të hapësirës vihet letra në të cilën shkruan: PASAKTË. Pjesëmarrësit zgjedhin një nga pohimet që janë prerë më parë dhe janë vënë grumbull, me tekstin e kthyer poshtë. Pasi t’i lexojnë pohimet që i kanë tërhequr, duhet të pozicionohen në atë pjesë të hapësirës, sipas asaj që e mendojnë për pohimin që e kanë zgjedhur. Nëse mendojnë që pohimi është i saktë, shkojnë në atë pjesë të hapësirës ku shkruan SAKTË, përkatësisht nëse mendojnë që pohimi është i pasaktë, shkojnë në pjesën e hapësirës ku është e shkruar PASAKTË. Nëse duan, mund të kërkojnë mendim nga pjesëmarrësit tjerë dhe në fund të dalin me gjykimin e vet dhe të pozicionohen. Pasi të pozicionohen, secili e lexon pohimin që e ka me vete dhe argumenton përse konsideron se është i saktë ose i pasaktë. Pjesëmarrësit e tjerë mund ta thonë mendimin e vetë, në qoftë se mendojnë ndryshe dhe të shpjegojnë përse e mendojnë atë, me ç’rast mund ta tregojnë qëndrimin e vetë, por jo edhe të orvaten t’i bindin të tjerët ose t’i sulmojnë qëndrimet e të tjerëve. Në fund pjesëmarrësit ulen (dhe ashtu qëndrojnë edhe gjatë projeksionit) në dy grupe. Ata që mendojnë që pohimi i tyre është i saktë në njërin, ndërsa ata që mendojnë që pohimi i tyre është i pasaktë në grupin tjetër.
PROJEKSIONI I FILMIT NUSJA E VOGËL: (14’)
42
BISEDË PËR FILMIN: (5-7’) • Thirren pjesëmarrësit, në qoftë se mendojnë që është e nevojshme, të kalojnë në grupin tjetër (saktë ose pasaktë) • Si e përjetuat filmin?
• Cila është ndjenja/përjetimi më i fortë në lidhje me filmin?
• Çka duhet të bëhet nëse jeni viktimë ose dëshmitar i dhunës familjare? (menjëherë të paraqitet) • A vërejtët diçka të pazakontë në mënyrën e xhirimit të këtij filmi? (tregimi është shpjeguar në mënyrë subtile, ndërsa nuk është shpalosur identiteti i heroinës). Përse nuk është shpalosur identiteti i gruas?
Në fund u lexohen cilat pohime nga fleta e punës janë të sakta e cilat të pasakta.
43
FLETË PUNE:
SAKTË – PASAKTË
SAKTË
DHUNA SHTËPIAKE PËRFSHIN EDHE KEQPËRDORIM EKONOMIK (varësi ekonomike nga partneri)
VARËSIA NGA ALKOOLI ËSHTË PSIKOLOGJIKE, JO EDHE FIZIKE.
DHUNA SHTËPIAKE PËRSËRITET DHE KA TENDENCË TË INTENSIFIKOHET
BURRAT NUK MUND TË JENË VIKTIMA TË DHUNËS SHTËPIAKE.
ALKOOLI ËSHTË DROGË E PRANUAR NGA SHOQËRIA
BURRAT NUK MUND TË JENË VIKTIMA TË DHUNËS SHTËPIAKE.
ËSHTË KYÇ TË LIHET DHUNUESI PAS SULMIT TË PARË.
DHUNA SHTËPIAKE PARAQITET VETËM MES PARTNERËVE ME SHKALLË TË ULËT TË ARSIMIT
FJALIA: „TI JE ASKUSH DHE ASGJË, TI JE ZERO PA MUA“, ËSHTË TREGUES I DHUNËS SHTËPIAKE
SHUMË VIKTIMA TË DHUNËS SHTËPIAKE KANË QENË VIKTIMA TË DHUNËS OSE EDHE VETË KANË QENË TË KEQTRAJTUARA NË FËMIJËRI. VIKTIMA TË DHUNËS SHTËPIAKE MUND TË JENË EDHE FËMIJË, EDHE PERSONA TË MOSHUAR
ALKOOLI MUND TË JETË ARSYE PËR SHKATËRRIMIN E FAMILJES
KATËR NGA DHJETË GRA NË BOTË JANË VIKTIMA TË NDONJË FORME TË DHUNËS SHTËPIAKE ALKOOLI MUND TË SHIHET SI DROGË 44
PASAKTË
NË QOFTË SE EKZISTON DHUNË FAMILJARE, VIKTIMA ËSHTË PO ASHTU ME FAJ
ZËNKA MES PARTNERËVE ËSHTË DHUNË SHTËPIAKE
EDHE PO TA DISH SE KA DHUNË SHTËPIAKE NË NDONJË FAMILJE, MË MIRË ËSHTË TA LËSH QË AJO FAMILJE VETË TA ZGJIDHË PROBLEMIN KEQTRAJTIMI I PERSONIT ME TË CILIN JETONI NËN NJË KULM, NUK ËSHTË KRIM VIKTIMA E DHUNËS SHTËPIAKE NUK KA KURRFARË TË DREJTASH ALKOOLI NUK ËSHTË DROGË
UNË DHE PJESA TJETËR E BOTËS Filmi dhe aktivitetet e ofruara mund të shfrytëzohen në lëndët e shoqërisë qytetare dhe sociologjisë kur përpunohen këto tema: globalizmi, globalizmi i jetës shoqërore; kolonializimi; dallimi mes të pasurve dhe të varfërve; shpërndarja globale e resurseve; prodhimi i ushqimit dhe uria në botë; prodhimi i ushqimit dhe ekologjia; korporacionet, korporacionet multietnike dhe fuqia e tyre; kërcënimet për mjedisin global...
KIKIRIKU MË I LUMTUR NË BOTË
FILM:
INFORMACIONE THEMELORE PËR FILMIN: • KIKIRIKU MË I LUMTUR NË BOTË (The Luckiest Nut in the World) • Britani e Madhe, 2004, 23 min • Regjisor: Emili Xhejms (Emily James) Në këtë film kreativ dhe argëtues jo të përditshëm, regjisorja Emili Xhejms na tregon se si e sheh ajo funksionimin e liberalizimit të tregut botëror dhe të politikave të Bankës Botërore e të FMN-së. Përmes narratorit-këngëtar të animuar, Zotit Kikiriku, tregimi na bart në plantazhet e frutave të ndryshëm bërthamorë në Senegal, Mozambik dhe Brazil. Ky kolazh dinamik materialesh arkivore, animacionesh artistike dhe këngësh argëtuese i paraqet rezultatet destruktive që globalizmi dhe politikat kontraverse të Bankës Botërore e të Fondit Monetar Ndërkombëtar i kanë pasur në kompanitë, shtetet dhe ekonomitë që më parë kanë qenë prosperuese nga vendet në zhvillim.
45
INFORMACIONE QË MUND TË JENË TË DOBISHME PËR JU:
Procesi i globalizmit ndoshta është një nga termat dhe proceset më kontroverze të kohës së sotme. Në ideologjinë e vet të deklaruar globalizmi nënkupton një botë të hapur me shkëmbim të lirë idesh, arritjesh, të mirave materiale dhe jomateriale. Lëvizje e lirë e njerëzve dhe mallrave. Në realitet, kjo nuk është mu ashtu. Shkalla e lartë e rritjes globale ekonomike me të cilën u karakterizuan dekadat e kaluara solli që të pasurit të bëhen më të pasur, ndërsa të varfrit më të varfër. Disa kritikë të globalizmit mendojnë që globalizmi paraqet një model të ri të derregullimit, që karakterizohet me shkallë më të lartë të përgjegjësisë individuale për gjendjen e vet ekonomike dhe sociale. Fuqia ekonomike gjendet në kompanitë dhe bankat transnacionale, të cilat të udhëhequra nga interesat për profit më të madh, i shkëputin kufijtë e ekonomive nacionale. Programet për përshtatje të mbështetura nga institucionet financiare ndërkombëtare kontribuojnë në zgjerimin e globalizmit përmes shkëputjes të të gjitha barrierave në tregtinë ndërkombëtare dhe investimet e huaja, sigurimin e një shkalle të lartë fleksibileteti në tregun e punës dhe zvogëlimin e shpenzimeve sociale, pa mos siguruar, gjatë asaj, kurrfarë mekanizmash për mbrojtje të prioriteteve dhe specifikave lokale. Si pasoja paraqiten dobësimi i aparateve shtetërore dhe institucioneve shtetërore e me atë ulet mundësia që interesat lokale të mbrohen në skenën ndërkombëtare. Shkalla e lartë e fleksibilitetit të tregut të punës nënkupton, para së gjithash, zvogëlimin e të drejtave të të punësuarve dhe zvogëlimin e çmimit të punës-të rrogës. Zvogëlimi i harxhimeve sociale e shpëndan pasurinë në dobi të pronarëve të kapitalit. Mbështetësit e globalizmit mendojnë që ai është proces që na shpie kah përparimi shoqëror në të gjitha fushat (ekonomike-politike, teknologjike, shkencore-kulturore), duke kontribuar që të gjithë (edhe të varfrit edhe të pasurit) të bëhen më të pasur. Në anën tjetër, janë ata që mendojnë se bëhet fjalë ekskluzivisht për „projekt për dominimin e Perëndimit“ dhe politikë të re imperialiste. Derisa për njërën palë globalizmi paraqet integrimin e botës dhe krijimit të ekonomisë dhe të kulturës globale, për të tjerët ajo paraqet ndarjen dhe ndeshjen e civilizimeve. Termi globalizm kulturor e shënon procesin e ndikimit të modeleve kulturore dominante ndaj ato më inferiore, përkatësisht modelimin e tyre, standardizimin dhe unifikimin e karakteristikave kulturore të tyre, si dhe intervenimin në natyrën e tyre ideologjike e të identitetit. Procesi zhvillohet në nivel planetar. Në historinë e të jetuarit shoqëror të njeriut nuk janë të reja idetë e universalitetit dhe të unifikimit të raporteve në të. Mjaftojnë shembujt e Aleksandrit të Maqedonisë, Perandoria Romake, Krishterimi, Internacionalja komuniste... Në ditët e sotme, për herë të parë në historinë e njohur të civilizimit tonë paraqitet infrastruktura, mundësia teknike-teknologjike, si dhe politike, si asnjëherë më parë, që të zgjerohen ndikimet kulturore. Mundësia për interaksion mes kulturave në botë është e paparë deri më tani. Ajo është një mundësi e shkëlqyer për shkëmbim idesh dhe mallrash, por si sfidë bart rrezikun e unifikimit të kulturës botërore përmes shuarjes së kulturave „të vogla“ dhe dominimin e disa ose krijimin e një kulture globale, në të cilën specifikat dhe nevojat e kulturave „më të vogla“ do të ishin humbur në kazanin e shkrirjes...
