Natyrë dhe Aventurë - Visit Albania (Shqip)

Page 1

KOPJA JUAJ FALAS / SHQIP

Natyrë dhe Aventurë Eksploroni mbi 50 vende turistike përreth tokës së shqiponjave

Natyrë dhe Aventurë 1



Natyrë dhe Aventurë

Natyrë dhe Aventurë 3


Mali Çikës 2048m 4 Natyrë dhe Aventurë


PËRMBAJTJA RELIEVI DHE KLIMA....................... 6-7 DETET................................................. 8 LIQENET............................................. 11 Liqeni i Shkodrës.................................. 11 Liqeni i Ohrit........................................... 11 Liqeni i Prespës...................................... 11 Liqenet e vogla....................................... 12 Liqenet artificiale................................... 12 Natyra shqiptare..................................... 12 ISHUJT................................................ 14 Ishulli i vogël i Franc Jozefit........................... 15 Ishulli ranor i Kunës.............................. 15 Ishulli i Zvërnecit................................... 15 Ishulli i Shurdhahut............................... 15 Ishulli i Sazanit....................................... 15 Ishulli i Maligradit.................................. 15 Ishujt e Ksamilit...................................... 15 MALET................................................. 16 PARQET KOMBËTARE....................... 19 Parku Kombëtar i Dajtit.......................... 19 Parku Kombëtar i Thethit..................... 19 Parku Kombëtar i Lurës.......................... 19 Parku Kombëtar Pisha e Divjakës.......... 19 Parku Kombëtar i Llogarasë................. 20 Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës, Dangëlli. . 20 Parku Kombëtar Lugina e Valbonës.... 20 Parku Kombëtar Zall Gjocaj................. 20 Parku Kombëtar i Qafë Shtamës......... 22 Parku Kombëtar i Tomorit.................... 22 Parku Kombëtar Bredhi i Drenovës ..... 22

Parku Kombëtar i Prespës. .................. 23 Parku Kombëtar i Butrintit...................... 23 Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë... 23 Parku Kombëtar Detar Karaburun–Sazan.. 23 BREGDETI .......................................... 25 Plazhi i Velipojës.................................... 25 Plazhi i Shëngjinit.................................... 25 Bregdeti i Lezhës.................................... 25 Gjiri i Lalzit.............................................. 26 Plazhi i Durrësit....................................... 26 Plazhi i Golemit dhe i Malit të Robit..... 27 Kepi i Lagjit................................................. 27 Plazhi i Divjakës dhe laguna e Karavastasë. 28 Laguna e Nartës,...................................... 28 Qyteti i Vlorës.......................................... 29 RIVIERA.............................................. 33 Dhërmiu................................................... 33 Himara...................................................... 34 Borshi....................................................... 34 Qyteti i Sarandës.................................... 34 Laguna e Butrintit.................................... 35 DESTINACION.................................... 36 SPORT DHE AVENTURË.................... 38 Ecjet dhe ngjitjet malore...................... 39 Sportet dimërore................................... 40 Biçikletat malore dhe eksplorimi i shpellave.. 41 Peshkim dhe hipizëm................................. 42 Sportet ujore................................................... 43 Fluturimet e lira............................................. 44 Zhytjet nënujore ................................................. 46 Natyrë dhe Aventurë 5


RELIEVI DHE KLIMA Shqipëria, me një sipërfaqe prej 28.748 km2, shquhet për një reliev mjaft të larmishëm dhe hera-herës spektakolar. Pjesa më e madhe e territorit, e cila zë 2/3 e tij, përbëhet nga male dhe kodra, ndërsa 1/3 e saj është ultësirë dhe shtrihet kryesisht në perëndim përgjatë bregut të detit Adriatik. Pika më e lartë e vendit ndodhet në zonën e Dibrës dhe është mali i Korabit, 2.751 m mbi nivelin e detit. Natyra shqiptare, nëpërmjet relievit të saj me thyerje e mikroforma të shumta, me një sërë burimesh hidrike, pyje dhe një florë e faunë të pasur, ofron mundësi për një gamë të gjerë aktivitetesh turistike. Brenda një kohe të shkurtër, vizitori mund të përjetojë eksperienca të shumëllojshme nga zonat me klimë të freskët malore, në ngrohtësinë mesdhetare të bregdetit.

6 Natyrë dhe Aventurë


RELIEVI DHE KLIMA Një nga potencialet natyrore më të mëdha të Shqipërisë është numri i madh i orëve me diell, tregues për të cilin Shqipëria radhitet ndër vendet e para në Europë. Gjatësia e bregdetit të Shqipërisë është 450 km, duke përfshirë edhe lagunat e shumta në platformën e Adriatikut, dhe ofron larmishmëri aktivitetesh. Relievi malor të dhuron peizazhe spektakolare dhe mundësi për veprimtari të ndryshme turistike. Shtresa e dëborës në male, e cila qëndron për muaj të tërë, garanton argëtim dhe kënaqësi për admiruesit e sporteve dimërore. Relievi i Shqipërisë është mjaft i pasur me

lumenj dhe liqene, të cilët janë pika mjaft të rëndësishme dhe atraktive për turizmin dhe për organizmin e aktiviteteve të ndryshme. Treguesit klimaterikë në Shqipëri janë mjaft të përshtatshëm për të garantuar një sezon relativisht të gjatë prej 5 muajsh lidhur me frekuentimin e plazheve. Vera është e nxehtë dhe kryesisht e thatë, ndërsa dimri i butë dhe me reshje. Temperatura mesatare në bregdet është 17.5 C dhe në zonën malore ajo shkon 7.5 C. Kjo shumëllojshmëri relievi dhe klime është një vlerë e paçmuar, e cila mundëson organizime veprimtarish të pafundme kreative dhe turistike për t’u shijuar.

GJATËSIA E BREGDETIT TË SHQIPËRISË ËSHTË

TEMPERATURA MESATARE NË BREGDET

TEMPERATURA MESATARE NË ZONËN MALORE

PERIUDHA E FREKUENTIMIT TË PLAZHEVE.

450 km

17.5C

7.5C

5 Muaj Natyrë dhe Aventurë 7


DETET

Gjatësia bregdetit shqiptar është 450 km Fillon në detin Adriatik dhe mbaron në detin Jon.

Plazh në Vlorë 8 Natyrë dhe Aventurë


DETET Bregdeti shqiptar fillon në veriperëndim, në grykëderdhjen e Bunës, që është dhe kufiri midis Shqipërisë e Malit të Zi, dhe vazhdon deri në Kepin e Stillos në jug të vendit, në kufi me Greqinë. Gjatësia e tij, prej 450 km duke përfshirë dhe lagunat fillon në detin Adriatik dhe mbaron në detin Jon. Ky bregdet është mjaft i bukur dhe i larmishëm. Nga njëra anë ofron plazhe masive ranore e të cekëta, të cilat e bëjnë shumë të përshtatshëm për pushimet e familjarëve, si dhe plazhe të vogla ekzotike, intime dhe të thella. Format e bregut janë të pasura me kepe, gjire të mbrojtura, laguna dhe delta të shumta. Shumë pjesë të këtij bregdeti janë të pastra ekologjikisht dhe

ende të pacenuara nga veprimtaria njerëzore. Gjithashtu, lagunat dhe deltat janë disa nga vendet më të mrekullueshme për të dashuruarit me natyrën, si dhe për amatorët e peshkimit dhe të gjahut. Ato përbëjnë ekosisteme shumë të rëndësishme dhe janë potenciale për zhvillimin e ekoturizmit. Bota nënujore është e pasur me objekte arkeologjike. Të apasionuarit mund të shohin florën, faunën e mahnitshme nënujore, anijet dhe objekte që nga kohët e lashta, deri në kohët moderne. Gjithashtu një trashëgimi e pasur për t’u shijuar janë kështjellat dhe parqet arkeologjike, që me të karakteristikat e tyre zbukurojnë bregdetin shqiptar.

