12 minute read
V.1.LIDHJA E NËNË TEREZËS ME SHQIPËRINË DHE KOSOVËN
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
Nënë Tereza në aeroportin e Tiranës, R. e Shqipërisë
Advertisement
Pas shumë vite kërkesash insistuese drejtuar qeverisë komuniste, më së fundi, në gusht 1989, Nënë Tereza ia doli të vinte në Shqipëri dhe me këtë e realizoi dëshirën e madhe që e kishte kaherë. Ajo, ndonëse larg vendit të parëve, megjithatë e mbante në zemër atë dhe kjo u shpreh edhe në fjalët e saj pas largimit nga Shqipëria "vizitova vendin tim të dashur Shqipërinë dhe takova popullin tim". Opinioni zyrtar i kohës e konsideroi "vizitë private”. Ardhja e Nënë Terezës në Shqipëri u prezantua me lajme të kontrolluara, duke i ofruar popullit vizitën në varrezat e dëshmoreve dhe në varret e nënës Drane dhe
motrës Age në varrezat e Tiranës, ku e shoqëroi Marie Kraja. Ajo bëri dhe një vizitë në Spitalin Onkologjik, e shoqëruar nga dr. Adelina Mazreku. Gjatë vizitës së parë ajo u takua me presidentin Ramiz Alia. Gjatë gjithë bisedës, Nënë Tereza me thjeshtësi i foli hapur me dashuri nëne, duke e quajtur “biri im”. Alia u mundua të tregohej miqësor, por nuk ngurroi aspak që ta gënjente, duke i thënë se në Shqipëri nuk kishte të varfër e as të braktisur. Madje ai ia mohoi kërkesën për të hapur shtëpinë e misionit të bamirësisë, ku ajo kishte hapur të tilla në 96 vende të botës deri tek atomë të zhvilluara si SHBA, Angli, Kanada, Itali, Francë etj. Në këtë vizitë Nënë Tereza shoqërohej nga gazetarja amerikane Janette Petriè, të cilën nuk e përfilli askush. Më 8 gusht Nënë Tereza u largua nga Shqipëria. Në dhjetor 1990 Nënë Tereza u rikthye në Shqipëri bashkë me 80 vitet e një jete impenjative mbi supe. Kështu, kur erdhi herën tjetër, mori një shtëpi përdhese me oborr të vogël, në një kthinë të rrugës "Siri Kodra". Aty u sistemuan motrat dhe misioni i parë i Nënë Terezës.
Momente nga vizita dhe takimet e Nënës Tereze në Shqipërinë e saj të dashur
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
Në gusht të vitit 1992, Nënë Tereza erdhi përsëri në Shqipëri për të vazhduar aktivitetet e saj bamirëse. Në muajin gusht 1992, në Pallatit të Kongreseve, u organizua një konferencë për nder te Nënë Terezës, ku mori pjesë presidenti i Republikës Sali Berisha dhe Nunsi Apostolik i Vatikanit, imzot Dias. Presidenti Berisha i uroi ditëlindjen Nënë Terezës, e përshëndeti dhe e përgëzoi për kontributin si misionare në ripërtëritjen e besimit e të kulturës së krishterë në Shqipëri.
Momente nga vizita e dytë e Nënës Tereze në Shqipëri, e pritur nga Presidenti i atëhershëm i Shqipërisë, dr. Sali Berisha dhe znj. Lirije Berisha
Deri në vitin 1993, Nënë Tereza ka ardhur 5 herë në Shqipëri, por vendi i ndodhur në një situatë trancizioni të daljes nga kriza komuniste nuk e ka bërë shumë mediatik praninë e saj.
Pra kishin ndodhur pesë vizitat e Nënë Terezës në Shqipëri, por u kaluan në heshtje disa prej tyre. Sidoqoftë, konteksti kohor kur ndodhën këto vizita është mjaft i rëndësishëm për zhvillimet politike. Shumica e vendeve ish-komuniste tranzicionin e pushteteve po e përjetonte me
dhembje, në disa prej tyre, madje, si në Rumani, pati edhe ekzekutime të ish udhëheqësve komunistë. Por Shqipëria bënte përjashtim. Shqipëria kaloi nëpër turbulenca të mëdha politike, shoqëruar me protesta e pakënaqësi publike, por transferimi i pushteteve nga komunistët te demokratët, ose nga Ramiz Alia te Sali Berisha (1991-1992), ishte i butë. Nuk pati gjakderdhje dhe makineria shtetërore nuk u përdor për të shtypur protestat, siç ndodhi në disa vende të Bllokut të Lindjes.
