VSM VlerĂŤsimi Strategjik MjedisorĂŤ, Komuna Zagorie
Edukim dhe Politika Mjedisore Aleksander Trajce Grupi i Punes: Irida Sula, Greta Deliu Ledio Allkja, Silvi Jano, Mario Shllaku
Përmbajtja e Raportit Gjëndja ekzistuese e mjedisit ................................................................................................................. 4 Bujqësia dhe blegtoria ............................................................................................................................ 5 Gjeologjia................................................................................................................................................ 8 A)Depozitimet e Kretakut te siperm ( Cr2 ) ......................................................................................... 9 B)Depozitimet e Palegjenit (Eocenit Pg2 ) ............................................................................................ 9 C)Depozitimet e Paleogjenit (Pg31) ...................................................................................................... 9 D) Deopzitimet e kuaternarit. ............................................................................................................... 9 Burimet ujore ....................................................................................................................................... 10 Ujërat e pijshëm................................................................................................................................. 11 Ofrimi i shërbimit të menaxhimit të mbetjeve ..................................................................................... 12 Biodiversiteti ........................................................................................................................................ 13 Flora ................................................................................................................................................. 14 Lajthishtja e Topovës ..................................................................................................................... 15 Pylli i Dërmazit ............................................................................................................................. 15 “Hija e Mallkuar” ......................................................................................................................... 15 Fauna ............................................................................................................................................... 15 Gjahu dhe arti i gjuetisë ..................................................................................................................... 18 Përfundime dhe sfida............................................................................................................................ 22
Lista e Figurave dhe Tabelave Fig. 1: Bimësi mikse Zagorie Fig 2: Fusha e Sheperit Fig 3: Fusha e Çajupit Fig. 4 Vegjetacion Zagorie Fig. 5: Burimi Ndëran Fig. 6: Vënd grumbullim mbetje në Sheper ( në të majtë) dhe Ndëran ( në të djathtë ) Fig. 7: Vegjetacioni i zonës Fig. 8: Rezervuari i Sheperit Fig. 9: Erozion Zhej - Lliar
4 6 7 8 12 12 14 20 21
VLERËSIMI STRATEGJIK MJEDISOR NË KUADËR TË PLANIT TË PËRDORIMIT TË TOKËS PËR KOMUNËN ZAGORIE
Tab 1: Sipërfaqja në hektarë sipas kulturave bujqësore Tab. 2: Temperaturat maksimale mesatere pergjatë muajve të vitit Tab 3: Listë tentative e llojeve të gjitarëve në krahinen e Zagories
2
7 13 16
VLERËSIMI STRATEGJIK MJEDISOR NË KUADËR TË PLANIT TË PËRDORIMIT TË TOKËS PËR KOMUNËN ZAGORIE
Hyrje Në kuadër të hartimit të Planit të Përdorimit të Tokës për komunen Zagorie, një grup specialistësh të ngritur nga Metropolis, në bashkëpunim me Komunën Zagorie organizuan një proces me pjesëmarje të gjerë të institucioneve lokale e rajonale si dhe me grupe të interesit dhe specialistëve. Pjesë e këtij proçesi ishin diskutimet dhe mendimet e banorëve dhe specialistëve të komunës në lidhje me çështjet mjedisore, të cilat janë të reflektuara në dokumentin e mëposhtëm. Që në fillimet e procesit për përgatitjen e Planit, kanë qenë anëtarët e Komunës, të përfshirë në një grup të posaçëm, që mundësuan dhe organizuan skemën e përgjithshme të punës, metodologjinë e pjesëmarrjes si dhe procesin e vështirë dhe të gjatë të komunikimit me një numër të madh institucionesh që ishin aktorë pjesmarrës në këtë proces. Ky raport paraqet gjëndjen mjedisore dhe disa gjetje në kuadër të politikave për manaxhimin e inetegruar të mjedisit. Përshkrimi i gjëndjes ekszituese të mjedis dhe ruajtja e tij është një nga pjesët e rëndësishme në përbërjen e Planit të Përdorimit të Tokës për një komunë, si një element kyç dhe mjaft i rëndësishëm në gjithë procesin e planifikimit të qëndrueshëm. Është mjaft me rëndësi që në planin e përdorimit të tokës për planifikimin dhe zhvillimin e qëndrueshem të territorit, jo vetëm të marrë në konsideratë ruajtjen e mjedisit, por edhe të ndikojë në përmirësimin e gjëndjes të përgjithshme të tij. Mbrojtja e tokës dhe tutela mjedisore, përveç mbrojtjes së territorit ndaj degradimeve të ndryshme dhe përdorimit të burimeve natyrore në mënyrë të qëndrueshme, do të thotë edhe ndjeshmëri e komunitetit të komunës, që me impaktet mjedisore dhe me ndërhyrjen e tyre të kontribuojë në mënyrë përfundimtare në ruajtjen ose transformimin e territorit. Analiza mjedisore ka për qëllim të vlerësojë nga njëra anë ruajtjen dhe rikuperimin e elementeve natyrorë që vijnë gjithmonë duke u zvogëluar për shkak të urbanizimit gjithnjë e më të shpejtë, dhe nga ana tjeter favorizimin e zhvillimit të ekuilibruar në të gjithë sipërfaqen e territorit të Komunës Zagorie.
3
VLERËSIMI STRATEGJIK MJEDISOR NË KUADËR TË PLANIT TË PËRDORIMIT TË TOKËS PËR KOMUNËN ZAGORIE
Gjëndja ekzistuese e mjedisit Territori që ka nën administrim Komuna Zagorie përbën një zonë me mjaft interes nga pikëpamja e vlerave natyrore dhe peisazhistike. Kater elementet kryesore te komunës jane: Fsuha Cajupit, antiklinali i Lunxherise, antiklinali i Dhembelit si dhe sinklinali lugina e Zagories. Zona pËrshkohet ne gjithë gjatësinë e saj nga lumi i njëemërt i cili furnizohet me ujë nga burimet e shumta të zonës. Bimësia e luginës është e tipit mesdhetarë dhe përfaqsohet nga brezi i shkurreve, brezi i dushkut, ahut, e venjës dhe brezi i kullotave alpine me të cilat lugina është mjaft e pasur. Zona është e pasur me shumllojshmëri bimësh kurative, të cilan shfaqin potencial të lartë për zhvillimin e komunës.
