Udhëto & Zbulo - Visit Albania (Shqip)

Page 1



Udhëto & Zbulo



Përmbajtja 06

58

Shqipëria e Mesme Turi 1/ Tiranë, Krujë, Durrës dhe Elbasan

Turi 3/ Tepelenë, Këlcyrë dhe Përmet

24

Shqipëria Juglindore Turi 1/ Pogradec, Korçë, Voskopojë, Dardhë, Vithkuq, Liqenet e Prespës

Turi 2/ Berat, Mali i Tomorrit, Kanionet e Osumit, Apolloni dhe Bylis

36 Shqipëria e Jugut Turi 1/ Vlorë, Nartë, Rradhimë, Orikum, Amantia, Llogara, Palasë, Dhërmi, Vuno, Himarë, Qeparo, Borsh dhe Lukovë

48 Turi 2/ Sarandë, Butrint, Finiq, Gjirokastër dhe Antigone

62

73 Turi 2/ Ersekë dhe Leskovik

78 Shqipëria Veriore Turi 1/ Shkodër, Velipojë, Razëm, Bogë, Theth dhe Vermosh

88 Turi 2/ Valbonë, Koman, Fierëz, Kukës, Laguna e Matit dhe Dibër

102 Tur Special - “Via Egnatia”


Tiranë

6 Udhëto & Zbulo


Turi 1 - Shqipëria e mesme

Kryeqyteti i Shqipërisë, si çdo metropol europian është e pasur për sa i përket energjisë dhe gjallërisë që ofron. Të vizitosh këtë qytet me moshë të re, plot kafene, bare, taverna e klube nate është një kënaqësi e argëtim më vete. Popullsia e re dhe dinamike, si dhe mikpritja që e karakterizon përbëjnë një kuriozitet dhe interes për atë që e viziton për herë të parë

Udhëto & Zbulo 7


R

reth emrit të qytetit ka një sërë hipotezash. Disa prej tyre i referohen emërtimit Tyrrenia (emërtim i lashtë etrusk). Të tjerë mendojnë se qyteti është quajtur Theranda (që do të thotë të korrat) si dhe Tirkan, emërtimi i një kështjelle të vjetër rrëze malit të Dajtit. Eksplorimi i Tiranës mund të nisë duke vizituar muzetë ose pikat kryesore, një pjesë e mirë e të cilave gjenden në sheshin qendror të qytetit i quajtur sheshi “Skënderbej”. Aty mund të shikoni xhaminë e Et’hem Beut (ndërtuar në periudhën midis viteve 1798-1823) apo Kullën e Sahatit, të përuruar në vitin 1822, e cila është 32 metra e lartë. Ndonëse një monument me stil oriental, ajo ka në majë një kupolë të tipit San Marko. E veçanta e kësaj kulle, e cila sot është e hapur për vizitorët, është se deri në vitin 1971 ka qenë ndërtesa më e lartë e Tiranës. Pallati i Kulturës është ndërtuar në vitin 1968 sipas stilit sovjetik. Tullën e parë për ndërtimin e saj

8 Udhëto & Zbulo

Turi 1 - Shqipëria e mesme

e ka vënë Nikita Hrushovi gjatë vizitës së tij në Tiranë. Në shesh gjendet edhe monumenti i Heroit Kombëtar, Skënderbeut,

i vendosur në këtë vend në vitin 1968. Mozaiku i Tiranës (rr. “Naim Frashëri”) përbën një kuriozitet më vete, si monumenti arkeologjik më i vjetër i Tiranës. Ai daton në shek. IV e.s dhe mendohet se ka qenë pjesë e dyshemesë së një vile romake. Varri monumental i Kapllan Pashës (njërit prej sundimtarëve të Tiranës), i cili ka qenë pjesë e Xhamisë së Madhe, Ura e


Mozaiku Shqipëria

Tabakëve në bulevardin “Zhan d’Ark” (ndërtuar në gjysmën e parë të shek. XIX) janë disa nga pikat më interesante të kryeqytetit. Në Tiranë, gjithashtu, mund të vizitoni muze, galeri dhe teatro. I tillë është Muzeu Historik Kombëtar, i përuruar në vitin 1981, i cili gjendet në sheshin “Skënderbej”. Aty bie në sy mozaiku Shqipëria që është më i madhi në vend. Muzeu Arkeologjik, Galeria e Arteve Figurative, muzeu privat “Mezuraj”, Teatri i Operas

dhe Baletit etj. Tirana ofron objekte për të interesuarit e periudhës komuniste si: shtëpia e ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha, e cila gjendet në zonën e quajtur ish-Blloku ose ish-muzeu i tij që qytetarët e quajnë Piramida. Në periferi të Tiranës gjendet “Bunkarti”, i cili është një bunker i ngritur për mbrojtjen bërthamore gjatë viteve 1972-1978. Ai është çelur për vizitorët që prej vitit 2014 dhe në të gjendet muzeu i ushtrisë. Ky është një objekt interesant i periudhës Udhëto & Zbulo 9


Parku Kombëtar i Dajtit

së Luftës së Ftohtë. Në jug të qytetit gjendet Parku i Madh, i cili ka sipërfaqe 260 hektarë. Brenda parkut mund të vizitoni liqenin artificial, me sipërfaqe 55 hektarë, i cili është një vend mjaft i frekuentuar nga banorët e kryeqytetit. Aty mund të shijoni një kafe buzë liqenit apo bëni ecje sportive dhe vrap. Tirana ofron një shumëllojshmëri restorantesh që variojnë nga ato tradicionale vendase, deri te kuzhinat italiane, spanjolle, kineze e indiane. Ndër gatimet kryesore të qytetit është tava e dheut, e 10 Udhëto & Zbulo

cila përgatitet me gjizë, domate dhe të brendshme bagëtish. Zona pranë qytetit, e njohur për klimën e butë, shquhet gjithashtu për prodhimin e verërave të markave “Shesh i Zi” dhe “Shesh i Bardhë”. Ndër festimet kryesore që zhvillohen në Tiranë janë Nata e Bardhë, e cila festohet më 29 Nëntor. Kjo ditë shoqërohet nga një sërë aktivitetesh rinore, shfaqjesh muzikore në rrugë e sheshe etj. Vetëm 25 km larg Tiranës gjendet Parku Kombëtar i Dajtit i quajtur ndryshe Ballkoni Natyror i Tiranës, i cili ka një


sipërfaqe prej 3.300 ha. Mund të shkohet me makinë ose edhe nëpërmjet teleferikut, i cili ofron një pamje mjaft tërheqëse. Shpella e Pëllumbasit, Shkalla e Tujanit në grykën e lumit të Tiranës, Biza (pikë malore) janë ndër atraksionet kryesore natyrore. Me një rëndësi për vlerat që mbartin janë kalaja e Petrelës dhe e Prezës, si dhe rrënojat e qytetit antik të Presqopit, pranë Petrelës, të cilat janë objekte kryesore të trashëgimisë kulturore e historike të Tiranës. Kalaja e Petrelës: Ndodhet në rrugën nacionale Tiranë – Elbasan, 18 km larg nga kryeqyteti dhe është një prej pikave kryesore turistike pranë Tiranës. Kalaja ngrihet mbi një kodër shkëmbore sipër fshatit me të njëjtin emër. Ka trajtë trekëndore me dy kulla vrojtuese. Ndërtimi i parë i saj i përket periudhës së antikitetit, ndërsa forma e sotme i daton shekullit XV. Kalaja e Petrelës bënte pjesë në sistemin

Tirana ofron një shumëllojshmëri restorantesh që variojnë nga ato tradicionale vendase, deri tek kuzhinat italiane, spanjolle, kineze e indiane. Ndër gatimet kryesore të qytetit është “tava e dheut “

sinjalizues dhe mbrojtës të kalasë së Krujës. Këto kala komunikonin me njëra-tjetrën nëpërmjet zjarreve. Në atë kohë drejtohej nën komandën e motrës së Skënderbeut, Mamica Kastriotit. Sot, në ambientet e kalasë ka shërbim restoranti. Prej andej hapet një pamje mjaft e bukur drejt luginës së Erzenit, kodrave me ullinj dhe maleve përreth. Udhëto & Zbulo 11


Krujë Qyteti historik ndodhet vetëm 32 km nga kryeqyteti. Ai është i ndërtuar në një shpat mali me lartësi afro 600 metra mbi nivelin e detit, duke ofruar një panoramë mjaft të veçantë.

12 Udhëto & Zbulo


K

ruja është një ndër pikat turistike më të frekuentuara të vendit. Emri i qytetit lidhet ngushtësisht me figurën e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili e ktheu këtë qytet në qendrën e tij kryesore dhe në bastionin më të rëndësishëm të rezistencës antiosmane. Një nga monumentet historike kryesore për t’u vizituar është muzeu “Gjergj Kastrioti”, i vendosur në kala, që ka origjinë ilire. Kalaja që ne shohim sot e ka marrë formën gjatë shek. V-VI. Ka 9 kulla dhe brenda saj ka disa shtëpi, gjithashtu edhe teqeja e Dollmasë. Në perëndim të saj gjendet hamami, i cili daton nga shek. VI. Objekt tjetër brenda kalasë është Muzeu Etnografik, i cili ndodhet në një shtëpi tipike me çardak që ka qenë pronë e familjes së Toptanëve. Në hyrje të kalasë është i pozicionuar Pazari karakteristik i Krujës, ndër më të spikaturit në vend. Ky është njëri prej tregjeve më të pasur me suvenire dhe

Pazari i Krujës

prodhime të zejeve vendase. Ka funksionuar që prej shek. XV. Kruja shijohet edhe përmes gatimeve të saj tipike ku për t’u përmendur është kabunia, e cila përgatitet me oriz, sheqer, kanellë, karafil dhe me qafë dashi. Hashurja është një tjetër ëmbëlsirë karakteristike e përgatitur me grurë dhe kanellë. Nuk mund të lihet pa provuar nga vizitorët byreku i Katraqinit etj. Në majë të malit të Krujës gjendet teqeja e Sari Salltikut, një shenjt i sektit bektashi, me famë ballkanike. Në nderim të figurës së tij, njihen tri varre, njëri prej të cilëve gjendet pikërisht në Udhëto & Zbulo 13


Shtëpi karakteristike

malin e Krujës. Ngjitja për në majën e Sari Salltikut ofron një eksperiencë të paharruar për amatorët e ecjeve sportive. Aty mund të shkohet edhe nëpërmjet rrugës automobilistike. 25 km larg nga Kruja gjendet Parku Kombëtar i Qafë Shtamës, me një sipërfaqe prej 2.000 14 Udhëto & Zbulo

hektarësh. Ai njihet si një pikë klimaterike e përshtatshme për të sëmurët që vuajnë nga sëmundjet respiratore. Këtu, në lartësinë mbi 1.300 metra mbi nivelin e detit, mund të vizitoni burimin e ujit të pijshëm të Nënës Mbretëreshë. Ndër objektet e trashëgimisë historike vlejnë të


Një nga objektet kryesore për tu vizituar është muzeu “Gjergj Kastrioti”, Objekt tjetër brenda kalasë është Muzeu Etnografik, i cili gjendet në një shtëpi tipike me çardak, që ka qenë pronë e familjes së Toptanëve

përmenden rrënojat e qytetit ilir të Albanopolit, të cilat gjenden në Zgërdhesh, pranë fshatit Halilaj (në udhën nga Fushë-Kruja për në Krujë). Albanologu i famshëm austriak Jorg Von Han, nga vizitat e studimet e bëra këtu, e ka identifikuar me ALBANOPOLIN, nga i cili merr emrin edhe vendi

ynë për të huajt. Pranë Fushë-Krujës, në fshatin Bilaj, gjenden ujërat termale, të cilat ofrojnë shërbim të specializuar. Këto të fundit kurojnë disa lloj sëmundjesh. Temperatura e këtyre ujërave me përmbajtje sulfurore arrin deri në 55 gradë C. Udhëto & Zbulo 15


Durrës Është porti më i madh i vendit dhe qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë. Ndodhet në një largësi prej vetëm 32 km nga kryeqyteti. Është i njohur si një ndër qytetet më të vjetra të Shqipërisë me një histori 3.000-vjeçare

16 Udhëto & Zbulo


F

illimisht i themeluar nga kolonistët e ardhur nga Korinti në vitin 627 e.s në trojet e fisit ilir të Taulantëve, duke u quajtur Epidamnus. Poeti romak Katulus e ka quajtur Durrësin “taverna e Adriatikut”. Në ditët e sotme, qyteti ofron një sërë objektesh të trashëgimisë kulturore e historike. Monumenti kryesor i qytetit është amfiteatri romak, i ndërtuar në shek. II e.s. Ende i pazbuluar plotësisht, ai radhitet i dyti në Ballkan për nga madhësia pas amfiteatrit të Pulas në Kroaci. Ka një kapacitet prej 15-20 mijë vendesh. Është i ngjashëm me monumentet e këtij lloji të Kapuas, Pompeit dhe Sirakuzës në Itali. Në shekullin IX, në muret e tij u ndërtua një kapele e vogël me mure të veshur me mozaikë. Monumente të vizitueshme dhe interesante për turistët janë: Termat Romake të shek. II e.s, forumi bizantin ose Rotonda me kolona mermeri, i cili mendohet se është ndërtuar që në shek. II e.s dhe ka funksionuar deri në shek. VII.

Monumenti kryesor i qytetit është amfiteatri romak, i ndërtuar në shek.. II A.D. Ende i pazbuluar plotësisht, ai radhitet i dyti në Ballkan për nga madhësia pas amfiteatrit të Pulas në Kroaci. Ka një kapacitet prej 15- 20 mijë vendesh

Objekti më i famshëm i zbuluar në Durrës është mozaiku i quajtur Bukuroshja e Durrësit, i shek. IV e.s. Portreti i femrës në mozaik mendohet se është ai i Aurës, shoqëruese e Afërditës. Udhëto & Zbulo 17


Ky objekt sot gjendet i ekspozuar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Në Durrës mund të vizitoni gjithashtu Muzeun Arkeologjik, i cili ndodhet në shëtitoren “Taulantia”. Ky i fundit ka dy pavijone bazë, atë të periudhës helene dhe atë romake. 18 Udhëto & Zbulo

Durrësi është i njohur për plazhin e tij popullor, i cili është plazhi më i madh i vendit me një shtrirje prej mbi 6 km. Ai është një plazh ranor, me ujëra të cekëta, çka e bën mjaft të sigurt për fëmijët dhe familjarët. Në jug të këtij plazhi gjendet një monument natyror me vlera


Objekti më i famshëm i zbuluar në Durrës është mozaiku i quajtur “ Bukuroshja e Durrësit“, i shek.. IV BC. Portreti e femrës në mozaik mendohet se është ai i Aurës, shoqëruese e Afërditës. Plazhi i Durrësit

historike, Shkëmbi i Kavajës. Ky shkëmb ranor është një monument eolik, i krijuar si pasojë e veprimtarisë së erës për miliona vjet. Në vitin 48 p.e.s, aty mendohet se është zhvilluar një betejë midis Jul Çezarit dhe Pompeit, e mbyllur me fitoren e Çezarit. Në veri të qytetit

gjenden plazhet e gjirit të Lalëzit, gjithashtu ranore dhe të rrethuara nga një kurorë pyjesh me pisha. Në veri, gjiri i Lalëzit mbyllet me kepin e Rodonit, ku gjendet kisha e Shën Ndout dhe rrënojat e kalasë së Skënderbeut. Në kishën e Shën Ndout, çdo 15 gusht, organizohet një pelegrinazh. Udhëto & Zbulo 19


Elbasan

Elbasani gjendet në juglindje të Tiranës. Autostrada moderne e lidh brenda një kohe të shkurtër me kryeqytetin. Ai është i ngritur në veri të luginës së Shkumbinit, atje ku kryqëzohet rruga e vjetër “Eg natia”

