![](https://assets.isu.pub/document-structure/210817071512-617972ba52b87f1f97599cfee1defe5b/v1/1d432be7849e361dbbc5ff4fe0af5c00.jpeg?width=720&quality=85%2C50)
44 minute read
BOJAXHIUT – NËNËS TEREZË
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
II. THEMELIMI I DEPARTAMENTIT PËR TRASHËGIMINË E GONXHE BOJAXHIUT – NËNËS TEREZË
Advertisement
Dr.Nora Maliqi Zylali
ITSHKSH-ja është institucioni i vetëm në botë që ka ngritur një infrastrukturë ligjore e të kuadrit për themelimin e Departamentit për Trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut- Nënës Terezë, i cili do të merret kryesisht me hulumtimin dhe edukimin e trashëgimisë shpirtërore e materiale që ka lënë kjo grua e madhe, e cila doli nga Shkupi dhe përhapi në gjithë planetin rrezen e shpresës për njerëzit.
Ky departament zyrtarisht u shpall i hapur më 7 shkurt 2020, kurse në inaugurimin e tij morën pjesë personalitete të shquara nga jeta shoqërore, politike e fetare.
Për ta zbëyerthyer rëndësinë dhe rolin që do të ketë ky departament në rrugëtimin e vet, me atë rast foli edhe dr. Skender Asani, sipas të cilit rëndësia që ka Nënë Tereza në përhapjen e vlerave sublime humane e shpirtërore, ka qenë frymëzim i pashtershëm për miliona njerëz, sidomos për ata që kanë pasur nevojë për ngrohtësinë e dorës së zgjatur që gjendet kur të tjerët të harrojnë.
Nënë Tereza mbetet simbol shembullor i dorës që mbeti vazhdimisht e zgjatur drejt kauzave që ajo i ndërtoi, jo duke vendosur me çdo kusht vetveten në qendër të vëmendjes, por duke e orientuar vëmendjen e krejt botës nga skutat më të padukshme të vuajtjeve njerëzore.
Departamentin për studimin, hulumtimin dhe edukimin e figurës së Nënë Terezës, që po e promovojmë sot, ka si pikësynim pikërisht zbërthimin e kompleksitetit të kësaj figure, duke i ofruar mbarë shoqërisë modelin e mirë të trajtimit të gjithë atyre që janë në anën e drejtë të kauzave humane globale, nënvizoi dr. Asani.
Se hulumtimi shkencor në ITSHKSH po kalon nëpër dyert e mëdha të institucionalizimt, dëshmon edhe mbështeja që vjen nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. “Punëtorët shkencorë që do të angazhohen në këtë
departament, do të kenë nderin dhe privilegjin të hulumtojnë trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut dhe familjes Bojaxhiu në Shkup, e cila ndër vite ka dhënë një kontribut të madh në çështjen tonë kombëtare”, vlerësoi dr. Arbër Ademi, ministër MASH-it.
Ndërkaq, monsinjor don Luish Gjergji, i pranishëm në inaugurim pat thënë se ky departament i trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut - Nënës Terezë, është i pari i këtij lloji. Dikur në Mitrovicë, në përurimin e shtatores së Nënë Terezës para selisë së komunës pata thënë figurativisht se "Trepça" është e madhe dhe e rëndësishme... Por ne kemi edhe "Trepçën shpirtërore", dhe ajo është Nënë Tereza”.
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
Dokument: Vendimi i Këshillit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, për themelimin e Departamentit e Trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nëna Tereze, më datë 4.9.2019
![](https://assets.isu.pub/document-structure/210817071512-617972ba52b87f1f97599cfee1defe5b/v1/03cdf7d016e7ff788cc9a93dd7855779.jpeg?width=720&quality=85%2C50)
Dokument: Vendimi i Qeverisë së RMV-së, për themelimin e Departamentit të Trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, më datë 26.11.2019
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
![](https://assets.isu.pub/document-structure/210817071512-617972ba52b87f1f97599cfee1defe5b/v1/92e03cee9d95a07b2219bad9c1571c64.jpeg?width=720&quality=85%2C50)
Dokument: Vendim statutor i Këshillit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit
![](https://assets.isu.pub/document-structure/210817071512-617972ba52b87f1f97599cfee1defe5b/v1/88075a964796df081739019135dfe2e2.jpeg?width=720&quality=85%2C50)
Dokument: Vendimi i marrë në Regjistrin Qendror të RMV-së, për Departamentin e Trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
II.1. Fjalimi i drejtorit të ITSHKSH-së, Skender Asani, me rastin e hapjes së Departamentit për Trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze:
DIMENSIONI HYJNOR I NJË PËRKUSHTIMI
Departamenti për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut - Nënës Tereze, që po e promovojmë sot, ka si pikësynim pikërisht zbërthimin e kompleksitetit të kësaj figure, duke i ofruar mbarë shoqërisë modelin e mire të trajtimit të gjithë atyre që janë në anën e drejt të kauzave humane globale...
Dr. Skender ASANI, drejtor
![](https://assets.isu.pub/document-structure/210817071512-617972ba52b87f1f97599cfee1defe5b/v1/673b945611e933848baf8fb9deec3f44.jpeg?width=720&quality=85%2C50)
Në vendlindjen e Gonxhe Bojaxhiut, këtu në Shkupin tonë të lashtë, sot po e hapim Departamentin për studimin, hulumtimin dhe edukimin e figurës së Nënë Terezës.
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, po e hedh edhe një hap të rëndësishëm në thellimin e veprimtarisë shkencore, duke e vendosur figurën e Nënë Terezës në qendër të kësaj veprimtarie.
Për Nënë Terezën janë shkruar libra, janë bërë filma dhe janë zhvilluar mijëra veprimtari që e lartësojnë figurën e saj, mirëpo kjo që po bëjmë ne sot mund të konsiderohet si ndërmarrja më kuptimplotë, jo pse për herë të parë në botë po themelohet një departament që merret ekskluzivisht me emrin dhe veprën e saj, por edhe për faktin se tash e tutje studimi dhe hulumtimi i rinisë, i përkatësisë fetare dhe familjare, si dhe impakti në botë i kësaj figure kolosale do të bëhet me një përkushtim të vaçantë shkencor nga ana e një institucioni, siç është ITSHKSH-ja, që si pikë referimi ka vlerat e civilizimit perëndimor dhe bashkëjetesën me kulturat dhe traditat e tjera.
Rëndësia që ka Nënë Tereza në përhapjen e vlerave sublime humane e shpirtërore, ka qenë frymëzim i pashtershëm për miliona njerëz, sidomos për ata që kanë pasur nevojë për ngrohtësinë e dorës së zgjatur që gjendet kur të tjerët të harrojnë.
Nënë Tereza mbetet simbol shembullor i dorës që mbeti vazhdimisht e zgjatur drejt kauzave që ajo i ndërtoi, jo duke vendosur me çdo kusht vetveten në qendër të vëmendjes, por duke e orientuar vëmendjen e krejt botës nga skutat më të padukshme të vuajtjeve njerëzore.
Departamentin për studimin, hulumtimin dhe edukimin e figurës së Nënë Terezës, që po e promovojmë sot, ka si pikësynim pikërisht zbërthimin e kompleksitetit të kësaj figure, duke i ofruar mbarë shoqërisë modelin e mire të trajtimit të gjithë atyre që janë në anën e drejt të kauzave humane globale.
Rruga që lidh Gonxhe Bojaxhiun me Nënë Terezën kalon nëpër kalldrëmet e Shkupit, por edhe nëpër kuartet plot vuajtje të Kalkutës, kurse e përbashkëta e kësaj rruge është dimensioni hyjnor i një përkushtimi që vlera e njeriut tejkalon dimensionin e përkatësisë kombëtare e fetare. Nënë Tereza ishte shqiptare, por modeli i kauzave shpirtërore që ajo përhapi në botë na mësoi të tejkalojmë muret e egove tona nacionale, fetare e racore.