Fig. 1: Bimësi mikse Zagorie
Terreni karakteristik malor, i veshtirë për t’u aksesuar, mungesa e tokës së bukës, kanë qënë faktorë përcaktues në popullimin e rrallë të saj si dhe orientimin drejt blegtorisë. Këto faktor të lidhura dhe me formacionet gjeologjike, në mungesë të pasurive natyrore nentokësore, kanë ndihmuar krahinën të mbetet e pa cënuar nga faktori antropogjen dhe ndikimi i tij në mjedis. Edhe pse kjo ndoshta ka qënë faktor përcaktues edhe për zhvillimin e ulët ekonomik të zonës. Si pjese e rajonit jug-perendimor, Zagoria eshte e rrethuar nga disa qendra Kryesore, si Gjirokastra ne perendim, Libohova ne Jug Perendim, Permeti ne Lindje, Kelcyra ne Veri dhe Tepelena ne
4
VLERËSIMI STRATEGJIK MJEDISOR NË KUADËR TË PLANIT TË PËRDORIMIT TË TOKËS PËR KOMUNËN ZAGORIE
Veri Perendim, por terreni i vështirë ku dy malet e Lunxhërise dhe të Dhembelit formojnë dhe barrierat me zonat e tjera, si dhe mungesa e nje infrastrukture të mirë rrugore kanë qënë dhe faktorët izolues të saj. Si pasojë e aksesit të dobët në zonë ka aktivitete të vogla ekonomike të cilat nuk kanë impakt të madh në mjedis. Aktivitetet kryesore përfshijnë dy baxho, një bar/dyqan në Hoshtevë, një biznes për kultivimin e peshkut (kryesisht i tipit troftë) si dhe një biznes me karakter bujqësor në fushën e Cajupit. Përsa i përket mjedisit këto biznese duke parë dhe numrin e reduktuar të tyre kanë një impakt minimal në mjedis si dhe gjenerojnë shumë pak ndotje. Pjesa më e madhe e territorit shfrytëzohet për kullota si dhe pyjet më shumë shfrytëzohen për ngrohje gjatë stinëve te ftohta.
Bujqësia dhe blegtoria Territori i bashkisë shtrihet më së shumti në reliev maloro kodrinor, ku lartësia mesatare është mbi 700m mbi nivelin e detit. Për shkak të terrenit të vështirë edhe tokat bujqësore në komunë janë të limituara kryesisht në shpatet e luginës së lumit Zagorie, ku mund të përmendet kryesisht fusha e Sheperit. Shtrihet në këmbët e malit të Dhëmbelit. Një pjesë e mirë e saj është përdorur si tokë buke, në të cilën është kultivuar kryesisht gruri dhe misri. Kjo fushë është përdorur kryesisht si kullotë e dorës së parë për blegtorinë, në mënyrë të veçantë për pranverën dhe periudhën e parë të verës, para se bagëtia të ngjiten maleve dhe për periudhën parafillimit të dimrit, kur ato zbresin nga malet.
5
VLERËSIMI STRATEGJIK MJEDISOR NË KUADËR TË PLANIT TË PËRDORIMIT TË TOKËS PËR KOMUNËN ZAGORIE
Fig 2: Fusha e Sheperit
Gjithashtu fusha e Cajupit përbën një tjetër element të karakterit bujqësor të zonës, ku përshkak edhe të terrenit të favorshëm lejon kultivimin e kulturave të ndryshme.
6
VLERËSIMI STRATEGJIK MJEDISOR NË KUADËR TË PLANIT TË PËRDORIMIT TË TOKËS PËR KOMUNËN ZAGORIE
Fig 3: Fusha e Çajupit
Zagoria ka pasur një traditë të hershme për vreshtarinë, rrushi përdoret për raki, por edhe për konsumim. Kultivimi i hardhisë zhvillohet në oborret e shtëpive si dhe në kopshtet e familjeve, më vonë u aplikuan edhe vreshtat me sipërfaqe më të mëdha. Në Zagori kultivohen një sërë kulturash të ndryshmë ku ndër më kryesorët janë: Tab 1: Sipërfaqja në hektarë sipas kulturave bujqësore
Siperfaqja në Hectarë sipas Kulturave Bujqësore Fshati Grurë Misër Perime Foragjerë Frutikulture Total Sheper 10 3 7 286 26 332 Nivan 2 2 6 20 11 41 Konckë 5 8 2 20 25 60 Vithuq 0 0 1 2 1 4 Hoshtevë 10 4 4 18 12 48 Doshnicë 5 5 2 7 6 25 Zhej 8 10 22 80 23 143 Lliar 5 10 10 60 11 96 Topovë 5 10 10 10 15 50 Ndëran 10 20 20 76 20 146 60 72 84 579 150 945 Total Komune
7
VLERËSIMI STRATEGJIK MJEDISOR NË KUADËR TË PLANIT TË PËRDORIMIT TË TOKËS PËR KOMUNËN ZAGORIE
Gjatë dekadës së fundit nuk është shfrytëzuar potenciali i plotë i saj. Ky fakt vërtetohet edhe nga stastistikat ku edhe pse në zagori janë 945 hektarë toka bujqësore vetëm 382 hectarë janë në përdorim eficent.
