1
MERO BAZE VITI ‘97 PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN BOTIMET TOENA
2
3
MERO BAZE
Viti ‘97 Prapaskenat e krizës që rrënuan shtetin
BOTIMET TOENA Tiranë, 2010
4
Botuese: Irena Toçi Recensentë: Andi Bushati, Arban Hasani Përkujdesja grafike: Lavdie Cenmurati ISBN 978 - 99943 - 1 - 650 - 2 © Autori dhe Shtëpia Botuese Toena BOTIMET TOENA Rr. "Muhamet Gjollesha", K. Postare 1420, Tiranë Tel.: ++ 355 4 22 40 116; 22 58 893 Tel./Fax: ++ 355 4 22 40 117 E-mail: toena@toena.com.al toena@redaksia.com.al Http://www.toena.com.al
5
Hyrje
T Në jetën time, ky është libri që më ka marrë më shumë kohë derisa vendosa ta botoj, por dhe më pak kohë se çdo libër tjetër për ta shkruar. Është historia e rrënimit të demokracisë shqiptare, nga e cila ende vazhdojmë të vuajmë e që zë fill me goditjen vdekjeprurëse të zgjedhjeve në Shqipëri, më 26 maj 1996. Libri ndriçon periudhën nga 26 maji i vitit 1996, kur në Shqipëri u destabilizua procesi i parë zgjedhor, deri më 29 qershor 1997, kur shqiptarëve iu desh të bënin një palë zgjedhje të tjera, po aq të këqija, për të imituar ndërrimin e pushtetit formalisht me zgjedhje. Në qendër të librit është historia e Presidentit Sali Berisha, prapaskenat që kanë diktuar shumë nga zhvillimet e asaj kohe, treguar përmes dëshmive të mia personale, si gazetar dhe mik shumë i afërt me të. Nuk është një libër që thotë ndonjë gjë që nuk e keni parë apo dëgjuar, por është një libër që thotë gjëra që asnjë lexues nuk kishte se ku t’i shikonte apo t’i dëgjonte. Libri nuk tregon çdo detaj të historisë politike të Shqipërisë së atyre viteve, por vetëm ato detaje të rëndësishme ku unë, si një njeri i afërt i Presidentit të vendit, isha dëshmitar, protagonist dhe herë-herë gazetar. Në këtë vështrim, mund të quhet një kontribut gazetaresk i vonuar, për të kompensuar të gjitha borxhet që i kam profesionit nga koha kur kaloja me lehtësi nga gazetar në protagonist të nxitjes dhe zhvillimit të shumë prej atyre ngjarjeve që po i kushtojnë ende Shqipërisë. Historia e rrënimit të zgjedhjeve në Shqipëri është trauma më e madhe që ky vend ka pësuar pas rënies së komunizmit. Te rrënimi i tyre duhen
6
MERO BAZE
kërkuar sot rrënjët e shumë prej problemeve të mëdha që ka vendi, siç është mosreformimi i klasës politike, mbetja në pushtet për dy dekada e dy-tre emrave të politikës shqiptare, lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe nëntokën e mafies rajonale dhe botërore dhe, mbi të gjitha, vazhdimi i traditës së zgjedhjeve të vjedhura. Më është dashur që këtë libër ta hedh në letër për një muaj, por ta mbaj për gati 14 vjet, në forma të ndryshme, në kompjuter dhe në mendje. Disa episode të tij i kam botuar në vitin 2001 dhe më pas, por si libër i plotë është shkruar këtë verë. Për të qenë realist, kanë qenë dy figura të rëndësishme politike në vend që më kanë detyruar të mendohem për botimin e tij: Sali Berisha dhe Ilir Meta, me të cilët më ka lidhur një miqësi dhe armiqësi e skajshme gjatë karrierës së tyre politike, në varësi të raporteve që ata kishin me pushtetin. Por, për hir të së vërtetës, atëherë nuk mendoja kurrë se 12 vjet më pas, këta njerëz do të ishin sërish në pushtet, madje të dy bashkë në një qeveri. Është kjo arsyeja pse këtë verë të thatë gazetareske - ku nga faqet e gazetave mund freskohesh vetëm me thashetheme të jetës rozë për çengiet e pushtetit dhe lajmet e lejuara nga një qeveri që bashkon pozitën dhe opozitën e vitit 1996-1997 - vendosa ta thyej embargon me veten dhe ta shkruaj këtë libër. Në të do të gjeni lidhjet e vjetra të Presidentit Sali Berisha me ishnënkryetarin e Partisë Socialiste, Ilir Metën; angazhimin e strukturave të Shërbimit Informativ Kombëtar, drejtuar nga Bashkim Gazidede, në krah të Ilir Metës, me qëllim që të merrte kontrollin mbi Partinë Socialiste; përpjekjet për ta zhvendosur debatin nga prishja e zgjedhjeve te jeta e brendshme politike në Partinë Socialiste; dhe më pas ngjarjet tronditëse të vitit 1997, mëdyshjet e dhimbshme të Sali Berishës për të përdorur forcën ose për ta orientuar Shqipërinë drejt botës islame; netët e krizës së tij politike, psikologjike dhe njerëzore; lidhjet e tij me persona kyç, që më pas u shfaqën si krahu financiar më i fuqishëm i Al Qaeda-s; si dhe ikjen e tij nga pushteti. Brenda këtij rrëfimi mos prisni ndonjë gjyq, pasi unë dëshmoj për veten time dhe jo për të tjerët. Megjithëse nuk jam fajtor, unë jam pjesë e përgjegjësisë në shumë nga këto histori, për aq përgjegjësi sa mund të ketë një gazetar me ndikim dhe mik i afërt, në disa çaste dhe i vetmi, i
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
7
njeriut që i kishte - dhe që iu shkërmoqën sakaq - të gjitha pushtetet në këtë vend. Për këtë arsye, më shumë se një libër për t’i bërë të tjerët të ndihen keq, ky është një libër që më bën mua të ndihem i qetë për një segment të jetës sime që, po ta jetoja sërish, patjetër që do ta jetoja ndryshe. Mes të sotmes dhe asaj kohe nuk janë vetëm 14 vite në mes, por edhe një ndriçim më i madh për vlerat e rrënuara të demokracisë, për pasojat që do të vazhdojnë gjatë për shkak të rrënimit të zgjedhjeve dhe, mbi të gjitha, për mbijetesën e politikanëve me parime të rrënuara politike dhe morale, të cilët janë gati ta mbajnë këtë vend të ngujuar mbi gërmadhat që kanë prodhuar, vetëm që të mos ikin nga pushteti. MERO BAZE Korrik 2010
8
MERO BAZE
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
9
Degradimi
T Prej mesditës, lajmi se socialistët do të braktisnin qendrat e votimit ishte rrokullisur në gjithë vendin dhe pasdite ishte bërë ortek. Kati i dytë i selisë së Partisë Socialiste, ku u kumtua zyrtarisht njoftimi, ishte i tejmbushur me gazetarë, militantë dhe vëzhgues të huaj. Ndërsa njëri nga nënkryetarët e kësaj partie lexonte deklaratën e largimit nga zgjedhjet, kisha një ndjesi se deklarata nuk përbënte më lajm për askënd aty në sallë. Të gjithë kishin pritur diçka që do t’i ndalte zgjedhjet. Viti i fundit i mandatit të Partisë Demokratike ishte shoqëruar me kriza të forta në raportet ndërkombëtare, për shkak të problemeve me drejtësinë, të qëndrimit ndaj liderit të burgosur të opozitës, të legjislacionit spastrues për kundërshtarët politikë, problemet me lirinë e medias dhe, sikur të mos mjaftonin këto, një konflikt nervangritës me krerët e pakicës greke në Shqipëri, që u jepte gjithë deformimeve një tis nacionalizmi, që i tërhiqte si një beze e kuqe brirët e të gjitha palëve mbi Sali Berishën. Një natë më parë, ende pa filluar zgjedhjet, një grup i vëzhguesve të ODIHRit kishin bërë paralajmërime të ashpra për ditën e zgjedhjeve dhe kishin regjistruar çdo parregullsi paraprake, që kishte të bënte me listat, komisionerët dhe tensionin paraelektoral. Liderët e opozitës po ashtu. Shumica e atyre që drejtonin partitë politike nuk konkurronin dot për shkak të ligjit për pastërtinë e figurave, që ishte dukshëm i personalizuar për lidershipin e opozitës. Po t’u shtosh gjithë këtyre detajeve dhe një lloj arrogance dhe diference të thellë që kishin rrezatuar fushatat e të dyja palëve, të krijohej vetiu ndjesia e mungesës së garës. Madje, çasti i
10
MERO BAZE
deklarimit ishte më shumë një lloj çlirimi nga makthi për të gjitha palët që e ndienin se zgjedhjet po prisheshin. Vendimi ishte marrë nga kryesia e Partisë Socialiste në orët e para të ditës, ndoshta rreth orës dhjetë, por dukej qartë se nuk ishte një vendim spontan. Minimumi ishte një skenar rezervë, nëse gjërat do të shkonin keq. Arsyetimi i socialistëve ishte paksa paranojak, ndërsa e vërteta që shihej, ishte më e hidhur se paranoja e tyre. Nga bisedat që pata me dy-tre prej tyre, më thanë se Berisha kishte mbushur kuti dhe do t’i këmbente gjatë natës. Kjo nuk ishte e vërtetë, por nuk kishte asnjë rëndësi. Zgjedhjet kishin nisur me një trysni kapilare qendër më qendër, të mbuluara nga civilë të paidentifikuar, kryesisht nën kontrollin e ShIK-ut, të cilët ishin aty për rezultatin përfundimtar dhe që, gjatë ditës, të përdornin çdo mundësi në favor të tyre. Vetë ndërtimi i komisioneve vendore ishte diskriminues për opozitën, pasi struktura ishte ndarë në dy pjesë: në një strukturë administrimi, që kontrollohej e gjitha nga pushteti, si dhe një strukturë konsultative, që ishin përfaqësuesit e partive, por që kishin distancë reale nga procesi. Trysninë para qendrave të votimit nuk e ndieje po të mos ishe socialist dhe as që e kuptoje fare po të ishe me PD-në. Dhe unë, realisht, isha një i tillë. Votova herët dhe dola të pija kafenë e mëngjesit e për të bërë planin e punës për atë ditë, bashkë me kolegun tim të “Zërit të Amerikës”. Fola në telefon me Sali Berishën dhe e ndjeva qartë shqetësimin në tonin e zërit të tij. Përsëriti disa herë frazën “ç’ka ndonjë gjë” dhe pastaj, si pa mendje, mori disa herë frymë pa folur dhe tha: - Mirë, mirupafshim… Kjo ishte thyerja e parë që pata. Ai nuk ishte i qetë. Duke dalë për në qendër, shkova te Shallvaret, ku pashë se po votohej. Prapë qetë m’u duk. Kur dola nga qendra e votimit, disa civilë më shkelën syrin dhe qeshën me njëri-tjetrin. Mendova se më njihnin si gazetar dhe i përshëndeta pa ua varur shumë. - E njohin, se është i Saliut, - dëgjova të flisnin dy të moshuar me njëritjetrin. U hodha një vështrim edhe atyre, por pa ndonjë kuriozitet.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
11
- Ej, shoku gazetar, shikoji, shikoji ata rrugaçët, ata shiko ti, mos eja këtu dhe ikën sikur s’ka ndodhur gjë. Dukej qartë se ishin gardë e vjetër, që votonin për opozitën. - Çfarë bëjnë ata? - u thashë. - Ata i ka dërguar Saliu të përgjojnë votat, - tha më i egërsuari prej tyre. Ktheva dhe një herë kokën nga dy djemtë që më shkelën syrin, por s’më ngacmoi asgjë e re. - Mos çani kokë, se s’bëjnë gjë, - u thashë dy pleqve me një ton që vërtitej mes përpjekjes për t’i qetësuar dhe humorit që më shkaktonte paniku i tyre. Vetëm vështrimi i tyre gjithë përçmim, kur u largova, më bëri të mendoja pak më gjatë, ndërsa makina po merrte rrugën për në bulevard. Ndërkohë që po dilja te bar “Dashuria”, një kioskë e ngritur në anë të bulevardit, përballë hotel “Dajtit”, nga pëshpërimat e disave mora vesh se socialistët mund të tërhiqeshin nga zgjedhjet. M’u kujtua reagimi i çoroditur i Berishës, por nuk i telefonova më. Socialistët ndërkohë e kishin përhapur lajmin e tërheqjes në gjithë Tiranën, por ende nuk kishin dalë në konferencë për shtyp. Selia e tyre po fryhej dalëngadalë me gazetarë të huaj dhe vendas, ndërsa thashethemet fluturonin drejt Bënçës, atje ku mbahej në burg Fatos Nanoja. Një palë thoshte se ende nuk ka ardhur urdhri prej tij për tërheqje, çka e bënte të sigurt se tërheqja ishte skenar i Fatos Nanos për të destabilizuar procesin, pasi nuk kishte besim te partia, kurse pala tjetër, më protokollare, thoshte se ende nuk i ka shkuar mesazhi Fatos Nanos për vendimin që ka marrë kryesia e partisë për bojkot. Versioni i parë ishte më natyral, po të mbahej parasysh që Fatos Nanoja ishte në mëdyshje nëse i duhej pushteti i fituar nga kundërshtarët e tij në parti dhe pas sinjaleve se një pjesë e partisë së tij flirtonte me Berishën. Versioni i dytë ishte zyrtar dhe ishte nga PS-ja, që donte të tregonte se kryetari për ta ishte thjesht një institucion që njoftohej për vendimet e partisë. Vetë e kam pasur gjithmonë të vështirë ta ndaj se ku fillonte një skenar e ku mbaronte tjetri dhe herë-herë më dukej se të dy ishin të vërtetë dhe se të dyja palët brenda - edhe partia zyrtare me nënkryetarët e saj, edhe kryetari i burgosur - nuk kishin nerva për atë betejë. Nga selia e PD-së, reagimet ndaj bojkotit ishin të çoroditura. Një deklaratë e ashpër e pa asnjë domethënie u lëshua nga zyra e kryetarit të
12
MERO BAZE
PD-së, që në atë kohë, formalisht, ishte Tritan Shehu. Deklarata dënonte bojkotin dhe fliste për një skenar të humbësve. Për shkak të nevojës sime, më duhej një zë për deklaratën, për ta publikuar në emisionin e orës 20. 30, te “Zëri i Amerikës”, ndaj shkova në selinë e PD-së. Kurrë nuk e kisha parë aq bosh dhe aq rrëmujë një parti që po e rifitonte pushtetin në mënyrë të diskutueshme. Kati i dytë i saj ishte thuajse bosh, ndërsa në katin e parë, një zyrë shtypi e rrëmujshme dhe pa asnjë standard profesional, shpërndante si njoftime çdo informacion apo koment rreth zgjedhjeve. Shumë afër zyrës vinte një erë mbytëse nga tualeti i katit përdhe, që dukej se e bënte më të fortë kontrastin mes luksit të fitores dhe standardit të protagonistëve. Akuza ishte fiksuar: “Bojkoti është shkaktuar nga frika që ka Partia Socialiste nga humbja në zgjedhje”. Çdo gjë vërtitej rreth kësaj akuze “magjike”. Tritan Shehu, ushtrues i detyrës së kryetarit të PD-së, kishte nevojë për tri duar për komunikim. Telefonin celular, shërbimi i të cilit sapo kishte filluar në Tiranë, e mbante të mbështetur mes veshit dhe shpatullës, me kokën mënjanë, ndërsa receptorin e telefonit kabllor, me të cilin fliste me Berishën, e mbante në dorën tjetër dhe, herë pas here, ulte dhe ngrinte telefonin e brendshëm të sekretares, së cilës i përcillte çdo minutë porosi që, në shumicën e rasteve, kundërshtonin njëra-tjetrën. Kaosi që sundonte në selinë e partisë fituese ishte dëshpërues dhe dukej se ishte një klonim i kaosit që shoqëroi vetë mungesën e kontrollit mbi zgjedhjet. Korridoret e zymta të PD-së dhe refrenet shteruese të Tritan Shehut për fitoren e madhe që po vinte pas ikjes së opozitës nga zgjedhjet, dukej se nuk ngjallnin asnjë hare fituesi në fytyrat e dyllosura nga një lloj makthi të nëpunësve të partisë dhe që ishin gjithsej 5-6 veta. Pasdite, të parët që u shfaqën në korridore ishin dy mjekë të njohur, të afërt me Shehun dhe Berishën, të cilët, ndryshe nga Tritani, rrezatonin trishtim përmes përpjekjes për t’u informuar për triumfin e pritshëm. Njeriu kyç nuk ishte në atë seli, por në vilën nr. 4, ngjitur me Pallatin e Brigadave. Ai ishte Sali Berisha. Shfaqja e tij e parë publike ishte në televizionin shtetëror, ku njoftoi për shtyrjen e orarit të votimeve deri në orën 22.00 dhe për sigurinë se “votat e secilit do të numërohen me respekt”. Gjatë mesditës, kisha qenë deri në Rrogozhinë, që “t’i hidhja një sy” procesit. Në anë të rrugës kryesore, afër rrethrrotullimit ku ndahej rruga
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
13
për Peqin, ishte një qendër votimi. Para saj kishte shumë njerëz që donin të votonin. Shkova të shikoj se çfarë problemi kishin. Ishin rreth 20-25 vetë, që pretendonin se nuk i kishin emrat në lista. Sapo hyra në qendrën e votimit, pashë se ishin edhe dy vëzhgues të Institutit Demokratik Amerikan dhe të Shoqatës për Kulturë Demokratike, një filial i tyre në Tiranë. I përshëndeta dhe po pyesja se ç’po ndodhte. U rezervuan të flisnin në sytë e komisionit. Një anëtar i bëshëm i komisionit, që dukej se më njihte, u gëzua që unë po flisja me ta dhe më pyeti se kush ishin ata vëzhguesit. - Janë të Institutit Demokratik të SHBA-ve, - i thashë. - Ama, demokratë qenkan, se na ngrinë gjakun, ngaqë s’po merrnim vesh! - tha. - Hajt, të rrojë Sali Berisha! - shtoi dhe duke ngritur dy gishta, futi një tufë me fletëvotimi në kuti. Më pas ngriti zërin: - Të na marrin të keqen komunistët! U vura në siklet dhe kafshova buzën duke i bërë shenjë të mos e bënte më atë veprim. - Ça ke, mor jahu, - tha, - a janë demokratë këta dreqër, a çfarë janë? Përfaqësuesi shqiptar i Shoqatës për Kulturë Demokratike qeshi me ironi, ndërsa po u shpjegonte dy vëzhguesve të huaj dialogun tonë. Pas pak, ata po tundnin kokën në shenjë miratimi të diçkaje që shihej qartë se nuk po u pëlqente. - Çfarë kërkojnë këta jashtë? - e pyeta komisionerin. - Janë çmend, mor jahu, s’kanë emrat në lista e duan të votojnë, - tha. Janë socialistë. “Ç’dreqin keni, ore? - u thashë. - Partia juaj ka ik nga zgjedhjet e ju doni me votu. Ikni, ore, se ua kena zgjat shumë”. Nën këtë arrogancë dhe keqkuptim të madh për mënyrën se si ishkomunistët duheshin mbajtur larg pushtetit, shumica po rikonfirmohej përmes një procesi tërësisht jashtë kontrollit të ligjit, por dhe anekdotik, për sa i takonte mënyrës se si llogaritej rezultati. Lajmi i dytë dramatik, përveç bojkotit, ishte ai që u prodhua nga Berisha, që kishte të bënte me “exit poll”- et e të ashtuquajturit fondacioni “Faik Konica”, një fondacion i themeluar një vit më parë, me arsyetimin se do të botonte gazetën “Albania”, dikur botim i Faik Konicës. Sipas lajmeve që jepeshin çdo orë nga TVSH-ja , fondacioni kishte bërë publike rezultate
14
MERO BAZE
paraprake të “hetuara” nga “exit poll”-i, që i jepnin mbi 60 për qind fitore PD-së. Ishte thjesht një komunikatë shtypi e Berishës, që kishte përdorur emrin e fondacionit. Nuk kishte marrë as mundimin të njoftonte Ylli Rakipin, i cili formalisht kishte vulën e fondacionit. Ne që dëgjonim vetëm lajmin e sajuar në emër të fondacionit, qeshnim. Ndërsa Tirana ziente kundër dhe pro atij lajmi. Në të vërtetë edhe ai kishte qenë benzinë mbi zjarr, pas ikjes së opozitës nga zgjedhjet. Fondacioni ishte thjesht një ide, që një vit përpara zgjedhjeve, se si mund të mblidheshin ca lekë për të botuar një gazetë proqeveritare. Në të vërtetë, ai kishte vetëm një vulë dhe një sekretare. Me gjithë përpjekjet e Berishës, në rrugë zyrtare u siguruan shuma modeste, që kufizoheshin te një donacion i qeverisë së Kosovës në mërgim dhe me disa kërkesa pa përgjigje të Bashkim Gazidedes për konsujt shqiptarë në Perëndim. Dhe, si për t’i marrë taksën e këtyre të ardhurave, ende pa mbushur vitin, Berisha e bëri të famshme këtë sajesë me sondazhin e “exit poll”-it, që i konsumoi të gjitha përfytyrimet dhe faktet për lidhjen e shkurtër të këtij fondacioni me zyrën e Berishës. Ishte një përdorim i egër dhe i pavlerë, një dhunim në trajtën e incestit, ashtu siç di t’i përdhunojë Berisha krijesat e veta, për të cilën ka ankth se mos rriten pa identitetin e tij dhe i shijon dikush tjetër para tij. Tek askush tjetër nuk e kam parë këtë instinkt incesti aq të fortë sa tek ai, ndaj çdo gjëje që i përket familjes së tij politike. Kishte një padurim për ta provuar vetë i pari, deri në përdhunim.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
15
PD-ja jopolitike e 26 majit
T Nëse ka pasur ndonjëherë në historinë politike të një partie më shumë intelektualë dhe më pak politikanë, ky ka qenë Kuvendi dhe garnitura politike e dalë nga zgjedhjet e 26 majit. Pas kokëçarjesh të gjata me fraksione brenda PD-së dhe figura politike që e kontestonin vazhdimisht, Sali Berisha u mbyll i vetëm në vilën nr. 4 në Pallatin e Brigadave, për t’i dhënë PD-së një ekip të ri, që thuajse nuk kishte lidhje me politikën. Prej ikjes së Neritan Cekës në vitin 1991 e më pas Pashkos, Zogajt, Imamit, Kalakulës, Baletës dhe kulmimit të rrjedhjeve me kryetarin karizamtik të partisë, Eduard Selamin, Sali Berisha dukej se po mendonte për një parti pa politikanë. Lista e gjatë që shkruante dhe rishkruante vetë, nxirrej nga lista pedagogësh, artistësh dhe intelektualësh të njohur të vendit, shumica e të cilëve as që kishin ndonjë ide se po hynin në politikë. Me siguri që ka qenë afër fundit kur, një mbrëmje, më thirri për kafe në vilën nr. 4. Ndihej qartë që ishte i kënaqur me vizat e panumërta që kishte hequr mbi dengun e listave që kishte përpara. - Do t’i lexoj një herë emrat, - tha. - Kam gjetur ekipin më të shkëlqyer që kemi pasur ndonjëherë për zgjedhjet! Po i dëgjoja. Gjysmën i kisha dëgjuar jo si politikanë, gjysmën tjetër as si politikanë dhe as si intelektualë. - Si të duken? - më tha. Ishte një pyetje që donte përgjigjen që duhej ta dëgjonte ai. Qoftë dhe për rutinë.
16
MERO BAZE
- Janë shumë, - i thashë, - s’di të them për të gjithë. Disa emra janë shumë të njohur dhe ndoshta bëjnë punë. A ke folur me ta? - Me cilët? - tha. - Për shembull, me Ndriçim Xhepën, Xhevdet Ferrin apo këta pedagogët. - S’ka problem për ata, flasim. Po si të duket lista? Donte doemos një përgjigje entuziaste. - E mirë më duket, - i thashë. - Do të kesh pak problem me këta të partisë. - Partisë… hë, ç’probleme do të kem? Ua kam thanë: “Më të shquarit, te zonat më të vështira.” Ja, për shembull: Agron Musarajn e kam çue në Berat, Sadik Bejkon dhe Blerim Çelën në Tepelenë, Fatos Bejën në Gjirokastër, Leonard Demin në Sarandë, Genc Pollon në Përmet, Dashamir Shehin në Vlorë, Ridvan Boden në Korçë... se këta të Jugut ke merak ti… Nuk i bëra asnjë koment. Po përpiqesha t’i mbaja mend, se ndoshta më duheshin për raportin e mëngjesit te “Zëri i Amerikës”. - Mirë e paske Jugun, - i thashë instinktivisht. - Këtë Boden nuk e njoh, por këtë Shehin pse në Vlorë? - Nuk e njeh Boden... i shkëlqyem! E kemi pas drejtor Dogane, e njeh Mimoza Vokshi, këshilltarja ime, superkorrekt, financier i zoti. Ndërsa Vlora ka shumë rëndësi, - tha. - Do një figurë të fortë, s’bëhet pa një figurë të fortë. Në të vërtetë, krisja mes Dashamir Shehit dhe Berishës kishte nisur. Aleksandër Meksi, që historikisht nuk duronte dot asnjë zëvendëskryeministër, për shkak se i dukeshin të gjithë të Berishës, po ashtu kishte probleme me të, por nuk kuptohej kurrë nëse i kishte me të apo me Berishën. - E ke mbyllur, me një fjalë? A mund ta citoj unë ndonjërin nesër në radio? - Jooo! - tha. - Se nuk e di njeri. Nuk duhet të dalë asgjë. Kam edhe ca probleme në Shkodër. Duhet me e mbyllë dhe atë. Më ka mbet ky Koleci, s’di ku ta çoj... - Në Shkodër, ku tjetër? - i thashë. - S’e di. Fola me Aliun... ai thotë se kemi një kandidaturë tjetër atje, një grua shumë e zonja thotë, po burri i saj qenka fis me Kolecin. - Kush është kjo?
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
17
- Është një aty ne Universitet... për matematikë më duket, nuk e di... ose për juridik, juridik më duket. Ja, të pyes Aliun. Foli me Ali Spahinë. Toni i shtruar i Ali Spahisë dhe serioziteti që u kushtonte raporteve njerëzore e bënin atë figurën më të palëkundur të PD-së dhe njeriun më të qëndrueshëm nga pikëpamja politike për Berishën, edhe pse shpesh e xhindoste me kufijtë që u vendoste përpjekjeve të tij të përhershme për ta përdorur për çdo gjë. - Është e shkëlqyer, thotë Aliu. Jozefina Topalli quhet. Qenka kancelare në fakultet. Nuk e di, po ky thotë se është më mirë ajo se Koleci në Shkodër, pasi ajo paska familje shumë të njohur nga baba i vet… Ku ta çoj këtë Kolecin, ku ta çoj…. - Filloi të hidhte sytë sërish mbi hartën elektorale. Ah, po, e gjeta, - tha. - Në Mirditë e kam një vend. Të pyes një herë Aliun. Foli sërish me Ali Spahinë: “Paska qenë mësues atje, në Mirditë? E po, shumë mirë atëherë… aty po e çoj. Shumë mirë, u mbyll kjo punë. E shkëlqyer! Mos fol me njeri.” - U mbyll, - m’u kthye mua. - Në Mirditë. Aliu thotë se paska qenë dikur mësues aty... ose i internuar, ose mësues, nuk e dinte mirë, por më tha që ka lidhje atje. Përfytyrova Kolecin, një burrë i matur, i urtë dhe flegmatik, që kishte drejtuar me durim dhe përkushtim administratën e Presidencës për katër vjet. Nuk e njihja nga afër, por me siguri që ishte i çliruar nga ideja se po ikte nga ajo ndërtesë. I vetmi kuriozitet që kisha për Shkodrën ishte Azem Hajdari. Berisha nuk po ma përmendte emrin e tij, ndërsa Azemi kishte dy ditë që më kërkonte ta zhbiroja se ku kishte ndërmend ta çonte. “Më duhet një fije informacion, shqipe, - tha Azemi, - pastaj di vetë unë se ç’bëj.” - Po Azemin? - i thashë papritur. - Azemin? Hëm, atij ia kam gjet vendin. Ai, kudo që ta çosh, fiton. Kemi një zonë shumë të vështirë, që bashkon Çermenikën e Librazhdit, Martaneshin dhe Tërnovën e Dibrës. Aty e kam çue. Vetëm ai mund ta fitojë këtë. - Mos nuk e pranon, - i thashë me gjysmë zëri. - Jo, mo, e pranon, - tha, - mos ki merak. Shiko, kam ndjekur një parim: figurat politike në zonat më të vështira, intelektualët në qytete të sigurta,
18
MERO BAZE
se ata më duhen në Kuvend mue, s’mund t’i hedh në mes të detit menjëherë. Pas disa ditësh, lista iu lexua Këshillit Kombëtar. Përpara mbledhjes, në mëngjes, piva kafe me Azem Hajdarin në Rogner. Ia thashë pak a shumë se ku mund të ishte. - Po në Shkodër, - tha, - kush është? - Ka futur një grua, - i thashë. - Jozefina Topalli quhej, më duket se ishte kunata e Kolecit. - Të ka mashtruar, - tha. – Koleci s’ka kunatë pedagoge. - Nuk më tha “kunatë”, por e mora me mend nga mbiemri... diçka e kishte burrin e saj. - E di unë kush është, - tha Azemi. - Lene se e rregulloj vetë tani. Po e ftoj për një drekë në Vahinë, ta shikoj njëherë se ç’është. Nejse, shqipe, ti mos thuaj gjë për këtë muhabet, se di unë si e zgjidh. Në mbledhje, Berisha foli gjatë për qeverisjen katërvjeçare dhe për parimet mbi të cilat kishte ndërtuar listën. Përsëriti pak a shumë faktin që politikanët do të shkonin në zona të vështira dhe intelektualët në zona të sigurta. Shtoi se, si risi, Kuvendi do të kishte një “boom” për gratë. Lexoi edhe emrin e Azemit në zonën përkatëse. Pati reaksion. Azemi u ngrit nga vendi dhe kërkoi të sqarohej më qartë: për se ishte sajuar një zonë për të? - Unë nuk e kam problem, fitoj nga Saranda në Tropojë, - tha ai, - po s’ka pse të më çoni në një zonë ku është edhe Kasollja e Galigatit, edhe shtëpia e nënë Zyrasë, dy simbole këto që lidhen me arratisjet e Enver Hoxhës gjatë luftës. Paksa i revoltuar, doli jashtë në hollin e Pallatit të Brigadave. Dola jashtë bashkë me të. Ishte i shqetësuar se mos kuptohej në opinion ndarja e tij e thellë me Berishën. U ulëm në cep të hollit. Filloi të turfullonte. - Ka ba skemë, - tha. - Do me i heq qafe të gjithë me një palë zgjedhje: edhe kundërshtarët brenda partisë, edhe ata përballë. Ka me na marr më qafë, shqipe. Duhet me folë me të. Ishte i pari politikan brenda PD-së, që ishte i qartë për atë që po ndodhte në të vërtetë. I futur në telashe me shumë struktura të pushtetit, sidomos me ShIK-un, i armiqësuar me kryeministrin, i frustruar nga ideja se sërish ishte jashtë planeve për pushtet, ai kishte një ndriçim më të madh se të
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
19
tjerët për perspektivën e keqe. Ndërsa unë bëja të heshturin për ta bërë më të lehtë shfrimin, ai llogariti me mendje, në kohë rrufe, gjithë të rinjtë që kishte futur në lista. - Shqipe, e shikon ç’ka bërë, ka thirrur në pushtet të sigurt 60 për qind ushtarë në listë, për të mundur 40 për qind të njerëzve që e kanë sjellë në pushtet. Është e rëndë! Nuk mundet që të thirrurit në pushtet nga vullneti i tij të jenë më shumë se ata që e kanë sjellë në pushtet... - Pastaj u qetësua. Seç kishte disa çaste që vitalizohej brenda minutës dhe filloi te ecte nëpër holl. - Dëgjo, - tha. - Një armë na ka mbetur në dorë, vetëm mosha. Jena më të rinj. Kësaj s’ka ç’i bën. Tragjike ishte se, dy vjet më vonë, edhe ajo përparësi nuk ishte më. Ai iku pa e provuar pushtetin nga partia që themeloi vetë.
MERO BAZE
20
Një fushatë për të ilustruar rezultatin
T Me bindjen se kjo ishte lista që i duhej për qeverisje pa kokëçarje, Berisha i hyri fushatës më të bujshme që kishte bërë ndonjëherë. Nga njëra anë ai ishte i qartë në vizionin e tij për të bërë një fushatë që të justifikonte fitoren dhe, nga ana tjetër, bëri çfarë kishte në dorë të paralajmëronte një akt shkatërrues për zgjedhjet nga opozita. E kam menduar gjatë më vonë, nëse Berisha kishte informacion apo i shtynte socialistët drejt bojkotit, por pas zgjedhjeve dhe në debatet që shoqëruan arsyet e bojkotit, Berisha i përmendte gjithmonë disa “ngjarje” që, në të vërtetë, i kishte krijuar vetë. Më kujtohet, për shembull, argumenti i tij se socialistët nuk bënë fushatë elektorale dhe se e lanë fushatën në mes. E ka përdorur disa herë këtë fakt pas 26 majit dhe për vite të tëra, kur diskutohej për ato zgjedhje. Çfarë ishte në të vërtet ky fakt që kishte Berisha? Gati dy javë para zgjedhjeve, së bashku me Ylli Rakipin, ishim te zyra e tij. Kërkesa e tij e vetme ishte që gazeta Albania të hapej të nesërmen me titullin e madh: “Socialistët do të bojkotojnë zgjedhjet”. Më 12 maj 1996, gazeta Albania u hap pikërisht me këtë titull dhe me një shkrim anonim, që në të vërtet ishte imi. Nëse dikush do t’i futet detit me këmbë për të gjykuar mbi dokumente se çfarë ka ndodhur në atë kohë, nuk do të kuptojë asgjë. Do t’i duket sikur gazeta Albania apo unë, që kam shkruar atë shkrim pa emër, kishim nuhatje të madhe që socialistët do t’i bojkotonin zgjedhjet. Në të vërtetë, as unë, as botuesi i gazetës, nuk kishim ndonjë ide profetike se çfarë do të ndodhte dy javë më pas. E
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
21
sigurt është se Berisha po prodhonte disa ngjarje paralajmëruese për atë që, në fakt, ndodhi. Kjo më ka bindur më pas se ai ka qenë i përgatitur për atë që do të ndodhte, por nuk ka llogaritur shkallën e ndëshkimit që do të kishte për atë që ndodhi. Po ashtu, përpjekjet për të prodhuar probleme brenda opozitës ishin konstante. Kështu, njëri nga titujt e parapëlqyer të gazetës Albania ishte: “Kryeministër Gaqo Nesho”. I ndjeri, në të vërtetë, ishte një nga komunistët e vjetër të harruar, që nuk i duhej askujt, por i biri i tij shoqëronte Rexhina Nanon në takimet e saj në ambasada për çështjen Nano dhe Berisha donte doemos të ngjallte zili brenda Partisë Socialiste për njerëzit që do të shpërbleheshin, nëse do të vinin në pushtet. Ishte një goditje e tij konstante në këtë pikë, me shpresë se do të nxiste dëshpërim dhe çmotivim të krerëve të mbetur të opozitës. Një ngjarje tjetër e prodhuar prej Berishës - dhe që e përdori më pas ishte “skenari” guerilas i prishjes së zgjedhjeve përmes komisionerëve. Gazeta Albania botoi për disa ditë rresht “fakte” të ofruara nga ShIK-u, se si socialistët po bëheshin gati me disa skenarë për prishjen e zgjedhjeve përmes komisionerëve, përmes “futjes së çakmakëve që vënë në gjumë komisionerët” apo përmes grisjes së procesverbaleve. Madje, një javë para zgjedhjeve, gazeta botoi edhe faksimile udhëzimesh nga selia e PS-së për këtë qëllim, disa letra me shkrim dore, që udhëzonin komisionerët se si ta prishnin procesin. Kjo profeci nuk u realizua, pasi doli profecia e parë, ajo e bojkotit, por gjithsesi ajo vlen të shikohet si pjesë e taktikës për të prodhuar ngjarje që ilustronin ekzistencën e një skenari për bojkot nga vetë socialistët. Një prerje interesante e fushatës ishte dhuna fizike dhe injorimi në publik i saj. Fushata e zgjedhjeve të 26 majit 1996 do të mbahet mend si një fushatë ku nis zanafilla e pengimit edhe fizik të kundërshtarit për të konkurruar. Opozita pengohej qytet më qytet dhe përveç disa qyteteve të Jugut, thuajse nuk u lejua askund të bënte mitingje apo takime publike pa pasur incidente shpeshherë të rënda. Kështu, sinjalin e parë e jepte Shkodra, që nuk merrej kurrë seriozisht si rast dhune, për shkak të idesë se atje ishte shumicë e djathta. Më 18 maj, socialistët nuk u lejuan të hynin as në pallatin e sportit “Loro Boriçi”.
22
MERO BAZE
Lehtësia me të cilën gazeta shkruante se disa djem të rinj penguan liderët e opozitës të hynin në sallë, nuk më bënte përshtypje. M’u desh ta shikoja me sytë e mi atë çka ndodhi në Durrës, që të reflektoja. Në takimin e Durrësit isha i pranishëm si gazetar i “Zërit të Amerikës”. Takimi ishte lënë për në orën 18.00 në Pallatin e Sportit dhe salla ishte mbushur para kohe. Pata ndjesinë se gjithçka po shkonte mirë, kur ia behu një varg makinash, disa të zbuluara, me djem që ulërinin dhe shanin këdo që u dilte para. Parkuan si të çmendur para derës së Pallatit, shtynë pa qenë nevoja portën kryesore të Pallatit dhe xhamat e saj të thyer për pak më ranë në kokë. Disa fytyra të egërsuara që zbrisnin nga makina ku valëviteshin flamuj të PD-së, hynë brenda dhe filluan të ulërinin për të nxjerrë jashtë njerëzit. Salla ngriu për një çast, pastaj edhe të pranishmit shpërthyen në histeri duke bërtitur: “Fatos Nano! Partia Socialiste!…” Pastaj u shfaq një makinë e bardhë, ku në vend të parë ishte Servet Pëllumbi. Megjithëse policia bëri sikur do t’i ndihmonte të hynin brenda, banda që kishte hyrë përpara tyre doli në holl dhe iu turr makinës së Servet Pëllumbit. Një djalë rrondokop, që dukej si i pirë, iu drejtua me kaçavidën e makinës në dorë. Ishte një situatë e dhimbshme. Pyeta për shefin e policisë dhe më përmendën dikë me mbiemrin Kalaja. Nuk arrita të lidhesha dot me të. Por u lidha me Sali Berishën dhe ia tregova gjithçka. - Kur të vish në Tiranë, eja për një kafe, - tha paksa i pezmatuar nga vizatimi im i hollësishëm dhe detajet që nuk e linin të thoshte: “Më kanë thënë ndryshe”. Në mbrëmje, ia tregova përsëri, madje i shqetësuar, pasi dëgjova për herë të parë për një njeri që quhej Lul Berisha dhe mendova se mos e kishte të vetin. Mori telefonin dhe me siguri që foli me Agim Shehun, sepse i kërkoi ndëshkim për komisarin që drejtonte komisariatin e Durrësit. Zëri nga ana tjetër këmbëngulte se nuk kishte ndodhur asgjë, por në fakt edhe ky këmbëngulte që ai duhej të ndëshkohej, së paku të transferohej. Dhe diçka ndodhi. Kjo ishte pa shumë rëndësi. E rëndësishme ishte se modeli i dhunës funksiononte dhe kjo e stepte opozitën. Takimet e saj thuajse kishin këtë fat në çdo qytet dhe komunë të Shqipërisë.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
23
Në Vlorë kishte ndodhur një ngjarje e pabesueshme. Një kioskë elektorale e Arben Imamit ishte ngritur me vinç dhe ishte “zhdukur”, ndërsa zyra e tij elektorale ishte shpërthyer me lëndë plasëse. Një shembull më të qartë se si pushteti dominonte fushatën edhe në bastionet e së majtës, ishte Përmeti. Në fushatën e 26 majit, Sali Berisha kishte çuar atje Genc Pollon, “për ta merituar” fitoren ose humbjen. Pranohej gjerësisht se kundërshtarët e tij në parti, Berisha i kishte çuar në zona që mund të rrezikoheshin nga zgjedhjet e ndershme ose mund të njolloseshin nga zgjedhje të pista dhe vjedhje votash. Polloja e kishte ngritur “pashallëkun” e tij në hotel Turizmin e Përmetit, në atë kohë pronë e Albert Xhanit, një biznesmen nga Përmeti. Ishte njëri prej të rinjve të persekutuar nga regjimi, që demokracinë e kishin marrë si shansin e tyre të madh. I shkathët në biznes dhe në lidhjet me politikën, ai kishte arritur ta privatizonte hotel Turizmin e Përmetit dhe të lidhej me kompaninë VEFA, që më vonë u bë piramida më e madhe në Shqipëri. Alberti ishte partner i VEFA-s në Përmet, me një ndërmarrje të quajtur “VEFA-Plus”, që prodhonte vaj. Shpejtësia me të cilin ai kishte arritur t’i bënte këto biznese, u kthye në vlerë kur ai arriti t’ia shiste ato VEFA-s, pak para rënies, duke përfituar miliona dollarë. Vendosa të shkoj dy ditë në Jug në fushatë, për ta ndjekur atë nga afër. Fjeta te hoteli i tij. Dikur, në fëmijërinë time, hotel Turizmi i Përmetit ishte një oazë qetësie. Kur isha fëmijë, kisha qenë aty disa herë me babanë, i cili e përdorte çdo festë si rast për të më çuar në Përmet. Në kujtesën time vërtiteshin lulishtet para hotelit, restoranti me gjellë shumë të shijshme përmetare dhe plot me njerëz, si dhe në krah të saj kafeneja luksoze për kohën. Ajo që pashë pas 20 vjetësh, ishte diçka e trishtueshme. Hoteli ishte bosh dhe në katin e dytë, ku shkova të flija, vinte era myk prej tapeteve që dukej se nuk ishin pastruar. Suvaja kishte rënë dhe në hotel thuajse nuk flinte njeri. Në një dhomë të madhe ishte vendosur shtabi i Genc Pollos. Dashi ishte njeriu që rrinte te telefoni, ndërsa Berti ishte “i madhi” që komandonte gjithçka: edhe PD-në, edhe policinë, edhe shtabin. Unë isha me një mikun tim mjek, Arben Runën. Polloja na dha një kafe në zyrën e tij të shtabit dhe na prezantoi me Bertin, i cili na pa vëngër, me bezdinë e njeriut që ne, me sa dukej, nuk e njihnim.
24
MERO BAZE
Do të shkonim në mbrëmje në Kosinë, një fshat afër Përmetit, ku unë kisha disa miq të babait. Ky ishte dhe objekti i udhëtimit tim deri aty. Takimi në Kosinë, në mbrëmje, ishte modeli i përciptësisë me të cilën kontaktoheshin njerëzit në fushatë elektorale. Në një godinë gati duke u shembur, që kishte qenë vatra e kulturës, Polloja kishte sajuar një tavolinë në formë podiumi dhe aty ul bashkë me tre-katër të tjerë. Unë kisha shkuar në një shtëpi për të takuar Xhaferrin, njeriun më të afërt të babit tim aty. Xhaferri ishte në ditët e fundit të jetës së tij, pasi kishte lënguar thuajse një vit. I thashë se kisha ardhur ta shikoja, ngaqë më ra rruga andej. U gëzua shumë dhe përpiqej të lëvizte për të më përqafuar. Iu luta djalit tij të mos hapte asnjë bisedë politike, por ai nuk e mbajti dot veten dhe i tha se unë kisha shkuar në fshat me Genc Pollon. - Ashtu? - tha me një zë pa ngjyrë dhe pa fuqi. - Jo, kam ardhur si gazetar, - i thashë. - Do shkruaj diçka për fushatën. - Mirë, - tha, - shkruaj ç’të duash. Tani kanë ndërruar kohërat dhe unë nuk dua të pengoj askënd. Por kemi hequr nga ata… - Nga kush? - e pyeta. - S’i njeh ti këta, se je i ri, - ma ktheu. - Pleqtë tanë e dinë ç’kanë hequr në kohë të grekut të parë nga këta. Por tani kanë ndërruar kohët, nuk dua t’u bëhem pengesë. Në fillim u hutova. Mendova se po akuzonte familjen e Pollos si një familje nga e cila kishin vuajtur gjatë komunizmit. Por “xhaxhi Xhaferri”, siç e thërrisja unë, në të vërtetë ishte një socialist i thekur. Ai kishte punuar gjithë jetën traktorist dhe i përkiste asaj prerjeje të shoqërisë, që kishin gjetur veten gjatë komunizmit. Rezervat e tij shkonin tutje, te gjyshi i Genc Pollos, Take Pollo, një bashkëpunëtor i paramilitarëve të VorioEpirit gjatë Luftës së Parë Botërore, sidomos në periudhën 1914-1917, të cilët kanë bërë masakra të dhimbshme në zonën e Kosinës, Peshtanit, Hormovës dhe Lunxhërisë. Xhaferri, i cili po dergjej në shtrat në ditët e fundit të jetës së tij, dukej se ishte një nacionalkomunist tipik, që ishte gati të falte babanë e Pollos, i cili kishte qenë një “kuadër i lartë komunist”, por jo gjyshin e tij, i cili ishte përfolur si udhërrëfyes dhe bashkëpunëtor i grupeve paramilitare vorio-epirote, që në atë kohë, po të mos ishin ndeshur me qëndresën e disa krerëve autoritarë në Jug, si familjet Butka,
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
25
Vlora apo Këlcyra, mund ta kishin ndryshuar historinë e Jugut të Shqipërisë. Ishte një bisedë që zhvillohej nën trysninë e mungesës së fuqisë së tij për të folur dhe mungesës së dëshirës sime për ta përfshirë në politikë xhaxhain tim të gjetur. Më shumë se bisedë, ishte një vendosje sinorësh nga një mendje që ishte duke shkuar drejt paqes së përjetshme. I bëri shenjë djalit të tij t’i afrohej te veshi dhe diç i tha. Atij i qeshi fytyra. Ndenjëm edhe pak dhe dolëm. U përqafova për herë të fundit me xhaxhi Xhaferrin dhe s’e pashë më. Rrugës, duke shkuar për te vatra e kulturës, djali i tij më tregoi se i ati i kishte dhënë një porosi për “Baçin” dhe se tanimë ishim në rregull. - Kush është Baçi? - e pyeta. - Kunati i babait, - tha. - Ka një mulli ai këtu dhe është në gjendje, por bën shumë sherr për politikë. Dhe më porositi t’i them që të mos përzihet. Tani jemi në rregull. Takimi në vatrën e kulturës kishte filluar. Përfund sallës së vogël më ra në sy një djalë trupmadh, me flokë të gjatë, tejet të gjatë e kaçurrelë, lëshuar mbi supe, gati si në ato fotot e vjetra të komitëve. Ngjante i larë, por i frikshëm dhe aspak natyral në atë sallë të mbushur me burra të fshatit, që do të dëgjonin një intelektual nga Tirana, i cili shërbente deri në atë kohë si këshilltar i Presidentit. Në kohën kur ne hymë, Polloja po fliste për reformat që kishte bërë qeveria për të hyrë në Bashkimin Europian dhe në NATO. Po u tregonte se Marrëveshja e Asocimit ishte gati dhe se Shqipëria do t’i bashkohej Europës pas zgjedhjeve. U ngrit njëri nga salla. - Ç’do të bëhet me letrat me vlerë? - pyeti ai. Djali i Xhaferrit më ra në sup. Ishte Baçi. Pyetja dukej pa zarar. - Qeveria ka një formulë të sajën për shpërndarjen e pasurisë kombëtare, - tha Polloja. - Në këtë formulë përfshihet kontributi i gjithsecilit, i përpjesëtuar, duke ruajtur paritetin dhe vlerën e çdo kontributi… - Ou, ne na piu pleshti, ti na thua llogje, - ia preu njëri. Ishte një fshatar pas meje, në fund të sallës, nga ata që e humbën durimin të dëgjonin tjerrjen e gjatë dhe pa shumë kuptim për ta të Genc Pollos për
26
MERO BAZE
letrat me vlerë. Sakaq, njeriu trupmadh me leshra të gjatë të frikshëm, por çuditërisht i larë, zgjati dorën dhe i ra në zverk fshatarit, që u duk se u mblodh kruspull nga tmerri. U bë një rrëmujë e vogël dhe fshatari përfundoi jashtë i tërhequr nga zverku. - Është pijanec, - tha njëri aty nga mesi i sallës. - Mirë ia bëri. Të tjerët nuk folën, por filluan të dilnin jashtë një e nga një. Takimi nuk u shpall i mbaruar, por mbaroi. U irritova shumë nga flokëgjati. Kapa Gencin dhe ia thashë se ishte skandal që e mbante atë tipin me vete. - Është roja i Bertit, - tha, - nuk është imi. Berti s’di pse e mban. Por nuk është djalë i keq. - Ai është shtazë! - i thashë. - Si mund ta qëllojë një njeri në takim ashtu? Genci dëgjonte me një buzëqeshje që i përvishej mbi buzë dhe i mbetej mes kufirit të ironisë dhe cinizmit, pa u bërë kurrë as e qeshur dhe as skërmitje dhëmbësh. Fytyra e tij e kuqe dhe lëkura e tharë e plasaritnin buzëqeshjen mbi buzët e çara lehtas të tij dhe kurrë nuk e kuptoje nëse i vinte keq për atë që kishte ndodhur apo i vinte mirë që tjetri ishte shqetësuar. Nuk m’u nda nga mendja njeriu me leshra të gjata. Më pas mësova se ai kishte udhëhequr fushatën. Më vonë ishte bërë truprojë i Vehbi Alimuçës. Më tej truprojë i kryeministrit Fino. Më vonë, fare më vonë, kur Ilir Meta u bë kryeministër, përfundoi drejtor i një ndërmarrjeje nafte në Tiranë, gjithmonë si njeri që jepte kontribute në fushata. Vetë Berisha i kushtoi njëfarë rëndësie Jugut, jo aq për merakun që kishte për kandidatët e tij, por më shumë për linjën diversioniste brenda opozitës, e cila e kishte Jugun bastion të saj. Në një udhëtim të pabesueshëm maratonë, ai u nis mëngjesin e 7 majit nga Tirana dhe filloi të bënte mitingje në Librazhd, Prrenjas, Pogradec, Korçë, Ersekë, Leskovik dhe në orën 15.00 arriti në Përmet, ku unë isha për fushatë te Genc Pollo. Ekipi që e shoqëronte ishte thuajse i shkatërruar. Berisha ngjante i dërrmuar, me një zë që po i ikte, por shumë i vëmendshëm ndaj detajeve të fushatës. Sapo mbaroi mitingu i Përmetit, një takim që u zhvillua në Pallatin e Sportit, do të niseshim për Këlcyrë. Në një shesh thuajse të zbrazur, mbushur me nëpunës dhe nxënës shkollash, Berisha mbajti një fjalim të
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
27
ashpër kundër atyre që në Partinë Socialiste nuk e pranonin Sejfulla Malëshovën. Kishte prodhuar disa muaj më parë edhe termin “malëshovistë”, me të cilin nënkuptonte reformatorët brenda Partisë Socialiste. Aty gjeti rastin dhe e akuzoi Partinë Socialiste që, në këshillin bashkiak të qytezës së vogël, qendër që përfshin edhe fshatin Limar, nga ku është me origjinë Sejfulla Malëshova, kishte ndaluar ngritjen e bustit të tij. Kur të gjithë menduan se mbaroi, Berisha vendosi të vazhdonte për Tepelenë, ku do të mbante një takim, ndërkohë që po binte muzgu. Unë isha i dërmuar dhe ika në Gjirokastër, ku ai do të arrinte në mbrëmje. Në shtëpinë e pritjes nuk të jepnin as për të ngrënë, pa ardhur ai. Mbërriti rreth 21.00. Sapo u ul për një kafe, më tha se do të prisnim pak për të ngrënë darkë, se kishte disa takime të rëndësishme. Pas pak, erdhi Sokrat Kalidhopulli, kryetar i Këshillit të Rrethit, përfaqësues i partisë Bashkimi i të Drejtave të Njeriut. Ishte një nga qytetarët më të respektuar të Gjirokastrës, djali i të famshmit doktor Kalidhopulli, i cili ka qenë institucioni i vetëm mjekësor për disa dekada në Jug. I persekutuar dhe i syrgjynosur në Koman për vite të tëra, ai ishte rikthyer në Gjirokastër si zyrtar, por tashmë në prag të pensionit. Biseda e tij me Berishën më tronditi. Filluan të flisnin për çdo fshat të Gjirokastrës, sidomos për Dropullin dhe Lunxhërinë e se kush mund të vinte nga Tirana për të ndihmuar në fushatë për PD-në. Pas atij stërmundimi, më dukej e pabesueshme ajo energji dhe ajo vëmendje për emra fshatrash, që edhe unë, që isha andej me origjinë, nuk i mbaja mend mirë. Gjatë bisedës, përmendi disa herë Bashkim Finon dhe disa nga problemet që ai paskej me partinë dhe që duheshin shfrytëzuar. Sa herë që mendoj për vitin 1997 dhe pranimin e Berishës për Finon, gjithmonë më kujtohet ky detaj dhe njëfarë simpatie që iu ngulit në mendje për të gjatë atij udhëtimi. Duhet thënë se profili publik i dy partive në fushatë ishte i pakrahasueshëm. Nga një anë ishte imazhi grafik i PD-së, me një pamje krejt perëndimore, me koncerte të mëdha festive nën titullin “Vizion 2000”, që i menaxhonte Forumi Rinor i PD-së dhe, nga ana tjetër, një opozitë e sfilitur, pa lekë, pa postera, me një grafikë primitive, ku shquhej një vishnjë e shpifur. Varfëria e saj shtohej edhe më tepër nga mungesa e protagonizmit
28
MERO BAZE
të lidershipit të saj, që ngjante i shpartalluar nga pabarazia financiare e njerëzore, si dhe nga bllokimi fizik me të cilin u ndesh. Berisha më kishte lënë si detyrë të gjeja një slogan për një fushatë moderne. Nuk di pse ma kishte lënë mua këtë shpikje, por mbase lidhej me faktin se, ngaqë isha larg strukturave të PD-së, ideja dhe skenari i fushatës mbeteshin konspirative. Ishte një nga ato veset e tij për të mos punuar kurrë me ata që i kishte emëruar në parti dhe këta duhej t’i merrnin të gatshme produktet prej kryetarit, i cili kishte njerëzit e vet informalë. Kisha menduar disa variante, por nuk isha shumë i qartë për natyrën e fushatës elektorale që do të donte të bënte. Periudha para fushatës ishte e egër, ndarëse, përjashtuese dhe plot pikëpyetje për të fituar besimin popullor. Në mendjen time duhej diçka tjetër, madje diçka e kundërt. Berisha, në përpjekje për të ma lehtësuar punën, kishte ngritur formalisht një shtab elektoral, ku bënin pjesë kryeministri, kryetari i partisë, disa ministra dhe nëpunës të partisë. M’i vuri përpara punët e tyre. Në disa copa kartoni, ishin ngjitur foto revistash të huaja, në përpjekje për të imituar disa postera. Mbaj mend njërën prej fotove: një shtëpi amerikane, e bukur dhe prej druri, si dhe një fshatar teksan me këmishë të lagur nga djersa. Në disa nga posterat e imituara kishte germa të prera nga fletoret e punëdores dhe vizatimit. Ishte lodhur shumë Mentor Shehu, një dizajner i PD-së, që punonte pranë zyrës së shtypit, por gjithçka dukej primitive. Nja dy herë kisha shkuar në mbledhjet e tyre. Ishte një humbje kohe, pasi askush nga ne s’kishte parë ndonjë fushatë moderne. I vetmi që dinte diçka më shumë ishte një tip i kontraktuar nga Instituti Republikan Amerikan, i cili edhe paguhej për atë punë. Por ai e kishte marrë lehtë punën. Sekretaren që i kishin caktuar si përkthyese, dukej se e kishte tashmë të dashur dhe po shijonte bregdetin e Shqipërisë. Kur e thirrëm në një mbledhje për të na dhënë ndonjë ide, na tregoi diçka shumë mediokre. Ishte një grafikë në formë karikature, ku dy makina, një blu dhe një e kuqe, ishin para një kryqëzimi, ku ndodheshin dy tabela: njëra që tregonte Europën dhe që e ndiqte makina blu, pra PD-ja, ndërsa tabela tjetër tregonte Rusinë dhe Kinën dhe e ndiqte makina e kuqe, domethënë PS-ja. Gjë më mediokre, më të cekët dhe më pa koncept s’kisha parë. Madje grafikat e
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
29
Mentor Shehut të paktën më dukeshin më të hairit, se ishte lodhur, pavarësisht mungesës së përvojës. Por ky tipi që vinte nga ShBA-të dhe që paguhej për atë punë, dukej se nuk e kishte marrë fare mundimin që të bënte diçka për të qenë. - Kam dy rrugëzgjidhje, - i thashë Berishës. - Me sloganin do të merrem vetë, ndërsa për dizajnin e fushatës duhet të gjejmë një profesionist. Dhe unë e kam gjetur një të tillë. - Kush është? – pyeti ai. - Është një dizajner nga Kosova, - i thashë. - Nekra e ka pseudonimin dhe është nga karikaturistët më të mirë të Kosovës. Ka fituar rreth 30 çmime të para dhe ka shije të mira për dizajn dhe pllakate. Ka parë dhe më shumë fushata se ne, sepse Jugosllavia ka qenë vend më i hapur. - Si e ka emrin, si e ka?- këmbënguli Berisha. - Nexhat Krasniqi, - i thashë, - por njihet si Nekra. - Mirë, sille menjëherë, se s’kemi shumë kohë, - tha Berisha. Dhe vijoi: - Ndërsa slogani më duhet shpejt. Kam ca këtu, që m’i kanë propozuar këta, por s’ma mbushin mendjen. - Kam menduar diçka, - i thashë. - Diçka që të jetë më përfshirës dhe të mos e ndajë shoqërinë në “ne dhe ata”. Fushata spastruese në emër të antikomunizmit dhe retorika e shtuar politike e kishin ndarë thellë shoqërinë. E vetmja gjë që e bashkonte në horizonte, ishte ekonomia. Nëse ajo rritej, nëse njerëzit fitonin, ajo duhej të bëhej kalë beteje. Koha kur unë e mendoja këtë gjë, ishte në të vërtetë një periudhë e diskutueshme sa i përkiste rritjes ekonomike. Vendi sa kishte nisur të ngrihej nga privatizimet e vogla, ndërsa në horizont ishin shfaqur gjigantët e fajdeve, si: Vefa, Gjallica, Silva, Kamberi e Cenaj, që nuk ishin skema të mirëfillta piramidale, por ishin kompani që po i rrisnin investimet duke u kredituar nga qytetarët dhe që, nëse nuk i bënin eficiente investimet, përfundonin keq. Berishën e bezdisi përpjekja ime për t’ia shpjeguar motivin që më kishte nxitur të mendoja për sloganin. - Mos ma shpjego, më thuaj propozimin, - tha ai. - “Me ne fitojnë të gjithë!”- thashë unë. U mendua një çast.
30
MERO BAZE
- I shkëlqyem! - tha. - E ke gjet. Lere, se na shpëtove. Hidhi poshtë këta! - shtoi dhe i shtyu letrat që më kishte vënë përpara. - Ma gjej shpejt këtë kosovarin dhe filloni punë. U ndamë. Deri në orën 01.00 pas mesnate, më mori disa herë në telefon dhe më komentonte kuptimet e ndryshme të sloganit. E kishte kapur “hilen” që fshihte fjala “fitojnë”, që binte dhe erë ekonomi dhe politikë. Më vonë, slogani u mallkua shumë. U mallkua sidomos për anatemimin që opozita i bëri si slogan që ka nxitur fajdetë. Madje, njëherë ma përmendi dhe Tritan Shehu me gjysmë shakaje: - Na more më qafë me atë slogan! - Unë nuk ju thashë “fitojini të gjitha”, por “fitojnë të gjithë”, - ia preva. Por Tritani e ka zakon që s’të dëgjon, kur i kthen përgjigje. Qesh dhe ikën. Nekra erdhi pas dy ditësh. Si një artist eremit, me mjekër të lëshuar si murg i një manastiri, pa pasaportë, maleve të Kukësit, ai kishte depërtuar në Shqipëri. I tregova për punën që duhej të bënim. Kërkoi një takim me Berishën dhe të nesërmen ishte gati. Mori një fotoreporter dhe kërkoi disa studentë figurantë nga Akademia e Arteve. Pas një jave, ai kishte dizajnuar ndoshta posterat më të bukur dhe më të hareshëm që ka pasur ndonjë fushatë elektorale në Shqipëri. Këtu nisi dhe një problem. Në Tiranë nuk kishte asnjë shtypshkronjë ofset 70 x 100, që t’i printonte posterat. Sipas Nekrës, më e mira gjendej në Slloveni dhe ai madje kishte siguruar edhe një çmim shumë të mirë. Por nuk kishte pasaportë. Ia gjetëm shpejt e shpejt edhe atë, një pasaportë shërbimi me afat të kufizuar. Por duheshin edhe lekët. Dhe ishin shumë. Rreth 50 mijë marka. Fola me Berishën dhe ky më çoi te Tritani. Ky i fundit prapë te Berisha. Ishte një siklet i pamenduar. Në një parti ku paratë hynin e dilnin pa inventar, nuk gjendeshin kurrë pará për punë serioze. Shumica e thasëve me pará kishin filluar të shoqëronin karvanin e koncerteve “Vizion 2000”, që u printe Ardit Gjebrea me një shami të lidhur në ballë, ku shkruhej: “BERISHA Hero”. Mehmet Emërllahu, pronar i shtypshkronjës “Eurorilindja” në Tiranë, më propozoi një rrugë të mesme. - E marrim ne përsipër pagesën në Slloveni, - tha ai, - nëse qeveria na jep ndonjë punë këtu.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
31
- Çfarë pune? - e pyeta unë. - Po ja, kanë këtë tenderin e librit shkollor dhe ne kemi makinerinë më të mirë për shtyp. Nëse na e japin atë, s’ka problem për paret, se i paguajmë ne. M’u duk interesant si propozim. Mund të shpëtoja përfundimisht nga sikleti i ndërmjetësuesit të dy borxhlinjve. Ia thashë Berishës. - Menjëherë të bëhet, - tha ai. Ia thashë edhe Tritanit. - Menjëherë të bëhet, - tha edhe ai. - Flas unë me Fisnikun, - shtoi ndërkaq. - S’ka problem. Dhe kështu u bë. Posterat u shtypën në Slloveni dhe ishin një befasi, por dhe shkollë për dizajnin elektoral në Shqipëri. Por odiseja e lekëve vazhdoi deri në fund. Ai tenderi i librit shkollor u bë, por shtypshkronja nuk e fitoi. Filluan përsëri kërkesat për lekë. I thashë përsëri Berishës, pastaj Tritanit, por nuk po gjendej një zgjidhje. - Po a e fituan atë tenderin ata? - pyeti Berisha. - Jo, - i thashë. - E ka fituar një italian dhe të nesërmen i ka çuar librat te shtypshkronja e tyre për t’i shtypur, se nuk ka shtypshkronjë. Dhe ka dhënë çmim më të lartë se këta. - Ai Fisniku është pleh... domethënë... nejse, s’ka rëndësi.... I thuaj Tritanit t’u japë lekët atyre. Fisnik Sina, në atë kohë drejtor i Shtëpisë Botuese të Librit Shkollor, ishte mik i Tritan Shehut. Nuk di sa i lirë ka qenë të vendoste, por di që, së paku atëherë, nuk kishte shumë rregulla zyrtare për tenderët dhe se nuk kishte shumë oferta as nga operatorë shqiptarë, pasi aq mundësi kishte industria e shtypshkrimit në Shqipëri. Pas pak, i alarmuar, Tritan Shehu më mori në telefon. - S’e kanë fituar… s’e kanë fituar atë tenderin ata, ë? Mirë, dakord... shiko se fola pak dhe me doktorin. Më lër një takim me këtë kosovarin... si e ka emrin ai? Ashtu? S’e kanë fituar, ë? E po, ç’të bësh, nuk ndërhyjmë dot tani. - Mirë, - i thashë, - po ta sjell në zyrë. Ndërkohë që Mehmet Emërllahu u takua me Tritan Shehun, ky i fundit i premtoi ndërtimin e një librarie në qendër të sheshit “Skënderbej”, aty ku kishte qenë monumenti i E. Hoxhës.
32
MERO BAZE
- Merr atë dhe lahemi, - i tha. - S’kemi ç’i bëjmë tenderit. Nuk ndërhyjmë dot. Gjatë kësaj kohe, unë po pija kafe në rrugën “Myslym Shyri”, para zyrës së shtypshkronjës “Eurorilindja” dhe po dëgjoja negociatat pa fund të menaxherit të shtypshkronjës me italianin e shkurtër, që kishte fituar nja 1 milion dollarë nga tenderi i librave shkollorë. Po ziheshin për çmimin e biologjisë së klasës së shtatë. Italiani përmendte vazhdimisht zotin Shehu, që i paskësh thënë: “Çoji tek ata kosovarët, se i kam miq”. - E njihni Tritanin ju? - ndërhyra unë në bisedë. - Sigurisht që e njoh, - tha italiani. - Si mund të më besonin librat e Shqipërisë pa njohur zotin Shehu? Ndërkaq, u qartësova për gjithçka. Erdhi Mehmeti, të cilit i rrezëllenin sytë nga premtimi i gënjeshtërt i Tritan Shehut për një librari në sheshin “Skënderbej”, që nuk ia dha kurrë. Dhe paratë e asaj fushate nuk i mori kurrë, çka ma kujtonte vazhdimisht si një borxh. Nën këtë mbretëri papërgjegjësie dhe abuzimi, Partia Demokratike po shkonte drejt zgjedhjeve e përgatitur të mos e lëshonte pushtetin. Pas zgjedhjeve, Tritan Shehu ishte gjithçka: zëvendëskryeministër, ministër i Jashtëm, kryetar i Partisë Demokratike, deputet. Sali Berisha kishte katër vjet që mendonte për atë ditë dhe së paku dy vitet e fundit kishte spastruar fushën para se të fillonte betejën. I tronditur thellë nga humbja e referendumit për Kushtetutën, pas një fushate triumfaliste gjithë butafori dhe arrogancë, ai kishte marrë masa që të mos kishte më surpriza. Një paketë ligjore me dy ligje të rëndësishme, njëri për “Pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë” dhe tjetri për “Dënimin e gjenocidit komunist”, ishin miratuar në vjeshtën e shkuar dhe kishin lënë jashtë konkurrimit thuajse gjithë emrat kryesorë të opozitës. Ligji për “Pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë”, parimisht ishte marrë nga disa përvoja lindore të ngjashme, por personalizimi, duke pasur parasysh liderë të caktuar të opozitës, ishte i paturpshëm dhe në thelb e la Shqipërinë një vend ku nuk u dënua kurrë komunizmi, vetëm nga vesi për ta keqpërdorur dënimin e komunizmit për “hallet” e reja të politikës. Kështu, për shembull, meqë Fatos Nanoja nuk kishte qenë ndonjë zyrtar i lartë i
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
33
kohës së komunizmit, por kryeministër i qeverisë së parë pas rrëzimit të Adil Çarçanit, pra para 31 marsit 1991, u përfshi si kriter që në listën e spastrimit nga politika të jetë edhe qeveria e parë pas pluralizmit. Edhe pse dukej një gjest joparimor, pasi më 12 dhjetor të vitit 1990 Shqipëria u bë vend pluralist dhe pas kësaj përkatësia politike nuk mund të përbënte më krim, askush, së paku brenda së djathtës, nuk e quante këtë një teprim. Me këtë kriter, Sali Berisha nxori nga jeta politike emrat më të njohur të Partisë Socialiste, që u përkisnin kryesisht njerëzve të rinj që iu afruan asaj partie pas rënies së komunizmit. Edhe njëri që i kishte shpëtuar këtij kriteri, Kastriot Islami, e pësoi ngaqë kishte qenë pjesë e një institucioni trijavor, që quhej Këshilli Presidencial, pas rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës. Namik Dokle shpëtoi, pasi, po të penalizohej si ish-kryeredaktor i “Zërit të Popullit” apo sekretar i Bashkimeve Profesionale, të njëjtin fat do të pësonte edhe një mik i afërt i Berishës. Pra, ligji nuk ishte parimor, pasi kishte parasysh njerëz aktivë në politikë dhe jo nomenklaturën komuniste. Më keq akoma: ligji toleronte zyrtarë të rëndësishëm të regjimit për “nevoja shtetërore” dhe nga kjo përfitonte, për shembull, gjeneral Agim Shehu, dikur një oficer i Sigurimit për kufirin. Të gjitha këto debate mbushën për muaj të tërë hapësirën para zgjedhjeve, por të gjithë mërmërisnin me vete. Askush nuk ia thoshte në sy Sali Berishës. Dhe ai ndihej mirë nga kjo. Në muajin prill të vitit 1996, kur në Tiranë kishte ardhur sekretari amerikan i Mbrojtjes, William Perry, një shoqëruese e tij, ndërsa po udhëtonim jashtë programit zyrtar për në Sarandë, më foli gjatë gjithë rrugës për shqetësimin që kishte Uashingtoni rreth ligjit për pastrimin e figurave, si dhe disa gjeste të qeverisë shqiptare kundër një zyrtari të ambasadës së ShBA-ve në Tiranë. U përpoqa t’ia hedh poshtë sa munda, por ajo ishte shumë e qetë dhe e qartë. M’u krijua një ngërç në arsyetimin tim. Edhe pse deri atëherë Berisha kishte plot probleme në raportet me ShBA-të, kisha një bindje, si shumica e njerëzve të paditur për demokracinë, se qeveria e ShBA-ve, ngaqë ishte “antikomuniste”, do t’i toleronte devijime të tilla. Por pas asaj pasqyre që mikesha ime më dha për Uashingtonin, isha disi i zbrazët dhe nuk më ngrohte më retorika për “faktorin ndërkombëtar”, që Berisha e kishte në krah në ato zgjedhje.
34
MERO BAZE
Një ditë, i thashë se mos po teprohej me ligjin për gjenocidin. Përgjigjja ishte e stuhishme. Sipas tij, ishte një nga ligjet më të mira të Lindjes, i vlerësuar më shumë se kushdo tjetër nga Perëndimi. Në njëfarë mënyre, ky qe fillimi dhe fundi i bisedës. Ndërsa po bëhesha gati të largohesha, më tha të prisja që të pinim një kafe dhe ndërkohë bëri një telefonatë. Kërkoi Adnanin, që të vinte në zyrë. Disa minuta më vonë, Adnani ishte aty. I sapoemëruar prokuror i Tiranës, kishte hapur çështjen e Ramiz Alisë dhe dënimin e tij për gjenocid. U ngrita që të iki. - Më prit dy minuta, - tha Berisha, - se mbaroj shpejt me këtë. Adnani u largua. Prokurori i ri ishte i kënaqur që doli nga vila nr. 4 dhe siguria i rrezatonte në fytyrë. Biseda u rikthye sërish te ligji për gjenocidin, tanimë nga vetë Berisha. - A e di çfarë më tha prokurori? Tha se, po nuk dënuam Ramiz Alinë, nuk di kë duhet të dënojmë tjetër! - Të drejtë ka, - i thashë, - por nuk e kisha fjalën te Ramiz Alia. Po flisnim për diçka më delikate. - Do t’u japim dërrmën atyre, - tha. U ra gjunjëve me të dyja duart dhe u ngrit më këmbë, çka ishte një shenjë se duhej të largohesha. Isha paksa i pezmatuar gjatë rrugës së kthimit dhe kisha dyshimin se mos ma kishte marrë si dobësi për komunistët shqetësimin që, në fakt, më shumë më ishte injektuar, sesa ishte i imi. Në këtë pikë Berisha ishte shumë i vëmendshëm. Ai nuk lejonte askënd nga njerëzit afër tij që të kishin mëdyshje në atë që po bëhej dhe duhej të bëhej. Ishte pikërisht kjo arsyeja e gjithë asaj që unë përjetova, përfshi dhe leksionin e pafajshëm të prokurorit të ri të Tiranës për Ramiz Alinë. Berisha bënte gjithçka që të tjerët të bindeshin se ajo që po bëhej ishte diçka e drejtë dhe nëse nuk bindeshin, së paku t’u tregohej se duhej të dukeshin të bindur. Është një parim i shkollës së tij politike, që nuk duron dot dyshime rreth vetes, as në ajrin që thith bashkë me dyshuesit e fshehtë. Kur e shikoj tani se çfarë kishte ndodhur në atë fushatë deri më 26 maj, shihet qartë se ishte bërë shumë punë që të mos konkurrohej, por të votohej. Ishte spastruar fusha, ishte shkurajuar ekipi opozitar për të qenë i motivuar
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
35
dhe, mbi të gjitha, ishte dëshmuar arrogancë dhe dhunë nën logjikën që “i forti duhet të sundojë”. Policia dhe pushteti ishin bërë një, ndërsa ShIK-u merrej thuajse vetëm me skanimin e trupës elektorale dhe monitorimin e ditës së zgjedhjeve. Nën këtë trysni konstante, thuajse njëvjeçare, opozita ishte e pasigurt te rezultati që do të dilte nga ky proces i deformuar. Si shumë të tjerë, nuk e di nëse Fatos Nanoja ka dhënë urdhër apo ia kanë çuar lajmin për bojkot, por di që edhe Nanoja, edhe kryesia në Tiranë nuk e donin më atë betejë si betejë, por vetëm si një ngjarje të rëndë, ashtu siç ishte ndërtuar në kokën e tyre, pas gjithë atyre që kishin ndodhur. Ndaj dhe sot është e vështirë të marrësh përgjigje, nëse i pyet ata që drejtonin PS-në në atë kohë, se si u ngjiz ai projekt bojkoti, që e tronditi rëndë institucionin e zgjedhjeve në vend dhe zbuloi, si një pozicion artificial jashtë loje, depërtimin para kohe drejt fitores jolegjitime.
MERO BAZE
36
26 maji në zyrën e Sali Berishës
T Duhej të intervistonim Sali Berishën direkt për emisionin e lajmeve të orës 20.30 te “Zëri i Amerikës”. Redaksia nga Uashingtoni ishte në ankth, pasi deri në orën 20.10, linjat ndërkombëtare me Shqipërinë ishin të bllokuara. Një vend që thuajse kishte qenë jashtë vëmendjes së botës, atë pasdite, befas, tërhoqi gjithë vëmendjen me krisjen e fortë që po merrte një proces i shkatërruar zgjedhjesh. Për 10 minuta të ankthshme para emisionit, na u desh që nga dy telefona të transmetonim njëkohësisht të gjitha raportet për zhvillimet e pasdites. Elez Biberaj u lidh direkt me Berishën. Biseda i ngjante një dueli mes dy miqsh të zemëruar me njëritjetrin, por që ende s’kishin shkëmbyer asnjë fjalë për shkakun e vërtetë të zemërimit. Biberaj ishte një gazetar legjendë në Shqipëri, për shkak të rolit të tij kyç në përmbysjen e komunizmit dhe shpeshherë, pa ndonjë sforcim, ai ia lejonte vetes luksin që ta quanin edhe përkrahës të Sali Berishës. Por kjo tashmë nuk ishte më luks, por taksë. Në duart e pushtetit të dalë nga rrënojat e komunizmit po plagoseshin rëndë zgjedhjet dhe ky ishte atentati më i madh që mund t’i bëhej një shoqërie që përpiqej të mbijetonte në demokraci, por me kulturën e komunizmit në kokë. Biberaj përpiqej të ishte i ashpër në pyetje dhe i qetë, ndërsa Berisha protokollar dhe nervoz. Herë-herë ngjante i egërsuar dhe kishte një vendosmëri të dyshimtë në fjalët e tij. Disa herë iu drejtua me “zoti Biberaj”, çka do të thoshte se po bëhej nervoz nga pyetjet. Sidoqoftë, deklarata e tij ishte parimore. Dënonte bojkotin dhe u bënte thirrje komisionerëve
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
37
socialistë të rrinin aty për të numëruar votat. Ishte një thirrje që, në ato çaste, nuk kishte më se kush ta dëgjonte. Shumica e komisionerëve kishin braktisur komisionet dhe në qendrat e votimit kishte filluar anarkia. Pasi përfundoi biseda e Biberajt me Berishën, pasuan tri raporte të tjera dhe në fund m’u desh të lidhesha përsëri direkt për të plotësuar një dyminutësh. Ishte një lidhje nervoze. Ndihesha i rraskapitur dhe plot pikëpyetje për atë që po ndodhte. Nuk është se nuk e besoja faktin që socialistët ikën për t’ia lënë zgjedhjet si kopilin në derë Berishës. Besoja, po ashtu, se PD-ja mund t’i fitonte ngushtë këto zgjedhje. Skenat e ditës së votimit dhe mënyra se si kishte nisur të degradonte situata, ishin vrastare. Makthi disamujor, që kish nisur të shfaqej para fushatës dhe gjatë saj e që çoi në pastrimin e fushës nga kundërshtarët realë dhe në bllokimin edhe fizik të fushatës, tashmë po prodhonte frytet e veta. Shihej qartë se rrënojat e asaj që po ndodhte para syve tanë do të mbeteshin shumë kohë pa u pastruar në politikën shqiptare. Zgjedhjet po prisheshin si një ndërtesë pa leje, ku askush nuk merr përsipër ta pastroj territorin, por vetëm të shembë ndërtesën. Berisha kishte muaj që e kishte vizatuar armikun te njerëzit rrotull tij. Në atë vizatim kishte përdorur detaje realiste dhe fakte të pamohueshme, kombinuar me artifica dhe paranoja që ngjiznin idenë e një komploti thuajse ndërkombëtar. Ai fliste për një komplot që e drejtonte Fatos Nanoja që nga burgu dhe që ishte rekomanduar nga Nikolas Gejxhi, një shkrimtar tejet i njohur në ShBA dhe veprimtar i qarqeve nacionaliste greke, që çmohej sidomos për luftën e tij kundër Berishës. Vetë Gejxhi bënte kujdes që anti-Berishë të shfaqej vetëm kur ishte mes grekëve, ndërsa në publik bënte kujdes të ishte një shkrimtar i talentuar dhe plot fantazi për Epirin dhe Greqinë, një vend që vazhdon t’i çudisë amerikanët me aftësinë për të prodhuar më shumë “histori për frymë” se të ardhura për frymë. Pasi mbaroi emisioni, u lidha në telefon me Berishën, që ta pyesja për gjendjen. - Eja lart, - më tha. - Jam me Gencin. Eja njëherë ta diskutojmë. Në atë kohë ai rrinte në vilën nr. 4, që ishte në krah të Pallatit të Brigadave, një vilë modeste, që kishte një dhomë dite të bollshme e që ishte gjithmonë e mbushur me gazeta, libra dhe shkresa sipër njëra-tjetrës,
38
MERO BAZE
që mund t’i identifikonte vetëm Sali Berisha me sistemin e tij të kontrollit mbi rrëmujën. Ishte një nga aftësitë e tij të veçanta të orientohej mes kaosit që prodhonte vetë, i cili i shërbente njëkohësisht si një pengesë, si një mur ndarës, që askush të mos përfshihej në kaosin e tij. E gjeta teksa rrinte thuajse pa folur me Genc Pollon. Ky i fundit po rrinte në lidhje të vazhdueshme me Përmetin, në fund të dhomës së ditës, ku ishte telefoni. Fliste vazhdimisht dhe kërkonte gjithmonë një njeri me emrin Dashi. Fliste dhe herë pas here qeshte me vete. Interesohej për detaje dhe kuti të ardhura nga fshatrat. Ishte ora rreth 21.30, kur ai uli telefonin, buzëqeshi me ndrojtje dhe shqiptoi se kishte fituar në Përmet. Berisha, që ndërkaq po fliste me mua për gjëra krejt pa rëndësi, rrudhi vetullat. - Ashtu? - ia ktheu sakaq. - Ëhë..! - shtoi pastaj, sikur deshi t’i thoshte “futja kot”. Ishte një nga ato shprehjet e pavullnetshme, kur ai ngelet bosh dhe nuk e gjen fjalën e duhur për të shprehur mosmiratimin për diçka. - Në fakt, u thashë të mos e japin në televizion, se në orën 22.00 mbyllen votimet, - tha Polloja, në përpjekje për t’iu përshtatur mosmiratimit të dukshëm të shefit të tij. - E ku i numëruan ata? - e pyeti Berisha. - Po në Përmet janë mbyllur shpejt, se njerëzit atje votojnë herët dhe ata i kanë hapur kutitë. Ka pasur edhe socialistë. Pastaj, pak vetë e kanë marrë vesh nga socialistët në bazë që janë bojkotuar zgjedhjet. Në shumë fshatra s’e kanë marrë vesh fare. - Me kë fole ti? - e pyeti sërish Berisha. - Me atë që është te komisioni… Berisha mblodhi buzët sërish, tundi kokën në shenjë mosmiratimi dhe u përpoq të vazhdonte bisedën me mua. Ishte aq instinktive kjo, sa harroi ku e lamë bisedën dhe mua m’u desh t’i kujtoja se po flisnim për vëzhguesit ndërkombëtarë. - Ah, po… mirë, shiko, unë fola me këta të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe ata janë të kënaqur. “Ka pasur zgjedhje korrekte”, më thanë dhe e kanë dënuar bojkotin. Shiko, kanë shumë rëndësi ata... ë? Se ata të
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
39
ODIHR-it janë ca marksistë të fëlliqur, që i kanë sjellë këtu për me i prishë zgjedhjet. Polloja, që me sa dukej kishte qenë furnizuesi kryesor me materiale të tilla, vazhdonte të rrinte në fund të dhomës dhe po i ndiqte me indiferentizëm ato që ne po bisedonim, por edhe i gatshëm të merrte pjesë në bisedë. U vendos një heshtje e sikletshme. - Nuk e di... ai thotë se mund të shkoj edhe në balotazh… - e theu heshtjen Polloja. Tonet fillestare, gjysmë entuziaste dhe gjysmë cinike, ndërkaq kishin rënë, por sidoqoftë ndihej i gëzuar. - Urdhëro? - ia ktheu Berisha, që u duk se u shkund papritur nga pauza që u vendos pas ngecjes së bisedës për vëzhguesit e huaj. - Me kë fole? - e pyeta unë me zë më të ulët Pollon, për ta lehtësuar me këtë rast edhe kuptimin e fjalës “urdhëro”, që Berisha e kishte instinktive, kur nuk donte të dëgjonte atë që dëgjonte. Ndonëse Polloja ia dinte mirë këtë zakon, u kap në befasi. - Me sekretarin e Bertit fola, me Dashin, - u përgjigj. - Vetëm ai ka telefon direkt te Turizmi. Ndërkaq, në zyrën e Sali Berishës, ditën që zgjedhjet po kurorëzoheshin, Genci po ma kujtonte se kush ishte Dashi. Dhe mua m’u kujtua “pashallëku” i vogël që ata kishin krijuar në Përmet. M’u kujtua flokëgjati, sherret, dhuna. M’u kujtua Berti, që komandonte gjithçka, si dhe kryetari i PD-së, por edhe një shef komisariati nga Kuçova, që mbante flamurin e PD në makinë… Për një çast mendova se vërtet ata mund të kishin ndihmuar për një fitore thuajse të dhunshme. Në heshtjen që pasoi mes fjalive të shkëputura të Pollos për fitoren e pritshme në Përmet dhe hezitimeve të Berishës për ta vazhduar atë bisedë që nuk donte ta dëgjonte, pulti i televizorit të tij rikthehej gjithmonë te TVSh-ja. Dy “yjet” e emisionit të lajmeve, Reiz Çiçoja dhe Vjollca Vokshi, ishin si në ekstazë. Vjollca shpalli fitoren në Skrapar. Ajo tha se sapo kishte pasur një telefonatë nga deputeti i PD-së në Skrapar dhe se ai konfirmonte fitoren e PD-së në bastionin “e kuq”. Berisha u përmend.
40
MERO BAZE
- Në Skrapar? - Mori në dorë telefonin. - Ore zotëri, ç’është ky Skrapar që jepni në televizion? S’kanë mbaruar zgjedhjet akoma. Ç’i keni këto? Nuk fiton PD-ja në Skrapar... Urdhëro? Jo, jo, nuk fiton... jo, shikojeni mirë, mos bëni marrëzi këtu. E mbylli celularin me nervozizëm. Duhej të ishte dikush nga TVSh-ja. Ai institucion ishte kthyer papritur në supershtet. Caktonte mandate, hiqte mandate, shpallte rezultate dhe të gjitha pastaj certifikoheshin ashtu siç shqiptoheshin aty. Biseda ngeci përsëri. Berisha lëvizi me pult disa stacione dhe dëgjonte me nervozizëm. Ilir Meta, i alarmuar ndërkohë, kishte filluar të çonte mesazhe që të mos i prekej mandati. Më ra disa herë telefoni dhe më duhej të dilja jashtë për t’u përgjigjur. Artur Kopani, një reporter i gazetës Albania, që mbante lidhjet me Ilir Metën, ma konfirmoi i shqetësuar këtë gjë. I thashë të mos bëhej merak se gjithçka ishte në rregull. Kur u futa sërish në dhomë, heshtja vazhdonte. Berisha ngriti kokën se mos kisha ndonjë lajm, por unë e mbylla me një “asgjë”. - Ilir Meta është shqetësuar, - i thashë pastaj. - Ashtu? Normale që do të shqetësohet. Këta janë të papërmbajtur... domethënë... hëm! - Shfryu dhe nëpër dhëmbë përmendi emrin e Kudret Çelës, kandidat i PD-së në Skrapar. Pastaj, për inerci, u kthye nga Polloja: - Genc, ti nuk ke fituar në Përmet! Nuk besoj... pyet edhe një herë! Ishte një fjali krejt e papritur dhe e ftohtë. - Ja, të pyes, - tha Genci dhe u ngrit e shkoi përsëri tek telefoni. Përsëri ai Dashi dhe pas pak, Genci erdhi më i skuqur. - Në balotazh, më duket, - tha. - Akoma nuk kanë ardhur disa zona. - U bënë shumë fitore, - i thashë Gencit. - Nuk ka ndonjë gjë. Kur je mbi 50 për qind, ç’bëri 51 për qind, ç’bëri 90 për qind, shumicë je. Nuk prish ndonjë punë. Ishte një fjali që e bënte të panevojshme zgjatjen e bisedës. E tha me qetësi dhe ishte një përpjekje për të më treguar se ai nuk mund të hynte te pjesa që duhej të sakrifikohej. Për të, mbetja jashtë Kuvendit nënkuptonte fundin e karrierës. Ai vuante nga një paranojë se Berisha e kishte çuar në Përmet për ta hequr qafe. Në fakt, nga kjo paranojë vuante thuajse gjithë pjesa e PD-së që konsiderohej e “largët” me Berishën. Duke qenë shumica
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
41
jugorë, ata ishin kandiduar në zonat e Jugut, ku PD-ja ishte pakicë. Ata e kishin konsideruar këtë si një përpjekje të Berishës për t’i nxjerrë jashtë loje. Megjithëse Berisha, për t’i përkëdhelur në sedër, kishte deklaruar se “në zonat më të vështira do të çoj më të mirët”, sërish ata ishin xhindosur më shumë. Agron Musaraj, ministri i Brendshëm, që dukej se kishte distancë nga Berisha, e shprehte hapur këtë në Berat dhe pikërisht në emër të kësaj mërie të heshtur, bëri sa më pak kujdes që ta fshihte manipulimin. Më vonë, ky ishte një arsyetim i Berishës në rrethe të ngushta, që e fajësonte këtë grup për prishjen e zgjedhjeve në shenjë hakmarrjeje. Por ky argument ishte i dobët, sepse ky grup e drejtonte gishtin mbi dyshen Shehu-Gazidede, që komandonin struktura të paidentifikuara civile ditën e zgjedhjeve, sidomos paradite, që kanosnin dhe bënin presion. Ra telefoni dhe Berisha përshëndeti në anglisht. Ishte një bisedë miqësore dhe njëkohësisht shumë shpjeguese për situatën. Po fliste me Qemal Dervishin, nëndrejtorin e Bankës Botërore, një mikun e tij të vjetër me origjinë të largët nga oxhaku i Konicës dhe Ali Pashë Tepelenës. Përpiqej të ishte entuziast, por ndihej një tronditje që i përshkonte tejpërtej emocionet e bisedës. Puna sillej përsëri te bojkoti i opozitës. Këtu Berisha ishte pak skematik në shpjegim. Ishte i detyruar të kishte si argument kryesor mospajtimin e tyre me humbjen dhe braktisjen e fushës së betejës. Më pas, një telefonatë tjetër. Dhe kjo në anglisht fillimisht, pastaj në shqip. Dukej se ishte një shqiptaro-amerikan. Por nuk e pyeta se kush. Dy telefonatat e kishin sjellë pak në humor. Biseda u hap përsëri dhe ai e pyeti Pollon: - Hë, ç’ka ndonjë lajm? - Asgjë, - tha Genci, i cili mendoi se e pyeti për Përmetin. - Ata thonë balotazh. - Kush thotë balotazh? - Ata në Përmet. - Ëhë... jo, unë pyeta për ndonjë gjë tjetër. - Jo, asgjë. Ra sërish zilja e telefonit. - Ashtu? E po, mirë atëherë. Po, po, do të vij. Menjëherë. Ja, u nisa. – Ndërkaq, u kthye nga ne të dy: - Është Tritan Shehu... Janë mbledhur
42
MERO BAZE
njerëzit te partia dhe duhet të shkoj. Atje po festohet. Ne më duket se kemi humbur lidhjet me njerëzit. Ata e projektojnë këtë si një fitore të madhe, kurse ne rrimë e nxijmë këtu... U ngritëm. Genci u përpoq sërish të pyeste, këtë herë me celular, nëse kishte dalë rezultati, por Berisha, që ndërkaq kishte ardhur paksa në formë, ia preu: - Lëre, Genc, se ai rezultat nuk del sot... nesër del.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
43
26 maji në selinë e Partisë Demokratike
T Berisha më ftoi të hipja në makinën e tij për të shkuar nga Pallati i Brigadave deri te selia e Partisë Demokratike, ngaqë nuk kisha makinën time me vete. Rrugës deri te selia, thuajse nuk foli. Kishte një ankth që herë merrte formën e gëzimit, herë të makthit. Tirana kishte filluar të gjallërohej nga boritë e makinave, që dukej se vinin nga Rruga e Kavajës, ndërsa rruga para Partisë Demokratike ishte e tejmbushur me njerëz. Makinat e Berishës mezi çanë rrugën deri afër derës kryesore, aty ku sot është një qendër biznesi. Njerëzit u turrën te dyert e makinës ku ishte vetë Berisha dhe ai thuajse filloi një betejë fizike me truprojat e tij për të çarë rrugën. Unë nuk dola menjëherë. Më duhej të prisja. Nuk ishte etike të zbrisja nga makina bashkë me të. Kur ai i ishte afruar derës kryesore, hapa derën tjetër të makinës, atë që shikonte nga lulishtja e Kuvendit, pastaj zbrita. Thuajse askush nuk më vuri re. Nxitova ta arrija te dera e selisë së partisë. Ai ndërkohë kishte hyrë dhe te dera kishin hapur këmbët dy njerëz shtatlartë, që nuk lejonin askënd të hynte brenda. Më ndalën edhe mua. Fillova t’u shpjegohem se jam gazetar, u tregova kartën e shtypit, por asgjë. Ata nuk të lejonin. - Nuk të njohim, - thanë. - Nuk lejohet! As unë nuk i njihja. Nuk ishin roje as të Berishës, as të Meksit, as të Arbënorit, as të Tritan Shehut. Ishin “dikushët” që ishin shpikur atë natë.
44
MERO BAZE
Për fat, Arjani, një nga rojat e Berishës, e kuptoi skenën, u kthye mbrapsht, zgjati dorën poshtë tyre dhe më tërhoqi pa u folur. Ata panë pak të xhindosur dhe u kthyen sërish nga turma para derës. Në katin e dytë të selisë së Partisë Demokratike kishte më pak njerëz, natyrisht më të përzgjedhurit. Të gjithë kishin kaluar provën e dy gorillave të derës së jashtme. Unë njihja pak prej tyre. Në korridorin që të çonte te zyra e kryetarit, gjeta Shemsi Peposhin, gazetar i Tribunës Demokratike. Pak më tutje dhe një fotoreporter, Armando Babani. Armandoja hyri i pari dhe bëri disa fotografi, ndërsa Berisha, Meksi dhe Tritani po bisedonin për shifrat e para. Të tre dukeshin të gëzuar dhe misteriozë njëkohësisht. E kam parë disa herë atë foto më pas. Meksi dhe Shehu janë duke folur njëkohësisht dhe Berisha përpiqet t’i dëgjojë, por më shumë duket se mendon çfarë t’u thotë. Është një konsultë paraprake, në sytë e të gjithëve, për atë që po ndodhte dhe që i ngjante një fitoreje të madhe, që mund t’i shtypte të gjithë nën vete, duke filluar nga fitimtarët. Mungesa e radhës
Aleksandër Meksi, Sali Berisha dhe Tritan Shehu, më 26 maj 1996, në selinë e Partisë Demokratike.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
45
për të folur, irritimi në sytë e tyre, përqendrimi te një marifet që duhej gjetur, e bën të lexueshme mungesën reale të fitores. Të tjerët rrinin më këmbë përreth tyre. Përsëri njihja pak vetë. Një mesoburrë, i gjatë dhe i shëndoshë, me vetulla të trasha, u drejtua nga Berisha, u përkul përgjysmë në gjunjë dhe u mat t’i puthte dorën. Berishës i lëvizi nervi i vetullës së djathtë dhe tërhoqi gjunjët nga vetja. - Lërmë të të puth! Ku shkel këmba jote, ka vetëm fitore! Ishte një skenë që ngjante e sinqertë dhe konteksti në të cilën ai përgjërohej, nuk dukej aq bezdisës sa ç’ndihej në të vërtetë i bezdisur Berisha. - Kush është ky njeri? - e pyeta Shemsiun, që e kisha në krah. - Është drejtori i Bankës Tregtare, Eduard Ypi. Nuk e njeh? - Jo, - i thashë. - Mirë që ma the, se po e merrja sinqerisht gjithë skenën. Pas pak, zyra ku ishin mbledhur po ngushtohej nga hyrjet e njerëzve. Po vinin me radhë ministrat, deputetët dhe njerëzit e partisë. Dolëm jashtë. Turma ishte gati histerike. Ajo bymehej çdo çast dhe fundi i saj kishte mbërritur te busti i Qemal Stafës, i vendosur në atë kohë në një lulishte përballë sallës së Kuvendit. Në sheshin “Skënderbej”, një varg i madh makinash me targa të Kavajës bllokuan rrugën me flamuj jashtë makinave dhe filluan të shurdhonin me bori. Përreth Bankës dhe nga Partia Socialiste, qetësi e plotë. As drita nuk kishte në seli. Bulevardi u kthye pas pak në vend parade. Njerëz, makina, bori, flamuj dhe një gëzim i pakontrolluar. Dukej se ata njerëz donin të ankoheshin diku për atë që u dukej si padrejtësi, sikur të mos kishin fituar atë natë. Dhe ishin shumë dyshues, sapo e kuptonin që ishe gazetar.
MERO BAZE
46
Reagimet e para
T Gazeta Albania do të thyente traditën. Edhe pse, si gjithë gazetat shqiptare të asaj kohe, ajo nuk botohej të hënën, atë natë u vendos të bëhej një botim special. Vonë, rreth orës 01.00 të natës, shkova aty bashkë me Ylli Rakipin. Gazeta ishte bërë gati. Do të botoheshin vetëm 8 faqe. Ishte vetëm Astrit Patozi, kryeredaktori i gazetës, faqosësja dhe korrektorja. Mbërriti dhe Albert Rakipi, vëllai i Ylli Rakipit, atë kohë zyrtar i Ministrisë së Jashtme. Gazeta kishte një koment, disa foto festimesh dhe asgjë më. Duhej që thjesht të ishte në treg, të thoshte e para se çfarë ndodhi. Po e vononte titulli i faqes së parë. Astriti kishte zgjedhur disa variante titujsh të shkurtër. Ishte një dilemë për fitoren, për shkak të bojkotit. Mes tyre kishte një version për ikjen e opozitës nga zgjedhjet. E shkurtova për t’i dhënë dy kuptime: “Komunistët ikën!”. I kishte të dy kuptimet: edhe që kishin bojkotuar zgjedhjet, edhe që ishin mundur përgjithmonë, sipas nesh. Titulli mbeti menjëherë si më i pëlqyeri. Në Tiranë po gdhinte. Mua më duhej të përgatisja një kronikë për emisionin e mëngjesit te “Zëri i Amerikës”. Më duheshin disa zëra larg PD-së, që të flisnin për zgjedhjet. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” po zbrazej dalëngadalë nga makinat që ecnin me shpejtësi për të festuar. Po binte njëfarë qetësie. Bar “Amerika”, një ish-kafene afër kryqëzimit të bulevardit kryesor me Lanën, ishte hapur. Shkova të pi një kafe. Nga ajo çfarë kish ndodhur gjatë gjithë pasdites dhe mbrëmjes, isha si i mpirë. Nuk kisha asnjë emocion për rezultatin. Nuk më dukej as fitore, as festë
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
Faqja e parë e gazetës “Albania” më 27 maj 1996
47
48
MERO BAZE
dhe, mbi të gjitha, as historike. Kisha parasysh Berishën, ngërçin e tij brenda në zyrë, shfaqjen e tij të ndryshme në publik, panikun që reflektohej nga reagimi i mundshëm ndërkombëtar, arrogancën që shfaqej në ballkonin e PD-së. Të gjitha këto e bënin 26 majin një vazhdim të ankthit të fushatës, një ditë që nuk e ndali përpjekjen e stërmundimshme për të qëndruar në pushtet. Përkundrazi, ajo prodhoi një tension të ri, një betejë të re politike, që në muajt në vazhdim do të rrënonte jo vetëm fitimtarët e 26 majit, por gjithë shtetin shqiptar. I mbërthyer nga ky emocion, shpeshherë më dukej çudi që njerëzit festonin dhe flisnin pa ndonjë ngërç për fitore ose humbje në ato zgjedhje. Vetë nuk arrita të gëzohesha dot asnjëherë, edhe pse doja dhe isha përpjekur për këtë. Aty te semafori i bulevardit kryesor takova Spartak Ngjelën dhe Artur Zhejin. Po vështronin “mbeturinat” e mitingut të natës. Ishte duke u gdhirë. Në atë zgjedhje, Spartak Ngjela kishte kandiduar për partinë Lëvizja e Legalitetit, që ndihej paksa më afër me PD-në, por jo si pjesë e koalicionit. Artur Zheji punonte me një radio italiane, “Radio Radikale”, por dhe si bashkëpunëtor i radios gjermane Dojçe Velle. Kishte ardhur në Shqipëri për zgjedhje dhe ishte një zë i pakonsumuar. - Mirë që ju gjeta. Më duhet nga një intervistë e shkurtër për emisionin e mëngjesit. Sikur t’ju kisha porositur! Spartak Ngjela anonte nga optimizmi. Tha pak a shumë se rikonfirmimi i forcave të djathta në pushtet ishte ndarje përfundimtare e Shqipërisë me Lindjen. “Prej sot, Shqipëria i përket Perëndimit”, tha ai. E parë nga jashtë dhe pa mësuar ende për kërdinë që në atë kohë kishte nisur të bëhej në komisione, përfytyrimi se “komunistët ikën” ishte i thjeshtë. Por, në të vërtetë, Shqipëria pikërisht atë ditë nisi të ndahej me Perëndimin. Artur Zheji, po ashtu, e skicoi fitoren si një ndihmesë në skemat gjeopolitike të rajonit. U përpoq boll për të mos qenë i qartë dhe i thjeshtë. Sidoqoftë, kishte thënë diçka miratuese. Më 27 maj, në mëngjes, e vetmja gazetë që doli në treg ishte Albania. Titulli i madh ishte simbolik dhe nervozues: “Komunistët ikën!” Gazeta shpërndahej gati si nën dorë rrugëve të Tiranës, por megjithatë gëzim nuk shihej askund. Gazetarët e huaj ishin nervozë dhe një gazetar i Corriere
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
49
della Siera ishte shumë i nervozuar edhe me faktin që kishte dalë vetëm një gazetë, por edhe ajo pro zgjedhjeve. Para selisë së Partisë Demokratike kishte qindra njerëz që festonin, por kamerat nuk ishin aty. Berisha doli në një konferencë për shtyp për të mbrojtur fitoren. Ai fliste dhe mua më kujtoheshin gjithë “ngjarjet” që kishim prodhuar në fushatë. Arsye kryesore për bojkotin shpalli “Frontin e kuq”, i cili, sipas tij, kishte zëvendësuar frymën europiane në Partinë Socialiste dhe kishte sjellë figura të inkriminuara. Argumenti tjetër ishte se socialistët nuk bënë fushatë, sepse deshën të sakrifikonin partinë, ngaqë vetë janë të inkriminuar dhe nuk kanë të ardhme në politikë. Ishte fjala për të gjithë ata që ishin përjashtuar nga kandidimi për shkak të ligjit për pastërtinë e figurave. Theksoi pastaj faktin se shqiptarët ndienin siguri te pushteti i PD-së dhe pasiguri nga ndryshimi. Më erdhi në mendje slogani i fushatës, që e kisha gjetur vetë: “Me ne fitojnë të gjithë”. E kishte besuar edhe Berisha. Pas një pushimi të shkurtër në shtëpi, më duhej të dilja për konferencat e para për shtyp. Një vëzhgues i Helsinkit britanik, me emrin Daniel, më kishte lënë një takim te hotel “Miniri”, në orën 10.00. Ishte i kthjellët se çfarë kishte ndodhur dhe po aq i vendosur për ta mbrojtur Berishën. Së bashku me katër miq të tij, ai kishte formuar një organizatë joqeveritare, e quajtur British Helsinki, ku bënin pjesë konservatorë të thekur anglezë, mes të cilëve dhe historiani Marc Almond. U përpoqën sa mundën të bënin kakofoni me organizatën e tyre. Kisha shumë simpati për qartësinë me të cilën ata i thjeshtonin problemet dhe aftësinë për t’u përqendruar te problemet tona. I qëndruan pranë Berishës edhe gjatë muajve të krizës dhe pas saj. Zhgënjimi im i madh për ta, gati rrënues, ishte në vitin 1999, kur i pari Marc Almond dhe më pas të tjerët u shfaqën në kamera në Beograd, si mbështetësit e vetëm të Milosheviçit në vetminë e tij të madhe. Dënuan sulmet e NATO-s në Kosovë dhe argumentuan, madje frikshëm në mënyrë bindëse, se po cenohej sovraniteti i një shteti të njohur ndërkombëtarisht. “E paskan profesion mbështetjen për liderët e braktisur”, mendova me vete. Ia përmenda edhe Berishës. Ai i kishte parë vetë. Qeshi në atë mënyrën shfajësuese, sikur donte të thoshte: “Ti e di vetë si janë ata”. Herë-herë më dukej se ata më shumë se seriozisht, e
50
MERO BAZE
kishin argëtim qëndrimin kontrovers, në anën më problematike të historisë. Por duhet të pranoj se ato ditë maji më dukeshin të këndshëm dhe më jepnin më shumë siguri se ç’duhej për ta parë të vërtetën në sy. Më pas, në orën 11.00, ishte konferenca e parë për shtyp e delegacionit parlamentar të Asamblesë së Këshillit të Europës. Raporti kishte rezerva, por nuk ishte përjashtues për zgjedhjet. M’u kujtua biseda e një dite më parë në zyrë e Berishës dhe rëndësia që ai u kushtonte dy “raporteve” me siglën e OSBE-së, raportit të Asamblesë dhe atij të ODIHR-it. Po ashtu dhe dy “raporteve” të vëzhguesve të huaj, ku njëra palë, ajo e Helsinkit britanik, ishin partizanë të tij. Pas Asamblesë, doli raporti i ODIHR-it. Gjithçka sterrë. Vërejtje nga më të hollësishmet, deri tek aktet vërtet të rënda. Në një pjesë flitej për listat e zverdhura, të shkruara me makinë shkrimi dhe të vendosura në vende të padukshme. Pastaj për kërcënime dhe dhunë ndaj komisionerëve socialistë. Fakti që socialistët kishin braktisur zgjedhjet dhe numërimin, përshkruhej si pasojë. Ishte një raport që pritej. Partitë e djathta ishin po ashtu të përçara. Balli Kombëtar kishte pak shenja se do t’i pranonte zgjedhjet. Abaz Ermenji, i kthyer nga Franca, këmbëngulte që me Ballin janë 60 për qind e shqiptarëve, por nuk po shfaqej ende në tryezat e opozitës në Tiranë. Sabri Godoja ishte më i kujdesshëm, por nënkryetari i tij, Fatmir Mediu, i kishte denoncuar i pari zgjedhjet, pasi në zonën e tij elektorale kishte pasur probleme dhune. Fatmir Mediu kishte telefonuar në Ambasadën Amerikane dhe kishte deklaruar se ishte dhunuar në zonën e vet nga Belul Çelo, një drejtues i forumit rinor të PD-së në Fier. Ulërinte duke shpjeguar se si Berisha kishte ngritur në pushtet ca naziskinë. Kishte fotografuar edhe gjurmët e një këpuce që kishte shkelur mbi xhamin e makinës së tij. Në Partinë e të Drejtave të Njeriut kishte përpjekje për të mos qenë në unitet me socialistët, por zërat ishin të dobët. Një drejtuesi vendor të PBDNj-së në Korçë iu dha hapësirë në shtyp për deklaratat e tij kundër socialistëve. Vasil Meloja, një burrë i urtë dhe antikomunist i thekur, rrezatonte mirëkuptim me opozitën për atë që kishte ndodhur dhe iu bashkua kontestimit të saj. Më pas pati po aq mirëkuptim me Berishën, kur pas balotazhit i riktheu një zonë në Kuvend.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
51
Trauma e opozitës dhe dhuna e 28 majit
T Vendimi për të dalë në shesh më 28 maj ishte i opozitës, por jo i Partisë Socialiste. Në shkëndijimet e tij politike, Neritan Ceka, i cili shpesh vetësugjestionohej nga prania e medias së huaj dhe gazetarëve shqiptarë, në mesditën e 27 majit, caktoi ditën e nesërme si ditë proteste. Nuk bëhej fjalë më as për leje, as për ndonjë vendim forumesh opozitare, as për ndonjë konsultë të gjatë me PS-në. E thënë nga Neritan Ceka, ishte eksituese për reporterët e rinj shqiptarë që prisnin lajme prej tij, por jo aq shumë për masën e madhe të Partisë Socialiste, e cila ishte skeptike ndaj vendimeve që nuk dilnin nga selia e tyre. Pas euforisë së parë të bojkotit, në PS kishte rënë një hije trishtimi dhe shkurajimi, që lexohej qysh në portretin e lëshuar gati jashtë komande të portierit thatim të oborrit të tyre. Njerëzit që e kishin menduar 27 majin si ditë feste, e kishin të vështirë të uleshin dhe ta mendonin rinisjen e betejës me kundërshtarin e tyre me miting në sheshin “Skënderbej’. Ajo parti vinte nga një traditë e ndrojtur mitingjesh, ku shumë militantë të tyre druheshin të shfaqeshin publikisht për shkak të etiketimit të tyre si komunistë. Edhe kur përpiqej për ndonjë miting të vogël në ndonjë lagje të Tiranës, PD-ja organizonte djem të rinj që tallnin pensionistët që niseshin për miting apo ndonjëherë u merrnin edhe çadrat me forcë, kur koha ishte gati për shi. Shpërthimi i Neritan Cekës ishte spontan dhe i besueshëm për median, që në të vërtetë u bë njoftuesja më e madhe e atij mitingu që tronditi historinë politike të pluralizmit. Tensioni vërtitej në ajër qysh në orët e para të ditës. Policia kishte rrethuar pikat kyçe hyrëse, prej nga ku mund të hyje në shesh, sidomos
52
MERO BAZE
pjesën e bulevardit kryesor dhe zonën mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Bujqësisë. Kishte po ashtu postblloqe seleksionuese në disa kryqëzime të rëndësishme, që i ndalonin njerëzit të shkonin drejt sheshit dhe të tjerë që seleksiononin “tipa të rrezikshëm”. Ishte një krehje dekurajuese për të rezistuar deri në shesh, nëse nuk ishe njeri politik. Rreth 100 protestuesit e parë arritën t’i kalonin këto pengesa. Ishin thuajse të gjithë drejtuesit e Polit të Qendrës, domethënë Aleancës Demokratike dhe Partisë Socialdemokrate. Shquheshin Gramoz Pashko, Arben Imami, Neritan Ceka, Preç Zogaj, pastaj Servet Pëllumbi dhe Gaqo Apostoli. Ishte një kohë e zymtë dhe qielli dukej se do të zbrazej para lopatave xheniere të policisë mbi kokat e tyre. Paralajmërimet e policisë kundër mitingut nuk i ndalën drejtuesit kryesorë të opozitës të hynin më në fund në shesh dhe të drejtoheshin pa ndonjë objektiv drejt shkallëve të Pallatit të Kulturës. Qindra forca policie rrethuan sheshin dhe policë të tjerë me skafandra, që vëzhgonin vëngër demonstruesit, filluan ta ngushtonin rrethimin. Operacioni i policisë mori përmasa të frikshme dhe nuk dihej më se kush e kontrollonte. Agim Shehu u pa të dilte nga godina e Ministrisë së Brendshme drejt sheshit. Gazetarët po pengoheshin të kalonin gardhet e policisë. U krijua një psikozë frike. U solla dy herë rrotull sheshit, në përpjekje për të hyrë brenda, por ishte e pamundur. Rreth orës 12.00, ndërsa përpiqesha të dilja në bulevardin kryesor, në rrugën mes parkut të madh dhe Ministrisë së Mbrojtjes, takova Agron Musarajin dhe Mitro Çelën, të cilët po shëtisnin të vetëm në bulevardin e qetë. - Çfarë po ndodh? - Asgjë, - tha Musaraj. - Siç e shikon, policia ka rrethuar një miting të paligjshëm. Mitroja qeshte nën buzë. Përgjigjja e Musarajt kishte doza ironie. Konflikti i tij i hapur me shefin e ShIK-ut dhe zëvendësministrin e vet, Agim Shehun, dukej se e kishin bërë të pavlefshëm atë ditë. Shëtitja e tij publike ishte një mënyrë për të treguar distancën që kishte nga ngjarjet në shesh. Po ashtu, kryeministri Meksi ishte parë të dilte nga zyra më këmbë dhe kishte shkuar në një kafene afër bulevardit kryesor. Donin të ishin dhe të mos ishin aty. Shpresonin shumë që kundërshtarët e tyre në parti,
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
53
ata që ua kishin “marrë pushtetin”, të zhyteshin keq e më keq në atë që po përgatisnin. Por dyshimi se kjo mund t’i ngrinte edhe më lart në pushtet, ishte sërish torturues, ndaj të qenit afër ngjarjes ishte instinktive. Për ironi të fatit, brenda pushtetit ishin atë ditë së paku dy linja qartazi kundër njëra-tjetrës: linja e presidentit, njëkohësisht dhe kryetar i PD-së, Berishës, i cili e kontrollonte pushtetin vertikalisht me njerëz të besuar që kishin marrë përsipër zgjedhjet, si dhe linja e kryeministrit Aleksandër Meksi, që ndihej e rrezikuar nga përpjekja e Berishës për t’i çuar në zona të dyshimta për fitore dhe tanimë ishin spektatorë të dyshimtë të asaj që po ndodhte. Thellë-thellë, ata donin që Berisha të paguante një çmim për atë që po ndodhte me zgjedhjet, por jo deri aty sa të shkonin në opozitë. I treti personazh që përfaqësonte diçka brenda PD-së, Azem Hajdari, ishte i prirë ta shikonte më me guxim atë që po ndodhte si një varrosje e demokracisë, por donte ta përdorte atë për një aleancë të re me Berishën, kundër grupit që po kontrollonte pushtetin e tij personal. Në të vërtetë, brenda PD-së nuk pati ndonjë reagim apo reflektim real për rrezikun që mund të sillte ajo që po ndodhte. Berisha kishte më shumë kundërshtarë brenda partisë se në rrugë, por fuqia e tij për t’i bërë palë të gjithë në atë maskaradë, arriti t’i zbehte identitetet e tyre. Koha po kalonte dhe policia kishte nisur dhunën brenda sheshit. Nuk e di se si, po njerëzit filluan të shtoheshin nga disa drejtime. Kishin goditur Gramoz Pashkon, Blendi Gonxhen, Arben Imamin e kishin hequr zvarrë, Gaqo Apostolin e kishin qëlluar… Të gjitha këto lajme depërtonin gardhin e hekurt të policisë, që dukej se nuk dinte kë të ruante më: ata që ishin në shesh për të mos dalë, apo të tjerët që donin të hynin. Arrita dhe u futa te hotel “Tirana”. Azem Hajdari ishte ulur në një tryezë në cep të kafenesë, në katin e parë dhe, i nxirë në fytyrë, shihte nga sheshi. Njësoj si në pjesën tjetër të bulevardit, ku kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm sodisnin masakrën, me shpresë se do të rrëzohej rivali i tyre, ashtu dhe njeriu që ishte përballur me diktaturën, shpresonte që përplasja e opozitës me policinë do ta rrëzonte atë që ia kishte zënë “hisen e diellit” në njëfarë mënyre. Por Sali Berisha nuk ishte as në hotel “Tirana”, as te hotel “Dajtit”, por në Pallatin e Brigadave. Nuk komunikonte me askënd. Në kohë të ndryshme, e kam pyetur disa herë për ato çaste dhe më ka
54
MERO BAZE
dhënë të njëjtën përgjigje: “S’kam pasur komunikim. Dija vetëm se do të silleshin si me një miting të paligjshëm të partive të vogla”. Në këtë përgjigje shfajësuese kishte plot nuanca të dijes dhe mosdijes së tij për atë që do të ndodhte. Por Azem Hajdari mendonte ndryshe. Ai kishte frikë se dëmi që po bëhej do ta tejkalonte dëmtimin e Berishës dhe, si zakonisht në raste të tilla, ai i shtonte sulmet mbi njerëzit që i urrente vërtet dhe ata ishin Agim Shehu dhe Bashkim Gazidedja. Ma stërholloi skenarin e tij plot paranoja, se si ata të dy donin që të nxirrnin nga loja të gjitha palët dhe ta merrnin vetë komandën. - Ky është skenar, - tha. - Duan të na nxjerrin jashtë loje. Zemërimi i tij me njerëzit e ShIK-ut dhe të Policisë kishte kohë që i kishte kaluar kufijtë. Dola me vrap jashtë dhe u futa mes turmës. Ndeza mikrofonin. Ndërkohë që flisja me Azemin, një ofshamë e madhe erdhi nga sheshi. S’e dalloja dot mirë se kush kishte rrëmbyer një megafon, por më ngjasonte me zërin e Neritan Cekës, që këlthiste: “Kjo është diktaturë!”. Më tej, Servet Pëllumbi ngjante si një statujë e ngrirë nga pamja që kishte para syve. Një fotoreporter spanjoll, i gjakosur në përpjekje për të mbrojtur aparatin e tij fotografik dhe një truprojë e tij i gjakosur me lopatë xheniere, ishin mbështjellë rreth tij, sikur të gjenin mbrojtje te profesori i vjetër i marksizmit. Ishte një skenë që turpëron çdo shoqëri që e prodhon. Muskujt e palëvizur të Servet Pëllumbit dhe njerëzit e ngjeshur përreth tij, ishin imazhi më i dhimbshëm njerëzor që prodhoi dhuna e 28 majit. Dhëmbët e thyer të Arben Imamit, tërheqja zvarrë e tij, dhunimi i Gramoz Pashkos dhe Blendi Gonxhes, përplasja me Pandeli Majkon, ishin brutale dhe të egra, kurse ballafaqimi i dhunës me një njeri paqësor dhe me një portret të heshtur e qortues si Servet Pëllumbi, ishte i dhimbshëm. Turma e policisë e humbi kontrollin dhe filloi të godiste kë të mundte. U afrova sa munda të merrja disa zëra për në radio. Për fat, mikrofoni më kishte regjistruar zërin e Neritan Cekës dhe Kastriot Islamit. Mblodha të gjithë zërat dhe u ula të shkruaja raportin. Në orën 15.00 ishte emisioni te “Zëri i Amerikës”. Montova fillimisht atmosferën e protestës, ku dëgjohej në sfond kënga “Eja mblidhuni këtu, këtu!”, pastaj Neritan Cekën, Kastriot Islamin dhe në fund Azem Hajdarin.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
55
Pjesa e Azemit ishte më shumë si balancë ndaj tre opozitarëve. “Policia po bën detyrën, - tha ai. - Ky është një miting i paligjshëm. Asgjë më shumë”. Ishin krejt e kundërta e asaj që bluante me vete në hollin e hotelit. Zëri i tij ishte i pasigurt dhe sapo e mbaroi fjalinë, uli kokën dhe filloi të shante përsëri “ata që kishin futur në skemë PD-në”. Brenda çdo minute ai jetonte dramën e të qenit themelues i Partisë Demokratike, të cilën duhej ta mbaronte, si dhe adhurues i betejës që bëhej para syve të tij dhe kundër partisë që ai kishte themeluar gjashtë vjet më parë për lirinë e fjalës dhe votës, që bëhej tashmë nga ajo parti që kishte trashëguar historinë e Partisë së Punës. Azem Hajdari e vuante këtë dilemë të madhe si një fat që nuk e meritonte. I luftuar me egërsi brenda partisë së tij nga grupi i Berishës dhe i mbetur më këmbë falë aftësive të tij populiste dhe makinacioneve shpeshherë banale, në mesditën e 28 majit ai ishte njeriu më i rrahur i politikës shqiptare, edhe pse mbi kurrizin e tij nuk u vërtit asnjë shkop. Ai ndiente lakmi për ata njerëz që kishin lirinë të bënin një betejë të re kundër atij që po e izolonte dhe po e zvogëlonte pak e nga pak brenda partisë që themeloi vetë. Ai ndiente makth, mes të tjerash, për mungesën e lirisë së tij për të thënë atë që mendonte, si gjashtë vjet më parë. Atë ditë ai mendonte se partia e tij po tradhtohej nga disa fanatikë që po e çonin në greminë dhe detyrohej të fliste publikisht në favor të një gjëje që nuk e besonte. E bënte këtë me shpresën që të mbetej ende brenda asaj partie, me shpresën se mund t’i vinte sërish dita për një betejë që mund ta fitonte brenda saj. Raportin e transmetova në orën 15.00 dhe ishte i pari zë që dilte nga Tirana në shtypin ndërkombëtar për dhunën në sheshin “Skënderbej”. Më pas, në orën 15.15, BBC-ja përsëriti gati të njëjtat pjesë tonike. Pjesët e filmuara, si në një skenar Hollivudi, ishin nisur urgjent me avion në orën 16.00 nga Rinasi dhe pritej të shfaqeshin në mbrëmje në rrjetet televizive europiane. Televizioni shtetëror vazhdonte të bënte gjeste të turpshme. Një gazetar filmoi sheshin bosh disa minuta para se të fillonte mitingu dhe bëri një kronikë për dështimin e socialistëve në sheshin “Skënderbej”. Ishte një cinizëm i tepërt dhe zjarrndezës, që bënte të besueshme të gjithë akuzat për një shtet të kontrolluar. Më tej, asgjë. Kur mbarova transmetimin dhe po shkoja te zyrat e BBC-së në rrugën “Myslym Shyri”, te kryqëzimi
56
MERO BAZE
pashë një karrocë dhe sipër saj, në mënyrë të pabesueshme, Qemal Sakajevën, drejtorin e TVSh-së. Për një çast, nuk u besova syve. E përshëndeta jo pa çudi, duke hapur krahët i çuditur për... mjetin ku kishte hipur… kohën kur kishte hipur dhe... qetësinë që ruante. Poshtë rrugës “Myslym Shyri”, gruaja e tij kishte një dyqan dhe ai po çonte... një karrocë me miell. U trondita nga ajo skenë. Por më vonë mora vesh që ai kishte dhënë dorëheqjen atë ditë dhe lajmi ishte lexuar rëndom në emisionin e pasdites. Pastaj ishte fshirë. Ishte 28 maj, ora 15.30 dhe TVSh-ja dha lajmin se në shesh s’ka pasur opozitë. Në orën 16.00, ky ishte të paktën lajmi i TVSh-së. Gazetarja e TVSh-së kishte zbritur në shesh ende pa shkuar aty protestuesit dhe kishte filmuar. Ishte kronika e vetme e televizionit shqiptar për atë ditë. Ishte shumë poshtëruese nga çdo anë që ta kapje. Lajmet e vetme për ato që kishin ndodhur deri në ato çaste ishin raporti im te “Zëri i Amerikës” dhe ai i kolegut tim Aleksandër Furrxhiu te BBCja. Kishte raporte të shpejta nga REUTER, AP, AFP, ANSA etj., por zërat e parë të gjallë u dëgjuan te VOA dhe BBC. Ndërkohë që sheshi ishte kthyer në arenë përleshjesh, Berisha ishte mbyllur në vilën nr. 4 me një delegacion parlamentarësh të Këshillit të Europës dhe për të dhuna ishte ende e papërfytyrueshme. Pasdite u lidha me telefon me të dhe i shpjegova se çfarë kisha parë. Nuk shfaqte shenja besimi për ato që dëgjonte, por më ftoi për një kafe. Ishte mbrëmje dhe, duke shkuar së bashku me Ylli Rakipin për te vila nr. 4 brenda Pallatit të Brigadave, ku rrinte Sali Berisha, te dera, ndërsa dilnin prej andej, takuam Agim Shehun dhe Bashkim Gazideden. U përshëndetëm pa shumë entuziazëm. Deri atëherë, Bashkim Gazideden e kisha takuar gjithsej dy herë në pritjet zyrtare, ndërsa Agim Shehun nuk e njihja ende nga afër. Kishte një lloj ngërçi në përshëndetjet tona, por Ylli e theu akullin duke folur me Gazideden për atë që kishte ndodhur në shesh. - Po me gazetarët e huaj ç’patët, - i thashë unë. - A e patë që ju bënë gjëmën? - Ku ta dinim ne që ishin të huaj? Xhinse si ti kanë edhe ata, - tha Agim Shehu. - Edhe ti mund ta kishe ngrënë ndonjë shkop.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
57
I gjithë reagimi i tij ishte me një ton që vërtitej mes ironisë dhe kujdesit për të thënë që ishte shaka dhe të mos zemërohesha. Në të folurën e tij kishte pak ironi, pak arrogancë, por dhe pak përpjekje për t’u dukur i afërt për shkak të zyrës ku po shkonim. Bashkim Gazidedja nuk bëri asnjë koment, por nxitoi të thoshte “natën e mirë”. Ishte i mpirë në portret dhe kishte një mërzi që i lexohej që larg. Kur hymë brenda, Berisha dukej i zhytur në kolltuk dhe lëvizte me nervozizëm pultin e televizorit tek “Euronews”. Pas disa fjalëve pa shumë qëndrim dhe gjinisë së tepruar asnjanëse që Ylli Rakipi përdor në skena të sikletshme, Berisha shihej që ishte në hall. Duhej të kishte pasur bisedë të vështirë me dy njerëzit që sapo kishin lënë zyrën e tij. Duke “mos ditur gjë” për atë që po ndodhte, ai ishte tanimë në çastin e larjes së duarve, nëse do të kërkohej. U shfaq sheshi “Skënderbej” dhe me dhjetëra demonstrues që u iknin policëve të hazdisur që qëllonin mbi shpinat e tyre. Portreti i ngrirë i Servet Pëllumbit mbahej i fiksuar në fund të raportit, që filloi t’i quante zgjedhjet qartësisht të destabilizuara. Pas pak, filloi të njëjtën skenë dhe CNN-i. Biseda me ne ishte e kotë. Sapo filluam të thoshim se ishte shumë gabim, na ndërpreu për shkak të telefonatave që nuk pushonin. Filluan ta telefononin shumë miq të tij nga jashtë Shqipërisë, që i kërkonin shpjegime. E kishte të vështirë të fliste. Premtoi se do të shkarkonte përgjegjësit dhe pas disa minutash në telefon, kërkoi listën e gjithë njerëzve që drejtuan operacionin. Hezitoi pak dhe vazhdoi telefonatat. Ndërkaq, përveç zgjedhjeve të destabilizuara, duhej të mbronte edhe dhunën mbi opozitën.