20 Udhëto & Zbulo


I

njohur me emrin Hiskampis dhe më pas Skampini, Elbasani ka qenë një fortifikatë romake. Në shekullin VI qyteti u zhvillua jashtë kështjellës. Në vitin 1466 kalaja ra në duart e osmanëve, të cilët thuajse e rindërtuan kalanë dhe e quajtën vendin “il-basan” (vend që sundon). Në shekullin XVII-XVIII u kthye në qendër sanxhaku, duke pasur një zejtari të zhvilluar dhe i njohur veçanërisht për prodhimin e armëve me zbukurime. Sot, qyteti ofron një kompleks monumentesh kulture ku mund të përmendim muret e kalasë së Skampës, kishën e Shën Mërisë me ikonostasin shumë të bukur, të punuar nga mjeshtrit dibranë, kishën unite (e vetmja e këtij lloji e mbetur në Shqipëri, e cila përfaqëson një rit që synon bashkimin e katolikëve me ortodoksët) dhe xhaminë Mbret, të cilat gjenden brenda mureve të kalasë. Objekte kulturore mjaft interesante janë edhe bazilika e Bezistanit, xhamia e Nazireshës,

hamami etj. Elbasani është i njohur për kulinarinë e tij të pasur ku përmenden specialitete të tilla si: tava e kosit, një gatim tipik shqiptar, i cili përgatitet me kos, vezë dhe mish qengji; tava me pistil, e cila përgatitet me kumbull të tharë dhe mish; ballokumet, një ëmbëlsirë karakteristike e Elbasanit, e

Tava e Elbasanit

cila gatuhet me rastin e festës së Ditës së Verës më 14 Mars; bugaçet (simite me petë të spërkatura me gjalpë deleje) etj. Pranë qytetit mund të vizitoni llixhat e Elbasanit, të cilat janë ujëra termale të shfrytëzuara që nga periudha romake. Hotelet e para në këtë zonë janë ngritur gjatë viteve ‘30. Udhëto & Zbulo 21


Kalaja e Elbasanit

Pranë qytetit, në krahinën e Shpatit, në fshatrat Shelcan dhe Valësh, gjenden dy kisha të vjetra, respektivisht ato të Shën Kollit dhe Shën e Premtes, të cilat ruajnë afreske të punuara nga ikonografi i famshëm i shekullit XVI, Onufri. Në këtë zonë ndodhet pika malore turistike e Gjinarit, e cila është një pikë klimaterike që ofron akomodim. Në këtë vend marrin jetë një sërë aktivitetesh të ndryshme, ndër të cilat edhe ngjitjet në majën e Bukanikut. 4 km në veri të qytetit, duke ardhur nga Tirana, në fshatin Shinjon, është i pozicionuar manastiri i Shën Gjon 22 Udhëto & Zbulo

Vladimirit. Ky manastir ka qenë një qendër e rëndësishme e kulturës shqiptare dhe është ngritur nga princi shqiptar Karl Topia, në vitin 1381. Ai solli këtu eshtrat e shenjtit me famë ballkanike Gjon Vladimiri (sot ato janë në kishën Ortodokse


Pllaja e Dumresë

të Tiranës). Për nder të tij, çdo 4 qershor, organizohet një pelegrinazh. E shquar për bukuri të rrallë me florë dhe faunë të pasur, pllaja karstike e Dumresë ofron mundësi të mëdha turistike. Këtu gjenden 69 liqene karstike me vlera natyrore. Udhëto & Zbulo 23


Berat

24 UdhĂŤto & Zbulo


Turi 2 - Shqipëria e mesme

Qyteti muze i Beratit, njëkohësisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ndodhet në një distancë prej 120 km larg nga Tirana. Ai është një ndër qytetet më të vjetra të Shqipërisë, me një moshë 2415-vjeçare.

Udhëto & Zbulo 25


B

erati qytet përbën një prej shembujve më të spikatur të arkitekturës tradicionale në vend. Berati përfaqëson një thesar të historisë dhe kulturës sonë kombëtare. Ekzistenca e qytetit fillon që në shekullin VI-VI p.e.s. si një vendbanim ilir. Më pas u shndërrua në një qytet kështjellë, i njohur me emrin Antipatrea. Zgjerimi i mëtejshëm i kështjellës ndodhi sidomos gjatë periudhës së sundimit të familjes feudale të Muzakajve.

Rrugicë në Lagjen e Mangalemit

Brenda saj u ndërtuan kisha me afreske dhe ikona të çmuara, si edhe një shkollë kaligrafie. Kalaja vijon të jetë e banuar edhe në ditët e sotme, një fakt sa interesant edhe i veçantë i këtij qyteti. Ajo çfarë tërheq më tepër vëmendjen e vizitorëve në 26 Udhëto & Zbulo

Turi 2 - Shqipëria e mesme

Apollonia Mali i Tomorrit

Bylis Kanionet e Osumit

Berat janë lagjet karakteristike të Mangalemit, Goricës dhe Kalasë, në të cilat bien në sy fasadat e shtëpive me dritaret e shumta e të vendosura njëra mbi tjetrën. Për këtë veçori, Berati quhet ndryshe edhe “qyteti i një mbi një dritareve”. Një monument arkitekturor i qytetit është ura e Goricës, e cila lidh lagjen e Mangalemit me atë të Goricës. Kjo urë me harqe i përket vitit 1780. Objekte të tjera për t’u vizituar janë Muzeu Etnografik, i cili gjendet në një ndërtesë me çardak e shek. XVIII; galeria private e artit “Edward Lear” (mban emrin e piktorit anglez, i cili, gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri, në shekullin XIX, ka vizituar edhe Beratin).


Ura e Goricës, Udhëto & Berat Zbulo 27


Harmonia fetare në Berat

Kisha e Shën Triadhës

Qyteti ofron një kompleks kishash bizantine e pas-bizantine që përfaqësojnë vlera të shquara kulturore në pasurinë tonë kombëtare. Përmendim këtu kishën e Shën Mërisë së Vllahernës, ndër

Berati është i njohur për kulinarinë e larmishme dhe prodhimin e verës. Jo larg qytetit gjenden disa kantina si “Çobo”, “Luani” etj., të cilat ofrojnë edhe degustim vere për vizitorët vendas e të huaj. Ndër gatimet tradicionale mund të përmendim pulën me përshesh, çorbën e Tomorit etj. 28 Udhëto & Zbulo

më të vjetrat në vend (shek. XIII) apo kishën e Shën Triadhës, e cila shquhet për pozicionin e saj panoramik. Sipas mbishkrimit të gjendur në të rezulton se ndërtimi i saj i përket fundit të shek. XIII dhe fillimit të shek. XIV. Të dyja këto monumente gjenden brenda kalasë. Në rrëzë të saj, në një shkëmb të thepisur, pozicionohet kisha e Shën Mëhillit. Kjo përfaqëson një kapelë tipike bizantine. Mendohet se i përket gjysmës së parë të shek. XIV. Brenda kalasë gjendet edhe kisha e “Fjetjes së Shën Mërisë”, e rindërtuar në vitin 1797, e cila përfaqëson një ndër monumentet më tipike të arkitekturës pas-bizantine të Beratit. Muzeu kombëtar i Onufrit, një nga monumentet më të vyera shqiptare, ku janë të ekspozuara

Mali i Tomorit Qyteti i Beratit është një pikë e përshtatshme prej nga mund të eksplorohet mali i Tomorit, i cili përbën një Park Kombëtar me një sipërfaqe prej 4.000 ha. Ndodhet në një distancë prej 30-40 km nga qyteti dhe është një ndër malet më të larta të Shqipërisë, me një lartësi maksimale prej 2.416 metrash.


punimet e ikonografit të shquar të shekullit XVI, Onufrit, si dhe të birit, Nikollës. Në të janë të ekspozuara mbi 100 ikona, të cilat u përkasin edhe autorëve të tjerë si Johan Cetirit, Onufër Qipriotit dhe autorëve anonimë. Punimet janë grumbulluar prej kishave të ndryshme të Beratit. Ikonostasi i

Xhamia e Beqarëve

Tomori shquhet për trajtën e tij madhështore, pasi i përngjan një luani të ulur. Që në antikitet është konsideruar si një vend i shenjtë, ndryshe mund të quhet si Olimpi shqiptar apo si Froni i perëndive. Një bimësi e shumëllojshme i jep jetë një flore të pasur, ku mund të shquajmë drurë si: ahu, rrobulli, panja, frashëri, pisha e

kësaj kishe daton që në vitin 1806. Monumente të tjera janë manastiri i Shën Spiridhonit, i cili gjendet në lagjen Goricë, apo kisha e Shën Todhrit, pranë hyrjes kryesore të kalasë së Beratit. Ky monument që ruhet sot i përket gjysmës së parë të shekullit XVI. Me pushtimin osman, në vitin 1471, Berati iu nënshtrua ndërtimit të objekteve të kultit islam. Të tilla mund të përmendim Xhaminë e Kuqe, rrënojat e së cilës gjenden në pjesën jugore të kalasë. Sipas disa studiuesve, ndërtimi i saj i takon shek. XIV. Xhamia e Beqarëve, e cila gjendet në anën e poshtme të lagjes Mangalem (1827). Ky monument ka piktura murale në faqet e jashtme e të brendshme. Xhamia e Plumbit (1555), xhamia Mbret, e quajtur ndryshe edhe e sulltan Bajazitit; teqeja e Helvetive, e cila bën pjesë në kompleksin social–fetar ku gjendet edhe xhamia Mbret, si dhe rrënojat e xhamisë së Bardhë.

bredhi. Fauna përfaqësohet nga ariu i murrmë, ujku, dhelpra, nusja e lalës, lepuri i egër etj. Mali i Tomorit ofron mundësi për ecje dhe ngjitje sportive etj. Zona rrëzë tij është ideale për ngritjen e kampingjeve. Në lartësinë 1.200 metra mbi nivelin e detit gjendet Yrbja e Kulmakut me varrin e shenjtë të Abaz Aliut, shenjtorit Udhëto & Zbulo 29


të sektit bektashian. Gjatë muajit gusht, më datë 19, zhvillohet çdo vit pelegrinazhi për në varrin e tij, i cili shoqërohet me kurbane të shumta. Ky është pelegrinazhi më i madh i sektit bektashi dhe ndër më të rëndësishmit në Shqipëri.

Kanionet e Osumit Duke vazhduar udhëtimin drejt luginës së lumit Osum, pikërisht pranë fshatit Radesh, në rrjedhjen e përroit të Çorovodës, gjendet shpella e Pirrogoshit, e cila është edhe shpella më e madhe e Shqipërisë. Ajo ka një gjatësi prej 1.500 metrash dhe hyrja e saj ka një gjerësi prej 5 metrash. Pjesa më interesante është korridori i madh ku gjenden forma të shumta karstike. Shpella përfundon me një pus të thellë ku qëndrojnë kolonitë e lakuriqëve të natës. Aty pranë gjendet kanioni i Gradecit, i cili është pa dyshim më i bukuri i luginës së Osumit, me një gjatësi prej 4 km dhe vende-vende i ngushtë, me 30 Udhëto & Zbulo

gjerësi prej 1.5 metrash. Lartësia e tij është 40 metra dhe shpatet bien thikë mbi lumë. Drejt jugut do të prezantoheni me kanionet e tjera të Osumit. Këto kanë gjatësi prej 15 km dhe gjenden 3 km në jug të qytetit të Çorovodës. Ka vende të përshtatshme për plazh, ku mund të përmendim Varishtën. Kanionet e Osumit janë të famshme për zhvillimin e sporteve ujore të rafting.


Mali i Tomorrit; (poshtë) Kanionet e Osumit

Udhëto & Zbulo 31


Apolonia; (poshtë) gravurë e gjetur në Apoloni

Apolonia Parku Arkeologjik gjendet 11 km prej qytetit të Fierit. Është një ndër pikat më të rëndësishme arkeologjike të vendit, i themeluar në fillim të shekullit VII p.e.s nga kolonistët korinthas Të dhënat e para të pranisë së tyre janë të dokumentuara rreth vitit 588 p.e.s. Qyteti e ka marrë emrin për nder të perëndisë Apolon. Ndër 24 qytete në të gjithë botën mesdhetare që mbanin këtë emër në antikitet, Apolonia e Ilirisë ishte më e rëndësishmja dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve. Në 32 Udhëto & Zbulo

atë kohë, e ndodhur në afërsi të lumit Aoos (Vjosa e sotme), kishte rreth 60.000 banorë, një numër rekord ky për periudhën e antikitetit. Qyteti e ruajti madhështinë edhe gjatë periudhës romake. Perandori romak Oktavian Augusti ka studiuar filozofi pikërisht


në këtë vend. Parku ka një varg monumentesh për t’u vizituar. Përmendim murin madhështor të Agonotetëve, teatrin, shëtitoren, Manastirin e Shën Mërisë (i ndërtuar në shek. XIII) etj.

Bylisi Është një prej pikave arkeologjike më të rëndësishme të Shqipërisë dhe si i tillë ka marrë statusin Park Arkeologjik. Gjendet pranë fshatit të Hekalit, në Mallakastër, në një distancë 4 km larg nga rruga nacionale Ballsh-Tepelenë. Njihet si kryeqendra e fisit ilir të Bylinëve, i themeluar në shek. IV p.e.s. Sipas mitologjisë, Bylisi u krijua nga Neoptolemi, i biri i Akilit, fakt që i jep qytetit një rëndësi homerike. Rrënojat antike

gjenden në një kodër. Qyteti antik si fillim është njohur me emrin Bulis në ngjarjet e vitit 49-48 p.e.s, kur qyteti iu dorëzua Çezarit. Ndërkaq, Plini, në gjysmën e parë të shek. I e.s, e cilësonte Bylisin si një koloni romake. Gjatë shek. II dhe III p.e.s, qyteti preu monedhat e veta. Rrënojat e sotme përbëhen nga muret, teatri, bazilika brenda mureve rrethuese etj. Përgjatë rrugës automobilistike që lidh Lushnjën me Fierin, në majën e një kodre të lartë, ngrihet Manastiri i Shën Marisë së Ardenicës. Ky monument përfaqëson një nga ndërtimet religjioze më të mëdha të zonës së Myzeqesë. Në anën perëndimore të kodrës, ku shtrihet Manastiri, kalonte dega jugore e rrugës “Egnatia”, e cila vazhdoi të përdorej edhe në periudhën mesjetare. Manastiri paraqet interes jo vetëm për vlerat e tij arkitekturore dhe artistike, por edhe për historinë e pasur që mbart. Burimet historike bëjnë fjalë për kohën Udhëto & Zbulo 33


e themelimit të tij në kohën e Despotatit të Epirit, në shek. XIII–XIV. Gojëdhënat e identifikojnë atë si vendin ku është kryer ceremonia martesore e Gjergj Kastriot Skënderbeut me Andronika Arianitin në vitin 1451, ndërsa mbishkrimi që mban datën 1 maj 1477 dëshmon për ekzistencën e Manastirit në këtë periudhë. Manastiri i Ardenicës përfaqëson një ansambël arkitekturor me planimetri trekëndore, ku në qendër të tij ndodhet kisha Lindja e Shën Mërisë.

Kisha është zbukuruar me afreske në vitin 1744 nga vëllezërit Kostandin dhe Athanas Zoografi. Pa dyshim që një nga objektet natyrore më të bukura të bregdetit shqiptar të kësaj zone 34 Udhëto & Zbulo

është plazhi i Divjakës dhe laguna e Karavastasë.

Plazhi ranor i Divjakës, pylli dhe laguna, përbëjnë një kompleks natyror me një rëndësi të madhe turistike. Pylli i Divjakës shtrihet nga gryka e Semanit deri në grykëderdhjen e Shkumbinit. Laguna e Karavastasë ka një sipërfaqe prej 4.330 hektarësh, e konsideruar si laguna më e madhe e gjithë bregdetit shqiptar. Ajo ka marrë statusin Park Kombëtar dhe shquhet për vlerat e biodiversitetit. Laguna e Karavastasë është pika më perëndimore në Europë ku folezon pelikani kaçurrel (pelicanus crispus). Duhet theksuar se 5 për qind e popullimit të tij botëror gjendet pikërisht në këtë vend. Për këto vlera, që prej vitit 1995, laguna e Karavastasë ndodhet nën ruajtjen e Konventës Ndërkombëtare të RAMSAR-it. Është një eksperiencë mjaft interesant vëzhgimi i këtyre pelikanëve nëse afroheni me varkë, pranë një ishulli në lagunë,


Laguna e Karavastasë; (majtas) Pelikani kaçurrel

ku ata ulen zakonisht. Në këtë ekosistem gjenden 210 lloje shpendësh, 12 lloje gjitarësh dhe 16 lloje reptilësh. Ujërat e lagunës arrijnë thellësi maksimale deri 1.5 metra dhe janë të pasura me peshq, ku ndër më kryesorët mund të përmendim qefullin dhe ngjalën, të cilët ofrohen në restorantet përgjatë plazhit të Divjakës. Bimësia e Parkut Kombëtar të Divjakës shquhet për bukurinë dhe freskinë e veçantë. Këtu mbizotërojnë sipërfaqet me halorë, me pishë

të butë dhe të egër. Bien në sy pishat me kurorë të gjerë, në formë ombrelle. Pylli është me kate, duke filluar që nga bimët barishtore e deri te drurët e lartë. Bien në sy shoqërimet me frashër, bredh etj. Plazhi i Divjakës ka rërë me përmbajtje të konsiderueshme jodi dhe temperaturat mbi 20 gradë fillojnë që nga gjysma e dytë e majit dhe vazhdojnë deri në prag të tetorit. Kjo është një zonë ku kombinohen aktivitetet e plazhit me ekoturizmin. Udhëto & Zbulo 35


Vlorë

36 Udhëto & Zbulo


Turi 1 - Shqipëria e JUGUT

Qyteti i Vlorës, i cili ka edhe portin e dytë më të madh të vendit, është një prej qendrave më të kryesore e të rëndësishme të Shqipërisë. Ndodhet 130 km larg nga kryeqyteti dhe 120 km larg nga aeroporti “Nënë Tereza”.