Ksamil Natyrë dhe Aventurë 9


LIQENET

Liqeni i Shkodrës është liqeni me sipërfaqe më të madhe në Ballkan 368 km2 FLiqeni i Shkodrës gjendet midis Shqipërisë dhe Malit të Zi

Liqeni i Komanit 10 Natyrë dhe Aventurë


LIQENET Shqipëria është mjaft e larmishme për sa u përket liqeneve. Krahas liqeneve të mëdha të Shkodrës, Ohrit dhe Prespës, gjenden disa dhjetëra liqene të vogla, të mrekullueshme dhe shumë liqene artificiale që të ofrojnë një pamje çlodhëse. Interesant është fakti që çdo liqen i madh në Shqipëri përbën një rekord në gadishullin e Ballkanit. Liqeni i Shkodrës është liqeni me sipërfaqe më të madhe në Ballkan, 368 km2, nga të cilat 149 km2 me një gjatësi brigjesh prej 57 km i takojnë Republikës së Shqipërisë. Liqeni i Ohrit është liqeni me thellësinë më të madhe në Ballkan, 289 m i thellë. Liqenet tektonike të Prespës ndodhen në lartësinë 850 m mbi nivelin e detit duke u konsideruar si liqenet më të larta tektonike të gjithë Gadishullit Ballkanik. Liqeni i Shkodrës gjendet midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ai ka një breg shumë të pasur të tipit të ulët të “marsheve” në veri dhe shkëmbor në jug. Në bregun jugor shquhen plazhet e Shirokës dhe të Zogajt. Fauna e liqenit të Shkodrës është një nga më të pasurat në Shqipëri. Në këtë liqen dhe në natyrën përreth tij jetojnë 45 lloj peshqish dhe 270 specie shpendësh. Këta shpendë përbëjnë 87% të gjithë Ortinofaunës (shpendëve) të Shqipërisë. Një perlë e kësaj trashëgime është patjetër pelikani, zogu më i madh në Europë.

Liqeni i Ohrit është një nga liqenet tektonike më të bukura të Ballkanit dhe të Europës. Ai është midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ky liqen ka një sipërfaqe prej 358 km2 dhe ndodhet në lartësinë 695 m mbi nivelin e detit. Ai ofron një klimë mjaft të shëndetshme, sidomos në stinën e nxehtë të verës. Liqeni i Ohrit ka një moshë 4 milionë vjeçare. Këtu gjenden 30 lloje molusqesh, por karakteristik i këtij liqeni është Sfungjeri i Ohrit, i cili haset edhe në liqenin Bajkal. Në këtë liqen rritet peshku i famshëm Koran dhe Belushka, një lloj trofte shumë e shijshme. Bregu i këtij liqeni ofron një infrastrukturë të përshtatshme për turizmin duke përfshirë hotele, restorante peshku, bare etj. Kjo zonë është e njohur veçanërisht për turizmin familjar. Përveç qytetit të Pogradecit, disa pika të tjera të njohura turistike janë: Lini, Pojska, Tushemishti etj. Pellgu i liqenit të Ohrit është pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s. Liqenet e Prespës. Liqeni i Prespës së Madhe ndodhet në territorin e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë, me një sipërfaqe prej 285 km2, nga të cilat Shqipërisë i takojnë 44 km2. Liqeni i Prespës së Vogël, me një sipërfaqe 44 km2, ndodhet midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ujërat e liqeneve të Prespës, sidomos Prespës së Madhe, shquhen për një Natyrë dhe Aventurë 11


bukuri dhe kthjelltësi të lartë. Përreth këtyre liqeneve është mjaft i zhvilluar turizmi rural, ekoturizmi, gjithashtu ofrohen mundësi të shumta për aplikimin e sporteve të ndryshme të ujit. Për të apasionuarit e natyrës, liqenet e Prespës përbëjnë një spektakël mbresëlënës, sidomos për ata që janë të interesuar për florën ujore. Liqenet e vogla. Në hapësirën e Shqipërisë ndodhen edhe dhjetëra liqene të vogla me origjinë akullnajore, karstike dhe artificiale. Nga liqenet e shumta me origjinë akullnajore dallohet kompleksi i 12 liqeneve akullnajore të Lurës, liqenet e Doberdol-Sylbicës në Alpet e Tropojës, Balgjait në Bulqizë, Liqeni i Zi në Martanesh, liqeni i Dushkut në Gramsh, liqenet e Rrajcës në Librazhd dhe liqeni i Shelgurit në Kolonjë. Liqenet karstike përfaqësohen nga 69 liqenet e pllajës së Dumresë, ku dallohet liqeni i Merhojës, liqeni i Çestijes, liqeni i Gjatë, liqeni i Belshit, liqeni i Seferanit etj. Liqenet artificiale. Liqenet artificiale më të mëdha janë ato të Fierzës, Komanit, Vaut të Dejës, Ulzës e Shkopetit. Liqene të tjera artificiale janë ato të Tiranës, ujëmbledhësit e Farkës, të Thanës në Lushnjë dhe Gjancit në Vithkuq të Korçës. Liqenet ofrojnë kënaqësi argëtuese dhe sportive. Ato karakterizohen nga një florë dhe faunë e larmishme në 12 Natyrë dhe Aventurë

NLiqenet ofrojnë kënaqësi argëtuese dhe sportive. Ato karakterizohen nga një florë dhe faunë e larmishme në bimë, lule, pyje, kafshë dhe shpendë nga më interesantët.

bimë, lule, pyje, kafshë dhe shpendë nga më interesantët. Gjithashtu liqeni i Komanit shërben edhe si rrugë lundruese duke ofruar pamje të ngjashme me fjordet norvegjeze. Natyra shqiptare është e pasur me burime ujore, lumenj dhe përrenj. Burime me vlera kurative janë edhe ato të ujërave termale të quajtura llixha. Këto burime ndodhen në Leskovik (Vronomero), Dibër, Elbasan, FushëKrujë (Bilaj) dhe në afërsi të Përmetit (Bënjë). Burimet e ujërave të Syrit të Kaltër në Delvinë, të Ujit të Ftohtë në Tepelenë, të Syrit të Sheganit pranë liqenit të Shkodrës, të Drilonit afër liqenit të Ohrit, të Viroit në Gjirokastër, të Poçemit në Mallakastër janë të shquara për bukurinë dhe veçantinë e tyre. Rrjeti


hidrografik i territorit të Shqipërisë përbëhet nga 11 lumenj kryesorë, të cilët së bashku me degët e tyre dhe përrenjtë e mëdhenj me ujë të vazhdueshëm arrijnë numrin 152. Lumi më i gjatë është lumi i Drinit të Zi, 285 km. Dega kryesore e Drinit të Zi buron nga liqeni i Ohrit dhe hyn në Shqipëri nëpërmjet grykës së Radikës. Lumenj të tjerë janë Valbona, Buna, Fani, Mati, Erzeni, Shkumbini, Semani, Vjosa, Osumi, Shushica, Devolli, Langarica, Drini, Bistrica etj. Lumenjtë krijojnë hapësira, lugina dhe kanione të mrekullueshme. Disa nga luginat më të bukura janë lugina e Valbonës dhe e Shalës në Alpet e Veriut, lugina e

Tomorricës, gryka e Këlcyrës në lumin Vjosë, kanionet e përroit të Bënçës e Osumit etj. Këto kanione, përveç bukurisë dhe madhështisë së tyre natyrore, janë edhe një vend ideal për organizimin e veprimtarive të sporteve të ujit si vozitja me kanoe dhe rafting. Një element tjetër i lumenjve të Shqipërisë janë kataraktet e mrekullueshme, si ai i Grunasit në përroin e Thethit në Alpet e Veriut, i Shoshanit në luginën e Valbonës, i Kokotrafit në Konispol, ujëvara e Progonatit në Kurvelesh etj. Grykëderdhja e lumit Buna së bashku me ishullin aluvional të Franc Jozefit janë pjesë e konventës ndërkombëtare të RAMSAR.

Lumi i Shalës - Theth Natyra dhe Aventurë 13


ISHUJT

Ishulli i Sazanit është ishulli më i madh i Shqipërisë me një sipërfaqe 5.7 km 2 Ishulli kryesisht është shkëmbor dhe ka një plazh të vogël në formë gjiri në drejtim të Vlorës,

Ishull - Ksamil 14 Natyrë dhe Aventurë


ISHUJT Ishulli i vogël i Franc Jozefit ndodhet në grykëderdhjen e Bunës. Ishulli mbulohet nga korije të bukura kryesisht me pemë plepi, verri dhe drurë të tjerë fletorë. Ai shquhet për natyrën e tij të qetë dhe është vend ideal për ata që dëshirojnë të qëndrojnë larg zhurmave. Ishulli ranor i Kunës ka një sipërfaqe 125 ha dhe ndodhet pranë deltës së Drinit në rrethin e Lezhës. Natyra këtu është e larmishme me një bimësi të harlisur që nga shkurret tipike mesdhetare, lianet e bukura kacavjerrëse, pyje të vegjël me shelgje lotues dhe pemë frashëri. Fauna e këtij ishulli është nga më të pasurat në Shqipëri me 70 lloj shpendësh, 22 lloj reptilësh, 6 lloj amfibësh dhe 23 lloj gjitarësh. Nga shpendët shquhen rosat e egra, fazanët, qukapikët, karabullakët, shapkat dhe rosa e madhe kryekuqe. Që në kohët e lashta, perandorët e Romës merrnin nga kjo zonë peshq dhe shpendë të ndryshëm, të cilët shquheshin për shijen e tyre unike dhe cilësitë e larta gastronomike. Ishulli i Zvërnecit është një nga ishujt e lagunës së Nartës në Vlorë. Ai është një ishull mjaft piktoresk, i mbjellë i gjithi me pemë qiparisash. Në këtë ishull ndodhet kisha e Shën Marisë, një kishë e vjetër, e cila mbart vlera historike dhe kulturore.