Ndihem tepër krenar që i takoj një gjenerate që po zhvillohet në frymën e mësimeve dhe porosive të Nënë Terezës, kurse si drejtues i këtij institucioni tash e tutje po e shumëzoj përgjegjësinë time me një obligim edhe më të madh që bota shkencore do ta ketë pikë referimi departamentin
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
tonë për studimin, hulumtimin dhe edukimin e figurës së Nënë Terezës, me të gjitha resurset e nevojshme shkencore e njerëzore.
Do të jemi bashkëpunues me të gjitha ato qendra hulumtuese, arkiva e muze dhe me të gjithë ata punonjës shkencor që në foksin e tyre studimor do ta kenë emrin dhe veprën e lavdishme të Nënë Terezës, duke i dhënë kështu një shtytje edhe më të madhe objektivit madhor për të cilin edhe do të ekzistojmë tash e në të ardhmen.
Shkup, 2 shkurt 2020
II.2. Fjalimi i ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, Arbër Ademi, me rastin e themelimit të Departamentit për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut:
![](https://assets.isu.pub/document-structure/210817071512-617972ba52b87f1f97599cfee1defe5b/v1/2708ced138561e1017192c0887829d24.jpeg?width=720&quality=85%2C50)
Dr. Arbër ADEMI, ministër Arsimit dhe Shkencës
I nderuari dr. Don Lush Gjergji – përfaqësues i lartë i Ipeshkvisë së Kosovës dhe biograf i Nënë Terezës...
I nderuari dr. Skender Asani – drejtor i ITSHKSH-së
Punonjës shkencorë, mysafirë dhe medie të nderuara...
Ju falënderoj për mundësinë e dhënë që të jem pjesë edhe e një evenimenti të rëndësishëm në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
Kulturore të Shqiptarëve – Shkup. Sot bashkë po e kurorëzojmë edhe një sukses të radhës, duke e promovuar Departamentin e trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze, i cili do të funksionojë në kuadër të Sektorit të veprimtarisë hulumtuese shkencore të institutit.
Të nderuar të pranishëm!
Sot vërtet jam shumë i lumtur që po e vëmë në binarë institucionalë një vlerë të madhe të trashëgimisë sonë kulturore e shpirtërore, e cila i ka tejkaluar të gjithë kufijtë e botës.
Shkupjania shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, e cila me dashurinë e madhe dhe bamirësinë e pashtershme ndaj qindra e mijëra njerëzve të uritur e të sëmurë, e përfitoi admirimin e gjithë njerëzimit, duke e marrë titullin e madh të Nënës së Dashurisë, Paqes dhe Humanizmit.
Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, u bë e njohur në të gjitha anët e globit, edhe për origjinën e saj shqiptare, që rridhte nga një popull i lashtë e bujar i Ballkanit dhe në një qytet me përmasa civilizuese antike, atëherë kur fitoi çmimin e madh Nobël për paqe.
Prandaj, ne si popull dhe si bartës të institucioneve pikërisht në vendlindjen e Gonxhe Bojaxhiut, e kemi obligim që këtë thesar të çmuar, ta nderojmë e respektojmë në të gjitha format e mënyrat e mundshme.
Ç’është e vërteta, emrin e Nënë Terezës, në vendlindjen e saj në Shkup, sot me krenari e mbajnë Qendra Klinike Universitare “Nënë Tereza”, Universiteti publik në gjuhën shqipe “Nënë Tereza”, Institucioni nacional Shtëpia Përkujtimore “Nënë Tereza”, shoqata bamirësie, rrugë e sheshe në gjithë vendin. Dhe tani, jemi jashtëzakonisht të lumtur, që këtë emër do ta mbajë edhe një njësi hulumtuese - shkencore e institutit, që do të quhet Departamenti i trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës.
Punëtorët shkencorë që do të angazhohen në këtë departament, do të kenë nderin dhe privilegjin të hulumtojnë trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut dhe familjes Bojaxhiu në Shkup, e cila ndër vite ka dhënë një kontribut të madh në çështjen tonë kombëtare.
Prandaj, më lejoni që t’ju uroj të gjithëve për këtë nismë të mbarë.
Departamentit të trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut, si dhe gjithë Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, i uroj edhe shumë suksese në realizimin e programit të paraparë hulumtues-shkencor.
Ju faleminderit shumë!
Shkup, 7.2.2020
II.3. Fjalimi i don Lush Gjergjit në hapjen e Departamentit:
![](https://assets.isu.pub/document-structure/210817071512-617972ba52b87f1f97599cfee1defe5b/v1/63fc313229bd2bbcfcb5bbf20469d296.jpeg?width=720&quality=85%2C50)
Don Lush GJERGJI, përfaqësues i Ipeshkvisë së Kosovës
Themelimi i Departamentit për Trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze, në kuadër të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, për mendimin tim është një vepër shumë e rëndësishme, jo vetëm për ne si shqiptarë, por për gjithë Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë, për Mesdheun apo Ballkanin, për mbarë Europën, sepse figurat e tilla i japin njeriut dhe njerëzimit dimensione të reja të vlerave dhe virtyteve, pa të cilat jeta nuk ka kurrfarë kuptimi dhe domethënie.
Ky Departament i Trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze, është i pari i këtij lloji. Dikur në Mitrovicë, në përurimin e shtatores së Nënë Terezës para selisë së komunës, pata thënë figurativisht se "Trepça" është e madhe dhe e rëndësishme... Por ne kemi edhe "Trepçën shpirtërore", dhe ajo është Nënë Tereza.
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
Dëshira dhe urimi im për ju, për të gjithë ne, është ky: që fëmijët dhe rinia jonë qysh prej djepit të rriten dhe edukohen në frymën dhe shpirtin e Nënë Terezës.
Urime dhe përgëzime dhe punë të mbarë, me suksese të reja!" përfundoi fjalën e rastit në Shkup.
Shkup, 7 shkurt 2020
II.4. Studiuesi Anton Nikë Berisha, rreth rëndësisë së hulumtimit të jetës dhe veprës së Nënë Terezës:
GONXHE BOJAXHIU-NËNË TEREZA- FIGURË E PËRMASAVE DHE E VLERAVE TË JASHTËZAKONSHME NJERËZORE E HYJNORE
Hulumtimi dhe ndriçimi i trashëgimisë së pasur shpirtëror dhe njerëzore të Nënë Terezës – Shën Terezëss së Kalkutës, me të cilin emër e shpalli të shenjtë Vatikani, nënkupton hapjen e shtigjeve për një botë më të mirë, për afrimin dhe dashurinë e mirëfilltë midis njerëzve pa marrë parasysh vendin, racën, besimin dhe ngjyrën e lëkurës....
Prof.dr. Anton Nikë BERISHA, studiues
![](https://assets.isu.pub/document-structure/210817071512-617972ba52b87f1f97599cfee1defe5b/v1/8a988f5737b7b2e95b84a06a9e8f3921.jpeg?width=720&quality=85%2C50)
Drejtuesit e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, të vetëdijshëm për rëndësinë e shumëfishtë të veprës së Nënë Terezës – Gonxhe Bojaxhiut (e lindur në Shkup më 26 gusht të vitit 1910), për flijimin e saj të jashtëzakonshëm për njeriun, sidomos për ata nga më të varfrit e të varfërve, të përligjur qysh nga viti 1930 kur si motër e rendit të Loretos mbërriti në qytetin e Kalkutës së Indisë e deri në frymën e
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
fundit së saj – më 5 shtator l997, vendosën ta themelojnë Departamentin për Trashëgiminëe Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze.
Ky departament do ta hulumtojë veprimtarinë e Nënë Terezës në rrafshe e në aspekte të ndryshme; do të merret me ndriçimin e dashurisë së saj ndaj njeriut; pikëpamjet dhe mendimet e saj për jetën dhe domosdonë që njerëzve nga më të varfrit e varfërve t’u ndihmohet në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, pa kursyer kohë, mund dhe flijime. Sipas Nënë Terezës pikërisht ky qëndrim dhe ky flijim do të përligjte dashurinë e mirëfilltë ndaj Hyjit.