46
AKTIVITET:
PAMJA GLOBALE
QËLLIMET: • Të arrihet këqyrja në pjesën e proceseve të globalizmit
• Të arrihet këqyrja në atë se si tregu global ndikon në ekonomitë lokale
• Të arrihet këqyrja se si mbahet dallimi mes shteteve të pasura dhe të varfra • Të arrihet këqyrja për ndikimin e globalizmit mbi kulturat
• Të arrihet këqyrja në aftësinë për të dalluar llojet e narracioneve filmike/mediatike
MATERIALE: • FLETË PUNE: PAMJA GLOBALE
AKTIVITETI HYRËS: (7-10’) Niset biseda në temë: globalizmi. Pyeten pjesëmarrësit se a u është i njohur termi dhe se çka nënkupton ai. U sqarohet nëse disa gjëra nuk u janë të njohura ose të reja. Mandej pjesëmarrësit ndahen në pesë grupe më të vogla. Kanë më së shumti pesë minuta, në pjesë të veçanta të hapësirës, në këmbë të përgjigjen në kërkesat e fletës së punës: pamja globale. Çdo grup merr nga një pyetje nga fleta e punës. Pas kalimit të kohës për përgjigje, grupet i paraqesin „raportet“ e tyre. Tërë grupit i bëhet pyetja:
• Nëse para 100 viteve e bënit këtë aktivitet, prej nga do të dilte numri më i madh i gjërave?
PROJEKSIONI I FILMIT: KIKIRIKU MË I LUMTUR NË BOTË (22’) BISEDË PËR FILMIN: (10-15’) • Si e përjetuat filmin?
• Çka ju la përshtypje më të fortë?
• Cilat ishin pasojat mbi vendet e treguara në film? • A i keni ditur gjërat e këtilla deri më tani?
• Çka na tregon filmi për raportet ekonomike globale? • Si reflektohet globalizmi mbi kulturat në botë?
47
• A mund të gjejmë shembuj konkretë nga e përditshmja jonë? (mund të merren shembujt e mësipërm, mënyra e veshjes, të përmenden internacionalizma, si gugllim, surfim, lajkim... si dhe fjalë që kanë zëvendës përkatës shqip, por më shpesh përdoren fjalët internacionale, siç janë: prezantim, konflikt, smartfon, xhins... që në thelb vetëm e shpërfytyrojnë gjuhën. • Si rrjedh narracioni në këtë film? Çka është specifike për mënyrën në të cilën është bërë ky film? (filmi mund të quhet film dokumentar eksperimental, që shfrytëzon materiale arkivore dokumentuese, ndërsa është bërë sipas skemës së spotit muzikor).
AKTIVITETI PËRFUNDUES: (3’) Të gjithë qëndrojnë në rreth. U shpjegohet pjesëmarrësve se vijon një tekst qesharak, që ka plot përgjithësime dhe stereotipe, por që është i lidhur me temën e sotme. Pjesëmarrësve u lexohet teksti i mëposhtëm; ata, deri sa e dëgjojnë, duhet pa fjalë të bëjnë gjestikulime që pasqyrojnë atë që e dëgjojnë. Lexohet ngadalë ky tekst: Në pyetjen se çka është globalizmi, në mënyrë humoristike një ballkanas është përgjigjur: Po, Vdekja e princeshës Dijana. Ja pse:
Princesha angleze, me të fejuarin egjiptian, ka pasur ndeshje në një tunel francez, duke u vozitur me veturë gjermane me motor holandez. Ka vozitur belgjikasi i alkoolizuar, i cili më parë ka pirë uiski skocez, duke i ndjekur paparacët italianë me motorë japonez. Jetën e princeshës janë orvatur ta shpëtojnë mjekë amerikanë, duke përdorur medicinë braziliane. Ky tekst është gjetur në internet nga një maqedonas, i lexuar në kompjuter që ka çipa tajvani, me monitor koreje, të instaluar nga fuqia e lirë e punës nga Bangladeshi, që punon në Singapor. Tërë atë e kanë transportuar vozitës nga India, e kanë vjedhur në Indonezi, shkarkuar në Sicili, ndërsa e ka vozitur deri këtu vozitësi nga Bosnja.
48
FLETË PUNE:
PAMJA GLOBALE
Prej nga e kanë prejardhjen teshat dhe këpucët që i mbani për momentin (për tërë grupin tuaj, nuk ka nevojë shumë të shkohet në detaje, mjafton të numërohen më të përfaqësuarat)
Cilat janë gjërat pozitive nga ajo që bota është e lidhur si asnjëherë më parë: çka është pozitive nga procesi i globalizimit?
Cilat janë pasojat negative nga ajo që bota është e lidhur si asnjëherë më parë: çka është negative nga procesi i globalizmit?
Prej ku vijnë objektet në klasë (për atë që nuk e dini, lirisht mund të supozoni)
Prej nga vjen ushqimi të cilin secili prej jush e hëngri për drekë/darkë?
49
50
UNË, KRIJESA MË E PASUR NË GJITHËSI
Filmi dhe aktivitetet e ofruara mund të shfrytëzohen në lëndët arsim qytetar dhe sociologji kur përpunohen këto tema: të drejtat e njeriut, diskriminimi, grupet e margjinalizuara, ekonomia, struktura demografike, prodhimi i ushqimit dhe uria në botë, statusi social.
FILM 1:
ANA
INFORMACIONE BAZË PËR FILMAT: • ANA (Anna) • Shqipëri, Holandë, 2010, 4 min. • Regjia: Ajfer Ergyn (Ayfer Ergün)
Neni 32 nga Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve e ndalon eksploatimin ekonomik të tyre. Eksplatimi ekonomik ka të bëjë me çdo pune që është e dëmshme për shëndetin, arsimimin ose zhvillimin psikofizik të fëmijës. Megjithatë, nëntëvjeçarja Ana punon çdo ditë duke u përpjekur që të sigurojë pak para për të dhe familjen e vet. Ana është një nga 50.000 fëmijët e vlerësuar në moshë nga 6 deri 14 vjeç që janë të detyruar të punojnë për shkak të varfërisë. Nëse Ana fiton 3 euro në ditë duke fshirë xhamat e veturave në udhëkryqe, prindërit e saj janë të gëzuar dhe Ana e di që nuk do të jetë e uritur. Por, zakonisht nuk fiton aq. E shohim Anën në rutinën e saj të përditshme dhe i dëgjojmë punët që i ka mësuar nga „klasa“ e saj: nuk duhet vetëm të kërkosh para, duhet të lusësh për to; burrat janë më dorëlirë nga gratë; po bërtite, zakonisht edhe ta mëshojnë...
51
FILM 2:
XHURI INFORMACIONE BAZË PËR FILMAT: • XHURI (Gyuri) • Rumani, Holandë, 2010, 8 min. • Regjia: Andrej Dushalesku (Adrei Dascalescu) • Xhuri është një çun pa brenga që jeton me nënën dhe babain e vet në rrugën Primavera në qytetin rumun Mjerkurea Çjuk (Miercurea Ciuc). Në atë rrugë, në kontejnerë të metalit jetojnë 75 romë. Aty janë shpërngulur dhunshëm në vitin 2004, kur u është thënë se kjo vendosje është e përkohshme. Kjo vendosje “e përkohshme” në kushte krejtësisht të këqija zgjat tashmë që 6 vjet. Kontejnerët nuk sigurojnë mbrojtje nga shiu dhe i ftohti. Era e keqe nga kanalizimi i afërt është e padurueshme. Shumë pranë kontejnerëve gjendet shenja „RREZIK NGA HELMIMI“. Por, Xhurit i pëlqen vendi ku jeton. Ai dëshiron të bëhet shofer kamioni ose polic. Kënaqet kur luan futboll dhe kur luhatet... Ky film është pjesë e projektit „Tregime nga lagjet e varfra“ (www.slumstories.org/episodes) të Amnesti Interneshënëll (Amnesty International).
52
INFORMACIONE QË MUND TË JENË ME LEVERDI:
1. Ç’është vallë varfëria? Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, njëmbëdhjetë milionë fëmijë çdo vit vdesin prej sëmundjeve të shkaktuara nga uria. Organizata Ndërkombëtare e Punës jep të dhëna se me më pak se dy dollarë në ditë jetojnë rreth tre miliardë njerëz, përkatësisht pothuajse gjysma e popullsisë botërore. Banka Botërore vlerëson se në varfëri absolute jetojnë rreth një milardë e gjysmë njerëz. Nga ana tjetër, Organizata për Bujqësi dhe Ushqim e OKB-së pohon se në botë për momentin prodhohet ushqim për një numër dy herë më të madh njerëzish se sa numri momental i popullsisë. Krahasimi i këtyre të dhënave flet për kolizionin mes normave dhe praktikave të të jetuarit bashkëkohor. Derisa koncepti i të drejtave dhe lirive të njeriut promovon mbrojtje të pakompromistë të dinjitetit njerëzor dhe barazisë mes njerëzve, kapitalizmi liberal si sistem dominant në botë rezulton me praktikë më të ndryshme. Shumë autorë pajtohen se arsyeja themelore për varfëri është mu pamundësia e njerëzve që t›i realizojnë të drejtat e tyre dhe mungesa e interesit nga ana e shteteve që në mënyrë më aktive ta zgjidhin problemin e varfërisë në nivel lokal dhe/ose global. Shpërndarja e fuqisë botërore dhe zotërimi i resurseve shkakton ndarje ekstreme në kualitetin e jetës të të gjithë njerëzve në botë. Vendet e Evropës Perëndimore dhe vendet e Amerikës Veriore në kohën e sotme janë në majën e hierarkisë të shpërndarjes së pasurisë. Si pasojë e kolonializimit, i cili, sipas shumë autorëve ende është gjallë, por në forma të ndryshme, një numër shumë i madh njerëzish nga Afrika, Azia dhe Amerika e Jugut jetojnë në kushte ekstremisht të këqija, pa qasje në ujë të pastër për pije, pa ushqim minimal, pa mbrojtje shëndetësore... kushte që nuk mund të paramendohen për numrin më të madh të banorëve më të varfër të vendeve evropiane. Nga ana tjetër, kualiteti dhe niveli i mbrojtjes sociale në suaza botërore, përgjithësisht, ka trend të uljes. Është i vogël numri i vendeve ku ka masa me të vërtetë efikase përkujdesjeje për njerëzit e shtresave më të ulëta sociale të shoqërisë. Brengos sidomos situata me fëmijët.
Varfëri absolute: Nënkupton standardin e definuar për kërkesa/nevoja/parakushte minimale për jetë. Varfëri relative: Nënkupton statusin që e paraqet mesataren ekonomike të më shumë njerëzve në një shoqëri konkrete. Kufiri i varfërisë absolute: Niveli i të hyrave a të dalave, nën të cilin nevojat minimale nutricioniste e të tjera (joushqimore) nuk mund të realizohen.