MERO BAZE
58
Reagimi ndërkombëtar, reagimi i opozitës dhe shfaqja e Ilir Metës
T Reagimi ndërkombëtar për atë që ndodhi më 28 maj e përmbysi në mënyrë të rrufeshme gjithë reagimin e ndrojtur dhe dyshues për atë që ndodhi më 26 maj. Nëse deri më 28 maj Berisha kishte marrë në favor të tij disa deklarata të parëndësishme nga ana institucionale, siç mund të quhej reagimi i eurodeputetes gjermane Leni Fisher, pas 28 majit gjithçka u pre si me thikë. Zgjedhjet i mbronte me ekstravagancë dhe sofizma grupi i vëzhguesve të Helsinkit britanik, ndërsa pjesa tjetër ishte shumë kritike. Reagimet e kancelarive perëndimore ishin fillimisht të rezervuara dhe i referoheshin maturisë në raundin e dytë, por pas dhunës ato ishin shokuese. Mbi to shquante qëndrimi i ashpër amerikan, që i quajti zgjedhjet një hap mbrapa. Europianët, po ashtu, shfaqën rezerva dhe i referoheshin përsëritjes ose raundit të dytë. Deklarata e qeverisë amerikane vulosi gjithçka. Ajo e përshkroi tërheqjen e kandidatëve të opozitës si një problem që linte të pazbuluar dimensionin e manipulimit dhe theksoi se “manipulimet hedhin hije mbi perspektivën e zhvillimeve demokratike në Shqipëri”. Departamenti amerikan i Shtetit rekomandoi përsëritjen e zgjedhjeve në disa zona ku ishin vërejtur parregullsi. Berisha i përjetonte ato në vetmi të plotë. Kujdesi i tij i madh ishte të mos shfaqej i mërzitur te bashkëpunëtorët e tij. I vetmi që i sillej nëpër këmbë dhe ndaj të cilit nuk bënte kujdes se mos e shqetësonte ishte Tritan Shehu. Me të tjerët nuk ndante shumë informacion për atë që po ndodhte. Po bluante brenda vetes gjetjen e një shtegu për të dalë. Dhe dy ishin
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
59
shanset që kishte për të shpëtuar: së pari, të krijonte një problem brenda opozitës dhe, së dyti, të gjente një shpjegim për qëndrimin e ashpër kundër tij të qeverisë amerikane. Si barkë shpëtimi, të dyja këto shtigje të nxirrnin te Fatos Nanoja dhe te lobi grek në ShBA. I vendosur t’i përdorte këto deri në fund, në të vërtetë, pas zgjedhjeve, arriti të prodhonte një realitet virtual me to, si dhe një humbje energjie të shoqërisë për dy probleme që ishin shumë minore në raport me krizën e demokracisë, që prodhoi më pas një demokraci jofunksionale në vend, që bllokoi institucionet dhe e futi vendin në anarki. PD-ja kishte fituar direkt 95 deputetë, ndërsa PS-ja vetëm 5, ndërkohë që rezultati në proporcional ishte vetëm 58 për qind për PD-në. Shihej qartë se rezultati kishte shkuar drejt një rasti teorik, ku në të gjitha zonat nuk bëhej kujdes për rezultatin e partisë, por për votat e kandidatit. Secili kandidat hapte e mbyllte kuti deri sa të arrihej mandati. Nuk di pse, por gjithmonë në këto raste mendja më shkonte në Përmet, te shtabi i Genc Pollos, ku herë ishin të detyruar ta nxirrnin fitues e herë në balotazh, sipas humorit në të cilën gjendej zyra nga ku Polloja merrte në telefon nga Tirana. Partia Bashkimi i të Drejtave të Njeriut dha shenja se do të merrte pjesë në raundin e dytë, ndërsa socialistët jo. Ata kishin marrë një vendim tjetër më të ashpër: grevën e urisë. Më 31 maj, i gjithë grupi parlamentar socialist do të hynte në grevë urie në ndërtesën e Partisë Socialiste. Ishte një vendim ekstrem, por njëkohësisht dhe një gjest i fortë për të kërkuar vëmendje. Berisha fillimisht u përpoq ta injoronte dhe përdori kryeministrin Aleksandër Meksi për të bërë thirrje për pjesëmarrje në raundin e dytë dhe u kërkoi socialistëve të hiqnin dorë nga protesta ekstreme, greva e urisë. Por greva filloi. Edhe pse jo solemne, por korrekte nga pikëpamja gastronomike, ajo ishte e frikshme, si fotografi. Greva u ndërpre pas disa ditësh, me arsyetimin se një delegacion i opozitës do të nisej për në Bruksel. Historitë nga brenda grevës së urisë zunë të mbushnin kafenetë e gazetarëve. Ndarja ndihej edhe aty. Nëse rrije me gazetarë të gazetës Koha Jonë, mësoje për shembull se “Hajdaraga rrinte në katin e tretë, nuk përzihej me grevën dhe hante pula”. Kishte ekzagjerime të tjera që flisnin për qen rrugësh që mblidheshin poshtë dritareve ku rrinin nënkryetarët, çka ishte
60
MERO BAZE
një shenjë se ata nuk po e respektonin grevën. Po të pyesje Artur Kopanin, që ishte një lloj korrieri i gazetës Albania me Ilir Metën, të tregonte se “Pandeli Majkoja ka ngrënë byrekë, ndërsa Sabit Brokaj u jepte ushqim fshehur atyre të Nanos”. Humorin nga tragjikja e ndanin shpesh vetëm pauzat e të treguarit të zellshëm të të dyja palëve. Grevistët e ngujuar u përpoqën të provokonin një protestë më 2 qershor, por policia e nxiu sheshin me ushtarë dhe forca speciale. Për të shkuar deri te selia e opozitës, duheshin dhjetëra leje nga postblloqet. Atëherë vendimi ishte shtyrë për një datë tjetër, javën e parë të qershorit, për miting në gjithë Shqipërinë. Artur Kopani atë pasdite vrapoi i djersitur në gazetën Albania, që të çonte lajmin. Shpjegimi ishte i thjeshtë: Gramoz Ruçi po përgatiste mitingun dhe ata donin t’ia dështonin. Për këtë duhej cituar Ruçi ose dikush tjetër në faqen e parë, që bënte thirrje për luftë. Pas kësaj, ai do të trembej nga frika e arrestimit dhe nuk do të bëhej mitingu. Megjithëse m’u duk vulgare, kishte funksionuar. Më 4 qershor, në mbrëmje, socialistët e kishin anuluar projektin për protesta në gjithë Shqipërinë. Ilir Meta kërkonte në telefon që kjo gjë të pasqyrohej në faqet e gazetës Albania si fitore e krahut reformator në PS. Dhe ashtu u bë. Por, ndërkohë, Berisha kishte objektivat e veta. Ai donte ta fokusonte vëmendjen te një lidhje mes “segmenteve” të diplomacisë amerikane, lobit grek dhe linjës së Fatos Nanos në Partinë Socialiste. Një javë pas zgjedhjeve, u shfaq artikulli i parë në gazetë. E ka shkruar vetë Berisha duke ia diktuar me telefon gazetës. Në qendër të sulmit vihej një revistë që, sipas tij, ishte nën ndikimin e lobit grek në ShBA, e quajtur “Mediterranean Quarterly”, zyra e ODIHR-it, që sipas Pollos kishte lidhje me lobin grek, pasi një shef i saj kishte qenë zëdhënës i fushatës të Dukakisit, si dhe një “diplomat” që po e dirigjonte krizën nga Uashingtoni. “Kriza të cilën e futi kjo zyrë e OSBE-së dhe njeriu që ndikon drejtpërsëdrejti mbi të nga Uashingtoni, është një krizë e sajuar diplomatësh të dështuar, që kanë dashur ta përdorin Shqipërinë si trampolinë për karrierën e tyre politike. Dikush, i cili dështoi në shtator të vitit 1994 në një vizitë dyditore Uashington-Athinë-Tiranë, është tani personi që kërkon të mobilizojë gjithë organizatat joqeveritare kundër Berishës.” (“Albania”, 2 qershor 1996).
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
61
Shkrimi i Berishës sillte për ne elemente pak të diskutuara më parë. Të nesërmen, pyeste vazhdimisht për reagimet. E pyeta, kur isha në zyrë me të, se kush ishte ai diplomati. Aty më ka folur për herë të parë për Richard Schifter, i cili, sipas tij, paskësh ardhur në shtator të vitit 1994 për të liruar 5 pjesëtarët e pakicës greke, arrestuar nën akuzën e rëndë të terrorizmit dhe veprimtarisë antikombëtare. Berisha e paraqiste iniciativën e tij si ndikim të lobit grek në ShBA, pikërisht pse ai kishte ardhur në Shqipëri për këtë çështje. Por, në vetvete, Berisha duhej të ishte i qartë. Shpejtësia me të cilin ai u fokusua te linjat me të cilat do të mbronte rënien e zgjedhjeve, ishte një shenjë se ai e dinte se ku po refuzohej. Atij i duhej doemos një shpjegim anësor për krizën reale me ShBA-të, si dhe ndezja e një lufte brenda Partisë Socialiste. Por brenda socialistëve kishte ende shumë emocione nga humbja dhe pak vëmendje për përpjekjet e Berishës, i cili kërkonte të zbatonte strategjinë e tij të re. Dritëro Agolli, në një intervistë te “Zëri i Popullit”, sulmoi me një fjalor degradues Leni Fisherin, Presidentin italian Skalfaro, si dhe çdo europian apo amerikan që nuk guxonte të ishte me socialistët. Ishte një hakërrimë që bashkonte jo vetëm nervozizmin për atë që kishte ndodhur, por dhe lodhjen nga mungesa e vëmendjes reale të Perëndimit. Ishte një gjë e egër, që të detyronte të ktheje kokën për atë që kishte ndodhur. Ishte, po ashtu, një thirrje edhe për opozitën, që të mos shkurajohej. Me mençuri, kishte gjetur tehun e hollë të shpatës mbi të cilin opozita duhej të ecte me kujdes, pa rënë në kurthin e një humbjeje të imponuar. Interesante ishte se problemin real me Perëndimin e kishte Partia Demokratike, ndërsa dyshimet se mos Perëndimi e kishte shitur, i kishte Partia Socialiste. Dhe nëse kishte gjë që funksiononte me lehtësi te socialistët, ishte ideja e një komploti perëndimor kundër tyre. Të ardhur nga një parti me histori të gjatë antiperëndimore, ata e kishin ta gatshëm dyshimin për Perëndimin. Por, në të vërtetë, asgjë reale nuk kishte në Perëndim kundër tyre dhe Agolli e dinte mirë këtë. Për këtë arsye, kishte lakuar emra të përveçëm, për t’i ushqyer të dyja palët, edhe socialistët me gjah perëndimor, edhe perëndimorët me viktima të kurtheve të politikës shqiptare.
MERO BAZE
62
Xhorxh Bushi në Vlorë
T Një jaht i madh i bardhë ishte ankoruar në gjirin e Vlorës, i shoqëruar nga një luftanije e vogël, që rrinte rreth 100 metra larg tij. Familja Bush dhe miqtë e tyre ishin mysafirë të presidentit shqiptar Sali Berisha. Mes tyre shquante Kolin Pauell dhe gruaja e tij, Alma, si dhe disa ish-këshilltarë të ish-presidentit Bush. Presidenti Bush ishte larguar nga pushteti në zgjedhjet e vitit 1992 dhe tashmë në Shtëpinë e Bardhë ishte Bill Klintoni. Ai ishte takuar me Berishën kur kishte qenë president, gjatë një vizite që Berisha bëri në maj të vitit 1992 në ShBA dhe më pas ishte ftuar nga Berisha, në nëntor të vitit 1993, në Tiranë, për të marrë medaljen “Skënderbeu”. Kishin krijuar një raport më shumë nostalgjik se real e njerëzor. Berisha e kujtonte me nostalgji si takimin e tij të parë me një president të ShBA-ve, ndërsa Bushi e kujtonte Shqipërinë si një rast inkurajues për votën kundër ish-komunistëve në vitin 1992. Unë duhej të intervistoja ish-presidentin Bush për “Zërin e Amerikës”. Takimi i tij me Berishën ishte jozyrtar. Fillimisht ata do të pinin një kafe familjarisht në vilën e Mehmet Shehut, siç quhej vila ku ishte vendosur Berisha. Më pas do të dilnin për një shëtitje më këmbë e më vonë do të drekonin së bashku, vetëm njerëzit kryesorë të familjes me Berishën dhe zonjën e tij, ndërsa pasdite Berisha do të shkonte për një kafe në jahtin presidencial. Ndërkohë, mbesat e Bushit, shoqëruar nga kushërinj të tjerë të tyre, kishin zbritur në Vlorë dhe nën shoqërinë e disa rojeve të rrepta që rrinin në distancë, dolën jashtë vilës. Bushi, Berisha dhe Pauelli ndenjën për rreth
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
63
dy orë në rezidencën e tyre. Gjithë këtë kohë më duhej ta kaloja në një dhomë ngjitur me sallën kryesore, bashkë me Arben Runën, një mikun tim të vjetër, mjek ortoped traumatolog, që punonte në klinikën qeveritare. Pas disa shkëmbimeve në korridor, m’u desh që me Berishën të fiksoja orarin se kur do të ishte i lirë presidenti Bush. Ramë dakord që, nëse dreka përfundonte rreth orës 15.00, unë të hyja në sallën e pritjes dhe t’i merrja intervistën. - Pas pesë minutash, presidenti është gati, - më tha Berisha. - Shkoi të ndërrohet te dhoma. Bushi doli i qeshur nga dhoma e tij dhe kërkoi të dinte se cili ishte gazetari. U prezantova dhe vetëm kur më hodhi dorën në qafë, pashë se ai nuk ishte “veshur”, por ishte zhveshur: kishte pantallona të shkurtra dhe një bluzë të verdhë Lacost. Intervista ishte e shkurtër, vetëm në kuadrin e mbresave që ai kishte rreth kontakteve me Shqipërinë dhe problemet e demokracisë. Bushi tha: “Jam shumë i lumtur që erdha përsëri në Shqipëri. Kam respekt për presidentin Berisha dhe për atë çka ai ka bërë për privatizimin e ekonomisë shqiptare, duke ngritur nivelin e jetesës së popullit shqiptar në një nivel të kënaqshëm. Unë shoh një përparim të jashtëzakonshëm në këtë vend të mrekullueshëm dhe ndihemi shumë të lumtur që jemi këtu si miq të presidentit Berisha, së bashku me gjeneralin Pauell, i cili njihet në gjithë botën për udhëheqjen e tij kurajoze në luftë. Po sot, presidenti Berisha është treguar shumë xhentil me ne duke na vënë në dispozicion një kohë të mjaftueshme për të na shpjeguar ato çka po bën ai për Shqipërinë, për historinë e suksesshme të demokracisë së saj, e cila po bëhet gjithnjë e më e fortë. Ka qenë një kënaqësi e madhe ardhja ime këtu”, përfundoi presidenti. Pasi përfundoi, bëmë së bashku një fotografi dhe u ndamë. Në fakt, deklarata m’u duk shumë e përgjithshme dhe pa ndonjë vëmendje të veçantë. Dukej se foli thjesht se ia kërkova. Berisha dhe gjenerali Pauell prisnin disa metra më larg. Të tre bashkë filluan të shëtisnin buzë detit, ndërsa disa ndihmës të Berishës po përgatisnin një mori dosjesh me fakse, deklarata dhe dokumente. Me sa
64
MERO BAZE
dukej, ishte gjithçka rreth krizës së zgjedhjeve. Bushi theksoi në fund të intervistës historinë e suksesshme të demokracisë shqiptare, por në fakt ajo ishte fjalia që pati jetën më të shkurtër në ato çaste. Ai ishte aty, mes të tjerash, pikërisht pse demokracia po bëhej gjithnjë e më e dobët dhe shkaku po kërkohej aty ku nuk ishte. Realisht, zgjedhjet kishin hyrë në krizë dhe Bushi e Pauelli kishin temë kryesore me Berishën pikërisht çështjen e zgjedhjeve. Berisha përpiqej të ishte konkret në shpjegime. Temë kryesore ishte ndikimi grek në administratën amerikane në raport me Shqipërinë. Për ironi të tematikës, Bushi dhe Pauelli ishin aty me një jaht të një shqiptaro-greku, një milioner i angazhuar ndjeshëm në qarqet politike me ndikim në Greqi. Origjina e tij e largët shqiptare, lidhjet e tij me njerëzit e fuqishëm të lobit grek në ShBA, por dhe të qeverisë në Athinë, i jepnin kredencialet e duhura të ishte mikpritësi i njerëzve më të fuqishëm të ShBA-ve, të cilët po humbisnin një ditë nga pushimet e tyre në përpjekjet për të shpëtuar një demokraci të sëmurë, që në shumë raste e kishin zgjidhur ndryshe. Ndërsa isha duke transmetuar me telefonin që ishte në cep të sallës së pritjes ku kishin qenë më parë Bushi dhe Berisha, përkthyesja e Berishës, një grua shumë fisnike, po përkthente disa letra që kishin të bënin me raportet mes Berishës dhe Richard Schifter-it, një këshilltar i presidentit Klinton. Me sa dukej, atë çast po i shpjegonte presidentit Bush krizën sipas versionit të tij. Por Bushi kishte njohuri të mjaftueshme rreth tij. Ai paskësh qenë më parë i angazhuar edhe në administratën e Bushit, kur ai ishte President. Angazhimi i tij i ri me administratën e presidentit Klinton ishte maksimal dhe shumë i rëndësishëm, sidomos për Ballkanin. Berisha kishte pak shpresa t’i rregullonte kredencialet me të. Kur e pyesje se ku qëndronte gjithë kjo mëri e tij kundër Berishës, ky i fundit thoshte se refuzimi që i kishte bërë për të negociuar krizën e të “pestëve” ia ka djegur atij karrierën për negociator në Ballkan. Berisha ishte sjellë me të gati në mënyrë harbute, kur ai kishte ardhur në Tiranë me mesazh nga presidenti Klinton për zgjidhjen e krizës pas arrestimit të pesë pjesëtarëve të minoritetit grek për “veprimtari terroriste dhe antikombëtare” në Jug të Shqipërisë. Richard Schifter kishte shkuar më pas në Athinë dhe i kishte telefonuar Berishës
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
65
nga zyra e kryeministrit grek, por asgjë nuk kishte funksionuar. Pas kësaj, Berisha ishte kthyer në tabelë qitjeje, si ilustrim i nacionalistit autoritar që po bllokonte demokracinë në Shqipëri. Nuk di sa me rëndësi kanë qenë këto detaje për dy njerëzit e fuqishëm të ShBA-ve, por e sigurt ishte se ata në atë kohë kishin në dorë vetëm të dëgjonin dhe ta ngushëllonin mikun e tyre për këto probleme. Ata ishin dy pensionistë të nderuar të ShBA-ve, që kishin ardhur në Vlorë. Asgjë më shumë. Berisha u përpoq shumë t’i përdorte këto lidhje, kur presidenti Bush, i riu, erdhi në pushtet në vitin 2000. I dërgoi letër presidentit Bush ( të vjetërit) dhe ai i ktheu një përgjigje kortezie, ku mes të tjerash thoshte se i kishte treguar djalit të tij për problemet që kishte Berisha dhe e siguronte se e kishte një mik të mirë. Por asgjë nuk ndodhi. Mandati i parë i Bushit në Shtëpinë e Bardhë nuk dha asnjë sinjal shprese për Berishën, çka të bind se në ShBA nuk funksionon logjika shqiptare e njohjes apo e miqësive personale në politikë. Pasditja në Vlorë ishte më e qetë. Mbesat e presidentit Bush, shoqëruar nga një truprojë femër shumë vigjilente, po ktheheshin në vilë për t’u nisur drejt jahtit. Zonja Berisha me Barbara Bushin dhe Alma Pauellin, dy gratë e njohura të Amerikës, po ashtu, po shëtisnin në rrugicat buzë vilës për të shkuar drejt jahtit. Me to ishte gjithmonë një zonjë që përkthente. E shpërqendruar, Barbara ndiqte pasionin me të cilin Liria u tregonte diçka rreth komunizmit. Toni i Lirisë binte nga përkthimi i zonjës me fytyrë fisnike, që përkthente, dhe pasqyrohej në habi te dy zonjat amerikane, që dukej se të vetmen gjë mund të mbanin mend nga ai udhëtim ishte se ndodheshin në një vend spiunësh. Vonë, në vitin 2005, Barbara Bush botoi librin e saj me kujtime dhe, mes të tjerash, ka një episod nga qëndrimi në Vlorë, ku shkruan përshtypjet e saj për takimin me Liri Berishën dhe fiksimin e saj se Shqipëria është një vend i mbushur me bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Barbara ishte terrorizuar nga tregimi i Lirisë, sipas së cilës, “kur tre miq bëheshin bashkë, njëri ishte spiun”, “kur tre familje bëheshin bashkë, njëra ishte spiune”. Kur e lexova, m’u kujtua skena kur Liria, me të gjitha gjymtyrët e saj, përpiqej t’i shpjegonte zonjës Bush fiksimin se regjimi kishte bërë që në çdo tre shqiptarë, njëri të ishte spiun.
66
MERO BAZE
Sapo kishte dal libri në Uashington, një miku ynë i përbashkët na e rekomandoi ta lexonim. Berisha e mori librin, e çoi te faqja ku përmendej Liria dhe u pre në fytyrë. - Mos boto gjë nga kjo, - tha. - Lëre, punë perceptimi. Berisha, Bushi dhe Pauelli ishin në verandë dhe vazhdonin me zjarr diskutimin rreth problemeve që hasnin demokracitë paskomuniste me të kaluarën e vendeve të tyre. Por ajo që po ndodhte në Shqipëri ishte tema kryesore. Pastaj, Bushi dhe Pauelli u nisën drejt jahtit me një varkë që u afrua buzë verandës së vilës, ndërsa Berisha do të shkonte aty pas dy orësh.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
67
Dështimi i shansit për përsëritjen e zgjedhjeve
T Gjatë kohës që Bushi dhe Pauelli shkuan te jahti, Berishës iu desh të merrej me Tiranën, ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte bërë një konferencë për shtyp për t’iu përgjigjur raportit paraprak të ODIHR-it. Kishte dy opsione kryesore pas dështimit të 26 majit. E para ishte që të përsëriteshin zgjedhjet në 40 zona, pra të konsiderohej raund i parë në 40 zona, ose të vazhdonte normalisht raundi i dytë në ato zona që kishin mbetur. Më 14 qershor, KQZ bëri publike rezervat që kishte për raportin e ODIHR-it. Rezervat, sipas KQZ-së, më shumë se për raportin kishin të bënin me përbërjen e ekipit vëzhgues. KQZ-ja kishte konstatuar se “akreditimin e tyre e kishin komanduar ish-grupe marksiste që kishin vizituar më parë Shqipërinë. Disa prej tyre e demonstronin këtë si meritë dhe kishin qenë në Shqipëri disa herë gjatë regjimit komunist”. Njëri prej tyre, Tue Magnussen, u vu në qendër të sulmit duke i botuar kartelën e bashkëpunimit me Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Shqipërisë. Magnussen-i e kishte vizituar Shqipërinë rregullisht që prej vitit 1971 dhe ishte një komunist i vjetër danez. Pas sulmit, ai trokiti vetë për intervistë te gazeta Albania, ku tregoi se “kishte udhëtuar gjatë komunizmit në Shqipëri, në Elbasan dhe Korçë dhe se si ishte prishur me komunistët shqiptarë pas prishjes me Kinën, duke qenë se ishte maoist”. Berisha filloi ta përdorte këtë si arsyetim të njëanshmërisë së tyre dhe të një komploti “të komunizmit ndërkombëtar” kundër tij. Por Aleanca e Komunizmit Ndërkombëtar ishte në një gjatësi vale me ftohjen me amerikanët. Duhej shpjegim për çdo gjë. Qëndrimin e ftohtë të amerikanëve
68
MERO BAZE
Dosja e Tue Magnussen - një komunist danez, vëzhgues në zgjedhjet e 26 majit - në Komitetin e Marrëdhënieve me jashtë të Shqipërisë. Berisha po e justifikonte me Riçard Shifterin, me lidhjet që ai kishte me grekët, si dhe me inatet e tij personale. Problemet me ODIHR-in dhe sidomos linjën amerikane të OSBE-së i kishte marr përsipër Genc Pollo. Ai kishte “kishte zbuluar” dhe e paraqiste këtë si një enigmë të madhe, madje se shefi i zyrës së ODIHR-it, Xhorxh Miçëll, paskësh qenë zëdhënës i kandidatit grek për president të ShBA-ve, Majkëll Dukakis. Kishte gjetur një biografi të tij, kishte futur disa letra ngjitëse të verdha mes fletëve dhe ia kishte vënë Berishës mbi tryezë. Ky ia tregonte çdokujt që i hynte në zyrë. Mënyra se si e tregonte, të impononte një ndjenjë konspiracioni, edhe pse kur e mendoje ftohtë se ç’domethënie kishte kjo, nuk gjeje diçka të veçantë. Nuk ishte ndonjë fakt për komprometim shumë të madh, por, e servirur nga Polloja, ngjante interesante, pasi ai mbahej për linjë të butë me Greqinë dhe properëndimor. Një tjetër dyshim për Berishën përbënte Ambasada e ShBA-vë në Tiranë. Ajo kishte mbetur pa ambasador, pasi Jozef Leik kishte dhënë dorëheqjen
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
69
gjashtë muaj më parë. Duke qenë një diplomat karriere, ai kishte kërkuar papritur dorëheqjen dhe që të dilte në pension. Polloja thoshte se i kishin kërkuar diçka që ai nuk mund ta bënte si diplomat. E vërteta nuk dihej. Ai vinte gishtin te dy sekretarë të ambasadës dhe sidomos te njëri prej tyre, që merrej me çështje ekonomike dhe që kishte bërë raporte të hidhura për kontrabandën e naftës me ish-Jugosllavinë. Muaj më parë, ndaj tij ishin kurdisur sulme në gazetën lokale të PD-së së Tiranës, Tribuna Demokratike, që drejtohej në atë kohë nga një djalë i ri, militant i sinqertë i PD-së, Arben Çejku. Te këto dy linja i kishte mbështetur Berisha të gjithë shpjegimet për prishjen e zgjedhjeve dhe i ofronte këto dyshime si një shfajësim. Në Tiranë vazhdonin negociatat mes Gjykatës Kushtetuese, partive të opozitës, Partisë Demokratike dhe dy diplomatëve perëndimorë për përsëritjen e zgjedhjeve. Historia ishte e komplikuar mes përpjekjes për ta ndarë opozitën dhe për t’u dukur të “dëgjueshëm” ndaj Perëndimit. Berisha kishte dekretuar përsëritjen e zgjedhjeve në 17 zona dhe kjo datë do të ishte 16 qershori 1996. Por ShBA-të kishin kërkuar përsëritje në 40 zona. Shifrat në këtë rast nuk ishin thjesht një tekë e palëve, por kishin domethënien e vënies në dyshim të shumicës së Berishës. 17 ishte një shifër nul, nuk ndryshonte asgjë, as shumicën e cilësuar të Berishës dhe as fitoren e tij. Ndërsa 40 zona të kthyera ngrinin shumë pikëpyetje. Socialistët nuk i hynë fare këtij debati, kurse dy partitë e Polit të Qendrës pranuan në parim pjesëmarrjen në zonat e përsëritura, me kusht që ato të shtyheshin për më tej, pasi Gjykata Kushtetuese të hidhte poshtë dekretin e Berishës për caktimin e zgjedhjeve në 17 zona. Që nga Vlora, duke folur në telefon, Berisha ra dakord në parim për të gjithë skemën. Nga diplomatët ndërmjetës ishin sekretari i parë i Ambasadës Amerikane dhe ambasadori italian, Paolo Foresti. Nga Partia Socialdemokrate ishte Gaqo Apostoli, nga Aleanca Demokratike ishte Arben Imami, ndërsa nga PD-ja, formalisht, Tritan Shehu. Në linjë telefonike, Berisha merrte vendimet. Afër pasdites, u duk se u ra dakord mes PD-së, PSD-së dhe PAD-së që të merrej një vendim për përsëritjen e 40 zonave. Nëse kjo arrihej si marrëveshje politike, Gjykata Kushtetuese mund të vihej në lëvizje për të anuluar zgjedhjet në 17 zonat e shpallura për rivotim nga Berisha. Nëse jo, atëherë gjithçka
70
MERO BAZE
ishte e kotë, pasi në çastin që Gjykata Kushtetuese do të thoshte “po” për 40 zona, socialistët nuk do ta pranonin dhe gjithçka niste nga e para. Vendimi po bëhej i vështirë. Imami dhe Apostoli, në prani të Forestit dhe diplomatit amerikan, nënshkruan se ishin dakord, por socialistët refuzuan edhe të nënshkruanin në parim. Gjykata Kushtetuese mund të bindej për të marrë një vendim të tillë vetëm nëse të gjitha palët ishin dakord. Ndryshe do të gjykonte vetëm mbi ankesat zyrtare, që kishin të bënin me 17 zona. Berisha nuk ishte më në gjendje të merrte ndonjë vendim. Por edhe përfaqësuesit e Polit të Qendrës nuk ishin më të vendosur. Pasdite ata e ndryshuan kërkesën për Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar pavlefshmërinë juridike të zgjedhjeve të 26 majit. Kjo i dha fund përpjekjes për marrëveshje. Berisha ishte futur në një spirale të rrezikshme. Gjithçka po i ngjante një hapi që, nëse hidhej, nuk quhej sukses dhe, nëse nuk hidhej, quhej dështim. Berisha u tërhoq nga marrja e vendimit dhe ia la në dorë Gjykatës Kushtetuese, që në të vërtetë nuk ngjallte më asnjë shpresë. Disa javë më vonë, Berisha u përpoq që dështimin e marrëveshjes me dy partitë e Polit të Qendrës ta përdorte për të ndarë opozitën. Ai çoi një shkrim në gazetën Albania, ku tregonte se si Arben Imami dhe Gaqo Apostoli i kishin shitur socialistët, se donin të merrnin primatin mbi opozitën duke hyrë në Kuvend, por në fund ishin tërhequr nën presionin e PS-së. Për ta bërë të besueshme këtë, çoi në redaksi edhe dokumentin ku kishin nënshkruar Arben Imami dhe Gaqo Apostoli. Por, ndërkohë që dokumenti u botua, PAD-ja dhe PSD-ja ishin bërë më radikale se PS-ja ndaj Berishës.
Nënshkrimet e dy drejtuesve të Polit të Qendrës, Arben Imami dhe Gaqo Apostoli, në projektmarrëveshjen e 14 qershorit 1997.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
71
Mëdyshjet e Berishës mes Greqisë dhe Serbisë
T Ndërsa po udhëtoja nga Vlora për në Tiranë, pas intervistës me ish Presidentin Xhorxh Bush, në Fier takova dy drejtuesit e gazetës RD, që po ktheheshin nga Greqia. Lazër Stani më tregoi se kishte qenë në një hotel me tre liderët e opozitës në Athinë. Ishte takuar me Janis Repasin, zëdhënësin e qeverisë greke. Më bëri përshtypje fakti që Repasi kishte theksuar se “Greqia dëshiron që kjo gjendje stabiliteti dhe qetësie të vazhdojë, pasi është në dobi të rajonit të Ballkanit”. Argument kryesor në favor të qeverisjes së administratës së Partisë Demokratike ishin, në të vërtetë, rendi dhe qetësia. Vlora ishte në atë kohë qyteti ku mund të pushonte një president amerikan. Disa muaj më vonë, u pa se zëdhënësi i qeverisë greke kishte goditur në shenjë, kur kishte “uruar” me cinizëm që kjo qetësi dhe ky stabilitet të vazhdonte në Shqipëri. Në Vlorë, një vit më pas, nuk jetonin dot më as banorët e saj. Por përshtypja që kishte lënë zëdhënësi grek te njerëzit e shtypit të PDsë ishte e mirë dhe ata mendonin se, me pak punë, Berisha mund t’i përmirësonte raportet me Greqinë. Gjatë fushatës elektorale të 26 majit, ai bëri kujdes që këto marrëdhënie t’i vlerësonte si pozitive. Alfred Serreqi, si ministër i Jashtëm, kishte vizituar Greqinë në mes të fushatës dhe kishte marrë premtime për legalizimin e emigrantëve shqiptarë. Në prill ishte nënshkruar Traktati i Miqësisë mes dy vendeve dhe qenia e Teodor Pangallosit si ministër i Jashtëm e kishte zbutur ndjeshëm situatën. Berisha përpiqej të bënte ndarje të fortë mes lobit grek në ShBA dhe qeverisë greke, që sipas tij ishte aleate me Berishën. Askush nuk e kuptonte dot sa ujë
72
MERO BAZE
kishte rrjedhur poshtë karriges së pushtetit të Berishës, derisa turbullira u shfaq hapur. Një natë më pas, kur Berishës po i komentoja përshtypjet e drejtuesve të RD-së nga takimi me Repasin, ai u bë i heshtur. - Nuk e di, s’i kuptoj këta grekët, - tha. - Këta duhet të jenë idiotë. Këta nuk e kuptojnë që është hera e parë që ky vend u ofron miqësi atyre. Unë u kam ofruar miqësi. Ndryshe, ky vend e ka pasur gjithmonë hapur derën në Beograd. Nuk e kuptojnë këta që ne, po të duam, një telefonatë larg e kemi Beogradin.... Ishte një shfrim i rrjedhshëm, pa asnjë pengesë logjike në tentativën për ta përzier analizën historike me nevojën për të ruajtur pushtetin. Mua më ra si bombë ideja që ne e paskëshim shumë të lehtë miqësinë me Serbinë. I lindur dhe rritur në Jug, me një distancë edhe kulturore për ishJugosllavinë, por shumë i lidhur emocionalisht me Kosovën, papritur, m’u duk vetja i pagdhendur për këto punë. Berisha ndoshta e kapi hutimin tim dhe vazhdoi: - Po, kështu është, domethënë, s’e kuptoj këtë injorancën e tyre. Po këmbëngulin pafund për luftë mes nesh. Mos shiko ti se kush është tani në Beograd, por i sigurt të jesh ti që ata e dinë që ne atje e kemi pas gjithmonë një ofertë gati. Ne... domethënë Shqipëria... nuk e kam fjalën konkretisht ne si qeveri... Ishte një përpjekje e shpejtë, por e qetë, për të ma larguar idenë se edhe ai vetë e kishte një ofertë gati në Beograd. Një shpjegim i rrëmujshëm, mes shfajësimit për keqkuptimin e mundshëm dhe një të vërtete historike që në Veri të Shqipërisë nuk ishte aq e panjohur dhe e largët sa në Jug. Aleancat e Zogut dhe qeveritë provizore rebele të mirditorëve që nuk pajtoheshin me krerët e shtetit të ri shqiptar, e kishin zbuar këtë paragjykim që, për mua, ishte një tabu. Berisha ndërroi bisedë, por hutimi im, i ngecur me sa dukej në shpërqendrimin e mëtejshëm të bisedës, na riktheu sërish tek ish-Jugosllavia dhe Greqia, si dy fqinjë me shanse të ndryshme për miqësi me Shqipërinë. Shihej qartë që, nëse në Beograd nuk do të kishte qenë Milosheviçi dhe nuk do të ndodhte ajo që kishte ndodhur, pra nëse ne do t’i fillonim proceset demokratike kur në Beograd të kishte pasur një qeveri më liberale, orientimi ynë do të kishte qenë Beogradi. Kur e mendoja ftohtë herë pas here këtë, s’më dukej dhe aq shokuese sa ç’m’u duk në atë
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
73
çast që e dëgjova nga Sali Berisha. I pamësuar të jetoja me idenë se kemi fqinjë Serbinë apo Malin e Zi, madje i ndodhur dhe shumë larg kulturës së tyre politike, më dukej si sforcim. Por sërish, kur e ripërtypja, kur mendoja për raportet e politikanëve kosovarë me Beogradin, raportet e politikës shqiptare deri në vitin 1948 dhe kur, një çast, mendoja se Sali Berisha ishte ndoshta politikani që e njihte më mirë Serbinë dhe Kosovën, e justifikoja për atë që tha. Pastaj turbullohesha sërish kur më shfaqej fantazma e martesës së tij me një grua me origjinë serbe, si dhe disa shkrime të egra, botuar në shtypin e Kosovës për lidhje të familjes së saj serbe me krerë të UDB-së. Dilemat për këtë lidhje gjenealogjike, që zgjonte ndjesi të panjohura tek unë, më shtynë një ditë që ta pyesja vetë Liri Berishën për origjinën e nënës së saj serbe, një grua që ka jetuar me dinjitet, për aq sa të lejonte diktatura, si “grua jugosllave” në Tiranë. Ishte e pabesueshme, por në fund të shpjegimit të saj, unë isha më i paqartë se në fillim. Nuk më tha asnjë fjali të qartë, përveç faktit që nëna e saj ishte një jetime nga Vojvodina, që nuk kishte fis dhe që u martua me babanë e saj, Rexhepin, i cili ishte me origjinë nga Vuthaj, një fshat shqiptar, tashmë nën territorin e Malit të Zi. Martesa ishte bërë në vitet kur Shqipëria me Jugosllavinë ishin në “muajin e mjaltit”. Akuzat që i bëheshin Liri Berishës lidheshin me faktin se motra e nënës së saj (d.m.th. tezja e saj) në Beograd kishte qenë pjesë e OZNA-s, ndërsa djali i tezes së saj u bë më pas një njeri i afërt i Milosheviçit. Gjithçka ishte mes spekulimit dhe së vërtetës. Përkundër kësaj, nëna e Liri Berishës, si shumë gra të huaja të martuara me burra shqiptarë gjatë komunizmit, ishte një grua që vuajti pasojat e kësaj martese. Asaj iu desh të dëshmonte në gjyqet e organizuara ndaj shoqeve të saj, duke bërë ç’të mundte që të mos e lëndonte të ardhmen e tyre. Vetë i shpëtoi burgosjes, ndonëse shumë nga shoqet e afërta të saj përfunduan në burg. Ishte një grua e fortë, që duhet të ketë vdekur krenare për jetën e saj, një jetë që e kishte mbajtur nën tension gjithë familjen dhe fëmijët e saj. Kur vdiq, në janar të vitit 2005, unë isha me Sali Berishën dhe gruan e tij në Uashington. Kishim qenë dy javë më parë, bashkë me Berishën, për të lidhur marrëveshjen me kompaninë amerikane BG&R dhe aty Berisha siguroi edhe një ftesë për në Mëngjesin e Lutjeve, e para pas një izolimi dhjetëvjeçar nga ShBA-të. Ishte edhe Fatmir Mediu. Ditën e dytë të vizitës, kur me mundime të mëdha
74
MERO BAZE
ishin rregulluar disa takime të rëndësishme në Senat, në Kongres dhe me ndihmëssekretaren e Shtetit për Çështje Globale, në hollin e hotelit, pashë që Berisha ishte bërë gati për rrugë. - Çfarë ka ndodhur? - Do të kthehem, - tha. - Lilit i ka vdekur nëna. U hutova aq shumë, sa nuk e ngushëllova fare. Mezi prisja takimet e tij dhe fare papritur gjithçka bëhej zero. Fatmir Mediu më bënte grimasa pas shpinës së tij, me idenë se ishte budallallëk kthimi në Tiranë për vjehrrën. Për të qenë i sinqertë, edhe mua ashtu më dukej. Guxova dhe ia thashë. - A mund të kthehet Lili vetëm me dikë nga ne? - Jo, zotëri, ka mbaruar ajo punë, do të jem bashkë me të. - I thashë të niset me Xhulin, time shoqe, - tha Fatmiri, - por nuk pranon. Vetë Lili nuk ka ndonjë kundërshtim, - shtoi. Berisha u bë nervoz nga biseda jonë. - Mos u përzieni në punët e mia! - tha. - E di vetë se çfarë bëj. Heshtëm. Instinkti për të mos u dorëzuar më bëri të çohesha, të shkoja pak më tutje dhe t’i telefonoja Agimit, vëllait të Lirisë në Tiranë. E ngushëllova për të ëmën dhe pastaj i shpjegova se Saliu do të kthehej bashkë me Lilin. - I thashë të mos kthehet, - tha ai, - por e ka fiksim. S’kam ç’i bëj. S’ka çfarë bën, këtu jemi të gjithë. Berisha e kuptoi që po flisnim prapë për të dhe nuk e mbajti nervozizmin. - A ka mundësi të mos merresh me punët e mia? - tha i nxehur. - Po flisja me Gimin, - i shpjegova. - E ngushëllova për nënën. – Dhe, si për ta zbutur nervozizmin e tij, e pyeta për Lilin. - Është në dhomë, - tha, - po bën gati valixhen. Tani duhet të bëjmë gati një plan, - vijoi ndërkaq. - Deri në orën tre, kur duhet të nisemi për në aeroport, dua të bëj një takim me spikerin e Kongresit dhe të jap një intervistë te VOA. Lidhu pak me ata të VOA-s, që të vijnë në Kongres për intervistën. Pastaj u kujtua se duhej të anulonte takimet dhe më tha t’ia lija këtë porosi një mikut tonë të përbashkët, që kishte rregulluar shumë prej takimeve. Ashtu u bë. Për rreth dy orë para nisjes, m’u desh të prisja rrotull
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
75
Kongresit, derisa ai mbaroi takimet dhe pastaj të nisej drejt aeroportit, për t’u kthyer. Liria rrinte e heshtur në makinë dhe herë pas here qante me dënesë. Shihej qartë lidhja e saj e fortë me nënën, një lidhje që dukej se e kishte bërë më të fortë fati i keq i saj, që jetoi gjithë jetën larg njerëzve të dashur dhe që i ishte dashur të përballej me shantazhin e shtetit për poshtërim, për ta përdorur kundër grave të tjera që kishin të njëjtin fat me të, të martuara në Shqipëri. Duke njohur këtë lidhje të fortë, Berisha anuloi takimet më të rëndësishme të dhjetë viteve të fundit të tij në politikë dhe u kthye bashkë me të shoqen në Tiranë. Lidhja e tij e fortë me gruan e vet ishte dimensioni më i padukshëm në publik. Hija e fortë e pushtetit të saj mbi të nuk hetohej, po të mos e njihje nga afër. Për shumë shqiptarë, edhe në ditët më të zeza të Berishës, ajo ishte një engjëll. Vetëm në ditët e para të trazirave në Vlorë u hodhën parulla kundër saj. Ishte ndoshta një instinkt i njerëzve të revoltuar ndaj dy grave që dukej se përfaqësonin pushtetin e tij: Vjollca Vokshit dhe Lirisë. Askush tjetër në Shqipëri nuk i ka hetuar dot shenjat e pafuqisë së tij të madhe para një gruaje. Vetëm një shoqëri mashkullore, siç besohet që është Vlora, e ka gjithmonë të ngritur çarkun e dyshimit në këtë pikë. Në të vërtetë, ajo ka pasur dhe ka pushtetin real mbi njeriun që nxiton të gllabërojë çdo pushtet. Dhe nuk di ta shpjegoj nëse mania e tij për superpushtet është një lloj kompensimi nga oksigjeni i rralluar i pushtetit prej pranisë së saj. Është një raport që meriton një vështrim të thellë, që të depërtojë përtej çasteve personale, komplekseve të tij ndaj jetës së qytetit, kuriozitetit për origjinën e saj dhe, mbi të gjitha, sigurinë që i ka dhënë ajo si një grua që e mbronte nga çdo ekspozim i pafuqisë së tij para syve të të tjerëve. Vonë, shumë vite më vonë, kur raportet e Berishës me Greqinë filluan të shkëlqenin dhe ai bëri lëshime për fqinjin tonë jugor më shumë se ç’do të kishte bërë Nikolas Gejxhi, po ta bënim kryeministër të vendit, e kuptova qartë se mëdyshjet e mia për raportet e tij me serbët ishin një flluskë sapuni. Nuk kishte në to asgjë nostalgjike apo historike. Ato ishin thjesht një mundësi pushteti. I lodhur nga lufta me Greqinë dhe shkuarja drejt greminës prej kësaj lufte, ai sillte në mendje aleanca të tilla dhe atë shprehjen që më tronditi gjatë: “Këta grekët qenkan idiotë, nuk e dinë këta që ne Beogradin e kemi gati...”. Ishte një shfrim në çastet e tij të
76
MERO BAZE
vështira, kur ai nxitonte të sillte në mendje gjithçka që ne të tjerëve na dukej e pamundur: serbët, islamikët dhe, pse jo, uniformat ushtarake. Dhe në këtë përpëlitjeje për aleanca, duket se lufta e Bosnjës dhe angazhimi i tij krah Izetbegoviçit, të cilit i dhuroi avionë pa fund me armë që niseshin nga aeroporti i Gjadrit në Lezhë, luajtën një rol të rëndësishëm. Njerëzit kyç me të cilët ai i ndërtoi këto raporte janë ende sot protagonistë të mafies ballkanike të armëve dhe krahut financiar të Al Qaeda-s në Ballkan, një përzierje nga më të rrezikshmet, që përfshin në mënyrë të çuditshme brenda saj boshnjakë myslimanë, serbo-boshnjak, sudanezë, libanezë, zviceranë. Dhe e vetmja lidhje në pushtet e tyre është ende kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili nuk ka neglizhuar askënd prej tyre. Historitë e vrullshme të tregtive të armëve pas vitit 2005 ringjallën pikërisht këto lidhje dhe këta emra, e lulëzuan industrinë e trafikut të armëve, fishekëve dhe raketave nga Shqipëria me Serbinë, Bosnjën dhe Malin e Zi, drejt botës arabe, kryesisht drejt hezbollahëve dhe Iranit. Në qarkullim janë të njëjtit njerëz nga mafia ish-jugosllave, të njëjtat lidhje, që zënë fill nga krahu islamik i kabinetit të presidentit të ndjerë boshnjak Izetbegoviç, si dhe të njëjtit njerëz që u angazhuan nga kjo botë në procesin e rikthimit të tij në pushtet. Ishin ky treg që i nxiti familjarët e Berishës të përfshiheshin në projektin ogurzi të demontimit të armëve në Gërdec, që nuk do të kishte dalë kurrë në dritë si një histori e pistë biznesi, sikur “aksidenti teknologjik” të mos na verbonte sytë të gjithëve me trupat e pajetë të 26 vetëve, mes të cilëve gra, fëmijë dhe qindra shtëpi të shkatërruara. Të gjitha hamendjet se Berisha ishte një nacionalist që e çoi vendin drejt shkatërrimit në vitin 1997, rezultuan false. Rikthimi i tij në pushtet provoi se ai është politikani që ka vendosur raporte tërësisht vëllazërore me qarqet më nacionaliste greke dhe që ka instaluar në Shqipëri bizneset më të fuqishme të ish-mafies jugosllave, që kanë qenë pararojat e nacionalizmave sllave në Ballkan. Në këtë pikë Berishën mund ta quajmë më shumë një aleat të madh të nacionalistëve fqinjë, se sa një nacionalist shqiptar. Interesi i tij i vetëm është pushteti në Tiranë dhe për këtë ai është i gatshëm të tërheqë në vallen e interesave të veta gjithkënd që ia rrezikon qoftë edhe pak fare pushtetin e vet.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
77
Në burgun e Bënçës, te Fatos Nanoja
T Kishte thuajse dy javë që zhvillohej një luftë e ftohtë mes katit të dytë dhe katit të tretë në godinën e Partisë Socialiste. Në katin e dytë ishin nënkryetarët. Që nga burgu, Nanoja i kishte quajtur si “njerëzit e spaletave”. Në qendër të sulmit ishte Ilir Meta, por arsyetimi për sulm ishte konservatorizmi i Servet Pëllumbit dhe dogmatizmi i Namik Dokles. Në katin e tretë, Kastriot Islami mbante hapur zyrën e shtypit. Rrotull tij vërtitej Pandeli Majko. Ishte një kompozim që nuk kishte shumë shpjegime. Një vit më parë, Pandeli Majko u hoq nga detyra e kryetarit të Forumit Rinor Eurosocialist me arsyetimet e nëndheshme se ishte kundër “udhëheqjes” dhe se duhej që partia ta kishte nën kontroll FRESSh-in. Për ne që e shikonim nga jashtë gjithë këtë proces, dukej sikur Pandeli Majko ishte kundër Fatos Nanos dhe po zëvendësohej nga një besnik i Fatosit. Në të vërtetë, “udhëheqja” kishte filluar të mos ishte më me Fatos Nanon, por nënkryetarët. Një vit më vonë, pasardhësi i Pandeli Majkos në FRESSh, Ilir Meta, ishte armiku real i Fatos Nanos, ndërsa Pandeli Majkoja mbështetës i tij. Ndërkohë, Kastriot Islami përpiqej të bënte një vend brenda partisë, pas një mungese disavjeçare në Gjermani, ku u strehua për disa vite, qysh kur u arrestua Fatos Nanoja, i trembur se deklarata e tij “demokratëve do t’ua thyejmë kafkat” do të përbënte objekt për vepër penale. Gramoz Ruçi, njeriu i hekurt brenda Partisë Socialiste, ishte larguar në Greqi. Ai ishte njoftuar gjysmëzyrtarisht se prokuroria po hapte çështje penale ndaj tij dhe brenda natës u largua për në Tepelenë. Të nesërmen, një mik i tij në polici e shoqëroi për në Kakavijë dhe ai kaloi në Greqi.
78
MERO BAZE
Berisha kishte kërkuar rihapjen e hetimeve për 2 prillin pikërisht për të mbajtur nën tension njeriun që mendonte se e mbante partinë të bashkuar rreth Fatos Nanos. Kështu që në PS ishin tre nënkryetarët - Servet Pëllumbi, Namik Dokle dhe Ilir Meta - në njërën anë dhe Islami e Majko në anën tjetër. Atë pasdite korriku kisha një raport për zhvillimet brenda Partisë Socialiste, që do të transmetohej në orën 18.00. Ishte mbledhur kryesia e Partisë Socialiste dhe kishin kundërshtuar “Mocionin për debat”, që kryetari i tyre, Fatos Nano, e kishte dërguar nga burgu. Mocioni, siç u njoh më vonë gjerësisht, ishte sjellë nga gruaja e tij, Rexhina, dhe i ishte dorëzuar Pandeli Majkos dhe Kastriot Islamit dhe, pasi ishte zbërthyer në formën e një dokumenti politik, i ishte parashtruar kryesisë. Kryesia reagoi ashpër dhe publikisht kundër tij. Thelbi i reagimit, sipas tyre, ishte se Fatos Nanoja kërkonte të fajësonte kryesinë për zgjedhjet e 26 majit, ndërkohë që kështu shmangte hedhjen e përgjegjësisë mbi Berishën. Servet Pëllumbi kishte dalë hapur kundër Fatos Nanos. Namik Dokle, po ashtu, diçka kishte përtypur nëpër dhëmbë. Kisha dalë të pija një kafe dhe po e ndiqja emisionin me radio dore. Në fund të emisionit, siç ndodh rëndom, mbeten tri minuta bosh dhe një kolege nga studioja, lajmëroi se do të kishte në linjë kolegun tim. U lidh. Pyetja ishte po për zhvillimet brenda Partisë Socialiste. Kolegia nga studioja i sugjeroi se kishte dhe dy grupime dhe iu lut që t’i përshkruante ato. Kolegu im i bëri asaj një përshkrim standard, duke paraqitur nga njëra anë Fatos Nanon me mbështetësit e tij, të cilët ai i quajti reformatorë, kurse në anën tjetër Servet Pëllumbin me nënkryetarët, që ai i quajti konservatorë. Ra menjëherë zilja e telefonit. Ishte Ilir Meta. - Unë nuk jam konservator, - tha ai. - Keni filluar t’i shërbeni atij plehrës, atij burgaxhiut... - Mos u nxeh, - i thashë. - Nuk e di se çfarë ka ndodhur, por eja të bisedojmë më nga afër. Lamë të pinim një kafe pak më vonë. Dukej që ishte i irrituar, por më shumë i trembur. - Pse e bëri atë vlerësim? A ishte vërtet rastësi? Si mund ta korrigjojmë? A ia kanë thënë amerikanët? A jua diktojnë ata qëndrimet politike?
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
79
Sidomos te kjo e fundit këmbëngulte shumë. Këto ishin shqetësimet e tij, që i tha pa marrë ende frymë. E brente dyshimi se e kishte humbur prej kohësh mbështetjen e ShBA-ve. Fakti që atë vit Ambasada e ShBA-ve në Tiranë kishte çuar në ShBA Pandeli Majkon dhe jo atë, ndoshta i ishte bërë fiksim. Biseduam gjatë. I thashë se po teprohej me paraqitjen e grupit të tyre në radio, por ndërkaq duhej si palë Fatos Nanoja. Unë mund të shkoja në burg e t’i merrja një intervistë. Në fillim iu duk propozim i dyshimtë, pastaj filloi të bëhej entuziast. Bisedova me Elez Biberajn për mundësinë e intervistës. Ai u befasua pak, por më inkurajoi menjëherë. Megjithatë, nuk harroi të më porosiste se nuk duhej t’i lutesha shumë shtetit për leje hyrjeje. Krisja mes qeverisë së Partisë Demokratike dhe qeverisë amerikane kishte filluar. Tashmë mbetej edhe një pengesë tjetër. Sali Berisha duhej të siguronte lejen e hyrjes. Ia thashë në telefon se më duhej të intervistoja Fatos Nanon në burg. U vendos pak heshtje. - Kush ta kërkoi? - tha. - Më duhet për balancë, - i thashë, - se po japim vetëm palën e nënkryetarëve. Fola me Ilir Metën dhe ai është dakord. Ai mendon se i bën punë prononcimi i tij. Ilir Meta ishte një referencë shpëtuese për mua. Berisha tha menjëherë “po”, madje me entuziazëm. - Domethënë, ke folur me ta, - më pyeti, - nuk u prish punë? - Jo, jo, aspak! - i thashë. - Fola, madje ma rekomanduan vetë. - Shumë mirë, - tha. - Shko atëherë! - Po flas me Hektorin, që të hyj nesër, - ia ktheva, - po i them në emër tënd. - S’ka problem, i bëj unë telefon, - tha Berisha. Mora në telefon ministrin e atëhershëm të Drejtësisë, Hektor Frashrin, një burrë gjithmonë kavalier dhe i gatshëm për të të ndihmuar. I shpjegova si e kisha punën. Duhej të udhëtoja për gjithë natën dhe në mëngjes të isha në Bënçë. Leje nuk kisha ku të merrja, ndaj duhej njoftuar drejtori i burgut të më lejonte të hyja, pa ndonjë letër në xhep. Gjithçka e bëra të koordinuar, me qëllim që të mos e regjistroja emrin si njeri që kisha hyrë
80
MERO BAZE
në burg. Porosia e shefit tim në Zërin e Amerikës, që unë nuk duhej të lutesha shumë për leje, ishte në sfond të të gjitha këtyre makinacioneve. Ishte një intervistë që më duhej doemos. Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk më hynin më në punë pas kësaj. Më kishin ndihmuar në planin tim për të shkuar në Bënçë. Hektor Frashri kishte folur në telefon me Bujar Kaloshin, të cilin e ekzekutuan një javë më pas. Bujari tha se do të urdhëronte drejtorin të më priste te dera. Nuk kishte asnjë problem. Kështu u bë. Për gjithë natën, u nisa me një makinë Golf drejt Tepelenës. Pas një defekti afër Durrësit, m’u desh të kthehesha në Golem, ku mora një nipin tim dhe vazhdova udhëtimin. Në orën 06.30 minuta isha në Tepelenë. Pasi shkuam për një kafe në qytet, zbritëm te dera e burgut, në krah të përroit të Bënçës. Te dera priste një djalë me trup mesatar, i cili m’u prezantua si drejtori. Më njihte si fytyrë dhe nuk kisha nevojë të prezantohesha. Më ftoi në zyrën e tij për një kafe. Ishte një zyrë e ngushtë, e keqe, që të kujtonte zyrat e ROGL-së së dikurshme, ku bëheshin dezhurne. Filloi të bënte një kafe turke. Ndërsa po ma servirte, më pyeti duke më parë me bisht të syrit: - Do t’i bësh intervistë atij qenit? - Do të intervistoj Fatosin, - i thashë. - Hë, por ai mund të shajë Presidentin... - Hajt, o burrë, mos u bëj merak, se punë që rregullohet, - ia ktheva. - Si rregullohet? Se ti, mirë që e jep te “Zëri i Amerikës”, po atë e transmeton edhe Radio-Tirana më 20.30... - Hajt, pi kafe pa merak, se ia fut unë për atë punë, - u përpoqa ta qetësoja. - Domethënë, nuk e lë ta shajë Presidentin? - pyeti ai - Mos u mërzit, të thashë që kam për t’ia futur. Ishte një bisedë gjysmëbanale, por e nevojshme për të kaluar një barrierë që mund të ngrihej papritur para meje e që quhej drejtor i burgut. Unë isha një njeri pa autorizim për t’u futur në atë burg. Më silleshin në kokë historitë për drejtorët e atij burgu.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
81
I pari, qysh kur u fut Fatos Nanoja në burg, arriti të merrte shtëpi në Tepelenë prej Fatos Nanos, ngaqë Bashkia drejtohej nga socialistët. I dyti, një djalë i hedhur, të cilin e kisha pasur shok fakulteti, u akuzua se e nxirrte Fatos Nanon nga burgu dhe i bënte shëtitje. Kuptohej që ishte ekzagjerim, por që portretizonte tipin e tij liberal dhe aspak fanatik. Shoqëria e tij më e madhe shkonte te miqtë e Fatos Nanos, që vinin dhe e vizitonin në burg, kryesisht Gaz Demi. I treti ishte zgjedhur si dorë e fortë dhe kjo më krijonte problem, kur ai pyeste me fanatizëm se mos Fatos Nanoja shante Presidentin. Mes këtyre dilemave, ai më shoqëroi drejt qelisë së Fatos Nanos, një ndarje më vete e burgut që po rikonstruktohej, me një minioborr të vetin, një korridor të shkurtër dhe derën gjysmë të hapur. Me një kostum sportiv, tuta sporti dhe bluzë të bardhë, Fatosi u ngrit menjëherë më këmbë dhe më zgjati dorën. - Mirë se erdhe, zoti Baze! Ç’e mirë të solli? E dija që një ditë “Zëri i Amerikës” do të trokiste këtu… Pas përshëndetjeve të para, më ftoi të ulesha përfund shtratit. Dhoma e tij ishte e vogël, por e mbushur. Te koka e shtratit kishte një radiomagnetofon Gruding shumë të mirë. Më tej, një stivë me libra të hedhur pa kujdes dhe përballë shtratit një banak, ku ishte një ekspres i vogël kafeje, një thekëse buke, disa libra të tjerë dhe kaq. Sidoqoftë, për kushtet e burgut ishte dhomë e mirë. As ai nuk ankohej. Drejtori ndenji pak dhe u largua. Derën e la pak të hapur, sipas rregullores. Për afat më dha një orë, por më shkeli syrin se edhe mund ta kaloja. Filluam të bisedonim për gjëra të kota e në përgjithësi. Pas çdo fjale, Nanoja përpiqej të hetonte nëse kishte ndonjë prapavijë vizita ime e papritur në burg. Më hapi një libër të madh shënimesh, që me siguri ishte nga ato blloqet e vjetra të reparteve ushtarake, ku mbante skeda lajmesh. - Dje ke pasur një raport për PS-në, - më tha. - Po, isha në seli, kur dolën nga kryesia. Serveti ishte i ashpër. - E dëgjova te BBC-ja. E dhanë të plotë. Ti ma fute pak me atë punën e Namikut.
82
MERO BAZE
- I mbajtke shënim? - i thashë. - Pa m’i numëro, sa raporte kam bërë gjithë muajin, se më duhen për rrogën. Qeshi dhe e kaloi me shaka, por fare papritur u bë kurioz për selinë dhe për partinë. Fillova t’ia shpjegoj edhe njëherë gjendjen e një dite më parë atje. Pastaj po e stërzgjatja shpjegimin duke i thënë se, pas kësaj, shkuam te “Fideli” për kafe… - Më fal, - tha, - por kur kam hyrë në burg, në parkun “Rinia” kanë qenë vetëm dy kafe, kafe “Stil” dhe “Kumanova”. Të tjerat nuk i përfytyroj dot se ku janë. Më erdhi pak keq, pasi isha duke i treguar për disa reporterë të gazetave Koha Jonë dhe Dita Informacion, që nuk e kishin parë kurrë atë nga afër dhe e kishin idhull, për të cilin edhe mund të vriteshin. - Oho, mos janë ata që citojnë çdo ditë Arben Imamin? - tha dhe qeshi.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
83
Tre versione për “qypin me flori” dhe guralecët
T Nanoja më pyeti për origjinën time dhe unë, që nga dritarja e qelisë, ia tregova drejtimin e saj, që ishte shumë afër burgut. Diçka donte të portretizonte te toleranca e Jugut dhe menjëherë në tru i mbiu Berisha. - Goca ime është në një shkollë me djalin e Berishës, - ia nisi ai. - Një natë, kishin shkuar bashkë në disko. Ajo erdhi këtu në burg dhe ma tregoi të gjithë këtë. I thashë se nuk kishte bërë asgjë të keqe, se ata i përkasin një brezi tjetër. Ajo u kënaq shumë dhe më tha diçka që unë nuk do ta harroj kurrë. E pabesueshme, sa bukur e gjeti: “Partia Socialiste është një qyp me flori, që ka sipër saj ca guralecë!” Hë, a të duket e bukur, - përsëriti me një të qeshur që zgjati. Në fakt, batuta ishte shumë e zgjedhur që t’i përkiste vajzës së tij, por ndërkaq, e qeshura e tij e beftë, nuk po më linte ta shijoja. Më tej, biseda kaloi te familja. Më tregoi se si, një ditë më parë, kishte qenë Thanasi, babai i tij, me motrën dhe kunatin, Fatos Pustinën. - Rojet u sollën keq, - tha, - dhe kontrolluan gjithçka. Ai dhëndri u kënaq, se ai është me ju, - m’u drejtua mua, - kurse Thanasi u tërbua fare. E pashë që biseda po degradonte pak dhe iu luta të fillonim intervistën. Vendosa ta lija të fliste gjatë, që të zgjidhja diçka të mirë. Filloi të fliste pa pushim. Dukej se donte të nxirrte gjithë ç’kishte në mendje për partinë e vet. Derisa, një çast, mbaroi kaseta. - Stop, - i thashë. - Intervista është tepër e gjatë. E fillojmë edhe një herë. Herën e dytë u koncentrua në katër-pesë pyetjet që i thashë.
84
MERO BAZE
Ngurroi për një çast, por e nisi me shumë vullnet. Ishte më racional herën e dytë. Idenë e tij për Partinë Socialiste nisi të ma ilustronte me një letër të një gjimnazisteje nga Vora, e cila i paskësh shkruar se Partia Socialiste është “një qyp me flori, që ka ca guralecë përsipër”. - Më falni, jeni duke thënë se zhavorri në krye të këtij qypi është kryesia e Partisë Socialiste? - ishte pyetja ime. U step për një sekondë. - Çdo krahasim çalon, - tha dhe vazhdoi ta shtjellonte sërish sulmin mbi kryesinë. - Faleminderit, - i thashë dhe e ndërpreva intervistën. Ai po rrinte ende i pavendosur të thoshte faleminderit. - A bëjmë një kompromis? - tha. - Më bëj edhe një pyetje! Duhet ta zbus pak. Është shumë e ashpër. Ramë dakord dhe i bëmë një mbyllje më të butë. Pas kësaj, intervista quhej e mbaruar. Ai u ngrit i lehtësuar dhe filloi të bënte sërish një kafe. Ndenja dhe rreth 20 minuta më pas. Po i tregoja një histori që më kishte ngjarë një vit më parë, kur kisha qenë sërish në atë burg për intervistë e që kishte të bënte me vrasjet në kufi dhe kisha intervistuar Zylyftar Ramizin. Po i tregoja skenën kur duke pritur te dera, një burrë i vjetër, gati si lypës, na u afrua mua dhe shoferit tim, i cili në atë udhëtim timin të parë në Bënç ishte Mond Tufina, dhe na pyeti se kë do të takonim në burg. - Fatos Nanon, - i tha shoferi, Mond Tufina, i cili nuk mund të rrinte në asnjë çast pa bërë ndonjë karagjozllëk. - Po ç’e keni Fatos Nanon? - pyeti burri. - Unë s’e kam gjë, s’dua t’ia shikoj sytë, por ky shefi im e ka çun tezeje, - ia ktheu dhe tregoi nga unë. - Djalë tezeje e ke ti Fatosin? - më pyeti burri. I detyruar t’i mbaja iso Mondit, i thashë po. Kaq duhej dhe burri ia plasi të qarit... - Mos u bëj merak! - më tha mes të qarash. - Mos ki merak fare! E mban Gjergji im në pëllëmbë të dorës. Është oficer në qeli Gjergji. Në pëllëmbë të dorës e mban. Dhe Palin e ka pasur ca kohë, Pali Miskën, por Fatosin e
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
85
do shumë. Edhe ai e do. I thotë ngaherë: “Ç’të bëj, mo Gjergji, që jam këtu, se kur të shkoj në Tiranë do të të marr oficer në Presidencë”. Fliste dhe ngashërehej. - Faleminderit, - i thashë. - I thuaj dhe djalit faleminderit nga ne. Ua paçim borxh! - E kemi për detyrë, - tha. - Do ta mbajmë në pëllëmbë të dorës të gjithë. - Dhe ngashërehej. Pasi mbarova punë në burg, shkova lart në qytet dhe takova shefin e komisariatit, një ish-mësues historie në shkollën ku unë kisha bërë tetëvjeçaren dhe më pas një trajner i njohur i ekipit të volejbollit për femra të “Minatorit”. Po bisedonim rreth burgut dhe unë po ia tregoja me humor historinë që më kishte ndodhur. Ai u vrenjt papritur në fytyrë, sikur ta kishte pickuar gjarpri. - Gjergji, the!? Po ne e kemi çuar atje si të besuar! - Nuk di si e keni çuar, - i thashë. - Të lutem, tani që ia përmenda emrin, mos guxoni ta hiqni nga puna, se do ta mbroj unë. Ju e keni bërë detyrën tuaj. Tani ai nuk mund të bëhet viktimë e imja. Shefit të komisariatit nuk i ikte inati. - Dhe ma ka sjellë kryetari i PD-së! - tha. - Ai më tha se është demokrat i vendosur. Mua më qeshej edhe më shumë. Ndërkohë, erdhi kryetari i PD-së, Tomor Xhani, një tip i shkathët më shumë se politik. Shefi i komisariatit po i thoshte se unë kisha mbresa të mira nga Gjergji, polici i Fatos Nanos. Kryetari nuk e kuptoi ironinë dhe tha: - Nuk e ke njohur babanë e tij ç’demokrat që është! Ka themeluar PDnë në Veliqot. Njeri i mirë shumë. Por unë nuk e mbaja dot të qeshurën. - Në fakt, unë babanë e tij e njoh, - i thashë. - E gjeta te dera e burgut dhe po qante për Fatos Nanon. Pastaj, kur i thashë që jam djali i tezes së Nanos, u shkri fare. Kryetari e pa që ishte punë me zarar ajo që kishte bërë dhe heshti. - S’di si ndryshojnë njerëzit, - tha. - Ata demokratë kanë qenë.
86
MERO BAZE
Mua më qeshej. Iu luta që Gjergjin të mos e preknin dhe ika. Kur po ia tregoja këtë Nanos, ai dëgjonte me një nënqeshje të lehtë. - Këtu e kam Gjergjin, këtu, - tha dhe tregoi nga korridori. Më në fund, po dilja nga qelia. E pyeta nëse kishte ndonjë porosi për dikë në Tiranë. - Jo, - tha. - Ishte Thanasi dje. I çova me të porositë. Pastaj, për kë të çoj? Ata... e di unë ç’duan. Të jap një fërshëllimë unë që këtej dhe t’i flakin nga zyrat me gjithë karrige! Tha mirë Thanasi për atë parti: “Ajo është një qyp me flori, që ka përsipër ca guralecë”. Tunda kokën dhe u përshëndetëm. E përsëriti për herë të tretë batutën, duke ua veshur tre njerëzve të ndryshëm. Dukej se ishte diçka që e kishte bluar gjatë në mendje dhe duhej ta thoshte patjetër. Ishte, po ashtu, shenjë e rëndimit të tij psikologjik. Nuk desha t’i bija në sy që e kishte përdorur ndryshe pak më parë. U largova aty rreth orës 10.30. Më duhej të shkoja deri në Gjirokastër, që ta transmetoja intervistën për Uashingtonin dhe pastaj të nisesha për Tiranë. Në mbrëmje, afër Lushnjës, ra goma e makinës dhe kërkova ndihmën e dy kalimtarëve. Duke më ndihmuar, më pyetën se ku punoja. - Gazetar, - u thashë, - te “Zëri i Amerikës”. Dy bashkëbiseduesit nuk folën. - Ju jeni me Salën, më duket, - tha njëri. - Ata të BBC-së janë me Nanon, pasi tani transmetuan një intervistë nga burgu me të. - Çfarë tha ndonjë gjë? - pyeta. - Tha plot gjëra, tha që PS-ja është një qyp me florinj, që ka përsipër saj ca zhavorr. E qau fare! Ashtu janë ata. Ndërkohë që ata po merreshin me gomën dhe unë po bisedoja me ta, njëri prej tyre më njohu nga zëri. - Ore, ti ishe në radio pak më parë? - më tha. - Jo, ore, ç’ne, - i thashë. - Unë jam i “Zërit të Amerikës”. - Jo ore, ti ishe, - tha. - Dhe mos na gënje, se i BBC-së je! - Më vjen keq, - u thashë, - por jam i “Zërit të Amerikës”. - Ik o, ik, ne të dëgjuam me këta veshë. Ja, qy zë ishte. Je i BBC-së ti! Ata të Amerikës nuk e duan Fatosin. Me këtë episod u mbyll ajo ditë e lodhshme.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
87
Debati publik që ndezi intervista e Fatos Nanos
T Thuajse shumica e gazetave e kishin botuar intervistën e Fatos Nanos. Simboli i qypit dhe guralecëve që ai kishte përdorur, ishin temë e ditës. Ilir Meta përpiqej të ndihej i gëzuar se “intervista ka zemëruar pensionistët”. Ia kishte thënë Serveti. Këtë më tha si përshtypje të parë. Nuk ishte i sigurt nëse lufta që Fatos Nanoja kishte shpallur, do të mund të përdorej për ta shpallur atë armik të partisë. Besonte shumë se profesor Servet Pëllumbi do të ishte një mbështetës i tij duke mobilizuar linjën e nostalgjikëve për unitet përkundër “përçarjes” që synonte Fatos Nanoja. Ndërkaq, mua më kishte sulmuar vetëm Erion Braçe, pse i isha referuar fjalës “zhavorr”, kur Nanoja kishte thënë “guralecë”. M’u desh ta shpjegoja dhe këtë, si gjeolog që isha, se kur përmendet një guralec është guralec, kur përmenden shumë guralecë, kemi të bëjmë me zhavorr. Me Ilir Metën u takova si zakonisht te një kafene në cep të parkut “Rinia”. Biseduam për nevojën e zgjerimit të komenteve rreth intervistës së Fatos Nanos. Dukej se ndihej i sigurt që reaksioni do të ishte kundër kryetarit. Problemi i tij kryesor ishte gazeta Koha Jonë dhe sidomos Ben Blushi me Emin Barçin. Fliste pa pushim kundër tyre. Shpeshherë këtyre ankesave u bashkohej edhe Luan Hajdaraga, i cili betohej se mund t’i bënte gjëmën asaj gazete, nëse vazhdonte në këtë rrugë. Sipas tyre, e keqja ishte Kastriot Islami. Ai i shkruante shkrimet Emin Barçit dhe ky i fundit vetëm sa i botonte. Ishte një nga ato përfytyrimet klasike të politikanëve shqiptarë që armiqësohen me shtypin dhe që kurrë nuk besojnë se kundërshtarët e tyre janë më të thjeshtë se ç’duken. Gjithmonë kërkojnë të shikojnë dikë pas dikujt.
88
MERO BAZE
Po bisedonim se kë mund të intervistoja për reagimin pas intervistës së Fatos Nanos. Iliri më rekomandoi Leontiev Çuçin, Bashkim Zenelin dhe Alfred Palokën. Të tre ishin anëtarë të Komitetit Drejtues dhe kundërshtarë të Fatos Nanos. Vetë kishte shpresa për një intervistë te BBC-ja. Unë duhej të bisedoja me Sokol Grudën ose Ilir Kadinë për këtë. Në të vërtetë, interesi im ishte që të debatohej rreth një interviste që e kisha marrë vetë. Por pas këtij “interesi publik” ishte e qartë nevoja që kishte Ilir Meta për t’u promovuar përtej medieve që ishin afër me Berishën. Gjithçka u bë gati në mesditë. Pandeli Majko dhe Ilir Meta do të debatonin në studion e BBC-së në Tiranë, e cila gjendej në katin e dytë të një ndërtese private në rrugën “Myslym Shyri”. Shkova edhe unë bashkë me ta. Natyrisht, më shumë bisedoja me Ilir Metën. Pandeli Majkoja ishte me Ndre Legisin, i cili nuk i ndahej në asnjë hap dhe mallkonte Ilir Metën si “spiun” të Berishës. Kolegu im i BBC-së po bënte gati shiritin dhe më kërkoi të shihja në korridor se mos kalonte ndonjë fëmijë i familjes që banonte aty dhe prishte regjistrimin. Dola dhe nuk pashë gjë. Kur hyra sërish, pashë Metën dhe Majkon të ulur të dy në tryezë, me shumë emocione dhe armiqësi mes tyre. Meta dukej më i vendosur dhe më i qartë kundër Nanos, ndërsa Majkoja më i sinqertë dhe më emocional ndaj kryetarit të burgosur. “Të them të drejtën, unë dje, në intervistën që dha kryetari i PS-së, Fatos Nano, më tepër e ndjeva veten me zërin e tij, që kisha tre vjet pa e dëgjuar në radio apo televizionin shqiptar dhe pastaj e pashë dhe u ndjeva tërësisht në mendimin e tij, që në radhë të parë, florinjtë e PS-së janë intelektualët, rinia, mendimi i ri, reformatorët”, tha Majkoja. Kjo ishte përgjigjja më emocionale e tij, pas së cilës pashë se ai ishte skuqur i tëri dhe kishte marrë një pamje serioze triumfatori. Pas tij, Meta ishte më proliks, foli më gjatë, bënte kujdes ta fshihte dufin kundër Nanos, pa harruar të përmendë në fund të përgjigjes se “platforma e kryesisë do të jetë shumë më e plotë dhe shumë më e qartë se mocioni që paraqet Fatos Nano”. Duke mbaruar, të dy rivalët thuajse nuk u përshëndetën me njëri- tjetrin. Majkoja nxitoi të dilte i pari dhe u bashkua me Ndre Legisin, që e priste në korridor.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
89
Majkoja thuajse nuk foli. Kur dolëm në rrugë, e lashë me Majkon që, pas disa ditësh, të bënim një intervistë dhe ai më premtoi se do ta bënim. Unë ndërkohë kisha lënë takim me Leontiev Çuçin për intervistën. I kishim shtëpitë diku afër te Pazari i Ri në Tiranë. E lamë të takoheshim te një kafene para Prokurorisë së Përgjithshme. Dukej se ishte një kafe socialistësh. Pronari, që po më shihte me shumë dyshim, më priu rrugën te një papafingo në katin e dytë, ku më prisnin Bashkim Zeneli dhe Leontiev Çuçi. Bisedat e para ishin rreth tematikës së intervistës. Çuçi tha se do t’i mëshonte idesë se në Partinë Socialiste ka elementë revanshistë dhe hakmarrës. Shkak për intervistën do të bëhej fakti që Çuçi, një vit më parë, kishte shtruar nevojën për ndryshime brenda Partisë Socialiste dhe për këtë ishte mallkuar nga drejtuesit e saj, përfshi kryetarin Nano, që e bëri atë objekt sulmi në një letër nga burgu. Kur e pyeta se çfarë ka tani në Partinë Socialiste si trashëgimi direkte të Partisë së Punës, Leontiev Çuçi, pasi u përtyp pak, theksoi se ka mentalitete konservatore dhe elementë revanshistë, ka dhe elementë që i shikojnë gjërat bardhë e zi. “Unë, - tha ai, - jam për të reformuar në fillim kokën dhe pastaj gjithë gjymtyrët e partisë”. M’u duk tezë interesante dhe e avancuar. Deri në atë kohë, përveç Bashkim Zenelit, askush nuk kishte folur më qartë. Intervista do të paralajmërohej në emisionin e orës 15.15 minuta te “Zëri i Amerikës” dhe do të transmetohej në orën 18.00. Pastaj, pas gjysmë ore, do të ishte pastaj debati Meta-Majko te BBC-ja. Dukej se kampi anti-Nano ishte disa hapa përpara. Vetë Fatos Nanoja ishte i kënaqur me intervistën. Një vit më vonë, kur doli nga burgu, në ditët e para të prillit, sekretarja e tij, Kristina, më thirri në telefon për një takim me kryetarin në orën 10.00. Ishte dita kur opozita do të merrte vendimin për t’u futur në Kuvend, pasi ishte formuar Qeveria e Stabilitetit, e kryesuar nga Bashkim Finoja. Shkova jo pa kërshëri të shikoja të burgosurin e Bënçës. Në paradhomë pashë Martin Lekën dhe Ben Blushin, që po prisnin. Ai hapi pakëz derën sa për të më kujtuar që po më priste dhe hyra brenda. Aty ishte dhe Ilir Kadia, korrespodenti i BBC-së. - Ju kam thirrur të dyve njëherësh, - tha Nanoja. - Ilirin e kam mik të vjetër, se kemi gjuajtur të dy bashkë me biçikletë në Komitetin Qendror të
90
MERO BAZE
Rinisë. Ty të kam një borxh, por edhe një sqarim që duhet të ma bësh. Dua të më thuash se çfarë i ke thënë atij drejtorit të burgut kur erdhe për intervistë në burg, sepse, sapo ike ti, erdhi në qeli dhe filloi të qante duke më thënë që ti “do të ma fusje me atë intervistën”. Më kapi e qeshura, pasi m’u kujtua drejtori “radikal” i burgut, që e kishin çuar si “dorë të fortë”, që m’u shfaq si pengesa e fundit për intervistën. - S’të ka gënjyer, - i thashë. - I premtova që do të ta fusja unë, po të shaje presidentin Berisha. Më duhej t’ia bëja këtë premtim, ngaqë kisha frikë se mos nuk më linte të hyja në qeli. - E kishe trembur djalin, - tha. - Erdhi në orën gjashtë pasdite, sapo mbaroi pjesa e parë e intervistës, dhe më pyeti me gjak të ngrirë: “Si t’u duk?” - “Deri tani ia kemi futur”, i thashë. Pastaj erdhi prapë në orën 20.30, kur mbaroi. “Ia futëm sa krahu, - i thashë. - E dha pa censurë.” M’u hodh në qafë i përlotur. Atëherë e kuptova se ç’e kishte gjithë atë tmerr... e kishe trembur djalin. - Jo, vetëm atë, - i thashë. - Metës m’u desh t’i thosha që po e bëja për të, Berishës që po e bëj për Metën, këtyre të ambasadës nuk kisha ndonjë shpjegim se ç’farë t’u thosha, por ata dakord ishin… - Qartë, - tha. - Kaq ishte sqarimi, jam shumë i kënaqur. E mora me mend që kishe sajuar ndonjë rreng për të gjithë. Mua më kurseve. Debati rreth intervistës dhe mënyrës si u mor ajo vazhdoi gjatë. Në një shkrim të një gazete thuajse enveriste të kosovarëve në Perëndim, Koço Danaj shkruante se në burg më kishte çuar Berisha me helikopter për të përçarë PS-në. Të nesërmen e intervistës, gazeta Koha Jonë bënte fjalë pikërisht për një skenar të tillë. Autor ishte Emin Barçi. Shkrimi i tij, pak a shumë, shpallte armiq të PS-së Ilir Metën, Luan Hajdaragën dhe Anastas Angjelin dhe më akuzonte mua se më kishte dërguar në burg Berisha për të krijuar përçarje në Partinë Socialiste.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
91
SHIK-u dhe debati për reformimin e Partisë Socialiste
T Në shtypin afër Fatos Nanos kishte sinjale të qarta për luftë pa kompromis. Drejtori i gazetës Dita Informacion, Shpëtim Nazarko, ishte entuziast se kishte gjetur formulën e duhur për të përmbysur situatën. Sipas tij, njeriu kyç që mund ta kalonte topin në favor të Fatos Nanos dhe ta shpëtonte opozitën ishte Dritëro Agolli. Dhe kështu bëri. U nis në Durrës, ku Agolli kishte shkuar me pushime. Intervista e gjatë e tij mbi rolin e Nanos, e dhënë në një muzg romantik para disa militantëve të ndezur socialistë, i tronditi “reformatorët”. Shpëtimi më lavdërohej për këtë gati çdo mëngjes. E përjetonte seriozisht betejën brenda socialistëve, si shpëtimtare për të ardhmen e Shqipërisë. - E kupton ti, o laçko, çfarë do të bëjë Berisha? Ja, ta them unë. Shumë të thjeshtë e ka. Hiq Tritanin, vër Ilirin dhe e shtyn pesëdhjetë vjet kështu. Nuk bëhet Shqipëria me kaptera, o babam. Lexoje, lexoje Dritëroin. Është njeri i madh ai. Dhe, në njëfarë mënyre, Shpëtimi kishte të drejtë. Gazeta e tij, megjithëse, kishte një tirazh të kufizuar, sërish kishte ndikim brenda socialistëve. Intervista e Dritëroit i kishte dhënë revansh grupit që mbronte mocionin. Më 8 korrik, socialistët e zgjedhur në Komitetin Drejtues do të diskutonin rreth mocionit dhe nuk dihej se nga do të anonte peshorja. Koha Jonë i kishte bërë agresivë Hajdaragën, Metën dhe Angjelin. Në një shkrim të ashpër me nëntitullin “Nuk është e vështirë të kuptosh se kush e bën lojën e Berishës në Partinë Socialiste”, sulmoheshin ashpër ata që quheshin simbolikisht “dy nënkryetarët e komanduar”.
92
MERO BAZE
Por, pavarësisht kësaj, Meta dhe Hajdaraga ishin të bindur se kishin një shumicë edhe në Komitetin Drejtues. Pas mbledhjes, dukej se fitorja nuk i kishte buzëqeshur askujt. Shumë nga tezat e Nanos, kundërshtarët e tyre i kishin konsideruar si teza të Komitetit Drejtues dhe kështu kishte përfunduar një betejë pa rezultat konkret. Problemi real ishte se çfarë duhet të bëhej me kongresin e Partisë Socialiste. Nanoja këmbëngulte që ai duhet të bëhej sa më shpejt, mundësisht brenda fundit të muajit gusht, ndërsa grupi i “reformatorëve” këmbëngulte që ai të shtyhej dhe të bëhej me delegatë të rinj, pasi, sipas Angjelit, “delegatët e fazës së parë kishin mentalitet komunist”. Pas mbledhjes, Meta dhe Hajdaraga dukeshin më të qetë, por jo dhe shumë të sigurt. - Duhet të na ndihmosh të fusim një shkrim tek Albania, - më tha Meta. - Duhet një analizë mbi Kongresin, por pa emër. Mjafton që të ngjallim panik te socialistët, që nëse vazhdohet kështu, do të ketë “raport, kongres dhe fraksione paralele”. Tre, sipas tij, ishin problemet që duhej të prekte analiza. Së pari, përse Nanoja e harron Berishën në këto sulme dhe, së dyti, a ka kanale komunikimi mes Nanos dhe Berishës dhe cilat janë shanset e fraksionit “Nano”. Në këtë pikën e tretë, ai ishte edhe më i ashpër. Nuk kursente askënd prej atyre që ishin në krah të Nanos, duke përmendur sidomos lidhjet që ata kishin me kohën kur kishin qenë ministra të tij në vitin 1991. - Po Çuçi? - i thashë. - Lëre atë, se nuk e ka njeri mendjen tek ai, - tha. Më shumë probleme i krijonin Maqo Lakrori, Kastriot Islami dhe Sabit Brokaj. M’u duk jo bindës gjithë ky trukim që do të bëhej. - Po linjat e komunikimit Nano - Berisha, cilat janë, si do t’i paraqesim? - e pyeta me gjysmë kurioziteti. - Cilat janë? Futja që mocioni i Nanos është teza e hedhur nga Berisha në fjalimin që ka mbajtur në Tepelenë. Në fillim të vitit 1996, Berisha kishte mbajtur një fjalim kundër enverizmit në Tepelenë, një fjalim i ashpër, i tëri antikomunist, në një qytet të majtë, ku mes të tjerash, disa qindra metra larg podiumit, mbahej në
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
93
burg lideri i opozitës. M’u duk gati sikur tha me cinizëm se “Fatos Nanoja e ka dëgjuar nga qendra e zërit në Tepelenë fjalimin e Berishës dhe ka shkruar mocionin”. Artikulli u botua të nesërmen në gazetën Albania, pa emër. Por, sado kujdes që bëhej, ngjante i porositur. Por problemi u krijua një ditë më pas. Gazeta Rilindja Demokratike botoi një editorial, ku i referohej pozitivisht mocionit të Fatos Nanos dhe sulmeve që ky i fundit i kishte bërë partisë së tij. Dukej se ishte një lojë për t’i forcuar dukshëm akuzat se sulmet e Nanos i shërbenin Berishës. Takova Lazër Stanin në mbrëmje dhe buzëqeshja e tij e pafajshme duke fërkuar duart te Mjelma, më bindi për këtë. Shkrimi dukej se ishte porositur pikërisht për t’i shërbyer grupit të Metës. - Nga të erdhi shkrimi? - i thashë Lazrit. - E di ti se nga vijnë në këto raste, - tha ai duke bërë lart me kokë nga Dajti. - Nga Berisha? - i thashë. - Jo, jo, pak më poshtë, pa vajtur në Dajt. Për herë të parë dyshova seriozisht se ShIK-u kishte filluar të ishte lojtari kryesor në gjithë këtë histori. Dhe, natyrisht, Berisha ishte shumë i informuar për gjithçka që ndodhte. Kjo m’u vërtetua të nesërmen. Isha duke pirë kafe te Nikolino, kur pashë në trotuarin e bulevardit kryesor Kastriot Islamin, që ecte serbes me duart në xhepa. I fola, pasi m’u kujtua se atë ditë ai kishte botuar në gazetën Zëri i Popullit një shkrim të egër kundër Berishës, të cilin e akuzonte se i kishte vënë pas tri makina të ShIK-ut. - Ej, Kaçi, ku i ke makinat e ShIK-ut? - i thashë. - Ja ku i ke, - tha dhe tregoi një makinë Benz me ngjyrë tulle, që ecte ngadalë në bulevard. M’u duk pak e sajuar. U ngrita nga vendi dhe e ftova Kastriotin të hipte në makinën time, të parkuar dhjetë metra më tutje në bulevard. Kisha një makinë Golf të vogël, me ngjyrë të zezë. Kastrioti nuk hezitoi të hipte. Duke u afruar te kryqëzimi, ndeza sinjalin sikur do të kthehesha djathtas. Ndërkohë, makina Benz
94
MERO BAZE
ngjyrë tulle parakaloi dhe doli para meje. Ula shpejtësinë dhe vazhdova drejt. Makina frenoi në vend, u kthye mbrapsht dhe filloi të ecte pas nesh. E kuptova se ishin nxehur keq. Shkuam deri te shatërvani i Universitetit dhe aty bëra një xhiro rreth shatërvanit. Makina u soll rrotull nesh. Atëherë vendosa ta parkoj makinën te kafe Artist, pranë Akademisë së Arteve, dhe u futa të pija një kafe me Kastriotin. Dy djemtë që ishin në Benz zbritën dhe u ulën para nesh. Kamerieri shkoi në fillimisht tek ata dhe ne u detyruam të merrnim të njëjtën porosi, nga një birrë të hapur. Pas dhjetë minutash u çuam dhe Kastrioti më kërkoi ta çoja deri te shtëpia. Sapo u nisëm, makina parakaloi dhe për një çast mendova se u nda nga ne. Por kur shkuam te vila ku banonte Kastrioti, afër Radiotelevizionit, pashë makinën që ishte parkuar para derës së shtëpisë së tij. Ndjeva tronditje. Nuk e kuptoja përse duhej gjithë ai presion ndaj një njeriu që ecte më këmbë në bulevard. Edhe ai vetë dukej i mllefosur nga bezdisja. - E ke më Thoma Gëllçin te kjo paradhoma? - i thashë, ndërsa ishte duke zbritur. - Jo, - tha, - se e lirova. Na duhej të mbanim qenin, që na sollën njerëzit tanë. Ishte një përgjigje shumë cinike. Thoma Gëllçi, në atë kohë kryeredaktor i gazetës Zëri i Popullit, kishte banuar për disa muaj në oborrin e asaj shtëpie, te një dhomë ku ka pas ndenjur ushtari që ruante vilën. Kur Islami ishte kthyer nga Gjermania dhe kishte gjetur një klimë anti-Nano, i kishte filluar spastrimet duke hequr Gëllçin nga shtëpia e tij. U përshëndetëm dhe u ndamë. Pak metra më tutje, ula shpejtësinë dhe u përpoqa të shihja se kush ishte brenda makinës që na kishte shoqëruar. Një djalë i ri, i pashëm dhe shumë i butë nga fytyra, më skërmiti dhëmbët duke më sharë: - Shkërdhata! Edhe ky spiun është, - i tha tjetrit që kishte në krah. Tunda kokën dhe ika, sepse mund të haja ndonjë goditje pas makinës. Ajo që dëgjova ishte se njërit prej tyre i thirrën Riza, atij më të riut. U binda se me ta nuk mund të bëje më shaka. M’u bë shumë fiksim puna e ShIK-ut. Nga një anë ndiqte Islamin dhe Ruçin, i cili kishte dy javë që kishte ikur në Greqi, nga ana tjetër ndihmonte Metën. Loja ishte shumë e hapur dhe gati pa takt.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
95
Në njërën nga ato ditë, u bë dhe ceremonia e formimit të kabinetit “Meksi 2”. Në hollin e Pallatit të Brigadave, pashë Bashkim Gazideden, njeriun më të padukshëm të pushtetit. Ishte cinik dhe fjalëpakë në bisedë. Kishte një lloj konspiracioni në bisedë, që ndonjëherë të bezdiste. Fillova t’i tregoja për Kastriot Islamin dhe makinat që e ndiqnin. I thashë se ndjekësit ishin shumë të bezdisshëm dhe fare pa takt. Po më shikonte në sy pa reaguar, ndërsa unë vazhdoja “t’i jepja mend”. - Ç´thotë ai pionieri tjetër? - ma preu fjalën. Mbeta për një çast. Mënyra si e tha, dukej se fshihte ndonjë pseudonim. - Cili pionier? - i thashë. - Hajt, mos bëj sikur nuk di gjë. Nuk na shpëton gjë ne, - tha. - Përveç Ruçit. Ai na iku. Ndaj dhe i rrinë pas Islamit. Janë shumë të nxehur ata djemtë, prandaj bëj kujdes se mund të hash edhe ti ndonjë dru. Paralajmërimi i fundit ishte më miqësor dhe kërkonte t’i jepte pak ngjyra humori bisedës. Fillova të mendoja se kush mund të ishte “pionieri” dhe u kujtova se, një ditë më parë, i kisha marrë një intervistë Pandeli Majkos. Pandeliu e kishte shumë fiksim punën e përgjimit të telefonit dhe ngaqë donte të bënte një bisedë më të hapur me mua, kishte zgjedhur të më telefononte ai vetë nga një telefon që besonte se nuk përgjohej. Sapo doli në telefon, unë i thashë me humor: - Hë, pionier, ç’kemi? Ai qeshi dhe vazhduam bisedën. Më ishte bërë zakon t’i thërrisja “pionier”që pas ditës kur tha se ishte mallëngjyer nga zëri i Fatos Nanos. E gjithë kjo më kujtoi se telefoni i shtëpisë sime përgjohej, pasi Majkoja bëri shumë kujdes të dilte nga një telefon që nuk e dinte njeri. Për një çast u trishtova, por pastaj i rashë shkurt dhe e arsyetova me vete veprimin e tyre: “Nëse flas me gjithë opozitën nga telefoni, është normale që do të përgjojnë”. Por prapë shija e “veshit të madh” më mbeti si fiksim dhe gjithnjë e më rrallë e përdora telefonin.
MERO BAZE
96
Berisha promovon Ilir Metën përmes italianëve
T Partia Demokratike e Majtë në Itali ftoi Ilir Metën për një vizitë disaditore, në javën e parë të muajit gusht. Italia po testonte një partner brenda socialistëve shqiptarë. Në një vizitë të disa javëve më parë në Itali, Tritan Shehu kishte folur me Piero Fasinon rreth elementëve të rinj brenda Partisë Socialiste. Meta kishte qenë në qendër të emrave që mund të ishin kundërshtarë seriozë të Fatos Nanos. Albert Rakipi kishte shoqëruar Tritanin në vizitën e tij në Itali dhe sidomos në takimin me Lamberto Dinin. Përshtypja e tij ishte befasuese. - Çudi me këtë njeri, - tha. - Kur flet italisht, nuk i mbahet as goja, nuk imiton as Berishën. Është njeri krejt tjetër. - Përse fliste? - i thashë. - Të them të drejtën, nuk e dëgjoja, se më dhimbte koka dhe ai po fliste shumë shpejt dhe për gjithçka. Në çdo tryeze fliste vetëm për elementët reformatorë në Partinë Socialiste dhe për Ilir Metën. I lidhur ngushtë me diplomacinë italiane, por sidomos me ambasadorin italian në Shqipëri, me të cilin kishin hedhur edhe linjat e para të disa bizneseve, sidomos atë të mermerit në Korab, Tritan Shehu ia kishte dalë të ishte personi më konfidencial i italianëve në Shqipëri. Edhe pse në Tiranë portreti i tij ishte paksa teatral dhe s’merrej kurrë seriozisht, tek italianët dukej tepër familjar. Dhe kështu, papritur, më 18 korrik të vitit 1996, ministri i Jashtëm Dini, gjatë një takimi me të, e njoftoi se kishte emëruar një “përfaqësues special” të tijin, që do të vinte në Shqipëri për “kontakte”. Misionari quhej Luigi Vittorio Ferraris. Vendimi kishte kaluar një
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
97
procedurë që tregonte se diplomacia italiane po përgatiste një infrastrukturë të tërë për ta nxjerrë Berishën nga balta. Më 11 korrik, pra një javë më parë, Komisioni i Jashtëm i Dhomës së Deputetëve kishte miratuar një rezolutë që përkrahte çeljen e një dialogu politik midis qeverisë dhe opozitës në Shqipëri, pas polemikave mbi parregullsinë e zgjedhjeve politike të majit, për t’u “rikthyer në kushtet e një normaliteti të plotë demokratik”. Po ashtu, në të theksohej që të operohej në favor të rregullshmërisë së zgjedhjeve administrative në vjeshtë, t’i nënvizohej qeverisë shqiptare kushti paraprak i “respektimit integral të rregullave demokratike për cilësinë e raporteve” me Bashkimin Europian. Ky ishte pak a shumë misioni që iu ngarkua ambasadorit special Luigi Vittorio Ferraris. I dërguari special zbriti në Tiranë me një avion ushtarak, më 29 gusht, dhe pati kontakte gjatë gjithë ditës. Gjatë një dite të gjatë dhe intensive bisedimesh, i takoi të gjithë: Presidentin e Republikës, Sali Berisha; Kryetarin e Parlamentit, Pjetër Arbnori; kryeministrin Meksi; ministrin e Jashtëm Shehu; dhe në fund udhëheqësit e lartë të 11 partive politike, të cilët, në mënyrë të disiplinuar, rrinin në rresht tek ambasada për bisedime me intervale 30 minutëshe. Ambasadori Foresti kishte rregulluar gjithçka. Argumenti i tij politik për qeverinë e vet ka qenë rritja e rëndësisë së Italisë në Shqipëri duke përdorur krizën politike, një frazë tepër e vjetër dhe e keqpërdorur për luftë dhe paqe mes dy vendeve. Vite më pas, Luigi Vittorio Ferrarisi ka shkruar vetë për atë takim. Ai duket se ka qenë bombarduar nga pala qeveritare kundër përshkrimit të zgjedhjeve si të manipuluara dhe e mbështeti gjithë misionin e tij për të krijuar një bazë për të futur opozitën në zgjedhjet vendore. Ambasadori ishte i bindur që Berisha ishte përfshirë kokë e këmbë si president në proces në favor të partisë së tij, por kishte zënë vend tek ai opsioni i Berishës se raporti i ODIHR-it ishte paragjykues, pasi nuk përshkruante si shkak të destabilizimit të zgjedhjeve bojkotin e opozitës socialiste. Klima që i kishte krijuar pala qeveritare dukej se ia kishin bërë të kotë ngulmimin te parregullsitë e zgjedhjeve. Nga aq pak kontakte sa pati, misionari i Lamberto Dinit kishte kuptuar se dallimet programore të partive ishin të vogla; të gjithë i referoheshin
98
MERO BAZE
orientimit perëndimor të Shqipërisë, por retorika me referencë të shkuarën komuniste ndante gjithçka. Ajo që më bënte përshtypje ishte se përfundimet e këtij misionari, që shpesh m’i komentonte Berisha kur vlerësonte në biseda private Ilir Metën, ishte se 26 maji, me gjithë manipulimet, nuk e kishte prekur thelbin e rezultatit. Arsyetimi ishte se PD-ja mund të fitonte pak më shumë se 50 për qind dhe kjo quhej baraz, edhe pse kishte fituar gati 80 për qind. Kjo më kujtonte Genc Pollon natën e 26 majit, i cili më tha ekzaktësisht të njëjtën gjë. Diplomacia italiane u angazhua në dy pika: së pari, në përdorimin e debatit të brendshëm në Partinë Socialiste, për ta detyruar pjesën radikale të hynte në zgjedhje dhe, së dyti, në përgatitjen e një kuadri ligjor, që të shmangte parregullsitë. Gjithçka vërtitej tek organizimi i një tryeze dialogu mes dy palëve, por doli problem i personit që do ta drejtonte atë në kushtet kur Berisha ishte bërë tërësisht një president partiak. Italia shihte me këtë rast edhe ngjalljen e debatit për Kushtetutën ose Asamblenë Kushtetuese. Ky ishte dhe kurthi për ta futur Berishën në zgjedhje të reja. Pas miratimit të Kushtetutës së re me zgjedhjen e Asamblesë Kushtetuese, zgjedhjet e reja dukeshin normale. Por akrepat e orës së diplomacisë italiane dhe akrepat e orës politike të Berishës vraponin për në pika të ndryshme. Berishës i duhej ndihma italiane për të tërhequr opozitën në zgjedhjet vendore dhe për të forcuar krahun e Ilir Metës brenda saj, që ta kishte si mekanizëm presioni. Italianët mendonin vërtet se mund ta zgjidhnin krizën e demokracisë shqiptare, mundnin ta bënin vendin me kushtetutë, që të shtynin përpara integrimin e Shqipërisë në Europë dhe ta çonin vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare. E gjithë kjo tregonte se sa larg dhe afër ishin dy vendet me njëri-tjetrin dhe sa i largët ishte zgjimi i herëpashershëm i ëndrrës italiane për të ndikuar në Tiranë. Lufta e Berishës ishte shumë e qartë: atij i duhej të diskreditonte ODIHRin dhe OSBE-në duke kërkuar që zgjedhjet të vëzhgoheshin nga të gjithë, përveç atyre. Për Berishën, relativizimi i ekspertizës është një shkollë e vërtetë politike dhe me të ai ka zhvlerësuar gjithë opozitën reale që i është bërë gjithmonë nga brenda dhe jashtë vendit. Aftësia e tij për të goditur
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
99
arbitrin, kur nuk e ka me vete, ka qenë dhe mbetet problemi më i madh që ai ka me të vërtetë në politikën shqiptare dhe sidomos në proceset zgjedhore. Dhe këtë e arriti me zgjedhjet e 20 tetorit 1996. Këshilli i Europës miratoi një mocion pak a shumë të ekuilibruar për procesin. Bashkimi Europian thuajse nuk ekzistonte në asnjë referencë. Aksioni italian dukej se donte të shpikte një aksion ku Berishës t’i gjendeshin pranë shumë dëshmitarë në vend të një arbitri profesional. Ai filloi të fliste për ushtri vëzhguesish, por jo për një nëpunës të specializuar, qoftë dhe të vetëm nga ODIHR-i. Rekomandimet e palës italiane më në fund arritën në tryezën e Berishës. Ambasadori Luigi Vittorio Ferraris rekomandonte si më poshtë: a) modifikime të mundshme të ligjit elektoral, kodit të drejtimit të mirë të qeverisë në zbatimin e zgjedhjeve, akses në televizion, instruksione të sakta në paanësinë e pushtetit publik dhe, si kompensim, tërheqje të bojkotimit; b) përcaktimi i një platforme parimesh, që të gjitha palët duhet të zotohen ta respektojnë, për shembull, mbi bazën e rekomandimeve të bëra nga Këshilli i Europës; c) t’u kërkohet nëse ia vlen të arrihet një konsensus maksimal në BE, megjithatë vetëm po qe se aksioni italian arrin të realizojë ndonjë rezultat primar, për të shmangur që hezitimet e zakonshme të Komitetit Politik të frenojnë iniciativën italiane dhe të bëjnë të dështojë strategjia e shqyrtuar; d) të asistojë në zbatimin e propozimit, tashmë të riafirmuar nga të gjithë, të mbledhjes së tryezës së rrumbullakët të forcave politike me objektiv ndjekjen e linjave drejtuese për të cilat bihet dakord; e) programimi sa më i shpejtë i dërgimit të vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet e 20 tetorit, me qëllim heqjen e frikërave të opozitës aktuale dhe për të nxitur qeverinë në respektimin e normave të sjelljes dhe kjo me një pjesëmarrje të gjerë italiane. Ilir Meta ishte entuziast për të gjitha këto. Vizita e tij në Itali, në javën e parë të gushtit, i ftuar nga Fasino, e kishte bërë atë një person konfidencial të opozitës shqiptare me politikën italiane, ylli i së cilës në Shqipëri, fatkeqësisht, në mënyrë shumë serioze, ishte Tritan Shehu.
100
MERO BAZE
Sapo u kthye nga Italia, më telefonoi dhe shkuam për një kafe diku në njërin nga lokalet në rrugën që të çon te rezidencat e diplomatëve amerikanë, përballë Qytetit Studenti. Më tregoi gjatë mbi ato që ishin biseduar. Fasinoja ishte angazhuar tërësisht në krah të tij. Gjinushi, nga ana tjetër, e kishte ndihmuar gjatë një takimi të Internacionales Socialiste, pasi kishte folur kundër Nanos me italianët. Gjatë bisedës që Meta kishte pasur me Gjinushin, ky i fundit i paskësh shprehur dyshime për mbështetjen ndërkombëtare të Fatos Nanos. “Ai ka vetëm grekët dhe ShBA-të... domethënë, këta vorio-epirotët”, kishte thënë Gjinushi. “Nuk di sa punë mund t’i bëjnë ata.” Në intervistën që dha atë pasdite te “Zëri i Amerikës”, Meta ishte tejet konstruktiv. Kërkonte që kriza të zgjidhej hap pas hapi me dialog me Partinë Demokratike. Ai tha se Italia kërkon të forcojë ndërmjetësimin e saj, nëse të gjitha palët në Shqipëri janë dakord, me qëllim që të kapërcehej kriza e zgjedhjeve. Sipas Metës, ndarja me të kaluarën ishte problemi kryesor që ngrinin partnerët europianë para Partisë Socialiste. “Lidhur me krizën politike në Shqipëri, ata përshëndetën nismën e Partisë Socialiste për dialog me Partinë Demokratike”, tha Meta. Në fakt, ndonjë iniciativë e tillë nuk ekzistonte. Meta e kishte bërë këtë fakt të kryer, kur asnjë shans për bashkëpunim nuk kishte në horizont. Gazeta Albania, prej të nesërmes së asaj dite, ishte në krah të Metës. Artur Kopani, gazetari që komunikonte përditë me Ilir Metën, kërkoi që në faqet e gazetës të futeshin sa më shumë shkrime që theksonin faktin se Nanoja nuk ka mbështetje nga ShBA-të, por nga “vorio-epirotët” e Amerikës. E kuptova që Iliri kishte përsëritur me të po të njëjtat teza dhe po me të njëjtin zell kundër Nanos. Për disa ditë me radhë, gazeta Albania botoi shkrime të tilla. Më i gjati ndër ta ishte shkrimi me titull “Amerika e re e socialistëve shqiptarë”. Kur takoheshim pas darke, zakonisht te Bar “Nikolino”, një lokal buzë bulevardit kryesor në Tiranë, Thoma Gëllçi, si pyetje të parë dhe të fundit kishte se kush ishte autor i atij shkrimi. Dukej se e kishte prekur shumë thellë si problem. - Mund të jetë dikush nga redaksia, - i thashë. - Do ketë folur me Metën.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
101
- Nuk ka këllqe njeri atje të bëjë atë shkrim, - tha Gëllçi. - Ka shumë elementë brenda atij shkrimi, që nuk e bëjnë dot ata të redaksisë. Filloi të më pyeste për disa emra. Dyshonte te “këshilltarë të huaj të Berishës”, që në fakt nuk ekzistonin, ose te ndonjë shqiptar i Amerikës. Kishte një kuriozitet prej fëmije për autorin. Në fakt, shkrimin e kisha bërë unë, madje me një bezdi të madhe, por kur pashë se sa përshtypje kishte bërë, nuk i thashë kurrë që e bëra unë. Në njërën prej atyre netëve, na u ul në tryezë Musa Ulqini. I kujdesshëm për të mos u ndier shumë i afërt me të gjitha palët në tryezë, Ulqini nuk i përgjigjej asnjë pyetjeje direkt. Ndryshe nga të tjerët, kishte një drithërimë idealisti në sytë e tij kur flitej për Partinë Socialiste dhe, megjithëse kishte qejf të debatohej kundër Fatos Nanos, nëse e shihte se pas kësaj vinte fundi i partisë së tij, tërhiqej. Kishte një ndrojtje se diçka e keqe po kurdisej, megjithëse dhe ai nuk ishte dakord me Nanon. Në degët e rretheve kishin filluar konferencat për kongresin që do të mbahej në fund të muajit gusht dhe Ulqini ishte njëri nga kandidatët për Tiranën. Problemi i tij më i madh ishte se do të konkurronte me Kastriot Islamin, i cili ishte haptas në krah të Nanos, ndërsa Ulqini nuk kishte dalë qartë si kundërshtar i Nanos. Ai dhe Pandeli Majkoja ishin nga njerëzit e paktë që nuk kërkonin kurrë ndihmë nga shtypi që quhej kundër socialistëve. Megjithatë, ne menduam për diçka të tillë dhe propozimin e bëri Gëllçi. Ditën që ishin zgjedhjet për konferencën e Tiranës, gazeta Albania u hap në faqe të parë me një shkrim ku mbështetej fort Kastriot Islami. Ishte një gjysmë surprize, që në fakt e lehtësoi shumë garën e Ulqinit, pasi shumë socialistë filluan të dyshonin realisht.