Ishulli i Shurdhahut është ishull i vogël, por me një peizazh tërheqës që gjendet në liqenin e Vaut të Dejës. Në këtë ishull ndodhen rrënojat e lashta të qytetit mesjetar të Sardës. Gjithashtu është e njohur pasi në këtë vend ka qenë rezidenca e familjes feudale të Dukagjinasve. Ishulli i Sazanit është ishulli më i madh i Shqipërisë me një sipërfaqe 5.7 km2, me gjatësi 4.8 km dhe gjerësi 2 km. Ishulli kryesisht është shkëmbor dhe ka një plazh të vogël në formë gjiri në drejtim të Vlorës, i cili quhet plazhi i Admiralit. Në lashtësi, ishulli të Sazanit është quajtur me emërtimin Sason. Ky ishull është një vend i përsosur për të apasionuarit e nënujit dhe peshkimit. Ishulli i Maligradit është në liqenin e Prespës së Madhe pranë fshatit të Liqenasit. Ai është një ishull mjaft i vizituar me lundra për kishën e tij eremite të Shën Marisë. Ishujt e Ksamilit. Katër ishujt e mrekullueshëm të Ksamilit kanë një sipërfaqe prej 8.9 ha. Ata janë shumë afër bregut dhe ofrojnë një spektakël të rrallë natyror me ngjyrën e gjelbër që i karakterizon në çdo stinë të vitit. Disa prej tyre kanë edhe plazhe të vogla shumë të pastra. Deti përreth ishujve shquhet për një kthjelltësi të mahnitshme dhe peizazhi i tyre të dhuron një kënaqësi të veçantë. Natyrë dhe Aventurë 15


MALET

Mali i Korabit, është mali më i larti në Shqipëri 2.751 m Përfaqëson një sfidë për të dashuruarit e alpinizmit në zonën e Dibrës.

Alpet e Shqipërisë - Theth 16 Natyrë dhe Aventurë


MALET Malet zënë 2/3 e hapësirës së vendit dhe ofrojnë potenciale për aktivitete të shumta të turizmit të gjelbër e të bardhë si: ecjet malore, alpinizëm, kanotazh në luginat e lumenjve malore, sportet ajrore, biçikletat malore, gara me automjete 4x4, speleologji, peshkim sportiv në përrenjtë malorë etj. Një nga zonat mjaft të rëndësishme turistike malore janë Alpet e Shqipërisë, të cilat gjendet në veri të vendit. Pikat kryesore të tyre janë: Theth, Razma, Boga, Vermoshi lugina e Valbonës etj. Maja më e lartë e Alpeve është Jezerca me lartësi 2693 m mbi nivelin e detit. Zona të tjera malore me interes turistik janë zonat e Korçës si: Vithkuqi, Drenova, Dardha dhe Voskopoja, të cilat krahas turizmit malor ofrojnë edhe turizëm kulturor, falë komplekseve të kishave dhe manastireve. Mali i Korabit, më i larti në Shqipëri, 2.751 m, përfaqëson një sfidë për të dashuruarit e alpinizmit në zonën e Dibrës. Zonat malore janë të njohura për pelegrinazhet që organizohen aty. Të tilla janë pelegrinazhi i organizuar për çdo muaj gusht në malin e Tomorrit për nder të Abaz Aliut (sekti bektashian), pelegrinazhi në malin e Sari Salltikut mbi qytetin e Krujës, pelegrinazhi më i madh katolik për nder të Shën Ndout, në majë të kodrës shkëmbore

MAJA MË E LARTË E ALPEVE ËSHTË JEZERCA

2.693 m mbi qytetin e Laçit etj. Gjatë pelegrinazhit, pjesëmarrësit ndeshen me një pamje spektakolare natyrore. Në zonat malore janë shumë të përhapura formacionet gëlqerore dhe zhvillimet e larmishme të formacioneve karstike ku ekziston një numër i madh shpellash që janë një parajsë për t’u zbuluar nga amatorët e speleologjisë. Vetëm në Malësinë e Shkodrës ndodhen 35 shpella të tilla. Shpella më e madhe në Shqipëri është shpella e Pirogoshit në rrethin e Skraparit në fshatin Radesh në një lartësi 450 m mbi nivelin e detit. Kjo shpellë është 1.500 m e gjatë. Zona malore në lindje të Tiranës është mjaft e pasur me shpella. Shpellat më të njohura janë ato të Pëllumbasit dhe Shpella e Mirë, në malin e Brarit. Shpella e Pëllumbasit ndodhet mbi kanionin spektakolar të Skoranës në lumin Erzen. Natyrë dhe Aventurë 17


PARQET

Parku Kombëtar i Thethit ndodhet në zemër të alpeve shqiptare, 2.630 ha Peizazhi madhështor i këtij parku zbukurohet nga përroi i kristaltë i Thethit

Theth 18 Natyrë dhe Aventurë


PARQET KOMBËTARE NATYRORE Parku Kombëtar i Dajtit. Ky park ndodhet në malin e Dajtit, 26 km në lindje të kryeqytetit. Parku i Dajtit ka një sipërfaqe prej 3.300 ha. Bimësia është e vendosur me kate, duke filluar që nga shkurret me gjelbërim të përhershëm, dushqet dhe ahishtat. Pjesë e parkut është edhe liqeni i Bovillës që ofron kushte të mira për ecje, ekskursione etj. Nga parku mund të shijosh një pamje të mrekullueshme dhe të hapur drejt perëndimit, prandaj dhe ndryshe ai quhet Ballkoni Natyral i Tiranës. Sot është edhe më pranë pasi mund të shkohet me teleferikun “Dajti Express”, një udhëtim që zgjat vetëm disa minuta dhe që përshkon pamje mjaft të bukura natyrore. Hotelet e ngritura aty ofrojnë për vizitorët akomodim dhe gatime tradicionale. Parku Kombëtar i Thethit ndodhet në zemër të alpeve shqiptare, në zonën e Bjeshkëve të Namuna, me një sipërfaqe 2.630 ha. Peizazhi madhështor i këtij parku zbukurohet nga përroi i kristaltë i Thethit, ku rritet trofta e mermertë, katarakti magjepsës i Grunasit etj. Parku shquhet për mbulesën e tij të dendur drunore ku mbizotërojnë ahishtat, disa prej të cilëve janë 200-vjeçare. Për t’u përmendur është fakti se parku i Thethit është zona e vetme në Shqipëri ku strehohet rrëqebulli, i cili është specie në rrallim. Parku ofron

akomodim në strukturat e tipit të haneve. Mundësi të shumta për një gamë të gjerë aktivitetesh si ngjitje malore, biçikleta sportive, speleologji, peshkim sportiv etj. Parku Kombëtar i Lurës. I pozicionuar në masivin pyjor Kunora e Lurës. Veçanti e parkut të Lurës është kompleksi i 12 liqeneve akullnajore, të cilat shquhen për bukurinë e tyre të rrallë. Liqeni më i bukur është ai i Luleve. Në stinën e verës sipërfaqja e tij mbulohet nga zambakë të bardhë uji. Mbulesa drunore përbëhet nga bimë të shumëllojta ku shquhen masivet me ahishta. Parku ofron mundësi për aktivitete në natyrë, ekoturizëm, ecje me kuaj etj. Parku Kombëtar Pisha e Divjakës. Ky park është pjesë e zonës së lagunës së Karavastasë, e cila është më e madhja e një sistemi lagunor (lagunat e Kulatit, Spiaxhios etj.). Parku është i mbuluar nga një bimësi e dendur, ku mbizotërojnë pishat e buta bregdetare. Parku mundëson veprimtari që lidhen për ekoturizmin, vëzhgimin e shpendëve, peshkimin në lagunë, notin, banjat e diellit etj. Kjo lagunë, e cila është pjesë e parkut që prej vitit 1995, ndodhet nën konventën ndërkombëtare të RAMSAR-it. Karakteristikë e saj është fakti se këtu gjendet pika më perëndimore në Europë, ku folezon pelikani kaçurrel. Natyrë dhe Aventurë 19