Fig. 4 Vegjetacion Zagorie
Blegtoria luan një rol kryesor në zonën e Zagorisë. Pasuria kualitative e bimësisë, pyjet e rrallë dhe shkurret e shumta sigurojnë edhe një prezencë të madhe të sipërfaqes kullusore. 7920 ha kullota verore malore. Këto kullota përdoren si burim ushqimi për bagëtitë e imta, si rrjedhojë, duke u vënë në përdorim ushqimor, kjo pasuri kullusore siguron rreth 60% të ushqimit vjetor, sidomos, për tri stinët: pranverë, verë dhe vjeshtë. Ketu spikasin kryesisht prodhimet e mishit, qumështit dhe shpjegon dhe faktin e pranisë së baxhove në zonë, si dhe prodhimi i të leshtave. Gjeologjia Në zonën e Zagorise janë prezente depozitimet e mëposhtme:
8
VLERËSIMI STRATEGJIK MJEDISOR NË KUADËR TË PLANIT TË PËRDORIMIT TË TOKËS PËR KOMUNËN ZAGORIE
A)Depozitimet e Kretakut te siperm ( Cr2 ) Keto depozitime perbehen nga shkembinj Gelqerore me ngjyre te bardhe me carie shume te forte. Zbulohen ne krahun lindor te antiklinalit te Dhembelit ( ne te dy krahet e perroit te Pogonit ). Litologjikisjt perfaqesohen nga gelqerore pelitomorf kristaline dhe organogjeno-copezor shtrese holle dhe shtrese mesem me ngjyre hiri ne te bardhe . Nuk zbulohet pjesa e poshteme e prerjes ku zhvillohen gelqeroret fosfatik dhe fosforitet . Trashesia e tyre arrin 450-500 m. Fromojne shpate te qendrueshme. Kane karateristika te mira per tu perdorur si materiale ndertimi. B)Depozitimet e Palegjenit (Eocenit Pg2 ) Perbehen nga shkembinj Gelqerore me ngjyre te bardhe me çarie shume te forte.Fromojne shpate te qendrueshme. Kane karateristika te mira per tu perdorur si materiale ndertimi. Ka perhapje mjafte te madhe dhe nderton krahet e antiklinalit te Dhembelit dhe sinklinalit te Zagoris . Keto formacione zbulohen dhe ne majen e Dhembelit ne formen e nje kapeleje gati horizontale mbi depozitimet me te vjetra . Perfaqesohen litologjikisht nga shtresa te holla 0.5-0.20 m , gelqeroret mikrokristaline deri pelitomorf si dhe nga shtresa me trashesi deri 1 m me gelqerore brekcioz me kongrecione e shtresa stralli brenda tyre kane trashesi 100-150 m. C)Depozitimet e Paleogjenit (Pg31) Keto depozitime perbehen nga shkembinj flishore me ngjyre te bezhe ne gri jane me çarje me cimentim te dobet deri mesatar. Jane te perajruar formaojne shpate te buta dhe nuk rekomandohet te perdoren si materiale ndertimi. Vijojne normalisht mbi depozitimet paleocenike. Gelqeroret e eocenit zbulohen ne siperfaqe te medha duke mbuluar ne forme kapeleje antiklinalin e Dhembelit . Lilogjikisht perfaqesohet nga gelqerore shtresor , mikokrizor deri pelitomorf me nderthurje te gelqeroreve brekcioz me kongrecione stralli, kane trashesi 200250 m. D) Deopzitimet e kuaternarit. Sipas menyres se formimit keto depozitime do te ndahen ne depozitime liqenoro kenetore, depozitime aluviale dhe depozitime deluvialo - eluviale. - Depozitime aluvialo perfaqesohen nga suargjila surera rera dhe zhavore jane me ngjyre bezhe ne gri .jane mesatarisht te ngjeshura.Takohen ne shtratin e Lumejve dhe te perrejve. - Depozitimet deluvialo - eluviale perfaqesohennga suargjila, suargjila zhavorore. Jane mesatarisht te konsoliduara. Takohen ne shpatet e luginave. Ata vendosen mbi formacionet rrenjesore dhe kane trashesi 2.0 – 3.5 metra. Ne disa raste keto depozitime jane te paqendrueshme ato rreshqasin ne drejtim te renies se relievit. Jane prezente ne zonat kodrinore larg aksit te rruges se re. Fenomenet me te dukshme gjeologjike dhe gjeodinamike qe verehen ne kete zone jane:
9
VLERËSIMI STRATEGJIK MJEDISOR NË KUADËR TË PLANIT TË PËRDORIMIT TË TOKËS PËR KOMUNËN ZAGORIE