102
MERO BAZE
SHIK-u, si një “zyrë shtypi” e Ilir Metës
T Paralelisht me garat që zhvilloheshin në rrethe, Berisha hapi problemin e tryezës për Komisionin e ri të Zgjedhjeve vendore. Linja e diplomacisë italiane po funksiononte, edhe pse në takimin që pati misionari i lamberto Dinit me partitë politike të opozitës nuk kishte lënë ndonjë përshtypje të veçantë. Gati askush prej tyre nuk e mori seriozisht. Tema e dialogut mes pozitës dhe opozitës ishte ndërkaq një temë që u ngatërrohej nëpër këmbë socialistëve dhe po përdorej për diferencime pro dhe kundër Nanos nëpër rrethe. Ndarja u bë e qartë dhe e ashpër. Kudo që shkonte i deleguar Ilir Meta apo njerëz të grupit të tij, shtypi afër Berishës siguronte raporte të plota nga konferenca. Atje ku nuk kishte njerëz të grupit anti-Nano, ndërhynte ShIK-u dhe në gazetën Albania nuk mungonin kurrë raportet. Ato i jepeshin edhe grupit të “reformatorëve” për informim, me qëllim që të studionin njerëzit që kishin pro dhe kundër në bazë. Një incident me humor ndodhi me konferencën e Pogradecit. Daktilografistja e gazetës Albania, e cila kishte para raportin, filloi ta radhiste atë fjalë për fjalë duke respektuar dhe pikat e ndërprera ku nuk dëgjohej incizimi. Të nesërmen, nga pakujdesia, materiali u botua i pakorrektuar në gazetë dhe u bë skandal. Megjithatë, kjo praktikë vazhdoi deri në përfundim të të gjitha konferencave. Gazeta Albania kishte dosjen e çdo dite nga këto diskutime dhe pasi Arturi, gazetari që mbulonte grupin e “reformatorëve”, konsultohej me ta duke u treguar materialin, zgjidheshin pjesët që do të botoheshin.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
103
Në njërin prej atyre takimeve, kishte dalë edhe emri im. Një socialist në Devoll ishte ankuar për intervistën time te “Zëri i Amerikës”. Ata të redaksisë së gazetës Albania më dhanë materialin e zbardhur, që ta lexoja. Pyetjeve u ishte përgjigjur Hajdaraga, i cili përgjithësisht dinte t’i kalonte mirë këto situata. Megjithatë, ngërçi i grupit anti-Nano para kongresit ndihej qartë. Pyetjen e parë e kishte bërë dikush që quhej Albert Bruçi. Kishte të bënte me intervistën time me Fatos Nanon. - Cilët janë guralecët në kryesinë e partisë? - ishte pyetja e tij. Përgjigjja e Hajdaragës: … Dua të sqaroj se termi “guralecë” nuk është përdorur në mocion nga Fatos Nanoja, por në një intervistë që Fatos Nano i ka dhënë nga burgu Mero Bazes, gazetar i “Zërit të Amerikës”. Aty është përdorur. Them që nuk jemi të fyer nga ky term, por që nuk duhej të përdorej... le të përdorej një term tjetër analog me gazetarin… Pyetje nga Veip Menedaku: Pse nuk ju lejojnë ju, por gazetarë të “Zërit të Amerikës” të takohen me Fatos Nanon? Përgjigje e Hajdaragës: Për takim me shokun Fatos Nano kemi bërë përpjekje të gjithë ne nënkryetarët për ta takuar në burg... unë për veten time jam përpjekur katër herë për ta takuar, por në të gjitha rastet nuk jam lejuar… I lexoja faqet e daktilografuara nga oficeri i ShIK-ut dhe shihej qartë se mocioni e kishte tronditur realisht atë parti, aq fort sa shteti kishte nisur të jetonte me dinamizmin e tij. Në atë verë të vitit 1996, i vetmi oaz i jetës politike u bë viktima më e madhe e politikës së atij viti: godina e Partisë Socialiste. Konferenca e Devollit ishte shumë domethënëse për ndarjen e partisë. Në bazën e Partisë Socialiste dyshohej se nënkryetarët po punonin hapur kundër kryetarit. Ishte krijuar një hije e përgjithshme dyshimi, aq sa të krijohej ideja se çarja ishte e pariparueshme. Njëri ga shkaqet e këtij efekti ishte debati publik dhe pa doreza kundër njëri-tj trit. Turneu i Hajdaragës në rrethet Devoll, Korçë, Pogradec dhe Elbasan nuk ishte shumë i suksesshëm. Aq shumë probleme krijoi debati i tij i hapur, sa në Elbasan ai u detyrua të përmendte letrat nga burgu të Fatos Nanos.
104
MERO BAZE
Por skandali nuk ishte tek ajo çfarë ndodhte në bazë, por tek ajo se si ShIK-u përgjonte dhe përpunonte informacionin për këto konferenca. Përpara se Hajdaraga të vinte nga turneu i tij në Devoll dhe Pogradec, gazeta Albania botonte me përpikëri debatet brenda konferencave, edhe pse ato ishin me dyer të mbyllura. Një njësi speciale e ShIK-ut i përgjonte ato, i zbardhte urgjent dhe një djalë i ndrojtur i binte çdo pasdite në gazetën
Faksimile e debateve të zbardhura nga ShIK-u në degët e PS-së në rrethe, që dërgoheshin çdo ditë në gazetën “Albania”.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
105
Albania, në një zarf të verdhë që nuk i adresohej askujt. Hapej zarfi dhe i jepej daktilografistes. Dhe këtu ndodhi një herë skandali. Një të shtunë, dhe bëhej fjalë për konferencën e Pogradecit, drejtori i gazetës i kishte dhënë daktilografistes zarfin dhe porosinë që, pasi ta mbaronte, t’ia jepte redaktorit. Ajo e kishte kopjuar me fanatizëm përfshi dhe kllapat që tregonin se kaseta nuk dëgjohej mirë. Në fund dhe emri i oficerit që e kishte zbardhur. Për shkak të një pakujdesie, gjithçka u botua të nesërmen në gazetë, ashtu siç ishte. Ylli Rakipi më tregoi më pas tërbimin e Sali Berishës dhe fyerjet e tij në telefon. E konsideronte si gjëmë faktin që gazeta kishte dekonspiruar pa dashje ShIK-un dhe oficerin e tij. Ylli ishte tronditur nga sulmi i Berishës, por ende s’e kishte kuptuar përmasën e skandalit. “Ajo që më çuditi, - tha më vonë, - është se Ilir Meta nuk m’u ankua, por e kishte marrë me të qeshur.” Dy ishin në atë kohë problemet që iu krijuan grupit të reformatorëve. I pari ishte presioni ndërkombëtar për dialog me PD-në, nga njëra anë, dhe humbja e mbështetjes në bazën e partisë me këtë veprim dhe, së dyti, kufiri deri ku ata duhej të shkonin në luftën ndaj Fatos Nanos. Strategjia e tyre, nga ana tjetër, nuk ishte shumë konstruktive për Partinë Socialiste. Ata shpresonin që, nëse merrnin nën kontroll partinë, të arrinin një rezultat pozitiv në zgjedhjet lokale me mbështetje ndërkombëtare dhe këtë ta paraqitnin si fillimin e kthesës. Ndërsa, nëse humbnin, do të angazhoheshin për një humbje të thellë në zgjedhjet lokale, me qëllim që të diskreditonin grupin e Nanos. Në fakt, tek e dyta arritën diçka, por jo gjithçka. Kështu, gjatë takimeve në bazë, Hajdaraga dhe Meta duhej të shpjegonin vazhdimisht faktin pse e kishin filluar dialogun me PD-në për zgjedhjet lokale dhe sidomos për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Berisha kishte thirrur një takim në mes të gushtit, ku kishin shkuar të gjitha palët dhe ishin marrë vesh për ndarjen e barabartë të vendeve në KQZ. Hajdaraga ishte më i shkathët në argumente. Ai arsyetonte se, po të mos shkonin në takimet me Berishën, atëherë ai do të linte në fuqi ligjin e gjenocidit dhe kështu shumë “shokë të partisë nuk do të ishin më në jetën politike”. Ai e arsyetonte këtë me faktin se ai, dhe ata që merrnin pjesë në bisedime, nuk kishin probleme me këtë ligj, kështu që ata shkonin për të mirën e partisë.
106
MERO BAZE
Por në rrethe të ndryshme, mbështetja kishte kahe të ndryshme. Kështu, në Elbasan, kryetari i degës kritikonte Fatos Nanon, ndërsa në Korçë u paraqit një promemorie për mënyrën se si Fatos Nanoja do t’i paraqiste pikëpamjet e tij në kongres. Në Mallakastër, mbështetësit e Nanos ishin shumicë për shkak të ndikimit të Kastriot Islamit, ndërsa në Lezhë situata ishte më e balancuar. Në Tiranë fitoi Ulqini dhe u eliminua Kastriot Islami, ndërsa në Shkodër dukej se ishte më i fortë grupi afër Fatos Nanos. Në këto kushte, socialistët po shkonin drejt kongresit më të ndarë se kurrë. Shtypi që përcillte zhvillimet brenda tyre, ishte po ashtu shumë i ndarë. Koha Jonë dhe Dita Informacion ishin mbështetëse të forta të Fatos Nanos, ndërsa Zëri i Popullit mbështeste fort Ilir Metën dhe Luan Hajdaragën. Albania, nga ana e saj, duke qenë një gazetë e vlerësuar si zëri i Berishës, bënte më shumë diversion për grupin e Nanos dhe mbështeste po ashtu pa rezerva grupin e Metës. Një sërë shkrimesh që porositeshin nga Meta dhe Hajdaraga në formën e analizave, gjenin vend në faqet e gazetës, çka sillnin një çoroditje të madhe tek elektorati i majtë. Puna shkoi deri atje sa një grup veteranësh nga Vlora u detyruan t’i shkruanin një letër drejtorit të gazetës për t’i kërkuar shpjegime mbi zhvillimet brenda Partisë Socialiste. Një dyndje të madhe drejt zyrave të kësaj redaksie pati edhe nga parti të tjera afër opozitës. Në atë kohë, vizitorë thuajse të çdo nate u bënë shumë drejtues socialistë, të cilët i afronte Thoma Gëllçi tek Albania, i cili atëherë ishte kryeredaktor i gazetës Zëri i Popullit. Mes atyre që u bënë vizitorë të rregullt, përveç drejtuesve kryesorë të partisë, ishin dhe Luan Rama, Sherif Bundo, Aleksandër Frangaj etj. Ishte koha kur ky i fundit ishte në konflikt me Nikoll Lesin për problemin e gazetës dhe po ndahej prej tij pas borxhit të krijuar dhe ndërhyrjes së fondacionit “Soros” për t’i dhënë gazetës rreth 250 mijë dollarë. Aleksandër Frangaj, me sa dukej, po kërkonte mbështetjen e PD-së për të shpëtuar nga kriza dhe për ta eliminuar Nikoll Lesin. Donte të hapte një gazetë të re po me emrin Koha Jonë, por me një prapashtesë. Isha bashkë më Ylli Rakipin, kur na ndaloi makinën para këmbëve në bulevard dhe na kërkoi hapur gjithçka. M’u duk pak e neveritshme, edhe pse kisha qejf të shikoja publikisht debatin e tyre. I thashë Yllit mënjanë se do të ishte mirë të dilnin të bënin debat në TVSh. Kaq duhej dhe, për
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
107
dhjetë minuta, Ylli rregulloi gjithçka. Më pas u gjet mënyra t’i jepeshin menjëherë zyra te ndërtesa e Lidhjes së Shkrimtarëve. U bë gati ekipi i ri. Koha Jonë po imitonte kështu fatin e gjithë opozitarëve të Berishës, që bëheshin me dy kokë. Kështu ishin bërë të gjitha partitë e vogla opozitare dhe aleate, kështu po përfundonte edhe media. Aleksandër Frangaj na takoi ditën kur do nxirrte gazetën. - Do t’u bie fort të dy krahëve,- tha, - se vetëm kështu mund të hyj në treg. Më dukej si një shaka pa kripë. Kisha një parandjenjë se nuk do të ndodhte, edhe pse nuk kisha ndonjë dëshirë që sundimi i papërgjegjshëm i gazetës Koha Jonë në tregun shqiptar të merrej si model gazetarie. Vonë, në mesnatë, Preç Zogaj mbërriti në redaksinë e re të gazetës dhe arriti ta ndal botimin e saj. Në krah të tij ishin njerëz të Ambasadës Amerikane dhe u bënë premtime se gazeta do të ndihmohej nga Sorosi dhe do ta kalonte krizën. Aleksandër Frangaj ishte bindur dhe kishte hequr dorë nga “përçarja”. Qysh nga vizita e Sali Berishës në Kinë, ku Frangaj kishte shkuar për herë të parë pas tij, që prej kohës që ishte dënuar po prej tij me burg, kishte një përpjekje të vazhdueshme të tij për ta përdorur linjën e kontaktit me Berishën kundër ortakut të tij në biznes dhe në profesion, Nikoll Lesit. Ishte e njëjta gjë që u bëri dhe ortakëve të tjerë, me të cilët më vonë themeloi TV KLAN-in, Zhyljen Roshe dhe Marsel Skëndos, të cilët i detyroi t’ia dorëzonin TV KLAN-in pas fitores së Berishës në vitin 2005. I gjithë ky mozaik kishte shumë efekte të gënjeshtërta mbi elektoratin, por një përfundim e kishte të qartë: opozita ishte e ndarë, e copëtuar, e dobët dhe e pariparueshme. Nga ana tjetër, Berisha po e përjetonte këtë si një triumf real, që në fakt nuk ishte i tillë. Në një mesazh drejtuar socialistëve në prag të kongresit, Berisha, në fakt, dukej se ishte i qetë nga zhvillimet negative brenda socialistëve dhe hidhte disa teza për ndryshime rrënjësore në parti, duke pasur si objektiv identifikimin e tezave të tij me ato të grupit të Nanos. Po ashtu, një ditë para Kongresit, disa aleatë të Berishës, si Teodor Laçoja, Çerçiz Mingomataj apo Abdi Baleta, hodhën në shtyp deklarata që të linin të kuptoje se kongresin e socialistëve po e drejtonte Berisha. Më
108
MERO BAZE
i qartë prej tyre ishte Baleta, i cili shpjegonte se “Berisha e ka objektiv kontrollin ndaj socialistëve”. Dukej se në këto deklarata kishte gisht vetë Berisha. Por, nga ana tjetër, Nanoja ishte agresiv. Ditën e kongresit, gazeta Koha Jonë botoi listën e propozuar nga Fatos Nanoja për Komitet Drejtues dhe aty ndarja ishte e qartë. Tanimë secili kishte përpara një fletë votimi dhe një copë gazetë të prerë nga Koha Jonë. Diskutimet në sallë ishin shumë të tendosura. Më brilante ishin ato të degës së Tiranës, që në përgjithësi ishin kundër Fatos Nanos. Kur balanca dukej se po shkonte kundër tij, në pasditen e së dielës, nga rreshti i parë i sallës u ngrit Dritëro Agolli. Me një paraqitje të kujdesshme, gjysmë i pirë dhe gjysmë inteligjent, gjysmë anti-Nano e gjysmë pro-Nano, i pavarur dhe tërësisht i përkushtuar ndaj partisë së tij, të cilën po e shpëtonte për herë të dytë nga shkatërrimi, ai mbajti një fjalim që, në fakt, i dha fitoren Fatos Nanos. Duke shkuar drejt tribunës, ai rregulloi dy herë protezat e sapovëna të dhëmbëve dhe, kur salla vazhdonte të duartrokiste, ai ngriti vetullat e rënda dhe tha: - Unë nuk i kam qejf këto duartrokitjet. Taqi, Taqi!… - Salla heshti, sikur dikush i hodhi ujë të ftohtë. Më tej i erdhi radha Fatos Nanos: - Ai na thotë se ne jemi kënetë, po kështu nuk flitet, se ai çfarë është, buf kënete?!… Përsëri heshtje në sallë. Balanca u vendos. Dritëroi ngriti kokën dhe u duk se e pikasi pushtetin e tij mbi njerëzit e terrorizuar nga përçarja e partisë, njësoj si në vitin 1991, kur ishin të terrorizuar nga ndryshimi i emrit të partisë. Pas kësaj, ai uli tonet: - Mos ma merrni ters që flas kështu, se jam ujk i vjetër unë. O, sa plenume kam kaluar unë… - Këtu qeshi pak dhe në sallë filloi të binte tensioni. Ky ishte diskutimi dramatik që përmbysi situatën në favor të Nanos, pasi, pas gjithë akrobacive të fjalëve dhe shprehjeve populloro-politike, në fund Agolli bëri thirrje të mbështetej Fatos Nanoja. Ilir Meta do të fliste në orën 18.00. Diskutimi i tij vinte tashmë pas një humbjeje në balancë në favor të Nanos. Foli gjatë dhe thuajse pa letër. Një diskutim i mirë, që kishte brenda edhe kujdesin për të mos i shpallur luftë të hapur, por dhe aftësinë për t’u distancuar nga ai. Ishte nga fjalimet e mira të tij. Kishte njëfarë vendosmërie në të folur dhe mbushej herë pas here nga thirrjet e mbështetësve të tij.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
109
Por fjalimi i tij nuk u regjistrua askund, përveç transmetimit direkt në RTSh, që bënte kujdes të transmetonte të gjithë fjalimet kundër Fatos Nanos. Gazeta Zëri i Popullit, që duhej ta botonte fjalimin e Metës të nesërmen, nuk kishte asnjë kopje të tij. Thoma Gëllçi u detyrua ndërkohë të shkonte
Faksimile e fjalimit të Ilir Metës mbajtur në Kongres dhe i zbardhur nga SHIK-u.
110
MERO BAZE
te gazeta Albania, për të parë mos “kishte ardhur posta”, siç thuhej me humor për zarfet që ShIK-u i dërgonte me materiale të zbardhur, sipas porosive që kishte për të ndihmuar “reformatorët” e PS-së. Dhe ndërsa Gëllçi priste, zarfi arriti. Të nesërmen, gazeta e Partisë Socialiste e botoi fjalimin e pashkruar të Metës nga zbardhja e ShIK-ut! Por kjo nuk i binte në sy askujt. Në kongres, një problem më vete ishte dhe telegrami i Gramoz Ruçit nga Greqia, ku ai kishte shkuar ndërkaq. Në fakt, letra u paraqit sikur vinte nga malet e Salarisë, ndërsa kishte dyshime se atë e kishin shkruar Kastriot Islami ose Guro Zeneli në bashkëpunim me Ruçin në telefon. Ishte një letër e kujdesshme dhe në favor të Fatos Nanos. Ajo bënte thirrje për mbështetje të fortë dhe direkte për të, ndërkohë që nuk ishte shumë i ashpër me ata që e sulmonin Fatos Nanon. Kjo dukej shumë interesante, po te kishe parasysh faktin se njerëzit më të gëzuar në Partinë Socialiste, kur u largua Gramoz Ruçi jashtë shtetit, ishin pikërisht ata që Ruçi i kursente në letrën e tij. Letra e Ruçit kishte një dimension tolerance. Shumë vet nuk besonin që ai ta kishte shkruar vetë, edhe pse shihej qartë identiteti i tij në tezat që kishte hedhur. Por pas asaj klime mosbesimi dhe ai bënte shumë kujdes që të mos merrej vesh kurrgjë nga kjo histori. Ndërsa po afroheshin propozimet për zgjedhje, njeriu më aktiv u bë Monika Kryemadhi, e cila ishte komandantja de facto e Forumit Rinor Eurosocialist. Njerëzit e saj në sallë u bënë promotorë të propozimeve dhe rrëmujave. Një incident ndodhi me Ndre Legisin dhe për pak përfundoi në rrahje. Të tilla kishte plot gjatë gjithë kongresit dhe ato nuk munguan deri në orën 05.00 të mëngjesit, kur njëri nga djemtë e Forumit, i futur në komisionin e numërimit të votave nga Kryemadhi, u rrah me Petro Koçin dhe me një vajzë nga Fieri, pasi dyshoi se po favorizonin Fatos Nanon. Në mëngjes u shpallën rezultatet. Situata dukej e balancuar, me një epërsi të lehtë të Nanos. Njeriu më i votuar ishte Dritëro Agolli dhe pas tij Namik Dokle. Akuzat për manipulime në kongres ishin zëra shumë të dobët dhe nënkryetarët duket se u mundën në garën e tyre kundër Fatos Nanos. Tabuja e vetme e tyre, kandidimi përballë Nanos, nuk arriti të thyhej dhe ai konkurroi i vetëm, duke marrë rreth 145 vota kundër.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
111
Berisha financon Ilir Metën për të forcuar pozitat brenda opozitës
T Nanoja kishte fituar. Sipas skemës që ai paraqiti në kongres, u arrit që në drejtimin e Partisë të futej grupi i atyre që ai i rekomandonte si njerëz të rinj. Mbi të gjithë shquante Rexhep Meidani, i cili kishte fituar një shumicë pikësh në kongres si anëtar i Komitetit Drejtues. Më 30 gusht, u bë mbledhja e Komitetit Drejtues të PS-së për të zgjedhur kryesinë dhe postet kryesore të partisë. Ilir Meta humbi me një diferencë të vogël me Rexhep Meidanin për postin e sekretarit të përgjithshëm. Rezultati nuk pasqyronte kontributin e secilit, por sfondin politik dhe ndarjen mes reformatorëve dhe mocionistëve. Meidani ishte njeriu i servirur nga Nanoja, ndërkohë që Meta ishte kundërshtari i tij kryesor. Mbledhja e Komitetit Drejtues pasqyroi vazhdimin e krizës së kongresit dhe ndarjes që u shfaq atje. E gjithë kjo, në fakt, dukej se i pakësonte shpresat e socialistëve për një fitore në zgjedhjet vendore që po afroheshin. Drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste kishin një muaj kohë për të marrë në duar frenat e fushatës, ndërkohë që ishin të papërgatitur për ato që po ndodhnin. Kontrolli i kundërshtarëve të Nanos në parti ishte i fortë dhe lidhjet me rrethet thuajse ishin të bllokuara. Shqetësimi kryesor që ngriti Ilir Meta para socialistëve, pasi humbi garën me Rexhep Mejdanin, ishte pikërisht revanshi i njerëzve të Fatos Nanos kundër pjesës tjetër të partisë dhe jo kundër Sali Berishës. Ekipi i ri drejtues, që konsiderohej i kompletuar nga ana intelektuale, por më pak politik se kundërshtarët e Fatos Nanos, në të vërtetë nuk kishte shumë instinkte revanshi, por frika se pas tyre do të qëndronin njerëz të vëmendshëm, si Kastriot Islami, mbetej e hapur.
112
MERO BAZE
Një tjetër ish-nënkryetar kundërshtar me Nanon, Servet Pëllumbi, dha dorëheqjen në Kongres në shenjë mospajtimi me akuzat që i bëheshin grupit të Metës si konservator. Dorëheqja publike e profesorit të vjetër të marksizmit, në fakt, ishte një gjest i zgjuar. Ai realisht ishte një mbështetës i Ilir Metës dhe i vinte atij në dispozicion gjithë potencialin e tij politik. Por dorëheqja, nga ana tjetër, lehtësonte Metën nga akuzat, që Nanoja ia bënte nga burgu, si përfaqësues i pensionistëve dogmatikë. Pas kësaj, Meta filloi ta akuzonte Nanon se ishte ai që po sillte në krye të Partisë Socialiste njerëzit e socialistëve të vitit 1991, duke pasur parasysh në radhë të parë rikthimin e Kastriot Islamit dhe Rexhep Meidanit, dy figura të keqpërdorura nga Ramiz Alia, njërin si figurë kryesore të Këshillit Presidencial dhe tjetrin si kryetarin e Kuvendit, të dominuar nga ishkomunistët fanatikë të zgjedhjeve të 31 marsit 1991. Por shtypi i majtë ishte me Fatos Nanon dhe Ilir Meta ndihej shumë i varfër në prezantimet e tij nga një shtyp armiqësor me socialistët. Ndërsa ishim duke pritur të mbaronte mbledhja e Komitetit Drejtues të PS-së, që zhvillohej në katin e dytë të selisë së tyre, kryeredaktori i gazetës Dita Informacion, Shpëtim Nazarko, lëvizte shumë i lehtësuar para selisë së socialistëve. - E majta shpëtoi, - më tha ai me shumë seriozitet. - Me këto figura që ka gjetur tani, u kompletua. Tani problem është e djathta. - Kush është figurë? - e pyeta. - Rexhep Mejdani, - tha. - Ai është shkencëtar i vërtetë. Tani që ai pranoi të merret me politikë, socialistët shpëtuan. U kompletuan këta. Arsyetimi i tij nuk ishte bindës, por nuk ishte aq i papërfillshëm. Në qarqet e socialistëve filloi menjëherë fetishizimi i figurës së Mejdanit si njeri i madh. Më bënte shumë përshtypje shpejtësia me të cilën përhapej ky version. Madje edhe te njerëz që e njihnin. Nga ana tjetër, Meta po shfaqej çdo ditë e më shumë si njeri i Berishës dhe pa shumë vlera. Nazarkoja e quante vazhdimisht “kapter”. - E kam kapur skemën e Saliut, unë, - tha. - Vë dy kapterë në parmendë, në një anë Tritanin, në anën tjetër Ilir Metën dhe i nget me bodec gjithë jetën. Por kjo ia dogji skemën, është tërbuar Saliu tani.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
113
Në të vërtetë, Berisha nuk dukej aq i tërbuar. I qartë politikisht, ai nuk kishte pritur që Fatos Nano të mundej, por kishte investuar në betejën kundër tij dhe e quante të rëndësishme që kundër kryetarit të burgosur kishin votuar 145 vetë. Ma përsëriti disa herë këtë si një gjë shumë të rëndë për një kryetar partie që konkurron i vetëm dhe që rreth 25 për qind e kandidatëve votojnë kundër tij. Nuk më dukej aq e rëndë në fakt, por ishte një temë që nuk ia vlente të bëje debat. Në Partinë Demokratike, në këto raste, votat s’do ishin numëruar fare, ndaj dhe krahasimi nuk vlente. Opinioni tjetër kundër figurave të ardhura sërish në krye të së majtës ishte se ata ishin në shumicë njerëz të Ramiz Alisë. Kjo lidhej me të ashtuquajturin “grup i Fakultetit të Shkencave”, ku gruaja e Ramiz Alisë, Semiramisi, kishte emëruar ose mbikëqyrur shumicën e këtyre emrave, sidomos Mejdanin dhe Islamin, që u ringritën. Por kjo nuk ishte aspak negative për socialistët, por vetëm sa i forconte ata brenda radhëve të tyre dhe dobësonte autoritetin e atyre që përhapnin këtë opinion. I gjithë ky debat zhvillohej ndërkohë që zgjedhjet vendore po afronin dhe Berisha i mbante të hapura ftesat për dialog rreth KQZ-së dhe formulës së komisioneve lokale. Ai dukej se kishte arritur atë që donte: ndarjen reale brenda PS-së. Makineria më e madhe politike në vend, kishte punuar gjithë verën duke konsumuar vetveten në përpjekje për të kaluar traumën e zgjedhjeve të 26 majit. Ishte bërë e mundur që kriza të eksportohej për disa muaj nga Berisha te Partia Socialiste dhe në fund të verës Partia Socialiste ndihej e lodhur dhe e përçarë. Nën trysninë e ndërkombëtarëve, socialistët kishin vendosur të merrnin pjesë në takimet me Berishën. Komisioni Juridik i Këshillit të Europës, drejtuar nga Kolumberg, kishte nxjerrë një deklaratë, në të cilën nxitej dialogu dhe dënohej bojkoti. Berisha kishte ftuar 14 parti politike dhe dukej se socialistët e rinj nuk ishin shumë kundër pjesëmarrjes në tryezë. Rolin e sherrxhinjve po e bënin ata që quheshin Poli i Qendrës: Partia Aleanca Demokratike dhe Partia Socialdemokrate. Në tryezë, përfaqësuesi më i spikatur i socialistëve ishte Ethem Ruka, një socialist i moderuar, që fliste gjithmonë i fundit në atë parti, për të mos hedhur kurrë benzinë mbi zjarr. Pas takimit me Berishën, Ruka tha qartë se synimi i parë i pjesëmarrjes në tryezë ishte përgënjeshtrimi i zërave se
114
MERO BAZE
socialistët do të bojkotojnë zgjedhjet vendore të 20 tetorit. Ruka, po ashtu, dukej i kënaqur nga fakti që Berisha kishte pranuar që nënkryetari i të gjitha komisioneve të ishte nga Partia Socialiste, ndërsa në minoritet, nga PBDNJ-ja. Ndërkohë ambasadorja e re amerikane në Shqipëri, Mariza Lino, u takua me Berishën për t’i paraqitur atij letër-kredencialet. Megjithëse Lino kishte ardhur në Shqipëri një muaj më parë, ajo i paraqiti letër-kredencialet pikërisht në ditët që Berisha ishte duke dialoguar me opozitën. Ajo që ishte mbresëlënëse për publikun, ishte një fotografi e madhe ku kishte dalë Berisha me presidentin Klinton dhe dy gratë e tyre, gjatë vizitës së Berishës në Shtëpinë e Bardhë, një vit më parë, fotografi që Berisha e botoi të nesërmen në gazetën Albania. Takimi dukej se i tulati pak zërat kundër Berishës, por realisht nuk ishte shumë inkurajues për të. Sidoqoftë, kundërshtarët e Nanos brenda Partisë Socialiste u hodhën në sulm. Meta, në një konferencë për shtyp si kryetar i FRESSh-it, deklaroi një ditë më vonë, më 5 shtator, se Partia Socialiste nuk është distancuar realisht nga Ramiz Alia dhe komunizmi. Meta i referohej fasadës së emrave që u rikthyen në krye të PS-së pas kongresit. Por dukej se lufta e tij e re nuk kishte shumë jehonë brenda socialistëve. I vetmi rast kur socialistët e lejonin veten të distancoheshin nga komunizmi apo Ramiz Alia dhe Enver Hoxha ishte nevoja për pushtet. Ndërsa rrinin në opozitë, ata nuk ishin të gatshëm të pështynin mbi të kaluarën e tyre. Për më tepër që kritikat e Ilir Metës ata i merrnin më shumë si pakënaqësi të tij se sa si rreziqe që i vinin Partisë Socialiste nga e kaluara e saj. Nga ana tjetër, punët e Berishës me Uashingtonin nuk po shkonin mirë. Nënsekretari amerikan i shtetit, Timmothy Wirth, i cili ishte refuzuar nga Sali Berisha në vizitën që pritej të bënte në Tiranë, i dha një intervistë “Zërit të Amerikës”, ku theksoi se ShBA-të po ndiqnin me shqetësim mënyrën se si do të zhvilloheshin zgjedhjet vendore. Një muaj më parë, Berisha kishte pasur një konflikt të qartë me zotin Nensekretarin e Shtetit Timothy Wirth. Ai kishte refuzuar pritjen e tij gjatë vizitës së planifikuar në Tiranë, çka e kishte detyruar atë ta anulonte vizitën. Berisha kishte rekomanduar takime me kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë, për ta anuluar me takt vizitën. Shkak ishte axhenta e qartë e nënsekretarit të Shtetit, i cili
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
115
do të dënonte zgjedhjet e 26 majit dhe do të kërkonte përsëritjen e tyre në të paktën 40 zona. Kaq kishte mjaftuar që tensioni të rritej papritur. Tani ai po konkretizohej. Nga ana tjetër, Berisha kishte një betejë me ODIHR-in, raporti i të cilit për zgjedhjet e 26 majit ishte më i keqi i mundshëm për ato zgjedhje. Vërejtjet, nga më realet deri te banalet, e kishin nxirë imazhin e qeverisë së Partisë Demokratike. Akuzat e Partisë Demokratike se vëzhguesit ishin veprimtarë marksistë-leninistë, pranoheshin, por nuk konsideroheshin të mjaftueshme për të rrëzuar raportin. Misionari i Lamberto Dinit bëri dhe këtu punën e vet. Ai ka pasur bisedime intensive me Arjan Starovën, zëvendësministrin e Jashtëm, i cili, në të vërtetë, ishte diplomati konfident i Berishës në Ministrinë e Jashtme. Teza italiane ishte që ODIHR-i duhej pranuar, edhe pse jo si palë e vetme. Edhe kontaktet e ODIHR-it me qeverinë shqiptare janë bërë po me zotin Starova. U ra dakord që misioni i ODIHR-it të përfshihej, por dukej se ambasadorja Glover, me rreptësinë e diplomates profesioniste, nuk pranonte asnjë kushtëzim për cilësinë e vëzhguesve dhe sidomos përjashtimin e atyre që Tirana i quante “armiq” ideologjikë të saj. Kjo e tensionoi sërish situatën dhe më në fund ODIHR-i u tërhoq nga vëzhgimi i zgjedhjeve lokale të tetorit 2000. Kjo ishte hera e parë që ODIHR-i po zbatonte këtë praktikë me një vend të çliruar nga komunizmi. Ishte, në njëfarë mënyre, një gjest i ashpër, për të dëshmuar se zgjedhjet ishin jashtë një vëzhgimi profesional. Por ajo që duhej lexuar prej ODIHR-it dhe ajo që lexonte opinioni publik ishin të ndryshme. Ne në Tiranë e përjetonim më shumë si fitore të Berishës e jo si goditje diplomatike ndaj tij. Përfundimisht, komanda e zgjedhjeve i mbeti Këshillit të Europës, i cili edhe foli “në emër dhe për llogari të të gjithë vëzhguesve”. Ambasadorja e ODIHR-it, Glover, u takua me në fund edhe me Berishën në Tiranë dhe, pas një bisede të tensionuar, nuk u arrit realisht pajtimi i Berishës që ODIHR-i të ishte vëzhgues i zgjedhjeve vendore. Beteja ishte interesante, pasi Berisha po përpiqej të hapte një konflikt të ri për të përmirësuar imazhin e humbjeve që kishte pësuar nga konflikti i vjetër. Qëllimi i tij ishte konstant: doemos duhej të njolloste ata që i njollosën zgjedhjet. ODIHR-i nuk do të pranohej i vetëm të vëzhgonte zgjedhjet e 20 tetorit. Madje, nuk do të pranohej fare. Berisha ishte i gatshëm të
116
MERO BAZE
pranonte forma të tjera vëzhgimi, por jo atë të arbitrit që ia nxiu rezultatin. Donte patjetër një njollë për të. Dhe diçka arriti. Për zgjedhjet e 20 tetorit u ra dakord që të vëzhgoheshin nga treshja: Këshilli i Europës, OSBE, Bashkimi Europian. Kjo fitore jo pak e rëndësishme e Berishës me ndërkombëtarët, i trembi opozitarët e rinj. Në takimin e radhës me Berishën, tashmë shkoi vetë njëri nga kritikët e tij më të ashpër, Kastriot Islami. Fotoja e tij si bust, duke i dhënë dorën Berishës, zuri vend në faqet e para të gazetave të së dielës, më 8 shtator. Shtypi afër Berishës vazhdonte të bënte diversion mbi qëndrimet e Nanos nga burgu, por ato ndërkaq kishin më pak ndikim. Letrat e sajuara, sikur i dërgonte Fatos Nanoja nga burgu, fabrikuar nga ShIK-u dhe botuar në gazetën Albania, një vit më parë e kishin degraduar besueshmërinë e luftës kundër tij. Njerëzit e Nanos në krye të PS-së e kishin situatën nën kontroll dhe dinin t’i informonin më mirë njerëzit e bazës. Tanimë kundërshtarët e Nanos kishin vetëm një strehë, FRESSh-in, tek i cili Ilir Meta kishte mbështetur shpresat. Monika Kryemadhi thuajse kishte nën kontroll gjithë strukturat e tij dhe fitorja e Metës ishte e sigurt. Për këtë shkak, në fund të shtatorit, Meta kërkoi një votëbesim të drejtuesve të FRESSh dhe me këtë rast hoqi nga kryesia Pandeli Majkon dhe Blendi Marikajn, dy njerëz që besohej se ishin afër Nanos. Nga ana tjetër, ai i kërkoi mbështetje të fortë prej Berishës, për punësime dhe ndihma financiare, për të dëshmuar se di t’i mbajë njerëzit e tij. Ilir Zela, një tjetër figurë themeluese e FRESSh, lëkundej mes Metës dhe Majkos. Meta këmbëngulte se ai realisht nuk kishte ndikim, por fare papritur, një ditë më kërkoi mua që, nëse kisha mundësi, të mundësoja që drejtori i AMC-së, rrjetit të ri të telefonave celularë në Shqipëri, të siguronte një vend pune për Zelën. Filloi kështu një komunikim i ri, ku unë gati shërbeja si përçues i kërkesave për vende pune të njerëzve të tij. Fola me Berishën dhe, sa i tregova që Ilir Meta ka nevojë të rregullojë Ilir Zelën në AMC, ai u lidh menjëherë me drejtorin e AMC-së, që në atë kohë ishte kompani shtetërore dhe e rregulloi diku. Pas disa ditësh e takova Ilir Metën për t’i dhënë lajmin se Ilir Zela u rregullua. Befas, një kërkesë tjetër. Gjergj Koja duhej të sistemohej mjek në Durrës, ndërsa Monika dhe dikush tjetër duhej të udhëtonin drejt Nju-Jorkut, në takimin e Internacionales
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
117
Socialiste... më pas, shoferi i tij donte pasaportë shërbimi, se e kishte vështirë për vizë kur dilte jashtë, vëllai i Monikës duhej të futej në INSIG... Kërkesa e tij për t’i gjetur një sponsor për biletën, m’u duk banale në fillim, por më vonë kuptova se ai realisht nuk kishte lekë. Mandatin e FRESSh me Internacionalen Socialiste ai e kishte në atë kohë të vetmin mjet presioni për të mos e flakur nga PS-ja. Ai po sillej me partinë e tij njësoj si Gjinushi, i cili vazhdimisht kritikonte socialistët për mungesë reformimi në Internacionale, me qëllim që ai të mbetej interlokutori i vetëm i majtë. Të njëjtën gjë po bënte edhe Meta me FRESSh-in. Duheshin së paku 2 800 dollarë për biletën dhe, me gjysmë zëri, edhe ndonjë gjë tjetër. Më kapi një siklet tjetër. Ia thashë sërish Berishës këtë, por ai nuk e prishi terezinë. - E rregulloj unë, - tha. - Nesër do ta takojë dikush atë dhe t’ia japë lekët. Në të vërtetë, njeriu që do të takonte Ilir Metën, më thirri mua. Quhej Sakip dhe ishte nga Peshkopia. Më tha, pa shumë takt, se Bashkimi (Gazidede) i kishte dhënë ca lekë për këtë Ilir Metën. I tregova ku ta gjente: te kafeneja në cep të parkut. Pas një ore, më mori në telefon Iliri dhe më falënderoi që ia kisha zgjidhur hallin Monikës. Ishte një situatë shumë e sikletshme dhe mendoja se ai do të fyhej nga kjo gjë. Por kisha gabuar. Më vonë, në vitin 2000, kur Ilir Meta u bë kryeministër dhe ndërmori një fushatë linçuese ndaj meje dhe gazetës sime, e kujtoja shpesh këtë skenë. Ai dha një grand për gazetat që dilnin në treg dhe përjashtoi prej tij gazetën Tema, për të bërë diferencën e saj në treg me gazetat e tjera. E përjashtoi nga çdo reklamë e mundshme dhe filloi një represion ndaj kujtdo që mendonte se mund ta mbështeste këtë gazetë. Por çudia më e madhe ishte kur gazeta po botonte një dosje mbi skandalin e pasaportave dhe nëpunësve të komisionit të tenderit. Aty zbulova se ky Sakipi, që duhej të ishte me siguri dikush i ShIK-ut në kohën e Bashkim Gazidedes, tanimë punonte në Ministrinë e Brendshme. Kishte ditur ta shiste mirë nderin që i kishte bërë në emër të shtetit, por dhe kryeministri ishte treguar i kujdesshëm ta mbante afër. Të parit që ia thashë këtë detaj, më kujtoi se “dibranët janë si sekt” dhe e mbajnë njëri-tjetrin; me këtë rast ai më kujtoi origjinën dibrane të Monikës. Por unë, në fakt, edhe pse e dija që ai ishte korrieri i pareve të
118
MERO BAZE
ShIK-ut për Ilir Metën, besoja pak te profecia e “sektit dibran”. Mënyra se si Ilir Meta përpiqej të rregullonte raportet brenda FRESShit, ishte tipike prej pazarxhiu. Për shembull, për të pasur afër Gjergj Kojën në Durrës, Meta ndërhynte dhe kërkonte që ai të punësohej në INSIG ose si mjek. Aq të lodhshme ma bëri këtë punë, sa fillova negociata mes Maks Cikulit dhe drejtorit të Shëndetit Publik në Durrës për t’i rregulluar një vend pune Gjergj Kojës. Edhe këtu, linja e ShIK-ut bënte punën e vet. Për të më mbushur mendjen se Koja do t’i bënte punë në Durrës, më ofroi për intervistë një mjek pikërisht nga Durrësi, që ishte socialist, por që ishte distancuar nga Fatos Nanoja. Që Meta t’i kishte sa më afër edhe disa të tjerë, duhej po ashtu të përdoreshin punë shteti në administratën e Partisë Demokratike, e cila ishte e ngurtë dhe shumë e pasqaruar për këto prapavija, pasi po linte pa punë militantët e saj dhe po punësonte ata të Ilir Metës. INSIG-u u kthye në një qendër punësimi për njerëzit e Ilir Metës, duke filluar që nga vëllai i Monikës dhe duke përfunduar te çdo hallexhi i tij. Më tej, vazhdoi odiseja e pajisjes me pasaportë shërbimi të shoferit dhe disa njerëzve të afërt të tij. Një shtet i tërë tashmë ishte në dispozicion të Ilir Metës. Sali Berisha kishte kapur thelbin e suksesit në betejën me opozitën: ai po përdorte rezultatin e dhunuar të zgjedhjeve për ta përdhunuar kundërshtarin në shtëpi të vet. Është një nga veset diabolike të politikës shqiptare, që më shumë se në çdo vend të botës harxhon energji për t’i imponuar kundërshtarit një rezultat që e ka prodhuar vetë. Ky mekanizëm, që i ka fillesat e veta në vitin 1996, në përpjekjet e Berishës për të kontrolluar Partinë Socialiste, iu kthye këtij shumë vite më vonë: pushteti i Ilir Metës investoi po aq shumë sa Berisha, që t’i prodhonte atij një opozitë kundër opozitës, madje me të njëjtin model. I vodhi zgjedhjet e vitit 2001 dhe përdori kundërshtarët e Berishës në PD për t’i pranuar ato. I dha siglën e PD-së Genc Pollos, por dhe pushtetin e medias që kontrollonte edhe tangente për mbijetesën financiare. Kur Genc Polloja e Ferdinand Xhaferri u larguan nga PD-ja, situata ishte e njëjtë. Në Durrës, Ferdinand Xhaferri ishte njeriu që mund të fuste në punë këdo, madje shumë më shpejt se kryetari i Partisë Socialiste që ishte në pushtet. Po kështu edhe Genc Polloja në Tiranë, i cili mund të të mbaronte punë me shtetin më shpejt se Musa Ulqini, që drejtonte socialistët e Tiranës. Ishte
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
119
një model që funksiononte duke sponsorizuar antiopozitarizmin, që në Shqipëri ka lindur nga nevoja për t’i prodhuar humbësit të dhunuar një problem, që ai të mos merret me pushtetin dhe zgjedhjet, por me mbijetesën e vet politike. Duke qenë krijesa të njëri-tjetrit, Ilir Meta dhe Sali Berisha e kanë luftuar dhe dashur njëri-tjetrin për të njëjtat vese, për të njëjtin mentalitet dhe për të njëjtin stil politik: atë të shkatërrimit të kundërshtarit dhe jo konkurrencës me të, atë të blerjes së opozitës dhe jo bashkëpunimit me të, atë të dhunës mbi zgjedhjet dhe jo lirinë e qytetarëve për të votuar.
120
MERO BAZE
20 Tetori, humbja e fundit e Fatos Nanos
T Më në fund, u pa se socialistët do të merrnin pjesë në zgjedhjet vendore. Grupi i “reformatorëve” e nxiste pjesëmarrjen si një përpjekje për të demonstruar humbjen me njerëzit e Nanos në krye të partisë, ndërsa drejtuesit e rinj ishin nën trysninë ndërkombëtare për të marrë pjesë, me premtimin se zgjedhjet mund të ishin një rast për të verifikuar rezultatin e kontestuar të zgjedhjeve të 26 majit. Në të vërtetë, në krye të fushatës ishte Kastriot Islami. Rexhep Mejdani, i cili ende nuk ishte mësuar me zyrën e tij të re, ishte konfuz dhe i mefshtë në kontaktet me shtypin. Në konferencën e tij më prezantuese, ai shkaktoi reaksion te një pjesë e madhe e shtypit, ngaqë e sulmoi Ismail Kadarenë si poet dhe shkrimtar të oborrit komunist. Shkak ishte bërë një deklaratë kritike e Kadaresë për socialistët. Pas kësaj, me sa dukej, pasuan kritikat dhe ai u tkurr shumë, thuajse nuk komunikonte më me shtypin. Disa ditë para zgjedhjeve vendore, shkova në zyrën e tij bashkë me shefin e seksionit shqip të “Zërit të Amerikës”, Elez Biberajn. Biberaj kishte kuriozitet për ta njohur nga afër, por ishte i rezervuar të fliste për kontaktet e mëparshme me të. E vetmja histori që mbante mend rreth tij ishte përpjekja e dështuar për ta intervistuar Rexhep Mejdanin në vitin 1991, kur ai drejtonte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të 31 marsit. Ndërkaq raportet kishin ndryshuar dhe Mejdani nuk druhej më nga “Zëri i Amerikës”. Përkundrazi, ai la një mbledhje të shkurtër pune me kryesinë dhe doli në paradhomën e zyrës së tij. Biberaj e pyeti për problemet reale që kishte opozita para zgjedhjeve.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
121
- Kemi një problem serioz, - tha. - Punën e certifikatave. Këta të komisionit kanë deklaruar se duhet të votohet me certifikatë me fotografi. Fotografia duhet me ngjyra. Një fotografi me ngjyra kushton 5000 lekë. Në fshat nuk ka shumë fotografë. Kjo rrezikon që fshatarët, të cilët janë në shumicë me ne, të mos pajisen me certifikatë dhe kështu të mos votojnë. Le që është dhe shtrenjtë për fshatarët. Pesë mijë lekë një copë, është shumë shtrenjtë. Ja, unë kam dy nipa. Ata nuk janë me partinë time. Besoj që nuk janë. Kanë qenë demokratë. Por dhe ata më thanë se nuk do të votojnë. “Kush shkon e bën fotografi”, thanë. Ky është një problem serioz. Ligjërata e tij ishte befasuese, mediokre, aspak thelbësore dhe mbi të gjitha shumë zhgënjyese, kur e dëgjoja nga një njeri që socialistët kishin shpresuar ta kishin drejtuesin e tyre kryesor në mungesë të Fatos Nanos. Biberaj po e dëgjonte si i hutuar dhe buzëqeshte vazhdimisht me stilin e tij të mirësjellshëm. Kur mbaroi, e pyeti nëse kishte diçka tjetër. - Po ja, kjo është kryesore, - tha. - Ka, ka edhe gjëra të tjera, por kjo është kryesore! U ngritëm dhe ikëm. Nuk folëm një copë rrugë dhe nuk doja t’i merrja ndonjë përshtypje. Dukej që Biberaj ishte i zhgënjyer. Por nuk tha asnjë fjalë. Partia Socialiste ngjante e drobitur nga lufta e brendshme dhe e gjitha kjo dukej se zbrazej në fytyrën pa nerva të Rexhep Mejdanit. Një burrë i gjatë që mbante gjithmonë një çantë gjysmë sportive në krah, që nuk të kujtonte më as pedagogun skolastik, as politikanin energjik. Në shumicën e pozave të tij para shtypit, dilte me një mjekër të mbështetur në pëllëmbë, në një tendosje të tillë që të krijonte përshtypjen se pëllëmba ishte shansi i fundit për të mos u rrëzuar. Nga ana tjetër, vetë partia kishte ricikluar luftën politike për kreun e partisë në betejën për kandidatë për kryetarë bashkish dhe komunash. Beteja u përsërit një për një, por këtë radhë njerëzit e Fatos Nanos kishin më shumë përparësi. Ata kishin në dorë administratën e partisë dhe legjitimitetin e zgjedhjeve në kongres. Kështu që shumica e kandidatëve vendorë ishin mbështetës të Fatos Nanos. Meta arriti të ndikonte pak në zgjedhjen e kandidatëve.
122
MERO BAZE
Dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe u pa se fitorja po u buzëqeshte demokratëve. Në mbrëmje, rezultatet e para ishin befasuese. Demokratët këtë radhë kishin marrë më shumë vota se më 26 maj, ndërkohë që procesi kishte ruajtur integritetin e tij. Thuajse askund nuk kishte zëra të besueshëm për manipulime. Shumica e komisionerëve socialistë e kishin pranuar rezultatin dhe humbja e tyre ishte katastrofike. Raundi i dytë jepte pak shanse për kompensim. Një tjetër shenjë e fortë e besueshmërisë së zgjedhjeve ishte në Shkodër. Partia Demokratike kishte marrë rezultat negativ dhe kishte kaluar në balotazh, përballë të Djathtës së Bashkuar. Kandidati demokrat, i propozuar pa shumë kujdes e me kritere klienteliste, kishte një mungesë personaliteti të dukshëm në opinion dhe kishte arritur një rezultat nga më të ulëtit në historinë e kësaj partie në Shkodër. Njeriu që kishte dhënë garanci për të ishte Lazër Stani, në atë kohë deputet i PDsë dhe kryeredaktor i gazetës Rilindja Demokratike. Kandidati ishte djalë i një familjeje të njohur katolike, “por paskësh emër të keq”, se kishte punuar në Degën e Punëve të Brendshme në Shkodër. E vërteta ishte se përsëritja e një kandidature katolike kishte shkaktuar ndarje fetare dhe shumë njerëz të Partisë Demokratike kishin votuar Bahri Boriçin, kandidatin e së Djathtës së Bashkuar në atë qytet. Sidoqoftë, gjithçka ndodhi, u dha shumë legjitimitet zgjedhjeve. Raportet e vëzhguesve të huaj ishin sipërfaqësore, çka dukej pozitive për pushtetin. Tanimë kërkoheshin hapa të reja për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë pas zgjedhjeve të 26 majit. Socialistët ngjanin të shokuar dhe thuajse të fundosur. Deklarata e tyre zyrtare ishte shumë e paqartë. Ata i konsideronin zgjedhjet të manipuluara, por nuk e refuzonin qartë pjesëmarrjen në bashkitë ku kishin fituar. Grupi i reformatorëve dukej i kënaqur. Pasdite, ndërsa po pinim një kafe te kioska me emrin Artist, pas selisë së Partisë Socialiste, së bashku me Ilir Metën dhe Luan Hajdaragën, erdhi gati i përlotur Erion Braçja. - Vetëm gjashtë bashki mund të fitojmë, - tha ai. - Hajt, mos çaj kokë, - i tha Meta. - Nuk fitohet me atë burgaxhiun. Le të bëjë fushatë me Rexhep Mejdanin ai, pa do të fitojë! Braçja u trondit nga reagimi i Metës. Në shqetësimin e tij dukej realisht militantizmi i sinqertë i një socialisti, i cili ngrihej mbi ndarjet e brendshme.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
123
Por kjo nuk i hynte fare në sy Ilir Metës, i cili, deri në atë kohë, si armik kryesor konsideronte Fatos Nanon. Injorimi i ankesave të Braçes dhe shqetësimi i tij gati në ngashërim për rezultatin, krijoi një çarje në bisedë dhe pas pak u detyruam të ngriheshim. Ilir Meta dhe Luan Hajdaraga vazhduan për të ngrënë drekë te lokali i tyre në Sauk, ndërsa unë ika në shtëpi. Braçja sillej i hutuar te garazhi pas Partisë Socialiste, i shqetësuar tashmë jo vetëm nga rezultati i zgjedhjeve, por edhe nga rezultati i luftës brenda partisë. Afër tij u panë të ecnin njëri pas tjetrit dhe Majkoja me Legisin, po ashtu të ngrysur. Ndarja tanimë ishte e qartë, pasi shprehej në gëzimin dhe hidhërimin për rezultatin e zgjedhjeve që endej mes socialistëve. Njerëzit e Nanos ishin të hidhëruar për rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa njerëzit e Metës ishin të gëzuar për hidhërimin e njerëzve të Nanos. Të dielën e balotazhit, duhej të isha në Vlorë. U nisa në mëngjes dhe mbërrita në Vlorë shumë shpejt, rreth orës 10.00. Shkova drejt e në selinë e Partisë Socialiste. Takova Gëzim Tushin, një zyrtar lokal, i cili ishte i sjellshëm dhe i druajtur. Më la përshtypje të mirë. Te selia e demokratëve fillimisht nuk gjeta njeri dhe Gëzim Zilen e takova rreth orës 12.00. Dukej se i kishte punët më në rregull. Vetëm në një qendër votimi, më duket tek 45-a, nuk e kishin lejuar socialistin të ishte në komision. U ngrita menjëherë ta verifikoja. Shkova te Komisioni Zonal. Një përfaqësues i PD-së më shpjegoi në konfidencë situatën: - Është një socialist që nuk ka shkuar, - tha. - Ka pirë që në mëngjes dhe nuk e marrim dot as me forcë nga shtëpia. - E keni kërcënuar? - i thashë unë duke i shkelur syrin. Ai qeshi gjithë djallëzi. - Jo, - tha, - po dhe ndonjë pare mund të jetë shpërndarë. Janë paret sheshit. Përgjithësisht krijova një ide se ç’mund të kishte ndodhur. Zyrtarisht komisioneri ishte i pirë, por realisht ishte i ngopur. Takova një shokun tim të fakultetit, që sapo ishte martuar dhe punonte si menaxher te firma “Silva”. Kishte futur aty rreth 200 mijë dollarë dhe
124
MERO BAZE
menaxhonte përqindjet e tyre. Kishte marrë paratë e gjithë fisit dhe ishte shumë i sigurt se do t’i merrte paratë e veta. - Unë e kam rrogën e lartë, - i thashë, - por asnjë lek nuk kam futur në firma. Ato janë mashtruese! - Oh, në atë krah fli ti, - ma ktheu ai. - Këtu u bënë njerëzit milionerë! Duke e uruar për martesën, iu luta t’i hiqte sa më shpejt paratë nga firmat. Ai qeshte duke më parë gati si budalla, me një shprehje nga ato që më linin të kuptoja se “unë nuk i dija të gjitha punët”. Kur po ndahesha, më tregoi sesi më parë kishte punuar në ShIK, por shefi e kishte pushuar. - Si ndodhi? - e pyeta. - Nuk u mora vesh, - më tha. - Këtu dyshojnë se është krijuar një parti komuniste, që kërkon të vrasë Sali Berishën. Unë nuk jam për këtë punë dhe thuajse ika vetë. Jam rehat këtu te kjo firma. Pastaj më tregoi se si kishte survejuar disa lëvizje të dyshimta të disa himarjotëve të Amerikës, të cilët kishin ardhur në verë për pushime, por nuk tregonte asgjë për çfarë kishte hetuar. - Janë grekë apo komunistë? - e pyeta. - Vallahi, nuk di gjë, - m’u përgjigj. - Po diçka po lëviz këtu, të jesh i sigurt. Në fakt, makthi që mbante nën kontroll qytetin bregdetar ishin paratë. Ato, më shumë se në çdo qytet tjetër të Shqipërisë, ishin investuar fillimisht në disa kompani të mëdha dhe më pas në disa fondacione të vetëquajtura bamirëse, që ishin skema të mirëfillta piramidale. Makthi që nisi të kapte Vlorën në vjeshtën e vitit 1996, pasi qyteti pranoi vazhdimësinë e pushtetit për shkak të atyre pareve, ishte një makth i prodhuar nga paqja e rreme. Gjithçka dukej se nuk ishte në vendin e vet, as biznesi, as politika, as qytetarët. Pushteti real qëndronte te disa figurina qesharake, që quheshin “bosët e fajdeve”, të cilët diktonin gjithçka. Vite më vonë, kur ata u çmitizuan dhe u arrestuan, për mijëra shqiptarë, u bë e qartë se në ç’duar ishin dorëzuar kursimet e tyre. Aq shumë filluan të jetonin me makthet e jetës së “bosëve”, sa divorci i çiftit Kadria, që drejtonin firmën “Gjallica”, komentohej në Vlorë me makth dhe kërshëri, sikur të ishte duke u ndarë para syve të Vlorës çifti presidencial i ShBA-ve. I pasigurt ishte edhe
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
125
pushteti. Paqja e rreme në rrugë dhe angazhimi i botës së krimit në skemat piramidale dukej se e kishin stabilizuar rendin, por në fakt kishin forcuar mafien. Shërbimi Informativ Kombëtar, në rrugën e vet të fanatizmit, e kishte humbur misionin e tij. Ai duhej ta ndalte pushtetin dhe ta detyronte atë t’i kundërvihej kësaj batërdie, por fatkeqësisht, shkrirja e tij me pushtetin ia deformoi edhe vetë rolin që duhej të luante. Kështu, oficerët e ShIK-ut, në vend që të merrnin informacion për njerëzit që po shkatërronin Shqipërinë duke mbledhur paratë e qytetarëve, filloi të gjente arsye të tjera për të justifikuar rrënimin e pushtetit, që tashmë dukej në horizont. Ndjekjet për “formimin” e partive komuniste, gjurmimi i grekoamerikanëve që mbërrinin nga ShBA-të dhe përpjekja për t’i lidhur socialistët me veprimtarët vorio-epirotë si frymëzues të valës opozitare ishte investimi i tij i vetëm në ato kohë, çka i bëri shumë dëm mundësisë së parandalimit të përmasave të asaj katastrofe që pasoi. As media nuk ishte në vendin e saj. Gazetat kryesore sponsorizoheshin nga kompanitë e mëdha piramidale dhe raportonin rregullisht interesat e tyre. Disa reporterë të sapopunësuar te Koha Jonë dhe Albania, si Ilir Babaramo apo Bejdo Malo, ishin më të njohur për klientët e firmave, se sa gazetarët kryesor të këtyre gazetave. Vonë, fare vonë, gazetat filluan ta përdornin heshtjen si një mënyrë për ta thelluar humnerën ku po shkonte vendi.
126
MERO BAZE
Qeveria e re, një ndjellëse fatkeqësish
T Ndërsa vera e vitit 1996 po tërhiqej zvarrë mes sherreve të socialistëve dhe nxjerrjes jashtë loje të shumicës së emrave politikë të PD-së, në horizont po shfaqeshin probleme të reja, që buronin nga politika personale që kishte diktuar elitën e re politike në pushtet, nga larja e hesapeve mes palëve dhe pamundësia e pushtetit për t’i dhënë një përgjigje krizës së fajdeve, që pas zgjedhjeve shpërtheu edhe te fondacionet e quajtura bamirëse, si “Populli” dhe “Xhaferri”. Në planin politik, Azem Hajdari, themeluesi i Partisë Demokratike dhe i përjashtuari i madh i saj, po përgatitej për kundërsulm. Shoqëria e tij me krerët e sindikatave po rritej dhe ai po kërkonte një mandat për t’iu kundërvënë qeverisë së re Meksi. Vetë Meksi, në të vërtetë, ishte i çudituri i madh që i kishte mbijetuar postit të tij. Komunikimi i tij me Berishën ishte vështirësuar dhe deri në minutën e fundit ai nuk kishte asnjë sinjal rikonfirmimi. Madje, një natë para se të shpallej qeveria, Berisha e çoi deri në fund humorin e zi, kur na thirri mua dhe Ylli Rakipin në zyrë dhe na la të kuptohej se kandidat mund të ishte edhe Genc Polloja. Ne e çuam deri në fund humorin e tij të zi duke e futur këtë në faqen e parë të gazetës. Por në orën dhjetë, gjithçka ishte qetësuar dhe Aleksandër Meksi ishte rikonfirmuar. Dy të zemëruar të mëdhenj kishte me këtë vendim: Bashkim Gazidedja dhe Azem Hajdari, të dy po ashtu armiq me njëri-tjetrin. Gazidedja u trondit aq shumë nga rikonfirmimi, sa nuk dinte kujt t’i hapej. Mori Ylli Rakipin në telefon dhe e ka mbajtur gati një orë duke zbrazur gjithçka kundër tij. Fliste për
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
127
abuzime financiare, për lidhje të dyshimta antikombëtare, për gjithçka. Por dëshpërimi nuk i vinte nga kjo gjë, por nga fakti se, sipas tij, i kishte çuar një dosje të tërë Berishës me këto gjëra dhe se ai nuk e kishte përfillur. Këtë gjë nuk e shpjegonte dot. I vetmi që kishte një shpjegim për këtë ishte avokat Ngjela. - Ky Gaziu s’e njohka doktorin fare, - tha. - I paska bërë dosjen sa një mal Leka Meksit dhe kërkon që ta heqë doktori. Po doktori atë do, dosjen. Ai e paska bërë me duart e tij kryeministër. I paska thënë: “Ja ku e ke dosjen e tij, tani bëje!”. Se ai nuk e di që është ndryshe ekuacioni. Por humori i Ngjelës nuk mbërrinte dhe as nuk kuptohej nga mendja e Gazidedes. Dhe ishte tejet i brengosur. Me Azem Hajdarin, po ashtu. Ky nuk e kishte me Aleksandër Meksin, por nuk guxonte ta bënte betejën direkt me Sali Berishën. Donte doemos t’i tërhiqte vëmendjen atij dhe ta thërriste për një pakt. Avokat Ngjela, që ia kishte njohur prej vitesh këtë stil, ia ngrinte nervat kur ia ilustronte gjithçka me pasqyrat që dogjën anijet e Kartagjenës. - Kot e ke, Azem, sa bën gati anijen ti, ai të drejton pasqyrën dhe ta djeg. Mos u lodh kot! - i thoshte. Po Azemi nuk u tërhoq kurrë. Për t’ia arritur asaj dite, që nuk ia arriti dot derisa e vranë, ai bëri gjithçka: u bë mik me armiqtë e Berishës në PD, armik me miqtë e tij, bëhej tolerant dhe radikal, antikomunist i tërbuar dhe njeriu më i moderuar. Bënte gjithçka që, një ditë, ai t’i thoshte:”Azem, çfarë do, fol…” Ai nuk ia tha kurrë dhe tashmë themeluesi i asaj partie po tretet nën dhè pa ia arritur të bëhej qoftë edhe një ditë ministër, ndërsa dhjetëra e qindra të tjerë, miq dhe armiq të tij, pa asnjë kontribut në atë parti, janë bërë gjithçka, mjaftonte që të mos kishin pretendime politike. Dukej se ndaj Azemit kishte një armiqësi që e kapërcente Berishën. Shpeshherë, për ta kuptuar se kush ishte njeri i parehabiluteshëm nga Berisha, duhej të shikoje reagimet e gruas së tij, Lirisë. Një të diel vere, një javë pasi familja Berisha kishte martuar vajzën, Argitën, na kishin ftuar në vilën në Dajt, së bashku me Lazër Stanin dhe Ylli Rakipin. Ishte një lloj pritjeje më konfidenciale për ta uruar për dasmën e vajzës dhe kishim edhe gratë me vete. Ndërsa po hanim drekë dhe Lazri po bënte humor me makinën time të prishur, si krejt i pavëmendshëm që
128
MERO BAZE
ishte ndaj detajeve, përmendi Azemin, i cili kishte bërë disa herë aksidente në fillim të viteve ’90-të. Liria rrudhi vetullat dhe ndërroi bisedë, edhe pse Berisha kishte qejf të vazhdonte gallata dhe tallja për makinën time Golf 2, që e mbaja shumë keq. Dukej që Azemi nuk ishte i mirëpritur në familje. Kishte fituar armiqësinë e saj. Distanca me të ishte bërë e plotë dhe aq mjaftonte që të mos e provonte kurrë shijen e pushtetit. Mbaj mend formimin e qeverisë. Azemi kishte mbështetur gjithë fushatën e tij elektorale duke i premtuar stafit të vet se në qeverinë e ardhshme do të ishte ministër i Brendshëm. Qeveria e re, njësoj si grupi parlamentar, ishte një përpjekje për të larguar figurat politike dhe për të promovuar emra të rinj, që kurrë nuk u kishte shkuar mendja të hynin në qeveri. Më kujtohet rasti i Halit Shamatës. Sali Berisha ishte duke hedhur emrat e parë të qeverisë në letër, kur, ndërsa më kish thirrur për një kafe në zyrë, filloi të më tregonte listën e gjatë të grave që kishte futur në qeveri si sekretare shteti, një post që po e shpikte për të fryrë qeverinë. Ishin 3 ose 4 gra të tilla në kabinet. Pastaj shkoi te ministri i Drejtësisë. - Kam zgjedhur Halit Shamatën, - tha. - Nuk ka jurist më të mirë… - Nuk është jurist, - i thashë, - është mësues letërsie. - E ke gabim, - tha. - Ka drejtue për katër vjet Komisionin e Ligjeve, është nga më të shkëlqyerit. - Dakord, por nuk është jurist, - i thashë. - Mund të jetë pak delikate kjo, pasi do të kesh të bësh me sistemin e drejtësisë. - Si, nuk është jurist? - tha. – Prit... kë të pyes… - E kam mik Halitin, - i thashë. - E njoh mirë. Nuk është jurist. - Kjo ma komplikon punën, - tha. - E di mirë ti këtë punë? - më pyeti sërish. - Shumë mirë, - thashë. - Haliti ka botuar libra. Di dhe kur dhe me kë ka mbaruar shkollën. - Mirë, domethënë qenka njeri i letrave. Dakord, e çojmë ministër të Brendshëm. Më duhet një imazh i ri në atë ministri, pas këtyre që ndodhën… Nuk e përmendte, por disa ditë më parë kishte shkarkuar disa oficerë policie për dhunën e 28 majit. Donte doemos ta hiqte imazhin e një policie të egër me një poet mesatar, që do të shkonte si kryepolic.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
129
- S’di a pranon, - i thashë. - Është tip i tërhequr. Kushedi sa frikë e ka policinë. - Ke të drejtë, - tha. – Nejse, fol një herë me të, meqë e paske mik, por mos ia thuaj që të kam çue unë. Testoje nji herë. Ishte drekë kur dola jashtë dhe në fakt nuk dija si ta gjeja Halit Shamatën. Astrit Patozi kishte një lidhje familjare me të, pasi kishte dhëndër në shtëpi vëllain e Halitit. E pritëm Halitin te një klub i vëllait të vet dhe u nisëm drejt Golemit. Ndenjëm gjatë, deri afër mesnate, por nuk morëm asnjë premtim serioz nga Haliti. Të nesërmen, siç na e shpjegoi vetë, Berisha e kishte thirrur në orën dhjetë në zyrë dhe, sapo kishte hyrë brenda, e kishte uruar për detyrën duke shprehur besimin se ai “ishte një kandidaturë e shkëlqyer”. Azemi priste gjithë makth pikërisht emrin e ministrit të Brendshëm dhe për rrethanat që shpjegova më lart, unë isha nga të parët që e dija. Ishte një situatë që e përjetoja dhe unë shumë keq. E dija që s’do të bëhej kurrë ministër i Brendshëm dhe më duhej t’i tregoja. Në fillim u trondit, pastaj u çudit dhe në fund shfryu kundër Berishës. Pasi e mblodhi veten, përsëriti të njëjtën gjë: - Shqipe, mos ia thuaj kujt derisa të bëhet. Më vonë më tregoi se si e kishte takuar që atë ditë Shamatën dhe i kishte thënë se ishte takuar me Berishën dhe i kishte mbushur mendjen që të bënte Shamatën ministër të Brendshëm. “Madje, kur ti hyre në Presidencë, unë po dilja”, i kishte thënë. Nuk di nëse Shamata kishte besuar diçka. Ishte i paepur në vendosmërinë e tij që askush të mos ia hetonte çarjen e madhe gati-gati armiqësore që kishte me Sali Berishën. Ishte mënyra se si mbijetonte. Ky njeri, Azem Hajdari, që e donte me çdo kusht atë post, nuk e mori kurrë vetëm për shkakun se, po ta merrte do të ishte ai ministër i Brendshëm. Ndërsa Halit Shamata, që nuk e donte, e mori që të mos ishte kurrë ministër, por një njeri luajal me kryetarin e vet. Ky ishte në të vërtetë stili me të cilin Berisha po e ndërtonte qeverinë e re. Askush në vendin e vet. Gjithkush atje ku nuk duhej, atje ku nuk ndihej ministër. Gra të shpallura si të zonjat mbushën qeverinë, ndërsa prerjet më jopolitike u bën ministra. Me këtë qeveri dhe grup parlamentar tërësisht jopolitik, Sali
130
MERO BAZE
Berisha do të ndeshej muaj më vonë me krizën më të thellë të pushtetit të tij dhe gjithçka do të shkrihej si kripa në ujë. Askush prej tyre nuk do t’i dilte zot, pasi askush nuk mendonte politikisht. Pas një vere që u shoqërua me dy vrasje të frikshme, siç ishte ajo e Bujar Kaloshit dhe një shefi policie në Pogradec, vjeshta do të sillte për qeverinë disa beteja të forta brenda saj, që nuk e lanë të ngrinte kokë. Së pari, beteja e qeverisë me fajdetë ishte e paqartë. Ministri i Financave kishte udhëtuar në fillim të vjeshtës në Uashington, ku ishte porositur të niste lufta kundër firmave piramidale dhe ai e bëri këtë publike nga Uashingtoni, te “Zëri i Amerikës”. Berisha u tërbua. Na thirri mua dhe Ylli Rakipin në Presidencë dhe na foli me tërbim kundër Bodes. Kishte përgatitur tezat e një shkrimi që ia dha Yllit, kundër Ridvanit, duke e quajtur deri injorant. I referohej Kodit Civil dhe nenit të huadhënies për të legjitimuar gjithë fenomenin e fajdeve shqiptare. Nuk la gjë pa thënë as për Kristaq Lunikun, guvernatorin e Bankës, i cili nuk e paskësh licencuar VEFA-n, por për të nuk porositi gjë të shkruhej. Fliste me mllef kundër tij, pasi sipas Berishës, kishte ende në sirtare letrat e Lunikut që mbështesnin fajdet, ndërsa tani e kanë kapur “ATA” bën si “skuth”. Dhe “ata” ishin “ata” përtej oqeanit, ata që në të vërtetë i kishin shpallur luftë. Shkrimi i porositur i Berishës u botua të nesërmen me pseudonimin Zylfo Veledi në gazetën Albania. Bodja, i trembur deri në palc, erdhi në Tiranë dhe e modifikoi qëndrimin publik. Ai dha urgjent disa intervista në media dhe në gazetën Albania, ku theksoi se FMN-ja nuk ishte kundër fajdeve, pasi, sipas tij “FMN-ja nuk mund të bëjë vetëvrasje”. Por privatisht nuk e pranoi kurrë shkrimin e Berishës. Ma ka përmendur disa herë më vonë si një rast që e ka tronditur. Tërheqja e tij në media ishte më shumë presion i Berishës se bindje e tij. I ngjashëm ka qenë afërsisht edhe qëndrimi i guvernatorit Luniku. Mbaj mend se një natë, së bashku me Ylli Rakipin, në zyrën e Sali Berishës, i kërkuam këtij të fundit që guvernatori Luniku të shprehej për fajdetë. Berisha e mori në telefon menjëherë dhe i tha të priste të nesërmen Yllin në zyrë për një deklaratë. Luniku pranoi. Por deklarata e tij ishte thuajse e papërdorshme në favor të fajdeve, me gjithë përpjekjet që bëri gazeta të dukej e tillë.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
131
Deklaratat mohuese të Ridvan Bodes kundër fajdeve, pas acarimit që Berisha pati nga qëndrimi i tij në Uashington. Ndërkohë, sapo kishte mbërritur në Tiranë, Boden e vizitoi në zyrën e tij atasheu ekonomik i ambasadës së ShBA-ve. Ai ia kishte shprehur qartë shqetësimin e qeverisë amerikane për skemat piramidale dhe rezervat ndaj qëndrimit konfuz të qeverisë shqiptare. Qëndrimi i qeverisë amerikane lexohej lehtë edhe në qëndrimet e “Zërit të Amerikës”. Porosia e parë që filluam të merrnim për temat e ditës ishin pikërisht raportet rreth kompanive rentiere, drejtuesve të tyre dhe mendimeve të ekspertëve të ekonomisë mbi to. Ishte një torturë më vete të gjeje qoftë dhe një njeri të fliste kundër tyre në vend, një torturë më vete të gjeje shifra reale për kapitalet e tyre dhe, mbi të gjitha, kudo kishte një memecëri mediatike, pasi të gjitha gazetat botonin faqe të tëra me reklama dhe ushqeheshin me paratë e tyre.
132
MERO BAZE
Edhe fuqitë e ministrit të Financave mbaronin këtu. Portreti i tij paksa nursëz dhe i pikëlluar për arsyet e veta, e bënin më të besueshme mërzitjen e tij reale nga raportet delikate me Berishën, për shkak të një qëndrimi që ishte duke futur në spiralen e falimentit gjithë ekonominë shqiptare. Një beteje e dytë e dyshimtë, por dhe shumë mbresëlënëse ishte beteja me krimin. Vrasjet e dhimbshme të verës u pasuan me arrestime masive të disa grupeve që filluan të quheshin “banda”. Një Kod i ri Penal ishte miratuar me masa lehtësuese për policinë për të vepruar si ligj antimafie. Policia po depërtonte në media me terma të tillë si “banda e madhe” e Beratit apo “banda e Tiranës”. Agron Musaraj dukej si njeriu më i tërbuar nga këto etiketime. Më takoi një ditë, por ishte shumë i xhindosur, dhe më tha se po luhej me zjarrin. - Ata që po arrestohen nuk janë banditë, por njerëzit e mi në Berat dhe gjithçka është hakmarrje e Agim Shehut. Ai që është ministër, bën vjersha dhe ha byrek, - më tha. - E di këtë, - ia ktheva, - por si ta provojmë që këta janë arrestuar kot? - Ja, prit kur t’i nxjerrë gjykata, - tha. - S’kanë bërë asgjë. Asgjë fare, është thjesht hakmarrje. Kjo ishte ana e dyshimtë e fushatës antikrim, ndërsa arrestimi i Nehat Kullës ishte i vetmi lajm i qartë. Vrasja e dy policëve, vëllezërve Neziri, në dalje të Tiranës, pak kohë më parë, e kishte bërë Nehatin të pambrojtshëm. Dhe u arrestua. Policia po ashtu shpalli si vrasës të Bujar Kaloshit një djalë me motor, që ia shpërndau dhe fotografinë, por pastaj tha se ishte taktikë për të mos dekonspiruar hetimin. Vrasës të tij shpalli grupin “Hakmarrja për drejtësi”. Një sërë operacionesh në qendër të Tiranës tregonin arsenale armësh të gjetura në një shtëpi me qira dhe që, sipas policisë, i përkisnin këtij grupi. U bë debat i gjatë për këtë çështje dhe, sipas koniunkturave politike, ky grup herë shpallej i rrezikshëm dhe herë i pafajshëm. Ky ishte dhe dëmi më i madh që politika po i bënte luftës kundër krimit. Këto keqpërdorime të pushtetit dhe kthimi i Agim Shehut në ministrin real të Brendshëm të Shqipërisë, e forcoi më shumë diktatin politik mbi policinë dhe keqpërdorimin e saj. Një ditë, në shtëpinë time afër Pazarit të Ri, ku jetoja atëherë, mbërriti Benet Koleka, reporter i Reuter në Tiranë. Ishte i pataksur, pasi policia e
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
133
kishte rrëmbyer dhe e kishte marrë në qeli disa orë. Shkaku, sipas tij, ishte se ishte parë nën shoqërinë e Luan Pobratit, një ish-oficeri të Sigurimit, që ishte daja i atyre që ishin shpallur anëtarë të grupit “Hakmarrja për drejtësi”. Beneti ishte terrorizuar me të drejtë. U përpoqa ta qetësoja. Fola me Sali Berishën dhe i tregova situatën dhe problemet që mund të lindin prej saj. Më tha ta qetësoj Benetin dhe t’i bëj të fala. Beneti u duk sikur u qetësua. Pas pak, doli nga shtëpia ime, por nuk jam i sigurt se frika i doli. Kishte aq shumë arbitraritet dhe arrogancë në gjithë atë që ndodhte, sa vetëm siguria nuk mund të ngjallej. Nën këtë trysni të luftës ndaj krimit, Kuvendi miratoi një paketë antikrim, një lloj amendimi i Kodit Penal, që u jepte kompetenca speciale gjykatave kundër krimeve të rënda, duke dhënë dënime standarde. Por është shumë interesante se ndryshimet e Kodit Penal u bënë në fund të vitit 1996, atëherë kur fenomeni më kriminal në Shqipëri dhe më popullori ishin fajdetë. Qeveria, që kishte parashikuar dënime të hollësishme dhe standarde për çdo hajdut sportelesh apo xhepash, nuk përfshiu në këtë paketë antikrim fenomenin e fajdeve, që po fuste në gropë Shqipërinë. Kjo tregonte distancën e madhe që kishte Berisha në vetëdijen e tij për rrezikun e fajdeve për vendin dhe spontanitetin me të cilin i udhëhiqte reformat ligjore në vend. Beteja e tretë ishte ajo kundër Azem Hajdarit. I vendosur në krye të Sindikatave të Pavarura, ashtu siç dinte të vendosej ai, Azemi nisi një betejë të egër kundër qeverisë Meksi. Ky i fundit u tërbua. Nuk ishte i qartë se deri në çfarë mase prapa Azemit qëndonte Sali Berisha, siç përhapte fjalë gjithandej jo pa djallëzi vetë Azemi. Edhe vetë Sali Berisha kënaqej nga kjo pandehmë e Meksit dhe nuk ia përgënjeshtronte kurrë atij. Nga ana tjetër, Bashkim Gazidedja e kishte tashmë Azemin objekt kryesor mbikëqyrjeje dhe sulmi. Vetë Partia Demokratike ndërmori disa masa të ashpra ndaj tij, deri në “ngrirjen” si anëtar i Këshillit Kombëtar. Por Azemi nuk u tërhoq. Aftësia e tij për t’i mbajtur mbështetësit e vet të motivuar ishte e lindur. Edhe pse të gjithë kishin në kurriz ShIK-un dhe Policinë, Azemi u krijonte ndjesinë se policia, ShIK-u, Berisha dhe gjithkush tjetër, përveç Meksit, ishin me të, ndaj të mos trembeshin. Anekdotike ishte vizita e tij në Fier. Gazidedja kishte urdhëruar ShIK-un që t’ia ndalonte takimin.
134
MERO BAZE
Policia kishte marrë urdhër të mos e shoqëronte. Dhe pikërisht kur Shamata mendonte se e kishte bërë detyrën duke i dhënë porosi shefit të Policisë, Azemi shoqërohej nga tri makina policie, me eskortë, që të shkonte në stadiumin e Fierit, ku do të shihte një ndeshje para takimit me sindikatën. Po kështu ndodhte në Shkodër, Kavajë, Durrës dhe kudo. Një pjesë e madhe e policisë më shumë besonin shkeljen e syrit të Azemit se telefonat e ministrave dhe shefave të tyre. Nën këtë pamundësi për ta ndalur, u duk se pushteti do të jepte mesazhe publike. Në orën e zakonshme të “postës” që vinte nga ShIK-u në gazetën Albania, një ditë zarfi i verdhë kishte 25 pyetje për Azem Hajdarin. Berti, inspektori që i kishte sjellë, bëri kujdes që të na tregonte se ishte diçka me rëndësi. Ishte diçka e rëndë. 25 pyetje për Azem Hajdarin ishin në fakt 25 denoncime, ndër të cilat mund të kishte fakte të vërteta, por më shumë kishte një kontekst spekulativ. Thirrëm në telefon Azemin dhe avokat Ngjelën. Azemi mbërriti më parë. I treguam për pyetjet. Nuk donte t’i lexonte. U pre në fytyrë. Nuk e duronte dot që të jepej mesazh publik kundër tij. Nuk ia kërkoi në asnjë çast Yllit që të mos i botonte, pasi e njihte këtë pafuqi të gazetës, por kërkoi të shkonim për kafe. Shkuam në Rogner. Pak më tutje nesh ishte Tritan Shehu, që diç kuturiste me një italian. Azemi piu gjatë. Nuk e duronte dot atë që do të dilte të nesërmen në gazetë. Dhe pyeste vazhdimisht: “Pse nuk e lëshon këtë Meksin?!” Përgjigjja në fakt ishte e thjeshtë: mjafton të shikoje shkollën politike të Berishës. Nëse ai do të lëshonte Meksin për shkak të sulmeve të Azemit, atëherë Azemi bëhej diktuesi i ndryshimeve në qeveri, lakmuesi i së mirës dhe së keqes, një status ky shumë i lartë për një njeri që presidenti e konsideronte thuajse armik. Ndaj s’mund t’ia bënte kurrë atë nder Azem Hajdarit. Ky i fundit u rropat qytet më qytet e sallë më sallë, por asgjë s’po lëvizte. Mbështetësit e tij zunë të ndaloheshin e të arrestoheshin, por vetë Azemi nuk e la betejën, edhe pse i dëshpëruar në maksimum. Media zyrtare filloi ta akuzonte se po mblidhte rreth vetes enveristë dhe njerëz të ishSigurimit të Shtetit. Në mes të nëntorit, Azemi bëri një padi zyrtare ndaj gazetës Albania, për të ndarë në opinion faktin se pyetjet i vinin prej Berishës. Por gazeta nuk shkoi fare në gjyq dhe Azemi e harroi procesin. Qëllimi i tij konstant ishte që në opinion të mos vihej re ndarja me Berishën.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
135
Ndaj tij filluan diversione të përditshme. Lajmi se do të krijonte sindikatë të re, u soll në gazetë ditën e dytë të fushatës së tij nga Arben Bllaci, ishdrejtues i gazetës Sindikalisti të Valer Xhekës. Pastaj filluan sulme mbi karrierën e tij në PD. Në mes të muajit nëntor, Këshilli Kombëtar ngriu anëtarësinë e tij në këtë këshill. Në fillim u tha se u përjashtua, pastaj u tha u “ngri”, një term ky i padëgjuar më parë në statutin e asaj partie. Dhe e gjithë kjo bëhej ndërsa kompania e parë rentiere, ajo e Sudes, po futej në ngërç dhe tensioni po rritej me orë nga paniku i humbjes së pareve. Ishte e pabesueshme se si pushteti kishte energji për t’u marrë me Azem Hajdarin, i cili ishte problem i pushtetit, në vend të problemeve që po shkatërronin shtetin , siç ishin fajdetë. Aty nga fillimi i dhjetorit, një detaj tjetër i sulmeve ndaj tij e kishte dëshpëruar shumë. Dikush ishte kujtuar t’i hiqte një radio dore policie me shumë frekuenca, që ai e mbante duke qenë se ishte kryetar i Komisionit të Rendit dhe Mbrojtjes. Komisioni qenkësh ndarë në dy pjesë dhe ishte gjetur mundësia t’ia hiqnin. Kjo e kishte mërzitur shumë. Në fillim Yllit ia bëri shumë tragjike dhe të rrezikshme për shtetin, por kur e pa që ky i fundit nuk e mori seriozisht, u zbraz prapë kundër Agim Shehut dhe Bashkim Gazidedes. Na premtoi disa herë se do të na jepte disa materiale ku provohej se Agim Shehu ka vrarë njerëz në kufi, ngaqë ata donin të arratiseshin. Në fund të vitit 1996, Azemi ndërmori një tjetër akt kundër qeverisë. Për të frikësuar Berishën se kishte edhe mbështetje publike, stimuloi te gazeta Koha Jonë anketën Njeriu i Vitit dhe gazeta më e egër kundër Berishës e shpalli Azem Hajdarin Njeriun e Vitit 1996, për shkak të kontributit të tij për demokratizimin e PD-së. As kjo nuk funksionoi. Vetëm sa e thelloi distancën mes tij dhe Berishës. Azemi u rezistoi presioneve dhe bëri ç’mundi që t’i fshihte ato nga opinioni publik. Kjo e detyroi Berishën të ndërmerrte masa ekstreme ndaj tij. Në fillim të janarit 1997, kryesia e Partisë Demokratike kishte marrë një vendim që e “ngrinte” atë si anëtar të Këshillit Kombëtar dhe e përjashtonte nga grupi parlamentar. Në seancën e parë plenare, në javën e tretë të janarit, Azem Hajdari i kërkoi Arbnorit të shprehej për statusin e tij brenda grupit parlamentar, por nuk e mori dot kurrë përgjigjen. Sipas rregullores së Kuvendit, përjashtimin nga grupi duhej ta bënte grupi dhe jo kryesia e
136
MERO BAZE
partisë, por mënyra se si Berisha i bënte përjashtimet ishte që ato edhe të bëheshin, edhe të mos ishin të pakthyeshme, nëse i duhej. Dhe kështu, pa u përjashtuar kurrë legalisht, Azem Hajdari u përjashtua realisht nga grupi parlamentar i PD-së pikërisht në janar të vitit 1997, në startin e krizës më të madhe që kjo parti po hynte që nga themelimi. Dhe mallkimi i përjashtimit të themeluesit të saj e zuri disa javë më vonë, kur ajo dhe pushteti i saj u rrokullisën në një rrugë të gjatë dhe, mbi të gjitha, në një rrugë pa kthim për themeluesin e saj, Azem Hajdarin, i cili u luftua si armiku më i madh i asaj partie. Mitingjet e tij kundër qeverisë pengoheshin nga Garda dhe rrethi i ngushtë i oficerëve të Berishës, edhe pse një oponencë brenda PD-së në atë kohë do ta zbuste disi zemërimin dhe frikën që ngjallte në opinion një pushtet aq i pakundërshtueshëm.
Pamje nga protesta e 1 shkurtit e Sindikatave të Pavarura, që drejtohej kundër qeverisë së Aleksandër Meksit. Oficerët e Gardës së Republikës, Izet Haxhia dhe Arben Ibroja, e bllokuan Azem Hajdarin te kryqëzimi përballë ekspozitës “Shqipëria Sot” dhe e ndaluan aktivitetin e tij.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
137
Në javën e parë të shkurtit, Azemi u detyrua t’i ndërpriste protestat, pasi Forumi për Demokraci, i sapoformuar në Tiranë, nisi protestat e veta kundër qeverisë. I vënë në pozicion të vështirë nga rezonanca me të majtën, Azemi u tërhoq dhe filloi të mbante qëndrime kritike ndaj Forumit dhe përfshirjes së opozitës në betejën për fajdetë. Këtu ishte i dënuar të mbetej i vetëm. Nën trysninë e fajdeve, keqpërdorimit të pushtetit për hesape personale dhe luftërave të brendshme, qeveria po izolohej ndërkombëtarisht për shkak të kredencialeve të këqija me ShBA-të, pas zgjedhjeve të 26 majit dhe qëndrimeve absurde të qeverisë me FMN-në dhe Bankën Botërore. Dhe, si për t’i hedhur benzinë zjarrit, Berisha filloi të hidhte sytë dhe nga Kosova, ku donte doemos që të radikalizohej rezistenca kundër Serbisë, të mbështeteshin protestat e opozitës serbe dhe, pse jo, të vihej Rugova nën trysni. Kjo zgjoi një vëmendje të menjëhershme të të gjitha palëve. Adem Demaçi mbërriti në Tiranë dhe u takua me Berishën. Iu ankua këtij se ka mbështetur vetëm Rugovën në Kosovë, me shpresë se do t’i shkëpuste publikisht fjalinë: “Jo, tani do të të mbështes ty”. Nuk e tha këtë fjali, por tha se i mbështet të gjithë njësoj. Edhe kaq mjaftonte që shtypi pro Rugovës në Kosovë të sulmonte Berishën, ndërsa Rugova të prishej thuajse përfundimisht me të dhe ta respektonte vetëm në aspektin protokollar. E takova Adem Demaçin në një situatë aspak të këndshme, nën paranojat se ndiqej nga dikush dhe se duhej të komunikoje me disa roje, derisa të shkoje tek ai. Në të vërtetë, flinte në hotel Miniri në qendër të Tiranës dhe nuk kishte kurrfarë rreziku. Më dha një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ku shihej qartë që ishte i përkëdhelur nga takimi me Berishën. E gjithë kjo iu lexua Berishës si përpjekje për t’u ikur problemeve të Shqipërisë. Gazeta Rilindja e Kosovës, më e qarta pro Rugovës në atë kohë, bëri komente të ashpra e pa doreza në këtë pikë, duke e akuzuar Berishën se po përpiqej ta shmangte Rugovën për të tërhequr vëmendjen nga problemet që ka krijuar me qeverisjen në Shqipëri. Por, ndërsa vendi ishte futur në një spirale të rrezikshme e gati vetasgjësuese për shkak të mbivendosjes së krizës politike me krizën e rrezikshme financiare që po tërhiqte në vorbullën e saj çdo shqiptar, administrata e ngushtë e Sali Berishës ishte shumë larg perceptimit real të
138
MERO BAZE
situatës. Kishte ende prej atyre që mendonin se skemat piramidale do t’ia dilnin të mbijetonin dhe, për më tepër, nuk kishin ndjeshmërinë e duhur për krizën politike në vend. Ylli Rakipi, botuesi më i afërt i Berishës, i cili i njihte thuajse me detaje njerëzit e piramidave, ishte më i trondituri nga ajo që po ndodhte. Bëhej shumë nervoz, sidomos kur më shihte mua të diskutoja me pasion me Berishën për çështjen delikate të përfshirjes së Kosovës në debatin politik në vend dhe sidomos zhvillimet rreth raporteve të tij me Rugovën. - Ore, s’ka punë tjetër ky, Kosova i mbeti këtij? Këtu po i mbledh lekët Xhaferi me Suden, ky të merr ty dhjetë herë në ditë për Ibrahim Rugovën, - më thoshte. Nuk e kuptonte dot se si mund t’u besoheshin paratë njerëzve që nuk kishin as status normal social, siç ishte Rrapush Xhaferi apo Sudja. Në një mbrëmje të vjeshtës së fundit të vitit 1996, ia kërkova Yllit si nder një takim me Rrapush Xhaferin, që t’i bëja një intervistë për “Zërin e Amerikës”. E thirri në zyrën e tij në gazetën Albania. U prezantova me të dhe i thashë se më duhej një intervistë për “Zërin e Amerikës”. Buzëqeshi me një mënyrë që rrezatonte papërgjegjshmëri. - Kam folur me Klintonin dje, - tha. - E mora në telefon, por më doli ajo zuska në shtëpi. I kam dërguar haber të ndihmojë Shqipërinë dhe t’i lërë këto hatërmbetje që po dëgjojmë… Dukej shejtan budalla. Më kapi një gaz i papërmbajtur, që i ngjante një lemze të gjatë, nga e cila nuk shpëton dot. Dola në korridor dhe m’u desh të rrija disa minuta sa u qetësova. Kur hyra brenda, Ylli Rakipi e kishte qetësuar situatën. I kishte shpjeguar rëndësinë e të folurit seriozisht dhe “Gjenerali” kishte porositur dy arka me rrush për të na gostitur. Rrushi erdhi pas pak, i palarë, me grerëza sipër arkave dhe fletë të zbardhura nga pluhuri. Kjo nuk e pengoi atë të niste të hante dhe të fliste për mua. Filloi të më tregonte se paratë i kishin ardhur nga Detroiti i ShBA-ve, pasi ai kishte një dajë në “Florida të Bostonit” që “në atë kohë”. Pastaj shpjegoi se i kishte shtuar paratë që kishin ardhur dhe se kishte folur me presidentin Klinton për shuma të reja. Ishte një njeri tërësisht i çmendur dhe ishte e frikshme se kujt ia kishin dorëzuar paratë shqiptarët.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
139
Pas një bisede prej gjysmë ore, nuk mund të përdorja asnjë fjali. Ishin të gjitha marrëzira. E dëgjuam dhe e dëgjuam për humor disa herë zbrazjen e përroit të tij psikik. “Gjenerali” iku i kënaqur e duke fshirë buzët e bëra si me zamkë prej sheqerit të rrushit që kishte ngrënë. Ishte një humor që të trishtonte. Ishte pikërisht kjo skena që dukej se e kishin bërë Ylli Rakipin më të vetëdijshëm se shumë të tjerë se rreziku ishte afër dhe matej çdo ditë t’ia hapte këtë bisedë Sali Berishës. Por, një mbrëmje, u acarua seriozisht. Vëllai i tij, Albert Rakipi, na thirri për një kafe pasdite, për “të na thënë një gjë të rëndësishme”. Dikush i kishte thënë se Fahri Balliu kishte bërë një libër për Sali Berishën. Libri titullohej “Berisha mes kasandrave”. Sipas Bertit, dy ishin rreziqet. E para, se libri ishte banal dhe i bënte dëm Berishës dhe, e dyta, se ishte shënuar në faqe të parë që libri sponsorizohet prej Rrapush Xhaferrit. Njeriu që e kishte paralajmëruar, i kishte sqaruar, po ashtu, se ndërmjetës për sponsorizimin ishte bërë Eduard Ypi, drejtori i Bankës Tregtare, tek i cili Xhaferri kishte futur të gjitha paratë e fondacionit të tij. Ylli, me lehtësinë që ia tregoi vëllai i vet shqetësimin, ia kishte përcjellë Bashkim Gazidedes, duke menduar se ky i fundit nuk e duronte dot Fahriun. Aty ishte tronditur. - E po, kur nuk shkruani ju, dikush do të shkruajë, - i kishte thënë Gazidede. - Domethënë ai e dashka atë libër, - u habit Ylli. - E paska lexuar edhe Bashkimi dhe ai e dashka. Kjo është e rëndë. Ia tha Sali Berishës një mbrëmje këtë gjë, por ai bëri sikur nuk dinte asgjë për librin. Por, pas kësaj, Fahri Balliu filloi të rehabilitohej në administratën e Berishës. Një vit më parë, pas një raporti të keq që Berishës i kishte shkuar në zyrë si president për bëmat e tij në Maqedoni, e kishte kthyer atë me motivacion korrupsionin. Fahri Balliu akuzonte për këtë Bashkim Gazideden, duke bërë aludime dhe për lidhjet e fisit të tij në Maqedoni. Madje, shumë vite më vonë, në vitin 2001, në praninë time në zyrën e Sali Berishës, Fahriu e sulmoi Gazideden sërish për këtë gjë. Berisha iu kthye në çast: - Ty nga Maqedonia nuk të ka kthyer Gazidedja, por unë. Shaban Murati më bëri një relacion që ti shisje të drejtat e studimit dhe unë të shkarkova. Mos e akuzo kot Gazideden, - i tha. – Çuditem, si nuk thua asgjë për Shaban
140
MERO BAZE
Muratin që të ka bërë relacionin, por flet për një njeri që nuk ka asnjë rol në këtë histori. Duke ditur këto relacione mes Gazidedes dhe Balliut, edhe pse ky i fundit ishte nomenklaturë e ShIK-ut në Maqedoni, Ylli Rakipi ishte tronditur se si Gazidedes i kishte pëlqyer ajo që kishte bërë Fahriu në atë që quhej libër për Berishën. Por situatën e bëri pak më vonë groteske avokat Ngjela. Duke qenë mik me Edi Ramën në ato vite dhe po ashtu i njohur me Fahriun, ky i fundit e paskësh thirrur për një nder. I kishte kërkuar një pakt të heshtur në distancë me Edi Ramën. Pakti ishte që, kur Fahriu të botonte librin, Edi Rama dhe Adrian Klosi të mos talleshin në gazeta. Kjo, sipas avokat Ngjelës, ishte shenjë se Fahriu e dinte ç’kishte bërë dhe nuk ishte budalla. - Më kërkoi pakt, mor zotëri, që të mos e tallnin, domethënë e di se ç’ka bërë, por e di që ashtu e do ai. Këtu s’ka faj. Dhe Edi Rama, mes të qeshurave dhe çudisë që po i kërkohej një pakt nga njeriu i Berishës, ia kishte dhënë fjalën avokatit. Nuk e talli atë libër. Ndoshta dhe nuk e lexoi. Nën këto ngjarje që thyenin ngjyrën gri të vjeshtës së vonë të vitit 1996, viti po mbyllej si një makth i gjatë pa mbarim. Këtë përshtypje e pata edhe në ditët e fundit të dhjetorit, kur në festivalin tradicional të RTVSh-së, një këngëtare e re, e njomë dhe e talentuar, Elsa Lila, këndoi një këngë triumfuese që “pyeste per lotin”, e cila të krijonte po ashtu një ndjesi ankthi nga mungesa e dashurisë që dukej se endej gjithandej në ajër. Një ankth që, disa muaj më vonë, u përplas në mënyrë barbare edhe mbi fatin e nënës së vetë këngëtares. I mbushur me kaq shumë probleme, kurrizi i kërrusur i pushtetit të plasaritur të 26 majit e kishte të vështirë të ecte më tutje. Në fund të nëntorit, fondacionet e para filluan të mbylleshin. Bashkim Gazidedja, i rraskapituri i madh, që përpiqej të mbyllte çdo vrimë që i hapej anijes së pushtetit, tregonte vetë se si kishte nisur një numër të madh punonjësish të ShIK-ut me nga 300 mijë lekë të vjetra nëpër radhët e fondacioneve për të dëgjuar se çfarë thoshin njerëzit. Në mbrëmje ishin kthyer pa lekët që u kishin dhënë, pasi i kishin futur edhe vetë ata në fajde. Dukej qartë se spiralja e skemave piramidale po thithte në gropën e vet edhe strukturat që ishin krijuar për të mbrojtur rrënjët e shtetit.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
141
Dhe si për t’i vënë kapakun kësaj historie, shërben më së miri historia që tregonte vetë Sali Berisha. Në fillim të janarit, ai kishte ndryshuar mendim. Mblodhi kabinetin në Presidencë dhe për herë të parë u kumtoi se beteja me fajdetë do ishte e pamëshirshme dhe se vendi duhej të dilte nga kjo spirale me çdo çmim. Siç e tregonte vetë jo pa humor, pasi mbaroi fjalimin e tij, disa koka të hutuara u drejtuan nga ai duke pyetur të gjithë në një gojë: “Edhe VEFA, doktor!” Dukej se shumica e nëpunësve të tij kishin besuar atë që dëgjonin në rrugë dhe që shikonin në median zyrtare, se “VEFA ishte “një monument që mbrohej prej shtetit”. Kthjellimi i papritur i Berishës në fillim të janarit 1997 për të luftuar fajdetë, ka shpjegimin e vet. Edhe pse pati sinjale të qarta ndërkombëtare kundër tyre, edhe pse pati sinjale nga bashkëpunëtorë të tij dhe ekspertë ndërkombëtarë të financave, ai ishte avokati i tyre më i madh, deri në fund të vitit. Shpjegimi i parë është se Berisha duhej ta mbyllte kapitullin e zgjedhjeve lokale me një rezultat bindës, që ta zbehte sadopak atë që kishte ndodhur më 26 maj. Pas zgjedhjeve të tetorit, ai bëri një përpjekje të stërmundimshme që t’i shpëtonte ato përmes propagandës. Më shumë se kushdo tjetër që kam njohur, ai beson te fuqia e medias dhe dezinformacioni. Duke shpresuar se skemat piramidale do të shpëtoheshin duke pasur në krah pushtetin dhe duke tentuar të godiste në fillim vetëm skemat financiare të fondacioneve, me mendjen e vet, ai donte të ulte koston e kësaj marrëzie kombëtare që ishte zhvilluar para syve të pushtetit, por që ai nuk donte t’i shikonte. Por në fillim të janarit 1997 ishte tërësisht i vendosur që t’i godiste. Kishte arritur deri në atë pikë sa donte të mbyllte sytë dhe të mos shikonte më se çfarë do të bëhej. Dhe kishte fare pak aleatë në këtë luftë. Media e shkruar jo se jo. Ajo ishte e mbushur me reklamat e firmave piramidale dhe nuk guxonte ta ngrinte zërin. Media pro Berishës ishte një përfituese e madhe po aq sa dhe media opozitare. Nga ana tjetër, e vetmja gazetë e madhe opozitare, Koha Jonë, mbante një qëndrim paksa diabolik duke i shtyrë njerëzit drejt fajdeve, jo se vetë besonte tek ato, por se kështu groposej më lehtë Berisha.
142
MERO BAZE
Një natë, në javën e dytë të janarit, Berisha më thirri te vila nr. 4 për të diskutuar se çfarë do të bëhej me këtë punë. Ndihej i vetmuar. Ministri i Financave as që guxonte ta hapte më këtë bisedë. Guvernatori thuajse kishte dhënë dorëheqjen dhe ishte terrorizuar nga presioni i vetë Berishës për t’i dhënë VEFA-s një licencë banke. Gjashtëmujori i dytë i vitit 1996 ishte mbushur me ngjarje të pazakonta për Shqipërinë, siç ishin koncertet e grupit La Bush apo blerjet e futbollistëve të mëdhenj, si Kempes, për trajner në Lushnjë! Vendi notonte mes luksit dhe mjerimit, mes shpresës dhe makthit, mes institucioneve formale të shteti dhe atyre reale të fajdexhinjve. - Duhet t’u biem, - më tha. - Duhet një goditje e egër, që ta shpërthej këtë qelb. Duhet të dalim nga kjo spirale me çdo çmim. Dy ishin mënyrat që më erdhën në mendje. E para nxitja e panikut të kontrolluar dhe paralizimi i firmave. E dyta, arrestimi i gjithë bosëve të fajdeve. - S’kemi ligj për t’i arrestuar, - tha Berisha. - I mbron Kodi Civil! - Bëjeni ligjin, - i thashë. - Keni shumicë absolute. - E bëjmë, por do kohë, do dy javë minimumi. Na duhet një gjë shpejt. - Mirë, - thashë. - Më jepni një informacion zyrtar për humbje parash apo keqadministrim të tyre, që njerëzit të revoltohen. Por më duhet një zyrtar. - Shumë mirë, - tha. - Të themi se kanë ikur lekët jashtë... - Por më duhet një fakt, - këmbëngula unë, - ose së paku një zyrtar, që ta mbrojë atë fakt. - E rregulloj unë, - tha, - mos ki merak. Shumë mirë e ke. E gjete! U bë entuziast si fëmijë dhe filloi ta fliste lajmin me vete. Ishte nga ato skenat e tij të zakonshme dhe i shtohej adrenalina kur mendonte mënyrën se si do ta dëgjonin lajmin të tjerët. Ishte një ekzaltim fëmijëror dhe shpesh i papërgjegjshëm nga ana psikike. U ndamë atë natë. - Do flasim nesër, - tha. Ia tregova Ylli Rakipit atë që po kurdisnim. Ai u tmerrua. - Ore, mos e bëni këtë, se është çmenduri, - tha. - Është i vendosur për luftë ndaj tyre, - i kumtova unë. - Nuk di ç’e ka gjetur, por është shumë i vendosur.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
143
- Po ky ka gjithë vjeshtën që merret me luftën kundër Azemit dhe Ibrahim Rugovës, tani u kujtua t’i luftojë këto që po vdesin vetë? - ma priti Ylli. - Foli, ore, foli se s’bëhet kjo gjë. Ose shkojmë bashkë. Ore se ju të dy nuk kuptoni nga parat, po kjo është shumë e rend! - Mirë, - i thashë, - shkojmë bashkë. Në mbrëmje ishim në zyrën e tij. U hap sërish biseda. Berisha kishte avancuar aq shumë në mënyrën se si do ta prodhonte atë lajm, sa ishte “krim” ta ndalje. Ma thoshte disa herë se si duhej ta shkruaja lajmin dhe unë qeshja. Pastaj u dorëzua. - Bëje vetë, - tha më në fund. – Dëgjo, janë larguar 130 milionë dollarë nga Vlora. - Si shumë janë, doktor, t’i bëjmë më pak, - sugjerova unë. - Jo, do t’i bësh aq. Jo, se diçka po lëviz atje. Janë divorcuar ata, burrë e grua, dhe ka mundësi që i kanë hequr lekët dhe i kanë çuar jashtë. - Si shumë janë, - këmbëngula prapë. - Jo, kaq duhet, - tha. – Shiko, janë ca gjëra që nuk i di ti, do të t’i them më vonë, kaq janë. Bëje lajmin! Cito burime zyrtare. - Por më duhet një emër, - këmbëngula sërish. - Thuaj “burime zyrtare”. Pastaj, po pati nevojë, nxjerr Halit Shamatën unë. - Pra, ai do ta mbrojë këtë gjë? - e pyeta. - Po, po, - tha, - pa merak. U ngritëm. Ylli Rakipi ishte i shokuar dhe ishte zbardhur ne fytyrë. Kishte bërë shpeshherë gjëra të porositura në gazetë, por kjo që po bëja unë me Presidentin e vendit i dukej një tmerr. - Ore, më përsëriti, - se ju të dy s’kuptoni nga paratë, po 130 milionë dollarë ka gjithë Shqipëria. - Lëre, - ia prita unë. - E ka betejën e tij. Ne thjesht po e ndihmojmë. Të nesërmen në drekë e bëra raportin. Nuk kishte gjë më të sikletshme. Së pari, bëra kujdes që të mos vija në qendër të vëmendjes largimin e parave, por makthin e qytetarëve për paratë që nuk po shpërndaheshin, si dhe rrezikun e nxjerrjes jashtë vendit të valutës, duke iu referuar rritjes së
144
MERO BAZE
papritur të dollarit. Kombinova në raport problemet që kishin kompanitë rentiere me bankat, që nuk u jepnin më shumë se 300 mijë dollarë në ditë dhe lidhjet e mundshme të kompanive rentiere me trafikun ndërkombëtar. Ishte një “sallatë” problemesh, për të mos u fokusuar te një fakt që nuk kishte burim të qartë publik. Raporti u botua të nesërmen në faqen e parë të disa gazetave. Plasi skandali. Gjithë përpjekjet e mia për ta fshehur fjalinë mes një problematike boshe në raport kishin shkuar dëm. Nga redaksia në Uashington kishte alarm. Më kërkuan burimin zyrtar. U thashë Halit Shamatën. - Na duhet një deklaratë zyrtare, - tha Biberaj. Këtu filloi problemi. Mora në telefon Sali Berishën dhe i kërkova ta “mbante fjalën”, pasi më duhej një burim zyrtar. - E bën Shamata, - tha. - Flas unë. Pas gjysmë ore, u lidha me Shamatën. Kishte bërë gati nj deklaratë që ishte “as mish as peshk”. Deklarata pranonte se “Zëri i Amerikës” i ishte referuar një zyrtari të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe nuk “mohonte” faktin që diçka e tillë mund të kishte ndodhur, por ajo nuk kishte emra konkretë. Ishte një deklaratë që mua më lehtësonte, por nuk zgjidhte asnjë problem. Reaksioni në opinion ishte i madh dhe e gjitha kuptohej në mënyra të ndryshme. Shumë njerëz e merrnin sikur unë kisha bërë ndonjë lajm për pará të qeveritarëve që iknin jashtë. Të tjerë mendonin se qeveria kishte ndihmuar fajdexhinjtë t’i nxirrnin paratë jashtë. Atasheu ekonomik i ambasadës së ShBA-ve më kërkoi takim. Tanimë e kisha më të vështirë. Shkova diku rreth orës 17. 00 në ambasadë. Më priti në zyrën e tij. Ishte shumë miqësor dhe i hapur në bisedë. Pas disa bisedave koti, dolëm në temë. - Kush ta dha lajmin, - më pyeti. - Dikush nga Ministria e Brendshme. - Agim Shehu?
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
145
- Jo, - i thashë instinktivisht. - Nuk është për përdorim publik, - shtova ndërkaq, - por është Halit Shamata. Në të vërtetë, Shamata ishte përdorur po aq sa unë në këtë histori. Ai që e kishte dhënë lajmin ishte Sali Berisha. Atasheu bëri sikur e besoi, pastaj më pyeti nëse kisha qenë vetë në Vlorë, pse kisha qenë dhe ku kisha qenë që i kisha dëgjuar thashethemet që përmendja në raport. Iu duka jo bindës, siç ishte në të vërtet tregimi im në përpjekje për të fshehur autorin e vërtetë të lajmit. Atasheu e kuptoi ngërçin tim dhe e shkrifëroi bisedën. - Shiko, - tha. - Ne kemi të dhëna që paratë kanë dalë nga aeroporti me kaseta metalike, jo nga deti. Kjo nga deti më duket interesante. Me takt, më ktheu sërish tek e njëjta bisedë. Unë fillova të tregoj interes për paratë që ikin nga aeroporti, por nuk arrita të merrja vesh asgjë. Kurse ai m’u duk sikur e kuptoi ose, së paku, u bind që Berisha kishte gjeneruar lajmin. Mjaftonte edhe zyrtarisht fakti që ministri i Brendshëm ishte përdorur, për të kuptuar se lajmi ishte një lëvizje e Berishës. U ndava miqësisht me të. Më dha kartëvizitën dhe më tha se, po të kisha lajme të tilla, ishte mirë ta informoja. Nuk patëm kohë të pinim ndonjë kafe më pas, sepse ditë pas dite, firmat rentiere u shembën si kështjella rëre para syve tanë.
146
MERO BAZE
Përpjekjet e Metës dhe Angjelit për një parti të re socialiste
T Ilir Meta dhe Anastas Angjeli donin të shkonin në ShBA. Ishin ditët e para të janarit 1997, kur Ilir Meta më tregoi qëllimin e vizitës. Ma shpjegoi gjatë, ndonëse jo shumë qartë. I gjatë ishte sidomos shpjegimi për Anastas Angjelin dhe lidhjet e tij me lobin grek atje. Ishte shpjegim i sikletshëm, që shpesh më bënte të qeshja, sidomos kur mendoja se Ilir Meta kishte akuzuar Fatos Nanon pikërisht për lidhje me këtë lob. Ai ma lakonte gjithmonë emrin e Agim Neshos, si njeriu që e lidhte Fatos Nanon me grekët në ShBA. Për këtë njeri të flisnin të dy njësoj: edhe Berisha, edhe Meta. Por Berisha kishte më shumë detaje. Një ditë, Ylli Rakipi, i bezdisur nga porositë e përditshme që kishin të bënin me lidhjet e Fatos Nanos me lobin grek përmes Agim Neshos, i tha Berishës se ky njeri i dukej shumë budalla për të qenë aq i rëndësishëm. - Nuk e njeh ti sa mizor është ai njeri, - tha Berisha. – Shiko, unë kam pasur një njohje me Llambi Ziçishtin, se kam qenë mjek. Ai e flaku vajzën e Llambit sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe, sa ndryshoi koha, gjeti një grua me pare dhe me njerëz në ShBA. Është njeri që përdoret, është i rrezikshëm. Sa më shumë këmbëngulte Berisha për këtë, aq më shumë Yllit i mbushej mendja se ky “ditëziu”, siç e quante ai me humor para se të përgatiste ndonjë shkrim për “rëndësinë” e tij, po e hante kot. Edhe Ilir Meta, ashtu si Berisha, përmendte faktin që gruaja e Neshos kishte një dajë të pasur në ShBA, që ishte nga shqiptarët filogrekë dhe që kishte shumë ndikim mbi ta. Ishte një shpjegim i kotë, që nuk më duhej.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
147
Ndërsa Anastas Angjelin e njihja mirë. Është e vetmja figurë politike në vend që, duke qenë grek në origjinën etnike, gjithë raportet i ka me shqiptarët; duke qenë socialist, gjithë punët i bënte me demokratët; duke qenë me Ilir Metën, gjithë lëvizjet duhej t’i bënte si Fatos Nanoja. Është një nga njerëzit e pakët që kam njohur në këtë vend, i cili ka si qëllim të jetë në rregull me të gjithë dhe jo të jetë objekt sulmi i ndonjë pale. I vetmi që e pozicionoi publikisht ishte Sali Berisha, vite më vonë, kur e anatemoi për korrupsion dhe kapje të shtetit, në kohën që ishte ministër i Financave, edhe pse, nga çfarë kanë kaluar pas tij, shihet që ka qenë ndër më korrektët, më korrekti, së paku nga pikëpamja formale. Nuk e lashë të më shpjegonte gjatë mënyrën se si Angjeli e kishte rregulluar vizitën, pasi nuk më duhej. Ajo për çka interesohesha ishte plani i tyre për të ardhmen. - Do shkoj të shikoj njëherë se ç’mendje kanë “ata”, - tha Meta. - Dhe ndoshta ndahemi e krijojmë një parti. Por na duhet pak mbështetje atje. Pra, donte mbështetje. Por unë s’kisha si t’ua siguroja. Fakti që punoja për “Zërin e Amerikës” ishte asgjë. Të vetmin amerikan që njihja ishte një shqiptar, Elez Biberaj. - Unë mund t’i them Elezit që t’ju marr një intervistë aty në studio, - i thashë, - gjë tjetër s’di çfarë t’ju them. - Atë duam, - tha menjëherë. Këtë herë edhe për financat ishte kujdesur Angjeli. Në Tiranë, arrestimi i bosëve dhe punonjësve të fondacioneve “Populli” dhe “Xhaferi” tronditi vendin. Më në fund ëndrra mashtruese po mbaronte dhe në ditët e ftohta të janarit të vitit 1997, njerëzit që kishin futur kursimet e tyre në këto fondacione ishin të traumatizuar. Po ashtu, Ilir Meta dhe mbështetësit e tij brenda PS-së ishin të shokuar. Ngjarjet po shkonin kundër Berishës dhe në favor të opozitës. Fatos Nanoja, i cili kishte mundur të rivendoste kontrollin e plotë mbi partinë, tashmë nuk kishte nevojë të punonte më. Koha dhe Berisha punonin për të. Ilir Meta po bënte përpjekjen e fundit për ta ndalur kohën. Një parti e re? Shumë e lodhshme ngjante në ato çaste. Situata po bëhej përditë e më shumë e pamenaxhueshme. Njerëzit që po kuptonin fundin e kursimeve të tyre, donin hakmarrje, jo premtim të ri.