2. Ç’është përjashtimi social? Termi përjashtim social i përket procesit që i sjell qytetarët ose grupet e caktuara të gjenden në margjinat e shoqërisë, duke e kufizuar qasjen e tyre në resurse dhe mundësi, si dhe duke e kufizuar pjesëmarrjen e tyre në jetën sociale e kulturore, që si pasojë ka margjinalizimin dhe diskriminimin e tyre. Një term tjetër shpesh i përdorur, që lidhet me varfërinë është lëndueshmëria. Njerëzit janë në situatë të lëndueshme kur mirëqenia e tyre personale është në rrezik për shkak të mungesës së resurseve të nevojshme, që i rrezikon ata me borxhe, me sëmundje, me mungesë arsimimi e duke jetuar në shtëpi dhe rrethe joadekuate. Megjithatë, jo të gjithë njerëzit që rrezikojnë nga
53
shkyçja sociale ose të jenë të lëndueshëm në këtë plan janë të varfër. Shkaqet kryesore shoqërore janë struktura e papërshtatshme e tregut të punës (mungesë e mundësive për punësimin e njerëzve jo mjaft të kualifikuar – diskriminim), politika e papërshtatshme për banim (mosekzistimi ose mungesa e vendbanimeve sociale ose vendbanimeve të cilat njerëzit më të varfër mund t›ia lejojnë vetes), mundësitë e pabarabarta në arsim (fëmijët me nevoja të veçanta arsimore janë të veçuar nga rrjedhat kryesore arsimore). Shoqëria bashkëkohore ka kërkesa të mëdha nga individët dhe nëse shoqëria nuk gjen mekanizma përkatës socialë për përkrahje, për shumë njerëz që janë në një farë mënyre të diskriminuar është pothuajse e pamundur „të gjenden“ në shoqëri. Shoqëria bashkëkohore ka kërkesa të mëdha nga individët, dhe nëse shoqëria nuk gjen mekanizma socialë adekuatë të mbështetjes, shumë njerëz që në një farë mënyre janë të diskriminuar pothuajse është e pamundur „të gjenden“ në shoqëri.
3. Çka është puna e fëmijëve?
Puna e fëmijëve nuk është çdoherë me parashenjë negative. Përkundrazi. Organizata Ndërkombëtare e Punës e thekson edhe kyçjen e fëmijëve dhe të adoleshentëve në ndarjen e punës, që nuk ndikon në dinjitetin, shëndetin, zhvillimin personal dhe arsimimin e tyre. Me këtë nënkuptohen aktivitete të ndryshme, siç janë ndihma që u jepet prindërve në punët e shtëpisë, puna sa për të fituar ca pas mësimit ose gjatë pushimeve. Aktivitetet e këtilla i kontribuojnë zhvillimit të fëmijëve dhe përgjithësisht fëmijët bëhen të aftë për të qenë të dobishëm në jetën e mëtejshme. Por, termi punë e fëmijëve më së shpeshti ndërlidhet me konotacionin negativ, me aktivitetet të cilat fëmijëve ua shkurtojnë ose ua marrin fëmijërinë, potencialin dhe dinjitetin atyre, aktivitete që janë ngulfatëse për zhvillimin e tyre shpirtëror, mental dhe fizik. Termi ka të bëjë me aktivitete (punë) që: • Në aspektin psikik, fizik, social dhe moral janë të rrezikshme dhe të dëmshme për fëmijët. • E ndalin arsimimin e tyre, ashtu që: i pengojnë ose krejtësisht i pamundësojnë fëmijët që të jenë të pranishëm në mësim, i obligojnë që përgjithnjë ta braktisin shkollën ose të kërkojnë kombinimin e pranisë në mësim dhe të mësimit të gjatë e të mundimshëm. • Në çfarëdo mënyre tjetër e çrregullon ose mund ta çrregullojë dinjitetin e fëmijës. Në forma më ekstreme, puna e fëmijëve përfshin robërimin e fëmijëve, ndarjen prej familjeve të tyre, ekspozimin ndaj rreziqeve dhe sëmundjeve serioze dhe/ose lënia e fëmijëve që vetë të kujdesen për veten në rrugë, shpesh në moshë shumë të hershme. Numri i fëmijëve, puna e të cilëve keqpërdoret në mënyrë brutale në botë, në kohën e sotme ende është alarmant.
4. Në Republikën e Maqedonisë ligji e rregullon punën e fëmijëve në këtë mënyrë:
Mosha më e vogël kur një person mund të punësohet është 15 vjeç. Nxënësit që kanë mbushur 14 vjeç mund të kryejnë punë praktike që lidhet me atë që e mësojnë në shkollë ose të angazhohen në veprime të caktuara, por nuk mund të angazhohen në punë të rregullt. Fëmijët më të vegjël se 15 vjeç mund të angazhohen në incizimin e filmave, përgatitjen dhe interpretimin e veprave artistike, sportive, skenike, aktiviteteve reklamuese e të ngjashme. Për këtë punë merret honorar. Honorari që fëmija e fiton është pronë e tij, por ai fëmijë gjithashtu ka edhe obligim që ta ndihmojë familjen rreth kujdesit dhe arsimimit të tij. Asnjë aktivitet nuk guxon të jetë i kundërt me interesat e fëmijës, ta çrregullojë dinjitetin dhe/ose shëndetin e tij, ose në çfarëdo mënyre ta pamundësojë zhvillimin dhe arsimimin e mëtejshëm. Një shembull për realizimin me sukses të politikave të drejta shtetërore 54
KËNDELLJA HISTORIKE E RUANDËS Një tregim i bukur vjen nga – Ruanda. Për një dekadë kanë arritur ta ulin vdekshmërinë nga HIV, tuberkulozi dhe malarja me 80 për qind. Edhe atë, me shpenzime mesatare prej 55 dollarësh në vit për një njeri. Vendi thjesht ishte në pragun e vetëzhdukjes pas gjenocidit më të tmerrshëm pas Luftës së Dytë Botërore që mori rreth një milion jetë. Qeveria e fortë, me vizion dhe vendosmëri realizimi, është elementi kyç që kontribuoi Ruanda t’i tregojë botës që rrethi magjik i varfërisë dhe i sëmundjeve mund të ndërpritet. Në vitin 1994 shekulli jetësor i pritur për një njeri në Ruandë ka qenë 30 vjeç, ndërsa çdo i katërti fëmijë s’arrinte të mbushte 5 vjeç. Sot vdekshmëria e fëmijëve dhe e nënave gjatë lindjes ka rënë me 60 për qind. PVB (produkti vendor bruto) u rrit tri herë dhe miliona njerëz po dalin nga varfëria. Strategjia e Qeverisë ka qenë që shëndetësia të vihet si objektiv me prioritet këndelljen. Krijohet sistemi robust i mbrojtjes shëndetësore primare dhe stërviten 45.000 njerëz që të ofrojnë shërbime nëpër shtëpitë e njerëzve, madje edhe në viset më të largëta. Veçmas mbahet llogari me pedanteri për të hollat që jepen në shëndetësi dhe transparencën e vendimeve. Dhe, ndoshta më e rëndësishmja, organizatat e huaja joqeveritare që ndihmojnë nuk guxojnë të udhëheqin politikën e tyre, por patjetër e kanë që atë politikë ta harmonizojnë me masat shtetërore. Në të kundërtën, e humbin të drejtën për të qenë në Ruandë. Masa më efikase janë ndërmarrë në çrrënjosjen e virusit HIV. Në vitin 2002 me programe ishin përfshirë vetëm 870 veta. Sot janë përfshirë 100.000, që përbën 92 për qind të përfshirjes së të sëmurëve nga kjo sëmundje me ndihmën shëndetësore të shtetit. Në SHBA përfshirja është vetëm 50 për qind. *
Më shumë informacione në: • Faqen e internetit të Ministrisë së Punës dhe të Politikës Sociale, WWW.MTSP.GOV.MK, mund të gjeni një numër të madh hulumtimesh, studimesh, udhëzimesh dhe strategjish në lidhje me varfërinë. • Platformën maqedonase kundër varfërisë: WWW.MPPS.ORG.MK
• Ndërlidhjet ndërkombëtare:WWW.POVERTY.COM, WWW.MAKEPOVERTYHISTORY.ORG
*
Teksti është marrë nga www.off.net.mk
55
AKTIVITETI:
PAMJA GLOBALE
QËLLIME: • Të fitohet pasqyra rreth shpërndarjes së padrejtë të pasurisë botërore
• Të arrihet që të kuptohen më mirë pabarazitë sociale e politike dhe pasojat në zhvillimin, shëndetin dhe dinjitetin e fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve në botë • Të arrihet të shihen pengesat me të cilat ballafaqohen njerëzit e varfër • Të arrihet ndjeshmëria për aspektet nga statusi i ulët social
MATERIALE: • FLETË PUNE: FSHATI YNË I BUKUR
• NJË PAKETË BONBONASH, AQ SA ËSHTË NUMRI I PJESËMARRËSVE
• FLETË TË PËRGATITURA MË PARË, KU SHKRUAN TË PASUR/TË VARFËR • SELLOTEJP
AKTIVITETI HYRËS: (3’) Të gjithë qëndrojnë në rreth. Ndahen në çifte dhe me partnerët shkëmbejnë rreth asaj se çka do të kishin dashur më shumë që të kishin në jetë, por që s’e kanë dhe në këtë moment shanset për t’i pasur ato nuk janë aq të mëdha.
AKTIVITETI KRYESOR: (12-15’)
56
Kërkohen vullnetarë që do të kishin rolin e udhëheqësit/udhëheqëses të grupeve, dhe kjo iu tregohet. Zgjidhet një pjesëmarrës mashkull dhe një pjesëmarrës femër. Në një skaj të hapësirës shkruhet dhe ngjitet fleta ku shkruan TË PASUR, ndërsa përballë saj ngjitet fleta ku shkruan TË VARFËR. Pjesëmarrësit i jepet instruksioni që të ndalet në anën që shkruan TË PASUR, ndërsa pjesëmarrëses në anën që shkruan TË VARFËR. Ata caktohen udhëheqës të të dy grupeve. Udhëheqësi i të pasurve fillon ashtu që zgjedh një anëtar të ekipit të vet. Pastaj udhëheqësja e të varfërve zgjedh pesë anëtarë. Pastaj udhëheqësi i të pasurve zgjedh edhe një anëtar të ekipit të vet. Udhëheqësja e të varfërve zgjedh edhe pesë anëtarë të rinj. Kjo përsëritet derisa ka pjesëmarrës të pazgjedhur. Me rëndësi është të theksohet, po pati tendencë që të zgjidhet sipas gjinisë, kjo nuk është rregull, por kanë lirinë që të zgjedhin si të duan. Pastaj iu thuhet se janë të ndarë ashpër, siç është ndarja botërore në vende të zhvilluara ku
jetojnë rreth 20% e popullsisë së botës dhe vende të pazhvilluara, ku jetojnë rreth 80% e popullsisë botërore. Pastaj, udhëheqësve të grupeve iu jepen bonbonat, ashtu që udhëheqësi i të pasurve merr 80% (ose përafërsisht) të bonboneve, ndërsa udhëheqësja e të varfërve merr 20%-shin e mbetur. Ata kanë për detyrë që bonbonet t’i ndajnë me pjesëmarrësit e grupeve të veta.
DISKUTIM: (5-7’) • Si i ndatë bonbonat në grupet tuaja? • A kishit vështirësi? Çfarë? Pse?
• Si e ndiet veten kur i dhatë bonbonat në grupet tuaja? Pse? • Çka mendoni, përse u ndatë bash ashtu?
• Ku kishte më shumë femra e ku kishte më shumë meshkuj? A është kjo gjithashtu shpërndarje reale në korniza botërore? Pse? (në shkolla ku shpëmndarja e meshkujve dhe femrave nuk është e njëjtë, përkatësisht ku numri i femrave te më të varfrit nuk është më i madh, kjo pyetje kërcehet, ndërsa përgjigjja është se gratë si grup shoqëror në korniza globale ekstremisht janë më të varfra në krahasim me burrat, përkatësisht kanë në dispozicion vetëm një përqindje të vogël të të mirave botërore).