1. Fenomeni i perajrimit 2. Fenomeni i erozionit 3. Fenomeni i levisjes se mbulese deluvialo eluviale mbi formacionet shkembore Keto fenomene janë të shpjeguara si më poshtë: 1. Fenomeni i perajrimit eshte i dukshem tek formacionet rrenjesore qe perbehen nga argjilite alevrolite dhe ranore jane depozitime te reja dhe me cimentim te dobet argjilor, Keta shkembinj nen veprimin e agjenteve atmosferike transformohen nga shkembinj te bute ne dhera.Ky fenomen takohet ne kodrat qe ndertohen nga formacionet flishore 2. Fenomeni i erozionit ky fenomen shkaton erodimin e shpateve nga veprimtaria e ujrave siperfaqesore. Zona ku eshte komuna e zagorise eshte zone me shume reshje shiu dhe debore sidomos ne vjeshte dhe ne dimer jane te shumta nga vrojtimet fushore ne kemi konstatuar se rruget ekzistuese ne disa pjese jane shkaterruar vetem nga Erozioni, por jane te rrezikuara dhe disa shtepi te fashatrave te ndryshme. Per kete rekomandojme studjuesit qe te planifikojne ndertimet e reja ne zona te mbrojtura nga ky fenomen. 3. Levizja e mbuleses deluvialo leuviale ne drejtim te renies se relievit Ne zonen e komunes se Zagorise ka shpate te pjerrta mbi te cilat jane te vendosura depozitimet deluvialo eluvuale qe perbehen nga shtresa suargjilash, surerash dhe suargjilash zhavorore. Keto depozitime kur ngopen me uje behen te paqendrushme ato levizin ne drejtim te renies se relievit. Burimet ujore Komuna e Zagorisë bën pjesë në pellgun ujëmbledhës të lumit të Vjosës. Rrjeti hidrografik i Vjosës përbëhet nga një numër i madh rrëkesh, përrenjsh, si dhe tre afluentë kryesorë: Sarandoporos, Drinos dhe Shushicë. Në përgjithësi, ky pellg ujëmbledhës, së bashku me afluentët e tij, shtrihet në drejtimin JL dhe VP, ku lartësia më e madhe arrin në kuotën 855m mbi nivelin e detit. Lugina e Zagorisë ështe nje lugine me gjatësi 27km, përroi i Zagorisë derdhet në Vjosë dhe pellgu i tij ujëmbledhës ka një siperfaqe rreth 171km2. Ne pergjithesi ky formacion është I varfer nga burimet ujore , por ky formacion merr rendesin praktike per furnizimin me uje te popullsise se mbi keto depozitime jane ndertuar shumica e fshatrave dhe lagjeve te rajonit edhe furnizimi me uje te pijshem behet nga ky formacion uje mbajtes. Ky lum me anë të basenit te tij i krijon mundësi të gjithë fshatrave për ujitje. Gjithashtu në te gjitha fshatrat ka perrenj te vegjël zbresin nga dy shpatet kryesore te luginës në drejtim të përroit të Zagorisë. •
•
Përrenjtë kryesorë të Zagorisë anën perëndimore të rrjedhjes së lumit janë: i Kafshikut, i Milarisë dhe i Shqezës (Ndëran), i Stefos, i Topovës, i Skutaraqit dhe i Selës (Lliar), Dedë Gjinit (Zhej. Ndërsa në anën e lindore të lumit: i Vilës dhe i Gjeshtrës (Sheper), i Maçit dhe Përroi i Bardhë (Nivan), i Çalkut, i Berdanit, i Qyngjes dhe i Prosekut (Konckë), përroi i Gjeçe
10
VLERËSIMI STRATEGJIK MJEDISOR NË KUADËR TË PLANIT TË PËRDORIMIT TË TOKËS PËR KOMUNËN ZAGORIE
Vithuq, përroi i Kodrave, i Gurrës, i Lazishtave, i Kokoçalit (Hoshtevë), i Doshnicës, i Pagosë dhe i Frankthit (Doshnicë). Përrenjtë e Zagorisë janë të thatë, me shtrat të ngushtë e pjesërisht të thellë dhe me prurje të shumta gjatë muajve nëntor – prill. Ujërat e pijshëm. Në 10 fshatrat e krahinës ka rreth 70 burime e çezma me ujë të ftohtë e të freskët, të mjaftueshme për popullsinë e saj. Këto burime paraqisin një mundësi të mirë për furnizimin me ujë të pishëm në komunë, dicka e cila përforcohet edhe nga cilësitë e mira të ujit qe të shfaqura në burime. Pothuaj në të gjithë fshatrat është një rrjet i dëndur hidrologjik që ushqehet dhe nga shumë burime të ujërave nëntokësorë, me cilësi dhe vlera të larta shëndetësore. Burimet dhe çezmat kryesore janë sipas vendndodhjes: • • • • • • • • •
Në Sheper: Gorricë, Gjinec, Zhezbori, Gurra, Prifti, Llagaturati, Rrapi, Shkolla, Meçe, Shuluke dhe Bambulli. Nivan: Gugumanje, Qeli, Gurra, Shkollë. Konckë: Çalaku, Orest Semi, Gurra, Konckë, Ajminxore. Vithuq: Përroi i Gjeçes. Hoshtevë: Çezma e madhe (Lipemenja), Cekbitete baxhua, Pusi i Kalloit, Gurra e rrënuar, Doshnica: Çezma e fshatit dhe Korithi. Zhej: Gjerdhomi, Dedaj, Nikaj, Belenat, Kroi i ri, Gjerdhomi (majtas), Gjerdhomi (mesi), Gjerdhomi (djathtas). Lliar: Çezma e fshatit, Cingal, Gjikleka, Shën Mitrat, Reçi, Hije e Mallkuar. Në Cajup: Papalepuri, Janko, Buza e Rripës, Ojen, Brati.
11
VLERËSIMI STRATEGJIK MJEDISOR NË KUADËR TË PLANIT TË PËRDORIMIT TË TOKËS PËR KOMUNËN ZAGORIE
Fig. 5: Burimi Ndëran
Ofrimi i shërbimit të menaxhimit të mbetjeve Aktualisht Komuna Zagorie nuk ofron shërbimin e manaxhimit të mbetjeve. Kryesisht nëpër fshatra janë përcaktuar disa zona për grumbullimin e mbetjeve nga banorët të cilat më pas depozitohen në vende të ndryshme.