Parku Kombëtar i Llogarasë gjendet 40 km në jug të qytetit të Vlorës. Ky park shquhet për kombinimin e ajrit malor me atë detar. Parku është i mbuluar me masiv të dendur halorësh dhe njihet veç të tjerash edhe si pikë klimaterike. Si rezultat i drejtimit të erërave, aty mund të shikoni Pishën Flamur që është monument natyror. Quhet kështu për shkak të zhvillimit të degëve të pishës vetëm nga njëri drejtim. Parku ka një faunë mjaft të pasur me rreth 105 lloj zogjsh, si pasojë e drejtimit të erërave. Gjithashtu ka nisur të shfrytëzohet edhe si një vend ideal për ushtrimin e sporteve ajrore. Si ndikim i drejtimit shumë të favorshëm të erërave, në këtë park kanë marrë zhvillim shumë takime ndërkombëtare që praktikojnë këto sporte. Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës, Dangëlli. Ky park është në krahinën e Frashërit, 35 km në verilindje të Përmetit. Ka një sipërfaqe prej 1.200 hektarësh. Shquhet për mbulesën bimore dhe sidomos për prezencën e Bredhit Maqedonas (është një ndër parqet më të mëdha në Ballkan me prezencën e këtij druri). Bredhi i Hotovës është një nga pemët karakteristike të Mesdheut. Ky park ofron mundësi të shumta për ekoturizëm me hapësirat 20 Natyrë dhe Aventurë

e tij rezidenciale dhe për kampingje. Ekskursionistët dhe të dashuruarit me natyrën këtu mund të provojnë kënaqësi të panumërta. Parku shquhet për masivet pyjore të bredhave. Parku Kombëtar Lugina e Valbonës. Ky park konsiderohet si një nga mrekullitë natyrore shqiptare. Është një ndër parqet kombëtare më të mëdha të vendit me një sipërfaqe prej 8.000 hektarësh. Ai është vetëm 30 km nga qyteti i Bajram Currit. Panorama që ofrohet midis kreshtave të Alpeve dhe Luginës së Valbonës është një kënaqësi më vete. Biodiversiteti i pasur i këtij parku është një atraksion turistik dhe shkencor. I favorshëm për veprimtari të ndryshme si: ngjitje malore në shpatet e luginës, peshkim sportiv (në ujërat e lumit gjendet trofta e mermertë), ecje me kuaj, ecje sportive etj. Parku Kombëtar Zall Gjocaj është një tjetër park i mrekullueshëm, i gjendur 40 km në verilindje të qytetit të Burrelit. Bukuritë natyrore shoqërohen nga shumë burime dhe përrenj që i japin freski vendit. Është një zonë mjaft e preferuar për ata që dëshirojnë t’u largohen zhurmave dhe të përjetojnë qetësinë. Fauna përbëhet nga ariu i murrmë, ujku, lepuri i egër, ketri etj.


Llogara

Valbonë

Valbonë Natyrë dhe Aventurë 21


Parku Kombëtar i Qafë Shtamës ndodhet në verilindje të vendit, 25 km nga qyteti i Krujës. Parku njihet si një qendër klimaterike. Sidomos për trajtimin e sëmundjeve respiratore. Parku ka një sipërfaqe prej 20 km2 dhe shquhet për pyjet e pishës. Në këtë park ndodhet burimi i famshëm i Nënës Mbretëreshë, prej të cilit buron ujë me cilësi të lartë dhe shumë i shëndetshëm. Parku Kombëtar i Tomorit. Ndodhet në malin e Tomorit në jug të qytetit muze të Beratit. Hapësira e parkut kombëtar është 4.000 ha. Në këtë park gjendet Tyrbja e Abaz Aliut, që konsiderohet një vend i shenjtë dhe i adhuruar, me interes ndërkombëtar. Për vizitorët ofrohet mundësia të organizohen aktivitete si ngjitja malore dhe pelegrinazhet, gjithashtu ka vende ku mund të ngrihen kampingje. Parku Kombëtar Bredhi i Drenovës ka një sipërfaqe 1.380 ha dhe ndodhet në Malin e Moravës në Korçë. Lartësia gjeografike e këtij parku e bën atë mjaft të frekuentuar në dimër dhe sidomos në verë. Karakteristikë e këtij parku janë burimet e shumta me ujë të ftohtë, të cilat banorët vendas i kanë pagëzuar me emra të ndryshëm si: Burimi i Plakës, Burimi i Pilikës, Burimi i Shën Gjergjit etj. Bimësia përfaqësohet nga masivet e bredhave, por edhe formacionet e ahut dhe pishës së zezë. Këtu gjendet edhe gjeomonumenti i Gurit të Cjapit. 22 Natyrë dhe Aventurë

Qafshtamë

Mali i Tomorrit


Parku Kombëtar i Prespës. Parku më i madh në Shqipëri, me një sip. 27.750 ha, përfshin dy liqenet e Prespës. Ky park shtrihet në territorin e tre shteteve të ndryshme: Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi. I njohur për vlera të mëdha kulturore, arkitektonike, arkeologjike dhe natyrore, në këtë park mund të vizitohen rrënojat e kështjellës së Trajanit si dhe një numër kishash eremite bizantine dhe pas-bizantine të dekoruara me afreske të mrekullueshme. Një kishë e tillë është Shën Maria, e cila ndodhet në ishullin e vogël të Maligradit pranë fshatit të Liqenasit në Prespën e madhe. Shpella e Trenit me pikturat e saj neolitike është një vend i rrallë dhe shumë interesant për t’u vizituar. Së fundmi, në hapësirën afër liqeneve është zbuluar një vendbanim neolitik dhe objekte të shumta që dëshmojnë për një civilizim shumë të hershëm në këtë pellg. Liqeni i Prespës është habitat i shumë specieve të rralla bimore dhe shtazore. Parku kombëtar ndodhet nën ruajtjen ndërkombëtare të Konventës së RAMSAR-it, gjithashtu gëzon edhe një status të veçantë nga ana e UNESCO-s si “Rezervë Ndërkufitare e Biosferës”. Parku Kombëtar i Butrintit përfshin një hapësirë prej 2.500 ha. Klima e favorshme subtropikale e këtij parku e bën atë të frekuentuar nga turistë shqiptarë dhe të huaj.

Fauna dhe flora e kësaj zone janë shumë të larmishme. Mund të përmendim midhjen që kultivohet në liqenin e Butrintit, e cila shquhet për vlerat e saj ushqyese. Qyteti antik i Butrintit, i mbrojtur nga UNESCO, është “kryeqyteti” i këtij parku. Në amfiteatrin e Butrintit zhvillohen shpesh aktivitete kulturore artistike kombëtare dhe ndërkombëtare. Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë ndodhet në rrethin e Librazhdit. E veçanta është se njihet si një biokorridor i rëndësishëm i gjitarëve të mëdhenj të mbrojtur nga konventat, duke fituar kështu vlera dhe rëndësi rajonale/ballkanike. Habitate të kufizuara, por që rritin mjaft vlerën e këtij territori, ku bukuria e peizazhit të luginës së Rrajcës me dy shpatet e saj Shebenik dhe Jabllanicë, kombinimi i terreneve me pjerrësi të buta me ato të thepisura, ekzistenca e shkëmbinjve masivë e madhështorë, burimet e shumta e të ftohta etj., ia rritin shumë vlerat ekoturistike kësaj zone. Parku Kombëtar Detar Karaburun–Sazan ndodhet pranë Gadishullit të Karaburunit, nga Kepi i Shën Vasilit deri te faqja e Langadhës, dhe rreth Ishullit të Sazanit, në një largësi 1 milje detare (1852 m) nga vija bregdetare. Prej kohësh i identifikuar, nga ekspertet vendas dhe të huaj, si zonë me vlera të larta të trashëgimisë natyrore, arkeologjike dhe historike. Natyrë dhe Aventurë 23


BREGDETET

Bregdeti shqiptar ka një gjatësi prej 450 km Ai është i pasur në forma të shumëllojshme që nga plazhet ranore, kepat, gjiret e mbrojtura, lagunat, plazhet e vogla zallore, shpellat detare.