• Cilat zgjidhje për ndarjen e bonbonave do të kishin qenë më të mira? A janë reale zgjidhjet e tilla? A mund të presim që vërtet të aplikohen? • Nëse shembullin nga klasa jonë e kalojmë në korniza botërore, a janë të mundura zgjidhje më të drejta? A është e mundur shpërndarja më e drejtë e pasurisë botërore? Pse?
PROJEKSION I FILMIT: ANA (4’) BISEDË PËR FILMIN: (5’) • Si e përjetuat filmin?
• Si ndiheshit kur e shikonit filmin?
• A keni diçka për të pyetur apo për të shtuar?
57
PROJEKSION I FILMIT: XHURI (8’) BISEDË PËR FILMIN: (5-7’) • Si e përjetuat filmin?
• Si ndiheshit kur e shikonit filmin?
• Si mund t’i ndërlidhim këta filma me aktivitetet e mëparshme të ditës së sotme?
• Këtyre fëmijëve a iu janë shkurtuar disa të drejta? Cilat? A iu është prekur dinjiteti? Pse? • Çfarë është puna e fëmijëve?
• Çfarë ju la përshtypje nga mënyra se si janë xhiruar këta filma? • A mësuat diçka sot?
AKTIVITETI PËRMBYLLËS : (3-5’) Të gjithë pjesëmarrësit marrin nga një ekzemplar nga fleta e punës FSHATI YNË I BUKUR. Duhet ta lexojnë dhe të veçojnë tri gjëra që iu kanë lënë përshtypje më të fortë (pozitive ose negative). Pastaj ftohen të gjithë që duan, që me zë të ndajnë një prej atyre gjërave dhe të tregojnë se përse pikërisht ajo gjë iu ka lënë më shumë përshtypje. Këshillohen që me vete t’i marrin fletët e punës dhe ato t’ua tregojnë miqve ose njerëzve të shtëpisë.
58
FLETË PUNE:
FSHATI YNË I BUKUR
PO TË KISHTE QENË BOTA NJË FSHAT PREJ NJËQIND VETASH, DO T’I KISHTE KËTO KARAKTERISTIKA:* Prej gjithsej 100 banorëve,
• 61 do të ishin Aziatikë (prej të cilëve 20 nga Kina dhe 17 nga India), 14 Afrikanë, 11 Europianë, 9 Amerikanojugorë, 5 nga SHBA dhe Kanada dhe asnjë person nga Australia dhe Pacifiku Jugor. • 51 burra dhe 49 gra
• 18 do të kishin qenë të bardhë, ndërsa 82 nuk do të kishin qenë të bardhë
• 33 do të kishin qenë të krishterë, 21 musliman, 16 ateistë, 14 pasues të religjionit Hindu dhe 16 të tjerë, fe dhe besime prej më të ndryshmeve • 80 do të kishin jetuar në shtëpi të mjera • 67 nuk do të kishin ditur të lexojnë
• 50 do të kishin pasur uri të skajshme dhe 1 do të kishte vdekur nga uria, ndërsa 15 rezultojnë të stërngopur (dhe kanë kilogramë të tepërt)
• 33 nuk do të kishin qenë të lidhur me ujë të pijshëm të shëndoshë, të pastër dhe të sigurt • 43 nuk do të kishin aksesin e kushteve sanitare solid
• 24 nuk do të kishin pasur energji elektrike, e prej atyre 76 që do të kishin, pjesën më të madhe do ta kishin shfrytëzuar vetëm për ndriçim të natës.. • 1 do të kishte arsimin e lartë • 1 do të kishte HIV
• 2 do të kishin qenë të sapolindur, 1 me rrezik për të vdekur • 20 do të kishin qenë të paushqyer
• 56% nga pasuria, në fshat e kanë në dispozicion 6 (të gjithë në SHBA), 74 njerëz kanë në dispozicion 39%, ndërsa 20 njerëz ndajnë 2% e mbetur • 80% të energjisë në fshat e harxhojnë 20 veta, ndërsa 80 e ndajnë pjesën tjetër • 20 nuk kanë ujë të pastër për të pirë
• 12 kanë kompjuter dhe 8 kanë akses në internet
• Në një vit një njeri do të vdeslë, e dy do të linden.
Po qe se nuk jetoni me frikën e vazhdueshme të vdekjes, bombardimit, sulmit luftarak, minave të këmbësorisë, dhunimit a kidnapimit nga grupet e armatosura, ju jeni të lumtur që s’jeni pjesë e atyre 20 vetave që nuk e kanë atë fat. Po patët mundësi të shpreheni dhe të veproni sipas bindjeve tuaja, pa pasoja, pa torturë ose vdekje, atëherë jeni më se të lumtur, në dallim nga 48 që nuk janë. Nëse ju ose më të afërtit tuaj keni të holla në bankë, të holla në xhep dhe pare të imëta nëpër shtëpi, atëherë jeni në mesin e 8 më të pasurve. Nëse e ruani ushqimin në frigorifer, petkun në ndonjë sirtar, flini në krevat dhe keni një farë kulmi mbi kokë, jeni më të pasur nga 2/3 e popullatës botërore. * Vlerësimet janë nga: Donella Meadows “State of the Village Report”, për herë të parë publikuar më 1990, ndërsa janë përtërirë gjatë viteve nga autorë të ndryshëm. Për nevojat e këtij doracaku janë shfrytëzuar të dhëna më të reja, nga www. miniature-earth.com, të cilat gjithsesi se mund të variojnë në të ardhmen.
59
60
UNË DHE NJERËZIT E MREKULLUESHËM RRETH MEJE Filmi dhe aktivitetet e ofruara mund të shfrytëzohen në lëndët arsimim qytetar dhe sociologji atëherë kur përpunohen temat në vijim: arsimi; arsimimi dhe shoqëria; arsimimi si parapërgatitje për jetën e mëtutjeshme; arsimimi dhe shanset e jetës; kultura dhe subkultura; stili i jetës; norma të vlerave dhe sanksione; relatizëm kulturor...
EDHE ÇIKLISTËT JANË NJERËZ
FILM:
INFORMACIONE BAZË PËR FILMIN: • EDHE ÇIKLISTËT JANË NJERËZ (Bikers are people too) • Serbi, 2010, 8 min. • Regjia: Milosh Tomiq Ky është film për Dalibor Anxhiqin, i cili kënaqet me grahjen e biçikletës e i cili nuk i do shoferët e Beogradit të cilët nuk i respektojnë çiklistët në komunikacion. Dalibori rritet pa prindër, në një shtëpi pa rrymë, pa ujë e kanalizim, e cila shtëpi ka një përparësi – nëpër tavanin e shpërthyer ka mundur ta ndjek lëvizjen e diellit e ashtu të mësojë të “shohë” në orën e diellit. Dalibori ka dëshirë të madhe për të mësuar, të arsimohet, të udhëtojë, të jetojë jashtë qytetit, të shoqërohet. Dalibori pas flimit shkon në Maqedoni për ta gjetur motrën e tij të cilën nuk e ka parë 19 vite. Për dhuratë i çon një biçikletë, të cilën ai vetë e bën prej pjesëve nga mbeturinat.
61
INFORMACIONE QË MUND TË JENË TË DOBISHME:
Nuk bëhemi të njëjtë nëse i mohojmë dallimet. Ato ekzistojnë dhe duhet të njihen dhe të pranohen. Nuk duhet me veçanti të ceket se çdo krijesë njerëzore është e vetme dhe se nuk ka dy njerëz identikë. Kështu, dallimet janë krejtësisht natyrore. Disa dallime janë shumë të dukshme, si ngjyra e lëkurës, e flokëve apo syve, pamja fizike e kështu me radhë, përkatësisht dallimet që vijnë nga trashëgimia gjenetike. Më pas këtu janë edhe ato të brendshmet, dallimet më subtile, psikologjike dhe ato shpirtërore. Një pjesë e tyre janë të trashëguara, një pjesë janë formuar nga ndikimi i rrethit, i edukimit, përkatësisht nga kultura dhe zhvillimi personal. Që më lehtë t’i kuptojmë konstruktet e dallimit dhe të identitetit, shpesh thirremi në konceptet për kulturë dhe identitet. Kultura është konstrukt i cili është i definuar nga antropologjia kulturore. Sado që të tingëllojë komplikueshëm, koncepti për kulturë shumë lehtë mundet t’i shqarohet çdokujt, bile edhe fëmijëve të vegjël. Stili i jetesës është integrim jetësor funksional dhe estetik, që paraqitet në formë të vetëdijes, qëndrimit njerëzor dhe sjelljes, qëndrimit njerëzor në varësi me krijesat e gjalla dhe me tërë atë botë materiale e jomateriale që e rrethon.
Moda apo muzika që dëgjohet janë një nga format sipërfaqësore që lehtë njihen te manifestimi i një stili të caktuar të jetës moderne.
Në shoqërinë bashkëkohore tendencat njerëzore që ta ndërtojnë stilin dhe botëshikimin e vet keqpërdoret nga shumë korporata të cilat që dhjetë dekada inkuadrojnë trende të konsumimit dhe të atributeve stilistike të lira, duke i ofruar si zëvendësim i lirë për mbështetje më thelbësore të identitetit të tyre.
Hapësira e vogël e zemrave tona është e gjerë sa Gjithësia. Toka dhe Parajsa janë aty, edhe hëna dhe yjet. Zjarri dhe vetëtimat janë aty, erërat janë aty, gjithë çka është e çka nuk është.
Upanishadi
62
TË GJITHË NJERËZIT E MREKULLUESHËM AKTIVITET:
QËLLIME: • Të vetëdijesohen kualitetet personale
• Të vetëdijesohen vlerat personale dhe tendencat në jetë
• Të përforcohen dhe të fisnikërohen lidhjet midis pjesmarrësve
MATERIALE: • PAJISJE PËR TË SHKRUAR
AKTIVITETI HYRËS (5-7’):
Të gjithë qëndrojnë në rreth. Secili duhet të tregojë se çka është ajo që i bën të vetëm.
PROJEKSIONI I FILMIT: EDHE ÇIKLISTËT JANË NJERËZ (8’) Lëshohet filmi dhe ndërpritet saktë atëherë kur do të bëhet një minutë. Parashtrohen pyetjet në vijim për të gjithë: • Si e përjetoni këtë njeri? • Si është ai?
• Çfarë mund të prisni prej tij?
Vazhdohet me projeksionin deri në fund.
BISEDË PËR FILMIN: (5-10’) • Si e përjetuat filmin?
• Si e përjetuat tani rolin kryesor në film? A ka dallime në pasqyrimin për të te ju tani? • A ka diçka tek ai çfarë ju duk interesante? • Cila është ëndrra e tij?
• Cili është qëndrimi i tij për jetën?
• Cili është qëndrimi i tij ndaj shokëve? Në përgjithësi, ndaj njerëzve?
• A do të dojë ndonjëri prej jush të jetojë për disa ditë në atë mënyrë? Përse? • A mund të jetojë ndonjëri kështu për disa ditë?
63
• Cilat gjëra do t’ju pengonin që të jetonit në mënyrën e tij? • A janë ato nevojat tuaja thelbësore?
• Prej ku e merr ai energjinë dhe gëzimin e vet?
• Si do ta përshkruanit qëndrimin e tij për jetën? • Si është qëndrimi juaj në jetë dhe për jetën?