Fig. 6: Vënd grumbullim mbetje në Sheper ( në të majtë) dhe Ndëran ( në të djathtë )
12
VLERËSIMI STRATEGJIK MJEDISOR NË KUADËR TË PLANIT TË PËRDORIMIT TË TOKËS PËR KOMUNËN ZAGORIE
Biodiversiteti Krahina e Zagorisë ka bukuri të rralla dhe është tërheqëse, jo vetëm për biodiversitetin, por edhe për vlerat e peizazhit, historisë dhe kulturës së saj. Është një territor tepër i larmishëm me natyrë karakteristike me magjinë dhe potencialin e saj tërheqës që nga pjesët më të larta të malit të Dhëmbelit dhe malit të Çajupit me mbi 2000m lartësi, që hijeshojnë kurorën e zonës dhe deri në ultësirat e freskëta të lumit të Zagories, në derdhjen e tij në lumin e Vjosës. Biodiversiteti, në të cilat janë vendosur të gjitha gjallesat, llojet e bimëve dhe fauna, është një tërësi e dozuar në mënyrë inteligjente në natyrën e këtij vendi, e elementëve biotike dhe abiotike, por edhe gjeomorfologjike. Është një tërësi e tokës, vegjetacionit, faunës dhe mikrofaunës, atmosferës, peizazhit, por që medoemos duhet ruajtur dhe zhvilluar në dobi të njeriut, të banorëve të territorit të Zagories. Larmia e mjedisit në krahinën e Zagories fillon në zonën alpine me kullotat e pasura me mbulesë barishtore të shumëllojshme dhe me vlera të larta ushqyese për blegtorinë me një sipërfaqe rreth 7200 ha. Kullotat që dallohen për cilësinë dhe kapacitetin e tyre të lartë janë rrafshnalta e Dhëmbelit, zona e Çajupit - Rapavicë në të cilat kullosin jo vetëm bagëtia e Zagories, por edhe ato të zonave të tjera të Gjirokastrës, Tepelenës, Sarandës e tjerë. Relievi kodrinor-malor është faktor përcaktues përsa i përket formimit të kushteve klimaterike. Në formimin e klimës së komunës se Zagorisë ndikojnë nje sërë faktorësh të përgjithshëm dhe lokalë, si pasojë e tyre mbizotëron klima kontinentale me verë të freskët e të thatë dhe dimër të ftohtë e të lagësht. Temperaturat mesatare të stinës së dimrit janë rreth 4-5 oC kurse ato mesatare të stinës së verës variojnë nga 20 oC në luginë dhe 10o – 12oC në lartësinë e maleve. Sasia mesatare e rreshjeve arrin vlerat mesatare 1,500 mm në vit, por shpërndarja e tyre është e pabarabartë gjatë vitit. Rreshjet janë në formën e shiut dhe të dëborës. Erërat e forta që fryjnë përmes luginës, megjithë pengesat malore, e ulin temperaturën deri ne formimin e ngricave. Ndërsa erërat e ngrohta depërtojne nëpërmjet Grykës së Selckës dhe sidomos nga ajo e Këlcyrës. Tab. 2: Temperaturat maksimale mesatere pergjatë muajve të vitit
Temperaturat 30 25 20 15 10 5 0
13
VLERËSIMI STRATEGJIK MJEDISOR NË KUADËR TË PLANIT TË PËRDORIMIT TË TOKËS PËR KOMUNËN ZAGORIE
Flora Është e pasur dhe e shumllojshme. Për lehtësi studimi ndahet në tre nënzona: E para shtrihet në pjesën e poshtme të luginës, në të dy anët e lumit, deri në lartësinë e brezit të shkurreve. E dyta në gjatësi dhe gjerësi të brezit të lajthive dhe të gjeshtrës e deri në lartësinë e tarracave malore. Në të parën dhe pjesërisht në të dytën rriten bimët e arave, shkurret dhe gjithë llojet e pemëve, që kultivohen në vendin tonë, me përjashtim të agrumeve dhe të ullirit. E treta u përket pyjeve e kullotave verore, të cilat ngrihen mbi tarracat dhe brezaret e dikurshme malore. Grumbujt pyjore të Zagories janë gjithashtu ekosisteme natyre me vlerat e tyre bioekologjike, ekonomike, historike. Janë kryesisht të përziera me lloje të ndryshme, ku një vend të rëndësishëm zënë: dushqet, bunga, shparthi, qarri, venja e kuqe, shkoza, bredhi, ahu, lajthia, arra (në lugina të freskëta) e tjera. Ka vende - vende dhe grumbuj të thjeshtë si venja e Dhëmbelit, lajthishtja e Topovës, bredhi në shkëmbin e Zhejit e tjerë. Dremazet, siç quhen grumbujt e dushqeve, kanë qenë përherë një burim i rëndësishëm për ekonominë dhe vlerat ekologjike të zonës. Pylli bën pjesën e tij si faktor kryesor natyral në ansamblin e mjeteve profilaktike, nëpërmjet të cilit përmirësohet shëndeti, duke influencuar në integritetin morfo strukturor të organizimit human dhe në kapacitetin e tij adaptiv.
Fig. 7: Vegjetacioni i zonës
14
VLERËSIMI STRATEGJIK MJEDISOR NË KUADËR TË PLANIT TË PËRDORIMIT TË TOKËS PËR KOMUNËN ZAGORIE
Lajthishtja e Topovës Është masivi më i madh natyral në Shqipërinë e Jugut. Shtrihet në tre shpate mali. Me një sipërfaqe rreth 40 ha dhe fillon kryesisht pranë fshatit Topovë dhe arrin deri në lartësinë 1700m në Katal dhe Lugun e Arapit. Rritet në formë shkurresh nëpër përrenj e ledhe arash dhe shkon deri në 5 m lartësi. Hyn në prodhim pas 4 - 5 vjetësh dhe prodhon rregullisht 30 - 35 vjet. Rritet në tokat e freskëta dhe duron ngricat dhe të ftohtit. Ka vlera më ushqyese se arra dhe bajamja, përmban 60 -70% yndyrna dhe 16 % proteina. Kokrra e lajthisë përdoret për përgatitjen e ëmbëlsirave si dhe për të nxjerrë vaj të ngrënshëm dhe industrial. Lajthia rritet në fshatrat e tjera të Zagories, sidomos në Ndëran, rrëzë Rapavicës dhe në fushën e Sheperit. Pylli i Dërmazit Shtrihet ndërmjet përroit të Selës në V, rrjedhjes së poshtme të lumit të Zagorisë në L dhe Dërmazit e Shën Mitrave në J dhe JP. Ka gjatësi afër 3 km dhe gjerësi 2,5 km. Përshkohet nga tre përrenj të vegjël e të thatë (i Picurit, Qytezës dhe Kospinecit). Është pyll i dëndur, i mbuluar me drurë të ndryshëm, si shkurre, shkoza, frashër, cermedel, lis etj., të cilat janë me vlerë për bagëtitë e imta.