Sarandë 24 Natyrë dhe Aventurë


BREGDETI Plazhi i Velipojës Bregdeti shqiptar ka një gjatësi prej 450 km, duke përfshirë këtu edhe sipërfaqet e lagunave që gjenden në të. Ai është i pasur në forma të shumëllojshme që nga plazhet ranore, kepat, gjiret e mbrojtura, lagunat, plazhet e vogla zallore, shpellat detare etj. Disa pjesë të këtij bregdeti janë mjaft të pastra nga pikëpamja ekologjike dhe në këtë përmbajtje ato përfaqësojnë zona të rralla që kanë mbetur ende të paprekura në pellgun e Mesdheut. Në veri, bregdeti shqiptar fillon nga grykëderdhja e lumit Buna, i cili shërben edhe si kufi me Republikën e Malit të Zi. Pikërisht këtu, si rezultat i aluvioneve të lumit, është formuar ishulli i vogël i Franc Jozefit, i cili në varësi të prurjeve kthehet edhe në gadishull. Franc Jozefi është një pikë mjaft e favorshme për ata që dëshirojnë natyrën dhe që preferojnë të qëndrojnë larg zhurmave. Bimësia e tij është e tipit të korijeve ku mbizotëron plepi, verri dhe nga shpendët mbizotërojnë çafkat. Plazhi më verior i vendit është ai i Velipojës, që gjendet 22 km larg qytetit të Shkodrës. Këtu ka mbi 250 ditë me diell. Gjatë verës, temperaturat arrijnë mbi 200 C. Pranë plazhit të Velipojës ndodhet

laguna e Vilunit me një sipërfaqe prej 130 hektarësh. Ky është një ekosistem natyror i rëndësishëm për folezimin e shpendëve ujorë, 183 lloje. Pranë plazhit të Velipojës ndodhet edhe një rezervat gjuetie prej 700 hektarësh. Plazhi i Shëngjinit është plazh ranor që i përket rrethit të Lezhës. Gjendet vetëm 8 km larg nga qyteti. Shëngjini është i njohur për rërën cilësore. Ky plazh ka 200–300 ditë me diell në vit. Në veri të Shëngjinit, rrëzë kodrave të Rencit, gjendet i mbrojtur nga erërat plazhi i mrekullueshëm i Ranës së hedhun. Bregdeti i Lezhës ka ekosisteme të shkëlqyera natyrore, të vlefshme për zhvillimin e ekoturizmit, observimit të shpendëve etj. Zona e grykëderdhjes së Drinit, si rezultat i drejtimit të erërave, është e përshtatshme për “surfing”. Në grykëderdhjen e tij gjendet sistemi lagunor i Kune– Vainit, ku folezojnë shumë shpendë ujorë. Këtu gjenden dy laguna, ajo e Cekës me sipërfaqe 235 hektarë dhe e Merxhanit, 77 hektarë. Surpriza më e këndshme për turistin është ishulli ranor i Kunes me një sipërfaqe prej 125 hektarësh. Ishulli i Kunes është i mbuluar me një bimësi të harlisur higrofile. Aty rriten shkurre të gjelbra mesdhetare si: liane, shelgje, frashëri etj. Në këtë rajon Natyrë dhe Aventurë 25


njihen 227 lloje bimësh. Për sa i takon faunës, nga shpendët përmendim: rosat e egra, fazanët, qukapikët, karabullakët, çafkat, rosën e madhe kryekuqe etj. Mjafton të themi se në këtë sistem lagunor gjenden 70 lloje shpendësh, 22 reptilë, 6 lloje amfibësh dhe 13 lloje gjitarësh. Në jug të Kunes gjenden plazhe të tjera të frekuentuara që u përkasin zonës së Tales. Më në jug gjenden plazhet e lagunës së Patokut si dhe grykëderdhja e lumit Mat, e cila ofron një zonë natyrore mjaft tërheqëse për të apasionuarit e natyrës dhe peshkimit. Gjiri i Lalzit shtrihet nga deri në Bishtin e Pallës. Kepi i Rodonit është një vend mjaft i bukur natyror me një gjatësi prej 7.5 km. Zona rreth tij është një nga vendet më interesante të bregdetit shqiptar për ushtrimin e zhytjeve nënujore. Plazhet e Gjirit të Lalzit janë plazhe ranore. Disa prej tyre janë të rrethuara nga një brez bimësie natyrore halorësh. Për t’u përmendur janë plazhet e Shën Pjetrit dhe Rrushkullit që shquhen për cilësinë e lartë të pastërtisë së ujërave detare. Plazhi i Durrësit është plazhi më i madh dhe më popullor i vendit, me gjatësi prej 6 km dhe gjerësi të konsiderueshme rëre. Thellësia e ujërave të detit rritet gradualisht, tregues ky që e bën mjaft të preferuar këtë plazh 26 Natyrë dhe Aventurë


Plazh Durrës

për pushuesit familjarë. Një sërë hotelesh, komplekse vilash, baresh, restorantesh, diskosh janë ngritur në funksion të akomodimit dhe argëtimit të vizitorëve të shumtë. Vitet e fundit krahas numrit të madh të pushuesve nga kryeqyteti, plazhi i Durrësit është kthyer në pikën kryesore të vizitorëve që vijnë nga Kosova dhe Maqedonia. Në veri të qytetit të Durrësit, rrëzë kodrave të tij, ndodhet plazhi i njohur i Currilave, ku ujërat e detit janë të thella. Plazhi i Golemit dhe i Malit të Robit janë një vazhdim i plazhit të Durrësit, duke përbërë pothuajse një njësi të vetme për nga karakteristikat. Këtu bie në sy bimësia me pisha që rrethon plazhin. Në plazhet që i përkasin rrethit të Kavajës janë për t’u përmendur plazhet e Karpenit dhe të Spillesë, të cilat shquhen për cilësinë mjaft të lartë të rërës, ujërat e pastër detarë dhe bimësinë me pisha që i rrethon. Vitet e fundit, në këto plazhe kanë filluar investimet për krijimin e kushteve për akomodimin e turistëve. Kepi i Lagjit e mbyll gjirin e Durrësit në jug. Ai është një vend natyror mjaft i përshtatshëm për ushtrimin e zhytjeve nënujore. Pranë tij gjenden plazhet e vogla me bukuri të rrallë të Bardhorit, plazh shkëmbor, dhe i Gjeneralit. Plazhi i Gjeneralit Natyrë dhe Aventurë 27


është i rrethuar me bimësi dhe i përngjet një amfiteatri natyror. Këto janë plazhe të veçuara, mjaft të qeta dhe me një cilësi shumë të lartë të ujërave detare. Plazhi i Divjakës dhe laguna e Karavastasë. Plazhi ranor i Divjakës, pylli dhe laguna përbëjnë një kompleks natyror me një rëndësi të madhe turistike. Pylli i Divjakës shtrihet nga gryka e Semanit deri në grykëderdhjen e Shkumbinit. Laguna e Karavastasë ka një sipërfaqe prej 4.330 hektarësh dhe konsiderohet si laguna më e madhe e gjithë bregdetit shqiptar. Ajo është një nga 12 parqet kombëtare që ka Shqipëria, gjithashtu është pika më perëndimore në Europë ku folezon pelikani kaçurrel (pelicanus crispus). Për këto vlera, që prej vitit 1994 laguna e Karavastasë ndodhet nën ruajtjen ndërkombëtare të Konventës së RAMSAR-it. Në këtë ekosistem gjenden 210 lloje shpendësh, 12 lloje gjitarësh dhe 16 lloje reptilësh. Ujërat e lagunës, të cilat arrijnë thellësi maksimale 1.5 metra, janë të pasura me peshq, ku llojet më kryesore janë qefulli dhe ngjala. Bimësia e Parkut Kombëtar të Divjakës shquhet për bukurinë dhe freskinë e veçantë. Këtu mbizotërojnë sipërfaqet me halorë, me pishë të butë dhe të egër. Pylli është me kate duke filluar që nga bimët barishtore e deri te drurët e lartë. 28 Natyrë dhe Aventurë