Departamenti do të merret me analizimin dhe botimin e teksteve të saj, të lutjeve të saj, të fjalimeve, të letrave e të testamentit shpirtëror për t’ia ofruar botës shqiptare në mënyrë që puna dhe flijimi i saj për njeriut të njihet në dritën e vërtetë e të mos përmblidhet gjithë puna e flijimi i saj në termin bamirëse, siç ka ndodhur dhe ndodh ende në botën tonë.
Po ashtu do të hulumtohet përmasa e dashurisë së saj të jashtëzakonshme për njerëzit, përkatësisht puna e saj e vijueshme e afrimit të njerëzve te dashuria e Zotit dhe përhapja e dashurisë së tij te njerëzit, sidomos tek ata të braktisur e të harruar buzë rrugëve, për të cilët shoqëria pothuajse ka hequr dorë. Them kështu për arsye se dashuria ndaj Hyjit në qenësinë e vet është dashuria ndaj njeriut.
Departamenti do t’i botojë edhe studimet e ndryshme që i kushtohen kësaj figure të jashtëzakonshme, të cilën bota e quajti nënë.
Në vijim po i vështrojmë, në vija të përgjithshme, disa nga arsyet që kushtëzuan themelimin e Departamentit për Trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze brenda Instituti të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, i cili do të merret me ndriçimin e gjithanshëm të veprimtarisë së kësaj figure të madhe të njerëzimit.
Gjithë veprimtarinë – punën e vet Nënë Tereza e mbështeti në parimin, që përmblidhet me ketë mendim: “Në realitet s’ka shumë dallim midis një vendi dhe një tjetri, për arsye se personat janë ata që përherë i takon kudo. Personat mund të kenë pamje të ndryshme, veshje të ndryshme, të kenë një formim ose pozitë të ndryshme, mirëpo përherë janë persona, persona për t’i dashur përherë, persona të uritur përherë për dashuri1”.
1 Madre Teresa, Sorridere a Dio. Esperienze – preghiere spunti di riflessione. Diciannovesima edizione. San Paolo, Cinisello Balsamo (Milano) 2003, f. 57.
Agneze Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza tashmë e shpallur shenjtëreshë nga Vatikani, me tërë qenien e saj iu përkushtua Zotit, dashurisë dhe dritës së tij2, që e përligjin në mënyrë të pamëdyshtë këto fjalë të saj:
“Çdo frymëmarrje imja, çdo shikim im, çdo veprim do të jetë një akt i Dashurisë Hyjnore e çdo gjë që do të bëj do ta bëj për dashurinë tënde, o Zot i dashur3”.
Pra, ta njohësh mirëfilli Nënë Terezën dhe veprimin e saj, domethënë shumë më tepër se sa ta njohësh punën e një motre që nga viti 1928 hyri në Rendin e Loretos dhe nga viti 19484, kur braktisi këtë rend të shquar e të nderuar kishtar, e deri në ndërrimin e jetës – më 5 shtator 1997 – iu përkushtua krejtësisht të varfërve e më të varfërve, duke u kujdesur e duke vuajtur bashkë me ta. Ta njohësh mirëfilli punën që ajo e bëri në Kalkutë të Indisë e në disa qytete të tjera të këtij shteti të madh, po dhe në shumë vende të botës dhe rëndësinë që ajo i jepte besimit në Hyjin, domethënë ta njohës më mirë shpirtin dhe fatin e njeriut në përgjithësi, mundësitë e pakufishme të veprimit e të mbarësisë së jetës njerëzore, sidomos nevojën për t’u flijuar për tjetrin, që në qenësi nënkupton të bëhesh shpirtërisht më i pasur dhe më i mirë, të bëhesh më i dobishëm për njerëzit me të cilët jeton dhe për botën që i përket.
Nënë Tereza ishte e mbetet një shembull i rrallë në historinë e njerëzimit për dashurinë që mund e duhet të tregohet për të afërmin, sidomos për të varfrit e të braktisurit: të duash e të jesh i dashur, ashtu siç thuhet në Ungjillin sipas Gjonit: “Duajeni njëri - tjetrin! Sikurse unë që ju desha juve” (Gjn 13, 34) dhe “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!” (Mt 22, 39). Nënë Tereza e zbatoi këtë urdhër të Ungjillit në çdo veprim të jetës së saj me njerëzit, duke filluar nga “familja” e saj e shpirtit – motrat e rendit Misionaret e Dashurisë5, të themeluarprej saj e të përhapur në gjithë botën:
2 Emri i pagëzimit në kishë i Nënë Terezës ishte Agneze, ndërsa Gonxhe ishte emri përkëdhelës që e përdornin prindërit. Rozë ishte emri i nënës së Nënë Terezës, e njohur si Drane. Vëllai ishte Lazri, ndërsa motra Ag-ja. 3 Madre Teresa di Calcutta, Il mio libro di preghiere. A cura di Francesco Follo. Mondadori, Milano, 2002, f. 445 – 446. 4 Leja nga Vatikani për themelimin e rendit Misionaret e Dashurisë mbërrin më 18 gusht 1948 në Kalkutë, qytet ku Nënë Tereza vendosi t’ua kushtonte çdo gjë të jetës së saj të varfërve nga më të varfrit dhe atyre që vdisnin mjerueshëm buzë rrugëve. 5 Cilësorin e Dashurisë e përdor me të madhe për arsye se në qenësinë e vet nënkupton Hyjin, dashurinë e tij.
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
“Nuk e di çka provojnë njerëzit e tjerë, po unë i dua motrat e mia ashtu siç e dua Krishtin, me gjithë zemër, me shpirt e me mendje, me të gjitha forcat e mia6 [...] Nëse dashuria ime për motrat e mia është e mirë, atëherë dashuria ime për Krishtin do të jetë e mirë. Nuk janë dy dashuri. Sa më e thellë është dashuria ime për Krishtin, aq më e thellë është dashuria për motrat e mia, aq më i madh është zelli për të shkuar drejt të varfërve”7 .
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Javair Pérez De Cuéllar, më 26 tetor 1985, me rastin e 40-vjetorit të themelimit të këtij organi të rëndësishëm ndërkombëtar, para anëtarëve të asamblesë dhe të një numri të madh mysafirësh, ku ishte i pranishëm dhe kryeipeshkvi i Nju Jorkut, kardinali J. O.’Connor, midis të tjerash, tha:
“Gjendemi në një sallë të diskutimeve. Në rrjedhë të kohëve në këtë podium kanë kaluar njerëzit që janë çmuar më të fuqishmit. Sot kemi mundësinë t’i urojmë mirëseardhjen gruas realisht më të fuqishme në rruzullin tokësor. Nuk besoj se ka nevojë ta paraqes, për arsye se ajo s’ka nevojë për fjalë. Nënë Tereza kërkon fakte. Jam i bindur se ajo që do të ishte më e mira, është t’i shpreh nderimin e të them se ajo është më e fuqishme sesa unë dhe sesa të gjithë ne. Ajo është Kombet e Bashkuara! Ajo është paqja në botë8!”
De Cuéllar nuk e vlerësoi Nënë Terezë të tillë – të fuqishme – për ndonjë fitore të saj luftarake ose të dëshmimit të fuqisë së saj fizike, por për pasurinë e saj shpirtërore, për dashurinë që tregoi për të varfrit kudo që ishin dhe për flijimin që bëri për ta.
