MakeDoks në mësonjëtore 2/МакеДокс во училница 2 - верзија на албански/MakeDox in clasroom 2 - alb.

Page 1

Programi arsimor – MakeDoks në mësonjëtore contact@makedox.mk www.makedox.mk Projekti është realizuar me mbështetjen e:

1


2


PËRMBAJTA ME BIÇIKLETË 6 IMIGRANTËT DIGJITALË

20

FILMI I ZI 28 MBETJE NJERËZORE

36

DIÇKA PËR JETËN 48 SIDOQOFTË KOHA

53

VARIÇELA 62 (JASHTË)TOKËSORI LI

68

STUDANTS 75

3


4


Derisa e përgatisnim doracakun e parë MakeDoks në klasë në vitin 2012, ishim me ambicie që të depërtojmë te disa mësimdhënës nga lënda e sociologjisë dhe e arsimit qytetar dhe konsideronim se do të kishte qenë me sukses po qe se kishim edhe 20-30 mësimdhënës, të cilët do të ishin të interesuar për zbatimin e qasjes që ofronim. Mënyra se si u zhvilluan gjërat më tej, me të vërtetë e llogarisim si kompliment serioz për tërë punën tonë. Në stërvitjet që pasuan u paraqitën, dhe me sukses ato i kaluan, mbi 120 mësimdhënës nga shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë. Informata kthyese prej tyre është jashtëzakonisht pozitive. Doracaku shfrytëzohet edhe pas disa viteve nga botimi i tij, mësimdhënësit i vlerësojnë filmat dhe aktivitetet e ofruara si shumë të dobishme dhe edukative, si shumë mirë të pranuara nga nxënësit. Gjithashtu, shpesh marrim kërkesa nga kolegë të tjerë, të cilët ligjërojnë lëndë të tjera, për të përpiluar doracak të ngjashëm për lëndët e tyre. Gjithë këtë e konsiderojmë si nxitje serioze për punë të mëtejshme. Ndërkohë, shumë gjëra ndryshuan. Dokumentaristika kreative në botë, por, për gëzimin e përgjithshëm, edhe te ne, bëhet gjithnjë e më e popullarizuar. Kështu që, në këtë doracak kemi edhe tre filma të rinj, të vendit!

Ky doracak nuk e ka për qëllim që ta zëvendësoj atë të mëparshmin, por është një ngritje e mëtejshme e llojit të vet, e atij të mëparshmit. Nuk e zëvendëson, por pritet që të ofrojë zgjedhje më të pasur për trajtimin e temave/qëllimeve arsimore gjegjëse. Sipas përvojave të gjertanishme, shumë rrallë janë shfrytëzuar aktivitetet që ishin ofruar për 90 minuta, për të ashtuquajturat orë “bllok”, prandaj vendosëm që mos e ngarkojmë këtë doracak me aktivitete të tilla. Ndërkohë, pamë që mësimdhënësit që janë të interesuar për shfrytëzimin e doracakut janë të motivuar mjaftueshëm, dhe gjithsesi të shkathët, vetë të mendojnë aktivitete autentike – jemi më komod t’ua japim atë liri që nga fillimi. Doracaku i parë është më i strukturuar, me qëllim që t’ua lehtësoj punën mësimdhënësve. Këtë herë, mbi bazë të përvojës së gjertanishme, aktivitetet kanë strukturë më të lirë, për shkak se pamë që mësimdhënësit pothuajse gjithnjë kishin nevojë që, organikën pjesërisht rigjide dhe të përgjithësuar të gjërave në doracakun e mëparshëm, ta ndryshojnë dhe ta përshtatin në kontekstin konkret. Këtë herë, sërish ofrojmë strukturë, por theksojmë se ajo është vetëm orientim, kahe e mundshme, bazë mbi të cilën mund të strukturohet ora, por jo dhe domosdo. U bindëm se atë që e supozonim në doracakun e mëparshëm, se edhe pse filmin e trajtojmë si vegël për arritjen e qëllimeve arsimore, vetëm për vetëm është medium i fortë dhe pa marrë parasysh mënyrën me të cilën punohet në të, boll mirë, më shpesh, e trajton temën dhe ka “efekte” edhe pas përfundimit të orës. Prandaj, këtë herë theksi më shumë ka rënë te vetë filmat. Kështu, në këtë doracak janë përfshirë filma “më të guximshëm”, më kontrovers, me pritje se kjo do t’u shërbejë tashmë mësimdhënësve të ushtruar, të cilët kanë nevojë për përmbajtje “më ambicioze”. Gjithsesi, kjo nuk vlen për të gjithë filmat dhe dallon në klasa/kontekste të ndryshme.

Sigurisht, thelbi i qasjes sërish është i njëjtë – të ofrojmë një vegël tjetër, që është më ndryshe, ndoshta më kreative, për arritjen e qëllimeve arsimore, qasje e cila më lehtë i shpjegon, i pasqyron gjërat, më lehtë depërton te një numër më i madh nxënësish. Theksi kyç është që të ofrohen aktivitete të cilat do të ofrojnë shikim alternativ të gjërave, që do të provokojnë diskutime, paraqitje të mendimeve të ndryshme, që do të nxisin zhvillimin e shkathtësive për të menduarit kritik të gjërave. Por, gjithashtu, të ngushëllihet, të vegimohet...

5


ME BIÇIKLETË! Filmi dhe aktivitetet e ofruara mund të jenë të dobishme gjatë lëndëve: sociologji, arsim civil dhe kulturë qytetare, për t’u mbuluar qëllimet gjegjëse, si për shembull: grupet shoqërore, interaksioni shoqëror, ndryshimet shoqërore, kriza ekologjike, të drejtat dhe përgjegjësitë civile, politika dhe të drejtat e njeriut, mbrojtja e ambientit njerëzor, ideologjia në shoqëri moderne, veprimi kolektiv dhe lëvizjet sociale, lëvizjet e reja sociale, si dhe në aktivitetet projektuese: paqe, tolerancë dhe mbrojtje gjatë kërcënimeve dhe rreziqeve, vlerat themelore, sikundër dhe për qëllime të shumta nga aktivitetet projektuese: Jeta urbane dhe Kultura e të jetuarit të shëndetshëm.

1

FILM:

ME BIÇIKLETË, Maqedoni, 2015, 16 min. Regjia: Gorjan Atanasov (Горјан Атанасов)

INFORMACIONE PËR FILMIN

Gorjan Atanasov është montazhist filmi dhe montazhist TV. Ka diplomuar për montazh filmi dhe montazh televizioni në Fakultetin e Artit të Dramës në Shkup. Deri në botimin e doracakut (viti 2017) ka punuar në disa filma artistikë të shkurtër dhe filma dokumentarë, si dhe në disa spote muzikore, ndërsa në të ardhmen thotë se planifikon t’i përkushtohet dokumentaristikës. Për punën e vet thotë si në vijim: Të kesh pasion në jetë, është punë shumë e rëndësishme për çdo njeri, por kur ky pasion kalon në nxitje të proceseve shoqërore dhe kulturore, atëherë ky pasion bëhet i rëndësishëm edhe për të tjerët në shoqëri. Filmi Me biçikletë flet mu për një tregim të tillëdisa personazhe që ndajnë të njëjtin pasion për çiklizmin nisin një lëvizje të quajtur “Masa Kritike”, e cila lëvizje për disa vite me sukses sjell ndryshime për të cilat shoqëria ka nevojë.

6


INFORMACIONE QË MUND TË JENË TË DOBISHME: Filmi është tregim për një grup njerëzish urbanë prej profileve nga më të ndryshmeve, të cilët i bën bashkë vetëm pasioni për të ngarë biçikletën. Ata me përkushtim na e përcjellin anën e bukur të ngasjes së biçikletës, të gjitha përparësitë dhe përshtatjet, por dhe sfidat e shumta me të cilat ata ballafaqohen gjatë përpjekjeve për të depërtuar në xhunglën e komunikacionit të kryeqytetit tonë. Filmi është i thjeshtë dhe i afërt për publikun tonë, gjë që mund të japë më shumë përparësi. Nxënësit më lehtë do ta identifikojnë vetveten në kontekstin e dhënë, mund t’i shqyrtojnë gjërat nga një perspektivë tjetër dhe ndoshta disa prej tyre do të nxiten që edhe vetë ata të xhirojnë film për diçka që është me rëndësi për rrethinën e tyre. Në përgjithësi, ngasja e biçikletës llogaritet si aktivitet nga i cili kemi dobi të pakrahasueshme, të shumanshme. Kërkon përpjekje relativisht të vogël, në krahasim me aktivitetet tjera “sportive”. Mund të praktikohet paralelisht, derisa kryhen obligime të tjera. Është pa pagesë, pas investimit të parë për t’u pajisur me biçikletë. Mund ta praktikojë një numër më i madh i popullatës. Nuk shkakton ndotje, ndërsa aspektet pozitive ndaj shëndetit janë si rrallë te ndonjë aktivitet tjetër. Si shembull do të japim këtë në vazhdim: Hulumtimi i bërë me çiklistë nga Danimarka, tregon se burrat që ngasin shpejt dhe me intensitet të fuqishëm jetojnë 5,3 vite më gjatë, ndërsa burrat që ngasin me shpejtësi normale jetojnë thuajse për 3 vite më gjatë nga ata që ngasin ngadalë. Për gratë çikliste hulumtimet thonë se ato që ngasin shpejt jetojnë thuajse 4 vjet më gjatë nga ato që ngasin ngadalë, ndërsa ato që ngasin normalisht jetojnë 2,2 vjet më shumë prej tyre.

Këtë hulumtim e ka bërë profesor Piter Shnor nga Këshilli Evropian për Kardiologji, i cili ka bërë krahasimin e shëndetit të çiklistëve nëpërmjet rezultateve të tyre nga ngarja. Çiklizmi është treguar si sport i cili zvogëlon normën e vdekshmërisë në tërësi, ndërsa më e theksueshme ka dalë tek ulja e sëmundjeve koronare të zemrës. Sipas rekomandimeve më të reja, aktiviteti fizik për më së paku 30 minuta për çdo ditë e zvogëlon rrezikun nga probleme me zemrën. Pjesët tjera të përparësive nga ngarja e biçikletës mund të shihen në materialet e punës. Por, çiklizmi në këtë film mund të jetë vetëm paradigmë ose platformë për fenomenet e shumta shoqërore – për atë se si është organizuar shoqëria bashkëkohore, për vlerat njerëzore me themel, për grupet formale dhe joformale.

7


Paraqet mundësi dhe kompetencë për aksion. Aktivizëm, vetorganizim dhe të ngjashme. Mund të jetë edhe aktivitet i shkëlqyer në rast se doni t’i nxisni nxënësit tuaj për ndonjë lloj aktivizmi.

Ndoshta do të mund të shfrytëzohen me vëmendje resurset nga faqet https:// archiveguide.witness.org/ http://www.epolitics.com/2015/12/22/new-digital-organizing-tools-foractivists-worldwide/ http://www.patagonia.com/product/tools-for-grassroots-activistspaperback-book/BK740.html Në film është treguar për lëvizjen Masa kritike. Ata për vete thonë si në vijim: Çfarë është masa kritike? Masa kritike është ngarja e biçikletës! Krijohet kur grupi i çiklistëve tubohet në një vend dhe së bashku ngasin nëpër rrugët e qytetit të tyre. Masa kritike nuk ka udhëheqje. Kjo është ngarje ku askush nuk është kryesor. Secili është përgjegjës për vete dhe për masën.

Fillimet e Masës kritike Ngarja e parë e “Masës kritike” ndodhi në shtator të vitit 1992 në San Francisko dhe në të morën pjesë 48 çiklistë. Ngarjet për çdo muaj të ardhshëm morën masivitet më të madh prej rreth 75%. Kështu, në fillim të vitit 1993 ka pasur 500 çiklistë dhe ngjarja u bë e njohur në mesin e çiklistëve të qytetit, edhe pse pushtetet qytetëse ende nuk e kishin regjistruar ekzistimin e ngarjeve. Disa muaj më vonë, banorë të qyteteve të tjera filluan të organizojnë Masën kritike. Të njëjtin vit, policia e San Franciskos bashkë me kryetarin e qytetit i vërejtën ngarjet dhe gjetën mënyra se si t’ia bëjnë me to. Në qershor të vitit 1997, kryetari i ri i qytetit adresoi një kritikë publike ndaj pjesëmarrësve, gjë që motivoi për ngarjen e madhe në korrik të 1997, e cila shkaktoi edhe trazira policie.

Tregimi për emrin Emri “Masa kritike” është marrë nga filmi dokumentar për çiklizëm i Ted Vajt (Ted White) „Return of the Scorcher” (1992) - “Kthimi i biçikletës” (Scorcher është sleng – emër për biçikleta që nga shekulli 19). Në film Xhorxh Blis (George Bliss) përshkruan skenë tipike në Kinë, ku çiklistët nuk mund të kalojnë udhëkryqin për shkak se ka shumë automjete, ndërsa nuk ka semaforë. Dalëngadalë shumë e më shumë çiklistë mblidhen duke pritur për ta kaluar

8


udhëkryqin, e atëherë kur ka numër të mjaftueshëm prej tyre, të masës kritike, siç e quan Blis, falë numrit të shumtë të tyre ata mund të depërtojnë në rrugë.

20 vite më vonë Sot, Masa kritike organizohet në mbi 300 qytete nëpër botë. Nuk ka liderë, nuk ka organizim formal, vetëm masë kritike të çiklistëve. MK më masive është mbajtur në Budapest, Hungari, në vitin 2008, kur morën pjesë 80.000 çiklistë. Zakonisht, masa kritike mbahet një herë në muaj, edhe atë më së shpeshti të premten e fundit të muajit. Cila është filozofia? Si duket ngarja? Sa pjesëmarrës ka? Masa kritike dallon nga qyteti në qytet nga aspekti i masivitetit, (mos) respektimi i rregullave të komunikacionit, interaksioni me ngasësit dhe nga intervenimet e policisë. Kështu, nëse doni të dini më shumë për masën kritike, duhet ta shihni edhe kuptimin lokal. Masën kritike në Shkup e organizon shoqata Me biçikletë: “Me biçikletë” është grup joformal çiklistësh shkupjanë, fillimisht i formuar nga rrjetet sociale. Qëllimi i “Me biçikletë” dhe i organizimit të Masës kritike në Shkup është popullarizimi i biçikletës si mjet transporti urban. Masa kritike në Shkup mbahet çdo të mërkurën e fundit të muajit. Ora ndryshon varësisht nga pjesa e vitit. Zakonisht ora e fillimit është 17:30, përveç në verë, atëherë kur është 19:00.

Të gjithë janë të mirëseardhur, përderisa e respektojnë udhëzimin për pjesëmarrje. Si të nis masë kritike në qytetin tim? Për këtë gjë ka faqe të veçantë me udhëzim. (udhëzimi është edhe te linku, prej ku është marrë teksti për masën kritike: http://natochak.blogspot.mk )

Vlen të përmendet se në këtë moment (janar 2017) në masë të madhe, për shkak të veprimit të Masës kritike dhe iniciativave të ngjashme, në disa pjesë të Shkupit infrastruktura e çiklizmit theksueshëm është përmirësuar.

9


AKTIVITET: TREGIME TË VOGLA QËLLIMI: • NJOHJA ME ANËT POZITIVE TË AKTIVITETEVE FIZIKE DHE NË VEÇANTI ME ÇIKLIZMIN, SI FENOMEN URBAN BASHKËKOHOR • NGRITJA E QËNDRIMIT AKTIV NDAJ SFIDAVE NË RRETHINËN E TYRE MATERIALE: • FLETË PUNE: NGARJA ME BIÇIKLETË...

• MATERIAL PUNE: E VËRTETË APO SFIDË AKTIVITET HYRËS (10-15’): Nxënësit ndahen në katër grupe. Secili grup duhet të përzgjedhë 5 deri 7 pohime për çiklizmin, për të cilat mendojnë se për ta janë më të rëndësishme. Nëse mendojnë se ndonjë pohim është i pavërtetë, ta veçojnë anash. Pastaj, çdo grup referon për përzgjedhjen që ka bërë. Pastaj, secilit grup i jepet nga një shembull nga materiali i punës: E VËRTETË OSE SFIDË, për ta shqyrtuar dhe për ta krahasuar, nëse kanë pasur pohime të cilat u janë dukur si të pasakta. PROJEKSIONI I FILMIT: ME BIÇIKLETË (16’)

10


BISEDË RRETH FILMIT (10-15’) • Çfarë mendoni për filmin?

• A nget ndonjëri prej jush në mënyrë aktive biçikletë? • A hasni në sfida të ngjashme?

• A gjetët diçka në film që për ju personalisht është me rëndësi? • Për çka flitet në film?

• Cilat probleme të jetesës bashkëkohore paraqiten në film? • Cilat vlera promovohen në film?

• Çfarë stili jetese nënkupton ngarja e biçikletës? Cilat janë dobitë nga ngarja e biçikletës në nivel personal dhe atë shoqëror?

• Çfarë mendoni për lëvizjen “Masa kritike”? • Përse quhet ashtu? Çfarë duan të arrijnë? • Sa ka domethënie ajo që ata bëjnë? Pse?

• A ka ndonjë lloj problemi në rrethinën tuaj për të cilat mendoni se është e mundur të bëni aksion të ngjashëm? Cilat janë ato probleme? Pse? Si?

Pyetjet e lartpërmendura janë vetëm kahe të mundshme për diskutim. Mësimdhënësi, sidoqoftë, pritet që t’i përshtat në kuadër të kontekstit, qëllimit dhe kërkesës së dhënë nga ora konkrete.

11


FLETË PUNE: NGARJA E BIÇIKLETËS... Zgjidhni prioritete, nga pasojat e mundshme nga ngarja e biçikletës. 1. DO TË MBËRRISH MË SHPEJT

16. I IK NDOTJES

2. DO TË FLESH NË GJUMË TË THELLË DHE MË KUALITATIV

17. NGARJA E BIÇIKLETËS DO TË THOTË MË SHUMË THËRRMOKULLA DHE ËMBËLSIRA PA E VRARË NDËRGJEGJEN

3. DO TË DUKESH MË MIRË

18. MUNDËSON KËQYRJE KREATIVE

4. E NXIT PUNËN E ZORRËVE

19. PËRMIRËSON KONDICIONIN PA SHUMË MUND

5. TË BËN MË TË MENÇUR

20. SHKRIN MË SHUMË YNDYRA

6. PËRMIRËSON IMUNITETIN E PËRGJITHSHËM

21. JEP NDJESI TË MREKULLUESHME TË LIRISË

7. E ZGJAT JETËN 8. I NDIHMON PLANETIT 9. E PËRMIRËSON JETËN SEKSUALE

12

22. DO TË NDIHESH E LUMTUR/I LUMTUR

23. TË ÇLIRON NGA STRESI 24. JENI TË LODHUR? HIPINI BIÇIKLETËS!

10. E MBRON ZEMRËN

25. KALON KOHË KUALITATIVE ME...

11. SHEFI DO T’JU ADMIROJ!

26. DJEG KALORI DHE I TONIFIKON KËMBËT

12. MBRON NGA KANCERI

27. E KONTROLLON APETITIN

13. ZVOGËLO PESHËN ME NGARJE TË BIÇIKLETËS

28. I MBRON NYJAT

14. DO TË KESH MË SHUMË PARA

29. SHKAKTON VARËSI

15. E PËRMIRËSON PUNËN E ORGANEVE TË FRYMËMARRJES

PLOTËSO


MATERIAL PUNE: E VËRTETË APO SFIDË 1. Do të mbërrish më shpejt Ndoshta kjo nuk vërehet në vende më të vogla, por më shpesh kjo është e vërtetë, veçanërisht nëse merret parasysh koha për të gjetur vend për parkim, pritjet nëpër semaforë, pagimi i parkingut. Sipas një hulumtimi britanik, nëpër qytetet e mëdha shpenzohet dy herë më pak kohë për të njëjtin destinacion me biçikletë sesa me automjet. Bile, edhe në qytetet me numër më të vogël të banorëve dhe me më pak rrëmujë, në përgjithësi më shpejt arrihet me biçikletë sesa me automjet. Gjithsesi, kjo vlen edhe për vendbanimet më të mëdha në Maqedoni. 2. Do të flesh në gjumë të thellë dhe më kualitativ Ngarja e biçikletës në mëngjes menjëherë do të kthjellë, por edhe do të ndihmojë që të flesh më lehtë dhe të kesh gjumë më kualitativ gjatë natës. Në një hulumtim të bërë nga Stanford University School of Medicine, i kanë porositur njerëzit që kanë problem me gjumin që të ngasin biçikletë 20-30 minuta gjatë ditës. Rezultatet thonë se koha që u është nevojitur për t’i zënë gjumi është zvogëluar për gjysmë, ndërsa e kanë vazhduar gjumin për një orë. Ngarja e biçikletës ju furnizon me energji gjatë ditës dhe njëkohësisht garanton se do të flini si bebe gjatë tërë natës. Gjumi kualitativ është një nga faktorët kyç për trup dhe mendje të pushuar, pamje të freskët dhe çlirim nga kilogramët e tepërt. 3. Do të dukesh më mirë Ngarja e biçikletës thjesht do t’ju bëjë që të ndiheni dhe të dukeni më të rinj, jo vetëm në aspektin shpirtëror, por edhe në atë bazë, për shkak se e rigjeneron lëkurën dhe tërë trupin. Lëkura shtrëngohet, nuk dalin rrudhat. 4. E nxit punën e zorrëve Është vërtetuar se ngarja e biçikletës e përmirëson punën e sistemit të tretjes, e përmirëson jashtëqitjen dhe punën e zorrëve. E zvogëlon ndjesinë e të qenit i fryrë dhe ndihmon në mbrojtjen nga kanceri në zorrë. 5. Të bën më të mençur Dëshiron shndritjen e masës së hirtë të trurit? Hipi biçikletës. Hulumtimet nga Universiteti i Ilinois-it thonë se 5% përmirësim të qarkullimit nga ngarja e biçikletës rezulton me 15% përmirësim të testeve mentale. Kjo ndodh për shkak

13


se ngarja e biçikletës ndihmon në formimin e qelizave të reja në hipokampus – pjesën e trurit e cila është përgjegjëse për mbajtje mend, e cila zvogëlohet me kalimin e të 30-tave të jetës. “Mjegullimi” i trurit menjëherë pas zgjimit në mëngjes shumë lehtë mund të kthjellohet pas disa minutave të ngarjes së biçikletës. Rrotullimi i pedaleve e përmirëson dukshëm qarkullimin e gjakut nga këmbët deri te truri, me çka ndikon në punën e trurit në koncentrim. Derisa nget biçikletën mund të vësh rregull edhe tek mendimet dhe e/i qetë të arrish në destinacion. 6. Përmirëson imunitetin e përgjithshëm Ashtu si dhe aktivitetet tjera fizike mesatare, edhe ngarja e biçikletës i bën qelizat më aktive, me çka bëhen më të përgatitura për t’i luftuar infeksionet. Me atë që shumë shpesh nuk kemi kohë/dëshirë për aktivitete të tjera, për të cilat duhet përkushtim për kohë të veçantë, me biçikletë mund të ushtrosh në të njëjtën kohë kur shkon në shkollë, në punë ose në kinema... 7. Jeton më gjatë Hulumtimet te binjakët e së njëjtës vezë thonë se, bile, edhe ekuivalenti i tre ngarjeve nga 45 minuta të biçikletës brenda javës të bën nëntë vjet “më të ri biologjikisht”, pa dallim të faktorëve të tjerë, siç janë masa trupore dhe/ose pirja e duhanit. Qarkullimi dhe imuniteti përmirësohen dukshëm dhe trupi ka imunitet shumë më efikas dhe më lehtë rigjeneron qeliza të reja.