Plazh Durrës

Divjakë


Plazhi i Divjakës ka rërë me përmbajtje të konsiderueshme jodi me veti kurative. Kjo është një zonë ku kombinohen aktivitetet e plazhit me ekoturizmin. Laguna e Nartës, me një sipërfaqe prej 4.180 hektarësh, përbën lagunën e dytë për nga madhësia. Brezi tokësor që ndan lagunën nga deti është i mbuluar nga një pyll pishe. Laguna e Nartës është një tjetër ekosistem natyror me mundësi për zhvillimin e ekoturizmit, vëzhgimit të shpendëve, peshkimit etj. Ajo përfaqëson kompleksin e dytë në Shqipëri për sa i takon prezencës së shpendëve ujorë. Në Nartë gjenden 195 lloje shpendësh. Vetëm gjatë stinës së dimrit aty folezojnë 48.700 shpendë ujorë. Krahas rosave të egra, këtu gjenden edhe shqiponja bishtbardhë, skifteri pelegrin, skifteri kthetrazi etj. Zona e Nartës është e njohur për vreshtarinë e saj. Përveç turizmit natyror, vizitorët mund të shijojnë prodhimin artizanal të verës së cilësisë së lartë. Në ujërat e lagunës gjenden peshq të shumtë, për t’u përmendur janë ngjala dhe levreku i Nartës. Qyteti i Vlorës është porti i dytë në vend për nga madhësia dhe një prej pikave më të rëndësishme turistike duke ofruar në radhë të parë produktin “sun & sea” (diell dhe det). Zona pranë qytetit përgjatë plazheve të gjirit të Vlorës shquhet për hotelet e reja

Në Nartë gjenden

195 lloje shpendësh

Vetëm gjatë stinës së dimrit aty folezojnë

48.700

shpendë ujorë Krahas rosave të egra, këtu gjenden edhe shqiponja bishtbardhë, skifteri pelegrin, skifteri kthetrazi etj.

Plazh Vlorë Natyrë dhe Aventurë 29


e moderne si dhe lehtësirat e tjera si baret, restorantet, diskot etj. Zona turistike fillon në jug të qytetit përgjatë plazheve të vogla dhe shkëmbore të gjirit të Vlorës. Përballë tyre ndodhet gadishulli i Karaburunit, gadishulli më i madh i bregdetit dhe ishulli i Sazanit, ishulli më i madh i Shqipërisë. Plazhet e Jonufrit që ndodhen në këtë zonë të gjirit të Vlorës zgjaten deri në përroin e Dukatit pranë qytetit të vogël të Orikumit. Plazhi rrethohet nga një zonë kodrinore e mbuluar me agrume, e cila ndërthuret mjaft bukur me ujërat blu të detit. Në jug të gjirit të Vlorës ndodhet Orikumi, ku vitet e fundit është ngritur një port jahtesh. Plazhi i Orikumit ka një gjatësi prej 2 km. Në këtë zonë gjenden edhe shpellat detare të Panasë dhe Rrapit. Kjo zonë paraqet interes për zhytjet, pasi këtu gjenden mbetje arkeologjike dhe anije të fundosura. E tillë është anija italiane “Po”, e fundosur në vitin 1941 gjatë luftës italo-greke. Po kështu thuhet se Jul Çezari mbyti anijet që sollën trupat e tij në ndjekje të Pompeut. Zonat e përshtatshme për zhytje janë: Uji i Ftohtë dhe plazhi i Zhironit. Këtu mund të vëzhgohen algat e zeza e të gjelbra. Në perëndim, gjiri i Vlorës mbyllet me gadishullin e Karaburunit, gadishulli më i madh i Shqipërisë. Bregu perëndimor i Karaburunit është 30 Natyrë dhe Aventurë

Zonat e përshtatshme për zhytje janë: Uji i Ftohtë dhe plazhi i Zhironit. Këtu mund të vëzhgohen algat e zeza e të gjelbra.

Vlorë


spektakolar, me brigje të larta dhe të copëzuara, gjire e plazhe të vogla. Në veri të gadishullit gjendet shpella detare e Haxhi Alisë, shpella më e madhe detare e vendit, me një thellësi prej 30 metrash. Për sa u përket plazheve të vogla të Karaburunit, duhet të përmendim ato të gjirit të Arushës, plazhet e Gramës dhe Dafinës, të cilat shquhen për ujërat e thella. Pranë plazhit të Gramës ndodhet shpella e Skllevërve. Në murin e plazhit të Gramës gjenden mbishkrime antike, mendohet se këtu ka qenë një tempull i Dioskurëve pellazgë. Faqja perëndimore e Karaburunit është një prej pikave më tërheqëse të bregut shqiptar.

Pranë gadishullit të Karaburunit gjendet ishulli i Sazanit. Sazani është ishulli më i madh i Shqipërisë me sipërfaqe 5.7 km2, me një gjatësi 4.8 km dhe gjerësi maksimale 2 km. Ai ndodhet 12 milje larg nga porti i Vlorës. Në antikitet, ishulli është quajtur Sason. Ishulli përfaqëson një bllok shkëmbor me brigje të ashpra sidomos pjesa perëndimore e ishullit. Në pjesën juglindore të ishullit gjendet plazhi zallor i Admiralit që shquhet për ujërat mjaft të pastra të detit. Sazani paraqet një interes të veçantë për zhytjet dhe së bashku me gadishullin e Karaburunit përbëjnë një park të vërtetë nënujor.

Ishulli i Sazanit është ishulli më i madh i Shqipërisë me sipërfaqe 5.7 km2, me një gjatësi 4.8 km dhe gjerësi maksimale 2 km. Ai ndodhet 12 milje larg nga porti i Vlorës. Ishulli i Sazanit Natyrë dhe Aventurë 31


RIVIERA

Riviera shqiptare është krahina më e ngrohtë e Shqipërisë Janar 10C, Korrik 25C Ai shquhet për qetësinë, ujërat shumë të thellë në ngjyrë blu të theksuar.

Plazhi i Gjipesë 32 Natyrë dhe Aventurë


RIVIERA Pas qafës së Llogarasë ndodhen plazhet e Jonit apo siç quhen ndryshe plazhet e Rivierës shqiptare. Riviera shqiptare është një prej krahinave më të bukura të Shqipërisë ku takohen dielli, deti i thellë, plazhet e vogla shkëmbore dhe intime. Kjo është krahina më e ngrohtë e Shqipërisë ku temperatura mesatare e janarit është 10°C dhe e korrikut 25°C. Zona ka 300 ditë me diell. Nga Qafa e Llogarasë, 1.057 metra mbi nivelin e detit, hapet një pamje madhështore e bregut. Plazhi i parë është ai i Dhraleos në Palasë, i cili është një prej plazheve më ekzotike të gjithë bregdetit shqiptar. Ai shquhet për qetësinë, ujërat shumë të thellë në ngjyrë blu të theksuar. Dhërmiu është një prej pikave turistike më të rëndësishme dhe më të frekuentuara të gjithë bregdetit shqiptar. Ujërat shumë të pastër të detit, plazhet intime, sportet ujore dhe zhytjet nënujore e bëjnë shumë të preferuar nga të rinjtë. Plazhet që përbëjnë Dhërmiun janë Jaliksari, Shkambo dhe Gjipea. Plazhi i Gjipesë, i formuar nga një përrua, ka në sfond një kanion me mure deri në 70 metra të lartë. Në plazhin e Dhërmiut ndodhet edhe Shpella detare e Piratëve. Barkat ofrojnë dërgimin e turistëve në shpellë. Për akomodim, në plazhin e Dhërmiut ndodhen disa hotele, restorante dhe disko të hapura verore. Në

Dhërmiu Një prej pikave turistike më të rëndësishme dhe më të frekuentuara të gjithë bregdetit shqiptar. Ujërat shumë të pastër të detit, plazhet intime, sportet ujore dhe zhytjet nënujore e bëjnë shumë të preferuar nga të rinjtë

Dhërmi Natyrë dhe Aventurë 33


gjithë këtë zonë, duke përfshirë edhe fshatrat e tjerë, është i zhvilluar turizmi familjar, ku turistët mund të akomodohen në shtëpi me qira. 8 km në jug të Dhërmiut ndodhet Vunoi nga ku merret drejtimi për në plazhin e mirënjohur të Jalit. Himara është qendra kryesore e bregdetit jonian të sipërm. Plazhet që përbëjnë Himarën janë: Spillea, Potami, Llamani dhe Livadhja. Të gjitha shquhen për ujërat e thellë, karakterin shkëmbor dhe cilësinë e mirë të ujërave të detit. Përpara Borshit ndodhen plazhi i Qeparoit si dhe gjiri i vogël tektonik i Porto Palermos ku gjendet kalaja e Ali Pashait. Borshi përbën plazhin më të gjatë të Rivierës shqiptare me një gjatësi prej 6 km. Ky plazh shquhet për një konfiguracion të bukur i rrethuar nga masive me bimësi mesdhetare. Turizmi familjar është forma kryesore e akomodimit në këtë zonë. Deri në qytetin e Sarandës janë për t’u përmendur plazhet e Bunecit, Kakomesë dhe Krorëzit, plazhe këto me bukuri të rrallë dhe që shquhen për ujëra të kthjellëta. Qyteti i Sarandës është qendra më e madhe e banuar e Rivierës shqiptare dhe një nga pikat turistike më të rëndësishme të vendit. Qyteti dhe zonat rreth tij ofrojnë një rrjet hotelesh që nga ato me pesë yje deri në hotele me buxhet ekonomik apo dhe shtëpi 34 Natyrë dhe Aventurë