148
MERO BAZE
Në Uashington, Ilir Meta arriti të fiksonte disa takime me zyrtarë që mbulonin rajonin dhe Shqipërinë. Edhe Elez Biberaj i kishte pritur me shumë mirësjellje e dashuri. I kishin folur atij edhe për planet e tyre, ndoshta për një parti. - Nuk na këshilloi të bënim parti, - tregonte më pas Angjeli. – Na tha që më mirë të presim brenda PS-së, se për gjashtë muaj ndryshon situata. Kështu, pak a shumë, u kishin thënë edhe zyrtarë të tjerë në Uashington. Angjeli, duke qenë më praktik dhe pragmatist në raste të tilla, tregonte gjithë humor dhe për drekën me Biberajn. - I thashë hapur, nëse mund të flisnim aty në zyrë. Ai u vu në siklet dhe tha: “Shkojmë te restoranti këtu afër.” Sa u ulëm atje, i thashë copë: “O vëlla, ku firmoset këtu me këta të CIA-s, se nuk e durojmë dot ne edhe Sali Berishën, edhe Fatos Nanon.” Elezi qeshi me lot, ngaqë mendonte se bënim shaka. Pastaj, kur e pashë që atij i dukej vetëm humor e gjitha, nuk ia përsëritëm më, po në fakt për atë punë e donim. Rikthimi i tyre në Tiranë gati nuk u vu re. Shpejtësia me të cilën filluan të prodhoheshin ngjarje të reja dhe radikalizmi i opozitës në përkrahje të
Anastas Angjeli në krah të një militanti të përgjakur socialist, i qëlluar me lopatë xheniere prej një polici të forcave speciale. Foto nga Armando Babani.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
149
njerëzve që po humbitnin kursimet e tyre, e kishin bërë pluhur e hi udhëtimin e tyre të shpresës. Por, sidoqoftë, një lloj qetësie e kishin fituar. Kishin vendosur disa kontakte dhe shpresonin se nuk do të mbeteshin jashtë loje në ditën kur të fitonte opozita. Tashmë Ilir Meta dukej se ishte ndarë qartazi nga dy ish-nënkryetarët e tjerë, Servet Pëllumbi dhe Namik Dokle, të cilët vazhdonin të ruanin një luajalitet më të madh me Partinë Socialiste dhe Fatos Nanon. Ndërkaq, “reformatorët” donin të shfaqeshin diku në publik, diku në tribuna protestash, diku kundër Berishës. Dhe rasti u krijua në një tubim, në fund të janarit, në Tiranë, që Anastas Angjeli e shfrytëzoi për mrekulli. Ndërsa njerëzit po u afroheshin shkallëve të Pallatit të Kulturës, disa ushtarë të forcave speciale, me lopata xheniere, nisën të qëllonin mbi ta. Unë me disa kolegë gazetarë u ngjitëm nga pjesa mes hotel “Tiranës” dhe Pallatit të Kulturës, kur dëgjova të më thërrisnin. Anastas Angjeli dhe Luan Hajdaraga ishin te dera e hotel “Minirit”. Donin të dilnin edhe ata në tribunë. - Ku e keni Ilir Metën, - i thashë Anastasit. - Ai s’do t’ia dijë fare, po ne sikur të dilnim pak në tribunë, vëlla, po se mos na qëllojnë. - Eja, mor burrë, se nuk ju qëllon njeri, - i thashë. Pashë rrotull mos njihja ndokënd dhe më zunë sytë Sali Shehun, në atë kohë shef i komisariatit numër 2 në Tiranë. I thashë të bënte kujdes se mos i qëllonte ndokush “këta socialistët, se mezi i kemi”. Saliu qeshi dhe e mori mesazhin. Por rastësia bëri punën e saj. Sapo Anastasi mbërriti te fillimi i shkallëve, një ushtar qëlloi një burrë plak me thinja, më duket se një punonjës i administratës së Partisë Socialiste, dhe e gjakosi. Lopata e çau diku në ballë dhe burri plak u mbulua me gjak. Anastas Angjeli i kapi dorën, ia ngriti lart dhe filloi të bërtiste: “Poshtë diktatura!” Fotografët fiksuan Angjelin me burrin e përgjakur në krah. Të nesërmen foton e botoi gazeta Albania në faqe të parë. Televizioni shtetëror nxitoi të thoshte se militanti nuk ishte gjakosur, por kishte hedhur një kovë me bojë të kuqe në kokë. Më pas, Angjeli më tha se ajo foto i bëri shumë punë, po se Kastriot Islami ia kishte zhdukur nga Zëri i Popullit dhe nuk e fuste dot më.
MERO BAZE
150
Plasaritja e shtetit
T Kishin marrë peng Tritan Shehun. Zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike ishte ulur në një fushë politike të minuar. Në stadiumin e Lushnjës, ku ishin mbledhur protestuesit, tri ditë pasi ishte shpallur falimentimi i skemave piramidale “Xhaferri” dhe “Populli”, zemërimi dhe manipulimi i turmës arritën të krijonin simbolin e poshtërimit të shtetit dhe rënies së tij. Zëvendëskryeministri, i cili, me siguri që gjithë jetën s’do ia shpjegojë dot vetes se çfarë do të sqaronte me turmat, u ul aty së bashku me ministrin e Drejtësisë, Kristofor Peçin, dhe u mor peng për disa orë nga protestuesit, të cilët ishin irrituar nga arrestimet e dy ditëve të fundit në Lushnjë. Lajmi mbërriti me shpejtësi në Tiranë dhe masat që mund të merreshin ishin të pakta. Unë kisha qenë dy ditë më parë në Lushnjë, kur ishte djegur qyteti dhe kur kishin bllokuar rrugën në Plug . E kisha parasysh fare mirë sa banale ishte situata me turmat e zemëruara, por nuk arrija të kuptoja se ç‘kërkonte atje, madje pa asnjë mision të njëmendtë, figura simbol e grumbullimit formal të pushtetit të PD-së. Në ditën e parë të bllokimit të rrugës në Lushnjë, më 24 janar, isha nisur aty bashkë me Lutfi Dervishin, me makinën time të vogël Golf. Pengesa e parë ishte në Dushk të Madh, ku rruga devijonte rrëzë kodrës, poshtë shinave të trenit. Forcat speciale ishin rreshtuar në formacion luftimi në anën e poshtme të rrugës, kurse mbi hekurudhë, një tufë e madhe fëmijësh dhe adoleshentësh i qëllonin me gurë. Ushtarët rrinin të strukur pas mburojave të tejdukshme. Ishte një situatë e paqartë nëse duhej të
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
151
kaloje ose jo. Ndalova makinën dhe pyeta dikë nga djemtë sipër hekurudhës. - A të kaloj unë, se jam për në Jug, - u thashë.? - Kalo, kalo ti, e kemi me këta të Saliut ne. Nuk i lëmë ne të ikin këta... Kalova me shpejtësi dhe, falë Zotit, nja dy gurë të vegjël që u përplasën në makinë, nuk bënë ndonjë dëm. Sa kalova rrezikun, ndalova. Nxora mikrofonin, me shpresë se mos kapte thirrjet e tyre, por ishin pak larg. Një oficer që drejtonte forcat speciale, m’u afrua dhe më foli në emër. - Pse ndaloni prej këtyre? - e pyeta. - Kaq rrezik është? - S’jemi të qartë se ku do të shkojmë. Ky është rrezik i vogël. Po presim urdhër se ç’të bëjmë. Tunda kokën në shenjë ngushëllimi. Në fakt, oficeri diçka donte të më thoshte më shumë, sikur të më lutej që të lidhesha me ndonjë nga shefat e tij lart. Ishte i dëshpëruar dhe krejt i pamotivuar për punën e tij. Pamjet e ushtarëve të strukur nën gurët e adoleshentëve, ishin një inkurajim i madh kundër fuqisë së shtetit. Kërkesat e protestuesve ishin nga më të çuditshmet. Në qendër të tyre ishte Rrapush Xhaferri, kreu i Fondacionit “Populli”. Ata besonin se ai i kishte paratë e tyre, por se qeveria e kishte arrestuar që t’ia merrte ato. Kërkonin që urgjent ai të vinte aty me helikopter dhe pastaj çdo gjë zgjidhej. Të tjerë pak më tutje mbanin gazetën Koha Jonë në dorë dhe puthnin portretin e Rrapushit. Ishte një histeri e papërballueshme. Në rrugë ishin vendosur disa tuba hekuri dhe makina e kishte të pamundur të vazhdonte më tej. Dy djem më ndihmuan dhe më tregun një rrugë përmes fushës, ku kalonte zetori i jonxhës. I mora në makinë dhe ia dolëm pas 500 metrash. Nuk më ndaloi më askush deri te kthesa e Plugut, ku kishin ngritur barrikadën. Djemtë që kisha me vete më ndihmuan që njerëzit e tjerë mos ishin armiqësorë me mua. Hipën sipër makinës si roje, ndërsa unë nga brenda transmetova për “Zërin e Amerikës” direkt, duke parë nga larg qytetin dhe duke përshkruar turmën. Këmbët e tyre të varura mbi xhamin e makinës dhe zgjatja herë pas here e kokës për të kuptuar se çfarë po bëja me telefonin, ishin bezdia e vetme që kisha. Transmetimi im nga kthesa e Plugut ishte një problem më vete. Shihja vetëm qytetin e Lushnjës dhe disa shtëllunga tymi që dilnin sipër tij. Nuk kisha askënd që ta pyesja se ç’ndodhte në qytet. Telefoni celular aty kapte
152
MERO BAZE
vetëm në disa pika afër postës dhe thuajse asnjë nuk kishte celular në qytet. Pyeta dikë nga ata që kishin bllokuar rrugën, që të merrja vesh se nga dilte tymi. - Kanë djegur Bashkinë, - tha ai. - Do t’u vëmë zjarrin të gjithave: Bashkisë, Komitetit... ç’të jetë. Më erdhi për të qeshur, pasi Bashkia në të vërtetë ishte pasardhësja e Komitetit Ekzekutiv, por në mendjen e djalit asgjë nuk kishte ndryshuar. Në raportin tim e përshkrova situatën të rëndë dhe citova protestuesit të thoshin se po digjej Bashkia. Në të vërtetë, ishin djegur zyrat e Hipotekës dhe disa zyra të Tatim-Taksave të Lushnjës. Kur mbarova, dola jashtë dhe i përshëndeta. Shumica ishin 17 - 20 vjeçarë. - Çfarë kërkoni tamam? - u thashë. - Pse e keni zënë rrugën? - Na ka vjedh Saliu lekët, ere! - Ku i keni pasur lekët? - Te “Xhaferri” i kishim, ere. E ka arrestuar Saliu, që t’ia marrë lekët dhe na gënjen neve. Thotë që është piramidë. Po e hamë ne atë, ere? Ta nxjerrë Xhaferrin, që ta thotë vetë… - Po e nxori, ere, - u thashë unë. - A nuk ishte Xhaferri ai që doli dje në televizion dhe tha që s’kishte lekë? Një natë më parë, në një kamerë bardhë e zi, nga ato që regjistronin në qeli, TVSh-ja kishte dhënë pamje në qeli nga intervista e prokurorit me Rrapush Xhaferrin. Pamja e tij e shfytyruar dhe filmi bardhë e zi e kishin zhburrëruar “gjeneralin” në sytë e idhujve të vet, por ata nuk donin ta pranonin që ai ishte “gjenerali i tyre”. - Jo, ere, jo. Ai ishte Pali Miska. Ne do të na e hedhë Saliu, e? Jo, ere, duam Xhaferrin ne. Ka lekë ai, ka sa të duash. Por ia ka marrë Saliu, ai qeni! Ndërsa debatoja me kalamajtë që më kishin rrethuar, zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Ndrekë Gjini, i alarmuar, më mori në telefon: - Ç’bëre në radio? - Pse, çfarë ka ndodhur? - e pyeta. - Kur po flisje ti në radio, s’kishte marrë flakë ende, tani po e djegin. Më duket se dëgjuan radion, kur the “po djegin Bashkinë” dhe kanë shkuar aty.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
153
U trondita nga arsyetimi i tij. - Je i sigurt që ata shkuan pasi dëgjuan radion? - i thashë. - Unë s’kam dhjetë minuta që raportova. Ata s’besoj se kanë radio dore me vete. - Ohu, unë të them kështu, ti s’do, - tha. – Nji tash kanë hy në Bashki. E mbylla telefonin, por shqetësimi nuk më iku. Nuk jam ende fort i sigurt për atë që ka ndodhur, por ishte një leksion i egër i përgjegjshmërisë që duhet të ketë një gazetar kur raporton nga trazirat. Përvoja jonë në këtë drejtim ishte zero. Rrethanat ishin po ashtu shumë spekulative. Gjithçka më bëri të ndihesha keq, ndërsa udhëtoja drejt Tiranës. I lashë dy fëmijët në Dushk dhe ndërkohë, një grua e re, së bashku me burrin, kërkuan të vinin deri në Tiranë me mua. I mora, sepse ndihesha keq vetëm. Nuk fola thuajse fare me ta gjithë rrugës, përveç pesë minutave të para, kur ata më shpjeguan se do të shkonin tek motra e asaj gruas, që të rrinin ca kohë, deri sa të mbaronin rrëmujat. Kishte nisur ikja nga zona e “luftës”. E gjithë kjo kishte ndodhur më 24 janar. Një ditë më parë e kisha humbur gjithë ditën duke ndjekur Kuvendin, me shpresë se aty diçka do të lëvizte. Ishte absurde. Në seancën e paradites ishte kërkuar me urgjencë futja në rendin e ditës e projektligjit “Për ndalimin e skemave piramidale dhe huamarrjes.” Vetëm tri ditë më parë, më 20 janar, po në atë Kuvend, kur Vasil Meloja kishte përmendur rrezikun nga skemat piramidale dhe që
Protesta në Lushnjë më 24 janar 1997.
154
MERO BAZE
Kuvendi të merrej me to, gati e kishin mbytur, duke theksuar se qeveria po merrte masat e saj dhe se qysh në nëntor ishte ngritur një komision parlamentar për transparencën e tyre. Arbënori kishte njoftuar mbërritjen urgjente të ligjit dhe u kërkua miratimi i menjëhershëm i tij. Për fat, debati u shty për pasdite. Më dyshuesi ndaj ligjit ishte deputeti i Vlorës, Dashamir Shehi, i cili, duke luajtur me fjalën “piramidë”, tha se “piramidat kanë histori 2500- vjeçare dhe s’ua ka nxjerrë njeri fundin, ndaj nuk bëhet kjo punë me urgjencë”. Tri ishin mëdyshjet e deputetëve për urgjencën e ligjit. Së pari, dhe ky ishte një shqetësim i ngritur nga Azem Hajdari, a do t’i referoheshin Kodit Civil, që e lejonte huamarrjen, apo huamarrja do të konsiderohej vepër penale pa ndryshuar Kodin Civil. Problemi i dytë, të cilin e ngriti Dashamir Shehi, kishte të bënte me kriteret se kur një kompani do të quhej skemë piramidale dhe në këtë rast ai bënte dallimin mes fondacioneve dhe kompanive të biznesit. Së treti, ishte problemi që e ngrinte qeveria: cili ishte borxhi që do t’u njihej qytetarëve, diferenca mes pareve të investuara dhe atyre që kishin marrë, apo të gjitha fitimet e investuara? Në fakt, ekspertët që ishin sjellë në Kuvend i qëndronin stoikë projektit të tyre me gjasë, ngaqë nuk donin telashe. Nisja e hetimeve me procedurën iu la “kryesisht” Prokurorisë për ato veprimtari ekonomike që përbënin krim. Një formulim ky i diskutueshëm, por që ndihmohej nga qartësia e të gjithëve për kompanitë konkrete që ishin përfshirë në këtë histori. Në seancat e pasdites filloi debati për ligjin. Surpriza ishte Hysen Selfoja. Në emër të Partisë Balli Kombëtar, ai bëri një deklaratë të ashpër, ku fajësoi qeverinë për fajdetë dhe e konsideroi atë si shpronësim të dytë të shqiptarëve, pas atij të vitit 1945. Ai kërkoi dorëheqjen e qeverisë dhe reagim të menjëhershëm për të mbrojtur qytetarët. Ligji u miratua me 93 vota pro dhe asnjë votë kundër. Paradoksi shtesë: djali i Rrapush Xhaferrit kishte konkurruar më 26 maj në emër të partisë së tij në Lushnjë, pikërisht në zemrën e trazirave të para. Ndërkohë që ligji u miratua më 23 janar, disa ditë më parë ishin arrestuar bosët e fondacioneve dhe punonjësit e administratës së tyre. Nuk jam fort i qartë se mbi ç’bazë ligjore, por me siguri për mashtrim, duke iu referuar
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
155
Kodit Penal. Ligji i ri që u miratua, që donte minimumi 15 ditë të hynte në fuqi, do të shërbente më shumë për të marrë kontrollin e administrimit mbi paratë nga ana e shtetit e jo se do të dënonte krerët e tyre. Pas gjithë këtyre zhvillimeve, arrestimeve, trazirave në rrugë dhe djegies së disa ndërtesave në Lushnjë, erdhi e shtuna e zezë e Tritan Shehut. Duke pasur parasysh këtë skenë, u nisa për në Lushnjë. Në çastin e fundit, te Fideli, në kafenenë e gazetarëve, gjeta Sokol Olldashin, gazetar i gazetës Albania. Ngaqë ishte e shtunë, ai nuk kishte shumë ngarkesë në gazetë dhe pranoi menjëherë të vinte me mua. Në Lushnjë arritëm vonë, rreth orës 19.00. Qyteti ishte gjysmë i ndriçuar dhe pjesa nga stadiumi, ku mbahej peng Shehu, ishte errësirë. Ishim të veshur të dy me xhupa të zinj lëkure dhe unë kisha dhe një magnetofon të vogël, që e mbaja në xhepin e brendshëm të xhupit, fryrja e të cilit me sa dukej krijonte idenë e ndonjë arme të fshehur poshtë tij. Kur u afruam te stadiumi, pamë se nuk kishte asnjë njeri. Ishte një qetësi e frikshme, që po na trembte. Nuk po u besonim syve se po hynim në një zonë ku, dikush që ishte kryetar i partisë në pushtet, zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, mbahej peng. Pas pak, u shfaq dikush nga ana e poshtme e derës së stadiumit dhe na bëri shenjë të afroheshim. Kur ishim disa metra larg, ai pyeti: - Ju jeni, apo të tjerë? - Nuk po të kuptoj, - i thashë. Njeriu që foli u zhduk sakaq dhe i foli dikujt tjetër. - Shpejt, se jemi në kurth! Mund të ndërhyjnë! Po i fliste me panik shokut të tij dhe shihte nga ne të dy. Befas u hap dera e stadiumit dhe një makinë e vogël Porch me ngjyrë të kuqe fluturoi nga dera në sheshin para stadiumit dhe pas një frenimi të skëterrshëm, u kthye në drejtim të Lushnjës. Pas saj, dy makina Benz. Nuk po kuptonim asgjë. Pasi gjithçka u qetësua, dhjetëra njerëz mbinë para stadiumit. Ishte liruar Tritan Shehu. Dikush erdhi na dha dorën dhe na shkeli syrin. Situata ishte komike dhe tragjike. Në të vërtetë, ne ishim të vetmit që nuk dinim asgjë se çfarë kishte ndodhur, por me sa dukej ishim përdorur në keqkuptim e sipër.
156
MERO BAZE
Filluam të qeshim me “rolin” tonë, por pak vetë na besonin që nuk ishim trima. Të gjithë mendonin se afrimi ynë i guximshëm atje, kishte qenë urdhër i Berishës. Në të vërtetë, kishte qenë budallallëku ynë. Mësova më shumë detaje për poshtërimin e Tritanit. Përmendej zhveshja e tij lakuriq ose e pjesshme, poshtërimi me presh, tortura fizike, kërcënimi për jetën etj. Legjenda mori rrugë dhe filloi të bëhej historia më popullore brenda pak çasteve. M’u desh të raportoj për “Zërin e Amerikës” në orën 20.30. Përshkrova skenën e lirimit dhe opinionet e njerëzve. Nuk mund ta shmangia poshtërimin dhe zhveshjen e tij. Sapo mbarova, ra celulari, që kapte vetëm në disa qoshe të qytetit të Lushnjës. Ishte Aida Shehu, gruaja e Tritanit dhe punonjëse shtypi në zyrën e Berishës. Ishte tejet e revoltuar. - Ke fyer Tritanin! – tha. - Atë nuk e kanë poshtëruar. - Uroj të ketë qenë kështu, - i thashë, - por këtu flasin ndryshe dhe unë po përcjell opinionet e njerëzve. - Do të dalë vetë Tritani ta sqarojë, - tha. - Ke për ta parë. E mbylla telefonin. M’u duk bezdi e madhe të dëgjoja atë në telefon, ndërkohë që rrotull kisha njerëz që thurnin legjenda të reja për burrin e saj. Ministri i Brendshëm, Halit Shamata, e përshkoi kështu të nesërmen, ditën e diel paradite, në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend: “Rreth orës 13.00, me synimin dhe kurajën për të biseduar me qytetarët e Lushnjës, Tritan Shehu dhe Kristofor Peçi kanë mbërritur në qytetin e Lushnjës dhe janë përpjekur të vendosin urat e dialogut... natyrish,t kanë dialoguar dhe kanë bërë ftesë për një dialog të gjerë, në kabinat e stadiumit të qytetit të Lushnjës. Ka qenë ftesa e tyre e rëndësishme që ka evituar pa diskutim shkatërrimin e institucioneve në qytet. Ka pasur përpjekje për ta penguar zëvendëskryeministrin duke vënë kushte mjaft të rënda e krejtësisht antiligjore, por gjakftohtësia e policisë dhe mbështetja qytetare e Lushnjës bënë që zoti Shehu të udhëtonte drejt Tiranës në orën 20.00”. Kur e dëgjova të nesërmen këtë ligjëratë të Halit Shamatës, u ndjeva keq. Duke e pasur mik, u përpoqa ta shfajësoja me vete, duke menduar se nuk mund të fliste kundër asaj që kishte thënë vetë Tritan Shehu, i cili, pasi ishte larë dhe ndërruar pas kthimit nga Lushnja, doli në TVSh dhe
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
157
tha: “Kisha një bashkëbisedim të ngrohtë me popullin e Lushnjës”. Në të vërtetë, ai ishte peng dhe ndaj tij u krye një akt terrorist. Mënyra se si ai vetë dhe pastaj shteti e interpretoi në mënyrë komike këtë akt terrorist, ishte një çmim i rëndë për anarkinë që pushtoi vendin. Pasi raportova dhe pasi lajmet njoftuan se Tritani mbërriti në Tiranë, u ula me Olldashin të pinim një kafe diku ngjitur me Telekomin në Lushnjë. Saimiri, një gazetar lokal në Lushnjë, na tregoi se ishte djegur edhe Berati. Aty për aty vendosëm të vazhdonim për në Berat. Qyteti ishte djegur tërësisht gjatë ditës dhe askush nuk dinte asgjë. Sokoli pranoi me qejf të vinte me mua dhe kjo ma lehtësoi vendimin. U lidha me redaksinë dhe i njoftova se mund të bëja një raport të hollësishëm për lajmet e mëngjesit mbi djegien e Beratit. Elezi më këshilloi ta peshoja mirë vendimin, nëse ishte rrezik. I thashë se myzeqarët janë popull i butë dhe u ndamë në telefon. U nisëm pa shumë mëdyshje. Sapo hymë në fshatin Karbunarë, disa gurë të vegjël dhe një gomë biçiklete e ndezur, kishin bllokuar rrugën. Dola t’i hiqja. Në çast, një djalë rreth 15 vjeç m’u vërtit para këmbëve dhe më kërkoi me urdhër pesë mijë lekë. - Ik, ore dreq, - i thashë. – Do 5 mijë lekë ti! Shko se po të fus ndonjë shkelm! - O Goni, nuk do qy ore, çfarë t’i bëj? - Thyej xhamin, - tha Goni. Guri që unë nuk e kisha vënë re në dorën e djalit, u drejtua nga xhami trekëndësh i Golf-it dhe ai u bë copë. Ngriva në vend. Nuk di kush ma mbajti dorën që të mos qëlloja mbi të, por mesa dukej ishte pasiguria që më jepte zëri misterioz i njeriut me emrin Goni pas kanalit. - Kush është ai Goni, të dalë pak, - i thashë. Doli Goni. Ishte rreth të tridhjetave, me një fytyrë pa formë dhe pa gjak. - Hë, ere! As 5 mijë lekë s’ke, apo do që të ta marrim makinën? U trimërova pak dhe i thashë Gonit se do ta paguante shtrenjtë, por ndërkaq do të ikja, se kisha një hall në Skrapar. - Nesër do të sqarohemi, - i thashë.
158
MERO BAZE
- Bjer lekët dhe ik, ere, pa do sqarohesh me mua ti! – ma priti Goni. Nuk doja të dorëzohesha lehtë. - Ka postblloqe të tjerë? - i thashë. -Ka, - tha, - por thuaju që ia dhamë Gonit. Bëra sikur besova, i dhashë 5 mijë lekë dhe ika. Pa mbushur kilometri, prita tjetër. - Ia dhashë Gonit, - u thashë, - ndaj mos më pengoni se jam për Skrapar, kam një fatkeqësi. - Ik, ere, me gjithë Gonin, bjer dymijëshen këtu dhe ik pirdhu, - më tha njëri nga djemtë. E pashë që nuk ia vlente të acarohesha, qoftë dhe për shkak të pazarit që dha. E pyeta dhe këtë se sa postblloqe kishte më tej. - Mund të ketë dhe një, ere, - tha ai, - po nuk e di mirë, se ai del vonë. Nxitoni pa dalë akoma, se e ka dorën të rëndë ai. Në fakt, kur kaluam ne, në të dalë të fshatit ishte gati postblloku, por shpejtësia me të cilën po ecnim ne, i gjeti pa përgatitur dhe kaluam. Kur u siguruam që shpëtuam, shtuam shpejtësinë dhe po ecnim si të marrë. Ishte një natë me hënë dhe me shumë ndriçim. Kur po i afroheshin Beratit , sapo kalon një kthesë të fortë, m’u shfaqën përballë dy blloqe betoni në mes të rrugës dhe mezi frenova. M’u desh të ndaloja dhe të llogarisja me kujdes hapësirën për të hyrë mes tyre. Mund të kalonte vetëm vetura. Hyra ngadalë dhe kur isha në mes të blloqeve, dy këmbë u varën para xhamit të makinës. Ndalova i tmerruar. Sipër kabinës u zgjat një kokë te dritarja. - Më jep 10 mijë lekë, ere, se kemi paguar makinën që solli blloqet! Një tip kishte vënë një hekur sipër dy blloqeve dhe ta merrte taksën nga sipër. Lëviza pak më tutje dhe i thashë se nuk kam. - Si të duash, por nuk kalon dot, babush, - tha dhe tregoi armën. M’u shtuan pak mornicat. Nxora 10 mijë lekë dhe vendosa ta pyes pse i kanë bërë blloqet. - Do të vijë Saliu me ushtarë, - tha, - se kemi djegur Beratin. Kemi bllokuar rrugën dhe kemi vënë roje... - Ndenji pak dhe pastaj pyeti me dyshim: - Me Saliun jeni ju?
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
159
- Jo jo, - i thashë, - po shkojmë në Skrapar. - Ik, ere, se qenkeni dora jonë, - tha dhe u rehatua sipër betoneve. Deri në Berat, nuk na ndaloi njeri. Qyteti dukej i shkretë dhe i vetmi lokal i hapur ishte hotel “Turizmi”, ku nuk mund të hanim dot asgjë, përveç një xupi, që ishte thuajse i prishur. Askush nuk tregonte çfarë kishte ndodhur. M’u kujtua një kolegu ynë i vjetër, gazetar lokal në Berat, Xhevahir Lleshi. Shkova në postë, që po ashtu ishte hapur, për t’u lidhur me të. Centralistja më hetonte me sy e veshë se çfarë do të bëja. U lidha me të dhe i tregova që jam në Berat dhe nëse ai mund të dilte nga shtëpia. Pa asnjë hezitim, më tha “po” dhe më tregoi vendin ku do të takoheshim. Pas dhjetë minutash ishim bashkë. Më përshkroi gjithçka që nga mëngjesi: kur disa policë me dy thasë me lekë kishin demonstruar publikisht futjen e tyre në furgon, sulmin te firma “Global Found”, mbi Bashki, mbi Këshillin e Rrethit, ndaj Policisë etj. Kishte shpëtuar vetëm ShIK-u, ngaqë një oficer kishte vendosur automatikun në tarracë dhe nuk lejoi njeri të afrohej. Quhej Veli Haklaj, nga Tropoja. Vendosëm t’i shkonim kryetares së Bashkisë në shtëpi. Pas 15 minutash, më në fund, lëvizi shuli i portës dhe një burrë i trembur na kërkoi të thoshim se kush ishim. U prezantuam, por emrat tanë nuk i thanë asgjë. - Kemi porosi nga Presidenti, - i thashë. - Duam që kryetarja të na tregojë se çfarë ka ndodhur. - Milika nuk llafos dot, - tha. - I dhemb koka dhe nuk kishte as ilaçe në shtëpi, se u mbyllën farmacitë. Ikëm gati pa u përshëndetur. Në kthim, vendosëm të udhëtonim nga Roskoveci për të shmangur pritat. Rreth orës 01.00 të natës, ishim në afërsi të Gosës dhe telefoni celular hyri në linjë. Sapo u hap celulari, vërshuan dhjetëra telefonata. Familja ishte në alarm, redaksia tek Albania ishte në alarm për Sokolin dhe natyrisht alarmi kishte shkuar deri te Berisha. Ai ishte ndër telefonuesit e parë. I thashë se ku ishim dhe çfarë kishim parë. U vendos heshtje përtej telefonit. - Domethënë, ka rënë shteti... - tha. - Ka rënë, - i thashë. - Unë sonte kam paguar gjobat e para të maskave në rrugë.
160
MERO BAZE
- Kur të hysh në Tiranë, eja në Presidencë, po pate mundësi, - tha. Jemi akoma këtu. Arrita rreth orës 03.00 në Presidencë. Ishin mbledhur të gjitha figurat kryesore të shtetit: Sali Berisha, Pjetër Arbnori, Aleksandër Meksi, Safet Zhulali, Bashkim Gazidede, Halit Shamata, Tritan Shehu, komandanti i Gardës dhe disa të tjerë që nuk i njihja. Kur hyra unë, ata po linin zyrën e Berishës. Po më shikonin si UFO. Me siguri që Berisha e kishte bërë telefonatën me mua në sy të tyre. Kishte plot zemërim në vështrimet e tyre dhe një lloj krekosje të bezdisshme, që e kanë të gjithë ata që kanë dëshirë, por nuk kanë mundësi ta demonstrojnë pushtetin e tyre. Hyra brenda. Ishin vetëm Pjetër Arbnori, Aleksandër Meksi dhe Sali Berisha. U tregova se ç’kisha parë në Lushnjë dhe Berat. Sali Berisha u ngrit më këmbë dhe filloi të sillej nëpër zyrë. - Duhen bërë zgjedhje, - tha. - Nuk ka rrugëzgjidhje tjetër. Duhet provuar a jemi shumicë apo jo. Nuk mund të përballemi në bllok me shoqërinë. Pjetër Arbnori tundi kokën. - Nuk duhet t’i kemi frikë, - tha. - Po qe se njerëzit mendojnë se ne jemi e keqja, duhet të zgjedhin. Aleksandër Meksi nuk foli. Berisha sillej nëpër zyrë dhe fliste për zgjedhje të reja. Donte të dëgjonte diçka për këtë gjë nga dy njerëzit më me pushtet pas tij, por nuk kishte shans. Në të vërtetë donte të frikësonte vetëm njërin prej tyre, kryeministrin. Por ky i fundit po e injoronte kërcënimin e tij. E kisha në krah dhe m’u desh të pyesja se ç‘u bë me “Xhaferrin” dhe “Popullin”. - Do ndajmë lekët, - tha, - deri më 5 shkurt. - Atëherë duhet të japësh një intervistë, - i thashë. - Një intervistë për “Zërin e Amerikës” dhe e transmetoj unë pas tri orësh, domethënë në orën 07.00 të mëngjesit. Ramë dakord dhe pas disa minutash bëmë intervistën. Përveç bisedës për zgjedhje të parakohshme, Berisha nuk foli për asgjë tjetër. Tregimet e mia për maskat që na kishin marrë lekë dhe për kryetaren e trembur të Bashkisë në Berat, e kishin trazuar keq.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
161
Pastaj dolëm nga Presidenca. Ishte duke gdhirë e diel, dita në të cilën ishin lajmëruar protesta në Tiranë. Aleksandër Meksi nuk më la të ikja. - Eja bëjmë një shëtitje, - tha. Filluam të silleshim rrotull Presidencës, pasi Meksi aty kishte dhe shtëpinë. - Iku kjo punë, - tha. - Kisha kohë që i paralajmëroja, por ai dëgjonte ShIK-un. Ta mbajë me ShIK-un tani.... Kam ca toka të familjes, të shikoj mos merrem me to. Do të ndërtoj diçka. - Ku të shkon mendja edhe ty, - ia prita unë. - Larg ajo punë. Në fillim duhet të zgjidhni këto halle që keni përpara. - Ato le t’i zgjidhë vetë ai. Ç’punë kam unë me to? Unë ua kam thënë. Nuk qeveriset kështu. Le të mbajë Gazideden tani dhe Agim Shehun. Dhe atë plehrën, Tritanin. - S’kanë rëndësi emrat, - i thashë. - Kjo quhet qeveria Meksi. - E di, por kjo për mua ka marrë fund. Ai e ka fajin. Unë kam punët e mia. Biseda sa vinte e bëhej më e rëndomtë dhe unë i thashë befas se duhej të ikja, se më flihej. U ndamë para portës së pallatit të tij. Nuk më zuri më gjumi dhe raportet e “Zërit të Amerikës” i dëgjova pa fjetur ende. Gjysma e emisionit ishte me raportet e mia nga Berati dhe intervista me Meksin. Më dukej sikur nuk kisha fjetur kurrë gjithë javën. Dhe sapo mbaruan lajmet, më kishte zënë gjumi deri në mesditë. Kur u zgjova, në Kuvend po fliste sërish Aleksandër Meksi. Po detajonte planin për shpërndarjen e parave, pra atë që kishte thënë në mëngjes në intervistën për “Zërin e Amerikës”. Po fliste shumë ashpër. Akuzat kryesore drejtoheshin ndaj atyre që po digjnin institucionet dhe kishte parasysh Beratin dhe Lushnjën. Sipas tij, “synimi i tyre është djegia e gjithçkaje në Shqipëri për të nënshtruar demokracinë shqiptare”. Dhe më pas një gjysmë kërcënimi: “Ne nuk do t’i tolerojmë të djegin pronat e shtetit dhe, kur them nuk do t’i tolerojmë, nuk do t’i tolerojmë dhe, po të jetë nevoja, të kapërcejnë mbi trupat tanë”. Por tonet e larta të kryeministrit në Kuvend nuk frikësuan askënd veç të vetëve. Partia Socialiste dukej se po përfshihej në spiralen e protestave popullore, duke i kombinuar ato me objektivin e saj politik. Si një gjetje simbolike, protestuesit e mbledhur më 28 janar pranë stadiumit “Dinamo”, shpërthyen në duartrokitje - “Lushnja, Lushnja!” -
162
MERO BAZE
sapo mes turmës u shfaqën disa të rinj të irrituar që tundnin presh në ajër. Simboli i poshtërimit të zëvendëskryeministrit po bëhej kështu një simbol i pafuqisë së pushtetit dhe dominimit të turmave mbi të. Preshtë që vinin e shtoheshin mes turmave, në të vërtetë përbënin dhe anën komike të atij irritimi popullor. Ato ishin “trofeu” i parë që protesta kishte mundur t’i merrte pushtetit. Dhe nuk ishin pak. Pas disa fjalimeve pa shumë protokoll, Arben Imami ndezi turmën. I sapokthyer nga një mungesë e gjatë në Tiranë, qysh nga dhuna e 28 majit, Imami ishte i egër dhe fjalët e tij përpiheshin nga turma. Njerëz të ShIK-ut kishin zaptuar sheshin në çdo cep të tij, por turma ishte aq kompakte dhe aq politike, sa asnjë përpjekje e tyre për të provokuar nuk shkonte. Pati më pas polemika nëse ishin ata që e drejtuan turmën drejt sheshit “Skënderbej” apo ajo u kujtua vetiu. Në të vërtetë, po të dëgjoje fjalimin e Arben Imamit, gjysmën e retorikës e kishte për zaptimin e sheshit nga Sali Berisha. “Të kujt janë sheshet, - këlthiti Arben Imami, - kush është ky njeri që nuk na lë të shkelim në sheshet e lirisë?” Pas kësaj, vetiu thirrjet “Te sheshi, te sheshi!” u bënë popullore dhe urdhëruese për secilin njëkohësisht.
Në protestën e 28 janarit u shfaqën edhe portretet e gjymtuara të Edi Ramës, i rrahur disa ditë më parë, ndërsa hynte në shtëpinë e tij.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
163
Së bashku me grupin e gazetarëve, u përpoqëm t’i shoqëronim. Rruga nga stadiumi “Dinamo” deri në shesh ishte një ferr i vërtetë. Pasi arritën të dilnim nga drejtime të ndryshme në buzë të Lanës, turma me një pararojë agresive po çante rrugën drejt sheshit. Postblloqet e policisë, që shfaqeshin thuajse në çdo urë buzë Lanës, zbytheshin nën breshërinë e gurëve të pararojës, e cila çau rrugën deri në sheshin “Skëndërbej”. Pika më e dobët e policisë ishte se ajo nuk bënte më dallim mes turmës së protestuesve të opozitës dhe kalimtarëve të rastit, të cilët në atë orë të ditës ishin të shumtë. Kështu, krejt pa shkak, viktima të dhunës së forcave të policisë nuk u bënë vetëm demonstruesit, por edhe kalimtarët e rastit. Nga ana tjetër, policia nuk ishte në gjendje të bënte dallimin mes atyre që ishin organizatorët dhe nxitësit e turmës së njerëzve, duke ushtruar dhunë mbi të gjithë kalimtarët, sidomos mbi pleqtë. Rastet më flagrante të dhunës ishin ato në urën e Lanës, në bulevardin kryesor të Tiranës, si dhe në një pikë tjetër, pranë pallateve “Agimi”. Forcat e policisë, që ishin vendosur në këto pika, nuk kursyen asgjë për ta penguar me çdo mjet masën e njerëzve që synonte sheshin “Skënderbej”. Reagimi i policisë nuk bëri gjë tjetër veçse e nxiti edhe më shumë turmën, e cila, edhe nën thirrjet e drejtuesve të saj politikë, ia arriti që t’i afrohej sheshit “Skënderbej”. Nuk dihet se kush e dha urdhrin absurd që protestuesit të mos lejoheshin në asnjë mënyrë të protestonin në sheshin “Skënderbej”. Por ashpërsia me të cilën policia ruante çdo lloj hyrjeje në atë shesh e bënte më se të qartë që një urdhër i tillë ishte dhënë. Sidoqoftë, vetëm një pjesë e vogël e masës së madhe të demonstruesve që ishin te stadiumi “Dinamo” arriti pranë sheshit “Skënderbej”. Drejtuesit e opozitës arritën thuajse bashkë me turmën dhe zunë vend në shkallët e Pallatit të Kulturës, në atë që ndërkaq ishte bërë tribuna e improvizuar e protestës. Por pas fjalimeve të tyre të shkurtra dhe përpjekjeve të policisë për t’i penguar, nisën gurët në drejtim të policëve, të cilët, në përpjekje për t’u fshehur pas kolonave të Pallatit të Kulturës, e ndollën turmën që të qëllonte mbi ta dhe natyrisht mbi xhamat e katit të parë të Pallatit të Kulturës. Filluan kështu shkatërrimet e para. Unë kisha në krah Apollon Baçen,
164
MERO BAZE
publicistin emblematik të asaj kohe për gazetën modeste Dita Informacion, një luftëtar konsekuent kundër fajdeve në shtypin e kompromentuar të asaj kohe. - Janë shumë, - më tha Apolloni. - Duhet ta ketë pisk qeveria... - Me siguri do të bëjë zgjedhje Berisha, - i thashë unë. Apoloni u bë menjëherë i vëmendshëm dhe filloi të më shihte nëse po tallesha. Në të vërtetë, kisha parasysh atë që kisha dëgjuar si provokim nga goja e tij tri net më parë, pas ngjarjeve të Beratit. - Nuk bën kurrë zgjedhje ai, - tha, - por diçka duhet të bëjë. - Mendoj se janë shumë dhe tepër agresivë për t’i nënvleftësuar, - i thashë. - Diçka do të bëjë. Ndërsa diskutoja me Apolonin kotësitë e reagimit të Berishës, turma po ngjishej drejt shkallëve. Beteja e gurëve ndaj policëve që rrinin pas kolonave dhe e disa atë tjerëve që vazhdonin të pengonin pleq apo qytetarë kurajozë t’i bashkoheshin protestës, vazhdoi më tej. Gurët nuk dihej mbi kë qëllonin. Adoleshentë iu turrën shkallëve të Pallatit të Kulturës, thyenin pllaka dhe qëllonin. Mbi 50 vetë ishin plagosur, nga të cilët rreth 30 protestues, ndërsa rreth 20 të plagosur u përkisnin forcave të rendit. Ndërsa dëmet e shkaktuara nga shkatërrimet e ndodhura në mjediset e Pallatit të Kulturës askush nuk mori mundimin t’i llogariste. Në sheshin e braktisur pas mitingut një makinë me targa italiane vërtitej me tërsëllimë mbi gurët dhe sendet e hedhura përtokë. Në vend të parë ishte Shkëlzen Berisha, i shoqëruar nga disa djem që rrinin tek lokali “Lirëza”. I shqetësuar i thashë Berishës në mbrëmje të bënte kujdes me Shkëlzenin se hipte në makina me targa të huaja. Më pyeti se ku e kisha parë dhe i tregova skenën e Sheshit Skënderbej. U qetësua menjëherë. Ishte me djalin e Komandantit të Gardës dhe një tjetër që mbahej si nip i Agim Shehut, që quhej Rrahman. Pas përfundimit të protestës, disa prej përfaqësuesve të opozitës dolën në një konferencë të përbashkët shtypi, thelbi i së cilës ishte kërkesa për dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë Meksi, si dhe “distancimi” nga aktet e dhunës së ushtruar nga protestuesit kundër policisë dhe institucioneve.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
165
Në masën e madhe të deklaratave të lëshuara nga përfaqësuesit e opozitës në atë kohë, ishin dhe dy pjesë deklaratash që të bënin përshtypje, jo dhe aq për përmbajtjen, sesa për të ato që do të vërtetoheshin në të ardhmen. Njëra ishte ajo e anëtarit të kryesisë së PAD-së, Blendi Gonxhe, i cili deklaroi se “punonjës të policisë kanë provokuar turmën dhe se përgjegjëse për djegiet është qeveria shqiptare.” Pjesë e kësaj deklarate qe edhe shprehja “profetike” e Gonxhes: “Aleanca Demokratike shpreh bindjen se, për sa kohë qeveria e PD-së dhe presidenti i saj, bashkë me rosinantët e tyre Godo, Selfo dhe Melo, do të vazhdojnë konfliktin me popullin protestues, Shqipëria do të përjetojë vetëm shkatërrime e djegie të tjera”. Kjo ishte shprehja e korrigjuar për publikun e majtë e Gonxhes, i cili gjatë konferencës së shtypit kishte deklaruar që, nëse qeveria nuk do të jepte dorëheqjen, në vend do të vazhdonin shkatërrimet dhe djegiet. Deklarata tjetër qe ajo që u lëshua po atë ditë nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Rexhep Mejdani, i cili, duke folur mbi një koment të bërë në edicionin e lajmeve të ditës së nesërme në TVSh, deklaroi se “në atë koment ogurzi, pasi i bëhet një përmbledhje tërë arsenalit të shpifjeve, të etiketimeve, të sulmeve mashtruese propagandistike të PD-së kundër PS-së, duke e identifikuar atë me PPSh-në dhe duke e lidhur veprimtarinë e saj me ngjarjet fatkeqe të 2 prillit 1991 në Shkodër, me djegiet e shkatërrimet që ndodhën gjatë viteve 1991-92 në mbarë Shqipërinë, me nxitjen e propagandës së PD-së për ‘çrrënjosjen’ e komunizmit dhe për arritjen e ‘nivelit zero’, bëhet thirrje për të linçuar socialistët, se gjoja ata luftuakan për të kthyer të kaluarën dhe për të rivendosur diktaturën”. Pas dy ditësh i telefonova Meksit për një intervistë me një gazetar të shërbimit të “Zërit të Amerikës”, që ishte në Tiranë. Ndërkohë e pyeta se ç’kishte ndonjë gjë të re për lekët dhe a janë të vërtetë zërat për Vlorën. - Nuk e di, - tha. - Fola me Fred Zijain, që e kam mik, dhe më tha se do të bëhet nami. E kanë marrë vesh, - shtoi, - që ata e kanë ndarë pasurinë me njëri-tjetrin dhe po ia mbathin. - Dhe e mbylli prapë duke cituar Fred Zijain: - Vlonjatët kanë thënë se “do të djegin edhe detin”.
166
MERO BAZE
Shpërthimi i krizës në Vlorë
T “Vlonjatët do të djegin edhe detin”. Ishte pak a shumë e vetmja gjë që m’u kujtua pasditen e 5 shkurtit, kur u gjenda në atë qytet tek turma e parë e demonstruesve që u mblodhën te xhamia e vogël në qendër të Vlorës. Shprehja se ata “do të djegin edhe detin” në fakt ishte një “batutë vlonjate”, që ishte përcjellë deri në gojën e kryeministrit Aleksandër Meksi nga një mik i tij në Vlorë, një ish-futbollist, me të cilin ai fliste në telefon për ato çfarë ndodhnin në Vlorë. Vendimin për t’u nisur e mora papritur në mesditë. Në shtëpi gjeta babanë të shqetësuar. Ai kishte ardhur të më pyeste përse kisha qenë në Durrës me një të huaj. Ishte një koleg i “Zërit të Amerikës”, Beri Out, i cili kishte ardhur për disa ditë në Tiranë. E shoqërova paradite në Durrës, ku ai u përpoq të intervistonte qytetarë të dëshpëruar, që rrinin para sporteleve të pashpresa të “Xhaferrit” dhe “Popullit”. Ishte një gazetar i vjetër me shumë përvojë, që punonte në atë kohë në Pragë. E vetmja gjë paradoksale që ma përsëriste çdo orë atë ditë ishte se “Shqipëria është shumë e bukur dhe do ketë të ardhme”. E thënë ato ditë, kur gjithçka në sytë e mi fundosej, më dukej si lajthitje turisti. Ra telefoni dhe nga redaksia qendrore më thanë se në Vlorë diçka po ndodh. U përpoqa të gjej një numër telefoni dhe m’u kujtua ai i një kolegu të Reuter, që mund të ishte në Vlorë. Pas disa minutash, dëgjova një turmë që buçiste: “Vlora, Vlora…”. U nisa menjëherë. Në orën 17.45 minuta, arrita në qytet te sheshi afër xhamisë, para shtëpisë së Eqrem Bej Vlorës. U përpoqa të hetoja se cila
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
167
ishte turma më agresive, por në fakt nuk dukej asgjë. Ishin rreth 200 vetë, gati të ulur në bordura dhe anash murit rrethues të njërit prej emrave më të shquar të familjes Vlora. Një burrë rreth të dyzetave, me xhup të zi, po i ftonte të ngriheshin më këmbë, se duhej të bëheshin gati. Filluan të konsultoheshin për diçka. Pas pak minutash, turma u rrit dhe u bën rreth 1500-2000 vetë dhe u nis drejt shëtitores. Në krye ishin disa fëmijë që vraponin të shkujdesur dhe të gëzuar, ndërsa pasonte një turmë e tendosur dhe gati shpërthyese. Më duhej të dilja në transmetim direkt. Raporti zgjati rreth 3 minuta. Pati disa pyetje-përgjigje dhe një përshkrim të turmës. Ajo po drejtohej nga porti, me një objektiv që dukej ende i paqartë. Ishte e vështirë t’i pyesje njerëzit, pasi dukej që ishin të irrituar. Por, ndërsa raporti i parë mbaroi dhe unë po ecja paksa më i çliruar, njerëzit që ishin afruar shumë me policinë, befas u shpërndanë të frikësuar, pasi u dëgjua një krismë e thatë, që u pasua me tri të tjera. Dikush kishte qëlluar. Policia mori pozicion për zjarr, ndërsa nga turma e frikësuar u ngritën dy lart dy tomsonë, në shenjë kërcënimi, por pa qëlluar. Nuk isha i sigurt se kush kishte qëlluar i pari. Kërkova urgjent linjën me telefon dhe hyra në transmetim direkt. Në çastin që fillova të transmetoj, një breshëri automatiku u zbraz fare pranë meje dhe unë u struka i trembur duke folur në një kënd që krijonin shkallët e Pallatit të Sportit me murin e tij. Isha pothuajse mes policëve dhe turmës, të cilët, për shkak të errësirës që kishte rënë, po përpiqeshin të frikësonin njëritjetrin. Kolegu im nga studioja ndjeu zërin tim që u shua i frikësuar dhe filloi të më thërriste në emër. Ishte një situatë paksa komike dhe për disa sekonda harrova se isha duke transmetuar. Breshëritë vazhduan edhe për disa minuta, ndërsa unë qëndrova në linjë deri në fund të emisionit. Pasi mbaroi emisioni, u çlirova disi. Te Pallati i Sportit, rreth 5 metra para Skelës, takova gazetarët e tjerë. Ata më treguan se edhe gjatë paradites, në Vlorë kishte pasur shkëmbime zjarri nga policia. Takova më në fund Rajmondin, kolegun tim të redaksisë nga Gjirokastra. Rajmondi kishte vënë një kapuç në kokë dhe kjo do të na sillte shumë probleme ditët e ardhshme, pasi ai u kthye në një shenjë
168
MERO BAZE
identifikuese. I thashë se duhej të përgatiteshim mirë për emisionin e orës 20.30 minuta. Ai emision dëgjohej në valë të mesme në gjithë Shqipërinë. Përgatita paraprakisht një raport më të plotë, rreth 3 minuta, për gjithë zhvillimet nga ora 18.30 deri më 20.30. Emisioni u çel me raportin tim. Por, më tej, më duhej të rrija sërish në linjë. Fillova të lëviz nga njëri skaj i rrugës në tjetrin, në hapësirën mes ushtarëve dhe policëve dhe turmës së njerëzve. Por, ndërsa isha duke transmetuar, një gur më goditi në shpatull. Mendova se ishte aksident, ngaqë afër meje ishte një ushtar me qen. Vite më vonë, një miku im mjek, më tregoi se më kishte qëlluar një shok i tij, një militant socialist, i cili, me sa dukej, ka menduar se një gur mbi mua ishte “një gur mbi Berishën” . Qeshte kur ma tregonte se më kishte qëlluar “Symaçi”. Kështu e kishte nofkën agresori im, që s’e njoha kurrë. E vetmja ndjenjë që më zgjonte, kaq vite më pas, ishte fakti që paskësha qenë më i rrezikuar nga ç’mendoja atëherë.
Dita e parë e protestave në Vlorë, 5 shkurt 1997, pasi njerëzit i humbën shpresat se mund t’i merrnin paratë nga kompania “Gjallica”.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
169
U përpoqa të mos nxirrja zë, por ishte e pamundur ta frenoje instinktin e dhimbjes. Kolegia që më pyeste nga studioja, hezitoi për një çast, por kur pa që unë vazhdoja të flisja, nuk më pyeti se çfarë ndodhi. Kur përfundoi emisioni në orën 20.30, u bashkuam me gazetarët e tjerë dhe filluam të kërkonim hotel. Me ne ishte edhe Aleksandër Çipa, reporteri i BBC-së nga Gjirokastra. Rajmondi u rregulla në hotel “Sazani”, ndërsa unë me Aleksandrin thuajse mbetëm pa hotel. Na u afrua një djalë i ri, rreth të njëzetave, dhe na ofroi një “hotel të ri”. Ishte një ndërtesë dykatëshe në unazën afër agjencisë së makinave në Vlorë. Nuk e morëm vesh kush ishte pronari, por njeriu që na priti ishte i papërshtatshëm në të qenë “mikpritës”. Na tregoi një dhomë me dhjetë shtretër, ku mund të shtriheshim edhe ne. - Jo, - i thashë, - nuk mund të fle aty, pasi ne kemi punë gjatë natës dhe mund t’i zgjojmë të tjerët që nuk i njohim. - Po pse, më i mirë se këta je ti? - m’u drejtua me egërsi “pronari”. - Thjesht nuk dua t’i shqetësoj, - ia ktheva unë. - Po pse, i çmendur je ti të flasësh me vete në gjumë? Ishte e pamundur të merresha vesh me të, por ndërhyri Sandri dhe ia shpjegoi situatën. Atëherë na tregoi një dhomë të vogël përballë saj. Thirri dikë që na hodhi dy batanije. - Jastëkë nuk ka, - tha, - dhe mos u mërzisni se dhoma vjen pak erë, ngaqë ka ndenjur mbyllur. Vendosëm të mos ankoheshim. Pak minuta më vonë, dera trokiti përsëri. - Më jepni pak lekët, - tha, - se do të iki shpejt nesër në mëngjes. Kam dhe këta malokët e Salës këtu, prandaj kujdes se mos e marrin vesh që jeni gazetarë dhe ju vrasin. - Çfarë janë këta? – i thashë. - Ata motërq… e Tiranës. I ka sjellë ai maloku. Nuk i folëm derisa mbylli derën. Ndërkaq fillonte një torturë e vërtetë: pritja e mëngjesit zgjuar. Batanijet vinin era myk, ndërsa dhoma vinte erë presh dhe qepë; me sa dukej, ishte magazinë e kuzhinës së improvizuar. Nuk u zhveshëm fare dhe po rrinim mbi shtrat. Po bisedonim diçka për gabimet e qeverisë, kur ra zilja e telefonit. Zëri i Aleksandër Meksit, që
170
MERO BAZE
kumbonte në “qelinë” tonë, në qetësinë e natës, zgjonte natyrshëm kuriozitetin e kolegut tim që ishte i angazhuar mes të tjerash në një gazetë antiqeveritare, si Koha Jonë. Meksi pyeti diçka për situatën dhe unë po i shpjegoja ato që pashë te përplasja e policisë me njerëzit. Pyeti për numrin e protestuesve dhe unë i dhashë një shifër rreth 3 mijë vetë. - Hëm, - tha nëpër dhëmbë. - Ata plehrat i thonë atij se ishin 200 vetë. - Kush ata? - i thashë. - Ata, pra, që mban ai si të besuar. E di për kë e kam fjalën. - Jo, - i thashë, - ishin rreth 2 deri në 3 mijë vetë, ndërsa paradite thonë që kanë qenë më shumë. - E di, e di, më tha dhe Fred Zijai. Aq kanë qenë. Po thuaja pak dhe ti, se nuk beson ai. - S’më ka pyetur njeri, - i thashë. - Unë ato që kam parë, i kam thënë në radio. Disa minuta më vonë, mori vetë Berisha. Kishte biseduar me Meksin dhe më pyeti për numrin. I thashë të njëjtën gjë. Hezitoi pak të më thoshte diçka tjetër dhe tha vetëm një “natën e mirë”. Deri në mëngjes, thuajse nuk fjetëm. Të nesërmen në mëngjes, Vlora u gdhi më e tronditur. Në bulevard dukeshin shenjat e gurëve me të cilët ishte qëlluar policia një natë më parë dhe disa shenja zjarri, ku ishin djegur goma makinash. Shëtitëm me makinën time deri në Skelë. Pastaj u kthyem te sheshi para Universitetit. Dukej se do të ishte një ditë e bukur. Në kafenenë e parë që hymë, një djalë i ri që njihte Sandrin, u ul me ne në tryezë. Filloi të tregonte me shumë pasion. - Sot do ta tundim, - tha. - Nga themelet do ta shkulim, po na e bënë si mbrëmë. - Çfarë do të bëni? - e pyeta. - Do të mblidhemi këtu tek Universiteti... dhe do ta shohësh. Më shumë se i egërsuar, dukej i motivuar dhe entuziast për betejën që e priste. Nuk kisha parë kurrë njeri që, me aq gëzim, të njoftonte përgatitjen për luftë.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
171
- A e more vesh që e vranë njërin mbrëmë? – tha pastaj. - Jo, - i thamë ne. - Si nuk e dini, e dha BBC-ja. Po ju gazetarët shqiptarë jeni të paguar nga Saliu, nuk i jepni realisht gjërat. Po e vranë tjetrin mbrëmë, ore, e vranë ata të ShIK-ut! - Po kush ishte ky? - i thashë. - Po di unë kush ishte, shko pyet Saliun, po deshe! Sandri më shpjegoi pastaj se Joana Robertson, një gazetare e lirë që ishte shfaqur në Shqipëri në vjeshtën e vitit 1996 me një kartëvizitë si bashkëpunëtore e shtypit britanik, kishte raportuar për një të vdekur. Por, në fakt, ishte diçka e tillë. Ndërsa turma po vinte tek Universiteti, një kortezh vdekjeje po përcillte një djalë që ishte kthyer i vdekur nga një aksident në Itali. Ky ishte i vdekuri që ishte paraqitur si viktimë e përplasjes së policisë me protestuesit. Sidoqoftë, rreth orës 10.00 të datës 6 shkurt, Universiteti ishte i rrethuar nga mijëra njerëz. Në të njëjtën godinë ishte edhe Prefektura e Vlorës. Për një çast, u krijua një situatë e tendosur. Një ushtar i trembur rrinte me këmbët paksa të hapura para derës së Universitetit, ndërsa turma krijoi një distancë nga dera. U mbajtën disa fjalime të ashpra, dy vetë iu sollën afër ushtarit dhe filluan ta shanin. - Ky është serb, - thoshte njëri. - Duket, shiko sa e ka këmbën, numër dyzet e gjashtë! - tha tjetri. Ushtari u tendos fort, por nuk po reagonte. Shtrëngonte duart mbi automatik. Dy djemtë mbanin një gazetë Koha Jonë në dorë, ku shquante shkrimi i Frok Çupit, që akuzonte Sali Berishën se kishte çuar ushtarë serbë në Vlorë. Kur e kam parë për herë të parë atë titull, kam qeshur me banalitetin e tij dhe kam menduar se ashtu do të bënte çdo lexues. Por ndërkaq që po e shikoja me sytë e mi se “shkrimi” i Frokut ishte ushqim për histerinë që po shfaqej në rrugë, fillova të kuptoj përse Ben Blushi, një kryeredaktor jo mediokër, kishte gjetur vend edhe për një banalitet të tillë. Dukej se angazhimi i gazetës për luftë kundër Berishës, e kishte tejkaluar shqetësimin për të vërtetën. Kjo e fundit dukej se s’kishte më asnjë pikë rëndësie. U përpoqëm t’i largonim djemtë që po e ngacmonin.
172
MERO BAZE
- Ik, ore ti, - tha njëri. - Ky është serb. I ka sjellë Saliu këtu për të shtypur Vlorën. Ja, pse nuk flet? Nuk di shqip. Ja, e ka shkruar Frok Çupi te Koha Jonë: “Ushtarë serbë në Vlorë”. E ka thënë tamam ai, ore, se ju gënjeni. - Po ik, ore, se do të bëj ndonjë hata, - foli më në fund ushtari. - Unë jam nga Berati, qy thotë serb, ik ore, të thashë, - përsëriti me nervozizëm. Irritimi po tendoste ajrin rrotull ndërtesës dhe dukej se nga minuta në minutë mund të shpërthente hataja. E futëm makinën në një parking të mbuluar tek unaza dhe shkuam sërish para Universitetit. Turma ishte shtuar. Flitej se, gjatë natës, Sokol Mulosmani kishte arrestuar së paku 20 vetë të dyshuar si autorë të përplasjes me policinë një natë më parë. Komisari i Vlorës, i njohur për ashpërsinë ndaj trafikut të skafeve, ishte tashmë objekti kryesor i protestës në mesditë. Rreth orës 12.00, turma e lëshoi rrethimin e Universitetit dhe u kthye sërish në drejtim të Sheshit të Flamurit. Aty gjendej dikush që i drejtonte për nga Komisariati i Policisë, një ndërtesë e futur në mes të pallateve, rreth 500 metra në veriperëndim të sheshit. Aty situata ishte më kaotike. Njerëzit e kishin rrethuar komisariatin nga të katër anët, ndërsa flitej se do të zgjidhej një përfaqësi grash, që do të takonte komisarin. Sipër pallateve, në të gjitha anët, kishte njerëz. U përpoqa të ngjitesha në njërin prej tyre, një pallat me tulla të bardha, i pasuvatuar. Ndërsa po ngrija kapakun e rëndë të çatisë së pallatit, u zgjat një kokë e stërmadhe nga sipër dhe, pa folur fare, më shtyu duart dhe më rrëzoi. Nuk pata kohë të sqarohesha me të, por pashë se një banore e katit të pestë hapi derën dhe po më shikonte e trembur për atë që po bëja. - Jam gazetar, - i thashë, - dua të shikoj diçka nga lart. - Ik, a derëzi, se do të të vrasin, ç’të duhet atje, - tha gruaja. - Nuk i sheh që janë çmendur? Ndërsa po përpiqeshim të kuptonim se çfarë po ndodhte në komisariat, dikush njoftoi se selia e Partisë Demokratike ishte djegur. Nga bulevardi nuk dallohej ndonjë flakë, por lajmi ishte i vërtetë. U nisa për te selia, por nuk gjeta asnjeri. Te dera, m’u afrua një djalë i ri, që m’u prezantua si korrespodent lokal i shtypit të PD-së. Quhej Gëzim Rredhi. Ai më tregoi se te hotel “Bolonja” ishin Ali Spahia dhe Albina Karamitro, dy të dërguar nga qeveria.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
173
Shkova në hotel. Në një tryezë të restorantit të hotelit, Ali Spahia dhe Albina Karamitro po hanin drekë me Adhurim Musarajn, që drejtonte partinë në Vlorë dhe vëllain e tij, i cili dukej se ishte njeri i pasur. Rrugës deri atje, më shoqëroi një qytetar, të cilin nuk e njihja. - Çfarë po ndodh, - i thashë, - pse po e shkatërroni qytetin? - Nuk e di, - tha, - janë çmendur fare njerëzit. Kanë humbur paratë. U ka ikur mendja se i vunë shpejt dhe menduan se do t’i kishin gjatë. Unë nuk trazohem me ta, - vijoi ndërkaq, - se pak kam humbur, 80 mijë dollarë, por ka që kanë humbur shumë. U trondita nga shifra. - Po si i bëre 80 mijë dollarë? – e pyeta. - Ja, ore, - tha, - nuk e shikon atë marangozerinë atje? - Dhe më tregoi një derë të vjetër në disa ndërtesa njëkatëshe afër Skelës. - Atje i kam bërë. Jam dhe kryetar i seksionit numër tre të PD-së. Ishte diçka si në përrallë. Tetëdhjetë mijë dollarë për të dukeshin aq pak, sa nuk ia vlente të përziheshe në protesta! - Ke fituar si i PD-së? – e pyeta. - Po dhe diçka kemi fituar, kemi bërë punë, - tha. Në rrugë dukej ende një poster i PD-së, ku kandidati i saj në Vlorë, Dashamir Shehi, bënte thirrje për të votuar për PD-në, ndërsa posteri i tij rrethohej nga posteri i katër firmave më të mëdha të Vlorës, që ishin piramida. Në hotel “Bolonja” po jepeshin lajmet e orës 16.00. Nga Tirana u njoftua se ishte krijuar një komision i përfaqësuesve të kreditorëve, të cilët donin nga qeveria një formulë për rrugëzgjidhje. Dukej se ata njerëz, megjithëse ishin nga Vlora, nuk kishin lidhje me protestën. Ngjante si një manovrim i orëve të fundit. Nga ana tjetër, lajmi pasoi njoftimin se “gratë e Vlorës i kishin kërkuar Mulosmanit lirimin e të ndaluarve dhe ai e kishte pranuar”, ndërkohë që po flitej për largimin e tij nga qyteti. Të nesërmen, në fakt, ai u thirr në Tiranë dhe pas disa ditësh u emërua një komisar i ri i sjellë nga Fieri. Po jepeshin shenjat e para të dorëzimit para protestës, megjithëse në Vlorë ishin shtuar përforcimet e policisë dhe njerëzve të shërbimit sekret. Mëngjesi i 7 shkurtit ishte më i tendosur. Mijëra kopjet e para të gazetës Koha Jonë ishin përpirë. Titulli i madh, “Vlora: Berisha në det”, dukej se kishte bërë punën e tij.
174
MERO BAZE
Në sheshin qendror përballë Monumentit të Pavarësisë, ishin grumbulluar forcat speciale të ardhura nga Tirana, me idenë që të mos lejonin grumbullimet. Por, sapo ora afroi 09.00, njerëzit dukej sikur mbinin nga dheu nga të gjitha anët dhe për pesë minuta, forcat speciale ishin në mes të qytetarëve, të pafuqishëm për t’u shpërndarë si qytetarë të lirë. Megjithatë, shëtitja vazhdoi pa shumë probleme deri te Skela dhe në kthim. Ndërsa po kaloja para shkollës “Ali Demi”, një burrë i shëndoshë, rrondokop, më ndali me turfullimë duke më kërkuar t’i prezantohesha. I thashë emrin. - Hë, i “Zërit të Amerikës”, ë? Ju nuk e shani Berishën. Pse nuk e shani? - tha. - Nuk është puna jonë, - i thashë, - ne nuk jemi demonstrues, por gazetarë. Ju jeni ata që shani. - Ashtu? Mirë, nxirre mikrofonin! Rajmondi filloi të shqetësohej dhe unë fillova të bëja pak humor për të qenë të qeta të dyja palët. - Ju lutem, - i thashë, - mos flisni më shumë se 15 minuta, se aq e kam programin. Filloi i pari. Fjalori i tij tërësisht banal duke sharë Berishën nga nëna, motra, vajza, pastaj duke hedhur disa parulla të zhargonit vlonjat dhe më tej rifillonte nga e para. Pasi ky po dorëzohej, shoku i tij më rrëmbeu mikrofonin. - Berisha është Hitler, është… është diktator, është... Na i mori paratë të gjitha, na i mori krimineli, hajduti, maskarai... U dhashë shenjë se kaseta po mbaronte. Ndërprenë ligjëratën të shfryrë disi dhe më kapën fort për krahu. - Shiko, se mos nuk e jep... Nuk të lëmë gjallë ne! - Mos u bëni merak, - u thashë. Dhe kur mendova se po shpëtoja prej tyre, pesë metra më tutje, një burrë ezmer, por më elegant, po shikonte me urrejtje. - Pse do ta diskretitosh popullin e Vlorës, ore, - tha ai. - Ç’i merr ata rrugaçë në intervistë, a të q…. motrën! - Po kë të marr? - i thashë. - Po ja ku i kemi intelektualët, ore, - më tha.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
175
- Më vjen keq, - thashë, - por mos mendo që këta që po marr në intervistë nuk janë intelektualë. Kjo kishte qenë fjala magjike, pasi dy “pengmarrësit’ e mi dhe të Raimondit na harruan dhe iu turrën atij që ndërhyri. Ne ikëm nga sytë këmbët dhe u futëm mes turmës. Kur po përpiqeshim të çanim atë për të ikur sa më larg syve të atyre që intervistuam, pashë një trup të shëndetshëm, që na çante rrugën dhe bënte me shenjë: “Këtej, këtej!” Kur dolëm në anën e Kuz Baba dhe po ecnim drejt qendrës, na u prezantua. - Jam Arben Sefgjini, - tha, - jam i ShIK-ut të Tiranës; na kanë dërguar me shërbim. E pashë që e kishit pisk, por nuk ndërhyja dot. E falënderuam dhe ikëm. Episode të tilla përsëriteshin çdo ditë rrugëve të Vlorës, ndërsa shëtitja në bulevard po kthehej në një rutinë. 10 shkurti filloi si një ditë e zakonshme proteste, por më agresive. Njerëzit ishin shtuar në shesh dhe frika nga policia thuajse kishte ikur, pasi një ditë më parë komisariati i policisë ishte sulmuar. Qeveria e kishte ashpërsuar shumë fjalorin. Në një deklaratë të zyrës së shtypit të kryeministrit Aleksandër Meksi, trazirat konsideroheshin si veprimtari konspirative të disa grupeve të ekstremit të majtë. Në këto kushte, qeveria u kërkonte qytetarëve të Vlorës të distancoheshin prej tyre. Por ishte vonë. Përballja e policisë me protestuesit ishte dramatike. Media ndërkombëtare dhe sidomos Euronews-i filloi të jepte si reportazh pa koment strukjen e forcave speciale të sjella nga Tirana, në strehën e një kafeneje me emrin “Dukati”, në qendër të Vlorës. Policë të terrorizuar nga protestuesit mbroheshin duke i vënë shpatullat njëri-tjetrit nga sulmet me karrige dhe mjete të forta që qytetarët i hidhnin mbi ta. Ishte një poshtërim publik i policisë dhe një inkurajim i madh për ta dërmuar atë në ditët që vinin. Policia njoftoi për rreth 15 policë të plagosur, të cilëve iu shtuan dhe disa policë të plagosur nga sulmi mbi komisariatin e qytetit. Një ditë më parë, në përpjekjet rreth komisariatit, ishin plagosur gjashtë vetë. Në spital, sipas mjekëve, ishin kuruar rreth 23 persona. Pikërisht në këto përleshje thuajse revanshi mbi policinë, ka pasur edhe krisma. Artur Rustemi, një qytetar i Vlorës, i cili u bë më pas një motiv më
176
MERO BAZE
shumë për protesta radikale, u vra. Policia tha se e qëlloi dikush nga brenda turmës. I kam hedhur disa herë sytë mbi deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme. Ka tri versione të saj. Fillimisht disa rreshta janë fshirë, janë shtuar gjëra me dorë, pastaj është bërë një e re. Paqartësia e policisë për çfarë po ndodhte aty ishte vrasësja më e madhe e shtetit. Në Vlorë versioni ishte se e kishte qëlluar policia. Të dyja mund të besoheshin, por i pabesueshëm ishte versioni se ai ishte vrarë i piketuar më parë si militant politik. Nuk ishte as aq i njohur dhe as aq militant sa të piketohej për ta vrarë. Më e pakta ishte një fatkeq, që do të paguante çmimin e anarkisë së qytetit të vet, qeverisë së vet dhe shoqërisë ku jetonte. Ngjarjet zhvilloheshin shpejt dhe policia nuk kishte më shpjegim për to. Dhe kur tentonte të informonte, binte sërish një telefon dhe shtoheshin disa gjëra me dorë. Kështu, 10 shkurti në Vlorë i dha vulën triumfit të protestës mbi shtetin dhe fillimit të rënies së tij. I vetmi gazetar që ndihej i qetë në atë qytet dhe që e shpalli atë “shtetin e Vlorës”, ishte Frok Çupi, i cili, me sa dukej, gjeti një model që e bënte entuziast në jetën e tij opozitare 7- vjeçare me Sali Berishën. Në Tiranë tensioni ishte rritur dukshëm. Pasditen e 10 shkurtit më duhej t’i merrja një deklaratë presidentit Berisha rreth shanseve për gjendje të jashtëzakonshme. Sekretarja më njoftoi se ai më priste te vila nr. 4. M’u desh të prisja disa minuta, pasi, siç tha njëri prej rojeve, brenda ishte Sabri Godoja. Berishën e gjeta të tronditur. Agim Shehu sapo kishte njoftuar se një person mund të ishte vrarë gjatë përleshjeve me policinë, por po hetonin për identitetin e tij. U mor vesh se quhej Artur Rustemi dhe se dikush nga Vlora kishte thënë se ishte njeri i PD-së. Biseda rreth gjendjes së jashtëzakonshme ishte tepër e vështirë. Futja e një viktime në mes e komplikonte dhe më shumë. Sabri Godoja bëri ndërkohë sugjerimin e vetëm që di ta bëjë vetëm ai. - Provo sikur do ta vendosësh, por mos e vendos, - i tha. - Si ta provoj? - i tha Berisha. - Po ja, le ta kërkojë kryeministri në Kuvend dhe ne ia hedhim poshtë njëherë, por mbetet si opsion. Dhe Berisha ashtu bëri. Aty për aty, thirri Aleksandër Meksin në telefon dhe i sugjeroi t’i kërkonte Kuvendit gjendjen e jashtëzakonshme në Vlorë.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
177
Një orë më pas, u mblodh grupi parlamentar i PD-së. Grupi diskutoi rreth situatës në Vlorë dhe shanseve për gjendjen e jashtëzakonshme. U mor vesh që propozimin e bëri kryeministri Meksi. Zëdhënësi i presidentit Berisha, Genc Pollo, tha për gazetarët se grupi parlamentar kishte mbështetur qeverinë dhe Kuvendin në marrjen e masave për sigurimin e rendit dhe qetësisë në vend. Grupi parlamentar i kishte kërkuar ministrit të Brendshëm marrjen e masave speciale për të përballuar situatën. Por, ndërkohë që zhvillohej ky debat, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rreth 24 persona ishin duke u mjekuar në spitalin e Vlorës, ndërsa 55 të tjerë kishin marrë mjekim dhe ishin larguar. Artur Rustemi kishte vdekur. Në seancën plenare, kryeministri Aleksandër Meksi kërkoi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Meksi tha se gjendja në Vlorë po dilte jashtë kontrollit dhe se shteti nuk kishte mundësi ta kontrollonte me mjete paqësore protestat. Ai kërkoi mbështetje për gjendje të jashtëzakonshme. Meksi tha se qeveria po ndeshte me sulme të dhunshme ndaj institucioneve dhe sidomos ndaj komisariateve të policisë. Dhe e përfundoi fjalimin: “Është e drejtë e cilitdo që të ketë opinionet e tij, të shprehet sot për pafundësi rrugësh, por unë, në emër të qeverisë, ju them se kjo është rruga e vetme për të garantuar jetët e qytetarëve shqiptarë dhe veprimtarinë ekonomike e shoqërore të tyre. Në të kundërt, dëmet do të jenë të pallogaritshme.” Pas tij foli dhe Halit Shamata dhe mbështeti propozimin e Aleksandër Meksit. Tonet e Shamatës u forcuan. Letrari i ngjitur në krye të policisë, në të vërtetë u nis të zbuste imazhin e atij dikasteri, por koha punoi kundër tij. Profili i egërsisë në shoqërinë shqiptare u bë shumë më i egër dhe i papërballueshëm dhe kësisoj imazhi i policisë thuajse të politizuar shqiptare do të duhej të ndiqte atë fat. I butë nga natyra, i ndershëm, i varfër dhe pa asnjë ambicie për pushtet, ai gjendej si varkë pa vela në mes të asaj stuhie. Disa ditë më parë i kishte vdekur e ëma në Kavajë dhe kur shkuam për ngushëllime na priti në garazhin e makinës së një fqinji. Kishte gjithsej një dhomë e një kuzhinë dhe nuk kishte ku t’i priste njerëzit. Përkundër tij, zëvendësi i vet, gjeneral Shehu, dukej se nuk kishte dalë keq as nga “kontrolli” te “Sudja”, as tek “Xhaferri”dhe “Populli” dhe, pas rrëzimit nga pushteti, në qershor, i mjaftuan të ardhurat që të jetonte për vite të tëra në emigracion pa punë. Më ka rënë rasti që për të
178
MERO BAZE
dhe për Gazideden të flas shpeshherë me Berishën, në mungesë të tyre, në vitet e opozitës dhe ai i ndante shumë thellë. Për Gazideden ruante respektin e njeriut besnik, inteligjent dhe shumë të ndershëm. Ndërsa për gjeneral Shehun përsëriste vazhdimisht se “nuk e dija që ishte përzier me lekët e fajdeve”, “vonë e mora vesh dhe jam tronditur shumë”. E thoshte aq shpesh këtë, sa të krijohej ideja se ishte një njeri nga i cili ishte distancuar dhe gati nuk ia quante më njeri që e kishte përdorur aq shumë dhe aq keq. Të gjithë filluan ta mendonin gjeneralin si një nëpunës tipik, që bën shërbime politike dhe i konverton pastaj ato në para. Por tani, kur ky libër mund të shkoj në shtyp, “gjenerali” është sërish një nga pikat kyçe të represionit politik të Sali Berishës në mandatin e tij të dytë në pushtet. Për të gati është shpikur një post policoro-financiar, nga ku terrorizohen, gjobiten dhe gjunjëzohen të gjitha bizneset që nuk i ka me sy të mirë pushteti. Ndërkohë, në Jug, po shtoheshin njoftimet për protesta. Në Gjirokastër, rreth 1000 vetë u mblodhën në stadiumin e qytetit, nën drejtimin e partive të opozitës. Studentët e Institutit po ashtu lanë mësimin, ndërkohë që turmat antiqeveritare ngjanin të elektrizuara. Tirana ishte kthyer ndërkohë në një qytet ku tentohej të eksperimentohej paqja dhe protesta paqësore. Forumi për Demokraci, i mbështetur nga dhjetë parti politike dhe i kryesuar nga tre ish-të përndjekur të regjimit komunist, por qartazi anti-Berishë - Kurt Kola, Fatos Lubonja dhe Daut Gumeni - nën pushtetin imponues kryesisht të Lubonjës, tentoi ta mbante të ndezur protestën përmes simbolit të luleve. Ishte diçka që nuk funksionoi dhe që shpesh e bënte groteske situatën shumë tragjike në të cilën po hynte vendi, por dhe për kaq ia vlente për të mos provuar armët. Herë i shihja si dëshpëroheshin nga moskuptimi që qytetarët kishin për parullën “Ata gurë, ne lule!” Shpeshherë i shihja se sa keq ndiheshin si njerëz të persekutuar nga komunizmi, kur njerëz që i kishin burgosur apo torturuar, i mbështesnin dhe i quanin heronj. M’u kujtua një skenë e mitingut të opozitës në shkurt tek “Ali Demi”, kur pikërisht njëri nga ish-drejtuesit e njohur të Sigurimit dhe burgjeve komuniste përqafonte i gëzuar Fatos Lubonjën. E kam pyetur edhe më pas Lubonjën për atë skenë dhe ma ka konfirmuar i tronditur. Por kishin të gjithë një alibi të madhe, që ua
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
179
lehtësonte këtë ngërç. Ishte Sali Berisha. Ishte një taksë që po ia paguanin për herë të dytë totalitarizmit. Kryeqyteti në njëfarë mënyre jetoi me mëdyshjet e tyre dhe as doli dhe as heshti për ngjarjet. Nxënësit e shkollave filluan ta shihnin si rast të mirë për t’i ikur mësimit, ndërsa në Universitet pati vërtet bërthama mbështetjeje për protestën. Disa herë u ndërpre mësimi për të mbështetur studentët e Vlorës dhe kishte shkëndijime të nisjes drejt Vlorës. Pati dhe kundërpërgjigje të dhunshme ndaj tyre. Më 9 shkurt, në një kafene të njohur si kafe e gazetarëve në Tiranë, disa prej njerëzve që dukej se po angazhoheshin nga pushteti “për t’u nisur në front”, hynë në kafenenë e Fidelit, siç njihej, dhe bënë masakër mbi njerëzit e opozitës dhe gazetarët që gjetën aty. Ylli Rakipi më tregoi skenën me Preç Zogajn, që u rrah në sy të djalit të tij, rrahjen e Neritan Cekës dhe gazetarëve të tjerë që gjendeshin atje. Ylli më tregoi se vetëm disa sekonda pas rrahjes së tyre mori në telefon Sali Berishën dhe i tregoi. Sali Berisha fillimisht bëri të paditurin, por Ylli këmbënguli. Pastaj pak më vonë i dha një version ndryshe nga sa Ylli ia përshkroi nga vendi i ngjarjes. Sipas Berishës, dikush nga “ata” të rrahurit, sapo kishte parë agresorin kishte sharë Sali Berishën dhe ai “rrahësi” nuk ishte përmbajtur. Kjo e kishte tronditur Yllin i cili ishte aty. Edhe pse bënte të painteresuarin, Berisha ishte online me ngjarjen. Agim Shehu i tha më pas se ishte një polic i dehur, që e kishin “identifikuar”. U përpoqa të mësoja privatisht se kush ishin ata njerëz, por informacioni mbyllej gjithnjë tek dy-tre emra problematikë të policisë, me origjinë nga Tropoja, që përpiqeshin ta konsideronin këtë rast si një shans për të bërë para, emër dhe karrierë. Me sa dukej, intuita ua thoshte se do shpërbleheshin një ditë. Njëri prej tyre, që më pas ma ka identifikuar një kolegu im gazetar, B. H., iku në ekzil pas vitit 1997 dhe u rikthye në vitin 2005. Tani është sërish në polici, pasi djali i Sali Berishës, me të cilin kishte ndarë disa vite në ekzil në Suedi, i kishte mbirë te dera ministrit të Brendshëm për ta pranuar sërish në polici. Po kështu ndodhi dhe me rrahjen e Edi Ramës dhe Ndre Legisit. Sali Berisha përpiqej të besonte variante që e mbanin atë larg skenës së krimit. Për Edi Ramën ishte pak më ndryshe. Me sa dukej, reagimi i fortë ndërkombëtar e kishte stepur disi. Versioni që na tregoi natën e parë pas
180
MERO BAZE
ngjarjes ishte se e kishin rrahur disa komshinj, pasi ai dilte zhveshur në ballkon. Një ditë më pas tha se policia i fsheh diçka për rrahjen e Edi Ramës, se ai nuk po bën kallëzim. - A mund të hetojë vetë Prokuroria? – e pyeti Ylli Rakipi. - Nejse, ai nuk ka bërë denoncim. Shiko, ka shumë rëndësi kjo. Jo, kjo nuk është e thjeshtë. Duan ta bëjnë politike, le ta bëjnë, por nuk është kështu. Por, të nesërmen, revista Newsweek kishte bërë një koment të rëndë për rrahjen e Edi Ramës. Sali Berisha filloi të lëkundej sërish dhe të fliste rreth hetimit me çdo kusht të rrahjes. E përsëriste këtë vazhdimisht edhe disa javë më pas. - More, mirë të gjitha, po këtë rrahjen e Ndre Legisit s’e kam kuptuar kurrë, - i tha Ylli Rakipi në njërën nga këto bisedat e sikletshme, ku ai përpiqej të gjente arsye të tjera për rrahjen e Edi Ramës. - Tani, situata... e di vetë ti... ç’t’i bësh. Në fakt, kam dhënë porosi të hetohet deri në fund. Kështu, përmes spirales së dhunës dhe syve që nuk donin ta shikonin, vendi po futej në zemër të një cikloni, që ishte mbarsur nga avullimi pa fund i pareve, lirive dhe ëndrrave të shqiptarëve për kapitalizmin dhe demokracinë. Me gjithë klimën e paqes që tentonte të mbillte Forumi për Demokraci, lufta ishte ajo që ndizte gjakrat dhe diktonte gjithçka. Autoriteti i Forumit për Demokraci nuk e kalonte bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Përtej tij, njerëzit që donin të protestonin, donin përplasje. Një përpjekje e dështuar e Berishës për të dalë në shesh, dështoi. Ai paralajmëroi një antimiting dhe tentoi të dilte më 19 shkurt në sheshin “Nënë Tereza”. Doli nga Presidenca ndaloi afër shatërvanit dhe u ngjit te shkallet. E pa se ishte thuajse i vetëm, i shoqëruar nga rojat e tij. Askush nuk e përshëndeste, askush nuk brohoriste për të. Ishte një pamje që e tronditi dhe u fut shpejt në makinë. Një njeri gjysmë i pirë iu turr makinës së tij duke sharë dhe autokolona u zhduk nga sheshi. Në Vlorë as që mendohej ajo që Lubonja, Gumeni dhe Kola donin të eksperimentonin në Tiranë. Ndaj pelegrinazhi real i politikës u bë marshimi drejt Vlorës. Nisja drejt Vlorës u kthye gati në simbol kur, në fund të shkurtit, disa mijëra qytetarë të Fierit u nisën më këmbë drejt Vlorës. Policia,
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
181
me sa dukej, kishte bllokuar urën e Mifolit dhe shumë prej tyre u detyruan të kalonin në Vjosë. Më mori në telefon Arta Dade, e alarmuar që, së bashku me Namik Doklen dhe dikë tjetër nga kryesia e Partisë Socialiste, po kaloin lumin të zënë dorë për dore. Më mori në telefon për ta përfshirë pengesën e policisë në raportin e “Zërit të Amerikës”. Mora më pas Namik Doklen, që ma konfirmoi “kalimin e divizionit të parë” në Vjosë, siç bën ai humor kryesisht me historinë e luftës partizane, kur Divizioni i Parë kaloi Shkumbinin për në Veri. Drejt Vlorës nuk po shkonin vetëm protestuesit e Fierit, por nga gjithë Shqipëria. Më 26 shkurt 1996, në një miting, ndoshta në më të madhin që Vlora ka bërë para shkatërrimit, mijëra vetë pritën në shesh drejtuesit e Forumit për Demokraci, Fatos Lubonjën, Kurt Kolën dhe Daut Gumenin, si dhe shumë liderë të tjerë të opozitës. Më në fund, të gjitha teknikalitetet e protestës ranë. Të gjitha palët u bën bashkë në një tribunë, ashtu siç i mendonin në të vërtet shumë shqiptarë të zemëruar. Opozita e hoqi kompleksin e mospërfshirjes në protestat e fajdeve, Forumi hoqi dorezat e bardha të protestave paqësore me lule dhe shkoi thuajse mes armëve, ndërsa qyteti kishte dy javë që përjetonte një gjysmë anarkie, shkaktuar nga djegia e disa institucioneve qendrore, si Bashkia, Policia, Banka etj. Protesta ishte vërtet masive. Ishte ajo pjesëmarrje dhe ai entuziazëm që inkurajuan radikalizimin e saj dhe kalimin në gjakderdhje dy ditë më vonë. Ndërkohë, në Tiranë kishte mbërritur Eduard Selami. I ikur një vit më parë nga Shqipëria, pas përjashtimit brutal nga kreu i Partisë Demokratike, shfaqja e tij në hotel Rogner ato ditë të fundit të shkurtit ishte një rifreskim i kujtesës së hidhur. Më kërkoi të flisnim më vete dhe paksa gjatë. Kërkesa e tij ishte e thjeshtë. Donte të takonte Sali Berishën, me çdo kusht. Kishte një mesazh për të. Ia premtova se do t’ia kërkoja me ngulm kërkesën e tij, por kisha pak shpresa se do ta priste. Kishte shumë ngjyra rikthimi i tij në ato çaste në Tiranë. Kishte ikur prej Berishës në ditët e plotpushtetshme të tij dhe po kthehej në ditët më të zeza të tij. Dukej si një mallkim për çfarë kishte ndodhur, kur mendoje se gjithë e gjithë ishte pak më shumë se një vit.
182
MERO BAZE
- A mund të më thuash diçka më konkrete apo diçka më të koduar për Berishën, që ta bind? - i thashë. - E di ai kush më ka nisur. Një mik i tij i vjetër në Uashington, që edhe unë e kam shumë mik. Mos ia thuaj këtë të fundit, por ai më ka thënë se Berishës i ka ngelur ose të mbushë helikopterin plot me karburant për rrugë të gjatë, ose t’i bjerë shkurt e të më presë mua. U përpoqa të përfytyroja Berishën sikur t’ia thosha këtë. Me siguri që biseda do të mbaronte për dy sekonda. Por nuk ishte vetëm Berisha që e keqkuptonte dhe e shikonte me konspiracion vizitën e Selamit. Edhe të sapolarguarit prej tij, po ashtu ishin dyshues. Në praninë time atij i dha dorën Dashamir Shehi dhe më pas Neritan Ceka, duke bërë kujdes që të shprehin një farë dyshimi për praninë e tij. Por i shqetësuari më i madh ishte Azem Hajdari. Për shkak të afërsisë me mua, nuk bëri fare kujdes ta fshihte zemërimin. - Po ke ardhë me e ngjallë atë kufomën, e ke gabim, - i tha. - Ai do të të marrë me vete. I qetë dhe shumë i shqetësuar nga keqkuptimet që po shkaktonte vizita e tij, Eduardi i siguroi se as kishte ndërmend që ta shpëtonte Berishën. - Ka mbushur Aleksandër Meksi gjithë Tiranën që ke ardhur t’i zësh vendin, - tha Azemi. - Unë s’e dua fare atë, por ky kufoma nuk duhet ndihmuar, se ti i shton jetën. Selami buzëqeshi gjithë mirëkuptim për mllefin e Azemit. Ishte i vetmi që kishte guxuar ta përcillte ditën që e zbuan nga partia. Ishte, si gjithmonë, mik i çdo kundërshtari të Berishës në PD dhe aleati i gjithkujt që ai e shpallte armik. Ia thashë Berishës të gjitha: praninë e Eduardit, kërkesën e veçantë të tij, komentet rreth vizitës së tij. Dhe u përpoqa t’ia mbushja mendjen ta priste qoftë edhe pesë minuta. Refuzonte vazhdimisht, por nuk më dha ndonjë arsye. Pasi dhe unë bëra të pacipin duke këmbëngulur disa herë, më bëri një shpjegim tërësisht sociologjik për shkuan e refuzimit. - Unë kam pas raporte të tjera me të, - më tha. - Nuk është puna te politika. E kam pas si djalin tim në shtëpi. Ka bërë dush në shtëpinë time. S’mund ta pranoj kaq lehtë, pas këtyre që kanë ndodhur. Harroje këtë kërkesë.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
183
Ia thashë një orë më pas Eduard Selamit, po në korridorin e Rogner-it. Me shpresa të shuara për çfarë po ndodhte, më shtrëngoi dorën dhe u largua. - Do të iki herët nesër në mëngjes, - tha. - Shpresoj të kalojë sa më lehtë e gjithë kjo. Ikja e tij riktheu boshllëkun dhe shteroi thashethemet e fundit rreth shanseve për zgjidhjen e krizës. Epiqendra vazhdonte të mbetej Vlora. Drejt saj po shkohej si në Mekën e anarkisë shqiptare. Nga Shkodra në Sarandë, nisi sezoni i turistëve politikë, që ishin kompleksuar nga ideja se rebelimi në Vlorë do të ngjallte ndarjen Jug-Veri. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Bahri Boriçi udhëhoqi një karvan të djathtësh nga Shkodra në Vlorë, ndërsa disa qytete kryesore të vendit dërguan aty përfaqësues të tyre, që merrnin pjesë në tubimet e përditshme në Sheshin e Flamurit. Paralelisht me këtë pelegrinazh politik, media, sidomos ajo ndërkombëtare, po i shtonte njoftimet se drejt Vlorës po shkonin përforcime ushtarake. Nuk ishte e vërtetë, por deklaratat e dëshpëruara përgënjeshtruese të zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme nuk i përfillte më askush. Ngjante më shumë e vërtetë që duhej të shkonin. Dhe kjo e ndezi më shpejt shpresën por dhe flakën në Vlorë.
184
MERO BAZE
Destabilizimi
T Që më 24 shkurt u hapën fjalët se ShIK-u do të nxirrte grevistët e urisë në Vlorë. Gjatë 24 orëve, godina e Universitetit ruhej nga një grup djemsh. As protestuesit vlonjatë nuk e shkelnin më barin përreth godinës, jo më të huajt e aq më pak punonjësit e ShIK-ut. Tek-tuk filluan të shfaqeshin lajme se ShIK-u po dërgonte përforcime në Vlorë, pastaj lajme se Ushtria po dërgonte atje makina të blinduara... Të gjitha këto po e ushqenin ditaditës tensionin në qytet. Por ndodhi më 28 shkurt, në mbrëmje... Unë isha duke hyrë në Tiranë, kur Raimond Kola më mori në telefon. - Plasi keq, - më tha. - Po i turren ShIK-ut më duket. Mbërrita në redaksinë e gazetës Albania me ndjesinë e alarmit se diçka e rëndë po ndodhte në Vlorë. Ia thashë Ylli Rakipit. Ai u përpoq të lidhej me Sali Berishën, por telefonat ishin të zëna. I zënë edhe telefoni i Bashkim Gazidedes. Diku aty afër orës dhjetë të mbrëmjes, Gazidedja e mori vetë Ylli Rakipin dhe, siç ma përshkroi ai pak çaste më vonë, ishte vrer. Nuk dinte sa vetë i ishin vrarë dhe zhdukur. E shante Safet Zhulalin në një mënyrë që s’e kishte dëgjuar kurrë. Nën peshën e jetëve të humbura, që ende nuk dihej sa ishin, Gazidedja po dyshonte se Safet Zhulali kishte dashur të ruante të vetët dhe nuk u kishte shkuar në ndihmë djemve të ShIK-ut. Në të vërtetë, po ta gjykoje ftohtë më pas, ndoshta ka qenë e pamundur, pasi nuk ishte një sulm profesional, që mund të përballohej me përforcime, por një bastisje popullore e ndërtesës, ku nuk mund të mbroheshe dot duke qëlluar mbi njerëzit.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
185
Sulmi kundër ShIK-ut filloi pas orës 20.30, me të gjitha llojet e armëve. Madje, për sulmin ndihmonin edhe dy makina. Kjo është konfirmuar si nga komunikatat e asaj kohe, ashtu dhe nga shtypi i kohës. “... pistoleta, pushkë, çifte, mitraloza e gjer flakëhedhëse apo një mortajë e vogël, ka qenë armatimi i njerëzve”, do të shkruante më datë 1 mars gazeta Koha Jonë. Po kështu, edhe Frrok Çupi, po në gazetën Koha Jonë, do të shkruante se “... vlonjatët atë natë mbanin në duar hanxharë, pushkë, fishekë, mortaja”. Të gjitha këto armatime ndodheshin në duart e sulmuesve, në një kohë kur asnjë depo e asnjë repart ushtarak nuk ishte sulmuar apo grabitur. Punonjësit e ShIK-ut, të armatosur vetëm me automatikë, qëlluan në ajër. Në godinë ishin gjithsej 16 vetë dhe, në përpjekje për të dalë nga rrethimi, 5 prej tyre u plagosën nga predhat, 3 nga hedhja nga kati i dytë. Situatat e rënduara, informacioni i paktë dhe ndihma e dhënë për punonjësit e ShIK-ut nga qytetarët vlonjatë, bënë që komunikatat zyrtare të asaj kohe të shënonin se “...gjashtë punonjës të ShIK-ut janë vrarë dhe pesë janë plagosur” dhe më vonë “tre janë vrarë, gjashtë janë zhdukur”. Në fakt, të vrarët e asaj nate ishin dy. I pari, që u plagos rëndë nga një cifël granate, ishte Besnik Hidri. Ai ishte në katin e dytë, por falë fizikut të fuqishëm, u hodh dhe, ashtu i plagosur, shkoi te komanda e Shkollës së Detarisë, rreth 30 metra larg, nga ana e prapme e godinës. “Besniku erdhi në komandën e shkollës me gjakun që i rridhte nga arteriet në pjesën e qafës dhe në krahun e djathtë. Mundësi për ndihmë në komandë nuk kishte dhe, meqenëse nuk mund të shkohej dot më drejt Vlorës, me makinë e nisëm drejt bazës së Pashalimanit, ku një nënoficer që luante rolin e ndihmësmjekut, i vendoste vazhdimisht në plagë vetëm tampona. Besniku vetë kishte komunikuar me celular me Tiranën. Helikopteri për ta marrë erdhi në orën 04.15 minuta të mëngjesit, por nuk u ul dot, vetëm kur zbardhi, në orën 05.30 minuta, u ul dhe e mori Besnikun. Për mua, ai qysh atë moment kishte vdekur. “ 1 Inspektori tjetër që humbi jetën në këtë masakër, ishte Lekë Qoku. Qenia në katin e parë të godinës, së bashku me dy të tjerë, bëri që ai të plagosej që në fillim të sulmit. Meqenëse nuk kishte mundësi të lëvizte, e kapën sulmuesit dhe, duke e masakruar, e dërguan para godinës së Universitetit.
186
MERO BAZE
Skena makabre! Njerëz të dalë jashtë kontrollit, poshtëruan trupin e tij. Gjithçka ndodhi në mjediset e Universitetit, ku po bëheshin përpjekje për të shenjtëruar një grevë disaditore, e nisur nga një grup studentësh në mbështetje të protestave të qytetarëve vlonjatë. Aty ishin organizatorët e grevës, disa intelektualë, disa kolegë gazetarë dhe disa gra dhe burra që më vonë përfunduan në politikë. Skenat me mure të përgjakura, njerëz të torturuar dhe masakra mbi kufomat, ishin lajmet më tronditëse që po dilnin nga ndërtesa në atë fillim marsi. Pas shkatërrimit tërësor të godinës së ShIK-ut, në orën 24.00 pas mesnate filloi sulmi edhe kundër komandave dhe reparteve në Vlorë, Bonavi dhe në bazën e Pashalimanit. Pas kësaj, siç do të shkruante Frrok Çupi, “Vlora merr frymë lirisht. Njerëzit në Vlorë i ka marrë malli për të tillë parajsë”. Për të marrë një dëshmi më të qartë se çfarë ndodhi në të vërtetë brenda godinës, unë intervistova një vit më vonë Kadri Rrapin, një ish-inspektor i ShIK-ut, që atë natë ishte në godinë.(Aneks 2)
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
187
Manipulimi i medias ndërkombëtare me gjakun
T Historia e manipulimit të ngjarjeve, që gazetarë të parëndësishëm dhe shpesh “freelenc” të medias ndërkombëtare bënë me ngjarjet atje, ishte e pashembullt. Kur kam parë fotografitë e përgjakura në hollin e Universitetit të Vlorës dhe njerëzit indiferentë në krah të tyre, jam tronditur thellë. Më dukej fundi i botës, se si njerëz që nesër do të ishin intelektualë të Shqipërisë, mund të pranonin përdhunimin e kufomave apo qoftë dhe indiferencën para atyre skenave. Mora një vendim: të zbuloja së paku se kush ishin ata njerëz. Në fillim, revista Panorama e Italisë botoi foton e një njeriu që kërcënohej t’i pritej koka me sëpatë. Pastaj foton e dy vëllezërve, njëri prej të cilëve kishte humbur ndjenjat dhe tjetri që lutej mbështetur në një mur të përgjakur, ku dukej sikur sapo kishin përfunduar ekzekutimet. Një foto tjetër nga një revistë greke, paraqiste kufomat e tre të vdekurve në një dysheme të përgjakur... Më në fund, gjeta foton që e kërkoja aq shumë. Foton, ku një grup njerëzish me fytyra qartësisht të dallueshme, sodisin kufomat. Fillova t’i bashkoj fotot, të kombinoj njerëzit, të llogaris kohën kur janë bërë dhe manipulimi del qartazi. Të parët që ma tronditën besimin te vërtetësia e atyre fotove ishin vëllezërit Levani nga Vlora. Një koleg më solli nga Greqia një revistë. Në faqen e parë të saj ishte një foto e tmerrshme, plot me gjak dhe viktima në sallën e grevës së urisë të Universitetit të Vlorës. Në pamje të parë, një burrë me duar të zgjatura, që kërkonte ndihmë, si dhe tri viktima në shesh, të copëtuara dhe të mbushura me gjak. Faqja e murit pas njeriut që kërkonte ndihmë ishte e
188
MERO BAZE
përgjakur, a thua se ishin pushkatuar njerëz. U tmerrova. “Paska pasur më shumë se dy viktima në Vlorë, gjatë vitit të shkuar”, mendova. Dhe në faqen e parë të gazetës Albania botova foton me thirrjen që “ kush i njeh këta njerëz, të paraqitet në redaksi”. Të nesërmen, mora një telefonatë nga Vlora. Një njeri i irrituar me shkrimin tim kërkonte të më takonte patjetër, madje të “sqarohej” mirë me mua. Ishte aq i irrituar, sa nuk e ndalja dot të fliste dhe mallkonte pa pushim. Kur u qetësua disi, arrita ta kuptoj problemin e tij. Ai që merrte në telefon ishte njëri nga tre të shtrirët në tokë, që ngjanin të vdekur, ndërsa ai tjetri që kërkonte ndihmë dhe dukej në minutat e fundit të jetës së tij, ishte i vëllai. Këta dy ishin vëllezërit Levani, qytetarë të Vlorës, që u kishte ndodhur një ngatërresë fatkeqe. Njeriu i masakruar në foto paskësh qenë një qytetar i zakonshëm protestues në Vlorë, më 28 shkurt. Ne e kishim botuar fotografinë me diçiturë: “Pamje nga torturat mbi ish-oficerët e ShIK-ut”. Kjo e kishte irrituar shumë viktimën fatkeqe të 28 shkurtit, pasi gjithë Vlora e akuzonte se paskësh qenë njeri i ShIK-ut. Në të vërtetë, ai ishte një qytetar vlonjat, protestues antiqeveritar, i sapokthyer nga Greqia. I masakruari ka qenë duke shëtitur rrugës së bashku me demonstruesit. Ndërkohë, sipas tij, ai kishte pasur “një porosi” nga një mik i tij, që të merrte një kamerë për të filmuar ditëlindjen e djalit, që mbushte 15 vjeç. Pasi ishte kthyer nga shtëpia e mikut të tij me kamerë, dikush e kishte parë dhe e kishte “entuziazmuar” turmën duke thënë se ishte njeri i ShIK-ut. Kaq kishte mjaftuar për ta marrë turma përpara dhe duke e masakruar deri në këtë gjendje e kishin çuar deri te studentët grevistë. Po kush është në të vërtetë ky qytetar? Ai është një qytetar i zakonshëm vlonjat, me hallet e tij të përditshme. Ka qenë pilot dhe ka mbaruar Akademinë në vitin 1990. Ka ëndërruar karrierë si pilot, por është prekur nga reforma e ministrit Zhulali më 1992. Për pesë vjet, ka qenë i papunë dhe me asistencë. Natyrisht, ka qenë i pakënaqur me qeverinë e Partisë Demokratike dhe është përpjekur të merret me biznes privat. Si ish-pilot, është njohur me Fitim Gërxhalliun dhe pas garancive që ai i ka dhënë, kishte shitur shtëpinë dhe e kishte
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
189
Dy vëllezërit Levani, të masakruar, duke sqaruar dhunuesit e tyre. depozituar shumën te kompania “Gjallica”. Për këtë arsye, ka qenë edhe njëri prej mijëra demonstruesve vlonjatë në ditët e shkurtit. Duke qenë me bindje të majta, natyrshëm, pret nga qeveria e re që ta ndihmojë. Historia e tij ishte nga më të dhimbshmet. Pasi ka humbur gjithçka, edhe shpresën për t’u rikthyer në shtëpinë e shitur, ai ka dalë në rrugë, kundër qeverisë dhe shtetit të asaj kohe. Pas ngatërresës tragjike, ai ka përfunduar në duart e bashkëprotestuesve të tij dhe është masakruar. Vëllai i tij ishte shofer ambulance në Vlorë (në foto, personi që kërkon ndihmë dhe mban në prehër vëllain e tij) dhe ishte në shërbim të njerëzve të
190
MERO BAZE
protestës. Ai merrte studentë që nuk ishin mirë nga gjendja shëndetësore në Universitet dhe i çonte në spital. Atë natë kishte çuar në spital dhe njerëzit që ishin plagosur. Më pas njerëzit e “shtabit” e kishin urdhëruar të merrte ca të masakruar që ishin në mjediset e grevës së urisë së studentëve. Kur kishte shkuar aty, kish parë të masakruar vëllain e tij dhe u ishte lutur ta shpëtonte. Kaq kish mjaftuar që dhe ai të dyshohej si i ShIK-ut dhe e kishte pësuar, por jo si i vëllai. Në të vërtetë, i vëllai kishte ndenjur një javë në koma dhe mezi ishte përmendur. Të dy bashkë tani ndiheshin të irrituar jo për atë që u kishte ndodhur, por nga vazhdimi i keqkuptimit se ata ishin të ShIK-ut. U përpoqa ta sqaroja sërish të nesërmen në gazetë pozicionin e tyre dhe s’i pashë më. Por dyshimi më mbeti. Fillova të krahasoja foton e njeriut që kërcënohej me sëpatë dhe foton e Levanit. Dhe ngjante. Pra, personi para të cilit pozohej me sëpatë, ishte gjallë. Më tej fillova të hetoj gjithë fotot. I mora të gjitha dhe fillova të ndërtoj planimetrinë e sallës ku ishin viktimat. Vizatova fillimisht pamjen e sallës, sipas fotos që paraqiste tri viktimat, tri karrige bosh në cep dhe një person që shikonte nga një fasadë xhami. Pas kësaj, gjeta foton e duhur, e cila paraqiste po këtë sallë, por me kënd fotografimi nga vetrata në drejtim të shkallëve. Kjo foto paraqiste sërish viktimën nr. 1. Siç e kisha shënuar në skicë, por me pamje nga ana e djathtë e tij. Kur e shihje nga ana e majtë, viktima 1 kishte një plagë që i kullonte gjak në ijën e majtë dhe që kishte formuar një pellg gjaku në dysheme. Në krahun e djathtë, afër kokës së tij, ishte një gur, ndërsa muri ishte i përgjakur. Tani që e shikoja nga krahu i djathtë, dalloje edhe një paketë cigaresh te koka e tij. Po hetoja me vëmendje njerëzit që ishin më këmbë dhe dukej qartazi një tip i veshur me xhup të zi, me flokë të bardhë të thinjur, mbi të 50-at, me një cigare në dorë dhe atlete të zeza me ornamente të bardha. Ky tipi dikë po shikonte në sy afër viktimës nr. 3. Në foton që paraqet viktimën nr. 3, të bërë pak më vonë, njeriu me sëpatë në dorë, që duket sikur do që ta vrasë, është pikërisht ky njeri. Dallohet qartë prej nr. 3, siç ishte shënuar në skicë. Mënyra se si komunikon ai me sy, duket se po merr një detyrë, ose një kërkesë nga ai që qëndron pranë viktimës, atleteve të tij dhe xhupit të lëkurës, edhe pse nuk i duket fytyra.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
Në foton poshtë, njeriu me sëpatë është personi me Nr.4 në foton lart.
191
192
MERO BAZE
Pra, shihet qartë se viktimat janë futur aty dhe me to është bërë teatër. Gazetarë dhe fotoreporterë të papërgjegjshëm i kanë përdorur ato si kavje eksperimentale, për të treguar gjak dhe egërsi. Me siguri që dikush aty ka bërë gjeste poshtëruese, por manipulimi mediatik ka qenë maksimal. I ndjeri Lekë Çoku ka qenë i vdekur kur ka mbërritur aty dhe sipas gjasave është viktima nr. 1. Shihet qartë se viktima nr. 2 po ashtu është masakruar keqas. Viktima 3 është gjallë dhe sipas veshjes është njëri nga vëllezërit Levani, që m’u paraqitën në redaksi dhe që shihen në foto të mbështetur në mur, në të njëjtin dekor. Pra, kemi një skenë mizore teatrale të medies ndërkombëtare që, në pamundësi për t’u hyrë shkaqeve reale të asaj anarkie dhe rrënimit të shtetit shqiptar, sajonte skena gjaku dhe dhune. Media greke qëndronte në pararojë të këtij dezinformimi, por më pas gazetarë seriozë grekë e dënuan këtë turp dhe u distancuan prej saj. Askush nga media shqiptare, madje dhe gazetarë që kanë qenë aty, nuk kanë dalë e të thonë së paku se ç’ka ndodhur dhe si është manipuluar me ato skena. Kjo tashmë është një përgjegjësi personale dhe profesionale, thjesht në ndihmë të së vërtetës. Sikur njëri nga vëllezërit Levani të mos më kishte telefonuar në vitin 1998 dhe të më tregonte se ishte gjallë, unë do të vazhdoja ta komentoja këto foto si masakër ndaj njerëzve që ende nuk i njohim. Në
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
193
fakt, është një masakër ndaj së vërtetës, e bërë me qetësi nga media e përciptë ndërkombëtare, që mbërriti ato ditë në Vlorë. Në ditët kur Shqipëria kishte mbyllur gjithë median e saj kombëtare dhe kur raportet nga Vlora i mbulonte media ndërkombëtare, shqiptarët mbetën realisht të painformuar. Media ndërkombëtare në përgjithësi përjashto BBC, VOA, Reuter dhe AP, që kishin korrespodentë lokalë në Vlorë - merrej me histori të prodhuara sipas stilit të gazetarëve që nuk e kishin idenë se ku po raportonin dhe përse. Dikush e quante luftë civile, dikush luftë Veri-Jug, dikush luftë për Vorio-Epirin dhe marrëzira të tjera. Skenat e trilluara të gjakut, dhunës dhe torturës ishin tipike për të ilustruar tregimet që ata kishin gati në kokë. Asnjë gazetar së paku nuk dëshmoi historinë e tij nga Vlora, ata që pa, që preku dhe çfarë nuk kuptoi ato ditë. Edhe ne që ishim shqiptarë, kishim kufizimet tona, për shkak të këndvështrimit se si i shikonim shkaqet e atyre ngjarjeve. Por diferenca mes marrjes së qëndrimit për shkakun, ngjarjet dhe papërgjegjësinë për mosnjohjen shkaqeve, u bë shumë e thellë dhe trazirat shqiptare janë pa dyshim edhe një dështim i medias ndërkombëtare. “Blac out”-i i medias shqiptare në ato ditë ka qenë pa dyshim një faktor që ndihmoi shumë në konfuzionin e medias ndërkombëtare. Nuk jam i sigurt se një shtyp i lirë ato ditë do ta kishte qetësuar më shumë situatën, por në përfundim do të kishte dhënë më shumë ndihmesë për të vërtetën, se sa konfuzioni dhe përciptësia që la si dëshmi media ndërkombëtare në një qytet ku secili kishte historinë e vet domethënëse të revoltës dhe përballjes me pushtetin e bërë njësh me shtetin. Media nuk e respektoi kurrë historinë reale të atyre qytetarëve dhe sot ne kemi dëshmi të mangëta, gati të falsifikuara, mbi të vërtetën e atyre ditëve. Aq i madh ka qenë konfuzioni, sa u deshën disa ditë të sqarohej se nuk u vranë dhjetë, sa u tha në fillim, as pesë sa u tha më vonë, por vetëm dy vetë në ndërtesën e ShIK-ut. Nëse heton edhe personazhet figurativë të protestave, shikon të njëjtin person herë duke qarë si njeri që ka humbur lekët, herë si njeri që i është vrarë dikush, herë si skafist e herë si viktimë. Një lehtësi e papërballueshme për të ilustruar me çfarë mundnin një ngjarje që realisht kishte dërrmuar qetësinë dhe shpresën në zemrën e një qyteti që e ka shumë të vështirë ta gëlltisë humbjen i heshtur.
