Jug
Mero Baze
Copyright Š 2012 Mero Baze All rights reserved. ISBN-10: 1477588957 ISBN-13: 978-1477588956
Sokol Olldashit Për ta bërë më të plotë mungesën e tij, në përvjetorin e ikjes
PËRMBAJTJA Hyrja 1 Jug
1
2 Në rrugë
30
4 Ëndërrat e thyera
43
5 Mall
57
6 Rreth autorit
89
HYRJE
Përmbledhja e poezive nën titullin “Jug”, synon të jetë një antologji e përzgjedhur e poezive të autorit Mero Baze, shumica e të cilave janë botuar në gazetat kulturore në vend. Vendimin për të botuar poezitë e tij, e forcoi ideja për t'i bërë një homazh mikut të tij të rinisë, Sokol Olldashit, në përvjetorin e parë të ikjes, me të cilin e ka lidhur ngushtë profesioni i gazetarit, dhe një pjesë e rëndësishme e jetës. Mero Baze është autor i gjashtë librave publicistikë. Ai ka botuar poezi në shtypin shqiptar prej vitit 1985. Ky botim është një përzgjedhje e poezive të tij.
VDEKJE PA DËSHMITARË
Rrëfim tim biri, për qenin e harruar në jug
Në qytetin e plasaritur nga etja për njerëz Ai nuk është me mua! Retë e mërzitjes si sfungjer mi thajnë lotët Qyteti më ngjan si Sahara pa oaze me besimtarë të etur zotër.
Ai është i vetëm në Jug Duke pritur kthimin tim Kërcitjen magjepsëse të portës Ka kaq kohë që bëhet gati të vdes dhe e shtyn vdekjen me leje të tokës. Në tortuaret e prishur nga shkelja e përjetshme Unë me turmën lëviz
1
Mero Baze
Gjymtyrë kolektivë... S'ndjej dhimbje askund As në kock, as në mish vetëm në kujtime. Ai është i vetëm në Jug Xhaxhai më shkruan për të rregullisht "...Bukën e ha gjithmonë me vonesë Imiton tinëz helmimet... Mbledh këpucët e harruara përfund avllisë dhe i rreshton tek pragu çdo mëngjes". Unë dridhem nga frika mbi gotën e uiskit Numëroj këpucët e harruara atje Sandalet nga mosha 1 deri 14 vjeç Këpucët që shkojnë deri tek numri 41-‐ë dhe mes tyre të tmerrësisht të plakur, Atë.
2
JUG
Dëshmitari i rrezikshëm i fëmijërisë sime Me këpucët e harruara atje Ka filluar më ndërton muzeumin Pa stenda me artikuj idiot pa dorëshkrime që të ndjellin gjumin. Ai rri atje mes këpucëve të braktisura Si pengje të kristalta të fëmijërisë, Pa pjesën tjetër nga jeta ime Pa rrugën e zhurmshme, fyerjet, tradhëtitë, Pa avionët, hotelet luksoze, vilat e pritjes, pa pengjet e reja të lirisë. Oborrit i kanë mbirë flokë të ngjethura bari që çajnë poret e pllakave nga tmerri i vetmisë. Ai pret të kthehem me një çelës të ndryshkur në qafë Shtyn portën me putra të dëgjoj zhurmë Lëpin plagët e heshtjes
3
Mero Baze
Mondan në botën e finsnikërisë! 2. Në qytetin ku mijëra njerëz kanë nevojë për vaksina Kundër të menduarit kolektivisht Unë kam mall për Atë, Që nuk kupton shumë gjëra nga kjo botë, nga revolucionet dhe epidemitë. Ai sillet i vetëm në oboor Dhe i njeh nga zëri të gjithë vizitorët Me shqisat e tij të frikshme Lexon ngjyrat e tingujve dhe muzikën e pritjes ndan vitet nga muajt dhe ditët nga orët. Nuk bashkohet kurrë me shokët e tij
4
JUG
Që para portës së vjetër imitojnë beteja Që ndajnë rrugën në zona influence Ai i njeh agullimat e rreme di t'i ndaj nga agullimat e reja! 3. Në qytetin ku mijëra njerëz kanë nevojë për vaksina Kundër sëmundjes së besnikërisë ndaj të fortëve Unë kam mall për Atë që s'i ngjan askujt në pritjen e tij fisnike. Në këtë rrugë plot kioska Të përkohëshme si gjithë zyrtarët e bashkisë Unë kam mall për miqësinë e tij të vjetër. Besnikët këtu krijohen me urdhër dhe rrijnë në rresht, siç reshtohen kadetët.
5
Mero Baze
Atje gjërat ndryshojnë ngadalë Dhe rregulli është e vetmja gjë që përsëritet. Pleqtë ruajnë shtëpitë e djemve të ikur Ai ruan shtëpinë time! Dhe besojnë të gjithë Se bashkë me ikjet, ka edhe rikthime. Ai është i ftohtë në besimin tek unë I ftohtë në besimin dhe egërsinë e tij Në agullimat e mermerta të dëshpërimit. Ai beson gjatë për të shmangur dhimbjet e zhgënjimit. Qënie si ai çmenden rrallë Me arsye të çmendura sigurisht, kur u fyhet bota e besnikërisë.
