TEKNOLOGJIA E USHQIMIT
Mani i bardhë dhe i zi
– fruta e harruar Shkruan: prof. dr. Violeta Dimovska
P
ema e manit e njohur prej kohësh, dikur simbol i pallateve antike (simbol i pjellorisë), sot gjendet në vendin tonë vetëm në oborre dhe si pemë individuale në fushat pjellore. Fruta është e ëmbël dhe ushqyese, përmban sheqerna natyralë dhe vitamina, dhe pothuajse të gjitha pjesët e kësaj bime kanë shumë veti shëruese. Ato përmbajnë sheqerna natyrale (kryesisht glukozë), ujë, acid limoni dhe molle, pektina, tanin, rrëshira dhe vitaminë C dhe B2. Nga mineralet, më të zakonshmet janë hekuri, kalciumi dhe mangani. Manit i bardhë është më i ëmbël sepse ka më shumë sheqer dhe më pak acide organike. Njerëzit i njohin vetitë e tij shëruese që nga kohërat antike. Gjethet e thata përdoren për të bërë çaje kundër mbipeshës dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Lëvorja e pemës rekomandohet kundër tensionit të lartë të gjakut dhe kapsllëkut, kurse pluhuri i tij përdoret për mjekimin e plagëve, sepse ndihmon në shërimin e tyre.
10 | TOKA IME