194
MERO BAZE
Dështimi i politikës
T Revanshi i protestës kishte fokusuar si objektiv të parë qeverinë e Aleksandër Meksit, ndërkohë që koha për t’u rizgjedhur Presidenti përfundonte ligjërisht javën e parë të marsit. Ishte e vështirë të besoje se rënia e qeverisë do të kënaqte protestuesit dhe do të fillonte realisht një zgjidhje politike. Sali Berisha e kishte këtë shumë të qartë. Ai e dinte që protesta kërkonte qendrën e pushtetit dhe qendra e pushtetit ishte ai dhe jo Meksi. Fuqia e protestës e kishte tejkaluar fuqinë e politikës për ta vendosur atë nën kontroll. Dyshimi se shteti fshihte fuqi të tjera të pakonsumuara dhe mungesa e kontakteve kishin ngritur shumë dyshime tek protestuesit dhe kishte humbur një qendër të vetme të komandimit të tyre. Forumi për Demokraci, në të vërtetë, nuk ishte më në krye të protestave, por i nxiste ato me shpresën se dikur, fuqia e tij do ta tejkalonte fuqinë e protestave dhe ai do të merrte legjitimitetin e tyre. Me teza politike racionale, por pa fuqi veprimi, Forumi u kthye në të vërtetë nga një forum udhëheqës, siç pretendonte, në një alibi për protestën. Partia Socialiste, nga ana e saj, nuk kishte fuqi direkte dhe besueshmërinë e duhur për të negociuar me anarkistët në Vlorë dhe në rrethe të tjera të Jugut. Mungesa e një udhëheqjeje të bashkuar socialiste dhe kriza e dukshme brenda tyre, kishte nxitur radikalë socialistë që ishin vënë në krye të protestave edhe udhëheqës të tjerë të moderuar, që ishin mbyllur në shtëpi me gratë e tyre. Fatos Nanoja ishte ende në burg dhe lajmet për të ishin plot mister. Kishte socialistë që ishin në krye të turmave anarkiste, kishte të tjerë që ishin të shqetësuar në Tiranë për atë që ndodhte
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
195
në Vlorë, kishte të tjerë madje që nuk e pranonin atë që ndodhte, por e vërteta është se reagim zyrtar kundër asaj që po ndodhte nuk pati. Madje edhe disa ftesa për debat dhe takime ishin pa fryte, pasi në atë parti mungonte vendimmarrja. Sekretari i përgjithshëm, Rexhep Mejdani, i pamësuar shumë me kulisat e partisë ku militonte për gjashtë muaj, nuk kishte fuqinë e duhur ta përfaqësonte partinë. Namik Dokle dhe Servet Pëllumbi, dy socialistë tradicionalë në krye të saj, po ashtu, mund të ngarkoheshin me dyshime nëse hynin në bisedime me Berishën. Kastriot Islami, Arben Malaj dhe Sabit Brokaj ishin më afër frymës radikale. Pandeli Majkoja thuajse ishte i mbyllur në shtëpi dhe dëgjonte lajme. Ilir Meta ishte i dëshpëruari i madh, pasi ky rrënim i Sali Berishës do ta sillte sërish në pushtet rivalin e tij brenda partisë. Por partisë më të madhe opozitare i kishte humbur praktikisht mekanizmi i përfaqësimit politik dhe vendimmarrjes dhe kjo, në ato ditë, nuk ishte pak. Përballë saj, kishim një parti në pushtet, që ishte plot probleme. Lufta e ftohtë mes kryeministrit Aleksandër Meksi dhe presidentit Sali Berisha po jepte frytet e veta. Kryeministri ishte paralizuar tërësisht dhe nuk komunikonte me shërbimin sekret, i cili ishte në krye të operacioneve për vendosjen e rendit. Ministri i Rendit, si suksesin më të madh që kishte arritur para se të bëhej ministër, shënonte botimin e tri librave me poezi dhe prozë. Ai ishte thuajse i paorientuar me krizën dhe ia kishte besuar drejtimin e saj gjeneralit Agim Shehu, një profesionist i aftë, por me një besueshmëri të ulët publike. Ai që mund të përkufizohej si klan i kryeministrit, po ashtu ishte jashtë luftimit. Në këto kushte, më 1 mars, presidenti Berisha vendosi ta rrëzonte kabinetin e tij. Në mungesë të plotë komunikimi me kryeministrin, ai u konsultua me grupin parlamentar të PD-së dhe vendosën t’i kërkojnë dorëheqje në bllok kabinetit. Në mbrëmjen e 1 marsit, ai thirri kabinetin e kryeministrit në Presidencë dhe ai dha një intervistë të shkurtër direkt në TVSh, ku njoftoi dorëheqjen e tyre, që ua komunikoi edhe ministrave që prisnin në sallën përbri. Kryeministri nuk u pa aty. Ai në të vërtetë po ndiqte lajmet nga zyra dhe ishte i bindur se shkaktar i krizës ishte Sali Berisha. Kishte nisur kështu një betejë e re për marrjen e përgjegjësive për atë që ndodhi. Pas njoftimit për rënien e qeverisë, sytë e të gjithëve u drejtuan nga Vlora. Problemi ishte se si do të
196
MERO BAZE
pritej ky lajm atje. Dhe aty ndihej paqartësi për vlerat e aktit të Berishës. Pati një vlerësim sipërfaqësor, por rëndësia kaloi te kërkesa të tjera, gati pa lidhje, me dorëheqjen e kryeministrit. Dukej qartë se ishte fjala për të mos u ndalur para asgjëje. Paralelisht me këtë akt, Berisha kishte thirrur në mesditën e 1 marsit tre drejtues të lartë socialistë dhe u kishte kërkuar atyre të ofronin një kandidaturë për president. Rexhep Mejdani nuk kishte pranuar dhe në të vërtetë kishin ikur nga takimi pa ndonjë opsion të tyre. Të gjitha shtigjet po mbylleshin dhe po çonin drejt rizgjedhjes së Berishës brenda afatit kushtetues. Ai kishte marrë mandatin për t’u zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike qysh më 27 shkurt. Nga 95 anëtarët e Këshillit Kombëtar të pranishëm në mbledhje, 90 votuan pro kandidaturës së Berishës, kurse pesë abstenuan. Shqetësimi kaloi përtej kufijve. Nga Kosova, Ibrahim Rugova komentoi zhvillimet dhe dha opsionin e tij racional. Rugova kërkoi një qeveri me bazë të gjerë, një mision ndërkombëtar financiar për të bërë ekspertizën e fajdeve dhe, më pas, një kredi të fortë financiare për të dalë nga situata. Ishin rekomandimet më racionale që ndonjë udhëheqës politik dha në ato ditë. Por Rugova ishte larg shkaqeve të vërteta të krizës. Ai e gjykoi atë si krizë financiare dhe administrative. Në të vërtetë, siç u provua dhe më vonë, nuk kërkoheshin vetëm paratë, por taksa që Sali Berisha duhej të paguante për gjithë deformimet politike që kishin ndodhur. Duhej një çmim politik dhe ai ishte pushteti defektoz që kishin ndërtuar Partia Demokratike dhe Sali Berisha. Funksionimi i këtij pushteti me një qendër, rivaliteti i heshtur mes institucioneve dhe lufta e ftohtë, mungesa e transparencës dhe mungesa e garës reale politike brenda PD-së, e kishin brejtur nga brenda pushtetin e saj dhe ai u pa se nuk mund të rezistonte dot as nga një goditje prej provincës. Ndërkohë, gjendja në Shqipëri, sidomos në Jug, po dilte tërësisht jashtë kontrollit. Pas Vlorës, natën mes të premtes e të shtunës dhe vrasjes të paktën e 9 personave, anarkia sundoi edhe në Sarandë e në Himarë. Radio-Tirana njoftoi në mesditën e 2 marsit se në Sarandë ishte marrë një stacion i policisë dhe 400 armë. Atje ishte hapur burgu dhe u ishte
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
197
vënë zjarri disa institucioneve publike e shtetërore. Gjendje e ngjashme ishte edhe në Himarë. Kurse në Vlorë ishin djegur ndërtesat e bankave. Popullsia po largohej nga Vlora për shkak të gjendjes së rrezikshme. Në Tepelenë, rreth orës 16.00 pasdite, sipas njoftimit të policisë, një grup qytetarësh kishin sulmuar komisariatin e qytetit duke shkatërruar dyer dhe dritare dhe kishin liruar të ndaluarit dhe të arrestuarit që gjendeshin aty. Më pas, turma u ishte drejtuar ndërtesave të Gjykatës dhe Prokurorisë dhe i kishte shkatërruar. Në fund i kishte ardhur radha Brigadës së ushtrisë, ku thuajse nuk ishte bërë fare rezistencë dhe njerëzit ishin armatosur. Pas kësaj kishin filluar të shtënat nga periferia e qytetit dhe patrullimet e njerëzve të armatosur në qytet. Shenjat e para të trazirave po i afroheshin edhe Fierit e Lushnjës. Policia po shtonte njoftimet për njerëz me armë, që depërtonin nga Vlora deri në Qafën e Koshovicës apo në segmentin Fier-Lushnjë. Më 2 mars, njerëz të armatosur sulmuan Divizionin e Fierit në Qafën e Koshovicës dhe rrëmbyen andej gjithë municionet. Sipas policisë, sulmuesit ishin nga Vlora, por më pas pati një njoftim dramatik se komandanti i Divizionit ishte i rrethuar dhe po rezistonte me shkëmbim zjarri ndaj agresorëve. Policia i shkoi në ndihmë komandantit të Divizionit, tërheqja e të cilit u bë rreth orës 20. 00 të mbrëmjes. Ndërsa në Tiranë, një ditë më parë, më 1 mars, pati një përleshje mes forcave të rendit dhe demonstruesve. Forumi për Demokraci kishte njoftuar mitingun e tij te fusha “Ali Demi” në Tiranë dhe, siç po ndodhte rëndom kohët e fundit, policia nuk i lejoi dhe njoftoi anulimin e tij. Mitingu filloi rreth orës 14.00 në fushën “Ali Demi”. Neritan Ceka dhe Skënder Gjinushi i dhanë tonin mitingut, duke folur për përmbysje të Berishës. Turma u bë entuziaste dhe militante. Fatos Lubonja, që zinte vend në tribunë mes liderëve të së majtës, në emër të Forumit për Demokraci, dukej se shikonte me mosbesim dhe pezëm rolin e tij të ri, ndërsa një ish-operativ i Sigurimit në kohën që ishte në burg iu hodh në krahë i gëzuar dhe e përqafoi ngaqë e shikonte në tribunë. Dilemat për shkallën deri ku e kaluara po ndikonte tek e ardhmja e pasigurt e vendit, ishin shtuar, por askush nuk kishte fuqi të ndalte asgjë. Pas mitingut, njerëzit u drejtuan për në Qytetin Studenti, duke kaluar nëpër lagjen periferike të kryeqytetit, në kodrën e Qytetit Studenti. E gjithë
198
MERO BAZE
rruga ishte një sagë përleshjesh me policinë duke përdorur gurët dhe duke shkundur në njëfarë mënyre lagjet e kryeqytetit, që ende nuk e kishin ndjerë valën e trazirave që po afrohej. Hyrja e tyre në Qytetin Studenti u shoqërua me tension dhe disa xhama të thyer, sidomos te posta e Qytetit Studenti. U improvizua sërish një tribunë mitingu në sheshin “Demokracia”, ku demonstruesve iu bashkuan dhe shumë studentë. Protesta dukej se e rriti ndjeshëm tensionin në Tiranë. E vetmja fotografi që na solli policia në redaksinë e gazetës Albania, ishte një foto e ambasadores së ShBA-ve, Mariza Lino, e hipur në tarracën e një pallati me rojet e sigurimit të saj, që vrojtonin protestën dhe përplasjen me policinë. Paranoja se ShBA-të po qëndronin pas inkurajimit të protestave, ishte kthyer në linjë zyrtare. Dorëheqja e Aleksandër Meksit nuk kishte qetësuar asgjë. Për më tepër, këmbëngulja publike e pavend e Berishës dhe e grupit parlamentar të PD-
Fatos Lubonja, kryetar i Forumit për Demokraci, në mitingun e 1 marsit 1997 në sheshin e fushës së sportit “Ali Demi” në Tiranë.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
199
së, se dhe qeveria e re do të krijohej po nga PD-ja, shërbente si shkak për ta acaruar situatën. Grupi parlamentar i PD-së e kishte pranuar dorëheqjen si një zgjidhje të çastit, ndërsa pritej që dorëheqja të zyrtarizohej në një seancë të Kuvendit të Shqipërisë. Rexhep Mejdani, sekretar i përgjithshëm i PS-së, tha se kjo parti nuk lëvizte nga opsioni i krijimit të një qeverie teknike dhe zhvillimi i zgjedhjeve të reja. Me këtë qëndrim ishte edhe Neritan Ceka me Skënder Gjinushin. Kurse kryetari i Partisë Republikane, Sabri Godo, e quajti gjendjen më të re “luftë civile”. Ai kërkoi dorëheqjen e qeverisë, që do ta çonte vendin në zgjedhjet e reja brenda shtatorit, shtyrjen e zgjedhjes së presidentit për 30 ditë, ndërrimin e drejtuesve të RTV-së etj. Brenda Partisë Demokratike, grupe të pakënaqura me Sali Berishën, filluan të ndiheshin më shumë. Por, më shumë se kushdo tjetër, ngritën zërin ish-zëvendëskryeministri Bashkim Kopliku dhe ministri i Jashtëm Alfred Serreqi. Ndërkohë, zëdhënësi i studentëve të Vlorës i dërgoi një ultimatum Berishës, nëpërmjet të cilit kërkohej që deri në orën 17.00 të përmbusheshin të gjitha kërkesat nga peticioni i tyre. “Përndryshe”, kërcënonte zëdhënësi, “forcat e armatosura të Vlorës, deri në orën 20.00, do të sulmojnë Tiranën”. Lajmi ishte sa qesharak, aq dhe i hidhur, pasi, megjithëse askush nuk besonte te kërcënimet patetike, të gjithë besonin atë që shihej qartë: pafuqinë e veprimeve politike për ta zgjidhur krizën. Situata po precipitonte nga ora në orë dhe zërat për gjendje të jashtëzakonshme po fitonin legjitimitet. Duke u gdhirë 3 marsi, Kuvendi miratoi hyrjen në fuqi të gjendjes së jashtëzakonshme përmes një ligji që do të kishte fuqi vepruese deri në një vendim të ri të Kuvendit. Debatet në Kuvend për Gjendjen e Jashtëzakonshme ishin të zbehta. Tek-tuk vërehej një farë rezistence nga grupi i ish-ministrave të kabinetit të Aleksandër Meksit për të kapur gabime kryesisht teknike në formulimet e grupit në pushtet afër Berishës, por nuk kishte një debat serioz dhe thelbësor. Teksa ndiqja debatin në lozhën e medies në Kuvend, shifja qartë fytyrat e lodhura dhe të hutuara të shumicës së deputeteve “intelektualë” që Sali Berisha kishte çuar në Kuvend në emër të vlerave intelektuale. Aty
200
MERO BAZE
diskutohej për lirinë e qytetarëve, lirinë e medies dhe po sanksionohej me ligj kufizimi i tyre dhe thuajse nuk kishte asnjë debat. I vetmi debat gjysmë teknik ishte propozimi i Jozefina Topallit për kufizimin e lirisë së medies dhe propozimit të Sali Berishës. Diferenca ishte se te propozimi “liberal” i Topallit nuk caktohej se si do të bllokohej një gazetë, kurse te propozimi i kryeministrit ishte e qartë pasi duhet të bllokohej qysh në shtypshkronjë. Kompetenca i mbetej Shtabit lokal të Gjendjes së Jashtëzakonshme. Vendimi kufizonte disa të drejta e liri të qytetarëve, ndërsa Forcat e Armatosura, Ushtria, Policia dhe ato të Shërbimit Informativ Kombëtar (ShIK) merrnin kompetenca të reja për të rivendosur rendin e sigurinë publike dhe funksionimin e institucioneve shtetërore e publike. Në krye të shtabit të gjendjes së jashtëzakonshme ishte emëruar shefi i ShIK-ut Bashkim Gazidede dhe çdo shtab në çdo qytet ishte nën komandën e tij. Vendimi ndalonte tubimet publike, politike, sportive, sindikale e kulturore, mësimin në shkolla e në universitete, tubimin më shumë se nga katër persona, botimin pa leje të gazetave, qarkullimin pa lejen speciale të qytetarëve prej orës 20.00 deri në orën 07.00 etj. Në çdo shtab lokal, përfaqësuesi i qeverisë ishte njëkohësisht një lloj kryetari i shtabit lokal te gjendjes së jashtëzakonshme.1 1
Pjesë nga procesverbali i seancës plenare
Atëherë, zonjë, lexojeni edhe një herë variantin e modifikuar, që ta votojmë. Jozefina Topalli - Neni 4: “Vendosen kufizime për ushtrimin e lirisë së shtypit e të informacionit. Ndalohet botimi, shpërndarja, transmetimi në organet e shtypit dhe të medies të materialeve që nxisin ose bëjnë thirrje për veprime të dhunshme kundër sigurimit kombëtar, rendit kushtetues, sigurisë publike e jetës së individit. Organet e përditshme të shtypit e të medies janë të detyruara të botojnë në përmbajtje të plotë njoftimet zyrtare që lidhen drejtpërdrejt me situatën e gjendjes së jashtëzakonshme. Shtabi lokal i zbatimit të gjendjes së jashtëzakonshme bllokon numrat e organeve që nuk respektojnë këtë nen”. Pjetër Arbnori - Faleminderit! Hapet votimi. Kush është dakord me këtë variant që lexoi kryetarja e komisionit të ligjeve? Ju lutem, votoni! (Zëra në sallë). E bllokon Këshilli i Mbrojtjes ose shtabet lokale të mbrojtjes. la bllokon aq herë sa të gabojë, zotëri. (Zëra në sallë). Votoni lirshëm, zotërinj deputetë! Unë nuk ju imponoj, votoni lirshëm! Mbyllet votimi.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
201
Me ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme u vendosën postblloqe në hyrjet e qyteteve, si edhe në hyrjet e institucioneve zyrtare, ku qytetarët u nënshtroheshin kontrolleve. Forcat e rendit u autorizuan nëpërmjet këtij ligji të përdornin armët për të mposhtur çfarëdo rezistence apo mosbindjeje. Liderët e partive politike, madje dhe ish-aleatë të PD-së, shfaqën pakënaqësi të ndryshme për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Sabri Godo, kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë, deklaroi se do të mjaftonte një vendosje e gjendjes së jashtëzakonshme në një pjesë të Shqipërisë. Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Rexhep Meidani, tha se Partia Socialiste ka propozuar zgjidhje politike në vend të zgjidhjeve ushtarake. “Ne jemi kategorikisht kundër zgjidhjeve ushtarake, por ndërkohë i bëjmë thirrje popullit të ruajë gjakftohtësinë dhe qetësinë në kuadrin e kësaj situate të re të vendosur dhe të mos bëhet pre e provokacioneve të ndryshme”. Sali Berisha iu drejtua me një mesazh popullit të Shqipërisë, në të cilin arsyetoi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme. “Një rebelim komunist i armatosur, i organizuar nga ish-komunistët shqiptarë dhe ish-policia sekrete e shqiptarëve në bashkëpunim me agjencitë e huaja të zbulimit, ka shpërthyer në Vlorë dhe në disa zona
Ky variant nuk fiton. Atëherë, ta votojmë me shtesën e propozuar nga Kryeministri që “duhet të marrin leje përpara se ta shpërndajnë çdo ditë”. Po, zoti Rexhep Karapici? Rexhep Karapici - Ju faleminderit, zoti Kryetar! Më duket se këtu nuk po kuptohet qartë se si bllokohet një numër gazete. Numri i gazetës nuk bllokohet në treg, por në shtypshkronjë. Aty lexohet numri i përgatitur dhe në rast se ky numër cenon nenin në fjalë, atëherë bllokohet i gjithë materiali i shtypit, lastrat dhe gjithë ç’është bërë; pra, bllokohet pa u shtypur, jo në treg. Aleksandër Meksi - Nuk tha njeri “në treg”, por para se të shpërndahet, materialin duhet ta djegim. Rexhep Karapici - Para se të shtypet, jo “para se të shpërndahet”. Pjetër Arbnori - Atëherë, kush është dakord me nenin 4, me shtesën e propozuar nga Kryeministri? Hapet votimi. U lutem deputetëve të votojnë! Mbyllet votimi.
202
MERO BAZE
përreth. Janë dhunuar ligji, rendi kushtetues, jeta e qytetarëve, institucionet dhe integriteti territorial i vendit, duke krijuar kushtet për të zhytur Shqipërinë në një luftë civile. Këto grupe terroriste, pasi dogjën, dhunuan institucionet shtetërore në një seri qytetesh, pasi terrorizuan popullsinë e Vlorës duke djegur e vrarë, u janë vërsulur aktualisht qyteteve të Jugut për të marrë pushtetin me forcën e armëve. Objekt i sulmeve të tyre kanë qenë njerëzit e pafajshëm, bashkitë dhe komisariatet. Janë thyer burgjet dhe janë armatosur vrasës dhe kriminelë ordinerë, janë thyer bankat dhe janë grabitur me qindra milionë lekë, janë sulmuar shtëpitë e qytetarëve dhe dyqanet e tregtarëve me qëllimin e qartë të terrorizimit të popullsisë, bllokimit dhe marrjes së pushtetit me dhunë”. Por ndërsa në sallën e Kuvendit po miratohej ligji por gjendjen e jashtëzakonëshme, në redaksinë më të ashpër opozitare në vend ishte shfaqur “tymi mbi çati”. Një grup “paramilitar’ kishte shkuar rreth orës 23 të mbrëmjes, në redaksinë e gazetës Koha Jonë dhe kishte bërë masakër. Nëse marrim deklaratat e botuesit të gazetës Nikoll Lesi dhe i rakordojmë me kronologjinë e seancës plenare mund të shikojmë qartë se sulmi mbi gazetën është bërë sapo është ridiskutuar neni 4 i ligjit të Gjendjes së Jashtëzakonshme që autorizonte kontrollin mbi medien e shkruar para se të botohej. Në seancë ka pas anatemime të qarta për gazetën Koha Jonë dhe një Tv lokal në Vlorë. Unë e mora vesh të nesërmen në mëngjes. Kisha dalë si zakonisht rreth orës dhjetë në Rogner dhe mora vesh lajmin nga gazetarë të huaj. I vetmi zyrtar i policisë që njihja mirë në Tiranë ishte Sali Shehu. E mora në telefon dhe ai për fat ishte duke hyrë në Rogner, ndërsa fliste me mua. Ishte bashkë me Vajdin Lamen. Në atë kohë shef i krimeve në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë. Edhe ai po fliste me dikë në telefon. - Kanë djegur gazetën i thashë. Di gjë kush e ka bërë. - Jo më tha. Ja Vajdini po flet me Nikollën, po ajo nuk është në komisariatin tonë. E pyeta dhe privatisht nëse dinte gjë, por realisht mu duk se nuk dinte. Për më tepër kishte dhe raporte personale me Nikoll Lesin dhe dukej i besueshëm në distancën që kishte nga ngjarja.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
203
Jam përpjekur disa herë të kuptoj realisht kush e dogji gazetën. Cili segment i shtetit ishte aq i zellshëm sa për t’i bërë “dhuratë” Berishës, ditën që do të zgjidhej president një djegie gazete? Me Berishën atë ditë nuk flitej. Ai kishte ‘dasmën’ e tij. Në orën 10 paradite niste seanca e rizgjedhjes së tij president dhe ai ishte i përfshirë në një formalitet që i ngjante më shumë funeralit se sa festës. Dukej se dhe vet ndihej i ligështuar për atë që po bënte. Donte doemos të shikonte shenja se po bënte gjënë e duhur por nuk shfaqeshin asgjëkund. Kishte disa ditë që artikulonte “pamundësinë kushtetuese” për të lënë vendin pa president, po përsëri nuk ngjiste. Djegia e gazetës kundërshtare të tij ishte tepër. Nikoll Lesi nuk jepte shpjegime të qarta. Fliste për një tentim atentati ndaj tij në mesnatë, pasi dikush e kishte thirrur në telefon dhe i kishte thënë dil jashtë se po djegin gazetën, por ai i falënderohej gruas dhe Zotit që nuk kishte dalë jashtë. Natyra e tij rebele dhe shpesh e papërgjegjshme për situata frike, bënin kontrast të madh me këtë kujdes që kishte dëshmuar në mesnatë. Sidoqoftë krimi kishte ndodhur dhe botuesi nuk kishte qenë në vendngjarje, ndaj nuk kemi dëshmi prej tij. I vetmi njeri në vendngjarje ishte Zamir Dule, një reporter nga Korça i gazetës Koha Jonë, i cili u rrah për vdekje dhe u traumatizua. Si në një film me vrasës profesionistë, dëshmitari i vetëm është i gjallë por i papërgjegjshëm për të dëshmuar. Askush nga polica edhe sot pas kaq vitesh nuk po dëshmon për krimin. Gazetarët flisnin për një ish-punonjës të presidencës komshi me ta që mund të ketë ndjellur “bandën e furgonit të bardhë” ku zakonisht ishin rojet vullnetare të Berishës në presidencë. Të tjerë flisnin për një përzierje mes disa oficerëve të policisë të cilët u përdorën dhe në skena të tjera makabre siç ishte rrahja e politikanëve te Klubi i Fidelit në fillim të Shkurtit, apo rrahja e gazetarëve të huaj para parlamentit më 28 shkurt, ku mes të tjerësh u goditën dhe reporterë të BBC dhe CNN si dhe shoqërues të tyre, mes të cilëve dhe vëllai i Edi Ramës, Olsi Rama. Në këtë përzierje kishte bodigardë zyrtarë të Berishës, roje vullnetare të tij, tropojanë të thirrur “nën armë” për shkak të situatës dhe njerëz ordinerë. Në gjithë dëshmitë e tij publike Nikoll Lesi nuk jep asnjë detaj të qartë. Flet vetëm për faktin se rreth orës 23.00 kur gazeta ishte mbyllur dhe po vendosej titulli i faqes së parë, ata kanë hyrë në redaksi kanë qëlluar me kondak pushkësh Zamir Dulen dhe
204
MERO BAZE
kanë bërë masakrën. I vetmi detaj interesant që jep Nikoll Lesi është fakti që Zamir Dule u çua pastaj në komisariatin Nr. 3 në Tiranë dhe kjo mund të ishte një bazë e mirë për hetimin. Por megjithëse Nikoll Lesi ishte për dy mandate deputet i së majtës, nuk arriti ta zbardh atë që ndodhi. Ngjarja u arkivua si një njollë e zezë për lirinë e medies dhe i kushtoi jo pak Sali Berishës. Dy muaj më pas në maj të vitit 1997, ai u shpall një nga dhjetë armiqtë e shtypit në botë, krahas Fidel Kastros apo presidentit të Koresë së Veriut. Botuesi i gazetës tentoi dhjetë vite më pas në vitin 2007 të rihapte debatin por nuk ia doli. I dëshpëruar shiti gazetën tek ish ortaku i tij Frangaj, me shpresë se ky i fundit për shkak të miqësisë së re me Berishën mund të merrte dëmshpërblimin për atë që i kishin bërë njëri-tjetrit dhjetë vite më parë. Ai në fakt e mori “shpërblimin”, por jo në emër të gazetës. Gazeta Koha Jonë dhe djegia e saj mbetën një krim i pandëshkuar. Ndërkohë që politikanët shqiptarë po dilnin jashtë loje, ambasadorët e Perëndimit filluan t’i nxisnin politikanët shqiptarë për një marrëveshje kundër dhunës, që mund t’u hapte më pas rrugën zgjidhjeve të qëndrueshme politike. Përpjekja për bisedime erdhi pasi Kuvendi miratoi gjendjen e jashtëzakonshme. Trupi diplomatik, duke përfshirë ambasadoren e ShBA-ve, Mariza Lino, dhe ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, të përfaqësuar nga ambasadori italian Paolo Foresti, si dhe ambasadori i Zvicrës, zhvilluan nga ora 22.00 e datës 2 mars 1997 deri në orën 01.30 të datës 3 mars 1997 një takim me 10 përfaqësues të partive politike, duke përfshirë PD-në dhe parti të opozitës. “Diskutuam për pikat e takimit dhe ato të mostakimit ndërmjet partive të ndryshme dhe u bëmë atyre pyetje për të na shpjeguar opsionet e tyre”, tha pas takimit të zhvilluar në hotel Rogner, ambasadorja e ShBA-ve në Shqipëri, Mariza Lino. E pyetur nga gazetarët se a u gjetën pika takimi mes partive, zonja Lino tha: “Mendoj se në çdo lloj kontakti ka pika takimi e mosmarrëveshjesh”. Departamenti amerikan i Shtetit reagoi më 3 mars përmes një deklarate, ku theksonte se ShBA-të janë të shqetësuara për precipitimin e situatës dhe u bëri thirrje qytetarëve të ndërprisnin aktet e dhunës, megjithëse i kuptonte vështirësitë që hasnin ata. ShBA-të i bënë thirrje presidentit,
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
205
qeverisë dhe gjithë liderëve politikë të punonin së bashku për zgjidhjen e krizës dhe shprehën keqardhje që zgjedhja e presidentit u bë në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, duke shprehur mendimin se ky akt do ta shtonte polarizimin e vendit dhe nuk ishte një zgjidhje e mirë. ShBA-të, po ashtu, shprehën shqetësimin se vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme do të kufizonte lirinë e shprehjes dhe të drejtat e njeriut dhe i bënë thirrje qeverisë të merrte përgjegjësitë e saj për të ndalur gjendjen e anarkisë dhe jo ta përdorte gjendjen e jashtëzakonshme për represion. Po ashtu, vlerësuan se dorëheqja e qeverisë Meksi ofroi shanse për zgjidhje të reja politike, sidomos për një qeveri me bazë të gjerë, që të përmbushte detyrimet e saj për përmasat e krizës. Më tej, se qeveria e re duhej të vendoste rendin, të krijonte shanse të reja për liritë dhe të drejtat e njeriut, për lirinë e shprehjes, si dhe t’u hapte rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. U theksua se ky ishte një moment kritik dhe se Uashingtoni po konsultohej me qeveritë europiane për të gjitha hapat që do të ndërmerreshin për përballimin e krizës. Mëngjesi i 3 marsit u bë dhe më i zymtë nga ky lajm. Sali Berisha ishte përfshirë në formalitetet e rizgjedhjes si president. Brenda Grupit parlamentar ishin vendosur qysh në orën 9 të mëngjesit, rregullat se si do të veprohej. Pjetër Arbnori dhe Ali Spahia u kujdesën për formalitetet e fundit. U caktua komisioni i votimit, dhe propozuesit. Në lozhën e medies kishte një atmosferë tensioni. Ishte dita e parë që për të hyrë aty duhej një leje speciale. Ishin shtuar rojet në korridoret që të çonin në lozhë dhe në rreshtin e parë të saj ishin rreshtuar disa oficerë të Gardës. Seanca me dy ndërprerje zgjati pak më shumë se një orë. Në këtë interval u përfshi sqarimi i kandidaturës, rregullat e votimit dhe ngritja e strukturave të votimit. Më bëri përshtypje se fleta quhej e vlefshme kur nuk prekej. Ndryshe nga çdo votim tradicional, votuesi duhet ta shprehte vullnetin pro kandidaturës duke mos e prekur atë. Pra deputetët duhet ta merrnin fletën ta palosnin dhe ta fusnin në kuti pa asnjë shënim. Kjo quhej votë pro Berishës. Nëse shtonin një emër tjetër quhej e pavlefshme. Tradita e votimeve është e tillë, që votuesi shënon ose rrethon atë që do. Atë ditë ishte ndryshe. Nuk duhet ta prekje. Thellë-thellë në koshiencën e atyre që shpikën këtë rregull ndihej frika nga momenti kur një deputet të merrte
206
MERO BAZE
lapsin dhe t’i afrohej emrit të “ATIJ”. Dhe për t’i rënë shkurt u ndryshuan rregullat. Nuk u lejua të prekej emri i tij. Ndërsa votohej djemtë e gjatë që rrinin në rreshtin e parë nuk të linin as të shikoje nga salla. Kishte me tyre që shihej qartë që nuk ishin profesionistë. I kërkova njërit leje të afroja mikrofonin afër altoporlantit që ishte në lozhë. Më pa pak me dyshim dhe në fund më lejoi, pasi dikush i shkeli syrin. - Kena dhe pak punë sa të zgjidhet i ky burrë dhe njëherë, pastaj dina ne çka bëjmë tha. Tunda kokën për të qenë në rregull me betimin e tij dhe u ula në vendin tim. Sali Berisha u rizgjodh president. Ai nuk arriti dot të gjente një zgjidhje politike dhe u detyrua të bënte një zgjidhje formale kushtetuese. Në seancë votuan 118 deputetë. Për zgjedhjen e Berishës votuan 113, ndërsa 4 abstenuan dhe 1 deputet votoi kundër. Votimit i mungonte solemniteti dhe prania e ambasadorëve të huaj. Dukej se ishte një lëvizje e destinuar të dështonte, që nuk gjente miratim politik, pavarësisht legjitimitetit nga pikëpamja kushtetuese. Pas votimit djemtë që kishin bllokuar rreshtin e parë dolën me rrëmbim shkallëve dhe para parlamentit u dëgjuan disa krisma sporadike. Kishte filluar festimi me armë, që s’di kush e ndali menjëherë. Situata në vend po bëhej dëshpëruese. Policia kishte braktisur komisariatet dhe të arratisurit e parë nga burgjet u shfaqën rrugëve si kërcënim. Varfëria dhe totalitarizmi ishin dy mbretërit e rrugës. Prej tyre ishte i rrezikuar gjithkush. Në emër të të dyjave, vendit po i vihej flaka. Në emër të kërcënimit prej varfërisë, njerëzit dolën në rrugë dhe në emër të totalitarizmit. Tashmë vendi ishte një eksperiment i madh i totalitarizmit që vjen nga anarkia. Sali Berisha gjendej para akuzave, të cilat nuk kërkonin përgënjeshtrim, por veprim. I bindur se ishte i pafajshëm, ai përpiqej të shpjegohej, ndërsa vendi po rrëshqiste drejt humnerës. Rritja ekonomike e Shqipërisë, tashmë ishte dëmtuar në mënyrë të pashmangshme duke e bërë të diskutueshëm faktin nëse ajo ka qenë reale apo e nxitur nga informaliteti. Rrëzimi i qeverisë së Aleksandër Meksit nuk ndreqi asgjë, përkundrazi
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
207
nxiti shkatërrimin. Perëndimi filloi të shqetësohej seriozisht për mundësinë e përhapjes së vatrës së krizës, por ishte vonë. Mundësia për eksode masive kishte filluar të shfaqej me një minieksod drejt Italisë. Udhëheqës të minoritetit grek iu bashkuan opozitës militante dhe disa zyrtarë të qeverisë pranonin hapur se veprimtaritë e grekëve etnikë ishin të përziera në një nëntokë politike, që ua kishin dhënë armët e vjedhura demonstruesve. Në Veri, po ashtu, ekzistonte rreziku që një organizim i ri nacionalist të nxirrte jashtë kontrollit pushtetin në emër të luftës në Kosovë. Qeveria greke dërgoi një divizion të ushtrisë greke në Janinë, përbri kufirit me Shqipërinë, për të përballuar një valë eventuale eksodi nga Shqipëria në Greqi. Me shqetësime të njëjta, Italia kërkoi një mbledhje urgjente të funksionarëve të Bashkimit Europian për të shqyrtuar gjendjen në Shqipëri. Helikopterë ushtarakë italianë evakuuan nga Vlora 36 të huaj, përfshi 20 italianë. Anarkia në Vlorë po përhapej drejt Jugut. Saranda ishte stacioni i dytë i saj. Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur mëngjesin e 4 marsit 1997 në Qafë Gjashtë të Sarandës. Pas djegies së Komisariatit të Policisë, edhe aty u përsëritën skenat e Vlorës. Ngjarjet u bënë më dramatike, pasi dy oficerë policie, Sokol Bizhga dhe Gjergj Mehmeti, që udhëtonin nga Vlora
Foto e Gjergj Mehmetit, oficerit të Policisë, djegur në Qafën e Gjashtës.
Eduard Alia, shoferi i Gjergj Mehmetit, në gjyqin e improvizuar kundër tij nga Komiteti i Shpëtimit Publik në Sarandë. (Foto e marrë nga Mega TV).
208
MERO BAZE
në Sarandë, në dalje të saj, në vendin e quajtur Qafa e Gjashtës, u ndeshën me njerëzit e armatosur. Gjergj Mehmeti u vra dhe u dogj i gjallë nga njerëzit e armatosur. Edi Alia, shoferi tij, u kap i gjallë, u lidh pas një peme dhe qëllohej në fytyrë me shkelma para kamerave të gazetarëve. E pashë këtë skenë në televizion dhe mendoja se ai njeri ishte i vdekur. Fytyra i ishte enjtur dhe njerëzit që e qëllonin pa mëshirë i ulërinin të pranonte se aty e kishte dërguar Sali Berisha. Disa muaj më vonë, një shoku im nga Vlora, trokiti në zyrën time pas hotel Dajtit dhe më prezantoi me një djalë. Donte të ikte doemos në Itali, por, para se të ikte, donte të jepte një intervistë. Ishte Edi Alia, njeriu që ishte masakruar para kamerave në Qafën e Gjashtës. U gëzova që ai ishte gjallë dhe u preka shumë nga rrëfimi i tij i sinqertë. Nuk di me ç’mjet iku në Itali, por di që herë pas here më telefononte prej andej dhe më thoshte se ishte mirë. Edi më tha se ishte nisur me dy oficerët e policisë për shkak të lajmit se ishte djegur Komisariati i Sarandës. “Dikush na spiunoi dhe na prisnin në Qafë të Gjashtës. Një tjetër grup i armatosur hapi zjarr dhe ne tentuam të ndalnim dhe të iknim. U plagos rëndë Gjergj Mehmeti dhe polici tjetër. Sokol Bizhga mori një plumb në këmbë, por së bashku me policin tjetër, arriti të largohet. Mua më lidhën këmbë e duar, siç kam dalë në kamerë. Gjergjin e torturuan dhe e dogjën”, tha, pa dashur të jepte shumë detaje. Kishte një ndjenjë makthi kur fliste për atë skenë. Ndërsa lajmet njoftonin se anarkia e Vlorës po shtrihej në Jug, Perëndimi po angazhohej seriozisht për të gjetur negociatorin e krizës shqiptare. Në Vjenë, më 5 mars, u njoftua se OSBE-ja do të dërgonte në Shqipëri një delegacion që do të ndihmonte për zgjidhjen e krizës në vend. Ishkancelari austriak, Franc Vranicki, tha se do të kryesonte delegacionin që do të shkonte të enjten në Tiranë për të biseduar me të gjitha grupet politike, në mënyrë që të ndihmonte për zgjidhjen e krizës dhe të ofronte bashkëpunim. Sali Berisha e priti i përmbajtur lajmin. U rezervua të bënte fillimisht komente dhe vetëm theksoi se e njihte Vranickin dhe ishte proshqiptar. Ishte një përpjekje për t’i perceptuar palët si “kombëtare” dhe antikombëtare” dhe jo si “demokratike” dhe “antidemokratike”. Por shtoi me pak pezëm se është socialist dhe duhet parë.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
209
Nata që bashkoi armiqtë
T Dy ditë pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme, Tirana të trembte me zbrazëtinë e rrugëve dhe ankthin se e “jashtëzakonshmja” ende nuk kishte filluar. Shpëtim Nazarko, njëri prej botuesve të shtypit shqiptar, më kishte kërkuar me urgjencë të takoheshim te hotel Rogner dhe unë isha në mëdyshje nëse halli i tij këtë radhë ishte vërtet urgjent. Një ditë më parë, ai më telefonoi pasi disa njerëz të armatosur kishin qëlluar pa pushim para portës së shtëpisë së tij dhe prindërit e tij i kishin dëbuar me shishe nga sipër tarracës. Qeni i tij, Xhesi, u bë i njohur disa ditë rresht në gazetat më autoritare të Europës, sidomos në Le Monde, si bashkërendues në veprimet e prindërve të tij kundër banditëve të armatosur. Kjo histori kishte 24 orë që qarkullonte si më e famshmja e ngjarjeve të para të gjendjes së jashtëzakonshme, pas djegies së redaksisë së gazetës Koha Jonë. Shpëtim Nazarkoja më priste në hollin e Rogner-it, me të njëjtin shqetësim që kishte një ditë më parë. Gëzhoja me të cilën godiste tryezën, ndërsa bisedonte me zë të lartë me mikun e tij më të ngushtë të atyre ditëve, Preç Zogajn, më kujtoi sërish historinë spektakolare të qenit të tij dhe të prindërve të paepur, që zmbrapsën banditët me kallashnikov me një tufë shishesh dhe variantet e supozuara të degradimit të situatës, ku “varianti 3”, ishte më poshtërues për të gjitha palët. Ai përfundonte pak a shumë si përfytyrimet shkencore për pasluftën e tretë botërore, ku bota shkretohet dhe banorët e fundit të saj çmenden. Në këto histori plot ankth dhe çmenduri, shkëlqente historia ime reale me Spartak Ngjelën, natën e parë të gjendjes së jashtëzakonshme. Të
210
MERO BAZE
paqartë për mënyrën si ajo do të funksiononte, e lamë të takoheshim në Rogner në orën 20.00, kur fillonte “shtetrrethimi”. Linci, vëllai i avokatit, paskësh ikur 5 minuta më parë i dehur nga Rogner-i dhe ishim të shqetësuar. Për të qetësuar avokatin, dola në holl, thërrita policinë që rrinte përpara dhe e porosita të kërkonte në radio se mos policia kishte ndaluar dikë me mbiemrin Ngjela. Pas kësaj, porositëm nga një birrë, hoqëm palltot dhe po bisedonim. Papritur, u shfaq dikush me kostum teritali dhe tha se kërkonte zotin Ngjela. Avokati u ngrit më këmbë. - E gjetët? - i tha ky. - Po, - u përgjigj burri me terital. - Eja me mua. Dhe m’u fshehën nga sytë pas kolonave. Të dy kishin vazhduar jashtë në rrugë. Sapo kishin dalë në bulevard, burri me terital e kishte pyetur Ngjelën nëse kishte leje qarkullimi pas orës 20.00 - Natyrisht që jo, - i tha Ngjela. - Eja me mua, - i tha burri me terital. - Ke shkelur ligjin. Gjithë kjo kishte ndodhur ndërkohë që unë pija i qetë birrën në Rogner, pa u shqetësuar nga vonesa e Ngjelës. Pas më shumë se gjysmë ore, telefonoi Rakipi dhe më tha se Ngjela ishte në qeli dhe duhej nxjerrë. Nuk kuptoja se çfarë kishte ndodhur. Berisha e priti lajmin me gjysmë humor dhe pas, pak Sali Shehu, atëherë komisar policie në Rajonin nr. 2, na njoftoi se Ngjela po vinte. Ai u shfaq në Rogner duke shkundur mëngët e xhaketës, as i terrorizuar, as i lumtur. Po bënte art me atë që i kishte ndodhur. Detajet e tij në burgun njëorësh ishin fantastike. E kishin futur në qeli me disa romë që ishin arrestuar pse kishin vazhduar ahengun pas orës 20.00. Dhe e pyesnin nëse kishte qenë edhe ai në dasmë, se ata nuk e mbanin mend. Ashtu mes zhurmës së tyre, ai kishte telefonuar Ylli Rakipin për t’i thënë vetëm një frazë: “Më kanë rrasur brenda, eja më nxirrni”. Dhe pastaj e nxorën. Kur të gjitha këto i tregonte para birrës së lënë gjysmë në tryezë, dukeshin të pabesueshme. Shkëlqimi i kësaj historie humori i bënte të zbehta historitë e tjera, kryesisht tregimet e Nazarkos, se babai i tij luftonte me drurë të prerë kundër bandës me automatikë të Shaban Memisë. Për këtë arsye, skema që më vuri Preç Zogaj në tryezë, mëngjesin e 5 marsit, vetëm disa minuta pasi isha ulur, ishte më befasuese. Zogaj ishte
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
211
më i vëmendshëm ndaj shpjegimit të saj dhe më vëzhgues ndaj reagimeve të mia. Pas hyrjes entuziaste të Nazarkos, ai, me një qetësi tronditëse, më bëri një ofertë nga më të vështirat. Duhej të përpiqesha të takoja Berishën dhe të mundësoja një takim të tij gati të fshehtë me kundërshtarët e tij. Pak minuta më vonë, Zogaj ishte tërësisht i qartë për atë që kërkonte. Dukej se ishte i vendosur se të dy palët duhej të takoheshin. - Ndryshe, ata do të ikin në ambasada, - tha Zogaj, - dhe ky është një turp për të gjithë. Shihej që nuk ishte e lehtë për të dyja palët. Zogaj përpiqej të tregonte se ai kishte pjesën më të vështirë të punës, pasi do të bindte Cekën dhe Mejdanin, ndërsa unë, megjithëse nuk ankohesha, e ndieja hendekun që kisha përpara. - Sikur t’i themi ndonjë ambasadori? - i thashë. - Ndoshta Berisha e merr më seriozisht. U menduam pak dhe përmendëm ambasadorin gjerman dhe italian, por vetëm pak çaste më vonë, na u ndërrua mendja. - Provoje, - tha Zogaj, - por na duhet një përgjigje e shpejtë. Nazarkoja u ngrit më këmbë, me autoritetin e vendimmarrësit, dhe më tha se realizimi i skemës ishte varianti me kosto më të ulët. - Ndryshe, shtoi ai, - “varianti 2” dhe “varianti 3” janë të tmerrshëm. Ishte ora 10. 00 e mëngjesit dhe unë, për t’i lënë më shumë kohë vetes, u thashë se një përgjigje mund t’ua ktheja rreth orës 15.00. Avokat Ngjela, që ishte disa tryeza më tutje, na ftoi për kafe dhe biseda u mbyll. - Unë do të iki, - tha avokati. - Kur filloi revolucioni, vendosa të fle në Rogner, duke e zgjedhur si tokë neutrale, por tani edhe ky u komprometua. Do të shkoj në Zvicër, - tha dhe tregoi biletën. - Atje është i garantuar neutraliteti. Pas humorit të zi të avokatit, biseda u rikthye sërish te lufta. Askush nuk kishte ndonjë gjë të qartë rreth asaj që po ndodhte. “Zëri i Amerikës” dhe BBC-ja atë ditë nuk dëgjoheshin në FM, pasi ishin stakuar gjatë natës, ndërkohë që isha njoftuar për një emision të ri që do të fillonte në orën 13.00 vetëm në valë të shkurtra për të njoftuar “vullnetarët e paqes” të ShBA-veë, të shpërndarë kryesisht në zonat verilindore të vendit, që duhej
212
MERO BAZE
të evakuoheshin nga Shqipëria. Një gazetare e New York Times-it kërkonte avokatin për intervistë dhe ai, i bezdisur, la tryezën. - Në Shqipëri janë shkelur të drejtat e njeriut, - tha avokati. - Tani ky proces përfundoi. Njerëzit janë të lirë të bëjnë gjithçka. Jemi në gjendjen natyrore të të drejtave të njeriut. Mos u shqetësoni. Humori i zi i avokatit nuk i pëlqeu aq shumë gazetares së New York Times-it, e cila e përshkroi disa ditë më vonë si një mbështetës të Berishës, që pinte uiski në hotelin më të shtrenjtë të Tiranës. Orët u shtynë dhe mua më duhej të flisja patjetër me Berishën. Zogaj kishte orë që priste në hollin e hotelit dhe kur unë u shfaqa aty, rreth orës 13.00, ende pa e takuar Berishën, ai e la tryezën menjëherë. - Ende jo, - i thashë. - Në orën 15.00 më ka lënë takim. Në fakt, ende nuk kisha folur me të. I telefonova dhe më pyeti diçka për gjendjen. I thashë se ishte keq dhe ata të opozitës po mendonin që të iknin nëpër ambasada. Përmenda përfoljen që Kastriot Islami kishte hyrë në kaldajën e rezidencës së ambasadorit grek, apo që Mejdani mund të kishte shkuar te francezët. Pati një heshtje të rëndë përtej receptorit dhe pastaj një ton jo shumë i vendosur, që miratonte planin e tyre. - Kush të tha ty? - pyeti rëndë. - Askush, janë më shumë thashetheme, por duket se është situatë shumë spekulative. Duhet biseduar pak më me qetësi. Ai më ftoi të shkoja në zyrë. E kisha më të lehtë për t’i thënë diçka, por jo gjithçka. I thashë për idenë e Zogajt, por e kisha të vështirë ta bëja autoritar propozimin dhe, nga vetja, shtova se për këtë atij i ishin lutur opozitarët. Në fakt, Zogaj ma paraqiti si iniciativë të tij dhe ende është e paqartë se sa kishin biseduar ata më parë për këtë gjë. Më dëgjoi jo shumë me vëmendje dhe thuajse nuk më dha asnjë përgjigje, por nuk më kundërshtoi për asgjë. Ia kisha thënë gjithçka Ylli Rakipit, të cilit Preç Zogajt ia kishte përforcuar me dramacitet, siç di të të bindë ai në raste të tilla. Shkova në shtëpi, mbylla telefonin celular dhe atë të familjes. U ngrita rreth orës 16.30 dhe telefoni i parë ishte ai i drejtorit të gazetës Albania. Më kërkonte urgjentisht. Ndjeva një lehtësim, kur mendova se ai mund të ishte futur në këtë histori. Dhjetë minuta më vonë, isha me të në Rogner. Zogaj, i alarmuar nga zhdukja ime, kishte kontaktuar me Yllin dhe skena
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
213
ime te Berisha ishte përsëritur. Ylli ishte më optimist për takimin. Duhej një përgjigje përfundimtare. I thashë Zogajt se gjithçka ishte gati, mjaftonte që ai të siguronte pjesëmarrjen e palës tjetër. Ylli më tërhoqi mënjanë dhe më tha se duhej t’ia përsërisnim dhe një herë Berishës rëndësinë e gjërave. Në orën 18.00, nga telefoni i Berishës u la të kuptohej qartë se mund të vinte kush të donte në orën 21.00 në Presidencë. Zogaj kishte thënë më parë se do të shkonin ai, Ceka dhe Mejdani, por pasi ishte diskutuar kjo në një rreth të ngushtë te socialistët, ishte vendosur edhe Dokle. Rreth orës 19.00, të gjitha palët dukeshin të çliruara. Më entuziast ishte Nazarkoja. - Do të shpëtojë Shqipëria, - tha ai. - Mbajeni mend, ky sherr shuhet ose nëse futet në lojë Ceka, ose nëse ai del nga loja. Tani u fut, u shua sherri. Rreth orës 21.00, kur do të bëhej takimi, dolëm të tre para Rogner-it dhe përcollëm me sy futjen e tyre nga dera e pasme e Presidencës. Në fakt, nuk pamë gjë dhe u siguruam që ata kishin hyrë te Berisha, kur sekretarja e tij, e tronditur, na tha në telefon se tek “doktori kanë ardhur ca njerëz që nuk ua them dot se kush janë”. Për gati dy orë kemi pritur në kafenenë e hotelit dhe Zogaj hyri aty rreth orës 23.00, ndoshta në një nga ditët e tij më të gëzuara. Ai përsëriti, jo me aq humor, shprehjen më standarde të asaj dite, shqiptuar nga Nazarkoja, se “Shqipëria po shpëtonte”. Skena që na vizatoi ai pas pak, ishte gati e pabesueshme. Ai fliste për një Neritan tolerant dhe prekës në dialogun me Berishën, për një Berishë autokritik dhe tolerant, për një Dokle njerëzor dhe për një Mejdan të sjellshëm dhe gati të heshtur. Kishin rënë dakord që të nesërmen, më 6 mars, dhjetë parti politike do të takoheshin me Berishën dhe do të arrinin një marrëveshje politike për zgjidhjen e krizës. Ceka kishte marrë përsipër t’i vinte “në rresht” të tijtë. Zogaj ishte i bindur se gjithçka do të bëhej. Ai tregonte skena gati fantastike, ku Ceka dhe Berisha shfajësonin njëri-tjetrin për ato që kishin ndodhur. Nazarkoja tha se tanimë lufta do të pushonte dhe se, sipas tij, i vetmi personazh real i kësaj lufte ishte një “Titi” te lagjja e tij, për të cilin i lutej Zogajt ta bënte personazh të librave të tij. Në mesnatë, shkuam në shtëpi. Përcollëm Zogajn, pastaj Nazarkon, i cili na e tregoi sërish vendin ku shkrehnin pushkë banditët dhe llogoren ku i përgjigjeshin me shishe nëna dhe babai i tij plak, së bashku me qenin
214
MERO BAZE
e famshëm, që doli në foto në një nga faqet e Le Monde, si hero i qëndresës kundër Berishës. Telefonata e parë pas orës 24. 00 të natës ishte e Biberajt. Redaksia kërkonte një raport të çfarëdoshëm për mëngjesin. Në fakt, raporti i çfarëdoshëm nuk mund të bëhej, sidomos kur unë dija aq shumë gjëra atë natë. I thashë se mund të bëja një analizë rreth tri minuta për mundësinë e ndonjë marrëveshjeje mes forcave politike dhe presidentit Berisha gjatë ditëve që do të vinin. - Ti je i marrë, - tha. - Ku ka marrëveshje atje, mos thuaj budallallëqe! Me humor, i thashë se duhej të kishte besim te parashikimet e mia. Më pas shtova se do të flisnim pas 20 minutash. Shkrova një raport të shkurtër, ku lija të kuptohej se partitë politike mund të bashkëpunonin për ta zgjidhur krizën me mjete politike. Raporti u transmetua në mëngjes.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
215
Marrëveshja e 6 marsit dhe minimi i saj
T Takimi me Berishën përfundoi rreth orës 16.00. Dhjetë partitë politike që kishin marrë pjesë, u bënë thirrje palëve për ndërprerjen për 48 orë të veprimeve luftarake. U ra dakord që të gjitha forcat politike të angazhoheshin në krah të qeverisë për vendosjen e rendit dhe t’i hapej rrugë zgjidhjes politike të problemit në një takim të ardhshëm pas dy ditësh. Unë po prisja para derës së pasme të Presidencës, nga do të dilnin kryetarët e partive. I pari doli Mejdani, rreth orës 16.00, por nuk pranoi të jepte asnjë deklaratë. Dukej i nxehur. Pas tij, Paskal Miloja po fliste me të madhe se ua kishte hedhur Berisha. Gjinushi dukej se e mbështeste, ndërsa Zogaj, i skuqur në fytyrë, po përpiqej ta sqaronte. Para tyre, vrapoi Durollari, kryetari i monarkistëve, i cili kishte dhe marrëveshjen në dorë. Ia mora pa shumë edukatë dhe hyra në transmetim direkt. Kur transmetimi mbaroi, aty rreth orës 16.15 minuta, doli Neritan Ceka. I thashë se më duhej një intervistë për “Zërin e Amerikës”. E pashë që ishte i kënaqur nga kërkesa. Filloi të fliste me entuziazëm dhe e vlerësoi marrëveshjen si historike. Intervista e tij u transmetua e plotë në orën 18.00, vetëm një orë e gjysmë pasi e kishte dhënë. Në emisionin e orës 20.30, u përsërit po e plotë, së bashku me intervistat e Namik Dokles dhe Fatos Lubonjës - këtë të fundit në cilësinë e njërit prej tre përfaqësuesve kryesorë të Forumit për Demokraci. Lubonja ishte i vetmi kundër marrëveshjes.(Aneks 3) Në orën 16.00, dola në transmetim të drejtpërdrejt nga lulishtja përballë derës anësore të Presidencës. E përshkrova situatën sipas dëshmive të atyre
216
MERO BAZE
që dolën nga zyra e presidentit dhe pastaj vijuam bisedën për gjendjen në tërësi dhe reagimin në Jug të vendit.(Aneks 4) Në hollin e Rogner-it ishin shtuar njerëzit dhe kishte shumë gazetarë të gazetës Koha Jonë, të cilët ishin të revoltuar me marrëveshjen. Redaksia e djegur ishte ende para syve të tyre dhe përfshirja e tyre në luftën kundër Berishës i tejkalonte interesat e opozitës. Deri atëherë, ata ishin në të vërtetë opozita reale e Berishës në Shqipëri. Agresioni i tyre ndaj politikanëve që dilnin buzagaz nga presidenca drejt Rogner-it, e komplikoi gjithçka atë natë. Preç Zogaj ishte i tronditur. Ishte njeriu më i akuzuar i mbrëmjes. Ishte prerë në fytyrë dhe më ftoi për kafe. - A shikon ndonjë hile në gjithë këtë histori? - më tha. Shtoi se ishte grindur sidomos me Milon dhe Lubonjën. - Ata janë të bindur se na e ka hedhur Berisha. - Janë të çmendur, - ia priti Nazarkoja, - mos i dëgjo ata. Këtu s’ka të humbur dhe të fituar. Ceka na u afrua dhe dukej se mbahej ende optimist. - Shyqyr që na e afrove një herë mikrofonin, - më tha mua, - se na ka q... nënën. Ia ktheva me një batutë të përafërt dhe u ndamë. Ishte i kënaqur që sapo kishte dhënë intervistë te “Zëri i Amerikës” dhe kishte lavdëruar Berishën si “burrë shteti”. Mua më dukej më ndryshe situata, me gjithë fytyrën e prishur të Zogajt. Intervistova dhe disa gazetarë, si dhe Fred Abrahamsin, që kishte ardhur aty si përfaqësues i Helsinki Watch. Remzi Lani ishte më optimist për marrëveshjen, pasi, sipas tij, ishte një marrëveshje tërësisht shqiptare. A. Frangaj tha se ende nuk kishte shenja suksesi për opozitën, pasi nuk flitej ende për qeveri koalicioni dhe zgjedhje. Edhe në këtë rast, rolin pozitiv e kishte Nazarkoja, që e cilësoi atë si historike. Ndërkohë, aty rreth orës 20.00, Blendi Fevziu, më kërkoi numrin e korrespodentit të BBC-së në Gjirokastër. - Jemi të shqetësuar për Arben Imamin dhe Ridvan Peshkëpinë. Kanë kërcënuar se do të vijnë me tanke drejt Tiranës. E ka dhënë BBC-ja, di gjë ti? - pyeti menjëherë.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
217
Pyeta Rajmond Kolën në telefon. I tregova se si po përjetohej te zyra e shtypit në Rogner, ku unë transmetoja për “Zërin e Amerikës” deklarata Imami-Peshkëpia. Ai më shpjegoi se të dy drejtuesit e Aleancës kishin hedhur teserat e partisë së tyre dhe kishin formuar një lëvizje politike të quajtur Lëvizja Qytetare për Demokraci dhe pastaj një krah ushtarak, që quhej Komiteti i Shpëtimit Kombëtar të Jugut. - Por asgjë nga këto nuk është e qartë më tha. Neritan Ceka, i cili priste në tryezën më tej, dukej se nuk i bënin shumë përshtypje ato që dëgjonte. Deklarata për dorëheqje nga Aleanca Demokratike e dy liderëve, ishte e parevokueshme. Në një tryezë jashtë kafenesë së hollit të Rogner-it, aty ku ishin nxjerrë karriget e para jashtë, një tjetër njeri i egërsuar me marrëveshjen po bisedonte me zë të lartë me Fatos Lubonjën. Ishte më radikal se ai kundër marrëveshjes. Ishte Agim Isaku. Po fliste me urrejtje për Preç Zogajn dhe bashkëpunimin me Berishën. I bombarduar me këto lajme dhe skena të trukuara politike që i përjetoja me ankth, vendosa të kthehem në shtëpi, pas një dite tejet të ngarkuar. Emisioni i orës 20. 30 tek “Zëri i Amerikës” ishte i mbushur thuajse me intervistat e mia nga Tirana dhe raportet e shkurtra mbi gjendjen në Jug. U lehtësova kur mbaroi dhe vendosa të pushoj, me shpresë se e nesërmja do ishte një ditë më e lehtë. I lodhur, shkova të shtrihem në shtëpi dhe, si për forcë zakoni, hapa televizorin. Po kontrolloja kot kanalet, kur pash se RAI kishte lidhje direkte me Tiranën, nga tarraca e hotel Tiranës. Pashë Neritan Cekën që po rregullonte kufjet për të folur. U bëra kurioz. Kisha nja tri orë që isha ndarë me të dhe më kishte falënderuar për intervistën ku kishte lavdëruar Berishën. Ia ngrita zërin televizorit dhe e pabesueshmja ishte se Neritan Ceka, tashmë njësoj si Paskal Miloja disa orë më parë, thoshte se Berisha ua kishte hedhur dhe po sulmonte marrëveshjen. Ishte e pabesueshme!. U përpoqa t’i telefonoja në shtëpi, por ai nuk po kthehej. Një zë femre matanë telit më dha një numër celulari të një diplomati që, sipas saj, “ishte me Cekën” dhe më tha se “mund t’ia kërkosh atij të ta japë, se është me të”. Hoqa dorë nga vendimi për të folur me të dhe u shtriva. Çfarë kishte ndodhur? Pse Neritan Ceka e kishte kuptuar disa orë më vonë se Berisha
218
MERO BAZE
ua kishte hedhur? Dikush më tha se e ka provokuar Genc Polloja, i cili i paskësh thënë shtypit të huaj që Berisha u takua me krerët e rebelemit. Më erdhi në mendje portreti i Genc Pollos, cinizmi i tij për t’i hedhur benzinë zjarrit në raste të tilla. Dhe mund ta kishte bërë. Por aq më bënte. I telefonova Berishës për ta pyetur se ç’kishte ndodhur, por as ai nuk kuptonte më gjë. - Punë e tyre, të bëjnë ç’të duan, - tha. - Socialistët nuk kanë lëvizur. Ç’punë kam unë me Neritanin? Në orën 06.55 minuta, në mëngjesin e datës 7 mars, ra zilja e telefonit dhe një kolegia ime nga “Zëri i Amerikës” prej Uashingtonit, kërkonte të dinte se çfarë i kisha bërë Neritan Cekës. - I kam marrë dje intervistë, - i thashë, - dhe e kam transmetuar dy herë’. - Ai telefonoi këtu para disa minutash, - më tha ajo, - dhe kërkoi që të jepte përsëri intervistë. - Po pse nuk ia more? – ia ktheva unë. - Ai po shante, - vijoi ajo. - Po të shante ty si ngatërrestar dhe njeri i Berishës dhe kërkonte të fliste me çdo kusht me drejtorin. Unë s’mund ta lidh, se tani këtu është mesi i natës... Ç’është ai njeri i tmerrshëm ashtu, çfarë i ke bërë? Ia përsërita se nuk i kisha bërë asgjë. Kolegia më shpjegoi se ajo e kishte pyetur për se e kishte telefonuar, por ai vazhdimisht më shante mua dhe thoshte se Berisha ua kishte hedhur dhe unë isha përgjegjës për gjithçka. Kolegia ia kishte mbyllur telefonin pa shumë takt dhe pas kësaj po fliste me mua. Pas disa sekondash, filloi emisioni i lajmeve dhe në lajmet kryesore ndihej pasiguria për marrëveshjen e pasqyruar në Uashington, edhe pse pasdite ajo ishte përshëndetur. Po niste një ditë fare e paqartë. Një delegacion i Bashkimit Europian dhe një i Këshillit të Europës do të mbërrinin atë ditë në Shqipëri. Shpëtim Nazarkoja më telefonoi gati në orën e zakonshme, por më pak entuziast se një ditë më parë. - S’e kemi fituar tenderin,o laçko. S’dihet ku vete kjo punë! Hajde të piçë një kafe, hajde... Paraditja e 7 marsit kaloi me shpresat e vakëta se marrëveshja e 6 marsit do të vazhdonte të respektohej. Ministri i Jashtëm i Holandës, Van der
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
219
Merlio, që përfaqësonte Bashkimin Europian, si dhe një tjetër delegacion që përfaqësonte Këshillin e Europës, kryesuar nga Van der Linden, biseduan me të gjitha palët. Holli i hotel Rogner-it ishte e vetmja hapësirë që politika shqiptare i kishte lënë vetes ato ditë. Nuk po merrej vesh ndonjë gjë të qartë për çfarë ishte biseduar. Gazetarët, dhe më pas politikanët, hynin njëri pas tjetrit në një sallë të katit të parë të hotelit, si në salla hetimore. Nuk kishte asnjë përgjigje të prerë nëse europianët po e prishnin apo po e rimëkëmbnin marrëveshjen e një dite më parë. Ambasadorja amerikane dhe ambasadori italian rrinin në sheshin para pishinës së hotelit dhe pranë tyre ishin Gjinushi dhe Ceka. Në mbrëmje, hoteli ngjante i mbipopulluar. Në kafenenë e tij kishte aq shumë njerëz, sa që ata që rrinin ulur mund të numëroheshin me gishta. Mbrëmjen e 7 marsit, Mimoza Ahmeti mbërriti thuajse për herë të parë në ato ditë në hotel. Nuk jam i sigurt nëse e orientoi dikush për tek unë, por ajo nuk më la të përshëndetesha dhe më zbrazi menjëherë propozimin e saj magjik kundër krizës. - Ti ke muhabet me ambasadoren amerikane, - më tha. - Shko, thuaji ta marrë Berishën me aeroplan dhe të ikë në Amerikë! - Po pse? - i thashë. - Të ikë, - tha. - Nuk e do populli. U është mbushur mendja që është i keq. Duhet të ikë. - Po nëse ai mendon ndryshe? - i thashë. - Të lutem, bëje këtë, - tha. - Të ikë në ShBA dhe të dalë në CNN duke u larë në një pishinë në Kaliforni, në një vilë të bukur. Vetëm kështu shqiptarët mund ta pushojnë luftën. Ai nuk duhet të vdesë këtu. Përndryshe, gjithmonë do të kemi kryengritje, pasi shqiptarët do të duan ta vrasin presidentin. Kur ta shikojnë që nuk e vrasin dot se e merr amerikani dhe e çon në një vilë, ata nuk bëjnë më kryengritje. Arsyetimi ishte tërësisht poetik. - E ke konsultuar me dikë këtë ide? - e pyeta. -Po, po, me Enon, - tha dhe më tregoi burrin. -Mirë, - i thashë, - ta konsultojmë edhe me dikë tjetër.
220
MERO BAZE
Ajo humbi në turmën e njerëzve që kishin mbushur hollin e hotelit. Pa dyshim që ishte propozimi i mbrëmjes. Një grup deputetësh socialistë hynë në holl. Ishin Dokle, Ruka dhe Majko. Po flisnin në telefon te recepsioni i hotelit. Njoftimi se Franc Vranicki, ish-kancelari austriak, ishte caktuar ndërmjetës ndërkombëtar për krizën shqiptare, tashmë ishte bërë publik. Ai do të mbërrinte të nesërmen në Tiranë. Ndërkaq, situata në Jug kishte dalë tërësisht jashtë kontrollit. Në Gjirokastër njerëzit ishin armatosur, pas thashethemeve se forcat ushtarake do të sulmonin Sarandën. Pol Wood, i cili raportonte për BBC-në nga Gjirokastra, tha në lajme se në Gjirokastër ishin ulur gjashtë helikopterë. Në të vërtetë, dy helikopterë ishin nisur nga Tirana për Gjirokastër, ndërsa të tjerët nga Tirana në Përmet dhe aty kishin ngarkuar disa forca speciale për t’i përcjellë matanë malit të Çajupit, në aeroportin e Gjirokastrës. Sipas përshkrimeve që i bënte eskortës së helikopterëve një prej pilotëve që kishte marrë pjesë në këtë fluturim, kanë qenë gjithsej gjashtë helikopterë, katër Mi-4, një Alette dhe një Mi-8. Sapo janë ulur në Gjirokastër kanë ndjerë menjëherë që kanë qenë në një gjysmë kurthi. Askush realisht nuk kishte dalë t’i priste, përveç makinave të ushtrisë, të cilave ua bllokuan rrugën sapo dolën nga aeroporti. Një helikopter Mi-4 u rrëzua sapo u ngrit në lartësinë dhjetë-pesëmbëdhjetë metra. E kishin qëlluar. Një furgon i errët, sipas përshkrimit të pilotit, me 7-8 vetë brenda, kishte hapur zjarr ndaj helikopterit të rrëzuar. Helikopterët e tjerë arritën të largoheshin, por ata nuk iu bindën më urdhrit të komandës për t’u nisur sërish në Përmet për të marrë ngarkesën tjetër. Vazhduan drejt Tiranës, duke lënë pas panik dhe nervozizëm mes ushtarakëve dhe të rekrutëve. Ushtarakët që zbarkuan në Gjirokastër pësuan një fat më të hidhur. Ata thuajse mbetën maleve të Lunxhërisë, humbën kontaktet dhe duke udhëtuar me ditë të tëra më këmbë, arritën të dilnin në zonën e Korçës, pas tri ditësh, ku helikopterët shkuan t’i merrnin përsëri. Kjo shthurje e ushtrisë po bombardohej ndërkohë nga lajme të përcipta, që e nxisnin edhe më shumë urrejtjen ndaj saj. Kështu, për “Zërin e Amerikës”, korrespondentja e shërbimit grek tha se qytetarët kishin zënë peng komandantin e Divizionit në Gjirokastër Dilaver Laçi, një oficer nga
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
221
Dibra, kur ky i fundit ishte duke i dhënë intervistë shqip me zërin e tij korrespodentit të seksionit shqip të “Zërit të Amerikës” në Gjirokastër. Po ashtu u fol për një dosje me shënime, ku bëhej fjalë për një plan të gjeneralëve të Tiranës për të sulmuar Jugun. Stacionet televizive greke treguan faqe me shënime nga një mbledhje e Këshillit të Mbrojtjes të Shqipërisë dhe e paraqisnin atë si një plan sekret. Për planin u akuzua gjeneral Ali Koçeku, të cilin e kam njohur më vonë dhe më ka shpjeguar se s’bëhej fjalë as për plan dhe as për sekret, por për shënimet e mbledhjes në Shtabin e Përgjithshëm. Lajmet për Sarandën ishin edhe më të trishtueshme. Qyteti ishte djegur nga njerëz të armatosur, që kishin nisur djegien me bibliotekën e qytetit. Delvina ishte po ashtu nën kontrollin e njerëzve të armatosur. Në Delvinë, përveç godinave të administratës, ishte shkatërruar shkolla e mesme e qytetit. Në Tepelenë dhe Memaliaj situata kontrollohej nga njerëzit e armatosur. Ata, sipas dëshmitarëve, kishin marrë nën kontroll artilerinë e rëndë të qytetit dhe e kishin vënë në pozicion luftimi “me gryka të drejtuara nga Veriu”.
222
MERO BAZE
Trazirat e Jugut dhe ringjallja e “Vorio-Epirit”
T Anarkia në jug të vendit kishte zgjuar shumë orekse. Njerëz të rrugës tashmë ëndërronin të bëheshin liderë politikë, gjobëvënësit të bëheshin biznesmenë, plaçkitësit e rrugëve të bëheshin policë e kështu me radhë. Por oreksi i kishte kaluar kufijtë e Shqipërisë. Sillogjet thuajse të vdekura të Epirit, u ngjallën dhe filluan të ëndërronin Vorio-Epirin. Zërat për mundësinë e aneksimit të Jugut po shtoheshin në shtypin nacionalist grek, por pjesa serioze e shtypit dhe politika bënë diferencën. Media greke hyri në një spirale qesharake. Korrespodentët e saj, që vrapuan në Sarandë dhe Gjirokastër, filluan t’i rrëfenin trazirat si revolucion vorio-epirot. Skena nga më qesharaket zunë vend në ekranet e medias prestigjioze greke. Një reportere e re greke e Antena-s transmetonte nga Saranda duke pasur në sfond si figurantë rreth 20 djem të armatosur, të cilët i paraqiste si luftëtarë vorio-epirotë. Portretet e tyre të ashpra dhe flokët e lëshuar sipër qafës, në të vërtet të jepnin portrete të qarta lebërish të zbritur në Sarandë. Ndërsa transmetimi i drejtpërdrejt vazhdonte, njëri nga “luftëtarët vorio-epirotë” u bezdis nga roli i figurantit dhe ngaqë nuk kuptonte greqisht, iu drejtua kameramanit: “Hë, mo, mbaroi kjo kurva, se na çau trapin...” Skena të tilla qesharake gjeje plot, ku media greke, sidomos në ditët e para, ra në kurthin e nacionalistëve vorio-epirotë. Më vonë, pati një reflektim serioz dhe vetë media greke bëri një katarsis për atë që kishte ndodhur me raportimet nga Shqipëria. Politika greke u tregua paksa më e matur. Teodoros Pangallos, arvanitasi më i shquar i asaj kohe në qeverinë greke, ishte ministër i Jashtëm dhe ky ishte një fat. Ai kishte takuar
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
223
ndërkohë në ShBA, sekretaren e Shtetit, Madaleine Albright, dhe aty ishte folur dhe për krizën shqiptare. Berishës i kishte mbërritur në zyrë një raport i gjatë nga Lublin Dilja, i cili qenkësh takuar në mëngjesin e 7 marsit me Henry Kelley, një nëndrejtor i Drejtorisë për Europën në Departamentin e Shtetit. Tema e takimit kishte qenë informimi i palës shqiptare për pikëpamjet e shkëmbyera në takimin Pangallos -Albright, rreth krizës shqiptare. Sipas tij, takimi Albright-Pangallos kishte qenë pozitiv për Shqipërinë. Ministri i Jashtëm grek kishte mbajtur qëndrime të moderuara dhe kishte kërkuar që të ndihmohej Shqipëria. Pangallosi kishte theksuar se “...qeveria greke është e shqetësuar për minoritetin grek në Shqipëri dhe për ndonjë fluks refugjatësh”, por kishte shprehur bindjen se “...ky fluks nuk është çështje minoriteti, por problem i krizës së brendshme në Shqipëri”. Por, në raportin e tij të hollësishëm për Berishën, Lublin Dilja theksonte se e informuan Departamentin e Shtetit për takimin e partive politike më 6 mars dhe i dorëzuan edhe një kopje të deklaratës. Ishte pak e pazakontë për politikën shqiptare, por në të vërtetë ai takim ishte i vetmi produkt origjinal i politikës shqiptare pa ndërhyrje të huaj. Dhe këtë dukej se ia kishte theksuar edhe vetë zyrtari amerikan ambasadorit shqiptar. “Hapja e dialogut është shumë e rëndësishme dhe sidomos për faktin se partitë punuan së bashku për një deklaratë të tillë me çështje aq të rëndësishme për parandalimin e krizës”. Kjo ishte fjalia vlerësuese që ishte bërë për takimin e 6 marsit, i cili nisi nga përpjekjet e Preç Zogajt dhe nga ndërmjetësimi im dhe i Ylli Rakipit pranë Berishës. Por raporti që Berisha më vuri përpara, kishte dhe gjëra shumë interesante, sidomos kur shikoje se sa të vëmendshëm ishin amerikanët me karshillëkun e vazhdueshëm që Berisha u kishte bërë gjatë muajve të fundit. “...Nganjëherë krijohet përshtypja sikur nuk i kuptojmë gjërat ose përkrahim anën e gabuar. Dialogu mes nesh nuk ka qenë gjithmonë i kënaqshëm.” Kjo fjali, në të vërtetë, përshkruante gjithë thelbin e asaj çfarë po ndodhte mes dy qeverive. Për çdo vërejtje të qeverisë amerikane, për çdo rezervë të saj për zhvillimet demokratike në vend, Berisha dhe administrata e Shqipërisë kishte një shpjegim, që përfundonte gjithmonë
224
MERO BAZE
kështu: ose amerikanët s’e kanë kuptuar mirë, ose ata janë bërë aleatë me armiqtë e demokracisë (në këtë rast, me ish-komunistët) ose me armiq të Shqipërisë (në këtë rast, me nacionalistët grek që kërkonin Vorio-Epirin). Kjo në të vërtetë kishte krijuar një kulturë të tërë moskomunikimi, që fshihej pas keqkuptimeve. Henry Kelly i kishte përmendur Diles rastin e vizitës së parealizuar të nënskeretarit të Shtetit, Timothey Wirth, dhe kishte komentuar më pas gjithë mekanizimin e moskomunikimit mes dy qeverive. “Ju duhet të gjeni mënyrën më të efektshme për të komunikuar, të mos niseni gjithnjë nga pozicioni për të na bindur se ne e kemi gabim apo të drejtë, por dhe të analizoni pse ne kemi shqetësime. Ka rëndësi çfarë doni të arrini, si e shprehni, si interpretohet këtu.” Ishin fjalët e duhura, që shpjegonin realisht prishjen e madhe mes dy qeverive. Kishte brenda tyre edhe dyshime për ndryshimin e kursit demokratik të Shqipërisë apo rrugës perëndimore të saj, por lihej ende hapur mundësia për të mos e humbur shpresën se gjërat mund të rregulloheshin. Sipas raportit të ambasadorit Dile, më pas është vijuar me shpresën se takimet e zotit Vranicki në Tiranë do të ishin pozitive dhe se OSBE-ja mund të përfshinte në agjendën e zgjidhjes së krizës edhe diskutimet për Kushtetutën dhe zgjedhjet parlamentare. Më tej, biseda ishte rikthyer përsëri te problemet me qeverinë e Tiranës. Zyrtari i Departamentit të Shtetit kishte përmendur djegien e disa flamujve amerikanë në Tiranë nga njerëz të PD-së, si dhe një incident me një amerikan. “Nuk i kam këtu hollësitë, por shpresoj të mos jenë tipike, ne e kuptojmë situatën..” e kishte mbyllur. “Këtë e ka përmendur edhe kongresmeni Engëll në një deklaratë”, kishte thënë zyrtari dhe se ai do të ishte pjesë e delegacionit të OSBE-së nga Departamenti i Shtetit.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
225
Drejt marrëveshjes së 9 marsit
T Vranicki mbërriti paraditen e 8 marsit dhe filloi menjëherë takimet me Presidentin e Republikës dhe kryetarët e partive. “Zëri i Amerikës” kishte shtuar edhe një emision në orën 13.00, që nuk dëgjohej në FM në Tiranë, por transmetohej vetëm në valë të shkurtra për të orientuar Vullnetarët e Korpusit të Paqes, që ishin shpërndarë në rrethet verilindore. Evakuimi i amerikanëve kishte filluar, ndërkohë që bashkë me ta po përpiqeshin të iknin edhe disa shtetas shqiptarë. Në mëngjesin e 8 marsit, një telefon nga Ambasada Amerikane më kërkoi ta saktësoja emrin tim, të dy fëmijëve dhe gruas sime, që kishin ardhur me një faks nga Pentagoni për evakuim. Më erdhi pak papritur dhe u befasova. Përtej telefonit, zëri i atij që kërkonte sqarime ishte shumë i ftohtë dhe tërësisht zyrtar. I thashë se nuk e dija përse mund të ishte emri im aty, por në çast m’u kujtua se një mikesha ime, që punonte në Pentagon, te zyra për Shqipërinë, më kishte thënë dy ditë më parë se do të interesohej për të më futur familjarisht në listat e evakuimit. I kisha thonë se isha dakord, por ndërkaq, kur ajo e kishte bërë fakt të kryer, m’u duk diçka shumë e rëndë. Ikja me helikopter, fluturimi në një bazë në Adriatik, pastaj në Bari, pastaj drejt ShBA-ve... M’u duk sikur po më përmbysej shtëpia. - Unë nuk do të udhëtoj, - i thashë. - Në rregull, s’ka problem, - tha zëri përtej telefonit. – Por, nëse ndërronin mendim, duhet të plotësoni një formular, ku të tregoni pse jeni të rrezikuar këtu.
226
MERO BAZE
U mbyll me kaq. Ishte një vendim që duhej të merrej brenda minutës, për diçka që ishte shumë e rëndësishme dhe që duhej medoemos të konstulohesha së paku me familjen time. Por s’guxova as ta thosha atë ditë. Ato ditë evakuimesh ishin vërtet të dhimbshme. Kur dola në mëngjes nga shtëpia, lajmi i parë që më dhanë ishte ikja e Vjollca Vokshit në stadiumin “Qemal Stafa”, rezistenca e policëve për të mos e lejuar atë të hipte dhe, më në fund, triumfi i saj për të hipur në helikopterin e evakuimit. Kishin ikur ndërkohë dhe dy kolegë të BBC-së, disa gazetarë të RTVSh-së, si dhe një pjesë e gazetarëve të shtypit të opozitës dhe atij proqeveritar. Nga gazeta Albania kishte ikur vetëm Sokol Olldashi, i cili kishte shkuar në Itali, te një teze e tij në Leçe, si dhe tre drejtuesit e gazetës RD. Rogneri po boshatisej nga shqiptarët dhe po mbushej me të huaj. Filloi një thashethemnajë dhe për ikjet e politikanëve. Kishte ikur Ferdinand Xhaferi, Albina Karamitro...Por nje javë më pas ata u kthyen dhe ikja e tyre u harrua. Në orën 15.00, sapo filloi emisioni, nisi edhe konferenca e shtypit e zotit Vranicki. Unë isha në linjë të drejtpërdrejtë. M’u desh ta filloja lajmin se, sipas deklaratës paraprake, zoti Vranicki u kërkonte të gjitha forcave politike në Shqipëri dhe presidentit Berisha, që të shtyhej 48 orë armëpushimi, me qëllim mundësimin e dorëzimit të armëve dhe bisedimeve mes opozitës dhe qeverisë. Vranicki, tha para gazetarëve se “është e nevojshme dhe e domosdoshme që grupet e ndryshme politike në Shqipëri t’i vazhdojnë bisedimet për të arritur një zgjidhje”. Në orën 15.00, ai tha se priste ende një përgjigje për këtë nga Berisha, në një takim që do të zhvillonte me të pasdite. “Natyrisht që e ka qeveria shqiptare në dorë ta marrë këtë vendim, por ne na duket se do të ishte mirë që armëpushimi të zgjasë edhe 48 orë të tjera”, tha ai. Arsyetimi për armëpushimin ishte fitimi i kohës për të dorëzuar armët e marra në Jug dhe një shans i ri për bisedime mes opozitës dhe pozitës. Problemi më i madh ishte që nëse duheshin pranuar zgjedhje menjëherë apo pas një viti. Berisha mbronte tezën për zgjedhje brenda 45 ditëve ose pas një viti. Këtë tezë e mbrojti deri në minutën e fundit, më 9 mars, kur propozoi zgjedhje pas tre muajsh dhe një qeveri të pajtimit kombëtar.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
227
Po atë ditë, në Tiranë ishte zëvendësministri i Jashtëm grek, Kranidiotis, i cili tha se kishte kërkuar, mes të tjerash, edhe lirimin e Fatos Nanos, si një gjest që mund ta zbuste krizën. Pak vetë ishin në gjendje të kuptonin se e nesërmja e asaj dite do t’i sillte vendit një qeveri koalicioni. Mëngjesi i 9 marsit nuk jepte shumë shpresa. Në hotel Rogner, m’u afrua një burrë i ngjeshur me mustaqe spic dhe, me një dialekt vlonjat, më tha se sapo kishte ardhur nga Fieri dhe se Sokol Mulosmani kishte bërë namin. - Çfarë ka bërë? – e pyeta. - Ka vrarë një fshat të tërë, - tha. - Kush të tha ty? - Vij andej vetë. - Nga je ti? - Nga Dukati i Vlorës jam. - Po si arrite kaq shpejt në Tiranë? - Më dërguan që t’ju sjell lajmin. Jepeni në radio, që Berisha është kriminel e se po vret njerëz, se është diktator... - Mirë, - i thashë, - ik tani, se do t’i verifikoj këto që më the dhe do të bëj një lajm. - Po pse, o, do t’i verifikoç? S’ta mbush syrin unë? - Jo, - i thashë U trondit pak dhe iku duke më sharë me një fjalor pak a shumë vlonjatësh. Pashë se kishte kapur më tej Ylli Rakipin dhe po ia përsëriste të njëjtat gjëra dhe sidomos për diktaturën e Berishës. -Të lutem, - i tha ai, - a ka diktaturë më të madhe se sa të të durosh ty këtu? Më lerë të qetë! Pas kësaj, lajmësi u largua. Pas tij, vinin lajmës të tjerë, që parapëlqenin sidomos gazetarë të shtypit të huaj, nga ata që kishin ardhur deri në Rogner dhe që kishin filluar të transmetonin pa dalë asnjë ditë prej hotelit. Ndërkohë, lajmet nga Jugu ishin vërtet të paqarta. Në Përmet një ushtri mikse ku përfshihej policia, SHIK-u, ushtria dhe paramilitarët e Veriut, qëndronin pothuajse pa lëvizur përball qytetit. Ishin rreth 2000 veta, sipas të dhënave zyrtare. Pas rënies së Sarandës, Gjirokastrës dhe Tepelenës,
228
MERO BAZE
ushtria kishte bllokuar Përmetin, me arsyetimin që anarkia të mos përhapej në Juglindje. Por komitetet e shpëtimit të Tepelenës dhe Gjirokastrës, që kishin marrë kontrollin mbi qytetin, tentuan t’u jepnin një ultimatum për t’u larguar. Ka pasur negociata mes tyre. Një kushëriri im, që banonte në anë të rrugës kombëtare Këlcyrë-Tepelenë, afër Urës së Peshtanit, në grykë të Mezhgoranit, më tregoi më pas se si ishin takuar njerëzit e Komitetit të Tepelenës me Bujar Ramën dhe disa të tjerë. Klubi i tij ishte i vetmi klub në atë zonë dhe ai ishte dëshmitar i asaj që kishte ndodhur. Sipas tij takimin me përfaqësueset e rebelimit e kishte kërkuar vet Bujar Rama. Kërkesat e njerëzve te armatosur ishin të qarta: së pari, të largoheshin për në Tiranë, së dyti, t’u bashkohej një pjesë e ushtrisë komiteteve dhe, së treti, largimi të bëhej përmes rrugës Këlcyrë- Berat, që të shmangej gjakderdhja. Natyrisht që ushtarakët nuk e kanë përfillur ultimatumin, por i kanë njoftuar se ata do të tërhiqeshin sa më shpejt, pasi kishte urdhër nga Tirana dhe u kanë kërkuar të ruhet qetësia dhe të mos konfrontohen qytetarët me ushtrinë. E kam pyetur Bujar Ramën më pas për këtë ngjarje dhe e ka konfirmuar. Ja si e shpjegon ai: “U kërkova atyre që te hapnin rrugën Gjirokastër Tepelenë, te vendosin një komandat ushtarak me pëlqimin e gjithë forcave politike dhe me pëlqimin tone dhe te futej armatimi ne kazerme. Ky propozim në fillim u duk se u pranua pastaj u hodh poshtë dhe nuk e respektua fare. Ne ju sugjeruam që të bisedohej për këtë duke çuar si ndërmjetës oficerë që do të vinin nga Tirana. Por aty ndodhi dhe incidenti. Një oficerë i Gardës së Republikës, pjesë e grupit të shoqërimit të Sali Berishës me origjinë nga Tepelena, i cili shkoi për negociata u muar peng për disa ditë. Ishte dikush me mbiemrin Hasa. Kjo shkatërroi gjithçka”. Bujar Rama ndërkohë tregon një detaj që e ka bindur atë tek pamundësia që situata të zgjidhej me forcë. “Ndërsa bisedonim në Grykë të Mezhgoranit, një përfaqësues i njerëzve të armatosur u shkëput mënjan dhe më tha se pa pëlqimin e Partisë Socialist nuk ka asnjë marrëveshje. Kjo me bindi plotësisht se duhet të rezistoja që të bëhej zgjidhje politike dhe jo ushtarake. Nga ky moment unë këmbëngula për zgjidhje politike dhe ngjarja e Përmetit një ditë më pas e bëri urgjente konsolidimin e qeverisë së Pajtimit Kombëtar.”
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
229
Formimi i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar
T Më 9 mars, e vetmja gjë që funksiononte ishte një zyrë shtypi në hotel Rogner. Takimi i paralajmëruar i Berishës me 10 partitë politike ishte lënë në orën 15.00. Në Partinë Demokratike thuajse nuk kishte asnjë mendim të qartë se çfarë duhej bërë më tej. Operacioni ushtarak i gjendjes së jashtëzakonshme ishte copëzuar nga veprimet politike dhe pavendosmëria për të përdorur dhunën si rrugëzgjidhje. Nga ana tjetër, oficerët që filluan të merrnin përsipër drejtimin e trupave, nuk kishin kurrfarë përvoje ushtarake. Ushtarët shpesh niseshin në një destinacion pa ushqime dhe pa prapavijë të sigurt. Ndërhyrjet politike, të paktën tri herë gjatë një jave që ishte vendosur gjendja e jashtëzakonshme, bënë që ajo të ishte një dështim i plotë. Sali Berisha kishte caktuar 9 marsin edhe si ditë për mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike. Ishte një ditë e vetmuar për të dhe pati shumë pak takime private. I kam kërkuar disa herë më vonë, pas asaj dite, të ulej e ta përshkruante atë ditë. Dhe një ditë e bëri. Ishte ulur dhe kishte shkruar rreth 40 rreshta dhe m’i dha. I ruaj ende ato dy faqe. Aty shihet qartë se sa pak detaje është në gjendje të përshkruajë për ditën më të vështirë të jetës së tij, për të cilin kishte ofruar aq shumë luftë dhe duhet ta mbyllte me paqe dhe dorëzim. Nëse e shikon me kujdes, i kupton të gjitha dilemat e tij, madje edhe planin për ndarjen Jug-Veri, edhe planin rrufe të nënshtrimit me rezervistë. Në të vërtetë, pozicionimi i tij sikur kishte në dorë ndarjen në dy pjesë të Shqipërisë ishte shumë fiktiv, pasi, nëse kishte një gjë që atij
230
MERO BAZE
i mungonte, ishte Veriu. Askush nuk ishte i gatshëm të hynte në konflikt. Natyrisht që PD-ja kishte më shumë mbështetës në Veri, por kjo nuk vinte nga të mirat që kishte sjellë PD-ja atje, por nga të këqijat që kishte bërë komunizmi. Po e fus të plotë përshkrimin e 9 marsit, siç e ka shkruar me dorën e tij Sali Berisha. Ndoshta lexuesi e kupton më mirë se si një president në detyrë përpëlitet në orët mes dorëheqjes dhe dorëzimit të pushtetit. E bukura e këtij shkrimi është se Sali Berisha është ulur dhe e ka shkruar si një gazetar të cilit i rrëfehet Berisha. Pra, më shumë se Berisha i vërtetë, ky është Sali Berisha i fshehur, ai që kishte dëshirë të mbetej versioni i tij në faqen e shtypit. E vetmja shenjë origjinaliteti që dëshmon se ky është dorëshkrim i Berishës, është rreshti i gjashtë nga fundi, ku Berisha ka bërë me shkrimin e tij të dorës një ndërhyrje për të sqaruar se...”mbledhja... ishte e kryesisë së PD”. Sipër fjalës “mbledhja” është shkruar me shkrimin e tij: “kryesisë së PD”. E vetmja gjë që vlen dhe që mund të besohet është mëdyshja që ai ka pasur për të dhënë dorëheqje apo për të vazhduar më tej. Kjo është ndoshta e vetmja dëshmi origjinale që Sali Berisha është përpjekur të lërë për historinë e 9 marsit. I ka qëndruar larg rikujtimit të asaj dite në çdo rast. Siç shihet, më shumë se sa një dëshmi e tij, është një dëshirë se si duhej ta përshkruante media këtë ditë për të. E vetmja gjë që mund të besohet më pak është nëse kur mendonte dorëheqjen e tij i dhimbsej vendi apo vetja, e cila mund të bëhej objekt sulmesh, siç u bë në fakt dhe rezistenca e tij në pushtet. Është një mundim i madh të arrish të depërtosh në mendjen e një protagonisti të madh të historisë, i cili deklaron paraprakisht se nuk do ta shkruajë kurrë historinë e tij. Një makth i brendshëm ta dikton këtë vendim. Të ulesh të shkruash historinë tënde, nuk është aq e lehtë. Por nuk është e vërtetë se nuk do të shkruhet historia për të. Thjesht e do siç i duhet për momentin. Këto faqe të shkruara me dorën e tij janë sprova e vetme që kemi, se ai ëndërron që dikush t’ia shkruaj historinë sikur të ishte Sali Berisha tjetër ai që përpiqet të maskojë Sali Berishën e vërtetë. Përfytyroni një burrë shteti që ulet në kompjuter dhe shkruan për Sali Berishën duke qenë vetë Sali Berisha dhe duke theksuar se “ai”, Sali Berisha, kishte
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
231
232
MERO BAZE
menduar: ......” Pra ëndrra e tij e vërtet është të shkruaj historinë e tij në vet të tret për vetën e parë. Ky është në të vërtet Sali Berisha që kërkon të fsheh politikani Sali Berisha. Distanca e tij me historinë është makth, pikërisht për shkak se nuk ka gjetur ende një njeri të shkruaj historinë e tij sikur ta shkruante ai vet në vet të tret. Si tek kjo faksimile. Ky është momenti kur njeriu ëndërron “historinë sipas vetvetes” dhe ky njeri është shumë më i rrezikshëm se njeriu që shkruan vetë, qoftë dhe me gabime, historinë e tij. Berisha i ka thënë gazetës Times më 25 Mars, se kishte menduar të jepte dorëheqje më 9 mars. Pasi kishte dalë nga mbledhja e Kryesisë së PD-së,
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
233
ishte ulur në skrivaninë e tij dhe kishte shkruar një mesazh të shkurtër. S’e kam gjetur kurrë këtë mesazh. As Linda Isani, asistentja e tij më e afërt në të gjitha çastet e vështira politike, nuk e ka parë me sytë e saj. Pastaj, siç shihet, ai përpiqet të arsyetojë pse e ktheu këtë vendim. U bëra kurioz dhe e gjeta intervistën e tij në Times-in e 25 marsit 1997. Është një intervistë-portret, ku Berisha citohet për disa nga problemet me
Faksimile e faqes së gazetës “Times” datë 25 mars 1997
234
MERO BAZE
të cilat ndeshet vendi, por dhe për të shkuarën dhe hobitë e tij. Ai shpjegon se çasti më i vështirë i tij politik ishte kur socialistët po përfshiheshin gjithnjë e më shumë në atë që po ngjante si luftë civile. “...Vetëm ditën që kam ofruar platformën e pajtimit kombëtar kam menduar dhe për dorëheqjen, por ajo ishte gjëja më e thjeshtë”, i kishte thënë gazetarit. Interesante është se dhe gazetari i Times-it ka kërkuar të dijë nëse Berisha do t’i përshkruajë ato çaste, por ky i ka thënë “jo”, pasi nuk ka dëshirë të shkruajë kurrë kujtime. Tani, kur e mendoj, them se do të ishte një mision i pamundur për të, jo vetëm për shkak të dinamikës së madhe të ngjarjeve, por edhe ngaqë ai nuk ka respekt për historinë, të cilën e konsumon vetëm si ushqim për politikën e ditës. Nëse e shikon më pas formulën e 9 marsit, shihet qartë se më shumë se një formulë për të shpëtuar vendin, ishte një formulë që shpëtoi karrierën politike të Berishës, pasi e mbajti atë brenda sistemit. Ai arriti të bëhej palë e barabartë me kundërshtarët, kur nuk kishte as dhjetë për qind të kapitalit të tij politik në dispozicion dhe diktoi rregullat e lojës deri më 29 qershor, kur kaloi në opozitë. Mbledhja në Presidencë u transmetua direkt në ekranet e televizioneve dhe u duk se zgjoi njëfarë shprese. Në Jug kërcitën kallashnikovët, ndërsa Tirana e priti me qetësi dhe shpresë të përmbajtur. Aty rreth orës 17.00, në hotel Rogner erdhi njëri nga krerët e Aleancës Demokratike, Perikli Teta. U ul në një tryezë ku ishim disa gazetarë. Ishte bërë e ditur marrëveshja, por ende nuk dihej kryeministri. As Peroja nuk e dinte. - Na thoni ndonjë emër, - tha, - se ju i njihni. Berisha nuk na e pranoi as Eduard Alushin, as Pandeli Majkon. Humori që shkaktoi “halli” i tryezës partiake, natyrisht e bënte të vështirë ndonjë propozim serioz aty për aty. Sidoqoftë, të gjithë binin dakord se duhej një njeri i fortë, gati ushtarak, që ta pranonte detyrën. - Bëni atë Gozhitën, - i thashë, - meqë është luftë. -Mos u tall, - tha, - se nuk bën as për komandant toge. U përmend dhe Arben Malaj, por dikush tha se nuk ka pranuar. Pas disa minutash, Peroja iku pa kryeministër nga Rogner-i dhe pas një ore u njoftua se ishte pranuar kandidatura e Bashkim Finos. Disa minuta
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
235
më vonë, në një intervistë te “Zëri i Amerikës”, Finoja dukej ende i çuditur nga emërimi. Rajmond Kola, i cili mezi e kishte gjetur, i mori intervistën e parë, ku Finoja premtoi se do të qëndronte vetëm tre muaj në Tiranë dhe se do të kthehej sërish në Gjirokastër, në qytetin e tij. Vendi po bëhej me kryeministër të ri, në një konflikt të vjetër që vazhdonte. Në mesnatë, duke u gdhirë 10 marsi, më telefonoi Vasil Gjika, një ishdeputet i Partisë Demokratike nga Përmeti, i cili ishte i tronditur nga lajmet që kishte marrë. Ishte ende i paqartë për numrin e viktimave. - Po bëhet masakër, - më tha. - Kanë vrarë prindërit e Edi Theodhorit. Nuk dija si ta ngushëlloja. Në të vërtetë, nuk dija nëse e kishte të afërt Edin. - Si i ke njerëzit e tu? - i thashë. - Kanë ndonjë problem. - Si gjithë të tjerët, - tha duke psherëtirë. Nuk dija ç’t’i thosha. E dija që kërkonte t’ia përcillja Berishës këtë, por ai me siguri e kish marrë vesh. U përshëndetëm me pezëm. Përmeti është ndoshta qyteti më i qetë i Jugut të Shqipërisë dhe, kur aty kishte ndodhur diçka, do të thoshte shumë. Desha ta merrja vesh menjëherë ç’kishte ndodhur e kush kishte qëlluar. Flitej se forcat qeveritare kishin në krye të tyre Bujar Ramën, por statusi i tij ishte i paqartë, pasi në Përmet kishte katër lloj forcash, ishin forcat e SHIK-ut, forca të komanduara nga Sokol Mulosmani, forca speciale te Ushtrisë” Komando”që drejtoheshin nga Fatos Hoxha, dhe një sasi forcash pa asnjë orientim te rekrutuara në Veri dhe që zbritën në Përmet natën e 8 Marsit. Me këto të fundit u krijuan gjithë problemet pasi ato nuk pranonin komandën e ushtarakëve. Mes tyre dhe Bujar Ramës ka pasur debat të ashpër për tu vendosur nën komandë. Më vonë më ka shpjeguar se debati mes tij dhe këtyre “forcave” lindi pasi “unë tentova ti marr nën komandë ngaqë ishin në kaos. Nëse ne do të hynim në Përmet çdo gjë mund të dilte jashtë kontrollit dhe viktimat mund të ishin të shumta. Unë u detyrova ti ndal duke u thënë që kam orientim nga lart. Në fakt nuk kishim më asnjë lidhje me qendrën.” Rrëfimi i Bujar Ramës në këtë pikë, dëshmon paqartësinë dhe kaosin në të cilën ishte futur ushtria SHIK, Policia dhe “paramilitarët” që do nënshtronin Jugun.
236
MERO BAZE
Kohë më pas, kur situata u qetësua, një miku im më prezantoi Edi Theodhorin, kryetarin e Këshillit të Rrethit, i zgjedhur i Partisë Demokratike. Prindërit e tij ishin dy nga viktimat e asaj tragjedie. Më kërkoi të takohej me Berishën, ndërkohë që ky ishte kthyer në zyrat e PD-së. Shkuam bashkë. Berisha ndjeu një lloj sikleti, kur i shpjegova se kush ishte. Fliste thuajse pak gjatë gjithë kafesë që na shërbeu sekretarja e tij në tryezën e zyrës. Edi shpjegoi gjithçka nga skena e asaj që kish ndodhur. Sipas tregimit të tij, atë ditë në Përmet ishte mbledhur një lloj Këshilli i Gjendjes së Jashtëzakonshme. Kishte një prirje paraprake për t’u kërkuar forcave speciale, që ishin vendosur në Përmet, që të largoheshin prej andej. Edi shpjegoi se kishte biseduar me Bujar Ramën për mundësinë e largimit pa përplasje me qytetarët. Ishte dita kur në Tiranë po formohej Qeveria e Pajtimit Kombëtar. Forcat speciale ishin vendosur përballë qytetit, përtej lumit. Gjatë kohës që zhvillohej mbledhja e Këshillit të Gjendjes së Jashtëzakonshme, një plumb qorr kishte goditur Tomor Mullarajn. Edi shpjegoi se si i kapi gjithë njerëzit paniku dhe tentuan të dilnin nga salla. Përpara se të ndodhte kjo, Komisariati i qytetit u ishte dorëzuar disa njerëzve që e kishin sulmuar atë. Sulmuesit e Komisariatit ndërkohë vazhdonin të qëllonin në ajër dhe mbi qytet. Sipas tij, ishin rreth 30 vetë. Edi shpjegonte me zë të ulët dhe të sigurt se si vendosi të përcillte prindërit dhe një fëmijë në një fshat afër Përmetit, për të qenë më të sigurt. Sipas asaj që ishte vendosur, forcat speciale do të linin Përmetin pas disa orësh. Kolona e ushtarakëve ka qenë duke marrë kthesën për tek ura, kur është ndalur nga një prej atyre që kishin sulmuar Komisariatin, duke i drejtuar automatikun shoferit. Një tjetër vëlla i personit që i kishte drejtuar armën shoferit, kishte kërcyer nga mbrapa në makine dhe kishte kërcënuar ushtarët. Pas një rezistence nga ushtarët, ishte dëgjuar një breshëri automatiku. Sulmuesi i kolonës kishte mbetur i vrarë. Pas kësaj, sulmuesit ishin tërhequr dhe autokolona kishte lëvizur jashtë Përmetit. Një makinë që kishte mbetur në mes të urës me disa oficerë dhe ushtarë, ishte vënë nën zjarr dhe shumë prej tyre kishin shpëtuar falë disa përmetarëve, që i kishin marrë në shtëpi. Edi tregonte me dhimbje momentin e vrasjes së prindërve të vet. Ndërsa autokolona po ikte, makina e prindërve të tij po e
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
237
ndiqte pas, për t’u larguar. Me sa dukej, dikush mendoi se ajo po e ndiqte dhe hapën zjarr mbi të. Edi Theodhori tregonte me qetësi dhe dhimbje. Sali Berisha dëgjonte në heshtje dhe thuajse nuk bëri asnjë koment. Pas pak u ndamë dhe e përcolla deri jashtë Edin. Ishte një version realist i asaj që kishte ndodhur. Por, më 9 mars, kur Vasil Gjika më tha se ishte bërë masakër, unë kisha ndjesinë se diçka e papërgjegjshme mund të kishte ndodhur, derisa në Përmet njerëzit janë përleshur me ushtarakët. Madje, në ditët që pasuan, pati shumë thashetheme për sjelljet e tyre, për fyerjet ndaj qytetarëve, femrave dhe plaçkitjet e pronave të të tjerëve. Do të ishte e tepërt po të ishte e vërtetë. Fakti që arritën të bëhen të besueshme thashetheme të tilla, tregojnë qartë se njerëzit ishin armiqësorë me ata që kishin shkuar aty në emër të pushtetit. Turma e rekrutuar e atyre që quheshin ushtarë, ishte në të vërtetë një komunitet i çorganizuar, që zor se mësoheshin me rregullat ushtarake. Përtej kazermave, ata mund të kenë demonstruar në Përmet dhe Këlcyrë ato gjeste dhune dhe arrogance që shfaqnin dhe klubeve të Tiranës, ku rrahën politikanë dhe gazetarë dhe hynë nëpër restorante duke prodhuar dhunë dhe pasiguri. E gjitha ishte nja taks që ushtria, policia dhe SHIK po e paguante për shkak të frocave paramilitare te rekrutuara në Veri. Duhet të ketë qenë e sikletshme për oficerët profesionistë e gjithë ajo që ndodhte me ta. Fakti tjetër që shumica e tyre ishin kryesisht nga Veriu, i bënte dhe më të papërgjegjshëm në sjelljet e tyre, pasi mendonin se nuk i njihte askush dhe s’do të ndesheshin kurrë me atë që po bënin.
238
MERO BAZE
Ditët kur vdiste kryeqyteti
T Një ditë pas formimit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, problemi më i vështirë nuk ishte fundi i qeverisë së Partisë Demokratike, por fundi i Forumit për Demokraci. Të gjithë kishin pak a shumë një ide sesi do të përfundonte ish-partia në pushtet, por askush nuk kishte një ide se çdo të bëhej me ata që u bashkuan për ta rrëzuar këtë qeveri. Një pjesë e tyre kishte hyrë në qeveri, kurse një pjesë, për shkak se ishin marrë formalisht, nuk mund të përfshiheshin në të. Kjo pjesë u bë më radikale. Forumi ishte i vetmi institucion politik që e konsideroi jo të plotë formulën e qeverisë, pasi nuk përfshinte demonstruesit e armatosur. Të paktën tri fakse me kërcënime për largimin e Berishës mbërritën brenda një ore te zyra e shtypit e hotel Rogner-it. Lajmet e zbehta se qeveria ishte pritur mirë në Jug, ishin më shumë të fabrikuara. Në fakt, në Jug kishte filluar të mbretëronte kaosi dhe njerëzit e armatosur e kishin mendjen më shumë te plaçkitja. Atmosfera e atjeshme përcillej në Tiranë me ankth. Qeveria ende nuk ishte plotësuar për shkak të problemeve që kishin dy partitë kryesore me një kandidaturë për ministër Mbrojtjeje. Tirana po tkurrej përditë e më shumë dhe rrugët po boshatiseshin orë pas ore. Të martën, më 11 mars, në mesditë, ndërsa po hyja në hotel Rogner, një e dërguar speciale e AFP-së, së bashku me kolegen e saj nga Tirana, më kërkuan makinën, që të shkonim deri afër Shkollës së Bashkuar. Dikush kishte njoftuar te Rogner-i se ishte hapur një depo armësh në Tiranë. U nisëm menjëherë dhe gjatë rrugës përpiqeshim të bënim humor me armët
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
239
që mund të merrnim te Shkolla e Bashkuar. Rruga e Dibrës ishte bllokuar. Na u desh të kalonim pas bllokut të spitaleve dhe të dilnim atje ku bashkohet rruga e Porcelanit me atë të Kinostudios. Rreth njëqind metra para kryqëzimit, pamë një djalë të ri me xhinse, që kishte hedhur një automatik në sup dhe po ecte i patrazuar në rrugën kryesore. Ndalëm makinën dhe e pyetëm se ku e gjeti. Kolegia franceze e AFP-së ngjante e tmerruar nga gëzimi që po shihte njerëz me armë. - Shkoni, ka plot, - tha ai. - Kaloni nga ana tjetër e rrugës! Në atë çast, një breshëri automatiku shpërtheu fare afër nesh dhe unë, që për herë të shikoja një njeri të armatosur fare afër, ktheva timonin 180 gradë dhe për pak shtypa një grua. U kthyem në drejtim të Kinostudios dhe pasi e lamë makinën disa dhjetëra metra larg, u përpoqëm të afroheshim te vendngjarja. Një grup policësh po dëbonin me armë në dorë tufën e njerëzve që po shkonin drejt Shkollës së Bashkuar. Disa djem që dolën nga kjo rrëmujë me armë, na thanë se te muri i shkollës kishte plot armë dhe municion, por tanimë kishin ardhur policët dhe ishte rrezik. Unë u lidha direkt me redaksinë nga makina. Lajmin e kam transmetuar pothuaj në ecje, duke biseduar drejtpërdrejtë me studion dhe duke ia përshkruar situatën. Lajme të shkëputura për akte të tilla kishte dhe për në Kukës e Tropojë, por ende ishin të pakonfirmuara. Po kështu bënë edhe koleget e AFP-së. U kthyem në hotel të shqetësuar. Gjëja më e mirë ishte të ikja në shtëpi. Nga periferia e Tiranës filluan të dëgjohen krisma. Ishte një skenë me të cilën nuk na ishin mësuar veshët. Në Rogner kishte pak politikanë. Më duhej që dikush të fliste, por vendi ishte ende pa qeveri. Kryeministri Meksi po priste në zyrën e tij Bashkim Finon, për t’i dorëzuar çelësat. Ylli Rakipi, që kishte shkuar pak orë më parë në zyrën e tij, e kishte gjetur të shtrirë në kolltuk. Vendosa të shkoj te Berisha. Më priti në zyrë aty rreth orës 16.00. Dukej tërësisht i prerë në fytyrë. - Kanë shpërthyer depot, - i thashë. - E di. Njerëzit janë të frikësuar, - tha. - Duhet bërë diçka që të kthehet besimi. Kam ndërmend të ftoj trupa ndërkombëtare në Shqipëri. Të gjitha këto i thoshte njëra pas tjetrës, sikur donte ta shpjegonte sa më parë rrugëzgjidhjen.
240
MERO BAZE
Problemi i dytë ishte qeveria. Ishte hartuar lista dhe pjesë e qeverisë ishte dhe Partia Lëvizja e Legalitetit, së cilës Berisha i kishte ofruar Ministrinë e Drejtësisë. - Duhet të gjejmë Spartak Ngjelën, - i thashë, - se ka ikur. - Ku ka ikur? - Në Zvicër. Iku pas asaj natës që e morën në qeli. E kapi një e qeshur e papritur, pastaj u bë serioz dhe kërkoi të vinte urgjent. Dola bashkë me Ylli Raipin në kërkim të një adrese të avokatit. Pas dy orësh, arritëm ta njoftonim që të kthehej. Mënyra se si do t’i paraqitej Guri Durollarit kjo ishte dhe më komplekse. Berisha e thirri për t’i thënë se Legalitetit i ka dhënë Drejtësinë për traditë, si parti shtetformuese, por kishte shtuar nevojën që kishte për avokatin në kabinet. Durollari, që e kishte pikasur më parë se ishte marrë vendimi, as që bëri rezistencë. - Natyrisht, avokatin, - tha. - Rëndësi ka të jemi në qeveri. Bëra një raport në orën 20.00, ku paralajmërova se si autoritetet shqiptare mund të kërkonin një forcë ndërkombëtare për të vendosur autoritetin e humbur të shtetit. U ktheva në shtëpi rreth orës 21.00 të mbrëmjes. Mosbesimi po ngjallej me shpejtësi nga të gjitha anët. M’u kujtua fati i marrëveshjes së 6 Marsit. Skenat gati po përsëriteshin. 13 marsi ishte ndoshta dita më e frikshme për Tiranën. Më telefonuan prindërit në Golem dhe më duhej të shkoja t’i takoja. Duke ikur nga rruga e Kombinatit, pashë se ato ishin fare të shkreta. Rreth orës 09.30 minuta, te një repart ushtarak, vetëm tri km para Pezës, ku të shfaqet para një kthesë e mbuluar me rrape, te vendi i quajtur Hani i Bobës, pashë një ushtar që po ecte në rrugë me çantën e shpinës në krahë, me kapele të hequr dhe shumë i rregullt nga uniforma. Pas tij, njerëz të armatosur po dilnin me shpejtësi nga rrugica majtas dhe po sistemonin armë buzë rrugës. Më ndalën dhe mua. - Shko merr armë, - më tha njëri prej tyre, një djalë rreth të njëzetave, me kaçurrela të zeza, që dukej gati i eksituar nga ideja që kishte një pistoletë në dorë dhe automatik kallashnikov në krahë.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
241
-Mirë, - i thashë dhe pa bërë zë, lashë makinën dhe zbrita. Për një moment mendova se do të mbetesha pa makinë, por ai zeshkani as që e kishte mendjen te makina ime. Shtinte në ajër i gëzuar dhe kërcënonte duke qeshur çdo njeri që i dilte përpara. Bëra disa hapa drejt depos, por isha shumë i frikësuar. Në këtë kohë, një makinë Saurrel me sponde të hekurta, e mbushur plot e përlot me kallashnikovë, doli nga magazina qendrore dhe mori drejtimin e Durrësit. Sipër saj qëndronin tre djem, ndërsa në kabinë tre të tjerë, përveç shoferit. Secili prej tyre mbante një armë në dorë. Dikush u kërkoi armë, por ata i treguan depon. 100 metra më lart, te depoja, disa nga ish-oficerët apo kapterët rrinin të qetë dhe shikonin njerëzit si armatoseshin. Unë po ecja i hutuar drejt tyre. Njërit prej ushtarakëve, të cilit i tërhoqi vëmendjen dalldisja ime mes njerëzve me armë, më bëri shenjë t’i afrohesha dhe më pyeti se diku më kishte parë. U skuqa i gjithi nga frika se mos kujtohej që isha gazetar. - Asgjëkund, - i thashë dhe bëra sikur më vajti vonë për të marrë dhe unë një armë. Ai po më shikonte me dyshim. U ktheva gati me gjunjë të dridhur te rruga ku priste djali me kaçurrela. Gjatë rrugës, një djalë i vogël, rreth 13 vjeç, më kërkoi t’i mbaja dy kasa metalike të vogla me fishekë. - M’i jep, - i thashë dhe fillova të eci përpara tij. Sapo u afrova te rruga, djali me kaçurrela më priste buzagaz dhe shikonte nga dera prej llamarine. - Bjeri këtu fishekët, - më tha. - Janë të atij djalit, - i thashë duke treguar adoleshentin që vinte pas. - Bjeri, mor shkërdhatë këtu, të them, - tha dhe më kërcënoi me një pistoletë TT, që e sillte në fakt rrotull kokës së tij. Ia lashë të dyja në dorë, i lehtësuar, dhe po prisja ç’të bëja me të. - Ik, pirdhu, mut! - më tha. Sapo kalova dy metra, kaçurreli qëlloi me pistoletë mbi arkën me fishekë, pasi nuk e hapte dot. Dikush i ulëriti se mund të plasnin fishekët. Unë hyra me vrap në makinën që, çuditërisht, nuk e kishte ngacmuar askush, megjithëse, nga frika, i kisha harruar çelësat në kuadër. E ndeza dhe ika me shpejtësi. Te kthesa e parë, para se të shfaqej Peza, më ndalën dy djem të armatosur. - Na i jep armët, - më thanë.