6
JUG
4. Në qytetin ku mijëra njerëz kanë nevojë për vaksina Kundër sëmundjes së tërbimit ndaj të dobtëve Unë kam mall për atë që s'i ngjan askujt në sëmundjen e tij fisnike. Smogu kolektiv i qytetit tim Nuk ndjehet në atë oborr ku ai kafshon veten në agoni. I dërrmuar nga pritja për kërcitjen e portës Kam frikë se tek ai sëmundja do zërë vend. Natën nën një hënë torturuese do të shtrihet 50 metra larg shtëpisë tek një përrua që ende rrjedh.
7
Mero Baze
Si t'i bind mjekët të shkojnë deri atje? Në mos e shërofshin Të paktën të marrin disa anti-‐trupa Për këtë qytet të sëmurë të paktën të vaksinohem unë!
8
JUG
Pjesa e dytë
Letërkëmbim me fqinjin
Ti më thua eja se qeni im ka vdekur Në oborrin ku më priti për kaq vjet Ka mbetur pa frymë në një natë të gënjeshtërt Një natë ndryshe nga ç'e kisha menduar, pa hije vdekjesh përreth. 9
Mero Baze
Ndjehesh keq që s'më ke gjet adresën Në këtë qytet të madh me pallate si kokalla Ndjehesh keq që s'munde të parashikoje vdekjen Që unë të isha në orët e agonisë së tij si princi i mërguar në përralla. Tani s'di ç'të bëj me vdekjen e tij I shtrirë pa ndjenja përtokë Si një i burgosur, që ndjen mungesën e ajrit. Xhaketa më ngjan si një jorgan gjigand që mbulon shkëmbinjtë e padukshëm të mallit. S'di ç'të bëj me mungesën e tij të papritur Në këto ditë kur të gjithë i largohen njëri-‐ tjetrit. Kur për të gjallët pyetet gjithnjë e më pak. Nuk janë të vdekur ata që përgjak rruga, vdekjet e tmerrshme, janë ikjet pa gjak.
10
JUG
2. Ti më tregon se ku e ke varrosur Tek oborri që më mban peng fëmijërinë. Si borbardha në një arkivol të qelqtë Për të imituar puthjen e princit dhe shpresën e kthimit tim të beftë. Tani s'di ç'të bëj me varrin e tij Me frikën e mosngjalljes nga puthja e zjarrtë. Ai nuk është një qënie e helmuar Ai është një shpirt që është shuar ngadalë siç shuhet përgjithmonë një furrnalt. Ai iku, kur të prisje nuk kish më kuptim Kur vdekja shëtiste rrugës plot pushtet. Kur gjërat e shenjta dolën nga moda
11
Mero Baze
Ç'kuptim kish më angullima e mermertë me sytë e qelqtë përgjithmonë nga porta? Ç'kuptim kish të ruante ende këpucët e mia Sandalet nga numuri 15 deri 41 Muzeun e frikshëm të fëmijërisë. Ç’kuptim ka të ruash jetën për një botë, që vdekjen e lë të lirë të shëtisë. Ç'kuptim kish të shtynte vdekjen me leje të tokës Dhe plagët e mallit t'i lëpinte me shpresë. Ç'kuptim kish kthimi im aq i pritur! Asgjë nuk mund të ndreqet më në botë kur vdekja e para fillon të vdes. Tiranë. Shkurt 1995
12
JUG Është një cop tokë që s’dihet ku fillon Ca male të thatë që dhe uji u ka ikur Janë ca fusha, që fati kurrë s’u ka dalë si vajza të plakura, për një dashuri të fikur. Janë ca rrugë plotë gurë e baltë shpeshherë Ca përrenjë, që ujin kanë mysafirë Ca lisa të rralluar, që s’di kush i ka mbjellë dhe plot pjergulla, që në shpinë u kanë mbirë.
13
Mero Baze
Janë ca njerëz të egër dhe kur heshtin Ca njerëz që qajnë kur këndojnë Ca këmbë të pabindura, që s'dijnë të mbajnë rreshtin që flasin pa pushim për tradhëtarë dhe heronj. Janë ca duar plakash plot rrudha si hone Ca rrobazeza që fytyra u ndriçon Janë ca sy që shpojnë malet prej dëbore kur ajo që duan, para tyre mungon. Janë ca shtëpi kërrusur nën gurë Ca porta druri që shiu dot si kalbë Janë ca sofatë, ca parmakë me drurë që frymën e njerëzve të ikur, mbajnë gjallë.
14
JUG
Janë ca toka që s’vlejnë asnjë lekë Për të cilat vriten, si për një vajzë të bukur Janë ca zogj që s’pajtohen me njerëzit asnjëherë dhe i këndojnë njëri-‐tjetrit si një dashurie të humbur. Nuk ka kordinata. Askush s’di ku nis! S’di në rrethohet me mal, lumë, a rrugë Është një vend që tregohet, por kurrë nuk arrihet. Quhet Jug!
15
Mero Baze
SHPRISHJA E JUGUT Shelgjet ngrejnë përpjetë flokët e gjata Nga paniku mos prekin në Vjosë Djemt e vendlindjes shtegëtojnë pa adresë me emrat e dubluar si në morsë. Rrugët ngushtohen dhe humbasin kuptimin Gurët plasariten nga makthet e natës Shtëpitë rrudhen nga dëshira për tu fshehur malet vrenjten nga frika e flakës.