Në prapavijën e të gjitha këtyre viteve dramatike, që shënonte kthesën më të madhe në historinë pas Luftës së Dytë Botërore, qëndronte një figurë sublime e cila rrezatonte paqe, mirësi dhe dashuri për njerëzimin. Ngjashëm si në një skenë teatri, ku prapa perdes qëndron aktori i cili bëhet gati të futet në lojë, ishte edhe Nënë Tereza, e cila me butësinë dhe ngrohtësinë e saj njerëzore reflektoi mbi zhvillimet në Shqipëri dhe kjo u pa në vitet e kalimit të pushtetit nga komunistët te demokratët. Është pikërisht koha që përkon me vizitat e saj në Shqipëri, kur edhe dekorohet nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Socialiste të Shqipërisë, me Urdhrin “Naim Frashëri”- Klasi I, nënshkruar nga kryetari Ramiz Alia. Prania e Nënë Terezës ishte bërë pjesë e protokolleve shtetërore të Shqipërisë së asaj kohe, por edhe e interesimit të shtetit shqiptar për të kaluarën e saj dhe të familjes. Ky fakt na jep të kuptojmë se ky interesim nuk ishte i rastësishëm dhe se shteti shqiptar kishte nevojë të korrigjonte gabimet e së kaluarës, duke rikthyer te Nënë Tereza respektin e munguar nga koha e Enver Hoxhës. Kjo edhe për faktin se te kjo figurë, pushteti komunist që po bëhej gati të dorëzohej para ndryshimeve të mëddha demokratike, gjeti një referencë paqesore për të mbështetur politikat e veta jokonflikuoze.
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
V.2. Në krah të popullit të vetë:
NËNË TEREZA - BIL KLINTONIT: “BIRI IM, BËJ DIÇKA PËR SHQIPTARËT E MI!”
Ish presidenti amerikan Bil Klinton në disa raste e kishte përmendur Nënë Terezën si frymëzuese për politikën e tij ndaj Kosovës. Një dëshmi e re vjen kësaj radhe që e konfirmon këtë lidhshmëri të Klintonit me Nënë Terezën
Në një video: (https://www.youtube.com/watch?time_continue=35&v= O2Jh6U4m2Yo&feature=emb_logo) që ka qarkulluar në internet, shkrimtari Ismail Kadare dëgjohet duke thënë se Nënë Tereza e kishte telefonuar atëbotë presidentin amerikan Bill Clinton, duke i thënë: “Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi!”.
Kështu, me këtë telefonatë, ajo e kishte ndihmuar në marrjen e vendimit të vështirë (sipas Kadaresë), atë të urdhërimit për ta bombarduar Serbinë, e cila po ushtronte fushatë të përgjakshme ushtarake në Kosovë me synim, spastrimin etnik.
Ndërsa, siç qarkullojnë deklarime në medie, presidenti i atëhershëm Bill Clinton kishte thënë: “Nënë Tereza ishte e para ajo që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që e plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe vlerave të lirisë”.
Njëra nga thëniet më të famshe të ish-Presidentit Amerikan, Bill Klinton
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
V.3. Biseda e ish- presidentit shqiptar me Nënë Terezën:
RAMIZ ALIA: NUK JU JAP DOT SHTËPI, NUK MA LEJON KUSHTETUTA!
Nënë Tereza në takim me Presidentin e atëhershëm të Shqipërisë, Z.Ramiz Alia
Sipas një hulumtimi që ka bërë Kastriot Dervishi rezulton që Ramiz Alia -kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor u takua me Nënë Terezën pak ditë para se të shpallej zyrtarisht pluralizmi politik. Në procesverbalin përkatës të datës 4.12.1990 shënohet takimi me “bamirësen e njohur me origjinë shqiptare”. Në rendin e ditës së takimit ishte sjellja e 4 motrave për të hapur misionin bamirës. Misioni bamirës i Nënë Terezës kishte këtë kohë në 94 shtete të botës: 2 mijë motra, 440 shtëpi, por asnjë në atdheun e saj të helmuar nga komunizmi. Ramiz Alia nuk i jepte një shtëpi për misionin e saj. Gjoja e pengonte kushtetuta. Në shtetin më antikushteures të Europës,
Ramiz Alia fliste për kushtetutë e ligje. Interesant është se Nënë Tereza mbante mend në gjuhën shqipe shprehjen “lutu për mua”.