Udhëto & Zbulo 37


G

jurmët më të hershme të Vlorës datojnë që në antikitet (shek. VI p.e.s.) dhe njihej me emrin Aulona. Në qendër të qytetit aktual, pranë sheshit të Flamurit, janë zbuluar pjesë të mureve rrethuese të Aulonës. Në vitin 1081 Vlora ra nën sundimin norman. Në shek. XIV u përfshi nën Mbretërinë e Arbërisë, nën sundimin e Balshajve. Në vitin 1417 u pushtua nga osmanët, ndërsa në 1812 u vu nën drejtimin e Ali Pashë Tepelenës dhe një shekull

38 Udhëto & Zbulo

Xhamia e Muradijes, 1542 Turi 1 - Shqipëria e JUGUT

Narta

Rradhime Amantia Orikum Llogara Palasë Dhërmi

Vunoi Himarë Qeparo Borsh Lukovë


më pas, më 28 Nëntor 1912, u bë kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur nën qeverinë e kryesuar nga Ismail Qemali. Në Vlorë mund të vizitoni Muzeun e Pavarësisë (i ngritur në ish-selinë e qeverisë së parë) në lagjen Skelë, Muzeun Historik dhe të Etnografisë. Në qendër të qytetit, pranë sheshit të Flamurit, gjendet xhamia e Muradijes, e ndërtuar në vitin 1542 nga kryearkitekti i perandorisë otomane Mimar Sinani, i cili kishte origjinë shqiptare. Ky objekt është e vetmja punë e tij që i ka rezistuar kohës në Shqipëri. Nën kodrën kryesore mbi qytet gjendet teqeja e Kuzum Babait, objekt fetar i sektit bektashi. I pozicionuar në një vend strategjik, mund të shijohet një pamje madhështore e qytetit të Vlorës, gadishullit të Karaburunit, ishullit të Sazanit dhe lagunës së Nartës. Gjithashtu në funksion të vizitorëve janë ngritur mjaft bare dhe restorante të këndshme.

Narta Në veri të qytetit të Vlorës shtrihet laguna e Nartës, e cila për nga madhësia është e dyta në bregdetin shqiptar. E pasur në florë dhe faunë, numërohen 195 lloje shpendësh, ndërsa kordoni që ndan lagunën nga deti është i mbuluar me pyje mesdhetare. Kjo lagunë është një pasuri natyrore, e përshtatshme për vëzhgimin e shpendëve ujorë dhe për peshkim. Ujërat e lagunës janë të pasura me peshk, sidomos levrek dhe ngjala. Në jug të lagunës ndodhet fshati me të njëjtin emër. I rrethuar nga kodra të buta, aty kultivohet varieteti i rrushit Vlosh, si dhe të tjerë, prej të cilëve prodhohet njëra prej verërave artizanale më cilësore të gjithë vendit. Po në lagunë ndodhet edhe fshati i Zvërnecit, në ishullin pranë të cilit gjendet kisha dhe manastiri i Shën Marisë, interesant për stilin bizantin. Ndërtimi i saj i takon gjysmës së dytë të shek. XIV. Laguna Udhëto & Zbulo 39


mbyllet me kepin e Treportit që së bashku me kodrën e pyllëzuar përbën një kompleks natyror tërheqës turistik.

Rradhima Pasi kalon tunelin në pikën turistike të Ujit të Ftohtë (e ka marrë këtë emër nga burimet e ujërave malorë që rrjedhin në det), shfaqet bregdeti i Jonufrës, me plazhe të vogla e shkëmbore, të cilat shquhen për pastërtinë e ujërave. Në vazhdim shtrihet zona e Rradhimës, që zgjatet për disa kilometra deri në përroin e Dukatit. Plazhet e Rradhimës ofrojnë një pamje çlodhëse e të këndshme me ndërthurjen e ujërave blu të detit dhe gjelbërimit të kodrave me bimësi mesdhetare, me plantacione me ullinj dhe agrume. Gjiri i Vlorës paraqet interes të veçantë për sportin e zhytjeve. Këtu gjenden anije të mbytura, siç është anija italiane “Po”, e fundosur në vitin 1941, gjatë luftës italo–greke. Zonë me interes për zhytje është gjithashtu edhe plazhi i Zhironit, 40 Udhëto & Zbulo

nga ku mund të vëzhgohen algat e gjelbra e të zeza.

Orikumi Në jug të gjirit të Vlorës ndodhet qyteti i vogël i Orikumit, pranë të cilit gjendet një port jahtesh ku mund të parkohen deri në 650 të tillë. Orikumi ka qenë një prej qyteteve më të rëndësishme të botës antike dhe është themeluar prej kolonive nga ishulli i Eubeas, gjatë kthimit të tyre nga Lufta e Trojës.

Përmendet nga Herodoti dhe Hekateu në shek. V-IV p.e.s., si port i Epirit. Duke gëzuar një pozitë strategjike, ai ka qenë porti kryesor i fisit të Amantëve dhe ka luajtur rol në luftërat civile midis Çezarit


Teatri Antik i Orikumit

dhe Pompeut. Këtu ndodhet Parku Arkeologjik i Orikumit, ku objekti më i rëndësishëm për vizitorët është Teatri Antik i Orikumit, me kapacitet 400500 spektatorë. Pranë teatrit gjendet kisha e Marmiroit, e cila i përket periudhës bizantine. Në periudhën bizantine, Orikumi u njoh me emrin Jeriko, emërtim që mendohet se lidhet me prezencën e komunitetit hebre në gjirin e Vlorës. Gjatë periudhës së sundimit

osman u quajt Pasha Liman. Orikumi është bazë e mirë për të eksploruar gadishullin e Karaburunit, i cili mbyll nga krahu perëndimor gjirin e Vlorës. Bregu perëndimor është i mahnitshëm, i pasur me plazhe të vogla e të izoluara, me ujëra të thellë e të kthjellët (plazhet e vogla të Zhabovellit, Mikit, Shën Vasilit, Shën Janit). Në veri të gadishullit gjendet shpella detare e Haxhi Alisë (lundërtar nga Ulqini i shek. XVII), ndërsa në Udhëto & Zbulo 41


Parku Kombëtar i Llogarasë Gjendet 40 km në jug të qytetit të Vlorës. Territori i tij zë një hapësirë prej 810 hektarësh dhe shtrihet nga 470 deri 2018 metra mbi nivelin e detit. Në rrugën nacionale Vlorë-Sarandë, në qafën e Llogarasë, 1.025 metra mbi nivelin e detit, hapet një pamje madhështore drejt plazheve të Rivierës shqiptare. Njihet për florën e saj të pasur ku ndërthuren bimët mjekësore e dekorative me

Plazh në Karaburunit

anën perëndimore të gadishullit, në plazhin e Gramës, gjenden mbishkrime antike. Në hyrje të Gjirit të Vlorës 42 Udhëto & Zbulo

masivet e drurëve halorë. Me mjaft interes është monumenti natyror i quajtur Pisha Flamur, e cila, si pasojë e drejtimit të erës, i ka degët të drejtuara vetëm nga njëri krah. Fauna përbëhet nga kafshë të ndryshme. Aty gjenden 105 lloje zogjsh dhe gjitarë si: ujku, dhelpra, macja e egër, dreri etj. Veçantia e këtij parku është ndërthurja e klimës malore me atë detare. Vetëm për 20 minuta

shtrihet ishulli i Sazanit. Ishulli ndahet me gadishullin e Karaburunit nëpërmjet ngushticës së Mezokanalit, i gjatë 2.5 km, dhe konsiderohet ishulli më i madh i bregdetit shqiptar, me një sipërfaqe prej 5.7 km2. Ishulli përbëhet nga dy kodra me lartësi maksimale prej 342 metrash. Në antikitet është njohur me emrin Sason. Në ishull ndodhen rrënojat e ish-bazës detare dhe qytezës së ushtarakëve. Aktualisht në ishull ka një prezencë të vogël ushtarake. Ishulli ka


udhëtim me automjet, nga freskia e malit, mund të shijosh plazhet e Rivierës. Parku i Llogarasë ofron shërbime të tilla si: akomodim, bare, restorante, kënd lojërash për fëmijë etj. Po kështu, edhe aktivitete si ngjitje për në qafën e Çezarit apo ecje në shtigje të ndryshme. Nga ana tjetër, ajo është një pikë mjaft e përshtatshme për ushtrimin e sporteve ajrore si: hedhje me parashutë, fluturime me delta plan etj. Falë erërave shumë të favorshme, ky vend është i preferuar për takimet ndërkombëtare të këtyre sporteve.

një perimetër prej 12 km. Në juglindje ndodhet plazhi i vogël i Admiralit. Së bashku me Karaburunin, Sazani përbën një kompleks turistik të përshtatshëm për ushtrimin e zhytjeve nënujore.

Parku Arkeologjik i Amantias Në krahun lindor të rrethit të Vlorës, pikërisht pranë fshatit Plloçe, gjenden rrënojat e qytetit antik të Amantias, e cila përfaqëson njërin prej Parqeve Arkeologjike të vendit, status

Parku Kombëtar i Llogarasë

që e ka marrë në vitin 2005. Amantia ka qenë kryeqyteti i fisit ilir të Amaneteve. U themelua në shek. V p.e.s dhe zinte një sipërfaqe prej 13 hektarësh. Ndër objektet më interesante të zbuluara është stadiumi i Amantias, 60 metra i gjatë dhe 12.5 metra i gjerë, i cili është i vizitueshëm nga turistët.

Palasa Pasi kalon qafën e Llogarasë, rruga nis të zbresë drejt plazheve dhe fshatrave të Rivierës, e cila është zona me klimë më të butë Udhëto & Zbulo 43


në gjithë vendin. Ka 300 ditë me diell dhe temperatura mesatare e korrikut është 25 gradë C. I pari që të shfaqet është plazhi i Dhraleos pranë Palasës. Tashmë, rruga e shtruar automobilistike ju çon direkt në këtë plazh, i cili shquhet për thellësinë dhe cilësinë shumë të lartë të ujërave detarë. Thuhet se në këtë plazh, në antikitet, ka zbaruar Pompei. Disa kilometra në veri të plazhit, në drejtim të Rrezes së Kanalit (gadishulli i Karaburunit), ndodhet gurorja e periudhës antike, e quajtur Grama.

Dhërmiu Zona e Dhërmiut shquhet për plazhet zallorë, të vegjël e të imët. Plazhet kryesorë janë Drimadhes, Jaliksari, Shkambo dhe Gjipea. Kjo e fundit shquhet për bukuri të rrallë, pasi gjendet rrëzë një kanioni rreth 70 metra të lartë. Në plazhin kryesor të Dhërmiut gjendet shpella detare e Piratëve, e cila mund të vizitohet me barkë. Këtu mund të zhvillohen sporte ujore 44 Udhëto & Zbulo

dhe zhytje. Për akomodimin e vizitorëve janë ngritur një sërë hotelesh, restorantesh e disko. Dhërmiu është një fshat piktoresk me një peizazh mahnitës. Ai dëshmohet si një vendbanim i vjetër që në vitet 49-48 p.e.s. Këtu mund të vizitoni kishën e Shën Stefanit, e cila është në pjesën e poshtme, jo larg detit. Ajo përfaqëson një kapele të vogël pas-bizantine, me dy faza ndërtimi, e para në shek. XVI dhe e dyta në gjysmën e dytë të shek. XIX. Kisha e Ipapandisë gjendet, gjithashtu, pranë detit dhe është e dekoruar me piktura murale, të cilat datojnë që në vitin 1751. Në kishën e Shën Mitrit ruhen afreske të shek. XII-XIV.

Vunoi Fshati i Vunoit gjendet 8 km në jug të Dhërmiut. Prej këndej merret drejtimi për në plazhin e mirënjohur dhe të mrekullueshëm të Jalit. I njohur edhe për kampingjet e tij, Vunoi është një fshat karakteristik, i ndërtuar në një


Bregdeti i Dhërmiut

kodër përballë me detin. Këtu janë disa kisha të vjetra si ajo Shën Spiridhonit. Kisha ndodhet në lagjen e poshtme të fshatit Vuno. Brenda kësaj kishe ka një pikturë murale të vitit 1784. Objekt tjetër i vizitueshëm është kisha e Mesodhisë, me piktura që datojnë prej vitit 1783. Krahas tyre gjenden edhe shtëpi karakteristike me vlera arkitekturore, si banesa kullë e Shane Kokës apo rrënojat e banesës së Odise Kasnecit.

Himara Në vazhdim të udhëtimit tonë drejt jugut shfaqet qyteti i vogël i Himarës, i cili përbëhet nga dy lagje, Himara e vjetër, ndërtuar lart në kodër dhe Himara e re, e ndërtuar në gjirin e Spilesë. Janë mjaft të njohura dhe frekuentuara nga vizitorët plazhet e saj si: Livadhja, Spilea, Potami, Llamani dhe Filikuri. Krahas hoteleve të shumta, ajo njihet edhe për turizmin familjar. Himara daton si një vendbanim Udhëto & Zbulo 45


i lashtë i fisit të Kaoneve. Ajo dëshmohet me emërtimin Chimera në shek. V p.e.s. Emërtimi Chimera mendohet se ka origjinë pellazge. Në shek. XVIII ishte qendër peshkopate në kishën e Shën Segit dhe Bakut. Në Himarë gjenden objekte kulti me vlerë historike si kisha e Shën Mërisë së Athalit, kisha e Kasiopisë, kisha e Gjithshentorëve, si dhe banesa monumentale, si ajo e Lilo Llazarit.

Një monument mjaft i bukur dhe i vizituar është kalaja e Ali Pashës, që ngrihet në një gadishull të vogël të ndodhur në gjirin tektonik të Porto Palermos. Kalaja ka trajtë trekëndore me mure me lartësi 20 metra dhe 46 Udhëto & Zbulo

është ndërtuar në vitin 1804. Pashai ia dedikoi këtë kala të shoqes, Vasiliqisë. Krahina e Himarës është e njohur për isopolifoninë e saj. Sipër Himarës, në një lartësi të konsiderueshme nga niveli i detit, gjendet fshati i Pilurit, prej të cilit soditet nga lart deti Jon. Ky fshat është i njohur për këngët isopolifonike, të cilat shoqërohen edhe me fyell.