8. I ndihmon planetit Njëzet biçikleta mund të parkohen në hapësirë që zë një automjet. Po të krahasohet me krijimin e një automjeti, vetëm 5% e materialit, e kohës dhe e energjisë janë të nevojshme për t’u bërë një biçikletë, që biçikleta të rezultojë me 0% ndotje. Ndërrojeni automjetin tuaj me biçikletë çdoherë kur keni mundësi. Jini shembull për bashkësinë tuaj me përdorimin e këtij mjeti transportues alternativ. Do t’i bëni nder ambientit jetësor me atë që do të kontribuoni në zvogëlimin e ndotjes së ajrit. Krahas kësaj, do të kurseni kohë dhe para gjatë transportit nga njëri lokacion te tjetri, duke i ikur rrëmujës në komunikacion. 9. E përmirëson jetën seksuale Sjellja e trupit në top-formë me ndihmën e biçikletës, jo vetëm që ju mundëson të ndiheni më mirë dhe jo vetëm që e rrit vetëbesimin, por e balancon edhe nivelin e hormoneve mashkullore dhe femërore në organizëm.

14


Edhe pse pjesa më e madhe e hulumtimeve thonë se aktiviteti fizik është në lidhje direkte me endorfinet, prapëseprapë, pa dyshim ndikon edhe te hormonet, siç është testosteroni. Gratë që janë në formë të mirë fizike e shtyjnë menopauzën. “Ajo që është mirë për zemrën tuaj, është e mirë edhe për jetën tuaj seksuale.” 10. E mbron zemrën Është vërtetuar se vozitja biçikletë zvogëlon rrezikun nga sëmundje kardiovaskulare. Ky aktivitet argëtues fizik do të kujdeset që ta zvogëloni rrezikun nga paraqitja e sëmdjeve të ndryshme, siç janë komplikime me zemrën, dijabet i tipit 2 ose kancer. E stabilizon shtypjen e gjakut dhe dukshëm i zvogëlon shanset për përjetim të sulmit në zemër. Vozitja e biçikletës paraqet “ushtrim” komplet për zemrën tuaj, për enët e gjakut dhe për mushkëritë e bardha.

11. Shefi do t’ju adhurojë! Një hulumtim i bërë te 200 njerëz ka treguar se të punësuarit që kanë ardhur me biçikletë në punë, ose që i kanë grahur gjatë kohës së pauzës, kanë shfaqur motivim dhe arritje theksueshëm më të larta në vendin e punës, i kanë kryer obligimet në kohë dhe kanë pasur rezultate më të mira me menaxhimin e stresit. Gjithashtu, kanë pasur raporte shumë më të mira me të punësuarit tjerë. E kjo nuk vlen vetëm për shefin, por edhe për shoqërinë dhe bashkënxënësit - pa vënë re fare do të bëheni më i dashuri në shoqëri vetëm për shkak të buzëqeshjes tuaj, e cila vjen natyrshëm nga grahja e biçikletës.

12. Mbron nga kanceri Ka shumë dëshmi se çdo aktivitet fizik ndihmon si mbrojtje kundër kancerit, por ka hulumtime që thonë se ngarja e biçikletës në veçanti është e mirë për mbajtjen e qelizave në gjendje të mirë. Një hulumtim i bërë te gratë thotë se ato që më shpesh kanë ngarë biçikletë e kanë zvogëluar rrezikun nga kanceri në gji për 34%. 13. Zvogëlo peshën me ngarjen e biçikletës Ngarja e biçikletës është një nga mënyrat më efikase të djegies së kalorive. Gjithashtu, dukshëm është më e lehtë nga, për shembull, xhogimi, që di të jetë në veçanti i vështirë kur njeriu ka më shumë kilogramë. Njeriut me peshë të madhe trupore në veçanti i rëndojnë gjunjët, nyjat dhe kurrizi. Te biçikleta, pjesën më të madhe të barrës e merr karrigia, kështu që skeleti juaj nuk ngarkohet.

15


14. Do kesh më shumë para Krahas përparësive të dukshme, siç është ajo që nuk paguan transport, këtu janë edhe kursimet “e fshehta”. Shpenzon më pak para për barna, për shkak se sëmuresh më pak. Biçikleta është pakrahasueshëm më e lirë për mirëmbajtje sesa automjeti. Zvogëlon apetitin dhe shpenzon më pak para për thërrmokulla dhe në përgjithësi për ushqim, ndërsa zvogëlimi i peshës trupore është i lidhur në mënyrë direkte me kursimin në mënyra të ndryshme. Numrat thonë se me rritjen e një njësie në masë trupore, rriten shpenzimet e jetesës për 8%.

15. E përmirëson punën e organeve të frymëmarrjes Pa shumë hamendje, derisa e ngitni biçikletën mushkëritë e bardha janë më të angazhuara! Të rriturit mesatarisht shfrytëzojnë 10 herë më shumë oksigjen nga sa shfrytëzojnë derisa rrinë ulur ose shohin televizion. Por, ngarja e rregullt e biçikletës, me kalimin e kohës, i mundëson punë më të mirë zemrës dhe organeve të frymëmarrjes në përgjithësi që ta sjellin oksigjenin ashtu siç duhet, gjë që, nga ana tjetër, do të thotë se çdo ngarje e radhës bëhet ende më e lehtë.

16. I ik ndotjes Paragjykimi i shpeshtë është se çiklistët nëpër qytetet e mëdha thithin ajër më të ndotur nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion. Imperial College London ka bërë hulumtimin, ku shihet se personat që kanë udhëtuar me taksi thithin rreth 100.000 PM grimca në centimetër kub në mushkëri të bardha, ata që kanë udhëtuar me autobus, kanë thithur diçka nën atë vlerë, ndërsa personat me automjete personale kanë thithur rreth 40.000. Çiklistët, nga ana tjetër, kanë qenë të eksponuar ndaj 8.000 PM grimcave në centimetër kub, për shkak se nuk ngasin direkt në rrugë, nuk ngasin pas vijës së gazrave të liruar dhe shpesh shkojnë nëpër rrugë të shkurtra, ku nuk ka edhe aq komunikacion.

17. Ngarja e biçikletës do të thotë më shumë thërrmokulla dhe ëmbëlsira pa të hëngër ndërgjegjja Konsumimi i shtuar i kripës është rekomandim i rrallë i mjekëve, por nëse ngitni biçikletë disa ditë me intensitet më të lartë, kjo është mu ajo që duhet bërë. Kjo ju jep arsyetim të përkryer që të qeraseni me çips dhe me ushqime të tjera të shëllirta, të cilave normalisht ndoshta do t’u iknit. Natriumi në to ju ndihmon që trupi juaj të mbrohet nga hiponatremia, gjendje e shkaktuar nga pirja e tepruar e ujit pa natrium të mjaftueshëm, gjë që mund të shpie deri tek çorientimi, edhe më keq, ndonjë sëmundje. Por, nëse ju hahet diçka me kripë, më mirë zgjidhni kikirika ose diçka më të shëndetshme se çipsi.

16


18. Mundëson këqyrje kreative Shkrimtarë, muzikantë, aktorë, piktorë dhe krijues të tjerë shpeshherë përdorin ushtrime fizike që ta tejkalojnë bllokadën mentale dhe/ose që të marrin vendim. Ndërkaq, ngarja e biçikletës edhe në këtë rast, në veçanti, është e vyeshme, për shkak se ngarja bëhet në ambient të hapur, më shpesh në natyrë, ose të paktën në park. Mendimet për një çast fluturojnë dhe/ose mendja qetësohet dhe shpesh gjërat mund të shihen nga një perspektivë tjetërfare. 19. Përmirësoje kondicionin pa shumë mund As nuk është e rëndë, as nuk paguan për ushtrime, as nuk është ambient i mbyllur dhe, kur të duash, me kë të duash mund të bëhet; ndërkaq, përfitimet janë sikur nga programet më të mira dhe më të shtrenjta për ushtrime.

20. Shkrin më shumë yndyra Dihet se ngarja e biçikletës është një nga mënyrat më efikase për t’u shkrirë yndyrat e grumbulluara në trup. Por, ajo që dihet më pak është se ky proces nuk ndodh vetëm gjatë kohës së ngarjes, por mund të vazhdojë edhe disa orë pasi të kemi mbaruar me të. Bile, edhe 30 minuta ngarje mund të nxisë proces të shpenzimit të kalorive me orë të tëra më pas. 21. Jep ndjesi të mrekullueshme të lirisë Lëvizja e lirë e shpejtë (në krahasim me ecjen), lehtësimi në lëvizje, mbështetur me tajimin e hormoneve që na japin disponim pozitiv, jep një ndjesi të mrekullueshme të paqes dhe lirisë, si asnjë aktivitet tjetër i pastër fizik.

22. Do të ndihesh e lumtur/i lumtur Vetëm 30 minuta ngarje të biçikletës në ditë janë të nevojshme për të rritur nivelin e energjisë, pa stimulans shtesë, siç janë sasi të shtuara të kafesë. Huti e shpeshtë është ajo se aktiviteti fizik do t’ju lodhë ose do t’ju shterë. Në të vërtetë, ju stimulon dhe ju jep shumë më shumë energji për aktivitetet tjera të përditshme. Ashtu si çdo aktivitet tjetër fizik, ashtu edhe ngarja e biçikletës ju plotëson me ndjenjën e të qenit të kënaqur. Liron endorfine ose hormone të lumturisë – serotonin dhe dopamin, që kontribuojnë në disponimin e përgjithshëm dhe në ndjesinë e të qenit të kënaqur dhe të lumtur. Mënyra e vetme legale dhe pa pagesë për të qenë “haj”! 23. Të çliron nga stresi Brengat dhe problemet e përditshme mund të ju shterin dhe ta rrisin nivelin

17


e stresit. Mendja dhe trupi juaj e ndjejnë këtë. Bëni vetes shërbim, nxirreni biçikletën dhe filloni ta ngitni, për shkak se vepron si terapi. Me vetë daljen në natyrë dhe në ajër të pastër, do të ndjeni çlirim instant dhe përmirësim të gjendjes suaj. Sa më shumë kënaqeni gjatë aktivitetit fizik , aq më shpejtë do të çliroheni nga stresi. Lëvizja e pedaleve do t’ju ndikojë si meditim. Plotësisht koncentrohuni në rrotullimin e drejtë dhe energjetik dhe bllokoni të gjitha mendimet negative. Biçikleta me të vërtetë është gomë magjike për të fshirë stresin dhe nervozën.

24. Jeni të lodhur? Hipini biçikletës! Tingëllon jologjikshëm, por nëse ndjeheni shumë të lodhur për të ngarë biçikletën, gjëja më e mirë që mund të bëni është – të ngitni biçikletë. Hulumtime të shumta, të bëra nga viti 1945 e këtej, tregojnë se terapia më e mirë për lodhjen, qoftë ajo lodhje fizike, e muskujve apo psikike, është mu aktiviteti fizik. Biçikleta në veçanti është ndihmesë, për shkak se është angazhim komplet i trupit dhe i mendjes, me përpjekje shumë të vogla fizike.

25. E kalon kohën kualitative me... Paraqet aktivitet të shkëlqyer social dhe familjar. Një nga gjërat më të mira te ngarja e biçikletës është fakti se mund ta praktikoni vetë, por edhe në shoqëri. Çiklizmi është aktivitet shoqëror i shkëlqyer, i cili do t’ju mundësojë shoqërim kualitativ dhe argëtues me shokët ose me anëtarët e familjes. Në veçanti, të gjithë do të jeni të disponuar për një kohë të shkurtër. Argëtimi është i pashmangshëm. Dhe, më e mira nga e gjitha – është pa pagesë. Nuk ju duhet të shpenzoni shumë para që ta plotësoni kohën tuaj të lirë me shoqëri dhe shumë argëtim. Ky është sport ku, thjesht, mund të kënaqet e tërë familja. 26. I djeg kaloritë dhe bën tonifikimin e këmbëve Ngarja e biçikletës është mënyrë e shkëlqyer që të shpenzoni shumë kalori, pa dhënë mund fizik ekstrem. Pesha juaj, rezistenca që siguron baraspeshën e biçikletës, shpejtësia me të cilën lëvizni pedalet, si dhe gjatësia e rrugës që keni zgjedhur për të ngarë atë, ndikon në numrin e kalorive të djegura gjatë ngarjes. Për shembull: Ngarja e qetë njëorëshe me biçikletë te një person me 55 kg djeg 220 kalori. Njëkohësisht, tonifikohen këmbët dhe kryqet, ndërsa me ulje të drejtë në biçikletë, aktivizohen edhe muskujt e barkut. Ngarja e forcon edhe kurrizin

18


tuaj, ndërsa me ngritje të kohëpaskohshme nga ulësja dhe me rrotullimin e pedaleve do të arrini më lehtë ta formësoni fundshpinën tuaj.

27. E kontrollon apetitin Një hulumtim i University of Surrey ka treguar se ngarja e biçikletës mund të ndihmojë në kontrollimin e apetitit. Me këtë aktivitet fizik do ta shkurtoni dëshirën për më shumë ushqim. Respektivisht, personat që kanë marrë pjesë në hulumtim kanë pasur të njëjtin kafjall të përbashkët, ndërsa pastaj janë ndarë në dy grupe. Përderisa njëri grup është ndalur të pushojë, të tjerët kanë ngarë biçikletë. Është vërtetuar se vetëm për 60 minuta ngarje aktivizohen hormone të cilat e zvogëlojnë ndjesinë e urisë, gjë që kontribuon në dukshëm më pak konsumim ushqimi dhe kalorish. 28. I mbron nyjat Ngarja e biçikletës paraqet aktivitet kardiovaskular, i cili mundëson fërkim dhe ngarkim më të vogël të nyjave, në dallim nga aktivitetet fizike siç janë aerobiku apo vrapimi. Shanset për lëndim janë minimale, duke marrë parasysh faktin se edhe ecja e rëndomtë i aktivizon më shumë gjunjët. Në rast se keni problem me gjunjët, mos dyshoni që ngarja e biçikletës është zgjidhja e vërtetë për ju. Ashtu si çdo aktivitet tjetër fizik, ashtu edhe ngarja e rregullt e biçikletës, do t’ju sigurojë lëkurë të shndritshme dhe të shtrënguar, si dhe vijë trupore tërheqëse. Fakti që vërtet do të kënaqeni derisa e ngitni biçikletën tuaj, do të shkaktojë buzëqeshje të sinqertë në fytyrën tuaj.

29. Shkakton varësi Po, ngarja e biçikletës pas një kohe të caktuar, më shpesh, shkakton varësi. Që kur do të mësoheni me të gjitha përparësitë, me ndjesinë e mirë dhe kur do ta gjeni kënaqësinë në ngarjen e biçikletës, sipas shumë çiklistëve, bëheni e/i varur përgjithmonë. E, kjo nuk është as e paligjshme, e as e dëmshme për ju. Mënyrë e lirë dhe legale për të qenë gjatë gjithë kohës “haj”!

19


XY 101000 X Filmi dhe aktivitetet e ofruara mund të jenë të dobishme në lëndët sociologji, arsim qytetar dhe kulturë qytetare; për mbulimin e qëllimeve gjegjëse, si për shembull: grupe shoqërore, interaksioni shoqëror, ndryshimet shoqërore, ideologjia në shoqëritë bashkëkohore, globalizimi, globalizimi i mediave, dimensionet, faktorët dhe pasojat nga globalizimi, globalizimi dhe mass-kultura, zhvillimi historik i shoqërive, ndryshimet shoqërore, zhvillimi i personalitetit; si dhe në aktivitetet projektuese: Kultura qytetare, Jetesa urbane dhe Kultura e jetesës së shëndetshme.

2

FILMI:

IMIGRANTËT DIGJITALË, Zvicër, 2015, 22

мин. Regjia: Denis Stafer dhe Norbert Kortman (Dennis Stauffer and Norbert Kottmann)

TË DHËNA BAZË PËR FILMIN:

Në vitin 1984 kompjuteri personal (vetor, për shërbim shtëpiak) arrin në shtëpitë e njerëzve dhe atë e kap tërë gjenerata. Vetëm ata që do të bëhen të shkathët në shfrytëzimin e teknologjisë së re kanë të ardhme. Kompjuteri e ndan shoqërinë në “Digital Natives” (term i cili vështirë mund të përkthehet në mënyrë precize në gjuhën shqipe, ndërsa togfjalëshi vjen nga “Native speakers” që shfrytëzohet për gjuhën, si me thënë, njerëzit gjuha konkrete e të cilëve është gjuhë amtare, e parë, do të thotë atyre që janë të lindur në erën digjitale, atyre për të cilët është normal ekzistimi dhe shfrytëzimi i mjeteve digjitale dhe që as që mund ta marrin me mend ekzistimin e botës ose çfarëdo lloj jete të organizuar pa telefona celular, pa kompjuterë e të ngjashme) dhe në “Digital immigrants”, imigrantë digjitalë, të tillë që janë lindur para kohës digjitale dhe të cilët duhet të mësojnë për t’i përvetësuar njohuritë dhe shkathtësitë që janë të nevojshme që të mund ta shfrytëzojnë teknologjinë. Ata janë rritur duke lexuar gazeta, duke luajtur në rrugë ose duke luajtur

20


lojëra analoge me sende të vërteta, të prekshme, me letra, që kanë shikuar lajmet dhe prognozën për motin në televizion.

Në vitin 2016 një grup i qytetarëve më të moshuar përpiqet që t’i përshtatet shpejtësisë së kompjuterizimit, me qëllim që ta gjejë veten në erën digjitale. Problemi i tyre është edhe yni: sa gjatë mund ta durojmë tempin me këtë zhvillim të shpejtë? INFORMATA QË MUND TË JENË TË DOBISHME PËR JU:

Imigranti digjital është njeriu i cili është i lindur para përdorimit të gjerë të teknologjisë digjitale. Termi imigrant digjital gjithashtu mund të përdoret për njerëzit që janë të lindur pas zgjerimit të teknologjisë digjitale, por të cilët nuk i janë ekspozuar asaj në moshën e re. Në dallim prej tyre, njerëzit nga gjenerata digjitale (burimisht, digjitalianët, po qe se e kemi patjetër ta nxjerrim një emër për ta) i janë ekspozuar dhe janë në interaksion të teknologjisë digjitale që nga mosha e tyre më e re. Përgjithësisht, mendohet se imigrantët digjitalë janë më të ngadaltë në pranimin e teknologjive të reja nga njerëzit burimisht digjitalianë. Shembull shpeshherë i shfrytëzuar është ai që imigranti digjital mund të parapëlqejë që ta printojë ndonjë tekst për ta parë ose për ta rregulluar, në vend që këtë ta bëjë në ekran.

Ndarja e njerëzve në imigrantë digjitalë dhe në digjitalianë burimorë është arbitrare dhe kontroverse. Disa imigrantë digjitalë i tejkalojnë digjitalianët burimorë në njohuri dhe në shkathtësi teknike, por ekziston besimi se ekspozimi i hershëm ndaj teknologjisë, fundamentalisht e ndryshon mënyrën se si mësojnë njerëzit (si marrin informacione, njohuri dhe shkathtësi). Vetë klasifikimi nuk është i thjeshtë as për aplikim, për shkak se përdorimi i teknologjisë digjitale nuk është shpërndarë njëkohësisht në tërë botën. Përgjithësisht, në Amerikën Veriore si vit i kthesës merret viti 1980. Njerëzit e lindur para këtij viti konsiderohen për imigrantë digjitalë, ndërsa njerëzit e lindur pas vitit 1980 konsiderohen si digjitalianë burimorë. Shumë autorë konsiderojnë se dallimi kyç midis këtyre dy kategorive të njerëzve nuk është tek shkathtësitë e shfrytëzimit të teknologjive. Shumë më tepër është tek jazi i gjeneratave, i cili është i dukshëm kur shihet se sa vështirë komunikojnë përfaqësues tipikë të atyre dy kategorive. Dallimi ose problemi kyç është tek botëshikimet e tyre, jo aq të ndryshme.

