Arben Imami dhe shenjat e dhunës në fytyrë, pas rrahjes barbare më 28 maj 1996 në Sheshin Skënderbej.
Një javë pas zgjedhjeve të 26 Majit 1996, Partia Socialiste hyri në grevë urie për të kundërshtuar njohjen e zgjedhjeve. Në foto Ndre Legisi dhe Ilir Zela, dy drejtues të Forumit Rinor Eurosocialist në mjediset e grevës në selinë e Partisë Socialiste. Falënderoj kolegët e mi Hektor Pustina dhe Armand Babani për fotot e ofruara nga koleksioni i tyre.
Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano dhe ish-kryeredaktori i gazetës Zëri i Popullit gjatë kohës që Fatos Nano ishte i burgosur. Një pjesë e drejtuesve të gazetës, ishin mbështetës të Ilir Metës dhe krtikëve të tjerë të zotit Nano në parti.
Fatos Nano gjatë periudhës që ishte në burg.
Një protestues në Lushnjë, pasi i ka vënë zjarrin një makinë të ushtrisë që transportonte forcat speciale, pozon si triumfator para gazetarëve me portretin e Rrapush Xhaferit në dorë. Lushnjë 24 Mars 1997.
Protestë e opozitës në Fier më 24 shkurt 1997. Në pamje të parë Petro Koci me kokë të qethur, pasi ishte ndaluar disa ditë më parë nga forca të policisë.
Pas protestës së Lushnjës, më 26 janar në Tiranë u zhvillua protesta më e fortë antiqeveritare, ku policia u përlesh me demonstruesit në Sheshin Skëndërbej. Në miting demonstruesit mbanin dhe foto bardh e zi të Edi Ramës, i rrahur disa ditë më parë pranë shtëpisë së tij.
Qysh nga vjeshta e vitit 1996 Azem Hajdari ishte vendosur në krye të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dhe kërkonte rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Aeksandër Meksi. Fillimi i protestave të opozitës e vuri atë në pozitë të vështirë. Oficerë të Gardës së Republikës që ndaluan protestën antiqeveritare të Azem Hajdarit më 1 shkut 1997 në Tiranë.
Vlorë 10 shkurt. Forcat speciale u dërrmuan nga sulmet me gurë dhe shkopinj të qytetarëve në Sheshin e Flamurit. Kjo skenë e cila u transmetua gjerësisht nga media ndërkombëtare dërrmoi autoritetin e forcave të rendit.
Protestuesit në Vlorë kanë kapur një pjesëtar të forcave speciale dhe e kërcënojnë ta djegin mbi rrobat e tij pasi e kanë zhveshur nga uniforma.
Sali Berisha në një shesh të zbrazur më 19 shkurt 1997, te sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë, në përpjekje për të bërë një miting.
Vlorë, 26 shkurt 1997
Studentë të Universitetit të Tiranës duke mbështetur studentët e grevës së urisë në Universitetin e Vlorës në fund të shkurtit 1997.
Pamje nga protestat e përditshme në Vlorë.
Trupi pa jetë i Lekë Çokut, oficer i SHIK vrarë gjatë sulmit mbi ndërtesën e SHIK në Vlorë më 28 shkurt 1997, në mjediset e Universitetit të Vlorës. Një grup fotoreporterësh përdorin qytetarë për të pozuar para tyre.
Një qytetar vlonjat i terroziuar nga njerëz që pozojnë për kamera të huaja në mejdiset e Universitetit të Vlorës, më 1 mars 1997.
Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali, i cili u largua nga Shqipëria së bashku me familjen e tij më 13 mars 1997, me një anije drejt brigjeve italiane. Ikja e tij goditi rëndë autoritetin e pushtetit të Presidentit Berisha.
Një i plagosur gjatë trazirave në Vlorë.
Një i vdekur në spitalin e Vlorës gjatë trazirave menjëherë pas hapjes së depove.
Oficeri i Gardës se Republikës Adem Hasa që u mor peng ne Memaliaj në javën e parë të Marsit 1997, në përpjekje për të biseduar me përfaqësues të Komitetit të Shpëtimit rreth dorëzimit të armëve dhe hapjes së rrugëve.
Postbllok në Qafën e Gjashtës në Sarandë, me tanke të rrëmbyer nga njerëz të armatosur që kontrollonin hyrjen e qytetarëve në Sarandë.
Tepelenë më 6 Mars. Qytetarë që demonstrojnë me armë pas hapjes së depove të ushtrisë.
Drejtues të Komiteteve të Shpëtimit në Jug të vendit gjatë takimit të tyre në Vlorë më 28 Mars 1997.
Kuvendi i madh Kombëtar i Komiteteve të Shpëtimit me krerë të partive politike më 28 mars 1997 në Vlorë.
Përfaqësues të Shqipërisë së Veriut dhe Verilindjes në Vlorë në mbledhjen e Komiteteve të Shpëtimit.
Arben Imami dhe Ritvan Peshkëpia ne kohën që udhëhiqnin protestat në Jug të Shqipërisë në Mars të vitit 1997. Foto marrë nga revista Klan.
Frok Cupi, gazetari më i angazhuar kundër Sali Berishës duke mbështetur Komitetet e Shpëtimit në Vlorë në Mars të vitit 1997.
15 mars 1997. Njerëz të armatosur kontrollonin rrugën kryesore Ballsh-Tepelenë. Për disa javë komunikimi thuajse u ndërpre për shkak të frikës nga njerëzit e armatosur.
Pamje e ndërtesës në Urën Vajgurore pas përplasjes që ndodhi aty gjatë fushatës elektorale, ku pati viktima në njerëz.
Fushata elektorale e Partisë Socialiste në Qershor 1997.
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Mariza Lino dhe ambasadori i OSBE-së Dan Everts, të cilët menaxhuan pasojat e krizës së vitit 1997.