Programi horizontal forum 14 sep

Page 1

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian

Ftesë Forum “Zbatimi i Legjislacionit Mjedisor Horizontal në Shqipëri” Aspekte të pjesëmarrjes publike në marrjen e vendimeve mjedisore si dhe monitorimi i tyre

I/E dashur Zotëri/Zonjë, REC Shqipëri, në bashkëpunim me Qendrën EDEN dhe Milieukontakt Shqipëri organizojnë forumin kombëtar në përfundim të projekteve: “Perspektivë drejt integrimit në BE – Angazhimi i Qytetarëve Aktiv dhe Shoqërisë Civile në Politikat Mjedisore” dhe HELPCSO Promovimi i Përforcimit të Legjislacionit Horizontal - CSO”, të zhvilluar sipas strukturës së projektit ACHIEVE, zbatuar nga REC Shqipëri, me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Këta projekte synojnë të forcojnë rolin dhe kapacitetet e Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC) në procesin e monitorimit dhe promovimit të zbatimit të legjislacionit horizontal, në mënyrë specifike të Ligjit146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”, Ligjit 10440/2011 mbi “Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor” dhe Ligjit 91/2013 mbi “Vlerësimin Strategjik Mjedisor”. Për të arritur këtë, Qendra EDEN, Mileukontakt Shqipëri në bashkëpunim me OMSHC-të dhe ekspertë kanë hartuar një dokument politikash dhe studime përkatëse me gjetje, propozime dhe rekomandime në lidhje më zbatimin në praktikë të ligjeve, duke synuar mbështetjen dhe përmirësimin e punës së institucioneve respektive, në përforcimin dhe përafrimin e plotë të legjislacionit horizontal. Përzemërsisht iu ftojmë të merrni pjesë në këtë forum, i cili do të organizohet ditën e enjte, 14 Shtator 2017, në Hotel Tirana International, Salla “Metropol”, ora 09.00 për të diskutuar rreth gjetjeve dhe rekomandimeve të këtyre dokumenteve. Jeni të lutur të gjeni bashkëngjitur kësaj ftese, detaje të tjera rreth programit. Sinqerisht,


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
Programi horizontal forum 14 sep by Milieukontakt - Issuu