21


Mendim (ose paragjykim) i pranuar është se njerëzit nga gjenerata digjitale e shikojnë botën horizontalisht, të strukturuar në mënyrë egalitare; në vend që ta ndajnë dhe ta përjetojnë botën mbi bazë hierarkike, ata të gjithë i shikojnë si me qenë në një nivel të njëjtë. Gjerësisht i pranojnë të arriturat nga përndarja (e sendeve, ideve...) ndërmjet vete dhe kështu i fshijnë kufijtë të çfarëdo lloji qofshin ato. Janë të entuziazmuar nga vlerat. Për shkak të kësaj, ata nuk kanë besim te kulturat tradicionale dhe tek institucionet sociale, siç janë martesa, religjioni, qeveria. Më shpesh kërkojnë që të jenë të lirë (kreatorë), frilenserë (freelancer), sesa të punësuar me kufizime dhe përfitime të caktuara.

Përparësia e qasjes së njerëzve burimisht digjitalianë shihet tek demokracia dhe barazia e kuptuar prej tyre në mënyrë burimore dhe thelbësore, e cila vjen nga heqja dorë prej sistemeve të centralizuara të sundimit, të cilat janë me bazë te kontrolli. Si mungesa, theksohen se pak është e besueshme se ata do të ndërtojnë diçka që kërkon shumë kapital, kompleksivitet të madh ose dimensione grandioze, projekte të rëndësisë së madhe – shkuarje në hënë, ilaç për kancerin, projekte të mëdha që kanë nevojë nga organizimi vertikal i njerëzve që janë të kthyer drejt objektivit, i njerëzve të fokusuar. Kjo që u theksua ndoshta është vetëm perceptim, për shkak se kjo gjeneratë ende nuk arriti të tregohet dhe të dëshmohet, ndërsa ne si civilizim nuk kemi përvojë me një tip të këtillë të organizimit të shoqërisë.

Nga ana tjetër, a është më e rëndësishme që të ndërmerren dhe të organizohen projekte grandioze, siç është udhëtimi deri në hënë, apo është më e rëndësishme që të kthehemi drejt vlerave të gjithë asaj çka jemi dhe çka bëjmë. Me siguri, dhe vjen si një lloj cikli, pas prerjeve të mëdha të pyjeve, ndotjeve që s’mund të merren me mend nga eksploatimi i karburanteve prej fosileve dhe një numër tjetër shembujsh; ndoshta është më e rëndësishme para se të vendosim që të bëjmë ndonjë farë fabrike, për shembull, të pyetemi se sa e gjithë kjo ka kuptim në afat të gjatë, a është më mirë të jetojmë, kushtimisht thënë, “në mënyrë më të varfër”, por më shëndetshëm, apo pa marrë parasysh pasojat, të fitojmë, përsëri kushtimisht thënë, më shumë të holla. Në dallim prej tyre, imigrantët digjitalë e shikojnë botën si të drejtuar në mënyrë meritokratike (të administruar nga individë që zgjidhen mbi bazë të kualiteteve, kualifikimeve, kontributeve të tyre). Përgjithësisht kjo është më agresive, më kompetitive dhe më shumë e orientuar kah rezultat-gjenerata.

22


Ata shpesh perceptohen nga bashkëpunëtorët e tyre më të rinj si ata që ua pengojnë përparimin. Përparësia në këtë mënyrë të funksionimit është tek produktiviteti: ata janë drejtuar kah objektivat kundrejt vlerave, drejt të cilave janë të drejtuar njerëzit e gjeneratës digjitale. Ua zënë për të madhe se sado qofshin efikasë, shpesh dinë mos t’i shohin pasojat afatgjate nga veprimet e tyre. Punëkolikët janë shpesh shembull i botëshikimit të këtillë. Gjithashtu, shfrytëzimi brutal i resurseve natyrore dhe moskujdesi për ndotjen dhe shkatërrimin e natyrës për shkak të profitit minimalisht të rritur, gjithashtu është pasojë e botëshikimit të këtillë. Është paradoksale se gjenerata të cilën tani e quajmë imigrantë digjitalë është ajo e cila në masë më të madhe i shpiku dhe i zhvilloi teknologjitë dhe sistemet komplekse, të cilat gjeneratat digjitale tani i shfrytëzojnë në mënyrë fluente – internetin, mikroçipat dhe retë e kudondodhura (cloud-serverët). Gjë që na jep të drejtë që të llogarisim se edhe njëra palë, edhe pala tjetër duhet të bashkëpunojnë dhe të mësojnë prej njëri -tjetrit. Çka mund t’i mësojë gjenerata digjitale imigrantët digjitalë? • Të bashkëpunojnë pa kufizime/kufij • Të kenë kujdes më shumë te procesi dhe vlerat • Të ndërtojnë zgjidhje horizontalisht të strukturuara • Të planifikojnë dhe t’i marrin parasysh pasojat afatgjate

Çka mund t’i mësojnë imigrantët digjitalë njerëzit nga gjenerata digjitale? • Që qëllimet t’i arrijnë në mënyrë sa më efikase • Të shfrytëzojnë resurse të fokusuara, që të mund të realizojnë projekte të mëdha • T’i revitalizojnë dhe t’u japin kuptim të ri institucioneve ekzistuese

Imigrantët digjitalë ndoshta i kanë shpikur teknologjitë të cilat gjeneratat digjitale i shfrytëzojnë, por ata kanë paraparë me precizitet të pamjaftueshëm se si do të ishin shfrytëzuar. Për shembull, porositë tekstuale (SMS) janë zhvilluar në vitet 1980 si mënyrë e lehtë për inxhinierët e servisimit që shpejt të komunikojnë gjatë avarive, periudhave/vendeve kur nuk ka rrymë dhe për t’u gjendur shpejt me pjesët e ndërrimit. Në atë kohë do të kishte qenë e pamenduar që të rinjtë të komunikojnë (ajo që sot quhet “chat”) duke shfrytëzuar servisin SMS, në vend se të flasin në telefon. Kombinim i dy botëshikimeve që prodhoi, për fat ose për fatkeqësi, një formë plotësisht të re të komunikimit dhe industri

23


prej multimiliardë dollarësh. Po qe se gjejmë mënyrën për të hapur mundësi të gjera, ato dy gjenerata më mirë të komunikojnë, mund të arrijmë gjëra të cilat nuk do të ishin të arritshme në tjetër mënyrë. Për ironi, në fund, do të mbyllim një rreth të tërë: fëmijët e digjitalianëve burimorë do të sillen si imigrantë digjitalë. Thjesht, ashtu funksionojnë gjërat. E shikojmë botën më ndryshe nga gjenerata e mëparshme. Gjeneratat sipas definicionit janë të prirura në mënyrë “opozitare” sipas natyrës së gjërave. Zanafilla e atyre qëllimeve të ardhshme ndoshta mund të gjendet në shembujt gjithnjë e më të shpeshtë të anëve negative nga shfrytëzimi i teknologjisë. Nga diagnozat e ndryshme “me komponim të ri”, si për shembull ADHD, deri te shembujt e njerëzve që fillojnë të bashkohen në komuna të pavarura nga teknologjia digjitale. Dhe, kjo me siguri është e natyrshme. Ajo çfarë tani ndoshta është e rëndësishme, është se jazet nuk është patjetër të jenë të pakapërcyeshme. Dhe, t’i kemi gjërat e qarta. Shumë imigrantë digjitalë e duan teknologjinë e shpikjet dhe “gaxhetet” e reja dhe jo të gjithë prej tyre janë “të penguar” nga aspekti teknologjik, ashtu sikurse jo të gjithë njerëzit nga gjeneratat digjitale janë gjeni digjitalë, as që secili prej tyre dëshiron të bëhet. ..................

Nga ana tjetër, varësia e stërmadhe nga aparatet digjitale në kohën e sotme rezulton me humbjen e një numri të madh të shkathtësive të cilat kanë qenë karakteristikë e njerëzve me mijëra vjet. Ndoshta shembull i mirë i cili më lehtë do ta përshkruajë këtë është orientimi në hapësirë. Në vend që të mbështeten në resurset e tyre, në informim, në mendim dhe të përpiqen, qoftë edhe të gabojnë, njerëzit më shpesh mbështeten tek aparatet/programet për navigacion, madje edhe për relacione më të thjeshta, qoftë edhe në vendin e tyre ku ata jetojnë. Koha e sotme bart rrezikun që të harrohen edhe shumë njohuri dhe shkathtësi të tjera të rëndësishme (së paku deri në kohën e sotme të rëndësishme).

Gjithnjë e më pak njerëz nga gjeneratat e reja dinë të bëjnë riparime mekanike themelore, një numër i tyre jo vetëm që nuk e mendon që ndonjëherë të fitojnë njohuritë dhe shkathtësitë që vetë ta kultivojnë ushqimin, por një numër i madh i tyre as që i dallojnë pemët dhe perimet dhe/ose shtazët më të zakonshme. Një numër i madh i tyre nuk janë të njohur me botën e gjallë, nuk kanë pothuajse asnjë raport ndaj shtazëve (përveç, ndoshta, disa manareve) dhe nuk do të kishin ditur se si të qëndrojnë ndaj shtazëve shtëpiake ose të

24


egra. Gjithashtu edhe ruajtja e ushqimit, njohja e bimëve që mund të hahen, ose ruajtja e higjienës elementare pa aparate ndihmëse, ose mbijetesat në natyrë, janë shkathtësi me të cilat gjithnjë e më pak njerëz mund të lavdërohen.

Ndoshta të gjitha shkathtësitë e këtilla edhe nuk do të nevojiten në të ardhmen, edhe pse në masë të madhe për të qenë pjesë e njerëzimit nënkupton edhe kënaqësinë/mësimin dhe përmbushjen nga situatat e këtilla, në vijë të fundit, ende mund të merren me mend, madje edhe situatat e rrezikimit të jetës në të cilat “zgjidhjet shpëtimtare” që i ofron teknologjia digjitale të mos kenë qasje, ndërsa shkathtësitë e përmendura më lart nuk janë të fituara ose mjaftueshëm të përkryera. Ajo çka u shkrua më lart nuk bart gjykim vlerash të kohës së sotme, por më shumë është në kontekst të asaj se ndoshta edhe një pjesë e të rinjve nuk do të kishin qenë aq “të varur” nga teknologjitë/aparatet digjitale në qoftë se do të kishin pasur mundësi të njiheshin me alternativat e tyre, të cilat në masë të madhe për shkak të fushatës globale për digjitalizim, thjesht nuk kanë prej ku t’i shohin dhe/ose t’i fitojnë, t’i mësojnë, të kënaqen.

25


AKTIVITETI: XY 101000 X QËLLIMET: • TË ARRIJNË TË SHIKOJNË NË NDRYSHIMIN E MADH SHOQËROR QË NDODHI ME DIGJITALIZIMIN • TË BËHET BAZAMENTI PËR NDËRTIMIN E QËNDRIMIT KRITIK NDAJ SHFRYTËZIMIT TË TEKNOLOGJISË DIGJITALE

AKTIVITETI HYRËS (5-7’): Mësimdhënësi ua paraqet situatat vijuese nxënësve, njërën pas tjetrës, dhe kërkon prej tyre që të gjejnë zgjidhjen adekuate. Punohet me tërë klasën, në mënyrë grupore: Për ndonjë shkak, as ti as i dashur yt/e dashura jote nuk keni as qasje te telefoni celular, as qasje në internet; shumë e rëndësishme është që të takoheni në qendër të qytetit, më së voni për një orë; çka do të bëni? Pasi të jenë harxhuar disa zgjidhje, mund t’u thuhet se njerëzit edhe para 20 viteve, edhe para 800 viteve, gjithashtu, kanë pasur nevojë dhe dëshirë për t’u takuar, por nuk kanë pasur mundësi teknologjike për komunikim, si sot, por kanë pasur mënyra të tjera se si t’ia dalin me sfidat. Në qoftë se ndonjëri më lart përmend se do t’ia huazojë telefonin shokut ose shoqes, pyeteni se sa numra di përmendsh? E të ngjashme. Jeni në mal me shoqërinë. Erret, ftohet. Nuk ka rrjet, përpiqeni që të zbrisni deri te vendbanimi më i afërt, por disi duket se nuk jeni në rrugën e vërtetë. Çka do të bënit? (mund t’i pyesni se a di ndonjëri të ndërtojë strehimore elementare dhe si, a di të ndezë zjarr në natyrë, çfarë duhet të ketë kujdes, a e di se në malin konkret a ka shtazë të rrezikshme dhe si të mbrohen e të ngjashme). PROJEKSION I FILMIT: IMIGRANTËT DIGJITALË (22’)

26


BISEDË PËR FILMIN (10-15’) • Si e përjetuat filmin?

• Për çka flitet në këtë film?

• Përse filmi quhet Imigrantë digjitalë?

• A njihni ndonjë i cili ballafaqohet me sfida të ngjashme?

• Përse ju gjendeni më lehtë me telefonin celular, në dallim prej gjysheve dhe gjyshërve tuaj?

• A mund ta merrni me mend se si është ta kalosh pjesën më të madhe të jetës pa telefon celular dhe në vitet e pleqërisë të jesh i detyruar ta shfrytëzosh?

• A ka ndonjë gjë në të cilat ata më mirë gjenden prej jush? Cilat?

• Çka mendoni, si do të gjendeshin ata njerëz nga filmi në situatat nga aktiviteti hyrës? Cilat janë përparësitë e teknologjisë digjitale?

• Cilat janë mangësitë e saj?

Pyetjet e theksuara më lart janë vetëm kahe të mundshme për diskutim. Mësimdhënësi për çdo rast pritet t’i përshtat për kontekstin, qëllimet dhe kërkesat e dhëna nga ora konkrete.

27


S’ËSHTË GJITHÇKA ASHTU ZI! Filmi dhe aktivitetet e ofruara mund të jenë të dobishme në lëndët sociologji, arsim qytetar dhe kulturë qytetare, për mbulimin e qëllimeve gjegjëse siç janë për shembull: grupet shoqërore, interaksioni shoqëror, demokracia dhe vlerat demokratike, të drejtat dhe përgjegjësitë qytetare, të drejtat e njeriut, ideologjia në shoqëritë bashkëkohore, veprimi kolektiv dhe lëvizjet sociale, veprimi human, stratifikimi në shoqëritë bashkëkohore, varfëria, përjashtimi shoqëror, diskriminimi, si dhe në aktivitetet projektuese: Paqja, toleranca e mbrojtja dhe Jeta urbane.

3

FILMI:

FILMI I ZI,

Jugosllavi, 1971, 15 min. Regjia: Zhelimir Zhillnik (Želimir Žilnik)

INFORMATA BAZË PËR FILMIN:

Filmi i zi, është film i shkurtër dokumentar jugosllav, i xhiruar në vitin 1971, me regji të Zhelimir Zhillnik-ut. Sikurse dhe disa realizime të tij të mëparshme, për shkak të angazhimit politik dhe shoqëror dhe kritikës ndaj gjendjes aktuale, konsiderohet si realizim nga e ashtuquajtura “valë e zezë” në kinematografinë jugosllave. Filmi merret me problemin e të pastrehëve, të cilët i janë dorëzuar vetvetes. Zhvillimi ndodh në 29 janar 1971 në Novi-Sad. Zhillnik gjen gjashtë të pastrehë, të cilët i fton për disa ditë në banesën e tij prej 48 metër katrorë, ku jeton me gruan dhe të bijën. Të gjashtë protagonistët flasin për problemet e veta, ndërsa autori përpiqet tek organet kompetente që të gjejë vendstrehim për ta.

28


INFORMATA QË MUND TË JENË TË DOBISHME PËR JU: Valë e zezë quhet dukuria në skenën kulturore dhe politike jugosllave në kohën e periudhës së viteve gjashtëdhjetë dhe fillimi i viteve shtatëdhjetë të shekullit XX (ndërmjet viteve 1958 dhe 1973). Lidhet me realizimet e regjisorëve, skenaristëve dhe letrarëve të caktuar të asaj kohe, të cilët nga ana e pushteteve kanë qenë të karakterizuar si kritikues të rendit socialist. Përfaqësuesit e pushtetit veprat e tyre i kanë quajtur Valë e zezë (Crn bran). Në të kryesisht hyjnë realizimet e Filmit të ri jugosllav (1961-1972), të cilat ishin shpallur të papërshtatshme nga ana e pushteteve. Bëhet fjalë për vepra të cilat në të shumtën e rasteve janë kritika ndaj shoqërisë dhe ideologjisë ekzistuese socialiste, përkatësisht të pushteteve aktuale të kohës dhe paraqitjes së tyre në publik. Si lëvizje, vala e zezë paraqiste kundërtinë e përfaqësuesve të estetizmit kulturor zyrtar socialist, i cili realitetin e paraqiste përmes dëftimeve për përparim dhe mirëqenie të përgjithshme të shoqërisë socialiste jugosllave. Në kundërshtim me paraqitjen ideologjike të realitetit, vala e zezë merret me tema nga jeta e përditshme e njeriut të vogël, të rëndomtë. Njëra prej karakteristikave kryesore të valës së zezë është realizmi, përkatësisht paraqitja e jetës ashtu siç është, kundrejt pamjes së tepruar zbukuruese, propaganduese dhe ideologjike. Përfaqësuesit më të njohur të valës së zezë në film janë regjisorët: Aleksandër Petroviq, Zhivoin Pavlloviq, Kërsto Papiq, Bato Çengiq, Gjorgje Kadijeviq, Dushan Makavejev, Miqa Popoviq, Zhelimir Zhillnik, Lubisha Kozamora, Voisllav Kokan Rakonjac etj. Përfaqësues të rëndësishëm të valës së zezë në letërsinë jugosllave janë: Dragosllav Mihailloviq, Sllobodan Antoniq, Bogdan Tiraniq, Antonije Isakoviq. Vala e zezë në Jugosllavinë e atëhershme është shprehje autentike, por gjithsesi pjesë e një fenomeni më të gjerë, e cila ndoshta është iniciuar nga “filmi noar” amerikan, kështu që në Evropë në atë kohë dallohen “vala e re” franceze, “filmi rinor” anglez dhe gjerman, “filmi i ri” rumun... Krahas porosive sociale dhe politike të angazhuara në veprat e valës së zezë, ndoshta njëra prej porosive më të rëndësishme që ata e dërgonin ishte se nuk ka nevojë për kurrfarë përvojash, njohurish të mëparshme dhe, çka është më e rëndësishme – buxhete dhe kushte të komplikuara, por atë çka ke për ta thënë, thjesht – e thua në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa ndalesa.