“Hija e Mallkuar” Pyll i dëndur me gjatësi rreth 2, 8 km. Shtrihet midis Qafës së Shëne Premtes, në P të përroit të Selës, në Lindje të Sheshit të Madh dhe P e JP të Përroit të Lugjeve në V. Thuhet se mori këtë emër gjatë luftës kundër pushtuesve osmanë, në vitet 20 të shek XVIII. Ka drurë të ndryshëm si: krekëz, shkozë, mëllezë, panjë, kumbulla të egra e tjerë, të cilat përdoren kryesisht si ushqim për bagëtitë e imta. Fauna Territori konceptohet i ndarë në katër zona të rëndësishme faunistike: Zona e Dhëmbelit me ekosistemin e thëllëzës së malit (Alektoris G. G.) me një popullim deri në 8 -10 krerë për 100 ha, që është nga shpendët e rralla në të gjithë Evropën me vlera të larta bioekologjike. Zona e Rapavicës, Çajupi i pasur gjithashtu me kafshë dhe shpendë të egra: lepuj, dhelpra, baldosa, ujk, thëllëzë e tjerë. Zona Çajup - Zhej me një faunë e florë të rezervave me rëndësi biogjetike me lloje të rralla si : kaprolli, dhia e egër, derri i egër, thëllëza e malit, gjeli i egër, lepuri e tjera. Kjo zonë me sipërfaqe prej 1500 ha është shpallur zonë mbrojtëse me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 102 datë 15.01.1996. Zonë e katërt faunistike mund të konsiderohet lugina e lumit të Zagories, në të cilën ndodhen një mori kafshësh dhe shpendësh të egra, thëllëza, shapka, grifsha, lepuj, baldosa, kunadhe, dhelpra e tjerë.
15
VLERËSIMI STRATEGJIK MJEDISOR NË KUADËR TË PLANIT TË PËRDORIMIT TË TOKËS PËR KOMUNËN ZAGORIE Tab 3: Listë tentative e llojeve të gjitarëve në krahinen e Zagories
Lloji RENDI INSECTIVORA
Prania
Emri shqip
Fam. Erinaceidae Erinaceus concolor
P
Iriqi
Fam. Talpidae Talpa caeca
P
Urithi i verbër
Fam. Soricidae Suncus etruscus Crocidura sauveolens Crocidura leucodon
? P P
Hundgjatë i vogël dhëmbëbardhë Hundgjatë i kopshteve Hundgjatë i livadheve
Fam. Rhinolophidae Rhinolophus blasii Rhinolophus euryale Rhinolophus ferrumequinum Rhinolophus hipposideros
P? P? P? ?
Lakuriq nate hund-patkua i Blausius-it Lakuriq nate hund-patkua i Mesdheut Lakuriq nate hund-patkua i madh Lakuriq nate hund-patkua i vogël
Fam. Vespertilionidae Miniopterus schrebersi Myotis blythi Myotis myotis Myotis mistacinus Nyctalus leisleri Nyctalus noctula Pipistrellus pipistrellus Plecotus auritus Plecotus austriacus
P? P P P? P? P? P P? P?
Lakuriq nate i Schreiber-it Lakuriq nate vesh miu i vogël Lakuriq nate vesh miu i madh Lakuriq nate me mustaqe Lakuriq nate i Leisler-it Noktule Pipistreli i zakonshëm Lakuriq nate veshëgjatë i zakonshëm Lakuriq nate vesh-gjatë i hirtë
Fam. Leporidae Lepus europaeus
P
Lepur i murmë
Fam. Sciuridae Sciurus vulgaris
P
Ketri
Fam. Gliridae Muscardinus avellanarius
P
Gjumashi i lajthisë
RENDI CHIROPTERA
RENDI LAGOMORPHA
16
VLERËSIMI STRATEGJIK MJEDISOR NË KUADËR TË PLANIT TË PËRDORIMIT TË TOKËS PËR KOMUNËN ZAGORIE Fam. Muridae Microtinae Arvicola terrestris Microtus felteni Microtus thomasi
? P? P?
Miu i ujrave Miu i Felten-it Miu i lajthisë
Murinae Apodemus flavicollis Apodemus mystacinus Apodemus sylvaticus Micromys minutus Mus muskulus Mus spicilegus Rattus norvegicus Rattus rattus
? P? P? P P P P P
Miu i ujrave Miu i shkëmbit Miu bisht-gjatë Miu i të korrave Miu i shtëpisë Miu i stepës Miu i murrmë i kanaleve Miu i zi i kanaleve
Fam. Canidae Canis lupus Canis aureus Vulpes vulpes
0 P P
Ujku Cakalli Dhelpra
Fam. Felidae Felis silvestris
P?
Macja e eger
Fam. Mustelidae Lutra lutra Meles meles Mustela nivalis Mustela putorius Martes foina
P? P P ? P
Lundërza Baldosa Nuse lale Qelbësi Kunadhja
RENDI ARTIODACTYLA Fam. Bovidae Capreolus capreolus Rupicapra rupicapra
P P
Kaprolli Dhia e eger
RENDI CARNIVORAFISSIPEDIA
Fam. Suidae P Derri i eger Sus scrofa P- i pranishëm; P?- potencialisht i pranishëm; ? - prania e dyshimtë; 0 - lloj rastësor.