Qeparoi Pranë gjirit të Porto Palermos gjendet fshati i Qeparoit, i cili shtrihet në det. Plazhi i Qeparoit është ndër më të preferuarit e të frekuentuarit nga turistët. Interesant paraqitet Qeparoi i Vjetër, i ndërtuar në kodër. Këtu gjendet manastiri i Shën Dhimitrit, banesa e Minella Gjikës etj. Borshi është ndër fshatrat më të njohur të Rivierës shqiptare. Këtu gjendet plazhi më i madh i gjithë Rivierës, i cili ka një gjatësi prej 6 km dhe shquhet për plazhin zallor me ujëra të pastra. Fshati është i njohur për turizmin


Riviera shqiptare, Borsh; (majtas) Porto Palermo

familjar. Për vizitorët janë ngritur një sërë hotelesh dhe restorantesh që ofrojnë përveç komoditetit edhe gatimet më tradicionale. Ndër gatimet tipike është mishi i qengjit në hell, i cili shquhet për shijen e veçantë. Pranë Borshit, në kodër, ndodhet Kalaja e Borshit. Lukova është një ndër fshatrat e Rivierës, i njohur veçanërisht për brezaret me agrume dhe ullinj, të ndërtuara me punë vullnetare gjatë fundit të viteve ‘70. Rreth 2 km larg Lukovës gjendet plazhi i Bunecit, me

ujëra mjaft të pastër si dhe me përroi i tij, i cili derdhet në det. Duke udhëtuar drejt qytetit të Sarandës, në krahun e djathtë ju shoqëron deti Jon, do të gjendeni pranë gjirit natyror të Kakomesë. Plazhet e këtij gjiri shquhen për cilësinë e lartë të ujërave detare dhe mund të vizitohen nëpërmjet mjeteve të vogla lundruese. Veç të tjerash, këtu mund të vizitoni edhe manastirin e Shën Mërisë, i cili ngrihet mbi pllajën kodrinore në brendësi të gjirit të Kakomesë, larg nga qendrat e banuara. Fshati më i afërt është Nivicë–Bubari. Udhëto & Zbulo 47


Sarandë

48 Udhëto & Zbulo


Turi 2 - Shqipëria e JUGUT

Qyteti i Sarandës shtrihet në jug të vendit dhe gëzon një pozitë mjaft të favorshme. E gjendur përballë ishullit grek të Korfuzit, Saranda mund të konsiderohet si porta detare jugore e Shqipërisë

Udhëto & Zbulo 49


S

aranda është një prej zonave më të rëndësishme turistike të Shqipërisë. Emri i sotëm i saj rrjedh nga prezenca e një manastiri të hershëm dhe të rëndësishëm të krishterë, i quajtur Manastiri i 40 Shenjtorëve. Rrënojat e këtij objekti ndodhen në Qafën e Gjashtës, në hyrje të qytetit. Qyteti i Sarandës shtrihet përgjatë bregdetit të Jonit dhe ofron disa plazhe të vogla shumë piktoreske, si dhe një shëtitore të këndshme me palma buzë detit. Në qendër të qytetit ndodhen rrënojat e qytetit antik të Onhezmit, i cili u shkatërrua në shekullin V e.s nga dyndjet e barbarëve. Në këto rrënoja, në vitin 2002, është zbuluar gjurmë të një sinagoge, e cila, sipas disa specialistëve, mendohet se është një nga më të mëdhatë në Ballkan. 2 km në jug të Sarandës ngrihet një kodër ku ndodhet Kalaja e Lëkurësit. Ky fortifikim u ndërtua nga sulltan Sulejmani gjatë fushatës së tij për pushtimin e Korfuzit. Në

50 Udhëto & Zbulo

Turi 2 - Shqipëria e JUGUT

Antigonea

Finiq

Butrint

kala gjendet një restorant, i cili, krahas funksionit të tij, ofron një pamje të mrekullueshme drejt hapësirave të detit. Duke udhëtuar në jug të Sarandës, pas disa kilometrash, arrijmë në qytezën e vogël të Ksamilit ku, në plazhin e tij të preferuar, gjenden katër ishujt e vegjël të Ksamilit të mbuluar me gjelbërim të përhershëm. Në anën kundruall detit ndodhet liqeni i Butrintit, i cili është, në fakt, një lagunë bregdetare me origjinë tektonike që lidhet me detin nëpërmjet kanalit të Vivarit, 3,6 km i gjatë. Në këtë lagunë kanë ngritur foleza


një numër i konsiderueshëm shpendësh ujorë. Liqeni i Butrintit njihet edhe për kultivimin e midhjes, proces i cili ka nisur që prej vitit 1972. Midhjet gatuhen gjerësisht në restorantet e Sarandës dhe njihen për shijen e tyre të mrekullueshme.

Finiqi Gjatë rrugës nga Saranda për në qytetin me arkitekturë karakteristike të Gjirokastrës, vetëm në një distancë prej 10 km ndodhet Finiqi. I emërtuar në antikitet me emrin Foinike, në vitin 233 p.e.s. u bë qendra e lidhjes epirote. Polibi e quan qyteti më i pasur dhe më i fortifikuar i Epirit. Zhvillimin më të madh e pati në shek. II p.e.s, periudhë së cilës i përkasin edhe gjetjet më të rëndësishme. Pak më në jug të Finiqit, në fshatin Mesopotam, i vendosur mbi një kodër, mund të vizitohet edhe kisha e Shën Kollit. Kjo kishë përbën një tip të veçantë dhe është më e madhja ndër

Syri i Kaltër

kishat bizantine të ruajtura në Shqipëri në shek. XI-XIV. Një nga befasitë më të këndshme të këtij udhëtimi është Syri i Kaltër, i cili është një burim i fuqishëm që ka krijuar një liqen të vogël me ujë aq të kulluar, sa të krijon përshtypjen e një syri njerëzor të stërmadh. Në restorantin e Syrit të Kaltër, specialiteti kryesor është trofta e burimit. Udhëto & Zbulo 51


Qyteti antik i Butrintit Në jug të liqenit të Butrintit, 18 km larg nga Saranda, gjendet qyteti antik i Butrintit, i cili gëzon statusin e Parkut Arkeologjik. Butrinti është, pa dyshim, pika më e rëndësishme arkeologjike e Shqipërisë dhe një prej pikave më të vizituara turistike të vendit. Që prej vitit 1992 renditet në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Mbetjet romake në Butrint

Ka disa teza mbi krijimin e Butrintit ku ndër më interesantet është ajo e Dionisit të Halikarnasit, sipas të cilit krijimi i tij lidhet me rrugëtimin e princit trojan Enea për në tempullin e Dodonës. Princi u ndal në këtë vend dhe sakrifikoi një dem (në greqisht quhet BUTHROTOS). Pikërisht aty u ngrit më pas qyteti i Butrintit. Vizita e tij në Butrint përmendet edhe nga poeti Virgjil tek “Eneida”. I pasur në monumente 52 Udhëto & Zbulo

kulturore, në Butrint mund të vizitoni: tempullin e Asklepiusit (perëndisë së shëndetit, i shek. II p.e.s.), teatrin me 1.500 vende e shek. III p.e.s., pagëzimorja me mozaikët (monument paleokristian), nimfeu, banjat, stoa, portat e liqenit, luanit, kalaja veneciane e Ali Pashës etj. Në Butrint është zbuluar një bust, i njohur me emrin Koka e Deas. Kjo kryevepër e artit antik është zbulim i kreut të misionit italian në Butrint, Ugolini. Koka e Deas njihet ndryshe si hyjnesha e Butrintit dhe është identifikuar nga ana e specialistëve me kokën e Apolonit. Aktualisht ky simbol i zbulimeve arkeologjike në Shqipëri ndodhet në Muzeun Historik Kombëtar. Në muzeun e Butrintit gjenden objekte Koka e Deas


Amfiteatri i Butrintit; (poshtë) Mbetjet nga periudha helene

të tjera si: portreti i Agripes, koka e Zeusit etj. Përveç vlerave historike, Butrinti shquhet për ekosistemin e tij të mrekullueshëm. Ai përbën, gjithashtu, edhe një Park Kombëtar nën ruajtjen e konventës ndërkombëtare të RAMSAR-it. Ky park dallohet edhe për vetë rrënojat që ndodhen në mes të një “xhungle” të vërtetë mesdhetare, ku mbizotërojnë dafinat dhe drurë të tjerë të lartë. Udhëto & Zbulo 53


Gjirokastër Pasi kalon përmes Qafës së Muzinës, zbret në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë. Duke lënë në të majtë fshatrat e Dropullit, përpara shpaloset qyteti muze i Gjirokastrës, i ndërtuar në faqen lindore të Malit të Gjerë.

54 Udhëto & Zbulo


P

ër shkak të arkitekturës, Gjirokastra quhet ndryshe “qyteti i gurtë” ose “qyteti i një mijë shkallëve”. Ai është një qytet i lashtë, me vendbanime të hershme, mbi të cilat më vonë u ndërtua një fortifikim që luajti rolin e bërthamës së qytetit. Shtëpitë e larta prej guri, të cilat ngjajnë me kështjella të vogla dhe komplekse monumentale arkitektonike janë karakteristikë që e shquan veçanërisht dhe tërheq më së shumti vizitorët në Gjirokastër. Objekti kryesor është kalaja e qytetit, e quajtur ndryshe edhe si kalaja e Argjirosë, nga e cila mendohet se mori edhe emërtimin Argjirokastro në vitin 1336. Në ambientet e kalasë gjendet Muzeu i Armëve, në të cilin janë të ekspozuara armë që prej periudhës së paleolitit e deri në Luftën e Dytë Botërore. Kjo kala është më e madhja në të gjithë Shqipërinë. Ndër të tjera, këtu është kthyer në një traditë organizimi i Festivalit Folklorik Kombëtar, i cili zhvillohet zakonisht 1 herë në çdo katër

vjet. Ky festival përbën ngjarjen më të madhe të folklorit shqiptar, në të cilin performojnë të gjitha krahinat e vendit, duke përfshirë edhe grupet shqiptare nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e deri tek arbëreshët e Italisë. Gjatë qëndrimit në Gjirokastër, mund të vizitoni edhe Muzeun Etnografik, i cili gjendet në shtëpinë ku ka lindur ishdiktatori komunist Enver Hoxha.

Shtëpi, monument kulture

Në qytet ka disa shtëpi, të cilat njihen si monumente kulture, këtu përmendim: shtëpia tip kulle e Zekatëve, në lagjen Palorto, shtëpia e Skenduleve, për akomodim janë Kotoni (ish-shtëpia e Angonatëve), hotel “Kalemi” etj. Në qendër Udhëto & Zbulo 55


të qytetit, në sheshin e Çerçizit, gjendet edhe një bunker për mbrojtjen bërthamore, i ndërtuar gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, i hapur për t’u vizituar nga turistët.

Byrek

Qyteti i Gjirokastrës shquhet edhe për gatimet e tij të veçanta si: shapkati, laropi, lloje të ndryshme byrekësh, si dhe prodhimet e bulmetit të njohura në të gjithë Shqipërinë. Për vlerat e njohura arkitektonike, Gjirokastra gjendet në listën e UNESCO-s. Dy objekte me interes për t’u vizituar për vlerat historike që mbartin janë teatri i Sofratikës dhe Antigonea. 56 Udhëto & Zbulo

Teatri i Sofratikës është një

objekt arkeologjik, i cili i përket një qyteti të periudhës romake i shek. II p.e.s., i quajtur Adrianopol, me një kapacitet prej 4.000 shikuesish dhe 27 shkallësh. Këtu ndodhet edhe pusi i Sofratikës, i cili ruhet pothuajse i plotë dhe është i trajtuar me gurë gëlqerorë. Antigonea është tashmë një Park Arkeologjik, i cili gjendet në krahinën e Lunxhërisë, në lindje të Gjirokastrës, pranë fshatit Saraqinisht. Ky është një qytet antik i shek. II p.e.s. (viti 296 p.e.s.). Mendohet se qyteti është themeluar nga mbreti Pirro i Epirit, i cili e quajti qytetin me këtë emër për nder të së shoqes së tij, Antigonës. Rrënojat e qytetit antik ndodhen në një kodër, 600 metra mbi nivelin e detit. Qyteti shtrihet në një sipërfaqe prej 35 hektarësh. Turistët mund të vizitojnë gjurmë të murit rrethues, agoranë dhe stoan të qytetit, e cila është 59 metra e gjatë dhe 9 metra e gjerë. Për


t’u përmendur është gjetja e një statuje të vogël bronzi 17 cm e lartë, e cila i takon perëndisë së detit, Poseidonit, si edhe sfinksit të Antigonesë. Këto objekte gjenden të ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar, në Tiranë. 2 km në juglindje të fshatit Nepravishtë, i komunës Qendër Libohovë, ndodhet teqeja e Melanit. Ky objekt fetar daton që prej vitit 1869. Teqeja është ndërtuar mbi rrënojat e një kalaje të lashtë ilire dhe ka një pozicion mjaft të përshtatshëm për të mirëpritur vizitorët që të shijojnë bukuritë natyrore. E restauruar në vitin 1990, pranë ka tyrbe me kupolën karakteristike bektashiane. Në krahinën e Dropullit, pranë fshatit Sotirë, ndodhet monumenti natyror i quajtur Bredhi i Sotirës. Ai gëzon shkallën e tretë të mbrojtjes. Ka një sipërfaqe prej 1740 ha, nga të cilat 1600 ha sipërfaqe pyjore dhe 140 ha sipërfaqe produktive. Mbizotëron bredhi

Antigonea

i Maqedonisë, gjithashtu është i veshur nga dushqe, gështenja, panja e malit, mëlleza, shkoza, pralli, marja etj. Fauna përfaqësohet nga gjitarët si derri i egër, kaprolli, ujku, dhelpra, lepuri etj., ndërsa nga shpendët veçojmë thëllëzën e malit, rosën, shapkën etj. Krahina e Dropullit, e cila popullohet nga minoriteti grek, është e njohur në gjithë vendin për kostumografinë mjaft të bukur popullore dhe vallet elegante. Udhëto & Zbulo 57


Turi 3 - Shqipëria e JUGUT

Përmet

Tepelena Qyteti i Tepelenës gjendet në anë të lumit Vjosa. Objekti kryesor që tërheq vëmendjen e vizitorëve është kalaja e Ali Pashë Tepelenës, e cila përfaqëson një monument kulture dhe historie. Rindërtimi i saj i fundit i takon vitit 1819. Kështjella, muret e së cilës ngrihen në anë të rrugës automobilistike, ka tri hyrje dhe tri kulla. Pas Janinës, kjo ka qenë rezidenca e dytë e rëndësishme e Ali Pashës. Studiuesi britanik 58 Udhëto & Zbulo

Turi 3 - Shqipëria e JUGUT

Këlcyrë

Ekharti e ka cilësuar këtë kala “Kruja e Skënderbeut modern”. Pak kilometra në jug të Tepelenës, përgjatë rrugës automobilistike drejt Gjirokastrës, gjenden burimet


e Ujit të Ftohtë të Tepelenës midis një mjedisi të pyllëzuar dhe çlodhës, me bar-restorante. Gjithashtu këtu ndodhet edhe impianti i ambalazhimit të ujit të pijshëm “Tepelena”. Qyteti përbën një bazë nga mund të eksplorohet zona e Kurveleshit, e cila ofron mundësi të shumta për turizmin natyror, pasi është e pasur me shtigje të përshtatshme për ecje sportive. Për t’u përmendur janë kanioni i Bënçës, gurra e Progonatit etj.

ku specialitetet kryesore janë gatimi i mishit të qengjit apo produktet blegtorale nga kullotat e pasura të zonës. Gryka e Këlcyrës ofron mundësi për ushtrimin e gjuetisë sportive. Pasi të kaloni qytetin e vogël të Këlcyrës (i njohur në antikitet me emrin Klistyra), nëpërmjet luginës së lumit Vjosa (Aoös në antikitet), do të vështroni malet hijerëndë të Dhëmbelit, Trebeshinës, Kokojkës dhe Nemërçkës.