16
JUG
Gjithçka rrjedh kundër lumit im Si një kortezh i madh pa arkivol Shelgjet flokpërpjetë si kreh dot flladi i Jugës njerëzit qimengjethur, Juga s'i ngroh dot. Unë u tregoj gurët dhe rrugicat rreth tyre U flas për ujvarën që i ka burrëruar. Shelgjet lotojnë si vajtoca mercenare njerëzit heshtin si gjigandë të gurëzuar. Vjosa drejt perëndimit, ata kundër rrjedhës Shprishen të bindur se do bëhen përsëri Unë ndan rrugës vazhdoj tu shes legjenda me shpresë se kanë nevojë për hajmali.
(Prill 1997)
17
Mero Baze
VASILIQIA Mos e shihni si një grua gjunjëzuar fatit Si një skllave që adhuroi fatkeqësinë Si një jetime mbetur rrugëve të fshatit ishte Ajo, që gjunjëzoi Alinë. Harroni pamjen e saj në gjunjë Dhe Pashain e menduar që rri përbri Ajo ishte humnera që mori brenda vetes gjithë flakën nga shpirti i Tij.
18
JUG
Ajo, holloi helmin e tradhëtive të tij Vrau makthet që prodhonin mizoritë Ajo ngjallte dhe fikte gjithçka Ai kish dashur si një flutur, që vdiste dhe rilindtte përditë. S'ishte Helena! Askush nuk e lakmonte. Asnjë luftë nuk u bë për të Por qindra beteja ajo i komandonte vetëm se priste në Kështjellë, Atë. Dhe iku në Stamboll pas kokës së tij La pas Janinën dhe trupin pa jetë Nuk ishte robinë e trupit të tij donte Kokën, që ju skallvëroi vërtetë.
19
Mero Baze
BABAI Nuk di si të qetësoj babain në këtë breg deti për varrin e tij. Meraku për atë që do të ketë në krah më duket se çdo ditë nëpër thinja i mbin. Në këtë breg deti ku as grimcat e rërës nuk janë ngjitur për miliona vjet. Babi im i ardhur nga Jugu, dyshon se do mund të prehet i qetë. 20
JUG
I ka larg të vetët, nën një kurorë ulliri tek një breg që shikon arat me blinj. Ikën shpesh atje, do të gjej një shkak të më bind, se vdekja veç atje ka kuptim. Ja mbolla këtu fikun dhe hardhinë e atjeshme ai prap nuk ndihet i qetë. Ikën fshehur çdo natë në ëndërr dhe shlodhet i shtrirë në atë breg.
21
VJOSA NË GRYKËN E MEZHGORANIT Ndahet prej maleve Me një puthje që oshëtin Përpara saj fushat S'ka më pragje dhe ujvara I la malet Dhe ujin e pastër Si thinja fushës Mban në shpina ca kallama.
22
JUG
Miliona vite kohë të çante këtë grykë Me shpresë se pas saj S’do ta ndalte askush E pakuptimë gjithë kjo betejë Për t’u dorëzuar Mes kallamash nëpër fushë.
23
Mero Baze
URA E VENDLINDJES Ka mbetur gjysëm, pa mbaruar kurrë Pa shpjegime për këmbët, që mes ujrash prehen Duket sikur vendasit S'kanë punë përtej lumit dhe të ikurit janë betuar, që më s'do kthehen. Ashtu gjysmë, askush nuk ia di historinë Asnjë luftë s'e ka prishur Asnjë paqe s'e ka ndërtuar Si statujë mes valëve të lumit më tregon se diçka në këtë jetë, ende s'e kam mbaruar.
24
JUG
DORA E HUMBUR Një dorë e prerë si gjuhëz kambane Tundet rrugëve të qytetit tim Kthejnë kokën kalimtarët, fëmijët pleqtë Disa e dinë hero, disa e dinë viktimë. Dora e saktë rri gjithmonë fshehur Pas trupit, ose nën mëngët e gjata Mallkon fatin e saj që mbeti e paprekur Nga lufta dhe punët e mbrapshta.