242
MERO BAZE
- Nuk kam, - u thashë, - m’i mori ai çuni atje poshtë. - Po ti, ku i kishe duart? - më tha njëri prej tyre. - S’kam ç’të bëj, - i thashë, - i mori. Më lejuan të ikja, por duke parë me dyshim. Rrugën gjer në Plepa e bëra për 20 minuta. Në të dalë të Ndroqit, një fshatar po zbriste nga pjesa e sipërme e rrugës me një arkë të madhe në kurriz, që ngjante si municion luftarak, por nuk dallohej se çfarë ishte. Në faqe të kodrës, shikoheshin fshatarë që nxitonin në drejtim të një reparti ushtarak afër një bunkeri të madh. Këto ishin të vetmet skena deri në Plepa. Atje ende nuk kishte mbërritur vala e goditjes. Policët te Shkëmbi i Kavajës po rrinin të qetë. Unë u tregova se çfarë kisha parë gjatë rrugës dhe ata më shikonin me habi. - Këtu ka një repart, - thanë ata, - po ende nuk ka ardhur njeri. Mbërrita në Golem te prindërit dhe u përpoqa t’i qetësoj se në Tiranë situata është në rregull dhe se unë do të kthehesha prapë atje pas disa orësh. Orët po kalonin dhe frika po shtohej. Filluan të dëgjoheshin krisma edhe atje. Një nipi im ushtar, mbërriti rreth orës 11.00 me kapele në dorë. Ishte me shërbim te Shkëmbi i Kavajës. Sipas tij, aty kishte mbërritur një çetë me njerëz të panjohur, që u kishin kërkuar armët. Ushtarët nuk kishin rezistuar dhe kishin dorëzuar automatikët. - Ata ishin pak dhe ne mund të kishim rezistuar, - tha ai, - por ishte e kotë. Na thanë që ka ikur dhe Zhulali. Rreth orës 11.00, vendosa të kthehem për në Tiranë. U ktheva nga rruga e Vorës, për shkak të frikës së njerëzve të armatosur. Rrugët ishin bosh dhe të frikshme. Vetë 13 marsi ishte një ditë e vrenjtur dhe e zymtë. 2 km para Vorës ose, më saktë, te një çezmë para se të shkosh te stacioni i trenit, një zetor ishte mbushur plot me njerëz të armatosur që u gëzoheshin armëve që kishin në krahë. Kishte mes tyre dhe fëmijë të vegjël, që nuk ishin më të gjatë se arma. Përtej lumit, në krahun e majtë, kur kthehesh për në Tiranë, ishte hapur një repart ushtarak. Rreshti i njerëzve që vraponin për armë, ngjante i pafund dhe i frikshëm. Deri në Tiranë, kjo ishte e vetmja skenë e frikshme. Në Kashar u shkëmbeva me dy makina të Berishës. Njoha truprojën e tij në vend të parë. Po iknin të dy me shpejtësi ferri.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
243
Ku të shkojnë?, mendova me vete. Kush ishte brenda? Pse aq shpejt? Pak më vonë, mësova se vajza dhe djali i tij u nisën për në Itali. Kishin ikur të frikësuar. Media italiane përshkroi dhe vendqëndrimin e tyre. Dukej qartë se Berisha ishte frikësuar keqas. Në të hyrë të Tiranës, dëgjohej breshëria e automatikut. Kryeqyteti dukej se kishte nisur një betejë imagjinare. Te Zogu i Zi më thanë të merrja rrugën për nga 21 Dhjetori, se ishte hapur burgu i Tiranës dhe mund ta pësoja nga ndonjë i burgosur ordiner. Te 21 Dhjetori më thanë të kthehesha drejt sheshi, se ishte djegur supermarketi i VEFA-s dhe mund të haja ndonjë plumb. Në shesh nuk kishte këmbë njeriu, por breshëria e plumbave duket se mbinte prej tij. Shkova drejt e në hotel Rogner. Aty kishte rënë hija e vdekjes. Gazetarët e huaj po përpiqeshin të lidheshin me Jugun, ndërsa shumica e gazetarëve shqiptarë po bënin plane për të ikur në Greqi. Shpëtim Nazarkos i kishte ikur humori. - Dështoi dhe ky variant! - tha. - Duhet bërë diçka tjetër. Kam biseduar me Preçin. Tani duhen zbutur palët. Unë them të bëjmë një lëvizje për paqe, që të normalizojmë situatën. E kam menduar, mos më shiko i çuditur. Do të thërrasim Kadarenë, Agollin, Qosen dhe do ta drejtojmë së bashku me Preçin. Ti duhet të na bësh një intervistë në “Zërin e Amerikës”... - Mirë, - i thashë, - ta bisedojmë pa ia humbur seriozitetin dhe pa u shtuar asgjë komike nismave që lindin dhe vdesin brenda hollit të vetëm të Tiranës, ku armët nuk kanë depërtuar. Ai filloi të më shpjegonte idenë. Bëhej fjalë që të ndërpritej nga pikëpamja sociale gjendja e jashtëzakonshme dhe punëtorët të shkonin në punë e që të mos shkatërroheshin ndërmarrjet, nxënësit të shkonin në shkollë, që të mos digjeshin ata dhe gazetarët në gazeta dhe, për herë të parë, të mos i nxinin ato... - Do ta shpëtojmë Shqipërinë! - tha. - Mbaje mend që këta do t’i vënë flakën. Nesër e ka radhën gjeneral Memia me gjeneral Koçin, njëri në Dajt e tjetri në Mullet... dhe ec e rro në këtë vend... Pak më vonë, tha se kjo lëvizje do të përbënte alternativën e qendrës në zgjedhjet e ardhshme dhe mund të merrte 20 për qind duke fituar lojën. Gjeta rast të tregohesha mosbesues për rezultatin e fundit dhe u ulëm të pinim kafe e ta harronim këtë ide të re. Telefonova në shtëpi dhe ime
244
MERO BAZE
shoqe më tha se dy fëmijët e vegjël po qanin nga krisma e armëve. Apartamenti ynë ishte në katin e gjashtë dhe ishte shumë e rrezikshme, ngaqë në katin e pestë të pallatit përballë, dy djem me mitraloz të lehtë, kishin zënë pusi dhe qëllonin në ajër pa pushim. Ishte e pamundur t’u flisje apo të dilje në dritare e t’u bëje shenjë për armëpushim. Lajmi se ministri i Mbrojtjes ishte arratisur, ishte lajmi më i rëndë i ditës. Me një anije peshkimi dhe një shumë të majme me vete, së paku sipas legjendave që nisën të përhapen duke iu referuar burimeve italiane, Safet Zhulali kishte mbërritur me familjen në brigjet italiane. Edhe pse zyrtarisht ai nuk ishte më ministër, arratisja e tij ishte e rëndë. Morali ra tërësisht dhe ushtria në ato momente gati u zbërthye me komandë. Filluan pandehmat për komplot dhe skema që dikush donte t’i nxirrte “ujë të zi” këtij vendi. Sali Berishën nuk e kam parë kurrë më të sfilitur se në ato momente. Sa herë që flisnim në telefon, vetëm pyeste se kush kish mbetur akoma. Dikush thoshte se ishte një komplot ikja e tij. Atë ditë, unë i bashkohesha mendimit të shumicës. Por, më vonë, i tronditur, kam kuptuar se ai ishte trembur thjesht si çdo qytetar i Shqipërisë. Dhe një nga arsyet e trembjes, siç e ka thënë dhe vetë publikisht, ka qenë një kryeartikulli i gazetës Albania, që e sulmonte ashpër si përgjegjës për atë që ndodhi në Vlorë. Editorialin pa emër e kisha shkruar unë dhe në të vërtetë ishte shumë i ashpër. Zhulali tha më vonë se gjithë Ushtria, përfshi dhe atë, mendonin se e kishte bërë Sali Berisha dhe e kishte marrë këtë si kërcënim. “Pas atij momenti, unë e kisha humbur tërësisht autoritetin në ushtri dhe te Komandanti i Përgjithshëm”, kishte thënë ai. Për 12 ditë me radhë, ai editorial i kishte krijuar ministrit të Mbrojtes së Shqipërisë makthin e të qenit armik i Komandantit të Përgjithshëm. Dhe iku më 13 mars, ditën që Tirana po përpëlitej mes jetës dhe vdekjes. Në raportin që transmetova direkt më 13 mars rreth ikjes së tij, kolegu im nga studioja më tërhoqi vëmendjen të mos isha emocional dhe të mos e fajësoja unë ish-ministrin. Ishte një bisedë direkte e vështirë. Ishin hapur po ashtu fjalë se ishte arratisur dhe kryeministri. Nga Uashingtoni më thanë ta verifikoja dhe e gjeta në telefon. Nuk kishte ndërmend të ikte. Po ashtu, lajmet se fëmijët e Berishës ishin në Itali, filluan të mbushin ballin e lajmeve në të gjitha agjencitë e huaja. Vetë Berisha ishte në Presidencë. Ishte e vështirë të
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
245
komunikoje me të. Në pallatin e tij ishin të trembur për shkak të kërcënimeve nga Gjirokastra, se shtëpia do të hidhej në erë. Komitetet e mbledhura në Gjirokastër, së bashku me disa pjesëtarë të Qeverisë së Koalicionit, diskutonin në sy të gazetarëve për sulme mbi shtëpinë e tij me “avionë”, me “pesëdhjetë djem” apo me variante të tjera për të “shpëtuar popullin shqiptar”. Ai vetë kishte vendosur të flinte në Presidencë. Në oborr kishin mbetur vetëm gjashtë roje, ndërsa një grup djemsh vullnetarë ofruan ndihmë vonë, kur filloi një përpjekje e armatosur e rojeve të tij me një furgon që ndaloi para Presidencës në mënyrë provokative. Një njeri u vra para hotel Rogner-it dhe një tjetër u plagos dhe më vonë vdiq, ndërsa përpiqej të largohej pas zjarrit të hapur mbi furgon. Lajmi se kishin sulmuar Berishën, la pa gjumë shumicën e gazetarëve të huaj në hotel Rogner dhe disa prej tyre u ngjitën dhe në tarracën e hotelit për të parë ndonjë skenë më për të qenë. Thashethemet ishin mbretëria e asaj nate. Të nesërmen në mëngjes, në bulevardin qendror para hotel Rogner-it ishin vendosur disa qirinj për një të vrarë, ndërsa një plep i vogël është ende i thyer në rrugën përkitazi Presidencës, ku u përplas furgoni që provokoi rojet. Nga Garda filluan të shtëna të panumërta dhe paqartësia se çfarë po ndodhte atje, shtoi shqetësimin për ndonjë sulm të mundshëm mbi Presidencë. Ishte një nga netët më të mistershme të Tiranës. Ministria e Brendshme kishte mbetur pothuajse bosh. Sali Shehu thoshte shumica e shefave kryesorë të ministrisë kishin ikur në shtëpi duke i marrë këpucët në dorë. Megjithatë, Komisariati numër 2 dhe Komisariati numër 3, dukej se punonin. Sali Shehu ishte Shefi i Komisariatit numër 2, dhe banonte në një pallat me mua. Atë ditë mbërriti në shtëpi rreth orës 01. 30 të natës. Më ftoi së bashku me ylli rakitin, drejtorin e gazetës Albania për një kafe. Na tregoi se diçka kishte ngjarë rrotull Presidencës dhe për planet e tij për ta kontrolluar Tiranën me një grup djemsh të rinj ditën e nesërme. Ylli e inkurajoi menjëherë dhe, ashtu entuziast siç ishte, i tha se kjo ishte rrugëzgjidhja e vetme. Sali Shehu, koloneli i vetëm që jetonte atë natë pa
246
MERO BAZE
shumë frikë në Tiranë, ndenji me ne deri rreth orës 02.00 të mesnatës duke pirë disa gota uiski, shau gardën e Berishës dhe gjithë Ministrinë e Brendshme, pastaj doli prapë në rrugë. Unë u ngjita në apartamentin tim, në katin e gjashtë dhe gjeta Almën, gruan time, që ishte ende zgjuar. Ishte e tronditur. Më paskësh telefonuar, por unë e kisha lënë celularin në dhomë. - Mori Sali Berisha në telefon, - më tha. - Nuk ishte mirë. - Çfarë kishte? - e pyeta. - Nuk ishte mirë, - tha. - Fliste sikur dikush do ta vriste pas pak. S’di si të ta them, por fliste gati përçart. Nuk më la as t’i them që jam Alma, por më tha se kjo që po ngjet sonte duhet të shkruhet, të mbahet mend, se sonte këta... ku di unë ç’po më thoshte. Foli nja 5 minuta pa pushim, por nuk ishte mirë. Të mora ty në telefon, po ti e kishe lënë këtu lart. Përshkrimi i Almës dhe ajo që na tha pak më parë Sali Shehu për Gardën e shthurur, sulmet mbi Presidencë dhe gjithçka tjetër, ma bënë fiksim që diçka mund t’i kishte ndodhur. I telefonova dhe m’u përgjigj menjëherë. U përpoqa të dukesha i qetë dhe i thashë se më kishte kërkuar. M’u duk më i qetë. - Po, të kërkova, - tha. - Ku je tani? Eja pak. - Jam në shtëpi, - i thashë, - po s’kam makinë, se ma kanë vjedhur dje para pallatit, sa nisën krismat. Më nis një makinë. - S’ka problem, takohemi nesër, - tha. Të nesërmen, skena u tensionit rrotull Presidencës u përsërit dhe në mbrëmje fola përsëri me të. - Po vij pak, - i thashë, - shiko mos më dërgon një makinë. Pas pesë minutash, isha para pallatit. Beqiri, një shofer i tij shoqërues me një makinë Toyota foristradë, u afrua te rrugica. Në momentin që matesha të hyja në makinë, në qoshe u shfaq një roje, që më dukej se ruante një furrë buke dhe filloi të qëllonte lart me kallashnikov. I bëra shenjë të qetësohej, se nuk kishim punë me të. Nuk na foli, por nuk qëlloi më. U nisëm. Të shtënat dëgjoheshin në çdo cep të Tiranës. Ndërsa kaluam hotel Diplomati-n dhe kishim marrë rrugën përbri stadiumit “Dinamo”, në drejtim të Presidencës, një breshëri e zgjatur, që m’u duk si pas veshit, erdhi nga ana e Parkut të
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
247
Delegacioneve. U mblodha skrupull instinktivisht, ndërsa Beqiri i dha gaz makinës. Ishte i tronditur në fytyrë. U futëm me urgjencë në oborrin e Presidencës, ku dukej se ishin shtuar disa civilë me armë në duar dhe me dialekt verior. - Shpëtuam për qime, - tha Beqiri. – Plumbat kanë kapur makinën nga fundi. Aty te Parku i Delegacioneve, më duket. Ishte e pabesueshme. Në zyrën gjysmë të errët të tij, Berisha ishte vetëm, ndërsa nga ana e kodrave të Liqenit skuqnin plumbat që kryqëzoheshin në ajër. Në cep të tavolinës ishte darka e tij e mbështjellë me letër alumini dhe e panisur. Liria, e shoqja e tij, kishte shkuar te një mbesë e Berishës, që herë thoshte te lagjja “Ali Demi” e herë te lagjja ku banoja unë, afër stacionit të fundit të Tiranës së Re. Fëmijët kishin ikur në Itali, ndërsa ai kishte vendosur të rrinte në zyrë. Nuk e hapi muhabetin e telefonit me gruan time një ditë më parë dhe tronditjen që kishte përcjellë tek ajo. Gati nuk shkëmbyen asnjë fjalë. Ai foli papritur. - E di unë si e donte kjo punë, - ia nisi. - S’kemi ushtri ne, janë lepuj. Nuk i fola. - Ose t’i thuash Perëndimit shiko punën tënde dhe... - Nuk e mbaroi fjalinë. - Një zgjidhje do ishte dhe republika islamike, por pastaj duhet t’i bësh llogaritë mirë... Nejse, s’bëhet gjë tani. Ishte një e folur gati si mërmëritje. E përmendi disa herë më vonë në ditët e tjera këtë shkëputjen nga Perëndimi, lidhjen me islamin, pastaj e hidhte poshtë po vetë, e sillte vetë sërish. Ishte në ditët më të paqarta të jetës së tij. Donte vetëm një fije kashtë ku të kapej, i sigurt se do t’ia dilte. Republika islamike më dukej një vegim që i shfaqej pikërisht nga ngërçi i rrugëdaljeve. Për të ishte një ditë e vështirë, ndoshta më e vështira e jetës së tij politike. Armiku i tij i madh në ato momente nuk kishte të bënte fare me ata që kishin rrëmbyer armët, por me Uashingtonin, i cili kishte hartuar një kërkesë për largimin e tij. Kjo e kishte tmerruar. Kjo po e çonte të hamendësonte çdo zgjidhje të mundshme që kalonte jashtë tyre. Dhe jashtë kontrollit të tyre kalonte vetëm republika islamike. Kur e shihja ashtu të drobitur dhe pa shumë shpresa për pushtetin që po i thërrmohej para syve, një javë pasi kishte menduar se e kishte kaluar
248
MERO BAZE
lumin, ndieja një lloj keqardhjeje dhe thellë-thellë mendoja se ishte një njeri me fat tragjik, i cili krijonte keqkuptime edhe me Perëndimin. Mbi tavolinën e tij ishte ende racioni i ushqimit që Liria ia kishte sjellë për darkë mbështjellë me letër varaku, si dhe sallata në një tas kauçuku. E kuptova që tronditja e tij e madhe nuk kishte të bënte me rebelimin e shqiptarëve, por me fundin e durimit të amerikanëve. Donte një rrugëzgjidhje kundër atyre. Për mua, republika islamike vazhdonte të mbetej një lajthitje e momentit e tij, por më pas u binda se në ato momente e ka menduar seriozisht si zgjidhje për veten. Dy muaj më vonë, me një rekomandim të tij, unë dhe Ylli Rakipi takuam një njeri që ishte realisht kyçi i organizmit të botës islame në Ballkan dhe financuesi kryesor i luftës në Bosnjë Hercegovinë. Ishte njëkohësisht njeriu konfindent i Sali Berishës. Heshtja që mbushi boshllëkun mes përçartjeve të tij dhe kujdesit tim për të mos folur për një gjë që më dukej lajthitje, u thye prej tij. Befas ishte qetësuar. Nisi një bisedë më të shtruar. Një bisedë për shkaqet e gjithë asaj që po ndodhte. -E di? - më tha. - Këtë s’ia kam thënë as vetes këto vite, po gjithmonë më është dukur se shqiptarëve nuk u hyri kurrë në kokë demokracia. Në vend të saj, sikur ke vënë një tullë në kokë të tyre. Asnjëherë nuk u përpoqën ta kuptojnë. Ndaj ndodhi kjo që ndodhi. E kisha më të lehtë t’i jepja të drejtë dhe heshtja më ndihmoi me një tundje koke. Pastaj befas u bë i kthjellët. Përmendi Fatos Nanon. Kishte dal nga burgu. Nuk më shpjegoi asnjë rrethanë, vetëm më tha që ka dal. -Pyet pak dikë nga “ata’ tha, si e duan që ta bëj, ta fus në listë me gjithë këta të falurit e tjerë, apo ta bëj veçmas. U çudita se më erdhi shumë papritur biseda rreth ‘mollës së ndaluar”. - Të pyes i thashë, por s’kisha në mendje asnjë njeri veçse Shpëtim Nazarkon dhe Prec Zogaj. Në të vërtet ja thashë Shpëtimit të nesërmen dhe ai u prek shumë që Berisha mendonte për këto detaje. -Është njeri tragjik Berisha tha, por është më burrë se këta. Shiko ku i ka shkuar mendja.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
249
Në fakt dekreti për Fatos Nanon nuk pati asnjë vlerë publike, pasi askush nuk e shikonte lirinë e tij si procedurë juridike. As Berisha nuk këmbnguli më pas për detajet. Pas pak, u ngrita, dola sërish jashtë dhe kërkova Beqirin. Nuk ishte më. Një shofer tjetër me një veturë Lancia m’u afrua të më çonte në shtëpi. Hezitimit tim për të hipur, shoferi i dha fund: - Mos ki frikë, - tha, - se është e blinduar. Vetëm këtë kemi të blinduar. Në kthim, rruga ishte më e qetë dhe me më pak krisma. 15 marsi u gdhi më i qetë. Në rrugët kryesore të Tiranës, në krah të policëve që qëndruan, u bashkuan rreth 200 djem të rinj, të hipur sipër autoblindave, që përshëndeteshin nga qytetarët si çlirimtarë të vërtetë prej frikës që kërcënonte me vdekje kryeqytetin.
250
MERO BAZE
Përpëlitjet mes anarkisë
T Paraditja e 15 marsit ishte një ditë e paqartë për shumë njerëz të politikës në Tiranë. Ende nuk kishte asnjë shenjë se qeveria kishte filluar punë dhe i vetmi njoftim publik ishte ai se policëve u ishte shtuar rroga 300 për qind. Por dukej se ende kjo nuk e kishte kthyer autoritetin e policisë. Katër numra telefoni që ishin vënë në dispozicion të qytetarëve, ishin të zënë gjithë ditën nga dëshmitë tronditëse të njerëzve që po përplaseshin me rrënojat e shtetit. Në Elbasan, dikush kishte hapur fjalë se uji ishte helmuar dhe paniku kishte hyrë në çdo familje. Televizioni Shqiptar, tërësisht i çorganizuar, lexonte ç’të mundte nga lajmet që i mbërrinin mbi tavolinë, ndërsa disa gazetarë veteranë të tij, sidomos në Radio, filluan të bënin apologjinë e pesë viteve të tyre në RTVSh, si një mundësi për të ruajtur vendin e punës. Në Tiranë mbërritën zërat e parë mbi mundësinë e një kërkese për dorëheqjen e Berishës. Qarkullonte si diçka në ajër, që nuk i bënte përshtypje askujt, ngaqë thirrjet kundër Berishës ishin gati të dala mode. Kjo pandehmë zuri të merrej seriozisht aty nga mesdita, kur Blendi Gonxhe, që shërbente në rolin e zëdhënësit të Forumit për Demokraci, na shpërndau një deklaratë të Forumit për Demokraci, që kërkonte dorëheqjen e Berishës si e vetmja rrugë për qetësimin e situatës. Forumi, ndërkohë, ndihej i çuditur se si ishin shpërthyer depot në Tropojë dhe ishin armatosur njerëzit, pasi, sipas deklaratës, kjo duhej të ndodhte vetëm në ato rrethe ku ishin shkelur të drejtat e njeriut dhe ku policia ishte treguar represive. Ndërkohë, ato që quheshin “komitete” në Jug të Shqipërisë, njoftuan se do të mblidheshin në një takim të gjerë në Ballsh, për të përcaktuar rrugët
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
251
e bashkërendimit të veprimeve të tyre. Socialistët, tashmë në qeveri, reaguan në mënyrë të përmbajtur rreth kësaj kërkese. Ata thanë se i kishin kërkuar që më parë zotit Berisha të mos rizgjidhej president, por ta shtynte mandatin e tij për një vit, ndërkohë që në Jug po shtoheshin zërat për një Këshill të ri Presidencial, sipas modelit të vitit 1991. Aq shumë kishin çoroditur lajme të tilla, saqë shumë pak vetë në Tiranë arrinin të kujtoheshin se tashmë kishte një qeveri. Në hollin e hotel Rognerit, njerëz të dëshpëruar të pozitës dhe opozitës llogarisnin deri dhe një grusht shteti “me mirëkuptim”. Në një orë të zymtë të 16 marsit, Perikli Teta dhe Azem Hajdari po diskutonin bashkë aq seriozisht, sa ishte e vështirë ta merrje si bisedë për të kaluar kohën. Ata po rrinin bashkë në një tavolinë, kur unë hyra në verandën e hotelit. Azemi më bëri shenjë ta prisja një tavolinë më tutje. Kur mbërriti në tavolinë, dukej i tendosur dhe nuk e fshihte dëshirën për të më përqendruar në një temë shumë serioze. - Iku Shqipëria, - tha. - Janë hapur depot në gjithë Veriun. Nuk e rregullojnë dot këta. Duhet qeveri ushtarakësh. Veçse duhet bërë me mirëkuptim. Unë them se duhet hapur loja më gjerë. Këta që janë në qeveri, janë plehra. I lashë të kuptonte se isha i gatshëm ta dëgjoja, madje dhe me seriozitet. - Unë po e bisedoj me Peron, - më tha. - Ai është ushtarak dhe këta komunistët e respektojnë. Ne duhet të testojmë sa forcë reale kanë ata për të vendosur rregull. Dhe duhet të veprojmë shpejt. - Çfarë do nga unë? - i thashë. - E di vetë ti, - më tha dhe iku sërish tek tavolina e Tetës. Nuk isha i sigurt se çfarë po bisedonte atje, por pasi u largua e pashë se përpjekja për ta imponuar gjithë këtë histori si serioze, ishte thjesht një test i zakonshëm i Azemit, nga ato që ai dinte t’i bënte shumë mirë. Në fund ai dukej se donte të dinte nëse kishin vërtet fuqi ushtarake socialistët apo jo. Një orë më pas, kur Azemi u kthye tek tavolina ime, Perikli Teta u çua nga tavolina e tij duke u larguar vetëm me një buzëqeshje të përgjysmuar ndaj meje. Në tavolinë, veç meje, ishin edhe Preç Zogaj me Shpëtim Nazarkon.
252
MERO BAZE
Azemi u ul dhe filloi të më merrte në pyetje gati me ton ushtarak. - Fole? - më tha. - Fola, - iu përgjigja me gjysmë komizmi, si ushtar. - Si e kemi gjendjen? - Mirë, - i thashë, - presim urdhrat tuaja. - Atëherë, - tha, - ju gazetarët dhe politikanët do të mblidheni te vila 31. Punët do t’i zgjidhin ushtarakët. Unë dhe Peroja do t’i mbikëqyrim. Deri këtu unë po bëja humor pa qeshur, por në atë moment më kapi një siklet nga ideja se dy kolegët e mi mund ta merrnin seriozisht. Në fakt, Zogaj, që ua kishte marrë dorën skemave të Azemit, filloi të fliste rreth nevojave të qeverive ushtarake në situata të tilla kaotike. - Gjithçka është në rregull. Nuk keni pse mendoni ju, - tha Azemi, përsëri serioz. - Ju të tre më duheni. Ti Preç do të drejtosh Televizionin. Mua më caktoi këshilltar të tij, ndërsa për një moment pa nga Shpëtim Nazarkoja dhe iu kujtua që ai të ishte drejtor i ATSh-së. U ngrit gati me lëvizje të prera ushtarake dhe shkoi brenda në kafene. Pesë minuta më vonë, kur shkova të paguaj, Azemi ma bëri me shenjë të ulesha pranë tij në kafenenë e brendshme të hotelit. - Hë, si të duket puna? - tha. - Se mos ke folur gjë me Marshallin! (Ishte fjala për Berishën.) - Nuk jam çmendur, - i thashë. - Po ty, si të shkoi me Peron? - Mirë më shkoi. Ai i merr ca gjëra seriozisht, por një gjë është e sigurt. Këta nuk kanë njerëz dhe nuk u duhet hapur rrugë. Këta nuk dinë ende ku e kanë fuqinë. Ishte një nga ato taktikat brilante të Azemit, që, për të verifikuar fuqinë e kundërshtarëve, bënte 20 lëvizje bosh. Ky ishte një ilustrim perfekt i metodave të tij sizmike për të eksploruar nëntokën e kundërshtarëve. Një javë pas formimit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Berisha dhe Fino dolën për herë të parë me një deklaratë të përbashkët shtypi. Pasditen e 16 marsit, ata u takuan në selinë e Presidentit, për të mbështetur një deklaratë të Bashkimit Europian rreth gjendjes në Shqipëri. Asgjë nga teksti i deklaratës nuk mbetej në mendjen e shqiptarëve, veç faktit që më në fund ishin bërë dy vetë bashkë. Finoja ishte kthyer nga vizita e tij e parë jashtë vendit, në Greqi, ndërsa Berisha sapo kishte kaluar valën e parë të sulmit
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
253
që i ishte bërë nga Uashingtoni për dorëheqje. Pritej që tensioni përgjithësisht të binte. Më 17 mars, lajmet u mbushën me retorikën e fillimit të dorëzimit të armëve. Një komunikatë e mërzitshme e Ministrisë së Brendshme njoftonte për nja dy mijë kallashnikovë të dorëzuar në Tiranë, si dhe për një arsenal të tërë armësh të tjera, që nga pistoletat e deri tek antitankët. Aeroporti ishte ndërkohë i bllokuar dhe nga Tirana ende nuk mund të dilje jashtë Shqipërisë, përveçse me linja speciale ushtarake ose me helikopterë. Kjo mikroklimë i nxiti botuesit e gazetave shqiptare t’i kërkonin kryeministrit Fino një takim për mundësinë e botimit të gazetave. Deri atëherë, botohej vetëm Rilindja e Kosovës dhe Rilindja demokratike. Ndërkohë, një gazetë e vogël ngjyrë blu, në anglisht, e sponsorizuar nga firma ADA, shtoi tirazhin e saj duke qenë i vetmi burim referimi për të huajt që ishin në Tiranë. Takimi mes botuesve dhe kryeministrit u zhvillua më 18 mars. Botuesit e gazetave i kërkuan kryeministrit mundësimin e botimit të shtypit të përditshëm. Problemi më i madh ishte se një nga periudhat me më shumë ngjarje në historinë e re të Shqipërisë nuk kishte kronikën e saj të shkruar, ose e kishte atë fare të gjymtuar. Në fakt, botuesit e shfrytëzuan takimin në radhë të parë për t’u prezantuar me kryeministrin e ri. Bashkim Finoja, i cili deri atëherë kishte qenë vetëm lexues gazetash nga më të rregulltit në Gjirokastër, pa për herë të parë se dhjetë botuesit e shtypit shqiptar nuk ishin armiq me njëri- tjetrin dhe se armiqësitë më të mëdha ishin brenda të njëjtit grup shtypi. Gazeta Koha Jonë kishte publikuar numrin e llogarisë së gazetës së saj në një faqe speciale që u hap në internet dhe po përpiqej të fitonte një grand financiar. Por, për shkak të kontradiktave të brendshme, ai u devijua në një fond për një gazetë të re elektorale, që do të hapej më vonë, e quajtur Indipendent. Televizioni, që ishte akuzuar deri atëherë për kontroll të tepruar, kishte nevojë të ishte nën kontroll, pikërisht ato ditë. Gazetarët e tij, madje ata që i kishin terrorizuar kolegët e tyre si njerëz të Berishës, në redaksi kishin marrë një kthesë 180 gradë dhe po përpiqeshin të forconin pozitat. Drejtori Sakejeva dha dorëheqjen dhe revista televizive i ngjante një qendre zëri ku
254
MERO BAZE
lexoheshin deklarata nga kushdo që i dorëzonte te Policia, që nga deklaratat e komiteteve të Jugut e deri tek ato të Veriut. Një ngjarje gjysmëkomike kishte ndodhur ndërkohë një javë më parë, me atë që përkufizohej si Komiteti i Censurës në gjendjen e jashtëzakonshme. Sipas ligjit “Për disa masa në kuadrin e Gjendjes së Jashtëzakonshme”, miratuar më 2 mars në orët e vona të natës, sipas nenit 4 të tij, shtypi ishte i detyruar të paraqiste pranë Shtabit të Gjendjes së Jashtëzakonshme në Tiranë dhe në rrethe kopjen e gazetës, para se të shkonte për printim. Shtabi i Gjendjes së Jashtëzakonshme duhej ta lexonte dhe ta miratonte. Në të vërtetë, gazetat botoheshin vetëm në Tiranë dhe Shtabi i Gjendjes së Jashtëzakonshme në Tiranë, për ironi të fatit, duhej të kontrollonte vetëm gazetën RD dhe gazetën Rilindja të Kosovës, si dhe një gazetë në anglisht, Albania Daly News. Shkova një natë për të bërë një kronikë pranë këtij shtabi dhe me atë rast çova dhe kopjen e gazetës Rilindja të Kosovës, që vazhdonte të dilte, edhe pse pa qenë shumë nevoja. Redaksia ishte katandisur në dy vetë dhe materialet, siç vinin nga Prishtina, faqoseshin në gazetë. As vetë redaksia nuk i shikonte. Te Shtabi pyeta se kush duhej ta kontrollonte. Për median ishte caktuar Rafaeli, një djalë që punonte në ATSh, por të gjithë më tregonin me kokë një njeri hijerëndë, gati nursëz, që ishte këshilltar i ministrit të Pushtetit Lokal ose, siç thoshin ata, përfaqësuesi i Qeverisë. - Duhet t’i shikojë edhe ai? - pyeta. - Jo, jo, se s’kupton gjë ai, por puna është mos të shikojë që ne nuk i lexojmë fare këto, - tha Rafaeli - Po atë, kush e ka sjellë? - e pyeta unë. - Ata që më kanë sjellë edhe mua, - tha. - Ilir Zhilla e ka të vetin. Punon këshilltar te Njazi Kosovrasti. Quhet Genond Mesareja, por Shemsi Peposhi, kur tallet, thotë: “Ky Meseleja, që na e ka sjellë Njazi...” Mora faqet e firmosura dhe dola. Takova Sami Nezën dhe Lazër Stanin, që ishin duke mbyllur faqet e gazetës RD. Në atë kohë ishin njëri kryeredaktor e tjetri zëvendëskryeredaktor. S’kishin me se t’i mbushnin faqet dhe, kur panë gazetën Rilindja, iu ndriçua fantazia. Samiu mori një disketë, shkoi te Rilindja, ku kishte punuar vetë më parë, mori të gjitha materialet e ditës dhe i çoi në gazetë. Faqosësja punoi shpejt, thuajse pa
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
255
parë asgjë. Dhe ishte bërë gjëma! Akademiku i njohur i Kosovës, Rexhep Qosja, kishte dhënë një intervistë të egër kundër rizgjedhjes së Sali Berishës dhe gjendjes së jashtëzakonshme, duke e cilësuar atë që po ndodhte “revolucion i vonuar demokratik”. Intervista u botua “me pikë e me presje” dhe me dialekt të Kosovës në gazetën Rilindja Demokratike të Sali Berishës! Në kulmin e censurës zyrtare mbi median, në të vërtetë ndodhi dhe depërtimi në media e një gjëje krejtësisht të pavend për atë gazetë. Kjo e bënte qesharake gjithçka: gjendjen e jashtëzakonshme, Komitetin e Censurës dhe, mbi të gjitha, ekipin e gazetës së Partisë Demokratike. Të nesërmen ishte një furtunë e vërtetë. Sali Berisha duhet t’i ketë ulëritur deri në kupë të qiellit Lazër Stanit dhe ky mund t’ua ketë përcjell këtë dy ndihmësve të vet, Edi Palokës dhe Sami Nezës. Po atë ditë, rastisi që Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut bëri një deklaratë ku dënonte kërcënimet që vinin në adresë të disa gazetarëve pro qeveritarë nga njerëzit e armatosur në Vlorë. I takova paradite të tre. Ishin të tronditur, por nuk më thanë shumë detaje. Pasdite, rreth orës 19.00, më morën në telefon nga Qafë Thana. Po iknin jashtë Shqipërisë. Shkak dukej frika nga njerëzit e armatosur, por dyshoj shumë se gafa që ishte bërë në RD ua kishte bërë të pamundur qëndrimin ende në Tiranë dhe me Berishën. Lazër Stani dhe Sami Neza ishin dy publicistë që kishin bërë më parë sprova letrare njëri me poezi e tjetri me tregime. Të dy ngjasonin për maturinë, moderacionin dhe prirjen për të qenë të logjikshëm në shkrime. Kurse Edi Paloka ishte simbol i militantit në gazetë dhe për një kohë të gjatë mbahej si njeriu që u tregonte muskujt socialistëve. Arratisja e tij për këtë shkak bëri më shumë bujë se e gjithkujt tjetër, gati-gati sa e Safet Zhulalit. Mbaj mend mbrëmjen e vonë, kur ata kishin kaluar në Maqedoni e më pas në Austri dhe Zvicër, që Sali Berisha më mori vonë dhe më pyeti thjesht për ta konfirmuar. - Ka ikur Lazri? - më pyeti. - Po, - i thashë, - edhe Edi Paloka. - Edhe ai, ë? Ëhë... Pllakosi një heshtje dhe ndihej frymëmarrja e tij e shpeshtuar në formë dufi përtej telefonit.
256
MERO BAZE
- Ikën, ë? - përsëriti prapë me vete. Pas pak, nisa t’i numëroj të gjithë njerëzit që kishin ikur. Ferdinand Xhaferri ia kishte mbathur në Itali, disa anëtarë kryesie po në Itali dhe Austri, ndërsa disa miq të tij ishin fshehur. Kjo situatë e dëshpëroi më shumë. - Na duhet një njeri për RD-në, - më tha, - duhet të ma gjesh patjetër. - S’ka shumë njerëz tani, - i thashë. - Kisha këtë Olldashin tek Albania, por dhe ky paska ikur në Itali me helikopter nga Durrësi. - Ashtu, ë, mirë... shiko ndonjë tjetër. - Astrit Patozi, - i thashë. - Ai që ka punuar tek Albania deri më 26 maj. Është zënë me Ylli Rakipin... tani është kthyer prapë... ndoshta e bën ai. - Shumë mirë, - tha, - fol me të. Të nesërmen e mora Astritin në telefon, i cili i kishte kaluar ditët më së shumti te prindërit e vet në Kavajë. Nuk ia thashë direkt. - Do pimë një kafe me Berishën, - i thashë, - se ka mbetur vetëm. Do që të bëjë muhabet. Me bezdinë që i krijonte çdo fjalë që i kujtonte Berishën, tundi kokën në shenjë pohuese dhe pas një ore ishte në zyrën e tij. Ia bëra pak me të pabesë dhe nuk shkova fare. Kur doli, turfullonte. - Ma rrase mua RD-në? - tha. - Më dogji kur nuk erdhe, por s’kam ç’të të bëj tani. Ç’të bëj aty unë me atë tufë idiotësh, që s’dinë të shkruajnë as me kompjuter. - Mësoji, - i thashë, - dhe mbaj vetëm ata që të duhen. Kështu, gazeta e vetme e partisë në pushtet, që vazhdoi të dilte pa ndërprerje, u prek më së shumti nga mungesa e përgjegjësisë dhe serioziteti profesional, duke u detyruar të bënte thuajse një ekip të ri në mes të luftës. E gjithë kjo tregonte sa spontane dhe të paorganizuar e gjeti PD-në gjithë spiralja e trazirave të vitit 1997. Njerëzit që iu gjendën pranë asaj, ishin ata që nuk kishin qenë realisht pjesë e pushtetit të kësaj partie për 5 vjet dhe që, në shumicën e rasteve, kishin qenë shumë më të moderuar se “radikalët”, që ia mbathën me pushkën e parë që u dëgjua në qytet. E njëjta situatë ishte edhe në Polici. Njerëzit që rezistuan ishin policët profesionistë dhe strukturat modeste të tyre. Në javën nga 13 deri më 20
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
257
janar, ata arritën të tërhiqnin edhe qytetarë në shërbim të rendit, çka e alarmoi atëherë Forumin për Demokraci. Në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi i Forumit, thuhej se “i kanë kërkuar kryeministrit të marrë kontrollin mbi Policinë, pasi në Tiranë po veprojnë struktura paralele të policisë”. Demokratët, nga ana e tyre, vazhdonin t’ia mbyllnin gojën kujtdo që zinte në gojë dorëheqjen e Berishës, duke kërcënuar me mundësinë e largimit nga qeveria. Një delegacion i ekspertëve evropianë, për të hetuar mundësinë e ndihmës për Shqipërinë, shkoi të martën në Durrës, ndërkohë që mijëra qytetarë ishin grumbulluar në bregdetin e këtij qyteti, me shpresën e ndonjë eksodi të mundshëm. Ndërsa në kryeqytet po rifitohej disi besimi, në zyrat e Ministrisë së Jashtme u dha alarmi, kur u mësua se zëvendësministri i Jashtëm grek, Kranidiotis, kishte mbërritur pa ftesë në Gjirokastër. Po përgatitej një deklaratë e ashpër kundër vizitës së tij. Protokolli i Ministrisë së Jashtme nuk kishte shënuar asnjë ftesë. Nota, që u bë publike një ditë më vonë, iu dorëzua Ambasadës Greke që atë natë. Por nga Athina reagimi ishte po aq i papritur. Kranidiotis kishte deklaruar se ishte ftuar nga kryeministri Fino para disa ditëve, por “me sa duket, ka harruar”. “Unë i thashë”, deklaroi Fino disa ditë më vonë, “po nuk e lamë se kur do të vinte”. Kryeministri, i pamësuar me protokolle, e kishte shumë të vështirë t’i përballonte gjithë këto ngatërresa. Në fakt, vizita e Krandiotisit u përdor më shumë si një shenjë për të treguar njëfarë zemërimi të Tiranës ndaj asaj që ajo mendonte se ishte pjesë faji e Greqisë në trazirat e jo për ndonjë vepër konkrete të asaj dite të zëvendësministrit grek. Kranidiotis takoi përfaqësuesit e komiteteve në Jug, kryetarin e Këshillit të Rrethit të Gjirokastrës dhe disa autoritete të tjera vendore, me të cilët shpesh kishte folur edhe greqisht. Më misterioz mbetet takimi kokë më kokë që ai ka pasur në Sarandë me disa qytetarë tepër aktivë gjatë trazirave të mëvonshme. Publikisht, Kranidiotis mbështeti Qeverinë e Pajtimit Kombëtar dhe bëri publik konstatimin se drejtuesit e komiteteve i kishin kërkuar dorëheqjen e Berishës.
258
MERO BAZE
Ndërkohë, në mbrëmje, rreth orës 22.30, njerëz të armatosur sulmuan Bankën Kombëtare Tregtare të Gjirokastrës. Ministria e Brendshme tha se plaçkitja vazhdoi rreth tri orë dhe pastaj njerëzit u larguan në drejtime të ndryshme duke qëlluar me breshëri automatiku në ajër. Gjendja po mbetej e rëndë edhe në Shqipërinë e Mesme. Në Durrës kishte filluar një eksod i ri i njerëzve drejt Italisë, duke rrëmbyer anije nga porti dhe duke përdorur edhe disa helikopterë që po evakuonin shtetas të huaj nga Shqipëria. Policia njoftoi se po mbytej një anije në afërsi të Malit të Robit, rreth 300 metra nga bregu, në bordin e së cilës ishin 150 deri 200 vetë. Policia italiane, nga ana tjetër, vuri në dispozicion katër helikopterë për të evakuuar qytetarët. Në Pishat e Golemit, ku zbritën qytetarët, ishte një kaos i vërtetë. Anija qëndronte vërtetë rreth 300 metra larg, por shumë pak njerëz kishin informacion nëse ajo po mbytej apo mbushej me njerëz. Kështu që, një grup skafistësh e mbushnin anijen duke i marrë nga 5 mijë lekë të reja çdo personi për ta çuar deri atje, kurse një palë e zbraznin, duke i marrë 3 mijë lekë të reja për person dhe thoshin se anija ishte duke u mbytur. Dhe në ato kushte tmerrësisht të vështira për të gjitha palët, spekulantët bashkëpunonin për të fituar. Disa diplomatëve perëndimorë në Tiranë iu grabitën makinat në plazhin e Durrësit, ndërsa vilat qeveritare të plazhit thuajse u shkatërruan nga plaçkitësit. Kredibiliteti i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar i ngjante një tullumbaceje që fryhej nga të dyja palët, me po atë vullnet që u fryhej dhe mosmarrëveshjeve.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
259
Vendosmëria e ShBA-ve për largimin e Berishës
T Vranicki ishte kthyer sërish, por jo deri në Tiranë. Diku në ujërat e Adriatikut, në fregatën italiane Alizeu, ai mori kontakt me qeverinë e re shqiptare dhe me një komision qytetar prej 16 vetash, të cilët iu prezantuan atij si përfaqësues të 11 qyteteve nga Jugu në Veri të Shqipërisë. Ky ishte kontakti i parë i qeverisë së re me komunitetin ndërkombëtar. Vranicki e ka përshkuar këtë vizitë një ditë më vonë, ende me impresionet e takimit në det. Aty thotë se është ende i pavendosur në idenë e tij se çfarë force përfaqësuese kishin personat me të cilët ishte takuar, megjithatë nuk ngurron t’i konsiderojë qytetarët e mbledhur me helikopter, si impresionues në “të qenit seriozë”, si njerëz të komiteteve. Ndër qeveritarët më të rëndësishëm ishin Fino dhe Starova, si dhe ndihmësit e tyre, Bufi dhe Çobani. Ndër qytetarët askush nuk gjen edhe sot se kush kishte më shumë rëndësi. I rëndësishëm ishte vetëm fakti se, megjithëse ata ishin luftëtar të shpërndarë, kishin aq kontakte me organizatorët e takimit, sa të mblidheshin për të deklaruar qëndrimin e tyre, aq shumë të nevojshëm për mbledhjen e nesërme të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Vjenë. Raporti i Vranickit në OSBE ishte i shkurtër, gjithsej tri faqe. Ai përshkruante takimet në det dhe arrinte në përfundimin se qeveria kishte marrë përsipër zgjedhjet e reja dhe stabilizimin e situatës, ndërsa komitetet kërkonin dorëheqjen e Berishës dhe mbështetjen e qeverisë.
260
MERO BAZE
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
261
MERO BAZE
262
Faksimile e raportit dhe nĂŤnshkrimi i Franc Vranickit
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
263
Mars, 15, 1997 I dashur Hans, Më lejoni t’u parashtroj çfarë kam gjetur gjatë misionit tim të dytë në Shqipëri, dje më 14 mars, pasi munda të takoja në një luftanije Kryeministrin e ri të Shqipërisë, Bashkim Finon, i cili ishte i shoqëruar nga ministri i ri Punëve të Jashtme, Arian Starova, shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm, Adem Çobani, këshilltari i kryeministrit, Ylli Bufi, gjithashtu edhe përfaqësuesit e 11 qyteteve që vinin nga Jugu i Shqipërisë: 1. Raport nga takimi me Kryeministrin Fino Ky ishte takimi i parë i Bashkim Finos me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar. Zoti Fino më informoi se qeveria e re e koalicionit ishte formuar me bazë 50 me 50 (përfaqësues të ish-qeverisë së mëparshme dhe partive të opozitës). Qeveria e re ka dy detyra: Normalizimin në Shqipëri Përgatitjen e zgjedhjeve Situatën aktuale, Fino e përshkroi si më poshtë: Nuk ka luftë civile në Shqipëri, nuk ka konflikt mes Jugut e Veriut, nuk ka konflikt fetar ose etnik; Shqipëria është në gjendje kaosi; strukturat policore, ushtarake dhe lokale kanë rënë. Qeveria e re, të enjten, përmes televizionit, i bëri populli shqiptar një thirrje që të lëshojnë armët dhe të pajtohen. Ai tha se ky takim me mua do ta ndihmojë qeverinë e re që të realizojë më mirë detyrën. Ministri i Jashtëm Starova, anëtar i Bashkimit Liberal Demokrat, konfirmoi dhe përsëriti ato që tha Finoja. Kërkesa për ndihmë të huaj. Fino vazhdoi duke thënë se detyra e qeverisë së tij është të çarmatosë popullin përmes autoriteteve lokale, komiteteve qytetare dhe strukturave ushtarake në një përpjekje të përbashkët, por nevojitej ndihmë e huaj ushtarake. Zoti Starova shtoi se janë dy kërkesa të njëjta nga të dy udhëheqësit, presidentit Berisha dhe kryeministrit Bashkim Fino
264
MERO BAZE
Fino vazhdoi duke thënë se me ndihmën (e të huajve) ata do të arrijnë të normalizojnë shtetin dhe strukturat lokale. Gjithashtu ai tha se duhet të stabilizojnë ekonominë; ekonomia është në gjendje katastrofike; Shqipëria ka nevojë për ndihmë ekonomike dhe prioritet është ndihma humanitare dhe ndihma ushqimore. Qeveria e re do të jetë në kontakt me Bankën Botërore dhe do të shkojë për një marrëveshje të re dhe do të vazhdojë me atë program. Gjithashtu do të kërkohet vazhdimi i ndihmës së Bashkimit Europian. Unë i tregova zotit Fino se, pasi kisha folur të enjten me Presidentin Wolfensohn dhe Presidentin Candessus, isha në gjendje t’i tregoja atij se BB dhe FMN janë gati të rifillojnë punën në Shqipëri nën kushtet që rregulli publik është rikthyer dhe proceset demokratike kanë rifilluar. Si detyrë emergjente, zoti Fino theksoi përgatitjen për zgjedhjet e reja. Duket se asistenca ndërkombëtare ishte shumë e mirëpritur. 2. Raport i takimit me komitetet e qytetarëve Delegacioni takoi 16 vetë, që përfaqësonin 11 qytete; ishte kontakti i tyre i parë me komunitetin ndërkombëtar (përveç takimeve që disa prej tyre kishin pasur me përfaqësues të qeverisë italiane më 10 mars); përfaqësues që, sipas përshtypjes sime, ishin njerëz seriozë dhe të vendosur. Ata na thanë se kishin mesazhe nga qytetet në Veri, si për shembull Tirana, Lezha dhe Kukësi. Kërkesat e tyre kryesore mund të përmblidhen në dy pika: I. Presidenti Berisha të japë dorëheqjen si shkaktar i gjendjes. Ata përshkruan manipulimin e zgjedhjeve të vitit të kaluar, qeverisjen totalitare, dhunën nga polica sekrete, skemat piramidale, etj. Ata duan që Berisha dhe anëtarët e ish-qeverisë dhe presidentët e firmave piramidale të qëndrojnë dhe të japin shpjegime se ku shkuan paratë e tyre; 2. Ata e mbështesin fort qeverinë Fino; kontaket e para telefonike janë bërë; ata pranojnë ndihmën ndërkombëtare për të rivendosur rregullin. 3. E fundit, unë u dorëzova raportet e mia si përfaqësues personal i CIO te zoti Fino dhe ministri i Jashtëm dhe ritheksova rekomandimet e mia rreth aksionit të OSBE-së. 4. Hapat që kam ndërmarrë dhe rekomandimet e mia rreth kërkesës shqiptare për ndihmë të huaj policore dhe ushtarake.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
265
Menjëherë kam informuar kryetarin e OSBE-së, zotin Peterson, ju si kryetar i Bashkimit Europian, kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Italisë, ministrin e Jashtëm të Greqisë, sekretaren amerikane të Shtetit, Albright, ministrin e Jashtëm të Austrisë; gjithashtu pata një bisedë telefonike me zotin Solana. I kam kaluar tek ata për gjykim dhe vendim kërkesat e qeverisë shqiptare dhe kam formuluar rekomandimet e mia si më poshtë, duke e ditur se aktualisht NATO dhe WEU nuk janë duke konsideruar të ndërmarrin ndonjë aksion: Të formohet një forcë ndërkombëtare me ato (shtete) që duan të marrin pjesë; në pikëpamjen time, OSBE mund të japë bazat për një aksion të tillë (disa data që më dha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare dhe një hartë i kam transferuar te Presidenca e Bashkimit Europian).
I dashur Hans, Nëpërmjet këtij raporti, po kaloj tek ju dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë kërkesën e qeverisë shqiptare, për ta marrë urgjentisht në shqyrtim. Përveç disa përgjigjeve që janë konfirmuar nga disa shtete partnere, më duhet të shtoj se përfaqësuesi rus, duke qenë anëtar i delegacionit tim, ka deklaruar se Rusia mund ta konsiderojë pozitive një pjesëmarrje ruse, që mund të formohet nën një kornizë ndërkombëtare. Gjithashtu, kam dëgjuar fjalë nga ambasadori i Turqisë në OSBE, se Turqia është duke e shqyrtuar pjesëmarrjen. Po e përfundoj duke thënë që zonja Albright dukej më shumë e shqetësuar rreth fatit të presidentit Berisha (dhe evakuimit të qytetarëve amerikanë); ajo më tregoi se do ta studionte me kujdes raportin tim dhe rekomandimet. Kjo ishte ajo që kishte ndodhur më 15 mars. Raporti i ish-kancelarit Vranicki fokusohej qartë tek tre faktorë që mund ta shpëtonin situatën: bashkëpunimi me faktorin ndërkombëtar, bashkëpunimi me qeverinë Fino dhe bashkëpunimi me komitetet e qytetarëve. Kjo e fundit më vonë rezultoi pa dobi, për shkak të humbjes së autoritetit të tyre dhe dominimit të bandave mbi jetën e qytetarëve, por në ditët që është bërë ky raport, ende kishte kuptim takimi me ta.
266
MERO BAZE
Ndërkohë, ajo që ndodhte në Vjenë dhe ajo që ndodhte në Tiranë, ishin të sinkronizuara vetëm te kërkesa për dorëheqjen e Berishës; detajet e tjera të betejës diplomatike ishin të vakëta. Diplomacia shqiptare kishte dalë pothuajse jashtë loje. Të shokuar nga rënia e shtetit dhe era e ndryshimeve të befasishme, një pjesë e mirë e aparatçikëve të ambasadave ose filluan të jepnin dorëheqje, ose të bënin rolin e disidentit. Të tjerë që dukej se ishin besnikë, më së shumti ishin në rolin e përfaqësuesve politikë. Të pamësuar të kishin probleme konkrete diplomatike me kancelaritë dhe të pazotë për ta shpjeguar atë që po ndodhte në shtetin e tyre, shumë prej tyre zbuluan defektet e punës pesëvjeçare të diplomacisë shqiptare dhe sistemin e funksionimit të saj. ShBA-të ishin acaruar dukshëm me Berishën, ndërsa vendet europiane ishin ende të rezervuara. Senatori Doll i kërkoi më 14 mars kancelarit Kol që Gjermani dhe lidershipit i saj të merrnin më shumë përgjegjësi në krizën shqiptare dhe t’i qëndronin më afër procesit të zgjidhjes së saj. Në fakt, Gjermania mbajti një distancë ndaj krizës. Një deklaratë e ministrit të Ekonomisë gjermane, Shpranger, disa ditë më vonë, dukej se ishte në favor të Berishës, por, nga ana tjetër, prononcimi i ministrit të Jashtëm Klaus Kinkel ishte kundër tij. Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të vendosura në spostimin e Berishës. Dhe më 15 mars ata ishin në krye të përpjekjeve diplomatike për ta bërë këtë. Në Tiranë mbërritën lajmet e para se ShBA-të kishin kërkuar dorëheqjen e Berishës. Një kolegu im i BBC-së më tha në telefon se nga Londra kishte lajme të reja për Berishën. Kishte dëgjuar dhe ai diçka për kërkesën amerikane. Në emisionin e pasdites të BBC-së, në orën 15.30, kryetari i Partisë Republikane Shqiptare, Sabri Godo, e kërkoi në emër të Partisë Republikane dorëheqjen e Berishës. Ky ishte një hap cilësor. Deri në atë moment e kishte kërkuar vetëm Forumi për Demokraci dhe njerëzit e armatosur në Jug. I telefonova menjëherë zotit Godo dhe iu luta të ma përsëriste vetë deklaratën për dorëheqjen e Berishës. Pashë se ai nuk ishte shumë entuziast. - Më duhet të të shpjegoj diçka si mik, - më tha. - Nuk mund ta përsëris më këtë deklaratë, se e kam bërë shpejt në mesditë.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
267
- Po si është puna, - i thashë, - a ka ndryshuar qëndrim Partia Republikane? - Jo, mor jo, po ashtu më tha një mik dhe u nxitova. Lëre këtë muhabet tani. Nuk është deklaratë e partisë ajo. Gjithë paraditja kishte kaluar me lajmin se amerikanët kishin kërkuar dorëheqjen e Berishës. Tashmë dukej se diçka kishte ndryshuar vërtet. Nga Ministria e Jashtme shqiptare nuk jepnin ndonjë përgjigje të qartë, por ndihej se diçka kishte ndodhur. E vërteta, siç u mor vesh më vonë, ishte se ambasadori amerikan në OSBE kishte shpërndarë paradite një material ku kërkohej qartë dhe hapur dorëheqja e Berishës për të mirën e vendit. Teksti i ambasadorit amerikan ishte qarkulluar tek të gjithë anëtarët e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë së Organizatës për Bashkëpunim dhe Sigurim Europian. Materiali i referohej raportit të zotit Vranicki pas takimit me qeveritarët e rinj shqiptarë dhe njerëzit e armatosur që ishin përzgjedhur në takimin e tij më 14 mars në anijen italiane në det. Brown arsyetonte se Berisha ishte një faktor ndarës për shqiptarët dhe se, duke qenë në qendër të protestave, duhej të largohej. Kërkesa ishte gati zyrtare. Pritej mbledhja plenare. Gjatë konsultimeve dypalëshe, ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian e kishin shmangur këtë pikë diskutimi dhe në seancën plenare ishte tërhequr edhe ambasadori amerikan. Ai nuk e zuri fare në gojë dorëheqjen e Berishës. Materiali që kishte qarkulluar mbeti vetëm një kopje e vlefshme për ambasadorët pjesëmarrës në mbledhje dhe një test i fortë për vëmendjen europiane rreth kësaj teme. Në një njoftim të së nesërmes, më 16 mars, Departamenti amerikan i Shtetit e përgënjeshtroi lajmin se ShBA-të kanë kërkuar zyrtarisht dorëheqjen e Berishës. Ajo që kishte ndodhur me materialin e ambasadorit Brown ishte fillimi i testimit rreth kësaj teme.
268
MERO BAZE
Faksimile e kopjes së materialit të qarkulluar nga ambasadori i ShBA-ve në OSBE më 15 mars, që nuk u lexua në seancën plenare. Në material lexohet qartë kërkesa e ShBA-ve për dorëheqjen e Berishës.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
269
Delegacioni i Shteteve të Bashkuara në OSBE
T 15 mars Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë Këshilli i Përhershëm Shtetet e Bashkuara, tema e bisedimeve rreth Shqipërisë Ne e vlerësojmë shumë iniciativën e kryetarit për thirrjen e këtij takimi dhe kemi dëgjuar me shumë vëmendje raportin e shkëlqyer të ambasadorit Stefan Bastl. Dua t’i shpreh edhe njëherë falënderimet e qeverisë sime kancelarit Vranicki për punë e tij të jashtëzakonshme. Ai u ka dhënë një kontribut të madh përpjekjeve ndërkombëtare për të stabilizuar situatën në Shqipëri në emrin e Kryetarit të Zyrës, pra në emër të të gjithë neve. Ne shpresojmë se ai do t’i vazhdojë përpjekjet e tij në këtë drejtim vital. Në respekt të misionit të tij të djeshëm, ai nuk do të kishte qenë i mundur pa mbështetjen e paçmuar të qeverisë italiane. Ne kemi mbajtur shënim rezultatet shpresëdhënëse të misionit të 8 marsit të kancelarit në Tiranë. Ne vlerësuam tonin konstruktiv që ai inkurajoi në takimet e tij dje me përfaqësuesit e qeverisë shqiptare dhe të opozitës. Shtetet e Bashkuara besojnë se ne duhet të fokusohemi në procesin e udhëhequr nga OSBE-ja, si bazë për rivendosjen e autoritetit civil në Shqipëri dhe kalimin në zgjedhje atje. Ne duhet të kapim momentin që ka gjeneruar misioni i fundit kancelarit Vranicki për të ndërtuar bazat e dialogut në përpjekjen për të inkurajuar ndërtimin e kushteve
270
MERO BAZE
bazë të sigurisë. Neve na nevojitet një diplomaci aktive strategjike, që fiton nga besimi që kancelari Vranicki ka ndërtuar për të sjellë dialog të mëtejshëm drejt një pakti politik. Kjo duket për mua çfarë ambasadori shqiptar sapo tha. Në fund, ne do të studiojmë me kujdes rekomandimet e kancelarit Vranicki. Zoti Kryetar, me të drejtë ose me të padrejtë, Presidenti Berisha tani është pika qendrore e shumicës së zemërimit të popullit, kështu që ai, fatkeqësisht, nuk është më forcë për stabilitet në Shqipëri. Në këto kushte, ne besojmë që stabilizimi i situatës do të përmirësohet jashtëzakonisht shumë nga dorëheqja e Presidentit Berisha për të mirën e vendit të tij. Një hap i mëtejshëm, kur situata të jetë qartësuar, do të ishte që të mblidhen të gjitha partitë nën drejtimin e kancelarit Vranicki si kryetar, për të punuar mbi detajet e kalimit në zgjedhje. Ishte pikërisht ky paragraf që kishte mbërritur deri në Tiranë në mëngjesin e 15 marsit dhe që kishte ngatërruar me radhë gazetarë, diplomatë dhe kryetar partish. Ky formulim dukej se i kishte tronditur dhe njerëzit e Berishës. Zëdhënësi tij sqaroi në mbrëmje se presidenti nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqje dhe zërat e përhapur nuk përputheshin me të vërtetën. Zëdhënësi sqaroi se deri atë çast nuk kishte kërkesa nga partitë pjesëmarrëse në koalicion për dorëheqje. Zëdhënësi kujtonte takimin e datës 1 mars, kur Berisha, sipas tij, u kishte formuluar moskandidimin si president. Të njëjtën gjë dukej se kishte bërë dhe ambasadori i ShBA-ve në NATO. Më 16 mars në mëngjes, “Zëri i Amerikës” tha se ShBA-të nuk kanë kërkuar dorëheqjen e Berishës dhe u vlerësua si një gabim teknik interpretimi i shtypit një ditë më parë. Ndërkohë, ato që quheshin komitete në Jug të Shqipërisë njoftuan se do të mblidheshin në një takim të gjerë në Ballsh, për të përcaktuar rrugët e bashkërendimit të veprimeve të tyre. I vendosur papritur nën trysni, Berisha thirri Bashkim Finon në zyrën e tij. Ishte e vetmja barkë shpëtimi për të dalë në breg. Bashkë me kryeministrin, ata bënë një deklaratë ku theksohej qartë se “Platforma e Pajtimit Kombëtar e konkretizuar në Marrëveshjen e forcave politike dhe
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
271
Presidentit ë Republikës më 9 mars, është e vetmja rrugë dhe më e mira për kapërcimin e krizës”. Kjo ishte një nga ditët superiore të Bashkim Finos ndaj Sali Berishës ose, më mirë të themi, një natë e vështirë e Sali Berishës, që Bashkim Finoja ia kujton vazhdimisht me të drejtë. Ai e ka shpëtuar atë nga vendosmëria e amerikanëve për ta rrëzuar nga pushteti dhe jo nga Zani Çaushi. Kjo ishte e vetmja aspirinë që e qetësoi Berishën atë mbrëmje, kur raportet nga Vjena ishin orë pas ore më të këqija. Amerikanët qartazi kundër tij, Vranciki asnjë fjalë pro tij, komitetet në Jug kundër tij, pjesëtarët e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të ndarë kundër tij. I vetmi njeri i sigurt deri atë moment i kishte mbetur Bashkim Finoja, edhe për shkak të keqkuptimit që ndërkombëtarët kishin mbi rëndësinë e Bashkim Finos brenda Partisë Socialiste.
272
MERO BAZE
Në ditët kur qeverisnin komitetet
T Në Tiranë, vëmendja ishte përqendruar te mbledhja e komiteteve në Jug dhe tek ajo e OSBE në Vjenë, që po shqyrtonte qëndrimin e mëtejshëm ndaj krizës shqiptare. Pas dhjetë ditësh, qeveria ndihej ende e pazonja për të marrë nën kontroll jo vetëm vendin, por dhe institucionet qendrore që i takonin vetë asaj. Në hotel Rogner ishte rikthyer gjallëria. Aty rreth orës 12.00, kur lajmet nga Vjena ishin shoqëruar edhe me një deklaratë që ishte shpërndarë pak çaste më parë, në hotel ia behën disa djem, që mendohet të ishin nga Veriu. Njëri prej tyre kërkonte Ridvan Peshkëpinë. U ul në një tavolinë me Blendi Fevziun, diçka i tha me zë të lartë dhe iku. Pastaj u ul në një tavolinë tjetër. I ftova të uleshin tek unë, ngaqë mendova se nuk gjenin vend, por më panë me shumë armiqësi. Njihja vetëm njërin prej tyre, Bardhi Ukcamën. Kishte qenë para disa vjetësh drejtues i Federatës së Rinisë dhe dija që kishte një armiqësi me B. Gonxhen. Djemtë e tjerë që e shoqëronin ishin armiqësorë me të gjitha palët, por dhe shumë autoritarë. Për minuta të tëra Rogner-i, u tulat nën hakërrimat e tyre, por Ridvan Peshkëpia “nuk u gjet”. Dikush i tha se ishte te dyqani i abazhurëve, në Unazë, pasi kishte sjellë ngarkesën nga Greqia dhe grupi i djemve iku. Bardhi ndenji edhe pak, tashmë më i qetësuar. I alarmuar, pronari i hotel Rogner-it mori telefonoi në Presidencë dhe kërkoi Genc Pollon. Ky mbërriti pas dhjetë minutash dhe Shmidi u qetësua nga frika e djemve të inatosur, kur mësoi se ata që kishin shkaktuar frikë në hotel nuk e paskan pasur seriozisht dhe, për më tepër, nuk kishin gjë me hotelin, por me klientët e tij.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
273
Pas kësaj, lajmet nga Jugu ishin sërish temë kryesore. Ekzistonte një mjegullnajë gati e frikshme mbi historinë e komiteteve të shpëtimit. Për shkak të amullisë që ekzistonte dhe vetëshpalljes së tyre, dukej se ato kishin lindur bashkë me krizën, por në të vërtetë ato i kishte lindur paskriza ose, më mirë të themi, dëshira që kriza të mos mbaronte. Krijimi i tyre fillimisht në Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë dhe Vlorë, lidhet me 9 marsin. Struktura dhe biografia e tyre imiton skemën e organizimit të një pushteti paralel, që synonte të mbante balancën, nëse paqja e Tiranës nuk do të funksiononte. Të shumëpërfolurit kryetarë komitetesh ishin në përgjithësi njerëz ordinerë, të gatshëm për krime, vjedhje dhe plaçkitje në emër të revoltës popullore. Nga ana tjetër, ishin bërthama e shantazhit mbi shtetin. Ato u përpoqën dhe, në njëfarë mënyre ia arritën, të përvetësonin autoritetin e protestave dhe degradimin e tyre. Liderët kryesorë të opozitës i kishin ato si skalione, ku shpresonin të mbështeteshin për zgjedhjet që do të afronin. Kjo ishte dhe arsyeja se për çfarë i duheshin komitetet politikës shqiptare. Por, në të vërtetë, ato nisën t’i përdorin të gjithë. Shtypi grek, për shembull, këmbëngulte se ishte ora të kërkohej ndarja e Shqipërisë. Gazeta Stohos e datës 18 mars shkruante: “Oficerët vorio-epriotë janë drejtuesit kryesorë të kryengritjes në pjesën tonë të pushtuar. Për arsye sigurie, nuk mund t’i deklarojmë emrat e komandantëve, të cilët janë kolonelë të dëbuar nga ushtria e Tiranës. Kufiri verior i Greqisë do të arrijë deri në paralelin 41 dhe kështu, më në fund, kërkesat tona kombëtare do të kënaqen plotësisht. Kjo kërkohet nga oficerët me shpirt helen. Në vend që trupat tona të dërgohen të luftojnë në Somali, ato duhet të dërgohen për çlirimin përfundimtar të Vorio-Epirit” (Stohos, 18 mars 1997). Ky ishte shtypi nacionalist, por dhe shtypi tjetër serioz grek u përfshi në një dezinformim të skajshëm, që e bëri më vonë objekt për debate brenda vetes, duke dënuar mungesën e profesionalizmit dhe rënien në kurthin e nacionalizmit dhe racizmit. Në këtë klimë paralajmërimesh dhe shfrimesh nacionaliste të Greqisë, komitetet e Jugut kishin zgjedhur Tepelenën si qendër të një mbledhjeje që duhej të merrte qëndrim ndaj kësaj kërkese. Më 19 mars, dy drejtuesit kryesorë të socialdemokratëve, Skënder Gjinushi dhe Paskal Milo, shkuan në Gjirokastër, në përpjekje për të
274
MERO BAZE
ringritur frymën e protestës kundër Qeverisë së Pajtimit Kombëtar përmes këtyre komiteteve. Ndërkohë, komitetet kishin krijuar një organizëm kupolë, që quhej Lëvizja Popullore për Demokraci. Në fakt, ky është një emërtim që u përdor më 20 mars në mbledhjen tyre të Tepelenës. Në një deklaratë që mbërriti nga Gjirokastra në zyrën e shtypit në Rogner, më 16 mars, quhej Lëvizja Qytetare për Demokraci dhe pjesë e saj ishin dhe Ridvan Peshkëpia dhe Arben Imami, ndërsa në një variant tjetër, Komiteti i Shpëtimit Kombëtar të Jugut. Dukej se në këtë pikë nuk kishte ndonjë disiplinë të fortë. Pasi çelën mbledhjen me një minutë zi për të vrarët e atyre ditëve, u kërkua që gazetarët të dilnin jashtë. Pritej të merrej vendim i fortë: ose të largohej Berisha, ose të marshohej drejt Tiranës. Kishte të tjerë që thoshin se do të shpallnin Federatën e Jugut dhe se nuk e njihnin më qeverinë qendrore, nëse Berisha do të mbetej president. Mbledhjes i kushtuan rëndësi të veçantë të gjitha stacionet televizive. Në një intervistë te kanali Mega, një ish-oficer i liruar, Xhevat Koçia, që drejtonte Komitetin e Sarandës bëri të paditurin për misionin kryesor të takimit. Gazetarja e pyeti nëse do të mblidheshin atë ditë të gjitha komitete për të zgjedhur qeverinë e Jugut. Koçia, i cili komunikonte me përkthyes, pa e parë në sy, i tha se nuk dinte gjë, ende s’ishte vendosur gjë. Ai ishte i zënë atë ditë me marrjen në dorëzim të një sasie të madhe ndihmash humanitare nga Greqia për rrethet e Jugut e që, natyrisht, ishte më e vështirë të shpërndaje se t’i merrje në ato ditë. Po ashtu, rrjetet televizive italiane po jepnin pamje nga takimi i komiteteve në Tepelenë. Takimit i kishte paraprirë një takim “intelektualësh” në sheshin e Tepelenës. Mitingu po paraqitej nga media si formë e trysnisë qytetare ndaj mbledhjes së komiteteve për të marrë vendime radikale. Mbledhja pati disa teza të përgjithshme “patriotike” për bashkimin e kombit dhe vëllazërimin Jug-Veri, por që herë- herë tradhtohej duke sharë “çeçenët e Saliut”. Mbledhja e komiteteve zgjati tri orë e gjysmë. Komitetet thanë se kishin dëgjuar mendimet e katërmbëdhjetë përfaqësuesve të rretheve të ndryshme. Në emër të tyre, Albert Shyti, që drejtonte komitetin e Vlorës,
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
275
lexoi pas takimit një deklaratë ku kërkohej prerë dorëheqja e Berishës, por tashmë me një formulë të modifikuar të një Këshilli Presidencial, që duhej të zgjidhej. Shprehej mbështetja ndaj Qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe kërkohej prej saj të vinte nën kontroll ShIK-un dhe RTVSh-në. Komitetet kërkuan po ashtu një palë të tretë për zgjidhjen e krizës dhe thanë se do të respektonin rrugën institucionale. Ishte një qëndrim që dukej haptazi që ishte modifikuar gjatë mbledhjes.
276
MERO BAZE
Në planin ndërkombëtar, po atë ditë, kishte një zhvillim të rëndësishëm në Vjenë. Këshilli i Përhershëm i OSBE-së do të bënte një deklaratë për situatën në Shqipëri, ku si bazë do të ishte raporti i kancelarit Vranicki. Raporti ishte përpiluar qysh më 15 mars dhe po qarkullohej. Më 20 mars në mëngjes, në zyrë e ambasadorit të Shqipërisë në Vjenë, Zef Mazit, mbërriti një faks nga ambasada e ShBA-ve në Vjenë. Mike Leksoni e njoftonte për pikat që do t’i dorëzoheshin Tiranës zyrtare atë mbrëmje. Ai informonte, po ashtu, se ato do të ishin baza e ndërhyrjes në mbledhjen e Këshillit të Përhershëm, që do të mbahej atë ditë dhe që do të sugjeroheshin si qëndrime të Këshillit.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
277
Qartazi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkonin dorëheqjen e Berishës. Përgënjeshtrimi i tyre zyrtar i disa ditëve më parë ishte thjesht taktikë diplomatike. Ata po rekomandonin dorëheqjen duke e konsideruar atë si një gjë që do t’i bënte mirë vendit të vet. Berisha më vuri në tavolinë faksin që ia kishte dërguar Zef Mazi nga Vjena. Në faqen shoqëruese të tij shihej qartë shënimi i diplomatit amerikan për Zef Mazin dhe përmbajtja thuajse e pandryshuar e tekstit, ku theksohej se stabilizimi i vendit do të zgjerohej ndjeshëm nga një dorëheqje e mundshme e presidentit Berisha. Berisha ishte tym. - Duan ta shkatërrojnë këtë vend, - tha. - Mua më shikojnë si pengesë të fundit, ndërsa komitetet i shikojnë si heronj. E di unë ç’donte ky vend. Të kisha marrë nja 200 vetë, t’i çoja nga Tropoja në Sarandë... dhe pastaj ta dorëzoja. Hëm, kujt t’ia dorëzoja? E vetmja zgjidhje, miku im, kjo ishte... Fliste me tërbim dhe, natyrisht, pa menduar shumë. Ishin ditët më antiamerikane të jetës së tij, ku nuk kishte as hipokrizi, as etikë dhe as diplomaci. Ishte një armik i tyre për momentin dhe po i trajtonte si armiq. Mbërriti dhe Ylli Rakipi. Me fjalitë e tij asnjanëse dhe pyetjet e përgjithshme, kishte aftësinë ta çlironte nga përqendrimi dhe tërbimi që kishte ndaj një teme të caktuar. Berisha ia përsëriti atë që po kërkonin amerikanët. - Qartë, - tha Ylli. - Do ta kërkonin këtë, s’ke ç’i bën. Berisha tërbohej dhe më shumë nga fjali të tilla, që i dukeshin kapitulluese. - E di unë ç’duan ata, - tha dhe u ngrit me pult në dorë, nervoz, duke kërkuar kanale pa kuptim. Ylli u kthye nga unë me një grimasë në fytyrë, që më kërkonte të dinte se çfarë mund t’u bënte. Nisa t’i them me zë të ulët atë që sapo më kishte thënë për kompaninë që duhej të udhëhiqte nga Tropoja në Sarandë. - Ma ka thënë edhe mua disa herë këtë... - tha, - futja kot. -Urdhëro? – u përmend papritur Berisha. M’u duk sikur pëshpëritjet tona e zgjuan nga një ëndërr e keqe. - Po flasim për gjërat, - tha Ylli, - si mund të shkojnë më tej.
278
MERO BAZE
- Në këtë rrugë që po futet puna, ka vetëm një zgjidhje, por ka kosto të rëndë dhe s’e pranojnë shqiptarët kollaj: të bëhesh pjesë e botës islamike dhe t’u thuash këtyre “mirupafshim”. Por ka kosto, të them të drejtën, dhe s’e bëjmë dot ne. Ajo po, ajo gjë ua tregonte vendin. S’foli asnjëri prej nesh. Ishte në ato momentet e tij të tërbimit, kur çdo zë që dëgjonte kundër ia shtonte dozat e çmendurisë. Pak më parë, mua më paraqiti si plan kompaninë me besnikë nga Tropoja, që ti çonte në Sarandë dhe mjaftoi një frazë “kapitulluese” e Yllit, që të shpikte skenarin islamik. Ishte në ditën e tij ndoshta më të keqe. E ndërroi sërish stacionin dhe e çoi tek TVSh-ja. Po jepej seanca plenare e Kuvendit. Qeveria kishte propozuar ndryshimin për ligjin e gjendjes së jashtëzakonshme, që të hiqej kufizimi për median dhe kontrolli paraprak i saj para se të shtypeshin gazetat. Bashkim Kopliku me Alfred Serreqi thuajse po përlesheshin me Genc Pollon dhe Fatos Bejën për ndryshimin e nenit 4 të ligjit që kishte të bënte me disa masa për gjendjen e jashtëzakonshme. Ky nen, sipas Koplikut, shkelte Kushtetutën, pasi gjendja e jashtëzakonshme nuk prekte të drejtat themelore të njeriut. -Plehra!... - tha Berisha duke e dëgjuar dhe ndërroi kanalin. U kthye nga ne, u ul, lexoi heshtjen tonë dhe e kapi sërish pultin e televizorit. Pastaj ndërroi mendje dhe kapi telefonin. - Çfarë u bë? - pyeti. Përtej telefonit po e sqaronin se ç’po ndodhte në Kuvend. -Mirë... mirë… Kristofor Peçin dhe Halit Kopanin. Mirë, shumë mirë. - Ç’e keni bërë këtë Peçin? - e pyeti Ylli. - Anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, - tha. - Ishin dy vende bosh. Thamë t’i plotësojmë. Të dy burra të mirë janë. - Po këta sikur po diskutojnë këtë punën e gazetave, - vijoi Ylli. - Na duhet kjo tani, se dhe i zbusim pak këta, se duket si shtetrrethim vërtet, po këtu s’kemi asgjë në dorë. Berisha nuk e kishte mendjen fare se çfarë po i thoshte. - Mirë, mo, mirë, s’ka problem, - tha. Tërbimi i kishte mbetur ende në fytyrë. Mua më kishin mbetur në dorë fakset e Zef Mazit . Propozimi i qeverisë për ta hequr fare nenin 4, në fakt nuk u hodh poshtë. Shkak, me sa duket, u bë dhe mbështetja që Serreqi dhe Kopliku i dhanë
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
279
propozimit të qeverisë. U miratua një variant i propozuar nga Polloja dhe Beja, dy këshilltarë të Berishës, që të hiqej vetëm paragrafi i fundit i nenit 4, që e detyronte Shtabin e Gjendjes së Jashtëzakonshme të miratonte çdo natë përmbajtjen e gazetave. Ndërkohë, qeveria kishte kërkuar një ridimensionim të RTVSh-së, ndryshim të Këshillit Drejtues dhe ekipit drejtues. Asgjë prej tyre nuk u bë. Katër njerëz të PD-së u zëvendësuan me katër të rinj, mes të cilëve unë fiksova vetëm emrin e kompozitorit Shpëtim Saraçi. Berisha e hapte dhe mbyllte ekranin e TVS-së sipas intensitetit të nervozizmit që po i shkaktonte kërkesa e amerikanëve për dorëheqje. Ylli filloi sërish një bisedë me zë të ulët me mua për punën e gazetave. Kishte folur edhe me avokat Ngjelën, që tashmë ishte ministër. Të dy bashkë kishin takuar Finon dhe ky i kishte firmosur Yllit edhe një pasaportë diplomatike. Berisha, gjysmëkurioz për bisedën tonë, që zhvillohej ndaras tërbimit të tij me amerikanët, u ra gjunjëve dhe u çua më këmbë. Ishte shenja se duhej të iknim. Dolëm jashtë dhe gati të dy mendonim të njëjtën gjë. Ai ishte vetëm. Shqetësimi i tij i madh ishte kombinimi i kërkesave të brendshme me ato të palës amerikane. Vizita e Paskal Milos, Skënder Gjinushit dhe sidomos e Neritan Cekës në Jug, takimet e tyre me komitetet dhe kërkesat për dorëheqjen e tij i shikonte si komplot amerikan. Komplot i dukej edhe propozimi i komiteteve për një Këshill Presidencial. Po atë ditë, Neritan Ceka, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, që e dha nga Gjirokastra, shprehu mbështetjen e tij për veprimtarinë e komiteteve dhe i bëri thirrje qeverisë të mos humbte kohë për bashkëpunimin me to, si pjesë e organizimit qytetar. Ai tha se në Tiranë ka mungesë informacioni dhe keqdashje ndaj komiteteve. E gjithë kjo po i forconte dita-ditës hijet e një cikli të ri të krizës. Komitetet po fitonin autoritet politik dhe po vendosnin për Tiranën, por jo për qytetet ku ishin shpallur. Në Sarandë, Gjirokastër dhe Tepelenë u thyen bankat dhe u grabitën paratë, por komitetet nuk i ndalën dot grabitësit. Maskat filluan të shfaqeshin në rrugë dhe, në emër të komiteteve dhe vendosjes së rregullit, goditeshin dhe plaçkiteshin tregtarë apo njerëz që konsideroheshin armiqësorë me komitetet, ndërsa këto të fundit nuk
280
MERO BAZE
distancoheshin dot. Deri në ato çaste, ato po përdoreshin vetëm si një instrument politik kundër Berishës dhe jo pa sukses. Në çdo fjali të Berishës, në çdo bisedë, në çdo kafe që pije me të, shihej qartë se donte një ide, një plan ose një gjest kundër poshtërimit që ai mendonte se po i bëhej. Në fakt, kriza nuk kishte simetri dhe s’mund të krijoje të kundërtën e saj. Bashkim Finoja, edhe pse kishte bërë me të një deklaratë një javë më parë, ku kishte premtuar se do të punonin së bashku, dukej se po tentonte ta fuste në spiralen e trysnisë. Dhe përpiqej të gjente gjithmonë njerëz të tij për t’i përdorur. Kjo ishte gjëja që e çarmatoste dhe e dëshpëronte më shumë se kurrë Berishën.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
281
Më 22 mars, pasdite, Ndrek Gjini, që nga zyra e shtypit e Ministrisë së Brendshme më kërkoi të flisnim. Ndërkaq do të më dërgonte dy deklarata, se ishte “ba nami”. Belul Çelo, ministri i Brendshëm i Berishës, paskësh
282
MERO BAZE
shkuar në drekë në zyrën e Bashkim Finos dhe aty qenkësh takuar me komitetet e Jugut, që i kishin kërkuar dorëheqjen e Berishës, por ky nuk paskësh raportuar. Ndreka po m’i shpjegonte me pasion dhe gati me panik ato që kishin ndodhur. Me sa dukej, kishte dëgjuar ulërimat e Berishës për shefin e vet. - Asht djal’ i mir’, po i papjekur, - tha. - Asht si fmijë. Po lexoja deklaratën, ku “sqarohej” se Belul Çelo kishte marrë pjesë në një takim me përfaqësues të Vlorës dhe partive politike në Kryeministri, por aty nuk ishte diskutuar fare lidhur me dorëheqjen e Presidentit të Republikës, Sali Berishës. Dhe, më poshtë, ia linte përgjegjësinë për këtë Zyrës së Shtypit dhe Informacionit të Këshillit të Ministrave. Ndreka më kishte postuar edhe deklaratën e Qeverisë, ku thuhej qartë se “kryeministri Bashkim Fino zhvilloi një takim me drejtues të pushtetit lokal, një grup përfaqësuesish të Komitetit të Shpëtimit të Vlorë dhe liderë të partive politike”. Më poshtë, deklarata citonte reagimin e përfaqësuesve të Komitetit të Shpëtimit, të cilët “kërkuan dorëheqjen e presidentit si kusht për normalizimin e situatës”. Kryeministri Fino citohej nga zyra e shtypit, i cili kishte thënë se “problem i dorëheqjes së presidentit nuk është çështje e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, e cila ishte dekretuar nga vetë ai. Ajo është çështje e partive politike dhe e vetë presidentit Berisha”. Kjo ishte dhe fraza që e tërboi më shumë Berishën. Ishte në një gjatësi vale me qëndrimin e amerikanëve. Edhe ata, nga kërkesa për largim kishin kaluar te kërkesa për dorëheqje. Ishte një plotësim i paranojës për skenar të përbashkët në linjën ndërkombëtare dhe brenda vendit. Po flisnin me një gjuhë: diplomatët në Perëndim, Komitetet në Jug dhe kryeministri që sapo e kishte dekretuar. Berisha s’më pyeti më për ide. Ndërkaq, Ilir Zhilla, me të cilin komunikoja shumë rrallë, m’u shfaq në telefon dhe më tha se po më niste një faks. Për herë të fundit e kisha parë te zyrat e Prefekturës së Tiranës, ku merrej me krijimin e Shtabit të Censurës për median. Kishte marrë kandidatura dhe logjistikë nga ATSh-ja, si dhe një njeriun e vet, që punonte si këshilltar i ministrit të Pushtetit Lokal. Këtë të fundit nuk tregonte që e kishte të vetin, por fliste për aftësitë e tij të mëdha e si njeri i zoti. Ky ishte Genon Mesareja, këshilltari i Njazi Kosovrastit. Ilir Zhilla më kish dërguar
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
283
një deklaratë të Komitetit për Shpëtim Mbarëkombëtar. Komitetet e Jugut quheshin “Komitete të Shpëtimit”, kurse ky quhej i “Shpëtimit Mbarëkombëtar”. Ideja, sipas tij, ishte se rrëzimi i Berishës është dhe rrënim i Kosovës dhe Maqedonisë. Qysh në rreshtin e parë shihej qartë që ishte përgjigjja e Berishës, pa ndonjë fantazi ndaj kërkesës për dorëheqje. “Komiteti i Shpëtimit Mbarëkombëtar, i mbledhur sot në Tiranë, pasi analizoi me shqetësim gjendjen e krijuar në vend pas krijimit të të ashtuquajturit Komitet Ushtarak i Jugut, që po kërkon dorëheqjen e presidentit Berisha dhe futjen e vendit drejt shkatërrimit dhe luftës civile vëllavrasëse, deklaron... “ Hyrja kishte dy spekulime të mëdha. Së pari, emërtimin “Komitet Ushtarak i Jugut”, që nuk ekzistonte askund, por që ishte në mendjen e secilit duke menduar për Komitetet e Shpëtimit në Jug. Së dyti, emrin e simetrikut të tij, që tashmë quhej Komitet i Shpëtimit Mbarëkombëtar, çka e zgjeronte kështu rolin e misionit të palës së rrezikuar. Më poshtë, 14 krerëve të komiteteve, që u mblodhën në Tepelenë, deklarata u referohej si vorio-epirotë dhe i bënte thirrje mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, ku do të merrte pjesë edhe Bashkim Finoja, që të mos ndikohej nga zëra të tillë. Berisha ishte shokuar praktikisht nga ideja se komploti kundër tij po funksiononte. Ai mendonte se edhe në Bruksel do të diskutohej ajo që ishte thënë në Tepelenë dhe ato çfarë kishte biseduar Bashkim Finoja me krerët e Komitetit të Shpëtimit te lokali Ledi Diana në Tiranë. Aq e çartur dukej deklarata, sa pak më poshtë nuk e quante veten Komitet i Shpëtimit Mbarëkombëtar, por “Komiteti Ushtarak Mbarëkombëtar”, që kërcënonte ShBA-të dhe BE-në, që nëse nuk respektonin Kuvendin e Shqipërisë, do të merrnin përgjegjësi të rëndë. Më bëri përshtypje kompjuteri ku ishte shkruar deklarata. Disa ditë më pas, pashë se ishte i njëjti font germash dhe faqosjeje si deklaratat që vinin nga zyra e PD-së. Aty ishte bërë edhe ajo. Kur shkova në katin e parë të PD-së të shihja se ku ishte zyra e shtypit, pashë se e vetmja grua që kishte mbetur në atë godinë ishte një sekretare në katin përdhe. Godina ishte thuajse e braktisur. Ajo më tregoi se i kishte ardhur një deklaratë edhe nga Tetova me këtë tekst, por e shpjegoi që ishin ata çunat e forumit rinor të Arbër Xhaferrit.
284
MERO BAZE
Faksimile e faksit që fliste në emër të Komitetit të Shpëtimit Kombëtar.
Faksimile e një deklarate të zakonshme për shtyp të PD-së në ato ditë. Shihet qartë dizajni i njëjte i fletës dhe germat e kompjuterit, çka dëshmon se dilnin nga e njëjta zyrë.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
285
Bashkëqeverisja Fino-Berisha
T Nëse ka një zgjedhje tërësisht të goditur për dikë që duhej të ishte në krye të qeverisë më 9 mars, ky ka qenë Bashkim Finoja. Atë ditë që u projektua emri i tij, ndoshta askush nuk i kishte parasysh të gjithë cilësitë e duhura të tij për të qenë partner i Sali Berishës në ditët e tij më të këqija dhe të arrinte të mos bënte ndonjë dëm të madh. Pragmatist, njerëzor, me profil jo shumë të lartë, i gatshëm për kompromise të vogla, realist për zhvillimet politike, jo shumë konformist me partinë e tij, babaxhan në dukje, por jo aq i pastërvitur në shqisat politike, Bashkim Finoja dukej se ishte amortizatori më i mirë i përplasjes që mund të prishte qeverinë e tij dhe të Sali Berishës. Keqkuptimi i madh i debatit politik për bashkëqeverisjen Fino-Berisha është se në debatin publik duket pak e besueshme ajo që shpesh Bashkim Finoja thotë për Sali Berishën: që e ka shpëtuar në ditë të vështira. Shumë veta mendojnë se Bashkim Finoja e ka shpëtuar Sali Berishën nga komitetet e Jugut apo nga njerëzit e armatosur. E vërteta e pabesueshme tani është se Bashkim Finoja e ka shpëtuar Sali Berishën nga vendosmëria e ShBA-ve për ta larguar nga politika. Një javë pas formimit të kabinetit, ShBA-të dukeshin të vendosura ta largonin Berishën, por avokati i madh i këtij të fundit u bë Bashkim Finoja, pa vetëdijen e duhur se çfarë po bënte. Po ashtu Berisha u ndje i izoluar keqazi, nga vizita e Romano Prodit në Vlorë, i cili injoroi tërësisht Berishën dhe u përpoq të qetësonte qytetin e protestave. Fal anarkisë në Vlorë, truprojë personale e tij u bë Zani Çaushi. Rai Tre trasmetoi një reportazh të gjatë ku Zani fliste për të ardhmen e Vlorës dhe vizitwn e Prodit. Përkthente
286
MERO BAZE
Dashamir Tahiri, një biznesmen që kishte lidhje të forta me njerëzit e armatosur. Ishte më i prerë dhe më i qart kundër Berishës se sa Zani Çaushi. Më kujtohet shpesh kjo skenë, kur shikoj tani që ky biznesmenë është deputet i kolaicionit të Sali Berishës, dal nga zgjedhjet e 29 Qershorit 2009. Kabineti i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, ishte më qesharaku në historinë e Shqipërisë, për sa i përkiste mënyrës se si funksiononte. Qeveria ishte një grup teknicienësh dhe krah tyre, në çdo mbledhje, rrinin Vizita e kryeministrit të Italisë “komisarët” e partive, ata që merrnin Romano Prodi në Vlorë. vendimin politik dhe parimor për atë Në krah të tij shihet qartë çfarë diskutohej në mbledhje. Por kjo Zani Çaushi si bodigardi i tij. nuk e pengonte aspak kryeministrin e ri, me disa vjehrra në shtëpi, që t’ia dilte mbanë... Nervozizmi që ngjallte në shoqëri mungesa e eficiencës së qeverisë dhe vazhdimi i destabilizimit, nuk përjetohej dhe aq keq nga vetë Bashkim Finoja. Shumë bastione të PD-së filluan të ndienin butë-butë humbjen e pushtetit dhe nervozizmi i tyre ndaj kryeministrit që nuk të linte rast ta merrje inat, po rritej. Më 5 prill, në përpjekje për të shkuar në Shkodër, Bashkim Finoja u ndalua nga një grup militantësh të PD-së, si për t’i treguar se nuk ishte kryeministri i gjithë shqiptarëve. Rreth 50 vetë, në afërsi të Bushatit, i zunë rrugën kryeministrit. Reaksioni ishte i menjëhershëm. Edhe pse partitë u duk sikur e dënuan të gjitha njëzëri, demokratët dyshonin se shkuarja në Shkodër ishte një pretekst që Bashkim Finoja të shkonte më pas dhe të takonte zyrtarisht komitetet në Jug. Zyrtarisht, agresorët e kryeministrit dukej se e kishin gjetur një motiv politik. Ata thoshin se rreth 120 persona nga Veriu mbaheshin peng në Sarandë, Vlorë dhe Tepelenë nga komitetet e shpëtimit dhe se qeveria nuk kishte bërë asgjë për t’i liruar ata. Në të vërtetë, dukej se luhej me gjysmë të vërtetat. Në Jug ishin keqtrajtuar
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
287
qytetarë, disa herë deri dhe në masakrim, thjesht se ishin veriorë. Një qytetar të tillë e intervistova vetë, disa muaj më vonë. Bëhej fjalë për një qytetar nga Kukësi, që vinte nga Greqia dhe kishte përfunduar në duart e Komitetit të Shpëtimit në Sarandë, i cili dëshmoi për tortura çnjerëzore, deri në heqje thonjsh. Po ashtu, një oficer i Gardës së Republikës, që shoqëronte Sali Berishën, u mor peng në Tepelenë. Ndërsa në Vlorë, u mbajt disa ditë dhe u lëshua, me ndërhyrjen e një sekti murgeshash, kufoma e ish inspektorit të SkIK-ut, Lekë Çokut, i vrarë aty gjatë natës së 28 shkurtit. Mund të kishte edhe qytetarë të tjerë që kishin humbur në anarkinë e atyre viseve, por nuk kishte asgjë të organizuar. Pra, nuk kishte ndonjë strategji, ndonjë listë apo ndonjë veprim në bllok kundër veriorëve, edhe pse “kryeveriorin” Sali Berisha e kishin objektiv të tyre. Ndaj, në këtë kontekst, justifikimi i tyre ishte më shumë një përpjekje e PD-së për të përdorur kartën e ndarjes Jug-Veri në ato ditë, se sa si arsyetim për njerëzit që kishin zënë rrugën dhe që, jam i sigurt, nuk kishin qenë ndonjëherë në Jug. Ndërkaq, pati një reagim të fortë ndërkombëtar, ku u shqua intervista e ashpër e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Nikolas Bërns, i cili e konsideroi incidentin një përpjekje të qëllimshme për të minuar Qeverinë e Pajtimit Kombëtar. Dyshimi më i madh që kishin amerikanët, por dhe perëndimorët e tjerë në atë kohë, ishte se mos Berisha e konsideronte të kryer emergjencën dhe donte të rrëzonte qeverinë. Për këtë arsye, qëndrimi i tyre ishte kategorik pro kryeministrit Bashkim Fino dhe e fajësonin thuajse direkt Berishën për atë që ndodhte. Ministria e Brendshme nisi njëfarë hetimi, që nuk e përfundoi kurrë. Pati edhe një debat në mbledhjen e qeverisë, dy ditë më pas, por pa rezultat. E vetmja masë ishte shkarkimi i shefit të Komisariatit të Shkodrës dhe zëvendësimi i tij me një tjetër; një ngjarje që u kundërshtua me armë në Shkodër. Një ditë pas ndryshimeve, Komisariati i Shkodrës u sulmua. Një polic mbeti i vrarë, një tjetër u plagos, ndërsa një makinë policie u shkatërrua. Ndërkohë që këto debate mbushnin ekranet e Shqipërisë dhe Perëndimit, qytetarët shqiptarë, sidomos pensionistët dhe administrata, po kalonin muajin e parë pa rroga, për shkak të shkatërrimit të bankave në Jug dhe djegies së zyrave. Ministri i Financave, Arben Malaj, filloi të shfaqej në ekran për t’i qetësuar njerëzit. Situata ishte ende larg stabilizimit.
288
MERO BAZE
Në përpjekje për ta larguar vëmendjen nga “leksioni” ndaj kryeministrit, Sali Berisha përdori mbledhjen e zakonshme të qeverisë, më 7 prill, si dhe rekomandimet e Këshillit të Europës për të diskutuar mbi ligjin e ri elektoral dhe mundësinë e bërjes së vendit me kushtetutë. Kërkesa ishte si një rrufe në qiell të pastër. Në vendin ku rendi kushtetues ishte përmbysur dhe presidentit i kishte ikur kontrolli mbi institucionet, çelja e një debati për Kushtetutën dukej si luks i tepërt. Bisedova disa herë gjatë asaj dite me Berishën rreth kësaj deklarate, por dukej i vendosur në atë që thoshte. - E di që është kohë e keqe, - tha, - por kurrë nuk kemi për të qenë në një qeveri dhe nuk ka më mirë se sa tani për ta bërë Kushtetutën. Herë-herë nuk më dukej arsyetim i keq, por në të vërtetë zotëronte ideja se ndoshta i duhej për të treguar një dimension shtetari, në atë keqkatandisje që kishte imazhi i tij si President ato ditë, një imazh që kish nisur të rrënohej qysh më 1994, pikërisht nga humbja e referendumit për Kushtetutën e vendit. Rexhep Mejdani dhe Pandeli Majko e hodhën poshtë propozimin për Kushtetutë. Majkoja ishte më racional në arsyetimet e veta. Së pari, ai theksoi se Partia Socialiste mbështet Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, e cila nuk ka objektiv Kushtetutën. Së dyti, nga pikëpamja etike, Kushtetuta nuk mund të miratohej me tanke në rrugë. Berisha nuk e vazhdoi më tej debatin, por nuk harronte ta mbronte këtë tezë, sa herë ia përmendnin. Madje kjo temë u përfshi edhe në rezolutën e Këshillit Kombëtar të PD-së, që u mbajt më 12 prill. Këshilli Kombëtar, që vazhdoi për dy ditë, njohu përgjegjësinë e qeverisë së PD-së për situatën e krijuar dhe pranoi se shteti nuk ishte i përgatitur për një situatë të tillë. Për ta bërë më ilustruese përgjegjësinë e përciptë që kishte PD-ja për rënien e shtetit, rezoluta theksonte se “faji i zjarrvënësit nuk mund të barazohet me përgjegjësit e zjarrfikësit”. Dukej qartë se në fokus nuk ishte përgjegjësia, por pafuqia për të përballuar një rebelimin të armatosur. Dhe, ndërsa vala e anarkisë po binte në rrugë, vala e kundërshtisë ndaj Berishës po rritej brenda PD-së. Një grup ish-zyrtarësh të saj, kryesisht ish-ministra, në një promemorie të tyre, kërkuan përgjegjësi nga Sali
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
289
Berisha për ftohjen e marrëdhënieve me qeverinë e ShBA-ve dhe zhytjen e vendit në anarki. Në përgjigje të tyre, Sali Berisha mbajti më 12 prill, para Këshillit Kombëtar, një fjalim ku i mëshonte fort idesë së Shqipërisë europiane dhe përparësisë që duhej t’u jepej aty e tutje marrëdhënieve me Europën, në raport me ato me ShBA-të. Ngjante pak me një lojë kalamajsh, që nuk nervozonte askënd, përveçse bezdiste diplomatët me logjikën e vjetër të luftës së ftohtë. Në të vërtetë, ShBA-të dhe Europa nuk kishin asgjë për të ndarë në këtë vend e, për më tepër, në atë kohë. Të dyja palët bashkoheshin te nevoja për të stabilizuar vendin, për të ndërtuar institucione dhe natyrisht, për të ruajtur orientimin perëndimor të tij. Përpjekja e Berishës për të hyrë në mes, ishte thjesht një detaj që u dëshmonte atyre nervozizmin me të cilin ai vazhdonte ta shikonte origjinën e krizës në raportet me ShBA-të. Vetë Berisha ishte i qartë për këtë dhe as që priste ndonjë reagim. Ai po e konsumonte këtë tezë për përdorim të brendshëm, që të nguliste në mendjen e mbështetësve të tij se dështimi i qeverisjes erdhi nga një skemë komploti dhe kryesisht nga përtej oqeanit. Historia e raporteve të tij me drejtuesit e lobit grek në ShBA, përkeqësimi i kredencialeve me qeverinë amerikane për shkak të zgjedhjeve dhe kombinimin që ai në të vërtetë u bëri këtyre dy zhvillimeve, krijuan në sytë e mbështetësve të tij një fasadë të besueshme për një faktor të jashtëm amerikan kundër tij. Në këtë aspekt, për të ishte shqetësuese që disa ish-ministra dhe zyrtarë të lartë të PD-së po përpiqeshin ta mbanin të gozhduar pikërisht aty, duke e detyruar të shprehej për shkakun e prishjes së raporteve me ShBA-të. Një ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, ministri më i besuar i tij, Safet Zhulali, i cili ndërkohë ishte arratisur në Itali me një peshkarexhë, shpërndau për median një deklaratë për shtyp, në të cilën fajësonte Berishën dhe politikën e PD-së për mënyrën se si tentuan ta përballonin atë që quhej rebelim i armatosur. Zhulali tha se ishte i gatshëm të ballafaqohej në vend me drejtësinë për përgjegjësitë e tij, por ritheksoi se politika e PD-së dhe futja e saj në konflikt me aleatët perëndimorë, e sidomos me ShBA-të, ishte fatale për autoritetin e qeverisjes. Dhe, si për t’u dhënë përgjigje zyrtare gjithë këtyre zërave, Këshilli Kombëtar, po ashtu, miratoi një rezolutë ndaj ish-zyrtarëve të PD-së, ku i
290
MERO BAZE
akuzonte ata për një “raport të pandershëm” me këtë parti, si dhe përgjegjësitë e tyre për keqqeverisjen e vendit. Tre ishzëvendëskryeministrat, Bashkim Kopliku, Dashamir Shehi dhe Dylber Vrioni, nuk fituan më si anëtarë të Këshillit Kombëtar, ndërsa Safet Zhulali u përjashtua si dezertor. Mes problemeve të brendshme në PD, të cilat po përpiqej t’i mbyllte me dorë të hekurt, Berisha po ashtu po përpiqej të mbante ndezur tensione të vogla me kryeministrin Fino dhe të mbante sidomos nën presion të ngarkuarin special të OSBE-së, Franc Vranicki. Ndërsa për Bashkim Finon dukej se bllokimi në Shkodër ishte leksioni i parë, për Franc Vranickin sulmi i parë nisi para se ai të mbërrinte zyrtarisht në Shqipëri, për të filluar misionin normal, në mes të prillit. Më 11 prill, ai paraqiti raportin përfundimtar në Këshillin e Përgjithshëm të OSBE-së në Vjenë, lidhur me detyrat që do të kishte forca shumëkombëshe që do të nisej atë ditë drejt Shqipërisë. Vranicki foli për rivendosje të rendit publik dhe zgjedhjet e qershorit. Por zëdhënësja e tij, Melisa Fleming, e turbulloi qetësinë e Berishës, kur foli pa ndonjë emocion rreth takimeve që Vranicki pati me përfaqësues të komiteteve të shpëtimit në muajin Mars, në Vlorë, si dhe neutralitetin që kishte OSBE-ja, nëse edhe qeveria shqiptare takohej me këta njerëz. Sipas saj, zoti Vranicki “do të vazhdojë të përpiqet që të kuptojë sa më mirë konfliktin dhe krizën në Shqipëri dhe që ta bëjë këtë, ai do të ketë nevojë të takohet me forcat e angazhuara”. E gjithë kjo filloi ta trazonte qetësinë e Berishës. Ende pa filluar mbledhjen e Këshillit Kombëtar, më 12 prill, përmes një zëdhënësi të Ministrisë së Jashtme, reagoi ndaj mundësisë së takimeve të zotit Vranicki me krerët e komiteteve. “Qeveria ia ka bërë të qartë zotit Vranicki se drejtuesit e komiteteve janë ekstremistë të majtë dhe shumica kanë qenë drejtues të firmave piramidale”, thuhej në reagimin e ashpër, por pa forcë të Ministrisë së Jashtme. Ky presion paraprak mbi Vranickin, ende pa shkelur në Tiranë, dukej se bëhej më shumë për t’i treguar se nuk do ta kishte të lehtë të jepte urdhra, pa dëgjuar edhe këshilla. Deklarata e krahut të Berishës në qeveri e ngriti disi tensionin. Filluan reagimet edhe nga pala tjetër, që e kishte gati kërkesën për dorëheqjen e Berishës. Më në fund, Bashkim Finoja kishte folur për një gazetë ditore dhe kishte deklaruar se dorëheqja e Berishës
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
291
është edhe dorëheqje e tij. Ishte një bashkim i pavullnetshëm fati mes dy partnerëve në atë koalicion të sforcuar, një shpjegim i thjeshtë dhe i sinqertë i kryeministrit Bashkim Fino, se sa pa ide ishte tashmë kërkesa për dorëheqjen e Sali Berishës. Madje, thellë-thellë, shumë socialistë mendonin se, pasi kishte kaluar vala e parë e goditjes së shtetit dhe Berisha kishte rezistuar i vetëm politikisht, me mbërritjen e misionit “Alba”, ndoshta ai ishte penduar për qeverinë e koalicionit dhe mund të ishte ai që i nxiste gjithë këto zëra. Por, pavarësisht kësaj, shihej qartë se dyshja Berisha-Fino po funksiononte edhe në aspektin personal. Flisnin me njëri-tjetrin në telefon, nuk ishin të acaruar dhe e ruanin njëri-tjetrin në publik. Pikërisht në një nga ato net prilli, Bashkim Fino trokiti në zyrën e Sali Berishës për të zgjidhur një çështje që kishte qenë ngërçi i raporteve të Berishës me opozitën. Duhej të gjenin një kandidaturë për shef të ShIK-ut, në vend të Bashkim Gazidedes, që ndërkohë kishte ikur nga detyra dhe po bëhej gati të linte Shqipërinë. Pas tij, ishte ngarkuar në krye të ShIK-ut një ishvartës i tij, që në të vërtetë po merrte në dorë një institucion të shpartalluar. Pasi Berisha kishte refuzuar Arben Rakipin dhe dukej se nuk kishte sy të pranonte as njerëz të tjerë, një natë, Bashkim Finoja e mori në telefon dhe i tha se e kishte gjetur kandidaturën. Kështu, të paktën, ma shpjegoi Berisha, i xhindosur, të nesërmen. E kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë: “E gjeta! Ke për të parë, ka për të të pëlqyer”. Pas pak minutash, Bashkim Finoja kishte hyrë në zyrën e Sali Berishës me “asin” nën mëngë. “Eduard Ypin”, i kishte thënë. “Pse të mos e bëjmë këtë kryetar të ShIKut? Ti e ke ministrin tënd dhe ne jemi dakord”. - Unë u shokova, - po më shpjegonte Berisha. - Si ishte e mundur që, ministrin tim, të vinte e të ma propozonte kundërshtari për postin më delikat?! Domethënë, nuk ishte imi! Pra, kishte nisur pazari i të tijve me palën tjetër. Kjo dukej se e kishte tmerruar dhe nuk pushonte së vjelli vrer ndaj Eduard Ypit. Unë vazhdoja të mos e njihja mirë këtë njeri. Më kujtohej skena e 26 majit në PD, shoqëria e tij me Fahri Balliun dhe ndërhyrja për t’ia sponsorizuar librin për Berishën me lekët e fondacionit “Xhaferri” dhe prania e tij e re në qeverinë Fino, si ministër i PD-së. Asgjë më shumë.
292
MERO BAZE
Vëllain e tij, Edisonin, e njihja prej vitesh, ndoshta në fund të viteve tetëdhjetë, kur Tirana gëlonte nga tipa të tillë, që e lidhnin “kryeqytetin” me “studentët’ dhe që kërkonin të çudisnin njëri-tjetrin. Kisha dëgjuar po ashtu, kur isha në Burrel, disa momente të gjykimit të Eduard Ypit, që shumë njerëz i tregonin me dhimbje dhe respekt për të. Disa gjeste jo solidare të vëllait të vet gjatë hetimit dhe gjykimit, dhe ndoshta diçka më e rëndë që mund të kish ngjarë mes tyre, i mbante ata larg njëri-tjetrit. Edisoni nuk fliste kurrë për të dhe dukej se kishte një peng. - Ka qenë spiun ky, e di ti? - më pyeti papritur Berisha. - Kush, Eduardi? - i thashë. - Po, ka qenë spiun dhe duket që qenka i tyre, - vazhdoi Berisha. - Po pse e vure prapë ministër, kur e ke ditur? – e pyeta ndërkaq. - Kam menduar se është ndarë nga e shkuara, por nuk qenka fat. Njeri i dobët shumë! Në të vërtetë, i gjithë tërbimi i Berishës nuk kishte të bënte as me ato që fliste rreth së shkuarës së Ypit, as me faktin se ai mund të ishte njeri i socialistëve, por me faktin që kryeministri socialist ishte kthyer pak nga pak në qendër pushteti, ku po trokisnin dhe njerëzit e tij. Kjo e kishte xhindosur Berishën dhe gjithë këtë xhindosje e mori përsipër ta vuante Eduard Ypi. Berisha jo vetëm që nuk ia pranoi propozimin Bashkim Finos, por ndërpreu menjëherë çdo kontakt me Eduard Ypin, duke e shpallur atë të padëshirueshëm, pa shumë shpjegime. Vetë Bashkim Finoja ishte çuditur nga refuzimi i Berishës, por ja që nuk kishte se çfarë t’i bënte. Ndërkohë, Spartak Ngjela më përshkroi hutimin e Bashkim Finos nga sjellja e Berishës. - Nuk e kuptonte pse për Arben Rakipin reagoi butë dhe ndaj Ypit aq egër, - më tha Ngjela. – Hë, ende nuk e kupton dot lojën Finoja! E di se Berisha po përpiqet të gjejë kryetarin e ShIK-ut. Por ai e ka kryetarin. Ai po përpiqet të mos ia marrin këta. Disa vite më vonë, kur Eduard Ypi donte të kthehej me ngulm në PD, sidomos në fillim të viteve 2000, unë ngulmova disa herë pranë Berishës që ta afronte, por ai më kujtonte mesin e prillit të vitit 1997 dhe tërhiqesha. Eduard Ypi ma kërkonte me ngulm arsyen e “jo”-së. Ma kërkonte si kureshtje, si makth, si dëshpërim dhe, mbi të gjitha, si habi që nuk pranohej ende shërbimi që ai donte të bënte.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
293
- Të më fusë mua Berisha aty, - më tha një ditë, - pa ia tregoj unë këtij Kuqos... Ishte fjala për Pollon, i cili sapo kishte ikur nga PD-ja. Kishte angazhuar sërish edhe Fahri Balliun, që të kuptonte prej meje se kush ishte shkaku. Ia thashë Balliut. Ky u kënaq shumë dhe i dha njëqind për qind të drejtë Berishës. Në të vërtetë, unë ia tregova njëherë Berishës, shumë më vonë, por ai kishte sistemin e tij të të vlerësuarit për të kaluarën. Ai kishte tezën që nuk ka thjesht ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit, por bashkëpunëtorë që vazhdojnë t’i shërbejnë Sigurimit dhe të tjerë që nuk i shërbejnë më. Betejën ai e kishte shpallur me ata që i “shërbenin ende”, sipas tij, dhe që ishin ata që zakonisht tradhtonin pushtetin e tij dhe i bashkoheshin opozitës. - Është me provë kjo, - më thoshte për të disatën herë, kur i kërkoja që të mos i përfshinte më në skemat e tij ata që kishin bashkëpunuar me ishSigurimin e Shtetit. - Është me provë: kush qëndron, nuk ka qenë; kush nuk qëndron tani, ka qenë. Nën këto komplikime që ia sillte e shkuara dhe rrënimi i pushtetit të tij, Berisha filloi të mbijetonte me partnerë të rinj, duke u dhënë prova që do t’ua tregonte të gjithëve vendin. Me Finon dukej se kishte arritur një farë suksesi, derisa ai, ndoshta dhe nga sinqeriteti i tepruar në atë kohë, publikisht e lidhi fatin e tij me fatin e Berishës. Ndërkohë, misioni “Alba” që po zbarkonte, kishte konsumuar para nisjes më shumë histori lufte nga ç’kishte në të vërtetë në Shqipëri dhe me të mbërritur në tokën shqiptare, prodhuan më shumë barsoleta se aksione të mirëfillta humanitare për stabilizimin e rendit.
294
MERO BAZE
Betejat e Berishës me kancelarin Vranicki
T Misioni “Alba” dhe misioni i Vranickit, e kishin dorëzuar, në njëfarë mënyre, sovranitetin e Shqipërisë te Perëndimi. Dhe Berisha e kishte drejtuar vëmendjen nga Austria, me shpresë se aty do të gjente ndonjë të çarë për të vazhduar presionin mbi Vranickin. Ambasadori ynë në Vjenë, Albert Aliçka, një djalë energjik, shumë i përkushtuar për detyrën dhe i afërt politikisht me Berishën, po bënte gjithçka, por mundësitë shkonin deri te Grosryk, një deputet periferik i Austrisë, i gatshëm që, në ato ditë kiameti, të mbështeste Berishën. Ai bëri disa deklarata, ku e këshillonte Vranickin që, në Shqipëri, nuk duhej të përkrahte socialistët dhe duke bërë vërejtje se, javët e fundit, ai ka vepruar si “socialdemokrat”. Pra, se kishte vepruar si i majtë dhe kishte qenë i njëanshëm në sjelljen e tij politike ndaj Shqipërisë. Grosryk ishte ndoshta zëri i vetëm nga Perëndimi pro Berishës, edhe pse ishte pa ndonjë kartëvizitë serioze politike. Në deklaratën e tij, Grosryk shkonte dhe më tej, duke e quajtur mosnjohjen e zgjedhjeve të 26 majit nga socialistët si shkakun e katastrofës. Po atë ditë, edhe agjencia austriake e lajmeve, APA, i kushtoi vëmendje, ndoshta e vetmja në këtë lloj, mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, ku theksohej se PD-ja mbështeste presidentin Berisha në ato ditë të vështira. Por zërat minorë nga Austria kishin rëndësi vetëm për konsum të brendshëm në Tiranë. Figurat e rëndësishme politikës vjeneze, sidomos legjendari Alois Mock, një nga miqtë më të mëdhenj të PD-së, po hezitonte të fliste, i turpëruar me atë që u kish ndodhur aleatëve të tij. Sidoqoftë, Berisha përpiqej të bënte aq sa mundej. Nuk linte asnjë mundësi për të
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
295
krijuar idenë paraprake se kishte një problem me zotin Vranicki. Dhe, si për ta ilustruar më tej këtë, më 16 prill, një grup të rinjsh të Forumit Rinor të PD-së, demonstruan para Kryeministrisë për t’i “kërkuar Vranickit” të ishte i paanshëm dhe të mos i vlerësonte si partnerë “krerët e rebelimit” në Jug. Ishte gdhirë, pra, një ditë kur gazeta RD, po ashtu, kishte kërkuar po të njëjtën gjë si të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së. Protesta u zhvillua ndërkohë që Vranicki gjendej në zyrën e Bashkim Finos dhe pas atij takimi, do të takohej më pas me krerë të partive politike. Sali Berisha, në një farë mënyre, po ia çonte mesazhin para takimit. Kishte thuajse një javë që i çonte mesazhe të tilla gjithandej: me Grosryk, me shtypin austriak, me protesta, me deklarata forumesh, me rezoluta të Këshillit Kombëtar. Ishte një ofensivë e tëra për ta kompleksuar dhe për ta bërë atë të tërhiqej nga njohja e një pale të tretë përtej tij dhe Bashkim Finos. Për më tepër që dyshonte shumë se nën presionin e Aleancës Demokratike dhe socialdemokratëve, Partia Socialiste mund të afrohej zyrtarisht me krerët e rebelimit. Ditën që Vranicki kishte mbërritur në Tiranë, Aleanca Demokratike kishte bërë thirrje për të konsideruar si palë komitetet e shpëtimit në Jug dhe kishte bërë thirrje gjithashtu për largim nga detyra të disa gjeneralëve të ushtrisë dhe Agim Shehut. Arben Imami dhe Neritan Ceka kishin mbërritur sërish në një gjatësi vale, pra, që Qeveria e Stabilitetit ishte tradhti ndaj interesave të shoqërisë, si dhe ishin në krye të trysnisë për t’i futur komitetet si palë të tretë në bisedime. Kësaj Berisha i trembej më shumë se çdo gjë tjetër. Pasditen e 16 prillit, ai ishte më i qartë se kurrë për këtë gjë. Atë ditë ishte botuar libri im, Realitete shqiptaro-amerikane, që ishte një reportazh i gjatë i asaj se ç’po ndodhte ato ditë në Shqipëri, i parë nën efektin që kishte mbi trazirat prishja e qeverisë shqiptare me atë amerikane. Kisha shumë dyshime për jetëgjatësinë e librit dhe e kam shkruar këtë në hyrje të tij. Kisha bashkëpunuar me Berishën për librin dhe i kisha kërkuar atij gjëra konfidenciale. Isha përpjekur ta besoja shumicën prej tyre. Për një gjë isha i pasigurt për shumë kohë: për thellësinë se deri ku, ai që quhej lob grek në ShBA, i kishte prishur në mënyrë spekulative raportet fillestare të Berishës me Uashingtonin. Detajet që më jepte Berisha ishin shumë ilustruese dhe po të kishe pak dëshirë, siç kisha unë, që ta mbështesje atë,
296
MERO BAZE
të dukeshin më të rëndësishme nga ç’ishin. Por, ndërsa lexoja korrespodencën mes Ministrisë sonë të Jashtme dhe Departamentit të Shtetit, që një zëvendsministër ma vuri në dispozicion me porosi të Berishës, e kuptoje se problemi ishte diku tjetër. Në ato korespodenca kishte shpesh qëndrime partizane të diplomatëve që nuk të ndihmonin të kuptoje të vërtetën.Për shembull raportet e Robert Papës si diplomat, ishin njësoj si shkrimet e tij politike, ku mbahej qëndrim dhe citoheshin të komentuara sugjerimet e SHBA, shahej media opozitare, etiketoheshin liderët e opozitës dhe humbiste informacioni real. U përpoqa t’i mbaja të gjalla të dyja linjat; në fillim atë të prishjes politike për shkak të zgjedhjeve, duke i cilësuar zgjedhjet e 26 majit si një “humbje nga fitorja”, por shtjellova gjatë edhe raportet e Berishës me grekët, si dhe ndikimin që ata patën për të vizatuar një lider nacionalist në Ballkan. Berisha e kishte lexuar librin thuajse me një frymë, por Ylli Rakipit i kishte thënë në telefon se “është përpjekur të ruajë veten”, një fjali kjo me dy kuptime për ato që ai nuk i kishte parë në libër. Kisha lënë jashtë tij shumë gjëra që më kishte thënë Berisha, por që nuk mund t’i fusja aty pa e pa e cituar atë. Më kishte përshkruar një skenë se si kishte pasur një takim me presidentin Klinton dhe me Xhorxh Tened. Ky i fundit, për kohën që Berisha thoshte se e kishte takuar, kishte qenë drejtor i rëndësishëm i veprimeve operative në CIA. Berisha këmbëngulte se nuk ia kishin prezantuar me qëllim dhe ai ishte nxirë në fytyrë, kur Berisha kishte folur për synimet greke ndaj Shqipërisë. Kishte edhe detaje të tjera rreth Xhorxh Stefanopollus-it, ish-këshilltar i Klintonit, për Xhorxh Tened apo Nikolas Gejxh-in, që nuk i kisha përfshirë. Duke folur për librin që sapo e kishte marr në dorë, më tregoi se pas meje do t’i shkonte Vranicki në zyrë. - Do t’ia tregoj vendin, - tha, - se do të takohet me banditët. Kam vendosur të qëndroj përfundimisht. Po të duan, le ta mbajnë qeverinë; po të duan, le ta prishin. Nuk kam bërë marrëveshje të fus komitetet në qeveri. Ai kërkon të shkojë në Shkodër dhe pastaj në Vlorë. Hëm... njësoj siç deshi të ma bënte Bashkim Finoja. Po ai e mori një mësim. Me këtë do të ndahem sot. Ishte një sulm paraprak, një përgatitje për të bërë betejë ndaj atyre që ai realisht i kishte frikë. Pastaj ma ktheu bisedën tek Arben Imami, te
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
297
“koincidenca” që ai erdhi në Shqipëri nga Greqia, bashkë me Ridvan Peshkëpinë, te mospranimi nga ana e tij e Qeverisë së Stabilitetit dhe vazhdoi më tej me “arratisjen” e tij misterioze. - Nëse ai shkon Vlorë, unë do ta bojkotoj, - tha. U largova nga zyra e tij me ndjesinë që ishte i trembur seriozisht nga futja në spiralen e pushtetit të njerëzve që e detyruan ta dorëzonte atë. Dhe kishte gjetur njeriun e duhur për ta përdorur kundër përfshirjes në këtë spirale: kancelarin Vranicki! Takimi mes tyre kish qenë dramatik. Ma shpjegoi disa herë dhe të gjitha herët njësoj: “Ia bëra të qartë se ato janë banda komuniste dhe se takimi me ta i jep fund gjithçkaje që është ndërtuar deri më sot”. Nuk jam i sigurt se deri në ç’masë ia kishte komunikuar këtë, por e sigurt është se pas takimit me Berishën, Vranicki ndërroi mendje dhe e anuloi vizitën e lajmëruar për Shkodër dhe Vlorë. Më vonë, në kujtimet e tij, Vranicki përshkruan nervozizmin e Berishës kur i thoshte se do të takohej me përfaqësues të njerëzve të armatosur. Sidoqoftë, Berisha ia kishte arritur ta kompleksonte Vranickin për momentin dhe ta paraqiste prirjen e tij si mision zjarrvënës për paqen sociale para zgjedhjeve dhe vënien nën kontroll të grupeve të armatosura. Kishte përdorur dhe një kartë tjetër presioni, për të cilën ndërkombëtarët ishin të ndjeshëm. “Ekzistenca e grupeve të armatosura në Jug, ia vështirëson Partisë Socialiste fushatën në dy të tretat e territorit”, i kishte thënë kancelarit. “Pse?” kishte pyetur ai i çuditur. “Sepse ka reaksion ndaj banditëve dhe do t’i shikojnë socialistët si aleatët e tyre dhe do të përgjigjen me të njëjtën monedhë”, i ishte përgjigjur Berisha. Në të vërtetë, kjo ishte ëndrra e pafuqishme e Berishës në ato ditë. Ishte fuqia mistike, që ai nuk po ngjallte dot, por që e besonte çdo i huaj. Ishte ndarja Jug-Veri. Berisha arriti ta përdorte si presion ndaj të huajve, sepse vetë shqiptarët nuk e konsideronin si rrezik real. I kishte hapur edhe çështjen e OSBE-së dhe refuzimin e prerë për të vëzhguar procesin, për shkak të historisë së zgjedhjeve të kaluara. Duke i ekspozuar kaq shumë probleme të reja Vranickit, me siguri që këtij iu duk krejt i parëndësishëm dhe rëndues për situatën takimi me komitetet, ndaj
298
MERO BAZE
dhe i anuloi ato. Po ashtu, Berisha kishte rikthyer në agjendën e bisedimeve refuzimin që OSBE-ja të vëzhgonte zgjedhjet, edhe pse kjo organizatë po koordinonte gjithë ndërhyrjen ushtarake në Shqipëri dhe praktikisht, në ato ditë, kishte sovranitetin e Shqipërisë. Vetëm një mendje politike e palodhur arrinte të krijonte pushtet virtual me përfaqësuesit e koalicionit më të madh ndërkombëtar kundër një politikani, siç ishte koalicioni i forcave shumëkombëshe që kishte ardhur në Shqipëri për të garantuar paqen, funksionimin e jetës sociale dhe zgjedhjet e lira. Në të vërtetë, Vranicki ishte takuar një herë me përfaqësuesit e atyre që quheshin komitetet e shpëtimit, në një kryqëzor në Adriatik dhe, më pas, ka pasur takime private me ta në Tiranë, për t’u informuar mbi gjendjen. Siç e ka shpjeguar vetë më vonë në një intervistë me Rudina Xhungën, ai kishte problem me Berishën, sidomos kur i fliste atij për “rebelët”, për OSBE-në dhe për kundërshtarin e tij, Fatos Nano. “Gjatë vitit 1997, na duhej të përgatisnim zgjedhjet parlamentare, por jo të gjithë ishin dakord për këtë. Disa i donin këto zgjedhje, të tjerë jo. Ndërkohë që hyra në biseda me disa eksponentë, Berisha i quante ata rebelë, ndërsa unë i konsideroja liderë lokalë. Njëherë u takova me ta në një anije italiane në detin Adriatik, por pati edhe takime të tjera… Berishës nuk i pëlqente t’i kujtoje OSBEnë, sepse raporti i saj për zgjedhjet e mëparshme në Shqipëri kishte qenë tepër kritik. Në atë kohë, kryesinë e radhës në OSBE e kishte Zvicra. Berisha nuk donte të reagonte ndaj mangësive që vëzhguesit e huaj kishin konstatuar gjatë zgjedhjeve në Shqipëri; e para, kjo e nevrikoste, nuk i pëlqente. E dyta, nuk i pëlqente t’i përmendeshin kundërshtarët e tij politikë, së pari Fatos Nano, por edhe anëtarë të tjerë të Partisë Socialiste; këta, në mënyrë kategorike, ishin kundërshtarë të tij dhe, si rrjedhojë, ai nuk u entuziazmua që unë u dërgova nga OSBE-ja për të përgatitur zgjedhjet”. Rrëfimi i kancelarit Vranicki konfirmon në të vërtetë klimën e kontakteve të Berishës me të. Ushtarakë të tjerë të misionit “Alba” silleshin po ashtu si ai. Shefi i Shtabit të Ushtrisë Italiane dhe komandanti i operacionit “Alba”, Guido Venturoni, tha për BBC-në të nesërmen e takimit Berisha-Vranicki, se “ata do të mbajnë kontakte edhe me autoritete të tjera lokale dhe komitetet e shpëtimit publik”. Kjo deklaratë e hapi sërish debatin, por me tone më të ulëta. Berishës nuk i interesonte shumë
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
299
polemika me ushtarakët, por presioni mbi politikën. Politika sipas tij, duhej t’i mbante larg, ata, që ai i konsideronte në ato momente si kundërshtarët më të rrezikshëm të karrierës së tij politike, Komitetet e Shpëtimit. Për këtë shkak, Berisha u kushtoi shumë rëndësi dhe titujve të gazetave që sapo kishin nisur të ribotoheshin, duke e paraqitur si fitore të tij anulimin e vizitës së Vranickit në Vlorë dhe Shkodër. I lodhur nga kjo betejë e nëndheshme , ish Kancelari Vranicki bëri përkufizimin më racional të krizës në Shqipëri, duke theksuar se në atë vend “e ke të vështirë të ndash ëngjejt nga djajtë”. Nuk jam i sigurt sa e xhindosi Berishën kjo deklaratë që e barazoi përsëri me “rivalët” e tij të komiteteve, por për një kohë të gjatë ai bëri ç’ishte e mundur ta anatemonte këtë fjali në publik. Kjo e detyroi zëdhënësen Vranickit të fliste me një gjuhë më të ashpër për medien. “Media nuk mund të na diktojë kë të takojmë dhe kë jo në Shqipëri”, tha Fleming në emër të zotit Vranicki dhe shpjegoi disa herë se Vranicki nuk ishte zmbrapsur nga ndonjë presion për të shkuar në Vlorë dhe Shkodër, por se ashtu e kishte gjykuar. Ishte një paralajmërim edhe për Berishën, që të mos e përdorte si fitore politike suksesin e tij real ndaj kancelarit, atë të anulimit të agjendës së tij, që fillonte integrimin e komiteteve në jetën politike, një kërkesë e përditshme, që bëhej atë javë nga Aleanca Demokratike.