AKTIVITETI KRYESOR: (20’) Formohen çifte të pjesëmarrësve. Me rëndësi thelbësore është që edhe arsimtari të marrë pjesë. Në rast se ka numër tek të pjesëmarrësve, formohet një treshe. Secili duhet të bisedojë me partnerin e vet, të parashtrojë pyetje dhe mbi bazë të pyetjeve të parashtruara dhe të përvojës së kaluar, të identifikojë disa kualitete te tjetri/tjetra. Me rëndësi është të ceket se të GJITHË kanë kualitete të tilla dhe se detyrës duhet qasur me seriozitet, për shkak të respektimit të veçanësisë dhe dinjitetit të të gjithëve. Pasi që të merren vesh me çiftin se janë gati me bisedën, duhet të ulen dhe t’i shkruajnë cilat janë karakteristikat më pozitive që ai person i ka, cilat janë kualitetet e saj/të tij më të mëdha që atë e bën të veçantë. Më pas secili lexon për secilin para gjithë grupit.
AKTIVITETI PËRMBYLLËS: (3’) Të gjithëve u lexohet deklarata në vijim: Veten
e llogaris hindu, të krishterë, musliman, hebre, budist dhe konfuçian.
Çfarë ka dashur të thotë i madhi Gandi me këtë?
64
– Mahatma Gandi
UNË, ARTISTI Mësuesit duhet ta kultivojnë dhe ndërtojnë frymën e hulumtimit, kreativitetit dhe lirisë....
Abdul Kalam
Filmi dhe aktivitetet e ofruara mund të shfrytëzohen në lëndët e arsimit qytetar dhe sociologjisë kur përpunohen këto tema: kultura, përcaktimi i kulturës, kultura si mekanizëm për përshtatje, konformizëm – jokonformizëm, zhvillimi personal, veprimi shoqëror, subkultura dhe kontrakultura, ndryshimi shoqëror, kultura me bazë simbolike...
FILM 1:
DITARI MUZIKOR INFORMACIONE THEMELORE PËR FILMIN: • DITARI MUZIKOR (Music Diary) • Serbi, 2012, 7 min • Regjia: Millosh Tomiq Doza ditore e muzikës më të ndryshme, si recetë nga mjeku amë, për ruajtjen e shëndetit mental. Ditari muzikor shkruhet me improvizimin e ndonjë instrumenti, objekti ose trupi, personalisht i vet ose ajo që do të na sillet nëpër duar. Ditari muzikor është një nënkuptim komplet i njohur dhe njëkohësisht i ri i muzikës dhe shëndetit mental. 65
FILM 2:
GJITHÇKA ËSHTË E PABESUSHME INFORMACIONE THEMELORE PËR FILMIN: • GJITHÇKA ËSHTË E PABESUSHME (Everything is incredible) • Honduras, 2012, 10 min. • Regjia: Tajler Bastian, Trevor Hill dhe Tim Skousen (Tyler Bastian, Trevor Hill, Tim Skousen) Filmi është një tregim për Agustin nga Hondurasi. Ai në moshën e tij 15-vjeçare vendos që karakteristika „njeri me polisklerozë“ nuk do të jetë karakteristika themelore për të. Në vend t’u nënshtrohet problemeve të sëmundjes dhe varfërisë, Agustini fillon të ndërtojë helikopter, duke shfrytëzuar hekur mbeturinash dhe dru. Ai i dedikon 50 vite të jetës së tij duke e ndërtuar ëndrrën e vetë – helikopterit, me të cilin mund të fluturojë. Dhe, deri sa të tjerët e përqeshin, ai krijon një vepër artistike të denjë për respekt.
66
INFORMACIONE QË MUND TË JENË TË DOBISHME:
Qëllim i artit është ta fshijë pluhurin nga jeta e përditshme nga shpirtrat tanë Pikaso
Kreativiteti ka të bëjë me dukurinë, sipas së cilës dikush krijon diçka të re që ka ndonjë vlerë subjektive ose objektive, kolektive ose individuale (prodhim, zgjidhje, vepër artistike, shaka...). Ajo që llogaritet për „e re“ mund të jetë në lidhje me krijuesin, ose me shoqërinë ose fushën në të cilën krijohet. Ajo që vlen për „e vleshme“, gjithashtu definohet në mënyra të ndryshme. Interesi shkencor për kreativitetin ndjeshëm dallon. Ai përfshin tema të rëndësishme që përkapen me lidhjen ndërmjet kreativitetit dhe inteligjencës, proceset mendore dhe neurologjike të lidhura me aktivitetin kreativ, lidhjen mes vetive të karakterit dhe aftësisë kreative, lidhjen mes shëndetit kreativ dhe psikik, mundësinë për nxitje të kreativitetit përmes arsimit dhe stërvitjeve, që veçanërisht rriten me teknologjinë, implementimin e aftësive kreative ekzistuese të individëve për përmirësimin e efikasitetit në procesin e mësimit dhe të procesit të përshtatur të ligjërimit. Lirisht mund të thuhet se arsimi me rrjedhën e kohës zhvillohet ashtu që e liron dhe e zbulon pjesë-pjesë kreativitetin. Nga mesjeta, për shembull, kur njerëzit e shkolluar (të arsimuar) në numër më të madh janë marrë me riprodhimin (rishkrimin), deri në kohën e sotme, kur arsimi shikon që përsëri ta rizbulojë kreativitetin dhe fuqinë e vet. Megjithatë, duhet të theksohet se edhe në kohën kur është kërkuar riprodhimi i pastër, kreativiteti i njerëzve ka gjetur mënyrën si të paraqitet. Janë të numërt shembujt e veprave që kanë qenë të shkruara ose pikturuara vetëm për një rreth të ngushtë njerëzish ose, nga ana tjetër, librat që janë përshkruar, por përshkruesit i kanë dhënë liri fantazisë së tyre për të plotësuar diçka më tepër nga ajo që autori, prej të cilit kanë përshkruar, ka pasur të thotë. Në kohën e sotme, në tekstet bashkëkohore arsimore, gjithnjë e më shumë i jepet rëndësi aftësisë dhe shkathtësisë së nxënësve që diçka të bëjnë, se sa të dijnë të riprodhojnë fakte të lakuriqe. Gjithashtu, botëshikimi bashkëkohor i kreativitetit është se ai nuk është dhunti, talent, por mënyrë funksionimi dhe nuk ka asnjë farë lidhje me intelegjencën, që do të thotë se te të gjithë mund të zhvillohet deri në një shkallë të caktuar. Me nxitjen e kreativitetit, krijohen lidhje dhe kualitete të reja në rrethin shkollor. Fisnikërohen raportet mes nxënësve, por edhe raportet mësues – nxënës. Shkolla bëhet vend më i këndshëm, më tërheqës për rritje dhe zhvillim personal. Qëllimi i artit nuk është ta paraqesë dukjen e jashtme të gjërave, por domethënien e tyre të brendshme. Aristoteli Nëse nuk kemi art në jetët tona, nuk mund të jemi persona me të vërtetë të shëndoshë. Nëse nuk marrim pjesë në mënyrë aktive në punë kreative, nuk do të mund të jemi personalitete të plota dhe mirë të përshtatura. Edhe kur do t’i shihni fëmijët që janë kryesisht të gëzuar me atë që e kanë bërë, me atë që janë, mund të vini bast se diku në jetët e tyre, kreativiteti dhe arti kanë bërë ndofarë lidhjesh. Frenk Voker, shkolla e artit, Kentaki, SHBA (Kentucky Governor’s School for the Arts). Komisioni për fëmijë nga grupet e rrezikuara në raportin e tij për strategji efikase për uljen e numrit të lartë të të rinjve që vuajnë nga probleme emocionale dhe probleme në sjellje, si depresioni, anksioziteti, problemi me vëmendjen, mendime vetë-destruktive, sugjeron që fëmijëve u duhet: 1) lidhshmëri e fortë; 2) kuptim; 3) ndërlidhje sociale për t’u shijuar zhvillimi i shëndoshë. Në dekadën e kaluar, një numër i ndjeshëm fëmijësh nga grupet e rrezikuara që kanë qenë të kyçur në programe që e nxisin kreativitetin dhe të shprehurit e tyre kanë treguar përparim shumë të madh në zhvillimin e tyre, në dallim nga fëmijët që
67
nuk kanë marrë pjesë në programe të ngjashme. Numri i fëmijëve që mungojnë nga shkolla është ulur, si edhe numri i mungesave individuale të nxënësve. Suksesi i tyre edhe në lëndët tjera dukshëm është përmirësuar. Është veçanërisht interesant fakti se efekte më të mira programet kanë pasur te fëmijët nga familjet më të varfra se sa te fëmijët e familjeve me të ardhura më të larta. Nxitja e kreativitetit dhe të shprehurit artistik ofron mënyrë unikate për vetënjohje dhe qasje në kulturat njerëzore. Te fëmijët forcohet vetëbesimi dhe ndjenja e tyre për kompetencë.*
Të menduarit konvergjent dhe divergjent
Psikologu i njohur amerikan J.P. Gilford është një nga shkencëtarët e parë që për shkencën bashkëkohore ka bërë hulumtime „të pranueshme“ në fushën e kreativitetit, duke bërë dallim mes të menduarit konvergjent dhe divergjent. Të menduarit konvergjent synon kah një zgjidhje të saktë të ndonjë problemi, ndërsa të menduarit divergjent përfshin përgjigje të numërta kreative të një grupi problemesh. Të menduarit divergjent ndonjëherë shfrytëzohet si sinonim për kreativitetin në literaturën psikologjike. Hulumtues tjerë ndonjëherë i shfrytëzojnë termat e të menduarit fleksibil ose intelegjencë fluide, që janë realitivisht të ngjashme me kreativitetin, por nuk janë sinonime.
Konvergjent
Divergjent
Analitik – kërkohet saktësi
Gjenerues – informata vlerësohet në bazë të aftësisë së saj që të nxisë ide
Selektiv – vetëm një rrugë është e saktë; hidhen të parëndësishmet Parashikues – e ndjek radhitjen logjike dhe shabllonet e njohura Çon kah përgjigje të mira
Hulumtues – shumë rrugë të mundshme; e parëndësishmja shqyrtohet si burim potencial i inspirimit Joparashikues – më tepër bazohet në intuitën sesa në logjikën; bën kërcime psikike Është i domosdoshëm për përgjigje të shkëlqyeshme
Lloje mendimesh, sipas asaj që u tha më lart Në kontekstin tuaj arsimor, ende ekzistojnë shembuj të numërt ku kreativiteti i fëmijëve në çdo mënyrë është i ngulfatur. Kreativët (e të tillë mund të jenë të gjithë) janë ata që tregojnë mahi, në mënyrë të ndryshme i lidhin gjërat, japin shembuj nga jeta e përditshme, kërkojnë të shprehen në mënyrë tjetër (nuk di të tregoj, por mund të vizatoj). Shpesh janë jo të qetë dhe shpejt fryhen nga gjërat e zakonshme. Me qasje të drejtë, nga fëmijë që janë gjeneratorë të destruktivitetit e të pakënaqësive për mësuesit, nga ato fëmijë mund të bëhen bashkëpunëtorë të vërtetë dhe udhëheqës të tërë klasës.