25
Mero Baze
Shkruan e rishkruan historira Për dorën e humbur, vite më parë Dhe tronditet kur të qenit shëndosh Askush nuk ia quan për fat. Hakmerret për jetën e saj të pështirë Dhe lavdinë e dorës që mungon Punon përditë që dora e prerë Të humbas e të harrohet përgjithmonë. (Studenti 1988-‐2014)
26
JUG
LAGUNA Këtu vjen vetëm oshëtima e detit Përfytyrimi i tij si diçka e madhe Që ndoshta ta krijon uji i kripur Dhe ca rrathtë të vegjël, pinjoll të valëve. Me një rrip toke u nda prej detit Atë jetë të shqetësuar s'e jetonte dot Tani ka zënë cektohet gjithnjë e më tepër Pak më vonë, një shtresë kripe do ngelet mbi tokë. (Zeri i Rinise Tetor 1988) 27
Mero Baze
NË RRUGË
28
JUG
VDEKJA E ZËRIT Janë prerë pishat, arinjtë kanë ikur larg Legjendat për ta zvarriten në biseda Janë shemb' guvat nga minat e minierës Dhe brigjet fallco, si përfill as era. Sillem vetëm mes malesh pa udhërrëfyes Shikoj qartë horizontin pa formë Jam i lirë, përsëris pa besuar, me vete Ulëras nga vetmia, por zëri s’ka jehonë. 29
Mero Baze
Përballë meje burgu, me tela rrethuar Me njerëz që ëndërrojnë një orë liri Kominoshet kafe i pëshpërisin njëra-‐ tjetrës Shumë herë herë më fortë, se sa unë ulërij! Zonë e Re (Batër). Prill 1990
30
JUG
NJË SHPJEGIM I FTOHTË PËR LUMTURINË Male të gërryer si fytyrë plot vraga Baraka gjeologësh, sipër bregut... mes barit Kotësia endet si mineral pa vlerë Mes njerëzve që fusin dritën në zemër të malit. Nuk kanë kohë të mendojnë për gjëra të mëdha As mërziten pse Sadami me Bushin po përlahen Pyesin për bukë, grosh dhe dinamtë Dhe për ndonjë ditë leje “se do lahen”. 31
Mero Baze
Rri me ta dhe zhbëhem nga gjërat e tepërta Harroj asflatin mbytës të Tiranës Torturën nëse do ma botojnë shkrimin në gazetë Apo a do ta shoh atë, të kaloj buzë Lanës. Më zvogëlohen makthet nga gjërat e vogla Si heq akulli shembjen e gjurit përtokë Ata janë të ftohët ndaj jetës sime Sikur të mos ekzistoja në këtë botë. Dhe mendoj, si ia bëjnë të jenë të lumtur? Nën një grusht qiell, që e shohin veç kur është natë U tregojmë kaq pak nga bota dhe njerëzit Sa ata s’kanë arsye ta marrin inat!
( Korrik 1990. Krastë, Martanesh)
32
JUG
LETËR NGA BATRA Këtu nuk vihet për të jetuar Paçka se mijëra vetë frymojnë dhe nën tokë Orët që je zgjuar, i kalon në errësirë Dhe në orët e gjumit, jetën ëndërron. Këtu nuk vihet për të vdekur Në vendin ku varrosesh, këtu punohet Këtu quhesh gjallë, në ndërrimin e turneve Ku për mungesa vdekjesh, raportohet.
33
Mero Baze
Këtu nuk vihet për të dashuruar Askush nuk të pret në guvat e errëta Por nëntokë të gjithë flasin për të dashurat Si për tu hakmarrë ndaj largësisë që ka jeta. Këtu nuk vihet për të tradhëtuar Shumë prej tyre, të tradhëtuar këtu janë Por çdo ditë krijohen legjenda besnikërie Për dikë që i pret atje larg. Këtu nuk vihet për tu pasuruar Megjithëse gurë të çmuar nxjerrin përditë Këtu vijnë ata që nuk çfarë të humbasin As jetën, as vdekjen, as dashuritë! Krastë, Janar 1990
34
NDRYSHIM Janë shtuar ëndrrat, nga harresa për gjumin Janë shtuar rrudhat, nga harresa për pasqyrën Janë shtuar fjalët, nga harresa për heshtjen Mungesat në punë, nga harresa për zyrën. Janë shtuar armiqtë, nga shfaqja në rrugë Miqtë e sinqertë… i humba dhe Ata Janë shtuar telefonat, nga të dashura të vjetra Që më kot përpiqen të riparojnë diçka. 35
Mero Baze
Janë shtuar dhimbjet, nga harresat për plagët Janë shtuar dekoratat, që të mos ketë histori Janë shtuar ekranet, që të harrojmë fytyrën Janë shtuar manekinë, që pozojnë histori. Janë shtuar gazetat, për të harruar censurën Dhe fjalët tani zëvendësojnë arkivolin Janë shtuar partitë, për të harruar diktaturën Janë shtuar udhëheqësit, për të harruar diktatorin. Zhgaravis ndryshimet në kalendarin e zyrës Me shpresë të harroj ç'të mundem nga takimet Dhe të dalë në rrugë si qytetarë i lirë Që s'ka haber nga krimet.
36
JUG
PAQE E PËRGOJUAR Dita ikën e trembur mes kallamash Në moçalin e madh të gjakut të patharë Fëshfërijnë gjethet si kërkëllima kokallash Por kronikat e mbrëmjes nuk flasin për të vrarë. Kallamat lëkunden të bezdisur Ngjajnë me skeletet e ushtarëve fitimtarë Gjithandej amfibë, nën ujë dhe mbi tokë Të gatshëm për vajtues dhe këngëtarë. 37
Mero Baze
Është koha kur prej tyre shfaqen zvarranikët Më vonë me rradhë, shpend e gjitarë Kronikat flasin për një epokë historike Në mbrëmje sërish nuk përmenden të vrarë. Unë rri në breg që pis të mos bëhem Nga gjaku dhe balta që fshehin të vrarë Me vete them për luftë s'ka arsye Megjithëse paqja më duket më e marrë!
38
JUG
PAQJA ME GARDIANËT Mikut të rinisë, Z.V.