29


Drejtësi sociale Drejtësia sociale ose shoqërore është koncept i organizimit të shoqërisë, sipas të cilit drejtësia në një shoqëri mund të ruhet përmes të gjitha aspekteve të tij (të konceptit), e jo vetëm përmes barazisë së individit para ligjit. Shoqëria e drejtë, ose bashkësia e drejtë, sipas këtij koncepti, do të duhej të ishte ashtu që të gjithë individët në të, pa përjashtim, do të kishin gëzuar trajtim fer, si dhe një minimum të caktuar nga mirëqeniet shoqërore. Kritikët shpeshherë e akuzojnë konceptin se edhe vetë definimi i nocioneve është mjaft amorf dhe abstrakt dhe se në të ndonjëherë mund të futen edhe sisteme tërësisht kundërshtuese të vlerave. Njëri prej definicioneve alternative i cili, ndërkaq, i shmanget thelbit të asaj më lart, thotë se secilit individ njësoj duhet t’i ndahen jo vetëm përparësitë e asaj shoqërie, por edhe mangësitë dhe barrët e saj. Edhe pse koncepti i shoqërisë së drejtë është njëri prej qëllimeve nominale të pothuajse secilës ideologji, ai zakonisht lidhet për partitë politike dhe lëvizjet majtiste. Në konceptin majtist për drejtësi shoqërore nënkuptohet shoqëria që e kultivon barabarsinë ekonomike dhe zbaton tatimime progresive, shpërndarje mjetesh dhe pasurish ndërmjet pjesëtarëve të saj me gjendje të ndryshme pronësie. Konceptet me orientim djathtist për drejtësi sociale atë e definojnë përmes veprimit në tregun e lirë (konkurrencës, në të shumtën e rasteve me anim kah të fuqishmit), si dhe përmes aksioneve private filantropike dhe punë vullnetare. Në botën që u zhvillua pas rënies së murit të Berlinit dhe shkatërrimit të shoqërive socialiste nëpër tërë botën, argumentet kundër koncepteve të këtilla tingëllojnë shumë bindshëm. Nga ana tjetër, ekzistojnë shoqëri rreptësisht kapitaliste, ku niveli i barabarsisë sociale, ose aspekte të rëndësishme nga drejtësia sociale, janë ngritur në nivel të lartë dhe me vite qytetarët i gëzojnë ato. Vendet nordike mund të jenë shembull i mirë për aspekte gjegjëse të përcaktimit të minimumit shoqëror. Kritikët e konceptit, plus kësaj, ia zënë për të madhe se ka problem serioz në definimin e kritereve, përkatësisht mungesë të tyre për atë se çka është e drejtë, e çka nuk është e drejtë. Një pjesë e kritikëve konceptin e konsideron si të pamundur praktikisht në botën bashkëkohore, ndërsa një pjesë e tyre konsideron se kjo është shkas për ndërmarrjen e masave me të cilat instalohen padrejtësi të reja. Një pjesë e teoricienëve bashkëkohorë përkujtojnë se aparatet shtetërore disi “harrojnë” se më shpesh, edhe sipas kushtetutës edhe sipas “marrëveshjes

30


kolektive”, shteti, bashkësia, është formuar për shkak të mirëqenies së të gjithë qytetarëve të saj, të cilët heqin dorë nga një pjesë e integritetit dhe lirisë së tyre për të fituar përfitime dhe mbrojtje të caktuara, duke jetuar në bashkësi. Gjithashtu, ata që nuk kanë arritur të përfitojnë arsimimin, pasurinë, fuqinë ose resurset minimale për një jetë me dinjitet, nuk do të thotë se sipas rregullës janë të paaftë për këtë, por pikërisht kushtet e krijuara në të cilat gjenden shoqëritë bashkëkohore prodhojnë edhe “fate” të tilla dhe prandaj vetë bashkësitë janë përgjegjëse që atyre njerëzve t’u sigurojnë, përkatësisht t’u garantojnë, një minimum të caktuar, i cili përfitohet me vetë lindjen. Njerëzit që nuk janë të angazhuar drejtpërdrejt në marrjen e vendimeve, të vënë përpara nga inercia e raporteve të pranuara, sikur të kenë harruar se janë të barabartë me ata që kanë fuqinë. Sipas Deklaratës universale për të drejtat e njeriut, TË GJITHË NJERËZIT LINDIN TË LIRË DHE TË BARABARTË PËR NGA DINJITETI DHE TË DREJTAT! Dhe, ky është ideali, për praktikimin e të cilit çdo bashkësi bashkëkohore duhet të synojë. Derisa nuk e realizojmë dhe nuk gjejmë të ri... Në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, në dispozitat themelore, në nenin një, Republika e Maqedonisë është definuar si shtet social: KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

I. DISPOZITA THEMELORE Neni 1

Republika e Maqedonisë është shtet sovran, i mëvetësishëm, demokratik dhe social. Sovraniteti i Republikës së Maqedonisë është i pandashëm, i patjetërsueshëm dhe i patransmetueshëm. Një nga organizatat më të njohura që angazhohet për drejtësi sociale te ne është Solidarnost, kështu që mund ta vizitoni faqen e tyre: www.solidarnost.mk `

31


AKTIVITET: E ZEZË APO E BARDHË QËLLIMET: • TË NJIHEN ME NOCIONET VARFËRI, MUNGESË STREHIMI, DREJTËSI SOCIALE • T’I JAPIN KUPTIM KONCEPTIT BASHKËKOHOR PËR ORGANIZIMIN E BASHKËSIVE

• TË NDËRTOJNË QËNDRIM AKTIV NDAJ SFIDAVE SOCIO-EKONOMIKE NË RRETHINËN E TYRE MATERIALE:

• FLETË PUNE: MYSAFIRËT E PAPRITUR... • FLETË PUNE: TË PASTREHËT

AKTIVITET HYRËS (10-12’): Nxënësit ndahen në katër grupe. Dy grupe marrin nga një ekzemplar nga fleta e punës: Të pastrehët, ndërsa dy të tjerat nga fleta e punës: Mysafirët e papritur, të cilat duhet t’i plotësojnë. Pastaj e paraqesin atë çka kanë punuar para të tjerëve.

32


PROJEKTIMI I FILMIT: FILMI I ZI (15’) BISEDË PËR FILMIN (15-20’) • Çka mendoni për filmin?

• A ka ndonjë prej jush që është i gatshëm/e gatshme që ta bëjë të njëjtën si autori i filmit?

• Cilat janë mendimet e para të shqetësimit që ju bie në kokë po qe se me

të vërtetë bëni diçka të tillë? (mësimdhënësi pritet që t’i nxit ato përgjigje

realisht të pritshme, se do t’u vjedhin diçka nëpër shtëpi, se janë të përlyer, se u vjen era, se janë të rrezikshëm e të ngjashme)

• Filmi është xhiruar në vitin 1971, çka mendoni, a ka të pastrehë në kohën

e sotme në vendin tonë? (gjithsesi se ka, supozohet që numri i tyre është shumë më i madh se në vitin 1971)

• A e meritojnë të gjithë njerëzit të kenë shtëpi? Përse po? Përse jo?

• Kush duhet të kujdeset për të varfrit dhe për njerëzit pa kulm mbi kokë? (përgjigjet drejtohen kah përgjegjësia personale dhe kah përgjegjësia e bashkësisë, e jo vetëm e institucioneve)

• Sipas kushtetutës, Republika e Maqedonisë është e definuar si shtet social

(nëse ka nevojë, mësimdhënësi jep shpjegime). A nënkupton kjo se duhet të kujdeset për qytetarët “me më pak fat”?

• A mund të flasim për bashkësi të shëndoshë, të përparuar, nëse kemi raste të këtilla në rrethinën tonë? Përse?

• Çka mund të bëjë secili prej nesh në këtë çështje? Pyetjet e theksuara më lart janë vetëm kahe të mundshme për diskutim. Mësimdhënësi gjithsesi pritet që ato t’i përshtat për kontekstin, për qëllimet dhe kërkesat e dhëna nga ora konkrete.

33


FLETË E PUNËS: MYSAFIRËT E PAPRITUR... Çoje mendjen se vjen në shtëpi pas shkollës i/e uritur dhe i/e lodhur dhe mezi pret të hash dhe të pushosh pak. Sa i ke larë duart dhe ke shtruar për të ngrënë, hyn babai yt dhe me të edhe nja pesë njerëz të panjohur, të përlyer dhe të cilëve nuk u vjen bash një erë e këndshme. Babai të thotë se ata janë njerëz që jetojnë në rrugë dhe ai i ka mbledhur për shkak se prognozat thonë se këtë natë janari temperatura do të shkojë minus 20 gradë. Të thotë se ndoshta do të mbeten te ju në shtëpi së paku disa ditë. • Çka të kalon nëpër kokë së pari? (Shkruani për të gjithë anëtarët e grupit)

• Cilat do të kishin qenë ndjenjat e para?

Çfarë do të bësh?

• Do të shkosh ta bësh gati dhomën, që (ajo) të mund të pranojë edhe ndonjë që të flejë me ty

• Do të vazhdosh me drekën dhe do t’i ftosh të gjithë që të të bashkëngjiten ty • Do të vazhdosh me drekën, duke e injoruar tërë situatën

• Do t’i paraqitesh nënës/motrës/vëllait/kushëririt, policisë ose ndihmës së shpejtë, për shkak se babai yt duket që është çmendur • Pa fjalë do t’i mbledhësh gjërat më të çmueshme dhe menjëherë do të shkosh ta kalosh natën te ndonjë mik/mikeshë • Do të përpiqesh që të bësh gjithçka që ata njerëz të ndihen këndshëm

• Do t’u thuash mirëseardhjen, por do t’u tregosh se deri ku është kufiri, çka mund të bëjnë e çka nuk mund të bëjnë • Tjetër

34


FLETË E PUNËS: TË PASTREHËT Kthehesh nga shkolla, janë ditët e fundit të dhjetorit, jashtë është minus 15 gradë. Nëpër parkun e vogël, nëpër të cilin çdo ditë kalon, pothuajse gjithnjë i sheh të njëjtët njerëz. Disa njerëz më të moshuar, në dimër rregullisht të veshur me tesha me një shtresë të trashë leckash sa s’ta merr mendja, me qese në duar. E di që nuk kanë kulm mbi kokë. Sot, disi, sidomos të vjen rëndë se ti ke ku të fshihesh në të ngrohtë, të luash lojëra, të shikosh televizion, aspak nuk e ke merakun se çka do të hash, çka do të veshësh. E kupton që shtëpia jote prej 120 metra katrorë është shumë më shumë se e mjaftueshme për një familje katëranëtarëshe. Vjen Viti i Ri, nuk keni plane. Në mënyrë impulsive merr vendimin që t’i ftosh për t’u dhënë një supë të ngrohtë dhe mundësi që të mbeten te ju gjatë festave, dhe këtë e bën. Paraqitesh në shtëpi në derë, të gjithë janë në shtëpi, nëna jote, babai yt, motra jote, gjithsesi, nuk janë të gatshëm që para tyre të dalin tre të panjohur, edhe atë me ftesë që të qëndrojnë te ju në shtëpi, si do të përpiqesh, sa është e mundur më mirë që të mund t’i bindësh se duhet të mbeten: Përpiquni me së paku tri strategji të ndryshme: 1)

2)

3)

35


ÇKA MBETET PAS NESH? Filmi dhe aktivitetet e ofruara mund të jenë të dobishme në lëndët sociologji, arsim qytetar; për mbulimin e qëllimeve përkatëse, si për shembull: demokracia kundrejt diktaturës dhe anarkisë, sundimi i së drejtës dhe i shtetit juridik, roli i mediave në shoqëritë demokratike, ideologjitë në shoqëritë bashkëkohore, të drejtat dhe përgjegjësitë qytetare, politika dhe të drejtat e njeriut, ideologjia në shoqëritë bashkëkohore, veprimi kolektiv dhe lëvizjet sociale; si dhe në aktivitetet projektuese: Paqe, tolerancë dhe mbrojtje dhe Kultura qytetare. VËREJTJE: KY FILM MERRET ME TRAJTIMIN E TEMAVE KONTROVERSE, NË MËNYRË MJAFT KONTROVERSE. REKOMANDIM: Ju rekomandojmë që filmin ta shikoni më shumë se një herë, para se ta paraqisni në orë. Konsiderojmë se nuk është adekuate për paraqitje si film i parë në klasat të cilat më parë nuk kanë pasur orë me shfrytëzimin e filmave dokumentarë kreativë. Siç përmendëm, filmi merret me personalitete nga historia, të cilët kryesisht janë të njohur si një ndër tiranët dhe kriminelët më të mëdhenj të shekullit XX, për të cilët lidhet një numër i madh konotacionesh negative. Filmi ata i paraqet në një mënyrë pothuajse bizare, duke ndjekur një interpretim (për këtë shkruajmë më poshtë) që kërkon “lexim” më të përparuar të filmit. Nëse e shfrytëzoni në kontekst të vërtetë, mund të provokojë gjykime serioze dhe zhvillim të mendimit kritik, por gjithsesi më lehtë me nxënësit e viteve më të larta sesa me të rinjtë dhe, gjithsesi, me klasat që kanë aspirata dhe arritje më të larta, përkatësisht me nxënës më të motivuar. Konsiderojmë se është më i përshtatshëm për grup më të përparuar, edhe sipas temave, edhe sipas mënyrës se si është bërë, edhe sipas gjuhës që shfrytëzohet në film. Edhe pse kjo mbase nuk është e nevojshme, duam të distancohemi nga interpretimi i mundshëm se në çfarëdo qoftë rasti ky film dhe aktivitetet me të kanë për qëllim që të shfrytëzohen për të arsyetuar veprimet, personazhin, veprën, ose edhe më skajshmërisht, të madhërohen personalitetet me të cilat merret filmi, përkundrazi, konsiderojmë se mënyra se si e trajton filmi të keqen është interesant, kontrovers, avangard dhe mund të jetë vegël që mund t’i kontribuojë gjykimit kritik, mu për shkak të mënyrës/qasjes që ofrohet, për atë se si trajtohen e keqja dhe krimi.

36

4

FILMI:

MBETJE NJERËZORE, 1998, SHBA, 30 min.

Regjia: Xhej Rosenblat (Jay Rosenblatt)


INFORMATA BAZË PËR FILMIN: Mbetje njerëzore është film dokumentar ekscentrik që të lë përshtypje, i cili e ilustron banalitetin e së keqes, ashtu që para syve tanë ndërton portrete intime të pesë diktatorëve më të urryer të shekullit XX. Filmi na i zbulon detajet e jetës intime të Adolf Hitlerit, Benito Musolinit, Josif V. Stalinit, Francisko Frankos dhe Mao Ce Tungut. I kuptojmë detajet private dhe triviale, të mërzitshme, nga jeta e tyre e përditshme – ushqimet e tyre më të preferuara, filmat, shprehitë dhe preferencat seksuale. Pothuajse nuk ka asnjë shenjë për jetën e tyre publike dhe për vendin e tyre në histori. Por, njohja civilizuese e krimeve për të cilat janë përgjegjës këta njerëz, rri pezull në tërë filmin. Mbetje njerëzore e trajton të keqen në mënyrë krejtësisht të re, të paparë, nga një kënd krejtësisht tjetër. Filmi ka plot ironi dhe kohë pas kohe humor (të zi). Ky film poetik i errët tërësisht është i mbështetur në fakte, në mënyrë kreative i kombinon citatet e drejtpërdrejta dhe hulumtimet biografike. Edhe pse bazohet në personalitete historike, ky film është tërësisht bashkëkohor në implikacionet e veta dhe në vijë të fundit e fton shikuesin që të ballafaqohet me natyrën e së keqes.

37


INFORMATA QË MUND TË JENË TË DOBISHME PËR JU: Njëra prej gjërave që është karakteristikë e shekullit XX është se ishin krijuar kushtet, si asnjëherë më parë, në të njëjtën kohë, në gjithë rruzullin tokësor, që të ngrihen kultet e “udhëheqësve të mëdhenj”, përkatësisht të imponohen tiranë të cilët do të kryejnë krime të papara, në pjesën më të madhe ndaj “popullit të tyre”. Kohëve të fundit, sidomos në Evropë, po shënojnë rritje qëndrimet/shoqatat/ shoqëritë radikale nacionaliste dhe në disa vende neo-naziste, sidomos në mesin e të rinjve. Këto gjenerata, që janë të lindur shumë vite pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ndoshta edhe nuk mund të kenë pasqyrën realisht të mjaftueshme për krimin dhe vuajtjet që kanë ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe pas saj. Shumë mendimtarë konsiderojnë se trendi i rritjes dhe i shtimit të popullaritetit të lëvizjeve të këtilla duhet shikuar si brengosje dhe si kërcënim potencial. Xhej Rozenblat, “psikologu që u bë filmaxhi”, duket, në këtë film, të xhiruar mbi bazë të fakteve të cilat narratori na i paraqet, ndërsa në prapavijë shkojnë incizime reale, arkivore, e ndjek qasjen e Hana Arentit (Hannah Arendt; 1906 -1975), teoriciene politike dhe filozofe gjermane, me prejardhje hebraike, botërisht e njohur dhe ende me ndikim në formësimin e mendimit kritik bashkëkohor. Njëra prej temave të preokupimit të saj ka qenë krimi i profiluar nëpër sistemin e qeverisjes. Ajo i ka futur kuptimet “banaliteti i krimit” dhe “radikalizmi i krimit”, të cilat në teorinë e mëtejshme i kanë shërbyer si fanar në hulumtimin e totalitarizmit modern. Për ta ilustruar më mirë aspektin e qasjes së saj, më poshtë është dhënë përkthimi nga një intervistë që ka dhënë, e vitit 1974, zhvilluar nga shkrimtari francez Rozhe Erera (Roger Errera).. Kriminelët e mëdhenj politik patjetër të zbulohen dhe sidomos duhet t’i nënshtrohen përqeshjes. Ata nuk janë kriminelë të mëdhenj politik, por njerëz që kanë bërë krime të mëdha politike, gjë që është krejtësisht tjetër. Rënia e projektit të tij nuk dëshmon se Hitleri ka qenë idiot. Tani, ajo se Hitleri ka qenë idiot, gjithsesi se ka qenë paragjykim i tërë opozitë së tij, para se ta merrte pushtetin dhe për këtë shkak, më vonë, një numër i madh librash/punimesh janë përpjekur ta arsyetojnë dhe ta bëjnë njeri të madh. Kështu, Brehti thotë: “Fakti që nuk pati sukses, nuk tregon se Hitleri ka qenë idiot, ndërkaq edhe rrezja e ndërmarrjes së tij nuk e ka bërë njeri të madh. As njëra, as tjetra: tërë kjo kategori e madhësisë nuk e ka zbatimin e vet. Nëse klasat sunduese, vazhdon ai, i lejojnë keqanit të vogël të bëhet kriminel i madh, ai me këtë nuk bëhet i paracaktuar për

38


pozitë të privilegjuar në të kuptuarit tonë për historinë. Përkatësish, fakti që ai bëhet kriminel i madh, ndërsa ajo që bën ka pasoja të mëdha, nuk i kontribuon autoritetit të tij... Mund të thuhet se tragjedia shumë më joseriozisht bartet me vuajtjen njerëzore sesa komedia. Kjo, gjithsesi, është një deklaratë shokante, e në të njëjtën kohë, tërësisht e vërtetë. Nëse doni ta ruani integritetin në rrethana të këtilla, këtë mund ta bëni vetëm nëse kujtoheni se si i kemi parë gjërat më parë dhe të thoni: “Nuk ka lidhje se çka ka bërë, edhe nëse ka vrarë dhjetë milionë njerëz. Ai, ende është vetëm kloun.” Kështu, i shohim “udhëheqësit e mëdhenj” në dritën e klounëve të zakonshëm. Ajo që u tha, si dhe pjesa më e madhe e përmbajtjeve në këtë temë, janë mjaft kontroverse dhe kërkojnë mendim dhe gjykim më të thellë.

Josif Visarionoviç Xhugashvili Stalin 1878-1953 — lider i Bashkimit Sovjetik nga mesi i viteve 1920, deri në vdekjen e tij, në vitin 1953. Emri Stalin është emër politik, të cilin ai e ka zgjedhur në moshën 34 vjeç, e që në përkthim do të thotë njeri i hekurt. Stalini ka qenë i zgjedhur si sekretar i parë i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Bolshevike në vitin 1922. Me sukses e ka konsoliduar pushtetin e vet pas vdekjes së Vlladimir Iliç Leninit në vitin 1924, përmes zgjerimit të autorizimeve të funksionit të tij partiak, njëkohësisht duke eliminuar çfarëdo qoftë opozite ndaj tij në parti. E ka mbajtur këtë funksion partiak gjithnjë deri në vitin 1952, kur e ka hequr, ndërsa sundimin e ka vazhduar përmes funksionit Kryeministër i Bashkimit Sovjetik, të cilin e ka mbajtur që nga viti 1941 e deri në vdekje. E ka udhëhequr BRSS-në në luftën fituese kundër trupave gjermane të Hitlerit. Politikat e tij lidhen me burgosjen e miliona njerëzve në llogoret punëtore sovjetike të dënimit dhe të edukimit të njohura si gulag, si dhe me deportimin e miliona njerëzve në zonat e largëta të Bashkimit Sovjetik. Ka krijuar kthesa të befta në rregullimin shoqëror sovjetik, të cilat kanë rezultuar me prodhimin e ndërprerë të ushqimit dhe kanë kontribuar për urinë sovjetike të viteve 19321933, të njohur si Glladomor (shqip: Vrasuri) në Ukrainë, i cili ka rezultuar me vdekjen e 6 dhe 8 milionë njerëzve. Më vonë, në periudhën prej vitit 1936, deri në vitin 1939, Stalini fillon fushatën kundër gjoja armiqve të regjimit të tij, e cila njihet më shumë si Pastrimi i madh, gjatë së cilës qindra mijëra njerëz janë zhdukur. Personalitete të njohura nga Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik, si bolshevikët e vjetër Lav Trocki dhe pjesa më e madhe e komandantëve kryesorë të Armatës së Kuqe, janë ekzekutuar, mbyllur ose dëbuar pasi janë akuzuar dhe dënuar për pjesëmarrje në komplotin për rrëzimin e qeverisë së Stalinit në gjykime më parë të kurdisura.

39


Gjatë kohës së sundimit të tij, Stalini ka krijuar kultin e vet të personalitetit. Që nga ardhja në pushtet e ndaloi religjionin dhe dha urdhër për shkatërrimin e kishave, të manastireve e të tempujve. Në mesin e viktimave të para të regjimit të tij ishin priftërinjtë ortodoksë rusë, prej të cilëve me mijëra ishin vrarë dhe me mijëra ishin dërguar në gulage. Popullit sovjetik ia kishte ofruar vetveten si zot dhe si i gjithmundshëm. Portreti i tij ishte pothuajse në të gjitha shtëpitë në Bashkimin Sovjetik, ndërsa muzetë e Stalinit ishin tempujt e tij. Veten e paraqiste para opinionit publik sovjetik si miku më i mirë i Leninit dhe si lideri i dytë i Revolucionit të Tetorit përmes filmave që e tregonin atë si të shenjtë dhe hero, ndërsa jetën fshatare në Bashkimin Sovjetik si parajsë në tokë. Qyteti Caricin u riemëruar në Stalingrad, si dhe shumë vende të tjera gjithandej Bashkimit Sovjetik. Sipas kultit që kish, asgjë s’ishte krijuar në Bashkimin Sovjetik pa u planifikuar nga ana e tij, të liderit dhe babait të madh. Statujat dhe përmendoret e tij i kishe pothuajse në çdo fshat në Bashkimin Sovjetik. Fjalimet e tij ishin të incizuara në pllaka gramafoni, të cilat ishin distribuuar në sasi prej miliona kopjesh. Vetveten e paraqiste si mikun më të mirë të poetëve, të artistëve, të shkencëtarëve, të fëmijëve, të ushtarëve etj. Sipas kultit të tij të personalitetit, populli sovjetik për gjithë mirëqenien që gëzonte i kishte borxh Partisë Komuniste dhe Stalinit. Në Bashkimin Sovjetik janë ndarë çmime që e kanë pasur emrin e tij. Shtëpia në Gori, Gruzi, ku ishte lindur dhe kishte jetuar, me urdhrin e tij ishte mbindërtuar, me qëllim që të dukej si tempull. Në vitin 1944, himni sovjetik ishte ndryshuar. Në himnin e ri përmendej edhe Stalini. Për shkak të rrethanave komplekse dhe mungesës së materialeve për hulumtim, sipas vlerësimeve të ndryshme, në periudhën e sundimit të tij nga “vdekja e panatyrshme”, përkatësisht si pasojë direkte ose indirekte e sundimit të tij (shpeshherë – me urdhër direkt), sipas burimeve të ndryshme, vlerësohet se 20 deri në 60 milionë njerëz e kanë humbur jetën.