Nënë Tereza u bë “gruaja më e fuqishme në botë” dhe bota e quajti NËNË, para së gjithash, për dy arsye kryesore:
E para: Për punën - kujdesin dhe dashurinë e jashtëzakonshme që tregoi për të braktisurit e për të harruarit nga njerëzit, që vdisnin rrugëve në mjerim e të përbuzur, pa pasur mundësi të kishin së paku një “vdekje të
6Madre Teresa, Sii la Mia luce.Gli scritti più intimi della “Santa di Calcutta”. A cura di Brian Kolodiejchuk. Rizzoli, Milano 2008, f. 254 7 Marrë nga Gloria Germani, Teresa di Calcutta una mistica tra Oriente e Occidente, vep. e përm., f. 69. 8 José Luis González – Balado, Madre Teresa. Ricordo e messaggio. Edizioni San Paolo, Cinisello Balsamo (Milano), 2003, f. 108. Në një rast tjetër Javier Pérez de Cuéllar përdor këto fjalë: “Ja gruaja më e fuqishme në botë. Ja gruaja që është pranuar kudo me nderim e me admirim. Kjo është njëmend ‘Kombet e Bashkuara’ për arsye se në zemrën e saj e në përvujtërinë e saj ajo i ka pranuar të varfrit e çdo këndi të rruzullit tokësor”. Cituar sipas Madre Teresa, “Il mio segreto: Prego”. Raccolta di preghiere. Tratti dagli scritti di Madre Teresa a cura di Padre Giuseppe Giacomelli, Editrice Shalom, 2000, f. 124.
qetë e të denjë”, siç thoshte Nëna. Ajo vepronte mbi bazën e parimit të qenësishëm: “Nuk mund të lejojmë që një krijesë e Zotit të vdesë buzë rrugës si një kafshë9”.
E dyta: Në njeriun e varfër e të braktisur Nënë Tereza shihte Hyjin dhe dashurinë e tij. Ajo thoshte: “Për mua secili prej tyre (prej të varfërve e të mjerëve që vdisnin buzë rrugëve – v. ime) është Krishti10”.
Nga viti 1948, kur mori lejen e eprores së Rendit të Loretos, Nënë Gertrudës, dhe vendimin e Papa Piut XII, gjithë veprimin e vet dhe jetën e vet Nënë Tereza ua kushtoi të varfërve nga më të varfrit dhe të mjerëve nga më të mjerët.
Rreth këtij flijimi ati Brian Kolodiejchuk, postulator i procesit të lumturimit11 të Nënës, thekson:
“Me jetën e saj të flijuar në shërbim të të varfërve, Nënë Tereza përqafoi të njëjtin fat të Krishtit12”.
Këtu qëndron arsyeja kryesore që Nënë Tereza i deshi të varfrit, pa dallim se kush ishin dhe nga vinin, me dashurinë hyjnore. Këtë përcaktim më së miri e shprehin fjalët e saj drejtuar Hyjit:
“Zoti im, sipas vullnesës sime të lirë e me ndihmën e dashurisë sate, unë dua të rri këtu nëpër rrugë me të varfrit për të përmbushur dëshirën tënde. Nuk dua të kthehem prapa: komuniteti im janë të varfrit [...] Shtëpia ime është shtëpia e të varfërve. Jo thjesht e të varfërve, po e të varfëve më të varfër [...] Të atyre që nuk ia dalin të qajnë, pse i kanë derdhur të gjithë lotët. Të atyre që shtrihen në kalldrëmet e rrugëve, duke ditur se po vdesin, ndërsa të gjithë të tjerët u kalojnë pranë pa u kushtuar atyre kujdes. Të atyre që kanë nevojë jo aq shumë për një shtëpi me tulla, po për një zemër që i kupton. Të atyre që janë të uritur, jo aq shumë për ushqim, sesa për fjalën e Hyjit. Të atyre që kanë nevojë jo aq shumë për t’u veshur, po për dinjitet, pastërti e drejtësi. Të atyre që janë të braktisur, të padëshiruar, ata që nuk i do askush, që kanë pësuar në rrjedhën e jetës, për arsye se dhe ata janë të varfër,
9 Cituar sipas Joseph Langford, Il fuoco segreto di Madre Teresa. Traduzione di Alessandra Borgonovo e Claudia Valentini. Rizzoli. Milano, 2009, f. 23. 10 Cituar sipas Joseph Langford, Il fuoco segreto di Madre Teresa, vep. e përm.,f. 23. 11 Lumturimi i Nënë Terezës u bë më 19 tetor 2003 nga Papa Gjon Pali II, në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, ku ishin të pranishëm qindra mijëra njerëz të ardhur nga vise të ndryshme të botës. 12Madre Teresa, Sii la Mia luce.Gli scritti più intimi della “Santa di Calcutta”, vep. e përm., f. 157.
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
shpirtërisht më të varfrit e të varfërve, në ngjasimin e të cilëve, ti, Zoti im, fshihesh, duke pasur etje për dashurinë time [...]13”.
Me flijimin e vet e të motrave të veta për të varfrit e më të varfërve, për të braktisurit e për të gërbulurit, Nëna nuk mendoi ta ndërronte botën. Ajo ishte e vetëdijshme për këtë gjë, prandaj thoshte se puna e tyre nuk ishte tjetër, pos një pikë ujë në oqean: “Shiko, i thotë një burri të martuar që e pyet se a e ndërronte botën me punën e saj, s’kam menduar kurrë se mund ta ndërroj botën! Kam gjakuar të jem vetëm një pikë ujë e pastër në të cilën mund të shkëlqejë dashuria e Zotit. Përpiqu edhe ti të jesh një pikë ujë e pastër, e kështu do të jemi dy14...” Mirëpo, shembullin konkret, të bërë më përkushtim e përvujtëri të jashtëzakonshme, Nënë Tereza dëshmoi si mund e është nevojshme që njerëzit e varfër dhe të mjerët të duhen me dashuri hyjnore, të kujdeset për ta me mirësi dhe me dinjitetin sa më të madh.
Kushdo që është marrë e do të merret me veprën e Nënë Terezës, me tekstet, me letrat dhe me mendimet e saj, përkatësisht t’i interpretojë ato, nënkupton ta njohësh mirëfilli Biblën dhe një varg veprash të shquara të kësaj fushe, përkatësisht të ballafaqohesh me disa nga dukuritë më të qenësishme e njëherit më komplekse të njeriut, të botës e të fatit të tij, që u bënë objekt shqyrtimi për shekuj me radhë nga mendjet më të ndritura të shoqërisë njerëzore e që do të bëhen objekt shqyrtimesh përderisa do të ketë njerëz mbi tokë. Autori i disa veprave për Nënë Terezën, shkrimtari spanjoll i shquar, José Luis González – Balado, shkruan në parathënien e librit të tij “Nënë Tereza. Kujtimi dhe mesazhi: “E them me bindje se ende, pas botimit të librave të mi mbi Nënë Terezën dhe veprën e saj, jeta e saj dhe shpirti i saj, argumente rreth të cilave dua të përsias, nuk mund të përfshihen në faqet e një libri ose të shumë librave15”.
Dhe, njëmend, sa herë t’u kthehesh teksteve – mendimeve të Nënë Terezës, jam bindur përherë e më shumë se ato në qenësinë e tyre janë më të thella e më komplekse sesa të duken gjatë një leximi të zakonshëm, thellësi që brumoset – ngjizet brenda një thjeshtësie të jashtëzakonshme. Tekstet e saj vetvetiu të ndërlidhin me traditën paraprake, me trashëgimin
13 Marrë nga Gloria Germani, Teresa di Calcutta una mistica tra Oriente e Occidente. Paoline. Milano, 2003, f. 165. 14 Angelo Comastri, Madre Teresa. Una goccia d’acqua pulita. Paoline. 4à Edizione, Milano 2007, f. 34. Shih dhe Franca Zambonini, Teresa di Calcutta. La matita di dio, vep. e përm., f. 104. 15 José Luis González – Balado, Madre Teresa. Ricordo e messaggio. Edizioni San Paolo, Cinisello Balsamo (Milano), 2003, f. 7.
që ka krijuar krishterimi te njeriu për 2000 vjet, po dhe me pjesë të trashëgimisë më të hershme të dijes njerëzore në përgjithësi.
Për këtë gjë bindemi edhe gjatë leximit të një vargu librash e monografish të autorëve më të shquar kushtuar jetës dhe veprës së Nënë Terezës ose të atyre që e kanë njohur atë për së afërmi16 .
