Butrinti - Visit Albania (Shqip)

Page 1

I shpallur qytet muze, Butrinti është pa dyshim njëra prej pikave më të rëndësishme turistike të Shqipërisë.

P

arku arkeologjik, i cili është pjesë e UNESCO-s, si dhe Parku Kombëtar i Butrintit ndodhen në skajin jugor të vendit, në një distancë prej 18 km nga qyteti bregdetar i Sarandës dhe të shtrirë në jug të liqenit të Butrintit. Kanali i Vivarit, i cili buron nga liqeni me një gjatësi prej 3 km e lidh me detin Jon. I gjendur edhe përballë ishullit grek të Korfuzit, Butrinti gëzon një pozitë mjaft të favorshme dhe është lehtësisht të vizitueshme. Shumë turistë ndërkombëtarë, të cilët hyjnë në Shqipëri nëpërmjet portit të Sarandës, thuajse në pjesën dërrmuese të tyre i kushtojnë një vizitë qytetit antik të Butrintit. Poeti Virgjil e ka përmendur Butrintin në poemën e tij “Eneida”. Sipas tij, qyteti është krijuar nga princi trojan Enea gjatë rrugëtimit të tij nga Troja për në Romë. Gjatë rrugës ai u ndal në këtë vend dhe sakrifikoi një dem (BUTHROTOS). Për herë të parë është përmendur nga Hekateu (shek. IV p.e.s). Parku arkeologjik ka një sipërfaqe prej 15 ha. Rrënojat e qytetit antik gjenden në mes të një xhungle tipike mesdhetare, ku bien në sy dafinat dhe drurët e tjerë të lartë. Për shkak të biodiversitetit të lartë që ofron ekosistemi ku gjendet qyteti antik i Butrintit, Parku Kombëtar i tij është pjesë edhe e konventës ndërkombëtare të RAMSAR-it (që prej vitit 2003).

BUTRINTI Parku arkeologjik, i shekullit të IV p.e.s.

KOPJA JUAJ FALAS / SHQIP


Përballë Parkut Arkeologjik të Butrintit, në anën tjetër të kanalit të Vivarit, ndodhet kalaja trekëndore, e cila ka shërbyer si doganë, ndërsa në grykëderdhjen e kanalit të Vivarit në detin Jon gjendet kalaja tjetër katërkëndore e Ali Pashës. Për të arritur në këtë monument nevojitet mjet lundrues. Zona pranë Butrintit është në fakt një zonë e pasur arkeologjike edhe në monumente. Për t’u përmendur është edhe Çuka e Ajtoit, e cila mund të arrihet edhe nëpërmjet një aktiviteti të tipit treking.

Objektet kryesore për t’u vizituar në Butrint janë teatri, i cili daton nga shekulli IV p.e.s. Ai ka një kapacitet prej 1.500 shikuesish, pagëzorja me mozaikët shumëngjyrësh, e cila së bashku me bazilikën i takojnë shekullit VI e.r., banja romake e shekullit 2 e.r, portat e luanit dhe të liqenit, muret dhe kalaja veneciane e Ali Pashait, e cila u përket shekujve 14-16 dhe e rindërtuar në vitin 1930. Aty është vendosur edhe muzeu i Butrintit. Ndër zbulimet më interesante të gjetura aty, është një bust i zbuluar

Parku Kombëtar i

BUTRINTIT Zë një sipërfaqe prej 29 hektarësh.

nga misioni i arkeologut italian, Ugolini, në vitin 1928. Ai e identifikoi me emrin Dea. Ky bust për shumë vite ka qëndruar në Itali, por është kthyer në vitin 1981 dhe gjendet i ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Me përbërje prej mermeri është identifikuar nga ana e arkeologëve si koka e Apolonit. Është njëri prej objekteve më simbol të antikitetit në Shqipëri.

Parku Kombëtar i Butrintit zë një sipërfaqe prej 29 hektarësh. Ai përbëhet nga një shumëllojshmëri habitatesh natyrore, duke përfshirë lagunat bregdetare, bregdetin, kullotat, lumenj e kanale. Këtu gjendet një shumëllojshmëri shpendësh, insektesh, amfibësh, gjitarësh dhe reptilësh. Vlen të përmendim se vetëm te familja e shpendëve gjenden 90 lloje të ndryshme. Në stinën e dimrit, në fushën e Vrinës vijnë për të dimëruar me mijëra shpendë, ku mbizotërojnë rosat. Lidhur me speciet e veçanta, këtu mund të përmendim prezencën e bretkosës epirote, e cila në vendin tonë gjendet vetëm në këtë pikë. Liqeni i Butrintit njihet për kultivimin e midhjeve, proces që ka nisur që në vitin 1968. Për vizitorët, territori i Butrintit ofron edhe shtigje ecjeje pranë territorit të Parkut. Të tilla janë itinerari i Kalivosë, i liqenit të Butrintit, i liqenit të Bufit, i malit të Sotirës.

Ndër zbulimet më interesante të gjetura në Butrint, është një bust i zbuluar nga misioni i arkeologut italian, Ugolini, në vitin 1928. Ai e identifikoi me emrin Dea


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.