Adolf Hitler (Adolf Hitler, 1889 – 1945) — udhëheqës i nazistëve dhe kancelar i Gjermanisë nga viti 1933 deri në vitin 1945. Adolf Hitleri është i lindur në Braunau mbi In, Austro-Hungari (sot Austri), si bir i një doganieri. Ka punuar si vizatues panoramash dhe si bojaxhi. Gjatë kohës së Luftës së Parë Botërore ka luftuar në Francë, u është ekspozuar helmeve të luftës dhe pastaj ka qenë shpërblyer për guxim. Pas humbjes së forcave gjermane-austriake, ai u bë një prej njerëzve të shumtë pa ndonjë qëllim, të papunësuar e të deprimuar, të cilët sorollateshin nëpër Gjermani dhe mendonin se çka do të ndodhë

40


me kombin e tyre dikur të madh. Në këtë temë Hitleri filloi të mendonte jo si mossukses në kuptimin ushtarak, por si “thikë në shpinë” nga politikanët gjermanë, të korruptuar nga komunistët dhe hebrenjtë. Vendos të formojë parti, të cilën e quan Partia Punëtore Nacionalsocialiste Gjermane (shkurt: Partia Naziste), duke planifikuar hakmarrjen për humbjen dhe restaurimin e krenarisë gjermane. Potencialin e vet e shfrytëzoi për qëllime jonjerëzore – drejtpërdrejt ka qenë përgjegjës për vdekjen e 60 milionë njerëzve, qindra milionë të plagosurve dhe pa numër qytetesh të shkatërruara, kështu që botës i shkaktoi fatkeqësinë më të madhe prej cilitdo personalitet tjetër në histori.

Benito Amilkare Andrea Musolini (Benito Amilcare Andrea Mussolin; 1883 - 1945) — shtetar italian nga Partia Fashiste, i cili ka qeverisur si udhëheqës (duçe) dhe si diktator i Italisë nga viti 1922 deri në vitin 1943. Duke e shfrytëzuar karizmën e vet, kontrollin e plotë ndaj mediave dhe frikësimin e rivalëve politikë, ai e kishte pezulluar sistemin demokratik ekzistues dhe kishte formuar shtetin fashist. Me hyrjen në Luftën e Dytë Botërore në anën e Gjermanisë naziste, ai e bëri veten shënjestër të Aleatëve, që përfundimisht paraqiste edhe shkakun për rënien e tij. Që nga momenti kur vjen në pushtet, e rirregullon shtetin ku për demokracinë, socializmin dhe kapitalizmin tashmë nuk ka vend. Instalon diktaturë njëpartiake dhe vetveten e quan Capo del Governo (shef i qeverisë) dhe shef i partisë (Duçe, Duce-udhëheqës, Hitleri gjithashtu është quajtur Fyrer, Führer - udhëheqës). Citat nga Musolini (që paraqet një pjesë të qëndrimeve të tij): Shpata romake është kthyer në simbol, për shkak se, në thelb, ajo është shpatë e drejtësisë. Roma egërsisht ka luftuar për të fituar, por pas fitores është inspiruar nga drejtësia, i ka nënshtruar popujt që t’i bëjë qytetarë, duke i bashkuar sipas fuqisë dhe mëshirës. Këtu qëndron edhe botëkuptimi im për dhunën. Nëse ndonjëherë dhuna është e domosdoshme, ajo gjithnjë duhet të shoqërohet me ndjenjën e falënderimit dhe të zemërgjerësisë. Me shkathtësi të jashtëzakonshme, dhe në atë kohë në mënyrë të paparë, e ka shfrytëzuar kontrollin absolut ndaj shtypit, shkallë-shkallë e ka ngritur legjendën për duçen si njeriun i cili gjithnjë është në të drejtë dhe i cili është i aftë që t’i zgjidhë të gjitha problemet politike dhe ekonomike. Falë kësaj, Italia shpejt bëhet shtet policor. Në intervale të ndryshme kohore ai personalisht e ka ndërmarrë udhëheqjen e ministrisë së punëve të brendshme, të punëve të jashtme, të ministrisë për kolonitë, qeverisjen e qyteteve, të ushtrisë e të forcave të armatosura, punët publike. Ndonjëherë në të njëjtën kohë ka qenë në krye edhe të më shumë ministrive, ndërsa në të njëjtën kohë ka qenë

41


edhe kryetar i qeverisë, si dhe udhëheqës i Partisë Fashiste dhe i milicisë së armatosur fashiste. Ashtu e ka ruajtur fuqinë. Pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar duke përhapur propagandë, në Itali dhe jashtë saj, ku shumë i ka ndihmuar përvoja e mëparshme në gazetari. Gazetat, radiot, sistemi arsimor dhe kinematografia janë mbikëqyrur me kujdes, për ta krijuar iluzionin se fashizmi është doktrinë e shekullit XX. Të gjithë arsimtarët në shkolla dhe fakultete patjetër e kanë pasur të betohen se do ta mbrojnë regjimin fashist. Redaktorët e gazetave personalisht i ka emëruar, dhe askush që s’ka pasur leje me shkrim nga Partia Fashiste nuk ka mundur të merret me gazetari. Konsiderohet një nga tiranët bashkëkohorë që ndër të parët i ka hetuar potencialet e propagandës dhe të mediave të reja (kryesisht radios), dhe me shkathtësi të pabesueshme i ka shfrytëzuar.

Mao Ce Tung (1893 -1976) ka qenë udhëheqës i Politbyrosë së Partisë Komuniste të Kinës (PKK) prej vitit 1943 dhe udhëheqës i Komitetit Qendror të PKK prej vitit 1945 deri në vdekjen e vet. Nën udhëheqjen e tij, PKK është bërë parti udhëheqëse e Kinës si rezultat i fitores në Luftën civile kineze. Më 1 tetor 1949, Mao e shpall formimin e Republikës Popullore të Kinës në sheshin Tjenanmen. Ishte në krye të Republikës Popullore të Kinës deri në vdekjen e vet në vitin 1976. Fëmijë i fshatarëve të pasur, gjatë kohës së shkollimit përfshihet në politikën radikale dhe në vitin 1921 bëhet anëtar i Partisë Komuniste të Kinës. Në vitin 1927 në malet në juglindje të Kinës e fillon kryengritjen dhe e krijon Republikën Sovjetike Kineze dhe e zhvillon doktrinën e vet marksiste-leniniste, e cila më vonë do të quhet maoizëm. Insistimi i tij tek fshatarësia si bazë e lëvizjes revolucionare dhe e strategjisë guerilje të luftës e vë në konflikt me dogmatët, të cilët insistonin që klasa punëtore duhet të jetë mbështetja e luftës në qytete. Mao humb në atë konflikt, kështu që komunistët kinezë, duke e hedhur strategjinë e tij, humbin në konfliktin me ushtrinë nacionaliste të Çang Kai Shek-ut dhe detyrohen në marsh të gjatë në Jenan. Atje Mao sërish imponohet si udhëheqës dhe prej aty i udhëheq luftimet kundër Çang Kai Shekut dhe pushtuesve japonezë, të cilët e kishin sulmuar Kinën në vitin 1937. Pas humbjes së Japonisë, komunistët dhe nacionalistët kinezë e vazhdojnë luftën e ndërsjellë, deri në vitin 1949, kur komunistët e fitojnë luftën, pastaj formohet RP e Kinës, ndërsa Mao imponohet si lider i pakontestueshëm. Krahas disa masave të cilat arrijnë ta kthejnë ekonominë e shtetit të ri, Mao do të mbahet mend sipas asaj se e bëri Kinën njërin prej vendeve më të izoluara në botë dhe sipas shumë masave bizare në përpjekje që të realizohen reforma të ndryshme.

42


Plani i tij i vitit 1966, për të ashtuquajturin Revolucion kulturor, solli kaos të përgjithshëm ekonomik dhe shoqëror, i cili mezi përfundon disa vite më vonë.

Kulti ndaj personalitetit të tij, që kishte filluar derisa ishte gjallë, në RP të Kinës vazhdon edhe pas vdekjes së tij. Në Kinë e konsiderojnë hero kombëtar, ndërsa në pjesën tjetër të botës, sidomos në vendet antikomuniste, e konsiderojnë si një ndër kriminelët më të mëdhenj të shekullit XX. Nga ana tjetër, shumëkush strategjinë e tij revolucionare e konsideron si një ndër shembujt më të shkëlqyer të teorisë së luftës. Sipas hulumtimeve të një gazetari kinez, Jang Jisheng, i cili i ka hulumtuar arkivat sekretë, projekti i Maos “Hapi i madh përpara” prej vitit 1959 deri në vitin 1961 ka shkaktuar uri të përgjithshme, prej së cilës kanë vdekur 36 milionë njerëz, në mesin e të cilëve edhe babai i tij. Në vitin 1966 Mao fillon edhe një projekt tjetër të madh, të quajtur Revolucion kulturor, përmes të cilit do të ishin shkatërruar “katër vjetërsirat”: zakonet e vjetra, kultura e vjetër, shprehitë e vjetra dhe idetë e vjetra. Vetëm në Pekin në atë periudhë janë shkatërruar mijëra tempuj të vjetër, relikte dhe përmendore me çmim të pallogaritshëm – të gjitha shembuj të historisë kineze. Në librin e tyre “Mao: tregimi i panjohur” Jung Çang dhe Jon Halidej theksojnë se Mao “është fajtor për vdekjen e mbi 70 milionë njerëzve, në periudhën paqësore të Kinës”, më shumë se cilido qoftë diktator në shekullin XX. Dhe, e kritikojnë se ka menduar “shoqërinë e truve të vdekur, pa civilizim, të deprimuar me ndjenja njerëzore të bëra gur, të populluar me kope pa sensibilitet”, e cila me automatizëm do t’i kishte kryer urdhrat e tij.

Francisko Franko Bahamonde (Francisco Franco Bahamonde; 1892 – 1975) — diktator spanjoll dhe udhëheqës i kryengritjes ushtarake nacionaliste në Luftën civile spanjolle, udhëheqës autoritar i Spanjës, nga tetori i vitit 1936 deri në vdekjen e tij në nëntor të vitit 1975. Ai kishte ardhur në pushtet përmes falangës spanjolle të djathtë ekstreme, megjithatë ajo kishte qenë për shkaqe propaganduese, për shkak se ai nuk i ka takuar asnjë partie politike para se ta merrte pushtetin në shtet. Si udhëheqës i Spanjës, Franko i ka shfrytëzuar titujt kaudilijo dhe gjeneralisimus, gjithashtu formalisht ka qenë i emëruar edhe si shkëlqesia e tij dhe shef i shtetit. Në një moment vlimesh Franko me ithtarët e vet ka bërë kryengritje kundër pushtetit aktual të Frontit Popullor. Kjo më tej zhvillohet në luftën civile spanjolle, në të cilën ai del si fitues, me ndihmën e Italisë fashiste dhe të Gjermanisë naziste. Lufta civile spanjolle ka filluar në

43


korrik të vitit 1936 dhe zyrtarisht ka mbaruar me fitoren e Frankos në prill të vitit 1939, duke lënë pas vetes 190.000 deri në 500.000 viktima. Në Luftën e Dytë Botërore Spanja nën Frankon deklarohet si shtet neutral, edhe pse ka bashkëpunim me fuqitë e Boshtit. Lufta civile e kishte shkatërruar ekonominë spanjolle. Infrastruktura ka qenë seriozisht e shkatërruar, një pjesë e madhe e punëtorëve të kualifikuar e kanë humbur jetën ose e kanë braktisur Spanjën, ndërsa zhvillimi i biznesit seriozisht është penguar. Një dekadë pas fitores së Frankos në Luftën civile ekonomia ngadalë është zhvilluar. Në fillim regjimi i Frankos ka zbatuar politikën e autarkisë, duke i ndërprerë rrugën ekonomisë spanjolle nga tregtia ndërkombëtare. Kjo politikë ka pasur pasoja katastrofale, ekonomia ka stagnuar, ndërsa tregu i zi ka lulëzuar. Gjendja e këtillë ka kontribuar që regjimi i Frankos të fillojë një politikë të re ekonomike, kushtëzuar nga bankroti i mundshëm, si dhe presioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe teknokratët nga Opus Dei për ekonomi më të lirë të tregut. Shumica prej gardës së vjetër, të cilët kanë qenë të angazhuar me ekonominë, janë zëvendësuar nga ana e teknokratëve, edhe përkundër kundërshtimit fillestar të Frankos.

Dekada e parë e sundimit të Frankos ka qenë plot e përplot me shtypje dhe vrasje të vazhdueshme të një numri të papërcaktuar të kundërshtarëve politikë. Vlerësimi është kontrovers, por numri i njerëzve të vrarë me siguri është ndërmjet 15.000 dhe 50.000 njerëzve. Franko ka promovuar identitetin nacional unitar dhe është goditur çdo diversitet kulturor në Spanjë. Korida dhe flamengoja janë promovuar si tradita nacionale spanjolle, ndërsa ato tradita të cilat nuk ishin konsideruar si spanjolle janë shtypur. Shfrytëzimi i gjuhëve të tjera, përveç gjuhës spanjolle, përkatësisht kastiliane, kanë qenë të ndaluara (sidomos i gjuhëve katalonase, galiciane dhe baske). Politika gjuhësore e regjimit të Frankos ka urdhëruar që të gjitha dokumentet dhe marrëveshjet të jenë të publikuara në gjuhën spanjolle, ndërsa të gjitha dokumentet tjera, të cilat do të ishin publikuar në gjuhë tjetër, nuk kanë pasur bazë juridike. Shfrytëzimi i gjuhëve të tjera ka qenë i ndaluar edhe në shkolla, në pllakatet publike dhe në postere. Edhe krahas ndalesave, populli ka vazhduar të flasë në gjuhët tjera. Kisha katolike romake është pranuar si kishë e shtetit spanjoll dhe privilegjet që i kishte humbur gjatë kohës së Republikës i ishin kthyer. Nëpunësit shtetërorë patjetër është dashur të jenë katolikë, ndërsa për disa vende zyrtare të punës është kërkuar vërtetim për sjellje të mirë nga ana e priftërinjve.

44


Martesat civile që janë lidhur gjatë kohës së Republikës Spanjolle janë shpallur të anuluara dhe të pavlefshme nëse nuk janë konfirmuar nga ana e kishës katolike. Shkurorëzimi, mjetet kontraceptive dhe aborti kanë qenë të ndaluara. Në vitin 1954 ishte nxjerrë ligji me të cilin homoseksualiteti, pedofilia dhe prostitucioni ishin shpallur për krim; megjithatë, ky ligj jo përherë ishte zbatuar. Pas luftës, Franko arriti të ruante dhe të forconte pushtetin e vet në Spanjë përmes zbatimit të masave të ashpra: përmes shtypjes sistematike të qëndrimeve disidente dhe opozitare, përmes censurës dhe shtrëngimit, burgosjes së kundërshtarëve ideologjikë në llogore nëpër tërë Spanjën, zbatimit të punës së dhunshme në burgje dhe zbatimit të dënimit me vdekje, të dënimeve të rënda me burg si metodë për frikësimin e armiqve të tij ideologjikë. Gjatë kohës së Luftës së Ftohtë, SHBA lidhën aleancë diplomatike dhe tregtare me Spanjën, për shkak të politikës së fortë antikomuniste të Frankos. Pas vdekjes së tij, Spanja ka filluar tranzicionin drejt demokracisë. Sot simbolet e regjimit të Frankos, siç është stema kombëtare ose flamuri me shqiponjën mbretërore, janë të ndaluara me ligj në Spanjë.

45


AKTIVITETI: ÇKA MBETET PAS NESH? QËLLIMET: • T’I RIVLERËSOJNË PARIMET E DEMOKRACISË DHE PËRSE JANË TË RËNDËSISHME PARIMET DEMOKRATIKE DHE SUNDIMI I SË DREJTËS • TË JAPIN GJYKIM PËR VLERAT CIVILIZUESE THEMELORE

• TË NDËRTOJNË QËNDRIM AKTIV NDAJ SFIDAVE NË RRETHIMIN E TYRE

VËREJTJE: KY FILM MERRET ME TRAJTIMIN E TEMAVE KONTROVERSE, NË MËNYRË MJAFT KONTROVERSE. REKOMANDIM: Ju rekomandojmë që filmin ta shikoni më shumë se një herë, para se ta paraqisni në orë. Konsiderojmë se nuk është adekuate për paraqitje si film i parë në klasat të cilat më parë nuk kanë pasur orë me shfrytëzimin e filmave dokumentarë kreativë. Siç përmendëm, filmi merret me personalitete nga historia, të cilët kryesisht janë të njohur si një ndër tiranët dhe kriminelët më të mëdhenj të shekullit XX, për të cilët lidhet një numër i madh konotacionesh negative. Filmi ata i paraqet në një mënyrë pothuajse bizare, duke ndjekur një interpretim (për këtë shkruajmë më poshtë) që kërkon “lexim” më të përparuar të filmit. Nëse e shfrytëzoni në kontekst të vërtetë, mund të provokojë gjykime serioze dhe zhvillim të mendimit kritik, por gjithsesi më lehtë me nxënësit e viteve më të larta sesa me të rinjtë dhe, gjithsesi, me klasat që kanë aspirata dhe arritje më të larta, përkatësisht me nxënës më të motivuar. Konsiderojmë se është më i përshtatshëm për grup më të përparuar, edhe sipas temave, edhe sipas mënyrës se si është bërë, edhe sipas gjuhës që shfrytëzohet në film. Edhe pse kjo mbase nuk është e nevojshme, duam të distancohemi nga interpretimi i mundshëm se në çfarëdo qoftë rasti ky film dhe aktivitetet me të kanë për qëllim që të shfrytëzohen për të arsyetuar veprimet, personazhin, veprën, ose edhe më skajshmërisht, të madhërohen personalitetet me të cilat merret filmi, përkundrazi, konsiderojmë se mënyra se si e trajton filmi të keqen është interesant, kontrovers, avangard dhe mund të jetë vegël që mund t’i kontribuojë gjykimit kritik, mu për shkak të mënyrës/qasjes që ofrohet, për atë se si trajtohen e keqja dhe krimi. AKTIVITETI HYRËS (5): Me nxënësit mund të bëni diskutim, hedhjen e ideve dhe të qëndrimeve – lidhjet me leksionet nga historia, për Luftën e Dytë Botërore, ose për nocionin e diktaturës, të krimit ose për tema të ngjashme, që lidhen me filmin dhe me qëllimet që duhen mbuluar gjatë orës. PROJEKSION I FILMIT: MBETJET NJERËZORE (30’)

46


BISEDË PËR FILMIN (10-15’) • Si e përjetuat filmin?

• Cilat janë ndjenjat themelore të cilat sunduan derisa e shikuat filmin? • Përse flitet në këtë film?

• Si ju pëlqeu mënyra se si është bërë? Si është bërë ky film? • Si e “lexuat” ju filmin?

• Për cilat personalitete të përmendura në film keni dëgjuar deri më tani? • Me se janë të njohur ata?

• Si janë paraqitur ata në film?

• A mund ta merrni me mend se si do të dukej jeta juaj po të kishit jetuar në vendin e tyre, në kohën e tyre? Si?

• Çka mendoni, përse filmi në këtë mënyrë i paraqet këta njerëz? (mund t’i referoheni interpretimit të Hana Arent-it)

• Si ju duket se vepron tërë kjo?

• Çka mund të na mësojë përgjithësisht ky film?

• Cilat parime demokratike në funksionimin e shteteve në kohën e sundimit të këtyre njerëzve janë shkelur?

• Përse janë ato të rëndësishme?

• A konsideroni se në kohën e sotme vendet bashkëkohore në botë janë imune ndaj dukurive të këtilla?

Pyetjet e theksuara më lart janë vetëm kahe të mundshme për diskutim. Mësimdhënësi për çdo rast pritet që t’i përshtat për kontekstin, qëllimet dhe kërkesat e dhëna nga ora konkrete. Për këtë film rekomandojmë kujdes të veçantë në përcjelljen e rrjedhës së diskutimit dhe përgatitje të mirë të mësimdhënësit, me informatat e theksuara më lart dhe/ose të tjera.

47


DIÇKA PËR JETËN Filmi dhe aktivitetet e ofruara mund të jenë të dobishme gjatë lëndëve: sociologji, psikologji, arsim civil dhe kulturë qytetare, por edhe për arritjen e qëllimeve gjegjëse, si për shembull: te konfliktet, problemet interpersonale, intrapersonale, sociale, interaksioni shoqëror, faza e zhvillimit personal, adoleshenca, morali, normat morale, interaksioni shoqëror, raporti personi dhe shoqëria, socializimi, unë në mesin e të tjerëve, mbrojtja sociale dhe politika sociale, komunikimi, aftësia komunikuese, demokracia dhe vlerat demokratike, të drejtat dhe obligimet civile, të drejtat e njeriut, shkyçja shoqërore; si dhe tek aktivitetet e projektit: paqja, toleranca dhe mbrojtja e saj dhe jetesa urbane, kultura e të jetuarit shëndetshëm.