Burgjet u prishën në sytë e të gjithëve Gardianët dolën në asistencë me listë Ti more llamarinat e ndryshkura me vete Për tu mbrojtur nga plagët e lirisë. Tani më heshtë si një statujë e krisur Për të ruajtur paqen e qelqtë me gardianët Baraka e vjetër në periferi të qytetit Është e ngushtë për lirinë dhe plagët. 39
Mero Baze
Babai i vrarë është një copë letre e zhubrosur Që s'e mbyll dot as vrimën e hapur të çelësit Motra ende vazhdon të flejë përtokë Duke besuar tek ëndrrat e mëngjesit. Ti pret i trembur të dëgjosh sërish hapa Dhe kërkëllimat e çelsave të qelisë Gardianët i tërheq era e ndryshkur e llamarinës Dhe kufoma e qelbur e lirisë.
.
40
JUG
ËNDËRRAT E THYERA
41
Mero Baze
NËNTOKË Një malë i tërë mbi mua Me pemë gurë dhe baltë Unë poshtë tyre si nën jetë S'gre dot kokën lartë. Ka shkëmb një hap majtas Një hap djathtas shkëmb. S'e humbas kurrë rrugën S'di çfarë rruge bëj! 42
JUG
E PËRDITSHME Rroba të vdekurish grumbulluar nëpër kisha Për tu siguruar shpirtrave qetësinë Parfume të shtrenjta kundër djersës Kundër molës pak naftalinë. Njerëz të varfër rimarrin kostumet I veshin me drojë veç ditën e parë Ecin kokëlartë në xhiron e mbrëmjes Pa qenë as vrasës, as të vrarë.
43
Mero Baze
EMIGRANTËT Kalojnë malet shaluar mbi kuaj shprese Dhe ëndrrat për kthimin ua bëjnë rrugën më të lehtë. Nuk qortojnë askënd për shpresën e humbur Nuk mallkojnë askënd për fatin e sertë. Shplodhen me skenën e kthimit para syve Me nje lejlek të bardhë mbi oxhakët pa tym. Dhe kur ndodh që u buzëqesh fati Asgjë veç kësaj ëndrre nuk u shijon më shumë.
44
JUG
AKULLNAJA Poshtë saj gjithçka ishte e ngrirë Dhe e pakalbur natyrisht Bari i ngrirë, trungjet dhe pemët Dhe ndonjë zog a ndonjë bishë. Pushteti i saj kish ndalur jetën Dhe vdekjen kish ndal në mes Askush nuk ngjallej askush nuk kalbej Gjithçka e akullt dhe e pashpresë.
45
Mero Baze
Nga larg e bardhë dhe krejt e pastër Mbretëron plot siguri Dhe as ajo, as shtrati i Malit Kur e ka fundin nuk e di. Mjaftoi një ditë një puthje e fshehtë Kur dielli u mbështet pas malit Dhe trupi i saj u squll aq beftë Sa rrëshqitjen dot s'e ndali. Dhe mbeti pas një botë e tërë Një botë që kish ngel e ngrirë Disa të vdisnin ti nuk i le Dhe lindjet ndale pa mëshirë.
46
JUG
Dhe duke ikur poshtë gjithë zhurmë Si e tërbuar pas një puthje Nuk di, akullin kam dash më shumë A zhdukjen tënde me aq ngutje.
47
Mero Baze
DOSJE PËR SHIUN Një shi me baltë, bie rrugëve të Tiranës Një shi, si ndëshkim nga lartë Për njerëzit, që kishin kohë që prisnin Të laheshin nga kjo pluhurosje e gjatë. Tani fshihen pas çadrave si struci Nëpër rrugica që shmangen nga udhëkryqet Të gjithë të baltosur njëlloj nga ky shi Të gjithë pis njëlloj nga përmbytjet.
48
JUG
Askush nuk di më, kush e solli këtë pluhur Askush nuk di më, kush na e rihodhi mbi kokë Di vetëm që shiu Rrallë herë është keqpërdorur Për ta ribërë pis këtë qytet, si sot.
49
Mero Baze
I BURGOSURI JASHTË BURGUT Tani prangat nuk janë më pranga Ato janë një natë e ftohtë zemërimi Që nuk zbutet nga kalimtarët e shkujdesur Si dielli i papritur, në një ditë dimri. Tani telat nuk janë më tela Janë një mëri e gjatë me veten Që nuk zgjodhe një cop tokë, midis tyre dhe botës Për të rritur pa shumë dhimbje të vërtetën. 50
JUG
Tani dhe ti nuk mban numër në bluzë As gardianët Nuk i ndan në të keq dhe të mirë Vetëm koordinatat në të cilat je ngujuar Të dallojnë nga njerëzit e lirë.
51
Mero Baze
NDJESI Jonosfera e kaltër mbi kokat tona Tani ka shterur nga rrufet Shkarkuesit e ndryshkur askujt nuk i duhen të tepërt janë kudo në qytet. Semaforët e rikthyer në udhëkryqe Tani shmangin çdo ngatërresë. E kuqja të ndal vetëm përkohësisht Të tepërt ngjajnë policët në këtë qytet.