300
MERO BAZE
Pasojat e anarkisë
T Pas më shumë se një muaji nga formimi i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, u krijua një rutinë e re e jetës politike. Socialistët ishin rikthyer në Kuvend dhe qeveria po ia dilte të funksiononte me “komisarë” që mbikëqyrnin drejtimin politik të saj. Por autoriteti i saj kufizohej vetëm në zyrat e saj dhe në Presidencë. Në rrugë dhe sidomos në Jug të Shqipërisë, ishte stabilizuar anarkia. Vlora, qyteti simbol i protestave, ishte ndarë thuajse mes dy kampesh. Në një anë qëndronte Zani Çaushi, në një lagje të qytetit, ndërsa në anën tjetër, kundërshtarë të tij, kryesisht ata që njiheshin si “Grupi i Gaxhait” dhe “Grupi i Kakamit”, personazhe që herë bashkoheshin me njëri-tjetrin dhe herë ndaheshin. Për ta bërë edhe më tragjike situatën, këto grupe i atribuuan vetes edhe ngjyra politike. Zani ishte mbështetës i së majtës, kurse kundërshtarët e tij u vetëshpallën si mbështetës të së djathtës. Nën këtë pasiguri, që po stabilizohej dita-ditës, në Jug po rritej autoriteti i bandave dhe të ashtuquajturat komitete shpëtimi ishin bërë shërbëtorë të tyre. Në atë kohë, në fillim të prillit, unë kisha hapur një agjenci lajmesh. Agjencia Enter ishte në atë kohë e vetmja agjenci private lajmesh që kishim një faqe në internet, në Londër, dhe që kishim rreth 100 mijë klikime në muaj. Kisha një staf të reduktuar me 5 vetë dhe raportonim kryesisht për gazetat shqiptare jashtë Shqipërisë. Arrinim të siguronim të ardhura minimale, që na mjaftonin për rrogat. Kishim siguruar të merrnim gjithë komunikatat e policisë dhe aty shikohej qartë radiografia e krimit në
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
301
Shqipëri. Çdo javë, numri i të vdekurve shkonte në rreth 50 persona. Lajmet ishin nga më të tmerrshmet. Vrasje policësh, krime në familje, larje hesapesh të vjetra, grabitje dhe vrasja nga maskat, sulme mbi ndihmat... gjithçka! Filluan të shfaqen disa lajme për incidente mes qytetarëve dhe forcave të misionit “Alba”. Në Elbasan u shënua një viktimë, pasi grekët hapën zjarr pa paralajmërim ndaj një grupi prej katër të rinjsh, që u tha se i provokuan. Kishte po ashtu dhe lajme për dhunë politike. Demokratët po ndiheshin të rrezikuar në Jug të vendit. Qytetet si Berati, Vlora, Tepelena, Saranda, Gjirokastra e Përmeti, u bënë të rrezikshme për veprimtarët e PD-së dhe ata migruan drejt Tiranës. Në krye të listës ishin Vlora dhe Berati, ku PD-ja thuajse u shkri fare. Sikur të mos mjaftonin vrasjet dhe anarkia, pati dhe vrasje të tmerrshme nga aksidente. Më të dhimbshme ishin shpërthimi i një tuneli ushtrie në Kardhiq, ku u vranë rreth 13 persona, si dhe shpërthimi i një depoje në Qafë-Shtamë, ku u vranë 27 persona. 11 prej tyre i përkisnin një familjeje, ndërsa viktimat e tjera ishin të shpërndara në katër familje të tjera. Berati, ashtu si Vlora, po binte në pushtetin e bandave dhe jetesa po bëhej e pamundur. Nën thirrjet për të shkuar në zgjedhje në fund të qershorit, Franc Vranicki po përpiqej t’u bënte thirrje palëve të stabilizonin rendin. Por situata nuk ishte më siç kishte qenë një muaj më parë. Tanimë në qytetet e Jugut ligjin e bënin banditët, të cilët po e përdornin politikën; pra, politikanët nuk mund t’i përdornin më banditët. Një i dërguar i kancelarit Vranicki, ambasadori Grubmajer, kishte nisur në Tiranë takimet për ligjin elektoral, i cili po mbante të bllokuara bisedimet për shkak të modifikimit që i duhej bërë ligjit ekzistues, që përjashtonte figurat kryesore politike të së majtës nga kandidimi. Humbja e kontrollit mbi territorin, sidomos në Jug të vendit, ishte një goditje e rëndë edhe për bizneset. Shumë biznesmenë ishin vetarmatosur për të ruajtur pronat e tyre, por ndërkohë ishin vënë në shënjestër të banditëve që vinin gjoba mbi ta. Një ngjarje e tillë e dhimbshme më shoqëroi gjatë dhe kishte të bënte me zhdukjen e një biznesmeni nga Tepelena, që kishte një biznes modest të shitjes së pjesëve mekanike të
302
MERO BAZE
Benz-it në Kras të Tepelenës. Kishte mbaruar universitetin për inxhinieri në një vit me mua, por me të u njoha nga afër gjatë kryerjes së shërbimit të shkurtër ushtarak tremujor. E rrëmbyen një ditë dhe thanë që e mbajtën në stanet e Salarisë. Bënin sikur kërkonin pará, por me sa dukej kishin frikë nga përmasat që mori ngjarja. E shoqja e tij dhe i vëllai e kërkuan gjatë, një muaj, dy muaj, tre muaj... Më në fund, shpresat humbën dhe ai nuk u gjet. As sot nuk i është gjetur varri. Por të gjithë të thonë se kush e mori dhe kush e vrau. Biznesmenët po merreshin peng edhe në Vlorë, në Berat, në Korçë e Sarandë. Ishte një rrëshqitje me shpejtësi drejt katastrofës. Jugu po varfërohej në mënyrë të skajshme nga ky rrënim. Berisha, që e ndiqte gjendjen gjithë makth, me afrimin e zgjedhjeve mori në telefon Vranickin dhe si shqetësim kryesor i ngriti kontrollin e bandave mbi Jugun e vendit dhe rëndimin e situatës financiare në Jug: “Atje po rritet inflacioni, po boshatisen tregjet dhe jeta po bëhet e pasigurt dhe e pamundur”. Kishte kapur në të vërtetë një argument shumë njerëzor për ta varrosur përfundimisht ndikimin e atyre që quheshin komitete shpëtimi. Fakti që ata nuk kishin pushtet ta ndalnin anarkinë dhe bandat e armatosura, ishte një fitore e hidhur për Berishën. Në Jug po bëhej e pasigurt gjithçka: rrugët, pikat kufitare, qytetet... Fshatrat ishin oaze më të sigurta, për shkak të lidhjeve të forta familjare që kishin me njëri-tjetrin. Por, nëse dilje në rrugë, asgjë nuk ishte e sigurt. Pasi u shpërthyen edhe të disa depove municioni, qeveria bëri paralajmërime të rrepta, duke njoftuar se ka minuar çdo hyrje në depot e municioneve dhe kush i prek, do të hidhet në erë. Nga ana tjetër, po shtoheshin sulmet edhe ndaj zyrtarëve apo punonjësve të administratës. Në Elbasan i vendosën një bombë në shtëpi prefektit Tonin Alimëhilli, ndërsa kryetari i Bashkisë së Vlorës, Gëzim Zilja, nuk mundi dot as ta dorëzonte zyrën e tij në qytetin e rrëmujave. Nën lajme të tilla të frikshme dhe shpesh të pabesueshme, vendi po shkonte drejt zgjedhjeve të sforcuara, që thjesht ishin një konvencion për t’i dhënë mandat një force të re politike, që mund të ngjallte shpresë. Nën presionin e shtuar të dhunës në qytetet e Jugut, Berisha filloi ta ngrinte zërin për rikthimin e stabilitetit në Jug, duke bërë përgjegjëse komitetet e shpëtimit, që në të vërtetë ishin kthyer në ushtarë të bandave të armatosura, pasi nuk kishin më asnjë autoritet.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
303
Ndërsa Berisha po akuzonte Partinë Socialiste për Jugun, në Thumanë, shumë afër Tiranës, u ndal dhe u sulmua me armë Alfred Serreqi, që sapo i ishte bashkuar partisë Lëvizja për Demokraci, e themeluar nga ishdrejtues të PD-së, që Berisha i përjashtoi një muaj më parë. Tre të rinj të moshës 20-25-vjeçare, e kishin urdhëruar Serreqin të zbriste nga makina dhe ia kishin rrëmbyer atë. Sulmi dukej se ishte një sinjal i qartë nga veprimtarë radikalë të PD-së afër Laçit, një qytet ku Serreqi kishte ndikim dhe mund të trazonte ujërat e PD-së para zgjedhjeve. Ndërkohë, Berisha vazhdonte ta mbante ndezur çështjen e komiteteve në Jug dhe identifikimin e tyre me bandat e armatosura. I vetmi rast që Komiteti i Shpëtimit ishte i identifikuar me grupet e armatosura ishte Tepelena dhe Memaliaj.Në qytetet e tjera të Jugut, kjo nuk ndodhte. Në Gjirokastër, Sarandë, Vlorë, Berat, Përmet e gjetkë, kishte edhe komitete shpëtimi, edhe grupe të armatosura . Imazhi i komiteteve në Tepelenë u rëndua ndjeshëm nga një bandë e vërtetë kriminale. Më e pakta që e vinte në pozitë të vështirë komitetin, ishte se veprimet e kësaj bande ishin mizore dhe fillonin me vjedhje e plaçkitje dhe përfundonin me rrëmbime personash, përdhunime dhe shkatërrim pasurie të të tjerëve. Disa ngjarje të rënda që i kanë vënë vulën Tepelenës gjatë trazirave, lidhen kryesisht me këtë bandë. Kështu ndodhi me grabitjen e një autobusi të linjës Tiranë-Kakavijë, që u grabit në Fratar. Një autobus tjetër u ndalua në Subash, në kufirin mes Tepelenës e Gjirokastrës, ku u plagos edhe një vajzë 13-vjeçare. Disa furgonë të linjave të ndryshme, kryesisht të Përmetit dhe Gjirokastrës, ndaloheshin dhe, pasi plaçkiteshin, bëheshin gjeste poshtëruese ndaj femrave që udhëtonin në këto mjete. Konfliktet mes njerëzve të armatosur u bënë gjithnjë e më të komplikuara dhe filluan të reflektonin edhe ndasi krahinore apo fetare. Kështu, në mes të muajit maj, në Tepelenë u bllokuan të gjitha makinat me targa të Vlorës, për shkak të marrjes peng të biznesmenit Artur Gjosha nga banda e Zani Çaushit në Vlorë dhe që komiteti kishte ndenjur indiferent, pasi tregtari ishte “me bindje të djathta”. Isha i paqartë për këtë ndarje dhe gati nuk e besoja, kur në një natë maji ra telefoni, rreth orës 23.00. Ishte Izet Haxhia, në atë kohë ende kontingjent
304
MERO BAZE
i Gardës së Republikës, që identifikohej në opinionin publik si një nga shoqëruesit e Sali Berishës. Në të vërtetë, nuk ishte në rrethin e parë të tyre, qysh prej vitit 1995. Më kërkoi të dilja nga shtëpia, sepse kishte një bisedë urgjente. Pa ndonjë dyshim për rrezikshmërinë e bisedës, i thashë të vinte të më merrte në shtëpi, pasi makinën time ma kishin vjedhur në ditët e marsit, para pallatit. Ai mbërriti aty pas dhjetë minutash dhe pasi u futa në makinën e tij, më prezantoi me një tip të shëndoshë, me dialekt të rëndë vlonjat. - Kemi shpëtuar Artur Gjoshin, - më tha. - E njeh apo jo? Është ai që kishte marrë peng Zani Çaushi. Në fakt, diçka kisha dëgjuar, por nuk e njihja nga afër. M’u kujtua se bëhej fjalë për një biznesmen nga Tepelena, i marrë peng në Vlorë. Shkuam deri në bulevard, te bar Nikolino, dhe fillova t’i dëgjoj ku ishte problemi. Izeti u kishte premtuar atyre se do t’i ndihmoja të dilnin në televizion dhe të denonconin Zanin. Pastaj, Presidenti do t’u jepte një makinë të blinduar dhe ata do të niseshin në Vlorë, për të vazhduar luftën. Nuk po përzihesha shumë në tregimet e tyre prej të fortësh, por dëshmitë e tyre të rrëqethnin. Rrahimi, ai që u prezantua si njeriu që kishte shpëtuar Arturin, tregonte për një njeri me nofkën Kuqo, që e kishin djegur te makina Golf. Pastaj për disa përleshje që mua më vërtiteshin si film në kokë, pastaj për vrasjen e një tipi që quhej Arben Latifi, pastaj për mënyrën se si u kishte shpëtuar Zani Çaushi... Më së shumti flitej për një përleshje tek Uji i Ftohtë dhe për djegien e makinës Golf, bashkë me kufomën e Kuqos, që duhej të kishte një emër, por që unë nuk e identifikoja dot. Nga biseda, me aq sa kuptova, dukej se ky Kuqoja, pra viktima, mund të kishte shkuar si ndërmjetës te banda e Zanit për të liruar tregtarin dhe e kishin prerë në besë. Pastaj u fol për një përleshje të zhvilluar në Çole të Vlorës, ku një autokolonë me makina të Tepelenës, Vlorës dhe një furgon i bardhë i Durrësit kishin sulmuar frontalisht lagjen Çole, por rojet e Zanit, që paskëshin kapur lartësi dominuese, kishin rezistuar fort. Pasi e pashë se isha i tepërt në ato biseda, pyeta Izetin se përse më donte. - Ja, - tha, - t’i bësh një intervistë Turit, që të dalë në TVSh dhe të denoncojë Zanin.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
305
Arturi dëgjonte i traumatizuar. Tentova të flisja me të qetësisht dhe më tregoi për torturat që kishte hequr nga banda e Zanit. Më tregoi aq sa mundi për tmerrin e pengmarrjes dhe momentin e arratisjes duke u hedhur nga dritarja e një kati të dytë, pasi njerëzit e tij ishin afruar aty. - Mirë, intervistën e rregulloj unë, - i thashë. - Tregoji të gjitha këto. Do të flas nesër që në mëngjes me TVSh-në dhe ata do të bëjnë një intervistë. A të iki unë tani? -Jo, prit! - tha Izeti. - Këta çunat duan një makinë të blinduar, është një te Banka Tregtare, nga ato që shpërndajnë lekë. - Po si mund ta siguroj unë atë? - e pyeta. - Fol me shefin, - tha. - Po të japë një sinjal ai, e marrin këta dhe nesër i ke të vrarë të gjithë banditët në Vlorë. Biseda po hynte në rrjedhë të rrezikshme dhe pak e nga pak e pashë veten peng të tyre. Ishte e rrezikshme të rrije me ta, e rrezikshme të ikje, e rrezikshme të mos veproje, e rrezikshme të bëje atë që thoshin ata. Ora po shkonte 01.00 e natës. - Nuk të ndihmoj dot, Izet, - i thashë. - A mund të iki në shtëpi? - Duhet t’ua zgjidhim këtë hall këtyre çunave, - ma ktheu. – Nuk mund të ikësh, se i kam prerë në besë pastaj. - Nuk mund të bëj gjë, - i thashë. Më bëri shenjë dhe dolëm pak më tutje. - Bëji një telefon Berishës dhe kërkoja këtë nga ana jote, - tha. - Mos i thuaj që jam unë me ta. Pastaj e rregulloj unë vetë. Isha thuajse peng i padeklaruar. - Mirë, - i thashë, - po flas. U largova pak më tutje. Ai u afrua pas meje. Fola me Berishën. I thashë se është liruar një peng, një miku im nga Tepelena, biznesmen, dhe se do të japë një intervistë nesër në TVSh. Kjo ishte sa për hyrje. Pastaj i tregova se njerëzit e tij duan të kthehen në Vlorë, të ndeshen me bandën që e ka pas marrë peng, se u kanë vrarë njerëz. Por atyre iu duhej një makinë e blinduar për këtë punë, se një e tillë është te Banka Tregtare dhe ata duan vetëm një leje jo zyrtare për ta marrë. Berisha po heshtte në anën tjetër. - Kush është me ta? - pyeti gjithë shqetësim.
306
MERO BAZE
- Izeti, - i thashë me gjysmë zëri, që të mos e dëgjonte Izeti, që ishte disa metra më pas. - Largohu menjëherë që aty! - më tha. -E di, - i thashë, - por nuk e kam të lehtë tani, duhet të më dërgosh një makinë këtu para Dajtit. - Mirë, se e zgjidh unë, - tha, - mbaje hapur telefonin. Izeti dëgjoi gjithçka dhe u tha njerëzve të Gjoshit se po e zgjidhnim situatën. Unë po rrija si mbi gjemba. Ra telefoni. Ishte një oficer i Berishës. -Po vij të të marr, - tha. - Dil para Dajtit. Atyre u thuaj që do të merrem unë me hallin e tyre. U qetësova. I thashë Izetit se Berisha ka nisur për te ne një oficer të tij, që do të më çonte mua në shtëpi dhe pastaj do të zgjidhte hallin tyre. Pa një herë me dyshim, por nuk iu duk zgjidhje e keqe, pasi së paku u dëshmonte atyre se kishte lidhje të forta me Berishën. Pas disa minutash, makina e Gardës qëndroi para këmbëve të mia dhe unë u gjenda brenda saj gati si një njeri që më rrëmbeu dikush. - Qetësohu, - më tha oficeri, - se e zgjidh unë me ata. Shko në shtëpi dhe fik telefonin, mos dil më natën vetëm, pa siguri. - Nuk ndodhi gjë, - i thashë, - por isha pak keq, se nuk e dija çfarë kërkonin. - Merrem unë me ta, mos ki merak, - tha sërish. Nuk e mora vesh se çfarë ndodhi të nesërmen. Berisha nuk ma hapi më kurrë atë muhabet, por as Izeti. Çështja e mungesës së stabilitetit në Jug dhe akuzat e përditshme të Berishës për këtë, po i shtonin dyshimet se PD-ja mund të mos shkonte në zgjedhje. Kjo e rriti vëmendjen e ShBA-ve dhe Bashkimit Europian ndaj situatës, duke shtuar thirrjet për pajtim kombëtar. Nënsekretari amerikan i Shtetit, Perina, bëri një deklaratë të ashpër më 8 maj, duke paralajmëruar “cilëndo forcë” që do të përpiqej të sabotonte pajtimin kombëtar. Në Tiranë, kancelari Vranicki kishte nisur përpjekjet për një ligj elektoral dhe një nga kushtet themelore të PD-së ishte shkrirja e komiteteve të shpëtimit.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
307
Nën këtë trysni, komitetet e Jugut, sidomos ai i Gjirokastrës dhe Vlorës, vendosën të mblidheshin në Vlorë, më 16 maj, me shpresën që të gjenin një mënyrë për t’u shkrirë, pasi autoriteti i tyre tashmë ishte rrënuar dhe atyre u kishte mbetur vetëm përgjegjësia. E vetmja degë e komiteteve që nuk pranoi shkrirjen, por vazhdonte të bënte thirrje më radikale, ishte ajo e Vlorës. Dhe, siç u pa më pas, shkaku ishte se krerët e tyre do të kandidonin për zgjedhjet e 29 qershorit. Në Vlorë bëhej kërdia nga betejat mes Zanit, Gaxhait, Kakamit dhe nuk ekzistonte më asnjë autoritet. Një përpjekje e Komitetit të Shpëtimit, më 13 maj, për të thirrur qytetarët në një miting kundër dhunës, dështoi dhe askush nuk iu bashkua atyre në shesh. Në Sarandë, Berat, Gjirokastër e Përmet, po ashtu. Lajmi më tronditës që pashë ato ditë ishte se tri gra të reja në Berat ishin vrarë nga një njeri i papërgjegjshëm, që qëlloi në ajër për të shpërndarë turmën që priste para zyrave të asistencës sociale. Dy nga gratë vdiqën në vend dhe ishin të moshës 28 dhe 31 vjeçe, kurse tjetra shkoi në gjendje të rëndë në spital. Më keq akoma, në mes të majit, në Vlorë, kishte njoftime se bandat po mobilizonin njerëz me dhunë për përplasjet e mundshme mes tyre. Lajmet për vrasje nga grabitjet po shtoheshin me shpejtësi në çdo qytet të Jugut, nga Korça në Ersekë, Përmet, Tepelenë, Gjirokastër, Sarandë dhe Vlorë. Dhe mes lajmeve të dhimbshme nga Gjirokastra, mësova se një i afërmi im, oficer, që ishte plagosur rëndë në shpërthimin e tunelit të Kardhiqit, kishte vdekur. Ishte Vladimir Çumaku, një kushëriri im nga qyteti i Gjirokastrës, që kishte kaluar rreth 20 vjet me shërbim në Maliq dhe së fundmi ishte afruar në Gjirokastër. Kishte lënë pas dy fëmijë. Vdiq në një spital në Athinë, ku ishin edhe katër ushtarakë të tjerë të plagosur. E përjetova rëndë humbjen e tij. Fëmijëria ime ka qenë e mbushur me vizita në shtëpinë e tyre çdo pranverë, kur kisha pushimet e prillit. Dhe Ladi ishte ai që mungonte gjithmonë te shtëpia ku unë shkoja, pasi ishte gjithmonë me shërbim. Ikja kishte shokuar prindërit e tij, të cilët u larguan më shpejt nga jeta prej dëshpërimit. Dhe unë, që kisha pritur kaq herë i vogël ta takoja ndonjëherë në shtëpinë e tij, tanimë që isha i rritur, nuk shkoja dot në vdekjen e tij në Gjirokastër. Rrugët ishin të rrezikshme dhe akoma më të rrezikshme bëheshin po të udhëtoje si gazetar.
308
MERO BAZE
Rajmondi, kolegu im i “Zërit të Amerikës” në Gjirokastër, kishte pasur një aventurë të pabesueshme në Qafën e Gjashtës, në Sarandë. Njerëzit që kishin rrëmbyer tanket aty, iu ofruan për taksi deri në Sarandë me tank, kundrejt 50 dollarëve. Kishte hipur mbi tank, sepse ishte mënyra e vetme për të shkuar deri në qytet, në të cilin banditët kishin marrë peng një gazetare greke të “Zërit të Amerikës”. Kur ma përshkruante në telefon tipin që e kishte patur “taksixhi” dhe lehtësinë me të cilin ngiste një tank, duke qenë punëtor i një gomisterie në Tepelenë, e kuptoje se sa pushtet kishte papërgjegjshmëria mbi jetën e atyre qytetarëve në atë zonë. Një sulm ende i pashpjegueshëm për të qenë grabitje, ishte ai që u bë ndaj një fabrike ende të papërfunduar uji në Grykë të Këlcyrës, ku mbeti i vrarë roja i fabrikës. Fabrika e ujit në Këlcyrë, në Urën e Grykës, ishte investim i dy shtetasve grekë, me origjinë të vjetër nga fshatrat e Përmetit. I pata takuar dhe kisha shkruar për ta në vitin 1994, kur sapo e kishin ngritur fabrikën. Kishin marrë një kredi nga Komuniteti Europian, në kuadrin e programeve për investime në vende kufitare me Komunitetin Europian. Mbaj mend që ishin shumë entuziastë për cilësinë e ujit dhe të ardhmen e investimit. Njëri prej tyre kishte qenë edhe futbollist i njohur në Greqi. Pas sulmit mbi fabrikë, ajo mbeti e mbyllur dhe investitorët grekë nuk u kthyen më aty. Investimi mbeti për vite i braktisur, thuajse pa u kujdesur askush. Dhe, fare papritur, në vitin 2007, dhjetë vjet më pas, në krah të saj mbiu një fabrikë tjetër uji, e ndërtuar thuajse fillimisht pa leje mbi toka me pronarë të vjetër. Më pas biznesmeni në ujdi me pushtetin lokal, pas një telefonate të Sali Berishës për kryetarin e Bashkisë së Këlcyrës, e zgjidhi problemin. Komuna ua ndau tokën me ligjin 7501, dhe biznesmeni ua blinte një ditë më pas. Fabrika, ndryshe nga e vjetra, që ishte thuajse e fshehur mes shkëmbinjve buzë lumit, është shfaqur në buzë të rrugës dhe kishte shkatërruar gjithë pamjen turistike të Grykës. Investitori i saj i ri, i hoqi shpejt gjithë telashet nga rruga. Në një pritje nga ato të bamirësisë që bën Liri Berisha, kishte dalë foto me të dhe me foton e saj dhe të së bijës në xhamin e makinës, thyente me lehtësi çdo pengesë për të zaptuar tokën, burimin dhe më pas, për ta legalizuar gjithë investimin.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
309
Tashmë në Grykën e Këlcyrës është një fabrikë e vjetër, e braktisur, një gur përkujtimor për rojën e vrarë në vitin 1997 nga një anarki që mban dhe emrin e Sali berishës, dhe një tjetër fabrikë e re, moderne, e ndërtuar në vitin 2007 nën lidhjet e përfolura me familjen Berisha, një simbolikë e hidhur kjo për të gjitha palët...
310
MERO BAZE
Beteja për ligjin e zgjedhjeve të 29 qershorit 1997
T Zgjedhjet e 29 qershorit, më shumë se një procesi, i ngjanin një riti politik, që duhej të na kujtonte të gjithëve se pavarësisht prishjes së rregullave, çështja do të zgjidhej duke imituar rregullat. Pra, ajo që ishte prodhuar nga autoritarizmi dhe mungesa e rregullave nga një anë e, nga ana tjetër, nga forca dhe dhuna në rrugë, do të dorëzoheshin në fund te një “rit demokratik”, që ishin zgjedhjet. Për zgjedhjet e 29 qershorit u vendos parimisht që më 9 mars, në ditën që u formua Qeveria e Pajtimit Kombëtar, ndërsa data u caktua në fillim të muajit maj. Përpara se të niste fushata elektorale, beteja e Berishës u përqendrua te shkrirja e komiteteve të shpëtimit dhe, më pas, te ligji elektoral. Komitetet e shpëtimit, në të vërtetë, u vetasgjësuan nga mungesa e autoritetit që kishin për të ndalur anarkinë dhe shpesh u njollosën nga identifikimi me grupet e armatosura. Kështu që, përpara zgjedhjeve, ato ishin më shumë një shtab elektoral pro opozitës, se sa një strukturë e gjithëpushtetshme. Beteja për ligjin elektoral u përqendrua në tri pika kryesore: në mënyrën se si do të shmangej penalizmi për figurat e së majtës, që i ndalonte kandidimi për shkak të ligjit për gjenocidin, që ishte ende në fuqi, mënyra se si do të kombinohej pjesa mazhoritare me atë proporcionale në ligj, si dhe datën kur do të bëheshin zgjedhjet. Vranicki, i cili kishte ardhur në Shqipëri qysh më 7 maj, pas tri ditë bisedimesh të lodhshme me Sali Berishën dhe Fatos Nanon, dukej se po përpiqej të gjente një kompromis mes ligjit të vitit 1992, që ishte me natyrë proporcionale, dhe ligjit të vitit 1996, që ishte me karakter mazhoritar.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
311
Berisha, në përpjekje për të mbajtur rreth vetes disa parti të vogla aleate, po anonte herë pas here nga ligji i vitit 1992 dhe bëri deklarata publike, ku pranonte se mund ta linin të hapur numrin e deputetëve në Kuvend, në varësi të rezultatit proporcional që do të merrte çdo parti. Problemi që kishin partitë e vogla ishte pragu i hyrjes në Kuvend, të cilin e kërkonin 2 për qind. Nga ana e tij, kancelari Vranicki po përpiqej të krijonte një klimë për zgjedhje duke kërkuar distancimin e partive nga komitetet e shpëtimit, konsensus për ligjin elektoral dhe miratimin e një misioni vlerësues të Bashkimit Europian dhe OSBE-së, para fiksimit të datës së zgjedhjeve. Në takimin me Bashkim Finon, kryeministrin e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Vranicki diskutoi mbi sigurinë në vend në prag të zgjedhjeve dhe natyrën e ligjit elektoral. Di përfundim, u arrit në një version të përzier, ku 115 deputetë do të zgjidheshin nga sistemi mazhoritar dhe 40 nga sistemi proporcional. Por debati u bë i lodhshëm sidomos lidhur me mënyrën se si do të amendohej pasoja e ligjit për gjenocidin në ligjin e zgjedhjeve dhe për pragun e futjes në Kuvend për partitë e vogla. Pas tri ditësh në Tiranë, Vranicki ia doli t’i mblidhte në Rogner krerët e dhjetë partive politike për të marrë vendimin përfundimtar. Takimi i fundit u bë në mesditë. Tritan Shehu jepte e merrte në telefon me Berishën për të gjetur një zgjidhje për klauzolën e pasojave të ligjit për gjenocidin. Berisha e inkurajonte të mos toleronte. Megjithëse situata dukej dramatike, në të vërtetë ishte një teatër, pasi të gjithë do ta nënshkruanin atë që do t’ua vendoste përpara kancelari. Në diellin e ngrohtë të majit, në lulishten e hotel Rogner-it, i vetmi njeri që kishte probleme serioze me atë që po ndodhte, ishte Tritan Shehu. Sa ulej me ndihmësin e Vranickit në tavolinë, ai ia kthente mendjen, pastaj i kujtohej Berisha dhe bëhej esëll. Më thirri një herë dhe më shpjegoi se ku kishin ngecur dhe a mund t’i thosha unë Berishës që të hiqte dorë nga klauzola për ligjin e gjenocidit. - Po, flas, - i thashë, - por nuk besoj se bëj gjë. E mora në telefon Berishën pa ndonjë motivim të flisja për ligjin dhe kur më pyeti se ku isha, i shpjegova se jam me Tritanin, që është në siklet për ligjin.
312
MERO BAZE
- Ashtu?, - tha. - Hë, duan të shpëtojnë kriminelët, të na i sjellin prapë në Kuvend! Nuk fola. Ndryshoi tonin dhe uli zërin në mënyrë më konfidenciale. - Mos ki merak, - tha, - se kam për t’i gozhduar aty, që t’u bëhet kryelajm mbrojtja që u bëjnë njerëzve të diktaturës. Mos ki merak ti, se tani di unë ç’bëj. Tunda kokën dhe buzëqesha. Tritani ishte pranë dhe u çel në fytyrë. - Çfarë tha, çfarë tha? - pyeti ai me padurim. - Vazhdoje luftën, - ia ktheva, - por mos e merr shumë seriozisht. - Është gabim, është gabim, - vazhdoi Tritani, - janë 9 parti pro, ndërsa ne jemi kundër... është gabim shumë, ma tha edhe Grubmajeri. U lidh prapë me Berishën, prapë u thartua në fytyrë, prapë u ul me ambasadorin Grubmajer, prapë foli me Berishën, prapë shkoi te tavolina... prapë... prapë… Mes dramacitetit fals që prodhonin negociatat mes partive shqiptare, këshilltarja e kancelarit erdhi qetësisht dhe u tha se zoti Vraniciki është lodhur dhe do që të flejë pak në drekë, por kur të zgjohet pasdite, dëshiron që gjithçka të ketë mbaruar. Në fakt, pasdite nuk pati negociata fare. Kancelari u zgjua me një deklaratë në dorë dhe ua vuri dhjetë partive përpara për ta firmosur. Askush nuk bëri rezistencë. Mora kopjen që kishte Tritani në dorë dhe ajo që më bëri përshtypje ishte se Partia Demokristiane ishte përkthyer nga gjermanishtja në shqip, si Partia Kristiandemokrate. Dukej qartë se gjithçka kishte ardhur me faks nga Vjena dhe nuk kishte asnjë lidhje me negociatat qesharake që zhvilloheshin në hotel Rogner. Deklarata përcaktonte datën e zgjedhjeve më 29 qershor, përcaktonte natyrë e ligjit elektoral, distancën nga komitetet e shpëtimit dhe reflektimin e duhur ligjor për të mos penguar figurat politike të kandidonin në zgjedhje. Ligji po ashtu përcaktonte tri ditë kohë që partitë të bënin vërejtje teknike dhe pas 12 majit duhej të kalonte në Kuvend. Ndërkohë që ky konsensus u arrit, Bashkim Finoja u nis për në ShBA, ku do t’i jepej mbështetje e fortë nga qeveria amerikane, duke bërë presion publik, sidomos për respektimin e afateve për zgjedhje dhe respektimin e frymës së pajtimit kombëtar.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
313
Në qëndrimin transit në aeroportin e Çampinos, në Romë, ai u takua me kryeministrin Prodi, i cili mbështeti monitorimin e zgjedhjeve nga BEja në Shqipëri. Spartak Ngjela, i cili ishte ndër ministrat më të besuar të kryeministrit Fino, më ftoi për kafe dhe më tregoi për takimin e Finos me zonjën Albright. - Si i humbi ky Berisha ShBA-të? - tha. – Me gjithë këto që ka bërë ky, ata akoma nuk besojnë te socialistët. Ajo i kishte thënë Finos që të merrte njerëzit e Berishës. Ka frikë se këta kthejnë sigurimsat. Ia tha edhe Papa këtë. Isha unë te Papa, kur na e tha! “Kam frikë se do kthehet komunizmi”,i tha Finos. - Ndoshta është fillimi, - ia prita unë, - dhe ata nuk kanë parë se kush është qendra e pushtetit në PS. -Ata duan Finon, - vijoi ai. - Nuk e duan Nanon. Ndaj i thonë të marrë njerëzit Berishës, se nuk ka me çfarë njerëzish të bëjë qeveri ai. Biseda të tilla gjysmë të vërteta dhe gjysmë të përfytyruara mbushnin ato ditë kafenetë e politikës në Tiranë. Brenda opozitës më të madhe, Partisë Socialiste, në të vërtetë kishte një paqartësi mbi të ardhmen e lidershipit qeverisës. Bashkim Finoja ishte bërë figurë popullore, e pranueshme dhe me mbështetje ndërkombëtare, por ndarja e vjetër mes grupit të ishnënkryetarëve dhe Fatos Nanos mbetej ende. Një gazetë e re, e sapodalë në treg, Indipendent, edhe ajo si fryt i ndarjes mes palëve brenda gazetës Koha Jonë, i provokoi nënkryetarët me një lajm, sikur Servet Pëllumbi po shikonte mundësinë e krijimit të një partie të re. Pëllumbi e përgënjeshtroi menjëherë lajmin, por dyshimet brenda Partisë Socialiste për listën e re të pushtetit mbeteshin. Por, ndërsa data 12 maj po afronte dhe sipas marrëveshjes së arritur me kancelarin Vraniciki duhej të hartohej ligji elektoral, polemikat u ndezën sërish. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” nga Uashingtoni, Bashkim Finoja i hodhi benzinë zjarrit duke e thjeshtëzuar presionin e PD-së për ligjin vetëm te natyra mazhoritare apo proporcionale. Për t’i rënë shkurt, Finoja tha se 9 parti që mbështesin qeverinë janë për proporcional dhe vetëm PD-ja është për mazhoritarin. PD-ja reagoi menjëherë nga Tirana dhe e quajti të pasaktë vlerësimin e kryeministrit, madje duke adresuar një sërë fyerjesh për personalitetin e tij. Në të vërtetë, Berisha ishte duke
314
MERO BAZE
luajtur blofin me ligjin mazhoritar, pasi e kishte bindje se mazhoritari dëshmonte forcë, por thellë-thellë e ndiente se humbja mund t’i vinte pikërisht nga ai. Pikëpamja zyrtare e PD-së ishte se ligji në fjalë do të kombinonte ligjin e vitit 1992 me atë të vitit 1996. Kështu, data 12 maj kaloi dhe asgjë nuk u bë. Në orët e vona të datës 12 maj, në Komisionin e Ligjeve, një grup deputetësh të PD-së, të kryesuar nga Pjetër Arbnori dhe Ali Spahia, paraqitën një amendament për ligjin e zgjedhjeve, ku kërkohej miratimi i ligjit të ri elektoral sipas propozimeve të bëra më 9 maj, në deklaratën e përbashkët të dhjetë partive politike me kancelarin Vranicki. Seanca e debatit e zhvilluar më 1 maj dhe ishte e ashpër. Socialistët e kundërshtuan fort iniciativën ligjore të PD-së, duke e konsideruar atë si minuese për frymën e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar. Më i qartë në formulimet e tij ishte Namik Dokle, i cili nguli këmbë që ligji për zgjedhjet duhej të shkonte në Kuvend nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar dhe jo nga deputetët e PD-së. Kundër ligjit u ngrit edhe Dashamir Shehi, në emër të Lëvizjes për Demokraci, një parti e re e sapokrijuar. Kundër ishte edhe Balli Kombëtar, ndërsa Vasil Melo e Vangjel Dule, edhe pse në një parti (PBDNJ), ndaheshin në qëndrimet ndaj procedurës që duhej ndjekur. Amendamentet e PD-së bënin një lloj zbutjeje për figurat politike që prekeshin nga ligji për gjenocidin, e ulnin pragun nga 4 për qind në 3 për qind dhe përfshihej në ligj maksimumi i pjesës proporcionale të ligjit të vitit 1992, që ishte 40 deputetë. Partia Demokratike, në njëfarë mënyre, luajti me politikën e faktit të kryer, duke shfrytëzuar vonesën teknike të qeverisë për një projektligj dhe vizitën e kryeministrit Bashkim Fino në ShBA. Një ditë pas kalimit në Kuvend të këtyre amendamenteve, kriza politike u rishfaq e plotë. 8 parti politike nën kryesinë e Partisë Socialiste deklaruan se do t’i bojkotonin zgjedhjet, nëse nuk miratohej një ligj elektoral me konsensus. Partia Socialiste, Partia Socialdemokrate, Partia Aleanca Demokratike, Partia Republikane, Balli Kombëtar, PBDNJ dhe Lëvizja për Demokraci firmosën deklaratën e përbashkët kundër projektligjit të miratuar nga Partia Demokratike. Ata thanë se kryeministri Fino është në kontakt me kancelarin Vranicki për të zgjidhur krizën dhe se do të mbështesnin
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
315
qëndrimet e tij. Pra, nga kjo lëvizje, Berishës i ikën formalisht edhe aleatët e tij në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, që ishin republikanët, ballistët dhe partia Bashkimi i të Drejtave të Njeriut. E gjithë “loja e luftërave” do të mbyllej të nesërmen. Më 15 maj mbërritën në Tiranë rekomandime të shkruara nga kancelari Vranicki për ligjin e zgjedhjeve. Arroganca e Partisë Demokratike dhe politika e faktit të kryer me miratimin e ligjit elektoral, u shkri si kripa në ujë brenda dy ditësh. Në seancën e pasdites, më 15 maj, Pjetër Arbënori njoftoi se do të fusnin në rendin e ditës shqyrtimin e rekomandimeve të kancelarit Vranicki lidhur me ligjin elektoral, rekomandime “që burojnë nga një kompromis pas shumë bisedimesh”. Edhe kjo taktikë e zotit Arbënori ndeshi në kundërshtime në Kuvend. Deputeti Bashkim Kopliku kundërshtoi procedurën, sipas tij antikushtetuese, dhe këtu kishte të drejtë: që Kuvendi i Shqipërisë të shqyrtonte rekomandimet e personaliteteve të huaja. Arsyetimi i tij ishte se Kuvendi duhej të shqyrtonte një ligj të ofruar nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar dhe se qeveria mund të pasqyronte aty rekomandimet e personaliteteve perëndimore, përfshirë Vranickin, Departamentin amerikan të Shtetit apo ministrin e Jashtëm gjerman, Klaus Kinkel, i cili kishte bërë deklarata të forta kundër minimit të procesit të zgjedhjeve në Shqipëri. Ligji i miratuar më 13 maj ishte “kthyer” tashmë nga presidenti Berisha. Loja për të huajt ishte e qartë. Berisha përdori Kuvendin për ta bërë fakt të kryer një ligj elektoral dhe pastaj i dha vetes shansin për të bërë kompromis duke rikthyer ligjin në Kuvend në seancën e fundit, ku do të diskutoheshin amendamentet e tij dhe ato të paraqitura nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar. Këtu u zgjat edhe debati. Së pari, nuk kishte ndonjë marrëveshje të re mes Vranickit dhe partive, por një listë rekomandimesh të Vranickit pas konsultimit me partitë dhe ajo letër që ishte thuajse konfidenciale, u shpërnda në Kuvend gati si projektligj. Së dyti, u krijua një rrëmujë projektligjesh, pasi kishim një ligj të miratuar dy ditë më parë, disa rekomandime të Vranickit, një projektligj të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe amendamentet e Berishës. Propozimi më racional ishte që të dëgjohej kryeministri Fino, i cili sapo kishte marrë takim sërish me kancelarin
316
MERO BAZE
Vranicki. Në letrën e tij drejtuar Kuvendit, Berisha, si President, kishte lënë të hapur shtegun e “marrjes së mendimit” nga partitë e tjera politike, para se ligji të plotësohej sipas rekomandimeve të tij. Bashkim Finoja po vonohej të shfaqej në sallë dhe Arbnori u përpoq ta hidhte në votim, nëse mund ta lejonin atë të fliste rreth ligjit kur të vinte ose jo. Pati debate dhe seanca u ndërpre. Pas pushimit, Bashkim Finoja u shfaq në sallë. Arbnori kërkoi të votohej, nëse “pas procedurës së zakonshme të shqyrtimit të amendamentit të ligjit të kthyer nga Presidenti i Republikës, të shqyrtohej versioni i ligjit të paraqitur nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar”. Ndërhyri Bashkim Finoja, i cili tha se nuk mund të bëheshin dy ligje. Nëse njëri miratohej, tjetri shfuqizohej automatikisht. Finoja propozoi mbledhjen urgjente të Komisionit të Ligjeve, shkrirjen e propozimeve të tij me ato të PD-së, arritjen e një konsensusi politik dhe kalimin e ligjit të nesërmen, brenda dhjetë minutash. Propozimi dukej shumë racional, por askush në atë sallë nuk kishte luksin t’i jepte përgjigje pa u konsultuar. Bënë sikur nuk e dëgjuan dhe vazhduan me miratimin e amendamenteve të paraqitura nga Berisha, që kishte kthyer ligjin. Të nesërmen, seanca u hap paradite. Gjithçka ishte sqaruar dhe personazhet kishin ndryshuar. Ylli Vejsiu, me një portret babaxhan, i pakonsumuar në betejat donkishoteske të deri asaj dite, foli në emër të grupit të PD-së dhe shpjegoi se gjatë natës, Komisioni i Ligjeve ka shkrirë rekomandimet e zotit Vranicki me ato të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, si dhe ato që ka miratuar Kuvendi në datën 13 maj dhe është hartuar një ligj i pranueshëm. Gjithçka u përfshi në ligjin e miratuar më 13 maj. Kështu mori fund një betejë dyjavore për politikën shqiptare dhe faktorin ndërkombëtar. Shqipëria kishte tani një ligj për zgjedhjet, një datë për zhvillimin e tyre dhe një proces që nuk mund të prodhonte zgjidhje, por shpresohej se mund të prodhonte një zgjidhje: t’i jepte fund anarkisë dhe rënies së shtetit.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
317
Fushata elektorale dhe komitetet e shpëtimit
T Pas miratimit të ligjit elektoral, detyrimi i parë formal ishte shkrirja e komiteteve të shpëtimit. Në mbledhjen që patën në Vlorë, më 16 maj, prania e tyre ishte e zbehtë. Komiteti i Shpëtimit të Vlorës vendosi të mos e pranonte shkrirjen, ndërsa përfaqësuesi i Sarandës tha se kishte folur me kryeministrin Fino dhe do të respektonte vendimin e partive politike. Formalisht, përveç Vlorës, Jugu nuk ishte nën kontrollin e komiteteve, por realisht as që kishte qenë ndonjë ditë nën pushtetin e tyre. Ligjin në Jug e bënin banditët, të cilët herë pas here shpiknin dhe motive politike, kryesisht për të justifikuar betejën me policinë. Në të vërtetë, shkrirja e komiteteve nuk rregullonte asgjë. Berisha, i cili e kishte kërkuar këtë më shumë se kushdo tjetër, po merrte një medalje false për një betejë që dukej se nuk ishte reale. Ishte vetëm një fitore në dukje politike, por që nuk jepte asnjë produkt në terren. Në Vlorë, edhe pse Albert Shyti përpiqej të rezistonte si kryetar, ligjin në qytet e diktonte banda e Zani Caushit. Muaji maj i vitit 1997 ishte një tmerr, pasi qytetarët ishin të detyruar të përjetonin rivalitetet dhe çmenduritë e bandës së tij. Një sërë përplasjesh me rivalët e tij, që kishin si arsye marrje pengjesh apo kontroll të zonës së influencës, filluan të bënin kërdinë. Vrasja e krahut të djathtë të tij, Arben Latifi, si dhe një sërë veprimesh të papërgjegjshme, çuan deri edhe në mobilizim me forcë disa herë të qytetarëve për llogari të tij. Aq tragjikomike ishte situata në atë qytet, saqë Zani Çaushi shpalli 20 majin “ditë zie” në Vlorë, në kujtim të shokut të tij të vrarë një ditë më parë. Gjendja dukej jashtë kontrollit edhe në Tepelenë e Memaliaj, kur në mes të muajit maj pati një
318
MERO BAZE
shpërthim tjetër dhune mes dy palëve, ku humbën jetën aksidentalisht një grua dhe fëmija e saj 8 vjeç, si dhe u plagosën disa të tjerë. Tensionet vazhduan në Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë, ku ndodhi që një grup skafistësh të përlesheshin me pronarët e një anije, në përpjekje për ta marrë atë nën kontroll. Rrugët e Jugut ishin tërësisht të pasigurta dhe plaçkitësit kishin ngritur pritat në çdo kthesë. Sipas një raporti të Policisë, vetëm më 18 maj, në rrugën Fier-Vlorë ka pasur 5 plaçkitje. Në këto kushte, nisja e fushatës elektorale ngjante si shaka. Bashkimi për Demokraci, një koalicion i formuar nga Partia Demokratike dhe disa parti të vogla të së djathtës, kërkuan një pakt social dhe konsensus politik, me qëllim krijimin e infrastrukturës së zgjedhjeve. Ishte fjala për krijimin e një KQZ-je të balancuar dhe mbështetjen e qeverisë për nxjerrjen e akteve nënligjore, që në të vërtetë çoi në një betejë të re mes palëve. Pakti i propozuar nga Bashkimi për Demokraci ishte një kundërpërgjigje ndaj kërkesave të koalicionit të majtë për të dominuar, sipas tyre, infrastrukturën zgjedhore. Dy partitë aleate të Partisë Socialiste, Aleanca Demokratike dhe Partia Socialdemokrate, ishin të pakënaqura nga ligji dhe kërkonin indirekt nga Partia Socialiste lëshime brenda koalicionit për të hyrë në Kuvend. Më 22 maj, në një takim në Vlorë, ku kishte në krah të tij Albert Shytin, kryetarin e Komitetit të Shpëtimit, Skënder Gjinushi bëri një ultimatum për Këshillin e Europës për të gjetur një zgjidhje për ligjin elektoral shqiptar. Pas përfundimit të mitingut, Komiteti i Shpëtimit bëri thirrje të egra për ta “tërhequr zvarrë Berishën rrugëve të Vlorës” dhe u bë kujdes që radikalizmi i tyre të ilustrohej me shprehje të tilla: “Erdhi ora jonë”, “Ja sot, ja kurrë!”. Ndërkohë, Berisha kishte nisur një fushatë testuese në disa qytete të Shqipërisë Qendrore, si në Kavajë, Lushnjë, Durrës, Peqin, Laç etj. Pjesëmarrja në mitingje ishte e ulët dhe kishte shumë tension. Por një ngjarje e rëndë tronditi vendin sërish. Më 23 maj, në mëngjes, ndërsa forcat e Gardës po shkonin të rivendosnin kontrollin mbi Komisariatin e Cërrikut, që ishte sulmuar një natë më parë, ra në pritën e bandës së armatosur mirë. Banda, që kishte zaptuar një natë më parë Komisariatin e Cërrikut, kishte marrë andej mjetet e ndërlidhjes dhe furgonin e policisë. Ushtarakët që shkuan për të rivendosur rendin, u zunë
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
319
në befasi në një pritë mes pallateve nga njerëzit e armatosur. Pesë persona vdiqën të masakruar dhe të djegur nga banditët, ndërsa 14 të tjerë ishin plagosur. Mes tyre, edhe shefi i sapoemëruar i Komisariatit të Elbasanit, Agron Kuliçi, që më pas, në opozitë, u bë truproja personale e Sali Berishës. Viktimat u përcollën në banesat e tyre, ndërsa të plagosurit në Spitalin Ushtarak, në Tiranë. Sikur të mos mjaftonte mungesa e autoritetit të shtetit në Cërrik, arritja e viktimave në Spitalin Ushtarak e rriti sërish tensionin dy ditë më pas. Disa punonjës të Gardës së Republikës rrethuan me autoblindë Spitalin Ushtarak, ku ishin gardistët e plagosur. Xhahid Xhaferi, që kishte ngelur komandant i Gardës, ishte i pafuqishëm të vepronte. Unë isha në zyrën e Sali Berishës, kur Armand Mero, në atë kohë ende gazetar për Gazetën Shqiptare, më njoftoi se gardistët i kishin marrë celularin dhe më shpjegoi shkurt se çfarë tmerri ishte aty. Ia thashë Berishës të vepronte. Turfulloi: - Nuk janë gardistë, - tha. - Janë ata plehrat. E di unë ç’duan ata! U ngrit dhe thirri Xhahid Xhaferin. I foli rëndë, madje shumë rëndë për kohë lufte që ishte. I tha që t’ia kthenin urgjent edhe celularin gazetarit. - E dija që ishin ata, - tha kur u qetësua. - Është Izet Haxhia me Sali Lushën. Këta të mitë janë të gjithë tutkunë. Mbyten me një pikë ujë. Raportet e tij me grupin e atyre që vetëshpalleshin njerëzit më besnikë të tij në opinion, ishin shumë komplekse. Për gjithkënd që ishte afër Berishës, ishte e qartë se Sali Lusha apo Izet Haxhia nuk ishin njerëz të afërt të tij, por dhe asnjëherë nuk u bënë dëshmitarë të distancimit prej tij. Izet Haxhinë e kishte larguar zyrtarisht pas incidentit që pati me Nikollë Lesin disa kohë më parë, por ai ishte ende punonjës i Gardës. Një furgon i bardhë, në të cilin ata shëtisnin në muajt e trazirave, u bë problematik, sidomos për makinat që vinin nga Vlora, të cilat përgjithësisht sulmoheshin duke filluar nga lapidari i Pezës e deri në Tiranë. I vetmi moment nervozizmi lidhur me këtë dyshe, ka qenë ngjarja e Urës së Milotit, kur Haxhia dhe Lusha u paditën si shoqërues të Azem Hajdarit. Berisha u bë nervoz me Azemin. Edhe pse konsultoheshin rrallë pas incidentit që i kishte ndodhur në Kuvend, Azemi e kishte rifituar PD-në dhe kishte mundur të merrte një zyrë 4 metra katrore në katin e dytë të PD-së, në fillim të korridorit. Berisha e thirri në zyrën e tij dhe
320
MERO BAZE
ende pa u ulur në kolltuk, iu turr me një breshëri sharjesh për ata “të dy” që i merrte pas. - Ti nuk duhet të tregohesh i papjekur, nuk mund të marrësh njerëz që i kam flakur unë. Ata janë rrezik real për ty. Ti e di mirë kush janë ata... Azemi e dëgjonte i qetë dhe herë-herë vrenjtej e buzëqeshte me një frekuencë të shpeshtuar, për t’i treguar se i dinte të gjitha. Megjithatë, Berisha e vazhdoi gjatë breshërinë e sulmeve kundër tyre, si për t’i thënë përfundimisht: ose me mua, ose me ata. Por, në maj të vitit 1997, për shumë mbështetës të Berishës, ata nuk ishin ashtu siç i njihte Berisha, por siç paraqiteshin para njerëzve në emër të Berishës. Dhe ishin pikërisht ata që prodhuan ngjarjen e Spitalit Ushtarak, përmes së cilës, me sa dukej, më shumë donin të hiqnin nga detyra komandantin e Gardës, Xhahid Xhaferrin, një nëpunës apatik, që iku në orën e parë që iu dha mundësia pas 29 qershorit dhe që ishte, me sa dukej, pengesë edhe për keqpërdorimin e Gardës nga tipa të tillë. Nën këtë klimë tensioni dhe mosbesimi të thellë mes palëve, po rritej presioni ndërkombëtar për të çuar palët në zgjedhje. Çështjet teknike të ligjit elektoral ende nuk ishin zgjidhur. Qeveria amerikane bëri një deklaratë të ashpër, ku dënonte çdo tentativë për bojkot të zgjedhjeve, në përpjekje për t’i detyruar palët të uleshin për të zgjidhur detajet e fundit. OSBE-ja në Tiranë po u jepte dorën e fundit përgatitjeve për fletën e votimit dhe kutitë e votimit, që i kishte marrë përsipër qeveria italiane. OSBE-ja bëri thirrje për mosshtyrje të zgjedhjeve, pasi, sipas saj, kjo nuk do ta ndihmonte situatën.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
321
I përzgjedhuri i “Allahut” në Tiranë
T Vetë Berisha filloi të përqendrohej më në fund tek fushata. Një natë, në fund të majit, duke pirë kafe në zyrën e tij, diskutuam për sloganet e fushatës dhe, pa ndonjë impenjim të veçantë, edhe për posterat dhe dizajnin e tyre. Problemet ishin shumëfishuar. Nuk kishte më shtypshkronja që punonin, nuk kishin më lekë nga keqadministrimi i PD-së dhe nuk kishte as struktura partie shumë të gatshme t’i shpërndanim. Gazeta Albania ishte e vetmja gazetë private që mbështeste PD-në dhe që kishte një tirazh të përfillshëm. Një furgon i saj ishte djegur në Jug, në rrugën Fier-Vlorë, në shenjë hakmarrjeje ndaj qëndrimeve të saj pro Berishës. Prej atëherë, ajo nuk shpërndahej më në Jug të Shqipërisë, por deri në Fier. Në korridoret e Presidencës, së bashku me Ylli Rakipin, takuam konsullin tonë në Stamboll, Mal Berishën. Rëndom biseda shkonte te problemet që shoqëronin punën e secilit. Ylli iu ankua për dëmet që po pësonte gazeta, pastaj biseda kaloi te problemet që do të kishte PD-ja me zgjedhjet e kështu me radhë. Konsulli, që sapo kishte dalë nga zyra e Berishës, dukej se filloi të mendonte për një plan. Mal Berisha ishte një nga diplomatët konfindentë të Berishës, edhe pse nuk ishte ambasador. Ai i përkiste fisit të Berishës, por nuk ishte ndonjë kushëri i afërt i tij. Por raportet shumë personale mes tyre dukeshin qartë. Sipas Mal Berishës, gjithçka mund ta bënim në Stamboll. - Duhen lekë, - i thashë unë. - Thuaji shefit të të japë një copë letër për nja dy njerëz që do të t’i them unë dhe e zgjidhim, - vijoi ai.
322
MERO BAZE
M’u duk zgjidhje magjike. Bashkë me Ylli Rakipin, u kthyem sërish në zyrën e Berishës dhe i folëm për propozimin e konsullit. - Mirë, - tha, - shkoni ju. Do të flas vetë me Malin dhe e zgjidh ai këtë punë. Këmbëngulja jonë për një letër me vete, nuk mori përgjigje. Me sa dukej, gjithçka ishte një gjuhë e koduar mes tij dhe Malit. Ashtu ndodhi. Pas dy ditësh, unë dhe Ylli u nisëm për në Stamboll. Mal Berisha kishte ikur një ditë më parë. Lajmi i parë që morëm vesh sa zbritëm në Stamboll ishte se një sasi dinamiti kishte shpërthyer në lokalin e Lush Përpalit, që ndodhej pas Partisë Socialiste. Gazeta Albania kishte marrë një ditë më parë një telefonatë anonime, që njoftonte se do të kishte bombë në atë lokal. Duke qenë se telefonatat për bomba ishin bërë lojë e përditshme, e botuam lajmin te rubrika e humorit - Tej e këtej. Në të vërtetë, pasojat ishin tragjike. Për fat, nuk kishte të vdekur, por TVSh-ja jepte pamje njerëzish të përgjakur dhe të terrorizuar. Të nesërmen, një gazetare e gazetës Koha Jonë, jo pa humor të zi, shkruante se, për të rritur sigurinë e vendit ku pini kafe, hidhini një sy gazetës Albania. Pasi kaloi tronditja e shpërthimit dhe pasi u lidhëm me redaksinë në Tiranë, filluam të bisedonim me konsullin. Do të takonim dy persona të rëndësishëm, por shumë të rëndësishëm, që Doktori i paskësh “miq për kokë”. E pyetëm për emrat, se dhe ashtu, vetëm me një përshkrim, nuk do t’i mbanim mend. Për të parin, që na priste të nesërmen paradite, Mal Berisha përpiqej të na shpjegonte se sa e vështirë ishte ta takoje dhe se kishim vërtet shans që do ta takonim, por kjo na u duk një përpjekje e tij për të na e shitur shtrenjtë mundimin e tij njerëzor. Takimi u bë të nesërmen, në hotel Sofia, afër Xhamisë Blu në Stamboll. Quhej Elfatih Hassanein dhe në kartëvizitën që na vuri përpara, figuronte si këshilltar i Presidentit boshnjak Izetbegoviç. Fillimi i takimit m’u duk gjysmë paranojak. Dr. Elfatih Hassanein ishte një mjek, që kishte studiuar në kohën e ish-Jugosllavisë në Beograd. Elfatih Hassanein kishte vepruar në Bosnjë qysh në vitin 1992, duke i qëndruar pranë me pará në dorë presidentit Alia Izetbegoviç. Ai kishte financuar një agjenci lajmesh, disa ferma dhe rrobaqepësi grash, si dhe kishte blerë
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
323
thuajse shumicën e pajisjeve për zyrtarët e lart të qeverisë, mes të tjerash dhe telefona satelitorë. Fondacioni i tij i ndihmës islame për vendet e botës së tretë, i themeluar në vitin 1987, ishte kthyer praktikisht në një buxhet paralel për qeverinë boshnjake. Ai ndërmjetësoi thuajse blerjen e të gjitha armëve për Bosnjën dhe çuarjen atje të ushtarëve të Allahut (muxhahidinëve), si dhe u kujdes për të koordinuar ndihmat e botës arabe për këtë shtet në kufijtë e mbijetesës dhe nën gërmadhat e rrëzuara të nacionalizmit sllav. Kur u ulëm me Ylli Rakipin në verandën e hotel Sofia me këtë tipin, nuk dinim asgjë për të. As Berisha në Tiranë dhe as Mal Berisha në Stamboll nuk na dhanë asnjë detaj për “rëndësisë” e tij konkrete. Sapo filloi biseda, pësova zhgënjimin e parë. - Çdo mëngjes, Washington Post dhe New York Times pyesin se ku jam dhe duan të më takojnë, - tha, - por nuk ia arrijnë dot. Ju më takuat menjëherë, dhe kjo falë njeriut të duhur që ju solli tek unë. E mora për mirësjellje ndaj Mal Berishës këtë hyrje pompoze dhe me vete fillova të mendoj se kam përballë një mitoman. Pamje e tij e kënaqur me ato që thoshte dhe reagimi ynë thuajse i ftohtë ndaj asaj që tha, u duk se krijoi idenë e qartë që ne nuk e dinim se cilin po takonim. Dhe pikërisht atë çast, nisi të na shpjegonte. Ishte shkolluar në Beograd si mjek dhe që atëherë kishte njohur Izetbegoviçin. Alia Izetbegoçi ishte takuar me të në Beograd, në takimet që organizonte me intelektualët myslimanë në ishJugosllavi. Në vitin 1983, ai u dënua për orientimin e tij islam, si rrezik për ish-Jugosllavinë, ndërsa në gjyq i kanë përmendur lidhjet me Elfatih Hassanein. Këtë Hassanien e përmendte me krenari. Njihte plot shqiptarë të Kosovës, sidomos të gjeneratës së vjetër, si dhe kishte shumë respekt për Sali Berishën. - Kur jeni takuar? - e pyeta unë. - Më 1991, - tha. - Na kishte ftuar Ramiz Alia në një delegacion që ishte pjesë e Konferencës Islamike. Të gjithë vrapuan te Ramiz Alia. Unë ndenja në hotel dhe refuzova të shkoj. Shkova te Sali Berisha, atëherë në opozitë. Nuk e di pse më tha Zoti ta bëja këtë, por m’u mbush mendja se ai njeri ishte e ardhmja e vendit tuaj dhe unë punoj me njerëzit që kanë të ardhme.
324
MERO BAZE
Në fjalorin e tij të pasur kishte pak eufori që, përtej syve të mençur dhe depërtues me të cilët hetonte reagimin tonë, ngjante si përpjekje për të testuar entuziazmin tonë për lavdërimet në adresë të Berishës. Filluam t’i tregojmë për se po takoheshim. Ylli i foli për situatën e vështirë të gazetës së tij dhe gjendjen në Shqipëri. Papritur, në bisedë u përfshi edhe një tip tjetër. Banonte diku nga Medreseja në Tiranë dhe kishte dijeni për gazetën Albania. I konfirmoi Elfatih Hassanein ato që po i tregonim ne. Njësoj sikurse ne, që nuk na kishin bërë përshtypje fjalët e tij, as atij nuk i bënë ndonjë përshtypje ato që po i tregonim ne. Për ta prekur pak, i thashë se presidenti Berisha ishte në ditët e tij më të vështira dhe, nëse e kishte mik, duhej ta ndihmonte. - Allahu e ka caktuar atë njeri ta udhëheqë atë vend, - tha ai, - dhe ashtu do të bëhet. Këtu na u duk se e teproi me kalimin nga toka në qiell të problemeve tona dhe thuajse ndërruam bisedë. Na foli gjatë për Turqinë dhe si ishte prishur ai vend, sipas tij. Kishte një urrejtje të dukshme për “qemalistët” që, sipas tij, kishin “prerë rrënjët e kulturës kombëtare”. - Ia kanë ndërruar gjuhën këtij populli, - deklamoi ai, - e kuptoni apo jo? Një fëmijë i lindur sot në Turqi, nuk lexon dot se çka ndodhur në këtë vend në shekullin e 18-të, për shembull, ngaqë nuk di osmanisht dhe nuk di ta lexojë kulturën e Perandorisë, që është shkruar me alfabet arab. Për herë të parë po dëgjoja për një ndarje kaq të egër mes dy palëve në Turqi. Kultura ime minimaliste për islamin dhe rrënjët e tij në Turqi, po përballej me një fjalim plot emocion të një njeriu që e përjetonte si dramë politikën zyrtare turke, ndërsa vetë Turqinë e shihte si një vend gati ateist. Kjo ishte shumë larg perceptimit tim për Turqinë si një vend mysliman. Egërsia e Hassanienit me qeverinë e Tansu Çillerit ishte edhe më e dukshme. Pas një bisede të gjatë rreth kësaj teme, u ndjemë bosh dhe të pamotivuar për të vazhduar më tej. Ia kujtuam edhe njëherë nevojat për gazetën dhe mundësinë për të ndihmuar presidentin Berisha. Na përsëriti bindjen e tij hyjnore se Allahu do ta zgjidhte këtë punë. Personi tjetër që ishte përfshirë në bisedë fliste një shqipe të çalë. Ai i tha Yllit se, kur kërkonte gazetën Albania te Medreseja, shitësi ia jepte fshehurazi.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
325
- Po pse? - e pyeta unë. - Kanë frikë shitësit tani, se po kthehen këta socialistët dhe ju jeni me Berishën. Ylli u tërbua. Elfatih Hassanein po e ndiqte me kuriozitet bisedën tonë. Bashkëbiseduesi diçka i përktheu nga biseda dhe ai e miratoi me kokë. U përpoqa ta fiksoj mirë portretin e tij. Në takime të tilla, në dukje të rëndomta, e ke të vështirë t’i fiksosh emrat e gjatë arabë, që kanë një teknologji të vetën për t’i mbajtur mend.
Pamje nga përpara dhe nga ana e pasme e kartëvizitës origjinale që Hassanieni më dha në takim. Shihet qartë korrigjimi dhe saktësimi i adresës se tij të e-mal-it.
326
MERO BAZE
Përpara se të ngriheshim, ndërsa po shkëmbenim fjalët e ndarjes, Hassanein e përsëriti sërish atë frazën që mua më dukej paranojake: - Shikoni përreth me kujdes, meqë jeni gazetarë. Do të ketë ndonjë gazetar të Washington Post-it apo New York Times-it që më ndjek. Ata merren vetëm me mua. Më kanë tmerr, sidomos pas Bosnjës. Ata nuk e manipuluan dot kurrë Izetbegoviçin, se unë isha aty. U pamë në sy me Mal Berishën, me qëllim që të çoheshim. Në fytyrën e konsullit tonë rrezatohej një respekt i natyrshëm për bashkëbiseduesin dhe një bezdi për nxitimin tonë për t’u çuar. Kishte të drejtë. Në të vërtetë, ne nuk e dinim se kë po takonim. Ai më zgjati kartëvizitën. Aty deklarohej si këshilltar i presidentit Alija Izetbegoviç. Kishte dhe adresat e telefonit, faksit dhe një adresë në Stamboll. - A keni një adresë e-mal-i? - i thashë. -Po, - tha, - shkruajeni. Dhe ma diktoi në frëngjisht. E ngatërrova, pasi nuk i kuptova mirë germat. Ia tregova dhe ma mori kartëvizitën nga dora duke ma korrigjuar. - Do t’ju dërgojmë një e-mail, - shtova unë. Na u duk e tepërt të harxhonim kohë me të. Pas takimit me Hassanein, u la një takim të nesërmen me dikë që nuk më interesonte më dhe m’u duk e kotë ta shoqëroja më tej Yllin. - Unë nuk po vij fare tek i dyti, - u thashë. Kisha një lodhje nga ajo që m’u duk në fillim kotësi nga takimi me Hassanein. Dy djem nga Tirana, që i kishim takuar në aeroportin e Stambollit, na kishin ftuar në hotel Holiday Inn dhe s’kisha ndërmend ta humbisja rastin. Ylli vendosi të shkonte vetëm me Mal Berishën. Kur u kthye, ishte shend e verë. - Ishte njeri i saktë ky, - tha. - Ishte një plak i mirë. - A premtoi gjë? - e pyeta. -Po, po. Do të na sjellë nja dy makina me letër, si dhe një furgon për gazetën meqë na është djegur. Ishte njeri i saktë. Mbajti shënim gjithçka dhe më tha se do të jenë gati për një javë... Dhe dukej burrë fisnik. Thirri një sekretare aty, i mbajti shënim të gjitha. I futi një firmë dhe nuk bëri asnjë muhabet kot, jo si ai idioti.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
327
Në fakt, çdo gjë funksionoi mirë. Pas një jave, gjithçka mbërriti në doganën e Qafë-Thanës. Nuk e mora vesh emrin e këtij njeriu në atë kohë. Lutfi Dervishi më tha se, më pas, një tip ezmer nga këta të fondacioneve bamirëse, kishte shkuar te gazeta dhe kërkonte një vërtetim që ndihmat kishin mbërritur. Ndoshta ishte njeriu që u shfaq në mes te bisedës me Hassanein ne Stamboll. Kur u kthyem në Tiranë, i tregova Sali Berishës për takimin me Hassanein-in. Berisha qeshi me një vështrim hetues, se mos e shoqëroja me ndonjë fjalë të rëndë komentin tim për takimin me të. Në fakt, nuk dija asgjë për të. - Hë, Hassanieni... - tha dhe qeshi. Është një gjest tipik i tij, kur në situata të vështira përpiqet të portretizojë me humor dikë që është problematik. - Ishte interesant, - i thashë, - por s’mu duk me këmbë në tokë. - Hëm... - vazhdoi duke buzëqeshur dhe ndërroi bisedë. Vonë, gati një vit më vonë, kur në Shqipëri u shtrëngua përndjekja e elementëve të lidhur me botën islame, lexova në gazeta emrin e tij. Bëra një kërkim aq sa mundja në internetin e dobët që kisha dhe pashë se njeriu që kisha takuar ishte njëri nga kokat e financuesve të lëvizjes islamike në botë. Washington Post kishte vërtet shkrime të gjata dhe shpjeguese për të. Kishte histori të pabesueshme se si ai kishte çuar pará, armë dhe muxhahedinë në Bosnjë, si kishte siguruar furnizimin me armë të luftës në Bosnjë dhe si, më pas, ishte futur në listën e fondeve që përfundonin tek Al Qaeda.(Aneksi 5)
*** Por megjithë këtë telashet më të mëdha Berisha nuk i pati prej Hassanein. Një figurë misterioze për të cilën ai pati probleme ishte Abdyl Latif Salehu. M’u kujtuan bisedat e gjata të Berishës për të, si dhe fakti që asnjëherë nuk përtonte për të dhënë sqarime rreth tij. - Çfarë problemesh ke me këta islamikët, që të sulmojnë amerikanët? i thashë papritur, më vonë, kur Berisha ishte vënë në qendër të sulmeve si
328
MERO BAZE
njeri që kishte ndihmuar veprimtarët më të rrezikshëm të Al Qaedës për të krijuar bazat e tyre në Shqipëri. - Janë shpifje, - më tha. - Më akuzojnë për “Doktorin”. - Ç’është ky? - Dr. Abdul Latif Salehi, që është një njeri i tyre, - këtu kishte parasysh amerikanët, - por që duan të ma rrasin mua tani. Nuk e njeh ti, s’di si të ta shpjegoj. Janë ca punë shërbimesh, që nuk i thua dot as në opinionin publik. Shiko, po ta them ty këtu, por mos e shkruaj, se është me zarar. Ai ishte spiun i tyre. Shërbimi ynë u premtoi se do ta përdorte për të identifikuar të gjithë tipat e rrezikshëm që vinin nga Lindja e Mesme këtu dhe që mund të iknin në Europë. Pra, ai bashkëpunoi me ne. I dhashë edhe shtetësinë shqiptare. Janë të pandershëm, se ua kam çuar emrin përmes shërbimit në ambasadë dhe kanë dhënë miratimin. - Ka shkresë për këtë? - e pyeta. Nuk e di se si m’u ngjall instinkti i gazetarit për ta parë deri në fund këtë histori. - Po ku di unë a ka shkresa.... Unë nuk merrem me shërbimet, jam president i vendit. Shërbimi im më tha që e verifikoi dhe ishte në rregull, ndaj dhe mund t’i jepej shtetësia. M’u duk bindës në shpjegimin për pafajësi në këtë pikë. Në vjeshtën e vitit 2001, në Tiranë erdhën dy gazetarë amerikanë, që ndiqnin gjyqin e të akuzuarve për veprimtari terroriste bazuar në marrëdhëniet me Al Qaedën. Ata kërkuan takim me Sali Berishën dhe celulën e ShIK-ut që merrej me terrorizmin. Berisha i takoi me tre ish-oficerë, në atë kohë të papunë, që u shpjeguan atyre të njëjtën histori: që dr. Salehu ishte agjent i dyfishtë. Por Berisha nuk pranoi të citohej për këtë. - E di ambasada, - u tha atyre, - pyesni në ambasadë. Gazetarët ikën, por ishin skeptikë për atë që u tha Berisha. Nga mënyra se si fliste Berisha, m’u krijua ideja se dr. Salehu mund ta kishte marrë shtetësinë diku nga viti 1994 ose 1995. Pasi i hodha një sy të shpejtë listës së shtetësive, pashë që ai e kishte marrë atë në vitin 1992, pra sapo Berisha kishte ardhur në pushtet. Ishte pak e dyshimtë që ai të kishte pasur aq kohë sa të ishte që atëherë agjent i dyfishtë dhe të verifikohej edhe nga amerikanët. Për më tepër, ai kishte marrë dy herë pasaportë shqiptare, në vitin 1993 dhe pastaj në vitin 1995.
VITI ‘97 -
329
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
PASSPORT (Albania)
3147728
March 1993
PASSPORT (Albania)
03346951
December 1995
Më pas, kur vendosa të gërmoj për të, mësova se ai kishte ardhur në Shqipëri qysh në vitin 1991, si këshilltar për probleme mjekësore. Kishte punuar disa vite në Spitalin Ushtarak dhe shumë mjekë të atij spitali e njohin shumë mirë. Fjalimet e tij për xhihadin e nevojshëm edhe në Shqipëri, mjekët tanë, shumica ateistë, i kanë pas marrë me të qeshur. Por Salehu ishte serioz në projektet e tij. Në mes të fushatës elektorale të vitit 1996, Sali Berisha e kishte atë në krah, kur filluan punimet për një spital në Sauk, që do të ndërtohej nga fonde të rrjetit të tyre bamirës, por që nuk u ndërtua kurrë. Berishës iu kthye në kompleks ky njeri dhe mbaj mend se shpenzonte shumë kohë që ta hiqte nga vetja përgjegjësinë pse ai kishte marrë shtetësinë dhe pse amerikanët dyshonin se ishte lidhja e Berishës me klanet e errëta të botës arabe. “Doktori”, siç njihej gjerësisht prej Berishës dhe Gazidedes, dukej se ishte bërë njeriu kyç në investimet e nëntokës së botës arabe në Tiranë. Ai ishte pjesë e investimit në dy kullat binjake në qendër të Tiranës, zanafilla e ndërtimit të të cilave nis me pushtetin e Berishës dhe kompensimin e disa figurave të larta të pushtetit në atë kohë, përfshi edhe Tritan Shehun. Gazetarët amerikanë që erdhën në Tiranë, i dhanë gazetës Albania edhe disa përkthime të gjyqit që u zhvillua ndaj njerëzve të arrestuar në Tiranë. Aty shihet se “doktor” Salehi kishte mundësuar futjen në Shqipëri të Ahmed Ibrahim Al Nagarit, i cili u dënua me vdekje dhe u ekzekutua si pjesëmarrës në atentatin e dështuar ndaj ish-kryeministrit të Egjiptit në vitin 1995. Në dëshminë e vet në gjyq, Ahmed Ibrahim Al Nagari thotë se, pas atentatit ndaj kryeministrit të Egjiptit, ai u fsheh disa kohë në Siri dhe pastaj u dërgua në Shqipëri. Në mënyrë banale, korrupsioni i doganierëve shqiptarë ka dështuar për futjen e tij në Rinas. Doganieri ynë i ka kërkuar një bakshish dhe Ahmed Ibrahim Al Nagari nuk ia ka dhënë. Kaq i ka mjaftuar që të kthehet mbrapsht në Stamboll. Pas një peripecie disajavore, ai kaloi në Damask, ku siguroi një biletë tjetër dhe u përcoll në doganën shqiptare nga Abdyl Latifi.
330
MERO BAZE
Më pas, Ahmed Ibrahim Al Nagari tregon se ka punuar në fondacionin “Haraman” në Tiranë, me punë të ndryshme, derisa e arrestuan, në vitin 1999. Sipas një dëshmie tjetër në gjyq, Muhamet Zawahiri, i cili ishte kreu i krahut ushtarak të Xhihadit, drejtonte Organzitën Islamike të Ndihmave me qendër në Tiranë. Ai ishte inxhinier, ndërsa vëllai i tij, dr. Ayman Zawahiri, ishte njeriu kryesor i Xhihadit dhe më pas njeriu më i rëndësishëm pas Bin Ladenit në Al Qaeda. Emri i tij shfaqet po ashtu në Bosnjë, në trajnimin e celulave të Xhihadit atje. M’u kujtuan historitë e furnizimit me armë, por pa pará, të ushtrisë boshnjake nga Shqipëria, në vitin 1995. Berisha i ka pranuar ato publikisht, sidomos pas shpërthimit të Gërdecit. Bëri një tentativë të dështuar për të ngatërruar trafikun e armëve për Afganistan me trafikun e Gërdecit dhe tha se i kishte telefonuar presidentit Karzai në Afganistan, që të vinin e të merrnin armë falas këtu. Pohoi se këtë e kishte bërë më parë edhe me Bosnjën. Pikërisht këtu është lidhja e fortë me Hassanein-in, “burrin e armëve” të Izetbegoviçit. Njeriu kryesor, që Hassanein-i e konsideronte bashkëpunëtor në Bosnjë, ishte Hasan Çengiç, një figurë që identifikohej me furnizimin me armë të Bosnjës, është lakuar vonë për lidhje me tregtinë e armëve nga Shqipëria. (Aneksi 6) Janë pikërisht këto lidhje që na ringjallen pas vitit 2005 kur Berisha erdhi në pushtet. Njeriu që ringjall këtë “perandori të fshehtë” të Berishës është Damir Fazliç. Për ta bërë më të qartë këtë lidhje më duhet të tregoj shpejt e shpejt si e kam njohur unë Damir Fazliçin.(Aneksi 7) Ndërkaq, Damir Fazlliçi u afrua me Izetbegovicin në vitet e fundit të pushtetit të tij në Sarajevë dhe paraqitej gjithandej me kartëvizitën e një këshilltari të tij. Nuk jam i sigurt se sa ka qenë këshilltar i Izetbegoviçit ky njeri, pasi mosha e tij e re më pengon ta besoj, por vendosmëria e tij dhe e Berishës për t’u prezantuar si i tillë e ka një domethënie. Rrënjët e këtyre lidhjeve të ngatërruara ballkanike i ke të vështira t’i besosh, nëse nuk je në brendësi të tyre. Njeriu më i afërt i Hassanein-it në Bosnjë, Hasan Çengiç, ka qenë ajo që quhej “zemra e logjistikës” së luftës në Bosnjë dhe rezulton të jetë edhe një lidhje e afërt me Damir Fazlliçin, njeriu që mbiu në Tiranë në fillim të vitit 2005 dhe filloi së pari të hidhte sytë nga tregtia e armëve.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
331
Interesante është se, në vitet 2003 dhe 2004, ai kishte bërë disa biznese të pjesshme në Kosovë, falë lidhjeve të njerëzve të Sali Berishës atje, përfshi dhe vajzën e tij. Mes këtyre bizneseve shquan një kontratë për shitje energjie të qeverisë së Kosovës në qeverinë e përbashkët të Rugovës me Haradinajn, ndihmuar nga disa ministra të LDK-së. Në Kosovë, prej vitesh jetonte dhe punonte vajza e Sali Berishës, e cila kishte rivendosur lidhjet e vjetra të të atit me njeriun e Bosnjës, që ringjallte lidhjet e vjetra të kabinetit të Izetbegoviçit. Biznesmeni i ri, i shkolluar në mënyrë sipërfaqësore, thuajse sa për kartëvizita, në ShBA dhe Britani, kishte lidhje po aq të forta në Serbi, për shkak të origjinës së nënës së tij, e cila ishte një kushërirë e shefit të UDB-së, Stanishiç. Kryqëzimi i emrave që të çojnë te rrënjët e kontrabandës së armëve në Bosnjë dhe te përzierja e mafies rajonale në të, bëri që pas rikthimit të Berishës në pushtet, në vitin 2005, të lulëzonin sërish linja të vjetra të trafikut të armëve nga Shqipëria, ku mbiemrat Fazliç, Lazareviç, Çengiç, Oriç etj, shfaqeshin në median rajonale si porositës të ngarkesave të armëve që lidhnin Bosnjën, Shqipërinë, Serbinë dhe botën arabe, përfshi Iranin dhe hezbollahët. I kam menduar gjatë më vonë këto lidhje të Fazlliçit, kur ky njeri dukej se po bëhej diktues i së ardhmes politike dhe financiare të familjes Berisha. Vajza e Berishës, e cila ka prokurën për të përfaqësuar të gjitha bizneset e Fazlliçit në Shqipëri, e pranoi atë publikisht si mik të familjes dhe klient të saj, ndërsa Sali Berisha, edhe pse pati shumë telashe prej tij, i ka zëvendësuar takimet në zyrë me takime në shtëpinë e tij. Askund tjetër, në asnjë vend të globit, nuk mund të gjesh hibride të tilla mafioze, gjysmëmyslimane, gjysmortodokse, gjysmëserbe, gjysmëboshnjake e gjysmëshqiptare, gjysmëproperëndimore e gjysmantiperëndimore, ditën si njerëz të Perëndimit e natën si përfaqësues të mafies. Interesante në këtë pikë është dhe një lloj përkushtimi i papritur i familjes Berisha drejt islamit. Djali i tij është përshirë në një grup të rinjsh besimtarë vehabistë. E kam të vështirë të gjykoj sa beson dhe sa është politike përfshirja në këto grupe, por njëherë kam pasur një episod të çuditshëm me të. Ka qenë viti 2002 dhe Shkëlzeni në atë kohë ishte në Bruksel për një master. Ishte kthyer me pushime të
332
MERO BAZE
shkurtra dhe erdhi të më takonte në redaksi. Zbrita poshtë dhe u ulëm në kafene. - Kam një shqetësim për gazetën, - tha. - Ma kanë thënë dhe këta çunat, që janë dora jonë. Kishte një fjalor paksa të cunguar, që imitonte frikshëm fjalorin e varfër dhe gjysmëvëllazëror të një sekti fetar. - Çfarë problemi? - e pyeta. - Ka një disproporcion të shkrimeve në favor të Izraelit, krahasuar me Palestinën. Janë rreth 50 shkrime pro Izraelit dhe vetëm dy apo tre pro Palestinës. Për një çast, nuk u besova veshëve. E pashë me vëmendje në sy, se mbase po tallej, por dukej serioz dhe i sinqertë. E mora për një traumë të tij, por dhe si një mundësi që dikush po tallej me mua. - Po kush i bën këto shkrime, - i thashë, - se nuk e kam vënë re? - I përkthen një Armin Tirana, - tha, - por i merr nga shtypi hebre. Buzëqesha lehtë dhe u çlirova. Armin Tirana ishte një bashkëpunëtor i gazetës, që përkthente kryesisht analiza nga Panorama e Italisë apo Newsweek. E kam dhe shok të vjetër nga koha e fakultetit. - Mos u mërzit, do merrem unë me këtë punë. Do t’i heq vërejtje këtij Arminit. Po kush i ka mbajt shënim këto? – e pyeta. - I mbajnë këta çunat, se janë çuna që lexojnë, - ma ktheu. “Këta çunat” s’i mora vesh kurrë kush ishin, por vëmendja e tyre qenkësh e frikshme. Të nesërmen, takova Sali Berishën dhe ia thashë. - M’u duk i çuditshëm Shkëlzeni, - i thashë. - Më bëri një vërejtje që s’më kishte shkuar mendja. - Çfarë? – pyeti gati në panik. Ia tregova gjithë skenën. U gëlltit disa herë nga nervozizmi, heshti, shfryu disa herë, pastaj më pyeti se si qëndronte e vërteta. - Po ku di unë, - i thashë, - as që bëhem merak për këtë punë. Problemi është pse i kanë numëruar dhe pse i kanë thënë këtij! - Është i papjekur,- tha. - Mos ia vë re. Foli herë tjetër, po të tha prapë.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
333
E mbyllëm atë bisedë, sikur të mos ishte bërë. Dhe prej atëherë, sa herë isha në shtëpinë e tyre ose në ndonjë tavolinë që ulej edhe Shkëlzeni, Saliu bënte kujdes ta mbante larg meje, pasi i dukej sikur do ta pyesja: “Si jam me shkrimet pro Izraelit këto kohë?” Ky devijim i papritur i fëmijëve të tij në besimtarë praktikantë të islamit nuk ka shumë shpjegime bindëse. Për më tepër, ajo nuk është një familje kompakte myslimane. Dy fëmijë që kanë dy gjyshe me fe të ndryshme dhe kombësi të ndryshme, është teprim të kalojnë në besimtarë aq të disiplinuar, nëse një dimension politik nuk hyn në mes. Po t’i shtosh kësaj dhe faktin që herë-herë edhe gruaja e tij është një praktikante ramazani duke pasur nënën ortodokse serbe, situata bëhet dhe më e pabesueshme. Vulën kësaj ia vë ateizmi i shfaqur i të vetmit mysliman të pastër të familjes me origjinë shqiptare, vetë Sali Berishës. Ai, që rrjedh nga familje myslimane shqiptare, nuk mban ramazan dhe nuk është praktikant. Fëmijët, që janë të ndarë mes gjysheve serbe e shqiptare, pra edhe myslimane, edhe ortodokse, janë gati myslimanë fanatikë.
*** Një histori tjetër e dyshimtë e lidhjeve të vjetra të Berishës e ringjallur në formë të dyshimtë pas vitit 2005 është lidhja e tij me pronarin e kompanisë ENKA, Tarek Sara. Mal Berisha këmbënguli të merrnim një letër porosie dhe për këtë person te Sali Berisha kur u nisëm për Stamboll, por ky i fundit na përcolli me buzëqeshje. Përsëriti fjalinë që ua rregullon Mala takimin nëse duhet. Vonë, në vitin 2002, kur Berisha kishte vite pa dalë jashtë Shqipërisë, befas, merr një ftesë së bashku me gruan e tij për të vizituar Stambollin. Kompania turke ENKA e kishte ftuar në përurimin e një termocentrali gjigant, të ndërtuar së bashku me kompaninë Bektel. Ishin dhe shumë personalitete evropiane dhe amerikane. Kjo ishte dalja e parë e Berishës jashtë Shqipërisë privatisht dhe aq gjatë, qysh pas vitit 1997. Kur u kthye, më tregoi gjatë për mikun e tij të vjetër, që i ishte gjendur pranë edhe më
334
MERO BAZE
1997. Ishte Tarek Sarah. Fillova ta riprodhoj në kokë gjithë vizitën tonë në Stamboll në vitin 1997, si dhe këmbënguljen e Mal Berishës që ne të merrnim një letër nga Berisha për “dy vetë”, se pastaj çdo gjë zgjidhej. Njëri ishte Hassanien-i. Tjetri qenkësh Tarek Sarah. Tashmë ky personazh është shumë i njohur për shqiptarët. Kompania e tij sapo ka ndërtuar një segment 60 km për 1 miliard dollarë, ndoshta rruga më e shtrenjtë në botë, me prokurim thuajse direkt, me privilegje të pazakonta. Në përurimin e rrugës, në prani të kryeministrit turk, Berisha i kushtoi një të tretën e kohës në fjalim “mikut të tij të vjetër”, ndërsa mua m’u kujtua viti 1997 dhe më pas viti 2002, kur Berisha kishte qenë mysafir i tij bashkë me gruan në Stamboll… Në pranverën e vitit 2006, kur Berisha ishte futur në qorrsokak për financimin e rrugës, prej mendjelehtësisë dhe përciptësisë menaxhuese të Lulëzim Bashës, “plaku”, siç i thërret Berisha Tarek Sarahit, mbiu në zyrën e tij në Tiranë dhe zgjidhja u gjend si me magji. Berisha më shpjegoi gjatë në zyrën e tij për bisedën me “plakun”, i cili, me të drejtë, i kishte sugjeruar Berishës shmangien e këtij projekti dhe ndërtimin e një rruge buzë Drinit për në Gjakovë, por edhe ndërtimin e një hekurudhe në atë drejtim. Kishte premtuar dhe marrjen e ndërtimit të saj me koncesion, me kusht që t’i jepej leja për një termocentral gjigant në afërsi të kodrave të Kakarriqit, me një plan biznesi të studiuar mirë, pasi mund ta sillte me tren qymyrin e Kosovës, ndërsa në portin e Shëngjinit mund të sillte qymyr nga Egjipti, nëse mbetej keq. - E kishte shumë të drejtë idenë, - më shpjegoi Berisha, - por i thashë se jemi zotue për Rrugën e Kombit. “Plaku” më pa në sy dhe tha: “E bëjmë!”. Nuk e di pse janë parë sy më sy, por rruga u bë me paratë e shqiptarëve dhe shumë shtrenjtë, ndërkohë që inteligjenca e Tarek Sarahit si biznesmen ka qenë shumë më racionale për shqiptarët se sa “patriotizmi” i Sali Berishës. Interesante është se në këtë projekt u shfaq fantazma e Fazlliçit te përzgjedhja e firmës konsulente, si dhe shfaqja e Tom Ridg-it krah tij në Tiranë, si një dhunë diplomatike ndaj kritikëve të financimit të dyshimtë të rrugës, për t’ua mbyllur gojën me “amerikanët” që janë pas saj. Në të vërtetë, janë të njëjtët njerëz të vjetër dhe pasardhës të tyre, si në një shoqëri
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
335
sekrete, që nuk nxjerr asnjë investim jashtë dyerve të saj.(Aneksi 8) Njeriu i tyre në Tiranë është rikthyer dhe për herë të parë formimi im ateist është i pafuqishëm ta kundërshtoj atë që, atë ditë qershori të vitit 1997, në Stamboll, m’u duk si mitomani e Elfati Hassanein-it, atë që “Allahu e ka caktuar Berishën të udhëheqë këtë vend”.
336
MERO BAZE
Berisha në një fushatë të përgjakur
T Fushata elektorale e zgjedhjeve të 29 qershorit 1997 ishte më e pazakonta në Shqipëri. Sali Berisha e kishte të pamundur ta kalonte Shkumbinin, por pse jo, edhe Drinin në Veri, për të shkuar në vendlindjen e vet. Fillimi i dhunës në atë fushatë u shënua në Shkallnur. Nuk ka rëndësi nëse aty nuk u vra askush apo që u shmang tragjedia. Tanimë ka pak rëndësi dhe se kush e ka bërë, pasi ata që akuzoi Berisha, tani i ka aleatë në qeveri. Ai atentat pati një kosto të rëndë mbi fushatën elektorale, pasi zhvirgjëroi hijen e rëndë të Presidentit Sali Berisha duke e kthyer në një qytetar të zakonshëm me emrin “Salë”, siç i thërrasin në Shqipërinë e Mesme, që mund ta qëlloje, ta poshtëroje, ta vrisje, ta digjje, t’i bëje çfarë të doje. Skena e incidentit ishte e pazakontë. Ndërkohë që Berisha po fliste para një shkolle në fshatin afër Shkëmbit të Kavajës, një djalë i ri hodhi një granatë në drejtim të tij. Pati shumë versione për arsyen pse ai nuk e hoqi dot siguresën. Dikush thoshte se ishte joprofesionist, të tjerë që thoshin se e pengoi dikush duke ia kafshuar dorën. Shemsi Peposhi, në atë kohë zëvendëskryeredaktor i gazetës RD, që u ndodh në krah të agresorit, më tha se kishte qenë vendimtare ndërhyrja e një burri, që duhej të ishte kosovar nga ata që banojnë aty rrotull, i cili kishte fëmijën në krah dhe megjithatë arriti t’ia kapte dorën dhe ta pengonte agresorin të hiqte siguresën. Fati ishte se siguresa nuk u hoq dhe granata ra para këmbëve të Berishës, disa metra më tutje. Roja i tij u hodh mbi të dhe e largoi. Gjithçka u mbyll për mrekulli. Disa minuta më pas, Berisha më mori në telefon dhe më tha ta prisja në zyrë, pasi kishte ndodhur një gjë e rëndë. I kishin hedhur
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
337
një granatë, por nuk kishte shpërthyer. U shokova dhe ia tregova Ylli Rakipit. U nisëm drejt Presidencës, ndërkohë që lamë porosi që, sapo të vinte gazetari, ta përshkruante me hollësi. Berisha dukej i tronditur dhe kishte një hakërrimë të brendshme për “autorin” e vërtetë. - Ka të dhëna? – e pyeta. - Kush është pas? - Spartak Braho, - tha menjëherë. - Ia ka thënë vrasësi Agim Shehut, sapo e kanë arrestuar. Nuk dinë nëse do ta thotë prapë. Në gazetën Albania ndodhi diçka edhe më qesharake. Reporteri që ndiqte nga pas Berishën, e kishte pasur agresorin një metër larg dhe ishte terrorizuar nga ajo që kishte parë. Pasi erdhi në redaksi, kishte bërë një raport të shkurtër për vizitën e Berishës në Sukth dhe premtimin për një ujësjellës. - Ku e ke raportin për Shkallnurin? - e pyeta me nxitim. - Nuk e bëra, - tha, - se ndodhi diçka e rëndë. - Fliste duke ulur zërin, që të mos e dëgjonte njeri veç meje. - Desh e vranë doktorin, - shtoi pastaj. Ishte për të qeshur dhe për të qarë. Ideja se ngjarja duhej të mbahej fshehur, kishte zënë vend në kokën e reporterit, i cili mendonte se ajo situatë e turpëronte Berishën. Në fakt, gjesti i të qëlluarit me bombë ishte një goditje e fortë për autoritetin e Berishës. Së pari, pasi mund të kishte pasoja të pallogaritshme mbi paqen në vend dhe, së dyti, mund të rikthente pas gjithçka. Por Berisha nuk ishte i trembur për këtë. Ishte i trembur për lehtësinë e të kthyerit në objekt sulmi, duke “vrarë frikën” për të vrarë edhe atë. Kjo e trondiste dhe kërkonte doemos një politikan të lartë pas këtij akti. I duhej me doemos Spartak Brahoja dhe ndoshta ka pasur belbëzime të agresorit për këtë çështje, që e përmendën pikërisht atë. Por më pas, kurrë nuk doli në gjyq si akuzë. Dhe kishte të drejtë. Vrasja e frikës kundër tij funksionoi. Mitingu i Elbasanit, që pasoi këtë ngjarje pas një jave, ishte një kaos i vërtetë, që pati dhe viktima. Një grup personash hapën zjarr në afërsi të një lokali në qendër të qytetit, pasi përfundoi mitingu i zotit Berisha. Fillimisht plumbat plagosën njërin nga rojat e Gardës. Kjo u pasua me një kundërpërgjigje të menjëhershme me breshëri automatiku, pa ndonjë adresë të qartë. Brenda
338
MERO BAZE
disa minutave, qielli u ndez nga breshëritë e kallashnikovëve dhe gjashtë persona përfunduan në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë. Policia tha në fillim se ata që sulmuan mund të ishin pjesëtarë të bandës së Cërrikut, e cila dy javë më parë kishte bërë një masakër mbi Gardën e Republikës. Sipas versionit zyrtar, agresorët, në tërheqje e sipër, me një automjet që ia kishin identifikuar targën, kanë hapur zjarr mbi postbllokun e policisë në Cërrik, ku janë plagosur katër policë, por pa rrezik për jetën. Pasi u shpërnda mitingu dhe Berisha iku, konfrontimi vazhdoi. Në spiralen e konfliktit hynë edhe qytetarët që mbështesnin opozitën dhe përfundimi ishte: një makinë e djegur e policisë dhe një makinë e djegur e agjencisë së lajmeve zyrtare ATSh. Pati polemika publike mes Ministrisë së Brendshme dhe gazetarit të Reuter në Elbasan. Sipas policisë, ai i ishte referuar një gazetari lokal të gazetës Koha Jonë, që qenkësh në spital dhe kishte dhënë version të përmbysur të ngjarjes. Por, në fakt, debati ishte qesharak. Fakti që ishte qëlluar në mitingun e Berishës, ishte një lajm që e sfumonte shkakun pse kishin qëlluar. Ky lajm po përsëritej përditë dhe kjo ishte gjëja më e rëndë që ka shoqëruar ndonjëherë ndonjë lider në një fushatë elektorale. Ai pritej thuajse me armë në çdo qytet. Incidente pasuan dhe në takimin e Berishës në Fier. Pas takimit të tij, ku mori pjesë dhe kryetari i Partisë Demokratike në Vlorë, reaksioni u zhvendos në qytetin bregdetar. Partia Demokratike aty ishte shkrirë thuajse fare dhe një djalë i ri, Argent Grabova, të cilin e njihja prej studimeve në fakultet, kishte marrë drejtimin e saj. Nuk i përkiste burokracisë së Partisë Demokratike në Vlorë dhe ishte i motivuar. Problemet filluan menjëherë sapo u shfaq në mitingun e parë të PD-së në Fier. Shtëpia e tij u rrethua gjatë natës, kur ai u kthye nga mitingu i Fierit. Ndërkohë, një dyqani të kushëririt të tij iu vu dinamit, që i mori jetën të zonjës së dyqanit, Gerta Grabovës. Të nesërmen, në përpjekje për të ndalur dhunën, Vili Minarolli, në atë kohë sekretar politik i PD-së, i kërkoi në mesditë zyrtarisht anëtarit të kryesisë së Partisë Socialiste, Ethem Rukës, që të hiqej rrethimi nga shtëpia e kryetarit të PD-së në Vlorë. Kërkesa kishte simbolikën e saj, pasi donte ta bashkonte sa më shumë Partinë Socialiste me militantët e saj, që kishin rrethuar shtëpinë e kryetarit të PD-së. Ishte pak a shumë e njëjta metodë
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
339
që ishte përdorur më parë, kur në Sarandë mbajtën peng Leonard Demin. Vëllai i Argent Grabovës ishte marrë peng, një e afërme tij ishte vrarë dhe familja po mbahej nën terror. Policia njoftoi rreth orës 14.00 se bandat kishin hequr rrethimin ndaj shtëpisë së tij. Fola në telefon me Argentin, në mesditën e së shtunës. Më tha se njerëzit e armatosur ishin larguar rreth orës 13. 30, por pritej të shkonin përsëri. Më tha se i njihte disa prej tyre, sepse ishin pjesë e Komitetit të Shpëtimit. - Do të qëndroj këtu, nuk e di nëse do të jetoj apo do të vdes, jam shumë i ri, por nuk do të largohem nga shtëpia. Deklarata e tij ishte e dhimbshme dhe, për mua, që e njihja qysh nga Universiteti, ishte edhe më emocionale. - Çfarë kanë tamam? – e pyeta. - Je përplasur gjë me ta? -Jo, - ma ktheu. - Kanë inat pse kam folur dje në Fier në emër të demokratëve të Vlorës. Pasi mbylla telefonin dhe po e mendoja të gjithën këtë, më dukej e pabesueshme që po bënin masakër mbi të, vetëm pse kishte folur në Fier. Por nuk më lanë të zhgënjehesha vetë drejtuesit e Komitetit të Shpëtimit. Një ditë më pas, të dielën, në një deklaratë publike, Komiteti i Shpëtimit tha se “duhej që kryetari i PD-së të mos fliste në Fier, të ishte distancuar”. Vizita e Berishës në Lushnjë ishte po ashtu një horror i vërtetë. Eskorta u prit me armë në shesh. Njerëzit që shoqëronin Berishën dhe që kryesisht ishin roje vullnetare të rekrutuar rrotull tij nga Sali Lusha dhe Izet Haxhia, filluan po ashtu të hapnin zjarr. Ishte një pamje që të trondiste. Një grup njerëzish në shesh e prisnin me disa flamuj kombëtarë dhe bërtisnin në ekstazë “Sali Berisha, Sali Berisha!”, “Poshtë komunizmi” etj., ndërsa rojet private të tij rrethuan sheshin dhe tribunën, ku ai do të fliste. Mbështetësit ishin rreth 500 persona. Sapo Berisha zbriti nga makina Benz, ata rrethuan vendin dhe shkallët ku ai do të fliste. I pari u ngjit në tribunë Azem Hajdari. Berisha u vendos rreth 10 metra pas fillimit të tribunës, përmes një korridori njerëzish, ku gati nuk shquhej fare. Në krye të korridorit qëndronte Sali Lusha, kurse ngjitur me Berishën ishte Dem Dollapi. Këta ishin të vetmit që njihja nga gjithë ai grup vullnetarësh. Sapo filloi të fliste Berisha, dy persona hapën zjarr në ajër me kallashnikovë. Pastaj i kapi paniku, lanë
340
MERO BAZE
armët dhe ia mbathën nga sheshi. Rojet e Berishës, po nga paniku, hapën zjarr në ajër. Ishte një tmerr i vërtetë. Unë ndenja në makinën time dhe nuk dola jashtë, sepse kisha frikë nga ndonjë plumb qorr. Policia u vu në ndjekje të atyre që hapën zjarr, por situata në shesh u bë e frikshme. Në një makinë tjetër ishte djali i tij Shkëlzeni. Ai hapi derën dhe mbushi një pistoletë duke kërcënuar, s’dihet se kë. Një nga rojet e Berishës u sul mbi të dhe e futi në një makinë private. Njerëzit as dëgjonin dhe as donin të dëgjonin. Vetëm bërtisnin fort, gati në ekstazë, me një zë ku përzihej frika, makthi dhe pasiguria që prodhonte një shesh i mbushur me njerëz me armë. Berisha hezitoi një moment kur dëgjoi krismat. Në mikrofonin e kolegut tim në radio Tirana, Arben Muka ishin regjistruar mirë këto momente. Berisha hesht një moment dhe thotë “kush qëllon, kush qëllon”. Ishte një moment njerëzor frike. Pastaj vazhdoi fjalën e tij, e cila mezi dëgjohej edhe për shkak të cilësisë së dobët të qendrës së zërit. “Terroristët do të marrin dënimin e merituar”, tha ai. Më pas, tha diçka se shprehte mirënjohje për popullin e Lushnjës, që nuk i ishte bashkuar rebelimit... Më pas, fjali që nuk dëgjoheshin dhe një turmë në ekstazë, që bërtiste “Poshtë komunizmi!”. Fundi i mitingut, që nuk zgjati as çerek ore, ishte një tmerr. Vetëm breshëri kallashnikovi nga çdo anë dhe një shesh i ndezur flakë. Disa policë shoqëruan disa metra makinën e Berishës, ndërsa rojet e tij private vazhdonin të hapnin zjarr nga të gjitha anët. Ishte një mrekulli që në mbrëmje nuk u raportua asnjë i vrarë. Përveç Berishës, një dyshe e re u shfaq në mitingjet e PD-së, sidomos në Shqipërinë e Jugut dhe Juglindje. Genc Pollo dhe Azem Hajdari filluan të udhëtonin së bashku dhe të shfaqeshin bashkë në tribuna. Azemi sapo ishte rehabilituar duke u kthyer në PD, ndërsa Polloja sapo kishte zënë vendin e sekretarit të përgjithshëm. Ky ishte një nga vendimet më të pavendosura të Sali Berishës. Edhe pse paradoksal, propozimi që Genc Polloja të kthehej në parti dhe të merrte detyra organizative, ishte imi dhe i Ylli Rakipit; e bëmë një mbrëmje në Presidencë, pasi kishte ndodhur ngjarja e Lushnjës me Tritan Shehun. - Ktheje Gencin në parti, është i ri dhe e ndryshon pak imazhin. Tritani është bërë qesharak, - i thamë Berishës.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
341
- E keni gabim, - tha. - Nuk e njihni Tritanin. Është një nga mjekët më të mirë që ka Shqipëria. Nuk ka reanimator si ai. Ka një grua nga më të vendosurat që kam këtu në staf. Është i kompletuar. - Nuk vlejnë këto, - ia ktheva. - Duhet çuar Genci aty. Nuk ke njeri tjetër. Nuk na e dha fjalën, por e mbrojti Tritanin deri në fund. Ia thamë dhe Gencit atë që kishim biseduar me Berishën. Ngaqë atij nuk i kuptohet skuqja në fytyrë, na ra në sy vetëm vështrimi zhbirues që kishte mbi ne, nëse ia kishim bërë për të mirë apo për të keq këtë. Kur u sigurua se nuk kishim ndonjë prapavijë të keqe, tundi kokën për të na thënë se është mundim i kotë. Një javë më pas, Berisha na e tha si propozim të vetin idenë që Pollon do ta çonte në PD, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, që do të mbahej në mes të prillit. Dhe ashtu bëri. Pas ikjes në bllok të shumicës së ish-ministrave dhe pas promemories së tyre kundër Berishës, Polloja zëvendësoi Besnik Gjongecaj dhe hyri në kryesi së bashku me Halit Shamatën, Jemin Gjanën dhe Hasan Halilin. Muaji i parë i tij kaloi në zyrat e PD-së, ku hapte e mbyllte dosje që kishin të bënin me aktivitetin ekonomik të PD-së. Herë-herë na tregonte si me gjysmë zëri “kërdinë” që kishte bërë Shqiponja. Pastaj për pronat që ishin devijuar te disa kompani, që ishin bija të saj. Dhe, mes shumë pronave, “shkëlqente” historia e restorant Tajvanit, që e kishte pronë PD-ja 60 për qind dhe një biznesmen me emrin Ismail Mulleti, 40 për qind. Në ato ditë, kur të gjithë e kishin mendjen tek ekzistenca e opozitës, Polloja kishte plotësuar një sërë dosjesh të këtyre pronave që duheshin shitur. Mulleti kishte marrë pjesën e PD-së tek Tajvani, të cilën e kishte vlerësuar 200 mijë dollarë, por që kishte paraqitur një raport se ai kishte harxhuar rreth 190 mijë dollarë për studime gjeologjike dhe hidrogjeologjike, si dhe për projektin. Kështu që PD-ja mbeti me gisht në gojë dhe Polloja u bë mik i përjetshëm me këtë biznesmen. Kështu, mes Genc Pollos - një të riu të pakonsumuar publikisht, me një stof perëndimor dhe i heshtur për gjithkënd që e njihte - dhe Azem Hajdarit – energjik, që në shumicën e rasteve kishte imunitet papërgjegjshmërinë në aksionin politik - lindi një duet politik që mund të funksiononte vetëm në vitin 1997. Azemi, i zjarrtë e që ndizte turmat dhe Pollo, i tërhequr,
342
MERO BAZE
cinik dhe gjakftohtë, filluan të bëheshin një dyshe simpatike për publikun, por që nuk e duronin dot njëri-tjetrin. Pas çdo mitingu, ku zakonisht u ndodhnin incidente, fillonin e tregonin anekdota për njëri-tjetrin, se kush u tremb më shumë. Të dy veç e veç, më përshkruan mitingun e Ballshit, ku kishte pasur vërtet një incident të rëndë. Ndërsa këta kanë qenë duke folur, kanë filluar breshëritë e automatikut në periferi të sheshit, mbi kokat e njerëzve që ishin në tribunë. Azemi ka qenë ndërkohë duke folur dhe ka forcuar zërin. Pastaj ka folur edhe Polloja, por krismat nuk janë ndërprerë. Kandidat për deputet në Ballsh ishte Gëzim Osmani, i martuar me një mbesë të largët të Sali Berishës. E mbaja mend më 13 mars në mbrëmje, pasi ishte njeriu që kishte shoqëruar gruan e Berishës për t’u strehuar diku në një lagje të Tiranës, larg shtëpisë së saj. Ajo ka qenë një ditë e rëndë për të, pasi fëmijët i kishin ikur në Itali, ndërsa i shoqi ishte ngujuar në Presidencë. Gëzimi ishte një inxhinier kimist, me origjinë nga Mallakastra, që e njihte mirë zonën e Ballshit dhe kishte lidhje familjare me Sali Berishën. Kjo e dyta ishte favor vetëm për t’u bërë kandidat, por jo për të fituar në Ballsh. Më tha se i njihte njerëzit që kishin qëlluar mbi Pollon e Hajdarin dhe se ishin shoqërues të Kastriot Islamit në fushatë. Më shpjegoi se, një ditë më parë, ai kishte marrë paralajmërime të tilla serioze për hedhje bombe apo breshëri automatiku nga këta tipat. - Ia thashë dhe kryetarit të PS-së në Ballsh, - më tregoi ai, - por kryetari më tha se nuk di gjë. Në fakt, ndodhi ashtu siç kërcënuan. Por të nesërmen, skena e Ballshit u përsërit në mënyrë tragjike në Urën Vajgurore, në Berat. Polloja dhe Hajdari do të shkonin në Berat, në miting, kur i përfshiu ngjarja që ndodhi tek Ura Vajgurore. U bë një masakër e vërtetë: 7 të vrarë në një shkëmbim zjarri mes rojeve të armatosura të shtëpisë së Musa Protoduarit dhe Bardha Vrionit, si dhe disa personave të armatosur, që sulmuan shtëpinë. Mes të vrarëve ishin tre policë, ndërsa 7 të tjerë u plagosën. Ngjarja, siç u sqarua më vonë, ishte kombinim i larjes së hesapeve dhe përfshirjes së policisë si palë në konflikt, por prania e dy drejtuesve të rinj të PD-së në Berat atë ditë e komplikoi situatën dhe përzjeu detaje të dyshimta në gjithë tragjedinë.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
343
Dy ditë më pas, polemikat shpërthyen mes Partisë Socialiste dhe Ministrisë së Brendshme. Partia Socialiste akuzonte se ata që kishin qëlluar policinë ishin të rekrutuar të Shërbimit Informativ Kombëtar dhe për këtë kishte si argument që disa prej tyre ishin mirditorë. Edhe më absurde bëhej akuza kur thuhej se njerëzit e ShIK-ut drejtoheshin nga Azem Hajdari, i cili, vetëm disa muaj më parë, kishte qenë i përgjuari më i madh i ShIKut dhe armiku më i madh i tyre. Në kundërpërgjigje të Partisë Socialiste, Ministria e Brendshme, po ashtu, lëshoi një tymnajë rreth ekzistencës së njerëzve të inkriminuar dhe të dënuar për vepra penale në eskortën e Fatos Nanos, që mund të ishin shkaku i masakrës. As njëra dhe as tjetra nuk qëndronin. Mbaj mend Ndrek Gjinin, zëdhënësin e përkushtuar të Ministrisë së Brendshme, që bënte humor edhe me ato që shpërndante. Te zyra ime te hotel Dajti, më kishte dërguar deri atë kohë tri deklarata për Urën Vajgurore. Tek e para njoftohej sulmi mbi policët. Tek e dyta jepeshin emrat. Tek e treta replikohej në distancë me Partinë Socialiste. Por tek e treta më nisi kopjen e papërfunduar të deklaratës, ku dikush kishte shtuar me shkrim dore inkriminimin e Fatos Nanos në këtë histori. Ishte një histori tipike, ku palët ëndërronin që në zemrën e së keqes të ishte kundërshtari i tyre. Pollo dhe Hajdari, sidoqoftë ishin thuajse dy figurat e vetme që i dhanë tonin asaj fushate gjysmake të Partisë Demokratike. Të tjerët ishin më të zbehtë dhe më të prekshëm nga kundërshtarët. Por jo vetëm Jugu, por edhe vendlindja e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit, Tropoja, u kthye në një problem për Berishën. Vizita e tij atje filloi me bllokimin te trageti i Komanit dhe përfundoi me antimiting të armatosur në sheshin qendror të qytetit, ku dhe zuri rrënjë një hasmëri që mbolli dhjetëra vrasje në Tropojë. Një ditë para mitingut në Tropojë, ku Berisha duhej të shkonte të prezantonte Azem Hajdarin si kandidat për deputet, në Milot kishte ndodhur një vrasje e trefishtë. Një grup banditësh kishin hapur zjarr mbi makinën ku udhëtonin Sokol Haklaj, Fatmir Haklaj dhe një ish-shoqërues i Azem Hajdarit, me emrin Ibrahim Rustemi. Mbetën të vrarë Sokol Haklaj dhe Ibrahim Rustemi, si dhe njëri prej banditëve. Të nesërmen, eskorta e Berishës u pengua qysh në tragetin e Komanit nga njerëz të armatosur, që e ngritën ndjeshëm tensionin. Berisha vazhdoi
344
MERO BAZE
Faksimile e deklaratës për shtyp të Ministrisë së Brendshme për ngjarjen në Urën Vajgurore dhe mëdyshjet në formulimin e saj.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
345
rrugën drejt Bajram Currit dhe e filloi mitingun nën breshërinë e armëve dhe një grupi njerëzish që protestonin kundër tij, në krye të të cilëve shquante njëri nga djemtë e familjes Haklaj, Shkëlqimi. Një kamerë misterioze ka regjistruar mitingun ku dëgjohet qartë zëri i Berishës, që porosit truprojën e vet dhe Sali Lushën, një mbështetës vullnetar të tij, që “atë e dua me vete”. Ishte fjala për Shkëlqimin, që po udhëhiqte turmën e njerëzve që po kundërshtonte Berishën. Kjo kasetë ra në duart e familjes Haklaj dhe u bë zanafilla e një gjakmarrjeje të egër, e cila përfundoi te vrasja e Azem Hajdarit dhe disa prej djemve të familjes Haklaj. Pas mitingut të Tropojës, Berisha ishte i egërsuar. Linda Ihsani mbërriti e alarmuar në redaksinë e gazetës Albania dhe kërkonte me ngulm një fotografi që ShIK e kishte sjell dy vjet më parë në gazetë. Ishte Fatos Nano në mes dhe Feriz Kërnaja me Nehat Kullën anash. Kishin dalë bashkë në burg. E mori me shpejtësi, por i duhej vetëm Feriz Kërnaja me Fatos Nanon. Rrëmbeu një gërshërë, e preu Nehat Kullën dhe mori fotografinë. Pas gjysmë ore, e shfaqi TVSh-ja duke akuzuar Fatos Nanon se, njeriu i tij, Kërnaja, kishte qëlluar mbi Berishën në Tropojë. Në të vërtetë, pas trazirave, Kërnaja kishte dalë nga burgu i hapur i Bënçës dhe nuk kishte ndërmend të kthehej më, por ai nuk kishte qenë kryesori në trazirat në Tropojë. Duke qenë se ishte më i besueshëm për t’u lidhur me Fatos Nanon prej asaj fotoje, doli në plan të parë. Kemi hequr shumë më vonë, kur donim ta ngjisnim sërish atë foto, por ka qenë e vështirë. Nxitimi na e shkatërroi fare dhe të vetmen foto që lidhte Fatos Nanon me Nehat Kullën dhe kur ajo na u desh një herë tjetër, na erdhi në ndihmë fotoshopi. Gjeografia e dhunës shfaqej me shpejtësi nga Tropoja në Sarandë. Leonard Demi u mbajt peng në javën e fundit të fushatës elektorale nga njëra prej bandave që kishte bërë ligjin në Sarandë që prej marsit. Në përpjekje për ta liruar atë, sërish PD-ja iu drejtua zyrtarisht kryesisë së Partisë Socialiste, që të ushtronte “autoritetin” mbi pengmarrësit. Leonard Demi u lirua të nesërmen. Kolegu im, Rajmond Kola, u gjend atë natë në shtëpinë time në Tiranë dhe iu desh të bënte telefonata pa fund, deri sa arritëm të identifikonim se kush ishin personat që kishin ushtruar dhunë mbi të. Të nesërmen, Leonard Demi u lirua dhe unë e vizitova pasdite në shtëpinë e tij. Dukej i qetësuar. Dukej po ashtu se nuk ishte frikësuar
346
MERO BAZE
seriozisht nga banditët, por ndihej i fyer. E njëjta gjë, por në përmasa më pak dramatike, i ndodhi atë ditë edhe Ylli Vejsiut, në dalje të Memaliajt. Zyra e PD-së akuzoi “shtabin elektoral të Fatos Nanon” për kërcënimin, por duke qenë se rasti “Demi” ishte më i fortë, vëmendjen më të madhe e mori ai. Ndërsa vendi po shtyhej drejt zgjedhjeve, në javën e fundit të fushatës, partitë politike mbështetëse të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar udhëtuan në Romë dhe, nën kujdestarinë e Komunitetit të Shën Exhidos, At Vincezo Pali i detyroi palët të pranonin një pakt social për zgjedhjet dhe të pranonin rezultatin e dalë prej tyre, ligjin propocional dhe të kompensohej opozita e nesërme, duke i ofruar asaj Kontrollin e Shtetit dhe një numër të barabartë komisionesh parlamentare. Tritan Shehu ishte njeriu që firmosi në emër të Partisë Demokratike. Për shumëkënd në Tiranë, marrëveshja u lexua si dorëzim paqësor i pushtetit nga Partia Demokratike. Firma e Tritan Shehut në atë dokument, për herë të parë merrej seriozisht. Përpara nisjes në Romë, ai kishte ndërmjetësuar që të bëhej një ceremoni shembullore për ambasadorin Foresti, ambasadorin italian në Tiranë, të cilin u përpoq ta përdorte sa mundi për të ruajtur komunikimin me qeverinë italiane. Biseda e tij e regjistruar me Forestin dhe e publikuar nga opozita, i kishte bashkuar më shumë. Hamendësimet për ndonjë rol të fundit italian për të shmangur katastrofën në të cilën po rrëshqiste Partia Demokratike, po bëheshin gjithnjë e më të pabesueshme. Debati i vetëm publik javën e fundit, ishte mënyra se si do të ndaheshin 40 vendet e proporcionalit. Partia Demokratike tentoi të merrte mbështetjen e partive të vogla, duke deklaruar se ishte dakord që kjo listë të ndahej me 6 për qind në favor të partive të vogla, ose të ponderoheshin votat e këtyre partive me një koeficient të pranueshëm prej tyre. Po ashtu, një detaj teknik lidhur me orarin e votimit, për pak sa nuk i nervozoi gjithë palët. Partia Socialiste kërkonte mbylljen e votimit në orën 18.00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në orën 19.00, ndërsa Berisha në orën 20.00. Për të shkuar te versioni i socialistëve, u tentua madje që të ndryshohej edhe ora zyrtare e Shqipërisë, duke e çuar dy orë para, me qëllim që ora 20.00 të ishte realisht ora 18.00. Por, edhe ky problem u zgjidh normalisht. Më në fund, ndërkombëtarët po merrnin frymë lirshëm, pasi arritën t’i fusnin të gjitha partitë në zgjedhje
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
347
dhe të kanalizonin anarkinë e revolucionin në një proces formal zgjedhor, që nuk kishte shumë gjëra të përbashkëta me zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Poshtë Shkumbinit, Partia Demokratike nuk e menaxhonte dot procesin, ndërsa në pjesën tjetër të Shqipërisë kishte një frymë dorëzimi të saj. Më 29 qershor, në mëngjes, Sali Berisha përpiqej të ishte ende optimist, por kjo zgjati shumë pak. Lajmi i parë që arriti në zyrën time ishte nga Kurjani i Fierit. Në fshatin Mbërs ishte vrarë me armë zjarri, në qendrën e votimit, Burhan Misiri dhe ishte plagosur një polic. Ai që ishte qëlluar, ishte vëllai i nënkryetarit të qendrës së votimit, i cili i përkiste Partisë Socialiste. Ky ishte i vetmi lajm për vrasje. Pas këtij vërshuan lajme të pafundme incidentesh dhe dalje jashtë kontrollit të procesit. PD-ja ishte shpartalluar. Dhe jo vetëm në Jug, por edhe në Veri, në Tiranë, dhe në Durrës... I vetmi që arriti të bënte marrëveshje personale me bandat në Durrës, ishte Ferdinand Xhaferri, i cili siguroi mandatin e vet dhe la në mëshirë të fatit 5 mandate të tjera, thuajse të sigurta. Dhe arsyeja pse u tolerua Ferdinand Xhaferri, ishte se përballë tij ndodhej një kandidat i dobët i Partisë Socialdemokrate të Skënder Gjinushit, Ylli Pango. Në atë kohë, Ylli Pango ishte një nga figurat më agresive kundër Sali Berishës, por duke mos qenë socialist, ata që bënin ligjin në Durrës nuk e konsideronin. Kështu që përfitoi Ferdinand Xhaferri. Tashmë që ky libër po botohet, ka një koincidencë të dytë. Ferdinand Xhaferri ka pasuar në postin e ministrit Ylli Pangon, por tashmë të dy si pjesëtarë të së njëjtës parti, Partisë Demokratike. Rezultatet e para ishin dramatike. PD-ja kishte humbur në çdo cep të Shqipërisë dhe lajmet e zbehta të infiltruara në median italiane për fitoren e referendumit të monarkistëve, vetëm sa provokuan disa ditë më vonë një revoltë, që u përgjak nga policia, e cila kishte tashmë një pushtet të ri. Sali Berisha po sodiste humbjen më të madhe që kishte njohur në historinë e tij politike dhe nuk kishte asnjë fuqi ta ndalte thellimin e saj në balotazh. Njerëzit e tij, që ishin shfaqur si më radikalët, po ia mbathnin një e nga një. Agim Shehu nuk ishte parë të nesërmen e mitingut të fundit. Ia kishte mbathur. Komandanti i Gardës, Xhahid Xhaferri, po ashtu ia kishte mbathur. Në mesditën e 1 korrikut, ministri i Brendshëm, Belul Çelo, ishte shoqëruar deri në Rinas nga truprojat e tij dhe ia kishte
348
MERO BAZE
mbathur... Zëdhënësi i tij u përpoq ta minimizonte situatën më 2 korrik, kur tha se ministri kishte telefonuar dhe kishte thënë se ka marrë dy ditë leje. Kishte premtuar, sipas tij, se do të kthehej më 3 korrik, në mbrëmje. Nuk u kthye kurrë! Azem Hajdari më thirri me urgjencë në Rogner. Ishte i vetmi që nuk ishte dorëzuar. - E marr unë balotazhin, - tha. - Thuaji “Marshallit” të më dekretojë ministër të Brendshëm, në vend të këtij plehrës që iku. - Nuk e bën, - i thashë. - Për më tepër që kam frikë se as nuk ia pranojnë. - Ai ta bëjë një herë, mo burrë, se e di unë ç’bëj pastaj, - këmbënguli Azemi. I dhashë fjalën se do t’ia përcillja dhe e bëra në njëfarë mënyre. Ndryshe nga ç’e mendova, Berisha e priti me të qeshur. - Mos ki merak, se do t’ua nxij jetën, - shpërtheu pastaj. - Se po bëjnë shumë karshillëk... po mirë që ma kujtove. Do t’u them: a do të rrini mirë, apo ta dekretoj Azem Hajdarin ministër? Në fakt, deri këtu shkoi pranimi i kandidaturës së Azem Hajdarit. Ishte shansi i tij i fundit që të provonte qoftë edhe 15 ditë një portofol ministri. Ishte njeriu që kishte udhëhequr rrëzimin e komunizmit dhe kishte themeluar një parti që, për 8 vjet, e kishte persekutuar dhe përndjekur politikisht. Në ditët e fundit të saj formalisht në pushtet, sërish nuk ia rezervuan. U dëshpërua shumë. U ul në lulishte dhe porositi disa birra me radhë. Filloi të përdorë radiot që i mbante me shumicë me vete. U mor vesh që u dekretua formalisht ministër Ali Kazazi. U ngjall menjëherë. Mori Aliun në radio dhe i tha që në orën 23.00 të natës do të takoheshin në zyrën e ministrit të Brendshëm, se do ta prezantonte me strukturat. Nuk di çfarë i tha tamam Ali Kazazi, por pas bisedës, Azemi u ngjall disi. - T’ua nxjerr frikën, - tha, - të shkoj aty t’ua tund njëherë dhëmbët atyre pisave që u dorëzuan kështu. Dhe iku vërtet në orën 23.00 në atë godinë ku ëndërroi aq shumë që të hynte një herë si ministër, por që hynte gjithmonë brenda dyerve të saj me ndjesinë që ishte shumë herë më shumë se aq. Të nesërmen, shpërtheu revolta e monarkistëve dhe një i ri i sapoardhur në rrethinat e Tiranës u vra, pasi policia hapi zjarr të pamëshirshëm ndaj
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
349
përpjekjes së monarkistëve për të rrethuar KQZ-në. Së bashku me disa kolegë gazetarë, po e ndiqnim pa shumë emocion shkuarjen e tyre para KQZ-së, kur nga shkallët e stadiumit “Qemal Stafa” te pjesa pas portës veriore, u shfaqën dykëmbëshat e policisë, që nisën të hapnin zjarr mbi kokat e turmës. Së bashku me Shemsi Peposhin, ishim te një kioskë e vogël që shiste akullore, atje ku tani mbaron gardhi i ambasadës italiane, në qoshen e rrugës para Radiotelevizionit publik. U shtrimë të llahtarisur pas frigoriferit-banak, që ishte para kioskës dhe nuk di sa persona ishin sipër meje. Kur krismat pushuan dhe ne u ngritëm një nga një, pamë të tmerruar se disa plumba kishin shpuar llamarinën e kioskës, ku ne ishim shtrirë barkas. Ika me një vrap që rrallë mund ta përsëris. U futa në rrugicën e ambasadës rumune, që e kisha përballë, dhe prej andej, në Rrugën e Elbasanit, tek Unaza buzë Lanës dhe arrita në zyrën time, në hotel Dajti. Një plak me kapele republike, po sodiste para Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë telendisjen time dhe të kolegut tim që kishte marrë këpucët në duar. - Ja, këta dinë të bëjnë shtet, jo Sala, - tha plaku. - Të vrasin këta, këtij i them shtet unë! Nuk i fola, por e kuptova se diçka po ndryshonte. Javën tjetër, PD-ja humbi edhe shansin që të bllokonte një fitore me 70 për qind të Partisë Socialiste. Përpjekjes për ndryshim iu shtua tanimë shansi për revansh. Dhe, të dyja, bashkëjetuan gjatë në këtë vend...