5

FILMI:

DIÇKA PËR JETËN, Kroaci, 2016, 30 min.

Regjia, skenari dhe kamera: Nebojsha Slijepçeviq (Nebojša Slijepčević)

INFORMATA BAZË PËR FILMIN: Diçka për jetën: Te shtëpia e fundit në një fshat të vogël sllav (në Kroaci) jetojnë tetë vajza të mitura. Me ndihmën e edukatoreve përpiqen të ndërrojnë jetën e tyre. Jetojnë bashkë, menaxhojnë me shtëpinë dhe me ekonominë e vogël. Në kohën e lirë, bateristi profesional Branko Trajkov i mëson t’u bien baterive. Por, vajza e re, katërmbëdhjetëvjeçarja Ivana, nuk do që t’u bjerë baterive. Kjo e hap tregimin për Ivanën dhe luftën e saj me vetveten dhe rrethinën, gjatë kërkimit të rrugës së saj nëpër adoleshencë.

48


`INFORMACIONE QË MUND TË JENË TË DOBISHME:

Shumë fletë janë harxhuar për t’u shpjeguar periudha që quhet adoleshencë. Kushedi sa herë të kemi lexuar se adoleshenca është një fazë e bujshme, e paparashikueshme dhe intensive, sërish kjo nuk na bën të përgatitur para shokimit me të cilën na ballafaqon një diskutim i shkurtër me një person që kalon nëpër këtë fazë jetësore. Interesante, shpesh definohet me atë që nuk është: adoleshenti nuk është më fëmijë, ndërsa nuk është as person i rritur; papjekuria fëmijërore është e kaluar, ndërsa sfidat dhe mundësitë e një të rrituri ende nuk janë realizuar. Trupi, mendja dhe shpirti kalojnë nëpër turbulenca të shumta dhe janë huti, ashtu si për adoleshentin, edhe për rrethinën. Ndryshimet fizike: - në organizëm ndryshon statusi hormonal, tajiten hormone gjinore të cilat në mënyrë plotësuese i përshpejtojnë proceset metabolike, - paraqiten karakteristika gjinore sekondare, - zhvillohet skeleti, përnjëherë rritet pesha dhe gjatësia.

Përkrah elementeve mjaft hutues, të lartpërmendur, për shkak të vetë ndryshimeve fizike, të cilat janë papritshëm të shpejta, paraqitet edhe ndryshimi i pasqyrës për vetveten. Për ndërtimin e identitetit nevojitet vazhdimësi, e në

këtë fazë jetësore kjo është ajo që më së shumti ngec prapa, gjë që paraqet faktor shtesë që adoleshentët shpesh të jenë impulsiv, të kenë ndryshime të shpeshta dhe të menjëhershme në disponim, të jenë të hutuar, shpesh të hidhërohen me mendime e të ngjashme. Gjithsesi, këto ndryshime janë bazë dhe/ose pasojë për ndryshime në zhvillimin emocional dhe konjitiv. Ndryshimet konjitive përjetojnë “kërcim kuantik”, personi veç më është i lirë për format më të larta të të menduarit, bëhet i vetëdijshëm për kontekstin social, përkatësisht tek ai paraqiten bërthamat e kuptimësimit me themel të marrëdhënieve sociale, i ashtuquajtura – konjucion social. Aspekt shumë i rëndësishëm është edhe procesi i ndarjes nga prindërit. Pavarësimi. Kjo shoqërohet edhe me raport negativ ndaj autoriteteve, bile edhe ndaj atyre autoriteteve personale të së kaluarës. E tërë periudha e adoleshencës është fazë e zbulimit të mundësive të veta, e ridefinimit të vlerave, e vetë-përjetimit, idealeve, pritjeve, testimit të mundësive

49


dhe potencialeve të veta, si dhe ato të rrethinës. Kontrollim i të gjithave. Të rriturit, të preokupuar me sfidat e veta, shpesh dinë të harrojnë se sa komplekse është periudha e adoleshencës dhe u bëjnë presion shtesë adoleshentëve, duke shkaktuar dëm të dyanshëm.

Aq sa kjo periudhë e jetës është e bujshme, interesante dhe argëtuese nga perspektiva e të rriturve, aq edhe personi në formim është i ndjeshëm, u nënshtrohet ndikimeve dhe mund të marrë vendime ose të shfaqë sjellje shumë vetë-destruktive, të cilat mund të lënë pasoja serioze dhe të përhershme. Është e vështirë të ndikohet tek ata nga pozicioni i të rriturit dhe me qasje racionale, për shkak se, siç përmendëm më lart, një nga proceset kyç është procesi i pavarësimit, i cili dallon me mospranimin e autoriteteve, si dhe ajo se ndryshimet më të mëdha ndodhin në nivel emocional dhe jo gjithmonë në nivel të vetëdijes. Ndoshta më e mira që mund t’u ofrohet adoleshentëve është përkrahja pa rezervë në gjetjen e rrugës së tyre, shumë më shumë mirëkuptim dhe ngrohtësi, sesa shpjegime dhe kufizime. Ky film mund të përdoret për të mbuluar qëllime të ndryshme, por njëri, ndoshta dhe më i dukshmi, është “që të hiqet një pjesë e vogël nga barra e adoleshencës, nga supet e adoleshentëve”, respektivisht një pjesë e tyre të identifikohen me personazhet, apo me heroinën kryesore në film, të shohin se konfliktet e tyre, frikërat, mëdyshjet, pasiguritë, ndryshimet në disponim, nuk janë të vetme, por janë dukuri e shpeshtë dhe e pritur në fazën e tyre të zhvillimit.

50


AKTIVITET: DIÇKA PËR JETËN QËLLIMET: • TË NJIHEN ME PJESË NGA ASPEKTET E ADOLESHENCËS • TA MENDOJNË ZHVILLIMIN PERSONAL

• TË VETËDIJËSOJNË PËR PROCESIN E VETËPRANIMIT

• TË NDËRTOJNË QËNDRIM AKTIV NDAJ SFIDAVE PERSONALE PARA VETVETES DHE NË RRETHINËN E TYRE PROJEKSIONI I FILMIT: DIÇKA PËR JETËN (30’) BISEDË RRETH FILMIT (10-15’) • Çfarë mendoni për filmin?

• Në çfarë bashkësie jetojnë vajzat? Pse? • Si ju duket jetesa e tillë?

• E, si ju duket mënyra me të cilën është paraparë të bëhet “korrigjimi” i sjelljes së tyre? Pse?

• Çfarë ndodh me Ivanën?

• Me cilat sfida ballafaqohet ajo?

• Çfarë mendoni për sjelljen e saj? Sa janë të pritshme në moshën e saj?

• Çfarë është me ju, si ballafaqoheni ju me sfida të ngjashme, të cilat janë të pritshme në moshën tuaj?*

• A dëshiron ndokush t’i përndajë me ne gjërat që e bëjnë të ndjehet e/i pasigurt gjatë kohës së fundit?

• Si ballafaqoheni ju me frikërat dhe pasiguritë tuaja personale? Cilat janë sfidat që ato të pranohen?

• A do ndokush të pyesë diçka ose të përndajë diçka me të gjithë? • Cilat janë rreziqet me të cilat ballafaqoheni në këtë moshë?**

*(Mësimdhënësi inkurajon që të përndajnë përvoja, mund të thirret në ndonjë shembull të fundit nga sjellja në klasë dhe, gjithsesi, pa gjykuar, por me ton të përgjithshëm, të thotë se kjo ka qenë sjellje tërësisht e kuptueshme dhe e

51


pritshme dhe t’i japë notë argëtuese tërë kontekstit. Mësimdhënësi shton se kjo është pjesë e procesit të rritjes dhe se në një moment ky proces do të mbarojë; përpiqet t’u përcjellë se mund ose të mundohen, ose thjesht të kënaqen në këtë pjesë të jetës. Mësimdhënësi u përcjell se ky proces mund të jetë edhe pafund argëtues në rast se pranohet si i tillë, si turbulent, hutues dhe impulsiv, duke i shqyrtuar ndryshimet nga një perspektivë më e gjerë. Mësimdhënësi inkurajon se në rast se i merr malli për të qarë, ose vërshohen nga gëzimi, apo përnjëherë janë përplot energji, këto thjesht mund të jenë pasoja të koktejeve të reja të hormoneve, të cilat pritet t’i prodhojë trupi i tyre; i inkurajon që, thjesht, ta pranojnë këtë, të mos turpërohen të qajnë ose të gëzohen, po qoftë kjo edhe pa shkak.) ** Është e rëndësishme të përmenden devijimet/rreziqet autodestruktive, të cilat janë të mundshme në këtë moshë; nga nxënësit kërkohet propozim se çfarë mund të bëhet, që ato të shmangen/të tejkalohen. Pyetjet e lartpërmendura janë vetëm kahe të mundshme për diskutim. Mësimdhënësi, sidoqoftë, pritet që t’i përshtat në kontekstin e orës së dhënë, sipas qëllimit dhe kërkesës për realizimin e saj.

52


JETA E ANIMUAR Filmi dhe aktivitetet e ofruara mund të jenë të dobishme në lëndët sociologji, arsim qytetar dhe kulturë qytetare; për mbulimin e qëllimeve përkatëse, si p.sh.: interaksioni shoqëror, varësitë, mbrojtja sociale, deviacionet, familja, dhuna, socializimi, zhvillimi personal. Mund të shfrytëzohen edhe për disa tema nga aktivitetet projektuese: Jeta urbane dhe Kultura e jetesës së shëndetshme.

6

FILMI:

SIDOQOFTË KOHA, Zvicër, 2015, 11min. Regjia: Remo Sherer (Remo Scherrer)

INFORMATA BAZË PËR FILMIN:

Në këtë film të animuar, sensitiv, heroina kryesore, Voli, i kthehet fëmijërisë së saj me nënënalkoolike. Në cilësinë e tregimtares, ajo na e tregon tregimin e vet si fëmijë tetëvjeçare, kur është bërë sa ka mundur e më e vogël e më e padukshme, dhe si janë shkelur nevojat e saj nga varësia e nënës së vet. Rolet e nënës dhe të bijës janë përmbysur, fëmijët kanë zier në kuzhinë dhe e kanë mbrojtur të ëmën. Kanë jetuar vazhdimisht me frikë, ndërsa ajo shpeshherë ka hyrë në dhomën e nënës së saj që të kontrollojë se a është ende gjallë. Drithëruese është, se ajo, edhe pse tërë vitin nuk e ka hapur gojën në shkollë, askush nuk e ka vërejtur këtë dhe nuk ka pasur kurrfarë ndihme nga anash. Tmerrësisht ishte e turpëruar prej asaj se çka ndodhte në shtëpinë e saj. Nëna rregullisht i ka

53


përzënë përjashta, kështu që ato e kanë pasur patjetër të gjenden, “sidoqoftë koha”. Duke mos mundur që ta kuptojë se përse nëna thjesht nuk ndërpret me të pirët, ajo ka humbur çdo shpresë. E dëgjojmë tregimin për mbijetesën e saj, për pasojat nga alkoolizmi, nga dora e parë. Rollerkoster kaotik midis mungesës së shpresës, kërkesave të tepruara dhe lutjeve dëshpëruese. Luftë e përditshme për mbijetesë. INFORMATA QË MUND TË JENË TË DOBISHME PËR JU:

Gjer në kohën e sotme, alkoolizmi në mënyrë dominante trajtohet ose si ves, ose si varësi. Njëra është etiketa morale, ndërsa tjetra mjekësore. Vetë problemi dhe rrethi magjik i alkoolizmit janë dukuri komplekse, rrënjët e së cilës nuk janë lëndë e këtij doracaku. Filmi dhe informatat më poshtë mund të shërbejnë për t’i dhënë ndihmën mikut/mikeshës ose nxënësit/nxënëses që janë në një situatë të ngjashme. Sipas të dhënave të vitit 2016, rreth 9 milionë fëmijë dhe të rinj në BE rriten me më së paku njërin prind – të varur nga alkooli. Numri më i madh i këtyre fëmijëve janë të lënë pas dore dhe vuajnë nga ndjenja e turpit dhe nga akuzat që i bëjnë vetes për shkak të gjendjes në të cilën janë (të lënë) nga prindërit e tyre. Ata vuajnë nga konflikte të shpeshta ose të vazhdueshme në shtëpinë e tyre, ndërsa numri më i madh i tyre janë dëshmitarë të dhunës dhe në të njëjtën kohë e pësojnë prej saj (http://www. activeeurope.org/).

Disa hulumtime e paraqesin Evropën si rajon udhëheqës në botë sipas sasive të alkoolit të konsumuar. Alkooli është faktor ndikues shkaku i të cilit 16% e fëmijëve janë të keqpërdorur dhe të lënë pas dore. Studimet tregojnë se fëmijët e alkoolikëve, të varurve nga alkooli gjithnjë e më shumë u ekspozohen rreziqeve rreth shëndetit të tyre dhe ndikimeve të tjera negative ndaj potencialeve intelektuale dhe shëndetit të tyre mental. Hulumtimet gjithashtu tregojnë se një e treta e fëmijëve të alkoolikëve edhe vetë do të bëhen të varur nga alkooli. Fëmijët dhe të rinjtë që rriten me prind të varur nga alkooli shpeshherë jetojnë në varfëri emocionale dhe materiale. Për shkak të situatës vazhdimisht të nderë, të frikës, të situatave të konfliktit, të pritjeve se çka mund të ndodhë dhe të anksiozitetit, ata shpesh zhvillojnë sjellje autodestruktive. Efektet dhe/ose pasojat mund të paraqiten që nga mosha e mëhershme. Një dukuri më pak e njohur është sindroma abstinencuese e foshnjave të sapolindura, e cila paraqitet te fëmijët e lindur nga nënat alkoolike. Paraqitet

54


pas disa orëve, ose pas disa ditëve pas lindjes. Pengesat abstinencuese janë pasojë e ndërprerjes së marrjes së alkoolit, të cilin fëmijët e kanë marrë përmes gjakut të nënës. Në raste të këtilla, bebet më shpesh trajtohen me mjete për qetësim, derisa nuk kalon periudha e krizës.

Fraza shpeshherë e përsëritur është se fëmijët në familjen e një alkooliku rriten pa dashuri. Mbase edhe nuk është larg së vërtetës. Varësitë shpeshherë i bëjnë njerëzit vetjakë, përkatësisht sasinë më të madhe të energjisë/të kohës/ resurseve të veta i harxhojnë në atë plan, të varësisë. Shpeshherë sjellja e alkoolikut di të jetë tërësisht e paparashikueshme. Fëmijët kurrë s’e dinë se në çfarë gjendje do të paraqitet në shtëpi, a do të jetë esëll ose i dehur, i gëzuar apo i zemëruar, a do t’u bërtasë atyre apo do të shtrihet për të fjetur. Në masë më të madhe, për shkak të paparashikueshmërisë së vetë sjelljes, dhe të kërcënimeve nga episodet e mëparshme agresive, fëmijët jetojnë me frikë. Do të kishim dashur të theksojmë se termat nënë dhe baba, edhe atje ku nuk janë të shkruar bashkë, u referohen të dy prindërve barabarësisht, që mos ta stërrëndojmë tekstin. Gjithkund mendohet për babë/nënë, partner/partnere...

Për shkak të sjelljes impulsive dhe të paparashikueshme të alkoolikut, mungojnë standardet elementare në edukimin e fëmijëve. Prindi në gjendje të dehur me zemërgjerësi u fal fëmijëve gabime të mëdha, ndërsa për shumë gabime të parëndësishme në gjendje kur është esëll do t’i dënojë, dhe e kundërta. Ai/ ajo shpeshherë e dënon fëmijën për një sjellje për të cilën para gjysmë ore është shpërblyer. Nga gjendja e shlirë dhe e disponimit të mirë, shpeshherë, pa ndonjë shkak të dukshëm, kalohet në gjendjen e zemërimit dhe të tërbimit. Prandaj fëmijëve të alkoolikëve shpeshherë u mungojnë normat e vlerësimit të sjelljeve të tyre dhe të huaja. Mungesa e normave dhe e vlerave të forta te fëmijët e këtillë krijon vështirësi në procesin e socializimit.

Alkooliku shpeshherë ka sjellje manipuluese. Kështu, kur do të esëllohet, bëhet një prind shumë sharmant, i butë dhe zemërgjerë, por i këtillë është shpeshherë edhe në gjendje të dehur. Duke e inspiruar nevojën e natyrshme për dashuri prindërore, shpeshherë i kthen fëmijët kundër partnerit, të cilin ata fillojnë ta akuzojnë për alkoolizmin e partnerit tjetër, për shkak se “nëse nëna/babai do të kishin pasur më tepër durim/mirëkuptim/mbështetje për babain kaq fisnik/nënën kaq zemërmirë, ai/ajo me siguri nuk do të kishte pirë”. Po qe

55


se fjala është për babain, fëmijët femra për shkak të sjelljes së këtillë mund të kenë vështirësi në pranimin e pozicionit të tyre, ndërsa fëmijët meshkuj mund të identifikohen tek babai dhe më vonë me pak rezistencë ta pranojnë shembullin e babait. Fëmijët të cilët nuk do ta hedhin autoritetin e babait, por do të identifikohen me të, e marrin për shembull dhe që nga fëmijëria e hershme fillojnë që shpesh të konsumojnë alkool dhe të bëhen alkoolik. Shumë nëna, të stërngarkuara me obligimet e ndërmarra të alkoolikut në familje, janë të tendosura, të brengosura, të dekurajuara, të ngacmueshme ose depresive dhe u japin fëmijëve shumë pak dashuri, ose ua japin në mënyrë joadekuate. Prandaj lidhjet e tyre emocionale me fëmijët shpeshherë janë sipërfaqësore, ambivalente dhe jo të përhershme. Fëmijët zakonisht kanë afinitet më të madh ndaj babait alkoolik sesa ndaj nënës, për shkak se babai, kur do të esëllohet, në dallim nga e ëma, dëshiron lidhje më të afërta emocionale me fëmijët. Për fëmijët e alkoolikëve asgjë s’është aq e dhimbshme, sa përcaktimi i përditshëm: de për njërin prind, de për prindin tjetër.

Me kalimin e kohës, fëmijët, sikurse edhe prindërit, bëhen gjithnjë e më të pamundur që t’u kundërvihen konflikteve në familje dhe çfarëdo të ndryshojnë në mënyrë radikale. Pasiguria e thellë e të gjithë anëtarëve e jep shpjegimin se pse fëmijët e alkoolikëve shumë më vështirë shkatërrohen sesa që besohet. Fëmijët janë më të interesuarit për ruajtjen e unitetit familjar dhe shumë herët fillojnë t’i ndajnë rolet në familje, shpeshherë për nënën, role të cilat duhet t’i kryejnë baballarët alkoolikë. Fëmijëve u imponohen obligime për të cilat nevojiten përgjegjësi dhe detyrime të cilat kurrë nuk do t’i kishin marrë nëse rriten në familje normale. Fëmijët më të moshuar, më shpesh meshkujt, e mbrojnë nënën, e mbikëqyrin gjendjen financiare-ekonomike, e shikojnë vëllain ose motrën më të vogël, me ç’rast te fëmija zhvillohet raporti ambivalent i shprehur tek dilema për të qenë baba, por jo si babai i vet. Shpeshherë këta fëmijë “piqen më herët” dhe për ta ekziston termi: fëmijë i rritur. Alkoolizmi i prindit është shkak për pengesa psikologjike te fëmijët, edhe atë që nga gjendjet e buta neurotike, deri në gjendjet e rënda psikike.

Çrregullimet më të theksuara te moshat parashkollore te fëmijët janë: frika gjatë natës, enureza, kafshimi i thonjve, probleme me të ushqyerit, thithja e gishtave, belbëzimi, ecja përgjumshëm, sulme të tërbimit të pakontrolluar, ndërsa mjaft janë të shtrira edhe reaksionet neurotike të fobisë.

56


Ekspozimi i përditshëm ndaj ndikimeve emocionale dhe edukuese të kundërshtueshme të prindit shkakton ndjeshmëri të madhe. Shumë fëmijë të alkoolikëve tërhiqen në vetvete, ëndërrojnë theksueshëm, e humbin kontaktin me realitetin, duke u përpjekur që ta “arsyetojnë” gjendjen e tyre, bëhen “të stërndijshëm” dhe për këtë shkak vështirë gjenden në jetë. Fëmijëria jo e lumtur dhe e vështirë i kontribuon mosdrejtpeshimit të tyre psikik, mungesës së mëvetësisë dhe mosbesimit ndaj njerëzve të tjerë.