52
JUG
DIMRI I VONUAR Merrni masat! Se dimri sivjet do të vij vonë Do vonoj dëbora , shirat dhe stuhitë. Merni masat! Se s’do ketë njerëz të pambrojtur S’do ketë shtëpi që do tu pikojnë çatitë. Merni masat! Në male s'ka orteqe
53
Mero Baze
Dhe dhitë e egra nuk kanë pse të fshihen. Po vonon dimri! Dhe s’jam më i sigurt Nëse na i heq, apo na i shton dhimbjet.
54
JUG
SHPELLAT Fshehin brenda malit nën jorganë me gurë Boshllëkun e tyre të zi si qymyri Miliona vjet në vetmi i shoqërojnë ca pika ujë Dhe tavanet nxjerrin thinja të stërgjata guri. As malet nuk dijnë ç'të bëjnë me to Boshllëku është sekreti që i ç'burrëron Sa herë tregohen të ashpër me botën Nëpër shpella nje pikë lot u pikon.
55
Mero Baze
MALL
56
JUG
NËNA Më kish gjetur nëna ca vjersha dashurie Shkruar vite më parë në gjimnaz Kishte kaq kohë i mbante fshehur Ç’mallej me vete, me buzën në gaz. Kish bërë gati dhuratën për flokët bionde Kish holluar fustanin e saj të nusërisë Kishte ndryshuar rrethin e unazës së gjyshes Ti shkonte gishtit, që i hollë duhet të ish. 57
Mero Baze
Kishte kontrolluar gjithë fotot e mia Kishte prerë revista me vajza bjonde Kish kohë që jetonte me portertin e saj Me vajzën e vjershave siç e ëndërronte. Ndërsa unë vjershat i kisha harruar Dhe sillesha lirshëm me dikë tjetër, para nënës Ajo herë-‐herë kafshonte buzën Për flokët e saj që nuk i ngjanin më hënës.
58
JUG
NË DASMËN E SHOQES Gazi dasmës sytë mi ngroh, e nga brenda më djeg Ty dua të të shoh, e prap syulur rri Një mall i vjetër që e njoh, nëpër rremba më bredh Ç'kërkon sonte, s'e di. I nxit shokët të këndojnë, e vet zëri s'më del Mbaj iso pas tyre për t'u ndjerë më i qetë Vështroj nga ty fshehur, por ti zërin s'ma njeh Njëlloj si ëndrrën e qelqtë. 59
Mero Baze
Ngrihem në valle, e këmba më mbahet Bëj "bromb" i gëzuar, por jo me zërin tim Një mjegull kujtimesh mbi qerpikë më thahet Më zbraz vetminë. Bëhem i gjallë nga çasti në çast Zë të besoj se pranë ti ke një dhëndërr U them njerëzve: Këndoni!, si i marrë Që të mos kuptojnë, se po përcjellë një ëndërr.
60
JUG
AJO, VEÇ LOJË NUK MUND TË ISHTE Ajo, veç lojë nuk mund të ishte Për sytë e kaltër e flokët biond Dhe s'kish shpjegime shoku im Për ikjen tënde, atë shtator. Më kujtohet si dalëngadalë Atë vjeshtë kur zverdhej gjethja Ti humbe nga bisedat tona Në shtigje fjalësh, prit, zinte heshtja. 61
Mero Baze
Që të mos shfaqeshe mes rreshtash Zgjidhnim fjalët, si nëpër morte Që mos lëndohej shoku im Unë shpikja një vajzë që s'më donte. Une e di, ajo, lojë s'ishte Ndoshta nuk qe, as dashuri për Ty Por jetës tënde ka për t'i munguar Shuarja Jote, plot dhembje brenda tij.
62
JUG
NË OBORRIN E GJIMNAZIT NË DELVINË Erdha përsëri tek ky oborr Drunjtë e gardhit kanë mbirë, e janë bërë pemë Foletë ndër çati kanë ndërruar zogjtë Guriçkat imitojnë një asfaltë të rremë. Vështroj nxënësit, s'ma bën njeri me dorë Askush nuk më njeh, unë nuk njoh asnjë Si udhëtar rrugëhumbur sillem në oborr I bindur se ruhet diku ai zë.
63
Mero Baze
Përpiqem të mbaj frymën, të skuqem, të hutohem Kërkoj qoshet ku rrinim, stolat e gërvishtur Me shpresën se zëri yt mund të ringjallet Hedh sytë nga një përparse, me gjoks të parritur. Këtu gjithçka më largohet me nxitim Jam i trembur mos dikush ulëret...tradhëtar! Nuk di si të mbrohem, që s'ia dola dot në jetë Të udhëtoja me varkën e ëndrrës së parë.
64
JUG
MBESËS QË NUK ËSHTË MË Në dhomën time nuk ka kush të hyj tinëz I qetë koridori, kukullat në vend Mua që ma prishje shpesh gjumin e drekës Ikja jote, gjumin ma ka përzënë. Motra përditë lëviz lodrat nga bufeja Sajon një rrëmujë, i fshin pa u ndotur Unë mbrëmjeve përpiqem të kem gati një përrallë Që askujt s'ia them, dhe pse s'jam i lodhur. 65
Mero Baze
Përfund dhomës e qetë shtrihet macja Loz vetëm e fshihet gjithmonë e më rrallë Ngado që hedh sytë, ka rregull, vetëm rregull... Eja dhe një herë. Përmbyse gjithçka!