Këlcyra

Përmeti

Lugina e Vjosës karakterizohet nga një natyrë tërheqëse, e cila shquhet për një konfiguracion të pasur e të bukur. Teksa vjen nga Gjirokastra ose Tepelena, shfaqet gryka e Këlcyrës. Kjo portë natyrore e luginës së Vjosës shpalos një peizazh të mrekullueshëm me malet e gjelbra, lumin madhështor dhe kataraktet mahnitëse. Përpara se të mbërrini në qytetin e Përmetit, ju mund të shijoni një drekë në restorantet e grykës së Këlcyrës,

Përmeti është një nga qytetet më mikpritëse shqiptare. Me të mbërritur, mund të shijoni gjelbërimin dhe atmosferën e një qyteti të qetë. Gjatë verës, mund të pushoni pranë plazheve të shumta, nëpër pellgje të formuara si xhepa, në brigjet e Vjosës. Në restorantet brenda dhe jashtë qytetit do të gjeni një kuzhinë tepër të veçantë dhe një shërbim mbresëlënës. Veç gatimeve karakteristike të zarzavateve, për të cilat Udhëto & Zbulo 59


Përmeti është aq i përmendur, do të provoni ingjinarin e gatuar me vaj ulliri, mishin e gjahut, thëllëzën e malit të mbushur me përshesh, derrin e egër, lepurin e egër, peshkun e shijshëm të Vjosës etj. Po ashtu, do të shijoni verën (Kabërnet, Merlot etj.), rakinë e famshme tradicionale, si dhe glikotë e mrekullueshme me fruta të zonës. Përmeti, qyteti i luleve, i trëndafilave, i këngëve të pashoqe, i pastërtisë dhe qetësisë (i njohur në antikitet me emrin Tryfilia dhe i banuar nga fise ilire) njihet si qendër administrative që në shek. XV. Pazaret e tij të shumta dhe të pasura vizitoheshin nga shumë vende të tjera ballkanike. Sot ju ftojmë të vizitoni Gurin e Qytetit, një masiv shkëmbor monumental befasues që natyra ia ka dhuruar bujarisht qytetit për ta bërë atë krejtësisht të veçantë. Mund të vizitoni edhe kishat, ndër të cilat veçojmë atë të Leusës (shek. XVIII), e cila shquhet për ikonostasin, 60 Udhëto & Zbulo

afresket, apo kishën e Shën Marisë në Kosinë (shek. XII). Përmeti është vendlindja e shumë artistëve të mëdhenj të panteonit shqiptar, si e vëllezërve Frashëri dhe e shumë personaliteteve të tjerë të shquar të politikës, shkencës, letrave, muzikës dhe arteve figurative, që kanë vënë themelet e kombit shqiptar. Meqë përmendëm panteonin shqiptar, mos humbni rastin për t’u ngjitur në Frashërin


Kisha e Leusës, Përmet

malor, rreth 30 km larg qytetit. Rrugës për në fshatin Frashër, ju do të kaloni përmes Parkut Kombëtar të Bredhit të Hotovës,

Naim Frashëri, poeti kombëtar

një panoramë e papërsëritshme midis bredhave dhe pishave të panumërta. Këtu ofrohen mundësi për ecje në natyrë, kamping etj. Lokalitete të tjera atraktive janë ujërat termale të Banjës dhe luginës së Lengaricës që është vetëm 3 km larg qytetit. Përmeti ka gjashtë burime natyrore të hapura që janë kurative për sëmundje të ndryshme. Temperatura e ujërave është 26-32 gradë C dhe ndihmojnë për trajtimin e stomakut, lëkurës dhe reumatizmit. Këto ujëra burojnë nga kanionet e bukura të dy urave (Ura e Kaikut dhe ajo e Dashit), të cilat i përkasin kohës së Ali Pashë Tepelenës. Veprimtari që zhvillohen në qytetin e Përmetit janë: Festivali Ndërkombëtar Multikulturor në muajin qershor dhe Dita e verërave në muajin maj. Gjatë këtij muaji mbahet edhe një takim kombëtar kushtuar figurave të shquara që kanë lindur në Frashër. Udhëto & Zbulo 61


Pogradec

62 UdhĂŤto & Zbulo


c

Turi 1 - Shqipëria Juglindore

Për të mbërritur në qytetin e Pogradecit udhëtohet përmes rrugës nacionale Tiranë–Pogradec. Në majën e Qafë Thanës, rruga kryqëzohet me atë që vjen nga pika kufitare me të njëjtin emër nga Maqedonia

Udhëto & Zbulo 63


P

ikërisht në pikën ku këto dy rrugë kryqëzohen rekomandohet të keni me vete aparatin fotografik për të fiksuar një pamje të rrallë, liqenin e Ohrit, një perlë e natyrës, e cila është nën mbrojtjen e UNESCO-s. Pak metra më poshtë, mund të vizitoni gadishullin e Linit dhe fshatin me të njëjtin emër, 25 km larg Pogradecit. Thuhet se në antikitet prindërit e perandorit Justinian e konsideronin Linin si vendin e preferuar për të pushuar. Lini është i ndërtuar në një gadishull në liqen. Një monument interesant për t’u vizituar është mozaiku në bazilikën e Linit mbi kodër, i cili daton në shek. VI-VII p.e.s. dhe shquhet për dekoracion të larmishëm zoomorf, floreal dhe gjeometrik. Ai ka ngjashmëri me mozaikët e Durrësit të lashtë. Rrugëtimi për në Pogradec kalon pranë bregut të liqenit të Ohrit, i cili, me origjinën e tij tektonike dhe me thellësinë që arrin deri në 285 m, është më i thelli në

64 Udhëto & Zbulo

Turi 1 - Shqipëria JUGLINDORE

Prespa e Madhe

Voskopojë

Prespa e Vogël

Vithkuq Dardhë

Ballkan. Liqeni me moshë dy milionë vjeçare, që për vlerat e tij unike është shpallur pasuri e UNESCO-s, ruan në gjirin e tij 17 lloje peshqish nga të cilët 70% janë endemikë dhe 30% lloje butakësh. Vlen të veçohet Sfungjeri i Ohrit, i cili gjendet edhe në liqenin e Bajkalit. Buzë liqenit janë ngritur mjaft restorante, bare dhe hotele komode. Në to mund të shijoni gatime tradicionale siç janë: tava e famshme e Koranit, turshitë dhe kollofacja. Gjithashtu, do të gjeni shumë lloje verërash, në veçanti verën tradicionale dhe unike të butit, rakinë e famshme “Perla”


dhe “Muskat” të Pogradecit. Në këtë qytet të banuar prej periudhës së neolitit dhe më pas nga fiset ilire të Enkelejdëve dhe Desaretëve (që kanë vënë zanafillën e qytetit me kalanë e Pogradecit, në një kodër 870 m mbi nivelin e detit), mund të vini në çdo stinë të vitit, pasi ka një klimë mjaft të favorshme. Ndër pikat turistike më të frekuentuara dhe preferuara janë Driloni dhe Tushemishti. Driloni është një burim nëntokësor që formon një liqen tjetër të vogël. Përreth ka gjelbërim krejt të veçantë që e bën këtë vend, bashkë me fshatin piktoresk të Tushemishtit, një oaz të papërsëritshëm qetësie dhe pushimi. Tushemishti, krahas hoteleve, është i njohur edhe për turizmin familjar. Nga Pogradeci, në kufi me rrethin e Korçës dhe pikërisht në fshatin Dardhas të Komunës së Poptishtit (Pogradec), gjendet Guri i Kamjes, i cili është një tjetër monument natyror me një gjatësi 100 m, gjerësi 80 m dhe i lartë 70 m. Karakteristikë e tij është se ngrihet menjëherë

mbi territorin përreth duke marrë pamjen e një vapori të madh që lundron në det të blertë. Dallohet për ndërtimin prej konglomeratësh të fortë, çka e bën atë mjaft solid dhe rezistent ndaj veprimtarisë së faktorëve të jashtëm modelues. Një vizitë interesante jo vetëm për pamjen e mahnitshme dhe mbresëlënëse, por edhe për vlerat shkencore e didaktike që mbart.

Tavë Korani

Varret e Selcës së Poshtme

ndodhen në afërsi të qytetit të Pogradecit, në fshatin e Selcës së Poshtme. Ato përbëhen nga pesë varre monumentale në shkëmb që i përkasin shekullit IV p.e.s. Në këtë zonë mendohet se ka qenë qyteti ilir i Pelionit dhe njëkohësisht rezidenca e mbretit ilir Klit. Këto varre janë unike në Ballkan. Udhëto & Zbulo 65


Korçë

Në pranverë, do të kënaqeni me aromën e veçantë të blirit, ndërsa në dimër është kënaqësi të ecësh nën kurorën e pemëve të mbuluara me dëborë

66 Udhëto & Zbulo


N

ë vitin 1887 në Korçë u hap e para shkollë shqipe. Në periudhën e Luftës së Parë Botërore qyteti u pushtua nga francezët dhe në këtë kohë u shpall Krahina Autonome e Korçës. Në vitin 1917 në këtë qytet u hap Liceu Francez, një nga shkollat më të përmendura në Shqipëri. Karakteristikë kryesore që tërheq vëmendjen e vizitorëve është arkitektura e veçantë, me shtëpitë tip vilash të rrethuara me kangjella dhe oborre të mbushura me lule të shumëllojshme. Veçanërisht mbresëlënëse është zona midis bulevardit “Republika” dhe “Shën Gjergji”. Në këtë zonë ndodhet Muzeu i Artit Mesjetar. Muzeu Prehistorik, i vendosur në dy banesa karakteristike korçare, do t’ju ofrojë 1200 objekte, të cilat përfaqësojnë gërmime arkeologjike nga periudha prehistorike, periudha helene, romake dhe bizantine e hershme. Me interes të veçantë është shtëpia muze e mjeshtrit të peizazhit Vangjush Mio, si

dhe Muzeu i Koleksionit Bratko, i çelur në vitin 2003 me vepra të artit oriental të vendeve të Lindjes së Largët. Objekte të tjera me interes janë: Pazari i Korçës (shek. XIX dhe fillimi i shek. XX); xhamia e Iliaz Bej Mirahorit, viti 1484 (monumenti më i vjetër i qytetit); Katedralja e Ngjalljes së Krishtit (ndër më të mëdhatë në Ballkan); kisha e Shën Ilias ku ofrohet një pamje mahnitëse

e qytetit etj. Në tavernat e qytetit do të provoni një shije gatimi që nuk e keni provuar më parë. Korça është e pasur në gatime, por në veçanti ju rekomandojmë lakrorin me qepë e domate. Gjithashtu, mos rrini pa provuar tavën e korminës. Korça shquhet edhe për këngët Udhëto & Zbulo 67


Voskopoja

e saj karakteristike, të quajtura serenata, të cilat shoqërohen me kitara. Por Korça është edhe qyteti i karnavaleve. Ato zhvillohen në prag të Pashkëve Ortodokse dhe ceremonia e tyre është më e madhja dhe më e bukura në vend. Voskopoja ndodhet 25 km

në lindje të Korçës. Sot është një fshat, por shekuj më parë ka qenë një ndër qendrat më të rëndësishme ekonomike e kulturore të Ballkanit. Si vendbanim daton që në vitin 68 Udhëto & Zbulo

1330, ndërsa lulëzimin më të madh e njohu në vitin 1794 kur numëronte 30.000 banorë. Voskopoja komunikonte me Lajpcigun, Budapestin, Venedikun dhe Vjenën. Qyteti numëronte 27 kisha, një Akademi me bibliotekë si


dhe shtypshkronjën e parë në Ballkan, e cila daton në vitin 1720. Në Voskopojë mund të vizitoni disa kisha, ndër të cilat përmendim: manastirin e Shën Prodhomit, i cili është një ndërtim i stilit bizantin i shek. XVII; kishën e Shën Kollit (1721) ose e shek. XVIII, ku gjenden pikturat e ikonografëve të shquar shqiptarë David Selenicës dhe vëllezërve Zografi nga Korça, të cilët kanë punuar edhe në malin e Shenjtë të Athosit në Halkidiki të Greqisë. Bazilika e Shën Thanasit, një ndërtim karakteristik me piktura murale që mbajnë autorësinë e vëllezërve Zografi. Kisha e Shën Mehillit e shek. XVIII; kisha e Shën Mërisë, e cila gjendet në hyrje të fshatit dhe ka gjithashtu piktura murale. Në Voskopojë, veç klimës së shëndetshme dhe ajrit të freskët, do të gjeni hotele të rehatshme, shtëpi ku zhvillohet turizmi familjar, ndërsa për amatorët e skive ndodhet pista natyrore e Peltekut.

Kisha e Shën Mërisë, Voskopojë

Boboshtica është një fshat

tërheqës, vetëm 16 km larg nga qyteti i Korçës. Ndodhet përgjatë rrugës Korçë–Dardhë. Aty gjenden restorante dhe taverna, të cilat ofrojnë specialitete të kuzhinës tradicionale të zonës. Boboshtica është e njohur për rakinë e saj të veçantë, të prodhuar prej manave. Këtu mund të vizitoni edhe kishat e vjetra të Shën Mitrit dhe Shën Jovanit. Boboshtica është vendlindja e dramaturgut dhe akademikut rumun me origjinë shqiptare, Viktor Eftimiut (1889-1972). Udhëto & Zbulo 69


Dardha është një pikë tjetër

malore me vlera turistike. Gjendet 20 km në juglindje të Korçës, në një lartësi prej 1.350 m mbi nivelin e detit. Këtu reshjet e dëborës vazhdojnë tre muaj duke ofruar mundësi për sportet dimërore. Përgjatë rrugës që ngjitet nga Boboshtica për në Dardhë mund të vizitoni pistën natyrore të skive të Bigellit, ku zhvillohen edhe garat e kampionateve kombëtare. Karakteristikë e Dardhës janë çezmat e shumta dhe kostumet karakteristike popullore të grave, ku mbizotëron e kuqja dhe e zeza (ngjyrat e flamurit kombëtar). Krahas hoteleve, mund të akomodoheni edhe në shtëpitë karakteristike prej guri (shtëpi miqsh), të cilat ofrojnë turizëm familjar. Dardha shquhet për rakinë e kumbullës dhe lakrorin me dy petë, ndaj jua rekomandojmë. Përgjatë rrugës automobilistike që lidh Korçën me Ersekën gjendet Tuma e Kamenicës. Tuma e Kamenicës është varreza 70 Udhëto & Zbulo

e një komuniteti rural që ka funksionuar për më shumë se shtatë shekuj (nga periudha e bronzit të vonë, rreth shek. 13 p.e.s. deri në periudhën e hekurit të zhvilluar, rreth mesit të shek. 6 p.e.s.). Kjo është nga më të mëdhatë e njohura deri më tani, ku janë evidentuar 400 varre dhe më shumë se 3500 objekte. Në fillim të viteve 2000 është gërmuar nga Grupi i Arkeologjisë së Shpëtimit të Qendrës Ndërkombëtare për Arkeologjinë Shqiptare në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik, Tiranë. Vithkuqi. Fshati malor i Vithkuqit

ndodhet 25 km në jugperëndim të qytetit të Korçës. Njihet si një vendbanim mesjetar dhe në shek. XVII-XVII ka qenë një qendër e rëndësishme ekonomike-kulturore, me 24 kisha. Vithkuqi është vendlindja e pionierit të Rilindjes Kombëtare shqiptare dhe autorit të abetares së parë të gjuhës shqipe, Naum Veqilharxhi.


Prespa e Madhe

Pikat kryesore turistike janë burimi i Bellovodës, kishat e Shën Pjetrit, Shën Pavlit dhe Kozma Damianoit. Adhuruesit e alpinizmit kanë mundësi të kryejnë ngjitje më këmbë ose me kalë në majën e Rungajës, 1.750 m mbi nivelin e detit. Në Vithkuq mund të akomodoheni në shtëpitë e fshatit, ku mund të shijoni prodhimet e mrekullueshme vendase. Liqenet e Prespës shtrihen në pjesën juglindore të Shqipërisë. Ato përbëhen nga Prespa e

Madhe dhe e Vogël. Liqeni i Prespës së Madhe, i pozicionuar në një lartësi prej 850 metrash mbi nivelin e detit, përbën liqenin më të lartë tektonik të gadishullit të Ballkanit. Ka një sipërfaqe prej 285 km2 dhe është një pikë kontakti midis Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë. Nga ky liqen Shqipëria zotëron në total një sipërfaqe prej 38,8 km2. Ujërat e liqenit të Presës së Madhe shquhen për qartësi të lartë deri në 20 metra thellësi. Karakteri i thyer i vijës Udhëto & Zbulo 71


liqenore i jep Prespës një pamje mjaft tërheqëse. Gjatë stinës së verës, si rezultat i temperaturave të moderuara, është i mundshëm shfrytëzimi i brigjeve për banja dielli dhe uji. Një tjetër potencial i rëndësishëm turistik është edhe ekoturizmi. Në liqenin e Prespës gjenden 11 lloje peshqish. Më të rëndësishmit janë krapi, ngjala dhe cironka. Fauna përfaqësohet nga pelikani rozë, shkaba, pelikani kaçurrel, lutra, ariu i murrmë etj. Në këtë zonë gjenden 12 lloje reptilësh dhe 56 lloje bimësh. Si rezultat i folezimit të shpendëve, ekzistojnë mundësitë për vëzhgimin e shpendëve ujore. Prespa përbën Parkun Kombëtar më të madh të vendit, me një sipërfaqe prej 27.500 ha. Ruhet nga konventa e RAMSAR-it dhe gëzon një status të veçantë nga ana e UNESCO-s si “Rezervë Ndërkufitare e Biosferës”. Mjaft i zhvilluar në këtë vend është turizmi rural ku vizitorët mund të akomodohen në shtëpitë e fshatrave të zonës 72 Udhëto & Zbulo

(Zaroshkë, Liqenas, Goricë e Vogël, Gollomboç etj.), të cilat lëshohen me qira. Krahas komponentit natyror, mund të përmendim rëndësinë e kishave që ka kjo zonë. Më interesantja është kisha e Shën Mërisë që gjendet në ishullin e vogël të Maligradit, pranë fshatit Liqenas. Është monumenti më përfaqësues në liqenin e Prespës së Madhe, i cili spikat për vlerat historike, arkitektonike dhe artistike. Po kështu, zona e Prespës njihet edhe për disa kisha eremite, ndër të cilat mund të përmendim kishën e Shën Mërisë në Kallamas (Bezmisht), të Evangjelizmoit pranë Liqenasit (Pustecit) etj. Prespa e Vogël ndodhet midis Shqipërisë dhe Greqisë, me një sipërfaqe prej 44 km2. Shqipëria zotëron nga ky liqen vetëm 4 km2. Pranë saj, në Grykën e Ujkut, gjendet shpella e Trenit, e cila daton nga viti 6000 p.e.s. Kjo shpellë njihet si një vendbanim prehistorik dhe përfaqësuese e artit shkëmbor në Shqipëri.