Shpendët e pranishëm në zonë janë të llojeve të ndryshëm, karakteristikë tjetër e krahinës. Ndër më të zakonshmit mund të përmëndim, shapka (Scolopax rusticola), mëllenja (Turdus sp.), rosa e
17
VLERËSIMI STRATEGJIK MJEDISOR NË KUADËR TË PLANIT TË PËRDORIMIT TË TOKËS PËR KOMUNËN ZAGORIE
egër (Anas platyrhincos), pëllumbi (Columba sp.), thëllëza (Alectoris graeca), turtulli (Streptoptelia turtur), fuga, shqiponja (Aquila sp.), sorra (Corvus corone), skifteri (Falco sp.), korbi (Corvus corax). Zogjtë përbëjnë një tjetër grup të rëndësishëm të faunës Zagorite. Ndër më kryesorët janë, qukapiku (Dedrocops sp.), gardalina (Carduelis chloris), gushëkuqi (Eritracus rubecula), dallëndyshja (Hirundo rusitca), bishtgjati, krahëbardhi (Oneanthe sp.), bilbili. Gjahu dhe arti i gjuetisë Mbulesa e madhe vegjetale e krahinës së Zagorisë, përveç anëve pozitive të reflektuara dhe më lart, siguron dhe një prezencë të madhe të shumllojshmërisë së kafshëve të egra, apo siç motivohen në fjalorin e gjuetisë: ”kafshët e gjahut”. Prezenca e relievit të thyer, kodrinor e malor, kushtet gjeografiko - klimatike, mbulesa alpine, zonat e mëdha me pyje ku predominojnë lisi, ahu, shkoza, bliri, gëmusha, lajthia, dëllinja e tjerë favorizojnë rritjen dhe përhapjen e kafshëve për gjueti. Ekzistojnë: sorkadhet, ujku, derri i egër, dhelpra, kunadhi, lepuri, bala e tjerë. Duke patur një bollëk të tillë kualitativ kafshësh dhe shpendësh në Zagori, qysh në kohërat e hershme është aplikuar e perfeksionuar arti i gjuetisë, duke e konsideruar këtë si një sport të veçantë e të bukur si dhe si përfitues i të ardhurave. Prioritet në gjueti në krahinën e Zagorisë kanë marrë: lepuri, derri i egër, dhelpra, thëllëza, turtulli e tjerë, nga ku sigurohej mishi i freskët i konsumueshëm nga banorët e krahinës. Kështu që krahina ka patur e ka mjeshtrat e gjuetisë në çdo periudhë kohore. Duke u marrë me këtë art (sport) është përftuar, përveç të tjerash, dhe aftësimi, rezistenca, kalitja fizike dhe kjo ka ndikuar edhe në jetëgjatësinë e banorëve që ushtrojnë këtë sport. Duhet theksuar se zagoritët në të gjitha kohërat kanë respektuar ligjet e gjuetisë dhe e kanë realizuar atë brenda kalendarit të gjuetisë, duke ruajtur kështu riprodhimin, shumimin e kafshëve të egra. Gjuetia realizohej me çifte të mbajtura ligjërisht si dhe me ngritjen e kurtheve (leqe), një mjeshtëri kjo e përdorur dhe e sukseshme në gjueti, po kështu aplikohej edhe aplikohet gjuetia në grupim dhe ai individual. Karakteristikë tipike e gjuetarëve zagoritë ka qenë se ata kishin një përgatitje teorike dhe praktike të mirë, gjë që sillte sukses në gjueti. Kjo traditë duhet ruajtur në këto ekuilbra, pasi gjuetia e rregullt ka kontribut të madh në krijimin e Zagorisë turistike.
Peizazhi dhe Zonat e mbrojtura
Territori i komunës së Zagorie bart vlera të veçanta natyrore dhe peisazhistike. Kjo vjen kryesisht si rrjedhojë e pozitës gjeografike të krahinës dhe relievit të saj. E ndodhur midis antiklinaleve të Dhembelit dhe Lunxherisë krahina mbart vlera të mëdha peizazhistike që ofrohen nga ndërthurja e formave të ndryshme të relievit me biodiversitetin karakteristik të zonës. Kjo ndërthurje vlerash përbën potencial të lartë për zhvillimin e turizmit malor.
18
VLERËSIMI STRATEGJIK MJEDISOR NË KUADËR TË PLANIT TË PËRDORIMIT TË TOKËS PËR KOMUNËN ZAGORIE
Brenda territorit të komunës Zagorie ka vetëm një zonë të mbrojtur të rangut kombëtar si parqe kombëtare, monumente natyre, rezervate natyrore apo të tjera të bazuara në kategoritë e Unionit Botëror për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), por gjithsesi mbetet për tu përmendur se ekzistojnë shumë pak studime mbi vlerat e biodiversitetit dhe natyrës së zonës. Pjesë e identitetit natyror dhe peisazhistik të zonës janë fusha Çajupit, maja e Çajupit, Dërmazi që shtrihet midis fshatrave Lliar- Topovë, fusha e Sheperit, burime të ndryshme karstike si ai i Bambullit, Vënjat e Hoshtevës. Një grup tjetër i rëndësishëm me vlera të larta peisazhistike janë gjeomonumentet e shumta që ndodhen në zonë. Zona e mbrojtur e rangut kombëtar është bredhishtja e Zhejt. E cila shtrihet në lartësinë 500 1900 m mbi nivelin e detit. Sipërfaqja është rreth 1500 ha dhe shtrihet përballë fushës së Çajupit. Kati drunor i pyllit përfaqësohet nga formacione të bredhit të Maqedonisë, nënpylli përfaqësohet nga shkoza, dëllinja, mëlleza. Grumbullimi kryesor ka moshë rreth mesatare, rreth 110 vjeçare, lartësi mesatare të drurëve 14 m dhe diametër mesatar 30 cm. Bredhishtja e Zhejit është relativisht e ruajtur mirë dhe përfaqëson pjesë të rëndësishme të biodiversitetit të Shqipërisë jugore. Në habitatet floristike rezulton se mund të takohen lloje bimore e shtazore të veçanta dhe unikale, si dhe lloje endemike si Forsythia europaea, Festucopsis serpentini. Nga studimet floristike rezulton se rriten rreth 15 taksone bimore të rralla dhe të kërcënuara. Toka është e murrme pyjore dhe gjendet mbi formacionet flishore dhe gëlqerore. Është kategoria e tretë e IUCN- Monument natyre, zonë e menaxhuar kryesisht për ruajtjen të karakeristikave të veçanta natyrore. Disa nga elementët më kryesorë peisazhistikë u evidentuan gjatë ekspeditave në terren nga grupi kërkimor i mjedisit: • • •
• •
Territori i komunës shtrihet më së shumti në reliev kodrinor-malor, me tre element kryesore antiklinalet e Dhembelit dhe Lunxherisë si dhe sinklinali i Zagories. Peizazhi mbizotërues është ai agro-bujqësor me ndërthurje të kullotave, pemtarive, vreshtarise. Bimësia natyrore përbëhet kryesisht nga shkurre mesdhetare dhe formacione të makjes (Maquis) me gjelbërim të përhershëm gjatë gjithë vitit dhe formacione të dushkut (Quercus sp.). Prania e lartë e bimëve medicinale eterovajore e tanifere, me mbizotrim te Dëllinjës, Rigonit, Çaj malit, me vlera të larta kurative. Në territorin e komunës gjenden burime të shumta ujorë, në të shumtën e rasteve janë burime karstike. E veçantë në krahinën e Zagories eshtë ujvara e quajtur "Rrema e Doshnicës" e cila ka lartësi prej 16-17m.