Për ta konkretizuar rëndësinë e punës së Nënë Terezës, si dhe pasurinë që ngërthejnë tekstet e saj, po sjell tri mendime që lidhen pandërmjetësisht me atë që u tha më lart.
Kryeipeshkvi i Kalkutës, mons. Henry D’ Souza thekson se varfëria e jashtëzakonshme në Indi, sidomos në qytetin e Kalkutës, ku Nëna jetoi nga viti 1929, e tronditi atë thellësisht dhe e bëri të ndërrojë (të ndryshojë), siç ndodhi me faktin që, duke u flijuar për më të varfrit dhe të mjerët e qytetit të Kalkutës e të qyteteve të tjera të Indisë, me punën e vet e të motrave të Misionareve të Dashurisë, Nëna e ndryshoi Indinë, duke i dhënë jetë vlerës së individit, në mënyrë të veçantë duke e përmbysur konceptin e të varfrit si “rrobë e pavlerë” dhe i “dënuar” nga Zoti dhe duke ua kthyer rëndësinë dhe dinjitetin e mirëfilltë të njeriut, krijuar nga Zoti:
“Po, India e ka ndryshuar Nënë Terezën, duke e detyruar me dhunën e varfërisë, ta përfillë çështjen e të varfërve nga më të varfrit. Mirëpo edhe Nënë Tereza e ka ndryshuar Indinë, duke e kundërshtuar mentalitetin fatalist17 dhe duke e rivendosur vlerën e pazëvendësueshme të individit18”.
Pra, në “ferrin e jetës së Kalkutës”, me flijimin e pashembullt, Nëna me motrat e saj e përligjnin domosdonë e “vlerës e të dinjitetit të çdo qenieje njerëzore”, pa marrë parasysh pozitën, pasurinë dhe vuajtjet. Duke e vështruar këtë dukuri te Nënë Tereza, Sandro Bordignano vë në dukje: “Për Nënë Terezën i varfi bëhet “profet i njerëzimi (humanityeti) të ri. Ndoshta ende e adhurojmë për së tepërmi hyjnoren e përparimit për të
16 Shih veprat e mia për Nënë Terezën: Nëna Terezë në shtatë shpalime – shtatë vëllime. Faik Konica & Kuvendi Françeskan i Gjakovës, Prishtinë 2019, ku janë përfshirë 10 vepra të natyrave të ndryshme kushtuar kësaj figure. 17 Kryeipeshkvi i Kalkutës, Henry, midis të tjerash, thekson: “Karma është busullë e madhe e jetës indiane. Nëse sot je një bramin je për arsye se në vitet paraprake je sjellë mirë. Nëse je një i paprekshëm, vuan nga e kaluara yte. E ke gërbulen? Zoti të dënon për mëkatet e vjetra...Sipas besimit induist shpirti nuk vdes, por bartet prej një personi te tjetri. Në qoftë se më parë personat kanë bërë mirë, atëherë edhe ai shpirt është i mirë që është vendosur në trupin përkatës. Shih më gjerësisht Franca Zambonini, Teresa di Calcutta. La matita di dio. Paoline 8° Edizione, Milano 2007, f. 97 – 102. 18 Franca Zambonini, Teresa di Calcutta. La matita di dio, vep. e përm., f. 100.
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
pranuar njerëzoren e thellë të fjalëve të saj19”dhe “sesoj se asnjë filozof e as humanist nuk e ka ndjesinë kaq të gjallë të njerëzimit e të vlerës së secilës qenie njerëzore; takimi me kryetarin e bashkisë ose me kardinalin, me të gërbulurin ose me të varfrin, e preokupon në të njëjtën mënyrë20”. Nënë Tereza jo një herë e përdori shprehjen e Gandhit të madh “Kush u shërben të varfërve, i shërben Zotit21”. Edhe me rastin e ndarjes së shpërblimit Nobël për paqe (1979) Nëna pati dëshmuar në mënyrë të qartë përcaktimin e vet përballë të varfërve:
“Për sa i përket shpërblimit Nobël, thashë se do ta pranoja vetëm nëse do të më jepej për adhurim të Zotit e në emër të të varfërve. Nuk pranoj asnjë shpërblim në emrin tim. Unë jam asgjë (lexo: përballë Hyjit – v. ime)22”.
Edhe fjalët e ipeshkvit të Loretos, qytet në Itali, Angelo Komastri (tash kardinal), përligjin faktin se secili që merret me jetën dhe me veprën e Nënë Terezës, dashur e padashur, gjendet para vështirësive të madha, të thuash të pakapërcyeshme:
“Me dëshirë i vë në formën e shkrimit disa kujtime personale për Nënë Terezën e Kalkutës, po në të njëjtën kohë ndihem pak ngusht të flas për të. Në të vërtetë, e kam parasysh se Nënë Tereza nuk mund të definohet, nuk mund të përshkruhet, nuk mund të rrëfehet për arsye se burimi i jetës së saj kridhet në misterin e vetë Zotit23”.
Për t’u thelluar dhe për ta zbërthyer veprimin e Nënë Terezës, që shumë prej atyre që e njohën për së afërmi, e quajtën “Ungjilli i gjallë24”, çdo gjë duhet të lidhet me besimin e saj të patundur në Hyjin dhe në Birin e tij, Jezu Krishtin, dhe në lutjet e saj që ishin mjeti dhe burimi kryesor i jetës
19 Madre Teresa di Calcutta, Tu mi porti l’amore. Scritti spirituali. Cità Nuova Editrice, Roma, X edizione, 2005, f. 61. 20 Madre Teresa di Calcutta, Tu mi porti l’amore. Scritti spirituali, vep. e perm., f. 44. 21 Cituar sipas Franca Zambonini, Teresa di Calcutta. La matita di dio, vep. e përm., f. 55. Këtë mendim të Gadhit Nëna e përdori në një letër të vitit 1978 drejtuar ministrit të parë, Morarij Desai, dhe anëtarëve të kuvendit, me rastin e shqyrtimit të projektligjit për kufizimin e lirisë religjioze të misionarëve të krishterë. Shih më gjerësisht Franca Zambonini, Teresa di Calcutta. La matita di dio, vep. e përm., f. 54 – 55. 22 Angelo Comastri, Madre Teresa. Una goccia d’acqua pulita, vep. e përm., f. 33. 23 Angelo Comastri, Madre Teresa. Una goccia d’acqua pulita, vep. e përm., f. 29. 24 Franca Zambonini, Teresa di Calcutta. La matita di dio, vep. e përm., f. 80.
dhe i flijimit të saj për njeriun. Jo rastësisht Nëna e pati shpallur veten “Shërbëtorja vullnetare e vullnesës së Zotit25”.
Besimin e pakufishëm në Hyjin ajo e dëshmoi me fjalë, me veprime konkrete dhe me lutje. Ajo vetë na shpalos qenësinë e jetës e të punës së vet:
“Jam vetëm një grua e varfër që lutet. Duke u lutur, Zoti më ka mbushur zemrën me dashuri dhe kështu kam mundur t’i dua të varfrit me dashurinë e Hyjit26”.
Nëpërmjet lutjes Nënë Tereza i njësonte (i vinte së bashkë) tokën dhe qiellin27, konkreten dhe hyjnoren. Lutja i bënte të mundur të vepronte me përkushtim e me dashuri hyjnore; i ndihmonte ta pranonte vuajtjen e njerëzve si të vetën, veprim që ishte dhuratë e hirit të Hyjit.