Zhvillimi i shëndoshë psikosocial i fëmijëve të alkoolikëve shpesh është vënë në pyetje. Ata shpesh i rezistojnë shkollës, që mund të interpretohet edhe si paraqitje e mohimit përgjithësues të autoriteteve, por shpesh është edhe pasojë e moszhvillimit të përvojave për punë. Këta fëmijë kanë sukses të dobët në shkollë, për shkak se shpesh janë të frikësuar, të pasigurt në vetvete dhe nuk kanë kushte themelore për punë. Pamundësia për koncentrim, për vëmendje, humbja e interesimit për shkollë, shpesh janë shkaktarë për problemet me mësimin. Së këndejmi, shkollimi del i pasuksesshëm, sjellja rebele, ka kundërshtim të mësimdhënësve, “heroizëm negativ” ose tërheqje në vetvete, zymtësi dhe ndjenja se secilit i pengojnë. Mungesë e ndjenjës së përkatësisë. Kur janë në shkollë, janë të ngarkuar me ndodhitë në shtëpi, e kur do të vijnë në shtëpi, për shkak të obligimeve familjare, kanë shumë pak kohë për vete dhe nuk kanë me cilin të luajnë, për shkak se moshatarët ikin prej tyre, ose i përqeshin për shkak të gjendjes në familjet e tyre. Po qe se shokët e tyre nuk e dinë, fëmijët e alkoolikëve përpiqen që ta fshehin situatën familjare, e kjo sërish i dënon me një lloj izolimi. Nga frika që prej tyre mos heqin dorë, nuk duan të kenë miqësi me fëmijët tjerë, as që tregojnë dëshirë për t’u përfshirë në aktivitete zbavitëse me moshatarët. Ndodh që të ikin nga shtëpia, që t’i shmangen atmosferës së rëndë dhe të tendosur, ku janë të rrezikuar, nuk kanë ngrohtësi, nuk kanë siguri materiale dhe psikike. Kërkojnë një mjedis në të cilin do ta kishin komod. Kërkojnë autoritete, për shkak se prindërit e tyre tashmë nuk janë të tillë. Shpeshherë kjo nuk mbaron sipas mënyrës së pritur, dhe ajo çfarë është edhe më ironike, fëmijët e tillë, shumë shpesh, edhe vetë përfundojnë si alkoolikë. Një pjesë e pasojave në jetën e mëtejshme dhe interaksioni me rrethinën, i fëmijëve të tillë, mund të jenë edhe sjelljet në vazhdim, relativisht afatgjate: • Ikje nga lidhjet e afërta/intime ose afërsia emocionale

57


• Shpërthime të tepruara/joadekuate të varësisë emocionale

• Vështirësi ose pamundësi që të përndahen mendime dhe/ose ndjenja “të vështira/të lëndueshme” • Reaksion i kufizuar emocional ndaj të tjerëve

• Ndjenjë ngushëlluese e kufizuar ose e munguar

• Distancë emocionale dhe ndjenja për pakuptimësi • I/e dhënë tepër pas kritikës

• Rigjiditet dhe perfeksionizëm i tepruar

• Mostolerancë ose pasiguri ndaj ndryshimeve të rrethit • Anksiozitet dhe pasiguri kronike • Ndjenjë e tepruar e fajit • Sjellje kontrolluese

• Impulsivitet dhe paparashikueshmëri

• Sharm artificial, i aktruar dhe nevojë për t’u pëlqyer • Mungesë ndjesie

• Raport shfrytëzues ndaj të tjerëve

• Izolohen dhe kanë frikë prej njerëzve, sidomos nga figurat autoritare

• Bëhen të varur nga lejimet dhe e humbin identitetin në procesin e kërkimit të vërtetimeve

• Janë tepër të frikësuar nga njerëzit e mllefosur dhe nga çdo lloj kritike me orientim personal • Bëhen ose alkoolikë, ose gjejnë partnerë alkoolikë, ose personalitete kompulsive, si “vorkolikë” ose “kontroll-frikantë”

Në të vërtetë, fëmijëve të tillë u duhet mbështetja, mirëkuptimi, u duhet kontinuiteti dhe mundësia për mbështetje gjegjëse në jetë, burimi i ndjenjës së sigurisë dhe i ngrohtësisë emocionale. Së andejmi, do t’i kishin marrë resurset për ta ndërprerë me ndjenjën e vetakuzimit, të pasigurisë dhe të autodestruksionit. Porositë dhe përpjekjet racionale për korrigjime të drejtpërdrejta në sjellje vetëm mund të kontribuojnë për keqësimin e gjendjes së tyre. Shembujt më lart, në masë më të madhe mund të lidhen edhe me varësi të tjera të prindërve.

58


AKTIVITET: JETA ËSHTË VALLËZIM QËLLIMET: • TË NJIHEN ME NJË PJESË NGA PASOJAT E ALKOOLIZMIT

• TË NJIHEN ME DISA PREJ PASOJAVE NGA VARSHMËRITË

• TË NDËRTOJNË QËNDRIM AKTIV NDAJ SFIDAVE NË RRETHIMIN E TYRE MATERIALE: • FLETË PUNE: MENDONI...

AKTIVITETI HYRËS (25’): Nxënësit formojnë grupe të vogla prej nga tre-katër veta. Secili grup merr një ekzemplar nga fleta e punës “MENDONI”, të cilën do të duhet ta plotësojnë. Nxiten nxënësit, të cilët, gjë e pritshme, në fillim do ta shikojnë anën qesharake të gjërave, të hyjnë vërtet në situatë dhe të përpiqen që t’i shohin të gjitha pasojat e mundshme. Pasi të kenë mbaruar, grupet e paraqesin punën e tyre. PROJEKSIONI I FILMIT: SIDOQOFTË KOHA (11’)

59


BISEDË PËR FILMIN (10-15’) • Si e përjetuat filmin?

• Cilat janë ndjenjat themelore që mbisundojnë? • Për çfarë bëhet fjalë në këtë film?

• Si ju pëlqeu mënyra se si është “xhiruar”? • Si e “lexuat” ju këtë film?

• Për çfarë mund të na mësojë në tërësi ky film?

• Cilat pasoja më tej në jetë mund t’i supozoni, të cilat do t’i kishte pasur fëmija që jeton në kushte të tilla?

• Si do të ndiheshit ju, po qe se nuk flisni një vit të tërë, e këtë mos ta vërejë askush?

• Por, si t’u qasemi njerëzve të këtillë? Si të ofrohet mbështetja për mikun/ mikeshën, pa iu lënduar ndjenjat?

Pyetjet e theksuara më lart janë vetëm kahe të mundshme për diskutim. Mësimdhënësi për çdo rast pritet që t’i harmonizojë ato me kontekstin, qëllimet dhe kërkesat e dhëna nga ora konkrete. Këshillë: Po qe se diskutimi merr kahe vetëm drejt detektimit (ose “predikimit”) rreth asaj se pse nuk duhet të konsumohet alkooli, është shumë e mundshme që mësimdhënësi “t’i humb nxënësit” në proces, përkatësisht do të përjetohet sikur imponon fraza tashmë të dëgjuara. Shumë më e dobishme është që vetë të shprehen për dilemat dhe për problemet personale, deri në nivelin sa janë të gatshëm.

60


FLETË PUNE: MENDONI... Mendoni se të gjithë njerëzit në vendin tonë, prej se ka filluar koha, sot dhe përherë, lindin me dy duar, me dy këmbë, me dy sy, me dy veshë, me hundë dhe me gojë. Pasi t’i kenë mbushur 28 vjet, fillojnë të konsumojnë sasi të mëdha të lëngut të fermentuar të rrushit (po, verë, alkool), për çdo ditë, deri në fund të jetës. Kjo kështu ka qenë, kështu është dhe kështu do të jetë. Si do të jetë e organizuar shoqëria?

Si do të duket një ditë e zakonshme?

A do të ketë konflikte?

Si do të jetë me qenë fëmijë në një botë të tillë?

Me cilat sfida do të ballafaqohen fëmijët?

Çka do t’u mungojë?

Çka do të kishit shtuar tjetër?

61


VARIÇELA Filmi dhe aktivitetet e ofruara mund t’i ndihmojnë nxënësit që të formojnë qëndrime ndaj përgjegjësisë dhe vetëdisiplinës; të jenë të dobishme për lëndët sociologji, arsim qytetar dhe kulturë qytetare; për mbulimin e qëllimeve gjegjëse, siç janë, për shembull: ideologjia në shoqëritë bashkëkohore, dimensionet dhe faktorët e globalizimit, pasojat nga globalizimi ndaj jetëve tona, qenësia fizike në interaksion; kryesisht në temën nga sociologjia, shoqëria bashkëkohore, personaliteti dhe identiteti, personaliteti dhe shoqëria, kultura, ‘unë pronar, prodhues, konsumator’, zhvillimi i personalitetit; si dhe në aktivitetet projektuese: Paqja, toleranca dhe mbrojtja, Kultura urbane dhe Kultura e jetesës së shëndetshme.

7

FILMI:

VARIÇELA, Rusi, Norvegji, Danimarkë, Suedi, 2015, 26 min.

Regjia: Viktor Kosakovskij (Виктор Александрович Косаковский)

INFORMATA BAZË PËR FILMIN:

Polina shtatëvjeçare dhe motra e saj trembëdhjetëvjeçare Nastja jetojnë për baletin. Të dyja mësojnë balet në akademinë prestigjioze të baletit Boris Elfman në Sankt Petërsburgun e ftohtë. Ato në klasat e tyre janë zgjedhur në mesin e 5.500 fëmijëve të tjerë. Derisa i presin notat, për të parë se a kanë qenë mjaft të mira për të vazhduar më tej, me Nastjen, e cila në mënyrë simpatike e udhëheq motrën e saj më të vogël nëpër procesin e fitimit të shkathtësive dhe Nadjes, e cila shtron pyetje inteligjente dhe naivisht të ëmbla, rrjedh zhvillimi i filmit. Të dyja nuk do të kishin lënë gjë pa bërë për të arritur që të jenë balerina të shkëlqyera, prandaj ushtrojnë nga gjashtë orë në ditë, gjashtë ditë në javë, në tërësi i janë përkushtuar trajnimit në shkollën e baletit. Duke shfrytëzuar kuadro të mrekullueshme të stilizuara dhe shumë pak dialog, filmi flet për pasionin dhe suksesin, për ballafaqimin me kufizimet personale dhe për vallëzimin “me shpirt të hapur”. Më në fund,

62


flet edhe për raportin e butë ndërmjet dy motrave, të cilat kanë një ëndërr të përbashkët. Variçela është një film, nga seriali prej gjashtë dokumentarëve, kushtuar fëmijëve të talentuar, të cilët i janë përkushtuar pasionit të tyre në nivel mjaft serioz. Të gjithë filmat nga seriali shtrojnë çështje të ndryshme ekzistenciale, në më shumë nivele.. INFORMATA QË MUND TË JENË TË DOBISHME PËR JU:

Federata Ruse ka pothuajse 150 milionë banorë. Me më pak 40 shtëpi të baletit, në tërë vendin, të gjithë që duan të merren me balet i vë nën një presion të madh, për shkak se konkurrenca është e madhe. Gjithsesi që edhe vetë aspirata për të qenë në krye të një fushe, kërkon përkushtimin komplet të personalitetit ndaj asaj që dëshirohet. Nga njëra anë, koha dhe obligimet skajshmërisht të organizuara në mënyrë precize. Shpeshherë një jetë e tillë prej anash më shumë duket si mundim sesa si diçka drejt së cilës njeriu duhet të synojë, por në fund, njëra prej vajzave e thotë qartë: vallëzon, që të jetë e lumtur. Në kohën e sotme, vlerat, sidomos në hemisferën perëndimore, disi janë zhvendosur mjaft ose tërësisht inklinojnë drejt masave me orientim material ose konsumator. Shumë shpesh njerëzit identifikohen me “gaxhetin” e ri, të cilin e dëshirojnë ose, sapo e kanë marrë. A janë ato automobil, telefon, atlete, ndonjë aparat tjetër e të ngjashme, duke pritur që ajo do t’ju sjellë “një sasi më të madhe të lumturisë” në jetën e përditshme, edhe pse të gjithë shpeshherë kemi qenë dëshmitarë të përvojës se gëzimet e tilla janë me kohëzgjatje të shkurtër. Vijon faza e dëshpërimit dhe pastaj faza e ëndërrimit për të pasur diçka tjetër, të re, të shtrenjtë dhe vështirë të arritshme. Në masë të madhe kjo vjen nga energjia e madhe dhe të hollat që investohen në fushatat reklamuese për produkte të ndryshme, të cilat më shumë sesa shkallën e shfrytëzimit dhe të funksionalitetit të tyre, si nëntekst ofrojnë më shumë gëzim/lumturi/ plotësim në jetë. Në masë të caktuar, të gjitha sendet e shtrenjta të cilat ndokush mund t’i ketë në pronësi, për shkak të organikës së tërë kontekstit, në afat të shkurtër mund ta “përmirësojnë” statusin social të njeriut dhe kështu ta ngrenë vetëbesimin, deri në një nivel të caktuar, por ajo çka, së paku përvoja e gjertanishme si lloj ka treguar, përvoja civilizuese e grumbulluar, së paku nga shumësia e kulturave në këtë botë, na thotë se më shumë na bëjnë të lumtur raportet cilësore ndërnjerëzore, momentet afatshkurtra, “gëzimet e vogla”, shumë më shumë procesi sesa rezultati përfundimtar, ngaqë kualiteti i jetës pakrahasueshëm është më i mirë po qe se diçka bëhet me kënaqësi, diçka që me të vërtetë na plotëson, sesa diçka që bart prestigj ose thjesht është paguar

63


mjaft mirë, por që nuk na plotëson, nuk na intereson. Sistemi ynë ka nevojë nga doza ditore të kërshërisë, të dalldisë - sfidë e cila as është më e madhe, që mos të mund të arrijmë ta mundim, por as më e vogël që mos të na ndihmojë për ta forcuar vetëbesimin. Gjetja e profesionit/veprimtarisë që i ka karakteristikat e këtilla, për shumë njerëz aspak nuk është e lehtë. Për shumëkë, shkaku i tërë kontekstit shoqëror dhe shkaku i mospasjes së nxitjes as nga shtëpia, as nga shkolla, ose nga grupet joformale, shumë më lehtë është që të pranohen rrugët/profesionet e shënuara. Shpeshherë që të gjendet ajo çka me të vërtetë na plotëson, kërkon qasje aktive ndaj jetës, gjatë tërë jetës, ose së paku një kohë më të gjatë, kërkon guxim dhe lënie të mundësisë që mos të arrihet suksesi. Kapitalizmi i sotëm brutal është shumë tolerant ndaj “gabimeve” të këtij tipi. Por, gjithashtu, kualiteti i përgjithshëm i jetës gjithnjë e më shpesh është në pikëpyetje, në shoqëritë bashkëkohore. Shumëkush i kthehet jetës më të izoluar, më të qetë, jetës ku vetë e caktojnë tempin dhe orët, në llogari të fitimit më të vogël. Të bindur se “në fund të ditës” masa për njeriun nuk është se çka posedon, por se si sillet dhe si “bartet me vetveten”. Në kritikat e sistemeve arsimore bashkëkohore gjithnjë e më shpesh përmenden gjëra të këtilla, se disi harrohet që t’u bartet fëmijëve gëzimi i krijimit, rëndësia e nevojave të thella personale, e interesimeve, e ëndrrave, e kreativitetit, si dhe e asaj se shkollat kudo nëpër botë gjithnjë e më shumë janë të drejtuara kah ajo që të prodhojnë punëtorë të dëgjueshëm sesa t’i aftësojnë që të jenë të shëndoshë, personalitete të cilat kanë bazë të mirë që të çojnë një jetë cilësore dhe të plotësuar. Nga ana tjetër, ende ka mësimdhënës të cilët, krahas asaj që është shënuar në plane dhe programe, me sjelljen dhe qëndrimin që kanë ndaj nxënësve, ua bartin shkathtësitë dhe qëndrimet e tilla. Të tillë janë ata mësimdhënës, të cilët po t’i kemi pasur, mbahen mend tërë jetës.

64


AKTIVITETI: JETA ËSHTË DANS QËLLIMET: • T’U JAPIN KUPTIM PËRPJEKJEVE, DËSHIRAVE, PLANEVE TË TYRE JETËSORE

• TA SHOHIN NEVOJËN NGA VETËDISIPLINA DHE PËRKUSHTIMI NGA NJË KËND TJETËR • TË NDËRTOJNË QËNDRIM AKTIV NDAJ SFIDAVE NË JETË • T’I JAPIN KUPTIM KONCEPTIT “KUALITET I JETËS” MATERIALE: • MATERIAL PUNE: LUMTURIA AKTIVITETI HYRËS (5-7’): Mësimdhënësi i lexon shprehjet nga MATERIALI I PUNËS: LUMTURIA, dhe kërkon prej nxënësve të shpjegojnë se ç’është ajo çka dëshiron të thuhet me shprehjen konkrete. PROJEKSIONI I FILMIT: VARIÇELA (26’)

65


BISEDË PËR FILMIN (10-15’) • Si e përjetuat filmin?

• Cilat janë ndjenjat bazë që mbisundojnë?

• A vërejtët diçka specifike/të pazakonshme në këtë film? • Për çka flitet në këtë film?

• Si e pëlqyet mënyrën sesi është xhiruar filmi? • Si e “lexuat” ju këtë film?

• Çka mund të na mësojë në tërësi ky film? • Përse vallëzon Nastja? • Çka ju plotëson juve?

• Kush është i gatshëm të punojë diçka e cila aspak nuk i pëlqen, por të jetë mirë i paguar/e paguar?

• Gjërat materiale (dhe/ose të hollat), sa janë vlerë?

• Në çfarë mase gaxheti i ri (telefoni e të ngjashme) ndihmon që të ndiheni mirë?

• Sa kohë zgjat kjo? E pastaj?

• Cilat pesë gjëra për ju janë kyç për kualitet të mirë të jetës?

Pyetjet e theksuara më lart janë vetëm kahe të mundshme për diskutim. Mësimdhënësi për çdo rast pritet që t’i harmonizojë sipas kontekstit, qëllimeve dhe kërkesave të dhëna nga ora konkrete. AKTIVITET PËRMBYLLËS (5’) Po qe se ju mbetet kohë dhe/ose vlerësoni, mund t’i përforconi qëllimet me ndonjë aktivitet që do të jetë në frymë të ngjashme me diskutimin që keni zhvilluar më lart. Propozim: Nxënësit formojnë çifte. Duhet që partnerit/ partneres me pantomimë t’i shpjegojnë se ç’është ajo për të cilën do të kishin dhënë gjithçka në jetë, që ta arrijnë. Ose, ç’është ajo që vërtet, vërtet, ua plotëson jetën, i bën të lumtur.

66


MATERIAL PUNE: LUMTURIA Ka vetëm një mënyrë që të mbetet i lumtur, t’i japim fund kujdesit për gjërat që janë jashtë fuqisë së vullnetit tonë. Epikteti Kemi tendencë që të harrojmë se lumturia nuk vjen si rezultat i marrjes së diçkasë që nuk e kemi, por shumë më shumë nga njohja dhe vlerësimi i asaj që e kemi. Frederik Kening Njerëzit e lumtur planifikojnë aksione, nuk planifikojnë rezultate. Dennis Waitley Mos e nënçmoni vlerën e mosbërjes asgjë, ose të lënies së zakonshme, duke i dëgjuar të gjitha gjërat që mund t’i dëgjosh, pa u lodhur. Vini Pu Lumturi është ajo kur atë çka e mendon, çka e thua dhe çka e bën janë në harmoni. Mahaatma Gandi Suksesi nuk është çelës për lumturi. Lumturia është çelës për sukses. Nëse e do atë çka bën – do të jesh i suksesshëm/e suksesshme. Herman Kain Më adekuate për njeriun është më mirë t’i qeshet jetës, sesa t’i qahet. Seneka Ai planet ka, ose thënë më mirë, kishte një problem të tillë: pjesa më e madhe e njerëzve që jetonin aty ishin jo të lumtur në pjesën më të madhe të kohës. U propozuan shumë zgjidhje, prej të cilave pjesa më e madhe ishte e lidhur me lëvizjen e fletëve të vogla të gjelbra të letrës, gjë që ishte shumë e çuditshme, për shkak se, shikuar në tërësi, fletët e vogla të gjelbra të letrës aspak nuk ishin jo të lumtura. Dagllas Adams Po deshe lumturi prej një ore – dremit Po deshe lumturi për një ditë – shko për peshk Po deshe lumturi për një vit – trashëgo pasurinë Po deshe lumturi për tërë jetën – ndihmo ndonjërin. Fjalë e urtë kineze

67


VIJMË NË PAQE Filmi dhe aktivitetet e ofruara mund të jenë të dobishme gjatë lëndëve: sociologji, arsim civil dhe kulturë qytetare për t’u mbuluar qëllimet gjegjëse, si për shembull: grupe shoqërore, interaksion shoqëror, ideologjia në shoqëritë bashkëkohore, shoqëria dhe vetëdija individuale: internalizimi i të tjerëve dhe formimi i individualizmit, shoqëria e individualizuar, individualizmi dhe kolektivizmi, zhvillimi personal, ideologjia në shoqëritë bashkëkohore, individi dhe shoqëria, kultura, shmangiet shoqërore, si dhe tek aktivitetet e projekteve: Paqe, tolerancë dhe mbrojtje te të prekurit dhe të rrezikuarit, vlera themelore, dhe mund të mbulojë qëllime të shumta nga aktivitetet projektuese: Të jetuarit urban dhe Kultura e të jetuarit shëndetshëm.