66
JUG
TRI PRANVERA LARG Që atëherë, tri pranvera larg Degëve, tri sytha të rinj u janë shtuar Trungjeve, tri rrathë Mimozat, tri herë lulet kanë ndërruar. Që atëhere, tri pranevra larg Midis nesh shtegëtime zogjsh pa mbarim Ti pol i ftohtë, unë verë e nxehtë Dhe zogjtë e fjalëve, askund nuk arrijnë.
67
Mero Baze
LËRMË TË TË DUA SIÇ DI UNË! Lërmë të të dua siç di unë! Pa premtime që thuhen për zakon Mos ma fyej heshtjen kur jam i lumtur Fjalë të bukura mos më kërko. Mos u tremb nga vonesat e mia në mbrëmje Që na e bëjnë më të bukur mallin Fshiji nga kujtesa fyerjet pa shkak Dhe hijet që fantazma ngjallin.
68
JUG
Vesa s'është gjithmonë më e bukur nga shiu As mjegulla s'është më e bukur se retë Lumi s'mbahet gjallë veç me ujë burimi I duhen dhe përrejtë. Dashuria nuk njeh modë, si veshjet e stinës Atë s'mund ta pozoj asnjë manekinë Mos beso tek ata që imitojnë njerëz të lumtur Ka plot tradhëti, që mbrojnë dashurinë!
69
Mero Baze
NJË PLAN PËR TË MBAJTUR GJALLË DASHURINË Ç'na bëri kështu, "Po"-‐ja jote e dashur Na rralloi pagjumësinë buzë agimit Buzëqeshja, ëndërrat i bëri të tejdukshme Krehëri i gishtave, prishi magjinë e përqafimit. Nesër...ndahemi përsëri e dashur Secili më vete për të gjetur dashurinë Ti më merr me vete shkumën e syve Unë lumin, që nga ëndërrat është përpirë. 70
JUG
Do të kërkoj tek ai brigje e ujvara Peshq me ngjyra, dhe zambak që fshehin krokodil Të kem çfarë të dua dhe çfarë të urrej Teksa ëndërroj thellësinë. Në prag vjeshte ta shoh ashtu shtrat holluar Të kem përse të trishtohem vërtetë Të dëgjoj oshtimën e saj nëpër gjumë Të mos jem i qetë! Së fundi të bindem nga vjen e ku shkon Të ëndërroj oqeanin, të më marrë malli për burimin Atëhere flasim sërish për dashurinë Për gjërat që i dimë, por s'i dinim.
71
Mero Baze
FILLIM PRANEVERE ISHTE Fillim pranvere ishte, kur u njohëm bashkë Manushaqe të druajtura çelnin përditë Se mbaj mend orën, as ditën, as fjalët Gjithçka mes nesh, kish nisur nga sytë S’mbaj mend premtimet, as ankthe takimesh Si zogj të parritur, prej zemrës fjalët ranë Kot ia fshehim sytë njëri-‐tjetrit rrugës Fillim pranevere ishte. Sytë nuk patën faj!
72
JUG
VONESA E TRENIT Vonë treni sonte, stacioni pa njeri Në këtë qytet ku askush nuk më pret Janë bashkuar palmat, rrugët, deti Në një strehimore mbuluar me terr. Ti fle diku në këtë qytet gjumash Asgjë nuk pipëtin, pas mureve të zymtë Policët kanë zhdukur mizorisht qentë e rrugës Dhe sokakëve nuk bëj dot, më të voglën zhurmë
73
Mero Baze
S’di ç’yll të shikoj për të pritur agimin S’di pse erdha, pse të kërkoj me kaq zell Sirenë e trenit, që kthehet nga erdhi Lundron si anije e çoroditur në qiell. Ti fle diku dhe unë jam rrugëve Në këtë qytet, ku askush nuk më pret Nëse ti në ëndërr, sot nuk më sheh mua Unë do ta çmend këtë qytet!
74
JUG
MIDIS MEJE DHE TEJE
Vras mendje përse dot s’u afruam Nga njëri-‐tjetri, kurrë pa u larguar Midis meje dhe teje një lumë i tharë Nga pritja për lotët dhe frymëmarrjen e nxituar. Përmbi ne, një re e bardhë kujtimesh Të gjithë thonë u deshëm. Them dhe unë! Vras mendjen përse dot s’u afruam Ç’ishte ky shtrat lumi, ku nuk rridhte lumë?
75
Mero Baze
Dhe hera herës e gjej përgjigjen Diçka që më duket e di dhe Ti Më therin kockat nga mëshira Që duket se mbyt çdo dashuri.
76
JUG
BLIC NË VJESHTËN E FUNDIT Strehët e vjetra si mbajnë më dot çerdhet Suvat e vjetëruara, rrëzohen nga tavanet Dy zogj gjithë panik sipër telash Përgjojnë nga rendin karvanet. S’di pse më vjen keq për këta zogj Që në çdo cep të tokës ndjekin pranverën S’di kush u mbush mendjen t'i ikin vjeshtës Në karvane pa fund që mundin erën. 77
Mero Baze
Mendoj ç’mund t'i kenë lënë mangut jetës Ç’zakon vallë, me ne nuk ndajnë? Nga cicërimat ngjajnë përherë të gëzuar Por kam frikë, se s’dinë si të qajnë!