Se çfarë rëndësie kishte lutja për Nënë Terezën na e ndriçon thellësisht motra Nìrmala, bashkëpunëtore dhe trashëguese e udhëheqjes së Misionareve të Dashurisë, themeluar nga Nënë Tereza më 7 tetor 1950 në Kalkutë të Indisë:
“Lutja i ka shërbyer Nënë Terezës ta përballojë varfërinë, zhgënjimin, t’i përballojë dhimbjet, vuajtjet e veta dhe të të tjerëve. Varri i saj në shtëpinë amë në Kalkutë, ndodhet pikërisht në vendin ku ajo, e gjunjëzuar, lutej me orë të tëra, që ishte mjeti më i qenësishëm i jetës dhe i veprimit të saj. Ajo, siç dëshmojnë motrat e rendit, të themeluar nga ajo, Misionaret e Dashurisë, po dhe persona të tjerë, vazhdon të jetë e pranishme në veprimet e motrave në çdo kënd të botës, ku vuajtja e kafshon mishin e njeriut28”.
S’do mend se Nënë Tereza ishte një qenie njerëzore si të gjithë të tjerët, që në gjallimin e përditshëm përjetoi gëzimin dhe vuajtjen, dhimbjen dhe mjerimin. Mirëpo, grishjen e Krishtit në kryq “Kam etje!”, ajo e bëri themel të frymëmarrjes e të veprimit jetësor të saj. Këtë gjë ajo e thotë në mënyrë të qartë në Testamentin shpirtëror (dt. 25 mars 1993), dërguar në formën e
25 Madre Teresa, Sorridere a Dio. Esperienze – preghiere spunti di riflessione, vep. e përm., f. 73. 26 Gloria Germani, Teresa di Calcutta una mistica tra Oriente e Occidente., vep. e përm., f. 27. 27 F. Zambonini, Teresa di Calcutta. La matita di dio, vep. e përm., f. 78. 28 Giampaolo Mattei, Io, Nìrmala. La storia dell’”erede” di Madre Teresa di Calcata. 37 Collana Campioni. Ellenici, Leumann (Torino), 1999, f. 20.
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
letrës, motrave të Misionareve të Dashurisë29 dhe pjesëtarëve të degëve të tjera misionare30, të gjitha të themeluar nga Nënë Tereza.
Atë që barinjtë shpirtërorë, teologët dhe autorët e fushave të tjera gjakuan ta sqarojnë (nëpërmjet vlerësimeve e studimeve) se ç’kuptim kishte shprehja e Krishtit “Kam etje”, Nënë Tereza e qartësoi mirëfilli me punën dhe dashurinë konkrete për të varfit dhe të mjerët për të cilët u kujdes dhe u flijua. Me një fjalë, “Kam etje!” për Nënë Terezën është dashuria për njeriun, është mirëkuptimi që secili duhet të ketë për të afërmin; është etja për dashuri që e bën shpirtin e njeriut më të pasur, më njerëzor, hyjnor. Kush ka etje – dashuri për të afërmin – sidomos për të mjerët, ai ka etje – dashuri edhe për Hyjin. Rreth kësaj Nëna thoshte: “Qe dashuria të jetë e vërtetë, para së gjithash, duhet të jetësohet për të afërmin tim...kjo dashuri më shpie te dashuria e Zotit31”.
Në tekstet e veta, veçmas në Testamentin shpirtëror, Nëna vë në dukje një gjë me rëndësi të shumëfishtë: Hyji ka nevojë për dashurinë e njeriut, për dashurinë tonë: duke u njësuar dhe duke u bërë njeriu një me dashurinë e Hyjit, ai (njeriu) pasurohet me dashuri të tillë për ta dëshmuar këtë dashuri te të tjerët, duke filluar nga prindërit, nga vëllai e motra, nga më i afërmi dhe te secila krijesë e Zotit. Pikërisht në Testamentin shpirtëror Nëna e bëri publike atë që i kishte ndodhur duke udhëtuar për Darjeeling, të Indisë (rrëzë Himalajeve) më 10 shtator 1946 (ku Nëna ishte nisur për të marrë pjesë në ushtrimet shpirtërore), ku përjetoi “Thirrjen brenda thirrjes” të Birit të Hyjit, Krishtit. Thirrjen e parë të Hyjit Nëna e përjetoi më 15 gusht 1922 në Kishën e Letnicës në Kosovë.
Thirrja e dytë (10 shtator të vitit 1946) e ndryshoi dukshëm rrjedhën e jetës e të veprimit të Nënës. Pas kësaj date atë e cilësoi një përmasë e dukshme hyjnore, që e theksuan shumë nga njerëzit që bashkëpunuan e
29 Shih më gjerësisht për Testamentin shpirtëror të Nënës në librin: “Nëna Terezë, Testamenti shpirtëror. Shqipërimin nga italishtja dhe analizën, Anton Nikë Berisha. “Fjala hyjnore”, Prishtinë 2008. 30 Pos rendit Misionaret e Dashurisë (1950) Nëna themeloi edhe katër degë të tjera: Vëllezërit misionarë të Dashurisë (1966), Motrat kontemplative (1976, kushtuar lutjes dhe ndërmjetësimit për të varfrit), Vëllezërit kontempaltivë (1979) dhe së fundi Etërit misionarë të Dashurisë (1984), për t’u ofruar ndihmë dhe shërim shpirtëror motrave dhe vëllezërve misionarë të Dashurisë. Shih Joseph Langford, Il fuoco segreto di Madre Teresa, vep. e përm.,f. 24. 31 Madre Teresa di Calcutta, Tu mi porti l’amore. Scritti spirituali, vep. e përm., f. 38.
jetuan me të, “një praní e dritës”32 së vetë Hyjit që rrezatonte Nënë Tereza. Gazetarja e shquar italiane, Franca Zambonini (Franka Xambonini), e cila e takoi dhe e njohu për së afërmi Nënë Terezën, shkruan për takimin e saj me të më 26 prill 1990 në Romë: “Ishte atje, në ish kotecin e pulave të etërve të Shën Gregorit. Dhe më priste. Edhe një herë tjetër përjetova magjepsjen e pranisë së saj. Më dha atë bekimin që buron nga fytyra e një qenieje hyjnore; një ndikim shpirtëror që indianët e quajnë dershan, një perceptim i së vërtetës së një qenieje më të lartë. Një minutë në praninë e një shenjti i fshin malet me mëkate, thonë shkrimet indu. Për të pranuar dershan radhë turmash prinin të kalonte Mahtma Gandhi. Sot ngarendin rreth Nënë Terezës kur e shohin nëpër rrugë të Kalkutës33”. Kjo cilësi e Nënës përligjet edhe nga fjalët e mjekut italian, Vincezo Giulio Bilotta, që për dy muaj të vitit 1982 u kujdes për shërimin e l’angina pectoris të Nënë Terezës në Klinikën e Romës “Salvator Mundi”, thoshte se derisa ai merrej me shërimin me barëra të trupit të Nënë Terezës, ajo ia shëronte atij zemrën (lexo: shpirtin):
“E kuptova më vonë se unë, si dhe të braktisurit ishim të njëjtë në sytë e Nënë Terezës, në aftësinë e saj të jashtëzakonshme të dojë (dashurojë) e, para së gjithash, në amësinë e saj shpirtërore, perceptohej një reflektim i atësisë së Zotit34”.
Në të vërtetë, njerëzoren dhe hyjnoren te Nëna bashkëpunëtoret e bashkëpunëtorët e vërenin në çdo veprim të saj, gjë që bëri që ta quajnë qysh gjatë jetës, “Shenjtëreshë e gjallë”. Ati Joseph Langford thekson “Te Nënë Tereza janë shumë më tepër shenja (cilësi) të urtësisë e të mbinatyrores35”.
Për këto dy cilësi – njerëzoren dhe hyjnoren – të Nënës dëshmojnë në mënyrë të pamëdyshtë edhe fjalët e kardinal Martinit, i cili u takua shpesh me të sesa të zakonshmen:
“Sa herë që në dhjetëvjetëshat e shkuar, e kam takuar Nënë Terezën e Kalkutës, që do të lumturohet nesër nga Gjon Pali II36, kam krijuar përshtypjen e thellë, si të
32 Franca Zambonini, Madre Teresa. La mistica degli ultimi.3° Edizione, Paoline Editoriale Libri, Milano 2003, f. 19. Ati Joseph Langford thotë “Prania e Hyjit në të i jepte Nënë Terezës njëfarë energji rrezatuese”. Shih librin e tij Joseph Langford, Il fuoco segreto di Madre Teresa, vep. e përm., f. 152. 33 Franca Zambonini, Teresa di Calcutta. La matita di dio, vep. e përm., f. 164. 34 José Luis González – Balado, Madre Teresa. Ricordo e messaggio, vep e përm., f. 41. 35 Cituar sipas Joseph Langford, Il fuoco segreto di Madre Teresa, vep. e përm.,f. 67. 36 Nënë Terezën e shpalli të lumturuar Papa Gjon Pali II më 19 tetor 2003.