8

FILMI:

“(JASHTË)TOKËSORI LI, Maqedoni, 2014, 21 min. Regjia: Sashko Micevski (Сашко Мицевски)

INFORMATA BAZË PËR FILMIN:

Për filmin, Sashko thotë: “(Jashtë)tokësori Li” është monografi dokumentare e shkurtër që përcjell një periudhë të shkurtër nga jeta e legjendës së Shtipit, Miki Li. Miki Li Trajçevski është banor i Shtipit, i njohur në popull si i pastrehu më ekscentrik në rajon, i cili jeton jetë të qetë, pastorale, duke shëtitur nëpër bukuritë natyrore rrëzë Isarit. Banorët e Shtipit e njohin edhe si Jashtëtokësori Li, për shkak të aftësisë së tij për të komunikuar me krijesa nga planetë dhe galaksi të tjera. Ky film i romantizuar i dokumenton shprehitë e këtij njeriu të pazakontë, i çliruar nga pakuptimësia e gjërave materiale. Deklaratat e tij tingëllojnë të parealta dhe të pakuptimta, por nuk

68


është i vetmi që pohon për paraqitjen e UFO-ve në rajonin e Shtipit. Gjithsesi, deklaratat e Mikit hapin diskutim për raportin mes ëndrrës dhe realitetit, racionales dhe joracionales, tokës dhe qiellit, religjionit dhe shkencës. (Jashtë)tokësori Miki ishte objekt diskutimi dhe përqeshjeje gjatë tërë kohës që jetoja dhe u rrita në Shtip. Ishte një mit urban, që thoshte se nëse ndokush i drejtohej me “Brus Li ka vdekur”, ai do të fillonte të vraponte pas personit që i thoshte ashtu dhe... askush nuk e di fundin e tregimit. Për mua, vetë qyteti kishte një sharm ‘të dalë mendsh’, të cilin e kuptova pasi që u largova që andej dhe shkova të studioja në Shkup. Atëherë e kuptova, në të vërtetë, se nga vija dhe me çfarë njerëzish interesantë kam ndarë përditshmërinë, prandaj vendosa ta vë këtë qytet në një film të romantizuar e ‘të dalë mendsh’, nëpërmjet syve të kësaj legjende urbane. Komunikimi me Mikin ishte shumë inspirues, dhe i tërë procesi i dokumentimit të aktiviteteve të tij më ndryshoi si person (dhe si filmaxhi), por dhe më nxori shumë pyetje për figurën dhe veprën e tij, si dhe për ekzistimin e jashtëtokësorëve dhe krijesave të tjera të gjithësisë. Në mbledhjen e ekipit të filmit kishim diskutime të pafundta për atë se çfarë dhe sa duhet t’i ofrojmë publikut nga ky personazh, që të përpiqemi ta sqarojmë, por mos ta demistifikojmë. Filmi për mua paraqiste portretin e ideologjisë së Mikit, që duhet ta nxisë publikun që të diskutojë dhe të mendojë për domethënien e fesë dhe të jofesë, të qiellit dhe tokës, të racionales dhe joracionales. INFORMATA QË MUND TË JENË TË DOBISHME:

Në nivel sipërfaqësor ky është një film “i çmendur”, i cili mund të jetë bazë për diskutime serioze të cilat përfshijnë tema të shumta, në veçanti aktuale për të rinjtë në këtë moshë. Mund ta zhvillojë kureshtjen dhe fantazinë, mund të nxisë nevojën për hulumtime shtesë, të menduarit kritik, ndërtimin ose hulumtimin e besimeve dhe bindjeve filozofike, të vlerave dhe sistemeve dhe, gjithsesi, edhe të veprave shkencore, bile.

Së fundmi (viti 2016) në një muze amerikan është zbuluar një ese nga viti 1939, e shkruar nga Uinston Çerçil, ku thotë se kryeministri britanik ka qenë i hapur ndaj mundësisë për ekzistimin e jetës në planetë të tjerë, edhe atë, pothuajse në të njëjtat kushte të cilat edhe sot llogariten si të domosdoshme. Titulli i tekstit është “A jemi vetë në Univers?”, e në të përmbahen të njëjtat

69


argumente si astrobiologjia moderne, se nuk është e mundur që njerëzit të jenë të vetmit, duke marrë parasysh madhësinë e Universit, dhe se jeta është “gjithçka që ka aftësi të shumohet dhe të ketë pasardhës”. Më shumë se 50 vite para zbulimit të ekso-planetëve, ai shqyrtoi mundësinë që rrotull yjeve të tjera gjithashtu mund të ekzistojnë planetë, duke përfunduar se pjesa e madhe nga këto botë të largëta “janë me madhësi të përshtatshme që në sipërfaqen e vet të përmbajnë ujë dhe të kenë një lloj të caktuar të atmosferës”. Kjo më sipër është në veçanti kureshtare, për shkak se Uinston Çerçil më shpesh është i perceptuar si “racionalist i ftohtë” dhe të paktë janë ata që mund të besojnë se ai mund të jetë autor i një teksti të tillë, përkatësisht që të interesohet për fushat “kufitare” të shkencës. Në rast se ndonjëri nga nxënësit shpreh interes për rishqyrtimin e fushave kufitare të shkencës, mund t’ia sugjeroni emisionet e Kreshimir Mishak-ut, të cilat gjatë dekadës së fundit transmetohen në televizionin kroat. Seria mban emrin “Na rubu znanosti” dhe shqyrton tema kontroverse, të pakontrolluara, të cilat mund të jenë nxitëse për zhvillimin e të menduarit kritik. Gjithsesi, duhet t’u theksohet se në serial flitet për tema dhe jepen qëndrime për të cilat nuk ka verifikim të fortë shkencor, por të cilat mund të jenë bazë për nxitjen e kureshtjes, që është në themelet e të gjitha hulumtimeve shkencore. Një nga ithtarët më të mëdhenj për hulumtime shkencore të gjithësisë në shekullin XX, si dhe njeriu që ka pasur dhunti t’i inspirojë edhe të paudhëzuarit që “të kthehen kah yjet”, Karl Sagan (Carl Edward Sagan 1934 –1996), në serialin Kosmos nëpërmjet një parimi të thjeshtë të gjasës na shpjegon se vetëm në galaksinë tonë numri i civilizimeve të përparuara duhet të numërojë miliona.

Gjithsesi, filmi dhe aktivitetet e lidhura me të nuk kanë për qëllim të imponojnë bindjet dhe/ose besimet, veçanërisht jo për atë se a ekzistojnë apo jo jashtëtokësorë, por mendojmë se është bazë e mirë për rishqyrtimin e bazamenteve, besimeve dhe qëndrimeve të ndryshme. Filmi mund të “lexohet” edhe vetëm si tregim zbavitës, mund të shfrytëzohet për t’u diskutuar vlerat njerëzore bazë, të bisedohet për stile të jetës, të hapen çështje për besime, bindje dhe qëndrime personale; për kualitetin e jetesës në përgjithësi. Filmi mund të përdoret për t’u shqyrtuar qëndrimi personal ndaj dallimeve dhe tolerancës për bindje dhe stile të ndryshme të jetesës. Më shpesh, njerëzit personazhin kryesor të këtij filmi e llogarisin si “të çmendur”, apo më së paku “si të marrosur” dhe nuk e marrin për seriozisht, edhe pse mënyra e tij për të

70


gjykuar dhe për t’u shprehur, zakonisht, nga aspekti formal, është krejtësisht korrekt. Mund të flitet edhe për konceptin e multikulturës, që tek ne jo pak është e reduktuar në mënyrë vulgare në aspektin fetar dhe etnik, duke i lënë anash shumë shtresa të tjera të multikulturalizmit, pranimin e tyre me bindje të ndryshme, si stil i ndryshëm jete, si gjithçka e ndryshme nga “dominantja” në kontekstin konkret. Filmi, gjithsesi, mund të përdoret për rishqyrtimin e kufijve personalë të pranimit të mendimeve ndryshe.

71


AKTIVITET: EDHE TI JE JASHTËTOKËSOR NË GJITHËSI! QËLLIMET: • TË SHQYRTOJNË KUFIJTË PERSONALË TË TOLERIMIT TË DALLIMEVE • TË SHQYRTOJNË GJYKIMET PERSONALE RACIONALE

• TË MENDOJNË PËR “BURIME” INDIVIDUALE TË BINDJEVE PERSONALE AKTIVITET HYRËS (10-15’): Të gjithë qëndrojnë në rreth, mësimdhënësi/mësimdhënësja ua lexon tekstin në vijim: Para jush keni një grumbull të madh, për të cilin dini se ka 2.8 milionë guralecë. • Nëse të gjithë guralecët që i shihni para vetes janë të bardhë dhe ka vetëm një që është i zi, çfarë mendoni, a pritet që në brendi të grumbullit të ketë edhe guralecë të tjerë të zinj? • ATA QË MENDOJNË SE ËSHTË SHUMË E PRITSHME QË TË KETË GURALECË TË TJERË TË ZINJ, LE TË SHKOJNË NË ANËN E MAJTË TË RRETHIT; ATA QË MENDOJNË SE NUK ËSHTË E MUNDUR TË KETË GURALECË TË TJERË TË ZINJ, LE TË SHKOJNË KAH ANA E DJATHTË E RRETHIT. • Në rast se të gjithë guralecët që i shihni para vetes janë të bardhë, çfarë mendoni, a ka gjasa ndonjëri nga guralecët nga grumbulli të mos jetë i bardhë? Pse? • Gjatë ditës së sotme, edhe pse jeni shumë të angazhuar, ju takojnë dy shokë, të pavarur nga njëri-tjetri. Me të dy shoqëroheni qe gjatë kohë, që të dy janë persona të arsyeshëm dhe racionalë. Që të dy duan t’ju rrëfehen për diçka të rëndësishme. • NJËRI JU SIGURON SE, PARA DISA DITËSH, ËSHTË I BINDUR NË ATË SE KA PARË FANTAZMË DHE SE DUHET T’I TREGOJË NDOKUJT. • TJETRI THOTË SE MBRËMË KA PASUR TAKIM ME JASHTËTOKËSORË TË VËRTETË. • Para se të bini të flini, më në fund keni kohë për veten dhe për të menduar për ditën, kështu që ju kujtohen edhe tregimet e pazakonta. Nëse duhet të vendosni t’i besonit njërit nga shokët, për cilin e keni më lehtë t’i besoni?

72


• ATA QË E KANË MË LEHTË TË BESOJNË SE SHOKU KA PARË FANTAZMË, LE TË SHKOJNË NË ANËN E MAJTË TË RRETHIT; ATA QË E KANË MË TË BESUESHME SE KANË TAKUAR JASHTËTOKËSOR, LE TË SHKOJNË KAH ANA E DJATHTË E RRETHIT. • Pastaj, mësimdhënësi i pyet edhe njërën palë, edhe palën tjetër pse e kanë më të lehtë/më të vështirë të besojnë për njërën apo për tjetrën.

Mësimdhënësi u kërkon nxënësve të ndahen në çifte dhe në çifte t’i këmbejnë pikëpamjet e tyre për atë se a mendojnë se toka është planeti i vetëm në gjithësi ku ka jetë? Pastaj, një pjesë e nxënësve i përndan qëndrimet e veta me të tjerët. PROJEKSION I FILMIT: “(JASHTË)TOKËSORI LI (21’)

73


BISEDË RRETH FILMIT (10-15’) • Çfarë mendoni për filmin?

• A kujton ndonjëri, çfarë thotë në fillim të filmit Miki Li; çfarë është ajo që kërkon gjatë tërë jetës?

• Çfarë mendoni për këtë njeri? Cili është stili i tij i jetës? A e gjykoni/ miratoni/vlerësoni?

• Përkrah asaj që në fillim Miki Li ngjan i çuditshëm, çfarë mendoni për qëndrimet e tij, për mënyrën se si mendon ai?

• A mund të paramendoni se a do t’i përjetonit të njëjtat fjalë shumë më

ndryshe në rast se thuhen nga njeri i veshur me kostum të shtrenjtë? Cili do të ishte dallimi?

• Çfarë është “matës” për vlerat njerëzore sipas Miki Li? • Si pranohet në rrethinën ku jeton?

• A mendoni se kudo që të jetë në botë, do të ishte i trajtuar theksueshëm më ndryshe?

• Çfarë mendoni për kualitetin e jetës që bën Miki Li? A është i gëzuar? A është i plotësuar?

• Çfarë jeni të gatshëm të flijoni që të bëni atë që ju plotëson? • A ka dilema, pyetje ose mendime që i intrigon filmi? Cilat?

• A e keni pyetur veten ndonjëherë nëse jemi vetë në gjithësi? Çfarë mendoni për këtë?

• Nga rrjedhin këto bindje? A janë të fituara? Shkencore? Të imponuara? Nga kush (mediat, shkolla, rrethina, familja)?

Çështjet e lartpërmendura janë vetëm kahe të mundshme për diskutim. Mësimdhënësi në çdo rast pritet t’i adaptojë ato në kontekstin, qëllimin dhe kërkesën e dhënë nga ora konkrete. Ndoshta, diskutimi për këtë film konkret është më mirë të lihet të rrjedhë spontanisht, e mësimdhënësi vetëm të ketë kujdes në dëgjimin minimal të njëri-tjetrit, dhe ndonjëherë vetëm t’i jap kahe diskutimit, në rast se tema i çon nxënësit t’i rishqyrtojnë pikëpamjet e veta, sado që të largohen nga tema bartëse e filmit.

74


STUDANTS Filmi dhe aktivitetet e ofruara mund të jenë të dobishme në lëndët: sociologji, arsim qytetar dhe kulturë qytetare, si dhe në aktivitetet projektuese: Jeta urbane dhe Kultura e jetesës së shëndetshme. Në këtë pjesë e shtojmë filmin Studants. Të vetëdijshëm se filmi zgjat më tepër se një orë shkollore, për disa arsye.

Së pari, Studants merret me një temë jashtëzakonisht të rëndësishme, si për të rinjtë, ashtu dhe për tërë vendin, ndërsa tema është aktuale edhe në rajonin më të gjerë, e besojmë që do të jetë aktuale edhe për kushedi sa kohë.

Shkaku i dytë i rëndësishëm se për se e përfshijmë në këtë edicion, është ai se filmi është nga një autore e jonë, maqedonase, gjë që ka disa anë pozitive. Nga njëra anë, kjo është një mbështetje e jonë modeste për dokumentaristikën vendore, ndërsa nga ana tjetër konsiderojmë se nxënësit shumë më lehtë do të identifikoheshin me tregimet nga filmat dhe, gjithashtu, jo më pak e rëndësishme, ndoshta është një mirënjohje e llojit të vetë për skenën e re dokumentare, të cilën MakeDoks e mbështet tërësisht.

Shkaku i tretë janë shembujt pozitivë në relacionin e filmave të metrazhit të gjatë të përfshirë në edicionin e mëparshëm nga ana e mësimdhënësve, të cilët kanë gjetur mënyrat se si t’i paraqesin në orët bllok, në orët integrale, ose si aktivitete plotësuese.

9

FILMI:

STUDANTS, Maqedoni, 2016, 50 min.

Regjia: Tamara Kotevska (Тамара Котевска)

75


INFORMATA BAZË PËR FILMIN: Për filmin Tamara thotë: „Tema më ka interesuar një kohë më të gjatë, për shkak se, jo vetëm që kishte ndikim në jetën time, por edhe në jetën e shumë vetave rreth meje. Motivi im kryesor që të paraqitem dhe të shkoj në programin “work&travel” ishte që ta xhiroj këtë film dokumentar, me qëllim që të tregoj se çka ndodh në të vërtetë atje. Më tej, pasi e përjetova përvojën, më ra në mend që filmi është shumë afër me mjaft dokumentarë për shtazët që i kam parë, dhe se grupi i caktuar i cilitdo lloj qoftë sillet në mënyrë të ngjashme në kushte të ngjashme. Kështu, më erdhi ideja që t’i krahasoj të dy llojet, studentët dhe mizat e dheut dhe, në njëfarë mënyre, të paraqes neve, studentët – si fuqi intelektuale e secilës shoqëri, se si e vëmë veten në pozitën e grupit të insekteve pa emër, duke u përpjekur që të mbijetojmë në rrethinën e cila për ne është e huaj.“ Çka ndodh kur habitati i natyrshëm i një lloji të caktuar të mizave të dheut është i rrezikuar? Gjë e pritshme, ato nisen në kërkim të të riut, më të mirë. Ekziston një lloj i tillë në pjesët juglindore të Evropës, i njohur si student, ndërsa filmi është „eksperiment“ i cili përpiqet të tregojë se çka ndodh kur këto „miza të dheut“ e braktisin shtëpinë për të gjetur diç më të mirë, diku në SHBA. I përcjellim tregimet e tri studenteve ambicioze nga Maqedonia, të cilat mësojnë se si të mbijetojnë në habitatin e ri, tërësisht të ndryshëm prej atij të mëparshmit. Vërtet është shtëpia e re më e mirë? INFORMATA Që MUND TË JENË TË DOBISHME PËR JU:

Njëra nga temat më të mëdha në dekadat e fundit është shpërngulja e një numri të madh të njerëzve nga vendi, sidomos i të rinjve, më shpesh me arsim të lartë. Ikja e trurit është trend për të cilin nuk flitet shumë. Sipas një ankete, 85% e të rinjve në Maqedoni duan ose do të kishin dashur që ta braktisnin vendin po t’u ishte dhënë mundësia. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, nga viti 1950 deri në vitin 2010 nga Republika e Maqedonisë jashtë vendit janë shpërngulur rreth 447.000 njerëz. Sipas të dhënave jozyrtare, të pranishme në media, në 25 vitet e fundit nga Maqedonia janë shpërngulur 79.000 njerëz. Një numër i madh të rinjsh nuk shohin perspektivë në tregun e punës, të kufizuar dhe dobët të paguar. Në një mjedis në të cilin vështirë fitohet vendi i punës, pa marrë parasysh kualifikimet, kualitetet personale dhe motivimin.

76


Mbisundon mendimi se është e nevojshme përkatësia politike që të fitohet një vend pune në një institucion shtetëror, ku ndërkaq më shpesh mungon motivimi për mundësi përparimi ose rritje të rrogës, por stabiliteti, përhershmëria dhe rregullsia e menduar e të ardhurave. Shkaku i gjithë kësaj, një numër i madh, sidomos të rinjsh, mundësinë e vetme e shohin në shansin që të ikin jashtë vendit në kohë të caktuar ose të shpërngulen. Një numër i madh i atyre që ëndërrojnë për t’u shpërngulur, me siguri as që e marrin me mend se në çfarë kushtesh mund të gjenden.

Në vend se të flitet për mungesë perspektive, mund të hapet diskutimi se cilat janë përparësitë e cilat janë mangësitë që të jetohet në një qytet të madh/vend të vogël/ në Maqedoni/në ndonjë vend tjetër. Pastaj, kjo mund të jetë nxitje për një hulumtim të vogël, ose së paku për ndonjë aktivitet në orë, se cilat profesione alternative mund të merren me mend në mjedisin tuaj. Shpeshherë njerëzit presin se ndokush tjetër do t’i kishte punësuar, e rrallë guxojnë që t’i hulumtojnë resurset dhe të fillojnë me diçka që i plotëson, e me këtë rast, prej asaj diçka edhe të mund të fitohet. Për shkak të presionit nga mjedisi, të inercisë së botëkuptimit, pritjeve tradicionale, të vjetruara e të ngjashme. Kështu, shumë më lehtë është që të krijohet trauma e shpërnguljes, sesa të fillohet me ndonjëfarë punëdore ose kultivimi të kulturave të caktuara, të cilat nuk janë tradicionale te ne, por që janë të pagueshme. Të rinjtë shpeshherë janë të dekurajuar nga konteksti i përgjithshëm social, e me siguri më mirë është që të përpiqen, qoftë edhe të mos kenë sukses, derisa janë të ri, sesa këtë të përpiqen ta bëjnë më tej në jetë. Mësimdhënësi mund t’i inkurajojë ose të iniciojë një hulumtim të vogël, t’u japë si aktivitet projektues, në mënyrë individuale ose në grupe, që t’i hulumtojnë profesionet e harruara nga vendi i tyre, ose të hulumtojnë se cilat resurse i ka në dispozicion vendi i tyre prej nga janë, e pastaj të hulumtojnë në internet se çka mund të bëhet me kreacion nga ato resurse. Gjithashtu, mund të hapet diskutimi për „Vlerën e të hollave“, përkatësisht a janë ato vlera e fundit dhe më e dëshiruara? Gjë që mund të jetë nxitje për diskutim për vlera dhe për sisteme vlerash në përgjithësi.

77


Botues: MakeDoks

Për botuesin: Kirijana A. Nikoloska Autor: Sasho N. Alushevski

Redaktorë: Kirijana A. Nikoloska dhe Sasho N. Alushevski Përkthimi në shqip: Visar Zejnullahu

Zgjedhja e filmave: Petra Selishkar, Sandra Jovanovska, Darko Nabakov Përkthimi i fimave: Petrula Veljanovska dhe Edita Jashari Disenji grafik: Anastasija Popovska Shtypi: ProMedia Tirazhi: 150

CIP - Каталогизација во публикација

Национална и универзитетска библиотека “Св. Климент Охридски”, Скопје

791.229.2:37(035)

АЛУШЕВСКИ, Сашо Н.

Македокс во училница 2 : креативни документарни филмови во

образованието / [автор Сашо Н. Алушевски ; превод на албански Висар Зејнулаху]. - Скопје : Македокс, 2017. - 75, 75 стр. : илустр. ; 21 см + ДВД Насл. стр. на припечатениот текст: Makedoks në mësonjëtore 2 : filma dokumentarë kreativë në arsim / Sasho N. Alushevski. - Обата текста

меѓусебно печатени во спротивни насоки. - Текст на мак. и алб. јазик ISBN 978-608-66051-0-0

I. Alushevski, Sasho N. види Алушевски, Сашо Н.

а) Документарни филмови - Образование - Прирачници COBISS.MK-ID 102849546

78


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.