Ekstrakt nga biseda e Ramiz Alisë me Nënë Terezën
Ramiz Alia: Ju kam ndjekur vazhdimisht, sepse jeni jo vetëm Nënë Tereza e Kalkutës, por edhe Nënë Tereza e Shqipërisë.
Nënë Tereza: Unë jam shqiptare dhe, në të njëjtën kohë, lidh Shqipërinë me Indinë. Kam 62 vjet që jetoj në Indi dhe kam shtetësinë indiane. Kam shkuar atje që në moshën 18 vjeçare.
Ramiz Alia: Po Shqipërinë nuk e keni harruar.
Nënë Tereza: Shqipërinë nuk e kam harruar, por atje nuk kam me kë të flas shqip.
Ramiz Alia: Fjalë shqip dini?
Nënë Tereza: Di, për shembull “lutu për mua” etj. Ju kam shkruar juve disa fjalë në gjuhën shqipe për herë të parë pas kaq vitesh.
Ramiz Alia: I kam marrë letrat. Ju falënderoj shumë. Ishin letra plot dashuri e ngrohtësi për popullin shqiptar edhe për mua.
Më tej debati zhvillohet rreth kërkesës së Nënë Terezës për të çelur misionin e saj bamirës. Ajo ia kujton Ramiz Alisë se në Moskë kishin organizuar një mision ku i shërbenin 600 të moshuarve apo gjymtuarve. Alia ia kthen përgjigjen se në Shqipëri shteti i bënte të gjitha se kishin kushte, doktorë, infermierë, shëndetësi falas etj. Vijimi i bisedës:
Nënë Tereza: Thjesht për t’u kujdesur e për t’u shërbyer këtyre njerëzve (të sëmurët e fatkeqët-shënim). As para, asgjë tjetër nuk kërkojmë. Jam shumë e lirë.
Ramiz Alia: Edhe ne nuk kemi (të sëmurë e fatkeqë-shënim), jemi të lirë. Prandaj i thashë nënës, më do për president të mirë apo për president të keq?
Nënë Tereza: Unë lutem për ju!
Ramiz Alia: Që të jem president i mirë unë nuk kam rrugë tjetër.
Nënë Tereza: Po të më jepni mua një shtëpi, ju do të jeni një president i mirë, jo i keq. Populli i Shqipërisë, shqiptarët, më duan shumë.
Ramiz Alia: E di, por bie në kundërshtim me ligjet.
Nënë Tereza: Për punë të tillë bamirësie, dashuria nuk ka ligje.
Ramiz Alia: T’jua them unë ligjin. Sot që u mor vesh se ka ardhur Nënë Tereza në Shqipëri, islamikët e Arabisë Saudite kërkuan të vijnë në Shqipëri të ndihmojnë për hapjen e xhamisë. Si të bëj unë?
Nënë Tereza: T’ju them unë, do t’i jap Nënë Terezës një xhami për një kishë.
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
Ramiz Alia: Jo, nuk i them dot ashtu se nuk më lejon kushtetuta, nuk më lejojnë ligjet. Unë do t’u them atyre kur të ndryshojë ligji. Pse ju thashë juve për më 4 mars, sepse parashikoj që në shkurt do të kemi zgjedhjet dhe do të ndryshojmë kushtetutën. Kështu që edhe ligjërisht unë jam ballëhapur përpara të gjithëve dhe të parën gjë që do e bëj, do të jetë për Nënë Terezën. Domethënë i pari favor do të jetë për Nënë Terezën.
Nënë Tereza: Është kohë e gjatë shumë deri në mars.
Ramiz Alia: Janë vetëm 3 muaj. Do ta rregullojmë, ne kemi një institucion për fëmijë e të rritur, të hendikapuar. Ne kemi mjekë e infermierë, po motrat tuaja mund të japin një ndihmë atje. Kjo do të jetë gjë e mirë. / 55
Dokument: Letra që Nëna Tereze i dërgoi Presidentit të Shqipërisë, z.Ramiz Alia
V.4. Kalendari biografik
JETA DHE VEPRA E SHENJTORES, NËNË TEREZA
"Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Për sa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit”. Këto janë fjalët e lajmëtares së ndritur të dashurisë së Zotit, Nënë Terezës. Ajo u lind më 26 gusht 1910 në Shkup, qytet shqiptarësh i vendosur në udhëkryq të historisë së Ballkanit.