68
*
Marrë dhe adaptuar nga - Challenge America: Positive Alternatives For Youth www.calendow.org
Arti Duke pasur parasysh se me këtë doracak do të shërbehen arsimtarët e sociologjisë dhe të arsimit qytetar, besojmë se nuk është e nevojshme të ndalemi në interpretimin sociologjik dhe domethënien e artit në zhvillimin e njeriut. Këtu, vetëm si përkujtim, do ta japim definicionin e përgjithshëm të artit në Vikipedinë maqedonase – vetë prodhim i punës dhe idesë krijuese dhe vullnetare të shumë njerëzve. Domethënia e termit art vazhdimisht ndërron me zhvillimin e njeriut. Për nevojat tona ndoshta definicioni më i mirë është më i përgjithshmi – termi art iu përket të gjitha veprimeve krijuese njerëzore, me përjashtim të veprimeve që direkt lidhen me mbijetesën dhe riprodhimin. Nga perspektiva më e gjerë, art është term thjesht i sajuar për çfarëdo prodhimi impulsiv kreativ, prej të cilit kanë dalë të gjitha aktivitetet tjera njerëzore, si shkenca përmes alkimisë, dhe religjioni përmes shamanizmit. Arti që nga antika nënkupton njëfarë shkathtësie. Në kohë të sotme në mënyrë laike do të thuhej se bëhet fjalë për aftësi kanalizimi të ideve vetjake në ndonjë mënyrë të re dhe të pazakontë, që është e kuptueshme për një pjesë të rrethit. Në estetikën bashkëkohore, loja dhe luajtja kanë dallim të madh në interpretimin e artit.
Kreativiteti është ngjitës, barteni!
- Ajnshtajni
Bëjeni klasën tuaj të luajë!
69
AKTIVITET:
FANTAZIA NUK KA KUFI QËLLIMET: • Të nxitet të shprehurit kreativ
• Të përjetohen mënyra të ndyshme të të shprehurit kreativ
MATERIALE: • FLETË PUNE: ÇLIRIM
AKTIVITETI HYRËS: (5-7’) Të gjithë qëndrojnë në rreth. Një nga një, duhet me trokitje me duar, trokitje në objekte me laps ose stilograf, me fishkëllimë e të ngjashme ta tregojnë emrin dhe mbiemrin, si dhe si ndihen sot.
PROJEKSIONI I FILMIT: DITARI MUZIKOR (7’)
BISEDË PËR FILMIN (3-5’) • Si e përjetuat filmin?
• Çka dëshiron autori të na tregojë me filmin? • A keni diçka të pyetni ose të shtoni?
70
PROJEKSIONI I FILMIT: GJITHÇKA ËSHTË E PABESUESHME (14’) BISEDË PËR FILMIN (5-7’) • Si e përjetuat filmin?
• Si e përjetuat personazhin kryesor të filmit? • Cila është ëndrra e tij? A është reale?
• A është e rëndësishme se a është ëndrra e tij e realizueshme?
• Në qoftë se helikopteri i tij asnjëherë nuk fluturon, a është i kotë mundi i tij? • Cilat janë përfitimet në qoftë se ndiqet ëndrra vetjake? • Çka është kreativiteti? • Çka është arti?
• A keni ju ëndrra të mëdha, për të cilat mendoni që janë të parealizueshme?
AKTIVITETI PËRFUNDUES (5-10’) Të gjithë pjesëmarrësit marrin nga një kopje nga fleta e punës ÇLIRIM. Duhet ta lexojnë dhe të veçojnë tri pohime në lidhje me kreativitetin/artin e kreativëve të famshëm nga historia që më tepër u pëlqejnë ose që u kanë lënë përshtypje më të madhe dhe të shpjegojnë se çka duan të thonë ata. Kanë vend të shtojnë vështrimin e vet, në qoftë se duan. Në qoftë se ndonjë deklaratë u duket e paqartë, e megjithatë interesante, lirisht mund t’i pyesin të tjerët, kur të gjithë do të mbarojnë me hapin e parë të aktivitetit. Mandej, ata që duan, i tregojnë tri pohimet e tyre më të dashura dhe i shpjegojnë kuptimet e tyre. Mandej formohen treshe. Në treshe duhet të ndajnë a kanë ata ndonjë ëndërr të madhe që nuk dinë se a është e realizueshme, ndërsa mandej, nga pohimet e dhëna nga fleta e punës, të bëjnë kombinimin qesharak, duke shfrytëzuar të gjitha fjalët që janë dhënë në fletë. (për shembull: gjithçka që mund të paramendoni është shpirti i çdo arsimtari të vërtetë). Mundet të njëjtën edhe ta vizatojnë, vallëzojnë, aktrojnë ose në çfarëdo mënyre tjetër ta paraqesin. Grupi nuk duhet të kërkojë shpjegim për interpretimin e tyre.
71
FLETË PUNE:
ÇLIRIM
Gjithçka që mund ta paramendoni është e vërtetë! Пабло Пикасо
Pash engjëll në bllokun e mermerit dhe e gdhenda që ta liroj. Mikelanxhelo
Уметноста ни овозможува да се најдеме и да се изгубиме во исто време. Tomas Merton Asnjë njeri nuk është ishull
Piktori e ka gjithësinë në kokë dhe duar Leonardo da Vinçi
Nëse më pyetni përse jam në këtë botë, unë, si artist do t’u përgjigjem: PËR TA JETUAR JETËN ME GJOKSIN PLOT! Emil Zola Çdo fëmijë është artist. Problemi është se si të mbetet artist kur të rritet. Pablo Pikaso Kontraversiteti është pjesë e natyrës së artit dhe e kreativitetit. Joko Ono Origjinaliteti është thelbi i çdo shkolle. Kreativiteti është shpriti i çdo mësuesi të vërtetë. Namdi Azikve Arti është gjëja e vetme serioze në botë. Ndërkaq, artisti është i vetmi i cili asnjëherë nuk është serioz. Oskar Vajld O Zot, më premto se çdoherë do të dua më tepër se sa që mund të arrij. Mikelanxhelo Thelbi i lojës është hapja ndaj gjithçka që mund të ndodhë, ndjenja se çfarpëdo që të ndodhë është në rregull... ose je i hapur të luash, ose nuk je. Xhon Klis Moto juaj për kreativitetin/artin
72
Ende mësoj Mikelanxhelo (kah fundi i jetës) Art nuk është ajo që e sheh, por ajo që bën të tjerët ta shohin Edgar Dega Ai që më së shumti qesh, më së shumti mëson. Xhon Klis Nëse doni punëtorë kreativë, jepuni kohë për lojë. Xhon Klis Креативноста скокнува, а потоа гледа каде се нашла. Масон Кули Kreativiteti kërcen e mandej sheh ku është gjendur. Mikelanxhelo Humori më ka nxjerrë nga më tepër situata të pahijshme se sa që mund të paramendoj. Nëse i ndjek instinktet dhe e ruan humorin, kreativiteti vetë vjen. Me pak fat edhe suksesi gjithashtu. Xhimi Bafet Koha e gurit nuk ka mbaruar se mbaroi guri i panjohur
UNË DHE NJERËZIT NGA BALLINAT Filmi zgjat 77 minuta dhe mund të mos jetë i përshtatshëm për punë në një orë shkollore. Megjithatë, vendosëm ta kyçim në këtë doracak për shkak se mendojmë që në mënyrë më adekuate dhe komplekse përpunon disa të drejta themelore të fëmijëve, tregtinë me njerëz dhe persona të mitur dhe shfrytëzimin e fëmijës dhe punës së fëmijës. Prandaj e kyçim në doracakun si film plotësues, me shpresë se arsimtarët e interesuar do të gjejnë mundësi ta paraqesin në situatë përkatëse dhe ta diskutojnë me nxënësit si do ta shohin vetë. Informatat e ofruara dhe kontekstualizimi mund të shfrytëzohen si pika nistore në diskutim. FILM:
VAJZA MODEL INFORMACIONE THEMELORE PËR FILMIN: • VAJZA MODEL (Girl Model) • SHBA, 2011, 77 min. • Regjia: Dejvid Redmon dhe Eshli Sabin (David Redmon, Ashley Sabin) Pak prej nesh do të ishin deklaruar pozitivisht se industria që prodhon modele (manikenë/manikene) mund të quhet tregti e pastër dhe brutale me njerëz. Botë paralele që shet gëzim, flert, kënaqësi, komfort, kurse njerëzit i trajton si objekte ose më së shumti si copë mishi që bie fitim të mirë. Filmi i ndjek tregimet e një agjente mode dhe një vajze trembëdhjetëvjeçe nga Novosibirsk, e cila shkon të punojë si modele në Japoni. Filmi është orvatje të bartet ana tjetër, më pak e njohur e atij tregimi dhe t›i lidhë botërat paralele.
73
INFORMATA QË MUND TË JENË TË DOBISHME:
1. Trendet bashkëkohore të industrisë së modës Industria e modës në dymbëdhjetë vitet e fundit ndjeshëm i uli kufijtë e peshës trupore dhe moshës së pranueshme të modeleve që i angazhon, edhe atë jo për të paraqitur kreacione për tinejxherë, por më së shpeshti rroba që në mënyrë eksplicite janë të destinuara për të rritur. Ai kufi është nën kufirin ligjor 16 ose 18 vjeç, që shënon moshën minimale për punë në numrin më të madh të vendeve.
Trendi i manekeneve tepër të dobëta paraqitet në vitet 90-të të shekullit të kaluar, kur manekenia Kejt Mos (Kate Moss) e fillon të ashtuquajturin stil heroin shik (heroin chic). Si pasojë e atij trendi gjithnjë më të shpeshta janë çrregullimet në ushqim, bulimia dhe anoreksia si te personat që punojnë në industrinë e modës, ashtu edhe tek ata që i marrin shembull ata. Që të mund të qëndrojnë në skenë, modelet duhet ta mbajnë atë pasqyrë joreale të trupit të njeriut. Gjatë disa viteve të fundit, veçanërisht pasi disa manikene kanë vdekur për shkak të pasojave të shkaktuara nga anoreksia, një pjesë e industrisë së modës ka filluar të lufojë kundër këtij trendi. Kjo luftë i nxit shtetet që janë lidere në industrinë e modës të përzihen në rregullimin e peshës trupore të modeleve. Kështu, shou i modës në Madrid ndalon angazhimin e modeleve që kanë indeks të peshës trupore (BMI-Body mass index) nën 18. Në javën e modës milaneze kufiri i BMI-së është 18,5, që do të thotë se vajza që është e lartë 175 centimetra nuk guxon të jetë më e lehtë se 54 kilogramë. Por, deri ku kreatorët e trendeve të modës janë të gatshëm të shkojnë në shfrytëzimin dhe lëvizjen «kreative» të këtyre kufive flet fakti se revista e modës Vog (Vogue) në ballinën e saj së shpejti publikoi fotografi të një vajze 10 vjeçe në veshje dhe pozë glamuroze dhe të seksualizuar që shkaktoi reagime të ashpra. Filmi Vajta model na mundëson të «hyjmë» në industrinë japoneze të modës, e cila veçanërisht i favorizon modelet e reja dhe të dobëta dhe e ul kufirin deri në standarde të pabesueshme. Përveç kësaj, ai tematizon edhe kufizime tjera që mund të imponohen nga ana e industrisë së modës. Ai na jep një pasqyrë më të ndryshme për atë se çka fshihet pas fytyrave misterioze, ndjellëse dhe tërheqëse të bukurosheve të reja nga ballinat e revistave të modës. Kjo pasqyrë është ndjeshëm më ndryshe nga ajo që zakonisht e paraqesin televizionet duke e incizuar procesin e krijimit të një reviste.