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
një krijese jashtë asaj të përditshmes, gati si vegim të një qenieje që nuk i përket kësaj toke, edhe pse me aftësinë t’i administrojë gjërat konkrete tokësore. Kishte në të një të përbashkët unike të butësisë e të forcës, të shpirtshmërisë e të konkretësisë, të përvujtërisë e të vetëdijes së dinjitetit e të misionit të saj, që me bënin të më shfaqej si diçka, rrënjët e së cilës nuk dukej të ishin në këtë botë. Për këtë arsye jam gëzuar që pata mundësinë, në javën e kaluar, të vizitoj në Kosovë (pranë Kishës së Letnicës, ku Gonxhja kalonte gati një muaj në verë) ndonjë nga vendet në të cilat Nënë Tereza e kaloi fëmijërinë e saj dhe t’i shënoj disa kujtime të viteve të saj të rinisë37”.
Edhe fjalët e motrës Nìrmala e përligjin thellësisht përmasën hyjnore të Nënë Terezës:
“Varej (Nënë Tereza – v. ime) krejtësisht nga provania hyjnore për të gjitha nevojat tona e për ato të të varfërve [...] Më kujtohet se sytë e Nënë Terezës shikonin përtej kësaj bote. Nënë Tereza i qe dorëzuar në mënyrë të thellë, absolute, vullnesës së Zotit e, Zoti, e përdori si vegël për dashurinë e tij [...] Zemra e Nënës digjej nga dashuria për Krishtin – Eukaristinë (në kungim), të cilit ajo ia kushtoi krejtësisht dhe paanësisht jetën e saj, me një besim të përzemërt në Të, e Ai e shndërroi (Nënë Terezën – v. ime) në Veten e vet. Kështu, kur njerëzit e shihnin atë, në realitet e shihnin vetëm Krishtin38”.
Pra, duke i dashur njerëzit me dashurinë e Hyjit, sidomos të mjerët, të braktisurit e të gërbulurit, Nënë Tereza u pasurua dhe u shndërrua në atë dashuri dhe në atë dritë, dhe pikërisht dritën dhe dashurinë hyjnore e barti te të varfrit e më të varfërve për t’ua lehtësuar dhembjet dhe vuajtjet: “(Nënë Tereza) Na ka mësuar që, në emër të Zotit, ta përqafojmë cilindo që nuk është i dashur, cilindo që e gjejmë në veten tonë dhe te të tjerët. Nëpërmjet saj Zoti e ka vënë dorën e vet mëshiruese në dhembjen tonë dhe në plagët tona39”.Pra, nëpërmjet “fjalëve të gjalla” dhe veprimit që “nuk ndjek logjikën njerëzore, por ndjek thirrjen që vjen nga lart40”. Pikërisht kjo cilësi e saj e bën mesazhin e saj më të qenësishëm dhe për të gjitha kohët:
37 Marrë nga “La repubblica” më 18 tetor 2003, një ditë para se Nënë Tereza të shpallej e lumturuar nga papa Gjon Pali II. 38 Giampaolo Mattei, Io, Nìrmala. La storia dell’”erede” di Madre Teresa di Calcutta, vep. e përm., f. 20 - 21. Historiani italian, Indro Montanelli thekson: “Flijimi i tërësishëm i jetës së saj (Nënë Terezës) për të tjerët, pa qenë e vetëdijshme se po e bën këtë flijim, çka mund të jetë tjetër pos shenjtëri”? Cituar sipas Franca Zambonini, Madre Teresa. La mistica degli ultimi, vep. e përm., f. 19. 39tij Joseph Langford, Il fuoco segreto di Madre Teresa, vep. e përm., f. 158 – 159. 40 Angelo Comastri, Madre Teresa. Una goccia d’acqua pulita, vep. e përm., f. 41.
“Nëpërmjet këtyre (“fjalëve të gjalla”të Nënë Terezës – v. ime) perceptohet intensiteti i një mesazhi (kumti) që të nxit, brenda kufizimeve tona, të bësh diçka për të imituar një person që dëshiroi t’i përngjajë vetëm Jezusit të Nazaretit, duke i dashur e duke u shërbyer të varfërve41”.
Po sjell, në mbyllje, vlerësimin që Kongresi Amerikan i bëri punës së Nënë Terezës me rastin e dhënies së Medaljes së Artë:
“Kongresi Amerikan vlerëson se Nënë Tereza ka bërë një ndikim determinues në çdo sektor të jetës dhe në çdo kënd të botës [...]
Sipas vlerësimit të Kongresit Amerikan, Nënë Tereza është një vegël e vullnesës së Zotit. Dashuria për Zotin, që vinte nëpërmjet Nënë Terezës, ka ndikuar në mënyrë të pashlyeshme dhe e ka ndërruar historinë njerëzore. Nëpërmjet shembullit personal Nënë Tereza i drejton dhe u tregon njerëzve si mund të jetohet në dashuri për njerëzimin42”.
Jam i bindur se ajo që u tha në këtë vështrim të përgjithshëm për punën dhe flijimin e Nënë Terezës për njeriun e sidomos për më të varfrit e të varfërve, e përligj në mënyrë bindëse vendimin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup për themelimin e Departamentit për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut - Nënës Tereze.
Prishtinë, qershor 2020
41 José Luis González – Balado, Madre Teresa. Ricordo e messaggio, vep e përm., f. 13. 42 Në emër të Kongresit Amerikan këto fjala i tha deputati Jachson Junior më 9 qershor 1997. Cituar sipas Cristina Siccardi, Madre Teresa. Tutto iniziò nella mia terra. San Paolo, Cinisello Balsamo (Milano) 2009, f. 173.
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
II.V. Ideatorja e himnit të Nënës Tereze, Dijana Toska, rreth hapjes së departamentit dhe shenjtërimit të Nënës Tereze:
![](https://assets.isu.pub/document-structure/210817071512-617972ba52b87f1f97599cfee1defe5b/v1/528d4018d0d798ddf9f9eb3e5ca6c803.jpeg?width=720&quality=85%2C50)
Dijana TOSKA, ideatorja e himnit të Nënës Tereze
Gonxhja në rininë e saj u nis drejt botës, e armatosur denjësisht me vlerën - të jesh qenie njerëzore është e thjeshtë, të jesh njeri është e vështirë.
Gjëja e parë që mësoi në Kalkutë ishte injorimi, trishtimi, vdekja, rrethimi me shumë rreziqe, e me shumë të papritura për një vajzë të varfër që as ishte mjeke, as politikane, veç empatisë që zotëronte e që e ofronte në shërbim të njeriut tjetër kushdo qoftë ai.
Mirëpo, edukata e shëndoshë, bashkë me virtytet morale që trashëgoi nga Nana Drane e Baca Kolë, e brumosin Gonxhe Bojaxhiun me tiparet e
begatisë shpirtërore e humane, të cilat i japin një vullnet hyjnor për t’i harmonizuar marrëdhëniet më të ndërlikuara shoqërore me ato individuale. Me besim të plotë dhe guxim, diplomaci e vetëflijim, duke dhuruar dashuri deri në dhimbje, ajo arriti ta shijojë jetën në mënyrë revolucionare, sepse këtë jetë po e kërkonte si obligim qenësor.