Më e vogla e pesë fëmijëve të Nikollë dhe Drane Bojaxhiut, u pagëzua me emrin Gonxhe Anjeze. Kungimin e parë e mori në moshën pesë vjet e gjysmë dhe u krezmua në nëntor të vitit 1916.
Me vdekjen e papritur të babait, kur Anjezja ishte vetëm 8 vjet, për familjen filluan vështirësitë ekonomike. Në vitet ’20 familja jetoi në Tiranë në një shtëpi me qira duke përballuar jetesën e vështirë me nënën e saj Dranjen dhe motër Agen. Në moshën 18-vjeçare, në shtator të vitit 1928, Gonxhja i tha lamtumirën nënës së saj dhe motrës Age, për të hyrë në Institutin "Motrat e Loretos", në Irlandë. Atje mori emrin motër Mari Tereza, për nder të Shën Terezës së Krishtit Fëmijë. Në dhjetor u nis për në Indi. Në Kalkutë arriti më 6 Janar të vitit 1929 dhe në maj të vitit 1931, Motër Tereza u dërgua në bashkësinë e Loretos, në Entali, ku dha mësim në shkollën Santa Maria për vajza dhe më pas u emërua drejtoreshë e shkollës. Më 24 maj të 1937-s, motër Tereza bëhet "Vashë e Jezusit" për "amshim". Që nga ajo ditë e tutje u quajt Nënë Tereza. Më 10 dhjetor të 1946-s, gjatë udhëtimit me tren nga Kalkuta në Darjeeling, Nënë Tereza ndjeu "frymëzimin" e ri. Ajo nisi të dëgjonte një zë që i fliste shpirtit të saj e të shihte vegime.
Jezusi i kërkoi Nënë Terezës të themelonte një bashkësi me Misionaret e Bamirësisë, që do t'i kushtoheshin shërbimit ndaj të varfërve.
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
Më 17 gusht të 1948-ës, ajo veshi për herë të parë sarin e bardhë me anët blu dhe la pas shpine kangjellat e kuvendit të Loretos, ku dha mësim 20 vjet rresht. U kthye rishtas në Kalkutë, ku më 21 dhjetor shkeli për herë të parë në lagjet e të varfërve dhe u kujdes për ta. Më 7 tetor të vitit 1950, Kryedioqeza e Kalkutës njohu zyrtarisht Kongregatën e re të Misionareve të Bamirësisë. Në vitin 1960, Nënë Tereza filloi t'i dërgonte motrat e saj në të katër anët e Indisë. Papa në shkurt të 1965-s, i dha zemër të hapte një shtëpi misionare në Venezuelë. Pas saj u themeluan shtëpi të tjera në Romë e në Tanzani e në të gjitha kontinentet. Duke filluar nga viti 1980, deri më 1990, Nënë Tereza hapi shtëpi misioni pothuajse në të gjitha vendet komuniste, duke përfshirë ish-Bashkimin Sovjetik, Shqipërinë e Kubën. Gjatë këtyre viteve meritoi shumë çmime për veprën e saj, duke filluar nga çmimi indian Padmashri, në vitin 1962, për të vijuar me çmimin e rëndësishëm Nobël për paqen, më 1979. Në mars të vitit 1997 Nënë Tereza, si e pati takuar Papën Gjon Pali II, u rikthye në Kalkutë ku kaloi javët e fundit të jetës duke pritur vizitorë e duke u dhënë këshilla simotrave. Më 5 shtator 1997 jeta tokësore e Nënë Terezës arriti cakun e fundit. Qeveria indiane e nderoi me funeralin e shtetit, në përfundim të të cilit trupi i saj u varros në Shtëpinë-Nënë të Misionareve të Bamirësisë. Papa Gjon Pali II më 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullitë e bëra me ndërmjetësinë e Nënë Terezës. Nënë Tereza u lumnua më 19 tetor 2003, e diela e 29-të gjatë vitit kishtar, Dita Misionare Botërore.
Më 17 dhjetor të vitit 2015, Papa Françesku njohu mrekullinë dhe nënshkroi dekretin për shenjtërimin e Nënë Terezës, duke njohur mrekullinë e kryer me ndërmjetësimin e saj: shërimin e një besimtari brazilian të sëmurë me tumor në tru. Më 4 qershor 2016 u caktua edhe data e shenjtërimit: E diel, më 4 shtator 2016, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan Nënë Tereza shpallet shenjtore…
~150~