2. Çka paraqet tregtia me njerëz dhe fëmijë? Tregtia me njerëz është kriminalitet tepër i organizuar, i cili prodhon 32 bilionë dollarë profit në vit. Ky fenomen është i njohur edhe nën termin „robëri moderne“, për shkak se viktimat mbahen në kushte të ngjashme me robërinë dhe trajtohen si prona nga ana e njerëzve që i kanë blerë. Në Maqedoni, përveç ministrive kompetente me problemin e tregtisë me njerëz merret Komisioni nacional për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe migrimit ilegal dhe disa organizata qytetare, mes të cilave një nga më aktivet është organizata joqeveritare Stamper. 74
„Me viktimë të tregtisë me njerëz nënkuptohet çdo person që ka përjetuar dëm, duke përfshirë lëndimin fizik ose mental, vuajtjen emotive, humbjen materiale ose lëndimin ose rrezikimin tjetër të lirive dhe të drejtave të veta themelore si pasojë e një vepre penale të kryer.“ (neni 122 i KP të RM (2008)) Kodi penal i Maqedonisë e rregullon veprën penale trafikim me njerëz me nenin 418-a dhe 418g – tregtia me persona të mitur.
Viktimë e tregtisë me njerëz mund të jetë çdokush, pa dallim të gjinisë, moshës dhe statusit social. Sipas vlerësimeve të KB, në botë çdo vit trafikohen nga 2 deri 4 milionë njerëz, prej të cilëve shumica janë gra dhe fëmijë. Organizata Ndërkombëtare e Punës vlerëson se çdo vit 600.000 deri 800.000 njerëz janë viktima të trafikimit. Ky numër nuk i përfshin viktimat e trafikimit të brendshëm me njerëz (trafikimi me njerëz në kufijtë e një shteti). Nga ana tjetër, sipas të dhënave nga Stejt Departamenti, 80% e viktimave të trafikimit me njerëz përtej kufijve ndërkombëtarë janë gra, kurse 70% e këtyre grave dhe vajzave janë objekt shitjeje për shkak të shfrytëzimit seksual.
Trafikuesit me njerëz janë persona që në çdo pjesë të procesit të trafikimit me njerëz realizojnë përfitim material dhe/ose jomaterial, duke shfrytëzuar mashtrimin, dhunimin ose format tjera të përdorimit të forcës. Trafikantët nuk janë çdoherë persona të panjohur, ata mund të jenë edhe anëtarë të familjes më të ngushtë. Edhe pse shkaqet për trafikim mund të jenë më të ndryshme, më shpesh përmenden:
prostitucioni dhe forma tjera të eksploatimit seksual, pornografia, puna dhe shërbimi i dhunshëm, robëria, martesa e dhunshme, fertilizimi (mbarsja) i dhunshëm, adoptimi joligjor dhe raporte të ngjashme me të, transplantimi jolegal i pjesëve të trupit të njeriut – trafikimi me organet e njeriut, kryerja e dhunshme e llojeve të ndryshme të krimeve etj.
Sipas Protokolit plotësues për parandalimin dhe dënimin e trafikimit me njerëz, veçanërisht te gratë dhe fëmijët (2000), trafikimi me fëmijë është i definuar si: mashtrim, transportim, kalim kufiri dhe sigurimi i bujtinës ose i azilit për fëmijën për shkak të shfrytëzimit të tij. Sipas definicionit të Konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijës, për fëmijë llogaritet çdo person në moshë nën 18 vjeç. Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta për numrin e viktimave, Organizata Ndërkombëtare e Punës vlerëson se në vit trafikohet me 1,2 milionë fëmijë nëpër botë.
3. Çka paraqesin termat puna e fëmijës dhe shfrytëzim i fëmijëve? Termi „puna e fëmijës“ shpesh definohet si punë që fëmijës ia merr fëmijërinë, potencialet e tij dhe dinjitetin e që e mbyt zhvillimin e tij fizik e mental. Puna e fëmijëve është aktivitet që është i rrezikshëm dhe i dëmshëm për zhvillimin psikofizik, social dhe moral të fëmijës dhe e ndalon arsimimin e tij, me atë që e pamundëson të ndjekë mësim, e obligon që përgjithnjë ta lëshojë shkollën ose kërkon që ndjekja e mësimit të kombinohet me punë të gjatë dhe të rëndë. Në format më ekstreme të ekzistimit të saj, puna e fëmijëve përfshin edhe robërimin e fëmijëve, largimin nga familja e tyre, eksponimin rreziqeve dhe sëmundjeve dhe/ose lënien e fëmijëve që në moshë të hershme në rrugë vetë të kujdesen për veten. Ky është rast i shpeshtë në qytetet e mëdha dhe metropolet. Nadja, protagonistja e këtij filmi, e ndërpret shkollimin e saj para fundit të arsimit fillor dhe shkon të punojë si modele në Japoni. Ajo është e ndarë prej familjes së saj dhe është lënë vetë në shtet të panjohur, gjuhën e të cilit nuk e kupton dhe flet. Që të marrë
75
angazhman kërkohet prej saj të mirëmbajë një peshë trupore jonatyrore.
Situata në të cilën ndodhet Nadja është thyerje e qartë e të drejtës njerëzore për të, definuar në nenin 32 të Konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijës, të ratifikuar nga ana e 193 vendeve (mes të cilave edhe Maqedonia): „Fëmija ka të drejtë të mbrohet nga shfrytëzimi ekonomik dhe kryerja e çfarëdo pune që është mbytëse për të, që e pengon arsimin e tij dhe/ ose është e dëmshme për shëndetin e tij, zhvillimin trupor, shpirtëror moral dhe social.“
4. Cila është lidhshmëria mes industrisë së modës dhe shfrytëzimit dhe trafikimit me fëmijë? Nëse i analizojmë veprimet dhe situatën në të cilën ndodhet Nadja „e zhveshur“ nga idealet që i ka ajo ose nëna e saj, do të shohim se hapat dhe rrethanat janë pothuajse të njëjtë me ato që janë përshkruar në definicionin për trafikim me fëmijë. Të gjitha elementet janë këtu: ajo ka rënë pre e agjecisë së modës, bartja nëpër kufi në një shtet tjetër, lënia pa mbrojtje, si dhe shfrytëzimi i ekonomik i të miturës Nadja. Ajo është e shfrytëzuar brutalisht nga ana e industrisë së modës, e cila e glorifikon rininë dhe trupin femëror „të pafajshëm“ dhe e shndërron në bazë për përfitim financiar. Në film është treguar i tërë zinxhiri i trafikimit të vajzave: nga pronari i agjencisë së modës – Tigran, i cili e paraqet vetveten si shpëtues, përmes agjentes së modës Eshli, e cila edhe vetë ka punuar si model e tani punon si ndërmjetës, e gjithë deri te viktima e mitur Nadja. Premtimi për jetë më të mirë përmes punësimit është mënyra më e shpeshtë se si trafikantët me njerëz arrijnë deri te viktimat e veta, ndërsa përmes obligimeve që shpejt ua imponojnë viktimave, ato i mbajnë në robëri afatgjate. Edhe të dy subjektet në film, edhe agjentja, edhe Nadja në mënyrën e vet janë viktima të industrisë brutale, e cila më së shpeshti nuk bën asgjë për t›i mbrojtur të punësuarit e vetë nga mundësia të kthehen mbrapa në realitet jo vetëm pa fitim, por më shpesh në borxhe.
76
UNË, QYTETARI AKTIV Filmi zgjat 50 minuta dhe mund të mos jetë i përshtatshëm për punë në një orë shkollore. Edhe përkundër kësaj, vendosëm që ta përfshijmë në këtë set, për shkak se mendojmë që në mënyrë më adekuate e përpunon dhe e paraqet fuqinë e qytetarit dhe të mediave në shoqërinë bashkëkohore dhe e nxit aktivizmin. Për atë e përfshimë në doracak, si film plotësues, me shpresë se arsimtarët e interesuar do të gjejnë mundësi ta shfaqin në situata përkatëse dhe të diskutojnë rreth tij me nxënësit. Filmi vetë për vete është mjaft i qartë dhe i fuqishëm dhe nuk kërkon përgatitje të veçantë për të punuar me të, veçanërisht kur bëhet fjalë për arsimtarë që ligjërojnë lëndët shoqërore. Mjafton që me nxënësit të bëhet reflektimi i mbresave të tyre nga filmi, si dhe të bëhet një trajtim i shkurtër i gjërave të reja dhe interesante që i kanë parë në film. FILM:
BIRMANIA VIXHEJ INFORMACIONE THEMELORE PËR FILMIN: • Birmania Vixhej (Burma VJ) • Danimarkë, Norvegji, Suedi, Britani e Madhe, 2008, 50 min. • Regjia: Anders Ostergard (Anders Østergaard)
Film me formë skajshmërisht të rafinuar dokumentariste. Incizime autentike të pabesueshme për Birmaninë nga viti 1988 dhe 2007, të bëra nga një TV stacion alternativ (underground). Incizime frapante nga protestat kundër regjimit birmanez në pelegrinazhin më të madh bashkëkohor prej 10.000 priftërinjsh budistë dhe 100.000 qytetarësh në qendrën e Rangunit. Filmi na i bart video-dokumentet që qarkulluan në botë me ndihmën e Bi-Bi-Si-së dhe Si-En-En-it. Film për luftën civile kundër një regjimi totalitar. 77
INFORMACIONE QË MUND TË JENË TË DOBISHME:
1. Histori e shkurtër e Birmanisë Kolonia britanike e Birmanisë bëhet shtet i lirë në vitin 1948. Në atë kohë Birmania ka qenë një nga vendet më të pasura dhe më të zhvilluara në Azinë juglindore. Edhe pse ekonomikisht e përparuar, Birmania është politikisht jostabile për shkak të konfliktit mes kërkesave të pakicave etnike të numërta për pavarësi më të madhe dhe refuzimit të pushtetit qendror që t›u japë autonominë e kërkuar. Shpejt shpërthen lufta qytetare, e cila e forcon fuqinë e ushtrisë. Në mars të vitit 1962 gjenerali Nei Vin me grusht shtet vjen në pushtet dhe kështu në Birmani fillon një periudhë e gjatë e diktaturës ushtarake. Për shkak të politikës së keqe ekonomike që udhëheq pushteti ushtarak, Birmania shpejt renditet në listën e vendeve më të pazhvilluara në botë. Me anë të demonstratave, birmanezët arrijnë ta heqin nga pushteti gjeneralin Nei Vin, por në vend të tij vjen junta ushtarake, e cila deri në ditën e sotme është në pushtet. Kjo juntë i ngulfat protestat, duke vrarë më tepër se 3.000 demostrantë, kurse pjesën tjetër i burgos ose i dëbon në ekzil në rajonet kufitare, të kontrolluara nga grupe të armatosura kryengritëse. Në vitin 1990 junta ushtarake organizon zgjedhje demokratike, në të cilat më tepër se 80% e votuesve kanë votuar për opozitën. Por, ata nuk i pranojnë rezultatet zgjedhore dhe i burgosin anëtarët opozitarë të Parlamentit. Prej atëherë në Birmani gjithnjë ka demonstrata. Një nga më të rëndësishmet kanë qenë protestat paqësore të priftërinjve budistë në shtator 2007, të quajtura si „revolucioni Shafran“. Priftërinjve iu bashkangjiten rreth 100.000 qytetarë, por pushteti ushtarak përsëri e shfrytëzon dhunën dhe i shpërndan edhe këto protesta. Në maj të vitit 2008 junta ushtarake nxjerr kushtetutën e re, me të cilën pushteti dhe fuqia e tij bëhen edhe më të pakapërcyeshëm. Në vitin 2010 në Birmani mbahen zgjedhjet e para parlamentare. Për fat të keq, ato janë jofer dhe jodemokratike. Pushtetet burgosin shumicën e liderëve opozitarë që të mos mundin të dalin në zgjedhje, kurse pjesa tjetër e opozitës vendos t›i bojkotojë zgjedhjet.