350
MERO BAZE
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
351
PASTHËNIE 1997: një përplasje e shtetit të Berishës me shtetin shqiptar
T Kam pasur shumë kohë dhe motive që, gjatë këtyre 13 viteve, të mendoj se çfarë ishte në të vërtet ajo që ndodhi mes majit të vitit 1996 e deri në qershor të vitit 1997. Gjatë këtyre 13 viteve, as politika, as media dhe as aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë, thuajse nuk kanë bërë asgjë për të reflektuar mbi atë që ndodhi. Ka një përpjekje në politikën shqiptare për ta konsideruar të mbyllur kapitullin më të rëndësishëm të historisë paskomuniste të Shqipërisë. Ka një spekulim me faktin se personazhet e asaj kohe i kanë mbijetuar politikës dhe kjo konsiderohet si votëbesim i shoqërisë për ta. Ato që janë thënë dhe janë shkruar, janë copëza të vërtetash që ilustrojnë më shumë nevojën që kanë liderët politikë për të justifikuar të shkuarën e tyre. Dy janë tezat kryesore që kanë ndarë jo vetëm politikën shqiptare, por dhe atë europiane e amerikane rreth krizës. Pasi kriza u bë fakt i kryer, shumë vende europiane ishin të gatshme ta shikonin atë si një krizë të skemave pirmadiale, prodhuar nga padija e drejtuesve të rinj të qeverisë shqiptare. Përballë tyre ishte teza e qartë dhe solide e politikës amerikane, se e gjitha ishte një krizë e zhvillimit të demokracisë. Berisha u përpoq ta përdorte gjatë këtë ndarje mes Europës dhe ShBA-ve, për të relativizuar çmimin e asaj që prodhoi me rënien e shtetit. Unë e kam njohur nga afër Sali Berishën dhe mënyrën se si ai drejton dhe kjo është një lehtësi e madhe për të arritur në përfundimin e duhur.
352
MERO BAZE
Tipari i tij kryesor qeverisës është qeverisja me dy institucione, me ato formalet dhe ato realet. Për të nuk ka ministri, gjykatë, shërbim informativ, prokurori apo medie, por ka njerëz të caktuar brenda këtyre institucioneve, që ekzekutojnë politikën e tij. Ata janë institucioni real dhe nuk kanë asnjë lidhje me institucionin formal. Në këtë mënyrë, Berisha e drejton vendin me dy shpejtësi dhe dy ide, me shpejtësinë dhe idetë e tij, që i ekzekuton përmes linjave vertikale në pushtet dhe me shpejtësinë viskoze të institucioneve formale, që nuk kanë asgjë të qartë, nga ajo që ka në kokë Berisha dhe që e bën me njerëzit e vet. Kjo mënyrë qeverisje, pra pa institucione, është një mënyre për të mos e deleguar pushtetin dhe për ta bërë të kontrollueshme çdo qelizë të pushtetit ekzekutiv. Atyre institucioneve që i rezistojnë këtij modeli, ai u shpall luftë dhe harxhon energji të pafundme dhe shpesh të pakuptimta me ta, derisa t’i pozicionojë. Kështu, në mandatin e tij të parë si President i vendit, ai kishte nën kontroll personal ShIK-un, përmes një njeriu të besuar të tij; policinë, por jo përmes ministrit, por përmes zëvendësministrit; diplomacinë, por jo përmes ministrit, por zëvendësministrit; gjykatat, por jo përmes ministrit të Drejtësisë, por dy-tri karikaturave në krye të gjykatave; e kështu me radhë. Duke funksionuar në këtë mënyrë, shteti i Berishës dhe shteti shqiptar hynë në konflikt pak nga pak me njëri-tjetrin; njëri si institucion formal dhe tjetri si institucion informal. Triumfoi shteti i Berishës ose ai informali, që diktonte çdo gjë në vend. Në simetri të plotë me këtë model, edhe në ekonomi filluan të lulëzonin bankat informale, në vend të bankave formale të shtetit shqiptar; në administrimin e territorit filluan të mbizotëronin zaptimet dhe thyerja e ligjeve urbane përballë urbanizimit me rregull dhe respektimit të lëvizjes së lirë. Modeli i shtetit të Berishës përballë shtetit shqiptar dominoi gjatë gjithë mandatit të tij të parë. Po ashtu dhe të gjitha përplasjet dhe deformimet demokratike, që pas majit të vitit 1996 u konvertuan në dhunë, anarki dhe rënie të të dy shteteve, njërit si formë pushteti dhe tjetrit si formë administrative. Për këtë arsye, pikëpamja amerikane, se ajo që ndodhi ishte një krizë e demokracisë, është më afër së vërtetës, pasi e përfshin brenda arsyen e krizës së demokracisë. Pikëpamja europiane është diktuar më shumë nga lobistë të Berishës, që donin ta thjeshtëzonin krizën te skemat piramidale.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
353
Por skemat piramidale nuk ishin arsye, ishin pasojë. Ato nuk do të ishin prodhuar kurrë në një shtet ligjor, në një vend me institucione dhe kontroll të qartë të pushtetit nga shoqëria përmes Kuvendit dhe votës së lirë. Arsyeja ishte ndërtimi i një shteti paralel, në formën e një shteti privat, që konkurroi shtetin formal dhe prodhoi ligje dhe boshllëqe ligjore në favor të tij, kundër shtetit formal. Kjo mund të quhet krizë e demokracisë, për aq kohë sa shihet se nuk ka ndjekur ligjësitë e demokracisë, por në të vërtet kjo ishte një qeverisje parademokratike, që tentoi ta përdorte demokracinë për të mbijetuar. Ajo që ndodhi është mënyra se si funksionon në pushtet Sali Berisha. I rikthyer në vitin 2005, pas shumë përpjekjesh për të ndryshuar dhe pas shumë abuzimesh të lodhshme dhe të papërgjegjshme nga pasardhësit e tij socialistë, Sali Berisha nuk ndryshoi asgjë në mënyrën se si donte ta ekzekutonte pushtetin. Fat është se ka ndryshuar Shqipëria dhe janë formuar disa institucione, të cilave, ai, sipas modelit të tij politik, u shpalli luftë. Për pesë vjet nuk e pranoi në zyrë shefin e Shërbimit Informativ të Shtetit, nuk pranoi kompromis me Prokurorin e Përgjithshëm, nuk e pranoi dot asnjë ditë institucionin e Presidentit, nuk e pranoi dot Gjykatën Kushtetuese... Dhe ka pesë vjet që vazhdon të luftojë kundër tyre, deri sa t’i marrë nën kontroll ose të shkatërrojë gjithçka. Voluntarizmi me të cilin ai qeveris, reflektohet në çdo qelizë të shoqërisë, por pasojat janë të ndryshme nga ato para vitit 1997, për shkak se kanë mbetur më pak gjëra në dorë të tij. Kështu, kriza e zgjedhjeve përsëritet në formë më të butë dhe veprimi i tij është identik si në vitin 1996. Pra, në vend që të zgjidhë krizën e zgjedhjeve, tenton t’i krijoj krizë dhe përçarje opozitës, duke blerë individë të saj. Kriza e medias është më e thellë se në vitin 1996, pasi sot që unë shkruaj këtë libër, nuk ka asnjë gazetë dhe asnjë televizion të lirë të flas kundër qeverisë, por janë të lirë vetëm të lavdërojnë qeverinë ose opozitën, por jo të thellohen se çfarë bën njëra apo tjetra. Kriza e ekonomisë është njësoj, por bankat private kanë mundur të ndërtojnë një sistem bankar konkurrues, që nuk tolerojnë informalitetin, megjithëse ndonjë bankë e afërt me familjen Berisha shfaq shenja të qarta skeme piramidale me klientët e saj politikë. Për aq sa ka në dorë Sali Berisha, dhe ai ka në dorë buxhetin e shtetit, ka kohë që e ka kthyer atë në piramidë, e cila rrezikon
354
MERO BAZE
të ardhmen e investimeve në vend. E gjithë kjo vjen ngaqë ai dikton zërat ku do shpenzohen paratë e shqiptarëve, jo sipas interesit publik, por sipas interesave të tij klienteliste. Për aq sa Berisha ka në dorë pas vitit 2005, është sjellë njësoj si para vitit 1997, por pasojat janë të ndryshme, për shkak se ndërkohë vendi ka fituar disa institucione dhe ka konsoliduar disa norma të shtetit ligjor, me të cilat ai po bën betejë. Për t’iu rikthyer edhe një herë vlerësimit tim se çfarë ishte ajo që ndodhi në vitin 1997, më duhet të them se është një zhvillim që mund t’i ndodhte vetëm Sali Berishës. Askujt tjetër nuk do t’i ndodhte ajo që ndodhi, pasi askush tjetër nuk është aq i qartë dhe i vendosur sa ai, që të ketë shtetin e tij në konkurrencë me shtetin shqiptar. E gjitha mund të përmblidhet si krizë e demokracisë, por si një krizë e prodhuar nga shkolla politike e një njeriu që shpeshherë të mahnit me energjitë dhe këmbënguljen për të bërë atë që vendos të bëjë, pavarësisht sa të drejtë ka, sa mundësi ka dhe sa vlera ka. Ai do ta pranonte me lehtësi çdo sistem demokratik, nëse ky do të ishte programuar që të nxirrte në krye të vendit gjithmonë Sali Berishën. Ai është i gatshëm të mendoj edhe për sisteme fondamentaliste islamike apo regjime të kontrolluara, jo se është mysliman i devotshëm apo diktator i lindur, por vetëm nëse ato i vlejnë që ai ta ruajë pushtetin. Ai do të ishte dakord të ishte miku më i madh dhe aleati më besnik i ShBA-ve, nëse këto gjithmonë do të thoshin se nuk ka problem se ç’ndodh me demokracinë në Shqipëri, mjafton të jetë në krye Berisha. Ai është gati dhe e ka provuar se do të bënte ç’ishte e mundur për Greqinë, mjafton që ajo t’i jepte një dorë pushtetit të tij, siç i dha vitin që shkoi me përçarjen e pakicës greke pro dhe kundër tij. Ai është gati të shpallë prioritet diplomatik Serbinë, nëse kjo i shërben qëndrimit të tij në pushtet dhe lulëzimit të biznesit serb në Tiranë, si kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, duke qenë dhe përfitues të fondeve publike. Ai ka një ideologji, një parim, një shkollë, dhe një ide: të mbaj pushtetin. Gjithçka tjetër, miqësitë dhe armiqësitë që ai gjeneron, vërtitet rreth kësaj gjëje. Është kjo arsyeja që vitin 1997 nuk e analizon dot realisht nëse nuk njeh mënyrën se si qeveris ky njeri. Jam i bindur se askush tjetër nuk do ta
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
355
bënte dot atë që u bë, përveç atij. Ai ka fuqi të spikatura për lider, është bindës në shumë vendime për ekipin e vet, është imponues dhe karizmatik në opinion publik. Dhe një lider i tillë, natyrisht që do ta rrallojë oksigjenin e një demokracie, pasi atij i duhet hemisfera e vet e pushtetit. Duke qenë afër tij për vite të tëra, po sidomos në këtë periudhë që kam përshkruar në libër, e them me bindje se askush tjetër nuk ka shans të prodhoj atë përplasje galaktike për shtetin, siç prodhoi ai, duke përplasur shtetin e vet me shtetin shqiptar. Dhe ky është një lajm i keq dhe i mirë. I keq se është ende kryeministër, i mirë se ky rrezik ikën bashkë me të. E gjithë kjo nuk duhet ta diabolizojë Sali Berishën si një njeri që mendon t’i bëj keq këtij vendi. Jo. Ai e do këtë vend, ndoshta sa ne të tjerët. Por e do për vete!
356
MERO BAZE
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
357
ANEKS
1
INTERVISTA E KRYETARIT TË PARTISË SOCIALISTE, FATOS NANO, NË BURGUN E
BËNÇËS, DHËNË PËR “ZËRIN E AMERIKËS”
Zoti Nano, kohët e fundit keni tërhequr vëmendjen e opinionit publik me disa qëndrime politike, siç është rasti i mocionit që i keni drejtuar Partisë Socialiste për nevojën e reformimit të saj të brendshëm. A janë këto një linjë refleksioni rreth rezultateve të 26 majit në Shqipëri? - Lëvizjet e mia politike nuk janë lëvizje personale dhe nuk shprehin aspak mendime personale. Shprehin, në përputhje me analizat që unë dhe shokët e mi bëjmë, një përpjekje shumë serioze për të zgjidhur një pjesë të problemeve që ka shoqëria shqiptare dhe që i takojnë elektoratit të Partisë Socialiste. Sigurisht, unë nuk mund të marr përsipër të vihem në rolin e predikuesit, pavarësisht nga gjendja ime prej të burgosuri, për të gjithë opozitën apo, aq më pak, për të gjithë politikën shqiptare. Unë thjesht kërkoj me përgjegjësi dhe solemnitet të bëj detyrën time. Detyra ime kryesore, ashtu si e çdo përfaqësuesi tjetër të subjekteve politike, është ndikimi maksimal i mundshëm në formësimin e opinionit politik të elektoratit për të kuptuar se çfarë nuk ecën, çfarë duhet bërë dhe si mund të dilet nga kriza e sotme. - A mund të na thoni konkretisht: çfarë përmban mocioni juaj drejtuar Partisë Socialiste për nevojën e një debati për reformimin e saj?
358
MERO BAZE
- Sigurisht ky është një aspekt politik dhe organizativ, që ka të bëjë me funksionimin normal të Partisë Socialiste si një forcë e organizuar në kushtet e një shoqërie që po demokratizohet dhe në kushtet e pluralizmit, që do të funksionojë normalisht në kuadrin e strukturave dhe të Statutit të Partisë Socialiste. Ka një rëndësi politike të veçantë, sepse është një mocion që merr përsipër të zgjidhë në mënyrë thuajse vendimtare një varg problemesh që janë akumuluar, por që, në fund të fundit, nuk janë të shkëputura dhe aspak specifike në raport me tërë problematikën e shoqërisë shqiptare. - A e dini se kryesia e Partisë Socialiste e ka kundërshtuar mocionin tuaj? - Sigurisht që jam në dijeni, përderisa vazhdoj të jem kryetar i Partisë Socialiste dhe ritheksoj se kryej detyrën time politike dhe funksionale. Natyrisht, mocioni i drejtohet Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste në prag të fazës përmbyllëse të Kongresit të Dytë, që do të zhvillohet së afërmi dhe Komiteti i Përgjithshëm Drejtues është organi më i lartë drejtues i një partie politike midis dy kongreseve. Ndaj, fakti që në Komitetin e Përgjithshëm Drejtues të gjithë anëtarët janë zgjedhur nga Kongresi dhe kryesia del nga ky Komitet, më shtyn mua ta konsideroj faktin që ju paraqitni dhe që në fund të fundit është krejt i dimensionueshëm në përputhje me normat e statutit të kësaj partie politike dhe me faktin se mocionet për debat hapin mundësinë që dhe partitë të bëhen pjesë e kësaj shoqërie që synojmë të ndërtojmë. Pra, nëpërmjet konkurrencës së ideve, të alterntivave, nëpërmjet debatit, që është forcë lëvizëse në politikë, e konkurrimit pluralist, përcaktojmë përfundimisht masat që duhet të ndërmarrë Partia Socialiste për të qenë një partnere aktive në zhvillimet e ardhshme. - Nënkryetari i Partisë Socialiste, zoti Luan Hajdaraga, ka kërkuar në një aktiv me qytetarët e Durrësit që të bëhet një kongres i ri dhe zgjedhje të reja në bazë, kurse ju kërkoni mbajtjen e një kongresi që do të përmbyllë fazën e dytë të kongresit që zhvilluat para zgjedhjeve parlamentare, pa bërë ndryshime në bazë. A janë këto dallime teknike apo qëndrime ideore të
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
359
ndryshme midis kryetarit të Partisë Socialiste dhe njërit prej nënkryetarëve të saj? - Unë e kuptoj zotin Hajdaraga dhe do të doja t’i theksoj se politika shqiptare ka shumë ngarkesë koncesionesh apo sloganesh. Mocioni, në fund të fundit, merr përsipër një analizë të plotë, pa mënjanuar asgjë të karakterit të ndryshimeve programore, një analizë të mirëfilltë politike, për të gjykuar dhe për të vendosur përfundimisht, për të kryer gjithë ndryshimet e nevojshme në Partinë Socialiste, në të gjtiha aspektet që thashë, duke përfshirë sigurisht dhe konkurrimin e njerëzve që do të zbatojnë alternativat e së ardhmes. Prandaj, për mua nuk ka fare rëndësi nëse kjo do të jetë një fazë përmbyllëse a një Kongres i ri, por në përputhje me vazhdimësinë logjike të jetës organizative të Partisë Socialiste, natyrisht që është kurorëzimi i një procesi që nisi në fazën e parë të Kongresit. Dhe sigurisht unë do të doja që dhe zoti Hajdaraga ta kuptonte thellësinë dhe përgjegjësinë e operacioneve që synon mocioni. - Ka lajme kontradiktore në shtyp rreth mënyrës se si është dorëzuar mocioni në kryesinë e Partisë Socialiste, rreth rolit të zotit Gramoz Ruçi në këtë proces, për të cilin flitet se tani nuk gjendet në krye të Partisë Socialiste. Si qëndron e vërteta dhe sa është i informuar Fatos Nano rreth këtyre qëndrimeve? - Jam i sigurt që ky mocion është paraqitur në përputhje me të gjitha normat e Statutit të Partisë Socialiste dhe sigurisht normat e Statutit nuk përcaktojnë se në cilën zyrë duhet troktitur për të shtruar për zgjidhje problemet politike dhe organizitive për zgjidhje të Partisë Socialiste. Për mua nuk ka aspak rëndësi se dikush nga zëvendësit e mi apo nga drejtuesit e udhëheqjes kolektive të Partisë Socialiste është apo jo në krye të detyrës sot. Çështja është se gjithmonë, si kod force politike, Partia Socialiste ka përgjegjësinë që të aktivizojë njerëzit dhe përgjegjësitë përkatëse për zgjidhjen e problemeve që shtron koha. - Zoti Nano, në prag të mocionit për debat që ju keni shtruar, a jeni i sigurt se do të fitoni mbështetjen e Partisë Socialiste?
360
MERO BAZE
- Nuk është një çështje sfide personale nëse do të fitojë ky apo ai emër. Unë nuk e konceptoj dhe nuk e shtroj në këtë mënyrë. Nga ana tjetër, unë jam thuajse i sigurt se Partia Socialiste ka potencialin e nevojshëm intelektual dhe përgjegjësinë përkatëse politike që të bashkohet çdo ditë me iniciativë dhe kjo është një inciativë politike, që zgjidh jo vetëm fatet e individëve të veçantë, por statusin dhe imazhin politik të forcës politike që e mbështet një pjesë e konsiderueshme e elektoratit. Ma do mendja, nëqoftëse do të më lejoni në mënyrë figurative të shpreh se çfarë pret opinioni ose elektorati shqiptar nga Partia Socialiste, apo përgjithësisht nga faktorë politikë, sentencën e një gjimnazisti, që më shkruante, se konsideronte që “Partia Socialiste është një qyp me flori, ku duhet të gërmosh disa guralecë për të gjetur përmbajtjen reale të këtij qypi”. Pra, ka guralecë në grykën e qypit. Pra, unë iam i bindur se “florinjtë” intelektualë të Partisë Socaliste do ta mbështesin këtë mocion, sepse brezi i ri, brezi i së adhmes së Shqipërisë, kërkon që potenciali i kësaj partie të jetë në shërbim të zgjidhjes së situatës së tanishme dhe të së ardhmes demokratike të vendit. - Mos jeni duke thënë se zhavorri në grykë të qypit me flori është Kryesia e Partisë Socialiste, e cila, sipas kësaj gjuhe, duhet pastruar? - Për këtë duhet të bisedoni më nga afër me opinionin përkatës, pra me brezin e ri. Por çdo krahasim çalon. Unë jam i sigurt se kapacitetet intelektuale dhe përgjegjësia politike e Partisë Socialiste ndodhet brenda qypit. - Si përfundim, zoti Nano, çfarë prisni rreth debatit për nevojën e reformimit të Partisë Socialiste dhe provës së diskutimit të mocionit tuaj në Komitetin e Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste? - Unë pres një konkluzion logjik të zhvillimeve të derisotme në Partinë Socialiste, korrigjimin e situatës në të cilën ka pak politikë reale, e cila për mua është vitrina e aftësisë qeverisëse të një force politike, qoftë dhe në opozitë, dhe ka shumë propogandë, në kuptimin e kontaktit populist në
VITI ‘97 -
361
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
lidhje me elektoratin. Pra, kërkoj që Partia Socialiste, edhe në prizmin e krahasimit që çalon, të shpalosë seriozitetin dhe aftësitë e saj për të marrë përsipër me përgjegjësi shtetërore fatet, qoftë edhe vetëm të asaj pjese të elektoratit që përfaqëson, në pritje të betejave të ardhshme elektorale dhe më tej. Intervistoi: Mero Baze
JKJKJK 2
DËSHMI E KADRI RRAPIT, ISH-OFICER I SHIK-UT NË VLORË, MË 28 SHKURT 1997
- Si ka nisur sulmi mbi ndërtesën e ShIK-ut në Vlorë? - Përpara se ndërtesa ku ishte Shërbimit Informativ Kombëtar të sulmohej, na erdhi një mesazh, ku kërkohej që kryetari i ShIK-ut të Vlorës, Shkëlqim Agolli, të takohej me kryetarin e grevës së urisë së studentëve të Vlorës, S. Sherifi. Ishte një kërkesë që ne në fillim nuk e vlerësuam shumë dhe ishim të mendimit se duhet të takohej. Në fakt ne kishim disa orë që ishim të izoluar nga zhvillimi i ngjarjeve në qytet dhe nuk kishim ndërmend prapavijën e kësaj ftese. Ftesa na u bë nga shefi i Komisariatit të Vlorës, zoti Demiri. Ai i kërkoi të ndjerit Agolli të takohej me kryetarin e grevës së urisë së studentëve, me kërkesë të këtij të fundit. Agolli e pranoi propozimin. Pak më vonë, ne komunikuam me Tiranën dhe i thamë propozimin. Në fakt pati një lloj ngurrimi për vendin ku duhet të bëhej takimi. Tirana e vlerësoi si shumë të rrezikshme situatën, nëse shefi i ShIKut do të dilte natën dhe të takohej te salla e grevës së urisë. Ende nuk mendohej për ndonjë kurth, por sidoqoftë mendohej që mund të manipulohej situata atje në ved. Kishte dy ditë që një korrespodent i BBC-së nga Vlora dhe një korrespodent i REUTERS kishin mbushur median botërore me lajme se
362
MERO BAZE
forca të mëdha të SHIK-ut po i afroheshin Vlorës dhe po atë moment që ne po negocionim për takim me kryetarin e grevës, ishte përhapur thashethemi i famshëm se një furgon i ShIK-ut kishte tentuar të rrëmbente një djalë 16-vjeçar. Këtë situatë të fundit ne nuk e njihnim ende, pasi, siç thashë, kishim disa orë të izoluar për shkak të tensionit që ishte në sheshin para Universitetit, ku nuk mund të afroheshe dot. Një bashkëpunëtori ynë, që hynte e dilte lirshëm mes grevistëve, pasi ishte me PAD-në, kishte humbur lidhjet me ne dhe nuk mund të merrnim asnjë informacion. Pra, duke mos ditur asgjë nga zhvillimet në shesh, ne i dhamë përgjigjie pozitive kërkesës për t’u takuar me kryegrevistin. “Unë nuk kam arsye përse të mos takohem me këshllin drejtues të grevës së urisë”, tha Shkëlqim Agolli, pasi mori kërkesën e komisar Demirit. Dhe kështu u vendos të bëhej. Pasi e shqyrtuam kërkesën, vendosëm që për efekt sigurie, takimi të bëhej në Komisariat. Komisar Demiri ishte dakord me këtë propozim dhe ia çoi atë studentëve të grevës dhe personalisht zotit Sherifi. Ky i fundit nuk pranoi që takimi të bëhej në Komisariat, por këmbëngulte që shefi i ShIK-ut të shkonte te greva e urisë, duke parakaluar gjithë masën e eksituar të protestuesve. Takimi po vihej në pikëpyetje dhe aty rreth orës 20.00, nga Tirana na u tha që në asnjë mënyrë të mos shkohej. Me të marrë këtë konfirmim të kryetari i komisionit të grevës nga ana jonë, në sheshin përpara Universitetit kishin filluar legjendat tashmë të njohura... Ne ende nuk dinim gjë për zhvillimet atje, por kur filluan telefonatat anonime në ShIK, e kuptuam se ishte një kurth. Filluan të na shanin “O ShIK, u q... motrën” etj. si këto, ndërkohë që mbërriti deri te ne legjenda imagjinare se ShIK-u do t’i nxirrte studentët me forcë, se kështu ishte urdhëruar nga Tirana etj. Ne ishim aq pak njerëz në Vlorë dhe jo studentët që nuk i nxirrnim dot, por as deri tek ata nuk arrinim dot qoftë edhe sikur të kishin dy roje. Filluan kërcënimet: “O ShIK, do t’ju djegim! Do t’ju djegim, o spiunë!” e të tjera si këto. - Kur filloi sulmi mbi ndërtesën tuaj?
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
363
- Rreth orës 20.30 janë dëgjuar të shtënat nga afër godinës ku ishin ngujuar stduentët. Fill pas asaj, përpara godinës së ShIK-ut, që ndodhej në periferi të qytetit, arritën rreth 15-20 makina, si dhe persona të tjerë më këmbë, të cilët thirrshin: “ShIK, të q... motrën” dhe, pa bërë asnjë paralajmërim, filluan duke gjuajtur godinën me armë të vendosura sipër makinave dhe në karroceri. Kishin gjithfarë armësh, edhe të rënda, mitraloza dhe granatëhedhësa. Ende në Shqipëri nuk ishte hapur asnjë depo dhe ne u çuditëm se ku e gjetën gjithë atë arsenal. Në këto momente nga ana e inspektorëve të ShIK-ut janë fikur dritat në godinë, që të krijohej përshtypja se nuk ka njerëz. Goditjet kanë vazhduar për gjysëm ore. Nga granatat e futura nëpërmejt dritareve me granatëhedhës, janë plagosur rreth 5 vetë. Në këto kushte, meqënëse situata u ndërlikua, pasi përveç pjesës aktive të demonstruesve u mbush dhe me kureshtarë rruga deri në bregdet, dhe që arrinte rreth 5 mijë vetë, inspektorët që ndodheshin në katin e dytë, pasi gjetën një dritare pa hekura, nisën për t’u larguar. Në dalje, meqë krahu që dilte kontrollohej totalisht nga turma, një pjesë e mirë ikën duke u plagosur vetëm në rënie nga hedhjet prej murit. - Sa vetë gjendeshin në katin e dytë? - Në katin e dytë ishim 13 vetë. Ishin të gjithë oficerë. Në atë kohë, pjesa më e madhe e tyre ishin në gjumë. Detyra kryesore ishte raportimi pranë qendrës për kohën e fillimit të demonstrimeve, përmasat, parullat, mundësitë dhe organizatorët. - A mund ta përshkruash skenën se si keni dalë nga godina? - Ne të katit të dytë jemi hedhur nga dritaret nga pas godinës. Dymbëdhjetë kanë shpëtuar, ndërsa njëri prej nesh vdiq prej plagëve pas gjashtë orësh, te dera e Spitalit Ushtarak. Ai ishte Besnik Hidri, i cili doli i palgosur nga një predhë granate në aortën e qafës. Shkoi me shpejtësinë e lëvizjes së tij deri te Baza Detare,
364
MERO BAZE
rreth 20-30 metra larg godinës dhe, i ndihmuar nga ushtarakët e kësaj baze, u vendos në Pasha Liman dhe prej këtej, me helikopter, pas gjashtë orësh, u nis për në Spitalin Ushtarak, ku vdiq sapo zbriti. Ishte 31 vjeç, nga Durrësi, i martuar, kishte dy vajza. - Çfarë po bënit në momentin kur njerëzit e armatosur hynë në godinë? - Ata hynë në godinë pas një rezistence. Ne kishim të gjithë nga dy karikatorë fishekë, pra gjashtëdhjetë fishekë dhe, pasi fikëm dritat, qëllonim në ajër për të krijuar idenë se do të mbronim godinën. Pastaj, kur u provua se tek ne nuk kishte armë të rënda, ata morën një Saurrel, shpërthyen derën dhe u futën pas saj. Unë kam dalë i fundit nga dritarja dhe, në momentin që dola në dritare, kam marrë pesë plagë me një breshëri kallashnikovi. Për fat të mirë, asnjë plumb nuk më ka dëmtuar kockat dhe tashmë e kamë marrë plotësisht veten. (Tregon shenjat e plumbave në këmbë). Të plagosur dhe të gjakosur nga sulmi kanë dalë dhe tre të tjerë: D. H., S. B. dhe Xh.K. Pasi ranë nga muri nga pas, i kanë humbur lidhjet me njëri-tjetrin dhe janë strehuar nëpër familje vlonjate, nga të cilat kanë gjetur një trajtim tepër human dhe shumë dashamirës... - A mund ta përshkruani situatën në katin e parë në momentin që u sulmua ndërtesa? Kati i parë ishte në pozitë shumë herë më të vështirë se ne, ngaqë për të shpëtuar ata duhej të ngjiteshin në katin të dytë dhe të dilnin nga dritaret. Kjo ishte e pamundur, pasi shkallët ishin vënë nën një mitralim të pandërprerë nga njerëzit e armatosur, mes të cilëve kishte komando shumë të stërvitur dhe çuditërisht disa gazetarë që ishin vendosur mbi një makinë Benz të blinduar dhe filmonin pa i prekur askush. Meqënëse blloku i goditjes nuk lejonte të ngjiteshin në shkallë, ata mbetën aty dhe u desh të përpalseshin direkt me njerëzit e armatosur, pasi ata hynë në godinë.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
365
- Sa vetë ishin në katin e parë dhe kush ishin ata? - Në katin e parë ishin Lekë Qoku, Bajram Bolica dhe Nikolin Nikoli. Lekë Qoku u mor peng prej tyre, pasi u plagos. I masakruar, ai u çua para grevistëve të urisë. Nikolin Nikolli, nga fshatrat e Mirëditës, pasi u plagos rëndë, u çua në spital dhe është ai personazhi legjendar që ndenji tri javë në spitalin Vlorës duke duruar gjithë torturat çnjerëzore të njerëzve të armatosur, që e përdornin si kavie për të egërsuar turmat, duke e detyruar me grykë kallashnikovi dhe tortura çnejrëzore të pohonte deklaratat e tyre rreth planeve imagjinare të ShIK-ut në Vlorë. Të vjen keq se, disa herë, pre e kësaj propagande të fëlliqur ishin dhe gazetarë shqiptarë që shoqëronin si përkthyes gazetarët grekë, francezë, italianë apo anglezë. Nikolini u traumatizua dhe psikologjikisht dhe tashmë është në një gjendje të keqe ekonomike dhe shëndetësore, me gjithë terapinë që u aplikua pas shpëtimit nga thonjtë e banditëve. Bajram Bulica ka një histori spektakolare të shpëtimit të tij fillimisht. Në momentin kur është shpërthyer dera e katit të parë, njerëzit e armatosur kanë hyrë në holl dhe, meqë dritat ishin të fikura, ata kanë sulmuar pa dritë për shkak të errësirës. Ata kontrollonin zyrat me radhë dhe kur dilnin e merrnin njëri-tjetrin për të ShIK-ut dhe ndodhte që përplaseshin me njëritjetrin. Në këtë përplasje u plagos një qytetar dhe Bajrami e mori menjëherë në krah duke thirrur se u plagos dhe doli në rrugë. Aty jashtë ishte parkuar një furgon i bardhë. E hipën atje dhe e çuan drejt spitalit. Me ta dhe Bajrami. Pastaj ai zbriti në shesh dhe u largua nga rruga që të çon në Spitalin Psikiatrik. Kur doli lart mbi kodrat, një patrullë shëtitëse e banditëve e kapi sërish dhe e çuan të lidhur te studentët grevistë. E poshtëruan për orë të tëra para tyre. Më agresive kanë qenë disa gra, fytyrat e të cilave i njohin të gjithë në Vlorë dhe në Kuvendin e tanishëm. Janë ato gra që tashmë kanë punësuar djemtë në dogana dhe vëllezërit e tyre në port, ato gra që hiqeshin si shamizeza dhe të persekutuara, por që nuk u është prekur asnjë qime nga pasuria dhe të afërmit e tyre. Por ato kanë hapur dhjetëra varre në Shqipëri, kanë lënë dhjetëra nëna pa djem, dhjetëra fëmijë jetimë në emër të luftës kundër ShIK-ut, duke pozuar dhe në skena makabre gjakpirëse.
MERO BAZE
366
Bajrami është një nga ata që e ka provuar këtë skenë poshtëruese. Por Bajrami ka provuar dhe shpritin e gjerë dhe human të një qytetari vlonjat, emri i të cilit ende nuk mund të bëhet publik për shkak të rrezikut që ekziton nga pushteti i bandave atje. Ai ishte një qytetar që erdhi te skena ku po e poshtëronin Bajrmin dhe tha: “Më lini ta vras unë me duart e mia, se më ka bërë keq”. U vendos t’ia linin atij dhe ai e mori në makinë, e çoi në shtëpi, e lau, e veshi, e kuroi dhe përcolli kur u qetësua situata në Tiranë. Tashmë ky vlonjat është ende anonim, ndërsa kriminelët janë publikë. Do të vijë dita që do të ndërrohen raportet dhe në Vlorë do të fitojë morali dhe njerëzit e moralshëm, ata që ditën t’ia ruanin dinjitetin Vlorës dhe jo ata që e përdhosën atë. Ndërkohë, të gjithë e keni parasysh atë që ka ndodhur me Lekë Qokun, të riun 29 vjeçar, që la një fëmijë ende pa mbushur vitin në shtëpi. Ata e mbytën mizorisht para protestuesve, e prenë me sëpatë dhe e poshtëruan sikur të ishte një jashtëtokësor. Kjo ndodhi para atyre të rinjve moshatarë me të, që thoshin se po vetëflijoheshin, por që në fakt po flijonin njerëz dhe djem të rinj, që po përpiqeshin t’i jepnin autoritet shtetit në orët e fundit të tij. - Sa ka zgjatur beteja juaj me njerëzit e armatosur? - Nuk mund t’i thuash betejë, por një rezistencë nga ana jonë për rreth 2 orë e gjysmë. Pastaj hyri makina Saurrel dhe gjithçka mori fund. Te vila përballë Ujit të Ftohtë ishin dhe nja 12 vetë të tjerë inspektorë të ShIK-ut që, kur panë sulmin mbi godinën, e lanë vilën dhe u nisën në drejtim të Sarandës më këmbë. Dhe ata kanë një histori të tërë aventurash, që duhen vite t’i tregosh, por ajo që ata e tregojnë tashmë me dëshirë është se shumë fshatarë të rrethit të Vlorës i pritën nëpër shtëpi, i kanë mbajtur ditë të tëra me ushqime dhe i kanë përcjellë me djemtë e tyre për në Tiranë. Ka pej tyre që kanë mbërritur pas tri deri katër javësh në Tiranë, kur të gjithë i dinim të humbur.
JKJKJK
VITI ‘97 3
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
367
INTERVISTË ME KRYETARIN E FORUMIT PËR DEMOKRACI, FATOS LUBONJA DHËNË KORRESPONDENTIT TË “ZËRIT TË AMERIKËS”, MERO BAZE.
- Z. Lubonja, sot është arritur një marrëveshje midis partive politike në vend dhe presidentit Berisha. Si e gjykoni ju, si një nga drejtuesit e Forumit për Demokraci, këtë marrëveshje? - Sigurisht, marrëveshja ka gjërat e veta pozitive; mbi të gjitha, neve na duket pozitiv fakti që, më në fund, u ulën në tryezë kundërshtarë që deri dje nuk ishin ulur asnjeherë. Kjo është pozitive për të ulur tensionin dhe disa pika, pa dyshim i mbështesim, por deklarata që sapo lexuam, na duket jo fort e mjaftueshme për të dhënë garancitë e mundshme për çka mendoj se duhej të bëhej në këtë tryezë. P.sh, e kam fjalen këtu që patjeter duhet të përfshihej ideja e një qeverie të zgjedhur nga të gjithë, jo vetem e një presidenti dhe, e dyta, duhej të përfshihej ideja e zgjedhjeve të lira, që duhet të mbahen në Shqipëri. Ndoshta kjo mund të lihet për më pas, por mendoj që koha nuk pret dhe sot, ndoshta, këto dy pika duhej të ishin vendosur në këtë deklaratë, në mënyrë që populli të qetësohej. Kjo më duket e pamjaftueshme. - Njëra nga pikat e deklaratës është që partitë politike do të vazhdojnë ta mbajnë hapur dialogun dhe kanë paralajmëruar pasnesër një takim të ri. Si do të jetë ndikimi dhe cilat do të jenë rekomandimet e Forumit për Demokraci? - Një nga rekomandimet që ka Forumi është që në këtë tryezë të mos përfshihen vetëm këto parti, sepse ka dhe parti të tjera, mungojnë edhe parti të tjera të djathta ose të qendrës dhe sa më i gjerë të jetë konsensusi, aq më mirë është. E dyta, mendoj se partitë duhet të qëndrojnë më gjatë dhe të diskutojnë më gjatë dhe në mënyrën më të shpejtë dhe më këmbëngulëse për të kaluar krizën. Nuk mund të lihen gjërat pas dy ditësh, apo pas pesë ditësh. Mendojmë që kriza kërkon një zgjidhje më të shpejtë, më të vendosur dhe duhet patjetër që të jepet garancia e krijimit të një
MERO BAZE
368
qeverie të konsensusit kombëtar për të gjithë. Kështu mund të vijë vërtet çtensionimi i plotë i situatës. - Sa mund të ndikoje amnistia e dekretuar nga presidenti Berisha për ata njerëz që kanë rrëmbyer armët, për të ulur tensionin konkretisht? - Ju e dini se unë nuk e kuptoj se ku mund të dorëzohen armët në Vlorë, sepse, kur nuk ka shtet, nuk ka as ku të dorëzohen armët. Mendoj se do të kishte qenë shumë e rëndësishme që Televizioni, së pari të ndryshojë qëndrim. Pra, ajo çka ndodhi atje, të mos mbetet thjesht në sallat dhe dhomat e Presidencës, por të dalë në televizion dhe populli të shikojë bisedimet e forcave opozitare, diskutimet dhe apelin e tyre. Mendoj se gjëja e parë dhe kryesore që duhej bërë, duhej të ishte ajo që rekomandon edhe Europa: rënia dakord për krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhjet e reja. Atëherë mendoj se populli do të ishte më i garantuar për të dorëzuar armët. - A e shikoni këtë një hap përpara? - Sigurisht, është një hap përpara. Shpresojmë që hapa të tjerë do të merren. Duhet që dialogu të vazhdojë dhe të jetë më i shpejtë dhe më frytdhënës. - Kush mund të hyje tjetër në këtë dialog? - Unë mendoj se në këtë takim duhet të thirren edhe parti të tjera dhe palë të interesuara, siç është pala e Vlorës, njerëz që përfaqësojnë popullin e Jugut. - A keni dijeni për strukturat e organizuara, me të cilat mund të bisedohet? - Ne kemi patur ndonjë degë të Forumit atje, por tani nuk di se çfarë ka ndodhur me të. Unë mendoj se aty ka edhe intelektualë që formuan një Forum, janë edhe studentët, të cilët mund të merrnin pjesë në një dialog.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
369
Intervista u ndërpre dhe vazhduan njoftimet. Ja si e përshkruanin lajmet e “Zërit të Amerikës” në ato momnte situatën: “Në qytetin jugor të Sarandës, dëshmitarët thonë se në këto momente po zhvillohet një miting në sheshin kryesor të qytetit. Oratorë të ndryshëm po komentojnë deklaraten e fundit të partive politike dhe të presidentit të vendit, e cila u bë publike përmes TVSh-së në orën 17.45. Gjithashtu, njoftimet nga Saranda flasin se ka pikëpamje të ndryshme, por ende nuk ka një reagim konkret se si është pritur kjo deklaratë. Ndërkaq, në Vlorë, njoftimet e dëshmitarëve thonë se lajmi është bërë i ditur, por ende nuk ka një veprim ose grumbullim të njerëzve për ta trajtuar atë. Persona të armatosur janë ende të grupuar dhe të veçuar në pjesë të ndryshme të qytetit, ndërsa orët e ardhshme shihen vendimtare për trajtimin që do t’i bëhet deklaratës së subjekteve politike. Nga Tepelena, gjithashtu, anëtarë të shtabit vendor njoftojnë se sapo është bërë e ditur në opinion deklarata dhe njerëzit e armatosur pritet që të mblidhen për të diskutuar dhe trajtuar vendimin që do të marrin.
JKJKJK
4
“ZËRI I AMERIKËS”, DATË 6 MARS 1997, ORA 16 00. TRASMETIM DIREKT.
Presidenti i Shqipërise, Sali Berisha, po takohet në këto momente me opozitën politike. Në linjë kemi korrespodentin tonë Mero Baze në Tiranë, i cili sjell hollësitë e fundit që mund të ketë marrë vesh në lidhje me këtë takim. - Ç’të reja të fundit kemi nga Tirana? Çfarë pritet nga ky takim? - Të paktën 10 parti politike nga e majta në të djathtë janë bashkuar sot për të diskutuar me presidentin shqiptar Sali Berisha mbi rrugëzgjidhjet e mundshme të krizës në vend. Takimi, që ka filluar në orën 11.00 paradite,
370
MERO BAZE
pason disa takime dypalëshe jo shumë të suksesshme të presidentit shqiptar me partitë e opozitës. Shpresat për rezultate pozitive gjatë takimit të sotëm vijnë për shkak të vendosmërisë së të gjitha palëve për t’i dhënë vendit një zgjidhje të favorshme politike dhe për ta lehtësuar atë nga kostoja e lartë e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila po sakrifikon çdo ditë mjete materiale dhe po vë në rrezik jetën e njerëzve nga të dyja palët. Mbi të gjitha, sipas shumë politikanëve shqiptarë, gjendja aktuale vë në pikëpyetje të ardhmen e kombit shqiptar dhe duket se është motivi kryesor që sot ka ulur temperaturën politike në vend dhe ka bashkuar të gjitha palët në një tryeze, që shpresohet të mos përfundojë me një demagogji, por me rezultate konkrete. Përpara takimit, disa nga figurat kryesore të opozitës së majtë dhe të qendrës, thanë se ishin të predispozuar për një marrëveshje të rëndësishme politike duke sakrifikuar të gjitha palët nga pak. Takimi, që po zgjat jashtë të gjitha parashikimeve, pritet t’i japë vendit një formulë politike antikrizë, e cila do të ishte hapësira më e gjerë që mund t’i jepej vendit në këto momente. - A pritet që ky takim të ketë ndikim te njerezit e armatosur në Jug? Sipas njoftimeve nga Gjirokastra, gjendja vazhdon të jetë e tensionuar atje. - Problemi i krijimit të gjendjes aktuale atje është një problem i evolimit pak nga pak të protestave popullore. Në fillim, opozita pretendoi të udhëhiqte manifestimet, por ato tashmë kanë dalë jashtë kontrollit dhe në vend nuk ka më dy palë, pozitë – opozitë, por ka tri palë: pozitë, opozitë dhe njerëz të armatosur, një pjesë e mirë e të cilëve janë jashtë kontrollit dhe jashtë interesave konkrete politike. Takimi i sotëm është i rëndësishëm për këtë shkak, për shkak se do të ndajë militantët e partive, njerëzit fanatike të tyre, nga njerëzit e inkriminuar dhe njerëzit që kanë rrëmbyer armët dhe po thyejnë rendin kushtetues të vendit. Nëse arrihet një marrëveshje politike dhe vendit i jepet një zgjidhje politike e qëndrueshme dhe fitohet një mbështetje e gjerë nga qarqet perëndimore nga jashtë, atëherë besoj se do të jetë më e lehtë për të ulur tensionin në vend, për të veçuar dhe izoluar elementin e inkriminuar, natyrisht përmes një amnistie të gjerë që, siç pretendojnë politikanët, duhet t’u jepet personave të
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
371
përfshirë dashje pa dashje në këto trazira të pashembullta në historinë e Shqipërisë. - A ka ndonjë fjalë lidhur me përfundimin e takimit nga Kuvendi? - Takimi po zhvillohet në Presidencë dhe këtu ka një interes të jashtëzakonshëm të shtypit të huaj dhe atij shqiptar. Sidoqoftë, situata në Tiranë sot është përgjithësisht e qetë dhe nuk ndihen ende pasojat e gjendjes së jashtëzakonshme. Ekipi i gazetarëve të gazetës “Koha Jonë”, thotë se ndihet i rrezikuar pas sulmeve që janë ndërmarrë ndaj tyre disa ditë më parë dhe ai ka qëndruar dje në shenje proteste te hotel Rogner-i në Tirane, ku ka njoftuar ambasadat perëndimore në Tiranë për situatën e krijuar. Ndërkohë, disa nga organizatat për të drejtat e njeriut në Shqipëri, përfshirë edhe Këshillin Shqiptar të të Drejtave të Njeriut, u ka kërkuar autoriteteve të lehtësojë procedurat e dërgimit në spitalin e Vlorës të disa ndihmave humanitare, jo vetëm për të plagosurit, por edhe për ata që janë me sëmundje kronike të rënda dhe vdekjeprurëse. Ndërkohë, burime zyrtare nga Tirana njoftojnë për operacione të policisë për çarmatosjen e personave të armatosur në qytetin e Fierit, Ballshit, Elbasanit dhe kapjen e disa të burgosurve që janë arratisur nga burgjet shqiptare. Kjo ishte intervista ime me redaksinë drejtpërdrejt nga dera para Presidencës. Pas kësaj, u mora intervistë thuajse gjithë figurave kryesore në takim, si dhe atyre që kundërshtonin Marrëveshjen. Më i qarti kundër Berishës dhe më i vendosur për të bërë palë komitetet në bisedime ishte Fatos Lubonja. Pas intervistës që trasmetova për këto qëndrime me Fatos Lubonjën, vijuan njoftimet. Ja si e përshkruanin lajmet e “Zërit të Amerikës” në ato momente situatën: “ Në qytetin jugor të Sarandëes, dëshmitarët thonë se në këto momente po zhvillohet një miting në sheshin kryesor të qytetit. Oratorë të ndryshëm po komentojnë deklaraten e fundit të partive politike dhe të presidentit të vendit, e cila u bë publike përmes TVSh-së në orën 17.45. Gjithashtu, njoftimet nga Saranda flasin se ka pikëpamje të
MERO BAZE
372
ndryshme, por ende nuk ka një reagim konkret se si është pritur kjo deklaratë. Ndërkaq, në Vlorë, njoftimet e dëshmitarëve thonë se lajmi është bërë i ditur, por ende nuk ka një veprim ose grumbullim të njerëzve për ta trajtuar atë. Persona të armatosur janë ende të grupuar dhe të veçuar në pjesë të ndryshme të qytetit, ndërsa orët e ardhshme shihen vendimtare për trajtimin që do t’i bëhet deklaratës së subjekteve politike. Nga Tepelena, gjithashtu, anëtarë të shtabit vendor lokal njoftojnë se sapo është bërë e ditur në opinion deklarata dhe njerëzit e armatosur pritet që të mblidhen për të diskutuar dhe trajtuar vendimin që do të marrin.
JKJKJK
5
BOSNIA’S MUSLIMS DODGED EMBARGO
By John Pomfret Washington Post Foreign Service Sunday, September 22 1996; Page A01 VIENNA — Last September, European police backed by anti-terrorist squads raided the office here of a seemingly obscure organization, the Third World Relief Agency, headed by a one-time Sudanese diplomat named Elfatih Hassanein. Since then, poring over several van loads of documents, they have pieced together one of the untold stories of the Bosnian war: how Bosnia’s Muslim-led government evaded a United Nations arms embargo and purchased hundreds of millions of dollars worth of black-market weapons. In the documents and in the bank accounts of the Third World Relief Agency, Austrian investigators have tracked $350 million they say flowed from Muslim governments and radical Islamic movements to Bosnia. At least half was used to purchase weapons illegally and smuggle them to the Bosnian government army, according to Western intelligence estimates.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
373
The agency has operated several civilian projects in Bosnia since 1992, including a chicken farm, a news agency and a women’s sewing collective, and has purchased some equipment for the government, including satellite telephones. But Western officials say Hassanein, who studied medicine in Yugoslavia and set up the Third World Relief Agency in 1987, apparently turned it into the chief broker of black-market weapons deals by Bosnia’s Muslim-led government and the agent of money and influence in Bosnia for Islamic movements and governments around the world. A Western banker in Austria referred to Hassanein as the “bagman” of Bosnian President Alija Izetbegovic. “If the Bosnian government said we need flour, he ran after flour. If they said we need weapons, he ran after weapons.” The story of the Third World Relief Agency, reconstructed from documents and interviews with police, banking officials and intelligence sources, makes clear how much the Bosnian government depended on outside aid to obtain and pay for desperately needed weapons. It also shows hoë the embargo drove the Muslim government into alliances ëith some of the ëorld’s most radical states, as well as terrorist movements — contacts that continue to haunt the U.S.-led Balkan peace process. The agency took funds and support for Bosnia from wherever it could find it, and the bulk of the cash originated in the Middle East: Iran was a big contributor, as was Sudan, which like Iran is on the U.S. State Department’s watch-list of countries that support terrorism. Saudi Arabia was the largest contributor, according to banking officials and intelligence sources, and donations also came from pro-Western countries like Pakistan, Turkey, Brunei and Malaysia. But militants in the terrorist underworld are also believed to have used the relief agency to get money to the Bosnian government, including the wealthy Saudi Arabian emigre Osama Binladen, a suspected sponsor of militant Islamic groups around the Middle East. Binladen, a resident of Sudan until last year, is reportedly now in Afghanistan, where he has issued statements calling for attacks on U.S. forces in the Persian Gulf. Investigators say the agency also had ties to Sheik Omar Abdel Rahman, a radical Egyptian cleric who was convicted of planning several terrorist
374
MERO BAZE
bombings in New York and is linked to the group that carried out the World Trade Center bombing in February 1993. Intelligence agencies say they have tapes of telephone calls by Rahman to the agency’s office, during which he discussed its commitment to sell the sheik’s videotapes and sermons in mosques around Europe. Hassanein, identified by Western sources as a member of Sudan’s ruling National Islamic Front, built his arms smuggling operation with Islamic activists from Bosnia who, like him, had ties to Izetbegovic, the Bosnian president. Several of these men now hold senior positions in the Bosnian government and, according to U.S. officials, they form the core of a radical Islamic movement that has resisted U.S. attempts to exert influence over the army and security services. A senior Western diplomat in the region said the Clinton administration knew about the Third World Relief Agency and its activities beginning in 1993. Still, the United States took no action to stop its fund-raising or arms purchases, in large part because of the administration’s sympathy for the Muslim government and ambivalence about maintaining the arms embargo. “We were told [by Washington] to watch them but not interfere,” the diplomat said. “Bosnia was trying to get weapons from anybody, and we weren’t helping much. The least we could do is back off. So we backed off.” He acknowledged that the Clinton administration, now that it is trying to bring peace to Bosnia, is troubled by the influence gained by Bosnian Muslim hard-liners through their work with the agency. “That is a major downside,” he said. Austrian and German authorities also refrained from shutting down the agency. Austrian officials said they did not act because it is not illegal to negotiate a weapons deal on Austrian soil as long as the transaction takes place elsewhere. The Austrian officials, speaking on condition of anonymity, also acknowledged that public pressure to support Bosnia’s Muslims allowed them to turn a blind eye to the agency’s activities.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
375
Devout Muslim and Arms Broker Elfatih Hassanein is a rotund man in his fifties with a salt-and-pepper beard. He is impeccably polite in his fax transmissions and, according to people who know him, is a devout Muslim who regularly interrupts meetings to pray. A banker friend speaks of the man’s natural altruism and genuine interest in Bosnia’s Muslims and support for their cause. In a 1994 interview with Gazi Husrev Beg, a magazine focusing on Islamic affairs, Hassanein called for the creation of an Islamic state in Bosnia. “Bosnia, at the end, must be Muslim Bosnia,” the magazine quoted him as saying, otherwise “everything has lost its sense and this war was for nothing.” Hassanein added that war in Bosnia had helped the cause of Islam by awakening a religious sense among Bosnia’s secular Muslims. “However, it is still not good, and I think that we have to find more suitable methods to spread the correct teachings of Islam among Bosnian Muslims,” he said. Hassanein agreed to be interviewed for this report but subsequently failed to respond to numerous phone calls and visits to his office in Sarajevo. He met Izetbegovic in the 1970s while attending medical school in the Yugoslav capital, Belgrade, now the capital of Serbia, one of two regions comprising Yugoslavia. Izetbegovic, then an Islamic scholar, visited Belgrade frequently and met there with Muslim intellectuals. In a 1983 trial in Sarajevo, Izetbegovic, who was under indictment for fomenting Muslim nationalism, said in his testimony that Hassanein was a good friend, according to case documents. Hassanein founded the Third World Relief Agency in 1987 with his brother, Sukarno Hassanein. Western officials say the original purpose of the organization was to encourage the rebirth of Islam in Eastern Europe and the then-Soviet Union. It is not clear if Sudan formally backed the agency, but Western intelligence officials say Hassanein is believed to have been responsible for the Sudanese Islamic Front’s policy in Bosnia, Afghanistan and Pakistan. When war broke out in Bosnia, Elfatih Hassanein was ready to play his role.
376
MERO BAZE
His agency received the official backing of the Bosnian government and by late 1992 had opened offices in Sarajevo, Budapest, Moscow and Istanbul — all key locations for the smuggling and purchasing of arms. In October 1992, Haris Silajdzic, then Bosnia’s foreign minister, visited First Austrian Bank here and vouched for Hassanein’s credibility as the financial representative of the beleaguered Bosnian state, sources said. In 1993, Izetbegovic wrote a letter again assuring the bank that the Sudanese man had the full confidence of the Bosnian authorities, the sources added. Suddenly, money began to pour into the the Third World Relief Agency. In one month alone, July 1992, $20 million entered its account at the First Austrian Bank. In October of that year, one Saudi Arabian government official strolled into the bank’s staid headquarters in downtown Vienna with two suitcases filled with cash. He deposited $5 million. From 1992 to 1995, $350 million passed through the agency’s hands, bank officials said. In what may have been an attempt to facilitate his new work, Hassanein acquired a diplomatic passport in March 1992 and became a Sudanese cultural attache. The move allowed him to transport large amounts of cash through Austria and into Croatia and Slovenia without being subjected to police checks, Western officials said. The agency’s first large operation came to the attention of Western intelligence agencies in September 1992, when Soviet-built transport planes began arriving in Maribor, Slovenia, from the Sudanese capital, Khartoum. While the cargo was marked humanitarian aid, it contained more than 120 tons of assault rifles, mortars, mines and ammunition, intelligence sources said. Investigators say the arms originally came from surplus stocks of Soviet weapons stored in the former East Germany and were probably purchased by the Bosnians in Europe. It is not known whether Sudan played a role in the deal other than as a point of transport. Chartered Russian helicopters ferried some weapons to the Muslimcontrolled towns of Tuzla and Zenica in Bosnia. The choppers refueled in Croatia’s Adriatic port of Split. Investigators said a Russian-American joint venture called Eco-Trends, an aircraft leasing business, is believed to have provided the helicopters. An official for the Moscow-based firm recalled
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
377
something about the case but added that many unsavory Russian characters used the name of the firm to ëin contracts abroad. The Maribor ëeapons deliveries stopped in September 1992 when Croatia closed arms smuggling routes in apparent preparation for severing an alliance between its Bosnian Croat proxies and the Bosnian Muslims. The remaining 10,000 assault rifles, 750,000 rounds of ammunition, rockets and explosives sat in the warehouse in Maribor until Slovenian officials revealed their contents almost a year later. Their value was placed at about $10 million. Austrian agents earlier had identified the relief agency as the financier of the deal, police officials said, after discovering it was paying storage fees for the weapons in the airport. In 1993, German police got another glimpse of the organization’s work when they stumbled across a weapons deal being negotiated in Germany by Bosnian Muslims and Turkish arms dealers, according to August Stern, a prosecutor in the German state of Bavaria. Germany indicted about 30 Bosnians and Turks on weapons and racketeering charges in connection with the illegal arms deal, which was negotiated on German soil. While Stern declined to provide information on the deal, Western sources said it involved $15 million worth of light arms. Stern said the relief agency was implicated as the financial broker of the deal. Malaysian and Turkish troops who were participating in the U.N. Protection Force then operating in Bosnia smuggled the arms into the country from Croatia, several Western sources said. Commanders of the U.N. force, which was disbanded last year, were unaware of the smuggling, investigators said. Like the Maribor shipment, the weapons are believed to have come from arms stocks in Europe of the old Soviet Red Army, Western officials said. Stern said charges against some of the Bosnians and Turks were dropped because he had insufficient evidence against them. He said he was still waiting for evidence gathered by police here in Vienna. Raid on Vienna Headquarters German investigators — and agents from Austria’s anti-terrorist task force — raided the headquarters of Third World Relief Agency as well as
378
MERO BAZE
several houses here last September, seizing enough documents to fill three minivans. The records showed that over the years it had moved hundreds of millions of dollars through its account at First Austrian Bank. Documents provided to The Washington Post show the agency transferring a total of $2.6 million to accounts in places such as Liechtenstein and Monaco, — locales known for their loose banking laws. One bank transfer claims the money is for tractors; another states that the money is for a documentary film. Bank officials noted that $80 million flowed into the agency’s account in 1992; $231 million in 1993; and $39 million in 1994 and 1995. The chief of a Western intelligence agency estimated that more than half of the $350 million was used to buy weapons for the Bosnian Muslims. Another Western source said that the organization also was forced to move large amounts of money to Croatia to bribe Croatian officials to allow the weapons to cross their country. The price of such passage skyrocketed in 1993 when Croat nationalists launched their own war for a separate state inside Bosnia. Money also was smuggled into Sarajevo on flights of the office of the U.N. High Commissioner for Refugees; Bosnian government officials used the money to buy weapons from both Serb and Croat middlemen who operated inside Bosnia, the official said. “Many of Bosnia’s weapons came from its enemies. [The relief agency] was critical to this system because they provided the cash and could bring it into Bosnia,” he said. By the time police raided its offices, the agency appeared to be winding down its activities. Western officials said it seemed that most of the agency’s work preceded the opening of a direct weapons pipeline between Iran and Bosnia that passed through Croatia starting in May 1995. That pipeline received the tacit approval of the Clinton administration in April 1995 when the Croatian government asked the United States if it opposed such a link and the United States declined to respond. Austrian police sources said Hassanein left Austria for Istanbul in 1994 after he learned he was being investigated for money laundering and arms smuggling. He stopped using a diplomatic passport in 1993 to make it
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
379
more difficult for Austrian authorities to expel him, they said. Despite his departure, a bureau of the agency continued to operate in the Austrian capital — manned by Hassanein’s brother — even after the 1995 raid. So far this year, officials said $500,000 has moved through its account. Neither Hassanein nor his brother have been charged with any crimes in Austria. “They did a lot of talking here but as long as they did not move weapons through our territory, we could not arrest them,” one Austrian investigator said. Hassanein remains close to Izetbegovic. In August, the Bosnian government awarded the Third World Relief Agency with a gold medal for its relief work here. Hassanein also hosted Izetbegovic on a private visit to Istanbul last month where Izetbegovic met other Sudanese officials. Hassanein traveled to Bosnia this month as a guest of the president.
JKJKJK
6
Gazetat boshnjake “Dani” dhe “Slobodna Bosna” në vitin 2003 kanë shkruar se Damir Fazlliç dhe ish-ministri i Mbrojtjes së Bosnjës Hasan Cengiç, janë marrë në pyetje nën dyshimin se ata kishin mbrojtur e strehuar vrasësin e kryeministrit serb Zoran Xhinxhiç, komandantin ushtarak të kohës së luftës Milorad Ulemek, pseudonimi Legija (Legjionari). Kishte rezultuar se në telefonin e Damirit ekzistonin thirrje me Legijen, ashtu sikurse figuronte i regjistruar edhe numri i kryemisnitrit serb të vrarë Zoran Xhinxhiç. Pas vrasjes së kryeministrit, Legija është ndihmuar prej lidhjeve të Fazlliç të kaloj në Bosnjë dhe ka ndjekur i qetë ceremoninë e varrimit nga Sarajeva. Damir Fazllië mendohet se ka ndihmuar Legijan pasi ky e kishte marrë në mbrojtje kur Damiri kërcënohej seriozisht nga bosi i cigareve në Ballkan, Stanko Subotië.
MERO BAZE
380 7
DAMIR FAZLIÇ, SI E KAM NJOHUR Mero Baze Gazeta Tema, Tetor 2008
Besoja se e kisha takuar në të njëjtën ditë për herë të parë me Sali Berishën në Uashington, në janar të vitit 2005. Kompania amerikane BG&R, ose më mirë të themi një nga shefat e saj, e kishte atë të kontraktuar si specialist për Ballkanin dhe ai do të bënte pjesë në ekipin që do të ndihmonte fushatën elektorale të PD në vitin 2005. Pasi u lidh kontrata dhe u vendos që BG&R do të ishte krah PD, Damir Fazlliç na kërkoi që të kishte një person kontakti në Tiranë. KOP sa ishte formuar, kishte gjithsej dy javë. Lulëzim Basha ishte një emër që e njihnin shumë pak. Ndërsa unë e kisha në majë të gjuhës emrin e tij për t’ia dhënë si person kontakti, Fazlliç e shqiptoi gati njësoj me mua. - Ai më duhet, - tha. U çudita nga njiheshin, por nuk më bëri ndonjë përshtypje të keqe. Si dy ballkanas që kishin emigruar të dy në Evropë dhe në Ballkan, nuk ishte çudi njohja e tyre. Por BG&R u largua që në korrik. Damir Fazlliç, përkundrazi shtoi miqësinë me Lulëzim Bashën dhe kunatin e tij, i cili nuk di pse rrinte gjithmonë dy hapa pas tyre ose hapte derën e makinës. Në shtator të vitit 2005, në javën e dytë të pushtetit të PD, ata ishin shumë të qartë në planin e tyre. Do bënin pará. Damir Fazlliç hapi tri firma brenda dy ditëve, në të cilat kishte gjithmonë administrator kunatin e Lulëzim Bashës, Erionin. Të tria i shiti më vonë. Njërën, atë të Qipros, ia ka shitur vetvetes. E ka shitur rreth 1,7 milionë euro, pa pasur asnjë veprimtari biznesi. Argita Berisha dhe avokatet e “punësuara” prej saj janë realisht drejtueset e bizneseve të tij. Avokatet e rekomanduara prej saj, si Kola apo Qeleshi, janë përpilueset e letrave të kompanisë, noterja Pustina, e cila punon tashmë me Shkëlzenin, është noterja e kompanisë, Breçani, mbesa e Berishës, është ekspertja kontabël e kompanisë, Enkelejda Isufi, kushërira e kunatit të Lulëzim Bashës, është përkthyesja e dokumenteve... Kështu, në një zinxhir pa fund lidhjesh të mbyllura brenda një sekti që lëviz nga Basha, tek Argita dhe Fazlliç, vërtitet gjithë historia e kupolës së pushtetit të Sali Berishës.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
381
Në fund të vitit 2005, më ndodhi një incident personal me të. Qeveria e Kosovës po përpiqej të kontraktonte BG&R për lobim rreth çështjes së pavarësisë. Bëhej fjalë për një shumë 1,5 milionë dollarë. Ibrahim Rugova, i cili ishte në ditët e fundit të jetës së tij, nuk arriti të bindte UNMIK për pagesën zyrtare, ndërsa nuk pranonte që pagesa të bëhej nën dorë, siç propozonte Fazlliç. Palët u ndanë dhe brenda BG&R. Për të marrë situatën nën kontroll, Fazlliç shkon në Beograd dhe nënshkruan një marrëveshje joformale me zëvendëskryeministrin serb, ku thuhej se BG&R do të bëjë lobim për qeverinë e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës. Çmimi ishte dyfish dhe kushtet më të lehta. Pala tjetër brenda BG&R më nisi kopjen e spekulimit të Fazlliçit dhe më shpjegoi se kjo nuk ishte e vërtetë, por Fazlliç ishte duke bërë presion mbi qeverinë e Kosovës, se, nëse nuk firmosnin paratë, ai do lidhej me serbët. Ishte e rëndë për Berishën, se ishte njeri popullor në Kosovë. Nipi i Stanisiç po bënte presion ndaj qeverisë së Rugovës, ku kishte hyrë me kartëvizitën e Berishës. Ja nisa me e-mail Berishës kontratën tip të Damirit me zëvendëskryeministrin serb. Nuk pata asnjë përgjigje. Nuk e kishte hapur fare për tri ditë. Kur befas kontrata u botua në “Gazeta Shqiptare”. U trondita thellë, pasi i vetmi person që e kishte në e-mail isha unë dhe Sali Berisha. Pyeta sekretaren e tij se kush e hapte e-mail-in profsberisha@albaniaonline.net. Më tha që vetëm ajo dhe ndonjë këshilltar i marrëdhënieve publike. Më përmendi Sejaminin si më të mundshmin. Nuk pyeta më. Atë ditë në mbrëmje isha në debat në TV “Klan” me Edi Ramën. S’kisha qenë kurrë në debat me të dhe kisha frikë se do bëhesha nervoz. Debati nisi në mënyrën më të paparashikuar për mua. Edi Rama po ashtu kishte në dorë marrëveshjen e BG&R me Serbinë, dhe e nisi debatin me të. E ndërpreva pa takt dhe nisa të shpjegoj që ishte një mashtrim. Berisha vetë ishte hutuar nga shpjegimi im dhe pas debatit më tha se “ku i dija të gjitha ato”. I thashë se ia kisha nisur me e-mail, por kishte përfunduar te “Gazeta Shqiptare”. Nuk më dha kurrë një shpjegim për këtë, edhe pse e kuptoja sikletin e tij. Dy ditë më pas i shkova në zyrë dhe i çova atë që mund të quhej dosja “Fazlliç”. Ishin një tufë shkrimesh në shtypin boshnjak dhe serb që e
382
MERO BAZE
akuzonin për mashtrime financiare, lidhje me Legijan që ka vrarë Xhinxhiçin, si trafikant armësh, si njeri të lidhur me Hasan Cengiç dhe Naser Oriç, dy figura të luftës në Bosnjë që të përfshirë me trafikun e armëve, por ndonjë mendjelehtë e akuzonte dhe për spiun britanik... U kap tek kjo e fundit. - Janë mendje të mbyllura, - tha. - Nuk e shikon që i thonë spiun britanik?! - Jo të gjithë, - i thashë. - Vetëm një. Të tjerët i thonë hajdut dhe vrasës. - Mos i merr seriozisht, - tha. E kisha harruar Damir Fazlliçin, dhe pse më shfaqej shpesh në bulevard, dy hapa para kunatit të Lulëzim Bashës, i cili ndërronte vazhdimisht makina me mbi 100 mijë euro. Një ditë, në vitin 2006, aty nga fillimi, m’u shfaq përballë dhe më tregoi se kishte sjellë Tom Ridge si këshilltar të Berishës. - Do t’i bie dhe Klintonin, - tha, - nga fillimi i janarit 2007. - Shumë mirë, - i thashë dhe u ndava me të. Më pas lexova në shtypin e Bosnjës se së bashku me Tom Ridge dhe Lazareviçin, një ortakun tij në shitje-blerje energjie në Ballkan, kishin biseduar për tregti armësh në një restorant në Bosnjë si dhe për shitje blerje energjie. Karta e fortë e pazareve të tij mbetej miqësia me Sali Berishën. Ortaku i tij Lazareviçi, ishte një ish-politikan nacionalist malazez, që tashmë merret me biznes. Gjatë vitit 2007-2008 kompania Rudnap Energy pas së cilës qëndron Lazareviçi dhe Fazliçi, ka qenë partneri kryesor i KESH në Shqipëri në shitje-blerjet e energjisë elektrike dhe bilanci i kësaj tregtie kalon mbi 100 milionë euro. Njeriu kyç u bë Gjergj Bojaxhiu, i cili i hapi rrugë në fillim në disa tendera “me kërkesë të mbyllur ku edhe pse e-mail-i i Fazliçit mund të vinte pesë minuta më vonë se të tjerët quhej në rregull. Ndërkohë që po punoja për të hetuar një dosje korrupsioni të tmerrshme në Telekom, konstatova se miliona euro transferoheshin te një kompani private interneti, pronari i së cilës kishte sjellë drejtorin e Telekomit nga emigrant prej SHBA, në Tiranë. Drejtori, Ilirian Kuko, nga ana e vet ishte një person në kërkim në shtetin shqiptar, pasi kishte ikur pa paguar 250 mijë dollarë që ia kishte marrë një banke. I revoltuar shkova te kryeministri i vendit dhe i tregova se drejtori i Telekomit nuk mund të tolerohej më. I tregova për vjedhjet.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
383
- E di, - tha, - por kam frikë se ka bërë gabim auditi im. Duhet korrigjuar ai raport, se nuk është korrekt. Pastaj m’u desh t’i tregoj se drejtori i Telekomit ishte një hajdut që ishte në kërkim dhe duhej arrestuar. - Mos boto gjë, se po e kapa, do ta fus në burg. I zënë ngushtë, mori telefonin dhe filloi të flasë anglisht. Po fliste me Damirin. Po i kërkonte atij t’i binte ato letrat që i kishte premtuar për Telekomin. Pas kësaj biseda u mbyll dhe nuk mora vesh gjë se si do ta hetonte. Damirin në të vërtetë fillova ta shikoj më shpesh me Shkëlzenin. Ky i fundit ishte bërë njëfarë drejtori Juridik në “Eagle Mobile”, kompania e fjetur celulare e Telekomit në atë kohë. Nuk e di çfarë ndodhi, por sulmet ndaj privatizimit të Telekomit u stopuan dhe pas disa muajsh u lidh marrëveshja. Drejtori që unë kisha merak, as u kritikua, as u shkarkua, as u ndëshkua. Iku i lirë, duke larë borxhet dhe duke fituar miliona të tjera. Më pas, në verën e vitit 2006, një ish-mik i Fazlliçit, pjesëtar i BG&R, Hank Jones, vjen në Tiranë me një biznesmen grek. Kërkonte njëfarë studimi mbi hidrocentralet mbi Vjosë. Më kërkoi disa takime me kryeministrin dhe ministrin e Energjitikës. Berisha i priti shumë mirë dhe i çoi te Bojaxhiu. Ky po ashtu i priti mirë dhe vendosën të flisnin konkretisht, kur ata të nisnin studimin. Disa ditë më vonë më rastisi një takim me Lulëzim Bashën dhe ai po turfullonte ndaj një njeriu të rrezikshëm. Quhej Hank Jones. - Ai ka ardhur fshehurazi në Shqipëri, - tha, - dhe dikush e ka çuar te Berisha - Unë e kam çuar, - i thashë. - Me sa mbaj mend, ishte mik i Damirit. - Jo, të ka mashtruar, - tha. - Nuk është mik i Damirit. Ai do të bëjë biznes këtu, po sa të jem unë gjallë, nuk e lë. Kishte një hakërrim që nuk do ta besoje, po të mos e shikoje. Ai, njeriu që qesh dhe që është gjithmonë buzagaz, papritur ishte bërë bishë. Dikush i kishte hyrë në bahçe. U çudita nga agresiviteti. Në të vërtetë, nuk ishte ashtu fare. Unë ia kisha rregulluar gjithë takimet, por ai vetë ishte një ndërmjetës për biznesmenin grek, një nip i ish-presidentit Stefanopulos.
384
MERO BAZE
Si përfundim, projekti i tij u bllokua. Asnjë hap nuk u bë për të bërë studimin mbi Vjosë. Asnjë leje nuk u dha prej ministrisë. Më vonë, mësova se një kompani austriake, pas së cilës qëndronte “konsulenca” e studios “Malltezi” dhe Damiri, po bënte një studim “të plotë” mbi Vjosën. Lulëzim Basha dukej po ashtu më i qetë. M’u dha rasti ta ritakoja një javë më pas. I shkova në zyrë me Mitro Çelën dhe Filip Çakulin. Llazar Angjeli, një kushëri i afërt i Filip Çakulit dhe pak më i largët me Anastas Angjelin, kishte një problem serioz. Po i prishnin një pikë karburanti në autostradë në dalje të rrugës për në Rinas. Ai thoshte se e kishte gjithçka me leje. Shkuam të tre bashkë te Lulëzim Basha. I shpjeguam problemin shkurt, me humorin e Filipit dhe brutalitetin tim. I thashë se Angjeli mendon se ti po ia prish politikisht. Nëse e ke politikisht, mos e bëj, se ti nuk ke qenë në Shqipëri, dhe nuk e di kush është ai biznesmen. I tregova se Sali Berisha në vitin 2004 kishte premtuar publikisht se nuk do ta prekte biznesin, pasi, siç kishte thënë ai, “nuk kemi punë me Llazi Angjelin, por me Anastas Angjelin”. Basha u duk i prerë. “E ke gabim, - tha. - Nuk kam asgjë politikisht, por teknikisht. Dhe një thes me pambuk sikur të vësh atje, duhet hequr e jo më karburanti. Është jashtë kondicioneve teknike”. Na e mbushi mendjen të treve që duhej prishur. Mua më mbajti më vete nga pas, si për t’u treguar dhe më konfident dhe po ashtu ma rimbushi mendjen që duhej prishur. Ia thamë me dhimbje Llazit. Një muaj më pas isha në Sarandë me Filipin, kur kamerieri na dërgoi nga një uiski falas. - E keni nga Llazi, - tha. Përshëndetëm Llazin me zemër të thyer, se s’i kishim mbaruar punë. Por ai dukej i qeshur. - Unë budallai desha të merrem me ju, - tha. - Ju jeni për të prishur punë. Unë ju nisa ju, ngaqë ka dalë fjala që këta të doktorit nuk marrin lekë”. Ngelëm pak si të hutuar, derisa Llazi na tregoi se “e kishte zgjidhur punën”. Dhe karburanti në fakt, edhe pse nuk është një thes pambuku, siç tha Basha, është në vendin e duhur. Problemi qëndonte gjetkë. I gjithë presioni bëhej që Angjeli t’i lejonte të hapnin një rrugë e cila do të zbriste
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
385
poshtë te një shesh ku do të ndërtohej më pas nj qendër biznesi që quhet “Megatek”, pas së cilës qëndron sërish Fazliç, kunati i Lulëzim Bashës dhe një biznesmen shqiptar që ka pasion bizneset me njerëzit e pushtetit. Ideja se Lulëzim Basha ishte një hajdut m’u bë fikse. Rasti ishte shumë ilustrues. Damir Fazlliç ishte aty, nëse i duhej për ndonjë pazar të madh. Rruga Durrës-Kukës ishte në proces tenderimi dhe ai po e ruante rastin e ri. Kunati i tij ndërkohë ishte kthyer në zëvendësministër që jepte tenderat e rrugëve. Klasifikonte kush ishte e mirë dhe kush e keqe, sipas afinitetit që krijonin me të. Fazlliç po merrej me firmën konsulente, ndërsa kunati me nënkontraktorët shqiptarë. Nga pala shqiptare u gjet firma “Riviera”, një kompani thuajse jashtë çdo standardi për ndërtim rrugësh, ndërkohë që dhjetëra kompani serioze ishin në garë. Konsulenti ndërkombëtar “Ecorys Netherland BV”, u gjend nga Holanda, andej nga vinte Basha dhe kunati i tij. U bë një lëmsh i vërtetë, pasi vendimi i parë që mban datën 10.07.2006 (korrik) ka caktuar si konsulente “Ecorys Group”, në një kohë kur në datën 14.06.2006 (qershor) me VKM 481, përmendet kjo shoqëri, e cila ka bërë propozimet për kriteret e klasifikimit të tenderit ndërkombëtar për rrugën Rrëshen-Kalimash (pra, një muaj para caktimit me VKM, konsulenti “Ecorys Group” është përmendur në VKM nr. 481). Ky skandal mund të mos tregojë thelbin e korrupsionit në atë rrugë, por thelbin e arrogancës dhe vendimeve të parapërgatitura nga dyshja Basha - Fazlliç. Ndërkohë që zgjedhjet lokale po trokisnin, Lulëzim Basha ishte përgatitur të ishte kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës. Së paku, Berisha kishte lënë të kuptohej kjo publikisht. Me këtë madje kishte justifikuar dhe prishjen e “Zogut të Zi”. Kjo e fundit ishte një kombinim perfekt i një interesi thjesht personal të njeriut më të afërt të djalit të kryeministrit, Shkëlzenit, me shëmtinë që kishte ai mbikalim. Kur e mësova arsyen reale pse po prishej, pata një trishtim, por, kur mendoja që duhej prishur si i shëmtuar, ndihesha më mirë. Por s’mund të rrija pa ia thënë publikisht. Në debatin që kishim po në “Opinion” me Sali Berishën, e pyeta: - A mund ta na e shpjegosh thjesht, si të lindi ideja për ta prishur “Zogun e Zi”? T’u fiksua vetë, apo ta sugjeroi dikush që është diçka e shëmtuar?
386
MERO BAZE
Pyetja ishte fare e thjeshtë. Ai u turbullua pak dhe sajoi diçka. - S’e mbaj mend mirë, - tha, - më erdhi një letër në zyrë, më thoshte që ky është një turp... Ishte krejt i paqartë. Të nesërmen ndodhi diçka që më bëri të mendohem. Fahri Balliu, miku im i gazetës “55”, më tha i shqetësuar se ajo pyetja ime ishte më e poshtra. - Pse? - i thashë. - Ajo ishte pyetje e thjeshtë, informative. - Po, po, - tha. - Po ndaj ishte e poshtër. Nuk ia vura shumë veshin. Por në mbrëmje, një miku im i vjetër i fakultetit më thirri i shqetësuar në telefon. - Duhet të të takoj patjetër, - tha. - Kam një muhabet për ty. Muhabeti m’u duk shumë idiot. Ai paskësh qenë në një klub me emrin “Fiesta” me tri shokë të Shkëlzenit që nuk e dinin se ky ishte miku im dhe kishte dëgjuar me veshët e tij se “Mero Baze po fut hundët në punët tona, po do t’ia tregojmë vendin atij dhe njerëzve të tij rrotull Berishës”. M’u duk bisedë shumë paranojake. E pyeta kush ishin të tjerët. Më tha emrin e Rafit (Rrahman Selmanllarit) dhe një bodyguard-i të Shkëlzenit që paskësh pallatin te “Zogu i Zi”. Por ata s’kishin folur. Kërcënuesi qenkësh një kalama i vogël që ky s’ia dinte emrin, se i thërrisnin “Qukap”. Më erdhi për të qeshur, dhe e falënderova. Mos u bë merak i thashë, janë muhabete rrugësh. Në fakt, ky episod m’u kujtua ndërkohë që po zgjidhej kandidatura e PD për zgjedhjet në Tiranë. Për shkak të heroizimit që i ishte bërë prishjes së “Zogut të Zi” prej Bashës, mendonim se ai do ishte kalorësi përballë Ramës. Bisedat filluan të ndërrojnë dhe Fazlliç ishte përditë e më shumë në zyrën e Berishës. Dalja e Bashës në zgjedhje e eliminonte atë nga skena. Humbja thuajse e sigurt dhe ndërprerja e pazareve me rrugët që ishin monopol i dyshes Isufi-Fazlliç ishte një alarm. Sali Berisha pranoi skemën e tyre. Fare papritur ai bëri sikur s’e kishte vendosur kush do ishte kandidat dhe po shikonte përditë e më shumë nga Olldashi. Ky i fundit luajal me të, e pranoi, dhe pse e dinte se do ishte e vështirë. La dy mandate dhe u fut në garë. Fazlliç u rishfaq në Tiranë. Tashmë, me dy a tri amerikanë të tjerë që i paraqiste po si konsulentë. Bombardimi ishte ekstrem. Sokol Olldashi u
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
387
la në hije dhe fushatën e mori përsipër Sali Berisha. Ishte ajo që donte Edi Rama. Ai çdo ditë dilte i përgjigjej Berishës, kurse Ed Shalësi, Sokol Olldashit. Fazlliç dhe amerikanët e tij ngulnin këmbë se ishte në rregull. Ndërkohë, brenda PD inati ndaj Olldashit ishte si valë zemërimi. Të gjithë e identifikonin atë gabimisht me pushtetin e Berishës, pa qenë askush. Ata që ishin realisht pushteti i tij, ishin po ashtu kundër Olldashit. Nuk kam parë në asnjë fushatë elektorale aq shumë armiq nga një parti kundër kandidatit të tyre. Kishte kundër KOP-in në bllok, udhëhequr nga Basha, kundër në bllok votat e qytetarëve të vjetër të Tiranës, të identifikuar si mbështetës të zemëruar të Bamir Topit, i cili deri në atë kohë ishte lënë thuajse rrugëve pa asnjë pjesë në pushtet, kishte kundër njerëzit pa pushtet brenda PD, se mendonin që ky ishte i përkëdheluri i pushtetit. Kishte me vete vetëm Sali Berishën personalisht, i cili mendonte se mund ta ndihmonte duke e marrë fushatën përsipër. Nga mesi i vitit 2007, zakonisht rrinte te “Sheraton” me Sejaminin, një këshilltar të Berishës, dhe sa herë gjendej këtu dhe Tom Ridge. Dukej që i kishin punët e tyre në rregull. Ishte koha kur Shkëlzeni po ashtu filloi të shpeshtojë qëndrimet në “Sheraton” me Fatmir Mediun. Ishte një kohë në pranverë të vitit 2007 që rrinin thuajse bashkë natë e ditë dhe zbrisnin nga e njëjta makinë. Ishte një kohë që Fazlliç dukej i qetë dhe me punët në terezi. Ishte koha kur në Gërdec po funksiononte biznesi i demontimit të armëve dhe Fazliçit i duheshin njerëzit e MEICO për tregtinë e armëve nga rajoni. Ai u bë faktikisht ndërlidhësi i shumë prej kontratave të MEICO me Serbinë, Malin e Zi e më gjerë. Kur skandalet e tij u bën publike në Tiranë, fal dhe vendosmërisë sime për të ndriçuar portretin e tij, Sali Berisha i doli zot. E shpalli atë mik të familjes ndërsa vajza e tij klient dhe mik personal. Asnjëherë Berisha nuk ishte investuar kaq fort dhe kaq seriozisht pas një njeriu sa këtë rradhë. Ai nuk u step edhe pse Fazliç u arrestua në prani të një grupi të rrezikshëm të trafikantëve të luftës në Bosnjë. Nuk u step edhe pse veprimtaria e tij është kapje e pastër pushteti dhe pastrim paresh. I vuri në dispozicion gjithë shtetin që ta shpëtonte dhe përdori veglat e tij në drejtësi që të bllokohej hetimi nga drejtësia shqiptare. Në ditët e tij më të vështira ai u thirr në TV Klan për t’u “pastruar” në një intervistë banale, ku gazetari kishte frikë se mos i ftuari tregonte ndonjë
MERO BAZE
388
gjë. Dhe për fat Fazliç tha nga papërgjegjësia të vërteta që rëndojnë shumë Sali Berishën dhe bizneset e tij me këtë sekser ballkanik. Ai konfirmoi lidhjet e forta me familjen Berisha dhe faktin që ishte duke bërë biznese shumë të suksesshme në Shqipëri. Interesante ishte se në udhëtimin e tij gjysmë policor në Tiranë për t’u “pastruar” në TV Klan, ai gjeti kohë të pinte te Dolce Vita, një kafe te Zogu i Zi me Gjergj Bojaxhiun. Kafja është pronë e një pjesëtari të grupit të Shkëlzen Berishës, për të cilin u prish Zogu i Zi. Edhe në atë udhëtim shqetësimi për bizneset e energjetikës ishte kryesor. Dhe gjithçka zhvillohej si në një skenar mafioz brenda një rrethi të ngushtë njerëzish që ishin mes të tjerash jo vetëm në pushtet, por dhe me origjinë të miksuar serbo-shqiptaro-boshnjake. Edhe pse koincidencë, Shkëlzeni, Argita dhe Bojaxhiu kanë një gjyshe serbe, Argita ka një burrë me origjinë boshnjake, Fazliçi është një serbo- boshnjak dhe i gjithë rrethi mbyllet te pushteti i Sali Berishës në Tiranë, i cili në të vërtetë ka dëshmuar se në Ballkan trafiku është multietnik, ndërsa pushteti personal.
JKJKJK
8
LA MAFIA EST TOUJOURS “MULTIETHNIQUE”
Jean-Arnault Dérens http://www.lalibre.be/actu/international/article/480024/la-mafia-esttoujours-multiethnique.html Issus du même pays Tous les trafics - quelles que soient leur nature et leur importance supposent en effet de franchir des frontières et les accords “interethniques” sont donc toujours nécessaires, à tous les niveaux. Les sanctions internationales contre la Yougoslavie de Milosevic, dans les années 1990, ont permis à certains trafiquants d’édifier de considérables fortunes. Ainsi, les Albanais des bords du lac de Skadar, au Monténégro, étaient-ils devenus
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
389
les rois de l’importation clandestine de pétrole d’Albanie. On sait désormais que le trafic était largement organisé par Sali Berisha, Président de la République d’Albanie jusqu’en 1997 et à nouveau Premier ministre depuis 2005, par le biais d’une compagnie officiellement déposée de financement de son parti, Shqiponja. A ce niveau de responsabilité, d’étranges réseaux restent toujours actifs. Le personnage de Damir Fazlic pourrait symboliser ces trafics “transbalkaniques”. D’origine bosniaque, il est très lié à l’ancien chef de la police secrète de Milosevic, Jovica Stanisic, en cours de jugement devant le TPI de La Haye. Durant la guerre, il fréquentait beaucoup Pale, la capitale des Serbes de Bosnie. Depuis le retour à la paix, il développe parallèlement ses affaires en Bosnie et en Serbie. Dans ce dernier pays, son nom est régulièrement évoqué dans le contexte du meurtre du premier ministre démocrate Zoran Djindjic, en mars 2003, mais les protections politiques dont il jouit lui ont permis d’échapper à toute poursuite. Le 6 octobre, Damir Fazlic a été arrêté à Sarajevo pour une sombre affaire de racket, mais immédiatement relâché : ici aussi, il a de bonnes protections. Il fut notamment le conseiller du Premier ministre bosniaque Edhem Bicakcic. Son arrestation prit toutefois très vite l’allure d’un feuilleton régional : la presse albanaise révéla les étroites relations d’affaires qui l’unissent à Sali Berisha et à son ministre des Affaires étrangères, Lulzim Basha. Damir Fazlic possédait deux sociétés fantômes en Albanie, domiciliées chez le beau-père du ministre et administrée par son beaufrère Le 6 octobre, Damir Fazlic a été arrêté en compagnie de Naser Oric, l’ancien commandant de la défense de Srebrenica. Avant de rejoindre sa ville natale, au début de la guerre de Bosnie, Naser Oric avait commencé une carrière de policier à Belgrade, et il avait même servi de garde du corps à Slobodan Milosevic Lavé de toute accusation de crimes de guerre par le TPI en juillet 2008, il est devenu une des figures de la pègre bosniaque. “Il a essayé de devenir le “boss” de Sarajevo, mais il n’en avait pas l’envergure”, note un journaliste de la capitale bosniaque, qui demande aussitôt si la rumeur qui court à Sarajevo comme à Belgrade est fondée : Naser Oric serait en contact régulier avec Marko Milosevic, le fils de l’ancien maître de Belgrade, qui s’essaya lui aussi à jouer les mafieux,
390
MERO BAZE
grâce à la protection paternelle, et qui vit aujourd’hui proscrit à Moscou. Bien au-delà des clivages hérités de la guerre, les acteurs de l’étrange feuilleton qui se joue à Sarajevo, à Belgrade, à Zagreb ou au Kosovo ont tous vécu dans le même pays. Il était une fois la Yougoslavie.
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
391
Treguesi i emrave
A Abaz Ermenji 50 Abdyl Latif Saleh 327, 329 Adem Çobani 263 Adrian Klosi 140 Agim Nesho 146 Agim Shehu 22, 33, 52, 54, 56, 132, 140, 143, 154, 170, 185, 212, 221, 237, 295, 337, 347 Agron Kuliçi 319 Agron Musaraj 16, 41, 54, 134 Ahmed Ibrahim Al Nagari 329, 330 Albert Aliçka 294 Albert Rakipi 46, 96, 139 Albert Xhani 23 Aleksandër Meksi 16, 53, 59, 126, 146, 185, 199, 200, 201, 205, 209, 216, 218, 224, 236, 237, 240, 241, 248 Alfred Serreqi 71, 199, 278, 303 Ali Koçeku 221 Ali Spahia 172, 188, 221, 314 Alia Izetbegoviç 322 Alma Pauell 65 Alois Mock 294 Anastas Angjeli 90, 384 Apollon Baçe 163 Arben Çejku 69 Arben Imami 23, 52, 53, 54, 69, 70, 82, 171, 185, 200, 254, 283, 295, 296
Arben Malaj 195, 254, 287 Arben Muka 340 Argent Grabova 338 Argita Berisha 380 Arian Starova 263 Armando Babani 44 Armin Tirana 332 Artur Gjosha 303 Artur Kopani 40, 60, 100 Artur Rustemi 175, 178, 179 Artur Zheji 48 Astrit Patozi 46, 129, 265 At Vincezo Pali 346 Ayman Zawahiri 330 Azem Hajdari 17, 18, 53, 54, 55, 126, 129, 132, 135, 136, 137, 138, 139, 156, 203, 274, 319, 339, 340, 341, 343, 345, 348 B Bahri Boriçi 122, 201 Barbara Bush 65 Bardha Vrioni 342 Bashkim Fino 27, 89, 234, 239, 253, 263, 270, 271, 280, 282, 283, 285, 286, 287, 290, 291, 292, 295, 296, 311, 312, 313, 314, 316 Bashkim Gazidede 6, 14, 56, 95, 117, 146, 157, 159, 178, 210, 228, 291
MERO BAZE
392 Bejdo Malo 125 Belul Çelo 50, 281, 283, 347 Ben Blushi 87, 103, 183 Benet Koleka 132 Besnik Gjongecaj 341 Besnik Hidri 185, 363 Bin Laden 330 Blendi Fevziu 216, 272 Blendi Gonxhe 53, 54, 165, 250 Blerim Çela 16 Bujar Rama 228
Fatos Nano 11, 22, 32, 35, 37, 59, 60, 77, 78, 79, 81, 84, 85, 87, 88, 89, 91, 93, 95, 96, 100, 101, 103, 105, 106, 108, 109, 110, 111, 112, 113, 116, 118, 120, 122, 123, 147, 148, 149, 195, 250, 283, 298, 310, 313, 343, 373, 390 Ferdinand Xhaferi 226 Feriz Kërnaja 345 Franc Vranicki 208, 220, 290, 301 Fred Zijai 165, 170 Frok Çupi 171, 172, 176
D G Damir Fazlliç 330, 379, 380, 382, 385 Dashamir Shehi 16, 154, 167, 199, 235, 290, 314 Daut Gumeni 178, 181 Dilaver Laçi 220 Dr. Elfatih Hassanein 322 Dritëro Agolli 61, 91, 124, 128 E Edi Paloka 255, 274 Edi Rama 140, 381, 387 Edi Theodhori 235, 236, 237 Eduard Selami 15, 181, 183 Eduard Ypi 45, 144, 291, 292 Elez Biberaj 36, 79, 120, 161 Eliot Engëll 224 Emin Barçi 87, 90
Gaqo Apostoli 52, 53, 69, 70 Genc Pollo 16, 23, 24, 25, 26, 38, 59, 68, 98, 142, 146, 153, 205, 246, 283, 340, 341 Genon Mesareja 282 Gëzim Osmani 342 Gëzim Tushi 123 Gëzim Zilja 302 Guri Durollari 240 H Halit Shamata 129, 151, 162, 172, 190 Hasan Çengiç 330, 345 Hasan Halili 341 Henry Kelley 223 I
F Fahri Balliu 139, 156, 172, 291, 293, 386 Fatmir Haklaj 343 Fatmir Mediu 50, 73, 74, 387 Fatos Beja 16, 278 Fatos Hoxha 235
Ibrahim Rugova 196, 381 Ibrahim Rustemi 343 Ilir Babaramo 125 Ilir Meta 6, 26, 40, 41, 61, 78, 79, 80, 81, 88, 89, 100, 103, 106, 110, 112, 113, 117, 118, 119, 121, 124, 147, 148, 149, 150, 196
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
Ilir Zhilla 254, 282, 283 Izet Haxhia 303, 319, 339 J Jemin 341 Jozefina Topalli 17, 18, 200 K Kadri Rrapi 186, 361 Kastriot Islami 33, 54, 77, 81, 91, 96, 97, 98, 106, 110, 112, 115, 116, 117, 122, 126, 158, 204, 222, 342 Kolec Topalli 16, 17, 18 Kolin Pauell 62 Kristaq Luniku 130 Kristofor Peçi 150, 166, 283 Kurt Kola 178, 181 L Lazër Stani 71, 93, 122, 127, 254, 272, 283 Lekë Çoku 192, 287 Leni Fisher 58, 61 Leonard Demi 16, 339, 345 Linda Ihsani 345 Liri Berisha 65, 73, 308 Luan Hajdaraga 87, 90, 106, 122, 123, 149, 358 Lublin Dilja 223 Luigi Vittorio Ferraris 96, 97, 99 Lulzim Basha 389 Lutfi Dervishi 150, 327
Mal Berisha 321, 327, 328, 329, 331, 339 Maqo Lakrori 92 Marc Almond 49 Mariza Lino 114, 205, 210, 213 Mehmet Emërllahu 30, 31 Mimoza Ahmeti 219 Muhamet Zawahiri 330 Musa Protoduari 342 Musa Ulqini 101, 118 N Namik Dokle 33, 77, 78, 110, 149, 192, 204, 224, 314 Ndre Legisi 88, 110, 179, 188 Ndrekë Gjini 152 Ndriçim Xhepa 16 Nehat Kulla 132, 345 Neritan Ceka 15, 51, 52, 54, 55, 179, 208, 221, 222, 241, 243, 283, 295 Nexhat Krasniqi 29 Nikolas Gejxh 37, 75, 296 Nikoll Lesi 106, 107, 202, 203, 204 P Pandeli Majko 54, 60, 77, 78, 79, 88, 95, 101, 116, 195, 234, 288 Paolo Foresti 69, 204 Paskal Milo 215, 217, 273, 279 Perikli Teta 234, 251 Piero Fasino 96 Pjetër Arbnori 97, 160, 205, 314 Preç Zogaj 52, 107, 179, 209, 210, 212, 216, 217, 223, 251
M Q Madalein Albright 223, 265, 269, 313 Majkëll Dukakis 68
393
Qemal Sakajeva 56
MERO BAZE
394 R Rajmond Kola 217, 235, 345 Ramiz Alia 34, 112, 113, 114, 323 Rexhep Meidani 111, 112, 201 Rexhina Nano 21 Richard Schifter 61, 64 Ridvan Bode 16 Ridvan Peshkëpia 272, 274 Rrapush Xhaferi 138, 153 Rudina Xhunga 298 S Sabit Brokaj 60, 92, 195 Sabri Godo 50, 176, 179, 203, 204, 272 Sadik Bejko 16 Safet Zhulali 160, 188, 247, 267, 289, 290 Sali Berisha 5, 6, 9, 10, 12, 13, 15, 22, 23, 32, 33, 36, 38, 39, 54, 57, 62, 73, 74, 76, 79, 80, 97, 105, 107, 112, 115, 118, 120, 124, 128, 129, 131, 132, 134, 135, 139, 140, 141, 142, 143, 147, 148, 150, 151, 163, 169, 171, 179, 193, 195, 196, 197, 199, 202, 209, 210, 211, 212, 214, 215, 216, 219, 220, 222, 223, 224, 245, 249, 250, 251, 255, 266, 269, 272, 279, 282, 283, 285, 286, 287, 288, 289, 291, 295, 304, 308, 309, 310, 319, 323, 327, 328, 329, 331, 332, 333, 334, 336, 339, 340, 342, 343, 347, 351, 354, 355, 357, 358, 370, 371, 381, 382, 383, 385, 388, 389, 390 Sali Lusha 319, 339, 345 Sali Shehu 149, 211, 219, 254, 272, 273 Sami Neza 254, 255 Servet Pëllumbi 22, 52, 54, 57, 77, 78, 87, 112, 149, 195, 313 Shaban Memia 210
Shaban Murati 139, 157 Shemsi Peposhi 44, 258, 336, 349 Shkëlzen Berisha 164, 388 Shpëtim Nazarko 91, 112, 209, 218, 243, 248, 251, 252 Skënder Gjinushi 197, 199, 273, 279, 318, 347 Sokol Haklaj 343 Sokol Mulosmani 172, 227, 235 Sokol Olldashi 155, 226, 386, 387 Sokrat Kalidhopulli 27 Spartak Braho 337 Spartak Ngjela 48, 209, 240, 292, 313 T Tarek Sar 333, 334 Teodoros Pangallos 222 Thoma Gëllçi 94, 100, 106, 109 Tue Magnussen 67 V Vasil Gjika 235, 237 Vasil Melo 50, 153, 314 Vehbi Alimuça 26 Vili Minarolli 338 W William Perry 33 X Xhahid Xhaferri 320, 347 Xhevat Koçia 274 Xhevdet Ferri 16 Xhorxh Bush 62, 71 Xhorxh Miçëll 68 Xhorxh Stefanopollos 296 Xhorxh Tened 296
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
Y Ylli Bufi 263 Ylli Pango 347 Ylli Rakipi 14, 20, 46, 52, 61, 62, 110, 112, 132, 139, 140, 143, 144, 152, 153, 154, 157, 159, 161, 195, 196, 201, 225, 228, 240, 243, 253, 266,
395
277, 283, 296, 321, 322, 323, 337, 340 Ylli Vejsiu 316, 346 Z Zani Çaushi 271, 285, 286, 300, 303, 304, 317 Zef Mazi 276, 277, 278
396
MERO BAZE
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
397
PËRMBAJTJA
Hyrje ................................................................................................................... 5 Degradimi .......................................................................................................... 9 Një fushatë për të ilustruar rezultatin ......................................................... 20 26 maji në zyrën e Sali Berishës .................................................................... 36 26 maji në selinë e Partisë Demokratike ...................................................... 43 Reagimet e para............................................................................................... 46 Trauma e opozitës dhe dhuna e 28 majit ..................................................... 51 Reagimi ndërkombëtar, reagimi i opozitës dhe shfaqja e Ilir Metës ....... 58 Xhorxh Bushi në Vlorë ................................................................................... 62 Dështimi i shansit për përsëritjen e zgjedhjeve .......................................... 67 Mëdyshjet e Berishës mes Greqisë dhe Serbisë .......................................... 71 Në burgun e Bënçës, te Fatos Nanoja .......................................................... 77 Tre versione për “qypin me flori” dhe guralecët ....................................... 83 Debati publik që ndezi intervista e Fatos Nanos ....................................... 87 SHIK-u dhe debati për reformimin e Partisë Socialiste ............................ 91 Berisha promovon Ilir Metën përmes italianëve ........................................ 96 SHIK-u, si një “zyrë shtypi” e Ilir Metës ................................................... 102 Berisha financon Ilir Metën për të forcuar pozitat brenda opozitës ..... 111 20 Tetori, humbja e fundit e Fatos Nanos .................................................. 120 Qeveria e re, një ndjellëse fatkeqësish ....................................................... 126 Përpjekjet e Metës dhe Angjelit për një parti të re socialiste .................. 146 Shpërthimi i krizës në Vlorë ........................................................................ 166 Destabilizimi .................................................................................................. 184 Manipulimi i medias ndërkombëtare me gjakun .................................... 187 Dështimi i politikës ....................................................................................... 194
398
MERO BAZE
Nata që bashkoi armiqtë .............................................................................. 209 Marrëveshja e 6 marsit dhe minimi i saj .................................................... 215 Trazirat e Jugut dhe ringjallja e “Vorio-Epirit” ......................................... 222 Drejt marrëveshjes së 9 marsit .................................................................... 225 Formimi i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar ................................................. 229 Ditët kur vdiste kryeqyteti .......................................................................... 238 Përpëlitjet mes anarkisë ............................................................................... 250 Vendosmëria e ShBA-ve për largimin e Berishës ..................................... 259 Delegacioni i Shteteve të Bashkuara në OSBE .......................................... 269 Në ditët kur qeverisnin komitetet .............................................................. 272 Bashkëqeverisja Fino-Berisha ...................................................................... 285 Betejat e Berishës me kancelarin Vranicki ................................................. 294 Pasojat e anarkisë .......................................................................................... 300 Beteja për ligjin e zgjedhjeve të 29 qershorit 1997 .................................... 310 Fushata elektorale dhe komitetet e shpëtimit .......................................... 317 I përzgjedhuri i “Allahut” në Tiranë .......................................................... 321 Berisha në një fushatë të përgjakur ............................................................ 336 Pasthënie ........................................................................................................ 351 1997: një përplasje e shtetit të Berishës me shtetin shqiptar ................... 351 ANEKS ........................................................................................................... 357 Treguesi i emrave .......................................................................................... 391
VITI ‘97 -
PRAPASKENAT E KRIZËS QË RRËNUAN SHTETIN
399
MERO BAZE
400
MERO BAZE VITI ‘97 Formati: 16,5x23 cm Shtypur në Shtypshkronjën TOENA Tel: ++355 4 22 40 116 Tiranë, 2010