Himarë

Sarandë


me qira. Saranda është një pikë mjaft e frekuentuar edhe nga turistët europianë dhe ndërkombëtarë që vijnë nga Korfuzi. Vend të rëndësishëm zë pika arkeologjike e Butrintit, e përfshirë në listën e UNESCO-s, që ndodhet 18 km në jug të qytetit. Në qytetin e Sarandës ndodhen plazhet e vogla të Centralit, Pllakave dhe Limanit. Zona më e frekuentuar është ajo e Ksamilit, e cila ndodhet midis gadishullit me të njëjtin emër dhe lagunës së Butrintit. Përballë tij shtrihet ishulli i Korfuzit dhe katër ishuj të vegjël të mbuluar krejtësisht nga bimësi e gjelbër mesdhetare. Në Ksamil gjenden disa hotele dhe restorante.

Laguna e Butrintit ka një sipërfaqe prej 16 km2 dhe komunikon me ujërat e detit nëpërmjet kanalit të Vivarit 3.6 km i gjatë. Ky është një vend mjaft i përshtatshëm për ushtrimin e sportit me varka me vela. Nga pikëpamja e faunës, aty jetojnë rosa e egër, rosa qafëzezë, bajza, shqiponja e fushës, skifteri kthetrazi, shqiponja bishtbardhë, lakuriqi hundëpatkua etj. Për t’u përmendur është prezenca e bretkosës epirote, e cila gjendet vetëm në këtë vend, në Shqipëri. Ekosistemi është gjithashtu i përshtatshëm për vëzhgimin e shpendëve, ku gjenden 90 lloje shpendësh ujorë. Ekstremi më jugor i bregdetit shqiptar deri në kepin e Stillos përbëhet nga plazhe të virgjëra.

Ksamil Natyrë dhe Aventurë 35


DESTINACION

Si rezultat i relievit të thyer, klima është e ndryshueshme nga një krahinë në tjetrën, me kontraste në temperaturë, e cila e bën Shqipërinë një destinacion shumë të pëlqyer për turistët

Kanioni Kapresë. Theth 36 Natyrë dhe Aventurë


SHQIPËRIA SI DESTINACION Shqipëria shtrihet në bregun lindor të Gadishullit Ballkanik dhe përfshihet në zonën klimaterike mesdhetare, me dimër të lagësht e relativisht të butë dhe me verë të nxehtë e të thatë. Si rezultat i relievit të thyer, klima është e ndryshueshme nga një krahinë në tjetrën, me kontraste në temperaturë, e cila e bën Shqipërinë një destinacion shumë të pëlqyer për turistët. Kjo hapësirë e pasur me florë dhe faunë është perfekte për organizimin e aktiviteteve të ndryshme turistike. Detet e Adriatikut dhe të Jonit ftojnë vizitorët të shijojnë peizazhin e mrekullueshëm si dhe kënaqësitë e kulinarisë. Lumenjtë që përshkojnë hapësirën e mrekullueshme shqiptare ofrojnë mundësinë e organizimit të disa sporteve malore si: rafting, kanoe, kajak etj. Sipërfaqja e Shqipërisë dominohet nga kodrat dhe malet. Maja më e lartë është mali i Korabit, 2.751 m mbi nivelin e detit.

Sipërfaqja e Shqipërisë dominohet nga kodrat dhe malet

Natyrë dhe Aventurë 37


AVENTURË

Territori i Shqipërisë ofron mundësi të mëdha për të ushtruar edhe veprimtaritë e ecjes dhe ngjitjes malore Hapësirat malore janë tërheqëse gjithashtu për ndërtimin e kampingjeve dhe akomodimin me çadra.

Boge - Qafa e Shtegut te Dhenëve 38 Natyrë dhe Aventurë


SPORT DHE AVENTURË Ecjet dhe ngjitjet malore Alpinizmi në Shqipëri gjen terrene të shumta për t’u praktikuar. Zonat më të rëndësishme për sportin e alpinizmit janë: Jezerca, mali i Hekurave, Razma e shumë të tjera në Alpe, Munella në Pukë, Korabi, Radomira dhe Lura në rrethin e Dibrës, Biza në rrethin e Tiranës, mali i Çikës në rrethin e Vlorës, mali i Tomorit në Berat, Gjinari në Elbasan, mali i Rungajës në Vithkuq, parku i Qafë Shtamës në rrethin e Krujës etj. Hapësirat malore janë tërheqëse gjithashtu për ndërtimin e kampingjeve dhe akomodimin me çadra. Territori i Shqipërisë ofron mundësi të mëdha për të ushtruar edhe veprimtaritë e ecjes dhe ngjitjes malore. Tërheqës është programi i quajtur “trekingu i Çikës”, duke përshkuar luginën e përroit të Dukatit, vargun e Çikës, zonën e Kurveleshit dhe përfundon në bregdetin jonian. Ky aktivitet zhvillohet përgjatë itinerarit Dukat-TërbaçVranisht-Kuç-Kudhës-Qeparo. Zona të tjera të përshtatshme për ecje dhe ngjitje malore janë Alpet e Shqipërisë në pika të tilla si: Vermosh, Theth, Razëm, Bogë, Valbonë etj. Mali i Tomorit i shtrirë në rrethet e Beratit dhe Skraparit. Vithkuqi, Voskopoja, Drenova në rrethin e Korçës, Guri i Kamjes në rrethin

e Pogradecit, lugina e Drinos në zonën e Dropullit në rrethin e Gjirokastrës si dhe itinerari Borsh-Zhulat që përshkon Kurveleshin. Shëtitjet me këmbë janë një mënyrë tjetër për të shijuar natyrën, gjithashtu edhe si një aktivitet fizik mjaft i shëndetshëm. Në Shqipëri ky është një sport tepër i aplikuar, pasi natyra dhe territoret me shtigje të ngushta dhe monopate ofrojnë një kënaqësi të veçantë.

Mali i Çikës Natyrë dhe Aventurë 39


Në zona të Shqipërisë, shtresa e dëborës qëndron mbi 100 ditë duke krijuar në këtë mënyrë kushte natyrore të përshtatshme për amatorët e skive.

SPORTET DIMËRORE Me pasurinë e relievit të saj të ngritur dhe malor, Shqipëria ofron kushte natyrore të përshtatshme për organizimin e sporteve dimërore, të cilat veçanërisht në të ardhmen, falë edhe investimeve që pritet të bëhen, do të marrin edhe më tepër zhvillim. Në zona të Shqipërisë, shtresa e dëborës qëndron mbi 100 ditë duke krijuar në këtë mënyrë kushte natyrore të përshtatshme për amatorët e skive. Në Shqipëri ende nuk kemi impiante të mirëfillta skish, por kemi një numër pistash të përshtatshme natyrore, të cilat frekuentohen nga ana e të apasionuarve të sporteve dimërore. Të tilla janë pista e Bigellit në Dardhë, ku zhvillohen edhe garat e kampionatit kombëtar të skive. Pista të tjera natyrore janë ato të Pëltekut në Voskopojë (Korçë), 1.160 mbi nivelin e detit. Pista të tjera natyrore janë ato pranë qytetit malor të Pukës, Shistavecit në Kukës, Grabovës në Gramsh, Razma në alpet perëndimore etj. 40 Natyrë dhe Aventurë


