6
K NTINENTI
AEROPORTI I MYNIHUT
i gjashtë
AEROTROPOLIS: NJË AEROPORT PËR NJERËZIT
Reflektim, në prag të ndërtimit të aeroportit të Vlorës, për krijimin e përvojës1 më shumë se një projekti.
Surf-ing
Aktivitete sportive
Futu-dil, natë-ditë, turni i parë, I dytë apo I tretë. Në fakt, nuk ka përse të jetë kështu! Aeroporti ka mundësi të jetë një Google Office për udhëtaret edhe për banorët. Aeroporti i Vlorës mund të ishte shëmbull përqasje i kësaj rryme të re mendimi. Një aeroporti për banorët përreth dhe për ty. Një hapësirë sociale më shumë se zonë industriale/ commerciale. Një aeroport që krijon përjetime pozitive më shumë se ndjesi që je produkt i një fabrike në pritje për tu ambalazhuar, si “sardele”.
me arkitekturën, me pas vijnë aktivitetet, ose funksionet, rreth dhe brënda objektit e në fund, është përvoja ose eksperienca që njerëzit krijojnë nga përdorimi i këtij objekti.
Marketi dimëror i Krishtlindjeve
1Nga fjalori shqip-shqip: filoz. Tërësia e perceptimeve shqisore që fiton njeriu gjatë ndërveprimit të vet me botën e jashtme dhe që bëhen burim i dijeve për këtë.
Të mendosh të krijosh përvojë më shumë se arkitekturë nuk është gjë e re për mua. Ky mendim ekziston me kohë, e gjen në literaturë dhe në bisedat e shumë profesionistëve, të huaj dhe shqipëtarë. Shpesh përdoret për të bindur një audiencë, e shumë më rrallë e gjen të zbatuar në praktikë. Duke marrë shkas nga projekti i fundit me i madh në Shqipëri, aeroporti i Vlorës, po përpiqem në pak paragrafe të argumentoj përse, për disa projekte, është tashmë thelbësore të shkëputemi nga proçesi tradicional i të projektuarit dhe të ofrojmë përvojë (eksperiencë) për përdoruesit dhe banorët e zonës. Të parashtrojmë që nuk bëhet fjalë vetëm të punësohesh por të përdorësh projektin e aeroportit si mundësi për të ndërtuar jetën e munguar sociale. Të kuptojmë që aeroporti përveçse hyrja dhe dalja mund të jetë njëkohësisht dhe atraksioni i atij vendi.
Si udhëtar i disa aeroporteve të botës, kam vënë re që, nëse nuk je anëtar i ndonjë klubi ose me fat që të fluturosh nga aeroporti i Mynihut (i cili është inspirim për këtë artikull), ti je në një qendër tregëtare me disa stola më shumë. Përjashtim bën aeroporti i Nënë Terezës sigurisht, që është një kafene e madhe. Si për ironi të Nënë Terezës, aeroporti në nder të saj, ofron më shumë karrige private se publike. Gjithsesi, ndjesia që të përshkon në shumicën e aeroporteve është një dhomë e madhe pritjeje me dyqane firme dhe njerëz që vrapojnë për në gate, presin ose flenë në stola. Duket qartë që asnjë nuk është aty për qejf. Nuk mund ta evitoje prandaj je aty! Orët e zgjatura të pritjes dhe rradhet e shumëta përngjajnë shpesh me testim durimi. Po vuan – në emër të udhëtimit. Nuk ka rëndësi nësë terminali është i dizenjuar nga Norman Foster. Nuk ka rëndësi nëse stoli ku je ulur është i dizenjuar
nga Phillip Stark. Nuk ka rëndësi nëse ai vend është dizenjuar për ty apo për shkakun tënd. Ti je aty për të kaluar dhe kaq. A është kjo ndjesia që duhet të përçojë një projekt i ditëve të sotme? Kam përshtypjen se isha në avion, kur kam lexuar një artikull nga “The Economist” ku thuhej se aeroporti është kontinenti ynë i gjashtë. Bota e departure – nisje, është shtëpia e 15% të popullsisë së botës. Parashikohet që aeroportet do të bëhen akoma më të populluara. Paralelisht, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë destinacion ndërkombëtarë turistësh. Rrjedhimisht, është e qartë se na duhet një aeroport tjetër, më pranë pikave turistike. Kjo portë e re hyrëse përveçse do presë dhe përcjelle mijëra udhëtarë, do të punësojë dhe disa qindra banorë. Bukur fort. Por, nuk e di përse ky projekt përpiqet të ringjall përvoja si ato të zonave industriale që mbartim të trashëguara.
Ndoshta ajo që i pengon shumë projekte të krijojnë përvoja pozitive është mënyra tradicionale e të projektuarit. Sot, të bërit e qyteteve dhe projekteve të tilla si aeroporti kalojnë nëpër disa hapa të parapërcaktuara. E para, sigurisht preferohet të jetë aspekti ekonomik i projektit, më pas pjesa politike dhe në fund projektimi. Ky i fundit, një proçes llogjik më shumë se kreativ që fillon
Një mendje kreative natyrshëm do pyeste; Si do ishte nëse projektojmë duke u nisur nga krijimi i përvojës (eksperiencës), pastaj aktiviteteve dhe në fund të mendojmë për arkitekturën?! Përgjigjja do ishte aeroporti i Mynihut. Sa më shumë mendoj për përvojat me udhëtime dhe aeroporte aq më shumë besoj se aeroporti mund të jetë një festival i mahnitshëm. Aeroporti i Vlores mund të jetë një mini experience Mynihu, me një hapësire manifestimesh sociale dhe me evente të programuara – aq i mirë menduar saqë udhëtarët vijnë HERËT në aeroport. Është aeroporti siç duhet të jetë sot: një përvojë unike udhëtimi dhe një mundësi mirqënjeje për banorët e zonës. Një Aerotropolis.
Në përfundim, mendoj se ka akoma mundësi për projektin e aeroportit të Vlorës të bëhet, më njerëzor le të themi. Programo për përvojë dhe gjithëpërfshirje. Tregohuni pak ‘dorëlëshuar”. Bëjeni këtë dhe do i jepni banorëve të zonës dhe ne, një ndjenjë autorësie. Të ndihemi sikur i përkasim atij vendi, sepse po të ndihemi të tillë do rrijmë me shumë, harxhojmë më shumë dhe krijojmë më shumë kujtime.
MENDONI PËR PËRVOJËN.
Mario Shllaku