78
JUG
TRADHËTIA Të gjitha dashuritë, i ruan tradhëtia Siç ruajnë mikrobet verën, brenda drurit Siç ruajnë parazitët gjakun nga mpikjsa Siç ruan plehu lulet Nga i ftohti i dimrit. 79
Mero Baze
Të gjitha dashuritë zgjatin jetën prej saj Siç zgjaten bimët në kërkim të diellit Gënjehen me vetëdije Se drita mbi to do të ndal' Pa prekur askënd tjetër Në udhëtimin përmes qiellit.
80
JUG
KULPRA Përdredhur pas pemësh të larta buzë greminës Si gjarpër i frikshëm që s’dihet ç’gjahë kërkon Askush se kupton këtë rritje tinëz Përveç meje, që absurdi i saj më mundon. Rritet natën, kur askush nuk ia heton ëndrrën Me shpresë se majën, një ditë e mbërrin Vazhdon të dashurohet me të pamundurën Duke përbuzur gjithkënd që ka gjetur dashurinë. 81
Mero Baze
VDEKJA E DASHURISË Vesa e puthjes, buzët më s’ti lag Dhe rri e pret, si në ëndrrat me etje Puthja e parë, të të shfaqet nga larg Dhe të derdhen lot të nxehtë mbi vete. Sytë prej kohësh nuk bëjnë më shkëndija I fshihen njëri-‐tjetrit, edhe pse s'ka zjarr Ti rri e pret, mos ndesh prap diku Atë drithërimë të herës së parë. 82
JUG
Përpiqesh të hysh atje ku ndalohet Përtej ëndërrave, ku ti nuk je më Ruan orët dhe ditët e tij pa ty E bindur se vendin askush nuk ta zë. Rri e përgjon si vdes dashuria Druhesh se një tjetër do t'i jap jetë Dhe drobitesh që s’ruan dot ëndrrat e tij Siç nuk ruhen dot, majat e malit nga rrufetë.
83
Mero Baze
SOKOLIT Shpikëm ikjen tënde, kur të kishim zbuar Në një natë pus, ku vetëm vdekja lëvizë Kemi frikë të themi, pse shkove vet në varreza Siç kemi frikë, pse varret të kishin zënë prit! Shpikim vlera, që ndoshta nuk i kishe Se na mungon heroi brenda nesh Kemi frikë të themi, vërtetë si ishe Siç kemi frikë, atë që ishe vërtetë.
84
JUG
Shpikim zënka, që me ty s’i kemi bërë Për të të kërkuar falje, tani që nuk je Kemi frikë të themi, se nuk u zumë kurrë Siç kemi frikë, se mund të ziheshim vërtetë. Shpikim vese, që ndoshta nuk i kishe Për pije, çmenduri dhe gra Kemi frikë të themi se ike pa arsye Siç kemi frikë të themi, se arsye ka. Shpikim histori që s’i kemi jetuar Për të mbushur boshllëqet, që krijuan të tjerë Kemi frikë të themi, që nuk i jetuam Siç kemi frikë, se s’do t’i bënim vërtetë.
85
Mero Baze
Shpikim armiq, që ti nuk i kishe Për të parë, sesi i mundje në betëjë Kemi frikë të themi, që ti s’doje luftë Siç kemi frikë të themi, se lufta qe në derë. Shpikim besnikë, që ti nuk i kishe Për ta bërë të shëndrij ikjen tënde Kemi frikë të themi, që po të linim vetëm Siç kishim frikë lodhjen tënde Të shpikim ty, sa herë jemi vetëm Dhe nuk e shpjegojmë dot çfarë ndodh rreth nesh Kemi frikë të themi, se bota do qe ndryshe Po aq frikë, se ti mund ta bëje “më përshesh”.
86
JUG
Ngrihu tani, mos rri gjatë aty! Asgjë nuk të shpëton nga çfarë kemi shpikur S’na duheshe shumë, kur ishe mes nesh Të ribëmë, se na duheshe, tani që ke ikur. Tallu po deshe me ç‘të kemi bërë Siç talleshe me veten dhe jetën e parë Me frikën tënde nga qiejtë dhe qentë Që dhe në këtë jetë nuk të janë ndarë. Ngrihu, se tani s’je më ai i pari! Të ndryshuam, të bëmë, siç na duhesh tani Kemi frikë ta pranojmë kush vërtetë prehet tek varri Por më frikë kemi talljen nga ty.
87
Mero Baze
88
JUG
RRETH AUTORIT Mero Baze i përket brezit të parë të gazetarëve të pluralizmit në Shqipëri, që nisi pas vitit 1990. Për 24 vite ai ka punuar si gazetar në shtypin shqiptar duke filluar nga Agjensia Telegrafike Shqiptare, Zëri i Amerikës, Radio Evropa e Lirë dhe deri në themelimin e gazetës "Tema" në vitin 1999, të cilën vazhdon ta drejtoj edhe sot. Baze po ashtu ka drejtuar një emision të suksesëshëm politik në “Vizion Plus” nga viti 2008 deri në vitin 2010. Ai është autor i gjashtë librave publicistikë, që analizojnë zhvillimet politike në Shqipëri nga viti 1993 deri më sot. Libri i tij i fundit, “Viti 97” ka pasur një rekord shitjesh.
89