19
VLERËSIMI STRATEGJIK MJEDISOR NË KUADËR TË PLANIT TË PËRDORIMIT TË TOKËS PËR KOMUNËN ZAGORIE
Fig. 8: Rezervuari i Sheperit
Përpos vlerave të shumta, rajoni i komunës Zagorie ka dhe shfaqjen e mjaft dukurive negative me impakt të thellë ne peizazhin natyror. Ndër problematikat më kryesore dhe ndikimet negative në peizazh mund të përmendim: •
Dukuria e erozionit është e pranishme në disa vende. Fenomeni i erozionit paraqitet problematik dhe gjatë vizitave në terren u evidentuan disa vende me erozion aktiv (psh. midis fshatrave Zhej - Lliar dhe Hoshtevë - Konckë).
20
VLERËSIMI STRATEGJIK MJEDISOR NË KUADËR TË PLANIT TË PËRDORIMIT TË TOKËS PËR KOMUNËN ZAGORIE
Fig. 9: Erozion Zhej - Lliar
•
Keqmenaxhimi i pasqyrës ujore të rezervuarëve dhe përhapje e fenomenit të eutrofikimit, duke i kthyer shpesh në zona moçalore.
21
VLERËSIMI STRATEGJIK MJEDISOR NË KUADËR TË PLANIT TË PËRDORIMIT TË TOKËS PËR KOMUNËN ZAGORIE
Përfundime dhe sfida
•
Kumuna Zagorie shtrihet në zonën e Luginës së Lumit Zagori dhe karakterizohet nga hapësira tokash bujqësore dhe peizazhesh rurale të ndërthurura me vegjetacion natyral dhe pyje. Gjatë propozimeve në planin e përdorimit të tokës, një vëmendje e veçantë duhet ti kushtohet ruajtjes dhe mos dëmtimit të mëtejshëm të sipërfaqeve pyjore dhe ruajtjes së strukturës dhe funksionalitetit të tokave bujqësore.
•
Duhen marrë masa për zhduken e vend-depozitimeve ilegale të mbeturinave dhe të organizohet një menaxhim i integruar i tyre, edhe pse sasia e mbetjeve të gjeneruara në zonë është e një sasie relativisht të vogël.
•
Mbulesa e vegjetacionit natyror të ndërthurur me peisazhet bujqësore, si edhe pamjet panoramike i japin zonës një karakter të vecantë i cili mund të shfrytëzohet në mënyrë të kujdesshme në format e eko-turizmit, agroturizmit apo dhe të turizmit malor.
Pyjet dhe vegjetacioni natyral i zonës nuk kanë pasur kujdesin e nevojshëm gjatë dekadave të fundit si dhe ka pasur dëmtime në si pasojë e aktiviteteve njerëzore dhe shfrytëzimet, kryesisht nga prerjet e vazhdueshme dhe mbikullotja me bagëti të imta dhe të trasha. Plani rregullues duhet të parashikojë masa që rehabilitojnë zonat e dëmtuara, përmes mbrojtjes lokale dhe ripyllëzimeve të nevojshme me lloje autoktone. Pyllëzimet mund të jenë një element i mirë dhe efikas për mbrojtjen nga erozioni.
Fusha e Cajupit, paraqet potencial për zhvillim si zonë rekreacioni dhe ruajtjeje të natyrës. Mbulesa e vegjetacionit natyror të ndërthurur me peisazhet bujqësore, si edhe pamjet panoramike të ofruara nga majat të cilat e rrethojnë këtë fushë krijojnë mundësitë të mëtejshme për zhvillimin e turizmit, prandaj menaxhimi dhe ruajtja e saj duhet të ketë prioritet kryesor në politikat komunës Zagorie.
Në territorin e komunës Zagorie gjenden disa burime ujore si dhe rezervuari i Sheperit. Gjithsesi, vihet re një keqmenaxhim i sipërfaqes ujore të këtij të fundit dhe përhapje e fenomenit të eutrofikimit. Ndërkohë burimet paraqesin disa nga resurset kryesore natyrore të zonës dhe duhet të përdoren në mënyrë më eficente për furnizimin e banorëve me ujë.
Duke marrë parasysh popullsinë e ulët të zonët si dhe pasuritë e mëdha vegjetative, pjesë të ndryshme të territorit të komunës Zagorie duhet të shpallen si zona në mbrojtje. Këtu mund të përmenden disa elementë sic janë Vënjat e Konckës, Hija e mallkuar etj. Gjithashtu Zagoria është e pasur me bimë medicinale, të cilat duhen kultivuar dhe përdorur më mirë edhe si një burim ekonomik për banorët e zonës.
22