Turi 2 - Shqipëria Juglindore

Erseka

Erseka Qyteti i vogël i Ersekës, me afro 8.000 banorë, gjendet në jug të Korçës, në një distancë prej 45 km. Ai përfaqëson qytetin më të lartë të Shqipërisë, i vendosur në një lartësi prej 1,050 metrash mbi nivelin e detit, në rrëzë të malit të Gramozit. Erseka ka filluar të ngrihet si qytet në shekullin XVIII. Megjithatë, zbulimet arkeologjike tregojnë se kjo trevë ka qenë e banuar që në epokën e neolitit. Për t’u

Turi 2 - Shqipëria JUGLINDORE

Leskovik

përmendur është gjetja e një vazoje të vogël me trajtë antropomorfe, e zbuluar në Kamnik. Ky objekt, ndër më të rëndësishmit e prehistorisë dhe antikitetit, është i ekspozuar në stendat e Muzeut Historik Udhëto & Zbulo 73


Kombëtar në Tiranë. Në Ersekë mund të vizitoni muzeun historik të rrethit. Në qendër të qytetit ndodhet Obelisku i Rilindësve Kolonjarë, i përuruar në vitin 1938, një vepër e skulptorit të shquar Odhise Paskali. Ndërsa zona pranë qytetit është e përshtatshme për të ushtruar gjuetinë, sidomos atë të derrit të egër, gjatë periudhës së dimrit. Rrëzë qytetit të Ersekës ngrihet mali i Gramozit, i cili është një objekt natyror i vlefshëm për ushtrimin e sportit të alpinizmit dhe ngjitjeve malore. Në këtë rajon vlejnë për t’u përmendur dy liqenet akullnajore të Gramozit dhe Shelegurit, të cilat arrijnë një lartësi deri në 2,360 metra mbi nivelin e detit. Gjatë stinës së dimrit këto liqene ngrijnë. Vetëm 2 km në afërsi të qytetit të Ersekës, në juglindje të tij, rrëzë shpateve të Gramozit, shtrihet fshati i Rehovës, i cili shquhet për shtëpitë e 74 Udhëto & Zbulo

tij interesante, të ndërtuara me gur. Këtu bien në sy edhe gdhendje të ndryshme, kalldrëmet etj. Rehova është një pikë e favorshme për ushtrimin e turizmit rural, gjithashtu shërben si bazë për t’u ngjitur në malin e Gramozit. Jo larg qytetit, në verilindje të tij, gjendet fshati i Starjes, i cili ka emërtim sllav si rezultat i dyndjeve të ndodhura në


Duke zbritur drejt jugut, do të kaloni nëpër qafën e Barmashit, e cila ndan Ersekën me Leskovikun. Kisha e Shën Mërisë, në fshatin Barmash,

Mali i Gramozit

shekullin VIII. Starja është e njohur për teqenë, e cila daton në vitin 1893. Po këtu mund të përmendim edhe praninë e tyrbes së Hasan Zyko Kamberit, vjershëtor i shekullit XIX. Në veri të qytetit, në një distancë jo të largët, shtrihet fshati i Vodicës, ku, krahas ambientit të këndshëm rural, gjendet edhe kisha interesante e Shën Kollit, e cila daton nga viti 1799.

ndodhet jashtë lagjeve të banuara të tij, në oborrin e së cilës janë edhe varrezat e fshatit. Sipas mbishkrimit, kisha është pikturuar në vitin 1616. Monumenti përbëhet nga naosi, narteksi dhe hajati. Pranë qafës së Barmashit pozicionohet fshati i Borovës. Këtu gjendet mauzoleu i 107 martirëve të këtij fshati, të cilët u ekzekutuan gjatë Luftës së Dytë Botërore nga nazistët gjermanë, më 6 korrik 1943. Pranë fshatit të Borovës mund të vizitoni edhe Kanionin e Borovës, i cili është një objekt natyror interesant. Udhëto & Zbulo 75


Nga Qafa e Barmashit, rruga vazhdon drejt pyjeve madhështore të Gërmenjit, të cilat shtrihen deri në afërsi të qytezës së vogël të Leskovikut. Këto janë pyje halorësh, ku mbizotërojnë pisha e zezë, bredhi etj., arealet e të cilëve zënë 70 për qind të sipërfaqes pyjore të Gërmenjit prej 7.300 hektarësh. Zona e pyjeve të Gërmenjit është një areal mjaft i përshtatshëm klimaterik, i cili shtrihet midis lartësive nga 1.100 deri në 2.044 metra mbi nivelin e detit. Këtu rriten edhe

pylli i GËRMENJIT përfaqësohet nga derri i egër, ujku, ariu i murrmë, dhelpra, lepuri i egër, sorkadhja.

76 Udhëto & Zbulo

bimë të tjera si dëllinja e zezë dhe e kuqe, salepi, çaji i malit, shtogu etj. Fauna e këtij pylli përfaqësohet nga derri i egër, ujku, ariu i murrmë, dhelpra, lepuri i egër, sorkadhja. Pylli i Gërmenjit është një vend mjaft i përshtatshëm për ekskursione, kampingje etj. Në territorin e këtij pylli gjendet bar–restorant “Vila Gërmenji” ku, krahas shërbimeve bazë, mund të shihni edhe një kopsht të vogël zoologjik, i cili është mjaft interesant dhe zbavitës, veçanërisht për fëmijët. Në rrugën nga Gërmenji në Leskovik, duke iu shmangur rrugës nacionale dhe udhëtuar drejt perëndimit, do të arrini në fshatin Vrepçkë, i cili është i njohur për natyrën e bukur e të paprekur, sidomos për ujëvarat e tij. Pas pyllit të Gërmenjit shfaqet qyteza e vogël e Leskovikut. Leskoviku është i njohur veçanërisht për formacionet e orkestrinave popullore, të quajtura sazet e Leskovikut si dhe për llojet


e verërave “Pinot Nero” dhe “Mavrud”, të cilat prodhohen aty. Mbi të gjitha, Leskoviku përmendet për burimet e ujërave termale. Këto të fundit gjenden 10 km në jug të qytetit dhe njihen si burimet e Vronomeros. Janë burime termale pasi janë të pasura me kripëra të ndryshme që trajtojnë disa lloje sëmundjesh e komplikacionesh. Temperatura e ujërave shkon nga 29–40 gradë C. Në këtë pikë ofrohet akomodim modern me staf të specializuar mjekësor, shërbime të ushqimit dhe akomodimit. Për t’u përmendur janë edhe banjat e avullit të Postenanit, të cilat ndodhen gjithashtu në këtë zonë. Në jug të Leskovikut, në fshatin Cerkë, gjendet kisha e Shën Mërisë, e cila shquhet për afresket e saj. Ajo ngrihet mbi një breg shkëmbor, pjesë të të cilit përfshihen brenda mureve. Kisha përbëhet nga një narteks i vonë që shtrihet në anën perëndimore dhe atë jugore, nga naosi drejtkëndor

Pylli i Gërmenjit

në plan dhe mjedisi i altarit. Brendësia e kishës është dekoruar me afreske të një cilësie të lartë artistike, studimi i të cilave ka çuar në përfundimin se prototipat e tyre gjenden në Maqedoninë Veriperëndimore dhe stili, si i sintezave të përbëra edhe atyre të paraqitjeve individuale, pasqyron lidhje të ngushta me ansamblet piktoreske që u pikturuan në këtë zonë në pjesën e tretë të shek. XIV. Udhëto & Zbulo 77


Shkodër

78 Udhëto & Zbulo


Turi 1 - Shqipëria Veriore

Shkodra është një prej qyteteve më të vjetra të Shqipërisë, e themeluar në shek. IV p.e.s. si kryeqendër e fisit ilir të Labeatëve

Udhëto & Zbulo 79


G

jatë historisë së saj ka njohur pushtime të shumta, si ato romake (168 p.e.s.), serbe (viti 1040), veneciane (viti 1396), osmane (viti 1479). Në shekullin XIV u kthye në qendrën e principatës feudale shqiptare të Balshajve dhe gjatë viteve 1757-1831 në kryeqendrën e pashallëkut të Bushatllinjve. Shkodra konsiderohet si një prej qyteteve me një trashëgimi të pasur kulturore, duke qenë vendlindja e një plejade të tërë artistësh, muzikantësh, piktorësh, fotografësh, poetësh dhe shkrimtarësh. Objekti kryesor turistik i qytetit është kalaja e Rozafës, e cila ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, e rrethuar nga ujërat e tre lumenjve: Drinit, Bunës dhe Kirit. Kalaja ka origjinë ilire. Sipas historianit Tit Liri, “ajo ishte vendi më i fortë i Labeatëve”. Kalaja e Rozafës lidhet me fantazinë popullore. Sipas legjendës, Rozafa, nusja më e re e tre vëllezërve që ngrinin muret e kalasë, u muros me qëllim që

80 Udhëto & Zbulo

Turi 1 - Shqipëria VERIORE

Vermosh

Bogë

Theth

Razëm

Velipojë

kalaja të arrinte të ndërtohej. Uji gëlqeror që rrjedh në hyrje të kalasë lidhet gjithashtu me legjendën popullore sipas së cilës ai është qumështi i gjirit të Rozafës, i cili gjatë murimit u la jashtë për të ushqyer foshnjën e saj. Trajtën e sotme kalaja e ka marrë gjatë periudhës së sundimit të Balshajve. Ajo ka kaluar periudha të ndryshme, nga të cilat ka gjurmët përkatëse si: veneciane, osmane (shek. XVI-XVII), e Bushatllinjve (shek. XVIII-XIX).


Shkodër

Me interes të veçantë për t’u vizituar në qytetin e Shkodrës janë: Muzeu Historik, Fototeka Marubi, Sahati i Inglizit etj. Lagjet e Gjuhadolit dhe Serreqit mbartin vlerë historike dhe kulturore pasi aty gjenden monumente me arkitekturë veneciane. Fare pranë qytetit ndodhet liqeni i Shkodrës, më i madhi në Gadishullin Ballkanik, me sipërfaqe 368 km2 (Shqipërisë i përkasin 149 km2). Karakteristikë e tij është tipologjia e ndryshueshme e

brigjeve. Bregu jugor është i lartë dhe shkëmbor, ndërsa ai verior është breg i ulët dhe i llojit të “marsheve”. Në bregun jugor ndodhen edhe dy qendrat kryesore turistike, Shiroka dhe Zogaj. Emërtimi Shirokë lidhet me Shën Rrokun, për nder të të cilit çdo 15 gusht organizohet një pelegrinazh. Sipas traditës, pas 15 gushtit ndalohet noti në ujërat e liqenit. Specialiteti kryesor i zonës është gatimi karakteristik i tavës së krapit. Në bregun verior Udhëto & Zbulo 81


Tava e Krapit

pranë liqenit gjenden disa fshatra piktoreskë si: Jubica, Fllaka, Kalldruni etj. Udhëtimi për në këtë destinacion është një eksperiencë mjaft e bukur, gjithashtu kjo zonë ofron mundësi për peshkim dhe kanotazh. Klima e liqenit të Shkodrës është e ngrohtë, me 250–260 ditë me diell në vit. Aktivitetet kryesore janë noti dhe vozitja. Krahas këtyre potencialeve, liqeni i Shkodrës përbën edhe një ekosistem mjaft të rëndësishëm natyror. Këtu gjenden 270 specie shpendësh ose 87 për qind e ortino-faunës që gjendet në Shqipëri. Ujërat e liqenit janë të pasura me 45 lloje

Ura e Mesit Gjendet vetëm 8 km larg nga Shkodra mbi lumin Kir. Mbi këtë lumë kanë qenë gjithsej tri ura: Ura e Shtrenjtë, Ura e Kirit dhe Ura e Mesit. Në ditët e sotme ka mbijetuar vetëm Ura e Mesit, pasi dy të parat janë shkatërruar. Ura e Mesit lidh Shkodrën me Drishtin dhe krahinën e Cukalit. Ajo është e veçantë në llojin e vet dhe përbën një monument 82 Udhëto & Zbulo

kulture. Një interes ka zgjuar edhe tek albanologu i shquar austriak Han në mesin e shek. XIX, i cili ka rrëfyer për të. Ura ka 13 harqe dhe gjatësia e saj është 108 metra. Është ndërtuar nga Mehmet Pashë Bushati nga fundi i shek. XVIII. Konsiderohet monument i kategorisë së parë që prej vitit 1948.


peshqish, ku më të rëndësishmit janë krapi, ngjala dhe shtojza. Liqeni i Shkodrës së bashku me deltën e lumit Buna, i cili buron nga ky liqen, janë pjesë e konventës ndërkombëtare të RAMSAR-it. Vetëm 9 km nga qyteti i Shkodrës ndodhet qyteti mesjetar i Sardës, i cili gjendet në ishullin e Shurdhahut, në liqenin artificial të Vaut të Dejës. Kjo qytezë njihet si rezidencë e familjes feudale të Dukagjinasve, e cila deri në shek. XV ka qenë një qendër e rëndësishme kulturore. Për të vizituar këtë vend duhet porositur një mjet lundrimi nga

diga e Vaut të Dejës. Objektet e mbetura në ishull janë: muret e kishave dhe porta e kalasë, midis të cilave përmendim Kishën e Zojës. Plazhi i Velipojës ndodhet vetëm 22 km larg nga qyteti i Shkodrës. Ky është një plazh me gjatësi 4 km, i njohur për cilësinë e rërës me përmbajtje të lartë jodi. Krahas aktiviteteve të ujit (noti, peshkimi), pranë plazhit të Velipojës gjenden objekte natyrore interesante për t’u vizituar. Spikasin laguna e Vilunit dhe ishulli aluvional i Franc Jozefit, i cili ndodhet në grykëderdhjen e lumit Buna, në kufi me Malin e Zi.

Udhëto & Zbulo 83


Razma Turi malor shqiptar nuk mund të kuptohet pa vizitën në Alpet Perëndimore. Një eksperiencë e paprovuar është një shëtitje midis legjendave të moçme që nga koha e Homerit dhe deri në kohët e sotme. Ky tur ju jep mundësinë të shijoni një pjesë të papërsëritshme të alpeve 84 Udhëto & Zbulo

shqiptare, duke depërtuar deri në zemër të tyre, në Gropën e Thethit. Fillesa e rrugës për në këtë rajon të lartë malor është qyteti i Shkodrës, drejt pikës më të afërt (41 km larg). Razma, e vendosur mbi një kodër “morenike”, rrëzë malit të Veleçikut, është një pikë klimaterike e mbuluar me pyjet e pishave dhe


Razëm janë: ekskursionet, eksplorimi i shpellave të shumta që gjenden në këtë zonë, ngjitjet në mal, turizmi me çadra gjatë verës dhe skitë.