BIÇIKLETAT MALORE DHE EKSPLORIMI I SHPELLAVE Një aktivitet i veçantë në zonat malore janë edhe turet me biçikleta malore. Këto pajime duhen marrë me vete, pasi nuk ofrohen me qira. Disa nga këto ture organizohen në alpet shqiptare, si në Theth, Bogë, Vermosh etj. Një tur tjetër me biçikleta është ai që kalon nëpër brigjet e liqenit të Shkodrës. Për këto ture, ekzistojnë edhe hartat, të cilat janë përgatitur nëpërmjet projekteve të përbashkëta të pedagogëve dhe studentë të universiteteve të Shkodrës dhe Podgoricës. Si rezultat i përhapjes së madhe të formacioneve gëlqerore në territorin e Shqipërisë, ka një zhvillim të formave të shumëllojshme karstike, gjë e cila ka mundësuar ekzistencën e shumë shpellave karstike me interes të madh për turizmin. Vetëm në zonën e Shkodrës gjenden 35 shpella të tilla si: e Zhylës, Jubanit, Murriqit, Pusit, e Birrëve me rrathë etj. Me interes të veçantë turistik mund të përmendim Shpellën e Pëllumbasit, e cila ndryshe quhet edhe Shpella e Zezë, ndodhet në juglindje të Tiranës. Shpellë tjetër tërheqëse, njëkohësisht edhe më e madhja në Shqipëri është Shpella e Pirrogoshit, e cila gjendet në rrethin e Skraparit në jug të vendit. Shpella të tjera janë: shpella e Nezirit (Mat), shpella e Lekë Petës në Kurvelesh, e Trenit në Devoll etj. Natyrë dhe Aventurë 41


PESHKIM DHE HIPIZËM Peshkimi është një veprimtari që zhvillohet në dete, liqene dhe lumenj. Përveçse një pasion, peshkimi është edhe një burim të ardhurash për shumë banorë të bregdetit. Ndër zonat ideale për peshkimin malor janë lugina e lumit Valbonë, përroi i Thethit ku kapet trofta e mermertë, lugina e sipërme e Vjosës etj. Peshkimi sportiv me grepa ka mundësi të ushtrohet në grykëderdhjet e lumenjve si ato të Vjosës, Semanit, Matit, Drinit etj. Kënaqësi më vete është edhe peshkimi në laguna sidomos në Karavasta, Nartë, Kune-Vain etj. Sporti i hipizmit në Shqipëri i ka fillesat rreth 100 vjet më parë në qytetin e Shkodrës, ndonëse ai është praktikuar që në lashtësi. Më pas kanë vazhduar të organizuara më mirë gjatë periudhës së Mbretërisë së Zogut. Pas Luftës së Dytë Botërore, për rreth dyzet vjet hipizmi ushtrohej vetëm nga segmente të ushtrisë shqiptare në kompeticione të ndryshme. Ky sport është praktikuar kryesisht në ato rrethe që kanë qendrat më cilësore të mbarështimit të kuajve si: në Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan (Cërrik), Korçë, Divjakë, Berat, Vlorë, Fusha e Pelave në Lurë, Shishtaveci në Kukës etj. Shtrirja gjeografike e këtij sporti është tepër 42 Natyrë dhe Aventurë

interesante, ku natyra tipike për secilin nga vendet e përmendura gërshetohet me elemente të veçanta natyrore, historike dhe tradicionale. Për të apasionuarit e hipizmit, pranë kryeqytetit kemi disa qendra që ofrojnë shëtitje me kuaj si në Mullet, Pezë etj.

Ndër zonat ideale për peshkimin malor janë lugina e lumit Valbonë, përroi i Thethit ku kapet trofta e mermertë, lugina e sipërme e Vjosës etj


SPORTET UJORE Sportet ujore, si rafting, zhvillohen në luginat tërheqëse të lumenjve dhe përrenjve të shumtë. Ushtrimi i tyre është veçanërisht i njohur në luginat e sipërme të Osumit. Gjatë këtij itinerari përshkohen kanionet e mrekullueshme të it. Itinerar tjetër është dhe ai që përshkon zonën Ura e Dashit, kanioni i Lengaricës në luginën e Vjosës. Rajone të tjera ku ushtrohen këto sporte janë lugina e Devollit në jug të vendit, Luginat e Shalës dhe Valbonës në alpet shqiptare, Shkalla e Tujanit në lumin e Tiranës, pranë kryeqytetit, në grykëderdhjen e lumit Mat dhe lagunën e Patokut etj.

Osum Natyrë dhe Aventurë 43


FLUTURIMET E LIRA 44 Natyrë dhe Aventurë

Pika më e frekuentuar për të aplikuar këtë sport është Qafa e Llogarasë (1.052 m mbi nivelin e detit) në zonën e Vlorës, ku drejtimi i erës është mjaft i favorshëm.


FLUTURIMET E LIRA Sporti i aeronautikës ka nisur të praktikohet në vendin tonë në fillim të viteve ’90. Shqipëria, me relievin e thyer malor e kodrinor, ofron mundësi të shumta për organizimin e këtyre sporteve që lidhen me kushtet e përshtatshme topografike dhe natyrore. Pika më e frekuentuar për të aplikuar këtë sport është Qafa e Llogarasë (1.052 m mbi nivelin e detit) në zonën e Vlorës, ku drejtimi i erës është mjaft i favorshëm. Këtu janë zhvilluar takime ndërkombëtare, ku mund të veçojmë Kampionatin Botëror, me pjesëmarrjen e parashutistëve të huaj, sidomos atyre nga Italia, Franca etj. Përveç Llogarasë, vende të tjera të përshtatshme për këtë sport janë Morava, Dajti dhe Taraboshi.

Pershkrimi i fotos

Natyrë dhe Aventurë 45


ZHYTJET NËNUJORE 46 Natyrë dhe Aventurë

Qendrat e sporteve nënujore gjenden në veri të Vlorës Vitet e fundit ekspeditat e përbashkëta shqiptaroamerikane kanë arritur të zbulojnë anije të vjetra të mbytura në këtë zonë.


ZHYTJET NËNUJORE Mundësitë për zhytje profesionale janë zhvilluar vetëm gjatë dekadës së fundit. Zbulimet e pasura nënujore në detet e Shqipërisë ofrojnë një mundësi unike për zhytësit, për të eksploruar jetën në det dhe anijet e mbytura. Qendrat e sporteve nënujore gjenden në veri të Vlorës (deti Adriatik). Drejt jugut, nga Vlora në Sarandë ka qendra të lakmueshme dhe mundësi për t’u përfshirë në këtë lloj sporti, i cili është në rritje. Vitet e fundit ekspeditat e përbashkëta shqiptaro-amerikane kanë arritur të zbulojnë anije të vjetra të mbytura në këtë zonë. Vendet më të përshtatshme për të ushtruar këtë lloj sporti janë gadishulli i Karaburunit, ishulli i Sazanit, zonë në veri të Sarandës, gjiri i Vlorës, Dhërmiu, Jali, kepi i Lagjit, kepi i Rodonit etj. Në veçanti gjiri i Vlorës ruan anije të mbytura që prej antikitetit. Megjithatë më e njohura është anija e spitalit italian “PO”, e cila u mbyt në mars 1941, e qëlluar nga një aeroplan britanik “Swordfish”. Objekti i fundosur arrin një thellësi prej 33 m dhe 150 m gjatësi. Një zbulim tjetër i rëndësishëm është evidentuar në veri të gjirit të Sarandës, ku gjendet një anije e fundosur, e cila i përket shek. III ose IV p.e.s. Mendohet se ky relikt i zbuluar është ndër më të ruajturit e Mesdheut. Aty janë gjetur edhe amfora

të mëdha. Krahas objekteve të mbytura, interesante janë për t’u parë algat e gjelbra dhe të zeza, koralet etj. Ishulli i Sazanit është edhe më i larmishëm për sa i përket botës ujore, me shkëmbinj të ndryshëm nënujorë, të cilët shërbejnë si një habitat për një varietet të gjerë peshqish dhe fauna jetësore. Pjesa lindore e ishullit është zona më e preferuar për zhytje, e cila është mjaft interesante për t’u zbuluar. Kompani të ndryshme ofrojnë guida zhytjeje. Gadishulli i Karaburunit është një zonë e madhe dhe e paprekur, perfekte për zhytje dhe për eksplorim nënujor. Një rrymë jugore shquhet veçanërisht për ujë të pastër dhe kthjelltësi mahnitëse. E konsideruar si një parajsë e pazbuluar, përbën një destinacion të përkryer për amatorët e zhytjeve. Bukuria e tij është madhështore dhe potenciali i tij është i mrekullueshëm.

Ishulli i Sazanit është edhe më i larmishëm për sa i përket botës ujore, me shkëmbinj të ndryshëm nënujorë, të cilët shërbejnë si një habitat për një varietet të gjerë peshqish dhe fauna jetësore. Natyrë dhe Aventurë 47


48 Natyrë dhe Aventurë


Natyrë dhe Aventurë 49





Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.