Me këtë kapital të trashëguar nga tradita e familjes Bojaxhiu, ajo kishte filluar ta ndërtojë perandorinë e saj dhe me hapa të sigurt ta ndërtojë një shkencë origjinale mbi njerëzimin, të bazuar mbi dashurinë dhe parimet universale.
Nënë Tereza i shpalli luftë në mënyrë unikale botës materiale,shoqërive agresive, injorancës, imoralitetit, duke kërkuar një mënyrë tjetër të mendimit dhe ndërgjegjes qytetare,kërkonte shoqëri të barabartë për të varfrit e saj, ushqim të mjaftueshëm, ilaçe për lebrozët e të harruarit edhe nga vetë Zoti. Sëmundja më e madhe sot nuk është kanceri e as lebroza, por indiferenca dhe mungesa e interesimit, mosrespekti e përbuzja jonë, thoshte ajo. Prandaj, vetëm atëherë kur të pasurit do të ndajnë pasurinë e tyre me të varfrit dhe të kuptojnë se sa e bukur dhe e madhërishme është thjeshtësia, do të përjetojnë lumturi dhe, padrejtësia do t’i lëshojë udhë të jetuarit me dinjitet.
Ku e mbështeste këtë fuqi hyjnore kjo grua imcake e rebele, si arriti të bëhet një nga njerëzit më me ndikim në botë, si arriti që perandorinë e saj të dashurisë ta imponojë si model dhe udhërrëfyes të besimit dhe frymëzimit, para së cilës filluan të përkulen, presidentë e mbretër të perandorive më të fuqishme botërore, ndërkohë që Selia e Shenjtë për herë të parë në historinë e ekzistencës së saj, po pranonte një grua të vendosë rregulla të reja në Vatikan, duke i lejuar themelimin e një kongregacioni fetar katolik, Misionarët e Bamirësisë.Besimi që fitoi në botë me mënyrën unike të të dhuruarit të vetvetes në shërbim të njerëzimit, mefigurën e saj modeste në të gjitha aspektet i dëshmoi botës se fuqia e dashurisë njerëzore është çelësii cili mund ta shpëtojë njerëzimin dhe ta bëjë botën vend më të bukur për të jetuar.
Nënë Tereza nuk e kërkoi lavdinë, ia dhanë të varfrit e saj. Ajo ndërmjetësoi një armëpushim midis ushtrisë izraelite dhe guerilëve palestinezë për të shpëtuar 37 fëmijë të bllokuar në një spital dhe mori epitetin e gjeneralit të paqes, ajo ndërtoi Shanti Nagarin, qytetin e paqes. U dekorua me çmimet më prestigjioze në botë, për promovimin e njerëzimit, paqes dhe vëllazërimit midis popujve, u shpall doktor nderi, mori edhe
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
Çmimin Nobël për Paqe. Poezitë e saj janë vetë paqja në botë, janë Kombet e Bashkuara që i japin dritë unit universal.
Në shtëpi fillon shkatërrimi i paqes së botës, do të deklarojë Nënë Tereza pas shtatëdhjetë vite ndihmë ndaj njerëzimit, duke provokuar dhe sensibilizuar botën për rëndësinë e familjes.
Edukimi për të nuk ishte përgatitje për jetë, por ishte vetë jeta dhe arma më e fuqishme e cila luftonte për iluminim njerëzor dhe dashurinë ndaj njëri-tjetrit.
HAPJA E DEPARTAMENTIT
Për ITSHKSH-në, aq sa do të jetë një sfidë historike gjetja e një përgjigjeje sublime karshi perandorisë unikale që ndërtoi kjo shenjtore me veprën e saj, për më shumë do të jetë një privilegj të hulumtosh gjakun e saj që është vetë shkenca.
Kulti i dashurisë njerëzore kërkon gjetjen e formulës humane duke filluar nga familja dhe oxhaku i shtëpisë, sistemit të normave dhe vlerave njerëzore, burimit të autoritetit etik e moral, të mirës supreme dhe feve humaniste të cilat adhurojnë njerëzimin dhe mbrojnë tezën se njeriu ka një natyrë unike dhe të shenjtë.
Hapja e Departamentit për Trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze, në vendlindjen e saj, për mua paraqet një aventurë të bukur në shërbim të paqes dhe kthim në vend të ngjarjes, aty ku filloi ndërtimi i një shkence origjinale mbi njerëzimin.
Jepni shpresë kësaj bote të lodhur e të përçarë me aventurat më të bukura duke u bërë veprimtarë të paqes“, tha Papa Francesku gjatë vizitës, vitin e kaluar në Shkup. "Kur gjithçka duket e palëvizshme, e amullt, kur problemet personale të shqetësojnë, situata shoqërore nuk të jep përgjigjen e duhur, nuk është mirë të dorëzohesh! Ëndërroni ëndrra të mëdha që i japin shpresë botës së lodhur. Të plakur para kohe! Ëndërroni, së bashku, të krishterë e myslimanë, ëndrrën e vëllazërimit ndërmjet të gjitha kombeve, të gjithë të rinjve, të gjithë njerëzve“, ishte porosia e Atit të Shenjtë.
Drejtuesit e ITSHKSH-së bënë hapin e madh historik duke themeluar këtë departament dhe kthyen vëmendjen e opinionit botëror sërish në burimin e rrënjëve të trashëgimisë kombëtare, bijë e denjë e së cilës ishte vetë e Shenjtja Jonë dhe duke realizuar ëndrrën e tyre shekullore.
Institutin e pret një punë kolosale e cila me veprat e veta duhet t’u japë dimensione të reja vlerave dhe virtyteve njerëzore sidomos tani pas pandemisë e cila po hap një kapitull të ri për jetën e çdo familjeje në rruzullin tokësor. Kjo punë fisnike do të jetë një frymëzim i ri për secilin prej nesh për ta ndjekur rrugën që trasoi Nënë Tereza e pa të cilën jeta nuk ka kurrfarë kuptimi.
SHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS
(4 shtator 2016, Vatikan)
Me Himnin e Nënë Terezës, për herë të parë kombi shqiptar e falënderoi bijën e saj për lavdinë universale që na e fali në një rast historik të papërsëritshëm në Vatikan, falë identifikimit si populli i të Shenjtës Nënë.
Bijtë e kombit të saj nëpërmjet zërit të ndërgjegjes u mblodhën si kokrrat e shegës nëpër botë dhe nëpërmjet kësaj vepre artistike në qytetin e përjetshëm në Romë manifestuan shkëlqimin që bartë civilizimi i një populli të lashtë.
Miliona njerëz në botë, ndoshta për herë të parë, patën rastin ta dëgjojnë gjuhën e ëmbël amtare të Nanës Tonë, nëpërmjet poezisë ‘’Lamtumirë’’, që e shkroi me dorën e vetë të njomë në gjuhën shqipe dhe me anë të këtij testamenti moral të njerëzimit që bijtë e bijat e saj e bënë si dëshmi të dashurisë sonë ndaj njerëzimit, paqes e tolerancës.
Himni i Nënë Terezës tanimë është shndërruar në institucion mbarkombëtar që bart me vete edhe vulën e një pulle postare të vlerësuar me çmimin e parë në botë.
Kur më 2016 u emetua kjo pullë postare dedikuar shenjtërimit, ishte një sukses i ditës, ndërsa sot ajo paraqet gjurmë të kohës, identitetit, dinjitetit, historisë e gjeografisë, e cila shtrihet jashtë kufijve, merr kuptimin polidimensional dhe të bën krenare, kur një ditë, përmes urave lidhëse që ka ndërtuar misioni i filatelisë, jeta rastësisht të ballafaqon me autorësinë tënde, diku edhe përtej oqeanit.
Kur një gazetar nga Londra e kishte pyetur se si mund t’i ndihmonte Nënë Terezës në Kalkutë, ajo i qe përgjigjur: Biri im, e ke pyetur ndonjëherë veten se ç’ka bëhet me Kalkutën e Londrës tënde?
“Kalkuta ndodhet në qytetin tënd, shumë afër teje, mos eja ta kërkosh kaq larg”.