Boga

Bogë

mështeknave. Njëkohësisht, këtu gjenden lëndina e kullota alpine mahnitëse. E veçanta e Razmës, pavarësisht reshjeve të mëdha të dëborës, është se nuk bllokohet, duke bërë të mundur që të vizitohet gjatë gjithë vitit. Për turistët ofrohet akomodim në hotelet dhe shtëpitë e zonës. Aktivitetet që zhvillohen në

Nga Razma, rruga kthen në fshatin Dedaj e të drejton në pikën e Bogës, e cila gjendet mes Alpeve dhe është përshkruar nga udhëtarja e famshme angleze Edith Durham në librin e saj “Shqipëria, brenga e Ballkanit”. Boga ofron mundësi për aktivitete të shumta, si: ngjitje malore, ski dhe veçanërisht speleologji (eksplorimi i shpellave), ku mund të përmenden: shpella e Mullirit, Akullores, Njerëzve të lagun etj. Tepër e veçantë është shpella e Puçit, e cila gjendet në një lartësi 1,087 mbi nivelin e detit, me gjatësi prej 5 km dhe e pasur me stalaktite, stalagmite dhe vello muresh. Shpella ka disa kate dhe në pjesën qendrore ka pesë të tilla. Nëpërmjet galerive, kjo shpellë lidhet me shpellën tjetër, e quajtur shpella e Husit. Udhëto & Zbulo 85


Thethi Pas Bogës vjen pika kryesore turistike e kësaj zone, Thethi, që gjendet rreth 70 km larg Shkodrës. Për të mbërritur në Theth, duhet të kalohet Qafa e Tërthores 2000 m mbi nivelin e detit. Prej këtej zbritet në Gropën e Thethit, e përshkuar nga përroi me të njëjtin emër. Mbulesa e tij drunore përbëhet kryesisht nga masivet e ahut, të cilat zënë pothuaj 90% të sipërfaqes së parkut. Gjenden mjaft lule, ku për t’u përmendur është “Vulfenia Baldaçi”, e zbuluar nga botanisti italian Baldaçi. Kjo lule gjendet vetëm në Theth. E pasur dhe e larmishme paraqitet edhe fauna. Për t’u përmendur është prezenca e rrëqebullit, i cili këtu ka habitatin e tij më të dendur. Në ujërat e Përroit të Thethit gjendet trofta e mermertë. Një monument natyror për t’u zbuluar është Ujëvara e Grunasit. Ajo arrin deri 25–30 m lartësi dhe ka një pamje piktoreske. Mjaft interesante janë burimet e ujërave të ftohtë të 86 Udhëto & Zbulo

Okolit, si dhe shpellat e Birrëve me rrathë dhe Arapit. Në parkun e Thethit mund të zhvillohen një sërë aktivitetesh si: ngjitje alpinistike, ski (sidomos në shpatin lindor), speleologji, peshkim sportiv, biçikleta malore etj. Akomodimi në Theth bëhet në shtëpitë e zonës, të cilat janë me arkitekturë tipike alpine. Ushqimi karakteristik i kësaj zone është fërliku (mish i pjekur), si dhe gatimi i troftës. Prej Thethit udhëtimi mund të vazhdojë nëpër luginën e lumit të Shalës, duke u futur edhe më thellë në Alpe.

Vermoshi Bën pjesë në rajonin e Alpeve Perëndimore dhe përbën zonën më veriore të Shqipërisë. Vermoshi është një fshat 95 km larg nga qyteti i Shkodrës, rruga për tek i cili ofron një pamje spektakolare. E veçantë gjatë këtij udhëtimi është Qafa e Rrapshit, nga ku dallohet lumi i Cemit me ujërat e tij të kthjellëta, që kontrastojnë bukur


Theth

me peizazhin përreth. Pellgjet e vogla që krijon lumi gjatë stinës së verës mund të shfrytëzohen edhe për banja dielli. Vermoshi bën pjesë në krahinën e Kelmendit, emërtim që vjen nga fjala latine “clemens” që do të

thotë i urtë, i thjeshtë. Vermoshi është i vendosur në një fushë malore në lartësinë 1.100 m mbi nivelin e detit dhe mbi të ngrihen shpate të larta. Në Vermosh mund të zhvillohen aktivitete në natyrë si: ngjitjet, skitë dhe gjuetia e troftës. Për sa u përket ushqimeve të zonës së Kelmendit, mund të përmendim cilësinë e lartë të bulmetrave. Një tur në këtë zonë do t’ju bëjë të jetoni historitë e legjendave, magjinë e natyrës dhe mbi të gjitha mikpritjen shqiptare. Udhëto & Zbulo 87


Turi 2 - Shqipëria Veriore

Lugina e Valbonës Lugina e Valbonës shtrihet në pjesën lindore të Alpeve shqiptare. Është një prej zonave natyrore më të bukura të Shqipërisë e shpallur Park Kombëtar dhe zë një sipërfaqe prej 8000 hektarësh. Valbona është pjesë e projektit “Parku i Paqes”, i cili përmbledh territore nga Shqipëria, Kosova dhe Mali 88 Udhëto & Zbulo

i Zi. Largësia e këtij parku nga qyteti alpin i Bajram Currit është 27 km. Përpara se të vizitoni luginën e lumit të Valbonës do të ndesheni me Vrellën e Shoshanit, i cili gjendet vetëm 3 km larg qytetit të Bajram Currit dhe është ndër burimet më të mëdha ujore në Ballkan. Në lumin e Valbonës derdhet një burim karstik, i cili krijon një


Turi 2 - Shqipëria VERIORE

Valbonë

Fierëz

Koman

Ulëz Laguna e Matit

Valbonë

kanion tërheqës me gjerësi 2-3 m dhe thellësi prej 50 m. Gjatë vizitës në luginën e Valbonës, do të kaloni me radhë disa fshatra. I pari është Dragobia, me shtëpi karakteristike të stilit alpin. Pas tij, në një shpat mali, aty ku derdhet përroi i Ceremit në Valbonë, ndodhet shpella e famshme e heroit kombëtar Bajram Curri. Valbona (ose

Selimaj), e cila gjendet 25 km larg nga qyteti i Bajram Currit, është qendra kryesore e banuar e luginës ku jetojnë aktualisht 300 banorë. Fshati Valbonë ka një moshë 400-vjeçare dhe mendohet se rrënjët i ka nga fshati Vuthaj në Mali të Zi. Në këtë zonë, lugina zgjerohet duke ofruar mundësi për akomodim në shtëpitë e banorëve të zonës Udhëto & Zbulo 89


apo në një hotel. Fshati i fundit përpara burimit të Valbonës është Rrogami, i cili është një vend i thellë, në mes të natyrës së virgjër dhe të paprekur. E gjithë lugina shquhet për një bukuri të rrallë. Nga njëra anë janë ujërat e kristalta të Valbonës dhe, nga ana tjetër, shpatet e pjerrëta të maleve të

Flija

veshura me bimësi të gjelbër. Deri në muajin maj mund të vështrosh dëborë të pastër dhe të paprekur, e cila bie në kontrast me ngjyrën e qiellit. Bimësia e këtij Parku Kombëtar përbëhet nga një varietet bimësh dhe drurësh, ku një përhapje 90 Udhëto & Zbulo

mjaft të gjerë kanë, në radhë të parë, formacionet me drurin e hormoqit. Lloji tjetër i bimësisë përbëhet nga ahishtat, rrobulli, arneni, gështenja, arra dhe molla e egër. Po ashtu mund të gjeni frutat e pyllit si boronicat dhe luleshtrydhet. Sa i përket faunës, ky park përfaqësohet nga ariu i murrmë, ujku, macja e egër, ndërsa mbi shkëmbinj mund të ndeshësh edhe tufat e dhive të egra. Në ujërat e lumit gjendet trofta e mermertë. Zona e luginës së Valbonës dhe e parkut njihet për reshjet e dëborës, të cilat normalisht nisin nga fillimi i nëntorit dhe zgjasin deri në muajin maj. Dëbora këtu krijon një shtresë mesatare 1 metër. Në Parkun Kombëtar të Valbonës mund të zhvillohen një sërë aktivitetesh në natyrë siç janë: ekskursionet, ecjet nëpër luginë dhe përrenjtë (Cerremit, Kukajve) sporti i kanoeve në zona të caktuara të lumit, skitë, ngjitjet alpinistike në shpatet e maleve. Valbona mund të shërbejë si bazë edhe për ngjitjet në malin


e Jezercës (maja e dytë e lartë në Shqipëri), ecjet me kuaj përgjatë luginës së lumit, si dhe peshkimi sportiv. Në verilindje të saj ndodhet lugina e lumit të Gashit, e cila është një zonë e mbrojtur. Me interes për t’u vizituar janë liqenet akullnajore të pllajës së Doberdol-Sylbicës. Ky udhëtim mund të bëhet me kuaj dhe mund të vizitohet gjatë stinës së verës. Për sa u përket gatimeve karakteristike, në luginën e Valbonës mund të gjeni specialitete të tilla si: mazja, flija, pitja etj.

Liqeni i Komanit Liqeni artificial i Komanit është formuar nga ujëmbledhësi i lumit Drin, si pasojë e ndërtimit të Hidrocentralit të Komanit. Ai ka një sipërfaqe prej 12 km2 me një gjatësi prej 34.5 km dhe gjerësi brigjesh vetëm prej 50–60 metrash. Shtrati i liqenit ndodhet midis luginave dhe kanioneve të ngushta me bukuri të jashtëzakonshme.

Liqeni i Komanit

Brigjet e tij janë shkëmbore dhe bien me pjerrësi të madhe mbi liqen. Duke e përshkuar, të përngjason me një lundrim mbi fjord. Ky liqen lidh Shkodrën dhe Tiranën me Bajram Currin dhe, në këtë mënyrë, me luginën e Valbonës.

Liqeni i Fierzës Liqeni artificial i Fierzës është më i madhi i këtij lloji në Shqipëri. Ai është formuar Udhëto & Zbulo 91


Kukës

gjatë viteve ‘79–‘80 si pasojë e ndërtimit të Hidrocentralit të Fierzës. Ujërat e tij lagin territoret e katër rretheve: Kukësit, Hasit, Tropojës dhe Pukës. Sipërfaqja e liqenit arrin në 7 mijë hektarë, gjatësia e të cilit është 70 km. Pasqyra e ujërave të liqenit kap lartësinë e 350 metrave mbi nivelin e detit. Këtu jetojnë 11 lloje peshqish. Aktivitete kryesore që ofron ky basen janë: sportet ujore, banjat e diellit dhe ujit, peshkimi 92 Udhëto & Zbulo

sportiv etj. Qyteti i Kukësit është qendra kryesore më e madhe e qarkut me të njëjtin emër. Ai është qyteti më i madh dhe më i rëndësishëm i Shqipërisë Verilindore dhe njëkohësisht pika kryesore e komunikimit midis Shqipërisë dhe Kosovës. Pranë qytetit ndodhet pika kufitare e Morinës (30 km) që lidh Kukësin me Prizrenin dhe pjesët e tjera të Kosovës. Qyteti i parë, ose Kukësi i vjetër, është përmbytur nga ujërat e liqenit


artificial të Fierzës të krijuar në vitin 1976. Qyteti i ri është ndërtuar gjatë viteve ‘70 rrëzë malit të Gjallicës. Në qytetin e Kukësit ndodhet busti i parë i ekspozuar i Gjergj Kastriotit, i përuruar në vitin 1932, vepër e skulptorit Odhise Paskali. Zona e Kukësit njihet për prodhimin e rakisë të disa llojeve si ato të manaferrës, kumbullës, dëllinjës etj., por mbi të gjitha për prodhimin e një pijeje joalkoolike siç është boza, e cila përgatitet me misër. Në Kukës mund të vizitoni edhe muzeun historik të krahinës, i cili gjendet në një ndërtesë në trajtë kulle. Prej qytetit mund të ndërmerrni një udhëtim në zonën malore të Shishtavecit (është një pllajë malore e populluar me tetë fshatra, ku më i madhi është Shishtaveci). Kjo zonë ndodhet në një distancë prej 31 km në juglindje të qytetit të Kukësit, pranë kufirit me Kosovën, ku gjendet edhe një pikë e kalimit kufitar, e cila e lidh me Brodin në Kosovë. E konsideruar si një mrekulli natyrore, Shishtaveci

Liqeni i Ulzës

shtrihet në lartësitë nga 900 deri 2.130 metra mbi nivelin e detit dhe në të gjenden pista natyrale mjaft të favorshme për ushtrimin e skive dhe sporteve të tjera dimërore. Reshjet e dëborës zgjasin nga nëntori në mars dhe krijojnë një shtresë të konsiderueshme. Aktivitet tjetër që zhvillohet në këtë zonë janë garat me kuaj (hipizmi). Një nga resurset natyrore më interesante që vlen të vizitohet është edhe pylli me mështekna i Novoselës. Udhëto & Zbulo 93


Laguna e Matit dhe Dibra Përgjatë udhës automobilistike që lidh portin e Durrësit me pikën e Morinës, pasi hyn në autostradën e Kombit, kalon Milotin dhe do merrni kthesën aty ku tabela ju njofton drejtimin për Mat dhe Dibër. Në këtë pikë vlen për t’u shijuar bukuria e grykës panoramike të Shkopetit si dhe liqenit të Ulzës. Gryka e Shkopetit, e krijuar nga depërtimi i lumit Mat, përpara se ai të dalë në shtratin e tij fushor, gjendet 20 km larg qytetit të Burrelit dhe përbëhet nga një formacion shkëmbor 40 metra i thellë. Liqeni i Ulzës, i cili vjen më pas, është krijuar nga ndërtimi i digës së hidrocentralit. Ai ka një sipërfaqe prej 13.5 km2 dhe një thellësi maksimale deri në 61 metra. Brigjet e liqenit janë kodrinore dhe të veshura me bimësi, të cilat krijojnë një mrekulli natyrore shumëngjyrëshe. Brigjet e liqenit të Ulzës janë të përshtatshme për banja dielli, ndërsa ujërat e tij për lundrim me varka të vogla 94 Udhëto & Zbulo

dhe peshkim. Në vazhdim do të mbërrini në qytetin e Burrelit. Këtu mund të vizitoni Muzeun e Matit, i cili është ndërtuar në vitin 1983 dhe pasqyron historinë e kësaj treve. Mjaft interesant është maketi i një punishteje të prodhimit të barutit, për të cilin treva e Matit ka qenë e njohur. Në një distancë prej 40 km në verilindje të qytetit të Burrelit ndodhet Parku Kombëtar i Zall Gjoçajt. Ai shtrihet në një lartësi që varion nga 600 – 2010 metra mbi nivelin e detit. Reshjet e dëborës janë të konsiderueshme dhe krijojnë një shtresë që zgjat nga 50 – 100 ditë në vit. Flora përfaqësohet nga drurë të tillë si pisha e zezë, bredhi, panja dhe ahu. Në park gjenden drurë të vjetër me moshë nga 150 në 200-vjeçare. Janë të përhapura gjithashtu bimët barishtore dhe luleshtrydhet. Fauna është mjaft e pasur, ku mund të përmendim: ariun e murrmë, ujkun, dhelprën, lepurin e egër. Nga shpendët gjenden: gjeli i


Parku Kombëtar i Zall Gjoçajt

egër, shqiponja, pëllumbi i egër etj. Parku ofron mundësi për zhvillimin e ekoturizmit dhe turizmit të gjelbër malor. Duke ndjekur udhëtimin, përgjatë rrugës nacionale në juglindje të Burrelit, do t’ju shpaloset para qyteza e vogël e Klosit, e njohur për prodhimin e rakisë dhe verës artizanale. Në jug të Klosit mund të udhëtoni për në Gurin e Bardhë, një fshat që trashëgon dhe pasqyron tradita dhe kulturë të hershme

qytetare. Këtu, në një kreshtë me lartësi 778 metra, në pjesën e poshtme të fshatit Guri i Bardhë dhe përmbi fshatin Fshat gjenden rrënojat e kalasë së Gurit të Bardhë. Mendohet se ajo është ngritur pas rrënimit të kalasë ilire të Xibrit që ndodhet jo larg saj. Guri i Bardhë është ndër kalatë e para që Skënderbeu shtiu në dorë pas ardhjes së tij në Shqipëri në vitin 1443. Thuhet se në vitin 1456 këtu lindi i biri i tij, Gjon Kastrioti. Skënderbeu e Udhëto & Zbulo 95


Liqen në Zonën e Martaneshit

përdori kalanë e Gurit të Bardhë si bazë për trupat e tij në betejën e Vajkalit. Ndër pasuritë që kjo zonë ofron, vlen të përmendim liqenet akullnajore me bukuri të veçantë, të cilat shtrihen në zona të izoluara dhe të largëta. I tillë është liqeni i Zi, i cili ndodhet në komunën e Martaneshit, në shpatin verior të malit të Lopës. Ky liqen shtrihet në një lartësi prej 1.800 metrash mbi nivelin e detit dhe ka një sipërfaqe prej 96 Udhëto & Zbulo