2. Çfarë është sistemi politik në Birmani tani?
Pas ardhjes së Tein Sein për kryetar në mars të vitit 2011, roli i pushtetit ushtarak në Birmani zvogëlohet. Birmania sot është republikë, në krye me kryetar të zgjedhur nga ana e Parlamentit, por një pjesë e pushtetit ligjdhënës është ende në duart e ushtrisë. Tein Sein, edhe pse vjen nga radhët e ushtrisë, megjithatë është kryetari i parë civil në 50-të vitet e pavarësisë së Birmanisë. Birmanezët e llogarisin atë kryetar të matur dhe reformist. Në vitin 2012 mbahen të ashtuquajturat zgjedhje plotësuese (zgjedhje që organizohen pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, kur për çfarëdo shkaqesh nuk janë plotësuar të gjitha vendet në Parlament), në të cilat kandidohen disa liderë opozitarë, mes të cilëve edhe Aung San Su Kji. Edhe pse gjasat për t’u burgosur janë të mëdha, birmanezët ende organizojnë protesta dhe fushata kundërqeveritare.
3. Ekonomia në Birmani
78
Birmania është vend i pasur me resurse natyrore. Ka naftë, gas natyror, pyje, gurë të çmueshëm dhe xehe hekuri. Kjo është një nga arsyet më të rëndësishme përse vendet fqinje e ato të fuqishme nuk ushtrojnë presion më të madh ndaj pushtetit në Birmani. Shfrytëzimi dhe eksporti i pasurive natyrore, si dhe tërë ekonomia në Birmani, janë në duart e disa korporacioneve të
mëdha që janë në pronësi të personave ushtarakë ose personave të lidhur me ta. Si rezultat i kësaj, profiti nga eksporti dhe tregtia ndërkombëtare me këto resurse shkon në duart e gjeneralëve ushtarakë ose harxhohet në projekte me rëndësi për ushtrinë. Investimet e huaja në Birmani, në të vërtetë, i ndihmojnë juntës ushtarake që është në pushtet.
4. Kush është Aung San Su Kji dhe cili është ndikimi i saj në gjendjen në Birmani? Aung San Sju Kji është disidente udhëheqëse në Birmani (e lindur në vitin 1945), vajza e luftëtarit më të rëndësishëm për pavarësi – Aung San. Ajo i mbaron studimet në Universitetin e Oksfordit, kurse më vonë punon në Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork. Në vitin 1988 kthehet në Birmani për t’u kujdesur për nënën e vet. Shpejt merr pjesë në protestat kundërqeveritare dhe fiton kredibilitet të rëndësishëm te populli. Për atë shkak në vitin 1989 ushtria e vë në burg shtëpiak, ku kalon më tepër se 15 vjet. Në vitin 1991 ajo e fiton Çmimin Nobël për paqe, të cilin e pranoi vetëm pasi u lirua nga burgu shëpiak në nëntor të vitit 2010, disa ditë pas zgjedhjeve kontraverse parlamentare. Në vitin 2012 ajo kandidohet në zgjedhjet plotësuese dhe bëhet anëtare e Parlamentit birmanez.
5. Cili është roli i priftërinjve budistë në Birmani?
Rreth 89% të birmanezëve janë budistë. Pjesa tjetër e popullsisë janë të krishterë, hindu, muslimanë dhe një numër i vogël pjesëtarë të religjioneve të tjera. Priftërinjtë budistë luajnë rol të rëndësishëm në luftën e padhunshme kundër juntës ushtarake. „Luftën“ e tyre kundër ushtrisë e udhëheqin me protestë dhe mospranim të donacioneve nga ushtria. Ky gjest ka ndikim të ndjeshëm simbolik dhe ekonomik në rendin kallugjerik në Birmani. Kallugjerët gëzojnë respekt të madh në shoqërinë birmaneze. Ndërprerja brutale dhe e dhunshme e „revolucionit Shafran“ shkaktoi revoltë të madhe te populli dhe urrejtje ndaj pushteteve. Sa dalin kallugjerët në protesta, popullata orvatet t›i mbrojë, duke formuar një unazë njerëzish rreth tyre.
6. Përse shpërtheu „Revolucioni Shafran“?
Në 15 gusht të vitit 2007 pushtetet në Birmani papritmas i rrisin çmimet e naftës (në disa raste, madje, edhe për 500%). Kjo rritje ndjeshëm e keqëson fuqinë ekonomike të birmanezëve. Disa ditë pas rritjes së çmimeve shpërthen protesta e parë, e organizuar nga ana e liderëve studentorë, të cilët së shpejti burgosen. Në protesta përfshihen rreth 10.000 kallugjerë budistë, të cilët protestojnë në vende të ndryshme të vendit. Ushtria i ngulfat protestat, duke i rrahur dhe burgosur ata. Mijëra kallugjerë dhe demonstrantë burgosen dhe rrihen. Junta bën hulumtimin dhe zhvillon procese gjyqësore për civilët e robëruar dhe i gjykon duke i dënuar me burg shumëvjeçar.
7. Çka është “Zëri demokratik i Birmanisë”?
Zëri demokratik i Birmanisë (The Democratic Voice of Burma, DVB) është stacion televiziv dhe i radios, i themeluar në vitin 1992 nga ana e refugjatëve birmanezë në Oslo. Qëllimi i DVB-së është birmanezëve t’u sigurojë informacione për ngjarjet në Birmani dhe jashtë saj, informacione që nuk janë të lejuara ose janë të mbuluara nga ana e juntës ushtarake. DVB punon në këtë mënyrë: aparatura teknike e reporterëve tinëz futet në Birmani, materiali i incizuar i tyre tinëz nxirret nga Birma në DVB në Oslo, prej ku emetohet prapa në Birmani, në radion dhe televizionin e tyre. DVB është e themeluar nga ana e organizatave të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare. Gjatë kohës së „revolucionit Shafran“ për DVB tinëz punojnë rreth 40 reporterë në Birmani. Siç 79
shihet në fund të filmit, disa prej tyre janë arrestuar dhe burgosur. Xhoshua dhe 80 reporterë tjerë guximtarë arrijnë t’u ikin arrestimeve, duke udhëtuar mes Birmanisë dhe Tajlandës. Ata ende punojnë për DVB dhe transmetojnë informacione të vlefshme për gjendjen në vend.
8. Çka do të thotë fjala vixhej në titullin e filmit?
Vixhej është shkurtesë për video-gazetar. Video-gazetaria është formë e gazetarisë që shfrytëzon video-incizime të krijuara nga vetë gazetarët.
9. Çka bën bashkësia ndërkombëtare që t’u ndihmojë qytetarëve të Birmanisë?
Birmania është vënë në agjendën e Kombeve të Bashkuara në vitin 2006 për shkak të thyerjeve prej saj të të drejtave të njeriut, të numrit të madh të refugjatëve, prodhimit të substancave narkotike dhe trafikimit të tyre, si dhe shpërndarjes së pakontrolluar të HIV- virusit dhe sidës, si dhe të sëmundjeve tjera infektuese. Ajo ende është pjesë e agjendës së KB. Mirëpo, mbështetjen që pushteti në Birmani e merr nga ana e Kinës i pamundëson orvatjet e KB të ushtrojnë presion më të madh ndaj gjeneralëve. Bashkimi Evropian në vitin 1990 shpalli embargo për armë, kurse në vitin 2007 edhe embargo ekonomike për Birmaninë. Me këto embargo vendet-anëtare të BE obligohen që nuk do të shesin ose nuk do të blejnë armë, se nuk do të importojnë drurë dhe gurë të çmueshëm nga Birmania dhe se nuk do të tregtojnë me kompani të caktuara. Ato gjithashtu obligohen se nuk do t’u japin viza për hyrje në BE gjeneralëve ushtarakë dhe familjeve të tyre. Mirëpo, embargoja ekonomike nuk vlen për naftën dhe gazin natyror, që i mundësojnë regjimit të krijojë mjaft profit. Në prill të vitit 2012 BE arriti ta suspendojë embargon ekonomike për një vit, si përkrahje për regjimin „e zbutur“ politik në Birmani. Deri në maj të vitit 2012 SHBA i ndaloi të gjitha investimet e reja në Birmani dhe parapanë sanksione për përfaqësuesit e regjimit në Birmani dhe bashkëpunëtorët e tyre afaristë. Por, pas modernizimit të regjimit, SHBA i suspendoi sanksionet kundër investimeve në Birmani. Roli i vendeve kufitare në Birmani është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Kina i jep përkrahje të rëndësishme juntës ushtarake, shkaku se janë biznis-partner i saj në furnizimin me naftë dhe gaz natyror. Numri më i madh i shkeljeve të të drejtave të njeriut në Birmani nga ana e Kinës janë karakterizuar si „punë e brendshme“, me të cilat vetë vendi duhet të merret. Edhe pse shumica e vendeve dhe organizatave ndërkombëtare e kritikojnë regjimin ushtarak në Birmani, megjithatë mungon strategjia ose udhëzimi i përbashkët global. Pothuajse të gjithë faktorët ndërkombëtarë janë të prirur kah marrja e pozicioneve „të buta“. Pas modernizimit të regjimit politik, pothuajse të gjithë faktorët ndërkombëtarë nuk rekomandojnë dhe nuk përkrahin ndryshime radikale, por për qëndrimin e tyre shprehen se do të presin të shohin se si do të zhvillohet situata.
80
Botues: MakeDoks
Për botuesin: Kirijana A. Nikolloska Autor: Sasho N. Alushevski
Redaktorë: Kirijana A. Nikolloska dhe Sasho N. Alushevski
Koordinator i projektit „Një botë në shkolla“: Katerina Mejdiakova Përkthimi në shqip: Visar Zejnullahu
Zgjedhja e filmave: Petra Selishkar, Brand Ferro, Kirijana A. Nikolloska, Sasho N. Alushevski Përkthimi i filmave: Petrula Veljanovska dhe Besmire Adili Disenji grafik: Anastasia Popovska Shtypi: Koma Tirazhi: 200
CIP - Каталогизација во публикација Национална и универзитетска библиотека “Св. Климент Охридски”, Скопје 373.5.091.3:791.229.2(035)
АЛУШЕВСКИ, Сашо Н. Македокс во училница : креативни документарни филмови во образованието / [Сашо Н. Алушевски]. - Скопје : Македокс, 2013. - 68, 74 стр. ; 30 см Текст на мак. и алб. јазик. - Фусноти кон тексто. - Содржи и: Makedoks në mjësonjëtore : filma dokumentarë kreativë në arsim
ISBN 978-608-65309-3-8 I. Alushevski, Sasho N. види Алушевски, Сашо Н. а) Документарен филм - Средно образование - Наставни методи - Прирачници COBISS.MK-ID 93468682 81