1.2 hektarësh. E veçanta e tij është thellësia e madhe, e cila arrin në 60 metra, si dhe ngjyra e zezë e ujërave, e cila është pasojë e shtratit të bazalteve mbi të cilat ndodhet liqeni. Brigjet e liqenit rrethohen nga pyje ahu dhe pishe. Është vend ideal për të shijuar momente qetësie dhe admiruar natyrën e virgjër. Nga ana tjetër, rekomandohet një vizitë në kompleksin e liqeneve akullnajore të Balgjait, të cilat shtrihen në verilindje të


Klosit ose në veri të Bulqizës. Këtu tërheq vëmendjen peizazhi karstik me bukuri mahnitëse i Malit të Miçekut si dhe livadhet e tij. Duke vazhduar rrugën automobilistike drejt Peshkopisë, buzë rrugës nga Bulqiza për në Zerqan, gjendet shpella e fshatit të Valikardhës. Në këtë fshat mund të vizitoni dy shtëpi të shpallura monumente kulture. E konsideruar si ndër më të mëdhatë në Ballkan, rrugës nga Bulqiza për në Maqellarë, 11 km në juglindje të qytetit të Peshkopisë, jo larg nga Maqellara gjendet Kalaja e Grezhdanit. Kjo kala zë një sipërfaqe prej 34 ha dhe i takon periudhës së vonë romake të shek. IV. Gjatë Mesjetës, ajo supozohet të ketë qenë kalaja e Stefigradit, e cila ka qenë nën kontrollin e Heroit Kombëtar Shqiptar, Skënderbeu. Që prej vitit 1963, është shpallur monument kulture. Në të majtë të kësaj rruge (Bulqizë–Maqellarë), gjendet fshati Bllacë, ku mund të vizitoni

Teqenë e Bllacës, e cila daton që prej vitit 1800. Sot teqeja përbëhet nga dy ndërtesa dykatëshe me harqe. Qyteti i Peshkopisë ndodhet në pjesën verilindore të Shqipërisë. Emërtimi Peshkopi rrjedh nga greqishtja e vjetër “episcopi”, që do të thotë “rezidencë e peshkopit”. Për

herë të parë është përmendur në një dokument të shekullit XV. Qyteti është i njohur për llixhat (ujërat termale), të cilat burojnë nga depozitat e gipsit dhe janë dy burime sulfatike me përmbajtje të lartë potasiumi. Këto ujëra kanë aftësi kuruese për sëmundjet e diabetit, rrugëve të frymëmarrjes, lëkurës etj. Në qytetin e Peshkopisë mund të Udhëto & Zbulo 97


vizitoni edhe Muzeun Etnografik të Dibrës. Muzeu ka formën e një shtëpie karakteristike ku gjendet një fond prej 2.000 objektesh, ndër të cilat: kostume lokale, qilima, enë gatimi, bizhuteri, armë të periudhës ilire, monedha etj. Prej qytetit të Peshkopisë, të apasionuarit pas alpinizmit mund të ndërmarrin një udhëtim drejt Radomirës për t’u ngjitur në malin e Korabit, i cili përbën edhe malin më të lartë në Shqipëri, 2.751 metra mbi nivelin e detit. Kjo pikë ndodhet në veri të Peshkopisë dhe për të mbërritur atje duhet ndjekur itinerari Peshkopi – Kastriot – Sllovë – Radomirë. Kurrizi malor i Korabit ndahet në tri kreshta, të cilat janë të ndara midis tyre prej tri gropave. Më interesante është gropa e Panairit, e cila ka formë vezake me fund të sheshtë. Kjo zonë është mjaft tërheqëse pasi ka larmi lulesh shumëngjyrëshe. Në krahun lindor të Peshkopisë gjendet Parku Kombëtar i Lurës. Ndodhet në një distancë prej 55 km nga qyteti i Peshkopisë. Në 98 Udhëto & Zbulo

fakt, rruga më e përshtatshme për të mbërritur aty është nëpërmjet anës tjetër, e cila vjen nga Kurbneshi, distanca me të cilin është 30 km. Parku i Lurës ka një sipërfaqe prej 1.280 hektarësh dhe shtrihet në një lartësi që varion nga 1.350


Mali i Korabit

të apasionuarit pas alpinizmit mund të ndërmarrin një udhëtim drejt Radomirës për t’u ngjitur në malin e Korabit, i cili përbën edhe malin më të lartë në Shqipëri, 2.751 metra

deri 1.720 metra mbi nivelin e detit, në faqen lindore të malit Kunorë e Lurës. E veçanta e këtij parkut është kompleksi i 14 liqeneve akullnajore (prej të cilëve 7 kanë ujë gjatë gjithë vitit). Liqenet, të shtrira midis pyjeve masive dhe të hershme, Udhëto & Zbulo 99


Kroi i Bardhë

shquhen për një bukuri të rrallë. Gjenden në lartësinë 1.600 metra mbi nivelin e detit dhe kanë një sipërfaqe të përgjithshme prej 100 hektarësh. Liqenet kryesore janë liqeni i Madh me 32 hektarë, liqeni i Pishës 13 hektarë, liqeni i Zi 8 hektarë dhe ai i Luleve me 4 hektarë. Liqeni i luleve në veçanti ka një pamje mahnitëse, pasi në verë sipërfaqja e tij mbulohet me zambakë të bardhë uji dhe pasqyra e tij i ngjan një lulishteje. Në dimër sipërfaqet e këtyre liqeneve ngrijnë. 100 Udhëto & Zbulo

Bimësia e parkut përbëhet nga pyjet e vjetra të ahut. Aty rriten edhe drurë të tjerë si: rrobulli, pisha e zezë, bredhi, arneni i bardhë dhe i kuq, panja etj. Fauna përfaqësohet nga ariu i murrmë, rrëqebulli, dhia e egër, kunadhja dhe kaprolli. Nga shpendët: gjeli i egër, bufi, mëllenjat etj. Aktivitetet kryesore që zhvillohen në Parkun e Lurës janë ekoturizmi, sportet dimërore, alpinizmi si dhe hipizmi që zhvillohet në livadhin e quajtur Fusha e Pelave, i cili gjendet në


pjesën jugore të parkut me një sipërfaqe prej 18 hektarësh. Pasi hyn në autostradën e kombit, duke vijuar rrugën nacionale, në kilometrat e para të saj shfaqet Kisha e Rubikut. Ajo ngrihet mbi një kodër shkëmbore në qytetin e vogël industrial të Rubikut dhe ka përfunduar së ndërtuari në vitin 1272. Kisha përfaqëson një objekt të rëndësishëm kulti të shek. XII-XIII. Afresket dhe piktura murale e stilit bizantin kanë një vlerë unike. Godina është monument kulture dhe paraqet interes në aspektin ndërtimor dhe arkitektural. Kisha e Rubikut ka shërbyer si abaci benedikte dhe kuvend françeskan. Ajo ka qenë pjesë e dioqezës së Lezhës. Rrethi i Mirditës ku gjendet ky monument ofron mundësi të mira për turizmin malor dhe atë kurativ. Për t’u përmendur është burimi i Kroit të Bardhë, i cili ndodhet në komunën e Selitës. Ky është një burim i famshëm uji, i cili rrjedh midis

malit të Dridhës dhe Kunorës. Vendburimi gjendet në një lartësi prej 1.350 metrash nga niveli i detit dhe një distancë prej 55 km nga Rrësheni. Ujërat e këtij burimi kanë veti kurative për disa sëmundje si ato të veshkave, stomakut, tiroideve dhe laringut. Këto vlera janë zbuluar gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore. Vendi është mjaft i frekuentuar gjatë periudhës së verës. Gjithashtu pllaja e Valmurit dhe Dridhës janë vende të përshtatshme për aktivitete të turizmit malor.

Kisha e Rubikut Udhëto & Zbulo 101


Via

Eg natia

102 UdhĂŤto & Zbulo


Tur special

Via Egnatia ose Rruga Egnatia, e cila lidhte Romën me Bizantin, ka kaluar edhe në territorin shqiptar, duke nisur nga porti i Durrësit drejt kufirit me Maqedoninë. Duke ndjekur gjurmët e kësaj udhe, turistët do të kenë mundësi të vizitojnë disa qendra urbane, stacione e gjurmë të rrugës së vjetër

Udhëto & Zbulo 103


D

urrësi, me 3000 vjet histori, konsiderohet si një ndër qytetet më të mëdha të Mesdheut antik. Bashkësia e parë e krishterë në Durrës është ngritur rreth vitit 58 e.s. Janë të njohura vendbanimet e krishtera në territorin e Ilirisë. Predikimi i Biblës në Shqipëri është kryer nga ana e apostullit Shën Pal. Qyteti i Durrësit ka shenjtin e parë të krishterë në territorin shqiptar. Ky ishte Shën Asti, i cili ka qenë peshkopi i Durrësit gjatë periudhës së perandorit Trajan (98–117 e.s). Duhet të theksojmë faktin se, gjatë kësaj periudhe, shumë italianë erdhën në Shqipëri për t’i shpëtuar persekutimit që u bëhej të krishterëve. Rreth vitit 98 e.s, Shën Asti u arrestua nga guvernatori romak Agrikola. Mendohet se shkak ishte refuzimi i kultit të Dionisit. Ai u torturua dhe u ekzekutua. Për nder të tij, në shekullin XIV, u ndërtua kisha e Shën Astit, e cila gjendet në Durrës. Data e Shën Astit është 6 qershori.

104 Udhëto & Zbulo

Kulti i Shën Vlashit. Është përhapur në Europë rreth shekullit VIII. Pranë qytetit të Durrësit, në fshatin Vrinë gjendet manastiri i Shën Vlashit. Dikur ky vend ka qenë objekt pelegrinazhi, ku besimtarët shpresonin të kuronin sëmundjet. Edhe në ditët e sotme, këtu organizohet pelegrinazhi për nder të Shën Mërisë, më 15 gusht. Ky manastir është rindërtuar në vitin 1996. Në Durrës gjendet forumi bizantin Rotonda, pranë të


Torra Veneciane, Durrës; (majtas) Kishëza në Amfiteatër

cilit ka pasur një varrezë me 80 varre. Ky është një ndërtim i stilit të krishterë. Monumenti krahasohet me ndërtimet romake dhe i është kushtuar perandorit të parë të krishterë, Kostandinit të madh. Rotonda ka një diametër prej 40 metrash dhe një sipërfaqe prej 1.600 m2. Dyshemeja është e shtruar prej pllakash guri, ndërsa kolonat janë prej mermeri të bardhë. Është interesant fakti se mendohet që nga ky monument

është frymëzuar për ndërtimin e Mazoleut të tij në Ravena të Italisë mbreti i gotëve, Teodoriku. Ky i fundit kaloi në Durrës në vitin 483. Në rajonin pranë Durrësit, në shekullin XIII-XIV, me ndërmjetësimin e urdhrave françeskane dhe dominikane, u ngritën kishat e Çetës (pranë Kavajës), si dhe ajo e Shën Ndout (te Kepi i Rodonit). Këto janë kisha tipike të stilit romanogotik. Në kishën e Shën Ndout Udhëto & Zbulo 105


Mozaiku në Bazilikën e Arapajt

të Rodonit, çdo 15 qershor, zhvillohet një pelegrinazh. Besimtarët prekin muret e kishës. Mendohet se ky rit ndikon në lindshmërinë e femrave. Kisha e Çetës ndodhet pranë fshatit të Zig-Xhafajt në veri të Kavajës. Ajo është një kishë tepër e veçantë, ndërtimi i së cilës i përket shekullit XIII. Në brendësi të saj gjenden afreske të mbivendosura në disa shtresa. Kisha quhet edhe e Shën e Premtes dhe i përket arkitekturës romano–gotike, fakt i cili flet për 106 Udhëto & Zbulo

ndikime rrymash të ndryshme. Ikonostasi qendror në dru është pikturuar nga autori i shquar i ikonografisë shqiptare, Kostandin Shpataraku. Monumenti më i rëndësishëm është Amfiteatri i Durrësit, i cili, për nga madhësia, është i dyti në Ballkan pas atij të Pulas në Kroaci. I ndërtuar në shek. II e.s, amfiteatri ka një kapacitet prej 15-20 mijë spektatorësh dhe ngjan për nga stili i ndërtimit me monumentet e Pompeit dhe Kapuas në Itali.


Në shek. X në galeritë e tij u ndërtua një Kapelë, e cila shquhet për mozaikët e rrallë muralë. Krahas këtyre monumenteve, në qytetin e Durrësit mund të vizitoni Muzeun Arkeologjik, i cili është i ndarë në dy pavijone kryesore, në atë helenik dhe romak. Mozaiku dhe bazilika e Arapajt

ndodhet mbi një kodër të fshatit Arapaj, në jug të qytetit të Durrësit. Kjo është një bazilikë paleokristiane e shekullit VI e.s. Ajo e zbuluar në vitin 1974 është pjesë e një ndërtimi monumental. Kjo bazilikë i përkiste kishës së Shën Mëhillit të djegur nga normanët. Bazilika përbëhet nga abasida, sallonet,

oborri dhe 2 anekse funerale. Në njërin prej këtyre të fundit gjendet mozaiku i famshëm i Arapajt me një sipërfaqe prej 50 m2. Konsiderohet një ndër mozaikët më të mëdhenj të Shqipërisë dhe Ballkanit dhe përbëhet nga dy emblema me motive baritore. Për të siguruar mbrojtjen e këtij mozaiku ndaj faktorëve atmosferikë, ai është i mbuluar me rrjetë plastike dhe për ta vizituar atë duhet leje e veçantë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Duke udhëtuar në drejtim të rrugës së vjetër me emërtimin Via Egnatia, pas Durrësit do të mbërrini në qytetin e Kavajës (20 km). Këtu mund të vizitoni Muzeun Etnografik të Kavajës, i cili ndodhet në lagjen Zgurraj. Është ngritur në një nga banesat me një arkitekturë tradicionale karakteristike të qytetit, ku janë të ekspozuara objekte të qëndistarisë, punimeve të bakrit, poçerisë, kostumografisë etj.

Udhëto & Zbulo 107


Duke vijuar udhëtimin në drejtim të jugut, mund të devijoni nga rruga për të vizituar kalanë e Bashtovës. Ajo ngrihet pranë fshatit të Bashtovës në një distancë prej 3-4 km në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit. Kështjella është e ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve për shkëmbime tregtare. Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin, si dhe një qendër e eksportit të drithërave. Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60 x 90 metra dhe muret kanë një lartësi prej 9 metrash. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin XVIII. Udhëtimi vazhdon drejt qytetit të vogël të Peqinit, i njohur në antikitet me emrin Klaudiana. Objekt me interes për t’u vizituar është kalaja e Peqinit. Kjo është një kala mesjetare e ndërtuar në shek. XV, por mendohet mbi themele antike. Bien në sy frëngjitë për vendosjen e topave, si dhe format e kullave që janë 108 Udhëto & Zbulo

poligonale. Kalaja ndodhet pranë lumit Shkumbini dhe u është nënshtruar tri periudhave rindërtimesh. Duke vijuar udhëtimin drejt qytetit të Elbasanit ndeshemi me gjurmë të rrugës së vjetër Via Egnatia, e cila kalonte në këtë zonë. Kjo rrugë është përmendur për herë të parë nga Polibi në vitin 120 p.e.s. Objekt me interes për t’u vizituar është stacioni “Ad Quintum”, i ndërtuar në shek. II e.s. Është një monument kompleks me


Kalaja e Bashtovës

një sipërfaqe katërkëndore me përmasa 45 x 12 metra. Këtu mund të shikoni edhe termat me sipërfaqe 130 m2. Në vijim të kësaj rruge gjenden muret e kalasë së Skampës, të cilat rrethojnë lagje të banuara të qytetit. Kjo kala është ndërtuar në kohën e perandorit Dioklician. Me një sipërfaqe prej 10 ha, ky objekt ka shërbyer fillimisht për strehimin e një legjioni romak dhe si zanafillë e qytetit të ardhshëm. Brenda mureve të saj gjendet një

Via Egnatia

kishe unite (e vetmja e këtij lloji në Shqipëri). Kjo kishë ishte e ritit katolik dhe synonte unifikim midis grupimit katolik dhe ortodoks. Në qytetin e Elbasanit mund të vizitoni Muzeun Etnografik. Ai gjendet në një shtëpi karakteristike të shek. XVIII me dy kate. Gjatë udhëtimit nga Elbasani përgjatë luginës së Shkumbinit, në zonën e Librazhdit, Via Egnatia ka pasur disa stacione të rëndësishme siç janë ato të Babjes, Spatharës dhe Urakës. Udhëto & Zbulo 109




, U

,


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.